Download - Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
LËNDA : Letërsi
TEMA : “ Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare”
QËLLIMI : Njohja e shkrimtarëve më të mirë të letërsisë
bashkohore shqipëtare
OBJEKTIVAT :
1. Të mësojmë për letërsinë bashkohore shqipëtare .
2. Të njohim disa nga shkrimtarët bashkohor.
3. Të dimë disa nga veprat më të mira të shkrimtarëve
bashkohore shqipëtare .
4. Të mësojme analizën e një vepre bashkohore shqipëtare.
PUNOI :
KEVI BRAHO
LETERSIA BASHKOHORE
Letersia e kesaj periudhe kaloi neper shtigje teper te veshtira, duke u detyruar te kufizohet
brenda uniformes se ngushte te metodes se realizmit socialist. Ne vitet e parat te regjimit pati
nje lirshmeri persa i perket krijimtarise letrare. Ne vitet ‘50 lindi nje orientim i ri ne fushen e
letersise shqiptare, si në rrafshin tematik, ashtu dhe në atë të metodave krijuese. Tema
mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e
rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Ne fillimin
e viteve ’60 do behen hapat e pare per te nxjerre letersine nga ky shabllon. Ketu permendim
kontributin e cmuar te Petro Markos me romanin e tij te pare “Hasta la vista” qe sjell nje
kendveshtrim te ri ne letersine e asj periudhe. Me pas, po Marko, boton romanin “Qyteti i fundit”.
Me 1962 Ismail Kadare boton romanin e tij te suksesshem “ Generali i ushtrise se vdekur”
perkthyer ne 40 gjuhe te ndryshme). Me pas Jakov Xoxa boton romanin e tij “Lumi i vdekur”,
Dritero Agolli boton nje seri romanesh.
Ndërkaq, në vitet '60 botohet në Tiranë romani Shkrimtari i Mehmet Myftiut (1930), i cili merret
me fatin e artistit në diktaturë. Ky roman është ndër veprat e para disidente në vendet e Lindjes.
Ai denoncoi hetuesinë, internimet dhe burgjet komuniste dhe rifuti në letërsi tema dhe
personazhe tabu, që i kishte përjashtuar letërsia zyrtare e kohës.
Po në vitet '60, me përmbledhjen e tij të parë me tregime Njerëz të rinj, tokë e lashtë, Bilal
Xhaferi (1935-1987) solli një lirizëm të ngrohtë dhe tepër human në letërsinë shqiptare. Ai
rishfaqi personazhin e punëtorit me virtytet dhe dobësitë njerëzore, duke iu kundërvënë
punëtorit të trajtuar bardhë e zi në letërsinë skematike. Ndërsa vëllimi i tij Lirishta e kuqe u
ndalua dhe u hoq nga qarkullimi.
Pati dhe shkrimtarë të tjerë që talenti i tyre u ndërpre në mes dhe ata madje as nuk arritën të
botojnë deri para viteve '90 veprat e tyre, si: Astrit Delvina (1920 - 1990), një vëllim i tij me
tregime "Ëndrra me ngjyra" u botua në vitin 1996; Pjetër Arbnori (1930), disa novela dhe
romane të tij janë botuar pas viteve '90.
Vëllimi poetik i Trifon Xhagjikës (1932 - 1963) Atdheu është lakuriq që u botua më 1994, ilustron
në mënyrë bindëse jo vetëm evoluimin e tij drejt një koncepti të ri estetik, duke u shkëputur nga
realizmi socialist, por ai bën një kthesë të vërtetë në bindjet dhe ndjesitë e tij artistike. Në
vjershën me titull "Apoteza e ditëve tona" autori e vizaton me ngjyra dramatike gjendjen e
dyzimit të individit dhe të shoqërisë shqiptare.
Ndërsa Zef Zorba (1920 - 1993) me librin e tij të botuar mbas vdekjes "Buzë të ngrira në gaz"
(1994), dëshmon se ështe një poet hermetik, me forma poetike të panjohura në poezinë shqipe.
Poezia e tij është shenjë e një tjetër kohe, e kohës universale që nuk e nxinin përmasat e kohës
kur ai jetoi.
Por përveç këtyre shkrimtarëve që e pësuan me internime apo burgje, çensura shtetërore do të
binte dhe mbi veprat e shkrimtarëve të tjerë, paçka se ata kishin mundur të krijonin popullaritet
në masën e madhe të lexuesve dhe në një farë mënyre e kishin fituar një status mbrojtës.
Kështu vepra e tyre ose ndalohej fare ose detyrohej shkrimtari ta ripunonte atë përsëri. Kështu
ndodhi me disa vepra të Ismail Kadaresë, Dhimitër Xhuvanit, Fatos Arapit, Qamil Buxhelit,
Naum Priftit, Dritëro Agollit, Xhevahir Spahiut, Koço Kosta etj.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i
nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka
botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe
veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u
bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në
vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker
International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai
e ka ndarë jetën e tij
mes Francës dhe Shqipërisë, dhe
është martuar me shkrimtaren e
njohur të skicave dhe tregimeve për
fëmijë,Helena Kadare.
Ismail Kadare lindi më 28
janar 1936 në Gjirokastër, ku
përfundoi edhe arsimin e mesëm në
gjimnazin “Asim Zeneli”. Tregohet se
në moshën 12 vjeçare Kadareja
është arrestuar nga regjimi i sapo
vendosur komunist me akuzën
“falsifikues monedhash”; akuzë e
pabazë që ngrihet nga 'lartë' për të
dëmtuar gjeneralin Tahir Kadare, që
ishte i martuar me një grua hebreje,
në mënyrë që t'i bëhej
qejfi Stalinit që kishte nisur fushata
kundër hebrenjve.[1][2]
Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e
të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në
Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" nga viti 1958 në vitin 1960.
Detyrohet t'i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes
Shqipërisë dhe BS [3]. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”,
e me pas drejton revistën “Les letres albanaises” …
Lindi me: 28 janar 1936
Lindi në: Gjirokastër
Kombësia: Shqipëtar
Profesioni: Shkrimtar
Zhanri: Poet, Novelist, Romancier,
Eseist
Dritëro Agolli poet, prozator dhe publicist, që nga viti 1973 kryetar i Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Dritëro Agolli lindi në Menkulas të
Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e
Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në
Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i
popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe
Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me
radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria
e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të
ndryshme: poezi, poema, tregime, novela,
romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i
disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej
veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer
në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në
fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një
protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së
ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si
protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti,
malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës
dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i
dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit
krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na
bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së
madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai
është po aq i dashur prej lexuesve
bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës
botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet
'60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido
që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin,
për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për
"rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri
që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në
letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të
përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër
poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".
…
Dritëro Agolli
Emri Dritëro
Mbiemri Agolli
Lindur më 13 tetor 1931
Lindur në Menkulas, Devoll
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar, publicist
Mirënjohje
Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve
dhe të Artistëve - Shqipëri
Petro Marko (Dhërmi, 25 nëntor 1913 - Tiranë, 27 dhjetor 1991) ishte arsimtar,
publicist, gazetar, interbrigadist e shkrimtar shqiptar.
Leu në fshatin Dhërmi të Bregut nga prindët Marko e Zoica, u rrit nga
gjyshjaMama Mille. I ati ishte pasuruar nëpërmjet tregtisë së qitros. Por e la të
vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët.
Me të kryer filloren në fshatin e lemjes më 1924,
shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të
cilën e mbaroi më 1932. Në atë shkollë pati,
ndër të tjerë, si drejtor arsimtarin e
studiuesin Kolë Kamsidhe si mësues Ernest
Koliqin; shkollë në të cilen jepnin mësim dhe
shumë mësues italianë, njëri prej të cilëve i
prezantoi me "Manifestin" e Marksit.
Pasi kreu shkollën i takon të sillet gjatë
nëpër Tiranën e asaj kohe në kërkim të ndonjë
pune, derisa takon një ditë Hilë Mosin, asokohe
Ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues në Dhërmi.
Më pas transferohet për në Dhuvjan të Dropullit.
Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me
shtypin e majtë, nepërmjet gazetave greke, të
cilat ia jipte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që
pati, u gjet preteksti se Petrua i jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e
pavërtetë).U detyrua të largohej për herë të parë në Greqi. Qëndron në Korfuz,
ku bie në kontakt me emigrantët politik të atjeshëm me në krye dr. Omer
Nishanin. Pastaj niset për n'Athinë, ku kishte të vëllanë Dhimitrin (Mimon), që
ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn në fakultetin e letërsisë, ku i takoi të
kishte fërkime me rektorin, i cili ia njehte për turp që Petroja si himarjot të ishte
mësues i shqipes. Gjë për të cilën Petroja ia ktheu "turp për ju që ende jetoni në
kohë të Bizantit!...", replikë që i shkaktoi përjashtimin . …
Petro Marko
Ditëlindja: 25 nëntor 1913
Vendlindja: Dhërmi, Himarë
Ditëvdekja: 27 dhjetor 1991
Nënshtetësia: Shqiptar
Zhanri: Prozë, Poezi
Fatos Arapi lindi në vitin 1930 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e
mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e
Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në
Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.
Disa herë ka fituar çmime kombëtare
e ndërkombëtare për poezi. Në vitin
2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në
manifestimin poetik Mbrëmjet e
poezisë strugane dhe është i pari
poet shqiptar që e ka fituar këtë
shpërblim.
Vepra e Fatos Arapit është e pasur
në llojet e zhanret e ndryshme që ai
lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron
në rreshtat e parë, F. Arapi ka
shkruar disa novela: Patat e egra,
1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa
kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i
shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti
në mes, 1986; disa drama: Partizani
pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i
mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka
bërë disa përkthime: Këngë për
njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981;
Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka
shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.
Fatos Arapi
Emri Fatos
Mbiemri Arapi
Lindur më 1930
Lindur në Vlorë
Kombësia shqiptare
Shtetësia italiane, shqiptare
Profesioni shkrimtar, matematikan, ekon
DISA NGA VEPRAT E AUTOREVE BASHKOHOR SHQIPETAR :
ISMAIL KADARE VEPRAT
Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963 Dasma - 1968
Motive me diell poezi - (1968) Kështjella - roman - 1970 Kronikë në gur - roman - 1971
Dimri i madh - roman - 1977 Ura me tri harqe - 1978
Kush e solli Doruntinën - roman - 1979 Prilli i thyer - 1980 Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980
Nata me hënë - 1985 Koha e shkrimeve - 1986
Koncert në fund të dimrit - 1988 Vepra Letrare - 1981-1989 Dosja H - 1990
Përbindëshi - 1991 Piramida - 1992
Shqipëri - 1995 Pallati i ëndrrave - 1996 Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996 Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Tiranë: Onufri.
Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998 Ikja e shtërgut - tregim - 1999 Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999 Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000 Breznitë e Hankonatëve - 2000 Vajza e Agamemnonit - 2000
Bisedë përmes hekurash - 2000 Elegji për Kosovën - 2000
Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000 Unaza në kthetra - 2001 Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama - roman - 2001 Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Princesha Argjiro -lektyrë - 2003 Pasardhësi - roman - 2004 Shkaba - 2004
Ftese ne studio - 2004
Dantja i pashmangshëm - 2005 Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006
Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006 Hija (roman) - 2007
Spiritus - 2007 Çështje të marrëzisë - Poshtërimi në Ballkan -
Muzgu i perëndive të stepës - Darka e gabuar - roman - 2008
E penguara - roman - 2009 Aksidenti - roman - 2010 Ditë kafenesh - novelë
Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten - 2010 Stinë e mërzitshme në Olymp
Vepra 1 Vepra 2 Vepra 3
Viti i mbrapshtë Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë - 2011
Çlirimi i Serbisë prej Kosovës – 2012
DRITERO AGOLLI
Tituj të veprave
Në rrugë dolla, 1958 Hapat e mia në asfalt, 1961
Zhurma e erërave të dikurshme, 1964 Shtigje malesh dhe trotuare, 1965
Mesditë, 1968 Komisari Memo, roman, 1969 Nënë Shqipëri, 1974
Njeriu me top, 1975 Fjala gdhend gurin, 1977
Trëndafili në gotë, roman, 1980 Fytyra e dytë, dramë Mosha e bardhë, dramë
Udhëtoj i menduar, 1985 Njeriu i mirë qe ben seks, tregime
Kalorësi lakuriq, roma
PETRO MARKO
Tituj të veprave
Hasta la vista (1958)
Qyteti i fundit (1960)
Një emër në katër rrugë
"Ara në mal" - roman
Nata e Ustikës (1989)
Shpella e piratëve- roman
Vepra autobiografike
"Horizont" - roman
Fantazma dhe plani 3+4
Çuka e shtegtarit
Një natë dhe dy agime
"Stina e armëve" - roman
"Halimi" - roman
Shpella e pirateve
"Tregime" - tregime [8]
"Gazetari, mbreti e uria" - -
roman
"Retë dhe gurët" - 2000
Ultimatumi - 2002
Tregime të zgjedhura - 2003
FATOS ARAPI
Tituj të veprave
Shtigje poetike, 1962
Partizani pa emër, 1962
Poema dhe vjersha, 1966
Ritme të hekurta, 1968
Patat e egra, 1969
dhjetori i shqetësuar, 1970
Dikush më buzëqështë, 1972
Poezi të zgjedhura, 1974
Drejt qindra shekujsh
shkojmë 1977
Shokët, 1977 Cipa e
borës, 1985
Deti në mes, 1986
Ku shkoni ju statuja, 1990 [1]
Qezari dhe ushtari i mirë
Shvejk, në front diku, 1995
Gjeniu pa kokë, 1999
"Na ishte një almë", 2002
Kështjella është një roman i shkrimtarit shqitar me famë mbarëbotërore
Ismail Kadaresë, e botuar fillimisht më 1970 në Tiranë.
Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në
krye me Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pash
Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth kështjellës.
Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të
tjera. Ushtria, në fillim bën përpjekje që ti bindë kështjellarët të
dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të
luftës kjo ushtri bën organizimin dhe planet që qëllimi ta arrijë me luftë.
Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezistencë të madhe të kështjellarëve.
Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të cilën ua hedhin
ushtarëve turq, nga të cilët me mijëra mbesin të vrarë. Që në sulmin e
parë verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrë përsipër ta përjetësojë në
vargje ekspeditën turke. Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat
e pafund të Këshillit të luftës, konsultimet e njerëzve të ditur
si oficerë ushtarakë,astrologë, mjekë (Siri Selimi) e të tjerë. Nuk bëjnë
punë as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave,
as hapja e gërmojnë që në Kështjellë të hyhej nga poshtë. Pikërisht kur
gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e rrënojnë, duke varrosur aty
përnjëherësh shumë xhenierë që kishin punuar për hapjen e saj. Nuk
ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatërrues, i cili në vend se të
godas kështjellën godet turmën e jeniçerëve. Pastaj lloj e lloj përpjekjesh
si : për ti helmuar përmes minjve, për ta gjetur ujësjellësin përmes kalit të
etur, në mënyrë që uji të mbaronte dhe ata të dorëzoheshin. Të gjitha këto
dështojnë. Sulmi i fundit ku merr pjesë tërë ushtria turke del i humbur
dhe Tursun Pashai i zhgënjyer merr helmin dhe vret vetën. Në këtë
mënyrë merr fund ekspedita turke dhe ushtarët tërhiqen.
Personazhet
Vranakonti - Nje udheheqes i shkuar ne moshe deri diku,por me vrullin e nje
djaloshi.Ai organizon ne menyre fantastike mbrojtjen e keshtjellareve dhe
eshte korrekt ne maredheniet me boten jashte keshtjelles(Skenderbeun dhe
te tjeret qe kane kamp ne male).Gjithashtu, ndonese trim,ai eshte edhe
shume i aresyeshem dhe njekohesisht besimtar.
Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj - Kreykomandanti i fushates se
osmaneve.Njeri me karriere te pasur,por te vene ne rrezik kohet e fundit prej
armiqve,por dhe prej moshes se shkuar.Ai keron te nenshtroje kalane e
Krujes qe te zgjerohen kufijte e perandorise dhe nga ana tjeter te arri je majat
ne karrieres ose,ne rast deshtimi,per te do te ishte fundi.Njeri skllav i
emocioneve dhe shume i pamatur,me nje shpirt te lig,por gjate romanit,ai
peson disa ndryshime.Prape se prape,duhet cilesuar se ai eshte edhe shume
qejfli aq sa merr haremin ne lufte me vete.Po te flasim per anen pozitive,ai
kishte nxjerre shume mesime te vlefshme nga pervoja.
Mevla Celebia - Kronikani i luftes. Njeri me shpirt poeti,ne pritje te nje
mundesie per t̀ u shquar.Eshte i zoti ne punen e tij dhe teper i
sjellshem.Fatkeqesisht,atij i ka hyre krimbi i smires dhe eshte shume frikacak
per te kerkuar te verteten kur ajo eshte e rrezikshme apo kur vjen me nje
kosto te larte.Nuk gezon ndonje intelekt te vecante.Ai miqesohet ne roman
sidomos me kryeveqilharxhin,astrologun e pare, poetin dhe nje jenicer.
Plaku Tavxha - Prijesi i jenicereve.Njeri i moshuar,me deformim
fizik(gjymtyre te shkurtra).Eshte shume fodul dhe gjithmone ne kerkim te
lufts,i etur per gjak dhe aspak i ndjeshem per te tjeret.Njeri qe sheh vetem
interesin e tij dhe mund te quhet me plot gojen:”ujk i vjeter lufte”.
Kara – Mukbili - Prijes i azapeve-Prijes i azapeve,njeri i hijshem ne pamje
dhe ne sjellje. Ai eshte teper i ndjeshem per mireqenien e ushtareve te tij,nuk
i duron padrejtesite dhe mendon shume per te tjeret.Eshte shume mirenjohes
dhe i vlereson ne maksimum njerezit.
Arkitekt Kauri - Arkitekt i zoti ne rrethimet e keshtjellave. Njeri me fe te
ndryshuar,ndaj nuk shihej me syte mire. Si te mos mjaftonte kjo,ai flet ne
menyre te cuditshme dhe acaruese turqishten dhe nuk ka asnje qime ne
fytyre,ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij.Teper flegmatik,cilesi per t̀ u
shenuar. Ai eshte burgosur tri here dhe perseri ka dale jashte. Arkitekt Kauri
angazhohet ne ndertimin e nje tuneli (qe shembet me pas) dhe ne gjetjen e
ujesjellesit (qe del i rreme). Krijon shume kundershtare ne Keshillin e Luftes.
Sadedini - Poet. Qejfli i pijes,njeri i zoti ne ate qe ben. Verbohet ne sulmin e
pare dhe e krahasojne me Homerin. Nuk i pelqen emri,deshiron ta kete
Saperkan Tok Kellec(Saperkan gjakashper)
Saruxhai - Usta qe merret me derdhjen e topave.Njeri i punes. Ai krijon topa
te medhenj e te fuqishem. E vlereson dhe e cmon shume ndihmesin e tij (nuk
e njeh smiren). Lidhet ne miqesi me kryeveqilharxhin. Ai perbuz fene dhe
astrologet. Eshte shume i ndjeshem kur kryhen pdrejtesi. Ka merak te
vecante per shendetin.
Kryeveqilharxhi - Ai kujdeset per administrimin e rezervave te ushtrise.
Eshte teper i pandjeshem ndaj jetes se ushtareve dhe shqetesohet vetem per
rezervat.Ze shume miqesi dhe i kundervihet njerezve te fese. E shfrytezon
deri ne fund autoritetin.Ne te vertete ai eshte i derguar i sulltanit per te
deshifruar misteret e betejes se fushe Kosoves (gjashtedhjete vjet perpara
kohes ku zhvillohen ngjarjet e romanit).Ai mendon se me popujt e Ballkanit
duhet jetuar ne maredhenie te mira per te siguruar aleancen qe sipas tij eshte
teper e rendesishme sepse do te ishte nje aleance e pathyeshme sipas tij.
Tuz Okcan - Jenicer i thjeshte,ushtar i nje rangu te respektuar deri diku.Ai ka
aftesi ne artin e luftes.Mbi te gjitha ai ka nje zemer fisnike(shpeton dhe i del
ne mbrojtje Sadedinit kur ai verbohet). Ai eshte i disiplinuar dhe mendon se
prej kesaj mund te humbase shume kenaqesi te jetes. Ne fund vdes prej
kafshimit te nje miu te helmuar.
Exher - Nje nga vajzat e haremit. Mbetet shtatzene qe ne naten e pare te
fushimit. Ajo eshte me e reja dhe me e llastuara e haremit. As ajo vete nuk e
di sa vjec eshte. Exher ka nje mendje naive dhe zemer te pafajshme e te
ndjeshme. I do shume shoqet.
Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj, per
asnje tjeter nuk mund te jemi te sigurte per ekzistencen nga ana
historike.Sidoqofte,emrat e zgjedhur nga autori mund te mos jene reale por
persona qe kane bere ne te vertete punen qe kryejne personazhet ne liber
sigurisht qe kane ekzistuar.Personazhet ne vetvete permbledhin nje mase me te
gjere njerezish: Exheri personifikon nje harem te tere, Tuz Okcani ushtarin turk
ne pergjithesi, Mevla Celebia, Kara – Mukbili, plaku Tavxha, Arkitekt Kauri,
Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi jane tere individet qe i qendruan ne krah
Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun,por qe s`jane permendur ne kronikat e
kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat. Sidoqofte,zgjedhja e tyre meriton
levdata pasi ne fund te fundit na kthejne ne si lexues mbrapa ne kohen kur
ndodhi ngjarja. Nje pjese e turqve jan me te lig sesa djalli.
Konkluzioni
Ne perfundim te ketij projekti un mesova mbi letersin bashkohore , veshtiresit dhe peripecite qe kane kaluar shkrimtaret asaj kohe . Tema mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Disa nga shkrimtaret e periudhes bashkohore jane Ismail Kadare , Dritero Agolli , Petro Marko , Fatos Arapi , me veprat e rendesishme si : Gjenarali I Ushtrise se Vdekur , Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Shpella e Pirateve , Gjeniu pa koke .
Romani Keshtjella është një roman i shkrimtarit shqitar me famë mbarëbotërore Ismail Kadaresë, e botuar fillimisht më 1970 në Tiranë.
Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pash