universiteti i gjakovËs “fehmi agani” universiteti i gjakovËs “fehmi agani” fakulteti i...

34
UNIVERSITETI I G FAKULTETI I FI “Tregime tëm Mentori Kandidati Prof.Ass.dr.KamberKamber 1 GJAKOVËS “FEHMI AGANI” ILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe moçme shqiptare”Mitrush Ku Punim diplome ri Hasan Gjakovë,2017 uteli n Lala

Upload: dangthuy

Post on 09-Sep-2018

564 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

Dega e Letërsisë shqipe

“Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

Punim diplome

Mentori Kandidati

Prof.Ass.dr.KamberKamberi Hasan Lala

Gjakovë,2017

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

Dega e Letërsisë shqipe

“Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

Punim diplome

Mentori Kandidati

Prof.Ass.dr.KamberKamberi Hasan Lala

Gjakovë,2017

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

Dega e Letërsisë shqipe

“Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

Punim diplome

Mentori Kandidati

Prof.Ass.dr.KamberKamberi Hasan Lala

Gjakovë,2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

2

Permbajtja

Hyrja……………………………………………………………………………………………5

Kapitulli i parë…………………………………………………………………………...……6

1.Jeta dhe veprimtaria letrare e Mitrush Kutelit………………..…………,………………....6

1.1.Jeta…………………………………………………………………….…………...….6

1.2.Veprimtaria letrare………………………………………………………………….....7

Kapitulli i dytë............................................................................................................................10

2.Ndërtimi tematik………….………………………………………………………...………10

3.Poetika e ritregimit..……………….…………………………………………………..……10

4.Ritregimi i baladave dhe legjendave……………………..……………………………........10

4,1,Motivi i murosjes.………………………………………………………………….…..10

4.2.Rinjohja e burrit me gruan…………………………………………………….,………12

5.Këngët kreshnike dhe ritregimi i saj…………………….…………………………..………13

Kapitulli i tretë............................................................................................................................15

6 .Veçoritë ndërtimore dhe stilistike…………………………………...…………………..….15

6.1.Çështja e përcaktimit llojor……………………………………………..………….…..15

6.2.Konvencioni i kohës……………………………………..……………………………..15

6.3.Koha e shkuar…………………………………………………………………….…….15

7.Tiparet stilistike…………………………………………………….…………………...…..16

8.Rrëfimi kuetilian dhe miti………………………………………………………...….…......17

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

3

Kpitulli i katërt…………………………………………………………………………….…...19

9.Analizë përmbledhëse e tregimeve……………………………………………………….……19

Kapitulli i pestë……………………………………………………………………………....…24

10,Analiza tematike dhe kompozicionale……………………………………………….....…….24

10.1.Struktura……………………………..……………………………………………...…..24

10.2.Skënderbeu e Ballabani…………………………...…………………………….………25

10.3.Turku rrëmbeu një arbëre…………………………………………………..….………..26

10.4.Shega e Vllastari……………………….………………………………………………..27

10.5.Omeri i ri………………………..……………………………………………………....28

10.6.Ajkuna qan Omerin…………………………………………………………………......29

10.7.Muji dhe zanat……………………………………………………………………..…....30

10.8.Konstadini e Ymer agëUlqini……………………………………….……….…………31

Përfundimi……………………………………………………………………………….………32

Biblografia……………………………………………………………………………………….34

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

4

Mitrush Kuteli

Atdhe është atdhe,bile edhe atëherë kur të vret.

Bile si njeri dhe si poet ai Dhimitër Pasko e Mitrush Kutel mund të quhet toskë e gegë.

Martin Camaj

“Tregimet e moçme shqiptare"mbetet një nga vëllimet më të mira të përpunimit të trashëgimis

artistike gojore të popullit,e vështirë për t'u arrirë dhe e lakmueshme për t'u kaluar.

Naum Prifti

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

5

Hyrja

Në këtë punim do të flasim për vepren “Tregime të moçme shqiptare”të Mitrush Kuteli.Qëllimi i

këtij punimi është që në bazë të hulumimeve dhe të leximit të vepres të bëhët një analizë e

përgjithshme e tregimeve.Metodologjia qëështë përdorur është ajo tërsore,diskripitive,analizuese

dhe hulumtuese. Mitrush Kuteli është një nga autorët më në zë të letërsisë shqipe i njohur si një

njeri shumëdimensional, por lidhja më e fortë e të cilit ka qenë me fushën e letrave. Është

konsideruar shpesh me dy vlerësime të cilat e ngrenë lart midis autorëve të letërsisë shqipe të të

gjitha kohërave. Si autor që themeloi prozën moderne shqiptare ai mbahet si krijuesi i rrëfimit

dhe rrëfenjës kategori të panjohura nga letërsia shqipe, por të lëvruara në letërsi të tjera

ballkanike dhe evropiane kultura nga të cilat Kuteli kishte njohje shumë të thellë. Në disa

përpjekje të rëndësishme letrare Kuteli është paraqitur si një shkrimtar i cili shenjëzon rrymën e

realizmit magjik në letërsinë shqiptare.Në mënyrë pak më të ndryshme disi më origjinal e më të

paklasifikueshëm mbase edhe me syrin e shkrimtarit e sheh Martin Camaj kur pohon: Mitrush

Kuteli sot ka vendin e vet në letërsinë shqiptare, sigurisht jo atë vend që ia caktuan historiografët

në vëllimet e kritikës e të periodizimit të letërsisë sonë. Diçka e tillë arsyetohet me faktin sepse

Kuteli na paraqitet si letrar e si njeri kulture si vetje fort komplekse. Si i tillë, nuk i përket asnjë

rryme letrare.Ky pluralitet mendimesh për veprën në prozë të Kutelit tregon se vepra gjeneron

mendim dhe domethënie të re, është vepër e pasur dhe shumështresore, vepër që të ofron

mundësi të shumta interpretimi, por është edhe shumë tërheqëse dhe goditëse tipar ky për vepra

të rëndësishme të artit.Në rrafshin tipologjizues,prozen e Kutelit,jo rrallë mund ta emertojmë si

prozë të ngjarjeve,në të cilën zotëron hapsira e shtrirjes së ideve dhe domethënieve.Vepra e

Kutelit në prozë karakterizohet me temat e atdheut,kurbetit,gjakmarrja,temat e vdekjes etj.Vepra

letrare"Tregime të moçme shqiptare",përmbledh disa tregime të cilat janë pjesë e epikës sonë

legjendare dhe asaj heroike.Rrëfimet e Kutelit,qoftë ato nga epika legjendare apo edhe nga epika

heroike kanë vlera estetike.Mbrenda këtyre tregimeve hasim motive të ndryshme.Motivi i

flijimit(Rozafati),motivi i nderit(Gjergj elez Alia),motivi i shenjtëruar i besës në kulturën

shqiptare(Besa e Konstadinit)etj.Tregimet e Mitrush Kutelit kanë vlera të veçanta letrare dhe

artistike sepse ato përshkrojnë një traditë të moçme letrare dhe kulturore shqiptare.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

6

1KAPITULLI I PARË

1.Jeta dhe veprimtaria letrare e Mitrush Kutelit

1.1.Jeta

Mitrush Kuteli është një poet shumë i njohur.Dhimitër Pasko i njohur me pseudonimin

Mitrush Kuteli vdiq më 4 maj 1967 në Tiranë.Ka qenë shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist

shqiptar nga Shqipëria.Familja e Mitrush Kutelit, rrjedh nga fisi shqiptar Kuteli, i shpërngulur

në Mokër e pastaj në Pogradec nga qyteti i Artës, në fillim të shek.19-të, për shkak të mizorive

të Ali pashë Tepelenës. I ati, Pandi, i biri i Pasko Kutelit, ishte rrobaqepës që kish jetuar 24

vjet në mërgim, në Rumani, duke punuar si murator e bojaxhi. Atje kish mësuar shkrimin e

shqipes dhe ish njohur me disa nga patriotët e kohës, mes të cilëve me Nikolla Naçon. Pas

kthimit në Shqipëri, vazhdoi zanatin e rrobaqepësit dhe të bojaxhiut e në të njëjtën kohë bënte

dhe punën e ndërlidhësit për të futur dhe shpërndarë në vend librat shqip të shtypura në

kolonitë e mërgimtarëve. I burgosur shpesh herë në kohë të Osmanëve, gjatë pushtimit serb e

atij bullgar. Pas shpalljes së Hyrrijetit hapi një librari, e para librari shqipe në Pogradec.

Mitrushi - trajta përkëdhelës e emrit Dhimitër - lindi më 13 shtator 1907 dhe ishte i vetmi djalë

mes dy motrash: Agllaisë dhe Liries. Në shtëpinë e tyre, që bastisej dendur për libra shqip,

vinin luftëtarët e kohës: Dervish Hima, Abdyl Ypi, Mihal Gramenua, Telemak Gërmenji,

Memduh Zavalani, Themistokli Germenji, Pasa Pema, Vasil Tromara, etj. Në një mjedis të

tillë, të mpleksur dhe me përrallat e Nënës, Kuteli jetoi fëmijërinë dhe mori bazën

letrare.Mbresa të pashlyeshme i lanë më pas dhe librat e librarisë së vogël të të atit. Leximet e

tij të para lidhen me emrin e Naimit, Çajupit, Spiro Dines, Gramenos, Lumo Skëndos, më

vonë edhe të Fan Nolit. Shkollën fillore e kreu në Pogradec, më 1919.

Po këtë vit botoi vjershat e tij të para "Mëmës Shqipëri" dhe "Skënderbeu" - në kalendarin

"Pogradeci". Pasi priti dy vjet t'i plotësoheshin kushtet ekonomike të familjes, më 1921 Kuteli

shkoi në Selanik, ku i ati kish mundur t'i siguronte një bursë për në Shkollën Tregtare

1https://www.teksteshqip.com/mitrush-kuteli/biografia

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

7

2Rumune. Kishte prirje për letërsi e dëshirë për mjekësi, por mundësitë iu krijuan në degën

ekonomike.

1.2.Veprimtaria letrare e Mitrush Kutelit

Më 1926, 19 vjeçari Kuteli ishte një nga themeluesit dhe drejtuesit e Shoqërisë së nxënësve

shqiptarë të Selanikut ku merrnin pjesë të rinj nga të gjitha shkollat e qytetit.Shoqëria u quajt

"Kostandin Kristoforidhi", siç propozoi Dhimitri. Nga viti 1924 kish filluar të botonte në shtypin

shqiptar "të jashtëm", tek "Shqipëria e Re" dhe "Kosova" që dilnin në Kostancë të Rumanisë.

Shkrimet e tij flisnin për Atdheun, për ngjarjet e vitit 1924, vajtonin vrasjen e Gurakuqit e të

Bajram Currit.Në këto vite Kuteli botoi dhe artikujt e parë në fushën e kritikës letrare -

vlerësime, përshtypje, analiza, të dhëna për autorë e vepra.Por pjesa më e madhe e shkrimeve i

kushtoheshin monedhës, çështjes agrare dhe problemeve ekonomike.Studjoi ngjarjet e së

kaluarës në fushën e financave dhe kritikoi Bankën Kombëtare të Shqipërisë, duke faktuar

spekullimet e saj në dëm të ekonomisë së vendit. Ndër këto shkrime Kuteli përmend më pas

"Kriza e koronës dhe Banka Kombëtare", që u botua si kryeartikull më 1928 në gazetën

"Telegraf". Po atë vit, shteti shqiptar i refuzoi kërkesën për bursë që të vazhdonte studimet e larta

në Paris, ndonëse shkollën e mesme e mbaroi shkëlqyeshëm, duke kaluar dy klasat e fundit në

një vit. Kuteli shkoi në Bukuresht (1928) dhe filloi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta

Ekonomike, duke punuar njëkohësisht si llogaritar.Banonte në një mansardë, megjithatë ndiqte

edhe kurse letërsie, kritike, folklori, etj.Lexonte frëngjisht, rumanisht, italisht, latinisht e

greqisht.Ishte antar, më pas sekretar dhe në vitet 1931-34 kryetar i Shoqërisë së studentëve

shqiptarë të Rumanisë.Në vitet 1928-1933 drejtoi gazetën "Shqipëria e Re" në Kostancë, në faqet

e së cilës hapi më 1929 rubrikën "Shënime Letrare". Duke vazhduar punën e filluar në Selanik

për të nxjerrë në pah disa nga vlerat e kulturës sonë sidomos në fushën e letërsisë, Kuteli shkroi

artikuj mbi Naimin, Çajupin, Gramenon, Papa Kristo Negovanin, Asdrenin, Hilë Mosin,

Lasgushin, Loni Logorin, Filip Papajanin, Ali Asllanin, etj. Me pseudonime të ndryshme botoi

artikuj mbi çështjen e Bjeshkës së Velipojës të Vermoshit dhe mbi Manastirin e Shën Naumit.Në

fushën ekonomike - shkruan rreth monedhës dhe kreditit, për problemet ekonomike dhe

abuzimet administrative si dhe kundër disa koncensioneve që i ishin dhënë kapitalit Italian. -

2https://www.teksteshqip.com/mitrush-kuteli/biografia

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

8

3 Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe Shoqërisë AGIP për të shfrytëzuar tokat vajgurore

shqiptare dhe për të mbajtur monopolin e karburanteve në vend. U diplomua më 1931 dhe në

shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë

"Diplomam Magnam cum Laudæ". Një nga shokët e tij të shkollës, Ionel Zeana, ka shkruajtur

pas më se gjashtëdhjet vjetësh:«Dh. Pasku kreu studime të shkëlqyera, duke u dalluar qysh në

fillim si një element i jashtzakonshëm, jo vetëm përmes kapacitetit të tij intelektual të veçantë,

po edhe përmes seriozitetit, maturisë, ndërgjegjshmërisë, forcës për punë dhe krejt qendrimit të

tij moral, cilësi këto që tërhoqën vemendjen, vlerësimin dhe mbrojtjen e profesorit të tij të madh

të financave, Viktor Slëvescu, prijësi liberal, ish-ministër dhe guvernator i Bankës Kombëtare.

Duke e marrë doktoratën në financa, me një tezë të vlerësuar në superlativitet, Dhimitër Paskut

iu hapën perspektiva nga më të bukurat, për realizimin e një karriere të shkëlqyer. I angazhuar

më së pari si funksionar, ai arriti brenda një kohe të shkurtër të bëhet drejtor i Bankës

Kombëtare, duke iu përkushtuar ekskluzivisht ekzigjencave të një profesionaliteti të ngushtë, pa

u regjistruar në ndonjë parti politike.Gjatë qendrimit në Rumani punoi dhe në ministrinë e

Financave si nëpunës i lartë dhe drejtoi edhe bankën e Çernëucit. Gjatë viteve të Luftës së Dytë

Botërore, Kuteli rrëfen kështu mbi presionet që i vinin:"Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një

populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë `popuj mbi popuj` ose `të mëdhenj

mbi të vegjël`, por `popuj përkrah popujsh`... Një nga pasojat e para ka qënë një `skedë e zezë`

ardhi e më foli dikush në bankë: - Ç'po bën kështu? Nuk e di ç'të pret?Pse kundërshton që vendin

e kapitalit çifut, ta zërë kapitali mik gjerman?" Kuteli vazhdoi të përkrahë ekonominë vendase,

derisa e mobilizuan dhe e nisën në front, drejt Stalingradit.Megjithatë, veshur me uniformë, në

qendrimet mes marshimeve mblidhte këngë popullore moldave, mbante shënime, njihej me

njerëz të thjeshtë, me letërsinë ukrainase, thellonte njohuritë e gjuhës ruse. Sidoqoftë, pati fatin të

mos i afrohej kurrë Stalingradit, madje as arriti të hyjë në Rusi: një telegram urgjent nga

Pogradeci i thosh se Nëna e tij ishte shumë e sëmurë e se duhej të nisej sa më shpejt për në

vendlindje. E ndihmuan miqtë që kish në Bukuresht, të cilët i rregulluan një leje për t'u larguar

nga vargu i ushtarëve dhe më pas e përfshinë në një dërgatë ekonomistësh që nisej me shërbim

pune në Romë. Mundi t'arrijë në Pogradec në shtator 1942.Më 16 maj 1947 atë e arrestuan dhe e

dënuan si “Armik i Popullit” me 5 vite heqje lirie tre muaj pasi kishte shkruar faqen e fundit të

3https://www.teksteshqip.com/mitrush-kuteli/biografia

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

9

novelës “Tatë Tanushi”. Pasko u lirua nga burgu në maj 1949 me falje, pas prishjes së

marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë.Pas kësaj, Pasko nuk punoi më në ekonomi dhe

shkroi vepra origjinale vetëm në kohën që i mbetej nga përkthimi, veprimtari të cilën e kishte

zgjedhur si një mënyrë për të siguruar jetesën me ndershmëri, në kushtet e një diktature që

diktonte gjithçka.Kuteli mbylli sytë më 4 maj 1967.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

10

4KAPITULLI I DYTË

2.Ndërtimi tematik

Kuteli me një sensibilitet narrativ e shpalon jetën njerëzore dhe fatin e personazhit nëpërmjet

pamjeve dhe vizioneve të renditura shkallë-shkallë njëra pas tjetrës.Krijimtarinë letrare të

Kutelit,pikësëpari,e karakterizon tema e ambientit rural,fshati.

Personazhet e prozës së tij vështrohen në dy rrafshe paralele: me argumentim të dhembshëm

krijues bëhet portretimi i qenies morale të njerëzve të thjeshtë të ambientit të tij dhe së dyti

përvijohet kundërthënia tragjike e karakterave.

3.Poetika e ritregimit

Në prozën e Mitrush Kutelit,ritregimi mbështetet pothuajs tërsisht mbi tematikën dhe motivet e

letërsisë popullore dhe sjell disa veçori tipare interesante duke pasur parasysh qe si njëri prej

llojeve më të reja dhe si tip i veçantë i prozës tregimtare,ritregimi përbën në vete një kapitull

intersant në artin poetik t Mitrush Kotelit.

4.Ritregimi i baladave dhe legjendave

4.1Motivi i murosjes

Legjenda Rozafati e cila ndërtohet poetikisht mbi motivin e murosjes është një baladë interesante

që trajton në tërsi përmasën legjendare.

Në fillim autori nuk mbështetet mbi të dhënat e këngëtarit popullor,por jep një hyrje shpjeguese e

cila përmbledh historinë e fiseve dhe të lashtësisë ilirike.Në qoftë se syzheu i murosjes i ka

ryajtur të gjitha tiparet dhe veçantitë,përmbajtjen dhe botëkuptimin moral,frymën dhe ndjenjën

popullore,atëherë shtesa narrative që jepet në fillim ndonjëherë në mes,por edhe në fund të

ritregimit,mund të thuhet se ia rrit vlerën kuptimore dhe receptive.Perveç tyre, gjatë ritregimit

legjenda është e pasuruar edhe me ndërtimin stilistik gjuhësor.Ndërtimi gjuhësor-stilistik luan

gjithsesi rol të rëndësishëm.

4Bashota,Sali,”Kuteli”Rilindja,Prishtinë ,1999

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

11

Në këtë kontekst emërtimet dhe shprehjet 5gjuhësore:Gjelinat,ustallarët,lutroj,gjuni,etj,Kuteli i

zëvendëson me emërtimet dhe shprehje të gjuhës letrare:Nuset,mjeshtërit,përmend,gjiri,të pijë,të

cilat kanë ndikim të theksuar tek receptori.Ndërkaq sa i përket trajtave rrëfimore,shkrimtari

gjithashtu edhe tetërrokshin popullor nuk e paraqet në formë të parë,por e transformon dhe e

kuptimëson në mendim të gjatë.Pra brenda këtyre teknikave të realizimit të tekstit

poetik,shkrimtari dëshmon se përveç qe ka arritur ta njëjetësoj mendimin popullor me artin e

ritregimit,njëkohësisht ka arritur të ndikojë pozitivisht edhe në pëlqimin e tyre nga lexuesit.

Në tipar e legjendës së vëllait të vdekur në të cilin mbizotëron motivi balador,bën pjesë edhe

balada Konstantini e Garentina në të cilën siç shihet trajtohet tematika e rapirteve familjare në

pikëvështrimin motër-vëlla-nënë,baladë të cilën Kuteli e transpoton poetikisht dhe e rikthen në

prozë letrare me titull të ri:Besa e Konstandinit.

Siç mund të vërehët "ky tregim është punuar sipas dy baladave arbëreshe:asaj të Doruntinës që

këndohet në Siqeli dhe asaj të Gerantinës që këndohet në Kalabri,të tretura bashkë në një të

vetme.

Shikuar nga aspekti komparativ,balada Konstadini e Garentina dhe Konstandini e Doruntina,nuk

dallojmë në asnjë rrafsh kuptimor,përveç se në pikëpamje të personazheve,në të paren "nëna i

kishte nëndë djem të hishëm/E të dhjetën kish një vashë/Që ja thoshin Garentinë/",ndërkaq në të

dytën përmendën trembëdhjrtë persona.Duke pasur parasyshë që subjektet i ka marrë nga balada

siqiliane,kështu qe përmbajtja del më e nuancuar kuptimisht,më e ngritur stilistikisht dhe më e

fuqishme poetikisht kur rikthehet në prozë.Duhet thënë se personazhet e baladave bëjnë

përjashtim nga personazhet e këngëve historike,për arsye se të parët nuk e respektojnë kohën dhe

ambientin e caktuar.

Në grupin e këngëve kreshnike të tipit epiko-lirike dhe heroike bën pjesë edhe kënga Gjergj Elez

Alia,e cila në një mënyrë e ka ruajtur karakterin e saj balador.Nuk ka dyshim se ritregimi i saj në

proze nuk e humb fare simbolikën dhe forcën e veçantë të vargut popullor.Përkundrazi nëpërmjet

një rrëfimi të shkallëzuar poetik,Kutelu ka arritur të mbitheksojë dhe të thellojë edhe më shumë

elemente patriotike,luftarake dhe morale të saj si dhe t'i dekompozojë situatat dhe veprimet

kulminante të Gjergj Elez Alisë me Bajlozin e Zi.

5Bashota,Sali,”Kuteli”Rilindja,Prishtinë ,1999

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

12

6Njëkohësisht,duke e sjellur boshtin e ngjarjeve në relacione kronologjike,narratori shpeshherq

përmbrenda ritregimit të tij është detyruar t'i fusë edhe disa elemente të reja duke mos dalë

shumë nga ndërtimi i tërsishëm kompozicional i këngës popullore. Për këtë arsye,shumë herë

bëhen plotësime të ndryshme të cilat,siç mund të konstatoher nuk dalin jashtë suazave të ngjarjes

kryesore,por shërbejnë vetëm si kërkesa te autorit që të potencohet sa më shumë heroizimi i kësaj

kënge dhe të evitohen disa fjalë të huaja të cilat ia rëndojnë natyrën dhe kuptimin tërsor

ritregimit.Fjala bie emërtimet,shprehjet e ndryshme dhe vargjet e tëra siç janë:nallban

probatimi,nallban jarani,oroku,erzi,djergun,etj autori i zëvendëson me emertime të reja:nallban

vëllami,nallban dashamiri,afati,morali,fluturuar,zbritur etj.

Në rrafshin dytësor të fushëhetimit,po ashtu është interesante se katërmbëdhjetë vargjet e fundit

të këngës Gjergj Elez Alia,Mitrush Kuteli nuk i ka ri kthyer fare në prozë,çka do të thotë se

procedurën e transpotimit dhe të bartjes së rrëfimit popullor e ndërpret me mbarimin e jetës së

Gjergjit dhe të motrës së tij dhe me pranin e zogut të verës.Në këtë mënyrë,mungojnë mbase

vargjet më të prekshem të kësaj kënge.Këtu qëndron dilema.Mungon,pra episodi i vajtimit të

qyqes mbi varrin e ri,e cila urdhëron shtegtarin e malit që ta pushojë këngën e ta rrisë gjamën për

vdekjen e Gjergj Elez Alisë.

4.2Rinjohja e burrit me gruan

Në grupin e legjendave të rinjohjes së burrit me gruan hyn edhe balada Aga Ymeri.Kjo këngë

flet për dy besë:për besën e gruas ndaj bashkëshortit dhe besën e burrit ndaj fjalës që ka dhënë,se

do të kthehet rishtas tek ai qe e pat zënë rob lufte dhe që e lirojnë tek e shoqja.Kjo këngë është

më e fortë,më realiste se kënga atbëreshe.

Ndër veçantitë kryesore që nuk përkojnë ndërmjet baladës dhe ritregimit të saj mund të

jenë:përshkrimin e dhembshëm dhe idenë patriotike të heroit,e bija e kralit del më shqip si e bija

e mbretit,gjogu zëvendësohet me balashin,Jasemin Aga del si Vezir Pasha,pastaj autori e herë

porosinë e nuses që e le pasi rinjihen me Aga Ymerin, e të tjera.

6Bashota,Sali,”Kuteli”Rilindja,Prishtinë ,1999

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

13

7Edhe në ritregimin në formë skice rë shkurtër Turku rrëmbeu një Arbëre,shkrimtari përdor një

sërë përshkrimesh me funksion patriotik.Ato zakonisht mund të cilësohen në marrëdhënie

kuptimore me vargun e poezisë popullore.

Kënga epike historike Skenderbeu dhe Ballabani dhe ritregimi i saj tematikisht dhe poetikisht

mbështeten mbi ngjarjet e periudhës së caktuar kohore.Ritregimi qëndron në frymën dhe

kontinuitetin e poezisë epike por specifika e prozës gjakon natyrën e realizimit tjetër.

5.Kenga kreshnike dhe ritregimi i saj

Te tipi i këngëve kreshnike,në të cilat figurë qendrore është Muji,siç janë:Fuqija e Mujit,Orët e

Mujit,Muji e Behuri etj. Pervëç transportimin e drejtpërdrjetë të ngjarjeve shkrimatari e lartëson

figurën e tij në kontekste të ndritshme të veprimit,duke dhënë elemente të figurës morale të

malsorit shqiptar.Ritregimi Muji dhe Zanat të cilën Kuteli e ka transponuar me një gjatësi të

madhe është njëra ndër realizimet më tërheqëse.Kuteli fut edhe epitete të reja(plaku thinjak,hëna

kuqaloshr...),krijon neologjizma(çetonte,graris,gratishte,fushëtirë,sokellimë etj)emerime dhe

shprehjet e vjetra,siç janë:Zana t'idhta,ngafis,cujt e rrahit etj,i zëvendëson me emërtime dhe

shprehje të reja:zana hidhërake,shkarfasin ose nagrafisin,cungje rrahu etj.Veçori tjetër që duhet

përmendur është se autori rrëfimin e ilustron edhe me shembun konkretë duke futur në tekstin e

ri personazhe tjera,njëkohësisht duke i pagëzuar dhe gjetur veprimet e tyre sikundër edhe

përsëritjen e vargjeve dhe ligjërimin poetik.

Kënga kreshnike Ajkuna kjan Omerin dhe ritregimin e saj me titull normativ Ajkuna qan

Omerin,duhet shikuar në frymën dhe ligjërimin e këngës Deka e Omerit,sepse edhe këtu jepet

shkurtimisht vdekja heroike e birit të Mujit dhe Ajkunës.Potenta e saj heroike dhe edukative

niset me vargjet e antitezeës apo krahasimit dytësor:"Dritë del e dritë s'po bën/dielli lind e nuk po

ngroh",qe përmes shprehjeve poetike qëndron në ballë të figuracionit poetik të letërsis popullore.

Ritregimi i këngës kreshnike Omeri i ri padyshim sjell një vizion interesant nga pozita e treguesit

për këtë figurë legjendare.Duke dashur ta mbitheksojë rolin luftarak e patriotik të femrës

7Bashota,Sali,”Kuteli”Rilindja,Prishtinë ,1999

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

14

8shqiptare me maskimin e planifikuar në dyluftim me bajlozin e detit.Me këtë ka arritur që të

rikujtojë figurativisht kërshërinë realiste dhe rrezatimet e forta simbolike që dalin prej

saj.Shikuar në pikëpamje është pajisur me shumë teknika themelore të realizimit poetik duke

filluar që nga hyrja,shtjellimi i ngjarjes e deri tek përfundimi i saj.Derisa ritregimi Omeri i ri, e

shquajnë notat e dhimbshme të luftës,të pushtimit më shumë dhe çastet e lumturisë më

pak,ritregimi Dasma e Hysen Kraposhnikit rindërtohet poetikisht mbi dashurinë e pafat,e cila

megjithatë i kapërcen kufijtë e tragjikës dhe përmbyllet me triumfin njerëzor.

8Bashota,Sali,”Kuteli”Rilindja,Prishtinë ,1999

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

15

KAPITULLI ITRETË

6.Veçoritë ndërtimore dhe stilistike

6.1Çështja e përcaktimit llojor

Proza tregimtare e Mitrush Kutelit shikuar ne aspektin historiko-letrar,posaçoritshtë në atë

teoriko-kritik,në mënyrë të diskutueshme shtron problemin e emërtimit ose të termit

llojor:tregim,novelë apo rrëfenjë.Prozën e këtij shkrimtari nuk mund ta përfaqësojë në mënyrë

reprezentative tregimi si lloj më i shkurtër i saj,sepse siç është njohut ky tip i shkrimit"synon

kryesisht fiksimin e ndodhusë apo të atmosferës".

6.2Konvencioni i kohës

Pjesa më e madhe e tregimeve dhe novelave të Kutelit rrëfehen brenda intervalit të caktuar

kohor.Në prozën e Kutelit nata pothuajse gjithnjë luan funksionin e parë,domethënë ajo ekziston

si kohe për intriga dhe përdoret"si një nga mënyrat e përgjithshme artistik të realitetit".Ngjarjet e

vendosura në kornizën kohore inaistojnë të vënë,po ashtu edhe njëfarë ekuilibri ndërmjet dy

kohëve paralele në rrëfim:kohës së shkuar dhe kohës aktuale.

96.3Koha e shkuar

Në tipin e këtyre tregimeve dhe novelave,koha e shkuar përfaqëson pozitën dhe presoektivën e

personazhit.Shikuar në pikëpamje të modelimit të situatave,të ndodhive ,të veprimeve por edhe

të karakterit të personazhëvë koha e shkuar lidhet fuqimisht me disa forma të thjeshta të

epikës:miti,përralla,legjenda,të cilat shtresohen në mënyrë të bindshme në strukturën e prozës.

Përkundërkohës së shkuar,e cilë mbizotëron si përmbajtje e shkrirë dhe e ngjizur në tipin e kësaj

proze,koha aktuale me format e paraqitjes së saj është më pak e pranishme dhe si e tillë e

presupozon distancën e narracionit.

9Bashota,Sali,”Kuteli”Rilindja,Prishtinë ,1999

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

16

Vetë struktura tërsore e veprës letrare rë Kutelit e arsyeton refuzimin e kohës aktualr,e veçmas

poetika retrospektive e saj.Thënë më qartë,ngjarjet që janë të pranishme në relacione me

veprimin e personazhit gati të gjitha i takojnë një periudhe të larget,e cila përkujtohet në

vetëdijen e shkrimtarit e pastaj të lexuesit.

Veneruar në pikëpamje të realizmit përmbajtësor,ndërtimot e stilistiko-gjuhësor edhe

hiperteksti,anotacioni,digersioni,bashkë me stilin,gjuhën dhe disa tipare të tjera janë një ndër

përbërsit ndërtimorë të prozës kuteliane.

Hipërteksti i nështrohet metodës së rrëfimit dhe të mbarshtrimit të lëndës kryesore dhe si i tillë

bëhet element përbërës i poetikës së prozës.

Anotacioni,në prozën tregimtare të Mitrush Kutelit e gjejmë edhe anotacionin.Në tregimet dhe

novelat e këtij shkrimtari,anitacioni luan rol shpjegues.Anotacioni i paraprin disa novela

kryesre:Mërgimi,Një natë tetori etj.

Digersioni si "term i retorikës greke"e përshkron dhe e karakterizon gjithë prozën tregimtare të

Mitrush Kutelit.Shfaqja e digersionit përveç se e shprish strukturën përmbajtësore e

kompozicionale,njëkohësisht i shprish edhe karakterin e personazheve.Pra si formë e paraqitjes

narrative digersioni mund të cilësohet si një prej të metave të prozës së këtij shkrimtari.

107.Tiparet stilistike

Autori shkroi kryesisht në toskërishten letrare duke u mbështetur në elementet e gjuhës

popullore."Gjeturia,mbarështri dhe elokuenca",janë tri nga cilësitë që i përgjigjen prozës së këtij

shkrimtari.

Edhe pse në strukturën e prozës së tij tregimtare hetohen barbarizma,lokalizma,arkaizma e të

tjerë,pra fjalë orientale me prejardhje turke,arabe ose persiane,rrëfenjat e këtij autori mund të

formësojnë edhe një fjalorth të rëndësishëm të neologjizmave që i ka përdorur dhe që i ka krijuar

vet Kuteli.

Në këtë rrafsh të fushëhetimit edhe gjuha e prozës së tij është pajisur me figuracion poetik.

10Bashota,Sali,”Kuteli”Rilindja,Prishtinë ,1999

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

17

Metafora,krahasimi,simboli,epiteti,alegoria,antiteza,paradoksi,ironia,satira,sarkazma e figura të

tjera.Një figuracion kaq i madh dhe i llojllojshën,pikësëpari është gërshetuar edhe me nuanca të

folklorit burimor popullor,posaçërisht krahasimet dhe epitetet e karakterizojnë ndërtimin sa më

aspciativ dhe të përjetësuar të shprehjeve dhe të formulimeve leksilore dhe sintaksore.

8.Rrëfimi kuetilian dhe miti

Një përbërës shumë i rëndësishëm i rrëfimit Kutelian është edhe miti.Miti është fuqi

përbërëse në prozën e vendeve ballkanike, në prozën popullore dhe të kultivuar të letërsive

shqiptare dhe rumune të cilat Kuteli i ka njohur më së miri.Si fuqi përbërëse që lidhet me të

shenjtën miti krijon.Vetë ndarja e Kutelit për krijimet e tij në rrëfime e rrëfenja është s’duket

edhe prania e mitit në to.Sipas Mircea Eliade “miti i korrespondon një nevoje të thellë fetare,

disa gjakimeve morale, disa detyrimeve të rendit social dhe madje disa ekzigjencave praktike.Në

qytetërimet primitive, miti plotëson një funksion të nevojshëm: ai shpreh, nxjerr në pah dhe

kodifikon besimet; merr në mbrojtje dhe imponon parimet morale; garanton efikasitetin e

ceremonive rituale dhe ofron rregulla praktike që mbeten të përdoren nga njeriu.” (Mircea11Eliade, cituar sipas Luan Topçiu, Pasqyra letrare, faqe 53). Në rrëfenjat e njohura fort mirë për

lexuesin “Natë muaji maj”, “Lugetërit e fshatit tonë”, “I pasuri që ish i varfër fort” “E madhe

është gjëma e mëkatit” miti është përbërës i rëndësishëm me një funksion të fortë tërheqës në

magjinë e rrëfimit, është një mit i nxjerrë nga rrëfenjat popullore që do të thotë se është vetvetiu i

kodifikuar sipas parimeve të kodeve letrare ballkanike kështu që lexues – dëgjuesi e asimilon

shumë shpejt atë.

Këto kodifikime janë me vlera etnike shqiptare, me vlera që nisin nga folklori thjeshtësisht

shqiptar i pastër, vlera që të kujtojnë menjëherë letërsinë shqiptare arbëreshe tek “Rinë-

Katerinëza” ose fryma ilire që mbizotëron tek “E madhe është gjëma e mëkatit” e shoqëruar me

11Bashota,Sali,”Kuteli”Rilindja,Prishtinë ,1999

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

18

një gjuhë të përshtatur sipas këtyre modeleve leksikore e sintaksore me një frymë arbëreshe tek

rrëfenja e parë që përmendëm dhe me një frymë religjioze arkaike të ndërtuar sipas modeleve

ungjillore tek e madhe është gjëma e mëkatit.

Nganjëherë edhe në rrëfimet e Kutelit që duket se janë të zhveshura nga lënda mitologjike

ndihet në mënyrë më të fshehur, jo të drejtpërdrejtë ndikimi i mitit si dicka zanafillore që duket

sikur ka humbur, por që shfaqet në forma të nderimit e respektit. Në tregimin “Si u takua Ndoni

me Zallorët” nderimi që fiton Ndoni si këngëtar, pasi ka humbur respektin si qenie njerëzore të

kujton idenë e Northrop Frye se këngëtari në shoqëritë e hershme është parë si një pjesë e së

shenjtës dhe ky kod i kthen Ndonit statusin e respektit të humbur si qenie

Këto tregime, të veshura me bukuritë artistike të njërit nga mjeshtrit e mëdhenj shqiptarë të

rrëfimit, Mitrush Kuteli, monumentalizojnë universe e drama të papërsëritshme të tri kohëve të

etnisë – të kohës kur arbërit sfidoheshin nga fuqi të padukshme e nga bajlozë dhe shkelës

gjithfarësh që vinin nga toka e deti (“Rozafati”, “Besa e Kostandinit”, “Gjergj Elez Alia” e

“Ymer Agë Ulqini”), të kohës së kreshnikëve, pra të shekujve pas zbritjes së fiseve endacake

sllave në tokat e Ilirisë (“Muji dhe zanat”, “Muji dhe Behuri”, “Ajkuna qan Omerin” e “Omeri i

Ri”) dhe të kohës së treqind kryengritjeve shqiptare kundër osmanëve (“Shega e Vllastari”,

“Turku rrëmbeu një arbëre” dhe “Skënderbeu e Ballabani”)

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

19

KAPITULLI I KATËRT

129.ANALIZË PËRMBLEDHSE E TREGIMEVE

.

Në tregimin “ROZAFATI”, njëri nga motivet më të dhimbshme të kohëve që humbin në

moçminë mitike, që të qëndrojë në këmbë kështjella që po e ngrinin të tre vëllezërit mbi Bunë,

do të duhej që në muret e saj të murosej e gjallë nusja e vëllait të vogël, gjiri i së cilës vazhdon të

pikojë qumësht edhe mijëra vjet më pas (simbol i dashurisë së pavdekshme të nënës për fëmijën

që e kishte lënë për gjiri).Në tjetrin kallëzim “BESA E KONSTANDINIT”, i ndërtuar mbi dy

baladat arbëreshe (të Doruntinës që hasej në Sicili dhe të Garentinës që njihej në Kalabri), krahas

luftës së vazhdueshme të arbërve kundër shkelësve të huaj dhe vdekjes së dymbëdhjetë djemve të

Zonjës Mëmë, ngrihet si një obelisk i paplakur ligji i pakthyeshëm i besës, i mbrujtur thellë në

ndërgjegjen e etnisë: Konstandini, djali më i vogël, për ta mbajtur fjalën që i kishte dhënë nënës,

ngrihet nga varri për ta sjellë Doruntinën, të motrën, nga larg, ku qe e martuar.Në kallëzimin

“GJERGJ ELEZ ALIA”, ndërkaq, pa dyshim balada jonë më monumentale e të gjitha kohëve

dhe një nga stolitë më të bukura të artit tonë popullor përkatësisht në rikallëzimin po me këtë

titull të Mitrush Kutelit fuqizohet mjeshtërisht metafora e qëndresës me ngritjen e heroit nga

shtrati i vdekjes për t’i dalë zot atdheut.Gjergj Elez Alia dhe motra e tij pa emër janë shembuj të

ndritur trimërie dhe fisnikërie, pasqyrë e vërtetë e shpirtit të paepur shqiptar.Këto nuk ishin plagë

sido-kudo, por plagë të fisme lufte për mbrojtjen e truallit të vet. E motra i rrinte mbi krye ditë e

natë dhe mundohej t’ia mjekonte plagët 13e pamjekueshme; ajo kish mbyllur të ritë e saj, kish

hequr dorë nga gëzimet e vajzërisë dhe të nusërisë, i qe blatuar me mish e shpirt të vëllait, të cilin

donte ta shpëtonte nga kthetrat e vdekjes. Dhe, në mes të asaj dhimbjeje të madhe vjen një

dhimbje tjetër edhe më e madhe, që e zhduk të parën. Na del një bajloz nga deti: i fortë, i

vrazhdtë, që merr nëpër këmbë njerëzit. Dhe atëherë e pamundura bëhet e mundur.

12http://www.fjala.info/analize-e-permbledhjes-tregime-te-mocme-shqiptare-te-shkrimtarit-mitrush-kuteli/

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

20

Gjergj Elez Alia që ish dergjur nëntë vjet me nëntë plagë lufte në shtat dhe kish marrë prej

kohësh udhën e varrit, ngrihet me armë në dorë për të mbrojtur nderin e motrës, nderin e

shtëpisë, nderin e tërë atdheut; ai lufton dhe shtrin përtokë bajlozin e urrejtur.Dhe të mos

harrojmë një gjë: në themelin e kësaj rapsodie nuk kemi ndonjë fiksion përrallor. Jo, këtu nuk

kemi mjegullira, por kemi diçka të nxjerrë nga realiteti i hidhur i dikurshëm i atdheut tonë.Gjergj

Elez Alia është njeri si gjithë njerëzit, por më trimi nga të gjithë, është mbrojtës i atdheut dhe i

nderit shqiptar. Edhe bajlozi është njeri- jo përbindësh, jo kuçedër a

lubi- por pushtues, grabitës, shtypës, që ka shpallur dhe zbaton urdhëra të rrepta: kërkon desh të

pjekur, vajza të njoma, pret koka trimash, djeg krahina të tëra. Këtij pushtuesi e dhunuesi i del

përballë, kaluar, Gjergj Elez Alia. Përpara se të fillojë lufta, nis ngacmimi me fjalë të rënda- si te

heronjtë e Homerit dhe mbase edhe më bukur- për të ndezur gjakun dhe urrejtjen:

bajlozi mburret, shan, fyen; Gjergji i përgjigjet urtë, dhimbshëm, por me të prerë. Pastaj

vringëllojnë topuzët e bajlozi armërëndë shembet me gjëmë në tokë. Trimi ynë ia pret kokën dhe

ia hedh në tokë, shpëton vendin nga mynxyrat.Një popull që nxjerr heronj të tillë dhe që thur

këngë kaq të bukura për të lavdëruar heronjtë e tij mund të mbahet gjithnjë krenar dhe të shikojë

plot besim të ardhmen e tij.Ndërkaq, motivi i besës sërish mbruhet e metaforizohet si veçanti e

etnisë në tregimin tjetër “YMER AGË ULQINI”: Ymer Agën, të cilit që të nesërmen e martesës

iu desh të rendte në luftë në mbrojtje të atdheut dhe që më pas bie rob i mbretit të Spanjës, vetëm

me besën e dhënë mundi ta shpëtonte gruan që e kishte pritur nëntë vjet dhe veten nga burgjet e

mëtejshme të të zezës Spanjë.Kënga e Ymer Agë Ulqinit ose Ago Ymerit i ngjet baladës së

Konstandinit të vogëlith, që e këndojnë vëllezërit tanë arbëreshë. Kjo këngë këndohet në gjithë

Shqipërinë dhe flet për dy besë: për besën e gruas ndaj bashkëshortit dhe besën e burrit ndaj

fjalës që ka dhënë, se do të kthehet rishtas tek ai që e pat zënë rob lufte dhe që e liroi të shkojë

tek e shoqja.Tregimet me motive nga eposi i kreshnikëve, në dramat e të cilave marrin pjesë

aktivisht edhe 14zanat (si jehonë e largët e përzierjes së perëndive pagane në fatet njerëzore në

“ILIADA” e “ODISEU” të Homerit), vishen me bëmat e heronjve (Mujit, Halilit, Omerit,

Ajkunës, Bohurit etj.) që kapërcejnë tej pragut të të pamundurës për ta legjendarizuar kështu

qëndresën dhe flijimin për tokën mëmë.Rapsoditë e Mujit dhe të Halilit me shokë janë këngë me

frymëmarrje të gjerë poetike. Aty bashkohen në një njësi të plotë epika dhe lirika, humori dhe

tragjedia, tregimi dhe përshkrimi e dialogu, mençuria e madhe e popullit, trimëria dhe qëndresa e

14http://www.fjala.info/analize-e-permbledhjes-tregime-te-mocme-shqiptare-te-shkrimtarit-mitrush-kuteli/

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

21

fortë në çaste vështirësie. Në këtë çerthull s’di ç’të adhurosh më parë: përshkrimin e bukur të

natyrës dhe sidomos të bjeshkëve dimrit dhe verës, ditës dhe natës, apo çastet kur tërë natyra

vetiakësohet dhe i afrohet shumë e më shumë njeriut:kur dielli, yjtë dhe hëna, ahu, lisi dhe

bredhi, zogu i malit, zanat dhe orët e bardha shfaqen të gjitha të mbështjella me atë napën e

përndritur të poezisë madhore, të poezisë së vërtetë. Pastaj kemi portretet fizike dhe shpirtërore

të njerëzve, nga Muji dhe Halili e gjer tek Dizdar Osman Aga, tek Hysen Kraposhniku, Behur

Kapedani, Paji Harambashi, Arnaut Osmani e Hysen Radoica; nga Tanusha e bukur e tek Ajkuna

e dhembshur, tek e shoqja e Arnaut Osmanit apo tek Omeri i Ri dhe tek shumë të tjerë.Aty kemi

veprimin vrullmadh të veçuar dhe të përbashkët të luftëtarëve. Tërë kjo mori afshesh shpirtërore ,

luftarake, hovemadhe është njëfarë lumi bjeshkësh që niset nga gurrat dhe krojet e shkëmbinjve,

rrjedh rrëmbyeshëm e kumbues, kapërcen pragje shkëmbinjsh, bëhet dallgë e shkumbëzuar ,

thërmitet në stërkala tek të cilat shndritin gjithë ngjyrat e ylberit, bashkohet prapë, del në një

fushë të butë, kalon disa grima qetas nëpër një amëzë të shtruar, pastaj vërvitet sërish nëpër

ngushtica dredha-dredha, egërsohet, buçet, sulmon, godet, çan udhë fitimtar.Heronjtë dallohen

qartë njëri nga tjetri me cilësitë dhe të metat e tyre. Muji është herë i matur dhe herë i rrëmbyer, i

rëndë, përbuzës, fyes, por gjithnjë zemërfortë, si në çaste gëzimi ashtu edhe në çaste dhimbjeje;

Halili është i hedhur, mendjeprehtë, trim, gjithënjë i shkathët; Dizdar Osman Aga është smirak,

kryeneç, individualist; Hysen Kraposhniku është fisnik, trim, vëlla shpirtëror i Gjergj Elez Alisë;

Ymer Deliu-vëllami i Hysos-është po ashtu i fismë dhe e do me shpirt Hyso Kraposhnikun; Halil

Garria është besnik i fjalës; Omeri i Vogël është trim si i ati, Muji. Dhe sa shumë e do xhaxhain,

Halilin, zemra e tij e njomë!Mbi të gjithë, dashuria e lexuesit përqendrohet te Halili, shpirt i

hedhur, i zjarrtë, i pastër, plot lirizëm, shkathtësi dhe mençuri.Midis armiqve kemi bajlozët

gjithmonë të vrazhdët, shëmtakë, grabitës, mburravecë. Ashtu kemi Behurin- të fortë fizikisht, të

rrëmbyer, po mendjengushtë; kemi Kresho Kapedanin- lëvdarac e përdhosës të fëlliqtë varresh;

kemi Pajin Harambash- të verbët nga urrejtja, harbut, por të fortë 15nga shtati; kemi krajlin

mendjemadh e kështu me radhë.Një rol të dorës së parë lozin edhe vashat, nuset, gratë e

plakat.Vajza e njomë e plakut, mbase e Mujit, është e bukur, e zhdërvjellët, trimëreshë-pasqyrë

besnike e malësores sonë; e fejuara e Hyso Kraposhnikut është e dashura e papërkulur, besnike

gjer në fund, mendjehollë- një rreze drite që çan errësirën; e shoqja e Arnaut Osmanit është e

bukur, por e ftohtë akull, ndaj kundron, si Helena e Trojës, luftën midis të shoqit dhe rrëmbyesit

15http://www.fjala.info/analize-e-permbledhjes-tregime-te-mocme-shqiptare-te-shkrimtarit-mitrush-kuteli/

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

22

të saj, që të dy trima, të cilët, më vonë, dalin vëllezër; Tanusha e krajlit është dashnorja e

përjetshme, që e do me gjithë shpirt Halilin e bukur dhe trim, saqë kalon mbi të gjitha pengesat,

braktis nënë e babë dhe shkon atje ku e thërret zëri i zemrës; nusja e re e Mujit është e urtë, e

bindur, por edhe e guximshme; ajo bën siç e porosit Muji dhe shpëton nga zanat bashkë me

dasmorët e ngurosur; Ajkuna është nëna e përvëluar që vajton me kaq dhimbje djalin e saj të

vrarë në luftë, Omerin e vogël. Dhe sa lirizëm kumbon në fjalët e saj!I lutet të birit të dalë nga

varri, t’i hipë gjogut e të shëtisë me gazmend bjeshkëve, të gëzojë jetën, të ritë e tij, kurse ajo

vetë të hyjë në varr, në vend të tij. Ajkuna s’është veçse një malësore e thjeshtë.Muji nuk e lejon

të bëjë gjëmë në shtëpi, që të mos gëzohet armiku, por e porosit të vajtojë djalin në bjeshkë, kur

të shkojë për dru, si gjithë malësoret. Kemi pastaj mëmën e mençur të Mujit e të Halilit, që

shfaqet rrallë, po gjithnjë gati për të dhënë këshilla të mira: ajo e qorton Mujin kur ky s’i jep

gjogun e tij Halilit për të dalë në krajli që të rrëmbejë Tanushën. Ajo e këshillon Mujin të mos

ketë frikë dhe të shkojë drejt te mbreti.E këshillon Halilin të niset vetë për në krajli e të sulmojë

kullën e Pajit Harambash.Kemi edhe nënën plakë të Arnaut Osmanit dhe të Hyso Radoicës, të

cilën luftërat dhe zjarret e kanë lënë qyqe mbi dhe, njeri pa njeri, nënë pa djem.Ajo vdes nga

gëzimi në krahët e të bijve, të cilët i takon të rritur e të burrnuar, pas kaq vjetësh mjerimi.Nuk

duhet të harrojmë edhe qeniet e mbinatyrshme: zanat, orët e bardha, apo të lumet e natës. Por

edhe këto nuk dallojnë shumë nga malësoret tona: kanë fëmijë që i rritin në djepa, kanë shtat të

prekshëm e të dhimbshëm. Ato janë një idealizim i femrës, i malësores, plot urtësi e dashuri për

të mirën, për të drejtën, për ata që marrin nën mbrojtjen e tyre dhe i ndihmojnë që t’ia arrijnë

qëllimit.Pra këngët e kreshnikëve tanë janë një botë e tërë njerëzish plot gjallëri e poezi, një botë

e tërë ndjenjash të larta, ndodhirash epike, trimërish vetiake dhe të përbashkëta, një mori e tërë

tragjedish të nxjerra nga jeta e popullit tonë.Aty-këtu furfurin ndonjë grimcë humori: Muji e heq

zvarrë mbretin e madh bashkë me shtrojcën të kapur pas kamcës së tirqve dhe nuk ia ndjen fare

peshën fizike dhe morale; Paji Harambash e 16ka ngarkuar me gurë, si kalë, Mujin, të cilin e ka

zënë të gjallë në pritë; Halilin, të cilin Muji e kish fyer, vonon e nuk ia shkarkon gurët; i biri

shtatëvjeçar i Mujit e shpëton babain nga prangat dhe nga burgu. Këto kanë një kuptim të lartë; i

madhi s’duhet ta përbuzë kurrë të voglin, i forti- të dobëtin.

16http://www.fjala.info/analize-e-permbledhjes-tregime-te-mocme-shqiptare-te-shkrimtarit-mitrush-kuteli/

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

23

Muji dhe Halili ishin nga vegjëlia, njerëz të varfër. Muji kish qenë bari lopësh, Halili-bari dhish.

Edhe më vonë, kur u bënë të famshëm si luftëtarë, ata mbetën gjithnjë të thjeshtë, të varfër. Tërë

pasuria e tyre: një kullë a shtëpi, një kalë e një shpatë. S’kishin shërbëtorë.Vetë ndiznin zjarrin

në vatër, vetë mbathnin e shalonin kuajt.Ajkuna shkonte në mal e ngarkohej me dru, si gjithë

malësorët.Muji dhe Halili luftonin për të mbrojtur malet dhe kullotat, të cilat donin t’i pushtonin

njerëzit e krajlit.

Të hidhemi tani te çerthulli i baladave arbëreshe. Aty del në pah fytyra vigane e Skënderbeut

(“Skënderbeu dhe Ballabani” dhe “Skënderbeu dhe vdekja”), ajo e bashkëluftëtarëve të tij:

Milo Shinit, Pjetër Shinit, Dedë Skurës, Radhavanit dhe të tjerëve. Ndër gratë kemi fytyrën

fisnike të zonjës Rinë, atë të Shegës që e kish rrëmbyer një jeniçer, i vëllai i saj…

Po aty kemi edhe ndonjë fytyrë të neveritshme atdhemohuesi, si atë të Ballaban pashës, të cilin

populli ynë e ka damkosur përgjithmonë me vulën e përbuzjes.Për Kutelin folklori do të jetë jo

vetëm burim dhe lëndë për rrëfimet, por edhe një fushë ku ai do të punojë për të thurur vepra të

një lloji të veçantë. Në këtë rast raportet që vendos me folklorin janë të drejtëpërdrejta dhe detyra

që i vë vetes është të kthehet në një ndërmjetës në mes folklorit dhe lexuesit.Ai vihet në rolin e

përpunuesit dhe ritreguesit të krijimtarisë popullore. Njohja e thellë dhe zotërimi i

gjithëmbarshëm i kësaj pasurie nga shkrimtari, përvoja e fituar si autor i rrëfimeve në shembullin

e modeleve popullore, serioziteti dhe kriteret, sa artistike aq edhe shkencore që ndoqi e zbatoi,

solli që kjo ndërmarrje të ketë sukses të plotë. Fryt i kësaj pune është edhe përmbledhja

“Tregime të moçme shqiptare”, me balada e rapsodi popullore, të ritreguara nga autori për

fëmijë.Ai nuk ka marrë përsipër t’i rikrijojë motivet, heronjtë, ngjarjet e folklorit, por qëllimi i tij

është më modest, sepse synon vetëm t’i ritregojë, por bukur dhe saktë.

Puna e tij është puna e një mjeshtri që duke u kapur pas thelbësores, pas ideve të rëndësishme17dhe vlerave artistike di çfarë të marrë e di çfarë të lërë.Me synime e kritere të tilla, ai u është

shmangur elementeve fetare e mistike, si dhe anakronizmave gjuhësore.Merita e tij kryesore

është se ngjarjet dhe personazhet legjendare, mjediset dhe etikën, motivet dhe elementet

mitologjike ka arritur t’i japë si krijesë të jetës dhe të historisë së moçme shqiptare, në një dritë të

vërtetë, jashtë çdo mjegulle e fantazie boshe.

17http://www.fjala.info/analize-e-permbledhjes-tregime-te-mocme-shqiptare-te-shkrimtarit-mitrush-kuteli/

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

24

KAPITULLI I PESTË

10.Analiza tematike dhe kompozicionale

10.1Struktura

Sigurisht që kemi një laramani të figurave stilistike,por figurat që janë përdorur më shumë janë:

Metaforae cila njihet si mbretëresha e figurave stilistike,”i përpinte dheu”,“nje ushtri si rëra e

detit”(Skenderbeu e Ballbani),”bajlozi ujk është”(Omeri i ri).

Krahasimi:“burra si lisa”,” kositin si barin”(Skenderbeu e Ballbani),”gjogu fluturon si

zog”(Omeri I ri).

Pyetje retorike:”ç'u bë vallë burrëria e kreshnikëve të moçme?”(Omeri i ri),”po a di ti,o bir se

kush të ka ardhur?”( Ajkuna qan Omerin).

Ironia: “zotëri kemi,trima s'kemi”(Omeri i ri).

Personifikimi: “një zog duke vajtuar me zë njëriu"mjerë unë,zogu i mjeri(Shega e Vllastari),

“Sa hidhur e vajtojnë Omerin bilbilat e malit…”(Ajkuna qan Omerin).

Hiperbola:”pluhuri u ngrit dymbëdhjetë pash lart”(Gjergj Elez Alia).

Tregimet “Muji dhe zanat” dhe “Ajkuna qan Omerin” janë shkëputur nga cikli i kreshnikëvë,këto

dy tregime kanë lidhje në mes vete.Personazhi Muji është në të dyja tregimet.Në tregimin Muji

dhe zanat konflikti kryesor qëndron tek zanat me dasmorët,ndërsa në të dytën temë kryesore

është vdekja e djali të Mujit dhe Ajkunës.

Tek tregimet Shega e Vllastari,Turku rrëmbeu një turke dhe Skënderbeu e Ballabani trajtohet më

shumë historia e popullit shqiptarë.Bëhët fjalë për kohën e Skenderbeut atëhere kur ishim të

pushtuar nga turqit.

Personazhet kryesor janë:Skenderbeu,Ballabni,Shega,Vllastari,Nik Peta etj.Te tregimi Shega e

Vllastari bëhët fjalë për rigjetjen e vëllait me motrën,turku rrëmbeu një turke një tregim ku

paraqitet shumë mir vuajtjet e popullit,dhe te Skenderbeu e Ballabani trajtohet tema e tradhëtisë

ndaj atdheut.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

25

10.2Skënderbeu e Ballabani

Sa krenar ndihesh në momentin kur fillon ta lexosh tregimin,tregohet se sa të fort e trima

ishim,sa herë kishin tentuar të na pushtonin por kot,edhe vet mberti kishte ardhur me një ushtri sa

rëra e detit për ti pushtuar por ishte e pamundur sepse të gjithë shqiptarët ishin të

bashkuar,askush nuk mundej ta thyente forcën e shqiptarit.

Edhe vet mbreti habitej nga kjo gjë,sa shumë vende kishte pushtuar,por Arbërin e vogël nuk

mund ta pushtonte."Arbëria e vogël u bë varr i madh për turqërit".Vet kjo fjali tregon gjithçka.

Për fat të keq gjatë leximit kjo krenari qe ndjeja filloi të zbehej,sepse njëri nga ne ishte

tradhëtar,Ballabani ai arbër atdhe mohues.Arsyeja se pse lexuesi nuk ndihet mir është pikërisht

kjo,ky tradhëtar i cili ishte në krye të ushtris turke sepse ishte trim,ishte arbër dhe pikërisht ky

po e drejtonte ushtrinë për ta pushtuar tokën arbëreshe sepse atij nuk i dhimbsej asgje,i vetmi

qëllim i tij ishte që të fitonte lavdi e pasuri,nuk i interesonte nëse po e tradhëtonte atdheun e

tij.Nderi i Turqisë ishte helm për Arbërinë.

Pas vdekjes së mbertit Murat,frontin e merr i biri Mehmeti,qëllimi i tij ishte ta kryente amanetin

e babit,që ta pushtonte Arbërin.

Në pjesën kur lajmëtari turk shkon te Skenderbeu,paraqitet në mënyrë të mahnitshmë

atmosfera,dukej sikur nuk ishte luftë por darsëm.Ishin pak por ishin shumë me

forcë,hanin,pinin,qeshnin,vallëzonin me shpata.Ku edhe sot e kësaj dite ende vallëzohet dhe

zënë vend të madh në folklorin koreografik.

Aq bukur autori e përshkruan Skenderbeun të del parasyve imazhi i tij madhështor,çdo gjë është

e paraqitur në mënyrë të përkryer.

Edhe vet mbreti i lakmon e thot:”ah sikur të ishin ushtarët e mi”.

Shqipëtarët betohen për tokën,ujin,bukën e gurët.Janë falenderues për çdo gjë që kanë,dinë të

vlersojnë dhe të kënaqen me atë që kanë pa pasur prentendime të mëdha.

E dini pse Skënderbeu fitonte gjithmonë?Sepse ai ishte njëri i drejt,atë nuk e ndihmonin vetëm

ushtarët por edhe lisi ku mbështëtej,shkëmbi mali e gjithë Arbëria.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

26

10.3Turku rrëmbeu një arbëre

Në këtë tregim flitet pëe vuajtjet e popullit shqiptarë,fajtor për këto vuajtje ishin turqit.Ketu

paraqitet një skenë tmerruese,lexuesi ndihet keq,të pushton ndjenja e dhembjes,urretjes.

Një turk kishte rrëmbyer një arbëre,por edhe në këtë situate të vështir autori nuk e kalon pa

përmendur vyrtytet e femrave shqiptare"...Burri s'ish në shtëpi,e shoqja e re kish mbetur

vetëm,punonte,gatuante priste të kthehej i shoqi.Me këtë fjali dëshmojmë se sa shumë kanë

sakrifikuar femrat shqiptare,ato kanë qëndruar në shtëpi vetem.,ndërkohë burrat ishin duke

luftuar.Kanë pritur çdo ditë tek dera me shpresë që burri do të kthehej,shpesh herë pritja e tyre ka

qenë e përjetshme.

Në këtë tregim dalin personazh edhe disa trima të njohur për ne si psh:Kostë Mortali,Ndre

Tirieka,Janë Frashini,Nik Peta.

Këta trim arrijnë për ta shpëtuar këtë arbëre por per fat të keq ajo arbëre e vdekur ishte e shoqja e

Nik Petës.

Që atëherë Nik Petës ju shtua edhe më shumë urrejtha kundër armikut që shkelte truallin e

Arbërit.Ai luftoi me trimëri të madhe në shumë luftra dhe preu shumë koka armiqsh.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

27

10.4Shega e Vllastari

Dashuria ndjenja më e bukur që mund të përjetoj një qenie njërzore.Si temë sigurisht që është

trajtuar në shumë tregime,por në tregimin Shega e Vllastari është trajtuar një lloj tjetër i

dashurisë,ajo e motrës dhe vëllait.

Shega është një arbëre e hijshme por me një dhembje te madhe në zemër,ajo kishte mbetur pa

familje.

Një ditë atë e rrëmbejnë turqit ku e tërheqin zvarrë,nga klithat e vashës i vinte keq drurit e gurit

po turkut jo.Në mënyrë figurative është treguar se si edhe gjërat pa jetë mund të kenë zemer por

turqit jo.

E dërguan në shtatorën e të zotit,ky po e shikonte me sy lakmues e i afrohet,kur papritur flet një

zog e thot"mjerë unë,vëllai po e puth motren".

I zoti i shtatores i flet vashës dhe e pyet se kush ishte,ata e kuptojnë që janë vëlla e

motër.Vllastari e kuptoi se ende babai i tij ishte duke luftuar kështu që i thirri pesë jeniçerë të

cilët ishin arbër,e marrin Shegen dhe largohen për të luftuar krah Skenderbeut.Pas çdo të keqe ka

një të mir,nëse nuk do të ndodhej kjo situatë Vllasatri nuk do të kthehej në arbëri,dhe sdo ta

takonte kurr motrën.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

28

10.5Omeri I ri

Edhe njëherë dëshmohet se sa burrnesha janë femrat shqiptare.

Në tregimin Omeri i ri paraqitet jeta e një vashe të bukur,të re,e njomë e cila sakrifikon çdo gjë

vetëm e vetëm për ta ruajtur nderin e familjes.Bajlozi kishte dërguat letër duke kërkuar të

luftonte me plakun ose ai do t'i merrte vashën.Plaku kërkon ndihmë te burrat e fshtatit por askush

nuk i ndihmonë,ky është një moment mjaft i vështir për plakun,ai dikur ju kishte ndihmuar të

gjithëve e tani ai ka nevojë për ndihmë askush nuk i ndihmon,një realitet i hidhur në shoqërin

tonë që është prezent edhe sot e kësaj dite.

"Të bukur e kish,të mir e kish:zejtare e magjetore,po ç'e do?Vajzë...

Jemi një popull që gjithmonë duam të kemi djalë e jo vajzë,edhe plaku kishte vetëm një vajzë

dhe nuk e vlersonte,nuk ishte i vetëdishëm për thesarin që e kishte.

Kur vajza e kupton që asnjë nuk do ta ndihmojë,ajo vendosë të vishet si mashkull ë të shkoj të

luftoj me bajlozin e zi.Autori nuk e le pa treguar per bukurin e femres shqiptare”e ka lëukrën e

bardh si qumshti,e ka dorën e hollë si gjethëza e ahut në pranverë,e ka vështrimin e ëmbël si

flladi i prillit”.

Sigurisht që përmendet edhe mikpritja shqiptare,kur Omeri i ri kërkon kulm mbi kokë,ngjarja

bëhet edhe më interesante kur shkon tek i fejuari i saj,ktu tregohet se sa mikpritës jemi dhe kur

dikush troket në derë për të fjetur edhe armik po të jetë ne nuk e refuzojnë.

Pikërisht janë këto gjëra që na bëjnë që të ndihemi krenarë për atë që jemi.

Nuk dimë vetëm të luftojmë,por dimë të dashurojmë,sakrifikojmë, kemi edhe talente

tjera.Kalimthi në këtë tregim tregohet për talentet që kanë burrat shqiptare,"jepi fyellin e thuaj t'i

bjer,jepi lahutën në dorë,qit strungën e lodroni me unaza..."

Një tregim që të bën të ndihesh krenar për atë që je.Mençuria dhe guximi i vashës të bëjnë ta

lakmosh,e për fat të keq në ditët e sotit është e vështir të gjesh një mashkull me këto vyrtyte,spo

flasim fare për femrat.

Një tregim që përcjell mesazhe të shumta por që njëri nga ato është

Asnjëherë mos nënvlerso të tjerët,dhe asnjëher mos sakrifiko për persona që nuk e vlersojnë

sakrificën tënde.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

29

10.6Ajkuna qan Omerin

Një tregim mjaft prekës,një dhembje e madhe të pushton e të bën të ndihesh jo mir.

Muji së bashku me djalin kishte dal për gjah,por aty ishin armiqët dhe ia vrasin djalin.

Sa shumë dhembje,zanat lotojnë,bjeshkët heshtin,bilbilat vajtojnë.Zemra po i qante,por syt jo

sepse"burrat nuk qajn".Këtu tregohet se sa të fort janë burrat shqiptar,sa të përmbajtur janë,edhe

tragjëdia më e madhe nuk i bënë që të qajnë. Muji ndihet shumë keq por këtë nuk e tregon para

të tjerëve se zemrën e ka të thyer,ai për ta ngushëlluar veten thot”Kush lind,thotë do të

vdes.Kush vdes i ri,mbetët gjithmonë i ri,s’ka vdekje më tëëmbël se sa vdekja në luftë”.Ky është

i vetmi ngushëllim që Muaji ka.Pjesa kur Muji i tregon gruas së tij qe Omeri kishte vdekur nuk

më pëlqen aspak,sa që arrij te ndjej një lloj urretje për të."Gjëmë e vaj në shtëpi s'dua.Të mos

hapet fjala se Mujit iu thy zemra e vajton".Edhe në momentin në të vështir ai nuk mendon për

dhembjen që e përjeton gruaja po për fjalët që do të thon të tjerët,një fenomen që ndodh edhe sot

në shoqërin tonë.Momenti më i vështirë për mua si lexues ishte kur Muji e kap për krahu gruan

dhe e nxjerr jasht.Momenti më emocionues padyshim që është vajtimi i nënës,biseda që bënë me

të birin,mënyra se si i flet i bënë që ti u dhimbset edhe hënës e diellit edhe yjet qajnë së bashku

me të. Dashuria e nënës është e pa kushtëzuar,ajo është në gjëndje të hyjë në varr e djali të

zgjohet e të shkoj të luaj,me fjalët"varri është për të moshuar,ti je fëmijë"të prekin thellë në

zemër sa menjëhere të shkon mendja tek personat e dashur dhe ke frikë, se mos do ti humbësh.

Ajkuna, nje grua e vrarë shpirtërisht nga vdekja e te birit, mallkon natyren pse nuk i treguan për

vdekjen e djalit te saj që e deshti aq shumë, që të vdes edhe ajo bashkë me të, ndoshta toka do të

kishte pak mëshire e do t'i jipte pak vend per t'u varrosur bashkë me të birin. Këtu shohim nje

dhimbje të madhe të shfaqur nga një grua që s'i mbetet gjë tjetër pos të mallkoj fatin e zi, të

mallkoj e të qahet për djalin që e iku. Por pavaresisht kesaj ajo mbetet perseri njëgrua e forte,

mishërim i një femre shqiptare te patundshme, misherim i një nënë me dashuri aq të paskajshme

për djalin e saj, të cilin e kujton me aq mall e dhimbje shpirti.

Me vajin e saj i bënë të kenë dhembshuri edhe hëna me diellin e yjet sa që e marrin e dërgojnë në

shtëpi,ku e premtojnë se do të kujdesen gjithmonë për birin e saj.një ngushëllim shumë i

vogël,por s’ke zgjedhje tjetër.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

30

10.7Muji dhe zanat

Në këtë tregim do të trajtohen:traditat,mençuria,besnikeria etj.Gjithçka fillon me ditën e marteses

së Mujit.Ai kërkonte një vashë të bukur,të fisme e zanatore ashtu siç i duhej derës së tij.E njëjta

gjë ndodh edhe sot,kur dëshiron të martohesh,të intereson për familjen e vajzës e gjithë të

tjerat.Në diten e marteses Muji i porosit dasmorët që në majë të bjeshkës të mos lundrojnë sepse

janë tre zana zemer keqe.U mblodhen treqin dasmorë,ndritnin e vetëtinin,kishte kuaj të

shaluar,lodrojnë bukur,e këndojnë.Këtu është paraqitur një pjesë e traditës tonë,ku edhe sot e

kësaj dite bëhet në mënyrë pothuajse të njejtë.Dasmorët e dëgjojnë fjalën e e Mujit,por kur

kthehen ata nuk e mbajnë dhe për këtë arsye dalin zanat dhe i bëjnë statuja ndërsa nusen e marrin

si robërin.Muji e kupton këtë gjë dhe kështu ai ngjitet në bjeshk aty e takon një vashë e cila ishte

nusja e tij ,por që ajo nuk e njihte.

Sa interesante është që nusja nuk e njihte edhe në kohën e gjyshit tim kështu ishte,e po ta

mendosh që janë martuar pa e njohur njëri tjetrin por që kanë jetuar së bashku deri sa vdekja i ka

ndar,ndërsa sot njihen,bisedojnë jetojnë së bashku e pastaj dahen ,sa ironike kjo pjesë!

Muaji i tregon vashës se kush është,por ai e kërkon ndihmen e saj për ta kuptuar se ku e kishin

fuqin zanat.Nusja e mençur e zbulon këtë sekret e i tregon Muajit.

Muaji kërkon ndihmën e kreshnikëve ku i gjithë fshati e ndihmon,këtu shihet se jemi një popull

qe e duam njëri tjetrin i kemi qëndruar afër njëti tjetrit,ndoshta kjo është arsyeja se pse nuk kanë

arritur të na pushtojnë.

Sekreti i fuqis së zanava ishin tri dhi me brirë të arta.Zanat e humbasin fuqinë dhe kështu në fund

i ngjallin dasmorët e ia japin besën se më kurr nuk do ta lëndojnë.Me këtë mësojmë se jo çdo gjë

zgjidhet me dhunë,Muaji veproi me mençuri.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

31

10.8Konstadini e Ymer agë Ulaqini,të dy personazhe shumë të njohur per ne.

Ajo që i lidh bashk këta dy personazhe është pikërisht ajo me të cilën karakterizohemi ne

shqiptarët,e ajo është mbajtja e Besës.Konstadini i cili ja kishte dhënë besën nësës së tij se do t’ia

sillte motrën Dorntin ,por që për fat të keq Konstadini vdes,nëna i shkon tek varri dhe i thot ku e

ke besën që më jape.Besa e shqiptarit është aq e fort sa që as vdekja nuk është pengesë që ta

ndalojë.Konstadini ngrihet nga varri për ta mbajtur besës,shkon e merr motrën e dërgon në shtëpi

te e ëma dhe kthehet prap në varr.

Nga ana tjetër,Ymer Agë Ulqini i cili sapo ishte martuar por që i vjen letra për të shkuar në

luftpor që ja jep besën gruas së tij që do te kthehet pas 9 viteve e 9 ditëve.

Ymeri agë Ulqini ishte në burg pasi kaluan 9 vite e 9 dit ai i kërkon bijës së mbretit që ta lejoj të

shkoj tek gruaja sepse ia kishte dhënë besën që do të kthehej,e peng i la besën bijës së

mbretiti.Dhë kështu ndodhi ai u kthye prap në burg.Mbreti u habit nga kjo fisnikëri ku ia dha

lirinë Ymer Agë Ulqinit.

Ashtu siç u cek më parë se këta të dy i bënë bashk mbajtja e besës por pervçkësaj kta të dy i

bashkon edhe dashuria për atdheun,trimëria,fisnikëra etj.

Që të dy sakrifikojnë për atdhe Konstadini që vdes duke luftuar e Ymer agë Ulqini që e lë gruan

që sapo ishte martuar për të luftur.Këta të dy janë shembulli më i mir për tu marrë,janë këta që

përfaqesojnë burrat shqiptarë,të gjitha vuajtjet dhe sakrificat që i kanë bërë për vendin tonë.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

32

Përfundimi

Tradita folklorike,pothuajse në tërë prozën e Kutelit ka shërbyer shpesh si burim i drejtpërdrejt

për të gatuar frymëzimin e vet artistik jo vetëm te rrëfenjat,tregimet e novelat,por edhe në

përmbledhjen"Tregime të moçme shqiptare".

Proza kuteliane dallohet për lidhjen e saj të gjallë me traditën gojore,përrallën legjenden e

sidomos me baladën e Jugut,që ndikuan thellësisht në krijimtarinë e tij.Ky ndikim ndihet në

mënyrën e dhënies së personazhit,në formën e shpalosjes së fantazisë e nostalgjisë.Asnjë

prozator shqiptarë nuk është mbështetur kaq fort te proza e pasur gojore e popullit,te balada e

rapsodia.Fryt i përpunimit me mjeshtëri i materialeve folklorike ishte edhe vëllimi"Tregime të

moçme shqiptare"(1965).

Është diskutuar shumë nga kritika edhe çështja e ritregimit,rikrijimit të vëllimit"Tregime

tëmoçme shqiptare".

Tregimet e Kutelit te kjo përmbledhje janë tërë frymëzim.Ai qe mahnitur nga bukuria e poezisë

popullore dhe iu fut punës ta konvertonte në prozë,në mënyrë që t'u jepte mundësi lexueseve të

vegjël të njihen më herët me disa nga kryeveprat e folklorit.

Në veprën"Tregime të moçme shqiptare"të magjeps e të mahnit gjuha e pastër dhe e pasur,duke

të tërhequr me magjinë e vet fjalë pas fjale dhe tregim pas tregimi.Nga ai "skelet"i mbetur i

këngëve epike popullore,të cilat e kanë pasuruar me variantet e këngëtarëve të talentuar me

ndjeshmëri poetike janë kthyer në një kompozicion me gjeturi të veçantë për secilin tregim,si

portretizimin e personazheve,ashtu edhe në paraqitjen e ngjarjeve që lidhet me tregimin.Çdo

tregim,i shkurtër apo i gjatë,ka një kompozicion mbarështrim të nevojshëm që e ka

fillimim,zhvillimin dhe mbarimin,si ngjarja ashtu dhe personazhet e tregimit.Ai portretizon

luftëtarin dhe heronjët me të tëra tiparet shpirtërore dhe morale,me virtytet dhe veset e tyre,me

dashurinë dhe urrejtjet-me bukurite natyrës piktoreske ku ata jetojnë,gjallërojnë,luftojnë dhe

vdesin natyrshëm,por edhe tragjikisht apo heroikisht në fusha betejash.Ata kanë mençurinë që

shfaqin në gjuhën e tyre të thjeshtë e të pasur si shprehje dhe pasqyrim i mendjes së tyre të

shëndoshë.

Mitrush Kuteli e ka pasuruar mjaft gjuhën e epikës sonë popullore.Mund të themi se është

dëshmuar si artist i gjuhës sonë,që krijon neologjizma me një fjalor të pasur të shqipës,me

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

33

njëritëm,me një muzikalitet,që edhe kur lexon në heshtje të tingëllojnë magjishën fjalë pas fjale

dhe tingull pas tungulli.

Proza"Tregime të moçme shqiptare"është aq sugjestive,aq e gjallë,aq tërheqëse sa të krijon një

atmosferë,dhe ti si lexues je një nga personazhet e asaj morie njerëzish të rritur dhe të edukuar,të

pajisur me njohuri e aftësi për çdo veprimtari jetësore në një sistem patriakal,ku nuk ka

instuticione shtetërore.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe “Tregime të moçme shqiptare”Mitrush Kuteli

34

Biblografia

1.Bashota,Sali,”Kuteli”Rilindja,Prishtinë(1999).

2.Kuteli,Mitrush,”Tregime të moçme shqiptare"Berati.

3.Vinca,Agim,”Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe”(1945-1980).

4.Hamiti,Sabri,”Letërsia Moderne,vepra letrare 8”,Faik Konica,Prishtinë(2002).

5.Hamiti,Sabri,”Studime Letrare,libri 21”,Faik Konica,Prishtinë.