forma standarde e agro-kontratës për · pdf filenatyre të kësaj kontrate...

22
PROGRAMI PËR PËRMBARIM DHE LEGJISLACION KOMERCIAL FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR NDËRMJETËSIM, (BROKERAGE CONTRACT) ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM Shtator, 2013 Këto materiale janë përgatitur duke iu falënderuar mbështetjes së popullit amerikan, përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 1 -

Upload: buiduong

Post on 04-Feb-2018

243 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

PROGRAMI PËR PËRMBARIM DHE LEGJISLACION KOMERCIAL

FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR

NDËRMJETËSIM, (BROKERAGE CONTRACT) ME KOMENTARIN LIGJOR DHE

UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

Shtator, 2013 Këto materiale janë përgatitur duke iu falënderuar mbështetjes së popullit amerikan, përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 1 -

Page 2: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR NDËRMJETËSIM, (BROKERAGE CONTRACT)

ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM

HEQJE E PËRGJEGJËSISË Përmbajtja e këtij raporti është vetëm përgjegjësi e Checchi and Company Consulting, Inc., ndërsa pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara Ky publikim mund të riprodhohet, shumëzohet ose të transmetohet në mënyrë elektronike, mekanike, të fotokopjohet apo të incizohet vetëm me kusht që atributi ndaj USAID-it dhe Programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial ceket shumë qartë në çdo kopje të bërë apo të shpërndarë.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 2 -

Page 3: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

Tabela e Përmbajtjes FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR NDËRMJETËSIM (BROKERAGE CONTRACT), ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË PËRGJITHSHËM ................................. - 5 - I. FORMULARI STANDARD ............................................................................................................. - 5 - Neni 1 - Palët e Kontratës ............................................................................................................. - 7 - Neni 2 - Objekti i Kontratës ........................................................................................................... - 7 - Neni 3 - Përmbushja ..................................................................................................................... - 7 - Neni 4 - Marrëdhënia ................................................................................................................... - 7 - Neni 5 - Të Drejtat dhe Detyrimet e Ndërmjetësuesit.................................................................... - 7 - Neni 6 - Të Drejtat dhe Detyrimet e Urdhërdhënësit ..................................................................... - 8 - Neni 7 - Pagesa ............................................................................................................................. - 8 - Neni 8 - Forca Madhore ................................................................................................................ - 8 - Neni 9 - Ndërprerja e Kontratës .................................................................................................... - 8 - Neni 10 - Dëmet ........................................................................................................................... - 8 - Neni 11 - Ligi i Aplikueshëm .......................................................................................................... - 9 - Neni 12 - Zgjidhja e Kontesteve ..................................................................................................... - 9 - Neni 13 - Deklaratat dhe Garancitë ............................................................................................... - 9 - Neni 14 - Konfidencialiteti/Ruajtja e fshehtësive ........................................................................... - 9 - Neni 15 - Të përgjithshme ............................................................................................................. - 9 - Neni 16 - Hyrja në Fuqi dhe Kopjet e Kontratës ........................................................................... - 10 - PJESA II: KOMENTARI JURIDIK ...................................................................................................... - 11 - 1. Dispozita të përgjithshme ........................................................................................................ - 11 - a. Neni 836: Nocioni ................................................................................................................... - 11 - b. Neni 837: Zbatimi i dispozitave të ligjit për kontratën për veprën............................................ - 11 - c. Neni 838: Pranimi i përmbushjes ............................................................................................. - 11 - d. Neni 839:Revokimi i urdhrit për ndërmjetësim........................................................................ - 12 - e. Neni 840: Mungesa e detyrimit për urdhërdhënësin që të lidhë kontratë................................ - 12 - 2. Detyrimet e Ndërmjetësuesit ................................................................................................... - 12 - a. Neni 841: Detyrimi i kërkimit të rastit ..................................................................................... - 12 - b. Neni 842: Detyrimi i njoftimit .................................................................................................. - 13 - c. Neni 843: Përgjegjësia e ndërmjetësuesit ................................................................................ - 13 - d. Neni 844: Ditari ndërmjetësues dhe fleta ................................................................................ - 13 - 3. Detyrimet e urdhërdhënësit .................................................................................................... - 14 - a. Neni 845: Shpërblimi............................................................................................................... - 14 - b. Neni 846: Kur ndërmjetësuesi fiton të drejtën e shpërblimit ................................................... - 14 - c. Neni 847: Shpërblimi i shpenzimeve ........................................................................................ - 15 - d. Neni 848: Ndërmjetësimi për të dy palët................................................................................. - 15 - e. Neni 849: Humbja e të drejtës së shpërblimit .......................................................................... - 16 - PJESA III: UDHËZIME PËR SHFRYTËZUESIN ................................................................................... - 17 - Palët dhe informatat e tyre personale ........................................................................................ - 17 - Objekti i Kontratës ...................................................................................................................... - 17 - Përmbushja ................................................................................................................................ - 17 - Marrëdhënia .............................................................................................................................. - 18 - Të Drejtat dhe Detyrimet e Ndërmjetësuesit .............................................................................. - 18 - Të Drejtat dhe Detyrimet e Urdhërdhënësit ................................................................................ - 19 - Pagesa ........................................................................................................................................ - 19 - Forca Madhore (Vis Major) ......................................................................................................... - 19 - Ndërprerja e Kontratës ............................................................................................................... - 19 - Dëmet ........................................................................................................................................ - 20 - Ligji i Aplikueshëm ...................................................................................................................... - 20 - Zgjidhja e Kontesteve ................................................................................................................. - 20 -

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 3 -

Page 4: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

Deklaratat dhe Garancitë ............................................................................................................ - 21 - Të përgjithshme.......................................................................................................................... - 21 -

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 4 -

Page 5: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR NDËRMJETËSIM (BROKERAGE CONTRACT), ME KOMENTARIN LIGJOR DHE UDHËZUESIN PËR PËRDORIM TË

PËRGJITHSHËM DATA: PALËT: 1. Urdhërdhënësi: 2. Ndërmjetësuesi:

I. FORMULARI STANDARD Ky formular duhet të plotësohet me hollësi, dhe lexohet në lidhje me Kushtet e Përgjithshme të Kontratës. Shënime udhëzuese janë dhënë së bashku me Kushtet e Përgjithshme të Kontratës. Dokumente shtesë mund të jenë pjesë e Kontratës, të cilat janë shënuar në tabelën më poshtë. Nëse dokumente shtesë janë shtuar, ato duhet të jenë të listuar-a më poshtë, të iniciuar nga palët, dhe të bashkangjitura direkt në këtë formularë.. Numri i

Dispozitës Shtoni detaje nëse nevojiten

Detajet Kontaktuese (të

përfshira për qëllim të lajmërimeve)

1

Urdhërdhënësi

Emri dhe mbiemri:

1

Adresa:

Numri i letërnjoftimit:

1

Numri i biznesit:

Numri i telefonit:

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 5 -

Page 6: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

E-maili:

1

Numri i xhirollogarisë

bankare:

1

Ndërmjetësuesi

Emri dhe mbiemri:

1

Adresa:

Numri i letërnjoftimit:

1

Numri i biznesit:

Numri i telefonit:

E-maili:

1

Numri i xhirollogarisë

bankare:

12 (1 & 2)

Institucioni i

Ndërmjetësimit/Arbitrazhit që do të përdoret në rast të

kontestit:1

Oda Ekonomike e Kosovës ose Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (specifikoni njëren)

1 Vërejtje: Ju lutem referohuni në pjesën (f) të Komentarit.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 6 -

Page 7: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

Neni 1 - Palët e Kontratës E nënshkruar me ___________ nga dhe ndërmjet: _______________________ (emri i kompanisë) në cilësinë e “Urdhërdhënësit”, nga ____________ me adresë _______________, numër të biznesit ______________, numri i xhirollogarisë bankare _______________ në Bankën______________ , i përfaqësuar nga ________________ ; dhe ______________________ në cilësinë e “Ndërmjetësuesit” nga ___________ me adresë _______________, numër të biznesit ____________, numër të xhirollogarisë _________________ në Banken_________________ i përfaqësuar nga ______________.

Neni 2 - Objekti i Kontratës 1. Ndërmjetësuesi pajtohet të përpiqet të gjejë klientë të rinj dhe t’i a vejë në lidhje me Urdhërdhënësin personin ose personat që do të bisedonit me të për lidhje të mundshme kontratës për shitje të produkteve bujqësore. 2. Urdhërdhënësi pajtohet të paguaj Ndërmjetësuesin nëse vjen deri te lidhja e kontratës.

Neni 3 - Përmbushja 1. Mënyra (për aq sa mënyra është e ligjshme, ekonomikisht e arsyeshme dhe etike), detajet, dhe mjetet e përmbushjes së shërbimeve, do të përcaktohen ekskluzivisht nga Ndërmjetësuesi. 2. Për t’i përmbushur shërbimet e kontraktuara nga Urdhërdhënësi, Ndërmjetësuesi mund të punësoj ndihmës ose kontraktoj kontraktor të jashtëm sipas nevojës së vet dhe me shpenzime vetjake. 3. Urdhërdhënësi do ta respektoj autonominë e Ndërmjetësuesit dhe nuk do të tentoj të kontrolloj, drejtoj ose mbikëqyrë aktivitetet e Ndërmjetësuesit (ose punonjëseve të tij/saj) në asnjë mënyrë.

Neni 4 - Marrëdhënia 1. Palët pajtohen se marrëdhënia ndërmjet Urdhërdhënësit dhe Ndërmjetësuesit do të jetë marrëdhënie e kontraktuesit të pavarur. 2. Ndërmjetësuesi nuk do të ketë fuqi të krijoj marrëdhënie kontraktuale për Urdhërdhënësin, pa pajtimin me shkrim të Urdhërdhënësin. 3. Ndërmjetësuesi dhe punëtorët e tij/saj, në asnjë mënyrë dhe për asnjë qëllim nuk do të konsiderohen të punësuar të Urdhërdhënësit. 4. Urdhri i ndërmjetësimit nuk përfshinë të drejtën që Ndërmjetësuesi të përmbushë obligime që dalin nga kontrata të cilën e ka ndërmjetësuar për Urdhërdhënësin.

Neni 5 - Të Drejtat dhe Detyrimet e Ndërmjetësuesit 1. Kur kërkon mundësi kontraktuale për Urdhërdhënësin, Ndërmjetësuesi është i obliguar të veproj me kujdesin e ekonomistit të mirë. 2. Ndërmjetësuesi duhet të ndërmjetësoj negociatat dhe veprimet që shpijnë në lidhjen e kontratës.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 7 -

Page 8: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

3. Ndërmjetësuesi është i detyruar ta njoftoj Urdhërdhënësin për të gjitha rrethanat e rëndësishme për transaksionin e menduar, e të cilat janë apo duhej të ishin të njohura për Ndërmjetësuesin. 4. Ndërmjetësuesi është i detyruar të mbajë shënime të domosdoshme në një ditarë të veçantë, për kontratën e lidhur si pasojë e ndërmjetësimit të tij/saj, dhe me kërkesën e klientit duhet të lëshoj certifikatë të nënshkruar nga Ndërmjetësuesi. 5. Ndërmjetësuesi ka të drejtë të kërkoj pagesë kur kontratat të jetë lidhur. 6. Ndërmjetësuesi nuk ka të drejtë në kompensim të shpenzimeve të bëra gjatë përmbushjes së urdhrit. 7. Ndërmjetësuesi nuk do të jetë përgjegjës nëse edhe pas ushtrimit të kujdesit të nevojshëm, veprimet e tij nuk kanë rezultuar në sukses.

Neni 6 - Të Drejtat dhe Detyrimet e Urdhërdhënësit 1. Urdhërdhënësi ka të drejtë ta anuloj urdhrin e dhënë për ndërmjetësim kur të dëshiron. 2. Urdhërdhënësi nuk është i detyruar të filloj bisedimet për lidhje të kontratës me personin të cilin e ka gjetur Ndërmjetësuesi, ose të lidhë kontratë sipas kushteve të raportuara nga ana e Ndërmjetësuesit. Por, Urdhërdhënësi do të jetë përgjegjës për dëmet e shkaktuara nëse dështon të veproj në mirëbesim.

Neni 7 - Pagesa 1. Urdhërdhënësi pajtohet t’i paguaj Ndërmjetësuesit ______ % të vlerës së kontratës. 2. Në rast se Ndërmjetësuesi ka pranuar urdhër për ndërmjetësim nga të dyja palët në transaksion, ndërmjetësuesi mund të kërkoj vetëm gjysmën e pagesës prej secilës palë.

Neni 8 - Forca Madhore Asnjë palë nuk do të jetë përgjegjëse për dëmet ose të ketë të drejtë të anuloj këtë kontratë për çfarëdo vonese ose mos-përmbushje, nëse vonesa ose mos-përmbushja janë shkaktuar nga rrethanat përtej kontrollit të tij/saj duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në veprat e Zotit, ndalesat Qeveritare (duke përfshirë refuzim ose anulim të lejes së eksportit ose të ndonjë leje tjetër), luftërat,kryengritjet, fatkeqësitë natyrore, dhe/ose ndonjë shkak tjetër përtej kontrollit të arsyeshëm të palës, përmbushja e detyrimeve të së cilës është prekur.

Neni 9 - Ndërprerja e Kontratës Cilido, Urdhërdhënësi ose Ndërmjetësuesi mund ta ndërprenë këtë kontratë duke dërguar njoftimin me shkrim palës tjetër, nëse njëra palë dështon në përmbushjen e detyrimeve të veta, dhe nuk është paraparë në ndonjë mënyrë se pala e dëmtuar mund të kërkoj përmbushje të detyrimeve nga pala në gabim.

Neni 10 - Dëmet 1. Secila palë në këtë kontratë mund të kërkoj dëmshpërblim nga pala tjetër për shkelje të çfarëdo natyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë të barabartë me humbjen, duke përfshirë fitimin e munguar, të pasuar nga pala tjetër si pasojë e shkeljes. Dëme të tilla nuk duhet të tejkalojnë humbjen, të cilën pala shkelëse parashikoi ose duhej të parashikonte në kohen e lidhjes së kontratës, duke marrë parasysh faktet dhe çështjet për të cilat ai kishte dijeni që atëherë ose duhej të kishte dijeni, si një pasojë e mundshme e shkeljes së kontratës.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 8 -

Page 9: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

Neni 11 - Ligi i Aplikueshëm Kjo kontratë i nënshtrohet dhe do të udhëhiqet nga ligji i aplikueshëm në Republikën e Kosovës.

Neni 12 - Zgjidhja e Kontesteve 1. Ndërmjetësimi Lidhur me cilëndo mosmarrëveshje, kontrovers ose pretendim që dalin nga apo janë në lidhje me këtë kontratë, duke përfshirë shkelje, ndërprerje ose jo-vlefshmëri, palët do të tentojnë ta zgjidhin mosmarrëveshjen me ndërmjetësim para se të përdorin mundësinë e arbitrazhit. Ndërmjetësimi do të administrohet në kuadër të Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e ndërmjetësimit të Kosovës. Numri i ndërmjetësuesve do të jetë një (1). Vendi i ndërmjetësimit do të jetë Prishtina, Kosovë. Gjuha që do të përdoret gjatë ndërmjetësimit do të jetë ____________ (gjuha). 2. Arbitrazhi Në rast se ndërmjetësimi nuk do të ketë sukses në zgjidhjen e kontestit, palët pajtohen të paraqesin kontestin e tyre për arbitrazh përfundimtarë në Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e arbitrazhit të Kosovës. Numri i arbitrave do të jetë një (1). Vendi i arbitrazhit do të jetë Prishtina, Kosovë. Gjuha që do të përdoret gjatë arbitrazhit do të jetë ____________ (gjuha).2

Neni 13 - Deklaratat dhe Garancitë Palët deklarojnë dhe garantojnë se: 1. Kanë të gjitha fuqitë dhe autoritetin për të lidhur këtë kontratë. 2. Kjo kontratë paraqet detyrim të vlefshëm dhe ligjërisht të detyrueshëm i cili është i zbatueshëm në pajtime me kushtet e veta.

Neni 14 - Konfidencialiteti/Ruajtja e fshehtësive Palët pajtohen të ruajnë fshehtësinë e kushteve të kësaj kontrate, informatat e shitjes dhe ato të klientëve, dhe të mos ia shpalosin askujt detajet e çështjeve të lartë-përmendura, përveç nëse kjo kërkohet me ligj ose me urdhër të gjykatës.

Neni 15 - Të përgjithshme 1. Kjo kontratë është lidhur dhe ekzekutuar në gjuhen _________________. çdo përkthim në ndonjë gjuhë tjetër do të shërbej vetëm për çështje informative. 2. Të gjitha njoftimet lidhur me këtë kontratë duhet të jenë në të shkruar dhe t’i dërgohen palës me anë të postes, telegramit, faksit, e-mail-it ose korrierit. 3. Kjo kontratë përmban të gjithë marrëveshjen e palëve, parasheh shpërndarjen e rrezikut, dhe paraqet deklaratën komplete dhe ekskluzive të kushteve të marrëveshjes së palëve të referuara në

2 Vërejtje: Ju lutem referohuni në pjesën (f) të Komentarit.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 9 -

Page 10: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

kontratë. Të gjitha veprimet e mëparshme duke përfshirë negociatat, punët, dhe marrëveshjet gojore apo të shkruara, shfuqizohen me këtë kontratë. 4. Asnjë ndryshim, modifikim, shpjegim ose shtesë përkitazi më dispozitat e kësaj kontrate nuk do të jenë të vlefshme, nëse nuk janë të shkruara dhe të nënshkruara nga të dyja palët. 5. Asnjë palë e tretë nuk do të ketë ndonjë të drejtë ose të drejtë të zbatoj ndonjë të drejtë që del nga kjo kontratë pa pajtimin paraprak të palëve. 6. Nëse ndonjë dispozitë e kësaj kontrate to të jetë e jashtëligjshme, e pavlefshme, ose e pazbatueshme nga ana e arbitrit, dispozitat tjera do të mbesin në fuqi dhe me efekt të plotë.

Neni 16 - Hyrja në Fuqi dhe Kopjet e Kontratës 1. Kjo kontratë është përpiluar në katër (4) kopje identike, dhe secila kopje ka fuqinë e origjinalit. Secila palë do t’i mbajë nga dy (2) kopje. 2. Kjo kontratë hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga palët ose personat e autorizuar të palëve. __________________ (vendi) (data) NË EMËR TË URDHËRDHËNËSIT: NË EMËR TË NDËRMJETËSUESIT: _____________________________ _______________________________

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 10 -

Page 11: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

PJESA II: KOMENTARI JURIDIK

1. Dispozita të përgjithshme

a. Neni 836: Nocioni Me kontratën për ndërmjetësimin detyrohet ndërmjetësuesi që të përpiqet të gjejë dhe ta vejë në lidhje me urdhërdhënësin personin që do të bisedonte me të për lidhjen e kontratës së caktuar, ndërsa urdhërdhënësi detyrohet t’i paguaj shpërblim të caktuar, në qoftë se kjo kontratë do të lidhet. Me kontratën e ndërmjetësimit krijohet marrëdhënie juridike ndërmjet urdhërdhënësit dhe ndërmjetësuesit, ku ndërmjetësuesi merr obligim që të tentoj të lehtësoj kontaktin ndërmjet urdhërdhënësit dhe ndonjë personi për lidhjen e ndonjë kontrate të caktuar, ndërsa urdhërdhënësi obligohet që për shërbimet e kryera t’i paguaj shpërblim të caktuar nëse kontrata lidhet.

b. Neni 837: Zbatimi i dispozitave të ligjit për kontratën për veprën Kur është kontraktuar se ndërmjetësuesi do të ketë të drejtë në shpërblimin e caktuar dhe në qoftë se përpjekja e tij mbetet pa rezultat, për atë kontratë do të zbatohen dispozitat që vlejnë për kontratën për veprën. Me kontratën për ndërmjetësimin, mund të rregullohet edhe çështja e shpërblimit të ndërmjetësuesit në rastet kur përpjekja e tij për t’i vënë në kontakt urdhërdhënësin dhe një person tjetër mbetet pa rezultat që do të duhej të ishte lidhja e kontratës. Në raste të tilla do të zbatohen dispozitat e kontratës për veprën. Sipas nenit 617 të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve (LMD), me kontratën për veprën kryerësi i punëve detyrohet të kryej një pune të caktuar, sikurse është prodhimi ose riparimi i ndonjë sendi ose kryerja e ndonjë pune fizike ose intelektuale e të ngjashme, kurse porositësi është i detyruar që ta paguaj shpërblimin.

c. Neni 838: Pranimi i përmbushjes Urdhri për ndërmjetësimin nuk përmban autorizim për ndërmjetësuesin që për urdhërdhënësin të pranojë përmbushjen e detyrimit nga kontrata e lidhur me ndërmjetësimin e tij. Për këtë është e nevojshme një prokurë e veçantë me shkrim. Kur ndërmjetësuesi merr përsipër obligimin për ndërmjetësim, ai nuk është i autorizuar dhe i obliguar të pranoj përmbushjen e detyrimit nga kontrata që ka rezultuar me ndërmjetësimin e tij. D.m.th. obligimi i ndërmjetësuesit përfundon me lidhjen e kontratës ndërmjet urdhërdhënësit dhe personit tjetër. Për të marrë detyrime të tilla, ndërmjetësuesi duhet të ketë nja prokurë të veçantë me shkrim nga urdhërdhënësi.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 11 -

Page 12: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

d. Neni 839:Revokimi i urdhrit për ndërmjetësim Urdhërdhënësi mund ta revokon urdhrin për ndërmjetësim kur të dojë, në qoftë se nga kjo nuk ka hequr dorë dhe me kusht që revokimi nuk është në kundërshtim me mirëbesimin. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës për ndërmjetësimin, urdhërdhënësi mbanë të drejtën ta revokon urdhrin në çdo moment. Mirëpo, urdhërdhënësi duhet të ketë parasysh se nuk mund ta revokon kontratën nëse revokimi i tij bien në kundërshtim me mirëbesimin e krijuar me ndërmjetësuesin. Nëse gjatë lidhjes së kontratës me ndërmjetësuesin, urdhërdhënësi shprehimisht ka hequr dorë nga e drejta e tij për të revokuar kontratën, atëherë nuk mund të ketë revokim të kontratës nga ana e urdhërdhënësit deri sa detyrimi nuk përmbushet, kontrata anulohet, ose skadon afati i caktuar në kontratë skadon.

e. Neni 840: Mungesa e detyrimit për urdhërdhënësin që të lidhë kontratë Urdhërdhënësi nuk është i detyruar të fillojë bisedime për lidhjen e kontratës me personin të cilin e ka gjetur ndërmjetësuesi dhe as të lidhë kontratë me të nën kushtet që ia ka komunikuar ndërmjetësuesit, por do të përgjigjet për dëmin, në qoftë se ka vepruar në kundërshtim më mirëbesim. Edhe nëse ndërmjetësuesi përmbushë pjesën e kontratës lidhur me gjetjen e personit të interesuar për të negociuar dhe lidhur kontratë me urdhërdhënësin, urdhërdhënësi ruan të drejtën që të mos fillon bisedimet për lidhje të kontratës, si dhe të drejtën për të mos lidhë kontratë sipas kushteve të komunikuara nga ana e ndërmjetësuesit. Mirëpo, urdhërdhënësi do të jetë i detyruar të përgjigjet për dëmin e shkaktuar, nëse vërtetohet se ka vepruar në kundërshtim me mirëbesimin ndërmjet palëve.

2. Detyrimet e Ndërmjetësuesit

a. Neni 841: Detyrimi i kërkimit të rastit Ndërmjetësuesi ka për detyrë që, me kujdesin e ekonomistit të mirë, të kërkojë rastin për lidhjen e kontratës së caktuar dhe t’i tregojë për të urdhërdhënësit. Ndërmjetësuesi ka për detyrë të ndërmjetësojë në bisedime dhe të përpiqet që të vejë deri te lidhja e kontratës në qoftë se për të është detyruar posaçërisht. Ai nuk përgjigjet në qoftë se edhe krahas kujdesit nuk ka sukses në përpjekjen e vet. Një ndër detyrimet kryesore të ndërmjetësuesit është kërkimi i rastit të volitshëm për urdhërdhënësin për të lidhur kontratë. Së fundmi, ky është qëllimi kryesorë i këtij lloji të kontratës. Ndërmjetësuesi duhet të jetë gjatë gjithë kohës i kujdesshëm në punën e tij dhe të veproj me kujdesin e ekonomistit të mirë.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 12 -

Page 13: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

Nëse si pasojë e punës së ndërmjetësuesit vjen deri te bisedimet ndërmjet urdhërdhënësit dhe personit të cilin e ka gjetur ndërmjetësuesi, ndërmjetësuesi mund të ndërmjetësoj në bisedime dhe të përpiqet të vejë deri te lidhja e kontratës vetëm nëse posaçërisht është detyruar për këtë. Shpeshherë, edhe pas punës së mirë dhe të kujdesshme të ndërmjetësuesit për t’i lidhur dy palët që të lidhin kontratë, nuk arrihet rezultat pozitiv. Në këto raste, ndërmjetësuesi nuk mbanë përgjegjësi për mossuksesin e përpjekjes së vet.

b. Neni 842: Detyrimi i njoftimit Ndërmjetësuesi ka për detyrë ta njoftojë urdhërdhënësin për të gjitha rrethanat, për të cilat ai është në dijeni ose duhej të ishte në dijeni dhe për punën e synuar dhe ato rrethana janë me rendësi. Pasi që ndërmjetësuesi ka marr obligim që për urdhërdhënësin të gjej një person me të cilin urdhërdhënësi do të mund të lidhte kontratë, ndërmjetësuesi ka për detyrë të jetë i hapur dhe të informoj urdhërdhënësin lidhur me çdo rrethanë, pozitive apo negative, për të cilat është në dijeni, dhe të cilat mund të jenë me rëndësi për lidhjen e mundshme të kontratës.

c. Neni 843: Përgjegjësia e ndërmjetësuesit Ndërmjetësuesi përgjigjet për dëmin, të cilin do ta pësonte njëra ose tjetra palë ndërmjet të cilave ka ndërmjetësuar e që do të shkaktohej për arsye se ka ndërmjetësuar për personin e paaftë për punë, për paaftësinë e të cilit ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni, ose për personin për të cilin ishte në dijeni ose duhej të ishte në dijeni, se nuk do të mund t’i kryej detyrimet nga kjo kontratë dhe në përgjegjësi për çdo dëm të shkaktuar me fajin e tij. Ndërmjetësuesi përgjigjet për dëmin që do të shkaktohej për urdhërdhënësin për arsye se pa leje të urdhërdhënësit e ka njoftuar ndonjë person të tretë për përmbajtjen e urdhrit për negociata ose për kushtet e lidhjes së kontratës. Ndërmjetësuesi mund të jetë përgjegjës për dëme të paarsyeshme të cilat ia shkakton njërës nga palët për ë cilat është duke ndërmjetësuar. Ndërmjetësuesi do të jetë përgjegjës për dëm të shkaktuar nëse ndërmjetëson për një person të paaftë për punë, kur ka qenë në dijeni ose duhej të ishte në dijeni për paaftësinë e atij personi. Dëmi në këtë rast shkaktohet ngase personi i paaftë për punë nuk mund të lidhë kontratë, e edhe nëse vjen deri te lidhja e kontratës, ajo kontratë do të jetë e pavlefshme. Gjithashtu, nëse ndërmjetësuesi ndërmjetëson për një person për të cilin ka dijeni se nuk do të mund t’i kryej detyrimet e veta në rast të lidhjes së kontratës, ndërmjetësuesi është përgjegjës për dëmin. Nëse vjen deri te lidhja e ndonjë kontrate të tillë pa dijeninë e palës tjetër për paaftësinë e mos-përmbushjes së palës tjetër, i shkaktohet dëm i paarsyeshëm palës e cila ka vepruar në mirëbesim. Nëse ndërmjetësuesi informon personin e tretë për përmbajtjen e urdhrit, për negociata, ose e paralajmëron për kushtet e lidhjes së kontratës pa dijeninë e urdhërdhënësit, ndërmjetësuesi do të jetë përgjegjës për dëmin që do t’i shkaktohet urdhërdhënësit si pasoj e dijenisë së informatave nga pala e tretë, e që në rrethana normale nuk do të shkaktohej.

d. Neni 844: Ditari ndërmjetësues dhe fleta

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 13 -

Page 14: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

Ndërmjetësuesi ka për detyrë në regjistrin e veçantë (ditari ndërmjetësues) t’i shënojë të dhënat thelbësore për kontratën që është lidhur me ndërmjetësimin e tij, dhe të lëshojë ekstraktin nga ky regjistër të nënshkruar nga ana e tij (fleta e ndërmjetësimit). Çdo ndërmjetësues ka për detyrë të mbajë regjistër të veçantë (ditarë) të kontratave të cilat janë lidhur me ndërmjetësimin e tij. Edhe pse palët që lidhin kontratë duhet t’i kanë kopjet origjinale të kontratës së lidhur ndërmjet tyre, mund të ndodhë që regjistri i ndërmjetësuesit të përdoret si dëshmi e ekzistencës së marrëdhënies kontraktuale të caktuar. Regjistri duhet t’i përmbajë të dhënat thelbësore lidhur me kontratën e lidhur.

3. Detyrimet e urdhërdhënësit

a. Neni 845: Shpërblimi Ndërmjetësuesi ka të drejtë për shpërblim edhe kur ky nuk është kontraktuar. Në çoftë se lartësia e shpërblimit nuk është caktuar as me tarifë ose më ndonjë akt tjetër të përgjithshëm, as me kontratë as me doke, atë do ta caktoj gjykata, duke marrë parasysh mundin dhe shërbimin e bërë. Shpërblimin e kontraktuar të ndërmjetësimit gjykata mund ta zbres me kërkesën e urdhërdhënësit, në qoftë se gjen se është tepër i lartë, duke marrë parasysh mundin dhe shërbimin e bërë. Zbritja e shpërblimit të kontraktuar nuk mund të kërkohet në qoftë se i është paguar ndërmjetësuesit pas lidhjes së kontratës për të cilën ai ka ndërmjetësuar. Edhe në rastet kur në kontratën e lidhur në mes të ndërmjetësuesit dhe urdhërdhënësit nuk është specifikuar lartësia e shpërblimit dhe mënyra e pagesës, ndërmjetësuesi ka të drejtë në shpërblim. Në qoftë se lartësia e shpërblimit nuk është caktuar në kontratë, e as me ndonjë tarifë apo akt tjetër të përgjithshëm, dhe vjen deri të kontesti në mes të urdhërdhënësit dhe ndërmjetësuesit lidhur me këtë pikë, gjykata apo ndonjë trup tjetër për zgjidhjen e kontesteve do ta caktoj atë duke u bazuar në mundin dhe shërbimin që ndërmjetësuesi ka bërë. Në rast se urdhërdhënësi paraqet kërkesë, gjykata apo ndonjë trup tjetër për zgjidhjen e kontesteve mund ta zbres shpërblimin e kontraktuar në qoftë se gjen se është tepër i lartë në krahasim me mundin dhe shërbimin e bërë dhe në krahasim me vlerën e kontratës. Mirëpo, zbritja e kontratës nuk mund të kërkohet nëse ajo veçse i është paguar ndërmjetësuesit pas lidhjes së kontratës për të cilën ai ka ndërmjetësuar.

b. Neni 846: Kur ndërmjetësuesi fiton të drejtën e shpërblimit Ndërmjetësuesi fiton të drejtën e shpërblimit në momentin e lidhjes së kontratës për të cilën ka ndërmjetësuar, në qoftë se nuk është kontraktuar diçka tjetër. Në qoftë se kontrata është lidhur nën kushtin suspenziv (shtytës) ndërmjetësuesi fiton të drejtën e shpërblimit vetëm kur kushti realizohet.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 14 -

Page 15: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

Kur kontrata është lidhur nën kushtin zgjidhës, realizimi i kushtit nuk ka ndikim në të drejtës e ndërmjetësuesit në shpërblim. Në rastin e pavlefshmërisë së kontratës, ndërmjetësuesi ka të drejtë në shpërblim në qoftë se për shkakun e pavlefshmërisë nuk ishte në dijeni. Zakonisht e drejta e shpërblimit për ndërmjetësuesin fitohet në momentin e lidhjes së kontratës për të cilën ai ka ndërmjetësuar. Mirëpo, ekziston edhe një situatë tjetër. Sipas Nenit 845 (1) të LMD-së, ndërmjetësuesi ka të drejtë në shpërblim edhe kur shpërblimi nuk është kontraktuar. Në këto raste shpërblimi jepet dhe përcaktohet sipas ndonjë tarife të përgjithshme, akti të përgjithshëm apo me anë të dokeve e zakoneve të këtij lëmi. Ka raste kur kontrata për ndërmjetësim përmban ndonjë kusht i cili duhet të plotësohet nga njëra palë kontraktuale. Në këto raste, ndërmjetësuesi do ta fiton shpërblimin vetëm pas realizimit të atij kushti. Gjithashtu, nëse kontrata lidhet nën kushtin zgjidhës, atëherë kushti i parashtruar nuk ndikon në të drejtën e ndërmjetësuesit në shpërblim. Nëse ndonjë kontratë e lidhur shpallet e pavlefshme, ndërmjetësuesi i cili ka ndërmjetësuar atë kontratë nuk do ta humbas të drejtës në shpërblim, nëse nuk ka pasur dijeni për pavlefshmërinë e kontratës.

c. Neni 847: Shpërblimi i shpenzimeve Ndërmjetësuesi nuk ka të drejtë në shpërblimin e shpenzimeve të bëra në kryerjen e urdhrit, përveç kur kjo është kontraktuar. Në qoftë se me kontratë është njohur e drejta e shpërblimit të shpenzimeve, ai ka të drejtë në këtë shpërblim edhe në rastin kur kontrata nuk është lidhur. Gjatë kryerjes së shërbimeve të cilat i ka kontraktuar urdhërdhënësi, ndërmjetësuesi duhet vetvetiu t’i mbuloj shpenzimet të cilat i bënë. Mirëpo, në raste kur në kontratë është cekur se shpenzimet të cilat do t’i ketë ndërmjetësuesi gjatë kryerjes së ndërmjetësimit do të jenë të mbuluara nga urdhërdhënësi, atëherë ndërmjetësuesi do të shpërblehet edhe për shpenzime. Në raste kur me kontratë është paraparë mbulimi i shpenzimeve nga ana e urdhërdhënësit, edhe nëse nuk vjen deri tek lidhja e kontratës, ndërmjetësuesi ka të drejtë në shpërblim për shpenzime.

d. Neni 848: Ndërmjetësimi për të dy palët Në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe, ndërmjetësuesi që e ka marrë urdhrin për ndërmjetësim nga të dy palët mund të kërkojë nga secila palë vetëm gjysmën e shpërblimit të ndërmjetësimit dhe shpërblimin e gjysmës së shpenzimeve, në qoftë se shpërblimi i shpenzimeve është kontraktuar. Ndërmjetësuesi ka për detyrë që me kujdesin e ekonomistit të mirë të kujdeset për interesat e të dy palëve, ndërmjet të cilave ai ndërmjetëson. Shpeshherë ndodhë që i njëjti ndërmjetësues të angazhohet apo kontraktohet nga të dyja palët e interesuara për të lidhur kontratë. Në raste të tilla, ndërmjetësuesi nuk mund të shpërblehet nga secila palë me shpërblimin e plotë, por ka të drejtë që nga secila palë të merr gjysmën e shpërblimit të plotë. E njëjta vlen edhe në rast se është kontraktuar edhe shpërblimi i shpenzimeve; pra secila palë paguan vetëm gjysmën e shpenzimeve.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 15 -

Page 16: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

Gjatë përfaqësimit të dy palëve, ndërmjetësuesi ka për obligim të ruaj neutralitetin, të mos anoj dhe paragjykoj asnjërën prej palëve, dhe të kujdeset në mënyrë të barabartë për interesat e të dyja palëve.

e. Neni 849: Humbja e të drejtës së shpërblimit Ndërmjetësuesi i cili në kundërshtim me kontratën ose në kundërshtim me interesat e urdhërdhënësit të vet punon për palën tjetër, humb të drejtën e shpërblimit të shpenzimeve. Siç është paraparë në Nenin 841 të LMD, ndërmjetësuesi është i detyruar të përfaqësoj interesat e urdhërdhënësi të tij në mënyrë sa më të mirë dhe me kujdesin e ekonomistit të mirë. Në rast se urdhërdhënësi vëren dhe mund ta dëshmon se ndërmjetësuesi është duke punuar në kundërshtime më interesat e urdhërdhënësit, ndërmjetësuesi plotësisht humb të drejtën e shpërblimit të shpenzimeve.

f. Arbitrazhi Vëmendje: Në bazë të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve, dispozitë e padrejtë kontraktuale mund të konsiderohet dispozita e cila e përjashton ose kufizon të drejtën e konsumatorit për të realizuar të drejtat në bazë të kontratës përpara gjykatës. Si rezultat, cdo kontratë e cila parasheh zgjidhjen e kontestit pranë arbitrazhit dhe palë në të është konsumatori mund të konsiderohet e padrejtë dhe do ti referohet gjykatës.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 16 -

Page 17: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

PJESA III: UDHËZIME PËR SHFRYTËZUESIN Ky doracak për këtë kontratë formulare përmban shpjegime për secilën dispozitë të kontratës. Qëllimi i doracakut është lehtësimi i përdorimit dhe paraqitja e mundësive të ndryshimit dhe modifikimit të dispozitave kontraktuale sipas nevojës së palëve gjatë procesit të kontraktimit.

Palët dhe informatat e tyre personale Secila kontratë duhet të identifikoj palët të cilat lidhen dhe marrin përsipër detyrimet që rrjedhin nga ajo kontratë. Shumica e kontratave të secilit lloj kanë nga dy palë kontraktuese, edhe pse mund të lidhet edhe kontratë me më shumë palë. Në këtë kontratë kemi Urdhërdhënësin dhe Ndërmjetësuesin. Për arsye të thjeshtësisë emrat e plotë të palëve tregohen vetëm ne disa vende në kontratë dhe vazhdohet me përdorimin e emrit i cili e cilëson palën – Urdhërdhënës apo Ndërmjetësues. Detajet si adresa, numri i xhirollogarisë, numri i biznesit, përfaqësuesi, etj., përfshihen në kontratë për arsye të identifikimit të saktë të palëve të lidhura me kontratë, si dhe për të ofruar siguri dhe lehtësim për njoftime të ndryshme të cilat dërgohen nga njëra palë tek tjetra, si dhe për shkaqe të përmbushjes më të saktë detyrimeve.

Objekti i Kontratës Çdo kontratë lidhet për ndonjë arsye dhe rregullon ndonjë çështje të veçantë për palët. Objekt i kontratës është arsyeja për të cilën dy palët e kontratës e lidhin marrëveshjen dhe marrin përsipër detyrimet që rrjedhin dhe që do të rrjedhin nga përmbushja e objektit të kontratës. Sipas ligjit, shërbimi i kontraktuar duhet të jetë shërbim i ligjshëm. Në këtë kontratë, objekti është përpjekja e Ndërmjetësuesit të gjejë dhe ta vejë në lidhje me Urdhërdhënësin personin ose personat që do të bisedonin me të për lidhjen e kontratës së caktuar për shitje të prodhimeve bujqësore. Natyrisht se kontratë e ndërmjetësimit mund të lidhet edhe për shitblerje tjera apo për kontrata të ndryshme, sidoqoftë, kjo kontratë formulare është përpiluar si shembull i kontratës së ndërmjetësimit për shitjen e prodhimeve bujqësore.

Përmbushja Secili Ndërmjetësues ka mënyrën e vet të kryerjes së shërbimeve që i ofron dhe zgjedhjes mjetet të cilat i përdorë gjatë kryerjes së shërbimeve. Caktimi i tyre duhet të jetë plotësisht në diskrecionin e Ndërmjetësuesit. Kushti i vetëm është që shërbimet dhe mënyra e kryerjes të janë të ligjshme, ekonomikisht të arsyeshme dhe etike. Gjatë kryerjes së shërbimeve të kontraktuara, Ndërmjetësuesi është i lirë të punësoj ndihmës ose të kontraktoj persona të jashtëm, mirëpo këto duhet t’i bëjë me shpenzime vetanake dhe pa e ngarkuar në asnjë mënyrë Urdhërdhënësin. Në anën tjetër Urdhërdhënësi do të përmbahet nga cenimi i autonomisë

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 17 -

Page 18: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

së Ndërmjetësuesit dhe nuk do t’i përzihet në asnjë mënyrë në punë, përveç nëse vëren se interesat e tij po cenohen apo mund të cenohen. Këto dispozita përfshihen në kontratë në mënyrë që të ruhet autonomia e punës së palëve dhe përjashtimi i ndikimit nga njëra palë në tjetrën.

Marrëdhënia Secila kontratë krijon edhe marrëdhënie të ndryshme në mes të palëve që e lidhin atë kontratë. Marrëdhënia e krijuar me këtë kontratë formulare është marrëdhënie e kontraktuesit të pavarur. Pra, Ndërmjetësuesi dhe punëtorët e Ndërmjetësuesit nuk janë të punësuar të Urdhërdhënësit, dhe Ndërmjetësuesi është kontraktuar vetëm për një shërbim të caktuar. Rrjedhimisht, Ndërmjetësuesi nuk ka të drejtë të lidhë kontrata apo marrëdhënie tjera në emër të Urdhërdhënësit, përveç nëse ky i fundit e shprehimisht nuk e autorizon Ndërmjetësuesin t’i ndërmerr këto veprime qoftë me këtë kontratë apo me autorizim të veçantë. Në të njëjtën kohë, Ndërmjetësuesi nuk ka të drejtë të përmbushë asnjë detyrim i cili del nga kontrata të cilën Urdhërdhënësi e lidhë me ndërmjetësim të Ndërmjetësuesit.

Të Drejtat dhe Detyrimet e Ndërmjetësuesit Secila palë në kontratë ka detyrimet e veta që duhet t’i përmbushë. Në kontratat e ndërmjetësimit, detyrimi themelor i Ndërmjetësuesit është gjetja e personit apo personave që do të bisedonin me Urdhërdhënësin për kontratë të mundshme, në këtë rast kontratë të shitblerjes së prodhimeve bujqësore. Sipas LMD kur kërkon mundësi kontraktuale për Urdhërdhënësin, Ndërmjetësuesi është i obliguar të veproj me kujdesin e ekonomistit të mirë. Kujdesi i ekonomistit të mirë do të thotë se Ndërmjetësuesi gjatë kryerjes së punës së vet duhet të ndërmerr veprime të njëjta dhe të kujdeset në mënyrë të njëjtë për interes e Urdhërdhënësit sikur të ishin interesat e tij. Kjo gjithashtu nënkupton se Ndërmjetësuesi nuk duhet të shkaktoj ndonjë dëm apo shpenzim të panevojshëm për urdhërdhënësin. Është e qartë nga vet lloji i kontratës së Ndërmjetësuesi duhet të ndërmjetësoj negociatat dhe veprimet që shpijnë në lidhjen e kontratës. Në të njëjtën kohë, Ndërmjetësuesi është i detyruar ta njoftoj Urdhërdhënësin për të gjitha rrethanat e rëndësishme për transaksionin e menduar, e të cilat janë apo duhej të ishin të njohura për Ndërmjetësuesin. Këto njoftime duhet të bëhen në mënyrë që Urdhërdhënësi të jetë i informuar se çfarë pozicioni do të duhet ta merr në rast se vjen deri tek biseda për lidhje të kontratës së shitjes. Është rregull ligjore që Ndërmjetësuesi të mbajë ditarë ku mbanë shënime të domosdoshme për kontratën e lidhur si pasojë e ndërmjetësimit të tij/saj. LMD gjithashtu detyron se me kërkesën e klientit Ndërmjetësuesi duhet të lëshoj certifikatë të nënshkruar nga Ndërmjetësuesi. Nëse vjen deri tek lidhja e kontratës së shitblerjes, Ndërmjetësuesi ka të drejtë të kërkoj pagesën e përcaktuar me këtë kontratë ndërmjetësimi. Mirëpo nuk mund të kërkon kompensim të shpenzimeve të bëra gjatë përmbushjes së urdhrit.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 18 -

Page 19: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

Në jetën e përditshme shpesh herë ndodhë që ndonjë ndërmjetësim të mos rezulton me lidhje të kontratës. Në raste të tilla, kur dihet se ka ushtruar kujdes të nevojshëm, Ndërmjetësuesi nuk do të jetë përgjegjës për mossukses të kontraktimit.

Të Drejtat dhe Detyrimet e Urdhërdhënësit Edhe Urdhërdhënësi si palë në këtë kontratë ka të drejtat dhe detyrimet e veta. Njëra nga të drejtat që posedon Urdhërdhënësi sipas ligjit dhe me këtë kontratë është se mund ta anuloj urdhrin e dhënë për ndërmjetësim kur të dëshiron. Kjo mund të duket e padrejtë ndaj Ndërmjetësuesit, por pasi që Urdhërdhënësi nuk ka detyrime tjera ndaj Ndërmjetësuesit përderisa nuk lidhet kontrata, është e natyrshme se Urdhërdhënësi ka të drejtë të ndërpres urdhrin. Gjithashtu, Urdhërdhënësi nuk është i detyruar të filloj bisedime për lidhje të kontratës me personin apo personat të cilët i ka gjetur Ndërmjetësuesi, apo të lidhë kontratë sipas kushteve që i raporton Ndërmjetësuesi. Mirëpo, nëse dëshmohet se urdhërdhënësi nuk ka vepruar me mirëbesim dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëme Ndërmjetësuesit, Urdhërdhënësi do të jetë përgjegjës për ato dëme.

Pagesa Secili shërbim i kryer duhet edhe të paguhet. Ndërmjetësuesi paguhet vetëm nëse vjen deri te lidhja e kontratës të cilën ai e ka ndërmjetësuar për Urdhërdhënësin. Është e zakonshme në këtë lloj të biznesit që pagesa të jetë ekuivalente me një përqindje të caktuar të vlerës së kontratës së shitjes, përqindje kjo të cilën Urdhërdhënësi ia paguan Ndërmjetësuesit. Përqindja e vlerës së kontratës së shitjes duhet të specifikohet në këtë kontratë ndërmjetësimi. Ka raste kur Ndërmjetësuesi të ketë pranuar urdhër për ndërmjetësim nga dy palë. Nëse vjen deri tek lidhja e kontratës në mes të këtyre palëve, ndërmjetësuesi mund të kërkoj vetëm gjysmën e pagesës prej secilës palë.

Forca Madhore (Vis Major) Klauzola Vis Major apo Forca Madhore është dispozitë e zakonshme në kontrata e cila ka për qëllim t’i liroj të dyja palët nga përgjegjësia ose detyrimi në rast se vjen deri te ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme përtej kontrollit të palëve siç janë: veprat e Zotit (uraganet, vërshimet, përmbytjet, tërmetet, erupsionet vullkanike, etj.), luftërat, kryengritjet, krimet, ndalesat qeveritare (duke përfshirë refuzim ose anulim të lejes së eksportit ose të ndonjë leje tjetër), etj. Ndonjë ngjarje e tillë e paparashikueshme do ta parandalon njërën apo të dyja palët prej përmbushjes së detyrimeve të tyre sipas kontratës. Në praktikë, shumica e klauzolave të forcës madhore nuk shfajësojnë plotësisht mos-përmbushjen e detyrimeve të palës, por vetëm e suspendojnë atë deri sa forca madhore nuk kalon. Sidoqoftë, forca madhore nuk shfajëson ndonjë veprim neglizhent ose kriminal të palës. Ajo vetëm shfajëson mos-përmbushjen që vjen si pasojë e natyrshme e ndonjë force të paparashikueshme.

Ndërprerja e Kontratës Ndërprerja e kontratës mund të definohet thjeshtë si “ndërprerje/përfundim e detyrimeve të kontraktuara”. Ndërprerja e kontratës ndodhë kur palët lirohen nga detyrimet e tyre. Ndërprerja mund të ndodh në disa mënyra siç janë shkelja të kontratës, me marrëveshje të palëve, ose me mos-përmbushje të kontratës.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 19 -

Page 20: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

Cilado palë në kontratë ka të drejtë ta ndërpres kontratën kur pala tjetër dështon në përmbushje të detyrimeve të veta dhe nuk është paraparë ndonjë mënyrë se si pala e dëmtuar mund të kërkoj përmbushje të kontratës. P.sh. Ndërmjetësuesi mund ta ndërpres kontratën nëse Urdhërdhënësi fillon të ndërhyjë në punët e këtij të parit. U tregua edhe më lartë se Urdhërdhënësi mund ta ndërpres kurdo kontratën, e veçanërisht nëse vëren se Ndërmjetësuesi nuk është duke punuar me mirëbesim.

Dëmet Duke pasur parasysh barazinë e palëve në kontratë, si dhe dëmet të cilat mund të shkaktohen me shkelje të ndryshme gjatë përmbushjes apo mos-përmbushjes së kontratës, secila palë kontraktuale mund të kërkoj dëmshpërblim nga pala tjetër për shkelje të çfarëdo natyre të kësaj kontrate. Dëmet tentojnë që me terme financiare të masin shtrirjen e dëmtimit të cilën njëra palë ka vuajtur për shkak të veprimeve ose mosveprimeve të palës tjetër. Dëmet dallojnë nga shpenzimet, sepse shpenzimet janë shpenzime të bëra nga secila palë gjatë përgatitjeve për përmbushje të kontratës. Qëllimi i dëmeve/dëmshpërblimit është rikthimi i palës së dëmtuar në gjendjen e mëparshme siç ishte para se t’i janë shkaktuar dëmet. Dëmet llogariten në mënyra të ndryshme, por si rregull e përgjithshme është se dëmet konsistojnë në një shumë të barabartë me humbjen, duke përfshirë fitimin e munguar, të pasuar nga pala tjetër si pasojë e shkeljes. Deri te kërkesa për dëmshpërblim vjen nëse palët kanë kontest dhe kontesti paraqitet para institucionit të caktuar për zgjidhje të kontesteve, apo gjykatës.

Ligji i Aplikueshëm Ky formularë i kontratës është përpiluar për shitblerje të mallrave bujqësore brenda territorit të Kosovës, prandaj edhe zbatohet ligji i aplikueshëm në Republikën e Kosovës. Në rast se kemi shitblerje të mallrave në mes të dy palëve nga shtete të ndryshme, palët janë të lira të zgjedhin ligjin i cili do të aplikohet në kontratën e tyre.

Zgjidhja e Kontesteve Palët kontraktuese, sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre mund të zgjedhin institucionin se ku dëshirojnë që të zgjidhet kontesti i tyre lidhur me kontratën e shitblerjes. Deri me tani ka qenë rregull që të gjitha kontestet të përfundojnë në gjykata kompetente për zgjidhje të atyre kontesteve. Mirëpo, në Kosovë tani kemi edhe mënyra alternative të zgjidhjes së kontesteve kontraktuale, siç janë ndërmjetësimi dhe arbitrazhi. Tek ndërmjetësimi një palë e tretë - ndërmjetësuesi, ndihmon palët të negociojnë ujdinë e tyre dhe faktikisht palët janë ato që e zgjidhin vet kontestin që kanë. Ndonjëherë ndërmjetësuesi mund të shpreh mendimin se çka mund të jetë ujdi e drejtë dhe e arsyeshme. Kjo ndodhë vetëm nëse palët pajtohen se ndërmjetësuesi ta ketë këtë të drejtë. Ndërmjetësimi institucional ka strukturë të vetën, ka orar dhe dinamikë të cilat i mungojnë ndërmjetësimit “të thjeshtë”. Procesi është dhe mbetet konfidencial dhe privat. Arbitrazhi është teknikë ligjore e zgjidhjes së kontesteve jashtë gjykatës. Palët janë ato që do të zgjedhin një ose më shumë persona (arbitra) të cilët do të dëgjojnë rastin dhe të marrin vendim. Palët të cilat zgjedhin arbitrazhin, paraprakisht pajtohen se vendimi i marrë nga arbitrazhi do të jetë obligues për to. Vendimi i arbitrazhit fuqi të plotë sikur edhe vendimet e gjykatave.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 20 -

Page 21: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

Të dyja këto mënyra alternative të zgjidhjes së kontesteve janë shumë më të shpejta se procesi në gjykatë. Arbitra-t janë persona të profesioneve të ndryshme e jo vetëm juristë, dhe shpeshherë kanë njohuri ekspertesh për lëmi të caktuara. Arbitrazhi është konfidencial dhe gjithçka që thuhet gjatë procesit mbetet e fshehtë. Është e preferueshme që palët së pari të përdorin ndërmjetësimin për zgjidhjen e kontestit të tyre, dhe nëse ky rezulton i pasuksesshëm, të zgjedhin të shkojnë në arbitrazh apo gjykatë. Të dyja këto mundësi, ndërmjetësimi dhe arbitrazhi ose gjykata duhet të jenë të përmendura në kontratë si mënyrë e zgjidhjes së kontestit në mes të palëve. Në Kosovë tani kemi dy institucione të Zgjidhjes Alternative të Kontesteve dhe atë një pranë Odës Ekonomike të Kosovës dhe një pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë të cilat janë të specializuara për ndërmjetësim dhe arbitrazh.

Deklaratat dhe Garancitë Palët duhet të deklarojnë dhe garantojnë se janë të afta për të lidhur kontratë. Nëse vërtetohet se ndonjëra palë nuk ka pasur aftësi juridike të lidhë marrëdhënie kontraktuale, kontrata do të shpallet nule apo e pavlefshme.

Të përgjithshme Secila kontratë, e ashtu edhe kontrata e ndërmjetësimit, përmban detaje të përgjithshme të cilat nuk mund t’i atribuohen veçanërisht ndonjë kategorie të caktuar të palës. Për shembull, duhet të tregohet gjuha e përpilimit dhe lidhjes së kontratës, sepse dikush mund të tentoj ta përkthej dhe ta paraqes si origjinal. Pastaj, njoftimet të cilat palët i dërgojnë njëra tjetrës a duhet të jenë të shkruara apo jo. Për shkaqe sigurie dhe dëshmie më të lehtë në rast se vjen deri tek kontesti, është e preferueshme që të gjitha njoftimet të bëhen me shkrim dhe të dërgohen me mjete të ndryshme teknologjike, siç janë posta, telegrami, telefaksi, e-maili apo edhe korrieri. Klauzola gjithëpërfshirëse paraqet siguri për palët se kjo kontratë është marrëveshja e plotë e palëve e cila parasheh shpërndarjen e rrezikut, dhe paraqet deklaratën komplete dhe ekskluzive të kushteve të marrëveshjes së palëve të referuara në kontratë. Kjo klauzolë paraqet ndalesën për përdorimin e marrëveshjeve, negociatave apo punëve të mëhershme si dëshmi gjatë zgjidhjes së kontestit në mes të palëve. Secila palë kontraktuese mund të tentoj të bëjë ndryshime, modifikime, shpjegime apo shtesa të ndryshme që i përkasin dispozitave të kontratës. Mirëpo, me përfshirjen e klauzolës e cila thotë se të gjitha veprimet e tilla do të jenë të pavlefshme nëse nuk janë të shkruara dhe të nënshkruara nga të dyja palët, parandalohet keqpërdorimi dhe keqinterpretimi i klauzolave të kontratës. Kjo kontratë i përket palëve të cilat e kanë lidhur. Askush që nuk është palë, nuk mund të ketë të drejtë të zbatoj diçka nga kjo kontratë, përveç nëse palët kanë dhënë pajtimin e tyre paraprak me shkrim dhe kanë njoftuar palën tjetër. Mund të ndodhë që ndonjë dispozitë e kësaj kontrate të vlerësohet e jashtëligjshme, e pavlefshme, ose e pazbatueshme nga ana e arbitrit apo gjyqtarit, mirëpo kjo nuk e parandalon vlefshmërinë apo ligjshmërinë e dispozitave tjera të kontratës. Do të ishte dëm nëse do të shfuqizohej e tërë kontrata për

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 21 -

Page 22: FORMA STANDARDE E AGRO-KONTRATËS PËR · PDF filenatyre të kësaj kontrate nga ana e palës tjetër. 2. Dëmet për shkeljen e kontratës nga njëra palë konsistojnë në një shumë

shkak të një dispozite të vetme, prandaj me inkorporimin e kësaj klauzole, mund parandalohet shfuqizimi i tërë kontratës. Në fund duhet të tregohet edhe sa kopje origjinale i ka kjo kontratë, sa kopje do t’i mbanë secila palë dhe kur hyn në fuqi kontrata në fjalë. Kontrata nënshkruhet nga palët apo nga përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

Forma Standarde e Agro-Kontratës për Ndërmjetësim (Brokerage Contract), me Komentarin Ligjor dhe Udhëzuesin për përdorim të përgjithshëm - 22 -