fakulteti i edukimit programi fillor -...

34
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FehmiAgani” Fakulteti i Edukimit Programi Fillor Tema: Format e pashtjelluara të foljes te vepra: “Kush e solli Doruntinën” Ismail Kadare PUNIM DIPLOME Mentori-ja Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli Kryeziu Albesa Lima Gjakovë, 2017

Upload: buikhanh

Post on 27-Jul-2018

443 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FehmiAgani”

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor

Tema: Format e pashtjelluara të foljes

te vepra: “Kush e solli Doruntinën” – Ismail Kadare

PUNIM DIPLOME

Mentori-ja Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli Kryeziu Albesa Lima

Gjakovë, 2017

Page 2: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

2

Përmbajtja

Përmbajtja.......................................................................................................... 2

Falënderime....................................................................................................... 4

Abstrakt............................................................................................................. 5

Parathënie.......................................................................................................... 6

Hyrje.................................................................................................................. 7

KAPITULLI I

1. Folja............................................................................................................... 9

1.1 Format e shtjelluara dhe të pashtjelluara të foljes....................................... 10

1.2 Format e shtjelluara të foljes.................................................................... 11

1.2.1 Kohët e foljeve.................................................................................. 11

1.2.2 Mënyrat e foljeve............................................................................ 11

1.2.3 Vetat dhe numrat e foljeve................................................................ 13

2. Format e pashtjelluara të foljes........................................................... ......... 14

2.1 Pjesorja............................................................................................ ......... 14

3. Format e pashtjelluara të ndërtuara mbi bazën e pjesores............................ 16

3.1 Format e pashtjelluara mohore.......................................................... ......... 16

3.2 Përcjellorja....................................................................................... ......... 16

4.Kuptimet dhe përdorimet kryesore të formave të pashtjelluara të foljeve..... 17

Page 3: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

3

4.1 Pjesorja........................................................................................... ......... 17

4.2 Përcjellorja........................................................................................ .......... 18

4.3 Paskajorja......................................................................................... .......... 22

4.4 Mohorja........................................................................................... .......... 22

4.5 Forma e pashtjelluar e tipit pa larë............................................................. 23

KAPITULLI II

5. Zgjedhimi i foljeve të parregullta............................................................. 25

6.” Kush e solli Doruntinën”............................................................................. 27

7. Disa fjalë për autorin Ismail Kadare............................................................. 29

Përfundim.......................................................................................................... 31

Autobiografia.................................................................................................... 33

Literatura........................................................................................................... 34

Page 4: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

4

Falënderime

Përgjatë këtyre katër viteve të studimit, ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur, pa ndihmën e

përsonave mbështetës e shumë të rëndësishëm. Andaj ju jam gjithmonë falënderuese:

Profesoreshës shumë të nderuar Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli për përkushtimin e saj të

palodhshëm ndaj nesh.

Të gjithë profesorëve e stafit akademik të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Dhe përjetësisht faleminderit familjes dhe shoqërisë që më qëndruan afër në këtë rrugëtim.

Page 5: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

5

Abstrakt

Duke shfrytëzuar një numër të konsiderueshëm të literaturës dhe materialit të ndryshëm,

arrita të përmbledh disa nga elementet kryesore që duhet të ceken në lidhje me temën e këtij

punimi.

Punimi si tërësi ka për qëllim që të trajtoj foljen e veҫ anërisht për format e pashtjelluara të

saj.

Analizë të veҫ antë i kam kushtuar foljeve të përdorura në veprën e Ismail Kadare-së “Kush

e solli Doruntinën”.

Duke lexuar veprën kam hasur në folje të cilat janë përdorur në të gjitha mënyrat foljore.

Rëndësi të veҫ ante në këtë punim ka dhe grupimi i formave të pashtjelluara:

1. Në grupin e parë përfshihen pjesorja dhe ato që janë ndërtuar mbi bazën e saj: forma e

pashtjelluar mohore (pa larë) dhe përcjellorja (duke larë).

2. Në grupin e dytë përfshihen format e pashtjelluara të tipit për të larë e me të larë, që

janë ndërtuar mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës ( të tipit të larë).

Në fund kam bërë një përmbledhje të shkurtë të veprës “Kush e solli Doruntinën” të autorit

Ismail Kadare.

Fjalët kyҫ e: Folje, analizë, grupim, veprim, mënyrë.

Page 6: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

6

Parathënie

Ky punim diplome si tërësi ka pretendim që ta trajtojë rëndësinë e formave të

pashtjelluara të foljeve në përgjithësi e në veçanti mbi bazën e pjesores, në të gjitha format e të

shprehurit duke filluar që nga ai popullor e gjer tek të shprehurit artistik. Pasi që foljet janë

gjymtyrë të rëndësishme të fjalisë, një vështrim i përgjithshëm është bërë edhe për fjalinë e

thjeshtë duke paraqitur situatat se si shtrihet folja nëpër fjali të thjeshta të të gjitha llojeve.

Për foljet dhe format e pashtjelluara kam bërë përpjekje maksimale që t’i trajtoj në

mënyrë shkencore duke hulumtuar materialin e deri tek paraqitja sa më konkrete e shembujve me

qëllim që fjalia si tërësi dhe folja si pjesë përbërëse e saj të kuptohet lehtë dhe të aplikohet drejt

nga të gjithë shqipfolësit.

Page 7: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

7

Hyrje

Tek prof. ass. dr. Sindorela Doli Kryeziu për punim diplome e kam zgjedhur këtë temë:

"Format e pashtjelluara të foljes" në veprën – Kush e solli Doruntinën, të shkrimtarit tonë të

shquar Ismail Kadare.

Puna ime e parë ka qenë që materialin, i cili ndërlidhet drejtpërdrejt apo në mënyrë të

tërthortë me foljet, ta sistemoj, ta klasifikoj dhe ta parashtroj në mënyrë sa më të qëlluar e të

kuptueshme.

Në pjesën e parë të punimit i kam vënë në pah disa dukuri gjuhësore që ndërlidhen me

morfologjinë. Më pas jam munduar që në pika të shkurtra të jap shpjegime për foljen duke u

bazuar në të dhënat e teksteve të ndryshme që i kanë dhënë gjuhëtarët më eminentë shqiptarë

nëpër librat e tyre.

Jam orvatur që foljen ta studioj sa më mirë me qëllim që punimi të ketë vlerë dhe cilësi

estetike, morfologjike dhe gramatikore e gjuhësore. Gjithmonë duke u konsultuar me

Gramatikën e gjuhës shqipe I dhe gramatika të tjera, foljen e kam përkufizuar, ndarë dhe

klasifikuar ashtu siç e parashohin normat standarde të gjuhës shqipe.

Gjatë shpjegimit, për çdo të dhënë, kam marrë shembuj konkretë, shumicën e të cilëve i kam

hasur tek vepra " Kush e solli Doruntinën ". Aty – këtu kam përdorur dhe shembuj të tjerë që

janë marrë nga librat që trajtojnë morfologjinë e fjalës, vetëm e vetëm që kjo gjymtyrë e fjalisë të

shpjegohet dhe kuptohet sa më mirë.

Folja është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që shënon një veprim apo gjendje.

Folje janë fjalët që tregojnë subjektin se si vepron ose pëson diҫ ka ose ndodhet në një gjendje të

caktuar.

Page 8: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

8

Folja dallohet nga pjesët e tjera të ligjëratës sidomos nëpërmjet kategorive gramatikore.

Ajo ka disa kategori gramatikore, që nuk i ka asnjë pjesë tjetër e ligjeratës (kategoritë e

diatezës, mënyrës dhe kohës).

Kalimtare janë foljet ku veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër d.m.th. që

pranojnë një kundrinor.

Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta.

Foljet jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.

Një pjesë tjetër foljesh emërtojnë gjendjen në të cilën ndodhet kryefjala si: jam, gjendem, fle

etj. ose ndryshime në gjendjen e kryefjalës si: përtrihem, plakem, rritem, zemërohem etj.

Në gjuhën shqipe përveҫ formave të mënyrave të shtjelluara folja ka edhe disa forma që nuk

shtjellohen sipas vetës e sipas numrit. Këto janë paskajorja, pjesorja dhe përcjellorja që quhen

edhe mënyra të pashtjelluara të foljes.

Paskajorja, pjesorja dhe pëcjellorja në shqipen e sotme dalin me tema foljore të njëjta dhe

dallohen njëra nga tjetra vetëm me anë të pjesëzave që marrin paskajorja dhe përcjellorja përpara

temave të tyre foljore. P.sh.: për të punuar (paskajore), duke punuar (përcjellore) dhe punuar

(pjesore).

Tema foljore që është e përbashkët për paskajoren, pjesoren dhe përcjelloren, sajohet

kryesisht me prapashtesën -rë ( -r , -ur ) dhe –në.

Page 9: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

9

KAPITULLI -I-

1. Folja

Folje quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton një veprim (termi veprim në krye do të përdoret

në një veprim të gjerë, duke përfshirë këtu edhe gjendjen ose ndryshimin në gjendjen e

kryefjalës) si proces dhe që ka kategoritë gramatikore të vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe

diatezës.

Folja përbën bërthamën kryesore të fjalisë.1 Në gjuhën shqipe ajo ka kategori gramatikore

të mënyrës, kohës, vetës, numrit dhe diatezës.

Folje janë fjalë që tregojnë subjektin se si vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një

gjendje të caktuar.Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe

sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u

poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej

fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mësojmë se macja

ndodhet në një gjendje të caktuar (fle). Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.

1 AShSh – Instituti i gjuhës dhe letërsisë,” Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Botimi i Akademisë së Shkencave Tiranë

2002, fq. 259

Page 10: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

10

1.1 Format e shtjelluara dhe të pashtjelluara të foljes

Në bazë të mundësisë ose të pamundësisë për të ndryshuar, sipas vetës e numrit, format

gramatikore të foljes ndahen në dy grupe të mëdha: në forma të shtjelluara dhe të pashtjelluara.

Në grupin e parë hyjnë format e ndryshme gramatikore të kohëve të mënyrave dëftore, habitore,

lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Këto gjashtë mënyra kanë vetat, kohët kryesore dhe

nënkohët e, numrin njejës dhe shumës, diatezën veprore dhe joveprore. Mënyra dëftore ka tri

kohë themelore të saj: e tashme, e shkuar dhe e ardhme, nga të cilat e shkuara ka pesë nënndarje:

të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën dhe të kryerën e tejshkuar, kurse

e ardhmja ka këto nënndarje: të ardhmen, të ardhmen e përparme. Kurse në grupin e dytë hyjnë

format e ngurosura të pjesores - larë, të përcjellores - duke larë, të formës së pashtjelluar

mohore - pa larë, si edhe format e pashtjelluara të tipit për të larë e me të larë.

Format e pashtjelluara të foljeve janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe mohorja:

- pjesorja:punuar,mësuar,blerë,gjetur,tharë etj.;

Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores prapashtesën -r,

-rë,-ur, -ë, punua(r) -punua, bler(ë)-ble(rë), gjet(ur) –gjet, thën(ë) -thën.

- paskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj.;

- përcjellorja: duke punuar, duke mësuar, duke marrë etj.;

- mohorja: pa punuar, pa mësuar, pa marrë etj.;

Në këto trajta, ajo që shprehet nga folja nuk mund të paraqitet prej folësit në mënyra të

ndryshme, prandaj ato nuk merren si mënyra.

Format e shtjelluara dhe të pashtjelluara të foljes ( me përjashtim të pjesores) të foljeve

kalimtare kanë nga dy palë trajta – një palë për zgjedhimin vepror (diateza veprore) dhe një palë

për zgjedhimin jovepror (diatezat pësore, vetvetore).2

2 Po aty, fq. 285

Page 11: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

11

1.2 Format e shtjelluara të foljes

1.2.1 Kohët e foljeve

Kohët themelore të foljes janë: e tashmja, e shkuara, e ardhmja.

E tashmja tregon diçka që bëhet tani.

Fryn erë dhe bie shi.

E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e kryera që shprehin veprime

të kryera para çastit kur flasim dhe më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar që shprehin veprime

para një çasti të caktuar të së shkuarës: Frynte erë dhe binte shi. Kishte fryrë erë dhe kishte rënë

shi.

Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta.

Kohët e foljeve janë: të thjeshta dhe të përbëra.

Të thjeshta janë: e tashmja, e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja. Ato formohen

kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-ja, mëso-je, mëso-va, mëso-ve.

Kohët e përbëra janë: e kryera ( kam mësuar ), më se e kryera ( kisha mësuar ), e kryera e

tejshkuar ( pata mësuar ), e ardhmja e përparme ( do të kem mësuar ). Këto formohen me

ndihmën e foljeve ndihmëse.

1.2.2 Mënyrat e foljeve

Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme:

- si diçka e realizuar : Ne punuam.

- si diçka e dëshirueshme: E punofsh mbarë këtë detyrë!

- si urdhër: Punoni!

- si habi: Punuakan!

Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehur pikërisht këto kuptime quhen mënyra. Në

gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyra: dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore.

Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vërtetë ose reale, qoftë

ky pohim, mohim ose pyetje:

Page 12: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

12

Iliri po ha bukë.

Iliri nuk po mëson.

A po mëson Iliri?

Mënyra lidhore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka që dëshirojmë ose presim të

ndodhë. Të kisha mësuar mësimin, nuk do të merrnja note të dobët.

Po të punosh do të fitosh. Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur të foljes si diçka të

mundshme që varet (kushtëzohet) nga një veprim tjetër:

Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur që shkakton

habi. Ajo ka 4 kohë: e tashme, e pakryer , e kryer, më se e kryer :

Sa qenka rritur. - e tashme

Une paskam qenë e pasur. - e pakryer

Ai paska pasur të drejt.! - e kryer

Unë paskesha mësuar. - me se e kryer

Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urimi ose mallkimi:

Shkofsh e ardhsh shëndosh!

U bëfsh njëqind vjeç!

Të raftë pika!

Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urdhëri, kërkesë, këshillë:

Punoni më mirë.

Mësoni më shumë.

Dëftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja, dëshirorja dhe urdhërorja kanë forma të veçanta për

kohë dhe për veta të ndryshme të çdo numri.

Veç këtyre mënyrave ka edhe forma foljore të pashtjelluara të cilat, nuk kanë as kohë, as

vetë, as numër.

Format e pashtjelluara të foljeve janë: pjesorja, paskajorja, përcjellorja dhe mohorja: -

pjesorja: punuar, mësuar, blerë, gjetur, tharë etj.;

Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores prapashtesën -r,

-rë, -ur, -ë,: punua(r) - punua, bler(ë)- ble(rë), gjet(ur), thën(ë) - thën.

- paskajorja: për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj.;

Page 13: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

13

- përcjellorja: duke punuar, duke mësuar, duke marrë etj.;

- mohorja: pa punuar, pa mësuar, pa marrë etj.;

Në këto trajta, ajo që shprehet nga folja nuk mund të paraqitet prej folësit në mënyra të

ndryshme, prandaj ato nuk merren si mënyra.

1.2.3 Vetat dhe numrat e foljeve

Vetat e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin e caktuar.

Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qënie

apo sende. Folja ka dy numra, njëjësin dhe shumësin:

Veta I njëjës: unë punoj

Veta II njëjës: ti punon

Veta III njëjës: ai punon

Veta I shumës: ne punojmë .

Veta II shumës: ju punoni.

Veta III shumës: ato punojnë.

Page 14: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

14

2.Format e pashtjelluara të foljes

Grupimi i formave të pashtjelluara – Për nga tipi i ndërtimit, mund të ndahen në dy grupe:

1. Në grupin e parë përfshihen pjesorja dhe ato që janë ndërtuar mbi bazën e saj: forma e

pashtjelluar mohore (pa larë) dhe përcjellorja (duke larë).

2. Në grupin e dytë do të përfshihen format e pashtjelluara të tipit për të larë e me të larë, që

janë ndërtuar mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës ( të tipit të larë).

Ndryshimi në tipin e ndërtimit të këtyre dy grupeve sa vjen e zhduket, duke qenë se emrat

prejfoljorë asnjanës në gjuhen e sotme po vijnë duke u pakësuar gjithnjë e më shumë, kurse

forma të pashtjelluara të tipit për të larë e me të larë (sidomos e para) mund të formohen për çdo

folje. Prandaj në gjuhën e sotme ato interpretohen si forma të pashtjelluara që ndërtohen mbi

bazën e pjesores.

2.1Pjesorja. Tema foljore, nga e cila formohet pjesorja, mund të përkojë me atë të së kryerës së

thjeshtë ose të kohës së tashme, ose mund të jetë e ndryshme prej temave të këtyre dy kohëve.3

1. E formojnë pjesoren nga një temë foljore që përkon me atë të së kryerës së thjeshtë:

a) Të gjitha foljet e zgjedhimit I. Pjesorja e foljeve me temë: -o-, -ua-, përkatësisht -e-, -

ye- del me togun e zanoreve -ua-, përkatësisht -ye-, ashtu si në të kryerën e thjeshtë

shumës; la-va - la-rë, fshi-va - fshi-rë, punua-m - punua-r, shkrua-m - shkrua-r,

rrëfye-m - rrëfye-r, lye-m - lye-r etj.; gjet-a - gjet-ur, mbajt-a - mbajt-ur, bër-a -

bër-ë;

b) Foljet e zgjedhimit II, me përjashtim të atyre foljeve të nënklasës 1 të klasës II, të cilat

pësojnë ndërrimin –e-/-je-: -o- në të kryerën e thjeshtë; hap-a - hap-ur, mat-a - mat-

ur, bërtit-a - bërti-ur, thirr-a - thirr-ur, fol-a - fol-ur, shit-a - shit-ur, vra-va -

vra-rë; po kështu edhe rrah-a - rrah-ur, njoh-a - njoh-ur të nënklasës 1 të kl.II;

c) Foljet e zgjedhimit III,: di, fle, ngre, shpie dhe pi: dit-a - dit-ur, fjet-a - fjet-ur,

ngrit-a - ngrit-ur;

3AShSh - Instituti i gjuhës dhe letërsisë, “Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Botimi i Akademisë së Shkencave Tiranë

2002, fq. 299

Page 15: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

15

ç) Foljet e parregullta: jam, bie (prura), rri, shoh dhe vete; qe-shë - qe-në, prur-a -

prur-ë, ndenj-a - ndenj-ur, pa-shë - pa-rë, vajt-a - vajt-ur.

2. E formojnë pjesoren nga një temë foljore që përkon me atë të kohës së tashme:

a) Foljet e nënklasës 1 të klasës II të zgjedhimit II; heq (hoq-a) - heq-ur, vjel (vola) -

vjel-ë, pjek (poq-a) - pjek-ur, nxjerr (nxor-a) - nxjerr-ë, dal (dol-a) - dal-ë;

b) Foljet e klasës I të zgjedhimit III: vë, zë, përzë, nxë si dhe folja e parregullt lë; vë

(vur-a) - vë-ne, zë (zur-a) - zë-në, përzë (përzur-a) - përzë-në, nxë (nxur-a) - nxë-në, lë

(la-shë) - lë-në.

3. E formojnë pjesoren nga një temë foljore që është e ndryshme nga ajo e së kryerës së

thjeshtë dhe e së tashmes, foljet: bie (rashë), ha, jap, shtie, them, si dhe kam, dua dhe vdes; bie

(ra-shë) - rë-në, ha (hëngr-a) - ngrë-në, jap (dha-shë) - dhë-në, shtie (shti-va) - shtë-në,

them (tha-shë) - thë-në, kam (pat-a) - pas-ur, dua (desh-a) - dash-ur, vdes (vdiq-a) - vdek-

ur.4

4 Po aty, fq. 300

Page 16: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

16

3. Format e pashtjellura të ndërtuara mbi bazën e pjesores

3.1 Format e pashtjellura mohore (pa larë) – ndërtohet duke i paravendosur pjesores

së foljes pjesëzën pa: pa pasur, pa qenë, pa larë, pa hapur, pa vënë, pa ngrënë. P.sh.:

Kush dreqin troket që pa gdhirë, tha me vete ankueshëm duke hedhur mbulesën.

(KSD, 11)

Përsëri një copë rrugë e bënë pa folur.

(KSD, 16)

Rrallëherë në gjuhën letrare haset edhe një formë e mbipërbërë e tipit pa pasë larë, e cila

ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes formën e pashtjelluar mohore të ndihmëses kam

(pa pasë). Kjo formë e mbipërbërë do të quhet kohë e kryer e formës së pashtjelluar mohore. Në

kundërvënie me këtë, forma e tipit pa larë mund të quhet konvencionalisht kohë e tashme.

3.2 Përcjellorja – ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes pjesëzën duke: duke pasur,

duke qenë, duke larë, duke hapur, duke vënë, duke ngrënë. 5

Shembull:

Duke ecur drejt portës për ta hapur, krejt e hutuar nga e papritura,...

(KSD, 17)

Rrallëherë në gjuhen letrare haset edhe një formë e mbipërbërë e tipit duke pasë larë, e cila

ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes përcjelloren e foljes ndihmëse kam (duke pasë).

Forma e tipit duke pasë larë do të quhet kohë e kryer e përcjellores. Në kundërvënie me këtë,

forma e tipit duke larë mund të quhet konvencionalisht kohë e tashme e përcjellores.6

5 Po aty, fq. 301

6 AShSh - Instituti i gjuhës dhe letërsisë,” Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Botimi i Akademisë së Shkencave Tiranë

2002, fq. 301

Page 17: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

17

4. Kuptimet dhe përdorimet kryesore të formave të

pashtjelluara të foljeve

4.1 Pjesorja – Quhet kështu ajo formë e pashtjelluar, që ka tipare kuptimore, gramatikore,

foljore dhe mbiemërore. Në gjuhën shqipe pjesorja është një formë foljore e ngurosur që kthehet

në mbiemër me ndihmën e nyjës. Por, kur përdoret në funksion kallëzuesor, ajo kuptimisht

afrohet me mbiemrin prejpjesorë. Të krahasohen: Dritaren e gjeta mbyllur (hapur) ose të

mbyllur (të hapur) etj. Kur përdoret në këtë funksion, ajo e paraqet si të kryer, të përfunduar

veprimin e emërtuar prej saj.

Pjesorja nuk e ka as kategorinë gramatikore të kohës, duke qenë se ajo nuk ka forma të

ndryshme gramatikore, nëpërmjet të cilave të dallojë kuptimet kohore të së tashmes, të së

shkuarës dhe të së ardhmes.

Siç shihet, pjesorja e shqipes nuk ka asnjë kategori gramatikore, foljore ose jo foljore.

Megjithatë, ajo duhet përfshirë në sistemin foljor të shqipes për arsye se:

a. Ajo ruan përgjithësisht kuptimin foljor të veprimit ose të gjendjes e për këtë dëshmon

qartë fakti se, kur përdoret si fjalë më vete, mund të marrë rrethanorë dhe gjymtyrë që

shënon vepruesin, e këto janë karakteristike për format foljore, p.sh.: ”Dhe grizarakes,

larg nga i dashuri, mbyllur në katër gardhet e truallit, truar nga njerëzit e shtëpisë dhe

përfolur nga bota, se si i erdhi atë kohë...”

b. Ajo përdoret me vlerë foljore pas foljeve me vlerë modale do dhe duhet

c. Ajo shërben si pjesë përbërëse e një vargu formash foljore analitike dhe sintetike.

Foljet kanë edhe një pjesore të shkurtuar, e cila gjendet duke i hequr pjesores

prapashtesën -r, -rë, -ur, -ë: punua(r) - punua, bler(ë)- ble(rë)

Pjesorja, si gjymtyrë më vete mund të shërbejë: a) si përcaktorë, kallëzuesor i kryefjalës

ose i kundrinës; b) si përcaktor i veçuar dhe c) pas foljeve me vlerë modale do dhe duhet.7

7 Po aty, fq. 331-332

Page 18: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

18

4.2Përcjellorja 8- Folja e përdorur në formën gramatikore të përcjellores shërben për të treguar

një veprim ose gjendje, që shoqëron dhe plotëson veprimin a gjendjen e shprehur nga folja e

fjalisë, prej së cilës ajo varet. Përcjellorja përdoret duke i paravënë formës së pashtjelluar të

foljes pjesëzën duke. Edhe përcjellorja nuk i ka kuptimet gramatikore të vetës dhe numrit. Sipas

kohës në të cilën është folja kryesore, pra sipas kontekstit, përcjellorja mund të ketë kuptimin e

së tashmes, të së shkuarës dhe të së ardhmes.

Përcjellorja ka një kuptim të kushtëzuar nga kuptimi kohor i foljes drejtuese. Duke qenë se

veprimi i shprehur prej saj vërtetohet zakonisht në të njëjtën kohë me atë të foljes drejtuese,

përcjellorja, sipas kontekstit, mund të ketë kuptimin e të së tashmes, të së shkuarës ose të së

ardhmes.

Përcjellorja, përdoret edhe në forma foljore analitike të ndërtuara me pjesëmarrjen e foljes

ndihmëse jam në të tashmen ose në të pakryerën e mënyrës dëftore.

Përveç këtyre rasteve përcjellorja përdoret në ndërtime:

me funksion mënyror

Kur potkojtë e kalit duke shkelur sipër pellgjeve e zhubrosnin

pasqyrimin e qiellit në to bashkë me retë dh kryqet e kishave.

(KSD,38)

Duke ecur drejt portës për ta hapur, krejt e hutuar nga e

papritura, pa e besuar aspak se po dëgjon zërin e vajzës së vet,

plaka, si për të hequr dyshimin, pyet: “Po kush e solli?”.

(KSD, 21)

8 Shaban Demiraj ,” Gramatika e gjuhës shqipe”, ETMM, Prishtinë 1982.

Page 19: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

19

me funksion kohor

Duke ecur me kujdes për të mos bërë zhurmë, Stresi iu afrua

krevatit ku ishte shtrirë plaka.

(KSD, 21)

Një copë herë ai e duroi vështrimin e saj, pastaj, duke afruar

kokën edhe më te nënkresa e bardhë, pëshpëriti: - Si jeni, Zonja

Mëmë?

(KSD, 21)

me funksion shkakor Përsëriti Stresi, duke afruar kryet edhe më si për të para më

thellë në fundin e një pusi.

(KSD, 44)

Ose

Duke lexuar letrat e saj, mua më ka lindur një mendim.

(KSD, 57 )

Kjo ide asaj mund t’i jetë shkaktuar nga dy arsye: ose ka

dremitur, a ka fjetur gjatë ecjes ditën, kështu që s’mban mend

asgjë, ose ndaj të gdhirë kanë pushuar dhe kanë fjetur të dy, duke

pritur të bjerë nata, për të vazhduar udhëtimin.

(KSD, 28)

Page 20: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

20

Edhe pak më parë, në kohën që shkruante kumtesën, dy tri herë

kishte menduar:duke mos po ngutej të shqetësonte kancelarinë e

princit me diçka të panevojshme?

(KSD, 31)

me funksion kushtor

Duke përfshirë edhe atë vetë, Konstandinin.

(KSD, 41)

Ose

I tha me zë të ulët, duke ulur mbi një fron pranë saj, i munduar

nga një ndjenjë faji për dyshimet e veta.

(KSD, 40)

-Vërtetë? – ia bëri Stresi, duke u përkulur për të parë më mirë.

(KSD, 32)

Ose

Stresi mbështeti ballin te dora e djathtë dhe një copë herë

ndenji ashtu, duke vështruar përjashta shiun e imët.

(KSD,36)

K

S

Page 21: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

21

Me funksionin e

përcaktorit kallëzuesor

D

,

3

6

-Si ndihesh? – i tha me zë të ulët, duke u ulur mbi një fron pranë

saj, i munduar nga një ndenjë faji për dyshimet e veta.

(KSD,40)

Ose

Stresi e la të qante një copë herë në heshtje, pastaj i shtrëngoi

dorën qetësisht dhe, pasi i hodhi një sy nënës, që ndoshta flinte,

doli, duke u munduar të mos bënte zhurmë.

(KSD, 40)

Ose

A është e mundur? Thoshte ai me vete, duke lexuar kallëzimet?

(KSD,45)

Page 22: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

22

4.3Paskajorja 9– Folja e përdorur në formën paskajore shërben për të emëruar një veprim

ose gjendje në mënyrë të pacaktuar d.m.th. pa iu referuar një kryefjale të caktuar. Në rolin e

paskajores përdoret forma e tipit për të punuar, (me kuptim mohor) përdoret edhe forma e tipit

pa punuar. Format e diatezave pësore e vetvetore të këtyre paskajoreve sajohen me anë të

pjesëzës u . P.sh.: për të larë - për t’u larë; pa larë - pa u larë etj. Paskajorja përdoret në ndërtime

me funksion qëllimor, përcaktor dhe kallëzuesor.

Shembull:

me funksion qëllimor Ndërkaq ndihmësi i Stresit, me urdhër të tij, kishte hapur krejt

arkivin e shtëpisë, për të gjetur në të ndonjë fije që të çonte në

zgjidhjen e enigmës.

(KSD, 45)

me funksion përcaktor Ndërsa hiqte zhgunin, Stresi e vështroi rrëshqitazi, për të kuptuar

në kishte ndonjë fije qesëndije në fjalët e saj.

(KSD, 48)

me funksion kallëzuesor Zonja Mëmë erdhi, sipas zakonit, në varrezë, për të ndezur nga një

qiri mbi varrin e çdo djali.

(KSD, 54)

4.4Mohorja10

- Forma e pashtjelluar mohore ndërtohet duke vënë përpara pjesores së

foljes fjalëzën me kuptim mohor -pa. Shpreh moskryerjen e një veprimi në të shkuarën ose në të

ardhmen. Përdoret kryesisht në ndërtime.

me funksion mënyror Rrugën gjer te shtëpia e Zonjës Mëmë e bënë pa folur.

9 L. Mulaku dhe A. Kelmendi, “Gramatika e Gjuhës Shqipe”, ETMM, Prishtinë 1984.

10 Bahri Beci,” Gjuha shqipe”, Prishtinë 2003.

Page 23: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

23

(KSD, 59)

Kali ecte pa ngut nëpër udhën e madhe dhe Stresit me po atë

pangutësi i vinin ndër mend copëra nga biseda e gjatë me

kryepeshkopin.

(KSD, 84)

Pra këto forma që u cekën më lartë nuk ndryshojnë, andaj edhe quhen forma të pashtjelluara.

4.5Forma e pashtjelluar e tipit pa larë11 – Folja në këtë formë të

pashtjelluar shpreh moskryerjen e një veprimi kryesisht në të shkuarën ose në të ardhmen.

Megjithatë, pjesëza po e ruan edhe këtu kuptimin e saj mohor. Prandaj, për t’u dalluar nga format

e tjera të pashtjelluara, kjo formë analitike do të quhet konvencionalisht formë e pashtjelluar

mohore.

Format e pashtjelluara mohore përdoren kryesisht në ndërtime:

1. Me funksionin e përcaktorit kallëzuesor pas foljeve jam, kam, mbetem, rri, lë etj. P.sh.:

2. Me funksionin e rrethanorit të kohës. Kur përdoret kështu, para saj mund të vendoset

lidhëza nënrenditëse kohore sa, si edhe pjesëza që. P.sh.:

Në vatër ca flakë të ftohta, lëpiheshin rreth ca cungjeve prej lisi, pa mundur t’i ndiznin

dot.

(KSD, 49)

3. Me funksionin e rrethanorit të mënyrës: P.sh.:

Rojtari u mbush prapë me frymë, pa e fshehur njëfarë kënaqësie, që kishte mundur më në

fund t’i tërhiqte vëmendjen kapitenit.

11

AShSh - Instituti i gjuhës dhe letërsisë, “Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Botimi i Akademisë së Shkencave Tiranë 2002, fq. 336

Page 24: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

24

(KSD, 54)

4. Me funksionin e rrethanorit të kushtit: P.sh.:

Si është e mundur! – ia bëri prapë Stresi, pa ngadalësuar hapat.

(KSD, 59)

Po provoj një gjuhë tjetër, - tha murgu, pa i kthyer përgjigje Stresit.

(KSD, 96)

Një përpjekje e fundit pa zbuluar diçka.

(KSD, 100)

5. Kjo formë e pashtjelluar përdoret edhe për të shprehur mungesën e një veprimi dytësor, i

cili kuptimisht paraqitet i bashkërenditur me atë të foljes drejtuese.12

P.sh.:

Mund ta ketë pasur vështirë të shpjegonte diçka tjetër në gjuhën e vendit, - tha murgu, pa

i hequr sytë nga kartuçi.

(KSD, 100)

Ose

Të ardhurit qëndruan një copë herë pa lëvizur me kryet ulur.

(KSD, 101)

Ose

Im kushëri, burri i saj, i kishte thënë: por se nuk vjen kush prej të tuve për të parë, gjer në

pranverë, do të të çoj unë vetë atje. (KSD, 103)

12

Po aty, fq. 334-335

Page 25: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

25

Zgjedhimi i foljeve të parregullta

Në gjuhën shqipe, siҫ është vënë në dukje ka edhe një numër të foljeve të parregullta.

Si të tilla merren ato folje që i sajojnë format e ndryshme gramatikore prej rrënjësh të

ndryshme si: ( vij – erdha ; bie – rashë ) etj. si dhe disa folje të tjera që gjatë zgjedhimit dalin me

forma gramatikore të ndryshme nga ato të foljeve të rregullta, për të cilat është folur në

paragrafët e mëparshëm.

KOHA Mënyra paskajore

E tashme

1) pa pasur 1) pa ngrënë 1) pa parë

2) për të pasur 2) për të ngrënë 2) për të pare

1) pa dashur 1) pa zënë 1) pa ardhur

2) për të dashur 2) për të zënë 2) për të ardhur

E kryer

Pa pasë pasur, pa pasë qenë, pa pasë ngrënë,

pa pasë dhënë, pa pasë prurë, pa pasë ndenjur

Page 26: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

26

Koha Mënyra pjesore

E shkuar Pasur, qënë, ngrënë, ndenjur, rënë, prurë, dhënë, parë, ardhur, dashur, thënë, vënë etj

Koha Mënyra përcjellore

E tashme

Duke pasur, duke qënë, duke ngrënë, duke ndenjur, duke rënë, duke prurë, duke

dhënë, duke parë, duke ardhur, duke dashur, duke thënë, duke vënë, duke zënë

E kryer

Duke pasë pasur, duke pasë qënë, duke pasë ngrënë, duke pasë ndenjur, duke pasë

rënë, duke pasë prurë, duke pasë dhënë, duke pasë pare, duke pasë ardhur, duke

pasë dashur, duke pasë thënë, duke pasë vënë, duke pasë zënë.

Page 27: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

27

Kush e solli Doruntinën13

Konstandini është figura e të vetmit disident në

galerinë e personazheve Kadareane. Ai nuk është aspak

kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së

fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai

rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve. Si ai që

mbrohet pas një pusie, Ismail Kadareja është zatetur pas

një legjende romantike, baladës së Konstandinit dhe

Doruntinës për të shkruar librin e vet më të pafajshëm e

njëherazi më politik. Meqë gjallojnë shumë motërzime të

kësaj balade, shkrimtari ka zgjedhur atë që i është dukur

më e pasur dhe më e fisme, pra, atë të arbëreshëve,

shqiptarë të vendosur në Italinë e Jugut qysh në mesjetë.

Ndoshta këta emigrantë, që janë larguar që me ardhjen e osmanëve, janë më të aftë për të ruajtur

të gjallë një legjendë të tillë, duke ndjerë se kanë gjëra të përbashkëta me këtë Konstandinin që

vete dhe vjen midis jetës dhe vdekjes. Pak shkrimtarë e kanë shfrytëzuar këtë baladë, por

Kadareja e ka përdorur herët, qysh në vitin 1962, në kohën kur hidhte në letër belbëzimet e para

të Muzgut të perëndive të stepës. Pasi ishte shfaqur fare shkurt te “Gjenerali i ushtrisë së

vdekur”, legjenda së cilës shkrimtari nuk ia kishte shteruar mundësitë, mori përmasën e vet plot

romaneske me “Kush e solli Doruntinën”. Kur Kadareja fillon të shkruajë Doruntinën, në fund të

viteve ’70, Shqipëria sapo ishte prishur me Kinën dhe kishte zgjedhur izolimin. Pikërisht në këtë

kohë, Konstandini çohet nga varri i vet, për të dalë nga Shqipëria e për të dalë nga errësira. Në

fund të një rrugëtimi të gjatë, që e bëri kaluar nëpër Evropë, ai gjen Doruntinën, që është martuar

me një të huaj, veprim i padurueshëm në Shqipërinë staliniane. Këta dy personazhe të këngëve të

moçme ishin, pra, të papajtueshëm me ideologjinë zyrtare të mbylljes dhe të shovinizmit;

Doruntina ka dëshirë të japë e të marrë me botën, romani është si një shishe e hedhur në det.

Duke galduar besën, fjalën e dhënë, Konstandini mohon vlerat kolektiviste për t’iu drejtuar gjësë

më të mirë që individi mund të ketë në vetvete. Shqipëria mund të mbijetonte në izolimin e vet

13“ Kush e solli Doruntinën”, Ismail Kadare, Botimi ONUFRI, Tiranë, 2004.

Page 28: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

28

falë një shkalle të re të vlerave morale, ato që bart Konstandini dhe që Stresi i shpall në fjalimin e

fundit.

“Kush e solli Doruntinën” u botua në Shqipëri në vitin 1980, në një përmbledhje

tregimesh me titullin “Gjakftohtësia”, pranë teksteve të tjera si “Prilli i thyer”, një tekst tjetër ku

bën ballë sërish tema e ngujimit, pra, e izolimit. Kështu pra, e ulur në nivelin e novelës, “Kush e

solli Doruntinën” doli në librat thuajse pa u vënë re, ndërsa shkrimtari sapo kishte dalë nga një

periudhë purgatori dhe kujdesej që tekstet e tij të mos mbanin etiketën “roman”.14

14“ Kush e solli Doruntinën”, Ismail Kadare, Botime ONUFRI, Tiranë, 2004.

Page 29: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

29

Disa fjalë për autorin Ismail Kadare

Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër, ish Pirrokastra e

lashtësisë parakritiane, e lavdisë ilire të Epirit, në vitin 1936. Është

njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj në letërsinë shqipe të këtij

shekulli. Vepra e tij përbën një univers të veçantë. Talenti i është

dëshmuar në të gjitha gjinitë dhe llojet letrare, duke filluar nga

poezia, tregimi, novela, romani dhe drama. Por ai shquhet si

prozator romansier. Meqë fitoi simpatinë e qarqeve letrare

shqiptare, më 1958 e dërguan për t'u specializuar në kursin e lartë të

letërsisë në Institutin "Maksim Gorki" të Moskës.

Historiku i krijimtarisë letrare të Ismail Kadaresë është mjaft i gjatë dhe kompleks. Filloi të

botojë në moshë tepër të re, qysh më 1953. Vëllimi i parë me poezi mban titullin "Frymëzime

djaloshare" (1954).

Ismail Kadare me veprën e tij letrare e zbuloi respektivisht e afirmoi Shqipërinë, një

Shqipëri që regjimi totalitar i kohës donte ta bënte të harrohej.

Ende i vetmi shkrimtar shqiptarë i dëgjuar e me emër në shkallë të gjerë ndërkombëtare.

Deri tani ai ka bërë emër në botë krejtësisht falë prozës së tij, sidomos romaneve të ashtuquajtura

historike dhe tregimeve.

Vepra e tij ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe është bërë pronë e të gjithë lexuesve. Ajo

është përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Në vepra të mëvonshme, kur në jetën kulturore shqiptare nis të zotërojë norma letrare e

shqipes. Kadare edhe më tutje ruan shprehjen e sintaksës jugore, jo vetëm në dialogët, po edhe

në tekstet autoriale. Po kështu gjuha e prozës së tij të marrë variante veriake në nivel të

trashëgimisë figurative të ambientit, jo vetëm për besueshmëri të temës, por edhe për shkak të

domosdosë së lidhjes me paratekstet e vjetra shqipe mbi të cilat ngritën veprat: “Ura me tri

harq”e, “Kush e solli Doruntinën” apo “Prilli i thyer”, të cilat përkundër insistimit të këtij

Page 30: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

30

shkrimtari nuk mund të largohen assesi nga modelet parake (arkaike) të baladave shqipe apo të

kanonizmave morale.

Mirëpo karakterin gjuhësor të këtij shkrimtari e përmban një ekspresivitet i shkallës së

lartë, bashkë me një shkathtësi shprehjesh e thyerjesh të situatës që nisin nga gjuha afektive e

shkojnë deri në polin tjetër të stilizimit klasik.15

15

Sabri Hamiti, LETRA SHQIPE-Sprova për një poetikë 5, "Fryma", Dukagjini Pejë 1996, fq. 45;

Page 31: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

31

Përfundim

Tema e këtij punimi përqendrohet në shprehjen e raporteve dhe formave të pashtjelluara

të foljeve në gjuhën shqipe. Kjo na ka lejuar që, përveçse nga veprat e autorëve që shkruajnë në

gjuhën standarde, të bëjmë objekt analize edhe veprat e shkrimtarëve që kanë shkruar e

shkruajnë në variantin jostandard. Gjuha padyshim mjaft e pasur dhe mënyrat e ndryshme të

shprehjes së formave të njëjta gramatikore prej autorëve të ndryshëm, jep mundësinë e zbulimit

të larmisë së mjeteve e ndërtimeve që shprehin për foljet, në këtë rast format e pashtjelluara.

Duke vlerësuar e përvetësuar arritjet e studimeve të mëparshme, nëpërmjet kësaj teme

jemi përpjekur t`i plotësojmë ato duke i vështruar më gjerësisht temën në fjalë, në tërësinë e

mjeteve dhe të formave që shërbejnë për t`i shprehur, si edhe duke i parë ato të grupuara në

sistemin hipotetik të shqipes.

Në gjuhën shqipe aspekti i foljes nuk trajtohet si kategori e mirëfilltë gramatikore, vetëm

disa forma foljore të sistemit foljor të shqipes dallohen ndërmjet tyre për nga ngjyrimet

aspektore. Mjetet gjuhësore që përdoren për të ndërtuar format sintetike të shqipes janë: a) temat

foljore, ku në gjuhën shqipe shumica e foljeve i ndërtojnë të gjitha format gramatikore me një

temë të vetme, temën e kohës së tashme, por ka edhe folje të cilat gjatë paradigmës së tyre

paraqiten me dy tema, me tri tema apo edhe me katër tema të ndryshme, b) mbaresat vetore janë

të shumëkuptimshme dhe për kohët analitike mbaresat vetore i marrin foljet ndihmëse, ndërsa

pjesorja e shqipes dhe paskajorja mbeten të pandryshuara gjatë zgjedhimit, c) prapashtesat

trajtëformuese nëpërmjet të cilave zgjerohet tema e disa foljeve gjatë paradigmës së tyre dhe d)

tingujt bashkëtingëllor të cilët shtohen në forma të ndryshme të sistemit foljor të temës foljore e

cila mbaron në zanore dhe mbaresës vetore e cila nis përsëri me zanore për të prishur hiatin e

krijuar nga takimi i këtyre dy zanoreve të cilat nuk formojnë diftong.

Forma e pashtjelluar e tipit me të larë, e cila përdoret vetëm në funksion kohor, emërton një

veprim, që është kryer ose pritet të kryhet, menjëherë para veprimit të shprehur nga folja

drejtuese.

Ismail Kadare në ndërtimet e njësive sintaksore në romanin "Kush e solli Duruntinën",

ndoqi rrjedhën e gjuhës standarde.

Page 32: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

32

Proza e Kadaresë është shumë tërheqëse, jo vetëm për shkrimtarët e studiuesit e letërsisë,

por edhe për gjuhëtarin.

Në të gjithë shembujt e nxjerrë nga romani në fjalë, në këtë punim, janë dhënë në mënyrë

origjinale. Gjatë këtij punimi jemi përpjekur, që për çdo formë të kërkuar të gjejmë së paku nga

një shembull, duke filluar nga kreu i parë e deri te i fundit.

Page 33: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

33

Autobiografia

Unë quhem Albesa Lima e lindur më 7.04.1994

Shkollën fillore e kam kryer në Gjakovë, në shkollën “Yll Morina”, ndërsa shkollën e mesme e

kam kryer në Shkollën e mesme gjimnazin “Hajdar Dushi”, po ashtu në Gjakovë.

Momentalisht kam kryer ndjekjen e ligjëratave në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” dhe

jam në pritje të diplomimit.

Page 34: Fakulteti i Edukimit Programi Fillor - edukimi.uni-gjk.orgedukimi.uni-gjk.org/upload/dokumentet/43970-Punim Diplome - Albesa... · Zgjedhimi i foljeve të parregullta ... Për foljet

34

Literatura

1. AShSh, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, “Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Botimi i

Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2002.

2. Shaban Demiraj, “Gramatika e Gjuhës Shqipe”, ETMM, Prishtinë, 1982.

3. L. Mulaku dhe A. Kelmendi – “Gramatika e Gjuhës Shqipe”, ETMM, Prishtinë, 1984.

4. Bahri Beci, “Gjuha shqipe”, Prishtinë, 2003.

5. “Kush e solli Doruntinën”, Ismail Kadare, Botime ONUFRI, Tiranë, 2004.

6. Sabri Hamiti,: LETRA SHQIPE – Sprova për një poetikë 5, "Fryma", Dukagjini Pejë,

1996. 7. https://sq.wikipedia.org/wiki/Folja