Transcript
Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

DREJTIMI - INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

TEMA: ROLI I ASISTENCËS INFERMIERORE TEK

PACIENTËT ME EDEMË PULMUNARE

MENTORI: Kandidatët:

Prof. Asoc. Ilirjane Raça - Bunjaku Faton Brahimaj

Besjana Brahimaj

Gjakovë, 2020

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

2

1. Abstrakt

Qëllimi i këtij punimi është paraqitja e rolit të asistencës infermierore te edema

pulmonare.

Në pjesën e parë të këtij punimi janë paraqitur disa të dhëna lidhur me edemën

pulmonare.

Në pjesën e dytë është paraqitur një studim rasti. Të dhënat janë marrë nga një

pacient, që ka qenë i hospitalizuar në repartin “Interno” në spitalin “Isa Grezda” të

Gjakovës.

Në pjesën e tretë kam paraqitur një hulumtim, në të cilin kam sjellë rezultatet se cila

moshë dhe gjini ka qenë më e prekur me edemë pulmonare në vitet 2017/2018 në

Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Ky punim është realizuar në Universitetin e Gjakovës, Fakultetin e Mjeksisë,

Programi i Infermierisë.

Mentoria ime është Prof. Asoc. Ilirjane Raça-Bunjaku.

Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura.

Abstract

The purpose of this paper is to present the role of nursing assistance to pulmonary

edema. In the first part of this paper presents some details on pulmonary edema.

In the second part I presented a case study. The datas have been taken by a patient,

who has been hospitalized at the “Interno” at Gjakova Regional Hospital “Isa

Grezda”.

In the third section, I presented a research in which I have the results of which age

and gender is most affected with pulmonary edema in 2017/2018 at Gjakova

Regional Hospital.

This paper was conducted at the University of Gjakova, Faculty of Medicine,

Nursing Program.

My mentor is: Prof. Assoc. Ilirjana Raça-Bunjaku.

The work contains: 37 pages,5 tables,2 graphs and 4 figures.

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

3

Deklaratë

Unë deklaroj se kjo temë diplome, me titullin: “Roli i asistencës infermierore tek

pacientët me edemë pulmonare”,e punuar nga unë student Faton Brahimaj dhe

studente Besjana Brahimaj,është marrë seriozisht,me një përgjegjësi të

madhe,është punimi ynë original,i realizuar pa ndihmesë të ndaluar.

E gjithë literatura dhe burimet e tjera që kemi shfrytëzuar për hartimin e këtij

punimi, janë të listuara në referenca si dhe janë plotësisht të cituara.

Falënderim dhe mirënjohje

Në radhë të parë duam të falënderojmë familjen, për mbështetjen në qdo hap të

shkollimit deri në realizimin përfundimtar të këtij punimi.

Një falënderim i veqantë shkon për mentoren tonë, profesoreshën e nderuar

Ilirjane Raqa Bunjaku për ndihmën dhe mbështetjen që na ofroi gjatë gjithë punës

sonë dhe për kontributin e saj në finalizimin e punimit tonë të diplomës.

Gjithashtu, falënderojmë të gjithë ata që na ndihmuan në qfarëdo lloj mënyre për

realizimin e këtij punimi serioz.

Falënderojmë miqtë tanë për mbështetjen e vazhdueshme!

Falëminderit të gjithëve!

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

4

Përmbajtja

1. Abstrakt ........................................................................................................................................... 2

Abstract ................................................................................................................................................... 2

Deklaratë ................................................................................................................................................. 3

Falënderim dhe mirënjohje ..................................................................................................................... 3

2. Hyrje ............................................................................................................................................... 5

3. Metodologjia ................................................................................................................................... 5

3.1. Anatomia e mushkërive ............................................................................................................... 6

3.2. Çfarë është edema pulmonare? .................................................................................................... 7

3.3. Edema pulmonare kardiogjene dhe jokardiogjene ....................................................................... 8

Edema pulmonare kardiogjene.............................................................................................................. 10

Edema pulmonare jokardiogjene .......................................................................................................... 11

3.4 Shenjat dhe simptomat e edemës pulmonare .............................................................................. 12

Simptomat e edemës pulmonare të papritura (akute) ............................................................................ 13

Simptomat e edemës pulmonare afatgjate (kronike) ............................................................................. 13

3.5 Diagnostifikimi ........................................................................................................................... 14

3.6 Trajtimi ....................................................................................................................................... 15

3.7 Mjekimi dhe medikamentet ........................................................................................................ 16

3.8 Etiologjia e edemës pulmonare ................................................................................................... 17

3.9 Parandalimi ................................................................................................................................. 18

3.10 Komplikimet ............................................................................................................................. 18

4. Roli i asistencës infemierore tek pacientët me edemë pulmonare ................................................ 19

4.1. Asistenca infermierore në kujdesin infermieror ......................................................................... 19

4.2. Studim rasti ................................................................................................................................ 20

4.3. Vlerësimi fillestar ....................................................................................................................... 21

4.4 Diagnoza infermierore ................................................................................................................ 23

4.5 Planifikimi infermieror ............................................................................................................... 24

4.6 Ndërhyrja infermierore ............................................................................................................... 24

4.7 Zbatimi infermieror ..................................................................................................................... 25

4.8 Dokumentimi .............................................................................................................................. 25

4.9 Vlerësimi përfundimtar ............................................................................................................... 25

5. Rekomandimet .............................................................................................................................. 26

6. Statistikat me edemë pulmonare në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” .......................... 27

7. Përfundimi ..................................................................................................................................... 31

8. Rezyme ......................................................................................................................................... 32

8.1 Summary ..................................................................................................................................... 33

9. Referencat ..................................................................................................................................... 34

10. Biografi e shkurtër e kandidatit-CV (Curriculum Vitae) .............................................................. 35

11. Biografi e shkurtër e kandidates-CV (Curriculum Vitae) ............................................................. 36

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

5

2. Hyrje

Mushkëritë janë organe që në kushte normale përmbajnë afërsisht 78 % ujë.

Edema pulmonare është përkufizuar si grumbullim jashtë mase i ujit në strukturat e ndryshme

pulmonare, pa kujdes të menjëhershëm mjekësor sëmundja mund të jetë fatale.

Ndër shkaqet kryesore në zhvillimin e saj patologjke janë: sëmundjet kardiogjene dhe

jokardiogjene. Simptomat më të shpeshta janë: vështirësi në frymëmarrje, ankth dhe shqetësim,

lodhje, enjtje e gjymtyrëve të poshtme, kollë,etj.

Qëllimi i punimit është zgjerimi i njohurive për edemën pulmunare, duke përfshirë:

❖ Diagnostifikimin

❖ Trajtimin

❖ Parandalimin

3. Metodologjia

Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të literaturës,duke përfshirë

shfrytëzimin e biblotekës dhe burimet nga interneti.Gjithashtu kam paraqitur një studim rasti

të realizuar në spitalin “Isa Grezda” të Gjakovës, në repartin “Interno” dhe një hulumtim në të

cilin kam sjellë rezultatet se cila moshë dhe gjini ka qenë më e prekur me edemë pulmunare në

vitin 2017/2018 në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Shkurtesat:

EKG-Eelektrokardiogrami

CRP-Analiza e Gjakut (Reaktiv proteina)

RTG- Rëntgen

CT- Tomografia e kompjuterizuar

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

6

3.1. Anatomia e mushkërive

Mushkëritë janë organe qifte me konsistencë të butë elastike,të cilat e zënë kafazin e kraharorit

në tërësi.Forma e tyre i ngjan një koni të cunguar me gjatësi 25cm,gjerësi në nivel të bazës 15-

16cm dhe trashësi 10cm djathtas,kurse majtas 7-8cm.Pozita anatomike josimetrike e zemrës

bën që mushkëritë të mos kenë të njëjtën formë.Mushkëria e djathtë është më e shkurtër dhe

më e gjerë për shkak të mëlqisë e cila me anë të diafragmës e shtynë atë lartë.

Mushkëritë peshojnë 1000-1300gr.

Baza e mushkërisë mbështetet në diafragmë në muskulin më të rëndësishëm respiratorë.Në

sipërfaqen e jashtme gjenden shenjat e brinjëve që formohen prej kontaktit me brinjë.Nëpër

këtë sipërfaqe në të dy mushkëritë shtrihet para ose poshtë fisura e madhe.kurse në anën e

djathtë po në këtë sipërfaqe shtrihet fisura e vogël.Këto fisura i ndajnë mushkëritë në

lobe,mushkërinë e djathtë në 3 lobe ndërsa mushkërinë e majtë në 2 lobe.

Lobet e mushkërive ndahen në segmente bronkopulmonare.Secili segment ka bronket e

veta,enët e gjakut,enët limfatike dhe inevimin e vet.Pleura i vesh nga brenda brinjët dhe

hapësirën interkostale.Pjesa e pelhurës që vesh mushkëritë quhet pleura viscerale ndërsa pjesa

që veshë paretin e hapësirës torakale quhet pleurë perietale.Hapësira pleurale gjendet në mes

të pleurës viscerale dhe pleurës parietale.1

Fig.1. Mushkëritë

1 I. Spahiu, D. Popovac, D. Mustafa, M. Haxhiu, M. Gashi, Xh. Nurboja, J. Stankov, S. Stankov, B.

Osmani, V. Hadri, H. Ahmetaj: Pneumofiziologji

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

7

3.2. Çfarë është edema pulmonare?

Edema polmunare është një gjendje e shkaktuar nga lëngjet e tepërta,duke e bërë

të vështirë frymëmarrjen.Në shumicën e rasteve, problemet e zemrës shkaktojnë

edemë pulmonare,por lëngu mund të grumbullohet për arsye të tjera,duke

përfshirë pneumoninë,ekspozimi ndaj disa toksinave dhe medikamenteve,traumat

në muret e gjoksit dhe ushtrimin ose jetesën në lartësi të lartë.Kjo sëmundje është

e ndarë në edemë:cipë dhe hidrostatike.Edema pulmunare hidrostatike mund të

zhdillohet për shkak të sëmundjes që e rrisin presionin hidrostatik në enët e gjakut

dhe qon në lirimin e pjesës së lëngshme të gjakut në alveole të mushkërive.

Gjithashtu në varësi të sëmundjes që kanë shkaktuar enjtjen, ajo është e ndarë në:

toksicitet kardiak dhe edemë polmunare.

Në edemën pulmonare intersticiale të mushkërive duke prekur indet intersticile

pa derdhjen e lëngshme në alveole.

Edemat kardiale që janë si rezultat i dobësisë(insuficiencës) së pjesës së djathtë

të zemrës dhe si pasojë e kësaj vjen deri tek grumbullimi i gjakut në sistemin

venoz.

Edemat pulmonare janë rezultat i dobësisë(insuficiencës)së pjesës së majtë të

zemrës, gjë që sjellë deri tek grumbullimi i gjakut në mushkëri dhe filtrimi i

lëngut në alveola.2

Fig.2. Edema Pulmonare

2 Xhafer Xhaferi: Mjekësia interne

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

8

3.3. Edema pulmonare kardiogjene dhe jokardiogjene

Dy lloje thelbësisht dhe rrënjësisht të ndryshme të edemës pulmonare që ndodhin

te njerëzit janë:edemë pulmonare kardiogjene(e quajtur edhe si edemë

hidrostatike ose hemodinamike) dhe edemë pulmonare jokardiogjene(e quajtur si

edemë pulmonare me përshkueshmëri të rritur,dëmtim akut i mushkërive ose

sindromi akut i shqetësimit të frymëmarrjes).Edhe pse ato kanë shkaqe të

dallueshme,edemë pulmonare kardiogjene dhe edemë pulmonare jokardiogjene

mund të jetë e vështirë për tu dalluar për shkak të manifestimeve të tyre të

ngjashme klinike.

Fig.3. Fiziologji e shkëmbimit të lëngjeve mikrovaskulare në mushkëri

Në mushkëritë normale (fig.3.A) rrjedhja e lëngjeve dhe proteinave mendohet të

ndodhë kryesisht përmes boshllëqeve të vogla midis qelizave endoteliale

kapilare. Lëngu dhe solucionet që filtrohen nga qarkullimi në hapësirën

ndërvepruese alveolare normalisht nuk hyjnë në alveola sepse epiteli alveolar

është i përbërë nga nyje shumë të ngushta.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

9

Në kushte normale, limfatikët largojnë pjesën më të madhe të këtijë lëngu të

filtruar nga interstitiumi dhe e kthejnë atë në qarkullimin sistematik.

Forca hidrostatike për filtrimin e lëngjeve përgjatë mushkërive është afërsisht e

barabartë me presionin hidrostatik në kapilarët pulmonar (fig.3.A), e cila është

kompensuar pjesërisht nga një gradient presioni osmotik i proteinave.

Një rritje e shpejtë e presionit hidrostatik në kapilarët pulmonar që dërgon në

rritjen e filtrimit të lëngut transvaskular është shenjë dalluese e edemës akute

kardiogjenike ose të mbingarkesës me vëllim (fig.3.B).

Rritja e presionit hidrostatik në kapilarët pulmonar zakonisht është për shkak të

presionit të ngritur venoz pulmonar nga rritja e presionit diastolik të ventrikulit të

majtë dhe presionit të majtë atrial. Lartësitë e presionit atrial të majtë shkaktojnë

edemë në hapësirat intersticiale perimikrovaskulare dhe peribronkovaskulare. 3

Në të kundërtën,edema pulmonare jokardiogjene shkaktohet nga një rritje e

përshkueshmërisë vaskulare të mushkërive,duke rezultuar në një fluks të rritur të

lëngjeve dhe proteinave në interstitiumin e mushkërive dhe hapësirat e

ajrit(fig.3.C).Edema pulmonare jokardiogjene ka një përmbajtje të lartë

proteinike sepse membrana vaskulare është më e përshkueshme nga lëvizja e

jashtme e proteinave plazmatike.Sasia e edemës pulmonare të akumuluar

përcaktohet nga ekuilibri midis shkallës në të cilën filtrohet lëngu në mushkëri

dhe shkalla në të cilën hiqet lëngu nga hapësirat e ajrit dhe intersticiumi i

mushkërive.4

3 Saub NC.Pulmonary edema.Physiol Rev 1974;54:678-811 4 Matthay MA, Folkesson HG, Clerici C. Lung epithelial fluid transport and the resolution of

pulmonary edema. Physiol Rev 2002;82:569 -600

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

10

Edema pulmonare kardiogjene

Çrregullimet kardiake qojnë drejtë një rritje ne presionin venoz pulmonar të cilat

zhvendosin ekuilibrin e forcave midis kapilarit dhe intersticiumit.

Presioni hidrostatik rritet dhe lëngu del nga kapilari në një shkallë të rritur, duke

rezultuar në intersicial dhe në rastet më të rënda në edemë alveolare. Zhvillimi i

efuzioneve të pleurës mund të kompromentojë edhe më tej funksionin e sistemit

respirator dhe të kontribojë në shqetësimin përgjatë frymëmarrjes.

Shenjat e hershme te edemes pulmonare perfshijne: dispnenë gjatë efortit fizik

dhe ortopnenë.

Radiografitë e kraharorit tregojnë trashje peribronkiale, shenjat vaskulare të

spikatura në zonat e sipërme të mushkërisë dhe linja Kerley B. Me përkeqësimin

e edemës pulmonare, alveolat mbushen me lëng,radiografia e kraharori tregon

mbushjen alveolare në formë njollash në mënyrë tipike në një shpërndarje

perihilare, e cila më pas avancon në infiltrate alveolare difuze.

Edema e rritur e rrugës ajrore shoqërohet me ronke dhe gulqime.5

Shkaktarët:

Insuficienca e zemrës, ç’rregullimet e rënda të ritmit të zemrës, kriza

hipertenzive, tamponada e zemrës, mbingarkesa e zemrës me lëngje.

Mekanizmi i paraqitjes:

Forca e pamjaftueshme e muskulit të zemrës e shkatuar nga sëmundje të

ndryshme dhe nga dëmtime të ndryshme.

Bradikardia ose tahikardia.

Grumbullimi i gjakut në qesen e zemrës (infrakti, trauma, barotrauma, sëmundje

të ndryshme).

Shërimi joadekuat i tensionit të lartë të gjakut, sëmundje të veshkave dhe enëve

të gjakut. Ngarkesa e zemrës me shtypje të rritur hidrostatike(dëmtimi i veshkave,

terapia intravenoze me infuzione).6

5 Harrison,Parimet e mjekësisë interne, Tabernakul 2014, Cap 33-34, fq.224

6 Ilirjane Raça - Bunjaku: Reanimimi Kardio - Pulmonar

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

11

Edema pulmonare jokardiogjene

Uji në mushkëri rritet si pasojë e dëmtimit të veshjes së brendshme të kapilarit

pulmonar me nxjerrje të makromolekulave të tjera në ind.

Nga pikëpamja fiziologjike, edema pulmonare jokadiogjene karakterizohet nga

shunti interpulmonar me hipoksemi dhe kompliancë pulmonare të ulët.

Nga pikëpamja patologjike, membranat hialine janë të dukshme në alveola dhe

mund të shihet inflamacioni që dërgon në fibrozë pulmonare.

Nga pikëpamja klinike, tabloja varion nga dispnea e lehtë deri në insuficiencë

respiratore.

Skanimi me CT tregon se shpërndarja e edemës është më tepër heterogjene sesa

mendohej në të kaluarën.

Është e domosdshme të karakterizohen shkaqet e edemës pulmonare

jokardiogjene, në lidhje me faktin nëse dëmtimi në mushkëri ka gjasa të rezultojë

nga shkaqet direkte, indirekte apo shkaqet vaskulare pulmonare.7

Shkaktarët:

Helmimi inhalator, aspirimi i përmbajtjes së huaj, pneomotoraksi, transfuzionet e

shumta të gjakut, abuzimi me barna dhe substanca psikoaktive, politraumat,

infeksionet e rënda, pankreatiti akut hemoragjik, diegiet, etj.

Mekanizmi i paraqitjes:

Inhalacioni i gazrave helmuese dhe aerosoleve (klori, dioksidi i sulfurit),

infeksionet bakteriale ose virale (sëmundjet e mushkërive, gripi, etj), eliminimi

kirurgjik i trombit ose transplatimi i mushkërive.8

7 Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo: Mjekësia Interne Harrison 8 Harrison,Parimet e mjekësisë interne, Cap 33-34, fq.224

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

12

3.4 Shenjat dhe simptomat e edemës pulmonare

Edema pulmonare mund te zhvillohet gradualisht dhe ne qast,identifikimi i

simptomave është mjaft i ndryshëm dhe kjo varet nga zhvillimi patologjik i

sëmundjes.

Fig.4.Shenjat e edemës pulmonare

Shenjat e edemës pulmonare

▪ Lëkurë e zbehtë

▪ Rritje e presionit jugolarvenoz

▪ Pagjumësi dhe djersitje

▪ Vështirësi për gjetjen e venave

▪ Kollë me përmbajtje gjaku dhe shkumë9

9 David A. Lipson, Steven E. Weinberg: V. Pulmologjia

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

13

Simptomat e edemës pulmonare të papritura (akute)

• Dispnea

• Ndjenja e mbytjes

• Ankthi,shqëtesimi

• Dhimbje gjoksi(nëse edema pulmunare shkaktohet nga sëmundje e zemrës)

• Kollë që prodhon sputum të shkumëzuar që mund të jetë edhe me gjurmë

gjaku

• Rjahje zemre e qrregullt dhe e shpejtë

• Palpitacionet

Simptomat e edemës pulmonare afatgjate (kronike)

• Frymëmarrje e vështirë në tendosje

• Frymëmarrje e vështirë në pozitën shtrirë

• Zgjimi natën me ndjenjën e të qenurit “pa frymë”

• Shtim i shpejtë në peshë,kryesisht si pasojë e grumbullimit të lëngut në trup

• Enjtje në gjymtyrët e poshtme

• Lodhje

Nëse keni ndonjë nga këto shenjat apo simptoma,telefononi menjëherë 911 apo

ndihmën mjekësore urgjente sepse edema pulmonare mund të jetë fatale nëse

nuk trajtohet me kohë.10

10 http://www.mayoclinic.org/es-es/diseases-conditions/pulmonary-edema/basics/causes/con-

20022485

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

14

3.5 Diagnostifikimi

Për të diagnostifikuar shkaqet e edemës pulmonare duhet bazuar në simptomat e

vërejtura tek pacienti.Në këtë rast,mjeku duhet të vlerësojë të gjitha

manifestimet klinike të sëmundjes për të identifikuar shkaqet rrënjësore të

sëmundjes.

Për diagnostifikimin e edemës pulmonare nevojiten:

• Historia mjekësore,ekzaminimi fizikal

• Egzaminimi rentgenologjik i mushkërive

• Egzaminimi i funksioneve renale(kreatininë,ure)

• Pasqyra komplete e gjakut

• Egzaminimi i enzimeve të mëlqisë11

Disa nga testet që mund të bëhen për të diagnostifikuar edemën pulmonare ose

për të përcaktuar se pse keni lëngun në mushkëri janë:

• Rtg i gjoksit

• Pulsoksimetria

• Testet e gjakut

• EKG

• Echocardiogram

• Ultratingulli i mushkërive

• TEE(ehokardiografia transezofageale)

• Kateterizimi i arteries së mushkërive

• Kateterizimi kardiak12

Këto teste mund të diagnostifikojnë probleme të ndryshme lidhur me edemën

pulmonare tek pacienti por edhe duke u bazuar tek historia e tij

mjekësore,veqanërishtë nëse ka pasur ndonjëherë semundje kardiovaskulare ose

të mushkërive.

11 http:medicine-al.mednews.in.u 12 https://www.mayoclinic.org/es-es/diseases-conditions/pulmonary-edema/basics/tests-diagnosis/con-

20022485

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

15

3.6 Trajtimi

Trajtimi i edemës pulmonare varet tërësisht nga etiologjia specifike.Kur të

zbulohet natyra akute e rrezikshme për jetë,menjëherë duhet të ndërmirren

masat për parandalimin e mëtutjeshëm.

Në trajtimin e edemës pulmonare,hapi i parë është dhënja e oksigjenit me maskë

ose kanjulë nazale,ndonjëherë edhe ventilim mekanik.Nitroglicerinë dhe

diuretikë(furosemid),enalaprik/kaptopril(dilatojnë vazot periferike).

Stabilizimi fillestar:

• Rrugë iv

• Oksigjen shtesë

• Vendosim pacientin në një pozitë gjysmë të ulur

• Monitorim kardiak

• Furosemid

• Nitrate sublinguale

• Oksimetria e pulsit

• Ventilim joinvaziv ose intubim endotrakeal për insuficiencën e

pashmangshme respiratore13

Trajtimi emergjent përfshinë:

• Oksigjeni 100% me maskë duhet të aplikohet fillimisht

• Nitroglicerinë 0.4 mg(mund të përsëritet qdo 1-5 min)

• Lasix amp. 40-80 mg iv

• Në rast hipertensioni mund të jepet tretje 250-1000 ml

• Morfinë mund të jepet 2-5 mg iv dhe të përsëritet sipas nevojës

Sipas nevojës pacientët duhen të pranohen në spital.14

12Ilirjane Raça - Bunjaku: Reanimimi Kardio – Pulmonar 13Rosen, Barkin, Schaider.J, Hayden.R: Konsulta mjekësore e urgjencës së pesë minutave të para,

Tabernakul 2014, fq.261

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

16

3.7 Mjekimi dhe medikamentet

Mjekimi i edemës pulmonare bëhet në bazë të diagnostifikimit të

sëmundjes,testeve laboratorike,imazhirike,etj.

Nëse pacienti ka edemë pulmonare akute,atëherë kërkohet hospitalizim i

menjëhershëm,ndërsa në disa raste edema pulmonare mund të mjekohet edhe

me vizita të rregullta tek mjeku.

Medikamentet:

• Bumex

• Kaptopril

• Dobutaminë,doza ipet sipas presionit të gjakut,debitit kardiak dhe presionit

më të lartë të kapilarëve pulmonar

• Enalapril

• Furosemid

• Sulfat morfinë

• Nesiritid

• Nitroglicerinë

Pacientët me tension normal ose të rritur,me edemë pulmonare kardiogjene:

• Nitratet me veprim të shpejtë,kryesisht sublingualë ose me spraj

• Nitroglicerinë iv

• Sulfat morfinë

• Diuretikët iv: lasix ose bumex

• BNP(Nesiritid) iv dhe një vazodilatator i qetë

• Intubimi endotrakeal për insuficiencën e pashmangshme respiratore14

14Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo: Mjekësia Interne Harrison

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

17

3.8 Etiologjia e edemës pulmonare

Edema pulmonare është një problem i shpeshtë i lidhur me një shumëllojshmëri

kushtesh mjekësore.Në këndvështrimin e këtyre shkaqeve të shumëfishta,është

me vlerë të mendojmë rreth edemës pulmonare në kuadrin e parimeve

fiziologjike bazë.

Shkaqet e edemës pulmonare:

Rritja e presionit kapilar pulmonar transmural

• Presioni i rritur artial i majtë

• Insuficienca ventrikulare e majtë akute ose kronike

• Stenoza a valvulave mitrale

• Hipertensioni venoz pulmonar

• Vëllim i rritur i gjakut kapilar

• Insuficiencë renale kronike

• Ulje e presionit intersticial

• Hipoalbuminemia:sindromi nefrotik,insuficienca hepatike

Rritja e përshkueshmërisë endoteliale të kapilarit të mushkërisë

• Toksinat qarkulluese :bakteremia,pankreatiti akut

• Pneumonia infektive

• Koagolimi inravaskular i disemuar

• Trauma jotarakale e shoqëruar nga hipertesioni(“goditja e mushkërisë”)

• Edema pulmonare e lartësive të mëdha15

15Stephen J. Mc Phee William F. Ganong: Fizopatologjia e sëmundjeve

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

18

3.9 Parandalimi

Parandalimi i edemës pulmonare është trajtimi i sëmundjeve dhe kushteve që

mund të qojnë në edemë pulmonare,prandaj pacienti këshillohet që:

• Të kontrollojë presionin e lartë të gjakut.Nëse pacienti ka presion të lartë

të gjakut,duhet të marrë medikamente që i janë dhënë regullisht,duhet

monitoruar tensionin e gjakut dhe të regjistrohen rezultatet e

herëpashershme.

• Të kontrollojë qrregullimet e tjera mjekësore.Të bëhet kontrollimi i

kushteve mjekësore ,kontrollimi i glukozës nëse ka diabet.

• T’i shmanget shkaktarëve të gjendjes,nëse gjendja e pacientit nuk është e

mirë për shkak të medikamenteve,alergenëve ose lartësive,patjetër duhet

ti shmangë që ti minimizojë ato pasoja.

• Të ndalojë duhanin nëse është duhanpirës

• Të ndjekë një dietë të shëndetshme duke minimizuar sasinë e kripës.

• Të mbajë një peshë të shëndetshme duke bërë stërvitje si dhe të ushtrojë

rregullisht16

3.10 Komplikimet

Nëse edema pulmonare vazhdon, atëherë mund të rris presionin në arterien

pumonare(hipertension pulmonar) dhe përfundimisht barkusha e djathtë e

zemrës dobësohet dhe fillon gradualisht të dështojë.Presioni rritet ku mund të

shkaktojë:

• Hipertension pulmonar

• Enjtje të ekstremiteteve të poshtme dhe abdomenit

• Akumulimi i lëngjeve në membranë që rrethojnë mushkëritë

• Enjtje dhe kongjestion i mëlqisë

Kur nuk trajtohet edema pulmonare akute,ajo mund të jetë fatale për jetën.Në

disa raste mund të jetë vdekjeprurëse edhe nëse trajtohet.17

16 http://stop-al.mednews.in.ua/bronke-dhe-mushkri/27763-edem-pulmonare-shenjat-parandalimi.html

17 David A. Lipson, Steven E. Weinberg: V. Pulmologjia

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

19

4. Roli i asistencës infemierore tek pacientët me edemë pulmonare

Edema pulmonare si edhe sëmundjet e tjera është e pamundur të shqyrtohet dhe

të shërohet pa asistencën infermierore e cila jep kujdes infermeror tek këta

pacientë.

Shumica e pacientëve ballafaqohen me frikë dhe brenga rreth gjendjes së tyre,

prandaj infermieri/ja duhet që të jetë në gjendje të ju ofrojë ndihmë.

Kjo ndodhë për shkak të asistencës infermierore e cila duhet të jetë e gatshme në

qdo kohë për pacientin, të ju ofrojë atyre vetbesim, empati, siguri, komoditet dhe

plot gjëra të tjera të cilat ia mundësojnë që të kalojnë sëmundjen dhe të shkojnë

drejtë shërimit.

4.1. Asistenca infermierore në kujdesin infermieror

Kujdes infermieror te pacientët me edemë pulmonare është proces që zhvillohet

hap pas hapi dhe kjo ndodh në bazë të asistencës infermierore e cila fillon para

se pacienti të shtrihet në spital dhe mbaron kur kompletohet shërimi.

Kjo realizohet në bazë të disa hapave:

• Vleresimi fillestar

• Diagnoza infermierore

• Planifikimi infermieror

• Ndërhyrjet infermierore

• Zbatimi infermieror

• Vlerësimi përfundimtar

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

20

4.2. Studim rasti

Pacienti/ja:

▪ Emri dhe mbiemri: Sh. T.

▪ Data e lindjes: 20.01.1939 ▪ Vendi i lindjes: Gjakovë

▪ Gjinia: Mashkull

▪ Statusi: I martuar

▪ Vendbanimi: Gjakovë

▪ Profesioni: I pensionuar

▪ Pesha: 88

▪ Gjatësia: 1.75

▪ Gjendja socio-ekonimike: Mesatare

Pacienti si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje,hipertension,kollë me përmbajtje

gjaku,djerësitje,rrahje zemre të shpejta,ankth,shqetësim,etj, është paraqitur në

kujdesin sekondar.

Data e pranimit: 23.11.2017

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

21

4.3. Vlerësimi fillestar

Infermieri/ja duhet të marrë informacione të sakta lidhur me natyrën e

sëmundjes dhe anamnezën familjare, ambientin në të cilin jeton dhe

punon.Merren informacione rreth pacientit si:

- Vlerësohet lëkura nëse është : e zbehtë,e ftohtë dhe e djersitur

- Vlerësohet sistemi respirator: observohet për vështirësinë në

frymëmarrje,venat jugulare të fryera

- Vlerësohet sistemi kardiak: tahikardi,cianozë

- Vlerësohet pozicioni i atillë që ja mundëson pacientit të lehtësojë

frymëmarrjen

Marrja e anamnezës bëhet në mënyrë verbale nga pacienti me anë të 4 llojeve të

të dhënave:

• Të dhëna objektive:

Pacienti tregon se ka pasur vështirësi në

frymëmarrje,djersitje,lodhje,shqetësim,etj.

• Të dhëna subjektive:

Pacienti tregon se kjo gjendje i është paraqitur gradualisht,duke filluar me

lodhje pa ndonjë arsye,temperaturë të lartë,kollitje me sekret,si dhe pasojë e

këtyre simptomave pacienti ka pasur frikë dhe shqetësim.

• Të dhënat aktuale:

Pacienti ka problem me frymëmarrje,temperatura është 39.5 dhe tension i

ngritur në 165/100 mmHg.

• Të dhënat historike:

Pacienti tregon nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë sëmundje serioze , nuk ka

alergji në ndonjë substancë medikamentoze dhe asnjëherë nuk ka pasur

ndërhyrje kirurgjikale.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

22

Tabela 1. Rezultatet e analizave dhe vlera normale

Analizat: Rezultatet e analizave: Vlera normale:

Leukocitet: 8.0 [103/mm3] 3.5-10.5 [103/mm3]

Glukoza: 10.1 [mmol/L] 3.6-5.8 [mmol/L]

Eritrocitet: 4.50 [10/mm3] 3.80-5.80 [10/mm3]

Hemoglobina: 120 g/dl 140-180g/l

Urea: 8.7 [mmol/L] 2.1-7.1 [mmol/L]

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

23

4.4 Diagnoza infermierore

Diagnoza infermierore formulohet duke marrë parasysh : shenjat,simptomat

objektive dhe subjektive,faktorët rrezikues,etj.Pasi që të merren të dhënat nga

pacienti,formulohet diagnoza infermierore e cila shërben si bazë për të hartuar

planin e ndërhyrjes.

• Shtim i tepërt i vëllimit të lëngjeve në organizëm si pasojë e sëmundjes,

• Rrezik i lartë për ndryshime në lëkurë me prishje të integritetit të saj si pasojë

e pranisë së edemave,

• Qrregullime të frekuencës respiratore me paaftësi për të ruajtur një respirim

natyral,

• Gjendje ankthi për shkak të mungesës së njohjes së sëmundjes,

• Pagjumësia që mund të paraqitet për shkak të frikës,

• Rrahje të shpejta të zemrës dhe dhimbje gjoksi,

• Pamjaftueshmëri e oksigjenit për shkak të mbushjes me lëng të alveolave

mushkërore,

• Hipertension si pasojë e gjendjes së krijuar,

• Tahikardi sepse kemi disfunksion të ventrikulit të majtë,

• Kokëdhembje si shkak i pagjumësisë,

• Pakësim i rezervave energjike të organizmit që e bëjnë presionin të paaftë për

sigurimin e nevojave jetësore si pasojë e sëmundjeve,

• Cianoza paraqitet si pasojë e mungesës së oksigjenit në qelizat trupore.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

24

4.5 Planifikimi infermieror

Planifikimi infermieror është zhvillimi i planit të veprimit për të zvogëluar apo

prandaluar problemet e mundshme.

• Infermieri/ja siguron ambienti ku pacienti të pushojë

• Vendosja e pacientit në pozitë përkatëse

• Sigurimi i vijave venoze/medikamenteve

• Reduktimi i ankthit

• Këshilla rreth ushqimit dhe higjienës personale

• Bashkëpunimi me ekipin infermieror

• Paisjet e nevojshme(oksigjenoterapia,EKG,monitorimi i shenjave vitale)

• Ti shpjegohet pacientit dhe familjes procedurat e trajtimit

• Reduktimi i rrezikut për marrjen e infeksioneve

• Edukimi shëndetësor

4.6 Ndërhyrja infermierore

• Përmirësimi i oksigjenimit-oksigjen me përqendrim të lartë,për të lehtësuar

hipoksinë dhe dispnenë.

• Terapia medikamentoze-morfina administrohet në rrugë intravenoze për të

reduktuar ankthin dhe dispnenë.

• Diuretikët-administrohet në rrugë intravenoze furosemid për të pasur efekt

të shpejtë.Furosemidi poashtu shkakton vazodilatacion dhe një shtim të gjakut

venoz peripheral.

• Digjitalët-për të përmirësuar forcën kontraktuese të zemrës,në mënyrë që të

rritet puna e ventrikulit të majtë,pacientit mund ti administrohen preparate

digjitale me veprim të shpejtë.Digjitali mund të zhvillojë aritmi tek pacientët me

infarkt akut të miokardit sepse këta pacientë janë të ndjeshëm,prandaj duhet të

kemi shumë kujdes.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

25

4.7 Zbatimi infermieror

Në këtë fazë, infermieri/ja sugjeron monitorimin e vazhdueshëm të pacientit:

• Të kryejmë higjienën e duarve

• Të sigurohet intimiteti i pacientit

• Monitorojmë parametrat vital

• Të vlerësojmë gjendjen e vetëdijes

• Përgatisim psiqikisht pacientin para qdo ndërhyrje infermierore

• Administrojmë barërat e përshkruara nga mjeku

• Monitorojmë frekuencat e frymëmarrjes,tingujt,shkallën e zemrës,presionin

e gjakut,etj

• Vendosim kateterin urinar

• Ajrosim dhe ndriqojmë dhomën e pacientit

4.8 Dokumentimi

Duhet të dokumentojmë qdo punë dhe ndërhyrje të kryer në kartelën mjekësore

me të dhënat,përfshirë këtu edhe historikun e sëmundjes së pacientit si dhe

analizat laboratorike.

4.9 Vlerësimi përfundimtar

Pas përcaktimit të diagnozës dhe planifikimit infermieror duke përdorur

problemin,etiologjinë,shenjat dhe simptomat,infermieri/ja duhet pritur

rezultatet:

• Vlerësohet gjendja përfundimtare e pacientit

• Si infermier fokusohemi në arritjen e qëllimeve tona,se a janë arritur

parashikimet tona rreth marrjes së të dhënave dhe a kemi parashikuar në mënyrë

të saktë diagnozën

Pasi pacienti ti jetë kthyer normalitetit,mund ti kthehet aktiviteteve të

përditshme,por rekomandohet që të vijë vazhdimisht në kontrolla mjekësore.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

26

5. Rekomandimet

Secila prej sëmundjeve kërkon trajtim më të veqantë dhe shumë serioz.Kujdesi

infemieror tek pacientët me edemë pulmonare është mjaft kompleks,duhet

domosdoshmërishtë të jetë pjesë e një pune ekipore,përmes një plani të kujdesit

që bëhet së bashku me profesionistë të tjerë shëndetësorë.Megjithatë, kontrolli i

vazhdueshëm dhe autonom nga infermieri/ja,mund të jetë i dobishëm në

parandalimin e komplikimeve dhe sinjalizimin e ndonjë përkeqësimi të gjendjes

së pacientit.Ne si infermier,duhet të dimë natyrën e sëmundjes dhe të jemi të aftë

ti ndihmojmë pacientit i cili është i diagnostifikuar me edemë pulmonare.

Pacienti këshillohet që:

• Të ndjekë një dietë të pasur ushqimore,shmangia e kripërave,yndyrave ose

ushqimeve të përpunuara

• Duhet të pushojë pas daljes nga spitali dhe japim këshilla për aktivitetin ditor

• Parandalimin e sëmundjeve kronike që shpiejnë deri tek edema pulmonare,që

d.m.th marrja e terapisë me rregull

• Sa i përket medikamenteve,duke marrë parasysh moshën e pacientit

bashkëpunojmë me familjarët,duhet të tregojmë tipin e medikamenteve të

përshkruara nga mjeku,efektet e mundshme anësore,dozën korrekte,etj

• Rekomandojmë pacientin në reduktimin e stresit,të mos konsumojmë duhan

dhe kontrollimin e presionit të gjakut

• Rekomandojmë pacientin të vijë në vizita të rregullta mjekësore

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

27

6. Statistikat me edemë pulmonare në Spitalin Rajonal të Gjakovës

“Isa Grezda”

Për këtë punim, të dhënat janë marrë në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”

nga librat e protokolleve,me miratimin e drejtorit ekzekutiv Dr.Hilmi Shala.

Nga libra e protokolleve janë marrë statistikat për periudhën kohore

2017/2018,shënimet si:numri i pacientëve,mosha dhe gjinia.

Rezultatet:

Grupi i moshës për 74 pacientë me edemë pulmonare,është:

Nga grupmosha 1-4 vjeq: 1 pacientë

Nga grupmosha 5-18 vjeq : 2 pacientë

Nga grupmosha 19-24 vjeq: 1 pacientë

Nga grupmosha 25-34 vjeq: 2 pacientë

Nga grupmosha 35-44 vjeq: 4 pacientë

Nga grupmosha 45-54 vjeq: 3 pacientë

Nga grupmosha 55-64 vjeq: 12 pacientë

Mbi 65 vjeq: 49 pacientë

Gjinia: M F M F M F M F M F M F M F

M F

Mosha: 1-4 5-18 19-24 25-34 35-44 45-54 55-64

65+

Pacientët: 1 2 1 2 4 3 12

49

Tabela 2.Grupmoshat e pacientëve me edemë pulmonare në vitin 2017

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

28

Graf.1.Grupmoshat e pacientëve me edemë pulmonare në vitin 2017

Gjatë vitit 2017 në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” ka pasur 74 raste

ku prej tyre 24 janë femra ndërsa 50 janë meshkuj.

Viti 2017

Femrat

Meshkujt

Gjithsej

24

50

74

Tab.4.Numri i rasteve të prekura me edemë pulmonare në vitin 2017

0

5

10

15

20

25

30

35

40

1-4 5-18 19-24 25-34 35-44 45-54 55-64 65+

Meshkuj

Femra

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

29

Në vijim, janë paraqitur statistikat për vitin 2018 për grupmoshat e 89

pacientëve me edemë pulmonare:

Rezultatet:

Nga grupmosha 1-4 vjeq: 2 pacientë

Nga grupmosha 5-18 vjeq: 1 pacientë

Nga grupmosha 19-24 vjeq: 1 pacientë

Nga grupmosha 25-34 vjeq: 3 pacientë

Nga grupmosha 35-44 vjeq: 5 pacientë

Nga grupmosha 45-54 vjeq: 7 pacientë

Nga grupmosha 55-64 vjeq: 5 pacientë

Mbi 65 vjeq: 65 pacientë

Gjinia: M F M F M F M F M F M F M F M

F

Mosha: 1-4 5-18 19-24 25-34 35-44 45-54 55-64

65+

Pacientët: 2 1 1 3 5 7 5 65

Tab.3.Grupmoshat e pacientëve me edemë pulmonare në vitin 2018

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

30

Graf.2.Grupmoshat e pacientëve me edemë pulmonare në vitin 2018

Gjatë vitit 2018 në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” ka pasur 89 raste

ku prej tyre 29 femra dhe 60 meshkuj.

Viti 2018

Femrat

Meshkujt

Gjithsej

29

60

89

Tab.5.Numri i rasteve të prekura me edemë pulmonare në vitin 2018

0

5

10

15

20

25

30

35

40

45

50

1-4 5-18 19-24 25-34 35-44 45-54 55-64 65+

Meshkuj

Femra

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

31

7. Përfundimi

Nga ky hulumtim nxjerrim këto përfundime:

• Në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” të Gjakovës,në vitin 2017 kanë marrë

trajtim mjekësorë 74 pacientë me edemë pulmonare,prej tyre 24 femra dhe 50

meshkuj.

• Në vitin 2017 vërejmë se gjinia mashkullore është më dominante e prekur

nga edema pulmonare.

• Gjatë vitit 2018,kjo sëmundje është ngritur duke bërë që numri i pacientëve

të rritet në 89,ku prej tyre 29 femra dhe 60 meshkuj.

• Në vitin 2018,gjinia mashkullore ka qenë më e prekur nga edema pulmonare.

• Grupmosha më e prekur e vitit 2017 ishte mosha mbi 65 vjeq.

• Grupmosha më e prekur e vitit 2018 ishte mosha mbi 65 vjeq.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

32

8. Rezyme

Edema pulmonare është grumbullim jonormal i një sasie lëngu në indin

pulmonar, gjë e cila e bënë të vështirësuar frymëmarrjen. Në shumicën e

rasteve,sëmundjet e zemrës janë ato që shkaktojnë këto sëmundje mirëpo lëngu

mund të grumbullohet edhe për shkaqe tjera.

Simptomat më të shpeshta janë:

• Shkurtim i frymëmarrjes

• Ankth dhe shqetësim

• Enjtje në gjymtyrët e poshtme

• Lodhje

Kjo sëmundje është shumë serioze prandaj kërkon trajtim të menjëhershëm

sepse pasojat e saj mund të jenë fatale.

Ne si infermierë duhet të dimë si të kujdesemi për pacientët me edemë

pulmonare,prandaj qëllimi i këtij punimi është të shtjellojmë se qfarë është

edema pulmonare,cilat janë simptomat,shenjat,etj.

Ky punim përmban një studim rasti të realizuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës

“Isa Grezda” ,në repartin e “Internos” .Në studim është marrë një pacient me

edemë pulmonare kardiogjene,gjendja e së cilit është përmirësuar gjatë

hospitalizimit dhe pacienti është liruar duke iu kthyer gjendjes

normale.Gjithashtu,kam paraqitur një hulumtim i cili ka të bëjë me statistikat e

moshës dhe gjinisë të pacientëve të infektuar me edemë pulmonare.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

33

8.1 Summary

Pulmonary edema is an abnormal accumulation of a quantity of fluid in a

polmunary tissue,which makes breathing difficult.In most cases ,heart deseases

causes this desease,but fluid can accumulate for other reasons as well.

The most common symptoms are:

• Breathing ablation

• Anxiety and distress

• Swelling in the lower limbs

• Fatigue

This desease is very serious and therefore requires immediate treatment since

it’s consequences maybe fatal.

As a nurse we need to know how to care for patients with pulmonary edema, so

the purpose of this paper is to find out what is pulmonary edema, what are the

symptoms, etc.

This paper is a literature review including a case study conducted at the Gjakova

Regional Hospital in the "Internos" ward, where a pacent with swollen

pulmonary edema was obtained, the condition of which was improved during

hospitalization and the patient was released to give him life normal. Also I have

presented a research that has to do with statistics age and gender that is most

affected with pulmonary edema.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

34

9. Referencat

• David A. Lipson, Steven E. Weinberg: V. Pulmologjia

• E. Peka, L. Necaj, E. Rustami, D. Bego, A. Imami - Lelcaj, M. Cela, A.

Dervishi, V. Zanaj, V. Mane: Infermieristika në Specialitete

• Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo: Mjekësia

Interne Harrison

• Harrison,Parimet e mjekësisë interne, Cap 33-34, fq.224

• I. Spahiu, D. Popovac, D. Mustafa, M. Haxhiu, M. Gashi, Xh. Nurboja, J.

Stankov, S. Stankov, B. Osmani, V. Hadri, H. Ahmetaj:

Pneumoftziologjia

• Ilirjane Raça - Bunjaku: Reanimimi Kardio – Pulmonar

• Matthay MA, Folkesson HG, Clerici C. Lung epithelial fluid transport and

the resolution of pulmonary edema. Physiol Rev 2002;82:569 -600

• Rosen, Barkin, Schaider.J, Hayden.R: Konsulta mjekësore e urgjencës së

pesë minutave të para, Tabernakul 2014, fq.261

• Stephen J. Mc Phee William F. Ganong: Fizpatologjia e sëmundjeve

• Xhafer Xhaferi: Mjekësia interne

Burimet nga interneti:

• http://www.mayoclinic.org/es-es/diseases-conditions/pulmonary-

edema/basics/causes/con-20022485

• http:medicine-al.mednews.in.u

• https://www.mayoclinic.org/es-es/diseases-conditions/pulmonary-

edema/basics/tests-diagnosis/con-20022485

• http://stop-al.mednews.in.ua/bronke-dhe-mushkri/27763-edem-

pulmonare-shenjat-parandalimi.html

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

35

10. Biografi e shkurtër e kandidatit-CV (Curriculum Vitae)

Informatat personale:

Emri dhe mbiemri

Faton Brahimaj

Datëlindja

20.01.1997

Gjinia

Mashkull

Nr.personal

1176488073

Adresa

Jabllanicë

E-mail

[email protected]

Shkolla e mesme e lartë

Asist.Inf. i Përgjithshëm në “Hysni

Zajmi” Gjakovë

Universiteti

Universiteti i Gjakovës “Fehmi

Agani”

Fakulteti

Fakulteti i mjekësisë

Programi

Infermieri

Statusi

I rregullt

Nr.ID

150306088

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2020. 9. 2. · Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura. Abstract The purpose of this paper is to present the role

36

11. Biografi e shkurtër e kandidates-CV (Curriculum Vitae)

Informatat personale:

Emri dhe mbiemri

Besjana Brahimaj

Datëlindja

10.03.1999

Gjinia

Femër

Nr.personal

1244728355

Adresa

Jabllanicë

E-mail

Shkolla e mesme e lartë

Asist.Inf.i Përgjithshëm në “Hysni

Zajmi” Gjakovë

Universiteti

Universiteti i Gjakovës “Fehmi

Agani”

Fakulteti

Fakulteti i mjekësisë

Programi

Infermieri

Statusi

E rregullt

Nr.ID

160306104


Top Related