ese mediat dhe agjendat politike

28
Universiteti AAB Fakulteti i Komunikimit Masiv Kursi i studimeve master në komunikimi masiv Roli i mediave në vendosjen e agjendave politike (ESE) Programi: Kursi master për gazetari & komunikim, viti i parë Lënda Mediat dhe Politika Autori: Sali Salihu 1

Upload: sali-salihu

Post on 24-Nov-2014

171 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ESE Mediat dhe agjendat politike

Universiteti AABFakulteti i Komunikimit Masiv

Kursi i studimeve master në komunikimi masiv

Roli i mediave në vendosjen e agjendave

politike

(ESE)

Programi:Kursi master për gazetari & komunikim, viti i parë

LëndaMediat dhe Politika

Autori:Sali Salihu

student i vitit të parë në kursin master për Gazetari & Komunikim në Universitetin AAB-Riinvest

Mentori:Prof. Dr. Ibrahim Berisha

1

Page 2: ESE Mediat dhe agjendat politike

Data e dorëzimit:15 qershor 2010

Roli i mediave në vendosjen e agjendave politike

AbstraktRoli i mediave në formësimin e përceptimeve publike mbi çështje të veçanta politike për një kohë të gjatë vazhdon të jetë subjekt i spekulimeve dhe hulumtimeve. Pyetjete se në çfarë mase mediat influencojnë shoqërinë janë të vjetra po aq sa edhe mediat vetë. Mendimet kanë variuar kurse edhe hulumtimet nuk kanë dhënë rezultate unisone. Ky punim ka për qëllim të pasqyrojë mënyrën se si gazetat tona të përditshme mbuluan disa çështje me interes të përgjithshëm përgjatë muajve maj dhe qershor në përpjekje për të influencuar agjendat e politikës zyrtare1. Kjo për faktin se gazetave u njihet një rol i madh opinion-formues në teorinë e komunikimit masiv në përgjithësi dhe në teorinë e përvcaktimit të agjendave në veçanti. Gazetat, për më tepër, influencojnë në një masë jo të vogël edhe formën dhe përmbajtjen e informacionit të mediave tjera (Stott & McDaniel, 2007). Ky punim nuk ka për qëllim të analizojë

1 Ky studim është bazuar mbi monitorimin e gazetave të përditshme kosovare gjatë mujave maj dhe qershor. Në shqyrtim janë marrë java e tretë e majit (19-25 maj) për të pasqyruar temat që “konkurronin” për të tërhequr vëmendjen e publikut, dhe java e dytë e qershorit (7-13 qershor) për të parë se cilat nga temat e lansuara nga mediat kishin peshën e mjaftueshme për t’u ngitur lart në agjendën e politikës.

2

Page 3: ESE Mediat dhe agjendat politike

anën përmbajtësore të të përditshmeve të marra në shqyrtim, por vetëm përpjekjet e tyre në influencimin e agjendave dhe prirjet për tema të caktuara.

Fjalët kyç: Opinioni publik, mediat, gazetat e përditshme, influencimi i agjendave, Teoria e Kultivimit, Teoria e Përcaktimit të Agjendave, agjendat politike, modelet, qeveria, opozita

HyrjeOpinioni publik si fuqi politike dhe si formë e prurjes së

vendimeve në shoqëri për herë të parë është përdorur në polisin grek dhe kishte kuptimin e artikulimit të vullnetit të qytetarëve. Botëkuptimi mbi opinionin publik sot ka humbur prefiksin e “vullnetit të popullit”, për faktin se midis interesit të qytetarëve dhe pushteteteve është ndërtuar një rrjet i tërë ndërmjetësuesish, siç janë: institucionet, organizatat politike, mjetet e komunikimit masiv, dhe format tjera të komunikimit politik.

Efektet e medias në formësimin e opinit publik janë skicuar për herë të parë në një mënyrë të studjuar nga Walter Lippman më 1922 në veprën e tij klasike ”Public Opinion: The World Outside and Pictures in Our Heads”. Lippman aty thotë se ajo që ne dimë për botën në një masë të madhe është informacioni që mediat vendosin të na japin. Një tregues ilustrativ për ndikimin e mediave në përceptimet e publikut janë edhe sondazhet. Gallup International, për shembull, ka

3

Page 4: ESE Mediat dhe agjendat politike

një pyetje standarde ”Cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi sot? Përgjigjjet e respondentëve në këtë pyetje në masë të madhe përputhen me ato çështje të cilat i kanë shtyrë përpara pikërisht mediat.

Korniza teorike dhe konceptualePyetja qendrore në rastin konkret është se kush e vendos

agjendën politike? Faktorët politik, mediat apo publiku vetë? A jemi ne (publiku) që ndërmjetëson dhe që imponon temat ditore, qofshin këto politike, sociale, ekonomike, apo është politika ajo që vendos dhe çfarë është roli i mediave në këtë ndërthurrje komplekse? Të gjitha këto shqetësime të opinionit janë sa të vjetra aq edhe legjitime. Hulumtuesit e shkencave të komunikimit, kanë identifikuar katër modele klasike që ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në organizimin, imponimin dhe ndërmjetësimin e përmbajtjes së agjendave politike (Von Alemann, 1997).

1. Modeli top-down - aktorët politikë brenda partive dhe në qeveri ata që me vendimet e tyre ndikojnë botën reale, pranojnë reagimet dhe formulojnë prej tyre rendin politik të ditës dhe ia japin atë mandej mediave për t'ia transmetuar publikut.

2. Modeli i mediokracisë - vetë masmediat ndikojnë në masë të madhe në formimin e opinionit publik dhe në këtë mënyrë edhe të agjendës politike. Ato pranojnë efektet e vendimeve politike nga bota reale dhe pasqyrojnë reagimet prapë në politikë nga njëra anë dhe në publik nga ana tjetër.

4

Page 5: ESE Mediat dhe agjendat politike

3. Modeli bottom-up - vetë publiku (qytetarët, zgjedhësit, opinioni, populli, pa marrë parasysh se si emërtohet ai) regjistron problemet nga bota reale dhe ndikon opinionin publik dhe në këtë mënyrë edhe në atë të publikuar. Publiku pra krijon në mënyrë direkte dhe indirekte nëpërmjet mediave opinionin dhe vendimet e politikanëve dhe të partive.

4. Modeli biotop niset nga një varësi e ngushtë e ndërsjelltë mes politikanëve dhe mediave, nërsa publiku mbetet në radhët e spektatorëve.

Pikëpamja mbi fuqinë e mediave për të ndikuar në pikëpamjet tona mbi botën është elaboruar në atë që quhet “Teoria e Kultivimit” (Cultivation Theory), mbështetësit e të cilës pretendojnë se mediat e popullarizuara, TV para së gjithash, kanë fuqinë të influencojnë pikëpamjet tona mbi botën dhe është “përgjegjësja kryesore për përceptmet tona mbi sjelljet e përditshme dhe realitetin” (Fields, 2005).

Por “Teoria e Kultivimit” u kundërshtua nga “Teoria e Përcaktimit të Agjendave” (Agenda Setting Theory) e cila në njëfarë mënyre minimizon influencën e mediave në formësimin e opinionit publik, duke i vënë më shumë theks çështjeve që raportohen nga to. Mediat sot kanë ndërtuar kapacitete mjaftueshme për të dëshmuar ndikimin e tyre në formësimin e opinionit publik. Teoria e përcaktimit të agjendave (agenda setting) vë në dukje se çështjet të cilat raportohen në media janë ato për të cilat publiku mendon se janë më të rëndësishmet.

5

Page 6: ESE Mediat dhe agjendat politike

Sot është e vështirë të vësh në dyshim se mediat luajnë rolin e ndërmjetësuesit midis aktotëve dhe faktorëve të politikës dhe publikut. McCombs dhe Shaw (1972), dy pionierë të hulumtimeve mbi përcaktorët e agjendave, kanë lansuar hipotezën se mediat, ndonëse nuk janë përcaktuese në intensitetin dhe formësimin e bindjeve dhe pikëpamjeve të publikut mbi çështje të caktuara, ato luajnë një rol thelbësor në përcaktimin se cilat çështje fitojnë në rëndësi, e për pasojë, edhe prioritet në adresim.

“Not only do people acquire factual information about public affairs from the news media, readers and viewers also learn how much importance to attach to a topic on the basis of the emphasis placed on it in the news. Newspapers provide a host of cues about the salience of the topics in the daily news – lead story on page one, other front page display, large headlines, etc.” (McCombs, 1977)

Për rrjedhojë, sot është gjerësisht e pranueshme se ajo që dimë, mendojmë, besojmë mbi një çështje të cilën nuk e kemi përjetuar vetë dhe për të cilën nuk jemi dëshmitarë, formësohet nga mënyra se si ato ngjarje mbulohen nga mjetet e komunikimt në masë. Të vësh në dyshim rolin e mediave në përcaktimin e agjendave politike do të thotë të jesh i mendimit se ato nuk bëjnë gjë tjetër veçse reflektojnë agjendat sipas vullnetit të publikut, e që në fakt nuk është do të ishte e saktë (Hackett, 2007). Media influencojnë politikën në mënyrë drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë në rolin e ndërmjetësit midis opinionit publik dhe politikës, e jo rrallë edhe pa këtë

6

Page 7: ESE Mediat dhe agjendat politike

prerogativë (McQuail, 1994, Walgrave at al, 2001, Sei-Hill, 2006).

Kur mediat vënë në pah një zhvillim, audienca publike do ta konsiderojë atë një çështje të rëndësishme (McCombs & Shaw 1972). Gjatë tre dekadave të fundit nocioni Agenda-Setting (Teoria e përcaktimit të Agjendave) ka evoluar shumë dhe ka ndërtuar një paradigmë dominuese në hulumtimët e shkencës së komunikimit (Walgrave, 2004).

Përpjekjet e gazetave kosovare në influencimin e agjendave, maj 2010

Kryeartikujt në faqet e para të gazetave, përdorimi i shkronjave të mëdha në të shkruarit e titujve, editorialet, kolumnet, fotografitë e shumë e shumë mjete të tjera vihen në funksion të mediave për të tërhequr vëmenedjen e lexuesit dhe për të ushtruar presion mbi vendimmarjen. Spikatja e një çështje ditë për ditë përmes zhanreve të ndryshme gazetareske ka për qëllim jo vetëm të formësojë opinion publik mbi një çështje të caktura, por edhe ta ngre për diskutim në nivelet më të larta të vendim-marrjes në rang kombtar.

Po t’i hedhim një vështrim shtypit të shkruar në Kosovë nga java e tretë të majit, dallojmë tre-katër çështje ku mediat dhe politika rivalizuan për të spikatur në agjendë apo shmangur ato: koncesionimin i aeroportit të Prishtinës, hetimet e EULEX-it ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë, vizitën e Kryeministrit në Turqi, dhe problemet e partisë në pushtet. Përpjekjet e shefit të AKR-së Behgjet Pacolli për të vënë në spikamë domosdoshmërinë e instalimit të një qeverisje teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme duket të mos kenë

7

Page 8: ESE Mediat dhe agjendat politike

patur relevancë të mjaftueshme për opinionin publik, aq më tepër që nismat për ndërrrime në qeveri u cilësuan të padobishme dhe nuk dhanë rezultat në një të kaluar jo të largët. Gazetat që njihen si oponente të qeverisë, Koha Ditore dhe Zëri, me të madhe vunë në spikamë veprime e EULEX-it që kishin për cak zyrtarët e lartë qeveritarë, kurse ato të afërta me qeverinë, si Infopress dhe Epoka e Re, glorifikuan vizitën e Kryeministrit në Turqi.

Iniciativa e mediave për të vënë në qendër të vëmendjes dyshimet mbi koncesionim e aeroportit duket se u goditën rëndë nga një letër e ambasadorit amerikan me ç’rast doli haptas në favor të qeverisë. Dell i jep vulë, Dell ua mbyll gojën kritikëve, Dell: Arritje monumentale ishin kryeartikujt e Infopress dhe Epoka e Re më 20 maj, ndërsa Zëri editorialin e vet do ta titullonte Nguti Jodiplomatike, por pa insistuar që ta shtyjë këtë ndërhyrje të ambasadorit në ditët në vazhdim. Më datë 21 maj, Koha Ditore kulmon me pesë faqet e para në trajtim të aferave të dyshuara korrruptive nën hetimin e EULEX-it, përfshi edhe bastitjen e raportuar të delegacionit shtetëror në aeroport, për të vazhduar dy ditë tjera me raportin jo mjaft kritikues të Iniciativës Rinore për të Drejtat e Njeriut (Youth Inititaive for Human Rights).

E përditshmja Zëri në anën tjetër gjatë gjithë javës është marrë me problemet e pretenduara të partisë në pushtet dhe qeverisë. Kriza në PDK reflektohet në komuna (Gjilan dhe Prizren), Shtohen kërkesat (për prishjen e koalicionit), Qeveri e pasanueshme, Do të arrestojmë dikë (Van Vreesvijk), Ministria e Drejtësisë nën thjerrëzën e EULEX-it, Xhungla e prokurimeve, Letër Kryeprokurorit të EULEX-it etj., ishin disa nga kryetitujt e Zërit në javën e tretë të majit.

8

Page 9: ESE Mediat dhe agjendat politike

Epoka e Re dhe Infopress, nga ana tjetër, këtë javë do të spikasnin vizitën në Turqi me kryetitujt: Takohen si vëllezër, Mbështetja turke, kurse bastisjen në aeroport Epoka e Re do ta quante Poshtërim të Thaçit, dhe në ditë e fundit duke nfritur lart investimet kapitale disa-miliardëshe – Projekte miliardëshe (Infopess, 25 maj).

Në përgjithësi, nga një shikim sipërfaqësor, krijohet përshtypja se mediat që i bëjnë oponencë qeverisë asokohe ishin jetësisht të interesuara që në agjendë të mbajnë hetimin e qeveritarëve...

....dhe kështu doli të jetë.

Tema antikorrupcion spikat në pjesën e parë të qershorit

Intensiteti dhe rëndësia e shkrimeve mbi aferat e dyshuara korruptive që po hulumtohen nga EULEX-i fituan një dimension të ri në javë e dytë të qershorit duke marrë shtysë

nga një kryeartikull i të përditshmes Express më datë 6 maj ku paralajmëroheshin arrestime për javën në vijim, (Lidhni rripat). Një ditë më pas, hetuesit e EULEX-it në Gjilan do të zbardhnin detajet e dyshimeve për korrupsion në Ministrinë e Transportit, që do të pasohej nga një adresim i pazakontë i kryeministrit në televizionin publik - gati-gati në nivelet e një apologjie -

po atë natë, çka la të kuptohej se qeveria kishte ndjerë

9

Page 10: ESE Mediat dhe agjendat politike

goditjen dhe po shfaqte vulnerabilitet. E nesërmja do të gdhinte me këtë temë në kryetitujt e gazetës më të lexuar në Kosovë, Koha Ditore2: Për një tender 10-13 për qind. Edhe gazeta që nuk shquhet për qëndrime politike, Kosova Sot, pas një kohe të gjatë do të vendoste një kryetitull me peshë politike: Korrupsioni në skaner.

Por, gazetat e afërta me qeverinë, si Epoka e Re dhe Infopress, do të kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë. Të dyja injorojnë zhvillimet e reja në lidhje me hetimet për korrupsion për të vënë në spikamë të arriturat e qeverisë (kryetitulli i datës 8 maj: Kosova në rrugë të mirë (Infopress, Epoka e Re), Punësohen 758 persona (Infopress), Rritje pagash për mësimdhënësit (Infopress). Është interesant se po këtë ditë (8 qershor) gazetat që shquhet për qëndrim antiqeveritar – Zëri – për kryeartikull kishte zgjedhur një temë krejt të papritur, e cila në fakt ishte vazhdimësi e kritikave, ku vihej në dyshim aftësia e kësaj qeverie për të përfituar nga një situatë e lakmueshme për Kosovën pasi që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të jepte mendimin e saj për pavarësimin e Kosovës (Kushtëzohet lotimi për njohje). Edhe gazeta Express më datë 8 qershor vendosi në kryeartikull adresimin e Thaçit me titullin Thaçi: Luftë e pastër kundër krimit, duke u vënë kështu qartas në mbështetje të kryeministrit.

2 Sipas hulumtimit të mediave nga Index Kosova në vitin 2009, www.indexkosova.com

10

Page 11: ESE Mediat dhe agjendat politike

Një ditë më pas Koha Ditore dhe Zëri do të mbeteshin të vetme në insistimin për të mbajtur në kryetituj luftën antikorrupcion. Koha Ditore vë në theks kundërshtimin e opozitës për të pasur Hashim Thaçin lider të luftës antikorrupcion (Opozita s’e pranon Thaçin si prijës të luftës kundër korrupsionit), kurse Zëri përmes editorialit Thaçi kundër Thaçit përqesh këtë pretendim të kryeministrit duke ia përkujtuar se pasuria e tij (e deklaruar) për dy vjetët e fundit ishte shtuar për 224.000 € dhe 720 m2 ndërtim. Epoka e Re dhe Inforpress, do të pasqyronin të plotë adresimin e Thaçit. Po këtë ditë Express do të shfaqte prapë kryeministrin nw faqen e parw dhe do të ‘parashikonte” fundin e fushatës antiqeveritare për aferat korruptive. Më 9 qershor, kolumnisti i rregullt Mufail Limani, shkrimin e tij Korrupsioni është i rrumbullakët e nis me këtë frazë:

“Mediat tashmë e kanë kryer misionin e përgatitjes së publikut për zhvillime që mund të përfundojnë me arrestime të disa politikanëve dhe zyrtarëve”

Limani doli të ishte i saktë me qëndrimin e tij, sepse raportimet e mediave në ditët pasuese nuk do të spikasnin shumë këtë çështje dhe për këtë do t’i vinin “në ndihmë” incidentet në Mitrovicë, e më vonë edhe udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili do të arrestohej në rrethana dramatike. Por ajo që e veçon Expressin në këtë ditë (9 qershor) është një shkrim negativ kundër kompanisë Intereuropa – ata që ngritën akuzat për korrupsion ndaj ministrit Limaj. Të njëjtën gjë Express e kishte bërë edhe më herët me “armikun” sot për sot më të madh të aktorëve të

11

Page 12: ESE Mediat dhe agjendat politike

politik – prokurorin Van Vreesvijk më 21 maj! (shih fotot më poshtë)

Kur është fjala tek incidentet në Mitrovicë, gazetat as që tentuan të krijonin çështje nga e gjithë kjo histori, mbase edhe për faktin se akoma i kanë të freskëta “mallkimet e ndërkombëtarëve” në adresë të tyre për ngjarjet e dhunshme të marsit të vitit 2004.

Ishte vetëm Express që në ballinë nxori fotografinë e një të riu shqiptar që kishte marrë plagë nga konfliktet fizike me serbët, por asgjë më shumë përtej kësaj (shih foton në faqen vijuese)

12

Page 13: ESE Mediat dhe agjendat politike

Sido që të jetë duket aferat e pretenduara për korupcion brenda kabinetit të qeverisë do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në ballinat e gazetave, por tashmë duket sheshazi se interesimi i mediave për ta mbajtur këtë çështje vazhdimisht në fokus nuk duket të jetë shumë i madh. Kjo edhe për faktin se ato morën shumë pak ndihmë nga opozita, e cila për arsye nga më të ndryshmet (e që nuk janë objekt diskutimi në këtë rast) nuk mundi as të “ndihmonte” mediat as të përfitonte nga rrethanat e krijuara. Ky fakt vihet në dukje nga një shkrim në të përditshmen Zëri duke sjellur mendimet e disa opinionistëve se përse opozita gjatë gjithë kohës ishte e heshtur në rastin e hetimeve të EULEX-it, gjë që është sjellje jotipike për një opozitë në raste të këtilla.

“Zëri i opozitës nuk është dëgjuar sa duhet, e mbase kjo është për shkak të presionit të faktorit ndërkombëtar...Partitë mund të jenë të informuara

13

Page 14: ESE Mediat dhe agjendat politike

se edhe ndaj anëtarëve të tyre janë duke u zhvilluar hetime” (Shpend Ahmeti, Zëri, 15 qershor)

Por, presioni nuk ishte vetën nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Kujtojmë me këtë rast një kryeartikull, intervistë me Jakup Krasniqin në Epoka e Re më 7 qershor me titull “Ne i dimë të bëmat e Ramushit”. Prirjet e të përditshmeve në përcaktimin e agjendaveKoha Ditore – është një gazetë që kohëve të fundit shquhet për intensifikimin e qëndrimeve kritikuese ndaj qeverisë, veçanërisht me shkrimet e saj të faqes së parë dhe me kolumnet dhe editorialet e faqes 10. Tradicionalisht, Koha Ditore, është një gazetë me influencë në përcaktimin e agjendave politike. Më poshtë paraqesim kryetitujt e kësaj gazete në javën e dytë të qershorit

Arrestimet nuk mund të prishin stabilitetin politik

(7 qershor)

Fjalët e Thaçit për korrupsionin opozita i quan “të kota”

(7 qershor)

Për një tender, ryshfeti 10 - 13 për qind (8 qershor)

EULEX-it i vazhdohet mandati (9 qershor)

Opozita s’e pranon Thaçin si prijës të luftës kundër korrupcionit (9 qershor)

Tre ambasadorë para shkarkimit (10 qershor)

Thaçi kërkon pakt kundër korruspcionit, opozita nuk i beson (11 qershor)

EULEX paralajmëron arrestime në veri (11 qershor)

14

Page 15: ESE Mediat dhe agjendat politike

Johnson: Arrestimet nuk sjellin destabilizim (12 qershor)

EULEX thotë se Jakup Krasniqi ka ndërhyrë në drejtësi (12 qershor)

Kurti arrestohet, Vetëvendosje garon në zgjedhje (13 qershor)

Zbardhja e korrupsionit me hetime parlamentare (13 qershor)

Express – është një gazetë që përgjithësisht nuk shquhet për kritikë ndaj qeverisë në politikën e vet editoriale. Në disa raste, që u përmendën më lart, Express doli në mbështetje të qeverisë përmes shkrimeve negative ndaj kundërshtarëve të saj. Por, gazeta gjatë gjithë kohës ka ofruar hapësirë për zërin e opozitës dhe kolumnistëve dhe komentatorëve të politikës. Më poshtë paraqesim kryetitujt e kësaj gazete në javën e dytë të qershorit

Politikë me fjalë (Zgjedhjet në LDK, 7 qershor)

Pazari Politik, Blerim Shala (EULEX- Qeveri, perpjekje per forcimin e

Thaçit, 7 qershor)

Thaçi: Luftë e pastër kundër krimit (8 qershor)

Fajtoret ndëshkohen (telefjalimi i kryeministrit,

(9 qershor)

Kush është Intereuropa (9 qershor)

Sejdiu: Të gjithë në shenjestër (10 qershor)

Loja me dhunë (9 qershor)

Triumf i drejtësisë (12 qershor)

Arrestohet kryetari i partisë (13 qershor)

15

Page 16: ESE Mediat dhe agjendat politike

Kosova Sot – Ndonëse një nga gazetat me qarkullimin më të madh, nuk shquhet për afinitet me agjendat politike. Kryeartikuj që lidhen me politikën e nivele të larta kombëtare janë të rrallë. Gazetë modeste sa i përket fuqisë për të influencuar agjendat politike.

Lajm – Gazetë e kontrolluar nga shefi i Aleancës Kosova e Re, e që për pasojë është e përqëndruar në pasqyrimin e veprimtarive të partisë. Njësoj sikur edhe Kosova Sot, është një gazetë me fuqi modeste në influencimin e agjendave politike.

Zëri – Qëkur është ndërruar pronari/botuesi i gazetës në fund të janarit (2010) shquhet për politikë editoriale qartësisht antiqeveritare. Kryeartikujt e saj të faqes së parë në vazhdimësi vënë në pah të meta të qeverisë. Zëri dallohet për këmbëngulësinë që të sjell në agjendë vetëm çështje që kanë të bëjnë me pretendimet për “keq-qeverisje dhe abuzimet e qeveritarëve. Më poshtë paraqesim kryetitujt e kësaj gazete në javën e dytë të qershorit

Hetohet Ministria e Arsimit (7 qeshor)

Doganat, 21 milionë ë pak (7 qershor)

Kushtëzohet lobimi për njohje (8

qershor)

Kabineti Thaçi, 355.000 euro paga

retroaktive (8 qershor)

16

Page 17: ESE Mediat dhe agjendat politike

U gjetën hajnat (9 qershor)

Zgjedhjet, zgjedhin krizën (9 qershor)

Thaçi kundër Thaçit (9 qershor)

Opozita: Thaçi shfajësohet (10 qershor)

Nuk u konfiskohet pasuria (11 qershor)

PDK ka punë me vetveten (12 qershor)

Peshku i madh (Arrestimi i Kurtit, 13 qershor)

Infopress – është gazeta me zërin më të fuqishëm pro-qeveritar. Kryetitujt e saj promovojnë të arriturat e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe sa herë është nevoja, vihet edhe në mbrojtje të qeveritarëve sa herë që ata kritikohen nga mediat tjera. Më poshtë paraqesim kryetitujt e kësaj gazete në javën e dytë të qershorit

Ligji i punës, arritje e madhe (7 qershor)

Kosova në rugë të mirë (Rasmussen, 8 qershor)

Rritje pagash për mësimdhënësit (8 qershor

Reforma vazhdon (9 qershor)

Mospolitizim i drejtësisë (9 qershor)

Shembulli slloveno-kroat (10 qershor)

KFOR-i dhuron barna me afat të skaduar (11 qershor)

Prokuroti llafazan (editorial, 11 qershor)

Thaçi: Kosova, kapitull i ri (12 qershor)

NATO: Kosova stabile (12 qershor)

Epoka e Re – është gazeta me zë të fuqishëm pro-qeveritar. Kryetitujt e saj promovojnë të arriturat e qeverisë në

17

Page 18: ESE Mediat dhe agjendat politike

përgjithësi dhe figurave qendrore të qeverisë, dhe sa herë është nevoja, vihet edhe në mbrojtje të qeveritarëve sa herë që ata kritikohen nga mediat tjera. Shquhet edhe për agresivitetin e artikujve redaksional në mbrojtje të PDK-së. Më poshtë paraqesim kryetitujt e kësaj gazete në javën e dytë të qershorit

J. Krasniqi: I njohim të bëmat e

Ramushit (7 qershor)

Rasmussen: Kosova në rrugë të mirë

(8 qershor)

Çitaku lobon për Kosovën në vendet e Amerikës Latine

(8 qershor)

Thaçi: Ecim tutje (9 qershor)

Përkraheni tash Thaçin (9 qershor)

Kermabon: Hetimet në Kosovë nuk e trandin qeverinë (9 qershor)

Ndodhi edhe kjo. Sipas KTV tash Limaj doli perfekt (10 qershor)

Njeriu i Feithit: Te Limaj gjithçka OK! (11 qershor)

Auditimi: MTPT është OK (11 qershor)

SHBA përkrah Kosovën për integrimet euroatlantike (12 qershor)

PërmbylljeGazetarët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në

proceset demokratike duke na orientuar se cilat çështje apo zhvillime kanë rëndësi më të madhe për ne, mënyrën se si ne

18

Page 19: ESE Mediat dhe agjendat politike

do t’i konceptojmë ato dhe mënyrën se çfarë do të ndjejmë ne për to (McCombs et al, 2000). Gjërat që ne hasim në media janë ato të cilat përfliten në bisedat që ne bëjmë qoftë në mënyrë formale apo biseda të zakonshme. Teoria e Përcaktimit të Agjendave na thotë se informacioni që na servohet nga mediat formëson agjendën e politike. Por, ndikimi i tyre në përcaktimin e agjendave, ndonëse thelbësor, nuk është përcaktues. Në raste jo të ralla opinioni publik dhe faktorë të tjerë, përfshi edhe politikën dhe institucionet vendim-marrëse, refuzojnë përpjekjet e mediave për të futur në agjendë çështjet e ngitura nga ajo. Së këndejmi, çështje të veçanta kanë dinamika të veçanta në rrugëtimin drejt agjendave (Soroka, 2002).

Kur është fjala për mediat dhe rolin e tyre në agjendat politike duhet patur paraysh se jo të gjitha mediat kanë të njëjtën fuqi në përcaktimin e agjendave. Sasia dhe shpeshtësia e artikujve dhe kryeartikujve të zhanreve të ndryshme gazetareske luajnë një rol thelbësor dhe shtojnë mundësitë që të pranohet nga aktorët politik. Politika është e prirur të reagojë më shumë kur një çështje e caktuar “shtyhet” nga shumica e gazetave me këmbëngulje. Përpjekjet për të spikatur privilegjet e aktorëve të politikës, keqpërdorimet apo keqmenaxhimet e politikës, dhe lëvizjet sindikaliste kanë qenë padyshim disa nga dështimet më të mëdha të mediave kosovare në përcaktimin e agjendave. Kjo, në disa raste, si pasojë e mungesës së këmbëngulsisë apo edhe ndërvarësisë së mediave me politikën, kurse në raste jo të ralla, edhe nga relevanca e vogël e çështjeve për opinionin publik në kohën e spikatjes.

19

Page 20: ESE Mediat dhe agjendat politike

Por, e vërteta është se në të shumtën e rasteve çështjet të njëjta trajtohen nga këndveshtrime të ndryshme, shpesh edhe kontradiktore. Më tej edhe konsistenca në kohëzgjatje dhe këmbëngulësia për ta spikatur shpesh nuk janë të mjaftueshme që disa nga çështjet të futen në agjendat politike. Kur nuk veprohet në unison (me një zë), mediumet me besueshmëri dhe me më respekt në publik mund të ushtrojnë ndikim edhe duke vepruar si të vetme.

Edhe raporti midis forcave politike opozitare dhe mediave është mjaft i rëndësishëm në agjendat politike. Përderisa qeveria ngulmon të tregojë se gjithçka është nën kontroll, roli parësor i opozitës është të faktoj të kundërtën, pra se qeveria nuk po bën punën e vet siç duhet. Opozita mbështetet në media si një mjet zhbirues, si një makinë hulumtuese në kërkim të “çështjeve të neglizhuara” nga qeveria (Walgrave & Van Aelst, 2004). Ata përdorin mediat një detektor të problemit për ti dhënë një shtysë kriticizmit të tyre dhe rolit opozitar në parlament. Roli kryesor i opozitës është që të veprojë me nisma mbi lajmet negative dhe të godas qeverinë për mosadresimin efektiv të problemeve përpara se ato të bëheshin çështje. Shumica (mazhoranca politike), në anën tjetër, jo vetëm që mundohet të neutralizojë dëmin, por edhe mundohet të kundërveprojë duke vënë në spikamë zhvillimet pozitive të nsimave qeveritare.

Krejt në fund, duhet theksuar se roli i mediave në përcaktimin e agjendave nuk është negativ për faktin se është një tendencë e karakterit informativ dhe nuk synon (dhe në një vend me sado pak demokraci, as që mund të synojë) të jetë imponues. Shoqëria ka nevojë të dijë se çfarë po ndodh për rreth saj dhe cilat janë çështjet me të cilat ia vjejnë të

20

Page 21: ESE Mediat dhe agjendat politike

merremi më shumë. Me pak fjalë shoqëria ka nevojë për një orienntim mbi çështjet që kanë rëndësi për interesimet tona (Brubaker, 2007). Politikanët i kushtojnë rëndësi agjendës së mediave sepse votuesit e tyre bëjnë të njëjtën gjë dhe se agjenda e mediave reflekton në masë të madhe agjendën e publikut (Mortensen & Serritzlew 2004).

--------------------------------

Referencat bibliografike

Brubaker J. R. (2007) Agenda Setting Theory, Communication Theories & Frameworks

Fields, B., (2005). School Discipline Coverage in Australian Newspapers: Impact on Public Perceptions, Educational Decisions and Policy, University of Southern Queensland, Australia

McCombs, M., (1977), The Agenda-Setting Role of the Mass Media in the Shaping of Public Opinion, University of Texas at Austin

McCombs, M., Chyi, I., Kiousis, S., (2000) How The News Media Set The Agenda, University Of Texas At Austin

McCombs, M, Shaw. D., (1972), The Agenda-Setting Function of Mass Media, University of South Carolina, Chapel Hill.

McQuail, D., (1994). Mass Communication Theory: An Introduction. London: Sage Publications.

Morgan, A., (1998), Beyond Agenda Setting: The Media’s Power to Prime, Critical Summary Paper, Middle Tennessee State University

21

Page 22: ESE Mediat dhe agjendat politike

Mortensen, P. B., Serritzlew S, (2004), Newspapers, Agenda-Setting, and Local Budgeting, Department of Political Science, University of Aarhus, Denmark

Sei-Hill K., Scheufele D. A., Shanahan J., (2006), Think About It This Way: Attribute Agenda-Setting Function Of The Press And The Public's Evaluation Of A Local Issue

Soroka, S., (2002), Issue attributes and agenda setting by media, the public and policy makers in Canada, International Journal of Public Opinion Research, Vol. 14 № 3Hackett, R. A., (2007) Journalism versus Peace? Notes on a Problematic relationship, GMJ: Mediterranean Edition 2(1) Spring 2007 pp. 47-53

Stott, F. D., McDaniel, A., (2007) Mass Communication: Newspapers and Agenda Setting Theory, Presentation Papers

Von Alemann U., (1997), Partitë dhe mediat: partitë demokratike në Gjermani, Bonn 1997, përkthyer në shqip për publikim në www.dadalos.com

Walgrave, S., Van Aelst, P., (2004). The mass media’s political agenda-setting power. APSA political communication pre-conference September, 2004, Chicago

Walgrave, S,. Nuytemans, M., De Winter L., (2001).Specifying the media’s political agenda-setting power. Media, civil society, parliament and government in a small consociation democracy (Belgium, 1991-2000), Center for European Studies Harvard University

Index Kosova (2009), Raport mbi hulumtimit e media në Kosovë, 2009www.indexkosova.com

Zëri, Gazetë e përditshme, www.zeri.info

Koha Ditore, Gazetë e përditshme, www.koha.net

Express, Gazetë e përditshme, www.gazetaexpress.com

Epoka e Re, Gazetë e përditshme, www.epokaere.com

Infopress, Gazetë e përditshme, www.infopress-rh.com

22

Page 23: ESE Mediat dhe agjendat politike

Lajm, Gazetë e përditshme, www.gazetalajm.info

Kosova Sot, Gazetë e përditshme, www.kosova-sot.info

23