disertacionmagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e bajgorës. blerim meholli faqe 2...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANESFAKULTETI I GJEOLOGJISE DHE I MINIERAVE
DOKTORATA “GJEOSHKENCAT, BURIMET NATYRORE DHE MJEDISI”Adresa: Rruga Elbasanit, Tiranë - Albania
Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5 E-mail: info @ fgjm.edu.al
DISERTACION
TEMA: “Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.Resurset minerale që lidhen me to”
(per marrjen e grades shkencore “Doktor”)
Disertanti: Udhëheqës shkencor:
Msc. Blerim MEHOLLI Prof. Dr. Ibrahim MILUSHI
Prof. Dr. Alaudin KODRA
TIRANË , 2016
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANESFAKULTETI I GJEOLOGJISE DHE I MINIERAVE
DOKTORATA “GJEOSHKENCAT, BURIMET NATYRORE DHE MJEDISI”Adresa: Rruga Elbasanit, Tiranë - Albania
Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5 E-mail: info @ fgjm.edu.al
Disertacioni i pergatitur nga: Msc. Blerim Meholli
Per marrjen e grades Shkencore DOKTOR
TEMA DISERTACIONIT:
“Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Resursetminerale që lidhen me to”
Mbrojtur me date 18.11.2016. para Jurise:
1. Prof. Dr. Arjan Beqiraj (Kryetar)
2. Prof. Dr. Ilir Alliu (oponent)
3. Prof. Asoc. Dr. Bardhyl Muceku
4. Prof. Dr. Islam Fejza (oponent)
5. Prof. Dr. Zenun Elezaj
TIRANË , 2016
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 1
PËRMBAJTJA
PARATHËNIE.............................................................................................................4
HYRJE..........................................................................................................................6
TË DHËNAT E PËRGJITHSHME ...........................................................................8
1.1. Vendndodhja ................................................................................................................ 8
1.2.Relievi, hidrografia, klima ........................................................................................ 11
1.3.Infrastruktura .............................................................................................................. 13
1.4.Ekonomia..................................................................................................................... 14
1.5.Popullsia ...................................................................................................................... 14
2. HISTORIKU I STUDIMEVE DHE KËRKIMEVE GJEOLOGJIKE TËRAJONIT....................................................................................................................15
3. GJEOLOGJIA .......................................................................................................22
3.1. Inkuadrimi i rajonit në strukturën gjeologjike të Zonës së Vardarit ................. 22
3.2. Tiparet themelore të stratigrafisë së rajonit ........................................................... 22
3.3. Tiparet themelore strukturore të rajonit ................................................................. 22
3.3.1. Nënzona Perëndimore e Vardarit...............................................................23
3.3.2. Nënzona Lindore e Vardarit.......................................................................25
4. MAGMATIZMI OFIOLITIK ..............................................................................29
4. 1. Magmatizmi ofiolitik i Nënzonës Perëndimore të Vardarit ............................... 29
4. 1.1. Magmatizmi paraofiolitik dhe ofiolitik triasik..........................................29
4.1.2. Shoja metamorfike .....................................................................................51
4.1.3. Magmatizmi ofiolitik Jurasik .....................................................................57
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 2
5. Magmatizmi i ri......................................................................................................78
5.1. Andezitet dhe dacitet ............................................................................................... 78
5.2. Shkëmbinjtë piroklastikë.......................................................................................... 80
5.3. Granodioritet .............................................................................................................. 80
6. EVOLUCIONI I MAGMATIZMIT TË RAJONIT BAJGORË –KAÇANDOLL NË KUADËR TË EVOLUCIONIT TË ZONËS SË VARDARIT......................................................................................................................................81
6.1. Periudha para alpine.................................................................................................. 81
6.2. Periudha e riftingut kontinental alpin (Triasik i Hershëm – i Mesëm) .............. 81
6.3. Periudha e hapjes (zgjerimit) oqeanik (Triasik i Mesëm – Jurasik i Mesëm)... 82
6.4. Periudha e mbylljes së basenit oqeanik .................................................................. 83
6.5. Periudha Kretake: Riaxhustimi i thjeshtë apo tektogjeneza madhore ................ 84
6.6. Periudha Terciare ...................................................................................................... 85
7. RESURSET MINERALE .....................................................................................87
7.1. Mineralizime metalore.............................................................................................. 88
7.1.1. Mineralizime të kores së prishjes...............................................................89
7.1.2. Mineralizime të Nikelit ..............................................................................91
7.1.3. Mineralizime të Manganit..........................................................................96
7.1.4. Mineralizime të Pb – Zn – Mn ...................................................................97
7.1.5. Mineralizime sulfure te pirit – kalkopiritit dhe elementeve polimetalike..97
7.1.6. Mbetje të shkrirjes së xeheroreve polimetalike .........................................98
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 3
7.1.7. Mineralizime të Hekur – Titanit ..............................................................101
7.1.8. Mineralizime të Zhivës ............................................................................101
7.2. Mineralizime jometalore ........................................................................................ 101
7.2.1. Damarët kuarcorë.....................................................................................101
PERFUNDIME ........................................................................................................103
Literatura..................................................................................................................105
Lista e materialit grafik ilustrues dhe fotove ........................................................110
Tabelat ......................................................................................................................115
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 4
PARATHËNIEDisertacioni që po paraqes, është rezultat i aktivitetit disavjeçar në fushën e
hulumtimeve gjeologjike në Kosovë. Ky aktivitet ka filluar që në vitin 2005 si
pjesëtar i studimeve Master pranë Fakultetit të Xehtarisë dhe Metalurgjisë (sot
Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë) në Mitrovicë.
Angazhimet e mia në studimet dhe kërkimet gjeologjike janë intensifikuar vitet e
fundit si specialist i gjeologjisë pranë kompanisë kanadeze ILIRIA MINING CORP -
Prishtinë.
ILIRIA MINING CORP - Prishtinë ka pasur gjithsej 18 rajone hulumtimi në
territorin e Kosovës, ku shumica nga këto rajone kanë qenë kryesisht në Zonën e
Vardarit, në vecanti në pjesën veriore të Kosovës.
Një moment i rëndesishëm për karrieren time në profesionin e gjeologjisë është
pjesëmarrja në hartografimet gjeologjike në shkallë 1:25000 që u perkasin projekteve
të iniciuara dhe financuara nga KPMM (Kodra, etj 2009; Kodra, Milushi 2010).
Për realizimin e këtij Disertacioni kam gjetur gjithmonë këshillimin, ndihmën dhe
përkrahjen e vazhdueshme të udhëheqësve shkencor prof. Alaudin Kodra dhe prof.
Ibrahim MILUSHI, të cilët i falënderoj përzemërsisht.
Falënderime të veçanta kam për prof. Artan Tashko lidhur me ndihmën e çmuar dhënë
nga ana e tij për trajtimet petrologjike të analizave të marra në rajonin e Bajgorës si
dhe për prof. Avni Meshi për interpretimin e matjeve strukturore në shkëmbinjtë
ultrabazikë.
Falënderoj gjithashtu prof. Zenun Elezaj për këshillat, sugjerimet dhe përkrahjen që
më ka dhënë si gjatë punimit të këtij disertacioni, por edhe gjatë hulumtimeve të
mëhershme të bëra në Kosovë.
Një falënderim i vecantë i takon dr. Gani Maliqit nga kompania eksploruese IEK në
Kosovë për vënien në dispozicion të analizave të provave te marra në rajonin e
Bajgorës.
Dëshiroj të falënderoj ish dekanin e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave prof.
Përparim Hoxha për ndihmën e dhënë nga ana e tij gjatë gjithë procesit, prej
regjistrimit deri në paraqitjen e doktoraturës si dhe ish përgjegjsin e Departamentit
prof. Arjan Beqiraj dhe përgjegjesin aktual të Departamentit prof. asoc. Bardhyl
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 5
Muceku për bashkëpunimin dhe mbështetjen për realizimin me sukses të
prezantimeve si dhe për vërejtjet e tyre shumë konstruktive.
Falënderim të veçantë i shpreh Departamentit të Gjeologjisë pranë KOMISIONIT TË
PAVARUR PËR MINIERA DHE MINERALE në Kosovë , të cilët me ndihmuan me
informacionet arkivore lidhur me studimet e mëhershme gjeologjike të bëra në
Kosovë për zonën e studimit të disertacionit.
Falënderim të veçantë kam për familjen time, për mirëkuptimin dhe durimin që
treguan gjatë kryerjes së këtij disertacioni. Një mirënjohje të veçantë dëshiroj të
shpreh për nënën time të dashur, e cila do të gjendej këtu shumë e lumturuar, për
përcjelljen e kësaj mbrojtjeje, por fatkeqësisht një sëmundje e rënde e ka mbërthyer
atë në krevat prej shumë muajsh.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 6
HYRJE
Veprimtaria punuese e njeriut është e orientuar në njohjen dhe shfrytëzimin e mjedisit
që e rrethon atë. Këtë mjedis e përfaqëson sipërfaqja e kores tokësore, brendia e tokës
dhe fenomenet të cilat lindin në brendi të saj dhe manifestohen në forma të ndryshme
në sipërfaqen e saj.
Objekti i studimit është rajoni i Bajgorës si pjesë e rëndësishme e Zonës së Vardarit.
Qëllimi kryesor i këtij punimi është evidencimi i magmatizmit ofiolitik Triasik,
Jurasik dhe Miocenik në rajonin e Bajgorës dhe resurset minerale që lidhen me to.
Rajoni për të cilin paraqesim këtë disertacion paraqet një nyje të rëndësishme jo
vetëm në gjeologjinë e Zonës së Vardarit por edhe në gjeologjinë e Kosovës pasi në
të përhapen formacione ofiolitike që lejojnë të sqarohen mjaft mirë disa momente të
rëndësishme në historinë e evolucionit gjeologjik të basenit oqeanik të Vardarit:
veçanërisht momentet që lidhen me fillimet e mbylljes së basenit oqeanik, gjë që
reflektohet në praninë e formacioneve të shojes metamorfike me përhapje mes
formacioneve oqeanike triasike (poshtë) dhe masiveve ofiolitike jurasik (sipër).
Në disertacion pasqyrohen të dhëna të rëndësishme veçanërisht në studimet
petrologjike të formacioneve vullkanike dhe atyre metamorfike pa lënë anash edhe
formacionet mantelore.
Rëndësi i është kushtuar sqarimit të moshës së formacionit vullkano-sedimentar
nëpërmjet studimit të radiolarieve në sekuencat radiolaritike mes vullkaniteve si dhe
moshës së mbulesës sedimentare të ofioliteve triasike e jurasike me anë të studimeve
mikropaleontologjike.
Në formacionet magmatike të reja, krahas formacioneve piroklastike, evidencohen
dacite dhe andezite.
Për herë të parë evidencohen në rajon trupa të vegjël të granodioriteve.
Janë saktësuar shkeputjet tektonike kryesore të zonës dhe strukturat e rrudhosur të
formacioneve.
Janë evidencuar elementë të shumtë strukturorë, të padëshifruar më parë në
shkëmbinjtë ultrabazikë, si foliacioni dhe lineacioni, që qartësojnë më mirë ndërtimin
e brendshëm strukturor të shkembinjve ultrabazikë në rajon.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 7
Sqarohen mardhëniet në kushte intraoqeanike të masivëve ofiolitikë Jurasikë dhe
formacionit vullkano – sedimentar Triasik.
Janë sqaruar mardhëniet strukturore të përbërësve të vet formacionit vullkano –
sedimentar të Triasikut.
Janë evidencuar mardhëniet e daciteve Miocenike me formacionin vullkano –
sedimentar të Triasikut.
Sa i takon metamorfizmit me shumë rëndësi është evidencimi në rajonin e Bajgorës
“tabani metamorfik” ose siç njihet “metamorphic sole”. Ky fakt është me rëndësi
thelbësore për trajtimet e evolucionit gjeodinamik të rajonit tonë në veçanti, por edhe
të gjithë Zonës së Vardarit në tërësi.
Përcaktimi i moshës absolute të amfiboliteve apo mikashisteve me granat do të
ndihmonte edhe për një korelim më të saktë të proceseve intraoqeanike në basenet
oqeanike të Vardarit dhe të Mirditë – Gjakovës.
Në aspektin e mineralmbajtjes janë evidencuar shfaqjet e reja të mineralizimit sulfur
në formacionin ofiolitik, të përfaqësuar nga shkëmbinj ultrabazikë – bazikë dhe në
kontaktin e flishit me serpentinitet.
Po ashtu janë evidencuar dhe qartësuar më tej mineralizimet në formacionet flishore
dhe prodhimet e reja magmatike.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 8
TË DHËNAT E PËRGJITHSHME
1.1. Vendndodhja
Rajoni i Bajgorës shtrihet në pjesën verilindore të Kosovës. Rajoni ndodhet në lindje ,
të Mitrovicës, në perëndim të Podujevës, në verilindje të Vushtrrisë dhe i perket
pjesës jugore të Kopaunikut (Figura 1).
Figura 1: Pozita gjeografike e zonës
Në këtë rajon dhe përreth përfshihen fshatrat: Bajgorë, Kaçandoll, Rrëzhanë, Bare,
Selac, Kovaçicë, Dobratin, Bare, Boshlan etj. Rajoni i hulumtuar mbulon nje
siperfaqe rreth 150 km2 (Figura 2).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 9
Figura 2: Harta topografike e rajonit me konturat e zones se hulumtimit.
Koordinatat e zonës se hulumtuar janë:
Pozita Lindje(KosovaRef01)
Veriu(KosovaRef01)
1 7512000 47600002 7512000 4748000
3 7502000 4748000
4 7498000 4757000
5 7498000 4760000
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 10
Figura 3: Foto, Një pamje e fshatit Bajgorë (pjesa perëndimore e zonës së studimit)
Figura 4: Foto, Një pamje e fshatit Kaçandoll (pjesa qendrore e zonës së studimit)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 11
Figura 5: Foto, Një pamje e fshatit Dobratin (juglindje e zonës së studimit)
1.2.Relievi, hidrografia, klimaRajoni i rilevuar është tipik malor. Për shkak të mbizotërimit të formacioneve filitike,
relievi është me forma të buta pozitive dhe negative, duke i dhënë rajonit të Bajgorës
pamje me livadhe dhe pyje të një bukurie të rrallë, me vlera të mëdha turistike.
Në rajonet e përhapjes së masivëve bazaltikë, formacioneve mantelore harcburgitike
si dhe flishit karbonatik të Kretakut, relievi paraqitet mjaft i aksidentuar. Lartësitë mbi
nivelin e detit në rajon lëkunden ndërmjet kuotave 690 m deri 1631m. Kuotat më të
larta janë në pjesën veriperëndimore të zonës së studimit, në zonën e quajtur Kodra e
Barelit, ndërsa kuotat më të ulëta janë në pjesën juglindore, në afërsi të fashtit
Dobratin.
Përgjithësisht rajoni është i pyllëzuar. Vetëm rajonet me përhapje të formacioneve
mantelore harcburgitike janë të zhveshura.
Klima është tipike kontinentale. Reshjet mesatare vjetore janë 800 – 1000 m/m.
Dimri karakterizohet nga reshje të shumta dëbore.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 12
Figura 6: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve ultrabazikë (zona në veri të rrjedhës së
sipërme të përroit të Kaçandollit)
Figura 7: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve ultrabazikë (zona në jug dhe perëndim të
majës së Picelit)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 13
1.3.Infrastruktura
Rajoni përshkohet nga rruga kombëtare Mitrovicë – Bajgorë – Kaçandoll – Podujevë,
e cila është e asfaltuar dhe një rrugë mjaft turistike si dhe një sërë rrugësh lokale. Këto
të fundit lidhin lagje të ndyshme të fshatrave të cilat janë të paasfaltuara, por në
gjendje të mirë e të kalueshme si për mjete të rënda ashtu edhe për mjete të vogla me
përjashtim të rrugës për në fshatin Rrëzhanë, e cila mund të kalohet vetëm me
fouristradë. Rrugë të shumta ka në rajon të cilat kanë shërbyer për shfrytëzimin e
pyjeve në të cilat mund të kalohet me fouristradë ose traktor si dhe një rrugë për tek
antena e cila është e paasfaltuar por është rrugë mjaft cilësore. Rrugët kanë shërbyer
ndërkohë edhe për të krijuar një çveshmëri në disa raste shumë të mirë.
Figura 8: Foto ku tregohet një pjesë e rrugës nacionale (Mitrovicë – Podujevë), në afërsi të
fshatit Kaçandollë
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 14
Figura 9: Foto e rrugës dytësore në zonën e studimit (në perëndim të majës së Picelit)
1.4.Ekonomia
Në Bajgorë kanë filluar të ngrihen restorante dhe hotele moderne dhe ka tregues të një
turizmi familjar në rritje. Bukuritë përrallore të Bajgorës, padyshim do e kthejnë këtë
zonë në një nga vendet turistike më të vizituara në rajon.
Kjo zonë është e njohur për bukuritë natyrore dhe vizitohet në katër stinët e vitit,
kurse gjatë stinës së dimrit në zonë zhvillohen sporte të ndryshme dimerore në veçanti
skijimi. Terreni i shkëlqyer dhe lartësitë malore ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme
për rritjen e sportit të skijimit.
1.5.Popullsia
Popullsia e zonës kryesisht merret me bujqësi dhe blegëtori. Vitet e fundit një
zhvillim të admirueshëm ka marrë turizmi familjar. Fshatrat e kesaj zone janë
pjesërisht të banuara. Shumica e popullates së këtyre fshatrave janë larguar në qytetin
e Mitrovicës, Vushtrrisë etj.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 15
2. HISTORIKU I STUDIMEVE DHE KËRKIMEVEGJEOLOGJIKE TË RAJONIT
Të dhënat e para gjeologjike skematike i kanë dhënë Amie Boué (Turqia e Evropës,
1840) dhe A. Visquenel (Zhurnal në Turqinë e Evropës, 1842).
Një periudhë e rëndësishme e studimeve në gjeologjinë e Dinarideve është ajo e
fillimeve të shekullit XX, nga gjeologët e shquar L. Kober, F. Kossmat, F. Nopscha,
etj. Ata përvijuan mjaft mirë ansambletë e mëdha strukturorë, ku përfshihej edhe
territori i Kosovës.
Informatat gjeologjike të periudhës deri në fund të viteve 70-ta të shekullit të kaluar,
janë të sintetizuara në hartën gjeologjike në shkalle 1 : 100 000 të fletës K – 34 – 43
(Podujeva) dhe K – 34 – 42 (Mitrovica) dhe në tekstet shpjeguese perkatesisht
(Vukanoviq, M., etj. 1982; Bogdanovic P., etj. 1978).
Në hartat e mësipërme dhe në hartat vijuese për sipërfaqen e planshetit që i
korsepondojnë rajonit tonë të studimit bëhët një paraqitje e përgjithshme e
formacioneve gjeologjike. Kështu në hartën e vitit 1953 në shkallë 1:500 000
(Mikincic, V. 1953) (Figure 10), atë të vitit 1968 në shkallë 1:100000 (Milovanovic, B.,
Ciric, B. 1968) (Figure 11) dhe atë të vitit 1971 në shkallë 1:100000 (Vukanovic M.,
et.al. 1971) (Figure 12) formacionet vullkanogjene dhe vullkano – sedimentare
trajtohen si të moshës së Paleozoikut. Në hartën e shkallës 1:100000 (Vukanoviq, M.,
etj. 1982), (Figure 13) rreshpet e gjelbëra me ndërthurje vullkanitesh jepen si të
Jurasikut, ndërsa në hartën me të njëjtën shkallë të autorve (Vukanovic M., Dimitrijevic
M., etj. 1984) ato jepen si të Jurasikut të sipërm. Autorët e fundit amfibolitet dhe
formacionet vullkanike dhe vullkano – sedimentare i trajtojnë si të Paleozoikut. Në
hartën e shkallës 1:100000 (Knobloch, Legler 2006 dhe Abazi, Legler 2006) në
fushëpërhapjen e formacionit vullkano – sedimentar veçojnë shkëmbinjtë silikate
meta-sedimentarë të Jurasikut të Mesëm – të Sipërm dhe në veriperëndim të saj serinë
vullkano-sedimentare gjithashtu të moshës së Jurasikut të Mesëm - të Sipërm. Edhe
bazaltet e pjesës perëndimore të rajonit tonë jepen të moshës Jurasike (BJ2-3).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 16
Figura 10: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit, (Mikincic, V., 1953)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 17
Figura 11: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Milovanovic, B., Ciric, B. 1968)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 18
Figura 12: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Vukanovic M., etj. 1971)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 19
Figura 13: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Vukanovic M., etj. 1984)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 20
Figura 14: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Knobloch, Legler 2006 dhe Abazi,
Legler 2006).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 21
Gjatë rilevimit gjelogjik në përpjesë 1:25 000 (Kodra dhe Milushi 2010) në të cilin
kam marrë pjesë edhe unë, janë bërë një sërë përmirësimesh rrënjësore në paraqitjen e
gjeologjisë së rajonit dhe si pasojë kemi një trajtim krejt të ri të gjeologjisë së rajonit,
veçanërisht për periudhat triasike dhe jurasike.
Veçanërisht të rëndësishme janë unifikimi që i është bërë bazalteve që takohen në
rajonin e planshetit të rilevuar që i përkasin formacionit vullkano – sedimentar të
fazave të hershme (triasike) të zgjerimit oqeanik të Vardarit.
Evidencimi, për herë të parë i formacioneve të tabanit metamorfik (metamorphic sole)
ndihmoi për një trajtim krejt të ndryshëm të evolucionit gjeodinamik të rajonit tonë në
veçanti dhe Zonës së Vardarit në tërësi.
Sa u përket formacioneve kretake, me rëndësi thelbësore është ndryshimi i moshës së
formacioneve të rajonit Xhidovë – Nazar dhe Radovan (në VL të Kaçandollit) nga
Kretak i Sipërm (lKcn –mC) në Jurasiko – Kretak (J3t – K1
v). Si rrjedhoje e këtij
ndryshimi rajoni në fjalë inkuadrohet në Nënzonën e Vardarit Lindor.
Gjatë rilevimit janë gjetur dhe një sërë resursesh minerale të paevidencuara në hartat e
mëparshme.
Me rëndësi është edhe trajtimi i ndarjes së Zonës së Vardarit në 2 nënzona. Në dallim
nga studiuesit e mëparshëm, në Zonën e Vardarit janë veçuar dy nënzona
apo njësi :Vardari Perëndimor dhe Vardari Lindor.
Pikërisht në rajonin tonë kalon një pjesë e rëndësishme e kufirit mes dy nënzonave.
Vitet e fundit në rajonin e Bajgorës ka ushtruar aktivitetin hulumtues Kompania
Innomatik Exploration Kosovo LLC (licensa Nr. 1017/KPMM (2011). Kompania na
ka vënë në dispozicion analizat e provave të kryera nga ana e saj gjatë viteve 2011 –
2012.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 22
3. GJEOLOGJIA
3.1. Inkuadrimi i rajonit në strukturën gjeologjike të Zonës sëVardarit
Rajoni i Bajgorës inkuadrohet tërësisht në strukturën gjeologjike të Zonës së Vardarit.
Në rajon veçohet pjesa perëndimore që përputhet me Nënzonën Perëndimore (ose të
jashme) të Vardarit dhe pjesa lindore që i përket Nënzonës Qendrore ose Nënzonës
Lindore të vardarit (Kodra, Milushi 2010, Mulaj 2015 etj). Dallimet janë kryesishtë në
faktin që në rajonin tonë, në Nënzonën Perëndimore depozitimet më të vjetra mbi
ofiolitet janë flishet e Kretakut të Sipërm, kurse në Nënzonën Lindore depozitimet më
të vjetra fillojnë nga Jurasiku i Sipërm, kati Titonian. Theksojmë se ky nuk ka qenë
objekt i studimit tonë.
3.2. Tiparet themelore të stratigrafisë së rajonit
Në mënyrë të sintetizuar tiparet themelore të stratigrafisë së rajonit të Bajgorës
paraqiten në dy kolonat përfaqesuese të Nënzonës Perëndimore dhe asaj Lindore
(Figura 15, 16).
3.3. Tiparet themelore strukturore të rajonit
Rajoni Bajgorë – Kaçandoll bënë pjesë në Zonën Tektonike të Vardarit, më saktësisht
në strukturat e Kopaonikut jugor të Zonës së Vardarit.
Historikisht Zona e Vardarit është ndarë në 3 Nënzona.
Sipas Kodra dhe Milushi 2010 bazuar në analizën e të dhënave lito – stratigrafike,
strukturore dhe historisë gjeodinamike të Zonës së Vardarit, kjo Zonë duhet ndarë në
dy Nënzona: Nënzona Perëndimore dhe Nënzona Lindore ( Nënzona e Jashtme dhe
Nënzona e Brendshme).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 23
Në rajonin tonë kufiri mes Nënzonës Perëndimore me Nënzonën Lindore kalon në
lindje të flishit të Kretakut të Sipërm, përballë rrafshit të branisjes që kalon sipas
fragmenteve serpentinike që shtrihen në drejtimin veriperëndim – juglindje në të
majtë të rrjedhës së sipërme të përroit të Kaçandollit në veri, kurse perëndim - jug deri
te Mahalla e Spahijëve.
3.3.1. Nënzona Perëndimore e Vardarit
Nënzona Perëndimore e Vardarit ka shtrirje më të gjerë në rajonin Bajgorë –
Kaqanoll. Në të mund të veçohen :
3.3.1.1. Formacionet oqeanike
- Formacione paraofiolitike dhe ofiolitike triasike (bazalte dhe filite me rryma
bazaltesh të moshës Triasike) që i perkasin përgatitjes dhe zgjerimit oqeanik Triasik.
- Formacioni i tabanit metamorfik i Jurasikut të Mesëm (shoja metamorfike).
- Fomacione mantelore dhe tranzitore (harcburgite dhe harcburgite me thjerrëza
dunitike).
3.3.1.2. Formacionet karbonatike e flishore të Kretakut të Sipërm
Këto formacione shtrihen transgresivisht mbi formacionet ofiolitike Triasike dhe
Jurasike.
3.3.1.3. Formacionet magmatike të Miocenit të Poshtëm (dacite,andezite, piroklastite)
Formacionet magmatike miocenike nuk janë veçori vetëm e Nënzonës së Vardarit
Perëndimor, por e gjithë Zonës së Vardarit. Bile në rajonet juglindore të Kosovës ato
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 24
ndërpresin dhe lokalizohen edhe në masivin Dardan që shtrihet në Lindje të Zonës së
Vardarit. Ne këtu e theksojmë vetëm faktin që ky magmatizëm është i përhapur në
rajonin tonë.
3.3.1.4. Depozitime konglomeratike të Pliocen - Pleistocenit tëPoshtëm.
Në formacionet oqeanike triasike, pjesën e poshtme të prerjeve e ndërtojnë filitet me
rryma bazaltike, ndërsa bazaltet masive shtrihen mbi këto të fundit.
Strukturat e formacioneve paraoqeanike dhe oqeanike triasike janë struktura të gjëra,
përgjithësisht me shtrirje veriperëndimore, por me këndrënie të butë, duke krijuar
struktura brahisinklinale dhe brahiantiklinale.
Masivet bazaltikë janë në bërthamë të strukturave brahisinklinale.
Formacionet mantelore harzburgite vendosen mbi formacionet paraoqeanike dhe
oqeanike triasike. Në bazë të kësaj vendosjeje kemi tabanin metamorfik, të
përfaqësuar nga amfibolite, mikashiste dhe shiste të gjelbëra. Tabani metamorfik
është dëshmitar tepër i rëndësishëm i paleovendosjes intraoqeanike të formacioneve
mantelore mbi formacionet e korës oqanike triasike të basenit të Vardarit. Mund të
thuhet pa mëdyshje se ky është procesi i parë tektonik intraoqeanik që ka inicuar
mbylljen e basenit oqeanik të Vardarit.
Formacionet e sekuences mantelore dhe të korës mbulohen transgresivisht nga
formacione sedimentare të Kretakut të Sipërm. Gëlqerorët platformikë me
konglobrekçe apo formime të korës së prishjes (laterite) në bazë janë antarët më të
poshtëm të mbulesës sedimentare të ofioliteve në rajonin e Bajgorë - Kaqanollit. Më
sipër vijon formacioni flishor i Kretakut të Sipërm.
Gëlqerorët neritike dhe flishi mbi to, kanë shtrirje veri veriperëndim – jug juglindje
me rënie mesatare deri të fortë drejt lindjes.
Evidencohen rrudha me vergjencë jugperëndimore dhe rrallë në drejtime të tjera.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 25
Fakti që formacionet e Kretakut të Sipërm shtrihen transgresivisht mbi formacionet
oqeanike triasike dhe jurasike (mantelore dhe të kores oqeanike) dëshmojnë për
ristrukturimet e thella parakretake në Nënzonën Perëndimore të Vardarit.
Formacionet magmatike të Miocenit të Poshtëm kanë vendosje mospajtuese me
formacionet e tjera mesozoike.
3.3.2. Nënzona Lindore e Vardarit
Në rajonin Bajgorë - Kaçandoll, Nënzona Lindore e Vardarit përfaqësohet kryesisht
me formacione mantelore ultrabazike dhe ato flishoidale të Jurasikut të Sipërm -
Kretakut të Poshtëm dhe Kretakut të Poshtëm – të Sipërm. Në rajonizimet tektonike
të mëparshme kjo Nënzone inkuadrohej në Nënzonën Qëndrore të Vardarit.
Flishet dhe pyka e madhe e serpentiniteve kanë shtrirje afërsisht veri - jug, me rënie
të fortë lindore.
Marrëdhëniet mes Nënzonës Lindore të Vardarit me Nënzonën Perëndimore të saj
janë tektonike mbulesore. Fragmentet e serpentiniteve janë në ballin e tektonikës që
vë në kontakt të dy nënzonat.
Deformimet e formacioneve flishore të dy nënzonave (veçanërisht të Nënzonës
Lindore) janë intensive. Deformimet e formacioneve janë të tri fazave: faza e
përkuljes, e rrrudhosjes dhe faza prerëse, ku duket qartë mosha më e re e saj me dy
fazat e mëparëshme. Si rezultat i rrudhosjes kemi kryesisht rrudha me vergjencë
perëndimore, me zhytje të aksit të rrudhave në drejtime dhe kënde zhytjeje nga më të
ndryshmet ku mbizotëron zhytja veriperëndimore.
Foliacioni përgjithësisht përputhet me shtresëzimin (në rastin e filiteve). Në
formacionet mantelore harcburgitike, foliacioni kryesisht ka shtrirje veriperëndim -
juglindje me rënie verilindore. Nuk përjashtohen raste të shmangies nga ky drejtim.
Tektonika shkëputëse është mjaft e zhvilluar në rajon. Evidencohen dy drejtime
kryesore të shkëputjeve; në drejtim veri veriperëndim – jug juglindje dhe drejtimi
jugperëndim -verilindje. Krahas evidentohen dhe drejtime të tjera, veçanërisht
drejtimi veri - jug.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 26
Përgjithësisht shkëputjet me drejtim jugperëndim -verilindje janë më të reja se ato me
drejtim veri veriperëndim – jug juglindje. Mosha e shkëputjeve jugperëndim -
verilindje është pa dyshim më e re se Kretaku i Vonshëm, por dyshojmë se kemi të
bëjmë me moshë paleogjenike (pas Eocenit të Vonshëm), pasi ato ndërpresin si
formacionet e Nënzonës Perëndimore ashtu dhe ato të Nënzonës Lindore. Në disa
raste shkëputjet intersektojnë edhe formacionet dacito - andezitike miocenike.
Natyrisht rrafshi kryesor është ai i mbivendosjes së formacioneve të Nënzonës
Lindore të Vardarit mbi ato të Nënzonës Perëndimore për të cilën folëm më sipër.
Interpretimet kryesore strukturore, përveç pasqyrimit të elementeve të foliacionit (për
formacionet oqeanike) dhe drejtimeve të shtrirjes (për formacionet sedimentare) në
figurat 17 dhe 18 jepën edhe mardhëniet mes formacioneve të ndryshme në profilet në
veri, qendër dhe jug të rajonit të studjuar.
Figura 15: Kolona litostratigrafike përfaqeëuese e rajonit Bajgorë – Kaçandollit (Nënzona
Perëndimore e Vardarit).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 27
Figura 16: Kolona litostratigrafike përfaqesuese e rajonit Bajgorë – Kaçandollit (Nënzona
Lindore e Vardarit).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 28
Figura 17: Harta gjeologjike e rajonit Bajgorë – Kaçandoll, shkalla 1:25000
Figura 18: Profilet gjeologjike të hartës së rajonit Bajgorë – Kaçandoll, shkalla 1:25000
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 29
4. MAGMATIZMI OFIOLITIK
Për ta kuptuar më mirë magmatizmin ofiolitik do e përshkruajmë veçmas për
Nënzonën Perëndimore të Vardarit dhe atë të Nënzonës Lindore të Vardarit.
4. 1. Magmatizmi ofiolitik i Nënzonës Perëndimore të Vardarit
Në rajonin e Bajgorës evidencohet si magmatizmi paraofiolitik dhe ai ofiolitik Triasik
dhe po ashtu magmatizmi ofiolitik Jurasik.
4. 1.1. Magmatizmi paraofiolitik dhe ofiolitik triasik
Si perfaqësues të magmatizmit triasik janë bazaltet dhe ndërthurjet bazaltike në
rreshpet filitike me perhapje të gjerë në rajonin Bajgorë – Kaçandoll (Figura 17, 18).
4.1.1.1. Filitet me rryma bazaltike (rrymat bazaltike si ndërthurjebrenda filiteve)
Përhapen vetëm në pjesën që i takon Nënzonës Perëndimore të Vardarit. Ato zënë
pjesën qëndrore dhe jugore të rajonit si dhe ndiqen deri në cepin veriperëndimor të tij.
Vendpërhapjet më të mëdha të filiteve me rryma bazaltike janë në rajonin Vesekovc
– Boronica – Kovaçicë dhe në perëndim në Rakinicë dhe përgjatë rrugës
automobilistike Bajgorë – Kaçandoll deri në lindje të Fjerishtës ku rreshpet filitike
kontaktojne me formacionet mantelore harcburgitike.
Filitet kanë ngjyrë gri të gjelbër me nuancë të hirtë kah kafe e hapur. Rrymat bazaltike
janë mes filiteve me perputhje strukturore të plotë me to, duke zënë mesatarisht 5 – 10
% të gjithë volumit. Në raste të rralla (veçanërisht në pjesën juglindore të perhapjes së
tyre) sasia e tyre rritet deri në 15 – 20% të prerjes vullkano – sedimentare. Vet filitet
përfaqësohen nga rreshpe epidot – aktinolit – kloritike etj. Mes rreshpeve shfaqën
shpesh damare kuarci me ngjyrë të bardhë dhe me permasa përgjithësisht të kufizuara.
Vetëm në pjesën veriperëndimore takohen disa damarë kuarci të bardhë që kanë
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 30
trashësi deri 1 m, dhe shtrirje disa dhjetëra metra. Në shtrirje dhe në rënie këta damarë
karakterizohen nga një morfologji të ndryshueshme me fryrje dhe hollime të shpeshta.
Në rreshpet filitike evidencohen
Figura 19: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar , (pjesa
perëndimore e zonës së studimit)
Figura 20: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së
studimit)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 31
Figura 21: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së
studimit)
Figura 22: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së
studimit)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 32
Figura 23: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë të ndërthurur me bazalte të
metamorfizuara , (pjesa jugore e zonës së studimit).
ndryshime të metamorfizmit të shkallës së ulët, ku krahas epidotit dhe aktinolitit,
takohen edhe albiti, sfeni, lekukokseni deri edhe fletëza sericiti etj. Rrymat bazaltike
gjithashtu paraqesin ndryshime të metamorfizmit të ulët të shprehura kryesisht me
kloritizimin e masës kryesore. Klinopiroksenet kanë pësuar ndryshime në klorit dhe
tremolit, ndërsa plagjioklazet në albit dhe klorit. Damare kuarci dhe kalciti takohen në
mjaft raste. Për moshën e filiteve me rryma bazaltike nuk kemi të dhëna direkte por,
gjykuar nga fakti se ato shtrihen direkt dhe në vijueshmeri strukturore dhe
stratigrafike poshtë bazalteve – radiolariteve që në bazë të disa të dhënave që do ti
trajtojmë në paragrafin vijues janë të Triasikut të Mesëm të Sipërm, mendojmë që
mosha e filiteve me rryma bazaltike mbetet brenda Triasikut të Mesëm.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 33
Figura 24: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë të ndërthurur me bazalte të
metamorfizuara , (pjesa jugore e zonës së studimit)
Figura 25: Foto e damarve kuarcorë në zonën e përhapjes së shkëmbinjve filitikë, dhe filiteve
të ndërthurura me bazalte të metamorfizuara , (pjesa perëndimore e zonës së studimit)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 34
Figura 26: Foto e damarve kuarcorë në zonën e përhapjes së shkëmbinjve filitikë, dhe filiteve
të ndërthurura me bazaltet e metamorfizuara , (pjesa perëndimore e zonës së studimit).
4.1.1.2. Bazaltet (BT2-3)
Bazaltet kanë përhapje të gjërë në pjesën veriperëndimore, qendrore dhe jugore të
rajonit Bajgorë – Kaçandoll. Pozicioni i tyre strukturor është qartësisht mbi filitet me
rryma bazaltike dhe në pjesën veriperëndimore të rajonit poshtë formacioneve
mantelore ultrabazike. Takohen në trajtë masivësh bazaltikë ose të shoqëruar me
rreshpe silicore dhe silicoro – radiolaritike. Ata janë shkëmbinj me ngjyrë të gjelbër të
hapur, mjaft të ndryshuar, kryesisht të kloritizuar ku dëshmohet prania e tremolitit,
albitit etj. Nuk mungojnë damarë kuarci dhe kalciti që ndërpresin masën tjetër
bazaltike. Masa kryesore është zakonisht afanitike. Nuk mungojnë as rastet e një
teksture doleritike. Në pjesën jugore të rajonit, në bazaltet takohen mineralizime të
Fe-Ti.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 35
Figura 27: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,
afër antenës)
Figura 28: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,
afër antenës)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 36
Figura 29: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,
afër antenës)
Figura 30: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në Perëndim të fshatit Bajgorë)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 37
Figura 31: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në Perëndim të fshatit Bajgorë)
Figura 32: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në Perëndim të fshatit Bajgorë)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 38
Figura 33: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (Guri i mbirë, Lagja Kodrali,
Dobratin)
4.1.1.3. Kimizmi i bazalteve të formacionit vullkano – sedimentar tëTriasikut
Nga bazaltet e formacionit vullkano – sedimentar të Bajgorës kemi 3 analiza (analizat
me Nr. 3, 4 dhe 21), ndërsa nga rajoni fqinj më në perëndim (mes Trepçes dhe
Bajgorës) janë edhe 5 analiza të tjera (Nr. 1, 5, 6 dhe 7). Analizat 1 deri në 7 jane bere
që në vitin 1965 (Knezhovic, Memovic 1965), për analizat 1, 3 dhe 4 kemi vetem
elementet kryesore, për analizat 2, 5, 6 dhe 7 kemi edhe elementet gjurmë Sr, Rb, Zr,
Nb, Bad he Y. Analiza Nr. 21 është e plotë për komponentet kryesore, Tokat e Rralla
dhe Elemente Gjurmë (Tabela 2). Nga analizat rezulton se permbajtja e
komponenteve imobile është TiO2 = 1.29 deri 2.2%; P2O5 = 0.06 – 0.4%; Zr = 61 –
190.7 ppm; Y deri 30.8 ppm; V = 344 ppm; Nb = 2 deri 28.5 ppm, Ta = 1.9 ppm etj.
Komponentet e tilla si CaO, Na2O, K2O dhe Rb, Sr, Ba etj., janë mjaft të
kondicionuara nga ndryshimee e proceseve sekondare, prandaj merren me rezervë në
konsideratë për interpretimet petrologjike. Në diagramet fig 12a (Miyashiro 1974)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 39
dhe 12b (Miyashiro and Sehido 1975) përkatësisht FeO – FeO/MgO dhe TiO2-
FeO/MgO rezulton se vullkanitet i përkasin kryesisht fushës së toleiteve.
Tabela 1: Përbërja kimike e vullkaniteve të Triasikut (sipas Memovic E., Knezhevic V., 1965)
*
Tabela 2. Përbërja kimike e vullkaniteve të Triasikut dhe amfiboliteve (sipas Kodra A.,
Milushi I. 2010)
Në diagramin e figureës 36 ku jepet grafiku Ti – Zr, mjaft nga analizat bien në fushën
MORB, ndërsa analizat me Nr. 6 dhe 21 janë në kufirin e jashtëm të bazalteve brenda
pllakës (WPB).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 40
Figura 34: Diagrami FeO – FeO/MgO (Miyashiro 1974). 1. Bazalte të ndyshuara në Dinaridet
s.l., 2. Bazalte ne Dinaride
Figura 35: Diagrami TiO2 - FeO/MgO (Miyashiro and Shido 1975)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 41
Figura 36: Diagrami Ti –Zr (ppm) (Winchester and Floyd 1977; Stillman and Williams 1978)
Në diagramin TAS (Johannsen, A., 1937, Le Maitre, R. W., et. Al. 2002), (Figura 37)
kampioni Nr 21 bie në fushën e pikrobazalteve, ndersa kampionet 1, 2, 3, 4, 5 dhe 7
janë pranë pikrobazalte – bazalteve dhe bazalto – andeziteve në kufirin pranë
magmave toleitike.
19
21
23
24AB
0123456789
10111213141516
37 41 45 49 53 57 61 65 69 73 77
Na 2
O+K
2O
SiO2
TRAN
DA
RHYOLITETR
PHONOLITE
FOIDITE T-P
P- T
T/BASTR-B
BPB
BANAN
B-TR-A
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 42
Figura 37: Diagrama TAS, SiO2 – Na2O+K2O (Johannsen, A., 1937, Le Maitre, R. W., et.
al. 2002)
Në diagramin që tregon Normalizimin me MORB (Figura 38) (Sun and
McDonough, 1989)
spektrat e bazalteve dallohen nga MORB se janë të pasuruar me TRL(lehta).
Pasurimi me TRL tregon se magma është pasuruar (ka asimiluar) material të korës
kontinentale ose ka burim të thellë hot spot.
Pasurimi= rift / hark vullkanik kontinental / buzë kontinentale aktive/ ishuj oqeanik
(OIB)
Spektrat e amfiboliteve janë të ngjashme me MORB.
Vetëm analiza nr.19 ka një anomali të lehtë negative të Eu:
0.1
1.0
10.0
100.0
La Ce Pr Nd Pm Sm Eu Gd Tb Dy Ho Er Tm Yb Lu
SHKE
MB/
MO
RB
NORMALIZIMI me MORB
B-A Baz. Amf. Amf. VLERA 1
Figure 38: Spektri i elementeve të TR për shkëmbinj vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi
me MORB (vlerat sipas Sun and McDonough, 1989)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 43
Në figurën 39 pasqyrohet Normalizimi me Hondrite
1.0
10.0
100.0
1000.0
La Ce Pr Nd Pm Sm Eu Gd Tb Dy Ho Er Tm Yb Lu
SHKE
MB/
HON
DRIT
E
NORMALIZIMI me HONDRITE
B-A Baz. Amf. Amf. VLERA 1
Figura 39: Spektri i elementeve të TR për shkëmbinj vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi
me Hondritet (vlerat sipas Sun and McDonough, 1989)
Në diagramin me Normalizim MORB (Figura 40) (Salters, V. and Stracke, A., 2004)
basalt andeziti (19) dallohet për një pasurim të konsiderueshëm me elemente që
normalisht pasurojnë korën kontinentale. Për këtë është karakteristike edhe anomalia
negative e Nb/Ta
Natyra alkalinore e bazaltit (21) krahas një anomalie pozitive të Nb,Ta si dhe
përmbajtjet e ulëta të Ba, Rb, Sr mund të sugjerojnë një origjinë OIB nga hot spot, por
për këtë duhen analiza izotopike.
Përndryshe mund të ketë asimiluar material të korës së poshtme kontinentale??
Sidoqoftë këtu duket qartë dallimi midis 19 dhe 21 të dy të ndryshëm nga amfibolite.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 44
Figura 40: Spiderdiagrami për shkëmbinj vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi me MORB
(vlerat sipas Salters, V. and Stracke, A. ,2004).
1.0
10.0
100.0
1000.0
Ba Rb U Th Cs K Nb Ta Ce Pb Sr Nd Sm Ti Zr Hf Tb Y Tm Yb Lu Cu Zn Co V Ni
SHKE
MB/
MAN
TELI
PRI
MIT
IV
NORMALIZIMI me MANTELIN PRIMITIV
B-A Baz. Amf. Amf. VLERA 1
Figura 41: Spiderdiagrama për shkëmbinj vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi me
Mantelin Primitiv (vlerat sipas Hofman, 1988).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 45
Diagrami Ta kundrejtë Nb jep detajizime të ndyshimeve që vërehen në
Spiderdiagrame
Figura 42: Diagrami Ta - Nb
Diagrami Ba kundrejtë La jep detajizime të ndyshymeve që vërehen në Spiderdiagrame
Figura 43: Diagrami Ba – La
Në Diagramin Th/Yb - Ta/Yb . jepen fushat sipas Pearce J. A. (1983)
Kampionet 19 dhe 21 vijnë nga një magmë mantelore e pasuruar me material të korës
kontinentale, 21 në ndryshim nga 19 është më pranë pasurimit brenda pllakës
23 dhe 24 pranë fushës së MORB
G13 është basalt andezit i Triasit të poshtëm në L. Lumës
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 46
Rrathët bosh (G8, G2, G14 dhe G16) janë të serisë efuzivo sedimentare basalt –
radiolaritike T2-J1.
Sipas Tashko A., Georges H. Mascle 2009 Nd, Pb isotope ratios and trace element
signatures of volcanic rocks in Albania: Magma source identification. AJNTS, 2009,
2, 3-23.
G13
G16
G14
G8G2
19
21
23
24
0.01
0.10
1.00
10.00
0.01 0.10 1.00 10.00
Th/Y
b
Ta/Yb
Oceanic island arcs
Subduktuctioncomponent
Crustal contamination
Figura 44: Diagrami Th/Yb - Ta/Yb . Fushat (Pearce J. A. (1983)
Në diagramin që pasqyron normalizimin me MORB, (figura 40) vlerat sipas (Sun and
McDonough, 1989) spektri I bazaltit Nr. 21 dallohet nga MORB ngase është i
pasuruar me toka të rralla të lehta (TRL) gjë që rrëfen se magma është pasuruar me
material të korës kontinentale ose ka burim të thellë hot – spot (Pasurimi = rift/ hark
vullkanik continental/buzekontinentale/ishuj oqeanike (OIB). Raporti Eu/Eu =0.99.
Diagrami i normalizimit me hondrite, vlerat sipas (Sun and McDonough, 1989) jepet
në figuren Nr. 39. Normalizimi me MORB që merr në knsideratë elementet gjurmë,
vlerat sipas (Salters, V. and Stracke, A. ,2004) tregojnë se krahas një anomalie
pozitive të Ni – Ta dhe përmbajtjet e ulëta të Ba, Rb, Sr mund të sugjerojnë një
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 47
origjinë të ishujve oqeanike (OIB) nga hot – spot (Figura 40). Për ta vërtetuar më
saktë këtë nevojitën analiza plotesuese izotopike.
Në figurat 41, 42 dhe 43 jepen spiderdiagrmet e normalizimit me mantelin primitiv,
diagram Ta – Nb dhe Ba – La.
Në diagramin Th/Yb – Ta/Yb, fushat sipas (Pearce J. A., 1983), Figura 44, kampioni
Nr. 21 vjen nga një magmë mantelore e pasuruar me material të korës kontinentale
(pranë pasurimit brenda pllakës). Për ta kuptuar më mirë në diagram jepën edhe
bazalte nga formacioni vullkano – sedimentar Triasik i Shqipërisë të cilat i perkasin
një mantoje të varfëruar shumë pranë MORB normal (Diagrami sipas Tashko A.,
Georges H. Mascle 2009 Nd, Pb “Isotope ratios and trace element signatures of
volcanic rocks in Albania: Magma source identification”. AJNTS, 2009, 2, 3-23.
Nga paraqitjet e mësipërme rezulton se kimizmi i rrymave bazaltike në formacionin
vullkano – sedimentar të Bajgorës dëshmon se kemi të bëjmë me një magmë
mantelore primitive e pasuruar me material të korës kontinentale (pranë pasurimit
brenda pllakës). Bazuar në anomalinë pozitive të Nb – Ta dhe përmbajtjet e ulëta të
Ba, Rb, Sr mund të sugjerohet një origjinë ishullore oqeanike (OIB) nga hot – spot.
Për ta vërtetuar më saktë këtë sugjerim të fundit nevoiten analiza plotesuese,
veçanërisht ato izotopike.
4.1.1.4. Mosha e formacionit vullkano – sedimentar
Në rajonet jugperëndimore dhe veriperëndimore të zonës së Bajgorës, kryesisht pë-
rreth perroit të Gurishtes në jugperëndim dhe në veri e veriperëndim të Bajgorës,
lidhur ngushtë me bazaltet takohen me shumicë rreshpe silicore të kuqërremta që në
daljet jugperëndimore, në to vërehet prania e radiolareve. Kampionet e silicoreve me
prani më të shumtë të radiolarieve më së tepërmi takohen në intervalin nga perëndimi
i Gropave pergjatë rrugës këmbësore që zbret në drejtimin jugor për në Gumnishtë
(kordinatat X = 4755020 ; Y = 7500010 dhe X = 4754157 ; Y = 7500268). Nga 24
kampione të marra në silicorët radiolaritike, pas një studimi dhe seleksionimi paraprak
nga prof. Mensi Prela, janë dërguar në Laboratotin CNR të Universitetit të Firences 6
kampione prej të cilave 2 kampione i janë nënshtruar studimit nga ana e Prof. Marco
Chiari i Institutit të Gjeoshkencave dhe Gjeoresurseve të Firencës. Ruajtja e
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 48
radiolarieve ka rezultuar mjaft e dobët gjë që ka penguar ne identifikimin e specieve
preçize. Megjithatë, specialisti i CNR ve në dukje se është e mundur të bëhet fjalë për
Triasikun e mesëm (?) – të sipërm për këto kampione. Për një moshe Triasike të këtij
magmatizmi janë të mendimint edhe studjues të mëparshëm ( Pamic, J. J., 1982,
1984).
Në fotot a, b, c dhe d (Figura 45) janë evidencuar:
a) Pachus ? sp.
b) Gjini dhe specie te ndërmjetme, të papërcaktuara
c) Monocapnuchosphaera ? sp.
d) Ruajtje e dobët e cila mund të përfaqesojë copa të thyera të Xiphosphaera sp. ose
Monocapnuchosphaera sp. ose Paroertlispongus sp.
Mbetet detyrë për të ardhmën grumbullimi i një kampionature më cilësore të
silicorëve radiolaritikë, veçanërisht nga pjesa jugperëndimore e rajonit, për të bërë të
mundur saktësime të mëtejshme të moshës së formacionit bazalto – radiolaritik të
Bajgorës.
Figura 45: Foto te radiolareve (përcaktimet nga Dr. Marco Chiari i CNR - Instituto di
Geoscienze e Georiserse, Firenze)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 49
Figura 46: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar me ndërthurje silicorësh
radiolaritikë, (në Perëndim të fshatit Bajgorë)
Figura 47: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritikë me ngjyrë të
kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 50
Figura 48: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritikë me ngjyrë të
kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)
Figura 49: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritikë me ngjyrë të
kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 51
4.1.2. Shoja metamorfike
Formacionet e shojes metamorfike janë emërtuar për Zonën e Vardarit nga disa
studijues (Knoblock, Lagler 2006; Kodra 2006; Elezaj, Kodra 2008 etj). Në rilevimin
gjeologjik të rajonit Bajgorë – Kaçandoll (Kodra, Milushi 2008), në pjesën
veriperëndimore të planshetit është evidencuar dhe hartografuar për herë të parë
prania e formacioneve të shojes metamorfike. Gjatë rilevimit jo vetëm është
hartografuar me saktësi përhapja e këtij formacioni, por është përcaktuar edhe
pozicioni strukturor i tij. Ai lokalizohet në taban të masivit ultrabazik dhe për
bazament ka shkëmbinj vullkano – sedimentarë të Triasikut. Gjatë punimeve në
terren, në kuadër të disertacionit në dallim nga hartografimi që është paraqitur në
raportin gjeologjik (Kodra dhe Milushi, 2010), kam konstatuar se formacioni i shojës
metamorfike ka marrdhënie tektonike me formacionin vullkano – sedimentar të
poshtështruar. Në kuadër regjional përhapja e formacioneve të shojes metamorfike
nga rajonet me veriperëndimore të Zonës së Vardarit deri ke ato më në juglindje të
sa,j ka nevojë për unifikime sepse nga (Knoblock, Lagler 2006) i njëjti formacion i
shojes metamorfike herë është paraqitur si i Paleozoikut të poshtëm (APz1), herë i
Paleozoikut të sipërm (Apz2) e herë si i Jurasikut (AJ2-3). Mendoj se më i drejtë është
interpretimi sipas (Kodra A, 2006); Kodra etj 2007; Kodra dhe Meholli 2008; Elezaj
dhe Kodra 2008 etj) që e trajtojne këtë formacion si të Jurasikut të Mesëm (µSJ2). Të
rikthehemi tek formacioni metamorfik i rajonit të Bajgorës.
Formimet metamorfike përfaqësohen nga lartë poshtë nga amfibolite, mikashiste dhe
më poshtë me rreshpe të gjelbra. Praninë e granatit e kemi evidencuar vetëm në dy
pika: në pjesën më veriperëndimore të daljes së tyre dhe në cepin më jugor në bregun
e djathtë të përroit të Kaçandollit. Trashësia e shojes metamorfike lëviz në kufinjtë 5 –
40 m. Nga ky fakt konstatojm se faciet më të metamorfizuara të shojes metamorfike i
kemi direkt në taban të masivit ultrabazik dhe shistet e gjelbra i kemi poshtë. Kjo
tregon qartë, se edhe këtu si në rajonet e tjera të përhapjes së tyre, kemi të bëjmë me
procesin e ngjashëm me hekurin e hekurosjes. Shkëmbinjtë ultrabazikë direkt mbi
shojen metamorfike paraqesin serpentinizim dhe rreshpëzim të theksuar. Kontakti i
poshtëm i rreshpeve të gjelbëra me bazalte ose rreshpe të formacionit vullkano –
sedimentar paraqitet tektonik.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 52
Figura 50: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në
jug të antenës)
Figura 51: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në
jug të antenës).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 53
Figura 52: Foto e shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug
të antenës).
Figura 53: Foto e shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug
të antenës).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 54
4.1.2.1. Kimizmi i amfiboliteveNë shkëmbinjtë amfibolitikë të shojes metamorfike janë marrë dy kampione
(kampionet Nr. 23 dhe 24) që janë analizuar në Laboratorin ACME Labs të
Vankuverit (shih tabelen Nr 2). Në diagramin (Figura 39) që trajton normalizimin me
MORB jepet spektri i elementeve të TR për dy analizat e kampioneve Nr. 23 dhe 24,
diagrami sipas (Sun and Mc Donough 1989). Nga diagrami duket qartë se spektrat e
amfiboliteve janë të ngjashme me MORB që i korrespondon një korje oqeanike në
zgjerim. Diagrami i normalizimit me Hondrite për TR jepet në figurën 39, vlerat sipas
(Sun and Mc Donough 1989). Në spiderdiagramin e figurës 40 bëhet paraqitja për
amfibolitet sipas elementeve gjurmë në normalizimin me MORB (vlerat sipas Salters
V dhe Strake A 2004). Në spiderdiagramin e figurës 41 behet paraqitja për amfibolitet
në normalizimin me mantelin primitiv (vlerat sipas Hofman, 1988).
Në figurat 42 dhe 43 jepen diagramet që detajizojnë të dhënat e spiderdiagrameve për
raportet Ta – NB dhe Ba – La.
Diagrami i figurës 44 Th/Yb – Ta/Yb (fushat sipas Pearce J.A., 1983) nxjerr në pah se
amfibolitet e analizave K – 23 dhe K – 24 i përkasin fushës toleitike të një manteli të
varfëruar, shumë pranë fushës MORB. Nga interpretimet e diagrameve të mësipërme
mund të thuhet se amfibolitet e shojes metamorfike të rajonit të Bajgorës i përkasin
tipit MORB ose shumë të afërt me MORB. Pra mund të thuhet se si protolit i tyre
kanë shërbyer bazaltet Triasike të korës oqeanike të basenit Vardarian. Në bazë të
shoqërimeve minerale paragjenetike (amfibolite, mikashiste me ose pa granat dhe
shisteve te gjelbra) me velerësime termobarometrike supozohet se këta shkëmbinj
janë formuar kryesisht në kushte të facies amfibolitike dhe të rreshpeve të gjelbra.
Facia amfibolitike është formuar në temperatura rreth 6500 dhe presion 6 – 7 Kbar.
Formacionet metamorfike të ngjashme në shojen metamorfike të Shqipërisë trajtohen
si formacione të temperaturave 4400 - 5750 dhe presioneve 5 Kbar (Beqiraj etj.,
1996), 5000 - 6000 dhe presion 6 Kbar (Dimo A., 1997). Për rreshpet e gjelbra
supozohet se janë formuar në temperatura 3500 - 4000 dhe presione 2 – 3 Kbar.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 55
4.1.2.2. Mosha e shojes metamorfikeNe nuk disponojmë të dhëna analitke për moshën e shkëmbinjve të shojes
metamorfike. Duke u mbështetur në një analizë të përgjithshme të evolucionit
gjeologjik të Zonës së Vardarit (Kodra, Milushi 2010) mendojnë se shkëmbinjët e
shojes metamorfike të kësaj zone (dhe për rrjedhoje të të gjithë Zonës së Vardarit)
janë të moshës së Jurasikut të mesëm (µSJ2). Janë të nevojshme studime të mëtejshme
izotopike Ar39/ Ar40 që të saktësohet mosha e tyre. Evidencimi dhe hartografimi i
shojes metamorfike në rajonin e Bajgorës hedh dritë për evolucionin e Zonës së
Vardarit, ku masivet ofiolitike të Jurasikut janë sharjazhuar në drejtim perëndimor
mbi formacionet oqeanike vullkano – sediemntare Trasike duke formuar shojen
metamorfike.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 56
Figura 54 : 14. Shoja metamorfike në rajonin e Bajgorës (4, 5), shembuj nga Shqipëria dhe
Kosova (3) dhe nga bota (1,2) Elezaj, Kodra 2008
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 57
Interpretimi ynë është në përputhje me ato te Spray (1984) sipas të cilit formimi i
shojes metamorfike është realizuar nga kombinimi i domosdoshëm i nxehtësisë
mbetëse (të litosferes oqeanike të prerë prej astenosferës) dhe nxehtësisë së fërkimit
që lind gjatë paleovendosjeve intraoqeanike (Figura 54). Kemi të bëjmë pra, me
proceset intraoqeanike më të hershme që kanë iniciuar mbylljen e basenit oqeanik të
Vardarit.
Bazuar në faktin që kimizmi i shojës metamorfike është tepër i afërt me MORB dhe
faktin tjetër që marrdhëniet e shojes metamorfike me formacionin vullkano –
sedimentar të Bajgorës është tektonik, si edhe natyrën kalimtare të bazalteve të
Bajgorës, mund të konkludohet se protoliti i shojes metamorfike që takohen në
rajonin tonë nuk është vet formacioni vullkano –sedimentar i Bajgorës, por një
formacion me bazalte MORB që i përkiste tërësisht basenit oqeanik të Vardarit. Në
situatën e sotme gjeologjike të rajonit të Bajgorës ky formacion nuk zhvillohet në
sipërfaqe dhe ne e interpretojmë të konsumuar gjatë proceseve intraoqeanike të
mbylljes së basenit oqeanik të Bajgorës.
4.1.3. Magmatizmi ofiolitik Jurasik
4.1.3.1. Përhapja e shkëmbinjve ultrabazikë
Shkëmbinjtë ultarbazikë në zonën e studimit, Bajgorë - Kaçandoll mbulojnë një
sipërfaqe rreth 16-17 km2 (fig 1,2). Zona përshkohet nga perëndimi në lindje nga
rruga automobilistike Bajgorë – Kaqanoll – Dobratin. Kjo rrugë ndërpret pothuaj kryq
gati të gjitha formacionet gjeologjike që ekspozohen në këtë zonë dhe natyrishtë edhe
dy daljet e shkëmbinjve ultrabazikë që i përkasin kësaj zone. Njëra nga daljet
ultrabazike shtrihet në gjysmën veriore të zonës dhe ka afërsisht formën e një trapezi
me brinjë afërsisht 2 dhe 4 km (gjerësia e daljes) dhe lartësi 4 km (gjatësia e daljes).
Kjo dalje ka një sipërfaqe rreth 10 km2. Dalja tjetër përfaqësohet nga një brez i
ngushtë me trashësi 0.1 – 1.5 km dhe mbulon një sipërfaqe rreth 7 km2. Ky brezë
ndërtohet kryesisht nga serpentinite me shtrirje veri - jug që karakterizohet nga
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 58
zgjerime dhe hollime përgjatë shtrirjes. Në qendër të tij brezi bigëzohet dhe njëra degë
që përfaqësohet nga një “zinxhir” daljesh serpentinitesh, merr drejtim juglindje –
veriperëndim (Figura 55, 56, 57).
Figura 55: Foto panoramike e masivit ultrabazik të Kaçandollit. Rruga automoblistike
Bajgorë – Kaçandoll – Dobratin që ndërpret kryq shtrirjes masivin. Në pjesën e majtë të fotos,
pjesa e pyllëzuar, përfaqesohet nga flishi që vendoset mbi shkëmbinjtë ultrabazikë.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 59
Figura 56: Foto panoramike e vazhdimit verior, jashtë zonës tonë të studimit, i masivit
ultrabazik te Kaçandollit.
Figura 57: Foto ku pasqyrohet dalja e shkëmbinjve ultrabazikë në veri të fshatit Dobratin.
Pjesa e pyllëzuar përfaqësohet nga flishi.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 60
4.1.3.2. Marrdhëniet me shkëmbinjtë rrethuesMarrdhëniet e shkëmbinjve ultrabazikë me shkëmbinjët rrethues janë kryesisht tektonike, por
takohen edhe mardhënie normale (me shplarje). Në marrdhëniet me shkëmbinjtë rrethues
spikasin dy aspekte: prania e amfiboliteve dhe mikashisteve në kontaktin ndërmjet bazalteve
të rreshpezuara dhe shkëmbinjve ultrabazikë dhe prania e korës së prishjes (lateritike) në
kontaktin normal ndërmjet shkëmbinjve ultrabazikë dhe gelqerorëve të bazamentit dhe flishit
(Figura 58, 59, 60 )
Figura 58: Foto ku pasqyrohet kontakti ndërmjet shkëmbinjve ultrabazikë dhe flishit të J3-Cr1
(Kacanoll).
Pjesa e pyllëzuar përfaqësohet nga flishi, kurse pjesa e zhveshur nga shkëmbinjtë
ultrabazikë. Në të djathtë të fotos (ngjyra e bardhë) gelqerorë masiv të Kretakut.
Marrdhënjiet e flishit me ultrabazikët në përgjithësi janë normale-, por në shumë
sektore janë të prekur nga tektonika shkëputëse.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 61
Figura 59: Foto ku pasqyrohet kontakti normal (me shplarje) ndërmjet serpetiniteve dhe flishit
të J3-Cr1 që kalon nëpërmjet një koreje prishje të dobët (Dobratin).
Figura 60: Foto ku pasqyrohet kontakti tektonik ndërmjet formacionit filite-bazalteve të
rreshpëzuara me shkëmbinjtë ultrabazikë, (rrjedha e poshtme e perroit te Picelit)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 62
4.1.3.3. Përbërja
Shkëmbinjtë ultrabazikë të rajonit Bajgorë – Kaçandoll– Dobratin përfaqësohen
kryesisht nga harcburgite mesatarisht të serpentinizuara, intensivisht të
serpentinizuara dhe serpentinite. Në sektorë të veçantë si në pjesën veriore të zonës së
studimit, në perëndim të Picelit apo në Grezhve takohen ndërthurje harcburgit –
dunite. Linxat e duniteve rrallë e kalojnë trashësinë 2 m. Në shumë raste, veçanërisht
në zonën perëndimore të majës së Picelit serpentinizimi është shumë i fuqishëm. Të
bie në sy mungesa e mineralizimit të kromit bile edhe sasia tepër e vogël ose mungesa
e kromshpinelidit akcesor në vrojtimet makroskopike. Në zonën e përhapjes së
shkëmbinjve ultrabazike mungon pothuaj krejtësisht seria damarore ndërprerëse.
Takohen shumë rrallë damarë të hollë të transpuzuar piroksenitesh dhe shumë rrallë
plagjioklaziti.
4.1.3.3.1. Harcburgitet
Harcburgitet përbëjnë pjesën kryesore, mbi 98 %, të shkëmbinjve ultrabazikë të
masivit brenda zonës së studimit. Harcburgitet paraqiten nga mesatarisht deri
intensivisht të serpentinizuara. Harcburgitet pak të serpentinizuara janë shumë të
rralla, ndërkohë që harcburgitet e freskëta tepër të rralla. Mjaft karakteristik është
relievi me pamje karsti i cli takohet vecanarisht në të dy anët e përroit të Kaçandollit
(Figura 61, 62).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 63
Figura 61: Foto të daljeve të harcburgiteve me reliev e pamje karsti, përroi i Kaçandollit
Figura 62: Foto të daljeve të harcburgiteve me reliev e pamje karsti, përroi i Kaçandollit
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 64
4.1.3.3.2. Dunitet
Dunitet tahohen me pakicë pothuaj në të gjithë rajonin. Në përgjithësi kemi të bëjmë
me linxa shumë të vogla dunitike të cilat nuk e kalojnë trashësinë 1 m, por në pak
raste, sic është rasti i veriut të zones së studimit, ku takohen linxa me trashësi deri 3.5
m dhe që ndiqen në shtrirje deri 40 -50 m (Figura 63, 64). Dunitet janë të
serpentinizuara dhe po ashtu të ndërprera, ashtu sikurse harcburgitet nga dejza të
shumta serpentine dhe krizotil azbesti. Takohen edhe linxa dunitesh jo pajtuese me
strukturën. Karakteristikë dalluese është mungesa e plotë e kromititeve, bile edhe e
kromshpinelidit akcesor në dunite.
Figura 63: Foto të daljeve të linxave dunitike me trashësi deri rreth 0.5 m, në perëndim të
masivit te Kaçandollit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 65
Figura 64: Foto e një linxe të hollë dunitike në veri të fshatit Dobratin.
4.1.3.3.3. Dunitet plagjioklazikeDunitet plagjiokalzike janë një fenomen i kufizuar (Figura 65). Ato takohen në një
sektor relativisht të kufizuar, në veri të masivit të Kaqanollit.
Figura 65: Foto e një damari plagjiokalziti (në strukturë) dhe dunite plagjiokalzike në veri të
masivit të Kaqanollit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 66
4.1.3.3.4. Seria damarore
Seria damarore përfaqësohet nga piroksenitet dhe plagjioklazitet (Figura 66, 67).
Piroksenitet janë një fenomen i rrallë. Në përgjithësi takohen damarë të hollë
piroksenitesh me trashësi deri 2-3 cm. Vetëm në një rast, në cepin jugperëndimor të
masivit të Kaqanollit, takohet një damarë pirokseniti me trashësi rreth 30 cm. Damarët
të cilët janë të tipit klinopiroksenit janë në cdo rast të transpuzuar dhe në pajtim me
strukturen. Në asnjë rast nuk janë takuar damarë pirokseniti ose plagjioklaziti
magmatik.
Figura 66: Foto e damarëve të klinopiroksenitit (në strukturë) në veri të fshatit Dobratin.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 67
Figura 67: Foto e damarëve të piroksenitit të transpuzuar (në pajtim me strukturën), veriu i
Masivit ultrabazik të Kaqanollit.
4.1.3.3.5. MagnetitiNë disa raste të bie në sy prania e vlerave të ngritura të magnetitit aq sa çorientojnë
busullën (Figura 68). Në fillim të krijohet përshtypja se ke të bësh me shlire kromi,
por vetëm kur afron busullen për të matur kupton se kemi të bëjmë me magnetit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 68
Figura 68: Foto të shlireve të magnetit në pjesën verilindore të masivit të Kaçandollit
4.1.3.3.6. Serpentinizimi dhe azbesti
Serpentinizimi është një fenomen që ka prekur fuqishëm gjithë shkëmbinjtë
ultrabazikë të rajonit (Figura 69, 70, 71, 72, 73). Në shumë sektorë shkëmbi ka marrë
ngjyrë të errët në të zezë për efekt të serpentinizimit. Në shumë sektorë serpentinizimi
është i shprehur në trajtë sistemesh dejzore paralele që ndërpresin njëri - tjetrin dhe
krijojnë një teksturë rrjetore.
Karakteristike është zona azbestmbajtëse në perëndim të majës së Picelit ku janë
kryer, që në vitin 1959, disa galeri, kanale, karriera për kërkimin e tij. Dejzat e
azbestit arrijnë deri 2-3 mm trashësi.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 69
Figura 69: Foto një zonë të përfaqësuar nga zhveshje të harcburgit – dunite intensivisht të
serpentinizuara. Galeri për kërkimin e azbestit në shpatin perëndimor të majës së Picelit.
Figura 70: Foto e një zonë të përfaqësuar nga zhveshje të harcburgit – duniteve intensivisht
të serpentinizuara. Galeri për kërkimin e azbestit në shpatin perëndimor të majës së Picelit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 70
Figura 71: Foto e shkëmbinjve ultrabzaikë intensivisht të serpentinizuar, në zonën e
vendburimit të azbestit, Maja e Picelit.
Figura 72: Foto ku pasqyrohet një rrjetë e dejzave të serpentinës dhe azbestit në perëndim të
majës së Picelit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 71
Figura 73: Foto ku prezantohen damarë serpentine dhe krizotil azbesti, në shpatin perëndimor
të majës së Picelit.
4.1.3.3.7. ListvenitetListvenitet ose serpentinitet e kalcifikuara dhe sericitizuara janë përmendur edhe në
punimet e mëparshme të realizuara në rajon (Vukanoviq, M., etj., 1982), (Figura 74).
Gjatë vrojtimeve fushore në kuadër të këtij diseracioni janë evidencuar dalje
listvenitesh në disa sektorë. Në disa raste dajlet e listveniteve mbulojnë sipërfaqe të
konsiderueshme dhe përbëjnë sipas mendimit tonë një element të rëndësishëm për t’u
studiuar në të ardhmën përsa i takon armbajtjes.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 72
Figura 74: Foto ku prezantohen zhveshje serpentinitesh të kalcifikuara dhe
silicifikuara(listvenite), në rrjedhen e sipërme të perroit të Kaçandollit.
4.1.3.4. Struktura
Në shkëmbinjtë ultrabazikë të Bajgorë – Kaçandoll – Dobratinit është e mundur lehtë,
dëshifrimi strukturor bazuar në matjet: në ndërthurjet dunitike, breznimet në
harcburgite dhe matjet në serinë damarore të transpuzuar.
Breznimet janë të shprehura shumë mirë në shumë zona të përhapjes së shkëmbinjve
ultrabazikë të rajonit. Në disa raste breznimi shfaqet i shkëlqyer (Figura 75, 76).
Elementet strukturor të matur dëshmojnë për një rudhosje intensive të shkëmbinjve
ultrabazikë (Figura 77). Shumica e matjeve të foliacionit reflektojnë një rënie
verilindore me kënd rënie 30 – 450, por evidentohen edhe raste me rënie më të madhe
60 - 800. Ndërkaq matjet e foliacionit në shumë raste reflektojnë rënie gati veriore, në
disa raste të tjera rënie juglindore e me pak raste rënie jugperëndimore (Figura 78).
Kjo situatë reflektohet në të dy daljet ultrabazike të rajonit. Në tërësi mund të themi se
shtrirja e shkëmbinjve ultrabazikë në rajon është veriperëndim – juglindje, kurse nga
matjet e pakëta të lineacionit rezulton të kemi një zhytje juglindore.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 73
Figura 75: Foto ku prezantohen zhveshje të breznimeve të shprehura shumë mirë në pjesën
veriore të masivit të Kaçandollit.
Figura 76: Foto ku prezantohen zhveshje të breznimeve të shprehura shumë mirë në pjesën
veriore të masivit të Kaçandollit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 74
Figura 77: Foto ku prezantohet një rudhë izoklinale në veri të masivit të Kaçandollit
Figura 78: Paraqitja stereografike; a) polet e planit të foliacionit mantelor në harcburgitet e
masivit të Kaqanollit; b) konturat e planit të foliacionit mantelor në harcburgitet e masivit të
Kaçandollit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 75
4.1.3.5. KimizmiPër të gjykuar për kimizmin jemi bazuar në analizën e dy kampioneve te perfaqësuara
nga shkëmbi ultrabazik i serpentinizuar që janë marrë në shkëmbinjtë ultrabazikë të
Kaqanollit. Njeri kampion është analizuar në Laboratorin Qendror të Shërbimit
Gjeologjik Shqiptar (tabela 3) dhe kampioni tjetër është analizuar në Laboratorin
AcmeLabs, Vancuver, Kanada (tabela 4). Në të dy kampionet humbja në kalcinim
është në nivelin 12.3 – 13.87 % gjë që tregon që shkalla e serpentinizimit është e
lartë. Në tabela janë dhënë përqindjet reale si dhe perqindja e dehidratizuar. Perqindja
e dehidratizuar është dhënë duke bërë shpërndarjen e humbjes në kalcinim tek të
gjithë komponentet e tjerë.
Tabela Nr. 3. Tabela Nr. 3. Shkëmb ultrabazik analizuar në Laboratorin Qendror të Shërbimit
Gjeologjik Shqiptar
Tabela Nr. 4. Shkëmb ultrabazik analizuar në Laboratorin AcmeLabs, Vancuver, Kanada
Në qoftë se marrim parasysh përbërjen e mantelit primitv ku shkalla e shkrirjes së
pjesshme është drejtë zeros (tabela 5) ne do të jemi në gjendje të përcaktojmë shkallën
e shkrirjes së pjesshme për ultrabazikët e masivit të Kaqanollit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 76
Mantel Primitiv Mantel i
harxhuar
Sipas Andersen
(1983) ne %
Sipas Taylor &
McLennan
(1985) ne %
Sipas
Ringwood
(1991) ne %
Sipas McDonough
& Sun (1995)
ne %
Sipas Condie
(1997) ne %
SiO2 49.30 49.90 44.78 45.00 43.60
TiO2 0.21 0.16 0.21 0.201 0.134
Al2O3 3.93 3.64 4.46 4.45 1.18
FeO 7.86 8.00 8.40 8.05 8.22
MgO 34.97 35.10 37.22 37.80 45.2
CaO 3.17 2.89 3.60 3.55 1.13
Na2O 0.27 0.34 0.34 0.36 0.02
K2O 0.018 0.02 0.029 0.029 0.008
Total 99.73 100.05 99.04 99.44 99.49
Rb (ppm) 0.39 0.55 0.635 0.60 0.12
Sr (ppm) 16.2 17.8 21.05 19.9 13.8
Y (ppm) 3.26 3.4 4.55 4.30 2.7
Zr (ppm) 13 8.3 11.22 10.5 9.4
Nb (ppm) 0.97 0.56 0.713 0.658 0.33
Cs (ppb) 20 18 33 21
Ba (ppb) 5220 5100 6989 6600
La (ppb) 570 551 708 648 330
Pb (ppb) 120 120 185 150
Th (ppb) 76.5 64 84.1 79.5 18
U (ppb) 19.6 18 21 20.3 3
Tabela Nr. 5. Shkalla e shkrirjes së pjesshme në mantelin primitive.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 77
Sic shikohet në tableën 5 përqindja e MgO për mantelin primitiv lëkundet ndërmjet
34.97 % (Andersen, 1983) deri 37.80 % (McDonough & Sun, 1995).
Duke pranuar një përqindje të MgO = 37.8 % në mantelin primitive shkalla e
shkrirjes së pjesshme rezulton rreth 10.055 % per analizën e bërë në Laboratorin
Qendror të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar ose 18.46 % për analizën e bërë në
Laboratorin AcmeLabs (Vancuver, Kanada)
Kjo shifër përfitohet duke u bazuar në formulën e mëposhtme:
Ku Sh sh është shkalla e shkrirjes së pjesshme
x MgO Mh është përqindja e MgO në mantelin e harxhuar dhe
x MgO Mp është përqindja e MgO në mantelin primitiv
Bazuar në këtë formulë për analizën e realizuar në Laboratorin Qendror të Shërbimit
Gjeologjik Shqiptar:
Kurse për analizën e bërë në Laboratorin AcmeLabs (Vancuver, Kanada) kemi:
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 78
5. Magmatizmi i ri
Magmatizmi i ri ose siç thuhet ndryshe magmatizmi miocenik ka përhapje të kufizuar
në rajon. Ai përhapet kryesisht në cepin jugperëndimor të planshetit, në veri dhe në
jug të përroit të Gumnishtës. Dalje e kufizuar takohet dhe në veriperëndim të
Prapshties së Bajgorës.
Përfaqësimi litologjik është me andezite, dacite, shkembinj piroklasitë si dhe me një
dalje të vogël të granodioriteve.
5.1. Andezitet dhe dacitet
Andezitet dhe dacitet nuk paraqiten në hartat ekzistuese të shkallëve të ndryshme
(Vukanoviq, etj., 1982, Knobloch, Legler 2006, Abazi, Legler 2006, etj.,).
Andezitet paraqiten si shtoqe të vegjël me përbërje të andeziteve hornblendore, me
ngjyrë të murme dhe kristalizim të mire (Figura 79, 80).
Figura 79: Foto ku prezantohen dalje andezitesh dhe marrdheniet e tyre me filitet triasike.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 79
Pranë kontaktit vërehet metamorfizimi i filiteve dhe karbonateve.
Kimizmi i andeziteve pasqyrohet ne analizen Nr. 19 ku kemi SiO2 = 52.9%, K2O =
2.13 5, TiO2 = 1.29 % etj. Bie në sy përmbajtja e larte e bariumit (957 ppm),
molibdeni 1.4 ppm etj.
Interpretimi i kimizmit të andeziteve nëpërmjet analizës Nr. 19 pasqyrohet në figurat
14 deri 21. Kemi të bëjmë me kufirin mes llavave alkalinore – kalcium alkalinore.
Në terren evidencohen zhveshje shumë të bukura të marrdhënieve të andeziteve
miocenike me filitet triasike (Figura 79, 80). Në kontaktin mes tyre vërehen fenomene
të metamorfizmit dhe deformimeve që meritojnë studime të specializuara.
Figura 80: Foto ku prezantohen dalje andezitesh dhe marrdhëniet e tyre me filitet Triasike në
Bajgorë. Pranë kontaktit vërehet metamorfizmi i filiteve dhe karbonateve.
Dacitet shquhen nga përmbajtja e fenokristaleve të plagjioklazit dhe kuarcit, sanidini,
amfiboli, më pak sfeni, apatiti dhe minerale metalike.
Në pjesën jugore, që i takon veriut të Gumnishtës, dacitet shoqërohen edhe me
shkëmbinj piroklastikë, ndërsa në veriperëndim të Prapshties së Bajgorës ato
intrudojnë formacionin e bazalteve dhe filiteve të Triasikut.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 80
Në mjaft raste paraqiten të freskëta, por në pjesën jugperëndimore të zones së
studimit, pranë malit të Cukës (1305m) dhe Lisakut të Madh (1198m) janë tepër të
alteruara, me një masë kaolinizimi të konsiderueshëm.
5.2. Shkëmbinjtë piroklastikë
Shkëmbinjtë piroklastikë dhe tufet janë të përbërjes andezitike dhe dacitike. Ato
shoqërojnë dacitet dhe andezitet dhe marrdhëniet mes tyre në sipërfaqen e kufizuar të
përhapjes dhe në kushte jo të mira të çveshmërisë është vështirë të studiohen.
Gjykojmë që trashësia e piroklastiteve është rreth 30 – 40 m, rrallë here edhe më
shumë.
5.3. Granodioritet
Bëhet fjalë për një dalje të kufizuar granodioriti mes filiteve të Triasikut të Mesëm –
të Sipërm. Janë shkëmbinj leukokratë, që dallohen lehtë ne sfondin e filiteve gri,
paksa të murrmë – në të gjelbër.
Dalja ka trashësi pak metra, me shtrirje veri – jug, por që gjykuar në bazë të copave
mund të ketë dhe formë të përkulur, trajtë shale.
Nuk ka të dhëna për moshën e granodioritit. E kemi paraqitur si të moshës së
Miocenit të Poshtëm, por nuk përjashtohet edhe mosha e Jurasikut, ku granodioriti
mund të interpretohet i lidhur me mbivendosjet intraoqeanike.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 81
6. EVOLUCIONI I MAGMATIZMIT TË RAJONIT BAJGORË –KAÇANDOLL NË KUADËR TË EVOLUCIONIT TË ZONËS SËVARDARIT
Ky kapitull synon të përmbledhë elementë të ndryshëm (të përshkruar në detaje në
kapitujt paraardhës) në një skemë kronologjike të evolucionit të Zonës së Vardarit. Në
interpretimet tona përveç të dhënave për rajonin do të përdorim edhe informacione të
shumta të literaturës për Zonën e Vardarit dhe veçanërisht mjaft fakte të evidentuara
nga ana ime gjatë veprimtarisë gjeologjike hulumtuese shumëvjeçare në Kompaninë
Iliria Mining Corp, Prishtine, në rajone të ndryshme të Zonës së Vardarit si rajoni i
Rogoznes, Jarinjes, Selacit etj (jugu i masivit të Kopaonikut), rajoni në veri të
Artanës, rajoni i Letnicës etj.
6.1. Periudha para alpine
Formacionet e kësaj periudhe nuk takohen në rajonin Bajgorë – Kaqanoll prandaj nuk
do të ndalemi në të.
6.2. Periudha e riftingut kontinental alpin (Triasik i Hershëm – iMesëm)
Në rajonin Bajgorë – Kaqanoll nuk përhapen formacione karbonatike triasike që të
dëshmojnë direkt riftingun kontinental dhe break-up-in kontinental që shënon fillimin
e lindjes së basenit oqeanik të Vardarit. Por, në rajone fqinje, veçanërisht në perëndim
dhe veriperëndim të rajonit të Bajgorës evidencohen formacione që gjatë evolucionit
gjeologjik të pjesës lindore të Kosovës kanë pasë përfaqësuar treva kontinentale të
cilat gjatë Triasikut të Hershëm – të Mesëm ju nënshtruan riftingut kontinental dhe në
vijim, pas break-up-it kontinental shërbyen si buzë kontinentale pasive perëndimore të
basenit oqeanik. Në rajonin tonë, si dëshmi të riftingut kontinental që janë si facie
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 82
kalimtare mes riftingut kantinental dhe fillimit te zgjerimit oqeanik është formacioni
vullkano – sediemntar triasik me përhapje të gjërë në rajonin e Bajgorës.
6.3. Periudha e hapjes (zgjerimit) oqeanik (Triasik i Mesëm –Jurasik i Mesëm)
Periudha e zgjerimit oqeanik Vardarian ka gjurmë të shumta në rajonin e Bajgorës
sikundër janë: prania e gjërë e formacioneve mantelore, kryesisht harcburgite, prania
e formacioneve të kores oqeanike, kryesisht bazaltike me ndërthurje radiolarite, etj.
Kemi dhe prani të kufizuar të gabrove.
Të dhënat për të dëshmuar për momentin e break-up-it kontinental mungojnë në
rajonin e Bajgorës dhe në rajonet përrreth. Me shumë interes është prania e daljeve të
fuqishme të gëlqerorëve pllakorë me silicorë në rajonin e Smrekonicës, në jug të
minierës së StanTergut. Kemi të bëjmë me formacione të facies pelagjike që në
literaturë njihet me emërtimin e facies “Hallstat”, tipike për formacione të buzëve
kontinentale pasive të baseneve oqeanike. Në lumin e Smrekonicës zhvishen trashësi
mbi 150 m të gëlqerorëve pllakorë me silicorë të cilët shtrihen normalisht mbi
formacionet rreshpore karbonatike të Triasikut të Mesëm (Maliqi 2001, Elezaj &
Kodra 2008). Në nivelet e gëlqerorëve pllakorë me prani të bivalvorëve pelagjikë janë
përcaktuar konodonte të Triasikut të Sipërm. Gëlqerorët e facies “Hallstat” në
evolucionin paleogjeografik kanë përfaqësuar buzën kontinentale pasive perëndimore.
Elezaj & Kodra 2008, këta gëlqerorë i kanë inkuadruar në Njësinë e Drenicës (Basen
– shpati perëndimor i basenit oqeanik të Vardarit).
Në rang më regjional, edhe në verilindje të Kosovës (plansheti i Kurshumlisë),
zhvishen formacione Triasike të facies “Hallstat” që gjatë evolucionit gjeologjik i
përkisnin buzës kontinentale pasive lindore të basenit oqeanik të Vardarit. Zgjerimi
oqeanik i Vardarit ka filluar gjatë Triasikut të Mesëm (Anizian) dhe ka vijuar deri në
Jurasik të Mesëm. Këtë interpretim e mbështesim në praninë e silicorëve radiolaritikë
të Jurasikut të Mesëm në tavan të bazalteve oqeanike (Obradoviq, Goriqan 1989). Në
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 83
veriperëndim të rajonit tonë, vetëm pak kilometra larg planshetit tonë, në rrugën që të
çon për në fshatin Selac kemi takuar zhveshje të mrekullueshme ku silicorët
radiolaritikë me trashësi 5 – 6 m mbulojnë normalisht, me kontakte stratigrafike
bazaltet oqeanike (Kodra, Meholli 2008). Mbi silicorët radiolaritkë të Jurasikut të
Mesëm vijon formacioni tektono-olistostromik “blloqe në matriks” i Jurasikut të
Mesëm-të Sipërm (Elezaj & Kodra 2008). Në vet rajonin tonë këto formacione nuk
ekspozohen.
Si konkluzion, mund të themi që, në rajonin e Bajgorës dhe në rajonet përrreth
zhvishen gjërësisht formacione shënjuese të zgjerimit oqeanik Vardarian.
6.4. Periudha e mbylljes së basenit oqeanik
Prania e formacioneve të shojes metamorfike dëshmon për proceset intraoqeanike të
zhytjes dhe të mbivendosjes së blloqeve oqeanike njëri përkundrejt tjetrit. Pra, kemi të
bëjmë me proceset intraoqeanike të cilat shënojnë edhe fillimet e mbylljes së basenit
oqeanik të Vardarit.
Vemë në dukje se, në Zonën e Vardarit krahas formacioneve të kores oqeanike që i
përkasin zgjerimit oqeanik me bazalte MORB (të moshës Triasike dhe Jurasike), në
pjesën lindore veçanërisht në rajonet juglindore të Kosovës kemi edhe formacione të
tipit IAT (të moshës Jurasike), që tregojnë për zhvillimet oqeanike mbi zonën e
subduksionit (Elezaj & Kodra 2008).
Në rajonin e Bajgorës dhe në rajonet përrreth dëshmitarë të mbylljes së basenit
oqeanik të Vardarit kemi edhe mbivendosjen e ofioliteve mbi formacionet
kontinentale (jugu i StanTergut etj.). Prania e formacioneve flishore dhe flishoidale
Jurasiko – Kretake mbi ofiolitet në pjesën lindore të rajonit të Bajgorës janë tregues
që kanë regjistruar proceset në vijim të mbylljes së basenit oqeanik të Vardarit. Në
pjesën veriperëndimore dhe qëndrore të Zonës së Vardarit, kemi prani të melanzhit
“blloqe në matriks” të Jurasikut të Mesëm – të Sipërm si dhe gëlqerorë platformikë të
Kimerixhianit. Fakti që këto formacione mbulojnë si ofiolitet ashtu dhe fragmente
karbonatike dhe karbonatiko rreshpore Triasiko – Jurasike mendoj se flet në favor të
interpretimit për mbyllje të basenit oqeanik të Vardarit gjatë Jurasikut të Mesëm –
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 84
deri ne fillim te Jurasikut të vonshëm. Prania e gëlqerorëve platformikë të
Kimerixhianit mbi ofiolite në pjesën jugore të Zonës së Vardarit (mes Artanës dhe
Gjilanit) është dëshmi bindëse që baseni oqeanik i Vardarit ka përfunduar mbylljen
para Kimerixhianit (me shumë gjasa gjatë Oxfordianit) (Elezaj & Kodra 2008). Në
krahun perëndimor ofiolitet mbivendosen mbi formacionet pelagjike të Drenicës,
ndërsa në Lindje mbi formacionet e Zonës së Vardarit lindor dhe masivit Dardan.
Saktësimi i gjeometrisë strukturore gjatë mbylljes së basenit oqeanik të Vardarit ka
nevojë për studime dhe saktësime të mëtejshme. Gjatë procesit të mbylljes, përveç
regjimit në kompresion kanë pasur vend zhvendosjet shkëputje gjatësore që i përkasin
një regjimi të tipit strike-slipe. Këto i kanë dhënë Zonës së Vardarit ndërtim të
theksuar linear të strukturave të ngushta me shtrirje të madhe VVP – JJL.
Në rajonin tonë, si dëshmitarë të rëndësishëm që tregojnë mbylljen e basenit oqeanik
të Vardarit janë prania e flisheve të Jurasiko – Kretakut të cilët mbulojnë më shplarje
dhe mospërputhje strukturore formacionet mantelore të Zonës së Vardarit.
6.5. Periudha Kretake: Riaxhustimi i thjeshtë apo tektogjenezamadhore
Periudha Kretake është tepër e rëndësishme në evolucinin gjeologjik të Kosovës në
tërësi dhe të Zonës së Vardarit në veçanti.
Indipendenca e paleogjeografisë Kretake nga ajo Triasiko – Jurasike është shumë
evidente në gjithë Zonën e Vardarit dhe zonat rreth saj. Në Zonën e Vardarit Lindor
kemi pasur, në përgjithësi, një vijueshmëri të depozitimeve mbi ofiolite dhe
formacione të buzëve kontinentale, gjë që shprehet me praninë e gjërë dhe potente të
formacineve Jurasiko – Kretake dhe Kretake. Kjo evidencohet si në pjesën lindore të
rajonit të Bajgorës ashtu dhe në gjithë Zonën e Vardarit Lindor. Në të kundërt, në
Zonën e Vardarit Perëndimor si në rajonin e Bajgorës ashtu edhe në rajone të tjera të
saj është tepër evidente shtrirja mospajtuese e formacioneve terrigjene – karbonatike
dhe flishore të Kretakut të Sipërm mbi formacione ofiolitike dhe buzëve kontinentale.
Përgjithësisht kemi një mungesë të spikatur të formacioneve të Jurasiko – Kretakut
dhe Kretakut të Poshtëm të cilat takohen vetëm në mënyrë fragmentare, të rrallë. Kjo
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 85
tregon se, kjo Zonë i është nënshtruar një regjimi në ngritje për një kohë të gjatë dhe
depozitime të vjetra (Jurasiko – Kretake dhe Kretake të Poshtme) janë ruajtur vetëm
në struktura depresive.
Nga sa parashtruam del qartë se, në rajonin e Bajgorës, ashtu sikurse edhe në gjithë
Zonën e Vardarit kemi pasur dy tabllo esencialisht të ndryshme të evolucionit të tyre.
Për dallim nga perudha Kretake, sikundër kemi trajtuar më sipër, gjatë Triasikut dhe
Jurasikut kemi patur një evolucion tërësisht të një natyre tjetër që fillon me një regjim
gjeodinamik në tërheqje ku kemi patur riftingun kontinental gjatë Triasikut të
Hershëm – të Mesëm i cili u shoqërua edhe me aktivitet të gjërë magmatik (bazalte
etj). të natyrës kontinentale kalcuim alkalinore). Në vijim, po gjatë Triasikut të
Mesëm (Anizianit) ka ndodhur break-up-i kontinental i cili veçoi pllakën Euroaziatike
nga mikropllaka Apuliane (që mund të shihet si avancim verior i pllakës Afrikane).
Zgjerimi oqeanik gjatë Triasikut të Mesëm – të Vonshëm ishte përgjithësisht i
ngadaltë. Në periferi të tij kemi pasur një diferencim të theksuar me platformën
karbonatike të Moknës dhe me basen-shpatin kontinental të Drenicës, si buzë
kontinentale pasive të basenit oqeanik të Vardarit. Gjatë Jurasikut të Mesëm
mendojmë që kemi patur edhe fenomenin e subduksionit intraoqeanik i cili shprehet
me praninë e vullkaniteve të tipit IAT. Mendoj se, me zhytjet dhe mbivendosjet
intraoqeanike mund të konsiderohet se kemi fillimet e proceseve komplekse të
mbylljes së basenit oqeanik të Vardarit të cilat i trajtuam në paragrafin paraardhës.
6.6. Periudha Terciare
Formacionet e Terciarit janë pak të përhapura në rajonin e Bajgorës. Në pjesën
perëndimore kemi dalje të kufizuara të dacito – andeziteve dhe piroklastiteve që i
shoqërojnë ato, ndërsa në cepin jugperëndimor zhvishen me pakicë mollasa
Pliocenike. Dacito – andezitet ndërpresin qartësisht formacionet bazaltike Triasike.
Nuk disponojmë të dhëna të tjera për të gjykuar për kushtet gjeodinamike të formimit
të tyre për shkak të përhapjes së kufizuar në planshetin tonë.
Mendoj që, në këtë kapitull të evolucionit të rajonit të Bajgorës, në kuadrin e gjithë
Zonës së Vardarit, të mundohemi të japim mendimin veçanërisht për ngjarjet
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 86
gjeologjike gjatë Eocenit të Vonshëm. Sikundër është e njohur, në shumë treva të
Dinarideve gjatë Eocenit të Vonshëm kemi pasur branisje të fuqishme nga Lindja
drejt Perëndimit. Për rajonin tonë mendoj se gjatë Eocenit të Vonshëm kemi pasur
mbivendosje të strukturave të Vardarit Lindor mbi ato të Vardarit Perëndimor. Por,
mendoj se gjatë Eocenit të Vonshëm krahas mbivendosjes Lindje – Perëndim kemi
pasur edhe veprimtari të theksuar tektonike të shprehur me shkëputje horizontale të
tipit strike – slip. Këto të fundit, në kombinim edhe me ato më të vjetrat kanë çuar në
këtë ndërtim të Zonës së Vardarit me struktura të ngushta në gjërësi por me zgjatje të
madhe dhe me rënie të fortë të formacioneve. Natyrisht, këto probleme nuk mund të
zgjidheshin në kuadrin e një rajoni të kufizuar siç është rajoni i Bajgorës. Janë të
nevojshme studime tematike që të përfshijnë gjithë Zonën e Vardarit dhe zonat fqinje
për të gjykuar me të drejtë për evolucionin gjeodinamik te Zones se Vardarit. Është
me interes të vihet në dukje se, ky regjim gjeodinamik ka vazhduar gjatë Oligocen –
Miocenit, gjë që dëshmohet nga përhapja e çrregullt, shpesh izometrike te masivëve
dacito – andezitikë (masivi i Leces, daljet në rajonet veriore të Kosovës dhe daljet në
rajonin tonë dhe në Perëndim të tij). Kuptohet që vetë prania e një magmatizmi të tillë
dëshmon për procese të fuqishme tektonike kolizionale të thellësisë të cilat kanë bërë
të mundur gjenerimin e një magmatizmi të tillë të fuqishëm.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 87
7. RESURSET MINERALENë rajonin e Bjgorës evidencohen mineralizime metalore dhe jometalore. Prania e
mbetjeve të shkrirjes në rajonin e Borshlanit e të Gumnishtes dëshmon për
shfrytëzimin dhe shkrirjen e mineralizimeve polimetalore që në kohë të hershme. Të
dhënat për mineralizimet në rajonin e studimit janë pasqyruar në tekstin e hartave te
shkalles 1: 100 000, planshetet K 34-42 Mitrovicë (Bogdanovic P., et. al. 1978) dhe K
34-43 Podujevë (Vukanovic M., et. al. 1975). Në këto harta janë pergjithesuar të
gjitha të dhënat e hartografimeve dhe punimeve te detajuara për mineralet e dobishme
që i perkasin rajonit tonë të studimit. Hartografimi i rajonit ne shlallë 1;25 000 (Kodra
dhe Milushi 2010) bëri të mundur evidencimin e disa shfaqjeve të mineralizimit te
sulfureve nikelore si dhe praninë e korës së prishjes mbi shkëmbinjtë ultrabazikë.
Gjatë vitit 2011 – Kompania Innomatik Exploration Kosovo LLC (Deihl M.,et al
2011) ka realizuar punime hulumtuese në zonën e licenses që mbulon gjithe zonën
tonë të studimit. Kjo kompani ka realizuar studime me metodën e shlihove dhe po
ashtu janë marrë një numër i konsiderueshem provash në shfaqjet rrënjësore te
mineralizimeve të ndryshme. Shfaqjet kryesore të mineralizimeve të evidentuara në
rajonin Bajgorë – Kaçandoll janë pasqyruar në hartën gjeologjike të shkallës 1:25000
(figura 81).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 88
Figura 81: Harta gjeologjike me resurset minerale të rajonit Bajgorë – Kaqanoll
7.1. Mineralizime metalore
Ndër mineralizimet metalore që janë përshkruar në studimet dhe rilevimet e
mëparshme, përmendim dy shenja të zhivës në pjesën lindore të rajonit, një zonë e
mineralizuar e Pb – Zn në veri të Gumnishtës dhe dy shfaqje të vogla të Fe – Ni në
bazaltet e pjesës jugore të planshetit të Bajgores. Hartografimi i rajonit në shkallë
1 : 25 000 (Kodra dhe Milushi 2010) ka marrë në konsideratë të gjitha shenjat e
mineralizimeve qe takohen në rajon pavarësisht rëndesisë ekonomike në stadin aktual.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 89
Punimet e këtij studimi për doktoraturën kanë riparë të gjitha të dhënat ekzistuese dhe
është bërë përgjithësimi i të gjitha të dhënave për mineralizimin në rajon. Nga ana
jonë janë realizuar vrojtime dhe janë bërë rivleresime analitike. Në vijim po japim një
panoramë dhe një përshkrim të shkurtër të mineralizimeve në rajonin tonë të studimit.
7.1.1. Mineralizime të kores së prishjes
Korja e prishjes është një fenomen shumë i përhapur në kontaktin lindor të masivit ultrabazik
të Kaçandollit dhe po ashtu në daljet ultrabazike të Dobratinit. Korja e prishjes është zhvilluar
në kontaktin ndërmjet ultrabazikeve dhe flishit te J3-Cr1. Ajo nuk është një kore prishjeje
tipike, por gjithsesi ka shtrirje dhe trashësi të konsiderueshme. Në rastin kur flishi fillon me
gëlqeroëe masivë siç është rasti i kontaktit verilindor të masivit të Kaçandollit, kora e prishjes
është shumë më cilësore. Trashësia e korës së prishjes lëkundet ndërmjet 2 – 40 m (figurat
82, 83, 84).
Tabela nr. 6: Fenomeni i kores se prishjes ne pikat me koordinata:
1. 7507800 4759722 892 Kore prishje (shumë të kalc dhe seric), flishi 50/40
2. 7508033 4759505 874 Kore prishje, Hz të serpent. me brez S=270/65
3. 7508239 4759318 853 Kore prishje me trash. të madhe
4. 7508453 4759014 905 Kore prishje në Kontakt Ultr-Flish
5. 7508290 4758955 930 Kont. kore preishje-flish:; El në flish180/85
6. 7507925 4758933 994 Kore prishje (mbetje erozionale)
7. 7508023 4758164 930 Kont. Ult-Rresh; ne kont kore prish; Ne rresh 250/60
8. 7508052 4758208 919 Kont. normal Ult-reshp; kontakti 80/45
9. 7508179 4758246 884 Kont. rresh-Serp, gelq 50/70, rresh 40/65
10. 7508001 4758095 917 Ultr. të tjetërsuar dobët
11. 7503081 4761855 1439 Hz. të serpent, copëza të shumta të kores së prishjes
12. 7507994 4757096 1100 Kore prishje, flish, lapidari i dëshmorit Jahë Hasani
13. 7507778 4756910 1025 Listvenite
14. 7508378 4756479 940 Kontakt normal kore prishje - flish
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 90
Figura 82: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin
Figura 83: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 91
Figura 84: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin
7.1.2. Mineralizime të Nikelit
Shfaqje të mineralizimeve të Nikelit evidencohen për herë të parë në pjesën qëndrore
të masivit harcburgitik të Kopaonikut jugor. Kemi të bëjmë me zona të mineralizuara,
në trajtë shtoqesh mes harcburgiteve të serpentinizuara (fugurat 85, 86, 87). Në
sipërfaqe vërehet një limonitizim i lehtë, ndërsa në thyerje të freskët evidentohen
mineralizime me ngjyra të gjelbra të çela nga e kaltra e hapur, të ngjashme me
minerale të ndryshuara të sulfideve të nikelit: bravoit, violarit dhe milorit (figurat 88,
89, 90, 91).
Analizat kimike, të kryera në laboratorin e Fushë Kosovës, nuk dhanë rezultate te
kënaqshme. Nikeli rezulton në masën 0.16%, ndërsa bakri në sasi të papërfillshme.
Daljet e mineralizuara të Nikelit kanë përmasa të konsiderueshme: Dalja në rrugën e
makinës Mitrovicë – Podujevë (me kordinata 75 03 992 dhe 47 60 108) ka përmasa
40 x 35 m, ndërsa vazhdimi në thellësi duhet të jetë i konsiderueshëm, pasi kemi të
bëjmë me majën e një shtoku, që ka nxjerrë kokë në sipërfaqe. Sipërfaqja tjetër, më në
veriperëndim të shfaqjes së parë, në distancë 480 m ka të njëjtat karakteristika me
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 92
shfaqjen e parë. Përmasat e saj janë 30 x 28 m, pra pak më të vogla se shfaqja
juglindore.
Fakti që kjo shfaqje zhvishet në kuota më të ulta se shfaqja juglindore, flet më shumë
se shtoku mineralmbajtës ka përmasa të mëdha dhe duhen vendosur punime
eksploruese (gjeokimi, gjeofizikë, shpime e galeri). Edhe shfaqja tjetër që shtrihet 560
m në veri - verilindje të shfaqjes së përroit, megjithëse me përmasa të kufizuara duhet
përfshirë në sheshin e punimeve të ardhshme eksploruese.
Figura 85: Foto pergjate rruges Bajgore – Podujeve (afer fshatit Kaçandoll), prane kontaktit te
shkembinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një “shtok” me mineralizime te
sulfureve te Nikelit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 93
Figura 86: Foto pranë kontaktit të shkembinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një
“shtok” me mineralizime të sulfureve te Nikelit.
Figura 87: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një
“shtok” me mineralizime të sulfureve të Nikelit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 94
Figura 88: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një
mineralizim i sulfureve te Nikelit
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 95
Figura 89: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një
mineralizim i sulfureve te Nikelit.
Figura 90: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto
mineralizime të sulfureve te Nikelit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 96
Figura 91: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto
mineralizime të sulfureve të Nikelit.
7.1.3. Mineralizime të Manganit
Mineralizime të Manganit janë evidencuar në pjesën jugperëndimore të planshetit, në
jugperëndim të malit të Gropave.
Në fushëpërhapjen e bazalteve, rreshpet silicore – manganmbajtëse kanë një sërë
daljesh sipërfaqësore, që nga ana jonë janë shënuar me dy vendndodhjet kryesore të
tyre (dalja juglindore me kordinata 75 00 130; 47 54 476), ndërsa dalja tjetër 170 m
në veriperëndim të saj, me kordinata 74 99 877; 47 54 533).
Përmasa e sheshit ku takohen daljet manganmbajtëse janë afërsisht 200 x 200 m.
Thellësia e tyre duhet të verifikohet me punime shpimi. Në gjykimin tonë kjo thellësi
është më tepër se 4 m.
Në hartën e anomalive elektromagnetike në këtë shesh evidnecohet një anomali e
zbehtë, domethënia e të cilës do të sqarohet pas punimeve eksploruese në këtë rajon.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 97
7.1.4. Mineralizime të Pb – Zn – Mn
Në sheshet e përhapjes së formacioneve magmatike miocenike, të përfaqësuara
kryesisht nga dacite dhe piroklastike, takohen disa shfaqje të Pb – Zn – Mn. Njëra
shfaqje takohet në pjesën jugperëndimore të Bajgorës. Koordinatat e shfaqjes janë: 74
09 975; 47 56 037.
Shfaqja nuk zhvishet qartësisht në sipërfaqe. Më shumë kemi të bëjmë me blloqe të
mëdhenj, të papërpunuar të limoniteve me përmbajtje edhe të mineralizimeve të
manganit.
Blloqe të mineralizuara takohen edhe në shpatin lindor të malit në pjesën e Bajgorës.
Nga shqyrtimi i hartës së fushës elektromagnetike të rajonit Bajgorë, vërejmë se sipas
kontaktit tektonik të dacito – andeziteve në filitet dhe bazaltet evidencohen 3 anomali
shumë interesante.
Ato duhen verifikuar me punime gjeokimike, gjeofizike dhe rilevim të detajuar
gjeologjik. Nga ana jonë, pranë anomalisë së mesit është evidencuar një shfaqje e Pb
– Zn – Mn, përmasat e të cilës, për shkak të mbulesës nuk i kemi të qarta.
Koordinatat e kësaj shfaqje me përmasa të panjohura janë: 74 99 921, 47 56 081.
Mineralizimet e Pb – Zn nuk vërehen me sy (limonitizime intensive), por shoqërohen
me përmbajtje të rritur Mangani.
Krahas kësaj, nga ana jonë është takuar një shfaqe të mineralizuar me kuarc –
limonitizime dhe prani të manganit në koordinatat: 75 00 373 dhe 47 57 232.
Përmasat e shfaqjes janë të paqarta, pasi vendi është i mbuluar.
7.1.5. Mineralizime sulfure te pirit – kalkopiritit dhe elementevepolimetalike
Këto mineralizime takohen në rrugën Bajgorë – Podujevë, afer fshatit Dobratin. Në një zonë
rreth 200 – 300 m larg shkëmbinjve ultrabazikë të përfaqësuar nga filite, ranore, gelqerore,
rreshpe të zeza grafitike takohen mineralizime sulfure kryesisht piritoze ku dallohen edhe
pikëzime kalkopiriti (figure 92). Këto minetralizime mendojmë se mund të lidhen me
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 98
përqendime të rëndësishme polimetalike gjë që kërkon një studim të specializuar në të
ardhmën.
Figura 92: Foto në rrugën Bajgorë – Podujevë, afër fshatit Dobratin. Rreshpe të perfaqesuara
nga filite, ranore, gelqerore, rreshpe të zeza grafitike me prani te mineralizimeve sulfure
kryesisht piritoze.
7.1.6. Mbetje të shkrirjes së xeheroreve polimetalike
Takohen në përroin e Gumnishtës.
Koordinatat e daljes kryesore janë: 75 00 972, 47 93 530
Kemi të bëjmë me disa grumbuj mbetjesh të shkrirjes së xeheroreve polimetalike
vullkanike mes bazalteve të gjelbra (figurat 93, 94, 95). Bashkë me këto mbetje,
takojmë edhe blloqe e copa dacitesh dhe andezitesh, gjë që dëshmonë se këto mbetje
u perkasin xeheroereve polimetalike te lidhuara me dacito – andezitet e moshës
miocenike.
Është interesant të theksohet se në hartën elektromagnetike në rajonin e Bajgorës në
vendin ku janë takuar depozita mbetjesh të shkrirjes së xeheroreve polimetalike,
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 99
evidencohet një anomali, gjë që nxjerr nevojen e sqarimit të saj me studime
gjeokimike e gjeofizike dhe po të lindë nevoja dhe shpimeve.
Prandaj lind nevoja e vlerësimit të ketyre depozitave dhe gjetjes se vendit ku ato jane
shfrytezuar pasi ekziston mundësia e gjetjes së rezervave të pasura të xeheroreve
polimetalik.
Figura 93: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shumë raste ka përmbajtje të konsiderueshme
mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 100
Figura 94: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shumë raste ka përmbajtje të konsiderueshme
mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan.
Figura 95: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shumë raste ka përmbajtje të konsiderueshme
mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 101
7.1.7. Mineralizime të Hekur – Titanit
Kemi të bëjmë me dy shfaqje të vogla në pjesën jugore të rajonit. Takohen pranë
daljes së madhe të bazalteve. Shfaqjet jepen në hartën e mineraleve të Kosovës, në
shkallë 1 : 200 000 (Barth et al. 2006).
7.1.8. Mineralizime të Zhivës
Në rajonin e Bajgorës janë të njohura dy shfaqje të vogla të zhivës, të lokalizuara:
njëra në flishin e Jurasiko – Kretakut, pranë kontaktit tektonik me pykën serpentinite
dhe tjetra direkt në këtë kontakt.
Koordinatat e tyre janë: 75 07 895, 47 57 082 dhe 75 08 536, 47 56 464.
Mendojmë se shfaqjet kanë më shumë rëndësi shkencore se sa ndonjë interes praktik.
Cipat e cinabaritit janë të pakta, të rralla dhe kanë përmasa të pa përfillshme.
Në aspektin shkencor, këto shfaqje paraqesin interes, sepse mendojmë që lidhen me
magmatizmin e ri miocenik, që nuk zhvishet në sipërfaqe.
7.2. Mineralizime jometalore
7.2.1. Damarët kuarcorë
Në pjesën veriperëndimore të rajonit të Bajgorës, në fushën e përhapjes së bazalteve
dhe filiteve triasike, takohen dalje të kuarcit qumështor me prejardhje nga
metamorfizmi regjional.Shfaqja në bazalte, shoqëruar me prani të thjerzave filitike ka
koordinatat: 75 02 490, 47 59 665 (cepi veriperëndimor) dhe 75 02 525, 47 59 642
(shfaqja juglindore).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 102
Trashësia është rreth 2m.Shtrirja është veriperëndim perëndim (2900) – juglindje
lindje (1100).Rënia juglindore (2000), këndi i rënies 750.Përmbajtja e SiO2 është në
kufirin 94 – 96%, ndërsa e hekurit është më pak se 0.5%.
Në juglindje të shfaqjes së mësipërme takohet një dalje tjetër kuarci, e lidhur ngushtë
me bazaltet (koordinatat 75 02 554, 47 59 532). Dalja është e kufizuar dhe lidhja e saj
me shfaqjen e mësipërme është e dyshimtë (vendi i mbuluar).
Gjithashtu, në koordinatat 75 02 250, 47 59 202 takojmë një bllok kuarci qumështor
me përmasa 2 x 2 x 3m i cili, me sa duket, lokalizohet në të njëjtat kushte si shfaqjet
e mësipërme.
Në pikën me koordinata 75 00 291 dhe 47 99 523 evidnecohet një damar kuarci
qumështor mes filiteve. Azimuti i rënies është 700, këndi i rënies 750, trashësia e
damarit 1 – 1.5m, zgjatja 20m.
Në drejtim të Jug – Juglindjes takohen dalje të vogla, të cilat nuk paraqesin interes
praktik.
Në rajonin e planshetit të Bajgores takohen dalje të shumta të gëlqerorëve, që mund të
përdoren si gurë ndërtimi ose për çimento. Fakti që rajoni është larg qendrave të
mëdha të banuara, ul rëndësinë e tyre për këtë industri.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 103
PERFUNDIME
Rajoni i Bajgorës dhe Kaçandollit bënë pjesë në zonën tektonike të Vardarit,
pjesërisht në Nënzonën e Vardarit Perëndimor e pjesërisht në Nënzonën e Vardarit
Lindor.
Magmatizmi ofiolitik përfaqesohet nga:
- Formacioni vullkano – sedimentar i Triasikut
- Formacionet mantelore që i përkasin ofioliteve jurasike
- Formacioni i shojes metamorfike në kufirin e dy formacioneve të mësipërme
Formacioni vullkano – sedimentar, krahas filiteve, karakterizohet nga përhapje e
gjerë e rrymave dhe derdhjeve bazaltike shpesh të shoqëruara me silicorë
radiolaritikë. Diagrame të shumta sugjerojnë për shkëmbinj kalimtarë WPB – MORB
qe i interpretojmë si prodhime të riftit kontinental dhe fillimeve të zgjerimit të basenit
oqeanik të Vardarit.
Përcaktimet e radiolariteve sugjerojnë moshë Triasike e Mesme e Siperme të
formacionit vullkano – sedimentar.
Formacionet e sekuencës mantelore përfaqësohen kryesisht nga shkëmbinj
ultrabazikë, kryesisht harcburgite me ndërthurje të pakta linxash të vogla dunitike.
Bazuar në të dhënat e analizave kimike rezulton se shkalla e shkrirjes se pjesshme
lëkundet ndërmjet 10 – 18 %.
Formacioni i shojes metamorfike është evidencuar për herë të parë në taban të masivit
ultrabazik të Bajgorë– Kaçandollit. Në vrojtimet e bëra nga ana jonë, marrdheniet e
shojes metamorfike me formacionin vullkan – sedimentar të Triasikut janë tektonike.
Prania e shojes metamorfike dëshmon për proceset e mbivendosjeve intraoqeanike në
kuadrin e fillimit të mbylljes së basenit oqeanik të Vardarit. Kimizmi i amfiboliteve të
shojes metamorfike dëshmon për natyrën MORB të tyre, gjë që tregon se si protolit i
shojes metamorfike kanë shërbyer bazaltet dhe llojet e tjera shkëmbore të tipit
MORB.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 104
Lidhur me magmatizmin e ri, krahas shkëmbinjve piroklastikë evidencohen edhe
dacite dhe andezite të cilat ndërpresin qartësisht formacionin vullkano – sedimentar
triasik.
Lidhur me resurset minerale mund të themi se në rajonin tonë të studimit ka një larmi
shfaqjesh te mineralizuara, por deri në stadin aktual nuk kemi të dhëna për praninë e
ndonjë vendburimi me rëndësi ekonomike. Me rëndësi paraqiten mineralizimet sufure
të piritit – kalkopiritit dhe polimetalike të lidhura me vullkanizmin miocenik siç është
rasti i zonës së përhapjes së mbetjeve të shkrirjeve në rajonin e Gumnishtes (pjesa
jugperëndimore e zonës së studimit) si dhe shfaqjet sulfure brenda rreshpeve të zeza –
filiteve në afërsi të fashtit Dobratin. Në fokus të studimeve për të ardhmën duhet të
jenë edhe korja e prishjes në kontakt të shkembinjve ultrabazikë me flishin e J3- Cr1
pasi ka perhapje të gjerë dhe përmasa të konsiderueshme, si dhe shfaqjet e
mneralizimit të nikelit – sulfur të cilat po ashtu kanë përhapje të konsiderueshme në
rajonin e përhapjes së shkembinjve ultrabazikë.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 105
LiteraturaAbazi, Sh., Legler, C., 2006. Digital Geological Map of Kosovo. Podujevë. Sc. 1:
100 000. K.P.M.M.
Anderson, D.L., 1983. Chemical composition of the mantle. J Geophys Res 88:B41–
B52
Anonim, 1974. Harta gjeologo – tektonike e Kosovës. Shkallë 1 :100 000. Zagreb
Barth et. al., 2006. Map of Minerals of Kosovo. Sc. 1: 200 000. K.P.M.M.
Beqiraj, A., Castorina, F., Garbarino, C., Masi, U., Mignardi, S., Nicoletti M.,
1996. Geochemistry of amphibolites from the Bulqiza metamorphic sole (Eastern
Albania) and geodinamic significance. Terrains of Serbia, Belgrade. Eds : Knezevic
V. and Krstic B., (279-284)
Bogdanovic, P., Urosevic, M., Urosevic, D., Dimitrijevec, M., Markovic B.,
Pavic, A., Menkovic, Lj., Folgic, K., 1978. Osnovna geoloska karta 1: 100 000
Titova Mitrovica K 34 – 42. Beograd
Boue, A., 1840. Esquisse geologique de la Turque d’Europe. Paris.
Condie, K. C., 1997. Plate tectonics and crustal evolution. Butterworth –Heinemann,
Boston 282 p
Diehl, M., Maliqi, G., Macula, A., Hyseni, Q., Bilalli, B., 2011. Raport vjetor
“Aktivitetet hulumtuese per vitin 2011 ne zonen e licenses Bajgore, Mitrovice.
KPMM, Prishtine
Vukanovic, M., Dimitrijevic, M., Dimitrijevic, M., Karajicic, Lj., Rajcrvic, D.,
Navala, M., Urosevic, M., Malesevic, M., Trifunovic, S., Serdar, R., Atin, B.,
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 106
1975. Osnovna geoloska karta 1: 100 000 Podujevo K 34 – 43. Geoloski Institut,
Beograd
Elezaj, Z., Kodra, A., 2008. Gjeologjia e Kosovës. Botimi U.P.Prishtine
Elezaj, Z., Kodra, A., 2012. Geology of Kosova. Botimi i Printing Press Prishtina
Hofmann, W. A., 1988, Chemical differentiation of the Earth: the relationship
between mantle, continental crust, and oceanic crust Earth and Planetary Science
Letters, 90 (1988) 297-314 Albrecht W. Hofmann
Johannsen, A., 1937. A Descriptive Petrography of the Igneous Rocks. Volume 1,
Introduction, Textures, Classifications, and Glossary. The University of Chicago
Press, Chicago, Illinois, 1937.
Knobloch., Legler,C., 2006. Geological Map of Kosovo. Sc. 1: 200 000. K.P.M.M.
Prishtine, Kosove
Kodra, A., 2005. Raport i gjeologjise dhe resurseve minerale të rajonit të Sllatinës.
Iliria Mining sh.p.k. Prishtine, Kosove
Kodra, A., Xhomo, A., 2006. Programi i hulumtimeve gjeologjike në rajonin e
Ivajës. Iliria Mining sh.p.k. Prishtine, Kosove
Kodra, A., Meholli, B., 2008. Raport mbi punën e kryer dhe rezultatet e arritura në
zonat e lejeve të hulumtimit të Sllatinës dhe të Jarinjës. Arkivi i kompanise Iliria
Mining Corp, Prishtine
Kodra, A., Milushi, I., 2010. Raport i rilevimit gjeologjik në shkallë 1 : 25 000 në
rajonin Bajgorë – Kaçandoll (Plansheti K - 34 – 43 – A – a). Arkiva e KPMM,
Prishtine, Kosove
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 107
Kossmat, F., 1924. Geologie der Zentralas Balkanhalbisnel, Borntrager (ad.).
Le Maitre, R. W. (editor), Streckeisen, A., Zanettin, B., Le Bas, M. J., Bonin, B.,
Bateman, P., Bellieni, G., Dudek, A., Efremova, S., Keller, J., Lamere, J., Sabine,
P. A., Schmid, R., Sorensen, H., Woolley A. R., 2002. Igneous Rocks: A
Classification and Glossary of Terms, Recommendations of the International Union of
Geological Sciences, Subcommission of the Systematics of Igneous Rocks.
Cambridge University Press, 2002. ISBN 0-521-66215-X
Maliqi, G., 2001. Ndërtimi gjeologjik e strukturor i rajonit të Trepçes. Disertacion.
Mitrovice, Kosove
McDonough, W.F., & Sun, S-s., 1995. The composition of the earth. Chemical Geol
120: 223 -253
Memoviq, E., Knezheviq, V., 1995. Triassic volcanic rock from the Trepça area:
their petrologt and tectonic setting. Am. Geol. Penins. Balk.
Meshi, A., Boudier, F., Nicolas, A., Milushi, I., 2009. Structure and tectonics lower
crustal and upper mantle rocks in the Jurassic Mirdita ophiolites. Journal of Alpin
Geology, Wien. Vol.47, 103 – 118.
Mikincic, Vjekosllav. 1953. Zavod za geoloska i geofizicka istrazivanja, 1:500 000.
Beograd
Milovanovic, B., Ciric, B., 1968. Zavod za geoloska i geofizicka istrazivanja, 1:200
000. Beograd
Millosheviq, M., Vukanoviq,M., etj., 1980. Tumaq i kart za list Kurshurulija (K – 34
– 31) Beograd.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 108
Miyashiro, A., 1974. Volcanic rock series in island arcs and active continental
margins. American Journal of Science 274, 321–355.
Miyashiro, A., Shido, F., 1975. Tholeiitic and calc-alcaline rocks in relation to the
behaviours of titanium, vanadium, hromium and nickel. Am. J. Sci., 275: 265 - 278
Mulaj, S., 2015. “Kriteret e kërkimit të mineralizimit sulfur polimetalor të Pb-Zn në
rajonin e thyerjes tektonike gjatësore regjionale të Merdarës (Kosovë)” Disertacion
(Për marrjen e gradës shkencore “Doktor”). Biblioteka e FGJM, Tirane.
Obradoviq, J., Goriqan, Sh., 1989. Siliceous deposits in Yugoslavia: Ocurrencies,
Types and Ages. Siliceous Deposits of the Tethys and Pacific regions , 51 – 65,
Springer – Verlage, New York
Pamiç, J. J. (1982) - Bazalte atijenie triaskog vullkanizma Dinarida Geol.Vjesnik
Vol. 35 Zagreb.
Pamić, J. J. (1984) - Triassic magmatism of the Dinarides in Yugoslavia.
Tectonophysics Volume 109, Issues 3-4, 10, November 1984, Pages 273-277.
Pearce, J.A., 1983. Role of the sub-continental lithosphere in magma genesis at
active continental margins: in, Hawkesworth, C.J. and Norry, M.J., eds., Continental
Basalts and Xenoliths, p. 230-249, Shiva publishing Ltd., Cambridge, Mass
Ringwood, A. E., 1991. Phase transformations and their bearing and the construction
and dynamics of the mantle. Geochim Cosmochim Acta 55:2083-2110
Salters, V., Stracke, A., 2004. Composition of the depleted mantle: Geochemistry
Geophysics Geosystems, v. 5, Q05B07, doi: 10.1029/2003GC000597.
Shënimet Gjeofizike Ajrore, 2010. Harta Emag K – 34 – A – a (Projekti i
Planshetave Gjeologjike).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 109
Stillman, C.J., Williams, C.T., 1978. Geochemistry and tectonic setting of some
upper Ordovician volcanic rocks in east and southeast Ireland. Earth and Planetary
Science Letters 41, 288–310.
Sun, S.-S., McDonough, W.F., 1989. Chemical and isotopic systematics of oceanic
basalts: implications for mantle composition and processes. In: Saunders, A. D.,
Norry, M.J. Eds., Magmatism in Ocean Basins. Geo. Soc. Spec. Publ., London, pp.
314 – 345
Tashko, A., Georges, H., Mascle, 2009. Nd, Pb isotope ratios and trace element
signatures of volcanic rocks in Albania: Magma source identification. AJNTS, 2009,
2, 3-23.
Taylor, S. R., & McLennan, S. M., 1985. The continental crust: its composition and
evolution. Blackwell Scientific Publication, Carlton, 312 p
Vukanovic, M., Dimitrijevic, D. M., Dimitrijevic, M. N., Karajicic, Lj., Rajecevic,
D., Navala, M., Urosevic, M., Malesevic, M., Trifunovic, S., Serdar, R., Atin, B.,
1971. Kartu i Tumaq za list Podujevo (K – 34 – 43). Osnovna Geolloshka Karta 1 :
100 000. Beograd
Vukanovic, M., Dimitrijevic, D. M., Dimitrijevic, M. N., Karajicic, Lj., Rajecevic,
D., Navala, M., Urosevic, M., Malesevic, M., Trifunovic, S., Serdar, R., Atin, B.,
1984. Osnova geologska karta SFRJ PODUJEVO, K 34 – 43, 1:100000 (1975 -
1982). Beograd.
Winchester, J. A., and Floyd, P. A., 1977. Geochemical discrimination of different
magma series and their differentiation products using immobile elements. Chem.
Geol. 20, 325-43.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 110
Lista e materialit grafik ilustrues dhe fotove
Figura 1: Pozita gjeografike e zonës
Figura 2: Harta topografike e rajonit me konturet e zonës së hulumtimit.
Figura 3: Foto, Një pamje e fshatit Bajgorë (pjesa perëndimore e zonës së studimit)
Figura 4: Foto, Një pamje e fshatit Kaçandoll (pjesa qendrore e zonës së studimit)
Figura 5: Foto, Një pamje e fshatit Dobratin (juglindje e zonës së studimit)
Figura 6: Foto e zonës së perhapjes së shkëmbinjve ultrabazikë (zona në veri të rrjedhës së
sipërme të përroit të Kaçandollit)
Figura 7: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve ultrabazikë (zona në jug dhe perendim të
majës së Picelit)
Figura 8: Foto ku tregohet një pjesë e rrugës nacionale (Mitrovicë – Podujevë), në afërsi të
fshatit Kaçandollë
Figura 9: Foto të rrugëve dytësore në zonën e studimit (në perëndim të majës së Picelit)
Figura 10: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit, (Mikincic, V. 1953)
Figura 11: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Milovanovic, B., Ciric, B. 1968)
Figura 12: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Vukanovic M., etj. 1971)
Figura 13: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Vukanovic M., etj. 1984)
Figura 14: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Knobloch, Legler 2006 dhe Abazi,
Legler 2006)
Figura 15: Kolona litostratigrafike përfaqësuese e rajonit te Bajgorë – Kaçandollit (Nënzona
Perëndimore e Vardarit)
Figura 16: Kolona litostratigrafike përfaqesuese e rajonit të Bajgorë – Kaçandollit (Nënzona
Lindore e Vardarit)
Figura 17: Harta gjeologjike e rajonit Bajgorë – Kaçandoll, shkalla 1:25000
Figura 18: Profilet gjeologjike të hartës së rajonit Bajgorë – Kaçandoll, shkalla 1:25000
Figura 19: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar , (pjesa
perëndimore e zonës së studimit)
Figura 20: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së
studimit)
Figura 21: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së
studimit)
Figura 22: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së
studimit)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 111
Figura 23: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjëve filitike të ndërthurur me bazalte të
metamorfizuar , (pjesa jugore e zonës së studimit)
Figura 24: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë të nderthurur me bazalte të
metamorfizuar , (pjesa jugore e zonës së studimit)
Figura 25: Foto e damareve kuarcore në zonën e përhapjes së shkëmbinjve filitikë, dhe
filiteve të ndërthurura me bazaltet e metamorfizuara , (pjesa perëndimore e zonës së studimit)
Figura 26: Foto e damareve kuarcore në zonën e përhapjes së shkëmbinjve filitikë, dhe
filiteve të nderthurur me bazaltet e metamorfizuara , (pjesa perëndimore e zonës së studimit)
Figura 27: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,
afër antenës)
Figura 28: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,
afër antenës)
Figura 29: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,
afër antenës)
Figura 30: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në perëndim të fshatit Bajgorë)
Figura 31: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në perëndim të fshatit Bajgorë)
Figura 32: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në perëndim të fshatit Bajgorë)
Figura 33: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (Guri i mbirë, Lagja Kodrali,
Dobratin)
Figura 36: Diagrama Ti –Zr (ppm) (Winchester and Floyd 1977; Stillman and Williams 1978)
Figura 37: Diagrama TAS, SiO2 – Na2O+K2O (Johannsen, A., 1937, Le Maitre, R. W., et.
al. 2002)
Figure 38: Spektri i elementeve të TR për shkëmbinjët vullkanik dhe amfibolitet.
Normalizimi me MORB (vlerat sipas Sun and McDonough, 1989)
Figura 39: Spektri i elementeve të TR për shkëmbinjtë vullkanikë dhe amfibolitet.
Normalizimi me Hondritet (vlerat sipas Sun and McDonough, 1989)
Figura 40: Spiderdiagrama për shkëmbinjtë vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi me
MORB (vlerat sipas Salters, V. and Stracke, A. ,2004).
Figura 41: Spiderdiagrama për shkëmbinjtë vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi me
Mantelin Primitiv (vlerat sipas Hofman, 1988).
Figura 42: Diagrama Ta - Nb
Figura 43: Diagrama Ba – La
Figura 44: Diagrami Th/Yb - Ta/Yb . Fushat (Pearce J. A. (1983)
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 112
Figura 45: Foto te radiolareve (percaktimet nga Dr. Marco Chiari i CNR - Instituto di
Geoscienze e Georiserse, Firenze)
Figura 46: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar me ndërthurje silicoresh
radiolaritike, (në Perëndim të fshatit Bajgorë)
Figura 47: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritike me ngjyrë të
kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)
Figura 48: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritike me ngjyrë të
kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)
Figura 49: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritikë me ngjyrë të
kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)
Figura 50: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në
jug të antenës)
Figura 51: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në
jug të antenës)
Figura 52: Foto e shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug
të antenës)
Figura 53: Foto e shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug
të antenës)
Figura 54 : Shoja metamorfike në rajonin e Bajgorës (4, 5), shembuj nga Shqipëria dhe
Kosova (3) dhe nga bota (1,2) Elezaj, Kodra 2008
Figura 55: Foto panoramike e masivit ultrabazik të Kaçandollit. Rruga automoblistike
Bajgorë – Kaçandoll – Dobratin që ndërpret kryq shtrirjes masivin. Në pjesën e majtë të fotos
pjesa e pyllëzuar përfaqesohet nga flishi që vendoset mbi shkëmbinjtë ultrabazikë.
Figura 56: Foto panoramike e vazhdimit verior, jashtë zonës tonë të studimit, i masivit
ultrabazik te Kaçandollit
Figura 57: Foto ku pasqyrohet dalja e shkëmbinjve ultrabazikë në veri të fshatit Dobratin.
Pjesa e pyllëzuar përfaqësohet nga flishi.
Figura 58: Foto ku pasqyrohet kontakti ndërmjet shkëmbinjve ultrabazikë dhe flishit të J3-Cr1
(Kaçandoll). Pjesa e pyllëzuar përfaqësohet nga flishi, kurse pjesa e zhveshur nga
shkëmbinjtë ultrabazikë. Në të djathtë të fotos (ngjyra e bardhë) gelqerorë masiv të Kretakut.
Mardhëniet e flishit me ultrabazikët në përgjithësi janë normale, por në shumë sektorë janë të
prekur nga tektonika shkëputëse.
Figura 59: Foto ku pasqyrohet kontakti normal (me shplarje) ndërmjet serpetiniteve dhe flishit
të J3-Cr1 që kalon nëpërmjet një koreje prishje të dobët (Dobratin).
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 113
Figura 60: Foto ku pasqyrohet kontakti tektonik ndermjet formacionit filite-bazalteve te
rreshpëzuara me shkëmbinjtë ultrabazikë, (rrjedha e poshtme e perroit te Picelit)
Figura 61: Foto të daljeve të harcburgiteve me reliev me pamje karsti, përroi i Kaçandollit
Figura 62: Foto të daljeve të harcburgiteve me reliev me pamje karsti, përroi i Kaçandollit
Figura 63: Foto të daljeve të linxave dunitike me trashësi deri rreth 0.5 m, në perëndim të
masivit të Kaçandollit
Figura 64: Foto e një linxe të hollë dunitike në veri të fshatit Dobratin
Figura 65: Foto e një damari plagjiokalziti (në strukturë) dhe dunite plagjiokalzike në veri të
masivit të Kaçandollit.
Figura 66: Foto e damarëve të klinopiroksenitit (në strukturë) në veri të fshatit Dobratin.
Figura 67: Foto e damarëve të piroksenitit të transpuzuar (në pajtim me strukturën), Veriu i
Masivit ultrabazik të Kaçandollit
Figura 68: Foto të shlireve të magnetit në pjesën verilindore të masivit të Kaçandollit
Figura 69: Foto një zonë e përfaqësuar nga zhveshje të harcburgit – dunite intensivisht të
serpentinizuara. Galeri për kërkimin e azbestit në shpatin perëndimor të majës së Picelit.
Figura 70: Foto e një zone të përfaqësuar nga zhveshje të harcburgit – duniteve intensivisht
të serpentinizuara. Galeri për kërkimin e azbestit në shpatin perëndimor të majës së Picelit.
Figura 71: Foto e shkëmbinjve ultrabzaikë intensivisht të serpentinizuar, në zonën e
vendburimit të azbestit, Maja e Picelit
Figura 72: Foto ku pasqyrohet një rrjetë e dejzave të serpentines dhe azbestit në perëndim të
majës së Picelit
Figura 73: Foto ku prezantohen damarë serpentine dhe krizotil azbesti, në shpatin perëndimor
të majes së Picelit
Figura 74: Foto ku prezantohen zhveshje serpentinitesh të kalcifikuara dhe
silicifikuara(listvenite), në rrjedhën e sipërme të perroit te Kaçandollit.
Figura 75: Foto ku prezantohen zhveshje të breznimeve të shprehura shumë mirë në pjesën
veriore të masivit të Kaçandollit
Figura 76: Foto ku prezantohen zhveshje të breznimeve të shprehura shumë mirë në pjesën
veriore të masivit të Kaçandollit.
Figura 77: Foto ku prezantohet një rudhë izoklinale në veri të masivit të Kaçandollit
Figura 78: Paraqitja stereografike; a) polet e planit të foliacionit mantelor në harcburgitet e
masivit të Kaçandollit; b) konturet e planit të foliacionit mantelor në harcburgitet e masivit të
Kaçandollit.
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 114
Figura 79: Foto ku prezantohen dalje andezitesh dhe marrdhëniet e tyre me filitet triasike.
Pranë kontaktit vërehet metamorfizimi i filiteve dhe karbonateve
Figura 80: Foto ku prezantohen dalje andezitesh dhe marrdhëniet e tyre me filitet Triasike në
Bajgorë. Pranë kontaktit vërehet metamorfizmi i filiteve dhe karbonateve.
Figura 81: Harta gjeologjike me resurset minerale të rajonit Bajgorë – Kaçandoll
Figura 82: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin
Figura 83: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin
Figura 84: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin
Figura 85: Foto pergjate rruges Bajgorë – Podujevë (afër fshatit Kaçandoll), pranë kontaktit të
shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Ne foto një “shtok” me mineralizime të
sulfureve të Nikelit
Figura 86: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një
“shtok” me mineralizime të sulfureve të Nikelit
Figura 87: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një
“shtok” me mineralizime të sulfureve të Nikelit
Figura 88: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një
mineralizim i sulfureve të Nikelit
Figura 89: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një
mineralizim i sulfureve të Nikelit
Figura 90: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një
mineralizim i sulfureve të Nikelit
Figura 91: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një
mineralizim i sulfureve të Nikelit
Figura 92: Foto në rrugën Bajgorë – Podujevë, afër fshatit Dobratin. Rreshpe të përfaqesuara
nga filite, ranore, gelqerore, rreshpe të zeza grafitike me prani të mineralizimeve sulfure
kryesisht piritoze.
Figura 93: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shumë raste ka përmbajtje të konsiderueshme
mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan
Figura 94: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shumë raste ka përmbajtje të konsiderueshme
mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan
Figura 95: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shume raste ka përmbajtje të konsiderueshme
mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan
Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.
Blerim Meholli Faqe 115
TabelatTabela 1: Përbërja kimike e vullkaniteve të Triasikut (sipas Memovic E., Knezhevic V., 1965)
Tabela 2. Përbërja kimike e vullkaniteve të Triasikut dhe amfiboliteve (sipas Kodra A.,
Milushi I. 2010)
Tabela Nr. 3. Shkëmb ultrabazik analizuar në Laboratorin Qendror të Shërbimit Gjeologjik
Shqiptar
Tabela Nr. 4. Shkëmb ultrabazik analizuar ne Laboratorin AcmeLabs, Vancuver, Kanada
Tabela Nr. 5. Tabela Nr. 5. Shkalla e shkrirjes se pjesshme në mantelin primitive.