forma standarde e kontratës për shërbime, · pdf filepatentat, të drejtat...

49
PROGRAMI SISTEMI I PËRMBARIMIT TË MARRËVESHJEVE DHE PROGRAMI PËR PËRMBARIM DHE LEGJISLACION KOMERCIAL FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZIMET PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM Shtator, 2013 Këto materiale janë përgatitur duke iu falënderuar mbështetjes se popullit amerikan, përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 1 -

Upload: buinhu

Post on 06-Feb-2018

242 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

PROGRAMI SISTEMI I PËRMBARIMIT TË MARRËVESHJEVE DHE

PROGRAMI PËR PËRMBARIM DHE LEGJISLACION KOMERCIAL

FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,

ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZIMET PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

Shtator, 2013 Këto materiale janë përgatitur duke iu falënderuar mbështetjes se popullit amerikan, përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 1 -

Page 2: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZIMET

PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM HEQJE E PËRGJEGJËSISË Përmbajtja e këtij raporti është vetëm përgjegjësi e Checchi and Company Consulting, Inc., ndërsa pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara Ky publikim mund të riprodhohet, shumëzohet ose të transmetohet në mënyrë elektronike, mekanike, të fotokopjohet apo të incizohet vetëm me kusht që atributi ndaj USAID-it dhe Programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial ceket shumë qartë në çdo kopje të bërë apo të shpërndarë.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 2 -

Page 3: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

Përmbajtja

FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZIMET PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM ....................................................................................................... - 5 - KUSHTET E PËRGJITHSHME TË KONTRATËS .................................................................................. - 12 - 1. Përkufizimet ........................................................................................................................... - 12 - 2. Hyrja në fuqi dhe kohëzgjatja e kontratës .............................................................................. - 14 - 3. Specifikimet dhe standardet .................................................................................................. - 14 - 4. Organizimet praktike .............................................................................................................. - 14 - 5. Standardet e konfidencialitetit, mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave ..................................... - 15 - 6. Patentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7. Tatimet dhe doganat .............................................................................................................. - 17 - 8. Sigurimi .................................................................................................................................. - 17 - 9. Përgjegjësia për personelin e furnizuesit ................................................................................ - 17 - 10. Largimi dhe/ose zëvendësimi i personelit – kontratat e konsulencës ..................................... - 17 - 11. Porositë shtesë .................................................................................................................... - 18 - 12. Kontabiliteti, kontrolli dhe auditimi financiar ........................................................................ - 19 - 13. Ndalimi i veprimtarive konfliktuese dhe ekskluziviteti .......................................................... - 19 - 14. Çmimet dhe pagesat – Të përgjithshme ............................................................................... - 19 - 15. Pagesa – vetëm për projektet e bazuara në honorarë ........................................................... - 20 - 16. Metoda e faturimit/pagesave – vetëm për kontratat e bazuara në honorarë ........................ - 21 - 17. Pagesat—projektet me çmim paushall ................................................................................. - 21 - 18. Pezullimi .............................................................................................................................. - 22 - 19. Urdhri për ndryshime/modifikime ........................................................................................ - 22 - 20. Vonesat në performancën e furnizuesit ................................................................................ - 22 - 21. Dëmet e likuiduara................................................................................................................ - 23 - 22. Ndërprerja për mospërmbushje ............................................................................................ - 23 - 23. Ndërprerja për voli ............................................................................................................... - 24 - 24. Forca madhore ..................................................................................................................... - 24 - 25. Transferimi, nënkontraktimi dhe përfitimi nga kontrata ........................................................ - 24 - 26. Zgjidhja e kontesteve dhe legjislacioni i zbatueshëm ............................................................ - 25 - 27. Gjuha kryesore...................................................................................................................... - 25 - 28. Njoftimet .............................................................................................................................. - 25 - 29. Të përgjithshme ................................................................................................................... - 26 - UDHËZIME PËR PËRDORIMIN E FORMËS STANDARDE TË KONTRATËS PËR FURNIZIM ME MALLRA - 28 - 2. Hyrja në fuqi dhe kohëzgjatja e kontratës ............................................................................... - 28 - 3. Specifikimet dhe standardet .................................................................................................. - 28 - 4. Organizimet praktike .............................................................................................................. - 29 - 5. Standardet e konfidencialitetit, mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave ..................................... - 30 - 6. Patentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet ......... - 31 - 7. Tatimet dhe doganat .............................................................................................................. - 33 - 8. Sigurimi.................................................................................................................................. - 34 - 9. Përgjegjësia për personelin e furnizuesit ................................................................................ - 34 - 10. Largimi dhe/ose zëvendësimi i personelit – kontrata e konsulencës ...................................... - 35 - 11. Porositë shtesë .................................................................................................................... - 35 -

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 3 -

Page 4: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

12. Kontabiliteti, kontrolli dhe auditimi financiar ........................................................................ - 36 - 13. Ndalimi i veprimtarive konfliktuese dhe ekskluziviteti ........................................................... - 37 - 14. Çmimet dhe pagesat — Të përgjithshme .............................................................................. - 37 - 15. Pagesa—vetëm për projektet e bazuara në honorarë............................................................ - 39 - 16. Metoda e faturimit/pagesave – vetëm për kontratat e bazuara në honorarë ........................ - 39 - 17. Pagesa—projektet me çmim paushall .................................................................................. - 40 - 18. Pezullimi .............................................................................................................................. - 40 - 19. Urdhri për ndryshime/modifikime ........................................................................................ - 41 - 20. Vonesat në performancën e furnizuesit ................................................................................ - 41 - 21. Dëmet e likuiduara................................................................................................................ - 42 - 22. Ndërprerja për mospërmbushje ............................................................................................ - 42 - 23. Ndërprerja për voli ............................................................................................................... - 43 - 24. Forca madhore ..................................................................................................................... - 43 - 25. Transferimi, nënkontraktimi dhe përfitimi nga kontrata ........................................................ - 44 - 26. Zgjidhja e kontesteve ........................................................................................................... - 44 - 27. Gjuha kryesore ..................................................................................................................... - 45 - 28. Njoftimet ............................................................................................................................. - 46 - 29. Të përgjithshme .................................................................................................................... - 46 - KOMENTAR LIGJOR I PËRGJITHSHËM PËR FORMËN STANDARDE TË KONTRATËS PËR SHËRBIME . - 47 - Agjencitë e dizajnit ..................................................................................................................... - 47 - Shërbimet e marketingut ............................................................................................................ - 47 - Avokatët/shërbimet juridike ....................................................................................................... - 47 - Agjentët doganorë ...................................................................................................................... - 48 - Marrëveshjet e tjera të konsulencës ........................................................................................... - 48 - Shërbimet e agjentëve të pronës së paluajtshme ........................................................................ - 48 - Termat e referencës/specifikimet ............................................................................................... - 48 - Porositë shtesë/marrëveshja kornizë .......................................................................................... - 49 -

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 4 -

Page 5: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME, ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZIMET PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

DATA: PALËT: 1. Konsumatori: 2. Furnizuesi: ORARI Ky orar duhet të plotësohet me informata të hollësishme dhe të lexohet në lidhje me Kushtet e përgjithshme të kontratës që i janë bashkëngjitur. Përveç Kushteve të përgjithshme të kontratës janë dhënë edhe shënimet udhëzuese. Si pjesë përbërëse të kontratës mund të shtohen edhe dokumentet shtesë të përmendura në orarin e paraqitur më poshtë. Nëse shtohen dokumente të tjera, atëherë ato duhet të renditen si më poshtë, të nënshkruhen me inicialet e palëve dhe t’i bashkëlidhen orarit. Numri i

nenit Shto hollësitë këtu, ose fshij Po/Jo (sipas nevojës).

A është përfshirë apo bashkëlidhur në kontratë

dokumenti i mëposhtëm?

Termat e

referencës/Specifikimet teknike

Po / Jo

A është përfshirë apo bashkëlidhur në kontratë

dokumenti i mëposhtëm?

Oferta/Propozimi i planit

të punës

Po / Jo

A është përfshirë apo bashkëlidhur në kontratë

dokumenti i mëposhtëm?

Çmimi/kostoja e

kontratës

Po / Jo

Përshkrimi i shërbimeve?

(Po të jetë e nevojshme,

Po / Jo

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 5 -

Page 6: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

referojuni dokumenteve të bashkëlidhura, siç

janë Termat e referencës ose Specifikimet

teknike.)

Përfaqësuesi(t) e autorizuar

Përfaqësuesi i autorizuar u furnizuesit Emri:

Tel.:

Faks:

E-mail:

Përfaqësuesi i autorizuar i konsumatorit

Emri:

Tel.:

Faks:

E-mail:

2.3

Data e fillimit të

shërbimeve/Porosia fillestare

2.3

Data e përfundimit të shërbimeve/Porosia

fillestare

3.6

Periudha e garancisë më e shkurtë/gjatë se 12 muaj, për periudhën

teknike?

Nëse po, shënoni kohëzgjatjen e

garancisë.

Po / Jo

4.1

A ka ndonjë leje në

lidhje me shërbimet të cilën duhet ta marrë

ndonjëra prej palëve?

Po / Jo

4.2

Nëse janë të nevojshme, cilat leje duhet t’i marrë

Konsumatori?

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 6 -

Page 7: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

4.3

Nëse janë të nevojshme, cilat leje/licenca duhet t’i marrë Furnizuesi?

4.2

A është në dispozicion

ndonjë objekt/ndërtesë e caktuar, apo duhet që

Konsumatori të sigurojë diçka?

4.3

A është i nevojshëm

Programi i aktiviteteve (punëve) që do të

shpjegojë ofrimin e shërbimeve?

Po / Jo

4 .3 Sa shpesh duhet të rifreskohet ky program?

Çdo [ ] javë

4.4

A do të dizajnojë

furnizuesi ndonjë gjë specifike për

konsumatorin?

Po / Jo

4.5

Cilat janë procedurat e

dakorduara për miratimin e dizajnëve?

6

A ekziston ndonjë çështje e caktuar e

ndërlidhur me pronësinë intelektuale?

Nëse Po, jep shpjegime

Po / Jo

7 A është përfshirë TVSH-ja në çmimin e dhënë?

Po / Jo

8 Sigurimet që duhet t’i

ketë furnizuesi

(i) Përgjegjësia e palës së tretë:

Shuma në euro [ ]

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 7 -

Page 8: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

(iii) Përgjegjësia e punëdhënësit, siç është përcaktuar nga legjislacioni i vendit amë të furnizuesit ose anëtarit

përkatës të konzorciumit, ose siç është përcaktuar nga legjislacioni (nëse ka të tillë) i Kosovës për çdo personel

kosovar të angazhuar

(iv) Dëmshpërblimi profesional për shërbimet e furnizuesit

Shuma në euro [ ]

10 A është kjo kontratë e konsulencës?

Po / Jo

10

Emrat dhe mbiemrat e

personelit kryesor

(Vazhdon në faqen tjetër)

11.1

A është kjo kontratë kornizë, d.m.th. a mund të bëhen porosi shtesë në

kuadër të saj?

Po / Jo

11.3

Periudha gjatë së cilës është e mundur bërja e porosive shtesë (2 vjet, përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë rubrikë).

11.3

Periudha gjatë së cilës çmimet për porositë

shtesë mbeten fikse (2 vjet, përveç nëse

përcaktohet ndryshe në këtë rubrikë).

11.3

Deklaroni çfarëdo

aranzhimi për përshtatjen e çmimit të porosive shtesë, p.sh.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 8 -

Page 9: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

përshtatja e çmimit në përputhje me shkallën e

inflacionit.

11.3

Deklaroni çfarëdo

minimumi të vlerës së porosive shtesë (p.sh. në

euro ose në ditë).

12 Kontabiliteti, kontrolli dhe auditimi – ndonjë

rregull specifik?

Po / Jo

13

Ndalimi i veprimtarive

konfliktuese?

Përshkruani në hollësi të gjitha veprimet specifike

që janë të ndaluara.

13.2

Nëse periudha e

ndalesës është me e gjatë se një (1) vit, shënojeni në këtë

rubrikë.

13.3

Nëse kjo kontratë është kontratë ekskluzive, përcaktojeni në këtë

rubrikë.

Po / Jo

14.1 Pagesa e paradhënies?

Po / Jo

14.1 A sigurohet paradhënia me garanci bankare?

Po / Jo

14 Shuma e paradhënies

Shuma në euro [ ]

15

A është kjo kontratë me çmim paushall apo

kontratë e bazuar në honorarë?

Çmim paushall / Honorar

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 9 -

Page 10: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

15.3

A mund të ngarkohen shpenzimet e

kompensueshme, përveç çmimit/honorarëve?

Po / Jo

15.4

Cila shpenzime duhet të

kompensohen?

Udhëtimi, kopjimi. etj.?

17 Mënyra e pagesës për

kontratë me çmim paushall

[ ] % pas [kryerjes së ... përshkruaj aktivitetin / raportin…]

[ ] paradhënie me rastin e kryerjes, testeve të pranimit etj.

21 Përqindja e kompensimit të dëmit në ditë

[ ] % në ditë

21 Shuma maksimale në

total për kompensimin e dëmeve

[ ] % e çmimit total të kontratës, p.sh. 10%

23

Ndërprerja për voli—nëse periudha e njoftimit paraprak është më e gjatë

se 30 ditë, shëno kohëzgjatjen

25

Nënkontraktuesit e lejuar dhe gjithë personeli

kryesor i nënkontraktuesve.

26

Organi i arbitrazhit që do të përdoret për zgjidhjen e kontesteve? Përcakto njërin prej organeve të paraqitura në vijim1.

Oda Ekonomike e

Kosovës

Ose

1 Vërejtje: Ju lutem referohuni në pjesën 26.3 të Udhëzime për përdorimin e formës standarde.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 10 -

Page 11: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

Oda Ekonomike

Amerikane në Kosovë

26

Legjislacioni që qeverisë kontratën është

legjislacioni i Kosovës?

Nëse Jo, shëno legjislacionin tjetër.

Po / Jo

27

Gjuha kryesore e kontratës

28 Njoftimet

Adresa e furnizuesit:

E-mail:

Faks:

Tel.:

Adresa e bankës:

E-mail:

Faks:

Tel.:

Deklaroni nëse ky nen shtesë duhet të zbatohet

apo duhet të fshihet.

Të jetë i zbatueshëm apo të fshihet?

Neni për çmimin më të mirë

Nëse furnizuesi i ofron ndonjë blerësi shërbime të njëjta në sasi të njëjtë apo më të vogël se ndonjërit prej

konsumatorëve të tij, ai bie dakord që ta ulë çmimin e shërbimeve për të pasqyruar këtë; dhe

Deklaroni nëse ky nen shtesë duhet të zbatohet

apo duhet të fshihet.

Të jetë i zbatueshëm apo të fshihet?

Neni për rregullimin e çmimit

Nëse konsumatori mund të gjejë sasi të njëjtë të shërbimeve zëvendësuese me garanci të ngjashme nga një palë e tretë, atëherë furnizuesi bie dakord që t’i ofrojë ato në të njëjtën

mënyrë.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 11 -

Page 12: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË KONTRATËS Përshkrim Konsumatori i ka kërkuar furnizuesi që t’i ofrojë dhe furnizuesi është pajtuar të kryejë shërbime të caktuara të përshkruara në orarin dhe të gjitha shtojcat (më tej në tekst: shërbimet). Përkufizimet dhe kushtet e përgjithshme

1. Përkufizimet Përveç kur përcaktohet ndryshe nga konteksti, për qëllimet e kësaj kontrate termet e mëposhtme do të kenë këto kuptime: “Porosi shtesë” është porosia e mëtejme për mallrat apo shërbimet e përcaktuara në kontratë (me përjashtim të porosisë fillestare), siç është përcaktuar me nenin 11. “Filialë” është çdo subjekt juridik, kompani apo subjekt tjetër që kontrollon ose është nën kontrollin e përbashkët të palës, por vetëm për aq kohë sa ekziston ky kontroll ose kontroll i përbashkët. Për qëllimet e këtij përkufizimi, termi “kontroll” ka kuptimin e autoritetit për të caktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë politikat menaxheriale të kompanisë ose subjektit të këtillë, përmes pronësisë së shumicës së të drejtave të votimit, ose të drejtës për të emëruar shumicën e bordit të drejtorëve apo një organi që ushtron funksion të ngjashëm, me marrëveshje ose në mënyrë tjetër. “Legjislacion i zbatueshëm” nënkupton legjislacionin e zbatueshëmnë Kosovë sipas Kushtetutës së Kosovës së qershorit 2008, bashkë me ndryshimet dhe plotësimet. “Përfaqësues i autorizuar” është personi(at) e emërtuar në orar të cilët kanë të drejtë që në emër të palës të marrin vendime përkitazi me kontratën, ose ndryshimet dhe plotësimet e kontratës. “Kërkesë për ndryshime ose Urdhër për ndryshime” është çdo ndryshim i shërbimeve të kërkuara ose të kryera në pajtim me nenin 19 të këtyre Kushteve të përgjithshme të kontratës. “Datë e përfundimit” është cilado data e përcaktuar në orar për përfundimin e kryerjes së cilitdo shërbim. “Informacion afarist konfidencial” nënkupton të gjitha informacionet, specifikimet, dizajnët, vizatimet, projektet, diagramet e rrjetit, rregullat e sigurisë, politikat e brendshme, bazat e të dhënave të konsumatorit dhe të dhënat mbi konsumatorin, duke përfshirë këtu numrat dhe emërtimet e llogarive bankare, informatat mbi transaksionet, informatat lidhur me kontestet ligjore (qofshin në procedurë, të paralajmëruara a të pritura), pronësinë mbi Konsumatorin, ose pretendimet nga ose kundër Konsumatorit. “Kontratë e konsulencës” është kontrata element parësor i së cilës është ofrimi i shërbimeve të personelit të specializuar.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 12 -

Page 13: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

“Kontratë” do të thotë marrëveshje e lidhur ndërmjet konsumatorit dhe furnizuesit, që e detyron furnizuesin të ofrojë shërbimet e përcaktuara në kontratën për shërbime të nënshkruar nga palët, duke përfshirë të gjitha shtojcat dhe anekset gjegjëse sikurse kushtet e përgjithshme të kontratës, orarin, dhe të gjitha dokumentet e përfshira me referencë në këto dokumente. “Ditë pune” është dita në të cilën bankat në Kosovës janë zakonisht të hapura. “Çmim i kontratës”, në rastin e kontratës me çmim paushall, është çmimi i shërbimeve i përcaktuar në porosinë përkatëse fillestare ose çfarëdo porosish shtesë. “Ditë” është dita kalendarike. “Produkt” është cilido rezultat i shërbimeve. “Kontratë e bazuar në honorarë” është kontrata pagesa e së cilës është e bazuar në njësi të çmimit të shërbimit, siç janë tarifat sipas orëve ose ditëve. “KPK” nënkupton Kushtet e përgjithshme të kontratës. “Porosi fillestare” është porosia e bërë për mallrat/shërbimet e përcaktuara në tender, e cila i është bashkëngjitur orarit (përveç, me qëllim të shmangies së hutimit, çfarëdo porosish shtesë). “Çmim paushall” është pagesa e shumës së sheshtë ose fikse për rezultatin e prodhuar. Pagesa nuk varet nga koha e shpenzuar për prodhimin e rezultatit. “Palë” nënkupton konsumatorin ose furnizuesin, cilido që të jetë rasti, dhe “Palët” janë konsumatori dhe furnizuesi të referuar së bashku në këtë kontratë. “Personel” është relevante në rastin e kontratës së konsulencës. Personel janë personat e angazhuar nga furnizuesi ose cilido nënkontraktues si të punësuar të caktuar për kryerjen e shërbimeve ose ndonjë pjese të tyre. Personel i huaj janë personat të cilët në kohën e punësimit të tyre kanë qenë me vendbanim të përhershëm jashtë Kosovës. Personel kryesor janë personeli të cilëve furnizuesi u referohet në orarin e kontratës, ose në dokumentet e tenderit, si “ekspertë kryesorë”, “personel kryesor” ose ndonjë term tjetër të ngjashëm. “Shpenzime të kompensueshme” janë shpenzimet për të cilat furnizuesi dhe personeli i tij në kontrata të caktuara, dhe nëse është përcaktuar kësisoj në orar, mund të kërkojë rimbursim nga konsumatori, siç janë, për shembull, shpenzimet e udhëtimit, fotokopjimit ose përkthimit. Fusha e zbatimit dhe metoda e kërkimit të kompensimit për shpenzimet e këtilla është përcaktuar në orar. “Orar” janë Kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës, që ndryshojnë ose plotësojnë Kushtet e përgjithshme të kontratës. “Shërbime” është tërësia e punëve të kryera nga furnizuesi për konsumatorin sipas kësaj kontrate dhe siç është përvijuar në Termat e referencës, Specifikimet ose Propozimin. “Nënkontraktues” është çdo subjekt fizik ose juridik që ka lidhur kontratë me furnizuesin për kryerjen e një pjese të shërbimeve. “Data e fillimit” është data e përcaktuar në orar, d.m.th. në kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës, ose, në rastin kur data e tillë mungon, data në të cilën konsumatori ia bën të ditur furnizuesit se duhet të fillojnë shërbimet. “Termat e referencës” nënkupton termat që shpjegojnë në hollësi shërbimet.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 13 -

Page 14: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

“Palë e tretë” është çdo subjekt fizik ose juridik tjetër përpos konsumatorit, furnizuesit ose nënkontraktuesit.

2. Hyrja në fuqi dhe kohëzgjatja e kontratës 2.2 Kontrata do të hyjë në fuqi në datën e nënshkrimit të saj nga të dyja palët. Përveç nëse në orar është përcaktuar që kontrata duhet të skadojë në një datë të caktuar, kontrata do jetë në fuqi deri në zgjidhjen e saj në përputhje me nenet 22 dhe 23. 2.3 Furnizuesi do t’i fillojë shërbimet në datën e fillimit dhe do t’i përfundojë në datën e përfundimit të përcaktuar në kontratë.

3. Specifikimet dhe standardet 3.1 Furnizuesi pajtohet që ta furnizojë konsumatorin me shërbimet e përshkruara në kushtet e kësaj kontrate dhe në pajtueshmëri me specifikimet teknike të parashtruara në orarin(et) e punës/shtojcat përkatëse. Me pëlqimin me shkrim të palëve dhe në pajtim të plotë me këtë kontratë, kjo kontratë mund të pësojë ndryshime të kohëpaskohshme, duke përfshirë këtu procedurën e urdhrit për ndryshim. 3.2 Furnizuesi pajtohet t’i kryejë shërbimet për konsumatorin me gjithë kujdesin dhe aftësinë, efikasitetin dhe ekonominë e duhur, në përputhje me standardet dhe praktikat e pranuara përgjithësisht si profesionale dhe ligjin e zbatueshëm. 3.4 Nëse furnizuesi kryen shërbime të veçanta teknike, ai do të ofrojë garanci për cilësinë e punës së tij për të paktën 12 muaj, ose ndonjë periudhë më të gjatë të përcaktuar në orarin e punëve. Kjo do të thotë që nëse brenda kësaj periudhe produkti rezulton të jetë me të meta, furnizuesi do të jetë i obliguar që menjëherë ta korrigjojë defektin pa pagesë, ose, në rast të dështimit për ta korrigjuar atë, ta kompensojë konsumatorin për të gjitha humbjet e shkaktuara. 3.6 Furnizuesi garanton që respektimi i detyrave dhe përgjegjësive të tij të përcaktuara në këtë kontratë, përfshirë kryerjen e shërbimeve para datës së përfundimit, kanë rëndësi vendimtare. 3.7 Furnizuesi do të respektojë praktikat e menaxhimit të shëndoshë dhe etik, do të përdorë teknologji të përshtatshme dhe pajisje, makineri, materiale e metoda të sigurta dhe efektive. 3.8 Nëse konsulenti është këshillëdhënës, ai duhet të veprojë gjithmonë, për çdo çështje në lidhje me këtë kontratë ose shërbimet, si këshilltar besnik ndaj konsumatorit. Sa i përket realizimit të kësaj kontrate, furnizuesi në çdo kohë do t’i mbështesë dhe mbrojë interesat e ligjshme të konsumatorit në çdo marrëdhënie me nënkontraktuesit ose palët e treta dhe do të deklarojë të gjitha interesat financiare që ai ose familja e tij e ngushtë ka në cilindo transaksion ose diskutim, si dhe çdo konflikt interesi që rrjedh nga puna e kryer për ndonjë klient tjetër. Furnizuesi dhe personeli i tij do të respektojnë të gjitha kodet e sjelljes së industrisë që zbatohen për këta profesionistë në vendet amë të tyre.

4. Organizimet praktike 4.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, furnizuesi do të mbajë përgjegjësinë për sigurimin e të gjitha licencave ose lejeve të nevojshme për kryerjen e shërbimeve, përfshirë të gjitha licencat e operimit, tatimet dhe lejet e hyrjes, qëndrimit dhe punës për çdo personel të huaj. 4.2 Furnizuesi do të jetë përgjegjës që të sigurojë zyrat, hapësirat, personelin dhe pajisjet përkatëse, por vetëm deri në masën sa i janë përcaktuar si obligim në orar.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 14 -

Page 15: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

4.3 Nëse është përcaktuar me orar, furnizuesi, brenda afatit të caktuar në orar, do t’i dorëzojë për miratim përfaqësuesit të autorizuar të konsumatorit, ose menaxherit të projektit, programin me metodat e përgjithshme, organizimin, radhën dhe kohëzgjatjen e të gjitha aktiviteteve në kuadër të shërbimit. Furnizuesi do ta rifreskojë programin të paktën çdo 2 javë apo periudhë kohore tjetër të përcaktuar në orar. Miratimi i programit nga ana e përfaqësuesit të autorizuar/menaxherit të projektit nuk do t’i ndryshojë obligimet e furnizuesit. Furnizuesi mund ta rishikojë programin dhe t’ia dorëzojë atë sërish përfaqësuesit të autorizuar/menaxherit të projektit në çdo kohë. Programi i rishikuar do të shpjegojë efektin e të gjitha kërkesave për ndryshime. 4.4 Në rastet kur orari ose specifikimet/termat e referencës përcaktojnë që në kuadër të shërbimeve furnizuesi duhet të dizajnojë produkte të posaçme për konsumatorin, atëherë furnizuesi duhet t’ia dorëzojë vizatimet/dizajnët për miratim përfaqësuesit të autorizuar të konsumatorit. Vizatimet/dizajnët duhet t’i përmbushin kërkesat e konsumatorit, të jenë të hollësishme në masë të mjaftueshme që të pasqyrojnë përshtatshmërinë e dizajnit(-ëve) dhe të përfshijnë të gjithë udhëzuesit për përdorimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të produkteve. Megjithatë, miratimi i çfarëdo vizatimeve/dizajnëve nga ana e konsumatorit nuk do ta lirojë furnizuesin nga përgjegjësia ligjore e tij për çfarëdo pasaktësish apo gabimesh të këtyre të fundit dhe as nga obligimet e përcaktuara me këtë kontratë.

5. Standardet e konfidencialitetit, mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave 5.1 Secila palë bie dakord ta mbajë të fshehtë çdo informacion të palës tjetër që përbën informacion afarist konfidencial, për aq kohë sa ky informacion do të ketë vlerë komerciale dhe gjithsesi për të paktën 3 vite pas datës së mbarimit të kontratës. Palët bien dakord që informatat afariste konfidenciale të tilla të mos i përdorin përveç për aq sa është e nevojshme për ta realizuar kontratën ose për t’i vendosur dhe mirëmbajtur shërbimet ose çfarëdo produkti që rrjedh nga ato. Por, ky obligim nuk do të jetë i zbatueshëm në qoftë se, në kohën përkatëse, informacioni është:

(a) në domenin publik; ose (b) i ditur për palën, e cila e ka marrë këtë informacion në një mënyrë tjetër që nuk përbën shkelje të kësaj kontrate; ose (c) duhet të zbulohet në gjykatë ose ipso-jure.

5.2 Nëse gjatë realizimit të kësaj kontrate furnizuesi vjen deri te kontakti me të dhëna personale të cilat menaxhohen ose mbahen nga konsumatori, furnizuesi bie dakord që në lidhje me këto të dhëna personale të respektojë Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (2010/03-L-172) dhe t’i përpunojë ato në përputhshmëri të plotë me udhëzimet e konsumatorit. 5.3 Gjatë kryerjes së shërbimeve, furnizuesi do të bëjë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për t’i mbajtur informatat konfidenciale afariste të sigurta dhe për të respektuar të gjitha kërkesat e sigurisë nga ana e konsumatorit, duke përfshirë standardet fizike, të identitetit dhe të TI-së. 5.4 Në rast të ndonjë shkeljeje të Nenit 5 ose lëshimesh të sigurisë apo konfidencialitetit të së dhënave, furnizuesi menjëherë do ta njoftojë përfaqësuesin e autorizuar të konsumatorit dhe do të bashkëpunojë me konsumatorin për t’i zgjidhur të gjitha problemet, pa kërkuar pagesë shtesë. 5.5 Furnizuesi do të jetë përgjegjës për sigurinë e të gjitha aktiviteteve të kryera në objektet e konsumatorit. Ai do të ndërmarrë të gjithë hapat e arsyeshëm për t’i minimizuar pengesat në përdorimin e objekteve dhe të mjedisit nga përdoruesit, palët e treta, publiku, dhe do të respektojë të gjitha kërkesat e departamentit të sigurisë së konsumatorit.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 15 -

Page 16: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

6. Patentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. 6.1 Të gjitha të drejtat për vizatimet, projektet, specifikimet ose logot të cilat konsumatori ia ka dhënë furnizuesit i takojnë konsumatorit. Pajisjet, softuerët, dokumentet dhe gjësendet e tjera që konsumatori i ka vënë në dispozicion të furnizuesit, ose që furnizuesi i ka blerë me fondet e konsumatorit, mbeten pronë e konsumatorit dhe duhet të etiketohen kësisoj. Furnizuesi duhet t’ia dorëzojë ato konsumatorit jo më vonë se pas skadimit ose ndërprerjes së kësaj kontrate apo projektit përkatës, së bashku me një inventar të hollësishëm të tyre. 6.2 (a) Në pajtim me nenin 6.2(b) të KPK-ve, të gjitha projektimet, vizatimet, specifikimet, dizajnët, raportet, dokumentet e tjera dhe softuerët e përgatitur nga furnizuesi për konsumatorin në kuadër të kësaj kontrate (“produktet”) do të bëhen dhe mbeten pronë e konsumatorit. (b) Në qoftë se ndonjë produkt ose shërbim sipas kësaj kontrate nuk është (i) prodhuar në mënyrë specifike për konsumatorin, ose (ii) përmban elementë që kanë qenë në përdorim të përgjithshëm para datës së fillimit të kontratës ose para datës kur furnizuesi ka filluar punën për konsumatorin (cilado që të jetë më e hershme), ose (iii) përmbajnë softuerin që e shet një palë e tretë, atëherë përveç nga sa është përcaktuar në orar, furnizuesi i jep ose bie dakord që, në kuadër të çmimit të kontratës, konsumatorit dhe kompanive të tij filiale t’ju lëshojë ose blejë licencën e parevokueshme, të përhershme, të pakushtëzuar, dhe pa detyrime të rentave të së drejtave të pronësisë intelektuale, për shfrytëzimin e produktit ose rezultatit të shërbimit. (c) Furnizuesi, jo më vonë se pas ndërprerjes ose skadimit së kësaj kontrate, do t’i dorëzojë konsumatorit të gjitha dokumentet, dizajnët dhe produktet/kodin burimor të ndërlidhur me produktet, do të mundësojë mirëmbajtjen e tyre, si dhe do t’i dorëzojë origjinalet e nënshkruara, ose kopjet e duhura, të licencave të përcaktuara në paragrafin (b), bashkë me hollësitë rreth aspekteve të mbuluara nga licencat, dhe inventarin e plotë e të gjithë artikujve të përmendur në nenin 6.2 të këtyre KPK-ve. 6.3 Furnizuesi garanton se ka të drejtën për bartjen e të drejtave të përmendura në nenet 6.1 dhe 6.2 më sipër, pa pengesa dhe të pakontestuara. 6.4 Furnizuesi do t’i dëmshpërblejë konsumatorin dhe të licencuarit e trashëguesit e tij për dëmet dhe do të bartë të gjitha kostot, kërkesat dhe shpenzimet (duke përfshirë, por jo vetëm, shpenzimet ligjore të arsyeshme) që personat ose entitetet e këtilla shkaktojnë si rrjedhojë e çfarëdo kërkesëpadieose pretendimi se shërbimet e ofruara ose produkti rezultues shkelin patentën, markën tregtare, të drejtat autoriale, të drejtat mbi dizajnin industrial apo ndonjë të drejtë tjetër të pronësisë intelektuale, apo për dështimin për të respektuar nenet 6.1 deri 6.3 më sipër. 6.5 Nëse konsumatori bëhet subjekt apo vihet në dijeni të çfarëdo kërkesëpadie a pretendimi të tillë të përmendur në nenin 6.4, ai duhet ta njoftojë furnizuesin për këtë pa vonesa të panevojshme dhe, me kushtin që furnizuesi të ketë fonde të mjaftueshme për ta paguar dëmshpërblimin e përcaktuar me nenin 6.4 më sipër, konsumatori bie dakord që furnizuesit t’ia japë “kontrollin mbi kontestin” në mënyrë që furnizuesi të mund të menaxhojë me kërkesëpadinë ose kontestin ligjor, dhe konsumatori nuk do të bëjë asnjë lëshim apo kompromis pa pëlqimin e furnizuesit. Konsumatori bie dakord për zbatimin e çfarëdo “ndërrimi të drejtimit” për të cilin e udhëzon furnizuesi me qëllim të shmangies së shkeljes, me kushtin që këto ndërrime të mos ndikojnë në performancën e konsumatorit apo t’i shkaktojnë atij shpenzime të pakompensueshme. 6.6 Nëse shërbimet shkelin të drejtat e palëve të treta në një mënyrë që nuk lë vend për asnjë zgjidhje praktike për shmangien e shkeljes siç u përshkrua më sipër, dhe nëse shërbimet ose produkti ende mund të përdoren, furnizuesi bie dakord që mbi bazën e amortizimit linear t’ia kompensojë konsumatorit shpenzimet për shërbimet/produktin e ndikuar.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 16 -

Page 17: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

6.7 Përveç kur në orar është saktësuar ndryshe, në bazë të këtij neni përgjegjësia ligjore e furnizuesit do të jetë e kufizuar deri në 5 milionë euro.

7. Tatimet dhe doganat 7.1 Nëse është i obliguar sipas legjislacionit të Kosovës, furnizuesi do të regjistrohet në Administratën Tatimore të Kosovës dhe do të marrë një numër fiskal. Nëse furnizuesi nuk ka numër fiskal dhe konsumatori beson se një gjë e tillë kërkohet me ligj, konsumatori, në përputhshmëri me legjislacionin e Kosovës, mund t’ia zbresë pagesës së furnizuesit shumën që përbën tatimin në të ardhurat e korporatave/tatimin në të ardhura dhe furnizuesi nuk do të ketë mundësi ta paraqesë asnjë pagesë si shumë bruto për të pasqyruar këtë. 7.2 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, në çmimin e dhënë nuk përfshihet TVSH-ja, e cila mund t’i ngarkohet çmimit të dhënë sipas normave tatimore të zbatueshme në Kosovë. Konsumatori do t’ia paguajë furnizuesit çfarëdo TVSH-je, takse doganore apo tjetër, vetëm nëse konsumatori paraqet dokumentacionin e nevojshëm me të cilin dëshmon obligimin për TVSH-në dhe numrin fiskal.

8. Sigurimi Furnizuesi (i) do të blejë dhe ripërtërijë, dhe do të sigurohet që të gjithë nënkontraktuesit të blejnë dhe ripërtërijnë me shpenzimet e tij (ose të nënkontraktuesve, sido që të jetë rasti), policë të sigurimit nga rreziqet dhe, përkitazi me mbulimet e saktësuara në orar dhe të parapara me ligj, (ii) do t’i ofrojë dëshmi konsumatorit se sigurimet janë blerë dhe ripërtërihen vazhdimisht, dhe se premiumet e tanishme të këtyre sigurimeve janë paguar.

9. Përgjegjësia për personelin e furnizuesit 9.1 Furnizuesi do mbajë përgjegjësinë ekskluzive për personelin e tij, nënkontraktuesit dhe personelin e tyre, dhe të gjitha veprimet e tyre. Furnizuesi dëmshpërblen konsumatorin, personelin ose klientët e tij për çdo kërkesëpadi të ngritur kundër konsumatorit, personelit ose klientëve të konsumatorit si rrjedhojë e shkeljes së kontratës nga furnizuesi ose si rrjedhojë e veprimeve të personelit të furnizuesit apo të nënkontraktuesve të tij. 9.2 Personeli i furnizuesit dhe nënkontraktuesve janë përgjegjësi e furnizuesit dhe këta persona nuk do të kenë asnjë të drejtë të marrëdhënies së punës apo të drejta të tjera të ngjashme karshi ose në lidhje me konsumatorin, gjatë kohëzgjatjes së vlefshmërisë dhe pas skadimit të kësaj kontrate. Furnizuesi do ta dëmshpërblejë konsumatorin për të gjitha kostot, kërkesat ose shpenzimet që personeli i furnizuesit apo nënkontraktuesit e tij do t’i shkaktojnë konsumatorit në lidhje me marrëdhënien e tyre të punës a ndonjë status tjetër, ose si rezultat i kushteve që furnizuesi u ka ofruar nënkontraktuesve të tij.

10. Largimi dhe/ose zëvendësimi i personelit – kontratat e konsulencës Ky nen do të zbatohet në lidhje me kontratën e konsulencës (nëse është identifikuar kështu në orar). 10.1 Konsulenti do të punësojë ose angazhojë personel dhe nënkontraktues të kualifikuar dhe me përvojë që janë të nevojshëm për kryerjen e shërbimeve.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 17 -

Page 18: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

10.2 Konsumatori miraton listën me titujt dhe emrat e personelit kryesor të përfshirë në orar. Për personelin tjetër të cilin konsulenti propozon që të përdoret për kryerjen e shërbimeve, furnizuesi do t’i dorëzojë për shqyrtim dhe miratim konsumatorit nga një kopje të biografisë të tyre. Nëse konsumatori nuk kundërshton me shkrim (duke deklaruar arsyet e kundërshtimit) brenda dhjetë (10) ditëve nga data e pranimit të biografive, do të konsiderohet se konsumatori ka miratuar personelin përkatës si personel kryesor. 10.3 Asnjë ndryshim në personelin kryesor nuk mund të bëhet pa pëlqimin me shkrim të përfaqësuesit të autorizuar të konsumatorit. Nëse për ndonjë arsye përtej kontrollit të arsyeshëm të furnizuesit paraqitet nevoja për zëvendësimin e ndonjërit prej personelit kryesor, furnizuesi do të sigurojë si zëvendësim një person me kualifikim të barabartë ose më të lartë dhe do të ndjekë procedurën e mësipërme të miratimit. 10.4 Nëse konsumatori konstaton se ndonjë personel (i) ka kryer sjellje të rënda ose është akuzuar për kryerjen e ndonjë vepre penale, ose (ii) ka arsye të bazuar për të qenë i pakënaqur me punën e ndonjë prej personelit, atëherë furnizuesi, pas pranimit të kërkesës me shkrim të konsumatorit në të cilën janë saktësuar arsyet e tij, do të sigurojë si zëvendësim një person me kualifikime dhe përvojë të pranueshme për konsumatorin. Për miratimin e zëvendësimit të personelit do të përdoret procedura e përcaktuar në nenin 10.2.

11. Porositë shtesë 11.1 Ky nen do të zbatohet nëse nga orari ose konteksti i kontratës është e qartë se kjo është kontratë kornizë përmes së cilës konsumatori mund të porosisë shërbime kohë pas kohe. Ky nen gjithashtu do të zbatohet në lidhje me çdo shërbim tjetër shtesë, përveç porosisë fillestare. Në rastin e dytë, referenca në shërbimet do të përjashtojë çfarëdo porosie fillestare. 11.2 Nëse e lejon orari, konsumatori do të ketë të drejtë që në kuadër të kësaj kontrate të bëjë porosi shtesë për shërbime, për të paktën 2 vite pas datës së nënshkrimit të saj apo ndonjë periudhë tjetër të përcaktuar në orar. Porositë shtesë do të përmbushen brenda çfarëdo periudhe të njoftimit paraprak (periudhe të parë) të përcaktuar në orar. 11.3 Çmimet për porosi shtesë do të jenë siç janë të përcaktuara në orar ose, nëse nuk janë përcaktuar fare, çmimet origjinale do të zbatohen për 2 vite apo periudhën tjetër të tillë të përcaktuar në orar. 11.4 Të gjitha shumat minimale të porosive shtesë apo kërkesat për porosi shtesë do të përcaktohen në orar. 11.5 Konsumatori do ta përcaktojë kohëzgjatjen dhe natyrën e saktë të shërbimeve që do t’i ofrojë furnizuesi, dhe përfaqësuesi i autorizuar i konsumatorit do të japë udhëzime me shkrim të nënshkruara para fillimit të çdo punimi (“pune”). Udhëzimet do të përvijojnë natyrën e punës, vendndodhjen(-t) e saj dhe, po të jetë e nevojshme, numrin e përllogaritur të orëve të nevojshme për përfundimin e punës dhe afatet kohore për dorëzimin e të gjitha raporteve në lidhje me punën. Furnizuesi do të përgjigjet me numrin e përafërt të orëve të nevojshme për punimet, personelin e propozuar (me pëlqimin për përdorimin e personelit jo-kyç) dhe kuotimin e shpenzimeve të mundshme. Në këtë pikë, konsumatori do të deklarohet me shkrim në qoftë se nuk pajtohet me koston, planet dhe afatet kohore të propozuara dhe mund ta anulojë porosinë për punimet. 11.6 Furnizuesi nuk do të fillojë asnjë shërbim, për të cilin do të duhet të bëhet kërkesë për ndryshime, ose porosi shtesë pa pasur udhëzime me shkrim ose konfirmim me shkrim nga përfaqësuesi(-t) e autorizuar të konsumatorit. Nëse furnizuesi e nis shërbimin, atëherë ai rrezikon që të mos paguhet për atë.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 18 -

Page 19: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

11.7 Furnizuesi do t’i respektojë të gjitha periudhat kohore për punët/shërbimet në porosinë shtesë të konsumatorit, përveç në rastet kur: (a) Kërkesa bëhet me njoftim paraprak më të shkurtër se 8 ditë dhe është e paarsyeshme që furnizuesi ta kryejë punën me një paralajmërim kaq të shkurtër; ose (b) Periudhat kohore të përcaktuara nga konsumatori janë të paarsyeshme, me ç’rast furnizuesi mund të kundërshtojë punën duke njoftuar menjëherë me shkrim konsumatorin. Palët mund të bien dakord për periudha ose përllogaritje kohore alternative.

12. Kontabiliteti, kontrolli dhe auditimi financiar Furnizuesi (i) do të mbajë libra kontabël dhe të dhëna të sakta dhe sistematike për shërbimet sipas kësaj kontrate, në përputhje me parimet e kontabilitetit të pranuara ndërkombëtarisht dhe në atë formë dhe hollësi që do të identifikojnë qartë kohën dhe koston e punës, si dhe njësitë bazë të tyre (përfshirë ato baza të cilat mund të jenë përmendur në mënyrë specifike në orar), dhe (ii) do të lejojë konsumatorin, ose përfaqësuesin e autorizuar të tij, që të bëjë kontrollin periodik, dhe deri në një vit pas skadimit ose ndërprerjes së kësaj kontrate, të së njëjtave, të bëjnë kopje të tyre dhe që ato të auditohen nga auditorët e caktuar nga konsumatori, si dhe, nëse konsumatori e kërkon këtë, (iii) do të lejojë personin(at) e njëjtë të kontrollojnë librat kontabël dhe të dhënat e furnizuesit në lidhje me performancën e tij dhe t’i nënshtrohen auditimit nga auditorë të miratuar prej konsumatorit.

13. Ndalimi i veprimtarive konfliktuese dhe ekskluziviteti 13.1 Furnizuesi nuk do të angazhohet dhe do të sigurojë që personeli i tij, nënkontraktuesit dhe personeli i tyre të mos angazhohen, qoftë drejtpërdrejtë ose tërthorazi, në çfarëdo veprimtarish afariste apo profesionale, në Kosovë ose gjetiu, që do të binin ndesh me veprimet që u janë caktuar në këtë kontratë, përfshirë të gjitha veprimet e ndaluara në orar. 13.2 Ky kufizim do të zgjasë për tërë kohëzgjatjen e kontratës dhe për 12 muaj të tjerë pas përfundimit të saj, ose ndonjë periudhë tjetër më të gjatë të përcaktuar në orar. 13.3 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, kjo nuk është kontratë ekskluzive në kuptimin që konsumatori është i lirë që për shërbime të njëjta apo të ngjashme t’ju drejtohet furnizuesve të tjerë.

14. Çmimet dhe pagesat – Të përgjithshme 14.1 Nëse në orar është përcaktuar pagesa e paradhënies, ajo do të paguhet me kushtin që, në qoftë se është përcaktuar në orar, furnizuesi të sigurojë garanci bankare të përshtatshme dhe të pranueshme apo mjete të tilla të ngjashme për sigurimin e paradhënies. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, konsumatori do ta kompensojë paradhënien duke e zbritur përpjesëtimisht këtë shumë nga pagesat që ai i detyrohet furnizuesit gjatë periudhës prej fillimit deri në datën e përfundimit të kontratës. 14.2 Furnizuesi duhet t’i përdorë paradhëniet vetëm për të paguar materialet, mallrat, fluturimet, paradhëniet për personelin dhe për pagesa të tjera shprehimisht të nevojshme për kryerjen e shërbimeve, dhe do të jetë i obliguar që ta dëshmojë këtë me dokumentacionin e përshtatshëm nëse kjo i kërkohet.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 19 -

Page 20: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

14.3 Pagesat do të bëhen vetëm në llogari të miratuara me shkrim nga përfaqësuesi i autorizuar i konsumatorit për kontratën dhe duhet të jenë në emrin e furnizuesit. 14.4 Kjo kontratë do të jetë ose (a) e bazuar në honorarë ose (b) me çmim paushall ose (c) kombinim i këtyre të dyjave, varësisht se si është saktësuar në orar dhe planin e pagesave. 14.5 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, çmimet e kontratës do të mbesin të njëjta gjatë tërë kohëzgjatjes së kontratës ose ndonjë periudhe tjetër të përcaktuar në orar. 14.6 Pagesat për furnizuesin të përcaktuara në këtë kontratë do të përbëjnë kompensimin e vetëm në lidhje me këtë kontratë apo për shërbimet, dhe furnizuesi nuk do të marrë, dhe do të sigurojë që kompanitë filiale, nënkontraktuesit dhe personeli i tij të mos marrin për përfitim të tyrin, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë qoftë të tërthortë, asnjë komision, zbritje a pagesë të ngjashme për veprimet në kuadër të kësaj kontrate apo shërbimeve, ose për t’u liruar nga obligimet e tyre sipas kësaj kontrate. 14.7 Pagesat e tjera përveç paradhënies do të bëhen në përputhje me orarin ose, nëse orari nuk përmban dispozita për këtë çështje, pas kryerjes së shërbimeve, por gjithmonë vetëm pasi të jetë dhënë njoftimi paraprak i duhur. 14.8 Furnizuesi do t’i dorëzojë konsumatorit kërkesë(-a) me shkrim për pagesë dhe do t’i shoqërojë ato me faturën përkatëse ku janë përshkruar, sipas rastit, shërbimet e kryera dhe me dokumente të dorëzuara në përputhje me KPK-të, pasi të ketë përmbushur obligimet e përcaktuara në këtë kontratë, përfshirë nenet 15 deri 17 në vijim. 14.9 Konsumatori duhet t’i kryejë pagesat me kohë dhe jo më vonë se (30) ditë pas pranimit të faturës apo kërkesës së pranueshme nga furnizuesi. Nëse pagesa vonohet më shumë se 3 ditë, furnizuesi mund kërkojë kamatëvonesë për kohën prej datës kur është dashur të kryhet pagesa deri në datën kur kryhet pagesa, duke aplikuar normën mesatare të interesit mbi mbitërheqjet në Kosovë të përcaktuar në botimin më të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës të botuar para datës së skadimit të afatit për kryerjen e pagesës. 14.10 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, të gjitha çmimet do të caktohen në euro dhe të gjitha pagesat do të bëhen në euro. 14.11 Përveç nëse është vënë në dukje në ndonjë mënyrë tjetër (dhe përveç në lidhje me porosinë fillestare), në këtë kontratë nuk ka çmim minimal.

15. Pagesa – vetëm për projektet e bazuara në honorarë Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, ky nen zbatohet për kontratat/projektet e bazuara në honorarë (siç është shënuar në orar). 15.1 Konsumatori do ta paguajë furnizuesin në përputhje me pjesët përkatëse për pagesat (për honorarët apo shpenzimet e kompensueshme) në orar. 15.2 Pagesat për personelin do të përcaktohen në bazë të kohës që ata kanë shpenzuar për kryerjen e shërbimeve, pas datës së hyrjes në fuqi të kontratës. Pagesat e honorarëve të cilitdo personel të angazhuar si zëvendësim në pajtim me nenin 12 më sipër, si dhe të gjitha kompensimet e shpenzimeve që kanë rrjedhur nga zëvendësimi i këtillë që mund t’i kërkojë furnizuesi, duhet të miratohen paraprakisht me shkrim nga konsumatori. Përveç në rastet kur konsumatori bie dakord për të kundërtën, (i) furnizuesi do t’i bartë të gjitha shpenzimet për udhëtime shtesë ose shpenzime tjera që rrjedhin apo janë të lidhura me çfarëdo largimi dhe/ose zëvendësimi të personelit, dhe (ii) pagesa për

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 20 -

Page 21: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

cilindo personel të siguruar si zëvendësim nuk do të tejkalojë pagesën që ishte paraparë fillimisht për personelin që është larguar. 15.3 Personeli kryesor nuk do të ketë të drejtë në pagesë për punë jashtë orarit, dhe as për pushim mjekësor a pushim vjetor; këto aspekte do të konsiderohet se janë mbuluar në pagën që ua jep atyre furnizuesi. Furnizuesi duhet që paraprakisht t’i miratojë të gjitha pushimet e personelit kryesor dhe të sigurojë që mungesa e tyre të mos shkaktojë vonesa në ecurinë dhe mbikëqyrjen adekuate të shërbimeve. 15.4 Pagesat për shpenzimet e kompensueshme – në masën që është e lejuar në orar (dhe nuk janë përfshirë në honorarë) – do të bëhen për shpenzime që furnizuesi i ka shkaktuar vërtetë dhe në mënyrë të arsyeshme gjatë kryerjes së shërbimeve dhe janë përcaktuar në orar, dhe vetëm pas paraqitjes së dëshmive përkatëse, siç janë kuponët tatimorë.

16. Metoda e faturimit/pagesave – vetëm për kontratat e bazuara në honorarë 16.1 Sa më të herët që të jetë e mundur dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas përfundimit të muajit kalendarik në të cilin janë ofruar shërbimet, furnizuesi do t’i dorëzojë konsumatorit pasqyra të hollësishme që përmbajnë: (a) Kohën/njësinë tjetër të faturueshme të shpenzuar nga personeli gjatë muajit të kaluar; dhe

(b) Shpenzimet e kompensueshme së bashku me të gjitha dëshmitë përkatëse (p.sh. faturat, pasqyrat e ditëve të punës, fletëporositë etj.). Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, shpenzimet e kompensueshme të paraqitura në valuta të tjera përveç euros do të konvertohen duke përdorur shkallët përkatëse të këmbimit të valutës nga bankat në datën e dorëzimit të pasqyrës financiare. 16.2 Konsumatori do t’ia paguajë furnizuesit të gjitha shumat që i detyrohet brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit të dëshmive të përshkruara në nenin 16.1 të KPK-ve; nëse ndonjë pjesë e pasqyrave mujore nuk është mbështetur me dëshmi apo nuk është në përputhje me kontratën, do të paguhet vetëm diferenca. Konsumatori do të mbledhë apo zbresë të gjitha mospërputhshmëritë në mes të shumës së paraqitur në dokumentet mbështetëse dhe shumës së paraqitur në pasqyrat financiare. 16.3 Në fund të çdo projekti dhe jo më vonë se në ditën e fundit të muajit nëntor të vitit, palët do të vlerësojnë të gjitha pasqyrat financiare, kërkesat dhe pagesat me qëllim të barazimit të të gjitha kërkesave ose pagesave të pashlyera dhe do të bëjnë të gjitha korrigjimet e nevojshme në bazë të informatave dokumentuese shtesë që dorëzohen. Çdo shumë e paguar nga konsumatori që tejkalon shumën reale të pagueshme sipas dispozitave të kësaj kontrate do të kompensohet me kohë nga furnizuesi, brenda pesë (5) ditëve pas regjistrimit të kërkesës së këtillë. Të gjitha kërkesat për kompensim duhet të bëhen brenda dymbëdhjetë (12) muajve pas përfundimit të kontratës.

17. Pagesat—projektet me çmim paushall Ky nen do të zbatohet për kontratat me çmim paushall. Shumat e pagesave do të përcaktohen në orar. Koha e kryerjes së pagesave do të jetë e njëjtë me atë të përshkruar në orar ose, nëse një gjë e tillë nuk është përshkruar në orar, brenda tridhjetë (30) ditëve pas: (i) Prodhimit dhe pranim-dorëzimit që vërteton përfundimin me sukses të produkteve ose raporteve të përcaktuara në orar.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 21 -

Page 22: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

(ii) Paraqitjes së kuponit tatimor të vlefshëm.

18. Pezullimi 18.1 Konsumatori, përmes njoftimit me shkrim, mund t’i pezullojë shërbimet apo të urdhërojë shtyrjen e shërbimeve. 18.2 Nëse shtyrja nuk është për shkak të gabimit ose shkeljes së kontratës nga furnizuesi, konsumatori do t’i bëjë një përshtatje të drejtë datës së përfundimit dhe/ose pagesave (që pasqyron planet e çmimeve të kontratës) duke marrë parasysh shpenzimet shtesë të furnizuesit. Furnizuesi nuk do të ketë të drejtë në ndonjë përfitim nga shtyrja. Nëse shtyrja apo pezullimi zgjatë më shumë se 120 ditë, furnizuesi mund të ndërpresë kontratën duke e njoftuar me shkrim konsumatorin të paktën 30 ditë përpara.

19. Urdhri për ndryshime/modifikime 19.1 Secila palë, me urdhër me shkrim (“kërkesë për ndryshime”), në pajtim me nenin për njoftimet paraprake të këtyre KPK-ve, mund t’i dorëzojë në çdo kohë përfaqësuesit të autorizuar të palës tjetër kërkesën për ndryshimin(-et) e termave të referencës apo ekuivalentëve të tyre në lidhje me kohën, metodologjinë ose fushën e zbatimit të shërbimeve. Pala që bën kërkesën për ndryshim do të dorëzojë shkresat e duhura në lidhje me implikimet kohore dhe financiare të kërkesës për ndryshim. 19.2 Pala tjetër do t’i përgjigjet kërkesës për ndryshim brenda dhjetë (10) ditëve pas pranimit të saj (ose, nëse kërkesa për ndryshim identifikohet si urgjente, në kohën më të shkurtër të arsyeshme) me hollësi apo përgjigje për të gjitha implikimet kohore apo financiare. 19.3 Të gjitha implikimet kohore dhe financiare të paraqitura nga cilado palë do të pasqyrojnë kontratën dhe orarin(-et) e saj, përfshirë të gjithë honorarët dhe shpenzimet e kompensueshme që janë përcaktuar në ato. 19.4 Pala që bën kërkesën për ndryshim do të përgjigjet nëse dëshiron të procedojë apo nëse pajtohet me përgjigjen; bisedimet e mëtejme zhvillohen sipas nevojës. 19.5 Nëse të dyja palët bien dakord për kërkesën për ndryshim, kjo bëhet me shkrim në formularin me numër të kërkesës për ndryshim dhe nënshkruhet nga të dyja palët (më tej në tekst: urdhër për ndryshim) dhe ky urdhër për ndryshim i bashkëngjitet kontratës si pjesë përbërëse e saj. 19.6 Urdhrat për ndryshim nuk mund të përdoren për të ndryshuar asnjë përkufizim apo kusht ligjor. Përkufizimet dhe kushtet ligjore mund t’i ndryshojnë vetëm përfaqësuesit e autorizuar.

20. Vonesat në performancën e furnizuesit 20.1 Furnizuesi do t’i kryejë shërbimet dhe dorëzojë mallrat në përputhje me të gjitha datat e përfundimit dhe duke respektuar me saktësi planin kohor të përcaktuar nga konsumatori në orarin(-et) e kontratës ose të pranuar në fletëporosinë fillestare. 20.2 Nëse gjatë realizimit të kontratës, furnizuesi ose nënkontraktuesi(-t) e tij përballen me kushte që pengojnë dorëzimin me kohë të mallrave apo kryerjen me kohë të shërbimeve, furnizuesi menjëherë do ta njoftojë me shkrim konsumatorin për vonesën, kohëzgjatjen e mundshme dhe shkakun(-et) e tij. Konsumatori do të vlerësojë situatën dhe në diskrecion të tij mund ta zgjasë afatin e realizimit, me apo pa kompensim të dëmeve, me ç’rast palët do të ratifikojnë zgjatjen duke e ndryshuar kontratën.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 22 -

Page 23: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

21. Dëmet e likuiduara 21.1 Nëse në rrethana të forcës madhore furnizuesi dështon t’i kryejë pjesshëm apo në tërësi shërbimet brenda periudhës(-ave) të përcaktuara në kontratë apo deri në datën e përfundimit të kontratës, konsumatori, pa paragjykuar mekanizmat e tjerë në kontratë (dhe me kushtin, ose deri në atë masë, që konsumatori nuk e ka shkaktuar mospërmbushjen), do t’ia zbresë nga çmimi i kontratës ose mbledhë në ndonjë mënyrë tjetër si dëme të likuiduara, shumën e barasvlershme me përqindjen e saktësuar në orar të shërbimeve të pakryera, për secilën ditë vonese deri në ditën e kryerjes apo realizimit, brenda maksimumit të zbritjes së përcaktuar në përqindje në orar. Nëse shërbimet e pakryera e parandalojnë konsumatorin që të përfitojë nga shërbimet e tjera të parapara me këtë kontratë, përqindja do të llogaritet duke marrë parasysh vlerën e të gjitha shërbimeve të prekura. 21.2 Pagesa e dëmeve të likuiduara bëhet pa paragjykuar asnjë të drejtë për të kërkuar kompensime të tjera, apo të drejta të tjera të parapara me ligj kundër furnizuesit, me kushtin që shumës së kompensimit të caktuar t’i zbritet, ose që ajo të pasqyrojë, vlerën e të gjitha kompensimeve të dëmeve që janë paguar.

22. Ndërprerja për mospërmbushje 22.1 Konsumatori, pa paragjykuar mekanizmat e tjerë për shkeljen e kontratës, me njoftim me shkrim për mospërmbushje të kontratës, mund ta ndërpresë këtë kontratë në tërësi apo pjesshëm, nëse furnizuesi, sipas mendimit të konsumatorit, ka përdorur praktika korruptuese ose mashtruese gjatë konkurrimit për fitimin e kontratës ose realizimit të kontratës. Për qëllime të këtij neni: “Praktikë korruptuese” ka kuptimin e ofrimit, dhënies, pranimit ose kërkimit të ndonjë gjësendi me vlerë me qëllim të ndikimit të ndokujt gjatë procesit të prokurimit ose realizimit të kontratës. “Praktikë mashtruese” ka kuptimin e shtrembërimit të fakteve me qëllim të ndikimit në procesin e prokurimit ose realizimit të kontratës në dëm të konsumatorit, dhe përfshin marrëveshjet e fshehta ndërmjet tenderuesve (para ose pas dorëzimit të tenderit) të dizajnuara me qëllim të caktimit të çmimeve artificiale dhe jokonkurrente të tenderit dhe të privimit të konsumatorit nga dobitë e konkurrencës së lirë dhe të hapur. 22.2 Pala mund ta ndërpresë kontratën në rastet e: a. Paaftësisë paguese së palës tjetër, ose paraqitjes dhe miratimit nga gjykata të kërkesës për falimentim të palës, ose nëse pala tjetër nuk mund t’i shlyejë borxhet e saj ose ndonjë kreditor ka nisur procedurë përmbarimore kundër kësaj pale;

b. Shkeljes materiale të kontratës nga pala tjetër, ose një varg shkeljesh të vazhdueshme më të vogla të cilat, nëse konsiderohen së bashku, janë materiale. Në rastin e shkeljes së riparueshme, pala që nuk është përgjegjëse për shkeljen do ta njoftojë me shkrim palën shkelëse mbi shkeljen, dhe kjo e fundit do të ketë shtatë (7) ditë kohë (ose periudhë më të gjatë kohore, sido që të jetë përcaktuar në njoftim) që ta sanojë shkeljen, në rast të dështimit të së cilës do të ndërpritet kontrata. Pala mund ta ndërpresë menjëherë kontratën për shkeljet thelbësore të pariparueshme. Dështimi për të kryer shërbimeve është shkelje materiale. 22.3 Përveç ndërprerjes ose si alternativë ndaj ndërprerjes së kontratës, secila fjalë mund t’i kërkojë palës tjetër që ta dëmshpërblejë për të gjitha shkeljet e kësaj kontrate, cilado qoftë natyra e tyre. Secila palë gjithashtu mund ta dëmshpërblejë tjetrën për të gjitha kostot, kërkesat ose shpenzimet që kjo e

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 23 -

Page 24: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

fundit duhet t’jua paguajë palëve të treta si rrjedhojë e shkeljes së kësaj kontrate nga pala dëmshpërblyese.

23. Ndërprerja për voli 23.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, konsumatori, me njoftim me shkrim të dërguar furnizuesit, mund ta ndërpresë kontratën në tërësi apo pjesshëm (përfshirë çfarëdo porosie individuale) në çdo kohë për voli të saj, me të paktën 30 ditë paralajmërim. Në njoftimin për ndërprerje do të saktësohet që ndërprerja bëhet për shkak të volisë së konsumatorit, përmasa e ndërprerjes së obligimeve të furnizuesit në kuadër të kontratës dhe data kur ndërprerja do të hyjë në fuqi. 23.2 Në rast të ndërprerjes për voli, konsumatori do të paguajë për të gjitha shërbimet e kryera në mënyrë të kënaqshme në kuadër të kësaj kontratë apo shpenzimet e kompensueshme të bëra para datës efektive të ndërprerjes.

24. Forca madhore 24.1 Pavarësisht neneve në lidhje me shtyrjen ose ndërprerjen e kontratës për shkak të shkeljeve të saj, asnjëra palë nuk konsiderohet se ka bërë shkelje të obligimeve të saj sipas kontratës në qoftë se dhe deri në atë masë që vonesa e saj në përmbushjen apo dështimet e tjera në realizimin e obligimeve kontraktore është rrjedhojë e ndonjë ngjarjeje të shkaktuar nga një forcë madhore. 24.2 Për qëllimet e këtij neni, termi “forcë madhore” ka kuptimin e një ngjarjeje përtej kontrollit të palës së prekur, që është e paparashikueshme dhe nuk është për fajin ose neglizhencën e saj. Ngjarjet e tilla mund të përfshijnë, por jo vetëm, veprimet e konsumatorit në cilësinë e sovranit, luftërat ose revolucionet, zjarret, epidemitë, karantinat dhe embargot e mallrave. 24.3 Nëse paraqitet ndonjë gjendje e forcës madhore, pala e ndikuar do të njoftojë menjëherë me shkrim palën tjetër për këtë ngjarje dhe shkaqet e saj. Përveç nëse konsumatori ka dhënë udhëzime të tjera me shkrim, pala e ndikuar do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e saj sipas kontratës brenda mundësive të arsyeshme dhe do të kërkojë të gjitha rrugët alternative për t’i realizuar obligimet pa u parandaluar nga ngjarja e forcës madhore.

25. Transferimi, nënkontraktimi dhe përfitimi nga kontrata 25.1 Konsulenti nuk do t’i transferojë obligimet e tij sipas kësaj kontrate, në tërësi apo pjesshëm, pa miratim paraprak me shkrim nga konsumatori, me kusht që ky miratim të mos refuzohet ose vonohet pa arsye. 25.2 Me miratimin e furnizuesit, konsumatori mund t’jua transferojë obligimet nga kjo kontratë cilitdo subjekt trashëgues të pasurive të ndërlidhura me këtë kontratë, ndonjë kompanie filialë ose kompanie tjetër, me kusht që ky miratim të mos refuzohet pa arsye. 25.3 Gjithashtu, me qëllim të shmangies së mëdyshjeve, kompanitë filiale të konsumatorit munden të përfitojnë në çdo rast nga produktet ose rezultatet e kësaj kontrate. 25.4 Të gjithë nënkontraktuesit ekzistues të lejuar dhe personeli kryesor i tyre janë përcaktuar në orar.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 24 -

Page 25: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

25.5 Emërimi i nënkontraktuesve shtesë dhe përkufizimet dhe kushtet materiale të nënkontratës duhet të miratohen me shkrim nga përfaqësuesi i autorizuar i konsumatorit, para fillimit të realizimit të nënkontratës. 25.6 Me qëllim të shmangies së mëdyshjeve, furnizuesi në të gjitha rastet do të mbajë përgjegjësi të plotë për shërbimet e kryera nga nënkontraktuesi dhe personeli i tij sipas kësaj kontrate.

26. Zgjidhja e kontesteve dhe legjislacioni i zbatueshëm2 26.1 Kjo kontratë do të qeveriset nga ligjet e Kosovës. 26.2 Në rast të ndonjë kontesti në lidhje me këtë kontratë, secila palë mund t’i dërgojë palës tjetër një njoftim me shkrim për paraqitjen e kontestit për ndërmjetësim, duke përdorur një organ ndërmjetësimi të pranuar në Kosovë të regjistruar në Komisionin për Ndërmjetësim të Kosovës dhe të licencuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës. 26.3 Nëse kontesti nuk zgjidhet brenda tridhjetë (30) ditësh pas pranimit të njoftimit për paraqitjen e kontestit për ndërmjetësim, palët do të zgjidhin të gjitha kontestet ose kërkesëpaditë përkitazi me kontratën, përfshirë çështjet lidhur me ndërprerjen e saj, me ndihmën e Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve ose në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë ose Odën Ekonomike të Kosovës (cilado të jetë përcaktuar në orar), në përputhje me rregullat e arbitrazhit sipas Ligjit të arbitrazhit të Kosovës që i përdorin Odat. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, arbitrazhi do të procedohet në Prishtinë, në gjuhën e kësaj kontrate dhe para një arbitri të vetëm.

27. Gjuha kryesore Nëse kjo kontratë hartohet në disa gjuhë, gjuhë kryesore e kontratës do të jetë gjuha e përcaktuar në orar ose, në qoftë se asnjë gjuhë nuk është përcaktuar në orar, gjuha angleze. Edhe interpretimi i kontratës do të qeveriset nga kjo gjuhë e përcaktuar. Në po këtë gjuhë do të përpilohet gjithë korrespondenca dhe dokumentet e tjera në lidhje me kushtet ligjore të kontratës që shkëmbejnë palët.

28. Njoftimet Të gjitha njoftimet në lidhje me këtë marrëveshjeje duhet të bëhen me shkrim dhe t’i dërgohen palës tjetër duke përdorur informatat kontaktuese të përcaktuara në orar, ose informatat kontaktuese të zëvendësimit të dërguara përmes njoftimit me shkrim. Palës mund t’i dërgohen njoftimet përmes postës elektronike (e-mail) nëse në orar është dhënë adresa e postës elektronike, me kushtin që të ekzistojë mundësia e “konfirmimit të leximit” a ndonjë dëshmi tjetër për leximin e e-mailit si, për shembull, përgjigja e pranuesit. Nëse nuk jepet ky konfirmim i pranimit të e-mailit, atëherë njoftimi duhet të dërgohet përmes rrugëve të tjera si, për shembull, përmes postës ose dorëzimit në dorë. Njoftimet për shkeljen apo ndërprerjen e kontratës, ose për paraqitjen e kontestit për ndërmjetësim a arbitrazh duhet të dërgohen përmes postës së regjistruar rekomande ose të dorëzohen në dorë dhe nuk mund të dërgohen vetëm përmes e-mailit.

2 Vërejtje: Ju lutem referohuni në pjesën 26.3 të Udhëzime për përdorimin e formës standarde.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 25 -

Page 26: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

29. Të përgjithshme 29.1 Përveç në qoftë se se dhe deri sa të mos deklarohet shprehimisht me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja palët, heqja dorë e cilësdo palë nga e drejta për të përdorur mjetet juridike në rast të shkeljeve ose mospërmbushjes të kontratës, dhe përdorimit të çfarëdo praktikash tregtare a historiku/modeli të marrëdhënieve tregtare, nuk do të përbëjë heqje dorë të vazhdueshme nga të drejtat, përdorimi i mjeteve juridike ose kushtet për shkeljet ose mospërmbushjet e tjera të obligimeve sipas kontratës. 29.2 Asnjë palë e tretë nuk do të gëzojë ose zbatojë asnjë të drejtë sipas kësaj kontrate pa miratimin e palëve. 29.3 Nëse ndonjë dispozitë e kontratës konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga arbitri, dispozitat e tjera mbesin të plotfuqishme. 29.4 Këto KPK do të zbatohen vetëm deri në masën derisa të mos zëvendësohen nga pjesët e tjera të kontratës. Në veçanti, orari zëvendëson dhe mbizotëron KPK-të. Forma e kontratës, orari dhe KPK-të mbizotërojnë pranimin e kushteve me klikim (ang. click wrap), me hapje të ambalazhit (ang. shrink wrap) ose kushtet tjera standarde të furnizuesit. 29.5 Përveç nëse dhe derisa të mos përpilohet me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja palët, asnjë marrëveshje tjetër me qëllim të ndryshimit, modifikimit, lëvizjes, shpjegimit ose plotësimit të kushteve të kontratës nuk do të jetë e detyrueshme për palët. 29.6 Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të kësaj kontrate dhe ndonjë dokument që i është bashkëngjitur kontratës, do të mbizotërojë gjuha ose kuptimi i pjesës kryesore të kësaj kontrate. Titujt e kësaj kontrate janë për ta lehtësuar referimin dhe nuk do të luajnë asnjë rol në interpretimin e kësaj kontrate. 29.7 Kontrata përmban mirëkuptimin e plotë të palëve, përvijon ndarjen e plotë të rrezikut ne mes tyre dhe përbën një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të përkufizimeve dhe kushteve të marrëveshjes së tyre në lidhje me çështjet e përmendura në kontratë. Të gjitha bisedimet, marrëdhëniet, mirëkuptimet dhe marrëveshjet me shkrim a gojë të mëparshme në lidhje me këtë kontratë tani zëvendësohen nga kjo kontratë.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 26 -

Page 27: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

Palë të kësaj kontrate janë të nënshkruarit e mëposhtëm. 1. Për dhe në emër të konsumatorit Konsumatori ______________________ Datë: ______________________ 2. Për dhe në emër të furnizuesit: Përfaqësuesi i autorizuar i furnizuesit ______________________ Datë: ______________________

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 27 -

Page 28: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

UDHËZIME PËR PËRDORIMIN E FORMËS STANDARDE Udhëzimet për përdorimin e Formës standarde të kontratës për shërbime japin shpjegime për të gjithat nenet dhe nënpjesët e përfshira në pjesën e Përkufizimeve dhe kushteve të përgjithshme të kontratës. Udhëzuesi për përdorim gjithashtu përmban referenca në ligjet e Kosovës, sa herë që ata janë të zbatueshëm. Shpjegimet dhe referencat kanë për qëllim t’ju ofrojnë përdoruesve udhëzime në interpretimin e neneve në pjesën e Kushteve të përgjithshme. Meqë marrëdhëniet kontraktore mund të jenë të ndryshme, Përkufizimet dhe kushtet e përgjithshme që i janë bashkëngjitur Formës standarde të kontratës duhet të ndryshohen për t’ju përshtatur kërkesave të veçanta të konsumatorit/furnizuesit. As Forma standarde dhe as udhëzimet për përdorim apo komentari ligjor nuk i zëvendësojnë këshillat dhe shërbimet e juristit të kualifikuar që është i specializuar në lëminë e kontratave për shërbime. ORARI Ky orar duhet të plotësohet me informata të hollësishme dhe të lexohet në lidhje me Kushtet e përgjithshme të kontratës që i janë bashkëngjitur. Përveç Kushteve të përgjithshme të kontratës janë dhënë edhe shënimet udhëzuese. Si pjesë përbërëse të kontratës mund të shtohen edhe dokumentet shtesë të përmendura në orarin e paraqitur më poshtë. Nëse shtohen dokumente të tjera, atëherë ato duhet të renditen si më poshtë, të nënshkruhen me inicialet e palëve dhe t’i bashkëlidhen orarit. Orari duhet të plotësohet me kujdes. Ai ka përparësi mbi Kushtet e përgjithshme të kontratës (KPK). Me qëllim të shmangies së kontesteve përkitazi me natyrën, cilësinë dhe kohën e shërbimeve, orarit gjithashtu duhet t’i bashkëngjiten të gjitha dokumentet e specifikimeve dhe termat e referencës, si dhe të shënohen në të; këto dokumente dhe terma të referencës janë pjesë përbërëse e kontratës.

2. Hyrja në fuqi dhe kohëzgjatja e kontratës 2.2 Kontrata do të hyjë në fuqi në datën e nënshkrimit të saj nga të dyja palët. Përveç nëse në orar është përcaktuar që kontrata duhet të skadojë në një datë të caktuar, kontrata do jetë në fuqi deri në zgjidhjen e saj në përputhje me nenet 22 dhe 23. 2.3 Furnizuesi do t’i fillojë shërbimet në datën e fillimit dhe do t’i përfundojë në datën e përfundimit të përcaktuar në kontratë. Nëse dëshironi që kontrata të përfundojë në ndonjë datë të caktuar, përfshini këtë datë në orar. Përndryshe, kontrata do të jetë në fuqi deri në zgjidhjen e njëanshme të saj nga ndonjëra palë.

3. Specifikimet dhe standardet 3.1 Furnizuesi pajtohet që ta furnizojë konsumatorin me shërbimet e përshkruara në kushtet e kësaj kontrate dhe në pajtueshmëri me specifikimet teknike të parashtruara në orarin(et) e punës/shtojcat përkatëse. Me pëlqimin me shkrim të palëve dhe në pajtim të plotë me këtë

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 28 -

Page 29: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

kontratë, kjo kontratë mund të pësojë ndryshime të kohëpaskohshme, duke përfshirë këtu procedurën e urdhrit për ndryshim. 3.2 Furnizuesi pajtohet t’i kryejë shërbimet për konsumatorin me gjithë kujdesin dhe aftësinë, efikasitetin dhe ekonominë e duhur, në përputhje me standardet dhe praktikat e pranuara përgjithësisht si profesionale dhe ligjin e zbatueshëm. 3.4 Nëse furnizuesi kryen shërbime të veçanta teknike, ai do të ofrojë garanci për cilësinë e punës së tij për të paktën 12 muaj, ose ndonjë periudhë më të gjatë të përcaktuar në orarin e punëve. Kjo do të thotë që nëse brenda kësaj periudhe produkti rezulton të jetë me të meta, furnizuesi do të jetë i obliguar që menjëherë ta korrigjojë defektin pa pagesë, ose, në rast të dështimit për ta korrigjuar atë, ta kompensojë konsumatorin për të gjitha humbjet e shkaktuara. 3.6 Furnizuesi garanton që respektimi i detyrave dhe përgjegjësive të tij të përcaktuara në këtë kontratë, përfshirë kryerjen e shërbimeve para datës së përfundimit, kanë rëndësi vendimtare. 3.7 Furnizuesi do të respektojë praktikat e menaxhimit të shëndoshë dhe etik, do të përdorë teknologji të përshtatshme dhe pajisje, makineri, materiale e metoda të sigurta dhe efektive. 3.8 Nëse konsulenti është këshillëdhënës, ai duhet të veprojë gjithmonë, për çdo çështje në lidhje me këtë kontratë ose shërbimet, si këshilltar besnik ndaj konsumatorit. Sa i përket realizimit të kësaj kontrate, furnizuesi në çdo kohë do t’i mbështesë dhe mbrojë interesat e ligjshme të konsumatorit në çdo marrëdhënie me nënkontraktuesit ose palët e treta dhe do të deklarojë të gjitha interesat financiare që ai ose familja e tij e ngushtë ka në cilindo transaksion ose diskutim, si dhe çdo konflikt interesi që rrjedh nga puna e kryer për ndonjë klient tjetër. Furnizuesi dhe personeli i tij do të respektojnë të gjitha kodet e sjelljes së industrisë që zbatohen për këta profesionistë në vendet amë të tyre. Ky nen përvijon standardet e përgjithshme të shërbimeve, por këto standarde mund të bëhen më të qarta dhe më specifike duke iu referuar çfarëdo termave të referencës ose specifikimeve me shkrim, të cilat duhet të bashkëngjiten dhe mbahen shënim në orar, si dhe të nënshkruhen me iniciale nga palët në mënyrën e duhur. Neni 3.8 vë qartë në dukje që nëse furnizuesit i duhet të veprojë në cilësinë e këshillëdhënësit, ai gjithnjë duhet të veprojë në interesin më të mirë konsumatorit, pavarësisht konflikteve të mundshme të interesit.

4. Organizimet praktike 4.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, furnizuesi do të mbajë përgjegjësinë për sigurimin e të gjitha licencave ose lejeve të nevojshme për kryerjen e shërbimeve, përfshirë të gjitha licencat e operimit, tatimet dhe lejet e hyrjes, qëndrimit dhe punës për çdo personel të huaj. Ky nen zbatohet në veçanti për agjentët e licencuar sikurse janë agjentët doganorë dhe gjeodetët. 4.2 Furnizuesi do të jetë përgjegjës që të sigurojë zyrat, hapësirat, personelin dhe pajisjet përkatëse, por vetëm deri në masën sa i janë përcaktuar si obligim në orar. Nëse konsumatori duhet të sigurojë hapësirat e zyrave, pajisjet ose personelin, këto kërkesa specifike duhet të listohen në orar.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 29 -

Page 30: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

4.3 Nëse është përcaktuar me orar, furnizuesi, brenda afatit të caktuar në orar, do t’i dorëzojë për miratim përfaqësuesit të autorizuar të konsumatorit, ose menaxherit të projektit, programin me metodat e përgjithshme, organizimin, radhën dhe kohëzgjatjen e të gjitha aktiviteteve në kuadër të shërbimit. Furnizuesi do ta rifreskojë programin të paktën çdo 2 javë apo periudhë kohore tjetër të përcaktuar në orar. Miratimi i programit nga ana e përfaqësuesit të autorizuar/menaxherit të projektit nuk do t’i ndryshojë obligimet e furnizuesit. Furnizuesi mund ta rishikojë programin dhe t’ia dorëzojë atë sërish përfaqësuesit të autorizuar/menaxherit të projektit në çdo kohë. Programi i rishikuar do të shpjegojë efektin e të gjitha kërkesave për ndryshime. Përpilimi i programit u mundëson të dyja palëve që t’i bëjnë organizimet e tyre praktike. Megjithatë, furnizuesi ende është i obliguar që të përpilojë një plan kohor të përshtatshëm për punën e tij, dhe dështimi i palëve për ta përpiluar bashkërisht këtë program nuk është arsye për shkeljen e kontratës nga ana e furnizuesit. 4.4 Në rastet kur orari ose specifikimet/termat e referencës përcaktojnë që në kuadër të shërbimeve furnizuesi duhet të dizajnojë produkte të posaçme për konsumatorin, atëherë furnizuesi duhet t’ia dorëzojë vizatimet/dizajnët për miratim përfaqësuesit të autorizuar të konsumatorit. Vizatimet/dizajnët duhet t’i përmbushin kërkesat e konsumatorit, të jenë të hollësishme në masë të mjaftueshme që të pasqyrojnë përshtatshmërinë e dizajnit(-ëve) dhe të përfshijnë të gjithë udhëzuesit për përdorimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të produkteve. Megjithatë, miratimi i çfarëdo vizatimeve/dizajnëve nga ana e konsumatorit nuk do ta lirojë furnizuesin nga përgjegjësia ligjore e tij për çfarëdo pasaktësish apo gabimesh të këtyre të fundit dhe as nga obligimet përcaktuara me këtë kontratë.

5. Standardet e konfidencialitetit, mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave 5.1 Secila palë bie dakord ta mbajë të fshehtë çdo informacion të palës tjetër që përbën informacion afarist konfidencial, për aq kohë sa ky informacion do të ketë vlerë komerciale dhe gjithsesi për të paktën 3 vite pas datës së mbarimit të kontratës. Palët bien dakord që informatat afariste konfidenciale të tilla të mos i përdorin përveç për aq sa është e nevojshme për ta realizuar kontratën ose për t’i vendosur dhe mirëmbajtur shërbimet ose çfarëdo produkti që rrjedh nga ato. Por, ky obligim nuk do të jetë i zbatueshëm në qoftë se, në kohën përkatëse, informacioni është:

(a) në domenin publik; ose (b) i ditur për palën, e cila e ka marrë këtë informacion në një mënyrë tjetër që nuk përbën shkelje të kësaj kontrate; ose (c) duhet të zbulohet në gjykatë ose ipso-jure.

Ky obligim në fund të fundit mbron konsumatorin, meqë furnizuesi ka më shumë mundësi që të bjerë në kontakt me informatat konfidenciale të konsumatorit. 5.2 Nëse gjatë realizimit të kësaj kontrate furnizuesi vjen deri te kontakti me të dhëna personale të cilat menaxhohen ose mbahen nga konsumatori, furnizuesi bie dakord që në lidhje me këto të dhëna personale të respektojë Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (2010/03-L-172) dhe t’i përpunojë ato në përputhshmëri të plotë me udhëzimet e konsumatorit. Ky nen është i detyrueshëm sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale të Kosovës (2010/03-L-172), ligj ky që bazohet në Direktivën e BE-së për të dhënat personale. Ai mëton të sigurojë që një kontraktues i cili mund të ketë qasje në të dhënat për personelin a konsumatorët e një klienti të mos mund t’i përdorë ato të dhëna për qëllime të marketingut apo qëllim tjetër. Për më tepër, shkelja e këtij neni përbën vepër penale.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 30 -

Page 31: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

5.3 Gjatë kryerjes së shërbimeve, furnizuesi do të bëjë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për t’i mbajtur informatat e fshehta afariste të sigurta dhe për të respektuar të gjitha kërkesat e sigurisë nga ana e konsumatorit, duke përfshirë standardet fizike, të identitetit dhe të TI-së. Ky nen sqaron që konsumatori mund t’i caktojë furnizuesit standarde të sigurisë. 5.4 Në rast të ndonjë shkeljeje të Nenit 5 ose lëshimesh të sigurisë apo konfidencialitetit të së dhënave, furnizuesi menjëherë do ta njoftojë përfaqësuesin e autorizuar të konsumatorit dhe do të bashkëpunojë me konsumatorin për t’i zgjidhur të gjitha problemet, pa kërkuar pagesë shtesë. Ky nen është i rëndësishëm, meqë ai i mundëson konsumatorit që të ndërmarrë masa për zvogëlimin e çfarëdo humbjesh të mundshme që mund të rrjedhin prej shkeljeve ose lëshimeve të sigurisë. 5.5 Furnizuesi do të jetë përgjegjës për sigurinë e të gjitha aktiviteteve të kryera në objektet e konsumatorit. Ai do të ndërmarrë të gjithë hapat e arsyeshëm për t’i minimizuar pengesat në përdorimin e objekteve dhe të mjedisit nga përdoruesit, palët e treta, publiku, dhe do të respektojë të gjitha kërkesat e departamentit të sigurisë së konsumatorit. Ky nen vë në dukje në mënyrë të qartë që furnizuesi duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë gjatë punës në objektet e konsumatorit.

6. Patentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet 6.1 Të gjitha të drejtat për vizatimet, projektet, specifikimet ose logot të cilat konsumatori ia ka dhënë furnizuesit i takojnë konsumatorit. Pajisjet, softuerët, dokumentet dhe gjësendet e tjera që konsumatori i ka vënë në dispozicion të furnizuesit, ose që furnizuesi i ka blerë me fondet e konsumatorit, mbeten pronë e konsumatorit dhe duhet të etiketohen kësisoj. Furnizuesi duhet t’ia dorëzojë ato konsumatorit jo më vonë se pas skadimit ose ndërprerjes së kësaj kontrate apo projektit përkatës, së bashku me një inventar të hollësishëm të tyre.

6.2 (a) Në pajtim me nenin 6.2(b) të KPK-ve, të gjitha projektimet, vizatimet, specifikimet, dizajnët, raportet, dokumentet e tjera dhe softuerët e përgatitur nga furnizuesi për konsumatorin në kuadër të kësaj kontrate (“produktet”) do të bëhen dhe mbeten pronë e konsumatorit.

(b) Në qoftë se ndonjë produkt ose shërbim sipas kësaj kontrate nuk është (i) prodhuar në mënyrë specifike për konsumatorin, ose (ii) përmban elementë që kanë qenë në përdorim të përgjithshëm para datës së fillimit të kontratës ose para datës kur furnizuesi ka filluar punën për konsumatorin (cilado që të jetë më e hershme), ose (iii) përmbajnë softuerin që e shet një palë e tretë, atëherë përveç nga sa është përcaktuar në orar, furnizuesi i jep ose bie dakord që, në kuadër të çmimit të kontratës, konsumatorit dhe kompanive të tij filiale t’ju lëshojë ose blejë licencën e parevokueshme, të përhershme, të pakushtëzuar, dhe pa detyrime të rentave të së drejtave të pronësisë intelektuale, për shfrytëzimin e produktit ose rezultatit të shërbimit.

(c) Furnizuesi, jo më vonë se pas ndërprerjes ose skadimit së kësaj kontrate, do t’i dorëzojë konsumatorit të gjitha dokumentet, dizajnët dhe produktet/kodin burimor të ndërlidhur me produktet, do të mundësojë mirëmbajtjen e tyre, si dhe do t’i dorëzojë origjinalet e nënshkruara, ose kopjet e duhura, të licencave të përcaktuara në paragrafin (b), bashkë me hollësitë rreth aspekteve të mbuluara nga licencat, dhe inventarin e plotë e të gjithë artikujve të përmendur në nenin 6.2 të këtyre KPK-ve.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 31 -

Page 32: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

Ky nen mëton të adresojë një çështje problematike. Nuk është e këshillueshme që dy persona/subjekte juridike të ndryshme të jenë pronarë të përbashkët të së drejtave të pronësisë intelektuale. Në të vërtetë një gjë e tillë mund të shkatërrojë mbrojtjen nga palët e treta. Prandaj, të drejtat e pronësisë intelektuale duhet t’i ketë vetëm një person/subjekt juridik, ndërsa personi/subjekti juridik tjetër duhet ta marrë licencën për shfrytëzimin e kësaj prone intelektuale. Sipas kësaj kontrate, furnizuesi, të cilit në kuadër të veprimtarisë së tij afariste i duhet që vazhdimisht ta përdorë ndonjë pronë intelektuale për shërbime që ju ofron disa klientëve, duhet të jetë pronar i së drejtës përkatëse të pronësisë intelektuale. Prandaj, dhënia e licencës së pakufizuar nga furnizuesi i jep konsumatorit pak a shumë të njëjtat të drejta. Ndërsa, kur furnizuesi krijon diçka ekskluzivisht për një konsumator, siç është, për shembull, rasti kur një agjenci reklamash krijon një dizajn/markë tregtare për një klient, konsumatori duhet ta ketë pronësinë e saj. 6.3 Furnizuesi garanton se ka të drejtën për bartjen e të drejtave të përmendura në nenet 6.1 dhe 6.2 më sipër, pa pengesa dhe të pakontestuara. Nëse një konsumator blen shërbime apo ndonjë produkt, si për shembull ndonjë dizajn, markë tregtare apo licencë softueri, atëherë ai me të drejtë duhet të sigurohet se ajo nuk është kopjuar në mënyrë të paligjshme ose nuk ka kufizimeve kontraktuale nga ana e ndonjë personi/subjekti juridik tjetër. Neni 6.3 mëton të ofrojë këtë siguri; nëse shfaqet ndonjë problem i tillë, atëherë sipas nenit 6.4 më poshtë furnizuesi ka përgjegjësi ligjore që ta kompensojë konsumatorin. 6.4 Furnizuesi do t’i dëmshpërblejë konsumatorin dhe të licencuarit e trashëguesit e tij për dëmet dhe do të bartë të gjitha kostot, kërkesat dhe shpenzimet (duke përfshirë, por jo vetëm, shpenzimet ligjore të arsyeshme) që personat ose entitetet e këtilla shkaktojnë si rrjedhojë e çfarëdo kërkesëpadieose pretendimi se shërbimet e ofruara ose produkti rezultues shkelin patentën, markën tregtare, të drejtat autoriale, të drejtat mbi dizajnin industrial apo ndonjë të drejtë tjetër të pronësisë intelektuale, apo për dështimin për të respektuar nenet 6.1 deri 6.3 më sipër. 6.5 Nëse konsumatori bëhet subjekt apo vihet në dijeni të çfarëdo kërkesëpadie a pretendimi të tillë të përmendur në nenin 6.4, ai duhet ta njoftojë furnizuesin për këtë pa vonesa të panevojshme dhe, me kushtin që furnizuesi të ketë fonde të mjaftueshme për ta paguar dëmshpërblimin e përcaktuar me nenin 6.4 më sipër, konsumatori bie dakord që furnizuesit t’ia japë “kontrollin mbi kontestin” në mënyrë që furnizuesi të mund të menaxhojë me kërkesëpadinë ose kontestin ligjor, dhe konsumatori nuk do të bëjë asnjë lëshim apo kompromis pa pëlqimin e furnizuesit. Konsumatori bie dakord për zbatimin e çfarëdo “ndërrimi të drejtimit” për të cilin e udhëzon furnizuesi me qëllim të shmangies së shkeljes, me kushtin që këto ndërrime të mos ndikojnë në performancën e konsumatorit apo t’i shkaktojnë atij shpenzime të pakompensueshme. Meqë furnizuesi duhet ta kompensojë konsumatorin për të gjitha çështjet e lidhura me shkeljet, furnizuesi duhet të merret me të gjitha proceset gjyqësore rezultuese të iniciuara nga palët e treta. Nganjëherë, problemet me palë të treta mund të shfaqen edhe nëse furnizuesi nuk ka bërë shkelje të qëllimshme të së drejtave të pronësisë intelektuale të personit/subjektit juridik tjetër; pavarësisht mungesës së paramendimit, furnizuesi prapëseprapë është përgjegjës për ta kompensuar konsumatorin dhe, gjithashtu, duhet të gjejë zgjidhje për problemin. Në praktikë, gjetja e zgjidhjeve është më e rëndësishëm sesa kompensimi, sidomos nëse shkelja ia pamundëson konsumatorit që ta vazhdojë veprimtarinë afariste. 6.6 Nëse shërbimet shkelin të drejtat e palëve të treta në një mënyrë që nuk lë vend për asnjë zgjidhje praktike për shmangien e shkeljes siç u përshkrua më sipër, dhe nëse shërbimet ose produkti ende mund të përdoren, furnizuesi bie dakord që mbi bazën e amortizimit linear t’ia kompensojë konsumatorit shpenzimet për shërbimet/produktin e ndikuar.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 32 -

Page 33: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

Ky nen përvijon marrëveshjen e kompensimit financiar mes furnizuesit dhe konsumatorit nga pikëpamja e shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale. 6.7 Përveç kur në orar është saktësuar ndryshe, në bazë të këtij neni përgjegjësia ligjore e furnizuesit do të jetë e kufizuar deri në 5 milionë euro. Përgjegjësia ligjore e furnizuesit është e kufizuar me qëllim të zvogëlimit të rrezikut për furnizuesin dhe të lehtësimit të marrjes së policave të sigurimit.

7. Tatimet dhe doganat 7.1 Nëse është i obliguar sipas legjislacionit të Kosovës, furnizuesi do të regjistrohet në Administratën Tatimore të Kosovës dhe do të marrë një numër fiskal. Nëse furnizuesi nuk ka numër fiskal dhe konsumatori beson se një gjë e tillë kërkohet me ligj, konsumatori, në përputhshmëri me legjislacionin e Kosovës, mund t’ia zbresë pagesës së furnizuesit shumën që përbën tatimin në të ardhurat e korporatave/tatimin në të ardhura dhe furnizuesi nuk do të ketë mundësi ta paraqesë asnjë pagesë si shumë bruto për të pasqyruar këtë. Ky nen pasqyron legjislacionin tatimor të Kosovës; neni 35.2 i Ligjit për tatimin në të ardhurat personale (Ligji nr. 03/L-162) dhe neni 29 i Ligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave (Ligji nr. 03/L-162) përcaktojnë obligimin e furnizuesit për t’u regjistruar dhe për t’ia paguar tatimin në të ardhura autoriteteve tatimore të Kosovës, nëse ai ka “njësi të përhershme”, siç është përkufizuar në nenin 35 (siç janë vend ndërtimi ose projekt instalimi), ose nëse shërbimet ofrohen për një periudhë apo periudha gjithsejtë 90 ditore ose më shumë gjatë një periudhe dymbëdhjetë mujore. Ligjet përmbajnë hollësi më specifike rreth regjistrimit. Sipas nenit 41.1 të Ligjit për tatimin në të ardhura personale dhe nenit 31.1 të Ligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave, nga pagesat që konsumatorët u bëjnë zbavitësve, sikurse janë këngëtarët ose aktorët, gjithmonë duhet të mbahet tatimi në të ardhura, pavarësisht kohëzgjatjes së shërbimeve apo nëse zbavitësi ka njësi të përhershme në Kosovë ose jo përkitazi me shërbimet e tij/saj. Shkalla e mbajtjes në burim të tatimit është 5%. Sipas nenit 41.2 të Ligjit për tatimin në të ardhura personale dhe nenit 31.2 të Ligjit për tatimin në të ardhura të korporata, pagesat për personat jo-rezident duhet t’i nënshtrohen mbajtjes në burim të tatimit në të ardhura në shkallë prej 5%, nëse ato arrijnë vlerën më shumë se 5,000 euro në një vit kalendarik dhe nëse personi nuk ka njësi të përhershme. Paguesit duhet t’i jepet një formë e caktuar e certifikatës që vërteton shumën e tatimit të mbajtur në burim. 7.2 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, në çmimin e dhënë nuk përfshihet TVSH-ja, e cila mund t’i ngarkohet çmimit të dhënë sipas normave tatimore të zbatueshme në Kosovë. Konsumatori do t’ia paguajë furnizuesit çfarëdo TVSH-je, takse doganore apo tjetër, vetëm nëse konsumatori paraqet dokumentacionin e nevojshëm me të cilin dëshmon obligimin për TVSH-në dhe numrin fiskal. Në mesin e bizneseve është e zakonshme që çmimet të jepen pa TVSH, sepse bizneset mund ta zbresin TVSH-në e furnizuesit si TVSH të zbritshme nga TVSH-ja e tyre e llogaritur. TVSH-ja nuk është tatim i bizneseve, por tatim të cilin e paguan përdoruesi i fundit dhe i cili vilet përmes bizneseve. Sipas Ligjit nr. 03/L-146 për TVSH-në, biznesi duhet të regjistrohet për TVSH dhe të cekë numrat fiskal dhe të TVSH-së në dokumentacionin e tij para se të ngarkojë TVSH-në, dhe në faturën e tij të

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 33 -

Page 34: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

TVSH-së të përfshijë të dhëna kryesore të tjera sikurse emri i biznesit dhe çmimi i zbërthyer në njësi, TVSH dhe normën e TVSH-së së aplikuar.

8. Sigurimi Furnizuesi (i) do të blejë dhe ripërtërijë, dhe do të sigurohet që të gjithë nënkontraktuesit të blejnë dhe ripërtërijnë me shpenzimet e tij (ose të nënkontraktuesve, sido që të jetë rasti), policë të sigurimit nga rreziqet dhe, përkitazi me mbulimet e saktësuara në orar dhe të parapara me ligj, (ii) do t’i ofrojë dëshmi konsumatorit se sigurimet janë blerë dhe ripërtërihen vazhdimisht, dhe se premiumet e tanishme të këtyre sigurimeve janë paguar. Konsumatori mbrohet më mirë nga mosperformanca e furnizuesit, aksidentet ose përgjegjësia ligjore nëse furnizuesi ka sigurim. Sigurimet mund të përfshijnë:

(i) Sigurimin e përgjegjësisë së punëdhënësit Ky lloj sigurimi mbulon përgjegjësinë e punëdhënësit për kompensim ndaj punonjësve të tij në rast të aksidenteve që, për shembull, prekin aftësinë për punë të punonjësve në të ardhmen apo për të mbajtur familjet e tyre. Konsumatori i mirë mund të jetë i interesuar të dijë që furnizuesit kanë këtë lloj sigurimi. punonjësit (ii) Sigurimin e përgjegjësisë publike Ky lloj sigurimi mbulon përgjegjësinë e furnizuesit si ndaj anëtarëve të publikut ashtu dhe ndaj punonjësve të konsumatorit nga aksidentet që rrjedhin nga neglizhenca ose dështimi i furnizuesit për të marrë masa të sigurisë si për shembull në vendpunishte ose në ndërtesë. Aktualisht Kosova nuk ka ligj që do t’i detyronte bizneset të kenë këtë lloj sigurimi. (iii) Sigurimin e përgjegjësisë profesionale Ky lloj sigurimi mbulon furnizuesin nga përgjegjësia ndaj klientëve sikurse konsumatori, në rast të gabimeve të shkaktuara nga furnizuesi. Këtë sigurim mund ta kenë profesionistë të ndryshëm si, për shembull, profesionistët shëndetësorë ose avokatët, por ky lloj i sigurimit nuk përdoret shumë në Kosovë.

9. Përgjegjësia për personelin e furnizuesit 9.1 Furnizuesi do mbajë përgjegjësinë ekskluzive për personelin e tij, nënkontraktuesit dhe personelin e tyre, dhe të gjitha veprimet e tyre. Furnizuesi dëmshpërblen konsumatorin, personelin ose klientët e tij për çdo kërkesëpadi të ngritur kundër konsumatorit, personelit ose klientëve të konsumatorit si rrjedhojë e shkeljes së kontratës nga furnizuesi ose si rrjedhojë e veprimeve të personelit të furnizuesit apo të nënkontraktuesve të tij. 9.2 Personeli i furnizuesit dhe nënkontraktuesve janë përgjegjësi e furnizuesit dhe këta persona nuk do të kenë asnjë të drejtë të marrëdhënies së punës apo të drejta të tjera të ngjashme karshi ose në lidhje me konsumatorin, gjatë kohëzgjatjes së vlefshmërisë dhe pas skadimit të kësaj kontrate. Furnizuesi do ta dëmshpërblejë konsumatorin për të gjitha kostot, kërkesat ose shpenzimet që personeli i furnizuesit apo nënkontraktuesit e tij do t’i shkaktojnë konsumatorit në lidhje me marrëdhënien e tyre të punës a ndonjë status tjetër, ose si rezultat i kushteve që furnizuesi u ka ofruar nënkontraktuesve të tij.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 34 -

Page 35: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

10. Largimi dhe/ose zëvendësimi i personelit – kontrata e konsulencës Ky nen do të zbatohet në lidhje me kontratën e konsulencës (nëse është identifikuar kështu në orar). 10.1 Konsulenti do të punësojë ose angazhojë personel dhe nënkontraktues të kualifikuar dhe me përvojë që janë të nevojshëm për kryerjen e shërbimeve. 10.2 Konsumatori miraton listën me titujt dhe emrat e personelit kryesor të përfshirë në orar. Për personelin tjetër të cilin konsulenti propozon që të përdoret për kryerjen e shërbimeve, furnizuesi do t’i dorëzojë për shqyrtim dhe miratim konsumatorit nga një kopje të biografisë të tyre. Nëse konsumatori nuk kundërshton me shkrim (duke deklaruar arsyet e kundërshtimit) brenda dhjetë (10) ditëve nga data e pranimit të biografive, do të konsiderohet se konsumatori ka miratuar personelin përkatës si personel kryesor. 10.3 Asnjë ndryshim në personelin kryesor nuk mund të bëhet pa pëlqimin me shkrim të përfaqësuesit të autorizuar të konsumatorit. Nëse për ndonjë arsye përtej kontrollit të arsyeshëm të furnizuesit paraqitet nevoja për zëvendësimin e ndonjërit prej personelit kryesor, furnizuesi do të sigurojë si zëvendësim një person me kualifikim të barabartë ose më të lartë dhe do të ndjekë procedurën e mësipërme të miratimit. 10.4 Nëse konsumatori konstaton se ndonjë personel (i) ka kryer sjellje të rënda ose është akuzuar për kryerjen e ndonjë vepre penale, ose (ii) ka arsye të bazuar për të qenë i pakënaqur me punën e ndonjë prej personelit, atëherë furnizuesi, pas pranimit të kërkesës me shkrim të konsumatorit në të cilën janë saktësuar arsyet e tij, do të sigurojë si zëvendësim një person me kualifikime dhe përvojë të pranueshme për konsumatorin. Për miratimin e zëvendësimit të personelit do të përdoret procedura e përcaktuar në nenin 10.2. Ky nen pasqyron faktin që në shumicën e kontratave të konsulencës furnizuesi përzgjidhet për shkak të personave të caktuar të cilët ai do t’i angazhojë në projekt; përfshirja e këtyre njerëzve është e rëndësishme. Këto nene e detyrojnë furnizuesin që t’i angazhojë personat që i ka cekur në orar, ose t’i zëvendësojë ata me persona të tjerë që janë të pranueshëm për konsumatorin. Në praktikë, konsumatori mund të refuzojë çfarëdo ndryshimi të personelit që e propozon furnizuesi, ose të negociojë ndryshimin e çmimit nëse ndonjë punonjës duhet të zëvendësohet me një punonjës tjetër më pak të kualifikuar.

11. Porositë shtesë 11.1 Ky nen do të zbatohet nëse nga orari ose konteksti i kontratës është e qartë se kjo është kontratë kornizë përmes së cilës konsumatori mund të porosisë shërbime kohë pas kohe. Ky nen gjithashtu do të zbatohet në lidhje me çdo shërbim tjetër shtesë, përveç porosisë fillestare. Në rastin e dytë, referenca në shërbimet do të përjashtojë çfarëdo porosie fillestare. 11.2 Nëse e lejon orari, konsumatori do të ketë të drejtë që në kuadër të kësaj kontrate të bëjë porosi shtesë për shërbime, për të paktën 2 vite pas datës së nënshkrimit të saj apo ndonjë periudhë tjetër të përcaktuar në orar. Porositë shtesë do të përmbushen brenda çfarëdo periudhe të njoftimit paraprak (periudhe të parë) të përcaktuar në orar. 11.3 Çmimet për porosi shtesë do të jenë siç janë të përcaktuara në orar ose, nëse nuk janë përcaktuar fare, çmimet origjinale do të zbatohen për 2 vite apo periudhën tjetër të tillë të përcaktuar në orar.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 35 -

Page 36: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

11.4 Të gjitha shumat minimale të porosive shtesë apo kërkesat për porosi shtesë do të përcaktohen në orar. 11.5 Konsumatori do ta përcaktojë kohëzgjatjen dhe natyrën e saktë të shërbimeve që do t’i ofrojë furnizuesi, dhe përfaqësuesi i autorizuar i konsumatorit do të japë udhëzime me shkrim të nënshkruara para fillimit të çdo punimi (“pune”). Udhëzimet do të përvijojnë natyrën e punës, vendndodhjen(-t) e saj dhe, po të jetë e nevojshme, numrin e përllogaritur të orëve të nevojshme për përfundimin e punës dhe afatet kohore për dorëzimin e të gjitha raporteve në lidhje me punën. Furnizuesi do të përgjigjet me numrin e përafërt të orëve të nevojshme për punimet, personelin e propozuar (me pëlqimin për përdorimin e personelit jo-kyç) dhe kuotimin e shpenzimeve të mundshme. Në këtë pikë, konsumatori do të deklarohet me shkrim në qoftë se nuk pajtohet me koston, planet dhe afatet kohore të propozuara dhe mund ta anulojë porosinë për punimet. 11.6 Furnizuesi nuk do të fillojë asnjë shërbim, për të cilin do të duhet të bëhet kërkesë për ndryshime, ose porosi shtesë pa pasur udhëzime me shkrim ose konfirmim me shkrim nga përfaqësuesi(-t) e autorizuar të konsumatorit. Nëse furnizuesi e nis shërbimin, atëherë ai rrezikon që të mos paguhet për atë. 11.7 Furnizuesi do t’i respektojë të gjitha periudhat kohore për punët/shërbimet në porosinë shtesë të konsumatorit, përveç në rastet kur:

a) Kërkesa bëhet me njoftim paraprak më të shkurtër se 8 ditë dhe është e paarsyeshme që furnizuesi ta kryejë punën me një paralajmërim kaq të shkurtër; ose

b) Periudhat kohore të përcaktuara nga konsumatori janë të paarsyeshme, me ç’rast

furnizuesi mund të kundërshtojë punën duke njoftuar menjëherë me shkrim konsumatorin. Palët mund të bien dakord për periudha ose përllogaritje kohore alternative.

Shumë biznese në mënyrë periodike angazhojnë furnizues për kryerjen e punëve të caktuara. Por, lidhja e kontratave të veçanta për secilën prej këtyre punëve merr shumë kohë. Ky nen mundëson që në rastet e tilla kjo kontratë të përdoret si kontratë kornizë: çdo punë më e vogël do të ishte në në përputhje me kushtet e kontratës. Furnizuesi bie dakord që në të ardhmen të kryejë punë të caktuara për konsumatorin, në qoftë se i jepet njoftim paraprak i mjaftueshëm dhe me kusht që periudha e kryerjes së punëve dhe e paralajmërimit të jenë të arsyeshme. Kjo duhet të bëhet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar që do të përcaktojë natyrën e punës, datat e përfundimit të saj, personeli kryesor, ndërsa të gjitha çmimet e rishikuara duhet të dokumentohen dhe të jenë të mjaftueshme. Në orar duhet të përcaktohet nëse çmimet e rëna dakord do të ndryshojnë pas një kohe të caktuar. Në të kundërtën, çmimi i cekur do të mbetet në fuqi për 2 vite. Është e mundur që të hartohet dhe përfshihet një nen që përcakton se çmimet e shërbimit do të rriten pas dy viteve në përputhje me inflacionin.

12. Kontabiliteti, kontrolli dhe auditimi financiar Furnizuesi (i) do të mbajë libra kontabël dhe të dhëna të sakta dhe sistematike për shërbimet sipas kësaj kontrate, në përputhje me parimet e kontabilitetit të pranuara ndërkombëtarisht dhe në atë formë dhe hollësi që do të identifikojnë qartë kohën dhe koston e punës, si dhe njësitë bazë të tyre (përfshirë ato baza të cilat mund të jenë përmendur në mënyrë specifike në orar), dhe (ii) do të lejojë konsumatorin, ose përfaqësuesin e autorizuar të tij, që të bëjë kontrollin periodik, dhe deri në një vit pas skadimit ose ndërprerjes së kësaj kontrate, të së njëjtave, të bëjnë kopje të tyre dhe që ato të auditohen nga auditorët e caktuar nga konsumatori, si dhe, nëse konsumatori e kërkon këtë, (iii) do të lejojë personin(at) e njëjtë të kontrollojnë librat kontabël dhe të dhënat e furnizuesit në lidhje me performancën e tij dhe t’i nënshtrohen auditimit nga auditorë të miratuar prej konsumatorit.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 36 -

Page 37: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

Ky nen adreson skenarin kur çmimet e furnizuesit janë të bazuara në çmimet të lëndës së tij të parë.

13. Ndalimi i veprimtarive konfliktuese dhe ekskluziviteti 13.1 Furnizuesi nuk do të angazhohet dhe do të sigurojë që personeli i tij, nënkontraktuesit dhe personeli i tyre të mos angazhohen, qoftë drejtpërdrejtë ose tërthorazi, në çfarëdo veprimtarish afariste apo profesionale, në Kosovë ose gjetiu, që do të binin ndesh me veprimet që u janë caktuar në këtë kontratë, përfshirë të gjitha veprimet e ndaluara në orar. Ky nen sqaron që furnizuesi nuk duhet të veprojë në mënyra që krijojnë konflikte interesi. Për shembull, një avokat ose agjent i pasurive të paluajtshme nuk munden të përfaqësojnë edhe furnizuesin edhe konsumatorin në të njëjtën kohë. 13.2 Ky kufizim do të zgjasë për tërë kohëzgjatjen e kontratës dhe për 12 muaj të tjerë pas përfundimit të saj, ose ndonjë periudhë tjetër më të gjatë të përcaktuar në orar. 13.3 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, kjo nuk është kontratë ekskluzive në kuptimin që konsumatori është i lirë që për shërbime të njëjta apo të ngjashme t’ju drejtohet furnizuesve të tjerë.

14. Çmimet dhe pagesat — Të përgjithshme 14.1 Nëse në orar është përcaktuar pagesa e paradhënies, ajo do të paguhet me kushtin që, në qoftë se është përcaktuar në orar, furnizuesi të sigurojë garanci bankare të përshtatshme dhe të pranueshme apo mjete të tilla të ngjashme për sigurimin e paradhënies. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, konsumatori do ta kompensojë paradhënien duke e zbritur përpjesëtimisht këtë shumë nga pagesat që ai i detyrohet furnizuesit gjatë periudhës prej fillimit deri në datën e përfundimit të kontratës. 14.2 Furnizuesi duhet t’i përdorë paradhëniet vetëm për të paguar materialet, mallrat, fluturimet, paradhëniet për personelin dhe për pagesa të tjera shprehimisht të nevojshme për kryerjen e shërbimeve, dhe do të jetë i obliguar që ta dëshmojë këtë me dokumentacionin e përshtatshëm nëse kjo i kërkohet. Pagesat e paradhënies para kryerjes së çfarëdo shërbimi paraqesin rrezik për konsumatorin që furnizuesi të mos i kryejë më pas shërbimet dhe konsumatori t’i humbë paratë e tij. Për këtë arsye, që të mbulojnë humbjet në rast se paraqitet një situatë e tillë, konsumatorët mund të insistojnë për sigurimin e ekzekutimit të kontratës me garanci bankare. Mirëpo, garancitë bankare janë të kushtueshme dhe për këtë arsye ato janë të detyrueshme vetëm në rastet kur janë përcaktuar në orar. 14.3 Pagesat do të bëhen vetëm në llogari të miratuara me shkrim nga përfaqësuesi i autorizuar i konsumatorit për kontratën dhe duhet të jenë në emrin e furnizuesit. Zakonisht, kryerja e pagesave në llogaritë e palëve të treta do t’i shkaktojë konsumatorit probleme gjatë auditimit financiar ose tatimor. Auditorët mund t’i pranojnë pagesat që u janë bërë palëve të treta nëse kjo është arsyetuar në mënyrë të qartë me shkrim nga të dyja palët. 14.4 Kjo kontratë do të jetë ose (a) e bazuar në honorarë ose (b) me çmim paushall ose (c) kombinim i këtyre të dyjave, varësisht se si është saktësuar në orar dhe planin e pagesave.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 37 -

Page 38: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

Kontrata paushall është kontratë me çmim fiks që nuk varet prej kohës që furnizuesit do t’i duhet ta shpenzojë për të kryer detyrat e tij. Kontrata paushall bartë më së paku rreziqe për konsumatorin, por mund furnizuesi mund të mos e pranojë nëse shërbimet e kërkuara nuk janë të mjaftueshëm të qarta ose kohëzgjatja e kryerjes së shërbimeve është e paqartë. Për këtë arsye, disa profesionistë sikurse avokatët i llogarisin pagesat mbi bazën e orëve apo ditëve të punës. 14.5 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, çmimet e kontratës do të mbesin të njëjta gjatë tërë kohëzgjatjes së kontratës ose ndonjë periudhe tjetër të përcaktuar në orar. 14.6 Pagesat për furnizuesin të përcaktuara në këtë kontratë do të përbëjnë kompensimin e vetëm në lidhje me këtë kontratë apo për shërbimet, dhe furnizuesi nuk do të marrë, dhe do të sigurojë që kompanitë filiale, nënkontraktuesit dhe personeli i tij të mos marrin për përfitim të tyrin, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë qoftë të tërthortë, asnjë komision, zbritje a pagesë të ngjashme për veprimet në kuadër të kësaj kontrate apo shërbimeve, ose për t’u liruar nga obligimet e tyre sipas kësaj kontrate. Ky nen vë qartë në dukje që furnizuesi nuk mund të pranojë komisione ose pagesa prej të tjerëve, siç janë nënkontraktuesit, pa pëlqimin e konsumatorit. 14.7 Pagesat e tjera përveç paradhënies do të bëhen në përputhje me orarin ose, nëse orari nuk përmban dispozita për këtë çështje, pas kryerjes së shërbimeve, por gjithmonë vetëm pasi të jetë dhënë njoftimi paraprak i duhur. Sipas legjislacionit tatimor të Kosovës, që fatura e furnizuesit të jetë e vlefshme, ajo duhet të përmbajë emrin e biznesit, numrin e regjistrimit të biznesit, adresën, numrin fiskal, numrin e regjistrimit të TVSH-së dhe çmimin, ndërsa TVSH-ja duhet të paraqitet ndarazi (bashkë me normën e TVSH-së). Fatura duhet të jetë e nënshkruar, ndonëse kohëve të sotme shumë fatura të bizneseve të huaja mund të jenë elektronike dhe të mos kenë vulë, si mënyrë për uljen e shpenzimeve administrative. 14.8 Furnizuesi do t’i dorëzojë konsumatorit kërkesë(-a) me shkrim për pagesë dhe do t’i shoqërojë ato me faturën përkatëse ku janë përshkruar, sipas rastit, shërbimet e kryera dhe me dokumente të dorëzuara në përputhje me KPK-të, pasi të ketë përmbushur obligimet e përcaktuara në këtë kontratë, përfshirë nenet 15 deri 17 në vijim. 14.9 Konsumatori duhet t’i kryejë pagesat me kohë dhe jo më vonë se (30) ditë pas pranimit të faturës apo kërkesës së pranueshme nga furnizuesi. Nëse pagesa vonohet më shumë se 3 ditë, furnizuesi mund kërkojë kamatëvonesë për kohën prej datës kur është dashur të kryhet pagesa deri në datën kur kryhet pagesa, duke aplikuar normën mesatare të interesit mbi mbitërheqjet në Kosovë të përcaktuar në botimin më të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës të botuar para datës së skadimit të afatit për kryerjen e pagesës. Sipas rregullave të BE-së për pagesat e vonuara, praktikë e rregullt është që pagesa të bëhet brenda 30 ditëve. Pagesa pas këtij afati mund t’i shkaktojë furnizuesit probleme me qarkullimin e parasë së gatshme dhe kjo nuk do të jetë në dobinë afatgjatë të asnjërës palë. Që prej 1 shtatorit 2011, kjo normë interesi ka qenë afërsisht 12% në vit. Kjo normë mund të gjendet në www.bqk-kos.org. Shembull i llogaritjes: Nëse konsumatori ka dështuar ta bëjë pagesën prej 1,000 eurove më 1 shtator 2011, interesi i grumbulluar deri më 31 dhjetor 2011 do të ishte 12% /365 (ditë) x 1000 Euro = 0.3287 në ditë * (30+31+30+31), d.m.th. 1212 ditë = 40.1 Euro total obligimi i interesit. 14.10 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, të gjitha çmimet do të caktohen në euro dhe të gjitha pagesat do të bëhen në euro.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 38 -

Page 39: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

Nëse vendosni t’i jepni çmimet në ndonjë valutë tjetër, shkalla e këmbimit të valutës është përcaktuar në nenin 16.1(b). 14.11 Përveç nëse është përcaktuar në ndonjë mënyrë tjetër (dhe përveç në lidhje me porosinë fillestare), në këtë kontratë nuk ka çmim minimal.

15. Pagesa—vetëm për projektet e bazuara në honorarë Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, ky nen zbatohet për kontratat/projektet e bazuara në honorarë (siç është shënuar në orar). 15.1 Konsumatori do ta paguajë furnizuesin në përputhje me pjesët përkatëse për pagesat (për honorarët apo shpenzimet e kompensueshme) në orar. 15.2 Pagesat për personelin do të përcaktohen në bazë të kohës që ata kanë shpenzuar për kryerjen e shërbimeve, pas datës së hyrjes në fuqi të kontratës. Pagesat e honorarëve të cilitdo personel të angazhuar si zëvendësim në pajtim me nenin 12 më sipër, si dhe të gjitha kompensimet e shpenzimeve që kanë rrjedhur nga zëvendësimi i këtillë që mund t’i kërkojë furnizuesi, duhet të miratohen paraprakisht me shkrim nga konsumatori. Përveç në rastet kur konsumatori bie dakord për të kundërtën, (i) furnizuesi do t’i bartë të gjitha shpenzimet për udhëtime shtesë ose shpenzime tjera që rrjedhin apo janë të lidhura me çfarëdo largimi dhe/ose zëvendësimi të personelit, dhe (ii) pagesa për cilindo personel të siguruar si zëvendësim nuk do të tejkalojë pagesën që ishte paraparë fillimisht për personelin që është larguar. Në disa kontrata, shpenzimet për udhëtime, fotokopjim, përkthim etj. janë të përfshira brenda çmimit total të kontratës. Ndërsa, në kontrata tjera lejohet që këto shpenzime të paraqiten si shpenzime të kompensueshme, të llogaritura si kosto. 15.3 Personeli kryesor nuk do të ketë të drejtë në pagesë për punë jashtë orarit, dhe as për pushim mjekësor a pushim vjetor; këto aspekte do të konsiderohet se janë mbuluar në pagën që ua jep atyre furnizuesi. Furnizuesi duhet që paraprakisht t’i miratojë të gjitha pushimet e personelit kryesor dhe të sigurojë që mungesa e tyre të mos shkaktojë vonesa në ecurinë dhe mbikëqyrjen adekuate të shërbimeve. Ky nen vë qartë në dukje që furnizuesi e bartë përgjegjësinë financiare për personelin e tij dhe nuk mund ta paraqesë atë si kosto. 15.4 Pagesat për shpenzimet e kompensueshme – në masën që është e lejuar në orar (dhe nuk janë përfshirë në honorarë) – do të bëhen për shpenzime që furnizuesi i ka shkaktuar vërtetë dhe në mënyrë të arsyeshme gjatë kryerjes së shërbimeve dhe që janë përcaktuar në orar, vetëm pas paraqitjes së dëshmive përkatëse, siç janë kuponët tatimorë.

16. Metoda e faturimit/pagesave – vetëm për kontratat e bazuara në honorarë 16.1 Sa më të herët që të jetë e mundur dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas përfundimit të muajit kalendarik në të cilin janë ofruar shërbimet, furnizuesi do t’i dorëzojë konsumatorit pasqyra të hollësishme që përmbajnë:

(a) Kohën/njësinë tjetër të faturueshme të shpenzuar nga personeli gjatë muajit të kaluar; dhe

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 39 -

Page 40: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

(b) Shpenzimet e kompensueshme së bashku me të gjitha dëshmitë përkatëse (p.sh. faturat, pasqyrat e ditëve të punës, fletëporositë etj.).

Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, shpenzimet e kompensueshme të paraqitura në valuta të tjera përveç euros do të konvertohen duke përdorur shkallët përkatëse të këmbimit të valutës nga bankat në datën e dorëzimit të pasqyrës financiare. 16.2 Konsumatori do t’ia paguajë furnizuesit të gjitha shumat që i detyrohet brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit të dëshmive të përshkruara në nenin 16.1 të KPK-ve; nëse ndonjë pjesë e pasqyrave mujore nuk është mbështetur me dëshmi apo nuk është në përputhje me kontratën, do të paguhet vetëm diferenca. Konsumatori do të mbledhë apo zbresë të gjitha mospërputhshmëritë në mes të shumës së paraqitur në dokumentet mbështetëse dhe shumës së paraqitur në pasqyrat financiare. 16.3 Në fund të çdo projekti dhe jo më vonë se në ditën e fundit të muajit nëntor të vitit, palët do të vlerësojnë të gjitha pasqyrat financiare, kërkesat dhe pagesat me qëllim të barazimit të të gjitha kërkesave ose pagesave të pashlyera dhe do të bëjnë të gjitha korrigjimet e nevojshme në bazë të informatave dokumentuese shtesë që dorëzohen. Çdo shumë e paguar nga konsumatori që tejkalon shumën reale të pagueshme sipas dispozitave të kësaj kontrate do të kompensohet me kohë nga furnizuesi, brenda pesë (5) ditëve pas regjistrimit të kërkesës së këtillë. Të gjitha kërkesat për kompensim duhet të bëhen brenda dymbëdhjetë (12) muajve pas përfundimit të kontratës. Neni 16.3 ka për qëllim të parandalojë çfarëdo kërkesash të vonuara apo kontestime të pagesës dhe të sqarojë pozitat financiare të konsumatorit dhe furnizuesit.

17. Pagesa—projektet me çmim paushall Ky nen do të zbatohet për kontratat me çmim paushall. Shumat e pagesave do të përcaktohen në orar. Koha e kryerjes së pagesave do të jetë e njëjtë me atë të përshkruar në orar ose, nëse një gjë e tillë nuk është përshkruar në orar, brenda tridhjetë (30) ditëve pas: (i) Prodhimit dhe pranim-dorëzimit që vërteton përfundimin me sukses të produkteve ose raporteve të përcaktuara në orar. (ii) Paraqitjes së kuponit tatimor të vlefshëm. Nëse prodhimi i produktit merr më shumë kohë, ose nëse kontrata përshin disa faza apo disa produkte, zgjidhja më e përshtatshme do të ishte që pagesat të kryhen pas përfundimit të fazave ose produkteve të caktuara, duke i përcaktuar në orar fazat/ngjarjet/produktet që korrespondojnë me secilën pagesë.

18. Pezullimi 18.1 Konsumatori, përmes njoftimit me shkrim, mund t’i pezullojë shërbimet apo të urdhërojë shtyrjen e shërbimeve. 18.2 Nëse shtyrja nuk është për shkak të gabimit ose shkeljes së kontratës nga furnizuesi, konsumatori do t’i bëjë një përshtatje të drejtë datës së përfundimit dhe/ose pagesave (që pasqyron planet e çmimeve të kontratës) duke marrë parasysh shpenzimet shtesë të furnizuesit. Furnizuesi nuk do të ketë të drejtë në ndonjë përfitim nga shtyrja. Nëse shtyrja apo pezullimi zgjatë më shumë se 120 ditë, furnizuesi mund të ndërpresë kontratën duke e njoftuar me shkrim konsumatorin të paktën 30 ditë përpara.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 40 -

Page 41: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

Nevoja për pezullimin e kontratës mund të paraqitet për shkak të faktorëve të jashtëm sikurse moti, krizat nëpër të cilat kalon biznesi, vonesat nga një konsumator tjetër ose domosdoshmëria për planifikim shtesë. Këto ngjarje rrallëherë mund të cilësohen si forcë madhore, dhe të dyja palët mund të bien dakord për shtyrjen. Mirëpo, nëse shtyrja do t’i shkaktojë kosto shtesë furnizuesit, këto kosto duhet të dakordohen, dhe neni 18.2 përcakton disa parametra për këtë.

19. Urdhri për ndryshime/modifikime 19.1 Secila palë, me urdhër me shkrim (“kërkesë për ndryshime”), në pajtim me nenin për njoftimet paraprake të këtyre KPK-ve, mund t’i dorëzojë në çdo kohë përfaqësuesit të autorizuar të palës tjetër kërkesën për ndryshimin(-et) e termave të referencës apo ekuivalentëve të tyre në lidhje me kohën, metodologjinë ose fushën e zbatimit të shërbimeve. Pala që bën kërkesën për ndryshim do të dorëzojë shkresat e duhura në lidhje me implikimet kohore dhe financiare të kërkesës për ndryshim. 19.2 Pala tjetër do t’i përgjigjet kërkesës për ndryshim brenda dhjetë (10) ditëve pas pranimit të saj (ose, nëse kërkesa për ndryshim identifikohet si urgjente, në kohën më të shkurtër të arsyeshme) me hollësi apo përgjigje për të gjitha implikimet kohore apo financiare. 19.3 Të gjitha implikimet kohore dhe financiare të paraqitura nga cilado palë do të pasqyrojnë kontratën dhe orarin(-et) e saj, përfshirë të gjithë honorarët dhe shpenzimet e kompensueshme që janë përcaktuar në ato. 19.4 Pala që bën kërkesën për ndryshim do të përgjigjet nëse dëshiron të procedojë apo nëse pajtohet me përgjigjen; bisedimet e mëtejme zhvillohen sipas nevojës. 19.5 Nëse të dyja palët bien dakord për kërkesën për ndryshim, kjo bëhet me shkrim në formularin me numër të kërkesës për ndryshim dhe nënshkruhet nga të dyja palët (më tej në tekst: urdhër për ndryshim) dhe ky urdhër për ndryshim i bashkëngjitet kontratës si pjesë përbërëse e saj. 19.6 Urdhrat për ndryshim nuk mund të përdoren për të ndryshuar asnjë përkufizim apo kusht ligjor. Përkufizimet dhe kushtet ligjore mund t’i ndryshojnë vetëm përfaqësuesit e autorizuar. Në të ardhmen mund të paraqitet nevoja për të ndryshuar shumë aranzhime të përcaktuara në kontratë. Ky nen përcakton procedurën për rënien dakord për ndryshimet. Është normale që palët në fillim të shkëmbejnë sugjerime rreth ndryshimeve të nevojshme dhe tek pastaj t’i hedhin në letër ndryshimet e dakorduara dhe t’i nënshkruajnë.

20. Vonesat në performancën e furnizuesit 20.1 Furnizuesi do t’i kryejë shërbimet dhe dorëzojë mallrat në përputhje me të gjitha datat e përfundimit dhe duke respektuar me saktësi planin kohor të përcaktuar nga konsumatori në orarin(-et) e kontratës ose të pranuar në fletëporosinë fillestare. 20.2 Nëse gjatë realizimit të kontratës, furnizuesi ose nënkontraktuesi(-t) e tij përballen me kushte që pengojnë dorëzimin me kohë të mallrave apo kryerjen me kohë të shërbimeve, furnizuesi menjëherë do ta njoftojë me shkrim konsumatorin për vonesën, kohëzgjatjen e mundshme dhe shkakun(-et) e tij. Konsumatori do të vlerësojë situatën dhe në diskrecion të tij mund ta zgjasë afatin e realizimit, me apo pa kompensim të dëmeve, me ç’rast palët do të ratifikojnë zgjatjen duke e ndryshuar kontratën.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 41 -

Page 42: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

21. Dëmet e likuiduara 21.1 Nëse në rrethana të forcës madhore furnizuesi dështon t’i kryejë pjesshëm apo në tërësi shërbimet brenda periudhës(-ave) të përcaktuara në kontratë apo deri në datën e përfundimit të kontratës, konsumatori, pa paragjykuar mekanizmat e tjerë në kontratë (dhe me kushtin, ose deri në atë masë, që konsumatori nuk e ka shkaktuar mospërmbushjen), do t’ia zbresë nga çmimi i kontratës ose mbledhë në ndonjë mënyrë tjetër si dëme të likuiduara, shumën e barasvlershme me përqindjen e saktësuar në orar të shërbimeve të pakryera, për secilën ditë vonese deri në ditën e kryerjes apo realizimit, brenda maksimumit të zbritjes së përcaktuar në përqindje në orar. Nëse shërbimet e pakryera e parandalojnë konsumatorin që të përfitojë nga shërbimet e tjera të parapara me këtë kontratë, përqindja do të llogaritet duke marrë parasysh vlerën e të gjitha shërbimeve të prekura. 21.2 Pagesa e dëmeve të likuiduara bëhet pa paragjykuar asnjë të drejtë për të kërkuar kompensime të tjera, apo të drejta të tjera të parapara me ligj kundër furnizuesit, me kushtin që shumës së kompensimit të caktuar t’i zbritet, ose që ajo të pasqyrojë, vlerën e të gjitha kompensimeve të dëmeve që janë paguar. Nenet 20 dhe 21 adresojnë vonesat dhe kompensimet për ato. Kontrata parasheh pagesën e shume të specifikuara të kompensimeve për dëme (siç janë përcaktuar në orar) për secilën ditë të vonesës në dorëzimin e produktit etj. Në orar mund të përcaktohet dhe të shënohet ndonjë periudhë tjetër kohore. Që furnizuesi të mbrohet nga humbjet e tepërta, kontrata parasheh që penalet të mos e tejkalojnë maksimumin prej 10% të vlerës totale të kontratës.

22. Ndërprerja për mospërmbushje 22.1 Konsumatori, pa paragjykuar mekanizmat e tjerë për shkeljen e kontratës, me njoftim me shkrim për mospërmbushje të kontratës, mund ta ndërpresë këtë kontratë në tërësi apo pjesshëm, nëse furnizuesi, sipas mendimit të konsumatorit, ka përdorur praktika korruptuese ose mashtruese gjatë konkurrimit për fitimin e kontratës ose realizimit të kontratës. Për qëllime të këtij neni: “Praktikë korruptuese” ka kuptimin e ofrimit, dhënies, pranimit ose kërkimit të ndonjë gjësendi me vlerë me qëllim të ndikimit të ndokujt gjatë procesit të prokurimit ose realizimit të kontratës. “Praktikë mashtruese” ka kuptimin e shtrembërimit të fakteve me qëllim të ndikimit në procesin e prokurimit ose realizimit të kontratës në dëm të konsumatorit, dhe përfshin marrëveshjet e fshehta ndërmjet tenderuesve (para ose pas dorëzimit të tenderit) të dizajnuara me qëllim të caktimit të çmimeve artificiale dhe jokonkurrente të tenderit dhe të privimit të konsumatorit nga dobitë e konkurrencës së lirë dhe të hapur. 22.2 Pala mund ta ndërpresë kontratën në rastet e:

a. Paaftësisë paguese së palës tjetër, ose paraqitjes dhe miratimit nga gjykata të kërkesës për falimentim të palës, ose nëse pala tjetër nuk mund t’i shlyejë borxhet e saj ose ndonjë kreditor ka nisur procedurë përmbarimore kundër kësaj pale; b. Shkeljes materiale të kontratës nga pala tjetër, ose një varg shkeljesh të vazhdueshme më të vogla të cilat, nëse konsiderohen së bashku, janë materiale. Në rastin e shkeljes së riparueshme, pala që nuk është përgjegjëse për shkeljen do ta njoftojë me shkrim palën

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 42 -

Page 43: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

shkelëse mbi shkeljen, dhe kjo e fundit do të ketë shtatë (7) ditë kohë (ose periudhë më të gjatë kohore, sido që të jetë përcaktuar në njoftim) që ta sanojë shkeljen, në rast të dështimit të së cilës do të ndërpritet kontrata. Pala mund ta ndërpresë menjëherë kontratën për shkeljet thelbësore të pariparueshme. Dështimi për të kryer shërbimeve është shkelje materiale.

22.3 Përveç ndërprerjes ose si alternativë ndaj ndërprerjes së kontratës, secila fjalë mund t’i kërkojë palës tjetër që ta dëmshpërblejë për të gjitha shkeljet e kësaj kontrate, cilado qoftë natyra e tyre. Secila palë gjithashtu mund ta dëmshpërblejë tjetrën për të gjitha kostot, kërkesat ose shpenzimet që kjo e fundit duhet t’jua paguajë palëve të treta si rrjedhojë e shkeljes së kësaj kontrate nga pala dëmshpërblyese. Ky nen adreson pasojat që do të rrjedhin në rast se ndonjëra prej palëve shkel kontratën dhe kontrata duhet të ndërpritet për arsye të mospërmbushjes.

23. Ndërprerja për voli 23.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, konsumatori, me njoftim me shkrim të dërguar furnizuesit, mund ta ndërpresë kontratën në tërësi apo pjesshëm (përfshirë çfarëdo porosie individuale) në çdo kohë për voli të saj, me të paktën 30 ditë paralajmërim. Në njoftimin për ndërprerje do të saktësohet që ndërprerja bëhet për shkak të volisë së konsumatorit, përmasa e ndërprerjes së obligimeve të furnizuesit në kuadër të kontratës dhe data kur ndërprerja do të hyjë në fuqi. 23.2 Në rast të ndërprerjes për voli, konsumatori do të paguajë për të gjitha shërbimet e kryera në mënyrë të kënaqshme në kuadër të kësaj kontratë apo shpenzimet e kompensueshme të bëra para datës efektive të ndërprerjes. Ky nen adreson mundësinë që konsumatorit ta ndërprejë kontratën edhe pa u bazuar në gabimin e furnizuesit. Ai përcakton periudhën 30-ditore të njoftimit paraprak, megjithatë në orar mund të përcaktohet periudhë më e gjatë apo më e shkurtër.

24. Forca madhore 24.1 Pavarësisht neneve në lidhje me shtyrjen ose ndërprerjen e kontratës për shkak të shkeljeve të saj, asnjëra palë nuk konsiderohet se ka bërë shkelje të obligimeve të saj sipas kontratës në qoftë se dhe deri në atë masë që vonesa e saj në përmbushjen apo dështimet e tjera në realizimin e obligimeve kontraktore është rrjedhojë e ndonjë ngjarjeje të shkaktuar nga një forcë madhore. 24.2 Për qëllimet e këtij neni, termi “forcë madhore” ka kuptimin e një ngjarjeje përtej kontrollit të palës së prekur, që është e paparashikueshme dhe nuk është për fajin ose neglizhencën e saj. Ngjarjet e tilla mund të përfshijnë, por jo vetëm, veprimet e konsumatorit në cilësinë e sovranit, luftërat ose revolucionet, zjarret, epidemitë, karantinat dhe embargot e mallrave. 24.3 Nëse paraqitet ndonjë gjendje e forcës madhore, pala e ndikuar do të njoftojë menjëherë me shkrim palën tjetër për këtë ngjarje dhe shkaqet e saj. Përveç nëse konsumatori ka dhënë udhëzime të tjera me shkrim, pala e ndikuar do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e saj sipas kontratës brenda mundësive të arsyeshme dhe do të kërkojë të gjitha rrugët alternative për t’i realizuar obligimet pa u parandaluar nga ngjarja e forcës madhore.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 43 -

Page 44: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

25. Transferimi, nënkontraktimi dhe përfitimi nga kontrata 25.1 Konsulenti nuk do t’i transferojë obligimet e tij sipas kësaj kontrate, në tërësi apo pjesshëm, pa miratim paraprak me shkrim nga konsumatori, me kusht që ky miratim të mos refuzohet ose vonohet pa arsye. Ky nen adreson faktin që konsumatori në mënyrë specifike ka përzgjedhur furnizuesin për t’i kryer shërbimet, andaj nuk është e drejtë që furnizuesi ta nënkontraktojë ndonjë palë të tretë për kryerjen e këtyre shërbimeve pa pëlqimin paraprak të konsumatorit. 25.2 Konsumatori mund t’ia transferojë obligimet nga kjo kontratë cilitdo subjekt trashëgues të pasurive të ndërlidhura me këtë kontratë, ndonjë kompanie filialë ose kompanie tjetër, me miratimin e furnizuesit, me kusht që ky miratim të mos refuzohet pa arsye. Meqë pasuritë e bizneseve ngandonjëherë blihen ose shiten, ky nen përcakton që në rastet e shitjes ose blerjes së biznesit të konsumatorit, bashkë me biznesin mund të bartet edhe kontrata. Gjithashtu, bizneset e mëdha nganjëherë ristrukturohen apo kanë kompani të tjera në kuadër të korporatës;prandaj, kjo kontratë gjithashtu mund t’ju bartet kompanive të tjera në kuadër të korporatës, dhe ato mund të përfitojnë nga kjo kontratë në përputhje me nenin 25.5. 25.3 Gjithashtu, me qëllim të shmangies së mëdyshjeve, kompanitë filiale të konsumatorit munden të përfitojnë në çdo rast nga produktet ose rezultatet e kësaj kontrate. 25.4 Të gjithë nënkontraktuesit ekzistues të lejuar dhe personeli kryesor i tyre janë përcaktuar në orar. Furnizuesi shpesh përzgjidhet me shumë kujdes, kështu përdorimi i nënkontraktimit mund të jetë çështje e ndjeshme dhe zakonisht duhet bërë me miratimin e konsumatorit. 25.5 Emërimi i nënkontraktuesve shtesë dhe përkufizimet dhe kushtet materiale të nënkontratës duhet të miratohen me shkrim nga përfaqësuesi i autorizuar i konsumatorit, para fillimit të realizimit të nënkontratës. 25.6 Me qëllim të shmangies së mëdyshjeve, furnizuesi në të gjitha rastet do të mbajë përgjegjësi të plotë për shërbimet e kryera nga nënkontraktuesi dhe personeli i tij sipas kësaj kontrate.

26. Zgjidhja e kontesteve 26.1 Kjo kontratë do të qeveriset nga ligjet e Kosovës. 26.2 Në rast të ndonjë kontesti në lidhje me këtë kontratë, secila palë mund t’i dërgojë palës tjetër një njoftim me shkrim për paraqitjen e kontestit për ndërmjetësim, duke përdorur një organ ndërmjetësimi të pranuar në Kosovë të regjistruar në Komisionin për Ndërmjetësim të Kosovës dhe të licencuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës. Ndërmjetësimi është procedurë jodetyruese për zgjidhjen e kontesteve në suaza të strukturuara nga një ndërmjetësues, pa formalitetet dhe procedurat e gjykatës. Është e zakonshme që për lehtësimin e ndërmjetësimit të përdoret ndonjë organizatë e pavarur e ndërmjetësimit. Në Kosovë janë dy shoqata të tilla – Shoqatat për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve në Odën Ekonomike e Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë - http://adr-ks.org/. Ndërmjetësimi është procedurë private. Publiku nuk ka të drejtë të marrë pjesë në seancat e ndërmjetësimit.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 44 -

Page 45: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

Ndonëse është përcaktuar një periudhë e shkurtë e ndërmjetësimit (30 ditë), në praktikë kjo periudhë mund të zgjatet me marrëveshjen e ndërsjellë të palëve nëse ndërmjetësimi shkon mirë, andaj, në rastet kur është e qartë se, për shembull, çështja ka të bëjë me pamundësia ose refuzimi pa shkak për të paguar qiranë, është e këshillueshme që të ketë një periudhë më të shkurtër me qëllim të shmangies së vonesave në fillimin e arbitrazhit. Në Kosovë ndërmjetësimi lejohet edhe në bazë të Ligjit nr. DL-048-2008 për ndërmjetësim. 26.3 Nëse kontesti nuk zgjidhet brenda tridhjetë (30) ditësh pas pranimit të njoftimit për paraqitjen e kontestit për ndërmjetësim, palët do të zgjidhin të gjitha kontestet ose pretendimet përkitazi me kontratën, përfshirë çështjet lidhur me ndërprerjen e saj, me ndihmën e Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve ose në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë ose Odën Ekonomike të Kosovës (cilado të jetë përcaktuar në orar), në përputhje me rregullat e arbitrazhit që i përdorin Odat. Vëmendje: Në bazë të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve, dispozitë e padrejtë kontraktuale mund të konsiderohet dispozita e cila e përjashton ose kufizon të drejtën e konsumatorit për të realizuar të drejtat në bazë të kontratës përpara gjykatës. Si rezultat, cdo kontratë e cila parasheh zgjidhjen e kontestit pranë arbitrazhit dhe palë në të është konsumatori mund të konsiderohet e padrejtë dhe do ti referohet gjykatës. Si rezultat, arbitrazhi nuk mund të përdoret si mënyrë e zgjidhjes së kontestit në rast se njëra nga palët, subjekt i kësaj kontrate është konsumator. Arbitrazhi është një alternativë e procedurës gjyqësore. Ai në Kosovë rregullohet me Ligjin nr. 02/L-75 për arbitrazhin të miratuar në vitin 2007. Për shkak të vonesave në gjykata dhe disponueshmërisë së shumë mekanizmave për të ushtruar ankesë, aktualisht arbitrazhi është shumë më i shpejtë se procesi gjyqësor, më fleksibil dhe më i përshtatshëm për zgjidhjen e kontesteve komerciale në Kosovë. Arbitrazhi është procedurë private, në kuptimin që është i mbyllur për publikun dhe vendimet e arbitrazhit mund të mbahen konfidenciale. Aktualisht në Kosovë janë dy institucione që ofrojnë shërbime të arbitrazhit – Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve në Odën Ekonomike të Kosovës dhe ajo në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës (shih http://adr-ks.org/). Në kushte ideale, me qëllim të shmangies së hutimit rreth asaj se cili institucion do ta mbikëqyrë arbitrazhin, në orar duhet të përzgjidhet dhe shënohet njëri prej këtyre dy institucioneve. Por, nëse në orar nuk është përzgjedhur asnjëri institucion i arbitrazhit, ka rrezik që arbitrazhi të bëhet në mënyrë ad-hoc, pa ndonjë strukturë qeverisëse. Mungesa e kësaj strukture mund të shpijë në zvarritjen e zgjidhjes së kontestit dhe të krijojë huti. Palët mund të përzgjedhin cilindo prej dy institucioneve të arbitrazhit, varësisht nga preferenca e tyre personale. Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në orar, procedura e arbitrazhit do të zhvillohet në Prishtinë, në gjuhën e kësaj kontrate dhe nga arbitër. Edhe pse është e mundshme që procedurën e arbitrazhit ta kryesojnë tre arbitra, kjo gjë do të kushtonte shumë dhe nuk do të ishte e përshtatshme për të zgjidhur kontestet që rrjedhin nga ndonjë marrëveshje për shërbime. Opsioni i të tre arbitrave do të ishte më i përshtatshëm për zgjidhjen e kontesteve që rrjedhin nga marrëveshjet ose transaksionet shumë të mëdha dhe komplekse.

27. Gjuha kryesore Nëse kjo kontratë përpilohet në disa gjuhë, gjuha kryesore do të jetë gjuha e përcaktuar në orar ose, në mungesë të përcaktimit të ndonjë gjuhe në orar, gjuha angleze. Edhe interpretimi i kontratës do të qeveriset nga kjo gjuhë e përcaktuar. Në po këtë gjuhë do të përpilohet gjithë

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 45 -

Page 46: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

korrespondenca dhe dokumentet e tjera në lidhje me kushtet ligjore të kontratës që shkëmbejnë palët.

28. Njoftimet Të gjitha njoftimet në lidhje me këtë marrëveshjeje duhet të bëhen me shkrim dhe t’i dërgohen palës tjetër duke përdorur informatat kontaktuese të përcaktuara në orar, ose informatat kontaktuese të zëvendësimit të dërguara përmes njoftimit me shkrim. Palës mund t’i dërgohen njoftimet përmes postës elektronike (e-mail) nëse në orar është dhënë adresa e postës elektronike, me kushtin që të ekzistojë mundësia e “konfirmimit të leximit” a ndonjë dëshmi tjetër për leximin e e-mailit si, për shembull, përgjigja e pranuesit. Nëse nuk jepet ky konfirmim i pranimit të e-mailit, atëherë njoftimi duhet të dërgohet përmes rrugëve të tjera si, për shembull, përmes postës ose dorëzimit në dorë. Njoftimet për shkeljen apo ndërprerjen e kontratës, ose për paraqitjen e kontestit për ndërmjetësim a arbitrazh duhet të dërgohen përmes postës së regjistruar rekomande ose të dorëzohen në dorë dhe nuk mund të dërgohen vetëm përmes e-mailit.

29. Të përgjithshme 29.1 Përveç në qoftë se dhe derisa të mos deklarohet shprehimisht me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja palët, heqja dorë e cilësdo palë nga e drejta për të përdorur mjetet juridike në rast të shkeljeve ose mospërmbushjes të kontratës, dhe përdorimit të çfarëdo praktikash tregtare a historiku/modeli të marrëdhënieve tregtare, nuk do të përbëjë heqje dorë të vazhdueshme nga të drejtat, përdorimi i mjeteve juridike ose kushtet për shkeljet ose mospërmbushjet e tjera të obligimeve sipas kontratës. 29.2 Asnjë palë e tretë nuk do të gëzojë ose zbatojë asnjë të drejtë në kuadër të kësaj kontrate pa miratimin e palëve. Ky nen parandalon palët e treta sikurse ndonjë punonjës i ndonjërës palë ose anëtar i publikut që të përfitojnë dhe përmbarojnë këtë kontratë kundër një apo më shumë prej palëve. 29.3 Nëse ndonjë dispozitë e kontratës konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga arbitri, dispozitat e tjera mbesin të plotfuqishme. 29.4 Këto KPK do të zbatohen vetëm deri në masën derisa të mos zëvendësohen nga pjesët e tjera të kontratës. Në veçanti, orari zëvendëson dhe mbizotëron KPK-të. Forma e kontratës, orari dhe KPK-të mbizotërojnë pranimin e kushteve me klikim (ang. click ërap), me hapje të ambalazhit (ang. shrink ërap) ose kushtet tjera standarde të furnizuesit. 29.5 Përveç nëse dhe derisa të mos përpilohet me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja palët, asnjë marrëveshje tjetër me qëllim të ndryshimit, modifikimit, lëvizjes, shpjegimit ose plotësimit të kushteve të kontratës nuk do të jetë e detyrueshme për palët. 29.5 Përveç nëse dhe derisa të mos përpilohet me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja palët, asnjë marrëveshje tjetër me qëllim të ndryshimit, modifikimit, lëvizjes, shpjegimit ose plotësimit të kushteve të kontratës nuk do të jetë e detyrueshme për palët. 29.6 Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të kësaj kontrate dhe ndonjë dokument që i është bashkëngjitur kontratës, do të mbizotërojë gjuha ose kuptimi i pjesës kryesore të kësaj kontrate. Titujt e kësaj kontrate janë për ta lehtësuar referimin dhe nuk do të luajnë asnjë rol në interpretimin e kësaj kontrate.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 46 -

Page 47: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

29.7 Kontrata përmban mirëkuptimin e plotë të palëve, përvijon ndarjen e plotë të rrezikut ne mes tyre dhe përbën një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të përkufizimeve dhe kushteve të marrëveshjes së tyre në lidhje me çështjet e përmendura në kontratë. Të gjitha bisedimet, marrëdhëniet, mirëkuptimet dhe marrëveshjet me shkrim a gojë të mëparshme në lidhje me këtë kontratë tani zëvendësohen nga kjo kontratë.

KOMENTAR LIGJOR I PËRGJITHSHËM PËR FORMËN STANDARDE TË KONTRATËS PËR SHËRBIME

Në vazhdim është paraqitur komentari i përgjithshëm mbi përdorimin e formës standarde të kontratës për shërbime. Ky komentar nuk është menduar të shërbejë si shpjegim gjithëpërfshirës dhe i plotë i ligjeve të Kosovës apo çështjeve të lidhura me kontratat për shërbime, por më tepër si përmbledhje e terminologjisë kryesore dhe të zakonshme për shërbimet, me përjashtim të shërbimeve të punësimit. Meqë rrethanat dhe legjislacioni mund të pësojnë ndryshime, është e nevojshme që për çdo rast specifik të kërkohen këshilla ligjore. Gjithashtu mund të ketë dispozita apo çështje të caktuara të cilat mund të mos jenë përmendur në vazhdim. Kjo kontratë shërbimesh mund të përdoret përgjithësisht për të gjitha furnizimet me shërbime të një ndonjë biznesi, me përjashtim të shërbimeve të punësimit (për të cilat forma më e duhur është kontrata e punës). Dallimin kryesor do ta përbëjnë forma e pagesës (e bazuar në honorarë apo me çmim paushall), si dhe rëndësia që mund ta ketë apo të mos e ketë personeli kryesor. Llojet e furnizuesve/shërbimeve për të cilat mund të përdoret kjo kontratë përfshijnë:

Agjencitë e dizajnit Kontratat me çmime paushall janë zakonisht forma më e përshtatshme për lidhjen e kontratës për shërbime me agjenci të dizajnit. Agjencia duhet t’ia dorëzojë dizajnin për miratim konsumatorit në përputhje me nenin 4.4. Pronësia mbi të drejtat përkatëse të pronës intelektuale zakonisht duhet të bartet në përputhje me nenin 5.1. Ndërsa, mënyra më e duhur për kryerjen e pagesës është pas bartjes efektive të këtyre të drejtave.

Shërbimet e marketingut Formë e përshtatshme për kryerjen e pagesës për prodhimin e produkteve specifike, sikurse janë spotet e reklamave, është zakonisht kontrata me çmim paushall. Paradhënia duhet të jepet vetëm në rastet kur kanalet mediale duhet të paguhen paraprakisht. Në këto raste mund të arrihet ujdi për një ngritje fikse të çmimit përmbi koston reale, dhe neni 12 shtjellon mënyrat e faturimit për këto lloj kontratash.

Avokatët/shërbimet juridike Shërbimet juridike mund të kompensohen për secilin shërbim ndarazi si, për shembull, paraqitja në shqyrtim gjyqësor, hartimi i ndonjë shkrese ose paraqitja e parashtresave, apo sipas orëve/ditëve të punës. Nëse pagesa bëhet për orë/ditë pune, është praktikë e zakonshme që konsumatori të kërkojë

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 47 -

Page 48: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

raport të hollësishëm të orëve/ditëve të punës dhe aktiviteteve korresponduese dhe të njoftohet nëse/kur pagesa arrin ndonjë shumë të paracaktuar në mënyrë që konsumatori të mos befasohet. Neni 12 zbatohet për mënyrat e faturimit për këto lloj marrëveshjesh. Paradhëniet nuk janë praktikë e zakonshme në këto lloj marrëveshjesh, me përjashtim të rasteve kur duhen paguar tarifa gjyqësore. Pagesa e honorarit mund të kushtëzohet me shkallën e suksesit, sikurse është përqindja e shumës së nxjerrë si dëmshpërblim. Në rastin e pagesave për kontingjencat, të drejtat e furnizuesit për arritjen e ujdisë dhe përfaqësimin në emër të konsumatorit duhet të saktësohen në orar, ose në ndonjë autorizim të veçantë, në mënyrë që konsulenti të mos i tejkalojë kompetencat e tij. Është normale dhe e këshillueshme që të përcaktohet personeli kryesor i përfshirë në kontratat e avokatëve/shërbimeve ligjore. Shërbimet e kontabilitetit, këshillimit tatimor ose auditimit. Vlejnë marrëveshjet e njëjta si në rastin me avokatë/shërbime ligjore. Shërbimet gjeodezike, topografike dhe kadastrale. Këto shërbime zakonisht paguhen me çmim paushall, pasi të jenë kryer shërbimet përkatëse. Ato mund të përfshijnë shpenzime materiale të kompensueshme, siç janë tarifat kadastrale, të cilat mund të duhet që të paguhen paraprakisht.

Agjentët doganorë Marrëveshjet me çmim paushall janë ideale për marrëveshjet me agjentë doganorë, të cilat zakonisht paguhen pas kryerjes së shërbimeve. Por, nëse agjenti aranzhon që pagesat e taksave doganore të biznesit t’i bëjë drejtpërdrejtë përmes llogarisë së tij (praktikë e shpeshtë, për shkak të problemeve me pagesat nëpër kufij), agjenti mund të kërkojë që pagesa t’i bëhet në këtë llogari. Andaj, neni 12 është gjithashtu shumë i rëndësishëm për këto lloj marrëveshjesh.

Marrëveshjet e tjera të konsulencës Këto mund të jenë të bazuara në honorarë ose me çmim paushall. Element qenësor në këto marrëveshje është përcaktimi i saktë i rezultateve dhe/ose produkteve të nevojshme dhe kushtëzimi i pagesave me këto rezultate apo produkte.

Shërbimet e agjentëve të pronës së paluajtshme Agjentëve të paluajtshmërive zakonisht u paguhet një përqindje e pronës së shitur apo marrëveshjes së lidhur për qiradhënie. Është mirë që në orar të saktësohet se kjo përqindje do të paguhet vetëm pasi që konsumatori t’ia bëjë pagesën shitësit ose qiradhënësit. Në rastin e kontratave të qirasë, nganjëherë pagesa do t’i bëhet agjentit vetëm pasi që qiramarrësi të vendoset në pronën e dhënë me qira dhe/ose ta paguajë qiranë për të paktën 3 muaj.

Termat e referencës/specifikimet

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 48 -

Page 49: FORMA STANDARDE E KONTRATËS PËR SHËRBIME,  · PDF filePatentat, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat pronësore mbi dokumentet etj. ... - 16 - 7

Elementi më i rëndësishëm i kontratës për shërbime, përveç kushteve të çmimit dhe pagesës, është pjesa përmbajtjesore që përcakton saktësisht se çka duhet të kryejë dhe/ose të arrijë furnizuesi. Prandaj, është thelbësore që kontratës t’i bashkëngjiten specifikimet me shkrim dhe të gjithë termat e referencës, bashkë me hollësitë rreth afateve për kryerjen e shërbimeve. Palët gjithashtu duhet t’i sqarojnë të gjitha aranzhimet praktike, sikurse kush do t’i ofrojë zyrat, pajisjet ose dokumentet.

Porositë shtesë/marrëveshja kornizë Kontrata është hartuar me qëllim që të përdoret si marrëveshje kornizë për disa punë të ndryshme. Nëse përdoret si marrëveshje kornizë, duhet të hartohet një porosi shtesë e hollësishme dhe konsumatori duhet të pranojë ose refuzojë me kohë kushtet e kësaj kontrate për punët e ndryshme.

Arbitrazhi Në bazë të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve, dispozitë e padrejtë kontraktuale mund të konsiderohet dispozita e cila e përjashton ose kufizon të drejtën e konsumatorit për të realizuar të drejtat në bazë të kontratës përpara gjykatës. Si rezultat, cdo kontratë e cila parasheh zgjidhjen e kontestit pranë arbitrazhit dhe palë në të është konsumatori mund të konsiderohet e padrejtë dhe do ti referohet gjykatës. Si rezultat, arbitrazhi nuk mund të përdoret si mënyrë e zgjidhjes së kontestit në rast se njëra nga palët, subjekt i kësaj kontrate është konsumator.

Forma standarde e kontratës për shërbime, me komentarin ligjor dhe udhëzimet për përdorim të përgjithshëm - 49 -