ekosistemi liqeni i shkodrËs praktikat e zbatuara 2000 … · vëmendje nga organizata të...

69

Upload: others

Post on 03-Nov-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

1

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

2

Botimi “EKOSISTEMI LIQENI I SHKODRËS - PRAKTIKAT E ZBATUARA 2000-2015 u mundësua nga FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës në kuadër të Programit SENiOR-A,

mbështetur nga Qeveria Suedeze përmes Qendra Rajonale e Mjedisit Shqipëri.

Mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë botim reflektojnë mendimet e autorëve dhe jo detyrimisht pikëpamjet e Përfaqësisë së Qeverisë Suedeze në Tiranë dhe Qendrës

Rajonale të Mjedisit Shqipëri.

FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

3

Për hartimin e këtij botimi u angazhuan ekspertë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

Autorët:

Dr. Djana BejkoProf. Dr. Mahir HotiProf. As. Dr. Anila Neziri Msc. Arbana Dibra Msc. Amela Zaganjori

Design: Iceberg Communication

Publikuar nga: FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës

FORUMI Shqiptar Liqeni i ShkodrësSheshi 2 Prilli, Rr. “Studenti”, Nr. 2 ShkodërTel: + 355 02224 18 77 Fax: + 355 02224 18 77 E-mail: [email protected] Website: http://www.shkodralake.al

“Njerëzit fajësojnë mjedisin e tyre... por është vetëm një njeri për t`u fajësuar...dhe vetëm një...ata vetë!” Robert Collier

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

4

ADRESIM NGA KËSHILLI I QARKUT SHKODËR

Të nderuar bashkëpunëtorë, autoritete qendrore dhe vendore, komunitet i donatorëve në Shqipëri, organizata vendase dhe të huaja, banorë të Qarkut të Shkodrës e grupe interesi!Menaxhimi i burimeve ujore është i një rëndësie themelore për cilësinë e jetës së qytetarëve, pasi ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin publik, bujqësinë dhe aktivitetin ekonomik në rajon!Është mirënjohje ndaj natyrës, që Qarku i Shkodrës është bekuar me pasuri të çmuara natyrore, nga të cilat, ky rajon ka gjeneruar të ardhura, vlera natyrore, kulturore, historike, sociale, shoqërore dhe turistike. Në gamën e kësaj pasurie, vend shumë të rëndësishëm zë EKOSISTEMI Natyror Liqeni i

SHKODRËS për vlerat e veçanta që ofron për komunitetin e Qarkut të Shkodrës dhe më gjerë! Ky resurs natyror renditet në listën e ekosistemeve me rëndësi ndërkombëtare, e si i tillë ka tërhequr ndër vite vëmendjen e studiuesve, donatorëve, organizatave, përdoruesve të burimeve natyrore e të tjerë të interesuar!Këshilli i Qarkut Shkodër, në dokumentet e tij strategjikë, i ka dhënë prioritet të dorës së parë mbrojtjes së këtyre vlerave dhe ka orientuar projekte konkrete në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm ndërkombëtarë për ruajtjen e menaxhimin e qëndrueshëm të natyrës. Organizatat ndërkombëtare kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lidhje me mbrojtjen dhe menaxhimin e ekosistemit gjatë dy dekadave të fundit. Aktiviteti i tyre është përqendruar kryesisht në sigurimin e asistencës teknike për institucionet e mbrojtjes së natyrës dhe mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile duke financuar një numër të konsiderueshëm projektesh në rajon. Vlen të theksohet se bashkëpunimi me Malin e Zi është intensifikuar me vullnetin politik të autoriteteve dhe qëllimin e mirë të organizatave mjedisore për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimit të përbashkët Liqeni i Shkodrës. Gjej rastin, që përmes këtij adresimi të falënderoj organizmat që kanë investuar për mbrojtjen dhe menaxhimin e ekosistemit Liqeni i Shkodrës dhe kanë krijuar modele e praktika të replikueshme si: SDC, REC AL, GIZ, WB, GEF, EU, HRK, CEPF, SIDA etj Në të njëjtën kohë, gjej rastin të falënderoj përfaqësinë e Qeverisë Suedeze në Tiranë (SIDA) për mbështetjen financiare, që mundësoi botimin e këtij studimi përmes Qendra Rajonale e Mjedisit Shqipëri – Programi SENiOR-A dhe Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës – Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës. Mbështetja e Organizatave dhe Agjencive ndërkombëtare ka qenë dhe mbetet veçanërisht e rëndësishme duke konsideruar rëndësinë globale të Liqenit të Shkodrës dhe mundësitë modeste financiare për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri!.

3

Shkodër me, 07.09.2015

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

5

FalenderimFORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës i është mirënjohës Qeverisë Suedeze, në Tiranë për mbështetjen financiare që i dha zbatimit të projektit “Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura” – “Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës” e përmes tij botimit të këtij studimi.Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën Rajonale të Mjedisit si koordinator i kësaj mbështetje financiare dhe njëkohësisht aktor strategjik në mbështetje të rajonit të Shkodrës. Në veçanti duam të adresojmë falënderim për një numër të madh ekspertësh dhe bashkëpunëtorësh vendorë në Shkodër, të dhënat e të cilëve ishin vendimtare për përgatitjen e këtij studimi. Duke përfituar nga ky rast, FSLS i shpreh mirënjohjen e tij ekspertëve të Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’, Këshillit të Qarkut Shkodër, GTZ (Zyra Tiranë), RDP zyra Shkodër, Bashkisë Shkodër (zyra e zhvillimit), Shkodër si dhe institucioneve të tjera, për ndihmën e tyre bujare gjatë punës në terren dhe në tryezat e bashkëbisedimeve. Ne dëshirojmë të falënderojmë gjithashtu Z. Luan Dervishej, Z. Maxhid Cungu, Znj. Merita Kazazi, Z. Shpëtim Quku, Z. Arjan Cinari Z. Irakli Beka, Znj. Felek Kasemi, Znj. Mirjam Dibra për dhënien e informacionit, mendimet dhe sugjerimet e tyre të vlefshme, si dhe për ekspertizën e dhënë në realizimin e kësaj pune.

4

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

6

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

7

PËRMBAJTJA

Shkurtimet....................................................................................8Hyrje..............................................................................................9Përmbledhje ekzekutive..............................................................10Metodologjia e studimit..............................................................11Ekosistemi Ligatinor Liqeni I Shkodrës- Lista e Projekteve.........13Praktika të zbatuara dhe arritje. Projekti 4.1..............................14Projekti 4.2..................................................................................20Projekti 4.3 .................................................................................25Projekti 4.4..................................................................................29Projekti 4.5..................................................................................34Projekti 4.6..................................................................................38Projekti 4.7..................................................................................42Projekti 4.8..................................................................................46Projekti 4.9..................................................................................50Projekti 4.10................................................................................54Projekti 4.11................................................................................56Projekti 4.12................................................................................60Projekti 4.13................................................................................64Përfundime dhe rekomandime.....................................................68Bibliografia..................................................................................69

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

8

SHKURTIMET

ABDB Agjencia e Basenit Drin-BunëAKM Agjencia Kombëtare e MjedisitAL Shqipëria ARM Agjencia Rajonale e Mjedisit ARPK Agjencia Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave B & B Krevat dhe Mëngjes / Bed & Breakfast CERAI Qendra për Studime Rurale dhe Bujqësinë NdërkombëtareCSTI Qendra për Nisma të Turizmit të Qëndrueshëm – Mali i ZiDAR Drejtoria Rajonale e Arsimit DKU Direktiva Kuadër e Ujit FMLS Forumi Malazez Liqeni i ShkodrësFSLS Forumi Shqiptar Liqeni i ShkodrësGEF Fondi Global i MjedisitGTZ/GIZ Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim TeknikINCA Instituti për Mbrojtjen e NatyrësIUCN Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e NatyrësMNE Mali i Zi NJQV Njësi e Qeverisjes Vendore OJQ Organizatat Jo QeveritareOMP Organizata e Menaxhimit të PeshkutQBP Qendra e Bujqësisë dhe Permakulturës REReP Programi Rajonal për Rindërtimin e MjedisitUNESCO Organizata e Kombeve të Bashkuara për Shkëmbimin e Informacionit, Ideve, dhe Kulturës. VKM Vendim i Këshillit të Ministrave WB Banka Botërore

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

User
Sticky Note
vendos nje hapsir sado te vogel mes rreshtave pasi nuk duket mire

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

9

1. HYRJE

Spektrit të gjerë të përpjekjeve për të përforcuar më tej investimin e kapaciteteve, aktorëve të institucioneve qendrore dhe vendore, aktorëve të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, në përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore të rajonit të Shkodrës, i shtohet sot ky botim gjithë-përfshirës i praktikave të mira rajonale mbi menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemit Liqeni i Shkodrës.Që nga fillimi i shekullit, pas krizës së viteve ‘90, rajoni Liqeni i Shkodrës ka tërhequr shumë vëmendje nga organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, e si rrjedhojë, një numër i konsiderueshëm i projekteve janë hartuar dhe zbatuar në harkun kohor 2000 - 2015.

Projekti i parë më i madh ndërkombëtar që u zbatua në rajon ishte “Nxitja e Shkëmbimeve në Vendet e Evropës Juglindore” brenda Iniciativave rajonale REReP, (Programi Rajonal për Rindërtimi e Mjedisit), e cila ishte një komponent mjedisor i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Qëllimi i tij ishte për të përdorur mbrojtjen e mjedisit si një terren neutral i përbashkët për fillimin dhe nxitjen e një dialogu ndërkufitar në rajonin e Ballkanit. Rezultatet e këtij projekti tërhoqën shumë vëmendje dhe hodhën themelet për projekte dhe donatorë të tjerë.

Projekti u ndoq nga nisma të mëdha ndërkufitare, duke përfshirë projektin e GEF- financuar nga Banka Botërore “ Projektin e Menaxhimit të Integruar të Ekosistemit Liqeni i Shkodrës (LSIEMP)”, i cili u fokusua në menaxhimin e përbashkët të burimeve të përbashkëta natyrore dhe mbrojtjen e tyre. Projekte të tjera ndërkufitare janë përqendruar në zhvillimin e monitorimin mjedisor të aspekteve kimike, fizike dhe biologjike të Liqenit si një bazë për menaxhimin e përbashkët të ardhmen. Duke u ndjekur nga projekti ndërkufitar “Planifikimi Hapësinor i Rajonit Liqeni i Shkodrës/ Skadar, Shqipëri dhe Mali i Zi” e iniciuar në diskutim dhe bashkëpunim ndërkufitarë. Përveç iniciativave ndërkufitare, një numër i konsiderueshëm i projekteve janë zbatuar në Shqipëri, kryesisht me synim në mbrojtjen e natyrës, ruajtjen dhe vlerësimin trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit, rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e Liqenit të Shkodrës ,etj.

Së fundi, rajoni Liqeni i Shkodrës është një objektiv për projekte të tjera të zbatuara në Shqipëri në harkun kohorë të viteve 2000 – 2015 që kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme të mjedisit dhe mbrojtjes së natyrës në nivel kombëtar. Në të gjitha projektet e zbatuara në këtë hark kohor, Liqeni i Shkodrës është i njohur si një vend i rëndësishëm i biodiversitetit dhe zonë me një histori të gjatë të ndërveprimeve njerëzore, mjedisore. Të gjitha përpjekjet e deritanishme janë të drejtuara drejt arritjes së financimit të qëndrueshëm për aktivitetet e ruajtjes, si dhe në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të palëve të interesuara.Sakaq ky studim mori përsipër të prezantojë disa nga praktikat apo projektet e zbatuara në rajon që kanë pasur ndikim në rritjen e vetëdijes qytetare, bashkëpunimin ndërkufitar, edukimin, përmirësimin e statusit të mbrojtjes, përmirësimin e kornizës ligjore si dhe ofrimin e shërbime ndaj këtij ekosistemi në kuadër të 10 vjetorit të shpalljes LIQENI I SHKODRËS - ZONË NATYRORE VEÇANËRISHT E MBROJTUR!

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

10

2. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Botimi “EKOSISTEMI LIQENI I SHKODRËS - PRAKTIKAT E ZBATUARA 2000-2015” u mundësua nga FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës në kuadër të Programit SENiOR-A, mbështetur nga Qeveria Suedeze përmes Qendra Rajonale e Mjedisit Shqipëri. Ky botim, vjen në kuadër të 10 vjetorit të shpalljes “Zonë e Mbrojtur” pasi Me VENDIM Nr.683, datë 2.11.2005, KOMPLEKSI LIGATINOR I LIQENIT TË SHKODRËS DHE LUMI BUNA, janë shpallur ZONË NATYRORE VEÇANËRISHT E MBROJTUR. Në të njëjtën kohë ky botim vjen si nevojë e njohjes, transferimit dhe menaxhimit të njohurive në rajon për praktikat e zbatuara drejt përdorimit të qëndrueshëm të burimeve të ekosistemit Liqeni i Shkodrës. Ky botim, i pari i këtij lloji sa i përket prezantimit të praktikave të zbatuara në variabilin kohor 2000-2015, përfaqëson një nisëm të rëndësishme e cila në pjesën më të madhe kërkon t’i japë shtysë përvojave ekzistuese të suksesshme të angazhimit të aktorëve dhe partnerëve në nivel vendor, kombëtarë dhe ndërkombëtar.

Mbrojtja e mjedisit dhe bashkëpunimi ndërkufitar për çështjet e mjedisit në rajonin e Shkodrës kanë pasur në epiqendër ekosistemin ligatinor Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna. Përqendrimi i vëmendjes në këtë ekosistem ujor ka gjeneruar modelin më të mirë të bashkëpunimit midis vendeve kufitare që ndajnë këtë burim ujor, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në fakt, menaxhimi i ujërave është sektori që kohët e fundit është karakterizuar nga një kurs i harmonizuar veprimesh dhe bashkëpunimi midis organizmave përgjegjëse publike dhe civile të përfshira nga të dyja anët e kufirit. Tipar i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve ndërkufitare mbi problemet e menaxhimit të ekosistemit është niveli i lartë i përfshirjes së aktorëve kryesorë si nga sektori publik: autoritetet qendrore dhe vendore ashtu dhe nga sektori civil: organizatat kombëtare, ndërkombëtare dhe vendore, institucionet akademike, operator turistik, etj.

Studimi prezanton një përmbledhje të praktikave të zbatuara nga organizata dhe institucione të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Prezantimi i praktikave në këtë botim mbështetet në rezultatet, ndikimin dhe qëndrueshmërinë, si tregues të praktikave pozitive në rajon. Për përgatitjen e këtij studimi janë shqyrtuar rreth 47 projekte të zbatuara në rajon dhe në vartësi të rëndësisë së projektit, fushës së ndërhyrjes, aktorëve të përfshirë në zbatim si dhe qëndrueshmërisë së praktikave, kemi prezantuar rreth 15 të tilla.

Përveç kësaj, sfida e rajonit në bashkëpunimin ndërkufitarë për menaxhimin e burimeve të përbashkëta natyrore si dhe pozita politike relativisht e lartë në zbatimin e programeve ndërkufitare janë prezantuar si praktika të mira që kanë mundësuar arritjen e rezultateve të prekshme në rajon. Bashkëpunimi ndërkufitar midis Shkodrës dhe rajonit fqinj të Malit të Zi, sigurisht që ka pasur avantazhet e veta dhe është prezantuar si model pozitiv nga komunitetet kufitare.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

11

3. METODOLOGJIA E STUDIMIT

3.1 Objektivat e studimit

Krijimi i një baze të dhënash mbi projektet dhe programet e zbatuara për menaxhimin e ekosistemit Liqeni i Shkodrës në rajon; Nxitja e shërbimeve ndaj ekosistemit Liqeni i Shkodrës në kuadër të 10-vjetorit të shpalljes ZONË NATYRORE VEÇANËRISHT E MBROJTUR; Nxitja e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet OSCs dhe autoriteteve qendrore e vendore për përmirësimin e statusit të mbrojtjes së ekosistemit Liqeni i Shkodrës. Vlerësimi i praktikave dhe programeve të zbatuara në rajon është bazuar në ndryshimet që ato kanë sjellë në nivel ndërgjegjësimi, edukimi, bashkëpunimi, menaxhimi, qeverisjeje, dhe politikash. Për të hartuar këtë studim, FSLS u mbështet në metodologjinë si më poshtë: Njohja dhe studimi i dokumentacionit ekzistues mbi programet dhe projektet që kanë startuar që në vitin 2000 deri në 2015 duke konsideruar raportet dhe botimet e organizatave dhe institucioneve kombëtare e ndërkombëtare, lidhur me Liqenin e Shkodrës; Identifikimi, analiza dhe seleksionimi i praktikave më në zë, që kanë ndikuar në përmirësimin e situatës dhe kanë siguruar qëndrueshmëri në rajon;

Takime dhe intervista me aktorë vendorë, institucione menaxhuese, koordinatorë dhe menaxher të praktikave dhe/apo programeve në rajon;

Pas një analize të të gjitha projekteve të grumbulluara dhe njohura nga grupi i eksperteve që punuan për realizimin e këtij studimi, grupi i punës doli me konkluzionin që ky botim do të prezantojë të gjitha organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare që financuan apo zbatuan projekte me fokus Liqenin e Shkodrës në 15 vitet e fundit dhe krijuan modele e ndërtuan baza për praktika të tjera në rajon. Organizatat dhe Agjencitë që janë konsideruar në këtë botim janë: SDC, REC HQ, REC AL, GEF, WB, GTZ/GIZ, EU, SIDA etj. Më në detaje, referohuni seksionit 4 mbi projektet në rajon.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

12

F.1 - Pamje nga takimet me aktorë në Shkodër.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

13

4. EKOSISTEMI LIGATINOR LIQENI I SHKODRËS- Lista e Projekteve4.1 PROJEKTI: NXITJA E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MES VENDEVE TË EVROPËS JUG-LINDORE PËR MENAXHIMIN E BURIMEVE TË PËRBASHKËTA NATYRORE

4.2 PROJEKTI: FUQIZIMI INSTITUCIONAL PËR BASHKËPUNIM NDËRKUFITAR DREJT MENAXHIMIT TE PËRBASHKËT TË LIQENIT TË SHKODRËS/SKADAR

4.3 PROJEKTI: “MBËSHTETJE E PESHKIMIT ARTIZANAL DHE MBROJTJA MJEDISORE E LIQENIT TË SHKODRËS”

4.4 PROJEKTI: MENAXHIMI I INTEGRUAR I EKOSISTEMIT LIQENI I SHKODRËS, SHQIPËRI – MALI I ZI. LSIEMP

4.5 PROJEKTI: FORCIMI I KËRKIMEVE SHKENCORE NDËRKUFITARE DHE EDUKIMIT NË RAJONIN E LIQENIT TË SHKODRËS PËRMES NJË BASHKËPUNIMI SHUM-DISIPLINOR NDËRKUFITAR TË RUAJTJES SË MJEDISIT – EULIMNOS

4.6 PROJEKTI: KONCEPTI I ZHVILLIMIT NDËRKUFITAR TË LIQENIT TË SHKODRËS - NJË PERSPEKTIVË HAPËSINORE

4.7 PROJEKTI: UJI DHE KANALIZIMET PËR SHKODRËN, STUDIM FIZIBILITETI

4.8 PROJEKTIT: KONSERVIMI DHE PËRDORIMI I QËNDRUESHËM I BIODIVERSITETIT NË LIQENET E PRESPËS, OHRIT DHE SHKODRËS

4.9 PROJEKTI: MBËSHTETJA E PROPOZUAR PËR ZONËN E LIQENIT TË SHKODRËS REZERVE BIOSFERE NDËRKUFITARE PËRMES QASJES ME PJESËMARRJE

4.10 PROJEKTI: MBËSHTETJE PËR MENAXHIMIN E QËNDRUESHËM E AFATGJATË TË LIQENIT NDËRKUFITAR TË SHKODRËS

4.11 PROJEKTI: MARUBI- NJË MODEL BASHKËPUNIMI PËR PROMOVIMIN E TURIZMIT NDËRMJET SHKODRËS DHE ULQINIT;

4.12 PROJEKTI: VALORIZIMI I TRASHËGIMISË ETNO-GASTRONOMIKE NË LIQENIN E SHKODRËS

4.13 PROJEKTI: KRYERJA E PLANI I MENAXHIMIT MJEDISOR TË INTEGRUAR NË NIVEL LOKAL NË SHKODËR LIQENIT EKOSISTEMIT - PLAN EMA.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

14

PËRMBLEDHJE:

Ky projekt është zbatuar në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe ka qenë pjesë e Programit Rajonal të Rindërtimit të Mjedisit për Evropën Juglindore (REReP4.3.23). Projekti u fokusua në tre site ndërkufitare që ndanin burime të përbashkëta natyrore si: Liqeni i Shkodrës (burim i përbashkët natyror mes Shqipërisë dhe Malit të Zi), Delta Neretva (burim i përbashkët natyror mes Kroacisë dhe Bosnja & Hercegovina) dhe West Stara Planina (burim i përbashkët natyror mes Bullgarisë dhe Serbisë).

Të tre sitet natyrore Liqeni i Shkodrës, Delta Neretva dhe West Stara Planina janë ekosisteme globalisht të rëndësishme ndërkufitare në Evropën Juglindore ndërsa ekosistemi Liqeni i Shkodrës ishte zonë Ramsar me rëndësi ndërkombëtare e në të njëjtën kohë me prioritetet kombëtarë ruajtje vetëm në pjesën e Malit të Zi duke shërbyer si habitate kritike për një gamë të gjerë të llojeve të rëndësisë globale. Në të njëjtën kohë, zona e projektit ishte gjithashtu e një rëndësie të konsiderueshme socio-ekonomike dhe kulturore, duke mbështetur jetesën e komuniteteve lokale dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe kombëtar.

PROJEKTI: 4.1

NXITJA E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MES VENDEVE TË EVROPËS JUG-LINDORE PËR MENAXHIMIN E BURIMEVE TË PËRBASHKËTA NATYRORE

REFERENCE: PAKTI I STABILITETIT – REREP 4.3.23. PROGRAMI I RINDËRTIMIT TË MJEDISIT PËR EVROPËN JUGLINDORE

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2000 -2009

ZBATUAR NGA: Projekti “nxitja e bashkëpunimit ndërkufitar mes vendeve të evropës jug-lindore për menaxhimin e burimeve të përbashkëta natyrore” u zbatua nga: qendra rajonale e mjedisit për evropën qendrore dhe Jug- lindore (rec).

MBËSHTETUR NGA: Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (sdc)

5. PRAKTIKA TË ZBATUARA DHE ARRITJE

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

15

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

16

Projekti pilotoi Liqenin e Shkodrës, pasi ky ekosistem, i shtrirë në Luginën e Zeta-Shkodrës, midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, (sidomos pjesa shqiptare) ishte nën presionin intensiv të aktivitetit njerëzor të tilla si: shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve natyrore, humbje të diversitetit të llojeve, përkeqësim i strukturës dhe rënie e sasisë së peshkut, shkarkime të pa kontrolluara, ndotje të përqendruara nga bashkitë Shkodër dhe Koplik, iniciativa kontradiktore zhvillimi në nivel lokal si dhe mungesë e planeve të menaxhimit të burimeve natyrore. E gjithë kjo situatë shoqërohej edhe me mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe strukturave përkatëse për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore, e si rrjedhojë, përballjen me sfidat për zhvillimin e qëndrueshëm lokal, që shpesh vështirësonte edhe kontekstin socio-ekonomik në nivel lokal.

Konsideruar si një ndër aktivitet ndërkufitare pioniere, projekti ka funksionuar si një laborator për studimin e dinamikës në kontekste të ndryshme politike, institucionale dhe ekonomike në këto zona ndërkufitare me larmi të pasur natyrore. Në të njëjtën kohë, projekti arriti vendosjen e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërkufitare midis vendeve të përfshira në nivel institucional. Dialogu, negociatat dhe lobimi kanë qenë mekanizma të ndërmarra nga aktorët lokal e si rrjedhojë, kjo qasje krijoj kushte për përcaktimin dhe ndërmarrjen e objektivave dhe veprimtarive të përbashkëta mes aktorëve ndërkufitarë.

Në kuadër të këtij projekti, për herë të parë pas 50 vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në nivel politikash të përbashkëta mjedisore (ndërmjet ministrive të mjedisit) dhe forumet lokale në Shkodër dhe Podgoricë u themeluan si platforma të përbashkëta neutrale për dialog ndërkufitarë dhe planifikimin strategjik të aktiviteteve të projektit. Përmes Memorandumit të Mirëkuptimit palët Shqipëri – Mali i Zi angazhohen në krijimin dhe nxitjen e bashkëpunimit për mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm për menaxhimin e resurseve të përbashkëta natyrore.; angazhohen në garantimin e cilësisë së jetës dhe shëndetit publik në të dy vendet duke pranuar faktin se ekosistemi Liqeni i Shkodrës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi është një element thelbësor i mjedisit ballkanik, si dhe marrin parasysh parimet e Deklaratës së Rios dhe Agjendës 21, të miratuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin, dhe Deklaratën e Ministrave të vendeve të Evropës për Mbrojtjen e Mjedisit (Aarhus, 1998). Për herë të parë dy qeveritë Shqipëri dhe Mali i Zi ndërtuan një agjendë të përbashkët veprimtarish të cilat u planifikuan përmes hartimit të planeve të përbashkëta strategjike për zbatimin e projektit në nivel ndërkufitar.

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Evropës Jug-Lindore përmes menaxhimit të burimeve të përbashkëta natyrore.

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT: Për të nxitur bashkëpunimin në menaxhimin dhe mbrojtjen e zonave kryesore ndërkufitare në Evropën Jug-Lindore si zona me interes dhe potencial të lartë për ndërveprime ndërkufitare;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

17

Për të promovuar organizatat vendore dhe shkëmbimet ndërkufitare midis organizatave lokale dhe njerëzve në interes për menaxhimin e përbashkët të burimeve natyrore; Për të nxitur bashkëpunimin tekniko-institucional në nivel rajonal me synim mbështetjen e menaxhimit efektiv të burimeve natyrore, si dhe integrimin e bashkëpunimit teknik në proceset e integrimit kombëtare dhe ndërkombëtare.

REZULTATET KRYESORE:

Programi bilateral “Bashkëpunimi ndërkufitar përmes menaxhimit të Burimeve Natyrore” – Liqeni i Shkodrës kishte si shtyllë kryesore përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si një kontribut në nivel lokal përmes zhvillimit dhe zbatimit të një sërë veprimtarive bilaterale. Komponentët kryesorë të këtij programi që prodhuan dhe rezultate të prekshme ishin: a) shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore; b) ndërtimi dhe zhvillimi i kapaciteteve lokale; c) ndërtimi dhe funksionimi i dialogut dhe partneritetit ndërkufitar si dhe d) edukimi dhe ndërgjegjësimi i komuniteteve lokale. Gama e arritjeve të këtij programi ka qenë sa e gjerë aq dhe specifike por për lehtësi të lexuesve po listojmë më të rëndësishmet si më poshtë: Gama e arritjeve të këtij programi ka qenë sa e gjerë aq dhe specifike por për lehtësi të lexuesve po listojmë më të rëndësishmet si më poshtë:

1. Me 10 Mars 2001, projekti ndërtoi platformën e përbashkët neutrale të bashkëpunimit dhe dialogut mes dy vendeve Shqipëri – Mali i Zi (Forumi Ndërkufitarë Liqeni i Shkodrës/ Skadar - FNLS) që shërbeu si platforma kryesore për dialog ndërkufitar dhe si një organ këshillues i projektit për të mbështetur planifikimin e aktiviteteve. Në këtë kuadër projekti siguroi mekanizmat operacionale të bashkëpunimit ndërkufitar.

2. Më 9 Maj të vitit 2003, Nënshkruhet Marrëveshja bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes së cilës dy vendet angazhohen në krijimin dhe nxitjen e bashkëpunimit për mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm për menaxhimin e resurseve të përbashkëta natyrore;

3. Më 5 Nëntor të vitit 2005, Liqeni i Shkodrës – pjesa shqiptare, shpallet ZONË E MBROJ TUR (e kategorisë IV sipas kritereve të IUCN) me VKM Nr 683;

4. Më 2 Shkurt 2006, (Dita Botërore e Ligatinave) Liqeni i Shkodrës – pjesa shqiptare, shpal let ZONË E RËNDËSISË SË VEÇANTË NDËRKOMBËTARE – RAMSAR me vendim Nr 1598;

5. Më 2 Shkurt 2006, FNLS nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për vazhdimin e bashkë punimit në mbrojtjen dhe menaxhimin e përbashkët të ekosistemit Liqeni i Shkodrës;

6. Me 27 Prill 2006, nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe Bashkisë së Cetinës përmes së cilës dy bashkitë vendosin marrëdhënie bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së mjedisit me fokus të veçantë Liqeni i Shkodrës, në fushën e turi- zmit, të kulturës dhe të ekonomisë.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

18

7. Me 18 Qershor 2006, firmoset marrëveshja e përbashkët Shqipëri – Mali i Zi dhe e shtuna e tretë e Qershorit shpallet “DITA E LIQENIT” për Liqenin e Shkodrës.

8. Kapacitetet institucionale përgjegjëse për ruajtjen dhe menaxhimin e Liqenit të Shkodrës si Ministria e Mjedisit, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Agjencia e Basenit Drin – Bunë, Drejtoria Rajonale e Pyjeve Inspektorati i Peshkimit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Bashkia Shkodër, Bashkia Koplik, Komuna Bajzë, Drejtoria Rajonale e Arsimit dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi”, janë mbështetur në rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve tematike dhe teknike dhe strukturat janë mbështetur me pajisje logjistike dhe materiale për të përmirë- suar punën në menaxhimin e burimeve natyrore.

9. Çështje të ngjashme të menaxhimit të ekosistemeve liqenore që adresohen nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar, janë mbështetur për autoritetet vendore. Një numër prakti- kash të ngjashme janë aplikuar përmes ndarjes së eksperiencave me vendet e zhvilluara ndërkufitare si: Estoni-Rusi (që ndahen nga Liqeni Peipsi), Gjermani-Austri-Zvicër (që ndahen nga Liqeni Constance/Bodensee), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (që nda- hen nga Liqeni Viktoria), Shqipëri – Maqedoni (që ndahen nga Liqeni i Ohrit) etj. Auto ritetet lokale përgjegjëse për menaxhimin e burimeve natyrore përfituan njohuri të reja dhe përvojë menaxhimi nga zonat e lart përmendura përmes vizitave studimore të zhvi- lluara në këto shtete.

10. Janë krijuar të dhënat bazë dhe janë hartuar 6 studime bilaterale dhe plane lokale (Shqipëri – Mali i Zi) që kanë shërbyer si referencë për njohjen reale të gjendjes së ekosistemit, për investime në vijim të komunitetit të donatorëve, hartimin e propozi meve, vijimin e punës së kërkuesve shkencorë, ekspertëve të mjedisit dhe institucione ve në nivel qendrorë dhe rajonal. Setin e plotë të studimeve dhe produkteve të këtij pro- jekti e gjeni në: http://rerep.rec.org/biodiversity/skadar/skadarlake.html dhe http://ar chive.rec.org/albania/Projects/Biodiversiteti/Shkoder/Bio%20Shkoder.html

11. Për herë të parë, përmes këtij projekti, sistemi i Edukimit në Shqipëri dhe Mal të Zi njeh dhe përfshin kurrikulat mjedisore për shkollat 8-vjeçare.

12. Organizatat e Mjedisore të Shoqërisë Civile në nivel lokal dhe bilateral kanë zhviluar kapacitetet në fushën e mbrojtjes së mjedisit përmes trajnimeve tematike dhe aplikimit në skemën e grandeve dezinjuar enkas për mbështetjen OSC në nivel lokal.

13. Vetëdija qytetare dhe edukimi mbi vlerat natyrore, turistike, ekonomike dhe kulturore të ekosistemit Liqeni i Shkodrës janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme dhe vizioni i përbashkët mes komuniteteve ndërkufitare është zhvilluar mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm.

14. Projekti siguroi pronësinë kombëtare pasi vullneti politik mes Shqipërisë dhe Malit të Zi pasoi me investimin e përbashkët për menaxhimin e Integruar të Liqenit të Shko- drës, nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale dhe krijimin e strukturave të përbashkëta shtetërore për menaxhimin e qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës (Komisionin Bilateral dhe Sekretariatin e përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Liqenit të Shkodrës).

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

19

15. Komunitetet lokale në Shkodër dhe Podgoricë përfituan nga praktikat dhe produktet konkrete ndërkufitare që sollën alternativa të reja të prezantimit, promovimit dhe zhvillimit të produktit artizanal, eko-turistik dhe agro-turistik.

AKTORET E PËRFSHIRE NE PROJEKT:

Projekti ka ofruar risi në angazhimin e shumë aktorëve për implementimin e këtij programi. Të gjitha rezultatet janë arritur përmes inputeve të shumë aktorëve që përfaqësojnë një shumëllojshmëri institucionesh dhe organizata të ndryshme. Lista e aktorëve të përfshirë në program është shumë e gjerë. Gjithsesi ne po përmendim aktorët kyç si: Ministria e Mjedisit, ARM, AKM, ARP, ABDB, DAR, OMP, OJQ-të; Bashkitë Shkodër dhe Koplik, Komunat Bushat, Oblikë dhe Bajzë; Organet e menaxhimit të burimeve natyrore përgjegjës për ruajtjen e natyrës; mediat lokale dhe kombëtare; bizneset e vogla; fermerët; gjuetarët; peshkatarët; artizanët; shoqatat e prodhuesve; Universiteti “Luigj Gurakuqi”, UT – Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Instituti Hidrometeorologjik, dhe ekspertë kombëtarë dhe rrjetet e tyre.

REKOMANDIME TË PROJEKTIT

Projekti “Bashkëpunimi ndërkufitar përmes menaxhimit të Burimeve Natyrore” ndërtoj urat e bashkëpunimit mes dy shteteve Shqipëri dhe Mali i Zi dhe vendosi bazat për ndërhyrje konkrete për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore të përbashkëta mes dy vendeve. Mbi bazën e këtij programi, një tjetër projekt bilateral shtetëror, i mbështetur nga GEF/WB pasoi punën në rajonin Liqeni i Shkodrës. Në këtë kontekst projekti adresoi për programin e ri rekomandimet e mëposhtme: Shmangien e ndotjeve të përqendruara në ekosistem nga bashkitë Shkodër dhe Koplik (kryesisht ujërat e zeza) përmes ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave; Unifikimin e statusit të mbrojtjes së ekosistemit Liqeni i Shkodrës me atë të Malit të Zi (nga kategori e IV-rt në kategori të II-të të mbrojtjes); Unifikimin e strukturave për menaxhimin e Liqenit të Shkodrës me atë të Malit të Zi me qëllim menaxhimin e integruar të ekosistemit;

Hartimin dhe implementimin e strategjisë për zhvillimin e Eko-turizmit në rajonin; Liqeni i Shkodrës si një ndër industritë kyçe të zhvillimit të qëndrueshëm dhe sigurimit të cilësisë së jetës për popullsinë lokale;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

20

PROJEKTI: 4.2

FUQIZIMI INSTITUCIONAL PËR BASHKËPUNIM NDËRKUFITAR DREJT MENA-XHIMIT TE PËRBASHKËT TË LIQENIT TË SHKODRËS/SKADAR

REFERENCE: REREP 4.3.23

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2007-2009

ZBATUAR NGA: QENDRA RAJONALE E MJEDISIT SHQIPËRI

MBËSHTETUR NGA: AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM (SDC)

F.2 - Firmosja e deklaratës të bashkëpunimit mes dy vëndeve Shqipëri - Mali i Zi

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

21

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

22

PËRMBLEDHJE:

Projekti “Fuqizimi Institucional për Bashkëpunim Ndërkufitar drejt Menaxhimit të Përbashkët të Liqenit të Shkodrës/Skadar” u zbatua në nivel ndërkufitar nga Qendra rajonale e Mjedisit Shqipëri – REC AL dhe Qendra Rajonale e Mjedisit Mali i Zi – REC MNE dhe mbështetjen financiare të Agjencia Zvicerane për Zhvillim e bashkëpunim – SDC. Ky projekt ishte vijim i projektit zbatuar në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe pjesë e Programit Rajonal të Rindërtimit të Mjedisit për Evropën Juglindore (REReP4.3.23). Bashkëpunimi ndërkufitarë u vlerësua nga komuniteti i donatoreve si një staregji baze e cila do të siguronte krijimin e bazave të qëndrueshme institucionale në të dy vendet fqinje AL dhe MNE. Krijimi i bazave të qëndrueshme mbështetej në tre shtylla kryesore:

Ndërtimin e platformave institucionale; Zhvillimin e kapaciteteve me potenciale teknike; Hartimin e strategjive të komunikimit dhe bashkëpunimit;

Duke marrë në konsideratë ekzistencën e platformës FORUMI Ndërkufitar Liqeni i Shkodrës, SDC njohu nevojën për mbështetjen dhe forcimin institucional dhe operacional të kësaj strukture në të dy anët e kufirit AL-MNE. Në këtë kontekst, fokusi kryesor u përqendrua në gjetjen e modeleve dhe mekanizmave për formalizimin e FORUMIT Liqeni i Shkodrës/Skadar si një organ formal ndërkufitar që mund të luajë rol të rëndësishëm në menaxhimin e mjedisit. Nga ana tjetër projekti ofroi mbështetje për funksionimin e FORUMIT Liqeni i Shkodrës/Skadar si njësi e pavarur, me kapacitete teknike dhe operacionale. Anëtarët e këtij FORUMI ishin përfaqësues institucionesh menaxhuese dhe ekspert të Universiteteve në Shkodër dhe Podgoricë e si të tillë përmes mbështetjes së SDC, kjo platformë u kristalizua në Organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri dhe në Mal të Zi duke siguruar një strukturë të qëndrueshme të njohur nga të dy Ministritë e Mjedisit të të dy vendeve AL dhe MNE. Njohja dhe formalizimi i FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës dhe FORUMI Malazez Liqeni i Shkodrës u realizua përmes një deklarate të përbashkët mes dy organizatave në prani të dy ish Ministrave të të dy vendeve. Anëtarët e këtij forumi kanë qenë vazhdimisht strukturë konsultimi dhe janë përfshirë deri tani në 42 grupe pune, aktivitete dhe partneritete në kuadër të projekteve të tjera të zbatuara në rajon. Projekti për herë të parë inicioi transferimin e njohurive dhe praktikave të mira nga vendet me eksperiencë në fushën e mbrojtjes dhe konservimit të biodiversitetit, menaxhimit të ujërave dhe zbatimit të praktikave të qëndrueshme. Në këtë kuadër projekti mbështeti zhvillimin e kurseve apo vizitave studimore për anëtarët e FORUMIT në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm për menaxhimin e resurseve të përbashkëta natyrore.

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Qëllimi i këtij projekti ishte krijimi i një baze të gjatë dhe të qëndrueshme institucionale për bashkëpunim dhe dialog ndërkufitar, në lidhje me menaxhimin e qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës / Skadar

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

23

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT: Rritje e kapaciteteve profesionale të anëtareve të FORUMIT Ndërkufitar Liqeni i Shkodrës në Shqipëri dhe Mali i Zi për menaxhimin dhe mbrojtjen e zonës së mbrojtur ndërkufitare Liqeni i Shkodrës/Skadar Nxitja, fuqizimi dhe promovimi i potencialeve ndërkufitare për bashkëpunim institucional në menaxhimin e zonave me interes të lartë për ndërveprim ndërkufitar; Zhvillimi i kapaciteteve për të siguruar qëndrueshmërinë dhe vijimësinë e punës në rajon me synim mbështetjen e menaxhimit efektiv të burimeve natyrore;

REZULTATET KRYESORE:

Projekti “Fuqizimi i Bazës Institucionale për Bashkëpunimin Ndërkufitar në Rajonin e Liqenit të Shkodrës/Skadar” prodhoi rezultatet e pritshme në rajon mbështetur në tre shtyllat e lartpërmendura të këtij projekti: Regjistrimi formal i Forumit Liqeni i Shkodrës përcaktuar përmes një strategjie komunikimi dhe hartimit të raportit të vlerësimit për bashkëpunimin institucional ndërkufitarë e cila përcaktoi statusin ligjor të kësaj platforme në të dy vendet AL – MNE. Strategjia e komunikimit dhe raporti i vlerësimit institucional u arritën pas një seri seminaresh dhe workshope me aktor qendror dhe vendor në të dy vendet fqinje si dhe konsultimeve me anëtarët e FORUMIT. Raport mbi shqyrtimin e mundësive për ngritjen e një institucioni të ri ndërkufitarepër Liqenin e Shkodrës / Skadar - një dokument i cili analizoi shembuj të strukturave të menaxhimit ndërkufitar dhe formave të ndryshme të bashkëpunimit nga vendet e BE si potenciale të ngjashme për Shqipërinë dhe Malin e Zi; U hartua strategjia, programi i punës dhe plani i veprimit për FORUMIN Ndërkufitar Liqeni i Shkodrës; U legalizua regjistrimi i dy organizatave binjake FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës dhe FORUMI Malazez Liqeni i Shkodrës në të dy vendet Shqipëri dhe Mali i Zi; U hartua dhe miratua Deklarata e Bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërkufitarë e njohur nga dy ministritë respektive të të dy vendeve; Dy organizatat janë platforma kryesore e konsultimit dhe bashkëpunimit në rajon si dhe janë operacionale dhe të njohura në nivele vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Modeli i platformës së këtij FORUMI ka sshërbyer si udhërrëfyes i qëndrueshmërisë së bashkëpunimit ndërkufitarë mes vendeve që ndajnë burime natyrore.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

24

AKTORET E PËRFSHIRE NE PROJEKT:

Projekti ka ofruar risi në angazhimin e shumë aktorëve për implementimin e këtij programi. Të gjitha rezultatet janë arritur përmes inputeve të shumë aktorëve që përfaqësojnë një shumëllojshmëri institucionesh dhe organizata të ndryshme. Lista e aktorëve të përfshirë në program është shumë e gjerë. Gjithsesi ne po përmendim aktorët kyç si: ARM, AKM, ARP, ABDB, DAR, OMP, OJQ-të; Bashkia Shkodër Institucionet për menaxhimin e burimeve natyrore Universiteti “Luigj Gurakuqi” Universiteti i Podgoricës; Instituti për Mbrojtjen e Natyrës – MNE Parku Kombëtar Liqeni i Shkodrës – MNE

REKOMANDIME TË PROJEKTIT

Projekti “Fuqizimi i Bazës Institucionale për Bashkëpunimin Ndërkufitar në Rajonin e Liqenit të Shkodrës/Skadar” ndërtoj urat e bashkëpunimit të qëndrueshëm me bazë shoqërinë civile. Në këtë kontekst projekti adresoj rekomandimet e mëposhtme: Forcimi i bazës së shoqërisë civile në të dy anët e kufirit për një shoqëri aktive, teknike dhe operacionale në menaxhimin e resurseve natyrore; Përmirësimin dhe forcimin e bazës ligjore për ruajtjen dhe mbrojtjen e zonave me status mbrojtjeje; Respektimin e rregullave dhe konventave ndërkombëtare në menaxhimin e resurseve të përbashkëta ndërkufitare Unifikimin e statusit të mbrojtjes së ekosistemit Liqeni i Shkodrës me atë të Malit të Zi (nga kategori e IV-rt në kategori të II-të të mbrojtjes).

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

25

PROJEKTI: 4.3

“MBËSHTETJE E PESHKIMIT ARTIZANAL DHE MBROJTJA MJEDISORE E LIQENIT TË SHKODRËS”

REFERENCA: PROJEKTI: 6661/COOPI/ALB

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2003 – 2006

ZBATUAR NGA: DGCS, COOPI dhe Bashkia Shkodër

MBËSHTETUR NGA: Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Italiane (Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit për Zhvillim) dhe nga Ministria e Mjedisit e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit të Republikës së Malit të Zi.

PËRMBLEDHJE:

Ky projekt parashikonte realizimin e studimit monitorues të pasurisë peshkore dhe gjendjes mjedisore te Liqenit të Shkodrës. Realizimi i dy objektivave kryesore të këtij projekti: a) kërkimi shkencor mbi resurset peshkore dhe b) monitorimi, u zhvilluan si një bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi në të gjitha aspektet e tij. Analizat fiziko-kimike, biologjike, toksikologjike dhe inventarin itiologjik i ekosistemit Liqeni i Shkodrës ishin fokusi kryesor i kësaj praktike të zbatuar në vitet 2005 dhe 2006. Në të njëjtën kohë, korniza ligjore, kompetencat institucionale (përfshirë këtu burimet dhe standardet metodologjike), qasja teknike dhe infrastrukturore (si pajisja me aparatura) ishin objekt i studimit të ofruar nga ky projekt. Gjatë këtij studimi u morën në analizë dhe u përcaktuan parametrat që kanë lidhje me shëndetin e njeriut ku ndër më të rëndësishmet ishte cilësia toksikologjike e resurseve të peshkut.

Në këtë kontekst rezultate konkrete të kësaj praktike ishin të dhënat bazë për limnologjinë e Liqenit i shprehur në inventarin e pasurisë itike të viteve 2005-2006 bazuar në kampionet e marra gjatë ciklit të zbatimit të projektit si dhe monitorimin eko-toksikologjik të kampioneve të ujit, sedimentëve dhe peshqve, duke dhënë kështu një tablo të rinovuar të situatës mjedisore në ekosistemin Liqeni i Shkodrës.

Kjo praktikë u konsideruar pozitive pasi kontribuoi në krijimin e kushteve për ripopullimin dhe ruajtjen e burimeve peshkore të Liqenit të Shkodrës përmes peshkimit artizanal dhe në përmirësimin e kushteve ekonomiko - shoqërore të familjeve përfituese të këtij projekti. Mbështetja e peshkimit artizanal u realizua përmes një serë ndërhyrjesh që lejojnë rikrijimin e kushteve për zhvillimin afatgjatë të sektorit të peshkimit. Në këtë kontekst, në

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

26

mënyrë strategjike, projekti ndërhyri në rehabilitimin dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve të nevojshme për zhvillimin e qëndrueshëm të aktivitetit të peshkimit. Vlen të përmendet që në kuadër të zbatimit të kësaj praktike u ndërtua një Qendër Peshkimi, ruajtje dhe përpunimi të peshkut; qendra u mbështet me infrastrukturë si barka peshkimi, pajisje për konservimin/tregtimin e peshkut, rrjeta peshkimi etj.

Rritja e kapaciteteve institucionale dhe organizatave të peshkimit (përfshirë këtu peshkatarët e licencuar) shënoi një komponent pozitiv të kësaj praktike pasi projekti mori përsipër krijimin dhe funksionimin e një strukture për ruajtjen , kontrollin dhe monitorimin e aktivitetit njerëzor në përgjithësi dhe atë të zënies së peshkut në veçanti. Me mbështetjen e këtij projekti u krijua struktura (e ashtuquajtur rangers) “rojet e liqenit” me objekt kryesorë kontrollin dhe parandalimin e aktivitetit të paligjshëm të peshkimit. Kjo ndërhyrje u shoqërua nga një fazë e dytë nxitëse për mbështetjen, rritjen dhe vetëzhvillimin e kapaciteteve të përfituesve të këtij projekti. Faza e vetëzhvillimit të kapaciteteve pati si qëllim përmirësimin e tregtimit të produkteve të peshkut, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sensibilizimin dhe monitorimin për mbrojtjen e mjedisit.

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Programi ka pasur si qellim mbështetjen e rehabilitimit dhe zhvillimit eko-kompatibël të sektorit të peshkimi artizanal në qarkun e Shkodrës, duke ndihmuar në krijimin e kushteve për shumimin dhe ruajtjen e burimeve të peshkut të Liqenit të Shkodrës.

Mbështetja e kësaj nisme të qarkut ka vijuar përmes një sërë veprimtarish me fokus në krijimin e kushteve për një zhvillim afatgjatë dhe të ekuilibruar të sektorit, që forcohen nga ana e tyre nga një bashkëpunim i vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, qendrore dhe të decentralizuara, kompetente në këtë sektor.

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT:

Mbështetja e peshkimit artizanal dhe mbrojtjes mjedisore të Liqenit të Shkodrës, për të kontribuar në krijimin e kushteve për ripopullimin dhe ruajtjen e burimeve itike të Liqenit dhe përmirësimit të kushteve ekonomiko - shoqërore të familjeve përfituese të këtij projekti. Objektivi kryesor i kërkimit ishte realizimi i një plani monitorimi dhe inventari të specieve itike, i cili mund të përdorej nga të dy vendet kufitare, të krahasohej, shkëmbehej dhe të njihej nga të gjithë (duke përdorur standardet ISO); Përpilimi i një dokumenti për planifikimin e një strategjie të qëndrueshme në sektorin e peshkimit për përmirësimin dhe zhvillimin e tij; Ndërtimi i Qendrave të Peshkimit, furnizimi me barka, pajisje për konservimin /tregtimin e peshkut, seleksionimi i rojeve për kontrollin dhe parandalimin e aktiviteteve të peshkimit të paligjshëm; Ndërtimi i një qendre informimi për sensibilizimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit, në lidhje me mjedisin;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

27

Trajnimi i Rangersave, mbështetja e tyre dhe e Organizatës për Mbrojtjen e Peshkimit (OMP);

KOMPONENTËT:

Realizimi i planit të monitorimit dhe inventari i specieve të peshkut (itike); Ndërtimi i Qendrës së Peshkimit dhe furnizimi me barka e pajisje për konservimin dhe tregtimin e peshkut; Ndërtimi i një qendre informimi dhe ndërgjegjësimi për qytetarët; Krijimi dhe funksionimi i strukturës “Rojet e Liqenit”/Rangers;

REZULTATET KRYESORE:

1. Projekti përcaktoi parametrat toksik tek mostrat e ujit biotës dhe sedimenteve që ndikojnë në shëndetin e njeriut (sidomos në cilësinë toksikologjike të peshkut) dhe mundësinë e përdorimit të ujërave si balneare (vlerat e rëndësishme për shëndetin e njeriut).

2. Projekti identifikoi “cilësinë toksikologjike të peshkut” dhe informoi autoritetet në nivel vendor dhe qendror se 40% e kampioneve të marra në zona të ndryshme të Liqenit të Shkodrës janë të ndotura nga PCB-të dhe në 10% të rasteve edhe nga PAH-të, gjë që e bën të pamundur eksportimin e peshkut në vendet e Bashkimit Evropian, në bazë të Direktivës 95/71/CE në fuqi.

3. Projekti kontribuoi për krijimin e kushteve për ripopullimin dhe ruajtjen e burimeve itike të Liqenit dhe përmirësimin e kushteve ekonomiko- shoqërore të familjeve përfituesve të këtij projekti.

4. Projekti arriti të “rehabilitojë” infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme për zhvillimin e qëndrueshëm të aktivitetit të peshkimit;5. Ndërtimin e Qendrës së Peshkimit dhe furnizimin me barka, pajisje për konservimin dhe tregtimin e peshkut;

6. Krijimin e strukturës “Rojet e Liqenit” për kontrollin dhe parandalimin e aktivitetit të paligjshëm të peshkimit;

7. Ndihmoi në promovimin e vlerave te Liqenit të Shkodrës dhe përmirësimin e menaxhi- mit të resurseve peshkore përmes rritjes së kapaciteteve të vetëzhvillimit të përfituesve të projektit;

8. Mbështeti përmirësimin e tregtimit të produkteve dhe monitorimin e tregtimit gjatë ciklit të projektit;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

28

AKTORËT E PËRFSHIRË NË PROJEKT:

Në këtë projekt u angazhuan shumë aktorë vendorë dhe autoritete që lidhen me menaxhimin e burimeve natyrore, kryesisht resurseve peshkore . Lista e aktorëve të përfshirë në projekt është mjaft e gjerë, ne po listojmë ato më kryesoret si më poshtë:

Bashkia Shkodër dhe Bashkia Koplik; Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit; Policia e Shtetit dhe Prefektura Shkodër; Policia Kufitare, Policia Financiare dhe Policia Ndërtimore (FMO); Qendra e Kërkimeve Eko-toksikologjike në Mal të Zi; Drejtoria e Parkut Kombëtar Liqeni i Shkodrës (Mal i Zi); Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”;

REKOMANDIME TË PROJEKTIT

Projekti “Mbështetje e peshkimit artizanal dhe mbrojtja mjedisore e Liqenit të Shkodrës” konstatoi ndotjen e Liqenit të Shkodrës dhe cilësinë toksikologjike të peshkut dhe humbje të biodiversitetit. Në këtë kontekst rivitalizimi i peshkimit artizanal dhe mirëfunksionimi i qendrës së peshkimit, grumbullimit dhe trajtimit të peshkut ishin treguesit kryesorë të qëndrueshmërisë së projekti në rajon. Në këtë kontekst projekti la këto rekomandime: Ndërtimin e depuratorëve në shërbim të qendrave kryesore të banuara; Ndërtimin dhe përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza; Prishjen e ndërtimeve abuzive në brigjet e Liqenit; Ndërtimin e sistemit periodik monitorimit mjedisor ndërkufitar; Rehabilitimin e impianteve të akua-kulturës; Krijimin dhe funksionimin e tregjeve të standardizuara të peshkut dhe zbatimi i normave në rrjetin e shitjes me pakicë; Fuqizimin e strukturës “Rojet e Liqenit”/Rangers si forca policie dhe armatosjen e tyre; Rehabilitimin e plazheve dhe përmirësimin e shërbimeve turistike; Ndërprerjen e peshkimit për një periudhë pesëvjeçare për disa specie endemike;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

29

MËSIME TË NXJERRA NGA PROGRAMI

Pjesa Shqiptare edhe pse nuk ka industri të zhvilluar ka ndikim në cilësinë e ujërave si rrjedhojë e mungesës së depuratorëve për qendrat e banuara (me ndikim të madh është Bashkia Shkodër, e cila i derdh ujërat e saj të zeza në Lumin Buna dhe/ose Drin,) por edhe ndërtimet e shumta abuzive në breg që as nuk kanalizojnë ujërat e zeza; Angazhimi institucional është çelësi i ndikimit të drejtpërdrejtë në përmirësimin dhe përafrimin e legjislacionit në përputhje me direktivat e BE drejt krijimit dhe funksionimit të strukturave relevante; Ndihma e komunitetit ndërkombëtar është gjithmonë e nevojshme dhe e domosdoshme për mbështetjen e mjedisit në Shqipëri; Krijimi dhe mbështetja e qendrave pilot të peshkimit, grumbullimit dhe trajtimit të peshkut krijon premisa për vetëzhvillim të aktorëve që lidhen me menaxhimin e resurseve peshkore.

PROJEKTI: 4.4

MENAXHIMI I INTEGRUAR I EKOSISTEMIT LIQENI I SHKODRËS, SHQIPËRI – MALI I ZI (LSIEMP)

REFERENCA: 2133

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2008-2012

ZBATUAR NGA: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ShqipëriMinistria e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Mali i Zi

MBËSHTETUR NGA: GEF/Banka Botërore

F.4 - Pamje nga takimet në kuadër të projektit.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

30

PËRMBLEDHJE:

Projekti “Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit të Liqenit të Shkodrës” – MIELSH, i financuar nëpërmjet Grandit të Veçantë të Investimeve nga Fondi Global i Mjedisit (GEF) si dhe nga kontributi i Buxhetit të Shtetit, ka synuar të mbështesë strategjinë e hartuar për këtë zonë. Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte ruajtja dhe përmirësimi i vlerave ekonomike afatgjata dhe shërbimet mjedisore të Liqenit të Shkodrës si dhe burimet e tij natyrore. Ky projekti ka synuar të realizojë qëllimin e tij përmes: Forcimit të mekanizmave institucionale për koordinimin dhe kooperimin ndërkufitar; Përmirësimit të informacionit dhe njohurive për ekosistemin Liqeni i Shkodrës si dhe ndikimin potencial te zhvillimit; Demonstrimin dhe nxitjen për reduktimin e ndotjes dhe duke fuqizuar kapacitetet institucionale.

Projekti u mbështet në tre shtylla kryesore:

1. Ngritjet e kapaciteteve për të kuptuar dhe përmirësuar menaxhimin me synim krijimin dhe funksionimin e Komisionit Liqeni i Shkodrës, Sekretariatin e tij dhe Grupet Bilaterale të Punës;

2. Promovimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të Liqenit i cili do të çonte në promovimin e adoptimin e metodave të qëndrueshme drejt zhvillimit ekonomik të zonës (dhe të buri meve të saj natyrore) duke u fokusuar në turizëm dhe në peshkim;

3. Nxitjen e investimeve për reduktimin e ndotjes së ujit i cili do të mbështeste investimet e përzgjedhura e do të stimulonte aktivitete për reduktimin e mbetjeve. Ajo qe vlen të theksohet është fakti që ky projekt mori përsipër të vendosë një sistem efektiv për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përfshirë edhe peshkimin duke qenë se ky i fundit konsiderohej burimi natyror më domethënës në Liqenin e Shkodrës për sa i përket ekonomisë lokale dhe punësimit.

Për të arritur zotërimin e rezultateve të këtij projekti në nivel lokal nga grupet e interesit dhe autoritetet menaxhuese, projekti ndërtoi 4 grupe tematike të përbashkëta pune. Roli i Grupeve të Përbashkëta të Punës ishte aksioni i përbashkët dhe kontributi teknik në mbrojtjen e mjedisit, burimeve natyrore dhe ekosistemit ndërkufitar nga të dy vendet përgjatë dhe pas përfundimit të projektit. Mbështetur në tre shtyllat apo komponentët e projektit, ky i fundit pati një serë arritjesh të cilat vlerësohen si praktika të mira në rajon:

Komponenti 1: Krijoi premisat e thellimit të bashkëpunimit institucional për funksioni-min e Komisionit të Menaxhimit të Liqenit të Shkodrës dhe Sekretariatit të tij. U ngritën 4 grupe teknike pune për të mbështetur aktivitetet prioritare që përfshijnë: Planifikimin dhe Ligjshmërinë; Monitorimin dhe Punën Kërkimore; Komunikimin/Turizmin e Qëndrueshëm dhe Menaxhimin e Ujit. Në ketë kontekst projekti mbështeti detyra specifike në përputhje me punën e grupeve teknike të tilla si: krijimin e një modeli të parashikimit hidrologjik të basenit të Liqenit; punë kërkimore dhe monitorim për të kuptuar më mirë impaktet e ndryshimit në sasinë

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

31

dhe cilësinë e ujërave të freskëta; harmonizimin e monitorimin në të dy anët e Liqenit përmes një data-baze të përbashkët të aksesueshme nga publiku. Në këtë kontekst, projekti promovoi koordinimin e donatorëve dhe shkëmbimin e të nxënit duke përfshirë edhe angazhimin me GEF.

Komponenti 2: ka promovuar përshtatjen e qasjeve të qëndrueshme të zhvillimit eko-nomik të Liqenit (dhe burimeve të veta natyrore) duke u fokusuar mbi turizmin dhe peshki-min aty ku ka potenciale të larta për përdorim të qëndrueshëm ekonomik të rëndësishëm. Ky komponent ka mbështetur turizmin e qëndrueshëm si nga aspekti mjedisor ashtu dhe nga ai social përmes përmirësimit të atraksioneve dhe mjediseve me bazë kulturore dhe natyrore; rritjes së ndërgjegjësimit publik; ofrimit të asistencës teknike ndaj banorëve lokalë duke marrë parasysh bizneset me bazë turizmin; menaxhimin e qëndrueshëm të peshkimit. Komponenti ka ngritur kapacitetet për të vendosur dhe forcuar bashkëpunimin institu-cional, duke ndihmuar zhvillimin e vlerësimeve të gjërave stok në Liqen, si dhe planet e menaxhimit të peshkimit duke integruar rezultatet e planeve me rekomandimet në plane kombëtare, rregullore dhe programe.

Komponenti 3 është përqendruar në përzgjedhjen e investimeve për reduktimin e ndotjes: edukimin dhe inkurajimin e njerëzve, për të replikuar projekte demonstrimi për trajtimin e ujërave të zeza në nivel fshatrash dhe restaurimin e bimësisë në zonat buferike gjithashtu ofrimi i asistencës teknike për të katalizuar shërimin e ndotjes industriale në shkallë të lartë në “zonën e nxehtë të Liqenit”. Është realizuar një projekt pilot për trajtimin e ujërave të zeza bazuar në ligatinat e ndërtuara, për fshatin e Vranjinës në Mal të Zi, në ato zona ku është e dukshme përgjatë Liqenit dhe gjatë rrugës kryesore për lehtësimin e edukimit dhe promovimin e replikimit. Qeverisë së Malit të Zi i është ofruar asistencë teknike për për-gatitjen e një investimi në shkallë të lartë. Disa nga aktivitetet e këtij projekti ishin: inventari, studimi fizibiliteti dhe dizenjimi për rehabilitimin e zonës, riciklimi dhe /ose menaxhimi i mbetjeve.

QËLLIMI:

Projekti është fokusuar në krijimin dhe forcimin e mekanizmave institucionalë për bashkëpunim ndërkufitar përmes përpjekjeve të përbashkëta për të përmirësuar menaxhimin e qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës.

OBJEKTIVAT:

Të ruajnë dhe të rrisin vlerën ekonomike në terma afatgjate dhe në shërbimet mjedisore të Liqenit të Shkodrës dhe burimeve të veta natyrore; Të ndihmojë në krijimin dhe forcimin e mekanizmave institucionalë për bashkëpunim ndërkufitar përmes përpjekjeve të përbashkëta, për të përmirësuar menaxhimin e qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

32

REZULTATET KRYESORE:

Është hartuar Analiza Diagnostike Ndërkufitare e Liqenit të Shkodrës; Është hartuar Plan Veprimi i Përbashkët Strategjik (SAP) për Liqenin e Shkodrës; Është hartuar Modeli Parashikues Hidrologjik i Pellgut të Liqenit; Është hartuar Programi i Monitorimit të Zhvillimit të Ekosistemit; Është përgatitur inventari i përbashkët për lehtësimin e turistëve në zonën e Liqenit në Shqipëri dhe në Mal të Zi; Është rishikuar dhe përmirësuar Kuadrit Ligjor mjedisor; Është hartuar studimi Social-Ekonomik për zonën e Liqenit në Shqipëri dhe në Mal të Zi; Është hartuar Plani i Menaxhimit të Liqenit si Zonë e Mbrojtur; Reduktimi i peshkimit të paligjshëm përmes rënies në më shumë se 50 % të numrit të peshkatarëve të pa licencuar. Një vit para mbylljes së projektit, buxhetet e qeverive kanë mbështetur kostot operacionale të mirëmbajtjes dhe të pjesëmarrjes në Komisionin Bilateral të Menaxhimit të Liqenit. Është arritur Marrëveshja ndërmjet pronarëve të Malit të Zi KAP (Rusal) mbi zgjidhjet dhe planin e përbashkët të veprimit për menaxhimin e vend-hedhjeve ekzistuese të mbeturinave në vendet e KAP (Proces). Është krijuar demonstrim i grumbullimit të ujërave të zeza dhe sistemi i trajtimit të tyre në fshatin Vranjinë (Stress). Pajisja e Universitetit të Shkodrës dhe rojeve të Liqenit me mjetet e nevojshme për mbrojtjen dhe monitorimin ndërkufitar të ujërave të liqenit ka krijuar potenciale për vijimësinë e punës dhe qëndrueshmërinë e projektit në rajon. Përmirësimi i vegjetacionit Liqenit me shelg të butë në disa zona pilot me kërkesë të grupeve komunitare; Pyllëzimi i 18.5 ha me 45.000 fidanë pishe në një zonë malore mbi brigjet e Liqenit në anën shqiptare të tij është e përfunduar për të shmangur erozionin;

Aktorët e përfshirë në projekt:

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Shqipëri Ministria e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Mali i Zi Komisioni i përbashkët i Liqenit të Shkodrës si organ koordinues nëterren; Drejtoritë e Ujërave në Ministritë respektive në Shqipëri dhe Mal të Zi;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

33

Drejtoritë e Biodiversitetit dhe Mbrojtjes së Natyrës në Ministritë respektive në Shqipëri dhe Mal të Zi; Bashkitë Shkodër, Koplik, Podgoricë, Tuz etj Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri dhe Mal të Zi; Universitetet Shkodër dhe Podgoricë; Institucionet vendore përgjegjëse për menaxhimin e burimeve natyrore.

MËSIMET E NXJERRA Zbatimi i këtij projekti (Raportuar në Raportin Përfundimtar nga ICR) duhet të kishte krijuar programe më praktike dhe të qëndrueshme të monitorimit dhe të kishte shmangur financimin e pajisjeve dhe infrastrukturës jo esenciale; Investoni në mënyrë intensive në vetëdijen dhe edukimin e publikut që në fillim të projektit për të arritur përfshirjen e palëve të interesuara dhe pjesëmarrjen aktive në aktivitetet e projektit; Ruani dhe zhvilloni dialogun e hapur për të krijuar vullnetin e mirë dhe besimin në mesin e aktorëve kyç për bashkëpunim, kompromis, dhe ndërtimin e konsensusit të cilat janë thelbësore për marrjen e vendimeve të përbashkëta, dhe kjo, merr kohë për të arritur. Projektet e financuara nga grandet mund të ndihmojë gjenerimin e projekte të tjera (spin-off - p.sh., financimi i investimeve të mëdha në infrastrukturë), të cilat rrisin ndikimin e projektit. Përpjekjet e dukshme dhe planet konkrete të veprimit mund të tërheqin donatorë të tjerë.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

34

PROJEKTI: 4.5

PËRMIRËSIMI I EDUKIMIT DHE KËRKIMIT SHKENCORË NDËRKUFITARË NË RAJONIN E LIQENIT TË SHKODRËS PËRMES NJË BASHKËPUNIMI MULTI-DISIPLINOR NDËRKUFITAR TË RUAJTJES SË MJEDISIT - EULIMNOS

REFERENCA: HRK 4.3.23

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2002 – 2006

ZBATUAR NGA: Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (Shqipëri), Universiteti i Podgoricës (Mali I Zi), Universiteti i Graz (Austri), Universiteti i Heidelberg (Gjermani), Universiteti Rreth Aachen (Gjermani).

MBËSHTETUR NGA: Konferenca E Rektorëve Gjerman (Hrk) në nuadër të iniciativës Evropiane “ Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore”

PËRMBLEDHJE:

Projekti EULIMNOS u zbatua në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe filloi në vitin 2001 me një studim të ujërave të Liqenit të Shkodrës ku u përfshinë pjesëmarrës nga Universiteti i Shkodrës, i Podgoricës (Mali i Zi), Graz (Austria), Aachen(Gjermani) dhe Heidelberg (Gjermani) dhe u financua nga Konferenca e Rektorëve të Gjermanisë (HRK) në kuadër të Paktit të Stabilitetit të Bashkimit Evropian për Evropën Juglindore. Në kuadër të kësaj mbështetje HRK mori përsipër të realizonte objektivat e programit të Paktit të Stabilitetit përmes: a) Forcimit të bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencëtarëve në Evropën juglindore; b) Mbështetjes për bashkëpunim ndër-kufitar në nivelin e arsimit të lartë në Evropën juglindore dhe c) Mbështetje për stabilizimin e arsimit të lartë dhe zhvillimit paqësor në Evropën juglindore

Projekti u konceptua si një bashkëpunim shkencor midis Universiteteve të lartpërmendura por gjithashtu ndikoi ne rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar midis institucioneve mësimore -shkencore , kërkuesve dhe profesorëve që punonin me monitorimin e ujërave natyrore dhe kryesisht me Liqenin e Shkodrës.

Ky projekt ndihmoi konkretisht laboratorët shkencore të Universitetit të Shkodrës dhe të Podgoricës që të pajiseshin me mjete dhe aparatura gjithashtu u transferuan teknologjitë e fundit shkencore në këto laborator për analizat e ndotësve organikë të qëndrueshëm në liqenin e Shkodrës.Qëllimi i kërkimit shkencor të projektit ishte të merrej një tablo e statusit ekologjik të Liqenit të Shkodrës e cila do të përdorej për të dhënë rekomandime në lidhje me zhvillimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemit të këtij liqeni. Puna shkencore e projektit EULIMNOS u zbatua sipas nën-projekteve të mëposhtme:

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

35

Klasifikimi i Liqenit të Shkodrës duke përdorur Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS) Vlerësimi Toksikologjik i Sedimentëve duke përdorur” Metodën Triadë” Analiza e bio-vlefshmërisë së ndotësve organikë duke përdorur “ Pajisjet e Membranave Gjysmë të Përshkueshme”, SPMD- të. Investigime taksonomie si makrofite, alga, makrozoobentos, dhe peshqit.

Në të njëjtën kohë, projekti vlerësoi shumë të rëndësishme rritjen e kapaciteteve shkencore të Universiteteve pjesëmarrëse për të forcuar pozitat e tyre në komunitetin e kërkimeve ndërkombëtare dhe forcimi i influencës së ekosistemeve të ujërave të dhe mjedisit përreth tij në agjendat politike-ekonomike. Pozitat e kapaciteteve shkencore u panë në këndvështrimin e mbështetjes me infrastrukturë dhe pajisjes së laboratorëve të Universiteteve me mjete dhe metodika të një teknologjie progresive me qëllim prezantimin e gjetjeve dhe rezultateve të analizave të ekosistemit Liqeni i Shkodrës në konferenca ndërkombëtare shkencore.

Për këtë formimi i grupeve të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe Mal të Zi për të hartuar temat e tyre shkencore për studentet qe ndjekin kualifikimin ne gradën master dhe doktor ishte rezultat i ciklit të zbatimit të këtij projekti. Ajo që vlen të përmendet si praktikë e mirë e këtij projekti ishte ngritja ë grupeve të përbashkëta shkencore mes universiteteve Shkodër dhe Podgoricë, harmonizimi dhe standardizimi i marrjes së mostrave, vendi i marrjes dhe koha e marrjes së kampioneve për analizat kimike, biologjike dhe toksikologjikë të ujërave të Liqenit duke sjellë për herë të parë analiza krahasuese shkencore në nivel ndërkufitar.

Në vijim të këtij programi u mundësua edhe ndërtimi i qendrës së përbashkët “Eko-edukative dhe stacionit Biologjik” në afërsi të bregut të Liqenit të Shkodrës (pjesa e Malit të Zi) për të krijuar lehtësi për kërkime të mëtejshme shkencore (për studentë dhe ekspert nga Shqipëria dhe Mali i Zi) dhe edukimin mjedisor për të gjithë të interesuarit në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit Liqeni i Shkodrës.

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Qëllimi shkencor i projektit EULIMNOS ishte përcaktimi i statusit ekologjik të Liqenit dhe të degëve të tij nëpërmjet aplikimit të një bashkëpunimi të integruar multi-disiplinor dhe të përdorimit të këtyre rezultateve për të zhvilluar rekomandime për zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e ekosistemit liqenor.

Për këtë qëllim, ekspertët dhe studentët nga fushat e limnologjisë, toksikologji ujore, kimi analitike, biologji, mikrobiologji dhe gjeografi u rekrutuan duke krijuar grupin e ekspertëve multinacional , ndërdisiplinor dhe të përkushtuar në zbatimin e projektit EULIMNOS.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

36

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT:

Krijimi i kushteve për një bashkëpunim afatgjatë ndërkufitarë mes shkencëtarëve dhe studentëve me interes ruajtjen e Liqenit të Shkodrës; Studimi i gjendjes ekologjike dhe eko-toksikologjike e sedimenteve të Liqenit të Shkodrës, nëpërmjet një studimi të ashtuquajtur triadë nëpërmjet të cilit u studiuan kimia e sedimentit, toksiciteti i sedimentit dhe ndryshimet në liqen si modifikimet e strukturës së bentosit. Shkurtimisht u studiua rreziku potencial eko-toksikologjik, toksiciteti akut dhe efektet specifike si: mutagjene, gjenotoksike, teratogjenik, gjithashtu u matën përgjigjet dioxin-like dhe estrogjen - like. (Hollert et al. 2004); Pajisja e laboratorëve të universiteteve me mjete dhe metodika dhe paraqitja e rezultateve të analizave në konferenca ndërkombëtare shkencore; Ndërtimi i qendrës së “Eko-edukimit dhe stacionit Biologjik” në afërsi të bregut të Liqenit të Shkodrës (pjesa e Malit të Zi);

REZULTATET KRYESORE:

Projekti EULIMNOS dha një kontribut të rëndësishëm ne rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar midis institucioneve mësimore – shkencore, kërkuesve dhe profesorëve që u angazhuan në zbatimin e projektit dhe sidomos monitorimin e ujërave natyrore dhe kryesisht Liqenin e Shkodrës.Disa nga arritjet e këtij projekti kanë qenë si më poshtë:

1. Analizat e ndotësve organikë të qëndrueshëm duke përdorur Pajisjet e Membranave Gjysmë të Përshkueshme: SPMD- të treguan praninë e fraksioneve të ndotësve organikë të qëndrueshëm në Liqenin e Shkodrës. Kjo teknikë kampionimi u kombinua me bio- teste dhe analiza kimike për të identifikuar ndotësit organikë hidrofobikë të bio-akumu- lueshëm në Liqen. (Rastall et al. 2004).

2. Investigime taksonomike: makrofite, alga, makrozoobentos, dhe peshqit të cilët u përdorën për të interpretuar gjendjen ekologjike të Liqenit dhe për t’i lidhur me të dhënat e mbledhura eko-toksikologjike dhe parametrat ekonomikë.(Stesevic et al. 2004).

3. Të dhënat e marra nga projekti EULIMNOS dhanë një informacion për karakteristikat, identitetin, dhe efektin toksik të ndotësve antropogjenë që hyjnë në Liqen, burimet e këtyre ndotësve, impaktet e tyre në cilësinë e ujit, funksionimin e ekosistemit dhe shëndetin e njeriut.

4. Klasifikimi i Liqenit të Shkodrës duke përdorur Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS)

5. Vlerësimi Toksikologjik i Sedimenteve duke përdorur” Metodën Triadë”.

6. Investigime taksonomike si makrofite, alga, makrozoobentos, dhe peshqit.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

37

7. Projekti gjithashtu ndikoi në forcimin e bashkëpunimit rajonal përmes aplikimit të kërkimeve ndërkufitare duke vepruar si një mekanizëm në transferimin e njohurive dhe teknologjisë midis universiteteve pjesëmarrëse.

8. Një arritje tjetër strategjike e projektit u konsiderua edhe rritja e kapaciteteve shke- ncore të universiteteve pjesëmarrëse për forcimin e pozitave të këtyre universiteteve në komunitetin ndërkombëtar të kërkuesve dhe influenca në agjendat social - eko nomike dhe politike për zhvillimin e liqenit dhe mjedisit të tij.

9. Ndërtimi i qendrës “Eko-edukimit dhe stacionit Biologjik” në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës për të krijuar lehtësi për kërkime të mëtejshme dhe edukim për të gjithë të interesuarit në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit të liqenit të Shkodrës AKTORET E PËRFSHIRE NE PROJEKT:

Projekti ofroi mundësi të mëdha bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe dha rezultate konkrete bazuar në punën e ekspertëve në terren. Projekti gjithashtu krijoi qëndrueshmëri në bashkëpunimin afatgjatë kërkimor-shkencor ndërkufitar midis Universitetit te Shkodrës dhe atij të Podgoricës. Aktorët kryesorë të përfshirë në projekt ishin: Konferenca e Rektorëve të Gjerman (HRK); Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (Shqipëri); Universiteti i Podgoricës (Mali i Zi); Universiteti i Grazit (Austri); Universiteti i Heidelberg (Gjermani); Universiteti RWTH Aachen(Gjermani);

Në të njëjtën kohë ky projekt krijoj sinergji me programet e tjera në rajon dhe mundësoj bashkëpunimin me Qendrën Rajonale të Mjedisit si zbatuese e programit të paktit të Stabilitetit për vendet e Evropës Juglindore.

Rekomandime

Projekti Përmirësimi i Edukimit ehe Kërkimit Shkencore Ndërkufitare në Rajonin e Liqenit të Shkodrës Përmes Bashkëpunimit Multi-Disiplinor Ndërkufitar të Ruajtjes së Mjedisit - Eulimnos” forcoi urat e bashkëpunimit midis dy Universiteteve atij të Shkodrës dhe Podgoricës në fushën e kërkimeve të përbashkëta shkencore në lidhje me Liqenin e Shkodrës. Projekti adresoi për të ardhmen rekomandimet e mëposhtme: Bashkëpunim i qëndrueshëm ndërkufitar midis kërkuesve dhe institucioneve mësimore - shkencore të Shqipërisë dhe Malit të Zi i cili vazhdon edhe në ditët e sotme; Kualifikimi shkencor të pedagogëve të rinj në fushat e ndryshme që lidhen me liqenin e Shkodrës duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen; Kërkime të mëtejshme shkencore dhe edukim mjedisor për kërkuesit dhe brezin e ri;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

38

PROJEKTI: 4.6

PROJEKTI: KONCEPTI I ZHVILLIMIT NDËRKUFITAR TË LIQENIT TË SHKODRËS – NJË PERSPEKTIVË HAPËSINORE

REFERENCA: GTZ/GIZ. KONCEPTI HAPËSINOR

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2006-2007

ZBATUAR NGA: Projekti u zbatua nga Deutsche Gesellschaft Für Technische Zusam-menarbeit Gmbh (GTZ/GIZ)

MBËSHTETUR NGA: DEUTSCHE GESELLSCHAFT FÜR TECHNISCHE ZUSAMMENAR-BEIT GMBH (GTZ/GIZ)

PËRMBLEDHJE:

Zbatimi i projekteve që në krye të herës si ai i REC i pasuar nga ai i Bankës Botërore në rajonin Liqeni i Shkodrës, kanë dhënë kontributin e tyre në mbështetje të mbrojtjes dhe ruajtjes së ekosistemit Liqeni i Shkodrës dhe njëkohësisht kanë “shtruar shinat e një lokomotive” që prodhoi iniciativa, ide dhe koncepte të tjera bazuar në rekomandimet, produktet dhe planet e hartuara. Në vijim të projekteve të lart përmendura, erdhi edhe projekti koncepti i zhvillimit ndërkufitar të Liqenit të Shkodrës - një perspektivë hapësinore” koncepti për zhvillimin ndërkufitar të zonës së Liqenit të Shkodrës, përgatitur nga ekipi i GTZ/GIZ (zyra e Malit të Zi dhe e Shqipërisë). Koncepti në vetvete kishte si qëllim hartimin e planit hapësinor ndërkufitarë për dy NJQV kufitare, një në Shqipëri dhe një në Mal të Zi drejt zhvillimit të qëndrueshëm të këtij rajoni. Hartimi i këtij koncepti startoj në Maj të vitit 2006 me dy drejtime kryesore:

Përpunimi i një koncepti të zhvillimit për zonën e Liqenit si një njësi jo-administrative rajonale në nivel ndërkufitar; Zbatimi i masave të harmonizuara bilaterale në fushën e planifikimit lokal dhe fillimin e investimeve në shkallë të vogël në infrastrukturë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në të dy anët Shqipëri – Mali i Zi (për komunat e përfshira në projekt);

Për të realizuar një gjë të tillë, në të dyja anët e kufirit u ngritën grupe tematike pune me ekspert lokal për të kontribuar ne konceptimin dhe hartimin e planit. Në të njëjtën kohë takime të përbashkëta pune mes ekspertëve të dy vendeve janë mbajtur në mënyrë të vazhdueshme për të harmonizuar modelin e hartimit të këtij koncepti, për të prezantuar ecurinë si dhe për të ndarë sfidat me të cilat përballeshin grupet e punës. Hartimi i këtij koncepti mori në konsideratë të gjitha arritjet dhe produktet e realizuara nga projektet pararendëse si dhe u konsultua me autoritete vendore në të dyja anët e kufirit. Në këtë kontekst koncepti i zhvillimit rajonal për zonën e Liqenit të Shkodrës gjeneroi këto ide:

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

39

1. Ndërtimet e vendbanimeve individuale të jenë atraktive dhe të lidhura edhe me atrak tivitetin e gjithë rajonit të zonës së Liqenit të Shkodrës dhe jo vetëm me komunën si njësi administrative.

2. Planifikimi hapësinor nuk duhet të kufizohet vetëm tek përgatitja e planeve, por duhet të iniciojë proceset e zhvillimit të rajonit.

3. Planifikimi hapësinor duhet gjithmonë të marrë parasysh aspektet e ndryshme të zhvillimit dhe nuk mund të përqendrohet në një sektor të caktuar si mbrojtja e mjedisit ose turizmi.

4. Kuptimi më i përhapur dhe i zakonshëm i zhvillimit të rajonit është i kufizuar vetëm në mbrojtjen e vlerave natyrore në afat të gjatë. Ajo që nevojitet është mbështetja dhe marrëveshja e banorëve lokalë, që mund të arrihet në qoftë se ata e shohin me përfitime për veten dhe nëse ata shohin një perspektivë për punësim dhe të ardhura, pra për një përmirësim të kushteve të tyre të jetesës.

Gjithsesi, vetë projekti arriti në konkluzion se qasja e këtij koncepti ofronte njëkohësisht: DISAVANTAZH dhe AVANTAZH!

DISAVANTAZH: Gjërat po bëheshin më komplekse si rrjedhojë e zhvillimeve të shpejta!

AVANTAZH: Mund të krijoheshin më shumë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve individuale!Duhet theksuar se koncepti i zhvillimit hapësinor të rajonit Liqeni i Shkodrës, u nënkuptua si një material për diskutim dhe iniciues për ide shtesë. Qasja që u përdor në hartimin e këtij koncepti me pak fjalë u transformua në një qasje tjetër e cila u përshkrua me moton: NGA PENGESAT (OSE KUFIZIMET), DREJT NJË MUNDËSIMI PËR MBROJTJEN DHE ZHVILLIMIN!

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Përpunimi i një koncepti të zhvillimit për zonën e Liqenit të Shkodrës si një njësi jo administrative rajonale dhe zbatimi i masave të harmonizuara bilaterale në fushën e planifikimit lokal, për fillimin e investimeve në shkallë të vogël në infrastrukturë dhe zhvillimin e mëtejshëm e turizmit.

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT:

Përmirësimi i kushteve kuadër për zhvillimin e strukturuar, ndërkufitar të Rajonit të Liqenit të Shkodrës. Përmirësimi i cilësisë së planifikimit lokal, rajonal dhe drejtues në-komunitet dhe proceset e zhvillimit ndër-komunitare në rajonin e Liqenit të Shkodrës. Sigurimi i bazës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik (turizëm) dhe ekologjik në rajonin e Liqenit të Shkodrës. Një zonim ndërkufitar të Liqenit bazuar në standardet ndërkombëtare si

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

40

UNESCO-s, Rezervë Biosfere ose Konventa e Ramsar për të harmonizuar nivelet e ndryshme të mbrojtjes në të dyja vendet; një plan i menaxhimit ndërkufitar të bazuar në udhëzimet Ramsar ku përfshihen rregullat e përbashkëta të detyrueshme për shëtitje me varkë dhe peshkim, për të arritur një vizion të përbashkët të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përdorimin e mençur; Organizata menaxhuese të zonave të mbrojtura të organizuara dhe të pajisura mirë, në të dy vendet; bashkëpunimi ndërkufitar sipas udhëzimeve të Konventës Ramsar dhe Direktivës në Kuadër të Ujit të BE-së;krijimi i lidhjeve të mbrojtura midis zonave të ndryshme nga korridore të gjelbra, për të lejuar migrimin e kafshëve. Rritja e vlerave të trashëgimisë kulturore-historike nëpërmjet përmirësimit identitetit të banorëve lokalë.

REZULTATET KRYESORE:

Projekti “Koncepti i zhvillimit ndërkufitar të Liqenit të Shkodrës - një perspektivë hapësinore” u zbatua nga GTZ/GIZ (zyrat Shqipëri dhe Mali i Zi) dhe kishte si qëllim kryesor përpunimin e një koncepti të zhvillimit për zonën e Liqenit të Shkodrës si një njësi jo-administrative rajonale dhe zbatimin e masave të harmonizuara bilaterale në fushën e planifikimit lokal për fillimin e investimeve në shkallë lokale në infrastrukturë dhe zhvillimin e mëtejshëm e turizmit. Bregu i Liqenit të Shkodrës që shtrihet në Shirokë-Zogaj është shpallur me ligj si një “Rajon me Prioritet Turistik “, prandaj, cilësia dhe atraktiviteti i ofertës turistike vareshin direkt në mundësinë e kontrollit të zhvillimit urban dhe rural, e cila nuk ka ndodhur edhe sot e kësaj dite! Rritja e industrisë turistike në këtë rajon është konceptuar të jetë më e kufizuar se sa perceptohet zakonisht si rrjedhojë e statusit të mbrojtjes dhe larmisë së madhe biologjike e cila kërkon kritere për konservim. Për këtë arsye rezultatet e këtij projekti u finalizuan në nisma me fokus konceptin e zhvillimit turistik të zonës përreth Liqenit (bregu verilindor dhe veri perëndimor) si më poshtë:

1. Ndërtimin e një shëtitoreje buzë Liqenit me ndërtesa në sfond dhe krijimi i zonave të gjelbra me pamje nga Liqeni. Zonat e gjelberuara u konceptuan bashkëkohore me rrugë kalimi, stola, vende parkingu etj

2. Në zonën Shkodër-Koplik, pjesët e pa kultivuara të bregut të Liqenit u propozuan të ruhen.

3. Në zonën Shirokë -Zogaj çdo lloj ndërtimi të kufizohej dhe të rregullohej për të ruajtur mjedisin në mënyrë sa më korrekte.

4. U parashikua një rrugë rrethore rreth Liqenit për këmbësorët, çiklistët dhe kalorësit. Në vende të përshtatshme u parashikuan hoteleri të vogla ose objekte B & B si dhe ushqim e pije, dhe ofrimi i disa shërbimeve (biçikletë, anije, dhe kuaj me qira).

5. Si zona potenciale në anën shqiptare u propozuan Zogaj, Shirokë,Shkodër, Shtoji, Ktosh, Koplik, Bajzë dhe Hani i Hotit. Në Shirokë dhe Zogaj u parashikuan nga një hotel i vogël dhe pesë objekte “B & B”.

User
Sticky Note
Te gjithe shkrimin deri tek numrat spostoje me perpara. vendose ne nje drejtim perpendikular me titullin

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

41

AKTORËT E PËRFSHIRE NE PROJEKT:

Projekti ka ofruar një angazhimi të disa aktorëve për implementimin e këtij programi. Të gjitha rezultatet janë arritur përmes ideve dhe sugjerimeve të aktorëve që përfaqësuan një numër të madh institucionesh dhe organizatash të përfshira në projekt. Lista e aktorëve të përfshirë në program kishte edhe organizata të huaja Projekti ka ofruar angazhimin e disa aktorëve duke përfshirë edhe ekspertizë të huaj si më poshtë: Euronatur, (Organizate Gjermane) Instituti i Turizmit në Kroaci Parku Kombëtar Liqeni i Shkodrës, Mali i Zi etj Bashkia Koplik (AL) Komuna Tuz (MNE) Grupet teknike të punës në të dy anët e Liqenit, AL-MNE

REKOMANDIME Projekti “koncepti i zhvillimit ndërkufitar të liqenit të shkodrës - një perspektivë hapësinore” Prodhoi një koncept për zhvillimin e zonës liqeni i shkodrës si njësi jo-administrative rajonale Për zbatimin e masave të harmonizuara bilaterale në fushën e planifikimit lokal për fillimin e Investimeve në infrastrukturë dhe zhvillimin e mëtejshëm e turizmit. Në këtë kontekst projekti Adresoi për projektet e ardhshme rekomandimet e mëposhtme:

Zhvillimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e zonës ndërkufitare; Krijimin e marrëveshjeve zyrtare të bashkëpunimit dhe të planeve të përbashkëta të punës; Organizimin e bashkëpunimit në mes stafit të zonave të mbrojtura, duke përfshirë komunikimin e rregullt dhe vendimmarrje të përbashkët, punë të përbashkët në terren, dhe shkëmbimin e të dhënave dhe përvojës; Zhvillimi i projekteve të përbashkëta dhe financimit të sigurte dhe marrëveshjeve ndërkufitare për punë; Vendosja e kontakteve përtej kufirit përmes konsultimeve të rregullta, veprime të përbashkëta dhe bashkëpunimit formal; Marrëveshje formale për miratimin e parimeve apo udhëzimeve të përbashkëta për të harmonizuar menaxhimin, si bazë për përpunimin e strategjive dhe planeve kombëtare të menaxhimit; Planifikimi i përbashkët për të përpunuar strategjitë dhe planet e menaxhimit të përbashkët; Koordinimi i aktivitete të përbashkëta në zbatimin e këtyre strategjive dhe planeve, duke përfshirë monitorimin e rezultateve;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

42

Ndërkohë Projekti rekomandoi edhe fushat tematike ku duhet të përqendrohet aktiviteti ndërkufitar duke përfshirë: A) Natyrën Dhe ruajtjen e peizazhit; B) Edukimin dhe komunikimin; C) Rekreacionin dhe turizmin e qëndrueshëm; D) Hulumtimin dhe monitorimin; E) Të kuptuarit e ndërsjellë dhe promovimin e paqes.

PËRMBLEDHJE:

Projekti për studimin e fizibilitetit të ujërave të zeza dhe ujit të pijshëm në Baskinë Shkodër, mori pikënisjen në pasojat negative që shkaktonin përmbytjet në qytetin e Shkodrës nga reshjet e shiut; rreziku i infektimit të qytetarëve nga përzierja e ujërave të pijshëm me ato të shiut dhe ujërave të zeza; rrjeti tej i amortizuar i ujërave, problemet e higjenës dhe mjedisit nga shkarkimet e ujërave të zeza, përdorimi i burimeve jo të sigurta të ujit të pijshëm, kushtet e jetesës së popullatës dhe zhvillimi i ngadaltë i qytetit.

Përballë kësaj situate, Bashkia Shkodër shtroj nevojën e një studimi i cili do ti paraprinte zgjidhjes së rrjetit të ujërave të pijshëm dhe sistemit të kullimit në Bashkinë Shkodër. Studimi fokusohet në qendrën urbane të qytetit të Shkodrës dhe përveç qytetit janë përfshirë edhe fshatrat e Shirokës dhe Zogajt të vendosur në bregun Jug- Lindor të Liqenit të Shkodrës. Për më tepër, fshatrat në afërsi të pellgut ujëmbledhës të kolektorit të ujërave të zeza ekzistues ose të ardhshëm dhe mjedise për trajtimin e tyre që mund të përfshihen në zonën e projektit. Në të janë përfshirë kryesisht komunat Rrethina dhe Bërdicë, të cilat ndodhen respektivisht në Veri dhe në Jug të qytetit.Ky Studim mori përsipër të trajtojë të gjitha problematikat e evidentuara në rrjetin e kanalizimeve të ujërave; të jepte një panoramë të qartë të gjendjes; të evidentonte pikat e dobëta dhe të forta si dhe të projektonte konceptet e zgjidhjes dhe investimeve në këtë fushë. Gjatë fazës së konsultimit paraprak, kompanitë të u angazhuan në studimin e gjendjes dhe u konsultuan me aktorët kyç të menaxhimit të ujërave në nivel qendror dhe

PROJEKTI: 4.7

PROJEKTI: KONCEPTI I ZHVILLIMIT NDËRKUFITAR TË LIQENIT TË SHKODRËS NJË PERSPEKTIVË HAPËSINORE

REFERENCA: STUDIM FIZIBILITETI

PERIUDHA E ZBATIMIT: : 2005 - 2006

ZBATUAR NGA: AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT (AEP) UJËSJELLËS – KANAL-IZIME QYTET SHKODËR SH. AKICO; KITTELBERGER, CONSULTING ENGINEERS,THE GKU GROUP, PROJEKSION SHPK

MBËSHTETUR NGA: REPUBLIKA FEDERALE GJERMANE; KFW

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

43

vendor, autoritete menaxhuese vendore, programe që operonin në rajon, organizata dhe donatorë nga të cilët identifikuan gjetjet e para si më poshtë vijojnë: Sistem jo efecient i kullimit të ujërave të stuhive; Amortizimi i lartë i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza; Implementimi individual i gropave septike për ujërat e zeza në qytet; Furnizimi jo i rregullt me ujë të pijshëm i qytetarëve; Probleme për të mbuluar kërkesat për ujë të pijshëm dhe presionin e ujit; Shkarkime të ujërave të zeza të pa trajtuara nga bashkia Shkodër; Mos funksionim i stacionit të pompimit për shtytjen dhe shkarkimin e ujërave të zeza etj;

Në gamën e gjerë të gjetjeve paraprake dhe konsultimit publik të mbajtur nga Bashkia Shkodër u hartua edhe koncepti i plotë i projektit i cili u mendua të zbatohet në tre faza duke përfshirë: Faza I. Vlerësimin real të situatës i cili prodhoi vlerësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe përcaktimin e mundësive të ndërhyrjes;

Faza II. Planifikimi konceptual i projektit i cili prodhoi zhvillimin; dizenjimin dhe krahasimin e mundësive për përmirësimin e situatës;

Faza III. Studimi i Fizibilitetit i cili prodhoi dizenjimin paraprak të mundësive të përzgjedhura; planin e zbatimit; zhvillimin e strategjisë së zbatimit dhe përcaktimin e prioriteteve. Studimi i fizibilitetit për përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve dhe ujërave të pijshëm u mbështet në pesë komponentë si më poshtë:

1. Rehabilitimi dhe përmirësimi i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe kanaleve kulluese të ujërave të stuhive;

2. Zgjerimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe kanaleve kulluese të ujërave të stuhive;

3. Implementimi i trajtimit të ujërave të zeza, rehabilitimi, përmirësimi dhe zgjerimi i siste mit ekzistues të furnizimit me ujë të pijshëm;

4. Strukturimi i tarifave për të përballuar të gjitha kostot;

5. Përcaktimi i masave të nevojshme për përmirësimin e kapacitetit të shërbimeve të ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza;

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Përmirësimi i situatës së ujit të pijshëm dhe të ujërave të zeza në qytetin e Shkodrës për një periudhë afatmesme dhe afatgjatë deri në vitin 2030.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

44

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT:

Të lidhë sa më shumë familje në rrjet në mënyrë sa më ekonomike me sistemin e ujërave të zeza; Të rehabilitojë sistemin ekzistues aty ku është e nevojshme sipas kushteve ose kapaciteteve të limituara; Reduktimi i rrjedhës së ujit në sistemin e ujërave të zeza për të siguruar që ka kapacitete për rrjedhën e ujërave të zeza dhe reduktimin e kostos së pompimit të reshjeve (aktualisht në lumin Drin, nëse stacioni i pompimit përdoret dhe në të ardhmen të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza) Të mbrojë fushën e pusit nga veriu i qytetit duke limituar zhvillimin dhe pronat lidhëse të cilat janë në afërsi të fushës së se pusit tek sistemi i ujërave të zeza; Të grumbullojë ujërat e zeza në një vendndodhje të vetme përpara transferimit te Impianti i Trajtimit të Ujërave të Zeza në të ardhmen ose shkarkimi i tyre në lumin Drin në terma afatmesme dhe afatshkurtra. Lidhja e zonës industriale me sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe impjantin e trajtimit të tyre; Evitimi i derdhjes së ujërave industriale në lumin Kir; Vlerësimi i impakteve mjedisore nga shkarkimet e ujërave të zeza në ujërat natyrore mbitokësore dhe nëntokësore; Studimi social- ekonomik (aksesi tek uji i pijshëm dhe cilësia e ujit të pijshëm);

REZULTATET KRYESORE TË PROJEKTIT:

1. “Raporti i Konceptit të Projektit”, një koncepti afatgjatë dhe afatmesëm për të arritur përmirësimin e përballueshëm, realist dhe të qëndrueshëm të situatës së ujërave të zeza dhe kanalizimeve të ujërave të stuhive; Trajtimi i shkarkimit të ujërave të zeza me kërkesat e mjedisit. dhe përmirësimi i efiçencës së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm.

2.“Studimi i Fizibilitetit – Ujërat dhe Kanalizimet, projekti i Shkodrës” i cili ka trajtuar kra hasimin e opsioneve teknike të propozuara, përcaktimin e konceptit optimal teknik dhe indetifikimin e masave respektive në përmirësimin e kanalizimeve dhe sistemeve të kul- limit të reshjeve Krahasimi i opsioneve është mbështetur në zhvillimin dhe dizajnin konceptual të opsioneve teknike për grumbullimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e tyre, ujërave të shirave dhe depozitimin përfundimtar të ujërave të zeza dhe llumërave si dhe llogaritjen e kostove paraprake..

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

45

Aktorët e përfshirë në projekt:

Projekti i Ujërave dhe Ujërave të Zeza në Bashkinë Shkodër angazhoi aktorë dhe institucione publike, ekspert ndërkombëtarë dhe kombëtarë, kompani dhe/apo institucione të huaja të cilët kontribuuan në zbatimin e fazave të këtij projekti. Ndër aktorët kryesorë mund të përmendim: Bashkia Shkodër; SHA Ujësjellës Kanalizime Qytet, Shkodër; Kreditanstalt Für Ëideraufbau; KICO; KITTELBERGER, Consulting Engineers, The GKU Group, Projeksion SHPK kfv ENTËICKLUNGSBANK

REKOMANDIME

Projekti i ujërave dhe ujërave të zeza në Shkodër zhvilloi një koncept afatmesëm për të arritur përmirësim të situatës së ujërave të zeza dhe furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Shkodrës. Mbi bazën e këtij studimi u ndërtua edhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Shirokë me mbështetjen financiare të GEF/WB; instalimet e ujësjellësve dhe investime të tjera që u planifikuan në këtë studim të cilat synohet të zbatohen në të ardhmen. Mbështetur në studimin e fizibilitetit të projektit për ujërat dhe ujërave të zeza në Shkodër, grupi i ekspertëve që hartuan këtë studim dhanë rekomandimet e mëposhtme në terma afatmesëm: Fshatrat e pjesës veriore të Shkodrës (Dobraci dhe Golemi) si dhe ato dhe ato të pjesës jugore të qytetit (Bahcallëku dhe Bërdica) të lidhen në rrjet me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza të Shkodrës; Fshatrat e shpërndarë duhet te vazhdojnë me gropat septike; Shiroka dhe Zogaj duhet të trajtohen në veçanti; Ujërat industriale duhet te lidhen me ujërat e zeza dhe të trajtohen me ujërat komunale; Ujërat industriale duhet te kenë një rrjet të veçantë; Ujërat e zeza dhe ujërat e stuhive duhet të rehabilitohen si sisteme të ndara; Tarifa e pagesës për ujin e pijshëm dhe ujërat e zeza duhet të rritet me qëllim përmirësimin e shërbimit.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

46

Mësime të nxjerra nga programi

Kthimi i bregut të Liqenit në një zonë atraktive turistike është një objektiv afatgjatë që kërkon investime që t’i përgjigjen ruajtjes së mjedisit përreth bregut të Liqenit dhe ndalimit të ndërtimeve pa kriter. Zhvillimi i një vizioni të përbashkët për të ardhmen e zonës ndërkufitare dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta,financimit të sigurte dhe marrëveshjeve ndërkufitare. Koordinimi i aktivitete të përbashkëta në zbatimin e këtyre strategjive dhe planeve, duke përfshirë monitorimin e rezultateve.

PROJEKTI: 4.8

KONSERVIMI DHE PËRDORIMI I QËNDRUESHËM I BIODIVERSITETIT NË LIQENET E PRESPËS, OHRIT DHE SHKODRËS

REFERENCA: (CSBL)

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2012 - 2014

ZBATUAR NGA: GIZ dhe Ministritë përkatëse për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni dhe Greqi.

MBËSHTETUR NGA: Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (BMZ).

F.8 - Takim ndërkufitar mes vëndeve që ndajnë Liqenin e Ohrit, Prespës dhe Shkodres

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

47

Përmbledhje.

Tre liqenet e mëdha të Ballkanit Perëndimor, Liqeni i Ohrit,i Prespës dhe ai i Shkodrës, janë pjesë e basenit të më të madh të Drinit dhe ndahen mes Shqipërisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Liqenet kanë një pasuri të florës dhe të faunës që i kthen ato në një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë natyrore në Evropë. Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ shpk (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ GmbH) prej vitit 2012 ka zbatuar projektin për Ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në liqenet e Prespës, Ohrit dhe atë të Shkodrës”, CSBL, me iniciativa, procese dhe projekte të vendeve kufitare që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujërave dhe burimeve natyrore. Në fazën e parë të projektit, Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, BMZ, ka shpenzuar një fond prej rreth 2 milion eurosh ndërsa mbështetja në fazën e dytë të CSBL, me një investim 3 milion euro.

Krahas vënies në zbatim të një menaxhimi të përshtatshëm të ekosistemit në nivel kombëtar, është me rëndësi thelbësore, që këto tre vende të koordinojnë përpjekjet e tyre dhe të bashkëpunojnë në nivel rajonal në zbatimin e përbashkët të kuadrit rregullator të BE-së në menaxhimin e burimeve ujore dhe ruajtjen e natyrës, i cili është i detyrueshëm për tre vendet në rrugën e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian”.Megjithëse ato janë goxha të mbrojtura sipas ligjeve për konservimin e natyrës, humbja e biodiversitetit vazhdon. Cilësia e ujit nga njëra anë po shkatërrohet si pasojë e ujërave të zeza të bashkisë dhe e plehëruesve me kimikate. Nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë po ngrihen ndërtesa në zonat buzë Liqenit dhe asfaltohen sipërfaqe. Disa zona po vuajnë nga ndikimet e turizmit intensiv. Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi si palë nënshkruese të Konventës mbi Biodiversitetin dhe si vende kandidate të Bashkimit Evropian, janë të vendosura të marrin masa të cilat përmirësojnë statusin ekologjik të Liqeneve dhe të mbrojnë biodiversitetin. Kuadri logjik dhe strategjik për këto përpjekje përbëhet nga Direktiva e Bashkimit Evropian për Ujin, Legjislacioni i BE për konservimin e natyrës dhe Strategjia e BE mbi Biodiversitetin. Implementimi i tyre së bashku kërkon bashkëpunim të ngushtë rajonal. Mbështetja për sektorin e peshkimit po ofrohet nga Instituti i Peshkimit të brendshëm në Potsdam-Sacroë. Komunitetet lokale, organizatat për mbrojtjen e natyrës dhe shoqatat e peshkimit shërbejnë si partner bashkëpunues në vetë zonat liqenore. Ato këshillohen si të zbatojnë masat për mbrojtjen e diversitetit biologjik dhe përmirësimin e cilësisë ekologjike të liqeneve. Harmonizimi i rregullave të peshkimit sjell dhe promovimin e qëndrueshmërisë së aktiviteteve të peshkimit përtej kufijve.Partnerët kyç të bashkëpunimit në nivel rajonal përfshijnë komisionet e baseneve të lumenjve, në veçanti me Grupin Bërthamë të Drinit dhe autoritet menaxhuese të burimeve ujore.

Ky projekt u përqendrua në aktivitete kryesisht dialogu dhe partneriteti pasi përcaktimi i statusit ekologjik të ujërave ndërkufitare ishte fokusi kryesorë i produktit të këtij projekti.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

48

Në këtë kontekst aktiviteti kryesorë u përqendrua në: Krijimin e forumeve për dialog; Organizimin e eventeve për ndërgjegjësim publik duke vënë theksin tek modele të suksesshme të menaxhimit ndërkufitar të sipërfaqeve ujore në BE. Bashkëpunimi me Grupin Bërthamë të Drinit për të ndarë eksperienca dhe për të marrë pjesë në proceset e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave me Greqinë, si i vetmi vend anëtar i BE në Bregun e Drinit.

Qëllimi:

Projekti ka për qëllim të zhvillojë ekspertizën dhe të forcojë bashkëpunimin ndërministror, duke mbështetur ministritë dhe udhëzuar autoritetet e përgjegjshme për mjedisin, menaxhimin e ujit dhe peshkimit në përpjekjet e tyre për të zbatuar Direktivën Kuadër të Ujit (DKU) dhe legjislacionin e BE për konservimin e natyrës.

Objektivat:

Burimet natyrore të Liqenit menaxhohen në baza ndërkufitare dhe në përputhje me targetet e mbrojtjes së mjedisit dhe të biodiversititetit të BE.

REZULTATET KRYESORE:

Është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit mes projektit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Parkut Kombëtar Liqeni i Shkodrës (Mali i ZI), Agjencia Rajonale e Mjedisit dhe Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë ; Krijimi i grupeve të punës të përbërë nga përfaqësues të ministrive, autoriteteve, organizatave, institucioneve kërkimore dhe qendrave burimore për DKU, konservimin e natyrës dhe peshkimin të mbështetur nga GIZ, të cilat shërbejnë si platforma dijesh dhe shkëmbim njohurish. Mbikëqyrja e zbatimit të programeve, monitorimit dhe inspektimit në përputhje me DKU dhe legjislacionin e BE mbi konservimin e natyrës. Vendet partnere po përdorin rezultatet për raportet mandator për Komisionin Evropian mbi implementimin e Aquis të BE për Mjedisin.

Aktoret e përfshirë në projekt:

Për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm, komunitetet lokale, organizatat për mbrojtjen e natyrës dhe shoqatat e peshkimit, shërbejnë si partner bashkëpunues në vetë zonat liqenore. Ato këshillohen si të zbatojnë masat për mbrojtjen e diversitetit biologjik dhe përmirësimin e cilësisë ekologjike të liqeneve. Harmonizimi i rregullave të peshkimit sjell dhe promovimin e qëndrueshmërisë të aktiviteteve të peshkimit përtej kufijve.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

49

Ministria e Mjedisit e Shqipërisë; Ministria e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimit Klimatik të Greqisë; Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Fizik të Maqedonisë; Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe e Mjedisit te Malit të Zi; Komisionet e baseneve të lumenjve; Grupin Bërthamë të Drinit; Komisioni i breglumit Drin;

REKOMANDIME:

Kjo metodologji do të përdoret edhe për territore të tjera të vendeve bashkëpunuese për zonat e mbrojtura ose njësitë e baseneve lumore. Propozimi i masave për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore duke mbrojtur biodiversitetin dhe përmirësuar statusin ekologjik të liqeneve. Në terma afatgjatë ato do të inkorporohen në strukturën e Grupit Bërthamë të Drinit.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

50

Përmbledhje.

Iniciativa “Mbështetje e propozuar ndërkufitare për zonën e të Liqenit Shkodrës Rezerve Biosferë përmes një qasje pjesëmarrëse” erdhi si qasje e programit të UNESCO “Njeriu dhe Biosfera”, program i cili adreson zbatimin e masave për mbrojtjen e diversitetit biologjik, përmirësimin e cilësisë ekologjike të ekosistemeve dhe rritjen e alternativave ekonomike në rajon. Kjo iniciativë u iniciua nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me partnerin e saj lokal në Shkodër FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës dhe Green HOME në Mal të Zi.

PROJEKTI: 4.9

MBËSHTETJA E PROPOZUAR PËR ZONËN E LIQENIT TË SHKODRËS REZERVE BIOSFERE NDËRKUFITARE PËRMES QASJES ME PJESËMARRJE

REFERENCA: IPA CBC. Programi Shqipëri – Mali i Zi

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2010 - 2011

ZBATUAR NGA: Green Home – MNE, Instituti për Mbrojtjen e Natyrës (INCA) dhe FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës (FSLS) Shqipëri.

MBËSHTETUR NGA: Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Mal të Zi

F.9 - Takim me përfaqësuesit e UNESCO’s për programin “Njeriu dhe Biosfera”

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

51

Procesi për zbatimin e kësaj praktike startoi në vitin 2012 me ndërgjegjësimin dhe njohjen e konceptit “Njeriu dhe Biosfera – M&B” e cila parashikonte njohjen dhe pranimin e këtij koncepti në nivel ndërkufitarë nga autoritetet qendrore dhe lokale në të dyja anët e kufirit Shqipëri – Mali i Zi, organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetet lokale që jetojnë përreth brigjeve të Liqenit. Ky proces u shoqërua me takime dhe workshope me grupet e interesit dhe fushatë sensibilizuese me vizibilitet të lartë. Ndërkohë projekti angazhoi ekspert ndërkombëtarë për përgatitjen e bazës së të dhënave dhe përgatitjen e dosjes së dokumentacionit të nevojshëm për të aplikuar pranë Sekretariatit EuroMAB për shpalljen e ekosistemit Liqeni i Shkodrës/Skadar “Rezerve Biosfere Ndërkufitare” përgatitja e dokumentacionit dhe dosjes së plotë të aplikimit kërkoj angazhim të të gjitha strukturave përgjegjëse përfshi këtu edhe Komitetin Kombëtar “Njeriu dhe Biosfera” në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Njëkohësisht plotësimi i formularit tip për nominimin e “Liqenit të Shkodrës/Skadar – Rezervë Biosfere Ndërkufitare” kërkonte harmonizimin e rregullave të forta të menaxhimit të qëndrueshëm dhe aktiviteteve në rajon.

Ky projekt u përqendrua në aktivitete kryesisht dialogu dhe partneriteti pasi përcaktimi i statusit Biosfere Rezerve në nivel ndërkufitare ishte fokusi kryesorë i produktit të këtij projekti. Në këtë kontekst aktiviteti kryesorë u përqendrua në: Organizimin e takimeve për ndërgjegjësim publik duke vënë theksin tek modele të suksesshme të zonave Rezervë Biosfere Ndërkufitare; Konsultime publike për konceptin M&B; Hartimin e formularit tip dhe dosjes së aplikimit Përgatitjen e Vlerësimit Institucional & Kornizës Ligjore të rajonit ndërkufitarë Shqipëri – Mali i Zi për zbatimin e konceptit M&B;

Zbatimi i këtij projekti është qasur si bashkëpunim i ngushtë me autoritetet lokale dhe nacionale (Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Bashkinë Shkodër dhe Koplik, komunat tjera, etj) dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Kombëtar për UNESO në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Vlen të prezantohet fakti që ky projekt ndërkufitarë zgjoi interesin e UNESCO e cila mbështetur në rezultatet e këtij projekti (IPA CBC Program 2007) pasoi mbështetjen financiare të organizatave INCA, FSLS & Green HOME për përmbushjen e objektivit Drejt Shpalljes së Liqenit të Shkodrës/Skadar – Rezervë Biosfere Ndërkufitare, projekt i cili realizoi: Studime mbi turizmin dhe qeverisjen në Mal të Zi dhe Shqipëri; Diskutime dhe negociata me autoritet qendrore; Përgatitjen e propozimit të parë të zonimit/hartën; Përgatitjen e projekt dosjes së emërimit dhe krijimin e një Komiteti të MAB në Shqipëri.

Projekti në vijim i mbështetur nga UNESCO kishte si qëllim të vlerësojë potencialet dhe mundësitë sa i përket planeve dhe kornizës ligjore përmes qasjes pjesëmarrëse kryesisht duke kryer intervista me palët relevante në të dy anët e kufirit (Shqipëri dhe Mali i Zi).

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

52

Zbatimi i kësaj praktike u konsiderua sfide nga aktorët ndërkombëtare (UNESCO) pasi të dy vendet Shqipëria dhe Mali i Zi u përballen me një proces të vështirë për të përfunduar dhe paraqitur dosjen e nominimit pasi aktivitetet ishin të drejtuara drejt prodhimit të një studimi fizibiliteti për të krijuar Rezervën Biosferë Ndërkufitare për zonën e Liqenit të Shkodrës / Skadar.

Ndaj dhe komponenti kryesorë i këtij projekt dhe rezultatet i tij ishte Studimi i fizibilitetit për përcaktimin e Liqenit të Shkodrës, Rezervë e Biosferës Ndërkufitare. Përmes këtij projekti UNESCO informoj aktorët relevant me iniciativën, dhe njëkohësisht vlerësoj kapacitetet, vullnetin, planet e ardhshme, pengesat dhe preferencat e secilit prej aktorëve në shënjestër UNESCO-s ( Byroja Rajonale për Shkencën dhe Kulturën në Evropë).

Qëllimi:

Qëllimi i projektit ishte që të kontribuojë në mbrojtjen e biodiversitetit duke promovuar zbatimin e një mbrojtje ndërkufitare përmes aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve dhe për të mbështetur përpjekjet e deritanishme të qeverive për një qasje më të suksesshme dhe politikë efikase, duke plotësuar boshllëqet në nivel kombëtar dhe ndërkufitar e deri në plotësimin e kërkesës së standardeve të BE-së.

Projekti ka synuar përgatitjen e bazës së të dhënave dhe ndërgjegjësimin e komuniteteve në të dyja anët e Liqenit për shpalljen e zonës “Rezervë Biosfere Ndërkufitare” sipas konceptit Njeriu dhe Biosfera (M&B)

Objektivat:

Burimet natyrore të Liqenit menaxhohen në baza ndërkufitare dhe në përputhje me tragetet e mbrojtjes së mjedisit dhe të biodiversitetit të BE.

REZULTATET KRYESORE:

Marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar me Forumin Ndërkufitar Liqeni i Shkodrës (FSLS Shqipëri dhe FMLS Mali i Zi); Memorandumi i Mirëkuptimit me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në Shqipëri të nënshkruar. Memorandumi i mirëkuptimit për krijimin e Grupit të Punës dhe Komitetit Drejtues për Liqeni i Shkodrës Rezerve Biosferë është nënshkruar; Krijimi i grupeve të punës të përbërë nga përfaqësues të ministrive, autoriteteve, organizatave, institucioneve kërkimore dhe qendrave burimore për DKU, konservimin e natyrës dhe peshkimin të mbështetur nga GIZ, të cilat shërbejnë si platforma dijesh dhe shkëmbim njohurishë. Vendet partnere (Shqipëri – Mali i Zi) përdorën rezultatet e këtij projekti për të hartuar raportet mandator për Komisionin Evropian mbi implementimin e Aquis të BE për Mjedisin.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

53

Projekti siguroi qëndrueshmërinë në rajon pasi vazhdimi i kësaj praktike u pasua nga mbështetja e UNESCO në vitet 2013-2014 nën siglën “Drejt nominimit Liqeni i Shkodrës / Skadar si Rezervë e Biosferës Ndërkufitare; Manuali i Trajnimit: Drejt rezervës ndërkufitare të biosferës së Liqenit të Shkodrës miratuar nga zyra e UNESCO-s në Venecia është përgatitur dhe shpërndare për aktoret; Version Draft i formës së nominimit për zonën e propozuar është përgatitur; Si rrjedhojë e rezultateve të bashkëpunimit të dy vendeve dhe Organizatave të Shoqërisë Civile që zbatuan projektin “Mbështetja e propozuar ndërkufitare Rezerva Biosferë e zonës së Liqenit të Shkodrës/Skadar përmes një qasje pjesëmarrëse”, UNESCO pasoi me një mbështetje tjetër financiare për vijimin e punës në rajonin Liqeni i Shkodrës; Projekti me mbështetjen e programit të Pjesëmarrjes të mbështetur nga UNESCO u zbatua në 2012 -2013 Raporti mbi studimin e fizibilitetit për krijimin e Rezervës Biosferë është përgatitur dhe është bazë aplikimin e kësaj iniciative në rajon.

Aktoret e përfshirë në projekt:

Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave e Shqipërisë;

Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe e Mjedisit te Malit të Zi;

UNESCO Bashkia Shkodër dhe Bashkia Koplik Organizata të Shoqërisë Civile Autoritetet vendore përgjegjëse për menaxhimin e burimeve natyrore ;

REKOMANDIME:

Studimi i fizibilitetit i hartuar në kuadër të këtij projekti duhet të shërbejë kurdoherë si bazë për zbatimin e iniciativës “Liqeni i Shkodrës – Rezerve Biosfere ndërkufitare” Draft i përgatitur i formës së nominimit për zonën e propozuar duhet të shërbejë si bazë për nominimin e zonës në të ardhmen;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

54

PROJEKTI: 4.10

“MBËSHTETJE PËR MENAXHIMIN E QËNDRUESHËM E AFATGJATË TË LIQENIT NDËRKUFITAR TË SHKODRËS”

REFERENCA: Bidiversiteti

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2013-2015

ZBATUAR NGA: IUCN – Zyra rajonale Beograd në partneritet me Green Home MNE dhe INCA AL

MBËSHTETUR NGA: Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike (CEPF)

Përmbledhje.

Përmirësimi i praktikave dhe kapaciteteve për menaxhimin e zonave të mbrojtura përbën fokusin kryesor të projektit “Mbështetja afatgjatë për menaxhimin e qëndrueshëm ndërkufitar të Liqenit të Shkodrës”. Projekti ka startuar si nevojë e njohjes dhe zbatimit të praktikave që sigurojnë qëndrueshmëri në ruajtjen dhe konservimin e natyrës. Më konkretisht ky projekt synon të nxisë menaxhimin efektiv të biodiversitetit të Liqenit të Shkodrës, kufi natyror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Duke qenë më i madhi në Gadishullin Ballkanik, Liqeni i Shkodrës ka dëshmuar një numër marrëveshjesh politike ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për ruajtjen dhe menaxhimin e përmirësuar të tij i shtohet edhe projekti i IUCN-s me partnerët e saj, mbështetur në përvojën e gjatë në mbrojtjen e mjedisit, IUCN synon të krijojë një platformë të këmbimit ndërkufitar për autoritetet e zonave të mbrojtura dhe aktorëve të tjerë për të punuar së bashku dhe për të siguruar të ardhmen e qëndrueshëm të liqenit të përbashkët.

F.10 - Pamje nga takimi i prezantimit të projektit në Shkodër

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

55

Qëllimi:

Qëllimi i IUCN është të krijoje një rrjet aktorësh nga Shqipëria dhe Mali i Zi që të bashkojë dhe të mbështesë punën e tyre për menaxhimin e qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës.

Objektivat: Forcimi i zbatimit të ligjit për zonat e mbrojtura; Nxitja e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura; Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e biodiversitetit midis aktorëve kryesorë dhe menaxhereve të burimeve natyrore.

REZULTATET KRYESORE

Praktikat dhe kapacitetet e autoriteteve kombëtare për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe Mal të Zi janë përmirësuar; Platforma e shkëmbimit ndërkufitar për autoritetet e zonave të mbrojtura dhe palët e interesuara është përcaktuar; Aktivitetet ilegale janë zvogëluar duke forcuar zbatimin e ligjit; Pjesëmarrja e organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura është rritur; Transparencë në rritje dhe vetëdije e ngritur në mesin e aktorëve kryesorë dhe menaxherëve të burimeve për rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit;

Aktoret e përfshirë në projekt:

Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave e Shqipërisë; Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe e Mjedisit te Malit të Zi; Këshilli i Qarkut Shkodër Organizata të Shoqërisë Civile Autoritetet vendore përgjegjëse për menaxhimin e burimeve natyrore ; Ndërmarrja Publike e Parqeve Kombëtare në MNE; Drejtoria e Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës në MNE Administrata e Zonave të Mbrojtura pranë Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Shkodër.

REKOMANDIME:

Projekti vijon zbatimin...

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

56

PROJEKTI: 4.11

MARUBI- NJË MODEL BASHKËPUNIMI PËR PROMOVIMIN E TURIZMIT NDËRMJET SHKODRËS DHE ULQINIT

REFERENCA: CRIS No. 287 – 027

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2012 - 2014

ZBATUAR NGA: Bashkia Shkodër & Bashkia e Ulqinit

MBËSHTETUR NGA: Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike (CEPF)

PËRMBLEDHJE:

Projekti është zhvilluar në kuadër të programit për Bashkëpunimin Ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi, i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ka synuar promovimin e turizmit në rajonin e Ulqinit dhe të Shkodrës përmes shfrytëzimit të trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore të dy vendeve. Partneret udhëheqës në këtë projekt janë Komuna e Ulqinit dhe Bashkia e Shkodrës, duke përfshirë dhe Organizatën Turistike të Ulqinit, Muzeun e Ulqinit, Fototekën Marubi dhe OJQ në FOKUS Europe nga Brukseli. Fototeka Marubi e vetmja e këtij lloji në Ballkan e më gjere, gjendet në qytetin e Shkodrës, aty ku shtrihet edhe liqeni më i madh i gadishullit të Ballkanit. Duke konsideruar thesaret e mëdha natyrore, kulturore, historike, etnike, turistike dhe shoqërore të këtij rajoni, projekti bilateral MARUBI, “Model Bashkëpunimi për Promovimin e Turizmit” u fokusua kryesisht në përgatitjen dhe prezantimin e ekspozitave të ndryshme në të dy vendet fqinje por edhe

F.11 - Pamje nga çelja e ekspozitës MARUBI në Shkodër

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

57

në Bruksel, si një nga vendet ku kjo qasje mund të tërheq vëmendjen e komunitetit të donatoreve dhe BE! Ndërkohë projekti adresoi kulturën, traditën, vlerat natyrore dhe etnike përmes festivaleve artistike dhe publikimit të materialeve të ndryshme për promovimin e rajonit Liqeni i Shkodrës dhe marketingun e rajonit ndërkufitar. Aktivitetet e projekti janë ndarë në dy faza: faza e punës paraprake dhe faza e implementimit të aktiviteteve.

Faza paraprake përfshin:

Census Strategjik i “Pasurisë Marubi” me nën aktivitetet: krijimi i grupit të ekspertëve; konferenca e prezantimit të projektit; përgatitjen e hartës së Pasurisë Marubi dhe krijimin e aktivizimin e Komitetit Drejtues Bilateral; Plani i Fizibilitetit i “Marubi Route” me nën aktivitetet: Analizë e kushteve territoriale (mjedisore, ekonomike, kulturore); hartëzimi i burimeve territoriale, misionin eksplorues dhe hartëzimin e “Marubi Route”;

Më pas janë zbatuar aktivitetet sipas kalendarit të aktiviteteve të parashikuar në projekt: Hartimi i Censusit Strategjik i Pasurisë Marubi; Analizë strategjike e “Pasurisë Marubi”; Vlerësimi i Potencialeve për promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik ndërkufitarë; Hartimi i Planit te Fizibiliteti për “Marubi Route – Mundësi për zhvillim”; Zbatimi i “Marubi Route”: Prodhimi dhe instalimi i posterave; realizimi i ekspozitave të përhershme dhe Itineraret e Marubit dhe promovimi i “Marubi Route”; Rritje kapacitetesh operatorët turistikë dhe ekonomikë në nivel ndërkufitar; Krijimi i faqes së internetit “Marubi Route”; Promovimi i ofertës së re turistike; Aktivitete të “Marketingut Territorial“ në nivel lokal; Krijimi i sporteleve Marubi pranë Fototekës Kombëtare Marubi – Shkodër dhe Muzeut Etnologjik – Ulqin; Projekti ka ofruar edhe fushatë marketingu përmes aktiviteteve të mëposhtme: Prodhimi i një videoje të “Marubi Route” dhe publikimi i saj në faqen e internetit; Është hartuar plani Marketing për promovimin e “Marubi Route”; Është organizuar festivali “Marubi” në Shkodër dhe në Ulqin për të tërhequr turistë dhe fotografë si dhe një buletin si mjeti kryesor i komunikimit për aktorët në të dy anët e projektit.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

58

Aktivitete të “Marketingut Territorial “ në nivel Evropian kanë qenë pjesë e zbatimit të këtij projekti. Në këtë kontekst vlen të përmendet prezantimi i ekspozitës “Marubi Route” në Bruksel e cila u prezantua në mjediset e Parlamentit Evropian; Njëkohësisht Turneu ndërkombëtar me gazetarë ka qenë pjesë e komponentit marketing të këtij projekti.

QËLLIMI:

Projekti kishte qëllim promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar me synim rritjen e vlerave të përbashkëta kulturore (në veçanti “Thesarin Marubi”) dhe potencialet mjedisore (bukuritë natyrore, peizazhe, ekosistemi Liqeni i Shkodrës, & Lumi Buna) si burime të përbashkëta mes dy vendeve Shqipëri dhe Mali i Zi. Përmirësimi i këtyre potencialeve synon te promovojë zhvillimin ekonomik të të dyja anëve të kufirit.

Objektivi

Hartimi dhe eksperimentimi i një modeli ndërkufitar për të promovuar prurjet turistike, kulturore dhe mjedisore në rajon.

Rezultatet Kryesore:

Rezultatet kryesore të aktiviteteve të projektit janë të lidhura me promovimin projektit tek qytetarët, ndërgjegjësimin që ata ndajnë së bashku një pasuri unike që ka nevojë të promovohet dhe të vlerësohet, si dhe të përdoret për të zhvilluar turizmin e qëndrueshëm në zonë. Me zhvillimin e konceptit të “Marubi Route” është promovuar dhe Trashëgimia Kulturore e zonës.

Janë identifikuar dhe mbledhur të gjithë elementet e pasurisë Marubi; Janë krijuar dhe kanë funksionuar suksesshëm Komitetet Drejtuese Bilaterale; Janë mbledhur dhe arkivuar 1500 foto (një pjesë e tyre në lente origjinale); Qytetarët e Shkodrës janë ndërgjegjësuar në lidhje me pasurinë Marubi; Koncepti i Marubit është zhvilluar suksesshëm; Oferta e re turistike gjeneroi me sukses studimin e fizibilitetit të Marubit; Marubi Route është organizuar dhe ka pasur një impakt të madh në Shkodër duke e transformuar atë në një Muzeum të Hapur për të gjithë; Koncepti i Festivalit dhe Çmimeve është zhvilluar në mënyrë të suksesshme; 60 foto të instaluara në Shkodër; 10 Stenda informative dhe 10 Stenda Informative/Harta janë instaluar në Pedonalen kryesore të qytetit; 4 stenda të mëdha afishimi janë instaluar në hyrje të Shkodrës;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

59

250 reklama dhe 2000 fletëpalosje janë printuar dhe shpërndarë në të gjithë qytetin e Shkodrës; 1000 broshura “Marubi Route” janë printuar dhe shpërndarë në rajon; Set me kartolina të shpërndara në të gjithë vendin përmes rrjetit mania kartolina; 1 Video promovim i “Marubi Route” dhe Festivalit është transmetuar nga Top- Channel. TV dhe DIGITALB; 100 DVD promocioni; 1000 kopje broshure; 4 numra gazete në 2 gjuhë (Shqip dhe Anglisht); 1000 kartolina;

Aktoret e përfshire në projekt:

Projekti ka pasur një shtrirje në të dy vendet AL-MNE dhe si i tillë janë përfshirë: Bashkia Shkodër & Bashkia Ulqin; Organizata me Bazë Komunitare në AL dhe MNE; Muzeu Marubi; OJF dhe kategori të ndryshme profesionistësh; Organizata kërkimore, individë, të rinj etj;

Rekomandime:

Duke pasur një ndikim të gjerë tek kategori të ndryshme, projekti është vlerësuar i suksesshëm në zbatimin e të gjitha aktiviteteve brenda dhe jashtë vendit; Nga Ministria e Turizmit është shfaqur interes i veçantë për projektin dhe është rekomanduar që ata të përfshihen pas përfundimit të projektit në takime të ndryshme që të mund të organizojnë ditë të MARUBIT si vazhdimësi e projektit; Ne mënyrë që të ketë qëndrueshmëri në promovimin e turizmit, kulturës dhe të ketë ndjeshmëri mjedisore, projekti theksoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve të cilët krijojnë ndërgjegjësim për pasurinë unike që ata kanë; Të dy partnerët kryesorë të projektit kanë shprehur gatishmërinë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin e nisur me këtë projekt duke aplikuar për Marubi 2; Pala shqiptare ka vlerësuar rëndësinë e një bashkëpunimi afatgjatë për promovimin e Arkivit Marubi, kulturës, turizmit dhe territorit;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

60

PROJEKTI: 4.12

VALORIZIMI I TRASHËGIMISË ETNO-GASTRONOMIKE NË LIQENIN E SHKODRËS

REFERENCA: IPA 2007-2008 CBC ALB-ME

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2011 -2012

ZBATUAR NGA: Qendra për Nisma të Turizmit të Qëndrueshëm (CSTI) në bashkë-punim me Qendrën për Studime Rurale dhe Bujqësisë Ndërkombëtare (CERAI) dhe Qendra e Burimeve të Permakulturës (QBP) në Shkodër

MBËSHTETUR NGA: Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi dhe Shqipëri Programi IPA CBC AL-MNE

Përmbledhje:

Sektori i turizmit përfaqëson sot një nga elementet kryesore të integruara në Strategjitë Kombëtare për Zhvillim në Shqipëri dhe Mal të Zi për të luftuar kundër varfërisë dhe për të diversifikuar alternativa ekonomike lokale me qëllim promovimin e modelit të qëndrueshëm dhe të integruar të zhvillimit.

Modeli i ri i turizmit integron valorizimin e resurseve lokale, burimet prodhuese, shërbime, peisazhet, burimet historike dhe kulturore në përputhje me strategjitë kombëtare të zhvillimit dhe turizmit rural. Zhvillimi i modeleve të reja të turizmit kontribuon në integrimin të funksioneve tradicionale të këtij sektori duke inkurajuar rritjen e burimeve fitimprurëse dhe përmirësimin e nivelit të të ardhurave dhe mundësitë e punësimit për popullsinë lokale.

Qendra për Nisma të Turizmit të Qëndrueshëm (CSTI) në bashkëpunim me Qendrën për Studime Rurale dhe Bujqësisë Ndërkombëtare (CERAI) dhe Qendra e Burimeve të

F.12 - Momente nga takimet bilaterale dhe organizimi i panaireve të përbashkëta AL- MNE

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

61

Permaukultres (QBP) në Shkodër ishin partnerët zbatues për një projekt 18 mujor të titulluar: Valorizimi i trashëgimisë Etno-gastronomik të Liqenit të Shkodrës . Ky projekt u financua nga programi IPA CBC, CERAI, Ministria e kulturës dhe Sporteve në Mal të Zi dhe u zbatua nga organizatat partnere në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte ripërtëritje e zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik të rajonit ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke promovuar një model të ri të turizmit të integruar të bazuar në produktet cilësore lokale, shërbimet dhe trashëgiminë natyrore, historike dhe kulturore.

Objektivi specifik ishte zhvillimi i produktit turistik ndërkufitar përmes rrugës etno-gastronomike në zonën e Shkodrës dhe të Liqenit si ekosistemi që bashkon dy vendet fqinje. Grupet e interesit përfshinin konsumatorët, kategoritë profesionale dhe autoritetet lokale, ndërsa përfituesit përfundimtarë ishin prodhuesit vendorë, agjentët ekonomikë lokalë dhe sipërmarrësit e kuzhinës, komunitetet tradicionale, turistët dhe artizanët.

Projekti nxiti grupet e interesit për të vlerësuar trashëgiminë etnike dhe traditën e gatimit si mekanizma efecient për të krijuar modele të reja endogjene të turizmit në rajonin ndërkufitarë Liqeni i Shkodrës. Sakaq kjo qasje e projektit tentoi të prodhojë dhe gjenerojë potenciale të reja ekonomike në të dy vendet fqinje, e veçanërisht në zonën e Liqenit të Shkodrës, ku turizmi është element i rëndësishëm për diversifikimin e ekonomisë dhe kulturës lokale.

Zbatimi i kësaj praktike në rajon ishte një platformë e dukshme për promovimin e bizneseve lokale të cilat punonin në fushën e bujqësisë, agro- industrisë, trashëgimisë kulturore, mikpritjen, kulinari dhe sektorëve të turizmit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Së paku 30 biznese të përzgjedhura nga industria e kulinaris dhe mikpritjes, 15 prodhuesit vendor me vlera të trashëgimisë etno-gastronomike, 15 artizanë të zgjedhur, dhe 65 produkte tradicionale etno-gastro u integruan në ofertën e re të vënë në dispozicion të komunitetit të biznesit të turizmit në nivel ndërkufitarë. Kjo praktikë prodhoi të paktën 3 paketa turistike të përbashkëta që aplikohen nga operatorët turistik në AL dhe MNE.

Qëllimi i projektit:

Forcimi i zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik të rajonit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes promovimit të një modeli të ri të turizmit integral bazuar në produktet cilësore vendore, shërbimet, trashëgiminë natyrore, historike dhe kulturore.

Objektivat e projektit:

Zhvillimi i turizmit ndërkufitar përmes ripërtëritjes së trashëgimisë etnike dhe traditës së gatimit në zonën e Liqenit të Shkodrës. Ringjallja e zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik të rajonit ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke promovuar një model të ri të turizmit të integruar të bazuar në produktet cilësore lokale, shërbimet dhe trashëgiminë natyrore, historike dhe kulturore.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

62

REZULTATET KRYESORE:

Programi bilateral “Valorizimi i trashëgimisë Etno-gastronomike në Liqenin e Shkodrës” synoi krijimin e një modeli të ri të turizmit integral bazuar në produktet cilësore vendore, shërbimet, trashëgiminë natyrore, historike dhe kulturore.

Rezultatet kryesore të këtij programi ishin: Integrimi i bizneseve të përzgjedhur nga industria e mikpritjes në paketa turistike; Krijimi i rrjetit të prodhuese Etno-gastronomik ndërkufitarë për zhvillimin e vlerave të trashëgimisë; Forcimi i bashkëpunimit mes artizanëve të të dy vendeve AL-MNE; Prodhimi dhe operacionalizimi i tri paketave turistike ndërkufitare Shqipëri – Mali i Zi.

Gama e produkteve të këtij projekti ka qenë e gjerë dhe specifike por ne po listojmë disa prej tyre si më poshtë:

a) Mbledhja dhe përpilimi i hartës rajonale ndërkufitare etno-gastronomike të trashëgimisë materiale dhe jo materiale;

b) Zhvillimi i konceptit të turizmit të qëndrueshëm dhe studimit të modeleve për mena- xhimin e tyre;

c) Zhvillimi i Programit të ngritjes së kapaciteteve për t’iu përgjigjur nevojave të identifikuara direkt brenda grupeve të synuara dhe përfituesve;

d) Një vizitë studimore për shkëmbimin e përvojave në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi;

e) Organizimi i një Panairi të madh promovues në zonën e projektit ndërkufitar;

f) Zhvillimi dhe shpërndarja e materialeve promovuese;

g) Prodhimi dhe Instalimi i infrastrukturës dukshme për veprimet e vizibilitetit e cila i referohet tabelave dhe shenjave;

h) Krijimi dhe mirëmbajtja e faqes së internetit për Trashëgiminë etno-gastronomike të Liqenit të Shkodrës;

i) Prezantimi zyrtar i projektit i organizuar në Shqipëri dhe Mal të Zi.

AKTORET E PËRFSHIRE NË PROJEKT:

Projekti ka ofruar risi në angazhimin e shumë aktorëve për implementimin e tij. Rezultatet e projektit janë arritur përmes inputeve të shumë aktorëve që përfaqësojnë një shumëllojshmëri institucionesh, komuna dhe bashki në të dy anët e projektit AL & MNE. Aktorët e përfshirë në program janë listuar me poshtë:

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

63

Qendra për Studime Rurale dhe Bujqësi Ndërkombëtare Qendra e Burimeve të Perma-kulturës në Shkodër Bashkitë Podgoricë, Bar, Cetinje dhe Ulcinj në MNE Qendra për Nisma Turizmit të Qëndrueshëm (CSTI)

Rekomandime

Projekti “Valorizimi i trashëgimisë etno-gastronomike në liqenin e Shkodrës” ishte një shembull konkret i bashkëpunimit ndërkufitar midis dy vendeve Shqipëri dhe Mali i Zi duke vendosur bazat për zhvillimin, promovimin dhe realizimin e konceptit etno-gastronomik në rajonin e Liqenit të Shkodrës. Mbi bazën e këtij koncepti u synua zhvillimi i produktit turistik ndërkufitar përmes rrugës etno-gastronomike në zonën e liqenit të Shkodrës. Projekti adresoi për të ardhmen rekomandimet e mëposhtme: Rezultatet e këtij projekti duhen përdorur për përpilimin e hartave të trashëgimisë dhe aseteve etno-gastronomike lokale, përpilimin e hartave për shërbimet në dispozicion dhe të produkteve, për të hartuar oferta të reja në zonën e Liqenit të Shkodrës. Rezultatet e këtij projekti duhet të shërbejnë për përmirësimin dhe standardizimin e mallrave dhe shërbimeve etno-gastronomike, zhvillimin dhe promovimin si dhe realizimin e konceptit etno-gastronomik në rajonin e liqenit të Shkodrës për të valorizuar potencialin e vërtetë ndër-kufitar të tij. Hartimin e ofertave të reja turistike ndërkufitare në zonën e Liqenit të Shkodrës; Përmirësimin dhe standardizimin e mallrave dhe shërbimeve etno-gastronomike; Unifikimin e strukturave për menaxhimin turizmit në Liqenin e Shkodrës me atë të Malit të Zi me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të rajonit ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi; Hartimin dhe implementimin e strategjisë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajonin Liqeni i Shkodrës si një ndër industritë kyçe të zhvillimit të rajonit dhe sigurimit të cilësisë së jetës për popullsinë lokale; Mësime të nxjerra nga programi

Burimet e përbashkëta natyrore janë baza kyçe e bashkëpunimin ndërkufitar, zhvillimin e turizmit dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë lokale; Qëndrueshmëria e bashkëpunimit ndërkufitar kërkon integrimin e institucioneve qendrore dhe lokale në shumë nivele si dhe shkëmbimin dhe promovimin e eksperiencave të etno-gastronomisë si një model i ri i turizmit; Zhvillimi i modeleve të reja të turizmit në të ardhmen do të kontribuojë në përmirësimin e nivelit të të ardhurave dhe mundësitë e punësimit për popullsinë lokale;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

64

PROJEKTI: 4.13

KRYERJA E PLANIT TË INTEGRUAR TË MENAXHIMIT MJEDISOR NË NIVEL LOKAL, NË EKOSISTEMIN E LIQENIT TË SHKODRËS - EMA PLAN

REFERENCA: IPA CBC 2007-2013 AL-MNE, 2007-2013. EuropAid/130-293/L/ACT/IPA

PERIUDHA E ZBATIMIT: 2011 -2013

ZBATUAR NGA: Qendra Kërkimore për Zhvillim Rural (RCRD) Shqipëri; Shoqata “GREEN HOME” Podgoricë; Union Business of Ulcinj , Mali i Zi dhe Shoqata” Yl-ber” Shkodër.

MBËSHTETUR NGA: Delegacioni i Bashkimit Evropian AL-MNE

Përmbledhje:

Ky projekt është zbatuar në kuadër të IPA Cross-Border Programme Albania-Montenegro, 2007-2013 dhe ka qenë pjesë e Programit “Economic, Environment and Social Development Grant Scheme” , ka pasur në fokus krijimin e një plani të menaxhimit mjedisor të integruar të ekosistemit të Liqenit të Shkodrës (burim i përbashkët natyror mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.)

Projekti u fokusua në hartimin e disa studimeve si :

Fokusi i Studimit 1 : Tematika e të cilit ishte menaxhim i mjedisit dhe zhvillimi ekonomik në rajonin e Liqenit të Shkodrës. Ky studim ofroi një pasqyrë dhe analizë për administrimin dhe mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës, si dhe potencialet për zhvillimin ekonomik të rajonit, bazuar në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Ky studim, gjithashtu, ofroi një pasqyrë të projekteve të zbatuara në rajonin e Liqenit te Shkodrës nga organizata të ndryshme në dekadën e fundit.

Fokusi i Studimit 2: Vlerat natyrore dhe ndotja antropogjenike të rajonit. Studimi ofroi një pasqyrë të karakteristikave mjedisore të rajonit të Liqenit të Shkodrës të vendosura në kontekste të përdorimit të tyre të mundshëm të qëndrueshëm. Përveç kësaj, Studimi 2 siguroi kuadrin legjislativ, menaxhimin aktual të Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, kuadri dypalësh i Marrëveshjeve ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, situata social-ekonomike dhe përfundon me analizën SWOT. Ky studim krijoi baza të fuqishme për implementimin e një plani të menaxhimit mjedisor dhe programi të monitorimit mjedisor duke kontribuar në menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të trashëgimisë natyrore të një zone të rëndësishme si ekosistemi i Liqenit të Shkodrës.Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte të krijonte një plan të menaxhimit të mjedisit në këtë ekosistem.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

65

Qëllimi i projektit:

Projekti kishte si qëllim të kontribuonte për zbatimin efektiv të planit të menaxhimit mjedisor dhe programit të monitorimit të mjedisit, për rritjen e bashkëpunimit në të dy anët e kufirit dhe gjithashtu në ruajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të një zone të rëndësishme të trashëgimisë natyrore si ekosistemi i Liqenit të Shkodrës.

Objektivat: Përmirësimi i kapaciteteve menaxhuese të administratorëve të mjedisit në të dy anët e kufirit përmes vlerësimit problemit dhe hartimin e një dokumenti themelor si plani i Integruar i Menaxhimit Mjedisor (IEMP); Hartimi dhe zbatimi i një Programi të përbashkët të monitorimit të indikatorëve të mjedisit si dhe transferimi, vëzhgimi, vlerësimi dhe komentimi i kapaciteteve në nivel lokal në të dyja anët e kufirit. Inkurajimi i transferimit të njohurive, “praktikave të mira” për fermerët e zonës nën studim, duke dhënë nxitjen e duhur për të mbështetur menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

REZULTATET KRYESORE:

Praktika bilaterale “Kryerja e planit të integruar të menaxhimit mjedisor në nivel lokal në ekosistemin e Liqenit të Shkodrës”, zbatimin efektiv të planit të menaxhimit mjedisor dhe programit të monitorimit të mjedisit, rritjen e bashkëpunimit në të dy anët e kufirit dhe kontributi në ruajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të një zonë të rëndësishme të trashëgimisë natyrore si ekosistemi i Liqenit të Shkodrës.Komponentët kryesore të këtij programi që prodhuan dhe rezultate të prekshme, ishin studimet e përbashkëta : a) menaxhim i mjedisit dhe zhvillimi ekonomik në rajonin e Liqenit të Shkodrës; b) vlerat natyrore dhe ndotja antropogjenike e rajonit; c) kuadri ligjor dhe situata social-ekonomike. Arritjet e të këtij programi kanë qenë si më poshtë: Krijimi i dy dokumenteve strategjike; Rishikimi, vlerësimi dhe klasifikimi i statusit të habitateve dhe specieve, bazuar ne kushtet e ekzistuese të Liqenit (përgatitja e bazës të të dhënave); Vlerësimi i faktorëve kërcënues të biodiversitetit të Liqenit, veçanërisht atij ujor dhe pyjeve. (Hartimi i veprimeve që garantojnë mbrojtjen e tyre). Përmirësimi i zhvillimit të kapaciteteve në menaxhimin e mjedisit në dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel lokal të burimeve natyrore nëpërmjet krijimit dhe funksionimit të programit të monitorimit dhe kurseve të trajnimit; Rritja e ndërgjegjësimit të aktorëve të interesuar për menaxhimin e mjedisit dhe në veçanti në ruajtjen e pasurive natyrore përmes aktiviteteve, si kurse trajnime, seminare, konferenca.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

66

Aktorët e përfshirë në projekt:

Projekti ka angazhuar shumë aktorë për zbatimin e këtij programi. Rezultatet e projektit janë arritur përmes aktivizimit të shumë aktorëve të përfaqësuar nga institucione dhe organizata të ndryshme. Aktorët e përfshirë në projekt janë të shumtë dhe janë listuar si më poshtë: Ministria e Mjedisit, Administrata e Pyjeve dhe Ujërave, Administrata e Liqenit të Shkodrës , Prefektura e Shkodrës, Këshilli i Qarkut Shkodër, Komunat e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, si dhe aktorë të tjerë të ndryshëm Universiteti “Luigj Gurakuqi” UT – Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Rekomandime

Projekti “Kryerja e planit të integruar të menaxhimit mjedisor në nivel lokal në ekosistemin e Liqenit të Shkodrës” forcoi bashkëpunimit mes dy shteteve Shqipëri dhe Mali i Zi, gjithashtu, vendosi bazat për menaxhimin konkret të ekosistemit natyror të përbashkët të Liqenit të Shkodrës. . Në këtë kontekst projekti adresoj rekomandimet e mëposhtme:

Parandalimi i përmbytjeve dhe erozionit, përmirësimi i gjendjes së kanaleve ujitëse dhe ndërtimi i argjinaturave. Shmangia e ndotjeve të përqendruara në ekosistem nga bashkitë Shkodër dhe Koplik (kryesisht ujërat e zeza), përmes ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, por edhe në pjesën e Malit të Zi ; Menaxhimi i ndotjes së tokës nga plehrat kimike dhe pesticidet dhe trajtimi i mbetjeve bujqësore në të ardhmen; Unifikimin e strukturave për menaxhimin e Liqenit të Shkodrës me atë të Malit të Zi, me qëllim menaxhimin e integruar të ekosistemit; Menaxhimi i integruar i mbetjeve industriale dhe mbetjeve të rrezikshme për të shmangur hedhjen e tyre në Liqen;

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

67

Mësime të nxjerra nga programi

Liqeni i Shkodrës përbën një nga burimet e përbashkëta natyrore më të rëndësishme për bashkëpunimin ndërkufitar dhe zhvillimin ekonomik; Menaxhimi i integruar mjedisor ndërkufitar i Liqenit të Shkodrës përbën një nga sfidat kryesore për të ardhmen e kësaj zone; Qëndrueshmëria e bashkëpunimit ndërkufitar kërkon integrimin e institucioneve qendrore dhe lokale në shumë nivele, si dhe ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta; Mbështetja dhe zbatimi i rregullave dhe konventave ndërkombëtare në të cilat aderojnë të dy shtetet që ndajnë Liqenin e Shkodrës, përben një sfidë për të ardhmen evropiane të dy vendeve ndërkufitare.

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

68

6. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Referuar projekteve të prezantuara në këtë studim, ka pasur një numër të madh të iniciativave të realizuara në rajonin e Liqenit të Shkodrës në harkun kohor 2000 – 2015, duke sjellë mbështetje të konsiderueshme për mbrojtjen, ndërgjegjësimin, bashkëpunimin, edukimin, harmanizimin e kornizës ligjore, zhvillimin e kapaciteteve administrative dhe menaxhimin në rajonin Liqeni i Shkodrës. Njëkohësisht duam te sjellim ne vëmendje se agjencitë donatore më të njohura ndërkombëtare kanë qenë dhe mbeten të fokusuar në vlerat dhe standardizimin e menaxhimit të ekosistemit Liqeni i Shkodrës.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve dhe investimeve, mbeten mangësi serioze dhe trende të vakëta në investimet e shërbimeve në ekosistem si: pastrimi, mirëmbajtja, restau- rimi i peizazhit, krijimi i një rezerve ornitologjie, përmirësimi i statusit të mbrojtjes nga kategori e IV në kategori të dytë të mbrojtjes (Park Kombëtar), trajtimi i shkarkimeve të përqendruara (Ujërat e zeza të Bashkisë Shkodër dhe Bashkisë Koplik) etj.

Edhe pse nuk ka vlerësim sistematik të projekteve të realizuara, mund të pohojmë se praktikat më të suksesshme (në aspektin e ndikimit) nuk ishin domosdoshmërisht ato me grante më të mëdha, por ato që ishin transparente dhe kanë nxitur pjesë- marrjen përmes angazhimit të një spektri të gjerë të palëve të interesuara.

Është evidente mbivendosja ndërmjet projekteve dhe në mënyrë të ngjashme janë tra- jtuar tema të njëjta në disa projekte. Gjithsesi se duhet vlerësuar dhe theksuar se rritja e kapaciteteve, ndërgjegjësimi dhe edukimi janë komponentë horizontal të do mosdoshëm në vijimësi për arritjen e standardeve mjedisore dhe përmbushjen e obje- ktivave të Planit të Menaxhimit Liqeni i Shkodrës i cili duhet vene në zbatim.

Ajo është gjithashtu evidente, se një numër i madh i organeve të bashkëpunimit, partneritetit dhe platforma janë themeluar, por ato janë të lidhura zakonisht me pro- jektin dhe mandati i tyre përfundon me projektin. Nga ana tjetër, këto platforma mund të forcohen dhe të bëhen të qëndrueshme, në mënyrë që ata, të mund të luajnë rol këshillimor ose të tjera aktive në menaxhimin dhe ruajtjen e pasurisë naty- rore në rajon.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, nuk ka akoma një qendër rajonale që të pose- dojë të gjitha informacionet dhe dokumentet e projekteve të rajonit Liqeni i Shkodrës në mënyrë që të përdoren për planifikimin dhe përgatitjen e propozimeve dhe investimeve të mangëta në rajon. Sa më sipër, një nga rekomandimet e këtij studimi është krijimi i një bazë të dhënash qendrore për të gjitha projektet dhe rezultatet e tyre dhe qendër koordinimi për aktivitetet e organizatave të ndryshme, si dhe për t’u siguruar se ato janë në përputhje me aktivitetet dhe prioritetet e përcaktuara në Planin e Menaxhimit Liqeni i Shkodrës dhe Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2015 – 2020 (Kapitulli 27, Mjedisi – Mbrojtja e Natyrës)

EKO

SIST

EMI L

IQEN

I I S

HKO

DRË

S PR

AKT

IKAT

E Z

BATU

ARA

200

0-20

15

69

BIBLIOGRAFIA

CEED (Ed.) (2006). Social Assessment for Skadar Lake in Montenegro. Podgorica: 1-36Centre for Sustainable Tourism Initiatives (2012): Final report on “Valorisation of an Ethno-Gastronomic Heritage Route of the Skadarsko Lake 2012. http://www.cstimontenegro.org/CSTIThe_Valorisation_of_an_Ethno_Gastronomic_Heritage_Route_of_the_Skadarsko_Lake; http://www.cstimontenegro.org

Deutsche Gesellschaft für Technische Zusammenarbeit GmbH: Podgorica (2007): Lake Scutari: Concept on Cross-Border Development- A spatial perspective.

GEF & World Bank (WB) (Eds.). (2007): Lake Skadar/Shkodra Integrated Ecosystem Management Project. The Strategic Action Plan (SAP) for Skadar / Shkodra Lake Albania & Montenegro. P 1-82. Henner Hollert (at al 2004): Environmental Science and Pollution Research , 2004

HRK EULIMNOS (2003 & 2005): Final Conference Report on Integrated Monitorin of Shkodra Lake. http://wbc-inco.net/object/event/5685/attach/EULIMNOS_Skopje2009.pdf http://archive.rec.org/albania/Projects/Biodiversiteti/Shkoder/Bio%20Shkoder.html Italian Cooperation (COOPI) Raport Final (2006): “Gjendja e peshkimit dhe mjedisit në liqenin e Shkodrës”. Projekti i bashkëpunimit italo-shqiptar n. 6661/ “Mbështetje e peshkimit artizanal dhe mbrojtja mjedisore e liqenit të Shkodrës” 2006.

KITTELBERGER, Consulting Engineers (2007): Poverty Impact Assessment. Final Report on Urban Water Supply and Sewerage Programme in Shkodra, Albania 2007.

Ministria e Integrimit Evropian (2015): Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2015 – 2020: www.integrimi.gov.al; PKIE_2015-2020_Përmbledhja_Shqip_finale.doc. F. 639 – 701

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në Shqipëri (2013): Feasibility Study for the Shkodra/Skadar Lake Biosphere Reserve designation iniciative. http://iwlearn.net/iw-projects/2133

Qendra Rajonale e Mjedisit per Europen Qendrore dhe Lindore (REC), Zyra Montenegro (2007): Bibliography on Shkodra/Skadar Lake 2007: ISBN: 978-86-909417-2-8. Beograd 2007

Regional Environmental Center for Central and Eastern Eurpe – REC HO (2006): “Transboundary Cooperation throught the Management of Shared Natyral Resources” http://rerep.rec.org/biodiversity/skadar/skadarlake.html REReP 4.3.23 / 30923-481

Strengthening cross-border scientific research and higher education in the lake shkodra/skadar region through a multidisciplinary transboundary approach to conservation. http://link.springer.com/article/10.1007%2FBF02979715 UNESCO (2013): Final Report on “Towards the Designation of Lake Shkodra/Skadar as Transboundary Biosphere Reserve”. http://www.unesco.org/new/en/venice/about-this-office/singleview/news/towards_the_designation_of_lake_shkodraskadar_as_transboundary_biosphere_reserve

World Bank (IBRD) Final Report: Summary 9P6515 (2006): Lake Shkoder Transboundary Diagnostics Analysis Albania and Montenegro

ZIU T., BEJKO D. (2004): Liqeni i Shkodrës dhe rrethinat – Natyrë me vlera të shumanshme / Shkodra lake and suburbs – Landscape with many values. REC ed., Shkodra. f. 1-164

User
Sticky Note
hapsir pasi jane bashkuar dy referenca bashke
User
Sticky Note
hapsire pasi jane bashkuar dy referenca
User
Sticky Note
hapsir - jane bashjuar dy referenca