fillet e së drejtës

90
FILLET E SË DREJTËS Ligjërata I: HYRJE NË TË DREJTËN 1. Objekti i lëndës “Fillet e së DrejtësFillet e së Drejtës’ është një lëndë bazike në Fakultetin Juridik e cila në vende të ndryshme mund të ketë emërtime edhe si ‘Teoria e Shtetit dhe së Drejtës’, ‘Hyrje në të Drejtën”, ‘Bazat e Teorisë Juridike’, ‘Shkenca mbi të Drejtën’, etj. SHTETI dhe E DREJTA janë dukuri shoqërore që përbëjnë objektin e studimit të të gjitha shkencave juridike, secila nga aspekti i vet i specializuar. SHTETI dhe e DREJTA janë dukuri me interes që studiohen edhe nga shkenca të tjera si Sociologjia, Historia, Ekonomia… Këto janë shkenca ndihmëse me të cilat E Drejta ka marrëdhënie të ndërsjella në kuptim të rezultateve shkencore. ‘Fillet e së Drejtës’ merren me studimin e nocioneve dhe ligjshmërive të përgjithshme mbi shtetin dhe të drejtën. HYRJE NË TË DREJTËN Duke ofruar të dhëna të përbashkëta për të gjitha shkencat juridike, ajo ndikon por edhe ndikohet nga rezultatet e tyre. Pra, hulumton të gjitha karakteristikat për një nocion (kuptim) i cili më pas përdoret si nocion i përbashkët nga të gjitha shkencat dhe për të gjitha vendet. Shembull: Nocioni i ‘dhunës’ “Përdorimi i forcës fizike, i shtrëngimit fizik ose psikik,i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij, për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë…” Shkencat Juridike, për nga objekti I studimit të dukurive dhe ligjshmërive shtetërore e juridike ndahen në: Shkenca të përgjithshme Juridike Shkenca Juridike Historike

Upload: fatmir-berisha

Post on 16-Apr-2017

1.410 views

Category:

Education


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fillet e së drejtës

FILLET E SË DREJTËS Ligjërata I: HYRJE NË TË DREJTËN1. Objekti i lëndës “Fillet e së Drejtës”Fillet e së Drejtës’ është një lëndë bazike në Fakultetin Juridik e cila në vende tëndryshme mund të ketë emërtime edhe si ‘Teoria e Shtetit dhe së Drejtës’, ‘Hyrjenë të Drejtën”, ‘Bazat e Teorisë Juridike’, ‘Shkenca mbi të Drejtën’, etj. SHTETI dhe E DREJTA janë dukuri shoqërore që përbëjnë objektin e studimit të tëgjitha shkencave juridike, secila nga aspekti i vet i specializuar. SHTETI dhe e DREJTA janë dukuri me interes që studiohen edhe nga shkenca tëtjera si Sociologjia, Historia, Ekonomia… Këto janë shkenca ndihmëse me të cilatE Drejta ka marrëdhënie të ndërsjella në kuptim të rezultateve shkencore. ‘Fillet e së Drejtës’ merren me studimin e nocioneve dhe ligjshmërive të përgjithshme mbi shtetin dhe të drejtën.HYRJE NË TË DREJTËN Duke ofruar të dhëna të përbashkëta për të gjitha shkencat juridike, ajo ndikon por edhe ndikohet nga rezultatet e tyre. Pra, hulumton të gjitha karakteristikat për një nocion (kuptim) i cili më pas përdoret si nocion i përbashkët nga të gjitha shkencat dhe për të gjitha vendet.Shembull: Nocioni i ‘dhunës’“Përdorimi i forcës fizike, i shtrëngimit fizik ose psikik,i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij,për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë…”Shkencat Juridike, për nga objekti I studimit të dukurive dhe ligjshmërive shtetërore e juridike ndahen në:Shkenca të përgjithshme JuridikeShkenca Juridike HistorikeShkenca Juridike PozitiveHYRJE NË TË DREJTËN Fillet e së Drejtës, të cilat hyjnë në grupin e shkencave të Përgjithshme Juridike,kanë raporte të ngushta sidomos me Shkencat Juridiko-Penale, Administrative,Civile, Juridiko-Politike dhe Juridiko-Sociale. Ky raport i ndërsjellë bazohet në nocionet e përgjithshme dhe të përbashkëta për dukuritë shtetërore dhe juridike,që nxirren si rezultat i studimeve të ndërlidhura shoqërore. Megjithëse në esencë të gjitha shkencat juridike për objekt studimi kanë shtetin dhe të drejtën, Fillet e së Drejtës, nocionet dhe ligjshmëritë e këtyre dukurive i nxjerr nga arritjet shkencore të fushave të veçanta si E drejta Penale, E Drejta Administrative, Historia e Shtetit dhe së Drejtës NOCIONET paraqesin njohjen e një çështjeje apo dukurie ashtu siç ajo është,duke përfshirë në vete të gjitha karakteristikat thelbësore të saj. LIGJSHMËRITË paraqesin lidhjen logjike të dy e më shumë çështjeve apo dukurive dhe raportet e ndërsjella të tyre. Shkencat Juridike janë ose konkrete ose të përgjithshme: Konkrete janë ato shkenca që studiojnë një shtet ose një të drejtë konkrete,aktuale apo të kaluar, siç janë ‘E Drejta Administrative’, ‘E Drejta Penale’, etj.të përgjithshme, janë ato shkenca që studiojnë parimet, nocionet dhe ligjshmëritë e kategorive shtetërore e juridike që vlejnë universalisht, siç është

Page 2: Fillet e së drejtës

‘Fillet e së Drejtës’, ‘E drejta Ndërkombëtare’, etj. Edhe pse ‘Fillet e së Drejtës’ dallohet qartë nga shkencat juridike konkrete,nevoja dhe dobishmëria e saj për shkencat juridike është e patejakalueshme.Për shembull: Ajo ‘zbulon’ se edhe fajtori në të drejtën penale edhe shkelësi i kontratës në tëdrejtën civile, janë në esencë të njëjtë - shkelës të normës juridike. 2. Metodat në Fillet e së Drejtës Për hulumtimin e objektit të vet të studimit, çdo shkencë ka edhe metodat e saj. Metoda paraqet tërësinë e veprimeve mendore dhe fizike në procesin e njohjes së lëndës së caktuar. Ky përkufizim përfshin të dy llojet e metodave: Metodat e njohjes shkencore dhe metodat teknike. Metoda që zbatohet në shkencë përfshin tri elemente thelbësore: a) njohjen paraprake të lëndës, b) qasjen ndaj problemit (çështjes), dhe c) procesin e hulumtimit. Shkencat juridike kanë natyrën e tyre specifike, prandaj edhe kanë ndërtuar metoda që i përgjigjen kësaj natyre, me të gjitha karakteristikat e përbashkëta shoqëroro-juridike. Këto metoda të veçanta janë:Metoda juridike (dogmatike)Metoda normative (formalo-logjike), dheMetoda sociologjike Metoda juridike (dogmatike) është metodë specifike që përcakton në mënyrë të qartë saktësinë e norms juridike nëpërmjet vërtetimit të domethënieve juridike. Pra, ajo vërteton se menormë juridike përcaktohet sjellja e njeriut për periudhën e caktuar dhe nuk merret me veçoritë e tjera të normës. Metoda normative (formalo-logjike) është metodë që merret me të drejtën si sistem i tërësishëm normativ, duke analizuar përmbajtjen e saj, duke na ofruar njohuri për pjesët më të mëdha të së drejtës, dhe e cila mundëson ndërtimin e hierarkisë së normave e akteve juridike. Metoda sociologjikeështë metodë po ashtu e rëndësishme dhe specifike që merret me studimin e shkaqeve dhe pasojave sociale në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën. Pra,derisa metoda juridike dhe ajo normative studiojnë domethënien dhe përmbajtjen e normave, metoda sociologjike merret me shkaqet pse shteti dhe e drejta janë të kësaj apo asaj natyre?HYRJE NË TË DREJTËN3. NOCIONI I SHTETIT DHE SË DREJTËS Procesi i krijimit të shtetit si organizatë ka filluar në periudhën kur si pasojë e tepricës në procesin e prodhimit janë shfaqur edhe diferencimet shoqërore. Pra,shtimi i forcave prodhuese ka bërë që të krijohen dallime dhe kundërthënie në shoqërinë joklasore. Shfaqja e këtyre dallimeve nënkupton edhe fillimin e ndarjes së shoqërisë në klasa – me këtë fillon edhe lindja e SHTETIT. Shteti shfaqet si organizatë specifike e asaj pjese të shoqërisë që kishte mjetet e prodhimit, e cila me ndihmën e saj do të zhvillonte dhe mbronte atë mënyrë të prodhimit dhe siguronte qeverisjen. Shumica e studiuesve sot Shtetin e konsiderojnë instrument të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, pa dallime klasore, pra organizatë që vepron në të mirë të shoqërisë. Hans Kelzen: Shteti është personifikim i rendit juridik.

Page 3: Fillet e së drejtës

Shteti është: 1. organizatë shoqërore me organizimin më të lartë,

2. organizatë specifike që ka monopolin e dhunës (forcën më të organizuar brenda territorit të vet 3. Kjo forcë është e kontrolluar, 4. organizatë që si funksion kryesor në anën shoqërore ka zhvillimin dhe ruajtjen e procesit të prodhimit, dhe 5. organizatë që ushtron shërbime publike në interes të përgjithshëm.4. ELEMENTET E SHTETIT Në Teorinë e së Drejtës pranohen tri elemente të pakontestueshme dhe konstituive për shtetin: a) Pushteti shtetëror, b) Popullsia dhe c) Territori a) Pushteti shtetëror Me pushtet në përgjithësi nënkuptohet raporti sipas të cilit njëra palë urdhëron dhe pala tjetër është e shtrënguar të zbatojë urdhërat. Dr. Nikola Viskoviq: “Pushteti shtetëror është pushteti më i lartë, suprem, të cilit të gjithë individët apo grupet, mdaje edhe vetë bartësit e pushteteve të tjera i nënshtrohen”. Shteti, nëpërmjet të drejtës, në mënyrë paraprake rregullon raportin mes subjekteve të ndryshme dhe shoqërisë, duke u interesuar që ato rregulla të zbatohen nëpërmjet sjelljes efektive të njerëzve. Kjo do të thotë se sjellja e njerëzve është e rregulluar me norma juridike dhe shkelja e tyre pasohet nga veprimi i sanksionit të paraparë të cilin e ushtron shteti – organet shtetërore. a. 1) Nocioni i sovranitetit Në shkencën juridike ekzistojnë teori të ndryshme mbi sovranitetin që datojnë nga fundi i shekullit XVI kur edhe është ndarë pushteti shtetëror nga ai i Kishës. Fjala ‘sovran’ e ka prejardhjen nga fjala latine ‘superanus’ që do të thotë më I larti,supreriori. Nocioni i sovranitetit shtetëror është i lidhur ngushtë me pushtetin shtetëror,prandaj sovraniteti është vetëm shprehje e pushtetit shtetëror.Dr. Viskoviq e përkufizon sovranitetin si shprehje të pushtetit shtetëror në marrëdhëniet e jashtme. “Vetëm pushteti më i lartë në territorin e vet mund të kundërshtojë imponimin e vullnetit të shteteve të tjera… shteti në raportet ndërkombëtare është subjekt i barabartë me të gjitha shtetet e tjera”. A ka shtete sovrane në kuptimin klasik sot në botë, sidomos kur kemi parasysh intervenimet ndërkombëtare kundër agresionit apo për arsye humanitare? (diskutime për rastin e Kosovës, Qipros dhe Kuvajtit) a.2) Pushimi i sovranitetit dhe njohja e shtetit të ri Meqenëse sovraniteti shtetëror është shprehje e monopolit të forcës shtetërore,kjo forcë edhe mund të dobësohet sa të mos mund ta kontrollojë në mënyrë efektive situatën apo edhe të shuhet fare dhe të humb legjitimitetin e vet shtetëror. Në këtë rast, legjitimiteti kalon në organizatën e re që ka forcën fizike dhe e cilae ka përmbysur organizatën e vjetër, pas një konflikti të armatosur duke e fituar luftën. Kjo është një mënyrë e pushimit të sovranitetit. (Psh. lëvizjet çlirimtare dhekrijimi i shteteve të reja) Mënyra tjetër e pushimit të sovranitetit është okupimi. Okupimi nënkupton jo vetëm humbjen e sovranitetit të një shteti por edhe nënshtrimin e popullsisë vendëse. Kjo I takon më shumë teorisë

Page 4: Fillet e së drejtës

klasike, pasi sot një teori e tillë konsiderohet e papranueshme. Okupimin eventual sot Bashkësia Ndërkombëtare e konsideron gjendje të përkohshme dhe nuk e pranon në aspektin formalojuridik. Ndërkaq, njohja e shtetit të ri, pavarësisht nëse kemi të bëjmë me përmbysje tëbrendshme të shtetit, me bashkangjitjen e një shteti një shteti tjetër apo me krijimtë shtetit të ri, bëhet në dy mënyra: a) konstitucionale dhe b) deklarative. b) Territori Shteti, për të funksionuar si i tillë duhet të ketë territorin e vet. Pra, territori paraqet element konstituiv që nënkupton hapësirën tokësore, ajrore dhe ujore të kontrolluar në mënyrë efektive prej shtetit. Hans Kelzen: “Në një territor, në të njëjtën kohë, nuk mund të ekzistojë më shumë se një shtet” Për diskutim: Copëtimi i territoreve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha pas shpalljes sëPavarësisë në vitin 1912, si dhe rasti i Kosovës sot me mungesën e kontrollit efektiv të pjesësveriore. Shtetet kanë kufijtë e tyre që përcaktojnë vijat ndarëse me territoret e shteteve të tjera, pra të cilët përkufizojnë gjeografikisht shtetet dhe këta kufij mund të jenë natyral (pikat malore, liqenet, lumenjtë, etj.) dhe artificialë (ndarja me gurë sinjalizues, shtylla të ndryshme, etj). Territori tokësor është sipërfaqja tokësore e shtetit e cila ka formën e një koni gjeometrik në thellësi të tokës që shkon duke u ngushtuar deri në pikën e përbashkët. Territori detar nënkupton pjesën ujore të lidhur me pjesën tokësore të shtetit dhe që shkon në brendi deri në 6, 12 apo edhe më shumë milje, varësisht si është caktuar me konventa ndërkombëtare. Kjo pjesë e territorit quhet “Ujërat territoriale” ose “Zonë Bregdetare”, ndërkaq hapësira e detit përtej vijës kufitare quhet “Zonë e Lirë Detare” ose “Ujëra Ndërkombëtare”, ku mund të qarkullojnë objekte të ndryshme, pa iu nënshtruar jurisdiksionit të asnjë shteti. Territori ajror është hapësira ajrore deri në lartësinë që shteti mund ta kontrollojë në mënyrë efektive. Pra, lartësia nuk është e caktuar me norma ndërkombëtare siç është rasti me kufijtë detarë, por kufiri i sipërm shtetit konsiderohet pika deri ku shteti mund të ushtrojë kontroll. c) Shtetësia Popullsia është elementi tjetër konstituiv i shtetit që nënkupton bashkësinë personale me të drejta dhe përgjegjësi juridike e politike që jeton në territorin e shtetit. Duke pasur parasysh shkallën e komunikimit global e cila po bëhet gjithnjë e më dinamike, në territorin e një shteti vazhdimisht ka edhe qytetarë të huaj, pra që s’janë shtetas dhe që nuk gëzojnë lidhjen juridike me shtetin. Por, qytetarët vendës në parim janë shtetas (themi në parim pasi ka banorë të një shteti që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë, siç është rasti me një numër të madh të shqiptarëve në Maqedoni) dhe nocioni i shtetësisë paraqet ‘lidhjen juridike të qytetarit me shtetin’.çështja e shtetësisë dhe e humbjes së saj është e rregulluar me ligj. Kjo do të thotë se një person fizik duhet t’i përmbushë kushtet ligjore për ta fituar shtetësinë. 4.1. Mënyrat e fitimit të shtetësisë: a) në bazë të vijës së gjakut, pra personi fizik fiton shtetësinë të cilën e kanë paraardhësit e tij b) sipas lindjes në territorin e shtetit ku personi fizik ka lindur, pavarësisht vijës së gjakut (ius soli), dhe

Page 5: Fillet e së drejtës

c) me natyralizim, pra kur personat fizik jetojnë në një shtet tjetër nga ai i lindjes (ius domicili). Republika e Kosovës e ka miratuar Ligjin për Shtetësinë në vitin 2008 I cili njeh të drejtën për të mbajtur dy shtetësi. Personat fizik të cilët nuk e kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë quhen APATRIDË. Personat fizik të cilët kanë dy e më tepër shtetësi quhen BIPATRIDË.E DREJTA Ligjërata II: E DREJTA 1. Nocioni E DREJTA paraqitet gjatë procesit të diferencimit të shoqërisë në klasa, si rezultat I zhvillimit të pronës private. Kjo është periudha kur shoqëria ka filluar të krijojë rregulla për sjelljen e anëtarëve të bashkësisë, pasi njerëzit nuk mund të jetonin edhe më tutje vetëm sipas ligjeve të natyrës. NORMA është rregull e sanksionuar e sjelljes së njerëzve në një kontekst të caktuar. Me zhvillimin e shoqërisë janë zhvilluar edhe normat, sepse jeta shoqërore është një proces dinamik dhe prandaj, të tilla janë edhe rregullat që I krijon ajo. Normat shoqërore janë rregulla që i adresohen vetëdijes njerëzore, pra vullnetit të tyre për t’i respektuar ose shkelur ato, kurse Ligjet e natyrës veprojnë pavarësisht vullnetit dhe vetëdijes së njerëzve, nën ndikimin e kushteve natyrore. Norma si rregull e sjelljes përmban dy kuptime:

a) norma është rregull qëpërcakton sjelljen e njeriut (domethënia imperative)

b) norma përcakton atë që duhet të ndodh zakonisht, që është normale (domethënia indikative).2. Llojet e normave Të gjitha normat ndahen në:

a) Norma Teknike dhe

b) Norma Shoqërore. NORMAT TEKNIKE janë rregulla të pasanksionuara me të cilat përcaktohet sjellja e njeriut ndaj natyrës (parimet e punës në një ndërmarrje të caktuar, udhëzimet teknike në ndërtimtari, etj.). Edhe pse normat teknike nuk e përmbajnë sanksionin, shkelja e tyre zakonisht sanksionohet me norma juridike. Shembull: Nëse njeriu nuk i respekton normat teknike në ndërtimtari, pasojat mund të jenë të mëdha për shoqërinë dhe prandaj shoqëria reagon me norma juridike në këtërast.NORMAT SHOQËRORE janë rregulla të sanksionuara që përcaktojnë sjelljen e njeriut ndaj pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë. Këto norma shoqëria i krijon për t’i mbrojtur interesat e saj, prandaj ato janë urdhëresa (të detyrueshme), e jo udhëzime siç ishte rasti me normat teknike.Shembull: Nëse njeriu nuk i respekton normat shoqërore do të përballet me sanksionin (i cili

Page 6: Fillet e së drejtës

mund të jetë moral, material, por në shoqërinë e sotme moderne zakonisht është juridik). Normat shoqërore klasifikohen sipas:a) mënyrës së krijimit (normat që krijohen në mënyrë spontane, të paorganizuar, dhe normatqë krijohen në mënyrë të organizuar, me qëllim)b) krijuesit të normës (normat që krijon shteti, dhe normat që krijohen nga grupet joshtetërore)c) llojit të sanksionit (normat që sanksionohen nga e drejta pozitive dhe normat që sanksionohen nga grupet joshtetërore)d) zbatuesit të sanksionit (organet shtetërore dhe grupet joshtetërore)Zakonet Zakonet janë rregulla që krijohen ngadalë, në mënyrë të pavetëdijshme dhe të paorganizuar, si pasojë e përsëritjes së gjatë, dhe të cilat shoqëria i konsideron të mira, prandaj edhe kërkon që të respektohen. Zakonet janë norma konkrete (për shembull: rregullat për organizimin e ceremonive të ndryshme, rregullat për mikëpritjen, etj.). Tërësia e normave zakonore që rregullon marrëdhëniet shoqërore quhet E DREJTË ZAKONORE.Për diskutim: E Drejta Zakonore Shqiptare (Kanuni i Lekë Dukagjinit) Zakonet mund të shërbejnë edhe si norma juridike në ratet e zbrazëtirave juridike për një marrëdhënie të caktuar shoqërore.Morali Normat e moralit, ndryshe nga zakonet, nuk krijohen në bazë të përsëritjes së sjelljes për një kohë të gjatë, por ato nënkuptojnë rregullat e bazuara në vetëdijen e njeriut dhe moralin e shoqërisë lidhur me atë se çka është e mirë dhe çka jo. Normat morale janë të zhveshura nga sanksioni shoqëror.Se a do të ketë sanksion ndaj një sjellje të caktuar dhe çfarë sanksioni do të jetë ai varet nga shoqëria. Edhe normat morale janë të karakterit konkret, janë rregulla të pa imponuara nga subjekte të tjera, të sakta e të vërteta dhe norma që veprojnë sipas bindjes së lirë. Karakteristika kryesore e sanksionimit të moralit është ‘ndërgjegjia’, pra sanksioni ndaj shkeljes së normës morale është ‘brejtja e ndërgjegjes’.Normat e organizatave shoqërore Organizatat shoqërore janë krijesa të vetëdijshme dhe të planifikuara të njerëzve me qëllim të ushtrimit të një veprimtarie të caktuar. Prandaj, për ta realizuar qëllimin, organizata ka mjete të caktuara dhe organe, të cilat parashihen në rregullore konkrete. Rregulloret e organizatave përcaktojnë fushëveprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë dhe sanksionet në rast të moszbatimit të tyre.Normat e organizatës duhet të jenë në pajtueshmëri me normat juridike. (Statuti i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren duhet të jetë në harmoni meLigjin mbi Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës). Rendi juridik dhe shteti nuk lejon ekzistimin e organizatave që kanë veprimtari tëkundërt me interesin e përgjithshëm të shoqërisë. (për shembull: organizatat terroriste, grupet mafioze, etj.). Normat shoqërore të cilat i zbaton shteti

Page 7: Fillet e së drejtës

Shteti si organizatë shoqërore me monopolin e forcës fizike është shumë më I përqendruar në zbatimin e normave shoqërore e juridike sesa në krijimin e tyre. Shteti mund të zbatojë edhe norma shoqërore të cilat i kanë krijuar ndonjë subjekt apo organizatë tjetër shoqërore, duke i sanksionuar ato (duke i bërë të detyrueshme).Një normë zakonore e cila mund të shndërrohet në normë të detyrueshme nga shteti.Normat që i zbaton shteti janë normat më të rëndësishme për shoqërinë bashkëkohore, të cilat mund të zbatohen në dy mënyra: zbatimi negativ –dispozicioni (zbatimi kur shteti nuk ndërhyn me forcën e vet detyruese) dhe zbatimi pozitiv – sanksioni (kur shteti ndërhyn për zbatimin me forcë të normës).Normat juridike janë të lidhura me shtetin sepse të dyja kanë të njëjtin funksion –ruajtjen e vlerave materiale e shpirtërore të shoqërisë.Hans Kelzen: “E Drejta është mjet specifik i shoqërisë, jo qëllim”3. Konkluzion: SHTETI dhe E DREJTA janë dukuri shoqërore që nuk mund të ekzistojnë të ndara nga njëra tjetra.Shteti pa të Drejtën nuk mund të jetë organizata që garanton rendin shoqëror,kurse e Drejta pa shtetin nuk mund të jetë sistemi i normave që rregullon rendin shoqëror. Shteti dhe e Drejta janë dukuri shoqërore por që dallohen prej dukurive të tilla,sepse ato i karakterizon elementi i forcës fizike. SHTETI dhe E DREJTA janë edhe kategori juridike, sepse prej normave të shoqërisë së paorganizuar është kaluar në norma të së drejtës me të cilat tani mbrohen interesat dhe vlerat e caktuara të shoqërisë.RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS ME DUKURITË E TJERA SHOQËRORE Ligjërata III: RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS ME DUKURITË ETJERA SHOQËRORE SHTETI dhe E DREJTA janë kategori shoqërore të cilat janë diktuar nga mënyra ecaktuar e prodhimit. Siç ka vërtetuar ‘Historia e Shtetit dhe së Drejtës’, tipat e shtetit dhe së drejtës ipërgjigjen mënyrës së caktuar të prodhimit. Për diskutim: Shteti dhe e Drejta skllavopronare, Shteti dhe e Drejta Feudale, Shteti dhe eDrejta Borgjeze, Shteti dhe e Drejta Socialiste dhe Shteti dhe e Drejta bashkëkohore. Funksioni dhe roli kryesor i SHTETIT si organizatë shoqërore është ruajtja e mënyrëssë prodhimit me anë të mekanizmave të vet, posaçërisht nëpërmjet të drejtës(me akte dhe norma juridike).RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS ME DUKURITË E TJERA SHOQËRORE Deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, studimet për natyrën e Shtetit dhe së Drejtës janë dominuar nga raporti i tyre me klasat shoqërore. Sipas konceptit socialist, Lufta e Klasave është konflikt i papajtueshëm i interesave dhe factor shtytës i zhvillimit në shoqëritë përkatëse. Kjo qasje sot nuk gjen zbatim sepse me dështimin e sistemit socialit shoqëritë e kanë tejkaluar ndarjen klasore.Nocion: Lufta e Ftohtë është term që përdoret për ta përshkruar gjendjen e tensionit,konfliktit

Page 8: Fillet e së drejtës

politik dhe rivalitetit të gjithanshëm ndërmjet dy superfuqive të botës nëperiudhën e pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990: Shteteve të Bashkuara të Amerikës me aleatët e tjerë perëndimorë në njërën anë dhe Bashkimit Sovjetik me shtetet satelite socialiste në anën tjetër. Shoqëria sot është e organizuar kryesisht në:a) Organizata Qeveritare (OQ) dheb) Organizata Joqeveritare (OJQ).RAPORTI I SHTETIT DHE SË DREJTËS ME DUKURITË E TJERA SHOQËROREa) Organizata Qeveritare (OQ) janë të gjitha institucionet dhe grupet nën përkujdesjen e shtetit (për shembull: Partitë Politike). b) Organizata Joqeveritare (OJQ) janë grupet shoqërore (shoqatat,asociacionet, etj.) të cilat kanë për qëllim ndikimin dhe presionin mbi politikat qeveritare, por jo me qëllim të marrjes së pushtetit. Organizatat joqeveritare ndahen në: Grupe të Interesit dhe Grupe për Presion. Në shtetet demokratike (demokracitë liberale) kemi bashkëveprim të vazhdueshëm të Partive Politike dhe Organizatave Joqeveritare (të cilat si tërësi përbëjnë atë që quhet Shoqëria Civile). Pra, pushtetin politik e udhëheqin ‘të zgjedhurit’ që e kanë fituar garën zgjedhore demokratike në një proces të lire votimi, kurse opozita politike dhe shoqëria civile ‘mbikëqyrin’ veprimtarinë eorganeve politike. Zhvillimi i Shtetit dhe së Drejtës Historia e bashkësisisë njerëzore, e në këtë kuadër edhe e Shtetit dhe së Drejtës,është një proces i pandalshëm i ndryshimeve. Që nga bashkësia primitive e deri më sot, në shoqëri kanë ekzistuar mënyra të ndryshme të prodhimit, të cilat janë zhvilluar progresisvisht deri në mënyrën aktuale – ekonominë e lirë të tregut. Ndryshimet shoqërore për nga intensiteti i tyre ndahen në:a) ndryshime evolutive dheb) ndryshime revolucionare a) Ndryshime evolutive janë ato ndryshime kualitative dhe kuantitative të ngadalshme dhe që nuk e prekin esencën - përmbajtjen dhe funksionin e një dukurie apo sendi.Për shembull: ndryshimi dhe plotësimi i një normë juridike, ndërrimi i emërtimit të një nstitucioniapo organizate, reforma në arsim, reforma në shëndetësi, etj. b) Ndryshimet Revolucionare Janë ndryshime të mëdha, të shpejta e thelbësore që ndryshojnë formën,përmbajtjen dhe funksionin e një dukurie apo një sendi. Ndërkaq, sa i përket shtetit dhe të drejtës, ndryshimet revolucionare janë ndryshime fundamentale të pushtetit shtetëror, sistemit politik, rendit juridik dhe mënyrës së prodhimit, të cilat bëhen brenda një periudhe relativisht të shkurtër. Revolucioni përgatitet paraprakisht në aspektin ideor, dhe mund të realizohet në dy mënyra:me dhunë (Revolucioni Borgjez Francez, Revolucioni i Tetorit -1917, Revolucioni I Madh – 1668 i Uilliam Portokallit, etj.), dhe në mënyrë paqësore (Revolucioni i Portokalltë 2004 në Ukrainë, Revolucioni I Kadifejtë – 1990 në Çeki, etj.). Përmbysja e revolucionit – rikthimi në pushtet i bartësve të rrëzuar të pushtetit shtetëror quhet ‘kundër revolucion’.

Page 9: Fillet e së drejtës

Llojet e ndryshimeve evolutive Ndryshimet evolutive që ndodhin në shoqëri, në shtet dhe në të drejtë janë:

aa) Reforma (ndryshimi sistematik pozitiv në segmente të ndryshme të jetës shoqërore, i cili bëhet me qëllim të përmirësimit të gjendjes ekzistuese. Reformat mund të jenë të llojllojshme si: Reforma në arsim, Reforma agrare, Reforma kushtetuese, etj. Në praktikë shpesh ndodh që reforma të përdoret përmanipulimin e të interesuarve, kinse në emër të përmirësimit të kushteve jetësore dhe kjo dukuri quhet Reformizëm. Strukturat qeverisëse, Reformizmin e zbatojnë me qëllim të shmangies së konfliktit të pazgjidhur mes grupeve shoqërore). ab) Grusht-shteti (i njohur ndryshe edhe si ‘Puç’, është marrja me dhunë epushtetit politik nga një grup personash që bëjnë pjesë në hierarkinë e lartështetërore. Grusht-shteti është ndryshim i kundërligjshëm që kufizohet tepërmbysja e udhëheqësve më të lartë të pushtetit - Presidentit, Qeverisë - por icili nuk e prek esencën e shtetit dhe së drejtës. ac) Komploti (ndryshim i ngjajshëm me Grusht-shtetin, me të vetmin dallim nëgrupin e personave që bashkohen në një konspiracion me qëllim të rrëzimit të qeverisë, të cilët në këtë rast nuk i takojnë hierarkisë më të lartë të pushtetit).SHTETI është bashkësi e organizuar e njerëzve në një territor të caktuar, një organizatë funksionale dhe me strukturë të bazuar në norma juridike, e cila posedon monopolin e forcës fizike. Në kuptimin e organizatës shoqërore, SHTETI paraqet organizatën më të rëndësishme e cila dallohet nga të tjerat për nga vëllimi i madh i punëve, natyra komplekse dhe funksionet e parapara me të drejtën pozitive. Fjala shtet është përdorë për t’iu referuar disa gjërave: tërësisë së institucioneve në njësi territoriale, një ideje filozofike, një mjeti të detyrimit, e kështu me radhë.Ky përdorim i shumëllojshëm del nga fakti se për shtetin ka tri pikëpamje kryesore:idealiste, funksionaliste dhe organizative. Pikëpamja idealiste pasqyrohet në shkrimet e Hegelit i cili ka identifikuar tri“momente” të qenies shoqërore: familjen, shoqërinë civile dhe shtetin.

ORGANIZATA SHTETËRORE Pikëpamja funksionaliste përqendrohet në rolin apo synimin e institucioneve të shtetit: funksioni kryesor i shtetit është ruajtja e rendit shoqëror.Pikëpamja organizative e përkufizon shtetin si aparat i qeverisjes në kuptimin më të gjerë, si grup institucionesh që janë qartazi publike dhe përgjegjëse për organizimin e përbashkët të qenies shoqërore. 1. Veçoritë kryesore të ShtetitShteti është sovran. Ushtron pushtet absolut e të pakufizuar duke qëndruar mbi të gjitha shoqatat dhe grupet në shoqëri. Tomas Hobsi lansoi këtë përkufizim duke e portretizuar shtetin si “vigan”,

Page 10: Fillet e së drejtës

si përbindësh shumë i madh (Leviatani). Institucionet e shtetit janë publike, për dallim nga institucionet private të shoqërisë civile. Trupat publikë përgjigjen për marrjen dhe zbatimin e vendimeve të përbashkëta, kurse trupat privatë (familjet, bizneset, sindikatat) angazhohen për realizimin e interesave vetjake. Shteti është mjet sundimi. Pushteti shtetëror mbështetet nga forca (detyrimi); shteti duhet të ketë aftësi për të siguruar zbatimin e ligjeve. Prandaj, shprehja praktike e sovranitetit shtetëror është monopoli i “dhunës së ligjshme” (Max ëeber). Shteti është njësi territoriale. Juridiksioni i shtetit është i përkufizuar gjeografikisht dhe përfshin të gjithë ata që jetojnë brenda kufijve të shtetit. Shteti është më i gjerë sesa qeveria. Shteti është tërësia e institucioneve publike dhe përfshin të gjithë qytetarët. Ndërkaq, qeveria është pjesë e shtetit. Shteti është njësi e përhershme, kurse qeveria është e përkohshme. Qeveritë dhe sistemet politike ndryshojnë vazhdimisht. Qeveria është mjeti me të cilin vepron pushteti i shtetit. Në bërjen dhe zbatimin e politikës shtetërore, qeveria është “truri” i shtetit që mundëson vazhdimësinë e tij. Shteti ushtron pushtet impersonal. Personeli i trupave shtetëror rekrutohet në mënyrë burokratike dhe duhet të jetë i paanshëm. (Administrata). 2. SHTETI si organizatë dhe si aparatSHTETI si organizatë nënkupton tërësinë e institucioneve dhe të njerëzve që marrin pjesë në ushtrimin e pushtetit shtetëror (qytetarët nëpërmjet zgjedhjeve).SHTETI si aparat nënkupton vetëm ata persona të cilët në mënyrë profesionale ushtrojnë pushtetin shtetëror – nëpunësit dhe politikanët.Veprimtaria e SHTETIT realizohet nëpërmjet funksioneve shtetërore (funksioni për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, për arsimin, shëndetin, etj.), ndërkaq për t’I ushtruar këto funksione shteti ka njësitë e veta organizative – organet. Personi zyrtar që punon në organet shtetërore është person zyrtar sipas autorizimeve, pra vepron në bazë të kompetencës.3. Organet shtetëroreOrganet shtetërore kategorizohen sipas: a) Hierarkisë: Organet më të Larta, Organet e Larta dhe Organet e Ulëta Varësisht nga organizimi territorial i shtetit (shtet i thjeshtë apo i përbërë), organet më të larta janë ato që ushtrojnë pushtetin në tërë territorin e shtetit dhe nuk I subordinohen asnjë organi tjetër, organe të larta janë ato që kanë po ashtu kompetenca në tërë territorin e shtetit, por që i ndihmojnë organet më të larta,dhe organe të ulëta janë ato që kanë kompetenca lokale në ushtrimin e pushtetit të tyre. b) Kompetencës territoriale: Organet Qendrore dhe Organet Lokale Nga vetë emërtimi i tyre kuptohet se organe qendrore janë ato që kanë kompetenca në tërë territorin e shtetit, ndërsa organe lokale janë ato që kanë kompetenca vetëm në njësi të caktuar territoriale, siç janë organet komunale. c) Raportit ndërmjet tyre: Organet e Barabarta (ato që qendrojnë në vijë horizontale me

Page 11: Fillet e së drejtës

organet e tjera si psh ministritë në raport me njëra tjetrën) dhe Organet e Nënshtruara (ato që u subordinohen organeve të tjera në vijë vertikale). d) Llojit të veprimtarisë: Organet Civile (të gjitha organet e aparatit shtetërore që uk i kanë mjetet e forcës fizike, duke përfshirë organet administrative, ligjvënëse dhe gjyqësore) dhe Organet e Armatosura (organet që i kanë mjetet e forces fizike - USHTRIA dhe POLICIA, por të cilat janë nën udhëheqjen e organeve civile). e) Mënyrës së ushtrimit:Organet Burokratike (organet e aparatit shtetëror që e ushtrojnë pushtetin menëpunës dhe zyrtarë profesional si gjykatat, administrata, etj.) dheOrganet Demokratike (ato organe të cilat udhëhiqen nga njerëz të zgjedhurnëpërmjet procesit zgjedhor si Kuvendi, Presidenti, etj.) f) Përbërjes:Organet Kolegjiale (ato organe të cilat vendimet e veta i marrin në grup,nëpërmjet procesit të votimit – me shumicë të thjeshtë, shumicë absolute aposhumicë të kualifikuar, siç është Kuvendi) dheOrganet Individuale (ato organe në të cilat vendimet merren nga individi nëmënyrë të autorizuar, siç është rasti me Presidentin).g) Fushëveprimit:Organet Legjislative (organet që ushtrojnë funksionin legjislativ në një shtet -Parlamenti, por të cilat mund të jenë të disa niveleve, varësisht nga organizimiterritorial i shtetit),Ekzekutive (organet që ushtrojnë funksionet ekzekutive dhe administrative –Qeveria, por të cilat mund të jenë të disa niveleve) dheGjyqësore (organet që ushtrojnë funksionet gjyqësore në një shtet – Gjykatat)4. Shteti ligjorSHTETI LIGJOR (rule of laë) nënkupton atë organizatë shtetërore ku veprimtaria epushtetit është e përcaktuar rigorozisht me norma juridike.Hans Kelzen: “çdo veprim i pushtetit shtetëror duhet të jetë paraprakisht irregulluar me ligj (norma juridike)” Si parim politik, ‘shtetit ligjor’ është atribut i regjimeve demokratike, ku të drejtatdhe liritë e qytetarit kanë arritur stadin më të lartë të respektimit. Roli dhe rëndësia e SHTETIT LIGJOR vërehet sidomos në ato shtete ku pushtetishtetëror ushtrohet sipas parimit të ndarjes së pushteteve – ku raportet mesfunksioneve legjislative, administrative dhe gjyqësore, janë të rregulluara me ligj. Puna e secilës veprimtari shtetërore i nënshtrohet kontrollit nëpërmjet parimit tëligjshmërisë dhe atij të kushtetutshmërisë. Parimi i ligjshmërisë nënkupton rregullën juridike sipas të cilës veprimtaria e tëgjitha organeve shtetërore duhet të jetë e bazuar në ligj. Parimi i kushtetutshmërisë nënkupton rregullën juridike sipas të cilës të gjithavendimet, ligjet dhe aktet nënligjore të organeve shtetërore duhet të jenë në

Page 12: Fillet e së drejtës

harmoni me Kushtetutën si akti më i lartë juridik dhe politik i një shteti.FORMAT (TRAJTAT) E SHTETITLigjërata V: Për nga përkufizimi teorik SHTETET janë të njëjta: organizata shoqërore dhe juridikeqë kanë monopolin e forcës fizike dhe që kanë elementë të njëjtë konstituiv(pushteti, territori, popullsia). Por, në qoftë se analizojmë shtete të ndryshme veç e veç, atëherë vërejmëdallime të pafundme tek njëri tjetri: disa shtete janë monarki, të tjerat janërepublika, disa janë të centralizuara, të tjerat të decentralizuara, ose disa janë tëtjeshta, të tjerat janë federata, etj. Gjatë tërë historisë së Shtetit dhe së Drejtës, SHTETET janë ndarë në bazë të dykritereve kryesore: a) sipas gjendjes klasore, dhe b) sipas organizimit të forcësfizike. Sipas brendisë klasore, format e SHTETIT që nga ekzistimi i tij janë: ShtetiSkllavopronar, Shteti Feudal, Shteti Borgjez dhe Shteti Socialist. Aktualisht nëteorinë e së drejtës diskutohet edhe forma më e re e Shtetit Bashkëkohor.FORMAT (TRAJTAT) E SHTETIT Ndërkaq, ndarja sipas organizimit të forcës fizike është më komplekse dhe më eshumë llojshme. Kjo ndarje ka qenë preokupim i vazhdueshëm i shkencëtarëveqë nga Platoni e Aristoteli.Platoni: Ishte kritiku më i ashpër i demokracisë klasikeathinase, duke sulmuar parimin e barazisë politike me arsyetimin se masae qytetarëve nuk e ka dijen dhe përvojën e duhur për të qeverisur nëemër të vet. Sipas tij, zgjidhja (e paraqitur në veprën “Republika”) ishtelënia e qeverisjes në duar të një klase ‘mbretërish filozofë’ – Gardianë.Aristoteli: Duke dashur të mbrojë individin nga një qeveri esuperfuqishme, i drejton këtë pyetje Platonit “quis custodiet cestodes”(kush do t’i ruajë Gradianët – mbretërit filozofë?). 1. Llojet e trajtave shtetërore Format e SHTETIT kanë qenë objekt i shqyrtimit teorik që nga periudha antike, nëkrye me Platonin dhe Aristotelin. Duke u bazuar në mënyrën e organizimit tëpushtetit shtetëror, Ata kanë përcaktuar dy forma: a) shtete të organizuara nëmënyrë të rregullt (të drejtë), dhe b) shtete të organizuara në mënyrë jo tërregullt (të kalbur), të cilat janë transformuar duke marrë trajta të tjera varësishtnga mënyra e organizimit.Format e qeverisjes sipas Platonit (vepra “SHTETI”): Aristokracia - Oligarkia (sundimi i pakicës: forma e parë e ligjshme – forma e dytë edhunshme) Demokracia – Ohlokracia (sundimi i shumicës: forma e parë e ligjshme – forma e dytë edhunshme) Monarkia - Tirania (sundimi i një individi: forma e parë e ligjshme – forma e dytë e

Page 13: Fillet e së drejtës

dhunshme) Me zhvillimin e Shtetit dhe së Drejtës në periudhat e mëvonshme paraqiten edhepikëpamje të reja mbi trajtat shtetërore. Nikolla Makiaveli: ekzistojnë dy trajta të sundimit: Monarkia dhe Republika (sipaskriterit të bartësit të sovranitetit shtetëror). Por, për të kuptuar në mënyrë sa më të plotë format shtetërore duhet t’ikategorizojmë ato sipas: a) formës së sundimit, b) formës së rregullimit shtetëror,c) formës së regjimit politik dhe d) formës së pushtetit shtetëror. Sipas formës së sundimit kemi: a) Monarki b) Republikë Sipas formës së rregullimit shtetëror kemi: a) Shteti i Thjeshtë b) Shteti i PërbërëSipas formës së regjimit politik kemi: a) Demokraci b) Autokraci Sipas formës së pushtetit shtetëror: a) Ndarja e pushtetit shtetëror (parlamentar, presidencial dhe i përzier) b) Uniteti i pushtetit shtetëror (sistemi i Kuvendit) 2. TRAJTAT E SUNDIMIT Sipas bartësve të sovranitetit shtetëror, përkatësisht numrit të personave qëushtrojnë pushtetin më të lartë shtetëror kemi dy forma të sundimit: Monarki dheRepublikë. Monarkia është forma e qeverisjes në të cilën sovraniteti ushtrohet nga një individdhe trashëgohet sipas vijës familjare. Si rezultat i zhvillimit të shtetit dhe së drejtës,kjo formë e sundimit ka pësuar ndryshime të rëndësishme, nga trajta e saj më eashpër Monarkia Absolute e deri te trajtat e sotme thellësisht demokratike siçjanë Monarkitë Parlamentare apo kushtetuese. Në krye të Monarkisë si shef i shtetit është monarku i cili gëzon privilegje të mëdhapersonale dhe ka status shoqëror mbi qytetarët. Papërgjegjësia ligjore ështëndër privilegjet më të mëdha të monarkut, që do të thotë se ai nuk i nënshtrohetligjit (të drejtës). Shprehja më karakteristike e një monarku si bartës i sovranitetit është ajo e Luigjittë XIV-të: “L’etat c’est moi” (Shteti jam Unë). Llojet e Monarkisë: Kronologjikisht shtetet kanë zhvilluar lloje të ndryshme të monarkisë, duke filluarnga monarkitë despotike deri te ato moderne parlamentare. Sipas kriterit të pozitës juridike të monarkut ekzistojnë dy lloje të monarkisë:monarkia absolute – ku monarku është në të njëjtën kohë shef i shtetit dhe organi

Page 14: Fillet e së drejtës

më i lartë shtetëror, dhemonarkia e kufizuar – ku monarku është shef i shtetit por jo edhe organi më i lartështetëror. Monarkia absolute është lloji i monarkisë ku monarku është bartësi i vetëm ipushtetit shtetëror – sovranitetit – që do të thotë se pushteti I tij nuk është i kufizuarsi në aspektin juridik dhe atë faktik, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Monarkia e kufizuar është lloji i monarkisë ku pushteti i monarkut është i kufizuarnga ndonjë subjekt tjetër shtetëror (Parlamenti), dhe e cila mund të jetë:Parlamentare dhe Joparlamentare (Kushtetuese). Monarkia Kushtetuese (joparlamentare) është formë moderne e monarkisë e cilashfaqet pas monarkisë absolute në Angli gjatë shekullit të XVII-të dhe në Francëpas Revolucionit të vitit 1789, e cila nënkupton atë trajtë të sundimit ku monarkut ikufizohet pushteti përmes aktit më të lartë juridik e politik të shtetit – Kushtetutës. Monarkia Parlamentare (jokushtetuese) është formë moderne e monarkisë qënënkupton trajtën e sundimit ku pushteti i monarkut është i ndarë meParlamentin, si në funksionin legjislativ (përmes të drejtës së vetos për monarkun),ashtu edhe në atë ekzekutiv (përmes të drejtës së Parlamentit që t’I shkarkojëministrat e qeverisë), duke siguruar një trekëndësh të balancuar pushtetesh mesMonarkut – Parlamentit – Qeverisë. Në shkencën juridike ekzistojnë teori të ndryshme mbi sovranitetin që datojnënga fundi i shekullit XVI kur edhe është ndarë pushteti shtetëror nga ai i Kishës. Fjala ‘sovran’ e ka prejardhjen nga fjala latine ‘superanus’ që do të thotë më I larti, supreriori. Nocioni i sovranitetit shtetëror është i lidhur ngushtë me pushtetin shtetëror,prandaj sovraniteti është vetëm shprehje e pushtetit shtetëror. Dr. Viskoviq e përkufizon sovranitetin si shprehje të pushtetit shtetëror nëmarrëdhëniet e jashtme. “Vetëm pushteti më i lartë në territorin e vet mund tëkundërshtojë imponimin e vullnetit të shteteve të tjera… shteti në raportetndërkombëtare është subjekt i barabartë me të gjitha shtetet e tjera”. A ka shtete sovrane në kuptimin klasik sot në botë, sidomos kur kemi parasyshintervenimet ndërkombëtare kundër agresionit apo për arsye humanitare? (diskutime për rastin e Kosovës, Qipros dhe Kuvajtit) a.2) Pushimi i sovranitetit dhe njohja e shtetit të ri Meqenëse sovraniteti shtetëror është shprehje e monopolit të forcës shtetërore,kjo forcë edhe mund të dobësohet sa të mos mund ta kontrollojë në mënyrëefektive situatën apo edhe të shuhet fare dhe të humb legjitimitetin e vetshtetëror. Në këtë rast, legjitimiteti kalon në organizatën e re që ka forcën fizike dhe e cilae ka përmbysur organizatën e vjetër, pas një konflikti të armatosur duke e fituarluftën. Kjo është një mënyrë e pushimit të sovranitetit. (Psh. lëvizjet çlirimtare dhekrijimi i shteteve të reja)

Page 15: Fillet e së drejtës

Mënyra tjetër e pushimit të sovranitetit është okupimi. Okupimi nënkupton jovetëm humbjen e sovranitetit të një shteti por edhe nënshtrimin e popullsisëvendëse. Kjo I takon më shumë teorisë klasike, pasi sot një teori e tillëkonsiderohet e papranueshme. Okupimin eventual sot Bashkësia Ndërkombëtaree konsideron gjendje të përkohshme dhe nuk e pranon në aspektin formalojuridik. Ndërkaq, njohja e shtetit të ri, pavarësisht nëse kemi të bëjmë me përmbysje tëbrendshme të shtetit, me bashkangjitjen e një shteti një shteti tjetër apo me krijimtë shtetit të ri, bëhet në dy mënyra: a) konstitucionale dhe b) deklarative. b) Territori Shteti, për të funksionuar si i tillë duhet të ketë territorin e vet. Pra, territori paraqetelement konstituiv që nënkupton hapësirën tokësore, ajrore dhe ujore tëkontrolluar në mënyrë efektive prej shtetit. Hans Kelzen: “Në një territor, në të njëjtën kohë, nuk mund të ekzistojë më shumëse një shtet” Për diskutim: Copëtimi i territoreve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha pas shpalljes sëPavarësisë në vitin 1912, si dhe rasti i Kosovës sot me mungesën e kontrollit efektiv të pjesësveriore. Shtetet kanë kufijtë e tyre që përcaktojnë vijat ndarëse me territoret e shtetevetë tjera, pra të cilët përkufizojnë gjeografikisht shtetet dhe këta kufij mund të jenënatyral (pikat malore, liqenet, lumenjtë, etj.) dhe artificialë (ndarja me gurësinjalizues, shtylla të ndryshme, etj). Territori tokësor është sipërfaqja tokësore e shtetit e cila ka formën e një konigjeometrik në thellësi të tokës që shkon duke u ngushtuar deri në pikën epërbashkët. Territori detar nënkupton pjesën ujore të lidhur me pjesën tokësore të shtetit dheqë shkon në brendi deri në 6, 12 apo edhe më shumë milje, varësisht si ështëcaktuar me konventa ndërkombëtare. Kjo pjesë e territorit quhet “Ujëratterritoriale” ose “Zonë Bregdetare”, ndërkaq hapësira e detit përtej vijës kufitarequhet “Zonë e Lirë Detare” ose “Ujëra Ndërkombëtare”, ku mund të qarkullojnëobjekte të ndryshme, pa iu nënshtruar jurisdiksionit të asnjë shteti. Territori ajror është hapësira ajrore deri në lartësinë që shteti mund ta kontrollojënë mënyrë efektive. Pra, lartësia nuk është e caktuar me norma ndërkombëtaresiç është rasti me kufijtë detarë, por kufiri i sipërm shtetit konsiderohet pika deri kushteti mund të ushtrojë kontroll. c) Shtetësia Popullsia është elementi tjetër konstituiv i shtetit që nënkupton bashkësinëpersonale me të drejta dhe përgjegjësi juridike e politike që jeton në territorin eshtetit. Duke pasur parasysh shkallën e komunikimit global e cila po bëhet gjithnjë e mëdinamike, në territorin e një shteti vazhdimisht ka edhe qytetarë të huaj, pra qës’janë shtetas dhe që nuk gëzojnë lidhjen juridike me shtetin.

Page 16: Fillet e së drejtës

Por, qytetarët vendës në parim janë shtetas (themi në parim pasi ka banorë tënjë shteti që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë, siç është rasti me njënumër të madh të shqiptarëve në Maqedoni) dhe nocioni i shtetësisë paraqet‘lidhjen juridike të qytetarit me shtetin’. çështja e shtetësisë dhe e humbjes së saj është e rregulluar me ligj. Kjo do tëthotë se një person fizik duhet t’i përmbushë kushtet ligjore për ta fituarshtetësinë. Mënyrat e fitimit të shtetësisë: 1) në bazë të vijës së gjakut, pra personi fizik fiton shtetësinë të cilën e kanëparaardhësit e tij (ius sanguinis), 2) sipas lindjes në territorin e shtetit ku personi fizik ka lindur, pavarësisht vijës sëgjakut (ius soli), dhe 3) me natyralizim, pra kur personat fizik jetojnë në një shtet tjetër nga ai i lindjes(ius domicili). Republika e Kosovës e ka miratuar Ligjin për Shtetësinë në vitin 2008 I cili njeh tëdrejtën për të mbajtur dy shtetësi. Personat fizik të cilët nuk e kanë të zgjidhur çështjen e shtetësisë quhenAPATRIDË. Personat fizik të cilët kanë dy e më tepër shtetësi quhen BIPATRIDË.FORMAT E REGJIMIT POLITIKLigjërata VI: 1. Nocioni Regjimi Politik është tërësia e rregullave, normave shoqërore dhe kulturore me tëcilat rregullohet funksionimi e institucioneve shtetërore dhe ndërveprimi i tyre meshoqërinë. Sipas kriterit të pjesëmarrjes së qytetarëve në ushtrimin e pushtetit shtetëror,ekzistojnë dy lloje kryesore të regjimit politik: Demokracia dhe Autokracia. 2. Demokracia Demokracia është formë e qeverisjes ku pushteti i takon popullit (shumicës), i cili eushtron atë drejtpërdrejt (nëpërmjet referendumeve) ose nëpërmjetpërfaqësuesve të zgjedhur në një proces të lirë dhe të drejtë votimi. Fjala Demokraci rrjedh nga fjalët e greqishtes së vjetër demos që do të thotëpopull dhe cratia që do të thotë sundim, qeverisje. Për nga mënyra e ushtrimit të vullnetit të shumicës DEMOKRACIA mund të jetë: EDrejtpërdrejtë dhe E Tërthortë (Përfaqësuese). Demokracia klasike e Athinës është shprehja më tipike e Demokracisë sëDrejtpërdrejtë. Të gjithë shtetasit e moshës madhore kanë marrë pjesë në ushtrimin e pushtetitshtetëror, që do të thotë se kanë qenë njëkohësisht edhe bartës të monopolit tëforcës fizike.

Page 17: Fillet e së drejtës

Demokracia e Tërthortë (Përfaqësuese) është forma më e zakonshme e kësajtrajte të regjimit politik në shtetin bashkëkohor, pasi në këtë mënyrë një gruprelativisht i vogël i njerëzve ushtron pushtetin shtetëror në emër të shumicës –popullit. 2.1. Elementet e Demokracisë Se a kemi të bëjmë me një Demokraci të konsoliduar e cilësore apo të brishtë,kjo përcaktohet nga shkalla e realizimit të elementeve thelbësore të saj: a) Krijimii vullnetit politik të popullit, dhe b) Realizimi i vullnetit politik. Këto dy elemente janë të pandashme nga njëri-tjetri sepse në qoftë se nukekziston vullneti politik, ai nuk mund as të realizohet. Vullneti politik varet ngakushtet dhe rrethanat objektive, si dhe nga mënyra e prodhimit. Prandaj sot në shumicën e vendeve demokratike shkalla e lirisë matet merespektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Liritë dhe të drejtat e njeriut si matës të vullnetit politik ndahen në: a) Liritë dhe të Drejtat Personale b) Liritë dhe të Drejtat Politike c) Të drejtat sociale dhe ekonomike d) Të drejtat e pakicave 3. Demokracia formale Demokracia formale nënkupton tërësinë e mjeteve juridike dhe masave me tëcilat organizata shtetërore lidhet me popullin (shumicën) për ta realizuar vullnetine tij politik. Realizimi politik i popullit bëhet nëpërmjet organeve të zgjedhura përfaqësuese,të cilat mikëqyrin organet e tjera profesionale në mënyrë që të sigurohet realizimii këtij vullneti. Krijimi i vullnetit politik të popullit mundësohet nga të drejtat dhe liritëdemokratike si mjete dhe masa juridike për këtë qëllim. Baza juridike e të drejtave dhe lirive të njeriut qëndron në aktet ndërkombëtare siKarta e Kombeve të Bashkuara (1945), Deklarata Universale e të Drejtave tëNjeriut, Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore(1950), etj. Realizimi i vullnetit politik të popullit bëhet nëpërmjet lidhshmërisë së shtetit mepopullin, përkatësisht me shumicën e popullit. Në çdo regjim politik ku shteti vihet në shërbim të një grupi të vogël individësh kemiforma të tjera të qeverisjes si autoritarizëm, diktatutë, etj. Pra, në ato raste nukmund të flitet për regjime demokratike. 3.1. Demokracia e drejtpërdrejtë Demokracia e drejtpërdrejtë është ajo formë e demokracisë në të cilën të gjithëqytetarët e moshës madhore marrin pjesë në ushtrimin e pushtetit shtetëror. Kjo formë e demokracisë është paramenduar të realizohet si fazë kaluese ngakapitalizmi në komunizëm, por praktikisht është dëshmuar si e pamundur (Teoria

Page 18: Fillet e së drejtës

marksiste mbi shtetin dhe të drejtën). Ekzistojnë dy mënyra të ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë: a) Tubimi gjithpopullor, dhe b) Votimi jashtë tubimit. Tubimi gjithpopullor nënkupton pjesëmarrjen e masave të gjera në shqyrtimindhe vendimmarrjen për çështje të caktuara. Kjo formë e demokracisë zbatohetpërmes Kuvendit Popullor ose Tubimit Popullor. Votimi jashtë tubimit nënkupton pjesëmarrjen e popullit në vendimmarrje, porduke mos ia mundësuar shqyrtimin dhe diskutimin për çështje të caktuara. Kjoformë zbatohet përmes Referendumit. 3.2. Demokracia Përfaqësuese Demokracia përfaqësuese është forma e qeverisjes ku një grup njerëzish (pakica)të zgjedhur ushtrojnë pushtetin shtetëror në emër të popullit (shumicës). Dy janë arsyet kryesore që e favorizojnë këtë formë të realizimit të vullnetit politiktë popullit: a) në rrethanat e shtetit bashkëkohor me numër jashtëzakonisht tëmadh të shtetasve dhe për shkak të dinamikës së proceseve shoqërore është epamundur shprehja e vullnetit të popullit për të gjitha çështjet shtetërore, dhe b)në shtetin bashkëkohor si organizatë shumë komplekse dhe subjekt imarrëdhënieve ndërkombëtare populli nuk i ka aftësitë e duhura profesionalepër punët e shtetit, prandaj vullnetin e vet ia beson organeve demokratike. Në Demokracinë Përfaqësuese vullneti i popullit realizohet përmes përfaqësuesvetë zgjedhur nga populli në një proces të lirë votimi demokratik. Organet përfaqësuese janë organe politike vendimmarrëse. Organi më idemokratizuar në një shtet me regjim demokratik është organi ligjvënës -Parlamenti. Krahas organeve përfaqësuese, çdo shtet ka edhe organet e veta burokratiketë cilat përbëhen nga nëpunës shtetërore të cilët nuk i nënshtrohen zgjedhjesnga populli. Këto organe kryejnë punë profesionale shtetërore dhe ndihmojnë nëmënyrë profesionale organet përfaqësuese. Përfaqësuesit e zgjedhur në organet demokratike mund të kenë mandat të lirëdhe mandat të lidhur. Mandati i lirë nënkupton besimin e qytetarëve dhe autonominë e të zgjedhuritpër të vepruar sipas bindjeve të tij politike. Për zbatimin apo jo të vullnetit tëzgjedhësve gjatë mandatit ai merr përgjigjen në zgjedhjet e ardhshme, duke urizgjedhur ose duke u dënuar me votë.FORMAT E REGJIMIT POLITIK Mandati i lidhur nënkupton detyrimin që përfaqësuesi i zgjedhur të zbatojëvullnetin e zgjedhësve pavarësisht bindjeve të tij. Nëse vepron kundër vullnetit tëzgjedhësve, atëherë ata kanë të drejtë të përdorin të drejtën e revokimit. Elementi më i rëndësishëm i demokracisë është Procesi i Zgjedhjeve. Nëpërmjetzgjedhjeve populli merr pjesë në ushtrimin e pushtetit shtetëror. E drejta e votës është aktive (e drejta për të zgjedhur dikë) dhe pasive (e drejta

Page 19: Fillet e së drejtës

për t’u zgjedhur vetë). E drejta e votës është e përgjithshme (kur këtë të drejtë e gëzojnë të gjithëqytetarët e moshës madhore pavarësisht përkatësisë etnike, racore, sociale, etj.)dhe e kufizuar (kur kjo e drejtë u takon kategorive të caktuara të shoqërisë, porjo të gjithë qytetarëve. P.sh. Përjashtimi nga e drejta e votës e femrave, enjerëzve me ngjyrë në Amerikë, etj.)FORMAT E REGJIMIT POLITIK E drejta e votës është e barabartë (kur vota është e barasvlefshme, pavarësishtgjinisë, statusit social, pozitës, etj.) dhe e pabarabartë (kur persona të caktuarkanë më shumë se një votë). E drejta e votës është e drejtpërdrejtë (qytetarët në mënyrë të drejtpëdrejtëvotojnë për të zgjedhur përfaqësuesin/t e tyre) dhe e fshehtë (për shkak tëshmangies së presionit apo ndikimit eventual mbi vullnetin e qytetarëve). Të drejtën e votës e kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore. Tërësia e qytetarëve me të drejtë vote në një shtet quhet trup elektoral.FORMAT E REGJIMIT POLITIK Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë Neni 5 [E drejta për të votuar] 5.1 Çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje në përputhje me këtë ligj nëse i kambushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe e plotëson njërin prejkritereve vijuese:a) është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Qendror Civil;b) banon jashtë Kosovës ose ka lëshuar Kosovën në apo pas 1 janarit 1998, me kusht që t’iplotësojë kriteret e parapara sipas ligjit në fuqi për të qenë qytetar i Kosovës; apoc) ka fituar statusin e refugjatit siç është përkufizuar në Konventën Lidhur me Statusin eRefugjatëve të 28 korrikut 1951 dhe Protokollin e saj të 16 dhjetorit 1966, në apo pas 1 janarit1995, dhe ka të drejtë për t’u regjistruar në Regjistrin Qendror Civil si banor i Kosovës; 5.2 Asnjë person nuk mund të votojë nëse:a) është duke vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ishJugosllavinë;b) është i akuzuar nga Tribunali dhe ka dështuar t’i bindet urdhrit për t’u paraqitur paraFORMAT E REGJIMIT POLITIK4. Autokracia Autokracia është formë e qeverisjes ku pushteti i takon pakicës (një kaste tëcaktuar) e cila e ushtron atë në shërbim të interesave të veta dhe pavarësishtvullnetit të popullit. Fjala Autokraci rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër authos që do të thotë vetëdhe cratia që do të thotë sundim, qeverisje. Autokraci formale kanë qenë regjimet politike të shtetit skllavopronar dhe shtetitfeudal, sepse në këto periudha nuk ka ekzistuar demokracia formale. Pra,autokracia është e kundërta e demokracisë.

Page 20: Fillet e së drejtës

Karakteristikë e regjimit autokratik është funksioni i organizatës shtetërore: ajoështë në shërbim të kastës sunduese. Pavarësisht nëse me të drejtën pozitiveqytetarët i kanë të garantuara të drejtat e tyre demokratike, ato mbeten vetëmnë letër. Karakteristikë tjetër e regjimit autokratik është edhe mungesa e zgjedhjeve tëlira.FORMAT E REGJIMIT POLITIK4.1. Llojet e Autokracisë Gjatë historisë së shtetit dhe së drejtës Autokracitë janë shfaqur në forma tëndryshme, prandaj edhe kanë marrë emërtime të ndryshme: Shtet Diktatorial,Shtet Tiranik, Shtet Oligarkik, etj. Pra, të gjitha emërtimet tregojnë se kjo formë e qeverisjes është e pakicës apoindividit dhe se asnjë organ shtetëror nuk zgjidhet me anë të votimit nga ana eqytetarëve. Diktatura është formë e qeverisjes së pakicës (një individi) e cili ka ardhur nëpushtet në mënyrë të kundërligjshme (nëpërmjet dhunës) dhe që karakterizohetnga vrazhdësia dhe përdorimi i dhunës. Aristokracia është formë e qeverisjes së pakicës (një shtrese të caktuar tënjerëzve) të cilët konsiderohen të veçantë nga të tjerët në bazë të gjakut. Oligarkia është formë e qeverisjes ku pushtetin shtetëror e ushtrojnë vetëm tëpasurit, pra sipas kriterit të pasurisë.FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËRORLigjërata VII: 1. Nocioni Rregullimi Shtetëror është parimi sipas të cilit janë të rregulluara raportet mes organeveqendrore dhe organeve joqendrore të pushtetit shtetëror. çdo Organizatë Shtetërore ka organet e veta qendrore dhe joqendrore. Organet Qendrore kanë shtrirje në tërë territorin e shtetit dhe vendimet e tyre janë tëdetyrueshme për të gjithë qytetarët e shtetit, ndërsa organet joqendrore variojnë sipaspërbërjes së shtetit (Shtet i Thjeshtë apo i Përbërë) dhe kanë pushtet vetëm mbi njëpjesë të qytetarëve dhe/ose territorit. Organet Joqendrore përcaktohen sipas tri kritereve kryesore: a) Territorial – për qytetarët dhe grupet e një territori të caktuar brenda shtetit; b) Personal – për grupet me veçori të njëjta si fetare, profesionale, etj.; dhe c) Real – sipas ushtrimit të autorizimeve përkatëse. Raportet ndërmjet organeve qendrore dhe joqendrore përcaktojnë formën erregullimit shtetëror. Në qoftë se ky raport është i decentralizuar juridikisht (kurorganet joqendrore kanë pavarësi juridike nga organet qendrore), kemi tëbëjmë me Shtetin e Përbërë, dhe në qoftë se ky raport është i centralizuar (kurorganet joqendrore nuk kanë pavarësi juridike, pra varen krejtësisht nga organet

Page 21: Fillet e së drejtës

qendrore), kemi të bëjmë me Shtetin e Thjeshtë. 1. SHTETI I PËRBËRË Shteti i Përbërë është një nga trajtat e rregullimit shtetëror në të cilën pjesëtpërbërëse (organet joqendrore) gëzojnë pavarësi juridike nga tërësia (organetqendrore). Organet joqendrore në pjesën e territorit të tyre (lande, kantone, republika) janëorgane të larta. Varësisht nga rregullimi juridiko-kushtetues, ‘shtetet’ si njësi të pavarura brendaShtetit të Përbërë, mund të kenë lidhje të forta ose lidhje të buta me organetqendrore. Lidhjet e Forta nënkuptojnë rregullimin e tillë që ‘shtetet’ anëtare të Shtetit tëPërbërë dorëzojnë numër të madh të kompetencave në organet qendrore,duke humbur tiparet e tyre shtetëror. Lidhjet e Buta nënkuptojnë rregullimin e tillë që ‘shtetet’ anëtare të Shtetit tëPërbërë dorëzojnë vetëm autorizimet shtetërore (Politikën e Jashtme dhe Forcate Armatosura) në organet qendrore, duke ruajtur pavarësi të gjerë nga organetqendrore.FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR Sipas shkallës së këtyre lidhjeve (të forta apo të buta) Shtetet e Përbëra mund tëjenë: a) Konfederata, b) Federata, dhe c) Unionet (Personale dhe Reale) Disa autorë në Teorinë e Shtetit dhe së Drejtës përfshijnë edhe Protektoratin sitrajtë e shtetit të përbërë (Dr. Berislav Peric nga Universiteti i Zagrebit). 1.1. Konfederata Konfederata është trajtë e shtetit të përbërë e cila krijohet me marrëveshjendërkombëtare mes shteteve që dëshirojnë të vendosin marrëdhënie më tëngushta duke krijuar organe të përbashkëta në fusha të caktuara. Kjo lidhje e shteteve zakonisht bëhet me anë të një kontrate e cila parashehautorizimet e caktuara të qendrës, por duke ruajtur të drejtën e shteteve anëtareqë ta braktisin në çdo kohë.FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR Në sistemin bashkëkohor ndërkombëtar Konfederata nuk ekziston më. Gjatë historisë kanë ekzistuar disa bashkësi shtetesh të organizuara në konfederata si LidhjaGjermane (1814-1866), Konfederata e Shteteve Amerikane (1861-1865), etj. Zvicra paraqetrastin e shtetit më të përafërt konfederal, por nga viti 1848 edhe ky shtet ka forcuar lidhjetndërmjet qendrës e kantonese duke funksionuar si federatë. Konfederata është trajtë e lidhjes së shteteve me organe të përbashkëta nëfusha specifike (kryesisht në Politikë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura), të cilatmarrin vendime njëzëri, mirëpo nuk e kanë forcën detyruese për shtetet anëtare.

Page 22: Fillet e së drejtës

Konfederata nuk është organizim i ri shtetëror, prandaj nuk është as shtet i ri. Dukeqenë thjesht raport kontraktues mes shteteve sovrane, ka studies të cilët nuk ekonsiderojnë fare Shtet të Përbërë.FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR 1.2. Federata Federata është bashkim i dy apo më shumë shteteve në një shtet të përbërë, meorgane qendrore të cilat bartin edhe sovranitetin shtetëror. Vendimet eorganeve qendrore janë obligative për të gjitha shtetet anëtare, pavarësishtnëse pajtohen apo jo. Organet qendrore kanë autorizime kapitale në nivel të federatës, si për Politikëne Jashtme, Politikën e Mbrojtjes dhe Politikën Monetare. Karakteristikë e shteteve federale është se në marrëdhëniet ndërkombëtare atoparaqiten si një shtet, pra si shtet unitar. Ndërkaq, kompetencat për çështje të tjera shtetërore përcaktohet merregullimin juridiko-kushtetues të federatës. Pra, mund të centralizohen edheçështje të tjera si Pushteti Legjislativ (në Shtetet Federale organi legjislativ është ipërbërë nga dy dhoma: Kongresi në SHBA – Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve,Parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar – Dhoma e Lordëve dhe Dhoma eKomunave, etj.) dhe ai Gjyqësor, por ato edhe mund t’u lihen në kompetencëFORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR 1.3. Unioni Unionet janë trajtë e rregullimit shtetëror që krijohen nga bashkimi i disa shteteve. Unionet mund të jenë reale dhe personale. Unioni real është shteti i përbërë që krijohet nga disa shtete individuale të cilatkanë një qeveri qendrore dhe që në marrëdhëniet ndërkombëtare paraqitet sinjë i vetëm. Një rast tipik është Unioni Serbi-Mal i Zi i krijuar në vitin 2003. Sipas marrëveshjes,Serbia dhe Mali i Zi kishin bashkuar vetëm disa segmente shtetërore siç ishte Politikae Mbrojtjes. Pas tri vjetësh, më 21 maj 2006, referendumi malazez për Pavarësi fitoime 55 përqind të votave dhe kështu mori fund edhe marrëveshja e tyre për unionin. Pra, unioni real krijohet me kontratë ndërkombëtare sipas të cilës shtetetkonstituive merren vesh për çështjet konkrete që i delegojnë në qeverinëqendrore, ndërsa vazhdojnë të ushtrojnë në mënyrë të pavarur funksionet e tjerashtetërore si ato legjislative, administrative apo gjyqësore.FORMAT E RREGULLIMIT SHTETËROR Unioni Personal është bashkimi i dy e më shumë shteteve individuale që kanë tënjëjtin shef të shtetit – monarkun, por ku legjislacioni, kufijtë dhe interesatvazhdojnë të jenë të ndara. Pra, shtetet që janë të bashkuara në një union personal janë subjekte të sëdrejtës ndërkombëtare dhe plotësisht të pavarur në ushtrimin e pushtetit shtetërorbrenda territoreve të tyre.

Page 23: Fillet e së drejtës

Megjithëse nuk është kategorizuar si union personal, Komonvelti (CommonëealthRealms) paraqet rastin bashkëkohor të kësaj forme të rregullimit shtetëror meMbretëreshën Elizabeta II në krye të 16 shteteve të pavarura. 1.4. Protektorati Protektorati nuk është trajtë tipike e rregullimit shtetëror. Ajo paraqet rastin kur njëorganizatë shtetërore vihet nën ombrellën apo administrimin e përkohshëm të njështeti tjetër më të fortë i cili e merr në mbrojtje, apo të OKB-së. Kosova nuk paraqet një rast tipik të protektoratit, pasi nuk ka qenë shtet i pavarurpara 10 Qershorit 1999 kur është vendosur nën administrim të përkohshëm tëOKB-së. Me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova është vendosur nënadministrim të përkohshëm të një misioni civil ndërkombëtar me akronimin UNMIK. 2. SHTETI I THJESHTË Shteti i Thjeshtë është një nga trajtat e rregullimit shtetëror në të cilën pjesët përbërëse (organet joqendrore) nuk gëzojnë pavarësi nga tërësia (organet qendrore). Njësitë territoriale në shtetin e thjeshtë, sado që mund të kenë kompetenca (më shumë ose më pak) në ushtrimin e pushtetit lokal, ato nuk mund të kenë elemente të shtetësisë. Në rastin kur organet joqendrore nuk kanë fare të drejta kemi të bëjmë me shtetin e entralizuar. Në rastin kur organet joqendrore kanë disa të drejta kemi të bëjmë me shtetin e decentralizuar. Sistemi i centralizuar është sistem më i thjeshtë dhe më efikas, sepse organet qendrore janë vendimmarrëse, ndërsa organet e tjera vetëm i zbatojnë ato. Në sistemin e centralizuar vjen në shprehje Parimi i Oportunitetit (e drejta eorganeve qendrore për të anuluar, refuzuar dhe ndryshuar aktet apo vendimet eorganeve joqendrore, pavarësisht ligjshmërisë së tyre). Sistemi i decentralizuar është sistemi në të cilin organet qendrore bartin disakompetenca tek organet joqendrore. Decentralizimi mund të jetë: a) Territorial (organet joqendrore janë plotësisht të pavarura në ushtrimin ekompetencave brenda territorit të caktuar); b) Personal (bartja e kompetencave të caktuara në organizata anëtarët e tëcilave kanë veçori të njëjta si Sindikatat, Shoqatat, etj.); c) Real (që nënkupton ushtrimin e punëve të njëjta shtetërore si - komunikacioni,shëndetësia, kultura, etj. - nga disa organizata. Në sistemin e decentralizuar vjen në shprehje Parimi i Ligjshmërisë (që nënkuptonse të drejtat dhe përgjegjësitë e organeve joqendrore janë të caktuara me aktejuridike, prandaj veprimet dhe vendimet e tyre nuk mund të anulohen apondryshohen nga organet qendrore).FORMAT E PUSHTETIT SHTETËRORLigjërata VIII: 1. Nocioni

Page 24: Fillet e së drejtës

Pushteti Shtetëror nënkupton raportin detyrues të shtetit me qytetarët,përkatësisht kapacitetin e shtetit për të ndikuar dhe kontrolluar sjelljen e qytetarëve. Ky pushtet ushtrohet nëpërmjet organeve (të pushtetit shtetëror) dhe ndahet në: a) Legjislativ, b) Ekzekutiv, dhe c) Gjyqësor Organet ligjvënëse janë më të rëndësishmet në çdo shtet, janë organe kolegjiale, përfaqësojnë vullnetin politik të popullit dhe mbikëqyrin punën e organeve të tjera. Varësisht nga organizimi shtetëror, ato mund të jenë; Një Dhomëshe dhe Dy Dhomëshe.Organet ekzekutive (të cilat mbikëqyrin dhe drejtojnë edhe organet administrative) janë ato që sigurojnë përmbarimin e ligjeve dhe akteve të tjera,funksionet e të cilave realizohen nga Shefi i Shtetit, përkatësisht Qeveria. Pra, janë organe individuale dhe kolegjiale. Organet gjyqësore – gjykatat janë ato që merren me ndarjen e drejtësisë në rastet e kontesteve të ndryshme dhe shkeljeve të rendit juridik në një shtet. Ato mund të jenë: Gjykata të rregullta, dheGjykata SpecialePër diskutim: Rasti i Gjykatës Speciale për trajtimin e pretendimeve lidhur me krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, të kryera nga ana e pjesëtarëve të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës 1999-2000. Tërësia e organeve të pushtetit shtetëror, varësisht nga forma e rregullimit tështetit, funksionon sipas dy parimeve: 1) Parimit të ndarjes së pushtetit shtetëror, dhe 2) Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror 1. Parimi i ndarjes së pushtetit shtetëror nënkupton ‘pavarësinë’ e organeve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në ushtrimin e funksioneve të tyre. Ideja për ndarjen e pushteteve është inicuar nga filozofi anglez Gjon Loku në shekullin XVII dhe është përpunuar si parim juridik nga filozofi e juristi francez Monteskie në shekullin XVIII, në veprën “Mbi frymën e ligjit”.Qëllimi i këtij parimi është pamundësimi i keqpërdorimit të pushtetit, përkatësisht mbrojtja e qytetarëve nga arbitrariteti i organeve shtetërore. Monteskie: “Pushteti ta ndalë pushtetin”.Sipas parimit të ndarjes së pushteteve ekzistojnë tri sisteme qeverisëse (forma të qeverisjes): a) Presidencial b) Parlamentar, dhe c) I Përzier (gjysmë parlamentar ose gjysmë presidencial) 1.1. Sistemi PresidencialSistemi Presidencial është formë e qeverisjes që zbaton parimin e ndarjes së pushteteve, por ku pushteti shtetëror është më i koncentruar në duart e Presidentit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin modelin tipik të sistemit presidencial. Në këtë sistem, Presidenti është bartës i pushtetit ekzekutiv dhe me rol të rëndësishëm edhe në punën e egjislativit dhe gjyqësorit.

Page 25: Fillet e së drejtës

Kompetencat dhe përgjegjësitë e Presidentit në SHBA reflektojnë përqendrimin e pushtetit shtetëror në SHTëPINë E BARDHë, prandaj edhe quhet system presidencial. Që në vitin 1787 me Kushtetutën e SHBA-ve është përcaktuar parimi i ndarjes së pushtetit mes ekzekutivit (Presidenti), legjislativit (Kongresi) dhe gjyqësorit (Gjykata Supreme). Në sistemin presidencial, Shefi i Shtetit (Presidenti) zgjedhet me votim tëdrejtpërdrejtë nga qytetarët, për mandat të caktuar kohor (zakonisht 4 vjeçar)dhe me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një herë. Në sistemin politik të SHBA-ve, përveç Shef i Shtetit dhe Komandant Suprem iforcave të armatosura, Presidenti është edhe shef i qeverisë, emëron dheshkarkon ministrat (sekretarët), si dhe ka rol të rëndësishëm në pushtetin gjyqësorduke emëruar (pas marrjes së pëlqimit nga Senati) gjyqtarët e GjykatësSupreme.FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR Gjykata Supreme është instanca më e lartë e gjyqësorit në SHBA, e cila mund të‘përzihet’ në punët e legjislativit duke penguar zbatimin e akteve që janë nëkundërshtim me Kushtetutën. Pra, Gjykata Supreme ushtron ‘kontrollin ekushtetutshmërisë’, përbëhet nga 9 gjyqëtarë të cilët emërohen nga Presidenti,me mandat të pakufizuar kohor. Presidenti në SHBA ka gjithashtu rol legjislativ të cilin e realizon nëpërmjet‘iniciativave ligjore’ dhe asaj që quhet ‘veto pezulluese’. Vetoja pezulluese: E drejta e Presidentit Amerikan për të penguar vërtetimin dheekzekutimin e ligjeve të miratuara nga Kongresi, duke mos i nënshkruar ose kthyerpër rishqyrtim. Në qoftë se Kongresi të njëjtin projektligj e miraton me 2/3 e votave,atëherë ligji hyn në fuqi pavarësisht vullnetit të Presidentit.FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR Kongresi në SHBA është bartës i pushtetit legjislativ i cili përbëhet nga dy dhoma:Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. 1.2. Sistemi Parlamentar Sistemi Parlamentar është formë e qeverisjes që zbaton parimin e ndarjes sëpushteteve, por ku pushteti shtetëror është më i koncentruar te Parlamenti siorgan legjislativ. Mbretëria e Bashkuar paraqet modelin tipik të sistemit parlamentar. Ky sistem ka lindur në Angli si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme politike në këtëvend për zvogëlimin dhe dobësimin e pushtetit të monarkut. Në këtë sistem, Parlamenti është bartës i pushtetit legjislativ dhe me rol tërëndësishëm edhe në punën e ekzekutivit.FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR Karakteristikë e sistemit parlamentar është pushteti tejet i dobësuar i shefit tështetit (Mbretit, Presidentit).

Page 26: Fillet e së drejtës

Në sistemin anglez, Parlamenti, përveç pushtetit legjislativ, merr pjesë edhe nëpushtetin ekzekutiv përmes kontrollit mbi punën e Qeverisë si organ kolektiv, poredhe të ministrave veç e veç. Pra, Parlamenti britanik ka kompetencë edhe tëshkarkimit të ministrave të caktuar, duke siguruar kështu epërsi ndaj organeve tëtjera. Në anën tjetër, Qeveria, përveç se është bartëse e pushtetit ekzekutiv, ajo merrpjesë edhe në pushtetin legjislativ përmes hartimit të ligjeve që procedon nëParlament, dhe përmes nxjerrjes së dekret ligjeve (dekreteve me fuqi ligjore) tëcilat i miraton vetë. Karakteristikë tjetër e sistemit parlamentar është baraspesha apo balancimi nëushtrimin e pushtetit shtetëror ndërmjet organit legjislativ – Parlamentit dheorganit ekzekutiv – Qeverisë.FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR Në bazë të Kushtetutës si akti më i lartë juridik dhe politik, Republika e Kosovësështë shtet demokratik që zbaton parimin e ndarjes së pushteteve. Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] 1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhekontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë. 2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ. 3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit… 4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikaveshtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar. 5. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat. 6. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bëninterpretimin përfundimtar të Kushtetutës. 7. Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe tëintegritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin kushtetues tëFORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR 1.3. Sistemi i Përzier Sistemi i Përzier është formë e qeverisjes që zbaton parimin e ndarjes sëpushteteve, por ku janë të përziera elemente të sistemit presidencial dhe atijparlamentar. Kur pushteti shtetëror është më i përqendruar tek organi ekzekutiv - shefi i shtetit,dhe më pak tek organi legjislativ - Parlamenti, kemi të bëjmë me sistem gjysmëpresidencial. Kur pushteti shtetëror është më i përqendruar tek organi legjislativ dhe më pak tekai ekzekutiv – shefi i shtetit, kemi të bëjmë me sistem gjysmë parlamentar. Në sistemin e përzier, Qeveria si organ ekzekutiv është më e pavarur ngaParlamenti, por më e varur nga shefi i shtetit, i cili edhe në këtë sistem zgjedhetme votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Page 27: Fillet e së drejtës

FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR 2. Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror nënkupton ‘varësinë’ e organeveekzekutive dhe gjyqësore nga organi përfaqësues dhe legjislativ – Kuvendi, i cilinëpërmjet akteve të veta juridike ua cakton fushëveprimin dhe kompetencatorganeve të tjera. Aplikimi i këtij parimi në shtetet demokratike mund të bëhet në dy mënyra: a) Sistemi i Konventës, dhe b) Sistemi i Kuvendit a) Sistemi i Konventës Zvicra është shteti që ka aplikuar në formën më të plotë këtë sistem. Parlamenti idalë nga votat e qytetarëve e ushtron pushtetin legjislativ, por edhe atëekzekutiv përmes organit të veçantë - Këshillit Kombëtar. Këshilli përbëhet ngapërfaqësuesit e kantoneve dhe secili anëtar e ushëheq atë në bazë të‘rrotacionit’ me mandat një vjeçar, duke fuzionuar në këtë post edhe shefin eshtetit njëkohësisht. Pra, në këtë sistem nuk ekziston shefi i shtetit.FORMAT E PUSHTETIT SHTETËROR b) Sistemi i Kuvendit Ky sistem nuk aplikohet më, por ai është aplikuar në ish Federatën Jugosllave.Sipas këtij sistemi, Kuvendi si organi më i lartë ligjdhënës dhe përfaqësues zgjedhose emëron organet e tjera ekzekutive dhe gjyqësore. Pushtetin ekzekutiv e kaushtruar Kryesia e ish-Jugosllavisë, e cila përbëhej nga një përfaqësues prejsecilës republikë. Me Kushtetutën e vitit 1974, anëtarë të rregullt në kryesinë e ishJugosllavisë dërgonin edhe dy krahinat autonome – Kosova dhe Vojvodina.Kryetar i Kryesisë me mandat jetësor ka qenë Josip Broz Tito, kurse pas vdekjes sëtij më 1980, Kryesia ka aplikuar parimin e ‘rrotacionit’ me mandat një vjeçar.TEORITË MBI TË DREJTËNLigjërata IX: TEORITË MBI TË DREJTËN1. Shqyrtime të Përgjithshme E Drejta Natyrore nënkupton rregullat dhe parimet që nuk i përkasin të drejtëspozitive, por që ndikojnë mbi të, është e drejtë më e lartë se e Drejta që kanëkrijuar njerëzit dhe ka origjinë hyjnore, ose buron nga natyra, përkatësisht ngarendi i përcaktuar i saj. Ideja për të drejtën natyrore është paraqitur në shekullin V p.e.s. Sofistët: Rendi shoqëror nuk është i përkryer sepse ai është vepër e njeriut i cilimbron interesat e veta. Përmbajtja e të drejtave natyrore bazohet në lirinë dhebarazinë e njerëzve, kurse Shteti është rezultat I Kontratës Shoqërore. Stoikët: Natyra duhet të merret si udhërrëfyese… E drejta natyrore është e drejtëe vërtetë e përhershme dhe e pandryshuar.TEORITË MBI TË DREJTËN Periudha më stagnuese e zhvillimit të së Drejtës është Mesjeta. Ajo karakterizohetme luftën ndërmjet pushtetit laik dhe atij fetar në organizatën shtetërore, gjatë sëcilës kisha e ka përdorur të drejtën natyrore si argument kundër pushtetit absolut

Page 28: Fillet e së drejtës

të monarkut, por edhe e ka trajtuar atë si ‘vullnet’ të Zotit, kur i duhej për ruajtjene pushtetit të saj shtetëror (periudha e Inkuizicionit). “Secili që përpiqet të interpretojë një pamje personale të Perëndisë dhe që biendesh me dogmën e Kishës, duhet të digjet pa mëshirë.“ Papa Inocenti III Inkuizicioni ishte Gjykatë Kishtare dhe proces i themeluar nga Kisha Katolike meqëllim të zbulimit dhe ndëshkimit të herezisë, i cili ushtroi pushtet brutal dheçnjerëzor në kohërat e Mesjetës dhe në fillimet e Kohës Moderne. Funksioni iinkuizicionit akumulohej kryesisht në shtypjen e të gjitha të drejtave të heretikëve,duke i privuar ata nga shtresa shoqërore, prona dhe pasuritë e tyre, të cilatbëheshin pjesë e pronësisë së Kishës.TEORITË MBI TË DREJTËN Me paraqitjen e Shtetit dhe të Drejtës borgjeze, kur kemi edhe ngritjen e shtresësqytetare si rezultat i zhvillimit ekonomik (shekujt XVII dhe XVIII), fillon edheriafirmimi i të drejtës natyrore. Racionalizmi ishte lëvizje e re ideologjike e cila vuri në rend të parë autoritetin e ri– arsyen e njeriut, pra ishte kritikë e hapur kundër dogmatizmit fetar. 2. SHKOLLA E TË DREJTËS NATYRORE Themelues I kësaj shkolle: Hygo Groci (Hugos Grotius) 1583-1645) E Drejta Natyrore është ajo të cilën e urdhëron arsyeja e shëndoshë e njeriut,prandaj është e pranueshme për të gjithë njerëzit. Normat e së drejtës natyrorejanë absolute, pasi ato janë të pavarura nga vullneti i Zotit. Zoti nuk mund të bëjë që 2 plus 2 të mos bëjnë 4.TEORITË MBI TË DREJTËN Në veprën “De iure belli ac pacis” (1625) Groci ka tentuar të gjejë sisteminabsolut të racionalitetit të shoqërisë njerëzore, të cilin do ta respektonin të gjithë. Groci: “Rregullat që do të mund ta sillnin paqen midis popujve janë ato të sëdrejtës natyrore, sepse ato janë shprehje e arsyes dhe veseve sociale të njeriut”. 3. SHKOLLA HISTORIKE E SË DREJTËS Lajbnici (Gottfried Leibniz) 1646-1716 Ne veprën e tij “Metoda e re se si duhet të studiohet dhe mësohet shkencajuridike”, Lajbnici është angazhuar për thellimin e studimeve historike: “E tashmja është përplot me të kaluarën dhe e ngarkuar me të ardhmen” Lajbnici shënoi hap të rëndësishëm në studimin e së drejtës me elementin historik.TEORITË MBI TË DREJTËN Monteskie (Montesquieu) 1689-1785 Përveç të drejtës civile ekziston edhe e drejta natyrore, por që të dyja Inënshtrohen “mendjes universale”. Kjo mendje paraqitet në forma të ndryshmevarësisht nga veçoritë e vendeve dhe popujve të ndryshme gjatë historisë sëzhvillimit të tyre. Monteskie: “Ligjet janë vetëm shprehje e frymës popullore. Institucionet juridike tënjë populli s’mund të zbatohen te popujt e tjerë”.

Page 29: Fillet e së drejtës

Mbi bazën teorike të Lajbnicit dhe Monteskiesë është zhvilluar më vonë nërrethanat konkrete të Gjermanisë Shkolla Historike e së Drejtës, e cila vjen sireagim ndaj Shkollës së të Drejtës Natyrore të Grocit.TEORITË MBI TË DREJTËN Savinji (Friedrich Savigny) 1779-1861 Savinji kundërshtonte kodifikimin e së drejtës gjermane sepse “Gjermania ishte nëfazën e parë të së drejtës, kurse kodifikimi paraqet fazën e fundit”. Sipas tij, ekzistojnë këto faza të zhvillimit të së drejtës: a) faza e të drejtës zakonore, b) faza e të drejtës shkencore, dhe c) faza e kodifikimit 4. TEORIA SOCIOLOGJIKE Një teori tjetër që mëton shpjegimin e së drejtës është edhe Teoria Sociologjikeapo Teoria e Solidaritetit e Leon Digit (Leon Duguit) 1859-1928.TEORITË MBI TË DREJTËN Teoria e Solidaritetit është drejtim filozofik sipas të cilit e drejta është produkt ishoqërisë, përkatësisht solidaritetit të njerëzve për të mirën e përgjithshme. Pikënisjen e ka te Teoria Organike (Biologji) sipas të cilës asnjë organ i trupit tënjeriut s’mund të funksionojë si i vetëm. Prandaj, edhe mbijetesa e njeriut jashtëshoqërisë nuk është e mundur (unus homo – nullus homo). Në veprën e tij “Traktat mbi të Drejtën Kushtetuese”, Digi thotë se bindja apovetëdija është burim i së drejtës dhe këtë vetëdije e përcaktojnë dy elementë: a) ndjeshmëria shoqërore, dhe b) ndjeshmëria për drejtësiTEORITË MBI TË DREJTËN 5. TEORIA DOGMATIKE – NORMATIVE Dogmatizmi si drejtim është shfaqur në Romën e Vjetër, në kohën e zhvillimit tëmendimit për teorinë e së drejtës natyrore. Sipas Teorisë Dogmatike, e drejta është tërësi normash dhe e rëndësishme ështëvetëm përmbajtja e tyre, e jo rrethanat që kanë ndikuar në krijimin e saj. Prandaj,ajo as që mund të quhet teori, pasi nuk ka ndonjë ndikim në zhvillimin e mendimitshkencor mbi të drejtën, por është pikëpamje iniciale për Teorinë Normative. Teoria Normative bashkëkohore është Teoria e Mirëfilltë Juridike apo Teoria epastër e së Drejtës e Hans Kelzenit. Teoria e pastër e së drejtës e koncepton të drejtën si tërësi e normave si element ivetëm prej të cilave është e përbërë struktura e së drejtës.TEORITË MBI TË DREJTËN Sipas Kelzenit, njohjet juridike mund të ngriten në nivel shkencor vetëm nëse‘pastrohen’ nga elementët e sociologjisë dhe aksiologjisë (vlerësimit filozofik). “Vetëm ajo që është në të drejtën pozitive – në norma juridike – mund të jetëobjekt i teorisë së pastër juridike. Kjo në fakt është gjeometria e normave juridike.çdo gjë tjetër është e drejtë meta-juridike, pra s’është shkencë”.

Page 30: Fillet e së drejtës

Në veprën “Teoria e Përgjithshme e Shtetit dhe së Drejtës”, Kelzeni ka analizuartre faktorë që përbëjnë bazën e filozofisë së tij: a) Dualizmi (natyra-shoqëria, shkencat natyrore-shkencat shoqërore, kauzalitetinatyror-kauzaliteti juridik), b) Nocioni i Njohjes, dhe c) Nocioni i Njohjes Juridike (çka duhet të arrijë teoria e së drejtës)TEORITË MBI TË DREJTËN Kelzeni ka bërë gjithashtu ndarjen e nocionit ‘e drejta’ me nocionin ‘drejtësi’,sepse drejtësia është element irracional i ndërgjegjës së njerëzve, ideal që mundtë lidhet me regjimin politik, me lirinë e të mënduarit, etj. “E Drejta është rend i sjelljeve njerëzore. E drejta është rend i dhunshëm, sepse shërbehet me sanksione. Shteti është vetë rendi normativ. Shteti nuk është dhunë që qëndron pas të drejtës, por dhuna shtetërore ështëforca e së drejtës”. Hans Kelzen: General Theory of State and LaëRENDI JURIDIKLigjërata X: RENDI JURIDIK1. Nocioni Rendi Juridik është sistemi i harmonizuar i normave juridike që rregullon sjelljen enjerëzve në shoqëri. Në Teorinë e së Drejtës ekzistojnë dy pikëpamje sa i përket Rendit Juridik: a) Pikëpamja Normativiste - sipas të cilës e drejta përbëhet prej normave që ikrijon pushteti shtetëror, pra burim i së drejtës është norma - normativistët, dhe b) Pikëpamja Sociologjike - sipas të cilës e drejta nuk përbëhet nga normat që ikrijon shteti, por ajo paraqet sistemin e raporteve shoqërore – sociologët. Rendi Juridik ka dy lemente kryesore: a) Elementi normativ (i cili përbëhet nga normat), dhe b) Elementi faktik (i cili përbëhet nga sjelljet sipas normave)RENDI JURIDIK NORMA JURIDIKE është rregull e sanksionuar me anë të së cilës rregullohet sjellja eindividëve në shoqëri. Norma Juridike është atomi i së Drejtës; është elementi i fundit i së Drejtës i cilis’mund të ndahet edhe më tutje. Karakteristikat kryesore të Normës Juridike janë: a) Lidhmëria e saj me subjektin autoritar (shtetin), dhe a) Efikasiteti i saj Normat Juridike ndahen në: a) Norma kushtëzuese dhe norma jokushtëzuese b) Norma të përgjithshme dhe norma të veçantaRENDI JURIDIK

Page 31: Fillet e së drejtës

Norma e Përgjithshme Juridike është rregull që u adresohet të gjithë qytetarëvenë territorin e shtetit. Pra, Norma e Përgjithshme përfshin ‘detyrimin’ që të gjithëqytetarët t’i përmbahen asaj. Për shembull: “Vrasja është vepër e rëndë penale”, ose “Të gjithë qytetarët duhettë paguajnë tatim”. Norma e Veçantë Juridike është rregull që u adresohet grupeve të veçanta nëshoqëri, pra jo të gjithë qytetarëve. Norma e Veçantë përfshin kategori tëcaktuara të shoqërisë, mirëpo ka autorë që mendojnë edhe se Norma eVeçantë rregullon vetëm një rast konkret.RENDI JURIDIK Norma Kushtëzuese janë ato që përcaktojnë situatat (duhet të plotësohet kushti)të cilat mund të ndodhin, pra të cilat ligjvënësi parasheh se mund të ndodhinduke pasur parasysh rrethanat në të cilat zhvillohen raportet shoqërore. Për shembull: Të gjithë meshkujt e moshës madhore duhet të kryejnë shërbiminushtarak. Norma Jokushtëzuese (Norma Konkrete) janë normat që krijohen për rastetekzistuese, rastet konkrete dhe si të tilla janë të domosdoshme për rendin juridik.RENDI JURIDIK 2. Vlefshmëria territoriale (hapësinore) e normës jurdike Vlefshmëria territoriale (hapësinore) e normës juridike përcaktohet sipas: a) Parimit Territorial - që nënkupton validitetin e normave juridike për një territortë caktuar, varësisht nga forma e rregullimit shtetëror (kemi të bëjmë me shtetunitar apo të përbërë) apo nga shkalla e decentralizimit, kur një normë vlen përnjë njësi federale (jo për tërë territorin e shtetit), apo një rajon të caktuar), dhe b) Parimit Personal - që nënkupton validitetin e normave juridike për një kategoritë caktuar të individëve pavarësisht nëse ata janë brenda apo jashtë territorit tështetit (rasti i personelit diplomatik).RENDI JURIDIK 3. Vlefshmëria kohore e normave juridike Për vlefshmërinë e normës juridike janë të rëndësishme dy momente: a) Prej cilës kohë vlen norma juridike – norma juridike fillon të jetë e detyrueshmeprej momentit të hyrjes në fuqi. Me qëllim të njohjes së qytetarëve me normënjuridike, ligjvënësi zakonisht cakton afatin nga momenti i krijimit të normës deri tehyrja e saj në fuqi, afat i cili quhet vocatio legis. b) Deri kur vlen norma juridike – momenti i shuarjes është më e vështirë tëpërcaktohet, përveç rasteve kur është i përcaktuar në mënyrë shprehimore nëligj. Përshembull: Ligji hyn në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare.RENDI JURIDIK Ekzistojnë dy mënyra të pushimit të normës juridike: a) Mënyra shprehimore – është e thjeshtë dhe nënkupton normën apo aktin i cili

Page 32: Fillet e së drejtës

do të pushojë të jetë i vlefshëm nga një datë e caktuar (P.sh. “ky ligj do të jetënë fuqi deri më 1 janar 2015”) ose nga nxjerrja e një norme të re (P.sh. “me hyrjennë fuqi të këtij ligji pushon validiteti i ligjit X”). Kjo mënyrë e shfuqizimit të normavejuridike quhet abrogim. b) Mënyra e heshtur – është më e komplikuar dhe nënkupton normën apo aktin icili pushon të i vlefshëm pas hyrjes në fuqi të aktit të ri me të cilin rregullohenndryshe rastet shoqërore. Në këtë rast vlen ligji i ri sipas parimit “lex posterioriderogat legi priori”. Kjo mënyrë e shfuqizimit quhet derogim.RENDI JURIDIK 4. Fuqia prapavepruese (retroaktive) e normave juridike Si rregull, normat juridike vlejnë vetëm për rastet që ndodhin apo marrëdhënietqë shfaqen pas hyrjes në fuqi të tyre. “Askush nuk mund të dënohet sipas një ligji ex post facto”Kushtetuta e SHBA, Neni 1, Pjesa 3, Pika 3 “Të drejtat e fituara” nënkuptojnë rregullën favorizuese për palën e dëmtuar ecila nuk lejon që rastet e zgjidhura një herë të rigjykohen, në qoftë se norma e reparasheh dënim më të rëndë për veprimin apo mosveprimin e caktuar. Fuqia retroaktive e ligjeve nuk aplikohet në shumë degë të së drejtës, kurse në tëdrejtën penale ajo gjen zbatim vetëm në kuptimin favorizues për të dënuarin.RENDI JURIDIK 5. Struktura e normës juridike Me qëllim të rregullimit të sjelljes së njerëzve në shoqëri, Norma Juridike ka dylementë kryesorë: Dispozicionin dhe Sanksionin 5.1. Dispozicioni është pjesa parësore dhe më e rëndësishme e normës juridike që përmbankërkesën sipas të cilës qytetarët duhet të sillen. Hipoteza e Dispozicionit pjesa e normës së përgjithshme e cila parasheh dhepërshkruan situatat nga të cilat varet dispozicioni. (P.sh. Norma “nëse qytetari kapasuri të patundshme…” është pjesa jojuridike e normës që kushtëzon zbatimin edispozicionit që në këtë rast është: “…duhet të paguajë tatim”. Sipas kriterit të rëndësisë së raporteve shoqërore, Dispozicionet janë: Urdhëruese,Ndaluese dhe Autorizuese (Lejuese).RENDI JURIDIK Dispozicionet Urdhëruese – rregullat që përcaktojnë në formë urdhëruese sjelljenaktive të qytetarëve: “qytetarët janë të obliguar….” Dispozicionet Ndaluese – rregullat që ndalojnë veprimet e caktuara tëqytetarëve: “ndalohet….” Dispozicionet Autorizuese – rregullat që përcaktojnë sjelljen e qytetarëve por asduke i ndaluar dhe as duke i urdhëruar: “secili ka të drejtë….” Sipas kriterit të intensitetit të normave juridike, Dispozicionet janë:

Page 33: Fillet e së drejtës

a) Kategorike – rregullat që kërkojnë zbatim të saktë, të përpiktë dhe pa liri nëveprim. a) Disnjuktive - rregullat që mundësojnë sjellje më të lirë në zbatimin e tyre.RENDI JURIDIK 5.2. Sanksioni Sanksioni është pjesë e normës juridike e cila zbatohet vetëm në rast të plotësimittë kushtit që është shkelja e dispozicionit. Sanksioni paraqet masën e dhunës që zbatohet nga ana e organit shtetëror ndajsubjektit i cili e ka shkelur dispozicionin. Veprimet e kundërligjshme ndahen në: a) Shkeljet penalo-juridike (veprat penale) b) Shkeljet civilo-juridike (shkaktimi i dëmit) c) Shkeljet administrative (Kundërvajtja)MARRËDHËNIET JURIDIKELigjërata XI: MARRËDHËNIET JURIDIKE1. Nocioni Marrëdhëniet Juridike janë marrëdhënie shoqërore të rregulluara me normajuridike. Ato krijohen sipas normës së përgjithshme (marrëdhëniet abstraktejuridike) dhe normës së veçantë (marrëdhëniet konkrete juridike) dhe janë pjesëe Rendit Juridik. Karakteristikat e Marrëdhënieve juridike: a) lishshmëria e domosdoshme e normës me marrëdhënien (nuk mund tëkrijohen marrëdhënie juridike nëse ato s’janë të parapara me norma juridike), b) lidhshmëria e domosdoshme e normës së përgjithshme me normën e veçantëjuridike (s’mund të krijohen marrëdhënie konkrete juridike nëse ato s’janë tëparapara me norma të përgjithshme), dhe c) lidhshmëria e domosdoshme e marrëdhënies abstrakte me marrëdhënienMARRËDHËNIET JURIDIKE 2. Elementet e Marrëdhënies Juridike Sa i përket elementeve të Marrëdhënies Juridike, autorët kanë mendime tëndara: a) Ata që mendojnë se elemente të MJ janë: Autorizimet dhe Detyrimet, dhe b) Ata që mendojnë se elemente të MJ janë: Të Drejtat, Detyrimet, Subjektet e sëDrejtës dhe Objekti i së Drejtës. Marrëdhëniet Juridike në esencë paraqesin raportin mes të drejtave dhedetyrimeve, por mendimi i dytë është më gjithpërfshirës, sepse këto marrëdhënienuk mund të realizohen pa subjektin e së drejtës. 2.1. Subjektet e së Drejtës Marrëdhëniet Juridike janë shprehje e vullnetit njerëzor, prandaj njerëzit(subjektet) janë ata që në proces interaktiviteti krijojnë marrëdhënie juridike.

Page 34: Fillet e së drejtës

MARRËDHËNIET JURIDIKE Subjekti i së Drejtës është bartës i të drejtave dhe detyrimeve sipas të drejtëspozitive. Marrëdhëniet Juridike mund të krijohen: ndërmjet subjekteve private, subjekteveprivate dhe atyre juridike, shtetit dhe subjekteve private, etj. Subjekte të së Drejtës janë: Personat Fizik dhe Personat Juridik. a) Personat Fizik janë të gjithë njerëzit. Për të krijuar Marrëdhënie Juridike, ata duhet të kenë Zotësi Juridike dhe Aftësipër të Vepruar. Zotësia Juridike nënkupton njeriun si bartës të të drejtave dhe detyrimeve. Aftësia për të Vepruar është aftësia e njeriut për të krijuar marrëdhënie juridike.MARRËDHËNIET JURIDIKE Pra, derisa Zotësia Juridike sot fitohet me të lindur, Aftësia për të Vepruar lidhetme pjekurinë (vetëdijen) e njeriut për veprimet e tij dhe pasojat e tyre juridike. (Për shembull: e drejta për të lidhur martesë, e drejta për patent shofer…lidhen me një moshë të caktuar – moshën madhore). b) Personat Juridik janë të gjitha organizatat, shoqatat dhe institucionet të cilatkrijohen sipas ligjit dhe janë bartës të të drejtave e detyrimeve. Aftësia për të Vepruar e Personit Juridik ushtrohet nëpërmjet autorizimeve apokompetencës nga Titullari. Për shembull: Drejtori përfaqëson Shkollën X në të gjitha të drejtat dhe detyrimet. Për nga veprimtaria që ushtrojnë, Përsonat Juridik mund të jenë: subjekteekonomike (kapital-pronë) dhe joekonomike (humanitare).MARRËDHËNIET JURIDIKE 3. Autorizimi Juridik Autorizimi Juridik është element konstituiv i Marrëdhënies Juridike që nënkuptonsjelljen e caktuar (të drejtat) të subjektit që është bartës i Autorizimit. Sjelljen e subjektit që është bartës i autorizimit janë të detyruar ta respektojnë tëgjithë të tjerët, dhe atë në dy mënyra: a) me sjellje pasive, dhe b) me sjelljeaktive. Sipas interesit të caktuar, ekzistojnë dy lloje të Autorizimeve që realizojnësubjektet: Të Drejtën Subjektive dhe Kompetencën. a) E Drejta Subjektive është tërësia e autorizimeve të individit që burojnë nga edrejta objektive (e drejta pozitive). E Drejta Subjektive ndahet në Të DrejtënAbsolute (e drejta ime që me kompjuterin tim të bëjë çfarë të dua: ta fal, ta shes,ta thej…) dhe Të drejtën Relative (e drejta për t’iu përmbajtur normave dhe tëdrjtave absolute të subjekteve të tjera: mos vidh, mos vrit, mos fyej, mos u përziejnë punët e tjetrit).MARRËDHËNIET JURIDIKE Keqpërdorimi i të Drejtës Subjektive ndodh atëherë kur nga realizimi i të drejtës

Page 35: Fillet e së drejtës

së vet, një subjekt i shkakton subjektit tjetër dëm më të madh sesa po të mos erealizonte atë të drejtë. b) Kompetenca është ushtrim i autorizimeve të subjektit në interes të të tjerëvedhe jo në interesin e vet. Kompetenca mund të jetë e shumëllojshme (përfaqësuese, profesionale), por nëlëndën tonë është me rëndësi Kompetenca Shtetërore (nëpunësi, polici,ministri…). Kompetenca nuk është vetëm e drejtë e ushtrimit të autorizimeve, por edheobligim që autorizimet të ushtrohen në mënyrën e duhur (sipas interesit publik). Kompetenca dallon nga E Drejta Subjektive edhe me ‘pavarësinë e sjelljes’. Te eDrejta Subjektive, subjekti sillet me të drejtën e vet si të dojë, kurse teKompetenca, subjekti është i detyruar të sillet në mënyrë të përshtatshme,konform pritjeve nga të tjerët.MARRËDHËNIET JURIDIKE Keqpërdorimi i Kompetencës (i cili në rastin e organeve zyrtare rëndom quhet‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’) ndodh atëherë kur autorizimin e caktuar subjektinuk e ushtron në interes të të tjerëve por në interesin e tij të ngushtë. Keqpërdorimi i pozitës zyrtare në shumë legjislacione është përcaktuar si vepërpenale. 4. Obligimi Juridik Obligimi Juridik është element konstituiv i Marrëdhënies Juridike që nënkuptonkorelacionin me Të Drejtat (autorizimin). Nuk ka të drejtë subjektive të një subjektipa ekzistimin e Obligimit Juridik për subjektin tjetër. Obligimet Juridike ndahen në: a) të njëanshme (kryerja e shërbimit ushtarak, etj.)dhe b) të dyanshme (huadhënia, shit-blerja), si dhe obligime që: a) mund tëbarten (borxhi, kamata, etj.) dhe b) s’mund të barten (shërbimi ushtarak, e drejtae votës, etj.).MARRËDHËNIET JURIDIKE 5. Gjendja Juridike (statusi) Gjendja Juridike (statusi) është tërësia e të drejtave dhe obligimeve të lidhura përsubjektin e së drejtës. Gjendja Juridike e subjekteve mund të jetë: e përgjithshme dhe individuale. Rregullimi i pozitës juridike me norma të përgjithshme nënkupton kategoritëabstrakte të qytetarëve: punëtorët, parlamentarët, policët, profesorët, etj. Rregullimi i pozitës juridike me norma të veçanta nënkupton subjektin e caktuar:personi X si deputet i Kuvendit të Kosovës… Për diskutim: Shpesh herë në praktikë ngatërrohet nocioni ‘status’ me ‘statut’. Duhetpasur kujdes, sepse ato kanë kuptime krejtësisht të ndryshme.MARRËDHËNIET JURIDIKE 6. Objekti i së Drejtës Objekti i së Drejtës është element thelbësor për krijimin e marrëdhënies juridike.

Page 36: Fillet e së drejtës

Objekte të së drejtës janë sendet si vlerë materiale dhe veprimet e njeriut (aktive– facere dhe pasive – non facere) me të cilat krijohet një marrëdhënie juridike. Shembull: Me rastin e marrëdhënies së shit-blerjes kur shkojmë në furrë, Blerësikërkon një bukë nga Shitësi dhe për këtë duhet të paguajë shumën e caktuar tëparave, kurse Shitësi është i obliguar t’ia japë bukën Blerësit. Në këtë rast, Paratë,Buka dhe Veprimet e Blerësit e të Shitësit janë vlerat që përbëjnë Objektin e sëDrejtës.MARRËDHËNIET JURIDIKE 7. Lindja, Ndryshimi dhe Shuarja e Marrëdhënieve Juridike Marrëdhëniet Juridike lindin në bazë të normës juridike: me normë jokushtëzuesekrijohen marrëdhëniet juridike abstrakte (marrëdhënie që fillojnë me hyrjen nëfuqi të normës), ndërsa me normë juridike kushtëzuese krijohen marrëdhënietjuridike konkrete (marrëdhënie që krijohet nga plotësimi i kushtit të normës. Përshembull “e drejta e votës fitohet me arritjen e moshës 18 vjeçare”). Marrëdhëniet Juridike ndryshojnë kur ndryshojnë të drejtat dhe obligimet esubjekteve të marrëdhënies ekzistuese. Për shembull: ndryshim i marrëdhënies ekzistuese është avancimi i pozitës së njëpunëtori në institucionin ku ai punon. Marrëdhëniet Juridike mund të shuhen me shuarjen e normës juridike, mevdekjen e subjektit që është palë në marrëdhënien juridike dhe me shuarjen eobjektit të marrëdhënies juridike.MARRËDHËNIET JURIDIKE Shuarja e Marrëdhënieve Abstrakte bëhet me shuarjen e normës së përgjithshmejuridike (shfuqizimi i ligjit, etj.). Shuarja e Marrëdhënieve Konkrete bëhet me plotësimin e kushtit (Për shembull:‘kujdestaria ndaj të miturit pa prindër pushon me arritjen e moshës madhore’,marrëdhënia e martesës pushon me vdekjen e njërit nga bashkëshortët, et.) 8. Faktet Juridike Faktet Juridike janë rrethana objektive që nxisin krijimin, ndryshimin dhe shuarjene Marrëdhënieve Juridike. Faktet parashihen në Normë Juridike, zakonisht në pjesën që i paraprinDispozicionit apo Sanksionit. Faktet Juridike ndahen në: a) Fakte të Rëndomta, dhe b) Fakte Juridike.MARRËDHËNIET JURIDIKE 9. Parashkrimi dhe Dorëmbajtja Parashkrimi është institut i së Drejtës me të cilin nënkuptohet humbja e një tëdrejte subjektive (autorizimit) me kalimin e afatit të paraparë kohor. Pra, kalimi iafatit kohor është kusht për parashkrimin e një të drejte subjektive. Për shembull: E drejta për ankesë ndaj një vendimi X është 8 ditë nga marrja evendimit. Në qoftë se subjekti nuk e ushtron ankesën brenda këtij afati, ai e humb tëdrejtën e ankesës.

Page 37: Fillet e së drejtës

Dorëmbajtja është institut i së Drejtës që nënkupton fitimin e një të drejtesubjektive (autorizimi) me kalimin e afatit të paraparë kohor. Për shembull: Subjekti që e posedon një pronë për një kohë të gjatë, pavarësishtnëse është pronar i saj apo jo, ai me kalimin e afatit të caktuar kohor e fiton edhejuridikisht këtë të drejtë, pra bëhet pronar.AKTI JURIDIKLigjërata XII: AKTI JURIDIK1. Nocioni Akti Juridik është shprehje e vullnetit i cili përmban një normë ose paraqet kushtinpër zbatimin e një norme juridike. është pjesë e Rendit Juridik me të cilin krijohetdhe zbatohet E DREJTA. Aktet Juridike, sipas efekteve në të drejtën (e krijojnë apo nuk e krijojnë tëdrejtën) ndahet në: a) Akte Juridike me të cilat krijohen norma juridike, dhe b) Akte Juridike me të cilat krijohen fakte që paraqesin supozime të normësjuridike të parapara si kusht për zbatimin e saj (deklaratat, lutjet, ankesat, etj.) .AKTI JURIDIK Faktorë të Brendshëm që ndikojnë në papajtueshmërinë e elementëve të AktitJuridik janë: Gabimi dhe Lajthitja. Faktorë të Jashtëm që ndikojnë në mospërputhshmërinë e elementëve të AktitJuridik janë: Mashtrimi dhe Shtrëngimi Gabimi nënkupton shprehjen e pasaktë të vullnetit si pasojë e gabimit në tëshprehur (faktorit të brendshëm) . Për shembull: Rasti kur hartuesi i një aktgjykimi ‘gabon’ gjatë përpilimit të tij dhe nëvend të 2, për të treguar se NN është dënuar me dy vjet burgim, shkruan 20 vjet. Lajthitja nënkupton shprehjen e pasaktë të vullnetit si pasojë e vetë-mashtrimit(faktorit të brendshëm), duke menduar se i ka të njohura të gjitha faktetrelevante për marrjen e një vendimi të arsyeshëm. Mashtrimi nënkupton shprehjen e pasaktë të vullnetit si pasojë e ndikimit tësubjektit tjetër (faktori i jashtëm) në subjektin që krijon aktin juridik.AKTI JURIDIK Shtrëngimi nënkupton shprehjen e pasaktë të vullnetit si pasojë e imponimit - fizikdhe psiqik –(faktori i jashtëm) në subjektin që krijon aktin juridik. Elementët kryesorë të Aktit Juridik janë: a) Forma dhe b) Përmbajtja. a) Forma e Aktit Juridik përbëhet nga Kompetenca për krijimin e Aktit Juridik,Procedura e krijimit të Aktit Juridik dhe Materializimi i Aktit Juridik. Kompetenca paraqet autorizimin që ka një organ shtetëror për të krijuar njënormë apo një akt juridik. Përcaktimi i Kompetencës zakonisht bëhet me anë tëaktit më të lartë, dhe ndahet në lëndore dhe territoriale. Procedura nënkupton mënyrën (rrugën) që duhet të respektohet për krijimin e

Page 38: Fillet e së drejtës

një Akti Juridik. Aktet Juridike janë të llojeve të ndryshme prandaj edheprocedura e nxjerrjes së tyre është e ndryshme. Për shembull: Procedura për nxjerrjen e Kushtetutës, procedura për nxjerrjen e ligjit,etj.AKTI JURIDIK Materializimi i Aktit Juridik paraqet shprehjen e jashtme të tij, dhe ka për qëllimzgjatjen e jetës së akteve psiqike. Materializimi i Aktit Juridik zakonisht bëhet nëformë të shkruar. Për shembull: Kushtetuta, Ligji, Aktgjykimi, etj. b) Përmbajtja e Aktit juridik paraqet shprehjen e brendshme të tij (qëllimin). Sipaspërmbajtjes, Aktet Juridike ndahen në: a) akte me të cilat krijohen normatjuridike (vendimi si shprehje e vullnetit të njeriut për të prodhuar pasoja juridike,siç është vendimi për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, vendimi për të nxjerrënjë ligj me të cilin rregullohen marrëdhënie të caktuara shoqërore, etj.) dhe b)akte me të cilat parashihen kushtet për zbatimin e normës juridike (aktet qëparaqesin kushtin për zbatimin e normës juridike, siç janë kërkesat, ankesat,paditë, etj., pa të cilat nuk zbatohet norma përkatëse).AKTI JURIDIK 2. BURIMET E SË DREJTËS (Akti i Përgjithshëm Juridik) Aktet e Përgjithshme juridike janë baza burimore e zhvillimit të së drejtës, prej tëcilave krijohen aktet e veçanta dhe prandaj quhen edhe ‘Burime të së Drejtës’. Burimet e së Drejtës janë të dy llojshme dhe sipas kuptimeve të tyre ndahen në: a) Burimet materiale të së Drejtës (faktet shoqërore prej të cilave burojnë tëdrejtat dhe detyrimet), dhe b) Burimet formale të së Drejtës (mjetet me të cilatshprehen burimet materiale). Sipas kriterit të fuqisë juridike, Burimet Formale të së Drejtës ndahen në: a) Akte me fuqi Ligjore (Kushtetuta, Kodi, Ligji) b) Akte me fuqi Nënligjore (Dekretligji, Rregullorja, Urdhëresa, Statuti, Udhëzimi,Dekreti, Vendimi)AKTI JURIDIK a1) Kushtetuta Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një shteti. Në kuptimin formal, Kushtetuta është akti më i lartë të cilin e nxjerr organi iposaçëm kushtetutdhënës dhe sipas procedurës së veçantë kushtetutdhënëse. Në kuptimin material, Kushtetuta është akt juridik që përmban vetëm ato normajuridike me të cilat rregullohen raportet mes organeve më të larta shtetërore,parimet e organizimit shtetëror dhe të rendit juridik. Kushtetutën mund ta nxjerrin: a) Organi më i lartë shtetëror b) Kuvendi Kushtetut-Dhënës, dhe c) Referendumi

Page 39: Fillet e së drejtës

AKTI JURIDIK Sipas kriterit nëse janë të shkruara dhe të kodifikuara në një dokument,Kushtetutat janë: a) Kushtetuta të Shkruara dhe Kushtetuta të Pashkruara, b) Kushtetuta të Kodifikuara (Kushtetutat e shkruara që përmbledhin parimetthemelore të organizimit shtetëror) dhe Kushtetuta të Pakodifikuara (Kushtetutatqë nuk janë të kompletuara në një dokument por parimet e të cilave janë tëshpërndara në akte të ndryshme). Sipas mënyrës së ndryshimit, Kushtetutat janë: a) Kushtetuta të Ngurta (kushtetutat që kërkojnë procedurë të veçantë dherigoroze të ndryshimit të tyre, përmes Kuvendit Kushtetut-Dhënës oseReferendumit) dhe b) Kushtetutat Elastike (kushtetutat që kërkojnë procedurë mëtë lehtë të ndryshimit, zakonisht si ndryshimet e ligjeve)AKTI JURIDIK Sipas mënyrës së nxjerrjes, Kushtetutat janë: a) Kushtetuta të dhuruara (kushtetuta si akt i njëanshëm i shefit të shtetit e cila iimponohet popullit, parlamentit dhe partive politike). b) Paktet Kushtetuese (kushtetutat që shprehin kompromisin ndërmjet shefit tështetit dhe kuvendeve përfaqësuese). c) Kushtetuta të popullit (kushtetutat që dalin nga vota e lirë e qytetarëve osenëpërmjet referendumit). a2) Ligji Ligji është akt i përgjithshëm juridik i cili përmban normë të përgjithshme juridike tëshkruar dhe të cilin e nxjerrin organet më të larta (ligjdhënëse) përmesprocedurës së veçantë.AKTI JURIDIK Shprehja LIGJ në jetën e përditshme ka tri kuptime: 1. normë juridike të cilën ekrijon shteti, 2. normë juridike e formës së shkruar, dhe 3. akti i përgjithshëm dhe ishkruar. Fazat e nxjerrjes së një ligji janë: a) Iniciativa b) Dhënia e Propozimit c) Shqyrtimi i Propozimit d) Votimi e) Sanksionimi f) Promovimi g) Shpallja e ligjit h) Hyrja në fuqiAKTI JURIDIK a3) Kodi Kodi është akt i përgjithshëm juridik me të cilin rregullohen raportet brenda një

Page 40: Fillet e së drejtës

fushe të caktuar shoqërore. Ligjet që përfshijnë një apo më shumë fusha tëpërafërta juridike quhen KOD. Ndërsa sistemimi i këtyre normave në një tërësi tërregulluar quhet KODIFIKIM. Kodet e para të cilët i njohim nga Historia e Shtetit dhe së Drejtës janë Kodi i UrNamu-s (më shumë se 2000 vjet p.e.s.), Kodi i Hamurabit (1700-1800 vjet p.e.s.)dhe Kodi i Justinianit (shekulli VI i e.s.), kurse sot e Drejta Pozitive pothuajse në tërëbotën është e kodifikuar (faza më e avancuar e së drejtës). Në Kosovë kemi Kodin Penal, atë të Procedurës Penale, Kodin Doganor dhe tëAkcizës, etj.AKTI JURIDIK Ligji Formal është akt juridik me fuqinë më të lartë juridike në kuptimin formal, i cilipër nga brendia nuk është ligj, sepse nuk përmban normë të përgjithshmejuridike, por përmban normë të veçantë e cila vlen vetëm për rastin konkret. b) Aktet me fuqi nënligjore Akte me fuqi nënligjore janë ato që shërbejnë për konkretizimin e ligjeve, për ngafuqia juridike janë më të ulëta se ligjet dhe prandaj duhet të jenë nëpajtueshmëri me aktet më të larta. Aktet me fuqi nënligjore janë: b1) Dekretligji është akt juridik i cili në kuptimin formal nuk është ligj, por është aktligjor sepse përmban norma të përgjithshme juridike. Ajo që e dallon dekretligjinnga ligji është procedura dhe organi që e nxjerr. Dekretligji nuk nxirret ngaorganet e larta përfaqësuese (Parlamenti), por nga organet e larta ekzekutivesipas procedurës së caktuar.AKTI JURIDIK b2) Urdhëresa është Akt Juridik që nxirret nga organet administrative (p.sh.ministria) me qëllim të detyrimit të organeve apo subjekteve të caktuara përzbatimin e aktit më të lartë juridik. b3) Rregullorja është Akt Juridik me fuqi më të vogël se ligji dhe e cila nxirret nganjë subjekt i caktuar me qëllim të konkretizimit më të detajuar të një pjese të ligjitapo akteve të tjera nënligjore. (p.sh. Rregullorja e Punës e Kuvendit të Kosovës) b4) Statuti është Akt Juridik me fuqi nënligjore me të cilin rregullohen çështjet qëkanë të bëjnë me organizimin, strukturimin, përgjegjësitë dhe detyrat brenda njëinstitucioni të caktuar. (p.sh. Statuti i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren). b5) Udhëzimi është Akt Juridik i cili përmban udhëzime procedurale për subjektetlidhur me zbatimin e akteve më të larta juridike.AKTI JURIDIK b6) Dekreti është akt juridik që shpreh ndikimin e shefit të shtetit në fushëveprimine organeve ligjvënëse (nëpërmjet dekretimit ose të drejtës së vetos) dherregullon raste konkrete në fusha të caktuara. (p.sh. Dekreti për emërimin egjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës). b7) Vendimet janë akte me të cilat konkretizohen normat e përgjithshme juridike

Page 41: Fillet e së drejtës

dhe rregullojnë raste konkrete në pajtim me ligjin. b8) Kontrata është akt juridik që lidhet me vullnetin e dy apo më shumë palëve(subjekteve fizike apo juridike) me të cilën prodhohen pasoja juridike. Si akte juridike Kontratat mund të jenë: Kontrata Individuale dhe KontrataKolektive. Për nga forma, Kontratat mund të jenë: Kontrata Konsensuale (p.sh. Kontrata mbiQiranë), Kontrata Reale (e cila lidhet me vullnetin e palëve dhe kërkon dorëzimine ‘sendit’ të kontraktuar te subjekti tjetër), Kontrata të Njëanshme (akti me të cilinvetëm njëra palë obligohet kurse pala tjetër ka detyrim, p.sh. Premtimi i Dhuratës)dhe Kontrata të Dyanshme (kur të dy palët kanë të drejta dhe detyrime, p.sh.AKTI JURIDIK 3. ZBRAZËTIRA JURIDIKE Organet shtetërore shpesh ndodhen në situata kur raste të caktuara nuk mundtë zgjidhen për shkak se mungojnë normat e përgjithshme juridike. Situatat kur rasti konkret ekziston ndërsa norma juridike mungon, kemi të bëjmëme Zbrazëtirë Juridike. Zbrazëtitë Juridike mund të jenë të dyllojshme: a) Zbrazëtitë Juridike fillestare – janë boshllëqet të cilat kanë ekzistuar që nëmomentin e krijimit të normës juridike dhe të cilat krijuesi i normës i ka paraparë,dhe b) Zbrazëtitë Juridike të mëvonshme - të cilat krijuesi i normës nuk ka mundur t’iparashikojë pasi marrëdhënia e caktuar është paraqitur pas krijimit të normës.AKTI JURIDIK 4. ZAKONET Zakonet janë rregulla të sjelljes të krijuara në bazë të përsëritjes për një periudhëtë gjatë kohore dhe të pasanksionuara nga shteti. Zakonet bëhen burim i sëDrejtës kur ‘normohen’ dhe sanksionohen nga ana e shtetit. Rregullat zakonoretë cilat fitojnë mbështetje juridike bëhen të detyrueshme, pra fitojnë karakterdetyrues dhe quhen RREGULLA TË SË DREJTËS ZAKONORE. 5. PRAKTIKA GJYQËSORE Praktika Gjyqësore si burim i së Drejtës nënkupton veprimin e njëjtë të gjykatavenë zgjidhjen e rasteve të shumta, duke aplikuar aktgjykim të njëjtë për rastet engjashme. 6. SHKENCA JURIDIKE Shkenca Juridike ka rol të rëndësishëm në krijimin, sqarimin dhe aplikimin enormave juridike, si dhe krijimin e praktikës gjyqësore e të drejtës së precedentit.AKTI JURIDIK 7. AKTI I VEÇANTË JURIDIK Raportet mes subjekteve të së drejtës janë të parapara në akt të përgjithshëm,apo normë të përgjithshme juridike, mirëpo zgjidhen apo konkretizohen me akttë veçantë, përkatësisht normë të veçantë juridike.

Page 42: Fillet e së drejtës

Aktet e Veçanta Juridike ndahen në: a) Akte Individuale Juridike të organeve shtetërore, dhe b) Akte Individuale Juridike të Personave Privat Aktet e Veçanta juridike të organeve shtetërore (ekzekutive-administrative) janë: a) Aktet Gjyqësore dhe b) Aktet Administrative. Aktet e Veçanta Juridike të personave privat janë: c) Punët Juridike, dhe d) Veprat Juridike.AKTI JURIDIK a) Akti Gjyqësor (Aktgjykimi) është akt i veçantë të cilin e nxjerr gjykata sipas njëprocedurë të veçantë duke zgjidhur përfundimisht një çështje të caktuar.Aktgjykimet mund të jenë: Refuzuese, Liruese dhe Dënuese. Paprekshmërinë dhe pandryshueshmërinë e Akgjykimeve mund ta rrëzojnë vetëm dyinstitute që i njeh çdo e Drejtë Pozitive: Amnistia dhe Falja. AMNISTIA është akt nëpërmjet të cilit pengohet zbatimi i sanksionit për shumëraste. FALJA është akt nëpërmjet të cilit pengohet zbatimi I sanksionit për një rastkonkret. b) Akti Administrativ është i veçantë të cilin e nxjerr organi administrativ meqëllim të zgjidhjes së rasteve konkrete. Akti Administrativ përmban normë tëveçantë juridike me të cilën caktohet sjellja konkrete e subjektit të dhënë dhe ecila domosdoshmërisht duhet të përmbushet, pavarësisht vullnetit të subjektit tëcilit i dedikohet.AKTI JURIDIK c) Puna Juridike është akt juridik të cilin e krijojnë subjektet joshtetërore sipas njëprocedure të caktuar. Me Punë Juridike mund të rregullohen raporte të ndryshme si familjare,pronësore, trashëgimore, etj. Punët Juridike ndahen në: Të Njëanshme dhe të Dyanshme. a) Punët Juridike të Njëanshme janë akte të cilat krijohen me vullnetin e vetëmnjërës palë (p.sh. Testamenti). b) Punët juridike të Dyanshme janë akte të cilat krijohen me vullnetin e dy e mëshumë subjekteve (p.sh. Kontrata të ndryshme, Marrëveshje, etj.)LIGJSHMëRIALigjërata XIII: LIGJSHMËRIA DHE ZBATIMI I SË DREJTËS1. Nocioni Ligjshmëria është parim juridik sipas të cilit aktet më të ulëta të RENDIT JURIDIKduhet të jenë në harmoni (pajtim) me aktet më të larta. Aktet nënligjore duhet të jenë në harmoni me Ligjet si akte më të larta… Rendi Juridik është i ndërtuar sipas parimit të hierarkisë, që nënkupton renditjenvertikale të normave dhe akteve juridike. Në të kundërtën, kemi Kundërligjshmëriose Paligjshmëri.

Page 43: Fillet e së drejtës

Akt i Ligjshëm është akti juridik (ose material) që është në pajtim me aktin më tëlartë, dhe Akt i Paligjshëm apo i Kundërligjshëm është akti që s’është në pajtimme aktin më të lartë.LIGJSHMËRIA Aktet e Kundërligjshme janë shkelje e Rendit Juridik dhe si të tilla cënojnë interesine përgjithshëm, prandaj Ligjshmëria është një nga parimet më të rëndësishme nërealizimin e së DREJTËS. Ligjshmëria dhe Kundërligjshmëria e Aktit Juridik mund të jetë: a) LigjshmëriaFormale - është pajtueshmëria e akteve juridike sipas kompetencës dheprocedurës (formës) së nxjerrjes. Mosrespektimi i formës gjatë nxjerrjes së aktit juridik paraqet KundërligjshmëriFormale. b) Ligjshmëria Materiale është pajtueshmëria e akteve juridike sipas objektit tëtyre. Në qoftë se është paraparë që sendi i paluajtshëm X nuk mund të jetë objektishitblerjes dhe palët kanë lidhur kontratë mbi shitblerjen për të, ‘objekti’ e bënkontratën të paligjshme.LIGJSHMËRIA 2. Fuqia Juridike Fuqia Juridike paraqet masën e ndikimit (veprimit) të akteve juridike ndaj njëritjetrit. Aktet Juridike dallojnë sipas procedurës së nxjerrjes: aktet më të larta kanë procedurë më tëkomplikuar, aktet më të ulëta kanë procedurë më të thjeshtë. Aktet më të larta Juridike kanë fuqi më të madhe juridike dhe ndikojnë mbi aktetmë të ulëta. Kushtetuta është akti më i lartë dhe ka ndikimin më të madh mbi të gjitha aktet qëburojnë prej saj. Bazuar në parimin e hierarkisë, Kushtetuta është akti me fuqinë mëtë madhe juridike dhe të gjitha aktet e tjera duhet të jenë në pajtim me parimetkushtetuese. Parimi sipas të cilit të gjitha aktet juridike duhet të jenë në pajtim me Kushtetutënquhet Parimi i Kushtetutshmërisë.LIGJSHMËRIA 3. Mjetet Juridike Duke pasur parasysh rëndësinë e Ligjshmërisë së akteve juridike, Rendi Juridik kaparaparë edhe Mjetet me të cilat duhet të shqyrtohet ligjshmëria e tyre. Mjetet Juridike janë Deklarata të vullnetit me të cilat kërkohet prej organevepërkatëse që ta shqyrtojnë ligjshmërinë e akteve juridike. Si rregull, çdo akt juridik mund t’i nënshtrohet shqyrtimit të ligjshmërisë. Parimi i trishkallshmërisë nënkupton mjetin që ka përcaktuar e Drejta përmbrojtjen e ligjshmërisë nga organet kompetente. Varësisht nga lloji i shqyrtimit të ligjshmërisë, Mjetet Juridike janë: Padia dheAnkesa.

Page 44: Fillet e së drejtës

Padia është mjeti juridik për shqyrtimin e ligjshmërisë nga Gjykata. Ankesa është mjeti juridik për shqyrtimin e ligjshmërisë nga organi administrativ.LIGJSHMËRIA Kontesti pranë një organi gjyqësor për vërtetimin e ligjshmërisë quhet KontestAdministrativo-Gjyqësor. Mjetet Juridike mund të jenë: a) Të Rregullta dhe b) Të Jashtëzakonshme. Mjetet e Rregullta (Padia dhe Ankesa): Në të Drejtën Penale: Ankesa ndaj aktgjykimit të shkallës së parë Ankesa ndaj aktgjykimit të shkallës së dytë Ankesa drejtuar gjykatës më të lartë Ankesa ndaj vendimit Mjetet e Jashtëzakonshme: Kërkesa për përsëritjen e procedurës Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisëLIGJSHMËRIA 4. Sanksionet ndaj Kundërligjshmërisë Për mbrojtjen më të mirë të Rendit Juridik, nuk mjaftojnë vetëm mjetet përshqyrtimin e ligjshmërisë. E Drejta ka paraparë edhe sanksione ndaj akteve të Kundërligjshme, të cilatsipas vëllimit të dëmit të shkaktuar, ndahen në: a) Restituive dhe b) Retributive Sanksionet Restituive janë ato që nënkuptojnë edhe anulimin e aktit tëpaligjshëm por edhe të dëmit të shkaktuar nga akti. (Restitution in Integrum). Sanksionet Retributive janë ato që nënkuptojnë hakmarrjen ndaj kryesve të aktittë paligjshëm dhe me qëllim të efektit parandalues të shkeljeve të tilla ngasubjektet e tjera. Për shembull: Në të Drejtën Penale, akti i vrasjes i cili nuk mund të ‘anulohet’, porpër të cilin shoqëria ka menduar të shqiptojë dënimin në bazë të ‘parimit tëekuivalencës’ dhe me qëllim të efektit ndaj të tjerëve që të mos kryejnë akte tëtilla.LIGJSHMËRIA 5. Plotfuqishmëria Akti Juridik arrin Plotfuqishmëri në kohën kur përfundon procedura për vërtetimine ligjshmërisë së tij. Plotfuqishmëria e Aktit Juridik vjen në shprehje (gjen zbatim) pas afatit të caktuar(përdorimit apo mospërdorimit të mjeteve juridike) kur merr formë përfundimtaredhe është i gatshëm për ekzekutim.LIGJSHMËRIA 6. Përmbarimi Përmbarimi është faza e fundit e njohjes dhe zbatimit të së drejtës. Me Përmbarimin e Aktit Juridik nënkuptojmë realizimin e tyre, pra përmbushjen e

Page 45: Fillet e së drejtës

kushteve për zbatimin e Aktit Juridik. Duhet të dallohet momenti i hyrjes në fuqi me momentin e fillimit të përmbarimit. Përmbarimi i Aktit Juridik mund të jetë: a) vullnetar, dhe b) i dhunshëm. Përmbarimi vullnetar: Pagesa e dënimit për kundërvajtjen në trafik nga kryesi ikundërvajtjes. Përmbarimi i dhunshëm: Akti që përmbarohet nga organet shtetërore. Sipas rregullit, të përmbarueshmë janë vetëm Aktet Individuale.ZBATIMI I SË DREJTËS 7. ZBATIMI I SË DREJTËS 1. Nocioni Qëllimi i Rendit Juridik është sjellja e njerëzve sipas normave juridike. Zbatimi i së Drejtës është finalizim i përpjekjeve të shoqërisë për të siguruar sjelljetë njerëzve sipas normave të sanksionuara juridike. Zbatimi i së Drejtës bëhet në dy mënyra: a) Vullnetare dhe b) me anë të Dhunës. Zbatimi Vullnetar nënkupton sjelljen e njerëzve sipas Dispozicionit të NormësJuridike, si rezultat i vetëdijes së lartë qytetare. Zbatimi i së Drejtës si rezultat i vetëdijes qytetare quhet Autonom. Zbatimi i së Drejtës si rezultat i ‘frikës’ së njeriut nga sanksioni quhet Heteronom.ZBATIMI I SË DREJTËS Zbatimi me anë të Dhunës nënkupton zbatimin e së Drejtës nga organetshtetërore sipas sanksionit, atëherë kur sjellja e njerëzve është në kundërshtim menormat juridike. Zbatimi i së Drejtës është një proces i ndërlikuar që ka për qëllim të përcaktojë samë saktë sjelljen që kërkon norma juridike dhe realizimin e sjelljes së tillë. Prandaj, procesi i zbatimit të së drejtës kalon nëpër katër faza: a) Njohja e Normës – nënkupton njohjen e qytetarëve me normën. b) Interpretimi i Normës – nënkupton të kuptuarit e saktë të porosisë së normës. c) Kualifikimi i Rastit Konkret – nënkupton ndërlidhjen e fakteve relevante të rastitkonkret me normën përkatëse që e rregullon apo zgjidh rastin. d) Realizimi i Normës – që nënkupton veprimet njerëzore që sigurojnë sjelljensipas porosisë së normës juridike.ZBATIMI I SË DREJTËS 8. PROVAT JURIDIKE Provat Juridike janë mjetet me anë të të cilave vërtetohen faktet relavante përzgjidhjen e një rasti të caktuar. Provat Juridike mund të jenë të: a) Drejtpërdrejta, dhe b) të Tërthorta. Provat e Drejtpërdrejta janë ato që në mënyrë direkte vërtetojnë faktetrelavante. Faktet që shihen me sy në vendin e ngjarjes siç është për shembull dokumenti ifaksifikuar. Provat e Tërthorta janë ato që kërkojnë vërtetimin e fakteve relevante nëpërmjet

Page 46: Fillet e së drejtës

dëshmive shtesë (dëshmia e dëshmitarit, ekspertiza, etj.) Vërtetimi nëpërmjet gjurmëve papilare se revolja me të cilën është kryer vrasja, kaqenë në duart e personit të akuzuar.ZBATIMI I SË DREJTËS Supozimet Juridike janë fakte juridike që konsiderohen të sakta edhe pse nukështë bërë vërtetimi vërtetimi i tyre. Supozimet Juridike mund të jenë: a) Të Rrëzueshme, dhe b) Të Parrëzueshme Supozimet e Rrëzueshme janë më të shpeshta dhe paraqesin faktet të cilatmund të provohen apo vërtetohen. çdo person konsiderohet i pafajshëm derisa të mos vërtetohet e kundërta meaktgjykim të formës së prerë. çdo person i moshës madhore ka Zotësi për të Vepruar, dhe për ta rrëzuar këtësupozim duhet të vërtetohet e kundërta. Supozimet e Parrëzueshme janë faktet të cilat konsiderohen të sakta dhe nukekziston mundësia e vërtetimit të tyre – është e ndaluar të vërtetohet saktësioa etyre. Fiksionet Juridike janë rrethanat që parafytyrohet se ekzistojnë, por të cilat nëfakt nuk ekzistojnë.ZBATIMI I SË DREJTËS 9. Vlefshmëria hapësinore (territoriale) e normave jurdike Vlefshmëria territoriale (hapësinore) e normës juridike përcaktohet sipas: a) Parimit Territorial - që nënkupton validitetin e normave juridike për një territortë caktuar, varësisht nga forma e rregullimit shtetëror (kemi të bëjmë me shtetunitar apo të përbërë) apo nga shkalla e decentralizimit, kur një normë vlen përnjë njësi federale (jo për tërë territorin e shtetit), apo një rajon të caktuar), dhe b) Parimit Personal - që nënkupton validitetin e normave juridike për një kategoritë caktuar të individëve pavarësisht nëse ata janë brenda apo jashtë territorit tështetit (rasti i personelit diplomatik).ZBATIMI I SË DREJTËS 10. Vlefshmëria kohore e normave juridike Për vlefshmërinë e normës juridike janë të rëndësishme dy momente: a) Prej cilës kohë vlen norma juridike – norma juridike fillon të jetë e detyrueshmeprej momentit të hyrjes në fuqi. Me qëllim të njohjes së qytetarëve me normënjuridike, ligjvënësi zakonisht cakton afatin nga momenti i krijimit të normës deri tehyrja e saj në fuqi, afat i cili quhet vocatio legis. b) Deri kur vlen norma juridike – momenti i shuarjes është më e vështirë tëpërcaktohet, përveç rasteve kur është i përcaktuar në mënyrë shprehimore nëligj. Për shembull: Ligji hyn në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare.ZBATIMI I SË DREJTËS 11. Fuqia Prapavepruese (Retroaktive)

Page 47: Fillet e së drejtës

Si rregull, normat juridike vlejnë vetëm për rastet që ndodhin apo marrëdhënietqë shfaqen pas hyrjes në fuqi të tyre. “Askush nuk mund të dënohet sipas një ligji ex post facto”Kushtetuta e SHBA, Neni 1, Pjesa 3, Pika 3 “Të drejtat e fituara” nënkuptojnë rregullën favorizuese për palën e dëmtuar ecila nuk lejon që rastet e zgjidhura një herë të rigjykohen, në qoftë se norma e reparasheh dënim më të rëndë për veprimin apo mosveprimin e caktuar. Fuqia retroaktive e ligjeve nuk aplikohet në shumë degë të së drejtës, kurse në tëdrejtën penale ajo gjen zbatim vetëm në kuptimin favorizues për të dënuarin.ZBATIMI I SË DREJTËS 12. E Drejta Pozitive E Drejta Pozitive është tërësia e normave juridike në fuqi në një shtet të caktuar. Normat Juridike që kanë ekzistuar dikur apo që përbëjnë një Rend Juridik tëcaktuar i cili i takon së kaluarës quhen e Drejtë Historike. E Drejta Historike është me rëndësi të jashtëzakonshme për njohjen e së Drejtës sikategori juridike dhe për të kuptuarit e drejtë të dinamikës së proceseveshoqërore.INTERPRETIMI I SË DREJTËSLigjërata XIV: INTERPRETIMI I SË DREJTËS1. Nocioni INTERPRETIMI është proces kompleks dhe i rëndësishëm në zbatimin e së drejtësme të cilin bëhet sqarimi, përkatësisht kuptimi i drejtë “ratio legis” i normësjuridike. Pra, konstatohet qëllimi i ligjvënësit (çfarë ka dashur të arrijë) lidhur memarrëdhëniet juridike përmes hartimit të normës së caktuar. Gjatë Interpretimit duhet të pasur parasysh tri aspekte të rëndësishme: a) Domethënien që Krijuesi i së Drejtës shpreh nëpërmjet Normës dhe të cilën uadedikon subjekteve të tjera; b) Pranimin apo caktimin e domethënies së normës nga Subjekti që bëninterpretimin; dhe c) Domethënien të cilën mund ta vërtetojmë apo ta caktojmë në bazë të shenjaveapo Kodit të Domethënieve.INTERPRETIMI I SË DREJTËS Sipas subjekteve që e ushtrojnë, INTERPRETIMI mund të jetë: a) Zyrtar, b) Autentik,c) Privat dhe d) Shkencor. a) Interpretimi Zyrtar ndahet në: 1. Interpretimin nga Organet Ligjvënëse(Parlamenti) dhe 2. Interpretimin nga Organet Administrative dhe ato Gjyqësore. b) Interpretimi që bëhet nga vetë ligjvënësi quhet Interpretim Autentik (kur vetëkrijuesi i normës së përgjithshme e interpreton atë). Interpretimi nga Organet Administrative ka forcë detyruese për palët në një rastkonkret, por nuk vlejnë edhe për raste të tjera. Palët kanë mundësi takundërshtojnë interpretimin nga këto organe dhe t’i drejtohen organit gjyqësor

Page 48: Fillet e së drejtës

për rastin. Ky quhet kontest administrativo-gjyqësor. Interpretimi nga Organet Gjyqësore është përfundimtar dhe detyrues për palët,subjektet të cilave iu dedikohet. Organet gjyqësore interpretimin e ushtrojnë siveprimtari kryesore, në mënyrë profesionale, të paanshme, duke u bazuar nëautorizimet ligjore dhe në bazë të bindjes së lirë për rastin konkret.INTERPRETIMI I SË DREJTËS c) Interpretimi Privat është interpretimi i normave juridike nga subjektetjoshtetërore (Personat Fizik dhe Personat Juridik). Ky lloj interpretimi nuk ka fuqiobliguese. Sqarimi i kuptimit të përmbajtjes së një kontrate në mes të dy subjekteve private. d) Interpretimi Shkencor është gjithashtu i rëndësishëm në kuptim të ‘zbërthimit’të normave juridike, por nuk ka fuqi detyruese. 2. Procedura e Interpretimit Procedura e Interpretimit nënkupton kushtet e domosdoshme për fillimin einterpretimit. # Vërtetimi i tekstit të saktë të normës juridike dhe se norma në fjalë është pjesë etë drejtës pozitive; # Procesi i interpretimit – caktimi i domethënies së drejtë të normës;INTERPRETIMI I SË DREJTËS 3. Mjetet e Interpretimit Mjetet që përdorin Interpretuesit për të zbuluar domethënien e saktë të normësjuridike quhen TEKNIKë E INTERPRETIMIT. Mjeti më i rëndësishëm i Interpretimit është GJUHA, por ajo nuk mjafton si e vetmepër një interpretim të suksesshëm. Mjete të tjera janë edhe: Logjika, Sistemi Juridik, Historia e Normës dhe Qëllimi iNormës. 4. Llojet e Interpretimit Sipas mjeteve të interpretimit autorët kanë përcaktuar edhe llojet e Interpretimittë cilat janë: Interpretimi Gjuhësor, Interpretimi Logjik, Analogjia, InterpretimiSistematik, Interpretimi Historik dhe Interpretimi Qëllimor (Teleologjik).INTERPRETIMI I SË DREJTËS 4.1. Interpretimi Gjuhësor Interpretimi Gjuhësor është parësor, më i rëndësishmi dhe që u paraprin llojeve tëtjera, sepse edhe normat juridike si objekt interpretimi janë të shkruara sipas njësistemi të caktuar gjuhësor –Kodit të Shenjave. Meqenëse GJUHA nuk është e përsorur, edhe normat mund të jenë të paqartanë aspektin gjuhësor. Homonimet Juridike – fjalët me dy e më shumë kuptime. Sinonime Juridike – fjalët e ndryshme me kuptime të ngjashme. Duke pasur parasysh paqartësitë gjuhësore dhe elementët e ndërlikuar tëIntepretimit Gjuhësor, ai mund të jetë:

Page 49: Fillet e së drejtës

a) Interpretim Ekstensiv dhe Restriktiv, b) Interpretim i Lirë dhe i Lidhur, c) Interpretim Subjektiv dhe Objektiv, dheINTERPRETIMI I SË DREJTËS 4.2. Interpretimi Logjik Interpretimi Logjik paraqitet në procesin e interpretimit gjuhësor, sepsepërmbajtja gjuhësore duhet të jetë e drejtë në aspektin logjik. Me Interpretim Logjik nënkuptojmë caktimin e domethënies së drejtë të normësjuridike me anë të logjikës në domethënien e fituar nga interpretimi gjuhësor, poredhe nga llojet e tjera të interpretimit. Interpretimi Logjik ushtrohet me ndihmën e ligjeve të Logjikës: mosekzistimi ikundërthënieve, identiteti dhe përjashtimi i të tretit. Gjatë ushtrimit të interpretimit logjik janë formuar këto parime të Logjikës: # përfundimi nga e kundërta (argumentum a contrario) # përfundimi nga e vogla në të madhen (argumentum a minori ad maiori) # përfundimi nga e madhja në të voglën (argumentum a maiori ad minus)INTERPRETIMI I SË DREJTËS 4.3. Analogjia Analogjia është lloj i rëndësishëm i intepretimit të së drejtës që nënkuptonvërtetimin e kuptimit të normave sipas ngjashmërisë së rasteve. Në procesin e interpretimit sipas Analogjisë është e domosdoshme të vërtetohetfillimisht ngjashmëria e rastit dhe më pas, nëpërmjet interpretimit të normës që erregullon rastin e ngjashëm, sqarohet domethënia e cila zbatohet në rastin qës’është i rregulluar me normë. Shembull: Me normën “prindërve u lejohet mohimi i atësisë sipas ligjit”, edhe pses’është përcaktuar me normë, e njëjta sipas Analogjisë do të vlente edhe përfëmijët… “Trashëgimtarëve u lejohet mohimi i atësisë”. Analogjia mund të jetë: a) Ligjore (domethënia që fitohet me interpretimin e njënorme nga një Akt Juridik), dhe b) Juridike (domethënia që fitohet meinterpretimin e parimeve të përgjithshme juridike).INTERPRETIMI I SË DREJTËS 4.4. Interpretimi Sistematik Duke pasur parasysh të drejtën si tërësi e harmonizuar e normave juridike dhelidhshmërinë logjike të normave, Interpretimi Sistematik nënkupton përcaktimin edomethënies së normave juridike sipas ndërlidhjes logjike me njëra-tjetrës. Një normë juridike e shkëputur nga tërësia e normave të një Akti Juridik apo ngaSistemi Juridik nuk mund të interpretohet. 4.5. Interpretimi Historik Interpretimi Historik ka rol të rëndësishëm sepse normat juridike kanë momentin etyre të krijimit, të zhvillimit në kushte të caktuara shoqërore dhe momentin eshuarjes. çdo normë apo Akt Juridik ka historinë e vet të krijimit dhe zhvillimit, e

Page 50: Fillet e së drejtës

cila duhet të kihet parasysh gjatë interpretimit – vërtetimit të domethënies sësaktë të normës juridike.INTERPRETIMI I SË DREJTËS 4.6. Interpretimi Qëllimor (teleologjik) Interpretimi Qëllimor është përfundimtar në përcaktimin e domethënies sënormës juridike sipas qëllimit të saj. çdo normë juridike ashtu si edhe çdo Rend Juridik ka qëllimin e vet në kuadër tërregullimit të marrëdhënieve shoqërore. Detyrë e interpretimit qëllimor është vërtetimi i qëllimit të normës – i cili ka karaktersociologjik, sepse qëllimi nuk është kategori normative. Rëndësia e Interpretimit Qëllimor konsiston në faktin se domethënia e caktuarpërmes interpretimeve të tjera si Gjuhësor, Logjik, Sistematik dhe Historik, duhet tëketë parasysh qëllimin shoqëror që do të arrijë norma e cila do të zbatohet.SISTEMI I SË DREJTËS II. SISTEMI I SË DREJTËS E Drejta si tërësi e harmonizuar e normave juridike është e renditur sipas parimithierarkik dhe e ndarë sipas kategorive të marrëdhënieve shoqërore. Ky sistematizim i përgjithshëm ka rëndësi të madhe sepse renditja dhe ndarja enormave juridike e lehtëson punën e subjekteve të ndryshme, qoftë në procesine krijimit, njohjes apo edhe të zbatimit të së drejtës. a) Institucionet Juridike Institucionet Juridike janë tërësi harmonike e rregullave juridike me të cilatrregullohet një proces dhe marrëdhëniet e njëjta shoqërore. Shembull: Në të Drejtën Familjare, Institucione Juridike janë: Martesa, Adoptimi,Kujdestaria, etj.SISTEMI I SË DREJTËS b) Degët Juridike Dega juridike si pjesë e sistemit të së drejtës paraqet grupin e institucioneve të cilat rregullojnë marrëdhënie shoqërore të llojit të njëjtë. Degët juridike mund të jenë: E Drejta Familjare, E Drejta Civile, E Drejta Kushtetuese, etj. c) Lëmenjtë Juridik Lëmenjtë e së Drejtës paraqesin tërësinë e normave juridike që rregullojnë fushat e marrëdhënieve të njëjta shoqërore në bazë të parimeve të njëjta. Lëmenjtë Juridik ndahen në: a) E Drejta e Brendshme dhe E Drejta Ndërkombëtare b) E Drejta Materiale dhe E Drejta Formale c) E Drejta Publike dhe E Drejta Private