Projekt i mbështetur nga SACP - Mbështetja Suedeze për MB/PSh për Policimin në Komunitet
POLICIA, RENDI, SIGURIA DHE
MARRËDHËNIET ME KOMUNITETIN
Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë
punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me
policimin në komunitet - Prill 2014
TIRANE, PRILL 2014 (Draft)
2 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Ky raport është bazuar në rezultate të vlerësimit dhe perceptimit ndaj
punës së policisë të marra gjatë periudhës mars - prill 2014, nga grupe
të ndryshme të shoqërisë, të cilat ndërveprojnë me policinë në nivele
dhe frekuenca të ndryshme.
Raporti bën gjithashtu një përmbledhje të disa gjetjeve dhe
rekomandimeve bazuar në një inventarizim të disa studimeve cilësore
dhe sasiore të kryera nga organizatat jo-qeveritare gjatë 2013 dhe
mbështetur nga programi SACP - Mbështetja Suedeze për MB/PSh për
Policimin në Komunitet
Raporti merr parasysh dhe komentet e marra nga drafti i parë gjatë
workshopit të organizuar në Tiranë, në 2 maj 2014 me përfaqësues të
MPB, PSH, Ministrive të linjës, përfaqësuesve të institucioneve
ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
.
3 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Përmbajtja
SHKURTIMET ............................................................................................................................................. 5
HYRJE 6
I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ............................................................................................................. 9
Pak histori ................................................................................................................................................. 9
Ambienti mbështetës për reformën ....................................................................................................... 10
Metodologjia e Studimit ......................................................................................................................... 11
Gjetjet ..................................................................................................................................................... 13
PERCEPTIMI ......................................................................................................................................... 14
SIGURIA ............................................................................................................................................... 16
KOMUNIKIMI ....................................................................................................................................... 17
Përmbledhje e rekomandimeve ............................................................................................................. 18
II. METODOLOGJIA ...................................................................................................................................... 22
A) Analiza e dokumenteve dhe raporteve të publikuara ........................................................................ 25
B) Anketimi .............................................................................................................................................. 25
C) Fokus Grupe ........................................................................................................................................ 26
D) Intervista gjysmë të strukturuara ....................................................................................................... 26
III. GJETJET ................................................................................................................................................... 29
A. PERCEPTIMI MBI PUNËN E POLICISË ........................................................................................ 29
A.1. Raporti ICLA-s 2014 - intervista gjysmë të strukturuara me përfaqësues të institucioneve të
ndryshme ............................................................................................................................................ 29
A.2. Studimi mbi Policinë e Shtetit, Fokus-grupe, IDRA 2014 ............................................................. 32
A.3. Anketa e policisë kufitare - IDRA (Mars 2014) ............................................................................. 39
A.4. Anketa për policinë rrugore (Mars 2014) - IDRA ......................................................................... 40
A.5. Anketa mbi kontaktin me Policinë nëpërmjet telefonimit të (129) IDRA Mars 2014 ................. 42
A. 6. Anketa mbi ‘viktimat e krimit’ (Mars 2014) IDRA ...................................................................... 43
A.7. Studimi me Mediat (mendime mbi performancën e Policisë së Shtetit dhe marrëdhëniet me
mediat) - ICLA Mars 2014 .................................................................................................................... 43
A. 8. Studimi mbi Matjen e Sigurisë në Komunitet, ICLA, Nëntor 2013 .............................................. 45
B. SIGURIA ................................................................................................................................................... 46
4 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
B.1. Rendi dhe siguria në komunitet ....................................................................................................... 46
B.1.1. Raporti ICLA-s 2014 - intervista gjysmë të strukturuara me përfaqësues të institucioneve të
ndryshme ............................................................................................................................................ 46
B.1.2. Studimi mbi Policinë e Shtetit, Fokus-grupe, IDRA, Mars 2014 ................................................ 48
B.1.4. “Studimi mbi Matjen e Sigurisë në Komunitet”, ICLA, Nëntor 2013 ........................................ 49
B. 1.5. Studimit “Partneritet në Kontekstin e Policimit në Komunitet”, ISPL, shtator 2013 ............... 50
B.2. Siguria në trafik ................................................................................................................................ 51
B.2.1. Gjetje nga Studimi për Policinë Rrugore dhe Takimet e Fokus-Grupeve, IDRA 2014 ............... 52
B.3 Viktimat e krimit .......................................................................................................................... 54
B.4 Viktimat e dhunës ......................................................................................................................... 56
B.4.1. Studimi mbi dhunën në familje dhe policinë e shtetit shqiptar, DATA CENTRUM, Tetor 2012 56
C. SISTEMI ORGANIZATIV DHE PERFORMANCA .......................................................................................... 61
C.1. Sistemi organizativ ........................................................................................................................... 63
C.1.1. Ndërtesat dhe ambientet e policisë ......................................................................................... 63
C.1.2. Pajisjet dhe mjetet e punës ...................................................................................................... 64
C.1.3. Trajtimi ekonomik dhe financiar ............................................................................................... 65
C.1.4. Zbatimi i ligjit ............................................................................................................................. 66
C.1.5. Organizimi dhe Struktura e punonjësve .................................................................................. 68
C.2. Performanca .................................................................................................................................... 70
C.2.1. Profesionalizmi .......................................................................................................................... 70
C.2.2. Shërbimi cilësor dhe i shpejtë ................................................................................................... 71
C.2.3 Arsimi dhe kualifikimet .............................................................................................................. 72
C.2.4. Rezultatet konkrete në punë .................................................................................................... 72
C.2.5. Kultura e Punës, një qasje e re ndaj policimit në komunitet dhe partneriteti me institucionet
publike dhe jo-publike ........................................................................................................................ 73
D. KOMUNIKIMI ME KOMUNITETIN DHE INSTITUCIONET .......................................................................... 80
IV. REKOMANDIME PËR POLITIKA ......................................................................................................... 87
BIBLIOGRAFIA ........................................................................................................................................ 95
FALENDERIME ........................................................................................................................................ 97
5 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
SHKURTIMET
BE Bashkimi Evropian
EMP Ekipi i Menaxhimit të Programit
ICLA Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri
ISPL Instituti për Studime Publike & Ligjore
MPB Ministria e Punëve të Brendshme
OSHC Organizata të Shoqërisë Civile
PSH Policia e Shtetit Shqiptar
QBTL Qendra për Biznes Teknologji dhe Lidership
SACP Mbështetja Suedeze për MB/PSh për Policimin në Komunitet
6 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
HYRJE
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Republikës së Shqipërisë ka nisur një program
reforme të Policisë së Shtetit Shqiptar (PSH), si pjesë e qëllimit të përgjithshëm të qeverisë për të
arritur statusin e kandidatit në BE.
Qëllimi i programit të reformave është të rrisë efikasitetin e PSH-së, efektivitetin dhe
përputhshmërinë me ligjin dhe praktikat më të mira, duke treguar një interes të konsiderueshëm
organizativ në shqyrtimin e përformancës së PSH-së dhe vlerësimin e fushave të saj të forta dhe
fushave që kanë mundësi të përmirësohen dhe që duhet të përmirësohen.
Vlerësimet e fundit të kryera nga stafi i lartë i Policisë së Shtetit si dhe vlerësimet e tjera të
kryera nga shoqëria civile me mbështetjen e SACP, kanë nxjerrë në pah nevojën për ndryshim si
dhe çështje të mangësive në lidhje me arritjet organizative, organizimin e brendshëm,
menaxhimin e personelit dhe kapaciteteve njerëzore, aftësi të hetimit të krimit si dhe aftësitë për
të përmbushur pritshmërinë e publikut në tërësi.
Për këtë qëllim, Ministria e Brendshme ka kërkuar ndihmën e SACP për të mbështetur këtë
iniciativë nëpërmjet një vlerësimi të jashtëm dhe një procesi hulumtimi me institucionet
kryesore dhe organizatat në vend që kanë përvoja në punën e tyre me Policinë e Shtetit Shqiptar
në nivele të ndryshme.
Rezultati kryesor i këtij vlerësimi të jashtëm do të ishte një përmbledhje mbi performancën e
PSH në lidhje me policimin në komunitet si dhe ofrim i rekomandimeve për politika që do të
ndihmojnë në përmirësimin e programit të reformës policore të MB.
SACP ka mbështetur gjatë vitit 2013 sondazhe dhe studime sasiore, të ndërmarra nga
përfaqësues të shoqërisë civile, mbi tematika të ndryshme në lidhje me policimin në
komunitet ndërsa këtë herë vlerësimi i jashtëm e vë theksin në të dhëna cilësore.
Për t’i ofruar Ministrisë së Punëve të Brendshme informacion të asnjanshëm dhe në kohë (para
artikulimit të reformave) mbi prioritet dhe pikëpamjet që kanë institucionet dhe grupime të
ndryshme qytetarësh mbi punën e PSH-së, SACP zgjodhi ICLA (Institutin për Ndryshim e
Lidership në Shqipëri) dhe IDRA Research & Consulting si institucione të pavarura me
ekspertizë në kryerjen e studimeve në fusha të ndryshme dhe në mënyrë të veçantë në lidhje me
tematikat e policimit në komunitet.
Bazuar në sa më sipër, ekipi i konsulentëve të ICLAs dhe IDRAs të mbështetur nga SACP u
takuan gjatë periudhës Mars - Prill 2014 me institucione të ndryshme qeveritare në nivel qendror
dhe lokal; me organizata ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile që mbështesin
drejtpërdrejt punën dhe performancën e Policisë nëpërmjet ndërhyrjeve të ndryshme; me
institucione, rezultatet dhe puna e të cilëve varen në ndërveprimet me policinë si dhe disa grupe
7 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
të popullsisë të përzgjedhura me metodën rastësore si: viktima të krimit, persona që kanë pasur
përvoja me policinë e trafikut rrugor, persona që kanë telefonuar tek 129 për të kërkuar ndihmën
e policisë, personat që kalojnë nëpër pikat e kontrollit kufitar dhe që kanë pasur ndërveprim me
stafin e Policisë së Shtetit gjatë 12 muajve të fundit.
Bazuar në termat e referencës dhe në diskutime të kryera gjatë procesit me Ekipin e Menaxhimit
të Projektit, gjetjet dhe rekomandimet e përfshira në raport janë të bazuara në:
Studime dhe vlerësime ekzistuese të kryera nga partnerë të shoqërisë civile dhe të
mbështetura nga SACP përgjatë 2013-ës,
Takime me institucione publike dhe jo publike,
Hulumtime të dokumenteve strategjikë zyrtarë,
Rezultate të studimeve sasiore të kryera në bazë të metodologjisë së gjetjes së mostrës në
mënyrë rastësore të disa kategorive të tilla të qytetarëve si: viktima të krimit, persona që
kanë pasur përvoja me policinë e trafikut rrugor, persona që kanë telefonuar tek 129 për
të kërkuar ndihmën e policisë, personat që kalojnë nëpër pikat e kontrollit kufitar dhe që
kanë pasur ndërveprim me stafin e Policisë së Shtetit gjatë 12 muajve të fundit (Mars -
Prill 2014)
Kryerjen e dy studimeve cilësore me përfaqësues të institucioneve jo qeveritare
ndërkombëtare dhe kombëtare (intervista gjysmë të strukturuara), me grupe të rrezikuara
dhe informatorë të tjerë kyç dhe të rëndësishëm (fokus grupe) në lidhje me ofrimin e
shërbimeve të policisë dhe pikat e ndërveprimit me qytetarët. (Mars – Prill 2014)
Studimin cilësor me të dhëna të marra nga përfaqësues të mediave (e shkruar dhe
televizive) në lidhje me ofrimin e shërbimeve të policisë dhe pikat e ndërveprimit me
qytetarët e zakonshëm. (Intervista gjysmë të strukturuara; Mars – Prill 2014)
Një përmbledhje e udhëzimeve nga praktikat më të mira ndërkombëtare dhe intervista me
përfaqësues të këtyre institucioneve në Shqipëri
Eksperienca dhe mendimet e vetë ekspertëve
Qëllimi i këtij raporti është të prezantojë perceptimin dhe trendin e përvojave të qytetarëve për
policimin në Shqipëri duke i ofruar Ministrisë së Punëve të Brendshme të dhëna cilësore dhe
sasiore për pikat e forta/të dobëta dhe mundësitë që ka policia në terren për t’u përmirësuar dhe
për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve të vendit.
8 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Gjetjet e këtij studimi nga grupi i ekspertëve, do të përdoren për qëllime advokuese dhe
përmirësuese, si nxitje dhe stimuj për të siguruar një platformë reflektimi mbi situatën dhe për të
kontribuar në rekomandimet për politikat në procesin e vazhdueshëm të reformimit.
Ky studim duhet të shihet si kontribut shtesë në atë çka Ministria e Punëve të Brendshme po
konsultohet dhe me partnerët e tjerë të saj kryesorë si organizata të shoqërisë civile, donatorët,
institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare përgjatë
procesit të reformave.
Për këtë qëllim raporti nuk sjell përsëritje të studimeve apo rekomandimeve ekzistuese, por sjell
një përmbledhje të situatave dhe perceptimeve të ndryshme mbi aspekte të rendit, të sigurisë, të
performancës së policisë për atë çka ato mund të vlejnë për reformimin e politikave dhe duke e
ndihmuar këtë proces reformimi duke parë nga e ardhmja.
Si përfundim, ia vlen të theksojmë se raporti nuk propozon zgjidhje të mirëfillta por sjell
konkluzione dhe rekomandime mbi të cilat mund të ndërmerren studime të tjera më të thella dhe
specifike ose të ngrihen procese konsultative për të ngritur politika dhe strategji koherente mbi
reformimin e policisë së shtetit.
Shpresojmë që t’i jemi përgjigjur thirrjes së Ministrisë për të dhënë pikërisht atë kontribut që
atyre ju nevojitet për reformën e policisë, duke sjellë aspekte të zërave të ndryshëm të shoqërisë
të cilët kujdesen për sigurinë në vend. Ata janë partnerë, bashkë-rrugëtarë në ndryshime,
përfitues dhe kontribues në çështjet e sigurisë së vendit, për një Shqipëri me një zhvillim të
qëndrueshëm, siç janë dhe kërkesat e një vendi dinjitoz në rrugëtimin e tij për t’iu bashkuar
vendeve të tjera anëtare të BE.
9 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
Pak histori Në rrugën e transformimit rrënjësor dhe organizativ, Policia Shqiptare gjatë dy dekadave të
fundit i është nënshtruar një procesi të vazhdueshëm ndryshimesh dhe reformash me synim
qasjen e saj me standardet e policimit të vendeve perëndimore. Në këtë kontekst, pas fitores së
pluralizmit në Shqipëri në vitin 1991 e deri në ditët tona janë kryer mbi disa reforma të
rëndësishme në polici.
Me ringritjen dhe riorganizimin e strukturave të policisë pas vitit 1997, u krijuan kushtet për
fillimin e një procesi të ri reformash organizative nëpërmjet hartimit për herë të parë të një
dokumenti strategjik për policinë (2000-2003). Përveç krijimit të infrastrukturës strukturore,
ligjore dhe përmirësimit të efiçensës së strukturave, arritja kryesore e reformës ishte shndërrimi i
policisë nga një strukturë ushtarake në një institucion të administratës shtetërore, në shërbim të
komunitetit. Krijimi i strukturave të policimit në komunitet në të dy nivelet shënoi përafrim me
policimin perëndimor. Kjo qasje e re e policimit filloi të ndikojë në parandalimin e krimit në
komunitet. Analizat tregojnë se edhe kjo reformë nuk mundi të kapërcente disa ngërçe;
megjithëse de juro ishte përcaktuar ndarja e administratës së Policisë nga Ministria (politika), de
facto, nuk ishte bërë një hap i tillë. Politika ka vazhduar të ndikojë në disa emërime dhe gradime
të punonjësve të policisë jashtë kritereve ligjore.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimimit në vitin 2006, Policia e Shtetit si
pjesë e detyrimeve të kësaj marrëveshjeje, i’u nënshtrua procesit të ndryshimeve të thella
organizative, strukturore, ligjore dhe teknologjike nëpërmjet implementimit të Strategjisë së
Policisë së Shtetit për vitet 2007-2013. Një nga prioritet kryesore të kësaj strategjie ishte
përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe ndërtimi i besimit në publik, nëpërmjet zbatimit në
shërbim të Policimit në Komunitet si një filozofi, stil menaxhimi dhe strategji organizative.
Adoptimi i filozofisë së re të policimit në komunitet, kërkon fokusimin e policisë tek qytetarët,
promovon zgjidhjen e problemeve në mënyre pro-aktive, ofrimin e ndihmës në rastet emergjente,
trajtimin e viktimave të krimit sipas standardeve ligjore dhe forcimin e partneritetit të ndërsjelltë
me komunitetin.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përfshin policinë e rendit publik, policinë e hetimit
të krimit, policinë kufitare, policinë e trafikut rrugor, njësitë e forcave speciale dhe të ndërhyrjes
së shpejtë dhe drejtoritë e personelit, logjistikës dhe buxhetit. Janë 12 Drejtori Policie në nivel
qarku, 43 komisariate dhe 8 Drejtori Rajonale të Kufirit dhe Migracionit.
10 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Inspektorët e zonës janë ata që janë të vendosur më afër komunitetit dhe marrin përgjegjësi të
përditshme në terren sipas aktiviteteve të policimit në komunitet. Ata janë lidhja direkte me
kryetarin e bashkisë ose komunës dhe gjithashtu marrin pjesë, kur u kërkohet, në takimet lokale
që organizohen në kuadër të policimit në komunitet.
Në kuadrin e reformave në Policinë e Shtetit është ngritur edhe një grup punë i cili po përgatit
një projekt-ligj në lidhje me parandalimin e sjelljeve dhe veprimeve antishoqërore dhe ruajtjen e
rendit dhe qetësisë publike. Duke gjykuar në kompleks, ky projekt-ligj do të jetë me ndikim edhe
në drejtim të policimit në komunitet, duke i shërbyer komunitetit dhe individit në mënyrë më
cilësore.
Ambienti mbështetës për reformën Për më shumë se 10 vjet, lloje të ndryshme të njësive dhe organizatave ndërkombëtare kanë
ofruar ndihmë në çështjet e sigurisë dhe reformave policore në Shqipëri, veçanërisht për
Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Organizmat ndërkombëtare që kanë ofruar
ndihmën më të madhe janë ICITAP, PAMECA, OSCE dhe SACP.
Që prej vitit 1998, ICITAP ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për qeverinë shqiptare, në rritjen e
kapaciteteve për të ofruar shërbime sa më profesionale në përforcimin e ligjit, duke u bazuar në
praktikat politike më të mira që mund të ofrohen prej tyre; respektimin e të drejtave të njeriut dhe
sundimin e ligjit. ICITAP asiston në punën e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
Asistenca e ofruar përfshin projekte në menaxhimin e kufijve dhe luftën anti-trafik; luftën ndaj
krimit të organizuar; llogaridhënien nga ana e policisë dhe menaxhimin e burimeve njerëzore,
formimin akademik/trajnime si dhe sistem të menaxhimit të informacionit, duke përfshirë TIMS
(Total Integral Management System).
OSCE-Misioni i OSCE në Shqipëri është themeluar pas trazirave civile që ndodhen në vitin
1997, duke rezultuar në kolapsin e shtetit shqiptar. Aktualisht, projektet e OSCE variojnë nga
kontrolli i armëve, luftës kundër trafikut dhe asistencës elektorale; mbrojtja e të drejtave të
njeriut; reforma legjislative, juridike dhe ngritja e kapaciteteve për zyrtarët e angazhuar në luftën
për forcimin e ligjit. Për të forcuar profesionalizmin dhe futjen e standardeve ndërkombëtare,
misioni i pranishëm në vend ka organizuar trajnime për lidership dhe menaxherë për zyrtarët e
policisë, stafin e kontrollit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe policët kufitarë dhe të
zyrave të imigracionit. Misioni i OSCE ka ndërmarrë inisiativa të policimit në komunitet të cilat
kanë si target dhunën në familje dhe ndihmon në përditësimin e strategjive policore. Gjithashtu,
është punuar për krijimin e Qendrave të Përbashkëta të Shërbimit të Informacionit për zyrtarët
kufitarë.
PAMECA (Konsolidimi i kapaciteteve për forcimin e ligjit ne Shqipëri) - PAMECA IV është një
11 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
projekt i Bashkimit Evropian për asistencë teknike, i cili nëpërmjet ekspertizës së tij të dizenjuar
nga shtetet anëtare të BE do të ndihmojë agjencitë shqiptare me rëndësi kyçe në forcimin e ligjit
dhe do të sjellë performancë më të mirë dhe standarde më afër atyre të Bashkimit Evropian për
përfituesit e projektit, veçanërisht për Policinë e Shtetit dhe Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
Programi SACP (Mbështetja Suedeze për Policimin në Komunitet) - Objektivi kryesor i
Programit SACP është përmirësimi i aftësisë së Policisë së Shtetit për të ofruar siguri në
përputhje me parimet e ofrimit të shërbimit. Për të arritur ketë qëllim janë krijuar grupe të
përbashkëta pune (PSH dhe SACP) dhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta (studime, workshop-
e, trajnime, vizita studimore etj.) të cilat janë zhvilluar ose janë planifikuar për të ardhmen.
Objektivi i dytë kryesor i Programit SACP është rritja e besimit dhe e vullnetit të individëve dhe
komuniteteve për të bashkëvepruar dhe punuar aktivisht me Policinë e Shtetit për të ulur nivelin
e krimeve. Projektet e Skemës se Granteve të Vogla të zbatuara në të gjithë vendin po
kontribuojnë për të krijuar ura bashkëpunimi midis Policisë dhe të rinjve. Më shumë se 50
projekte të Skemës se Granteve të Vogla do të zbatohen gjatë gjithë kohëzgjatjes së Programit.
Metodologjia e Studimit Studimi kombinon dy qasjet tradicionale studimore; qasjen sasiore nëpërmjet anketave të
realizuara nga IDRA dhe qasjen cilësorë nëpërmjet analizës së dokumenteve dhe raporteve
ekzistuese; intervistat e strukturuara të realizuara nga ICLA dhe fokus grupe të realizuara nga
IDRA. Proceset hulumtuese të kryera nga dy institucionet (ICLA & IDRA) që shërbyen si bazë
për gjetjet dhe rekomandimet janë realizuar gjatë muajve Mars - Prill 2014. Gjithashtu studimi
sjell fakte të dhënash të mbledhura nga studime të tjera kryera gjatë vitit 2013-2014 duke qenë se
gjetjet dhe rekomandimet e tyre janë akoma relevante me situatën e performancës së Policisë dhe
perceptimin e qytetarëve dhe nuk janë realizuar studime të tjera më të vona për temat specifike
që këto studime mbulojnë.
Analiza e të gjitha të dhënave ka në qendër objektivat themelore të PSH dhe në veçanti dy prej
tyre: 1. Partneritetin me komunitetin që përfshin ndërveprimin ndërmjet policisë dhe anëtarëve të
komunitetit, siç janë organizatat e komunitetit, anëtarët e komunitetit, viktimat e krimit, njerëzit
me ndërveprime kufitare, komunitete të margjinalizuara dhe të diskriminuara si LGBT, bizneset
etj. 2. Transformimin organizativ-operacional ku referohen ndryshimet e brendshme të
strategjive të menaxhimit të PSH si organizatë, strukturën organizative, vendimet e personelit
duke përfshirë menaxhimin e performancës, kapacitetet e policisë dhe sistemet teknike.
Analiza e këtyre objektivave vendoset në mjedisin strategjik që përfshin zhvillimi i politikave
dhe strategjisë së PSH të bazuara në prioritetet e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe
Integrim së bashku me strategjitë respektive të ministrive të linjave ose institucioneve të tjera
qeveritare dhe prioritetet e përcaktuara në planveprimin për pranimin në BE. Në këtë mënyrë
analiza vazhdon me përcaktimin e objektivave kryesore për sukses duke i shoqëruar me
12 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
aktivitetet kryesore dhe monitorimin e tyre. Bazuar në këtë proces dhe në analizën e të dhënave
prezantohen gjetjet e studimit dhe hartohen rekomandimet e politikave.
Mbledhja e të dhënave u bazua në këto instrumente kryesore:
Analiza e dokumenteve dhe raporteve të publikuara - Analiza e dokumenteve zyrtare si strategji
dhe plan-veprime në lidhje me Policinë dhe Policimin në komunitet dhe studime të tjera
ndërkombëtare dhe kombëtare që sjellin eksperienca me vlerë të kohëve të fundit të prodhuara
nga shoqëria civile me mbështetjen e SACP.
Anketimi - Anketimet u kryen në Mars 2014 me metodën e përzgjedhjes rastësore të
kampionitmit. Në kuadër të këtij vlerësimi u realizua anketimi me viktima të krimit, anketimi i
personave që kanë pasur përvoja me policinë e trafikut rrugor, anketimi me persona që kanë
telefonuar tek 129 për të kërkuar ndihmën e policisë dhe anketimi me persona që kalojnë nëpër
pikat e kontrollit kufitar.
Fokus Grupe – Gjatë këtij vlerësimi u realizuan shtatë fokus-grupe me 8 pjesëmarrës në secilin
grup; pjesëmarrës me karakteristika të ndryshme sipas moshës, rurale dhe urbane, mësues dhe
prindër, komuniteti Rom/Egjiptian.
Intervista gjysmë të strukturuara - Intervista gjysmë të strukturuara u përdorën si një metodë
cilësore e hulumtimit që kombinon një grup të paracaktuar të pyetjeve të hapura (pyetjet që
nxisin një diskutim të shpejtë) me mundësi për intervistuesit për të eksploruar më tej tema të
veçanta apo përgjigje. 64 përfaqësues të Institucioneve publike dhe jo publike dhe 28
përfaqësues të mediave u takuan me metodologjinë e Intervistave gjysmë të strukturuara duke
shprehur perceptimin e tyre për punën aktuale të PSH-së; çfarë mund të përmirësohet nga ana e
operacionale e PSH-së ashtu dhe në kuadrin e përgjithshëm të politikave në lidhje me çështjet e
Policimit në Komunitet.
Tërësia e pikëpamjeve të dhëna gjatë takimeve; reflektimet mbi studimet e pavarura të kryera
gjatë vitit 2013; rekomandimet e evidentuara nga procesi i inventarizimit të dokumenteve
ekzistuese; gjetjet nga vlerësimet e kryera përgjatë muajve mars–prill 2014 në kategori të
ndryshme të qytetarëve me metoda sasiore dhe bazuar në përzgjedhjet rastësore; gjetjet nga
vlerësimet e kryera përgjatë muajve mars–prill 2014, bazuar në takimet me përfaqësues të
shoqërisë civile, institucioneve publike në nivel lokal/qendror dhe informatorë të tjerë të
rëndësishëm përfshirë organizata donatore dhe ndërkombëtare; fokus grupet si dhe takimet me
përfaqësues të mediave, ofrojnë një kuptim më të mirë të shqetësimeve komplekse të sigurisë së
shqiptarëve si dhe të sfidave që përballet Qeveria dhe PSH në përmirësimin e punës së policisë
në terren si dhe në adresimin në mënyrë efektive të çështjeve të sigurisë së qytetarëve.
Duhet të theksojmë që edhe pse këto perceptime nuk përfaqësojnë gjithë realitetin e gjerë në
vendin tonë dhe nuk kanë një saktësi metodologjike, ato mbeten të rëndësishme për të treguar se
13 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
çfarë mendojnë dhe besojnë njerëzit dhe grupet apo institucionet e anketuara në lidhje me
sigurinë dhe besimin e tyre në institucionin e PSH.
Ky studim shërben për të vendosur një pikënisje për një sërë treguesish të opinionit publik në
lidhje me sigurinë dhe performancën e policisë që mund të përdoren për të monitoruar progresin
dhe arritjen e qëllimeve të MPB dhe të Policisë së Shtetit gjatë zbatimit të strategjisë së re dhe
planeve të veprimit në vitet e ardhshme.
Gjetjet Gjatë studimit del se reforma e PSH duhet të marrë parasysh jo vetëm aspekte ristrukturimi
organizativ por dhe ndryshime në qasje dhe në mentalitet.
Në këtë kuadër duhet të shihet Strategjia e re 2014 – 2020 si dhe Plan i Ri i Veprimit. Të dyja sa
më sipër duhet të jenë të bazuara në një proces konsultativ të gjerë brenda strukturave të
Ministrisë dhe Policisë; strukturave të tjera shtetërore që ndërveprojnë me Policinë për
përmirësimin e jetës, qetësisë, rendit dhe sigurisë së qytetarëve dhe me përfaqësues të ndryshëm
të shoqërisë në nivel qendror dhe lokal.
Policia e Shtetit duhet të sjellë jo vetëm të dhëna statistikore në lidhje me krimin por duhet të
marrë në konsideratë ndjenjat dhe perceptimin e popullsisë në lidhje me qetësinë dhe rendin.
Policimi duhet të fokusohet në strategji komunikimi. Duhet të ndërtohet një strategji e tillë që t’i
afrohet kësaj qasjeje të re të policimit në komunitet. Komunikimi strategjik duhet të përfshijë të
qënit prezent në komunitet dhe krijimin e një sistemi transparent për situatën nëpërmjet mirë
informimit të publikut.
Njerëzit kanë të drejtë të jenë të informuar për atë që ndodh. Njerëzit kanë informacion për atë që
ndodh, janë aktorë në atë që ndodh dhe e dinë se çfarë ndodh në komunitetin ku ata jetojnë.
Policia duke qenë më afër komunitetit, më profesionale dhe më komunikuese me të, përcjell
besueshmëri.
Rendi dhe siguria është diçka që shkaktohet edhe perceptohet nga vetë njerëzit. Kur ndodh diçka
në komunitet policia duhet të ndodhet aty fizikisht dhe duhet të ofrojë informacion për atë që
ndodh. Nëpërmjet informimit të komunitetit për atë që ndodh në kohë reale dhe në mënyrë të
saktë policia bëhet më legjitime dhe profesionale në atë që bën dhe po ashtu më e besueshme për
komunitetin.
Vlerësimi ynë synon të evidentojë se në ç’masë filozofia e policimit në komunitet është bërë
pjesë e kulturës së policisë? - A ka ndërtuar policia partneritete të qëndrueshme me komunitetin,
me grupet e interesit dhe të rinjtë? Në ç’masë policia ka zgjidhur problemet e komunitetit?
14 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
PERCEPTIMI
Nëpërmjet këtij vlerësimi (me anë të intervistave të drejtpërdrejta, fokus grupeve dhe
anketimeve) janë mbledhur perceptime nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme rreth
policimit në komunitet. Në këtë seksion janë sjellë edhe disa gjetje nga studimi i ICLAs i kryer
në Nëntor 2013, në 10 zona pilot, në 5 qytete të Shqipërisë.
Ndjenja e përgjithshme – 56.2% e institucioneve publike janë përgjigjur se kanë marrëdhënie
interaktive më Policinë e Shtetit, 19% kanë marrëdhënie mbështetëse dhe 14.5% kanë
marrëdhënie përfituese. Marrëdhënie të mira dhe ndërvepruese ekzistojnë edhe në mes të
përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe Policisë së Shtetit, ku 57% prej tyre shprehen se
bashkëpunimi është zhvilluar dhe është përmirësuar në fusha të ndryshme, në mënyrë të veçantë
në iniciativat e përbashkëta të interesave të komunitetit apo policimit në shkollë.
Marrëdhëniet interaktive të institucioneve publike me Policinë e Shtetit shtrihen në nivel lokal
dhe në nivel kombëtar dhe vihet re një rritje e bashkëpunimit institucional ndërmjet tyre. Disa
prej të anketuarve vlerësojnë si të veçantë bashkëpunimin me inspektorët e policisë në terren për
çështje që lidhen me viktima të dhunës apo krimit.
Të intervistuarit u pyetën sesi ata e vlerësonin rolin dhe performancën e PSH gjatë 4 muajve
të fundit. 46% e institucioneve publike mendojnë se perfomanca e PSH është përmirësuar; 50%
e institucioneve jo publike janë shprehur se situata është përmirësuar krahasuar me të njëjtën
periudhë një vit më parë. Gjithashtu, shumica e pjesëmarrësve në Fokus Grupe besojnë se situata
e rendit dhe e sigurisë në Shqipëri është në përmirësim e sipër. Pjesëmarrësit vlerësojnë faktin se
Policia e Shtetit tashmë po bën detyrën siç duhet.
Në ndarjen e këtyre ndjenjave pozitive në drejtim të performancës pjesëmarrësit në studim
nisen nga perceptime të tilla si: “rendi dhe siguria kanë ndryshuar për mirë dhe është rritur numri
i punonjësve të policisë në patrulla të komunitetit dhe gatishmëria e tyre gjithashtu”.
Krahas këtij perceptimi pozitiv për punën e policisë në muajt e fundit, pjesëmarrësit në studim
identifikojnë disa fusha që kanë nevojë për përmirësim dhe që duhet të merren në
konsideratë nga MPB dhe PSH si psh.: a) rritja e profesionalizmit të PSH për çështjet që
lidhen me sigurinë dhe rregullin publik; b) marrëdhëniet dhe qasjet etike me qytetarët; c)
efikasiteti dhe përgjigja në kohë ndaj ngjarjeve; d) pavarësia politike dhe depolitizimi i
strukturave; e) probleme që lidhen me procesin e rekrutimit; f) kushte më të mira të punës,
pagesës dhe pajisjeve.
Gjithashtu pjesëmarrësit kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria shqiptare dhe MBP për
të mbështetur PSH me më shumë mbështetje institucionale, financiare dhe teknologji të
përditësuar.
15 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Të gjithë të intervistuarit vënë në dukje nevojën për një mentalitet të ndryshëm në qasjen e
Policisë dhe qëndrimin e saj ndaj policimit në komunitet për t'i shërbyer dhe qenë pranë
qytetarëve.
Vlerësohet pozitivisht rritja e numrit të femrave në polici, por kërkohet që ky numër të rritet
dhe të jetë në proporcion me hierarkinë në PSH.
Ndërsa në lidhje me qasjen e PSH ndaj minoriteteve kërkohet akoma më shumë përpjekje
pasi përfaqësues të komunitetit Rom dhe Egjiptian pjesëmarrës në fokus grupe, vazhdojnë të
kenë një ndjesi jo të mirë ndaj punës së policisë, duke u ndier të diskriminuar krahasuar me
komunitetet e tjera.
Shumë e mirë vlerësohet puna e bërë nga PSH në shkolla dhe policia shihet si mjaft aktive në
komunikimin me nxënësit, mësuesit dhe komunitetin lokal afër shkollave, duke u përfshirë në
leksione të përbashkëta, si dhe duke zbatuar fushata për trafikun me pjesëmarrjen e nxënësve.
Në lidhje me pritshmëritë ndaj punës së PSH shumica e pjesëmarrësve beson se ajo duhet të
shtojë përpjekjet për të rritur performancën dhe besimin e publikut. PSH duhet të jetë në
gatishmëri për të ndihmuar qytetarët në çdo rast; të punojë edhe më shumë për të krijuar një
imazh të mirë të forcave të policisë në sytë e publikut; të fokusohet në përmirësimin e trafikut
rrugor; të luftojë krimin e organizuar; të luftojë korrupsionin dhe të bashkëpunojë më tepër me
qytetarët.
Megjithatë, pjesëmarrësit shprehin se ata janë të vetëdijshëm se policisë i duhet më shumë kohë
për të zbatuar reformat e sipërpërmendura.
Ky vlerësim në mënyrë të veçantë tregoi se ekziston një perceptim shumë pozitiv në lidhje me
punën e Policisë Kufitare në tërësi si dhe dimensionet e saj përkatëse: Shpejtësia e veprimeve,
Sjellja e punonjësve, Komunikimi, Paraqitja, Profesionalizmi. Niveli i kënaqësisë të të
intervistuarve me këto dimensione varion në shkallën 85%-89% të cilët janë të kënaqur,
krahasuar me 3%-6% të atyre të pakënaqur. Pritshmëritë për punën e Policisë Kufitare vazhdojnë
të jenë në nivele të larta.
Në lidhje me Policinë Rrugore 62% e të gjithë të anketuarve kanë vlerësuar pozitivisht (mirë
ose shumë mirë) punën që po bën Policia Rrugore në 6 muajt e fundit, ndërsa negativisht (keq
ose shumë keq) e kanë vlerësuar 17% e tyre.
Anketimi i kryer me personat që kanë telefonuar PSH tek 129 tregoi që në përgjithësi të
anketuarit e kanë vlerësuar si të mirë punën e bërë nga Policia e Shtetit në këto 4-6 muajt e fundit
në 60% të rasteve. Ndërkohë, pjesa tjetër e telefonuesve kanë qenë neutral në vlerësimin e tyre
(20%) dhe kanë dhënë një vlerësim negativ (20%).
Anketimi me personat që kanë qenë viktima të krimit tregoi që rreth 70% e atyre që kanë
qenë viktima të krimit në muajt e fundit, janë të kënaqur me "mënyrën se si policia e ka trajtuar
16 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
çështjen e tyre", ndërsa 19% janë të pakënaqur. Në lidhje me "informacionin" e dhënë nga
Policia për rastin e tyre, rreth 62% u shprehën të kënaqur, ndërsa 22% janë shprehur të
pakënaqur. Vetëm rreth 8% e viktimave të krimit kanë vlerësuar punën e PSH në përgjithësi si të
keqe ose shumë të keqe, krahasuar me 64% që është vlerësuar si e mirë ose shumë e mirë.
SIGURIA
Siguria në këtë vlerësim përfshin çështje që lidhen me rendin dhe sigurinë në komunitet, sigurinë
në trafikun rrugor, sigurinë në kalimin e kufirit, sigurinë e viktimave të krimit dhe të dhunës në
familje.
Në lidhje me rendin dhe sigurinë në komunitet janë marrë në analizë intervistat e realizuara
nga ICLA, fokus grupet dhe anketimet e organizuara nga IDRA 2013-2014, studimet e
mëparshme në kuadër të SACP dhe materiale dhe dokumente të tjera zyrtare.
Në intervistat e bëra nga ICLA 2014 lidhur me çështje të rendit dhe sigurisë në komunitet
përfaqësues nga institucionet publike dhe jopublike shprehen se rendi dhe siguria kanë ndryshuar
për mirë. Është shtuar numri i policëve në komunitet dhe patrullat e policisë janë të shpeshta dhe
të disponueshme.
25% e Institucioneve publike shprehen mbi nevojën për të rritur profesionalizmin në çështjet
që lidhen me sigurinë, ndërsa 22% e institucioneve publike shprehen se efiçensa dhe reagimi në
kohë janë elemente për t’u përmirësuar në lidhje me mbështetjen që Policia e Shtetit duhet t’i
ofrojë institucioneve. 14.5% e institucioneve publike kërkojnë të bëhet një punë më e mirë në
lidhje me sigurinë dhe parandalimin e krimeve, veçanërisht në institucionet arsimore në vend.
Përfaqësuesit e medias, (43%) shprehen se është përmirësuar roli dhe performanca e policisë në
katër muajt e fundit, (35%) e vlerësojnë si të pandryshuar, ndërsa (22%) e shikojnë atë të
përkeqësuar.
Si argumente të përmirësimit të punës së policisë në muajt e fundit gazetarët e intervistuar
sjellin: më shumë zbulime rastesh, vrull dhe aksione, policia e terrenit ka më shumë vizibilitet
dhe kontakte me qytetarët dhe ka një perfomancë më të lartë të punës së PSH.
Si argumente të një gjendjeje me të njëjtën përformancë ose të përkeqësuar, gazetarët shprehen
se ka më pak proaktivitet të PSH ndaj krimit, ndryshimi politik e ka bërë situatën në vend të
rrëmujshme dhe të vështirë dhe ka më shumë ngjarje kriminale të ndodhura krahasuar me më
parë.
Parandalimi i krimit, sipas 30% të të intervistuarve është po ashtu një fushë që kërkon
përmirësim. Polici nuk është më ai spiuni i dikurshëm, por është dikush që duhet të ketë sa më
shumë informacion për komunitetin sepse kjo ndihmon në parandalimin e krimit. Është e
rëndësishme që shumë raste të mund të parandalohen, (raste të tilla si aksidenteve rrugore dhe të
dhunës në familje).
17 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Edhe shumica e pjesëmarrësve në Fokus Grupet e organizuara (IDRA 2014) besojnë se situata e
rendit dhe sigurisë në Shqipëri është në përmirësim e sipër. Pjesëmarrësit vlerësojnë faktin se
Policia e Shtetit tashmë po bën detyrën siç duhet.
Megjithatë në diskutimet në fokus grupe ka edhe një pjesë të konsiderueshme të pjesëmarrësve,
të cilët janë të shqetësuar për gjendjen aktuale të rendit publik dhe sigurisë në Shqipëri. Ata e
cilësojnë situatën aktuale si të pasigurtë dhe kërcënuese duke thënë se situata aktuale ose është e
njëjtë me atë para disa muajsh ose është përkeqësuar akoma më shumë.
Rendi dhe siguria kanë qenë edhe më parë në fokusin e studimeve të SACP në periudhën 2012-
2013 për punën e PSH. Në këto studime janë analizuar probleme të tilla që shqetësojnë qytetarët
si prishja e rendit publik dhe shqetësime të tjera lidhur me sigurinë dhe rendin në komunitetin e
tyre dhe zonat ku banojnë (ICLA&QBTL 2013). Në këtë vlerësim, 58.6% e popullsisë së
përgjithshme i konsiderojnë këto çështje si një problem serioz për komunitetin e tyre.
Ndërsa në lidhje me deklaratën: "Policia kujdeset për problemet e rendit publik në zonën time të
banimit", 51.5% e popullsisë së përgjithshme bie dakord me këtë deklaratë, ndërsa 48.5% nuk
pajtohet me të.
KOMUNIKIMI
Vlerësimi në lidhje me komunikimin përfshin disa aspekte që lidhen direkt apo indirekt me
performancën e punës së punonjësve të policisë të tilla si: komunikimi që PSH ka me strukturat e
tjera, institucione, organizime komunitare dhe vetë individët për të bashkëpunuar, ndërvepruar
dhe realizuar misionin e saj; shkalla e komunikimit të brendshëm brenda strukturës së PSH dhe
“Imazhi” (perceptimi i komunitetit mbi imazhin) që PSH gëzon në nivel komunitar.
Ky raport për të analizuar dhe vlerësuar çështjet që lidhen me komunikimin ka marrë në
konsideratë anketimet e bëra nga IDRA 2014 dhe intervistat direkte të realizuara nga ICLA,
veçanërisht intervistat e realizuara me gazetarë të medias. Përveç këtyre burimeve janë përdorur
të dhëna të marra edhe nga Raporti për Strategjinë e Komunikimit, COMPORT 2014 dhe
studimet e bëra në kuadër të programit SACP gjatë vitit 2013 nga ICLA&CBTD dhe IDRA.
Komunikimi në këtë kapitull shihet si qasje dhe performancë e Policisë.
Ajo që theksohet në të gjitha intervistat e realizuara është që ndërtimi i marrëdhënieve me
institucionet, qytetarët, grupet e interesit dhe median duhet të bazohet në transparencë
informacioni dhe komunikim të mirë.
Në intervistat direkte u trajtuan shumë pyetje që lidhen me komunikimin me institucionet
partnere, grupet e interesit dhe komunitetin e punonjësve të policisë.
Në takimet e ICLAs (Mars 2014), 14% e përfaqësuesve të shoqërisë civile shprehet se Policia e
Shtetit duhet të tregojë më shumë profesionalizëm në etikën e sjelljes me qytetarët.
18 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Ky raport vlerëson si të rëndësishëm për punën e PSH komunikimin e saj me median. Kjo temë
u trajtua në shumë drejtime në intervistat me gazetarët. Ata shprehen se pothuajse e gjithë
marrëdhënia e tyre me policinë si institucion dhe me punonjësit e policisë ndërtohet mbi
komunikimin i cili shtrihet në dy nivele:
Gazetarët e medias shprehen se përveç marrëdhënieve që ata kanë në niveli institucional me
policinë e shtetit, ekziston dhe një nivel tjetër, ai social dhe personal.
Rreth 40% e gazetarëve të intervistuar kërkojnë që shprehitë komunikuese të punonjësve të
policisë së shtetit të jenë më të mira. Edhe në pyetjen mbi karakteristikat kryesore që do
përkufizonin një polici ideale gazetarët theksin kryesor e vënë mbi cilësitë e komunikimit dhe
besimit, duke nënvizuar komunikimin qytetar. Sipas tyre komunikimi me qytetarët duhet të jetë i
mirë dhe i përhershëm. Qytetari duhet të dijë ku të drejtohet kur ka nevojë dhe inspektori i zonës
duhet të njohë çështjet problematike që ka komuniteti ku ai punon.
Sipas 30% të gazetarëve policia duhet të japë më shumë informacion, të jetë transparente në
marrëdhëniet që krijon, më e hapur, kontaktet me komunitetin t’i ketë më të shpeshta, të
bashkëpunojë me qytetarët dhe duhet të ketë persona më të përgatitur dhe të posaçëm për të
komunikuar me median dhe qytetarët.
Ndërsa gjetjet nga Fokus Grupet, IDRA 2014 mbi çështje që lidhen me komunikimin me
komunitetin zbulojnë që komunikimi polic-qytetar duhet të përmirësohet duke filluar që nga
ndjekja e denoncimeve deri në zgjidhjen e tyre.
Shumica e pjesëmarrësve në këto fokus-grupe besojnë së situata është përmirësuar në lidhje me
komunikimin e oficerëve të policisë me qytetarët. Sipas tyre, momentalisht, shumica e oficerëve
të policisë sillen në mënyrë profesionale kur kontaktojnë me publikun. Policia duhet të jetë një
polici e paanshme dhe sa më pranë qytetarëve, e gatshme për t’u përgjigjur dhe të zbatojë ligjin
me seriozitet.
Raporti i COMPORT 2014 rekomandon krijimin e një strategjie komunikimi që të modelojë një
mënyrë të re komunikimi - të përcjellë nga individët tek grupi i madh social, për të ndërtuar
imazhin e një Policie e cila ka nevojë për bashkëpunimin e komunitetit, që t’i shërbejë më mirë
atij.
Marrëdhënia me qytetarët duhet të mbështetet në komunikimin e rregullt, periodik me
përfaqësuesit e komunitetit dhe duke qenë më afër tyre: kryeplaku, administratorët e ndërtesave,
bordet e shkollave, drejtuesit e institucioneve arsimore, pronarët e bizneseve me rëndësi
specifike dhe aktorë të tjerë në nivelin lokal.
Përmbledhje e rekomandimeve Rekomandimet janë bazuar
19 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
në gjetjet e ndryshme që sjell studimi,
në zërat e pjesëmarrësve në studime dhe anketime të ndryshme përfshirë: Data Centrum,
Tetor 2012, Studim mbi Dhunën në Familje dhe Policinë e Shtetit Shqiptar; Strategjia e
Integruar e Komunikimit dhe Plani i Komunikimit për Fushatën Sensibilizuese në pesë
Sektorë të Policisë së Shtetit Shqiptar, COMPORT, Janar 2014; IDRA, Gusht-Shtator
2013, Anketa mbi nivelin e Kënaqësisë me Shërbimet Policore; Mars 2014, Raport-
Anketa mbi “Viktimat e Krimit”, Mars 2014, Raport-Anketa për Policinë Rrugore, Mars
2014, Studim mbi Policinë e Shtetit, Mars 2014 Anketa e Policisë Kufitare, Mars 2014
Anketa mbi Kontaktin me Policinë (129); ICLA, Nëntor 2013, Perceptime mbi Sigurinë,
Rendin dhe Punën e Policisë në Komunitet-Studim mbi Matjen e Sigurisë në Komunitet;
Dhjetor 2013, Raporti Final-Studim mbi Kënaqësinë në Punë të Punonjësve të Policisë,
ISPL Shtator 2013; Studim “Partneritet në Kontekstin e Policimit në Komunitet” dhe
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Shtator 2013, Studim për Viktimat e Krimit të
Dhunës në Familje dhe Sulmeve Seksuale.
në rishikimin e eksperiencave të vendeve të tjera në rajon si Kosova dhe Kroacia
në rishikimin me sy kritik të dokumenteve ekzistuese (strategji dhe plan veprimi)
konkluzionet e vetë studiuesve dhe eksperteve në këtë studim
REKOMANDIMI 1 - Zhvillimi i një strategjie të plotë dhe të mirëfilltë për policimin në
komunitet, e mbështetur nga një plan veprimi konkret që përfshin:
të dhëna bazë për t’u nisur si referencë për ndërhyrjet (baseline),
synime dhe objektiva konkrete dhe të matshme
përgjegjësi konkrete nga institucionet si në nivel qendror ashtu dhe lokal,
afate konkrete kohore
buxhet për të mbështetur veprimet
mjete verifikimi dhe procese monitorimi për të treguar se si do të monitorohen dhe
maten rezultatet
Planet e veprimit në nivel qarku të jenë kapituj të planit të integruar dhe planet e veprimit
të njësive dhe departamenteve të jenë të lidhura respektivisht.
REKOMANDIMI II – Zhvillimi i një strategjie të menaxhimit dhe zbatimit të ndryshimit
mbi reformat në polici, për një polici me qasje të re ku reforma është pjesë natyrale e
përpjekjeve të brendshme të vetë policisë.
PSH duhet të rishikojë sistemin e rekrutimit, performancës, trajnimin dhe kualifikimet, sistemin
e komunikimit dhe sistemet e shpërblimeve të cilat duhet të reflektojnë më së miri policimin e
orientuar në komunitet.
Kjo mund të bëhet me zbatimin e disa hapave konkrete si:
20 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Krijimi i një sistemi komunikimi të brendshëm me të gjitha institucionet dhe njësitë e
policisë për t’i informuar ata mbi procesin; për t’i përfshirë duke diskutuar pjesë të
ndryshme të strategjisë dhe plan veprimit dhe për të marrë mendimet e tyre dhe
eksperienca sidomos të punonjësve në terren.
Duhet kryer një sistem vlerësimi i të gjithë policëve për të matur nivelin e njohurive
dhe formave të të sjellurit sipas filozofisë së policimit në komunitet.
Krijimi i kapaciteteve në polici me qasjen e policimit në komunitet: Kjo mund të
bëhet duke:
futur në kriteret e rekrutimit të punonjësve të rinj aftësitë për policimin në
komunitet
duke ngritur një sistem trajnimi të fokusuar ndaj policit në komunitet
Futja e kritereve të Policimit në komunitet në sistemin e vlerësimit, matjes së
performancës (si në nivel individual ashtu dhe në nivel njësie) dhe në sistemin e
shpërblimeve individuale.
REKOMANDIMI III - Kryerja e një strategjie dhe plan-veprimi për përfshirjen dhe
bashkëveprimin me komunitetin si pjesëmarrës, kontribues dhe përfitues i Policimit në
komunitet.
Për këtë, në plan veprimin duhet të përfshihen masa të tilla si:
Konsultimi me komunitetin që në fazën e ngritjes së strategjisë së re të policimit në
komunitet nëpërmjet strukturave të ndryshme ekzistuese
Socializimi dhe komunikimi i konceptit të policimit në komunitet në nivel lokal/
komunitar.
Policimi në komunitet si një model pune i punonjësve të policisë. Për të patur këtë qasje
nuk mjafton mirësjellja e policit, por nevojitet mbështetje nga strukturat pritëse në
komisariatet e Policisë, të cilat duhet të reflektojnë qytetari dhe standard të lartë shërbimi.
Përmirësimi i Partneritetit me Publikun e Gjerë
REKOMANDIMI IV - Kryerja dhe zbatimi i një sistemi të detajuar (periodik) të matjes së
performancës dhe perceptimeve mbi punën e policisë, nga forume të ndryshme të komuniteti
dhe shoqërisë civile (përfshirë mediat).
Të dhënat duhet të jenë të disagreguara në sa më shumë detaje për të adresuar çështje që vijnë
nga grupime të ndryshme demografike si: gjinia, mosha, rajoni, statusi i arsimit, etnia, etj.
REKOMANDIMI V - Formulimi dhe zbatimi i një strategjie të re komunikimi
Strategjia e re e komunikimit duhet të përfshijë forma të reja të Komunikimit si me komunitetin e
gjerë ashtu dhe me palët e tjera të shoqërisë me anë të një qasjeje të re komunikimi (mediat,
21 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
bizneset, shkollat, viktimat e krimit, viktimat e dhunës, komunitetet e ndryshme të prekura nga
çështje të rendit apo sigurisë përfshirë këtu viktimat e gjakmarrjes, komunitetet Rome dhe
Egjiptiane, komunitetin LGBT, drejtuesit e automjeteve etj).
Të përmirësohet imazhi publik i policisë duke përforcuar marrëdhëniet me komunitetin, duke
vënë theksin në aspektet pozitive, gatishmërinë dhe shërbimet që Policia e Shtetit ofron për
komunitetin në përgjithësi dhe për rastet e dhunës në familje në veçanti. Gjithashtu, të
përforcohet profesionalizmi, paanshmëria dhe zbatimi i etikës nga punonjësit e saj.
• Zhvillim i një lidhjeje (link) brenda faqes së internetit të Policisë së Shtetit që të mund të
ofrojë informacion konkret, të detajuar dhe praktik; këshilla mbi dhunën në familje; të prezantojë
rolin e policisë dhe informacione të tjera të nevojshme rreth shërbimeve në dispozicion të
komunitetit. Kjo e fundit, duke pasur në fokus target-grupin e të rinjve, si përdorues kryesor të
internetit gjithashtu edhe si përcjellës shumë të mirë të informacionit.
• Organizim i aktiviteteve brenda ambienteve të komisariateve të policisë, ku komuniteti dhe
përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme që punojnë në këtë fushë të
prezantohen me rolin, risitë dhe arritjet e policisë.
REKOMANDIMI VI - Përmirësimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punëve
ndërinstitucionale
Në kuadrin e strategjisë së re të policimit në komunitet, potenciali i këtij bashkëpunimi duhet
parë në 2 (dy) linja veprimi:
- të ngacmohet interesi i partnerëve shtetërorë për forma të reja bashkëpunimi me policinë;
- të formalizohet ligjërisht detyrimi i partnerëve shtetërorë për t’u përfshirë aktivisht në proceset
e rëndësishme të planifikimit dhe monitorimit të policimit në komunitet.
Gjithashtu rekomandohet ngritja e një komiteti koordinues për policimin në komunitet, sipas
modelit të krijuar nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 334, datë 07.02.2011 “Për
Mekanizmin e Bashkërendimit të Punës për Referimin e Rasteve të Dhunës në Marrëdhëniet
Familjare dhe Mënyrën e Procedimit të tij”.
Një formë tjetër bashkëpunimi mund të konsiderohet dhe organizimi në mënyrë sistematike i
trajnimeve të përbashkëta me punonjës të institucioneve të ndryshme që merren me çështje
ndërinstitucionale të fokusuara tek ndryshimet ligjore, strukturat e reja etj., çka do të sillte edhe
rritje të ndërgjegjësimit për rolin e gjithsecilit, kuptimin e pikëpamjeve dhe shqetësimeve
përkatëse si dhe forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale.
22 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
REKOMANDIMI VII - Për përmirësimin e bashkëpunimit mes policisë dhe partnerëve të
shoqërisë civile
-Policia e Shtetit duhet të jetë aktive në kërkimin dhe zbatimin e formave praktike të
ndërveprimit me OSHC-të;
- Policia e Shtetit duhet të krijojë sisteme si psh. marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi
të lidhura me detyra dhe objektiva konkrete nga secila palë dhe të krijojë sisteme të matjes së
performances dhe raportimit periodik;
- Çdo drejtori e policisë në qark duhet të ndërtojë një databazë të plotë me emrat, adresat dhe
pikat e kontaktit të organizatave jo qeveritare aktive në fusha të tilla si dhuna në familje, të
drejtat e grave, të drejtat e të miturve, trafiqet, gjakmarrja etj. Konsultimi i këtyre subjekteve të
bëhet sipas një kalendari të mirëpërcaktuar vjetor dhe në mënyrë publike;
- Çdo drejtori e policisë në qark duhet të zhvillojë këshillime të thjeshta e periodike me
përfaqësues të biznesit në qark;
-Policia duhet të raportojë periodikisht dhe publikisht për ecurinë në zbatimin e
memorandumeve.
REKOMANDIMI VIII - Për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës të
policisë
Për arsye së ka dokumente të tjerë strategjik me rekomandime specifike të disponueshme nga
MPB dhe PSH nuk duam të sjellim ndonjë rekomandim specifik në këtë kuadër.
Gjithsesi do të donim që MPB dhe Policia të përfshinte në strategjinë e re dhe plan veprimin për
policimin në komunitet në mënyrë të integruar masat, progresin dhe arritjet në lidhje me
përmirësimin e ambienteve dhe infrastrukturës, pajisjet, trajtimin financiar si dhe masat për
riorganizimin dhe funksionimin e strukturave të PSH.
II. METODOLOGJIA
Ky studim bazohet në të dhëna të mbledhura nëpërmjet një kombinimi të qasjeve kërkimore
sasiore dhe atyre cilësore si dhe rishikimit të dokumenteve dhe studimeve me vlerë për qëllimin
e raportit. Më poshtë jepet një përshkrim i shkurtër për secilën metodologji.
Si bazë për gjetjet dhe rekomandimet janë përdorur proceset hulumtuese të kryera nga dy
institucionet (ICLA & IDRA) gjatë muajve Mars-Prill 2014.
Studimi sjell fakte të dhënash të mbledhura nga studime të tjera kryera gjatë vitit 2013-2014 për
dy arsye a) gjetjet dhe rekomandimet janë akoma relevante për situatën e performancës së
23 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
policisë dhe perceptimit të qytetarëve b) nuk ekzistojnë studime të tjera më të vona me tematikat
specifike që këto studime mbulojnë.
Perceptimet e paraqitura në raport na sjellin një “Fotografi” të opinionit të grupeve të anketuara
të cilat janë të vlefshme për periudhën Mars-Prill 2014. Duke qenë se perceptimi është një proces
dinamik dhe mund të ndryshojë nga një moment në tjetrin nga faktorë të brendshëm dhe të
jashtëm, gjetjet e këtij raporti duhet të lexohen në këtë kontekst dhe jo si një vlerësim i mirëfilltë
i performancës së PSH si përfaqësues në nivel kombëtar. Gjithashtu duhet patur parasysh që
anketimet mbi perceptimet sjellin opinione dhe jo fakte bazuar në të dhëna metodike.
Megjithëse këto perceptime nuk përfaqësojnë realitetin e gjerë dhe nuk kanë një saktësi
metodologjike, mbeten të rëndësishme për të treguar se çfarë mendojnë dhe besojnë njerëzit,
grupet dhe institucionet e anketuara në lidhje me sigurinë dhe besimin e tyre në institucionin e
PSH-së.
Gjithashtu ky studim bazë, bën të mundur vendosjen e një pikënisjeje për një sërë treguesish të
opinionit publik në lidhje me sigurinë dhe performancën e policisë, të cilët mund të përdoren për
të monitoruar progresin dhe arritjen e qëllimeve të MPB dhe të Policisë së Shtetit gjatë zbatimit
të strategjisë së re dhe planeve të veprimit në vitet e ardhshme.
Në strukturimin e procesit për gjetjet dhe rekomandimet, ekipi i studimit formuloi një skemë
bazuar në logjikën e mëposhtme:
24 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
A. Në qendër, 2 kutitë e blerta i korrespondojnë objektivave themelore të Policisë së Shtetit
A.1. Partneriteti me komunitetin, përfshin ndërveprimin ndërmjet policisë dhe anëtarëve të
komunitetit, siç janë: organizatat e komunitetit; individët anëtarë të komunitetit; viktimat e
krimit; njerëzit me ndërveprime kufitare; komunitete të margjinalizuara si romët dhe egjiptianët;
komunitete të diskriminuara si LGBT, bizneset etj.
A.2. Transformimi organizativ-operacional, i cili i referohet ndryshimeve të brendshme të
strategjive të menaxhimit të PSH si organizatë; strukturës organizative; vendimeve të personelit
duke përfshirë menaxhimin e performancës, kapacitetet e policisë, sistemet teknike, pajisjet dhe
mjetet e tjera për të lehtësuar policimin në komunitet.
B. Në krye të grafikut, kutia me ngjyrë kafe korrespondon me mjedisin strategjik
B.1. Zhvillimi i politikave dhe i strategjisë duhet të konsiderohen në përputhje me:
-Strategjinë për Zhvillimin e Policisë së Shtetit e mbështetur nga MPB.
25 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
-Prioritetet e vendosura në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim së bashku me
strategjitë respektive të ministrive të linjave ose institucioneve të tjera qeveritare (psh Ministria e
Shëndetësisë, Ministria e Mirëqenies Sociale (drejtoria e migracionit, drejtoria e shanseve të
barabarta, etj), Zyra e prokurorit, Ministria e Drejtësisë, Zyra e Avokatit të Popullit, Ministria e
Arsimit (drejtoritë arsimore rajonale, apo shkolla) etj
Prioritetet e përcaktuara në plan-veprimin për pranimin në BE (përafrimin me politikat dhe
strategjitë e policisë të BE-së).
B.2. Përmirësimi i Legjislacionit: nevojat e përgjithshme dhe të veçanta që janë identifikuar në
këtë fushë në lidhje me legjislacionin specifik, aktet normative të MPB dhe të PSH si dhe ato që i
përkasin Ministrive të linjës që ndërveprojnë me PSH.
C. Krahu i majtë me ngjyrë bojë qielli paraqet objektivat kryesorë për sukses të PSH.
D. Në krah të djathtë skema lidhet me veprimet dhe llogaridhënien (aktorët dhe përfituesit)
Të tre qarqet përfaqësojnë grupet e interesit, ata të cilët kanë diçka për të thënë dhe të cilët
konsiderohen si përgjegjës në arritjen e objektivave dhe qëllimeve në nivelin më të lartë të
mundshëm të performancës.
Skema e mësipërme na orienton dhe na udhëzon në dhënien e rekomandimeve të politikave
që duhet të kryhen nga PSH dhe MPB të paraqitura në këtë raport, ndërsa gjetjet u
bazuan në informacione të përftuara nga metodat e përshkruara në vijim.
A) Analiza e dokumenteve dhe raporteve të publikuara Procesi i inventarizimit të studimeve të mëparshme përcaktoi kontekstin kundrejt të cilit u
zhvillua vlerësimi. Studimi i dokumenteve në mes të tjerash përfshiu: analizën e studimeve dhe
raporteve të ndryshme të kohëve të fundit të prodhuara nga shoqëria civile me mbështetjen e
SACP; dokumente zyrtarë si strategji dhe plan-veprime në lidhje me Policinë dhe Policimin në
komunitet; dokumente dhe studime të tjera ndërkombëtare që na sjellin eksperienca me vlerë për
rekomandimet; si dhe raporte dhe rekomandime të institucioneve të huaja në Shqipëri dhe
institucioneve vendase që mbështesin PSH-në. Një përmbledhje e këtyre dokumenteve gjendet
në seksionin e Bibliografisë.
B) Anketimi Anketimet u kryen në Mars 2014 me metodën e përzgjedhjes rastësore të kampionit.
Anketimi me viktima të krimit
Janë realizuar 179 intervista në 6 rrethe (Tiranë, Shkodër, Korçë, Fier, Lushnje, Lezhë)
Anketimi i personave që kanë pasur përvoja me policinë e trafikut rrugor
26 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Janë intervistuar 300 drejtues automjetesh në 12 qarqe në zona urbane (qytete), të cilët
kanë drejtuar automjetin 4 herë në javë ose më shpesh në muajin e fundit. Intervistat janë
kryer gjatë muajit Mars 2014. Rreth 78% e të anketuarve përbehen nga drejtues auto-
veturash (jo taksi)
Anketimi me persona që kanë telefonuar tek 129 për të kërkuar ndihmën e policisë
Studimi përbëhet nga 300 intervista (telefonata1) me persona që kanë kontaktuar numrin e
policisë (129) për të trajtuar çështjet e tyre gjatë tremujorit të parë të vitit 2014. Numrat
janë përzgjedhur në mënyrë rastësore në bazë të një metodologjie ku përfshihen të tre
muajt e fillim vitit. Intervistat janë kryer gjatë muajit Mars 2013.
Anketimi me persona që kalojnë nëpër pikat e kontrollit kufitar dhe që kanë pasur
ndërveprim me stafin e Policisë së Shtetit gjatë 12 muajve të fundit. Studimi përbëhet
nga 305 intervista me persona që kanë udhëtuar nëpër pikat kufitare gjatë tremujorit të
parë të vitit 2014. Studimi ka përfshirë shtetas shqiptar dhe të huaj (raporti~2:1). Pikat
kufitare në të cilat janë kryer intervistat janë: Aeroporti Rinas; Porti Detar Durrës;
Kakavijë; Muriqan; Qafë Thanë. Intervistat janë kryer gjatë muajit Mars 2013.
C) Fokus Grupe Gjatë Muajit Mars 2014 u realizuan shtatë fokus-grupe me 8 pjesëmarrës në secilin grup (gjithsej
56 pjesëmarrës) me këto karakteristika:
- Popullatë e përgjithshme; Grup-mosha 18-56 vjeç
- Të rinj; Grup-mosha 18-24 vjeç
- Popullatë e përgjithshme (Kamzë- Bathore); Grup-mosha 18-56 vjeç
- Të rinj (Zona rurale); Grup-mosha 18-24 vjeç
- Mësues/Prindër; Grup-mosha 18-56 vjeç
- Popullsi Rome/Egjiptian; Grup-mosha 18-56 vjeç
- Popullsi zona rurale Tiranë (Popullatë e përgjithshme); Grup-mosha 25-56 vjeç
D) Intervista gjysmë të strukturuara
Intervistat gjysmë të strukturuara u përdorën si një metodë cilësore e hulumtimit që kombinon
një grup të paracaktuar të pyetjeve të hapura (pyetjet që nxisin një diskutim të shpejtë) me
mundësi për intervistuesit për të eksploruar më tej tema të veçanta apo përgjigje.
64 përfaqësues të Institucioneve publike dhe jo publike dhe 28 përfaqësues të mediave u pyetën
përmes metodologjisë së Intervistave gjysmë të strukturuara, për të kuptuar më tepër se si është
perceptimi për punën aktuale të PSH-së, çfarë mund të përmirësohet nga ana e operacionale e
1 Të gjitha telefonatat që janë kryer kanë qenë drejt numrave celuluar pasi në regjistrat e policisë gati të gjithë
numrat ishin celular për arsye se sistemi i telefonave nëpër komisariate nuk regjistronte numra fiks.
27 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
PSH-së ashtu dhe në kuadrin e përgjithshëm të politikave në lidhje me çështjet e Policimit në
Komunitet.
Institucionet jo publike përfshijnë përfaqësues të Shoqërisë Civile, OJQ (lokale dhe qendrore),
Donatorë dhe Biznese nga qytete dhe komuna të 10 rretheve (Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan,
Dibër, Gjirokastër, Fier, Sarandë, Vlorë dhe Korçë). Institucionet publike përfshijnë përfaqësues
të pushtetit lokal dhe qëndror në 10 rrethet e sipërpërmendura të tilla si:
Ministri linje
Drejtori të qarkullimit rrugor
Kryetar komunash
Kryeplak
Drejtori Rajonale Arsimore
Spitale rajonale
Shkolla të mesme
Bashki
Prefektura
Prokurori
Drejtori rajonale spitalore
Drejtori rajonale të shërbimit social
Njësi për mbrojtjen e familjes
Komisioner për të drejtat e njeriut
Zyra e avokatit të popullit
Drejtori e koordinimit dhe zhvillimit në qarqe
Zyra të gjendjes civile
Njësi për të drejtat e fëmijëve
Tërësia e pikëpamjeve të dhëna gjatë takimeve; reflektimet mbi studimet e pavarura të kryera
gjatë vitit 2013; rekomandimet e nxjerra nga procesi i inventarizimit të dokumenteve ekzistuese;
gjetjet nga vlerësimet e kryera përgjatë muajve Mars–Prill 2014 në kategori të ndryshme të
qytetarëve me metoda sasiore dhe bazuar në përzgjedhjet rastësore (viktima të krimit, shoferët,
ata që kërkojnë ndihmën e policisë, personat që kalojnë pikat e kontrollit kufitar); gjetjet nga
vlerësimet e kryera përgjatë muajve Mars-Prill 2014 bazuar në studime cilësore me përfaqësues
të shoqërisë civile, institucioneve publike në nivel lokal/qëndror dhe informatorë të tjerë të
rëndësishëm, përfshirë organizata donatore dhe ndërkombëtare (intervista gjysmë të
strukturuara); fokus grupet me target grupe të ndryshme si dhe takimet me përfaqësues të
mediave (televizive dhe të shkruara), na ofrojnë një kuptim më të mirë të shqetësimeve
28 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
komplekse të shqiptarëve si dhe të sfidave që Qeveria dhe PSH përballet në përmirësimin e
punës së policisë në terren si dhe në adresimin në mënyrë efektive të çështjeve të sigurisë të
qytetarëve.
29 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
III. GJETJET
A. PERCEPTIMI MBI PUNËN E POLICISË
Rezultate të vlerësimit dhe perceptimit ndaj punës së policisë në terren të marra nga grupe të
ndryshme dhe specifike të cilat ndërveprojnë me policinë në nivele dhe frekuenca të ndryshme.
Policimi në komunitet është një filozofi dhe një strategji organizative që e lejon policinë dhe
komunitetin lokal të punojnë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për të zgjidhur problemet e
rendit dhe qetësisë në komunitet, duke ofruar kontribut në reduktimin e krimeve dhe frikës nga
krimi dhe duke përmirësuar kushtet e jetesës në një komunitet të përbashkët.
Perceptimet e paraqitura më poshtë në raport na sjellin një “Fotografi” të opinionit të grupeve të
anketuara me metodologji të ndryshme të cilat janë të vlefshme për periudhën Mars -Prill 2014.
Perceptimet janë mbledhur me anë të intervistave të drejtpërdrejta me individë të veçantë,
përfaqësues të institucioneve të ndryshme; me anë të fokus grupeve dhe me anë të anketimeve.
Në këtë seksion kemi sjellë dhe disa gjetje nga studimi i ICLAs, i kryer në Nëntor 2013 në 10
zona pilot të 5 qyteteve të Shqipërisë. Duke qenë se perceptimi është një proces dinamik dhe
mund të ndryshojë nga një moment në tjetrin nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, gjetjet e
këtij raporti duhet të lexohen në këtë kontekst dhe jo si një vlerësim i mirëfilltë i performancës së
policisë së shtetit që është përfaqësues në nivel kombëtar.
A.1. Raporti ICLA-s 2014 - intervista gjysmë të strukturuara me
përfaqësues të institucioneve të ndryshme
Gjatë muajve Mars-Prill 2014 (64 përfaqësues të institucioneve publike dhe jo publike përmes
intervistave gjysmë të strukturuara shprehën perceptimin e tyre në lidhje me ecurinë aktuale të
PSH dhe shprehën mendime mbi atë që mund të përmirësohet në performancën e PSH.
A.1.1. Ndjenja e përgjithshme:
Rreth (56.2%) e institucioneve publike janë përgjigjur se kanë marrëdhënie interaktive me
Policinë e Shtetit, (19%) kanë marrëdhënie mbështetëse dhe (14.5%) kanë marrëdhënie të
përfituese.
Marrëdhëniet interaktive të institucioneve publike me Policinë e Shtetit shtrihen në nivel lokal
dhe kombëtar dhe ka pësuar rritje bashkëpunimi institucional ndërmjet tyre. Disa prej të
anketuarve vlerësuan si një bashkëpunim të veçantë punën me inspektorët e policisë në terren për
çështje që lidhen me viktima të dhunës apo krimit.
30 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Marrëdhënie të mira dhe ndërvepruese ekzistojnë dhe në mes të përfaqësuesve të shoqërisë civile
dhe Policisë së Shtetit; (57%) prej tyre u shprehen se bashkëpunimi është zhvilluar dhe
përmirësuar në fusha të ndryshme, në mënyrë të veçantë në iniciativat e përbashkëta të interesave
të komunitetit apo policimit në shkolla.
A.1.2. Perceptimi mbi Performancën e PSH në 4 muajt e fundit (Janar-Prill 2014)
Të intervistuarit iu përgjigjën pyetjes: “Si e vlerësoni rolin dhe performancën e PSH gjatë 4
muajve të fundit ?”
(46%) e institucioneve publike mendojnë se perfomanca e PSH është përmirësuar.
“Dukshëm më mirë” (Institucion qendror, Tiranë)
“Situata është përmirësuar. Gatishmëria dhe përgjigja nga ana e Policisë ka qenë shumë më e
mirë dhe në një kohë më të shpejtë.” (Institucion qendror, Korçë)
“Puna e katër muajve të fundit është e kënaqshme në krahasim më një vit më parë dhe
shpresojmë që çdo gjë të shkojë edhe më mirë.” (Institucion shëndetësor, Gjirokastër)
(50%) e Institucioneve jo publike janë shprehur se situata është përmirësuar krahasuar me të
njëjtën periudhë një vit më parë.
Ekziston perceptimi se ka një rritje në performancën e PSH; Policia e Shtetit po reagon më shpejt
ndaj rasteve emergjente dhe është më e pranishme në komunitet.
“Perfomanca është në rritje. Vëmë re etikë profesionale ndërmjet personave të policisë me të
cilët kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë.” (Institucion jo publik, Elbasan)
“Policia shpesh është parë si një zbatuese e fortë e ligjit, që ka gjithmonë të drejtë, që nuk duhet
kundërshtuar por siç shihet një vizion i ri po shfaqet. Punonjësi i policisë po shihet më shumë si
një kontribues për qetësinë në komunitet. (Shoqëri civile, Tiranë)
(12.5%) e institucioneve jopublike përgjigjen se situata është e njëjtë ose e përkeqësuar
“Përveç disa proceseve të shpejta në strukturë, nuk vë re ndryshime në sjelljen e policëve në
terren. Nevojitet një ndryshim i fortë në qasje dhe sjellje si nga policët në terren ashtu dhe nga
supervizorët e tyre”. (Përfaqësues, Organizatë Ndërkombëtare)
31 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
“Jo të mirë, ka pasur shumë zëvendësime partiake. Stanjacon pune (policia nuk është efektive në
zonat rurale).”(Biznes, Peshkopi)
“Si raport, bashkëpunimi ndërmjet nesh dhe policisë vazhdon po njësoj.” (Biznes, Durrës)
Në mendimet pozitive rreth performancës së PSH, të dy grupimet (Institucione publike dhe jo
publike) nisen nga perceptime të tilla si:
Rendi dhe siguria kanë ndryshuar për mirë
Është rritur numri i punonjësve të policisë në patrulla në komunitet dhe është rritur
gatishmëria e tyre
A.1.3. Fushat për përmirësim
(25%) e institucioneve publike shprehen mbi nevojën për rritjen e profesionalizmit në çështjet që
lidhen me sigurinë.
(7%) e institucioneve jo publike mendojnë se Policia e Shtetit duhet të tregojë më shumë
profesionalizëm në marrëdhëniet me ta.
(14%) e përfaqësuesve të shoqërisë civile shprehen se Policia e Shtetit duhet të tregojnë më
shumë profesionalizëm në qasjet etike me qytetarët.
(22%) e institucioneve publike deklarojnë se efikasiteti dhe përgjigja në kohë janë elemente që
duhen përmirësuar në lidhje me mbështetjen që Policia e Shtetit i siguron atyre si institucione.
(14.5%) e institucioneve publike kërkojnë një punë më të mirë të Policisë së Shtetit për sigurinë
dhe parandalimin e krimit sidomos me institucionet shkollore në vend.
(4%) e institucioneve publike kanë ngritur problemin e zëvendësimit të profesionistëve dhe
individëve me përvojë të gjatë në rradhët e Policisë së Shtetit, me individë të sapoardhur në
shërbimin policor, në bazë të përkatësive të tyre politike me partinë në qeveri.
(30%) e institucioneve publike u shprehën se pavarësia politike kryesisht në procesin e rekrutimit
mbetet një nga fushat më të rëndësishme për përmirësim.
32 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
(21.4%) e institucioneve jopublike shohin nevojën për depolitizimin e Policisë së Shtetit, duke
respektuar ligjin në mënyrë të barabartë dhe duke eliminuar korrupsionin.
(7%) e institucioneve jo publike shohin si nevojë për ndryshim përmirësimin e profesionalizmit
lidhur me edukimin e përshtatshëm të policisë dhe formimin profesional të përditësuar.
(22%) e institucioneve jo publike shprehin nevojën për një qasje të ndryshme të Policisë së
Shtetit në policimin në komunitet (të jetë më e pranishme dhe më pranë komunitetit, të
përmirësojnë komunikimin me komunitetin, qytetarët dhe koordinim me OSHC-të në nivele të
ndryshme të komunitetit ose grupe të veçanta dhe në fusha të ndryshme ku ka nevojë.
(6%) e institucioneve publike shprehen se qeveria shqiptare duhet të sigurojë kushte më të mira
të punës dhe pajisjeve (përfshirë rritjen e pagës, pajisje logjistike) të nevojshme për PSH për të
përmbushur detyrat në komunitet.
(7%) e institucioneve jopublike kanë deklaruar se qeveria shqiptare duhet t’i garantojë PSH-së
më shumë mbështetje institucionale, financiare dhe teknologji të përditësuar.
Përfaqësuesit e të dy grupimeve (publike dhe jo publike) vunë në dukje në mënyrë të veçantë
nevojën për një mentalitet të ndryshëm në qasjen e Policisë dhe qëndrimin ndaj policimit në
komunitet për t'i shërbyer dhe qenë pranë qytetarëve.
A.2. Studimi mbi Policinë e Shtetit, Fokus-grupe, IDRA 2014
A.2.1. Ndjesi të përgjithshme:
Shumica e pjesëmarrësve në Fokus Grupe besojnë se situata e rendit dhe sigurisë në Shqipëri
është në përmirësim e sipër. Pjesëmarrësit vlerësojnë faktin se Policia e Shtetit tashmë po bën
detyrën si duhet.
“Pak a shumë jam e mendimit se kemi një përmirësim të dukshëm për sa i përket mbrojtjes dhe
rendit policor në Shqipëri. Unë me sa shoh cdo ditë, kudo që ecën, ka gatishmëri policore në
rrugë dhe në institucione. Kemi probleme që sjellin kriminalitetin në rritje dhe është e nevojshme
që të ketë kaq shumë policë që të jenë të dukshëm dhe të ketë ndikim të kriminelët”(Popullatë e
përgjithshme, Tiranë)
33 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Riorganizimi i brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe i Policisë së Shtetit, shihet
nga pjesëmarrësit si një nga arsyet kryesore për përmirësimin e gjendjes së rendit publik gjatë
muajve të fundit. Disa pjesëmarrës gjithashtu vlerësojnë përfshirjen personale të Ministrit të
Brendshëm në iniciativat më të rëndësishme të ndërmarra nga policia.
“A ka ndonjë person ose instancë që është përgjegjëse për këtë përmirësim? -Organizimi i
Ministrisë së Brendshme (Popullatë e përgjithshme, Tiranë)
“E shoh pozitiv faktin që ministri del në terren dhe bëhet njësh me policët, pasi i sheh gjërat nga
afër, jo si një ministër që mban karrigen e vet dhe thjesht i merr informacionet nga të tjerët.
(Popullatë e përgjithshme, Tiranë)
Pjesëmarrësit nga zonat rurale dhe periferike, shprehin shqetësimin e tyre mbi faktin se patrullat
e policisë shihen shumë rrallë në zonat ku ata jetojnë. Shumica beson se patrullat e policisë
gjenden kryesisht më afër qendrës dhe kanë një prezencë minimale në periferi.
“Zonat rurale janë zero nga siguria. E gjithë policia i ka kthyer sytë nga kryeqyteti.” (Popullatë
e përgjithshme, Rurale)
“Patrulla???? Nuk ka, nuk ekzistojnë. Rrallë ndonjëherë mund të shohim, u bë mbi 12 vjet që
unë rri në Shkozë” (Popullatë e përgjithshme, Rurale)
Shumica e pjesëmarrësve besojnë së situata është përmirësuar në lidhje me komunikimin e
oficerëve të policisë me qytetarët. Sipas tyre, momentalisht, shumica e oficerëve të policisë sillen
në mënyrë profesionale kur kontaktojnë me publikun. Gjithashtu vlerësohet dhe përfshirja e
femrave të cilat kanë një komunikim profesional me qytetarët.
“Diçka që ka ndryshuar është se komunikimi i oficereve të policisë me qytetarët është
përmirësuar.” (Të rinj, Tiranë)
“Kanë një mënyrë vërtet të mirë të komunikimit me qytetarët. Përfshirja e femrave në polici
është gjithashtu pozitive”. (Të rinj, Tiranë)
Përfaqësues të komunitetit Rom dhe Egjiptian, pjesëmarrës në fokus grup, vazhdojnë të kenë
një ndjesi jo të mirë ndaj punës së policisë.
Pjesëmarrësit ndihen të diskriminuar dhe mendojnë se Policia e Shtetit sillet në mënyrë jo të
përshtatshme me pjesëtaret e komuniteteve të ndryshme. Gjithashtu, pjesëmarrësit mendojnë se
policia nuk bën punën e duhur për arsye se nuk ju vjen në ndihmë anëtarëve të komunitetit në
raste nevoje.
34 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
” Nuk e di për të tjerët çfarë ka ndodhur, unë flas për veten time. Shtet nuk ka fare sepse po
hedhin valle dhe po tallen me ne. Ndoshta jemi një shtresë pak më e ulët. Jo, çfarë kanë të tjerët
më shumë se ne?”
“Ndodh shpesh që nuk vjen policia? Këto raste mua më kanë ndodhur shpesh. Ndoshta ngaqë
jemi ne një shtrese e diskriminuar dhe nuk i vënë rëndësi”
Rritja e numrit të vjedhjeve është gjithashtu një shqetësim i shprehur nga pjesëmarrësit në
diskutim.
Megjithatë, pjesëmarrësit e shohin situatën e trafikut rrugor në Shqipëri në përmirësim e sipër në
muajt e fundit. Numri i aksidenteve perceptohet si më i ulët nga pjesëmarrësit, kryesisht për
shkak edhe të ndërhyrjeve në sinjalistikë.
” Ka pak ndryshim. Të ndalojnë makinën nëse ke thyer rregullat e qarkullimit dhe të venë gjobat.
Dhe në qofte se e parkon keq ta marrin me karrotrec dhe ta dërgojnë të pikat e bllokimit.”
” Më përpara mungonte sinjalistika por tani është vënë rregull. Sinjalistika ka qenë por ka
filluar të zbatohet me përpikmëri nga shoferet”
A.2.2. Perceptimi
Punësimi i rekrutëve të rinj në Policinë e Shtetit mbështetet nga shumica e pjesëmarrësve në
Fokus Grupe. Ata besojnë se përfshirja e policëve të rinj ka sjellë një përmirësim të
konsiderueshëm të komunikimit midis oficerëve të policisë dhe publikut.
“Ka ndonjë ndryshim në komunikim midis atyre të vjetërve dhe të rinjve? Po ka, të rinjtë janë më
të disiplinuar, sillen mirë dhe flasin më shtruar. Kurse të vjetërit sillen si “ xhandarë”.
(Popullata Rurale)
Gjithashtu, shumica e pjesëmarrësve mendon se numri i femrave në Policinë e Shtetit është rritur
në mënyrë të konsiderueshme. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në Fokus Grupe, veçanërisht
femrat, mbështesin numrin në rritje të policeve femra në Policinë e Shtetit.
“Është më mirë që kanë punësuar më shumë femra sepse femrat janë më të komunikueshme”(Të
rinj, Rural)
“Unë jam për seksin femër që të punojë në polici sepse si dhe në vendet e huaja jashtë
Shqipërisë shikojmë që puna dhe përkushtimi i femrës është më i madh sesa i mashkullit qoftë
dhe për sa i përket korrupsionit”. (Të rinj, Tiranë)
35 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Puna e bërë nga Policia në shkolla vlerësohet maksimalisht nga shumica e pjesëmarrësve
(veçanërisht nga mësuesit). Policia e Shtetit shihet si mjaft aktive në komunikimin me
komunitetin në shkolla, duke u përfshirë në leksione të përbashkëta, si dhe duke zbatuar fushata
për trafikun me pjesëmarrjen e nxënësve.
- Ne kemi bërë gjithmonë projekte me policinë, me video projektor në shkolla. Kanë ardhur në
përgjithësi femra police, edhe vjet kanë qenë. (Mësues /Prindër, Tiranë)
- Sivjet policia ka ardhur edhe për edukim të qarkullimit rrugor që të udhëzojnë nxënësit sesi të
kalojnë rrugën etj. (Mësues/Prindër, Tiranë)
-Tek shkolla jonë ka ardhur vetë drejtori i policisë. Ishte pozitive se ndodhej aty dhe vetë
komuniteti. Aty kishte prindër nga vetë bordi i shkollës sonë, kishte drejtues të shkollës, mësues
si edhe drejtues të kopshteve. U trajtuan probleme nga më të ndryshmet. (Mësues, Prindër)
Ka një perceptim të një numri të konsiderueshëm të pjesëmarrësve se ndoshta është shumë herët
për të vlerësuar punën e bërë nga forcat e policisë. Ata mendojnë se momentalisht nuk ka
rezultate konkrete në terren, pavarësisht faktit se janë paraqitur shumë ndryshime në policinë e
shtetit. Gjithashtu, pjesëmarrësit mendojnë se numri i patrullave të policisë në qytet është rritur
në mënyrë të konsiderueshme në 3- 4 muajt e fundit.
” Janë shtuar sidomos ketë periudhe edhe ne patrullat e policisë rrugore.” (Të rinj, Tiranë)
” Në patrullim më shumë polica” (Të rinj, Tiranë)
Performanca e policisë së shtetit në lidhje me konfiskimin e drogave të jashtëligjshme, dhe
arrestimin e kriminelëve shihet si e suksesshme. Pjesëmarrësit kryesisht vlerësojnë konfiskimet e
drogave të jashtëligjshme në vend.
“Unë mendoj që janë sekuestruar sasi të mëdha droge” (Të rinj, Tiranë)
Një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve mendon se forcat e policisë duhet të ulin numrin e
oficerëve me uniform në terren. Ata mendojnë se oficerët civil mund të ishin më të përshtatshëm
për të parandaluar krimet.
“Unë nuk kam problem se më hapin problem mua policët, sepse sa herë që më shohin më hapin
rrugën ngaqë e dinë shumë mirë se kush jam. Por kjo prezencë e tepruar sjell pasiguri. Në
momentin që qytetari shikon kaq shumë prezencë në rrugë, ai ndihet i pasigurt.“ (Popullatë e
përgjithshme, Kamzë, Bathore)
36 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Pjesëmarrësit nuk kanë besim të plotë tek policia. Ata mendojnë se duhet bërë shumë punë për
të rritur besimin e publikut tek policia. Disa nga gjërat pjesëmarrësit shprehen se policia duhet të
fokusohet në mënyrë që të rrisë besimin publik janë: nevoja për më shumë patrulla policie në
lagje; gatishmëria për tu përgjigjur kur qytetarët kërkojë ndihmë nga policia si dhe përmirësimi i
komunikimit midis policëve dhe qytetarëve.
- «A keni besim tek policia?- Jo dhe aq shumë. Po korrupsioni po luftohet por nuk besoj
se është zhdukur dhe përderisa nuk është zhdukur akoma por ka momente që polici korruptohet
atëherë nuk kam se si të ndihem e sigurt. Pra mund të jetë zhdukur ajo pjesa që ata të marrin
lekë në momentin që të kapin duke shkelur semaforin apo rregulla të tjera por kjo s’do të thotë
që kjo gjë është zhdukur tërësisht.»(Popullatë e përgjithshme, Tiranë)
-” E thash edhe më parë që kur i kam rënë atij numri që kanë vënë në dispozicion nuk
më është përgjigjur. Bëhet fjalë për katër muaj më parë. Është ideja që po ti biesh nr të policisë
duhet të të përgjigjen. Besoj që kjo është një arsye pse, pastaj për pjesën tjetër, e thashë që për
policinë rrugore jemi në rregull, kontrolle të shumta bëhen apo vendosja e kamerave, ndërsa
totalisht besim të policia nuk kam.” (Popullatë e përgjithshme, Tiranë)
Përfaqësues të komunitetit Rom dhe Egjiptian
Pjesëmarrësit pohojnë se efektivët e policisë sillen në mënyre jo profesionale kundrejt tyre. Për
këtë arsye, besimi tek Policia e Shtetit për këto komunitet është në nivele minimale.
-“ Nuk kam fare besim tek policia. Unë shkoj të polici sepse unë kërkoj një ndihmë dhe ai
është i detyruar të ma japë ndihmën kur unë e kërkoj.”
-” Policia duhet të japë ndihmën e saj të njerëzit që unë të kem besim të ajo”
Perceptimi i përhapur tek pjesëmarrësit është se policia nuk e zbaton ligjin njësoj për të gjithë
qytetarët.
-“të gjithë qytetarët duhet të trajtohen njëlloj nga policia. Policia di vetëm të na kape ne,
të na fusë brenda, të na keqtrajtoje, por ndihmë nuk na jep”
Pjesëmarrësit në diskutime shprehin shqetësimin e tyre për mbajtje të padrejtë dhe të paligjshme
nëpër komisariate të të afërmve apo të njohurve të tyre nga policia. Ushtrimi i dhunës në
komisariate është gjithashtu një problem i madh për pjesëmarrësit.
-” Nuk shikoj asnjë ndryshim. Nuk kam parë asnjë gjë të mirë. Dhe kur i shkon atje i thua
jam gjyshja e X-it, dhe dua të di gjendjen e këtij fëmije, kur e more, si e more, mua si prind pse
37 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
nuk më lajmërove? Ata përgjigjen që bëjnë verifikimet. Dhe i godasin fëmijët. Ushtrojnë dhe
dhunë. Nuk është e drejtë kjo”
Disa pjesëmarrës ankohen për faktin se denoncimet e tyre në komisariate nuk merren parasysh
për shkak të diskriminimit racor.
-” Më kishin vjedhur laptopin dhe shkoj për të bërë denoncimin në polici dhe ata nuk më
përfillen fare”
A.2.3. Pritshmëritë
Për sa i përket iniciativave dhe aksioneve të policisë, pjesëmarrësit në fokus grupe përmendin
mbylljen e kazinove të paligjshme, aksionin për ndërtimet pa leje, fushatën kundër shpërthimeve
me tritol, si dhe aksionin kundër furgonave të paliçensuar. Informacionet rreth këtyre aksioneve
pjesëmarrësit i marrin kryesisht nga media.
Në parim, shumica e pjesëmarrësve mbështesin iniciativat e sipërpërmendura, pavarësisht faktit
se disa prej tyre mendojnë se Policia e Shtetit nuk duhet të ishte përfshirë në mënyrë direkte në
këto aksione. Ky grup mendon se policia e shtetit duhet të kishte shërbyer më tepër si një aktor
mbështetës i institucioneve përgjegjëse respektive.
“ Ishte iniciative shumë e mirë ajo e ndërtimeve pa leje. E mirë, sepse një njëri që ka më
shumë tokë se një tjetër pse duhet të ndërtojë ai në bregdet duke privatizuar edhe vendin?! Dhe
për mendimin tim të vazhdojnë të prishen të gjitha ndërtimet pa leje. (Të rinj, Tiranë)
- Edhe heqja e furgonave ishte gjë e mirë. Standardizoi transportin urban si gjithë bota.
(Të rinj, Tiranë)
-“Aksioni kundër kazinove ishte gjë shumë e mirë. Për mua ti mbylli të gjitha. Ishte punë
shumë e mirë.» (Popullatë Rurale)
Shumica e pjesëmarrësve beson se Policia e Shtetit duhet të fokusojë përpjekjet e saj në këto pika
për të rritur performancën, si dhe besimin e publikut:
Duhet të rris gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët në çdo rast;
të krijojë një imazh të mirë të forcave të policisë në sytë e publikut;
të fokusohet në përmirësimin e trafikut; të luftojë krimin e organizuar;
të merret me çështjen e shpërthimeve;
38 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
të bashkëpunoj me vende të tjera;
të luftojë korrupsionin dhe të bashkëpunoj më tepër me qytetarët.
Megjithatë, pjesëmarrësit përgjithësisht janë të vetëdijshëm se policisë i duhet më shumë kohë
për të zbatuar reformat e sipërpërmendura.
Pjesëmarrësit në fokus grupe besojnë se policia e shtetit, në 300 ditët e ardhshme duhet të
fokusohet në: rishikimin e të gjitha dosjeve kriminale; garantimin e sigurisë, sidomos për fëmijët
dhe vajzat e reja; intensifikojë luftën kundër drogave të paligjshme; të punojë për zgjidhjen e
çështjeve të pazgjidhura; të ndërhyjë në Lazarat.
Akoma dhe më i rëndësishëm është fakti që pjesëmarrësit presin numrin e vrasjeve dhe
grabitjeve në rrugë të ulet në 6 muajt në vijim për shkak të performancës së policisë së shtetit.
Midis pjesëmarrësve ka nga ata që do të kishin parapëlqyer një qasje tjetër për disa nga aksionet
e ndërmarra nga Policia e Shtetit së fundmi. Si rrjedhojë, ky grup beson se për fushatën kundër
kazinove të paligjshme do të kishte qenë më mirë që qeveria të luftonte bizneset e paligjshme, në
vend që të përfshinte forcat e policisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Pjesëmarrësit shprehën një lloj skepticizmi në lidhje me reformën e paraqitur nga policia dhe nga
Ministria e Brendshme. Një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve e mbështesin reformën,
duke shpresuar se do të sjell një performancë më të mirë të Policisë së Shtetit në terren.
Megjithatë, shumica e pjesëmarrësve mendojnë se reforma nuk do të jetë asgjë tjetër, përveç
zëvendësimit të punonjësve të policisë, bazuar në bindje politike.
-” Jo nuk janë bërë reforma mesa di unë. Dua të testohen të gjithë oficerët, shefat e
komisariateve që janë punësuar, sepse janë pushuar të gjithë në Tiranë dhe janë punësuar policë
të rinj.” (Të rinj, Tiranë)
-.” [A mendoni se do të filloj ndonjë reformë për të përmirësuar performancën e policisë
së shtetit?]- Nuk besoj. Në 24 vjet demokraci nuk kam parë ndonjë ndryshim.” (Popullatë e
përgjithshme, Tiranë)
-” Unë them që me ndërrimin e qeverise nuk duhet të ndërrohet dhe personeli për bindje
politike. të qëndrojnë të aftët, ata që e meritojnë të qëndrojnë. Është bërë e zakonshme në
Shqipëri që ndërrohet një qeveri vijnë militantet e saj. Kështu nuk e kuptojmë asnjëherë se kush
është i aftë dhe do ta bëj më mirë punën. (Rural, Tiranë)
39 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
A.3. Anketa e policisë kufitare - IDRA (Mars 2014)
Qytetarët që kalojnë kontrollin kufitar në pikat e 6 kufijve të Shqipërisë u pyetën për nivelet e
kënaqësisë me Policinë Kufitare bazuar në përvojën e tyre të kohëve të fundit.
Vlerësimi i punës së policisë kufitare
Fillimisht të anketuarit u pyetën rreth nivelit të kënaqësisë me Policinë Kufitare bazuar në
eksperiencat e tyre në këto pika. Vihet re se ekziston një perceptim shumë pozitiv në lidhje me
vlerësimin e punës së Policisë Kufitare në tërësi si dhe dimensionet e saj përkatëse: Shpejtësia e
veprimeve, Sjellja e punonjësve, Komunikimi, Paraqitja, Profesionalizmi.
Niveli i kënaqësisë të intervistuarve me këto dimensione varion në shkallën 85%-89% të cilët
janë të kënaqur (Shumë të kënaqur dhe të kënaqur). Ndërkohë niveli i të intervistuarve që janë të
pakënaqur (Shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur) varion në shkallën 3%-6%.
Jo vetëm që vlerësimi i Policisë Kufitare nga të anketuarit është shumë pozitiv, por gjithashtu
vihet re se nga ana e tyre pritet që puna e Policisë Kufitare të vazhdojë në nivele të larta.
Specifikisht, gati në 61% të rasteve të intervistuarit e vlerësojnë punën e Policisë Kufitare në
nivelin që ata prisnin dhe 35% e vlerësojnë më mirë se ata prisnin. Vetëm 4% e të anketuarve e
cilësojnë punën e Policisë Kufitare si poshtë nivelit të tyre të pritshmërisë.
Të anketuarit u pyetën për vlerësimin e punës aktuale të Policisë Kufitare në krahasim me një vit
më parë si dhe për pritshmërinë e tyre për nivelin punës në muajt e ardhshëm. Në përgjithësi
vlerësimi është pozitiv dhe pritshmëria për të ardhmen është e lartë. Nga të dhënat vihet re se në
59% të rasteve të anketuarit mendojnë se puna e Policisë Kufitare është përmirësuar (përmirësuar
shumë dhe përmirësuar deri diku) krahasuar me 1 vit më parë. Gjithashtu 2 në 3 të intervistuar
(65%) presin që puna e Policisë Kufitare të përmirësohet (përmirësohet shumë dhe përmirësohet
deri diku) më tej në muajt në vazhdim.
Vlerësimi për policinë e shtetit
Përveç pyetjeve për Policinë Kufitare, të anketuarit u pyetën për vlerësimin e tyre rreth Policisë
së Shtetit. Në 70% të rasteve të intervistuarit (ata që kanë jetuar në Shqipëri të paktën 4 muaj në
6 muajt e fundit) e konsiderojnë si të mirë (shumë të mirë dhe të mirë) punën e Policisë së
Shtetit.
40 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Për sa i përket punës së Policisë së Shtetit në krahasim me një vit më parë, 2 në 3 të anketuar
(67%) janë shprehur se ka përmirësim (përmirësuar shumë dhe përmirësuar deri diku).
Gjithashtu ekziston besimi se puna e Policisë së Shtetit do të përmirësohet (përmirësohet shumë
dhe deri diku) në muajt e ardhshëm nga 66% e të intervistuarve.
Të anketuarve u është kërkuar të shprehin besimin e tyre tek Policia e Shtetit në një shkallë nga 1
në 10, ku 1 do të thotë “Aspak besim” dhe 10 do të thotë “Plotësisht besim”. Të intervistuarit që
janë në nivelin e besimit nga 1-4 janë klasifikuar si “Nuk kanë besim”, ndërkohë ata që janë në
nivelin 7-10 janë klasifikuar si “Kanë besim”. Rrjedhimisht, më shumë se gjysma e të anketuarve
(58%) janë shprehur se kanë besim tek Policia e Shtetit, ndërkohë që vetëm (19%) e tyre nuk
kanë besim tek Policia e Shtetit.
A.4. Anketa për policinë rrugore (Mars 2014) - IDRA
Në ketë anketë janë intervistuar 300 drejtues automjetesh në 12 qarqe në zona urbane (qytete), të
cilët kanë drejtuar mjetin 4 herë në javë ose më shpesh në muajin e fundit. Intervistat janë kryer
gjatë muajit Mars 2014. Rreth 78% e të anketuarve përbëhen nga drejtues autoveturash (jo taksi).
Marzhi i gabimit për kampionin është +/-6%, (me interval konfidence 95%).
Policia rrugore
62% e të gjithë të anketuarve kanë vlerësuar pozitivisht (mirë ose shumë mirë) punën që po bën
Policia Rrugore ne 6 muajt e fundit, ndërsa negativisht (keq ose shumë keq) e kanë vlerësuar
17% e tyre. Pjesa tjetër e tyre ka dhëne vlerësim asnjanës.
Duke e krahasuar me 1 vit më pare, 66% e të anketuarve mendojnë se është përmirësuar puna e
Policisë Rrugore, ndërsa vetëm 7% mendojnë se është përkeqësuar. Ka pritshmëri pozitive tek të
anketuarit ne lidhje me punën e Policisë Rrugore në vazhdimësi në muajt në vijim. 64%
mendojnë se do të përmirësohet puna e Policisë Rrugore në muajt e ardhshëm, ndërkohë që
vetëm 5% mendojnë se do të përkeqësohet.
Duke analizuar grupe të ndryshme të të anketuarve, vërehet që edhe ata që kanë marrë gjobë në 6
muajt e fundit kanë dhënë vlerësime pozitive për punën e Policisë Rrugore, ndonëse më të ulta se
të tjerët.
- 54% e drejtuesve të mjeteve që kanë marrë gjobë në 6 muajt e fundit kanë vlerësuar pozitivisht
(mirë) punën që po bën Policia Rrugore, ndërsa 25% e tyre e kanë vlerësuar negativisht (keq).
41 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Ndërkohë që drejtuesit e mjeteve që nuk kanë marrë gjobë në 6 muajt e fundit kanë dhënë
vlerësim pozitiv më të lartë, ku 72% e tyre kanë vlerësuar pozitivisht punën që po bën Policia
Rrugore në 6 muajt e fundit, dhe negativisht 10% e tyre.
Të anketuarit janë pyetur për nivelin e kënaqësisë së tyre për disa karakteristika/dimensione në
lidhje me Policinë Rrugore. Ata kanë dhënë vlerësim pozitiv për karakteristikat ne vijim, të
radhitur sipas dimensionit që ka marrë vlerësim më pozitiv:
- për Shpërndarjen / vendosjen në terren 64% janë shprehur të kënaqur, ndërsa 16% të
pakënaqur,
- për Paraqitjen 62% janë shprehur të kënaqur, ndërsa 18% të pakënaqur,
- për Sjelljen 58% janë shprehur të kënaqur, ndërsa 22% të pakënaqur,
- për Profesionalizmin 50% janë shprehur të kënaqur, ndërsa 24% të pakënaqur.
Në vëmendje duhet të jetë përmirësimi i Profesionalizmit dhe Sjelljes së punonjësve të Policisë
Rrugore.
Edhe drejtuesit e mjeteve të anketuar të cilët janë ndaluar nga policia rrugore në 6 muajt e fundit
janë shprehur të kënaqur ne masën 58% nga ndërveprimi i fundit me punonjësin e Policisë
Rrugore dhe 28% e tyre kanë ngelur të pakënaqur.
Të anketuarit janë pyetur se sa besim kanë tek Policia Rrugore ne një shkalle nga 1 në 10, ku 1
“aspak besim” dhe 10 “plotësisht besim”. 35% kanë shprehur besim duke vlerësuar nga 7 në 10
në shkallën e besimit, 38% kanë dhëne një vlerësim ‘asnjanës’ (5-6) dhe 27% kanë shprehur
mosbesim (1-4).
Ndonëse Policia Rrugore është vlerësuar pozitivisht në ketë ankete, imazhi i saj akoma vuan nga
perceptimi i drejtuesve të mjeteve se trajtimi i tyre nga Policia Rrugore nuk është i njëjtë (nuk
është i barabartë) për të gjithë. Kjo është shprehur nga 61% e të anketuarve.
Policia e shtetit
Përveç të tjerave, drejtuesit e mjeteve të anketuar janë pyetur edhe mbi Policinë e Shtetit.
62% e tyre kanë vlerësuar pozitivisht (mirë ose shumë mirë) punën që po bën Policia e Shtetit në
6 muajt e fundit, ndërsa negativisht (keq ose shumë keq) e kanë vlerësuar 12% e tyre.
66% mendojnë se është përmirësuar puna e Policisë se Shtetit krahasuar me 1 vit me parë, ndërsa
vetëm 6% mendojnë se është përkeqësuar.
Në lidhje me muajt në vijim ka pritshmëri pozitive nga të anketuarit për punën e Policisë së
Shtetit.
42 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
67% mendojnë se do të përmirësohet puna e Policisë Rrugore në muajt e ardhshëm, ndërkohë që
vetëm 3% mendojnë se do të përkeqësohet.
Të anketuarit janë pyetur se sa besim kanë tek Policia Shtetit në një shkallë nga 1 në 10, ku 1
“aspak besim” dhe 10 “plotësisht besim”. 40% kanë shprehur besim duke vlerësuar nga 7 në 10
në shkallën e besimit, 34% kanë dhënë një vlerësim ‘asnjanës’ (5-6) dhe 27% kanë shprehur
mosbesim (1-4).
A.5. Anketa mbi kontaktin me Policinë nëpërmjet telefonimit të (129)
IDRA Mars 2014
Vlerësimi për policinë e shtetit
Më tej, në një dimension të veçantë, të anketuarit janë pyetur rreth vlerësimit të tyre për Policinë
e Shtetit (kënaqësia, besimi, krahasimi i punës me 1 vit më parë dhe pritshmëria për të ardhmen)
Në përgjithësi ata që janë përgjigjur e kanë vlerësuar si të mirë (mirë dhe shumë mirë) punën e
bërë nga Policia e Shtetit në këto 4-6 muajt e fundit në 60% të rasteve. Ndërkohë, pjesa tjetër e
telefonuesve kanë qenë neutral në vlerësimin e tyre (20%) dhe kanë dhënë një vlerësim negativ
(20%, keq dhe shumë keq)
Të anketuarve u është kërkuar të shprehin besimin e tyre tek Policia e Shtetit në një shkallë nga 1
në 10, ku 1 do të thotë “Aspak besim” dhe 10 do të thotë “Plotësisht besim”. Më tej, të
intervistuarit që janë në nivelin e besimit nga 1-4 janë kategorizuar si “Nuk kanë besim”,
ndërkohë ata që janë në nivelin 7-10 janë kategorizuar si “Kanë besim”.
Rrjedhimisht, 2 në 3 të anketuar (63%) kanë shprehur se kanë besim tek Policia e Shtetit,
ndërkohë që vetëm 17% e tyre nuk kanë besim tek Policia e Shtetit.
Ekziston një ndjesi pozitive për punën aktuale të Policisë së Shtetit duke e krahasuar me atë të 1
viti më parë si dhe për pritshmërinë në vijimësinë e punës në të ardhmen. Nga të dhënat vihet re
se 2 në 3 të intervistuar (66%) mendojnë se puna e Policisë së Shtetit është përmirësuar
krahasuar më një vit më parë dhe po i njëjti nivel të intervistuarish (67%) mendojnë se puna e
Policisë së Shtetit do të përmirësohet në të ardhmen.
Të pyetur se çfarë do të sugjeronin në mënyrë që Policia e Shtetit të përmirësojë punën e saj, nga
të dhënat vërejmë që aspektet kryesorë që të anketuarit përmendin janë:
kualifikimi/profesionalizmi i punonjësve të policisë (28%) dhe
rritja e gatishmërisë apo prezencës së uniformave blu në komunitet (23%). Të tjera
aspekte të sugjeruara për përmirësim janë
43 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
trajtimi i barabartë/zbatimi i ligjit (15%),
vazhdimi i punës me ritmin e nisur (13%),
lufta ndaj kriminalitetit (11%) dhe
ruajtja e qetësisë/sigurisë publike (4%).
A. 6. Anketa mbi ‘viktimat e krimit’ (Mars 2014) IDRA
Personat që janë anketuar në ketë studim kanë denoncuar rastet e tyre në 8 komisariate, nga të
cilat 3 komisariate në Tiranë dhe 5 të tjera në rrethe jashtë Tiranës (Shkodër, Korçë, Fier,
Lushnjë, Lezhë
Rreth 70% e të anketuarve të cilët kanë qenë viktima të krimit në muajt e fundit, janë të kënaqur
me "mënyrën policia e ka trajtuar çështjen e tyre", ndërsa 19% janë të pakënaqur.
Në lidhje me "informacionin" e dhënë nga Policia për rastin e tyre, rreth 62% u shprehën të
kënaqur, ndërsa 22% janë shprehur të pakënaqur. Vetëm rreth 8% e viktimave të krimit kanë
vlerësuar punën e Policisë së Shtetit si i keq ose shumë i keq, ndërsa 64% është vlerësuar si i
mirë ose shumë i mirë. Kur u pyetën për vlerësimin e tyre (në formë të perceptimeve apo
përvojat) me Prokurorisë apo gjykatave, mendimi i të anketuarve është shumë më negativ se sa
për Policinë e Shtetit.
A.7. Studimi me Mediat (mendime mbi performancën e Policisë së
Shtetit dhe marrëdhëniet me mediat) - ICLA Mars 2014
Takime me 28 përfaqësues të mediave (Televizive dhe të shkruara/Me shtrirje kombëtare dhe
lokale) u kryen përgjatë muajit Mars 2014.
(70%) pohojnë se gjatë vitit të fundit Ministria e Brendshme është më e hapur ndaj medias
dhe komunitetit. Shkëmbehet më shumë informacion dhe ka më shumë bashkëveprim.
Reagojnë më shpejt dhe janë më të hapur. Komunikimi është më i mirë. Ka gatishmëri dhe
korrektësi ndaj medias.
Ndërsa disa gazetarë të tjerë u shprehën se ndonjëherë këto marrëdhënie janë preferenciale.
(10%) e tyre u shprehen që së fundmi ka trysni që media të mos jetë gjithnjë e informuar,
duke patur pak kontakte direkte me gazetarët.
44 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Pyetjes “ Si e vlerësoni rolin dhe performancën e PSH-së gjatë 4 muajve të fundit
krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë? “ i janë përgjigjur:
(43%) e gazetarëve e vlerësojnë të përmirësuar rolin dhe performancën e policisë në katër muajt
e fundit
(35%) prej tyre e vlerësojnë si të pandryshuar
(22%) e shikojnë atë të përkeqësuar
“Është hap pozitiv vendosja e Kodit Etik. Ministri i Brendshëm ka filluar gjithashtu të nxjerrë
urdhra të brendshëm për etikën. Psh: Policët nuk duhet të mbajnë syze, bizhuteri prej floriri,
tatuazhe. Është nxjerr një urdhër i cili i pengon këto sjellje”S.B
Si argumente të përmirësimit të punës së policisë në muajt e fundit gazetarët e intervistuar
sjellin:
Prani më e madhe operative dhe jo fiktive;
Ka fituar përparësi polici e terrenit;
Ka më shumë etikë (rregullore për pamjen e jashtme);
Ka më shumë zbulime rastesh, vrull dhe aksione;
Prezenca e femrave shihet si kriter estetik dhe që ndikon në uljen e tensionit në situata të
vështira;
Ka një perfomancë më të lartë;
Ka më shumë informacion dhe transparencë nga PSH.
Si argumente të një situate të njëjtë ose të përkeqësuar në performancën e PSH gazetarët sjellin:
Periudhë pasigurie për shkak të ndryshimeve që po ndodhin në polici;
Ndryshimet politike i kanë bërë qytetarët më mosbesues ndaj policisë. Janë vendosur
persona të rinj dhe të pa trajnuar. Vihet re një dobësim i forcës goditëse;
Policia duhet të jetë më agresive ndaj krimit dhe më e përkushtuar;
Është një situatë e rrëmujshme dhe e vështirë;
Është rritur numri i ngjarjeve kriminale.
45 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Pyetjes” Nëse imagjinoni një Polici të Shtetit që kryen shërbimet e saj në cilësinë më të
mirë, cilat do të ishin karakteristikat kryesore që do ta përkufizonin këtë cilësi? “ - I janë
përgjigjur:
sjellja e mirë;
komunikimi qytetar;
zbardhja e ngjarjeve në kohë;
parandalimi i krimeve;
kthimi i besimit tek qytetarët
“Karakteristikat e nevojshme për një punonjës policie shembull do të ishin: E para, ta kryejë
detyrën me profesionalizëm dhe pa u ndikuar nga askush. E dyta, të jetë i aftë për detyrën që i
takon.” D.X
A. 8. Studimi mbi Matjen e Sigurisë në Komunitet, ICLA, Nëntor 2013
Një nga qëllimet e këtij studimi ishte të masë nivelin e kënaqësisë së komunitetit ndaj punës së
policisë në 10 zona të përcaktuara në 5 qytete, përkatësisht në Tiranë, Lezhë, Elbasan, Durrës
dhe Vlorë (dy zona të ndryshme për çdo qytet). Gjithsej u realizuan 2000 intervista të vlefshme
me një numër prej 200 intervistash për zonë. Përzgjedhja e personave në këtë anketim u mbështet
në metodën e “anketimit personal në banesë“.
Në lidhje me këtë çështje pjesëmarrësit u pyetën: "Gjatë 12 muajve të fundit a kishin pasur
ndonjëherë ndonjë kontakt me policinë?"
285 persona u përgjigjën që kanë pasur kontakte me policinë (14.3%) dhe nga ky numër 28.1% i
kanë pasur këto kontakte në ambientet e policisë, ndërsa 71.9% i kanë pasur kontaktet jashtë
ambienteve të policisë.
Nga personat që kanë pasur kontakte me policinë na tregon se 39.6% ishin të pakënaqur nga
kontaktet e tyre me policinë (ose 5.7% e gjithsej 2000 të intervistuarve).
36.8% e personave, që kanë pasur kontakte me policinë ishin të kënaqur nga kontaktet e tyre me
policinë, 5.3% e gjithsej 2000 të intervistuarve.
46 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Ne lidhje me pyetjen A jeni dakord me deklaratën: "Policia kujdeset për problemet e rendit
publik në zonën time të banimit" – e matur në katër nivele (Jam shumë dakord, Jam dakord,
Nuk jam dakord dhe Nuk jam fare dakord).
Është interesante të vërehet se 51.5% e popullsisë së përgjithshme bie dakord me këtë deklaratë,
ndërsa 48.5% nuk pajtohet me deklaratën.
Shumica e të intervistuarve që pajtohen me këtë deklaratë janë në Tiranë në të dy zonat, Durrës
në dy zonat dhe zonën 1 në Vlorë të cilët tregojnë që kanë një përqindje më të lartë të besimit në
punën e policisë. Ndërsa Lezha në të dy zonat, zona 2 në Vlorë dhe zona 2 në Elbasan kanë
nivelin më të ulët të besimit në punën e policisë dhe nuk janë dakord me këtë deklaratë.
B. SIGURIA Rezultate të vlerësimit dhe perceptimit për sigurinë në komunitet të marra nga grupe të
ndryshme dhe specifike të cilat ndërveprojnë me policinë në nivele dhe frekuenca të ndryshme.
Në aspektin e sigurisë policimi në komunitet është në të njëjtën kohë një filozofi dhe një strategji
organizative që lejon policinë dhe komunitetin lokal të punojnë së bashku për të zgjidhur
problemet e krimit, reduktimin e frikës nga krimi, dhe të përmirësojë kushtet e jetesës në
komunitet.
Zgjidhja e problemeve që ndesh komuniteti kërkojnë që policia të eksplorojë mënyra të reja dhe
kreative për të adresuar shqetësimet në nivel lokal duke u fokusuar kryesisht të krimi dhe tek
aksidentet rrugore.
Siguria në këtë vlerësim përfshin rendin dhe sigurinë në komunitet, siguria në trafikun rrugor,
siguria në kalimin e kufirit, sigurinë e viktimave të krimit dhe të dhunës në familje.
B.1. Rendi dhe siguria në komunitet
Në lidhje me rendin dhe sigurinë në komunitet janë marrë në analizë intervistat e realizuara nga
ICLA, fokus grupet dhe anketimet e organizuara nga IDRA 2013 dhe 2014, studimet e
mëparshme në kuadër të SACP dhe materiale dhe dokumente të tjera zyrtare.
B.1.1. Raporti ICLA-s 2014 - intervista gjysmë të strukturuara me përfaqësues të
institucioneve të ndryshme
Në intervistat e bëra nga ICLA 2014 lidhur me çështje të rendit dhe sigurisë në komunitet
përfaqësues nga institucionet publike dhe jopublike shprehen se rendi dhe siguria kanë ndryshuar
47 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
për mirë. Është shtuar numri i policëve në komunitet dhe patrullat e policisë janë të shpeshta dhe
të disponueshme.
Policia e Shtetit po punon mirë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe po reagon në
kohë dhe më efiçensë ndaj rasteve të dhunës në familje.
14.5% e institucioneve publike kërkojnë të bëhet një punë më e mirë në lidhje me Sigurinë dhe
parandalimin e krimeve, veçanërisht në institucionet arsimore në vend.
Përfaqësues të medias2 (43%) shprehen se është përmirësuar roli dhe performanca e policisë në
katër muajt e fundit, përkundrejt (35%) që vlerësojnë si të pandryshuar, ndërsa (22%) e shikojnë
atë të përkeqësuar.
Si argumente të përmirësimit të punës së policisë në muajt e fundit gazetarët e intervistuar
sjellin:
- më shumë zbulime rastesh, vrull dhe aksione,
- ka një përparësi policia e terrenit,
- ka një perfomancë më të lartë
Si argumente të një gjendje të njëjtën në përformance ose përkeqësimit ata sjellin:
- policia duhet të jetë më agresive ndaj krimit dhe e përkushtuar,
- është një situatë e rrëmujshme dhe e vështirë,
- më shumë ngjarje kriminale
2 ICLA Policia dhe marrëdhëniet me mediat, Mars 2014
“Fushat që policia e shtetit i bën shumë mirë është disponibiliteti dhe patrullimi i tyre 24 ore.
(Institucion publik, Vlore)Ka me shumë ndërhyrje në raste të emergjencave civile dhe në
rastet e aksidenteve.” (Institucion publik, Shkodër)
“Parandalimi i kriminalitetit/lidhjeve të padukshme të disa segmenteve të inkriminuara me
krimin dhe zbulueshmëria e rasteve te dhunës janë për tu vlerësuar” (Institucion publik,
Tiranë)
Për përmirësim: Rendi, Policia Rrugore dhe Rendi në shkolla për një “shkollë sa më të
sigurtë”. (Institucion arsimor, Elbasan)
48 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Sipas 30% të intervistuarve një fushë që kërkon përmirësim është parandalimi i krimit. Polici
nuk është ai spiuni i dikurshëm, por është dikush që duhet të ketë sa më shumë informacion për
komunitetin sepse kjo ndihmon në parandalimin e krimit. Është e rëndësishme që shumë raste
mund të parandalohen, (dhe shembulli që ata sjellin janë rastet e aksidenteve rrugore dhe të
dhunës në familje).
B.1.2. Studimi mbi Policinë e Shtetit, Fokus-grupe, IDRA, Mars 2014
Në lidhje me çështjet e rendit dhe sigurisë në komunitet në diskutimet në fokus-grupe
pjesëmarrësit e vlerësojnë pozitivisht përpjekjet e policisë në atë që bën për ruajtjen e rendit dhe
sigurisë në komunitet.
Gjithashtu pjesëmarrësit në fokus-grupe janë treguar edhe shumë kërkues për rolin e policisë në
vend. Ata kërkojnë më shumë vëmendje ndaj qytetarit duke thënë që roli i policisë nuk është
vetëm të ndërhyjë në situata ekstreme, kur ndodhin krime të rënda, por policia ka për detyrë të
ruajë rregullin, dhe të ndihmojë qytetarët kur kanë nevojë për ndihmesa të ndryshme.
Pjesëmarrësit shprehen:
Megjithatë, ka edhe një pjesë të konsiderueshme të pjesëmarrësve, të cilët janë të shqetësuar për
gjendjen aktuale të rendit publik dhe sigurisë në Shqipëri. Ata e cilësojnë situatën si të pasigurt
dhe kërcënuese. Shumica prej tyre mendojnë se situata ose është e njëjta me atë para disa
muajsh, ose është përkeqësuar akoma më shumë.
“Polici nuk duhet të luajë rolin e të keqit, por duhet të jetë dikush tek i cili duhet të kemi
besim. Ai duhet të përmirësojë më tej sigurinë vend, një mënyre që individi të mos ketë frikë të
dalë diku. Dhe dicka tjetër, ata duhet të jenë me bashkëpunues në situata të vecanta “
“Të jenë me pranë problemeve të qytetarëve, të kemi siguri dhe jo të hasim frikë. Të kemi
gadishmërinë e tyre dhe një sjellje të mirë dhe me komunikim dhe jo të ndeshemi me pjesën e
inferioritetit dhe mos interesimit të tyre“.
“E vetmja gjë që kërkoj dhe shpresoj të ndodhë është rritja e vigjilencës dhe sigurisë më të
tepërt në zonat e thella (edhe brenda në lagjet më të thella e të vogla”
“Një zonën ku banoj unë ka shumë të rinj që janë shpërndarës dhe vartës të drogës, dhe
mendoj se një grup i posacëm t’i gjejë dhe t’i dërgojë në spital, ku të mund të kurohen”
49 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Për një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve, situata e rendi publik dhe siguria në Shqipëri
është e pandryshuar, edhe pas rotacionit politik.
Pjesëmarrësit që janë më tepër të shqetësuar mbi shpërthimet, mendojnë se mungesa e
profesionalizmit dhe përvojës nga rekrutët e rinj është njëra nga arsyet. Një numër i
konsiderueshëm i pjesëmarrësve gjithashtu mendojnë se numri i lartë i shpërthimeve ka një
prapavijë kryesisht politike, për shkak të rotacionit politik pas zgjedhjeve të 2013.
Pavarësisht faktit që pjesëmarrësit besojnë se situata e rendit publik në Shqipëri nuk është e mirë,
disa prej tyre mendojnë se situata nuk është ajo që raportohet në media.
B.1.4. “Studimi mbi Matjen e Sigurisë në Komunitet”, ICLA, Nëntor 2013
Në një studim të realizuar në 2013, “Studimi mbi Matjen e Sigurisë në Komunitet”, ICLA,
Nëntor 2013 vërejmë këto probleme kryesore që lidhen me rendin dhe sigurinë dhe në lidhje me
to: 3
Prishja e rendit publik dhe sherret/përleshjet në rrugë
Edhe këtu mesatarisht 58.6% e popullsisë së përgjithshme e konsiderojnë si një problem dhe
qytetet të cilat e konsiderojnë si problem serioz për komunitetin e tyre janë Elbasani dhe Lezha
në të dy zonat e anketuara.
3 ICLA Studimi mbi Matjen e Sigurisë në Komunitet i kryer me 2000 anketues ne 10 zona (5 Qytete) të Shqipërisë Nëntor 2014
-“....... Mbas lajmeve që ndjekim, është një situatë e rënduar, tritoli është bërë makthi i të
gjithë nënave se fëmija mund të gjendet aksidentalisht në vendin e gabuar në momentin e
gabuar.” (Popullata Rurale, Tiranë)
-“Mbaj mend rastin e shtyllave elektrike ne Fushe-Krujë, shpërthim me barut, i cili u
duk si akt terrorist. Atë ditë kishim tritole pa masë. Është si kundërpërgjigje që shteti dëmtoi
interesat e disa personave të caktuar.” (Të rinj, Tiranë)
- “Edhe i fryjnë një çik këto ngjarjet. Unë kam qenë vetë prezent ne një ngjarje, erdhi dhe
News 24 aty. Ata nxorën lajmin që u vranë me thika kur aty nuk u përdorën fare thikat
aty.“(Mësues/Prindër)
50 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
A jeni dakord me deklaratën: "Policia kujdeset për problemet e rendit publik në zonën time të
banimit" – e matur në katër nivele (Jam shumë dakord, Jam dakord, Nuk jam dakord dhe Nuk
jam fare dakord).
Është interesante të vërehet se 51.5% e popullsisë së përgjithshme bie dakord me këtë deklaratë,
ndërsa 48.5% nuk pajtohet me deklaratën. Shumica e të intervistuarve që pajtohen me këtë
deklaratë janë në Tiranë në të dy zonat, Durrës në dy zonat dhe zonën 1 në Vlorë të cilët tregojnë
që kanë një përqindje më të lartë të besimit në punën e policisë. Ndërsa Lezha në të dy zonat,
zona 2 në Vlorë dhe zona 2 në Elbasan kanë nivelin më të ulët të besimit në punën e policisë dhe
nuk janë dakord me këtë deklaratë.
Shqetësimet lidhur me sigurinë dhe rendin në komunitetin e tyre dhe zonat ku banojnë
Në këtë grup pyetjesh, të anketuarit janë pyetur lidhur me shqetësimet që mund të kenë hasur në
lidhje me çështjet e sigurisë gjatë 12 muajve të fundit. Pyetja ishte: Gjatë 12 muajve të fundit,
a jeni ndjerë i shqetësuar se:
- Dikush mund të hyjë me forcë për të vjedhur në banesën tuaj? - 38.15% e të anketuarve e
konsiderojnë si një problem.
- Ju mund të jeni një viktimë e krimit në hapësirat tuaja të banimit të përbashkëta të tilla si
shkallët, ashensori, ose garazhi? - 36.45% e të anketuarve e konsiderojnë këtë si një problem.
- Dikush mund të vjedhë apo të dëmtojë makinën tuaj, biçikletën parkuar pranë zonës tuaj të
banimit? - 41% e të anketuarve e konsiderojnë si një problem.
- Mund të jeni viktimë e dhunës në zonën pranë banesës tuaj? – 37.5% e konsiderojnë si një
problem.
- A keni qenë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve tuaj në zonën tuaj të banimit? - Më shumë se
gjysma e të anketuarve 58.9% janë përgjigjur që janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të
tyre në zonat e tyre të banimit.
B. 1.5. Studimit “Partneritet në Kontekstin e Policimit në Komunitet”, ISPL, shtator 2013
Raporti paraqet gjetje interesante në lidhje me perceptimin e publikut mbi punën e policisë dhe
ndërveprimin midis tyre.
Nga numri total i të intervistuarve vetëm OJF-të duket se kanë kërkuar mbështetjen e policisë
gjatë aktiviteteve të tyre (60% e OJF-ve të intervistuara), ndërsa ky nuk është rasti me
komunitetin e biznesit (vetëm 5% mendojnë se do të përfitonin më shumë nga mbështetja e
policisë) dhe me pjesën tjetër të grupeve të përzgjedhura në kampion (vetëm 22% e të gjithë të
anketuarve).
51 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Kur u pyetën rreth një liste të çështjeve dhe problemeve të mundshme:
vjedhja u rendit e para, ndjekur nga ndotja akustike dhe ndotja e mjedisit në përgjithësi (68%),
kultivimi, shitja dhe konsumi i lëndëve narkotike (56%) dhe alkooli (47%), si dhe dëmet fizike
(43%), të evidentuara pranë vendit ku të anketuarit zhvillonin aktivitetin e tyre.
Qytetarët u shprehën se kanë informacion ku mund t’i adresojnë shqetësimet e tyre në lidhje me
çështjet e sipërpërmendura. Pothuaj të gjithë të anketuarit e konsiderojnë të sigurt zonën ku
jetojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Në përgjithësi, ka një ndjesi sigurie mes anëtarëve të komunitetit në Tiranë me një përqindje
përgjigjesh 38% (gjithmonë) dhe 41% (në përgjithësi). Kjo ishte e vlefshme edhe në rastet e
qëndrimit deri në orët e vona të natës, e cila gjithashtu mund të jetë rezultat i patrullimit të
policisë në qytet.
Shumica e të anketuarve theksuan se nuk kishin kontaktuar policinë për asistencë (rreth 75%),
edhe pse kishin njohuri se ku duhet të drejtoheshin në rast të një ngjarjeje të pakëndshme. Vetëm
rreth 20% e të dy grup-moshave (të rinjtë dhe pjesa tjetër e të intervistuarve) kanë kontaktuar me
policinë dhe arsyeja ka qenë kryesisht sepse kanë qenë dëshmitarë të rastësishëm në ngjarje. Një
përqindje e lartë e të anketuarve (75%) nuk kanë dhënë përgjigje kur janë pyetur nëse kanë
raportuar ndonjë ngjarje në polici, ndërkohë që vetëm 17% e të intervistuarve kishin bërë një
raportim.
Mungesa e besimit tek policia u deklarua nga një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve (rreth
11.6%), si arsyeja për mos-raportimin e një ngjarjeje. Interesant ishte fakti se, në këtë shifër,
grup-moshat e reja shfaqin përqindjen më të lartë me 14.5%, në krahasim me grup-moshat e tjera
të intervistuara me 9.4%. Me tej, 23% e të rinjve raportuan se arsyeja e mos raportimit ishte se
do ta zgjidhnin vetë problemin.
Shumica e të anketuarve (58%) theksuan se nuk e favorizojnë regjistrimin e tyre ose të një
anëtari të familjes në strukturat e policisë së shtetit. Sërish, të rinjtë, të cilët janë grup shumë i
rëndësishëm për partneritetin e policimit në komunitet, duket se janë veçanërisht të pa interesuar
të hyjnë në forcën e policisë (65% e të anketuarve), duke dëshmuar kështu mbi problematikën e
imazhit publik të policisë.
B.2. Siguria në trafik
52 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Edhe siguria në trafik është një nga çështjet që duhet të vazhdojë të merret në konsideratë nga
policia
B.2.1. Gjetje nga Studimi për Policinë Rrugore dhe Takimet e Fokus-Grupeve, IDRA 2014
62% e të gjithë të anketuarve e kanë vlerësuar pozitivisht (mirë ose shumë mirë) punën që po bën
Policia Rrugore në 6 muajt e fundit, ndërsa negativisht (keq ose shumë keq) e kanë vlerësuar
17% e tyre. Pjesa tjetër e tyre ka dhënë një vlerësim asnjanës.
Ka pritshmëri pozitive tek të anketuarit në lidhje me punën e Policisë Rrugore në vazhdimësi në
muajt në vijim. 64% mendojnë se do të përmirësohet puna e Policisë Rrugore në muajt e
ardhshëm, ndërkohe që vetëm 5% mendojnë se do të përkeqësohet.
Duke analizuar grupe të ndryshme të anketuarve, vërehet që edhe ata që kanë marrë gjobë në 6
muajt e fundit kanë dhënë vlerësime pozitive për punën e Policisë Rrugore, ndonëse më të ulëta
se të tjerët.
Të anketuarit janë pyetur për nivelin e kënaqësisë së tyre për disa karakteristika/dimensione në
lidhje me Policinë Rrugore. Ata kanë dhënë vlerësim pozitiv për karakteristikat në vijim, të
radhitur sipas dimensionit që ka marrë vlerësim më pozitiv:
për Shpërndarjen / vendosjen në terren 64% janë shprehur të kënaqur, ndërsa 16% të
pakënaqur,
për Paraqitjen 62% janë shprehur të kënaqur, ndërsa 18% të pakënaqur,
për Sjelljen 58% janë shprehur të kënaqur, ndërsa 22% të pakënaqur,
për Profesionalizmin 50% janë shprehur të kënaqur, ndërsa 24% të pakënaqur.
Në lidhje me përvojat e drejtuesve te mjeteve
61% e drejtuesve të mjeteve të anketuar ka rezultuar se janë ndaluar nga Policia Rrugore
në 6 muajt e fundit (për arsye të ndryshme si psh. kontrolle rutinë, shkelje, etj).
42% e të gjithë anketuarve janë shprehur se kanë marre ‘gjobe’ ne 6 muajt e fundit nga
Policia Rrugore.
54% e drejtuesve të mjeteve që kanë marrë gjobë në 6 muajt e fundit kanë vlerësuar
pozitivisht (mirë) punën që po bën Policia Rrugore, ndërsa 25% e tyre e kanë vlerësuar
negativisht (keq).
Ndërkohë që drejtuesit e mjeteve që nuk kanë marre gjobë në 6 muajt e fundit kanë dhënë
vlerësim pozitiv me të lartë, ku 72% e tyre kanë vlerësuar pozitivisht punën që po bën Policia
Rrugore në 6 muajt e fundit, dhe negativisht 10% e tyre.
53 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Rreth 6% kanë deklaruar se janë përfshirë në ndonjë aksident në 6 muajt e fundit (qoftë si
drejtues mjeti, qoftë si pasagjer).
Sjellja e drejtuesve te mjeteve në qarkullimin rrugor (vetë-vlerësim / perceptim)
Sjellja e drejtuesve të mjeteve në respektim të rregullave të qarkullimit vazhdon të jetë
problematike. të anketuarit janë pyetur për të vetë vlerësuar se sa shpesh ndodh që të
shkelin rregullat e qarkullimit dhe ata kanë dhënë opinionet/perceptimet e tyre se
rregullat e qarkullimit shkelen shpesh.
të folurit në celular në lëvizje apo tejkalim shpejtësie janë shkelje që janë vlerësuar se
ndodhin më shpesh. 82% e të anketuarve mendojnë se drejtuesit e mjeteve flasin shpesh
ne celular dhe 73% e tyre mendojnë se ndodh shpesh që shoferët të tejkalojnë shpejtësinë
e lejuar nga kodi rrugor.
Gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme sipas të anketuarve ndodhin edhe kalimi i
‘semaforit të kuq’ dhe/ose tabelës ‘Stop’ pa ndaluar ku 36% mendojnë se ndodh shpesh
apo drejtimi i mjetit nën influencën e alkoolit ku 35% mendojnë se ndodh shpesh.
86% e të anketuarve shprehen se ndodh shpesh që këmbësorët kalojnë rrugën për në
krahun tjetër jashtë vijave të bardha të posaçme apo ecin në rrugë jashtë trotuarit.
Gjithashtu, sipas 70% të anketuarve ndodh shpesh që drejtuesit e mjeteve ‘parkojnë’ në
vende ku nuk lejohet sipas kodit rrugor.
Edhe drejtuesit e mjeteve të anketuar të cilët janë ndaluar nga policia rrugore ne 6 muajt e fundit
janë shprehur të kënaqur në masën 58% nga ndërveprimi i fundit me punonjësin e Policisë
Rrugore dhe 28% e tyre kanë ngelur të pakënaqur.
Ndonëse Policia Rrugore është vlerësuar pozitivisht në ketë anketë, imazhi i saj akoma vuan nga
perceptimi i drejtuesve të mjeteve se trajtimi i tyre nga Policia Rrugore nuk është i njëjtë (nuk
është i barabartë) për të gjithë. Kjo është shprehur nga 61% e të anketuarve.
B.2.2. IDRA Fokus Grupe Mars 2013
Çështje të sigurisë rrugore janë trajtuar edhe në bisedat gjatë Fokus Grupeve të realizuara nga
IDRA gjatë muajit Mars 2014.
.
Në diskutimet direkte gjatë Fokus Grupeve pjesëmarrësit shprehen të shqetësuar për gjendjen e
trafikut në vend. Ata e cilësojnë situatën jo të mirë dhe si një kërcënim për jetët e tyre. Arsyet të
cilat ata tregojnë për këtë situatë të rënduar të sigurisë rrugore janë:
mungesa e infrastrukturës së duhur,
sjellja jo e duhur nga drejtuesit e mjeteve,
54 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
si dhe mungesa e kujdesit të duhur nga punonjësit e policisë kanë sjellë një situatë kërcënuese
të trafikut në Shqipëri.
Shqetësimi i tyre lidhet kryesisht me një ndjesi të rritjes së aksidenteve rrugore në Shqipëri.
Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve besojnë se situata duhet të përmirësohet
jo vetëm përmes rritjes së numrit të gjobave dhe ndëshkimeve, por edhe duke ndërgjegjësuar
edhe edukuar drejtuesit e mjeteve mbi nevojën e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
B.2.3. Studimi mbi matjen e sigurisë në komunitet, ICLA & CBTD, Nëntor 2013
Çështjet e sigurisë rrugore janë trajtuar edhe në Studimin mbi Matjen e Sigurisë në Komunitet,
ICLA, Nëntor 20134) si një çështje që vlerësohet nga të intervistuarit në lidhje me sigurinë
rrugore është: Thyerja e rregullave të trafikut të tilla si mosrespektimi i dritave të trafikut,
mosrespektimi i kalimtarëve, parkim i gabuar, etj.
Mesatarisht 82.1% e të gjithë të anketuarve i konsiderojnë këto si probleme për komunitetin e
tyre. Është e rëndësishme të theksohet në këtë rast përqindja e lartë e shqetësimit për këto çështje
në zona specifike si Lezha ku 100% e të anketuarve i konsiderojnë këto probleme si serioze,
ndjekur nga Vlora me 98.5% të popullsisë në zonën 1 dhe Elbasan 97.5% në zonën 1.
B.3 Viktimat e krimit
Në lidhje me viktimat e krimit ky vlerësim merr në referencë të dhëna nga disa burime. Raportet
e realizuar nga ICLA, 2013 dhe IDRA, 2013 anketimi me telefonuesit në numrin e policisë 129
4 Gjetje nga Studimi mbi Matjen e Sigurisë në Komunitet, ICLA, Nëntor 2013
-“Unë realisht po shikoj një ndryshimi për mirë. Unë kam pasur eksperienca të mira me
policinë......, para 7-8 muajsh nuk isha shumë e kënaqur sepse shikoja një parazitizëm dhe te
policët nuk e gjeja shërbimin. Si qytetar ajo që has më shumë është qarkullimi rrugor dhe aty
duket a kemi rend të mirë policor apo jo. Ishte rrëmujë. Trafik total, kishe frikë të kaloje
semaforin me dritë jeshile. Më parë kur vija vonë ne shtëpi më merrnin prindërit, tani nuk e
bëj më.” (Popullatë e përgjithshme)
- “[Ka më shumë aksidente?] Me ato ç’po shohim, janë më shumë. Sipas lajmeve që
dëgjojmë. Tani mund të ketë dhe shofera që pijnë” (Popullata Rurale, Tiranë)
55 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
IDRA, mars 2014 dhe anketimi i bërë me denoncues dhe raportues krimesh në polici (viktimat e
krimit), IDRA mars 2014.
B.3.1. Anketa mbi vlerësimin e policisë nga ata që kanë komunikuar me policinë në numrin
129, IDRA 2014
Vlerësimi për komunikimin me punonjësit e policisë
Gjatë studimit është vënë re se gatishmëria e punonjësve të sallave operative është e lartë. Duhet
theksuar se shumica e telefonatave (85% të rasteve) drejt numrit 129 janë arritur në përpjekjen e
parë të telefonuesit dhe çështjet e tyre janë zgjidhur nga vetë operatorët (92% të rasteve) pa qenë
nevoja për të transferuar telefonatën apo kontaktuar në një moment të dytë.
Të anketuarit u pyetën rreth arsyes për të cilën ata/ato kanë kontaktuar numrin e 129 dhe nga të
dhënat mund të vihet re se afërsisht 1 në 4 telefonata (19%) kanë pasur të bëjnë me konflikte të
llojit të ndryshëm (konflikte personale, konflikte të personave të 3-të, konflikt për prona/subjekte
private etj). Afërsisht 10% të telefonatave për raportime rastesh të prishjes së qetësisë dhe rendit
publik, 10% për konflikte në familje, dhe 10% për vjedhje të ndryshme ndër të tjerash.
Kur janë pyetur për nivelin e kënaqësisë me komunikimin e punonjësit të sallës operative, mund
të vihet re se shumica e të intervistuarve (84%) kanë mbetur të kënaqur (tërësisht të kënaqur dhe
të kënaqur deri diku) nga mënyra e komunikimit të punonjësve të policisë. Vihet re se kënaqësia
me komunikimin e punonjësit është relativisht pak më e lartë në rajonet e policisë se Shqipërisë
së Mesme dhe Jugore në krahasim me ato të Shqipërisë Veriore.
Në lidhje me pritshmërinë e të anketuarve për nivelin e komunikimit të punonjësit të policisë,
Në më shumë se gjysmën e rasteve (56%) telefonata ka rezultuar në nivel të njëjtë
pritshmërie dhe
28% të rasteve komunikimi ka rezultuar më mirë se të intervistuarit e prisnin.
13% prej tyre kanë shprehur se komunikimi ka qenë më keq se ata e prisnin.
Të anketuarit janë pyetur në lidhje me vazhdimësinë e çështjes së tyre. Nga të dhënat vihet re se
në 39% të rasteve çështja është zgjidhur me anë të telefonit dhe në gjysmat e rasteve (50%)
telefonuesi ka informacion rreth çështjes, (28% e tyre ka informacion të plotë dhe 22% e tyre ka
informacion të pjesshëm).
Për sa i përket kënaqësisë me trajtimin që i ka bërë policia çështjes në tërësi, vihet re se 2 në 3
telefonues (67%) kanë mbetur të kënaqur (tërësisht të kënaqur dhe të kënaqur deri diku),
56 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
ndërkohë që 26% e tyre kanë mbetur të pakënaqur (të pakënaqur deri diku dhe tërësisht të
pakënaqur) me trajtimin e çështjes që ka bërë policia në tërësi.
B.3.2. Anketa mbi viktimat e krimit, IDRA 2014
Personat që janë anketuar në këtë studim kanë denoncuar rastet e tyre në 8 komisariate, nga të
cilat 3 komisariate në Tiranë dhe 5 të tjera në rrethe jashtë Tiranës. Vetëm 170 personat (95%) që
kanë kontaktuar personalisht policinë janë pyetur më tej rreth marrëdhënies së krijuar me
policinë. 51% kanë shkuar në komisariat, 42% kanë telefonuar 129.
Pyetjes: Sa të kënaqur janë ata me hapat që ndoqi policia për zgjidhjen e çështjes së tyre?
70% prej tyre shprehen të kënaqur dhe disi të kënaqur ndërsa 19 prej tyre janë pak ose aspak të
kënaqur.
76% e viktimave janë disi dhe shumë të kënaqur me mënyrën se si janë sjellë policët
ndërsa
11.2% shprehen pak ose aspak të kënaqur.
62% prej tyre janë të kënaqur në tërësi nga shërbimi i ofruar nga policia ndërsa
25% janë pak ose aspak të kënaqur me shërbimin e ofruar prej tyre.
92% shprehen se janë trajtuar nga policia miqësisht dhe me edukatë.
97% shprehen se u dëgjuan me vëmendje dhe
75% pohojnë se policia e mori çështjen e tyre shumë seriozisht.
B.4 Viktimat e dhunës
B.4.1. Studimi mbi dhunën në familje dhe policinë e shtetit shqiptar, DATA CENTRUM, Tetor
2012
Anketimi u realizua me përfaqësues të komunitetit urban dhe rural të cilëve iu kërkua të shprehin
mendimet e tyre për rolin e policisë në çështjet e dhunës në familje. Çështjet kryesore që ky
studim analizon në lidhje me rendin dhe sigurinë janë:.
Perceptimi i komunitetit mbi rolin e policisë në rastet e dhunës në familje
Shumica e të anketuarve e perceptojnë policinë si autoritet që reagon menjëherë dhe paraqitet në
vendin e ngjarjes së dhunës në familje, arreston dhe merr në pyetje dhunuesin. Pothuajse gjysma
e të anketuarve e shohin policinë në raste të tilla në një rol hetues dhe pyetës.
57 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Komuniteti e sheh policinë si një autoritet që ka më pak rol në dhënien e informacionit mbi
aspektet ligjore/këshilla ligjore, në përgatitjen e një kërkesë-padie që viktima mund të paraqesë
në gjykatë/prokurori apo në paraqitjen së bashku me një staf të specializuar në vendngjarje.
Më tej, diskutimet e thelluara me anëtarë të komunitetit urban dhe rural nxorën në pah se ata
presin nga policia që ta burgosë dhunuesin, si dhe që punonjësit e policisë të jenë të shoqëruar
me një psikolog kur shkojnë në banesën e të dhunuarës/it dhe/ose kur marrin në pyetje viktimën.
Të tjerë presin që policia të ndërmjetësojë dhe të zgjidhë konfliktin familjar pa proceduar me
masat ligjore të parashikuara.
Gjatë intervistave të thelluara me viktimat, shprehën pritshmërinë e tyre më të lartë ndaj policisë,
pritshmëri që tejkalojnë rolin dhe përgjegjësitë e policisë, si p.sh.: strehim të menjëhershëm në
rastet e situatave kritike, ushqime, strehim dhe punësim.
“Zakonisht është inspektori i zonës ai që vjen aty ku ndodh ngjarja, merr të dhëna për atë që
ka ndodhur dhe e ndjek më tej çështjen. Policia mbështet viktimën edhe për të bërë kërkesën
për urdhrin e mbrojtjes. Ata bashkëpunojnë ngushtësisht me prokurorinë dhe gjykatën.”
(Femër, 35-55 vjeçe, Korça urbane)
“Kur u referohet një rast dhune, ata shkojnë menjëherë në vendngjarje, këshillojnë palët
sipas gjendjes, sa e rëndë është dhe, sigurisht, policia merr masat përkatëse..” (Mashkull, 35-
55 vjeç, Vlora urbane)
“Policët i përgjigjen dhunës në familje me dhunë. Ata e marrin me forcë dhunuesin për në
komisariat... dhuna me dhunë..” (Mashkull, 19-24 vjeç, Korça urbane)
“Policët duhet të mbrojnë viktimën, të arrestojnë dhunuesin dhe të mos e lejojnë atë që
abuzojë sërish; ata s’duhet ta nënvlerësojnë rastin dhe thjesht të rrinë e pajtojnë çiftin.”
(Femër, 25-35 vjeçe, Tirana urbane)
58 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Këndvështrimi i viktimave të dhunës në familje
Gjatë këtij studimi, në të dyja fazat sasiore dhe cilësore u intervistuan 733 individë. Prej tyre 23
individë kanë bënë viktima të dhunës në familje që e kishin raportuar / denoncuar rastin në
polici. Përzgjedhja ishte rastësore dhe me miratimin e vetë viktimave.
Në fazën sasiore, të gjithë të anketuarit janë pyetur për përvojën e tyre personale me dhunën në
familje; dhe ata që kanë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në familje, janë pyetur më tej nëse e
kanë raportuar këtë incident, ku etj. Këta individë, viktima të dhunës në familje janë midis
moshës 14 e 55 vjeç, dhe 18 nga 23 janë femra. Pjesa më e madhe e tyre kanë përjetuar dhunë të
vazhdueshme për vite dhe në të njëjtën kohë, dhunë të formave të ndryshme. Nga këto 23
viktima: 21 prej tyre deklarojnë se kanë pësuar dhunë fizike, 2 dhunë seksuale, 18 abuzim
emocional dhe 21 abuzim psikologjik.
Në lidhje me marrëdhënien me PSH të anketuarit raportojnë:
Në gjysmën e këtyre rasteve viktimat e kanë raportuar vetë incidentin në polici, kurse në
rastet e tjera ka qenë dikush nga miqtë ose të afërmit (farefisi).
Në gjysmën e rasteve viktimat e kanë raportuar incidentin përmes numrit falas të policisë
(129) dhe brenda së njëjtës ditë kur ka ndodhur incidenti.
Katër nga këto viktima janë paraqitur në gjykatë, tre prej tyre kanë marrë urdhër mbrojtjeje.
Më tej, gjashtë prej tyre kanë marrë mbështetje nga OJF-të (2 prej tyre në strehëza).
Në gjysmën e rasteve këto viktima kanë marrë mbështetje ligjore, sociale dhe psiko-
emocionale dhe në dy raste kanë marrë shërbime mjekësore.
Pjesa më e madhe e këtyre viktimave janë të kënaqura me përgjigjen e shpejtë të policisë për
trajtimin e rastit.
Disa prej tyre janë të kënaqura me sjelljen dhe komunikimin e punonjësve të policisë, të
tjerat jo.
“Punonjësit e policisë ishin shumë të sjellshëm dhe profesionalë. Ata më pritën
ngrohtë dhe më bënë të ndihesha rehat, por pastaj filluan të plotësonin gjithë ato letra;
mua s’më duhen letrat... mua më duhet një vend ku të fus kokën, të kem një punë, të
ndihem e sigurtë, e mbrojtur... Unë kam nevojë për mbështetjen e shtetit, të policisë...”
(Viktimë, femër, Durrës)
“Mua më ndihmoi kjo shoqata sociale, por unë pres nga shteti, pres më
shumë:pres shtëpi, që burri t’më paguajë detyrimin ushqimor për fëmijët etj.” (Viktimë,
femër, Shkodër)
“Policia erdhi shumë shpejt. Ata bëjnë ç’të munden... por ata s’kanë sesi të gjejnë një
vend pune për mua, aq më tepër që gjithë ky popull është pa punë” (Viktimë, femër, Vlorë)
59 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Ka disa arsye që shpjegojnë pakënaqësinë e tyre: policia ka arrestuar dhe lënë “lehtësisht” të
lirë dhunuesin; punonjësit e policisë nuk u kanë dhënë informacione mbi shërbimet e
mundshme ose të drejtat që ka viktima.
Më tej, viktimat shprehen se ato janë mbështetur me shërbime kryesisht nga OJF-të më
shumë sesa nga policia.
Studimi analizon që nga viktimat është e dukshme se pakënaqësia e tyre vjen gjithashtu edhe si
rezultat i pritshmërive të larta që kanë ndaj shërbimeve që policia duhet të ofrojë, të cilat shkojnë
edhe përtej përgjegjësive ligjore të këtij autoriteti, si p.sh.: ofrimi i strehimit, ndërmjetësim për
punësim etj.
B.4.2 Studimi për Viktimat e Krimit të Dhunës në Familje dhe Sulmeve Seksuale,
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Shtator 2013
Çështjet kryesore që analizon ky studim në lidhje me viktimat e dhunës në familje janë:
Ku të drejtohet për ndihmë viktima e dhunës në familje?
Në shumicën e rasteve kur fenomeni i dhunës në familje është raportuar në institucion, Polici ka
qenë i pari, i cili është bërë prezent në vendin e ngjarjes gjithashtu nëpërmjet të cilit është bërë
edhe denoncimi.
Anketa ka dhënë një sërë gjetjesh lidhur me këtë çështje. 72,7% e të anketuarve shprehen se do
t'i ishin drejtuar ligjit, dhe organeve ligjore, nëse do të ndiheshin të kërcënuar nga akte dhunë ose
do t'i kishin pësuar ato.
Policia gëzon besimin pothuajse më të madh se të gjithë operatorët e tjerë te të anketuarit.
30,3% theksojnë se kanë konstatuar policinë që ka ndërhyrë kur është raportuar rasti i
dhunës. Shumë larg nga kjo shifër është numri i të anketuarve që mendojnë se viktimës i
është dhënë ndihmë nga pushteti lokal. Vetëm 2,4% e tyre mendojnë në këtë mënyrë.
Numri i të anketuarve që nuk kanë besim të policia në këto raste është gjithsesi i vogël,
rreth 8,4% e tyre.
Opinioni i të anketuarve është që institucioni më i rëndësishëm në lidhje me dhunën në familje
është:
Policia (38.2% e të anketuarve);
OFJ-të që ofrojnë shërbime për dhunën (23.2% e të anketuarve)
dhe më pas vjen Gjykata (18% e të anketuarve)
60 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
kurse 15.4% mendojnë se janë qendrat e kujdesit shëndetësor.
Vetëm 1.1% e të intervistuarve mendojnë se pushteti lokal është institucion i rëndësishëm
në këtë aspekt edhe pse ligji “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” i jep këtij
të fundit rolin më të madh e më të rëndësishëm në procesin e raportimit dhe mbështetjes
së një rasti të dhunës në familje.
B.4.3. Studimi mbi matjen e sigurisë në komunitet, ICLA 2013
Ky studim kishte grupin e dytë të pyetjeve të përqendruar në pyetjet nëse gjatë 12 muajve të
fundit të anketuarit kishin qenë personalisht viktimë e krimit dhe dhunës fizike duke iu përgjigjur
pyetjeve që adresonin nëse ata kishin qenë:
Viktimë e dhunës fizike
Viktima e vjedhjes
Viktimë e cënimit të pronës
Viktimë e veprimeve të tjera kriminale
Është e rëndësishme të theksohet se gjatë 12 muajve të fundit, 72 të anketuar u përgjigjën të kenë
qenë viktima të dhunës fizike ose 3.6% e popullsisë së përgjithshme me normat më të larta në
zonën 1 Durrës, Elbasan zona 2, Tirana të dy zonat.
322 të anketuar raportuan se kanë qenë viktimë e vjedhjes / grabitjes (16.1%) nga të cilët 33.2%
e këtyre rasteve ndodhën pranë ose brenda banesës së tyre.
212 të anketuar kanë raportuar që kanë viktima të cënimit të pronës (10.6%) me 55.7% të rasteve
të raportuara të ndodhura në shtëpitë e tyre dhe 15.6% në makinat e tyre apo motorët.
102 anketuar kanë raportuar të ketë qenë viktimë e veprave të tjera kriminale ose 4.4% të totalit
të të anketuarve.
Raportimi tek policia lidhur me krimet dhe dhunimet
87 persona janë përgjigjur se kanë raportuar aktet kriminale në polici, nga të cilët 70 persona
kanë raportuar çdo vepër penale që ata kanë qenë viktima, ndërsa 17 persona kanë raportuar
vetëm një apo disa nga rastet.
Kur kanë raportuar në polici, 58 nga të anketuarit konfirmojnë se policia ka kërkuar një deklaratë
apo një raport me shkrim për të gjitha rastet të cilat ato kanë raportuar; 18 u përgjigjën se policia
ka kërkuar një deklaratë apo një raport me shkrim për një ose disa nga çështjet që ata kanë
raportuar ndërsa 11 konfirmojnë se policia nuk ka kërkuar ndonjë deklaratë ose raport me shkrim
(8 raste kanë qenë në Lezhë).
61 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
C. SISTEMI ORGANIZATIV DHE PERFORMANCA Ka shumë studime të cilat sjellin në vëmendje lidhjen midis strukturës organizative dhe
performances. Në këtë kapitull ne kemi sjellë mendimet e qytetarëve dhe institucioneve të
ndryshme në lidhje çfarë ata mendojnë se duhet përmirësuar në sistemin organizativ dhe kjo e
lidhur me performancën e policisë. Disa herë këto mendime janë mbështetur dhe me opinionet e
marra nga vetë punonjësit e policisë në terren të mbledhura nga “Studimi mbi kënaqësinë e
punonjësve të policisë në lidhje me kushtet e punës “ - kryer nga ICLA dhe QBTL dhe
mbështetur nga SACP, dhjetor 2013. Sistemi organizativ dhe performanca janë faktorë të
rëndësishëm jo vetëm për jetën profesionale të vetë punonjësve të policisë (përfshirë lehtësirat në
zbatimin e punës së tyre të përditshme si dhe moralin dhe motivimin e punonjësve), por kanë një
ndikim shumë real tek perceptimi i qytetarëve dhe anëtarëve të komunitetit në lidhje me punën
që kryen dhe shërbimet që ofron policia
Ky kapitull sjell gjetje në lidhje me
C.1. sistemin organizativ të lidhura si me infrastrukturën ashtu dhe me kushtet e punës:
Ambientet dhe infrastrukturën
Pajisjet
Trajtimin financiar
Zbatimin e ligjit
Organizimi dhe Struktura e punonjësve
C.2. Dhe gjetje në lidhje me performancën të lidhura me:
Profesionalizmin
Shërbimin cilësor dhe të shpejtë
Arsimin dhe kualifikimet
Rezultatet konkrete në punë
Kultura e Punës, një qasje e re ndaj policimit në komunitet dhe partneriteti me
institucionet publike dhe jo-publike
Nga takimet e drejtpërdrejta me Institucione publike dhe jo publike (ICLA, Mars 2014)
rekomandohen disa prioritete që ka policia në lidhje me përmirësimin e sistemit organizativ dhe
performancën.
62 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Institucionet publike mendojnë se çështjet më emergjente të cilat duhen ndryshuar në mënyrë
që të përmirësohet puna e Policisë së Shtetit janë:
1- Profesionalizmi (12.5%)
2- Kultura, proaktiviteti, efiçenca në punë (12.5%)
3- Kushtet e Punës së policëve në terren (10%)
4- Arsimimi dhe trajnimi (6%)
5 -Bashkëpunimi institucional dhe transparenca (6%)
’’Të jenë të arsimuar në profilin e vet. Paraqitja fizike e tij (policit) është e rëndësishme.
Komunikimi i kulturuar.’’(Institucion lokal, Korcë)
-’’Duhet ndryshuar koncepti që kanë disa për policinë. Policia duhet të ketë mbështetjen e
komunitetit dhe grupeve të tjera të interesit. Duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë me
prokurorinë dhe gjykatën dhe jo ti hedhin fajin njëri-tjetrit.’’ (Institucion publik, Peshkopi)
Institucionet jo publike kanë identifikuar të njëjtat fusha problematike që kanë nevojë për
ndërhyrje urgjente në mënyrë që të përmirësohet me tej puna e Policisë së Shtetit.
1- Profesionalizmi (14%)
2- Bashkëpunimi ndër-institucional dhe transparenca (14%)
3- Kushtet e punës/mirëpajisja (7%)
4- Policimi në komunitet dhe prezenca e më shumë policëve pranë komunitetit (7%)
Perceptimet e përfaqësuesve të medias ne lidhje me strukturën organizative të PSH-së kanë një
trend pozitiv. 43% e gazetarëve e vlerësojnë të përmirësuar rolin dhe performancën e policisë në
katër muajt e fundit.
‘Është pozitiv kod etik. Ministri i Brendshëm ka filluar gjithashtu të nxjerre urdhra të brendshme
për etiken. Psh. policët nuk duhet të mbajnë syze, bizhuteri prej floriri, tatuazhe. Është nxjerr një
urdhër i cili i pengon këto sjellje.’ S.B.
Gjithsesi pyetjes: “ Nëse imagjinoni një Polici të Shtetit që kryen shërbimet e saj në cilësinë më
të mirë, cilat do të ishin karakteristikat kryesore që do ta përkufizonin këtë cilësi?” -
Përfaqësuesit e medias i përgjigjen:
Sjellja e mirë;
komunikimi qytetar;
zbardhja e ngjarjeve në kohë;
parandalimi i krimeve;
63 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
kthimi i besimit tek qytetarët
“Karakteristikat e nevojshme për një punonjës policie shembull do të ishin: E para, ta kryejë
detyrën me profesionalizëm dhe pa u ndikuar nga askush. E dyta, të jetë i aftë për detyrën që i
takon.” D.X
Ndërtimi i marrëdhënieve me qytetarët, grupet e interesit dhe median bazuar në
transparencë informacioni dhe komunikim të mirë – Sipas (30%) të gazetarëve policia duhet
të japë më shumë informacion, të jetë më transparente në marrëdhëniet që krijon, të jetë më e
hapur, kontaktet me komunitetin t’i ketë më të shpeshta, të bashkëpunojë me qytetarët dhe duhet
të ketë persona më të përgatitur dhe të posaçëm për të komunikuar me median dhe qytetarët.
(10%) e të intervistuarve shprehen se punonjësit e policisë duhet të kenë aftësi shumë të mira
komunikuese më qytetarët.
Nga të anketuarit (IDRA, Mars 2014 me personat që morën 129 si shërbim policor) të pyetur se
çfarë do të sugjeronin në mënyrë që Policia e Shtetit të përmirësojë punën e saj, të anketuarit
përmendin
kualifikimi/profesionalizmi i punonjësve të policisë (28%) dhe
rritja e gatishmërisë apo prezencës së uniformave blu në komunitet (23%).
trajtimi i barabartë/zbatimi i ligjit (15%),
vazhdimi i punës me ritmin e nisur (13%),
lufta ndaj kriminalitetit (11%) dhe
ruajtja e qetësisë/sigurisë publike (4%).
C.1. Sistemi organizativ
C.1.1. Ndërtesat dhe ambientet e policisë
Në studimin e IDRA, Mars 2013 (mbi punën e Policisë Kufitare) të pyetur rreth vlerësimit të tyre
për ambientet/infrastrukturën e Policisë Kufitare në një shkallë nga 1 në 10, ku 1 do të thotë
“ambiente shumë të këqija” dhe 10 do të thotë “ambiente shumë të mira”, vihet re se vlerësimi
është përgjithësisht pozitiv. Vlerësim të mirë në këtë aspekt ka pasur për pikën kufitare të
Muriqanit, Portit Detar Durrës dhe Aeroporit Rinas. Ndërkohë vlerësim më pak pozitiv ne lidhje
me infrastrukturën ka pasur për pikën kufitare të Kakavijës dhe Qafë Thanës.
Megjithatë studime të tjera kanë nxjerrë në pah një tablo të përzierë për sa i përket gjendjes së
përgjithshme të godinave të PSH-së. Megjithëse mbi 50% e ambienteve të vizituara ishin në
64 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
gjendje të pranueshme apo më mirë, 46% u vlerësuan si në gjendje të dobët apo shumë të dobët.
Raporti për Kushtet e Punës të Punonjësve të Policisë në terren, ICITAP, Shkurt 2014
C.1.2. Pajisjet dhe mjetet e punës
Gjendja e automjeteve të policisë
Disa nga Institucionet publike janë shprehur se policia duhet të përmirësojë gjendjen e
automjeteve. Po këtë e gjejmë dhe në shprehjet e përfaqësuesve të ndryshëm të shoqërisë civile
dhe në vlerësimet që kanë kryer disa nga Institucionet ndërkombëtare. P.sh. 70% të njësive
policore të vizituara, automjetet e patrullës (veturat) ishin në gjendje të dobët apo shumë të
dobët; dhe në 82% të rasteve furgonat, fuoristradat dhe automjetet e tjera për transportin e
personelit ishin në gjendje të dobët apo shumë të dobët. Raporti për Kushtet e Punës të
Punonjësve të Policisë në terren, ICITAP, Shkurt 2014
Ne kemi vënë re se disa herë viktimat e dhunës gra ose fëmijë, merren ne automjete me kushte të
tilla sikur janë kriminelë - përfaqësues Ministri Linje, - ICLA studimi me Institucione publike
Mars 2014
Gjetjet në lidhje me teknologjinë e informacionit dhe komunikimin
Institucionet publike shprehen se qeveria shqiptare duhet të sigurojë kushte më të mira të punës
dhe pajisje, këtë e pohojnë dhe përfaqësues të institucioneve jo publike.
-’’Fushë për përmirësim është ajo e mbështetjes me …. mjete lëvizëse,…...’’ (Institucion publik,
Gjirokastër) - ICLA studimi me Institucione publike dhe jo publike Mars 2014
“Nuk mund të ketë polici pa mbështetje teknologjike si për të kryer punën ashtu dhe për të marrë
informacion të saktë”. (Institucion jo publik, Tiranë) - ICLA studimi me Institucione publike
dhe jopublike Mars 2014
Dhe studimi i fundit i ICITAP nxjerr se përdorimi i teknologjisë nga PSH-ja në përgjithësi është
poshtë standardit të pranueshëm. Shumica e komisariateve/stacioneve të vizituara nuk kishin
pajisje teknologjike të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat në rritje të dokumentacionit të një
komisariati apo stacioni policor.
Mungesa e teknologjisë si mjet informacioni dhe shërbimi mund të ketë ndikim negativ në
motivimin e personelit dhe efikasitetin e organizatës.
65 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Gjithashtu edhe mediat shprehen se puna e policisë ka nevojë edhe për një logjistikë më të mirë.
10% e gazetarëve përmendin logjistikën si një fushë që duhet përmirësuar me qëllim
parandalimin e krimit dhe zbulimin e ngjarjeve.
“Në rastin kur policia e krimit financiar dhe bllokon një aktivitet që kryen një aktivitet që mund
të jetë i paligjshëm, dhe sidomos në rastet e pastrimit të parave, unë nuk kam parë asnjëherë
punonjës policie që kur shkojnë aty të kenë me vete ndonjë laptop/pajisje elektronike ku të
transferojnë të dhënat financiare. Këto të dhëna mund të zhduken/fshihen apo humbasin deri sa
të vendoset sekuestrimi”. A.H. - ICLA studimi me mediat Mars 2014
Uniformat policore
Uniforma e re e PSH-së shihet si e një standardi të mirë, por punonjësit e patrullës (jo ata të
policisë së qarkullimit rrugor) nuk janë pajisur me xhaketa apo xhupa që të jenë vërtetë rezistentë
ndaj ujit. Në rreth 34% të rasteve uniformat për mot të ftohtë/të lagur ishin në gjendje të dobët
ose shumë të dobët, dhe kjo ndikon në efikasitetin operacional të PSH-së. Raporti për Kushtet e
Punës të Punonjësve të Policisë në terren, ICITAP, Shkurt 2014.
C.1.3. Trajtimi ekonomik dhe financiar
Çështjet e trajtimit më të mirë ekonomik dhe financiar dalin nga disa studime. Psh në takimet e
ICLAs me institucionet publike dhe jo publike (Mars 2014, Institucionet publike shprehen se
qeveria shqiptare duhet të sigurojë kushte më të mira të punës (rritje të pagave të policëve).
-’’Një rrogë më e mirë do të ishte një stimul i madh. (Institucion qëndror, Tiranë)
-’’Fushë për përmirësim është ajo e mbështetjes me paga, ….ligje për mbrojtjen e policisë dhe
familjet e tyre.’’ (Institucion publik, Gjirokastër)
Dhe Institucionet jo publike janë shprehur se qeveria shqiptare duhet të garantojë më shumë
mbështetje institucionale dhe financiare dhe zhvillim teknologjik.
-’’Të ketë motivim dhe mbështetje financiare, mbrojtje ligjore për policinë (siç kemi parë jashtë
shtetit).’’(Institucion jo publik, Peshkopi)
Dhe në Gjetje nga Studimi mbi Kënaqësinë në Punë të Punonjësve të Policisë, ICLA 2013 del se
trajtimi ekonomik dhe financiar është një faktor i rëndësishëm i lidhur me kënaqësinë në punë.
Të dhënat nxjerrin aspekte të rëndësishme të cilat punonjësit e policisë mendojnë se duhet të
66 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
ndryshohen nga paketa e punës si niveli i pagës. Një numër i madh i punonjësve shprehen se janë
të pakënaqur me pagën e tyre e cila nuk i lejon për të përmbushur nevojat e familjes.
Pjesëmarrësit në fokus grupe (IDRA 2014) vlerësojnë se inicitiavën më të fundit e policisë për
rritjen e rrogave të punonjësve. Sipas tyre, rrogat e ulëta të Policisë së Shtetit janë një nga arsyet
kryesore për korrupsionin në këtë institucion. Si rrjedhojë, pjesëmarrësit besojnë së rritja e
pagave për punonjësit e policisë, është një instrument i mirë për të luftuar korrupsionin, si dhe
për të rritur performancën në terren.
C.1.4. Zbatimi i ligjit
Studimi i ICLAs (Intervistat me institucionet publike dhe jo publike, mars 2014) sjell disa
nga gjetjet e mëposhtme të lidhura me perceptimet mbi zbatimin e ligjit në Polici, procesin e
depolitizimit dhe korrupsionin.
21.4%) e institucioneve jo publike kanë parë si nevojë për përmirësim depolitizimin e Policisë
së Shtetit, përfshirë zbatimin e drejtë të ligjit, barazinë përpara ligjit dhe zhdukjen e korrupsionit.
-’’Kërkojmë korrektesë në zbatim ligji; respekt dhe mirësjellje me qytetarët; trajtim të barabartë
para ligjit; jo korrupsion. (Shoqëri civile, Tiranë)
-’’Policia nuk duhet të ndikohet politikisht në vendimet që ajo mer. Vendimet duhet të jenë të
drejta dhe policia duhet të ushtrojë veprimtarinë e saj në mënyrë të barabartë për cdo individ.’’
(Shoqëri civile, Durrës)
-’’Detyra e qeverisë në mënyrë që Policia e Shtetit të kryejë një punë efiçente është që të zbatojë
masa të forta ndëshkuese mbi ata punonjës të cilët shkelin detyrën e tyre. (Institucion jo publik,
Durrës)
4%) e institucioneve publike kanë ngritur problemin e zëvendësimit të individëve profesionistë
dhe me përvojë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, me individë të rinj nga rekrutimet partiake
që realizohen në mënyrë të vazhdueshme
(30%) e institucioneve publike shprehen se Drejtësia në formën e pavarësisë politike dhe
veçanërisht në procesin e rekrutimit mbetet një nga fushat më të rëndësishme për tu përmirësuar.
-’’Të mos rekrutojnë efektivë me figurë të dobët morale. Të zhduket rekrutimi partiak.
(Institucion publik, Peshkopi)
67 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
-’’Detyrat që u caktohen policëve të kenë lidhje me punën e tzre dhe jo të dalin nga kornizat e
caktuara.’’ (Institucion publik, Tiranë)
Dhe nga takimet me mediat (ICLA Mars 2014) del se rreth (60%) e gazetarëve shprehin si një
perceptim të tyre se politika ndërhyn në punën e PSH dhe se policia duhet të jetë më e pavarur
në punën e saj. Ata kërkojnë që policia të jetë sa më larg nga ndikimi i politikës duke u shprehur
se PSH duhet të luftojë krimin, të zotërojë dhe përpunojë informacionin kriminal, të zbardhë
ngjarjet dukë qenë përherë në gatishmëri dhe duke ofruar shërbime sipas standarteve dhe me
korrektësi.
Gjithashtu (9%) e gazetarëve kërkojnë që policia të mos veprojë bazuar në lidhje miqësore. Nuk
duhet të kemi më frikë nga policia. Ajo duhet të jetë e paanshme, duhet të edukojë qytetarin dhe
nuk duhet të japë ndëshkime selektive dhe sporadike. “Policia duhet të jetë një shembull për
qytetarët”.
Po kështu (15%) e gazetarëve shprehen që ka ndikime politike dhe në mënyrën sesi policia i
trajton ato media. Duhet marrëdhënia me median të lihet jashtë politikës, edhe pse politika
editoriale e një gazete apo televizioni është në kundërshtim me politikat e qeverisë. Policia duhet
të këtë me median transparencë dhe jo preferenca politike.
Mungesa e ligjeve për të miturit të cilët janë të përfshirë në aktivitete kriminale shihet si një
shqetësim i madh nga disa prej pjesëmarrësve në diskutime. (IDRA Fokus Grupe Mars 2014)
Ata besojnë se policia mund të bëjë shumë pak për të penalizuar dhe ndëshkuar këtë grup, i cili
sjell shpesh probleme në shkolla.
- “Nëse ndodh diçka dhe unë thërras një polic ai thotë: Nuk ka ligj se është për klasën e nënte,
nuk ka ligj për klasën e nënte. Nuk e përjashton dot nxënësin për gabimin qe bën - (Mësues,
Prindër)
Nga Fokus Grupe (IDRA, mars 2014) del se perceptimi i përgjithshëm mes pjesëmarrësve
është që oficerët e policisë nuk e zbatojnë ligjin njësoj për të gjithë. Sipas tyre, oficerët e policisë
kanë tendencën të penalizojnë qytetarët e thjeshtë, dhe jo njerëzit me lidhje, apo ata ne pozicione
te rëndësishme publike.
” ([A mendoni se oficeret e policisë e zbatojnë ligjin njësoj për të gjithë?] Jo. Prandaj njerëzit
nuk e respektojnë policinë, sepse e shohim diferenciminin që bëhet.” (Të rinj, Tiranë)
Nga Fokus Grupe (IDRA 2014) me komunitetin Rom dhe Egjiptian Perceptimi i përhapur tek
pjesëmarrësit është se policia nuk e zbaton ligjin njësoj për të gjithë qytetarët.
68 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
-“Të gjithë qytetarët duhet të trajtohen njëlloj nga policia. Policia di vetëm te na kapë ne,
të na fusë brenda, të na keqtrajtoje, por ndihme nuk na jep”
Nga Anketimi i IDRAs me drejtuesit e automjeteve (Mars 2014) del se ndonëse Policia
Rrugore është vlerësuar pozitivisht ne këtë ankete, imazhi i saj akoma vuan nga perceptimi i
drejtuesve të mjeteve se trajtimi i tyre nga Policia Rrugore nuk është i njëjtë (nuk është i
barabartë) për të gjithë. Kjo është shprehur nga 61% e të anketuarve.
C.1.5. Organizimi dhe Struktura e punonjësve
Studimi i ICLAs (Intervistat me institucionet publike dhe jo publike mars 2014) gjen se 4%
e institucioneve publike kanë ngritur problemin e zëvendësimit të individëve profesioniste dhe
me përvoje të gjatë në radhët e Policisë se Shtetit, me individë të rinj nga rekrutimet partiake që
realizohen ne mënyre të vazhdueshme.
30% e institucioneve publike shprehen se Drejtësia ne formën e pavarësisë politike dhe
veçanërisht ne procesin e rekrutimit mbetet një nga fushat më të rëndësishme për tu përmirësuar.
-’’të mos rekrutojnë efektiv me figure të dobët morale. të zhduket rekrutimi partiak. (Institucion
publik, Peshkopi).
-’’Detyrat që u caktohen të jenë sipas punës dhe jo të dalin nga kornizat e caktuara sepse kanë
mbështetje politike.’’ (Institucion publik, Tiranë)
IDRA takime me fokus grupe (mars 2014) sjell vlerësimin mbi riorganizimin e brendshëm të
Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe i Policisë së Shtetit, që shihet nga pjesëmarrësit si një
nga arsyet kryesore për përmirësimin e gjendjes së rendit publik gjatë muajve të fundit.
Gjithashtu punësimi i rekrutëve të rinj në Policinë e Shtetit mbështetet nga shumica e
pjesëmarrësve në Fokus Grupe. Ata besojnë së përfshirja e policëve të rinj ka sjellë një
përmirësim të konsiderueshëm të komunikimit midis oficerëve të policisë dhe publikut.
-[Ka ndonjë ndryshim ne komunikim midis atyre te vjetërve dhe te rinjve ] Po ka, të rinjtë
janë me te disiplinuar. Sillen mire, flasin me shtruar, sillen mire. Kurse ata te vjetërit sillen
si xhandarë. (Popullata Rurale)
Gjithashtu, shumica e pjesëmarrësve mendon se numri i femrave në Policinë e Shtetit është rritur
në mënyrë të konsiderueshme. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në Fokus Grupe, veçanërisht
69 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
femrat, mbështesin numrin në rritje të policeve femra në Policinë Shtetit. Megjithatë jo të gjithë
duket se janë dakot me vendosjen e kuotave në procesin e rekrutimeve.
-«Është më mirë që kanë punësuar më shumë femra, sepse femrat janë me te
komunikueshme » - (Të rinj, Rural)
-” Nqs një grup femrash, supozojmë 600 dalin më mirë se meshkujt në zgjidhjen e
problemeve nuk ke pse merr të paaftët thjesht se janë meshkuj dhe e anasjella nëse meshkujt janë
më të përgatitur sesa femrat atëherë domosdoshmërish do marrësh meshkujt. Përzgjedhja duhet
bërë nga më të mirët jo nga fakti që këto janë kuotat dhe kaq do marrim dhe kush janë të mirë
do ti lesh përjashta..” (Popullatë e përgjithshme, Tiranë)
Pavarësisht mbështetjes për rritjen e numrit të rekrutëve të rinj, një numër i konsiderueshëm i
pjesëmarrësve shprehin shqetësimet me procesin e zakonshëm të punësimit në Policinë e Shtetit
Shqiptar. Ata mbështesin futjen e konkurrencës së bazuar në meritokraci për punësim në forcat e
policisë, në kundërshtim të punësimit të militantëve partiak. Disa pjesëmarrës mendojnë se
punësimi në forcat e policisë ende bëhet në bazë të bindjeve politike.
“Policët punësohen; për 4 vjet ndërrohet sistemi dhe shkarkohen, punësohen policë të rinj me
ndryshimin e sistemit e keshtu me rradhe dhe specializimi i tyre nuk shkon deri në fund. Ai duhet
të punojë 30 vjet që të specializohet në ketë profesion.” (Të rinj, Tiranë)
“[A mendoni se punonjësit e policsë sillen në mënyrë profesionale] Unë mendoj se jo të gjithë.
Sepse ka disa që nuk kanë bërë fare shkollë dhe me shkollë të mesme është futur polic. Ai nuk e
di fare se c’lidhje ka me policinë. Ai ka punuar në një profesion tjetër por i ka gjetur anën dhe
është futur. (Popullatë e përgjithshme, Tiranë)”
“Policia nuk është profesionale sepse vazhdojnë akoma këto mënyrat e tjera të punësimit, janë
më pak të dukshme por që sigurisht që ka. (Popullatë e përgjithshme, Tiranë
Shumica e pjesëmarrësve besojnë se në përgjithësi, standardet fizike të rekrutimit për oficerët e
policisë nuk respektohen në Shqipëri. Megjithatë, sipas tyre me rekrutimet e fundit të policëve të
rinj situata ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme.
-” “Nëse krahason paraqitjen fizike me oficerët e rajonit ka shumë ndryshim.” (Popullata
rurale)
- “Në të gjitha vendet e botës është me rregullore që të gjithe policet janë mbi 1.80 m të gjatë,
gjë që ktu të ne nuk duket.” (Të rinj, Rural, Tiranë)
-” Duhet të kenë nje normë peshë dhe gjatësie e jo të shëndoshe.” (Të rinj, Tiranë)
70 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
C.2. Performanca
C.2.1. Profesionalizmi
Studimi i ICLAs (Intervistat me institucionet publike dhe jo publike mars 2014) sjell disa
nga gjetjet e mëposhtme të lidhura me perceptimet mbi Profesionalizmin e punonjësve të
policisë.
(25%) e Institucioneve publike shprehen mbi nevojën për të rritur Profesionalitetin në çështjet që
lidhen me sigurinë.
-’’ Parandalimi i kriminalitetit/Lidhjet e padukshme të disa segmenteve të inkriminuara me
krimin/ Zbulueshmëria e rasteve te dhunës‘’ (Institucion publik, Tiranë)
(7%) e institucioneve jo publike mendojnë se duhet treguar më shumë profesionalizëm në
marrëdhënien me ta nga ana e Policisë së Shtetit.
-’’ Bashkëpunim profesional me qytetarët në mënyrë që ata të kenë besim te policia. Duhet të
ulet niveli i korrupsionit.’’ (Institucion jo publik, Durrës)
-’’Rekrutimet në polici të jenë profesionale. Kjo do të sjellë të kuptuarit e rolit të biznesit,
mbështetje ndaj biznesit dhe anasjelltas. (Institucion jo publik, Dibër)
Në takimet me Mediat (ICLA Mars 2014) rezulton se rreth (15%) e të intervistuarve kërkojnë
që policia të ndryshojë përkushtimin dhe profesionalizmin e punonjësve. Të pastrohet figura e
punonjësve të policisë, efektivët abuzivë të largohen dhe të qëndrojnë ata që tregojnë më shumë
profesionalizëm.
“Ata që nuk i zgjidhin dot rastet të mos vazhdojnë më të punojnë”. Nuk duhet të pushohen nga
puna dhe të trasferohen ekspertët, profesionistët apo ekipet drejtuese në policinë e shtetit, nëse
nuk provohet se ata kanë bërë shkelje. Ka drejtues shumë të mirë, të trajnuar nga institucione
ndërkombëtare dhe të mirë kualifikuar. Nuk duhet të kemi zhvendosje të këtij stafi sepse mbi këta
persona është investuar me taksat tona.” B.C
Në takimet me Fokus Grupe (Komuniteti Rom dhe Egjiptian) IDRA Mars 2014- Mungesa e
theksuar e profesionalizmit nga Policia e Shtetit, kryesisht në marrëdhënien me anëtarët e
komuniteteve, është një nga shqetësimet kryesore të pjesëmarrësve në diskutim. Në mjaft raste,
sipas pjesëmarrësve, policia ushtron dhunë të pajustifikuar mbi anëtarët e komunitetit të tyre,
kryesisht gjatë qëndrimit në komisariate. Sipas pjesëmarrësve, punonjësit e policisë së shtetit
71 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
ndryshohen shumë shpesh, duke e bërë kështu pothuajse të pamundur ushtrimin e detyrës së tyre
me profesionalizëm.
-” Të përgatitur nuk janë[punonjësit e policisë] dhe të shkolluar të gjithë nuk janë. Sa
parti ndërrohen aq herë ndërrohen dhe ata.”
-” Aq shpesh sa ndërrohen[punonjësit e policisë] as punës nuk ja marrin dorën mirë”
Pjesëmarrësit pohojnë se efektivët e policisë sillen në mënyre jo profesionale kundrejt tyre. Për
këtë arsye, besimi tek Policia e Shtetit për këto komunitete është në nivele minimale.
-“ Nuk kam fare besim tek policia. Unë shkoj te polici sepse unë[ kërkoj një ndihmë dhe
ai është i detyruar të ma japë ndihmën kur unë e kërkoj.”
-” Policia duhet të japë ndihmën e saj te njerëzit që unë te kem besim te ajo”
C.2.2. Shërbimi cilësor dhe i shpejtë
Të anketuarit mendojnë se duhet të përmirësohet puna e Policisë Kufitare. Nga të dhënat vihet re
se Profesionalizmi/Shërbimi cilësor dhe i shpejtë (43%) është në krye (në Kakavijë dhe Muriqan
kryesisht). IDRAs Mars 2013 (studimi mbi punën e Policisë Kufitare)
(22%) e institucioneve publike shprehen se efiçensa dhe reagimi në kohë janë elementë për tu
përmirësuar në lidhje me mbështetjen që Policia e Shtetit duhet t’i ofrojë institucioneve.
-‘’Ka një ri-organizim të policisë në lidhje me praninë e saj në publik, por ka akoma vend për
përmirësim. Duhet të ketë akoma më shumë punonjës që punojnë në terren.’’ (Institucion publik,
Tiranë) - ICLA Mars 2014- Takime me institucione publike dhe jo publike
(14.5%) e institucioneve publike kërkojnë të bëhet një punë më e mirë në lidhje me Sigurinë
dhe parandalimin e krimeve, veçanërisht në institucionet arsimore në vend.
-’’ Për përmirësim: Rendi, Policia Rrugore dhe Rendi në shkolla, për një shkollë sa më të
sigurtë.’’(Institucion arsimor, Elbasan) - ICLA Mars 2014- Takime me institucione publike dhe
jo publike
“Shërbimi ndaj klientit në administratë, përmirësimi i shërbimit, ku personat me probleme për të
zgjidhur të mos lihen në pritje për orë të tëra, eliminimi i çdo mundësie për ryshfete apo
shpërblime personale në administratë për të tejkaluar burokracitë.” - IDRA Mars 2014 Fokus
Grupe
72 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
C.2.3 Arsimi dhe kualifikimet
Institucionet jo publike në masën (7%) mendojnë se Profesionalizmi lidhur me formimin
arsimor të policëve dhe trajnimet profesionale, janë çështje kyçe që kërkojnë të përmirësohen.
-’’ Të përmirësohet dhe të rritet niveli shkencor i policisë, pasi kanë nivel të ulët profesional dhe
korruptohen lehtë.’’ (Institucion jo publik, Peshkopi)
-”Shumë të rëndësishme janë trajnimet në cdo fushë, specializimet e vazhdueshme, në mënyrë që
t’u përshtatemi marrëdhënieve me komunitetin dhe ndryshimeve të ardhshme në vend.’’ (Shoqëri
civile, Dibër) ICLA Mars 2014- Takime me institucione publike dhe jo publike
Në takimet me mediat (ICLA Mars 2014) del se (9%) e gazetarëve kërkojnë më shumë trajnim
dhe arsimim të punonjësve të policisë duke u shprehur se ata duhet të jenë më të arsimuar dhe më
të trajnuar në mënyrë që të jenë në gatishmëri të qytetarëve, të luftojnë krimin dhe të qëndrojnë
larg politikës.
C.2.4. Rezultatet konkrete në punë
21.4% e institucioneve jo publike shprehen se PSH duhet të asistojë më shumë me anë të
policimit në komunitet. Kjo mund të realizohet më mirë duke shtuar numrin e policëve në
komunitet por edhe nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit në projekte të ndërmarra nga
NGO-të në lidhje me policimin në komunitet.
Pritshmëri më të mëdha dhe të artikuluara më qartë pretendohen ndaj komunitetit rom, ku më
specifikisht përmendet:
-’’Kuadrot duhet të kenë më shumë mirëkuptim me komunitetin. Të kenë informacionin e duhur
nga shoqata dhe anasjelltas. Nevojitet bashkëveprim më i gjerë me komunitetin. (Shoqëri civile,
Elbasan) - ICLA Mars 2014- Takime me institucione publike dhe jo publike
(14.5%) e institucioneve publike kërkojnë të bëhet një punë më e mirë në lidhje me Sigurinë
dhe parandalimin e krimeve, veçanërisht në institucionet arsimore në vend.
73 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
-’’ Për përmirësim: Rendi, Policia Rrugore dhe Rendi në shkolla, për një shkollë sa më të
sigurtë.’’(Institucion arsimor, Elbasan) - ICLA Mars 2014- Takime me institucione publike dhe
jo publike
Dhe (30%) e gazetarëve të intervistuar, shprehen se një fushë tjetër që kërkon përmirësim është
parandalimi i krimit. Polici nuk është më ai spiuni i dikurshëm, por është dikush që duhet të ketë
sa më shumë informacion për komunitetin sepse kjo ndihmon në parandalimin e krimit. Është e
rëndësishme që shumë raste të mund të parandalohen. (ICLA takimet me Median Mars 2014)
Nga Anketimi IDRAs (kontaktet me 129), kur janë pyetur për nivelin e kënaqësisë me
komunikimin me punonjësit e sallës operative, mund të vihet re se shumica e të intervistuarve
(84%) kanë mbetur të kënaqur (tërësisht të kënaqur dhe të kënaqur deri diku) nga mënyra e
komunikimit të punonjësve të policisë. Nga të dhënat vihet re se në 39% të rasteve çështja është
zgjidhur me anë të telefonit dhe në gjysmat e rasteve (50%) telefonuesi ka informacion rreth
çështjes, (28% e tyre ka informacion të plotë dhe 22% e tyre ka informacion të pjesshëm).
Përsa i përket kënaqësisë për trajtimin që i ka bërë policia çështjes në tërësi, vihet re se 2 në 3
telefonues (67%) kanë mbetur të kënaqur (tërësisht të kënaqur dhe të kënaqur deri diku),
ndërkohë që 26% e tyre kanë mbetur të pakënaqur (të pakënaqur deri diku dhe tërësisht të
pakënaqur) me trajtimin e çështjes që ka bërë policia në tërësi.
Për sa i përket iniciativave dhe aksioneve të policisë, pjesëmarrësit në fokus grupe (IDRA
Mars 2014) përmendin mbylljen e kazinove të paligjshme, aksionin për ndërtimet pa leje,
fushatën kundër shpërthimeve me tritol, si dhe aksionin kundër furgonave të paliçensuar.
Puna e bërë nga Policia në shkolla vlerësohet maksimalisht nga shumica e pjesëmarrësve
(veçanërisht nga mësuesit). PSH shihet si mjaft aktive në komunikimin me komunitetin në
shkolla, duke u përfshirë në leksione të përbashkëta, si dhe duke zbatuar fushata për trafikun me
pjesëmarrjen e nxënësve.
C.2.5. Kultura e Punës, një qasje e re ndaj policimit në komunitet dhe partneriteti me
institucionet publike dhe jo-publike
Intervistat e bëra me institucionet e ndryshme dhe me median tregojnë që policia në vitet e fundit
po bën ndryshime dhe reforma që lidhen ngushtë me filozofinë e saj si një institucion publik në
ndihmë të qytetarit dhe në mbrojtje të shtetit ligjor. (ICLA Mars 2014 takime me Mediat dhe
Institucionet Publike dhe jo -publike)
Ndryshimet që vërehen lidhen me trajnimin e mëtejshëm të punonjësve për çështje të ndryshme
dhe për ligjet e reja që janë miratuar. Të tilla përmendim ligjin për dhunën në familje dhe ligjin
për mbrojtjen nga diskriminimi. Ajo që kërkohet më tej nga pjesëmarrësit nëpër takime dhe
74 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
anketime është të ndryshohet kultura e punës së PSH dhe një sistem kualifikimi dhe trajnimi i
policëve të terrenit që do të sillte një sjellje më proaktivite të tyre në ndërtimin e një partneriteti
më të ngushtë me qytetarët.
Ndërsa nga Fokus Grupet, IDRA 2014 kërkohet që kriteri i komunikimit polic - qytetar duhet të
jetë në nivelet e duhura, duke filluar që nga ndjekja e denoncimeve deri në zgjidhjen e tyre.
Policia duhet të jetë një polici e paanshme dhe sa më pranë qytetareve, e gatshme për t’u
përgjigjur dhe të zbatoje ligjin me seriozitet. Ajo duhet të jetë në gatishmëri të çdo problemi të
qytetareve dhe e shpejtë në detyrën e saj.
Nga takimet e ICLA 2014, në lidhje me marrëdhëniet dhe partneritetin me institucionet
publike dhe jo-publike, Institucionet publike shprehen në masën 52% se kanë marrëdhënie
institucionale korrekte me Policinë e Shtetit. Ata janë përgjigjur se bashkëpunojnë në mënyrë
konstante me PSH, kryesisht për shkëmbime informacioni, ashtu si edhe koordinim të
përgjegjësive për projekte të përbashkëta.
-‘’Marrëdhëniet janë vendosur me një marrëveshje institucionale duke zbatuar planin e
përbashkët për strategjitë ndërministrore: Antitrafik, kundër trafikimit të qënieve njerëzore,
drogës, alkoolit etj. Për çdo kërkesë zyrtare i përgjigjen në afatin dhe më korrektësinë më të
madhe. (Institucion publik, Gjirokastër)
-’’Ka një komunikim dhe marrëdhënie të mirë mes dy institucioneve që është jo vetëm për shkak
të raporteve personale sipas rasteve të hetimit, por dhe për shkak të hierarkisë, rregulloreve,
ligjeve, kushtetutës dhe rolit të policisë gjyqësore në hetim. (Institucion qëndror, Tiranë)
-’’Në kuadër të kujdesit social dhe të mirëprojektimit të sistemit të mbrojtjes shoqërore kemi
marrëdhënie institucionale me të gjithë strukturat përgjegjëse shtetërore në nivel vendor, si edhe
me Policinë e Qarkut-Fier”. (Institucion qëndror, Fier)
Një masë e konsiderueshme e institucioneve pjesëmarrëse janë shprehur mjaft të kënaqur në
lidhje me marrëdhëniet që kanë me Policinë e Shtetit. Rreth 40% e tyre janë përgjigjur se kanë
marrëdhënie shumë të mira me PSH. Ata vlerësojnë praninë e vazhdueshme të policisë në
komunitetin ku jetojnë.
“unë i shikoj punonjësit e policisë në qendër të Tiranës, por atë që është inspektori i zonës
sime unë nuk e njoh. Po ashtu nuk di se ku mund të drejtohem për një problem që kam te
pallati që unë banoj, pa qënë e nevojshme që të thërras 129.” P.S.
75 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
-’’ Marrëdhëniet e institucionit në të cilin unë punoj me policinë e shtetit janë marrëdhënie
shumë të mira, janë marrëdhënie konstante. Policia e shtetit është një ndihmese shumë e madhe
për shkollën pasi ushtron kontrolle për armëmbajtje.’’ (Institucion arsimor, Durrës)
-’’Në krahasim me institucionët e tjera Policia e shtetit ka qenë me korrektë dhe më e
përfaqësuar ndër grupet e punës ndërsektoriale të ministrisë tonë.’’ (Institucion qendror,
Tiranë)
-’’Shumë të mira. Marrëdhënie të nivelit të lartë të komunikimit dhe disponibilitetit.’’
(Institucion qendror, Vlorë)
Ndër funksionet e Policisë së Shtetit është edhe bashkërendimi i detyrave të saj me organet e
tjera në nivel të ndryshëm, si edhe bashkëpunimi në projekte të ndryshme të ndërmarra nga
institucione publike dhe jo publike, siç janë strategjitë e përbashkëta për parandalimin e dhunës
në familje etj.
56.2% e institucioneve publike janë përgjigjur se kanë marrëdhënie ndërvepruese me
Policinë e Shtetit,
19% marrëdhënie mbështetëse dhe
14.5% kanë marrëdhënie përfituese.
-’’Duhet ndryshuar koncepti që kanë disa për policinë. Duhet të thithin mbështetjen e komunitetit
e grupeve të tjera të interesit. Bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë, gjykatën, jo duke i
hedhur fajin njeri-tjetrit.’’ (Institucion publik, Peshkopi)
Marrëdhëniet ndërvepruese me Policinë e shtetit shtrihen në nivele vendore dhe qendrore, duke
siguruar gjithnjë e më shumë bashkëpunim institucional mes tyre. Disa prej të intervistuarve
kanë vlerësuar punën e inspektorve të zonës si më poshtë:
-’’Inspektori i zonës është polic i cili është shumë korrekt dhe i gatshëm me gjithë kryepleqtë e
fshatrave. Është i intëresuar për fushat e rendit, qëtësisë, problemeve ose konfliktëve sociale, për
dhunën, mban lidhje për cdo problem me nxënësit e shkollave dhe problemeve të dhunës në
familje.’’ (Institucion lokal, Korcë)
-’’ Avokatia ka lidhur marrëveshje mbrojtjeje dhe përfaqsimi, në ketë kuadër është për
bashkëpunim me organet e policisë të cilat janë në vartësi të Ministrisë së Punëve të
Brendshme…’’ (Institucion publik, Durrës)
76 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
(6%) e Institucioneve publike mendojnë se një ndër çështjet më emergjente e cila duhet
ndryshuar në mënyrë që të përmirësohet puna e Policisë së Shtetit është: Bashkëpunimi
institucional dhe transparenca.
Marrëdhënie të mira dhe ndërvepruese ekzistojnë midis PSH dhe përfaqësuesve të shoqërisë
civile sipas intervistave të realizuara në kuadër të këtij vlerësimi nga ICLA (Intervistat e
realizuara nga ICLA 2014 për partneritetin mes PSH dhe Institucioneve publike dhe jopublike në
Shqipëri)
(57%) e tyre janë shprehur se bashkëpunimi është zhvilluar në fusha të ndryshme si pjesëmarrje
në workshop-e, në zhvillime të tjera në komunitet etj.
-’’Kemi zhvilluar takime të përbashkëta të organizuara nga UNODC, punonjës të policisë dhe të
organizmave vendas dhe të huaj; PSH ka marrë pjesë në Workshope që kemi zhvilluar në
qendrën tonë; kemi ftuar zyrtare të PSH për të marrë pjesë dhe në aktivitete jashtë vendit...’’
(NGO, Tiranë)
27% e Institucioneve jo publike shprehen së niveli i bashkëpunimit aktualisht përfshin projekte
mbështetëse dhe rekomandime për rezultatet, kontrata bashkëpunimi, mbledhje e takime të
ndryshme ku pjesëmarrës kanë qenë vetë punojes të PSH.
-’’Ne kemi patur një projekt (policimi në komunitet). Kemi bërë disa takime me policinë dhe
komunitetin dhe në shkolla. Kjo gjë ndikoi për mirë në komunitet.’’ (Institucion jo publik,
Durrës)
Megjithatë, 7% e shoqërisë civile janë përgjigjur se nuk kanë ndërmarrë asnjë lloj strategjie
bashkëpunimi me policinë e shtetit.
’’Nuk është marrë asnjë lloj vendimi ose veprimi duke pasur parasysh së inspektori i policisë
duhet të ketë më shumë info rreth komunitetit”. (Shoqëri civile, Elbasan)
Mediat / Gazetarët shprehen se marrëdhëniet mes policisë dhe medias kanë gjithmonë një lloj
kontradikte mes tyre edhe pse për të dy këto institucione qëllimi final është që t’i shërbejnë sa
më mirë publikut. Policia ka qëllimin e saj për të mbrojtur sigurinë, lirinë dhe të drejtat që
qytetarëve i sigurohen me ligj dhe media ka në qëllimin e saj, të qënit mbrojtëse e lirisë së
shprehjes, mendimit dhe komunikimit që janë të drejta themelore të garantuara nga Kushtetuta e
Shqipërisë.
Ka një diferencë shumë të madhe në principet që udhëheqin punën e këtyre dy institucioneve.
77 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Ajo që kërkojnë gazetarët (80% të rasteve), është që policia të ndërveprojë sa më shumë me
përfaqësuesit e medias. Policia është një institucion që duhet të bashkëpunojë gjërësisht me
median.
Marrëdhënien me policinë gazetarët e intervistuar e shikojnë në dy nivele:
Në nivelin institucional mes institucionit të tyre, (gazetë e shkruar apo
elektronike/televizion) dhe për këtë lloj marrëdhënie institucionale janë shprehur të gjithë
gazetarët e intervistuar.
Më shumë sesa gjysma janë shprehur se përveç këtij niveli institucional që ata kanë me
policinë e shtetit, ekziston dhe një nivel tjetër, ai social dhe personal.
Gjatë viteve të tyre të punës, (shumica e gazetarëve kishin një eksperience mbi dhjetë vjeçare në
sektorin e medias), ata kanë ngritur dhe një marrëdhënie sociale me punonjësit e policisë, duke
shtuar se shpeshherë “është kjo marrëdhënie sociale që ndikon pozitivisht në marrëdhëniet që
ata kanë me punonjësit e policisë dhe me policinë e shtetit”.
“Kemi marrëdhënie institucionale, miqësore në komunikimin e përditshëm. Këto marrëdhënie
janë reciproke dhe shumë të mira duke qenë se kemi interesa të ndërsjella. Ne duam të kemi
lajmin dhe policia do që publiku të informohet. Kam 15 vjet që kam marrëdhenie me policinë (5
vjet marrëdhënie jo direkte në terren, por komunikuese) dhe i përkufizoj këto marrëdhënie si
shumë të mira. ” P.S.
“Me policinë kam marrëdhënie të vazhdueshme prej më shumë se 10 vitesh ku unë punoj në
media. Këto marrëdhënie janë miqësore duke qenë se kemi kontakt të drejtpërdrejtë me policinë
në terren, po ashtu edhe institucionale. Raporti mes nesh është një raport plotësimi me njëri-
tjetrin dhe mbështetës”. B.C:
“Me policine e shtetit ne kemi ndertuar marrëdhënie institucionale të shoqërueshme dhe
miqësore. Punojmë prej vitesh në bashkepunim dhe kemi takime të shpeshta. Kjo gjë të bën të
ndihesh pjesëtar dhe i afërt në këto marrëdhënie.” G.Xh.
“Marrëdhënie institucionale, ne informohemi mbi ngjarjet, kemi kontakt të drejtpërdrejtë në
marrëdhëniet e punës dhe kemi një përditësim të informacionit. Ne kemi ndërveprim të
vazhdueshëm profesional dhe personal.”R.B
Ndërsa në lidhje me nivelin e ndërveprimit me policinë, gazetarët shprehen:
98% e tyre i quajnë këto marrëdhënie korrekte, reciproke dhe mbështetëse,
(87%) e shikojnë si një marrëdhënie ndërvepruese, dhe (6%) prej gazetareve shton se
marrëdhënien e tyre me policinë përveçse si një marrëdhënie të përhershme
78 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
bashkëpunuese e shohin edhe si përfituese për punën që bëjnë, duke i mbrojtur në punën
e tyre.
“Informacioni që na vjen nga policia e shtetit bëhet nga një person i autorizuar. Policia për
institucionin tonë përveç se informatore shërben dhe si organ mbrojtjeje”. E.X.
Për rolin që media ka në këtë lloj bashkëveprimi me policinë e shtetit, gazetarët sjellin rezultate
të tilla si:
ndërveprimi që ata sjellin në tejçimin e këtij bashkëveprimi,
shkëmbimin e informacionit që ata kanë me punonjësit e policisë gjatë hetimit, duke
ofruar shpesh edhe pamje të vendit të ngjarjes,
ndihmën që media jep në shpërndarjen e lajmërimeve të ndryshme të policisë.
Ndërsa për performancën e policisë në këtë bashkëpunim dhe ndërveprimi me median, gazetarët
shprehen (70%) -në vitin e fundit MB është me e hapur ndaj medias dhe komunitetit, shkëmbehet
më shumë informacion dhe bashkëveprim, reagojnë më shpejt dhe janë më të hapur, komunikimi
është më i mirë, ka gatishmëri dhe korrektësi ndaj medias.
Por, disa gazetarë shprehen se ndonjëherë këto marrëdhënie janë preferenciale dhe 10% janë
përgjigjur se së fundmi ka trysni që media të mos jetë gjithnjë e informuar, duke patur pak
kontakte direkte me gazetarët.
‘Bashkëpunimi që unë pres është një marrëdhënie korrekte dhe jo favorizuese mes mediave. Si
dhe një komunikim normal për gjërat zyrtare. “
“Ndërsa nga Policia pres që të përmirësohet në aspektin e komunikimit me qytetarët (sa më i
kulturuar), rritjen e profesionalizmit mes tyre etj ejt.’F.V.
Në shumicën e rasteve praktikat e punës që ndiqen nga policia janë të një natyre konfidenciale
dhe punonjësit e policisë udhëhiqen nga principi i ruajtjes së sekretit, ndërsa media në punën e
saj udhëhiqet nga zbulimi dhe shpërndarja e informacionit, pra zbulimi dhe transmetimi tek
publiku i fakteve. Gazetari më i mirë është ai që çon i pari lajmin të publiku.
Gazetarët kërkojnë nga Policia që të ofrojnë informacion të saktë dhe në kohë- kjo është e
rëndësishme sepse do të bëjë që media të mos kërkojë burime informacioni të tjera që mund të
jenë edhe të pasakta, apo ndonjëherë edhe kundër policisë. Ata pranojnë se udhëhiqen nga lajmi
dhe do ta shfaqin në institucionin e tyre. Ajo që duhet të bëjë policia sipas të gjithë gazetarëve të
pyetur është të jetë burim zyrtar informacioni në Kohë Reale dhe i Saktë.
79 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Të gjithë gazetarët e intervistuar kërkojnë nga Policia e Shtetit që të jetë më e aksesueshme. Disa
herë vihen re edhe preferenca nga ana e policisë së shtetit (10% e gazetarëve) për
gazeta/televizione. Kjo e dëmton besueshmërinë që ka media ndaj policinë.
Në lidhje me marrëdhëniet e PSH me komunitetin një analizë e situatës jepet edhe nga
Studimi mbi Kënaqësinë në Punë të Punonjësve të Policisë, ICLA &CBTD 2013
Rezultatet na japin një informacion mbi çfarë mendojnë vetë punonjësit e policisë ne lidhje me
marrëdhëniet që ata kanë me klientët e tyre (komunitetin ku ndërveprojnë dhe shërbejnë),
98% e punonjësve mendojnë se kanë marrëdhënie të mira me komunitetin që i shërben,
77% e tyre ndjejnë se komuniteti tregohet dashamirës ndaj tyre kur forcat e policisë
komunikojnë me ta.
53% i bëjnë takimet me qytetarët dhe komunitetin me kërkesën e vetë komunitetit për të
dhënë informacion ose shprehur probleme ndërsa 10% e takimeve bëhen në mënyrë të
rastësishme.
53% ndihen pak të përkrahur nga komuniteti gjatë një ndërhyrjeje në rrugë apo lagje dhe 5%
aspak të përkrahur.
76% Ndihen të mirëpritur në marrëdhëniet që kanë me komunitetin në lagjet e tyre ndërsa
21% e punonjësve të policisë mendojnë se komuniteti i vlerëson vetëm atëherë kur ata kanë
nevojë për ta.
38% e punonjësve mendojnë se arsyet që patrulla nuk ndërhyn kur kalon pranë grupeve me të
rinj "të fortë" që kanë sjellje antisociale është se ekzistojnë pak forca policie ndërsa
34% shprehen se arsyeja është se patrulla e policisë tregohet indiferente pasi ka ndërhyrë dhe
herë të tjera, por këto grupe nuk janë dënuar nga ligji.
Megjithëse në përqindje më të vogël - nuk duhet anashkaluar dhe fakti se rreth 8% punonjësit
e policisë ndihen të pamotivuar për të ndërhyrë dhe për arsye se ka “pasur presion nga lart”
ose se 8% ndiejnë që nuk kanë marrë ndonjë mbështetje nga Komisariati kur kanë ndërhyrë
dhe herë të tjera.
Studimi i ISPL (2013) ”Partneritet në Kontektstin e Policimit në Komunitet ”na sjell gjetje në
lidhje me arrdhëniet që PSH me komunitetin e gjere dhe Shoqërinë civile.
Ndonëse një entitet disi abstrakt, komuniteti i gjerë mbetet përfituesi kryesor i shërbimeve të
policisë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Studimi mbështet idenë që komuniteti
mbetet thellësisht i interesuar për bashkëpunim të efektshëm me policinë. Ky partneritet dhe
komunikim efikas i shërben po aq edhe policisë sepse e mundëson këtë të fundit të planifikojë, të
orientojë dhe alokojë burimet, dhe të realizojë misionin e saj për rend dhe siguri në komunitet.
80 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Rezultatet e studimit, gjithashtu, konfirmojnë se të dyja palët janë më se të ndërgjegjshme për
përfitimin reciprok të kësaj marrëdhënieje. Gjetjet e studimit për gjendjen reale dhe cilësinë e
ndërveprimit midis komunitetit të gjerë dhe policisë nuk janë shumë optimiste.
Ka një interes dhe gatishmëri të lartë nga ana e qytetarëve për bashkëpunim me policinë (51% e
të anketuarve e pohojnë këtë), por shkalla e përfshirjes së tyre në çështjet e policimit mbetet e
ulët (85% e anëtarëve të publikut të anketuar tregojnë se nuk janë konsultuar në ndonjë farë
mënyre në lidhje me shqetësimet që interesojnë komunitetin e tyre apo informuar për punën e
policisë). Sipas studimit kjo është një çarje serioze që duhet adresuar nga reformat e mëtejshme
në fushën e policimit në komunitet.
Studimi përpiqet që t'i japë një përgjigje këtij hendeku duke shtetit, duke theksuar si një nga
arsyet kryesore mungesën e interlokutorëve të paracaktuar në anën e publikut të gjerë. Studimi
thekson gjithashtu që përveç ekzistencës së linjave reale të komunikimit, si kushte makro për
ekzistencën dhe mirëfunksionimin e partneritetit midis PSH dhe komunitetit të gjerë, duhen
konsideruar edhe cilësia e shërbimit që ofron policia, besimi i publikut tek policia dhe
transparenca në punën e policisë.
D. KOMUNIKIMI ME KOMUNITETIN DHE INSTITUCIONET
Komunikimi në këtë vlerësim përfshin disa aspekte që lidhen direkt apo indirekt me
performancën e punës së punonjësve të policisë:
“Imazhi” (perceptimi i komunitetit mbi imazhin) që PSH gëzon në nivel komunitar;
Shkalla e komunikimit të brendshëm brenda strukturës së PSH për të adresuar çështjet që
lidhen me komunitetin;
Komunikimi që PSH ka me strukturat e tjera, institucione, organizime komunitare dhe
vetë individët për të bashkëpunuar, ndërvepruar dhe realizuar misionin e saj.
Komunikimi në këtë kapitull shihet si qasje dhe performancë e Policisë.
Për sa i takon imazhit të policisë, çdo departament ka bërë hapa të rëndësishëm për të veshur një
sjellje profesionale dhe për t’iu përgjigjur objektivave afatgjatë të punës së Policisë, tashmë të
mbështetura në një përvojë të gjerë.
Kjo përcillet me pamjen e jashtme të punonjësve të policisë, veshjet dhe logjistikën, por shumë
ngushtë lidhet me performancën e punës në çdo njësi, që nga punonjësit e terrenit, deri tek
strukturat e specializuara në çdo departament.
81 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Policia vuan mungesën e besimit nga publiku, edhe pse si strukturë ajo gëzon një konsideratë
pozitive, ajo por vuan - qoftë edhe në mënyrë pasive perceptimin e gjerë negativ (në nivel
kombëtar), që kanë qytetarët ndaj institucioneve, (p.sh. nëse shteti është i korruptuar, i tillë është
çdo lloj institucioni i tij – pavarësisht se çfarë bën ai për të provuar të kundërtën).
Reformat e ndërmarra dhe ndryshimet e fundit e kanë fuqizuar edhe faktorin e dytë që lidhet me
komunikimin e brendshëm të PSH si shumë të rëndësishëm për suksesin e këtij procesi.
Megjithatë ky komunikim duket se vuan një “sëmundje” të vjetër kronike në punën e përditshme
të Policisë.5
Në këtë vlerësim për të analizuar dhe vlerësuar çështjet që lidhen me komunikimin janë marrë në
konsideratë anketimet e bëra nga IDRA 2014 dhe intervistat direkte të realizuara nga ICLA, duke
veçanërisht intervistat e realizuara me gazetarë të medias. Përveç këtyre burimeve janë përdorur
të dhëna të marra edhe nga raporti për strategjinë e komunikimit, COMPORT, 2014 edhe
studimet e bëra në kuadër të programit SACP gjatë 2013 nga ICLA & CBTD dhe IDRA.
Si në intervistat me përfaqësues të medias edhe në grupin e intervistave me institucionet
publike dhe jo-publike (ICLA Mars 2014) u trajtuan shumë pyetje që lidhen me komunikimin
me institucionet partnere, grupet e interesit dhe komunitetin të punonjësve të policisë.
21.4% e institucioneve jo publike shprehen se PSH duhet të asistojë më shumë me anë të
policimit në komunitet. Kjo mund të realizohet më mirë duke shtuar numrin e policëve në
komunitet por edhe nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit në projekte të ndërmarra nga
NGO-të në lidhje me policimin në komunitet. Pritshmëri më të mëdha dhe të artikuluara më qartë
pretendohen ndaj komunitetit rom, ku më specifikisht përmendet:
’’Kuadrot duhet të kenë më shumë mirëkuptim me komunitetin. Të kenë Informacionin e duhur
nga shoqata dhe anasjelltas. Të kenë bashkëveprim më të gjerë me komunitetin. (Shoqëri civile,
Elbasan)
Institucionet jo-publike gjithashtu kanë identifikuar komunikimin me komunitetin si një ndër
fushat problematike e cila ka nevojë për ndërhyrje urgjente në mënyrë që të përmirësohet më tej
puna e Policisë së Shtetit. Duhet të vihet theksi të policimi në komunitet dhe të ketë prezencë më
të shumtë të policëve pranë komunitetit (7% e të intervistuarve).
5 Comport, 2014
82 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
’’Të ketë komunikim të policisë me qytetarët; të mos e shfrytezojnë autoritetin e tyre për gjëra
personale.’’(Shoqëri civile, Durrës)
14% e përfaqësuesve të shoqërisë civile shprehet se Policia e Shtetit duhet të tregojë më shumë
profesionalizëm në etikën e komunikimit me qytetarët.
’’Komunikimi me njerëzit të jetë më i butë dhe të njihen njëherë me ceshtjen pastaj te veprojnë.’’
(Shoqëri civile, Durrës)
’’Komunikim me publikun duhet të përmirësohet. Ata duhet të trajnohen për parandalimin e
veprave penale në komunitet. Duhet të fuqizohet roli dhe pergjegjësitë e inspektorit të zonës.’’
(Shoqëri civile, Vlorë)
Shumë i rëndësishëm është dhe komunikimi i policisë me median. Kjo temë u trajtua në shumë
drejtime në intervistat me gazetarët. Ata shprehen që pothuajse e gjithë marrëdhënia e tyre me
policinë si institucion dhe me punonjësit e policisë ndërtohet mbi komunikimin.
Gjatë gjithë viteve të tyre të punës, (shumica e gazetarëve kishin një eksperience mbi dhjetë
vitesh në sektorin e medias), ata kanë ngritur dhe një marrëdhënie sociale me punonjësit e
policisë, duke shtuar që shpeshherë “ … është kjo marrëdhënie sociale që ndikon pozitivisht në
marrëdhëniet që ata kanë me punonjësit e policisë dhe me policinë e shtetit”.
“Kemi marrëdhënie institucionale, miqësore në komunikimin e përditshëm. Këto marrëdhënie
janë reciproke dhe shumë të mira duke qenë se kemi interesa të ndërsjella. Ne duam të kemi
lajmin dhe policia do që publiku të informohet. Kam 15 vjet që kam marrëdhënie me policinë (5
vjet marrëdhënie jo direkte në terren, por komunikuese) dhe i përkufizoj këto marrëdhënie si
shumë të mira. ” P.S.
Me policinë kam marrëdhënie të vazhdueshme prej më shumë se 10 vitesh ku unë punoj në
media. Këto marrëdhënie janë miqësore duke qenë se kemi kontakt të drejtpërdrejtë me
policinë në terren, po ashtu edhe institucionale. Raporti mes nesh është një raport plotësimi
me njëri-tjetrin dhe mbështetës. B.C:
Rreth 40% e gazetarëve të intervistuar kërkojnë që shprehitë komunikuese të punonjësve të
policisë së shtetit të jenë më të mira.
83 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Komunikimi është mjaft i rëndësishëm. Komunikimi është celësi i cdo marrëdhënie”. R.B.
“Policia ideale - Komunikimi është gjëja më e rëndësishme. Qytetarët e kanë frikë policinë dhe
nuk e shohin ate si bashkëpunëtor. Ata e shohin figurën e policit më tepër si spiun. Është faji i
policëve sepse nuk tentojnë ta bëjnë qytetarin për vete, nuk komunikojnë si duhet me të”. X.Z.
“Do të ndryshoja komunikimin me qytetarët. Marrëdhëniet me qytetarët nuk janë në nivelet që
kërkohet sidomos me policinë rrugore. Qytetari nuk e shikon si aleate policinë”. J.K.
“Policia duhet të jetë e kulturuar dhe të ketë një komunikim të mirë. Abuzohet me ndalimet e
makinave. Policët në vendin tonë janë të përgatitur, por ju mungon kultura. Ata nuk duhet të
sillen si të fortë, por duhet të përcjellin respekt e kulturë.” P.S.
Edhe në pyetjen mbi karakteristikat kryesore që do përkufizonin një polici ideale gazetarët
theksin kryesor e vënë mbi cilësitë e komunikimin dhe besimit, duke nënvizuar:
Sjelljen e mirë,
Komunikimin qytetar,
Kthimi i besimit tek qytetarët
Sipas tyre komunikimi me qytetarët duhet të jetë i mirë dhe i përhershëm. Qytetari të dijë ku të
drejtohet kur ka nevojë dhe inspektori i zonës të dijë çështjet problematike që ka komuniteti ku ai
punon.
Sipas 30% të gazetarëve policia duhet të japë më shumë informacion, të jetë transparente në
marrëdhëniet që krijon, më e hapur, kontaktet me komunitetin t’i ketë më të shpeshta, të
bashkëpunojë me qytetarët dhe duhet të ketë persona më të përgatitur dhe të posaçëm për të
komunikuar me median dhe qytetarët.
Ajo që theksohet në të gjitha intervistat e realizuara është që ndërtimi i marrëdhënieve me
qytetarët, grupet e interesit dhe median duhet të bazohet ne transparence informacioni dhe
komunikim të mirë.
Dhe në Fokus-grupe, IDRA 2014 shumica e pjesëmarrësve besojnë se situata është përmirësuar
në lidhje me komunikimin e oficerëve të policisë me qytetarët. Sipas tyre, momentalisht,
shumica e oficerëve të policisë sillen në mënyrë profesionale kur kontaktojnë me publikun.
Megjithatë, sipas disa pjesëmarrësve, krahasuar me oficerët e rinj, ata me përvojë sillen në një
mënyrë më profesionale.
84 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
- “Diçka që ka ndryshuar është se komunikimi i oficereve të policisë me qytetarët është
përmiresuar.” (Të rinj, Tiranë)
” Kanë një mënyrë vërtet të mirë të komunikimit me qytetarët. Përfshirja e femrave në polici
është gjithashtu pozitive.” (Të rinj, Tiranë)
Megjithatë në lidhje me komunikimin, pjesëmarrësit mendojnë se duhet bërë shumë punë në këtë
drejtim edhe për të rritur aftësitë komunikuese të policisë me komunitetin.
-”Komunikimi nuk është ai që duhet të jetë midis oficerëve të policisë dhe qytetarëve.
Përgjithësisht nuk ka një kod etike dhe sjelljeje.”
Në raportin e COMPORT, 2014 rekomandohet krijimi i një strategjie komunikimi që të
modelojë një mënyrë të re komunikimi – të përcjellë nga individët tek grupi i madh social, - për
të ndërtuar imazhin e një Policie, e cila ka nevoje për bashkëpunimin e komunitetit, që t’i
shërbeje më mirë atij.
Kjo qasje kërkon besim mes palëve dhe besimi ndërtohet ditë pas dite, me një prani të
vazhdueshme të punonjësit të policisë në njësinë e territorit ku banon shtetasi, në kontakte të
drejtpërdrejta njerëzore. Kjo është rëndësia e komunikimit sepse ajo ndërton ura të vendosura në
nivel kapilar mes punonjësit të Policisë dhe njerëzve në njësitë lokale, ndërton një sjellje të
qëndrueshme të opinionit publik në tërësi ndaj “Uniformes Blu” si një e tërë, ku polici është
“ligji, garanti i tij, ndihma”dhe njëkohësisht “njëri prej nesh”- me halle dhe nevoja si çdo njëri,
por në detyrë i paprekshëm.
Studimi thekson që bashkëpunimi me policinë, nuk fillon nga publiku, por nga Policia, nuk duhet
të presim të vijë publiku tek Policia, por të shkojë polici afër publikut për të mësuar prej tij çfarë
e shqetëson, çfarë ka nevojë, çfarë këshillon - kur ndodh ngjarja dihet që do shkojë Policia -
prania merr vlerë jo në kushtet e të pashmangshmes, por në komoditetin e zgjedhjes.
Marrëdhënia me qytetarët mbështetet në komunikimin e rregullt, periodik me përfaqësuesit më
afër tyre: kryeplaku, administratorët e ndërtesave, bordet e shkollave, drejtuesit e institucioneve
arsimore, pronarët e bizneseve me rëndësi specifike dhe aktorë të tjerë në nivelin lokal.
Intervistat e thelluara në këtë studim nënvizojnë që duhet të hartohen produkte konkrete, të tilla
si marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi dhe impakt në publikun e gjerë që falë mediatizimit
85 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
mund të shfaqin para komunitetit një polici aktive, të përgjegjshme dhe profesionalisht të denjë.
Intervistat theksojnë që shumë i rëndësishëm në këtë komunikim duhet të jetë partneriteti dhe
komunikimi me biznesin, sipas fushës së interesit.
Policia mund të përdorë përgjegjësitë sociale që realizon kompania duke i efektizuar këta zëra
financiarë në një qasje që prodhon informim dhe sensibilizim të publikut nga njëra anë dhe vlerë
të shtuar për biznesin nga ana tjetër, duke promovuar njëkohshëm rolin aktiv të Policisë përballë
nevojave të publikut.
86 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
87 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
IV. REKOMANDIME PËR POLITIKA
Rekomandimet janë bazuar:
në gjetjet e ndryshme që sjell studimi;
në zërat e pjesëmarrësve në studime dhe anketime të ndryshme përfshirë Data
Centrum, Tetor 2012, Studim mbi Dhunën në Familje dhe Policinë e Shtetit
Shqiptar; COMPORT, Janar 2014, Strategjia e Integruar e Komunikimit dhe Plani
i Komunikimit për Fushatën Sensibilizuese në pesë Sektorë të Policisë së Shtetit
Shqiptar; IDRA, Gusht-Shtator 2013, Anketa mbi nivelin e Kënaqësisë me
Shërbimet Policore, Mars 2014, Raport-Anketa mbi “Viktimat e Krimit”, Mars
2014, Raport-Anketa për Policinë Rrugore, Mars 2014, Studim mbi Policinë e
Shtetit, Mars 2014 Anketa e Policisë Kufitare, Mars 2014 Anketa mbi Kontaktin
me Policinë (129), ICLA, Nëntor 2013, Perceptime mbi Sigurinë, Rendin dhe
Punën e Policisë në Komunitet-Studim mbi Matjen e Sigurisë në Komunitet,
Dhjetor 2013, Raporti Final-Studim mbi Kënaqësinë në Punë të Punonjësve të
Policisë, ISPL Shtator 2013, Studim “Partneriteti në Kontekstin e Policimit në
Komunitet”dhe Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Shtator 2013 Studim për
Viktimat e Krimit të Dhunës në Familje dhe Sulmeve Seksuale.
në rishikimin e eksperiencave të vendeve të tjera në rajon si Kosova dhe Kroacia;
në rishikimin me sy kritik të dokumenteve ekzistuese (strategji dhe plan veprimi)
si dhe
reflektojnë konkluzionet e vetë studiuesve dhe eksperteve në këtë studim.
REKOMANDIMI 1 - Zhvillimi i një strategjie të plotë dhe të mirëfilltë për
policimin në komunitet, e mbështetur nga një plan veprimi konkret që përfshin:
të dhëna bazë si pikënisje për referencë për ndërhyrjet (baseline),
synime dhe objektiva konkrete dhe të matshme,
përgjegjësi konkrete nga institucionet si në nivel qendror ashtu dhe lokal,
afate konkrete kohore dhe
buxheti për të mbështetur veprimet si dhe
88 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
mjete verifikimi dhe procese monitorimi për të treguar se si do të monitorohen
dhe maten rezultatet.
Planet e veprimit në nivel qarku të jenë kapituj të planit të integruar dhe planet e
veprimit të njësive dhe departamenteve të jenë të lidhura respektivisht.
Institucionalizimi i reformave dhe ndryshimeve në mënyrë që ato të jenë të qëndrueshme
vazhdon të jetë një sfidë si për qeverinë ashtu dhe për vetë policinë si institucion.
Deri më sot kemi parë një model jo të qëndrueshëm, ku jane zbatuar disa reforma dhe
plane veprime në lidhje me policimin në komunitet, por ato nuk kanë qenë pjesë e një
strategjie të mirëfilltë. Referuar dokumenteve zyrtare të policisë, si planet e veprimit për
policimin në komunitet (2008- 2010, 2010 -2013), si edhe strategjitë vjetore të sigurisë në
qark për policimin në komunitet, konstatohet se ato kanë parashikuar objektiva dhe
aktivitete konkrete për realizimin e kësaj filozofie në shërbimin policor, por ato nuk kanë
qenë asnjëherë pjesë e një strategjie të mirëfillte të Policimit Komunitar si pjesë e
qeverisjes së mirë përfshirë sisteme të mirëfillta matëse, zbatuese, financuese, dhe e
bazuar në të dhëna konkrete verifikimi dhe monitorimi.
REKOMANDIMI 2 - Zhvillimi i një strategjie të menaxhimit dhe zbatimit të
ndryshimit mbi reformat në polici, për një polici me qasje të re ku reforma është
pjesë natyrale e përpjekjeve të brendshme të vetë policisë.
Shumë shpesh, shikohet se edhe kur reformat janë zbatuar dhe vlerësuar si nga sistemi i
brendshëm ashtu dhe nga vlerësues të jashtëm si p.sh. shoqëri civile apo donatorë, dhe
sjellin mësime mbi fusha te caktuara për tu përmirësuar ashtu dhe dëshmi të suksesit,
nuk është e qartë dhe e verifikueshme nëse reformat janë bërë pjesë e qëndrueshme e
vetë institucionit. Institucionalizimi i një reforme policore ndodh kur ajo bëhet pjesë e
rregullt në kryerjen e punës së përditshme të policisë dhe kur të gjitha strukturat si ato
qendrore dhe ato lokale, deri tek polici më i thjeshtë në detyrë, është i përfshirë, i
mirëinformuar dhe demonstron një angazhim të qëndrueshëm për reformën.
Për këtë, PSH duhet që të rishikojë sistemin e rekrutimit, performancën, trajnimin dhe
kualifikimet, sistemin e komunikimit dhe sistemet e shpërblimeve të cilat duhet të
reflektojnë më së miri policimin e orientuar në komunitet.
Kjo mund të realizohet nëpërmjet zbatimit të disa hapave konkrete.
89 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Krijimi i një sistemi komunikimi të brendshëm me të gjitha institucionet dhe
njësitë e policisë për t’i informuar ata mbi procesin, për t’i përfshirë ata në
diskutime mbi pjesë të ndryshme të strategjisë dhe planit të veprimit dhe, për të
marrë mendimet e tyre dhe eksperiencën sidomos të punonjësve në terren.
Duhet kryer një sistem vlerësimi i të gjithë policëve për të matur nivelin e
njohurive dhe formave të të sjellurit sipas filozofisë së policimit në komunitet.
Krijimi i kapaciteteve në polici me qasjen e policimit në komunitet: Kjo mund
të bëhet si duke:
futur në kriteret e rekrutimit të punonjësve të rinj aftësitë për policimin
në komunitet, ashtu edhe
duke ngritur një sistem trajnimi të fokusuar ndaj policimit në komunitet.
Futja e kritereve të Policimit në komunitet në sistemin e vlerësimit, matjes së
performancës (si në nivel individual ashtu dhe njësie) dhe në sistemin e
shpërblimeve individuale.
REKOMANDIMI III - Kryerja e një strategjie dhe planveprimi për përfshirjen dhe
bashkëveprimin e komunitetit si pjesëmarrës, kontribues dhe përfitues i Policimit
në komunitet.
Policimi në komunitet është një nga çështjet me të rëndësishme të vendosura në
prioritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar. Dhe për komunitetin në përgjithësi përfshirë
banorët, bizneset, shkollat etj, siguria është një çështje prioritare. Siguria dhe pasiguria
ndikon në mënyra të ndryshme mbi jetën socio-ekonomike të komunitetit, përfshirë
perceptimet mbi sigurinë fizike, mjedise të sigurta të jetesës, si dhe aktivitetet
ekonomike, kulturore apo sociale, etj.
Duke përfaqësuar një nga ofruesit kryesorë të sigurisë, policia duhet të luajë një rol
kryesor në krijimin e kushteve në të cilat komuniteti percepton siguri në ambientin ku
jeton dhe ndërvepron. Gjithsesi ata që preken ose ndikohen më shpesh nga ndjenja e
sigurisë në veprimet dhe sjelljet e tyre kanë pak mundësi për t'u përballur, takuar ose
90 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
angazhuar në mënyrë konstruktive me policinë. Kjo mund të rezultojë shumë shpesh në
ndjenja mosbesimi që komuniteti tregon ndaj policisë dhe punës që ajo kryen në
komunitetet ku punonjësit e policisë shërbejnë.
Kur bëhen ndryshime organizative, veçanërisht në drejtim të një filozofie që kërkon
ndërveprimin e komunitetit, përfshirja e komunitetit është një element i nevojshëm që
duhet të merret parasysh në realizimin e këtij procesi.
Për këtë, në planin e veprimit duhet të futen masa të tilla si :
Konsultimi me komunitetin që në fazën e ngritjes së strategjisë së re të
policimit në komunitet nëpërmjet strukturave të ndryshme ekzistuese si
forumet mësues- prindër- nxënës në shkolla, shoqata dhe forume lokale të grave,
të të rinjve, të grupeve të komuniteteve të diskriminuara si Romët, Egjiptianët,
LGBT, forumet e bizneseve, komunitetet fetare, etj. Në këtë aspekt një rol me
rëndësi marrin dhe organizatat e shoqërisë civile, si ato në nivel qendror dhe ato në
nivel lokal. Ndërgjegjësimi i komunitetit dhe përfshirja në atë që ka të bëjë me një
filozofi të re organizative të policimit mund t’i japë mundësinë qytetarëve për të
ofruar të dhëna të vlefshme e nevojshme për ndryshimet e planifikuara.
Socializimi dhe komunikimi i konceptit të policimit në komunitet në nivel
lokal / komunitar. Një strategji e qartë duhet të formulohet për të informuar
publikun mbi konceptin e policimit në komunitet. Është me rëndësi që
informacioni të komunikohet dhe përçohet në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë dhe
të jetë i aksesueshëm nga të gjithë qytetarët në komunitetet e tyre.
Policimi në komunitet si një model pune i punonjësve të policisë. Përpara se të
shkojë afër publikut, punonjësi i Policisë duhet të kuptojë se uniforma që mban
është më e rëndësishme se pozicioni që ka – kjo do të thotë se çdo qytetar që i
drejtohet atij duhet të marrë një përgjigje të sjellshme dhe ndihmuese, pavarësisht
nëse ka lidhje me shërbimin konkret që mbulon – brenda aksiomes “çdo punonjës
policie është zëdhënës i saj dhe çdo zyrë policie është POLICIA”;
Kjo kërkon një vetëdije të re të punonjësit dhe të strukturës për të menaxhuar
kontaktin e drejtëpërdrejtë me njerëzit, duke qenë të sjellshëm, të shpejtë në
adresimin e problemeve dhe të thjeshtë në zgjidhje.
Për të patur këtë qasje nuk mjafton mirësjellja e policit; ajo duhet mbështetur nga
strukturat pritëse në komisariatet e Policisë të cilat duhet të reflektojnë qytetari
91 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
dhe standard të lartë shërbimi. Këto struktura pritëse janë impakti më i
rëndësishëm i Policisë në publik. Një qytetar ruan në kujtesë shërbimin e mirë, më
shumë sesa problemin që e ka çuar aty. Nëse një qytetar trajtohet me dinjitet në
ambientet e Policisë nga punonjësi i Policisë, ai mbetet pozitiv e mirëkuptues edhe
kur “nuk mbaron punë”.
Përmirësimi i Partneritetit me Publikun e Gjerë.
Krijimi i një strukture përgjegjëse në qendër me këto detyra:
- udhëheqje metodologjike për drejtoritë e qarqeve në hartimin e planeve të
veprimit për policimin në komunitet;
- monitorim i centralizuar i zbatimit të planeve të veprimit nga struktura
përgjegjëse;
- raportim periodik e publik për zbatimin e planit të integruar të veprimit;
- koordinim i veprimeve për zbatimin e dekoncentruar të PIV nga drejtoritë
në qarqe;
- zhvillimi dhe përdorimi i metodave për monitorimin e zbatimit të
aktiviteteve dhe vëzhgimin periodik të perceptimit të publikut për
efikasitetin e ndërveprimit të policisë me komunitetin e gjerë.
- Caktimi i një pike fokale në çdo komisariat për çështjet e policimit në
komunitet;
REKOMANDIMI IV - Kryerja dhe zbatimi i një sistemi të detajuar (periodik) të
matjes së performancës dhe perceptimeve mbi performancën e policisë, nga forume të
ndryshme të komunitetit dhe shoqërisë civile (përfshirë mediat).
Aktualisht, ekzistojnë një sërë studimesh të kryera nga OSHC-të me të cilat PSH mund të
ngrejë një sistem të dhënash bazë, që të përdoren si sistem referimi nga PSH për matjen e
opinionit publik dhe grupimeve të ndryshme shoqërore si dhe perceptimet e tyre në lidhje
performancën e Policisë. Ky sistem i matjes së perceptimeve duhet të mbështetet si nga
PSH ashtu dhe nga aktorë të ndryshëm të OSHC-ve për të sjellë vlerësime të jashtme që
të informojnë MPB dhe PSH mbi masat që duhet të merren për përmirësimin e punës.
Të dhënat duhet të jenë të disagreguara në sa më shumë detaje për të adresuar çështje që
vijnë nga grupime të ndryshme demografike si gjinia, mosha, rajoni, niveli i arsimimit,
etnia, etj
92 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
REKOMANDIMI V - Formulimi dhe zbatimi i një strategjie të re komunikimi.
Strategjia e re e komunikimit duhet të përfshijë forma të reja të Komunikimit si me
komunitetin e gjerë ashtu dhe me palët e tjera të shoqërisë me anë të një qasje të re
komunikimi - (Mediat, Bizneset, Shkollat, Viktimat e krimit, Viktimat e dhunës,
Komuniteteve të ndryshme të prekura nga çështje të rendit apo sigurisë por jo vetëm,
viktimat e gjakmarrjes, komunitetet Rome dhe Egjiptiane, komuniteti LGBT, drejtuesit e
automjeteve etj).
Rekomandime të shumta dhe konkrete janë paraqitur në studimet dhe raportet e fundit të
paraqitura si nga Donatorë të ndryshëm (OSCE, ICITAP, PAMECA, SACP) ashtu dhe
nga shoqëria civile. Me poshtë po përmendim disa prej tyre, vetëm për qëllim orientimi.
Me rëndësi ngelet që rekomandimet e këtyre studimeve të mblidhen në një dokument
të integruar dhe të kthehen në një dokument strategjik të zbatueshëm me masa dhe
plane konkrete.
Hartimi dhe miratimi i një manuali për prezantimin në media të policimit në
komunitet. Manuali mund të përfshijë formate dhe metoda komunikimi për
zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese, të fushatave për sigurinë publike, për
sigurinë e trafikut, për informimin e qytetarëve mbi rrugët e ankimimit në polici
etj;
Të përmirësohet imazhi publik i policisë duke përforcuar marrëdhëniet me
komunitetin, duke vënë theksin në aspektet pozitive, gatishmërinë dhe shërbimet
që Policia e Shtetit ofron për komunitetin në përgjithësi dhe për rastet e dhunës në
familje në veçanti, dhe tek profesionalizmi, paanshmëria dhe zbatimi i etikës nga
punonjësit e saj;
Të rritet ndërgjegjësimi për rolin real të policisë dhe efikasitetin e saj aktual
përmes:
• Rritjes së pranisë dhe paraqitjes së aktivitetit të policisë në media (televizione
dhe programe radiofonike, artikuj në gazeta e revista). Në këtë mënyrë do të jepet
saktësisht dhe plotësisht roli i policisë në përgjigje ndaj dhunës në familje, duke
siguruar shpërndarjen e informacionit të drejtë tek audienca. Duke qenë se media
93 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
më e ndjekur dhe burimi kryesor i informacionit mbetet televizioni, është e
preferueshme të krijohen marrëveshje me televizionet kombëtare dhe ato lokale
për të krijuar hapësira televizive të herë pas hershme për policinë dhe çështjet e
dhunës në familje.
• Zhvillimit të një lidhjeje (link) brenda faqes së internetit të Policisë së Shtetit që
të ofrojë informacion konkret, të detajuar dhe praktik, këshilla mbi dhunën në
familje, të prezantojë rolin e policisë dhe informacione të tjera të nevojshme rreth
shërbimeve në dispozicion, duke pasur si target grup të rinjtë, si përdoruesit
kryesor të internetit, që janë gjithashtu përcjellës shumë të mirë të informacionit.
• Organizimit të aktiviteteve brenda ambienteve të komisariateve të policisë ku të
ftohet komuniteti dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme që
punojnë në këtë fushë në raste ngjarjesh specifike, për të prezantuar rolin, risitë
apo arritjet e policisë.
Për një strategji më të mirë ndërgjegjësimi e komunikimi me viktimat dhe
publikun e gjerë duhet:
të nxitet dalja e spoteve publicitare në mediat audiovizive kundër dhunës në
familje dhe formave të mbrojtjes së viktimës.
Nxitje me informacion dhe subvencione të ndryshme të shfaqjes të filmave
të huaj në kinematë dhe ekranet televizive shqiptare që trajtojnë probleme
të dhunës në familje, trajtimit human të të moshuarve, të të sëmurëve, etj.
Nxitje e bisedave në studio televizive e radiofonike me temë nga
problematika e marrëdhënieve humane në familjen bashkëkohore dhe
solidaritetit familjar.
Rishikimi nga grupe individësh dhe qytetarësh aktivë, specialistë, prindër,
mësues, etj., lidhur me cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve të edukimit
qytetar e seksual në shkolla, në të gjitha nivelet e arsimimit, që lidhen me
familjen dhe kundërshtimin e dhunës familjare.
REKOMANDIMI VI - Përmirësimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punëve
ndërinstitucionale.
Megjithëse PSH perceptohet të ketë një bashkëveprim dhe koordinim me Institucionet e
ndryshme shtetërore, në kuadrin a policimit në komunitet kërkohet një qasje e re
multidimensionale dhe ndërinstitucionale.
94 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Gjetjet tregojnë se partneriteti ekzistues konsumohet shpesh në formën e ndarjes së
informacionit në grupe teknike ndërinstitucionale, ndihmës së ofruar nga policia për
kryerjen e detyrave ligjore nga partnerët shtetërorë ose në zbatimin e kompetencave të
përbashkëta në fushën e rendit dhe të sigurisë. Në kuadrin e strategjisë së re të policimit
në komunitet, potenciali i këtij bashkëpunimi duhet parë shumë më i madh se kaq. Për të
bërë të mundur shfrytëzimin e plotë të këtij potenciali, rekomandohen 2 (dy) linja
veprimi:
- të nxitet interesi i partnerëve shtetërorë për forma të reja bashkëpunimi me policinë;
- të formalizohet ligjërisht detyrimi i partnerëve shtetërorë për t’u përfshirë aktivisht në
proceset e rëndësishme të planifikimit dhe monitorimit të policimit në komunitet.
Gjithashtu rekomandohet ngritja e një komiteti koordinues për policimin në
komunitet, sipas modelit të krijuar nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 334,
datë 07.02.2011 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e
rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij.’’
Një formë tjetër bashkëpunimi mund te konsiderohet dhe organizimi në mënyrë
sistematike i trajnimeve të përbashkëta me punonjës të institucioneve të ndryshme,
që merren me çështje ndërinstitucionale, si psh në rastin e dhunës në familje
(policia, bashkia, gjykata, prokuroria, zyra e përmbarimit, shkollat, qendra
shëndetësore etj.) të fokusuara tek ndryshimet ligjore, strukturat e reja etj., çka do
të sillte edhe rritje të ndërgjegjësimit për rolin e gjithsecilit, kuptimin e
pikëpamjeve dhe shqetësimeve përkatëse, si dhe forcimin e marrëdhënieve
ndërinstitucionale.
Rekomandimi VII - Për përmirësimin e bashkëpunimit mes policisë dhe partnerëve
të shoqërisë civile:
-Policia e Shtetit duhet të jetë aktive në kërkimin dhe zbatimin e formave praktike të
ndërveprimit me OSHC-të;
- Policia e Shtetit duhet të krijojë sisteme të ndryshme si psh marrëveshjet dhe
memorandume bashkëpunimi të lidhura me detyra dhe objektiva konkrete nga secila palë
dhe të krijojë sisteme të matjes së performances dhe raportimit periodik.
- Çdo drejtori e policisë në qark duhet të ndërtojë një databazë të plotë me emrat, adresat
dhe pikat e kontaktit të organizatave jo qeveritare aktive në fusha të tilla si dhuna në
95 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
familje, të drejtat e grave, të drejtat e të miturve, trafiqet, gjakmarrja etj. Konsultimi i
këtyre subjekteve të bëhet sipas një kalendari të mirëpërcaktuar vjetor dhe në mënyrë
publike;
- Çdo drejtori e policisë në qark duhet të zhvillojë këshillime të thjeshta e periodike me
përfaqësues të biznesit në qark;
-Policia duhet të raportojë periodikisht dhe publikisht për ecurinë në zbatimin e
memorandumeve.
REKOMANDIMI VIII - Për përmirësimin e kushteve të punës së policisë dhe
infrastrukturës së saj.
Kanë nisur tashmë një sërë veprimesh të mbështetura si nga Qeveria Shqiptare, MBP,
PSH, ashtu dhe donatorë të ndryshëm në lidhje me përmirësimin e kushteve të punës të
policisë dhe infrastrukturës. Duke qenë se, ekzistojnë dokumente të tjerë strategjik me
rekomandime specifike të disponueshme nga MPB dhe PSH nuk duam të sjellim ndonjë
rekomandim specifik në këtë kuadër.
Gjithsesi, siç rezulton dhe nga gjetjet, kushtet e punës dhe infrastruktura janë faktorë të
rëndësishëm jo vetëm për performancën dhe jetën profesionale të vetë punonjësve të
policisë (përfshirë lehtësirat në zbatimin e punës së tyre të përditshme si dhe moralin dhe
motivimin e punonjësve), por kanë një ndikim shumë të prekshëm tek perceptimi i
qytetarëve dhe anëtarëve të komunitetit në lidhje me punën që kryen dhe shërbimet që
ofron policia.
Në këtë kuadër do të rekomandonim që MPB dhe Policia të përfshinte në strategjinë e re
dhe plan veprimin për policimin në komunitet në menyrë të integruar masat, progresin
dhe arritjet në lidhje me përmirësimin e Ambienteve dhe infrastrukturës; Pajisjet,
Trajtimin financiar, si dhe Masat për Riorganizimin dhe Funksionimin e Strukturave të
PSH.
BIBLIOGRAFIA
COMPORT, Janar 2014, Strategjia e Integruar e Komunikimit dhe Plani i Komunikimit për
Fushatën Sensibilizuese në pesë Sektorë të Policisë së Shtetit Shqiptar.
96 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
Data Centrum, Tetor 2012, Studim mbi Dhunën në Familje dhe Policinë e Shtetit Shqiptar
IDRA, Gusht-Shtator 2013, Anketa mbi nivelin e Kënaqësisë me Shërbimet Policore.
IDRA, Mars 2014, Raport-Anketa mbi “Viktimat e Krimit”.
IDRA, Mars 2014, Raport-Anketa për Policinë Rrugore.
IDRA, Mars 2014, Studim mbi Policinë e Shtetit.
IDRA (2014), Anketa e Policisë Kufitare.
IDRA (2014), Anketa mbi Kontaktin me Policinë (129)
ICITAP, Shkurt 2014, Raport për Kushtet e Punës të Punonjësve të Policisë në terren.
ICLA, Nëntor 2013, Perceptime mbi Sigurinë, Rendin dhe Punën e Policisë në Komunitet-
Studim mbi Matjen e Sigurisë në Komunitet.
ICLA, Dhjetor 2013, Raporti Final-Studim mbi Kënaqësinë në Punë të Punonjësve të Policisë.
Instituti për Studime Publike dhe Ligjore, Shtator 2013, Studim “Partneritet në Kontekstin e
Policimit në Komunitet”
Kosovo National Strategy and Action Plan for Community Safety 2011-2016.
Kroata Action Strategy on Community Policing
Ligji No. 9749, date 04/06/2007 mbi PSH në Republikën e Shqipërisë
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Shtator 2013, Studim për Viktimat e Krimit të Dhunës në
Familje dhe Sulmeve Seksuale
Plan - Veprimi për sigurinë në komunitet (2011 – 2013), prot nr 100
SEESAC (2006), Philosophy and principles of community-based policing.
Senior Police Adviser to the OSCE Secretary General, OSCE (2008), Good Practices in Building
Police-Public Partnerships.
Strategjia e Policisë së Shtetit 2007-2013.
The National Institute of Justice, US Department of Justice, July 2003, Marketing Community
Policing in the News: A Missed Opportunity?.
97 Gjetje dhe rekomandime për politika që përmirësojnë punën e Policisë së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet - Prill 2014
FALENDERIME Falenderojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Programin SACP dhe Drejtorinë e
Përgjithshme të Policisë së Shtetit për besimin që na dhanë për kryerjen e këtij studimi dhe
mbështjetjen e dhënë gjatë të gjitha fazave të procesit.
Falënderojmë përfaqësuesit e intervistuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e
Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Trasportit, Ministria e Shëndetësisë, Avokati i
Popullit dhe Komisioneri për Diskriminimin për vëmendjen dhe kohën e përkushtuar gjatë gjithë
intervistave të realizuara.
Në mënyrë të vecantë falënderojmë përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare që mbështetin
Policinë e Shtetit, ICITAP, PAMECA dhe OSCE për kohën e përkushtuar këtij studimi dhe për
shkëmbimin më grupin e punës te informacioneve dhe raporteve të tyre për Policinë e shtetit
shqiptar.
Gjithashtu falënderojmë të gjitha ata përfaqësues institucioneve publike lokale (Drejtorive
Arsimore Rajonale, Spitale rajonale, Prefekturë, Prokurori, Drejtori rajonale të shërbimit social,
Njësi për mbrojtjen e familjes, Drejtori e koordinimit dhe zhvillimit në qarqe, Zyra të gjendjes
civile, Shkolla të mesme, Bashki, Kryetar komunash, Kryeplak etj.) dhe të shoqërisë civile të
intervistuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë, Dibër, Gjirokatër dhe
Sarandë për mendimet, vlerësimet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me punën e policisë së shtetit.
Me shumë vlerë për këtë studim ishin edhe mendimet dhe vlerësimet e të gjithë gazetarëve të
intervistuar të cilët i falënderojmë për kontributin e tyre shumë të rëndësishëm për këtë studim.
Falënderojmë të gjitha ato institucione lokale të PSH që u përfshinë, duke bashkëpunuar dhe
lehtësuar procesin e mbledhjes së të dhënave:
Drejtoritë Rajonale të Policise Kufitare të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Gjirokastrës, Korcës, si
edhe Policinë Kufitare në Pikat e Kalimit në Aeroportin Ndërkombetar të Tiranës, Portin e
Durrësit, Muriqan, Kakavijë dhe QafëThanë;
Drejtoritë e Policisë dhe Sallat Operative (129) në 12 Qarqet e Policisë;
Komisariatet e Policisë nr. 1, 2, 3 në Tiranë dhe Komisariatet e Policisë të Shkodrës, Lezhës,
Fierit, Lushnjës dhe Korcës.
Ky studim nuk mund të realizohej pa kontributin e veçantë të të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e
katër anketimeve gjatë këtij studimi dhe të stafit mbështetës të ICLA dhe IDRA që me shumë
përkushtim mblodhën dhe analizuan të dhënat.
Grupi i punës i realizimit të këtij studimi u përbë nga Eldisa Zhebo, Auron Pasha, Entela
Kaleshi, Enton Çoku, Fajket Agalliu.