universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · 2020. 9. 2. · punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
DREJTIMI - INFERMIERI
PUNIM DIPLOME
TEMA: ROLI I ASISTENCËS INFERMIERORE TEK
PACIENTËT ME EDEMË PULMUNARE
MENTORI: Kandidatët:
Prof. Asoc. Ilirjane Raça - Bunjaku Faton Brahimaj
Besjana Brahimaj
Gjakovë, 2020
2
1. Abstrakt
Qëllimi i këtij punimi është paraqitja e rolit të asistencës infermierore te edema
pulmonare.
Në pjesën e parë të këtij punimi janë paraqitur disa të dhëna lidhur me edemën
pulmonare.
Në pjesën e dytë është paraqitur një studim rasti. Të dhënat janë marrë nga një
pacient, që ka qenë i hospitalizuar në repartin “Interno” në spitalin “Isa Grezda” të
Gjakovës.
Në pjesën e tretë kam paraqitur një hulumtim, në të cilin kam sjellë rezultatet se cila
moshë dhe gjini ka qenë më e prekur me edemë pulmonare në vitet 2017/2018 në
Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Ky punim është realizuar në Universitetin e Gjakovës, Fakultetin e Mjeksisë,
Programi i Infermierisë.
Mentoria ime është Prof. Asoc. Ilirjane Raça-Bunjaku.
Punimi përmban: 37 faqe, 5 tabela, 2 grafikone dhe 4 figura.
Abstract
The purpose of this paper is to present the role of nursing assistance to pulmonary
edema. In the first part of this paper presents some details on pulmonary edema.
In the second part I presented a case study. The datas have been taken by a patient,
who has been hospitalized at the “Interno” at Gjakova Regional Hospital “Isa
Grezda”.
In the third section, I presented a research in which I have the results of which age
and gender is most affected with pulmonary edema in 2017/2018 at Gjakova
Regional Hospital.
This paper was conducted at the University of Gjakova, Faculty of Medicine,
Nursing Program.
My mentor is: Prof. Assoc. Ilirjana Raça-Bunjaku.
The work contains: 37 pages,5 tables,2 graphs and 4 figures.
3
Deklaratë
Unë deklaroj se kjo temë diplome, me titullin: “Roli i asistencës infermierore tek
pacientët me edemë pulmonare”,e punuar nga unë student Faton Brahimaj dhe
studente Besjana Brahimaj,është marrë seriozisht,me një përgjegjësi të
madhe,është punimi ynë original,i realizuar pa ndihmesë të ndaluar.
E gjithë literatura dhe burimet e tjera që kemi shfrytëzuar për hartimin e këtij
punimi, janë të listuara në referenca si dhe janë plotësisht të cituara.
Falënderim dhe mirënjohje
Në radhë të parë duam të falënderojmë familjen, për mbështetjen në qdo hap të
shkollimit deri në realizimin përfundimtar të këtij punimi.
Një falënderim i veqantë shkon për mentoren tonë, profesoreshën e nderuar
Ilirjane Raqa Bunjaku për ndihmën dhe mbështetjen që na ofroi gjatë gjithë punës
sonë dhe për kontributin e saj në finalizimin e punimit tonë të diplomës.
Gjithashtu, falënderojmë të gjithë ata që na ndihmuan në qfarëdo lloj mënyre për
realizimin e këtij punimi serioz.
Falënderojmë miqtë tanë për mbështetjen e vazhdueshme!
Falëminderit të gjithëve!
4
Përmbajtja
1. Abstrakt ........................................................................................................................................... 2
Abstract ................................................................................................................................................... 2
Deklaratë ................................................................................................................................................. 3
Falënderim dhe mirënjohje ..................................................................................................................... 3
2. Hyrje ............................................................................................................................................... 5
3. Metodologjia ................................................................................................................................... 5
3.1. Anatomia e mushkërive ............................................................................................................... 6
3.2. Çfarë është edema pulmonare? .................................................................................................... 7
3.3. Edema pulmonare kardiogjene dhe jokardiogjene ....................................................................... 8
Edema pulmonare kardiogjene.............................................................................................................. 10
Edema pulmonare jokardiogjene .......................................................................................................... 11
3.4 Shenjat dhe simptomat e edemës pulmonare .............................................................................. 12
Simptomat e edemës pulmonare të papritura (akute) ............................................................................ 13
Simptomat e edemës pulmonare afatgjate (kronike) ............................................................................. 13
3.5 Diagnostifikimi ........................................................................................................................... 14
3.6 Trajtimi ....................................................................................................................................... 15
3.7 Mjekimi dhe medikamentet ........................................................................................................ 16
3.8 Etiologjia e edemës pulmonare ................................................................................................... 17
3.9 Parandalimi ................................................................................................................................. 18
3.10 Komplikimet ............................................................................................................................. 18
4. Roli i asistencës infemierore tek pacientët me edemë pulmonare ................................................ 19
4.1. Asistenca infermierore në kujdesin infermieror ......................................................................... 19
4.2. Studim rasti ................................................................................................................................ 20
4.3. Vlerësimi fillestar ....................................................................................................................... 21
4.4 Diagnoza infermierore ................................................................................................................ 23
4.5 Planifikimi infermieror ............................................................................................................... 24
4.6 Ndërhyrja infermierore ............................................................................................................... 24
4.7 Zbatimi infermieror ..................................................................................................................... 25
4.8 Dokumentimi .............................................................................................................................. 25
4.9 Vlerësimi përfundimtar ............................................................................................................... 25
5. Rekomandimet .............................................................................................................................. 26
6. Statistikat me edemë pulmonare në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” .......................... 27
7. Përfundimi ..................................................................................................................................... 31
8. Rezyme ......................................................................................................................................... 32
8.1 Summary ..................................................................................................................................... 33
9. Referencat ..................................................................................................................................... 34
10. Biografi e shkurtër e kandidatit-CV (Curriculum Vitae) .............................................................. 35
11. Biografi e shkurtër e kandidates-CV (Curriculum Vitae) ............................................................. 36
5
2. Hyrje
Mushkëritë janë organe që në kushte normale përmbajnë afërsisht 78 % ujë.
Edema pulmonare është përkufizuar si grumbullim jashtë mase i ujit në strukturat e ndryshme
pulmonare, pa kujdes të menjëhershëm mjekësor sëmundja mund të jetë fatale.
Ndër shkaqet kryesore në zhvillimin e saj patologjke janë: sëmundjet kardiogjene dhe
jokardiogjene. Simptomat më të shpeshta janë: vështirësi në frymëmarrje, ankth dhe shqetësim,
lodhje, enjtje e gjymtyrëve të poshtme, kollë,etj.
Qëllimi i punimit është zgjerimi i njohurive për edemën pulmunare, duke përfshirë:
❖ Diagnostifikimin
❖ Trajtimin
❖ Parandalimin
3. Metodologjia
Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të literaturës,duke përfshirë
shfrytëzimin e biblotekës dhe burimet nga interneti.Gjithashtu kam paraqitur një studim rasti
të realizuar në spitalin “Isa Grezda” të Gjakovës, në repartin “Interno” dhe një hulumtim në të
cilin kam sjellë rezultatet se cila moshë dhe gjini ka qenë më e prekur me edemë pulmunare në
vitin 2017/2018 në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Shkurtesat:
EKG-Eelektrokardiogrami
CRP-Analiza e Gjakut (Reaktiv proteina)
RTG- Rëntgen
CT- Tomografia e kompjuterizuar
6
3.1. Anatomia e mushkërive
Mushkëritë janë organe qifte me konsistencë të butë elastike,të cilat e zënë kafazin e kraharorit
në tërësi.Forma e tyre i ngjan një koni të cunguar me gjatësi 25cm,gjerësi në nivel të bazës 15-
16cm dhe trashësi 10cm djathtas,kurse majtas 7-8cm.Pozita anatomike josimetrike e zemrës
bën që mushkëritë të mos kenë të njëjtën formë.Mushkëria e djathtë është më e shkurtër dhe
më e gjerë për shkak të mëlqisë e cila me anë të diafragmës e shtynë atë lartë.
Mushkëritë peshojnë 1000-1300gr.
Baza e mushkërisë mbështetet në diafragmë në muskulin më të rëndësishëm respiratorë.Në
sipërfaqen e jashtme gjenden shenjat e brinjëve që formohen prej kontaktit me brinjë.Nëpër
këtë sipërfaqe në të dy mushkëritë shtrihet para ose poshtë fisura e madhe.kurse në anën e
djathtë po në këtë sipërfaqe shtrihet fisura e vogël.Këto fisura i ndajnë mushkëritë në
lobe,mushkërinë e djathtë në 3 lobe ndërsa mushkërinë e majtë në 2 lobe.
Lobet e mushkërive ndahen në segmente bronkopulmonare.Secili segment ka bronket e
veta,enët e gjakut,enët limfatike dhe inevimin e vet.Pleura i vesh nga brenda brinjët dhe
hapësirën interkostale.Pjesa e pelhurës që vesh mushkëritë quhet pleura viscerale ndërsa pjesa
që veshë paretin e hapësirës torakale quhet pleurë perietale.Hapësira pleurale gjendet në mes
të pleurës viscerale dhe pleurës parietale.1
Fig.1. Mushkëritë
1 I. Spahiu, D. Popovac, D. Mustafa, M. Haxhiu, M. Gashi, Xh. Nurboja, J. Stankov, S. Stankov, B.
Osmani, V. Hadri, H. Ahmetaj: Pneumofiziologji
7
3.2. Çfarë është edema pulmonare?
Edema polmunare është një gjendje e shkaktuar nga lëngjet e tepërta,duke e bërë
të vështirë frymëmarrjen.Në shumicën e rasteve, problemet e zemrës shkaktojnë
edemë pulmonare,por lëngu mund të grumbullohet për arsye të tjera,duke
përfshirë pneumoninë,ekspozimi ndaj disa toksinave dhe medikamenteve,traumat
në muret e gjoksit dhe ushtrimin ose jetesën në lartësi të lartë.Kjo sëmundje është
e ndarë në edemë:cipë dhe hidrostatike.Edema pulmunare hidrostatike mund të
zhdillohet për shkak të sëmundjes që e rrisin presionin hidrostatik në enët e gjakut
dhe qon në lirimin e pjesës së lëngshme të gjakut në alveole të mushkërive.
Gjithashtu në varësi të sëmundjes që kanë shkaktuar enjtjen, ajo është e ndarë në:
toksicitet kardiak dhe edemë polmunare.
Në edemën pulmonare intersticiale të mushkërive duke prekur indet intersticile
pa derdhjen e lëngshme në alveole.
Edemat kardiale që janë si rezultat i dobësisë(insuficiencës) së pjesës së djathtë
të zemrës dhe si pasojë e kësaj vjen deri tek grumbullimi i gjakut në sistemin
venoz.
Edemat pulmonare janë rezultat i dobësisë(insuficiencës)së pjesës së majtë të
zemrës, gjë që sjellë deri tek grumbullimi i gjakut në mushkëri dhe filtrimi i
lëngut në alveola.2
Fig.2. Edema Pulmonare
2 Xhafer Xhaferi: Mjekësia interne
8
3.3. Edema pulmonare kardiogjene dhe jokardiogjene
Dy lloje thelbësisht dhe rrënjësisht të ndryshme të edemës pulmonare që ndodhin
te njerëzit janë:edemë pulmonare kardiogjene(e quajtur edhe si edemë
hidrostatike ose hemodinamike) dhe edemë pulmonare jokardiogjene(e quajtur si
edemë pulmonare me përshkueshmëri të rritur,dëmtim akut i mushkërive ose
sindromi akut i shqetësimit të frymëmarrjes).Edhe pse ato kanë shkaqe të
dallueshme,edemë pulmonare kardiogjene dhe edemë pulmonare jokardiogjene
mund të jetë e vështirë për tu dalluar për shkak të manifestimeve të tyre të
ngjashme klinike.
Fig.3. Fiziologji e shkëmbimit të lëngjeve mikrovaskulare në mushkëri
Në mushkëritë normale (fig.3.A) rrjedhja e lëngjeve dhe proteinave mendohet të
ndodhë kryesisht përmes boshllëqeve të vogla midis qelizave endoteliale
kapilare. Lëngu dhe solucionet që filtrohen nga qarkullimi në hapësirën
ndërvepruese alveolare normalisht nuk hyjnë në alveola sepse epiteli alveolar
është i përbërë nga nyje shumë të ngushta.
9
Në kushte normale, limfatikët largojnë pjesën më të madhe të këtijë lëngu të
filtruar nga interstitiumi dhe e kthejnë atë në qarkullimin sistematik.
Forca hidrostatike për filtrimin e lëngjeve përgjatë mushkërive është afërsisht e
barabartë me presionin hidrostatik në kapilarët pulmonar (fig.3.A), e cila është
kompensuar pjesërisht nga një gradient presioni osmotik i proteinave.
Një rritje e shpejtë e presionit hidrostatik në kapilarët pulmonar që dërgon në
rritjen e filtrimit të lëngut transvaskular është shenjë dalluese e edemës akute
kardiogjenike ose të mbingarkesës me vëllim (fig.3.B).
Rritja e presionit hidrostatik në kapilarët pulmonar zakonisht është për shkak të
presionit të ngritur venoz pulmonar nga rritja e presionit diastolik të ventrikulit të
majtë dhe presionit të majtë atrial. Lartësitë e presionit atrial të majtë shkaktojnë
edemë në hapësirat intersticiale perimikrovaskulare dhe peribronkovaskulare. 3
Në të kundërtën,edema pulmonare jokardiogjene shkaktohet nga një rritje e
përshkueshmërisë vaskulare të mushkërive,duke rezultuar në një fluks të rritur të
lëngjeve dhe proteinave në interstitiumin e mushkërive dhe hapësirat e
ajrit(fig.3.C).Edema pulmonare jokardiogjene ka një përmbajtje të lartë
proteinike sepse membrana vaskulare është më e përshkueshme nga lëvizja e
jashtme e proteinave plazmatike.Sasia e edemës pulmonare të akumuluar
përcaktohet nga ekuilibri midis shkallës në të cilën filtrohet lëngu në mushkëri
dhe shkalla në të cilën hiqet lëngu nga hapësirat e ajrit dhe intersticiumi i
mushkërive.4
3 Saub NC.Pulmonary edema.Physiol Rev 1974;54:678-811 4 Matthay MA, Folkesson HG, Clerici C. Lung epithelial fluid transport and the resolution of
pulmonary edema. Physiol Rev 2002;82:569 -600
10
Edema pulmonare kardiogjene
Çrregullimet kardiake qojnë drejtë një rritje ne presionin venoz pulmonar të cilat
zhvendosin ekuilibrin e forcave midis kapilarit dhe intersticiumit.
Presioni hidrostatik rritet dhe lëngu del nga kapilari në një shkallë të rritur, duke
rezultuar në intersicial dhe në rastet më të rënda në edemë alveolare. Zhvillimi i
efuzioneve të pleurës mund të kompromentojë edhe më tej funksionin e sistemit
respirator dhe të kontribojë në shqetësimin përgjatë frymëmarrjes.
Shenjat e hershme te edemes pulmonare perfshijne: dispnenë gjatë efortit fizik
dhe ortopnenë.
Radiografitë e kraharorit tregojnë trashje peribronkiale, shenjat vaskulare të
spikatura në zonat e sipërme të mushkërisë dhe linja Kerley B. Me përkeqësimin
e edemës pulmonare, alveolat mbushen me lëng,radiografia e kraharori tregon
mbushjen alveolare në formë njollash në mënyrë tipike në një shpërndarje
perihilare, e cila më pas avancon në infiltrate alveolare difuze.
Edema e rritur e rrugës ajrore shoqërohet me ronke dhe gulqime.5
Shkaktarët:
Insuficienca e zemrës, ç’rregullimet e rënda të ritmit të zemrës, kriza
hipertenzive, tamponada e zemrës, mbingarkesa e zemrës me lëngje.
Mekanizmi i paraqitjes:
Forca e pamjaftueshme e muskulit të zemrës e shkatuar nga sëmundje të
ndryshme dhe nga dëmtime të ndryshme.
Bradikardia ose tahikardia.
Grumbullimi i gjakut në qesen e zemrës (infrakti, trauma, barotrauma, sëmundje
të ndryshme).
Shërimi joadekuat i tensionit të lartë të gjakut, sëmundje të veshkave dhe enëve
të gjakut. Ngarkesa e zemrës me shtypje të rritur hidrostatike(dëmtimi i veshkave,
terapia intravenoze me infuzione).6
5 Harrison,Parimet e mjekësisë interne, Tabernakul 2014, Cap 33-34, fq.224
6 Ilirjane Raça - Bunjaku: Reanimimi Kardio - Pulmonar
11
Edema pulmonare jokardiogjene
Uji në mushkëri rritet si pasojë e dëmtimit të veshjes së brendshme të kapilarit
pulmonar me nxjerrje të makromolekulave të tjera në ind.
Nga pikëpamja fiziologjike, edema pulmonare jokadiogjene karakterizohet nga
shunti interpulmonar me hipoksemi dhe kompliancë pulmonare të ulët.
Nga pikëpamja patologjike, membranat hialine janë të dukshme në alveola dhe
mund të shihet inflamacioni që dërgon në fibrozë pulmonare.
Nga pikëpamja klinike, tabloja varion nga dispnea e lehtë deri në insuficiencë
respiratore.
Skanimi me CT tregon se shpërndarja e edemës është më tepër heterogjene sesa
mendohej në të kaluarën.
Është e domosdshme të karakterizohen shkaqet e edemës pulmonare
jokardiogjene, në lidhje me faktin nëse dëmtimi në mushkëri ka gjasa të rezultojë
nga shkaqet direkte, indirekte apo shkaqet vaskulare pulmonare.7
Shkaktarët:
Helmimi inhalator, aspirimi i përmbajtjes së huaj, pneomotoraksi, transfuzionet e
shumta të gjakut, abuzimi me barna dhe substanca psikoaktive, politraumat,
infeksionet e rënda, pankreatiti akut hemoragjik, diegiet, etj.
Mekanizmi i paraqitjes:
Inhalacioni i gazrave helmuese dhe aerosoleve (klori, dioksidi i sulfurit),
infeksionet bakteriale ose virale (sëmundjet e mushkërive, gripi, etj), eliminimi
kirurgjik i trombit ose transplatimi i mushkërive.8
7 Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo: Mjekësia Interne Harrison 8 Harrison,Parimet e mjekësisë interne, Cap 33-34, fq.224
12
3.4 Shenjat dhe simptomat e edemës pulmonare
Edema pulmonare mund te zhvillohet gradualisht dhe ne qast,identifikimi i
simptomave është mjaft i ndryshëm dhe kjo varet nga zhvillimi patologjik i
sëmundjes.
Fig.4.Shenjat e edemës pulmonare
Shenjat e edemës pulmonare
▪ Lëkurë e zbehtë
▪ Rritje e presionit jugolarvenoz
▪ Pagjumësi dhe djersitje
▪ Vështirësi për gjetjen e venave
▪ Kollë me përmbajtje gjaku dhe shkumë9
9 David A. Lipson, Steven E. Weinberg: V. Pulmologjia
13
Simptomat e edemës pulmonare të papritura (akute)
• Dispnea
• Ndjenja e mbytjes
• Ankthi,shqëtesimi
• Dhimbje gjoksi(nëse edema pulmunare shkaktohet nga sëmundje e zemrës)
• Kollë që prodhon sputum të shkumëzuar që mund të jetë edhe me gjurmë
gjaku
• Rjahje zemre e qrregullt dhe e shpejtë
• Palpitacionet
Simptomat e edemës pulmonare afatgjate (kronike)
• Frymëmarrje e vështirë në tendosje
• Frymëmarrje e vështirë në pozitën shtrirë
• Zgjimi natën me ndjenjën e të qenurit “pa frymë”
• Shtim i shpejtë në peshë,kryesisht si pasojë e grumbullimit të lëngut në trup
• Enjtje në gjymtyrët e poshtme
• Lodhje
Nëse keni ndonjë nga këto shenjat apo simptoma,telefononi menjëherë 911 apo
ndihmën mjekësore urgjente sepse edema pulmonare mund të jetë fatale nëse
nuk trajtohet me kohë.10
10 http://www.mayoclinic.org/es-es/diseases-conditions/pulmonary-edema/basics/causes/con-
20022485
14
3.5 Diagnostifikimi
Për të diagnostifikuar shkaqet e edemës pulmonare duhet bazuar në simptomat e
vërejtura tek pacienti.Në këtë rast,mjeku duhet të vlerësojë të gjitha
manifestimet klinike të sëmundjes për të identifikuar shkaqet rrënjësore të
sëmundjes.
Për diagnostifikimin e edemës pulmonare nevojiten:
• Historia mjekësore,ekzaminimi fizikal
• Egzaminimi rentgenologjik i mushkërive
• Egzaminimi i funksioneve renale(kreatininë,ure)
• Pasqyra komplete e gjakut
• Egzaminimi i enzimeve të mëlqisë11
Disa nga testet që mund të bëhen për të diagnostifikuar edemën pulmonare ose
për të përcaktuar se pse keni lëngun në mushkëri janë:
• Rtg i gjoksit
• Pulsoksimetria
• Testet e gjakut
• EKG
• Echocardiogram
• Ultratingulli i mushkërive
• TEE(ehokardiografia transezofageale)
• Kateterizimi i arteries së mushkërive
• Kateterizimi kardiak12
Këto teste mund të diagnostifikojnë probleme të ndryshme lidhur me edemën
pulmonare tek pacienti por edhe duke u bazuar tek historia e tij
mjekësore,veqanërishtë nëse ka pasur ndonjëherë semundje kardiovaskulare ose
të mushkërive.
11 http:medicine-al.mednews.in.u 12 https://www.mayoclinic.org/es-es/diseases-conditions/pulmonary-edema/basics/tests-diagnosis/con-
20022485
15
3.6 Trajtimi
Trajtimi i edemës pulmonare varet tërësisht nga etiologjia specifike.Kur të
zbulohet natyra akute e rrezikshme për jetë,menjëherë duhet të ndërmirren
masat për parandalimin e mëtutjeshëm.
Në trajtimin e edemës pulmonare,hapi i parë është dhënja e oksigjenit me maskë
ose kanjulë nazale,ndonjëherë edhe ventilim mekanik.Nitroglicerinë dhe
diuretikë(furosemid),enalaprik/kaptopril(dilatojnë vazot periferike).
Stabilizimi fillestar:
• Rrugë iv
• Oksigjen shtesë
• Vendosim pacientin në një pozitë gjysmë të ulur
• Monitorim kardiak
• Furosemid
• Nitrate sublinguale
• Oksimetria e pulsit
• Ventilim joinvaziv ose intubim endotrakeal për insuficiencën e
pashmangshme respiratore13
Trajtimi emergjent përfshinë:
• Oksigjeni 100% me maskë duhet të aplikohet fillimisht
• Nitroglicerinë 0.4 mg(mund të përsëritet qdo 1-5 min)
• Lasix amp. 40-80 mg iv
• Në rast hipertensioni mund të jepet tretje 250-1000 ml
• Morfinë mund të jepet 2-5 mg iv dhe të përsëritet sipas nevojës
Sipas nevojës pacientët duhen të pranohen në spital.14
12Ilirjane Raça - Bunjaku: Reanimimi Kardio – Pulmonar 13Rosen, Barkin, Schaider.J, Hayden.R: Konsulta mjekësore e urgjencës së pesë minutave të para,
Tabernakul 2014, fq.261
16
3.7 Mjekimi dhe medikamentet
Mjekimi i edemës pulmonare bëhet në bazë të diagnostifikimit të
sëmundjes,testeve laboratorike,imazhirike,etj.
Nëse pacienti ka edemë pulmonare akute,atëherë kërkohet hospitalizim i
menjëhershëm,ndërsa në disa raste edema pulmonare mund të mjekohet edhe
me vizita të rregullta tek mjeku.
Medikamentet:
• Bumex
• Kaptopril
• Dobutaminë,doza ipet sipas presionit të gjakut,debitit kardiak dhe presionit
më të lartë të kapilarëve pulmonar
• Enalapril
• Furosemid
• Sulfat morfinë
• Nesiritid
• Nitroglicerinë
Pacientët me tension normal ose të rritur,me edemë pulmonare kardiogjene:
• Nitratet me veprim të shpejtë,kryesisht sublingualë ose me spraj
• Nitroglicerinë iv
• Sulfat morfinë
• Diuretikët iv: lasix ose bumex
• BNP(Nesiritid) iv dhe një vazodilatator i qetë
• Intubimi endotrakeal për insuficiencën e pashmangshme respiratore14
14Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo: Mjekësia Interne Harrison
17
3.8 Etiologjia e edemës pulmonare
Edema pulmonare është një problem i shpeshtë i lidhur me një shumëllojshmëri
kushtesh mjekësore.Në këndvështrimin e këtyre shkaqeve të shumëfishta,është
me vlerë të mendojmë rreth edemës pulmonare në kuadrin e parimeve
fiziologjike bazë.
Shkaqet e edemës pulmonare:
Rritja e presionit kapilar pulmonar transmural
• Presioni i rritur artial i majtë
• Insuficienca ventrikulare e majtë akute ose kronike
• Stenoza a valvulave mitrale
• Hipertensioni venoz pulmonar
• Vëllim i rritur i gjakut kapilar
• Insuficiencë renale kronike
• Ulje e presionit intersticial
• Hipoalbuminemia:sindromi nefrotik,insuficienca hepatike
Rritja e përshkueshmërisë endoteliale të kapilarit të mushkërisë
• Toksinat qarkulluese :bakteremia,pankreatiti akut
• Pneumonia infektive
• Koagolimi inravaskular i disemuar
• Trauma jotarakale e shoqëruar nga hipertesioni(“goditja e mushkërisë”)
• Edema pulmonare e lartësive të mëdha15
15Stephen J. Mc Phee William F. Ganong: Fizopatologjia e sëmundjeve
18
3.9 Parandalimi
Parandalimi i edemës pulmonare është trajtimi i sëmundjeve dhe kushteve që
mund të qojnë në edemë pulmonare,prandaj pacienti këshillohet që:
• Të kontrollojë presionin e lartë të gjakut.Nëse pacienti ka presion të lartë
të gjakut,duhet të marrë medikamente që i janë dhënë regullisht,duhet
monitoruar tensionin e gjakut dhe të regjistrohen rezultatet e
herëpashershme.
• Të kontrollojë qrregullimet e tjera mjekësore.Të bëhet kontrollimi i
kushteve mjekësore ,kontrollimi i glukozës nëse ka diabet.
• T’i shmanget shkaktarëve të gjendjes,nëse gjendja e pacientit nuk është e
mirë për shkak të medikamenteve,alergenëve ose lartësive,patjetër duhet
ti shmangë që ti minimizojë ato pasoja.
• Të ndalojë duhanin nëse është duhanpirës
• Të ndjekë një dietë të shëndetshme duke minimizuar sasinë e kripës.
• Të mbajë një peshë të shëndetshme duke bërë stërvitje si dhe të ushtrojë
rregullisht16
3.10 Komplikimet
Nëse edema pulmonare vazhdon, atëherë mund të rris presionin në arterien
pumonare(hipertension pulmonar) dhe përfundimisht barkusha e djathtë e
zemrës dobësohet dhe fillon gradualisht të dështojë.Presioni rritet ku mund të
shkaktojë:
• Hipertension pulmonar
• Enjtje të ekstremiteteve të poshtme dhe abdomenit
• Akumulimi i lëngjeve në membranë që rrethojnë mushkëritë
• Enjtje dhe kongjestion i mëlqisë
Kur nuk trajtohet edema pulmonare akute,ajo mund të jetë fatale për jetën.Në
disa raste mund të jetë vdekjeprurëse edhe nëse trajtohet.17
16 http://stop-al.mednews.in.ua/bronke-dhe-mushkri/27763-edem-pulmonare-shenjat-parandalimi.html
17 David A. Lipson, Steven E. Weinberg: V. Pulmologjia
19
4. Roli i asistencës infemierore tek pacientët me edemë pulmonare
Edema pulmonare si edhe sëmundjet e tjera është e pamundur të shqyrtohet dhe
të shërohet pa asistencën infermierore e cila jep kujdes infermeror tek këta
pacientë.
Shumica e pacientëve ballafaqohen me frikë dhe brenga rreth gjendjes së tyre,
prandaj infermieri/ja duhet që të jetë në gjendje të ju ofrojë ndihmë.
Kjo ndodhë për shkak të asistencës infermierore e cila duhet të jetë e gatshme në
qdo kohë për pacientin, të ju ofrojë atyre vetbesim, empati, siguri, komoditet dhe
plot gjëra të tjera të cilat ia mundësojnë që të kalojnë sëmundjen dhe të shkojnë
drejtë shërimit.
4.1. Asistenca infermierore në kujdesin infermieror
Kujdes infermieror te pacientët me edemë pulmonare është proces që zhvillohet
hap pas hapi dhe kjo ndodh në bazë të asistencës infermierore e cila fillon para
se pacienti të shtrihet në spital dhe mbaron kur kompletohet shërimi.
Kjo realizohet në bazë të disa hapave:
• Vleresimi fillestar
• Diagnoza infermierore
• Planifikimi infermieror
• Ndërhyrjet infermierore
• Zbatimi infermieror
• Vlerësimi përfundimtar
20
4.2. Studim rasti
Pacienti/ja:
▪ Emri dhe mbiemri: Sh. T.
▪ Data e lindjes: 20.01.1939 ▪ Vendi i lindjes: Gjakovë
▪ Gjinia: Mashkull
▪ Statusi: I martuar
▪ Vendbanimi: Gjakovë
▪ Profesioni: I pensionuar
▪ Pesha: 88
▪ Gjatësia: 1.75
▪ Gjendja socio-ekonimike: Mesatare
Pacienti si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje,hipertension,kollë me përmbajtje
gjaku,djerësitje,rrahje zemre të shpejta,ankth,shqetësim,etj, është paraqitur në
kujdesin sekondar.
Data e pranimit: 23.11.2017
21
4.3. Vlerësimi fillestar
Infermieri/ja duhet të marrë informacione të sakta lidhur me natyrën e
sëmundjes dhe anamnezën familjare, ambientin në të cilin jeton dhe
punon.Merren informacione rreth pacientit si:
- Vlerësohet lëkura nëse është : e zbehtë,e ftohtë dhe e djersitur
- Vlerësohet sistemi respirator: observohet për vështirësinë në
frymëmarrje,venat jugulare të fryera
- Vlerësohet sistemi kardiak: tahikardi,cianozë
- Vlerësohet pozicioni i atillë që ja mundëson pacientit të lehtësojë
frymëmarrjen
Marrja e anamnezës bëhet në mënyrë verbale nga pacienti me anë të 4 llojeve të
të dhënave:
• Të dhëna objektive:
Pacienti tregon se ka pasur vështirësi në
frymëmarrje,djersitje,lodhje,shqetësim,etj.
• Të dhëna subjektive:
Pacienti tregon se kjo gjendje i është paraqitur gradualisht,duke filluar me
lodhje pa ndonjë arsye,temperaturë të lartë,kollitje me sekret,si dhe pasojë e
këtyre simptomave pacienti ka pasur frikë dhe shqetësim.
• Të dhënat aktuale:
Pacienti ka problem me frymëmarrje,temperatura është 39.5 dhe tension i
ngritur në 165/100 mmHg.
• Të dhënat historike:
Pacienti tregon nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë sëmundje serioze , nuk ka
alergji në ndonjë substancë medikamentoze dhe asnjëherë nuk ka pasur
ndërhyrje kirurgjikale.
22
Tabela 1. Rezultatet e analizave dhe vlera normale
Analizat: Rezultatet e analizave: Vlera normale:
Leukocitet: 8.0 [103/mm3] 3.5-10.5 [103/mm3]
Glukoza: 10.1 [mmol/L] 3.6-5.8 [mmol/L]
Eritrocitet: 4.50 [10/mm3] 3.80-5.80 [10/mm3]
Hemoglobina: 120 g/dl 140-180g/l
Urea: 8.7 [mmol/L] 2.1-7.1 [mmol/L]
23
4.4 Diagnoza infermierore
Diagnoza infermierore formulohet duke marrë parasysh : shenjat,simptomat
objektive dhe subjektive,faktorët rrezikues,etj.Pasi që të merren të dhënat nga
pacienti,formulohet diagnoza infermierore e cila shërben si bazë për të hartuar
planin e ndërhyrjes.
• Shtim i tepërt i vëllimit të lëngjeve në organizëm si pasojë e sëmundjes,
• Rrezik i lartë për ndryshime në lëkurë me prishje të integritetit të saj si pasojë
e pranisë së edemave,
• Qrregullime të frekuencës respiratore me paaftësi për të ruajtur një respirim
natyral,
• Gjendje ankthi për shkak të mungesës së njohjes së sëmundjes,
• Pagjumësia që mund të paraqitet për shkak të frikës,
• Rrahje të shpejta të zemrës dhe dhimbje gjoksi,
• Pamjaftueshmëri e oksigjenit për shkak të mbushjes me lëng të alveolave
mushkërore,
• Hipertension si pasojë e gjendjes së krijuar,
• Tahikardi sepse kemi disfunksion të ventrikulit të majtë,
• Kokëdhembje si shkak i pagjumësisë,
• Pakësim i rezervave energjike të organizmit që e bëjnë presionin të paaftë për
sigurimin e nevojave jetësore si pasojë e sëmundjeve,
• Cianoza paraqitet si pasojë e mungesës së oksigjenit në qelizat trupore.
24
4.5 Planifikimi infermieror
Planifikimi infermieror është zhvillimi i planit të veprimit për të zvogëluar apo
prandaluar problemet e mundshme.
• Infermieri/ja siguron ambienti ku pacienti të pushojë
• Vendosja e pacientit në pozitë përkatëse
• Sigurimi i vijave venoze/medikamenteve
• Reduktimi i ankthit
• Këshilla rreth ushqimit dhe higjienës personale
• Bashkëpunimi me ekipin infermieror
• Paisjet e nevojshme(oksigjenoterapia,EKG,monitorimi i shenjave vitale)
• Ti shpjegohet pacientit dhe familjes procedurat e trajtimit
• Reduktimi i rrezikut për marrjen e infeksioneve
• Edukimi shëndetësor
4.6 Ndërhyrja infermierore
• Përmirësimi i oksigjenimit-oksigjen me përqendrim të lartë,për të lehtësuar
hipoksinë dhe dispnenë.
• Terapia medikamentoze-morfina administrohet në rrugë intravenoze për të
reduktuar ankthin dhe dispnenë.
• Diuretikët-administrohet në rrugë intravenoze furosemid për të pasur efekt
të shpejtë.Furosemidi poashtu shkakton vazodilatacion dhe një shtim të gjakut
venoz peripheral.
• Digjitalët-për të përmirësuar forcën kontraktuese të zemrës,në mënyrë që të
rritet puna e ventrikulit të majtë,pacientit mund ti administrohen preparate
digjitale me veprim të shpejtë.Digjitali mund të zhvillojë aritmi tek pacientët me
infarkt akut të miokardit sepse këta pacientë janë të ndjeshëm,prandaj duhet të
kemi shumë kujdes.
25
4.7 Zbatimi infermieror
Në këtë fazë, infermieri/ja sugjeron monitorimin e vazhdueshëm të pacientit:
• Të kryejmë higjienën e duarve
• Të sigurohet intimiteti i pacientit
• Monitorojmë parametrat vital
• Të vlerësojmë gjendjen e vetëdijes
• Përgatisim psiqikisht pacientin para qdo ndërhyrje infermierore
• Administrojmë barërat e përshkruara nga mjeku
• Monitorojmë frekuencat e frymëmarrjes,tingujt,shkallën e zemrës,presionin
e gjakut,etj
• Vendosim kateterin urinar
• Ajrosim dhe ndriqojmë dhomën e pacientit
4.8 Dokumentimi
Duhet të dokumentojmë qdo punë dhe ndërhyrje të kryer në kartelën mjekësore
me të dhënat,përfshirë këtu edhe historikun e sëmundjes së pacientit si dhe
analizat laboratorike.
4.9 Vlerësimi përfundimtar
Pas përcaktimit të diagnozës dhe planifikimit infermieror duke përdorur
problemin,etiologjinë,shenjat dhe simptomat,infermieri/ja duhet pritur
rezultatet:
• Vlerësohet gjendja përfundimtare e pacientit
• Si infermier fokusohemi në arritjen e qëllimeve tona,se a janë arritur
parashikimet tona rreth marrjes së të dhënave dhe a kemi parashikuar në mënyrë
të saktë diagnozën
Pasi pacienti ti jetë kthyer normalitetit,mund ti kthehet aktiviteteve të
përditshme,por rekomandohet që të vijë vazhdimisht në kontrolla mjekësore.
26
5. Rekomandimet
Secila prej sëmundjeve kërkon trajtim më të veqantë dhe shumë serioz.Kujdesi
infemieror tek pacientët me edemë pulmonare është mjaft kompleks,duhet
domosdoshmërishtë të jetë pjesë e një pune ekipore,përmes një plani të kujdesit
që bëhet së bashku me profesionistë të tjerë shëndetësorë.Megjithatë, kontrolli i
vazhdueshëm dhe autonom nga infermieri/ja,mund të jetë i dobishëm në
parandalimin e komplikimeve dhe sinjalizimin e ndonjë përkeqësimi të gjendjes
së pacientit.Ne si infermier,duhet të dimë natyrën e sëmundjes dhe të jemi të aftë
ti ndihmojmë pacientit i cili është i diagnostifikuar me edemë pulmonare.
Pacienti këshillohet që:
• Të ndjekë një dietë të pasur ushqimore,shmangia e kripërave,yndyrave ose
ushqimeve të përpunuara
• Duhet të pushojë pas daljes nga spitali dhe japim këshilla për aktivitetin ditor
• Parandalimin e sëmundjeve kronike që shpiejnë deri tek edema pulmonare,që
d.m.th marrja e terapisë me rregull
• Sa i përket medikamenteve,duke marrë parasysh moshën e pacientit
bashkëpunojmë me familjarët,duhet të tregojmë tipin e medikamenteve të
përshkruara nga mjeku,efektet e mundshme anësore,dozën korrekte,etj
• Rekomandojmë pacientin në reduktimin e stresit,të mos konsumojmë duhan
dhe kontrollimin e presionit të gjakut
• Rekomandojmë pacientin të vijë në vizita të rregullta mjekësore
27
6. Statistikat me edemë pulmonare në Spitalin Rajonal të Gjakovës
“Isa Grezda”
Për këtë punim, të dhënat janë marrë në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”
nga librat e protokolleve,me miratimin e drejtorit ekzekutiv Dr.Hilmi Shala.
Nga libra e protokolleve janë marrë statistikat për periudhën kohore
2017/2018,shënimet si:numri i pacientëve,mosha dhe gjinia.
Rezultatet:
Grupi i moshës për 74 pacientë me edemë pulmonare,është:
Nga grupmosha 1-4 vjeq: 1 pacientë
Nga grupmosha 5-18 vjeq : 2 pacientë
Nga grupmosha 19-24 vjeq: 1 pacientë
Nga grupmosha 25-34 vjeq: 2 pacientë
Nga grupmosha 35-44 vjeq: 4 pacientë
Nga grupmosha 45-54 vjeq: 3 pacientë
Nga grupmosha 55-64 vjeq: 12 pacientë
Mbi 65 vjeq: 49 pacientë
Gjinia: M F M F M F M F M F M F M F
M F
Mosha: 1-4 5-18 19-24 25-34 35-44 45-54 55-64
65+
Pacientët: 1 2 1 2 4 3 12
49
Tabela 2.Grupmoshat e pacientëve me edemë pulmonare në vitin 2017
28
Graf.1.Grupmoshat e pacientëve me edemë pulmonare në vitin 2017
Gjatë vitit 2017 në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” ka pasur 74 raste
ku prej tyre 24 janë femra ndërsa 50 janë meshkuj.
Viti 2017
Femrat
Meshkujt
Gjithsej
24
50
74
Tab.4.Numri i rasteve të prekura me edemë pulmonare në vitin 2017
0
5
10
15
20
25
30
35
40
1-4 5-18 19-24 25-34 35-44 45-54 55-64 65+
Meshkuj
Femra
29
Në vijim, janë paraqitur statistikat për vitin 2018 për grupmoshat e 89
pacientëve me edemë pulmonare:
Rezultatet:
Nga grupmosha 1-4 vjeq: 2 pacientë
Nga grupmosha 5-18 vjeq: 1 pacientë
Nga grupmosha 19-24 vjeq: 1 pacientë
Nga grupmosha 25-34 vjeq: 3 pacientë
Nga grupmosha 35-44 vjeq: 5 pacientë
Nga grupmosha 45-54 vjeq: 7 pacientë
Nga grupmosha 55-64 vjeq: 5 pacientë
Mbi 65 vjeq: 65 pacientë
Gjinia: M F M F M F M F M F M F M F M
F
Mosha: 1-4 5-18 19-24 25-34 35-44 45-54 55-64
65+
Pacientët: 2 1 1 3 5 7 5 65
Tab.3.Grupmoshat e pacientëve me edemë pulmonare në vitin 2018
30
Graf.2.Grupmoshat e pacientëve me edemë pulmonare në vitin 2018
Gjatë vitit 2018 në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” ka pasur 89 raste
ku prej tyre 29 femra dhe 60 meshkuj.
Viti 2018
Femrat
Meshkujt
Gjithsej
29
60
89
Tab.5.Numri i rasteve të prekura me edemë pulmonare në vitin 2018
0
5
10
15
20
25
30
35
40
45
50
1-4 5-18 19-24 25-34 35-44 45-54 55-64 65+
Meshkuj
Femra
31
7. Përfundimi
Nga ky hulumtim nxjerrim këto përfundime:
• Në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” të Gjakovës,në vitin 2017 kanë marrë
trajtim mjekësorë 74 pacientë me edemë pulmonare,prej tyre 24 femra dhe 50
meshkuj.
• Në vitin 2017 vërejmë se gjinia mashkullore është më dominante e prekur
nga edema pulmonare.
• Gjatë vitit 2018,kjo sëmundje është ngritur duke bërë që numri i pacientëve
të rritet në 89,ku prej tyre 29 femra dhe 60 meshkuj.
• Në vitin 2018,gjinia mashkullore ka qenë më e prekur nga edema pulmonare.
• Grupmosha më e prekur e vitit 2017 ishte mosha mbi 65 vjeq.
• Grupmosha më e prekur e vitit 2018 ishte mosha mbi 65 vjeq.
32
8. Rezyme
Edema pulmonare është grumbullim jonormal i një sasie lëngu në indin
pulmonar, gjë e cila e bënë të vështirësuar frymëmarrjen. Në shumicën e
rasteve,sëmundjet e zemrës janë ato që shkaktojnë këto sëmundje mirëpo lëngu
mund të grumbullohet edhe për shkaqe tjera.
Simptomat më të shpeshta janë:
• Shkurtim i frymëmarrjes
• Ankth dhe shqetësim
• Enjtje në gjymtyrët e poshtme
• Lodhje
Kjo sëmundje është shumë serioze prandaj kërkon trajtim të menjëhershëm
sepse pasojat e saj mund të jenë fatale.
Ne si infermierë duhet të dimë si të kujdesemi për pacientët me edemë
pulmonare,prandaj qëllimi i këtij punimi është të shtjellojmë se qfarë është
edema pulmonare,cilat janë simptomat,shenjat,etj.
Ky punim përmban një studim rasti të realizuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës
“Isa Grezda” ,në repartin e “Internos” .Në studim është marrë një pacient me
edemë pulmonare kardiogjene,gjendja e së cilit është përmirësuar gjatë
hospitalizimit dhe pacienti është liruar duke iu kthyer gjendjes
normale.Gjithashtu,kam paraqitur një hulumtim i cili ka të bëjë me statistikat e
moshës dhe gjinisë të pacientëve të infektuar me edemë pulmonare.
33
8.1 Summary
Pulmonary edema is an abnormal accumulation of a quantity of fluid in a
polmunary tissue,which makes breathing difficult.In most cases ,heart deseases
causes this desease,but fluid can accumulate for other reasons as well.
The most common symptoms are:
• Breathing ablation
• Anxiety and distress
• Swelling in the lower limbs
• Fatigue
This desease is very serious and therefore requires immediate treatment since
it’s consequences maybe fatal.
As a nurse we need to know how to care for patients with pulmonary edema, so
the purpose of this paper is to find out what is pulmonary edema, what are the
symptoms, etc.
This paper is a literature review including a case study conducted at the Gjakova
Regional Hospital in the "Internos" ward, where a pacent with swollen
pulmonary edema was obtained, the condition of which was improved during
hospitalization and the patient was released to give him life normal. Also I have
presented a research that has to do with statistics age and gender that is most
affected with pulmonary edema.
34
9. Referencat
• David A. Lipson, Steven E. Weinberg: V. Pulmologjia
• E. Peka, L. Necaj, E. Rustami, D. Bego, A. Imami - Lelcaj, M. Cela, A.
Dervishi, V. Zanaj, V. Mane: Infermieristika në Specialitete
• Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson, Loscalzo: Mjekësia
Interne Harrison
• Harrison,Parimet e mjekësisë interne, Cap 33-34, fq.224
• I. Spahiu, D. Popovac, D. Mustafa, M. Haxhiu, M. Gashi, Xh. Nurboja, J.
Stankov, S. Stankov, B. Osmani, V. Hadri, H. Ahmetaj:
Pneumoftziologjia
• Ilirjane Raça - Bunjaku: Reanimimi Kardio – Pulmonar
• Matthay MA, Folkesson HG, Clerici C. Lung epithelial fluid transport and
the resolution of pulmonary edema. Physiol Rev 2002;82:569 -600
• Rosen, Barkin, Schaider.J, Hayden.R: Konsulta mjekësore e urgjencës së
pesë minutave të para, Tabernakul 2014, fq.261
• Stephen J. Mc Phee William F. Ganong: Fizpatologjia e sëmundjeve
• Xhafer Xhaferi: Mjekësia interne
Burimet nga interneti:
• http://www.mayoclinic.org/es-es/diseases-conditions/pulmonary-
edema/basics/causes/con-20022485
• http:medicine-al.mednews.in.u
• https://www.mayoclinic.org/es-es/diseases-conditions/pulmonary-
edema/basics/tests-diagnosis/con-20022485
• http://stop-al.mednews.in.ua/bronke-dhe-mushkri/27763-edem-
pulmonare-shenjat-parandalimi.html
35
10. Biografi e shkurtër e kandidatit-CV (Curriculum Vitae)
Informatat personale:
Emri dhe mbiemri
Faton Brahimaj
Datëlindja
20.01.1997
Gjinia
Mashkull
Nr.personal
1176488073
Adresa
Jabllanicë
Shkolla e mesme e lartë
Asist.Inf. i Përgjithshëm në “Hysni
Zajmi” Gjakovë
Universiteti
Universiteti i Gjakovës “Fehmi
Agani”
Fakulteti
Fakulteti i mjekësisë
Programi
Infermieri
Statusi
I rregullt
Nr.ID
150306088
36
11. Biografi e shkurtër e kandidates-CV (Curriculum Vitae)
Informatat personale:
Emri dhe mbiemri
Besjana Brahimaj
Datëlindja
10.03.1999
Gjinia
Femër
Nr.personal
1244728355
Adresa
Jabllanicë
Shkolla e mesme e lartë
Asist.Inf.i Përgjithshëm në “Hysni
Zajmi” Gjakovë
Universiteti
Universiteti i Gjakovës “Fehmi
Agani”
Fakulteti
Fakulteti i mjekësisë
Programi
Infermieri
Statusi
E rregullt
Nr.ID
160306104