doktoratura-viola-isufaj-fakulteti-i-histori-filologjise-departamenti-i-letersise.pdf

Upload: shefqet-bruka

Post on 06-Jul-2018

570 views

Category:

Documents


34 download

TRANSCRIPT

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    1/336

    1

     Rikthimi i mitit

    në veprën e Ismail Kadaresë

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    2/336

    2

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    3/336

    3

    VIOLA ISUFAJ

     Rikthimi i mititnë veprën e Ismail Kadaresë

    Onufri

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    4/336

    4

    Recensues shkencor: Dr. Eliana Paço

    © Autori, 2013

    ISBN 978-.....................................

    PRINTED IN ALBANIA BY ONUFRI

    Shtëpia Botuese Onufri

    Rr. “S. Gabrani”, Tiranë, Tel/Fax 00355 4 2220 017; 2270 399 http: //www.Onufri.com; E-mail: [email protected]

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    5/336

    5

    PASQYRA E LËNDËS 

     Parathënie  ................................................................................................11 Hyrje  ........................................................................................................13

    K APITULLI I PARË

    1.1 Vështrime të përgjithshme krahasuese dhe kritere të klasikimit.Terminologjia, metodologjia. Paradigma dhe modele të përzgjedhura nëletërsi ........................................................................................................211.2. Çështje teorike, terminologjike dhe metodologjike ....................211.2.1 Si studiohen mitet? .....................................................................21

    1.2.2 Disa probleme të terminologjisë .................................................231.2.3 Koncepte themelore dhe përkuzime; studimet e derisotme

    në Europë dhe SHBA .................................................................261.2.4 Miti etnoreligjoz dhe miti letrar ..................................................291.2.5 Miti në strukturat e veprës letrare - (vështrim panoramik në  letërsinë botërore) .......................................................................311.2.6 Rimarrja e mitit në letërsinë shqiptare ........................................33

    K APITULLI I DYTË

    2. Treguesit dhe marrëdhëniet ndërtekstore në veprën e Kadaresë ..412.1.1. Ndërteksti dhe ndërtekstualiteti ..................................................412.1.2. Tregues ndërlidhjesh ndërmjet tekstesh ......................................432.1.3. Shfaqja e ndërtekstit në tituj dhe personazhe ..............................432.1.3.1. Citimi ..........................................................................................462.1.3.2. Epigra .......................................................................................472.1.3.3. Aluzioni ......................................................................................48

    2.1.3.4. Ndërtekst i motivuar për metaforë dhe metonimi .......................582.1.3.5. Analogjia .....................................................................................55

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    6/336

    6

    2.1.3.6. Referenca ..................................................................................572.1.4. Arketipat- referenca ndërtekstore  .............................................602.1.1.1 Arketipi i mosbindjes hyjnore: nga titani rebel-një Promethe  modern .....................................................................................64

    2.1.1.2. Përfytyrimi demonik ................................................................682.1.1.2.1. Rinovimi i sistemit ndëshkimor-rikthimi i ferrit dhe i skëterrës ..682.1.1.2.2. Arketipi i Klitemnestrës - aluzion për vrasjen e tiranit ............722.1.1.2.3. Arketipi i Kalkantit, sintezë e vazhdueshme dhe riformim i

    kuptimit ....................................................................................742.1.1.2.4. Arketipi i ndërtuesit të labirintit-vrasja makabre e intelektit ...762.1.1.2.5. Tirani-prijës .............................................................................782.1.1.2.6. Arketipi i ijuesit dhe vajzës së ijuar .....................................802.1.1.2.7. Arketipi i Agamemnonit ..........................................................802.1.1.2.8. Arketipi i Igjenisë ..................................................................82

    2.1.1.2.9. Flijimi-një akt politik ...............................................................832.1.1.3. Ritualet dhe sakricat në ndërtime-të modikuara ..................862.1.1.4. Arketipi i shkatërrimit të një qytetërimi ...................................912.1.1.5. Arketipat përmes emërtimit dhe funksionit të personazheve ...932.1.1.6. Arketipi i bukuroshes së rrëmbyer (He)Lena ...........................962.1.1.7. Nga dyluftimet profane tek sulmi diplomatik ..........................982.1.1.8. Arketipi i metamorfozës .........................................................1052.1.1.9. Arketipi qiellor-aluzion për qendrën e botës komuniste ........1072.1.1.10 Dukuri të tjera arketipore: marrëdhëniet me botën e përtejme;

      faji që kërkon shlyerje, incesti ................................................1092.2. Mënyra e shndërrimit të paratekstit ........................................1112.2.1. Çmitizimi ................................................................................1132.2.1.1 Nga shenjtëria në përdhosje ...................................................1132.2.1.2. Zhvendosja që pësojnë subjekti, intriga dhe heronjtë ............1162.2.1.3. Reduktimi i mitit në histori, orientimi drejt konkretes ..........1212.2.1.4. Zhvlerësimi grotesk i shenjtërisë së miteve ...........................1332.2.2. Mënyrat e pranisë së autorit dhe faktorëve historiko-shoqërorë ...1372.2.2.1. Kahje shndërrimi të pëmbysura: njeriu bëhet gjarpër ..........1412.2.2.2 Edipi – gurë poliedrike ........................................................1502.2.2.3. Vjedhja e pavdekësisë- një mit politik ...................................1542.2.2.4. Reeksioni për rolin e artistit-qëllim i autorit .........................1572.2.2.5. Çifti erotik Orfe-Euridike-referenca kah tirania postkomuniste  dhe Ballkani i tunduar ............................................................160

    K APITULLI I TRETE

    3. Mekanizma tekstorë të rimarrjes së miteve ............................171

    3.1. Përftesa narrative. Lindja e situatës së re të rrëmit në një konteksttë ri. Shëmbëllimi narrativ dhe transformimi narrativ ............171

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    7/336

    7

    3.1.1. Rrëmi “n herë për atë që ka ndodhur 1 herë”  (tregimi Parabanjës) ......................................................................................173

    3.1.2. Transformimet narrative në monologun e  Ëndrrës mashtruesedhe Snksit  ( Nata e Snksit, Ëndrra mashtruese) ..................179

    3.1.3. Romani me enigmë dhe suspans heton dilemën mitike (K ush e solli Doruntinën, E penguara, Aksidenti) ................................1793.2. Digresionet dhe ndërfutjet .......................................................1953.2.1. Miti i gjarprit dhe i vjedhjes së pavdekësisë tek Lulet e ftohta të

    marsit   .......................................................................................1953.2.2. Vajtojcat, rapsodët, kori i hijeve rimodelojnë ngjarjen mitike

    ( Kush e solli Doruntinën, Ura me tri harqe, Jeta, loja dhe vdekjae Lul Mazrekut ) ......................................................................207

    3.3. “Zemra e rrëmit-e pambërritshme” ( Kush e solli Doruntinën,   Aksidenti) ...............................................................................2173.4 Evokimi i mitit në rrëm përmes fantastikes ( E penguara; Darka  e gabuar ) .................................................................................2293.5. Shqyrtimi i motivit mitik nga shkrimi eseistik ( Përbindëshi, Eskili,  ky humbës i madh) ..................................................................2343.6. Nga drama në tregim-nga tregimi në dramë. Dramatizimi i mitit

    të Prometheut. (Stinë e mërzitshme në Olymp) .......................238 

     Përfundime .............................................................................................243Shtojcë  ...........................................................................................259 Bibliogra  .....................................................................................329

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    8/336

    8

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    9/336

    9

    PARATHËNIE

     Në një kohë të dhënë, një shoqëri u kthehet formave të huaja letrare. Ado t’i bëjë të vetat edhe mitet e huaja ashtu siç ka përqafuar edhe perëndi

    të huaja? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, duhen bërë kërkime mbilidhjet midis mitit dhe formës së shprehjes së tij1. Ne hyjmë në zemër tënjë rrjeti ndërtekstor dhe gjendemi thuajse në të gjithë opusin krijues tënjë shkrimtari përfaqësues të letërsisë shqiptare dhe asaj botërore, ku shqyrtojmë raportet e veprës së tij me mitin: mitologjinë antike-klasike emitologjinë e këtij trualli shqiptar, ballkanas deri dhe mitet e popujve tëlargmë, nordikë. Këtë e bëjmë nga këndvështrimi i raporteve ndërtekstore gati në të gjithë spektrin e shfaqjes së këtyre raporteve duke u përpjekur të sjellim një ndihmesë në traditën studimore mbi shkrimtarin Ismail Kadare,

    në studimin e raporteve letërsi-mit dhe në njëmendësimin me lëndë letrare shqipe të ndërtekstorisë.

     Puna ka qenë e mundimshme dhe e bukur. E bukur sepse i tillë është vetë objekti i saj; e mundimshme, pasi,

    linjat e këtij sistemi u shfaqën jashtëzakonisht shumë të larmishme dhemungesa e kritereve të klasikimit e vështirësonte punën. Është dashur, po ashtu, zotërimi i dijeve në tri fusha: në mitologji dhe në antropologjinëkulturore; në teoritë bashkëkohore për tekstin letrar si palimpsest; si dhe

    1 Chevrel, Y. Letërsia e krahasuar, Puf, Tiranë, 2002, f.97

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    10/336

    10

    në kushtëzimet e veprës së Kadaresë me mitet e trashëguara prej kulturave parashkrimore. Duke hulumtuar prej disa vitesh njëkohësisht në këto tri fusha, për të siguruar zikisht një pjesë të literaturës, më është dashur tëudhëtoj e të hulumtoj disa herë në universitetet perëndimore. Pjesa tjetër e

    literaturës është kontribut i miqve dhe i kolegëve të Universitetit të Tiranësdhe të Prishtinës, të cilët i falënderoj përzemërsisht!

     Falënderoj për bisedat, oponencat, sugjerimet, vlerësimet, seriozitetindhe vëmendjen që iu dha kësaj pune nga studiuesit më virtuozë shkencorë,vlerësoj ndihmesën e prof. Bashkim Kuçukut në udhëheqjen e kësaj teme.

     Fakti se ky libër gjendet tani në duart tuaja është nder dhe kënaqësi. Prandaj, jam gjithnjë e gatshme të pres mendime të reja, çdo sugjerim dhevërejtje me vlerë në dobi të përmirësimit të kësaj pune.

     Mendimi i specializuar është shumë i rëndësishëm për këtë tekst dhe për tekstet që do ta ndjekin.

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    11/336

    11

    HYRJE 

    Kongurimet mitike janë shumë të pranishme në veprën e IsmailKadaresë – më tepër se kaq, ato janë një fenomen artistik: gjendja e pranisë

    së tyre, strukturimi, transformimet, funksionet - do të përbëjnë objektin ekëtij punimi.Objekti i këtij punimi përjashton studimin e krijimit të miteve moderne;

    ai përjashton, gjithashtu, studimin e miteve në vetvete (studimin e miteveetnoreligjoze), ndonëse, duke shërbyer si paratekst i veprave të Kadaresë,njohja e tyre është parakusht për të ndërmarrë një punë të tillë krahasuese.

    Këtu, po sqarojmë e argumentojmë, gjithashtu, disa zgjedhje e  për -zgjedhje, si p.sh. përse në këtë studim nuk do të jetë vendimtar klasikimi:mite shqiptare-mite antike, më njërën anë dhe klasikimi: mite, legjenda,

     përralla në anë tjetër; dhe përse mitet moderne nuk mund të jenë objekt ikëtij punimi.Kërkimi mbi origjinat e mitit (përcaktimi nëse kemi të bëjmë me lëndë

    mitike ballkanike, europiane, shqiptare, sllave)-me gjasë mund të na çontenë një udhë pa krye; kjo lloj qasjeje shkakton një sërë kontradiktash - përveçkësaj, del jashtë objektit të këtij punimi. Nëse detyrohemi të ndryshojmëdrejtimin dhe të hetojmë mbi origjinat e mitit, atëherë duhet pranuar sekjo është diçka turbulluese dhe madje shkurajuese për komparatistin, nëhapësirën e fushës që hapet para tij.

    Jashtë objektit të këtij studimi janë edhe mitet e reja të krijuara, apomitet moderne, supozojmë: miti i diktatorit, në veprën e këtij autori. Atomund të shfaqen në këtë studim vetëm në nivel konstatimi ose në funksiontë një teze tjetër.

    Objekti i disertacionit përfshin shndërrimet e miteve etnoreligjoze nëmite letrare – rimarrjet në veprën e Ismail Kadaresë-ku, të organizuara sipasnjë rregulli të caktuar, në mënyrë të ndërgjegjshme e të pandërgjegjshme,dhe, duke ndërtuar lidhje të rëndësishme, marrëdhënie specike midis tyredhe qëllime të caktuara estetike, formojnë një sistem të veçantë.

    Ka gjithmonë një grishje për të ndërmarrë studime krahasuese: lindjae rimarrjeve dhe e varianteve, por po ashtu dhe qëndrueshmëria, prania në

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    12/336

    12

    disa epoka dhe mungesa në disa të tjera tek shkrimtarë të caktuar; por poashtu, përshtatje të çuditshme, të mahnitshme apo të paqarta.2 

    2 Vërehet, gjithashtu, lëndë e gjerë studimore dhe zbrazëti në studimet e krahasuara në

    kontekstin shqiptar-kjo është një tjetër arsye për ndërmarrjen e kësaj pune. Nëse do të bëhejnjë paraqitje e shkurtër, do të shihej kjo çështje mbi studimet shqiptare, kryesisht në dydrejtime: në kontributin e dhënë për mbledhjen e folklorit (miteve, legjendave, përrallave,gojëdhënave) dhe në kërkimin për studime të krahasuara të kësaj natyre ndër studiuesitshqiptarë. Natyrisht, natyra e punës nuk është e njëjtë, po ashtu, ka shumë pak ngjashmërinë rezultate dhe interesimi për studimet e krahasuara ka nisur tepër vonë.

    Sikurse shumë romantikë të Europës Lindore e sidomos të Ballkanit, të cilët u bënëthemelues të kërkimeve e studimeve folklorike në vendet e tyre, të tillë si Vuk Karaxhiçie Dionisis Solomosi, edhe romantikët tanë, De Rada, Zef Skiroi e të tjerë kanë qenënjëkohësisht dhe kërkues të folklorit. Qëndrimet e përfaqësuesve të veçantë të kulturës sonëndaj traditës janë më të hershme, datojnë që nga shekulli XVI me veprat e humanistëvee veçanërisht, me Marin Barletin. Sa i takon kontributeve të mëvonshme, me rëndësi tëveçantë është personaliteti i Mitrush Kutelit, për nga puna konkrete kërkimore e studimore

    në shkencën tonë, e për nga mënyra unike si mitet e përrallat, legjendat dhe rrëmet e pleqve ndikuan në krijimtarinë e tij letrare. Mitrush Kuteli bëri punë konkrete si mbledhës ifolklorit. E lloi këtë punë në Rumani, mes shqiptarëve të mërguar, duke e quajtur folklorin,në krye të herës thjesht si ushqim shpirtëror. Fryt i kësaj pune ishte përmbledhja  Fjalë tëurta shqiptare (D. Pascu: Proverbe albaneze, Constanta 1936). Mblodhi në të njëjtën kohëedhe folklorin rumun. Një përmbledhje bërë gati për shtyp, me titullin Cancete din Moldova

     Mica ( Këngë nga  Moldova e vogël ), e la për botim dhe nuk mori vesh si i vajti lli. (sipasnjë shënimi në Këngë e brithma nga qyteti i djegur  (i mblodhi M. Kuteli), Tiranë 1944, f.7).E vazhdoi mbledhjen e folklorit në Shqipëri.

    Më 1943 botoi veprën e tij më të rëndësishme në këtë fushë, përmbledhjen  Këngë e brithma nga qytet’ i djegur , me folklor të mbledhur në Pogradec. Lënda e saj ndofta nuksjell ndonjë gjë të re, por krejt e re për folkloristikën shqiptare të deriatëhershme ishte

    mënyra e trajtimit të kësaj lënde: jetëshkrimi dhe portreti i shkurtër i subjekteve që ia kanëdhënë këngët, shënime për historinë e këtyre këngëve etj. Mund të quhet e para përmbledhjefolklorike me kritere të tilla e botuar në Shqipëri. Sikurse e ka sqaruar vetë, ketë metodëe kish nxënë në një kurs të organizuar nga Instituti rumun i sociologjisë për mbledhësit efolklorit. Edhe një ndryshim i rëndësishëm do vënë në dukje lidhur me këtë përmbledhje:kësaj radhe autori është i ndërgjegjshëm që këtë punë nuk e bën thjesht për “ushqimshpirtëror”: “dyke mbledhur këto këngë, ndiqnja qëllimin e plotësimit të frazeologjisëqë më duhej për shkrimet e mija letrare” ( Këngë e britma... f. 8). Këtij qëllimi duhet t’ikenë shërbyer edhe rreth 80 përralla e 140 këngë popullore, të cilat mbetën të pabotuara.(Kujtesë..., f. 62).

     Në studimet letrare shqiptare është i njohur kontributi i mbledhësve të folklorit:Lambertz, Palaj, B., Mitologji, doke dhe zakone shqiptare, (Prishtinë, 2000), Studime mbieposin e kreshnikëve: studimi Mitologji në eposin e kreshnikëve, vepra e etnologut Mark

    Tirta Mitologji ndër shqiptarë , studimi i Aleksandër Shtipcevicit: Simbolet e kultit te ilirët,(Rilindja Prishtinë 1983), Visaret e kombit, Thimi Mitko: Bleta  shqiptare, Anton Harapi,Valë mbi valë , është e njohur ndihmesa e madhe nga Arshi Pipa, Eqerem Çabej dhe Gradilone,kontributi i revistës Kultura Popullore-organ i Institutit të Antropologjisë, MyzafereMustafa, Përralla shqiptare, (Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2003), albanologu RobertElsie ka treguar interes në A dictionary of Albanian Religion Mythology and folk Culture, London, 2002; së fundmi dallojmë botimin e akteve të seminarit 25 të Prishtinës [Prishtinë2006, 25/2] e punimin e botuar mbi rifunksionimet e miteve Metamorfozat  të E. Lumit.

    Përkthimi i Chevrel-it, profesorit frëng të Letërsisë së Krahasuar në Sorbone IV, kaardhur nga Ali Xhiku, përkthimi i veprës së Brunelit është në proces (dhe po realizohetnga Ilia Lëngu), është botuar ndërkohë edhe një studim i krahasuar  Miti dhe romantizmieuropian i O. Gashit .

     Ndonëse letërsia shqipe, sidomos e shekujve XIX dhe XX ofron lëndë të shumtëstudimore, duket se ekziston një zbrazëti e madhe në studimin e mitit dhe të raporteve tëtij me letërsinë.

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    13/336

    13

     Në këtë studim monograk trajtohet dhe analizohet prania dhefunksioni i mitit në veprën e Kadaresë si histori dinamike dhe ekzemplare,e përbashkët, por, po ashtu, individuale. Duke qenë i tillë, ai shtron çështje, premisa e orientime të cilat së pari kanë të bëjnë me vendin, ndikimin,

    funksionin e mitologjisë, e më pas me interpretimin.Tema do të zhvillojë në gjithë strukturën e saj një qasje komperative kuveprat e Kadaresë dhe dukuritë letrare do t’i vështrojë, në radhë të parë nga pikëvështrimi ndërtekstor, duke i analizuar përbërësit themelorë të vepraveletrare të Kadaresë dhe duke i vënë ato në përqasje me vepra të autorëvetë tjerë apo të letërsive të tjera, të cilat karakterizohen përgjithësisht ngarifunksionimi i të njëjtave mite.

    Kësisoj, në varësi të specikave të këtij spektri të ngjashmërive eanalogjive, lipset dhe një larmi metodash kritike të kombinuara së bashku për të bërë përpjekje serioze për t’iu qasur këtyre teksteve. Një sforcimi mundshëm a prirja për një përcaktim sa më “të përpiktë”, nuk sjellveçse vështirësi që s’reshtin së shfaquri. Zgjidhja e një problemi, shpesh,ka krijuar probleme të reja. Këtu përpiqemi t’u shmangemi metodaverigorozisht të përcaktuara dhe përqendrohemi tek specikat dhe karakteri i punimit çka do na drejtojë të kërkojmë rrugën më të përshtatshme.

     Natyra e kësaj pune e thërret vetë metodën: ështe ajo që bashkonaspektet më të qenësishme të disa metodave të njohura.

    Do të mbizotërojë metoda krahasuese, e do të ndërthuren qasjetstrukturale, semiotike, lologjike, ndonjëherë në të rrallë dhe psikanalitike

    e sociologjike. Kjo e fundit, pasi ndonjëherë është e pamundur të bëshkërkimet mbi mitin e të mos marrësh parasysh karakteristika të shoqërisëku ai është shfaqur e rishfaqur.

    Për shkak të larmisë së madhe të rimarrjeve paraqitet i vështirë edheklasikimi i lëndës letrare, pra, problemi nuk qëndron thjesht në vëllimine madh të veprës kadareane sesa në atë gamë të gjerë riminishencash ekonguencash, ndikimesh e origjinaliteti. Klasikimi i rregullt, siç dihet,është një nga shkallët e para të përshkrimit shkencor, por parim i kësaj pune duhet të jetë nxjerrja e këtij klasikimi nga vetë lënda, nga specikat

    e saj. Shqyrtimi i formave dhe hetimi i ligjësive të përpunimit e të ndërtimittë një skenari të ri-nuk mund të jetë kriteri i vetëm i klasikimit. Ndërsastudimi sipas mekanizmit rimarrje-çmitizim-zbrazje e kuptimit të parë-risemantizim - do të ishte në thelb një dekonstruksion-i cili do të lintemënjanë intuitën e shkrimtarit dhe natyrën e artit e në të njëjtën kohë, do tëshpallte pamundësinë për ta studiuar në thelb sistemin. Punimi nuk mundtë mbështetet tërësisht as në procesin e interpretimit.

     Një klasikim tjetër mund të ishte ai sipas motiveve të rimarra p.sh.:motivi i ijimit tek Ura me tri harqe, tek Vajza e Agamemnonit , motivi

    i metamorfozës etj; por ky do të ishte një punim që do të rrezikonte tëishte i sipërfaqshëm; a do të ndërtohej ai mbi një klasikim vërtet

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    14/336

    14

    shkencor? - atëherë klasikimi duhet zhvendosur në këndvështrimestrukturore, semiotike etj-dhe ky klasikim do të ishte shumë më i pasurse të mëparshmit. Padyshim hetimi struktural është i pashmangshëm:identikohen elementët më të vegjël të shprehjes së mitit, ndërvarësia

    midis tyre dhe kombinimi, përfaqësimi dhe karakteri abstragues si dhekompetenca e elementeve përkundrejt dukurive.Kështu kritere krejt objektive për klasikim duket se s’ka si të ketë.

    Prandaj propozohet t’i jepet një logjikë klasikimit, edhe nga pikëpamja e bashkëveprimit të të gjithë elementëve.

    Klasikimi i lëndës u bë duke marrë parasysh elementët më tërëndësishëm, ato vatrorë të mekanizmit të riciklimit të miteve, ato qëdrejtojnë, përcaktojnë dhe shndërrojnë elementët e tjerë dhe që ruajnëkompaktësinë e strukturës.

    Në kapitullin e parë  do të parashtrohen dhe qartësohen së paridisa çështje të natyrës teorike, terminologjike dhe metodologjike që ngandërlikimet e arsyetimeve të debateve midis studiuesve mbi zgjidhjene problemeve dhe marrëveshjet mbi terminologjinë, deri tek paraqitja estudimeve perëndimore më fondamentale të sotme mbi mekanizmat erisemantizimi të miteve. (Njëkohësisht, në hyrje është hedhur dritë dhembi vendet “e zbrazëta” në studime të këtij tipi; në mënyrë të veçantënë kontekstin shqiptar.) Në çështjen e parë të kapitullit të parë, nuk do tëabstragohet gjatë me nocionet; qëllimi është të sqarohen dhe përkuzohen

    termat që do të përdoren gjatë punimit. Kapitulli i parë është i pajisur menjë Shtojcë  të vendosur në fund të punimit - me informacione e materiale plotësuese. Ajo vendoset me statusin e një teksti ndihmës që mund tëkonsultohet, por jo detyrimisht të lexohet. Për këtë arsye nuk është pjesë etrupit të trajtesës. Shtojca përmban lëndë heterogjene me trupin e trajtesës, prandaj, lidhja me këtë të fundit, do të realizohet përmes një rrjete të dendurreferencash të brendshme. Aty, paraqiten disa rimarrje në letërsinë botëroretë motiveve, paketës së imazheve apo arketipave të cilët kongurohen edhenë veprën e Kadaresë, rimarrje p.sh. të arketipit të heroit tragjik-fajtorit

     pa faj, bukuroshes së rrëmbyer a ijimit etj. Përpiqemi të përcaktojmëkësisoj, se cili është tipari që e bën këtë mënyrë rimarrjeje të jetë tipike përshkrimtarin tonë dhe përse disa rimarrje, të njohura e të “privilegjuara” edhenë letërsinë europiane, bartin gjithsesi origjinalitetin e këtij shkrimtari.

     Në çështjen tjetër, krijohet një panoramë me autorë të tjerë të letërsisëshqiptare duke caktuar disa koordinata kryesore: Gjergj Fishta, ErnestKoliqi, Mitrush Kuteli, Martin Camaj, Ethem Haxhiademi, Anton Pashku,Kasem Trebeshina etj., të cilët kanë ushqyer veprën e tyre me mite të lashtadhe kanë krijuar mite moderne. Do të orvatemi të përcaktojmë se cili është

    vendi i Kadaresë në sistemin letrar shqiptar dhe specika e mekanizmaveriaktivizuese të mitit në veprën e tij.

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    15/336

    15

    Kapitulli i dytë: Objekt teorizimesh të shumta dhe nganjëherëkundërshtuese, ndërtekstoria, është bërë dalëngadalë një kalim i detyruar për çdo monogra, njëlloj sikur befas të kuptohej se një tekst, çfarëdo qoftëai, është i përshkuar gjithmonë nga tekste të tjera. 3 Sistemi i hershëm i

    shenjave ndryshon në një tjetër sipas një procesi i cili do të hetohet nëkëtë kapitull të dytë: ndërtekstoria. Tekstet e Kadaresë janë asimilimdhe transformim i teksteve të mëparshme duke krijuar një si pëlhurë aporrjet heterogjen, ku jet që e thurin dhe mënyra e thurjes nuk mund të përcaktohen krejt lehtësisht.

    Pasi të kemi përkuzuar ndërtekstin dhe ndërtekstorinë, duke iureferuar Kristevës, Bartit, Bakhtinit, Fukosë etj., ne do të shtrojmë lëndënletrare të Kadaresë mbi çështjet e ndërtekstit dhe ndërtekstorisë: cilët janëtreguesit ndërtekstorë dhe si e përthyen Kadare domethënien e një teksti paraekzistues? Në çfarë e ndryshon ai tonin e këtij teksti? Si ndryshon statuti

    i tekstit nga ndërhyrja e citimeve, aluzioneve, referencave, analogjisë etj.? Ndërtekstoria është një raport i tillë midis teksteve letrare, ku për të

    njohur një vepër është e rëndësishme njohja e një vepre tjetër, përmes sëcilës ky relacion është i përmbushur dhe që, me mënyrë tjetër nuk do tëmund të realizohej. P.sh. Uliksin e Xhojsit nuk është e mundur ta kuptojmëdrejt jashtë raporteve të atij romani me Odisenë  e Homerit.

    Është gjithmonë e nënkuptuar që burimi apo parateksti nga ështëushqyer vepra e Kadaresë është i veçueshëm, i vrojtueshëm, ai ështënjë objekt i qëndrueshëm që mund ta kapim dhe njohim; përkundrazi,

    ndërtekstoria, procesi që i jep jetë, duket të jetë tjetër gjë: si një forcë eshpërndarë e cila mund të shpërhapë gjurmë pak a shumë të pakapshmenë tekst. Ndërteksti mund të jetë po aq një objekt lehtësisht i vrojtueshëmtë cilin mund ta veçojmë dhe njohim më vete në veprën e Kadaresë sa dhenjë element më i shpërndarë dhe i vështirë për t’u diktuar. A gjendet aimë tepër mbi një rrafsh tematik apo gjuhësor? Duke synuar një hulumtimtë tillë, specikën e formave ndërtekstore, do të vëmë llimisht përballënjëra-tjetrës format e shkoqitura të ndërtekstorisë që shfaqen në tekst, e qëmund të dallohen nga format e ndërlikuara.4 

     Një çelës për studimin e referencave ndërtekstore janë arketipat erishfaqur. Studimi i arketipave të rishfaqur do të përbëjë një pjesë shumë tërëndësishme të këtij kapitulli. Do të analizohet mënyra me të cilën arketipirimerret, do të vërehet çfarë anashkalon nga paraardhësi mitik e çfarë ton

    3 Nathalie Piegay-Gros, Hyrje në intertekstualitet , Parnas, Prishtinë, 2011, f 94 Transtekstualiteti përfshin pesë tipe marrëdhëniesh; më abstraktja është arkitekstualiteti,

    i përkuzuar nëpërmjet marrëdhënies që një tekst mban me kategorinë e përgjithshme sëcilës i përket. Paratekstualiteti dërgon tek çdo marrëdhënie që një tekst mban me paratekstine tij (parathënie, vërejtje, ilustrime…); Genette do ta studiojë këtë në Seuils (Pragje), LeSeuil, 1985. Metatekstualiteti është marrëdhënie komenti e cila « lidh një tekst me një tjetërtekst mbi të cilin ai et, por pa e cituar detyrimisht, madje dhe pa e përmendur.

    Hipertekstualiteti përkuzon çdo marrëdhënie e cila lidh një tekst B (hiperteksti) me njëtekst A (hipoteksti) nga i cili ai rrjedh.

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    16/336

    16

    në kontekstin e ri ku rishfaqet; do të tregohet sesi cilësitë e përbashkëtatë epokave të ndryshme bëjnë të mundur rishfaqjen e arketipave dheshpjegojnë përthyerjet e reja të tyre.

    Duke qenë se ndërtekstoria shfaqet si forcë lidhëse midis teksteve, por

    edhe si një forcë thyerjeje e cila i kundërvihet traditës, përdhos autoritetine modeleve dhe ndryshon thellësisht statutin dhe natyrën e tekstit, studimido të drejtohet kah dy elemente thelbësore: zvetënimi i modelit tragjik dhedomethënia e re që i jepet temës së trashëgimisë. Kjo ka të bëjë pikërishtme hetimin e ndërtekstorisë si forcë lëvizëse.

    Do të shohim sesi heronjtë epikë, janë të rrëzuar nga madhështia etyre, sesi satira, komikja, grotesku, sesi disa forma rëndomësimi lindin ngakjo humbje e sublimes dhe çmitizimi i bëmave.

    Miti i rrënjosur në kontekstin shoqëror shqiptar rilexohet nën dritën e

    aktualitetit politik, ideologjik, shkencor, artistik- është për t’u shënuar faktise Kadareja u mvesh a u thekson miteve vlera që ato i mbartnin pa i shfaqur.Si fond kulturor i nënshkruar thellësisht në një kujtesë të përbashkët, mitetletrare kundërshtojnë çdo përkuzim të prerë të një kuptimi dhe i kapërcejnëgjithmonë domethëniet që çdo epokë mund t’iu mveshë: ato janë gjithmonëtë përshtashme për kuptimin që Kadareja u jep. Ai, duke i risemantizuar, iripërtërin ato. Mitet vijnë në veprën e Kadaresë të transformuara me qëllimreferencën kah koha e tashme. Kështu reminishenca bëhet referencë. Dhe,miti letrar, i shton mitit primitiv domethënie të reja. Siç ka theksuar Pierre

    Albouy, nuk ka pikë të mitit letrar pa një “palingenesie”, e cila e gjallëronmitin në një epokë ku vërehet se është i aftë “të shprehë problemet e kësajepoke”.5 

     Në këto kushte nuk do të lihet mënjanë, krejt e papërllur qasjasociologjike, ndonëse nuk do të mbizotërojë. Ajo vetëm do të mbështesë, plotësojë një analizë semantike dhe strukturore në këtë kapitull. Strukturaspecike e rimarrjeve ka një analogji me strukturën gjuhësore. Shohim semund të analizojmë thelbin e risemantizimit të mitit edhe nga vetë gjuha- si një sistem shenjash. Fillimisht kjo rrezikon ta kuzojë mitiken në

    një fakt semiologjik. Është natyra e mitikes, pra, që duhet të ketë të bëjëme semiotikën dhe teorinë e interpretimit. Interpretimi është gjithmonë i papërmbushur tërësisht sepse e tillë, e paplotë, është vetë gjuha.

     Në çfarë hierakie do të vendosen elementet përbërëse tekstore dhekuptimore, në ç’përmasë do të shprehet konotimi i njësive të veçanta dhei tërësisë së tyre, kjo do të varet nga procesi që do të shpjegohet në pjesëne dytë të kapitullit të tretë. Kur autori e koncepton dhe e krijon veprënletrare, ai ka parasysh dhe përvojën, e cila është krijuar e formuar nga përvoja diakronike: përmes përvojës historike, socio-kulturore, letrare,

    5 Mythes et mythologies dans la literature française, A. Colin, 1969, reed.1980, fq.8

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    17/336

    17

    fetare etj. dhe sinkronike: përvojës në kohën kur vepron dhe krijon autori; prandaj këto elemente të rëndësishme do të shprehen e do të formësohen nëmënyra të ndryshme dhe do të marrin funksione të larmishme në rrjedhën paradigmatike dhe sintagmatike të strukturës letrare.

    Kapitulli i tretë: Miti si formë alegorike, logjike, e ndërgjegjshme, siformë krijuese është shumë i gjallë në letërsinë moderne. Sipas studiuesitLévi-Strauss-it, rrëmet mitike funksionojnë në mënyrë të përsëritur,duke u shfuqizuar, duke u transformuar dhe në forma alegorike. Por në tëgjitha rastet, gjithsesi, miti, është gjallëruar nga një mekanizëm. Ky ështëmekanizmi i rrëmit. Sipas përkuzimit të plotë dhe kompleks të propozuarnga Gilbert Durand-i në Les Structures anthropologiques de l’imaginaire:

    “ Me mit ne kuptojmë një sistem dinamik simbolesh, arketipash dhe skemash, sistem, i cili, nën nxitjen e një skeme priret drejt kompozimit tënjë rrëmi.”

    Mitet tek vepra e Kadaresë herë-herë janë strukturuar të ndërkallura brenda një rrëmi letrar, e herë-herë i gjithë krijimi artistik është shfaqurnë formën e një miti të rindërtuar. Në fakt, mitet, si formë narrative, prirendrejt letërsisë ndërsa ction-i aspiron statusin e mitit. Kadare i rimodelonmitet e lashta, klasike apo shqiptare, sipas një vizioni të ri, në struktura tëreja narrative që përcaktohen nga imagjinata dhe stili individual i rrëmit

    të tij. Miti i lashtë rishfaqet thuajse i gjallë nëpërmjet një iluzioni narrativ.Autori pra, bën një rikrijim, një rindërtim të mitit të lashtë sipas ligjërimittë tij gurativ, bazuar në invariantet e mitit ekzistues.

    Struktura narrative nënkupton modelin e thurjes së njësive konkrete që përbëjnë mitin dhe lidhjen e tyre sipas një logjike e cila organizon grupine transformimeve që janë analoge me përmasat e hapësirës, kohës dhevendit, sipas një kodi të fshehtë gurash, mbi kuptime të caktuara dhe lidhjesintagmatike që ndërtojnë mesazhin si formë e brendshme interpretimiduke i dhënë kështu tekstit formën e një hiperteksti letrar. Mitet klasike

    zbulojnë një lloj analogjie të përgjithshme të përmasës universale të kohësdhe hapësirës, të shtrirjes së ngjarjes si histori rrëmi, pas së cilës fshihetgjithnjë një mesazh i ndryshuar.

    Studimi ynë në këtë kapitull të tretë nis me strukturën, konguriminose marrëdhënien e elementëve të shprehjes mitike të rimarra në një kohëtjetër, me narracionin: alternimin e zërave, polifoninë etj. Mitet tek Kadarejavijnë jo vetëm të transformuara, por mbi të gjitha, të modernizuara.

    Studiohen përthyerje kohore të shkrira në analizën e rrëmit; nëveprën e Kadaresë koha zbret në thellësi të llesave, jo më pak në mesjetë

    dhe vjen si gjuhë e kohës sonë dhe e të gjitha kohërave. Konkretisht, nëkëtë prerje, dallojmë:

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    18/336

    18

    Rrëmi “n herë për atë që ka ndodhur 1 herë” (tregimi Para banjës);Ristrukturimi i elementëve mitikë dhe transformimet narrative; (tregimet  Nata e Snksit, Ëndrra mashtruese; Romani me enigmë dhe suspans hetonngjarjen mitike; Digresionet dhe ndërfutjet ( Lulet e ftohta të marsit  dhe

     Lul Mazreku): Ndërfutja e mitit të rimodeluar; Vajtojcat, rapsodët, kori ihijeve/ qytetarët e polisit rindërtojnë ngjarjen mitike; “Zemra e rrëmit-e pambërritshme”; (Aksidenti, E penguara, Darka e gabuar, Kush e solli Doruntinën; Evokimi i mitit në rrëm përmes fantastikes ( E penguara; Darka e gabuar); Hetimi i ngjarjes mitike nga shkrimi eseistik; Nga dramanë tregim, nga tregimi në dramë (Dramatizimi i mitit të Prometheut).

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    19/336

    19

    KAPITULLI I PARË

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    20/336

    20

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    21/336

    21

     

    1. Vështrime të përgjithshme krahasuese dhe kritere të klasikimit.Terminologjia, metodologjia. Paradigma dhe modele të përzgjedhuranë letërsi

    1.2. Çështje teorike, terminologjike dhe metodologjike

    1.2.1 Si studiohen mitet?

    Zhdukja, ringjallja, madje lindja e miteve janë elemente të rëndësishmetë kërkimit të tipit antropologjik.6

    Të studiosh mitet do të thotë të hulumtosh mbi mënyrën se si e paraqesinnjerëzit veten e tyre dhe marrëdhëniet me botën ku rrojnë. Nuk mund tëzbërthehet dhe të analizohet një mit pa bërë kërkime mbi funksionin që aikryen në kontekstin në të cilin ai rivjen, aktualizohet.

    Çështja e modelit - Njihet formula e Lévi-Straussit, sipas të cilit “miti përbëhet nga tërësia e varianteve te tij”. Kjo formulë nuk është krejt e pranueshme kur është fjala për të studiuar mitet letrare, që u nënështrohennë një pjesë të rëndësishme, trillimeve vetjake.

    Ç’është “Miti i Verterit”, një variant i “mitit të Tristanit”, apo një mit

    fare i veçantë? Po Rene që u konceptua prej Chateaubriand-it si përgjigjendaj romanit të Goethe-s, a mund të përfshihet në dosjen Verter?Sigurisht duhet vënë re se as Goethe-ja as Chateaubriand-i nuk

    ndahen dot krejtësisht prej një shoqërie, që e shihte lehtësisht veten tekheronjtë, mendimet dhe gjendjet shpirtërore të të cilëve përshkruhen prejtë dy shkrimtarëve. Ndryshimet që bien në sy nga njëri tek tjetri janë,në një pjesë të madhe, shprehje e lëkundjeve të kulturave respektive, tëshqetësuara nga lëvizjet para dhe pasrevolucionare. Prandaj, në vend që tësynohet të gjendet një model ideal, i aftë të mbajë a priori gjithë zhvillimin

    6 Chevrel, Y. Letërsia e krahasuar, PUF, Tiranë, 2002, f.80

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    22/336

    22

    e mëvonshëm, është padyshim më mirë të përcaktohen “invariantet” emitit, siç i ka quajtuar J. Rousset-i, domethënë elementë për të cilët kaarsye të qëndrueshme të vlerësohen si caku më i vogël i shprehjes së mitit.Këto invariante, në tërësi, mund t’u përgjigjen mitemave të Durand-it.

    Kështu, në mitin e Don Zhuanit, Rousset-i dallon tre invariante: 1. Tëvdekurin 2. Grupin femëror 3. Heroin, të lidhur me të vdekurin, në sajë tënjë elementi të grupit femëror…7

     Një mit letrar, temë (Stoff ) qoftë apo motiv, mund të merret njëkohësishtsi strukturë apo si formë; strukturë përbërëse e një konceptimi të botës dhee marrëdhënieve të njeriut me të; formë poetike që është sa shenjuese, aqedhe bartëse kuptimi. Duke u mbështetur pikërisht në këta dy përbërësduhet ngritur studimi i miteve në letërsi, si dhe hetimi i kuptimit të tyre.

     Nëse e konsiderojmë letërsinë e krahasuar si një zgjerim të historisëletrare, studimi i mitit, paraqitet së pari si një kërkim i origjinës së mitit.

    Veçse, në më të shumtën e rasteve, ky kërkim nuk përfundon veçse nënjë udhë pa krye, miti humbet ose në terrin e kohërave, ose në terrin e asajqë nuk është e shkruar. A nuk duhet të orvatesh atëherë, të vendosësh një pikëpamje sinkronike në vend të pikëpamjes tradicionale diakronike dhetë kërkosh në burimin e mitit, jo më modelin prej së cilit do të ndertohetseria e gjatë e imitacioneve, por- Brunel-i, do të përdorte me gjithe qejf njëfjalë asnjanëse - “ skemën”, e cila i jep shtysë mitit, (nëse është e vërtetë qëmiti mund të përkuzohet si “një sistem dinamik simbolesh arketipash dhe skemash, të cilat synojmë të ndërtojnë një rrëm”?).

    Skema mund të jetë një arketip, në kuptimin jungian të termit, njëkonikt shoqëror apo fetar etj. Origjinat historike të mitit të Elektrës janëtë parrokshme, meqenëse nuk ka dokument para poemave homerike ku të përzihen traditat heterogjene dhe të mos shfaqet emri i Elektrës.

    Pasuria, dhe për rrjedhojë pasuria letrare e një miti do të shpjegohetlehtësisht nga qëndrueshmëria e arketipave në të pandërgjegjshmenindividuale ose kolektive. Vlera e versionit letrar të një miti do të gjykohetsipas “autenticitetit” të tij, që, thënë ndryshe, është cilësia e referencës sëtij ndaj këtij arketipi.8

    Për disa ekzistojnë versione të parapëlqyera të një miti. Psikoanalisti

    Andre Green, e konsideron Orestin e Eskilit si më autentikun sepse është“strukturalisht i vërtetë” dhe se bën që të shfaqet me tërë qartësinë lidhja edyshtë pozitive dhe negative mes birit dhe nënës.9

    Përkundrazi, për Lévi-Strauss-in të gjitha versionet e një miti janënjëlloj të vërteta duke qenë se miti përbëhet nga tërësia e varianteve të tij,letrare ose jo.

    Teoria e Lévi-Strauss-it bën të shfaqet një dykuptimësi e re që është njëtjetër vështirësi për studimet krahasuese. A është miti një e dhënë llestare

    7 Chevrel, Y. Letërsia e krahasuar, PUF, Tiranë, 2002, f. 808 Brunel, P. Mythocritique, Presses Universitaires de France, Paris, 1992, f.379 Brunel, P. Mythocritique, Presses Universitaires de France, Paris, 1992, f.39

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    23/336

    23

    nga e cila varen versionet e mëvonshme letrare? Është ai një tërësi nga ecila janë të pandashme versionet letrare? Po kërkimi i mitit si Fillesë, aështë edhe ai i kotë si kërkimi i llesës së mitit?

    Është marrë shumë në konsideratë, historia letrare e një miti si histori

    e zhvlerësimit të një modeli, p.sh. krahasimi mes Antigonës së Sofokliutdhe Antigonës së Anouilh-it.Metoda historike ton disa të drejta, pasi ballafaqimi vendoset

    midis teksteve letrare dhe dëshmive të kronikës. Prapëseprapë, përqasjastrukturore nuk i humb të drejtat e saj.10 Bëhet fjalë për të zbuluar konstante,që janë përgjithësisht idetë-forcë ose forma të idealit në mendimin kolektiv:si tek Antigona dlirësia e nevojshme e heroinës, mizoria e pashmangshmee tiranit, gjenia dhe çmenduria.

    Po a duhet folur për mitin e Holderlinit apo për mitin e poetit tëlajthitur?

    A kemi të drejtë që mitin e Fëmijërisë - poete, ta shpërbëjmë nëmite të tjera siç bëri Barthes-i: miti i papërgjegjshmërisë, miti i gjenisë, ifëmijërisë, i poezisë?

     Në fakt, vështirësitë nuk reshtin së shfaquri dhe kalojmë kështu nedisa probleme të terminologjisë.

    1.2.2 Disa probleme të terminologjisë

     Në esenë e tij metodologjike mbi Studimet e temës  ( Les etudes deThemes), në 1965, Raymond Trusson-i nuk përdori fjalën mit , por temë  derisa një motiv, i cili shfaqet si një koncept, si një pikëvështrim, ksohet,vendoset në një apo disa personazhe të cilët veprojnë në një rrethanë tëveçantë, derisa nga kjo rrethanë apo këto personazhe të lindë një traditëletrare. Prometeu dhe Epimetheu, Eteokli dhe Poliniku, Abeli dhe Kaini,Edipi, Medea, për rrjedhojë janë konsideruar si tema, duke ilustruarkundërvënien midis dy vëllezërve, dashurinë incestare, femrën e tradhtuar.11

    Sipas një përqasjeje të parë, e cila do të mbetet pa dyshim e përkohshme,vetë Brunel-i, do të rezervonte termin temë  për një koncept, por duke pranuar

    që një mit letrar mund të ilustrojë një temë: gura mitike e Antigonës, përshembull përfaqëson revoltën kundër ligjit të  polisit  kur ky ligj shpërlllidhjet e gjakut dhe kërkesat e shenjta. Miti letrar mbështetet mbi disatë dhëna të qëndrueshme me ndihmën e të cilave mund të ndërtojmë njëskenar mitik: kundërvenien e heroinës dhe tiranit, ndalimin për të varrosurnjërin nga vëllezërit, dhunën e këtij ndalimi, dënimin dhe vdekjen. Por meskëtyre të dhënave të qëndrueshme, janë të mundshme disa variacione; ato janë shenjë e lirisë, jetës së letërsisë.12

    10 Po aty11 Brunel, P. Mythocritique, Presses Universitaires de France, Paris, 1992, f.3712 Brunel, P. Mythocritique, Presses Universitaires de France, Paris, 1992, f.38

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    24/336

    24

    Versionet e para letrare janë tekstëzim i historive, fjalëzim që ndryshonnga njëra kulturë tek tjetra, nga njëri shekull në tjetrin. Vërehet ngjashmërianë temë e këtyre versioneve dhe karakteri, do të thoshim “skematik” imaterialit të përdorur.13

    Miti, ashtu si tema, ashtu si imazhi krahasues janë materialet, duke unisur nga të cilat përpunohen tekstet e studiuara nga komparatistët, janëlënda e tyre.

    Meqë Lévi Strauss-i ka pohuar se miti është tërësia e varianteve tëtij, mund të përparojmë duke pohuar se në letërsinë e përgjithshme dhe tëkrahasuar, miti është, po ashtu tërësia e transformimeve të pësuara nga njëskenar.14

     Një problem themelor që ngrihet, është ai i terminologjisë dhe imetodologjisë.

    Raymon Trousson-i arriti, para vitit 1970, tek nocioni i temës-  siçdëshmon edhe eseja e tij metodologjike  Një problem në letërsinë ekrahasuar: studimi i temave (1965).

    Ripunimi i këtij libri në 1981 doli nën titullin e ri Tema dhe mite.Trousson-i e kuptoi që tradita ishte e rishikueshme dhe që, letërsisë

    së krahasuar, si dhe disiplinave të tjera i duhej të rishikonte herë pas hereterminologjinë për ta përpunuar, duke mos e konceptuar asnjëherë këtëterminologji si të pandryshueshme.

     Në librin e vitit 1965, tema përkuzohej si  shprehje e veçantë e një

    motivi; individualizim i një motivi ose rezultat i kalimit nga e përgjithshmjanë të veçantën.15

    Duhet t’i kthehemi në këtë mënyrë, një nocioni tjetër, atij të “motivit ”,- një koncept i gjerë që tregon qoftë një qëndrim të caktuar (p.sh. revolta),qoftë një situatë bazë, ku vepruesit ende nuk janë individualizuar (p.sh.situata e një burri midis dy grash, kundërshtinë midis dy vëllezërve, midisnjë babai dhe një djali, situata e një femre të braktisur etj.).

    Kjo terminologji nuk do të kishte unanimitet. Simon Jeune propozoi të

    quante tipe, ato që Trousson-i i quante tema.16Si njëri dhe tjetri shmangnin atëherë fjalën mit , por pa ia arritur tërësishtqëllimit. Trousson-i në shumë rimarrje, dukej se e kishte përdorur mjaft“mitin” dhe “temën”: mitet tona legjendare dhe temat tona legjendare janë polivalenca jonë, letrare apo religjoze, mund të konsiderojmë se mitet osetemat kanë mbetur përfaqësimi simbolik i një situate ekzemplare njerëzore,

    13 Brunel, P. Mythocritique, Presses Universitaires de France, Paris, 1992, f.3914 Brunel, P. Mythocritique, Presses Universitaires de France, Paris, 1992, f.3815 Trousson, R., Un problème de littérature comparée, les Études de thèmes: essai de

    méthodologie, Minard, Paris, 196516  Littérature générale et littérature comparée, n. 29, Minard, 1967, f. 62

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    25/336

    25

    kanë mbetur përfaqësimi simbolik i një rasti të veçantë të ngritur në vlerënekzemplare.17

    S. Jeune ishte gati ta përdorte ndryshe fjalën mit dhe fjalën temë. 18( Nee njohim mirë pasurinë e jashtëzakonshme të tipit dhe të mitit të Tristanit

    që simbolizon dashurinë fatale që del mbi të gjitha detyrimet morale e shoqërore dhe që në fund del më e fortë se vetë vdekja.) Në ngatërresën që lind nga ballafaqimi i dy terminologjive të tyre,

    shtohet edhe një ngatërresë që lind në brendësinë e secilës terminologji,nga zëvendësimi përherë i mundshëm i njërës fjalë me tjetrën.

     Në fakt, miti pëson një reduktim të dyshtë: reduktimi që ka të bëjëme emrat e heronjve kryesorë mitikë dhe reduktimin që ka të bëjë me “njësituatë të veçantë”. Si shembull të thjeshtë, mund të marrim mitin e Orestit,ku dy përbërësit do të ishin: 1. emri i Orestit, 2. detyrimi ku ai gjendet përtë marrë gjakun e të atit. Por ja që ekzistojnë atëvrasës e mëmëvrasës përhakmarrje që nuk quhen Orest (Alkemoni dhe, në një mënyrë të tërthortë,Hamleti). Nga ana tjetër, ekzistojnë orestë që nuk janë atëvrasës (duke nisurnga Oresti më i vjetër që njohim, ai i Homerit). Në të njëjtën mënyrë, mundtë reduktosh mitin e Don Zhuanit, në mishërimin e “motivit të joshësit”19. Në komedinë nga Tristo de Molina-s, El Burlador de Sevilla, nuk itetaq për joshjen (siç mendoi përkthyesi i parë francez, Ch. Pitvin) sesa përabuzimin - me femrat, sigurisht, por po ashtu, edhe me markezin de laMota, Mbretin dhe Zotin vetë.20

    Do të ishte e volitshme, mendojmë, t’i referoheshim Brunel-it dhe të

    vendosnim këtë parim të parë:

     Miti është një tërësi, që nuk do të reduktohej as në një situatë tëthjeshtë (atë që Toussson-i e quan “temë të situatës”), as në një tip (atë qëTrousson-i quan “temë të heroit”).21

    (shih shtojcën: 4.2)

    A.J. Greimas-i, duke kërkuar ta dallonte rrëmin mitik nga tipet e tjeratë rrëmit, i caktoi rrëmit mitik si karakteristikë thelbësore dendurinë e

    fjalëve: rrëmi mitik jo vetëm përsërit formula të caktuara, sekuenca tëcaktuara, raporte të caktuara, por ka ende forcë të prodhojë rrëme të tjeraqë rrjedhin nga ai nëpërmjet rimarrjes së elementëve ndërtues (çka Lévi-Strauss i quajti “mittema”).  Kjo përsëritje të fton të bësh përqasje dheA.J. Greinmas këshillon në fakt, “një përshkrim krahasues që do të jetë

    17 Trousson, R., Un problème de littérature comparée, les Études de thèmes: essai deméthodologie, Minard, Paris, 1965, f. 7-35

    18  Litterature generale et litterature comparee, Minard, 1967, n. 29, f. 6219 Trousson, R., Un problème de littérature comparée, les Études de thèmes: essai de

    méthodologie, Minard, Paris, 1965, f. 1320 Brunel, P. Mythocritique, Presses Universitaires de France, Paris, 1992, f.2921 Po aty

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    26/336

    26

    në të njëjtën kohë i përgjithshëm dhe historik” dhe këtij përshkrimi i jepdy qëllime: përshkrimin e universit mitologjik (që duket se i referohet mëtepër një mitologjie letrare) përkuzimin e strukturës së mitit-rrëm (që katë bëjë me analizën strukturore të rrëmeve).22

    Çështje themelore ngrihen dhe problemi i terminologjisë bëhet edhemë i ndërlikuar. Një fushë tjetër mahnitëse, por pak e shfrytëzuar hapet për kompa-

    ratistin.23

    Përpara se bëjë kërkime kuturu, në pluhurat e bibliotekave, komparatistiduket të përkuzojë objektin e tij, të përkuzojë termat që përdor dhe të përkuzojë vetveten.

     Në të kundërt, ai do të mbetet një mit- në kuptimin e keq të fjalës.24

    Synimi për të bërë kërkime mbi praninë dhe funksionin e mitit nëveprën letrare, provokon një pasiguri të përhershme pasi kemi të bëjmë me

    një fushë dhe terminologji që kërkon të përkuzohet dhe të përcaktohetnë mënyrë të saktë; ndërkaq, pas kësaj paraqitjeje të mësipërme, duketse problemet janë shpesh të rrëshqitshme e kundërthënëse sa që herëdiskutueshmëria arrin deri në teprim.

    1.2.3. Koncepte themelore dhe përkuzime; studimet e derisotmenë Europë dhe SHBA

     Nocionet simit, mitologji, mitologjizim, demitologjizim, remitologjizim,mitkrijim, mendim mitik mitologjik, mitoiditet, letërsi neomitike, mitomani,vërtetësi mitologjike, mitogra, mitopoeia, simbolikë mitologjike, mitemë,mitos, koloristikë mitike, madje edhe mitohistori etj. janë bërë të zakonshmedhe shumë të eksploruara në studimet e këtij lloji dhe të pashmangshmenga fjalori terminologjik i secilit hulumtues të këtyre problemeve. (shihshtojcën: 4.3).

    Për të pasur më të qartë gjenezën e mendimit shkencor për mitologjinë, për mitin letrar, studimet e krahasuara mbi mekanizmat e rimarrjeve sidhe mbi rimarrje të posaçme, paraqiten më poshtë koncepte themelore dhe përkuzime duke vijuar me arritjet më të fundit në lëmin e studimeve tëkrahasuara.

    Ekziston kështu, pra, sot një numër i madh studiuesish të problemevetë mitologjisë dhe po ashtu një numër tejet i madh studimesh të kësaj fushe,një pasuri përmasash marramendëse, që mitin e shohin si një nga çështjet parësore të historisë shpirtërore e kulturore të njerëzimit, të qenësisë së tij,

    22  Elements pour une theorie de l’interpretation du recit mythique, dans Communications, N. VIII, f. 31

    23 Pageau, Daniel-Henri, La litterature generale et comparee, Armand Colin, Paris, 1994,f. 96

    24 Brunel, P. Mythocritique, Presses Universitaires de France, Paris, 1992, f.39

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    27/336

    27

    si një lloj kodi të të gjithë ekzistencës së tij. Është shkruar një literaturëe tërë diskursive që merret me përkuzimin e mitit brenda strukturës sëlozosë, të historisë; të folklorit, me gjenezën, karakterin burimet e tij; metransformimet dhe ndryshimet e tij në kohë dhe në hapësirë. Edhe qasjet

    a pikëshikimet ndaj mitit kanë qenë gjithsesi të llojllojshme: lozoke, psikologjike, historike, etike, estetike, letrare, stilistike.Ekzistojnë po ashtu sudime krahasimtare nga kjo fushë, të cilat

    merren me çështjet e raporteve, të qarkullimit a të dyndjeve, të huazimevea jehonave, të ngjashmërive e shpërndërrimeve në kohë e në hapësirë, tëtemave, motiveve, subjekteve e personazheve mitologjikë.

     Në shekullin XX nga gjithë ky konglomerat çështjesh dhe interesimeshkanë lluar të veçohen edhe në një sërë shkollash “mitologjike” që i qasenstudimit të saj si dhe raporteve me fushat e tjera të dijes sidomos raporteveme letërsinë, nga këndvështrime specike e origjinale. Gjatë shekullitXX janë zhvilluar shumë teori dhe shkolla të tilla mitologjike që i janëqasur mitit nga pozicione të ndryshme teoriko-letrare, historiko-letrare,lozoke, psikologjike etj: si shkolla antropologjike angleze (Frazer,Malinovski), shkolla sociologjike franceze (E. Durkheim, Lévy-Brühl),teoria simboliste e mitit (Ernst Cassirer), shkolla psikanalitike (V. Vunt, S.Freud, G. Jung), strukturalizmi (Claude Lévi-Strauss) etj.25 Po për studimetmbi rimarrjet e miteve në letërsinë moderne, çfarë mund të thuhet?

     Nëse i besojmë manualit të vjetër të Claude Pichois-it dhe Andre-Michel Rousseau-i, komparatisti mes mitesh është “si në shtëpinë e tij”;

     përsa i përket Brunel-it, ai do të guxonte të mendonte se nga kjo “shtëpi”madhështore zor se del gjë.26

    Bruneli vërente se megjithë zhvillimet e fundit, studimet e krahasuaranë këtë fushë ishin ende fort të rralla.

    Përsa i takon studimeve krahasuese, rimarrjeve dhe rifunksionimeve,asnjë titull nuk shfaqej në vitin 1967 në bibliotekën e “Pichois Rousseau”,-së ndërkohë që vëreheshin disa të tilla në rubrikën “Tema dhe motive”.Përfundimi ishte më pak negativ në kap. VI të manualit të Simon Jeune“Literature generale et literature comparee”, të botuar në të njëjtin vit; aty

    dalloheshin emrat: Gendarme de Bevote, Leo Weinstein, Charles Dedeyan,Friedrich Gundolf, Maurice Descotes dhe Raymond Trousson, përkatësisht për Don Zhuanin, Faustin, Cezarin, Napoleonin dhe Prometeun. Porkapitulli në fjalë trajtonte “tipa”  dhe “tema” dhe jo “mite”. Vepra eCharles Dedeyan-it titullohet “Tema e Faustit në letërsinë europiane,” vepra e Trousson-it “Tema e Prometeut në letërsinë europiane”.27

     Një përmbledhje e ndërprerë shumë herët tek Armand Colin-i (seriae miteve tek përmbledhjet “U2”, më pas “Uprisme” është arkivuar në

    25 Cituar në : Gashi O, Miti dhe romantizmi europian, Kosova Pen Center, Prishtinë 2005, f. 1726 Brunel, P. Mythocritique, Presses Universitaires de France, Paris, 1992, f.4027 Brunel, P. Mythocritique, Presses Universitaires de France, Paris, 1992, f.40

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    28/336

    28

    1978 me “ Le Mythe de Don Juan” të Jean Rousset), rilindja e ngadaltë në botimet E. Porte –Glaive (Le Mythe Viking  i Regis Boyer-it) tregojnë seme çfarë vështirësish materiale ndeshemi. Për dhjetë punime të ndërmarra,-një dalje në krye (p.sh. puna e shkëlqyer e Jean-Michel Gliksohn mbi

    mitin e Egjenisë, deri në fund të shek XVIII, ku një version i shkurtuar i botuar në 1985 në Shtypin Universitar të Francës, jep thelbin).Aty-këty ekipet e punës, projektet e botimit ose simpoziumet. Gjithsesi

    ishte pak.28

     Nuk do të linim pa përmendur kontributin e Brunel-it me: Brunel, P. Le dictionnaire des myths litteraires, Paris, 1988; Brunel, P. Mythocritique,France, 1992; Brunnel, P. Le mythe de la metamorphose, Paris, 1974, poashtu Dumezil-it : Dumezil, D, Du mythe au roman, France, 1997; DurandGilbert,  Figures mythiques et visages de l’œuvre,  Berg internationaléditeurs, Paris, 1979.

    Sa i takon llimeve të krahasimit në studimet historiko-letrare nëshek VIII dhe IX, mund të konsultohen në gjuhën italiane: A. Graf, Storialetteraria e comparazieone,  nën kujdesin e E. Ajello, Archivio GuidoIzzi, Roma 1993; B. Zumbini, Studi di critica e  letteratura comparata,nën kujdesin e E. Ajello, Archivio Guido Izzi, Roma 1996; F Sinopoli,Storiograa e comparazione. Le origini della storia comparata dellaletteratura in Europa tra Settecento e Ottocento, Bulzoni, Roma 1996.

    Do të dallonim studimin  La storia comparata della letteratura, tëArmando Gnishi-t.

    Më tej do të dallonim: Bets, A., Mythos & Literatur, Germany, 2001. Në studimet aglo-amerikane: Gould, E.,  Mythical Intentions in Modern Literature, USA, 1981; Hardie, PH.,  Metamorphosis, Metaphor andallegory in Latin Epic Skulsky, H.,  Metamorphosis, The Mind in Exile, London, 1982; Steiner, G., The antigones, 1986 etj. etj.

    Duke synuar përdorimin e një terminologjie sa më të drejtë dhekoncepteve sa më të qarta, sa më të mirëpërcaktuara, është parë e udhës të bëhet menjëherë këtu përkuzimi i mitit.

    Për të shmangur rrezikun e shkarjes nga kuptimi i termit “mit”, PierreBrunel-it, i duhet të tregohet i vëmendshëm për të përkuzuar mitin sipasfunksioneve të tij dhe për këtë, i referohet Mircea Eliade-s. Mircea Eliadenë veprën “Aspekte të mitit”, propozon këtë përkuzim të mitit, të cilin ekonsideron si më pak të papërkryerin për shkak se është përkuzimi më igjerë.

    “Miti rrëfen një histori të shenjtë; ai tregon një ngjarje e cila kandodhur në kohët primordiale, në kohët e zanallës përrallore”.29 

    28 Po aty29 Brunel, P. Le dictionnaire des myths litteraires, Paris, 1988, f.13

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    29/336

    29

     Në terminologjinë perëndimore përdoren sot: rikthim, rimarrje,evokim, riciklim mitesh, rifunksionalizim dhe risemantizim30; në këtë punim do haset më dendur termi risemantizim  si kthim tek një temëorigjinale, si transpozicion, si përshtatje në kuadër të kohë-hapësirës, si

    shfrytëzim i variacioneve të tij, si modikim në stil, në regjistër, në zhanër;si interpretim mitesh të bërë sipas epokës në të cilën transplantohet, sizhveshje e përmasës së kuptimit llestar, si veshje me domethënie të rejatë vlefshme për shoqëritë në të cilat ai rishfaqet.

    Dallimit themelor mes mitit dhe mitit letrar është gjithashtu themelordhe për këtë e pamë të udhës t’i kushtojmë një çështje si më poshtë, ndërsainvarianti  dhe arketipi  janë trajtuar në pjesën e shtojcës (shih 4.1) që i përngjet dhe përplotëson këtë çështje, si dhe gjatë punimit.

     1.2.4. Miti etnoreligjoz dhe miti letrar

    Pierre Albouy, për  Mite dhe mitologji në letërsinë frënge, ka besuarse ka shmangur problemin duke bërë që në llim një dallim të fortë mes“mitit” dhe “mitit letrar”.

    Do të rezervohej fjala mit  për fushën e religjionit që lidhet me mitinqë në origjinë, dhe mit letrar  për atë që qëndron në kunjtë e “kohës dhehapësirës letrare”, në kuadër të një tradite kulturore europiane.31

    Mitit i referohen fjalët,  steriotipe, imazhe  që bëhen skenare. Po

    mitizimi, a i detyrohet ai natyrës së mitit (një histori që mund të rimerretnga breza të tërë, pasi karakterizohet nga shumëkuptimësia) apo funksionitqë miti ka (histori që mund të ketë lidhje me një bashkësi për shkak tëvlerës ekzemplare dhe shpjeguese)?

    Çdo epokë ka mitet e veta të parapëlqyera, ka mitologjinë e saj. Nëkëtë kuptim, mitet ashtu si temat, mund të shërbejnë për të pasuruar dhe për t’i dhënë ngjyresë historisë së letërsive. Mund të asim për mite tëepokës, siç kemi folur për tematikë të epokës.32

    Pierre Brunel-i, vë në dukje, rolin e madh të luajtur nga letërsia dhe

    artet (në ditët tona dhe nga kinemaja); ai i të qenit ruajtës i miteve. Ja sepsethemi se letërsia “e vesh” mitin, duke e mbajtur gjallë atë. 33

    Georges Dumezil, në llim të “ Mythes et  epope” pothuajse e pranonqë ne nuk i njohim mitet në mënyrë tjetër përveçse nga letërsia. Le të

    30 Termat mund te rishikohen ende dhe ndoshta të ndryshohen në një botim të ardhshëm.Ata nuk janë terma apo togfjalësha terminologjikë klasikë apo të traditës dhe për këtë arsyekemi bërë sqarimin e mësipërm. Në formën e vet të tezës së doktoraturës, ky punim ka pasur përdorim më të dendur të termave riciklim dhe risemantizim dhe është paraqitur nëntitullin “Risemantizim i mitit”.

    31 Rousseau, Pichois, Brunel, Qu’est-ce que la litterature comparee?, Paris, 1996, f. 12532 Chevrel, Y. Letërsia e krahasuar, PUF, Tiranë, 2002, f.7733  Mythes et mythologies dans la literature française, A. Colin, 1969, reed.1980, f.72

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    30/336

    30

     pranojmë se letërsia është i vetmi mjet për të ruajtur mitet. Çfarë do tëdinim për Uliksin, pa Homerin, për Antigonën, pa Sofokliun për Arjunën pa Mahabharata-në? Miti është në kërkimet paraletrare dhe po ashtu nëkërkimet para-historike: ai endet. Dhe siç duhet vepruar me historinë për

    të mbërthyer pre-historinë, në të njëjtën mënyrë duhet nisur nga tekstet osetraditat letrare së cilave i përqasemi me hipoteza mbi atë që e ka paraprirë.34

    Sipas punimit të Ismail Kadaresë,  Eskili, ky humbës i madh, është evërtetë se gjithë letërsia antike greke u ushqye nga motivet homerike, porkëtu, s’duhet harruar, po të vazhdojmë gurën e gostisë, se edhe Homerii madh u ul në një tryezë të shtruar plot të një paragostie të madhe: atëtë mitologjisë greke, pjellë e përbashkët e një populli që është gdhirënë mëgjesin e qytetërimit botëror. I dehur nga drita, ky popull krijoi njërrokulli të tërë qeniesh hyjnore e tokësore, të pavdekshme e të vdekshme,me histori, drama, pasione e varësi nga më të ndërlikuarat. Kjo popullatë personazhesh e mbushte botën që nga Olimpi me dëborë gjer në thellësi tëdetit, nga oborret mbretërore, gjer në shpellat e egra, nga nëntoka e errët,gjer në yjet e Udhës së Qumështit.35

    Miti “etno-religjoz” është një rrëm themelues, anonim, kolektiv, qëkonsiderohet si i vërtetë, dhe i cili, ndërsa analizohet shfaq kundërvënie tëforta strukturore. Kur miti kalon në letërsi, ai ruan “ngopjen simbolike”,organizimin e ngjeshur dhe ndriçimin metazik, por humbet karakterinthemelues, të vërtetë (të çiltër) dhe përveç të tjerash, veprat janë tënënshkruara; ato kanë autorësi (shih shtojcën: 1.1.).

    Miti është një sistem dinamik, një tërësi e lidhur mirë, që zhvillohet nëfunksion të kërkesave të veta, të parametrave të veta të brendshme.

    Miti për letërsinë është një histori e programuar, një paratekst; AndreSiganos-i et për “sintagmën minimale” të mitit, pa të cilin nuk mund tëkemi organizim strukturor për të ndërtuar mitin dhe për ta njohur si të tillënë një histori që rimerret në letërsi…

    Kalimi i miteve primitive, (lëndë e feve, e besimeve), në letërsi kamundur të konsiderohet si një proces që bën të qartë kalimin nga shenjtërianë përdhosje.

    Ka një logjikë të caktuar tek miti dhe formulimet e tjera mund tëshkojnë deri në kundërshtim me tekstin llestar: një Don Zhuan i shpëtuardhe jo i ndëshkuar, një Igjeni e shpëtuar dhe jo e sakrikuar. Por skemae kthyer në të kundërtën e saj- ose në parodi- supozon ekzistencën dherilindjen e skemës që ka shërbyer për model.36

    Miti letrar, i shton mitit primitiv domethënie të reja.

    34 Dumezil, G. Mythe et Epopee, Gallimard, Paris, 1968, f. 1035 Kadare, Vepra e plotë, Vëllimi 18, Onufri, Tiranë, 2009, f. 22336 Chevrel, Y. Letërsia e krahasuar, PUF, Tiranë, 2002, f.77

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    31/336

    31

    1.2.5. Miti në strukturat e veprës letrare - (vështrim panoramik nëletërsinë botërore)

     Gjithë letërsia botërore vjen nga miti dhe rikthehet tek miti. Tituj të

    studimeve më të njohura mbi rimarrjet e miteve perifrazojnë në mënyra tëndryshme këtë thelb.Është folur shumë për rrezatimin e grekëve në letërsinë botërore, tek

     Eskili, ky humbës i madh, duke nisur nga latinët, te Dantja, te Shekspiri,Gëteja e gjer te Holderlini, Hauptmani, O. Neili, T. Elioti, Sartri etj. Ështëhamendësuar me të drejtë, se a do të kishte ferr të Dantes, dhe n.q.s. dotë kishte, si do të ishte shestuar ai, pa gjedhet e dikurshme greke. Si do tëishin Hamleti pa Orestin, vallet e magjistricave pa himnet e erinive, njollate gjakut mbi duart e Ledi Makbethit pa ato të Klitemnestrës, ndërgjegjete shqetësuara, gjumi i prishur ose plot me ëndrra turbulluese, shandanet enatës nëpër mesoret e pallateve-kështjella, ku krimi është duke u përjetuarose porsa ka ndodhur etj, etj.

    Modelet letrare të letërsisë antike greke dhe romake, janë përkthyerdhe përshtatur — duhet theksuar se në letërsitë e lashta, veçanërisht nëletërsinë romake koncepti i origjinalitetit nuk kuptohej siç kuptohej më pasnë epokat e tjera letrare.

    Komeditë e Plautit, Eneida e Virgjilit, epet e Likanit, veprat e Senekësetj. janë ngritur duke shfrytëzuar modelet e letërsisë antike greke. Edhevepra e letërsisë klasike indase  Pançatantra  është marrë si model nga

    autorë të ndryshëm. Ndalemi në dy momente kryesore:Romantizmi karakterizohet nga një rikthim tek mitologjia greke – 

    ky ishte një rikuptimësim, një rikthim te burimet, te llesat, tek esencatapo paragjërat. Romantizmi duke qenë ndjeshmëri, ishte dhe pozicionim psikologjik e shpirtëror i individit përballë botës. Bota e trazuar e mos- përllëse solli strukjen e romantikëve në gjirin e heronjve të mitologjisëgreke.

    Letërsia ironike zë ll me realizmin dhe anon nga miti, modelet mitike

    të së cilit janë rëndom më shumë demonike se sa apokaliptike, ndonëseherë-herë, ajo vetëm sa ndjek traditën romantike të stilizimit. Hothorn-i,Poe-ja, Conrade, Hard-i dhe Virginia Wolf, na japin shembuj të tillë.Sa më larg që të shkojmë aq më të vetëdijshëm do të jemi për modelinorganizues... Identike me të gjitha të tjerat dhe individuale brenda tyre.37

     Në modernizëm rikthimi tek miti lidhet me aftësitë e transgurimit tërealitetit-çka meriton vëmendje të veçantë. Bota e sendeve është shkrirë,format dikur të prekshme janë bërë substancë. Nga kjo lëndë shkrirëseshfaqen metamorfozat e pafundme të qënies dhe qenësisë. Ka një kthim tek

    37 Frye, Northrop, Anatomia della critica, Casa Editrice Einaudi, Torino, 2000, f. 192

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    32/336

    32

    origjinat, te gjendja apokaliptike e botës, ka një prirje për të hyrë brendasaj; koha është ciklike dhe fundi përkon me llimin.

    Rikthimi i mitit në strukturat e veprave letrare, sidomos në modernizëmdëshmoi pikërisht për këtë gjë. Tek  Josi dhe vëllezërit e tij  e Thomas

    Man-it janë ringjallur mitet biblike, Procesi dhe Kështjella e Franc Kafkës janë ngritur mbi mitin e Sizit, Njëqind vjet vetmi ripërtërin mitin e Edipitdhe novela Gjethurinat  e Marques-it mitin mbi Antigonën dhe vëllain e sajPolinikun.

    Tek vepra e James Joyce-it –  Portreti, Uliksi  dhe  Finegans Uejk -gjejmë shembuj sesi mendimi mitik mund të rimerret në novelë. Kjorimarrje është bërë më pak duke ripërdorur disa motive prej Odisesë dheobjekteve të tjera mitologjike, sesa prej depërtimit të zgjuar të Joyce-itnë logjikën e subjekteve (fabulave) mitologjike, gjë që është ristrukturuarme kujdes në shkrimin e tij. Transformimet e fabulës, priren drejt absurdit

    ndërkohë që ruajnë arsyetimin dialektik të mitit origjinal) dhe zgjidhjet për kompromiset shoqërore arrihen duke rirregulluar, riksuar modele të përvojës në një sistem shenjash që ndryshon në mënyrë konstante. Kështu,miti këmbëngul që realiteti nuk është statik, por një sistem i ndryshueshëmdhe kjo shihet në logjikën e lojës së fjalëve të Joyce-it, në epifaninë dhefabulën shumështresore.38 

    Pikërisht këtu, në letërsinë e shekullit të njëzetë, po ndalemi më gjatë për shkak se qëllimet dhe përftesat, mekanizmat e rifunksionalizimit tëmiteve janë më pranë atyre të Ismail Kadaresë. (shih shtojcën: 4.4.)

    Duke qenë se mitologjia është një sferë shumë e gjerë, pikëmbështetjathemelore gjatë hulumtimit tonë do të jetë, në radhë të parë mitologjiagreke si njëra nga mitologjitë më të kristalizuara e me ndikim krahasimishtmë të madh se sa të tjerat në veprën e Kadaresë.

     Në shtojcë, pika 4.5, gjejmë disa rimarrje të ndryshme në letërsinëeuropiane, të miteve të risemantizuara dhe nga Ismail Kadareja: miti iIgjenisë, i Helenës, i Edipit, i Prometheut.

    Thuajse gjithçka është bazuar në punën e shkëlqyer të Pierre Brunel-it: kërkime dhe përcaktim paradigmash-duke u përpjekur të sjellim njëndihmesë për këdo që është i interesuar të hulumtojë në lëmin e letërsisë sëkrahasuar. Materiali është përkthyer dhe përshtatur.

    Gjithashtu, qëllimi i paraqitjes së këtyre modeleve në shtojcë ështëqë në kapitujt të cilët studiojnë risemantizimin e këtyre miteve ngaKadareja, të krijohet mundësia të pranëvëmë procedimet e Kadaresë meato të letërsisë europiane, duke i pasur sa më qarta lidhjet e këtij autorime sistemin letrar. Kjo pranëvënie do të jetë më e qartë dhe më e plotënë kapitullin e përfundimeve që rreket drejt përcaktimit të ndikimeve dheorigjinalitetit.

    38  Gould, Eric;  Mythical intentions in modern literature, Princeton, N.J.: PrincetonUniversity. Press, USA, 1981

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    33/336

    33

    1.2.6. Rimarrja e mitit në letërsinë shqiptare

     Në letërsinë kombëtare mund të vihen re tiparet thelbësore të identitetitletrar dhe trajtat e ndërtimit të raporteve të saj me mitin. Në çfarë raporti

    është letërsia jonë kombëtare me mitin: himnizues, ndërtues, rrënues? Ciliështë termi i përshtatshëm që mund ta tipizonte atë? Sa risues mund të jetëai?

     Në analizën e tij, Rexhep Qosja pohon se në pjesën më të madhe tëletërsisë sonë, mitologjia i nënshtrohet një përjetimi romantik, teksa krijimii mitit i detyrohet realizmit socialist. Qosja paraqitet skeptik për sa i takonfaktit se sa mund ta kenë gjetur fatin e tyre krijues në gjurmët e mitologjisëshkrimtarët dhe poetët.

    “Po, megjithëse, gati të tërë i kanë shtrirë duart në këtë thesar (folklori,miti, letërsia popullore), nuk mund të thuhet se të gjithë kanë mbërritur tëgjejnë në të edhe fatin krijues… Letërsia popullore për letërsinë e shkruar,kurse folklori në tërësi për letërsinë dhe për artet e tjera është bërë burim ielementeve- i shenjave, i kodeve, që përsëriten prej një vepre te tjetra, prejnjë autori te tjetri.”39

    Rexhep Qosja në vijim të analizës së tij, pohon: “Si aktualiteti dhehistoria ashtu edhe mitologjia, legjenda, simbolika, në përgjithësi folklori,i nështrohen një strukture të përjetimit romantik në pjesën më të madhe tëletërsisë sonë të sotme, prandaj shpesh, bëhen ose mbështetje e shikimevetë folklorizuara, ose mjet stolisës letrar”.40 Dhe më tej: “Mitologjizimi i

    historisë, i të shkuarës, në letërsinë e sotme shqipe, është i vënë në funksiontë mitologjizimit të aktualitetit”41. Përfundimet e akademikut Qosja janë tëqarta: “Mitologjizimi i letërsisë popullore dhe të folklorit ka sjellë, kështu,folklorizimin e një pjese të dukshme të krijimtarisë sonë artistike”.42 Qosjashkon edhe më tej duke kërkuar rrënjët e kësaj dukurie: “Krijimi i mitittë letërsisë popullore dhe, në përgjithësi, të folklorit në letërsinë e sotmeshqipe dhe në kulturën shqiptare, e kjo domethënë folklorizmi mbi tëgjitha, i detyrohet teorisë së realizmit socialist”43.

     Në fakt, nëpërmjet raporteve me mitin dalin në pah shtresimet dhe

    mënyrat e përjetimeve të djeshme dhe të sotme të bashkësisë sonë. Nëletërsinë shqiptare vihen re sinkretizime të mitologjisë sonë me elementetë mitologjisë të një kulture të caktuar kryesisht europiane, po dhe aziatikendonjëherë, lindore. Mund të dallohen disa “ngulitje” të elementëve të

    39 Rexhep Qosja, Letërsia dhe folklori, në Tri mënyra të shkrimit shqip, Prishtinë, 2004,f. 97-98.

    40 Po aty, f. 1341 Po aty, f. 87.42 Po aty, f. 9843 Po aty, f. 101. Në kuadrin e analizës së tij R. Qosja citon edhe disa nga simbolet: nusja,

    krushqit, gjaku, gjarpri, oda, kanuni, si edhe legjendën dhe mitin mbi Kostandinin dheGarentinën ose mbi Doruntinën, po aty, f. 112-113

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    34/336

    34

    strukturave të atyre miteve brenda strukturave letrare shqiptare, mund tëdallojmë në çështjet që vijojnë gjithashtu funksione mbizotëruese të mititnë epoka të ndryshme: religjoz, nacional, ideologjiko-politik etj.

     Në Tema shqiptare  Sabri Hamiti vëren se kultura shqipe, letërsia,

    është kulturë e kundërvënies, gjithnjë duke i ruajtur bazat mitologjike eletrare perëndimore, por po ashtu dhe vulë e autenticitetit të saj. Përveçkësaj, veçanti tjetër mbetet funksioni esencialisht nacional. Tek Bioletrat  aidiskuton raportin e letërsisë me mitin si universalitet rrëmor si dhe vendet(toposet) nga ku buron rrëmtaria për t’u strukturuar në format letrare. Aie sheh problematikën e temës si burim kulturologjik; qoftë kur ajo ka bazënë mitet antike, qoftë në universalitet jetik të njeriut.

    Hamiti vëren mbizotërim të këtyre temave dhe i klasikon kështu:Popullore: Flijimi, Besa, Hakmarrja, RilindjaHistorike: Ilirët, Skënderbeu, Ali Pasha, Lidhja e PrizrenitLetrare: Ura e Shenjtë, Ago Ymeri, Kostandini e DoruntinaAktuale: Jeta e përditshme, MërgimiTë përhershme: Gjuha shqipe, Rilindja, Heroi, HimniPraninë e kodit dhe diskursit biblik në letërsinë shqipe, Hamiti e heton

    nga pikëpamja se letërsia shqipe, duke qenë botë artistike e një popullieuropian, nuk do të mund të mbetej e pandikuar nga Bibla, libër ky që ka prekur të gjitha letërsitë e kulturat e popujve perëndimorë.

    Veçanti tjetër e letërsisë shqipe është fenomenologjia e ijimit,legjendës dhe e besës.

    Flijimi prek heroin në dy tipet e letërsisë, atë orale dhe të shkruar, për tëkrijuar atë tip heroi, i cili me fatalitetin e vet sublimon idealen në letërsi dheshembuj të kësaj janë Gjergj Elez Alia te letërsia popullore dhe Oso Kukate  Lahuta e Malcis e Fishtës. Kurse legjenda prek diskursin; besa lidhetme perceptimin kulturor shqiptar të fjalës së dhënë e cila, e transponuarnë letërsi dominon mbi kodet e tjera, qofshin letrare apo kanunore, përtë prekur realizimin e saj, bile edhe në situatat më fantastike siç ndodh te balada  Kostandini e Doruntina, ku për besën e dhënë tejkalohet vdekja.Por fenomeni prek edhe veprat e tjera të shkruara ku personazhi, për të

    mbajtur besën thyen të gjitha kodet e tjera: kujtojmë funksionimin ekstremtë besës te Besa e Sami Frashërit, Nita e Josip Relës Milosao e De Radës,Kuteli: E madhe është gjëma e mëkatit .

    Ligjësitë e marrëdhënieve me mitin të letërsisë sonë janë përcaktuarnga faktorë të ndryshëm: historikë, politikë, shoqërorë, shkencorë e pse jodiku dhe teknologjikë.

    Do të përpiqemi të zbulojmë këtu trajtat e manifestimit të qëndrimit ndajmiteve në letërsinë tonë. Nuk do të mbeten jashtë këtij studimi përcaktimete veçorive të secilit prej autorëve kryesorë të letërsisë sonë kombëtare

    sepse rimarrja e mitit në letërsinë tonë përcakton edhe individualitete tëdallueshme qartë nga njëri-tjetri, (shih shtojcën: 4.6.).

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    35/336

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    36/336

    36

    Kuteli do ta “përpijë” diskursin oral. Ai ruan nga përralla më shumëelemente se çdo shkrimtar tjetër: ruan jo vetëm fabulën dhe skemën e përgjithshme, ai ruan elementin fantastik, personazhet-fantazma, dikuregjistrin (një gjallëri të tillë e një afri me rrëmin gojor, duhet t’ia ketë

    dhënë mbledhja e frazeologjizmave), një rrëm tejet të rrjedhshëm, meshenja të improvizimit, të rrëmit të drejtpërdrejtë të asaj që ka dëgjuar t’itransmetohet gojarisht-ai ruan trukun e një rrëmi oral. Rëmtari i tij, nukshqyrton ngjarjen përrallore a fantastike, nuk bën analiza (si tek Kadareja),nuk krijon tipe të reja psikologjike, po vetëm rrëfen.

    Do të mund të thoshim se tek Kuteli, ndoshta më shumë i përveçuarështë miti i pavdekësisë. Ai priret drejt alegorisë, anon kah simbolikafetare, dallon për metamorfozën.

    Koliqi e transformon mitin e Narcizit. Në shtatë meditimet shpërfaqen: bota e tij intelektuale, ndjeshmëria; përkatësia e tij shpirtërore e etnike. Pasqyrimi është shembëllim, kërkim për misterin e letërsisë, dëshirë përidentikim, joshje nga dashuria për artin, të shkrira në pasionin e tij përdijen, kulturën e identitetin. Të njëjtin mit duket se shquajmë edhe tekKadareja me karakteret e tregimit Konkurs bukurie për burrat në Bjeshkëte Namuna, por këtu hijet e paratekstit janë tepër të vështira për t’u shquar.

    Arkaizmi estetik, demitizimi dhe simbolika shumështresore mitike nëveprën e Camajt, përmes një shqiptimi aq të fuqishëm poetik, përftojnëshembëlltyrën tërësore dhe subjektive të qenies dhe qenësisë shqiptare.Martin Camaj ka rigjallëruar lëndën e primitivitetit plot mite e legjenda

    që siç e thotë Koliqi është “ruejtë në plotësinë ma të plleshme”. Miti tekCamaj është eksplorim i një kulture mijëvjeçare, ai mbështet historinë,shfaqet si njësim i së shkuarës dhe i së ardhmes, përfton mendësinë e një“shqiptari të kulluar”.

    Miti është diskurs, është shenjë-simbol është sakralizim tek vepra ePashkut. Sacre-ja nuk është përmasë e mitit që zhvishet gjatë transponimitartistik, por, e kundërta, përmasë që i vishet rrënjëve dhe i ushqenato si esencë e përtëritjes pas çdo rrënimi shpirtëror. Sacre-ja është e pazhdukshmja, e pakontestushmja dhe e paasgjësueshmja. Simbolet janë

    universale, mitologjia shpërfaqet me një kolorit ambiental e nacional.Kompleksiteti i perceptimit dhe përjetimit çon në kompleksitetin e

     projektimeve dhe shqiptimeve të tragjikës së ekzistencës, amshueshmërisëdhe qëndresës. Proza e Pashkut - e ushqyer nga përvojat shqiptare dhe botërore, nga kultura e thellë pashkiane, pagane, orale, biblike, dhe ngaarki-nacionalja, arki - naivja dhe historikja, - të gjitha këto të fundit tëmetaforizuara.

    Degradimi i mitit, privimi nga domethënia, prirja për nihilizëm, prirjashpotitëse, prirja për ta përqeshur atë, prirja radikale për ta trajtuar arketipin

    si iluzor vërehet në kuadrin e gjithë veprës së Trebeshinës. Trebeshina eshkatërron mitin dhe krijon një antimit.

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    37/336

    37

     Në dramën moderne krijuesit i kanë rimarrë mitet duke inkuadruarimazhe surrealiste, ekspresioniste e simbolizuese e absurde duke u dhënëkonotacione paradigmatike dhe shembëllime me situatat aktuale më tepërsi përtëritje të bëmave të së kaluarës mitike në trajtë të re kryesisht me

     pasoja fatale.Shkrimtarët tanë janë ushqyer nga kultura europiane perëndimorenga mitologjia klasike greke, por janë ushqyer që në fëmijërinë e hershmenga tregimet gojore, sidomos të pleqve, të nënës a të gjyshes. Pra, kemi të bëjmë me shkrimtarë, fomimi i të cilëve praqitet, mbi një bazë krijimtariegojore, folklori shqiptar, kulture ballkanase, kulture klasike, kulture biblike. Kadareja pohon hyrjen e letërsisë antike në jetën tij, letërsi kjo,me sa duket, për këto shkaqe me ndikim më të madh tek ai dhe që do tëreektohet në tërë spektrin e krijimtarisë së tij.

    Kultura shqipe, letërsia, është kulturë e kundërvënies, gjithnjë duke iruajtur bazat mitologjike e letrare perëndimore, por po ashtu mbart një vulëtë autenticitetit të saj.

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    38/336

    38

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    39/336

    39

    KAPITULLI I DYTË

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    40/336

    40

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    41/336

    41

    2.1 Treguesit dhe marrëdhëniet ndërtekstore në veprën e Kadaresë

    2.1.1 Ndërteksti dhe ndërtekstoria

    Përgjigjja e pyetjes se çfarë mund të shihet si një ndërtekst në veprënletrare të Ismail Kadaresë, mund të duket e vetëkuptueshme: një tekst i përparshëm, një mit, një legjendë, një baladë; por në ç’formë mund të jetëkjo legjendë, kjo baladë, që një tjetër tekst e rimerr? Cilët janë treguesit e

    tij? Shkrimtari, ka bërë rifunksionimin e miteve klasike dhe miteve tëlashta, ka rimarrë motive dhe personazhe mitike nga fondi i qytetërimitkombëtar dhe antik. Ai ka rimarrë, po ashtu, legjenda, përralla e balada.Të gjitha këto shfaqen në veprën moderne përmes një organizimi specikstrukturor, në një rrëm plot fantazi, duke përvijuar ngjarje e personazhetë njohur e të rinj, përmes përftesave të analogjisë, përmes gjuhës sëmetaforës e metonimisë, alegorisë, simbolit e groteskut.

    Përkuzimet e ndërtekstorisë janë të ndryshueshme sepse caqet

    e tij janë të pasigurta: ku llon dhe ku mbaron ai? Ai përfshin jo vetëmndërfutje, të hapura apo të fshehta ndërmjet veprave, por dhe dukuri tëshpërndara rishkrimi, deri edhe hamendësime për ngjashmëri. I kuptuarkështu, intertekstualiteti shtron pra, në mënyrë të mprehtë problemin e pikasjes dhe të caqeve të ndërtekstit.44

    44 Michael Riffaterre e përkuzon kështu ndërtekstorinë:  Ndërtekstoria është shquarja,nga ana e lexuesit, e raporteve ndërmjet një vepre të dhënë dhe veprave të tjera, që ekanë paraprirë apo pasuar. Këto vepra të tjera përbëjnë intertekstin e së parës . (MichaelRiffaterre, La Trace de l’intertexte,  La Pensée, n° 215, 1980, f. 10) Roland Barthes paraqetkonceptet e përcaktuara nga Julia Kristeva në kuadrin e teorisë së tekstit:

    Teksti është një prodhimtari. Kjo nuk do të thotë se ai është prodhim i një pune (ashtu siçmund ta kërkonin këtë teknika e rrëmit dhe zotërimi i stilit), por vetë teatri i një prodhimi

  • 8/16/2019 Doktoratura-Viola-Isufaj-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf

    42/336

    42

    Të përcaktosh ndërtekstin, kjo është gjithmonë të parashtrosh njëkonceptim të shkrimit dhe leximit, të lidhjeve të tij me traditën dhe historinëletrare.

     Ndërmjet kaq shumë përkuzimesh, ne po pranojmë këtu këtë

     përkuzim, i cili na u duk më pak i ndërlikuari, më i përputhshmi dhe mëi përshtatshmi për të vijuar punën mbi veprën e Kadaresë: ndërtekstoriaështë pra, lëvizja nëpërmjet së cilës rishkruhet një tekst, mbi bazën e njëteksti të mëparshëm teksa ndërteksti përmbledh tërësinë e teksteve drejttë cilave një vepër bën shenjë, qoftë duke iu referuar në mungesë   (përshembull, nëse bëhet fjalë për një aluzion), apo në prani (rasti i citimit).

    k u bashkohen prodhuesi i tekstit dhe lexuesi i tij: teksti “punon”, në çdo çast dhe ngadoqë ta shohim; edhe i shkruar (i ngulitur), ai nuk ndalon së punuari, së mbajturi gjallë një

     proces prodhimi. Ai shkatërron gjuhën e komunikimit, të paraqitjes apo shprehjes (aty kukryefjala, individ apo kolektiv, mund të ketë iluzionin që ai po imiton apo po shprehet) dherindërton një tjetër gjuhë ; (Roland Barthes, Théorie du texte,  Encyclopœdia universalis,f. 7 dhe cituar dhe në: Nathalie Piegay-G