Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
PROFILI URBAN
PËRMBAJTJA:
A. Pjesa Tekstuale
Profili Urban - Hyrje 2
1 Sipërfaqja e zonës E5.6-5.8-5.9 3
2 Zona E5.6 - 5.8 - 5.9 në raport me lidhjet e
zonat kontaktuese
4
3 Topografia dhe struktura pejsazhore 5
4 Destinimi i objekteve 6
5 Etazhiteti i objekteve 7
6 Kategorizimi i obje kteve 8
7 Mbulimi i sipërfaqeve 9
8 Pasuritë e patundshme 11
9 Dinamika e zhvillimit 12
4.0. Synimet e planifikimit urbanistik dhe plani
rregullativ urbanistik
12
B. Pjesa Grafike
01 Pozita në kuadër të qytetit 1:5000
02 Zona në kontekstin e ngushtë hapsinor të
Prizrenit
1:1000
03 Inçizimi gjeodezik 1:1000
04 Destinimi i objekteve 1:1000
05 Etazhiteti i objekteve 1:1000
06 Kategorizimi i objekteve 1:1000
07 Mbulimi i sipërfaqeve 1:1000
08 Pasuritë e patundshme 1:1000
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
Profili Urban “E 5.6 - 5.9”
HYRJE
Zona E 5.6-5.9 si zonë e qytetit të Prizrenit karakterizohet me destinim si
pjesë e zonës hekurudhore dhe tregtare. Njëra pjesë e zonës është trajtuar edhe
si zonë e stacionit hekurudhor dhe është zhvilluar si lagje me disa depo, pa
infrastrukturë të mirëfilltë teknike komunale dhe si e tillë krijon pengesa në
zhvillimin e qytetit të Prizrenit.
Me hartimin dhe aprovimin e planit të Përgjithshëm Urbanistik te Prizrenit
nga ana e Kuvendit të Komunës në vitin 2003, zonat urbane e në veçanti zona
E5.6-59 definohen si projekte kyçe të zhvillimit të qytetit.
Ky aprovim i planit të Përgjithshëm urbanistik tani do të implementohet
përmes planit Rregullativ Urbanistik, në pajtim me ligjin mbi planifikimin hapësinor
të Kosovës i cili është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.
Plani Rregullativ Urban për zonën E5.6-5.9 do të caktoj kornizën ligjore për
projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e objekteve të kompleksit.
Ky Plan Rregullativ i përpunon kushtet e lokacionit në kuptimin e vlerësimit
të saj, përshtatshmërisë dhe verifikimit të mundësisë për ndërtimin e
kapaciteteve të objekteve me destinim: banim, biznes, afarizëm, tregti dhe
përmbajtja kryesore gjelbrim.
Elaborati gjithashtu përmban edhe elementet e detyrës projektuese të
objekteve, gjegjësisht bazat për treguesit funksional të kapaciteteve për
objektet që janë në fazën e projektimit ose për të cilat dokumentacioni është
tashmë i përpiluar.
Plani rregullativ E5.6-5.9 iu siguron qytetarëve një jetë të qetë në ketë
kompleks me një infrastrukturë bashkëkohore dhe me një plan i cili do të
mundësoj një investim të sigurt në të ardhmen e afërt.
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
1. SIPËRFAQJA E ZONËS URBANE E5.6-5.8-5.9
Plani rregullativ për zonën E5.6-5.9 përfshinë një sipërfaqe prej 17.45 ha, në
pjesën perëndimore të qytetit të Prizrenit, gjegjësisht të zonës industriale.
Kjo zonë kufizohet:
- nga ana e Perëndimore me zonën industriale
- nga ana Veriore me zonën e Lagjes Arbana”
- nga ana Lindore me rrugën Prizren - Gjakovë dhe
- nga ana jugore me zonën Qendra e re faza dytë.
Fig. Situacioni E5.6-5.8-5.9. sipërfaqja e planit rregullativ.
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
2. ZONA E5.6-5.8-5.9 NË RAPORT ME LIDHJET E ZONAVE KONTAKTUESE
Zona urbane E5.6-5.9 shtrihet në pjesën Perëndimore të Qytetit të Prizrenit.
Ajo kufizohet nga ana perëndimore me kompleksin e zonës industriale i cili
funksionon edhe sot. Ky kompleks është ndërtuar dhe është zhvilluar para vitit
1999. Brezi kufizues i kësaj zone urbane është trasa hekurudhore me hapësirat
parcelave për shitjen e materialeve ndërtimore.
Nga ana veriore kufizohet me rrugën Turgut Ozal dhe lagjen Arbana.
Nga ana lindore kufizohet me kompleksin e lagjes Ortakoll i cili
karakterizohet me ndërtime të ulta dhe të larta, me lagjen “Atmejdan”. Në këtë
pjesë të lagjes është përfunduar PRrU dhe karakterizohet me ndërtime të larta
dhe moderne dhe është në funksion të qytetit.
Nga ana jugore kufizohet me zonën e re të qytetit faza dytë.
Rrugët me të cilat kufizohet zona E5.6-5.9 janë të asfaltuara me profile të
cilat i plotësojnë në tërësi kriteret për funksionim normal. Këto rrugë janë shumë
të rëndësishme për Prizrenin dhe në të ardhmen e afërt këto rrugë do të
shndërrohen në rrugë kryesore të qytetit të Prizrenit dhe janë: Rruga Tirana,
rruga, Turgut Ozal, rruga De Rada dhe rruga Mbeti Pirro.
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
3. TOPOGRAFIA DHE STRUKTURA PEJSAZHORE
Prerja Gjatësore e terenit
Prerja e aksit gjatësor të zonës „E5.6-5.9“ paraqet një ramje shumë të vogël prej
0.2% në gjatësi deri 1,150 m.
Prerja Tërthore e terenit
Në prerjen tërthore të zonës „E5.6-5.8-5.9“ vërejmë që ka një ramje shumë të
vogël prej 0.3% deri në 1.1%.
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
4. DESTINIMI I OBJEKTEVE
Zona E5.6-5.9 si zonë në periferi të qytetit të Prizrenit karakterizohet me ndërtime
të egra me përmbajtje të ndryshme si objekte me destinim: Banimi, Afarizëm, Tregtare,
Prodhuese etj.
Në hapësirën e cila është përfshirë në planin rregullativ “E5.6-5.9” ekziston ky fond
i objekteve:
Objektet me përmbajtje të përgjithshme:
Nr. Emërtimi i objekteve Sipërfaqja në m² Përqindja %
1 Banim 3,410.00 15.00
2 Banim- afarizëm
3 Afarizëm 4,498.00 20.00
4 Trafo 200.70 1.00
5 Depo 2,881.00 13.00
6 Objekte Prodhuese 2,961.00 13.00
7 Stacioni Autobusave 2,860.00 13.00
8 Terene sportive 2,385.00 11.00
9 Stacioni hekurudhor 2,981.00 14.00
Sipërfaqja totale nën objekte: 22,176.70 100.00
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
5. ETAZHITETI I OBJEKTEVE
Në këtë zonë etazhiteti i objekteve ekzistuese është i ulët, me katshmëri të vogël
dhe ate përqindjen më të madhe e përbëjnë objektet me etazhitet P+0 dhe Përdhesë
të lartë. Objekte të larta nuk ka, përpos objektit P+7 në pjesën e Artmejdanit që është
në ndërtim e sipër.
Objektet sipas etazhitetit ndahen:
Nr. Emërtimi i objekteve Sipërfaqja në m² Përqindja %
1 P+0 7,243.00 40.00
2 P e lartë 5,158.00 28.00
3 P+nk 1,783.00 10.00
4 P+1 4,089.00 22.00
Sipërfaqja totale nën objekte: 18,273.00 100.00
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
6. KATEGORIZIMI I OBJEKTEVE
Emërtimi “E Mirë” - do të thotë objekti i përfunduar komplet (i ri), në funksion, i
mirëmbajtur dhe që i plotëson të gjitha kërkesat standarde për shfrytëzim racional të
objektit.
Emërtimi “E Mesme” - do të thotë objekti i demoduar por në funksion.
Emërtimi “E Dobët” - do të thotë objekti i me materiale te dobëta, pa funksion
dhe se nuk është në gjendje të dëshirueshme si dhe nuk i përmbush standardet për
jetesë.
Emërtimi “I Pa Përfunduar” - do të thotë objekt pa funksion, fillimi i ndërtimit
(ndërprerje punimesh) dhe në ndërtim e sipër dhe përgatitet shfrytëzimi i tij në një të
ardhme të afërt.
Sipas kategorizimit objektet ndahen:
Nr. Emërtimi i objekteve Sipërfaqja në m² Përqindja %
1 E mirë 3,556.00 19.00
2 E mesme 8,199.00 44.00
3 E dobët 6,664.00 36.00
4 E papërfunduar 200.00 1.00
Sipërfaqja totale nën objekte: 18,619.00 100.00
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
7. MBULIMI I SPËRFAQEVE
7.1 Rrugët
Zona urbane e5.6-5.9 është e rrethuar ne të gjitha anët me rrugë të trafikut si:
Rrugë të asfaltuar, Rrugë me zhavorr, Rrugë Dheu, Kubëza Betoni, Plato e betonuar,
Plato me zhavorr dhe Hekurudha
Mbulimi i sipërfaqeve:
Nr. Emërtimi i objekteve Sipërfaqja në m² Përqindja %
1 Gjelbrim 27,910.00 12.00
2 Pllato nga dheu 72,770.00 31.00
3 Rrugë e asfaltuar 47,800.00 21.00
4 Pllato nga betoni 31,350.00 14.00
5 Pllato nga kubëza betoni 5,700.00 2.00
6 Objekte 18,610.00 8.00
7 Hekurudha 26,700.00 12.00
Total: 230,840.00 100.00
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
7.2 Gjelbërimi dhe pejsazhi
Zona urbane E5.6-5.9, dikur zona më e bukur e qytetit me një gjelbërim dhe
peizazh të bukur sot është në rrezik të degradimit dhe kërkon një trajtim të veçantë
gjatë hartimit të planit rregullativ të saj.
Në përbërjen e saj ende ekzistojnë disa zona të gjelbëruara sipas destinimit të
tyre të cilat janë të shtrira në tërë zonën.
E tërë zona do të trajtohet sipas planit të Përgjithshëm të Prizrenit, duke i
respektuar zonat e gjelbëruara dhe peizazhet në tërësi.
7.3 Menaxhimi i mbeturinave.
Hedhja dhe mbledhja e mbeturinave bëhet kryesisht në vende të caktuara ku
janë të vendosur kontejnerët.
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
8. PASURITË E PATUNDSHME
Në bazë të informatave që kanë rrjedhur nga tereni dhe nga shërbimi kadastral i
Komunës shohim se një pjesë e madhe është pronë shoqërore, pastaj kemi pronë
private. Pjesën më të madhe të pronës shoqërore e posedon Hekurudha.
Mbulimi i sipërfaqeve:
Nr. Emërtimi i objekteve Sipërfaqja në m² Përqindja %
1 Prone Private 36,543.00 20.00
2 Prone shoqerore 26,837.00 15.00
3 KK pz 4,374.00 2.00
4 Hekurudha 97,338.00 53.00
5 10.00
Total: 165,092.00 100.00
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
9. DINAMIKA E ZHVILLIMIT
Sipas Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Prizrenit në
zonën “E5.6-5.9” nuk gjendet asnjë objekt apo lokalitet që ka vlerë të trashëgimisë
kulturore apo historike.
Ndërtesat më të vjetra janë Depot Industriale, që datojnë nga vitet 1950, ndërsa
objektet përreth janë të kohës më të vonshme, të viteve 1970. Periudha e ndërtimit të
objekteve daton qysh nga vitet 1950 dhe gjerë me sot.
Pjesa më e madhe e kësaj zone urbane dikur ka qenë si pjesë e zonës industriale
ku është kaluar edhe hekurudha për shërbime industriale, por me zgjerimin dhe rritjen e
pjesës banuese të qytetit, shumica e këtyre objekteve industriale kanë filluar të
shndërrohen ne objekte me destinim tregtare apo deponuese ku problemi i ndotjes së
ajrit tash nuk ekziston përshkak të mos funksionimit apo ekzistimit të fabrikave që kanë
funksionuar gjer ne vitet 90’ta .
10. ANALIZA E GJENDJES EKZISTUESE
Të dhënat e prezantuara janë zhvilluar gjatë muajit Shkurt të vitit 2011. Këto të
dhëna janë rezultat i rilevimit gjeodezik të gjendjes ekzistuese dhe anketimit të
banorëve të kësaj zone.
I tërë dokumentacioni gjendet në arhivën kompanisë “Control Products”
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
Fotot përgjatë rrugëve
10. SYNIMET E PLANIFIKIMIT URBANISTIK DHE PLANIT RREGULLATIV URBANISTIK
Si bazë për ta zhvilluar planin rregullativ urbanistik të zonës urbane E5.6-
5.8-5.9 do të jetë plani i Përgjithshëm i qytetit të Prizrenit. Sipas këtij plani kjo zonë
do të trajtohet si zonë urbane me përmbajtje shumicë gjelbrim, për banim,
banim miks dhe për zhvillimin e veprimtarive tregëtare. Qëllimi i këtij plani është
që të krijoj një ambient të shëndoshë për një jetë të qetë dhe me një ekonomi
aktive.
Kuvendi Komunal Prizren
Plani Rregullues “E5.6-5.9”
Kuvendi Komunal Prizren Plani Rregullues “Zona e 5.6-5.9” Plani Rregullues
Plani rregullativ ka këto synime:
• Sigurimi i sipërfaqeve të destinuara për përmbushjen e nevojave të gjithë
komunitetit
• Ndërtimi me koncesion - banim me interes të pronarëve dhe investueseve
• Shfrytëzimi ekonomik dhe efikas i tokës
• Qasje gjithpërfshirëse në të gjitha sektorët e komunitetit e në veçanti për
persona me aftësi të kufizuara, pleq, fëmijë dhe ata që jetojnë me ndihma
sociale
• Sigurimi i infrastrukturës së re komunale: ujësjellësi, kanalizimi, rryma elektrike,
ngrohja qendrore, gasifikimi, interneti, telefonia tokësore, sistemi i rrjetit kabllovik
etj.
• Integrimi në kompleks i objekteve publike dhe sociale
• Avancimi i mundësive për banim, punë, sport/rekreacion si dhe gjelbërim
• Inkurajimi i jetës së shëndoshë në ambiente të shëndosha
• Zvogëlimi i ndotësve, hedhurinave dhe inkurajimi i mjedisit ekologjik
• Mbrojtja e zonës ekzistuese të gjelbërimit dhe shfrytëzimi aktiv i hapësirave të
gjelbëruara
• Lidhja e lokacionit me rrjetin ekzistues të trafikut si dhe rritja e sigurisë në rrjetin e
ri
• Sigurimi që zonat urbane të jenë të integruara, të sigurta dhe funksionale
• Çrrënjosja e krimit dhe e frikës nga krimi