raport nga procesi i konsultimit pËr koncept … · zkm dhe 10 nga pala shqiptare. të gjithë...

15
1 / 15 RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT DOKUMENTIN PËR ZVOGËLIMIN E BARRËS ADMINISTRATIVE Hyrja Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Zvogëlimin e Barrës Administrative, i cili ka për qëllim krijimin e një programi që do të reduktojë barrën administrative, duke kontribuar kështu drejt rritjes ekonomike, krijimit të një klime më të mirë për bizneset, përmirësimin e legjislacionit dhe rregullimin më të mirë. Koncept dokumenti përcakton qëllimin dhe qasjen e përgjithshme për krijimin e programit për zvogëlimin e barrës administrative në Kosovë. Në veçanti, ai adreson çështjen e përmirësimit të cilësisë së legjislacionit në raport me efikasitetin e zbatimit të kërkesave ekzistuese ligjore. Politika për zvogëlimin e barrës do të jetë pjesë integrale e vendimmarrjes së Qeverisë dhe procesit të zhvillimit të politikave, ku përmes ngritjes së kapaciteteve dhe vlerësimeve ex-ante të ndikimit (aktualisht të njohura si Koncept Dokumente) do të zhvillohen masat për zvogëlimin e barrës. Në këtë drejtim, Strategjia për Rregullim më të Mirë do të përditësohet dhe e njëjta do të pasqyrojë aktivitetet praktike dhe objektivat e ndërmjetëm për të arritur objektivin kryesor të koncept dokumentit, përkatësisht: Përfundimi gradual i matjes bazë dhe fushëveprimi i përshtatur i cakut të zvogëlimit të barrës administrative për kompanitë, qytetarët dhe administratën brenda një periudhe kohore prej 8 viteve me qëllim zvogëlimin prej 30% në kuadër të kornizës së legjislacionit ekzistues primar. Me miratimin e këtij Koncept Dokumenti, Qeveria ka treguar përkushtimin e saj për zvogëlimin e barrës administrative, në përputhje me detyrimet kontraktuale që burojnë nga Kontrata për Mbështetje Sektoriale Buxhetore (SBS) me Komisionin Evropian, përkatësisht: Indikatorit 5.2: Miratimi i Koncept Dokumentit për Zvogëlimin e Barrës Administrative nga Qeveria (po ashtu indikator i Strategjisë për Rregullim më të Mirë). Gjithashtu, miratimi i Koncept Dokumentit për Zvogëlimin e Barrës Administrative është një ndër aktivitetet kyç të Strategjisë për Rregullim më të Mirë 2.0 (2017 – 2021): Objektivi i përgjithshëm 1: Një sistem rregullativ mundësues; Objektivi specifik 1.1: Reformimi i legjislacionit primar dhe sekondar për të përmirësuar konkurrueshmërinë;

Upload: others

Post on 11-Jun-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

1 / 15

RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR

KONCEPT DOKUMENTIN PËR ZVOGËLIMIN E BARRËS ADMINISTRATIVE

Hyrja

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Zvogëlimin e

Barrës Administrative, i cili ka për qëllim krijimin e një programi që do të reduktojë

barrën administrative, duke kontribuar kështu drejt rritjes ekonomike, krijimit të një

klime më të mirë për bizneset, përmirësimin e legjislacionit dhe rregullimin më të mirë.

Koncept dokumenti përcakton qëllimin dhe qasjen e përgjithshme për krijimin e

programit për zvogëlimin e barrës administrative në Kosovë. Në veçanti, ai adreson

çështjen e përmirësimit të cilësisë së legjislacionit në raport me efikasitetin e zbatimit të

kërkesave ekzistuese ligjore.

Politika për zvogëlimin e barrës do të jetë pjesë integrale e vendimmarrjes së Qeverisë

dhe procesit të zhvillimit të politikave, ku përmes ngritjes së kapaciteteve dhe

vlerësimeve ex-ante të ndikimit (aktualisht të njohura si Koncept Dokumente) do të

zhvillohen masat për zvogëlimin e barrës. Në këtë drejtim, Strategjia për Rregullim më

të Mirë do të përditësohet dhe e njëjta do të pasqyrojë aktivitetet praktike dhe objektivat

e ndërmjetëm për të arritur objektivin kryesor të koncept dokumentit, përkatësisht:

Përfundimi gradual i matjes bazë dhe fushëveprimi i përshtatur i cakut të zvogëlimit të barrës

administrative për kompanitë, qytetarët dhe administratën brenda një periudhe kohore prej 8

viteve me qëllim zvogëlimin prej 30% në kuadër të kornizës së legjislacionit ekzistues primar.

Me miratimin e këtij Koncept Dokumenti, Qeveria ka treguar përkushtimin e saj për

zvogëlimin e barrës administrative, në përputhje me detyrimet kontraktuale që burojnë

nga Kontrata për Mbështetje Sektoriale Buxhetore (SBS) me Komisionin Evropian,

përkatësisht:

Indikatorit 5.2: Miratimi i Koncept Dokumentit për Zvogëlimin e Barrës

Administrative nga Qeveria (po ashtu indikator i Strategjisë për Rregullim më të

Mirë).

Gjithashtu, miratimi i Koncept Dokumentit për Zvogëlimin e Barrës Administrative

është një ndër aktivitetet kyç të Strategjisë për Rregullim më të Mirë 2.0 (2017 – 2021):

Objektivi i përgjithshëm 1: Një sistem rregullativ mundësues;

Objektivi specifik 1.1: Reformimi i legjislacionit primar dhe sekondar për të

përmirësuar konkurrueshmërinë;

Page 2: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

2 / 15

Aktiviteti 1.1.1: Miratimi i Koncept Dokumentit për Programin e Zvogëlimit të

Barrës Administrative;

Treguesi 10: Miratimi i Koncept Dokumentit lidhur me mundësinë e zbatimit të

programit të përgjithshëm të zvogëlimit të barrës administrative.

Sekretariati Koordinues i Qeverisë si bartës kryesor i këtij procesi është siguruar që

analiza të jetë sa më cilësore dhe të jetë e hartuar në përputhje me standardet dhe

rregullat e përcaktuara në Udhëzuesin dhe Doracakun për Hartimin e Koncept

Dokumeneteve.

Ashtu që analiza të jetë sa më gjithpërfshirëse dhe cilësore, krahas punës kërkimore,

janë konsultuar palë të interesit, përfshirë këtu komunitetin e biznesit, komunat dhe

institucionet e tjera relevante. Po ashtu, testi i konkurrushmërisë rregullative është pjesë

thelbësore e këtij dokumenti, ku janë analizuar praktikat e shteteve si Holanda,

Gjermania, Mbretëria e Bashkuar si vende që kanë treguar sukses në zhvillimin dhe

zbatimin e një programi të tillë.

Koncept Dokumenti i ka kaluar të gjitha fazat e konsultimit paraprak dhe publik ashtu

siç edhe përcaktohet me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.

09/2011 dhe Rregulloren (QRK) Nr. 05/2016 për Standardet Minimale për Procesin e

Konsultimit Publik.

Ecuria procesit të konsultimit

Që nga fillimi i këtij procesi Sekretariati Koordinues i Qeverisë është siguruar që të

konsultohet me të gjitha palët e interesit, veçanërisht me komunitetin e bizensit i cili

është vazhdimisht i dëmtuar nga burokracia e tepërt dhe barra administrative. Takime

janë organizuar gjithashtu edhe me gjashtë komuna të Kosovës të cilat ballafaqohen me

barra administrative nga vetë institucionet qendrore dhe të cilat janë të vetëdijshme mbi

numrin e madh të kërkesave për dokumente nga qytetarët dhe barrën që ju shkaktohet

atyre.

Të gjitha takimet kanë qenë të natyrës konsultuese, ku palët kanë shprehur shqetësimin

e tyre dhe kanë treguar mbi pengesat që hasin gjatë punës së tyre të përditshme si

pasojë e barrës administrative. Diskutimet kanë ndihmuar veçanërisht në definimin e

problemit, identifikimin e shkaqeve dhe efekteve, përcaktimin e objektivave dhe

opsioneve. Po ashtu grupi punues është takuar me institucione tjera publike,

përkatësisht: Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti,

Industri dhe Zhvillim Rajonal, Agjencinë për Barazi Gjinore dhe Ministrinë për

Administrimin e Pushtetit Lokal.

Page 3: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

3 / 15

Tutje, duke qenë se është një program i ri dhe shumë kompleks, janë realizuar disa

vizita studimore në Belgjikë, Estoni, Holandë dhe Gjermani, vende këto të cilat e kanë

zbatuar me sukses një politikë të tillë. Praktikat e marra kanë ndihmuar në zbatimin e

mjetit 18 të përcaktuar në Udhëzuesin dhe Doracakun për Hartimin e Koncept Dokumenteve

që ka të bëjë me testin e konkurrueshmërisë rregullative, ku analizohen praktikat e

vendeve të tjera në zbatimin e kërkesave për programin e reduktimit të barrës

administrative.

Krahas takimeve me palët e interesit, Koncept Dokumenti i ka kaluar të gjitha fazat e

konsultimit që përcaktohen me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së

Kosovës Nr. 09/2011 dhe Rregulloren (QRK) Nr. 05/2016 për Standardet Minimale për

Procesin e Konsultimit Publik.

Koncept dokumenti është dërguar për konsultim paraprak sipas nenit 7 të Rregullores

së Punës së Qeverisë më datë 31.05.2019 deri më datë 21.06.2019 te të gjitha institucionet

relevante. Mirëpo gjatë kësaj faze nuk është pranuar asnjë koment nga institucionet

përkatëse.

Më pas, i njejti është vendosur në platformën online për konsultim me publikun nga

data 30.09.2019 deri më datë 31.10.2019. Duke qenë se është dokument voluminoz dhe

një program i ri dhe kompleks, Sekretariati Koordinues i Qeverisë e ka parë të

nevojshme që Koncept Dokumenti të jetë në platformë për një periudhë një mujore.

Gjatë konsultimeve publike në platformën online, janë pranuar komente nga Zyra

Ligjore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, të cilat janë adresuar dhe janë të paraqituar

në tabelën e dytë të këtij raporti.

Metodat e Konsultimit Datat /

kohëzgjatja

Numri i

pjesëmarrësve

Numri i

pjesëmarrësve

të cilët kanë

kontribuar

Numri i

komenteve të

pranuara

Konsultimet paraprake

me shkrim në mënyrë

elektronike.

31.05.2019 –

21.06.2019

Dokumenti është

përcjell te të gjitha

instiucionet dhe

zyrat përkatëse

ashtu siç

përcaktohet me

Nenin 7 të

Rregullores së

Punës së Qeverisë

0 0

Page 4: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

4 / 15

Nr. 09/2011.

Publikimi në ueb faqe /

Platforma për konsultime

me publikun.

30.09.2019 –

31.10.2019

I hapur për

publikun dhe të

gjitha palët e

interesit.

Komente u

pranuan vetëm

nga një palë.

1 1

Takim me Kuvendin e

Kosovës, përkatësisht:

Komisionin për

Zhvillim Ekonomik,

Infrastrukturë, Tregti,

Industri dhe Zhvillim

Rajonal.

28.05.2019 14 pjesëmarrës,

nga ta: 1

kryesuesi i Grupit

Punues/SKQ, 3

pjesëmarrës nga

projekti SIDA dhe

10 nga ana e

Kuvendit.

Të gjithë

pjesëmarrësit.

Të gjitha këto

takime kanë

qenë të

natyrës

konsultative

në formë të

diskutime të

hapura që më

pas kanë

ndihmuar në

hartimin e

analizës së

Koncept

Dokumentit

veçanërisht

definimit të

problemit

kryesor,

identifikimin e

shkaqeve, dhe

efekteve,

përcaktimin e

objektivave

dhe opsioneve

të Koncept

Dokumentit.

Takim me Agjencinë për

Barazi Gjinore

26.02.2018 5 pjesëmarrës. Të gjithë

pjesëmarrësit.

Takim me Ministrinë e

Administrimit të

Pushtetit Lokal

24.10.2018 8 pjesëmarrës,

nga ta: 5

pjesëmarrës të

MAPL-së

përkatësisht

Udhëheqësit e

DIEKP-së, DL-së,

KP-së, Zyra e

Sekretarit të

Përgjithshëm, 1

përfaqësues nga

SKQ dhe 2 nga

Projekti i SIDA-

së.

Të gjithë

pjesëmarrësit.

Takim me përfaqësuesit e

nivelit komunal:

Komuna e

Prizrenit:

9 pjesëmarrës në

takimin me

Të gjithë

pjesëmarrësit.

Page 5: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

5 / 15

Komuna e Prizrenit;

Komuna e Ferizajit;

Komuna e Pejës;

Komuna e Mitrovicës;

Komuna e Prishtinës;

Komuna e Malishevës.

16.09.2019

Komuna e

Ferizajit:

24.09.2019

Komuna e

Pejës:

26.09.2019

Komuna e

Mitrovicës:

01.10.2019

Komuna e

Prishtinës:

11.11.2019

Komuna e

Malishevës:

17.11.2019

Komunën e

Prizrenit.

8 pjesëmarrës në

takimin me

Komunën e

Ferizajit.

6 pjesëmarrës në

takimin me

Komunën e

Pejsës.

8 pjesëmarrës në

takimin me

Komunën e

Mitrovicës.

5 pjesëmarrës në

takimin me

Komunën e

Prishtitinës.

12 pjesëmarrës në

takimin me

Komunën e

Malishevës.

Takime me grupe të

interesit përkatësisht me

përfaqësuesit e

bizneseve:

Takim me kompaninë

Meka Mish;

Takim me verarinë Stone

Castle;

Takim me organizatën

Meka Mish:

07.09.2018.

4 pjesëmarrës në

takimin me Meka

Mish, nga ta: 2

nga Projekti Sida,

1 drejtori i

kompanisë dhe 1

pronari i

komapnisë Meka

Mish.

Të gjithë

pjesëmarrësit.

Page 6: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

6 / 15

Four Paws International -

Pylli i Arinjëve;

Takim me Klubin e

Prodhuesve të Kosovës;

Takim me qumështoren

Eurolona.

Stone Castle:

03.10.2018

Pylli i

Arinjve (Four

Paës):

05.12.2018.

Klubi i

Prodhuesve

të Kosovës:

20.12.2018.

Qumështorja

Eurolona:

10.09.2019

28 pjesëmarrës në

takimin me Stone

Castle, nga ta: 25

anëtarë të grupit

punues dhe 3

përfaqësues nga

Stone Castle.

5 pjesëmarrës në

takimin me Pyllin

e Arinjve (Four

Paws), nga ta: 2

nga Pylli i

Arinjve, dhe 3

nga Projekti

SIDA-së.

9 pjesëmarrës në

takimin me

Klubin e

Prodhuesve, nga

ta: 2 nga KP, 3

drejtorët e ZKM-

së (SKQ, ZL dhe

ZPS), 1 zyrtar nga

SKQ dhe 3 nga

Projekti i SIDA-

së.

8 pjesëmarrës në

takimin e me

Qumështoren

Eurolona, nga ta:

3 nga

Qumështorja

Eurolona, 2 nga

SKQ-ja dhe 3 nga

Page 7: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

7 / 15

Projekti SIDA-së.

Takim me palët nga

Shqipëria për Testin e

Konkurrueshmërisë

Rregullative, përkatësisht

me:

Kabinetin e

Zëvendëskryeministrit

të Shqipërisë;

Zyrën e Kryeministrit të

Shqipërisë;

Agjencinë Kombëtare

Shqiptare për Shoqërinë

e Informacionit.

30.08.2018 –

31.08.2018

15 pjesëmarrës,

nga ta: 5 nga

ZKM dhe 10 nga

pala Shqiptare.

Të gjithë

pjesëmarrësit.

Pjesëmarrje në takimin

për Strategjinë për

Rregullim më të Mirë me

përfaqësues të Shteteve

Anëtarë të BE-së.

11.10.2018 –

12.10.2018

29 pjesëmarrës,

nga ta: 4 nga

ZKM dhe 25 nga

shtetet e tjera.

Të gjithë

pjesëmarrësit.

Përmbledhje e kontributeve të pranuara gjatë procesit të konsultimit dhe kategoritë e

kontribuesve

Kontributet kryesore gjatë hartimit të Koncept Dokumentit për Zvogëlimin e barrës

administrative janë diskutime e zhvilluara me përfaqësuesit e komuntetit të biznesit

dhe Komunat e Kosovës. Ndonëse nuk janë pranuar komente specifike mbi draftin e

Koncept Dokumentit, të gjitha këto takime kanë qenë të natyrës konsultative në formë

të diskutime të hapura që kanë ndihmuar në përpilimin e analizës së Koncept

Dokumentit. Komente specifike janë pranuar gjatë procesit të konsultimit publik të cilat

janë paraqitur në tabelën më poshtë.

Çështje tjera

Të gjitha kontributet e pranuara gjatë procesit të konsultimit paraprak dhe publik janë

shqyrtuar dhe adresuar me kujdes nga Sekretariati Koordinues i Qeverisë, si bartës

kryesor i Koncept Dokumentit për Zvogëlimin e Barrës Administrative.

Page 8: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

8 / 15

Pasi që ka kaluar të gjitha fazat e konsultimit, Koncept Dokumenti është dërguar për

opinione të institucionet përkatëse sipas nenit 35 të Rregullores së Punës së Qeverisë Nr.

09/2011. Të gjitha opinionet e pranuara kanë qenë pozitive dhe nuk kanë rekomanduar

ndryshime, përpos opinionit të Zyrës Ligjore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, të

cilët në këtë fazë kanë ngritur çështje të reja, krahas atyre që janë ngritur në fazën e

konsultimit publik.

Sekretariati Koordinues i Qeverisë i ka shqyrtuar sërish me kujdes komentet e pranuara

dhe i ka adresuar në draftin përfundimtar të Koncept Dokumentit në fjalë. Këto

komente janë përfshirë në tabelën e mëposhtme.

Hapat e ardhshëm

Koncept Dokumenti për Zvogëlimin e Barrës Administrative është finalizuar dhe është

proceduar për shqyrtim dhe miratim në Qeverinë e Kosovës, ku me datë 06.03.2020 i

njejti është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Tabela e detajuar me informatat për kontribuesit, arsyetimet për përgjigjet e pranuara dhe të

refuzuara.

Emri i

organizatës /

individit

Koment i organizatës /

individit

Përgjigja nga SKQ

- E pranuar

plotësisht

- E pranuar

pjesërisht

- E refuzuar

Sqarim nga SKQ

(veçanërisht arsyet për

të mos pranuar

komente të caktuara)

Zyra Ligjore

në kuadër të

Zyrës së

Kryeministrit

(Komentet e

pranuara

gjatë fazës së

konsultimit

publik)

Nxjerrja e një Ligji për

Zvogëlimin e Barrës

Administrative, nuk është e

nevojshme për të zgjidhur

problemin e identifikuar në

draft Koncept Dokumentin për

Zvogëlimin e Barrës

Administrative. Zyra Ligjore

rekomandon që në vend të

projektligjit, adresimi i nevojës

për zvogëlimin e barrës

E pranuar

plotësisht.

Pas takimit të mbajtur

më datë 14.02.2020 me

Zëvendëskryeministrin

z. Haki Abazi dhe

udhëzimeve të

pranuara më datë

25.02.2019, SKQ ka

larguar nga Koncept

Dokumenti

propozimin për

nxjerrjen e një Ligji

Page 9: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

9 / 15

administrative të behet përmes

miratimit të një Programi për

Zvogëlimin e Barrës

Administrative, nga ana e

Qeverisë dhe Kuvendit.

për Zvogëlimin e

Barrës Administrative.

Fjalia në fq. 104 të Koncept

Dokumentit në fjalë “krijimi i

mandatit për vlerësimin ex-post

brenda Sekretariatit Koordinues të

Qeverisë” duhet të fshihet sepse bie

në kundërshtim me mandatin e

Zyrës Ligjore të përcaktuara në

Vendimin e Qeverisë së Republikës

së Kosovës Nr. 03/38, të datës

15.07.2015.

E pranuar

plotësisht.

Kjo fjali është fshirë

nga Koncept

Dokumenti për

Zvogëlimin e Barrës

Administrative

Zyra Ligjore

në kuadër të

Zyrës së

Kryeministrit

(Komentet e

pranuara

sipas nenit

35 të

Rregullores

së Punës së

Qeverisë)

Tek kapitulli 2.2.1, Zyra Ligjore

rekomandon që të përditësohen

të dhënat sa i përket skadimit të

afateve të strategjive përkatëse,

psh. në faqe 42 thuhet “Nga

këto 17 strategji, katër prej tyre

do të skadojnë në vitin 2018 dhe

gjashtë të tjera në vitet

2019/2020”. Të kihet parasysh

që koncept dokumenti do të

miratohet gjatë vitit 2020.

E pranuar

plotësisht.

Janë përditësuar të

dhënat mbi numrin e

strategjive që janë

aktualisht në fuqi.

Përgjatë tekstit narrativ kur

numërohen aktivitetet e

ardhshme të përdoren emrat e

ministrive në përputhje me

Vendimin e legjislaturës së VII

të Kuvendit për zgjedhjen e

Qeverisë së Republikës së

Kosovës dhe Rregulloren (QRK)

Nr. 05/2020 për Fushat e

E pranuar

plotësisht.

Emërtimet e ministrive

janë ndryshuar në

përputhje me

Vendimin e

legjislaturës së VII të

Kuvendit për

zgjedhjen e Qeverisë së

Republikës së Kosovës

dhe Rregulloren (QRK)

Page 10: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

10 / 15

Përgjegjësisë Administrative të

Zyrës së Kryeministrit dhe

Ministrive.

Nr. 05/2020 për Fushat

e Përgjegjësisë

Administrative të

Zyrës së Kryeministrit

dhe Ministrive.

Tek kapitulli 3.2.1, gjegjësisht në

fq. 89, për shkak se Qeveria si

organ kolegjial asnjëherë nuk ka

vendosur për qasjen e tillë, të

fshihen paragrafët si në vijim:

“Fillimisht, Qeveria kishte

konsideruar hartimin e një Ligji për

Zvogëlimin e Barrëve

Administrative do që do të ndjekë –

në një masë të madhe – qasjen

gjermane. Një ligj i tillë do të

përcaktonte kërkesa të qarta të

raportimit, strukturave të

menaxhimit dhe objektivave për

zvogëlimin e barrës administrative.

Për më tepër, një ligj i tillë do të

mund të rregullonte kontributin e

institucioneve të pavarura dhe

komunave në programin e

zvogëlimit të barrës administrative.

Megjithatë, në fund Qeveria

vendosi që krijimi i procesit për

zvogëlimin e barrës administrative

përmes ligjit si bazë ligjore, në këtë

fazë ishte i parakohshëm duke pasur

parasysh gamën e gjerë të

reformave që janë iniciuar dhe

nivelin e ulët në përgjithësi të

zbatimit të këtyre reformave për

shkak të mungesës së kapaciteteve”.

E pranuar

pjesërisht.

Në koncept dokument thuhet se “Fillimisht Qeveria kishte konsideruar hartimin e një Ligji ..” nëse e lexoni me vëmendje analizën nuk thuhet se Qeveria „ka vendosur‟ por se Qeveria „ka konsideruar‟ hartimin e një ligji. Bazuar në këtë konsideratë është realizuar edhe vizita studimore në Gjermani, e mbështetur nga projekti i Luxembourgut (në kuadër të MIE-së) mbi arsyetimin se Gjermania e ka të rregulluar këtë proces me ligj dhe se duhet të përdoren metoda krahasimore të një praktike të tillë gjatë hartimit të politikës përkatëse në rastin e Kosovës. Andaj në këtë pikë është fshirë fjala Qeveria për të adresuar komentin, në: “Fillimisht, është konsideruar hartimi i një

Page 11: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

11 / 15

Ligji të ri.... Megjithatë, në fund është vendosur që...”.

Tek kapitulli 3.2.1, gjegjësisht në

fq. 90, të shtohet edhe roli i

Zyrës Ligjore, Zyrës për

Planifikim Strategjik dhe

ministrive të linjës në përputhje

me treguesin 5 të Kontratës së

BE-së për Përkrahjen Buxhetore

Sektoriale (SBS) në kuadër të

Marrëveshjes financiare me

Bashkimin Evropian për IPA

2016, pjesa e dytë. Formulimi

aktual përqendrohet në rolin e

vetëm një dimensioni të këtij

procesi, gjë që ndikon në

subjektivitetin e analizës.

E pranuar

plotësisht.

Roli i ZL, ZPS dhe

ministrive të linjës janë

shtuar në pajtim me

treguesin 5 të

Kontratës së BE-së për

Përkrahje Buxhetore

Sektoriale (SBS).

Tek kapitulli 3.2.1, gjegjësisht,

në fq. 90, të riformulohet

paragrafi i fundit ashtu që të

specifikohet se Modeli i

Kostimit Standard do të

aplikohet kur ka ndikim tek

kompanitë dhe jo në secilin rast

të hartimit të politikës së re, dhe

fjala SKQ të zëvendësohet me

ZKM, si në vijim:

PROPOZIM:

“Rregullorja e Punës së Qeverisë

do të përcaktojë obligimin për të

zbatuar Modelin e Kostimit

Standard gjatë zhvillimit dhe

hartimit të politikave që kanë të

E pranuar

pjesërisht.

Opsioni i rekomanduar i koncept dokumentit është që barra administrative do të zvogëlohet për kompanitë, bizneset dhe qytetarët. Në këtë drejtim është paraparë që një ndër aktivitetet të jetë edhe përditësime i manualit të Modelit të Kostimit Standard, pasi që një metodologji e tillë përdoret për kompanitë, qytetarët dhe administratën. Andaj, krahas sugjerimit të pranuar

Page 12: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

12 / 15

ndikim në kompani; vendos

detyrimin për të matur barrën

administrative të të gjitha akteve

ligjore para miratimit të tyre nga

Qeveria dhe për të matur ato të

akteve ligjore të miratuara në

situata emergjente brenda katër

muajve nga miratimi; dhe

verifikimin e masave të zvogëlimit

të barrës me vlerë mbi 500.000 euro

tre vjet pas miratimit të masës

përkatëse. Nëse pranë këtyre

kërkesave, aspekte shtesë në nivelin

e kërkesave ligjore duhet të

rregullohen, ZKM do të hartojë

propozime dhe arsyetime për

vendimmarrje të mëtejshme.”

kjo fjali është ndryshuar në: “... që kanë ndikim në kompanitë, qytetarët dhe administratën”.

Propozimi i dytë që

fjala “SKQ” të

ndryshohet në “ZKM”

është adresuar.

Tek kapitulli 3.3.1, në fq. 92, sa i

përket rekomandimeve për

rritjen e stafit brenda ZKM-së,

të riformulohet paragrafi si në

vijim:

PROPOZIM: Roli shtesë i ZL,

SKQ-së dhe ZPS-së në lidhje me

zbatimin e programit të zvogëlimit

të barrës administrativ do të

përcaktohet në Rregulloren e Punës

së Qeverisë. Për këtë, dymbëdhjetë

persona të rinj do të duhet të

rekrutohen në këto zyra të ZKM-së

në afatin kohor 2021-2023. Për këtë

nevojitet ndryshimi i Rregullores

për Strukturën Organizative të

ZKM-së.

E pranuar

plotësisht.

Kjo pjesë është

riformuluar dhe është

specifikuar se gjatë

rishikimit të Strategjisë

për Rregullim më të

Mirë do të

identifikohet nevoja

për staf shtesë në

ZKM, pra në këtë fazë

nuk ka numër specifik.

Formulimi në fq. 93 “çdo ministri

duhet të emërojë një koordinator

E pranuar

plotësisht.

Ky koment është

adresuar sipas

Page 13: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

13 / 15

për zvogëlimin e barrës

administrative dhe ky person duhet

të vendoset në zyrën e Sekretarit të

Përgjithshëm të ministrisë”, të

zëvendësohet me “çdo ministri

duhet të caktojë zyrtar përgjegjës

për zvogëlimin e barrës

administrative” ashtu që të

përputhje me nenin 26 të Ligjit

Nr. 05/L -031 për Procedurën e

Përgjithshme Administrative.

Kjo terminologji të reflektohet

në tërë tekstin e Koncept

Dokumentit.

rekomandimit të ZL-

së.

Tek kapitulli 3.3.3, në faqe 94, sa

i përket “Themelimit të Fondit

të Kryeministrit për zvogëlimin

e barrës administrative”, Zyra

Ligjore siç e ka potencuar edhe

në opinionin e saj (ref.

225/2019) të dt. 27.12.2019,

konsideron se duhet të

konsultohet Ministria e

Financave dhe Transfereve në

mënyrë që të sigurohet se është

në përputhje me Ligjin 03/L-048

për Menaxhimin e Financave

Publike dhe Përgjegjësitë, me të

gjitha ndryshimet dhe

plotësimet

E pranuar

plotësisht.

Themelimi i Fondit të

Kryeministrit nuk

është planifikuar të

zbatohet si aktivitet,

andaj kjo veç se është e

adresuar. Mirëpo, kjo

pjesë është fshirë edhe

nga analiza narrative e

Koncept Dokumentit

Page 14: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

14 / 15

Sa i përket numrit të ligjeve,

teksti narrativ në fq. 100 duhet

të jetë konsistent me tabelën në

fig. 49. Aktualisht përmenden

dy shifra, respektivisht, 459 dhe

435 ligje. Të saktësohet ky

numër me Zyrën për

Publikimin e Gazetës Zyrtare.

E pranuar

plotësisht.

Numri i ligjeve në fuqi

është përditësuar dhe

të dhënat janë

harmonizuar.

Në fq. 145, sa i përket realizimit

të Aktivitetit 3.1.1: Zhvillimi i

përmbledhjes së legjislacionit në

fuqi, duke përfshirë kërkesat

ligjore para vitit 1999, të cilat

formalisht nuk janë hequr

zyrtarisht, nevojitet që analiza

të shtrihet në kohë së paku 5

vjeçare dhe kryerja e tij kërkon

mbështetje nga donatorët

përmes konsulencave të

specializuara juridike. Për

shkak që është çështje shumë

komplekse, Zyra Ligjore

rekomandon që ky aktivitet të

hiqet nga Plani i Zbatimit.

E pranuar plotësisht.

Ky aktivitet ka qenë i planifikuar në versionet paraprake të koncept dokumentit por asnjëherë nuk është ngritur si çështje. Mirëpo duke qenë se Zyra Ligjore (ZKM) është paraparë të jetë përgjegjëse për këtë aktivitet dhe duke qenë se është konsideruar si çështje komplekse dhe vështirë të realizueshme atëherë është larguar.

Tek bartësi i Aktiviteti 4.1.1: Propozimi i ndryshimeve ligjore për zvogëlimin e barrës administrative në Kuvend; dhe miratimi i akteve nënligjore dhe përmirësimi i proceseve të zbatimit nga Qeveria ose ministrat përgjegjës, duke pasur parasysh mandatet ligjore të zyrave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në vend se “zyrat në ZKM”, të zëvendësohet me “Zyra Ligjore”.

E pranuar

pjesërisht.

Krahas Zyrës Ligjore

edhe Zyrat tjera në

ZKM kanë përgjegjësi

sa i përket zhvillimit të

politikave që

rezultojnë në akte

ligjore dhe në

komunikimin e tyre,

gjithashtu edhe në

përmirësimin e

proceseve të zbatimit

Page 15: RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT … · ZKM dhe 10 nga pala Shqiptare. Të gjithë pjesëmarrësit. Pjesëmarrje në takimin për Strategjinë për Rregullim më të

15 / 15

nga Qeveria ose

ministritë përgjegjëse.

Andaj, fjalët “zyrat në

ZKM” është

zëvendësuar me “Zyrat

në ZKM sipas mandatit

të tyre”.