siguria fillon në shtëpi

160
Prishtinë, Kosovë 2008 Siguria fillon në shtëpi Hulumtim për hartimin e strategjisë së parë nacionale dhe të planit të veprimit kundër dhunës në familje

Upload: ngokien

Post on 19-Dec-2016

295 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Siguria fillon në shtëpi

Prishtinë, Kosovë 2008

Siguria fillon në shtëpiHulumtim për hartimin e strategjisë së parë nacionale dhe të planit të veprimit kundër dhunës në familje

Page 2: Siguria fillon në shtëpi

 

Page 3: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi:   

Hulumtim për hartimin e strategjisë së parë nacionale  dhe të planit të veprimit kundër dhunës në familje   

                                          

Prishtinë, Kosovë 2008

Page 4: Siguria fillon në shtëpi

                  Nga Nicole Farnsworth dhe Ariana Qosaj‐Mustafa për Rrjetin i Grupeve të Grave të Kosovës   Me ndihmën e Adelina Berishës, Mimoza Gashit, Dafina Beqirit dhe Nicole Slezak, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGJ) pranë Zyrës së Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës dhe me Iniciativën për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gruas si pjesë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PZHKB ‐ UNDP)   © Agjencia për Barazi Gjinore, 2008.  Pikëpamja e paraqitur në këtë raport nuk korrespondon domosdoshmërisht me pikëpamjet e Qeverisë së Kosovës, të UNDP‐së apo me ato të Qeverisë së Finlandës.  Të gjitha të drejtat janë të rezervuara për ABGJ‐në.   Ky hulumtim është përkrahur nga Agjencia për Barazi Gjinore, e cila gjendet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës (zbatuar nga Iniciativa për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gruas, e cila është në kuadër të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP).       Dizajni, faqosja dhe shtypja nga Design House.   Publikuar nga Qeveria e Kosovës.  Përkthyer nga Zyra e Kryeministrit.  Reviduar dhe lekturuar nga CITS Translation.  

Page 5: Siguria fillon në shtëpi

Falënderim   Së pari, ekipi hulumtues  i Rrjeti  i Grupeve të Grave në Kosovë  (RRGGK) do të donte të falënderojë qytetarët e Kosovës të cilët kanë ofruar kohën dhe mendimet e tyre për dhunën në familje. Shumë prej  tyre  kanë  shprehur  shpresën  se  të  dhënat  e  tyre  do  të mund  të  nxisnin  qeverinë  drejt  një veprimi dhe se do të ushqenin  ide të reja drejt planeve për uljen e dhunës në familje dhe se, në të njëjtën kohë, mund të përmirësonin kushtet e përgjithshme të jetesës të qytetarëve të Kosovës.  

Gjatë  procesit  të  hulumtimit,  ne  kemi  pasur  kënaqësinë  e  bashkëpunimit  me  ekipin  e Iniciativa per Mbrotjen dhe Sigurine e Gruas (IMSG), duke involvuar Shqipe Krasniqin nga Agjencioni për Barazi Gjinore si dhe Nazlie Bala dhe Nita Luci e UNDP/IMSG. Ato, së bashku me Igballe Rogova nga  RRGGK‐ja  përherë  kanë  ofruar  inkurajimin  dhe  mbështetjen,  për  çka  ne  jemi  shumë mirënjohëse. Ne, poashtu, falënderojmë ekipin e UNFPA‐së për financimin e hulumtimit kërkimor të mëparshëm të RRGGK mbi dhunën mbi baza gjinore dhe ndikimin e saj në shëndetin reprodukues të grave, që ka përbërë një themel të fortë prej të cilit është lansuar ky kërkim më i thelluar.  

Përfaqësuesit e Shërbimit Policor të Kosovës, Departamenti për Mirëqenie Sociale, Ministria e Drejtësisë, Divizioni  i Avokimit  të Viktimave dhe  i Asistencës, Zyra e Qarkut për Ndihmë Ligjore, Qendrat për Punë Sociale dhe Sekretariati  i Sistemit Gjyqësor në Këshillin  Juridik  të Kosovës kanë siguruar depërtime  të mprehta  lidhur me çështjet me  të cilat ata  janë ballafaquar në përpjekjet e tyre për të mbrojtur viktimat dhe në ndjekjen e kryerësve të dhunës në familje. Ne  i falënderojmë ata për  rekomandimet që kanë ofruar për përmirësimin e përgjigjes  institucionale ndaj dhunës në familje. Poashtu jemi mirënjohës për përvojat e ofruara dhe rekomandimet e siguruara nga shoqata e Pensionistëve,  Shoqata e  të Verbërve e  Femrave, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe  Fëmijëve, Qendra për  Strehimin e Grave dhe Fëmijëve, Këshilli për Mbrojtjen e  të Drejtave dhe  të  Lirive  të Njeriut,  Handikosi,  Shpresa  dhe  Shtëpi  për  Fëmijën,  Elysium,  Liria, Medica  Kosova,  Qendra  për Emancipim Social, Qendra për Rehabilitim për Viktimat e Torturës e Kosovës, Norma, Një për një, Partnerët e Kosovës, Shtëpi e Sigurt, Gjakova, UNICEF, Vita Jeta, Qendra e Mirëqenies e Grave.  

Elmaze  Gashi  e  ka  rishikuar  projektin  e  raportit  dhe  ka  siguruar  komente  të  çmueshme. Milva Ekonomia na ka ardhur në ndihmë me këshillat profesionale lidhur me zgjedhjen e modeleve dhe  Enver  Gashi  i  ka  kontribuuar  analizës  statistikore  të  zbulimeve  të  studimit.  Zbulimet  e  Nait Vrenezit, Safe House Gjakova, kanë siguruar mbështetjen e vazhdueshme gjatë procesit të analizimit dhe  Aliriza  Arënliu  ka  ofruar  udhëzime  për  ekipin  hulumtues  lidhur me  aspektet  psikologjike  të zhvillimit të intervistave.  

Mendurim  Rashiti  dhe  Bardhi  Bakija  së  bashku me  ekipin  hulumtues  të  RRGGK‐së  kanë kaluar  shumë  ditë  dhe  netë  duke  inkuadruar  të  dhënat  në  SPSS  në mënyrë  që  ne  të mund  t’i përgjigjeshim afateve. Në  fund,  .përkushtimi dhe puna e zellshme e Shtepia e Sigurt‐Gjakova, e ka bërë të mundshëm shtrirjen e hulumtimit anë e kënd Kosovës: Besa Salihu, Dardan Kryeziu, Sabrie Ahmeti,  Genc  Bajraktari,  Lulkuqe  Gashi,  Vllaznim  Bimbashi,  Vezire  Ukaj,  Labinot  Bala,  Aferdita Demaj,  Behar  Halili,  Besarta  Murtezaj,  Besart  Rrecaj,  Ardita  Bahtiri,  Kujtim  Morina,  Shpresa Petershoni,  Senat Haliti, Besarta  Trolli, Veton  Shaqiri,  Teuta Halimi, Valdet Plakolli, Bardha Gashi, Naim  Telaku, Argjina Misini,  Besart Gashi, Anita  Sadikaj,  Betim  Selmanaj,  Eliza  Thana,  Yll  Jashari, Drenusha Thaqi, Fidan Kalaja, Tringa Krasniqi, Ramiz Dukaj dhe  të  tjerë  të  cilët nuk dëshironin  të përmendeshin. 

Page 6: Siguria fillon në shtëpi
Page 7: Siguria fillon në shtëpi

Akronime dhe Shkurtesa   ABGJ   Agjencia për Barazi Gjinore  KMDLNJ   Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut  KEDKG   Konventa mbi Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit Kundër Grave  QMGF   Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve  QPS   Qendra për Punë Sociale  DMS   Departamenti i Mirëqenies Sociale  BE  Bashkimi Evropian  DHBGJ   Dhuna mbi Baza Gjinore  SHSHF   Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët ONM  Organizata Ndërkombëtare për Migrim  OPS  Objektet e Përkohshme të Sigurisë  KFOR   (NATO) Forca e Kosovës  SHPK   Shërbimi Policor i Kosovës  SHPK                NJDHF Shërbimi Policor i Kosovës – Njësia kundër Dhunës Familjare  RRGGK   Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës  MEF   Ministria e Ekonomisë dhe e Financave  MASHT   Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë  MPMS   Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale  MSH   Ministria e Shëndetësisë  MD  Ministria e Drejtësisë NATO   Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior OJQ   Organizata joqeveritare  ZÇGJ  Zyra për Çështje Gjinore e UNMIK‐ut  OSBE   Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (i referohet Misionit në Kosovë) IPVQ   Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë  QMVPT  Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit  ESK  Enti Statistikor i Kosovës  PSSP   Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm ZSHS   Zyrtar për Shërbime Sociale  KB   Kombet e Bashkuara  QKBVNJ   Qendra e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore  PZHKB   Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara  FPKB   Fondi i Popullatës i Kombeve të Bashkuara  KLRKB   Komisioni i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara  FFKB   Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara  FZHFKB   Fondi për Zhvillim i Grave i Kombeve të Bashkuara  UNMIK   Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë  USAID   Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara  DAVA   Divizioni i Avokimit të Viktimave dhe i Asistencës  OBSH   Organizata Botërore e Shëndetësisë IMSG   Iniciativa për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gruas QMG  Qendra për Mirëqenie të Grave  

Page 8: Siguria fillon në shtëpi

PËRMBAJTJA 

 Përmbledhje e përgjithshme  1Hyrje  3  Kaptulli 1.  Perceptimi i qytetarëve lidhur me dhunën në familje: çka është keqtrajtim dhe në çfarë kushtesh ndodh ? 

15

1. Perceptimi i qytetarëve lidhur me atë se çka e përbënë “dhunën në familje”  152. Dhuna midis partnerëve    173. Dhuna kundër fëmijëve  194. Format e perceptuara të dhunës kundër grupeve të tjera  215. Qëndrimet e qytetarëve ndaj keqtrajtuesve dhe marrëdhënieve keqtrajtuese  22  Kaptulli 2.  Përhapja dhe format kryesore të dhunës në familje në Kosovë  251. Vështrim i përgjithshëm i dhunës në familje në Kosovë  252. Izolimi  313. Dhuna psikologjike  324. Dhuna fizike  345. Dhuna seksuale  366. Dhuna ekonomike   387. Kush janë viktimat? grupet demografike më së shumti të prekura nga dhuna në familje  388. Kush janë keqtrajtuesit? personat më të prirur për të kryer dhunën në familje  52  Kapitulli 3.  Pasojat e dhunës në familje  551. Pasojat mbi personat të cilët vuajnë nga dhuna në familje  562. Pasojat mbi fëmijët dhe familjen  583. Pasojat mbi shoqërinë, duke përfshitë institucionet qeveritare  60  Kapitulli 4. Përgjigjja e qytetarëve: metodat të cilat i përdorin dhe i propozojnë qytetarët për përfundimin e dhunës ose për zvogëlimin e kushteve për ekzistimin e saj 

63

1. Si e trajtojnë qytetarët dhunën dhe njohuritë e qytetarëve lidhur me ndihmën në dispozicion   

63

2. Zvogëlimi  i  dhunës  përmes  parandalimit:  perceptimet  e  qytetarëve  për  faktorët  që  i kontribuojnë dhunës dhe për mënyren e trajtimit të tyre 

66

  Kapitulli 5.  Kufizimet sociale që i privojnë grupet e veçanta demografike në sferën private dhe publike, që potencialisht e rrisin dhunën në familje  

71

1. Strukturat tradicionale të pushtetit brenda familjes  712. Dhuna mbi baza gjinore kundër fëmijëve, e bazuar në traditë,  733. Mungesa e qasjes ndaj shkollimit  744. Rolet gjinore diskriminuese dhe praktikat e punësimit  775. Diskriminimi në posedimin e pronësisë dhe trashëgimisë  79    

Page 9: Siguria fillon në shtëpi

      Kapitulli   6. Zbrazëtitë ligjore dhe institucionale në trajtimin e dhunës në familje  811. Zbrazëtitë ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e viktimave    832. Zbrazëtitë ligjore dhe institucionale për ndjekjen penale të kryerësve të dhunës  1033. Zbrazëtitë ligjore dhe institucionale për parandalimin e dhunës në familje  1074. Përmirësiimi i reagimit të gjithëmbarshëm të qeverisë ndaj dhunës në familje  112   Rekomandimet  119Punimet e cituara  124 Shtojca 1.  Përmbledhja e kërkimit paraprak mbi dhunën në familje në Kosovë  129Shtojca  2.  Instrumenti i anketës  131

Page 10: Siguria fillon në shtëpi
Page 11: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

1

PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME  Të kuptuarit e përmasës, të grupeve demografike më së shumti të prekura, të reagimit  ligjor dhe institucional dhe  të perceptimeve  lidhur me dhunën në  familje në Kosovë  janë  thelbësore për planifikimin  e  një  përgjigjeje  qeveritare  dhe  joqeveritare  për  parandalimin  e  dhunës  në  të ardhmen, për mbrojtjen e viktimave dhe për ndjekjen penale  të kryerësve  të këtyre shkeljeve. Buxheti qeveritar dhe planet  lidhur me dhunën në  familje mund  të  jenë më efikase nëse  ato bazohen prej hulumtimit. Me qëllim  të  themelimit  të një baze  të  fortë mbi  të  cilën mund  të bazohet Plani kombëtar i veprimit i Kosovës kundër dhunës në familje, Rrjeti i Grupeve të Grave i Kosovës (RRGGK) ka zhvilluar një hulumtim lidhur me dhunën në familje në Kosovë. RRGGK‐ja ka zbatuar  një metodologji  të  përzier,  që  ka  përfshirë mbledhjen  e  të  dhënave  statistikore  nga institucionet përkatëse, rishqyrtimin e ligjit përkatës, të legjislacionit dhe të shërbimeve sociale në dispozicion; studimin e 1.256 grave dhe burrave të të gjitha moshave dhe grupeve etnike anë e kënd Kosovës; dhe studimin e përfaqësuesve të institucioneve kosovare, të organizatave relevante dhe të ekspertëve.  

Kosova ka një numër të ligjeve të sofistikuara për të ndjekur penalisht kryerësit e dhunës në  familje  dhe  për  të mbrojtur  viktimat  e  dhunës  në  familje. Megjithëkëtë,  kodi  penal  nuk  e përkufizon dhunën në  familje  si  krim.  Tema nëse  ky  veprim do  të mund  të  siguronte ndjekje penale më të mirë dhe më efikase kërkon debat të mëtejmë. Sot e kësaj dite vërehen probleme lidhur me zbatimin e Rregullores mbi dhunën në  familje, siç  janë vonesat në gjykata  lidhur me lëshimin e urdhrit për mbrojtje. Vetëm një numër i vogël i rasteve të dhunës ndiqen penalisht në gjykata,  dhe  nuk  ekzistojnë  shënime  mbi  zbatimin  e  duhur  të  sanksioneve  që  reflektojnë seriozitetin e krimit. Deri tani, janë regjistruar vetëm pak raste të ndjekjes penale për shkeljen e urdhrave të mbrojtës ose për krimet  lidhur me  lëndimet e  lehta trupore të kryera në kuadër të marrëdhënies  familjare. Kur prokurori publik  “është  i gatshëm”  të marrë  rastet për hetime  të mëtejme, përpjekjet e këtilla pengohen nga dosjet e paplota të dorëzuara nga policia, siç janë të dhënat mjekësore, të cilat mund të tregojnë lëndimet trupore.  

Ligji  mbi  shërbimet  sociale  dhe  familjare  i  Kosovës  nuk  është  zbatuar  plotësisht. Institucioni përgjegjës për zbatimin e tij, Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS), ka pasur kapacitete të kufizuara të burimeve njerëzore dhe financiare për të zbatuar plotësisht Ligjin, si dhe për të ofruar ndihmë dhe mbrojtje për viktimat e dhunës në familje. Së këndejmi, MPMS‐ja është  duke  shfrytëzuar  shërbimet  e  organizatave  joqeveritare  për  sigurim  të  strehimit  të viktimave, por  financimi  i këtyre OJQ‐ve është mjaft  i kufizuar. MPMS‐ja mbulon vetëm 50 për qind  të  shpenzimeve  të  strehimoreve,  duke  mos  përfshirë  personelin  ose  shpenzimet operacionale.  Legjislacioni  ekzistues  i  ndihmës  ligjore  në  Kosovë  nuk  i  parasheh  shprehimisht viktimat e dhunës familjare si një kategori me të drejtën për përfaqësim dhe këshillim juridik falas. Avokatët e viktimave janë paraparë për t’u përkujdesur për të drejtat e viktimave, por aktualisht iu mungon kapaciteti i plotë për të bërë këtë. As qendrat shëndetësore e as ekspertët shëndetësorë nuk kanë regjistruar zyrtarisht rastet e dhunës në familje ose nuk e kanë raportuar krimin.  

Për të përmirësuar përgjigjen multidisiplinare në ndihmën dhe në mbrojtjen e viktimave të dhunës  në  familje  janë  të  nevojshëm mekanizmat  shtetërorë  dhe  komunalë më  të mirë  të bashkërenditjes.  Aktualisht  nuk  ekziston  një  informacion  efikas  ose  shërbim mbështetës  për viktimat  e  dhunës  në  familje.  Linja  telefonike  DAVA  funksionon  në  mënyrë  sporadike  dhe përgjigjja  e  policisë  në  thirrjet  emergjente  shpesh  është  e  ngadalshme.  Krijimi  i  një  linje konfidenciale,  funksionale dhe  të papagesë  të ndihmës 24 orëshe do  të  ishte  ideal. Mbledhja institucionale e  të dhënave dhe analiza e  raporteve  të dhunës në  familje ka qenë sporadike, e 

Page 12: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

2

atypëratyshme dhe e pabashkërenditur. Mungesa e analizës  së  të dhënave dhe e monitorimit mund të ndikojë në gatishmërinë e autoriteteve për të trajtuar rastet e dhunës në familje, si dhe në ndarjen e mjeteve për trajtimin e dhunës në familje. 

Studimi  i 1.256 grave dhe burrave ka  ilustruar  se dhuna në  familje ende përgjithësisht konsiderohet si diçka e turpshme në Kosovë, që mund të shpjegojë se përse nuk është e raportuar në përmasat e saj reale. Përafërsisht 40 për qind e të anketuarve janë pajtuar se “Dhuna është një pjesë normale e cilësdo marrëdhënie, dhe shoqëria në përgjithësi, e pranon  faktin se herë pas herë dhuna ndodh.” Pothuajse 20 për qind e të anketuarve janë pajtuar se “Ndonjëherë është në rregull  që  burri  ta  godas  gruan  e  tij”  dhe më  shumë  se  një  e  treta  kanë  besuar  se  “është  e natyrshme që dhuna  fizike ndodh nganjëherë kur një çift grindet.  ”Në mënyrë habitëse, dy  të tretat e të anketuarve janë pajtuar se “marrëdhënia seksuale kurrë nuk mund të jetë e dhunshme nëse ajo zhvillohet ndërmjet dy të rriturish të cilët janë të martuar.” Shumica e të anketuarve ia atribuojnë sjelljen e dhunshme papunësisë (62.4 për qind) ose alkoolit (43 për qind), dhe besojnë se dhuna  ka qenë  “normale” ose e pranueshme në  rrethana  të  tilla. Përpjekjet për ngritjen e vetëdijes duhet të çrrënjosin mitet e tilla, duke pasur për cak posaçërisht njerëzit me nivel të ulët të arsimimit, të papunët dhe gratë.  

Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të përfunduar nëse dhuna është zvogëluar ose është rritur në Kosovë. Përafërsisht 43 për qind e të gjithë të anketuarve kanë përjetuar dhunë familjare; 46.4 për qind e të gjitha (100 për qind) të grave dhe 39.6 për qind e të gjithë meshkujve. Krahasuar me grupet e tjera demografike, gratë, njerëzit që  jetojnë në zona rurale, të varfrit, të papunët, personat që marrin asistencën sociale dhe njerëzit me më pak se shkollimi i mesëm kanë pasur më shumë gjasa për përjetimin e dhunës.  Sipas  SHPK‐së, 91.1 për qind e  kryerësve  të dhunës në familje kanë qenë meshkuj, kryesisht burra, dhe vetëm 8.9 për qind kanë qenë gra, edhe pse edhe anëtarë të tjerë të familjes, po ashtu kanë kryer dhunë.  

Ekzistojnë të dhëna të shumta se dhuna në familje ndikon negativisht mbi individët duke i kontribuuar  shtimit  të  problemeve  shëndetësore,  problemeve  psikologjike,  paaftësisë  për  t’u kujdesur  për  fëmijët  dhe, madje,  edhe  vetëvrasjes  ose  vdekjes.  Sidoqoftë,  14  për  qind  e  të anketuarve nuk mund të gjenin një vend të vetëm, në të cilin dikush që vuan nga dhuna të mund të gjente ndihmën dhe vetëm pak prej tyre dinin lidhur me shërbimet e ofruara nga institucionet, që ilustron nevojën për një shtrirje më të gjerë në kuadër të komunitetit me qëllim të informimit të qytetarëve  lidhur me ekzistimin e këtyre shërbimeve. Tani për  tani, njerëzit që e përjetojnë dhunën  ka më  shumë  gjasa  të  kërkojnë ndihmë nga  anëtarët  e  familjes ose miqtë  se  sa nga institucionet. Më  shumë  se dhjetë për qind  kanë  thënë  se nuk ekziston një  rregullore  kundër dhunës  familjare në Kosovë, kurse 34.8 për qind nuk e kanë ditur nëse ekziston kjo rregullore. Përpjekjet në terren duhet të kenë cak njerëzit, të cilët potencialisht mund të ndihmojnë viktimat e dhunës pa përfshirjen e institucioneve.  

Dhuna  në  familje  shkakton  shpenzime  të  mëdha  për  shoqërinë,  duke  përfshirë shpenzimet për kujdesin shëndetësor, policinë, ndjekjen penale, gjykimet, nivelet e arsimit dhe, së këndejmi, nivelet e punësimit, ditët e humbura të punës (që ndikon në Bruto Prodhimin Vendor ‐ BPV), produktivitetin dhe asistencën sociale të viktimave. Qeveria mund t’i kontribuojë zvogëlimit të  dhunës  përmes  sigurimit  të  kushteve  themelore  të  jetesës  (siç  janë:  uji,  rryma);  krijimit  të vendeve të reja të punës; sigurimit të funksionimit më efikas dhe më efektiv të sistemit gjyqësor; zbatimit  të  ligjit ekzistues;  sigurimit  të qasjes më  të mirë ndaj arsimimit, posaçërisht në  zonat rurale dhe për femrën; zhvillimit të fushatave të ndërgjegjësimit duke vënë në cak personat më së shumti  të  rrezikuar, kryerësit e dhunës, personat që mund  të ndihmojnë viktimat dhe  fëmijët; sjelljes së ngjarjeve kulturore e edukative në zonat rurale dhe duke e bërë këshillimin financiarisht dhe gjeografikisht më të qasshëm për viktimat, kryerësit e dhunës dhe familjet e tyre. 

Page 13: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

3

HYRJE   Dhuna  në  familje,  gjithashtu  e  njohur  si  dhuna  familjare,  mund  të  përfshijë  format psikologjike,  fizike,  seksuale,  ekonomike  dhe/ose  format  e  tjera  të  dhunës  që  ndodhin brenda  anëtarëve  të  një  familjeje. Me  gjasë,  një  përkufizim  i  njohur më  gjerësisht,  por kufizues, është ai “i dhunës mes partnerëve  intimë” apo dhuna në familje mes partnerëve. Në Kosovë,  ligji e përkufizon fjalën “familjare” më gjerësisht, duke marrë parasysh mënyra të ndryshme  të  jetesës dhe  të njerëzve që banojnë së bashku në një shtëpi  të vetme.1 Së këndejmi, dhuna në familje mund të ndodh midis dajës dhe mbesës, vjehrrit dhe nuses ose dy partnerëve intimë të pamartuar që banojnë së bashku, e jo vetëm midis burrit dhe gruas. Format e dhunës në familje mund të ndryshojnë në varësi nga vendi, kultura, konteksti ose rrethanat,  si  dhe  marrëdhëniet  ndërfamiljare,  duke  e  bërë  kështu,  të  pamundur identifikimin e një  listë të gjerë të krimeve të  lidhura me dhunën në familje. Megjithëkëtë, aktet e dhunës në familje duhet të dënohen si shkelje e të drejtave të njeriut.    Krahas  sigurimit  të  shëndetit  dhe  mirëqenies  së  gjithëmbarshme  të  qytetarëve kosovarë  dhe  zvogëlimit  të  shpenzimeve  të  qeverisë  të  lidhura me  dhunën  në  familje,2 Qeveria e Kosovës ka interesa të patjetërsueshme në zvogëlimin e dhunës në familje si pjesë e përpjekjeve  të  saja  të vazhdueshme për  të arritur Objektivat Zhvillimore  të Mijëvjeçarit (OZHM) dhe përparim në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). OZHM‐të janë të  rëndësishme  për  zhvillimin  e  ardhshëm  në  Kosovë  për  arsye  se  organizatat,  siç  është Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e mbështesin këtë iniciativë.3 Synimet e OZHM‐ve  adresojnë  çështje  të  ndryshme  të  zhvillimit  njerëzor,  duke  përfshirë:  varfërinë, shëndetin, arsimimin, barazinë gjinore dhe mjedisin e qëndrueshëm.4 Nëse Kosova u tregon organizatave  ndërkombëtare  se  ka  përparuar  në  zbatimin  e OZHM‐ve,  atëherë  sigurimi  i fondeve do  të  jetë dukshëm më pak  i komplikuar. Së këndejmi, “miratimi, përshtatja dhe mbikëqyrja e Objektivave zhvillimore të mijëvjeçarit janë një rrugë e sigurt jo vetëm për të rritur zhvillimin njerëzor në Kosovë, por po ashtu për të siguruar që popullata e Kosovës të mos ngec prapa në këtë përpjekje globale.”5 

Një  nga  objektivat  e  OZHM‐të,  e  cila meriton  vëmendjen  e  veçantë  të  Qeverisë  së Kosovës, është barazia gjinore dhe  fuqizimi  i grave. Ngaqë Qeveria e Kosovës është duke punuar drejt qëllimit afatgjatë të pranimit në BE, ajo duhet të adresojë çështjen e dhunës familjare  kundër  grave.  Dhuna  familjare  negativisht  ndikon  mbi  shëndetin  e  gruas  në mënyra të ndryshme, duke përfshirë lëndimet fizike, çrregullimet gjinekologjike, problemet e shëndetit mendor dhe pasojat negative gjatë shtatzënisë.6 Së këndejmi, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ‘derisa parandalimi dhe vetëdija mbi dhunën kundër grave të mos jetë  integruar në  të gjitha OZHM‐të  zhvillimi  i qëndrueshëm do  të  vazhdojë  të  vuajë dhe 

1 Rregullorja e UNMIK‐ut mbi mbrojtjen kundër dhunës në familje. 2 Për më shumë informacione lidhur me shpenzimet financiare të dhunës në familje dhe me ndikimin e saj në shëndetin e qytetarëve, shih kapitullin tre ‐ pjesën e katërt. 3 Në OZHM përfshihen tetë Objektiva dhe tetëmbëdhjetë caqe për të cilat janë pajtuar 189 vende që t’i zbatojnë gjatë një periudhe 25 vjeçare (Raporti bazë i Kombeve të Bashkuara për Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit për Kosovën, “Ku do të jemi në vitin 2015?”, Mars 2004, 3). Falënderime të veçanta për Nicole Slezak, e cila ka ndihmuar në hulumtimin dhe përpilimin e kësaj pjese. 4 Po aty, 5. 5 Po aty, 4. 6 M. Ellsberg, “Dhuna kundër grave dhe Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit: Lehtësimi i qasjes së ndihmës për gratë,” Revistë ndërkombëtare e gjinekologjisë dhe e obstetrikës (International Journal of Gynecology and Obstetrics) (2006): 326. Shih po ashtu kapitullin tre.  

Page 14: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

4

synimet  ambicioze,  për  të  cilat  është  arritur  pajtimi  i  bashkësisë  ndërkombëtare,  do  të mbesin të paarritshme”, në bazë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 7 

Dhuna kundër grave është identifikuar si një nga format e zakonshme të dhunës në familje  dhe  gratë  në  Kosovë  përbëjnë  shumicën  dërmuese  të  viktimave  të  dhunës  në familje.8 Hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se një nga tri gra përjetojnë dhunën gjatë jetës së tyre.9 Sipas Këshillit të Evropës, dhuna në familje kundër grave e shkakton vdekjen dhe invaliditetin në mesin e grave të moshave prej 16 deri 44 në një shkallë më të lartë se sa lufta,  kanceri ose  aksidentet  automobilistike.10 Në Portugali, për  shembull,  çdo muaj, më shumë  se  pesë  gra  vdesin  nga  shkaqet  e  drejtpërdrejta  ose  të  tërthorta  të  dhunës  në familje.11 Përkundër pasojave të argumentuara mirë, dhuna kundër grave mbetet forma më së paku e dukshme e dhunës e diskutuar dhe e adresuar nga qeveritë e ndryshme.12  

Shpërfillja e zakonshme e dhunës në familje me gjasë është e lidhur me përkufizimet tradicionale të sigurisë, të cilat janë fokusuar më shumë në sigurinë ndërkombëtare se sa në sigurinë në nivel të shtetit,  familjes ose posaçërisht atë  individuale.13 Aktet  ilegale, të cilat do  të ndiqeshin penalisht  sikur  të kryheshin nga një  i huaj,  fqinji ose në një  vend publik, shpesh  nuk  vërehen  kur  kryhen  në  fushën  private,  posaçërisht  kur  ato  e  kanë  për  cak gruan.14 Dhuna e përdorur kundër grupeve të rrezikuara, siç janë gra, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit krijon dhe përmban një pabarazi më të gjerë strukturale dhe institucionale që negativisht ndikon mbi qeverisjen demokratike. Andaj, dhuna duhet të pranohet si një çështje publike me qëllim që ajo të trajtohet nga perspektiva sociale, politike dhe ekonomike. Duke pasur parasysh ndikimin negativ të dhunës në familje mbi shoqërinë dhe institucionet,15 qeveria po ashtu ka interes të patjetërsueshëm për të garantuar kushtim më  të madh  të  vëmendjes  ndaj  dhunës  në  familje,  duke  përfshirë  këtu  fokusimin më  të madh në burimet njerëzore dhe në ato financiare. 

Zhvillimi  i një përgjigjeje qeveritare ndaj dhunës në  familje, duke përfshirë strategjitë dhe  programet  për  parandalimin  e  dhunës, mbrojtjen  e  viktimave  dhe  ndjekjen  penale  të kryerësve të dhunës, kërkon një të kuptuar të qartë të burimeve dhe shkaqeve të dhunës me qëllim të adresimit të tyre; njohuri mbi grupet demografike dhe gjeografike që më së shumti i shtrohen  rrezikut  të dhunës në  familje dhe dhënie  të  informacioneve nga  institucionet dhe organizatat kyçe që merren me dhunën në familje dhe pasojat e saj. Fatkeqësisht, Qeveria e  7 Organizata Botërore e Shëndetësisë, Departamenti për çështje gjinore, të femrës dhe të shëndetit, “Adresimi i dhunës kundër grave dhe arritja e Objektivave Zhvillimore të Mijëvjeçarit” (Gjenevë, Zvicër: Organizata Botërore e Shëndetësisë, 2005), 28. 8 Misioni i OSBE‐së në Kosovë dhe Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS), “Reagimi ndaj incidenteve të dhunës në familje: Doracak për zyrtarët e shërbimeve sociale” (2006), 21. Shih po ashtu Raportin e RRGGK‐së shkruar nga Nicole Farnsworth, Hulumtim kërkimor mbi përmasën e dhunës në baza gjinore në Kosovë dhe ndikimi i saj në shëndetin riprodhues të grave (Prishtinë, Kosovë: RRGGK, 2008), që citon statistikat e Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) se gratë janë viktima të dhunës në familje në më shumë se 90 për qind të rasteve.  9 Lori Heise, et al., “Drejt një fundi të dhunës kundër femrës,” Raport i Popullatës, , Seritë L: Botimet në World Health, 11 (1999 Dhjet.), 1‐43. 10 Për shembull, shih Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rekomandimin 1582 (2002) I (1). 11 Shih Qeveria e Portugalisë, Plani kombëtar kundër dhunës në familje 2003‐2006, Rezolutë e Qeverisë portugeze, miratuar nga Këshilli i Ministrave më 13 Maj 2003.  12 Lidhur me mbizotërimin e dhunës kundër grave në Evropë dhe pasojat e saj, shih Rekomandimin 1450 (2000) të Këshillit të Evropës mbi Dhunën kundër grave në Evropë.  13 J. Ann Tickner, “Ju thjesht nuk e kuptoni: angazhimet e turbullta midis feministeve dhe teoricienëve të IR‐së,” International Studies Quarterly, Vëll. 41, nr. 4. (Dhjet. 1997), 613. 14 Lori Heise et al., “Një vështrim global mbi dhunën në baza gjinore,” Revistë  ndërkombëtare e gjinekologjisë dhe obstetrikës. 78  Suppl 1:S5‐14 (2002): 5. 15 Shih kapitullin tre. UNICEF po ashtu ka vërejtur se fokusimi nuk duhet të bëhet vetëm në trafikimin, por po ashtu, edhe në dhunën familjare. (Studim i RRGGK, Qershor 2008). 

Page 15: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

5

Kosovës ka pasur pak qasje ndaj informacionit të tillë. Si edhe gjetiu në botë, dhuna në familje është e vështirë për t’u matur ngaqë krimi mbetet i paraportuar dhe i paregjistruar. Mungesa e sipërpërmendur e vëmendjes në emër të qeverisë poashtu do të thotë se institucionet shpesh dështojnë që në mënyrë të qëndrueshme të mbledhin dhe të analizojnë të dhënat  lidhur me dhunën në familje.16  

Duke pasur parasysh mungesën e  informacionit  adekuat dhe  të  tashëm  lidhur me dhunën në  familje në Kosovë, në prill  të  vitit 2008, Rrjeti  i Grupeve të Grave  të Kosovës (RRGGK) është kontraktuar nga Iniciativa për Mbrojtjen Sigurinë e Gruas (IMSG), një projekt ky  bashkëpunues  midis  Agjencionit  për  Barazi  Gjinore  dhe  Programit  për  Zhvillim  të Kombeve të Bashkuara (PZHKB‐UNDP), për të zhvilluar një hulumtim i cili do të siguronte një të kuptuar të gjithëmbarshëm të dhunës në familje në Kosovë. Qëllimi kryesor i hulumtimit ka qenë për  të krijuar një  themel  të  fortë mbi  të  cilin mund  të bazohej Plani Kombëtar  i Veprimit  i  Kosovës  kundër  dhunës  në  familje.  Studimi  është  përqendruar  në  aktet  e keqtrajtimit  psikologjik,  fizik,  seksual  dhe  ekonomik  që  janë  të  drejtuara  kundër grave/fëmijëve/të  moshuarve,  të  hendikepuarve  ose  anëtarëve  të  tjerë  të  familjes  nga partnerët  intim  të  anëtarëve  të  familjes,”  sipas  kërkesave  të  IMSG  Projekti  ambicioz  i hulumtimit ka synuar të adresojë objektivat e mëposhtme, të kërkuara nga IMSG:   1. Të identifikojë format e dhunës që zakonisht ndodhin në familje; 2. Të krijojë një pasqyre mbi perceptimet e qytetarëve lidhur me atë se cilat sjellje janë 

keqtrajtuese dhe në çfarë rrethanash;  3. Të hulumtohet se çfarë metodash përdorin qytetarët për të përfunduar dhunën ose për 

t’i zvogëluar rrethanat e ndodhjes së saj; 4. Të dokumentohen pasojat e dhunës në familje mbi gratë, familjen, fëmijët dhe 

shoqërinë si tërësi; 5. Të identifikojë qëndrimet e shoqërisë ndaj keqtrajtuesve dhe marrëdhënieve 

keqtrajtuese; 6. Të përcaktojë kufizimet sociale që i privojnë grupet e veçanta demografike ose 

gjeografike në sferën private ose në atë publike dhe  7. Të identifikojë zbrazëtitë ligjore dhe institucionale për përballje me dhunën në familje.   Projekti i hulumtimit ka qenë kërkimi i parë i gjerë i faktorëve që i kontribuojnë dhunës në familje, përmasave të saj dhe reperkusioneve të kësaj dhune në Kosovë. Si i tillë, Raporti, i cili rezulton, siguron informacion shumë të vlefshëm për hartuesit e politikave, organizatat joqeveritare që merren me këtë çështje, hulumtuesit, donatorët dhe të tjerët të interesuar në krijimin e fushatave ose programeve që kanë për cak parandalimin e dhunës në të ardhmen, mbrojtjen më të mirë të viktimave dhe ndjekjen penale të kryerësve të dhunës.    Ky kapitull hyrës fillon me përkufizimin e disa prej termave kyçe, që përdoren në raport. Pastaj, siguron një përmbledhje të shkurtë të metodës së hulumtimit dhe i paraqet në hollësi disa nga kufizimet e hulumtimit. Ky kapitull përfundon me një përshkrim të strukturës së raportit.       

16 Këshilli i Evropës, “Përmbledhje e propozimit të planit të veprimit mbi dhunën kundër femrës” (1998).  

Page 16: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

6

1. Përkufizimet   Dhuna në familje ose dhuna familjare  Është  zhvilluar  një  debat  lidhur me  dhunën  në  familje  në  kuptimin  e  konstatimit  nëse shprehja “dhunë në  familje”  (“domestic violence”)  i përfshin  të gjitha  format e dhunës që ndodhin në një ambient familjar (pra, keqtrajtimi i grave, fëmijëve, pleqve dhe njerëzve me aftësi  të  kufizuara)  ose  është  kufizuar  në  dhunën  që  kryhet  brenda  marrëdhënies seksuale/martesore.17 Shprehja “dhuna  familjare”  (“domestic violence”) është parapëlqyer se  i përgjigjet një shkalle më të gjerë të dhunës brenda  familjes, por shpesh  i mungon një fokusim më  i ngushtë në grupe të veçanta që  janë më të rrezikuarat ndaj dhunës, siç  janë gratë  dhe  fëmijët.  Së  këndejmi,  ky  raport  përdor  përkufizimin  e  “dhunës  në  familje”  që ekziston në ligjin në fuqi në Kosovë.18  

Kodi Penal i Kosovës dhe Rregullorja mbi dhunën në familje (Rregullorja e UNMIK‐ut nr.  2003/12)  japin  përkufizime  të  ngjashme  të  “marrëdhënies  familjare”.19 Marrëdhënia familjare është përkufizuar gjerësisht me qëllim  të  trajtimit  të  formave  të përbashkëta  të jetesës në Kosovë përmes të cekurit eksplicit të personave të cilët konsiderohen anëtarë të familjes në një bashkësi familjare. Bazuar në këtë përkufizim, njeriu mund të përcaktojë se cilët  anëtarë  të  familjes  në  një  bashkësi  familjare  janë  viktima  të  dhunës  në  familje. Marrëdhënia familjare është përkufizuar si “një marrëdhënie midis dy personave”:  

(a) Të cilët  janë të  fejuar ose të martuar me njëri‐tjetrin ose të cilët bashkëjetojnë me njëri‐tjetrin pa martesë; 

(b) Të cilët e shfrytëzojnë së bashku bashkësinë primare familjare dhe të cilët janë të lidhur për nga gjaku, martesa ose adoptimi ose janë në marrëdhënie kujdestarie, duke  përfshirë  prindërit,  gjyshëritë,  fëmijët,  vëllezërit  e motrat,  tezet  e  hallat, mbesat, nipat ose kushërinjtë apo  

(c) Të cilët janë prindër të një fëmije të përbashkët.20  Kështu, për  shembull, aktet e  “dhunës në  familje” mund  të ndodhin midis një daje e një mbese ose midis një të dashuri a një të dashure që jetojnë në të njëjtën bashkësi familjare. Në një rast të tillë, kryerësi i dhunës duhet të ndiqet penalisht në pajtim me ligjin në fuqi.  

Kodi Penal i Kosovës nuk parasheh një përkufizim të veçantë të “dhunës në familje”, por  i  përkufizon  veprat  e  ndryshme  penale  të  cilat  mund  të  kryhen  në  kontekstin  e marrëdhënies  familjare,  siç  janë:  lëndimi  i  lehtë  trupor;  lëndimi  i  rëndë  trupor; detyrimi; kërcënimi;  heqja  e  paligjshme  e  lirisë;  rrëmbimi  i  paligjshëm  i  fëmijës;  keqtrajtimi  ose braktisja e fëmijës; shkelja e obligimeve familjare, siç është lënia e një anëtari të familjes që nuk është në gjendje të kujdeset për veten e tij ose të saj në një situatë të rëndë;21 vjedhja; 

17 Danilda dhe Leander për Operation Kvinnofrid, “Plagët më të këqija janë përbrenda: metodat e kundërveprimit ndaj dhunës kundër grave,” (Qershor, 1999).  18 Shih kapitullin gjashtë për një përkufizim të plotë.  19 Një marrëdhënie familjare është përkufizuar si “marrëdhënie midis dy personave […] të cilët janë të fejuar ose të martuar me njëri‐tjetrin ose bashkëjetojnë me njëri‐tjetrin pa martesë; të cilët e shfrytëzojnë së bashku ambientin familjar të përbashkët dhe të cilët janë të lidhur për nga gjaku, martesa ose adoptimi ose janë në marrëdhënie kujdestarie, duke përfshirë prindërit, gjyshërit, fëmijët, nipat e mbesat, vëllezërit e motrat, dajët e axhët, mbesat, nipat ose kushërinjtë ose të cilët janë prind të një fëmije të përbashkët.” Shih nenin 107 (24) të Rregullores së UNMIK‐ut mbi Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës, nr. 2003/25. 20 Rregullorja e UNMIK‐ut nr. 2003/12, neni 1.1. 21 Neni 212 (1) thotë, “Kushdo që shkel rëndë obligimet familjare ligjore të tij ose të saj duke e lënë anëtarin e familjes i cili nuk është në gjendje të kujdeset për veten e tij ose të saj në situatë të rëndë.” 

Page 17: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

7

vjedhja e  rëndë; përvetësimi ose marrja në posedim e pasurisë së paluajtshme; dëmtimi  i pasurisë  së  paluajtshme; mashtrimi;  dëmet  e  shkaktuara mbi  të  drejtën  e  personit  ndaj pronës;  krijimi  i  skllavërisë,  i  kushteve  të  ngjashme  me  skllavërinë  dhe  i  punës  së detyrueshme;  dhunimi  (duke  përfshi  dhunën  martesore);  sulmi  seksual;  degradimi  i integritetit  seksual  dhe  keqtrajtimi  i  personave me  çrregullime mendore  ose  emocionale apo i atyre me aftësi të kufizuara në marrëdhënien familjare. Duhet të theksohet se që nga janari  i  vitit  2003,  veprat  penale  kundër  integritetit  seksual,  siç  është  dhunimi,  janë  të zbatueshme ndaj të gjithë personave, duke përfshirë rastet kur kryerësi i veprës penale dhe viktima janë të martuar.22 Sipas Kodit Penal, të gjitha veprat e lartpërmendura penale duhet të konsiderohen si akte të dhunës në familje.23  

Pos Kodit Penal, Rregullorja mbi dhunën në familje  jap një përkufizim të veprimeve ose  të mungesës  së veprimeve  të kryera në kuadër  të marrëdhënies  familjare  si bazë për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes në një procedurë  gjyqësore  civile.24  Sipas Rregullores mbi dhunën në familje, veprimet e mëposhtme ose mungesa e veprimeve konsiderohet si bazë për  lëshimin  e  urdhrit  të  mbrojtjes  nëse  është  kryer  në  kuadër  të  një  marrëdhënieje familjare:  

 (a) Shkaktimi i lëndimit trupor; (b) Aktet seksuale pa pajtim ose shfrytëzimi seksual; (c) Shkaktimi  i  frikës  te personi  tjetër  lidhur me mirëqenien e  tij ose  të  saj  fizike, 

emocionale ose ekonomike; (d) Kidnapimi; (e) Shkaktimi i dëmit në pronë; (f) Kufizimi i paligjshëm i lirisë së lëvizjes së personit tjetër; (g) Hyrja me dhunë në pronën e personit tjetër; (h) Largimi i dhunshëm i personit tjetër nga vendbanimi i përbashkët; (i) Ndalimi i personit tjetër nga hyrja ose lëshimi i vendbanimit të përbashkët apo  (j) Angazhimi në një model të sjelljes me qëllim të degradimit të personit tjetër.25 

 Ligji  mbi  qetësinë  dhe  rendin  publik  po  kështu  mund  të  zbatohet  në 

mosmarrëveshjet  familjare. Ai përfshin veprat e kundërvajtjes për personat të cilët prishin qetësinë  publike  përmes:  sulmit  fizik  dhe  keqtrajtimit  të  personit  tjetër;  pjesëmarrjes  në përleshje; të qenit fyes; rrezikimit të sigurisë personale të tjetrit përmes kërcënimit me sulm fizik  dhe  prishjes  së  qetësisë  përmes  grindjes,  britmave  ose  shkaktimit  të  përleshjes  në vendin  publik. Nëse  këto  akte  janë  kryer  nën ndikimin  e drogave  ose  të  alkoolit,  gjykata mund të shqiptojë masën mbrojtëse të trajtimit mjekësor për varësi nga droga ose alkooli.26  

22 Shih Rregulloren e UNMIK‐ut nr. 2003/01 për ndryshimin e Ligjit në fuqi mbi veprat penale që përfshijnë dhunën seksuale, nenin 1.1 (1) dhe paragrafin 4 të preambulës së Rregullores.  23 Shih OSBE dhe MPMS, Duke u përgjigjur ndaj incidenteve të dhunës familjare: Doracak për zyrtarët e Shërbimit Social, (Prishtinë: 2006), 24.  24 Rregullorja mbi dhunën në familje kërkon që procedurat e parapara sipas Ligjit mbi Procedurën e Kontestimore të shfrytëzohen kur kërkohet ose lëshohet urdhri i  mbrojtjes (shih nenet 6.3, 7.3, 8.4, 8.6, 9.4, 10.4, 10.6, 13.4, 13.6 dhe 18.2). Sidoqoftë, disa veprime, siç janë lëndimi i lehtë trupor, shkelja e urdhrit të mbrojtjes, aktet seksuale pa pajtim ose shfrytëzimi seksual, kidnapimi dhe dëmtimi i pronës së personit tjetër janë të cekura si vepra penale të lidhura me dhunën familjare kur kryhen në kuadër të një marrëdhënieje familjare dhe kërkojnë ndjekje penale  sipas detyrës zyrtare (ex officio) në pajtim me procedurën penale. 25 Rregullorja e UNMIK‐ut nr. 2003/12, neni.1.2. 26 Neni. 21, par.1 

Page 18: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

8

Dhuna në familje si formë e dhunës në baza gjinore Dhuna në baza gjinore është një formë e dhunës që e ka cak personin për shkak të gjinisë së saj ose të tij. Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave e Kombeve  të  Bashkuara  e  interpreton  dhunën më  baza  gjinore  si  “dhunë  e  cila  është  e drejtuar  kundër  grave  për  shkak  se  ajo  është  grua  ose  ngaqë  kjo  ndikon mbi  gruan  në mënyrë disproporcionale [...] duke përfshirë aktet që shkaktojnë dëmtimin fizik, mendor ose seksual ose vuajtjen, kërcënimet me aktet e tilla, detyrimin dhe privimet e tjera të  lirisë”27 Dhuna në familje po ashtu konsiderohet një formë e dhunës në baza gjinore. Përmes këtij Raporti pranohet se dhuna në shtëpi e drejtuar në gratë dhe vajzat për shkak të gjinisë së tyre është një formë e dhunës në baza gjinore. Dhuna e drejtuar kundër djemve dhe burrave për shkak  të gjinisë së  tyre gjithashtu konsiderohet një  formë e dhunës në baza gjinore.28 Ngaqë hulumtimet në dispozicion në Kosovë  tregojnë  se  caku më  i  shpeshtë  i dhunës në familje  janë  gratë,  pjesërisht  për  shkak  të  gjinisë  së  tyre,29  ky  Raport  shpesh  i  referohet dhunës  në  familje  kundër  grave.  Raporti  po  kështu  i  referohet  dhunës  në  familje  që  në mënyrë  specifike  në  shënjestër  ka  fëmijët,  pleqtë,  personat me  aftësi  të  kufizuara  ose grupet e tjera të veçanta demografike apo gjeografike.   Viktima ose të mbijetuarit  Termi  “viktimë”  është  i  prirë  të  përfshijë  imazhet  e  individëve,  posaçërisht  të  grave, më shumë  si objekte  se  sa  si  subjekte. Portretimi  i grave  si objekte  të pafuqishme  të dhunës mund  të  homogjenizojë  gratë,  të  mohojë  përvojat  e  tyre  individuale  jetësore  dhe  të shpërfillin anën e tyre njerëzore. Shpërfillja e potencialit së gruas për veprim mund të  jetë shfuqizuese për rolin e saj. Së këndejmi, përkufizimi dhe trajtimi i grave si viktima mund të shpie deri  tek  varësia e  tyre nga  institucionet ose burrat e dhunshëm më parë  se  sa  tek mbështetja e pavarësisë së tyre. Një term alternativ i përdorur nga disa aktivistë është “i/e mbijetuar”  i dhunës në familje, që thekson potencialin e  femrave dhe të të tjerëve, si dhe forcën në  tejkalimin e  situatave  të dhunshme. Sidoqoftë,  termi  “të mbijetuar” mund  t’ua heq  vëmendjen  qeverive  dhe  donatorëve  nga  programet  e  mbështetjes  financiare  për personat  të cilët kanë vuajtur nga dhuna; nëse ata kanë mbijetuar,  (me  fjalë  të  tjera, nuk janë viktima), atëherë përse ata kanë nevojë për mbështetjen  financiare, mund  të pyesin mbështetësit  financiarë.  Derisa  termi  “të  mbijetuarit”  është  i  parapëlqyer  kur  kihen parasysh aktivitetet afatgjate  institucionale dhe organizative dhe programet e reintegrimit, ky Raport shfrytëzon termin “viktimë” për të qenë në përputhje me përkufizimet aktuale të përdorura në ligjin në fuqi dhe në raportet në dispozicion.   2. Metodologjia  Ekipi  hulumtues  i  RRGGK‐së  ka  përdorur  një metodologji  të metodave  të  përziera,30  të përmbledhur në këtë pjesë. Së pari, RRGGK‐ja ka zhvilluar një anketë anë e kënd Kosovës, të 

27 Rekomandimi i përgjithshëm 19 i KEDKG‐së mbi dhunën kundër grave.  28 Shih pjesën mbi dhunën kundër fëmijëve në kapitullin dy, i cili dëshmon dhunën në baza gjinore kundër djemve.  29 Në kapitullin dy diskutohet mbizotërimi i dhunës që në shënjestër i ka gratë dhe grupet e tjera demografike. Shih kapitullin pesë, ku theksohet se si diskriminimi në baza gjinore kundër grave në Kosovë mund të ndikojë në pozitën e tyre sociale, duke përfshirë nivelin e tyre të arriturave në arsim dhe mundësitë për punësim. Praktikat diskriminuese në mënyrë potenciale mund të vënë gratë në pozita të vështira në të cilat dhuna në familje ka më shumë gjasë të ndodh. 30 Scott A. Murray dhe Lesley J.C. Graham kanë argumentuar se metodologjia e metodës së përzier mund të jetë e dobishme për zhvillimin e kërkimeve në çështjet më pak të hulumtuara. Shih  “Vlerësimi i bazuar në praktikat e nevojave shëndetësore: shfrytëzimi i katër metodave në një ambient të vogël” BMJ 310 (1995), 1443‐1448.  

Page 19: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

9

1.256 personave të të gjitha moshave dhe grupeve etnike prej 28 prillit e deri më 7 maj të vitit  2008.31  Instrumenti  i  anketës  ka  përmbajtur  pyetje  specifike. Megjithëkëtë,  shumica dërmuese  e  pyetjeve  janë  bërë  si  pyetje  me  përfundime  të  hapura  në  stilin  e bashkëbisedimit  me  të  mbijetuarin,  i  cili  rrethonte  përgjigjen  apo  përgjigjet  më  të përshtatshme.32 Po kështu është siguruar një kategori e shënjuar si “të tjera” me një opsion për të shkruar një përgjigje alternative. Ekipi hulumtues ka zhvilluar një anketë testuese tri ditë  para  anketës  së  vërtetë.  Instrumenti  i  anketës  është  përshtatur,  ndërsa  anketat testuese janë shpërfillur.  

RRGGK‐ja ka punësuar 35 anketues me së paku dy vite të përfunduara të arsimimit universitar në psikologji. Pastaj, RRGGK‐ja ka organizuar një trajnim obligativ njëditor për t’u siguruar  se  ata  ishin  të  njoftuar  me  mandatin  e  hulumtimit,  instrumentin  e  anketimit, metodën e përzgjedhjes  së mostrave, procedurat e kontrollit dhe  logjistikën.33 Anketuesit po ashtu kanë marrë pjesë në diskutimin e udhëhequr nga një profesor psikologjie lidhur me atë se si duhet trajtuar situatat e ndryshme të cilat mund të lindin gjatë anketës, siç janë ato kur të anketuarit tregojnë shenja të traumës ose ato të ndërhyrjes së anëtarëve të familjes. Ekipi është udhëzuar për  të përdorur metodën e ndjeshme  të  anketimit, përmes  së  cilës është mbrojtur siguria dhe mirëqenia sociale e të anketuarve.  

RRGGK‐ja  është  zotuar  të  veprojë  në  përputhje  me  standardet  e  larta  etike  të hulumtimit me  qenie  njerëzore.  Në  përgjithësi,  anketat me  të  anketuarit meshkuj  janë realizuar nga hulumtuesit meshkuj dhe anketat me të anketuarat gra ‐ me hulumtuese gra. Anketuesit  kanë  përdorur  formën  e  pëlqimit  standard  me  gojë  për  të  informuar  të anketuarit  lidhur me hulumtimin dhe  lidhur me atë se si  informacioni  i marrë nga ta do të shfrytëzohet.  RRGGK‐ja  është  përpjekur  të  nxjerr maksimumin  e  përfitimeve  pozitive  të hulumtimit për të anketuarit (pra, shansin për të folur lidhur me përvojat personale, marrjen e  informacionit  lidhur me  shërbimet  në  dispozicion,  sigurimin  e  informacionit  për  Planin Kombëtar të Veprimit të Qeverisë kundër dhunës në familje).34 Anketuesit  janë udhëhequr në mënyrë  joformale me  një  stil  të  bashkëbisedimit,  i  cili  ka  pasur  për  qëllim  arritjen  e maksimumit të rehatisë së të anketuarve. Konfidencialiteti është garantuar ashtu që shenjat e mundshme të identifikimit, siç janë adresa, qyteti dhe numri i telefonit janë mbajtur në një formular të veçantë nga anketuesit. Forma e kontaktimit për  informacionin është përdorur vetëm për kontrollin e cilësisë dhe pastaj është hedhur.  

Metoda  rigoroze  e  përzgjedhjes  së  mostrave  është  përdorur  për  të  siguruar  se studimi ka qenë përfaqësimtar, duke përfshirë:    Përfaqësimin  gjeografik: Numri  i  anketave  të  realizuara  në  secilën  prej  29  komunave 

është  përcaktuar  në  pajtim me  përqindjen  e  përafërtë  të  popullatës  që  ka  jetuar  në secilën komunë në vitin 2006.35 Gjithsej, në anketë janë përfshirë 208 zona.36 

31 Enti Statistikor i Kosovës (ESK) ka vlerësar se popullata e Kosovës arrin numrin e 2.1 milionë (2,126,708) banorëve. Shih Kosova sipas shifrave 2007 (Prishtinë: ESK, Prill 2008), 10. Të rriturit përbëjjnë më shumë se 64 për qind të popullat[s (mosha 18 dhe përmbi) (ESK, Gratë dhe burrat në Kosovë, Prishtinë: 2007, 3). Margjinat e gabimit për këtë model janë 1,257 për qind. 32 Instrumenti i anketimit gjendet në shtojcën dy. 33 Profesor Nait Vrenezi dhe profesor Aliriza Arënliu kanë udhëhequr trajnimin.  34 Për informacion të mëtejmë, ju lutem shikoni Formularin e deklarimit dhe të pajtimit (shtojca pesë), ku të gjithë hulumtuesit kanë lexuar dhe kanë marrë miratimin me gojë para fillimit të diskutimit. 35 Kalkuluar sipas ESK, Atllasi statistikor 2008 (Prishtinë: ESK, Prill 2008). RRGGK‐ja nuk ka anketuar personat që jetojnë në Novobërdë për shkak të situatës aty para zgjedhjeve në Serbi, gjë që ndikojë në pasigurinë e hulumtuesve të shkojnë atje. Gjithashtu, çfarëdo zbulimesh nga komuna e Novobërdës do të dëshmoheshin statistikisht të parëndësishme në kuadër të mostrës së madhe të përzgjedhjes, ngaqë vetëm 0.19 për qind e popullatës banon atje. 

Page 20: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

10

Përfaqësimin  rural  dhe  urban:  Në  këtë  mostër  të  përzgjedhjes,  55.6  për  qind  e  të anketuarve kanë qenë nga zonat rurale dhe 44.4 për qind nga zonat urbane.37 

Të  gjitha moshat mbi  atë  18  vjeçare:  i  anketuari  nga  secila  bashkësi  familjare  është zgjedhur  sipas  rastit në pajtim me  teknikën e ditëlindjes më  të afërt.38 Afërsisht një e katërta e të anketuarve (24.7 për qind) kanë qenë të moshave prej 18 deri 25. Njerëzit e moshave prej 26 deri në 35 kanë përbërë 21.0 për qind të mostrës, prej 36 deri në 45 kanë qenë 21.3 për qind, prej 46 deri në 55 kanë qenë 17.4 për qind, prej 56 deri në 65 vjeçare kanë qenë 9.2 për qind dhe persona  të moshave 66 e sipër kanë qenë 6.4 për qind.39 

Gjininë:  Meshkujt  dhe  femrat  janë  zgjedhur  sipas  rastit  në  pajtim  me  teknikën  e ditëlindjes më  të  afërt. Të  anketuarat  gra  kanë përbërë 50.6 për qind  të mostrave  të përzgjedhura, kurse meshkujt ‐ 49.4 për qind.40 

Përkatësinë etnike: Mostra  ka përfshirë 82.3 për qind  të  shqiptarëve, 7.8 për qind  të serbëve, 3.7 të romëve, ashkanlive ose egjiptasve, 1.9 për qind të boshnjakëve, 1.8 për qind të goranëve, 2.4 për qind të turqve dhe “të tjerë” (0.1 për qind). Me qëllim që t’i lidh  konkluzat me  grupet  etnike,  RRGGK‐ja  qëllimisht  ka  përfaqësuar më  shumë  në mostra qytetarët minoritarë.41 

 Kontrolli i cilësisë është kryer nga përfaqësuesit e RRGGK‐së të cilët kanë kontrolluar anketat e  kompletuara  dhe  i  kanë  verifikuar  përmes  telefonimit  sipas  rastit  të  10  për  qind  të  të anketuarve.  Gjashtë  persona  që  nuk  janë  përfshirë  në  analizë  e  kanë  inkuadruar informacionin sasior në SPSS 13.0 për analizë të të dhënave. Hulumtuesi kryesor i RRGGK‐së ka zhvilluar analizën iniciale dhe statisticienti e ka analizuar korrelacionin. Tre hulumtues, të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në analizë, kanë  inkuadruar  informacionin cilësor, siç  janë 

Përqindja e anketave të zhvilluara në secilën komunë ka qenë si më poshtë: Leposaviq 1 për qind, Zveçan 1.4 për qind, Zubin Potok 0.8 për qind, Mitrovicë 4.4 për qind, Podujevë 5.3 për qind, Vushtrri 3.9 për qind, Skenderaj 3.1 për qind, Istog 2.2 për qind, Pejë 5.3 për qind, Klinë 3.1 për qind, Gllogoc 2.3 për qind, Obiliq 2.1 për qind, Prishtinë  14.1 për qind, Kamenicë 2.5 për qind,  Fushë Kosovë 1.5 për qind, Gjilan 4.5 për qind,  Lipjan 3.4 për qind, Malishevë 2.6 për qind, Deçan 3.1 për qind, Gjakovë 4.9 për qind, Rahovec 2.1 për qind,  Suharekë 2.9 për qind, Shtimje 1.1 për qind, Ferizaj 5.4 për qind, Viti 2.5 për qind, Kaçanik 1.5 për qind, Prizren 9.7 për qind, Dragash 2.5 për qind dhe  Shtërpcë 0.6 për qind.  36 Anketat janë bërë së paku pesë shtëpi larg njëra‐tjetrës në secilën prej zonave të numëruara.  37 Anketa për matjen e standardit jetësor në vitin  2000 e ka vlerësuar popullatën rurale në 60 për qind. Për këtë hulumtim, si vendbanim rural është përkufizuar vendbanimi me më pak se 10.000 banorë, dhe urbane është përkufizuar me popullatë prej 10.000 e më shumë banorëve. Në mënyrë më të saktësuar, 45 për qind e të anketuarve kanë qenë nga fshatrat (të përkufizuar si 1‐5.000 banorë), 12 për qind nga qytetet  (5.000 – 10.000 banorë) dhe 43 për qind nga qytetet më të mëdha (10.000 ose më shumë banorë). Popullata është vlerësuar nga Trimaks kartografija, “Kosova: Hartë Rrugore,” (Prishtinë, Kosovë).  38 Sipas kësaj teknike, anketohet personi me ditëlindjen më të afërt me ditën  në të cilën kryhet anketimi.  39 Sipas ligjit, “fëmija” përkufizohet si person nën moshën 18 vjeçare (Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës), Rregullorja e UNMIK‐ut nr. /2003/25, neni. 107, (21)). Ekipi hulumtues me qëllim nuk ka analizuar fëmijët për shkak të ndjeshmërisë etike  të përfshirë dhe trajnimit të domosdoshëm të kërkuar për hulumtuesit. Megjithëkëtë,  informacioni lidhur me dhunën në familje kundër fëmijëve mund të nxjerret nga intervistat e zhvilluara me të rriturit, siç e ilustrojnë pjesët e mëposhtme të këtij raporti.  40 Sipas ESK‐së,  51.2 për qind e popullatës në Kosovë janë meshkuj dhe 48.8 për qind femra (Gratë dhe burrat në Kosovë, 7). 41 Në relacion me këtë hulumtim, “mbimostër” do të thotë që RRGGK‐ja ka anketuar më shumë njerëz nga grupet etnike minoritare se sa përqindja e popullatës që ata e përbëjnë. Për shembull, edhe pse serbët përbëjnë përafërsisht 5.3 për qind të popullatës së Kosovës, ata kanë qenë të përzgjedhur në 7.8 për qind të mostrave. Sipas ESK‐së, në vitin 2006 shqiptarët kanë përbërë përafërsisht 92 për qind të popullatës, serbët 5.3 percent, romët 1.1 për qind, 0.4 për qind turqit dhe 1.2 për qind të “tjerët” (Ndryshimet demografike të popullatës së Kosovës, 1948‐2006). 

Page 21: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

11

anekdotat, citatet anonime dhe rekomandimet për qeverinë në një bazë  të  të dhënave  të Microsoft Word ku janë koduar.  

E dyta, RRGGK‐ja  ka përfshirë  edhe një  ekspert  të  çështjeve  gjinore  ligjore për  të shqyrtuar  ligjet përkatëse,  legjislacionin dhe shërbimet sociale në dispozicion në  lidhje me dhunën  familjare.  Ajo  ka  identifikuar  zbrazëtitë  ligjore  dhe  institucionale  dhe  i  ka  bërë rekomandimet për ndryshimin e legjislacionit dhe për aktivitetet institucionale me qëllim që më mirë të parandalohet dhuna, të mbrohen viktimat dhe të ndiqen penalisht kryerësit. Ajo, pastaj, ka hartuar pjesë të këtij raporti.  

E  treta, ekipi hulumtues  i RRGGK‐së  ka  intervistuar ose  ka dërguar anketat  tek 37 përfaqësues  të  institucioneve,  organizatave  dhe  ekspertëve  që  merren  me  çështjen  e dhunës  në  familje,  duke  filluar  nga Ministria  e  Punës  dhe  e Mirëqenies  Sociale  (MPMS), Departamenti  për  Mirëqenie  Sociale  (DMS),  Qendrat  për  Punë  Sociale  (QPS),  Shërbimi Policor  i Kosovës  (SHPK) Njësia kundër dhunës  familjare, Ministria e Drejtësisë, Divizioni  i Avokimit  të  Viktimave  dhe  i  Asistencës  (DAVA),  Zyra  e  qarkut  për  ndihmë  juridike, Sekretariati  i  sistemit gjyqësor në Këshillin Gjyqësor  të Kosovës, Shoqata e Pensionistëve, Shoqata  e  Grave  të  Verbra,  Qendra  për  Mbrojtjen  e  Grave  dhe  Fëmijëve,  Qendra  për Strehim  të Grave dhe Fëmijëve, Qendra për Emancipim Social, Këshilli për Mbrojtjen e  të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, Handikosi, Shpresë dhe Shtëpi për Fëmijët, Elysium, Liria, Medica Kosova, Qendra për Rehabilitim të Viktimës së Torturës e Kosovës, Norma, Një për Një, Partnerët Kosova, Shtëpia e Sigurt Gjakova, UNICEF, Vita Jeta, Qendra për Mirëqenie e Grave. 

Të  gjitha  gjetjet  e  hulumtimit  janë  përkthyer  nga  anëtarët  e  ekipit  hulumtues  të RRGGK‐së nga gjuha shqipe ose serbe në gjuhën angleze. Hulumtuesi kryesor ka përpiluar raportin përfundimtar në gjuhën angleze. Raporti, pastaj, është përkthyer në gjuhën shqipe dhe  serbe  nga  Agjencia  për  Barazi  Gjinore  (ABGJ).  Në  fund,  të  gjitha  institucionet  e lartpërmendura kanë patur mundësinë e kontrollimit të gabimeve në raportin përfundimtar dhe  të  sugjerimit  të  përmirësimeve. Në  fund,  ABGJ‐ja  dhe  RRGGK‐ja  kanë  organizuar  në Prishtinë një grup fokus gjysmëditor me ekspertët dhe përfaqësuesit e këtyre organizatave dhe  institucioneve  për  të  diskutuar  rezultatet  e  hulumtimit  dhe  për  të  qartësuar rekomandimet e Raportit.   3. Kufizimet e hulumtimit  E para, ekipi i hulumtimit ka konstatuar se korniza e shkurtë kohore ka qenë sfiduese. Nëse hulumtuesit  do  të  kishin  më  shumë  kohë,  kjo  do  t’u  mundësonte  shqyrtim  më  të hollësishëm  të  literaturës  ekzistuese mbi  dhunën  në  familje  në  nivel  ndërkombëtar  dhe formulim  më  të  mirë  të  pyetjeve  dhe  rekomandimeve  të  hulumtimit.  Përfaqësuesitë  e institucioneve  dhe  të  organizatave,  të  pyetur  lidhur me  këtë  hulumtim,  po  ashtu  kanë komentuar  se më  shumë  kohë  do  t’iu mundësonte  atyre  të  përgatisin  përgjigje më  të hollësishme.  Në  të  ardhmen,  organizatave,  të  cilat  zhvillojnë  hulumtimin  me  një fushëveprim  ashtu  të  gjerë dhe me objektiva  të  shumëfishtë, duhet  t’iu  jepet më  shumë kohë (pra, minimumi prej gjysmë viti deri në një vit). 

E dyta,  institucionet dhe organizatat ende nuk mbajnë statistika të gjithëmbarshme lidhur me grupet demografike të cilat janë më së shumti të prekura nga dhuna në familje në Kosovë.42 Të dhënat e pamjaftueshme e bëjnë të vështrirë përcaktimin e grupit që është më së  shumti  i  rrezikuar  ose  identifikimin  e  zonave  si  shenjestër  ose  cak  të  financimit,  siç  42 Ju lutem, shih kapitullin gjashtë për më shumë informacion lidhur me zbrazëtitë ligjore dhe institucionale të ndërlidhura me mbledhjen e të dhënave, hulumtimin dhe monitorimin e dhunës në familje në Kosovë. 

Page 22: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

12

diskutohet më vonë në këtë Raport. Më tej, mungesa e të dhënave të regjistrimit të tashëm të përgjithshëm e bënë gjithë hulumtimin  sasior,  siç është analiza e dhunës në  familje në shtrirje anë e kënd Kosovës, të vështirë për planifikim dhe analizë të saktë.43 Megjithëkëtë, rezultatet e paraqitura këtu  janë  indikative për  të anketuarit e ndryshëm  të analizuar dhe për zonat e studiuara gjeografike.    E treta, të dhënat janë përkthyer nga gjuha shqipe dhe ajo serbe në gjuhën angleze e pastaj  sërish  në  gjuhën  shqipe  dhe  atë  serbe.  RRGGK‐ja  ka  shfrytëzuar  “kontrollet  e pjesëmarrësve” me  përfaqësuesit  e  institucioneve  dhe  ka  hulumtuar  nga  afër  publikimin përfundimtar me  qëllim  të  zvogëlimit  të  gabimeve  nga  përkthimi.44  Prapëseprapë,  ekipi hulumtues e pranon  se  cilido përkthim është problematik ngaqë për disa  fjalë  të veçanta është vështirë të gjenden kuptimet e sakta në gjuhën tjetër. Ekipi paraprakisht kërkon falje për çfarëdo gabimesh që rezultojnë nga përkthimi.   4. Struktura e Raportit Ky  raport është  i ndarë në  gjashtë  kapituj me pjesë  të  caktuara brenda  këtyre  kapitujve. Kapitulli  i parë merret me perceptimet e qytetarëve për dhunën në  familje, duke  shtruar çështjen se çfarë sjelljesh  i konsiderojnë qytetarët si keqtrajtuese dhe në çfarë rrethanash. Këto pjesë diskutojnë perceptimet e qytetarëve lidhur me atë se çfarë përbënë 1) dhunë në familje, 2) dhunë midis partnerëve, 3) dhunë kundër fëmijëve dhe 4) dhunë kundër grupeve të  tjera  (pra, pleqve, personave me nevoja  të veçanta  fizike ose psikike dhe minoriteteve seksuale). E pesta, i paraqet qëndrimet e qytetarëve ndaj keqtrajtuesve dhe marrëdhënieve keqtrajtuese.  

Në kapitullin e dytë shqyrtohen format e ndryshme të dhunës në familje në Kosovë dhe shtrirja  e  tyre,  duke  përfshirë  izolimin,  dhunën  psikologjike,  dhunën  fizike  dhe  dhunën ekonomike. Duke i nxjerrë të dhënat nga statistikat ekzistuese dhe nga analizat e RRGGK‐së në  mbarë  Kosovën.  Po  kështu,  në  këtë  kapitull  diskutohen  grupet  demografike  dhe gjeografike më së shumti të prekura nga dhuna si dhe kryerësit e dhunës në familje. 

  Në kapitullin e tretë analizohen pasojat e dhunës në familje mbi 1) personat që vuajnë nga  kjo  dhunë,  2)  familjet  e  tyre  3)  fëmijët  dhe  4)  shoqërinë,  duke  përfshirë  institucionet qeveritare.  

Në kapitullin e katërt  shqyrtohen  reagimet e qytetarëve ndaj dhunës në  familje, duke përfshirë metodat të cilat ata përdorin për të ndalur dhunën ose për të zvogëluar kushtet në të  cilat  ndodh  ajo.  Në  kapitullin  e  pestë  shqyrtohen mënyrat  specifike  se  si  qytetarët  e trajtojnë dhunën në  familje.  E dyta,  ky  kapitull paraqet njohuritë  e qytetarëve  lidhur me programet  e  asistencës  në  dispozicion  për  personat  që  përjetojnë  dhunën.  Kapitulli përfundon me rekomandimet e qytetarëve lidhur me atë se si qeveria mund të parandalon dhunën në familje dhe të përmirësojë asistencën për njerëzit që përjetojnë dhunën.  

  Kapitulli  i pestë ka parasysh kufizimet sociale, të cilat mund t’i deprimojnë grupet e veçanta  demografike  në  sferën  publike  dhe  private,  që  potencialisht  rrisin  dhunën  në 

43 Ngaqë shqiptarët në Kosovë kanë bojkotuar regjistrimin e përgjithshëm të kryer nga Qeveria e Serbisë në vitin 1991, nuk ka pasur regjistrim të përgjithshëm të popullatës që nga viti 1981. Popullata, me gjasë, ka lëvizur dhe ka ndryshuar në masë shumë të madhe që nga ajo kohë. ESK ka filluar përgatitjet për një regjistrim të përgjithshëm të popullatës me mbështetjen teknike dhe financiare të Bashkimit Evropian tri vite më parë, megjithëse data e regjistrimit të përgjithshëm të popullatës ende nuk është përcaktuar.  44 “Kontrollet e pjesëmarrësve” i kontribuojnë validitetit, ngaqë të anketuarit i rishikojnë citatet të tyre, dhe saktësisë së rezultateve dhe rekomandimeve. Për më shumë informacion lidhur me “kontrollet e pjesëmarrësve” shih M. B. Miles & A. M. Huberman, Analiza e të dhënave cilësore: Një libër i burimeve të zgjeruara të të dhënave (Thousand Oaks, CA: Sage, 1994). 

Page 23: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

13

familje.  Kufizimet  shpesh  të  ndërlidhura  sociale,  të  identifikuara  përmes  këtij  hulumtimi, përfshijnë  1)  mungesën  e  qasjes  ndaj  arsimit;  2)  martesën  e  hershme  dhe  kushtet  e bashkësisë  familjare;  3)  rolet  diskriminuese  gjinore  dhe  praktikat  e  punësimit;  4)  dhe strukturën e pushtetit brenda familjes.  

  Në  kapitullin e gjashtë dhe  të  fundit  trajtohen  zbrazëtitë  ligjore dhe  institucionale gjatë  trajtimit  të  dhunës  në  familje  dhe  paraqiten  rekomandimet  për  përmirësimin  e reagimit    institucional. Në mënyrë më specifike, ky kapitull hulumton zbrazëtitë  ligjore dhe institucionale  të  lidhura me:  1) mbrojtjen  e  viktimave  të  dhunës  në  familje;  2)  ndjekjen penale të kryerësve; 3) parandalimin e dhunës në familje dhe 4) përmirësimin e reagimit të përgjithshëm  të  qeverisë  ndaj  dhunës  në  familje.  Raporti  përfundon  me  rekomandime specifike për përmirësimin e aktiviteteve  ligjore dhe të atyre  institucionale ndaj dhunës në familje.  Rekomandimet  janë  ndarë  sipas  agjencive  të  veçanta  që  janë  përgjegjëse  për trajtimin e secilit rekomandim.  

Page 24: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

14

Page 25: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

15

KAPTULLI 1  PERCEPTIMI I QYTETARËVE LIDHUR ME DHUNËN NË FAMILJE: ÇKA ËSHTË KEQTRAJTIM DHE NË ÇFARË KUSHTESH NDODH?   Të  kuptuarit  se  si  qytetarët  e  përkufizojnë  shprehjen  “dhunë  në  familje”,  cilat  sjellje  i konsiderojnë të dhunshme dhe nëse ata mendojnë se dhuna ka gjasë më shumë ose më pak të ndodh ose të jetë “e pranueshme” në rrethana të veçanta është informacion thelbsor për planifikimin e programeve kundrejt parandalimit të dhunës në familje. Më tej, përkufizimi i qytetarëve mund të ndihmojë në shpjegimin se përse dhuna mund të raportohet ose të mos raportohet tek institucionet, si dhe në shpjegimin e traditave ose të besimeve të cilat mund t’i  parandalojnë  njerëzit  nga  raportimi  i  dhunës.  Të  diturit  se  cili  qytetar  nga  cili  grup demografik  ose  gjeografik  posedon  besime  të  veçanta  lidhur  me  dhunën,  mund  t’iu ndihmojë  institucioneve  për  të  përgatitur  përgjigje  drejt  caqeve  të  caktuara  lidhur  me keqkuptimet e dhunës përmes fushatave të ndërgjegjësimit.   

Ky kapitull bazohet në anketën e RRGGK‐së në nivel të Kosovës të 1.256 qytetarëve me qëllim të diskutimit se cilat janë ato sjellje që qytetarët besojnë se përbëjnë.”dhunën në familje ”. Së dyti, në këtë kapitull shqyrtohen perceptimet e qytetarëve  lidhur me dhunën midis partnerëve, duke përfshirë situatat në të cilat dhuna mund të konsiderohet të jetë ose të  mos  jetë  e  pranueshme.  Së  treti,  përmes  këtij  kapitulli  hulumtohen  perceptimet  e qytetarëve lidhur me dhunën kundër fëmijëve, si dhe faktin se çka është ajo që ata besojnë se e përbënë dhunën kundër fëmijëve. Së katërti, hulumton perceptimet e qytetarëve lidhur me  dhunën  kundër  grupeve  të  tjera  të  veçanta.  Së  fundi,  në  këtë  kapitull  diskutohen qëndrimet  e  qytetarëve  lidhur  me  keqtrajtuesit  dhe  marrëdhëniet  keqtrajtuese. Përgjithësisht  ky  kapitull  i  shkurtër  është  bazë  për  kapitullin  tjetër,  përmes  të  cilit shqyrtohet shkalla e gjithëmbarshme e dhunës në familje në Kosovë.   1.  Perceptimi i qytetarëve lidhur me atë se çka e përbënë “dhunën në familje” Grafiku  1.1  në  mënyrë  të  përmbledhur  paraqet  nëse  të  anketuarit  konsiderojnë  se ndërveprimet  e  ndryshme  “të  cilat mund  të  ndodhin  në  familje”  paraqesin  dhunën. Më shumë  se  90 për qind  e  të  anketuarve  kanë  trajtuar  si dhunë në  familje ndërveprimet  e mëposhtme:  kërcënimin  për  lëndim  të  anëtarit  tjetër  të  familjes;  prekjen  e  anëtarit  të familjes  në  një  mënyrë  seksuale  pa  pëlqimin  e  personit;  shkatërrimin  e  orendive  ose thyerjen e enëve me qëllim; goditja me shuplakë, grushtimi apo shqelmosja nga  i rrituri e anëtarit tjetër të  familjes kur ata grinden. Më shumë se 85 për qind e të anketuarve kanë thënë se detyrimi  i partnerit nga ana e partnerit tjetër të tij ose të saj për të bërë veprime seksuale, të cilat ai ose ajo nuk dëshiron t’i bëjë, dhe dënimi i fëmijës me rrahje me anë të rripit ose me  shkop  janë  forma  të dhunës. Përafërsisht 78 për qind e  të anketuarve kanë thënë  se  të  drejtuarit  në mënyrë  fyese  anëtarëve  të  familjes,  sharja  e  ndonjë  anëtari  të familjes dhe moslejimi i anëtarit të familjes për të punuar jashtë shtëpisë ka qenë një formë e dhunës. Afërsisht një e katërta e të anketuarve nuk e kanë konsideruar dhunë “të qenët 

Page 26: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

16

i/e  pabesë  ose mashtrues  ndaj  partnerit”.  Duke  ilustruar  percepcionin  e  zakonshëm  se tradhtia  bashkëshortore  nuk  është  dhunë,  një  grua  ka  komentuar  se  ajo  ka  kërkuar shkurorëzimin jo për shkak të dhunës familjare, por për arsye se ajo ka zbuluar se burri i saj po e mashtronte atë.1  

Më shumë se 70 për qind e të anketuarve kanë thënë se në dhunë janë përfshirë një anëtar  familjeje  që  ka  pasur  para  e  i  cili  ka  refuzuar  t’i  jap  paratë  një  anëtari  tjetër  të familjes që është në nevojë për to dhe sjelljen e vendimeve për një anëtar tjetër të familjes pa e pyetur atë. Më shumë se 30 për qind e të anketuarve nuk do t’i konsideronin format e mëposhtme të ndërveprimeve si dhunë: moslejimin e anëtarit të familjes për të parë shokët ose shoqet apo të afërmit; të kritikuarit e një anëtari të familjes gjatë gjithë kohës; partnerin i cili është së tepërmi xheloz ose dënimin e fëmijës duke e shuplakosur atë. Po ashtu, 48.2 për qind nuk e konsiderojnë kontrollimin se ku anëtarët e familjes mund të shkojnë ose të mos  shkojnë  si  formë  të  dhunës.  Derisa  mendimi  i  grave  dhe  i  burrave  nuk  dallon jashtëzakonisht  shumë, më  shumë  gra  se  sa  burra  kanë  qenë  të  prirura  të  konsiderojnë shumicën e këtyre ndërveprimeve si dhunë.  

1 Grua shqiptare, e shkurorëzuar, mosha 26‐35 nga komuna e Kamenicës.  

Page 27: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

17

201

447

579

757

819

820

838

888

916

963

970

973

1058

1110

1132

1145

1150

1168

1008

656

598

443

313

354

350

272

254

232

209

196

134

114

86

62

69

58

30

69

57

40

100

63

44

71

63

49

54

68

37

18

20

24

16

7

Dergimi i femijes te blej buke per familjen

Ndihmesa per personin me aftesi te kufizuara ne vendosjen per martese

Kontrollimi se ku mund dhe ku nuk mund te shkoj aneteri i familjes

Denimi i femijes, duke ia dhene ndonje  shuplake

Xhelozia e tepert e partnerit

Kritikat e vazhdueshme per anetarin e familjes

Ndalimi i anetarit te familjes qe t'i shoh miqte apo te afermit

Anetari i familjes qe ka para dhe refuzon t'ia jep ato anetarit te familjes qe i nevojiten 

Marrja e vendimeve per nje te rritur tjeter te familjes pa e pyetur ate

Perdorimi i emrave fyes per anetarin e familjes apo sharja e tij

Moslejimi i anetarit tjeter te familjes qe te punoj  jashte shtepise

Mosbesnikeria apo mashtrimi i njerit partner

Trysnia e njerit partner per te bere akte seksuale kur tjetri nuk e deshiron kete 

Denimi i femijes duke e rrahur ate me rrip  apo me thuper

Kercenimi per lendim te anetarit tjeter te familjes

Prekja e anetarit te familjes ne menyre seksuale pa pajtimin e atij personi

Shkaterrimi apo thyerja e qellimte e mobilljeve  apo e eneve

Nje i rritur qe i  jep shuplake, e grushton apo e shqelmon nje anetar tjeter te familjes me rastin e fjalosjes

Grafiku 1.1 Perceptimet e te anketuarve se cilat veprime do te mund te konsideroheshin si dhune ne familej

Nuk e di. Jo, kjo nuk eshte dhune. Po, kjo eshte dhune.

  2. Dhuna midis partnerëve  Derisa  shumica  e  të  anketuarve  (74.9  për  qind)  nuk  është  pajtuar  me  deklarimin  se “Ndonjëherë është në  rregull që burri  të godas gruan e  tij,” përafërsisht 20 për qind e  të anketuarve  janë  “pajtuar”  ose  “deri  diku”  janë  pajtuar me  këtë  (shih  grafikun  1.2).  Të anketuarat  gra,  të  anketuarit  nga  viset  rurale,  romët,  ashkanlitë  dhe  egjiptasit  pak  kanë qenë më të prirur për t’u pajtuar me këtë deklarim. Një grua ka komentuar se “Nga dita e parë që  jam martuar,  jam  grindur me burrin  tim … por është në  rregull që  gratë  janë  të nënçmuara dhe të rrahura nga burrat e tyre për arsye se nuk është diçka e pazakonshme.”2 Një grua  tjetër ka  thënë  se  “Ti,  si grua, duhet  të kuptosh burrin  tënd. Ndonjëherë burrat 

2 Grua shqiptare, mosha 56‐65, komuna e Gjakovës. 

Page 28: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

18

kanë probleme të mëdha dhe si grua ti nuk duhet ta bësh më shumë nervoz [të hidhëruar], por  duhet  të  përpiqesh  ta  kuptosh  atë.”3  Perceptimet  mund  të  ndryshojnë  ngaqë  të anketuarit e moshës 45 vjeçare e sipër kanë qenë të prirur të pajtohen, derisa të anketuarit më  të  ri  dhe  njerëzit me  nivele  të  larta  të  shkollimit  kanë  qenë  të  prirur  për  të mos  u pajtuar.   

78 6331

460

49 56 31

480

127 11962

940

Pajtohen Pajtohen deri diku Nuk pajtohen deri diku Nuk pajtohen

Grafiku 1.2 Nganjëherë është në rregull që burri ta godet gruan e tij

Të anketuarat  femra Të anketuarit meshkuj Të anketuarit femra dhe meshkuj

  

Më  shumë  se  një  e  treta  e  të  anketuarve  kanë  besuar  se  “është  e  natyrshme  që dhuna fizike të ndodh nganjëherë kur çifti grindet.” Pak më shumë gra dhe persona me të hyra më  të ulëta  janë pajtuar me këtë deklarim, derisa  të anketuarit nga mjediset urbane dhe  personat me    diplomë  universitare  kanë  qenë  të  prirur  për  të mos  u  pajtuar.4  Për shembull, një grua ka komentuar  se “Nëse unë nuk e dëgjoj burrin  tim ose kam  sjellje  të keqe, është normale të më rrah mua.”5 Shumë të anketuar kanë besuar se dhuna në familje është “e natyrshme” ose se “duhet  të ndodh nganjëherë” nëse ndodh pasi dikush ka pirë alkool  (43 për qind)6 ose për  arsye  se burri është  i papunë  (62.4 për qind). Një burrë  ka deklaruar se “Gratë gjithmonë  janë përgjegjëse për dhunën për arsye se në ditët e sotme ato kanë  liri të jashtëzakonshme dhe kanë kërkesa të skajshme dhe, së këndejmi, kur burri nuk mund t’i përmbush kërkesat e tyre për shkak të papunësisë, ai duhet t’a rrah gruan e vet.”7 Njerëzit e zonave rurale, me më pak se sa niveli universitar i arsimimit ose me nivel të  3 Grua shqiptare, mosha 36‐45, komuna e Vushtrrisë. 4 Përafërsisht 37 për qind e të gjitha grave të anketuara janë pajtuar, krahasuar me 34 për qind të të gjithë meshkujve të anketuar. Në këtë korelacion, të hyra të ulëta do të thotë më pak se 800 euro të hyra totale për një bashkësi familjare nga të gjitha burimet në tre muaj. 5 Grua shqiptare, mosha 36‐45 nga komuna e Pejës. 6 Njerëzit me nivel më të ulët të të hyrave ishin të prirur për t’u pajtuar. Pos nëse janë deklaruar ndryshe,  “të hyra të ulëta” do të thotë të hyra të bashkësisë familjare të respondentit nga të gjitha burimet, totali i të cilave është më pak se 600 euro në tre muaj. 7 Një shqiptar në moshë të mesme nga komuna e Mitrovicës. Ai i ka thënë hulumtuesit se është martuar me një grua serbe dhe më vonë e ka rrahur atë derisa policia nuk e ka arrestuar.  

Page 29: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

19

ulët  të  të hyrave  kanë qenë  të prirur më  shumë  ta  kenë  këtë percepcion  se  sa  të  tjerët. Njerëzit nga komunat e Obiliqit, Klinës dhe Malishevës po ashtu  ishin të prirur të pajtohen se dhuna ndodh kur burrat janë të papunësuar, që e ilustron nevojën për ngritje të vetëdijes në këto zona lidhur me teknikat e zgjidhjes paqësore të mospajtimeve. 

 Dhuna seksuale është e prirur të mos njihet si dhunë familjare nëse ajo  ndodh midis 

partnerëve që bashkëjetojnë.  Siç  shihet në  grafiku  1.3, dy  të  tretat e  të  anketuarve  janë pajtuar me deklarimin se “Marrëdhënia seksuale kurrë nuk mund të jetë e dhunshme nëse ndodh midis  dy  të  rriturve  të martuar,”  ndërsa  një  pë  rqindje  plotësuese  prej  5.7  e  të anketuarve nuk dinin si të përgjigjeshin.8  Intervistat e RRGGK‐së me  institucionet po ashtu kanë treguar se disa shërbyes civilë nuk e konsiderojnë dhunën seksuale si formë të dhunës kur ajo ndodh në kuadër të marrëdhënies familjare, edhe pse kjo është përkufizuar qartazi në Kodin Penal. Për shembull, një përkrahëse e e viktimave të dhunës i ka thënë RRGGK‐së “Këtu në Kosovë, kjo është një çështje e ndjeshme për arsye se ju nuk mund të thoni se kjo (detyrimi  i partnerit për të pasur marrëdhënie seksuale edhe pse ajo nuk e dëshiron këtë) është  dhunë.  Për  arsye  se  kur  ndodh  brenda  një  çifti martesor,  kjo  tashmë  nuk  është dhunë… Në atë moment që akti  seksual  fillon, kjo nuk është dhunë, por dashuri.”9 Duket qartë se janë të nevojshme fushatat e arsimimit  lidhur me dhunimin martesor dhe dhunën seksuale midis partnerëve.10  3. Dhuna kundër fëmijëve Pothuajse të gjithë të anketuarit janë pajtuar se “Fëmijët kanë nevojë të disiplinohen”, por ata nuk  janë pajtuar  lidhur me atë se çfarë metodash duhet  të shfrytëzohen. Përafërsisht 

8 Të anketuarit në Prishtinë, Pejë dhe Prizren kanë qenë të prirur të mos pajtohen, me gjasë për shkak të fushatave të informacionit në këto zona.  9 Intervistë e RRGGK për Hulumtimin kërkimor, 2007. 10 Kapitulli gjashtë elaboron lidhur me këtë çështje. 

401

39 17

121

46

365

20 15

186

25

766

5932

307

71

Pajtohem Disi pajtohem Disi nuk pajtohem Nuk pajtohem Nuk e  dine

Grafiku 1.3 Marredhenia seksuale kurre nuk mund te jete dhune nese ndodh mes dy te rriturve qe jane te martuar

Te  anketuarat  femra Te  anketuarit meshkuj te  anketuarit  femra dhe  meshkuj

Page 30: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

20

gjysma e  të anketuarve, më shumë gra se sa burra,  janë pajtuar se “nganjëherë  fëmija ka nevojë të rrihet me shuplaka (shih grafikun 1.4).”11

Të anketuarit e papunë,12 që jetonin në zona rurale, kanë pasur më shumë se katër anëtarë në bashkësinë e tyre familjare dhe/ose nën moshën 45 vjeçare ishin më të prirë për t’u pajtuar.13 Për  të  ilustruar perceptimet që  i  kontribuojnë diskriminimit në baza  gjinore kundër djemve dhe vajzave, 41 për qind e grave dhe e burrave të anketuar kanë besuar se “djemtë duhet të kenë një disiplinë më të rreptë se sa vajzat për arsye se kjo  i bënë ata të fortë  (grafiku 1.5)”, derisa 47.2 për qind  ka  thënë  se  “Vajzat  kanë nevojë për më  shumë disiplinë se sa djemtë në mënyrë që të jenë moralisht në rregull” (grafiku 1.6). Një përqindje pak më  e  vogël  e  grave  të  anketuara  kanë  besuar  se  vajzat  kanë  nevojë  për më  shumë disiplinë.14 Njerëzit të cilët ishin të papunë, që kishin arsimim më pak se niveli universitar, e që  ishin  nga  Prizreni  ose  Peja  dhe  që  ishin  shqiptarë  ishin  të  prirur  të  pajtoheshin me deklarimin e parë. Njerëzit rural, të varfër dhe më pak të arsimuar ishin të prirur të pajtohen me deklarimin e dytë.15  

11 Më shumë se gjysma e të anketuarave gra (53.4 për qind) janë pajtuar, derisa 40.1 për qind e burrave janë pajtuar.  12 Të gjithë të anketuarit me të hyra totale të amvisërisë më pak se 700 euro në tre muaj nuk janë pajtuar. 13 Të anketuarit burra ‐ shqiptarë, serbë‐ që kanë pasur arsimim më të lartë se sa shkolla e mesme dhe/ose me të hyra të ulëta kanë qenë të prirur për t’u pajtuar se shuplakosja është një formë e dhunës, ndërsa të anketuarit nën moshën 35 vjeçare kanë qenë të prirur të besojnë se rrahja me rrip ose me shkop është dhunë. Boshnjakët kanë qenë më pak të prirur për ta konsideruar atë si dhunë.  14 Në mesin e të gjitha grave të anketuara, 49.2 për qind janë pajtuar, krahasuar me 45.1 për qind të të gjithë burrave.  15 Më pak se shkollimi i mesëm.  

171 164

55

237

115131

69

299286 295

124

536

Pajtohem Disi pajtohem Disi nuk pajtohem Nuk pajtohem

Grafiku 1.4 Nganjehere femijes duhet t'i jepet ndonje shuplake

Te  anketuarat  femra Te  anketuarit meshkuj te  anketuarit  femra dhe  meshkuj

Page 31: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

21

175

8136

293

46

173

79

31

318

16

348

160

67

611

62

Pajtohen Disi pajtohen  Disi nuk pajtohen Nuk pajtohen Nuk e  dine

Grafiku 1.5 Djemte duhet te kene disipline me te rrepte se sa vajzat sesep kjo i ben ata me te forte

Te  anketuarat  femra Te anketuarit meshkuj Te anketuarit  femra dhe  meshkuj

257

5530

272

17

236

43 31

283

22

493

9861

555

39

Pajtohem Disi pajtohem Disi nuk pajtohem Nuk pajtohem Nuk e di

Grafiku 1.6 Vajzat kane nevoje per me shume disipline per te qene moralisht ne rregull

Te anketuarat  femra Te anketuarit meshkuj te anketuarit femra dhe meshkuj

 4. Format e perceptuara të dhunës kundër grupeve të tjera  Sipas traditës, gratë e reja dhe gratë rishtazi të martuara marrin shumicën e përgjegjësive në bashkësinë  familjare  lidhur  me  përgatitjen  e  ushqimit  dhe  të  pastrimin.  Roli  i  tyre  i pabarabartë  në  familje  mund  të  konsiderohet  një  formë  e  diskriminimit  dhe,  në  disa rrethana,  edhe  dhunë.  Prapëseprapë,  pak më  pak  se  dy  të  tretat  e  të  anketuarve  janë pajtuar se “nga gratë e reja ‐ nuset, pritet të kenë më shumë përgjegjësi për pastrimin dhe përgatitjen e ushqimit se sa nga anëtarët e tjerë të  familjes.” Njerëzit që  jetojnë në zonat rurale, (posaçërisht në komunat e Gllogovcit, Skenderajt dhe të Fushë Kosovës), me nivel më 

Page 32: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

22

të ulët se sa ai universitar, dhe/ose me të hyra të ulëta kanë qenë të prirur të pajtohen.16 Është  interesant  të  ceket  se  gratë  kanë  qenë  të  prirura  të  pajtohen më  shumë me  këtë deklarim  se  sa  burrat,  që  tregon  se  gratë  mund  të  zbatojnë  praktika  të  mentalitetit diskriminator kundër grave të tjera.17 Njerëzit nën moshën 45 vjeçare kanë qenë të prirur të mos pajtohen, që tregon se perceptimet mund të ndryshojnë në mesin e brezave të ri.    Me relativisht pak shtëpi në dispozicion ose që mund të sigurohen për moshuarit në Kosovë dhe në pajtim me përbërjen tradicionale të njësive familjare, pleqtë janë të prirur të jetojnë me fëmijët e tyre ose me të afërmit e tjerë. Përafërsisht 40 për qind e të anketuarve kanë  konsideruar  të moshuarit barrë  të  familjes  (36.8 për qind  të  femrave  krahasuar me 39.9  për  qind  të meshkujve). Në mënyrë  të  pikëllueshme,  të  anketuarit  e moshuar  kanë qenë të prirur të pajtohen me këtë deklarim më shumë se sa të rinjtë.18 Nevojitet hulumtim i mëtejmë lidhur me perceptimet e qytetarëve që kanë për të moshuarit.  

Edhepse  87.2  për  qind  e  të  anketuarve  nuk  u  pajtuan  me  këtë  deklarimin  se “Personat  e  hendikepuar  duhet  të  rrinë  brenda  shtëpive  të  tyre  për  arsye  se  ata  e turpërojnë familjen”, 9.1 për qind janë pajtuar me këtë.19 Gratë kanë qenë më të prirura për t’u pajtuar se sa burrat.20 Po ashtu, njerëzit në zonat rurale dhe/ose me të hyra të ulëta kanë qenë më të prirur për t’u pajtuar. Përgjigjet e tyre mund të tregojnë se personat me aftësi të kufizuara  janë  të  izoluar  brenda  familjeve  të  tyre,  një  çështje  kjo  që  trajtohet më  tej  në kapitullin  në  vijim.  Më  shumë  se  gjysma  e  të  anketuarve  nuk  kanë  konsideruar  se  të ndihmuarit e një personi me aftësi të kufizuara për të vendosur se me kënd të martohet” është një  formë e dhunës. Ky perceptim është brengosës ngaqë aktivistët kanë  raportuar raste të personave me paaftësoi fizike dhe mendore që kanë qenë të detyruar të martohen kundër vullnetit të tyre, siç e ilustron kapitulli në vijim.   5.  Qëndrimet e qytetarëve ndaj keqtrajtuesve dhe marrëdhënieve keqtrajtuese Shumica e të anketuarve, 82.1 për qind e tyre, janë pajtuar se “nëse fqinjët e marrin vesh se një  familje  ka  dhunë  që  ndodh  brendapërbrenda  saj,  ata  do  ta  konsideronin  këtë  të turpshme” (grafiku 1.7). Njerëzit me të hyra të ulëta dhe/ose të anketuarit turq kanë qenë të prirur  të pajtohen me  këtë më  shumë  se  të  tjerët.21  Shumica e  të  anketuarve  (93 për qind) po ashtu  janë pajtuar se “cilido burrë  i cili godet gruan e tij duhet të turpërohet nga vetja e tij.” Këto përgjigje tregojnë së pari se dhuna familjare përgjithësisht konsiderohet e turpshme ose moralisht e gabueshme dhe, e dyta,  se njerëzit,  së këndejmi, mund  të mos jenë të prirur në raportimin e dhunës që ndodh brenda  familjeve të tyre, për arsye se ata nuk dëshirojnë të jenë të turpëruar në shoqërinë e fqinjëve të tyre.   

16 Korrelacioni me të hyrat e ulëta ka qenë 800 euro ose më pak të totalit të ekonomisë familjare në tre muaj. 17 Përafërsisht 70 për qind e të gjitha grave janë pajtuar me këtë deklarim, krahasuar me 64 për qind të të gjithë meshkujve.  18 Njerëzit me më pak se arsimimi fillor po ashtu kanë qenë të prirur të pajtohen. Njerëzit nga Peja dhe Prishtina kanë qenë të prirur të mos pajtohen. 19 Tre për qind e të anketuarve janë përgjegjur  “nuk e di”.  20 Përafërsisht 11 për qind e grave janë pajtuar krahasuar me 7.4 për qind të meshkujve.  21 Njerëzit në Pejë dhe Mitrovicë kanë qenë të prirur të mos pajtohen me këtë deklarim.  

Page 33: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

23

437

52 2585

33

503

365

5319

940

8830

138

52

Pajtohem Disi pajtohem Disi nuk pajtohem Nuk pajtohem Nuk e  dine

Grafiku 1.7 Nese fqinjet do ta dinin se po ndodh dhune ne nje familje, ata do ta konsideronina ate si te turpshme

Te  anketuarat  femra Te  anketuarit meshkuj Te  anketuarit  femra dhe  meshkuj

Është me rëndësi të ceket se 38.9 për qind e të anketuarve  janë pajtuar se “Dhuna është pjesë normale e cilësdo marrëdhënie dhe shoqëria, në përgjithësi, e pranon se dhuna ndodh  nganjëherë”  (grafiku  1.8).  Dyzet  e  një  për  qind  të  burrave  janë  pajtuar me  këtë deklarim, krahasuar me 37 për qind të grave. Njerëzit në zonat rurale dhe/ose me të hyra shumë  të ulëta kanë qenë  të prirur  të pajtohen me këtë.22 Nëse qytetarët e konsiderojnë dhunën si diçka “normale”, atëherë ata mund të mos jenë të prirur për ta raportuar atë, gjë që pjesërisht mund të shpjegojë përse dhuna është pak e raportuar.     

13995

50

322

225

172

8038

304

221

311

175

88

626

446

Pajtohem Disi pajtohem Disi nuk pajtohem Nuk pajtohem Refuzoj Nuk dine

Grafiku 1.8  Dhuna eshte  pjese  normale  e  cdo marredhenieje, dhe  shoqeria ne  pergjithesi pranon se  dhuna ndodh ndonjehere    

Te  anketuarat  femra Te  anketuarit meshkuj Te  anketuarit  femra dhe  meshkuj

 

22 Korrelacioni ka qenë me të anketuarit, totali i ekonomisë familjare të të cilëve ka qenë më pak se 400 euro në tre muaj. 

Page 34: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

24

Prapëseprapë, 91.6 për qind e të anketuarve kanë besuar se “kryerësit e dhunës në familje janë  fajtor  dhe  se  duhet  të  dënohen  sipas  ligjit.”  Njerëzit  nga  zonat  rurale  dhe/ose  të papunët kanë qenë pak më shumë të prirur për të mos u pajtuar me këtë deklarim, derisa njerëzit nga Peja dhe Prishtina në  veçanti  kanë qenë  të prirur  të pajtohen. Me  gjasë  kjo mund  t’i atribuohet pjesërisht  fushatave  të  shumta  të ndërgjegjësimit  të udhëhequra nga OJQ‐të në këto dy qytete. Çuditërisht, 60 për qind e  të anketuarve kanë besuar  se “Nëse ekziston dhuna brenda një familjeje, gruaja duhet të shkojë në një strehimore ose te familja e  saj,  derisa  burri  duhet  të  rrijë  në  shtëpi  derisa  çështja  të mos  zgjidhet”  (grafiku  1.9). Deklarimi i dytë duket se i kundërvihet besimit gjerësisht të përqafuar se kryerësit e dhunës duhet të dënohen. Në të njëjtën kohë, ai ilustron supozimin e zakonshëm se prona duhet të kontrollohet nga burri,  praktikë  kjo  e  zakonshme diskriminuese në Kosovë që  shkel  ligjin ekzistues të familjes.23   

294

69

20

209

41

303

83

19

150

59

597

152

39

359

100

Pajtohen Disi pajtohen Disi nuk pajtohen Nuk pajtohen Nuk e dine

Grafiku 1.9 Nese ka dhune ne familje, gruaja duhet te shkoje ne strehimore apo ne familjen e saj, ndersa burri duhet te rri ne shtepi derisa te zgjidhet ceshtja

Te anketuarat  femra Te anketuarit meshkuj Te anketuarit femra dhe meshkuj

  Në përfundim, qytetarët, përgjithësisht, ende e konsiderojnë dhunën në  familje  të 

turpshme,  që mund  të  ketë  kuptimin  se  njerëzit  nuk  janë  të  prirur  për  ta  raportuar  atë. Derisa shumica e njerëzve besojnë se keqtrajtuesit duhet të dënohen, shumë të tjerë, në të njëjtën kohë, mendojnë se dhuna në familje është pjesë normale e cilësdo marrëdhënie, e pranuar  nga  shoqëria,  dhe  se  alkoolizmi  dhe  papunësia  në  veçanti  e  arsyetojnë  dhunën. Njerëzve posaçërisht  iu ka munguar njohuria për dhunimin martesor dhe dhunën seksuale midis partnerëve. Përpjekjet e ndërgjegjësimit duhet të zhveshin mitet e tilla, duke pasur në shënjestër  njerëzit  në  zonat  rurale, me  nivele më  të  ulëta  të  arsimimit,  të  papunët  dhe, posaçërisht, të varfrit.  

23 Çështja e posedimit të pronës diskutohet më tej në kapitullin e pestë.  

Page 35: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

25

KAPITULLI 2  PËRHAPJA DHE FORMAT KRYESORE TË DHUNËS NË FAMILJE NË KOSOVË    Ngaqë  individët  e  ndryshëm  janë  të  prirur  në  mënyra  të  ndryshme  të  përkufizojnë dhunën në familje, siç e ka ilustruar kapitulli i fundit, RRGGK‐ja e ka bazuar përkufizimin e saj lidhur me atë se çfarë e përbënë dhunën familjare në ligjin ekzistues në Kosovë, duke përfshirë Kodin Penal, Ligjin mbi qetësinë dhe rendin publik dhe Rregulloren mbi dhunën në familje.1 Duke shfrytëzuar përkufizimet e tilla si orientim, në këtë kapitull shqyrtohet përhapja  e  secilës  formë  të  dhunës  bazuar  në  statistikat  ekzistuese,  hulumtimet  e mëhershme dhe në anketën mbarëkosovare të RRGGK‐së. Ky kapitull në fillim siguron një vështrim të përgjithshëm mbi përmasën e dhunës në familje në Kosovë. Pastaj hulumton përhapjen  e  formave  kryesore  të  dhunës  në  Kosovë,  duke  përfshirë  izolimin,  (pjesa  e dytë), dhunën psikologjike (pjesa e tretë), dhunën fizike (pjesa e katërt), dhunën seksuale (pjesa  e  pestë)  dhe  dhunën  ekonomike  (pjesa  e  gjashtë).  Në  këtë  kapitull  pastaj shtjellohet se cili grup demografik ka qenë më së shumti  i prekur nga dhuna në  familje (pjesa  e  shtatë)  dhe  cilët  persona  janë më  së  shumti  të  prirur  për  të  kryer  dhunë  në familje  (pjesa  e  tetë).  Të  kuptuarit  e  përhapjes  së  formave  të  ndryshme  të  dhunës,  e grupeve demografike më së shumti të prekura nga dhuna, si dhe e kryerësve më të prirur të dhunës mund të jetë i dobishëm në planifikimin e programeve të parandalimit dhe të mbrojtjes më të fokusuar të viktimave dhe në ndjekjen penale të kryerësve të dhunës.   1. Vështrim i përgjithshëm i dhunës në familje në Kosovë  Tabela 2.1  tregon numrin e  rasteve  të dhunës në  familje  të  raportuar  tek  institucionet dhe organizatat për çdo vit. SHPK‐ja ka regjistruar shumicën e rasteve: 7.660 raste që nga viti  2002.2  Institucionet  e  tjera  kanë  regjistruar më  pak  raste  për  arsye  se  jo  të  gjitha viktimat kanë marrë ndihmën nga DAVA dhe DMS.  Institucionet shëndetësore ende nuk kanë regjistruar numrin e pacientëve, të cilët tregojnë simptoma të dhunës në  familje.3 Sidoqoftë,  gjatë  intervistave  të  zhvilluara  në  vitin  2007 me  RRGGK‐në,  13  gjinekologë kanë  thënë  se  ata  kanë  parë  përafërsisht  prej  819  deri  në  1.372  raste  të  dhunës  në familje gjatë praktikës së tyre. Vetëm pesë gjinekologë nuk kanë parë asnjëherë një grua e cila ka përjetuar dhunën në familje.4      

1 Shih hyrjen dhe kapitullin gjashtë për më shumë informacion lidhur me këto ligje. 2 Të dhënat nga vitet 2002‐2004 nga SHPK, “Paraqitja tabelore e punës në gjashtëmujorin e parë / 2007” e dhënë te RRGGK‐ja në vjeshtë të vitit  2007. Vitet 2005‐2007 nga SHPK‐ja, analizë e RRGGK‐ja, qershor, 2008. 3 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 17.  4 Po aty.  

Page 36: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

26

“Shumë shpesh ato nuk konsiderojnë se janë viktima të dhunës familjare … Ose 

vetëm për shkak të turpit nuk e deklarojnë dhunën.” 

 – Një grua serbe, mosha prej  

46‐55, Shtërpce 

Tabela 2.1. Numri i rasteve të dhunës në familje të raportuara sipas viteve dhe sipas burimeve të ndryshme5 Burimi   2000  2001  2002  2003  2004  2005  2006  2007  2008  Totali SHPK    1273 1251 1318 1370 1371 1077   7660

DAVA6    314 414 592 703 645  (qer.) 252  2920MPMS/DMS7    223 380 438 170  (qer.) 92 1303QMGF  1886  2425  1485 2259   8055

 Marrë së bashku, tabela e ilustron se të gjitha institucionet kanë treguar një rritje 

të qëndrueshme në numrin e  raportimeve  të dhunës në  familje deri në vitin 2007, kur numri  i  raportimeve  bie.  Megjithëkëtë,  të  dhënat  statistikore  të  mbledhura  nga institucionet nuk duhet të interpretohen si ilustruese të përmasës së gjithëmbarshme të dhunës  në  familje  në  Kosovë.  Ngaqë  të  gjitha  rastet  nuk  janë  të  raportuara  në institucione,  një  rritje  ose  rënie  në  numrin  e  raporteve  nuk  do  të  thotë domosdoshmërisht se dhuna në familje është rritur ose është zvogëluar në shoqëri. Për shembull,  një  rritje  në  raportim me  gjasë mund  t’i atribuohet  fushatave  të  ndërgjegjësimit,  që  i  kanë inkurajuar njerëzit  të  lirohen nga  situatat e dhunës, shpalljes së  legjislacionit të duhur kundër dhunës në familje ose krijimit të mekanizmave mbrojtës dhe të asistencës  për  viktimat  të  cilat  i  kanë  bërë  ata  të ndjehen më të sigurt lidhur me raportimin e dhunës. Kjo  nuk  do  të  thotë më  shumë  raste  të  dhunës  në familje, por më parë ka kuptimin se më shumë njerëz e  raportojnë  atë.  Siç  e  ka  komentuar  një  zyrtare  e SHPK‐së “Dhuna në  familje po ashtu ka ndodhur në të kaluarën  , por është trajtuar më shumë si çështje private se sa si një vepër penale.”8 Ajo duket se besonte që situata  ishte në ndryshim e sipër dhe se më shumë njerëz vinin për të raportuar dhunën.  

Sidoqoftë,  përfaqësuesit  e  OJQ‐ve  dhe  të Ministrisë  së  Punës  dhe Mirëqenies Sociale  të  Kosovës  besojnë  se  dhuna  në  familje  vazhdon  të  mos  jetë  e  raportuar plotësisht tek institucionet.9 Një aktivist ia ka atribuuar rënien e numrit të raportimeve të dhunës në  familje në vitin 2007 mungesës së përgjegjës  institucionale ndaj ankesave të përparshme; fakti se aq shumë raportime të dhunës ende ishin të pazgjidhura nga sistemi i drejtësisë10  i ka zmbrapsur njerëzit nga  raportimi  i dhunës, ngaqë nuk kanë besuar se nga kjo mund të ketë ndonjë të mirë.11 Siç e ka ilustruar kapitulli i fundit, shumë qytetarë ende e konsiderojnë dhunën familjare të turpshme dhe çështja ende diskutohet rrallë në 

5 Ngaqë institucionet shpesh ndihmojnë të njëjtit njerëz, totalet nga të gjitha institucionet nuk duhet të shtohen së bashku. 6 Meqë njësia është themeluar në vitin 2002, të dhënat statistikore janë në dispozicion vetëm nga viti 2003 (DAVA, anketa e RRGGK‐së, qershor 2008). 7 MPMS/DMS, anketa e RRGGK‐së, qershor 2008. 8 Anketë e SHPK‐së, RRGGK‐së, qershor, 2008. 9 Shih, OSBE dhe Doracaku për shërbime sociale i MPMS, Raport vjetor 2002  Prishtinë: QMGF, 2003).  10 Shih kapitullin e gjashtë për më shumë informacion lidhur me zvarritjen në përpunimin e raporteve të dhunës në familje 11 Koment i bërë një përfaqësuesi/e të RRGGK‐së, 2008. 

Page 37: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

27

sferën publike.12 Hulumtimi i mëhershëm ka sugjeruar se raportimi i pjesërishëm mund të jetë  rezultat  i qëndrimit kulturor  i  cili dhunën e konsideron  çështje private;13  i  rrugëve jozyrtare të zgjidhjes së mospajtimeve;14 hezitimit në mesin e personelit të institucioneve për të intervenuar në mosmarrëveshjet private dhe përpjekjes së grave për të shmangur turpin  personal  ose  familjar”.15  Gratë  po  ashtu  mund  të  hezitojnë  për  të  raportuar dhunën  për  arsye  se  ato  i  shtrohen  rrezikut  nga  hakmarrja  nga  kryerësit  e  dhunës, humbja  e  fëmijëve  të  tyre dhe mbetja  e  tyre  tek  anëtarët  e  tjerë  të  familjes16,  si dhe përzënia nga shtëpitë e tyre. Disa njerëz janë të pavetëdijshëm se jeta pa dhunë është e mundshme dhe e perceptojnë dhunën si pjesë normale të cilësdo marrëdhënie.17  

Gjatë  anketës  së  saj  në mbarë  Kosovën,  RRGGK‐ja  ka  gjetur  dëshmi  se  shumë kosovarë nuk e raportojnë ose nuk do ta raportonin dhunën në familje. Afërsisht 40 për qind e  të anketuarve,  të  cilët  kanë përjetuar dhunën,  kanë  thënë  se askujt nuk  i  kanë treguar  për  të.  Derisa  përafërsisht  40  për  qind  i  ka  treguar  për  të  anëtarit  tjetër  të familjes  dhe  16.7  për  qind  një  miku,  vetëm  pak  prej  tyre  i  kanë  treguar  policisë, psikologëve  ose  psikiatërve.  Pesëmbëdhjetë  për  qind  e  të  gjithë  të  anketuarve  kanë thënë se nëse dhuna do t’iu ndodhte atyre, ata kurrë nuk do ta raportonin atë.18 Rastet e paraportuara  asnjëherë  nuk  janë  dokumentuar  nga  institucionet,  që  rezulton  në raportimin e pjesërishëm të përmasës së gjithëmbarshme të dhunës në Kosovë.  

Duke pasur parasysh raportimin e pjesërishëm tek institucionet, hulumtuesit kanë vlerësuar mbizotërimin e dhunës në familje. Tabela 2.2 krahason rezultatet e hulumtimit të tyre.  

           

12 Renate Weber dhe Nicole Watson, ed., Gruaja 2000: Një hulumtim lidhur me statusin e të drejtave të grave në Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe në shtetet së voni të pavarura (Vjenë:Federata Ndërkombëtare e Helsinkit, 2000), 515 dhe QMGF, Raport vjetor 2002, 19.  Të anketuarit e anketës së Medica Mondiale Kosova kanë thënë se diskutimi i dhunës kundër grave ka qenë tabu, por megjithëkëtë ata dëshironin që çështja të diskutohet në mënyrë më publike (Medica Mondiale Kosova nga Flutura Zajmi, Stop dhunës: Rezultatet e një ankete të bërë në Gjakovë, Medica Mondiale Kosova, 2000). 13 QMGF, Raport vjetor  2003, 22. 14 Fondi i fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), Analizë e situatës së fëmijëve dhe grave në Kosovë (Kosovë: UNICEF, 2004), 70. 15 QMGF, Raport vjetor 2003, 27 dhe Fondi për Zhvillim për Gratë i Kombeve të Bashkuara (UNIFEM) nga Rachel Wareham, Pa vend të sigurt: Një vlerësim mbi dhunën kundër grave në Kosovë (Prishtinë: UNIFEM, 2000), 44. 16 UNICEF, Analizë e situatës, 70. UNICEF‐i ka raportuar se  “Në situatat kur një nënë përcaktohet për të braktisur një marrëdhënie keqtrajtuese, ekziston gjasa e madhe se ajo do ta humb qasjen ndaj fëmijëve të saj të cilët do të mbeten përgjegjësi e familjes së babait.”  17 QMGF,  Raport vjetor 2003.  18 Më shumë se gjysma e 51 grave të intervistuara për Hulumtimin kërkimor të RRGGK  nuk i kanë raportuar përjetimet e tyre më të fundit të dhunës në polici.  

Page 38: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

28

Tabela 2.2 Vlerësimet e shkallës së dhunës në familje në Kosovë nga burime të ndryshme Burimi  Mostra   Viti  Shkall

a QMGF  Të gjithë klientët anë e kënd Kosovës, të cilëve u është 

dhënë ndihma psikologjike ose fizike nga QMGF(n=6437) 1995‐2000 47.6%

QMG Hulumtim  Përqindja e të gjitha grave që kanë raportuar përjetimin e dhunës familjare (n=226) 

1997‐1998 36%19

Medica Kosova  Analizë në komunën e Gjakovës (përqindja e mostrave që kanë përjetuar dhunën në familjet e tyre) (n=440) 

2000 21%

Medica Kosova  Analizë në komunën e Gjakovës (përqindja e mostrave që e njohin një grua e cila e ka përjetuar dhunën në familjen e saj) (n=440) 

2000 28%

UNIFEM  Të anketuarit shqiptarë në Kosovë të analizuar anë e kënd Kosovës (n=216) 

2000 23%

QMG   Përqindja e të gjitha grave me partnerë që kanë raportuar përjetimin e dhunës në familje (n=212) 

2001 ‐ 2002 34%

Zëri i Grave Voice of Women 

Analizë anë e kënd Kosovës që paraqet grupet e ndryshme etnike, respondentët që kanë parë ose dëgjuar grindje ose dhunë në rrethinën e tyre (n=1338) 

2004 46%

Zëri i Grave Voice of Women 

Anketa anë e kënd Kosovës që paraqet grupet e ndryshme etnike – të anketuarit që kanë qenë dëshmitarë të dhunës në familje (n=1338) 

2004 12%

Burimi: RRGGK, Hulumtim shpjegues mbi shkallën e dhunës në baza gjinore në Kosovë dhe ndikimin e saj në shëndetin riprodhues të grave, 2008.  Nga viti 1995 deri në vitin 2000, QMGF‐ja raportoi se pak më pak se gjysma e klientëve, të cilëve u është dhënë ndihma kanë përjetuar dhunën në familje.20 Ndoshta kjo nuk është befasuese,  ngaqë QMGF  kryesisht  është marrur me  gratë  dhe  fëmijët  që  e  përjetojnë dhunën nga anëtarët e familjes dhe/ose nga forcat serbe. Menjëherë pas luftës, UNIFEM‐i ka  intervistuar 213 gra  shqiptare në Kosovë dhe 23 për qind prej  tyre kanë përjetuar dhunën në familje.21 Po ashtu, në vitin 2000, studimi i Medica Mondiale Kosova i zhvilluar në komunën e Gjakovës ka treguar se 21 përqind e të anketuarve kanë përjetuar dhunën në familje dhe 28 për qind e kanë njohur gruan që ka përjetuar dhunën.22 Pas një ankete të  500  të  anketuarve  meshkuj  dhe  gra  në  Ferizaj  në  po  atë  vit,  organizata  e  grave “Afrodita” ka konstatuar se 39 për qind janë pajtuar me deklarimin se “burrat rrahin gratë 

19 Qendra për Mirëqenie e Grave (QMG), Mbizotërimi i dhunës në baza gjinore: Rezultatet preliminare nga një vlerësim në terren në nëntë fshatra të rajonit të Pejës, Kosovë, (Pejë: QMG, 2006), 6.  20 QMGF ka intervistuar 6.437 klientë anë e kënd Kosovës midis viteve 1995 dhe 2000; 68 për qind kanë përjetuar një formë të dhunës, dhe 70 për qind e tyre kanë thënë se kryerësi i dhunës ishte anëtar i familjes së tyre (Harta sociale mbi gruan e Kosovës 1995‐2000 Interpretime sociologjike, Prishtinë: QMGF, 2004).  QMGF ka sugjeruar se 70 për qind e 680 grave, të cilat kanë përjetuar dhunën gjatë luftës, kanë qenë shënjestra të anëtarëve të familjes. 21 UNIFEM, Pa një vend të sigurt 15. OSBE dhe MPMS kanë vlerësuar se vlerësimi i UNIFEM‐it ka qenë një “vlerësim konservativ “ ngaqë Kosova nuk e kishte të krijuar kulturën e raportimit” (79). 22 Pothuajse 10 për qind kanë përjetuar dhunën fizike në familje, 5 për qind dhunën seksuale dhe 117 njerëz dhunën psikologjike.  Medica ka besuar se të anketuarit mund të mos e kenë zbuluar përjetimin e dhunës si rezultat i frikës “së rrënjosur thellë” nga të folurit hapur lidhur me dhunën në familje. Rezultatet nuk mund të gjeneralizohen ngaqë mostra nuk ka qenë reprezentative (Ndal dhunën). 

Page 39: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

29

“E di… se në fshatin tim ekzistojnë 3 deri në 4 familje të cilat vuajnë nga dhuna. Para dy ditësh, një plak e kishte rrahur gruan e tij. Ajo ishte e tëra e nxirosur nga shenjat e rrahjes. Në një familje tjetër, burri e rrah gruan e tij. Vëllezërit e tij e rrahin ate, poashtu. Para dy ditrësh, kishte ardhur 

policia për këtë rast.”  

– Grua shqiptare, mosha 36‐45, komuna e Prishtinës 

e tyre.”23 Një anketë me përfshirjen më të gjerë, Zëri i Grave (Voice of Women), në vitin 2004,  i ka pyetur 1.338 gra anë e kënd Kosovës nëse dhuna në  familje ka ndodhur në rrethinën  e  tyre;  46  për  qind  është përgjigjur në mënyrë pohuese dhe 12 për  qind  kanë  qenë  dëshmitare  të keqtrajtimit fizik të gruas nga burri.24 

Në  vitin  2008,  RRGGK‐ja  ka zhvilluar hulumtimin e parë në nivel të Kosovës  në  çështjen  e  dhunës  në familje, duke anketuar 1.256 qytetarë. Madje  edhe  në  intervistat  e  llojit  një me  një,  qytetarët  mund  të  mos ndjehen  rehat  kur  zbulojnë  se  kanë përjetuar dhunën në familje ose mund ta  interpretojnë dhunën në familje në mënyra  të  ndryshme.  Së  këndejmi, RRGGK‐ja  ka  shtruar  pyetje  të ndryshme  për  të mbledhur  informacionin  lidhur me  përjetimet  e  qytetarëve.  Së  pari, hulumtuesit  i  kanë  pyetur  qytetarët  se  sa  besojnë  ata  që  është  shkalla  e  dhunës  në qytetet  ose  fshatrat  e  tyre.25  Siç  e  ilustron  grafiku  2.1,  përafërsisht  20  për  qind  e  të anketuarve kanë thënë se dhuna në familje nuk ndodh në fshatin ose qytetin e tyre.  

 

246

480

111

28 17 11

355

19.7% 38.5% 8.9% 2.2% 1.4% 0.9% 28.4%

Dhuna nuk ndodh (0%) Ndodh vetëm në disa familje (1‐25%)

Ndodh në një të katërten deri në gjysmën e familjeve 

(26%‐50%)

Ndodh tek gjysma e familjeve deri në të tri të 

katërtat e tyre

Ndodh te tri të katërtat deri te pothuajse të gjitha 

familjet (76%‐100%

Ndodh te çdo familje (100%)

Nuk e di / pa përgigje

Grafiku 2.1 Shkalla e perceptuar e dhunës në familje nga të anketuarit në fshatin apo qytetin e tyre

  Më shumë se 38 për qind kanë thënë se dhuna ka ndodhur në më pak familje (një në 25 për qind). Afërsisht nëntë përqind kanë besuar se dhuna ndodh prej një të katërtës deri 

23 Ciuar në Chris Corrin, “Rindërtimi postkonfliktuoz dhe analiza gjinore në Kosovë,” Intervista ndërkombëtare  feministe e politikave 3(1) (Routledge, 2000) 94; dhe Cari Clark, “Dhuna në baza gjinore, Iniciativat e hulumtimit në ambientet e refugjatëve, PZHBV (personave të zhvendosur brenda vendit) dhe në ato postkonfliktuoze: Mësimet e nxjerra” (Dokumente pune nr. 17, Shëndeti riprodhues për shoqërinë e refugjatëve, 2003).   24 RRGGK dhe Ekipi i vendit i KB‐së në Kosovë, Zëri i grave, (Prishtinë: Dhjetor, 2004), 8‐9. 25 Pyetja është bazuar në supozimin se qytetarët do të vlerësonin më saktësisht përmasën e dhunës në fshatrat, qytezat ose qytetet e tyre  se sa anë e kënd Kosovës, posaçërisht në qytetet e vogla. Prapë, vlerësimet janë të bazuara në percepcionet e qytetarëve dhe nuk duhet të konsiderohen indikative për shkallën e vërtetë të dhunës.  

Page 40: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

30

te gjysma e familjeve dhe 2.2 për qind kanë thënë se ajo ndodh në një të katërtën deri në tri të katërtat e familjeve. Vetëm pak të anketuar kanë besuar se dhuna ndodh në secilën familje, që sugjeron se ka qenë më se e sigurt se dhuna ka ndodhur brenda 11 familjeve të tyre. Derisa meshkujt kanë qenë të prirur të përgjigjen “dhuna nuk ndodh”, më shumë gra  kanë  besuar  se  ajo  ndodh  në  pak  familje.  Të  anketuarit  nga  grupet  etnike  të boshnjakëve,  romëve/ashkanlive/egjiptasve  dhe  goranëve  kanë  qenë  të  prirur  të mendojnë se dhuna ka ndodhur në një të katërtën deri në gjysmën e familjeve në qytetet e tyre, që sugjeron një shkallë potencialisht më të lartë të dhunës në këto komunitete. 

Më shumë se gjysma e të anketuarve kanë parë anëtarët e familjes duke bërtitur në njëri‐ tjetrin në vitin e kaluar. Afërsisht një e treta ka dëgjuar “Zëra të lartë, thuajse dy anëtarë të familjes ishin duke goditur ose tërhequr njëri‐tjetrin.” Sërish, të anketuarit nga grupet  minoritare  shpesh  kanë  vlerësuar  se  dëgjojnë  zëra  të  tilla  çdo  muaj  derisa shqiptarët  kanë  qenë  të  prirur  të  vlerësojnë  se  ato  i  kanë  dëgjuar  5‐11  herë  çdo  vit. Trembëdhjetë për qind e të anketuarve kanë parë “Gruan e cila ka shenja thuajse dikush e ka goditur atë”. Siç e ilustron grafiku 2.2, përafërsisht 30 për qind e të anketuarve kanë njohur së paku një familje në të cilën ka ndodhur dhuna gjatë vitit të kaluar. Më shumë se një e katërta ka njohur prej 1 deri në 5 familje, 3 për qind i kanë njohur 6 deri në dhjetë, 0.3 për qind ka njohur 11 deri në 20 familje dhe 1.1 për qind ka njohur më shumë se 11 familje.  Shqiptarët  kanë qenë më  të prirur  të njohin  raste  të  tilla,  1 deri në  4  familje, derisa minoritetet nuk janë përgjigjur në pyetjen ose janë përgjigjur se nuk dinë.  

 

478

327

374 2 7

393

38.3% 26.2% 3.0% 0.3% 0.2% 0.6% 31.5%

Asnjë 1‐5 familje 6‐10 familje 11‐20 familje 21‐30 familje 31+ familje Nuk e di / pa përgjigje

Grafiku 2.2 Numri i familjeve për të cilat të anketuarit kanë ditur që ka pasur dhunë gjatë VITIT Të KALUAR

  Në fund, hulumtuesit kanë shtruar një varg pyetjesh për të konstatuar nëse vet të 

anketuarit kishin përjetuar ndonjëherë dhunën në familje. Për nga përshkrimi  i formave të dhunës, (të nënvizuara me  ligj) si ndërveprime të mundshme në familje, RRGGK‐ja ka thjeshtësuar  termin  e  “dhunës  në  familje”  në  gjuhën  e  përditshme me  qëllim  që  të anketuarit  të  mund  ta  kuptojnë  atëe.26  Kur  janë  marrë  parasysh  të  gjitha  format  e 

26 Për shembull, derisa të anketuarit mund të thonë se ata asnjëherë nuk kanë përjetuar dhunën në familje, ata mund të thonë se kanë përjetuar akte specifike siç është ndalimi i tyre  nga ana e familjes që të mos lëshojnë familjen në moshën e rritur. (izolimi), ose se janë rrahur me rrip ose me shkop.  

Page 41: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

31

dhunës, 43 për qind gjatë jetës së tyre kanë përjetuar dhunën në familje në një masë. Më shumë se 46 për qind e të gjitha grave kanë përjetuar dhunën në  familje krahasuar me 39.6  për  qind  e  të  gjithë  meshkujve.  Krahasuar  me  grupet  e  tjera  demografike,  të anketuarat  femra që kanë  jetuar në zonat  rurale  të varfra27 dhe/ose që kanë pasur më pak se sa arsimimi  i mesëm shkollor, kanë qenë më të pritura për të përjetuar dhunën. Grafiku 2.3 e ilustron se sa shpesh të anketuarit vuajnë nga dhuna në familje. Prej 356 të anketuarve,  të cilët  i  janë përgjigjur kësaj pyetjeje, 51.7 për qind kanë qenë  të  lënduar nga anëtarët e familjes gati çdo vit, 21.3 për qind çdo vit, 12.1 për qind 1 deri në 5 herë në vit, 2.5 për qind çdo muaj, 2.8 për qind çdo javë dhe tre njerëz çdo ditë.  

 

10

184

76

43

21

9 1032.8% 51.7% 21.3% 12.1% 5.9% 2.5% 2.8% 0.8%

Njëherë Cdo pesë vite Cdo vit 1 deri në 5 herë në vit

6 deri në 11 herë vit

Cdo muaj Cdo javë Cdo ditë

Grafiku 2.3 Sa shpesh familjet e të anketuarve i lëndojnë ata

  Si përfundim, 43 për qind e  të anketuarve kanë përjetuar dhunën në  familje në 

jetën  e  tyre, me më  shumë  gra  që  kanë  përjetuar  dhunën  se  sa meshkujt. Nuk  ka  të dhëna  të mjaftueshme për  të përcaktuar nëse dhuna në  familje është  rritur apo është zvogëluar  në  Kosovë.28  Vetëm  përmes  zhvillimit  të  anketave  në  nivel  të  Kosovës  në mënyrë  të  rregullt,  siç  janë  ato  çdo  pesë  vite,  institucionet  dhe  organizatat mund  të mbikëqyrin  ndryshimet  në  percepcionet  e  njerëzve  dhe  mbizotërimin  e  dhunës  në familje.  Duke  vepruar  kështu,  është  thelbore  që  hulumtuesit  t’i  zbërthejnë  shprehjet abstrakte siç është “dhuna në familje” në gjuhën e përditshme të njerëzve me qëllim që të matin sa më saktësisht përmasën e dhunës.   2. Izolimi29 Një kategori potencialisht e zakonshme, edhe pse e paraportuar plotësisht, e dhunës në familje  në  Kosovë  është  izolimi. Doracaku  i  zyrtarëve  të  Shërbimit  Social  e  përkufizon 

27 RRGGK ka konstatuar korrelacionin midis përjetimit të dhunës dhe të hyrave të ulëta ose të qenit në asistencë sociale. 28 Vetëm hulumtimi nga QMG et al. ka krahasuar përmasën e dhunës në familje para dhe pas luftës, duke konstatuar një zbritje të lehtë nga 36 në 34 për qind. Për një diskutim të mëtejmë, shih QMG et al. dhe Hulumitimn kërkimor të RRGGK‐së.  29 Kjo pjesë nxjerret nga RRGGK, Hulumtimi kërkimor, 21. 

Page 42: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

32

izolimin si momente kur “kryerësit e dhunës bëjnë përpjekje për të kontrolluar ambientin e viktimës.”30 Kontrollimi i një ambienti mund të përfshijë krimet e përmendura në Kodin Penal, duke përfshirë: kërcënimin, heqjen e paligjshme të  lirisë, krijimin e skllavërisë, të kushteve të ngjashme me skllavërinë dhe punën e detyruar. “Kufizimi i paligjshëm i lirisë së  lëvizjes së personit  tjetër” dhe “ndalimi  i personit  tjetër nga hyrja ose dalja prej një vendbanimi të përbashkët” po ashtu kanë baza për urdhrin e mbrojtjes.31 Izolim mund të ketë  kuptimin  se  një  personi  i  është  ndaluar  lëshimi  i  shtëpisë,  sjellja  e  vendimeve vetanake,  i  thirrjeve  telefonike,  ndërveprimi me  anëtarët  e  tjerë  të  familjes  ose me shokët  ose  qasja  ndaj  dokumenteve  personale  të  identifikimit.32  Për  shembull,  një këshilltar  i strehimit e ka përshkruar një rast  të  izolimit në Kosovë për RRGGK‐në si më poshtë: “Gruaja mendonte lidhur me faktin se kur […] vjehrra e saj mbyll derën e saj dhe merr çelësat, atëherë klienti duhet  të marrë ujë dhe enë për urinim gjatë natës.”33 Një grua tjetër  i ka thënë RRGGK‐së se “Unë kam qenë e  izoluar në një dhomë dhe të tjerët (anëtarët e  familjes) më urdhëronin mua se çfarë duhet  të bëjë.” Më shumë se gjysma prej 31 grave  të  intervistuara nga RRGGK në  vitin 2007,  të  cilat  kanë përjetuar dhunë, kanë thënë se partneri i tyre i ka penguar ato nga vizitat e familjeve dhe të miqve të tyre në minimum  çdo  javë.  Pak më  pak  se  gjysma  kanë  thënë  se  partnerët  e  tyre  i  kanë dëgjuar ose mbikëqyrur bisedat e tyre telefonike. Ngjashëm, mbi një e treta e grave që QMG et al. të intervistuara kanë qenë të “ndaluara nga pjesëmarrja në aktivitetet” jashtë shtëpisë dhe rreth gjysma janë të “ndaluara nga vizitat e miqve ose të familjes.”34  

Relativisht pak të anketuar të një ankete të RRGGK‐së në nivel të Kosovës në vitin 2008 kanë thënë se kanë përjetuar një formë të  izolimit. Bazuar në rastet e raportuara, lëvizjet  e  meshkujve  rrallë  ose  asnjëherë  nuk  janë  kontrolluar  krahasuar  me  ato  të grave.35 SHPK‐ja ka pasur vetëm 14 raporte të heqjes së paligjshme të lirisë.36 Në kontrast të plotë, vetëm në vitin 2003, QMGF ka raportuar asistencën për 76 raste.37 Mungesa e raportimit mund të jetë për shkak se njerëzit nuk e konsiderojnë izolimin si një formë të dhunës ose nuk e konsiderojnë atë si mjaft serioze për ta raportuar te autoritetet.38   3. Dhuna psikologjike39 Dhuna  psikologjike  është  një  kategori më  e  gjerë  e  dhunës  e  cila mund  të  përfshijë izolimin. Në  aktet  e  parapara me  Kodin  Penal,  të  cilat mund  të  konsiderohen  lloje  të dhunës  psikologjike,  përfshihen:  detyrimi,  kërcënimi,  dhe  heqja  e  paligjshme  e  lirisë. Bazat për urdhrin e mbrojtjes përfshijnë angazhimin në një model të sjelljes me qëllim të degradimit  të  personit  tjetër  dhe  shkaktimin  e  frikës  te  personi  tjetër  lidhur  me mirëqenien  e  tij  ose  të  saj  fizike,  emocionale  ose  ekonomike.40  SHPK‐ja  ka  vetëm raportime të keqtrajtimit psikologjik dhe 10 raporte të keqtrajtimit psikofizik nga viti 2006 

30 OSBE dhe MPMS, 14. 31 Rregullorja e UNMIK‐ut nr. 2003/12, neni 1.2(f), (i). 32 Koalicioni Ajdaho kundër dhunës seksuale dhe famijare, cituar në Hulumtimin kërkimor të RRGGK‐së. 33 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 23. 34 QMG et al., 23. 35 Derisa 8.5 për qind e grave kanë thënë se lëvizja e tyre ka qenë e kontrolluar në moshën e pjekurisë, vetëm një për qind e meshkujve e ka thënë këtë. RRGGK nuk e përkufizon kontrollimin e lëvizjes në moshën e fëmijërisë (deri në moshën 18) si një formë të dhunës.  36 SHPK, anketa  e RRGGK‐së, 2008. 37 QMGF Vjetar(Annua)l 2003, 23. 38 Siç e ilustron kapitulli 1, më pak se gjysma e të anketuarve kanë konsideruar izolimin si një formë të dhunës. 39 Kjo pjesë nxjerret nga RRGGK, Hulumtim kërkimor, 21. 21. 40 Rregullorja e UNMIK‐ut nr. 2003/12, neni 1.2. 

Page 43: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

33

deri në vitin 2007.41 Një zyrtar i shërbimeve sociale i ka shpjeguar RRGGK‐së se “Ne kemi rrallë raste të dhunës psikologjike për arsye se dhuna psikologjike është më e fshehur.”42 Pjesëtarët e stafit që punojnë në strehimore të grave kanë vlerësuar se më shumë se 90 për qind të klientëve kanë treguar simptome të dhunës psikologjike, por pak nga ata që njohin  kanë  përjetuar  dhunën  psikologjike.43  Njerëzit,  po  ashtu,  mund  të  mos  e konsiderojnë dhunën psikologjike  krim mjaft  të  rëndë për  ta  raportuar. Në  vitin  2007, RRGGK ka kërkuar nga përfaqësuesit e  institucioneve të vlerësojnë numrin e rasteve që ata e kanë hasur në punën e tyre. Tabela 2.3 tregon rezultatet e RRGGK‐së të bazuara në këto vlerësime dhe statistikat ekzistuese të mbledhura nga institucionet.  Tabela 2.3 Numri i rasteve të dhunës psikologjike të raportuara nga burime të ndryshme Burimi   2000  2001 2002 2003 2004 2005 2006  2007  TotalSHPK – Keqtrajtimi psikologjik    47  24  71SHPK – Keqtrajtimi psikofizik       10  10SHPK– Kërcënim (neni. 161)    214 252  199  665QMGF44  799  560 436 360     2155QMG (personat jashtë strehimoreve të këshilluar lidhur me dhunën psikologjike) 

97  430 373 407 77 91 45  80  1600

Katër strehimoret e tjera      1009Avokimi i Viktimave       154‐298ZSHC (nga QMS‐të)        112‐244Gjinekologë      1203‐2442+

Burimi: Përshtatur nga RRGGK, Hulumtim kërkimor, 2008.    Një  analizë  në  nivel  të  Kosovës  e  RRGGK‐së  ka  konstatuar  se  30  për  qind  e  të anketuarve kanë përjetuar dhunën psikologjike nga anëtarët e familjes në jetën e tyre.45 Përafërsisht dy herë më shumë gra se sa meshkuj e kanë vuajtur dhunën psikologjike. Në vitin e kaluar, 14.8 për qind e  të anketuarve kanë  thënë  se në  familjet e  tyre  iu është 

41 SHPK, anketa e RRGGK‐së, 2008. SHPK‐ja po ashtu ka regjistruar 220 raste të grindjeve, 174 raste të ngacmimit dhe një rast të rrezikimit të përgjithshëm që me gjasë mund të konsiderohet formë e dhunës psikologjike.  42 Intervistë me RRGGK, 2007 në RRGGK, Hulumtim kërkimor. 43 Bisedat e RRGGK me personelin e strehimoreve (Hulumtim kërkimor) dhe QMGF, Raport vjetor 2003.  Midis vitit 2000 dhe 2006, përafërsisht 90 për qind e 1.246 klientëve të Medica Kosova kanë vuajtur nga dhuna psikologjike (RRGGK, 21). QMG et al. ka konstatuar se një në katër gra kanë qenë verbalist të shpërdorura nga partnerët dhe një nga pesë të frikësuara(34).   44 QMGF, Vjetar 2003, 24 dhe  Raport vjetor 2002, 25.  45  Dhuna psikologjike është përkufizuar se përfshin aktet e mëposhtme që ndodhin gjatë moshës së pjekurisë: të drejtuarit  në mënyrë fyese, të qenët i sharë, të qenët përherë i urdhëruar nga anëtarët e familjes, të qenët i ndaluar nga takimi me shokët dhe të afërmit, lëvizja e kontrolluar, shkaktimi i ndjenjës së përhershme të fajit, marrja e vendimeve të rëndësishme pa e pyetur të anketuarin, kërcënimi me dëmtim, kërcënimi i njerëzve të dashur dhe kanosja me armë.  

Page 44: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

34

bërtitur,  janë  fyer  ose  i  kanë  bërë  të  ndjehen  shumë  keq.46  Vetëm  2.5  për  qind  e  të anketuarve kanë qenë të kërcënuar me armë.47   4.  Dhuna fizike48 Sipas  përkufizimeve  të  saktësuara  në  Kodin  Penal,  dhuna  fizike  mund  të  përfshijë lëndimin e  lehtë  trupor,  lëndimin e  rëndë  trupor, keqtrajtimin ose braktisjen e  fëmijës, kidnapimin, tentimin për vrasje, vrasjen dhe dhunën seksuale (të përshkruara në pjesën në  vijim  të  këtij  raporti.).  Rregullorja  kundër  dhunës  në  familje  përfshin  shkaktimin  e lëndimit  trupor, veprimet  seksuale pa pajtim ose eksploatimin  seksual, kidnapimin dhe largimin e dhunshëm të personit tjetër nga vendbanimi  i përbashkët. Sipas doracakut të ZSHS,  lëndimi trupor përfshin “tërheqjen, shtyrjen, shuplakosjen, goditjen, shqelmosjen, grushtimin,  shfrytëzimin e mjeteve ose  të armëve” dhe  “aktet e  tjera  të  cilët mund  të rezultojnë  në  frikë,  lëndim  ose  vdekje,”.49  Viktimizuesit  mund  të  përdorin  poashtu shkatërrimin e pronës si një mjet të demonstrimit të forcës ose të kontrollit.50  

Tabela 2.4 ilustron numrin e rasteve të dhunës fizike të regjistruar nga institucione dhe organizata të ndryshme. Midis vitit 2000 dhe 2003, QMGF ka regjistruar 2.132 raste të  “dhunës  fizike,”  kategori  kjo  e  cila  ka  përfshirë  edhe  dhunën  seksuale.51  Pos  kësaj, QMGF  ka  raportuar  804  raste  të  “sulmit”.52  Në  vitin  2003,  dy  gra  të  strehuara  kanë vuajtur “prerjen e dhunshme të flokëve” ka shkruar QMGF, “një nga aktet më të rënda të “degradimit”.53 Katër qendrat e tjera të strehimit kanë kombinuar strehimin e 429 grave dhe Medica Kosova ka ndihmuar 135 gra të cilat kanë përjetuar dhunën fizike, kryesisht nga burrat ose/dhe kunetërit e tyre.54 QMG et al. ka konstatuar se 17 për qind e grave ka përjetuar dhunën fizike në familje para luftës krahasuar me 11 për qind pas saj.55          

46 Për 10.3 për qind të të anketuarve, kjo ka ndodhur prej një deri në pesë herë vitin e kaluar. Tre për qind të raportuara çdo muaj, nëse jo edhe çdo javë ose çdo ditë. Njerëzit nga zonat urbane dhe njerëzit më të rinjë se mosha 45 vjeçare kanë qenë më të pririur të thonë se anëtarët e familjes e kanë bërë këtë. Të anketuarit, të cilët kanë raportuar përjetimin e dhunës psikologjike “çdo muaj”, kanë qenë të prirur të jenë gra ose/dhe të shkurorëzuara.  47 Të anketuarit me nivele më të ulëta të edukimit (më pak se shkollimi fillor), të hyra të ulëta të ekonomisë familjare (më pak se 800 euro të totalit të të hyrave të ekonomisë familjare në tre muaj), shqiptarët dhe serbët kanë qenë më të të prirur të kenë qenë të kërcënuar me armë nga një anëtar i familjes.  48 Kjo pjesë nxjerret nga RRGGK, Hulumtim kërkimor, 21. 49 OSBE dhe MPMS, 13. 50 Shih Qeveria e Portugalisë, pjesën për  “Dhunën familjare”, 16‐25.  51 Raporti total cek 2.223 raste, por numrat e paraqitur i shtojnë deri në 2.132. 52 Dhuna fizike ka përfshirë “keqtrajtimin e rëndë dhe të lehtë, lëndimet trupore dhe aktet e dhunës seksuale” (QMGF, Vjetar  2003, f. 23‐24). Dallimi midis “dhunës fizike” dhe “sulmit fizik ”ka qenë i paqartë.  53 QMGF, Vjetar 2003, 68. 54 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 24. 55 Ngaqë ky hulumtim është bërë në rajonin e Pejës, nevojitet hulumtim i mëtejmë për të ardhur te përfundimi nëse dhuna fizike është rritur ose është zvogëluar anë e kënd Kosovës. 

Page 45: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

35

Tabela 2.4 Numri i rasteve të raportuara të dhunës fizike Burimi   Kategoria  2000  2001 2002 2003 2004 2005 2006  2007  Total SHPK56  Largimi me dhunë i 

personit tjetër nga vendbanimi i përbashkët  

  16  12  28

SHPK  Lëndim i rëndë trupor    5 21  14  40SHPK   Ndërprerja e 

palejueshme e shtatzënësisë 

  1  1  2

SHPK  Nxitja dhe të ndihmuarit në vetëvrasje 

  5 3  13  21

SHPK  Lëndim i lehtë trupor     290 408  462  1160SHPK  Keqtrajtim ose 

braktisje e fëmijës   2 2  2  6

SHPK  Vrasje     1 4  4  9SHPK  Tentimvrasje    4 3  6  13SHPK  Sulm     661 341  215  1217SHPK  Keqtrajtim fizik   17 83  24  124SHPK  Keqtrajtim psikofizik      10  10SHPK  Kërcënim me armë     9  4  13QMGF  Krimet e rënda 

(vrasje, tentimvrasje, vetëvrasje dhe tentim për vetëvrasje)57 

3  1 5 24     33

QMGF  Dhuna fizike   864  560 494 214     2132QMG  Dhuna fizike    36 43 44 38    161Katër strehimore  

Dhuna fizike         429

 Në vitin 2007, RRGGK‐ja po ashtu ka konstatuar se më shumë se dy të tretat e grave që vuajnë nga dhuna në  shtëpi  kanë qenë  të  shuplakosura,  të  goditura,  të  grushtuara,  të shqelmuara,  të  kapura  për  fyti  ose  të  rrahura.  Objekte  të  caktuara  janë  përdorur rregullisht kundër dy të tretave të grave, siç janë rripat, druri, shkopi, degët, kabllot dhe armët e zjarrit. Rreth 40 për qind gjithashtu kanë thënë se dhuna kundër tyre shpesh ka përfshirë dhunën kundër fëmijëve.  

Përafërsisht 18 për qind e të anketuarve në një anketë të RRGGK‐së në vitin 2008 kurrë  nuk  ka  përjetuar  dhunë  fizike,  dhe  tre  të  anketuar  kanë  thënë  se  ata  e  kanë përjetuar dhunën çdo ditë.58 Njerëzit në zona rurale, me më pak se sa arsimimi i mesëm shkollor dhe/ose me  të hyra  të ulëta  kanë qenë më  të prirur për përjetimin e dhunës fizike.59  Tridhjetë  për  qind  e  të  anketuarve    janë  shuplakuar  nga  anëtari  i  familjes  në  56 SHPK, RRGGK, analizë, 2008. 57 QMGF, Vjetar2003, 24. 58 Vetëm 1.3 për qind e të anketuarve kanë thënë se një anëtar i familjes fizikisht i ka keqtrajtuar vitin e kaluar. Personat e shkurorëzuar dhe/ose ata që marrin asistencën sociale kanë qenë të prirur të vlerësojnë se ata kanë përjetuar dhunën fizike çdo muaj. Dhuna fizike është definuar si: ndalim, nga ana e një anëtari të familjes,  të vizitave te mjeku kur anëtarët tjerë janë të sëmurë, shkatërrimi i enëve ose i orendive me qëllim, shuplakimi i të anketuarit në moshë të pjekur, dhe/ose  goditja, grushtimi ose shqelmosja. Derisa shuplakosja e fëmijëve është po ashtu një formë e dhunës , ajo nuk është përfshirë. Forma e zakonshme e disiplinës, duke përfshirë shuplakosjen,  do të rriste në mënyrë drastike përqindjen  e popullatës e cila ka përjetuar dhunën fizike.  59 Familjet, të cilat kanë pasur të hyra të ekonomisë familjare në total më pak se 800 euro në tre muaj.  

Page 46: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

36

njëfarë mënyre gjatë jetës së tyre; pesë për qind kanë qenë të goditur, të grushtuar ose të  shqelmuar  nga  një  anëtar  i  rritur  i  familjes  së  tyre  dhe  5.7  për  qind  kanë  qenë  të goditur me objekte, duke përfshirë shkopin, rripat ose thikat. Dhuna fizike po ashtu mund të përfshijë pengimin e vizitës së anëtarit të  familjes tek mjeku dhe përafërsisht dy për qind  e  të  anketuarve  kanë  thënë  se  familja  e  tyre  nuk  i  ka  lejuar  ata  për  të  kërkuar kujdesin mjekësor kur ata kanë qenë të sëmurë.   5. Dhuna seksuale  Dhuna seksuale është një formë e dhunës fizike që meriton konsiderata të veçanta. Kodi Penal qartë thotë se secili prej akteve të mëposhtme pa pajtim (duke përfshirë ato nën trysni  dhe  të  detyruara)  kur  kryhen  brenda marrëdhënies  familjare  janë  krime:  sulmi seksual,  degradimi  i  integritetit  seksual  dhe  shpërdorimi  seksual  i  personave  me çrregullime  ose  paaftësi mentale  apo  emocionale.60 Më  tej,  siç  e  shpjegon  doracaku  i ZSHS:  

Nëse  njëri  nga  personat  është  nën moshën  16  ose  18  vjeçare  dhe  fëmijë,  ose fëmijë  i  birësuar,  fëmijë  i  burrit  ose  i  gruas,  nip  ose mbesë,  nip  ose mbesë  e personit  tjetër,  gjithmonë  supozohet  se  ata  nuk  mund  të  pajtohen  dhe,  së këndejmi,  aktiviteti  seksual  përbënë  shpërdorim  në  të  gjitha  rrethanat. Shpërdorimi seksual përfshin sjelljet siç  janë  fërkimi,  thithja e organit seksual  të mashkullit, thithja e organit seksual të femrës, dhe/ose depërtimi vagjinal. Mund të  përfshijë,  poashtu,  eksploatimin  përmes  detyrimit  të  personit  tjetër  që  të bëhen  fotografi  të  natyrës  seksuale  ose  përmes  detyrimit  të  personit  tjetër  në prostitucion.61  

 Doracaku  vazhdon  tutje  në  përkufizimin  e  “dhunimeve  dëmtuese”  si  akte  të  cilat përfshijnë  si dhunën  fizike ashtu edhe atë  seksuale dhe “seksin e detyruar obsesiv” që përfshin  kryerësit  të  cilët  kërkojnë  “një  numër  të  jashtëzakonshëm  të marrëdhënieve seksuale” ose  “seksin  si  formë e  sjelljes  sadistike, brutale dhe perverse.”62 Pa pëlqimin “aktiv” të personit, të gjitha aktet e  lartpërmendura konsiderohen krime. Megjithëkëtë, ajo që është e re për Kosovën është ideja se aktet seksuale pa pajtim, që ndodhin brenda një marrëdhënieje familjare midis dy partnerëve, mund të konsiderohen dhunë. Siç është përmendur,  dy  të  tretat  e  të  anketuarve  të  një  ankete  të  RRGGK‐së  janë  pajtuar  se “marrëdhënia seksuale kurrë nuk mund të jetë dhunë nëse ajo ndodh midis dy të rriturve të  cilët  janë  të martuar.”  Kjo mund  të  shpjegojë  se  përse  dhuna  seksuale  raportohet rrallë.  

Siç e ilustron tabela 2.5, vetëm tri raste të sulmit seksual, një rast i dhunimit dhe një  rast  i  incestit,  janë  raportuar  në  SHPK‐së  si  akte  të  dhunës  në  familje.63  Prapë,  tri strehimore kanë  raportuar  t’iu kenë dhënë ndihmë gjithsej 66 grave që kanë përjetuar dhunën seksuale dhe dhjetë rasteve të incestit.64 Vetëm QMGF ka ndihmuar 58 persona 

60 Rregullorja e UNMIK‐ut nr. 2003/01 Ndryshimi i ligjit në fuqi mbi veprat penale që involvojnë dhunën seksuale, neni 1.1 (1) dhe 4 i preambulës së Rregullores.  61 OSBE dhe MPMS 13. 62 Po aty. 63 Derisa SHPK‐ja dhe policia e UNMIK‐ut kanë regjistruar më shumë raste të sulmit seksual, dhunimit, dhe përpjekjes për dhunim, nuk është dokumentuar ose bërë e qartë nëse këto kanë ndodhur në kuadër të marrëdhënies familjare.  64 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 26. 

Page 47: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

37

të cilët kanë përjetuar incestin. Mjekët po ashtu kanë hasur në raste të dhunës seksuale në familje. Për shembull, një gjinekolog rikujton trajtimin e një pacienteje, burri i së cilës i ka fikur cigaret në gjenitalet e gruas.65 

 Tabela 2.5 Përmasa e dhunës seksuale në kuadër të marrëdhënies familjare sipas burimeve të ndryshme  Burimi  Kategoria/klasa   2000  2001 2002 2003 2004 2005 2006  2007   TotaliSHPK66  Sulm seksual     2 0  1  3SHPK  Dhunim     0  1  1SHPK  Incest    0  1  1QMGF  Rastet e ndihmuara të 

incestit 13  20 10 15     58

UNIFEM‐i  Dhunim nga personat e njohur (n = 213) 

18%

 Vetëm  2.5  për  qind  e  të  anketuarve  në  një  anketë  të  RRGGK‐së  në  shtrirje  të 

Kosovës kanë  thënë  se ata kanë përjetuar dhunën  seksuale,  siç është prekja e pjesëve intime të trupit të një anëtari të familjes në mënyrën siç nuk dëshiron ai anëtar, partneri i cili iu bënë trysni atyre për të pasur marrëdhënie seksuale kur ata nuk kanë dëshiruar ta bëjnë këtë, ose kur një anëtar  i familjes  i detyron ato të bëjnë veprime seksuale të cilat nuk kanë dashur t’i bëjnë. Më shumë gra (3.5 për qind) se sa meshkuj (1.3 për qind) kanë përjetuar dhunën seksuale. Një grua ka komentuar: “Burri im mund të ketë seks me mua kurdoherë që ai dëshiron, pa më pyetur.”67 Njerëzit në asistencë sociale kanë qenë më të prirur që të kenë përjetuar dhunën seksuale. Dhuna seksuale është pothuajse me siguri më  e  zakonshme,  por  të  anketuarit  kanë  qenë  të  pritur  të  hezitojnë  në  diskutimin  e çështjeve të tilla personale me hulumtuesit.   UNIFEM‐i,  që  ka  kaluar më  shumë  kohë  në  ndërtimin  e  besimit me  gratë,  ka kërkuar nga gratë që të plotësojnë një pyetësor anonim. Rrjedhimisht, 18 për qind e të anketuarve kanë raportuar dhunim nga burra shqiptar që i njohin. Në mesin e tyre, 53 për qind kanë qenë të dhunuara nga partnerët e tyre ose një anëtar i familjes.68 QMG et al. ka konstatuar se 8 për qind e grave të martuara kanë përjetuar detyrimin seksual para luftës dhe  6  për  qind  pas  luftës.69  Në  mesin  e  grave,  të  cilat  kanë  përjetuar  dhunën  nga partnerët, pothuajse gjysma para luftës dhe afërsisht 40 për qind pas luftës kanë thënë se partnerët e tyre kanë dëshiruar të kenë seks pas keqtrajtimit të tyre.  

Në një studim të përparshëm të RRGGK‐së, në të cilin këshilluesit e besuar kanë zhvilluar intervista të hollësishme me 31 femra për të cilat dihet se e përjetojnë dhunën, afërsisht tri e katërta ka thënë se partnerët e tyre i kanë detyruar ato të kenë seks.70 Një grua  rikujton:  “Partneri  im,  ish  burri,  ka  qenë  agresiv,  kur  unë  nuk  kam  dëshiruar marrëdhënie seksuale. Duhej ta bëja atë për arsye se, nëse nuk do ta bëja, ai më godiste ose sillte femra të tjera në shtëpi që t’iu shërbejë unë.” Nga një mostër më e gjerë e 51 

65 Po aty.  66 SHP, anketë e RRGGK‐së, 2008. 67 Grua e martuar shqiptare, mosha 45 vjeçare nga komuna e Gjilanit. 68 UNIFEM, 37.  Prej tyre, 53 për qind kanë qenë të martuara dhe të dhunuara nga partnerët e tyre (burri ose i dashuri) ose anëtari i familjes, 26 për qind kanë qenë të pamartuara dhe 21 për qind kanë qenë të veja ose të ndara (edhe pse  nuk ka qenë e qartë nëse dhunimi është kryer para ose pasi ato janë bërë të veja ose kanë qenë të ndara). 69 QMG et al., 6. Inkuadruar pas luftës prej shtatorit  2001 deri në gusht 2002. 70 Prej grave, 7 kanë qenë të detyruara “çdo javë” dhe 10 “çdo muaj”” (RRGGK, Hulumtim kërkimor).  

Page 48: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

38

grave në atë studim, gjysma kanë qenë të detyruara të kryejnë veprime seksuale “të cilat ato nuk i kanë dashur“. Prapë, vetëm dy gra kanë besuar se kanë përjetuar sulm seksual. Kjo ilustron se si gratë mund të mos e dinë se seksi i detyruar është dhunë martesore, gjë që  iu  kontribuon  raportimit  jo  të  plotë  të  dhunës  seksuale  në  Kosovë.  RRGGK  ka raportuar  se  “krenaria,  frika nga  izolimi  social dhe mungesa  e  alternativave, po  ashtu, mund të parandalojë gratë nga paraqitja e tyre.”71  6. Dhuna ekonomike  Dhuna  ekonomike  ndodh  kur  një  shpërdorues  shfrytëzon  mjetet  financiare  për  të ushtruar pushtet mbi anëtarin  tjetër  të  familjes.72 Dhuna ekonomike mund  të përfshijë kryerësin:  i  cili  nuk  lejon  personin  të  punojë  për  përfitim  ekonomik;  i  cili  refuzon  të punojë  dhe  të  kontribuojë  në  buxhetin  familjar;  i  cili  nuk  ndihmon  në  mbështetjen financiare të familjes ose i cili refuzon për të ndarë të hollat me partnerin për shpenzimet e ekonomisë familjare.73 Sipas Kodit Penal, shkelja e obligimeve familjare, siç është lënia e një anëtari të  familjes të paaftë për t’u kujdesur për vetveten në një situatë të rëndë mund  të  interpretohet  si  formë  e dhunës  ekonomike.  Shkaktimi  i dëmit në pronë ose moslejimi  i  pjesës  së  pasurisë  së  personit  po  ashtu mund  të  konsiderohen  forma  të shpërdorimit  ekonomik.74  Mospajtimet  lidhur  me  atë  se  si  të  shpenzohen  mjetet financiare familjare gjithashtu mund të shpijnë tek dhuna fizike.75 

SHPK‐ja ka regjistruar vetëm 10 raste të dëmtimit të pronës, 1 të braktisjes së një personi të paaftë, dhe 11 raste të shkeljes së obligimeve familjare brenda marrëdhënies familjare midis viteve 2005 dhe 2007.76 Institucionet e tjera nuk kanë regjistruar raste të dhunës  ekonomike,  por  tri  strehimore  i  kanë  ndihmuar  135  gra  të  cilat  kanë  vuajtur dhunën ekonomike në vitin 2007.77 Afërsisht 15 për qind e të anketuarve në një anketë RRGGK‐së në nivel të Kosovës kurrë nuk kanë përjetuar dhunën ekonomike, siç është ajo e anëtarit të familjes i cili ka pasur para që nuk i ka dhënë për diçka që i anketuari vërtet ka pasur nevojë ose kur një anëtar i familjes nuk i lejon të anketuarit për të punuar jashtë shtëpisë  për  para  në  moshë  të  pjekurisë  (theksi  në  pyetjet  fillestare).  Duket  mjaft interesant se pak më shumë meshkuj (15.1 për qind) se sa gra (13.7 për qind) kanë thënë se  kanë  përjetuar  dhunën  ekonomike.  Krahasuar  me  grupet  e  tjera  demografike,  të anketuarit nga  zonat  rurale, me më pak  se  sa arsimimi  i mesëm  shkollor,  të  cilët kanë qenë të papunë, dhe/ose kanë pasur ekonomi familjare me më pak të hyra se sa 600 euro kanë qenë më të prirur për të përjetuar dhunën ekonomike.   7. Kush janë viktimat? Grupet demografike më së shumti të prekura nga dhuna në familje Konstatimi  se  cilat grupe demografike dhe gjeografike  janë në  rrezikun më  të madh  të dhunës  në  familje  është  thelbor  në  planifikimin  e  projekteve  të  fokusuara  për ndërgjegjësim dhe për masat parandaluese të dhunës në familje. Më tej, një të kuptuar më  i  mirë  i  grupeve  më  së  shumti  të  prekura  nga  dhuna  mund  t’iu  ndihmojë 

71 Po aty. 72 OSBE dhe MPMS, 14. 73 Koalicioni Ajdaho kundër dhunës seksuale në familje. 74 5 përqind e respondentëve kanë thënë se një anëtar i familjes ka shkatërruar ndonjëherë orenditë ose thyer enët me qëllim.  75 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 26. 76 SHPK, anketë e RRGGK‐së, 2008. 77 RRGGK, Hulumtim kërkimor 26. 

Page 49: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

39

institucioneve  për  të  zhvilluar  programe  më  të  mira  për  ndihmën  njerëzve,  si  dhe ndihmën  për  të  arsyetuar  dhe  siguruar  buxhete  vjetore  për  plotësimin  e  nevojave  të këtyre  grupeve  të  veçanta.  Derisa  njerëzit  e  të  gjitha  gjinive,  etniciteteve, moshave, statuseve  martesore,  gjendjeve  ekonomike  dhe  zonave  gjeografike  kanë  përjetuar dhunën në familje në Kosovë,78 të dhënat e mbledhura nga institucionet dhe rezultatet e një ankete të RRGGK‐së në nivel të Kosovës, sugjerojnë se qytetarët kosovarë që më së shumti janë të rrezikuar nga dhuna janë si më poshtë:  

  Gratë: Sipas të dhënave të SHPK‐së nga viti 2005 deri 2007, 79 për qind e të gjitha 

viktimave  të  dhunës  në  familje  kanë  qenë  gra,  derisa  21  për  qind  kanë  qenë meshkuj.79  

Njerëzit nga zonat rurale: Derisa pak institucione e kanë pohuar këtë informacion, të anketuarit që kanë përjetuar dhunën familjare dhe klientët e strehimoreve kryesisht kanë qenë nga zonat rurale.80  

Njerëzit më pak të arsimuar: 20 për qind e viktimave që të anketuarit  i kanë njohur nuk e kanë pasur të kryer shkollimin fillor, 17.2 për qind e kanë kryer shkollën fillore dhe 34.4 për qind kishin vijuar shkollën e mesme. Vetëm 6.6 për qind kanë shkuar në universitet. 81 Nga të anketuarit që vet e kanë përjetuar dhunën familjare, shumica e tyre kanë pasur shkollim më të ulët se ai i mesëm.  

Të papunët: Ngaqë njerëzit me nivelet e ulëta të arsimimit  janë të prirur të  jenë të papunë  në  përqindje më  të  larta  se  sa  njerëzit me  arsimim më  të  avancuar,  82 rrjedhon  se nëse  viktimat  janë me  arsimim  të ulët  ato po  ashtu mund  të  jenë  të prirura  të  jenë  të  papunë.83  Afërsisht  19  për  qind  e  të  anketuarve  që  ishin  të vetëdijshëm se po e përjetonin dhunën kanë qenë të punësuar, 2.6 për qind bujq dhe 61.6 për qind të papunësuar. 

Njerëzit ekonomikisht të varfër dhe shpesh në asistencë sociale: Dhuna ka prirje të ndodh në familjet të cilat janë nuk janë mirë ekonomikisht84 dhe që janë shpesh në asistencë sociale të qeverisë.85  

78 Duke krahasuar burime të ndryshme, RRGGK ka treguar se disa grupe të grave duket se janë në rrezik më të madh. (RRGGK, Hulumtim kërkimor). 79 Anketat e RRGGK‐së dhe statistikat e SHPK‐së. Sipas Partners Kosovo, dhuna kundër grave ka qenë  lloji “më i zakonshëm” i dhunës të cilin ata e kanë hasur në punën e tyre (Analizë e RRGGK, 2008).  80 Anketë e RRGGK‐së, 2008. QMGF ka vlerësuar se 82 për qind e klientëve të saj të dhunës në familje nga viti 2000 deri në vitin 2003 kanë qenë nga zonat rurale. (Vjetar, 2003, 29 dhe  Raport vjetor 2002, 41). QMG ka regjistruar se 72 për qind e klientëve kanë qenë nga zonat rurale (Hulumtim kërkimor, 18). 81 Për 21.8 për qind të rasteve, të anketuarit nuk kanë ditur. Në studimin e saj të vitit 2007, RRGGK‐ja ka konstatuar  “një korrelacion të fortë negativ midis nivelit të arsimimit të përfunduar dhe asaj nëse ato kanë përjetuar dhunën gjatë shtatzënisë” (Hulumtim kërkimor, 18). 82ESK ka raportuar në vitin 2003 dhe 2004 se gjysma e njerëzve me më pak se sa arsimimin e mesëm të lartë kanë qenë të papunë krahasuar me 11 për qind të njerëzve me arsimim të lartë. (2004 Statistikat e tregut të punës, 26). 83 92 për qind e klientëve  të QMGF kanë qenë të papunë (Vjetar2003, 31). Së bashku, tri strehimore të tjera  kanë regjistruar 70 për qind të klientëve të vet si të papunë, 21 për qind të punësuar dhe 9 për qind bujq. Nga 51 gra që kanë përjetuar dhunën në familje të intervistuara nga RRGGK në vitin 2007, 71 për qind e tyre kanë qenë të papuna dhe ekonomikisht të varura nga bashkëshortët e tyre ose anëtarët e tjerë të familjes. (Hulumtim kërkimor, 19).  84 Në vitin 2007, RRGGK ka raportuar se gjysma e klientëve të QMG kanë ardhur nga familjet me kushte jetese “shumë e  varfër”, 37 për qind me kushte jetese “të varfra”dhe  12 për qind me kushte jetese “të mesme” (Hulumtim kërkimor, 19). 8 për qind e grave që kanë përjetuar dhunën, të intervistuara nga RRGGK në vitin  2007, kanë vlerësuar se të hyrat e ekonomisë së tyre familjare nga të gjitha burimet për secilin muaj kanë arritur totalin 

Page 50: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

40

Shqiptarët: Ngaqë shqiptarët përbëjnë shumicën e popullatës së Kosovës, me gjasë nuk është  befasuese  se  shumica  e  viktimave  të  dhunës  në  familje  kanë  qenë  shqiptarë. Megjithëkëtë, dhuna në  familje ndodh në të gjitha grupet etnike. Sipas të dhënave të SHPK‐së dhe siç e  ilustron Grafiku 2.4,86 shumica kanë qenë shqiptarë (82.9 për qind). Vetëm mbi 9 për qind kanë qenë  serbë, 3.7 për qind  romë ose ashkali, 2.3 për qind boshnjak, 0.4 për qind turq, 0.4 për qind goranë dhe 1.1 për qind të tjerë. Ende duhet të bëhen  hulumtime  të mëtejme  në  komunitetet  pakicë  për  një  kuptueshmëri më  të gjithanshme, ngaqë viktimat nga këto zona mund të kenë qasje të kufizuar në shërbimet nëse iu mungojnë materialet e përkthyera dhe, së këndejmi, në të kuptuarit e mjeteve financiare në dispozicion për ta.  

 

Shqiptar83%

Serbë9.2 %

Boshnjak2.3 %

Romë / Ashkanli3.7%

Turq0.4 %

Goran0.4% Të tjerë

1.1 %

Grafiku 2.4 Përkatësia etnike e viktimave

   Nga  rajoni  i  Prishtinës:  Siç  e  ilustron  grafiku  2.5,  shumica  e  raportimeve  të  dhunës 

familjare  janë  bërë  në  rajonin  e  Prishtinës.  Megjithëkëtë,  dhuna  në  familje  është raportuar  në  të  gjitha  rajonet,  në  të  gjashtat,  dhe  duket  se  numri  i  raportimeve korrespondon në përgjithësi me vlerësimet e popullatës në secilën zonë.87 Së këndejmi, përqindja më e madhe e popullatës  jeton në rajonin e Prishtinës dhe, rrjedhimisht, nuk është befasuese se dhuna në familje raportohet më së shpeshti në Prishtinë. RRGGK po 

prej 200 eurosh ose më pak. Analiza e RRGGK‐së në vitin  2008 ka konstatuar korelacionin midis personave të cilët përjetojnë dhunën dhe të hyrave të ulëta.  85 RRGGK ka konstatuar një korrelacion midis të anketuarve që kanë përjetuar dhunën dhe atyre në asistencë sociale (analizë, 2008). ESK ka konstatuar në vitin 2004 se 61 për qind e familjeve kosovare kanë pasur të hyra totali i të cilave ka qenë më pak se 200 euro për muaj. Banka Botërore ka konstatuar se 12 për qind e popullatës mbijeton në kushte të varfërisë së skajshme me më pak se 0.92 euro në ditë dhe gjysma e popullatës ia del me 1.79 euro në ditë (cituar në RRGGK nga Lynne Alice, Monitorimi i zbatimit të Rezolutës 1325 së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Prishtinë: RRGGK 2007, 7). 86 Burim i diagramit: Krijuar nga RRGGK, bazuar në Sektorin për hulumtim të statistikave të dhunës në familje të SHPK‐së.  87 Sipas ESK‐ës, përafërsisht 15 për qind e popullatës së Kosovës jeton në komunën e Prishtinës, 10 për qind në  Prizren, 5.11 për qind në Pejë,  5.31 për qind në Mitrovicë, 4.46 për qind në Gjilan dhe 5.44 për qind në Ferizaj (Kalkulim i RRGGK me informacionin e nxjerrur nga ESK, Atlasi statistikor). 

Page 51: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

41

ashtu ka konstatuar një korrelacion midis të anketuarve, cilët kanë përjetuar dhunën në familje  edhe në  komunën  e Podujevës dhe  të  Fushë Kosovës, që mund  të  tregojë  se dhuna  ndodh  më  shumë  në  ato  zona,  megjithëse  ka  nevojë  për  një  hulumtim  të mëtejmë.  

 

428

241218 210

156

117

392

251234

178 184

132

344

197

160143 134

99

Prishtinë Prizren Pejë Mitrovicë Gjilan Ferizaj

Grafiku 2.5 Rastet e dhunës në familje të raportuara në SHPK, 2005‐2007, sipas regjionit

2005 2006 2007

 Burimi:Krijuar nga RRGGK. Bazuar në Sektorin për hulumtimin e statistikave të dhunës në familje të SHPK‐së  Ndërsa kemi parasysh këto rezultate, njeriu duhet të jetë tejet i kujdesshëm në nxjerrjen e  përfundimeve  të  shpejta  lidhur me  profilin  e  viktimës.  Këto  rezultate  nuk  duhet  të përdoren  për  të  sugjeruar  se  dhuna  nuk  ndodh  në  grupet  e  tjera  gjeografike  ose demografike, ngaqë dhuna mundet dhe ka prekur njerëzit e të gjitha grupeve. Në vend të kësaj,  rezultatet  kanë  kuptimin  për  t’i  ndihmuar  qeverisë  që  në  të  ardhmen  të  vë  në shënjestër  aktivitetet  parandaluese  për  grupet  e  veçanta,  si  dhe  në  programet  e mbrojtjes.  

Një shqyrtim i faktit se si dhuna ndikon mbi grupet e tjera të veçanta, posaçërisht mbi  fëmijët, mbi njerëzit me nevoja  të veçanta dhe mbi  të moshuarit, mund  të  jetë po ashtu  i dobishëm për qeverinë në planifikimin e  fushatave  të arsimimit sipas caqeve  të caktuara dhe programeve për mbrojtje më  të mirë  të  grupeve  të  veçanta  të njerëzve. Bazuar  në  informacionin  e  tillë,  qeveria mund  të  përfitojë  nga  burimet,  aftësitë  dhe përvojat e OJQ‐ve dhe institucioneve në lidhje me grupet e veçanta të qytetarëve.   Dhuna kundër grave  Duke  pasur  parasysh  se  gratë  kanë më  shumë  prirje  të  jenë  viktima  të  dhunës  se  sa meshkujt,88 kjo pjesë hulumton se si dhuna në familje ka ndikuar mbi grupet e veçanta të grave ose grave në faza të veçanta të jetës së tyre, duke hulumtuar në mënyrë specifike 

88 RRGGK‐ja ka konstatuar korelacionin midis atyre që kanë përjetuar ndonjëherë dhunë dhe të qenit femër.  

Page 52: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

42

dhunën  kundër nuseve që ndikon në  shëndetin  riprodhues  të  tyre, në  gratë  shtatzëna dhe gratë që kanë përjetuar dhunën seksuale gjatë luftës.  

Së  pari,  gratë  e  reja  e  posaçërisht  nuset  janë  përgjegjëse  për  kujdesin  ndaj amvisërisë: pastrimin, përgatitjen e ushqimit dhe shërbimin e mysafirëve. Tradicionalisht, ato i kanë mbajtur përgjegjësitë e tilla deri në ardhjen e nuses së re në familje ose derisa kanë  lindur  fëmijën e  tyre  të parë. Si pjesë e  traditës, nusja e zë pozitën më  të ulët në vendimmarrje në  familje. Trajtimi  i nuses nga  familjet e tjera mund të konsiderohet një formë e dhunës psikologjike, edhe pse kjo rrallë është diskutuar publikisht. Dhuna fizike kundër nuses po ashtu ekziston, edhe pse ajo rrallë raportohet. Për shembull, një grua e analizuar  shqiptare  e  moshës  së  mesme  ka  thënë  se  në  fillim  kur  ishte  martuar  ka përjetuar dhunën nga e gjithë  familja e burrit. Ndonjëherë ata e kanë shuplakosur, por ajo “gjithmonë” ka përjetuar dhunën psikologjike për arsye se ajo ka jetuar “me kunetërit e saj dhe vjehrrin e vjehrrën, ka thënë ajo..89 Edhe pse ndryshimet sociale posaçërisht në zonat urbane ndonjëherë kanë pasur kuptimin se nuset kanë më shumë  liri, veçanërisht nëse ato  jetojnë pavarësisht prej vjehërrve  të  tyre, dhuna ende ekziston. Në vitin 2006 dhe 2007, SHPK‐ja ka regjistruar 25 raste kur vjehrrit dhe 66 raste kur vjehrrat kanë kryer dhunën  kundër  nuseve.90  14  gra  (dhe  asnjë mashkull)  të  anketuar  nga RRGGK‐ja  kanë përjetuar dhunën nga vjehrrit e tyre dhe 27 gra (dhe asnjë mashkull) nga vjehrrat e tyre. Edh pse më pak e zakonshme, SHPK ka regjistruar dy raste të dhunës kundër burrave të rinj.  

E dyta, kërkimi  i mëhershëm ka  ilustruar  se në Kosovë është  shkelur e drejta e grave  për  të  vendosur  “nëse,  kur  dhe  sa  shpesh”  duan  të  mbesin  shtatzëna,  sipas përkufizimi  të  shëndetit  riprodhues  të Organizatës Botërore  të  Shëndetësisë.91  Siç  i  ka thënë një grua RRGGK‐së në vitin 2007, “unë duhet  të bisedoj me burrin  tim  lidhur me atë  [kontracepsionin],  [por]  do  të  kisha  qenë  e  rrahur  nga  ai  çdo  natë.”  Gratë  kanë raportuar të qenët nën trysni nga burrat e tyre, kunetërit dhe vjehrrit, si dhe nga anëtarët e tjerë të familjes që të kenë më shumë djem.92 Në mesin e të anketuarve të RRGGK‐së në vitin 2008, të cilët kanë pasur fëmijë, 11.8 për qind e grave dhe 5.7 për qind e burrave kanë  thënë  se mbi  ta  është  ushtruar  trysni  që  të  kenë më  shumë  fëmijë  sa  ata  kanë dashur. Para së gjithash, është ushtruar trysni mbi gratë nga partnerët e tyre ose vjehrrit e  tyre  për  të  pasur më  shumë  fëmijë,  derisa mbi meshkujt  është  ushtruar  trysni  nga prindërit e tyre dhe ndonjëherë nga partnerët e tyre.  

89 Një grua e anketuar nga Peja ka përcjellur një rast tjetër kur dhuna ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve midis nuses dhe vjehrrës së saj. Kjo ka ndikuar mbi konfliktin midis bashkëshortëve dhe, si rezultat i kësaj, nusja e ka thirrur policinë që kishte arrestuar keqtrajtuesin (anketë e RRGGK‐së, 2008). 90 Analizë e SHPK‐së, RRGGK‐së, 2008. 91 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 28. 92 Nga të anketuarit, të cilët kishin fëmijë,  6.2 për qind e tyre ndonjëherë ka treguar se ata është dashur të kenë më shumë fëmijë se sa kanë dashur. Më shumë se dy të tretat e të anketuarve, mbi të cilët është ushtruar trysni, kanë qenë gra. Mbi të anketuarit është ushtruar trysni nga partnerët e tyre (50.7 për qind), prindërit (16.4 për qind), vjehërritë (20.5 për qind) dhe anëtarët e tjerë të familjes (4.1 për qind). Shih po ashtu, RRGGK, Hulumtimin kërkimor, 28. 

Page 53: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

43

Gratë që kanë përjetuar dhunën i kanë treguar RRGGK‐së se ato ishin penguar në pranimin e kujdesit shëndetësor për shumë arsye që lëvizin prej thashethemeve e deri te feja, xhelozia e burrave të tyre dhe mungesa e mjeteve financare:  “Ata frikoheshin se unë mund t’i tregoja dikujt se si më trajtonin mua.”  “Burri im nuk besonte se isha e sëmurë dhe ai nuk më dërgonte te mjeku për arsye se gjëja e parë për të ka qenë sigurimi i parave për të dal jashtë gjatë gjithë natës dhe për të krijuar probleme në shtëpi, si dhe për të shprehur dhunën kundër fëmijëve dhe meje kur ai kthehej në shtëpi.”  “Burri im gjithmonë besonte se shkoja për të vizitë mjekësore vetëm për ta parë mjekun dhe për të treguar veten.”   “Vjehrri im më ka thënë: ‘Gruaja e cila viziton doktorin nuk është grua.’”  “Papunësia, ata nuk kishin para. Unë isha e re dhe kur iu kam thënë se kisha dhembje, vjehrra ime  më pat thënë: ‘E njëjta gjë më ka ndodhur mua por do të kalojë dhe mos i thuaj kujt për këtë se është turp.”  “Pas vdekjes së burrit tim, unë kisha nevojë të shkoja te gjinekologu, por ka qenë e vështirë për mua, për arsye se thashethemet e njerëzve (dhe të tyre) se mund të jem shtatzënë, më kanë zbrapsur nga vizita e tillë”    Burimi: RRGGK,  Huliumtim kërkimor, 29‐30 

E treta, në kundërshtim me hulumtimin e përparmë në Kosovë që ka sugjeruar se gratë  shtatzëna  kurrë nuk  i nënshtrohen dhunës,93 RRGGK‐ja  ka  gjetur  shumë  fakte  se dhuna kundër grave shtatzëna me  të vërtetë ndodh dhe se gratë që  tashmë  jetojnë në situata të dhunshme të familjes janë posaçërisht në rrezik të dhunës gjatë shtatzënisë.94 Mjekët kanë raportuar raste të femrave shtatzëna të hospitalizuara nga lëndimet që kanë rezultuar nga dhuna, të të qenit të detyruara të shërbejnë si prostituta dhe të përpjekjeve për  vetëvrasje  pas  dhunës  psikologjike.95  Pos  kësaj,  strehimoret  e  kanë  ndihmuar  një numër  të madh  të grave  të  reja  të cilat  janë dëbuar nga shtëpitë e  tyre kur prindërit e kanë  mësuar  se  ato  janë  shtatzëna  jashtë  martesës,  një  akt  i  identifikuar  ky  në Rregulloren kundër dhunës në familje. Gratë në Kosovë gjithashtu  janë parandaluar nga  93 Shih, për shembull, Vlora Basha dhe Inge Hutter për UNFPA, Qendra për kërkime të popullatës e Groningenit dhe raportin e Index Kosova, Shtatzënia dhe planifikimi i familjes në Kosovë: Studim kualitativ (Prishtinë: Dhjetor, 2006), 26. Shumica e pjesëmarrësve në grupet e tyre të fokusit janë pajtuar se “Shtatzënia gjithmonë është respektuar në kulturën e Kosovës,”  dhe kanë përfunduar se “Gruaja shtatzënë trajtohet si fragjile dhe secili anëtar i familjes për rreth saj është më dashamirës. Ajo, po ashtu, fiton më shumë respekt.” 94 RRGGK ka konstatuar se nga 47 gra shtatzëna që ndonjëherë kanë përjetuar dhunë në jetën e tyre, vetëm mbi gjashtë prej tyre nuk është ushtruar dhunë gjatë shtatzënisë ose shtatzënive të shumëfishta. (28). Një grua ka vuajtur  dhunën psikologjike, fizike dhe seksuale gjatë secilës prej dhjetë shtatzënive të saj. QMG et al. po ashtu ka raportuar se 10.5 për qind e grave me partnerë të cilat i kanë intervistuar kanë qenë të “rrahura” gjatë shtatzënisë. (28). 95 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 28. 

Page 54: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

44

marrja  e  kujdesit mjekësor,  posaçërisht  kujdesi  shëndetësor  riprodhues,  për  arsye  se anëtarët e familjes nuk do ta lejonin këtë, se burrat ishin xheloz, se ata duhej të mbronin nderin  e  familjes,  për  arsye  fetare  dhe/ose  për  shkak  të  mungesës  së  mjeteve financiare.96 

Një analizë e RRGGK‐së në shtrirje të Kosovës më  tej ka vërtetuar këto gjetje  të mëparshme  të  kërkimit.  Gratë  e  anketuara  kanë  thënë  se  kanë  përjetuar  format  e mëposhtme  të dhunës derisa kanë qenë  shtatzëna:  sharje,  fyerja,  të qenët  i urdhëruar për të shërbyer gjatë gjithë kohës, izolim prej miqve dhe të afërmve, kontroll i lëvizjeve, parandalim  i  vizitave  të mjekut  kur  kanë  qenë  të  sëmura,  kërcënim,  shuplakosje,  të detyruara  të  kenë  seks  kur  ato  nuk  kanë  dëshiruar  dhe  detyrim  për  të  bërë  veprime seksuale të cilat ato nuk i kanë dëshiruar.  

E katërta, një formë rrallë e diskutuar e dhunës në familje ka vënë në shenjë gratë kosovare  që  kanë  përjetuar  dhunën  seksuale  gjatë  luftës.97  Derisa  ekziston  një dokumentacion  i  paktë,  aktivistët  kanë  raportuar  se  disa  gra,  të  cilat  kanë  qenë  të dhunuara nga  forcat  serbe  gjatë  luftës,  kanë përjetuar  izolimin, dhunën psikologjike e, madje, edhe atë  fizike nga anëtarët e tyre të  familjes. Medica Kosova, për shembull, ka vlerësuar  se  90  për  qind  të  femrave  viktima  të  dhunimit  të  luftës,  të  cilat  ato  i  kanë ndihmuar,  nuk  iu  është  dhënë  mbështetje  emocionale  nga  familjet  e  tyre.98 Medica Kosova  është  detyruar  të  gjejë  strehim  për  një  grua  të  re  të  dëbuar  nga  shtëpia  nga familja e saj për shkak të turpit derisa ajo ka  lindur dhe ka gjetur prindër adoptues për fëmijën. Qendra për Rehabilitim për Viktimat e Torturës e Kosovës (QRVT) ka folur për një rast  tjetër  kur burri  ka përdorur dhunën  fizike dhe psikologjike  kundër gruas  së  tij për arsye se ai ka besuar se ajo ka dëshiruar të ketë marrëdhënie seksuale me forcat serbe të cilat e  kishin dhunuar  ate.99 Një qasje psikosomatike dhe një dokumentim më  i mirë  i pacientëve i ndihmuar nga qendrat për punë sociale dhe personeli shëndetësor mund të siguronte informacion lidhur me përmasën e këtij fenomeni.  Dhuna kundër fëmijëve Asnjë hulumtim, për të cilin dihet, nuk ka hulumtuar nga afër dhunën kundër fëmijëve në Kosovë. Derisa  raporti  i UNICEF‐it, Analizë  e  situatës  së  fëmijëve  dhe  grave  në  Kosovë diskuton shkurtimisht çështjen, ky raport nuk siguron kurrfarë të dhënash të reja.100 Në vitin 2008, as UNICEF‐i e as Rrjeti  i Veprimit  i të Rinjve nuk kanë pasur hulumtim  lidhur me përmasën e dhunës  kundër  fëmijëve, por përfaqësuesit e  tyre  theksojnë  se dhuna kundër  fëmijëve  ekziston  në  Kosovë.101  Sipas  Rrjetit  të  Veprimit  të  të  Rinjve,  një  nga brengat më  së  shumti  të  shprehura  në  takimet  e  tyre  ka  qenë  detyrimi,  nga  ana  e prindërve,  i  të  rinjve për  të ndërprerë  shkollimin e  tyre dhe kryerja e punëve  të  rënda 

96 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 29‐30. 97 Derisa nuk ekzistojnë të dhëna konkrete për shkak të raportimit jo të plotë, vlerësimet e mëhershme lidhur me numrin e grave të dhunuara  gjatë luftës kanë lëvizur prej 10 deri 45 mijë. Shih Michele Hynes dhe  Barbara Lopes Cardozo, “Dhuna seksuale kundër grave në ambientet e refugjatëve” Revistë mbi shëndetin e grave dhe mjekësia në baza gjinore 9. nr. 8, (2000), 819‐824, cituar nga QMG et al., 12; Corrin, “Situata post‐konfliktuoze në Kosovë,” 93; dhe QMGF, Vjetar 2003, 136.  98 Medica Kosova, bisedë telefonike, korrik 2008. 99 KRCT, anketë e RRGGK‐së,  Prishtinë. 100 UNICEF, Analizë e situatës së fëmijëve dhe grave në Kosovë, (Prishtinë: UNICEF Kosovë, 2004), 70‐71. 101 Rrjeti i të Rinjëve i Kosovës dhe UNICEF‐i, anketë e RRGGK‐së, 2008. Rrjeti i të Rinjëve i Kosovës, një ombrellë e organizatave të të rinjëve, ka qenë në proces të finalizimit të raportit i cili heton shkallën në të cilën barazia gjinore është inkorporuar në Planin kombëtar të veprimit për rininë. Ata kanë përfunduar se Plani nuk e adreson barazinë gjinore dhe kanë bërë rekomandime të cilat duhet të inkuadrohen në Plan. 

Page 55: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

45

fizike, të paligjshme për disa nga anëtarët, të cilët nuk ishin të moshës madhore. Ata kanë vlerësuar  se  vetëm 10 për qind e  rasteve  të dhunës në  familje  janë  të  raportuara për arsye se shumë familje ende kanë struktura patriarkale vendimmarrëse dhe, rrjedhimisht, anëtarët e  rinj  të  familjes  janë  të penguar në  raportimin e dhunës. Kështu, SHPK‐ja ka regjistruar vetëm 125 raste të dhunës kundër fëmijëve nga viti 2005 deri në vitin 2006.102  

Dhuna  kundër  fëmijëve  është  e  vështirë  të matet  për  arsye  se  njerëzit  janë  të prirur për ta përkufizuar dhunën në mënyra të ndryshme, siç e  ilustron kapitulli  i fundit. Derisa një person mund ta konsiderojë shuplakosjen dhunë, personi tjetër mund të mos e konsideroj këtë si dhunë. Së këndejmi, RRGGK‐ja ka pyetur së pari të anketuarit se çfarë lloje  të  akteve  ata  kanë  përdorur  (ose  do  të  përdornin  nëse  do  kishin  fëmijë)  për  të disiplinuar  fëmijët  e  tyre,  dhe,  së  dyti,  nëse  ata  kanë  përjetuar  akte  të  dhunës  në fëmijërinë e tyre. Grafiku 2.6 tregon llojet e disiplinimit që i kanë përdorur të anketuarit për  të dënuar  fëmijët e  tyre: 19.4 për qind e  të anketuarve  i kanë  rrahur me  shuplaka fëmijët e tyre (125 gra krahasuar me 72 meshkuj), 2.5 për qind i kanë rrahur ata me rrip ose me shkop (16 gra krahasuar me 9 meshkuj) dhe 1.3 për qind “i kanë rrahur” fëmijët e tyre (katër meshkuj dhe nëntë gra). Njerëzit me nivel universitar të arsimimit kanë qenë më  pak  të  prirur  për  të  dënuar  fëmijët  e  tyre  me  përdorimin  e  duarve,  rripave, shkopinjve, derisa këto  forma  të dënimit kanë pasur prirje më  shumë  të përdoren nga njerëzit të cilët kanë qenë të papunë, që kanë pasur të hyra të ulëta, që kanë pasur më shumë fëmijë dhe/ose kanë jetuar në qytete ose qyteza (posaçërisht komuna e Obiliqit). Megjithëkëtë, metodat e dënimit duket  të  jenë në ndryshim e  sipër;  të  anketuarit me moshën 46 vjeçare e më të vjetër kanë qenë deri diku më të prirur për të dënuar fëmijët e tyre me anë të shuplakosje, rripit ose shkopit se sa brezat e ri.103    

102 Për shembull, një zyrtar i SHPK‐së ka thënë se ata e kanë ndihmuar një djalë të vogël të cilin njerka e tij e kishte keqpërdorur. Babai i djalit e kishte bërë një shtrat dhe një vend për te për të ngrënë dhe e kishte izoluar ate në kulmin e shtëpisë.  103 Gjysma e të anketuarve kanë parë prindërit të shuplakosin fëmijët e tyre. 

Page 56: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

46

6

6

9

11

16

35

47

125

92

125

149

3

4

4

10

9

5

23

72

109

127

161

9

10

13

21

25

40

70

197

201

252

310

Nuk u janë dhënë para për blerjen e gjërave

Nuk janë lejuar të lozin me lodra, të shikojnë TV, kompjuter, etj.

Janë rrahur

Janë detyruar të kryejnë punë rreth shtëpisë

Janë rrahur me rrip apo me thupër

Janë detyruar të rrinë në dhomë të fjetjes apo në shtëpi

Nuk janë lejuar të lozin me shokë apo shoqe

Janë goditur me dorë

Kanë biseduar me ta për sjelljen e tyre të keqe

U është bërtitur

Nuk janë dënuar fëmijët 

Grafiku 2.6  Si dënohen fëmijët

Femra dhe Mashkuj te anketuar Të anketuarit meshkuj Të anketuarat femra

   

Page 57: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

47

Me qëllim që të përcaktohet shkalla, në të cilën të anketuarit kanë trajtuar fëmijët meshkuj dhe gra në mënyrë të ndryshme, ata janë pyetur se si i kanë dënuar vajzat dhe si i kanë dënuar djemtë. Përafërsisht 10 për qind e  tyre kanë  thënë se vajzat dhe djemtë kanë  qenë  të  dënuar  në  mënyra  të  ndryshme.  Duket  interesante  të  thuhet  se  të anketuarit nuk janë pajtuar lidhur me atë se i kanë trajtuar ndryshe, siç e ilustron grafiku 2.7. Rreth gjysma e këtyre të anketuarve kanë thënë se vajzat janë dënuar më pak se sa djemtë, derisa afërsisht gjysma tjetër ka thënë se vajzat kanë qenë të dënuara më ashpër se  sa djemtë. Derisa 8 syresh kanë  thënë  se djemtë  janë  rrahur, 6  të anketuar  të  tjerë kanë thënë se vajzat janë rrahur.  

 

1

3

5

6

6

7

46

51

2

10

4

8

5

4

48

42

Duhet të bëjnë punë shtesë në shtëpi

Nuk dënohen

Formë tjetër

Rrahje

Këshillë / diskutohet sjellja e tyre

U bërtitet / qortohen

Më rreptë / dënohen më shumë

Më pak / dënohen më pak

Grafiku 2.7 Si dënohen vajzat dhe djemtë

Si dënohen djemtë Si dënohen vajzat

  Pastaj,  të  anketuarit  janë  pyetur  se  kur  kanë  qenë  fëmijë  si  janë  dënuar  ata 

zakonisht nga prindërit e tyre nëse ata janë sjellur keq. Dhjetë për qind e të gjitha grave, 19 për qind e të gjithë burrave dhe 14.2 për qind e të gjithë të anketuarve kanë përjetuar dhunën fizike në fëmijërinë e tyre, duke përfshirë të rrahjen, grushtimin, shqelmosjen ose goditjen  me  shkop  a  rrip.  Pos  kësaj,  27.2  për  qind  e  të  anketuarve  kanë  qenë  të shuplakosur nga anëtari  i  familjes gjatë  fëmijërisë  së  tyre. Siç e  tregon grafiku 2.8, më shumë  gra  (213)  se  sa  burra  (135)  kanë  thënë  se  ata  nuk  kanë  qenë  të  dënuar  fare. Shumica e të anketuarve (31.8 për qind) kanë thënë se prindërit i kanë shpullosur. Vetëm 1.1 për qind e të anketuarve kanë thënë se kanë qenë të rrahur. Pak më pak se 5 për qind e tyre kanë qenë rrahur me rrip ose me shkop.  

       

Page 58: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

48

“[Kur kam qenë fëmijë,] një kusheri i afërm tentoi të më dhunoj. Ai më kapi, më zhveshi, ndërsa unë fillova të qaj dhe të mos dorëzohem; nuk e di as vet se si kam ikur.”  – Një grua e strehuar – viktimë e dhunës, cituar nga RRGGK‐ja, studimi hulumtues

 Kur merren parasysh përvojat e  fëmijërisë  të  të anketuarve, është  interesant  të 

vërehet se një përqindje e ngjashme e grave dhe e burrave kanë përjetuar dhunën fizike gjatë jetës së tyre për arsye se djemtë kanë qenë përafërsisht tri herë më të prirur se sa vajzat  të  jenë  të dënuar me  anë  të mjeteve  të dhunshme. Për  shembull, një burrë në moshë  të  mesme  ka  rikujtuar  se  si babai  dhe  njerka  e  tij  e  kanë  rrahur derisa  e  kanë  detyruar  të  braktis shkollimin  në  një  moshë  të  re  në mënyrë që ai  të mund  të  fitonte para për  familjen  e  tij.104  Të  anketuarit  që kanë  jetuar  në  Skenderaj,  Klinë  dhe Fushë Kosovë  kanë qenë më  të prirur të  përjetojnë  dhunën  në  fëmijërinë  e tyre. Njerëzit në moshën 25 vjeçare e sipër kanë qenë më të prirur për të përjetuar dhunën, që mund të tregojë një ndryshim në llojet e dënimit të përdorur nga prindërit. 

Si përfundim, dhuna kundër fëmijëve mund të ndodh në shkallë të ngjashme ose madje edhe më të lartë se sa dhuna kundër partnerëve. Sidoqoftë, mund të jetë e rrallë, nëse ndonjëherë nuk raportohet fare, për arsye se fëmijët, për shkak të moshës së tyre, nuk  kanë njohuri ose qasje ndaj ndihmës. Hulumtimet plotësuese mbi dhunën  kundër fëmijëve  janë  të  nevojshme.  Edhe  pse  stilet  e  disiplinës mund  të  ndryshojnë me  një gjeneratë  të  re  të  prindërve,  fushatat  e  ndërgjegjësimit  mund  të  shërbejnë  për  të zhveshur mitet  që  vajzat  dhe  djemtë  duhet  të  disiplinohen  në mënyra  të  ndryshme. Emisione të bisedave dhe fushata të arsimimit prindëror mund të tregojnë se disiplina e 

104 Një burrë i martuar serb i moshës 46‐55 nga komuna e Zubin Potokut.  Partners Kosova po ashtu janë marrë me rastet e dhunës kundër fëmijëve. (anketë e RRGGK‐së, 2008). 

315

3450 53

67

213

154 156

10

4634

25

4454

135

194

237

13

61 68 75

97

121

348 348

393

1.1% 4.9% 5.5% 6.1% 7.8% 9.8% 28.1% 28.1% 31.8%

Rrahur Rrahur me rrip apo thupër

Duhej të bënin punë rreth shtëpisë

Duhej të rrinin në dhomë të fjetjes apo në shtëpi

Me fjalë/diskutim Nuk janë lejuar të lozin me shokë 

apo shoqe

Nuk janë dënuar U është bërtitur U është dhënë shuplakë

Grafiku 2.8 Si janë dënuar të anketuarit në fëmijërinë e tyre

Të anketuarat  femra Të anketuarit meshkuj Të anketuarit femra dhe meshkuj

Page 59: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

49

barabartë dhe posaçërisht e padhunshme mund të përmirësojë zhvillimin e fëmijës si për vajzat, ashtu edhe për djemtë. Meqë fëmijët mund të kenë vështirësi në komunikimin e rasteve të dhunës ose në qasjen ndaj shërbimeve të ndihmës, arsimimi lidhur me dhunën duhet të përfshihet në shkollat fillore dhe të mesme me shembuj, informacione të lehta për t’u kuptuar në mënyrë që fëmijët të mësojnë se ku mund të gjejnë ndihmën nëse ajo iu nevojitet. Duhet  të përkrahen  linjat e ndihmës me  staf  të  trajnuar për  fëmijë për  të raportuar raste të dhunës. Shkollat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin e rasteve të tilla dhe në ofrimin e asistencës e të mbrojtjes ndaj këtij grupi posaçërisht të ndjeshëm të qytetarëve.   Dhuna kundër të moshuarve Edhe  pse më  pak  e  zakonshme,  ekzistojnë  raportime  të  vjehërrve  e  të  vjehrrave  të moshuara që kanë përjetuar dhunën nga nuset ose burrat e rinj të martuar. Një grua e anketuar ka thënë se vjehrri i saj ka përjetuar dhunë psikologjike nga gruaja e djalit të saj më të ri. Në këtë aspekt,  SHPK‐ja ka regjistruar tri raste të dhëndurëve që kanë ushtruar dhunën kundër vjehërrve  të  tyre. Një zyrtar  i SHPK‐së po ashtu ka  treguar për një grua plakë e cila  ishte nxjerrur me dhunë  jashtë shtëpisë nga djali  i saj, në mesin e “shumë” rasteve të tjera,105 dhe një AV ka rikujtuar rastin e një gruaja në të tetëdhjetat që ecte e zbathur  përafërsisht  50  kilometra  për  të  shkuar  te  stacioni  i  policisë  për  të  kërkuar ndihmë.106 Një i anketuar ka përshkruar situatën e një dajës së tij si më poshtë:  

(Ai) nuk ka  familje  të  tij, por ka  jetuar me vëllanë e vet. Ai është në moshën 78 vjeçare dhe përjeton dhunën nga fëmijët e vëllait të tij. (Ata janë të moshës 18‐20 vjeçare.)Ata  e  marrin  pensionin  e  tij.  Ata  e  shfrytëzojnë  pronën  e  tij.  Ata  e tërheqin, a rrahin ate. Plaku vjen për t’u ankuar te familja jonë shumë shpesh. Ai pyeste  se ku mund  të kërkonte ndihmë, por nuk dinte  se ku  të  shkonte. Ai nuk mund ta lëshonte fshatin. Do të ishte shumë mirë për të gjetur një vend të sigurt për të ku mund të rrinte, një strehimore për pleqtë.  

 Të anketuarit e moshuar kanë thënë se kanë përjetuar format e mëposhtme të dhunës në moshën e tyre të vjetër: thirrje me emra fyes, (7 të anketuar), sharje (10), urdhërim gjatë gjithë kohës (20), moslejim për të vizituar miqtë ose të afërmit(11), të kontrolluar se ku munden e ku nuk munden të shkojnë (13), të detyruar të ndjehen fajtor gjatë gjithë kohës (8),  të  tjerët  i  kanë marrë  vendimet  e  rëndësishme  për  ta  pa  i  pyetur  fare  ata  (11), refuzim parash për diçka që kanë pasur nevojë  (11), nuk  iu është  lejuar  të punojnë  (8), nuk iu është lejuar të shkojnë te mjeku kur kanë qenë të sëmurë (5), të kërcënuar se do të lëndohen (2), të kërcënuar me armë (2), prona e tyre me qëllim është shkatërruar (6), janë shuplakosur (6), janë goditur, shqelmosur ose grushtuar (3), janë prekur seksualisht në një mënyrë në të cilën ata nuk kanë dashur të jenë të prekur (3), të detyruar të kenë marrëdhënie  seksuale  atëherë  kur  nuk  kanë  dashur  (4),  dhe  janë  shtrënguar  të  bëjnë veprime seksuale të cilat nuk kanë dashur t’i bëjnë. Ka nevojë për hulumtim të mëtejmë për të dokumentuar shkallën e dhunës të ushtruar kundër pleqve.    

105 Partners Kosova ka ndihmuar në ndërmjetësimin e rasteve  të dhunës kundër të moshuarve(anketë e RRGGK‐së, 2008).  106 Avokimi i Viktimave(AV) në Ferizaj, anketë e RRGGK‐së, 2008. 

Page 60: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

50

“Dhuna ka ndodhur për arsye të paaftësisë mendore të gruas. Burri i saj e kishte përdorur dhunën fizike kundër saj. Rasti i është raportuar policisë dhe situata duket të jetë kohët e fundit më e qetë. Qeveria ka nevojë të jetë më e kujdesshme për… rastet e njerëzve me probleme psikologjike, për t’iu siguroj atyre kushte më të mira jetësore.”  – Një grua në mezomoshë nga Peja 

Dhuna kundër persona me nevoja të veçanta Në  pajtim  me  Ligjin  kundër  diskriminimit,  njerëzve  me  nevoja  të  veçanta  fizike  dhe psikologjike  u  është  garantuar  qasja  e  barabartë  ndaj  arsimimit,  punësimit  dhe  vendeve publike.107 Megjithëkëtë, gratë dhe fëmijët, që kanë nevoja të veçanta, konsiderohet se janë në rrezik të veçantë të dhunës në familje.108 Prapëseprapë, kërkimet e hollësishme duhet të hulumtojnë mbizotërimin  e  dhunës  në  familje  kundër  njerëzve me  aftësi  të  kufizuara  në Kosovë,  ku  SHPK‐ja  ka  regjistruar  një  rast  të  vetëm  të  braktisjes  dhe  të  keqtrajtimit  të personit  me  aftësi  të  kufizuar.109  Ngaqë familjet shpesh i izolojnë njerëzit me nevoja të veçanta  për  shkak  të  turpit  (një  formë  e dhunës  në  vetvete)  identifikimi  i  shkallës  së dhunës  në  Kosovë  është  sfidues.  Një përfaqësues  i Handikos‐it, Prishtinë, ka thënë: “Ka  raste  kur  njerëzit me  paaftësi  fizike  nuk lejohen të dalin nga shtëpia për shkak të turpit. …  Familjet  zakonisht  i  fshehin  nga  të  tjerët.” Izolimi mund  të  ketë  kuptimin  e  rasteve  kur fëmijët me nevoja  të veçanta nuk kanë qasje ndaj arsimimit. Sipas UNICEF‐it, vetëm 16 për qind e fëmijëve me nevoja të veçanta shkojnë në  shkollat  e  rregullta  dhe  kjo  ndikon  mbi aftësinë e tyre për të gjetur punësim dhe i bënë ekonomikisht të varur nga të tjerët.110 

Intervistat me  përfaqësuesit  e  organizatave  që  i  ndihmojnë  njerëzit me  nevoja  të veçanta  si  Handikos‐i  dhe  Shoqata  e  Grave  të  Verbra  tregojnë  se  dhuna  është  mjaft mbizotëruese. Përfaqësuesit kanë hasur një numër të madh rastesh të dhunës, posaçërisht kundër  grave dhe  fëmijëve.111 Ata  kanë  raportuar  raste  të dhunës psikologjike,  fizike dhe seksuale në marrëdhëniet familjare. Në Prizren, përfaqësuesja e Handikos‐it ka raportuar se më shumë se 50 për qind e 1.022 njerëzve të regjistruar deri në vitin 2007 kanë përjetuar dhunën në  familje, zakonisht dhunën psikologjike.112 “Çdo  javë” ajo ka hasur në rastet kur njerëzit me nevoja të veçanta në mënyrë të pandërprerë janë kritikuar nga anëtarët e tjerë të familjes,  iu  janë drejtuar në mënyrë  fyese,  janë  sharë,  izoluar,  janë  shtrënguar  të ndjehen fajtor gjithë kohën, për  ta  janë marrë vendimet pa pëlqimin e  tyre, pensionet e  tyre  janë harxhuar nga anëtarët e tjerë të familjes ose kanë qenë të kërcënuar se do të të largohen nga shtëpitë e tyre. Handikos‐i iu ka ndihmuar të gjejnë strehim njerëzve të dëbuar nga shtëpitë e 

107 Kuvendi i Kosovës, Ligji kundër diskriminimit, nr. 2004/3, kap I, neni. 2(a) thotë, “Parim i trajtimit të barabartë do të thotë se nuk duhet të ketë diskriminim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kundër cilitdo person ose personave, bazuar në gjininë, moshën, statusin martesor, gjuhën, paaftësinë mentale ose fizike, orientimin seksual, përkatësinë ose bindjen politike, grupin etnik, kombësinë, fenë ose besimin, origjinën sociale, pronën, lindjen ose çfarëdo statusi tjetër.” 108 Këshilli i Evropës, (KE) Propozim i planit të veprimit mbi “Dhunën kundër grave në Evropë”” (1998).     109 SHPK, anketa e RRGGK‐së, 2008.  110 UNICEF, Analizë e situatës, 75. 111 Handikos‐i është OJQ me degët e saj të vendosura anë e kënd Kosovës. Që nga vitet 1990‐të, organizata ka punuar për të regjistruar njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ofron  një shumësi programesh arsimuese, sportive dhe terapeutike. Handikos‐i ka degën e zyrës së saj të gruas  dhe një numër zyrash të degëve të udhëhequra nga gratë që i kushtojnë në mënyrë të veçantë vëmendje nevojave të grave dhe të fëmijëve. Për më shumë informacion, kontaktoni RRGGK‐në.  112 Dhuna psikologjike dhe ekonomike kanë qenë më e zakonshme se sa dhuna fizike, ka thënë ajo. 

Page 61: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

51

tyre prej anëtarëve të familjes. Një zyrtar i SHPK‐së nga Prizreni ka komentuar: “Familjet janë shumë të dhunshme ndaj [njerëzve me paaftësi mendore]. Ka shumë raste.”113 

Në Prishtinë, Handikos‐i ka vlerësuar se përafërsisht 20 për qind e 600 anëtareve gra kanë qenë viktima të dhunës psikologjike. Ata kanë hasur edhe në raste të tjera të dhunës ekonomike,  kur  të  hyrat  e  tyre  nga  OJQ‐të  ose  qeveria  janë  shfrytëzuar  nga  anëtarët  e familjeve të tyre. Disa familje i kanë martuar femrat e reja ma aftësi të kufizuara për njerëz të moshuar ose kundër vullnetit  të  tyre. Disa burra kanë  jetuar me gra  të hendikepuara, por ligjërisht kanë refuzuar të martohen, kanë thënë përfaqësuesit. Në situatat e tilla, gruaja nuk ka pasur të drejta ligjore mbi pronën; mashkulli mund të martonte një grua tjetër; dhe, herë pas herë, ato janë shfrytëzuar vetëm për lindje të fëmijëve. “Ata po ashtu shfrytëzojnë gruan me aftësi të kufizuar, duke u martuar me to vetëm për të lindur fëmijë dhe pastaj duke mos iu lejuar të kujdesen për fëmijët e tyre për arsye se burrat tashmë kishin qenë të martuar me një grua tjetër”, kanë thënë përfaqësuesit e Handikos‐it.114 “Ka raste kur fëmijët nuk e kanë ditur se një grua me aftësi të kufizuara ka qenë nëna e tyre.” Të paprona siç ishin, nëse ato dëshironin  ta  lëshojnë  shtëpinë,  atëherë mund  të humbnin  kujdestarinë ndaj  fëmijëve  të tyre. Përfaqësuesit e Shoqatës së Grave të Verbra po ashtu kanë thënë se kanë hasur çdo ditë njerëz të verbër të cilët familjet i kishin izoluar, kishin sjellur vendime për ta pa i pyetur dhe kishin refuzuar t’iu jepnin para kur këta kishin nevojë për to.  

Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore fizike dhe psikologjike, njerëzit me aftësi të  kufizuara mund  të  kenë  probleme me  komunikimin,  vështirësi  fizike  në  raportimin  e dhunës ose në  arritjen e qasjes ndaj  shërbimeve  të ndihmës. Përfaqësuesit e Handikos‐it kanë rekomanduar zbatimin e ligjit të tashëm dhe sigurimin se njerëzit me aftësi të kufizuara të  kenë  qasje  në  të  drejtat  e  barabarta,  duke  përfshirë  trashëgiminë  e  pronës,  qasjen  e barabartë në arsimimin, mundësitë për punësim; kjo ndoshta do të mund të bëhej përmes stimulimeve  tatimore  për  biznese,  përfaqësimit  në  qeveri  dhe  infrastrukturës,  e  cila  iu mundëson qarkullimin e lirë (pra, qasjen e karrocës invalidore në të gjitha objektet). Ata, po ashtu,  kanë  rekomanduar  që  strehimi  për  personat  me  aftësi  të  kufizuara  të  vihet  në dispozicion. Mbledhja e mëtejme e të dhënave lidhur me shkallën e dhunës dhe veçanërisht nevojat e njerëzve me aftësi  të kufizuara mund  t’i ndihmojnë OJQ‐të dhe qeverinë që më mirë të planifikojnë programet e asistencës.  

 

Dhuna kundër njerëzve për shkak të orientimit të tyre seksual Rrallëherë  e  diskutuar  më  parë,  dhuna  kundër  minoriteteve  seksuale  publikisht  është diskutuar  vetëm  kohët  e  fundit.115  Edhe  pse  Ligji  kundër  diskriminimit  shprehimisht  i përmend  minoritetet  seksuale  si  kategori  të  mbrojtura,  116  sipas  organizatës  Elysium, personat  të  cilët  identifikohen  si  homoseksual  shpesh  përjetojnë  dhunën  psikologjike  në familje. Një përfaqësues i saj ka siguruar shembullin e një të riu, familja e të cilit pandërprerë ka ushtruar trysni mbi të që ai të martohet. Si rezultat i kësaj, ai ka qenë i detyruar të braktis familjen  e  tij.  Edhe  nëse  familjet  e  tyre  nuk  e  dinë  orientimin  e  tyre  seksual,  anëtarët  e familjes mund të bisedojnë negativisht lidhur me homoseksualitetin dhe t’i ofendojnë ata, ka thënë një përfaqësues i Elysium‐it. Disa homoseksualë po ashtu përjetojnë dhunën fizike kur familjet e tyre kuptojnë orientimin e tyre seksual.117 Një aktiviste tjetër, e cila është marrë me 

113 SHPK‐ja në Prizren, anketë e RRGGK‐së, 2008. 114 Handikos Prishtina, anketë e RRGGK‐së, Qershor, 2008. 115 Një film i prodhuar nga Crossing Bridges, Përtej ylberit, paraqet përvojat e homoseksualëve në Kosovë (2007). Premiera e shfaqjes së filmit në Kosovë është shoqëruar nga një debat lidhur me çështjen.  116 Kuvendi i Kosovës, Ligji kundër diskriminimit, nr..2004/3, kap. I, neni  2(a).   117 Elysium dhe Qendra për Emancipimin e Grave, anketa e RRGGK‐së, 2008.  

Page 62: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

52

këtë  çështje, ka  thënë  se homoseksualët,  familjet e  të  cilëve  i detyrojnë ata  të martohen kundër  vullnetit  të  tyre  përjetojnë  dhunë  seksuale  nga  partnerët  e  tyre.  Ata  përjetojnë dhunën ekonomike nëse ata refuzojnë të martohen për arsye se familjet e tyre nuk e ndajnë pronën me ta. Ajo ka folur për një të ri , i cili ka qenë dëbuar nga shtëpia e familjes së tij dhe e ka përjetuar dhunën e vazhdueshme fizike nga vëllai i tij. Për një kohë të shkurtë, ai ka qenë i pastrehë  dhe,  si  rezultat  i  kësaj,  ka  qenë  i  detyruar  të  ndërpresë  shkollimin.  Pasi  është strehuar nga Qendra për Emancipim Social, ai e ka siguruar azilin në Shtetet e Bashkuara. Ata kanë theksuar nevojën për fushata të arsimimit se dhuna kundër anëtarëve homoseksualë të familjes është dhunë e ndjekur penalisht sipas ligjit.  

   

8. Kush janë keqtrajtuesit? Personat më të prirur për të kryer dhunën në familje Në përgjithësi,  institucionet  kanë  kultivuar më  shumë  informacion mbi  viktimat  se  sa për kryerësit e dhunës. Prapë, informacioni mbi kryerësit e dhunës dhe arsyet pse ata përdorin dhunën është thelbor për qeverinë dhe OJQ‐të për të planifikuar programet me objektiva të caktuara dhe efikase të parandalimit dhe të rehabilitimit. I vetmi përfundim i qartë i cili mund të nxjerret nga të dhënat ekzistuese është se ekziston tendenca që kryerësit e dhunës të jenë meshkuj. Sipas të dhënave të SHPK‐së nga viti 2006 deri 2007, 91.1 për qind e kryerësve të dhunës në familje kanë qenë meshkuj dhe vetëm 8.9 për qind kanë qenë gra. Nga kryerësit e dhunës, 81.9 për qind kanë qenë shqiptarë, 9.9 për qind serbë, 0.7 për qind turq, 1.9 për qind boshnjak, 3.8 për qind romë/ashkanli, 0.4 për qind goranë dhe 1.5 për qind “të  tjerë”. Në këtë  drejtim,  ekziston  nevoja  e  një  regjistrimi  të  përgjithshëm  të  popullsisë  dhe  e  një hulumtimi të hollësishëm në mënyrë që saktësisht të përfundohet nëse dhuna është më e pranishme në ndonjë grup të veçantë etnik.  

Tetëdhjetë e tetë për qind e grave të intervistuara nga RRGGK‐ja në vitin 2007 kanë përjetuar dhunën nga duart e një partneri intim ose të ish‐burrit, 10 për qind kanë përjetuar dhunën nga anëtarët e tjerë të familjes dhe 1 për qind nga fëmija i vet.118 Tetëdhjetë e dy për qind kanë  jetuar me keqtrajtuesit e tyre në kohën e ushtrimit të dhunës, 80 për qind kanë qenë të lënduara përpara nga i njëjti keqtrajtues dhe 91 për qind kanë përjetuar dhunën nga i njëjti keqtrajtues shumë herë në vitin paraprak. Në mënyrë të ngjashme, sipas të dhënave të SHPK‐së, nga viti 2006 dhe 2007, burrat, në masë të madhe, kanë qenë kategoria më e prirur e personave që kanë kryer dhunën në  familje, duke përbërë më shumë se 56 për qind  të kryerësve të dhunës.119  

Kryerësit e dhunës kundër personave të njohur për të anketuarit e RRGGK‐së në vitin 2008, kryesisht kanë qenë partnerët meshkuj.120 Në mesin e 362 të anketuarve, të cilët janë përgjigjur se kush ka kryer dhunë kundër tyre, shumica, (58 për qind) ka përjetuar dhunën nga etërit e  tyre dhe 40.9 për qind nga nënat e  tyre  (grafiku 2.9). Vlen  të  theksohet se  të 

118 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 19. 119 Nga 2.430 marrëdhënie të regjistruara nga SHPK‐ja në vitin 2006 dhe 2007, marrëdhëniet e tjera midis kryerësve të dhunës dhe viktimave të regjistruara nga SHPK‐ja: babai i dhëndrit / nuses, njerku, jetimi, njerka/jetimi, tezja/halla/ nipi, gjyshi/nipi, daja/axha/ mbesa, nëna/e bija, kunata, babai/ e bija/djali, partnerët në bashkëjetesë, ish‐ burri, vjehrri/ nusja, babai/e bija, nëna/djali, kunata/kunati, vjehrra/nusja, babai/daja(axha), motra/vëllai, vëllai/vëllai, prindit/fëmija, burri, gjyshja/gjyshi/dhëndëri, motra, kunata/kunata, tezja(halla)/mbesa, kushëriri/kushëriri, i, e fejuara. nipi/mbesa dhe kombinimet tjera të marrëdhënieve të sipërpërmendura. Regjistrimi nuk e qartëson se kush e ka kryer  dhunën në këto relacione.  120 Sërish, gratë viktima të dhunës në familje të njohura nga të anketuarit kanë qenë shumë më të prirura se sa meshkujt për të përjetuar dhunën nga partnerët e tyre; derisa 221 gra kanë vuajtur nga dhuna prej burrave të tyre, vetëm 20 burra kanë vuajtur dhunën nga gratë e tyre. Kryerësit e tjerë të dhunës kundër personave të njohur nga të anketuarit kanë përfshirë baballarët, vëllezërit dhe kunetërit, bijtë, nënat, vjehrrat, vjehrrit dhe bijat, midis të tjerash.  

Page 63: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

53

anketuarit meshkuj kanë qenë më shumë se dyfishi dhe pothuajse kanë pasur dy herë gjasa më shumë se të anketuarat femra që të përjetojnë dhunë nga etërit e tyre. Gratë dhe burrat gjithashtu kanë përjetuar dhunën nga vëllezërit e tyre (15.5 për qind). Të anketuarit (17.4 për qind) kanë përjetuar dhunën edhe nga partnerët e tyre. Sërish, gratë kanë qenë më shumë se nëntë herë më të prirura për të përjetuar dhunën nga partnerët e tyre se sa burrat. Kryerësit e  tjerë  të dhunës kanë qenë vjehrrat, kunetërit, kunatat, motrat, axhët, dajët dhe njerkët, midis të tjerash (pra, kushërinjtë, gjyshet, gjyshat dhe vajzat). 

 

2 2 3 8 4 9 14

27 25

57

7264

1 2 2 0 5 1 0 1

31

6

76

146

3 4 5 8 9 10 1428

5663

148

210

2.5% 1.1% 1.4% 2.2% 2.5% 2.8% 3.9% 7.7% 15.5% 17.4% 40.9% 58.0%

Të tjerët Njerku Axha/Daja Kunati Motra Kunata Vjehrri Vjehrra Vëllau Partneri Nëna Babai

Grafiku 2.9 Kryerësit e dhunës në familje, në bazë të të anketuarve që kanë përjetuar dhunë

Të anketuarat  femra Të anketuarit meshkuj Të anketuarit femra dhe meshkuj

   Kërkimet  gjetiu  në  botë  kanë  sugjeruar  se  alkoolizmi  dhe  narkomania mund  të rrisin gjasën për ndodhjen e dhunës.121 Së këndejmi, disa qeveri kërkojnë nga institucionet, siç  janë policia dhe punëtorët  socialë,  të mirëmbajnë  të dhënat mbi  shkallën në  të cilën alkooli dhe drogat  janë  të përfshira në mosmarrëveshjet  familjare.122 Ngaqë  institucionet nuk  e  kanë mbledhur  këtë  informacion  në  një  bazë  të  të  dhënave  në  Kosovë,  është  e vështirë të dihet saktësisht shkalla në të cilën kryerësit dhunës ose viktimat e dhunës në familje mund të kenë përdorur alkoolin dhe/ose drogat. Sidoqoftë, shumë të anketuar të RRGGK‐së  ia atribuojnë dhunën alkoolit. Për  shembull, një grua e cila  ishte  shkurorëzuar nga burri  i saj ka thënë se ka përjetuar dhunën psikologjike, fizike dhe ekonomike. Burri  i saj,  i cili ka qenë një alkoolik, e ka rrahur atë.123 Një grua tjetër ka thënë: “Ish‐partneri  im më ka rrahur me rrip, por unë nuk e konsideroj këtë dhunë në familje për arsye se ne nuk 

121 Lidhur me alkoolin, shih, për shembull, B. Ollett, “Alkooli dhe krimi: Një perspektivë e ndihmës për gruan: Shkaqet e dhunës familjare” Nga problemet te zgjidhjet, Punime të konferencës mbi alkoolin dhe krimin, si dhe veprimet kundër alkoolit, Uells, (1994); B.M. Quigley dhe K.E. Leonard, “Alkooli dhe vazhdimi i agresionit të hershëm martesor,” Alkoolizmi: Kërkim klinik dhe eksperimental, Vëll. 24(7) (Shoqata e Kërkimit mbi Alkoolin,  2000), 1003‐1010; H.R. White dhe P‐H Chen, “Problemet e pirjes së alkoolit dhe dhuna midis partnerëve intim,” Revistë mbi studimin e alkoolit, 63 (2002), 205–214.  122 Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, kjo është praktikë standarde dhe është e inkuadruar në format standarde institucionale, duke përfshirë format e shfrytëzuara nga strehimoret e OJQ‐ve të mbështetura plotësisht ose pjesërisht nga qeveria. 123 Grua serbe, mosha 36‐45 nga komuna e Shtërpces.  

Page 64: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

54

kemi qenë të martuar. Ai ka pirë shumë. Ai nuk ka pasur kufi në pije dhe unë kam qenë viktimë e dhunës fizike dhe psikologjike. ”124 

Personat që kanë përjetuar dhunën po kështu mund  të kenë më shumë gjasa që edhe të kryejnë dhunën. Burrat, të cilët kanë përjetuar dhunën gjatë fëmijërisë së tyre ose gjatë  luftës,125 mund  të  përdorin  dhunën  kundër  anëtarëve  të  familjes. Gratë mund  të kryejnë dhunë kundër burrave  të  tyre  të cilët në mënyrë  të përsëritur  i kanë keqtrajtuar ato. Për shembull, një ZSHS e ka përshkruar një rast:  

Pas  grindjes  që  ata  kanë  pasur  në  prani  të  fëmijëve  të  tyre,  gruaja  ishte  duke  e përgatitur drekën dhe burri  i  saj grindej me  të. Ajo nuk dinte  se çfarë  të bënte dhe, kështu, e kishte goditur me thikë në këmbë. Rasti ishte raportuar në polici, dhe gruaja ishte burgosur në kohëzgjatje prej  tre muajsh me një vit  lirim me kusht. Ajo ka qenë viktimë e dhunës në  familje më herët. Burri  i saj ka qenë  i dhunshëm me  të, por ajo kurrë nuk e ka thirrur policinë. Gruaja ka qenë e maltretuar nga burri deri në pikën sa kocka e nofullës së saj ishte thyer.126 

 

Në vendet e tjera, “sindroma e grave të dëmtuara nga rrahja” ose “sindroma e personave të dëmtuar nga  rrahja”, ku dhuna e përsëritur e çon viktimën  të përdorë dhunë ndaj  të tjerëve është shfrytëzuar në mbrojtjen ligjore të personave, zakonisht të grave, të akuzuara për krime siç janë sulmi fizik ose vrasja..127  

Hulumtimet  e  zhvilluara  gjetiu  po  ashtu  kanë  sugjeruar  se  fëmijët  e  keqtrajtuar kanë më  shumë  gjasa  të  kryejnë  dhunë  sesa  ata  që  nuk  kanë  përjetuar  dhunë.  Një  i anketuar në anketën e  RRGGK‐së ka përshkruar një rast të tillë: “Fqinji im, i cili tash është rreth moshës 37 vjeçare, ka qenë  i  rrahur nga babai dhe vëllai  i  tij. Tash ai ka probleme psikologjike dhe shëndetësore. Policia kishin ardhur dhe e kishin marrë vëllanë. Babai  i tij kishte vdekur, por ai  (fqinji) është shumë  i  rrezikshëm për  fëmijët e  tjerë.”128 Në Kosovë nuk ekziston një hulumtim  longitudinal nëse fëmijët e keqtrajtuar janë më shumë ose më pak të prirur për të kryer dhunën se sa fëmijët e tjerë, por në të ardhmen profesionistët e trajnuar mund ta bëjnë një hulumtim të tillë.129 

124 Grua serbe, mosha 46–55 nga komuna e Mitrovicës. Një burrë tjetër ka thënë se ai e dinte një rast në të cilin “Dhuna ndodhte për arsye se burri i saj e pinte alkoolin. Ai e kishte zakon ta përdorte dhunën mbi të. Gruaja e tij e ka raportuar dhunën në polici dhe pas kësaj burri i saj e ka ndryshuar pozitivisht sjelljen e tij.” (Burrë shqiptar, mosha 18‐25 nga Peja). 125 Mary Ann Liebert, “Gruaja, lufta dhe dhuna: Duke mbijetuar dhunën” Revistë mbi shëndetin e gruas, Vëll. 17, Nr. 5 (2008), 793. 126 ZSHS, Ferizaj, anketë e RRGGK‐së, 2008. Ky rast po ashtu duket se ilustron pabarazinë në një sistem i cili e ka dënuar gruan për dhunën që ajo e ka kryer, por jo mashkullin, edhe pse të dytë kanë kryer krime.  127Një varg i gjatë i literaturës dhe i debatit është në dispozicion lidhur me sindromin e personave të dëmtuar nga dhuna dhe posaçërisht të grave të dëmtuara nga dhuna. Shih, për shembull, D. L. Roth dhe E. M. Coles, “Sindromi i grave të dëmtuara nga dhuna: analizë konceptuale e statusit të tij përballë çrregullimeve mendore të MDS,” Mjekësia dhe ligji. Vëll. 14(7‐8) (1995), 641‐658. 128 Grua shqiptare, mosha 56‐66 nga komuna e Lipjanit. 129 Hulumtuesit duhet të jenë me kualifikim të lartë dhe të kalojnë nëpër një proces të rishikimit për kërkim me qenie njerëzore për t’u siguruar se kërkimi i tyre do të minimizojë ose jo dëmin tek personat të cilët i studiojnë. Fatkeqësisht, Kosova tash nuk ka një bord për rishikimin e praktikave të hulumtimit, dhe hulumtimet e zhvilluara me qeniet njerëzore mund të jenë të dëmshme ose (ri)traumatizuese. Do të ishte e këshillueshme për qeverinë që menjëherë të themelojë një komision të tillë të rishikimit të përbërë nga trajnuesit, profesionistët pa paragjykime dhe me tregues të fuqishëm të zhvillimit të hulumtimeve cilësore për të rishikuar gjithë kërkimin e zhvilluar në Kosovë me qenie njerëzore. 

Page 65: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

55

KAPITULLI 3   PASOJAT E DHUNËS NË FAMILJE    Ndikimi negativ  i dhunës mbi njerëzit dhe posaçërisht mbi  shëndetin psikologjik,  fizik dhe riprodhues  të  femrës është dokumentuar mirë në nivel ndërkombëtar.1 Që nga viti 1993, Raporti i Zhvillimit Botëror ka shprehur se dhuna ka qenë “shkak po aq serioz i vdekjes dhe i gjymtimit në mesin e grave  të moshës  së  riprodhimit  sa edhe kanceri dhe një  shkak më  i madh  i  shëndetit  të  keq  sa  aksidentet  e  trafikut  dhe malaria  së  bashku.”2  Asambleja  e Shëndetit Botëror e ka shpallur dhunën prioritet  shëndetësor publik në vitin 1996, pas  së cilës  Organizata  Botërore  e  Shëndetësisë  ka  analizuar  dhe  ka  raportuar  implikimet shëndetësore të formave të ndryshme të dhunës, duke përfshirë edhe dhunën në familje.3 

Një kohë  të gjatë pas mjekimit  të menjëhershëm ose afatshkurtër  të  lëndimeve  të dhunës  familjare,  dhuna  mund  t’i  kontribuojë  problemeve  kronike  shëndetësore.  Pas studimit  të  tyre  në  Amerikën  Latine  dhe  Karaibe,  Morrison,  Ellsberg  dhe  Bott  kanë konstatuar se “lëndimet – përpara të konsideruara si pasojat më të zakonshme të dhunës – përfaqësojnë  vetëm  majën  e  ajsbergut,  dhe  se  dhuna  në  mënyrë  të  duhur  është  e konceptualizuar  më  shumë  si  faktor  rreziku  për  problemet  shëndetësore  se  sa  gjendje shëndetësore  vetvetiu.”4  Kërkimet  e mëhershme  anë  e  kënd  botës  kanë  ilustruar  se  si dhuna mund  të  ndikojë  në  shkaktimin  e  dhembjes  akute  dhe  kronike;5  në  sindromin  e dhimbjes  kronike  të  lukthit;6  sistemet  gastrointestinale,  muskulore,  riprodhuese  dhe urinare.;7 në gjendjet e shtypjes së lartë të gjakut8 dhe në ato psikologjike.9 Dhuna seksuale, qoftë  kur  ndodh  ose  kur  nuk  ndodh  në  marrëdhënien  familjare,  mund  t’i  kontribuojë dhembjes  kronike  të  komblikut,  tumoreve  dhe  shterpësisë;  dhembjes  gjatë menstruacioneve  ose  marrëdhënies  seksuale,  sëmundjeve  inflamatore  të  komblikut; disfunksioneve  seksuale;  infeksioneve  të  traktit  urinar;  tajimit  vagjinal,  gjakderdhjes  ose infeksionit;10  sëmundjeve  seksualisht  të  transmetueshme,  duke  përfshirë  SIDA‐në  (HIV);11 dhe shtatzënisë së padëshirueshme..12 Mekanizmat e viktimave për përballimin e dhunës në familje  mund  të  përfshijnë  hidhërimin,  ankthin,  tërheqjen  emocionale,  mohimin, impulsivitetin,  agresivitetin,  frikën,  çrregullimin  e  stresit  post‐traumatik,  trembjen, 

1 Shih, QMG et al., 10. Dy paragrafet e para të nxjerra nga RRGGK, Hulumtim kërkimor, 34. 2 Cituar në QMG et al., 10. 3 E. Krug, J. Mercy, L. Dahlberg, A. Zwi, “Raporti botëror mbi dhunën dhe shëndetin,” The Lancet, Vëll. 360, Iss. 9339, pp. 1083 – 1088. 4 “Adresimi i dhunës në baza gjinore në rajonin Lationo‐amerikan dhe Karabian: Vështrim kritik i intervenimeve,” cituar në QMG et al. 5 Grisso, Wishner, Schwarz, dhe Weene 1991; Mullerman Lenaghan, dhe Pakieser, 1996; Varvaro dhe Laska 1993.  Goldberg dhe Tomlanovich 1984; Campbell, Snow‐Jones, Dienemann, Kub, Schollenberger, O’Campo, Gielen, dhe Wynne 2002; Coker, Smith, Bethea, King, dhe McKeown, 2000, cituar në QMG et al., 10. 6 Drossman, Leserman, Nachman, Li, Gluck, Toomey, Mitchell 1990; Leserman, Li, Drossman, Hu, 1998, cituar në QMG et al., 11. 7 Martinez, Garcia‐Linares, dhe Pico‐Alfons 2003, cituar në QMG et al., 10. 8 Rodriguez 1989; Coker et al. 2000; Letourneau, Holmes, Chasedunn‐Roark 1999, cituar QMG et al., 11. 9 Coker 2000, cituar në QMG et al, 10. 10 Campbell et al. 2002, cituar QMG et al, 11. 11 Campbell et al. 2002; Watts dhe Zimmerman 2002, cituar QMG et al,  11. 12 Campbell 2002; Watts & Zimmerman, 2002, cituar QMG et al., 11. 

Page 66: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

56

Gratë kosovare të cilat e kanë përjetuar dhunën në familje të intervistuara nga RRGGK në vitin 2007 kanë përshkruar një numër të madh të problemeve shëndetësore:  “[E kam pas krahun të thyer, jam lënduar me thikë dhe shpesh një numër i madh  hematomësh kanë mbuluar gjithë trupin tim.”  “E kam pasur fytyrën të deformuar, të mavijosur dhe sy e buzë të ënjtura nga goditjet.”   “[Kisha një dështim] në muajin e tretë të  shtatzanisë. Burri më ka rrahur. Ai më ka grushtuar në stomak dhe gjatë tri ditëve më ka rrjedhur gjak dhe pas kësaj mjekët më kanë thënë se kisha një dështim.”   “Nga shqelmosja [e abdomenit tim] që e kam përjetuar, kam pasur një abortim spontan për arsye se burri im nuk besonte se beba ishte e tij.”   Burim: RRGGK, Hulumtim kërkimor, 41 

tejvigjilencën, çrregullimet në të ushqyer, çrregullime në fjetje, shpërdorimin e substancave, depresionin dhe, madje, edhe vetëvrasjen.13    Përkundër  ndikimit  negativ  të  dhunës,  të  dokumentuar  bindshëm,  shtetet  i  kanë kushtuar  dhunës  në  familje  krahasimisht  më  pak  vëmendje  se  sa  problemeve  të  tjera shëndetësore, me gjasë për  shkak  të percepcionit  të  sipërpërmendur se dhuna në  familje është  një  çështje më  shumë  private  se  sa  publike.  Sidoqoftë,  siç  do  ta  demonstrojë  ky kapitull,  shëndeti  i  dobët,  i  cili  rezulton  prej  kësaj  çështjeje  ‘private’, mund  të  ndikojë negativisht mbi shoqërinë e gjerë. Pasojat e dhunës në  familje mbi  individin,  familjen dhe shoqërinë në Kosovë më herët pak janë marrë parasysh. Të kuptuarit e pasojave të dhunës mund t’iu ndihmojë  institucioneve të zhvillojnë programet me qëllim të trajtimit të këtyre pasojave. Drejt arritjes qëllimi, ky kapitull bazohet në  literatura ekzistuese ndërkombëtare, si dhe në rezultatet  fillestare në Kosovë me qëllim të shqyrtimit të pasojave të dhunës në familje mbi personat të cilët kanë përjetuar dhunën në Kosovë  (pjesa e parë),  fëmijët dhe familjet e tyre  (pjesa e dytë), dhe shoqërinë si tërësi, duke përfshirë  institucionet  (pjesa e tretë).    1. Pasojat për personat që vuajnë nga dhuna në familje Një  nga  pasojat më  të  qarta  të  dhunës  në  familje  është  shëndeti  i  dobët.  RRGGK‐ja  ka zhvilluar hulumtimin e parë  të hollësishëm  lidhur me atë se  si dhuna mbi baza gjinore ka ndikuar mbi shëndetin riprodhues të grave në vitin 2007. Pas intervistave të hollësishme me gratë,  të  cilat  kanë  përjetuar dhunën mbi baza gjinore, para së gjithash  në  marrëdhëniet familjare,  80  për  qind  e  tyre  ka raportuar  probleme  që  janë drejtpërdrejtë  rezultat  i  dhunës. Gratë kanë përjetuar një bollëk të problemeve  shëndetësore,  duke përfshirë  vendet  e  mavijosura nëpër  trup, migrena/kokëdhembjet, hipertension  (shtypje  e  lartë  e gjakut)  nervozë,  frikë,  lëndime trupore,  sytë  dhe  fytyrë  të mavijosur;  depresion;  pavetëdije (një  person  nuk  ka  qenë  i vetëdijshëm  tri  ditë);  krah  të thyer,  probleme  me  veshkat; gjakderdhje  të  vazhdueshme; lëndime të kokës; paaftësi për t’u koncentruar  ose  punuar; pagjumësi;  vetrespekt  të  ulët; dhembje  të  trupit dhe  të gjoksit; mungesë  të  imunitetit  ndaj sëmundjeve; anemi, tentativa për  13 “Ndikimi i dhunës në familje mbi viktimat,” Jo i vetmuar (Not Alone), faqja e internetit (Notalone.com Inc,) http://www.enotalone.com/article/10003.html  

Page 67: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

57

vetëvrasje;  dhimbje  të  shpinës;  probleme  të  frymëmarrjes,  brinjë  të  thyera,  dhembje  të gjoksit,  lemzë kronike; shurdhësi e  rezultuar nga  lëndimi  i veshit; diabet; cikël  të çrregullt menstrual;  marramendje;  gastritit;  urrejtje;  probleme  të  dëgjimit;  lëndime  të ekstremiteteve;  lëndime me  thikë,  humbje  të  dëshirës  për  të  jetuar;  shtypje  të  ulët  të gjakut; dështime; sulme  të panikut; gjurmë, panik, djersitje; sëmundje  të gjëndrës  tiroide; rraskapitje dhe traumë.14 Më tej, 77 për qind e profesionistëve që punojnë në QMS, DAVA, SHPK dhe mjekët klinik kanë parë gra me shëndet të dobët që ka rezultuar nga dhuna.15   Siç e  ilustron grafiku 3.1, 358  të anketuar  të një ankete  të RRGGK‐së në shtrirje  të Kosovës, që kanë njohur personin  i  cili ka përjetuar dhunën në  familje, kanë  thënë  se në pasojat negative të dhunës mbi atë person kanë përfshirë: lëndimet (të përjetuara nga 196 persona  të  njohur);  çështjet  e  shëndetit  psikologjik,  siç  është  pagjumësia,  frika  e përhershme dhe  faji  (163); paaftësia për  t’iu kujdesur për vetveten  (24); paaftësia për  t’u kujdesur  për  fëmijët  (22);  paaftësia  për  të  punuar,  ndikimi  mbi  situatën  ekonomike  të personit  (19); ndërprerja e  shkollimit  (13); përpjekja për  vetëvrasje  (5);  të menduarit për vetëvrasjen  (4); problemet  familjare(4); vetizolimi ose sjellja asociale  (4); shkurorëzimi  (2); dhe problemet e  tjera  shëndetësore. Një  i anketuar ka njohur personin  i  cili ka vdekur  si rezultat i dhunës në familje.   

196

163

24

22

19

13

5

4

4

4

3

2

1

Lëndime

Probleme psikologjike

I/e paaftë të kujdeset për vetën

I/e paaftë të kujdeset për fëmijë

Num mund të punojë, që ndikon në gjendjen ekonomike

Ka ndërprerë shkollimin

Ka tentuar vetëvrasjen

Ka menduar në vetëvrasje

Probleme në familje

Asocial / izolim

Probleme të tjera shëndetësore

Shkurorëzim

Ka vdekur

Grafiku 3.1 Ndikimi i perceptuar negativ i dhunës në personin e njohur që ka përjetuar dhunë

  Të anketuarit që vet kanë përjetuar dhunën, kanë thënë se dhuna ka shkaktuar: probleme psikologjike  (54  të  anketuar),  lëndime  (41),  paaftësi  për  t’u  kujdesur  për  fëmijët  (10), përpjekje  për  vetëvrasje  (7),  paaftësi  për  t’u  kujdesur  për  vetveten  (5),  ndërprerje  të shkollimit  (5), mendime mbi vetëvrasjen  (2), dhe  shkurorëzim. Dyzet e nëntë  të anketuar kanë pasur probleme shëndetësore që kanë rezultuar nga dhuna në familje, duke përfshirë 

14 Cekur në grafikone të RGK‐së, Hulumtim kërkimor, 39. Doracaku për ZSHS mbi dhunën familjare. Cek një numër  të madh të simptomave fizike të dhunës familjare, që mund të  shfrytëzohen për të identifikuar viktimat e dhunës. Përfshihen ato të sipërpërmendurat si dhe prerjet dhe ndrydhjet, prerjet e vetshkaktuara, dhembja e përgjithshme ose psikogjene, dëmtimet e anusit dhe iritimet e lëkurës (OSBE dhe MPMS, 15).   15 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 34. 

Page 68: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

58

depresionin,  kokëdhembjet,  shtypjen  e  lartë  të  gjakut,  hidhërimin,  frikën  e  përhershme, mavijosjen e pjesëve të trupit, dështimet në shtatzëni dhe  lëndime të tjera. Megjithëkëtë, prej  54  të  anketuarve,  të  cilët  kanë  raportuar  se  kanë marrë  lëndime  të  rënda  trupore, vetëm 38.9 për qind kanë shkuar  te mjeku. Dy  të anketuar nuk kanë shkuar  te mjeku për arsye se kryerësi  i dhunës fizikisht  i ka penguar. Një hulumtim  i mëparshëm  i RRGGK‐së po ashtu ka  treguar  se gratë,  të  cilat përjetojnë dhunën,  zakonisht  janë  të parandaluara nga kërkimi  i  ndihmës  mjekësore.16  Problemet  shëndetësore  mund  të  përkeqësohen  nga mungesa  e  qasjes  ndaj  ndihmës mjekësore  nga  ana  e  viktimës  për  shkak  të  lokacionit gjeografik në  zonat  rurale ose për  shkak  të  varësisë  financiare nga ndonjë  anëtar  tjetër  i familjes ose  shpërdoruesit. Kujdesi  i  vonuar mjekësor ose  lëndimet e  trajtuara mund  t’iu lejojnë  problemeve  shëndetësore  të  përkeqësohen me  kohën, me  çka,  në  të  vërtetë,  e gjymtojnë më tej viktimën.  

Problemet psikologjike dhe shëndetësore që rezultojnë nga dhuna mund të shpiejnë deri  te mungesat  ditore  në  punë.,17 mungesa  e  produktivitetit  dhe  krijimi  i  problemeve ekonomike. Siç ceket më tej në kapitullin 5, dhuna në familje po ashtu mund të ndikojë në aftësinë e personit për të kontribuuar në vendimmarrjen brenda familjes; të anketuarit, të cilët kanë përjetuar dhunën në familje, e kanë pasur të vështirë të diskutojnë me anëtarët e tjerë  të  familjes  gjërat  të  cilat  kanë  qenë  të  rëndësishme  për  ta.18  Mungesë  e  forcës vendimmarrëse  do  të  thotë,  për  shembull,  se  viktimat  janë  nën  trysninë  që  të  kenë më shumë fëmijë se sa ata dëshirojnë të kenë.19  2. Pasojat mbi fëmijët dhe familjen20 Pos përjetimit të pasojave të ngjashme për shëndetin e tyre psikologjik dhe fizik si të rriturit, zhvillimi i fëmijës dhe kushtet e jetës, po ashtu, mund të ndikohen negativisht nga dhuna në familje.  Të  anketuarit  që  kanë  përjetuar  dhunën  në  familje  gjatë  fëmijërisë  së  tyre  kanë qenë më pak të prirur të arrijnë një nivel të arsimimit universitar se sa personat të cilët nuk kanë përjetuar dhunën.21 Ngaqë  të arriturat arsimore ndikojnë në  shanset e punësimit,  22 ata kanë qenë, po ashtu, më  të prirur  të  jenë  të papunë dhe  të kenë  të hyra  të ulëta  të ekonomisë familjare në  jetën e tyre të mëvonshme. Të anketuarit që kanë qenë të dënuar me shkop ose me rrip në fëmijërinë e tyre, e kanë pasur të vështirë të diskutojnë çështjet e rëndësishme  për  ta  me  anëtarët  e  tjerë  të  familjes,  që  potencialisht  i  ka  kontribuuar mungesës së fuqisë vendimmarrëse brenda familjeve të tyre.  

Personat  të cilët kanë përjetuar dhunën në  fëmijërinë e  tyre gjithashtu kanë qenë më  të prirur për  të përjetuar dhunën gjatë  jetës  së  tyre më  shumë  se  sa  të anketuarit e tjerë. Për shembull, një plakë e ka përshkruar dhunën që ajo e ka përjetuar si fëmijë, e cila ka vazhduar pas martesës së saj. Gruaja e ka konsideruar “normale” që burri i saj ta rrah atë 

16 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 29‐32. 17 Këshilli këshillëdhënës kombëtar mbi dhunën kundër grave, Zyra e grave kundër dhunës, Departamenti i drejtësisë i SHBA, ‐ve “Përfundimi i dhunës kundër grave: Një agjendë për kombin.” 18 Në mënyrë të ngjashme, të anketuarit anëtarët e familjeve të të cilëve iu kanë bërtitur atyre, i kanë fyer ata ose i kanë bërë të ndjehen shumë keq çdo muaj e kanë konsideruar të vështirë të flasin me anëtarët e tjerë të familjes për çështjet e rëndësishme.  19 Të anketuarit që kanë përjetuar dhunën fizike kanë qenë të prirur të kenë më shumë se tre fëmijë. RRGGK‐ja po ashtu ka konstatuar se gratë të cilat përjetojnë dhunën fizike mund të jenë nën trysni të kenë më shumë fëmijë se sa ato dëshirojnë. (19 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 28). 20 Mimoza Gashi i ka kontribuuar kërkimit dhe përpilimit të kësaj pjese. 21 Të anketuarit, anëtarët e familjeve të të cilëve me qëllim kanë shkatërruar orenditë ose enët gjatë fëmijërisë së tyre, kanë qenë të prirur të kenë arsimim më të ulët se sa shkollimi i mesëm.  22 Shih kapitullin pesë.  

Page 69: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

59

dhe që prindërit t’i rrahin fëmijët e tyre.23 Fëmijët, të cilët janë dëshmitarë të dhunës ose që e përjetojnë dhunën, mund të fillojnë të mendojnë se dhuna është metodë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve  ose  të  konflikteve  brenda  familjeve.24  Fëmijët  më  vonë  mund  të përdorin  dhunën  kundër  partnerëve  të  tyre,  fëmijëve  dhe  anëtarëve  të  tjerë  të  familjes, duke kryer dhunë nga gjenerata në gjeneratë.25 Në fakt, të anketuarit që kanë qenë fizikisht të dënuar në fëmijërinë e tyre (të shuplakosur, të rrahur me rrip ose me shkop) kanë qenë të prirur t’i dënojnë fëmijët e tyre në të njëjtën mënyrë. Fëmijët në shkollë ose në rrethinën e  tyre mund  të  përjetojnë  pasojat  e  dhunës  në  familje  po  ashtu  përmes  detyrimit  nga fëmijët të cilët kanë qenë dëshmitarë të dhunës ose e kanë përjetuar dhunën.26  

Dhuna në  familje gjithashtu mund  të dëmtojë aftësinë e prindërve për  të ushqyer fëmijët e tij ose të saj. Në shtëpitë, në të cilat ndodh dhuna në familje në SHBA, fëmijët janë fizikisht të të keqpërdorur dhe të neglizhuar në shkallën 15 herë më të lartë se sa mesatarja kombëtare.27Sipas  UNICEF‐it,  “Pasojat  në  sjellje  dhe  ato  psikologjike  të  zhvillimit  në  një familje  të  dhunshme  mund  të  jenë  poaq  rrënuese  për  fëmijët  të  cilët  nuk  janë  vet drejtpërsëdrejti  të  shpërdoruar.”28  Nga  të  anketuarit  e  analizës,  të  cilët  kanë  përjetuar dhunën në shtëpi, afërsisht 30 për qind (102 njerëz) kanë thënë se fëmijët e kanë parë ose dëgjuar dhunën. “Unë e kam parë dhunën duke ndodhur në  familjen  time,”  rikujton një  i ri.29 “Kam qenë shumë i ri. Babai im e rrihte nënën time. Jam rritur me probleme. Kam qenë emocionalisht i lënduar kur i kam parë prindërit e mi që grindeshin … Unë e kisha shprehi të qaja deri sa nuk ndjehesha më mirë.” Fëmijët, të cilët janë dëshmitar të dhunës në familje, janë në rrezik më të madh të ankthit, depresionit, dhunës kundër të tjerëve, shpërdorimit të drogave,  alkoolizmit,  prostitucionit,  kryerjes  së  krimeve  seksuale  dhe  tentativave  të vetëvrasjes,30 sipas Haiman‐it:  

 Lidhja emocionale e zhvillimit të fëmijës me një kujdestar primar në gjashtë vitet e para  të  jetës është shumë me rëndësi. Çrregullimi në këtë zhvillim mund  të krijojë probleme  në  fëmijëri,  adoleshencë  dhe  në  jetën madhore.  Këtu  janë  të  përfshira sjelljet bazike për mirëqenien personale dhe ndprpersonale  Janë të involvuara këtu fundamentet ose bazat e mirëqenies personale dhe ndërpersonale. Shembuj të kësaj janë: 1) aftësia për të krijuar marrëdhënie të thellë dhe të gjatë dashurie; 2) aftësia 

23  Grua e ve serbe, më e vjetër se 66 nga komuna e Zubin Potokut 24 UNICEF Qendra për Kërkime Innocenti (Innocenti Research Centre), “Dhuna familjare kundër grave dhe vajzave.” (Firencë, Itali: qershor 2000), 12.  25 Dhuna familjare, Teoria e të mësuarit social. Shih po ashtu Janet Phillips, Parlamenti i Australisë, “Dhuna familjare në Australi – një vështrim i përgjithshëm i çështjeve,” E‐Brief: Online Only, 7 gusht  2003, azhurnuar në shtator 2006, http://www.aph.gov.au/library/intguide/SP/Dom_Violence.htm. 26 Phillips. 27 J. Osofsky, “Ndikimi i dhunës mbi fëmijët.” E ardhmja e fëmijëve: dhuna familjare dhe fëmijët (1999) 9(3):33‐49 in C. J. Newton, Dhuna familjare: Një vështrim i përgjithshëm” Gjejeni Counseling.com (përpara i quajtur TherapistFinder.net) Revista mbi shëndetin mendor , shkurt, 2001. Në faqen e internetit : http://www.findcounseling.com/journal/domestic‐violence/domestic‐violence‐effects.html. 28 Dhuna familjare kundër fëmijëve, http://www.unicef.org/sowc07/docs/sowc07_panel_2_1.pdf, 1. 29 Grua shqiptare , mosha 18‐25 nga komuna e Podujevës. 30 P. Jaffe dhe M. Sudermann, “Dëshmitë e fëmijës për shpërdorimin e fëmijës: Kërkime dhe përgjigje të komunitetit,” në Stith, S. dhe Straus, M., Të kuptuarit e dhunës së partnerëve: Mbizotërimi, shkaqet, pasojat dhe zgjidhjet. Familjet në shërbimet fokale, Vëll. II. Minneapolis, MN: Këshilli kombëtar mbi marrëdhëniet familjare 1995;  D.A., Wekerle, C., Reitzel, D. and Gough, R., “Strategjitë e adresimit të dhunës në jetërat e rinisë në rrezik të madh..” Në Peled, E., Jaffe, P.G. and Edleson, J.L. (eds.), Përfundimi i ciklit të dhunës:Përgjigjet e komunitetit ndaj fëmijëve dhe grave të dëmtuara. New York: Sage Publications. 1995. Cituar në  “Sigurojini faktet  – Dhuna familjare dhe kujdesi shëndetësor,”  2008 Fondi për parandalimin e Dhunës. 

Page 70: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

60

për  të  toleruar  kënaqjen  e  papërsosur  të  nevojave  personale;  3)  qëndrimet  dhe dëshirat për të bashkëpunuar me të tjerët dhe 4) motivimi për të mësuar dhe për të punuar.31   

Një kërkim i mëhershëm i RRGGK‐së me të rriturit si viktima të dhunës në familje në Kosovë, ka  demonstruar  ndikimin  e  dhunës  në  aftësinë  e  tyre  për  të  kultivuar  marrëdhëniet dashurore, ndërveprimin me njerëzit e tjerë, si dhe punën.32 Duket praktike për të sugjeruar se  e  njëjta  mund  të  jetë  e  vërtetë  për  fëmijët  kosovarë  të  cilët  përjetojnë  dhunën. Shkurorëzimi dhe ndarja po ashtu mund të ndikojnë në zhvillimin e fëmijës..33   Së këndejmi, dhuna në familje nuk duhet të trajtohet dhe nuk mund të trajtohet si një çështje e izoluar, private. Pasojat e dhunës në familje arrijnë përtej niveleve individuale të rrezikimit të sigurisë dhe të mirëqenies së fëmijës dhe të anëtarëve të tjerë të familjes. Ngaqë fëmijët, të cilët janë të shpërdorur ose janë dëshmitarë të shpërdorimit mund të jenë më të prirur për të përdorur dhunën kundër të tjerëve, duke përfshirë sulmin seksual dhe krimet e tjera, dhuna familjare poashtu mund të ndikojë mbi shoqërinë, ashtu siç e ilustron kapitulli në vijim. Një  të kuptuar më  i mirë  i pasojave  të dhunës mbi  fëmijët dhe  familjen mund t’iu mundësojë  institucioneve për të përgatitur përgjigje më të mira për adresimin e pasojave të dhunës dhe potencialisht për parandalimin e dhunës në të ardhmen.   3. Pasojat mbi shoqërinë, duke përfshitë institucionet qeveritare Pos ndikimit mbi fëmijët dhe familjen, dhuna familjare ka pasojat e saj edhe mbi shoqërinë. Siç ka shkruar Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit: “Derisa dhuna në baza gjinore shpesh zë vend në sferën private, ajo ka një ndikim të tërthortë, por dramatik, mbi sistemin e kujdesit shëndetësor  të  vendit dhe paraqet një barrë  të  rëndë në  forcën punuese  kombëtare.”  34 Megjithëkëtë, me gjasë për shkak të interpretimeve të lartpërmendura të dhunës si çështje private, qeveritë rrallë e konsiderojnë dhunën si një çështje të shëndetit publik.35  

Dhuna në familje shkakton shpenzime për policinë, duke përfshirë kohën e kaluar në arrestim, përgjigjen në raportimet e dhunës në familje dhe hetimet.36 Sistemi  i drejtësisë e financon ndalimin e përkohshëm pas arrestimit,  shpenzimet e burgosjes, ndjekjen penale dhe  rastet  gjyqësore.  Programet  e  parandalimit  dhe  të  mbrojtjes  mund  të  përfshijnë shpenzime  shtesë,  duke  përfshirë  këtu  shërbimet  sociale  siç  janë  strehimi  për  gra  dhe fëmijë;  programet  e  parandalimit  dhe  të  avokimit;  trajnimi  i  shkathtësive  punuese  për viktimat dhe programet trajnuese për shërbyesit e shërbimeve sociale, policinë, sistemin e drejtësisë dhe mediat. Sistemi shëndetësor siguron hapësirën e kujdesit emergjent, trajtimin mjekësor, hospitalizim dhe, ndonjëherë, këshillimin psikologjik. Dhuna në  familje mund  të ndikojë mbi ekonominë duke e zvogëluar pjesëmarrjen në tregun e punës, duke reduktuar 

31 Peter Haiman, “Mbrojtja e zhvillimit emocional të fëmijës kur ndahen prindërit,” Projekti natyror i fëmijëve (2007), në: http://www.naturalchild.org/guest/peter_haiman3.html.  32 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 47‐8. 33 Menjëherë pas vdekjes së prindit ose të vëllait a motrës, studiuesit kanë konstatuar se shkaku më i madh i stresit për fëmijët është shkurorëzimi dhe ndarja martesore (James H. Humphrey, Të ndihmuarit e fëmijëve në menaxhimin e stresit:Doracak për të rriturit, 15‐16). Sipas Humphrey, problemet midis prindërve mund të shkaktojnë stresin në mesin e fëmijëve. 34 Faqja e internetit e KNSH, “Adresimi i dhunës në baza gjinore,”në  http://www.theirc.org/media/www/addressing_genderbased_violence_1.html, qasur më 9 Dhjetor 2007. 35 Lori Heise, “Shpërdorimi mbi baza gjinore: epidemi globale.” Cad. Saúde Pública vol. 10  suppl. 1. Rio de Janeiro, 1994. 36 Ky paragraf nxjerret nga Qendra e Kërkimeve Innocenti, UNICEF  

Page 71: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

61

produktivitetin  në  punë,  duke  kontribuuar mbi  fitimet më  të  ulëta  dhe  duke  zvogëluar thithjen  e programeve  të  asistencës  sociale.  Fëmijët  të  cilët mësojnë dobët në  shkollë  si rezultat i dhunës dhe që duhet të përsërisin klasat i kushtojnë sistemit të arsimimit.37 Dhuna në familje po ashtu mund të ndikojë mbi aftësitë e fëmijës për të mësuar, gjë që ndikon mbi punësimin  në  të  ardhmen. Më  tej,  dhuna  në  familje mund  ta  gërryej  kapitalin  social,  të zvogëlojë  pjesëmarrjen  e  qytetarëve  në  proceset  demokratike,  të  ndikojë  në  zhvillimin ekonomik dhe  social  të vendit dhe negativisht  të ndikojë në cilësinë e gjithëmbarshme  të jetës. 38  

Kur mblidhen  të  gjitha  shpenzimet e  lartpërmendura,  kërkimet  kanë dëshmuar  se dhuna në  familje mund  t’i kushtojë vendit miliarda dollarë në vit. Në Kanada, Qendra për Kërkime mbi Dhunën kundër Grave dhe Fëmijëve ka  llogaritur se shpenzimet që rezultojnë nga  dhuna  kriminale  kundër  grave  kanë  shënuar  shumën  vjetore  prej  4.2  miliardë dollarësh.39  Në mënyrë më  të  saktësuar,  dhuna  në  familje  iu  kushton  institucioneve  që merren me  shërbimet  sociale dhe  të  arsimit 2.4 miliardë dollarë në  vit,  sistemit penal  të drejtësisë  872 milionë,  sistemit  të  punës  dhe  punësimit  577 milionë  dhe  institucioneve shëndetësore  e  mjekësore  408  milionë.40  Qeveria  ka  mbuluar  87.5  për  qind  të  këtyre shpenzimeve ose 3.7 miliardë në vit.  

Nevojiten mbledhja më e mirë e të dhënave në emër të institucioneve dhe kërkimet e mëtejme për  të  llogaritur  shpenzimet e dhunës në  familjare në  institucionet e Kosovës. Megjithëkëtë, duket e besueshme të sugjerohet se programet e tashme  lidhur me dhunën në  familje  vërtet  i  kushtojnë Qeverisë  së  Kosovës  dhe  tatimpaguesve,  siç  janë  trajnimi  i siguruar për ZSHS‐ët, zyrtarët e SHPK‐së, gjykatësit dhe personelin e strehimoreve, financimi i Njësisë kundër dhunës në familje të SHPK‐së; shpenzimet e hapësirës së emergjencës dhe të qendrave shëndetësore; përfshirja e QMS‐ve në mbrojtjen e  fëmijëve dhe viktimave  të tjera  të  dhunës  në  familje;  shpenzimet  e  DAVA‐së  dhe  të  Ministrisë  së  Drejtësisë  për dokumentimin  dhe  përpunimin  e  rasteve;  shpenzimet  procedurale  siç  është  përkthimi, përfaqësimi  i  autorizuar,  këshillimi  ligjor  dhe  shpenzimet  e  tjera  juridike;  ndihma  për viktimat; strehimi  i viktimave; shpenzimet e arsimimit për  fëmijët që përsërisin klasat dhe shpenzimet e asistencës sociale për personat e gjymtuar ose të paaftë për të fituar para si rezultat i dhunës. Së këndejmi, dhuna në familje në Kosovë ndikon mbi buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Drejtësisë, si  dhe  në  Buxhetin  e  Konsoliduar  të  Kosovës  përgjithësisht.  Siç  ka  përfunduar  KNSH “Rëndësia e adresimit të dhunës në baza gjinore nuk është, së këndejmi, e lidhur vetëm me mirëqenien  fizike  dhe  psikologjike  të  grave  dhe  të  vajzave,  por  edhe  me  mirëqenien ekonomike dhe sociale të cilitdo komunitet ose komb të dhënë.”41 

37 Banka ndëramerikane e zhvillimit , për shembull, ka gjetur në Nikaragua se  63 për qind e fëmijëve që jetojnë në familje në të cilat gruaja përjeton dhunën kanë qenë përsëritës të klasave në shkollë. Më tej, ata kanë qenë të prirur të ndërpresin shkollimin e tyre në moshën 9 vjeçare krahasuar me fëmijët e grave të cilët nuk kanë përjetuar dhunën e skajshme e të cilët kanë qenë të prirur të mos shkojnë në shkollë në moshën 12 Banka ndëramerikane e zhvillimit  dhe Johns Hopkins University Press, “Tepër afër shtëpisë: Dhuna familjare në Amerikë,” Loerto Biehl, Andrew Morrison, 1999). 38 Po aty. 39 Këshilli kombëtar për parandalimin e krimit, Siguria dhe kursimet: Parandalimi i krimit përmes zhvillimit social (Kanada: Mars 1996), 2‐3. 40 Po ashtu në Australi, dhuna shkakton shpenzime për bashkësinë, siç janë ato ë drejtësisë lidhur me kryerësin e dhunës  dhe trajtimin mjekësor të viktimës (Phillips). 41 Faqja e internetit e Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit (KNSH), “Adresimi i çështjeve të dhunës mbi baza gjinore” në http://www.theirc.org/media/www/addressing_genderbased_violence_1.html, qasur në vitin 2008. 

Page 72: Siguria fillon në shtëpi
Page 73: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

63

KAPITULLI 4  REAGIMI I QYTETARËVE: METODAT TË CILAT I PËRDORIN DHE I PROPOZOJNË QYTETARËT PËR PËRFUNDIMIN E DHUNËS OSE PËR ZVOGËLIMIN E RRETHANAVE TË EKZISTIMIT TË SAJ   Ky  kapitull  nxjerr  të  dhënat  e  analizës  së  RRGGK‐së  në  nivel  të  Kosovës  me  qëllim  të identifikimit të metodave, të cilat qytetarët përdorin për të përfunduar dhunën ose për të zvogëluar pasojat e saj. Pas diskutimit se si qytetarët  trajtojnë dhunën, ky kapitull siguron informacione  lidhur me  njohuritë  e  qytetarëve  për  programet  e  ndihmës  në  dispozicion. Pastaj, në të paraqiten perceptimet lidhur me faktorët, të cilët i kontribuojnë dhunës dhe në fund  ideve të tyre  lidhur me atë se si  institucionet qeveritare dhe organizatat  joqeveritare munden t’i kontribuojnë zvogëlimit të dhunës në familje dhe pasojave të saj në Kosovë.   1. Si e trajtojnë qytetarët dhunën dhe njohuritë e qytetarëve lidhur me ndihmën në dispozicion  Të anketuarit para së gjithash e kanë ditur se përjetimi i dhunës mund të zvogëlohet përmes bisedës me anëtarët e tjerë të familjes ose me shokët. Shtatëdhjetë persona e kanë thirrur policinë,  63  janë  shkurorëzuar,  51  kanë  vizituar mjekun,  41  kanë  vizituar  psikologun  ose psikiatrin dhe 35 kanë shkuar të jetojnë diku tjetër për një kohë të shkurtë. Më pak prej tyre kanë  shkuar  në  strehimore,  kanë  qajtur,  kanë  dalur  të  shëtisin,  kanë  refuzuar  të komunikojnë me  kryerësin  e  dhunës  ose  kanë  shpërqendruar  vëmendjen  e  tyre  përmes angazhimit  në  punë.  Disa  persona  të  njohur  kanë  pasur  mënyra  të  pashëndetshme  të përballimit të dhunës, siç është izolimi i vetvetes nga të tjerët. Në mënyrë brengosëse, tre të anketuar  kanë  thënë  se  njerëzit  nuk  duhet  të  bëjnë  kurrgjë  për  të  zvogëluar  pasojat  e dhunës;  gratë  duhet  të  pranojnë  realitetin  e  dhunës  në  jetë  dhe/ose  t’iu  nënshtrohen burrave të tyre me qëllim që të parandalojnë dhunën në të ardhmen, kanë thënë ata.  

Derisa 18.3 për qind e të anketuarve që kanë përjetuar dhunën kanë thënë se asgjë nuk  i ka bërë ata  të ndjehen më mirë, 17 për qind kanë  thënë se bisedimi me anëtarët e tjerë të familjes, 16.5 bisedimi me miqtë dhe 16.5 për qind angazhimi në çka do qoftë me duar  të  tyre,  siç është qepja,  iu ka ndihmuar atyre  të ndjehen më mirë. Të anketuarit po ashtu kanë fjetur, kanë jetuar për një kohë të shkurtë diku tjetër, kanë qajtur, kanë biseduar me psikologun ose psikiatrin, e kanë dërguar kryerësin e dhunës në burg, janë shkurorëzuar, kanë  dëgjuar  muzikë,  kanë  lexuar  ose  kanë  shkuar  në  shkollë.  Afërsisht  gjysma  e  të anketuarve nuk i kanë treguar askujt lidhur me dhunën të cilën ata e përjetonin. Një e treta i kanë folur për te një anëtari tjetër të familjes, 16.5 për qind i kanë treguar miqve të vet, dhe vetëm pak  të anketuar  iu kanë  treguar policëve, mjekëve, psikologëve ose psikiatërve. Në përgjithësi,  rezultatet  e  analizës  tregojnë  se  njerëzit  që  e  përjetojnë  dhunën  janë më  të prirur  të  kërkojnë  ndihmë  nga  anëtarët  e  familjes  ose  shokët  se  sa  nga  institucionet.  Së këndejmi, përpjekjet për tejkalim të kufijve po ashtu duhet të kenë në shënjestër njerëzit të cilët potencialisht i ndihmojnë viktimat e dhunës. 

Page 74: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

64

Me qëllim të përcaktimit të njohurive të të anketuarve për ndihmën në dispozicion për viktimat e dhunës, RRGGK‐ja gjithashtu ka pyetur  të anketuarit nëse ata e dinin se ku mund  të gjejë ndihmë personi nëse ai ose ajo po e përjetonte dhunën: përafërsisht dy  të tretat e tyre kanë ditur se personi mund të marrë ndihmë nga policia.1 Pesëmbëdhjetë për qind kanë thënë nga një anëtar tjetër  i familjes dhe 2.3 për qind kanë thënë nga një shok. Është për t’u brengosur se vetëm 13.2 për qind e të anketuarve kanë përmendur Qendrat për Punë Sociale (QPS), 7.4 për qind organizatat joqeveritare ose strehimoret, 4.0 për qind përkrahësin e viktimës, 1.2 për qind psikologun ose psikiatrin dhe më pak se një për qind ka përmendur mjekun. Katërmbëdhjetë për qind e të anketuarve nuk kanë mundur të cekin një vend të vetëm ku dikush që vuan nga dhuna mund të merrte ndihmën dhe pak të anketuar kanë thënë se personi duhet të merret me dhunën brenda familjes. Kjo ilustron nevojën për tejkalim  të  kufijve  të  komunitetit  dhe  për  përpjekje  për  ndërgjegjësim  me  qëllim  të informimit të qytetarëve lidhur me shërbimet në dispozicion nga institucionet.2 

Raportimi  i dobët  i dhunës në  institucione pjesërisht mund t’i atribuohet mungesës së vetëdijes lidhur me asistencën në dispozicion. Pak më shumë se gjysma e të anketuarve e kanë ditur se ekziston Rregullorja kundër dhunës në  familje në Kosovë  (shih grafikun 4.1), por 10.6 për qind kanë thënë se Rregullorja e tillë nuk ekziston dhe 34.8 për qind nuk e kanë ditur nëse ajo ekziston ose jo. Njerëzit në komunat e Lipjanit, Fushë Kosovës dhe Shtimes në veçanti  nuk  e  kanë  ditur  se  një  Rregullore  e  tillë  ekziston.  Ndërgjegjësimi  lidhur  me Rregulloren duhet të ketë në shenjtër posaçërisht ato komuna, gratë, njerëz me më pak se sa niveli i arsimimit të mesëm shkollor, të papunët, njerëzit me të hyra të ulëta, dhe grupet etnike  serbe  dhe  gorane.3  Derisa  80  për  qind  e  të  anketuarve  kanë  thënë  se  ata  do  të shfrytëzonin ligjin nëse dhuna në familje do t’iu ndodhte atyre, 15 për qind nuk do të bënin këtë dhe 5 për qind nuk kanë ditur çka të thonë. Në grupet e veçanta më pak të pritura për të  shfrytëzuar  ligjin  janë  përfshirë  gratë,  personat  me  më  pak  se  sa  niveli  i  mesëm  i arsimimit  shkollor,  individët me  të  hyra  të  vogla  dhe  njerëzit  nga  komunat  e Gllogovcit, Fushë Kosovës dhe Deçanit. Të papunët dhe gjeneratat e reja (nën moshën 45 vjeçare) kanë qenë më të prirur për të shfrytëzuar ligjin. 

 

1 Përafërsisht 16 për qind e të anketuarve kanë njohur personin i cili e ka shfrytëzuar asistencën në dispozicion nga institucionet. Në 85.8 për qind të këtyre rasteve ka ardhur policia dhe në 40.6 për qind personi e ka lëshuar shtëpinë e tij / të saj për të banuar diku tjetër. Në 19.8 për qind të rasteve, personi ka marrë ndihmë nga QPS, 11.1 për qind nga përkrahësit e viktimave, 13.9 për qind ndihmë tjetër ligjore dhe 10 për qind nga organizatat e grave ose strehimorja. Përafërsisht  në gjysmën e rasteve, kryerësi i dhunës është arrestuar dhe e një e treta e rasteve kanë proceduar në gjykatë.  2 Kapitulli 6 dhe rekomandimet elaborojnë mundësitë e ndërgjegjësimit. 3 Ka ekzistuar një korrelacion midis këtyre grupeve dhe përgjigjes “nuk e di”.  

Page 75: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

65

“Unë nuk do të shkoja në polici, për arsye se burri im do të më braktiste. Po ashtu unë do të turpëroja gjithë familjen time.”   – Grua shqiptare, mosha 36‐45, nga Deçani 

272

386

53

264

331

395

68

171

603

77

11

121

435

Pajtohen Disi pajtohen Disi nuk pajtohen Nuk pajtohen Nuk e dine

Grafiku 4.1 Rregullorja kunder hunes ne familje ekziston ne Kosove

Femrat e anketuara Meshkujt e anketuar Femrat dhe meshkujt e anketuar

Siç e ilustron grafiku 4.2, në arsyet që të anketuarit kanë dhënë lidhur me atë se pse nuk  do  të  shfrytëzonin  ligjin  përfshihen:  ata  do  të  zgjidhnin  problemet  vet  ose  brenda familjeve  të  tyre  (40.7  për  qind);  për  shkak  të  turpit  (19.2  për  qind);  policia  nuk  do  të ndërmerrte  kurrfarë  veprimi  ose  ligji  nuk  funksionon  (10.7  për  qind);  gratë  duhet  të përmbahen  nga  raportimi  i  dhunës  (9  për  qind); mungesa  e  besimit  në  policinë  (6.2  për qind);  raportimi  i  dhunës  nuk  ka  kurrfarë  zgjidhje afatgjate ose ata nuk do  të kishin ku  të shkonin pas raportimit  të dhunës  (4.0 për qind); ata do  të  rrinin për shkak të fëmijëve (2.3 për qind); ata do ta falnin kryerësin  e  dhunës  (2.3  për  qind);  ose  dhuna  në familje më kurrë nuk do t’iu ndodhte atyre. (2.3 për qind).  Meshkujt  kanë  qenë  më  të  prirur  për  t’u përgjigjur  se  do  të  zgjidhnin  problemet  vet.  Së këndejmi,  krahas  ndërgjegjësimit  lidhur  me Rregulloren, fushatat plotësuese arsimuese duhet të trajtojnë çështjen e  turpit, miteve se gratë duhet  të durojnë dhunën dhe të qartësohet se opsionet e ndihmës  janë në dispozicion. Për gratë e martuara me  burra  keqtrajtues,  është me  rëndësi  për  t’u  siguruar  se  ato  do  ta  ruanin kujdestarinë e  fëmijëve të  tyre dhe se opsionet  financiare  janë  të vëna në dispozicion për mbijetesën e tyre.4 Kjo është ilustruar nga një grua e anketuar respondente e cila ka thënë se  burri  i  saj  e  rrihte.  Ajo  nuk  kishte  shkuar  për  vizitë  te mjeku,  por  e  konsideron  si  të dobishme dhe relaksuese për të biseduar me anëtarët e familjes. Ajo ka thënë se kurrë nuk do të thirrte policinë për shkak të turpit dhe të fëmijëve të saj. “Unë do ta duroja dhunën… Nuk e di se sa shumë” ka thënë ajo. “Nuk dëshiroj t’i braktis fëmijët e mi. Edhe pse ai më rrah mua,  ai  nuk më  rrah mua  për  vdekje. Atëherë  do  të  ishte  e  arsyeshme  të  thërrasë 

4 Për më shumë informacion, shih kapitullin 6. 

Page 76: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

66

policinë.”  Ajo  ia  atribuonte  dhunën  e  burrit  të  saj  situatës  së  keqe  ekonomike.“Varfëria është arsyeja e vetme pse dhuna ndodh në shoqërinë e Kosovës këto vite.” ka thënë ajo.5 

 

6

4

4

4

7

11

16

19

34

72

3.4%

2.3%

2.3%

2.3%

4.0%

6.2%

9.0%

10.7%

19.2%

40.7%

Tjeter

Dhuna ne familje mua nuk do te me ndodhte  kurre

Do t'ia falja kryeresit

Do te rrija per shkak te femijeve

Nuk do  te kisha ku tjeter te shkoja / pa zgidhje afatgjate

Mungesa e besimit ne polici

Gruaja duhet ta perballoje dhunen

Policia nuk do te beje asgje / ligji nuk zbatohet

Per shkak te turpit

Do t'i zgjidhnim problemet vet / brenda  familjes

Grafiku 4.2 Pse te anketuarit nuk do ta perdornin ligjin ne situaten e dhunes ne familje

 

2. Zvogëlimi i dhunës përmes parandalimit: Perceptimet e qytetarëve për faktorët që i kontribuojnë dhunës dhe për mënyrën e trajtimit të tyre  Shumica dërmuese e  të  anketuarve  ia  ka  atribuuar dhunën në  familje  kushteve  të  këqija ekonomike ose  kushteve  të  këqija  të  jetesës.  (55.3 për qind), papunësisë  (54.4 për qind) dhe/ose varfërisë.6 Për shembull, një grua ia ka atribuuar dhunën, që ndodhte tek fqinjët e saj, papunësisë.: “Djali jeton me babanë e tij, gruan e tij e cila është shtatzënë dhe me djalin e tyre njëvjeçar. Ai nuk ka pasur punë dhe, së këndejmi, ai i kërkonte para babait të tij. Por babai  i  tij nuk  ia  jepte paratë. Kështu, … babai dhe djali  kishin  filluar  të përlesheshin me njëri‐ tjetrin, vetëm për shkak të papunësisë … derisa dikush nuk e kishte thirrur policinë.”  

Siç e ilustron grafiku 4.3, faktorë të tjerë të rëndësishëm që i kontribuojnë dhunës në familje, siç kanë besuar qytetarët, kanë qenë alkooli (20.5 për qind), mosmarrëveshjet ose moskuptimet midis qifteve që bëhen  tepër  intensive  (20.9 për qind),  trauma e patrajtuar nga  lufta (17.2 për qind) dhe mungesa e arsimimit (16.3 për qind). Grupet që më së shumi janë  të  prirura  t’ia  atribuojnë  dhunën  kushteve  të  këqija  ekonomike  dhe mungesës  së edukimit  kanë  qenë  femra  dhe  burra  nga  Prishtina  dhe  Peja. Qytetarët  po  kështu  kanë përmendur kulturën, mentalitetin ose traditën, xhelozinë e kryerësit të dhunës, hidhërimin, frustracionin, mosdurimin,  sjelljen  e  keqe  ose  personalitetin  e  keq,  drogat, martesën  e hershme  ose  të  padëshirueshme;  situatën  politike;  qeverinë  e  korruptuar  dhe  të pakualifikuar  (posaçërisht kur korrupsioni  iu ka mundësuar kryerësve të dhunës të  jenë të lirë); amoralitetin; tradhtinë bashkëshortore; çrregullimet psikologjike në mesin e kryerësve të  dhunës;  ligjet  joadekuate  për  mbrojtjen  ose  parandalimin;  agresionin  e  mashkullit; mosrespektimin  e  ligjit;  mosrespektimin  e  të  drejtave  të  njeriut;  marrëdhëniet  e 

5 Grua shqiptare, mosha 36–45 nga komuna e Prishtinës 6 Vërejtje: përqindja nuk e arrin totalin 100 për qind për arsye se të anketuarit kanë cekur më shumë se një arsye. Derisa jo të gjitha këto çështje janë të ilustruara në grafikon, ato janë përmendur nga qytetarët në përgjigjet e tyre ndaj pyetjeve të tjera.  

Page 77: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

67

pabarabarta  të  forcës  midis  grupeve  të  moshave  dhe/ose  gjinive;7  prostitucionin; ndryshimet e kohëve të fundit në Kosovë; familjet e mëdha që jetojnë bashkë pa hapësirën e mjaftueshme; problemet shëndetësore dhe mungesën e respektit për fenë. Vetëm pak të anketuar  kanë  thënë  se  sikur  gruaja  ta  dinte  vendin  e  saj  në  familje,  dhuna  nuk  do  të ndodhte. Meshkujt  janë  të  prirur  të mendojnë  se mungesa  e  arsimimit  dhe  grindjet  që bëhen tejet intensive i kanë kontribuuar dhunës. Njerëzit me më pak se sa niveli i mesëm i arsimimit  shkollor  dhe  personat  e  papunë  kanë  besuar  se  papunësia  ka  qenë  arsyeja kryesore, ndërsa shumica e të anketuarve nën moshën 45 vjeçare ia kanë atribuuar dhunën gjendjes së keqe ekonomike.  

 

10

14

24

44

47

63

114

141

204

215

257

262

681

692

0.8%

1.1%

1.9%

3.5%

3.8%

5.0%

9.1%

11.3%

16.3%

17.2%

20.5%

20.9%

54.4%

55.3%

Sjelljet e keqija / personi i keq

Mashtrimi / Tradhtia

Xhelozia / hidherimi / frustrimi / jotoleranca

Te tjera

Semundja e personit

Familjet e medha jetojne se bashku dhe nuk kane hapesire te mjaftueshme

Kultura / mungesa e moralitetit / mentaliteti  / tradita

Martesa e personave pa deshiren e tyre

Mungesa e shkollimit

Traumat nga lufta

Pasi qe dikush te pine alkool

Gjate fjalosjes qe behet shume intensive

Papunesia

Gjendja e keqe ekonomike

Grafiku 4.3 Perceptimi i arsyes kryesore nga te anketuarit lidhur me ndodhjen e dhunes

 

7 “Pabarazia  gjinore; gratë në  shoqërinë tonë janë të shpërfillura dhe të pashkolluara mjaft; burrat janë më të fuqishëm,”ka komentuar një burrë shqiptar me moshë 46‐55 nga komuna e Klinës. 

Page 78: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

68

Identifikimi i shkaqeve potenciale të dhunës në familje mund të jetë i dobishëm për planifikimin e reagimeve më strategjike. Institucionet mund të mësojnë nga percepcionet e qytetarëve në krijimin e  fushatave të ndërgjegjësimit, si dhe në përgjigjet  institucionale të parandalimit dhe të adresimit të dhunës në familje. Vërtet, qytetarët duket se i kanë bazuar rekomandimet e tyre për qeverinë mbi faktorët, të cilët ata i kanë identifikuar si faktorë që i kontribuojnë  dhunës.  Afërsisht  gjysma  e  të  anketuarve  kanë  thënë  se  qeveria mund  të parandalonte dhe/ose të trajtonte çështjet e dhunës në familje përmes rritjes së punësimit për gratë, burrat dhe veçanërisht për të rinjtë. (pra, mbështetjen e krijimit të punëve të reja, krijimin  e  një  strategjie  të  punësimit  për  gratë  në  rrezik).  Qytetarët  fare  qartë  e  kanë konsideruar  krijimin  e  kushteve  ekonomike  dhe  jetësore  si  vital.  Mungesa  e  kushteve minimale të jetesës, siç janë 24 orë pa ujë ose rrymë mund të sprovojë durimin e njerëzve, të  rris  frustracionin dhe  të pjellë grindjet.  “Kur nuk ka ujë dhe  rrymë, anëtarët e  familjes bëhen  të  stresuar  dhe mund  të  godasin  ose  të  keqtrajtojnë  njëri‐tjetrin.”  ka  thënë  një aktivist.8  Përmes  sigurimit  të  këtyre  kushteve  themelore,  qeveria  mund  t’i  kontribuojë mirëqenies  së  përgjithshme  shëndetësore  dhe  psikologjike  të  qytetarëve  derisa  kështu potencialisht do të zvogëlonte dhunën në familje.  

E dyta, 10.1 për qind e të anketuarve kanë rekomanduar që qeveria duhet të sigurojë qasje më të mirë në arsimim për gratë dhe burrat, duke përfshirë njerëzit në zonat rurale. Nivelet më  të  larta  të arsimimit mund  të përmirësojnë  shanset e njerëzve në  sigurimin e punësimit  dhe,  potencialisht,  në  zvogëlimin  e  dhunës  në  familje.9  Programi  dhe  plani shkollor  në  shkollat  fillore  dhe  të  mesme  po  ashtu  mund  të  përfshijë  më  shumë informacione për dhunën në familje, edukatën seksuale dhe edukatën familjare, kanë thënë disa  të  anketuar.  Të  anketuarit  gjithashtu  kanë  rekomanduar  që  qeveria  të  bëjë  të mundshëm trajnimin profesional të lirë apo falas për grupet në rrezik, posaçërisht për gratë, që mund t’i ndihmonte punësimit dhe do të kontribuonte në zvogëlimin e dhunës.10 

E  treta, një numër  i madh  i  të  anketuarve  kanë  thënë  se qeveria dhe organizatat joqeveritare kanë pasur nevojë  të zhvillojnë  fushata  të edukimit duke pasur në shënjestër gratë dhe burrat  si në  zonat  rurale, ashtu edhe në ato urbane. Qytetarët në  zonat  rurale posaçërisht kanë thënë se qeveria duhej të ishte më afër me njerëzit për adresimin e kësaj dhe të çështjeve të tjera. Ata kanë shprehur shpresën se përfaqësuesit e qeverisë duhet të vizitojnë zonat e tyre më shpesh, t’i shqyrtojnë më mirë nevojat e tyre dhe të sjellin ngjarje të ndërgjegjësimit kulturor në  fshatrat e  tyre. Sikur  të kishte më shumë aktivitet social në dispozicion  në  fshatra,  dhuna  do  të  kishte  më  pak  gjasë  të  ndodh,  kanë  thënë  ata. Respondentët po kështu kanë sugjeruar shfrytëzimin e mediave për ndërgjegjësimin përmes serialeve  televizive  që  përshkruajnë  zgjidhjet  për  dhunën  në  familje  lidhur me  situatat  e dhunshme,  shpalljet  e  shërbimeve  publike,  emisione  të  bisedave  dhe  debate  të publikuara.11 Ata kanë rekomanduar organizimin e më shumë seminareve,  trajnimeve dhe debateve mbi dhunën në familje, posaçërisht në zonat rurale, në zonat më të rrezikuara nga 

8 Anketa e RRGGK‐së, qershor, 2008. 9 ESK ka treguar se njerëzit me nivele të larta të shkollimit kanë më shumë gjasa të jenë të punësuar (2004, Statistikat e tregut të punës, 26). Rezultatet e kësaj analize kanë treguar se qytetarët me shkollim më të mirë, punësim dhe të hyra të përgjithshme familjare më të larta kanë qenë më pak të prirur të përjetojnë dhunën (shih kapitullin 2). 10 Idetë për një trajnim të tillë profesional janë paraqitur në kapitullin 6.  11 Një qytetar ka sugjeruar se personat të cilët konstatohen të jenë fajtor në dhunën në familje duhet të identifikohen në media me emër e mbiemër me qëllim të parandalimit.  

Page 79: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

69

dhuna në familje dhe në shkolla.12 Disa qytetarë kanë thënë përpjekjet e një shtrirjeje sa më të gjerë kanë pasur nevojë të inkurajojnë dhe të fuqizojnë gratë në raportimin e dhunës dhe për  t’i  pajisur  ato me mbrojtjen  adekuate me  qëllim  që  të  veprojnë  asisoj. Qytetarët  po ashtu  kanë  thënë  se qeveria mund  të  financonte organizatat  joqeveritare që punojnë në këtë çështje, posaçërisht në fshatra.  

E  katërta,  të  anketuarit  kanë  identifikuar  nevojën  për  të  përpiluar, miratuar  dhe zbatuar  një  ligj  kundër  dhunës  në  familje  në  Kosovë.  13Ata  kanë  thënë  se  ligji  duhet  t’i dënojë  kryerësit  e  dhunës,  të  sigurojë  mbrojtjen  e  shërbimeve  mbështetëse  si  dhe përmirësimin e tyre për viktimat, dhe të ketë dënime më të rrepta për kryerësit e dhunës (pra, Kodi Penal). Të anketuarit kanë thënë se policia duhet të punojë më shumë në hetimin e raportimeve të dhunës në familje dhe të përmirësojë teknikat e hetimit. Ata kanë kërkuar funksionim më efektiv dhe më efikas të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë zvogëlimin e nepotizmit,  adresimin  e mungesës  së  profesionalizmit,  ndjekjen më  të  shpejtë  penale  të rasteve dhe  gjykimet më  të  rrepta në dënimin e  kryerësve  të dhunës. Në mënyrë më  të përgjithësuar,  disa  të  anketuar  kanë  komentuar  se  qeveria  është  dashur  të  zbatojë  ligjet ekzistuese lidhur me pronën, barazinë gjinore dhe dhunën në familje, si dhe të përmirësojë bashkëpunimin midis institucioneve në raportimin e rasteve dhe në zbatimin e ligjit.  

E pesta, një numër  i madh  i  të anketuarve  kanë menduar  se hapja e qendrave  të këshillimit ose vënia më shumë në dispozicion e këshillimit financiarisht (pra, pa pagesë) dhe gjeografikisht për njerëzit në zonat urbane dhe rurale mund të ndihmonte në parandalimin ose në zvogëlimin e ndikimit negativ të dhunës.14 Qendrat e këshillimit mund të shërbejnë një numër  të madh  të qëllimeve,  thonë ata,  siç është ndërgjegjësimi  lidhur me dhunën  si dhe  ofrimi  i  këshillimit  për  çiftet,  viktimat,  familjet  dhe  kryerësit  e  dhunës  ose  kryerësit potencial  të dhunës. Më parë se sa  themelimi  i qendrave  të  reja  të këshillimit, shumica e këtyre  shërbimeve mund  të  sigurohen përmes  institucioneve ekzistuese  siç  janë: qendrat për punë sociale, organizatat vendore joqeveritare dhe strehimoret.  

E  gjashta,  të  anketuarit  kanë  thënë  se  institucionet  dhe  organizatat  duhet  të sigurojnë asistencë më të mirë për viktimat e dhunës. Disa të anketuar kanë propozuar më shumë  strehimore për viktimat e dhunës.  Sidoqoftë,  strehimoret ekzistuese  rrallë  janë  të mbushura përtej kapacitetit  të  tyre.15 Më parë se sa hapjen e strehimoreve  të  reja, do  të ishte e këshillueshme për të mbështetur strehimoret ekzistuese të cilat kanë pas vetes vite të përvojës dhe të personelit të trajnuar, rekomandim ky po ashtu i bërë nga disa qytetarë. Në mënyrë më të saktësuar, të anketuarit kanë thënë se asistenca për personat që vuajnë nga  dhuna  në  familje  përfshin:  këshillimin  e  siguruar  nga  psikologët  e  fushës  përkatëse, psikiatrit  ose  këshilluesit;  këshillimin  familjar;  asistencën  në  gjetjen  e  punësimit; akomodimin e sigurt; qasjen pa pagesë ndaj kujdesit shëndetësor; qasjen ndaj arsimimit më të mirë; asistencën  ligjore; ndihmën  financiare për viktimat dhe  familjet e tyre; asistencën nga  policia  dhe  monitorimin  në  vazhdim  (QMS)  në  ekonomitë  familjare  ku  dhuna  ka ndodhur deri sa situata nuk stabilizohet dhe zgjidhet. Qytetarët po ashtu kanë rekomanduar 

12 Shihni rekomandimet për zonat e sugjeruara që duhet të jenë në fokus të informacionit, bazuar në rezultatet e këtyre kërkimeve.  13 Trembëdhjetë për qind e të anketuarve kanë identifikuar këtë nevojë. Njëri prej tyre ka rekomanduar themelimin e një komisioni në qeveri, i  cili do të merrej me çështjen e dhunës në familje, rekomandim ky i përpunuar në kapitullin 6.  14 Një i anketuar ka rekomanduar që këshillimi nga psikologët profesionalë të vihet në dispozicion në shkolla, që diskutohet në kapitullin 6.  15 RRGGK, intervista me strehimoret. 

Page 80: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

70

rithemelimin e programeve të rehabilitimit ose të qendrave për keqtrajtuesit,  ide kjo e cila përpunohet më tutje në kapitullin gjashtë.  

Duke  ilustruar  zhgënjimin  e  qytetarëve  me  qeverinë  dhe  frustracionin  e përgjithshëm, afërsisht pesë për qind e të anketuarve nuk kanë besuar se qeveria mund të bëjë diçka për të parandaluar ose adresuar dhunën. Tre të anketuar kanë thënë se familjet duhet të merren me problemet e tyre vetanake.   

Page 81: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

71

KAPITULLI 5  KUFIZIMET SOCIALE QË I PRIVOJNË GRUPET E VEÇANTA DEMOGRAFIKE NË SFERËN PRIVATE DHE PUBLIKE DHE QË POTENCIALISHT E RRISIN DHUNËN NË FAMILJE    Teoretizimi ia ka atribuar dhunën në familje ose sjelljes individuale të ndonjë mashkulli (pra, psikopatologjia dhe mungesa e kontrollit) ose pabarazive  sociale  (pra,  familjes patriarkale dhe marrëdhënieve të pabarabarta gjinore). Megjithëkëtë, Heise ka argumentuar për një të kuptuar  më  të  thjeshtë,  multidimensional,  që  nuk  merr  parasysh  vetëm  individin  apo shoqërinë,  por  ndërveprimin  e  “faktorëve  të  ndryshëm  personal,  situacional  dhe sociokulturor” që i kontribuojnë dhunës.1 Një të kuptuar i plotë i faktorëve potencialisht të ndërlidhur  që  i  kontribuojnë  dhunës  në  familje  mund  t’iu  mundësojë  institucioneve zhvillimin e programeve më të mira drejt parandalimit të dhunës në të ardhmen.  

Derisa në kapitujt e përparmë janë diskutuar faktorët në nivel individual që mund t’i kontribuojnë  dhunës  në  familje,  ky  kapitull  shqyrton  kufizimet  e  veçanta  sociale  në shoqërinë kosovare që mund të deprivojnë disa grupe demografike qoftë në sferën private (brenda shtëpive të tyre), qoftë në sferën publike, që potencialisht i kontribuojnë dhunës në familje: strukturat  tradicionale  të pushtetit brenda  familjes  (pjesa e parë), diskriminimi në baza gjinore kundër fëmijëve sipas traditës (pjesa e dytë), mungesa e qasjes ndaj arsimimit (pjesa e tretë), rolet diskriminatore gjinore dhe praktikat e punësimit  (pjesa e katërt), dhe diskriminimi në posedimin e pronësisë dhe trashëgimisë (pjesa e pestë). Është  i nevojshëm një kërkim i mëtejmë për të hulumtuar faktorët e tjerë potencial. Identifikimi i kufizimeve të tilla  sociale krahas  sjelljeve  individuale mund  t’ia bëjë  të mundshme qeverisë adresimin e rrënjëve të shkaqeve të dhunës dhe, së këndejmi, edhe zvogëlimin e saj.    1. Strukturat tradicionale të pushtetit brenda familjes Në  Kosovë meshkujt  ende  janë  të  prirur  të  udhëheqin  familjen2  posaçërisht  në  familjet shqiptare.3 Burrat, dhe rrallë gratë,  i marrin vendimet  lidhur me blerjet e mëdha  familjare dhe shkollimin e fëmijëve,4 siç e  ilustron grafiku 5.1. Më shumë se gjysma e të anketuarve (52.9  për  qind)  kanë  thënë  se  një  anëtar  mashkull  i  familjes  ka  marrur  vendimet  për mënyrën se si duhet të shpenzohen paratë e familjes për blerjet e mëdha, siç është makina 

1 Lori Heise, “Dhuna kundër grave: Një kornizë e integruar ekologjike,” Dhuna kundër grave 4 (1998), 262. 2 Partners Kosova, anketë e RRGGK‐së, 2008. 3 RRGGK ka konstatuar korelacionin midis burrave që janë vendimmarrës dhe të anketuarve shqiptarë (anketë e RRGGK‐së, 2008).  4 Në 43.8 për qind të familjeve, anëtarët meshkuj të familjes kanë vendosur lidhur me shkollimin e fëmijëve, krahasuar me vendimet e grave në 9.5 për qind të familjeve. Për shqiptarët, të anketuarit ruralë, dhe / ose ata që anë pasur familje të mëdha, meshkujt kanë pasur më shumë gjasa për të vendosur për shkollimin. Femrat vendimmarrëse lidhur me edukimin kanë qenë të prirura të jetojnë në komunën e Prishtinës. Dyzet e gjashtë për qind e të anketuarve kanë thënë se vendimet lidhur me shkollimin e fëmijëve janë marrë së bashku ose se secili fëmijë ka vendosur vet për veten e tij ose të saj.  

Page 82: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

72

e  re  ose  orenditë.5 Vetëm  10.7  për  qind  e  të  anketuarve  kanë  thënë  se  femrat  i marrin vendimet e mëdha financiare për familjen.6 Kur duhet të merret një vendim i rëndësishëm, anëtari mashkull i familjes ka për të thënë fjalën e fundit në 60.5 për qind të familjeve të të anketuarve krahasuar me gratë me vetëm 10 për qind të familjeve.7 Gratë e anketuara po ashtu më shumë kanë pasur gjasë se sa burrat ta kenë ”të vështirë” të flasin me anëtarët e familjes lidhur me gjërat të cilat kanë qenë të rëndësishme për to.8  

134 119 126

664

546

757

457

577

369

Kush vendos per blerjet e medha, sic jane vetura apo mobiljet?

Kush vendos zakonisht  per shkollimin e femijeve?

Kush e ka fjalen e fundit kur duhet te merret nje vendim i rendesishem?

Grafiku 5.1 Vendimmarrja ne familje sipas gjinise 

Vendos femra Vendos mashkulli Vendosin bashkerisht

  Mungesa  e  pushtetit  vendimmarrës mundet  po  ashtu  të  jetë  një  formë  e  dhunës 

psikologjike  dhe  ekonomike  në  vetvete  ashtu  siç  potencialisht mund  të  shpie  te  dhuna fizike.9 RRGGK‐ja ka  identifikuar relacionin midis personave të cilët kanë përjetuar dhunën  5 Anëtarët meshkuj të familjes kanë përfshirë vet të anketuarit meshkuj, burrin e një të anketuare grua, një baba, një vjehërr, një kunat, një vëlla, djalë ose axhë. 6 Të anketuarat gra që kanë qenë persona vendimmarrës kanë përfshitë një grua të të anketuarit mashkull, nënën, vjehrrën ose gjyshen. Të anketuarat gra, që kanë qenë të punësuara, dhe kanë pasur të hyra të larta po ashtu kanë qenë të pritura të kenë femra vendimmarrëse në familjet e tyre. Vetëm mbi një e treta e të anketuarve 36.4 për qind, shumë prej të cilëve kanë pasur nivele të larta të shkollimit dhe partnerë  të punësuar, kanë thënë se vendimet e rëndësishme financiare janë bërë nga gratë dhe burrat së bashku. Të anketuarit e pamartuar, të ndarë ose të ve kanë pasur prirje të kenë femra vendimmarrëse, që mund të tregojë  se gratë të zonja të familjes kanë më shumë pushtet vendimmarrës. 7 Vendimet e rëndësishme janë marrë së bashku në 29.5 të familjeve. Kur i anketuari ka pasur nivel të ulët të shkollimit ose ka qenë i papunësuar, gjasa ka qenë që vendimmarrës të jetë mashkulli.  8 Të anketuarit boshnjak dhe turq po ashtu kanë qenë të prirur ta kenë të vështirë, ndërsa serbët kanë qenë të prirur ta konsiderojnë këtë të lehtë. Njerëzit mbi moshën 55 vjeçare kanë qenë të prirur ta konsiderojnë të vështirë për të biseduar me partnerët e tyre lidhur me gjërat e rëndësishme për ta, derisa gjeneratat e reja e kanë pasur fare të lehtë. Njerëzit të cilët nuk e kanë kryer niveli universitar të shkollimit dhe / ose kanë qen të papunë po ashtu kanë qenë të prirur ta kenë këtë më të vështirë.  9 Nëse një anëtar i familjes ka diskutuar ose nuk është pajtuar me vendimmarrësin lidhur me vendimin e tij, në 5.2 percent të familjeve vendimmarrësi do të mishërohej, në 2.2 për qind të familjeve vendimmarrësi do të bërtiste dhe bënte zhurmë dhe në 1.3 për qind vendimmarrësi potencialisht do të dëmtonte fizikisht personin i cili nuk pajtohet. Vendimmarrësit të cilët janë hidhëruar dhe potencialisht i kanë dëmtuar të tjerët kanë qenë të prirur të jenë nga familjet me të hyra të ulëta.  

Page 83: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

73

dhe atyre të cilët e kanë pasur të vështirë të  flasin me partnerin e tyre  lidhur me gjërat e rëndësishme  për  ta  Mungesa  e  vendimmarrjes  brenda  familjes  mund  t’i  kontribuojë martesave  të  hershme,  ndërprerjes  së  shkollimit,  papunësisë  dhe  mungesës  së  fuqisë vendimmarrëse lidhur me numrin e fëmijëve që do të donte të kishte personi.  

Mungesa  e  pushtetit  vendimmarrës  për  gratë  e  reja mundet  dhe  ka  rezultuar  në martesa  të  hershme  dhe  potencialisht  të  padëshirueshme  për  disa  gra  kosovare.  Për shembull, një grua shqiptare ka thënë se familja e saj dhe posaçërisht nëna e saj e ka rrahur ate  shumë  shpesh,  e  ka  detyruar  ate  të  ndërpresë  shkollimin  e  aj  dhe  e  ka  aranzhuar martesën e  saj kur ajo  i ka pasur vetëm 16 vjet.10 Në përgjithësi, gratë  janë  të pritura  të martohen më herët se sa meshkujt në Kosovë. ESK ka raportuar për vitin 2006 se mesatarja e  moshës  së  martesës  për  gratë  është  27  vjet,  kurse  30  për  burrat  .11  Në  mënyrë  të ngjashme, 88.1 për qind e grave të anketuara nga RRGGK‐ja  janë martuar para moshës 26 vjeçare krahasuar me 58.1 për qind të burrave. Të gjithë, pos njërit prej 11 të anketuarve që kanë  qenë  të martuar  para moshës  16  vjeçare,  kanë  qenë  gra. Martesa  e  hershme  dhe obligimet  familjare mund  të  ndikojnë  në  nivelin  e  arsimimit  të  femrës  dhe,  së  këndejmi, edhe mbi  statusin  ekonomik  të  saj.12  Siç  është  ilustruar  në  kapitullin  e  dytë,  njerëzit me nivele  të ulëta  të  arsimimit dhe me  status ekonomik  të  tillë  janë më  shumë në  rrezik  të dhunës se sa grupet e tjera demografike. Së këndejmi, adresimi i strukturave tradicionale të pushtetit dhe sigurimi  i një roli më të madh për femrën në vendimmarrje brenda familjeve të tyre mund të kontribuojë në zvogëlimin e dhunës në familje në Kosovë.   2. Dhuna mbi baza gjinore kundër fëmijëve, e bazuar në traditë  Edhe pse Konventa Mbi të Drejtat e Fëmijëve e Kombeve të Bashkuara është e zbatueshme në Kosovë, ka qenë e vështirë të zbatohen në praktikë të drejtat e garantuara me ligj. Janë vëzhguar  praktikat  diskriminuese,  siç  është  trajtimi  i  parapëlqyer  ndaj  djemve  kundrejt vajzave. Praktikat e zgjedhjes së gjinisë pas ultrazërit kanë treguar se disa gra parapëlqejnë djemtë para vajzave, posaçërisht pas një numri të madh  të  fëmijëve vajza.13 Me gjasë për shkak të praktikës së zgjedhjes së gjinisë, përqindja gjinore në disa vitet e fundit ka qenë 100 vajza dhe 109 djem.14 Trysnia sociale dhe familjare për të pasur fëmijë meshkuj ka ndikuar mbi disa vendime të femrave për të abortuar fetuset femërore.  

Dhuna kundër fëmijëve për shkak të gjinisë së tyre po ashtu konsiderohet dhunë mbi baza gjinore.15 Në Kosovë, dhuna kundër  fëmijëve vajza  shihet  si metodë e disiplinimit  të vajzave për të qenë moralisht korrekte derisa dhuna kundër djemve konsiderohet se i bënë ata më  të  fortë..16 Këto pikëpamje mund  të  reflektojnë dhe  edhe më  tej  të përjetësojnë stereotipet gjinore të të qenit “burrë” ose “grua” dhe të fuqizojnë strukturat tradicionale të pushtetit në familje.   

10 Grua shqiptare, mosha 46‐55 nga komuna e Gjakovës. 11 ESK, Kosova në shifra 2007, Prishtinë: ESK, prill 2008.  12 Shih pjesën tre lidhur me mungesën e qasje në shkollim. 13 RRGGK, Hulumtim kërkimor, Pjesa mbi dhunën në familje, rast studimor. 14 ESK, Gratë dhe burrat në Kosovë, 3. 15 Rekomandimet e përgjithshme të KEDKG 19 mbi dhunën kundër grave në http://www.un.org/womenwatch/daw/cedaw/recommendations/index.html.  16 Shih kapitullin 1, pjesën tre.  

Page 84: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

74

3. Mungesa e qasjes ndaj shkollimit  Shkalla e analfabetizmit në mesin e grave në Kosovë është tri herë më e madhe se sa për meshkujt.17 Vajzat janë të prirura të lëshojnë shkollën në shkallë më të madhe se sa djemtë midis arsimimit fillor të obligueshëm dhe atij të mesëm.18 Derisa njeriu mund të shpresojë se situata është përmirësuar që nga viti 2000, ende 40.6 për qind e personave  të moshës prej 18 deri në 25 vjet të anketuar përmes këtij kërkimi kanë pasur më pak se sa arsimimi i mesëm shkollor. Është brengosëse se 42 për qind e grave  të  reja  të anketuara  të moshës prej 18 deri 25 vjeç nuk e kanë kryer shkollën e mesme, krahasuar me 22.5 për qind të të anketuarve meshkuj. Të anketuarit që kanë jetuar në zona rurale kanë qenë të prirur të jenë më pak të shkolluar se sa personat në zonat urbane, shpesh duke e ndërprerë shkollimin e tyre  për  shkak  të mungesës  së mjeteve  financiare.  Në  zonat  rurale,  48.8  për  qind  e  të anketuarve  nuk  e  kanë  kryer  shkollën  e mesme,  krahasuar me  30.3  për  qind  në  zonat urbane.  Si  Enti  Statistikor  i  Kosovës,  ashtu  edhe  Programi  për  Zhvillim  i  Kombeve  të Bashkuara (PZHKB‐UNDP) kanë konstatuar se gruaja rurale është në mesin e grupeve me më së paku avantazhe në qasjen ndaj arsimit. 19 Tri herë më shumë ka pasur analfabete gra se sa burra. 20 Derisa burrat në zonat rurale kanë pasur 10 vjet të shkollimit, si mesatare, gratë kanë pasur vetëm 8.  

Kërkimet  e  mëhershme  gjithashtu  kanë  konstatuar  se  grupet  etnike  të  romëve, ashkanlive  dhe  egjiptasve  (shpesh  të  referuar  si  RAE),  po  ashtu  kanë  nivele  të  ulëta  të shkollimit. Shkalla e analfabetizmit midis RAE‐ve ka qenë afërsisht 17 për qind në vitin 2003 krahasuar me më pak se gjashtë për qind për totalin e popullatës.21 Gratë e grupeve etnike RAE  kanë  qenë më  tej me  disavantazhe  në  qasjen  e  tyre  ndaj  arsimimit, me  një  shkallë analfabetizmi prej më shumë se 25 për qind krahasuar me 8 për qind të burrave të grupeve etnike RAE për  totalin  e  popullatës. Mesatarisht,  gratë  e  grupeve  etnike RAE  kanë  pasur përafërsisht 5.5 vite të edukimit ndërsa burrat 8.  

          

17 ESK, Gratë dhe burrat në Kosovë, 3. 18 Në shkollimin fillor obligativ shkalla e regjistrimit të vajzave në shkolla krahasuar me djemtë është  92.0 derisa në nivelin e shkollimit të mesëm shkalla bien në 79.0. Shih UNDP, Raporti i zhvillimit njerëzor, Rinia  – Një gjeneratë e re për Kosovën e re, 2006. Të anketuarat gra të RRGGK‐së kanë qenë të prirura të kenë nivele më të ulëta të shkollimit se sa të anketuarit meshkuj. Derisa 24.4 për qind e meshkujve më pak se sa shkollim të obligueshëm të mesëm,  56.4 për qind e grave kanë pasur më pak e sa shkollimi i mesëm. Më tej, 50.9 për qind e grave të anketuara kanë pasur shkollimin fillor arsimor, krahasuar me 19.2 për qind të meshkujve. 19 Sipas ESK, vetëm 17 për qind e grave rurale krahasuar me 67 për qind të meshkujve urbanë kanë përfunduar më shumë se sa shkollimi fillor në vitin 2003 (Analizë demografike dhe shëndetësore në Kosovë, 4). Regjistrimi përgjithshëm i popullatës do të përmirësonte saktësinë statistikore.  20 UNDP, 119. ESK ka sugjeruar katër herë më shumë (Kosova sipas shifrave 2005, 21). 21 UNDP, 118, bazuar në të dhënat statistikore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. UNICEF po ashtu ka ardhur  te përfundimi se pak vajza nga grupet etnike RAE regjistrohen (Analizë e situatës, 2).  

Page 85: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

75

Kur  janë pyetur  se përse e kanë ndërprerë  shkollimin, një përqindje e ngjashme e grave dhe e burrave kanë cituar se nuk kanë dëshiruar të vazhdojnë, mungesën e financave, mungesën  e  sigurisë  në  vijimin  e  shkollimit  dhe  luftën  ose  kushtet  politike  si  arsye  për ndërprerjen  e  shkollimit  të  tyre.22 Grafiku  5.2  i  ilustron  ngjashmëritë  dhe  dallimet midis burrave dhe grave  lidhur me ate  se përse e kanë ndërprerë  shkollimin e  tyre. Më  shumë meshkuj e kanë ndërprerë shkollimin për arsye se është dashur të punojnë me qëllim që të ndihmojnë  familjet e  tyre  (76.1 për qind)  se  sa gra  (23.9 për qind). Gratë kanë pasur më shumë disavantazhe  se  sa meshkujt në qasjen e  tyre ndaj  shkollimit për arsye  se  shkollat kanë qenë tepër larg, familjet e tyre nuk e kanë konsideruar shkollimin të rëndësishëm për ta ose për vajzat e tyre ose ato kanë qenë nën trysni nga ndonjëri prej anëtarëve të familjes ose  të partnerit për  të ndërprerë  shkollimin. Asnjë mashkull  i  vetëm nuk  e  ka ndërprerë shkollimin për shkak të martesës, por 31 gra të anketuara e kanë ndërprerë. Derisa 10 gra e kanë  ndërprerë  shkollimin  për  shkak  të  obligimeve  familjare  (pra,  për  t’u  kujdesur  për prindërit  ose  vëllezërit  a motrat  e  veta  të  sëmura).,  vetëm  tre  burra  e  kanë  ndërprerë shkollimin e tyre për këtë arsye. Është e qartë se rolet tradicionale gjinore të shoqërisë, ku femrat  zakonisht e mirëmbajnë  shtëpinë dhe kujdesen për  familjen, ndikon në aftësinë e gruas për t’iu qasur shkollimit.    

22 Kërkimet e tjera kanë sugjeruar se faktorët të cilët i kontribuojnë të arriturave të ulëta të arsimimit në të gruas në zona rurale përfshijnë largësinë nga shkolla, mungesën e sigurisë për të udhëtuar në shkollë, mungesën e mjeteve financiare, “mentalitetin tradicional,” martesën e hershme dhe familjet të cilat dekurajojnë ato nga vazhdimi i shkollimit (Shih, analizë e vitit 2001 mbështetur nga Fondi për Veprim Urgjent; UNDP, 28; dhe Corrin, Auditi Gjinor, 6). ESK po ashtu ka raportuar se “Familjet rurale i japin prioritet shkollimit të djemve, që ndikon mbi të arriturat arsimore të grave rurale” (Analizë bujqësore e ekonomive familjare 2004. Prishtinë: ESK, 2005, 12).  

Page 86: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

76

11

14

11

34

40

67

69

20

95

198

3

6

15

0

9

7

19

76

105

198

14

20

26

34

49

74

88

96

200

396

Obligimet familjare (priundi i semar, etj.)

Nuk ka qene e sigurte te udhetohet ne shkolle

Lufta / rrethanat politike

Martesa / fejesa

Nen presion apo i/e detyruar nga prindi, partneri apo anetari  i familjes 

Familja  ime nuk ia ka ditur rendesine shkollimit

Shkolla ishte shume  larg

Eshte dashur te punoje per te fituar para

Nuk kam dashur ta vazhdoje shkollimin

Nuk kemi pasur para ta mjaftueshme  ne familje

Grafiku 5.2 Arsyet kryesore te nderprerjes se shkollimit para universitetit

Te anketuarit femra dhe meshkuj Te anketuarit meshkuj Te anketuarat  femra

  Të arriturat arsimore  fare qartë ndikojnë mbi shanset e punësimit dhe mirëqenien 

ekonomike më vonë në  jetë.23 Njerëzit me nivele  të  larta  të  shkollimit  janë më  shumë  të prirur  për  t’u  punësuar  në  pozicione  që  paguhen me  rroga mujore,  derisa  personat me nivele të ulëta të shkollimit janë të prirur të jenë të papunësuar, të kenë rroga mujore nga më të ulëtat dhe/ose varen nga asistenca sociale e shtetit.24 Rritja e të arriturave arsimore 

23 Në vitin 2003 dhe 2004, 50 për qind e njerëzve të cilët kanë pasur shkollim më të ulët se sa  shkollimi i mesëm i ulët dhe 40 për qind e njerëzve me shkollim të lartë të mesëm kanë qenë të papunësuar krahasuar me 11 për qind të njerëzve me shkollim të lartë (ESK, 2004 Të dhëna statistikore të tregut të punës, 26). 24 Korrelacion i konstatuar bazuar në anketën e RRGGK‐së, 2008. 

Page 87: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

77

për qytetarët është, së këndejmi, brenda interesave të qeverisë kundruall zbritjes së numrit të  qytetarëve  të  varur  nga  asistenca  sociale  dhe  rritja  e  aftësisë  së  popullatës  për  t’i kontribuuar produktivitetit dhe tatimeve. Më tej, angazhimet  financiare, të domosdoshëm për  përmirësimin  e  qasjes  në  shkollim,  siç  është  financimi  i  transportit,  librave  dhe shpenzimet  e  tjera  të  ndërlidhura, mund  të  dëshmohen  në masë  të madhe më  pak  të shtrenjta se sa pagesat potenciale të mëvonshme gjatë gjithë jetës për asistencën sociale.    Të arriturat arsimore po ashtu mund  të ndikojnë mbi shkallën në  të cilën njerëzit  i kontribuojnë  vendimmarrjes  brenda  familjeve  të  tyre.  Njerëzit me  nivele më  të  larta  të arsimimit  janë  të  prirur  të  luajnë më  shumë  role  të  barabarta  si  persona  vendimmarrës brenda familjeve të tyre, 25 derisa njerëzit me arsimim të mesëm shkollor ose më pak e kanë pasur të vështirë të bisedojnë me partnerët e tyre lidhur me çështjet e rëndësishme për ta. Personat e papunësuar kanë qenë të prirur për ta konstatuar të biseduarit me partnerët e tyre si mesatar ose të vështirë. Siç është diskutuar më herët, personat e tillë mund të jenë më shumë në rrezik të dhunës në familje.  

Qeveria mund t’i ndihmojë gratë dhe burrat ruralë dhe urbanë për të kryer nivelet e larta  të  arsimimit  përmes  sigurimit  që  të  gjithë  qytetarët  të  kenë  qasje  ndaj  shkollimit, sigurimit  të  transportit  për  studentët  dhe  furnizimit  me  pajimet  shkollore.  Fushatat  e arsimimit  dhe  përpjekjet  për  aktivitete me  komunitete  në  terren mund  të  vinin  shkollat fillore dhe të mesme në shënjestër të mesazheve  lidhur me rëndësinë e arsimimit të  lartë dhe  ndikimit  që  ai mund  të  ketë  në  statusin  e  punësimit dhe  në  nivelin  e  të  ardhurave. Ngaqë disa qytetarë, posaçërisht gratë, janë të parandaluar nga familjet e tyre në vazhdimin e shkollimit të tyre, fushatat e mediave me njoftimet e shërbimeve publike mund të vinin në shënjestër  prindërit me  informacionin  lidhur me  atë  se  si  arsimimi  i  lartë  për  gratë  dhe burrat mund të përmirësojë situatën ekonomike të familjes në shtigje afatgjata kohore (pra, investimet  në  shkollim  sot  sigurojnë  kthimin  financiar  në  të  ardhmen).  Duke  përcjellur praktikat e mira të fushatave të mëhershme, spotet e mediave mund të përfshinin mesazhe nga  pjesëtarë  të  famshëm  të  komunitetit,  ikonat  kulturore  dhe  historitë  vendore  të suksesshme lidhur me rëndësinë e shkollimit.26 

 4. Rolet gjinore diskriminuese dhe praktikat e punësimit  Sipas roleve  tradicionale gjinore, gratë kanë qenë  të prirura  të kryejnë punë që nuk është paguar brenda shtëpisë, siç është rritja e fëmijëve, kujdesi për të moshuarit ose anëtarët e paaftë të familjes, përgatitja e ushqimit dhe pastrimi. Burrat kanë qenë të prirur të punojnë jashtë shtëpisë, duke fituar paratë për ekonominë familjare. Rolet gjinore tradicionale kanë lëvizur paksa nën qeverisjen e komunizmit, me sistemin operacional të kujdesit për fëmijët dhe me më shumë shanse të punësimit për gratë dhe burrat në fabrikat e mëdha në pronësi të  shtetit. Në  të njëjtën  kohë,  shumë  gra  kanë pasur  “barrën e dyfishtë’  të punës  jashtë shtëpisë gjatë ditës dhe punën brenda për të mirëmbajtur ekonominë familjare gjatë natës (pra, përgatitja e ushqimit dhe pastrimi). Lufta, shkatërrimi i fabrikave në pronësi të shtetit dhe privatizimi i ngadalshëm, si dhe procesi i investimit i kanë kontribuuar shkallës së lartë 

25 Me familjet ku të anketuarit kanë pasur nivel më të lartë të arsimimit vendimet lidhur me blerjet e mëdha kanë qenë të prirura të merren së bashku: duke përfshirë si meshkujt ashtu femrat (anketa e RRGGK‐së, 2008). 26 Për s shembull, fushata e udhëhequr nga shoqata Motrat Qiriazi në rajonin e Hasit dhe RRGGK‐ja lidhur me dhunën në familje dhe barazinë gjinore. Informacion në dispozicion në www.womensnetwork.org ose sipas kërkesës nga [email protected].  

Page 88: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

78

të  papunësisë  në  Kosovë  që  nga  përfundimi  i  luftës.27  Zuckermani  dhe Greenbergu  kanë vërejtur:  

Zakonisht gratë kanë humbur punën në sektorin formal në vendet në tranzicion që kanë kaluar nëpër ndërtimin e pasluftës. Për shembull, në lëvizjen e njëkohshme nga industritë e vjetra në të rejat për të ndërtuar një ekonomi moderne dhe globale në Ballkan,  gratë  kanë  qenë  të  parat  të  përjashtohen  nga  puna  dhe  të  fundit  të ripunësohen  për  shkak  të  pikëpamjes  tradicionale  se  burrat  janë  kujdestarët kryesorë  të  familjes  përkundër  numrit  në  rritje  të  ekonomive  familjare  të udhëhequra nga femrat dhe të drejtat e barabarta të përcaktuara me kushtetutë.28 

 Që nga përfundimi i luftës, rolet gjinore tradicionale, duke përfshirë normat sociale sipas të cilave burrat  janë “mbajtësit e familjes”,29 kanë pasur kuptimin e “dhënies së prioritetit në punësim për meshkujt” dhe të diskriminimit kundër grave. Trajtimi diskriminues në praktikat e punësimit mund  të evidencohet, për shembull, nga  fakti se më shumë se 70 për qind e grave që kanë më pak se sa shkollimi  i mesëm  i  lartë kanë qenë të papunësuara krahasuar me 35 për qind  të burrave me  të njëjtin nivel  të  shkollimit në  vitin 2004.30  Së  këndejmi, gratë kanë qenë më shumë të prekura nga papunësia se sa meshkujt. Sipas një vlerësimi, 61 për qind e grave dhe 32 pë qind e burrave kanë qenë të papunë në vitin 2004.31  

Ngjashëm  me  këtë,  vetëm  16.4  për  qind  të  grave  të  anketuara  kanë  qenë  të punësuara  në  një  vendpunim  me  pagesë,  krahasuar  me  42.3  për  qind  të  burrave  të anketuar. Arsyet e të qenit të papunë, të cilat i kanë dhënë të anketuarit, kanë përfshirë: ata kanë  pasur  punë  për  të  bërë  brenda  shtëpisë  (26.8  për  qind);  punë  për  të  bërë  jashtë shtëpisë  (3.8 për qind); nuk kanë qenë në gjendje për  të gjetur një punë  (10.6 për qind); familja nuk i ka lejuar për të punuar (0.4 për qind); ende kanë qenë student (22.4 për qind); të pensionuar (17.5 për qind); ose të paaftë për të punuar (12.7 për qind). Më shumë se 40 për qind e grave nuk kanë punuar për arsye se ato është dashur të kujdesen për fëmijët ose shtëpinë  krahasuar  me  vetëm  5.8  për  qind  të  burrave.32  Përkundër  Ligjit  kundër diskriminimit, grupet e  tjera po ashtu  kanë qenë me disavantazhe  lidhur me papunësinë, duke përfshirë njerëzit me nevoja të veçanta fizike dhe psikologjike.33  

Duke  mos  i  kontribuuar  të  hyrave  familjare,  gratë  dhe  grupet  e  tjera  me disavantazhe kanë qenë të prirura të kenë më pak pushtet vendimmarrës brenda familjeve. Vërtet, ka ekzistuar një korrelacion midis njerëzve që kanë qenë të papunë dhe atyre që e kanë konsideruar  të vështirë për  të biseduar me partnerët e  tyre  lidhur me gjërat  të cilat kanë qenë të rëndësishme për ta. Më tej, varësia ekonomike mund t’i bëjë gratë të paafta 

27 Vlerësimi i Bankës Botërore për vitin 2001 lidhur me papunësinë ka qenë 70 për qind (Vlerësimi i varfërisë në Kosovë, Nxitja e shanseve, sigurisë dhe pjesëmarrjes për të gjithë). Vlerësimet e tjera lëvizin varësisht nga bollëku i përkufizimeve të përdorura të “papunësisë” (RRGGK, Hulumtim kërkimor). ESK ka raportuar papunësinë afërsisht 40 për qind në vitin 2004 (Të dhëna statistikore të tregut të punës 2004, 7). 28 Elaine Zuckerman dhe Marcia E. Greenberg, “Dimensionet gjinore të rindërtimit të pasluftës.” 29 Weber dhe Watson, 515. 30 ESK, 2004 Të dhëna statistikore të tregut të punës 2004, 26.  31 ESK, 2004 Të dhëna statistikore të tregut të punës, 7. ESK më vënë e ka vlerësuar shkallën e papunësisë 33 për qind për meshkujt 60 për qind për gratë (Gratë dhe burrat në Kosovë, 2007).  32 Vetëm 8.7 për qind e meshkujve kanë punuar brenda ose jashtë shtëpisë, derisa një e treta e grave të anketuara e kanë kaluar kohën duke u kujdesur për fëmijët, kopshtin, mirëmbajtjen e shtëpisë dhe / ose kujdesin për kafshët e shtëpisë. Në përgjithësi, gratë dhe burrat në zonat rurale kanë qenë të prirur të mos punojnë për arsye se ata kanë pasur punë rreth shtëpisë.  33 Handikos Prizren, anketë e RRGGK‐së, 2008.  

Page 89: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

79

për  të mbijetuar  pavarësisht  dhe  i  vë  ato  para  rrezikut  të mbetjes  pengje  të  dhunës  së situatave të familjes. 34 Siguria ekonomike është thelbore për gratë me qëllim që të rris rolin e tyre vendimmarrës brenda familjeve të tyre, si dhe të zvogëlojë gjasat se ato mund të jenë të kufizuara brenda një jete të dhunshme të shtëpisë.  

Themelimi  i qendrave  të mundshme  të kujdesit për  fëmijët mund  t’i  lejonte grave më shumë për të punuar. Ngaqë zonat rurale mund të mos jenë në gjendje për të financuar qendrat  e  tilla,  qendrat  joformale  të  kujdesit  dhe  qendrat  e  kujdesit  ditor  mund  të organizohen në  familjet nga  gratë e  atyre  zonave. Qeveria po  ashtu mund  t’i  lironte nga tatimet  kompanitë  e  interesuara  në  punësimin  e  grave  dhe  të  grupeve  të  tjera  të margjinalizuara. Me  qëllim  të  ndërprerjes  së  dhunës, Handikosi  në  Prizren,  gjithashtu  ka rekomanduar që qeveria të sigurojë shanse të punësimit dhe të shkollimit për personat me nevoja  të  veçanta.  Sipas  të  drejtës  ndërkombëtare mbi  të  drejtat  e  njeriut,  ata  duhet  të sigurojnë që shkollimi obligator të përfundohet dhe njerëzit të mos jenë të diskriminuar në praktikat e punësimit, sipas përfaqësuesve të Handikos‐it.35  5. Diskriminimi në posedimin e pronësisë dhe trashëgimisë  Ngushtësisht e lidhur me pasigurinë ekonomike, që rezulton nga praktikat diskriminuese të punësimit,  trashëgimia  dhe  posedimi  i  pronësisë  në  mënyrë  tradicionale  ka  favorizuar meshkujt  në  Kosovë.  Sipas  Partners  Kosova,  burrat  ende  trashëgojnë  shumicën  e  pronës nëse  jo  edhe  në  99  të  rasteve.36  Përkundër mbrojtjes  ligjore  për  barazi  pronësore,  gratë kanë qasje të pabarabartë ndaj trashëgimisë.37 Pa mjete familjare, pa punësim ose kapital, femrat  ballafaqohen me  diskriminim  në  sigurimin  e  kredive.  RRGGK‐ja  ka  konstatuar  se “Gratë  kanë  vështirësi  në  qasjen  ndaj  kredive  nga  bankat  lokale  dhe  nga  programuesit ndërkombëtarë të kredive që kërkojnë pronësinë e mjeteve – që është e rrallë kur anëtarët meshkuj të familjes tradicionalisht regjistrojnë pronësinë. Burrat po ashtu tradicionalisht e mbajnë tokën në pronësi.”38 Ombudspersoni ka raportuar se  femrat posedojnë më pak se 10  për  qind  të  pasurisë  dhe  të  paluajtshmërive  në  Kosovë  krahasuar  me  meshkujt  që posedojnë 90 për qind.39 Më tej, gratë kanë poseduar një përqindje të vogël prej 2 deri në 6.2 për qind të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Mungesa e posedimit të bizneseve nga ana  e  grave  i  është  atribuuar  niveleve më  të  ulëta  të  shkollimit  në mesin  e  grave  dhe mungesës  së  shpirtit  të  ndërmarrësisë,  me  gratë  që  posedojnë  më  shumë  biznese  në Prishtinë, ku gratë janë të pritura të kenë nivele më të larta të shkollimit.40 

Si  përfundim,  kufizimet  sociale  të  diskutuara  në  këtë  kapitull  duket  se  janë  të ndërlidhura.  Pabarazitë  në  familje,  mungesa  e  autoritetit  vendimmarrës,  trajtimi  i pabarabartë  në  fëmijëri,  qasja  e  mohuar  ndaj  shkollimit  dhe,  si  rezultat,  mungesa  e shanseve  të  punësimit  si  dhe  trajtimi  i  pabarabartë  në  praktikat  e  trashëgimisë mund  të lidhen me pabarazitë gjinore  të pranishme në  shoqëri. Kufizimet  sociale,  të  cilat mund  t’i kontribuojnë  dhunës  në  Kosovë,  janë  ngushtësisht  të  lidhura  me  pabarazitë  gjinore  të praktikave  sociale  dhe  të  traditës.  Këto  kufizime  sociale  janë  të  prirura  të  diskriminojnë kundër grave dhe, së këndejmi, i vënë gratë para rrezikut më të madh të dhunës në familje.  

34 OSBE dhe MPMS, 14. 35 Handikos Prizren, anketë e RRGGK‐së, 2008. 36 Partners Kosova, anketë e RRGGK‐së, 2008. 37 RRGGK, Monitorimi i implementimit, dhe RRGGK, Hulumtim kërkimor 38 RRGGK, Monitorimi i implementimit, 50. 39 Raporti i Ombudspersonit.  40 Shih, Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, Kërkim mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (Prishtinë: 2004), 11.  

Page 90: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

80

Praktikat  diskriminuese  kundër  grave  në  Kosovë  janë  vëzhguar  de  facto  si diskriminim  i  kundërvënë  diskriminimit  de  jure,  ngaqë  barazia  është  e  garantuar  me legjislacionin e  tashëm.41 Ushtruesi  i detyrës së Ombudspersonit në Kosovë ka vërejtur në raportin e  tij vjetor 2006 dhe 2007 për Kuvendin e Kosovës se gratë vazhdojnë  të  jenë  të diskriminuara  nga  burrat  si  në  sferën  private,  ashtu  edhe  në  atë  publike.42  Janë  të nevojshme  përpjekjet  për  të  zbatuar  ligjin  dhe,  që  është  edhe  më  me  rëndësi,  për  të zhveshur  mitet  dhe  për  të  dekurajuar  praktikat  diskriminuese  të  cilat  e  përjetësojnë pabarazinë dhe,  së këndejmi, e  rrisin gjasën e  të ndodhurit  të dhunës në  familje. Krijimi  i legjislacionit, i cili është i ndjeshëm ndaj pabarazive gjinore, mund t’i kontribuojë shërimit të praktikave diskriminuese dhe dhunës  kundër  grupeve  të  rrezikuara, duke përfshirë  gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit.  

41 Institucionet e veçanta sociale dhe besimet në shumë kultura mund ta legjitimojnë dhunën kundër femrës (Shih KKEDKG). 42 Raporti i Ombudspersonit. 

Page 91: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

81

KAPITULLI 6  ZBRAZËTITË LIGJORE DHE INSTITUCIONALE NË TRAJTIMIN E DHUNËS NË FAMILJE    Bërja  e  shtetit  përgjegjës  për  trajtimin  e  dhunës  që  ndodh  në  sferën  private  mbetet sfiduese.1  Shteti  dhe  e  drejta  ndërkombëtare  në  përgjithësi  kanë  qenë  të  prirura  për  ta konsideruar  dhunën  në  familje  një  “çështje  private”  më  parë  se  sa  një  çështje  të rëndësishme  për  sigurinë  kombëtare.2  Traditicionalisht,  siguria  kombëtare  që  involvon “agresorin e jashtëm” e ka tërhequr vëmendjen e vendimmarrësve më shumë se sa adresimi i  çështjeve  të  sigurisë  së brendshme, posaçërisht  rreziqet për  sigurinë e  grave në  fushën private.3 Prapë, kërkimet e mëhershme kanë sugjeruar se gratë  janë më shumë  të prirura për të qenë të lënduara nga dikush të cilin e njohin se sa nga të huajt, posaçërisht një i huaj ndërkombëtar.4 Së këndejmi, analistët kanë kritikuar pikëpamjet e ngushta të sigurisë dhe kanë argumentuar për një përkufizim më të gjerë, më gjithëpërfshirës.5 

Është kritikuar si androcentrik  fakti se shkeljet e parimeve  të  të drejtave  të njeriut brenda  ambienteve  private  (pra,  shtëpive)  iu  mungon  trajtimi  për  arsye  se  përvojat  e ndryshme  jetësore  mbesin  të  patrajtuara,  duke  e  bërë  shpërndarjen  e  drejtësisë  të pabarabartë në praktikë.6 Kur marrëdhëniet e pushtetit dhe një  larmi e konteksteve kihen parasysh,  të drejtat  shpesh dështojnë në  trajtimin e pabarazive  të ndryshme  strukturale.7 Injorimi  i  pabarazive  të  tilla  dhe  kushtet mund  të  shpiejnë  në  një  situatë  në  të  cilën  të drejtat  e  barabarta  riprodhojnë  pabarazi  dhe  në  të  njëjtën  kohë  injorojnë  kushtet  e konteksteve, siç e  ilustron kapitulli  i fundit.8 Kur shtetet adresojnë dhunën nëpër shtëpitë, ata  kanë  nevojë  të  kenë  parasysh  pabarazitë  dhe  kushtet  strukturale  që  ndikojnë  në shpërndarjen e drejtësisë nga kontekstet e ndryshme.  Një  numër  i  instrumenteve  ndërkombëtare  e  ka  përcaktuar  përgjigjen  ndaj  dhunës  në familje  dhe  në  mënyrë  specifike  kundër  grave  në  nivel  ndërkombëtar.  Në  vitin  1979 

1 Margharet Schuler, “Ktheje botën së mbari” në Instituti për gra, ligj dhe zhvillim, Kërkimi vendit tonë: funksionimi i të drejtave të njeriut në përparim të femrës (Uashington: Instituti për gra, ligj dhe zhvillim, (1993). 2 Tickner, (1997) 613.  3 Në Kosovë, “tjetri” është përkufizuar përmes dallimeve etnike/kombëtare (pra, serb, shqiptar). Gjatë luftimeve midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë,  dhuna në familje  mund të jetë parë si rrezik për çështjen kombëtare(Shih Julie Mertus, “gjinia në shërbim të shtetësisë kombëtare femërore në shoqërinë kosovare,” Politikat sociale, Verë/Vjeshtë 1996, 261‐277 dhe Julie Mertus, “Gratë në Kosovë: terrenet e kontestuara” në Politikat gjinore në Ballkanin Perëndimor: Gratë dhe shoqëria në shtetet trashëguese të  Jugosllavisë. Bot. Sabrina P. Ramet. University Park: Penn State UP, 1999).  4 Heise, Ellsberg, dhe Gottemoeller 1999; Watts dhe Zimmerman 2002, cituar në QMG et al. 5 Për shembull, Tickner ka kritikuar teorinë marrëdhënieve tradicionale ndërkombëtare si  “maskuliniste” (Gjinia në marrëdhëniet ndërkombëtare, New York: Columbia University Press, 1992) 6 H. Charlesworth dhe Ch. Chinkin, Kufijtë e të drejtës ndërkombëtare: Analizë feministe, kap. 7 (New York: Manchester University Press, 2000), 208‐212. 7 Tony Evans, “Hyrje: pushteti, hegjemonia dhe universalizimi i të drejtave të njeriut,” Të drejtat e njeriut pas pesëdhjetë vitesh: Një rivlerësim, Tony Evans (ed.), (Manchester, New York: Manchester University Press, 1998), 2, 16. 8 Ann Philips, “Multikulturalizmi, Universalizmi dhe pohimet  e demokracisë” M Molyneux dhe S Razavi (botues) Drejtësia gjinore, zhvillimi dhe të drejtat (2001), 117. 

Page 92: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

82

Konventa për  Eliminimin  e  të  gjitha  formave  të Diskriminimit Kundër Gruas  (KEDKG)  i  ka vënë  bazat  për  përkufizimin  e  diskriminimit  kundër  grave  dhe  dhunës mbi  baza  gjinore. Deklarata e Vjenës mbi të Drejtat e Njeriut e vitit 1993 ka afirmuar të drejtat e grave si të drejta të njeriut dhe Platforma e Veprimit e Pekinit e vitit 1995 ka ripërsëritur përgjegjësitë e  shtetit  për  luftimin  e  dhunës  kundër  grave.  Rezoluta  1325  e  Këshillit  të  Sigurimit  të Kombeve të Bashkuara (RKSKB) e vitit 2000 mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë e ka përqendruar vëmendjen në dhunën kundër grave në operacionet paqeruajtëse si dhe gjatë konfliktit dhe situatave paskonfliktuoze. Autoritetet e Kosovës po ashtu duhet  të  zbatojnë Konventën e Kombeve  të Bashkuara mbi  të Drejtat e  Fëmijës. Pos  kësaj, Këshilli  i Evropës  ka miratuar rekomandimet drejt adresimit  të dhunës në  familje,  siç është Rekomandimi  (2000) 5 mbi mbrojtjen  e  grave  kundër  dhunës.  Legjislacioni  i  familjes  në  Kosovë  cek  një  numër  të konventave ndërkombëtare të lartpërmendura, dhe autoritetet e Kosovës duhet të zbatojnë këto parime kur i përgjigjen rasteve të dhunës në familje.9  

Legjislacioni  mbi  familjen  në  Kosovë  dhe  policia  po  ashtu  janë  përgjigjur  ndaj kufizimeve të ndryshme sociale dhe pabarazive gjinore të cilat mund të deprivojnë gratë në sferën private dhe publike. Kuvendi  i Kosovës ka miratuar  ligjet siç  janë Ligji mbi barazinë Gjinore, Ligji kundër diskriminimit, Ligji mbi familjen dhe shërbimet sociale dhe Ligji mbi të drejtën  familjare.  Këto  ligje  mund  të  konsiderohen  gurë  themele  në  promovimin  dhe mbrojtjen  e  barazisë  gjinore  dhe  të  parimeve  të mosdiskriminimit  në  Kosovë.10 Më  tej, aktivitetet  e  parapara  në  Planin  kombëtar  të  veprimit mbi  arritjen  e  barazisë  gjinore  në Kosovë  (2003)  trajtojnë  çështje  të  lidhura me  kufizimet  ekonomike,  politike,  sociale  dhe kulturore,  të  cilat mund  të privojnë  gratë nga  të  gëzuarit e  të drejtave  të  tyre në  sferën publike.  Kosova  gjithashtu  ka  krijuar  një  numër  të mekanizmave  të  barazisë  gjinore  siç parashihet me  Ligjin mbi  barazinë  gjinore  të  Kosovës  në  nivel ministror  dhe  komunal.11 Derisa mekanizmat e tilla janë relativisht të reja, kërkimi preliminar ka kritikuar pikat fokale ministrore dhe komunale  lidhur me çështjet  ligjore për mungesën e resurseve njerëzore e financiare,  kapacitetin  profesional  dhe  të  kuptuarit  e  barazisë,  që  vazhdon  të  pengojë reagimet efikase të këtyre mekanizmave institucional.12  

Në Kosovë,  zbatimi  i  legjislacionit dhe  zbatimi  i  ligjeve kanë qenë problematik dhe institucionet kosovare kanë luftuar për të mbështetur sundimin e ligjit. Autoritetet kosovare pothuajse në tërësi e kanë injoruar zbatimin e disa ligjeve siç është Ligji mbi barazinë gjinore dhe Ligji kundër diskriminimit.13 Trajtimet e ndryshme, të ndikuara nga diskriminimi kundër grave  dhe  fëmijëve,  po  ashtu  kanë  shkaktuar  probleme  në  zbatimin  e masave  civile  dhe penale, të parapara për të mbrojtur viktimat dhe për të ndjekur penalisht kryerësit e dhunës në familje.14 

Në këtë kapitull vështrohen aktivitetet  juridike dhe  institucionale të autoriteteve të Kosovës ndaj  rasteve  të dhunës në  familje. Për më  tepër Kapitulli  i  identifikon  zbrazëtitë aktuale  ligjore dhe  institucionale në  trajtimin e dhunës në  familje në Kosovë me qëllim  të 

9 Kushtetuta e Kosovës cek konventat ndërkombëtare të cilat autoritetet duhet t’i zbatojnë në pjesën mbi liritë dhe të drejtat themelore,  neni. 22. Në http://www.kushtetutakosoves.info, qasur në qershor 2008.   10 UNFPA, “Një rast studimor mbi dhunën në baza gjinore në Kosovë,” (2004), 19.  11 Shih Ligjin e Kosovës mbi barazinë gjinore, kap. mbi organet përgjegjëse për arritjen e barazisë dhe kompetencat e tyre.  12 Ombudspersoni, “Raport vjetor i zëvendësit të Ombudspersonit në Kosovë 2006‐2007,” Pjesa mbi barazinë gjinore, 63‐72. Shih po ashtu, RRGGK, Monitorimi i implementimit. UNIFEM‐i po kështu ka analizuar funksionimin e këtyre mekanizmave në një Konferencën për mekanizmat e barazisë gjinore, Shtator 2005. 13 Ombudspersoni, Raporti vjetor, 16. 14 Shih pjesën mbi mbrojtjen më poshtë. 

Page 93: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

83

informimit të iniciativës së tashme të Qeverisë së Kosovës për përpilimin e Planit kombëtar të veprimit të Kosovës kundër dhunës në familje.15 Analizat dhe rekomandimet e paraqitura këtu janë të bazuara në të dhënat në dispozicion nga institucionet kosovare dhe kërkimet e tashme.  Së pari,  lidhur me  tri  fushat e  fokusit  të  Iniciativës për  Sigurinë dhe Mbrojtjen e Gruas,  ky  kapitull  shqyrton  zbrazëtitë  ligjore dhe  institucionale për mbrojtjen e  viktimave (pjesa e parë), ndjekjen penale  të kryerësve  të dhunës  (pjesa e dytë) dhe parandalimin e dhunës në  familje  (pjesa  e  tretë). Pjesa  e  katërt  i bënë  rekomandimet për përforcimin  e reagimeve  të gjithëmbarshme  të qeverisë ndaj dhunës në  familje, duke përfshirë mënyrat për përmirësimin e mbledhjes  së  të dhënave dhe monitorimin. Të gjitha pjesët përfshijnë rekomandime konkrete për secilin institucion lidhur me përmirësimin e  reagimit të tij ndaj dhunës në familje.   1. Zbrazëtitë ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje  Kjo  pjesë  së  pari  shqyrton  zbatimin  e  legjislacionit  në  fuqi  për mbrojtjen  e  viktimave  të dhunës  në  familje.  E  dyta,  përmes  saj  shqyrtohet  reagimi  institucional  në  mbrojtjen  e viktimave,  duke  përfshirë  bashkëpunimin  midis  institucioneve.  E  treta,  në  të  ofrohen rekomandime  të  hollësishme  drejt  përmirësimit  të  reagimit  institucional  në mbrojtjen  e viktimave.   1.1  Zbatimi i legjislacionit për mbrojtjen e viktimave  Për  të mbrojtur viktimat dhe për  të ndjekur penalisht kryerësit e dhunës në  familje, sipas ligjit në fuqi në Kosovë janë të parapara një numër i masave të së drejtës civile dhe penale. Rregullorja e UNMIK‐ut  r. 2003/12 mbi mbrojtjen kundër dhunës në  familje parasheh një varg masash  si  reagim ndaj nevojave  të viktimave  të dhunës në  familje përmes ofrimit  të mbrojtjes  ligjore  dhe  mekanizmave  të  asistencës.16  Kjo  Rregullore  parasheh  një  sërë urdhrash  të  mbrojtjes  për  të  mbrojtur  viktimën  nga  kryerësit  e  akteve  të  dhunës  në familje17  dhe  i  bënë  përgjegjës  organet  e  zbatimit  të  ligjit  (SHPK‐në),  përkrahësit  e viktimave dhe nëpunësit e shërbimeve sociale (NSHS) për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.18 Kodi Penal i Kosovës po ashtu përkufizon veprat e ndryshme penale të kryera në kuadër të dhunës në familje.19 Këto krime mund të hetohen dhe të ndiqen penalisht ex officio  (sipas  detyrës  zyrtare)  ose  nga  veprimi  privat  në  varësi  prej  seriozitetit  të  krimit. Dhuna  në  familje  per  se  nuk  është  e  përkufizuar  në  kodin  penal.  Kur  adresohen  aktet  e dhunës në  familje, Kodi Penal  i Kosovës cek veprat e ndryshme penale siç është  lëndimi  i lehtë trupor, lëndimet e rënda trupore, dhunimi dhe abuzimi seksual të  kryera në kuadër të  15 Përpjekjet duhet të udhëhiqen nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe të mbështeten nga UNDP/SFIS .Rekomandimet e veçanta për këtë përpjekje janë paraqitur më vonë në kapitull.    16 Shih, për shembull, Ombudspersoni, Ex Officio Raport i Institucionit të Ombudspersonit në Kosovo Raport lidhur me zbatimin e nenit 7 dhe 9 të Rregullores së UNMIK‐ut. 2003/12 mbi mbrojtjen kundër dhunës në familje, Ex Officio Regjistrimi nr. 1/06 (Nëntor 2006).  17 Rregullorja mbi dhunën në familje ofron tri lloje të urdhrave të mbrojtjes: Urdhrin e Mbrojtjes, Mbrojtjen Emergjente dhe Urdhërim e përkohshëm emergjent të mbrojtjes. Urdhrat e mbrojtjes dallojnë për nga masat dhe autoriteti i cili i zbaton. Disa nga masat janë: ndalimi i kryerësit të dhunës familjare qasjen në distancë të caktuar ose në vendin e punës.; ndalimi i kryerësit të dhunës për të hyrë ose për të qëndruar në vendbanimin e përbashkët me viktimën; urdhërimi i kryerësit për të lejuar viktimën për të shfrytëzuare vendbanimin e përbashkët nëse gjykata vlerëson se kjo nuk do të jetë kundër sigurisë dhe mirëqenies së viktimës; urdhri mbi konfiskimin e armëve; urdhri mbi kthimin e fëmijës tek viktima; ndalimi i posedimit çfarëdo pasurie qoftë nga viktima qoftë nga kryerësi i dhunës për një periudhë të caktuar të përkohshme të kohës (neni 2).          18 Po ashtu kriminalizon shkeljen e masave të urdhrit të mbrojtjes përmes kërkimit të gjobave për kryerësit e dhunës në familje (neni 16 i Rregullores mbi dhunën në familje).  19 Në mënyrë specifike, Rregullorja e UNMIK‐ut nr. 2003/25 mbi Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës.  

Page 94: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

84

marrëdhënies familjare. Së këndejmi, për qëllimet e kodit penal, këto vepra penale mund të konsiderohen si akte specifike të dhunës në familje.20  

Përkufizimi  i  “dhunës  në  familje”  në  Kodin  Penal  dhe  në Rregulloren mbi  dhunën familjare është i ngjashëm. Përkufizimi më i gjerë akomodon mënyrat e përbashkëta të jetës në  Kosovë  përmes  të  cekurit  eksplicit  se  cilët  persona  janë  të  përkufizuar  si  anëtarë  të familjes dhe kanë  të drejtë  të kërkojnë urdhër për mbrojtje.21 Rregullorja mbi dhunën në familje ofron përkufizimin e dhunës në  familje vetëm për qëllime  të  lëshimit  të urdhrit  të mbrojtjes duke përdorur procedurat e ligjit civil në gjykata.22 Për urdhrat e mbrojtjes, akte të dhunës  në  familje  ose mungesë  e  tyre  janë:  shkaktimi  i  lëndimeve  trupore;  angazhimi  i personit  tjetër  në  akte  seksuale  pa  pajtim  ose  eksploatimi  seksual;  shkaktimi  i  frikës  te personi tjetër për mirëqenien e tij ose të saj fizike, emocionale ose ekonomike; kidnapimi; shkaktimi  i dëmit në pronë; kufizimi  i paligjshëm  i  lirisë së  lëvizjes së personit tjetër; hyrja me  dhunë  në  pronën  e  personit  tjetër;  largimi  me  dhunë  i  personit  nga  vendi  i  tij  i përbashkët  i  banimit;  ndalimi  i  personit  tjetër  nga  hyrja  ose  dalja  nga  prona  e  tij  e zakonshme ose angazhimi në një model dhune me qëllim  të degradimit  të personit  tjetër kur  kryhen  në  kuadër  të  marrëdhënies  familjare.23  Ndarja  e  hollësishme,  por  edhe  e ndërlikuar e mbrojtjes dhe e ndjekjes penale të akteve të dhunës në  familje, ka shkaktuar vështirësi në zbatim (shih më poshtë).  

Rregullorja  mbi  dhunën  në  familje  parasheh  reagim  ekspeditiv  nga  gjykatat  në përgjigje ndaj nevojave të veçanta të viktimave të rrezikuara..24 Rregullorja ofron bazat për lëshimin  e  llojeve  të  ndryshme  të  urdhrave  të mbrojtjes  kur  kryerësi  i  dhunës  familjare paraqet një kërcënim të pandërmjetëm ose të afërm për sigurinë, shëndetin ose mirëqenien e viktimës.25 Poashtu ofron mbrojtjen për dëshmitarët e dhunës,  të cilët mund  të  jenë  të rrezikuar nga raportimi i saj.26 Më tej, Rregullorja mbi dhunën në familje cek aktet e lëndimit të lehtë trupor, shkeljen e urdhrave të mbrojtjes, aktet seksuale pa pajtim ose shfrytëzimin seksual, kidnapimin dhe dëmtimin e pronës së personit tjetër si vepra të lidhura me dhunën në  familje  kur  kryhen  brenda marrëdhënies  familjare  dhe  kërkojnë  ndjekje  penale  sipas detyrës zyrtare (ex officio).27  

Aftësia e zyrtarëve të SHPK‐së për të mbrojtur viktimat është përmirësuar në mënyrë të  dukshme  që  nga miratimi  i  Rregullores mbi  dhunën  në  familje. Më  herët,  “policia  ka intervenuar në rastet e dhunës familjare vetëm për të qetësuar situatën. Pastaj, ata  i kanë 

20 Shih OSBE dhe MPMS, 24. 21 Shih hyrjen lidhur me përkufizimin e “marrëdhënies familjare”. 22 Rregullorja mbi dhunën në familje kërkon që procedurat e parapara me Ligjin mbi procedurën e kontestimore të përdoren kur kërkohet ose lëshohen  urdhrat e mbrojtjes (shih nenet 6.3, 7.3, 8.4, 8.6, 9.4, 10.4, 10.6, 13.4, 13.6 dhe 18.2).  Megjithëkëtë, disa nga aktet siç janë lëndimet e lehta trupore, shkelja e urdhrave të mbrojtjes, aktet seksuale jokonsensuale ose eksploatimi seksual, kidnapimi, dëmtimi i pronës së personit tjetër janë të cekura si vepra penale të dhunës në familje kur kryhen në kuadër të marrëdhënies familjare dhe kërkojnë  ex officio ndjekjen penale sipas procedurës penale.  23 Neni 1.2 i Rregullores mbi dhunën në familje. 24 Rregullorja mbi dhunën në familje kërkon që gjykata të lëshojë urdhrat e mbrojtjes në kohën e duhur.: brenda 24 orëve për një urdhër emergjent të mbrojtjes dhe brenda 15 ditëve për urdhrin e mbrojtjes nga kërkesa e bërë për urdhrin (neni 7 dhe 9 i Rregullores së UNMIK‐ut nr. 2003/12).    25 Neni 2.1 (p), 6.3 (d), 8.1 (b), 10.1 (b) (c), 13.2 (b) (c), dhe 14.5 i Rregullores së UNMIK‐ut nr. 2003/12. 26 Pak informacion ekziston në dispozicion lidhur me faktin nëse urdhrat e  mbrojtjes i janë dhënë dëshmitarëve të dhunës. Megjithëkëtë, Rrjeti i të Rinjve i Kosovës ka vërejtur se disa të rinj nuk e raportojnë dhunën për arsye se  janë të shqetësuar për reperkusionet ose pasojat. Qeveria ka nevojë për të siguruar konfidencialitetin e njerëzve, të cilët e raportojnë dhunën dhe për të siguruar se mekanizmat për t’i mbrojtur janë në funksion, duke përfshirë strehimin, nëse ata kanë nevojë, thonë ata (anketë e RRGGK‐së, 2008). 27 Neni 16 i Rregullores mbi dhunën në familje.  

Page 95: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

85

lënë njerëzit vet  të merren me problemin,” ka  thënë një përfaqësues  i SHPK‐së.28 Që nga miratimi  i Rregullores  kundër Dhunës në  Familje,  institucionet e kanë  trajtuar dhunën në familje  më  seriozisht,  duke  përfshirë  veprat  penale  në  Kodin  e  Përkohshëm  Penal  të Kosovës. Mirëpo,  përfaqësuesit  e  institucioneve  që merren me  dhunën  në  familje  kanë thënë  se  ekzistojnë  ende  zbrazëti  të  shumta  ligjore.29  Për  shembull,  jo  të  gjitha  veprat penale që mund të ndodhin në marrëdhënien familjare kanë qenë të përkufizuara në Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës.30 “Është e vështirë të zbatohet në praktikë një ligj i cili nuk i dënon të gjitha aktet e dhunës në familje” ka thënë një përfaqësues i SHPK‐së.31  

SHPK‐ja po ashtu ka hasur në probleme në zbatimin e nenit 13, që parasheh urdhrat e mbrojtjes së përkohshme emergjente që duhet  të  jepen nga policia e UNMIK‐ut. Derisa policia e UNMIK‐ut  t’i bartë  kompetencat e  saj  te  SHPK‐ja,  kjo  kompetencë e  veçantë  ka mbetur  e  rezervuar  për  policinë  e  UNMIK‐ut,  edhe  pse  ata  nuk mund  të  veprojnë  dhe munden vetëm  të monitorojnë. Tash për  tash, asnjë  institucion nuk mund  të zbatojë këtë nen bazuar në ligjin ekzistues. Së këndejmi, një ligj i ri kundër dhunës në familje ka nevojë t’i jep SHPK‐së kompetenca për të përcaktuar urdhrat e mbrojtjes emergjente për më gjatë se 48 orë, si një kompetencë që më parë është mbajtur nga UNMIK‐u.32  

Edhe pse  ligji penal dhe civil përfshijnë përcaktime  të hollësishme  të roleve dhe  të përgjegjësive të agjencive të ndryshme për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje, zbatimi i  këtyre  dispozitave  është  dëshmuar  i  vështirë.  Gjykatësit  dhe  prokurorët  shpesh  kanë dështuar në zbatimin korrekt të legjislacionit. Rasti i mëposhtëm, i siguruar nga një raport i kohëve  të  fundit  të Misionit  të OSBE‐së  në  Kosovë,33  ilustron  problemet me  zbatimin  e duhur të Rregullores mbi dhunën në familje dhe Kodit Penal:   

Në një rast në Ferizaj, më 20 nëntor 2006, Prokurori publik komunal ka  lëshuar një raport policor të datës 3 nëntor 2006 që ka treguar se një burrë fizikisht e ka sulmuar gruan e tij dhe i ka shkaktuar lëndime trupore, duke kryer, kështu, krim i cili duhet të ndiqet penalisht ex officio. Sipas hetimeve të policisë, ka ekzistuar dhuna midis çiftit edhe  para  incidentit  të  fundit.  Në  vendimin  e  lëshimit,  prokurori  gabimisht  e  ka interpretuar  legjislacionin e  tashëm në  fuqi dhe  ka pohuar  se  të  “dyja palët kanë kryer “dhunë në familje“, një vepër penale kjo e cila nuk ekziston. Në të kundërtën, vendimi mbi lëshimin ka thënë se “(vepra penale e dhunës në familje) nuk është në mesin e veprave penale që ndiqen penalisht ex officio.” 

 Në vend të ngarkimit të kryerësit të dhunës me krim të lëndimit trupor në pajtim me Kodin Penal34 dhe të kërkimit të urdhrit të mbrojtjes si të paraparë me Rregulloren mbi dhunën në familje, ndjekja penale ka dështuar që në mënyrë korrekte  të hetojë  rastin dhe e ka  lënë 

28 Sektori për hetimin e dhunës në familje dhe i keqtrajtimeve të fëmijëve në Drejtoratin kundër krimeve të rënda të SHPK‐së, anketë e RRGGK‐së, 2008. 29 SHP QMG, Medica Kosova, anketë e RRGGK‐së, 2008. 30 SHPK, anketë e RRGGK‐së, 2008. Për shembull, ajo dhe një zyrtar tjetër  i SHPK‐së kanë thënë se shqetësimet, dhuna e kombinuar fizike dhe psikologjike, dhe grindja nuk janë të cekura në mënyrë specifike. (anketë e RRGGK‐së). 31 SHP, anketë e RRGGK‐së 2008. 32 QPS, Prishtinë dhe DAVA, anketë e RRGGK‐së 2008 33 Misioni i OSBE‐së në Kosovë, “Raport mbi rastet e dhunës në familje në Kosovë,” (korrik 2007).  34 Krimet, duke përfshirë shkaktimin e dëmit fizik personit përmes shkaktimit të lëndimit të lehtë ose të rëndë trupor dhe dëmtimit të përkohshëm të organit ose të një pjese të trupit të personit tjetër; zvogëlimi i aftësisë së personit për të punuar; deformimi i personit tjetër ose dëmtimi i shëndetit të personit tjetër kur kryhet brenda marrëdhënies familjare konsiderohen krime të dënueshme me dënim deri tri vite burgim dhe duhet të ndiqen penalisht  ex officio (shih nenin 153, 154 të Kodin e Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës). 

Page 96: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

86

kryerësin  e  dhunës  të  lirë.  Kërkimet  e  tjera  në  Kosovë  në  dispozicion  mbi  zbatimin  e Rregullores mbi dhunën në familje dhe aktet e tjera ose mungesa e tyre kur  janë kryer në kuadër  të marrëdhënies  familjare  kanë  treguar  zbatim  joadekuat  ose  të  pjesërishëm  të legjislacionit.35  

Gjykatësit  dhe  prokurorët  kanë  raportuar  vështirësi  praktike  në  zbatimin  e  këtij  legjislacioni,  i  cili  ka  dështuar  në  ofrimin  e mbrojtjes  për  viktimat  e  dhunës  në  familje. Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë dhe viktimat e dhunës në familje kanë paraqitur ankesa tek  Institucioni  i Ombudspersonit të Kosovës  lidhur me dështimin e një numri  të gjykatave komunale në  zbatimin e neneve 7 dhe 9  të Rregullores  lidhur me lëshimin e urdhrave  të mbrojtjes dhe urdhrave  të mbrojtjes emergjente.36 Rregullorja mbi dhunën  në  familje  parasheh  një  numër  të  masave,  të  cilat  mund  të  nxjerren  kundër kryerësve të dhunës nga gjykatat. Sidoqoftë, në praktikë, masat e nxjerra nga gjykatat ose janë të kufizuara për nga natyra e tyre ose janë të përdorura nga gjykatësit për të lehtësuar pasojat e shkaktuara nga aktet e dhunës në  familje. Në rastin e një kërkese për urdhër të mbrojtjes në Gjykatën Komunale në Leposaviq, Misioni i OSBE‐së në Kosovë ka raportuar se viktima  ka  kërkuar  largimin  e  kryerësit  të  dhunës  nga  ambienti  i  përbashkët  i  jetesës. Gjykata ka vendosur të kundërtën, duke  i urdhëruar viktimës të kthehet në vendbanimin e përbashkët dhe t’i lejohet të shoh TV.37 Edhe pse QMS po ashtu ka rekomanduar largimin e kryerësit  të dhunës,  gjykata nuk  ka marrë parasysh  se  si  vendimi  i  saj mund  të  rrezikojë viktimën dhe sigurinë si dhe shëndetin e  fëmijëve  të saj. Në këtë  rast  të veçantë, urdhri  i mbrojtjes është lëshuar për të pajtuar qiftin më parë se sa për të nxjerrë masat mbrojtëse të kërkuara nga viktima.  

Në rastet e tjera të monitoruara nga Institucioni i Ombudspersonit të Kosovës38 dhe nga Misioni i OSBE‐së në Kosovë, gratë kryesisht kanë kërkuar masa të parapara me nenin 2 (i) të Rregullores mbi dhunën në familje, që e urdhërojnë “kryerësin e dhunës të lejojë palën e mbrojtur  të  shfrytëzojë  vendbanimin e përbashkët nga  i padituri dhe pala e mbrojtur.” Burrat  në  Kosovë  zakonisht  i  sanksionojnë  gratë  viktima  të  dhunës  familjare  për “mosbindje” me largim të tyre dhe, ndonjëherë, të fëmijëve të tyre nga vendbanimet e tyre të përbashkëta të jetesës.39 Në këtë kuptim, urdhri i mbrojtjes i mundëson grave të kthehen në  ekonominë  e  përbashkët  familjare.  Vendimi  mbi  vendosjen  e  serishme  të  qiftit  në vendbanimin  e  përbashkët  mund  të  shkaktojë  rrezik  për  shëndetin  dhe  mirëqenien  e viktimës dhe të fëmijëve të saj.     

Për  shembull,  në  rastin  e  parë  nga  Gjilani,  nëna  ka  dëshiruar  të  kthehet  në apartamentin e burrit  të  saj edhe pse ai e ka keqtrajtuar atë dhe  foshnjën e  tyre. Ngaqë mundësia e dhunës së mëtejme ka ekzistuar, kthimi në shtëpi nuk ka qenë në 

35 Shih OSBE dhe MPMS, 24 36 Institucioni i Ombudspersonit të Kosovës, në pajtim me nenin 9 të Rregullores së UNMIK‐ut nr. 2006/6 mbi Institucionin e Ombudspersonit të Kosovës mund të kryejë  ex officio hetime të institucioneve gjyqësore sipas iniciativës ë tij ose të saj nëse ekziston dyshimi se mund të kenë qenë shkelur të drejtat e njeriut. 37 Po aty, f. 13. 38 Institucioni i Ombudspersonit, Ex Officio Raport, 2006.  39 Zakonisht gratë në Kosovë nuk kanë pronësi dhe as që e gëzojnë të drejtën e trashëgimisë të paraparë me ligjin në fuqi. Është, së këndejmi, shumë e zakonshme që prona është e regjistruar në emrat e bashkëshortëve të tyre ose të anëtarëve të tjerë të familjes në familjen e gjerë (pra, babait ose gjyshit të burrit). Gratë, së këndejmi, me lehtësi mund të largohen nga prona e cila nuk posedohet ligjërisht dhe ky akt i formës së dhunës në familje shpesh shfrytëzohet nga kryerësit e dhunës si masë për  të “disiplinuar” gratë dh fëmijët e tyre. Shih Ombudspersoni, “Raport vjetor i zëvendësit të Ombudspersonit për Kuvendin e Kosovës 2006‐2007”, pjesa mbi “Barazinë gjinore në Kosovë” 63‐72. 

Page 97: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

87

interesin më  të mirë  të  fëmijës. Në mënyrë  të ngjashme, në  rastin e dytë  (Gjilan) nëna ka kërkuar të kthehet në shtëpinë e burrit të saj me fëmijën përkundër faktit se burri,  sipas  pohimeve,  ka  kryer  akte  të  dhunës  fizike  kundër  tyre… gjykata…megjithëkëtë,  ka  vazhduar  me  seancën  dhe  ka  lëshuar  urdhrin  e mbrojtjes.40 

 

Në  secilin  prej  rasteve  të  monitoruara  nga  Institucioni  i  Ombudspersonit,  shumica  e viktimave dhe e fëmijëve tyre janë kthyer në shtëpitë e “burrave” të tyre pa një analizë në thellësi  ose  njohuri  për  aktet  e mundshme  të  dhunës  që mund  të  shkaktojnë  rrezik  për shëndetin  dhe  mirëqenien  e  viktimës.  41  Edhe  pse  Rregullorja  mbi  Dhunën  në  Familje parasheh  që  kryerëseve  të  dhunës mund  të mos  iu  lejohet  t’iu  qasen  viktimave  në  një distancë të caktuar ose që të mbesin me viktimën në banesën ose shtëpinë e përbashkët,42 gjykatat rrallë iu ofrojnë viktimave këtë masë të paraparë.  

Sipas Rregullores mbi dhunën në familje, anëtari  i familjes nuk mundet me forcë të largojë anëtarin tjetër të familjes nga vendi i përbashkët i banimit, por nëse viktima është në rrezik nga  të  vazhduarit e  të  jetuarit me  kryrësin, Rregullorja nuk ofron  asnjë  alternativë tjetër.43  Lëshimi  i urdhërave mbrojtës, që përcaktojnë  se  kryerësi  i dhunës dhe  viktima e kanë  të  përbashkët  të  njëjtën  shtëpi,  i  vënë  viktimat  para  rrezikut.  Një  ZSHS  ka  thënë: “Viktima  jeton  nën  trysninë  dhe  duhet  të  lëshojë  atë  vend  për  arsye  se  kryerësi  nuk respekton urdhrin e mbrojtjes.” Më tej, policia shpesh dështon në  intervenim dhe gjykatat rrallë ndërmarrin veprime kur thyhen urdhrat e mbrojtjes. 44  

Masa të tjera, siç është urdhërimi  i kryerësit për të paguar për qiranë e viktimës në një  vend  tjetër  të  banimit  ose mbështetje  për  fëmijën,  rrallë  janë  vërejtur.45  Sipas  një përfaqësuesi  të  DAVA‐s,  nëse  gjykatat  nuk  kanë  dëshmi  se  kryerësi  i  dhunës  mund  të sigurojë  një  pagesë  të  tillë  për  arsye  se  kryerësi  nuk  ka  pasuri,  pagë  ose  se  është  duke punuar pa  kontratë,  gjykata  “nuk mund”  ta  shtyjë  atë për  ta bërë  këtë.46 Derisa  kjo nuk është  plotësisht  e  saktë,  ngaqë  ligji mbi  ekzekutimin  e  përkufizon  se  si  duhet  të  bëhen kalkulimet e tilla dhe sesi policia duhet të ekzekutojë vendimet e gjykatës, ndërsa sundimi i ligjit  është  i  dobët  në  sigurimin  e  zbatimit.47  Madje  edhe  atëherë  kur  gjykatat  kanë urdhëruar  se kryerësi duhet  të paguajë mbështetjen ose alimentacionin, ky vendim është zbatuar shumë rrallë, kanë thënë disa të anketuar.48  

Po ashtu  janë vëzhguar rastet e viktimave që tërhiqen nga ndjekja penale e rasteve të dhunës në familje ose kërkesat për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Në 39 raste të hetuara nga  Institucioni  i Ombudspersonit,  viktimat  kanë  tërhequr  gjashtë  kërkesa për  lëshimin e 

40 Misioni i OSBE‐së në Kosovë, “Raport i rasteve të dhunës në familje në Kosovë,” (korrik, 2007).  41 Shih OSBE dhe MPMS, 24.  42 Neni 2 (c) dhe (f) i Rregullores mbi dhunën familje.  43 Avokati i viktimës në Prishtinë, anketë e RRGGK‐së, 2008. 44 ZSHS në Ferizaj, anketë e RRGGK‐së, 2008 QMG po ashtu ka komentuar se urdhrat e mbrojtjes kanë kërkuar monitorim më të mirë për të siguruar mbrojtjen e viktimës prej kryerësit të dhunës (anketë e RRGGK‐së, 2008). Përfaqësuesit DAVA‐s kanë rekomanduar që shkelja e urdhrave të mbrojtjes të përfshijë sanksione më të ashpra në pajtim me kodin penal. 45 DAVA po ashtu ka raportuar dykuptimësi në vendimet lidhur me alimentacionin.  46 Analizë e RRGGK‐së, 2008. 47 Në këtë kuptim, fuqizimi i viktimave dhe vënia në dispozicion e alternativave për ta është me rëndësi.  48 Strehimorja Liria në Gjilan dhe SHPK‐ja në Pejë, analizë e RRGGK‐së, 2008. Një zyrtar i SHPK‐së ka thënë se gjykata duhet të jetë më e rreptë lidhur me posedimin e pronësisë. Fëmijët kanë qenë të pashtëpi “shumë shpesh” ka thënë zyrtari, për arsye se shpërdoruesi nuk e ka paguar alimentacionin për fëmijët e tij dhe partnerin. 

Page 98: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

88

“Policët bëjnë një punë shumë të mirë, por kur rastet shkojnë në gjykatë ato dështojnë. Përse? Nuk e di... Para se  gjykatat t’i fillojnë procedurat, rastet rrijnë një vit. Pasi të ketë kaluar  një vit, ata na thërrasin, e thërrasin QPS‐në. Gjatë asaj kohe, me gjasë, dhuna ka ndodhur sërish.”    – Zyrtar i SHPK‐së, Prizren 

urdhrave të mbrojtjes.49 Një numër i madh i të anketuarve të RRGGK‐së kanë thënë se qiftet janë pajtuar dhe, së këndejmi, akuzat  janë hedhur ose rasti është zgjedhur. Një burrë nga komuna  e  Skenderajt  ka  thënë:  “Ka  ardhur  policia  dhe  rasti  ka  shkuar  në  gjykatë,  por kryerësi i dhunës nuk është dënuar për arsye se ata [bashkëshortët] në fund, janë pajtuar.” Në një rast tjetër, fëmijët e kanë thirrur policinë dhe policia e ka arrestuar burrin. Ata, më vonë, e kanë liruar atë për arsye se ai i kishte premtuar gruas së tij se dhuna më kurrë nuk do të ndodh sërish dhe ajo e kishte falur atë. Ombudspersoni ka sugjeruar që varësia e grave nga burrat e  tyre ose nga  familjet e burrave  të  tyre mund  të ketë kuptimin  se gratë nuk kërkojnë shkurorëzimin dhe mund të vazhdojnë të vuajnë dhunë nga dhuna në familje me kushtin “që të mos  jenë të ndara nga fëmijët e tyre, që të mos bëhen barrë e familjeve të tyre  ose,  edhe më  keq,  që  të mos  ballafaqohen me  rreziqet  e  panjohura  të  të  qenit  të detyruara të mbrojnë vetveten.”50 Së këndejmi, madje edhe nëse ligji parasheh mbrojtjen e viktimës  së  dhunës  në  familje,  nëse  ai  nuk  zbatohet,  ai  mbetet  joefektiv  në  ofrimin  e mbrojtjes.  

Vonesat  gjyqësore  në  përpunimin  e  rasteve,  posaçërisht  të  lidhura me  urdhrat  e mbrojtjes,  edhe më  tej  i  kanë brejtur përpjekjet për  të mbrojtur  viktimën. Për  shembull, Rregullorja mbi Dhunën në Familje  iu  lejon gjykatave për  të ndaluar kontaktin ose për  të saktësuar  distancën  midis  viktimës  dhe kryerësit  të  dhunës,  por  masat  e  tilla  rrallë zbatohen për shkak të vonesave të  lidhura me urdhrat  e  mbrojtjes  dhe  aktvendimeve alternative.51  Ngaqë  rastet  shpesh marrin  dy ose  tri  vite  për  shqyrtim,  sipas  DAVA,  aktet penale  plotësuese  ndodhin  në  ndërkohë.  Së këndejmi, ekspeditiviteti, që bënë përpunimin e  kërkesave  për  urdhrin  e  mbrojtjes  nga gjykatat, është esencial me qëllim të mbrojtjes së viktimës nga dhuna në vazhdim. 

Në  raportin  Ex Officio  të  ushtruesit  të detyrës  së  Ombudspersonit  të  Kosovës  vihet  në  përfundim  se  gjykatësve  përgjithësisht duket se iu mungon njohuria lidhur me përmbajtjen e Rregullores mbi dhunën në familje, që i kontribuon vonesave.52 Gjykatësit  janë vonuar në  lëshimin e urdhrave të mbrojtjes, duke mos përmbushur afatet e parapara me Rregulloren mbi dhunën në familje (15 ditë dhe 24 orë për të  lëshuar urdhrat e mbrojtjes respektivisht urdhërin emergjent mbrojtës.) Në disa raste  të  lidhura me urdhrat e mbrojtjes, gjykatësve  iu deshën   deri në 11 muaj, derisa në rastet e urdhrit për mbrojtje emergjente gjykatave iu ka marrur ditë të tëra ose madje edhe disa muaj.53 Mosrespektimi i afateve të parapara me ligjin në fuqi i vë viktimat para rrezikut të mëtejmë të përsëritjes ose të vazhdimit të dhunës, që potencialisht në mënyrë negative 

49 Shih RRGGK, Hulumtim kërkimorsi dhe Misioni i OSBE‐së në Kosovë, Raport vlerësues mbi themelimin e Mekanizmave referues për viktimave e trafikimit të qenieve njerëzore, tetor 2007. 50 Po aty.  51 DAVA, anketë e RRGGK‐së, qershor, 2008. 52 Po aty. 53 OSBE‐ja ka vëzhguar në Raportin e saj mbi rastet e dunës në familje në Kosovë (korrik 2007) vonesa në lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. ZSHS‐ët po ashtu kanë theksuar nevojën e sistemit të drejtësisë për të provuar rastet në kohën e duhur në mënyrë që mbrojtja e viktimave të jetë më efikase. (ZSHS në Ferizaj, analizë e RRGGK‐së, 2008). 

Page 99: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

89

pastaj ndikon në shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke vepruar kështu në kundërshtim me Rregulloren.54  

Të  gjitha  rastet,  jo  vetëm  rastet  e  dhunës  në  familje,  vuajnë  nga  vonesat. Departamenti  statistikor  i  Sekretarisë  së Këshillit Gjyqësor  të Kosovës  ka bërë një  listë  të faktorëve  të  ndryshëm  që  i  kontribuojnë  rasteve  të  pazgjidhura:  legjislacioni  i  paqartë; institucionet  të  cilat nuk  i përmbushin detyrat e  tyre; mungesa e gjykatësve; distribuimi  i dobët i gjykatësve nëpër gjykata; tepër pak prokuror; kushtet e dobëta të punës (pra, zyrat, teknologjia,  transportimi, pagat e ulëta); paaftësia për  të  shpërndarë  ftesat gjyqësore për shkak  të adresave  të paqarta; mungesa e dëshmitarëve; koha  iracionalisht e humbur nga disa gjykatës dhe zyrtarët gjyqësorë (pra, mungesa në gjykata për të përcjellur trajnime dhe seminare të ndryshme  jo të domosdoshme); buxheti  i kufizuar për plotësimin e personelit plotësues;  dhe  administrata  e  centralizuar.55  Gjykatësit  ia  kanë  atribuuar  vonesat  e  tyre stërngarkimit  me  rastet.  Për  shembull,  në  Prishtinë,  edhe  pse  popullata  është  rritur substancialisht që nga përfundimi i luftës, qeveria nuk ka bërë ndarjet buxhetore (alokimet) për  punësimin  e  gjykatësve  plotësues.56  Partners  Kosova  (OJQ  lokale)  ia  kanë  atribuuar zvarritjen e  rasteve pagave  të ulëta  të gjykatësve, personelit  tepër  të pakët dhe  joefikas, trajnimit  joadekuat profesional dhe mosrespektimit  të  ligjit,  i  cili  rregullon  funksionimin e sistemit  të  drejtësisë.  57 Në  kuadër  të  problemeve  të  tjera  brenda  sistemit  të  drejtësisë përfshihen  shkathtësitë  e  dobëta  të  menaxhimit,  administrata  e  dobët,  mungesa  e personelit  të  ri  të arsimuar brenda dhe  jashtë vendit dhe mungesa e njohurive  lidhur me teknologjinë dhe shfrytëzimin e informacionit digjital.58  

1.2  Përgjigjja institucionale për mbrojtjen e viktimave  Ofrimi  i rregullimit dhe  i mbrojtjes ndaj viktimave të dhunës në  familje mbetet një sfidë e vazhdueshme për qeveritë anë e kënd botës. 59 Këshilli i Evropës ka shprehur brengën lidhur me mungesën e njohurive në mesin e  institucioneve në  identifikimin adekuat të akteve të dhunës  familjare dhe  të  formave  të  tjera  të dhunës mbi baza gjinore.60 Më  tej,  sigurimi  i legjislacionit të pashoqëruar me burimet adekuate  (njerëzore dhe  financiare) ka shkaktuar mungesa në ndihmën dhe mbrojtjen. Siç e ka thënë Këshilli i Evropës:   

Shtetet  në  përgjithësi  kanë  qenë  të  ngadalshme  në  njohjen  apo  në  pranimin  e shpenzimeve financiare dhe sociale pasojë e dhunës në baza gjinore (për shembull, në kuptimin  e  shpenzimeve  të  hetimit,  shëndetit,  strehimit  shtëpiak dhe  arsimimit),  siç është  parë, me  variacionet  në  ligj  dhe  në  sanksionet  në  dispozicion.  Shpesh  ka  një 

54 Shih Propozimin e Planit të Veprimit të Këshillit të Evropës, 1998. Po ashtu,  anketë e RRGGK‐së, qershor 2008. 55 Dokument i RRGGK‐së 2008. 56 Gjykatës, koment i bërë për një përfaqësuesi të RRGGK‐së.  57 Një ZSHS ia ka atribuuar dështimin në zbatimin e ligjit mentalitetit dhe mungesës  së profesionalitetit (po ashtu anketë e RRGGK‐së,  ZSHS në Mitrovicë, qershor, 2008). 58 Gjykatat rrallë bashkëpunojnë me faktorët e tjerë të cilët  mund të ndihmojnë dhe ta lehtësojnë punën e tyre, siç janë OJQ‐të që merren me ligjin dhe zgjidhjen e konfliktit, sipas Partners Kosova. Ata kanë besuar se miratimi i Ligjit mbi ndërmjetësimin dhe involvimin e ndërmjetësuesve në gjykata për t’u marrë me disa raste mund të zvogëlonte barrën e punës së gjykatësve. KMLDNJ dhe Departamenti statistikor i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës po ashtu ka rekomanduar mekanizmin e ndërmjetësimit që duhet shfrytëzuar për zgjidhjen e disa rasteve (anketë e RRGGK‐së 2008). 59 Për shembull, Komisioni mbi eliminimin e diskriminimit kundër grave i KB‐ve përshkruan dështimet  e autoriteteve hungareze dhe uzbekistaneze për të ofruar rregullimin efikas dhe mekanizmat mbrojtës për viktimat e dhunës në familje (në http://www.un.org/womenwatch/daw/cedaw/reports.htm, e qasur në qershor 2008). 60 Shih Propozimin e Planit të veprimit të Këshillit të Evropës, 1998. 

Page 100: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

90

pranim të vogël të nevojave dhe të drejtave të personave që e përjetojnë dhunën, pak mbështetje adekuate nga shumë organizata dhe mungesë mjetesh e pajimesh për ato grupe  të  specialistëve  që  përbëjnë  kontributin  kryesor  për  sigurimin  e  shërbimit relevant.61 

 Ligji në fuqi në Kosovë ofron mundësi për krijimin e një numri të madh të mekanizmave dhe kërkon nga një numër i institucioneve qeveritare dhe joqeveritare për t’u përgjigjur dhe për të  ofruar  mbrojtjen  kundër  dhunës  në  familje.  Divizioni  i  Avokimit  të  Viktimës  dhe  i Asistencës (DAVA) i Ministrisë së Drejtësisë,62 Qendrat komunale për Punë Sociale (QPS) të Ministrisë  së  Punës  dhe  të Mirëqenies  Sociale  (MPMS),63  dhe Njësitë  kundër  dhunës  në familje  të  Shërbimit Policor  të Kosovës  (SHPK)  janë  institucionet  kryesore në Kosovë që  i përgjigjen  rasteve  të  dhunës  në  familje.  Një  numër  i  ligjeve  qeverisin  përgjegjësitë  e punëtorëve socialë (ZSHS), të avokatëve të viktimave (AV) dhe të policisë në përgjigjen ndaj rasteve të dhunës në familje.64 OJQ‐të po ashtu  janë të angazhuara në ofrimin e strehimit, këshillimit dhe formave të tjera të asistencës për viktimat e dhunës në familje. Rregullorja mbi Dhunën në Familje përfshin një përshkrim të hollësishëm të roleve dhe të përgjegjësive mbi mbrojtjen kundër dhunës në familje, duke përfshirë përgjegjësitë e organeve të zbatimit të  ligjit  (pra, policisë). Një pjesë  specifike  e përgjigjes në  zbatimin  e  ligjit në mbrojtjen  e rasteve  të  dhunës  familjare  është me  vlerë. Më  tej,  Rregullorja mbi  Dhunën  në  Familje nënvizon nevojën për bashkëpunim të ngushtë midis agjencive të ndryshme, siç janë QPS‐të, AV‐të dhe policia në ofrimin e mbrojtjes.  

Edhe  pse  i  vlerësuar  si  një  legjislacion  i  komplikuar, megjithëkëtë,  ligji  në  fuqi  ka ndikuar  praktikisht mbi  rolet  e  agjencive  të  ndryshme  dhe  në  profesionalitetin  e  tyre  të përcaktuar  me  ligj.65  Kërkimet  kanë  konstatuar  një  numër  të  dështimeve  lidhur  me përgjigjen  institucionale  ndaj  dhunës  në  familje  në  Kosovë,  duke  përfshirë: mungesën  e kapaciteteve profesionale për  të punuar me  rastet  sensitive  të dhunës në  familje dhe  të dhunës mbi baza gjinore në përgjithësi;  tepër pak policë  të  trajnuar mirë, profesional për përgjigjet  ndaj  dhunës  në  familje,  posaçërisht  në  patrullimet  e  natës;66  dështimi  i shërbimeve sociale për të përfaqësuar  interesat më të mira të fëmijëve në pajtim me  ligjin me  fuqi;67 dështimi  i gjyqësorit  (pra, gjykatave) për  të  involvuar  shërbimet  sociale, madje 

61 Këshilli i Evropës  “Përmbledhje e propozimit të Planit të veprimit mbi dhunën kundër grave,” (1998).  62 Rregullorja e UNMIK‐ut  2003/26 mbi Kodin e Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës në nenin 81 dhe  82 përcakton avokatët e  viktimave si institucion kyç përgjegjës për ruajtjen e të drejtave të viktimave , posaçërisht të viktimave të akteve të kryera në kuadër të marrëdhënies familjare.     63 Një numër i ligjeve i udhëzojnë shërbimet sociale në ofrimin e mbrojtjes ndaj viktimave të dhunës në familje (pra, Ligji mbi shërbimet sociale dhe të familjes, Ligji mbi familjen, Rregullorja mbi dhunën në familje, etj.) Për shembull, Ligji mbi shërbimet sociale dhe familjare i Kuvendit të Kosovës nr. 2005/02‐L17 parashtron bazat ligjore për rregullimin e shërbimeve për personat dhe familjet në nevojë përmes përkufizimit të personave në nevojë si viktima të dhunës në familje dhe të trafikimit njerëzor. Viktimat e dhunës në familje, së këndejmi, kanë të drejtë në mbrojtjen sociale duk përfshirë asistencën, këshillimin dhe asistencën materiale në rastet kur ekzistojnë burime të financimit për këtë (neni 1.4 dhe 2.10). Më tej, Ligji mbi familjen i Kosovës cek Qendrat për Punë Sociale si autoritetet të kujdestarisë për fëmijët në nevojë të mbrojtjes sociale (Rregullorja e UNMIK‐ut nr. 2006/07 mbi nxjerrjen e ligjit mbi familjen i Kuvendit të Kosovës nr. 2004/32, neni. 6, paragrafi 2.      64 Për një përshkrim të hollësishëm të ligjeve që rregullojnë përgjigjen në rastet e dhunës në familje si dhe rolet e përgjegjësitë e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, shih RRGGK, Hulumtim kërkimor, Shtoja 2 mbi Kornizën ligjore, 77‐84. 65 Raporti vjetor 2006‐2007 i Ombudspersonit për Kuvendin e Kosovës, pjesa mbi “Barazinë gjinore” 62‐72. 66 Përfaqësuese e strehimores, anketë e RRGGK‐së, 2008. 67 Për shembull, neni 6 i Ligjit mbi Familjen i Kuvendit të Kosovës parashtron bazat për organet administrative‐komunale si kompetente për çështjet sociale. Më tej, neni 7 i Ligjit mbi shërbimet sociale dhe familjare nr. 02/L‐17 i 

Page 101: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

91

edhe  nëse  kërkohen  me  ligj;68  mungesa  e  burimeve  njerëzore  dhe  financiare  për  t’u përgjigjur  në  mënyrën  e  duhur  ndaj  rasteve  që  kanë  nevojë  për  mbrojtjen;  dështimi  i avokatëve të viktimës për të ruajtur të drejtat e viktimës në pajtim me  ligjin në fuqi;69 dhe një mungesë e përgjigjes së bashkërenditur nga agjencionet kryesore përkatëse.70  

Përgjigjja e parë e institucioneve kur ato thirren për të adresuar raportimet e dhunës familjare  shpesh  ka  qenë  të  largohen  gratë  dhe,  ndonjëherë,  edhe  fëmijët  e  tyre,  nga shtëpitë dhe vendosja e tyre në strehimore derisa kryerësit e dhunës mbeteshin në shtëpi.71 Nga viti 2005 deri në vitin 2007, SHPK‐ja ka arrestuar të dyshuarit në vetëm 30 për qind të rasteve dhe gjykatat kanë  lëshuar urdhrat e mbrojtjes në vetëm 9.2 për qind të rasteve.72 Largimi  i viktimave nga shtëpitë e  tyre dhe vendosja e  tyre në  strehimore  i  shfuqizon ato financiarisht dhe në aspektin shoqëror duke  i vënë kështu në një disavantazh  lidhur me të drejtat pronësore, potencialisht duke  i ndarë ato nga fëmijët e tyre dhe duke  i  izoluar nga mekanizmat e mbështetjes natyrore, siç janë familja dhe miqtë.73  

Kur gratë  largohen nga shtëpitë e tyre ose nxjerren me dhunë nga to, keqtrajtuesit  shpesh marrin kujdestarinë e  fëmijëve për arsye  se gratë nuk mund  të  sigurojnë kujdesin financiar për fëmijët.74 Tradicionalisht, fëmijët shpesh mbeten me familjen e babait kur një çift ndahet.75 Sipas dy ZSHS, kujdestaria mbi  fëmijën ende nuk është adresuar në mënyrë adekuate brenda  ligjit ekzistues. “Nëse një viktimë dëshiron të ketë  fëmijët e saj me vete, ajo nuk ka mjaft shanse lidhur me atë se ku mund të shkojë ajo” kanë thënë ato.76 Në rastet kur  babai  ka  kryer  dhunën,  kjo mund  t’i  vë  fëmijët  në  rrezik  të  dhunës  së mëtejme.77 Vendimi  lidhur me  atë  se  kujt  duhet  t’i  jepet  kujdestaria  duhet  të  bazohet  në  të  drejtat prindërore dhe vendimet duhet  të kenë parasysh  faktorë  të ndryshëm,  jo vetëm pasurinë 

Kuvendit të Kosovës, i nxjerrur përmes Rregullores së UNMIK‐ut nr. 2005/46 e caktoni organ administrativ komunal qendrën për punë sociale (cituar në Raportin mbi rastet e dhunës në familje të Misionit të OSBE‐së, 2007, 11). 68 Për shembull, “Një vështrim i sistemit penal të drejtësisë në Kosovë, 1 shtator 2000‐28 shkurt 2001,” Departamenti i të drejtave të njeriut dhe i sundimit të ligjit të misionit të  OSBE‐së në Kosovë , neni 6 dhe 7 mbi të Drejtat e viktimave I dhe II, dhuna seksuale dhe dhuna brenda familjës.     69 Po aty.   70 Po aty. OJQ‐të po ashtu shpesh janë ankuar se institucionet nuk i kanë respektuar saktësisht procedurat në pajtim me mandatet e tyre. Shih RRGGK, Hulumtim kërkimor. 71 Liria, anketë e RRGGK‐së, 2008. 72 Derisa SHPK‐ja nuk ka autorizime për të siguruar urdhrat emergjent të mbrojtjes (shih më poshtë) SHPK‐ja, sidoqoftë, ka caktuar urdhra të tilla në 0.2 për qind të rasteve. Disa regjone i kanë arrestuar të dyshuarit më shpesh se sa të tjerat. Peja ka burgosur më shumë të dyshuar: 48 për qind rasteve të raportuara në atë rajon nga viti 2005 deri në vitin 2007. Prizreni ka burgosur 33 për qind, Mitrovica ‐ 32 për qind, Prishtina ‐ 26 për qind, Ferizaj ‐ 26 për qind dhe Gjilani në vetëm 14 përqind të rasteve. Tetëdhjetë për qind e rasteve i janë referuar Avokatit të Viktimës, 64.9 ‐ QPS‐ve dhe 5.9 për qind tek ndonjë strehimore. 73 Sipas “Liria”, nuk ka mjaft masa për të mbrojtur gratë dhe për të siguruar se ato marrin pjesën e tyre të mjeteve apo pasurisë martesore. 74 Shtëpi e sigurt Gjakova, anketë e RRGGK‐së si dhe bisedë telefonike, 2008. 75 Për shembull, një grua e re shqiptare nga komuna e Podujevës e ka përshkruar rastin e fqinjit saj: “Burri e kishte zakon të rrihte gruan e tij, dhe madje edhe tash kur ata janë të shkurorëzuar ai nuk i lejon asaj t'i shoh fëmijët. Ajo nuk e ka këtë të drejtë. Gruaja i është ankuar institucioneve por ato nuk kanë bërë gjë. Tash, djali i saj është duke jetuar me ish‐burrin e saj. Burri është rimartuar por po ashtu edhe kjo i shtrohet dhunës nga vjehrra dhe kunata e saj. Ata e rrahin shumë shpesh. Ne dëgjojmë zëra të këqij prej tyre.”Jo vetëm që gruas që ka qenë viktimë nuk i është dhënë kujdestaria mbi fëmijën, por burri ka vazhduar të kryej dhunë për arsye se rasti nuk është ndjekur penalisht në mënyrën e duhur. 76 ZSHS në, anketë e RRGGK‐së, 2008. 77 Shtëpia e sigurt Gjakova, anketë e RRGGK‐së dhe bisedë telefonike, 2008. 

Page 102: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

92

 Një  rast    i përcjellur nga një polic  i SHPK‐së ka  ilustruar shumë probleme  të cilat  i hasin institucionet në mbrojtjen e të drejtave të viktimës dhe në ofrimin e mbrojtjes:   

Viktima ka pasur lëndime të rënda trupore, traumë, frikë. Ajo ka qenë shumë e frikuar për djalin e saj. Ajo ka qenë e  frikuar se burri  i saj do ta dëmtojë edhe ate. Meqë  djali  i  saj  ka  qenë  i  vogël,  ajo  e  kishte  thirrur  QPS‐në.  Ata  kanë kërkuar  që  ne  t’i marrim  ata  për  arsye  se  nuk  kanë  pasur  transport  dhe,  së këndejmi, ne kemi shkuar dhe e kemi marrë punëtorin social (por ju e dini se nuk është  detyrë  e  SHPK‐së  dhe  se  ne  nuk  mund  të  shërbejmë  si  institucion transportues për  institucionet e tjera. Ne kemi, po ashtu, mungesë makinash.). Pasi  që  QPS‐ja  ka  marrë  fëmijën,  ata  i  kanë  dhënë  të  drejtën  prindërore keqtrajtuesit.  Para  këtij  vendimi,  ne  i  kemi  dhënë  QPS‐së  dhe  gjykatës deklaratën  e  viktimës  në  të  cilën  viktima  ka  thënë  “Unë  dhe  djali  im  kemi përjetuar dhunën fizike konstante nga burri im.” Avokati i viktimës është vonuar në  dërgimin  e  dëshmisë  së  viktimës  në  gjykatë,  po  ashtu. Gjykata  ka  dënuar keqtrajtuesin me vetëm një muaj burgosje dhe ai është i lirë për të vendosur kur ai dëshiron të shkojë atje për ta vuajtur këtë muaj të dënimit. Viktima gjendet në strehimore ka tre vite dhe ajo nuk ka pasur asnjë mbështetje institucionale.   

Polici  ka  thënë  se  viktimat  nuk  duhet  të  “mbyllen“  në  strehimore.  Ligji  duhet  të funksionojë në mënyrën e duhur, duke iu dhënë viktimave pjesën e tyre të pasurisë dhe institucionet duhet të ofrojnë programe të reintegrimit.  

materiale.78 Shkelja e të drejtës së vizitës së fëmijës po ashtu rrallë është dënuar dhe kërkon trajtim të mëtejshëm.79  

Raportet  e  kohëve  të  fundit  që  rezultojnë  nga monitorimi  i  rasteve  të  dhunës  në familje në  gjykata  kanë  treguar dështimin e  shërbimeve  sociale  (QPS) për  të mbrojtur  të drejtat e  viktimave  kur  kjo  kërkohet me  ligj.80 QPS‐të  kanë dështuar për  të dëshmuar në seanca kur është kërkuar nga gjykatat ose në disa raste kanë ofruar pikëpamje të kundërta me shëndetin dhe sigurinë e viktimës.81 Për shembull, Sektori i monitorimit të sistemit ligjor i misionit të OSBE‐së ka monitoruar një rast në gjykatën komunale të Gjilanit kur një nënë ka kërkuar mbrojtjen për vetveten dhe fëmijën e saj (të dytë viktima të dhunës familjare) dhe ka  kërkuar  kthimin  e  saj  në  shtëpinë  e  përbashkët me  kryerësin  e  dhunës. QPS‐të  kanë dështuar për  të qenë  të pranishme në  seanca  gjyqësore, edhe pse  gjykata në mënyrë  të 

78 UNICEF ka rekomanduar që gjykatat të interpretojnë “interesin më të mirë të fëmijës” në mënyrë më të gjerë (Paraqitje e UNICEF‐it para Komisionit për të Drejtat të Fëmijës në “Të flasësh, marrësh pjesë dhe të vendosësh – E drejt e fëmijës për të qenë i dëgjuar” Gjenevë, 15 shtator 2006, Pjesa e 8.   79 Liria, anketë e RRGGK‐së, 2008. 80 Departamenti i të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit i Misionit të OSBE‐së në Kosovë, “Një vështrim i sistemit të drejtësisë penale në Kosovë, 1 shtator 2000‐28 shkurt 2001,” Neni 6 dhe 7 mbi të Drejtat e Viktimës I dhe II, Dhuna seksuale dhe dhuna brenda familjare. Po ashtu shih Departamentin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit,  raporte mujore publike të Sektorit të monitorimit të sistemit ligjor (mars dhe gusht 2005).    81 Po aty.  

Page 103: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

93

rregullt i ka dërguar ftesat gjyqësore në QPS‐të dhe gjykatësi ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes, madje  edhe  nëse  kjo mund  të  rrezikojë  shëndetin  dhe mirëqenien  e  nënës  pa  e marrë parasysh QPS‐të se çfarë do të ishte interesi më i mirë i fëmijës.82 Në rastet e tjera, ZSHS‐të kanë thënë se gjykatat shpesh kanë dështuar për t’ua dërguar ftesat gjyqësore ose se i kanë lënë ato jashtë procedurave gjyqësore.83  

OJQ‐të gjithashtu  janë ankuar  lidhur me profesionalitetin e punës  së personelit  të QPS‐ve  që  kanë  qenë  të  prirura  për  t’i  zgjidhur  rastet  përmes  pajtimit  dhe  dërgimit  të fëmijëve  në  shtëpitë  e  tyre  keqtrajtuese.84  Ombudspersoni  ka  raportuar  se  punëtorët socialë  nuk  i  kanë  marrë  parasysh  gjithmonë  nevojat  e  viktimës  për  përfaqësim  ligjor, asistencë  mjekësore  dhe  asistencë  psikologjike,  por  theksojnë  pajtimin  e  çiftit bashkëshortor.85  Për  shembull,  ZSHS  i  ka  thënë  RRGGK‐së  se  “Ne  nuk  i  mbështesim strehimoret  dhe  përpiqemi  të mos  përmendim  ato  si mundësi  të  parë  për  viktimën,  për arsye se ne nuk përpiqemi t’i bëjmë gratë t’i braktisin shtëpitë e tyre.”86 Derisa në disa raste këshillimi familjar është i mundur, në raste të tjera niveli i dhunës dhe gjasa e përsëritjes së dhunës mund të ketë kuptimin se “pajtimi  familjar” nuk është  i mundur ose  i parapëlqyer kur  kihet  parasysh  siguria  e  viktimës.  Inkurajimi  i  grave  që  të  mbesin  në  situata  të ambienteve  të dhunshme mund  t’i  vë  ato në  rrezik  të dhunës  së  vazhdueshme,  lëndimit potencial si dhe t’i dekurajojë ato nga mbledhja e guximit për të raportuar dhunën sërish.  

Sipas strehimores Liria, edhe pse klientët shpesh kanë kërkuar urdhrat e mbrojtjes, institucionet  rrallë  e  kanë  ofruar  ndihmën  lidhur  me  sigurimin  e  urdhrit  të  mbrojtjes. Ndihma e tashme  ligjore dhe  legjislative në Kosovë nuk  i parasheh në mënyrë të saktësuar viktimat e dhunës në familja si kategori me të drejtë të këshillimit dhe të përfaqësimit ligjor pa  pagesë.  Ndihma  ligjore  tash  nuk  është  në  dispozicion  për  viktimat,  por  vetëm  për personat me kushte të veçanta sociale. 87 Zyra e qarkut për ndihmë juridike, e themeluar në janar  të  vitit  2008,  si  një  njësi  e  pavarur  brenda  qeverisë,  88  është  përgjegjëse  për kontraktimin  e  avokatëve,  posaçërisht  nga  Oda  e  Avokatëve  e  Kosovës  për  të  siguruar ndihmën ligjore falas në rastet kur klientët janë në asistencë sociale, janë të papunësuar ose nuk  janë  në  gjendje  për  të  paguar.89  Zyra  duhet  ta  përpunojë  secilin  rast,  i  cili  kërkon shërbimet  e  saj,  si  dhe  të  shqyrtojë  të  gjitha  ankesat  lidhur me  rastet  penale,  civile  dhe administrative. Disa avokatë  janë të specializuar dhe merren vetëm me dhunën në  familje dhe Zyra përpiqet për  të përzgjedhur avokatët e  së njëjtës gjini  si edhe klienti ose  i  lejon klientit për të zgjedhur avokatin vet sipas parapëlqimit të tij ose të saj.90 Që nga qershori  i vitit  2008,  Zyra  ka  ndihmuar  122  raste,  25  prej  të  cilave  kanë  qenë  të  ndërlidhura me dhunën  në  familje.  Nëpunësit  e  Zyrës  po  ashtu  kanë  siguruar  informacion  lidhur  me 

82 Po aty.  83 ZSHS, anketë e RRGGK‐së, 2008. 84 Misioni i OSBE‐së në Kosovë, Divizioni i avokimit të viktimave dhe i asistencës  “Raport i qendrave për punë sociale: Shërbimet sociale,” Shkurt 2003.  85Raport vjetor 2006/2007 i  zëvendësit të Ombudspersonit të Kosovës para Kuvendit të Kosovës, 16. 86 Anketë e RRGGK‐së, qershor 2008. 87 Rregullorja e UNMIK‐ut nr. 2006/36 mbi Ndihmën Ligjore në Kosovë, neni 10. 88 Sipas Rregullores mbi Ndihmën Juridike (2006/36), Njësia i raporton drejtpërdrejtë Kuvendit të Kosovës. Ky është i gjithë informacioni i paraqitur këtu lidhur me njësinë nga një intervistë me zyrtarin ligjor, Zyra e Qarkut për Ndihmë Juridike, qershor 2008, Prishtinë. 89 Për këto raste, avokatët janë të paguar nga Komisioni për Ndihmë Ligjore. 90 Tash, Zyra ka 50 avokatë në Prishtinë, për mbulimin e rasteve anë e kënd Kosovës. Megjithëkëtë, ajo i ka vërejtur mungesat e prokurorëve, ngaqë vetëm një prokuror merret me të gjitha rastet e shkurorëzimeve në Prishtinë.  

Page 104: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

94

procedurat  juridike  dhe  kanë  këshilluar  klientët  lidhur  me  të  drejtat  e  tyre  ligjore.  91 Përfaqësuesit  kanë  thënë  se  Zyra  ka  “bashkëpunim  të mirë” me  gjykatat  dhe  rastet me logon e Zyrës kanë prioritetin e vëmendjes. Ngaqë Zyra është e  re, qytetarët dhe, madje, edhe institucionet mund të mos jenë të njoftuar me punën e saj.  

Ligji në fuqi i Kosovës gjithashtu parasheh që Divizioni për Avokim të Viktimave dhe Asistencë  (DAVA)  të mbron  të  drejtat  e  viktimës,  posaçërisht  të  viktimës  së  dhunës  në familje dhe dhunës mbi baza gjinore. 92 Avokatët e Viktimave (AV‐të) pritet të luajnë një rol aktiv në përfaqësimin e interesave të viktimës dhe në këshillimin e viktimave për të drejtat e tyre.  AV‐të  janë  përgjegjës  për  mbledhjen  e  qëndrueshme  të  informacioneve  dhe  për përgatitjen  e  dokumentacionit  lidhur me  rastet. Megjithëkëtë,  në  ofrimin  e mbështetjes gjatë  rasteve  të  trafikimit dhe  të dhunës  seksuale, duke përfshirë edhe dhunën  familjare, AV‐të janë rrallë të pranishëm për rastet e të miturve ose kur janë prezent kanë luajtur një rol  tejet  pasiv.93  Një  AV  ka  thënë  se  “pengesa  kryesore”  kanë  qenë  burimet  e pamjaftueshme të transportit, ushqimi dhe veshmbathja për rastet.94 AV‐të kanë raportuar se  është  dashur  të  përdorin  para  nga  “xhepi  i  tyre”  për  të mbuluar  nevojat  bazike  të viktimave.95 Disa AV‐të nuk kanë pasur njohuri të nevojshme në identifikimin e shenjave të dhunës familjare. Një AV  i ka thënë  intervistuesve të RRGGK‐së se “Ne kemi një rast të një vajze 13 vjeçare, e cila ankohet se një njeri rreth të 60‐tave e ka keqtrajtuar atë seksualisht, por ne ende nuk e dimë saktësisht rrëfimin vërtetë për arsye se mund të ketë ndodhur që vajza  e  ka bërë  atë  (ka  pasur marrëdhënie  seksuale)  sipas  vullnetit  të  saj.”96  Këtu  shihet qartë se avokati i viktimës nuk ka pasur njohuri për paligjshmërinë e keqtrajtimit seksual të të miturve. Kjo ndikon mbi nevojën për trajnimin e mëtejmë dhe rishikimin e vazhdueshëm të nivelit profesional të kryerjes së punëve të tyre nga Ministria e Drejtësisë.97  

Një  komponentë  tjetër  e  rëndësishme  në  ofrimin  e mbrojtjes  institucionale  ndaj viktimës është qasja ndaj kujdesit shëndetësor dhe informacionit pa pagesë. Me qëllim që të përgjigjen në mënyrë sensitive në  rastet e dhunës  familjare, Ministria e Shëndetësisë dhe Shkolla e Mjekësisë e Prishtinës kanë futur komponentën mbi “Dhunën kundër grave: dhuna seksuale dhe ajo mbi baza gjinore ” në Modulin e tyre të shëndetit riprodhues të programit vendor për mjekët  familjarë dhe motrat mjekësore.98 Studimet kanë  treguar  se ekspertët për  shëndetin  e  femrave mund  të  përdorin  shkathtësitë  dhe  përvojat  e  tyre  në mënyrë efikase në përmirësimin e statusit të shëndetit të komunitetit.99 Në Kosovë më shumë ka gra se  sa meshkuj  që  ofrojnë  shërbimet  shëndetësore.100 Megjithëkëtë,  personat  që  ofrojnë kujdesin  shëndetësor mund  të  jenë  stigmatizues  ose  kanë  të  njëjtat  paragjykime  si  edhe popullata në shkallë të gjerë. Kërkimet kanë treguar se personeli mjekësor shpesh takojnë 

91 Derisa Zyra është e obliguar të bashkëpunojë me të gjitha organet përkatëse qeveritare dhe joqeveritare sipas Rregullores mbi Ndihmën Juridike, një përfaqësues ka thënë se tejngarkesa me rastet i parandalon ata nga konsultimi i rregullt me Avokatët e Viktimave në masën sa do të donin ata.  92 Shih Rregulloren e UNMIK‐ut nr. 2003/26 mbi Procedurën e Kodit të Përkohshëm Penal, nenet 81 dhe 82.  93 Shih RRGGK,  Hulumtim kërkimor, dhe Departamenti për të Drejta të Njeriut dhe sundim të ligjit i Misionit të OSBE‐së në Kosovë, “Një vështrim i sistemit të drejtësisë penale në Kosovë, 1 shtator, 2000‐28 shkurt 2001,” Neni 6 dhe 7 mbi të Drejtat e Viktimës I dhe II, Dhuna seksuale dhe dhuna brenda familjare. 94 AV në Mitrovicë, analizë e RRGGK‐së, 2008. 95 AV në Ferizaj, analizë e RRGGK‐së, 2008. 96 Shih RRGGK, Hulumtim kërkimor. 97 Shih RRGGK, Hulumtim kërkimor, dhe Misioni i OSBE‐së në Kosovë, “Raport i vlerësimit mbi mekanizmat e referimit për identifikim dhe ndihmë viktimave të trafikimit,” Pjesa mbi avokatët e viktimave.        98  UNFPA, “Një rast studimor i dhunës mbi baza gjinoren Kosovë,” (2004), 13. 99 Shih programin e qeverisë Portugeze. 100 UNFPA, “Një rast studimor i dhunës mbi baza gjinore në Kosovë,” 19. Shih RRGGK, Hulumtim kërkimor.  

Page 105: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

95

Mbyllja e strehimoreve, për shkak të mungesës së financimit, i ka vënë viktimat fëmijë dhe gra para rrezikut të mëtejmë të dhunës, siç e ilustron ky rast i përshkruar nga një AV:  “Para një viti, unë duhet të mirresha me një rast, që kishte të bënte me pesë fëmijë që ishin braktisur nga prindërit e tyre. Nëna e tyre i kishte lënë ata që t’ia fillojë punës si këngëtare në një bar. Babai i tyre kishte shkuar në Ulqin për të gjetur punë. Ngaqë ai nuk kishte mundur të gjejë punë, ai ishte kthyer dhe gjithë zemërimin e tij e kishte përdorur  kundër fëmijëve të vet. Ai e rrihte vajzën e tij të më të madhe e cila ishte 12 vjeçare dhe më të renë, e cila i kishte vetëm 2 vjet. Fqinjët e kishin ftuar policinë dhe na kanë treguar neve për rastin. Ne e kemi thirrur QPS dhe pastaj i kemi strehuar në “Shpresa dhe Shtëpi” në Prizren, por tash është mbyllur ajo strehimore dhe ne nuk kemi një vend ku t’i dërgojmë fëmijët.” 

raste të keqtrajtimit në familje me  lëndime të dukshme. 101 Është për t’u brengosur, se më shumë se 50 për qind e mjekëve, të cilët kanë hasur raste të tilla, nuk kanë referuar dhe as nuk  i  kanë  raportuar  ato,  përkundër obligimit të tyre ligjor për të vepruar në atë mënyrë.102 

Asnjë  prej  qendrave  shëndetësore (private  ose  publike)  nuk  ka  dokumentuar asnjë prej rasteve të dhunës në familje, në të cilat kanë hasur. Shkalla në të cilën këto qendra i referojnë rastet tek mekanizmat e duhur  mbetet  e  pahulumtuar  plotësisht. Edhe  pse  duket  se  ekziston  vullneti  i përgjithshëm nga personeli mjekësor për të ndihmuar  viktimat  në  baza  individuale,103 është  e  nevojshme  një  përgjigje institucionale  në  identifikimin  dhe referimin e duhur të keqtrajtimit në familje. Kujdesi  i veçantë dhe protokollet  specifike janë veçanërisht të nevojshme për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale.104 

Një  nga  pengesat  më  serioze  në mbrojtjen  e  viktimave  të  dhunës  ose  të personave  që  raportojnë  rastet  e  dhunës në  familje  është  mungesa  e  mbështetjes financiare nga qeveria. Nuk ekziston asfarë sistemi zyrtar i mbrojtjes së dëshmitarit ose viktimave  të  krimeve  të  dhunshme,  të kryera  në  kuadër  të  marrëdhënies familjare. E vetmja strehimore e udhëhequr nga  qeveria  Qendra  e  Përkohshme  e Sigurisë merret vetëm me rastet “në rrezik të  lartë”  zakonisht  të  lidhura  me  trafikimin  ose  rastet  politikisht  të  rëndësishme  (pra, dhunën ndëretnike). Niveli  i  rrezikut përcaktohet nga  SHPK‐ja para  sjelljes  së  viktimës në strehimore. Tash, viktimat e rritura dhe fëmijët e tyre që konsiderohen me rrezikshmëri të ulët  ose  të mesme merren  e  dërgohen  në  një  nga  gjashtë  strehimoret  joqeveritare  të vendosura në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë ose Prizren. Fëmijët dërgohen në Shpresë  dhe  Shtëpi  për  Fëmijët,  një  strehimore  që  kohët  e  fundit  është  lokalizuar  në 

101 RRGGK ka treguar se nga 37 gjinekologë të intervistuar, 13 kanë pohuar të kenë kaluar nga  819 deri në 1.372 raste të dhunës në familje gjatë praktikës së tyre. Nga 37 gjinekologë të intervistuar, vetëm pesë prej tyre nuk kanë parë asnjëherë grua e cila ka përjetuar dhunën në familje (Hulumtim kërkimor). 102 Kodi i Përkohshëm Penal e konsideron vepër penale nëse një zyrtar ose një person përgjegjës nuk e raporton veprën penale të zbuluar gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, nëse një vepër e tillë është e dënueshme me burgim prej së paku tri vitesh dhe duhet të ndiqet penalisht ex officio, shih nenin 304 (2). Kodi Penal i Kosovës e konsideron lëndimin e lehtë dhe të rëndë trupor në kuadër të marrëdhënies familjare krim të dënueshëm, i cili ka nevojë të ndiqet penalisht ex officio. Kodi Penal parasheh që kryerësi i lëndimit të lehtë trupor mund të marrë minimum gjashtë muaj  dhe maksimum tri vite burgim, derisa për dëmtimin e rëndë trupor dënimet lëvizin nga një deri në pesë vite të burgimit.  103 Shih RRGGK, Hulumtim kërkimor.  104 Medica Kosova, anketë e RRGGK‐së, 2008. 

Page 106: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

96

Prishtinë;  lokacioni  i saj tjetër ka qenë në Prizren dhe është detyruar të mbyllet në dhjetor të vitit 2007 për shkak të mungesës së fondeve.105 Ligji në fuqi në Kosovë  lejon sigurimin e shërbimeve  sociale për  t’u ofruar nga organizatat  joqeveritare  (OJQ‐të), nëse  ato  janë  të licencuara nga MPMS.106 Të gjitha strehimoret sigurojnë banimin, ushqimin, rrobat, tualetin, kujdesin  shëndetësor  themelor,  këshillimin,  këshillimin  ligjor,  trajnimin  e  shkathtësive, ndërgjegjësimin  për  çështjet  e  ndryshme  dhe  shanset  për  edukim.107  Disa  iu  ndihmojnë klientëve  në  sigurimin  e  punësimit  pas  lëshimit  të  strehimores.  Strehimoret  e OJQ‐ve  po ashtu  kanë  ngritur  vetëdijen  për  dhunën  familjare  në  komunitetet  e  tyre  si  dhe  kanë mbushur  zbrazëtitë  e  papërmbushura  nga  institucionet.108 Në  vitin  2007,  strehimoret  që kanë ndihmuar viktimat e dhunës në familje dhe formave të tjera të dhunës në baza gjinore kanë strehuar më shumë se 2.491 klientë në nevojë për mbrojtjen sociale.109 

Ngaqë shumica e strehimoreve janë themeluar menjëherë pas luftës dhe si përgjigje ndaj një nevoje urgjente për të mbrojtur viktimat nga dhuna e mëtejme,110 në dispozicion ka qenë një kohë minimale për shpënien më tej të kapacitetit të tyre  institucional. Anëtarët e personelit të strehimit kanë përcjellur një numër të madh seminaresh të trajnimit një deri pesë ditore të siguruara nga organizatat ndërkombëtare mbi çështje të ndryshme siç është identifikimi  i dhunës  familjare, ndihma dhënë  viktimave, avokimi, menaxhimi  i  rastit, dhe trafikimi,  në  mesin  e  çështjeve  të  tjera.  Megjithëkëtë,  pak  anëtarë  të  personelit  të strehimoreve  kanë  diplomuar  në  psikologji  ose  këshillim  dhe,  së  këndejmi,  iu  mungon njohuria adekuate  lidhur me rastet e duhura, sensitive të qasjes dhe të ndihmës që duhet dhënë viktimës së dhunës ose të traumës.111  

Një numër  i vogël  i këshilluesve, siç  janë disa përfaqësues të  institucioneve,  janë të prirur  ‘për  të  fajësuar  viktimën”.112 Për  shembull, një këshillues  ka  thënë  se  “Gratë  flasin shumë, i kontrollojnë burrat e tyre dhe, në këtë mënyrë, ato ndikojnë mbi burrat e tyre që ata të jenë të dhunshëm kundrejt tyre.” Këshilluesit e strehimoreve, siç janë shërbyesit civilë që merren me dhunën në familje, fare qartë kanë pasur nevojë për kualifikime të mëtejme profesionale  në  këshillimin  dhe mbikëqyrjen  permanente  nga  psikologët  e  trajnuar, me përvojë, ose psikiatrit me qëllim që të shmanget retraumatizimi i viktimës.113  

Edhe pse qeveria, duke përfshirë SHPK‐në, AV‐të dhe QPS‐të, mbështetet në masë të madhe  në  shërbimet  e  strehimit  për  të  siguruar  viktimat  dhe  fëmijët  e  tyre,  të  gjitha 

105 Nuk ekzistojnë strehimore të veçanta për  meshkuj ose për persona me aftësi të kufizuara, edhe pse ata mund të vendosen në strehimoret ekzistuese. Pak të anketuar kanë rekomanduar se duhet të themelohen strehimore të tilla. (Anketë e RRGGK‐së, 2008). 106 Rregullorja e UNMIK‐ut nr. 2005/46 mbi nxjerrjen e ligjit mbi shërbimet sociale dhe familjare e Kuvendit të Kosovës nr. 02/l‐17, neni. 8 mbi rolin e sektorit joqeveritar thotë se OJQ‐të mund të kontraktohen nga Departamenti i Shërbimeve Sociale (DSHS) për të ofruar shërbime sociale dhe familjare për personat  në nevojë (pra, viktimat e dhunës në familje). Neni 2.2 thotë se DSHS duhet të orientojë dhe të këshillojë sektorin joqeveritar.  107 Për më shumë informacion lidhur me strehimoret, për funksionimin e tyre dhe bashkëpunimin me institucionet, shih RRKG, Hulumtim kërkimor, 60‐64. 108 UNFPA, “Një rast studimor i dhunës mbi baza gjinore në Kosovë,” (2005), 19.  109 Shih Raportin e Vlerësimit mbi themelimin e Mekanizmave referues në Kosovë për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, të Misionit të OSBE‐së në Kosovë, tetor 2007, pjesën mbi Mbrojtjen e viktimave të trafikimit.   110 Vetëm Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe të Fëmijëve (QMGF) ka strehuar gra dhe fëmijë para luftës. 111 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 61. 112 Po aty. William Ryan ka krijuar termin “fajësim i viktimës” në përshkrimin e tij në kuadër të teorive edukative që fajësojnë familjet minoritare me të hyra të ulëta në SHBA për mungesë të  “kapitalit kulturor” lidhur me të qenët të suksesshëm në shkollë (Fajësimi i viktimës, Vintage Books, 1976).  113 RRGGK‐ja ka siguruar rekomandime të qarta, të hollësishme për strehimoret në raportin  saj paraprak (Hulumtim kërkimor, 61 dhe 69). Vlerësimi i nevojave të  strehimoreve sipas RRGGK‐përmban rekomandimet e mëtejme (dokument i brendshëm, 2007). 

Page 107: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

97

strehimoret  kanë  pasur  vështirësi  financiare.  Për  shkak  të  mungesës  së  financimit  të shpenzimeve  themelore  operacionale,  disa  strehimore  janë  mbyllur  periodikisht.  Kjo  ka ndikuar ndonjëherë për të  i  lënë viktimat, duke përfshirë edhe  fëmijët, të pambrojtur dhe në një rast për të fjetur në stacion të policisë.114 Në vitin 2005, MPMS ka filluar të mbulojë 50  për  qind  të  shpenzimeve  të  strehimoreve.  Sidoqoftë, MPMS  nuk  do  të  mbështeste shpenzimet përkatëse, siç janë personeli dhe veprimet e caktuara (pra, qiraja, rryma, uji dhe telefoni). Më  tej, marrëveshjet  joafatgjata nuk  e bëjnë  të qartë  se MPMS do  të mbulojë shpenzimet e strehimoreve përtej vitit 2008.115 Përfaqësuesit e qeverisë kanë argumentuar se mbulimi i plotë i shpenzimeve të OJQ‐ve do të thoshte praktikisht se ato do të bëheshin institucione qeveritare.116 Njëri duhet të vërejë se Ligji mbi shërbimet sociale dhe të familjes parasheh  procesin  e  licencimit  të  OJQ‐ve  si  ofrues  të  shërbimeve  dhe  nuk  e  thotë  se financimi  i shërbimeve të strehimit  i ofruar nga OJQ‐të duhet të  jetë  i pjesërishëm. OJQ‐të duhet  të kontraktohen për  shërbimet  të  cilat  i ofrojnë dhe  të monitorohen nga MPMS  si donator në zbatim. Mungesa e një sistemi qeveritar të mbrojtjes së dëshmitarit dhe numri i viktimave  i ndihmuar nga  strehimoret deri  sot  ilustron nevojën për mbështetje  financiare qeveritare të vazhdueshme për strehimoret e OJQ‐ve.  

Policët, AV‐ët dhe QPS‐të po ashtu  kanë  raportuar  se mungesat në  financim  kanë ndikuar  në  kualitetin  e  asistencës  të  ofruar  viktimave.  QPS‐ve  posaçërisht  në  mënyrë konsistente iu mungon buxheti adekuat për kryerjen e përgjegjësive të tyre.117 Një ZSHS ka komentuar:  

QPS‐ja tash është në një pozitë shumë të rëndë. Për shembull, ne nuk kemi para për kartela  të  telefonit.  Kur  vjen  çështja  te  udhëtimi,  ne  nuk  kemi  automjete  për  të shkuar në një vend të caktuar dhe, së këndejmi, jemi të detyruar për të pritur derisa SHPK‐ja  të  ketë  kohë për  të ardhur e për  të na marrur. Neve na mungojnë gjërat themelore, gjë që na  frenon që punën  tonë  të mos e bëjmë ashtu  siç duhet. Këto gjëra duhet të ndryshojnë.118 

 QPS‐të  duhet  të  zbatojë  përgjegjësitë  e  monitorimit,  posaçërisht  vizitat  e  rregullta  të familjeve ku ka ndodhur dhuna në familje. Megjithëkëtë, pjesërisht për shkak të mungesës së mjeteve financiare, QPS‐të gjithashtu kanë bërë përpjekje për të monitoruar familjet në të cilat dhuna është raportuar më herët ose në të cilat viktimat janë kthyer pas qëndrimit në strehimore.  Punëtorët  socialë  po  ashtu  kanë  thënë  se  ata  nuk  kanë  pasur  mbrojtjen adekuate  për  vizita  në  shtëpi  dhe  se,  në  përgjithësi,  ka  pasur  një mungesë  të mbrojtjes sociale për viktimat gjatë fazës së rehabilitimit dhe integrimit familjar.119 ZSHS‐të kanë bërë kërkesë për kushte më të mira të punës, mbrojtje më të mirë gjatë vizitave në familje, paga më të mira dhe transport me qëllim që të kryhen detyrat e tyre të punës.120  

Koordinimi  i  gjithëmbarshëm  në  mesin  e  organeve  përgjegjëse  për  trajtimin  e viktimës dhe për përcjelljen e rasteve, derisa ata nuk kërkojnë trajtim të mëtejmë, po ashtu 

114 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 63. 115 RRGGK, Vlerësimi i nevojave të strehimoreve, 2007. 116 RRGGK, intervistë me përfaqësues të DMKS, 2008. 117 Po ashtu RRGGK, Hulumtim kërkimor, 2008.  118 Anketë e RRGGK‐së, 2008. 119 Anketë e RRGGK‐së, 2008. 120 Anketë e RRGGK‐së, 2008. 

Page 108: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

98

është ballafaquar me sfida.121 Për shembull, një zyrtar  i SHPK‐së ka  thënë se gjykatat, pas sigurimit të urdhrit të mbrojtjes për viktimën, shpesh dështojnë në informimin e policisë.122 Një  ndarje  e  paqartë  e  roleve  për  secilin  institucion  ndonjëherë  ka  pasur  kuptimin  e bllokimit, për shembull, në intervistimin e klientëve, dokumentimin e rasteve dhe mbajtjen e shënimeve. Mungesa e qartësisë po ashtu ka rezultuar në zbrazëti lidhur me faktin se cili institucion  duhet  të  udhëheq  në  ofrimin  e  ndihmës  ligjore,  mbrojtjes  ligjore  dhe mbrojtjes.123 Në qartësimin e roleve dhe të përgjegjësive të institucioneve të ndryshme për të mbrojtur  viktimat nga dhuna në  familje,  Institucioni  i Ombudspersonit  të Kosovës dhe UNDP kanë organizuar një Tryezë të Rrumbullakët mbi Dhunën në Familje në nëntor të vitit 2006. Gjatë diskutimit, ofruesit e shërbimeve kanë konstatuar një mungesë të një strukture të  koordinimit  qendror  dhe  komunal  për  të  adresuar  dhunën  në  familje.  Në  mesin  e çështjeve  të  tjera,  tryeza  e  rrumbullakët  ka  rezultuar  në  rekomandimin  për  të  përpiluar Udhëzimin  administrativ  me  qëllim  të  qartësimit  të  roleve  dhe  të  përgjegjësive  të agjencioneve të ndryshme.124 Ofruesit e shërbimeve dhe  institucionet e tjera të pranishme në tryezën e rrumbullakët, siç janë AV‐ët, ZSHS‐të dhe policia janë pajtuar të themelohet një grup punues për asistencë dhe mbrojtje për një  forum të tipit të multiagjencionit në nivel qendror.125  Deri  tash,  rekomandimet  nuk  janë  iniciuar  nga  asnjëri  prej  institucioneve prezente në atë tryezë të rrumbullakët.  

Përkundër mungesës së gjithëmbarshme të reagimit  institucional,  institucionet dhe organizatat që merren me dhunën në familje kanë ndërmarrë disa iniciativa për të qartësuar rolet  dhe  përgjegjësitë  në  nivel  komunal.  SHPK‐ja,  QPS‐të,  DAVA  dhe  strehimoret  kanë formuar  rrjete  informative,  të  cilat  takohen  prej  tri  deri  në  dymbëdhjetë  herë  në  vit, pavarësisht  nga  grupi.  126  Në  Gjilan,  Pejë  dhe  Prizren,  takimet  janë  organizuar  nga strehimoret, derisa në Prishtinë dhe Mitrovicë, takimet i ka organizuar Njësia për dhunën në familje e SHPK‐së. Gjatë  takimeve pjesëmarrësit koordinojnë përpjekjet e  tyre, qartësojnë më tej rolet dhe përgjegjësitë,  i diskutojnë mënyrat për të përmirësuar koordinimin, si dhe zgjidhjen e problemeve. Grupet kanë qenë një hap përpara drejt përmirësimit të koordinimit institucional.   Më  tej,  strehimoret  kanë  filluar  përpjekjet  për  të  themeluar  një  Koalicion  kundër dhunës  seksuale  dhe  asaj  në  familje  në  vitin  2007,  një  rrjet  informal  për  koordinimin  e aktiviteteve parandaluese dhe  i  cili punon për  të mbrojtur viktimat përmes një qasjeje  të koordinuar.  Iniciativa e  këtillë  ka përfshirë  strehimoret,  të  cilat  krijojnë  standardet e  tyre vetanake  të  punës,  krahas  standardeve  të  cilat  duhet  t’i  respektojnë  me  qëllim  që  të mirëmbajnë licencën si ofrues të shërbimeve nga MPMS. Strehimoret po ashtu kanë krijuar një bazë  të përbashkët  të  të dhënave për menaxhimin e  rasteve, gjurmimin e  të dhënave demografike të rasteve të ndihmuara dhe monitorimin e ndikimit të dhunës në shëndetin e klientëve.  

121 One to One, Anketë e RRGGK‐së, 2008. Një zyrtar i SHPK‐së dhe ZSHS po ashtu kanë komentuar se ka ekzistuar nevoja për një bashkëpunim më të mirë midis institucioneve (anketë e RRGGK‐së). 122 Anketë e RRGGK‐së, 2008. 123 Anketë e RRGGK‐së, 2008. 124 Raport i Ombudspersonit të Kosovës, Raport vjetor 2006/2007 për Kuvendin e Kosovës, 16.   125 Po aty.  126 Në Gjilan dhe Gjakovë, grupi quhet Rrjeti kundër Dhunës në familje derisa në Pejë quhet Takimi Multiagjencior për mbështetje të viktimave të dhunës në familje dhe në Prizren Takimi me Bashkëpunëtorët (RRGGK bisedë telefonike me strehimore, 2008). Disa grupe kanë qenë më aktive se sa të tjerat, me grupin e Prizrenit që takohet në baza mujore, me Pejën me takim tremujore dhe Gjilanin me takime dy deri ne katërmujore. Takimet  në Prishtinë, dhe Mitrovicë kanë ndodhur më rrallë dhe fare që nga viti 2007. Në Pejë, përfaqësuesit e gjykatës, prokurorët, gjinekologët dhe mjekët po ashtu kanë vijuar takimet. 

Page 109: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

99

1.3 Rekomandimet për përmirësimin e përgjigjes institucionale për mbrojtjen e viktimës  Si  përfundim, monitorimi  nga  Institucioni  i Ombudspersonit  ka  treguar  se  gjykatat  nuk  i kushtojnë prioritetin e duhur rasteve  të dhunës në  familje.127 Një  faktor  i rëndësishëm në sigurimin  e mbështetjes  institucionale  për  viktimat  e  dhunës  në  familje  është  qasja  ndaj drejtësisë dhe trajtimi i drejtë, duke përfshirë bashkëndjesinë dhe respektin për dinjitetin.128 Viktimave  duhet  t’iu  ofrohet  qasja  ndaj  mekanizmave  të  drejtësisë  dhe  rregullimi  i menjëhershëm  përmes  procedurave  formale  dhe  joformale,  të  cilat  duhet  të  jenë ekspeditive,  të ndershme,  jo  të  shtrenjta dhe  të arritshme.129 Viktimat po ashtu duhet  të informohen  për  të  drejtat  e  tyre  lidhur  me  kërkimin  e  rirregullimit  përmes  këtyre mekanizmave.  Rastet  e  dhunës  në  familje,  posaçërisht  ato  të  lidhura  me  urdhrat  e mbrojtjes, kujdestarinë mbi fëmijën, ndarjen e pasurive, dhe posedimit të pronës duhet ta kenë si prioritet vëmendjen e gjykatave. Shanset duhet të vihen në dispozicion për rishikim emergjent të rasteve me rrezik të lartë.130    Më  tej, Ombudspersoni ka  rekomanduar që Këshilli Gjyqësor  i Kosovës  të emërojë një  numër  të  mjaftueshëm  të  gjykatësve  për  të  trajtuar  rastet  e  dhunës  në  familje.131 Përfaqësuesit e institucioneve po ashtu kanë rekomanduar gjatë intervistave që ministria e Drejtësisë të emërojë një prokuror të trajnuar, special, për të trajtuar vetëm rastet e dhunës në  familje  në  secilën  gjykatë,  të  rris  pagat  e  prokurorëve me  qëllim  të  parandalimit  të korrupsionit; të monitorojë funksionimin e gjykatave, të sigurojë pranimin më të shpejtë të shqyrtimit  të  rasteve  dhe  të  krijojë  një  departament  për  mbrojtjen  e  familjes  brenda sistemit gjyqësor. Me qëllim që të shpejtojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve familjare dhe të tjerave, duhet  të  zhvillohen  standarde për numrin e  rasteve  të cilat një gjykatës duhet  t’i zgjidh  brenda  një  muaji  duke  kalkuluar  kohën  e  nevojshme  për  të  zgjidhur  një  rast; ndërmjetësuesit  duhet  të  përfshihen  kurdo  është  e mundshme;  duhet  të  punësohen më shumë gjykatës dhe personel  tjetër; puna  jashtë orarit  të kompensohet;  të  rriten pagat e gjykatësve  dhe  të  vihen  në  përdorim  teknologji  të  reja.132  Pos  kësaj,  Instituti  Gjyqësor  i Kosovës duhet të ofrojë trajnime të rregullta për gjykatës lidhur me legjislacionin e dhunës, duke përfshirë burime penale dhe civile me qasje multidisciplinare.133  

Trajnimi i vazhdueshëm i AV‐ve lidhur me ligjin në fuqi, dhunën mbi baza gjinore dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet të adresojnë kapacitetet e tyre të tashme profesionale. Është e rekomandueshme që, megjithëse AV‐të janë të paraparë si një institucion në kuadër  të Kodit Penal  të  tashëm për  t’u kujdesur për  të drejtat e viktimës, legjislacioni  i  ndihmës  ligjore  të  ndryshohet  me  qëllim  që  të  parasheh  përfaqësimin profesional  ligjor  të  viktimës në  gjykata. Këshilluesit  sipas projektit  të ndihmës  ligjore në Kosovë duhet të punojnë në lidhje të ngushtë me AV‐të në mandatin e tyre të mbrojtjes së të drejtave të viktimave. Kjo duhet të mbështesë qasjen e gjithëmbarshme ndaj drejtësisë 

127 Përfaqësuesit e strehimoreve po ashtu kanë komentuar se gjykatat nuk i konsiderojnë rastet e dhunës në familje prioritet (anketë e RRGGK‐së 2008).  128 Për shembull, Deklarata mbi parimet themelore të drejtësisë për viktimat e krimit dhe të keqtrajtimit, miratuar nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme 40/34, e datës  29 nëntor 1985. 129 Po aty.  130 Safe House Gjakova, anketë e RRGGK‐së, 2008. Ombudspersoni ka rekomanduar se gjykatat duhet t’i japin prioritet rasteve të dhunës në familje me qëllim të lëshimit të urdhrit të mbrojtjes në kohën e duhur.  131 Raport i Ombudspersonit. Këto rekomandime mbetet të zbatohen. 132 Departamenti i Statistikave i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dokument i dhënë RRGGK‐së.  133 Një i anketuar tjetër ka rekomanduar hapjen e një kolegji mbi çështjet e  mbrojtjes së familjes (për shembull shkurorëzimet, alimentacioni, kujdestarët e fëmijëve, adoptimi, dhuna në familje, të drejtat prindërore për fëmijët etj.). 

Page 110: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

100

nga ana e viktimës dhe të rirregullojë padrejtësitë të cilat i kanë pësuar. AV‐të po ashtu kanë nevojë për paga më të larta dhe siguri në punën e tyre, kanë thënë ata.134   Ligji i cili përkufizon shërbimet sociale të mbrojtjes për personat në nevojë aktualisht nuk është duke u zbatuar plotësisht. MPMS, si institucion përgjegjës për implementimin e tij, ka kapacitete të kufizuara njerëzore dhe financiare për të ushtruar plotësisht  ligjin dhe dobët ka mbikëqyrur ofrimin e asistencës nga OJQ‐të.135 Me qëllim që plotësisht të zbatojë Ligjin mbi shërbimet sociale dhe familjare të Kosovës, rekomandohet që Ministria të zhvillojë procedurat për  licencimin e OJQ‐ve, si të dhe të qartësojë procedurat e tashme për ndihmë. Për këtë qëllim, Ministria duhet të krijojë një grup punues për të qartësuar sigurimin e financimit të qëndrueshëm  për  OJQ‐të  në  pajtim  me  Ligjin  mbi  shërbimet  sociale  dhe  familjare.  Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave, MPMS‐ja gjithashtu mund  të  shtyjë  përpara  nismat  e  shoqërisë  civile  për  hartimin  e  ligjit mbi  donacionet  e liruara nga tatimi për organizatat  joprofitabile  joqeveritare. Një mjedis më  i mirë  ligjor për donacionet financiare do të lehtësonte grumbullimin e fondeve për strehimore dhe për OJQ‐të e  tjera. OJQ‐të nuk duhet  të mbështeten  vetëm në  financimin qeveritar, por duhet  të hulumtojnë  financimin  e  komunitetit  si  një  opsion  kur  i  zhvillojnë  strategjitë me  fokus financiar kohor afatmesëm dhe afatgjatë.136 Strategjitë duhet të përfshijnë objektivat e një mbrojtjeje më të gjerë me qëllim të hartimit të skemave të reintegrimit dhe të përcjelljes së viktimave. Një linjë e përhershme buxhetore duhet të themelohet për, së paku, mbështetje të  pjesshme  të OJQ‐ve,  në  pajtim me  udhëzimet  e  parashtruara  në  Ligjin mbi  shërbimet sociale që i lejon shtetit të kontraktojë organet e pavarura për shërbime, të cilat shteti nuk mund t’i sigurojë.    Ministria  e  Drejtësisë,  Ministria  e  Punëve  të  Brendshme  dhe  MPMS  duhet  të kontraktojnë strehimoret e OJQ‐ve në baza klient për klient për të ofruar mbrojtjen e rastit posaçërisht para dhe gjatë procedurës, ngaqë asnjë sistem tjetër mbrojtës i dëshmitarit nuk ekziston tash për tash. Çmimi standard për strehimin e secilit person mund të përcaktohet bazuar në strehimin e mëparshëm të klientëve.137 Mbrojtja duhet të ofrohet deri sa klientët të mos jenë më në rrezik, mentalisht të qëndrueshëm, dhe të aftë për të zhvilluar programe afatgjata  të  reintegrimit  së  bashku me  ZSHS‐të. Ministritë  e  tjera  duhet  t’i  kontribuojnë linjave  specifike  buxhetore  për  ndihmën  ndaj  viktimave,  duke  përfshirë  arsimimin  dhe trajnimin (MASHT),138 kujdesin shëndetësor dhe këshillimin psikologjik profesional (Ministria e Shëndetësisë). Më tej, qeveria menjëherë duhet të ndajë fonde të mjaftueshme për QPS‐të dhe DAVA, në mënyrë që këto të mund të kryejnë detyrat e tyre në pajtim me  ligjin.139 Një pjesë e barrës  financiare  të mirëmbajtjes së strehimoreve, QPS‐ve dhe shërbimeve  të 

134 AV, anketë e RRGGK‐së, 2008. 135 Shih RRGGK, Hulumtim kërkimor, 2008. 136 Shih RRGGK, Hulumtim kërkimor. Po ashtu rekomanduar nga AV në Pejë, anketë e RRGGK‐së, 2008. 137 QMG e ka vlerësuar çmimin mesatar mujor për strehim për një person në 200 euro. 138 Pos kësaj, MASHT duhet të sigurojë  se viktimat dhe  fëmijët e tyre kanë qasje në shkollë. Strehimoret kanë raportuar diskriminimin në disa shkolla kundër fëmijëve që banojnë në strehimore (diskutime me RRGGK‐në).QPS‐të po ashtu janë përgjegjëse për sigurimin e kujdesit të duhur për fëmijët të cilët kanë qenë në situatë të dhunës në familje, duke inkuadruar shanse të arsimimit, ndihmën adekuate financiare dhe kujdesin shëndetësor.  139 Një zyrtar policor ka sugjeruar krijimin e linjave të veçanta buxhetore për mbrojtjen e viktimës, duke përfshirë një linjë të veçantë buxhetore për njësinë policore e cila merret me dhunën në familje (Zyrtar i SHPK‐së në Mitrovicë, ankteë e RRGGK‐së 2008). 

Page 111: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

101

tjera  të  viktimave  të  dhunës me  gjasë mund  të  viheshin mbi  kryerësit  e  dhunës  përmes gjobave.140 

MPMS dhe strehimoret, në bashkëpunim të ngushtë, poashtu duhet të zhvillojnë një program  afatgjatë  të  reintegrimit  për  klientët  pas  qëndrimit  të  tyre  në  strehimore. Strehimoret e tipit të mbyllur mund të shfrytëzohen për rastet emergjente dhe me rrezik të lartë,  derisa  strehimoret  e  hapura  mund  të  shfrytëzohen  për  programet  afatgjata  të reintegrimit.141 Klientëve duhet t’iu  jepet shansi të vendosin se cili  lloj  i strehimores më së miri ua plotëson nevojat e tyre dhe strehimoret mund të bashkëpunojnë në transferimin e rasteve në strehimoren më të përshtatshme. Secili klient duhet të ketë një plan të hartuar të reintegrimit,  që  do  t’’iu  ndihmojë  atyre  ta  krijojnë  së  bashku  me  strehimoren  dhe menaxherin  e  rastit  të  ZSHS‐ës.  Plani  duhet  të  përfshijë masat  alternative  të  jetesës  të financuara  nga  shteti  në  strehimin  qeveritar  për  një  periudhë  të  saktësuar  të  kohës, këshillimin  në  vazhdimësi  nga  psikologët  profesional,  shanset  e  trajnimit  për  punë  dhe ndihmën  lidhur  me  sigurimin  e  punësimit.  Viktimave  të  dhunës  duhet  t’iu  vihen  në dispozicion  më  shumë  trajnime  për  shkathtësitë  vokacionale  dhe  ato  të  tjerat,  të dëshirueshme  nga  tregu  i  tashëm  i  punës.142  QPS‐të  dhe  strehimoret  duhet  të bashkëpunojnë me  qendrat  për  gjetjen  e  vendeve  të  punës  dhe  bizneset  lokale  për  të siguruar  punësimin  në mënyrë  që  secili  klient  të mund  të mbijetojë pavarësisht.  ZSHS‐të duhet të jenë përgjegjëse për monitorimin e përparimit të klientëve si parakusht që klientët të pranojnë ndihmën e vazhdueshme financiare nga qeveria.  

Në  pajtim me  ligjin  në  fuqi, MPMS  duhet  të mbikëqyrë  dhe  vlerësojë  rregullisht profesionalitetin  e QMS‐ve dhe  të personelit  të  strehimoreve që  janë  të  kontraktuar për sigurim të shërbimit.143 Në rastet kur profesionaliteti nuk është vlerësuar pozitivisht, duhet të  ndërmerren  masa  disiplinore  menjëherë,  duke  përfshirë  punësimin  dhe  trajnimin  e personelit  të  ri,  kur  kjo  është  e  zbatueshme.144  Të  gjitha  institucionet  që  punojnë drejtpërsëdrejti me klientët që kanë përjetuar dhunën, posaçërisht ZSHS‐të dhe personeli  i strehimores, po ashtu mund të përfitojnë substancialisht nga mbikëqyrja prej personelit të kualifikuar,  të  psikologëve me  përvojë,.145  Në  këtë  drejtim, MPMS mund  të  tërheq  nga burimet në dispozicion nga Universiteti  i Prishtinës dhe/ose  të  financojë  shkollimin  jashtë shtetit për të rinjtë e interesuar në arritjen e shkathtësive të avancuara dhe përvojave lidhur me mbikëqyrjen, bazuar në parakushtet kontraktuale se të rinjtë e tillë duhet t’i shërbejnë MPMS për një periudhë të caktuar kohe pas marrjes së kualifikimeve të tyre. Universiteti  i Prishtinës,  (Departamenti  i  Psikologjisë),  mund  të  mbështes  trajnimin  e  gjeneratave  të ardhshme të psikologëve të kualifikuar për QPS‐të dhe strehimoret.  

Rekomandimi për  të krijuar një grup punues  të përgjigjes  të multiagjencioneve për asistencë  dhe mbrojte  duhet  të  kihet  parasysh  në  kohën  kur  hartohet  Plani  Kombëtar  i Kosovës kundër Dhunës në Familje. Rolet, përgjegjësitë dhe procedurat për secilin agjencion që  i ndihmon rastet dhe mekanizmat referues duhet të qartësohen më tej në hollësi, duke 

140 Një i intervistuar tjetër ka rekomanduar sigurimin e fondeve për ndihmë viktimave përmes konfiskimit të mjeteve me të cilat janë kryer veprat penale. Grupet punuese duhet të diskutojnë më tej se si duhet të kanalizohen gjobat, sa para duhet të menaxhohen dhe nga kush, duke specifikuar se si rekomandimet e tilla do të funksionin në praktikë.  141 SHPK në Prizren, anketë e RRGGK‐së, 2008. 142 QMG, anketë e RRGGK‐së, 2008. 143 Shih Rregulloren e UNMIK‐ut 2001/36 mbi Shërbimin Civil në Kosovë mbi vlerësimin e profesionalitetit në kryerjen e punës. 144 Rekomanduar në RRGGK, Hulumtim kërkimor, 2008.  145 ZSHS, anketë e RRGGK‐së, 2008. 

Page 112: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

102

përfshirë bashkëpunimin qeveritar me OJQ‐të dhe përgjigjen e  tipit  të multiagjencionit.146 Grupi  i  propozuar  mund  të  përcjellte  praktikat  e  mira  të  Grupit  të  Drejtpërdrejtë  të Asistencës për viktimat e trafikuara me qëllim të zhvillimit të udhëzimeve të politikës për të ndihmuarit e viktimave. Grupi duhet të hartojë dhe të nënshkruajë Procedurat Standarde të Veprimit (PSV‐të) për të ndihmuarit dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. PSV‐të janë  një  politikë  e  veprimit  e  nënshkruar  nga  agjencionet  të mandatuara me  ligj  për  të ndihmuar  viktimat  e  dhunës  në  familje  (duke  përfshirë  OJQ‐të  që  ofrojnë  shërbimet përkatëse). PSV‐të duhet  të ofrojnë në hollësi qartësimin e  roleve dhe  të përgjegjësive  të secilit agjencion. Do të ishte e këshillueshme që MPMS të udhëheq në hartimin e PSV‐ve kur është  fjala  për  ndihmën  ndaj  fëmijëve  në  pajtim me  ligjin  në  fuqi.147  Kur  është  fjala  për format e tjera të dhunës në familje dhe viktimat e moshuara, udhëheqja  i takon Ministrisë së Drejtësisë  të përfaqësuar nga DAVA.148 Grupi poashtu mund  të zhvillojë udhëzimet për referim dhe doracakët për ndihmë në pajtim me procedurat e detajizuara në PSV‐të. Pas kësaj, agjencionet mund të përdorin doracakët për të ofruar trajnim lidhur me referimin për AV‐të,  ZSHS‐të,  policinë,  punëtorët  shëndetësor  dhe  personelin  e  strehimoreve.  Duke ndjekur praktikat më të mira të vendeve të tjera të botës.149  

PSV‐të mund  të përfshijnë një kapitull mbi  referimin e viktimave në komunitetet e tyre, si dhe analizimin e strategjive afatgjata dhe afatmesme për programet e ndihmës që do të  fuqizonin  viktimat.  Strategjia  e  reintegrimit  duhet  të  përfshijë  planet  për  strehimin shtëpiak të përkohshëm (shtëpitë e bashkësive) dhe pakot e asistencës sociale150 në komuna për  viktimat  që  nuk  janë  në  gjendje  për  t’u  kthyer  në  shtëpi  për  shkak  të  rrezikut  për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e tyre.  

SHPK‐ja dhe QPS‐të duhet të kërkojnë sipas  ligjit ose PSV‐ve të  informojnë viktimat për  të gjitha opsionet në dispozicion. Viktimave duhet  t’iu  jepet shansi për  të zgjedhur se cilin  opsion  e  parapëlqejnë,  pa  trysninë  e  zyrtarëve.  Si  çështje  e  protokollit,  nga  policia mund  të  kërkohet  për  të  shpërndarë  informacionin  lidhur me  ate  se  ku mund  të marrin personat këshillimin ose asistencën pa pagesë dhe ate konfidenciale kurdo që ata arrijnë në vendin e thirrjes së dhunës në familje, duke përfshirë edhe rastet kur personat në vendin e dhunës e mohojnë  zhvillimin ose ndodhjen e dhunës. SHPK‐ja duhet  të ketë udhëzime  të saktësuara dhe procedura për vlerësimin e nivelit të rrezikut për viktimën dhe, bazuar në atë vlerësim, të ofrojë mbrojtje plotësuese ose ta marrë në arrest kryerësin e dhunës. Hapësira plotësuese  private,  të  ngjashme me  ato  që  tanimë  ekzistojnë  në  disa  stacione,  duhet  të krijohen në stacionet policore me qëllim  të  intervistimit konfidencial  të personave  të cilët kanë  përjetuar  dhunën.151  Derisa  marrin  deklaratat,  policia  duhet  të  ketë  parasysh  146 DPMS anketë e RRGGK‐së, 2008.  Ata kanë rekomanduar përmirësimin e sistemit referues përmes një urdhërese administrative ose dokumentit të referimit.  147 Ligji  mbi shërbimet civile dhe sociale e përcakton Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale (MPMS) si  udhëheqës në koordinimin e punës në mbrojtjen sociale në Kosovë, si dhe në mbikëqyrjen e mandatit të qendrave për punë sociale në mbrojtjen dhe ndihmën fëmijëve (neni 3).   148 Ngjashëm, Ministria e Drejtësisë është autoritet përgjegjës për mbrojtjen e viktimave përmes Divizionit të avokimit të viktimës dhe asistencës (neni 81, 82 i Kodit të Procedurës së Përkohshme të Kodit Penal të Kosovës).   149 Shih programin e qeverisë Portugeze.   150 Lloji i ndihmës sociale të cilën punëtori social është i detyruar me ligj për ta siguruar është nënvizuar në Skemën e Asistencës Sociale (SAS) në Kosovë, në Ligjin nr. 2003/28. të Kuvendit të Kosovës, Bazuar në nenin 12 të Ligjit është e mundshme për MPMS për të marrë masa për sigurimin ad hoc dhe të menjëhershëm të ndihmës dhe mbështetje për të përmbushur nevojat e jashtëzakonshme. Në një situatë emergjente, rasti i dhunës në familje mund të kualifikohet si një nevojë e jashtëzakonshme. Është përgjegjësi e QPS‐së, si autoritet i përcaktuar në nivel komunal, për të administruar sigurimin e mbështetjes për mbulimin e nevojave të jashtëzakonshme të personit në nevojë, cituar sipas MPMS dhe OSBE‐së).  151 One to One, Zyrtar i SHPK‐së dhe AV në Mitrovicë, anketë e RRGGK‐së, 2008.  

Page 113: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

103

mirëqenien  emocionale  të  viktimës.152  Viktimat  nuk  duhet  të  trajtohen  si  të  dyshuar.153 Viktimat  duhet  të  intervistohen  nga  policët  e  të  njëjtës  gjini  dhe  në  prani  të  AV‐ve. Me qëllim të  implementimit të duhur të procedurave të veprimit,  institucionet siç  janë MPMS, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë si dhe OJQ‐të duhet të sigurojnë trajnimin e vazhdueshëm, mandator,  të avancuar multidisiplinar për personelin  lidhur me çështjet në vijim:  rolet  dhe  përgjegjësitë  e  tyre  në  pajtim  me  ligjin  në  fuqi  dhe  standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut; dhuna në familje në Kosovë; praktikat sociale dhe kulturore të cilat mund të miratojnë sjelljet e dhunshme në shtëpi; njohja e simptomave të traumës;  qasja  sensitive  në  të  ndihmuarit  e  viktimës  dhe,  në  përgjithësi,  barazia  gjinore. Trajnimi duhet të bazohet në procedurat në dispozicion dhe doracakët për të ndihmuarit e klientëve të dhunës në familje. Institucionet mund të përfitojnë nga ekspertiza e OJQ‐ve në ndërtimin e kapaciteteve të një sistemi gjyqësor si dhe organeve të tjera.154  

Ministria e Shëndetit duhet të jetë më proaktive dhe pjesë e mekanizmave referues të koordinimit për të ndihmuar dhe mbrojtur viktimat e dhunës në familje, me gjasë si pjesë e  PSV.  Punëtorët  shëndetësorë  duhet  të  jenë  të  përgatitur  dhe  nga  ta  kërkohet  të informojnë viktimat potenciale të dhunës lidhur me të drejtat e tyre dhe lidhur me ate se ku mund të kërkojnë ndihmën. Ekzaminimet mjekësore duhet të bëhen menjëherë pasi të jetë kryer  dhuna  dhe  duhet  të  mbesin  konfidenciale.  Raportimet  duhet  të  jenë  të  pa paragjykuara dhe  të përshkruajnë  lëndimet. Ministria duhet  të  involvohet në  financimin e këshillimit  profesional  psikologjik  për  viktimat,  shpërdoruesit  dhe  familjet  e  tyre,  duke përfshirë ata persona që banojnë në strehimore.  

Plani  i Veprimit Kundër Dhunës në Familje  i Kosovës duhet  të parasheh  financimin për  trajnimin  e  vazhdueshëm  të  personelit  shëndetësor  për  ordinancat  private  dhe  ato publike nën udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetit. Trajnimi duhet të mbulojë përkufizimet e dhunës  kundër  femrës,  ndikimet  mbi  gratë  dhe  mbi  vajzat  në  mënyrë  të  specifikuar, shpenzimet e dhunës;  si  të bëhet  identifikimi  i  shenjave  të dhunës, nevojat e personave  të përfshirë në dhunën dhe përgjigjet e duhura.155 Punëtorët shëndetësor në ordinancat private dhe publike duhet  të  trajnohen në marrjen e anamnezave psikologjike dhe në  zbatimin e tyre  dhe  në  qasjen  psikosomatike  kur  iu  ndihmojnë  klientëve,  posaçërisht  për  trajnimet gjinekologjike  dhe  kur  i  trajtojnë  viktimat  e  dhunës  seksuale.156  Një  qasje  e  tillë  do  t’iu mundësonte  punëtorëve  shëndetësorë  të  identifikojnë  rastet  e  dhunës.  Më  tej,  nga punëtorët e kujdesit shëndetësorë duhet  të kërkohet  të mbeten në nivelet më  të  larta  të profesionalitetit  e  të  konfidencialitetit  në  trajtimin  e  të  gjithë  pacientëve.  Kryerja profesionale  e  detyrës  nga  ana  e  tyre  duhet  të  monitorohet  nga  afër  nga  Ministria  e Shëndetit dhe punëtorët të cilët e shkelin kodin e konfidencialitetit ose janë të përfshirë në praktika të keqpërdorimit duhet të humbin licencën e tyre për punë në praktikë.  

2. Zbrazëtitë ligjore dhe institucionale për ndjekjen penale të kryerësve të dhunës  Pas përshkrimit të përgjigjeve  institucionale dhe  ligjore në ndjekjen penale të kryerësve të dhunës në familje, kjo pjesë propozon rekomandimet për përmirësimin e përgjigjes.    

152 Po aty. 153 Organizata One to One, anketë e RRGGK‐së, qershor 2008. 154 Rekomandime nga Partners Kosova, si dhe nga një numër i madh i qytetarëve. 155 Shih Qeveria e Portugalisë. 156 Medica Kosova dhe QMG, anketë e RRGGK‐së, 2008.  

Page 114: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

104

2.1  Përgjigjja ligjore dhe institucionale  Ndjekja penale efikase e kryerësve të dhunës është thelbsore kur adresohen veprat penale të lidhura me dhunën në familje.157 Ligji në fuqi në Kosovë ofron shumë shtigje për ndjekjen penale të dhunës në familje. Kodi  i Përkohshëm Penal  i Kosovës (Kodi penal), Rregullorja e UNMIK‐ut nr. 2003/01 e cila ndryshon Ligjin në fuqi mbi veprat penale të lidhura me dhunën seksuale (duke përfshirë edhe dhunimin martesor), Rregullorja e UNMIK‐ut nr. 2003/12 mbi mbrojtjen  kundër  dhunës  në  familje  (Rregullorja  mbi  dhunën  në  familje)  dhe  Ligji  mbi qetësinë  dhe  rendin  publik  përkufizojnë  një  numër  të  krimeve  dhe  të  akteve  ose  të mungesës  së  tyre  në  kuadër  të  të  cilave  hetohet  dhe  ndiqet  penalisht  dhuna  në  familje. Sanksionet  lëvizin, bazuar në natyrën dhe seriozitetin e krimit, prej tre muaj deri 15 vite të burgosjes.158  

Vështruar  nga  perspektiva  ligjore,  një  numër  i  dështimeve  janë  identifikuar  në ndjekjen penale të kryerësve të dhunës dhe është ofruar rirregullimi  i viktimave të dhunës në familje. Siç është përmendur, Kodi penal i Kosovës nuk e ofron përkufizimin e dhunës në familje per se2. Përkufizimi i “dhunës në familje” në Rregulloren mbi dhunën në familje, por jo edhe në Kodin Penal, ka shkaktuar vështirësi në zbatimin praktik të legjislacionit. Më tej, ekziston konfuzioni për shkak të një numri të madh të dispozitave për luftën kundër dhunës në familje brenda burimeve ligjore, civile dhe penale.  

Edhe pse Kodi Penal siguron shtigje të ndryshme për ndjekjen penale të kryerësve të dhunës  të veprave penale në marrëdhënien  familjare, dënimet për krimet e  tilla nuk  janë duke u qeverisur në mënyrën e duhur në praktikë.159 Numri i rasteve të dhunës seksuale dhe i dhunës në familje i papërpunuar në gjykata kur krahasohet me numrin e rasteve të dhunës në  familje  të  raportuar  dhe  numrin  e  viktimave  të  strehuara  është margjinal.160  Sipas  të dhënave të SHPK‐së, nga viti 2005 deri në vitin 2007, përafërsisht 2.1 për qind e rasteve të regjistruara  të dhunës në  familje  janë  lënë  të  lira pa baza dhe 1.3 për qind kanë qenë në hetim e sipër nga fundi i vitit.161  

157 Shih Qeveria e Portugalisë.  158 Krimet e kryera në marrëdhënien familjare sipas Kodit Penal të Kosovës janë të cekura në kapitujt në kuadër të veprave penale kundër jetës dhe trupit; veprat penale kundër lirisë dhe të drejtave të personit; kundër integritetit seksual; veprat penale kundër martesës dhe familjes; veprat penale kundër pasurisë dhe kundër të drejtës ndërkombëtare. Disa nga krimet, kur kryhen në kuadër të marrëdhënies familjare janë: lëndimet e lehta dhe të rënda trupore (nenet 153 dhe 154); detyrimi (neni 160); kërcënimi (Neni 161); heqja e paligjshme e lirisë (neni 162); dhunimi‐ duke përfshirë dhunimin martesor dhe sulmin seksual (neni 193, 195); degradimi i integritetit seksual të viktimës (neni 196); shpërdorimi seksual i personave me çrregullime mendore ose emocionale ose me paaftësi në marrëdhënien familjare (neni 197); rrëmbimi i paligjshëm i fëmijës (neni 210); keqtrajtimi ose braktisja e fëmijës (neni 211); shkelja e obligimeve familjare (nenet  212, 213); themelimi i skllavërisë, i kushteve të ngjashme me skllavërinë dhe i punës së detyrueshme (neni 137) dhe krimet kundër pronës kur kryhen në kuadër të marrëdhënies familjare duke përfshirë krimet e vjedhjes, të vjedhjes së rëndë, uzurpimit ose marrjes në posedim të pronës së luajtshme të viktimës, dëmtimi i pronës së luajtshme duke përfshirë mashtrimin si dhe dëmtimet e shkaktuara personit në të drejtën e tij mbi pronën. (nenet 252, 253, 257, 258, 260, 261 të Procedurës së Përkohshme të Kodit Penal të Kosovës,  Rregullorja 2003/25).  159 Përfaqësuesi i strehimores dhe i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, analizë e RRGGK‐së, 2008. 160 Shih të dhënat statistikore në kapitullin dy. Shih poashtu RRGGK, Hulumtim kërkimor, 2008. 161 Gjatë këtyre tri viteve, 3,610 raste kanë shkuar në gjykatën komunale, 69 në gjykatën e qarkut dhe 6 në gjykatën për kundërvajtje. 82 përqind të rasteve janë mbyllur pa baza, dhe 51 kanë qenë nën hetime. Situata duket se ishte në përmirësim. Derisa  4.2 përqind e rasteve janë liruar pa baza në vitin 2005, kjo është zvogëluar në 1.3 përqind të rasteve në vitin 2006 dhe vetëm 0.6 përqind të rasteve në vitin 2007. Nga rastet të cilat  kanë shkuar  në gjykatë, për të cilat respondentët e analizës kanë ditur rezultatin e rastit, vetëm një e treta e kryerësve kanë qenë të dënuar.  

Page 115: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

105

“Një grua e ka thirrur policinë, duke thënë se burri  i saj e ka rrahur atë. Ata kanë shkuar në stacion të policisë dhe atje burri i saj ka thënë se e rrah atë për arsye se ai dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Pas kësaj, ata janë bashkuar sërish.”  – Grua shqiptare, mosha 36‐45, Gjakovë  

Më  tej,  nuk  ka  raportime  të  ndjekjes  penale  automatike  të  veprave  penale  të lëndimeve të lehta trupore të kryera në kuadër të marrëdhënies familjare ose për shkeljet e urdhrave  të mbrojtjes,  siç parashihet me  ligjin në  fuqi.162 Në kohën e  tashme,  lëndimet e lehta trupore janë të prirura të mos konsiderohen seriozisht ose në pajtim me procedurën e gjykatës;  së  këndejmi,  kryerësit  e  dhunës rrallë  dënohen.163  Në  raportin  e  OSBE‐së, policia  ka  pohuar  se  mungesa  e  ndjekjes penale ka ndodhur për shkak se ndonjëherë palët  janë  pajtuar  ose  prokurori  publik  nuk ka  sjellur  padi.164  Siç  e  ka  shpjeguar strehimorja Liria, gjatë 72 orëve që policia  i ndalon të dyshuarit e dhunës në familje, ata e  pyesin  viktimën  nëse  ata  dëshirojnë  të shkojnë më tej me paditë e tyre. Sipas Lirisë, gratë  rrallë  shkojnë më  tutje me  paditë  e tyre,  burrat  lirohen  dhe  dhuna  përsëritet, thanë  përfaqësuesit  e  strehimores. Sidoqoftë, ligji në fuqi nuk lejon prokurorin të tërhiqet nga ndjekja penale ose hetimi.165Në rastet e lëndimeve të lehta ose të rënda trupore (pra, kur dhuna është e dukshme fizikisht) ose kur urdhri i mbrojtjes ekziston, ndjekja penale duhet të jetë automatike.166 Në rastet kur bëhet  krimi,  femrat  as  që  duhet  pyetur  nëse  dëshirojnë  të  ngritin  padi;  kryerësi  duhet menjëherë të ndiqet penalisht.  

 Në  rastet  e  kohëve  të  fundit  të monitoruara nga OSBE‐ja, prokurorët në  gjykatat komunale në Pejë dhe  Leposaviq  kanë qenë  të prirur  të mos ndërmarrin ndjekjet penale sipas detyrës zyrtare (ex officio) të veprës penale të dëmtimit fizik kur kryhet në kuadër të marrëdhënies familjare. Për shembull:  

 Në  një  rast  para  autoriteteve  të  Pejës,  në  shkurt  të  vitit  2007,  policia  i  ka  ofruar prokurorisë  një  rast  në  lidhje me  incidentet  e  dhunës  në  familje  në  të  cilin  një viktimë femër kishte përjetuar lëndime trupore të dukshme. Zyra e prokurorit publik nuk mund ta  lokalizonte rastin në regjistrat e saj. Për pasojë, prokurori kurrë nuk e kishte  hetuar  ose  ndjekur  penalisht,  një  krim  të  mundshëm.  Në  vend  të  kësaj, Gjykata Komunale kishte lëshuar një urdhër të mbrojtjes kundër burrit.167  

 

162 OSBE dhe Raporti Ex Officio i Ombudspersonit.  163 AV në Prizren, analizë e RRGGK‐së, 2008. 164 Një burrë shqiptar i moshës 26‐35 nga komuna e Gjakovës ka thënë se familjet ndonjëherë i mëshehin kryerësit e dhunës. Një grua e re nga Peja e ka njohur një grua e cila e ka përjetuar dhunën, por familja e saj i lejonte ate t’i tregojë policisë se kush po e shpërdoronte ate.   165 Neni 226 i Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës (KPPPK) në mënyrë të qartë thotë se prokurori publik nuk mund të pezullojë hetimet për krimet e kryera në kuadër të marrëdhënies familjare. Më tej, krimi i dëmtimit të lehtë të trupit parasheh burgosjen prej gjashtë muaj deri në tre vjet me një vit përtej limitit siç kërkohet me nenin 227 të KPPPK për t’u tërhequr nga ndjekja penale (cituar sipas Raportit mbi rastet e dhunës në familje në Kosovë të OSBE‐së, korrik,  2007), 18.  166 Siç e kanë komentuar përfaqësuesit e organizatës Liria, nëse kryerësi i dhunës kryen një krim, gratë madje as që  duhet të pyeten nëse ato duan të vazhdojmë me padinë, por kryerësi duhet të ndiqet penalisht menjëherë. (anketë e RRGGK‐së, 2008). 167 Raporti mbi rastet e dhunës në familje në Kosovë i OSBE‐së.  

Page 116: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

106

Dhe:  

Në  një  rast  të  vitit  2004  të  trajtuar  nga  autoritetet  e  Leposaviqit,  që  involvonte dhunën në familje e cila kishte rezultuar në lëndime të qarta në fytyrën e gruas, rasti i  dosjes  policore  ka  qenë  dërguar  në  prokurori.  Sërish,  prokuroria  asnjëherë  nuk kishte iniciuar një hetim, ngaqë rasti kurrë nuk ka figuruar në regjistrin e prokurorisë.  

 Shembujt e mësipërm ilustrojnë mungesën e vullnetit të prokurorisë për të trajtuar krimet e kryera në  kuadër  të marrëdhënies  familjare, madje edhe në  rastet e dhunës  së dukshme fizike  ngjashëm me  krimet  e  kryera  jashtë marrëdhënies  familjare. Në  një  rast  tjetër,  në Gjykatën komunale  të Mitrovicës, prokurori publik nuk e ka hetuar  raportin policor  të një babai i cili, siç pohohet, e rrihte fëmijën e tij me shkop. Prokurori nuk e ka ndjekur penalisht kryerësin  e pohuar  të dhunës ngaqë dosja  e dorëzuar nuk  është  kompletuar nga policia, duke i munguar raporti mjekësor i cili mund të tregonte plagët trupore. Edhe pse policia nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme, prokuroria është dashur të kryejë obligimet e tyre.168 Një zyrtar i SHPK‐së ka komentuar se prokurorët dhe gjykatësit, po ashtu, shpesh kanë injoruar raportimet e rasteve të dhunës në familje.169 

Korrupsioni  brenda  sistemit  të  drejtësisë  është  fajësuar  për  dënimin  joadekuat  të kryerësve  të dhunës. Një  i anketuar ka  thënë  se kryerësit e dhunës ndonjëherë paguajnë gjykatësit  që  t’ua  ulin  dënimet  e  tyre  ose  që  të mos  i  dënojnë  fare.  Të  tjerë  kryerës  të dhunës  janë  lënë  të  lirë  për  shkak  të  lidhjeve  politike  ose  të  afërmve  të  tyre.170  Për shembull, një zyrtar  i policisë ka raportuar rastin e një gjykatësi  i cili  i ka  lejuar kryerësit të dhunës  të  kryejë  dënimin  e  tij  me  burg  kurdo  që  ai  e  dëshironte  këtë.171  Sipas  një përfaqësuesi  të  një  strehimoreje,  sistemi  i  drejtësisë  ka  nevojë  të  përmirësojë “transparencën“ dhe “besueshmërinë” e tij me qëllim që të ndërtojë besimin te qytetarët. 

Pos kësaj, klasifikimi joadekuat i krimeve të lidhura me dhunën në baza gjinore është hetuar në gjykata kur rastet ndiqen penalisht ex officio. Këto raste kanë rezultuar në dënime më  të  lehta për kryerësit e dhunës.172 Një numër  i madh  i  të anketuarve  të RRGGK‐së ka përshkruar raste të cilat i dinin e në të cilat kryerësit e dhunës kanë qenë liruar me dënime të  lehta  ose  pa  dënime.  Si  rezultat  i  kësaj,  dhuna  shpesh  ka  vazhduar  të  ndodh.173  Për shembull, një burrë shqiptar nga komuna e Gjakovës ka thënë se ai njeh një rast në të cilin “burri ka qenë  i dënuar me 30 ditë”, por dhuna ka vazhduar pasi ai është  liruar nga burgu për arsye se dënimi ka qenë shumë i lehtë.” Hetimi dhe ndjekja penale e duhur, që rezulton në dënime më të larta, në pajtim me dënimet e parapara me ligjin në fuqi, mund të jenë të  168 Neni 226 i Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale (KPPPK) qartë thotë se prokurori publik nuk mund të pezullojë hetimet për krimet e kryera në kuadër të marrëdhënies familjare. Më tej, krimi i dëmtimit të lehtë trupor parasheh burgosjen prej gjashtë muaj deri në tre vjet me një vit përtej limitit siç kërkohet me nenin 227 të KPPPK për t’u tërhequr nga ndjekja penale (cituar sipas Raportit mbi rastet e dhunës në familje në Kosovë të OSBE‐së, korrik,  2007), 18.  169 Zyrtar i SHPK‐së në Prizren, anketë e RRGGK‐së, 2008. 170 QMG, analizë e RRGGK‐së, 2008. Ato kanë thënë se duhet të ketë  “zero tolerancë për të gjitha rastet pa marrë parasysh të afërmit e tyre.” 171 Shih pjesën për mbrojtjen. 172 Shih Raportin e vlerësimit mbi Themelimin e Mekanizmave referues të Njësisë së Antitrafikimit të OSBE‐së për identifikimin dhe ndihmën viktimave të trafikimit (2007) lidhur me ndjekjen penale të veprave penale të dhunës  mbi baza gjinore. Një zyrtar i SHPK‐së në Mitrovicë poashtu ka thënë se gjykata nuk i përcakton qartë dënimet në rastet e dhunës në familje (analizë e RRGGK‐së). 173 Analizë e RRGGK‐së. Një respondent tjetër ka treguar një rast kur një burrë, i cili ka përdorur dhunën kundër gruas së tij, ka qenë i arrestuar nga policia. Ai është liruar, është kthye  në shtëpi dhe e ka detyruar gruan e tij të jetojë me te.  

Page 117: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

107

dobishme në zvogëlimin e dhunës duke treguar se dhuna kundër grupeve më të rrezikuara është çështje e të drejtave të njeriut dhe jo një çështje private familjare.174 “Gjykata duhet të zbatojë ligjin, të dënojë shpërdoruesit sipas akteve të tyre penale … Ligji nuk duhet të fal” ka komentuar një zyrtar i SHPK‐së. “Veprat penale duhet të gjykohen drejtë dhe rreptë”.175  2.2 Rekomandimet për përgjigjen e përmirësuar institucionale ndaj ndjekjes penale  Qeveria duhet të udhëheq një grup punues të shqyrtimit legjislativ për të trajtuar heqjen e vështirësive të tashme dhe të pjesëve të paqarta të  legjislacionit ose aspekteve të  ligjit që nuk  janë në përputhje me  fokusin e dhunës në  familje si krim. Ndryshimi  i  ligjit penal me qëllim të  inkorporimit të përkufizimit të kryerjes së akteve të dhunës në  familje në pajtim me  përkufizimin  e  Rregullores mbi  dhunën  në  familje176  duhet  të merret  parasysh  gjatë shqyrtimit legjislativ.177 Raportimi i rregullt mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës në familje duhet të bëhet një obligim i Zyrës së propozuar të raportuesit kombëtar mbi dhunën në  familje  (shih  pjesën  4.1 më  poshtë).  Vendimet  lidhur me  ndarjen  e  pasurisë  dhe  të alimentacionit po ashtu duhet të përkufizohen qartësisht me ligj dhe duhet të vendosen në gjykatë në pajtim me ligjin në fuqi.178 

Qeveria duhet të themelojë një program të trajnimit për personelin gjyqësor i cili do të kishte mundësi të mësimit brenda dhe jashtë vendit, duke nxjerrë përfitime nga praktikat e mira në vendet e  tjera me qëllim që  të zhvillojë më  tej dhe  të zbatojë  ligjin.179 Sistemi  i drejtësisë,  pastaj, mund  të  përmirësojë  cilësinë  e  shërbimeve  të  tij  përmes  punësimit  të personelit të ri të arsimuar në vende me më shumë përvoja dhe sisteme më të avancuara gjyqësore.  Personeli  i  cili  punon  në  sistemin  e  drejtësisë  duhet  të  përpiqet  të  zbatojë njohuritë e reja të mësuara nga trajnimet, posaçërisht ato lidhur me menaxhimin organizativ dhe  administratën  gjyqësore.  Ata  posaçërisht  kanë  nevojë  të  përmirësojnë  komunikimin midis të gjitha niveleve të këtij sistemi hierarkik si dhe me qytetarët. Programet e trajnimit mund  të  mësonin  personelin  lidhur  me  shkathtësitë  e  komunikimit,  posaçërisht  të komunikimit me  qytetarët. OJQ‐të  e  specializuara  në  ndërtimin  e  kapaciteteve  po  ashtu mund të ofrojnë trajnime të bazuara në përvojën dhe praktikat e shfrytëzuara në vendet me sisteme  gjyqësore  më  të  avancuara.  Si  pjesë  e  praktikave  të  punësimit,  komisionet  e punësimit  duhet  të  përpiqen  për  të  përmirësuar  balancin  gjinor  midis  gjykatësve, prokurorëve dhe pozitave të tjera të rëndësishme.  

3. Zbrazëtitë ligjore dhe institucionale për parandalimin e dhunës në familje  Kjo pjesë, së pari, shqyrton përgjigjen ligjore dhe institucionale në parandalimin e dhunës në familje.  E dyta,  ajo diskuton  sesi  informacioni dhe ndërgjegjësimi mund  të  shërbejnë për parandalimin e dhunës në  të ardhmen. Ngaqë pak  iniciativa kanë qenë marrë në emër  të institucioneve  për  të  parandaluar  dhunën  në  familje,  kjo  pjesë  përfshin  më  shumë rekomandime se sa analiza.  

174 Departamenti i të Drejtave të Njeriut dhe i Sundimit të Ligjit i Misionit të OSBE‐së në Kosovë, “Një Vështrim i Sistemit Penal të Drejtësisë në Kosovë, 1 shtator 2000 ‐ 28 shkurt 2001,” Nenet 6 dhe 7 mbi të Drejtat e Viktimës I dhe II, Dhuna seksuale dhe dhuna brenda‐familjare. 175 Zyrtar i SHPK‐së në Mitrovicë, analizë e RRGGK‐së, 2008. 176 Rregullorja e UNMIKut nr. 2003/12 mbi Mbrojtjen Kundër Dhunës në Familje, neni 1.  177 Përfaqësuesit e SHPK‐së poashtu kanë rekomanduar që dhuna në familje të trajtohet si një vepër e  veçantë penale në kuadër të Kodit Penal (intervista me RRGGK‐së, 2008). 178 ZSHS në Ferizaj dhe një zyrtar i SHPK‐së në Pejë (anketë e RRGGK‐së, 2008). Prona dokumentohet zakonisht në emër të burrit dhe ai rrallë e humb pronësinë (Medica Kosova, anketë e RRGGK‐së, 2008). 179 Të gjitha rekomandimet në këtë paragraf janë të bëra nga Partners Kosova, anketë e RRGGK‐së, qershor 2008. 

Page 118: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

108

3.1. Përgjigjja ligjore dhe institucionale në parandalimin e dhunës në familje në Kosovë Zbatimi  i  ligjeve  ekzistuese mund  të  shërbejë  për  të  zmbrapsur  qytetarët  nga  kryerja  e dhunës në të ardhmen dhe, së këndejmi, të jetë një mekanizëm i përdorur për parandalimin e  dhunës.  Nëse  kryerësit  e  dhunës  dhe  kryerësit  potencial  të  dhunës  kanë  qenë  të vetëdijshëm se dhuna do të dënohet në pajtim me ligjin, ata do të ishin më pak të prirur të kryejnë dhunën.180 Disa qytetarë, AV‐ët dhe zyrtarët e SHPK‐së po ashtu kanë sugjeruar që ligji  penal  të  ketë  dënime më  të  larta  për  dhunën  e  kryer  brenda  familjes me  qëllim  të parandalimit.181  

Një  ide  tjetër e popullarizuar për parandalimin e dhunës në  familje, e mbështetur nga profesionistët që merren me dhunën në familje dhe qytetarët të tjerë, ka qenë krijimi i një programi rehabilitues për kryerësit e dhunës. Kosova vuan nga mungesa të rëndësishme të programeve apo qendrave të këshillimit për keqtrajtuesit e moshës madhore. 182 Siç e ka komentuar Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët “është shumë e nevojshme për të pasur qendra të këshillimit për kryerësit e dhunës ngaqë në disa raste kryerësit e dhunës vet në një kohë në jetën e tyre janë viktima të dhunës në familje ose të traumave të tjera.”183 Institucionet mund  të  bashkëpunojnë  në  zhvillimin  e  programeve  në  nivelin  e  komunitetit, me  gjasë përmes QPS‐ve ekzistuese, për të mbështetur burrat dhe recidivistet e tjerë keqtrajtues, si dhe  për  të  kërkuar mënyra  për  të  krijuar  grupe  të  ndihmës  të  komunitetit  ose  grupe  të vetndihmës të tipit shoku‐shokut për kryerësit e dhunës në familje.184  

Më tutje, një rekomandim ka qenë krijimi i strehimoreve për keqtrajtuesit, në mënyrë që,  së  këndejmi,  ata  të  jenë  të  larguar  nga  shtëpitë  e  tyre  dhe  për  të  marrë  ndihmën psikologjike  në  vend  të  praktikës  së  zakonshme  të  tashme  të  vendosjes  së  grave  dhe  të fëmijëve në  strehimore. Programet  e  tilla do  ta parandalonin  dhunën në  të  ardhmen duke adresuar  rrënjët  e  shkaqeve  të  dhunës,  siç  është  trauma,  keqpërdorimi  i  drogave  ose depresioni në mesin e shpërdoruesve. Ato mund të ishin posaçërisht të dobishme për personat të cilët kanë kryer dhunën në kohën sa kanë qenë nën ndikimin e alkoolit ose të drogave.185 Programet,  po  ashtu, mund  t’i  kontribuojnë  programeve  të  reintegrimit  afatgjatë më  të suksesshëm dhe ndihmës së monitorimit të rasteve. Një nen mund të shtohet në Ligjin mbi shërbimet sociale ose Kodin Penal për trajtimin mandator dhe rehabilitimin e kryerësve të dhunës,  duke  përfshirë  këshillimin  profesional.186  Pastaj, Ministria  e  Drejtësisë mund  të kërkonte si nga keqtrajtuesit, ashtu edhe nga familjet e tyre të pranojnë trajtimin psikologjik në  pajtim  me  nevojat  e  tyre.  Seanca  mandatore  javore  ose  mujore  të  këshillimit  për 

180 Zyrtarët e SHPK‐së dhe një numër i madh i qytetarëve kanë komentuar se zbatimi i Kodit Penal dhe dënimi i kryerësve të dhunës do ta parandalonte dhunën në të ardhmen (anketë e RRGGK‐së, 2008). Patrullimi i ambienteve ku kryerësit e dhunës janë liruar pas qëndrimeve të shkurta në burg dhe njoftimit  mbi prezencën e SHPK‐së, po ashtu mund t’i kontribuojnë parandalimit të dhunës.  181 AV në Ferizaj, anketë e RRGGK‐së, 2008. 182 Misioni i OSBE‐së në Kosovë, Raport mbi qendrat për punë sociale: shërbimet sociale, (shkurt 2003). Po ashtu, QMG, anketë e RRGGK‐së, 2008. 183 Shpresë dhe shtëpi për fëmijët anketë e RRGGK‐së, 2008. Një përfaqësues tjetër i strehimores ka komentuar se vetëm burgu mund të ketë “kundërefekt” dhe se këshillimi mund të jetë i parapëlqyer në disa raste.  184 Qeveria mund t’i inkurajojë donatorët për të mbështetur bursat për udhëtime studimore me qëllim të mësimit nga programet e suksesshme gjetiu. Në përcaktimin e programeve të tilla, qeveria mund të nxjerrë përfitime  nga shembujt e programeve të suksesshme (shih, për shembull,  “Rezyme e raportit final e simpoziumit të dhunës kundër grave,” IQALUIT, Nunavut, Janar 18‐20, 2006, 4, http://www.qnsw.ca/women_violence/documents/SymposiumExecSummaryENG.pdf). 185 Zyrtar i SHPK‐së në Pejë (anketë e RRGGK‐së, 2008). 186 Grupi Punues i shqyrtimit legjislativ i propozuar mund ta diskutojë nga pikëpamja praktike se si ta zbatojë këtë në mënyrën më të mirë. Grupi po ashtu mund të ekzaminojë zbatueshmërinë e lirimit me kusht dhe funksionimin e tij në Kosovë.  

Page 119: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

109

kryerësit  e  dhunës  duhet  të  udhëhiqen  nga  psikologët  profesionalë.  Ministria  e Shëndetësisë mund të bashkëpunojë me faktorët e tjerë përmes ofrimit të profesionistëve për programet e trajtimit të alkoolit, narkotikëve dhe rasteve psikopatologjike.187 

Në mënyrë të ngjashme, duke pasur parasysh zbulimet se dhuna mund të jetë më e prirur të ndodh pas shpërdorimit të drogave ose traumës, Ministria e Shëndetësisë duhet të instalojë qendrat e rehabilitimit për personat që konsumojnë alkoolin, personat e varur nga drogat  ose  /dhe  ata  që  vuajnë  nga  trauma.  Sigurimi  i  këshillimit  konfidencial  nga  grupet joqeveritare mund  të  jetë më  shumë  i mirëseardhur  nga  të mbijetuarit  e  traumës  dhe kryerësit  e mundshëm  të  dhunës  se  sa  kërkimi  i  asistencës  nga  qendrat  e  rehabilitimit publik. Së këndejmi, Ministria mund të kontraktojë dhe/ose financiarisht të mbështesë OJQ‐të e specializuara në trajtimin e traumave dhe stresit, që kanë profesionistë të trajnuar, me përvojë e të cilët ofrojnë shërbime cilësore siç janë Medica Kosova, qendra për Rehabilitim të Viktimave të Torturës e Kosovës, Një me Një (One to One). Ministria dhe QSP‐të mund të përfitojnë  nga  resurset  në  dispozicion  në  Universitetin  e  Prishtinës,  Departamenti  i Psikologjisë, që kërkon nga studentët  të përmbushin orët e praktike, shpesh vullnetarisht. Derisa studentët nuk  janë të kualifikuar për të ofruar trajtimin, ata mund të ndihmojnë në aspektet  organizative  të  programeve  të  tilla,  që  shpesh  konsumojnë  shumë  kohë. Në  të njëjtën kohë, përmes përfshirjes së tyre ata mund të ndihmojnë më shumë nga këshillues shumë më  të përvojshëm, që do  t’i kontribuonte gjeneratave  të ardhshme  të këshilluesve për trajtimin e rasteve të tilla dhe në organizimin e programeve të ngjashme. 

 Institucionet,  në  bashkëpunim me  klinikat  private  dhe OJQ‐të  po  ashtu mund  të parandalojnë dhunën përmes ofrimit të këshillimit familjar dhe martesor. Një numër i madh i qytetarëve kanë theksuar nevojën për shërbime të arritshme, profesionale të këshillimit në nivel  komunal,  posaçërisht  afër  zonave  rurale. Derisa  shumë  të  anketuar  kanë  sugjeruar themelimin e qendrave të këshillimit, qeveria mund të shfrytëzonte strukturat ekzistuese siç janë QPS‐të.188 Aty, psikologët e trajnuar, të kualifikuar, mund të kishin hapësirat private ku mund të ofronin këshillim martesor dhe familjar. Këshilluesit duhet të përdorin anamnezat psiko‐sociale  për  të  identifikuar  shkaqet  e  dhunës  dhe  për  të  ndihmuar  në  procesin  e shërimit të kryerësve të dhunës.189 

Një mënyrë tjetër me anë të së cilës qeveria mund të ndihmonte në parandalimin e dhunës në familje është ajo përmes sigurimit se të gjithë qytetarët kanë qasje në nivelet më të larta të arsimimit. Sipas ligjit, qytetarët kosovarë janë të obliguar për të vijuar nëntë vite të  arsimimit  fillor.190  Ministria  e  Arsimit,  Shkencës  dhe  Teknologjisë  (MASHT)  ka përgjegjësinë për  të siguruar se ky  ligj zbatohet. Asistenca sociale dhe bursat për arsimim duhet të jenë në dispozicion për gratë, të varfrit, grupet etnike RAE, personat me nevoja të veçanta, dhe grupet e tjera të rrezikuara me qëllim që të rritet niveli  i tyre  i arsimimit, me çka, së këndejmi, rritet mundësia për ta për të siguruar punë dhe për të zvogëluar gjasën se ata  do  të  bëhen  viktima  të  dhunës.  Më  tej,  programet  dhe  planet  shkollore  duhet  të përfshijnë çështje të  lidhura me dhunën në familje dhe format e tjera të dhunës mbi baza gjinore.191 

187 Shtëpi e sigurtë, Gjakova, anketë e RRGGK‐së, 2008. 188 ZSHS, Mitrovicë, anketë e RRGGK‐së, 2008. 189 Medica Kosova, anketë e RRGGK‐së, 2008. 190 Ligji mbi shkollimin fillor dhe të mesëm në Kosovë, nr. 2002/2, neni 7 mbi shkollimin e obliguar.  191 Shqyrtimi i planeve dhe i programeve të tashme duhet të zhvillohet nga kjo perspektivë dhe pastaj duhet të bëhen rekomandimet për përfshirjen e çështjeve siç është ajo e dhunës në familje, çfarë përfshin ajo, dhe çfarë të bëhet nëse anëtarët e familjes përdorin dhunën.  

Page 120: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

110

Duke pasur parasysh se familjet me të hyra të ulëta dhe familjet me asistencë sociale janë në rrezik më të  lartë të dhunës, MPMS mundtë parandalojë po ashtu dhunën përmes rritjes  së  sasisë  së  asistencës mujore  sociale  që  ofrohet  për  familjet  në  nevojë. Më  tej, Ministria e Ekonomisë dhe e Financave ka nevojë urgjente për të  inkurajuar  investimet në krijimin e vendeve të punës përballë zvogëlimit të papunësisë dhe përmirësimit të kushteve themelore të  jetesës së njerëzve. Personat në rrezik të dhunës duke përfshirë edhe ata që ekonomikisht  janë  të  varur,  gratë,  fëmijët,  dhe  njerëzit  me  paaftësi  duhet  të  jenë  në shenjtër të trajnimeve në shkathtësitë e reja të dëshirueshme përmes zhvillimit të një tregu të  punës  në  Kosovë.  Taksat  stimuluese  dhe  programet  e  veçanta  të  kredive  mund  të shfrytëzohen për të inkurajuar punëdhënësit për të punësuar personat në rrezik.   3.2 Informacioni dhe ndërgjegjësimi si instrumente të parandalimit të dhunës në familje Edhe pse OJQ‐të kanë udhëhequr një numër të madh të fushatave të  informimit  lidhur me dhunën në  familje,192 qytetarëve ende  iu mungojnë njohuritë  lidhur me  ligjin ekzistues,  të drejtat e tyre dhe shërbimet që ata i kanë në dispozicion.193 Në punën e tyre, përfaqësuesit e  Partners  Kosova  kanë  thënë  se  klientët  shpesh  ankohen  se  atyre  iu  ka  munguar informacioni lidhur me ligjin ekzistues dhe legjislacionin lidhur me dhunën në familje, lidhur me atë se si zbatohet legjislacioni dhe se kujt duhet ata t’ia drejtojnë ankesat kur të drejtat e tyre nuk janë respektuar.194 Qeveria e Kosovës ka ofruar mbështetje të kufizuar për fushatat e ndërgjegjësimit  të  cilat e  informojnë popullatën e përgjithshme dhe  viktimat  lidhur me ndikimin  e  dhunës,  shërbimet  e  tashme  në  dispozicion,  dhe  procedurat  e  referimit  për ndihmë viktimave të dhunës në familje.195 Shumica e fushatave kanë qenë të tipit ad hoc (të atypëratyshme), pa ndonjë publik të vënë në shenjestër ose mesazh të veçantë.  

Me  qëllim  të  parandalimit  të  dhunës  së  ardhshme  në  familje,  qeveria  dhe institucionet  përkatëse  duhet  të  mbështesin  teknikisht  dhe/ose  financiarisht  fushatat  e ndërgjegjësimit  për  të  edukuar  qytetarët  lidhur  me  ligjet  ekzistuese  dhe  legjislacionin përkitazi me dhunën në familje, lidhur me atë se si ata mund të shfrytëzojnë këto ligje dhe se  si  qytetarët mund  t’iu  qasen  këtyre  institucioneve.196  Fushatat  e  ardhshme  duhet  të shmangin termat abstrakt siç është “dhuna në familje” dhe “barazia gjinore” dhe në vend të tyre të qartësojnë termet e tilla me anë të një gjuhe të thjeshtë. Qytetarët po ashtu duhet të informohen  lidhur me përkufizimin e  “marrëdhënies  familjare”  (pra, kush mund  të kryejë akte  të  tilla),  siç  është  e  përkufizuar me  ligj.197  Fushatat  duhet  të  zhveshin mitet  sociale lidhur me  dhunën  kundër  grave  në  veçanti.  Në  dizajnimin  dhe  zbatimin  e  fushatave  të edukimit,  qeveria  duhet  të  përfitojë  nga  ekspertiza  e  OJQ‐ve.  Institucionet  mund  t’i kontraktojnë OJQ‐të për  të udhëhequr përpjekjet e ndërgjegjësimit bazuar në përvojën e tyre,  në  lidhje  me  grupet  e  vëna  në  shenjestër,  dhe  në  gjurmimin  e  të  dhënave  në organizimin e fushatave të mëhershme. Informacioni duhet bashkërenditet nën udhëheqjen 

192 Për shembull, RRGGK, QMG në Pejë, Liria në Gjilan, Shtëpi e sigurtë Gjakova, QMGF dhe Motrat Qiriazi, të gjitha kanë zhvilluar fushata të ndërgjegjësimit lidhur me dhunën në familje. QMG ka një fushatë vjetore të ditës së fjongos së bardhë (që simbolizon burrat kundër dhunës që ushtrohet ndaj gruas) që përfshin burrat dhe gratë nga komuniteti në prerjen dhe shpërndarjen e fjongove të bardha si dhe një marsh nëpër  Pejë për të ngritur vetëdijen kundër dhunës në familje.  193 Shih kapitullin një. 194 Partners Kosova, anketë e RRGGK‐së, 2008. Qytetarët po ashtu kanë dyshuar nëse autoritetet do të zbatonin ligjin ekzistues.  195 Po aty. Pjesa mbi përfshirjen sociale të viktimave duke përfshirë viktimat e dhunës në baza gjinore.  196 Rekomandim nga një numër i madh qytetarësh, Partners Kosovo, QMGF, AV‐të dhe ZSHS (anketë e RRGGK‐së, 2008). 197 AV në Ferizaj, anketë e RRGGK‐së, 2008 

Page 121: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

111

e  autoriteteve  të  Kosovës.  Për  shembull,  institucionet  kosovare  mund  të  inkurajojnë donatorët ndërkombëtarë për të financuar vetëm fushatat e ndërgjegjësimit të identifikuara në Planin kombëtar të veprimit kundër dhunës në  familje dhe të organizuara me mesazhe dhe  grupe  të  caktuara për  të  cilat është  arritur pajtimi nga  grupi drejtues, përgjigjes për mbikëqyrjen e zbatimit të planit. Fushatat duhet të jenë kulturalisht sensitive dhe të sajuara për publikun lokal, dhe jo të jenë të importuara nga jashtë Kosovës.198 Ndërgjegjësimi duhet domosdoshmërisht  të  përfshijë  mediat  lokale  dhe  ato  kombëtare.199  Shpërndarja  e informacionit duhet të shfrytëzojë një varg mediash të qasshme për personat me aftësi të kufizuara, si dhe ato në gjuhët e pakicave.200 Ndërgjegjësimi lidhur me Rregulloren e tashme të dhunës në  familje ose mbi një  ligji të ri  i cili e zëvendëson atë, mbi Planin kombëtar të veprimit,  atë  se  çka  përfshin  dhuna,  dhe  dënimet  për  keqtrajtuesit  mund  të  mbrapsin kryerësit e dhunës nga përdorimi i dhunës.  

Me qëllim që të familjarizojë qytetarët me institucionet relevante dhe shërbimet që ofrojnë ato, si dhe të ndërtojë besimin, përfaqësuesit institucionalë në nivel komunal mund të  përfshihen  drejtpërdrejtë  në  përpjekjet  e  ndërgjegjësimit.  Grupet  tashmë  ekzistuese informale të  formuara nga  institucionet dhe strehimoret që punojnë në çështjet e dhunës në  familje  në  nivel  komunal  mund  të  punojnë  së  bashku  për  një  varg  shërbimesh  të komunitetit  ose  muajit  kundër  dhunës  në  familje,  gjatë  të  cilit  secili  institucion  do  të udhëhiqte  diskutimet  publike  dhe  ligjëratat  në  shkolla,  në  shoqata  të  pensionistëve,  në grupet e të rinjve, në ambientet rrethuese dhe hapësirat publike  lidhur me shërbimet që  i ofron secili  institucion qytetarëve. Për shembull, SHPK‐ja mund të bazohej në përpjekjet e saj të komunitetit policor për të udhëhequr ligjërata dhe debate publike në komunitet.201 Që është e rëndësishme, përfaqësuesit e  institucioneve duhet po ashtu të vizitojnë njerëzit në zonat  rurale  të  cilat përbëjnë  shumicën e popullatës dhe  janë në mesin e grupeve më  të rrezikuara të dhunës, por të cilët janë shpesh të shpërfillur nga institucionet dhe përpjekjet e tejkalimit të kufijve të komunitetit.202 

Ministritë  duhet  të  ndajnë  fonde  vjetore, me  qëllim  që  t’i  përgjigjen  nevojave  të viktimave për  informacion dhe  asistencë përmes hartimit dhe  shpërndarjes  së  rregullt  të pamfleteve me  një  gjuhë  lehtësisht  të  kuptueshme  dhe  informacion  lidhur me  atë  se  ku qytetarët mund  të  kërkojnë  ndihmën.  Të  gjitha  institucionet,  duke  përfshirë  posaçërisht stacionet  policore,  qendrat  shëndetësore,  QPS‐të,  AV‐ët,  OJQ‐të  dhe  gjykatat  mund  të shpërndajnë  fletushka  të  këtilla.  Policia,  për  shembull, mund  t’i  vë  fletushkat  e  tilla  në dispozicion  kur  viktimat  arrijnë  në  vendin  e  lajmërimit  së  dhunës  në  familje.  Punëtorët shëndetësorë, posaçërisht në dhomat e emergjencës, duhet të trajnohen për të identifikuar rastet e dhunës në familje dhe për të ofruar informacionin për ndihmën në dispozicion.  

Autoritetet e Kosovës po ashtu duhet të zhvillojnë një shërbim efikas të  informimit me një funksionim konsistent, 24 orësh, të papagesë,  linjë të ndihmës në dispozicion në të cilën personat, miqtë ose anëtarët e  familjes që përjetojnë dhunë mund  të  thërrasin për këshillim,  asistencë ose  referim  konfidencial.  Shumica e  linjave  të  thirrjes për ndihmë në Kosovë udhëhiqen nga strehimoret e OJQ‐ve për viktima të dhunës në familje, të cilat kanë 

198 Rekomandim i bërë nga një zyrtar i SHPK‐së (anketë e RRGGK‐së, 2008). 199 QMG dhe qytetarët (anketë e RRGGK‐së, 2008). 200 Shih programin e qeverisë Portugeze. 201 Përfaqësuesit institucionalë kanë thënë se ka qenë e arritshme për institucionet për t’u përfshirë në përpjekjet e tilla të parandalimit (anketë e RRGGK‐së). Organizata One to One ka rekomanduar që SHPK‐ja të punësojë njerëz të trajnuar me përvojë të cilët po ashtu do të ishin më të përfshirë në një shtrirje sa më të gjerë (anketë e RRGGK‐së 2008). 202 Shih kapitullin dy. 

Page 122: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

112

financim të kufizuar qeveritar.203 Ato funksionojnë në mënyrë të çrregullt ose vetëm në disa rajone.204  SHPK‐ja  dhe  DAVA  po  ashtu  kanë  linja  të  thirrjes  për  ndihmë. Megjithëkëtë, përgjigjja e policisë ndaj thirrjeve të dhunës në familje, shpesh është e ngadalshme.205 Linja e  thirrjeve  emergjente  të DAVA  përgjithësisht  nuk  është  funksionale  dhe  rrallë  përgjigjet dikush në të.206 Linjat e thirrjes për ndihmë të udhëhequra nga studentët e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës  fatkeqësisht kanë pushuar së vepruari për shkak të mungesës së financimit.207 Personelit të linjave të thirrjeve për ndihmë po ashtu i kanë munguar njohuritë lidhur me shërbimet në dispozicion dhe procedurën e tashme referuese në Kosovë.  

Së  këndejmi,  qeveria  duhet  të  sigurojë  financimin  konstant  për  funksionimin  24 orësh të linjave për thirrje telefonike emergjente në duart e profesionistëve të trajnuar me ndërrime rotative. Autoritetet duhet të vënë në dispozicion një buxhet shtesë për trajnimin e  personelit  të  linjave  të  thirrjeve  për  ndihmë me  qëllim  të  ofrimit  të  informacionit mbi shërbimet ekzistuese dhe ato referuese. Linjat e këtilla duhet të reklamohen mirë anë e kënd Kosovës. Duhet  të  bëhet  një marrëveshje me Post‐Telekomin  e  Kosovës  për  numrin  i  cili duhet të jetë i liruar nga pagesa për thirrësit. Këshilluesit e linjave të këtilla duhet të ofrojnë informacion  lidhur me shërbimet në dispozicion për personat të cilët përjetojnë dhunën si dhe  informacionin  e  kontaktit  për  institucionet më  të  afërta  ose  organizatat  ku  thirrësit mund të kërkojnë ndihmën. Të gjitha thirrjet duhet të regjistrohen në një bazë të dhënash pa elemente  identifikuese (pra, emra, numra telefoni ose adresa) me qëllim që të krijohet një  përfytyrim  për  numrin  e  thirrjeve  të  bëra  në  këto  linja  emergjente,  për  shërbimet  e ofruara dhe të dhënat e tjera statistikore.208 Këshilluesit të cilët përgjigjen në linjat e këtilla emergjente  duhet  të  pajisen me  formularët  standard  për  dokumentimin  e  informacionit bazik  lidhur  me  thirrjet  dhe  thirrësit,  siç  është  gjinia,  komuna,  mosha  dhe  etnicitetit. Informacioni mund  të  përdoret më  vonë  për  të  arsyetuar  financimin  e  vazhdueshëm  të linjave të thirrjes emergjente si dhe  lidhur me faktin se çfarë niveli të përdorimit kanë ato linja si dhe për të monitoruar grupet demografike që përjetojnë dhunën e cila nuk është e thënë  që  domosdoshmërisht  të  raportohet.  Linjat  e  thirrjeve  për  ndihmë  si  shërbime  të informacionit dhe  të ndihmës mund  t’i vënë  institucionet më afër viktimave dhe  ta  rrisin raportimin e dhunës.  

 4. Përmirësimi i reagimit të gjithëmbarshëm të qeverisë ndaj dhunës në familje Qeveria  e  Kosovës mund  të  adresojë  rekomandimet  e  lartpërmendura  për  parandalimin, mbrojtjen  dhe  ndekjen  penale  përmes  një  reagimi  të  udhëzuar,  të  koordinuar  dhe multidisciplinar ndaj dhunës në familje. Së pari, Qeveria e Kosovës duhet të jetë udhëheqëse në krijimin e një organi shtetëror të këshillimit të ekspertëve qeveritarë dhe joqeveritarë për të  adresuar  zbatueshmërinë  e  legjislacionit  dhe  të mbrojtjes  së  viktimave  të  dhunës  në familje. Ky organ duhet të merr parasysh praktikat diskriminuese të cilat mund ta pengojnë 

203 RRGGK, Hulumtim kërkimor, dhe “Vlerësimi i nevojave për strehimore” i RRGGK‐së “Raport i brendshëm” (2007). 204 Të gjitha strehimoret i kanë numrat  në të cilët mund të thërrasin njerëzit 24 orë për ndihmë. Kur RRGGK‐ja e ka thirrur linjën e emergjencave të AV‐së në më shumë se pesë raste në vjeshtë të vitit 2007 dhe në mes të vitit 2008 askush nuk është përgjigjur.  205 Shih RRGGK, Hulumtim kërkimor.   206 Shih citatet e RRGGK‐së nga rastet studimore të grave të strehuara me fëmijë (Hulumtim kërkimor).    207 Shih RRGGK, Hulumtim kërkimor, dhe Misioni i  OSBE‐së në Kosovë, Raport i vlerësimit mbi themelimin e mekanizmave të referimit për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, tetor 2007.  208 Me qëllim që të kenë shenjat e thirrësve që përsërisin thirrjet dhe numrin e rasteve, pyetja e shtuar nga këshilluesi mund të jetë:“a e keni thirrur ndonjëherë këtë linjë emergjente më parë? Nëse po, kur?” Megjithëkëtë, pyetjet duhet të bëhen vetëm nëse i anketuari është i sigurt dhe psikologjikisht i qëndrueshëm për përgjigjen e pyetjeve. 

Page 123: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

113

gëzimin e të drejtave të parapara me  ligj. Organi shtetëror  i këshillimit duhet të këshillojë Agjencinë për Barazi Gjinore të Kosovës mbi politikat dhe zhvillimet lidhur me legjislacionin mbi dhunën në familje, politikat dhe zbatimin e tyre efikas. Organi duhet të merr parasysh karakteristikat e dhunës në  familje dhe profilet e viktimave në Kosovë  (pra,  fëmijë, gra, të moshuar  dhe  persona  me  aftësi  të  kufizuara)209  me  qëllim  të  hartimit  të  planeve  dhe politikave qeveritare më efikase dhe më të informuara të veprimit. Me qëllim që të sigurojë mbështetjen më  të  lartë politike, Agjencia për Barazi Gjinore duhet  të  synojë që grupi  të vendoset nën përgjegjësinë e Kryeministrit. Grupi duhet  të përbëhet nga profesionistët e nivelit të  lartë me kompetenca vendimmarrëse dhe ekspertët në fushat kundër dhunës në familje.  

Nën  udhëheqjen  e  Agjencisë  për  Barazi Gjinore,  ky  organ  duhet  të  përfshihet  në hartimin e menjëhershëm të Planit kombëtar të veprimit kundër dhunës në familje.210 Plani i veprimit duhet  të përforcojë ndihmën dhe mbrojtjen për viktimat e dhunës në  familje,  të sigurojë drejtësinë  lidhur me  trajtimin e krimeve, si dhe  të adresojë rrënjët e shkaqeve  të dhunës, siç janë praktikat diskriminuese dhe ato tradicionale. Plani duhet ta bëjë këtë duke synuar parandalimin, Mbrojtjen dhe Ndjekjen penale efikase dhe një themel të gërshetuar të bashkërenditjes dhe të bashkëpunimit në nivelet më të larta qeveritare. Në Plan duhet të parashihet ndarja e qartë e objektivave, aktiviteteve, të afateve kohore dhe e  implikimeve buxhetore  për  Buxhetin  e  Konsoliduar  të  Kosovës  dhe  për  donatorët  potencialë. Përfaqësuesit e  institucioneve po ashtu kanë sugjeruar  themelimin e një  fondi special për Planin  kombëtar  të  veprimit,  prej  të  cilit  institucionet  të  cilat mbrojnë  viktimat mund  të nxjerrin burime financiare. (pra, QPS‐të, DAVA‐ja dhe SHPK‐ja).211 Linjat buxhetore duhet të jenë sipas prioriteteve në mënyrë që shpenzimet më urgjente të përballohen në fillim.  

Plani duhet të bazohet në rezultatet dhe rekomandimet të vëna në dispozicion nga kërkimet mbi dhunën në familje në Kosovë, duke përfshirë këtë raport si analizën më të re dhe  gjithëpërfshirëse  të  dhunës  në  familje  në  Kosovë.  Edhe  pse  Plani  do  të  kërkojë  të adresojë dhunën kundër anëtarëve të ndryshëm të familjes në vendbanime familjare, Plani duhet  të adresojë në mënyrë specifike dhunën kundër personave më  të  rrezikuar që  janë cak i dhunës në familje (pra, gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, si dhe qytetarët e  zonave  rurale  dhe me  ata  të  hyra  të  ulëta).  Plani  nuk  duhet  të  ndahet  nga  planet  e veprimit në dispozicion ose planet dhe politikat e  tjera  të hartuara  (pra, Projektprogrami mbi  barazinë  gjinore  i  Kosovës,  Projektplanit  të  veprimit  të  Kosovës  dhe  Strategjisë  së luftimit  të  trafikimit me qeniet njerëzore, Planit  kundër  korrupsionit etj,). Grupi punues  i themeluar nga ABGJ‐ja për të hartuar Planin kombëtar të veprimit duhet të  jetë sa shumë përfshirës, duke përfshirë së paku përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të rëndësishme, të strehimoreve dhe të OJQ‐ve me përvojë të cilat merren me këtë çështje. Procesi i këshillimit duhet  të  rezultojë  në  një  plan  të  gjithanshëm  dhe  të  gjithëmbarshëm  duke  siguruar 

209 Më tej, ata  duhet po ashtu të inkurajojnë hulumtimin studimor mbi dhunën në familje në Kosovë nga universitetet publike dhe private në Kosovë për të pajisur objektivat e studiuesve me qëllim që të mbështes hulumtimin empirik dhe intervenimet lidhur  me informatat.  210 Zyrtarëve komunalë për çështje gjinore mund t‘iu jepen përgjegjësi të veçanta në Planin kombëtar tëveprimit. 211 Përfaqësuesit e institucioneve të analizuara nga RRGGK‐ja kanë rekomanduar që organet e mëposhtme të financojnë zbatimin e Planit kombëtar të veprimit: MPMS/DMS/QPS, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme/SHPK‐ja MASHT (posaçërisht shkollimi i viktimave), Ministria e Financave, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sporteve dhe e Çështjeve Jorezidente, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Agjencia për Barazi Gjinore dhe Ministria për Punë të Brendshme. Disa të anketuar po ashtu kanë komentuar se strehimoret, USAID, UNICEF, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore mund të kontribuojnë.  

Page 124: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

114

kontributet nga të gjithë akterët e rëndësishëm, në mënyrë që kështu ata të kenë hisen e vet në zbatimin e planit.  

Në  objektivat  e  planit  duhet  të  përfshijnë mes  të  tjerash,  aksionet  e  qeverisë  në gjurmimin e dhunës në katër nivele që synojnë parandalimin, mbrojtjen dhe ndjekjen penale efikase.  Së  pari,  rezultatet  kanë  nevojë  të  adresojnë  çështjet  strukturale  të  cilat  e përjetësojnë  dhunën me  një  fokus  në  zhvillimin  e  legjislacionit  dhe  të  politikës.  E  dyta, nevojitet  veprim  për  të  nxitur  edukimin  përmes  fushatave  të  ndërgjegjësimit  dhe promovimit të barazisë gjinore. E treta, qeveria duhet të garantojë që viktimat e dhunës në familje  të  kenë  qasje  në mbështetje  dhe  ndihmë  të  duhur.  E  katërta,  kërkimet  duhet  të ndërmerren për  të monitoruar dhe vlerësuar  zhvillimet dhe për  të  shqyrtuar progresin.212 Plani i veprimi i Kosovës duhet të përqendrohet në objektivat specifike dhe rezultatet për të adresuar  dhunën  në  familje  duke marrë  parasysh  profilet  e  viktimave  nga  kërkimet  në dispozicion dhe praktikat sociale diskriminuese.  

Plani duhet të  involvojë një mandat të qartë  lidhur me atë se cili organ ose agjenci është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të tij. Një komision i përbërë prej përfaqësuesve nga  të  gjitha  institucionet përkatëse duke përfshirë edhe përfaqësuesit e  shoqërisë  civile mund  të monitoronte  zbatimin e këtij Plani. Agjencia për Barazi Gjinore duhet  të  sigurojë mbështetjen financiare për një raport vjetor të monitorimit lidhur me zbatimin e planit, që përfshin rekomandimet për rirregullimet si dhe për planin tjetër.213 Në mënyrë plotësuese, qeveria  dhe  donatorët  ndërkombëtarë  duhet  të  mbështesin  kërkimet  nga  OJQ‐të  në përputhje me punën e cila është duke u zhvilluar në nivel kombëtar, e cila mund të shërbejë si një analizë e pavarur e përparimit institucional dhe të bëjë rekomandime drejt një reagimi më të mirë.  

Qeveria  e  Kosovës  duhet  të  formojë  një  grup  punues  legjislativ  për  të  shqyrtuar kornizën  ligjore për  sigurimin e masave adekuate  të mbrojtjes  së viktimave  të dhunës në familje, posaçërisht gratë si shumica dërmuese e viktimave që kërkojnë urdhrat e mbrojtjes. Shqyrtimi duhet të synojë të zhvillojë udhëzime më të qarta ose të ndryshojë ligjet në mënyrë që viktimat të kenë qasje të lehtë në trajtim, gjyqësor dhe ndaj mbrojtjes në përgjithësi. Grupi punues duhet të largojë vështirësitë e tashme dhe pjesët e paqarta të legjislacionit ose aspekte të ligjit në shpërputhje me fokusin e dhunës në familje si krim. Në kodin penal para së gjithash duhet të adresohen ekzistenca e burimeve të ndryshme në ligjin civil dhe penal, që adresojnë rastet e dhunës në familje, si dhe mungesa e përkufizimit të dhunës në familje.214 

Rregullorja mbi dhunën në  familje duhet  të miratohet si  ligj nga Kuvendi  i Kosovës me qëllim që  të kemi një masë civile gjerësisht në dispozicion,  të qasshme dhe efikase  (e paraparë  aktualisht  me  Rregulloren  e  UNMIK‐ut  nr.  2003/12).  Ligji  duhet  të  vazhdojë  të garantojë mbrojtjen,  sigurinë  dhe  alternativat  e  banimit  për  të  gjitha  viktimat  e  dhunës  në familje, me  çka,  kështu,  ngritet  aftësia  e  viktimës  për  të  tejkaluar  ose  braktisur  situatat  e dhunshme.215 Ligji duhet të bazohet në përmbajtjen e Rregullores së tashme mbi dhunën në 

212 Për shembull, Propozimi i planit të veprimit mbi dhunën kundër grave i Këshillit të Evropës, 1998. 213 AV në Ferizaj, anketë e RRGGK‐së, 2008. 214 Për shembull, Komiteti për eliminim të diskriminimit kundër grave në observacionet e tij përfundimtare mbi raportin shtetëror të Republikës së Moldavisë ka theksuar se dhuna në vendbanimet private, posaçërisht dhuna në familje kundër grave, është shkelje e të drejtave të njeriut dhe duhet të konsiderohet si e tillë. Komiteti, së këndejmi, i këshillon shtetet “të sigurojnë se dhuna e tillë përbënë krim të dënueshëm me ligjin penal, i cili ndiqet penalisht dhe dënohet me ashpërsinë dhe shpejtësinë e kërkuar (Raport i Komitetit mbi eliminimin e diskriminimit kundër grave, sesioni i 22‐të dhe i 23‐të, dok. i KB A/55/38, 17 gusht 2000, paragrafi 102. Cituar sipas Raportit mbi rastet e dhunës në familje të Misionit të OSBE‐së në Kosovë, korrik 2007). 215 Shih propozimin e Planit të veprimt të Këshillit të Evropës, 1998. 

Page 125: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

115

familje,  si dhe  të qartësojë pjesët e paqarta në mënyrë që  të mund  të  zbatohet plotësisht. Rregullorja mbi dhunën në familje ose ligji i ardhshëm duhet të zbatohet në mënyrë korrekte si një mjet  i fuqizimit dhe  jo  i pajtimit. Nëse do të zbatohet në mënyrën e duhur, Rregullorja mbi dhunën në  familje mund  të  sigurojë që viktimat e dhunës  të banojnë ose mbesin në vendet e tyre të zakonshme të banimit, që mund të  jetë një alternativë fuqizuese kundrejt vendosjes së viktimave në strehimore për periudha të gjata të kohës dhe izolimit të tyre nga familjet e tyre dhe shoqëria. Nëse kthimi  i viktimës në vendin e përbashkët të banimit nuk është i sigurt, duhet të vihet në dispozicion alternativat tjera, siç është urdhërimi i kryerësit të dhunës për të paguar qiranë. Ligji duhet t’i sigurojë viktimat që ato të fillojnë të marrin asistencën menjëherë, duke përfshirë masat e jetesës alternative të financuara nga qeveria ku mund  të  jetojnë me  fëmijët e  tyre,216 posaçërisht në  rastet kur kryerësit e dhunës nuk mund të paguajnë.   4.1 Zbrazëtitë ligjore dhe institucionale lidhur me mbledhjen e të dhënave, kërkimin dhe 

monitorimin  Të  dhënat  joadekuate  lidhur  me  praninë  e  dhunës  në  familje  mund  ta  pengojnë gatishmërinë  e  autoriteteve  për  t’u  marrë  me  çështjet  e  dhunës  dhe  t’i  vështirësojnë përpjekjet  e  aktivistëve  dhe  të  autoriteteve  relevante  për  të  siguruar  burime  për  t’iu përgjigjur rasteve të dhunës në familje.217Kërkimet kanë treguar se mbledhja e të dhënave në Kosovë  ka qenë  sporadike, e atypëratyshme,  joanalitike dhe  i  ka munguar përgjigjja e koordinuar.218 Është jashtëzakonisht i rëndësishëm zbërthimi i të dhënave bazuar në krimet e  kryera,  si  dhe  në  gjininë,  etnicitetitin, moshën  dhe  informacionet  e  tjera  demografike lidhur me viktimën dhe keqtrajtuesin.219 Qeveria mund të shfrytëzojë të dhënat e tilla si dhe informacionin  lidhur  me  kushtet  potenciale  që  shpiejnë  drejt  dhunës  siç  është  alkooli, drogat ose papunësia për të disejnuar intervenimet në të ardhmen si dhe programet, duke përfshirë parandalimin, mbrojtjen dhe masat e ndjekjes penale. Ekziston po ashtu nevoja për  kërkime me  shpërdoruesit  për  analizimin  e  shkaqeve  që  i  kontribuojnë  dhunës  dhe praktikave  të mira për  zvogëlimin e  sjelljes  së dhunshme.220 Rezultatet nga  kërkimi  i  tillë mund të  jenë të dobishme në adresimin e rrënjëve të shkaqeve të dhunës dhe zhvillimin e programeve të rehabilitimit për kryerësit e dhunës që për veprat e kundërvajtjes mund të jenë më efikase nga aspekti i shpenzimeve se sa burgosja, posaçërisht ajo për kundërvajtje.    Në ditët e sotme, ministritë e Kosovës kanë disa të dhëna empirike në dispozicion, por atyre  iu mungon  personeli  i  kualifikuar,  profesional  që  kupton  rëndësinë  e  të  dhënave, mënyrën  se  si  të  analizohen  ato  ose  si  të  shfrytëzohen  për  përmirësimin  e  përgjigjes institucionale.221 DAVA  ka  vetëm  të dhëna minimale në dispozicion  lidhur me  kryerësit  e dhunës dhe viktimat. Përfaqësuesit kanë thënë se UNMIK‐u, që përpara ka mbajtur të gjitha kompetencat lidhur me drejtësinë, nuk ka lëvizur asnjë prej dosjeve të tij ose nuk e ka ndarë informacionin  e  tij me  institucionet  kosovare.222  Pak  kërkime  kanë monitoruar  rregullisht 

216 ZSHS në Ferizaj, anketë e RRGGK‐së, 2008. 217 Propizimi i Planit të Veprimt të Këshilit të Evropës mbi “Dhunën kundër grave në Evropë” (1998). 218 RRGGK, Hulumtim kërkimor. 219 KMDLNJ poashtu ka vërejtur nevojën për kërkim të mëtejmë lidhur me shkallën e dhunës në familje (analizë e RRGGK‐së, 2008). 220 Medica Kosova, analizë e RRGGK‐së. Ata kanë rekomanduar që kjo të mbikqyret dhe financohet nga Ministria e Drejtësisë, me OJQ‐të që kryejnë kërkimin.  221 RRGGK, Hulumtim kërkimor. 222 DAVA, bisedë telefonike e RRGGK‐së, 2008. 

Page 126: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

116

profesionalitetin e gjykatave lidhur me rastet e dhunës në familje.223 Në vitin 2007, DAVA ka filluar  të  zhvillojë  një  bazë  të  re  të  të  dhënave  për monitorimin  e  rasteve  të  cilat  i  ka ndihmuar.224 Megjithëkëtë,  AV‐ët mbledhin  vetëm  informacion  të  pjesërishëm  lidhur me viktimat dhe tash nuk kanë asnjë formë për mbledhjen e  informacionit  lidhur me kryerësit dhunës.  DAVA  krijon  raporte  katërmujore  me  të  dhëna  statistikore,  të  cilat  janë  të shfrytëzuara gjatë punëtorive dhe  fushatave, por  të  cilat, përndryshe, nuk  i  janë vënë në dispozicion publikut. Të dhënat statistikore nuk janë të raportuara në asnjë institucion tjetër qeveritar. Tash, DAVA është e aftë vetëm  të ofrojë  informacion  lidhur me numrin  total  të rasteve të ndihmuara pa kurrfarë zbërthimi demografik ose gjeografik.   Departamenti  i  statistikave  i  Këshillit Gjyqësor  të  Kosovës  po  ashtu  nuk  ka  pasur  në dispozicion  të  dhëna  statistikore  lidhur  me  rastet  e  dhunës  në  familje.  Tash,  të  gjitha dokumentet mbahen në kopje të shkruara në letër dhe njeriut i duhet të kalojë nëpër secilin rast për të mbledhur  informacionin. Para viteve  ’90‐ta të shekullit të kaluar, gjykatat kanë qenë  të  obliguara  për  të  mbushur  një  formular  standard  për  secilin  rast  dhe  Enti  i Statistikave  të  Kosovës  ka mirëmbajtur  të  gjitha  të  dhënat mbi  rastet  gjyqësore,  por  kjo procedurë  nuk  është  ndjekur më  tutje.225  Para  një  viti,  Agjencia  Evropiane  e  Rindërtimit (AER) i ka investuar tre milionë dollarë në krijimin e një baze të të dhënave për përdorim nga gjykatat,  por  pak  gjykata  kanë  poseduar  kompjuter  deri  në  këtë  vit  kur  janë  blerë  500 kompjuterë të ri. Vitin e ardhshëm, gjykatat planifikojnë për të instaluar një bazë të re të të dhënave.  

Secili stacion i policisë ka një zyrtar përgjegjës për përfshirjen e të dhënave në bazën e të dhënave të SHPK‐së, që përfshihet në rrjetin e të gjitha regjioneve. Sektori i hulumtimit të dhunës në  familje në drejtoratin kundër krimeve  të  rënda ka një bazë  të veçantë  të  të dhënave për rastet e dhunës në familje të themeluar në vitin 2005. Policët kanë formularë të  veçantë për  të dyshuarit e  veprave penale,  viktimat,  ankesat dhe dëshmitarët.  Sektori krijon raporte mujore, katërmujore, semestrale dhe vjetore me rezyme të përmbajtjeve, por informacioni  nuk  është  i  publikuar.  Publiku mund  të  ketë  qasje  vetëm  ndaj  të  dhënave statistikore  përmes  mediave.  Tash,  SHPK‐ja  nuk  është  përgjegjëse  për  raportimin  e  të dhënave statistikore në cilindo institucion, përveç prokurorët dhe gjykatat në rastet që janë në shqyrtim e sipër. SHPK‐ja duhet të zgjerojë bazën e tashme të të dhënave me qëllim që të përfshijë më  shumë  informacion  lidhur me  keqtrajtuesit,  të  cilët mund  të  ndihmojnë  në identifikimin  e  nevojave  të  rehabilitimit  (pra,  trajtimin  për  alkoolizmin,  shpërdorimin  e drogave,  trauma  e  luftës),226  si  dhe  në  vënien  në  dispozicion  të më  shumë  të  dhënave demografike lidhur me viktimat dhe kryerësit e dhunës.  

Linjat  e  thirrjeve  emergjente  po  ashtu  shfrytëzojnë  formularët  standard  për  të mbledhur  informacionin  për  raportimin  e  rasteve  individuale,  që  duhet  të  përpilohen brenda  pesë  ditëve  të  punës  nga  data  e  pranimit  të  ankesës.227  Informacioni  pastaj dorëzohet në DM dhe futet në një bazë të të dhënave mbi dhunën në familje. Megjithëkëtë, 

223 Në korrik të vitit 2007, Misioni i OSBE‐së në  Kosovë, i mandatuar për monitorimin e gjykatave brenda administratës së UNMIK‐ut, ka lëshuar një raport gjithëpërfshirës mbi rastet e dhunës në familje në Kosovë dhe sjelljen e sistemit gjyqësorë në atë drejtim. Raporti Ex Officio i Ombudspersonit lidhur me zbatimin e nentit 7 dhe 9 të Rregullores së UNMIK‐ut 2003/12 mbi Mbrojtjen Kundër Dhunës në Familje në Kosovë ka monitoruar  profesionalitetin e gjykatësve (nëntor 2006). 224 DAVA, analizë e RRGGK‐së, 2008. Tash, informacioni është i ruajtur në formën e shkruar dhe ate elektronike. 225 I gjithë informacioni në këtë paragraf është nga Departamenti i statistikave i Sekretariatit të Këshillin Gjyqësor të Kosovës, anketë e RRGGK‐së, 2008. 226 Medica Kosova, anketë e RRGGK‐së, 2008. 227 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 56. 

Page 127: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

117

DMS‐ja  nuk  ka  qenë  në  gjendje  për  të  përmbushur  kërkesat  e  thjeshta  për  të  dhënat demografike nga kjo bazë e të dhënave e bërë në vjeshtë të vitit 2007 dhe sërish në qershor të  vitit  2008.  Përkundër  kërkesave  në  Ligjin  mbi  shërbimet  sociale  dhe  familjare  mbi mbledhjen e të dhënave statistikore, publikimin dhe promovimin e kërkimit nga Instituti për Politikë  Sociale,  një  kërkim  i  tillë  ende  nuk  është  publikuar  ose  nuk  është  publikisht  në dispozicion. Një burim i brendshëm i RRGGK‐së ka thënë se megjithëse instituti më herët e ka përgatitur raportin, kurse MPMS ka refuzuar për të ndarë fonde për publikimin e tij për shkak të mungesës së vullnetit politik. “Përfaqësuesit nuk kanë dashur të pranojnë shkallën e dhunës,” i ka thënë një burim RRGGK‐së.228 

Kanë munguar procedurat e Ministrisë së Shëndetësisë për dokumentimin lidhur me të gjitha  rastet. Pak klinika, madje, mbajnë  të dhëna mbi pacientët,  fakt ky që e bënë  të vështirë trajtimin cilësor, duke përfshirë këtu pranimin e rasteve të përsëritura të dhunës në familje.229  RRGGK‐ja  ka  rekomanduar  që  Ministria  “të  kërkojë  nga  të  gjitha  klinikat  të dokumentojnë  numrin  e  pacientëve  të  trajtuar  për  të  gjitha  sëmundjet,  duke  përfshirë simptomat e dhunës. Nga  të gjitha klinikat, ato private dhe publike, duhet  të kërkohet  të raportojnë  të  gjitha  rastet  e  trajtuara  për monitorim më  të madh  të  çështjeve  serioze shëndetësore në Kosovë.”230 Në përgjithësi, dokumentacioni  i përmirësuar dhe  analizat e ndikimit shëndetësor të dhunës në familje janë të nevojshme në Kosovë.231 

Shumica e të dhënave të mbledhura nga institucionet e lartpëremendura përmbajnë kategori  të  ndryshme  të  informacionit  dhe  asnjë  agjenci  nuk  është  përgjegjëse  për përpilimin  dhe  analizën  e  të  dhënave  nga  të  gjitha  institucionet.  Pas  një  shqyrtimi  të sistemeve të tashme të mbledhjes së të dhënave në Kosovë, RRGGK‐ja ka argumentuar se autoritetet duhet të marrin përgjegjësinë për sigurimin e burimeve njerëzore dhe financiare për  të mbledhur dhe  analizuar  të dhënat në  tërësi.232  Zbërthimi  i  të dhënave nga grupet socio‐demografike, si dhe analizat e rrënjëve të shkaqeve të dhunës dhe të ndikimit të saj mbi  shoqërinë  mund  të  shpiejnë  deri  te  politikat  dhe  intervenimet  më  adekuate.  Së këndejmi, autoritetet duhet të zhvillojnë analiza të rregullta dhe konsistente të të dhënave dhe të monitorojnë raportet e dhunës në familje duke përdorur formularët e standardizuar për raportim me një zbërthim të hollësishëm të grupeve të ndryshme socio‐demografike. Të dhënat në dispozicion mund  të ndihmojnë  kërkesat  e  ardhshme  të  institucioneve dhe  të OJQ‐ve për burime adekuate njerëzore dhe financiare për ndihmën e viktimave.    Me qëllim që të përmirësojë mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin e dhunës në familje në Kosovë, qeveria duhet të caktojë një Raportues për Dhunën në Familje në Kosovë si një organ  i pavarur  i monitorimit për mbledhjen e të dhënave,  identifikimin e zbrazëtive institucionale dhe përpilimin e  rekomandimeve për përmirësimin e qasjes  së qeverisë. Të gjitha  institucionet  të cilat merren me  trajtimin e çështjeve  të dhunës në  familje duhet  të dorëzojnë  të  dhënat  statistikore  vjetore me  informacionet  demografike  në  këtë  zyrë,  që mund të financohet me kontributet nga ministritë e shumëfishta.233 Përgjegjësia kryesore e 

228 Cituar në RRGGK, Hulumtim kërkimor, 56. 229 RRGGK, Hulumtim kërkimor, 60. 230 Po aty. 231 Shtëpi e sigurtë Gjakova, anketë e RRGGK‐së, 2008. 232 RRGGK, Hulumtim kërkimor, kapitulli tre. 233 Zyra e Raportuesit kombëtar është sugjeruar për mbledhjen, analizimin dhe monitorimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë. Për sugjerime të mëtejme mbi rolet dhe përgjegjësitë e Raportuesit kombëtar, shih Raportin mbi themelimin e mekanizmave të referimit për viktimat e trafikuara, të Misionit të OSBE‐së në Kosovë, tetor 2007, pjesa e Rekomandimeve.    

Page 128: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

118

saj do të  ishte krijimi  i raporteve vjetore mbi adresimin e dhunës në familje, parandalimin, mbrojtjen dhe objektivat e ndjekjes penale.    Pos  kësaj,  qeveria  duhet  të  sigurojë mbështetjen  financiare  dhe/ose  të  inkurajojë donatorët ndërkombëtarë për të financuar organet, siç janë OJQ‐të për të kryer monitorimin në vazhdim mbi shkallën e dhunës në  familje në Kosovë, profesionalitetin e  institucioneve në  përgjigjen  e  tyre  ndaj  dhunës  në  familje  dhe  përpunimin  e  rasteve  nëpër  gjykata. Auditimi  i pavarur mund t’i kontribuojë rritjes së besimit të qytetarëve në transparencën e institucioneve dhe të qeverisë, si dhe të ofrojë ekspertizë dhe  ide të reja për përmirësimin konstant të shërbimeve të ofruara nga qeveria për qytetarët e saj. Në përfundim, një zyrtar i SHPK‐së ka thënë:  

Ky vërtet është një hulumtim i rëndësishëm […] dhe unë e mbështes atë, por mendoj se institucionet  qeveritare  duhet  të  jenë  më  të  angazhuara.  Planet,  siç  është  [Plani kombëtar i veprimit kundër dhunës në familje], nuk duhet të ekzistojnë vetëm sa për sy e faqe, por ato kanë nevojë të zbatohen, posaçërisht kur ne merremi me rastet e dhunës në familje. Ne të gjithë e dimë se nëse kemi familje të shëndetshme, do të kemi një shtet të shëndetshëm.234 

   

234 Anketë e RRGGK‐së, 2008. 

Page 129: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

119

PËRMBLEDHJE TË REKOMANDIMEVE   Për reformën ligjore dhe legjislative:  Të formojë një organ kombëtar ose grup të këshilltarëve me një varg profesionistësh të 

lartë  dhe  ekspertësh  që  do  të  jenë  përgjegjës  për  luftën  kundër  dhunës  në  familje. Agjencia për Barazi Gjinore duhet  të mbështes organin qeveritar  të organit këshillues nën përgjegjësinë e Kryeministrit të Kosovës.  

Të hartojë dhe miratojë Planin kombëtar të veprimit kundër dhunës në familje me një mandat të qartë lidhur me atë se cili organ ose cila agjenci është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të tij.  

Të  krijojë  një  grup  punues  legjislativ  për  të  shqyrtuar  kornizën  ligjore  me  qëllim  të sigurimit  masave  adekuate  të  mbrojtjes  për  viktimat.  Shqyrtimi  duhet  të  zhvillojë udhëzime të qarta mbi zbatimin ose ndryshimin e  ligjeve në mënyrë që viktimat të kenë mundësi  ndaj  rirregullimit,  kompensimit  dhe mbrojtjes. Duhet  të  largojë  vështirësitë  e tashme dhe pjesët e paqarta të legjislacionit ose aspektet e ligjit që nuk janë në përputhje me fokusin e dhunës në familje si krim.  

Të  hartojë  dhe miratojë  një  ligj  të  gjithanshëm mbi  dhunën  në  familje  në  vend  të Rregullores së UNMIK‐ut nr. 2003/12 mbi mbrojtjen kundër dhunës në familje. Dhuna në familje duhet të konsiderohet një vepër penale dhe duhet të garantohen mbrojtja, siguria  dhe  alternativat  e  strehimit  banesor  ose  shtëpiak  për  viktimat  e  dhunës  në familje. Ligji duhet të bazohet në Rregulloren e UNMIK‐ut nr. 2003/12 dhe qartësisht të përkufizojë rolet dhe përgjegjësitë e agjencive të mandatuara për zbatimin e Rregullores.  

Të përkufizojë më tej rolet dhe përgjegjësitë e secilës agjenci të përfshirë në mbrojtjen dhe ndjekjen penale përmes politikave dhe Procedurave standarde të veprimit. 

Të  krijojë mekanizma  ligjorë  efikas mbi mbrojtjen  e  viktimës  nga  dhuna  në  familje përmes angazhimit të gjykatave që prioritet t’i kenë rastet e dhunës në familje.    

Të ndryshojë legjislacionin e ndihmës ligjore me qëllim të sigurimit të përfaqësimit ligjor profesional për viktimat në gjykata. 

Të përfundojë aktivitetet  tanimë  te nisura për hartimin e  ligjit  të  ri mbi donacionet e liruara nga tatimi për organizatat jofitimprurëse dhe joqeveritare.     

 Për të gjitha institucionet:    Të  krijojë  një  program mandator  të  rehabilitimit  për  keqtrajtuesit  kur  atyre  iu  jepet 

trajtimi  profesional  përmes  adresimit  të  rrënjëve  të  shkaqeve,  siç  është  trauma  e fëmijërisë, trauma e luftës, papunësia, alkoolizmi ose sëmundjet e tjera të varësisë.  

Të sigurojë mbështetjen për strehimoret ekzistuese me shërbimet e mëposhtme: kujdesi adekuat  psikologjik  i  ofruar  nga  profesionistët  e  kualifikuar,  me  përvojë;  këshillimi familjar; ndihma në gjetjen e punësimit; strehimi i sigurt; kujdesi shëndetësor pa pagesë; shkollimi;  trajnime  të  shkathtësive  në  punë;  ndihma  ligjore  dhe  monitorimi  në vazhdimësi për t’u siguruar se situata është e qëndrueshme pas kthimit të tyre në shtëpi.  

Të  krijojë një program  afatgjatë  të  reintegrimit për  viktimat e dhunës  i  cili  iu  siguron atyre dhe  fëmijëve  të  tyre strehimin banesor  të subvencionuar,  trajnimet mbi bazën e shkathtësive, mbështetjen psikologjike dhe mbikëqyrjen në pajtim me një program  të individualizuar, derisa ata të mund të mbijetojnë pavarësisht.  

Page 130: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

120

Të sigurojë trajnime të papagesë ose të arritshme profesionale për grupet e rrezikuara, posaçërisht për  gratë,  të  cilat mund  t’iu ndihmonin  atyre  të  sigurojnë punësimin dhe potencialisht të zvogëlojnë dhunën. 

Të sigurojë se të gjithë shërbyesit publikë të përfshirë në mbrojtjen e viktimave dhe në ndjekjen  penale  të  kryerësve  të  dhunës,  posaçërisht  punëtorët  socialë,  pjesëtarët  e policisë  nga  njësia  e  kundër  dhunës  në  familje,  avokatët  e  viktimave,  prokurorët, gjykatësit, arsimtarët dhe punëtorët  shëndetësorë  të kenë aftësime multidisplinare  të vazhdueshme nga  IGJK‐ja mbi dhunën në  familje,  ligjin dhe standardet ndërkombëtare për  të drejtat e njeriut, praktikat sociale dhe kulturore  të cilat mund  të mos  i vënë  re sjelljet  e  dhunshme  dhe  barazinë  gjinore.  Aftësimi  duhet  të  bazohet  në  procedurat ekzistuese  dhe  manualet  për  ndihmën  lidhur  me  klientët  e  dhunës  në  familje, mbështetjen  e  përgjegjës multiagjenciore  dhe  koordinimin.  Aftësimet  duhet  të  kenë komponentën gjinore.  

Të  kryejë,  së paku,  rishikime  vjetore dhe  vlerësime  të  cilësisë  së  kryerjes  së punës  të punëtorëve socialë, policëve, avokatëve të viktimave dhe gjykatësve. Të zhvillojë masa disiplinore për të siguruar se ata kryejnë detyrat e tyre në mënyrë efikase si dhe masa për t’u siguruar që dëmtimi i mëtejmë i viktimave të jetë minimal.  

Të zhvillojë një shërbim efikas të informimit me linja funksionale, 24 orëshe, të papagesë të thirrjes për ndihmë në mënyrë që personat të cilët përjetojnë dhunën të mund të thërrasin për këshillim konfidencial, asistencë dhe, sipas nevojës, edhe për referim. Të krijohet një linjë e përhershme buxhetore për të mbuluar shpenzimet e linjave për thirrje për ndihmë dhe aftësimin e personelit për ofrim të informacionit mbi shërbimet në dispozicion.  

Të  organizojë  bashkërisht  fushata  të  ndërgjegjësimit  publik  dhe  të  aktiviteteve  të kontaktimit të komuniteteve në terren lidhur me dhunën në familje, që: qartësojnë, me shprehje  të  thjeshta,  të  drejtat  e  qytetarëve  në  pajtim me  ligjin;  përkufizojnë  se  çka përfshin  dhuna  në  familje,  duke  përfshirë  posaçërisht  dhunimin  martesor;  zhveshin mitet e  identifikuara përmes  këtij  kërkimi  se  rrethana  të posaçme e bëjnë dhunën  të lejueshme  ose  “të  pranueshme”  (duke  përfshirë  atë  kundër  grave,  fëmijëve, minoriteteve  seksuale  dhe  njerëzve me  aftësi  të  kufizuara).  Të  involvojë  ndihmën  e mashkullit,  si  dhe  atë  të mediave,  për  shembull,  përmes  serialeve  televizive,  të  cilat përmbajnë zgjidhje për situatat e dhunshme, njoftime të shërbimit publik, emisione të bisedave dhe debate  të publikuara.  Informimi duhet  të ketë në  shënjestër komunat e Fushë  Kosovës,  Skenderajit,  Klinës,  Lipjanit  dhe  Shtimes;  gratë,  njerëzit me  përgatitje shkollore më  të ulët  se  sa ajo e mesme;  të papunët;  familjet me  të hyra  të ulëta dhe familjet ose miqtë e njerëzve që kanë përjetuar dhunën me mesazhe lidhur me atë se si ata mund të ndihmojnë (pra, raportimi i dhunës, referimi i saj etj.)  

Të organizojë në  zonat  rurale programe  të  kontaktimit me  komunitete në  terren dhe iniciativa kulturore të cilat përfshijnë mesazhe  lidhur me dhunën në familje. Shumica e popullatës  banon  në  zonat  rurale  dhe  qytetarët  atje  janë më  të  prirur  t’i  shtrohen rrezikut  të dhunës, por kanë më pak qasje dhe njohuri mbi ndihmën  institucionale në dispozicion për ta.  

Të krijojë dhe të shpërndajë pamflete në stacionet policore, qendrat shëndetësore, QSP‐të, organizatat  lokale dhe gjykatat me  informacion  lehtësisht të kuptueshëm  lidhur me ligjin dhe shërbimet në dispozicion për viktimat dhe personat të cilët mund t’i ndihmojnë ata.  

Page 131: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

121

Shfrytëzimi  i  emisioneve  me  biseda  dhe  i  fushatave  prindërore  të  edukimit  për  të mbështetur  idenë se disiplina e barabartë dhe posaçërisht ajo e padhunshme mund të përmirësojë zhvillimin e fëmijëve, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.  

Të zbatojë Ligjin kundër diskriminimit dhe  të sigurojë se  të gjithë qytetarët kanë qasje ndaj të drejtave të barabarta, duke përfshirë trashëgiminë e pronës, qasjen e barabartë në shkollim, përfaqësimin në qeveri dhe shanset e punësimit, me gjasë, ndoshta përmes stimulimeve tatimore për bizneset.  

Të  krijojë  qendra  të  arritshme  të  kujdesit  për  fëmijët,  në  të  cilat  gratë  mund  të paguheshin për  këtë punë e  cila  tash nuk paguhet që do  t’iu mundësonte më  shumë grave për të punuar.  

 Për SHPK‐në:  Të  kërkojnë  nga  zyrtarët  e  policisë  që  t’i  nënshtrohen  trajnimit  të  mëtejmë  mbi 

interaksionin me  njerëzit  të  cilët  kanë  përjetuar  dhunën  në  familje  dhe  eliminimin  e stereotipeve dhe paragjykimeve.  

Të sigurojnë qasjen kualitative përmes përfshirjes së zyrtarëve të lartë për monitorim të zyrtarëve së paku në baza vjetore. 

Të përmirësojnë  teknikat policore  të hetimit, posaçërisht në përgjigjet ndaj dhunës në familje.  

Të vënë më  shumë  theksin në  largimin e kryerësve  të dhunës nga  shtëpitë e  tyre  (në vend të viktimave), posaçërisht në rastet kur viktimat kanë fëmijë të cilët mund të jenë në rrezik. 

Të  shfrytëzohen  përpjekjet  e  tashme  të  policisë  në  komunitet  për  të  shpërndarë informacionin lidhur me dhunën në familje. 

Të krijohen dhoma plotësuese private në stacionet e policisë për intervistim konfidencial të personave të cilët kanë përjetuar dhunën. Derisa i marrin deklaratat, policët duhet të kenë parasysh mirëqenien emocionale të viktimave. 

 Për MPMS, DMS dhe QPS‐të:  Të krijohet një grup punues për të qartësuar sigurimin e një financimi të qëndrueshëm 

së paku në baza dyvjeçare për OJQ‐të në pajtim me Ligjin mbi  familjen dhe shërbimet sociale.  

Të  vazhdohet  të  shfrytëzohen  shërbimet  profesionale  dhe  strehimoret  e  ofruara  nga OJQ‐të për viktimat e dhunës në familje. Të rishqyrtohen rregullisht profesionaliteti dhe kualiteti  i  shërbimeve  të  siguruara  nga OJQ‐të  në  pajtim me  Ligjin mbi  familjen  dhe shërbimet sociale.  

Të mbështetet themelimi i grupeve të lartpërmendura të vetëndihmës për keqtrajtuesit.  Të  sigurohet  informacion  lehtësisht  i  kuptueshëm  lidhur me  dhunën  në  familje  dhe 

vendet ku  të merret ndihma konfidenciale në QPS‐të, si dhe për  të gjithë qytetarët  të cilët janë në asistencë sociale.  

Të rritet shuma mujore e asistencës sociale.  Të  bëhet  këshillimi  psikologjik  nga  profesionistët  e  trajnuar  për  viktimat,  kryerësit  e 

dhunës, çiftet dhe familjet që janë financiarisht dhe gjeografikisht në dispozicion dhe në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës.  

  

Page 132: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

122

Për Sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës:  Të zbatojë ligjin ekzistues lidhur me pronën, barazinë gjinore dhe dhunën në familje.   Të sigurojë se ndahen fonde adekuate nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës me qëllim të 

rritjes së numrit të gjykatësve, të rris kompensimet për gjykatësit si dhe të rris numrin e personelit. 

T’i vë në dispozicion shanset për rishqyrtim emergjent të rasteve në rrezik të madh dhe t’i  ketë  prioritet  rastet  e  dhunës  në  familje.  Të  ketë  parasysh  krijimin  e  gjykatave familjare të cilat do të merreshin me të gjitha rastet e lidhura me dhunën në familje dhe mosmarrëveshjet familjare.  

Të  ofrojë,  së  paku,  trajnim  vjetor  për  gjykatësit  dhe  prokurorët  nga  Instituti Gjyqësor  i Kosovës mbi legjislacionin lidhur me dhunën në familje dhe barazinë gjinore. Të aftësojë personelin  i  cili  merret  me  rastet  e  dhunës  në  familje  për  të  shfrytëzuar  qasjen psikosociale gjatë procedurave ligjore.  

Të  rrënjos  procedurat  e  lehta  të  dokumentacionit  posaçërisht  për  rastet  e  dhunës seksuale me qëllim që të shmanget riviktimizimi dhe/ose margjinalizimi i viktimave. 

Të  hetojë  në mënyrën  e  duhur  dhe  të  ndjek  penalisht  krimet  e  kryera  në  kuadër  të marrëdhënies familjare, duke përfshirë dënime më të larta në pajtim me ligjin në fuqi.  

Të sigurojë qasjen për ndihmë  ligjore për viktimat. Këshilluesit  ligjorë, sipas projektit të ndihmës ligjore, duhet t’i ndihmojnë Avokatët e Viktimave në obligimin e tyre të ruajtjes së të drejtave të viktimave.  

Të përmirësojnë efikasitetin e sistemit juridik përmes zvogëlimit të nepotizmit, rritjes së profesionalizmit dhe sigurimit të ndjekjes penale më të shpejtë të rasteve. 

 Për strehimoret:  Të  zhvillojnë  strategji  financiare  afatgjata  dhe  afatmesme  për  mbrojtjen,  për 

reintegrimin  efikas  si  dhe  për  planet  e  përcjelljes  së  viktimave. Duhet  të  eksplorohet financimi nga komuniteti.  

Të sigurohet se  i gjithë personeli  i strehimoreve,  i cili merret me klientët, të ketë kryer me  sukses  aftësimin  e  avancuar  mbi  krijimin  e  besimit  me  klientët,  identifikimin  e traumës,  këshillimin  profesional,  fuqizimin  e  klientëve  dhe  integrimin  e  traumës. Aftësimet duhet të jenë të vazhdueshme dhe profesionale dhe jo afatshkurta.  

Të  bashkëpunojnë  ngushtësisht  me  institucionet  e  tjera  për  të  krijuar  programe  të reintegrimit dhe të monitorimit për viktimat e dhunës në familje.  

 Për Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave:  Të krijojë  linjë buxhetore specifike në të cilën të gjitha ministritë mund të kontribuojnë 

për linja specifike të zërave të lidhura me funksionimin e strehimoreve (pra, Ministria e Shëndetësisë  me  shpenzimet  mjekësore,  MPMS  me  ushqimin  dhe  veshmbathjen, MASHT me arsimimin dhe trajnimin etj.) 

Të  ofrojë  lehtësira  tatimore  dhe  programe  të  veçanta  të  kredive  për  të  inkurajuar punëdhënësit për të punësuar personat që janë më së shumti të rrezikuar nga dhuna, të identifikuar përmes kërkimit.  

    

Page 133: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

123

Për Ministrinë e Shëndetësisë:  Të krijojë një ekip multidisiplinar për trajtim mjekësor, rehabilitim dhe kujdes psikologjik 

për të gjitha viktimat e dhunës në familje. Të ofrojë këshillimin për kujdesin shëndetësor dhe ate psikologjik pa pagesë për personat në strehimore.  

Të edukojë profesionistët shëndetësorë në identifikimin e shenjave të dhunës në familje (pra, përmes anamnezës psikosociale), të raportojnë dhunën në pajtim me ligjin, dhe të përdorin  qasjen  sensitive  kur  trajtojnë  viktimat  me  qëllim  të  parandalimit  të ritraumatizimit.  

Të bëhet pjesë e një mekanizmi të koordinuar të referimit me qëllim të  identifikimit të dhunës  në  familje,  t’iu  ndihmojë  viktimave  dhe  t’i  referojë  ato  në  shërbimet  kur procedurat e veprimit të jenë të hartuara.   

Për Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe Teknologjisë:  Të  sigurojë  për  të  gjithë  qytetarët  qasje  të  barabartë  ndaj  shanseve  të  shkollimit, 

posaçërisht ndaj grave, të varfërve, minoriteteve (RAE), njerëzve me nevoja të veçanta dhe njerëzve të zonave rurale.  

Të siguroj bursa të shkollimit për grupet e rrezikuara të lartpërmendura me qëllim që të rris nivelin e tyre të shkollimit dhe, së këndejmi, të shanseve të punësimit.  

Të shqyrtojë planet dhe programet e shkollimit fillor dhe të mesëm lidhur me sigurimin se  ato në mënyrë  adekuate përfshijnë  informacione për dhunën në  familje, edukatën seksuale dhe edukatën familjare. Revidimi është i nevojshëm.  

Gjatë projekteve të informimit t’i ketë në shenjestër prindërit dhe informimin e tyre lidhur me  atë  se  si  arsimimi  i  lartë  për  gratë  dhe meshkujt mund  të  përmirësojë  gjendjen ekonomike  të  familjes në  shtigje  kohore afatgjata. Duke përcjellur praktikat e mira  të fushatave të përparshme, spotet e mediave mund të përfshijnë mesazhe nga pjesëtarë të njohur të komunitetit, ikonat kulturore dhe rrëfimet e suksesshme vendore lidhur me rëndësinë e shkollimit.  

 Rekomandime për qeverinë lidhur me kërkimin dhe monitorimin:  Të  zhvillojë  analiza  të  rregullta  dhe  konsistente  të  të  dhënave  dhe  të  monitorojë 

raportet  mbi  dhunën  në  familje.  Të  gjitha  ministritë  përkatëse  duhet  të  përdorin formularët  e  standardizuar  të  raportimit.  Ekzistenca  e  të  dhënave  me  zbërthim sociodemografik,  analiza e  rrënjëve  të  shkaqeve  të dhunës dhe e efekteve  të  saj mbi shoqërinë mund të shpie tek intervenimet dhe politikat e duhura.  

Të  emërojë  një  Raportues  të  dhunës  në  familje  si  një  organ  i  pavarur  i monitorimit përgjegjës për mbledhjen e  informacionit,  identifikimin e  zbrazëtive  institucionale dhe bërjen e  rekomandimeve për përmirësimin e qasjes së qeverisë. Përgjegjësi e  tij do  të ishte krijimi  i një  raporti vjetor mbi dhunën në  familje me  informacionin që  lidhet me parandalimin, mbrojtjen dhe ndjekjen penale.  

Të mbështes financiarisht dhe teknikisht kërkimin nga OJQ‐të në përputhje me punën e cila është duke u zhvilluar në nivel kombëtar.  

Të udhëheq analiza të rregullta në shtrirje të Kosovës, siç janë ato prej pesë deri në dhjetë vite, në mënyrë që institucionet dhe organizatat të mund të monitorojnë ndryshimet në percepcionin e njerëzve dhe në prevalencën e dhunës në familje. Të sigurojë se organizatave ose institucioneve, që udhëheqin kërkimin, iu është ndarë kohë e mjaftueshme për të kryer kërkimin në mënyrën e duhur.  

Page 134: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

124

PUNIMET E CITUARA 

(Në kuadër të fusnotave, krahas teksteve të fusnotave me karakter eksplikativ, janë përkthyer, për lehtësim të komunikimit të drejtpërdrejtë me tekstin, të gjitha veprat e cituara. Po ashtu, sipas praktikës standarde të përkthimit, në kuadër të literaturës, titujt e veprave në origjinal nuk përkthehen. V.e P.)  

Assembly of Kosovo. Constitution. Available at http://www.kushtetutaekosoves.info. _____. Kosovo National Action Plan on the Achievement of Gender Equality. Prishtina: 2003. 

At http://www.unmikonline.org/civpol/gender/doc/Kosovo‐Action‐Plan‐for‐gender‐Equality.pdf.  

Basha, Vlora and Hutter, Inge for UNFPA, Population Research Centre of Groningen, and Index Kosova. Pregnancy and Family Planning in Kosovo: A Qualitative Study. Prishtina: December 2006. 

Centre for Protection Women and Children (CPWC). Annual Report 2002. Prishtina: CPWC, 2003. 

_____. Annual Report 2003. Prishtina: CPWC, 2004. _____. Social Map on Women of Kosova 1995‐2000: Sociological Interpretation. Prishtina: 

CPWC, 2004. Charlesworth, H. and Chinkin, C. The Boundaries of International Law: A Feminist Analysis. 

Chapter 7. Manchester University Press, 2000. Clark, Cari. “Gender‐based Violence Research Initiatives in Refugee, IDP, and Post‐Conflict 

Settings: Lessons Learned” (Working Paper No. 17, Reproductive Health for Refugees Consortium (RHRC), 2003.  

Corrin, Chris. “Post‐conflict Situation in Kosovo,” International Feminist Journal of Politics 3(1). Routledge, 2000. 

Council of Europe. “Summary Action Plan Proposal on Violence Against Women.” 1998. Danilda and Leander. “The Worst Scars are on the Inside.” Methods for counteracting 

violence against women. Operation Kvinnofrid. 1999. Ellsberg., M. “Violence against women and the Millennium Development Goals: Facilitating 

women’s access to support.” International Journal of Gynecology and Obstetrics. 2006. Evans, Tony. Introduction: power, hegemony and the universalisation of human rights, in 

Human Rights Fifty Years on: A reappraisal. Edited by Tony Evans. Manchester; New York: Manchester University Press, 1998. 

Government of Portugal. “Resolution on the National Plan Against Domestic Violence 2003‐2006,” approved by the Council of Ministers on May 13th, 2003. 

Haiman, Peter. “Protecting a Child’s Emotional Development When Parents Divorce.” The Natural Child Project. 2007. Available at: www.naturalchild.org/guest/peter_haiman3.html.  

Heise, L., Ellsberg, M., and Gottmoeller, M. “A Global Overview of Gender‐Based Violence.” International Journal of Gynecology and Obstetrics. 2002 Sep; 78 Suppl 1:S5‐14. 

Heise, L., Ellsberg, M and Gottemoeller, M. “Ending Violence against Women.” Population Reports. Series L: Issues in World Health. 1999 December. (11):1‐43. 

Page 135: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

125

Heise, Lori. “Gender‐based abuse: the global epidemic.” Cad. Saúde Pública. Vol. 10 suppl. 1. Rio de Janeiro, 1994. 

Humphrey, James H. Helping Children Manage Stress: A Guide for Adults. Hynes, M. and Cardozo, B.L. “Sexual Violence against Women in Refugee Settings.” Journal 

of Women’s Health and Gender‐based Medicine. 9. no. 8. 2000. Inter‐American Development Bank. “Too close to home: Domestic Violence in the 

Americas.” Loerto Biehl, Andrew Morrison eds. Johns Hopkins University Press. 1999. Jaffe, P. and Sudermann, M., “Child Witness of Women Abuse: Research and Community 

Responses,” in Stith, S. and Straus, M., Understanding Partner Violence: Prevalence, Causes, Consequences, and Solutions. Families in Focus Services, Vol. II. Minneapolis, MN: National Council on Family Relations, 1995. 

Kosova Women’s Network (KWN). By Nicole Farnsworth. Exploratory Research on the Extent of Gender‐Based Violence in Kosova and Its Impact on Women’s Reproductive Health. Prishtina, Kosova: KWN. 2008. 

_____. “Needs Assessment of Shelters.” Internal Report. 2007. _____.By Lynne Alice. Monitoring Implementation of United Nations Security Council 

Resolution 1325 in Kosovo. Prishtina: KWN, 2007. KWN, KWI, and UN Country Team in Kosovo. Voice of Women. Prishtina: December 2004. Kosovo Police Service. “Paraqitja tabelore e punës në gjashtë mujorin e pare / 2007.” Krug, E., Mercy, J., Dahlberg, L., and Zwi, A. “The world report on violence and health,” The 

Lancet, Vol. 360, Iss. 9339, pp. 1083 – 1088. Liebert, Mary Ann “Women, war and violence: Surviving the Experience,” Journal of 

Women’s Health, Vol. 17, Nr. 5 (2008), 793. Medica Mondiale Kosova. Stop Violence against Women. Murray, S. and Graham, L. Practice based health needs assessment: use of four methods in a 

small neighbourhood.” BMJ. 1995. 310:1443‐1448.  National Advisory Council on Violence against Women, Violence against Women Office, U.S. 

Department of Justice “Ending Violence Against Women: An Agenda for the Nation.” National Crime Prevention Council. Safety and Savings: Crime Prevention Through Social 

Development. Canada, March 1996. Newton, C.J. “Domestic Violence: An Overview.” Mental Health Journal. February, 2001.  Official Gazette of the Socialist Autonomous Province of Kosovo (SAP) of Kosovo. No.13/81. 

Law on Public Peace and Order. Ollett, B. “Alcohol and crime: a Women’s Aid Perspective: Causes of Domestic Violence” 

From Problems to Solutions, Alcohol and Crime conference proceedings, Alcohol Action Wales. 1994. 

Ombudsperson Institution. “Acting Ombudsperson’s Annual Report to the Kosovo Assembly (2006‐2007).” Available at http://www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/raporti/20parafinal/20anglisht.pdf.  

_____. “Ombudsperson Institution in Kosovo Report concerning the Implementation of Section 7 and 9 of UNMIK Regulation 2003/12 on Protection Against Domestic Violence, Ex Officio” Registration No. 1/06 (November 2006).  

Page 136: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

126

OSCE Mission in Kosovo. “Assessment Report on the Establishment of Referral Mechanisms for Victims of Trafficking in Human Beings.” October 2007.  

_____. Department of Human Rights and Rule of Law Monthly Reports. August 2005. _____. “Report on Cases of Domestic Violence in Kosovo.” July 2007. _____. “Report on the Centres for Social Work: Social Services.” February 2003.  _____. “A review of the Criminal Justice System in Kosovo.” 1 September 2000‐28 February 

2001. Department of Human Rights and Rule of Law, OSCE Mission in Kosovo. OSCE and the Ministry for Labour and Social Welfare (MLSW). Responding to Incidents of 

Domestic Violence: Manual for Social Services Officers. Prishtina: January 2006. Osofsky, J. “The Impact of Violence on Children.” The Future of Children: Domestic Violence 

and Children (1999) 9(3):33‐49 in C. J. Newton, "Domestic Violence: An Overview" Find Counseling.com (formerly TherapistFinder.net) Mental Health Journal in February, 2001. At: http://www.findcounseling.com/journal/domestic‐violence/domestic‐violence‐effects.html. 

Parliamentary Assembly of Council of Europe Recommendation 1450 (2000), Violence against women in Europe at http://assembly.coe.int  

_____. Recommendation 1582 (2002), Domestic violence against women at http://assembly.coe.int.  

Philipps, Anne. “Multiculturalism, Universalism and the Claims of Democracy.” in M Molyneux and S Razavi (eds). OUP, 2002. 

Phillips, Janet. Parliament of Australia. “Domestic Violence in Australia – an overview of the issues.” E‐brief: Online only, 7 August 2003. At http://www.aph.gov.au/library/intguide/SP/Dom_Violence.htm.  

Quigley, B.M. and Leonard, K.E. “Alcohol and the Continuation of Early Marital Aggression,” Alcoholism: Clinical and Experimental Research, Vol. 24(7) (Research Society on Alcoholism, 2000), 1003‐1010.  

Reitzel, D. and Gough, R., “Strategies to Address Violence in the Lives of High Risk Youth.” In Peled, E., Jaffe, P.G. and Edleson, J.L. eds. Ending the Cycle of Violence: Community Responses to Children of Battered. 

Rizvanolli, I., Bean, L. and Farnsworth, N. “Kosovar Civil Society Report to the United Nations on Violence against Women.” KGSC: 2005. 

Roth, D. L. and Coles, E. M. “Battered woman syndrome: a conceptual analysis of its status vis a vis DSM‐IV mental disorders,” Medicine and Law. Vol. 14(7‐8) (1995), 641‐658. 

Schuler, Margaret. “Put our World to Rights’ in Institute for Women, Law and Development.” Claiming Our Place: Working the Human Rights System to Women’s Advantage. Washington: Institute for Women, Law and Development. 1993. 

Statistical Office of Kosovo (SOK). Labour Market Statistics. Prishtina: SOK, 2004. _____. Demographic Changes of the Kosovo Population, 1948‐2006. Straus, M. Understanding Partner Violence: Prevalence, Causes, Consequences, and 

Solutions. Families in Focus Services, Vol. II. Minneapolis, MN: National Council on Family Relations. 1995. 

Tickner, J. Ann. Gender in International Relations. New York: Columbia University Press, 1992. 

Page 137: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

127

United Nations. Beijing Platform of Action from the Fourth World Conference for Women. 1995. 

_____. Committee on the Elimination of Discrimination Against Women. “Report of the Committee on the Elimination of Discrimination Against Women,” 22nd and 23rd Session, UN doc. A/55/38, 17 August 2000, paragraph 102 at http://www.un.org/womenwatch/daw/cedaw/committee.htm. 

_____. Convention on Elimination of All Forms of Discrimination Against Women. 1979. Available at http://www.un.org/womenwatch/daw/cedaw/cedaw.htm. 

_____. Convention on the Rights of the Child. 1989. At http://www2.ohchr.org/english/law/crc.htm. 

_____. Declaration of Basic Principles of Justice for Victims of Crime and Abuse of Power adopted by the General Assembly Resolution 40/34 of 29. November 1985. At http://www2.ohchr.org/english/law/victims.htm.  

_____. Security Council Resolution 1325 on Women, Peace and Security at http://www.peacewomen.org/un/sc/1325.html.  

United Nations Children’s Fund (UNICEF). Innocenti Research Centre. “Domestic Violence against Women and Girls.” Florence, Italy. June 2000. 

_____. Situation Analysis on Women and Children in Kosovo. Prishtina: UNICEF, June 2008. United Nations Development Programme (UNDP). Human Development Report. Youth – A 

New Generation for a New Kosovo. Prishtina: UNDP Office in Kosovo, 2006. Available at http://www.ks.undp.org/repository/docs/hdr_eng.pdf.  

United Nations Fund for Women (UNIFEM). Rachel Wareham. No Safe Place.  United Nations Mission in Kosovo (UNMIK). UNMIK Regulation 2001/36 on the Kosovo Civil 

Service. _____. UNMIK Regulation 2003/01 Amending the applicable law on Criminal Offences 

related to Sexual Violence. _____. UNMIK Regulation 2003/12 on Protection Against Domestic Violence. _____. UNMIK Regulation 2003/25 on the Provisional Criminal Code of Kosovo. _____. UNMIK Regulation 2003/26 on the Provisional Criminal Procedure Code of Kosovo.  _____. UNMIK Regulation 2004/18 promulgating the Kosovo Assembly Law on Gender 

Equality, No 2004/02 at http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/.  _____. UNMIK Regulation 2004/32 promulgating the Kosovo Law on Anti‐discrimination 

2004/03.  _____. UNMIK Regulation 2005/46 on the Promulgation of Kosovo Assembly Law on Social 

and Family Services No.02/l‐17. _____. UNMIK Regulation 2006/6 on the Ombudsperson Institution in Kosovo.  _____. UNMIK Regulation 2006/7 on the promulgation of the Kosovo Assembly Law on 

Family, No 2004/32 at http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/. _____. UNMIK Regulation 2006/36 on Legal Aid in Kosovo, Section 10. 7 June 2006. _____ and OGA. Women and Men in Kosovo. 2003. United Nations Population Fund (UNFPA) “A Case Study of Gender‐Based Violence in 

Kosovo.” 2005. United Nations team. Millennium Development Goals Baseline Report for Kosovo. “Where 

will we be in 2015?” March 2004. 

Page 138: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

128

Vienna Declaration on Human Rights. 1993. Available at http://www.unhchr.ch/huridocda/huridoca.nsf/(Symbol)/A.CONF.157.23.En  

Weber, Renate and Watson, Nicole eds. Women 2000: An Investigation into the Status of Women's Rights in Central and South‐Eastern Europe and the Newly Independent States. Vienna: International Helsinki Federation. 2000.  

Wolfe, D.A., Wekerle, C., Reitzel, D. and Gough, R., “Strategies to Address Violence in the Lives of High Risk Youth.” In Peled, E., Jaffe, P.G. and Edleson, J.L. (eds.), Ending the Cycle of Violence: Community Responses to Children of Battered Women. New York: Sage Publications. 1995.  

White, H.R. and Chen, P‐H “Problems drinking and intimate partner violence,” Journal of Studies on Alcohol, 63 (2002), 205–214.  

World Health Organization. “Addressing violence against women and achieving the Millennium Development Goals.” Geneva, Switzerland, Department of Gender, Women and Health, World Health Organization. 2005. 

Women’s Wellness Centre et al. Prevalence of Gender‐based Violence: Preliminary Findings from a Field Assessment in Nine Villages in the Peja Region, Kosovo. Peja: WWC, 2006. 

Zuckerman, Elaine and Greenberg, Marcia E. “The Gender Dimensions of Post‐conflict Reconstruction.” 

  

Page 139: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

129

Shtojca 1  Përmbledhja e kërkimit paraprak mbi dhunën në familje në Kosovë1  Qëllimi  i  kësaj përmbledhjeje  të  shkurtër është  të  identifikojë dhe  shqyrtojë  shkurtimisht kërkimin paraprak  lidhur me dhunën në  familje në Kosovë. Kërkimi  i kohëve më  të  fundit lidhur me dhunën kundër grave, duke përfshirë dhunën në familje, është kryer nga RRGGK‐ja me mbështetjen e UNFPA‐së,  i  titulluar si Hulumtim kërkimor mbi shkallën e dhunës në baza gjinore në Kosovë dhe ndikimi  i  saj në  shëndetin  reprodukues  të grave. RRGGK‐ja ka zbatuar metodologjinë e metodave të përziera që përfshijnë intervistat e hollësishme me 51 gra të cilat kanë përjetuar dhunën dhe 96 profesionistë (pra, ZSHS‐të, zyrtarë të SHGPK‐së, AV‐ët,  përfaqësuesit  e  strehimoreve  dhe  gjinekologët).  Bazuar  në  të  dhënat  ekzistuese statistikore në dispozicion nga institucionet dhe raportet paraprake, kjo rezyme përmbledh shkallën e formave të ndryshme të dhunës mbi baza gjinore në Kosovë, grupet demografike potencialisht  në  rrezik më  të madh  dhe  pastaj  analizon  ndikimin  e  dhunës  në  shëndetin riprodhues të grave. Raporti përfundon me rekomandimet për institucionet dhe organizatat e caktuara.  

Në  korrik  të  vitit 2007, Misioni  i OSBE‐së në Kosovë  i mandatuar me monitorimin gjyqësor  përbrenda  administratës  së UNMIK‐ut,  ka  nxjerrë  një  raport  të  gjithëmbarshëm mbi rastet e dhunës në familje në Kosovë dhe zhvillimin e drejtësisë në këtë drejtim. Raporti i mëhershëm zyrtar  i Ombudspersonit  lidhur me zbatimin e nenit 7 dhe 9 të Rregullores së UNMIK‐ut  nr.  2003/12  mbi  mbrojtjen  kundër  dhunës  në  familje  ka  monitoruar profesionalitetin e gjykatësve në përpunimin e rasteve të dhunës në familje (Nëntor 2006).  

Në  vitin  2006,  duke  shfrytëzuar  kërkimet  e  bëra  në  komunën  e  Pejës, Qendra  e Mirëqenies së Grave, Përgjigjja Shëndetësore Riprodhuese në Partneritetin ndaj Konfliktit, dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e  Sëmundjeve  të  Shteteve  të Bashkuara  të Amerikës, kanë publikuar Prevalencën e dhunës në baza gjinore: Rezultatet preliminare nga një vlerësim në terren në nëntë fshatra në Rajonin e Pejës, Kosovë. Metodologjia ka përfshirë intervistat me 332 gra të moshave prej 18 deri 49 lidhur me dhunën e përjetuar nga duart e anëtarëve  të  familjes  si  dhe  “faktorët  e  armatosur”  të  jashtëm  gjatë  luftës  (1988‐1999), zhvendosjet (1998‐1999), dhe periudhat pas luftës (1999‐Gusht 2002). Kërkimi ka shqyrtuar llojet e dhunës së kryer, lëndimet, dhunën që ka rezultuar në shtatëzani, burimet e ndihmës, dhe shëndetin emocional të të anketuarve.2 

Në  vitin  2005,  Qendra  për  Studime  Gjinore  e  Kosovës  (QSGJK)  ka  kërkuar  dhe përpiluar një Raport  të  shkurtër  të  shoqërisë  civile kosovare drejtuar mbi dhunën kundër grave drejtuar Kombeve të Bashkuara “që ka përmbledhur të gjitha të dhënat statistikore në dispozicion  lidhur  me  dhunën  kundër  grave  në  atë  kohë  si  dhe  ka  diskutuar  punën  e organizatave  të grave  lidhur me adresimin e dhunës.3 Në vitin pasues, QSGJK ka përpiluar 

1 Nxjerrur nga shqyyrimi i literaturës paraprake në RRGGK, Hulumtrim kërkimor. 2 QMG et al., 4. 3 Ilire Rizvanolli, Lauren Bean & Nicole Farnsworth, “Raport i shoqërisë Civile në Kosovë për Kombet e Bashkuara mbi dhunën kundër grave,” QSGJK: 2005. Shih faqen e Internetit të QSGJL për raportet e tjera: www.kgscenter.org. 

Page 140: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

130

një dokument të papublikuar të titulluar “Indikatorët për monitorimin e gjendjes së vërtetë të vendeve  lidhur me dhunën kundër grave” si pjesë e projektit Ndal dhunën kundër grave të  Institutit  për  Shoqëri  të  Hapur.  Raporti  i  QSGHK‐së Monitorimi  i  sigurisë  në  Kosovë vështruar nga perspektiva gjinore, poashtu përfshin një pjesë të dhunës në familje.  

Në vitin 2005, FPKB ka publikuar Dhunën në baza gjinore në Kosovë: Një rast studimi, i  cili  shqyrton  format  e  ndryshme  të  dhunës mbi  baza  gjinore  që  ndikojnë mbi  gratë  në Kosovë, përpjekjet qeveritare dhe  joqeveritare ndaj dhunës dhe mungesat në programet e asistencës. Raporti bënë rekomandimet tek  institucionet qeveritare, OJQ‐të dhe donatorët për përmirësimin e përgjigjes ndaj dhunës kundër grave.  

Shqyrtimi  i  parë  gjithëpërfshirës  i  dhunës  kundër  grave  i  realizuar  nga  Rachel Wareham për UNIFEM‐in në vitin 2000, është  titulluar Pa një vend  të  sigurt: Një vlerësim mbi  Dhunën  kundër  Grave  në  Kosovë.  Studiuesit  kanë  filluar me  ushtrime  të  krijimit  të besimit me grupe të grave rurale dhe urbane anë e kënd Kosovës. Rezultatet e kërkimit janë nxjerrë  nga  diskutimet  e  grupeve,  intervistat  e  hollësishme  dhe  anketat  e  plotësuara  në mënyrë  anonime  nga  213  gra  të  cilat  i  kanë  vijuar  këto  grupe. Më  tej,  studiuesit  i  kanë intervistuar aktivistët, pjesëtarët e komunitetit, burrat dhe disa gra serbe.4 

Po ashtu në vitin 2000, Medica Mondiale Kosova ka publikuar studimin Ndal dhunës kundër grave:rezultatet e një ankete të ndërmarrë në Gjakovë. Studiuesit kanë  intervistuar 500  njerëz  (440  femra  dhe  60 meshkuj)  të moshave  dhe  etniciteteve  të  ndryshme  (pra, shqiptarë,  boshnjak,  romë,  turq),  të  niveleve  të  ndryshme  shkollore  dhe  feve  lidhur me percepcionin  që  kanë  për  dhunën  në  familje.  Metoda  e  përzgjedhjes  së  mostrave  të zbatuara nuk ka qenë e qartë.5     

4 UNIFEM, Pa një vend të sigurtë (No Safe Place), 15, 20‐21. 5 Medica Mondiale Kosova, Ndal dhunën kundër grave (Stop Violence against Women), 6.  

Page 141: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

131

SHTOJCA 2 PYETËSOR

Vetëm për studiuesit para intervistës. Koha e fillimit : __ __ : __ __ 1. Numri identifikues ___ ___ ___ ___

2. Komuna _________________________

3. Rural/urban: 3.1. Fshati (pa stacion

policor ose QPS)

3.2. Qyteti (ambient rural, por me stacion policie, QPS)

3.3. Qyteti (ambienti urban)

4. Gjinia: 4.1. Femër 4.2. Mashkull (Fillojeni intervistën këtu pas leximit të formularët të pajtimit. Ju lutem, lexojeni vetëm tekstin në bold.) Së pari, do të doja të dijë më shumë për ty dhe për familjen tënde. 5. Sa vjet i keni? 5.1 18-25 5.2 26-35

5.3 36-45 5.4 46-55

5.5 56-65 5.6 66+

6. Cili është etnicitetit juaj? 6.1Shqiptar 6.2Serb

6.3Romë, Ashkanli ose Egjiptian

6.4Boshnjak

6.5Goran 6.6Turk

6.7 I shumëfishtë (ju lutem shkruani) ____________________________________________ 6.8Tjetër (ju lutem shkruani) ___________________________________________________

7. Cili është niveli më i lartë i shkollimit të cilin e keni PËRFUNDUAR? 1.1 Pa shkollim (0 vite) 1.2 Shkolla fillore e

pakryer 1.3 Shkolla fillore e kryer

1.4 Shkolla e mesme e pakryer

1.5 Shkolla e mesme e kryer

1.6 Universitet i papërfunduar

1.7 Universiteti i kryer 1.8 Studimet

pasuniversitare

Page 142: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

132

2. (Nëse është ndërprerë para diplomës universitare) cila ka qenë arsyeja KRYESORE pse ju e keni ndërprerë shkollimin (rrethojeni)?

2.1 Nuk keni dëshiruar të vazhdoni 2.2 Nuk ka pasur mjete të mjaftueshme financiare në familje 2.3 Është dashur të punoni për të fituar para 2.4 Shkolla ka qenë tepër larg 2.5 Udhëtimi në shkollë nuk ka qenë i sigurt 2.6 Familja ime nuk ka menduar se ka qenë e rëndësishme për mua të

vazhdojë shkollimin 2.7 Dhuna në familje 2.8 Nën trysninë ose detyrimin e nënës për ta ndërprerë 2.9 Nën trysninë ose detyrimin e babait për ta ndërprerë 2.10 Nën trysninë ose detyrimin e partnerit për ta ndërprerë 2.11 Nën trysninë ose detyrimin e anëtarëve të tjerë të familjes për ta

ndërprerë 2.12 Të tjera ________________________________________________________________ 3. Cili është statusi juaj martesor TASH? 3.1 I/e pamartuar � Q. 12 3.2 I/e martuar � Q. 10

3.3 I/e shkurorëzuar � Q. 10 3.4 I/e ve � Q. 10

4. Sa vite keni ka që jeni i/e martuar (a keni qenë) (Në martesën e tashme,

nëse jeni martuar dy herë)? 10.1 ≤1 10.2 2-5 10.3 6-10

10.4 11-15 10.5 16-20 10.6 21-25

10.7 26-30 10.8 31-35 10.9 36-40

10.10 ≥ 41

5. Çfarë moshe keni pasur kur jeni martuar për herë të parë? 5.1 ≤15 5.2 16-18

5.3 19-25 5.4 26-30

5.5 ≥ 31

6. Me kënd jetoni në shtëpi? 6.1 Me të afërmit e familjes nga gjaku (prindërit, vëllezërit, motrat) 6.2 Me të afërmit e familje nga martesa (burri/gruaja dhe/ose fëmijët) 6.3 Familja e gjerë e partnerit (vjehrra, vjehrri, kunati, kunata etj.) 6.4 Familja ime e gjerë (prindërit, vëllezërit, motrat dhe prindërit e tyre) 6.5 Miqtë 6.6 Partneri (i/e pamartuar) 6.7 I/e vetëm 6.8 Të tjera ________________________________________________________________ 7. Të gjithë së bashku, sa njerëz jetojnë tash në bashkësinë tuaj familjare?

_____________

Page 143: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

133

8. Sa fëmijë keni, nëse keni ndonjë? 8.1 0 8.2 1 8.3 2

8.4 3 8.5 4 8.6 5

8.7 6 8.8 7 8.9 8

8.10 9 8.11 10+

9. A iu është thënë ndonjëherë të keni më shumë fëmijë se sa keni dëshiruar? 9.1 Po 9.2 Jo 9.3 Nuk e di/ Pa përgjigje 10.(Nëse po) kush ka ushtruar trysni? 10.1 Partneri 10.2 Prindërit 10.3 Vjehrrit 10.4 Anëtarët e tjerë të familjes 10.5 Tjetër ___________________________________________________________ 10.6 Kombinim (shkruajë): _______________________________________________ 11.(nëse keni fëmijët) Si do t’i dënonit fëmijët tuaj? (rrethojeni)

(nëse nuk keni fëmijë) Sipas mendimit tuaj, si mendoni se fëmijët duhet të dënohen? 11.1 Atyre nuk iu lejohet të luajnë me shokët (të nxjerrën jashtë) 11.2 Ata duhet bërë më shumë punë në shtëpi 11.3 Ata duhet të rrinë dhomën e tyre të gjumit ose në shtëpi 11.4 Bërtisni në atë 11.5 E godet atë me dorë 11.6 E godet atë me rrip ose me shkop 11.7 Tjetër _________________________________________________________________ 11.8 Zakonisht nuk i dënoj fëmijët e mi 12.A është dënimi i njëjtë për vajzat dhe për djemtë? 12.1 Po 12.2 Jo � Si dënohen vajzat? ______________________________________________

Si dënohen djemtë? _____________________________________________

Page 144: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

134

13.Cili është statusi i juaj i punësimit tash? 13.1 Punoj në një vend pune që paguhet jashtë shtëpisë � Q21 13.2 Bëjë punë të papagesë jashtë shtëpisë (në bujqësi, kujdesi për kafshët siç

janë lopët, pulat etj.) 13.3 Bëjë punë të papagesë në shtëpi (kujdesi për fëmijët, kopshtaria, kujdesi

për punët shtëpiake etj.) 13.4 Punoj herë pas here (këshillues) 13.5 Aktualisht i papunë, por i interesuar për punë 13.6 I papunë, i painteresuar për punë 13.7 Ende student / nxënës 13.8 I pensionuar 13.9 I paaftë për të punuar 14.(Nëse nuk punon për para) Cila është arsyeja KRYESORE pse nuk punoni për

para? 14.1 Puna që e bëjë brenda shëtisë (kujdesi për fëmijët, puna në kopsht dhe

punët shtëpiake, etj.) 14.2 Puna që bëjë jashtë shtëpisë (në bujqësi, kujdesi për kafshët siç janë lopët,

pulat etj) 14.3 Nuk kam qenë në gjendje të gjejë një punë 14.4 Familja nuk më lejon të punojë 14.5 Jam ende nxënës / student 14.6 Nuk ia vlen (për një pagë të vogël) 14.7 I pensionuar 14.8 I paaftë për të punuar 14.9 Tjetër __________________________________________________________________ 14.10 Nuk e di / pa përgjigje 15.(Nëse punon) Cila është paga juaj mujore? 15.1 1-100

euro 15.2 101-200

15.3 201-300 15.4 301-400 15.5 401-500

15.6 501-600 15.7 601-700 15.8 701-800

15.9 801-900 15.10 901-1000 15.11 1000+

16.(Nëse i/e martuar) A është partneri juaj i punësuar me pagë? 16.1 Po 16.2 Jo 17.Së bashku, sa anëtarë të familjes suaj janë të punësuar? ____________________ 18.A mund të vlerësoni të hyrat e bashkësisë suaj familjare të TRE MUAJVE TË

FUNDIT nga të gjithë anëtarët dhe të gjitha burimet? 18.1 0 - 40 18.2 41-100 18.3 101-200

18.4 201-300 18.5 301-400 18.6 401-500

18.7 501-600 18.8 601-700 18.9 701-800

18.10 801-1000 18.11 1000+

Page 145: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

135

19.A merr asistencën sociale familja juaj? 19.1 Po � 26 19.2 Jo � 28 20.(Nëse po) A është ajo e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e familjes

suaj? 20.1 Po � 28 20.2 Jo � 27 21.(Nëse jo) Për sa para do të kishte nevojë familja juaj për mbulimin e

shpenzimeve themelore? __________________________________________________ 22.Kush do të thoshit se merr shumicën e vendimeve lidhur me atë se si duhet të

shpenzohen paratë në familjen tuaj për blerjet e mëdha, siç është makina ose orenditë?

22.1 Unë 22.2 Partneri im 22.3 Babai im 22.4 Nëna ime

22.5 Vjehrri im 22.6 Vjehrra ime 22.7 Kunati im

22.8 Është vendim i përbashkët midis (shkruaj) ________________________________ 22.9 Tjetër __________________________________________________________________ 23.Kush do të thoshit ju se zakonisht vendos për shkollimin e fëmijëve (për

shembull, nëse fëmijët do të vazhdojnë shkollimin ose çka do të studiojnë)? 23.1 Unë 23.2 Partneri im 23.3 Babai im 23.4 Nëna ime

23.5 Vjehrri im 23.6 Vjehrra ime 23.7 Kunati im

23.8 Është vendim i përbashkët midis (shkruaj) ________________________________ 23.9 Tjetër __________________________________________________________________ 24.Kush do të thoshit në familjen tuaj ka fjalën vendimtare kur duhet të merret

një vendim i rëndësishëm? 24.1 Unë 24.2 Partneri im 24.3 Babai im 24.4 Nëna ime

24.5 Vjehrri im 24.6 Vjehrra ime 24.7 Kunati im

24.8 Është vendim i përbashkët midis (shkruaj) ________________________________ 24.9 Tjetër __________________________________________________________________

Page 146: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

136

25.Çka ndodh nëse dikush nuk pajtohet ose diskuton me atë person lidhur me vendimin?

25.1 Asgjë 25.2 Ai person(vendimmarrësi) hidhërohet 25.3 Personi (vendimmarrësi) bërtet e bënë shamatë me personin i cili diskuton 25.4 Atë person (vendimmarrësi) mundet fizikisht ta dëmtojë personi i cili

diskuton 25.5 Diskutimi e, pastaj, vendimi merret së bashku 25.6 Tjetër__________________________________________________________________ Unë do të lexoj disa deklarime. Ju lutem, më thoni nëse pajtoheni, pajtoheni deri diku, deri diku nuk pajtoheni, ose nuk pajtoheni. 1 2 3 4 8 9 26. Ndonjëherë është në rregull që

burri të godas gruan e tij Pajtohem Pajtohem

deri diku Deri diku

nuk pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

27. Fëmijët kanë nevojë të disiplinohen

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

28. Ndonjëherë fëmija ka nevojë të rrihet me shuplaka

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

29. Djemtë duhet të kenë disiplinë më të rreptë se sa vajzat për arsye se kjo i bënë më të fortë

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

30. Vajzat kanë nevojë për më shumë disiplinë se sa djemtë në mënyrë që ato të jenë moralisht korrekte

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

31. Personat me aftësi të kufizuara duhet të rrinë brenda shtëpive të tyre për arsye se ata e turpërojnë familjen

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

32. Është e natyrshme që dhuna fizike ndodh midis çifteve kur ata diskutojnë

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

33. Është e natyrshme që dhuna në familje të ndodh pasi dikush të pijë alkool

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

34. Njerëzit e moshuar janë barrë e familjes

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

35. Marrëdhënia seksuale kurrë nuk mund të jetë e dhunshme nëse ndodh midis dy të rriturve të cilët janë të martuar

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

36. Nëse një burrë është i papunë, ndonjëherë duhet të ndodh dhuna

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

Page 147: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

137

37. Nga nuset pritet të kenë më shumë përgjegjësi për pastrimin dhe përgatitjen e ushqimit se sa nga anëtarët e tjerë të familjes

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

38. Në Kosovë ekziston një rregullore kundër dhunës në familje

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

39. Nëse fqinjët do ta dinin se një familje ka dhunë brenda saj, ata do ta konsideronin atë të turpshme

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

40. Cilido burrë i cili godet gruan e tij duhet të turpërohet nga vetvetja

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

41. Dhuna është pjesë normale e cilësdo marrëdhënie, dhe shoqëria në përgjithësi e pranon se dhuna ndodh ndonjëherë

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

42. Kryerësit e dhunës në familje janë fajtorë dhe duhet të dënohen sipas ligjit.

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

43. Nëse ka dhunë në një familje, gruaja duhet të shkojë në strehimore ose te familja e saj, ndërsa burri duhet të qëndrojë në shtëpi derisa çështja të mos jetë zgjidhur

Pajtohem Pajtohem deri diku

Deri diku nuk

pajtohem

Nuk pajtohem

Refuzoj DK

Tash do të lexoj një listë të veprimeve që mund të ndodhin në familje. Ju lutem, sipas mendimit tuaj, më thoni nëse secili veprim mund të konsiderohet një formë e dhunës në familje. Lloji 1 2 8 9 44. Të kritikuarit e anëtarit të familje gjatë gjithë kohës Po Jo Refuzoj DK 45. Fyerja e anëtarit të familjes ose poshtërimi i tij Po Jo Refuzoj DK 46. Dërgimi i fëmijës për të blerë bukë Po Jo Refuzoj DK 47. Dënimi i fëmijës përmes rrahjes së tij ose të saj me shuplaka Po Jo Refuzoj DK 48. Dënimi i fëmijës përmes rrahjes së tij ose të saj me rrip ose me shkop Po Jo Refuzoj DK 49. Moslejimi i anëtarit të familje të shoh shokët ose të afërmit Po Jo Refuzoj DK 50. Kontrollimi se ku mundet ose nuk mundet të shkojë anëtari i familjes Po Jo Refuzoj DK 51. Marrja e vendimeve për anëtarin tjetër të rritur të familjes pa e pyetur

atë Po Jo Refuzoj DK

52. Të ndihmuarit personit me aftësi të kufizuara se me kënd të martohet Po Jo Refuzoj DK 53. Refuzimi i anëtarit të familjes, i cili ka para, t’i jap anëtarit tjetër të

familjes i cili ka nevojë për to Po Jo Refuzoj DK

54. Moslejimi i anëtarit të familje të punojë jashtë shtëpisë Po Jo Refuzoj DK 55. Të qenët i pabesë ose mashtrues ndaj partnerit të tij ose të saj Po Jo Refuzoj DK 56. Partneri i cili është së tepërmi xheloz Po Jo Refuzoj DK 57. Kërcënimi se do të lëndohet anëtari tjetër i familjes Po Jo Refuzoj DK 58. Shkatërrimi i mobileve ose thyerja e enëve me qëllim Po Jo Refuzoj DK

Page 148: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

138

59. Shuplakosja, grushtimi ose shqelmosja e anëtarit të familjes kur ata janë duke diskutuar

Po Jo Refuzoj DK

60. Prekja e anëtarit të familjes në mënyrë seksuale pa pëlqimin e atij personi

Po Jo Refuzoj DK

61. Detyrimi i partnerit për të kryer veprime seksuale të cilat ai ose ajo nuk dëshiron t’i bëjë

Po Jo Refuzoj DK

62.Sipas mendimit tuaj, cila është arsyeja kryesore ose arsyet kryesore pse

ndodh dhuna në familje (rrethojini të gjithë ato që vlejnë)? 62.1 Papunësia në familje 62.2 Situata e dobët ekonomike në

familje 62.3 Mentaliteti 62.4 Mungesa e shkollimit 62.5 Pasi dikush ka pi alkool 62.6 Gjatë diskutimeve që bëhen

tepër intensive

62.7 Për shkak të traumës së luftës 62.8 Për arsye se njerëzit janë martuar

kundër vullnetit të tyre 62.9 Familjet e mëdha jetojnë së bashku

pa hapësirë të mjaftueshme 62.10 Tjetër ____________________________

63.Sipas mendimit tuaj, sa është e përhapur dhuna në familje në fshatin/qytetin

tuaj? (Kontrolloje) Në kuptimin që njerëzit brenda familjes godasin njëri-tjetrin?

63.1 Kjo nuk ndodh në fshatin/qytetin tim (0%) 63.2 ajo ndodh vetëm në disa familje (1-25%) 63.3 Ndodh diku midis një të katërtës dhe gjysmës së familjeve (26%-50%) 63.4 Ndodh diku midis gjysmës dhe tri të katërtave të familjeve (51%-75%) 63.5 Ndodh diku midis tri të katërtat dhe pothuajse të gjitha familjeve (75%-

99%) 63.6 Ndodh në secilën familje (100%) 63.7 Nuk e di / Pa përgjigje Në vitin e kaluar, ju personalisht, sa herë keni parë ose dëgjuar njerëzit në të njëjtën mënyrë duke vepruar si më poshtë: çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, 5-11 herë, 1- 4 herë, asnjëherë. Nëse nuk jeni të sigurt, ju lutem thoni vlerësimin tuaj më të mirë. 1 2 3 4 5 6 9 Çdo

ditë Çdo javë

Çdo muaj

5-11 herë në vit

1-4 herë në vit

Asnjëherë DK/ NA

64. Anëtarët e familjes duke bërtitur në njëri-tjetrin

65. Zëra të zhurmshëm, thuajse dy anëtarë të familjes të ishin duke goditur njëri-tjetrin

66. Prindërit duke i rrahur me shuplaka fëmijët e tyre

67. Një grua e cila ka shenja thuajse dikush e ka goditur

Page 149: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

139

68.Vitin e kaluar, a mund të vlerësoni se në sa familje, të cilat ju i njihni personalisht, ka ndodhur dhuna?

68.1 0 familje 68.2 1-5 familje 68.3 6-10 familje

68.4 11-20 familje 68.5 21-30 familje 68.6 31+ familje

68.7 Nuk e di/ Pa përgjigje

Ju lutem mendoni për një person të cilin ju e njihni dhe i cili ka qenë viktimë e dhunës në familje. Mos më thuaj mua se kush është personi, por a mund të më thoni lidhur me ata...A është ai person... Nr. 1 2 3 4 9 69. Mashkull, Femër X X ND/PP 70. Fëmijë (0-12) I mitur (tinejxher)

(13-18) I rritur (19-50) I moshuar

(51+) ND/PP

71. Me arsimim më të pakët ose me shkollim fillor

Shkollim fillor të përfunduar

Me disa vite ose krejt shkollën e

mesme

Disa vite ose krejt

universitetin të kryer

ND/PP

72. I punësuar për me pagë

Bujk (pa pagë) I papunësuar X ND/PP

73.Çfarë lloji i dhunës i ndodh atij personi (lexojini pyetjet 1-4)? 73.1 Dhuna psikologjike, siç është të drejtuarit në mënyrë fyese, xhelozia, të

gënjyerit gjatë gjithë kohës 73.2 Dhuna fizike, siç është shqelmosja, grushtimi, goditja 73.3 Dhuna seksuale, siç është detyrimi i personit të ketë seks kur ai ose ajo nuk

dëshiron ose që të kryej veprime seksuale të cilat ai ose ajo nuk i dëshiron 73.4 Dhuna ekonomike, siç është mosdhënia e parave personit kur ai ose ajo

ka nevojë për to 73.5 Ose diçka tjetër________________________________________________________ 73.6 Kombinim (shkruaj numrat) _____________________________________________ 73.7 Nuk e di 74.Cili është personi i cili më së shpeshti e keqtrajton atë? 74.1 Partneri 74.2 Babai 74.3 Nëna 74.4 Vëllai

74.5 Motra 74.6 Djali 74.7 Vajza 74.8 Vjehrri

74.9 Vjehrra 74.10 Tjetër: ______________ 74.11 Nuk e di

Page 150: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

140

75.Cili ka qenë rezultati negativ i dhunës mbi atë person (rrethoje gjithçka që i përgjigjet)?

75.1 Lëndimet 75.2 Problemet psikologjike 75.3 I paaftë për t’u kujdesur për

fëmijët 75.4 I paaftë për t’u kujdesur për

vetveten 75.5 Mendime mbi vetëvrasjen

75.6 Përpjekje për vetëvrasje 75.7 Ndërprerje e shkollimit 75.8 Nuk mund të punojë, gjë që ndikon

mbi situatën ekonomike 75.9 Të tjera _____________________________ 75.10 Të tjera _____________________________

76.Si e ka trajtuar ai person dhunën ose si e ka zvogëluar dhembjen që ajo i ka

shkaktuar atij ose asaj (rrethojeni)? 76.1 Bisedon me shokët 76.2 Bisedon me anëtarët e familjes 76.3 Bisedon me këshilluesin ose

psikologun 76.4 Shkon te mjeku 76.5 E thërret policinë 76.6 Shkon në strehimore

76.7 Shkurorëzohet 76.8 E braktis shtëpinë për një kohë për

të jetuar diku tjetër 76.9 Tjetër

__________________________________ 76.10 Tjetër

__________________________________ 77.A e dini se ku mund të shkojë personi për të kërkuar ndihmë nëse atyre iu

ndodh dhuna (rrethojeni)? 77.1 Një shok 77.2 Një anëtar tjetër i familjes 77.3 Polici 77.4 Qendër për Punë Sociale

77.5 Avokati i viktimave 77.6 Organizatat lokale ose OJQ-të 77.7 Tjetër _____________________________ 77.8 Nuk e di / Pa përgjigje

78.A e njihni ndonjë person i cili ndonjëherë e ka raportuar rastin e ndodhjes së

dhunës në familje? 78.1 Po � 85 78.2 Jo � 94 (Nëse po) Pasi ata e kanë raportuar rastin… 1 2 9 79. A ka ardhur policia? Po Jo PP/ND 80. A e ka lëshuar shtëpinë personi i cili ka përjetuar dhunën për të qëndruar

diku tjetër? Po Jo PP/ND

81. A i është dhënë ndihmë personit nga Qendra për Punë Sociale? Po Jo PP/ND 82. A i është dhënë ndihmë personit nga ndonjë OJQ e grave ose

strehimore? Po Jo PP/ND

83. A i është dhënë ndihmë personit nga Avokatët e Viktimës? Po Jo PP/ND 84. A i është dhënë personit ndonjë formë e ndihmës ligjore? Po Jo PP/ND 85. A është arrestuar kryerësi i dhunës? Po Jo PP/ND 86. A ka shkuar rasti në gjykatë? Po Jo PP/ND 87. A është dënuar kryerësi i dhunës? Po Jo PP/ND

Page 151: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

141

(Studiuesi: shkruani hollësitë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur më poshtë) 88.Nëse do t'iu ndodhte juve dhuna në familje, a mendoni se do të shfrytëzonit

ligjin për t’i ndihmuar gjendjes suaj? 88.1 Po 88.2 Jo � Përse jo? ______________________________________________________ 88.3 Nuk e di / Pa përgjigje Tash do t’ju pyes disa pyetje shumë personale. Dëshiroj prapë t’iu them se nuk do t’ia jap askujt informacionin që ma jepni mua. Unë po ashtu dëshiroj ju të dini se nëse nuk ndjeheni mirë ose rehat në çdo kohë derisa ne bisedojmë, ju lutem më thoni se dëshironi të keni një pushim, t’i kalojmë pyetjet e caktuara ose të ndalojmë diskutimin tonë. 89.Nëse mund të rikujtoni, kur keni qenë fëmijë, si ju kanë dënuar zakonisht

prindërit tuaj nëse keni qenë i pabindur? 89.1 Nuk më është lejuar të luajë

me shokët 89.2 Është dashur të bëjë punë më

shumë në shtëpi 89.3 Është dashur të rri në dhomën

e fjetjes ose brenda shtëpisë 89.4 Ata më kanë bërtitur

89.5 Ata më kanë rrahur me duart e tyre

89.6 Ata më kanë rrahur me rrip ose me shkop

89.7 Tjetër __________________________________

89.8 Zakonisht nuk më kanë dënuar 90.Sipas mendimit tuaj, kur ju keni qenë fëmijë, si mendoni se ju kanë trajtuar

prindërit tuaj dhe anëtarët e tjerë të rritur të familjes? (Lexojini opsionet) 90.1 Shumë mirë 90.2 Mirë 90.3 As mirë as keq � Përse? _______________________________________________ 90.4 Keq � Përse? 90.5 Shumë keq � Përse? _________________________________________________ 90.6 Nuk e di / pa përgjigje

Page 152: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

142

91.(Nëse jeni i/e martuar/ jetoni me dikë) A e keni të vështirë që tani të bisedoni me PARTNERIN tuaj lidhur me gjërat të cilat janë të rëndësishme për ju? (Lexojini opsionet)

91.1 Shumë lehtë 91.2 Lehtë 91.3 Mesatarisht

91.4 Vështirë 91.5 Shumë vështirë

91.6 Nuk e di / pa përgjigje

92.A e keni lehtë ose vështirë për të biseduar me anëtarët e FAMILJES suaj lidhur

me gjërat të cilat janë të rëndësishme për ju? (Lexoji opsionet) 92.1 Shumë lehtë 92.2 Lehtë 92.3 Mesatarisht

92.4 Vështirë 92.5 Shumë vështirë

92.6 Nuk e di / pa përgjigje

93.VITIN e kaluar, sa shpesh do të vlerësonit ju se anëtarët e familjes iu kanë

bërtitur, fyer ose iu kanë bërë të ndjeheni shumë keq? 93.1 1 deri 5 herë 93.2 6-11 herë 93.3 Çdo muaj

93.4 Çdo javë 93.5 Çdo ditë 93.6 Kurrë

93.7 Refuzim 93.8 Pa përgjigje

94.VITIN e kaluar, sa shpesh do të vlerësonit ju se anëtarët e familjes iu kanë

lënduar fizikisht? 94.1 1 deri 5 herë 94.2 6-11 herë 94.3 Çdo muaj

94.4 Çdo javë 94.5 Çdo ditë 94.6 Kurrë

94.7 Refuzim 94.8 Pa përgjigje

95. A ju ka goditur dikush ndonjëherë me objekt siç është shkopi, rripi ose

thika? 95.1 Po � Me çka? ______________________ Kush? ____________________ 95.2 Jo 95.3 Refuzon të përgjigjet Unë do të lexoj një listë gjërash që mund të ndodhin në familje. A mund të më thoni, nëse ndonjëra prej këtyre gjërave ndonjëherë iu ka ndodhur juve në jetën tuaj? Nëse ato iu kanë ndodhur, a mund të më thoni se në çfarë kohe iu kanë ndodhur në jetën tuaj: kur keni qenë fëmijë, i mitur (tinejxher), i rritur, (nëse i vlen) gjatë shtatzënisë, (nëse vlen) në pleqëri ose më shumë se njëherë në jetën tuaj? (Studiuesi: kontrolloni gjithçka që i përgjigjet)

Page 153: Siguria fillon në shtëpi

Sigu

ria fi

llon

në sh

tëp

i

14

3

Nës

e ës

htë

përg

jigju

r kur

rë n

ë të

GJI

THA

pye

tjet p

rej 1

02 d

eri 1

19 �

III

Para

ndal

imi

0

1 2

3 4

5 9

8

Kurrë

mijë

riTin

ejxh

erI r

ritur

Sh

tatz

ënë

I/e

mos

huar

ND

Refu

zon

96.D

ikus

h ng

a fa

milja

jua

j ju

ësht

ë d

rejtu

ar m

e em

ra fy

es

97.A

nëta

ri i f

am

iljes i

u ës

htë

dre

jtua

r me

sha

rje

98.A

nëta

ri i f

am

iljes i

u ka

urd

hëru

ar g

jithë

koh

ën

99.D

ikus

h ng

a fa

milja

jua

j nuk

iu k

a le

jua

r t’i

shih

ni sh

okët

os

e të

afë

rmit

100.

Anë

tari

i fa

milje

s ju

ka k

ontro

llua

r se

ku m

und

të sh

koni

e

ku n

uk m

und

eni

101.

Anë

tari

i fa

milje

s iu

ka b

ërë

të n

dje

heni

fajto

r gja

gjith

ë ko

hës

102.

Anë

tari

i fa

milje

s ka

ma

rrë v

end

ime

të rë

ndës

ishm

e p

ër ju

pa

ju p

yetu

r juv

e

103.

Anë

tari

i fa

milje

s i c

ili ka

pa

sur p

ara

ka

refu

zua

r t’u

a

jap

juve

ato

ose

diç

ka q

ë ju

ken

i pa

sur n

evoj

ë

104.

Fam

ilja ju

aj n

uk d

o t’

iu le

jont

e të

pun

oni p

ër p

ara

ja

shtë

shtë

pisë

105.

Fam

ilja ju

aj n

uk d

o t’

iu le

jont

e p

ër të

vizi

tua

r mje

kun

kur j

u ke

ni q

enë

i sëm

urë

106.

Anë

tari

i fa

milje

s ka

kër

cënu

ar s

e d

o t’

iu lë

ndoj

ë ju

ve

ose

dik

ë të

afë

rt m

e ju

107.

Anë

tari

i fa

milje

s ka

pa

sur a

rmë

dhe

ka

kër

cënu

ar p

ër

ta p

ërd

orur

ate

kun

dër

juve

108.

Anë

tari

i fa

milje

s ka

shka

tërru

ar o

rend

itë o

se k

a th

yer

enët

me

qël

lim

109.

Anë

tari

i fa

milje

s ju

ka sh

upla

kua

r

11

0.A

nëta

ri i f

am

iljes j

u ka

god

itur,

grus

htua

r ose

sh

qel

mos

ur

111.

Anë

tari

i fa

milje

s ua

ka

pre

kur p

jesë

t int

ime

të tr

upit

një

mën

yrë

të c

ilën

ju n

uk e

ken

i dës

hiru

ar t

ë p

reke

n

112.

Partn

eri ju

aj k

a u

shtru

ar t

rysn

i për

të p

asu

r m

arrë

dhë

nie

seks

uale

kur

ju n

uk k

eni d

ëshi

rua

r

113.

Anë

tari

i fa

milje

s ju

ka d

etyr

uar p

ër të

bët

ë ve

prim

e se

ksua

le të

cila

t nuk

i ke

ni d

ëshi

rua

r

Page 154: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

144

114. Cili nga anëtarët e familjes suaj e ka përdorur më së shpeshti dhunën kundër juve?

114.1 Partneri (burri/gruaja) 114.2 Nëna 114.3 Babai 114.4 Vëllau 114.5 Motra 114.6 Vjehrra

114.7 Vjehrri 114.8 Njerka 114.9 Njerku 114.10 Kunati 114.11 Kunati 114.12 Djali

114.13 Vajza________ 114.14 Kombinime 114.15 Të githë 114.16 Tjetër________

115. Kush tjetër (rrethojeni)? 115.1 Partneri (burri/gruaja) 115.2 Nëna 115.3 Babai 115.4 Vëllai 115.5 Motra 115.6 Vjehrra 115.7 Vjehrri

115.8 Kunati 115.9 Kunata 115.10 Djali 115.11 Vajza 115.12 Kombinime ___________________________ 115.13 Të gjithë 115.14 Tjetër_________________________________

116. Sa shpesh iu kanë lënduar anëtarët e familjes? 116.1 Çdo pesë vjet 116.2 Çdo vit 116.3 1 deri 5 herë në vit 116.4 6 deri 11 herë në vit

116.5 Çdo muaj 116.6 Çdo javë 116.7 Çdo ditë 116.8 Nuk e di / Pa përgjigje

117. A e ka parë ose dëgjuar ndonjë fëmijë në familje dhunën duke ndodhur? 117.1 Po 117.2 Jo

117.3 Nuk e di 117.4 Nuk më kujtohet

117.5 Pa përgjigje

118. Cilat kanë qenë rezultatet negative të dhunës në familje në jetën tuaj

(rrethojeni)? 118.1 Asfare 118.2 Lëndimet 118.3 Problemet psikologjike 118.4 I paaftë për t’u kujdesur për fëmijët 118.5 I paaftë për t’u kujdesur për vetveten

118.6 Mendime mbi vetëvrasjen 118.7 Përpjekja për vetëvrasje 118.8 Tjera

_________________________ 118.9 Refuzon përgjigjen

119. A keni pasur probleme shëndetësore për shkak të dhunës në familje? 119.1 Po 119.2 Jo � 128

119.3 Refuzon përgjigjen

Page 155: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

145

120. (Nëse po), çfarë problemesh shëndetësore keni pasur për shkak të dhunës në familje? (rrethojeni)

120.1 Depresion 120.2 Kokëdhembjet 120.3 Shtypje të lartë të gjakut 120.4 Nervozitet 120.5 Frikë të përhershme 120.6 Mavijosje

120.7 Gjymtyrë të thyera 120.8 Lëndime të tjera 120.9 Tjetër _________________________________ 120.10 Tjetër ___________________________ 120.11 Refuzon të përgjigjet

121. (Nëse po), Nëse keni qenë të lënduar si rezultat i dhunës, a keni shkuar

ndonjëherë te mjeku ose a i keni treguar mjekut se çfarë ka ndodhur? 121.1 Po � Sa ka qenë i dobishëm mjeku? ___________________________ 121.2 Jo � Përse? __________________________________________________ 121.3 Nuk kam qenë i lënduar 122. Kur e keni përjetuar dhunën, a i keni treguar dikujt lidhur me të? (nëse po)

kujt? 122.1 Anëtarit të familjes 122.2 Policisë 122.3 Shokut 122.4 Përfaqësuesit të strehimores 122.5 Një OJQ-je ose gruaje aktiviste

122.6 Punëtorit social në Qendrën për Punë Sociale

122.7 Mjekut 122.8 Psikologut ose psikiatrit 122.9 Tjetër ________________________ 122.10 Askujt

123. Kur e keni përjetuar dhunën, çfarë iu ka bërë të ndjeheni më mirë? 123.1 Asgjë 123.2 Biseda me shokët 123.3 Biseda me anëtarin e familjes 123.4 Biseda me këshilluesin ose me

psikologun 123.5 Puna me duart e mia (siç

është qepja)

123.6 Të fjeturit 123.7 Të jetuarit diku tjetër për një

kohë 123.8 Dërgimi i kryerësit të dhunës në

burg 123.9 Shkurorëzimi 123.10 Tjetër __________________

III. Parandalimi Tash dua ta kem mendimin tuaj lidhur me atë se si shoqëria dhe qeveria mund të ndalin dhunën ose ta zvogëlojnë shkallën e dëmit që rezulton nga dhuna. Idetë të cilat ju i parashtroni do t’iu ndihmojnë organizatave, institucioneve dhe qeverisë që punojnë në këtë çështje të krijojnë një plan për trajtimin e dhunës në Kosovë.

Page 156: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

4

124. Çka mendoni se janë problemet kryesore në shoqërinë kosovare, që e shkaktojnë dhunën në familje?

125. Çka mund të bënin organizatat, institucionet dhe qeveria për të

parandaluar dhunën në familje? 126. Sipas mendimit tuaj, çfarë lloji i ndihmës do të ishte më i dobishëm për një

person i cili ka përjetuar dhunën në familje (rrethojeni)? 126.1 Ndihma profesionale nga psikologët, psikiatrit ose këshilluesit 126.2 Këshillimi familjar 126.3 Vendosja e sigurt (Strehimorja) 126.4 Qasja ndaj kujdesit shëndetësor pa pagesë 126.5 Qasja më e madhe ndaj shkollimit 126.6 Qasja ndaj ndihmës ligjore pa pagesë 126.7 Ndihma në të gjeturit e punësimit 126.8 Tjetër _________________________________________________________________ 127. Çka mund të bëjë qeveria që më mirë të trajtoj dhunën në familje? 128. A ka diçka tjetër që ju dëshironi të thoni ose të bisedoni me mua?

xx
Polygon
Page 157: Siguria fillon në shtëpi

Siguria fillon në shtëpi

(Studiuesi: të plotësohet nga intervistuesi vetëm pas intervistës) 129. Data e vizitës: __ __ / __ __ / __ __ __ __

D D M M V V V V

130. Koha e fillimit: __ __ : __ __ 131. Koha e përfundimit: __ __ : __ __ 132. A është përfunduar pyetësori? 132.1 Po � 140 132.2 Jo 133. (Nëse jo,) cila është arsyeja për mosërfundimin e pyetësorit? 133.1 I intervistuari nuk ka qenë në gjendje të përfundojë (pra, i sëmurë, tepër i

moshuar, dikush tjetër i pranishëm) 133.2 I intervistuari ka refuzuar vazhdimin 133.3 I intervistuari nuk ka pasur kohë të vazhdojë 133.4 I intervistuari nuk ka qenë psikologjikisht i gatshëm për të vazhduar

intervistën 133.5 Tjetër _______________________________________________________________ 134. Sa ka qenë kohëzgjatja e intervistës? 134.1 0-30 min 134.2 31-60 min 134.3 61-89 min 134.4 90-119 min 134.5 120+ min 135. Ju lutem shkruani çfarëdo komenti tjetër të mëtejmë lidhur me intervistën,

duke përfshirë përshtypjen tuaj si një intervistues dhe çfarëdo shpjegimi (si është zhvilluar intervista, shpjegimin e mëtejmë të komenteve të të anketuarit, shpjegimin e gjesteve trupore të të anketuarit gjatë intervistës, çfarëdo rrëfimesh të tjera relevante ilustrative gjatë pyetjeve të veçanta etj.)

___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 136. Si intervistues, ju lutem certifikoni, përmes nënshkrimit më poshtë, se ky

pyetësor është plotësuar në përputhje me përpjekjet tuaja më të mira. Emri i intervistuesit: _________________ Nënshkrimi i intervistuesit: _______________

Page 158: Siguria fillon në shtëpi

 

              

      Katalogimi në botim – (CIP)                   Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës  

 305‐055.2(496.51)(048) 305‐055.1(496.51)(048)        Siguria fillon në shtëpi: Hulumtim për 

hartimin e strategjisë së parë nacionale dhe të planit të veprimit kundër dhunës në familje / Shkruar nga Nicole Farnsworth dhe Ariana Qosaj‐Mustafa. ‐ Prishtinë: Agjencinë për Barazi Gjinore pranë Zyrës së Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, 2008. ‐ 147 f.; 28  cm. 

 1. Farnsworth, Nicole,   2. Mustafa Qosaj, Ariana  ISBN 978‐9951‐545‐01‐3  

  

Page 159: Siguria fillon në shtëpi

 

Page 160: Siguria fillon në shtëpi

Fjala "siguri" zakonisht nënkupton sigurinë kombëtare dhe pamje të konfliktit ndërkombëtar. Siguria brenda shtetit, familjes dhe sidomos në nivel individual shpërfillet pasi që fusha private supozohet si vend i sigurt. Veprimet e paligjshme që do të ndiqeshin penalisht po të kryheshin kundër të personit të panjohur, fqinjit apo në vendin publik kanë tendenca të shpërfillen kur kryhen në hapësirat private kundër anëtarit të familjes. Mirëpo, me shtimin e vëmendjes ndërkombëtare ndaj sigurisë njerëzore, ekziston një pajtueshmëri në rritje se pasiguria në mesin e individëve kontribuon në pabarazitë më të gjëra institucionale që ndikojnë negativisht në qeverisjen demokratike dhe në sigurinë e përgjithshme.

Dhuna në familje, që më parë është konsideruar si çështje private, është burim i pasigurisë për shumë njerëz në mbarë botën, duke përfshirë edhe ata nga Kosova, siç ilustrohet edhe në këtë Raport. Ekzistojnë dëshmi të shumta se dhuna në familje i kontribon një vistri të gjerë të problemeve shëndetësore, çështjeve psikologjike, paaftësisë për t'u përkujdesur ndaj fëmijëve dhe, madje, edhe vetëvrasjes apo vdekjes. Gjithashtu, dhuna i shkakton shoqërisë shpenzime domethënëse që ndërlidhen me kujdesin shëndetësor, policinë, drejtësinë, arsimin, punësimin dhe prodhimtarinë. Andaj,

Qeveria e Kosovës ka interes legjitim në zvogëlimin e dhunës në familje në vazhdën e aktiviteteve të saj të tanishme për arritjen e Objektivave zhvillimore të mijëvjeçarit dhe drejt përparimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë raport trajtohet mungesa e informatave për dhunën në familje në Kosovë, dhe vihen themelet e forta për Planin e parë të veprimit të Kosovës kundër dhunës në familje. Në raport po ashtu shqyrtohen format e dhunës që zakonisht ndodhin në familje; perceptimet e qytetarëve për dhunën në familje dhe për keqtrajtuesit; kufizimet shoqërore që i privojnë grupet e caktuara demografike dhe që i kontribuojnë dhunës; pasojat e dhunës ndaj femrave, meshkujve, fëmijëve familjes dhe shoqërisë, duke përfshirë institucionet publike; metodat që qytetarët i përdorin për trajtimin e dhunës, si dhe mangësitë e ndërlidhura ligjore dhe institucionale.

Në raport jepen informacione dhe rekomandime shumë të vlefshme për qeverinë e Kosovës, politkbërësit, organizatat joqeveritare, hulumtuesit, donatorët dhe për të interesuarit e tjerë në organizimin e fushatave apo programeve të synuara për parandalimin e dhunës në të ardhmen, për mbrojtjen më të mirë të viktimave dhe për ndjekjen penale të kryerësve.

ISBN 978-9951-545-01-3

Siguria fillon në shtëpi