gazeta e prillit 2007

12
NGJALLJA Nr. 4 (171) Viti XVI i botimit PRILL 2007 Çmimi 20 lekë I S ot, me ngazëllim të veçantë kremtojmë FITOREN kryesore, triumfin e trefishtë të Zotit tonë Jisu Krisht; fitoren e drejtësisë, fitoren e dashurisë, fitoren e jetës. Predikimi për Kryqin dhe Ngjalljen përmbledh mesazhin e krishterë dhe mbetet udhërrëfyes dhe frymë- zues i spiritualitetit orthodhoks. “E kremtja e të kremteve dhe gëzim i gëzimeve”, Ngjallja konfirmon në çdo kohë se Jisu Krishti është Fitimtari i përjetshëm. Armiqtë e Tij kishin besuar se duke ngritur turmën me anë të demagogjisë, me gjyqin e paligjshëm që arritën të bënin dhe, së fundi, me Kryqëzimin, E mposhtën përfundimisht. Por Ai, vetëm pas tri ditësh, u ngrit nga varri për t’u bërë personi kryesor në kohë dhe në hapësirë. “Perëndia e mbilartësoi Atë dhe i fali emër që është përmbi çdo emër, që në emrin e Jisuit të përkulet çdo gju” (Filip. 2:9-10). Kjo Ngjarje është ngushëllim dhe shpresë edhe për ne, që shpesh ankohemi për djallëzinë dhe ligësinë që na rrethojnë dhe shpesh duan të na mbysin; për kërcënimin e çdo lloji nga “vorbulla e dinakëve” në jetën shoqërore, nga grupe të ndryshme që i shohim të shkelin, zyrtarisht apo fshehurazi, të drejtën për t’u PASHKË 2007 Fitore e trefishtë +Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë, Bij të shtrenjtë më Zotin, “Dhe u ngjalle si Fitimtar, o Krisht Perëndi” (vijon në faqen 2) 70 vjet nga Tomosi Patrikanor që dha Autoqefalinë Lexoni në faqet 3 - 4 - 5 Prilli i sivjetshëm shënon 70-vjetorin e një ngjarjeje epokale për komunitetin Orthodhoks të Shqipërisë, atë të njohjes së Autoqefalisë së Kishës sonë nga Patriarkana Ekumenike, e cila e futi si të barabartë në familjen e Kishave. U kurorëzua ëndrra e besimtarëve Orthodhoksë dhe përpjekjet e filluara nga komuniteti i Ame- rikës dhe Imzot Theofani (Noli), për të vazhduar më pas me kongreset e viteve 1922 dhe 1929, të cilat gjetën realizimin e tyre kanonik me këtë akt tepër të rëndësishëm dhe historik. Më 12 prill 1937, në prani të një delegacioni nga Shqipëria, Patriku Veniamin dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Kon- standinopojës nëshkruan Tomosin Patrikanor të njohjes së Autoqefalisë së Kishës Orthodho- kse të Shqipërisë. Tomosi iu dorëzua Imzot Kristoforit, duke e caktuar atë si Kryepiskop të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Patriarkana Ekumenike i dërgoi mesazh edhe Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kota. Më 24 maj 1937, Kryepiskopi Kristofor me cilësinë e kryetarit të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë iu përgjigj me një letër falënderimi Patrikut të Konstandinopojës, Veniaminit. Sinodi i Parë Kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhej nga: Krye- hirësia e Tij Kristofori, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Agathangjel Çamçe, Mitropolit i Beratit, Evllogjio Kurilla, Mitropolit i Korçës, Pandeleimon Kotoko, Mi- tropolit i Gjirokastrës. Me rastin e shpalljes së Autoqefalisë në ki- shën katedrale të Tiranës u celebrua një Liturgji panagjirike me pjesëmarrjen e hierarkëve dhe klerikëve të Kishës. Në këtë shërbesë qe i pra- nishëm edhe Mbreti Zog. Nga episkopi i Gjiro- kastrës Pandeleimon Kotoko u lexua përmble- dhja e Tomosit Patrikanor për dhënien e Auto- qefalisë Kishës sonë. Me këtë rast, po botojmë në faqjen 5 edhe TOMOSIN e plotë të dhënies së Autoqefalisë. Armiqtë e Tij kishin besuar se duke ngritur turmën me anë të demagogjisë, me gjyqin e paligjshëm që arritën të bënin dhe, së fundi, me Kryqëzimin, E mposhtën përfundimisht. Por Ai, vetëm pas tri ditësh, u ngrit nga varri për t’u bërë personi kryesor në kohë dhe në hapësirë.

Upload: kishaorthodhokse

Post on 27-Oct-2014

44 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Gazeta e Prillit 2007

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta e Prillit 2007

PRILL 2007 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 4 (171) Viti XVI i botimit PRILL 2007 Çmimi 20 lekë

I

Sot, me ngazëllim të veçantë kremtojmëFITOREN kryesore, triumfin e trefishtë të

Zotit tonë Jisu Krisht; fitoren e drejtësisë, fitorene dashurisë, fitoren e jetës. Predikimi përKryqin dhe Ngjalljen përmbledh mesazhin ekrishterë dhe mbetet udhërrëfyes dhe frymë-zues i spiritualitetit orthodhoks. “E kremtja etë kremteve dhe gëzim i gëzimeve”, Ngjallja

konfirmon në çdo kohë se Jisu Krishti ështëFitimtari i përjetshëm.

Armiqtë e Tij kishin besuar se duke ngriturturmën me anë të demagogjisë, me gjyqin epaligjshëm që arritën të bënin dhe, së fundi,me Kryqëzimin, E mposhtën përfundimisht.Por Ai, vetëm pas tri ditësh, u ngrit nga varripër t’u bërë personi kryesor në kohë dhe nëhapësirë. “Perëndia e mbilartësoi Atë dhe i faliemër që është përmbi çdo emër, që në emrine Jisuit të përkulet çdo gju” (Filip. 2:9-10).

Kjo Ngjarje është ngushëllim dhe shpresëedhe për ne, që shpesh ankohemi për djallëzinëdhe ligësinë që na rrethojnë dhe shpesh duantë na mbysin; për kërcënimin e çdo lloji nga“vorbulla e dinakëve” në jetën shoqërore, ngagrupe të ndryshme që i shohim të shkelin,zyrtarisht apo fshehurazi, të drejtën për t’u

PASHKË 2007Fitore e trefishtë

+AnastasiKryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë,Bij të shtrenjtë më Zotin,

“Dhe u ngjalle si Fitimtar, o Krisht Perëndi”

(vijon në faqen 2)

70 vjet nga TomosiPatrikanor që dha

Autoqefalinë

Lexoni në faqet 3 - 4 - 5

Prilli i sivjetshëm shënon 70-vjetorin e njëngjarjeje epokale për komunitetin Orthodhokstë Shqipërisë, atë të njohjes së Autoqefalisë sëKishës sonë nga Patriarkana Ekumenike, e cilae futi si të barabartë në familjen e Kishave. Ukurorëzua ëndrra e besimtarëve Orthodhoksëdhe përpjekjet e filluara nga komuniteti i Ame-rikës dhe Imzot Theofani (Noli), për të vazhduarmë pas me kongreset e viteve 1922 dhe 1929, tëcilat gjetën realizimin e tyre kanonik me këtëakt tepër të rëndësishëm dhe historik.

Më 12 prill 1937, në prani të një delegacioninga Shqipëria, Patriku Veniamin dhe Sinodi iShenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Kon-standinopojës nëshkruan Tomosin Patrikanortë njohjes së Autoqefalisë së Kishës Orthodho-kse të Shqipërisë. Tomosi iu dorëzua ImzotKristoforit, duke e caktuar atë si Kryepiskop tëKishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Patriarkana Ekumenike i dërgoi mesazhedhe Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kota.

Më 24 maj 1937, Kryepiskopi Kristofor mecilësinë e kryetarit të Sinodit të Shenjtë të KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë iupërgjigj me një letër falënderimi Patrikut tëKonstandinopojës, Veniaminit.

Sinodi i Parë Kanonik i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë përbëhej nga: Krye-hirësia e Tij Kristofori, Kryepiskop i Tiranës,Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, AgathangjelÇamçe, Mitropolit i Beratit, Evllogjio Kurilla,Mitropolit i Korçës, Pandeleimon Kotoko, Mi-tropolit i Gjirokastrës.

Me rastin e shpalljes së Autoqefalisë në ki-shën katedrale të Tiranës u celebrua një Liturgjipanagjirike me pjesëmarrjen e hierarkëve dheklerikëve të Kishës. Në këtë shërbesë qe i pra-nishëm edhe Mbreti Zog. Nga episkopi i Gjiro-kastrës Pandeleimon Kotoko u lexua përmble-dhja e Tomosit Patrikanor për dhënien e Auto-qefalisë Kishës sonë.

Me këtë rast, po botojmë në faqjen 5 edheTOMOSIN e plotë të dhënies së Autoqefalisë.

Armiqtë e Tij kishin besuar se dukengritur turmën me anë të demagogjisë,me gjyqin e paligjshëm që arritën tëbënin dhe, së fundi, me Kryqëzimin, Emposhtën përfundimisht. Por Ai, vetëmpas tri ditësh, u ngrit nga varri për t’ubërë personi kryesor në kohë dhe nëhapësirë.

Page 2: Gazeta e Prillit 2007

2 NGJALLJA PRILL 2007

shërbyer planeve të tyre tëpaligjshme; për padrejtësinë qëshpesh mbizotëron në mjedisintonë, shtrihet në shoqërinë tonëdhe, më gjerë, në arenën ndër-kombëtare. Krishti i Kryqëzuardhe i Ngjallur prej së vdekurishkëmbëngul dhe shpall se “në botëpikëllim do të keni, por kini guxim;unë e kam mundur botën” (Jn.16:33). Fitorja përfundimtare dotë jetë fitorja e drejtësisë.

II

Dhe u ngjalle si Fitimtar, oKrisht Perëndi”, dhe shfaqe

qartë fitoren e dashurisë mbiurrejtjen, frikën dhe egoizmin. Njëfitore paqësore, pa daulle etrumbeta, plot qetësi dhe dritë. Në

çdo çast të jetës së Tij në tokë,Jisui zbulonte “gjerësinë, gjatësinë,thellësinë dhe lartësinë” e dashu-risë që solli në botë me anën e fja-lës, veprës dhe pranisë së Tij.Ngjallja e Tij vulosi triumfin përfu-ndimtar të dashurisë.

“Pra, qëndroni në dashurinëtime”, kërkoi nga ne. Dhe që tëmos mbetemi në përgjithësime, Aishpjegoi: “Ai që ka porositë e miadhe i ruan, është ai që më do; atëqë më do mua, edhe im Atë do tadojë, edhe unë do ta dua dhe dot’i shfaq veten time”(Jn.14:21). Tëgjithë ata që lidhen organikisht me

Krishtin, i Cili është Dashuria eqenësishme, në fund dalin fitimtarëtë jetës. “Dashuria kurrë nuk bieposhtë” (I Korinth. 13:8). Që tëkremtojmë thelbësisht Ngjalljen,duhet të bëhemi gjithnjë e mëshumë njerëz të dashurisë sësinqertë dhe të vërtetë, duke falurmiqtë dhe armiqtë, tanët dhe tëhuajt. “E kemi thënë, vëllezër, dheata që na urrejnë t’i falimgjithmonë në Ngjallje. Dhe tëthemi me zë të lartë: Krishti u ngjallprej së vdekurish.”

III

Në radhë të parë Ngjallja eKrishtit tregon më së miri

fitoren e jetës mbi vdekjen mizoredhe mbi çdo gjë që lidhet me të.Kisha jonë këmbëngul duke psalurkëtë të vërtetë: “Duke pasur, oKrisht, fitoren ndaj Hadit, në Kryq

u gozhdove që ata të cilët ndodhennë errësirën e vdekjes t’i ngreshme veten tënde, i çliruar nga tëvdekurit, jetë buron nga dritajote”. Dëshirën e zjarrtë përplotësinë e jetës nuk e mbytiKrishti, përkundrazi, Ai deklaroise ka ardhur “që të kenë jetë dheta kenë me të tepërt” (Jn.10:10).Me Ngjalljen e Tij na siguroi sejeta, më në fund, është më efuqishme se vdekja; se në personine Tij përmblidhet thelbi i saj. “Unëjam ngjallja dhe jeta” (Jn. 11:25).

Të gjithë ne që E ndjekim pas,të rritur, të rinj e fëmijë, le të mos

kemi frikë se po na çon në njësistem të mbyllur, të kufizuar, qëmohon gëzimin e jetës. Në tëkundërt, na garanton një jetë tëndritur, dinamike, në të cilënthirremi të zhvillojmë në mënyrëkrijuese të gjitha kapacitetet që Aina ka falur. Gjithashtu, një jetë qështrihet në përjetësi. Fitorja e Tijka konsekuenca tek çdo njeri qëE ndjek pas dhe I beson. “Ai qëmë beson, edhe në vdektë, do tërrojë” (Jn. 11:25). Por, më gjerë,ndikimet e Ngjalljes janë mirëbërë-se për mbarë njerëzimin; edhe pseshumë herë ato nuk duken me sy.

IV

Dhe u ngjalle si Fitimtar, oKrisht Perëndi”. Besimi në

Ngjalljen e Krishtit është ai që përshekuj mban Kishën e Tij. Këtëgjë kanë shpallur që në filim Apo-

Krishti i Kryqëzuardhe i Ngjallur prej së vde-kurish këmbëngul dheshpall se “në botë pikëllimdo të keni, por kini gu-xim; unë e kam mundurbotën” (Jn. 16:33). Fitor-ja përfundimtare do të je-të fitorja e drejtësisë.

stujt. Kjo përbën fuqinë e saj. Si-gurisht, nuk kanë munguar as ata qëpredikimin për Kryqin dhe Ngjalljene kanë quajtur “marrëzi” ose “ska-ndal”. Por, për ne të krishterëtmbetet urtësi dhe fuqi Perëndie,siguri për fitoren. “Çdo gjë që lindprej Perëndisë, e mund botën; dhekjo është fitorja që mundi botën:besimi ynë” (I Jn. 5:4-5).

E kremtja e sotme e tërëndriturkëtë të vërtetë na fton që ta bëjmëtonën: duke forcuar vazhdimishtbesimin dhe duke u përqendruarnë sigurinë e Zbulesës: “Këto thotëi pari dhe i fundit, i cili qe i vdekurdhe jetoi... bëhu besnik gjer në vde-kje dhe do të të jap kurorën e jetës...Fitimtarit nuk do t’i bëhet keq prejvdekjes së dytë” (Zbul. 2:8-11).

Le të kremtojmë me ngazëllimfitoren unikale dhe të përjetshmetë drejtësisë, të dashurisë dhe tëjetës, që u bë realitet me triumfin

Që të kremtojmë thelbë-sisht Ngjalljen, duhet tëbëhemi gjithnjë e më shu-më njerëz të dashurisë sësinqertë dhe të vërtetë, dukefalur miqtë dhe armiqtë,tanët dhe të huajt. “E kemithënë, vëllezër, dhe ata qëna urrejnë t’i falim gjith-monë në Ngjallje. Dhe tëthemi me zë të lartë: Krishtiu ngjall prej së vdekurish.”

Me Ngjalljen e Tij na siguroi se jeta, më në fund, ështëmë e fuqishme se vdekja; se në personin e Tij përmblidhetthelbi i saj. “Unë jam ngjallja dhe jeta” (Jn. 11:25).

e Krishtit të Ngjallur prej sëvdekurish. Dhe le t’i shtojmëpërpjekjet që të bëhemi gjithnjë emë shumë njerëz të Ngjalljes, qëpërherë shohin, besojnë dheluftojnë, sipas mundësive, përfitoren përfundimtare të drejtësisë,të dashurisë dhe të jetës. Krishti uNgjall!

Me gjithë dashurinë time,+ Anastasi

Le të kremtojmë mengazëllim fitoren unikaledhe të përjetshme të drej-tësisë, të dashurisë dhe tëjetës, që u bë realitet metriumfin e Krishtit tëNgjallur prej së vdekurish.

Page 3: Gazeta e Prillit 2007

PRILL 2007 NGJALLJA 3

Në mesin e viteve ‘30, pas njëperiudhe të tejzgjatur krize kishtare,Orthodhoksët e Shqipërisë vëreninme keqardhje se pasojat e shkaktu-ara nga veprimet e deriatëhershmepër shpalljen e autoqefalisë dëmto-nin gjithnjë e më tepër historinëshumëshekullore dhe praninë e tyrenë vend. Në kongresin e organizu-ar në Korçë, në maj të vitit 1936,ata shprehën hapur verdiktin e tyrepër depolitizimin e çështjes dhe zgji-dhjen e menjëhershme të saj. Kër-kesa e tyre vuri në lëvizje palët eimplikuara dhe shënoi zhvillime tëreja, duke filluar me dhënien e do-rëheqjes prej Kryepiskopit të atë-hershëm Visarion Xhuvanit vetëmpak ditë më pas.

Në shkurt të vitit 1937 qeveriashqiptare autorizoi episkopin eSinadëve, Kristoforin, dhe avokatinJosif Kedhi të rinisnin një cikël tëri negociatash me mitropolitin eTrapezundës, Krisanthin, si përfa-qësues i Patriarkanës Ekumenike.Kësaj here bisedimet u kurorëzuanme sukses dhe pak kohë më vonë,më 18 mars të po atij viti, u nën-shkrua në Athinë një marrëveshjeparaprake, në bazë të së cilësPatriarkana Ekumenike lëshoi më12 prill 1937 Tomosin Patrikanordhe Sinodik, me të cilin i jepte Ki-shës së Shqipërisë autoqefalinë.

Shpresëtarët Orthodhoksë tëShqipërisë e pritën këtë ngjarje tëhareshme me një ndjenjë lehtësimi,duke kremtuar në të njëjtën kohëedhe rivendosjen e kungimit kishtarme Kishën e Madhe të Krishtit dheKishat e tjera Orthodhokse të bo-tës. Shpallja kanonike e Kishës sëShqipërisë në autoqefale konfirmo-nte edhe një herë pafuqinë e prirje-ve të ndryshme jokishtare për t’upërballur me ndërgjegjen ortho-dhokse të anëtarëve të saj, me li-dhjet e tyre të ngushta me besimine të parëve dhe me vendosmërinëe tyre për t’ua përcjellë atë të pa-cënuar brezave të ardhshëm. Poashtu, konfirmonte misionin eku-

menik të Patriarkanës së Konsta-ndinopojës në ruajtje të përbashkë-sisë së besimit orthodhoks, përpa-rësia e së cilës qëndron mbi çdolloj interesi apo tendence tjetër.

Ndërkaq qetësia kishtare nukzgjati shumë. Vetëm dy vjet passhpalljes së autoqefalisë të Kishëssë Shqipërisë, pushtuesit italianë upërpoqën të pengonin kryerjen emisionit të saj historik, duke kaluarndër të tjera edhe në akte proseliti-zuese në dëm të besimtarëve të saj,ndërsa ardhja në pushtet e komuni-stëve në nëntor të vitit 1944 e vësh-tirësoi akoma më shumë gjendjen.

Në kuadrin e së famëkeqes “luftëe klasave” dhe të konfliktualitetittë ideologjisë marksiste me doktri-nën dhe botëkuptimin fetar, regjimikomunist kufizoi në një masë tëkonsiderueshme jo vetëm funksio-nimin pa pengesa të autoqefalisë,por edhe të çdo shprehjeje të jetësorthodhokse në përgjithësi. Mepersekutimet e shumta, me burgo-sjet dhe ekzekutimet e klerikëvedhe besimtarëve të ndryshëm, porsidomos me largimin e dhunshëmtë Kristofor Kisit nga froni i kryepi-skopit më 25 gusht 1949, largim icili u pasua në nëntor të po atij viti

Autoqefalia e Kishës dhe ripërjetimi i sajpas rënies së diktaturës komuniste

(vijon në faqen 4)

70 vjet nga Tomosi Patrikanor që dha Autoqefalinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë

nga ligji nr. 743 “Mbi komunitetetfetare”, propaganda komuniste upërpoq të vendoste Kishën Ortho-dhokse nën kontroll, për ta përdo-rur në vijim në interes të saj.

Shpërthimi i fushatës ateiste më1967 dhe intensifikimi i persekuti-mit fetar çoi në ndalimin e plotë tëçdo shfaqjeje të dukshme fetare.Të gjithë klerikët u zhveshën, disaprej tyre u burgosën, të tjerë u in-ternuan, ndërsa ata që mbetën udetyruan t’u nënshtroheshin punë-ve të rënda e të vështira për të si-guruar bukën e gojës. Qindra ambi-ente kulti u shkatërruan apo u kthy-en në stalla e depo. “Atmosfera re-volucionare”, e krijuar në mënyrëartificiale, shtoi akoma më shumëfrikën dhe tmerrin që mbizotërontegjithandej. Me kalimin e kohës, si-domos kur asnjë prej episkopëvetë mëparshëm nuk gjendej më nëjetë, një grup klerikësh dhe laikëshorthodhoksë, midis të cilëve edheprifti nga Vlora dhe më pas Episko-pi i Apollonisë, i gjithmonëkujtuariKozma Qirjo, teologët Theofan Po-pa e Dhimitër Beduli, mësuesi ngaQeparoi Petro Xhuveli, motrat Ciconga Korça e sa e sa të tjerë, meshpirt sakrifice e martirizimi, morënpërsipër mbajtjen gjallë të ndërgje-gjes orthodhokse të mijëra besimta-rëve si dhe ruajtjen të paprekur tëtraditave të të parëve. Dëshira etyre e zjarrtë ishte rehabilitimi i lirisëfetare dhe riorganizimi i KishësOrthodhokse. Dështimi i ideologjisëkomuniste dhe mbarimi i luftës sëftohtë në fund të viteve ‘80 gjetishumë prej tyre të plakur, të tjerë igjeti të dërrmuar, të tjerë të rraska-pitur, por të gjithë duke iu lutur Pe-rëndisë e duke pritur me durim epi-skopin e tyre.

Më 8 janar 1991 PatriarkanaEkumenike caktoi si eksark të sajpër Shqipërinë Episkopin e atëher-shëm të Andrusës dhe profesorine Universitetit të Athinës Anastas

Shpallja kanonike e Kishës së Shqipërisë në autoqefalekonfirmonte edhe një herë pafuqinë e prirjeve të ndryshmejokishtare për t’u përballur me ndërgjegjen orthodhokse tëanëtarëve të saj, me lidhjet e tyre të ngushta me besimin e tëparëve dhe me vendosmërinë e tyre për t’ua përcjellë atë tëpacënuar brezave të ardhshëm. Po ashtu, konfirmonte misio-nin ekumenik të Patriarkanës së Konstandinopojës në ruajtjetë përbashkësisë së besimit orthodhoks, përparësia e së cilësqëndron mbi çdo lloj interesi apo tendence tjetër.

ImzotKristofori,

Kryepiskopii parë

kanoniki Kishës

sonë

Page 4: Gazeta e Prillit 2007

4 NGJALLJA PRILL 2007

Janullatosin, i njohur në arenën bo-tërore kristiane për veprimtarinë etij hierapostolike. Misioni i tij ishtekontaktimi me pjesëtarët e bërtha-mës kryesore, klerikë dhe laikë,vlerësimi objektiv i gjendjes dheriorganizimi i Kishës.

Klika ateiste reagoi menjëherë.Gazeta e Partisë së Punës “Zëri iPopullit” botoi më 30.01.1991 njëartikull, me anë të të cilit konfir-monte kundërshtimin e komuni-stëve ndaj përkrahjes që PatriarkanaEkumenike u ofronte Orthodhoksë-ve të Shqipërisë. Vetë R. Alia kishtedeklaruar disa herë se ky veprim iFanarit përbënte ndërhyrje arbi-trare e të jashtëligjshme në dëm të“autoqefalisë shqiptare”, duke bërëtë qartë se Eksarku i Patriarkanës

ishte person i padëshiruar. Me saduket, nuk e dinte se në atë kohënë Shqipëri, jo vetëm thjesht ngapikëpamja praktike, por edhe nëkuptimin teologjik të fjalës, përshkak mungese episkopi, nuk ekzi-stonte fare Kishë, aq më tepërautoqefale.

Ripolitizimi i çështjes së auto-qefalisë, i cili është një term thellë-sisht kishtar, që nuk shpreh veçsenjë realitet të caktuar kishtar në njëterritor të caktuar kishtar, episkopëte të cilit, në bazë të kanoneve dhetraditave të shenjta të Kishës Or-

thodhokse Lindore, fitojnë të drej-tën për të administruar sinodikishtpushtetin që Zoti ynë Jisu Krisht udorëzoi nxënësve të Vet, krijoi nëvazhdim një tension të madh. Ar-gumentet e R. Alisë u dëgjuan dheu ricikluan pambarim edhe paszgjedhjes (24.06.1992) dhe fronë-zimit (02.08.1992) të Eksarkut tëPatriarkanës Kryepiskop të Tira-nës dhe të gjithë Shqipërisë. Madjeu ngrit edhe një komitet “për mbro-jtjen e autoqefalisë” nga njerëz qës’kishin kurrfarë lidhjeje me KishënOrthodhokse! U identifikuan shpesh-

Autoqefalia e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisëdhe ripërjetimi i saj pas rënies së diktaturës komuniste

(vijon nga faqja 3) herë si qarqe joorthodhokse, por nëtë vërtetë përfaqësonin një sistemtë tërë, platforma politike e të cilitfunksiononte si zgjatim i ideve tëfushatës ateiste të vitit 1967, e për-shtatur në një mjedis të ri propa-gandistik. Qëllimi i tyre imediat ishtetë pengonin dhe të goditnin reha-bilitimin e institucionit të fesë dhe,për pasojë, instalimin e demokra-cisë së vërtetë dhe rehabilitimin eplotë të lirisë.

Ndërkaq, Kryepiskopi Anastas,ndryshe nga akuzuesit e tij, nuk eshikonte autoqefalinë, e cila gjith-sesi ishte inekzistente, si etiketë,por si një objektiv që duhej reali-zuar. Brenda pak vitesh jeta kishta-re njohu një lulëzim të paparë. Udorëzuan dhjetëra priftërinj dhe upërgatitën qindra kuadro, u zhvilluaarsimi kishtar dhe u inkurajua veprahierapostolike. Më 1998 u krijuanpremisat që çuan në krijimin e Si-nodit të Shenjtë dhe që bënë të mu-ndur funksionimin e autoqefalisë, ecila u konsolidua akoma më shumëpara disa muajsh me zgjedhjen dhehirotonisjen e tre episkopëve tëtjerë, ndërsa ekzistenca e kuadrovetë tjerë në moshë të re, të aftë e tëmirëpërgatitur, të cilët do të thirrennë të ardhmen për t’i dhënë njështysë akoma më të madhe veprësqë po kryhet, përbëjnë garanci tëplotë se Kryepiskopi Anastas ështëkujdesur edhe për perspektivën esaj në vitet që vijnë.

Arritjet e mësipërme, falë të ci-lave Kisha jonë është sot me të vër-tetë autoqefale, janë bashkëudhë-tare me përpjekjet e të gjitha komu-niteteve fetare për rehabilitimin dhekonsolidimin e institucionit të fesë.Njëkohësisht, janë bashkëudhëtareme përpjekjet e qytetarëve shqipta-rë për demokraci dhe përparim sho-qëror, prandaj dhe e radhitin prota-gonistin kryesor të ripërjetimit tëautoqefalisë, Kryepiskopin Anastas,ndër personalitetet më të shquaratë historisë së lëvizjes demokratikenë Shqipëri për periudhën pasko-muniste.

Pirro Kondili

Kryepiskopi Anastas, ndryshe nga akuzuesit e tij, nuk e shi-konte autoqefalinë, e cila gjithsesi ishte inekzistente, si etiketë,por si një objektiv që duhej realizuar.

Kur ishte 10 vjeç, i vdes i ati, zyr-tar nga Kapadokia dhe nga Armenia,ku jetonin atëherë, u zhvendos menënën e tij në atdheun e saj, Diospoli(Lida, Lod) të Palestinës.

Megjithëse vetëm 20 vjeç dhetashmë fare jetim, ishte kont i ushtri-së romake. Gjatë përndjekjeve, kurzbuloi besimin e tij, u torturua ngaperandori Dioklecian (284-305).

E shpuan me shtizë, e shtypën megurë dhe e kaluan në “rrotë” (Atë

Shën Gjergji, Trofeprurësi (23 prill)

që torturonin e lidhnin të tendosurmbi një rrotë. Kur rrota rrotullohejtrupi shqyhej nga thikat dhe ganxhattë vendosura poshtë vertikalisht).

Ndërkaq një engjëll e shpëtoi, kë-shtu që besuan shumë veta dhe uaprenë kokat. U ndriçuan më shumënjerëz sapo doli përsëri i paprekurnga një gropë gëlqereje.

Më pas i mbathën këpucë hekuritë skuqur me gozhdë nga brenda dhee detyruan të ecte, u rrah me kërbaçdhe iu dha helmi i magjistarit Atha-nas, të cilit iu pre koka, sepse u kthyeduke e parë atë të mos dëmtohet,dhe bile të ngrejë një të vdekur.

Ngjalli një ka të bujkut të varfër,Gliqeri. Bujkun e varfër e therën. Nëtë njëjtën mënyrë u konvertua dhembretëresha Aleksandra (21 prill).

Së fundi, dëshmori i madh në vendqë t’iu falej idhujve të një tempulli, ibëri që të thyhen përtokë në prani tëmonarkut, i cili i turpëruar dhaurdhër dhe ia prenë kokën.

Natën në burg Trofeprurësi kishteparë në ëndërr Zotin ta kurorëzonte,kështu që e kuptoi dhe porositi shër-bëtorin e tij që ta varrosnin në Lida(sipas të tjerëve u martirizua atje).

Sipas një tradite vrau një dragua, icili nuk lejonte që të merrnin ujë ngaliqeni, afër të cilit kishte strofkën,vetëm në rast se i jepnin njerëz përushqim!

Stratillati (= kryegjenerali) i shu-mëhimnizuar dhe shumëmrekulli-bërës, u nderua kudo qysh herët,ndërsa kishat e tij u ndërtuan që nëshek. e 4-t. Kujtimi i tij kur bie bre-nda Kreshmëve të Mëdha, transfero-het të Hënën e Pashkës, për t’u fes-tuar në mënyrë të ndritshme. Veçkësaj, më 3 nëntor festojmë ve-ndosjen e trupit në një kishë madhë-shtore të tij, e cila u ngrit në Lidasapo pushuan përndjekjet, dhe që uinagurua në të njëjtën ditë.

Emri i tij (d.m.th. ara ose buj-qësor) kemi mendimin se përbën njëjehonë të Letrës së Parë për Korinth.3. 9: “Ju jeni ara [greqisht: gjeor-gjion] e Perëndisë, ndërtesa e Perë-ndisë”.

Atë Justini

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (042) 34-117, 35-095.Fax: 32-109Shtypur në

shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Page 5: Gazeta e Prillit 2007

PRILL 2007 NGJALLJA 5

Kisha e Shenjtë e Krishtit, si një nënë e dhembshur, duke shfaqurhapur përkujdesjen dhe interesimin saj të pandërprerë kundrejt popullittë shpresëtarëve, nuk rresht së zbatuari detyrën e kujdesimit të shenjtëçdo herë me mënyrën e përshtatshme sipas kohës dhe vendit. Kurështë e nevojshme, blaton dhuratat e saj më të begata për plotësimine nevojave që dalin, në mënyrë që adminstrimi i punëve kishtare tëbëhet për ta pa pengesa dhe frytshmëria më Zotin, e cila është pa-dyshim qëllimi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, të jetë më e madhe.

Kështu pra edhe tani, meqenëse të krishterët shpresëtarë ortho-dhoksë të të bekuarit prej Perëndisë Shtet të ri Shqiptar iu drejtuanFronit tonë të Shenjtë Apostolik Patrikanor dhe Ekumenik, nën strehëne fuqishme të të cilit, si trashëgimi e vyer, prej shekujsh kanë gjeturmbrojtje e, me hirin e Krishtit, në vreshtin e Tij kanë gjetur shpëtim,morën guximin t’i drejtohen Atij, si një nëne të dhembshur, dukeparashtruar nevojat e tyre të tanishme kishtare, me urimin e ngrohtëdhe kërkesën që zona e tyre kishtare të bekohet dhe të shpalletprovincë kishtare më vete, e pavarur, autoqefale, përderisa në kushtete reja të situatës së atjeshme politike vetëm ky organizim mund tëndikojë për mirë në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e punëve kishtare dhetë jetë i mjaftë të sigurojë e të përçojë përparimin e pandërprerë tëtyre në përparimin në tërësi të Shtetit të bekuar Shqiptar. Vetë Shtetii perëndimbrojtur Shqiptar, duke u kujdesur në mënyrë të besueshmepër mbarëvajtjen pa pengesa e të lirë të nënshtetasve të vet, ka ofruargaranci për mëvetësinë dhe lirinë e plotë të Kishës Orthodhokse, ecila gjendet brenda kufijve të tij. Prandaj dhe modestia jonë, së bashkume fort të nderuarit dhe të shenjtët Mitropolitë dhe fort të ndershmitbashkëmeshtarë dhe vëllezër më Shpirtin e Shenjtë, duke shqyrtuarme interesim plot dashuri kërkesën e tyre birësore dhe me udhërrëfyesdispozitat e kanoneve të shenjta dhe rendin e praktikën kishtare,vendosëm të pranojmë me dashamirësi kërkesën që na drejtuan bijtëtanë shpirtërorë të Krishterë Orthodhoksë të Shqipërisë dhe të japimnga ana jonë bekimin dhe miratimin për organizimin e pavarur dheautoqefal të punëve të tyre kishtare.

Duke gjykuar pra edhe sinodikisht më Shpirtin e Shenjtë, urdhërojmëdhe shpallim në këto çaste të hareshme që të gjitha eparkitë dhe komu-nitetet orthodhokse që përfshihen në të perëndishpëtuarin ShtetShqiptar të jenë këtej e tutje të bashkuara në një organizim të pavarure autoqefal kishtar me emërtimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale eShqipërisë”. Kjo Kishë, e cila është motra jonë shpirtërore, të rregullojëe të administrojë këtej e tutje çështjet e saj kishtare në mënyrë të pa-varur e autoqefale sipas rendit dhe të drejtave sovrane edhe të Kishavetë tjera Orthodhokse Autoqefale, të ketë dhe të njohë si autoritet supremadministrativ kishtar Sinodin e Shenjtë, të përbërë prej Kryepriftërinjveorthodhoksë kanonikë të Shqipërisë, me Kryetar të tij çdo herë Fort tëHirëshmin Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Për zba-timin e unitetit të shenjtë kanonik me Fronin tonë fort të ShenjtëApostolik Patrikanor Ekumenik dhe me të gjitha Kishat Orthodhokse

Autoqefale, si dhe për ta dëshmuar këtë, Hirësia e Tij Kryepiskopi içdohershëm i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë ka për detyrë që, sipasrendit të Kishës së Shenjtë Orthodhokse, të njoftojë për zgjedhjen dhehipjen e tij në fron nëpërmjet Letrave fronëzuese edhe Kishën tonë tëMadhe të Krishtit, edhe të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale motra.Po ashtu duhet të bëjë për këtë qëllim homologjinë dhe premtimin eparashikuar në lidhje me zbatimin e padevijueshëm të besimit dheshpresëtarisë orthodhokse prej Kishës së Shenjtë që drejton dhe që iështë besuar, dhe të gjithçkaje tjetër që Kanonet e Shenjta e Hyjnoredhe rendi i Kishës së Shenjtë Orthodhokse urdhërojnë, si dhe të kujtojësipas rendit në diptikë emrin e Patrikut Ekumenik dhe të Patrikëve tëtjerë fort të shenjtë dhe të Kryetarëve Fort të Hirshëm të Kishave tëShenjta Orthodhokse Autoqefale. Urdhërojmë gjithashtu që edhe KishaOrthodhokse Autoqefale motër e Shqipërisë të marrë Miron e Shenjtëprej Kishës sonë të Madhe të Krishtit.

Po ashtu, rekomandojmë që, për çështje apo paqartësi të një natyretë përgjithshme kishtare, të cilat i kapërcejnë caqet e juridiksionit tëKishave Autoqefale në veçanti, Hirësia e Tij Kryepiskopi i Tiranësdhe i gjithë Shqipërisë t’i drejtohet Fronit tonë fort të Shenjtë Ekumenik,nëpërmjet të cilit realizohet kungimi me çdo Episkopatë të orthodho-ksëve, shpjegues të drejtë të së vërtetës, duke kërkuar në këtë mënyrëmendimin dhe opinionin e vlefshëm të Kishave motra.

Duke gjykuar pra në këtë mënyrë, gjë që pasqyrohet edhe në atoçka vendosëm dhe miratuam në mbledhjen e rregullt sinodike të 12prillit të këtij viti, vërtetojmë për të gjitha kohët edhe nëpërmjet këtijTomosi Patrikanor e Sinodik të shkruar e të nënshkruar në Kodikun eKishës sonë të Madhe të Krishtit, i cili i është lëshuar dhe dërguarnjëkohësisht me përmbajtje të njëjtë e të pandryshuar edhe Hirësisësë Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, vëllait tonë të da-shur dhe bashkëmeshtartit, zotit Kristofor, Kryetar i Sinodit të Shenjtëtë Kishës së Shenjtë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Urojmëqë Perëndia, me hirin dhe mëshirën e të parit dhe të Madhit Kryeprifte Bariut Krisht, të mbështesë gjithmonë të themeluarën me suksesKishë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të shtojë e të përçojëdrejt saj hirin dhe bekimin e Tij për lavdi të emrit të Tij të Shenjtë e nëdobi të tërësisë shpresëtare të saj, si dhe në të njëjtën kohë për ngazë-llimin e të gjitha Kishave të shenjta Autoqefale motra.

Në vitin shpëtimtar 1937, muaji prill (12), Epimenezi V.

Shprehet Patriku i Konstandinopojës VENIAMIN

Maksimi i Halkidhonës, Polikarpi i Prusës, Gjermanoi i Sardës dhe Pisidhisë, Leoni i Theodhorupolit, Meleti i Kristupolit, Gjermanoi i Enit, Ioakimi i Dherkës, Thomai i Pringjiponezit, Genadi i Iliupolit, Konstandini i Irinupolit, Dhorotheu i Laodhikisë.

TOMOSI PATRIKANOR DHE SINODIKMBI BEKIMIN E AUTOQEFALISË SË KISHËS

ORTHODHOKSE NË SHQIPËRIVENIAMINI, me mëshirë të Perëndisë,

Kryepiskop i Konstandinopojës, Romës së Redhe Patrik Ekumenik Nr. 609 i prot.

Page 6: Gazeta e Prillit 2007

6 NGJALLJA PRILL 2007

Një ceremoni mbresëlënësekishin organizuar drejtuesit e Uni-versitetit Jonian në Korfuz, Greqi,për t’i dorëzuar Kryepiskopit të Ti-ranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipë-risë, Fortlumturisë së Tij Anastasit,titullin Dr. “Honoris Causa” i Depar-tamentit të Historisë të këtij Uni-versiteti. Eshtë e 15-ta herë e nderi-mit të Kryepiskopit Anastas me njëtitull të tillë.

Më 20 mars, KryepiskopinAnastas kishin dalë për ta priturMitropoliti i Korfuzit, Paksit dheIshujve Diapontile, Nektari, Mitro-politi i Zakinthos, Krisostomi, Pre-fekti i ishullit S. Pulimenos, Kryeta-ri i Bashkisë S. Mikalef, Rektori iUniversitetit prof. dr. Çugarakis etj.

Kryepiskopi shoqërohej nga Mi-tropoliti i Gjirokastrës Dhimitri dhepërfaqësues të tjerë nga Kisha jonë.

Në sheshin qendror të qytetit,para kishës historike dhe të nderuartë “Shën Spiridhonit”, vend i njohurpelegrinazhi, u organizua pritjamadhështore nga populli, klerikëtdhe autoritetet e qytetit dhe ShtatëIshujve. Në kishën e “Shën Spiri-dhonit” u psal një lutje e shkurtër,u këmbyen fjalimet e mirëseardhjesnga ana e Mitropolitit të Korfuzit,Hirësisë së Tij Nektarit si dhe fjalapërshëndetëse e Fortlumturisë sëTij Anastasit.

Në fjalën e tij, Kryepiskopi mefakte konkrete theksoi zhvillimin epaparë në procesin e ringjalljes dheringritjes së Kishës Orthodhoksenë Shqipëri. Ndonëse të pranishmit

kishin dëgjuar për këtë mrekulli qëpo ndodh pak milje larg ishullit tëtyre, nuk mund të imagjinonin për-masat reale të saj.

I veçantë ishte interesimi i me-diave lokale, të shkruara dhe elek-tronike, që transmetuan, të plotadhe në përsëritje, të gjitha aktivitetetqë zhvilloi Kryepiskopi.

Pasdite u organizua një ceremo-ni shumë e bukur në sallën e ve-primtarive të korpusit qendror tëUniversitetit, e cila ishte mbushurplot e përplot nga stafi pedagogjik,studentë, intelektualë të qytetit etj.

Mirëseardhjen KryepiskopitAnastas ia uroi Rektori i Universi-tetit prof. dr. Çugarakis, ndërsa ve-ndimin e Seantit për shpalljen eFortlumturisë së Tij Doktor Nderi iDepartamentit të Historisë të Uni-versitetit Jonian e lexoi znj. Xh. Har-

lafti, përgjegjëse e këtij Departa-menti. Profesori i Filozofisë Klasikez. Vajos Vajopoullos kishte përgati-tur një fjalë të përzemërt me ritëmpoetik për Kryepiskopin Anastas,për jetën e tij, e cila përbën shembullqë flet për të gjithë njerëzit, përveprën e tij si hierapostull në Afrikëdhe si Kryepiskop i një kishe të ri-ngritur nga gërmadhat, për veprim-tarinë e tij shkencore dhe në fushëne botimeve etj.

Mes duartrokitjesh të të gjithëpjesëmarrësve Kryepiskopi u veshme timvonin e profesorit dhe mbajtiligjëratën “Evropa me fe të ndry-shme dhe Orthodhoksia”, e cila uprit ngrohtë dhe u komentua gjerë-sisht në qarqet intelektuale të ishullitedhe në ditët pasardhëse.

Pjesëmarrësit, në pak minuta,ndoqën një dokumentar të shkurtër,

ku prezantohej gjendja në të cilënKryepiskopi e gjeti Kishën Ortho-dhokse në Shqipëri dhe disa ngaarritjet në përpjekjen për ringritjene saj.

Ceremonia u mbyll me himnekishtare të kënduara nga kori i De-partamentit të Muzikës të këtijUniversiteti dhe kori i Shoqatës sëPsaltëve të Korfuzit.

Interesimi i veçantë për të ndje-kur ligjëratën e Kryepiskopit kishtembushur përveç sallës qendroreedhe sallonin e madh të pritjes nëUniversitet, ndërsa një fotoproje-ktor ishte vendosur në fasadë, nëparkun e godinës dhe ndiqej ngaqytetarë të shumtë.

Në hollin e Universitetit Kryepi-skopi përshëndeti dhe bekoi një nganjë të gjithë pjesëmarrësit. Vlen tëtheksojmë se aktiviteti u bë pikërishtnë godinën ku dikur ishte krijuar dhefunksiononte shkolla e famshmetregtare e Korfuzit. Në këtë shkollëkanë studiuar edhe shumë nxënësnga krahina të ndryshme të Shqipë-risë, të cilët pas kthimit në vend luaj-tën një rol të rëndësishëm në zhvilli-min e ekonomisë.

Edhe shumë nga besimtarët,anëtarë të Kishës sonë, që ndodhenpër studime apo të punësuar nëKorfuz, erdhën për të marrë beki-min e atit të tyre shpirtëror dhe përt’u gëzuar e krenuar në këtë nderimnë personin e Kryepiskopit tonë.

Të nesërmen Kryepiskopi vizitoidisa manastire të ishullit, dukevazhduar me vëllazëritë e murgjvedhe murgeshave bisedën për arri-tjet dhe momentet e hareshme tëringjalljes së Kishës Orthodhoksenë Shqipëri.

Më pas Mitropoliti i Korfuzit, nëpritjen që organizoi me këtë rast nëprani të personaliteteve të rajonit, idorëzoi Kryepiskopit Anastas me-daljen e lartë “Kryqi i Artë i ShënSpiridhonit”.

Nderimi dhe ngrohtësia e mik-pritjes korfiate vazhdoi edhe në ce-remoninë e përcjelljes në portin eqytetit, nga ku Kryepiskopi dhepersonat që e shoqëronin u larguanpër në Sarandë.

Korresp. i Gazetës “Ngjallja”

Një nderim më shumë për Kryepiskopin Anastas- I jepet titulli “Honoris Causa” nga Universiteti Jonian i Korfuzit, Greqi -

Page 7: Gazeta e Prillit 2007

PRILL 2007 NGJALLJA 7

Duke mbërritur nga Korfuzi,Kryepiskopi Anastas u prit në po-rtin e Sarandës nga dhjetëra besim-tarë të qytetit, klerikë dhe nxënësite institucioneve arsimore të Kishës.

Në kishën e Shën Harallambit upsal Lutje e shkurtër dhe më pasvijoi takimi me pedagogët e nxë-nësit e Shkollës së Mesme Kishtare“Kryqi i Nderuar”.

Pastaj Fortlumturia vizitoikantierin e punimeve për kishën ere të Dyzet Shenjtorëve në Aliko.Gjithashtu trajtoi çështjen e zgje-rimit të ambienteve mësimore përshkollën e mesme profesionale“Apostull Pavli”, në Mesopotam.

Të premten, më 23 mars, Krye-

piskopi udhëtoi për në qytezën eHimarës. Pasdite kisha madhë-shtore e Gjithë Shenjtorëve, e cilaështë rikonstruktuar plotësisht,ishte e mbushur plot me besimtarënga Himara dhe fshatrat përrethpër Shërbesën e Himnit Akathist.Atmosfera ishte thellësisht shpirtë-rore e prania e Kryepiskopit i jeptenjë madhështi të veçantë.

Të nesërmen në udhëtimin e tijpër në Tiranë Kryepiskopi Anastasu ndal gjithashtu për Lutje në ki-shën e Shën Harallambit, në Dhër-mi. Ndërsa pak më parë gjithashtuishte ndalur në enorinë e Shën Spi-ridhonit në Vuno.

O. Beci

Shërbesa e Himnit Akathist në Himarë

Tiranë

Berat

“Java e madhe e shenjtë nisi me shkëlqim, me pësimet e Krishtitplot me vajtim; eni pra dhe priteni, dhe kremtojeni besërisht.”

Nën madhështinë e tropareve mbresëlënëse nisi dhe në Berat ashtusi në mbarë botën e krishterë Java e Madhe dhe e Shenjtë e Pësimeve

Madhështia e Javës së Pësimeve të Zotit Krisht dhe shkëlqimi iNgjalljes ndriçoi në të gjitha zonat e dioqezës së Tiranës.

Në kryeqytet shërbesat, të cilat u ndoqën gjatë gjithë javës ngabesimtarë të shumtë, u kryen në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” dheu kryesuan nga Kryepiskopi Anastas. Gjatë çdo të kremteje ai përcollipër të gjithë besimtarët mesazhe jetësore. “…Pa fryte të dashurisë, tëdurimit, të faljes dhe pa gatishmëri në shpirt për të dëgjuar mesazhet ePerëndisë, pa këtë shpresë, besimi ynë mbetet si një pemë pa fryte.Duhet që lutja të ketë besim dhe jo thjesht një përsëritje fjalësh. Zotithotë që të gjitha t’i kërkoni me besim dhe të gjitha do t’i merrni...” -theksoi Kryepiskopi.

Korçë

Triumfi i Ngjalljes pushtoi zemrat ebesimtarëve orthodhoksë të Tiranës

Kremtimi i Javës së Shenjtë

(vijon në faqen 8)

(vijon në faqen 8)

Atmosfera e Pashkës filloi të ndihej më intensivisht që nga e Diela eDafinave, e cila shënon dhe fillimin e Javës së Madhe të pësimeve shpëtimtare.

Kjo atmosferë në qytetin e Korçës shprehej jo vetëm në zbukurimine objekteve të kultit dhe intensitetin e lutjeve e shërbesave kishtare, por

Besimtarë të shumtënë të gjitha shërbesat

(vijon në faqen 8)

Të Premten e Madhe Kryepiskopi nënvizoi në omelinë e tij, se ishtenjë kohë kur disa persona në Shqipëri për 23 vjet me radhë u përpoqën tashuanin besimin. Por ja që besimi zuri vend përsëri në shpirtin e njerëzvendaj duhet të falënderojmë Zotin për këtë fakt. Pas një persekutimi kaq tëfrikshëm, Kisha jonë pa një zhvillim, ndaj duhet të gëzohemi me këtë gëzim.

Në mbrëmjen e asaj dite, mijëra besimtarë shoqëruan Epitafin eZotit Krisht, i cili përshkoi Rrugën e Kavajës, i shoqëruar nga psaljet ehimneve të mrekullueshme orthodhokse.

Të Shtunën në mbrëmje Kisha dhe gjithë sheshi përreth saj ishintejmbushur nga besimtarë dhe banorë të kryeqytetit, të cilët me qirinjnëpër duar prisnin të merrnin “Dritë nga drita që nuk perëndon!” Pasleximit të mesazhit të Pashkëve nga Kryepiskopi, kur ora shënoi 00.00,tropari i Ngjalljes pushtoi zemrat e besimtarëve. Shkëlqimi i festës ushoqërua me fishekzjarrë dhe trokitjet e vezëve të Pashkës, por mbi tëgjitha me urimin “Krishti u Ngjall!” dhe emocionet e vërteta të një festemadhështore, më e madhja e të gjitha kohërave.

Page 8: Gazeta e Prillit 2007

8 NGJALLJA PRILL 2007

Një interesim të veçantë për këto ditë tregoi edhe media kombëtaredhe ajo lokale. Televizioni Publik transmetoi Shërbesën e Ngjalljes dheLiturgjinë Hyjnore që e pasoi, ndërsa televizionet dhanë mesazhin eKryepiskopit dhe çaste nga shërbesat e ditëve të ndryshme.

Të dielën paradite në Kryepiskopatën e Shenjtë, në Tiranë, erdhënpër të bërë urimet e rastit për Pashkët drejtues të komuniteteve të tjerafetare, politikanë dhe personalitete të ndryshme. Mes tyre ishin edhePresidenti i Republikës, z. Alfred Moisiu, Kryeministri z. Sali Berisha,Kryetari i PS dhe bashkisë së Tiranës z. Edi Rama, kryetari i KomunitetitMysliman Hafiz Selim Muça, i atij Bektashian Haxhi Dede Reshat Bardhi,krerë të partive politike, diplomatë, akademikë e profesorë dhe besimtarëtë shumtë, të cilët uruan Kryepiskopin Anastas në emër të të gjithë be-simtarëve orthodhoksë shqiptarë, duke vlerësuar kontributin e tij dhe tëKishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në zhvillimin e shoqërisëshqiptare.

Korresp. i Gazetës “Ngjallja”

Triumfi i Ngjalljes pushtoi zemrat ebesimtarëve orthodhoksë të Tiranës

të Zotit tonë Jisu Krisht. Të gjithë ne përjetuam më së miri ngjarjen qëndryshoi botën, sepse Kisha jonë këtë ngjarje, e cila përbën epiqendrëne gjithë vitit liturgjik, e ka thurur aq bukur me një mjeshtëri hyjnore. Tëgjithë ne përjetuam pësimet e Shenjta, shpëtimtare dhe të tmerrshme tëZotit, Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht: pështyrjet, shuplakat,rrahjet, sharjet, përqeshjet, rrobën e kuqe, kallamin, sfungjerin, uthullën,gozhdët, shtizën, dhe para së gjithash kryqin dhe vdekjen, të cilat i duroipër ne duke dashur bashkë me këto dhe rrëfimin shpëtimtar të kusaritmirënjohës që u kryqëzua me Të.

Shërbesat e Shenjta, të cilat u ndoqën nga një numër i madh besim-tarësh, u celebruan nën drejtimin e Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatitnë kishën e Shën Spiridhonit. Java e Madhe, e cila filloi me Shërbesën eDhëndrit, arriti kulmin e saj në tri ditët e fundit ku njëra pas tjetrës u kre-mtuan Kryqëzimi, Varrimi dhe Ngjallja. Çdo ditë ishte një emocion mëvete, dita e kryqëzimit ku u pa i kryqëzuar mbi dru, Ai që varri dhenë mbiujërat, Varrimi i Hyjshëm ku për t’u theksuar ishin çastet e himneve tëvajtimeve, të cilat u kënduan nga koret e besimtarëve dhe dalja e Epitafitpërreth lagjes Goricë, që u shoqërua nga një kortezh i madh besimtarësh.

Çdo moment tragjik kaloi tashmë, kishte ardhur dita e gëzueshme esë Dielës së Shenjtë të Pashkës së Madhe, në të cilën kremtojmë vetëNgjalljen jetëprurëse të Zotit Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht.Është dita kur vazhdimisht këndojmë himnin triumfues: “Krishti u ngjallprej së vdekurish...”

Liturgjia Hyjnore e Ngjalljes së Zotit u kremtua në mesnatën e sështunës në kishën e Shën Spiridhonit dhe në kishën historike të Fjetjessë Shën Marisë, ku bashkëngjitur me të ndodhet dhe Muzeu KombëtarOnufri, në kalanë e qytetit. Për të dhënë Lajmin e gëzueshëm të Ngja-lljes në këtë kishë kishte ardhur Kryebariu i Dioqezës së Beratit, ImzotIgnati, i cili në përshëndetjen e rastit tha: “Tek apostujt u paraqit i gjallëme shumë shenja pas pësimit të Tij, duke u dukur ndër ata dyzet ditë eduke folur për punët e Mbretërisë së Perëndisë” (Vep. 1,3).

Të dielën, në Selinë e Mitropolisë së Beratit u organizuan pritjet erastit, ku erdhën dhe uruan përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor,përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe besimtarë të shumtë.

Joan Qako

Kremtimi i Javës së Shenjtë

(vijon nga faqja 7)

(vijon nga faqja 7)

edhe banderolat me urime paskale në rrugët e qytetit demonstronin njëatmosferë festive. Shërbesat kishtare u zhvilluan në të gjitha kishat eqytetit dhe u ndoqën nga besimtarë të shumtë.

Më intensive pjesëmarrja u bë të Mërkurën e Madhe në mbrëmje,ku siç është bërë tashmë traditë të gjithë besimtarët u mblodhën nëkishën e Burimit Jetëdhënës dhe ndoqën Shërbesën e Efqelisë, e cila ucelebrua nga Imzot Joani. Kjo shërbesë monoklise u mbyll me vajosjene shenjtë të besimtarëve.

Të Enjten e Madhe shërbesat vazhduan në të gjitha kishat. Ndërsanë orët e mbrëmjes, sipas tipikosë së ditës, Zoti i varur mbi kryq u ve-ndos në mes të kishës ku mijëra njerëz u përgjunjën përpara të Kryqë-zuarit.

Dita e premte në mëngjes filloi me Shërbesën e Zbritjes së Zotitnga Kryqi. Menjëherë pas këtij momenti tingujt e kambanave filluan tëpërshkojnë vajtueshëm qytetin. Përsëri mijëra njerëz u falën përparaepitafit të Zotit.

Mbasditja e së Premtes mblodhi përsëri besimtarët në kishat eenorive të tyre, ku pas Vajtimeve të Përmbivarrshme në orën 18:45 ubë takimi i pesë epitafeve të të gjitha kishave. Më pas procesioni vazhdoi,banda e qytetit shoqëronte epitafet me marshe funebre dhe nën melodinëe stancës së tretë të vajtimeve. Procesioni u ndoq nga mijëra njerëz të

cilët shoqëronin nga pas kortezhin përgjatë lëvizjes së tij në unazën evogël të qytetit. Kështu duke u kthyer përsëri në kishat përkatëse umbyll kjo ditë vajtimi dhe gëzimi, ku Ngjallja kalon nga Kryqi dhe jetanga vdekja.

Kulmi i festimeve arriti natyrshëm në mesnatën e së shtunës.Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Imzot Joani shpalli lajmin e gëzuardhe triumfal të Ngjalljes dhe tha në urimin e tij:

“Për këtë arsye Kisha na fton të marrim pjesë në dritën e Ngjalljessë Krishtit, për të përjetuar gëzimin që vjen nga kjo dritë. Ajo na fton tapërjetojmë Ngjalljen e Zotit, sepse vetëm nëpërmjet këtij përjetimi nemund të ndiejmë gëzimin e gjallë dhe ngazëllimin e papërshkruar të kësajngjarje, që është dhurata më e madhe që Perëndia i ka bërë të gjithënjerëzve nëpërmjet Jisu Krishtit”.

Ditën e diel në orën 1000, siç është traditë u celebrua Mbrëmësorjae Dashurisë, e cila në Korçë kryhet gjithmonë në kishën e BurimitJetëdhënës. Më pas nga ballkoni i Selisë së Mitropolisë së Shenjtë tëKorçës Hirësia e Tij Imzot Joani, siç është traditë, shpalli përsëri lajmine Ngjalljes, që nga korçarët njihet me emrin Dhefteri Anastasi, Ngjalljae dytë. Kështu në vazhdim në Selinë e Mitropolisë u pritën vizita merastin e Pashkës. Morën pjesë pushtetarë lokalë, njerëz të artit dhe kul-turës, personalitete të botës akademike edhe qindra besimtarë.

Korresp. i Gazetës “Ngjallja”

Besimtarë të shumtë në të gjitha shërbesat(vijon nga faqja 7)

Page 9: Gazeta e Prillit 2007

PRILL 2007 NGJALLJA 9

Në të gjitha enoritë e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, sidomosnë qytetet e mëdha që përfshihen në të, me një pjesëmarrje të përgjith-shme dhe jo vetëm të besimtarëve Orthodhoksë dhe me thellësi shpir-tërore, u kremtua ngjarja më e rëndësishme e historisë së njerëzimit dhenjëherësh thelbi i besimit tonë.

Në qytetin e Gjirokastrës shërbesat dhe Liturgjia Hyjnore u kryesuannga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri. Gjatë gjithë periudhëssë Kreshmës së Madhe Mitropoliti pati rastin të vizitojë enori të tjera tëmëdha dhe të kryejë shërbesat arkieratike, por edhe t’u flasë të rinjve, nxë-nësve tanë dhe grupeve të katekizmit për rëndësinë që duhet të tregojnëpër përgatitjen e tyre shpirtërore për të pritur Ngjalljen e Zotit Jisu Krisht.

E Premtja e Madhe me Shërbesën e Epitafit edhe njëherë tjetërmbushi rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës me besimtarë nga të dyja ekishat për t’u bashkuar, nën kryesimin e Mitropolitit, në sheshin qendrortë qytetit ku u lexua Ungjilli. Qindra besimtarë, të cilët gjatë gjithë ditëskishin qëndruar nëpër kisha dhe ishin falur mbi Trupin e Zotit tonë, ndoqënkëto shërbesa. E njëjta atmosferë ishte edhe në Sarandë, ku dalja e epi-tafit në bulevardin anës detit i jep një tjetër bukuri ceremonisë. Në Përmet,ishin tre epitafe, që dolën dhe u takuan në sheshin para kishës së të Tërë-shenjtës Mari, ku ishin të pranishëm pothuajse gjithë banorët e qytetit.

Gjithashtu në të gjitha fshatrat e tjera të Dropullit e Vurgut, në qytezëne Himarës dhe Delvinës) me praninë edhe të qindra të rinjve që erdhënpër këto Pashkë nga Greqia ku jetojnë e punojnë, atmosfera ishtemadhështore.

PASHKË NË MITROPOLINË E GJIROKASTRËS

Adresat e faqeve në Internet dhe ajoe E-mailit, të Kishës Orthodhokse Autoqefale

të Shqipërisë, janë:Internet: www.orthodoxalbania.org

E-mail: [email protected]

Eshtë e rëndësishme të theksojmë se gjatë gjithë periudhës sëKreshmës të rinjtë tanë, nxënësit që marrin pjesë në grupet e katekizmitapo shkollohen në institucionet arsimore të Kishës, ishin shumë aktivënë përgatitjen e kishave dhe aktivitetet shpirtërore. Ata kudo ndihmuanklerikët për të kryer shërbesat dhe Liturgjitë Hyjnore. Nxënësit e Shkollëssë Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar” shoqëruan në trajtën e vizitaveshpirtërore, Hirësinë e Tij Dhimitrin në fshatra të ndryshme malore, nëzonën e Pogonit dhe të Dropullit.

Shumë nga klerikët e Mitropolisë së Gjirokastrës, sikundër është bërëtraditë për të përballuar nevojat e besimtarëve kryen Akolluthinë eNgjalljes në disa fshatra radhazi që të Shtunën në mbrëmje, por edhegjatë të Dielës herët në mëngjes.

Kudo ku u krye Liturgjia Hyjnore e së Dielës, por edhe gjatë ditëvetë javës së Ndritur, u lexua mesazhi paskal i Fortlumturisë së Tij,Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Anastasit si dhe u ndoqëntransmetimet televizive të ceremonive kishtare dhe të pritjeve nëKryepiskopatën e Tiranës, gjë që ngriti emocionalisht të gjithë grigjënOrthodhokse të Mitropolisë së Gjirokastrës.

Korresp. i gazetës “Ngjallja”

TEMPULLI DHE QËLLIMI I EKZISTENCËS

Nga Hirësia e Tij,Mitropoliti i Korçës JOANI

(vijon në faqen 10)Ndonëse qëllimi në jetë nuk

mund të jetë i dukshëm në planin e

mungesa e qëllimit. Një njeri qënuk i ka këto mund të mendojë sepo t’i kishte do të ishte i lumtur.Por jeta e njerëzve që i kanë paturdëshmon të kundërtën. Kishtari,libri më filozofik i Dhiatës së Vjetërdhe ndoshta, siç mendohet nga shu-më studiues, i pari libër ekzisten-cialist në botë, e shpreh më së mirikëtë ide. Solomoni ishte mbreti mëi ditur, më i fuqishëm dhe më i pasuri Lindjes. Atij s’i mungonte asgjë ngaato që formojnë kënaqësitë e jetës:kishte pasuri, verë, gra, kopshte, pi-shina, shërbëtorë dhe gjithçka tje-tër. Por këto nuk i sollën atij për-mbushje, përkundrazi ato sollën pa-ra tij kotësinë e këtyre gjërave, du-

ke u bërë kështu kontrasti që tëndihmon për ta parë më mirë zbra-zëtinë e kësaj jete. Ja si shprehetai: “Unë thashë në zemrën time:‘Eja tani, dua të të vë provë megëzimet: dëfrehu!’ Por ja edhe kjoështë kotësi. Për të qeshurit kamthënë: ‘Është një marrëzi, dhe përgëzimin: ‘Kujt i shërben?’ Kër-kova në zemrën time si ta kënaqtrupin tim me verë, duke e nxiturnjëkohësisht zemrën time drejtditurisë dhe t’i qepet marrëzisë, derisa të shoh cila është më e mira qëbijtë e njerëzve do të duhet të bëninnën qiell tërë ditët e jetës së tyre.Kështu kreva punime të mëdha për

(vijon nga numri i kaluar)

Nga dt. 23 deri më 26 shkurt,në Paris u zhvillua takimi i Bordittë Syndesmos-it (Federata Botë-rore e të Rinjve Orthodhoksë).

Në këtë takim u diskutuan dheu morën vendime për sa i përketecurisë dhe shërbimit të kësaj fe-derate në mbarë botën orthodho-kse. Syndesmos është duke u për-gatitur për një sërë aktivitetesh për-gjatë 2007, si edhe për një asamble,e cila do të zhvillohet më 2008.

Takimi i Bordit të SyndesmosKisha jonë ka një përfaqësues

në bordin e kësaj organizate, e cilaprezanton dhe mban përgjegjësinëe rajonit të Evropës Jugore. Në këtëtakim të gjithë përfaqësuesit erajoneve të ndryshme të botësreflektuan mbi ecurinë e rajonit tëtyre në bashkëpunim me Syndes-mos, morën përgjegjësi të reja përtë punuar më shumë në rajon, siedhe përgatitjen e zonës së tyredrejt Asamblesë.

Ana Kërçyku

mendimit, përsëri, thellë brendanjeriut, është nevoja për të pasurnjë qëllim në jetë, për të pasur njëarsye. Në planin ekzistencial të gji-thë e ndiejmë se një jetë pa qëllimnuk është një jetë e plotë…

Kënaqësia mund të duketshpesh si një përmbushje e jetës sënjeriut dhe njeriu, i cili i provon tëgjitha kënaqësitë e kësaj bote,mund të duket si një njeri i lumtur.Por përvoja e njerëzimit deri tanina tregon gjë tjetër. Madje, kur nje-riu mund t’i ketë të gjitha mundë-sitë për kënaqësitë e kësaj jete,atëherë para tij hapet humnera emadhe e zbrazëtirës ekzistenciale.Përpara tij del akoma më e qartë

Page 10: Gazeta e Prillit 2007

10 NGJALLJA PRILL 2007

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

MAJ 2007vete; ndërtova shtëpi, mbolla vre-shta, bëra kopshte dhe parqe, dukembjellë drurë frutorë të çdo lloji;ndërtova pellgje për ujin me të cilatmund të vadis pyllin që të rritendrurët. Bleva shërbëtorë dhe shër-bëtore, dhe u bëra me shërbëtorëqë lindën në shtëpi; pata pasuri tëmëdha në kope me bagëti të trashëdhe të imët më tepër se ata që ki-shin qenë para mee në Jerusalem.Grumbullova për vete edhe argjend,ar dhe pasuritë e mbretërve dhe tëkrahinave; gjeta këngëtarë dhe kë-ngëtare, dhe shumë konkubina, kë-naqësi e bijve të njerëzve dhe veglamuzikore të çdo lloji... Tërë ato qësytë e mi dëshironin, nuk ua moho-va atyre; nuk i refuzova zemrës si-me asnjë qejf, sepse zemra ime kë-naqej me çdo punë timen; dhe kyka qenë shpërblimi për çdo punëtë bërë nga unë. Pastaj u kthevatë shikoj tërë veprat që kishin bërëduart e mia dhe mundin tim për t’ikryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësidhe një kërkim për të kapur erën;nuk kishte asnjë përfitim nën diell.”

***Pa një qëllim në jetë, pa patur

“një arsye për të jetuar dhe një ar-sye për të vdekur”, gjithçka mbetetnjë kotësi e kotësive. Pikërisht këtody arsye, për fat keq, nuk i jep mëqytetërimi ynë. Mungesa e mendi-mit rreth jetës dhe qëllimit të ekzis-tencës së saj nuk do të thotë se nje-riu mund të shpëtojë nga kjo pyetjetorturuese. Ndonëse në qytetërimine sotëm pyetja rreth qëllimit tëekzistencës është bërë e rrallë dhendoshta nuk vjen tek të gjithënjerëzit me të njëjtën forcë, përsërikjo pyetje vjen para qenies njerëzo-re, herë më me forcë dhe më eqartë dhe herë më e dobët dhe eturbullt, sidomos në tri gjendjethemelore të saj: a) Në çastet edëshpërimit dhe fatkeqësive tëmëdha, si personale, ashtu edhekombëtare apo botërore. b) në ça-ste gëzimi kur para njeriut zbulohetnjë vizion i ri i gjithçkaje rreth tijdhe c) në çastet e kotësisë, kur jetanuk ka më as gëzim dhe as tri-shtim. Në gjendje “normale” nje-rëzit ndalojnë së pyeturi veten për

qëllimin e ekzistencës, por kur ek-zistenca e tyre tronditet, kur jeta etyre preket në themelin e saj ështëvetë ajo, jeta që i pyet njerëzit sekush është qëllimi i tyre.

Fatkeqësitë e mëdha padyshime trondisin njeriun dhe çdo njeri për-piqet të gjejë një arsye për atë qëka ndodhur. Pyetje të pafundmelindin tek ai. Gjithçka që ai ka jetuarvihet në diskutim. Ai kërkon kuptimpër qëllimin e ekzistencës. Para tijhapet një humnerë e madhe e cilanuk mund të mbushet dot me për-gjigje dhe përjetime sipërfaqësore.“Pse, pra më nxore nga barku”, iankohet Zotit Jobi mbas atyre fat-keqësive të mëdha që i ndodhënatij. Fatkeqësia e madhe kërkonpërgjigje. Po ashtu edhe në fatke-qësi të mëdha kombëtare ose pla-netare para njeriut del përsëri pyetjabazike e qëllimit të ekzistencës.Kërkohet një shpjegim për vuajtjene madhe. Nëse nuk do të ketë për-gjigje, nëse njeriu nuk do të gjejënjë arsye, atëherë dëshpërimi do tëzërë vend me tërë pasojat e tijshkatërruese.

Po ashtu edhe në gëzime të më-dha, kur para njeriut hapet një viziontjetër që e transhendenton realitetinpara tij vjen pyetja e qëllimit të ek-zistencës. Horizonti i ri i zbuluarkërkon përgjigje, sepse këto përje-time japin thellësi dhe ky dimensioni thellë përjetimi kërkon kuptim.Emocionet e mëdha hapin parashpirtit njerëzor dimensione të reja,të cilat ndoshta ishin të panjohura

më parë. Janë pikërisht ato që ebëjnë njeriun një qenie transhende-ntale. Trashendenca krijon pyetjedhe pyetjet duan përgjigje.

Çdo njeri në jetën e tij ndeshetme kotësinë e kësaj jete. Të dalloshkotësinë kërkon dituri, ashtu si tëdallosh marrëzinë kërkon urtësidhe të dallosh mëkatin kërkonshenjtëri. Të mos dallosh kotësinëe jetës, do të thotë të jetosh në kotë-si dhe në një jetë shumë sipërfaqë-sore, apo siç e shpreh më mirë edhePaskali se “ai njeri që nuk e dallonkotësinë e jetës, është me të vërtetëi kotë”. Ndeshja me këtë realitetpatjetër do ta bëjë njeriun të me-ndojë për qëllimin e ekzistencës sëtij. Shpeshherë kjo mund ta çojënjeriun në depresion dhe nihilizëm.Shmangia nga mendimi nuk ështëzgjidhje, ajo është dehje dhe dehjaështë një jetë në iluzion, d.m.th. jojetë.

***Humbja e qëllimit të jetës dhe

bashkë më të humbja e vetes sëvërtetë është diçka katastrofikepër njeriun dhe për shoqërinë njerë-zore.

Humbja e qëllimit vjen nga hu-mbja e besimit në ekzistencën ePerëndisë. Duke mos pranuar ek-zistencën e Perëndisë nuk mund tëpranohet as Ligji Moral dhënë ngaPerëndia. Duke mos qenë LigjiMoral, nuk mund të ketë besnikëridhe duke mos patur besnikëri, nukmund të ketë martesë. Duke mospatur një martesë normale, nukmund të ketë një familje normaledhe duke mos patur një familjenormale, ne nuk mund të kemi njëshoqëri normale.

Vetëm një shoqëri e cila udhë-ton së bashku drejt një destinacionitë përbashkët mund të jetë funksio-nale. Prandaj, qëllimi në jetë, nevo-ja për të patur “një arsye për të je-tuar dhe një arsye për të vdekur”,janë të domosdoshme, si në planinindividual ashtu edhe në atë sho-qëror. Sepse vetëm njerëz që kanënjë qëllim në jetë mund të ndërtojnënjë komunitet. Dhe vetëm nësendërtohet një komunitet mund tëndërtohet një qytetërim.Marrë nga revista “Tempulli” Nr. 12, 2007

2 E Mërkurë † #Gjysmëpentikostia. Transf.i lipsanit të Shën Athanasit.5 E Shtunë † Dëshmg. Irini.Efthimi i Madhitës. Dësh.Gajani e Gai.

6 E Diel † E SAMARI-TANES. Jovi i Drejtë. Dësh.Therini, Danaksi.8 E Martë † Ap. e Ungj. JoanTheologu. Osh. Arseni iMadh.11 E Premte † Qirili e Metodi,ndriç. të sllavëve. Hierod.Mokiu.12 E Shtunë † Epifani i Qipros.Gjermani i Kon/pojës. Dësh. iri Joani.

13 E DIEL † E TË VERBRIT.Dëshg. Gliqeria. Omol. Sergji.15 E Martë † Osh. Pahomi iMadh. Akili i Larisës. Osh.Barbar mirovliti.16 E Mërkurë † # Mbyllja ePashkës. Osh.Theodhori iShenjtëruar.17 E Enjte † Ngjitja në qiej eZotit Krisht (Analipsi). Ap.Androniku.19 E Shtunë † Hierod. Patriku iPrusës. Dësh. i ri Joanshqiptari.

20 E DIEL † E ETËRVE SIN.I EK. Dësh. Thaleleu. Lidia nëFilipe.21 E Hënë † Konstandini dheElena, mbretër. Borisi, mbretibullgar.22 E Martë † Etërit e Sin. IIEkumenik. Joan Vladimiri.(Fest. më 4 qershor.)25 E Premte † * Mbyllja eNgjitjes. Gjetja III e kokës sëJoan Pagëzorit.26 E Shtunë † E Shpirtrave.Ap. Karpi, Alfeu nga 70-t.Dësh. Averkiu.

27 E DIEL † PENTIKOSTIA(Rrëshajët). Hierod. Heladhi.Joan rusi.28 E Hënë † E Shpirtit tëShenjtë. Hierodësh. Eftihi iMelitinës.30 E Mërkurë Osh. Isaaku iMan. Dalmatëve. Dësh. Natali.(Hahen të gjitha.)

TEMPULLI DHE QËLLIMI I EKZISTENCËS

Humbja e qëllimit vjen ngahumbja e besimit në ekziste-ncën e Perëndisë. Duke mospranuar ekzistencën e Pe-rëndisë nuk mund të pranohetas Ligji Moral dhënë ngaPerëndia. Duke mos qenëLigji moral nuk mund të ketëbesnikëri dhe duke mos paturbesnikëri nuk mund të ketëmartesë. Duke mos patur njëmartesë normale nuk mund tëketë një familje normale dheduke mos patur një familjenormale ne nuk mund të keminjë shoqëri normale.

(vijon nga faqja 9)

Page 11: Gazeta e Prillit 2007

PRILL 2007 NGJALLJA 11

Napoleon Tasi

Dëshpërim e shpresëDëshpërimi, i mekur, me njëpish’në dorë,Nën tingujt e rrënkimeve të tija,Po çan errësirën me një hap tërëndëDrejt Kodrës ku është mbërthyerDashuria.

Arrin në majë dhe n’at pamje tëhidhurShpërthen në vaj dhe bie përmbysnë tokë;Shkoi nata, u gdhi, shkoi dita eprap ra nata,Dhe ai vazhdon vajtimin e s’ngrekokë.

Nga mesi i natës, zemra e fryr’ngadhembjaPëlcet e n’qiell rrufetë copëtojnëerrësirën!!Heshtja, e shurdhër, trembet earratiset;Mpihet Urrejtja e vren me ankthMëshirën.

Përplaset krisma e çfrehet nëkup’ të Qiellit,Dhe oshtimat hyjn’ si tmerr tezgavra e Vdekjes;Si rreze agimi Dashuria ngrihet,Plot dhembshuri ndaj vuajtjevet’përpjekjes.

Dhe, ndërsa ngjitet lart në kulmetë artë,Shpërndan me dritën ebuzëqeshjes Ndjesën,Dhe njom me vesën që i kullonnga sytëLulen që i mbiu në varrDëshpërimit - Shpresën!

Pashkë 1966

Kremtimi i Pashkëve nëpër botë

Pendimi, kjo dhuratë Perëndie,shfaqet dukshëm në jetën e Kishëspërmes tri shprehjeve karakteri-stike: liturgjia, misteri i rrëfimit,dhurata e lotëve. Pendimi përjeto-het me një forcë më të veçantë nëmisterin e rrëfimit. Kuptimi i këtijmisteri është i përmbledhur shumëmirë në fjalët e shkurta që prifti idrejton birit apo personit që rrëfe-het: “Ja biri im, Krishti është i pra-nishëm padukurisht për të dëgju-ar rrëfimin tënd: Mos ki turp, moski frikë, dhe mos fshih asgjë; porpa ngurrim, më thuaj gjithë çfarë kebërë, që të marrësh faljen ngaZoti ynë Jisu Krisht. Ja, para neshkemi ikonën e tij; unë jam vetëmnjë dëshmitar, për të dëshmuarpara Tij për gjithë çfarë do të mëthuash. Nëse më fsheh diçka, dota mbash dyfish mëkatin. Derisaerdhe te mjeku kujdes pra, të moslargohesh pa u shëruar.”

Duke e perifrazuar këtë fjalëatërore, shën Tikhoni i Zadonskut(1724-1783) shkruan: “Kur priftijep informacion mbi misterin errëfimit ai do duhet t’i flasë biritkështu: “Biri im, ti i rrëfehesh Pe-rëndisë, i Cili është i pakënaqur ngaçdo mëkat; dhe unë shërbëtori i Tijjam dëshmitar i padenjë i pendimit

tënd. Mos fshih asgjë, mos ki asturp e as frikë, sepse nuk ka tjetërnjeri veç ne të tre, ti, unë dhe Pe-rëndia para të Cilit ke mëkatuar,që njeh gjithë mëkatet e tua dhe disi i ke bërë ato. Perëndia është ku-do, atje ku ti ke folur ose ke bërëdiçka të keqe, Ai ishte atje dhe dintegjithçka; dhe Ai është tani me nekëtu dhe pret fjalë pendimi dherrëfimi. Ti gjithashtu i njeh mëkatete tua: mos ki turp të flasësh për sake bërë. Dhe unë që jam këtu, jamnjë mëkatar si ti; kështu mos kiturp të rrëfesh në praninë timemëkatet e tua.”

“Përderisa erdhe te mjeku”,thotë prifti. Në rrëfim, duhet të shi-kojmë Krishtin-gjykatës që na çli-ron nga mallkimi; por gjithashtu du-het ta shikojmë Krishtin-mjek qërestauron atë që është thyer dheripërtërin jetën. Miseri nuk duhetmenduar vetëm si gjyq, por edheshërues. Mbi të gjitha, rrëfimi ështënjë mister shërimi dhe si i tillë nëdisa komentues liturgjikë bizantinë,rrëfimi dhe vajosja e të sëmurëvejanë konsideruar jo si mistere mëvete, por si dy aspekte plotësuesetë një “misteri” të vetëm si ai i shë-rimit. Ajo çka ne kërkojmë në

rrëfim është shumë më tepër se njëfalje e jashtme, ‘formale’; ështëmbi të gjitha shërim i plagëve të the-lla shpirtërore. Ne sjellim paraKrishtit jo vetëm mëkate specifike,por gjendjen e mëkatit tek ne, d.m.th.një prishje të thellë të natyrës sonë,e cila nuk mund të shprehet plotë-sisht me fjalë e që duket se i shpë-ton ndërgjegjes dhe vullnetit tonë.Për këtë kërkojmë shërim. Si njëmister shërimi, rrëfimi nuk është as-pak një domosdoshmëri e mundim-shme, një disiplinë që na imponojnëautoritetet e Kishës, por një veprimplot gëzim dhe hir shpëtues. Nëpër-mjet rrëfimit, mësojmë që Perëndiaështë me të vërtetë “shpresa e tëdëshpëruarve”, siç thotë liturgjia eshën Vasilit. “Nuk ka tjetër veç netë tre”- prifti, biri dhe Krishti mjek.Çfarë bën secili nga këta persona?Veprimi i kujt është më i rëndësi-shëm? Shumë njerëz priren të vënëtheksin mbi atë çka prifti bën, kë-shillat dhe inkurajimet e tij; dhenëse prifti nuk flet me elokuencëapo thotë diçka të papritur, atamendojnë se pak ose asgjë nuk ukrye. Shpesh mendojnë se duhet tëjenë thellësisht të prekur në planinemocional, edhe pse pendimi nuk

është një çështje emocioni. Përveçkësaj, ngaqë vendosin theksin krye-sor tek përpjekjet e tyre, e shikojnërrëfimin nën një atmosferë trishtimidhe dekurajimi, si një dush të ftohtë,diçka të nevojshme por jo të kënd-shme që duhet bërë sa më shpejt.Realisht, veprimi më i rëndësishëmnuk është ai i priftit, apo i birit, porai i Perëndisë. Megjithëse i kërko-het të përgatitet më përpara nga njëekzaminim i ndërgjegjes, biri shkonnë rrëfim duar bosh, i pafuqishëm,pa pretenduar të shërohet vetë, pori kërkon dikujt tjetër ta shërojë. Dheky person tjetër prej të cilit kërkonndihmë, nuk është prifti, porPerëndia.

Mbi misterin e rrëfimit

Peshkop Kalistos WarePërktheu: Eleni Pani

(vijon në numrin e ardhshëm)

Page 12: Gazeta e Prillit 2007

12 NGJALLJA PRILL 2007

Tani të gjitha u mbushën me dritë...

“Sipas Traditës së vjetër, Episkopi duhet t’itheksojë plotësisë së Kishës lokale mesazhinqendror të Ngjalljes së Zotit, që është një evërtetë me rëndësi ontologjike dhe përbën ese-ncën dhe fuqinë e besimit të krishterë. Këtomesazhe paskale, të botuara në këtë vëllim,kërkuan t’i përgjigjen detyrimit në fjalë, dukehedhur dritë gjithmonë në aspektet e ndryshmetë këtij misteri të paafrueshëm dhe të pasojavetë tij të drejtpërdrejta për jetën tonë. Secili prejtyre ka bërthamën e vet tematike, shenjën e vetdalluese në kohën e caktuar. Njëkohësisht të

Në të gjitha kishat tona mund të gjeni librinmë të ri të Kryepiskopit Anastas, në të cilin për-mblidhen të gjitha mesazhet e Pashkëve të kë-tyre 15 viteve. Poshtë po japim pjesë nga pa-rathënia e shkruar nga Fortlumturia e Tij.

gjitha të marra së bashku, prekin të vërteta qëpërmbajnë një rëndësi diakronike dhe për-bëjnë një komentim të drejtpërdrejtë rreth pro-blematikës së kushteve historike dhe socialetë kohës në fjalë.

* *...Përmbledhja e tanishme shpresojmë të jetë

një udhërrëfyes i vogël për përafrimin e misterittë përjetshëm të Ngjalljes së Krishtit, për pra-ninë e dritës në jetën tonë të përditshme. Keminevojë për dritë në zemrat dhe në fytyrat tona,në marrëdhëniet tona me të tjerët, në marrë-dhëniet midis popujve. Për dritë paskale, qënuk perëndon, e cila dhuron kuptim, shpresë,pasuri dashurie dhe fuqie të Perëndisë. Çdomendim, çdo fjalë e jona, çdo veprim, çdo çastheshtjeje, le të ndriçohet me dritën e Ngjalljes.”

Këtë vit shkollor kopshti ynë pati një bekimtë madh: funksionimin në mjedise të reja bashkë-kohore, me kushte optimale për një përkujdesjetë ngrohtë dhe të përshtatshme. Me këto kushteedhe puna jonë si staf duket më e lehtë dhe mëe bukur. Së bashku me fëmijët organizojmë ve-primtari të ndryshme në raste festash, ditë em-rash etj. Këtë vit, 8 Marsin, festën e nënave, me-nduam ta festojmë së bashku me nënat e fë-mijëve të kopshtit tonë. Në festë ishin të prani-shme të gjitha nënat dhe gjyshet e fëmijëve.

Të gjithë fëmijët kishin përgatitur për nënate tyre kartolina me mesazhin “Mami, të dhurojzemrën time”, të cilën ua dhuruan së bashkume një lule në çastin kur nënat erdhën. Në am-bientin e jashtëm të kopshtit u ekspozuan pu-nimet e fëmijëve, vizatimet, punëdoret, ku, si-gurisht, një vend të veçantë zinin punimet ku-

Përkujdesja ditore e Durrësit feston me nënat e fëmijëveshtuar nënave në ditën e tyre. Mjedisi ishte imbushur me mesazhe dhe thënie për këtë festë.Programi vazhdoi me një shfaqje, e cila zgjatirreth 45 minuta.

Çaste gazmore dhuruan pjesët e realizuara ngavogëlushët dhe këngët kushtuar mësueseve enënave.

Prindërit shprehën konsideratat e tyre përpunën e bërë nëpërmjet falënderimeve për sta-fin mësimdhënës, për përkujdesjen dhe vëme-ndjen kushtuar fëmijëve të tyre.

Kjo ishte një ndër veprimtaritë e shumta tëkopshtit tonë. Me një falënderim të madh përKryepiskopin Anastas, që bëri të mundur tëkemi këtë kopsht të bukur, premtojmë se akti-vitete të tilla do të ketë gjithmonë.

Stafi i Përkujdesjes Ditore, Durrës

Nga ATË JUSTINI dolën së fundi nëqarkullim dy libra mjaft të vyer. Një zbërthimi mbushur me këshilla të vyera shpirtërore i“Himnit të Dashurisë i Apostull Pavlit” dhelibri “Java e Madhe dhe e Shenjtë” me muzikëbizantine që psalet në Javën e Madhe.

Herë pas here shfaqet nëpër stacione televizive e gazeta individi Nikolla Marku ngaElbasani, i cili bën deklarata fyese, sulme shpifëse dhe propozime qesharake për KishënOrthodhokse.

Jemi të detyruar të ritheksojmë, se zotëria në fjalë nuk bën pjesë dhe as ka ndonjë lidhjeme Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila është e vetmja që njihet nga shtetidhe gjithë komunitetet e tjera fetare në Shqipëri, si dhe organizmat fetarë ndërkombëtarë. Aipërfaqëson vetëm veten e tij dhe qarqet që e përdorin për qëllime që zakonisht nuk kanëlidhje me besimin.

Është e papranueshme dhe e dënueshme që një njeri i tillë, i ndihmuar nga disa media dhendonjë politikan, të keqinformojë dhe çorodisë opinionin e gjerë publik me deklarata të përçarta;një njeri që shfaqet si prift, ndërkohë që ai nuk njihet si klerik nga asnjë Kishë Orthodhoksee botës, nga asnjë Kishë e komunitetit tjetër të krishterë dhe nga asnjë organizëm ndërkristian.

Sekretariati i Sinodit të Shenjtë

D E K L A R A T Ë

JAVA E MADHEDHE

E SHENJTE

BOTIMI KISHES ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TE SHQIPERISE

TIRANE, 2007