disertacion kartat e kreditit dhe ... - doktoratura ne ut · universiteti i tiranËs fakulteti i...

192
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ANALIZIMI I KËRKESËS PËR KARTË KREDITI NË SHQIPËRI (Në Kërkim të Gradës Shkencore “DOKTOR”) Doktorant: Udhëheqës Shkencor: Agerti GALO Prof. Dr. Beshir CICERI Tiranë, 2017

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

21 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI I FINANCËS    

       

DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ANALIZIMI I KËRKESËS

PËR KARTË KREDITI NË SHQIPËRI  

(Në Kërkim të Gradës Shkencore “DOKTOR”)  

        

Doktorant: Udhëheqës Shkencor:

Agerti GALO Prof. Dr. Beshir CICERI

  

Tiranë, 2017    

Page 2: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

ii  

ABSTRAKT

Sistemet e pagesave elektronike janë një gjetje shumë e vyer e sistemit bankar bashkëkohor.

Kjo gjetje e kombinuar dhe me zhvillimet në shkencën e elektronikës i ka dhënë një shtysë të re jo

vetëm sistemeve bankare por dhe ekonomive. Këto sisteme kanë amplifikuar shitjet si dhe kanë

ulur distancat dhe kohët e blerjeve dhe shitjeve, kanë afruar në distancë shitësit dhe blerësit dhe

kanë shumëfishuar totalin e qarkullimit në këto marrëdhënie shit-blerjesh. Në të njëjtën kohë

gjithashtu kanë rritur edhe problematika të tipit social-ekonomik. Në mënyrë që të evitohen këto

problematika është parë nevoja e ndërtimit të modeleve vlerësues dhe përcaktuese ose

parashikuese nisur nga e shkuara e veprimeve të konsumatorëve që përdorin karta krediti. Këto

modele janë shumë të rëndësishme për parandalimin e humbjeve të mundshme në banka apo

kompanitë që lëshojnë karta kredit dhe gjithashtu të rëndësishme edhe nga ana sociale për

parandalimin e problematikave sociale që lindin duke pasur parasysh përdorimin e gjerë që ka

karta e kreditit dhe sistemet e pagesave elektronike. Modelet e mëparshme janë shumë të

komplikuara dhe kanë një kosto të lartë implementimi dhe përdorimi pasi kërkojnë një staf të mire

kualifikuar. Paraqitja e një modeli praktik dhe lehtësisht të përshtatshëm me ndryshimet social-

ekonomike është një ndihmesë e madhe për bankat dhe sistemin e kartave të kreditit në vetvete.

 Fjalë kyçe: Karta Krediti, Sisteme vlerësimi, Procesi i Analizës Hierarkike (AHP)

Page 3: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

iii  

ABSTRACT

Electronic payment systems are a very valuable findings of modern banking system. This

finding combined with developments in the science of electronics has given a new impact not only

for banking systems but also for economies. These systems have amplified the amount of sales

and have reduced distances and times of purchases in them, they have moved to distance sellers

and buyers and have multiplied the total turnover in these barter relations.

This new era also at the same time increased problems of socio-economic type. In order to

avoid these problems it is first necessary to build models of forecasting, predetermining and

evaluative which are created by the past actions of consumers who use credit cards. These models

are very important for the prevention of possible losses in banks or companies that issue credit

cards and also important socially for the prevention of social problems that arise given the

widespread use of credit cards and electronics paying systems. Previous models are very

complicated and a high cost of implementation and application as well require a qualified staff.

The main goal of this study is to present a practical and easily model compatible with socio-

economic changes is a great help for banks and credit card system in itself.

Keywords: Credit Cards, Evaluation Systems, Analytic Hierarchy Process (AHP)

Page 4: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

iv  

PËRMBAJTJA:

ABSTRATKTI……...…………………………………………………………………………….II

PËRMBAJTJA.………………………………………………………………………………….IV

LISTA E TABELAVE...……………………………………………………………………….VIII

LISTA E GRAFIKËVE………………………………………………………………………......IX

LISTA E SKEMAVE………………………………………………………………………….....IX

KAPITULLI I PARË

PËRCAKTIMI I PROBLEMIT, KARTAT E KREDITIT DHE ZHVILLIMI

1. Hyrje ..........................................................................................................................................1

1.1. Fokusi i problemit ..............................................................................................................1

1.2. Qëllimi i punimit ................................................................................................................2

1.3. Kontributi shkencor ...........................................................................................................2

1.4. Objektivat e vendosura .......................................................................................................2

1.5. Organizimi i punës .............................................................................................................3

2. Historiku i kartave të pagesave ..................................................................................................4

2.1. Përkufizimi i kartave të kreditit ..........................................................................................7

2.2. Funksionimi i sistemit të kartës së kreditit ..........................................................................9

2.2.1. Sistemi i mbyllur (Unitary System) .......................................................................10

2.2.2. Sistemi ortak (Association System) .......................................................................15

2.2.2.1. Modeli katër palësh në sistemin ortak ........................................................16

2.2.2.2. Modeli pesë palësh në sistemin ortak .........................................................20

2.2.2.3. Kostot dhe përfitimet në sistemin ortak .....................................................24

2.3. Funksionet e kartës së kreditit ..........................................................................................27

2.3.1. Karta si burim kreditimi .........................................................................................27

2.3.2. Kartat që funksionojnë me pagesa mujore (Charge Cards) ...................................28

2.3.3. Karta që paguhen me vlerën minimale ..................................................................28

2.3.4. Karta buxheti (Budget Cards) ................................................................................28

2.4. Karta si një burim likuiditeti (Cash Cards) .......................................................................29

2.5. Karta e çeqeve (Check Guaranty Cards) ..........................................................................29

2.6. Karta e borxheve (Debit Cards) ........................................................................................30

2.7. Kartat e kompanive ..........................................................................................................30

2.8. Karta e karburanti .............................................................................................................32

Page 5: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

v  

 

KAPITULLI I DYTË

SISTEMET E PAGESAVE ME KARTA KREDITI DHE BANKA

1. Sistemet e kartave të kreditit ................................................................................................33

1.1. Bankomatikët ATM dhe shpërndarësit e parave CD .....................................................33

1.1.1. Kostot të ardhurat që i sjellin ATM-të Bankave .................................................36

1.1.2. Kostot të ardhurat që u sjell ATM-ja përdoruesve ..............................................37

1.2. Transferta në terminalet e shitjeve elektronike .............................................................38

1.2.1. Përfitimet e shitësve ...........................................................................................43

1.2.2. Përfitimet e poseduesve të kartave të kreditit .....................................................44

1.3. Sistemi bankar shtëpi-zyrë (self-service) ......................................................................45

1.3.1. Përfitimet e bankës nga sistemi bankar shtëpi-zyrë ............................................45

1.3.2. Përfitimet e përdoruesve të sistemit bankar shtëpi-zyrë ....................................46

2. Kostot dhe përfitimet e bankës .............................................................................................47

2.1. Kostot që sjell sistemi i kartës së kreditit ......................................................................49

2.1.1. Mbajtja e kontabilitetit të harxhimeve ...............................................................49

2.1.2. Kosto që rrjedh si pasojë e gabimeve në veprime ...............................................50

2.1.3. Kosto e reklamës ................................................................................................52

2.1.4. Kostot oportune (Opportunity Cost) ..................................................................53

2.1.5. Kostoja që lind nga periudha enflasioniste .........................................................55

2.2. Përpjekjet për të bërë fitimprurës sistemin ....................................................................65

2.2.1. Rritja e normave të interesit ...............................................................................66

2.2.2. Mënyrat e ndryshme te llogaritjeve ....................................................................67

2.2.3. Sanksionet dhe sistemi penalizues .....................................................................69

2.2.4. Shitja e artikujve të tjerë ....................................................................................71

2.2.5. Përdorimi i hapësirës së zarfit ............................................................................72

KAPITULLI I TRETË

VLERËSIMI I KËRKESAVE DHE METODA E PROCESIT HIERARKIK ANALITIK TË PËRZGJEDHJES 1. Modelet tradicionale të vlerësimit ........................................................................................73

1.1. Analiza diskriminante lineare .......................................................................................74

1.2. Modeli i regresionit logjistik ........................................................................................75

1.3. Pemët e vendimmarrjes ................................................................................................76

1.4. Rrjetet neurale artificiale ..............................................................................................77

Page 6: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

vi  

2. Pamjaftueshmëria e modeleve tradicionale .........................................................................78

3. Problemet e marrjes së vendimit ..........................................................................................81

3.1. Problemi i vendimit dhe procesi i hierarkisë analitike ..................................................81

3.1.1. Përdorimi i elementeve cilësorë dhe sasiorë ......................................................86

3.1.2. Procesi i hierarkisë analitike (AHP) ...................................................................88

3.1.3. Lehtësia e metodës AHP ....................................................................................91

3.2. Mjetet matematikore e përdorura në metodën AHP ......................................................92

3.2.1. Shkalla numerike ...............................................................................................93

3.2.2. Përdorimi i Matricës ..........................................................................................94

4. Lindja e procesit të hierarkisë analitike ................................................................................96

4.1. Krijimi i hierarkive .......................................................................................................97

4.2. Afërsia me të vërtetën e zgjidhjeve ...............................................................................98

4.2.1. Reciprociteti (Reciprocity) ................................................................................98

4.2.2. Kushti i homogjenitit (Homogeneity) ................................................................98

4.2.3. Konsistenca e përafërt (Near Consistency) ........................................................99

4.2.4. Vazhdimësia uniforme (Uniform Continuity) .................................................100

4.3. Etapat e përdorimit të AHP .........................................................................................100

4.4. Funksionimi i Procesit të Hierarkisë Analitike ...........................................................101

4.4.1. Formimi i hierarkisë ........................................................................................101

4.4.2. Formimi i matricave ........................................................................................103

4.4.3. Përcaktimi i vlerave të përparësisë ...................................................................104

4.4.4. Llogaritja e shkallës së konsistencës ................................................................107

4.4.5. Gjetja e shpërndarjes së rëndësisë ....................................................................108

4.4.6. Shpërndarja e përfundimit në pikat e vendimit ................................................109

KAPITULLI I KATËRT

ZHVILLIMI I KARTAVE TË KREDIT NË SHQIPËRI DHE KRIJIMI I MODELIT 1. Sistemi bankar në Shqipëri ................................................................................................111

1.1. Evoluimi i infrastrukturës së pagesave elektronike ....................................................112

1.2. Sistemet e pagesave elektronike në Shqipëri ..............................................................120

2. Vlerësimi i të dhënave dhe ngritja e modelit AHP .............................................................136

2.1. Të dhënat empirike .....................................................................................................136

2.1.1. Analiza statistikore ..........................................................................................137

2.1.2. Krijimi i Modelit dhe Përdorimi i të Dhënave ..................................................141

Page 7: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

vii  

 

3. Përkufizimi i metodës që do të përdoret .............................................................................142

3.1. Formimi i Modelit ......................................................................................................144

3.1.1. Klasifikimi sipas homogjenitetit dhe përparësisë ............................................145

3.1.2. Formimi i strukturës së hierarkisë analitike .....................................................146

3.1.3. Vektori i përparësisë dhe konsistenca ..............................................................147

3.1.4. Krahasimi dysh i kritereve kryesore ................................................................147

3.1.5. Matrica e nën kritereve të informacioneve personale .......................................151

3.1.6. Matrica e nën kritereve të të ardhurave ............................................................152

3.1.7. Matrica e nën kritereve të punës .......................................................................153

3.1.8. Matrica e nën kritereve të garancisë ................................................................154

3.2. Llogaritja e pikëve të rëndesës së nën kritereve ..........................................................155

3.2.1. Nën kriteret e informacioneve personale .........................................................156

3.2.2. Nën kriteret e të ardhurave ...............................................................................158

3.2.3. Nën kriteret e punës .........................................................................................159

3.2.4. Nën kriteret e garancisë ...................................................................................159

3.2.5. Llogaritja e pikëve të kartës së kreditit .............................................................160

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

1. Përfundime kryesore ..........................................................................................................162

1.1. Sistemit bankar Shqiptar i kartave të kreditit ..............................................................162

1.2. Nevoja e një modeli vlerësimi ....................................................................................164

2. Rekomandimet për bankat dhe modeli AHP ......................................................................165

BIBLOGRAFIA ......................................................................................................................168

Shtojca 1 ..................................................................................................................................176

Shtojca 2 ..................................................................................................................................178

Shtojca 3 ..................................................................................................................................179

Page 8: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

viii  

LISTA E TABELAVE:

Tabela 1.1: Kosto dhe përfitimet e palëve ...............................................................................26

Tabela 2.1: Shkalla e vlerësimit ...............................................................................................93

Tabela 2.2: Vlerat e Indeksit të rastësishëm (RI) ....................................................................108

Tabela 3.1: Shlyerjet ViSA ....................................................................................................116

Tabela 3.2: Numri total i ATM dhe POS ne 31 Dhjetor 2008 ................................................122

Tabela 3.3: Numri total i kartave bankare ne qarkullim ne 31 dhjetor 2008 ..........................123

Tabela 3.4: Transaksioneve të realizuara me karta bankare gjatë vitit 2008 ..........................124

Tabela 3.5: Numri i ATM dhe POS në 2009, krahasuar me fundin e vitit 2008 ....................124

Tabela 3.6: Numri i kartave bankare në qarkullim në 31 dhjetor 2009, dhe 2008 ..................125

Tabela 3.7: Transaksioneve me karta bankare gjate vitit 2009 dhe 2008 ................................126

Tabela 3.8: Transaksioneve me karta bankare gjate vitit 2010 dhe 2009 ................................128

Tabela 3.9: Pesha e pagesave të klientëve në sistemin bankar ...............................................130

Tabela 3.10: Transaksione me karta bankare gjate vitit 2011, krahasuar me vitin 2010 ...........132

Tabela 3.11: Pesha e pagesave të klientëve sipas instrumentit të pagesës ...............................132

Tabela 3.12: Transaksione me karta bankare gjatë vitit 2011, 2010 .........................................133

Tabela 3.13: Matrica e krahasimit dysh të kritereve kryesore ..................................................148

Tabela 3.14: Matrica e krahasimit dysh e nën kritereve të informacioneve personale .............151

Tabela 3.15: Matrica e krahasimit dysh të nën kritereve të të ardhurave ...................................153

Tabela 3.16: Matrica e krahasimit dysh e nën kritereve të punës ..............................................154

Tabela 3.17: Matrica e krahasimit dysh të nën kritereve të garancisë .......................................155

Tabela 3.18: Pikët e rëndesës të informacioneve personale ......................................................157

Tabela 3.19: Pikët e rëndesës për nën kriterin e arsimimit ........................................................157

Tabela 3.20: Pikët e rëndesës për nën kriterin e moshës ...........................................................158

Tabela 3.21: Tabela e modelit të vlerësimit të aplikimit për kartë krediti AHP .......................161

 

Page 9: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

ix  

LISTA E SKEMAVE:

Skema 1.1: Modeli me dy aktorë ( Bilateral Model ) ..............................................................11

Skema 1.2: Sistemi i mbyllur tre palësh ..................................................................................13

Skema 1.3: Modeli katër palësh në sistemin ortak ..................................................................17

Skema 1.4: Modeli pesë palësh në sistemin ortak .....................................................................22

Skema 2.1: Neural networks structure ......................................................................................77

Skema 2.2: Struktura hierarkike ...............................................................................................86

Skema 2.3: Skema e mënyrave MCDM ...................................................................................87

Skema 2.4: Avantazhet e procesit të hierarkisë analitike ..........................................................91

Skema 3.1: Struktura e metodës së procesit të hierarkisë analitike ........................................146

LISTA E GRAFIKËVE

Grafiku 3.1: Shpërndarja e bankomateve (ATM) deri ne fund te vitit 2010 ............................126

Grafiku 3.2: Shpërndarja e pajisjeve POS deri ne fund te vitit 2010 ........................................127

Grafiku 3.3: Pesha e kartave te pagesave sipas llojit, deri ne fund te viti 2010 .......................127

Grafik 3.4: Numri i ATM dhe POS-ve ndër vite ....................................................................129

Grafik 3.5: Përqindja e numrit të pajisjeve ATM dhe POS ndër vite ......................................129

Grafik 3.6: Numri i kartave sipas funksionit dhe ritmet rritëse vjetore të tyre ........................131

Grafik 3.7: Numri i ATM dhe POS-ve ndër vite ....................................................................135

Grafiku 3.8: Mesatarja e limitit të kartave të kreditit sipas profesioneve .................................138

Grafiku 3.9: Mesatarja e shpenzimeve sipas profesioneve .......................................................139

Grafiku 3.10: Sasia e aprovimeve për profesion ........................................................................140

 

Page 10: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

1

KAPITULLI I PARË

PËRCAKTIMI I PROBLEMIT,

KARTAT E KREDITIT DHE ZHVILLIMI

1. HYRJE

Zhvillimi i madh që ka pësuar teknollogjia kompjuterike vitet e fundit ka sjellë

ndryshime të rëndësishme në jetën e përditshme. Sistemet dhe mënyrat e pagesave

janë një nga shumë veprimet njerëzore të prekura nga ky ndryshim. Zhvillimet

teknollogjike u kanë dhënë mundësinë këtyre të fundit të kenë një zhvillim shumë të

komplikuar ku në bazë të tyre qëndron pagesa por që në thelb koncepti i mëparshëm i

pagesës nuk qëndron më. Ky koncept është zëvendësuar nga një sistem i tërë

fitimprurës ku në bazë të tij qëndron blerësi dhe sjellja e tij social-ekonomike. Sa i

përket pagesës tashmë ajo është vetëm një pjesë e këtij sistemi të ndërlikuar dhe kësaj

industrie enorme. Pagesa elektronike e mundësuar nga zhvillimet teknollogjike dhe në

pjesën më të madhe të rasteve e ndërmjetësuar nga karta e kreditit përbën një rast unik

studimi. Studimi i kësaj industrie përbën një ndihmesë për vende si Shqipëria ku

përfshirja në këto sisteme është shumë e vonëshme. Pikërisht si pasojë e këtyre

kushteve dhe rethanave të ndodhura studimi është bërë mbi kartat e krediti duke

përfshirë pagesat elektronike, sistemet e tyre, ofruesit e kartave të kreditit dhe

përdoruesit e tyre.

1.1. Fokusi i Problemit

Studimi do të fokusohet në sistemet e pagesave elektronike konkretisht, kartat e

kreditit, duke krahasuar kostot dhe përfitimetpërfitimet që këto karta u krijojnë

bankave apo institucioneve financiare, element këto që kanë një ndikim të ngushtë

dhe drejtpërdrejtë me modelet e përzgjedhjes së kartambajtësve apo e thënë ndryshe

me modelet e vlerësimit të aplikantëve për karta krediti. Në këtë studim një vend i

veçantë i është lënë edhe evoluimit të tregut Shqiptar të pagesave elektronike, me

qëllimin për të fokusuar gjendjen e tanishme dhe nevojat e tregut te pagesave me karta

Page 11: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

2

krediti. Vëmendja tjetër e këtij studimi është edhe krijimi i një modeli të lehtë në

përdorim, kuptueshëm, sa më efikas dhe fleksibël të vlerësimit të aplikimeve për karta

krediti.

1.2. Qëllimi i punimit

Qëllimi i punimit është të paraqesë një pamje të sistemeve të kartave të krediti në botë

mënyrën sesi ato kanë lindur dhe evoluar. Të paraqesë gjendjen në Shqipëri dhe

nxjerrë në pah nevojat. Të studiojë sistemet e pagesave elektronike, metodat e

vlerësimit të aplikimeve për karta krediti si dhe propozimi i një modeli të ri i cili do të

jetë me efikas, më fleksibël ndaj ndryshimeve ekonomiko-sociale dhe lehtësisht i

përdorueshëm nga nivele të ndryshme punonjësish të bankave.

1.3. Kontributi Shkencor

Studimi në llojin e tij është ndër të parët. Ky studim përveç se krijon një ide të plotë të

funksionimit të kartave të kreditit në sistemet bankare botërore që nga lindja e tij, jep

një panoramë të plotë në lidhje me mënyrën e krijimit të tyre në Shqipëri. Vendos në

pah, duke krahasuar mes sistemeve të përparuara botërore dhe sistemit që është në

Shqipëri mungesën e modeleve të vlerësimit të aplikimeve për kartë krediti. Analizon

të dhënat e mara nga një bankë e nivelit të dytë, ku dhe kjo analizë tregon mungesën e

një modeli vlerësimi për aplikimet për kartë krediti. Duke studiuar modelet vlerësuese

në botë dhe njëkohësisht marë në konsideratë nivelin e sistemit bankar në Shqipëri

ofron një model të procesit të analizës hierarkike. Ky model ofrohet posaçërisht pasi

është shumë i lehtë për tu përdorur dhe shumë fleksibël për tu përditësuar. Një model i

tillë do të ndihmonte sistemin bankar Shqiptar në konsolidimin e vlerësimit të

aplikimeve për karta krediti duke hedhur hapin e pare drejt institucionalizimit të tij.

1.4. Objektivat e vendosura

Sistemi bankar në Shqipëri me gjithë përpjekjet e tij për të arritur nivelet e sistemeve

të tjera bankare botërore ende vuan fillesat e vonshme të tregtisë së lirë në tregun

bankar Shqiptar. Kështu një pjesë e mirë mjeteve financiare në të, janë të reja apo janë

shfaqur në tregun Shqiptar shumë vonë. Një mjet financiar që është shfaqur shumë

vonë është dhe karta e kreditit. Informacionet për të janë shumë të pakta dhe ende nuk

ka treguar problemet sociale që ka treguar në botë më herët. Pikërisht për këtë arsye

Page 12: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

3

është e nevojshme që të ngrihet një model i thjeshtë në vlerësimin e aplikimeve për

kartë krediti në mënyrë që të parandalojë këto problem social-ekonomike.

Punimi do të realizohet përmes arritjes së objektivave të mëposhtme:

Paraqitjen e një tabloje të përgjithshme të sistemeve të pagesave elektronike.

Zbardhja e kostove dhe fitesave që sjellin këto sisteme për bankat apo

kompanitë që menaxhojnë këto sisteme.

Identifikimi i faktorëve dhe aktorëve që ndikojnë në funksionimin e sistemit të

pagesave elektronike.

Parashtrimin në detaj të sistemeve që përdorin bankat për vlerësimin e

aplikimeve për karta krediti.

Sugjerimin e një modeli të ri më efikas për sistemin bankar në Shqipëri.

1.5. Organizimi i Punës

Punimi do të organizohet i ndarë në 4 (katër) Kapituj:

Në kapitullin I, “Përcaktimi i problemit, Kartat e Kreditit dhe Zhvillimi” tregon mbi

problemin social-ekonomik që mund të paraqesin në të ardhmen kartat e kreditit.

Praqet një tablo mbi kuptimin e kartave të kreditit, historikun, operimin e tyre të ndarë

sipas sistemeve funksionuese. Në këtë kapitull është parashtruar dhe funksioni i

kartave të kreditit të ndara sipas përdorimit të tyre. Të ndarë në kapituj të veçantë janë

paraqitur mënyra të ndryshme përdorimi të kartave të kreditit nga ana e bankave, ku

mund të përmenden kartat e krediti si një burim likuiditeti, karta krediti që mbështeten

ne çeqe, karta debitit, karta krediti për përdorim të brendshëm nga kompanitë dhe

karta e karburanteve. Të gjitha këto janë përdorur për të treguar ecurinë dhe evoluimin

e tregut të kartave të kreditit nga zbulimi i këtij elementi ekonomik deri në produktin

e kartës së kreditit që kemi sot në përdorim.

Në kapitullin II, “Sistemet e Pagesave me Karta Krediti dhe Banka” tregohen sistemet

që bëjnë të mundur funksionimin e kartave të kreditit, përfitimet dhe kostot që ato

sjellin për përdoruesit e kartave të kreditit dhe bankat. Në këtë kapitull i është dhënë

një hapësirë kostove dhe përfitimeve që ka banka nga sistemi i kartave të kreditit.

Page 13: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

4

Gjithashtu është folur edhe për mënyrat dhe përpjekjet e bankave për të bërë

fitimprurës këtë sistem multiaktorial të kartave të kreditit.

Në kapitullin III, “Vlerësimi i Kërkesave dhe Metoda e Procesit Hierarkik Analitik të

Përzgjedhjes” janë paraqitur metodat që përdoren kudo në botë për vlerësimin e

aplikimeve për kartë krediti nga ana e bankave. Gjithashtu janë parashtruar edhe

mangësitë që paraqesin këto modele. Është parashtruar modeli i procesit të analizës

hierarkike si një alternative, duke treguar funksionimin e tij dhe arsyet se pse ky

model është i përshtatshëm për tu përdorur.

Në kapitullin IV, “Zhvillimi i Kartave të Kredit në Shqipëri dhe Krijimi i Modelit”

tregon zhvillimin e sistemit të pagesave elektronike në sistemin bankar në Shqipëri

me qëllim krijimin e një tabloje të plotë për gjendjen që është sot sistemi i pagesave

me kartë krediti. Gjithashtu në lidhje me këtë kontekst është paraqitur modeli i

procesit të analizës hierarkike (AHP) si një model i thjeshtë, jo i kushtueshëm shumë

fleksibël dhe lehtësisht i riparueshëm për vlerësimin e aplikimeve për karta krediti. Në

këtë kapitull janë paraqitur përfundimet dhe sugjerimet e modelit të procesit të

analizës hierarkike (AHP) ndaj bankave të nivelit të dytë duke paraqitur thjeshtësinë e

tij, lehtësinë e përdorimit dhe fleksibilitetin në ndryshimin dhe përditësimin e tij.

2. HISTORIKU I KARTAVE TË PAGESAVE

Kuptimi thelbësor i kartës së kreditit zgjatet deri në vitet 1800. Në atë kohë tregtarët i

ofronin kredi fshatarëve me idenë: “merre tani dhe paguaj më vonë”. Pagesa e kësaj

kredie bëheshe kur fshatarët mblidhnin prodhimet nga toka1. Si ky shembull ndeshim

edhe në vitet 1900. Në atë kohë në Amerikë, një pjesë e hoteleve u jepte klientëve të

zgjedhur një kartë prezantimi me anë të së cilës klientët kishin mundësi të paguanin

më vonë shpenzimet e kryera në hotel.

Idetë e para mbi kartën e kreditit dhe përdorimin e saj janë dhënë nga shkrimtari

Edward Bellamy në librin me titullin “Looking Backward”. Autori i librit nëpërmjet

                                                            1 Douglas Aker, Jay Golter, Brian Lamm dhe Martha Solt, “Overview of recent Developments in the Credit Card Industry” FDIC Banking Review, Volume 17, No.3, fq.23. 

Page 14: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

5

personazhit Julian West tregon se si do të jetë formimi ekonomik në botë në vitet

20002.

Libri u publikua në vitin 1888, dhe për herë të parë jepte idenë e funksionimit të

kartës së kreditit dhe problemet që mund të lindin nga përdorimi i kësaj së fundit.

Edward Bellamy përfytyronte se në një popullatë ku ka vetëm një prodhues nuk do të

kishte nevojën e parave, bankave dhe tregtarëve. Njerëzit në fillim të çdo viti do të

karikonin kartat e tyre me kreditë të cilat do ti përdornin (shpenzonin) për të blerë

mallra dhe shërbime gjatë vitit.

Mbas librit të Edward Bellamy, vetëm në vitin 1914 doli në qarkullim për herë të parë

shembulli i kartës së kreditit3. Në atë kohë në Kaliforni, firma “General Petroleum

Corporation”, në mënyrë për të bërë sa më të kollajshme blerjen e produkteve të saj, i

shpërndau punëtorëve dhe klientëve të saj besnikë kartën e firmës. Në këtë mënyrë një

klient i “General Petroleum Corporation” edhe pse nuk kishte para me vete mund të

përfitonte nga shërbimet dhe mallrat e kësaj të fundit.

Mbas një viti, në 1915-ën dolën monedhat, apo diçka e ngjashme me to, por që ishin

të posaçme dhe të personalizuara për firmat4. Këto të fundit bliheshin në fillimin të

muajit nga përdoruesit dhe përdoreshin në hotele, stacione karburanti dhe në disa

magazina. Poseduesve më shumë se lehtësim u jepnin dhe një lloj prestigji dhe

tregonin një lloj diferencimi nga klientët e tjerë.

Ndryshe nga paratë, kartat e kreditit në atë kohë kishin fuqi nga sasia e mbushjeve me

kredi në fillim të muajit dhe përdoreshin vetëm në disa magazina, hotele, lokale apo

stacione karburanti gjë e cila sillte një prestigj për përdoruesin. Me një shprehje tjetër

ishte një mjet që përdorej nga klasa e lartë e shoqërisë. Mbas kësaj monedhat dhe

xhetonat filluan të përdoreshin në një mënyrë të gjerë. Përveç magazinave, hoteleve

dhe stacioneve të karburantit filluan të përdoren edhe në hekurudha5.

Në atë kohë, megjithëse nuk kishte një bazë ligjore, e cila të rregullonte

mosmarrëveshjet kur kishte një tejkalimi të limitit që kishte karta e kredit, kjo nuk

                                                            2Tony Drury dhe Charles W. Ferrier, Credit Cards, Butterworths, London, 1984 fq.3. 3Drury dhe Charles W. Ferrier, Credit Cards, Butterworths, London, 1984 fq.3. 4 Stan Sienkiewicz, “Credit Cards and Payment Efficiency”, Federal Reserve Bank of Philadelphia, Payment Card Center, Discussion Paper, August 2001, fq.3. 5Drury dhe Charles W. Ferrier, Credit Cards, Butterworths, London, 1984 fq.4. 

Page 15: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

6

përbënte një problem, pasi kjo situatë ndodhte shumë rrallë. Kjo ndodhte pasi kartat e

kreditit i jepeshin personave të veçantë dhe të zgjedhurve prej firmave. Zakonisht këta

persona ishin njerëz të rëndësishëm dhe me një prestigj të caktuar në shoqëri.

Një nga kartat e pagesave më të përdorura edhe në ditët e sotme është “Diner’s Club”

e cila është një rezultat i idesë së Frank McNamara dhe Ralph Schneider. Kjo ide i

lindi Frank McNamara dhe Ralph Schneider’it një natë kur ata papritur vunë re se nuk

kishin para të mjaftueshme të paguanin darkën e tyre ndërkohë që ishin ulur të

darkonin. Në këtë kohë menduan se kjo situatë e sikletshme, në restorantet që ata

kishin në zotërim, mund të zgjidhej duke pajisur klientët e zgjedhur me një kartë e cila

të mbushej me kreditë në fillim të muajit. Kështu më 1950’tat lindi karta “Diner’s

Club” e cila në ditët e sotme përdoret pothuajse në të gjithë vendet e botes6. Karta

ishte e vlefshme në disa restorante dhe hotele të New York’ut. Nuk kishte një

rregullore në mbushjen e kartës me kredite, në fillim të muajit ajo u mbushte dhe në

fund të tij u bënin llogaritjet e harxhimeve. Asnjëherë nuk rezulton të ketë pasur

tejkalim të kreditit të kartës7.

Në këtë mënyrë doli dhe karta e quajtur udhëtim argëtim (T&E Travel and

Entertainment). Më vonë mbas këtyre kartave doli karta e kredit American Express

dhe Carte Blanche. Gjerësisht karta e krediti që përdoret edhe sot doli në përdorim me

1947. Banka e parë që nxori një kartë krediti me qellim kreditim mujor të klientëve të

saj të besuar, ishte Flatbush National Bank në New York8. Këto karta krediti, banka ja

jepte vetëm klientëve të saj dhe poseduesit e tyre në fund të muajit paguanin

harxhimet që kishin bërë me të.

Në 1951 Franklin National Bank u dha mundësinë e përdorimit të kartave të kreditit jo

vetëm klientët e saj por dhe individëve që nuk ishin klientë të saj. Këtë gjë banka e

bënte që të fitonte sa më shumë klientë. Në këtë mënyrë në vitin 1957, rreth 26 banka

nxorën kartat e tyre të kreditit dhe përdorimi i tyre arriti një shifër prej 754 000

individësh. Nga ana tjetër këto karta krediti u pranuan të përdoren në bizneset si

                                                            6 David S. Evans and Richard Schmalensee, Paying with Plastic the Digital Revolution in Buying and Borrowing, Second Edition, The Mit Pres, Cambridge, Massachusetts, London, 2005, fq.54. 7Lewis Mandell, The Credit Card Industry a History, Twayne Publisher, Boston, 1990 fq.9. 8 Adil Manzoor Bakhshi, “Developing a Financial Model for Islamic Credit Card for UK”, (Dissertation submitted in partial fulfillment for the degree of MSc in International Banking & Finance), University of Salford, 2006, fq.4. 

Page 16: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

7

mënyrë pagese nga 11 000 tregtarë dhe sektori i kartave të kreditit shënonte një

qarkullim prej më shumë se 40 milion dollarë9.

Me zhvillimin e teknologjisë sistemi “Merre tani dhe paguaj më vonë” u zëvendësua

nga sisteme komplekse, ku punonin kompjuterët me kabllot e telefonave, makinat

POS dhe rrjete elektronike. Në një kapërcim të tillë, në fushën e kartave të kreditit

ndryshuan shumë gjëra. Një nga bankat e para që krijoji një rrjetë të tillë ishte Bank of

Amerika. Formimi i rrjetës elektronike (network) rriti numrin e klientëve (të kartave

të kreditit) si dhe veprimet e tyre. Për këtë arsye Bank of Amerika që ishte një nga

bankat e para që krijoi rrjetin e saj, e shkëputi nga vetja këtë të fundit duke ia dhënë

një firme tjetër (Kjo firmë e re që doli në treg për të mbajtur rrjetin elektronik të

kartave të kreditit të Bank of Amerika ishte Visa sha).

Në vitet 1970 duke ndjekur shembullin e Bank of Amerika një sërë kompani

financiare që ndodheshin në të njëjtin treg bashkuan kapitalin dhe formuan rrjetin ICA

(Internbank Card Association) që sot njihet me emrin MasterCard. Në të njëjtën

mënyrë me 1958-ën American Express Company krijoi “American Express”, ndërsa

Sears dhe Roebuck & Co krijuan “Discover Card” me 1986-ën10.

2.1. Përkufizimi i Kartave të Kreditit

Në lidhje me kartat e kreditit mund të ketë shumë përkufizime. Së pari, mund të

fillohet nga vetë kuptimi i fjalës “kredi”. Fjala “kredi” të lë të kuptosh një lidhje

kredie vetjake apo konsumatore midis bankës dhe klientit, por në kuptimin e vërtetë

pikërisht një marrëdhënie e tillë mungon. Fjala “kartë” të jep idenë e një letre me

vlerë, por që dhe kjo nuk është pikërisht në kuptimin e një letre me vlerë. Por atëherë,

çfarë është një kartë krediti?

Karta e kreditit është një nga instrumentet financiare komplekse. Përdorimi i kartës së

kreditit ka elemente motivues për përdoruesit e saj dhe një shumëllojshmëri

karakteristikash (transaksionet e blerjes, borxhin, përfitime të konsumit, etj). Për më

tepër përfshin norma të ndryshme (norma e interesit, tarifat ndëshkuese, tarifat

                                                            9 David S. Evans and Richard Schmalensee, Paying with Plastic the Digital Revolution in Buying and Borrowing, Second Edition, The Mit Pres, Cambridge, Massachusetts, London, 2005, fq.55, 10 Phil Brit, “A Historical Overview of Bankcard Industry”, Transaction World Magazine, Cover Story, fq.1 (http://www.transactionworld.net/articles/2002/january/coverstory.asp) (12/05/2008) 

Page 17: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

8

vjetore, interesit pagesa të vonuara, etj) dhe kufizime të sasive (limitet e kreditit,

pagesat minimale, etj)11.

Ndërveprimet e kartës së kreditit mund të shfaqin një marrëdhënie të ndërlikuar

ndonjëherë. Në përgjithësi në përdorimin e kartës së kreditit marrin pjesë tre palë. Në

disa raste mund të ketë më shumë se tre palë dhe disa herë ka vetëm një palë. Këto

varen nga lloji i kartës së kreditit dhe nga vendi ku përdoret karta e kreditit. Për këtë

arsye para se të themi se çfarë është dhe çfarë nuk është karta e kreditit duhet të

tregojmë llojet e kartave të kreditit, palët që janë të pranishme gjatë përdorimit si dhe

marrëdhëniet juridike që lindin midis këtyre palëve gjatë përdorimit të kartës së

kreditit.

Në radhë të parë që të kemi një marrëdhënie juridike duhet që pronari i kartës së

kreditit ta përdori atë. Nëse pronari i kartës së kreditit nuk e përdor atë midis shitësit

bankës dhe pronarit të kartës së kreditit nuk lind një marrëdhënie juridike. Së dyti

marrëdhënia juridike lind edhe nga mënyra se si dhe se ku pronari i kartës së kreditit e

përdor atë. Nëse pronari i kartës së kreditit e përdor atë për të tërhequr para nga ATM,

banka apo nga ndonjë dyqan që ka një marrëveshje me bankën e tij, dhe nuk bën

blerje apo pagesa me këtë kartë, atëherë nuk kemi një marrëdhënie juridike në këtë

mes.

Kur përdoret karta e bankomatikut kemi një ngjarje transferte, që ndodh nga llogaria e

pronarit të kartës në llogarinë e shitësit që është kryer blerja. Marrëdhënia e blerjes

është një marrëdhënie vetëm midis blerësit dhe shitësit që ka të bëjë me shkëmbimin.

Banka në këtë aspekt është vetëm një mjet për të realizuar transfertën. Nëse në

llogarinë e pronarit të kartës së bankomatikut nuk ka mjaftueshëm para për të kryer

blerjen, kjo e fundit nuk mund të realizohet.

E kundërta e kartës së bankomatikut është karta e cila ka një pagesë minimale mujore

dhe që të lejon përdorimin e kreditimit, ku edhe pse pronari i kartës nuk ka fonde të

mjaftueshme në llogari, mund ta përdori për të blerë mallra dhe shërbime deri kur të

mos kalojë limiti për të cilin është dakortësuar që më parë me bankën që i ka dhënë

                                                            11 Bary Scholnick, Nadia Massoud, Anthony Sounders, Santiago Carbo Valverde dhe Francisco Rodrigues-Fernandes, “The Economics of Credit Cards, Debit Cards and ATM’s: A Survey and Some New Evidence”, 30’th Annual Journal of Banking and Finance Conference, Beijing, China, June, 2-8, 2006, fq.4. 

Page 18: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

9

kartën. Në këtë kontekst në rastin kur pronari i kartës bën një blerje si fillim lind një

marrëdhënie midis blerësit dhe shitësit, ku nga llogaria e blerësit bëhet një transfertë

në llogarinë e shitësit. Së dyti, duke qenë se paratë me të cilat u krye blerja janë

siguruar nga banka për llogari të pronarit të kartës, midis bankës dhe këtij të fundit

fillon një marrëdhënie kreditore. Korniza e kësaj marrëdhënie përcaktohet në

momentin kur merret karta, dhe është sipas marrëveshjes së firmosur midis pronarit të

kartës dhe bankës që e lëshon këtë të fundit.

Një proces tjetër që sjell aktorë të ndryshëm përballë njëri tjetrit, nisur nga vendi ku

përdoret karta ndërkombëtare e kreditit, është përdorimi i kësaj të fundit jashtë vendit

të origjinës. Me përdorimin e kartës së kreditit jashtë vendit të origjinës, në fillim,

nëse ndodh një marrëdhënie blerjeje, nga llogaria e pronarit të kartës së krediti bëhet

transferta e një sasie parash në llogarinë e shitësit ku ka lindur kjo marrëdhënie

blerjeje. Në fakt, para se të ndodhë një gjë e tillë (apo që të ndodhë një gjë e tillë)

firmat që bëjnë transferta ndërkombëtare të fondeve duhet të kenë një marrëveshje në

lidhje me këtë proces, (minimum me një bankë në vendin ku po bëhet blerja e

mallrave dhe shërbimeve) më parë se të ndodhë kjo marrëdhënie blerjeje midis

shitësit dhe blerësit. Së dyti, banka me të cilën firma e transfertave ndërkombëtare të

fondeve ka marrëveshjen, duhet të këtë marrëveshje edhe me shitësin i cili po kryen

shitjen. Në një proces shitjeje të tillë, në fillim banka e vëndit ku bëhet shitja aprovon

nëpërmjet sistemit kompjuterik procesin dhe më pas e çon atë në sistemin kompjuterik

të firmës së transfertave ndërkombëtare të fondeve. Nëse firma e transfertave

ndërkombëtare e aprovon këtë proces, mbas aprovimit dhe të bankës të vëndit ku ka

ndodhur shitja, sasia e caktuar e parave kalon nga firma e transfertave ndërkombëtare

në bankën e vëndit ku ka ndodhur blerja dhe nga kjo e fundit në llogarinë e shitësit që

ka kryer shitjen, ku këtu është dhe mbyllja e procesit. Për këtë arsye ne një rast të tillë

për një blerje merren dy aprovime, bëhen dy transferta dhe kemi tri aktorë në proces.

2.2. Funksionimi i Sistemit të Kartës së Kreditit

Para se të kalojmë në funksionin e sistemit të kartave të kreditit duhet të flasim për

grupimin e sistemit të karave të kreditit. Mund të flasim për dy grupime të sistemeve

të kartave të kreditit sa i përket sistemeve që përdoren në gjithë botën. Grupimi i parë

Page 19: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

10

është sistemi i mbyllur (unitary system) dhe i dyti sistemi shoqërues (association

system)12.

Në disa prej sistemeve të kartave të kreditit që njihen në mbarë botën është e mundur

të gjesh në përdorim të dy grupet e sistemeve të lartpërmendura. Kur doli për herë të

parë sistemi i kartës së kreditit funksionimi i tij ishte i kufizuar vetëm me sistemin e

mbyllur.

Sistemi i mbyllur në rastin e sistemit ndërkombëtar të kartave të kredit nuk është

funksional, ky sistem ka qenë vetëm për kartat e kreditit në arenën kombëtare. Firmat

që zotëronin sistemet e kartave te kreditit duke parë ecurinë e mirë të sistemit

kombëtar kërkuan që të zgjeronin këtë aktivitet në vënde të tjera, pra në një nivel

ndërkombëtar, pikërisht në këtë moment kemi lindjen e sistemit shoqërues

(association system) apo hedhjen e themeleve për ngritjen e këtij sistemi. Duhet ta

theksojmë se kjo nuk kishte të bënte vetëm me sistemin e kartave të kreditit por me

tregtinë ndërkombëtare dhe ç’është me e rëndësishmja ishte fillesa e krijimit të të

drejtave tregtare ndërkombëtare. Më vonë do te shikojmë daljen në arenën

ndërkombëtare të firmave ndërkombëtare dhe të sistemeve ndërkombëtare të kartave

të kreditit.

2.2.1. Sistemi i Mbyllur (Unitary System)

Sistemi i mbyllur ka një histori që shkon deri në përdorimin për herë të parë të kartës

së kreditit. Sistemi i mbyllur ende përdoret në disa sisteme të kartave të kreditit. Në

këtë aspekt mund të përmendim marka botërore si: “Diner’s Club”, “Discovery” dhe

“American Express” që vitet e fundit ka filluar të përdori të dy sistemet e kombinuara,

si të mbyllurin edhe atë shoqërues.

Nëse flasim për sistemin e mbyllur duhet si fillim të flasim për sistemin më elementar

të mbyllur. Sistemi më elementar i mbyllur është i përbëre nga dy aktorë dhe anon më

shumë nga shitësi, ndërkohë që kemi të bëjmë me shitësin dhe klientët e tij më

besnikë. Në një sistem të tillë shitësi duhet të jetë patjetër një firmë e madhe e cila ka

dyqane zinxhir apo dyqane të mëdha shitjeje. Vetëm një shitës i tillë mund të ngrejë i

vetëm një sistem kartash krediti që mund të përdoret nga blerësit. Shitësit të cilët nuk

janë të mëdhenj sa duhet edhe nga ana e optimizmit edhe nga ana e kostove nuk është

e mundur të ngrejnë një sistem të tillë kartash krediti.

                                                            12 Sujit Chakravoti. “Theory of Credit Card Networks: A Survey of the Literature”, Federal Reserve Bank of Chicago, Review of Networks Economics, Vol.2, Issue 2, Chicago, June 2003,fq.4. 

Page 20: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

11

Skema 1.1: Modeli me dy aktorë ( Bilateral Model )

Burimi: Federal Insurance Corporation

Modeli me dy aktorë (bilateral) ka dalë në vitet 1800, mbi marrëdhënien e

mirëbesimit të ngritur midis tregtarëve dhe fermerëve për këmbimin e mallrave. Më

vonë në vitet 1900 në një mënyrë më të avancuar u zhvillua mbi strategjinë e “mere

tani paguaj më vonë” midis klientëve të besuar dhe hoteleve dhe pronarëve të

dyqaneve të mëdha13. Në themelin e këtij sistemi nuk ka një person të tretë i cili të

zgjidhë problemet apo mosmarrëveshjet që mund të lindin midis blerësit dhe shitësit

gjatë procesit të blerjes, por këto mosmarrëveshje zgjidhen nga vetë këta të fundit. Me

kalimin e kohës sasia e blerjeve u shtua dhe kjo solli nevojën e një personi të tretë për

të garantuar pagesat. Në përgjithësi personi i tretë ishte banka. Në këtë mënyrë, me

zhvillimin edhe të teknologjisë, përveç sistemit të mbyllur me model bilateral u shfaq

edhe modeli me tre aktorë.

Në sistemin e mbyllur marrin pjesë tre aktore:

Kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit apo banka

Shitësi apo tregtari që ka pranuar të vendosi sistemin e pagesës me kartë

krediti (POS) në dyqanin e vet

Personi që zotëron kartën e kreditit apo përdoruesi i autorizuar

Në sistemin e mbyllur banka apo kompania që nxjerr kartën e kreditit mbart një rol të

rëndësishëm. Banka apo kompania që nxjerr kartën e kreditit në një situatë të tillë

është e detyruar të aplikojë ekonominë e dy anëve (Two sides Economics)14. Në

ekonomitë ku përdoret sistemi i ekonomisë së dy anëve, kujdesi dhe kontrolli duhet të                                                             13Emily Starbuck Gerson and Ben Woolsey, “A History of Credit Cards”, Credit Cards News, (http://www.creditcards.com/history-of-credit-cards.php), December 18, 2007. (22/03/2008) 14Steve Semeraro, “Credit Card Interchange Fee: Three Decades of Antitrust Uncertainty”, Legal studies Research Paper Series, March 6, 2007, fq 42. 

SHITËSI

MALLRA DHE SHËRBIME

MBAJTËSI I KARTËS SË

PAGESA MUJORE

Page 21: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

12

mbahet në nivelin më të lartë. Nëse do të shpjegonim shkurt sistemin e ekonomisë së

dy anëve mund të themi që janë ato sisteme ekonomike që ngjajnë në përbërjen

anatomike me thënien e “tehut të thikës”. Disa studiues kanë mbrojtur tezën se, së

bashku me bankën dhe kompanitë që nxjerrin kartat e kreditit, duhet të merret në

studim dhe konsideratë kërkesa e përbashkët për këto të fundit, kjo pasi kërkesa për

kartën e kreditit është komplekse dhe përbëhet nga kërkesa e mbajtësit të kartës së

kreditit dhe e shitësve që pranojnë të kryejnë shitje nëpërmjet saj15.

Për të dhënë një shembull rreth kësaj mund të marrim firmat e organizimit të takimeve

midis femërave dhe meshkujve. Në një firmë që organizon takime duhet të jenë edhe

adresat e personave të seksit mashkull dhe adresat e personave të seksit femër.

Adresat gjithashtu duhet të jenë në ekuilibër midis femrave dhe meshkujve. Një firmë

që organizon takime është e detyruar ta ketë shumë kujdes këtë ekuilibër. Një firme e

cila ka vetëm adresat e meshkujve nuk do të kishte sukses pasi qëllimi i saj është të

bashkojë në lidhje martesore apo të organizojë takime midis seksit mashkull dhe atij

femër, dhe sigurisht askush nuk do të paguante para për një shërbim nga i cili duket

qartë që nuk do të përfitonte.

Në sistemin e mbyllur si te shembulli me firmën e organizimit të takimeve banka apo

kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit duhet të kontaktojë si me konsumatorët ashtu

dhe me shitësit16. Askush nuk do të kishte dëshirë të kishte në posedim një kartë

krediti e cila nuk pranohet nga ana e shitësve për kryerjen e blerjeve. Nga ana tjetër

asnjë shitës nuk do të dëshironte të mbante pajisjen POS të një karte që nuk përdoret

nga konsumatorët. Për një shitës mbajtja e një pajisjeje POS për leximin e kartave të

kreditit ka një kosto, të cilën ata nuk do të kenë dëshirë ta paguajnë për një pajisje

POS, kartat e kreditit të së cilës nuk i posedon askush apo posedohen shumë pak nga

konsumatorët.

Në skemën më poshtë mund të shikojmë e ekonominë e dy anëve në sistemin e

mbyllur.

                                                            15Cento Valjanovski, “Networks effects and Multi-Sided Markets”, (Basılmamış Yüksek Lisans Tezi), Kings College, University of London, Module 2-Unit 7, 2007, fq.37. http://ssrnc.com/abstract=100447 (12.04.2008). 16 Davit S. Evans, “The Antitrust Economics of Two-Sided Markets”, AEI-Brookings Joint Center for Regulatory Studies, Related Publication 02-13, September 2002, fq.2. 

Page 22: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

13

Skema 1.2: Sistemi i mbyllur tre palësh

Burimi: Lawrence J. White, 2006, s.16.

Si dhe duket në skemën mësipërme (Skema 1.2) banka apo kompania që nxjerr kartat

e kreditit është në kontakt me të dy aktorët. Si është në kontakt me shitësit apo shitësit

e pakicës po ashtu është në kontakt edhe me poseduesit e kartave të kreditit. Njëlloj si

mund të jetë midis shitësit dhe bankës apo kompanisë që nxjerr kartën e kreditit një

institucion ndërmjetës po ashtu dhe midis poseduesit të kartës dhe bankës apo

kompanisë që ka nxjerrë kartën e kreditit mund të ketë një institucion ndërmjetës. Në

momentin që hyn në mes një institucion ndërmjetës në skemën më lart shtohet një

element ekonomik dhe përqindjet ndahen edhe njëherë nga e para.

Skema tregon sistemin e mbyllur, dhe nëse një shitës që ka një makinë POS, i shet një

klienti që ka kartë krediti, mallra apo shërbime duke lejuar përdorimin e kartës së

kreditit, mund të mendohet që në llogarinë e tij do të kalojnë (p) vlerë monetare. E

vërteta është që në llogarinë e shitësit kundrejt mallit apo shërbimit që ka shitur në

vlerë monetare kalon më pak se (p), çmimi i mallit apo shërbimit që ka shitur. Në këtë

mënyrë shitjet me kartë krediti janë gjashtë herë me kosto më të lartë se shitjet me

para në dorë17. Po në të njëjtën mënyrë poseduesi i kartës se kreditit nuk paguan (p) sa

çmimi me të cilin blen mallrat apo shërbimet në të vërtetë. Poseduesi i kartës nuk

paguan për blerjet çmimin (p) të mallrave apo shërbimeve por një vlerë prej (p+f).

Këtu (f) është shuma monetare që paguan poseduesi i kartës së kreditit si pagesë

mujore për përdorimin e kartës së kreditit, tarifat që duhet të paguajë për çdo

                                                            17Adam J. Levitin, “Priceless?The Cost of Credit Cards”, Business, Economics and Regulatory Policy Working Paper Series, Georgetown University Law Center,Research paper No. 973974, September 2007, fq.1.http://ssrn.com/abstract=1011106, (12/04/2008). 

Banka dhe kompania që nxjerr kartën e kreditit

Mbajtësi i kartës së kreditit

Shitësit apo Pronarët e dyqaneve që kanë

makina POS

(p+f) i paguhet bankës

(p-m) I paguhet

shitësit nga banka

(p) vlera e shitjes së mallrave dhe shërbimeve

Page 23: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

14

transaksion blerjeje (me fjalën tarifë këtu nënkuptohet pagesat që i bëhen bankës apo

kompanisë që ka nxjerrë kartën e kreditit gjatë përdorimit të saj në transaksione për

blerje) apo përqindjet që duhet të paguajë kur ka një borxh të kësaj të fundit të

papaguar.

Banka apo kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit nga ana tjetër i transferon në

llogari shitësit apo tregtarit të pakicës që përdor makinën POS një vlerë monetare prej

(p-m). Sasia prej (m) vlere monetare që i mbahet shitësit quhet tarifa zbritëse për

tregtarin (Merchant Discount Fee)18. Në këtë mënyrë Banka apo kompania që ka

nxjerrë kartën e kreditit nuk i paguan tregtarit apo shitësit vlerën e vërtetë të mallit

apo shërbimit, realizimi i shitjes të së cilit është bërë i mundur nëpërmjet kartës së

kreditit. Të gjithë tregtarëve apo shitësve që përdorin makinën POS për çdo shitje që

realizojnë nëpërmjet kartës së kreditit u mbahet një përqindje nga vlera e vërtetë e

shitjes dhe si rrjedhojë ata marrin një vlerë monetare më të ulët se vlera e vërtetë e

mallit apo shërbimit të shitur. Banka apo kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit

duke ndryshuar përqindjen e kësaj tarife ka fuqinë që kostot e sistemit të kartave të

kreditit t’ja kalojë shitësve apo blerësve.

Në varësi të tregut të shitjeve banka apo kompania që ka nxjerre kartën e kreditit

ndryshon përqindjen e tarifës (si tarifën e përdoruesve ashtu dhe tarifën zbritëse të

tregtarëve) duke treguar kujdes për të mbajtur në ekuilibër këtë treg. Në raste të

caktuara kur poseduesit e kartave të kreditit anulojnë kartat e tyre bankat apo

institucionet që kanë nxjerrë kartat e kreditit ndryshojnë tarifat me qëllim rifitimin e

këtyre të fundit apo nxitjen e të tjerëve për të përdorur kartat e kreditit. Në këtë

mënyrë duke ulur tarifat për përdoruesit nga ana tjetër rritin tarifën zbritëse të

tregtarëve duke mbajtur në ekuilibër fitimet e tyre. Mund të merret me mend që

shuma e fitimit që krijohet nga fitimi i marrë nga poseduesit e kartës së kreditit dhe

ajo e marrë nga tarifa zbritëse e tregtarëve nuk ndryshon ndoshta mund të rritet por

padyshim që nuk zvogëlohet. Ky fitim është kosto për dy elementët e tjerë në këtë

treg dhe në disa momente kur kemi një rritje të kostos në këtë treg elementet

ekonomike mund të shkëputen. Sigurisht në një treg me dy elementë, si është ky treg,

                                                            18 Fumiko Hayashi, “Network Competion and Merchant Discount Fees”, Payment System Research Department, Federal Reserve Bank of Kansas City, Working Paper (05-04), March 24, 2006, fq.6.http://www.kansascityfed.org/publicat/psr/rwp/Hayashi_WP05_NetworkCompetition&MDF.pdf, (10/03/2008). 

Page 24: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

15

është thelbësore që këta elementë të jenë në ekuilibër me njeri-tjetrin. Për këtë arsye

banka dhe institucionet që nxjerrin karta krediti duhet të jenë të kujdesshëm me

mënyrën e nxjerrjes së fitimit në mënyrë që dhe fitimi i dy elementëve të tjerë të jete

në nivel të tillë që asnjeri prej tyre të mos largohet nga tregu.

2.2.2. Sistemi ortak (Association System)

Banka dhe institucionet që nxjerrin karta krediti, për funksionimin e sistemit të kartës

së kreditit angazhojnë dy procese të ndryshme. Në pjesën e parë futen proceset që

angazhohen kundrejt personave që pranojnë të posedojnë një kartë krediti. Në pjesën

e dytë futen proceset që angazhohen kundrejt individëve shitës, që pranojnë

përdorimin e makinës POS. Këto janë procese të ndara nga njëra tjetra dhe

përfaqësojnë elementë ekonomikë që kërkojnë departamente të ndarë nga njeri tjetri.

Këto dy departamente janë jetike për të mbajtur sistemin në këmbë.

Në sistemin e mbyllur në të njëjtën bankë apo institucion që nxjerr kartat e kreditit

duhet të jenë këto dy departamente për kartat e kreditit. Këto dy departamente duhet

të punojnë me të njëjtin intensitet, pra duhet të kërkohen dhe të gjehen dhe individë që

duan të posedojnë kartë krediti si dhe shitës apo tregtarë pakice që kërkojnë të

përdorin makinën POS. Disa banka dhe institucionet që nxjerrin karta krediti njërin

nga departamentet ia shesin bankave apo institucioneve të tjera duke ulur kostot e

tyre19. Ky departament tashmë punon për një bankë apo institucion tjetër por në të

njëjtën mënyrë bën marketingun e kartës së kreditit.

Zakonisht banka dhe institucionet që nxjerrin karta krediti shesin departamentin që

merret me marketingun e makinave POS. Banka dhe institucionet që nxjerrin karta

krediti i lejojnë firmës që blen departamentin të marrë një përqindje në bazë pune nga

përqindja që i merret shitësit (skonto e transaksionit) që përdor makinën POS. Në këtë

mënyrë shohim daljen e sistemit ortak (association system) në sistemin e kartave të

kreditit. Sistemi ortak në vetvete është më i komplikuar se sistemi i mbyllur. Një nga

arsyet që është i komplikuar ka të bëjë me implikimin e më shumë se tre elementëve

ekonomikë në funksionimin e sistemit. Në funksionimin e sistemit ortak në kartat e

kreditit ka raste kur shohim 4 elementë ekonomikë por është e mundur dhe ka raste

                                                            19 Joshua S. Gans and Stephen P. King “A Theoritical Analysis of Credit Card Regulation” Melbourne Business School, University of Melbourne, September 2002, fq.7. 

Page 25: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

16

kur shohim edhe të marrin pjesë 5 elementë ekonomikë. Këto elementë ekonomikë

kanë qenë pjesë e departamenteve të veçanta të mbledhura në një bankë apo

institucion që nxjerr karta krediti. Departamenti ka pasur një rritje të punës si nga ana

e kostos dhe nga ana e kontrollit ka ardhur në pikën e ndarjes. Brënda një njësie

ekonomike një ngjarje e tillë është më fizibile të ndahet në elementë ekonomikë të

veçantë. Por ndërkohë ndodhja e këtyre elementëve ekonomik brënda sistemit ortak,

na japin një kornizë të komplikuar të rrjedhës së parasë dhe të vjeljes së pagesave.

2.2.2.1. Modeli katër palësh në sistemin ortak

Shitës dhe tregtarë që përdorin makinën POS (Merchant)

Poseduesi i kartës se kreditit (Cardholder)

Banka dhe kompania që nxjerr kartën e kreditit (Issuer)

Kompania ndërmjetësuese apo banka (Acquirer)

Ndryshe nga sistemi i mbyllur në modelin e katëranshëm të sistemit ortak bën pjesë

dhe kompania apo banka ndërmjetësuese. Kompania ndërmjetësues këtu na shfaqet si

një firmë e cila punon nën emrin e kompanisë që ka nxjerrë kartën e kreditit. Puna

themelore e kësaj kompanie (Acquirer) është të kontaktoje shitësit apo tregtaret që

duan të përdorin makinën POS, dhe për të bërë të mundur përdorimin e kartës të

kreditit, të arrijë të lidhë marrëveshje me këta të fundit për përdorimin e makinës

POS20.

Nëse do të krahasonim sistemin ortak me sistemin e mbyllur, i pari është më tepër i

komplikuar sesa sistemi i mbyllur. Si duket dhe në skemën më poshtë (Skema. 1.3)

midis bankës apo kompanisë që nxjerr kartën e kreditit dhe shitësve apo tregtarëve që

përdorin makinë POS nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë, midis tyre krijohet një lidhje

vetëm nëpërmjet kompanisë ndërmjetësues dhe si rrjedhoje lidhja e tyre është

indirekte. Këtë lloj sistemi e gjejmë të përdoret në kompani që nxjerrin karta krediti si

është Visa dhe MasterCard21.

                                                            20 Ann Kjos, “The Merchant-Acquiring Side of the Payment Card Industry: Structure, Operations, and Challenges”. Federal Reserve Bank of Philadelphia, Payment Cards Center Discussion Paper, October 2007.fq.3. http://www.philadelphiafed.org/pcc/papers/2007/D2007OctoberMerchantAcquiring.pdf, (11/03/2008). 21Sujit Chakravoti. “Theory of Credit Card Networks: A Survey of the Literature”, Federal Reserve Bank of Chicago, Review of Networks Economics, Vol.2, Issue 2, Chicago, June 2003, fq.54. 

Page 26: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

17

Banka apo kompania ndërmjetësuese nuk ndalet vetëm në gjetjen e shitësve apo tregtareve

që pranojnë të përdorin makinën POS. Pasi është firmosur kontrata nga banka apo

kompania ndërmjetësuese për çdo shitje të bërë nëpërmjet makinës POS, dhe pasi është

rënë dakord për vazhdimin e procesit, transferon në llogarinë bankare të shitësit, nga vlera

(p) e shitur një sasi parash prej (p-m).

Në këtë situate shitësi fiton një marzh fitimi neto (bm) më të vogël se marzhi i fitimit

neto që kishte më parë në shitjet me para në dorë. Edhe pse nga ana e shitësve shitjet

me para në dorë duken se janë më tërheqëse dhe kanë avantazhe më shumë, nëse do të

krahasonim shitjet me para në dorë me ato që kryhen nëpërmjet kartës së kreditit,

shitjet me kartë krediti kanë një avantazh shumë të madh pasi heqin në një masë të

konsiderueshme problemin e likuiditetit. Për këtë arsye shitësit bëjnë të gjitha detyrat

që u takojnë dhe krijojnë të gjitha kushtet e nevojshme në mënyrë që blerësit të

përdorin kartën e kreditit22.

Në skemën e mëposhtme shikohet se si krijojnë lëvizjen katër elementet ekonomike

në një blerje me kartë krediti.

Skema 1.3: Modeli katër palësh në sistemin ortak

Burimi: Joshua S. Gans and Stephen P. King, 2002, s.7.

Poseduesi i kartës së kreditit kur blen një mall, shërbim nga shitësi apo nga një tregtar

që përdor makinën POS paguan një çmim (p). Poseduesi i kartës së kreditit nga ky

mall apo shërbim merr një përfitim (bç). Ky përfitim që merr poseduesi i kartës së

kreditit duke përdorur kartën e kreditit, është më i madh në krahasim se, kur ai do ti

                                                            22Robert A. Hendrickson, The cashless Society, Dodd Mead and Conpany, New York, 1972, fq.68. 

Përfitimi marzhinal neto (bç) Fitimi marzhinal neto (bm)(p) çmimi i mallrave dhe shërbimeve

Klient (posedues i kartës se kreditit) (Card Holder)

Shitës/Tregtar (Merchant)

(p+f) paguhet (f) pagesa e kartës se kreditit

(p-m) paguhet (m) skontoja qe paguhet nga shitësi për përdorimin e POS

(Merchant Discount Fee)

Banka/Kompania qe nxjerr kartën e kreditit (Issuer)

Banka/Kompania ndërmjetësuese (Acquirer)

(p-a) paguhet pagesa interchangeKostoja neto(ci) Kostoja neto(ca)

Page 27: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

18

blinte me lekë në dorë mallrat dhe shërbimet e blera me kartë krediti23. Një nga arsyet

e kësaj është dëshira që ka qenia njerëzore për tu shmangur ndaj përgjegjësive. Në

momentin që njerëzit bëjnë blerje me karta krediti duke qenë se nuk paguajnë me para

në dorë, blejnë sikur ata nuk do të paguajnë për mallrat dhe shërbimet që marrin. Nga

ana tjetër bankat dhe institucionet financiare kanë dalë nga funksioni i tyre historik

për të inkurajuar kursimet dhe dekurajuar debitimin duke drejtuar konsumatorët larg

kursimeve dhe drejt debitimit24. “Në shekullin e 20-të Shtetet e Bashkuara kanë

kaluar nga një komb që synonte kursimet në një komb që adhuron shpenzimet,

shpenzime që tejkalojnë edhe kuptimin e tyre, një kohë borxhi ishte diçka që duhej

evituar ndërsa tani njerëzit vrapojnë drejt borxhit sa më shpejt dhe sa më shumë të

jetë e mundur”, shprehet një sociolog amerikan për ndryshimin e shoqërisë

amerikane25. Pra, kjo vërteton edhe njëherë arsyen kryesore që rrit kënaqësinë e

blerjeve dhe përfitimin e tyre.

Poseduesi i kartës së kreditit pasi i jep shitësit te dhënat e kartës së kreditit (shitësi

duke kaluar kartën e kreditit në makinën POS, (slip) merr të dhënat e poseduesit të

kartës së kreditit) në llogarinë bankare të shitësit transferohet një sasi prej (p-m)

parash. Nëse shitësi e shet mallin apo shërbimet nëpërmjet sistemit të kartës së kreditit

nuk merr një shumë sa çmimi (p) i tyre. Në këtë pikë shitësi nga që ka përdorur

sistemin e kartës së kreditit apo makinën POS paguan një skonto (m) (Merchant

Discount Fee) dhe si rrjedhojë nuk përfiton një shumë (p) sa çmimi i shitjeve por një

shumë (p-m). Në llogarinë bankare të shitësit është kompania apo banka

ndërmjetësuese që transferon Shumën prej (p-m) parash. Shuma (m) që i mbahet

shitësit për çdo blerje ndahet midis bankës apo kompanisë ndërmjetësuese dhe bankës

apo kompanisë që ka nxjerrë kartën e kreditit. Kjo procedurë me teknologjinë e

avancuar të kohëve të sotme zgjat më pak se një minute. Nga ana tjetër banka apo

kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit transferon bankës apo kompanisë

ndërmjetësuese një shumë prej (p-a) parash. Këtu shuma (a) është pagesa e ndryshimit

                                                            23 Hillel Black, Buy now, pay later, William Morrow and Company, New York, 1961. fq,30.  24 George Ritzer, The Credit Card: Private Troubles and Public Issues, The University of Maryland, reprinted from Expressing America: A Critique of the. Global Credit Card Society, 1995. fq, 137. 25 George Ritzer, The Credit Card: Private Troubles and Public Issues, The University of Maryland, reprinted from Expressing America: A Critique of the. Global Credit Card Society, 1995, fq, 133. 

Page 28: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

19

(Interchange Fee) që bën banka apo kompania ndërmjetësuese, bankës apo kompanisë

që ka nxjerrë kartën e kreditit26.

Me një logjikë të thjeshtë shuma (p-m) që transferohet në llogarinë e shitësit, është më

e paktë se shuma (p-a) që transferohet bankës apo kompanisë ndërmjetësuese. Në

mënyrë që të funksionojë sistemi duke pasur parasysh se midis bankës apo kompanisë

që ka nxjerrë kartën e kreditit dhe shitësit është një bankë apo kompani

ndërmjetësuese, nga skontoja që i vendoset pagesës (p) që bën një klient pjesën më të

madhe do ta marrë banka apo kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit dhe pjesën që

ngelet më pas i kalon bankës apo kompanisë ndërmjetësuese. Që sistemi të mbyllë

ciklin e tij në fund të muajit poseduesi i kartës duhet të paguajë të gjitha harxhimet e

blerjeve që ai ka bërë gjate muajit. Poseduesi i kartës së kreditit paguan një shumë

prej (p+f) ku (f) është pagesa mujore që paguhet për përdorimin e kartës plus

përqindjet e vonesave të pagesave të debive nëse ka të tilla. Me mbylljen e kësaj

hallke të fundit të sistemit mund të themi që shpejtësia e tij është me shumë se një

muaj.

Duhet të theksojmë se në procesin e blerjes së një malli apo shërbimi me kartë krediti,

mospërputhja kohore e cila vjen si pasojë e transfertave në hallkën e fundit, bën që për

bankën apo kompaninë që ka nxjerrë kartën e kreditit dhe bankën apo kompaninë

ndërmjetësuese të lindin kosto (ci) dhe (ca). Shuma e parave për një mall apo shërbim

të blerë nuk paguhet menjëherë nga poseduesi i kartës së kreditit. Ndërkohë që kjo

shumë pas transaksionit të blerjes kalohet menjëherë në llogarinë e shitësit (duke

mbajtur pagesën e skontos). Poseduesi i kartës së kreditit mbas një muaji mund të

paguaj ose jo këtë shumë të blerjeve që ai ka bërë në fund të muajit. Banka apo

kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit dhe banka apo kompania ndërmjetësuese

menjëherë mbas kryerjes së blerjes kalon shumën në llogarinë e shitësit dhe kjo

ngarkon me një kosto të dy këta elemente ekonomik që ndodhen në sistemin e kartës

së kreditit. Për këtë arsye banka apo kompania që ka nxjerre kartën e kreditit si dhe

banka apo kompania ndërmjetësuese duhet ta manaxhojnë shumë me kujdes këtë

situate për të mos hasur në problem likuiditeti. Kjo sjell që individët që aplikojnë për

                                                            26 Jean-Charles Rochet and Jean Tirole, “An Economic Analysis of the Determination of Interchange Fees in Payment Card System”, Riview of Networks Economics, Vol.2, Issue 2, June 2003, fq.74. 

Page 29: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

20

tu pajisur me kartë kreditit duhet të përzgjidhen me një kujdes shumë të madh nga

banka apo kompania që nxjerr kartat e kreditit.

2.2.2.2. Modeli pesë palësh në sistemin ortak

Shitës dhe tregtarë që përdorin makinën POS (Merchant)

Poseduesi i kartës së kreditit (Cardholder)

Banka dhe kompania që nxjerr kartën e kreditit (Issuer)

Kompania ndërmjetësuese apo banka (Acquirer)

Kompania që ofron network’un (Network)

Sistemi ortak në sistemin e kartës së kreditit u shfaq si nevojë e ndarjes së punës.

Duke i kaluar nën menaxhimin e firmave të tjera, disa departamente të sistemit të

kartave të kreditit, shkëputen si njësi më vete. Në disa raste funksionet e këtyre

departamenteve madje kryhen edhe nga bankat dhe kompanitë e tjera që nxjerrin karta

krediti, gjë që thekson akoma më shumë formimin e tyre si elementë ekonomikë më

vete.

Që të funksionojnë kartat e kreditit që përdorim në ditët e sotme nuk duhet vetëm të

funksionojë banka nga ku kemi marrë kartën e kreditit, por në një harmoni me njëra-

tjetrën duhet të punojnë një sërë kompanish që janë pjesë e sistemit të kartës së

kreditit.

Brenda këtij sistemi ndarja e proceseve veç e veç ka ndodhur me kalimin e kohës, dhe

nëse do të përmendnim arsyet e tyre, ato do të ishin si më poshtë:

Duke qenë se disa nga proceset janë me kosto të lartë, bankat dhe kompanitë që

nxjerrin kartat e kreditit kanë hequr dorë nga këto të fundit dhe ia kanë kaluar këto

procese firmave që janë më të specializuara në këtë fushë dhe sigurisht që kanë një

kosto më të ulët.

Disa procese duhet të kryhen nga departamente të reja të cilat duhet të krijohen dhe

harxhimi i kohës për krijimin dhe funksionimin e tyre shtyn bankat dhe kompanitë që

nxjerrin kartat e kreditit të zgjedhin që këtë proces t’ia japin një firme tjetër që është e

specializuar për këtë proces (në luftën e kapjes së tregut koha është shumë e

rëndësishme dhe asnjë kompani nuk do që të ngelet vonë në këtë treg).

Page 30: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

21

Vështirësia e kontrollit që kërkojnë këto departamente që merren me proceset bën që

bankat dhe kompanitë që nxjerrin kartat e kreditit t’ia kalojnë këto departamente

firmave të tjera apo pa i krijuar fare këtë proces t’ia besojnë firmave të tjera.

Disa bankat dhe kompani që nxjerrin kartat e kreditit, për disa procese përdorin

avantazhin e të qenit ata të parët e nxjerrjes në treg të këtij procesi. Këto lloj

avantazhesh në mund ti shikojmë edhe në ditët e sotme si oligopole. Avantazhi që

theksojmë këtu është “funksionimi i sistemit të network’ut”. Visa dhe MasterCard

kanë qenë firmat e para që krijuan dhe hodhën në treg sistemin e network’ut dhe pas

tyre doli në tregun e pagesave elektronike dhe Discover27. Pothuajse gjithë bota kryen

veprimet nëpërmjet këtij sistemi që kanë ngritur këto firma. Nëse do të krahasonim

sistemin e Visa dhe MasterCard me Discoveri, Visa dhe MasterCard është superior në

treg28.

Në ditët e sotme bankat dhe kompani që nxjerrin kartat e kreditit kanë kapacitete që të

krijojnë databazën e tyre si dhe Network’un e tyre. Por që të krijojnë një Network të

vetin do të thotë që do ti duhet të përballen me një treg oligopolit, gjë e cila, kur flitet

për një treg ndërkombëtar është aq e vështirë sa pa bërë ndonjë gabim të madh mund

të shprehemi se është e krejtësisht e pamundur.

Në sistemin ortak të pesëanshëm, elementi i pestë është Network’u. Firma që ofron

Network’un nuk është e thënë që duhet të jetë banka dhe kompania që nxjerrin kartat

e kreditit. Ndërkohë që firma që ofron Network’un në të njëjtën kohë mund të nxjerrë

dhe kartë krediti. Në këtë logjikë kur blihet një mall apo shërbim nuk mund të flasim

më për një marrëdhënie të dy palëve. Tashmë mbas procesit te një blerjeje fshihet një

sistem tepër i komplikuar. Në këtë sistem nuk flitet më vetëm për të ardhurat dhe

përfitimetpërfitimet e dy palëve. Në këtë sistem fitojnë shumë palë dhe njëlloj si te

sistemi dy palesh sistemi përdoret nga një palë e cila ka dobitë e veta gjatë përdorimit.

Sigurisht që sistemi të funksionojë duhet që përdoruesi i kartës së kreditit të blejë mallra

dhe shërbime me kartën e kreditit. Përfitimet dhe dobitë që sjell përdorimi i kartës së

kreditit në sistemin pesëpalësh tregohen në Skemën 1.4 si më poshtë.

                                                            27Sujit Chakravoti. “Theory of Credit Card Networks: A Survey of the Literature”, Federal Reserve Bank of Chicago, Review of Networks Economics, Vol.2, Issue 2, Chicago, June 2003, fq.4. 28 “Credit and Debid Cards, Purchase Volume”, The Nilson Report, Issue 797, October 2003. fq.8. 

Page 31: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

22

Skema 1.4: Modeli pesë palësh në sistemin ortak

Burimi: Lawrence J. White, 2006, s.17.

Rrjedhja e mallrave dhe shërbimeve Rrjedhja e pagesave

Rrjedhja e transfertave fib------Pagesa neto e zotëruesit te kartës se kreditit tib-----Pagesa neto qe merr banka/kompania qe nxjerr kartën e kreditit nga banka ndërmjetësuese (InterchangeFee) tpn-----Pagesa neto qe merr kompania qe ofron Network’un nga bank ndermjetesuese (Switch Fee) tab-----Pagesa neto qe merr banka /kompania ndërmjetësuese nga shitësi (Merchant Discount Fee).

Personi që zotëron kartën e kreditit mund të blerë mallra dhe shërbime duke përdorur

kartën e kreditit ne çdo shitës që ka një makine POS. Për të kuptuar sesi funksionon

skema në këtë rast le të supozojmë se zotëruesi i kartës se kreditit po blen me kartë

krediti një mall në vlerën 10 dollarëve. Për të treguar shpejtësinë e lëvizjes në këtë

skemë është përdorur shigjeta e cila tregon kahun e lëvizjes, ndërsa mënyra e

paraqitjes së boshtit të shigjetës tregon shpejtësinë e kryerjes se veprimit (kështu kur

boshti është i pandërprerë shpejtësia është maksimale, pra në moment, kur boshti

është me ndërprerje shpejtësia është më e vogël dhe kur ndërprerjet janë më të mëdha

shpejtësia është akoma më e vogël). Në momentin e blerjes së mallit, në momentin e

përdorimit të kartës së kreditit nga llogaria e përdoruesit zvogëlohen 10 dollarë dhe

kjo ndodh në atë moment prandaj dhe boshti i shigjetës është i pandërprerë.

Poseduesi i kartës së kreditit i jep bankës apo kompanisë që ka nxjerrë kartën e

kreditit në muaj 10 dollarë plus (fib). Ndërkohë që kjo pagesë duke qenë se ndodh më

me vonesë boshti i shigjetës është me ndërprerje të mëdha. Banka apo kompania që ka

Klienti

(Costumer)

Shitësi / Tregtari

(Merchant)10$ Blerje mallrash dhe shërbimesh

(10-tib-tpn-tab) transferte (10+fib) pagesa

Banka/Kompania qe nxjer karten e kreditit

fib+tib (Issuer)

(10-tib) transferte

Banka/Kompania qe ofron Network

tpn

(Network)

(10-tib-tpn) transferte

Banka apo kompania

ndërmjetësuese tab

Page 32: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

23

nxjerrë kartën e kreditit arrin të kryejë transfertat nëpërmjet firmës e cila zotëron

network’un, nëpërmjet të cilit bëhen transfertat. Në fakt nëpërmjet networkut nuk

transferohen 10 dollarë por 10 minus (tib) dollarë. Banka apo kompania që ka nxjerrë

kartën e kreditit në këtë mënyrë vetëm me një blerje fiton dy herë një shumë prej

((fib)+(tib)), nga poseduesi i kartës së kreditit dhe nga banka ndërmjetëse. Banka apo

kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit nëpërmjet network’ut kalon bankës

ndërmjetëse shumën e transferues prej 10-(tib) dollarëve. Pjesa që merr banka apo

kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit në këtë rast (interchange fee) është (tib)

dollarë. Koha e bërjes së transferues në këtë fazë mund të jetë e ndryshme dhe

caktohet me një marrëveshjes që bëhet nëpërmjet bankës ndërmjetëse dhe bankës apo

kompanisë që ka nxjerrë kartën e kreditit. Kjo transfertë megjithëse nuk realizohet

menjëherë duke qenë se është më e shpejtë se pagesa që bën zotëruesi i kartës së

kreditit ndaj bankës apo kompanisë që ka nxjerrë kartën e kreditit boshti i shigjetës

është shprehur me viza të ndërprera por largësia e tyre është më ngushtë se ai i

pagesës që bën zotëruesi i kartës së krediti ndaj bankës apo kompanisë që ka nxjerrë

kartën e kreditit.

Firma e cila zotëron network’un merr nga banka ndërmjetësuese një pagesë (switch

fee) prej (tpn). Në këtë gjendje në bankën ndërmjetësuesi si pasojë e network’ut bëhet

një transfertë prej 10-(tib)-(tpn) dollarëve. Edhe në këtë rast koha e tranfertës bëhet me

një marrëveshje nëpërmjet bankës apo kompanisë që ka nxjerrë kartën e kreditit dhe

bankës ndërmjetësuese. Kjo kohë është më e vogël se koha e nevojitur që zotëruesit i

kartës së kreditit ti paguajë bankës apo kompanisë që ka nxjerrë këtë të fundit shumën

e harxhuar, por gjithashtu është më e madhe se koha që duhet për të bërë transfertën

në llogari bankare të shitësit për këtë arsye boshti i shigjetës është me vija të

ndërprera që janë jo shumë larg njëra tjetrës. Në këtë pikë fitimi i firmës që zotëron

network’un është (tpn) dollarë.

Së fundmi banka ndërmjetëse merr nga shitësi një pagesë neto prej (tab) (Merchant

Discount Fee), më thjesht banka ndërmjetësuese stopon nga shitësi një pjesë të çmimit

nga malli që është shitur. Në këtë situate në llogarinë e shitësit kalon një pagesë prej

10-(tib)-(tpn)-(tab) dollarëve. Kjo transfertë ndodh në çast për këtë arsye boshti i

Page 33: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

24

shigjetës është pa ndërprerje. Në përgjithësi si rregull, që transferta të bëhet aktive

duhen maksimumi 48 orë29.

Shitësit për të fituar këtë humbje që pësojnë gjate përdorimit të kartave të kredit

përdorin disa metoda. Një nga metodat që përdorin është vendosja e dy çmimeve për

të njëjtin artikull (një çmim për përdoruesit e kartës së kreditit dhe një tjetër për

blerësit me para në dorë). Në disa vende vendosja e çmimeve paralele për lloje të

ndryshme pagesash është e ndaluar me ligj (no-discrimination rule)30.

Në disa vende kur shitësit pranojnë karta krediti, pagesa që u mbahet atyre nga

sistemi, ia faturojnë blerësve duke aplikuar një çmim real plus pagesat që u mbahen

atyre nga sistemi, dhe në këtë mënyrë lejojnë çmimin e dyfishtë (në Angli shitësit

përdorin dy çmime një për blerjet me para në dore dhe një për blerjet me kartë krediti

duke kaluar kështu pagesën e sistemit nga ana e blerësit dhe mbajtësit të kartës së

kreditit)31.

Vetë fakti se mbi çfarë bazash vendoset koha e bërjes së transfertave apo pagesat që

stopohen në Modelin e pesëanshëm të sistemin ortak le të kuptohet se është një sistem

i komplikuar. Duke studiuar këtë sistem arrihet të kuptohet se vetëm në një blerje

krijohet një fitim prej (fib)+(tib)+(tpn)+(tab). Një pyetje e cila ende s’ka përgjigje në

lidhje me këtë fitim është: që ky është një fitim i cili duhet të ndahet midis palëve

pjesëmarrëse apo është pagesa e skllavërisë së shoqërisë moderne32?

2.2.2.3. Kostot dhe përfitimetpërfitimet në sistemin ortak

Gjatë historisë së zhvillimit të kartave të kreditit vihet re se një nga elementët më të

rëndësishëm është ndërtimi i sistemit. Në fillimet e veta bankat apo kompanitë që

nxorën karta krediti në njërën anë mundoheshin të gjenin klientë që do përdornin

kartat e kreditit, në një anë kërkonin shitësit apo tregtarë që të pranonin të përdornin

makinën POS ku përdoret karta e kreditit dhe në anën tjetër harxhonin fuqitë e tyre

për të ngritur sistemin e network’ut që do të bënte funksionale kartën e kreditit. Me                                                             29Sujit Chakravorti, Alphe Shah, “A Study of the Interrelated Bilateral Transactions in Credit Card Networks”, Emerging Payments Occasional Paper Series, (Eps-2001-2), July, 2001, fq.3. 30Mats Bergman, Gabriella Guibourg and Björn Segendorf, “The Cost of Paying Private and Social Cost of Cash and Card”, Svering Riks Bank, Working Paper Series 212, September 2007, fq.24. 31 Cento Valjanovski, “Networks effects and Multi-Sided Markets”, (Basılmamış Yüksek Lisans Tezi), Kings College, University of Londan, Module 2-Unit 7, 2007, fq.39. http://ssrnc.com/abstract=100447 (24.03.2008). 32Ralph Nader, “Plastic Money’s Predatory Lenders”, In the Public Interest, July 3, 2003. 

Page 34: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

25

kalimin e viteve në bankat që ngritën këtë sistem sasia e punës u rrit, kjo solli

natyrshëm idenë për një diferencim të punës dhe kalimin e disa prej punëve

(departamenteve) firmave të tjera me qëllim arritjen e përftueshmërisë më të lartë. Në

këtë aspekt bankat që ngritën këtë sistem mbajtën të tyren elementin më të vështirë

për t’u krijuar dhe që kishte kosto më të lartë, sistemin e network’ut dhe

departamentet e tjera ia kaluan firmave të tjera.

Këto duken dhe në Tabelën 1.1, pjesëtarët që marrin pjesë në sistemin e kartës së

kreditit, nga ana e kostove, punës dhe fitesave, pjesëtari që zotëron network’un është

pala që vendos rregullat e lojës.

Pra, si banka apo kompania që nxjerr kartën e krediti (ato që nuk zotërojnë

network’un e tyre) po ashtu dhe banka ndërmjetëse (acquiring bank) janë të lidhura

me kompaninë që zotëron network’un.

Kompania që zotëron networku’un është në majë të piramidës së sistemit të kartës së

kreditit dhe është pjesëtari që vendos mbi ndarjen e fitimeve ne pjesëtarët e tjerë

ekonomike. Si dhe shikohet në Tabelen 1.1 nuk ka përgjegjësi vetëm për vendosjen e

normës së skontueshme të veprimit (Interchange Fee) por ka për detyrë dhe krijimin e

infrastrukturës së sistemit të kartës së kreditit dhe vendosjen e rregullave. Këto janë

mjete të mjaftueshme për të patur nën kontroll total sistemin e kartës së kreditit.

Page 35: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

26

Tabela 1.1: Kostot dhe përfitimet e palëve

Kostot dhe përfitimet e palëve në sistemin ortak të pesëanshme të kartave të kreditit

Palët Veprimi Përfitimet Kostot

Zotëruesi i kartës se krediti

Blerja e mallrave dhe shërbimeve

Lehtësimi i bërjes se pazareve pa pasur me vete para

Futja ne sistemin e kreditimit

Evitimi i mungesës se likuiditetit

Ndarja e pagesave me këste

Përdorimi i bonuseve

Pagesat mujore te kartave te kreditit

Normat e interesit Veshtiresite e

menaxhimit te Kredisë

Shitësit Shitja e mallrave dhe shërbimeve

Prekja e një klientele me te madhe

Evitim i mungesës se likuiditetit si pasoje e shitjeve me liste

Pagesa e palës se trete është e garantuar

Detyrim për te paguar normën e skontos se veprimit (merchant fee) ne shitjet me karta kredit

Humbja e lidhjes me klientët nëpërmjet vetëkredititmit

Banka apo kompania qe nxjerr kartën e kreditit

Mbledhja e pagesave te zotëruesve te kartave te kreditit

Zgjatja e kredisë se zotëruesve te kartave te kreditit

Shpërndarja e kartave te kreditit

Aprovimi i veprimit Financimi i Krediteve

Mbledhja e normës se interesit

Mbledhja e pagesave mujore te zotëruesve te kartave te kreditit

Mbledhja e (interchange fee) nga norma e skontos se veprimit e shitësve

Marketimi i mallrave te tjerë zotëruesve te kartave te kreditit (cross sell)

Rreziku i kredisë Rreziku operacional Rreziku i mashtrimit

Banka apo kompania ndërmjetëse

Pagesa ndaj shitësve Drejtimi i

informacionit për te paguar, faturuar dhe mare aprovimin shitësve

Maja e pjesës nga norma e skontos se veprimit e shitësve(merchant fees)

Rreziku operacional Rreziku i mashtrimit

dhe te tilla te ngjashme

Kompania apo banka qe zotëron Network’un

Reklama e Markës Vendosja e

rregullave, standardeve dhe protokolleve për te drejtuar pjesëmarrjen ne Network

Vendosja e përbërjes së normës se skontos së veprimit (interchange fee)

PërfitimetPërfitimet nga norma e skontove te veprimeve (swich fee)

Përcaktimi i pagesave që duhen bërë dhe mbledhja e tyre

Kosto te marketingut Kostot qe duhen për të

mbajtur ne pune Network’un

Kosto që dalin nga gabimet e programeve kompjuterike

Burimi: Federal Deposit Insurance Corporation

Page 36: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

27

Në Tabelën 1.1 shikohet qartë që përfitimet e elementeve ekonomike që janë në

sistemin e kartës së kreditit janë më të larta se kostot e tyre. Në këtë përfundim mund

të arrihet edhe me thjesht duke parë se në portofolin e çdo të rrituri mund të gjejmë

lehtësisht minimum dy karta krediti. Duke menduar teknologjinë e kohëve të sotme pa

bërë veprime shtese arrijmë të kuptojmë që krahasimisht sasia në shtyllën e fitesave

është më e madhe se sasia në shtyllën e kostove.

2.3. Funksionet e kartës së kreditit

Me një shprehje te thjeshtë karta e kreditit mund të përkufizohet si një mjet i thjeshtë

blerjeje. Gjithashtu mund të thuhet se karta e kreditit është një mjet për të përdorur

paratë elektronike. Karta e krediti mund të mundësojë njerëzve blerjet e tyre pa

përdorur para, por duke rritur numrat në anën e debisë së tyre në llogaritë bankare.

Karta e krediti është një mjet, përdorimi i të cilës kërkohet si nga konsumatorët po

edhe nga bankat të cilat e kanë nxjerrë atë. Në këtë aspekt, karta e kreditit në ditët e

para të saj, duke llogaritur këtu të qënurit një produkt i ri, pati një shpërndarje të

befasueshme për një kohë shumë të shkurtër. Bankat i ofronin klientëve të tyre të

rëndësishëm karta krediti duke i krijuar avantazhe dhe nga ana tjetër në këtë mënyrë

tërhiqnin klientë të tjerë drejt tyre. Nga krahu tjetër klientët duke qenë më të sigurt në

përdorimin e saj (duke mos mbajtur me vete para të thata) si dhe përfitesa e lehtësisë

së blerjeve i shtynte këta të fundit në përdorimin e kartës së kreditit. Për këto arsye në

kohën kur dolën për herë të parë kartat e krediti pati një konkurrencë shumë të madhe.

Përfundimi i kësaj konkurrence përveç bashkimit të bankave që kishin nxjerrë karta

krediti solli dhe shtimin e llojit të këtyre të fundit. Lufta për të kapur klientë bëri që të

dilnin një sërë lloj kartash kreditimi.

2.3.1. Karta si burim kreditimi

Poseduesi i kësaj karte edhe pse nuk kishte para me vete mund të blinte mallra dhe

shërbime. Një nga të veçantat kryesore të kësaj lloj karte është kjo, por jo e vetmja.

Në aspektin e përdorimit vetjak bankat apo kompanitë që nxjerrin këto lloj kartash i

mundësojnë poseduesit të drejtën për të blerë mallra dhe shërbime pa pasur me vete

Page 37: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

28

para brenda një limiti te caktuar nga to dhe më tepër ky limit mund të mos jetë i njëjtë

me vlerën e parave që ka poseduesi në bankë, ky limit është më i madh se ajo vlerë33.

2.3.2. Kartat që funksionojnë me pagesa mujore (Charge Cards)

Në këto lloj kartash zotëruesi çdo muaj bën një derdhje në llogarinë e cila është e

lidhur me kartën dhe me këtë sasi parash nëpërmjet kartës blen mallra dhe shërbime.

Nëse nuk ka derdhur para në llogarinë e kartës nuk mund të realizojë blerje nëpërmjet

kartës. E veçanta e kësaj karte është se ka limit shumë të lartë ose nuk ka limit fare34.

Si shembuj kryesore të këtyre kartave mund të përmenden American Express, Diner’s

dhe disa karta të lëshuara nga marketet e shitjes me shumice.

2.3.3. Karta që paguhen me vlerën minimale

Në këto lloj kartash, zotëruesi i saj duhet të paguajë një shumë minimale çdo muaj për

të mbajtur kartën, gjithashtu aimund të bëjë blerje me të, në një shumë më të madhe

sesa ai paguan çdo muaj. Në kohët e hershme të daljes në qarkullim të kartave të

kreditit, bankat ua jepnin këto lloj kartash krediti vetëm klientëve të tyre të besuar.

Bankat, në fund të muajit nuk u kërkonin poseduesve të këtyre kartave, të gjithë

shumën e pagesave që ata kishin kryer me kartën e kreditit, por vetëm një minimum të

caktuar më parë. Pra, borxhi i krijuar nga përdorimi i kartës së kreditit, nuk u kërkonte

në atë muaj, por shtyhej për muajin tjetër. Pjesa e borxhit të krijuar që shtyhej për

muajin tjetër, sigurisht që paguhej duke shtuar dhe normën e interesit të vendosur nga

banka. Nëse në këto karta krediti në fund të muajit, poseduesi i saj do të paguante të

gjithë sasinë e parave borxh që ishin krijuar si pasojë e përdorimit të saj, do të kishte

një ndryshim shumë të vogël midis kësaj karte krediti dhe kartave që funksionojnë me

pagesa mujore. Ndryshimi do ishte se në kartat që paguhen me vlerën minimale të

shumës mujore pagesa behet në fund të muajit pasi janë bërë blerjet.

2.3.4. Karta buxheti (Budget Cards)

Ne këto lloj kartash midis poseduesit te kartës dhe bankës apo kompanisë që ka

nxjerrë atë, bëhet një marrëveshje për një shumë të caktuar parash. Zotëruesi i kartës

                                                            33Selçuk Duranlar, “Türkiye’de Kredi Kartları Üzerinde Bir İnceleme”, Ekonomik Yorumlar, (482), 2004, fq.58–63. 34 Charge Cards, Investopedia, A Forbes Digital Company, http://investopedia.com/terms/c/chargecard.asp, (14/03/2008). 

Page 38: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

29

derdh në llogari të kartës shumën e caktuar dhe me pas blen mallra dhe shërbime.

Pjesa e ndryshme nga kartat e tjera është se këtu aplikohet një limit, i cili është

përcaktuar me parë me marrëveshje. Kartat e buxhetit nxirren më shumë nga marketet

e mëdha zinxhir për klientët e tyre.

2.4. Karta si një burim likuiditeti (Cash Cards)

Në radhë të parë dihet që karta e kreditit mund të përdoren si një burim që i siguron

përdoruesve likuiditet. Ndryshe nga fillimet e tyre sot rrugët për të marë para

nëpërmjet kartave të kreditit janë shtuar. Si për shembull, në bankat që kanë

marrëveshje me kartën e kreditit mund të shkohet dhe të tërhiqen para. Një mënyre

tjetër është të tërheqësh para nëpërmjet ATM-ve (Automated Teller Machines) ku

vendoset karta e kreditit dhe pasi të jetë shkruar kodi PIN (Personal Identification

Number) mund të tërheqësh para. Në disa vende të botës mund të tërhiqje para edhe

në stacionet e karburanteve, ku zotëruesi i kartës së kreditit pasi kalonte kartën e

kreditit nga makina POS (Point Of Sale) mund të marrë shumën e caktuar nga arka e

stacionit të karburantit.

Mundësia e tërheqjes së parave nëpërmjet kartës së kredit por jo nga një bankë, për

herë të parë ka ndodhur në Amerikë në dyqanet “Mark & Spencer”35. Disa banka i

kishin dhënë klientëve të tyre që ishin të pajisur me karta krediti, mundësinë për të

shkruar çeqe mbi kartën e kreditit. Në këtë mënyre zotëruesit e kartave të krediti

kishin mundësi të tërhiqnin para nga dyqanet “Mark & Spencer” duke thyer çeqet,

apo duke përdorur kartën e kreditit.

2.5. Karta e Çeqeve (Check Guaranty Cards)

Disa karta u japin mundësi poseduesve të tyre që të shkruajnë çeqe. Këto lloj kartash

nuk kanë ndonjë funksion apo proces të veçantë, vetëm se banka që ka nxjerrë kartën i

lejon poseduesit të saj të shkruajë çeqe duke e përdorur këtë të fundit si garanci. Këto

tip kartash janë nxjerrë nga Barclaycard, Trustcard dhe nga disa bankat e tjera. Bankat

që bëjnë pjesë te Access (National Wesminster, Midland, Williams and Glyn’s dhe

Royal Bank os ScoEuroand) pothuajse të gjitha kanë nxjerrë karta të tilla, por që ishin

të personalizuara nga to (jo nën siglen e Access). Në të njëjtën mënyrë në disa banka

                                                            35Drury dhe Charles W. Ferrier, Credit Cards, Butterworths, London, 1984, fq.6. 

Page 39: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

30

për të garantuar çeqet e klientëve është pranuar të përdoren si garanci kartat e Amex

dhe Diner’s36.

2.6. Karta e borxheve (Debit Cards)

Ka dy lloje karta të borxheve. E para, është një kartë plastike që realizon kalimin e

menjëhershëm të sasisë së parave që përkojnë me shumën e parave që kushton blerja,

nga llogaria e blerësit në atë të shitësit. Në këtë lloj karte zotëruesi i kartës mund të

bejë transferta, blerje mallrash dhe shërbimesh dhe çfarëdo lloj veprimi në llogarinë e

vet, nëpërmjet internetit apo ATM-ve pa marrë lejë nga banka. Sa i përket llojit të

dytë, zotëruesi i saj mund të vijë në një POS (Point of Sail) qendër shitjeje dhe të blejë

mallra dhe shërbime me kartën, por në ndryshim nga lloji i parë, këtu zotëruesi i saj

blen mallra dhe shërbime në një sasi të limituar më herët nga banka me shumën që ka

në llogari.

Një e veçantë tjetër në llojin e dytë të këtyre kartave është se patjetër në blerjen e

mallrave dhe shërbimeve kërkohet lejimi nga banka.Pra në momentin kur karta

kalohet në makinën POS, në fillim shikohet nëse banka e lejon këtë blerje, apo nëse

është mjaftueshëm llogaria për këtë blerje, dhe më pas kalohet në procesin e shitjes.

Te tipi i parë i këtyre kartave nuk ka një limit blerjesh që vendoset nga banka nëse

është mjaftueshëm për bankën apo jo, një limit i tillë mund të vendoset nga vetë

personi që zotëron kartën për të kontrolluar veten. Këto karta që japin mundësinë e

kontrollit të buxhetit kanë një dizavantazh që nuk sigurojnë mundësinë e kredisë37.

2.7. Kartat e kompanive

Mbas shpikjes të kartës së kreditit, në tregun e kartave të kreditit u përjetua një

konkurrencë e fortë. Si pasojë e kësaj konkurrence u bashkuan shumë lloje kartash

krediti te rëndësishme si dhe shumë kompani që nxirrnin karta krediti u bashkuan me

njëra-tjetrën gjithashtu. Si pasojë e konkurrencës u shumuan llojet e kartave. Një nga

llojet e kartave që dolën ishte dhe karta e cila dilte nën emrin e një kompanie, quajtur

ndryshe, karta e kompanisë. Nëse do tu hidhnim një sy përfitimeve të kartave të

kompanive nga ana e të dy palëve të implikuara në procesin e përdorimit, kjo e fundit

                                                            36Drury dhe Charles W. Ferrier, Credit Cards, Butterworths, London, 1984, fq.6. 37F. Özden Kalaycı, “Bankacılık Açısından Kredi Kartları Sistemin İşleyişi ve Bir Örnek uygulama”, (Yayınlanmamış Yüksek Lisans Tezi), Selçuk Üniversitesi, Konya, 2003, fq.85. 

Page 40: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

31

është një gjetje shumë efiçente. Që të kuptohet më mirë mund të marrim një firme A e

cila pajis me karta kompanie punonjësit e saj dhe një kompani B e cila i pranon këto

karta. Le të supozojmë se punonjësi i firmës A është klient i përhershëm në firmën B

(firma B mund të jetë një mensë pranë firmës A apo një firmë transporti që po ka

lidhje me firmën A). Le të supozojmë që në këtë pikë dalin problem me mbledhjen e

parave nga ana e firmës B kundrejt klientëve të saj. Një mënyre efikase e zgjidhjes

është që firma B të merret vesh me firmën A dhe të mos bëjë mbledhjen e parave nga

klientët e saj që janë të punësuar në firmën A por direkt të mbledhë paratë nga firma

A. Nga ana tjetër firma A ka mundësi të mëdha që të pranojë një marrëveshje të tille

me firmën B pasi që kjo e fundit do të uli kostot për firmën A. Për t’u arritur një

marrëveshje e tillë duhet që për çdo punonjës, firma A të nxjerre një kartë të

kompanisë. Në këtë mënyrë çdo harxhim i punonjësit ndiqet nga firma A, po ashtu

firma A mund të mbrojë veten nga harxhime të tepërta si dhe të krijojë hapësira

tregëtare përfituese me firma të tjera. Firma B ndërkohë nuk ka problem të mbledhjes

së parave mujore dhe njëlloj si firma A e mbron veten nga harxhimet duke krijuar një

strategji më të mirë prodhimi.

Në kartën e kompanisë është shumë e rëndësishme marrëveshja dypalëshe. Ky sistem

është shumë i kufizuar në krahasim me sistemin e kartës së kreditit dhe mbulon vetëm

harxhimet e punonjësve të firmës që ka nxjerrë këtë kartë kompanie në lidhje me

shërbime dhe harxhimet jashtë kompanisë që duhet të paguhen nga kompania.

Në këtë mënyrë firma që ndodhet në pozicionin e shitësit në fund të çdo muaji, si dhe

është marrë vesh me firmën tjetër, e cila ka nxjerre kartën e kompanisë për të pranuar

blerjet me këto të fundit, i dorëzon të gjithë regjistrimet e blerjeve që janë bërë me

kartat e kompanive të lëshuar nga firma dhe pasi ka marrë miratimin e firmës merr

shumën e parave që ka bërë shitje mallrash apo shërbimesh.

Kartat e kompanive sjellin shumë avantazhe për firmat të cilat i nxjerrin ato. Një

firmë e cila ka pajisur punonjësit e saj me kartë të kompanisë bëhet me dije për shumë

sjellje ekonomike të punëtoreve të saj dhe mbi të gjitha edhe mund të kontrollojë ato.

Gjithashtu firma është komplet e mbrojtur nga abuzimet e punonjësve të saj me

harxhimet e tyre, si dhe përdorimin e dy standarde në çmime të cilat ia deklarojnë

firmës.

Page 41: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

32

2.8. Karta e karburanti

Të njohura ndryshe me emrin tjetër si karta petroli këto të fundit kanë përdorim të

gjerë. Ka shumë firma që kërkojnë të kenë karta petroli. Arsye kryesore është që të

ketë kontroll me kosto më të ulët mbi harxhimet e automjeteve që zotëron si dhe të

mbrojë firmat nga abuzimet. Kompanitë e petrolit kanë dy arsye që nxjerrin karta të

këtij lloji. Arsyeja e pare është të japë një shërbim sa më të mirë dhe të mbajë të

lidhur mbas vetes klientet e saj. E dyta është që duke përdorur si pionier këtë zbulim

do të fitonte hapësirë në treg dhe klientë te rinj.

Kompanitë e para që pranuan të punojnë me kartat e petrolit kanë qenë Esso dhe

Shell38. Ndërkohë që firmat e para që nxorën kartat e petrolit ishin: “Motors Agents

Association”, “Wells Fargo Bank and Great Universal Stores” (nxorën kartën me

emrin “Overdrive”), “All Stars”, “Dialcard” dhe shumë kompani si këto duke berë

marrëveshje me kompanitë e petrolit si Esso dhe Shell bënë që njerëzimi të hedhë

hapat në një epokë të re.

Përdorimi i kartave të karburantit bënte që firmat të mos përjetonin mungesë ditore

likuiditeti. Kjo për arsyen se të gjithë harxhimet e bëra me to u paguanin në fund të

muajit. Nga ana tjetër u përfitonte një kontroll kundrejt harxhimeve, dhe kjo u bëhej

me një kosto më të ulet se më parë. Përgjithësisht të gjitha harxhimet e bëra gjatë

muajit u mblidhnin dhe u paguanin në fund të çdo muaji, gjë e cila sillte lehtësim të

madh në menaxhimin ditor të likuiditetit. Kjo gjë sillte që likuiditeti i firmës të mos

ndikohej shumë nga këto harxhime ditore. Gjithashtu kjo bënte që firmat të kishin një

ide të qartë mbi harxhimet ditore dhe mujore që rrjedhimisht sillte kontroll mbi to dhe

menaxhim sa më efikas.

                                                            38 Drury dhe Charles W. Ferrier, Credit Cards, Butterworths, London, 1984, fq.9 

Page 42: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

33

KAPITULLI I DYTË

SISTEMET E PAGESAVE ME KARTA KREDITI DHE BANKA

1. SISTEMET E KARTAVE TË KREDITIT

Jo me vonë se pesëdhjetë vjet më parë klientët e bankave nuk mund të bënin asnjë

veprim bankar pa qenë prezent fizikisht në bankë. Që prej asaj kohe dhe deri më tani

kanë ndodhur ndryshime të mëdha të teknologjisë kompjuterike të cilat kanë gjetur

aplikim edhe në sistemin bankar. Në këtë mënyrë nuk është më e nevojshme paraqitja

fizike e klientit në bankë për të kryer veprime bankare. Sot klientët e bankave mund të

kryejnë në tre mënyra veprimet bankare pa qenë nevoja të jenë në bankë.

a) Duke përdorur bankomatin (makina automatike parash ATM dhe shpërndarës

parash CD)

b) Terminalet elektronike të shitjes (EFTPOS)

c) Banka në shtëpi dhe zyrë (banka nëpërmjet internetit)

Konsumatorët duke përdorur këto tre mjete mund të bëjnë të gjitha veprimet që

bëhen në bankë pa u paraqitur fare fizikisht në një të tillë. Këto veprime që zhvillohen

vetëm nëpërmjet rrjetit elektronik (network) siguruan kalimin e sistemit bankar në një

epokë të re.

1.1. Bankomatikët ATM dhe shpërndarësit e parave CD.

ATM-të (Automated Teller Machine) për herë të parë u prodhuan nga firma “De La

Rue” në Angli dhe u futën në përdorim në Londër, përreth saj dhe në Enfield nga

banka Barclay me 196739. Në fillesat e para kur dolën bankomatet, funksioni i tyre ka

qenë vetëm si shpërndarës parash (CD). Në këtë mënyrë bankomatet funksiononin

vetëm për të tërhequr para të pa lidhur në rrjet (off-line). Përdoruesve përveç

funksionit të tërheqjes së parave nuk i jepte asnjë funksion tjetër. ATM-të nuk

                                                            39“Development of ATMs and CDs”, Retail Banking Research Ltd, www.rbrlondon.demon.co.uk/history.html, (07/04/2008). 

Page 43: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

34

funksiononin me një kartë krediti plastike por më shumë me një lloj shirit skripti me

reliev që ngjasonte me çeqet e udhëtimit40.

Në ditët e sotme bankomatikët (ATM) përmbushin shumë funksione. Përveç të

tërhequrit të lekëve në ATM mund të depozitohet para në llogari, mund të bëhen

transferta në llogari, mund të merren të dhëna mbi gjendjen e llogarisë (të jep

mundësinë të shikosh 10 lëvizjet e fundit në kartën e kreditit), mund të paguhen

faturat, mund të rimbushet telefoni madje disa kanë edhe mundësinë për të aplikuar

për kredi41. ATM-të mund të punojnë të lidhura me rrjetin ose jo, pra on-line dhe off-

line. ATM-të që punojnë të lidhura me rrjetin on-line, nëpërmjet të dhënave të

konsumatorit duke përdorur numrin PIN mund të bëjnë veprime direkt në llogaritë

bankare. ATM-të që nuk janë të lidhura në rrjet (off-line) funksionojnë vetëm si

shpërndarës parash dhe nuk mund ti ofrojnë përdoruesit mundësinë për të bërë

veprime në llogarinë e tij bankare. Për herë të parë bankomati i lidhur në rrjet (on-

line) ka qenë prodhim i firmës IBM dhe ka dalë në Angli me emrin “Cash Point” nga

banka “Lloyds Bank” më vitin 197042.

Për të përdorur këto degë bankash (ATM) që funksiononin pa ndihmën e njerëzve

duhej një leje hyrjeje digjitale. E thënë ndryshe duhej një karte debie apo kredie. E

shprehur me gjuhën e përditshme, mbi kartat plastike të quajtura ndryshe kartë e

bankës apo kartë e kreditit, të ngarkuar në një mikroçip apo një shirit manjetik, ishte

një çelës dixhital hyrës. Këto karta qe ishin të nevojshme në përdorimin e ATM-ve

jepeshin nga banka që nxirrte karta krediti apo nga bankat ndërmjetëse.

Sa i përket kartave plastike për të cilat bëhet fjalë (karta krediti), bëjnë të mundur

futjen në punë të terminaleve elektronike dhe në këtë mënyrë bëjnë të mundshëm dhe

përfitimin nga shërbimet bankare. Klienti i bankës duke përdorur kartën e krediti

mund të futet në llogarinë e vet personale, mund të bëjë transferta, mund të blejë

nëpërmjet saj produkte të bankës që në vëndet të zhvilluara këto produkte kanë të

                                                            40Lewis Mandell, The Credit Card Industry a History, Twayne Publisher, Boston, 1990, fq.121. 41Jonathan Kalstrom, “Banks Expand ATM Functions”, Mineapolis St. Paul, Business Journal, http://www.bizjournals.com/twincities/stories/2000/06/19/focus4.html, (10/04/2008). 42 Fumiko Hayashi, Richard Sullivan and Stuart E. Weiner, “A Guide to the ATM and Debit Card Industry”, Payment System Research Department, Federal Reserve Bank of Kansas City, Working Paper, Kansas City, Missouri, USA,7 Aprill 2003, fq.20. http://www.ffiec.gov/ffiecinfobase/resources/retail/frb-guide%20to%20the_atm_debit_card_ind.pdf, (13/04/2008). 

Page 44: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

35

bëjnë me blerjen e fondeve, blerjen e aksioneve nga bursa apo marrjen e kredive (kjo

e fundit në limitin e marrëveshjes të firmosur më parë) mund të bëjë rakordimin midis

blerjeve me këste dhe të ardhurave. Megjithëse karta e kreditit ka gjithë këto

funksione në të vërtetë klientët më së shumti kryejnë funksionin e blerjes dhe të

koordinimit midis kësteve të blerjes dhe të ardhurave. Funksioni i koordinimit të

blerjeve me këste me të ardhurat më së shumti bëhet në blerjet që kryhen me kartën e

kreditit.

Në faqen e parë të kartës së kreditit ndodhet emri dhe mbiemri i poseduesit të saj,

numri i llogarisë bankare, kodi i degës së bankës dhe datëlindja e poseduesit të saj. Në

pjesën e mbrapme të saj është shiriti manjetik. Për të evituar kopjimet e shiritit

manjetik sipër tij duke përdorur një metodë të quajtur “watermark” i ngjitet një shirit

tjeter43. Në shiritin manjetik ndodhen të dhënat që ndodhen dhe në pjesën e parme të

kartës së kreditit por në shiritin manjetik ndodhen në formën elektronike gjithashtu

këtu ka edhe një kod digjital i cili bën të mundur ruajtjen e këtyre të dhënave.

Vendosja e bankomatëve nëpër ATM u përmirësua duke bërë një ndarje special ku

mund të vendoseshin këto të fundit. Sajë kësaj ndarjeje speciale dhe të sigurt u arrit që

ATM-të të vendosen jo vetëm në degët e bankave. Kështu ATM-të tashmë gjenden

edhe jashtë degëve të bankave si në stacione trenash, autobuzash përgjithësisht në

vende të populluara, ku fluksi i njerëzve është i madh, si rrjedhojë banka ka

mundësinë që të zhvendosë degët e saj elektronike gjithnjë e më afër njerëzve. Falë

këtyre degëve elektronike (ATM) bankat tashmë kanë mundësinë të zgjerojnë degët e

tyre me një kosto shumë herë më të vogël.

Bankat duke përdorur ATM-të, në një kohë të shkurtër dhe me një kosto shumë herë

më të vogël, prezantonin veten dhe krijonin avantazhe duke i ofruar klientëve të tyre

një shërbim të ri dhe modern. Duke parë këtë avantazh bankat filluan punën për

ngritjen e rrjetit të ATM-ve. Në këtë kontekst më 1960 CD (shpërndarës e parave), me

1970’tat ATM’të jo të lidhura në rrjet (offline) dhe më 1980 ATM’të e lidhura në rrjet

(online) hynë në përdorim me një evolucion të shpejte që përfshiu edhe funksionet e

tyre, të cilat tashmë janë edhe më komplekse duke shkuar me shpejtësi drejt sistemeve

                                                            43 Yetim Sedat, “Kredi Kartları ve Tüketici Kredileri”, Sermaye Piyasası Kurulu, Ankara, 1997, fq.14. 

Page 45: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

36

të transferimit elektronik të fondeve44. Në këtë mënyrë degët elektronike të bankave

(ATM) janë bërë një nga mjetet bankare të domosdoshme që përdoret nga të gjithë.

ATM-të u sigurojnë përfitime si bankave por dhe poseduesve të kartave të kreditit që

përdorin këto të fundit.

1.1.1. Kostot të Ardhurat që i sjellin ATM-të Bankave

ATM-ja një nga elementet më të rëndësishëm në sektorin e bankës individuale,

përbën një sistem shumë të kushtueshëm për bankën. Kostoja që ka ky sistem, që i

siguron bankës prestigj, reklamë, klientë të rinj dhe një sërë përfitimesh, është shumë

e madhe. Për të poseduar një sistem të tillë ka nevoje për shumë pajisje fizike dhe

mjete ekonomike.

Disa nga kostot më thelbësore që mund të përmendim janë si, kostoja e pajisjeve

ATM, network-u, reklama që përdoret për të treguar se si punojnë ATM-të, personeli

që do të merret me mbarëvajtjen e punës së ATM-ve, qiraja e vendit ku vendoset

ATM-ja, si dhe mund të numërohen shumë elementë të tjerë që rritin koston. Pra për

të dhënë një shërbim të tillë duhet investime në vlerë të konsiderueshme. Për një

bankë, nxjerrja në treg e shërbimit të ATM-ve më shumë se të ardhurat që fiton është

një çështje prestigji dhe reklame. Mjafton të sjellim ndër mend madhësinë e fondeve

që banka është e detyruar të bllokojë për një kohë relativisht të gjatë. Ndërkohë që,

banka një fond të tillë mund ta përdori në vende të tjera të cilat janë me fitimprurëse

se investimi afatgjatë në ATM.

Vendosja e ATM-ve në një vend strategjik është një tjetër detajqë duhet patur kujdes.

Fjala vend strategjik ska të bëjë me një vend i cili është shumë i populluar nga njerëz.

Në të kundërt, vend strategjik është përdorur në kuptimin e një vendi që ka shumë

njerëz që përdorin ATM-në. Të tillë vende mund të jenë stacionet e trenit, terminalet e

autobusëve, aeroportet, universitetet dhe vendet ku ka njerëz që kanë kapacitet për të

përdorur ATM-të. Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është diferenca midis kostos

ditore që i sjell bankës një ATM për qëndrimin e saj fizik në një vend të caktuar dhe

të ardhurave ditore që sjell kjo ATM bankës nga puna e saj, ku sigurisht të ardhurat

                                                            44Yetim Sedat, “Kredi Kartları ve Tüketici Kredileri”, Sermaye Piyasası Kurulu, Ankara, 1997, fq.14. 

Page 46: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

37

duhet të jenë më të mëdha se kostoja. Kostot e tjera që duhet të ketë kujdes banka

janë:

Kostot që kanë të bëjnë me sigurinë e ATM-së.

Kostot që vijnë si pasoje e mashtrimeve.

Reagimet e përdoruesve kur ATM-ja nuk funksionon si dhe paditë që ngrenë

këta të fundit kundër bankës për dëme material dhe jo material.

Kosto që mund të dalin si pasojë e gabimeve të sistemit.

Megjithëse kostot fillestare, rregullim mirëmbajtje dhe kostot për vënien në punë

tëshërbimit të ATM-ve janë shumë të larta, ATM-të janë një element nga i cili bankat

nuk heqin dorë. ATM-të jo vetëm i japin prestigj dhe reklamë bankës por më shumë

se aq janë element që bën klientët të kenë akses 24 orë pa ndërprerje te banka si dhe i

bën të mundur atyre të përdorin mjetet e bankës. Në këtë mënyrë çdo klient i bankës

që është posedues i një karte krediti apo karte bankomati pa shkuar në bankë mund të

marri borxh nga kjo e fundit 24 orë në 24, kuptohet brenda një limiti të firmosur me

kontrate me para, midis tij dhe bankës. Një nga funksionet që bankat përfitojnë më

shumë nga ATM-të është pikërisht kjo që përmendëm më lart. Për këtë arsye, nëse

banka e ka vendosur në vendin e duhur apo jo ATM-në shikohet vetëm nga vëllimi i

transaksioneve që është një formë matjeje për vendimin e duhur apo jo në vendosjen e

ATM-se.

1.1.2. Kostot të ardhurat që u sjell ATM-ja përdoruesve

Klientët e bankës që përdorin ATM-të përfitojnë shumë avantazhe. Disa nga

avantazhet që mund të përmenden janë aksesi për të marrë kredi 24 ore në 24,

eliminimi i vonesave në pagesa, mundësia e transfertave apo pagesave edhe në ditët

kur banka është në ditë pushimi, rehati në opsionet e likuiditetit etj. Të gjitha këto

avantazhe që u përmendën janë veprime që sjellin likuiditet në treg. Në të njëjtën

mënyrë për shumë veprime bankare të ndryshme duke qenë se ekzistojnë ATM-të nuk

është e nevojshme të pritet hapja e bankës. Në moment ekziston mundësia e

transfertave, nëse i nevojitet dikujt, një shokut tuaj apo të afërmit në moment mund të

bëhet kalimi i një shumë parash në llogari të personit, kjo edhe pse mund të jetë

Page 47: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

38

fundjave kur bankat nuk punojnë. Të gjitha këto lehtësime në veprimet e

sipërpërmendura qoftë dhe sado pak, ndikojnë në likuiditetin e tregut.

Poseduesit e kartës së kreditit në të njëjtën kohë mund të kenë kosto gjatë përdorimit

të ATM-së. Në ditët e sotme evoluimi i teknologjisë ka ulur në minimum kostot që

rrjedhin si pasojë e teknologjisë. Megjithatë shumë posedues kartash krediti gjatë

përdorimit të ATM-ve bihen pre e mashtrimeve të ndryshme. Nga kostot më të

zakonshme që shfaqen gjatë përdorimit të ATM-ve janë ato që ndeshen kur kemi të

bëjmë me veprimet me para të thata. Prapë pjesa më e madhe e përdoruesve të ATM-

ve është shumë i kënaqur nga shërbimet që ofrojnë ato. Madje një pjesë e përdoruesve

të tyre nuk paraqiten fare fizikisht në bankë për arsye se ATM-të pothuajse kryejnë

një pjesë të madhe të veprimeve që kryhen edhe në bankë.

1.2. Transferta në terminalet e shitjeve elektronike

Kartat e kreditit, që pothuajse përdoren dhe posedohen nga të gjithë, kuptimin e tyre

të vërtetë e morën nga sistemi i rrjetit elektronik EFTPOS (Electronic Fund Transfer

At Point Of Sail). Ky sistem morri shkas dhe lindi nga një ide e rëndësishme e CLCB

(Committee of London Clearing Bank) më 1974-ën për të ofruar në treg një sistem

network’u të vetëm kombëtar. Kështu në Londër në vitin 1986 për herë të parë nga

firma “EFTPOS UK Ltd” u vendos në përdorim në tregun bankar rrjeti i network’ut,

kombëtar dhe i vetmi45.

Sajë këtij sistemi elektronik karta e kreditit kryente funksionin që perceptojnë gjithë

njerëzit në lidhje me funksionin e saj (blerja e mallrave dhe shërbimeve). Sistemi

EFTPOS është ngritur qëllimisht për të bërë të mundur shitjen me kartë krediti të

mallrave dhe shërbimeve në dyqane. Thelbi i këtij sistemi është transferimi në një

ambient elektronik të vlerës së shitur të mallrave apo shërbimeve nga blerësi te shitësi

në një mënyrë të sigurt duke përdorur kartën e kreditit, pa përdorur para të thata (cash)

vetëm duke bërë transferta në llogaritë bankare. Duke mos u zgjatur transferta midis

klientit (blerësit) dhe shitësit bëhet nëpërmjet kartës së kreditit dhe një pajisje

elektronike POS.

                                                            45John Howells, “Management and the Hybridisation of Expertise in Network Design-EFTPOS in Retrospect”, Journal of Information Technology, 12, 1, fq.83–95. 

Page 48: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

39

Në këtë pikë karta e kreditit është çelësi që bën sistemin të funksionojë. Si kundër

sistemi nuk funksionon pa qenë karta e kreditit, po ashtu dhe funksionimi i kartës së

kreditit si sistem humbet fuqinë e vet pa sistemin EFTPOS. Që sistemi i kartës së

kreditit të funksionojë duhet që me patjetër të ketë një kartë krediti, dhe në këtë kartë

krediti duhet me patjeter të ketë shumë të mjaftueshme parash për të suportuar blerjen,

apo në llogarinë bankare që mbart karta e kreditit të ketë lejë në mënyrë që të kryhet

blerja e mallrave apo shërbimeve. Sistemi EFTPOS gjithashtu duhet të jetë online ose

duhet të ketë të drejtë hyrjeje në kompjuterin qendror të bankës që ka marrëveshjen.

Sistemi EFTPOS që është ngritur në dyqanin e shitësit nuk është gjë tjetër veç një

terminal që bën të mundur transferimin e fondeve duke mundësuar hyrjen në

kompjuterin qendror të bankës46. Nëse do ta thjeshtonim më shumë pajisja POS që

ndodhet në ambientet e shitësit është vetëm një terminal që pyet nëse llogaria bankare

e blerësit lejon apo jo tërheqjen e shumës së parave që përkon me blerjen e tij.

Sistemi EFTPOS në shumë drejtime i vjen në ndihmë dhe shitësit dhe blerësit. Për

shembull në këtë sistem asnjë shitës nuk ka problemin e kthimit te kusurit, nuk

humbet kohë dhe mbi të gjitha, të gjitha veprimet që më parë bëheshin nga shitësi

tashmë bëhen nga sitemi dhe shitësi është komplet i lehtësuar nga veprimet

matematikore që i duheshin më parë të kryente. Banka që ka krijuar sistemin EFTPOS

i rruan në një vend të sigurt në ambientin elektronik të gjitha të dhënat që lindin nga

përdorimi i sistemit, ajo është e gatshme të japi informacion për çdo mosmarrëveshje

që mund të lindi midis shitësit dhe blerësit.

Kartat e kreditit që përdoren në sistemin EFTPOS, njëlloj si në funksionimin e ATM-

ve janë një element i rëndësishëm në sistem, me qëllimin që të kryhet funksioni i

transfertës elektronike të parave. Në funksionimin e këtij sistemi shitësi pasi ka kaluar

kartën e klientit në terminalin e autorizimit (ky veprim në gjuhën teknike quhet slip) i

kërkon klientit që ai të vendosi kodin pin për të lejuar vazhdimin e veprimit. Pasi

është kryer ky veprim, më pas kryhen nga ana elektronike veprime si vlefshmëria e

kartës dhe disponibiliteti i llogarisë bankare nga e cila kryhen veprimet me këtë kartë,

                                                            46Bary Scholnick, Nadia Massoud, Anthony Sounders, Santiago Carbo Valverde dhe Francisco Rodrigues-Fernandes, “The Economics of Credit Cards, Debit Cards and ATM’s: A Survey and Some New Evidence”, 30’th Annual Journal of Banking and Finance Conference, Beijing, China, June, 2-8, 2006, fq.23. 

Page 49: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

40

më pas nëse nuk ka asnjë pengesë bëhet transferta e fondeve nga llogaria e blerësit në

llogarinë e shitësit.

Duke supozuar që si poseduesi i kartës së kreditit dhe shitësi që po kryen veprim me

këtë të fundit e njohin sistemin EFTPOS, shitjet me kartë krediti zgjatin vetëm pak

sekonda. Më herët në këtë veprim futeshin dhe gjendjet off-line dhe on-line. Në

gjendjen off-line të sistemit procesi i shitjes zgjaste shumë. Përveç se zgjaste shumë

funksionimi off-line i sistemit EFTPOS ishte i padëshirueshëm nga shitësit. Gjatë

shitjeve me sistemin off-line shitësit merrnin më shumë përgjegjësi nga shitjet dhe

mbi të gjitha dëmet e shkaktuara paguheshin komplet nga shitësit47. Falë

këmbënguljes së shitësve për të mos e përdorur dhe zhvillimit teknologjik sot

përdorimi i sistemi off-line shikohet më rrallë, megjithëse prapë zë një vend të

rëndësishëm në sistemin EFTPOS.

Kur krahasojmë sistemin EFTPOS me terminalet ATM mund të themi që të dy

sistemet janë terminale elektronike dhe që nuk mund të përdoren pa praninë e kartës

së kreditit. Gjithsesi në funksionimin e sistemit të ATM-ve dhe të EFTPOS-it ka

ndryshime të mëdha. Terminalet e ATM-ve i japin mundësinë poseduesve të kartave

të kreditit të hyjnë në llogaritë e tyre dhe me sasinë që ndodhet në llogari të kryejë

veprimet që i mundëson sistemi elektronik i ATM-së48. Sistemi EFTPOS në fakt është

një sistem shumë më i komplikuar. Në sistemin EFTPOS gjatë një shitjeje minimumi

marrin pjesë dy pjesëmarrës të ndryshme. Në disa sisteme EFTPOS në shitje shikohet

të marrin pjesë edhe 5 pjesëmarrës të ndryshëm. Në sistemin EFTPOS të gjithë

pjesëmarrësit marrin një fitim nga procesi i shitjes, ndërkohë që në funksionimin e

ATM-ve ndodhet vetëm një person dhe gjithçka bëhet ndikon vetëm te ky i fundit i

cili është njëkohësisht përdoruesi i ATM-se dhe njëherësh poseduesi i kartës së

kreditit.

Nëse do të bënim një krahasim midis ATM-ve dhe sistemit EFTPOS gjëja e parë që

na vjen në mendje është se kë nga këto të dyja do të preferonte më shumë

                                                            47 Stan Sienkiewicz, “The Evolution Of EFT Networks From ATM’s To New On-Line Debit Payment Products”, The Payment Card Center of the Federal Reserve Bank of Philadelphia Workshop, Discusion Paper, April 2002, fq.7. 48 Stan Sienkiewicz, “The Evolution Of EFT Networks From ATM’s To New On-Line Debit Payment Products”, The Payment Card Center of the Federal Reserve Bank of Philadelphia Workshop, Discusion Paper, April 2002, fq.6.  

Page 50: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

41

konsumatori. Konsumatori kur kërkon të blejë një mall apo shërbim me kartën e vet të

kreditit kërkon një shitës që ka pajisjen POS. Në të njëjtën mënyrë konsumatori

përdor ATM-në për të tërhequr para apo për të kryer veprime në llogarinë e vet

bankare. Me probabilitet të lartë paratë e tërhequra nga ATM-ja do ti përdorë për të

blerë mallra apo shërbime nga një shitës i cili nuk disponon pajisjen POS. Ky

supozim me probabilitet të lartë lind si pasojë e funksionit bazë të parasë, paraja nuk

është mall i konsumueshëm ajo është thjesht një mjet për të lehtësuar shkëmbimin

tregtar të mallrave dhe shërbimeve. Në këtë logjikë është shumë e lehtë të marrim me

mend zgjedhjen që do bëjnë konsumatorët nëse do të merrnim si të mirëqenë faktin që

çdo shitës ka pajisjen POS në ambientet e punës.

Për të marrë mallra dhe shërbime patjetër duhet që shitësit ti jepet shuma e parave që

korrespondon me mallin apo shërbimin që kërkohet të blihet, kjo në formën e

drejtpërdrejtë (cash) ose duke përdorur mënyra të tjera. Në këtë aspekt një

konsumator mund të blejë një mall apo shërbim duke dhënë para në dorë (cash), mund

të përdori kartën e kreditit për ta marrë apo edhe mund të përdori një mall apo

shërbim tjetër duke e shkëmbyer me mallin apo shërbimin që kërkon të blejë. Në ditët

e sotme shihet shumë rrallë mënyra e blerjes me shkëmbim mall me mall. Kjo mënyrë

blerjeje ndodh vetëm në gjendje jo normale dhe kur ndodh, asnjëherë nuk kemi një

pagesë të drejtë për mallin apo shërbimin që blihet. Në përgjithësi blerjet bëhen duke

paguar para në dorë (kesh) ose duke përdorur kartën e kreditit. Nëse do të supozonim

që çdo shitës ka pajisjen POS, konsumatoret do të preferonim më shumë kartën e

krediti dhe si rrjedhim më shumë përdorimin e sistemin EFTPOS sesa sistemin e

ATM-ve. Duke menduar risqet që mbart mbajtja e parave (cash) me vete, forcohet

edhe më tepër mendimi se përdorimi i sistemit EFTPOS do të rritet edhe më shumë.

Në këtë mënyrë sistemi EFTPOS ndikon në mënyrë pozitive në përdorim e kartës së

krediti dhe në mënyrë negative ndikon në mbajtjen e parave (cash) më vete49.

Në lidhje me këtë aspekt një kërkim shkencor është bërë nga ana e Markose dhe Loke,

këta të fundit duke përdorur metodën e lojës së ekuilibrit sipas Nash arritën në të

njëjtin përfundim si është shprehur edhe më lart50. Në këtë mënyrë sa më shumë ka

                                                            49 Heli Snellman, “Automated Teller Machine Network Market Structure and Cash Usage”, Scientific Monograph, JEL Classification, C33, E41, G2, C11, 2006, fq.69. 50 Bary Scholnick, Nadia Massoud, Anthony Sounders, Santiago Carbo Valverde dhe Francisco Rodrigues-Fernandes, “The Economics of Credit Cards, Debit Cards and ATM’s: A Survey and Some

Page 51: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

42

shitës që pranojnë pajisjen POS, aq më pak përdoren ATM-të51. Me të vërtetë nëse do

të kishim për të blerë një mall apo një shërbim i cili mund të blihet me kartë krediti

nuk ka kuptim të shkohet njëherë në ATM për të tërhequr para në mënyrë që më pas

të shkohet në vendin e shitjes së mallit apo shërbimit për ta blerë me para në dorë,

ndërkohë që mund të shkohet direkt me kartën e kreditit dhe të blihet ky mall apo

shërbim direkt nëpërmjet pajisje POS. Analizës së mësipërme duhet ti shtojmë

gjithashtu edhe një detaj të rëndësishëm, që edhe pse shitësit mund të kenë pajisjen

POS ata nuk duan të shesin nëpërmjet sistemit EFTPOS por duan të shesin me para në

dorë, po ashtu ata mund edhe të vendosin dy çmime të ndryshme për të njëjtin mall

apo shërbim (çmimi kur blihet nëpërmjet sistemit EFTPOS është më i lartë së çmimi

kur blihet me para në dorë) kur përdoret sistemi EFTPOS dhe kur mallrat apo

shërbimet blihen me para në dorë dhe pikërisht kjo gjë e humbet pak besueshmërinë e

logjikës së lartpërmendur.

Edhe pse sistemi EFTPOS përdoret në të gjithë botën prapë përdorimi i parave është i

paevitueshëm. Përdorimi i kartës së kreditit është ngulitur ne psikologjinë e

konsumatorit për të ndodhur vetëm mbi një sasi të caktuar parash. Kjo sasi parash

është përafërsisht sa sasia që konsumatori zakonisht mban me vete. Poseduesit e

kartave të kredit zakonisht për blerjen e artikujve të përditshëm dhe që kushtojnë pak

përdorin paratë që kanë më vete. Zakonisht këto janë artikuj që përdoren në jetën e

përditshme por që në nuk futen në llogaritë mujore si kafe, bileta autobusi, ujë si dhe

artikuj që janë në përdorimin e përditshëm. Megjithëse sistemi EFTPOS ka një

përdorim shumë të madh si nga ana e shitësve po ashtu edhe nga ana e poseduesve të

kartave të kreditit, 75% e pagesave të kryera në Europë për blerje bëhen me para në

dorë (cash) dhe vetëm 25% e tyre bëhen me para elektronike52. Gjithsesi sistemi

EFTPOS sjell shumë përfitime si për shitësit edhe për poseduesit e kartave të kreditit

si dhe do shpjegohen më poshtë.

                                                                                                                                                                          New Evidence”, 30’th Annual Journal of Banking and Finance Conference, Beijing, China, June, 2-8, 2006, fq.23. 51 Markose, S.M., Loke,Y.J., “Network effects on Cash-Card Substitution in Transictions and Low İnterest Rate Regimes” The Economic Journal 113, April, 2003, fq.456-476. 52 Kari Takala, Matti Viren, “Ffficiency and cost of Payments: Some New Evidence From Finland”, Bank of Finland Research Discussion Papers, II. 2008, ISSN 0785–3572 print, ISSN 1456–6184 online, fq.16. 

Page 52: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

43

1.2.1. Përfitimet e shitësve

Në përmirësimin e sistemit EFTPOS banka apo kompania ndërmjetëse ka një rrol të

rëndësishëm. Është e qartë që shitësit duke mos menduar afatgjatë nuk duan që të

ndajnë me askënd fitimet, si dhe kërkojnë të rritin ato sa më shumë. Kjo është një

arsye pse shitësit nuk ishin pionierë të përdorimit të pajisjes POS. Në vendet e

zhvilluara ky problem është kaluar dhe pothuajse nuk ekziston më por në disa vende

(sidomos në vendet në zhvillim) vazhdon ende të aplikohet çmimit çift, të mos

pranohet pajisja POS, por edhe nëse është pranuar pajisja POS nga shitësi, përdorimi

i saj refuzohet edhe pse kërkohet nga klienti, apo mos pranimi në mënyrë kategorike e

kartave të krediti edhe pse sistemi EFTPOS është i mundshëm të përdoret. Një tjetër

arsye pse disa shitës nuk e pranojnë të përdorin sistemin EFTPOS është se disa banka

kërkojnë të ndajnë koston e këtij sistemi të kushtueshëm me shitësit, të cilët nuk duan

të paguajnë për të pasur një sistem të tillë.

Njëlloj si zemra është shumë e rëndësishme për njeriun ashtu edhe për sistemin e

kartave të kreditit sistemi EFTPOS është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye banka

apo kompania që ka krijuar sistemin e kartës së kreditit njëlloj si përpiqet të gjejë

përdorues karta krediti duhet të përpiqet të gjejë shitës që të pranojnë sistemin

EFTPOS dhe të vendosin pajisjen POS. Për t’ia arritur kësaj bankat apo kompanitë që

kanë krijuar sistemin e kartës së kreditit bëjnë reklamat apo dërgojnë agjentë

prezantues të cilët tregojnë të mirat që përfitohen nga përdorimi i sistemit EFTPOS

nga ana e shitësve. Disa nga përfitimet dhe të mirat që fitojnë shitësit nga përdorimi i

sistemit EFTPOS janë si më poshtë:

Rritjen e shpejtësisë në pagesa

Pagesat që merren nga shitësit për përdorimin e sistemit EFTPOS, pavarësisht

se shitësit janë kundra, bëjnë që sistemi të përmirësohet dhe të ketë më shumë

blerës, gjë e cila sjell rënie të kostos dhe prapë rritje të fitimit të shitësit.

Shitësi përfiton menjëherë shumën e parave që i takon në lidhje me çmimin e

mallit apo shërbimit të shitur.

Shitësi është krejtësisht i mbrojtur nga vjedhjet apo nga mashtrimet me

bankënota fallco.

Page 53: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

44

Pagesat janë të garantuara.

Kostot operacionale dhe sasia e punëve në letër ulen në maksimum.

Përveç përfitimeve të lartpërmendura shitësit që kanë në bizneset e tyre pajisjet POS

kanë një prestigj dhe ofrojnë një avantazh për klientët e tyre. Kjo gjë sjell rritjen

klientët të tyre, si rrjedhojë dhe shitjeve. Nga ana tjetër mund të mendojmë se me

zhvillimet e mëdha teknologjike konsumatorët do të kërkonin që të përdornin më

shumë sistemin EFTPOS me kartat e tyre të kreditit duke qenë se ky sistem është me

komod, kjo do ti sillte humbje të klientëve dhe rënie të shitjeve një shitësi, i cili në

biznesin e vet nuk ka futur sistemin EFTPOS. Kjo e fundit bën që shitësit të tregojnë

një tendencë pranimi sa i përket sistemit EFTPOS dhe instalimit të pajisjes POS.

1.2.2. Përfitimet e poseduesve të kartave të kreditit

Sistemi EFTPOS është krijuar që përdorimi i tij ti sjelli përfitime të gjithë

përdoruesve të tij si shitësve dhe blerësve (poseduesve të kartave të kreditit).

Përfitimet janë pothuajse njëlloj dhe gati të padiferencueshme nga të dyja palët.

Pagesat që bëjnë palët në përdorimin e sistemit EFTPOS ndryshojnë shumë pak nga

njëra tjetra, ku herë paguajnë më shumë shitësit dhe herë poseduesit e kartave të

kreditit (blerësit). Vendimin se kush do të paguajë më shumë në përdorimin e sistemit

EFTPOS në periudha të ndryshme e ka banka apo kompania që krijon sistemin e

kartës së kreditit. Përfitimet që kanë poseduesit e kartave të krediti nga sistemi

EFTPOS janë si më poshtë:

Saktësia dhe shpejtësia në kryerjen e pagesave

Kursimi duke limituar dhënien e bakshisheve

Realizimi i blerjeve pa mbajtur me vete para (cash)

Realizimi i blerjeve me këste dhe ndjekja e tyre në mënyrë automatike duke

krijuar kursime

Mbrojtja nga situata si vjedhje, grabitje, mashtrime me bankënota fallco që

mund të dëmtojnë të dyja palët që marrin pjesë në procesin e blerjes

Page 54: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

45

Sistemi EFTPOS i sjell edhe më shumë përfitime poseduesve të kartave të kreditit por

duke qenë se kjo nuk është tema e këtij disertacioni nuk është e arsyeshme të thellohet

më shumë mbi përfitimet e poseduesve të kartave të kreditit nga sistemi EFTPOS.

1.3. Sistemi bankar shtëpi-zyrë (self-service)

Si dhe është shpjeguar në seksionet e më lartë, nëpërmjet sistemit EFTPOS dhe atij të

ATM-ve përdoruesit mund të kryejnë transfertë fondesh, shitje me këste apo blerje me

këste, të paguajnë faturat, të kryejnë veprime bankare në llogaritë e tyre dhe shumë

veprime të tjera bankare që me parë nuk mund të bëheshin pa praninë e punonjësit të

bankës. Në të njëjtën mënyrë në sistemin bankar shtëpi-zyrë (banka në internet),

klientët mund të kryejnë veprime në llogaritë e tyre pa pasur nevojë për punonjësit e

bankës. E titulluar ndryshe si “self-service”, në përhapjen e këtij produkti bankar

interneti padyshim që luan një rol të rëndësishëm. Uljet e kostove njerëzore në masë

të theksueshëm nga ana e këtij sistemi bëjnë që sistemi bankar “Retail Banking” ti

kushtojë vëmendje këtij sistemi53.

Sistemi bankar shtëpi-zyrë bën të mundur që klientë të kompanive financiare të

përfitojnë nga shërbimet e këtyre të fundit nëpërmjet telefonit, televizorit, terminaleve

elektronike të lidhura me qendrën e kompjuterëve të kompanisë. Këto shërbime në

shumë vende janë ngritur mbi sistemin videoteks dhe në përgjithësi kanë të bëjnë me

realizimin e veprimeve si; kontrolli mbi gjendjen e llogarisë, transferta, dhënien e

urdhëresave për realizimin e pagesave periodike nëpërmjet terminaleve të bankave si

dhe veprime mbi tregtinë e jashtme. Duke qenë se mundësitë e komunikimit dhe

mjetet e videoteksit kanë veçori që kanë kosto të lirë dhe kanë një elasticitet përdorimi

mendohet që në të ardhmen mund të zëvendësojnë ATM-të. Sistemi bankar “shtëpi-

zyrë” është një sistem më i ri se sistemi i kartave të kreditit dhe është krijuar më

shumë për tu shfrytëzuar nga bizneset. Përfitimet e të dy palëve nga ky sistem do të

përmenden më poshtë.

1.3.1. Përfitimet e bankës nga sistemi bankar shtëpi-zyrë

Dëshirat e kompanive janë që personeli i tyre të punojë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës

pa pushim dhe që punëtorët e tyre të jenë të arritshëm kudo. Në një ambient pune ku

                                                            53 Sven Christian Berger and Sonja Gensler, “Online Banking Customers: Insights from Germany”, JIBC, Vol. 12, No. 1, April 2007, fq.2. 

Page 55: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

46

punojnë njerëz kjo është e pamundur, por në të kundërt me këtë rast është komplet e

mundshme në momentin që në vend të njerëzve punojnë makineri. Në këtë pikë i

vetmi problem është personeli që të kontrollojë punën e makinerive. Sistemi që

përdoret në bankën “shtëpi-zyrë” manaxhohet nga makineritë dhe kontrollohet po nga

makineritë, pra nuk nevojitet një fuqi njerëzore që të kontrollojë 24 ore në 7 ditë të

javës sistemin. Në këtë aspekt nga ana e bankës, referuar kostove dhe sasisë së punës

së kryer në largpamje (long run) krijimi i një sistemi të tillë është një gjendje e

dëshirueshme. Sistemi bankar “shtëpi-zyrë” ndihmon që vëllimi i tregtisë së bankës te

rritet. Këtë mund ta kuptojmë fare kollaj duke përfytyruar sasinë e vëllimit tregtar që

mund të ketë një shitës me pakicë, i cili punon gjatë ditës dhe në një vend të caktuar

me një shitës me pakicë që qëndron hapur gjatë 24 orëve dhe që mund të jetë i

arritshëm nga çdo vend. Nëpërmjet sistemit bankar te “shtëpi-zyrë” mund të kryhen

veprime bankare me shpejtësinë e internetit apo të çdo network’u tjetër 24 orë të ditës

në 7 ditë javës pa dallim dhe në çdo vend pa pasur kufizim.

Nga ana tjetër duhet që njerëzit që përdorin sistemin duhet të jenë të arsimuar. Ky

problem është zgjidhur ende pa dalë sistemi bankar “shtëpi-zyrë”. Si dhe e dimë të

gjithë evulimet elektronike kanë mbërritur në çdo shtëpi, ky fakt është përdorur nga

bankat të cilat bashkë me këto zhvillime në mënyrë paralele kanë futur edhe paketat e

reja të shërbimeve të tyre. Veçanërisht në vendet e zhvilluara ku përdorimi i

kompjuterit personal është mjaft i lartë dhe arritjet në sistemin teknologjik të

videotekësit kanë bërë që sistemi të ketë një zgjerim të madh54. Me ndihmesën e këtij

sistemi banka arrin në çdo shtëpi dhe i ofron klientëve të saj të përdorin një shërbim të

ri të saj duke reklamuar produktet e saj. Një gjendje e tillë është një avantazh i madh

për bankën.

1.3.2. Përfitimet e përdoruesve të sistemit bankar shtëpi-zyrë

Sistemi bankar “shtëpi-zyrë” është i përdorshëm për klientët e që kanë llogari bankare

në bankat që ofrojnë një sistem të tillë. Në përgjithësi ky sistem përdoret më shumë

nga bizneset e vogla. Këto biznese të vogla punët e ndryshme që mund të kenë në

bankë i mbyllin që nga vendi i punës pa humbur kohë. Këto veprime i sjellin

                                                            54 Yetim Sedat, “Kredi Kartları ve Tüketici Kredileri”, Sermaye Piyasası Kurulu, Ankara, 1997, fq.17. 

Page 56: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

47

bizneseve kursim kohe, por edhe një mundësi për të kontrolluar llogaritë e tyre. Në

këtë mënyrë kur një biznes pret një transferte, duke përdorur sistemin bankar “shtëpi-

zyrë” nuk harxhon kohën e vet dhe të bankës duke shkuar dhe duke pyetur

vazhdimisht për transfertën por mund ta ndjekë vetë nga vendi i punës këtë të fundit.

Në të njëjtën mënyrë edhe nisur nga pozicioni i klientit, duke shkuar fizikisht në

bankë kjo e fundit nuk mund të tregojë përkujdesjen e caktuar me klientin pasi kjo

varet edhe nga koha dhe numri e klientëve të tjerë në bankë, kjo gjë sjell imazh të keq

për bankën dhe situata të pakëndshme të cilat me sistemin bankar “shtëpi-zyrë”

eliminohen.

Përdoruesit e tjerë të sistemit bankar “shtëpi-zyrë” janë persona fizike, jo tregtarë, të

cilët kanë llogari rrjedhëse në bankë por që nuk e përdorin këtë të fundit për biznes.

Edhe përfitimet e këtyre personave janë aq shumë sa është vështirë të numërohen. Një

nga përfitimet më kryesore është mundësia e hyrjes dhe kryerja e veprimeve në

llogaritë bankare 24 orë në 7 ditë javës. Me kryerje veprimesh do të kuptohet, kryerja

e transfertave, kontrolli i llogarisë bankare, blerja e bonove apo aksioneve në burse,

kryerjen e pagesave dhe kryerjen e shumë veprimeve bankare që më herët u realizonin

në bankë. Duke përdorur sistemin bankar “shtëpi-zyrë” klientët e bankës ndalojnë

humbjen e kohës dhe duke shfrytëzuar shpejtësinë që u ofron sistemi mund të bëjnë

transferta emergjente në të gjithë të afërmit e tyre duke i ndihmuar me një kosto

shumë të vogël, madje të papërfillshme duke u krahasuar me kompanitë që kryejnë

këto veprime për llogari të të interesuarve.

Masat mbrojtëse që merren kundër mashtrimit dhe çështjet teknike e bëjnë sistemin

bankar “shtëpi-zyrë” të jetë i ngatërruar dhe të zorshëm për t’u kuptuar. Për këtë arsye

për të përdorur sistemin duhet ndihma teknike e bankave në formë seminaresh si dhe

në mënyrë të padiskutueshme duhet edhe këshillimet në formë broshurash për

mbrojtjen ndaj mashtrimeve kibernetike. Kjo bën që klientët e bankës që do të

përdorin sistemin bankar “shtëpi-zyrë” duhet të kenë me patjetër një nivel të caktuar

arsimimi.

2. KOSTOT DHE PËRFITIMET E BANKËS

Në momentin e marrjes së kartës së kreditit firmoset një kontrate. Në kontratën për

përdorim shënohen detaje si: limiti i kartës së kreditit, dita e pagesës për harxhimet që

Page 57: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

48

janë bërë me kartën e kreditit, norma e interesit që do të përdoret në momentin që

zotëruesi i kartës së kreditit nuk bën pagesën në ditën që është shënuar në kontratë.

Fitimi i bankës apo kompanisë që ka nxjerrë kartën e kreditit, nëse zotëruesi i kartës

së kreditit i përmbahet pikë për pikë kontratës së nënshkruar midis tij dhe bankës që

ka nxjerrë kartën e kreditit, konsiston vetëm në:

Shumën e parave që merret si tarife vjetore apo mujore

Normën e skontos së marrë nga shitësit me kontratë

Fitim nga përdorimi i penalltive dhe sistemit të gjobave ndaj poseduesit të

kartës së kreditit

Shitja e produkteve të tjera të bankës poseduesit të kartës së kreditit (cros-

selling)

Shitja e produkteve të firmave të tjera poseduesit të kartës së kreditit duke

i shpjeguar funksionet e kartës së kreditit

Fitimet që merren nga reklamat që vendosen në transkriptet e llogarive që

i çohen me postë në fund të muajit poseduesit të kartës së kreditit

Nga ana tjetër karta e kreditit ka dhe një kosto. Kjo kosto i takon bankës apo

kompanisë që ka nxjerrë kartën e kreditit. Kostot që sjell karta e kredit bankës apo

kompanisë që ka nxjerrë atë janë renditur si më poshtë:

Kosto që lindin nga përdorimi i teknologjisë apo personelit për të mbajtur

kontabilitetin e harxhimeve të kartave të kreditit dhe dërgimi i

transkripteve poseduesve të kartave të kreditit.

Kosto që dalin nga veprimet e gabuara që mund të ndodhin në llogaritë

(fraud cost)

Kosto e reklamës për njohjen dhe prezantimin e kartës së kreditit.

Kosto oportune (opportunity cost)

Kosto që krijohet në gjendjet enflasioniste

Page 58: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

49

2.1. Kostot që sjell sistemi i kartës së kreditit

Banka apo kompania që ka nxjerrë karta krediti mund të përballet me disa lloje

kostosh gjatë funksionimit të sistemit të kartës së kreditit. Më poshtë janë shpjeguar

kostot që dalin si rrjedhojë e funksionimit të sistemit të kartave të kreditit nën

ndikimin e disa gjendjeve të veçanta të tregut dhe nga veprimet e gabuara në llogari.

2.1.1. Mbajtja e kontabilitetit të harxhimeve

Të gjitha shpenzimet që janë bërë me kartën e kreditit, transfertat e parave dhe çdo

lloj veprimi të bërë me kartën e kreditit gjendet në sistemin elektronik që ka ndërtuar

banka apo kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit. Arsyet e mbajtjes së këtyre të

dhënave kanë të bëjnë me marrjen e një vendimi të drejtë në rast mosmarrëveshjeje që

mund të lindin midis dy palëve si dhe raportimi që i bëhet poseduesit të kartës së

kreditit në lidhje me koston e shërbimit që ai merr. Në shprehjen “shërbimi që merr”

nënkuptohen të gjitha shpenzimet që bën poseduesi i kartës së kreditit nëpërmjet

lehtësimit dhe kreditimit që i siguron banka apo kompania që ka nxjerrë kartën e

kreditit, dhe normalisht pjesa e shërbimit është kreditimi.

Që të mbahen këto regjistrime në fillim duhet të krijohet një sistem elektronik. Për të

ndërtuar një sistem të tillë duhet një investim i madh dhe për të mbajtur në punë një

sistem të tillë duhet një kujdes i veçantë dhe një staf i kualifikuar. Duke qenë së

punëtorët që duhet të punojnë në këtë sistem duhet të jenë në një nivel të lartë

arsimimi, kostoja e punësimit të tyre me qëllim mbajtjen në punë të sistemit është

shumë e lartë.

Një nga arsyet që e bën kaq të lartë koston e mbajtjes së të dhënave të kartave të

krediti është sasia numerike e tyre, nisur nga fakti se ato janë prezent kudo në jetën

tonë dhe janë bërë një mjet jetese i padiskutueshëm. Nëse do të mendonim për një

moment sasinë e veprimeve që bëhet me kartat e kreditit brenda një dite, madhësia e

veprimeve është krejtësisht e pamundur të bëhet nga banka në mënyrë fizike.

Gjithsesi këto veprime pavarësisht madhësisë së tyre bëhen nëpërmjet bankës.

Ndryshimi është se këto veprime nuk i bën një punonjës i saj por një program në

ambientin elektronik i cili vepron sipas komandave të cilat janë të njëjta me veprimet

që do të bënte një punonjës banke në lidhje me regjistrimin e tyre.

Page 59: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

50

Për të krijuar një ide në lidhje me numrin e veprimeve mund të përmendim kartën

“Visa”. Në Turqi karta e kreditit “Visa Kart” ndodhet nën çatinë e Visa Europe Ltd.

Kartat “Visa” në Turqi përbëjnë 10% të kartave “Visa” në Visa Europe Ltd. Numri i

kartave “Visa” pothuajse arrin në 45 milion. Me kartën “Visa” kanë marrëveshje rreth

23 banka dhe rreth 800 000 biznese. Në Turqi shpenzimet private të kryera me “Visa”

zënë rreth 9.3 % të gjithë shpenzimeve në total. Sasia e veprimeve e matur në Euro që

kryhet në vit në Turqi nëpërmjet kartës “Visa” është mbi 32 miliardë55. Nëse do

hidhnim një sy në Shqipëri karta më e përdorur është, po karta “Visa” me 719,983

karta të emetuara nga bankat deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2015, e ndjekur

nga karta “Master Card” me 190,006, ku në total kemi rreth 921,754 karta të

emetuara56. Këto shifra na japin një ide për emetimin në masë të kartave, llogaritur

kjo në një proporcion me numrin e popullsisë rezidente në Shqipëri. Sa i përket të

dhënave të lartpërmendura në lidhje me Shqipërinë, nuk do të thellohemi në

shpjegimin e tyre nisur nga fakti se për to do të flitet në kapitujt në vazhdim.

Duke parë numrin e kartave të kreditit dhe sasinë e veprimeve të kryera arrihet të

merret me mend se kostoja e mbajtjes së të dhënave është shumë e lartë. Në sistemin e

kartës së kredit një nga kostot më të larta është pikërisht mbajtja e të dhënave të

veprimeve të kartave të kreditit. Në ditët e sotme merita e uljes së kësaj kostoje i

takon arritjeve teknologjike. Merita e teknologjisë është kaq shumë e rëndësishme sa,

veçanërisht në fushën kompjuterike nëse nuk do të kishin ndodhur disa arritje, me

shumë mundësi sot njerëzimi nuk do të mund të përdorte shërbimin e kartës së

kreditit. Në këtë mënyrë sektori i kartave të kreditit arriti të mbijetojë dhe të zërë një

vend të rëndësishëm në sektorin bankar i ndihmuar nga uljet e kostove si rrjedhojë e

zhvillimeve teknologjike.

2.1.2. Kosto që rrjedh si pasojë e gabimeve në veprime

Në këtë pikë gabime në veprime do të quajmë të gjithë veprimet që janë në

kundërshtim me funksionimin e sistemit dhe rregullat e funksionimit të tij. Në fund të

këtyre veprimeve gjithmonë gjenerohet një mosmarrëveshje për përfitimet. Veprimet

që bëhen shkak për këtë mosmarrëveshje për përfitimet janë dy llojesh. Lloji i parë ka

                                                            55 Bankalararası Kart Merkezi, Raporlar, http://www.bkm.com.tr/istatistik/index.html, (25.05.2008) 56 Raporti i Bankës Qendrore të Shqipërisë, https://www.bankofalbania.org/web/instrumente_59_1.php (10.12.2015) 

Page 60: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

51

të bëjë me veprimet e bëra qëllimisht. Lloji i dyte ka të bëjë me veprimet e bëra

pavetëdije. Veprimet që janë të vetëdijshme apo qëllimisht në një mënyrë tjetër quhen

dhe vjedhje. Një person që përdor kartën e kreditit, por që nuk është zotëruesi i saj

dhe hiqet si i tillë duke përfituar mallra dhe shërbime nga llogaria e të zotit të kartës

së kredit, është duke kryer një veprim në kundërshtim me rregullat e sistemit

qëllimisht. Ndërkohe që nëse i zoti i kartës së kreditit ka lajmëruar bankën që ka

nxjerrë kartën e kreditit në lidhje me humbjen e kartës së kreditit të tij, të gjitha

shpenzimet e bëra deri në momentin e lajmërimit, janë një humbje që nuk mbulohet

nga banka apo nga kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit. Nëse janë kryer veprime

të qëllimshme apo jo me kartën e kreditit nga persona jo zotërues të saj pasi i zoti i saj

ka lajmëruar bankën për humbjen e saj, këto humbje nga llogaria e tij paguhen nga

banka apo kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit. Zotëruesi i kartës së kreditit mund

edhe të sigurojë kartën e tij të kreditit ndaj vjedhjeve deri në një shumë të caktuar, të

cilën në moment humbjesh si pasojë e veprimeve të gabuara në llogarinë e tij, mund

t’i përfitojë (kjo shumë s’ka të bëjë me shumën e shpenzuar nga llogaria e tij).

Në përgjithësi, pavarësisht se në vende të ndryshme mund të ndryshojë koha që i jep

ligji poseduesit të kartës për të lajmëruar apo denoncuar humbjen e kësaj të fundit,

poseduesi i kartës së kreditit në momentin e humbjes së kartës së kreditit ka 24 orë

kohë të deklarojë apo denoncojë të humbur këtë të fundit. Në rastin e aplikimit të

sigurimit të kartës së kreditit, poseduesi mund të përfitojë nga shuma që sigurohet

vetëm për periudhën para 24 orëve që në momentin e deklarimit apo denoncimit të tij.

Gabimet në veprime me qëllim mund të ndodhin dhe duke u futur në sistemin e kartës

së kreditit dhe duke tjetërsuar llogari apo duke transferuar para në llogari të caktuara.

Një veprim i tillë sigurisht që sjell dëme në llogaritë e poseduesve të kartave të kredit,

por e veçanta në këto lloj dëmesh është se këto mbulohen komplet nga banka apo

kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit. Banka apo kompania që ka nxjerrë kartën e

kreditit ka detyrimin të ofrojë siguri të plotë në llogaritë e klientëve të saj dhe

gjithashtu në të gjithë sistemin e kartës së kreditit (pjesa e cila është nën veprimin e

bankës apo kompanisë).

Në gabimet që ndodhin në veprime që nuk janë të qëllimshme mund të futim

veprimet që mund të ndodhin nga faktorë të jashtëm në momentin e bërjes së

Page 61: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

52

transfertave apo blerjeve (momentin e veprimeve me kartën e kreditit). Të tillë faktorë

mund të jenë ndërprerja e rrymës elektrike apo faktorë të tjerë të jashtëm të cilët bëjnë

që të mos kryhet transaksioni i kërkuar ose të kryhet por të mos regjistrohet. Mund të

ketë edhe defekte të vetë programit që manaxhon veprimet që kryhen me kartë krediti

dhe të pajisjeve të cilat mund të mos punojnë si duhet në momentin e kryerjes së

veprimit.

Që të gjitha këto gabime që u përmendën më lart përbëjnë një kosto për bankën apo

kompaninë që ka nxjerrë kartën e kreditit. Nëse në themel të veprimit gjendet gabim

poseduesi i kartës së kreditit atëherë banka apo kompania nuk merr përsipër koston që

krijohet. Ndërkohë që në disa raste, është banka apo kompania që ka nxjerrë kartën e

kreditit përgjegjëse për koston e krijuar nga këto gabime. Në këto raste banka apo

kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit paguan të gjithë shumën e krijuar. Duhet të

përmendim se të tilla kosto që lindin si pasojë e gabimeve në veprime ku fajtorët

ngelet banka apo kompania janë shumë të rralla, të tilla ndodhin më shumë gjatë

kohës kur dolën për herë të parë në treg sistemi i kartave të kreditit, në ditët e sotme

me zhvillimin që ka teknologjia shikohen shumë rrallë.

2.1.3. Kosto e reklamës

Dihet se shpenzimet e reklamave ne një firme janë të konsideruaeshme . Reklama

bëhet për të prezantuar në treg një produkt të ri ose për të shpjeguar në treg anë të

ndryshme të produktit ekzistent me qëllim rritjen e shitjeve të këtij produkti të ri po

atij ekzistent.

Si dihet në ditët e sotme për të rritur shitjet një produkti duhet patjetër një reklamë e

goditur për qëllimin. Sot reklama për konsumatorët është bërë një udhëheqës i jetës së

tyre të përditshme. Një pjesë e madhe e produkteve njihen vetëm si rrjedhojë e

reklamave dhe një pjesë e tyre blihen vetëm nga ndikimi i reklamave. Kështu reklama

është një mënyrë e padiskutueshme, efikase, ndikuese dhe shumë e rëndësishme për

rritjen e shitjeve.

Nëse kërkohet që anët e ndryshme, avantazhet dhe të veçantat të një produkti në

krahasim me produktet e tjera t’u vihen në dukje të gjithë konsumatorëve të

mundshëm, është e domosdoshme përdorimi i reklamës për të arritur këtë qëllim. Po

kështu edhe bankat apo kompanitë që kanë nxjerrë një produkt të ri, si është karta e

Page 62: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

53

kreditit duan të prezantojnë këtë produkt. Kjo pasi e vetmja mënyrë për tu bërë ballë

kostove të larta është të rritet sasia e përdorimit të kartave të kreditit. Si dhe është

përmendur më parë kostot fikse të sistemit të kartave të kreditit janë shumë të larta

dhe për të ulur ndikimin e këtyre kostove duhet patjetër të rritet numri i përdoruesve

të kartave të kreditit. Për këtë arsye bankat apo kompanitë që nxjerrin kartat e kreditit

për të ritur numërin e përdoruesve zgjedhin rrugën e reklamës dhe si pasojë ndajnë një

pjesë të madhe të shpenzimeve nga buxheti për reklama. Këto shpenzime përbëjnë një

kosto të rëndësishme në sistemin e kartave të kreditit.

2.1.4. Kostot oportune (Opportunity Cost)

Kushdo që do të kishte në posedim një produkt ekonomik i cili do ti sillte mundësinë

për përfitime, për të kënaqur nevojat e veta padyshim do ta përdorte këtë produkt.

Nëse ky produkt do të ishte shumë përdorimshëm, padyshim që do ta përdorte në të

gjitha vendet për të fituar. Por disa produkte ekonomike nisur nga përbërja e tyre

natyrore nuk mund të përdoren njëkohësisht në disa vende, kështu që poseduesi i tyre

është i detyruar të bëjë një zgjedhje se ku do ti përdori ato. Gjatë zgjedhjesh është

normale që do të zgjidhte për ti përdorur në vendin që ato do të sjellin përfitime më

shumë. Në disa raste duke zgjedhur vendin e gabuar pra duke mos zgjedhur dot

vendin që produkti sjell më shumë përfitime kemi të bëjmë me një humbje të

përfitimeve. Duke u shprehur më thjesht, lënia e një mundësie me përfitime më shumë

për një mundësi tjetër me më pak përfitime do të thotë që të privohesh nga diferenca e

përfitimeve që do të merrje nga zgjedhja e parë me përfitimin më të madh. Kjo është

kostoja e mundësisë së humbur. Në mundësinë që përdoret nuk kemi të bëjmë me një

shumë parash të humbur, por ishte një mundësi tjetër e padukshme dhe që nuk është

zgjedhur e cila do të sillte më shumë para.

Lind pyetja në lidhje për bankën apo kompaninë që nxjerr karta krediti, nga cilat arsye

do të mund të përballej me koston e mundësisë së humbur (opportunity cost)? Para se

ti kthehet përgjigje kësaj pyetje, është e rëndësishme të përmenden produktet që

ofrojnë banka dhe kompanitë që nxjerrin karta krediti poseduesve të kartave të

kreditit. Produktet dhe shërbimet që ofrojnë bankat dhe kompanitë që nxjerrin karta

krediti poseduesve të këtyre të fundit ndryshojnë nga banka në bankë dhe nga

kompania në kompani. Por disa produkte dhe shërbime pothuajse ofrohen në të

njëjtën mënyrë nga banka apo kompani të ndryshme. Nga këto produkte dhe shërbime

Page 63: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

54

mund të përmendim: mundësia e përdorimit të kredisë, transferta parash, tërheqje

parash dhe blerje mallrash, shërbimesh pa përdorur para, mundësimin e pagesës me

këste kur blihet mall apo shërbime, si dhe plot shërbime të tjera të ngjashme. Këto

produkte dhe shërbime përveç kartës së kreditit përdoren edhe në vende të tjera si

kredi, transferta, tërheqje parash nga llogaria dhe shumë funksione që kryhen si

produkte të përbashkëta. Pothuajse në shumicën e produkteve dhe shërbimeve nuk ka

ndonjë diferencim të theksuar, vetëm në kreditë kemi një diferencim të dukshëm.

Për cilindo klient banke, nëse ky i fundit do të kërkonte të tërhiqte një kredi

konsumatore në fillim do të nënshkruhej një marrëveshje midis bankës dhe individit.

Në marrëveshje shënohet norma e interesit, pagesat e kësteve dhe gjithashtu caktohet

dhe vendoset dhe dita në të cilën do të paguhet tërësisht kredia. I njëjti klient nëse do

të kërkonte të merrte një tjetër kredi konsumatore duhet të paraqitet në bankë dhe të

nënshkruajë një marrëveshje tjetër. Nëse në këtë marrëveshje norma e interesit nuk

është caktuar ndryshe nga marrëveshja e parë, veprimi i saj fillon menjëherë ose pas

një farë kohe, kurdo që të fillojë veprimin norma e interesit klienti që ka marrë kredi

do të paguajë patjetër një të tillë.

Në përdorimin e kartës së kreditit çdo klient njëlloj si në marrjen e kredisë

konsumatore poseduesi i saj nënshkruan një marrëveshje. Kjo marrëveshje ndryshe

nga marrëveshja që bëhet midis klientit dhe bankës në kreditë konsumatore ku nuk

kemi përdorimin e kartës së kreditit, nuk ka nevojë të nënshkruhet përsëri kur klienti

kërkon të marrë përsëri një kredi, marrëveshja vazhdon po ajo që është firmosur që në

fillim të herës. Një ndryshim i madh është se klienti ka avantazhin të paguajë vetëm

shumën që ka marrë borxh pa shtuar normën e interesit nëse ai do të paguante kredinë

deri në datën që është caktuar në marrëveshje. Si është theksuar më parë, një posedues

i kartës së kreditit ka shansin të mund të përdori kredi deri në shumën që është rënë

dakord në marrëveshje, po këtë shumë (borxh) mund ta përdorë pa paguar normë

interesi nëse i’a paguan borxhin bankës, në kohën që është caktuar më herët në

marrëveshje. Pikërisht në këtë pikë bankat apo kompanitë që nxjerrin karta krediti

duhet të bëjnë një zgjedhje në dhënien e kredive. Paraja është një mall i rallë dhe si i

tillë çdo bankë apo kompanitë financiare duhet të tregojnë kujdes që dhënia e parave

në formën e kredisë të jetë fitimprurëse.

Page 64: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

55

Banka apo kompania që nxjerr karta krediti në çdo përgjigje pozitive që jep në një

aplikim për kartë krediti teknikisht i jep të drejtën poseduesit të kartës së kredit të

marrë kredi çdo muaj në masën që kanë rënë dakord më herët në marrëveshje. Nëse

poseduesi i kartës së kreditit tregohet i kujdesshëm që të mos tejkaloje datën e pagesës

së borxhit të kartës së krediti, atëherë banka apo kompania që nxjerr kartën e kreditit

pëson dy lloj humbjesh. Humbja e parë ka të bëjë me atë që poseduesi i kartës së

kredit për bankën apo kompaninë që ka nxjerrë kartën e kreditit është vetëm një kosto

dhe nuk sjell përfitime fare. E dyta ka të bëjë me humbjen e fitimit që pëson banka

apo kompania që ka nxjerrë kartën e krediti duke mos përdorur shumën e kredisë që

merret nga poseduesit e kartave të kredisë në vende të tjera fitimprurëse. Kjo përbën

koston oportune të bankave apo kompanive që nxjerrin karta krediti.

Poseduesit e kartave të kreditit që janë të kujdesshëm ndaj pagesave përbëjnë një

element që rrit kosto e sistemit të kartave të kreditit për bankat apo kompanitë që

nxjerrin karta krediti. Kompanitë me posedues të tillë kartash krediti ofrojnë shërbim

duke mos marrë asgjë si këmbim apo duke marrë shumë pak në krahasim me koston e

shërbimit. Për këtë arsye bankat apo kompanitë që nxjerrin karta krediti kërkojnë të

kenë sa më pak posedues kartash krediti të kujdesshëm dhe sa më shumë që kalojnë

datën e pagesës së borxhit. Poseduesi i kujdesshëm i kartës së kreditit është një klient

i padëshirueshëm në sistemin e kartës së kreditit pasi është një element që rrit koston

dhe nuk sjell përfitime.

2.1.5. Kostoja që lind nga periudha enflasioniste

Dihet që në një ambient enflasionist të ekonomisë njësitë që japin borxh dalin me

humbje dhe njësitë që marrin borxh dalin fitimprurëse. Në një periudhë enflasioniste

një person që merr hua edhe pse e paguan huanë bashkë me normën e interesit si

pasojë e enflasionit dhe si rrjedhojë e dobësimit të fuqisë blerëse të parasë nuk paguan

vlerën e vërtetë të huasë që ka marrë në fillim. Kështu në një periudhë enflasioniste,

ata që japin hua janë në humbje dhe ata që marrin hua janë në fitim. Më poshtë me një

shembull është shpjeguar edhe ndikimi i periudhës enflasioniste në sistemin e kartës

së kreditit.

Në konteksin e analizës shënojmë me (I) një bankë apo kompani që nxjerr karta

krediti dhe me (C) një konsumator apo poseduesin e kartë kreditit. Le të marrim të

Page 65: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

56

mirëqënë një marrëveshje që është firmosur midis bankës apo kompanisë (I) dhe

konsumatorit (C) (poseduesit të kartës së kreditit). Limitin e kartës së kreditit në

marrëveshje e marrim si të mirëqenë në masën 1000 euro, data e pagesës të jetë 5

(pesë) ditë pas datës së marrjes së rrogës, pagesa minimale të jetë 50 euro, pagesa e

mirëmbajtjes vjetore të jetë 50 euro dhe norma e interesit të vonesave në pagesa të

jetë 10%. Elementët e tjerë që zhvillohen jashtë marrëveshjes janë: norma e skontos

marrë nga shitësit dhe norma e skontos së tërheqjeve në para të cilat i marrim në

masën 5% dhe nisur nga fakti që është një periudhë enflacioniste, inflacioni merret në

masën 25%. Janë marrë në studim 2 lloj sjelljesh të poseduesve të kartave të kreditit:

a) Sjellja ku pagesa e borxhit të kartës së kreditit bëhet në kohë dhe pa paguar

normë interesi për vonesat.

b) Sjellja ku pagesa e borxhit bëhet pasi ka kaluar dita e pagesës dhe pagesa e

borxhit bëhet duke shtuar edhe normën e interesit që vendoset për vonesën në

pagesë.

Në fillim shqyrtohet gjendja ku poseduesi i kartës së kreditit (C) paguan shpenzimet e

bëra të kartës së kreditit brënda datës që është caktuar më herët në marrëveshjen që ka

firmosur ai me bankën apo kompaninë që ka nxjerrë kartën e kreditit (I). Në këtë

mënyrë poseduesi i kartës së kredit përveç borxhit të krijuar nga shpenzimet dhe

ndonjë pagesë mirëmbajtjeje nuk do paguajë normë interesi. Në këtë skenar shtojmë

edhe një supozim sipas të cilit pasi konsumatori (C) ka shpenzuar gjithë limitin e

kartës së kreditit që ditët e para të muajit.

Në llogaritjet e përfitimeve dhe kostove midis bankës (I) dhe konsumatorit (C) disa

prej kostove dhe përfitimeve duke qenë se janë shuma të vogla dhe nuk hyjnë në

thelbin e qëllimit të këtij shëmbulli nuk do të merren parasysh. Një supozim i tillë nuk

dëmton idenë dhe qëllimin kryesor të këtij kapitulli.

Dihet që si përfundim, shpenzimet e bëra me kartë krediti nga poseduesi i kësaj të

fundit janë përfitime të bankës:

A – fitimi i krijuar nga tarifa mujore mirëmbajtjes

B – norma e skontos marrë nga shitësit

Page 66: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

57

F – fitimi i krijuar nga aplikimi i normës së interesit në momentin kur nuk paguhet

borxhi

T – fitimi i krijuar nga norma e skontos marrë nga tërheqjet në para

R – fitimi i bankës

R = A + B + F + T

Në këtë skenar tarifa e mirëmbajtjes është marrë mujore prandaj fitimi i bankës

krijuar nga mbledhja e tarifës së mirëmbajtjes është: 50/12 = 4.16 Euro. {A = 4.16}

Norma e skontos së shitësve dhe norma e skontos së tërheqjeve në para kesh nga

ATM-të apo makinat EFTPOS në këtë skenar është supozuar që është e njëjtë (5%).

Supozojmë se poseduesi i kartës së kreditit përdor komplet limitin e kartës së kreditit

ku një pjesë të tij (a) e përdor në blerjen e mallrave dhe shërbimeve dhe pjesën (b) që

ngelet e tërheq në para. Fitimi i bankës në këtë rast është:

Në këtë shembull është vendosur një normë skontoje për tërheqjet në para që bën

poseduesi i kartës së kreditit. Kjo normë skontoje është e njëjtë edhe me normën e

skontos që u aplikohet shitësve mbi vëllimin e shitjeve. Karta e kreditit që mban

poseduesi i saj ka një limit të caktuar. Si rrjedhojë kredinë e limituar, poseduesi i

kartës së kreditit, një pjesë e përdor për të blerë mallra dhe shërbime, dhe një pjesë e

tërheq në formën e parave. Sa i përket fitimit të bankës nuk ka ndonjë ndryshim nëse

poseduesi i kartës së kreditit do e përdori kartën për blerje më shumë apo për të

tërhequr para, kjo pasi normat e skontimit për të dyja është e njëjta, ndërkohë që është

shumë e rëndësishme sasia e kredisë që shpenzon poseduesi i kartës së kreditit duke e

përdorur këtë të fundit apo të dhënat e saj. Duke marrë parasysh sa u tha më lart janë

bërë llogaritjet, dhe si përfundim i përdorimit të kartës së kreditit nga ana e poseduesit

të saj përfitimi që i është siguruar bankës është vetëm 50 Euro. {(A + B) = 50.00}

a 0.05 b 0.05 0.05 a b( )

a b( ) 1000

0.05 1000 50

B T( ) 50.00

Page 67: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

58

Pothuajse në pjesën më të madhe të vendeve që përdoret karta e kreditit, paguhet

normë interesi vetëm mbi pjesën e papaguar të borxhit. Edhe në shembull është

llogaritur normë interesi vetëm mbi pjesën e borxhit që nuk është paguar. Pjesën e

paguar të borxhit nga ana e poseduesit të kartës së kreditit është shënuar me (p). Në

supozimet e mëparshme, kemi marrë një posedues karte krediti (C) i cili paguan të

gjithë borxhin e akumuluar brenda datës së caktuar dhe si rrjedhojë përfitimet e

bankës nga normat e interesit të borxheve të vonuara janë zero.

Pasi të kemi llogaritur një për një të gjithë përfitimet që ka banka nga poseduesi (C) i

kartës së kreditit, përfitimi në total që ka banka nga poseduesi (C) i kartës së kreditit

gjendet lehtë.

Pasi është llogaritur përfitimi i bankës nxjerrë nga poseduesi i kartës së kreditit (C),

llogaritet dhe kostoja që del nga shërbimi i ofruar poseduesit të kartës së kreditit.

Disa nga këto kosto, të cilat janë shqyrtuar edhe më herët, nuk do të merren në

konsideratë. Nga kostot që nuk do të llogariten janë; kostoja e reklamës për kartë

krediti, kostoja e ngritjes dhe funksionimit të sistemit për kartë krediti. Duke qenë se

këto kosto janë shumë të vogla për kartë krediti do të shprehen vetëm me simbole,

shuma e tyre nuk do ti shtohet shumës totale të kostos dhe nuk do të merren parasysh.

Kostot të cilat do ti shtohen kostos totale ndërkohë janë; kosto kur nuk paguhet i

gjithë borxhi dhe kostot që krijohen nga periudhat enflasioniste.

Në shembullin që është marrë supozojmë që, banka apo kompania që ka nxjerrë kartat

e kreditit (I) ka nxjerrë në treg (n) copë karta krediti dhe ka krijuar sistemin e kartës së

kreditit, i cili ka një kosto operative (m), gjithashtu edhe kostoja e reklamave të mara

në një vit le të jetë (r). si dhe është përmendur më parë kemi një periudhë me një

p( ) 1000

1000 p( )[ ] 0.10 0 0.10

F 0

R A B F T( )

R 4.16 50.00 0

R 54.16

Page 68: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

59

enflasion prej 25%. Duke përdorur këto të dhëna kostoja që ka banka nga poseduesi i

kartës së kreditit (C) është:

Në barazimin e mësipërm kuptimi i shkronjave është; shkronja M tregon koston që i

sjell bankës poseduesi i kartës së kreditit (C), (i) është kostoja që i shtohet bankës si

pasojë e gjendjes enflasioniste, (d) është kostoja që ka banka kur poseduesi i kartës së

kreditit nuk paguan borxhin e kësaj të fundit në kohën e caktuar (këtu kostoja është e

barabartë me borxhin e papaguar) dhe (o) tregon koston e shanseve të humbura. Në

këtë shembull kostoja e shanseve të humbura ka të bëjë me llogaritjen e normës së

interesit të humbur, nëse përdorimi i sasisë së kredisë që përdoret nga poseduesi i

kartës së kredit, i cili nuk paguan normë interesi për pagesat e bëra në kohë, do të

ishte përdorur në kreditë mujore me normë interesi.

Para se të bëhen llogaritjet duhet të bëhen disa supozime shtesë në funksion të

shëmbullit: në radhë të parë supozohet që norma e interesit të kredisë që jep banka

është 8%. Së dyti numri i kartave të kreditit (n) është aq i shumë sa kostoja e reklamës

dhe krijim-funksionimit të sistemit të kartës së kreditit që takon për kartë krediti është

një vlerë shumë e vogël. Pasi kemi bërë këto supozime koston e reklamës dhe krijimin

e funksionim të sistemit të kartës së kreditit që takon për kartë krediti do ta shënojmë

me (x) që do të pranohet si simboli i një shume të vogël. Në këtë moment nuk

llogarisim që të kemi një gjendje ku poseduesi i kartës së kreditit nuk paguan borxhin

pasi që në fillim të supozimit e kemi marrë një posedues kartë krediti i cili paguan

borxhin në datën e caktuar dhe si rrjedhojë (d), kostoja që ka banka kur poseduesi i

kartës së kreditit nuk paguan borxhin është e barabartë me zero.

Në këtë gjendje të skenarit që po studiohet del në pah kostoja e shanseve të humbura.

Në këtë rast poseduesi i kartës së kreditit nuk paguan ndonjë normë interesi pasi ai

paguan borxhin e kartës së kreditit në datën për të cilën kanë rënë dakord më herët me

bankën. Banka apo kompania që nxjerr karta krediti i jep kredi poseduesit të kartës në

sasinë e dakortësuar më herët me të, duke marrë si përfitim nga ky veprim vetëm

koston e mirëmbajtjes vjetore që merret nga poseduesi i kartës së kreditit. Banka apo

kompania që nxjerr karta krediti në vend të përdorimit pa normë interesi dhe vetëm

Mm( )

n

r( )

n

i d o

Page 69: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

60

kundrejt një pagese të vogël të kostos vjetore të mirëmbajtjes, mund të japë në formë

kredie këtë shumë që i jepet poseduesit të kartës së kreditit. Nga përdorimi në vend

tjetër si kredi i shumës prej 1000 euro që i jepet poseduesit të kartës së kreditit në çdo

muaj për përdorim fitimi nga norma e interesit do të ishte:

Norma mujore e interesit të kredisë është marrë si 8% dhe si rrjedhojë banka apo

kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit do të përfitonte 80 euro në muaj nëse do të

jepte këtë shumë në formë kredie. Pra duke qenë se 1000 euro janë përdorur në një

vend të gabuar dhe jo si kredi, banka apo kompania që ka nxjerrë karta krediti është

privuar nga një fitim i tillë.

Një nga kostot më të rëndësishme që formohet mbi elementët e sistemit të kartës së

kreditit në bankat apo kompanitë që nxjerrin karta krediti është kostoja që shfaqet në

momentet e inflacionit. Në shembullin e marrë është pranuar që kemi një gjendje

enflasioniste prej 25% që do të thotë se janë rritur çmimet e mallrave dhe të

shërbimeve në një masë prej 25% ose forca blerëse e parasë ka rënë me 25%. Në këtë

moment poseduesi i kartës së kreditit (C) i cili ka përfituar 1000 euro nga banka apo

kompania që ka nxjerrë kartën e kreditit, në momentin e pagesës edhe pse paguan

1000 euro nuk paguan vlerën e vërtetë që ka përdorur. Duke qenë se fuqia blerëse e

parasë ka rënë me 25%, borxhi prej 1000 euro që paguan në kohën (t+1) nuk është me

vlerë të njëjtë me borxhin prej 1000 euro që përdori më herët në kohën (t). Për të

kuptuar marrim një shembull konkret ku poseduesi i kartës së kredit (C) përdor kartën

e kreditit për të marrë dy mallra më nga 500 euro secili. Në këtë mënyrë poseduesi i

kartës së kreditit (C) përdor gjithë kredinë që i është dhënë nga banka apo kompania

që nxjerr karta krediti nëpërmjet kartës se kreditit. Çmimi i mallit që ka blerë

poseduesi i kartës së krediti (C) në kohën (t) ishte 500 euro por si pasojë e inflacionit

më vonë në kohën (t+1) u bë 625 euro. Poseduesi i kartës së kreditit (C) nëse do të

blinte këto dy mallra në kohën (t+1) duhet të paguante 1250 euro. Pra që të

balancojmë vlerën e 1000 eurove të kohës (t) në kohën (t+1) pas enflasionit duhet të

kemi 1250 euro. Në këtë moment banka apo kompania që nxjerr karta krediti ka

o( ) 1000 0.08

o( ) 80

Page 70: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

61

humbur 250 euro. Nëse do të nxirrej kostoja e bankës apo kompanisë që nxjerr kartën

e kreditit:

M = (x) + 250 + 0 + 80

M = (x) + 330

Kostoja që pëson banka apo kompania që nxjerr karta kreditit si pasojë e poseduesit të

kartës së kreditit (C); M = [(x) + 330] euro dhe përfitimet nga po ky poseduesi (C) i

kartës së kreditit; R=54,16 euro. Duket qartë që M > R dhe (x) çfarëdo shifre që të

ketë thjesht do të risi koston në krahasim me përfitim. Si dhe u tregua më lartë në

supozimin apo tipin e parë të poseduesit të kartës së kreditit (C) banka është në

humbje dhe kjo humbje është në mënyrë më të theksuar si pasojë e enflacionit.

Në skenarin e dytë është supozuar që poseduesi i kartës së kredit nuk paguan borxhin

në datën e caktuar më herët por e paguan bashkë me normën e interesit muajin tjetër.

Qëllimi i tezës në këtë pikë është të tregojë ndikimin e inflacionit mbi bankën apo

kompanitë që nxjerrin karta krediti. Si rrjedhojë pa u futur në detaje do të merret

gjendja më e keqe e poseduesit të kartës së kreditit (supozimi është që poseduesi i

kartës së kreditit këtu paguan borxhin muajin tjetër dhe këtë muaj si pagesë nga ana e

tij është vetëm 50 euro të tarifës së mirëmbajtjes vjetore) për të gjetur gjendjen e

kostos së bankës apo kompanisë që nxjerr karta krediti.

Si u veprua edhe në skenarin e parë në fillim do të llogaritet përfitimi që ka banka apo

kompania që nxjerr karta krediti.

A- Fitimi i krijuar nga pagesa e mirëmbajtjes mujore

50/2 = 4.16 euro

B- Norma e skontos e marrë nga shitësit (duke qenë se s’ka as edhe një ndryshim

në këtë gjendje nuk do të të ketë ndryshim edhe në llogaritjet)

a 0.05 b 0.05 0.05 a b( )

a b( ) 1000

0.05 1000 50

B T( ) 50.00

Page 71: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

62

F- Fitimi që krijohet nga norma e interesit që vendoset në momentin kur nuk

paguan plotësisht borxhin në datën që është caktuar më herët.

Si është shprehur më herët pjesa e paguar e borxhit që krijohet si rrjedhojë e

shpenzimeve që kryen poseduesi i kartës së kreditit me kartën e kreditit shënohet me

(p). Sipas këtij skenari poseduesi i kartës së kreditit (C) bën vetëm pagesën e

mirëmbajtjes vjetore të kartës së kreditit (pagesa minimale e mundshme) dhe pagesën

e borxhit që është krijuar si pasojë e shpenzimeve të bëra prej tij nëpërmjet kartës së

kreditit e shtyn për muajin tjetër. Në muajin që pason banka apo kompania që ka

nxjerrë karta krediti bashkë me sasinë e borxhit shton edhe normën e interesit të

vonesës në pagesë. Duke marrë parasysh të gjithë sa u tha më lart llogaritjet do të jenë

si më poshtë:

R – Fitimi i Bankës

Si dhe duket qartë banka apo kompania që nxjerr karta krediti fiton nga poseduesi i

kartës së kreditit 149.16 euro në muaj si rrjedhojë e krijimit të një gjendjeje

ekonomike të tillë virtuale.

Pasi është llogaritur përfitimi do të llogaritet kostoja që ka banka apo kompania që

nxjerr kartë krediti si rrjedhojë e shërbimit që i ofron poseduesit të kartës së kreditit

(C). Për këtë qëllim do ti referohet formulës së shkruar në skenarin e parë dhe do të

gjenden vlerat e ndryshoreve.

p( ) 50

1000 p( )[ ] 0 10 1000 50( ) 0 10

F 95

R A B F T( )

R 4 16 50 95( )

R 149 16

Mm( )

n

r( )

n

i d o

Page 72: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

63

Si dhe është shpjeguar në skenarin e parë kosto e reklamës dhe krijim funksionim të

sistemit të kartës së kreditit që takon për kartë krediti do ta shënojmë me (x) duke

qenë se kanë një vlerë shumë të vogël dhe nuk do të studiohen.

Në llogaritjet që do të bëhen, pa u thelluar ende në pjesën e kostos që formohet si

pasojë e inflacionit do të llogaritet kostoja e borxhit të papaguar dhe kosto e shanseve

të humbura.

Në këtë skenar mundësia e mos pagimit të borxhit është zero. Nëse do ti kujtonim

supozimet e skenarit që në fillim, poseduesi i kartës së kreditit (C) e paguan borxhin e

kartës së kreditit por duke e shtyrë atë për muajin tjetër pa e paguar në datën e caktuar

ndërkohë që tarifa fikse e mirëmbajtjes paguhet, pra në supozim nuk ekziston gjendje

e mospagimit por thjesht një zhvendosje në kohë e pagesës. Për këtë arsye pjesa (d) e

cila është kostoja e pjesës së mos paguar (default) apo pjesës së borxhit të papaguar i

cili krijohet si pasojë e shpenzimeve të bëra me kartë krediti, është zero pasi në këtë

rast pagesa e borxhit kryhet por me vonesë.

Nëse do të hidhnim një sy shanseve të humbura në këtë skenar nuk kemi ndonjë rast

më të mirë që është humbur. Nëse do ti kishin dhënë me kredi, 1000 Eurot e përdorura

nga poseduesi i kartës së kreditit (C) do të fitohej një normë interesi prej 8%. Në këtë

rast fitesa që do të vinte si pasojë e normës së interesit do ishte e barabartë me 80

euro. Banka apo kompania që nxjerr karta krediti duke qenë se këto 1000 euro i’a ka

dhënë në përdorim poseduesit të kartës së kreditit (C) duke përfshire edhe 10%

normën e interesit do të fitojë; skontot e mbledhura nga shitësit dhe poseduesit të

kartës së kreditit (C) kur kryhen tërheqje në para, pagesat fikse për mirëmbajtje dhe

fitesa nga penalitete e caktuara poseduesve të kartave të kreditit për mos zbatim të

rregullave që janë caktuar me herët. Si përfundim në këtë skenar (o) “opportunity

cost” kostoja e shanseve të humbura është zero.

Kur norma e enflasionit është 25% kjo do të thotë që fuqia blerëse e parasë bie në

masën 25%. Në këtë gjendje në vend të 1100 euro që do të paguhen bashkë me

normën e interesit duhet llogaritur shuma që përkon me vlerën e vërtetë të kësaj

m( )

n

r( )

n x( )

Page 73: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

64

shume, në kohën që është marrë kredia me vlerën e sotme, pra vlera që kanë sot 1100

eurot e mara më herët.

Pra dëmi që i është krijuar bankës apo kompanisë që nxjerr karta kreditit nga

inflacioni është:

Si përfundim dëmi në total që i shkaktohet bankës apo kompanisë që ka nxjerrë karta

kredit nga poseduesi i kartës së krediti (C) është:

Nëse do të krahasonim humbjet e shkaktuara me përfitimet e nxjerra, pa pasur nevojë

të vendosim koston (x) duket qartë që humbja e shkaktuar është më e madhe se

përfitimi i nxjerrë. M = [(x) + 275,00 EURO] > R = 154.16 EURO

U morën në studim dy skenarë që kishte mundësi të zhvilloheshin në sistemin e

kartave të kreditit për bankën apo kompanitë që nxjerrin karta krediti. Në të dy

skenarët që u morën në studim u vu re se inflasioni kishte efekte negative mbi bankën

apo kompanitë që kanë nxjerrë karta krediti. Arsyeja e këtij efekti negativ rrjedh se

banka apo kompania që nxjerr karta krediti është pala që jep hua dhe në momentin e

mbledhjes së huasë, si pasojë e inflacionit, shuma e mbledhur nuk është vlera reale që

më herët ka dhënë në formë huaje. Inflacioni është një element që rrit humbjet e

bankës apo kompanisë që nxjerr karta krediti në sistemin e kartës së kreditit. Si

rrjedhojë vazhdon të ngelet një element i rrezikshëm për bankën apo kompanitë që

nxjerrin karta krediti. Nëse do ta shikonim në miniaturë vetëm për një kartë krediti

apo posedues të saj humbja është krejt e pallogaritshme për bankën apo kompaninë që

ka nxjerrë karta krediti. Por nëse do të mendohej fakti se në portofolin e të gjithë të

punësuarve ka kartë krediti me një limit minimum 1000 euro, sigurisht që është një

element për të cilin është normale kujdesi i treguar nga ana e bankave apo kompanive

që nxjerrin karta krediti. Kjo është edhe arsyeja pse bankat kanë modele vlerësimi të

aplikimeve, me qëllim përzgjedhjen e aplikuesve për karta krediti. Në lidhje me këto

modele do të flasim në kapitullin tjetër.

1100 1 0.25( ) 1375

1375 1100 275

i 275

M x( ) 275.00 0 0

Page 74: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

65

2.2. Përpjekjet për të bërë fitimprurës sistemin

Në momentet e para që doli në treg sistemi i kartës së kreditit, në tregjet bankare u

përhap lajmi që ky sistem do të ishte një dështim total. Arsye që sistemi u duk si një

dështim total dhe arsyeja pse ekonomistët më të shquar të kohës nuk shikonin dritë në

fund të tunelit ishte se ky sistem kishte një kosto shumë të lartë dhe të ardhura shumë

të pakta. Shumë ekonomistë të cilët më herët ishin shprehur pozitiv në lidhje me këtë

sistem filluan të humbnin shpresat në suksesin e tij. Sistemi ishte në mënyrë të

ekzagjeruar i kushtueshëm dhe gjithmonë kërkonte rinovime (me rinovime kuptohet

teknologji të reja apo rrugë të reja për ta bërë këtë të fundit një sistem fitimprurës).

Për këtë arsye u kërkuan rrugë dhe zgjidhje për të kthyer në fitimprurës sistemin e

kartës së kreditit dhe për të ulur në maksimum kostot operacionale që sillnin

poseduesit e kartave të kreditit.

Në fillimet e tij sipas hamendësimeve të specialistëve, poseduesi i kartës së kreditit në

sistemin e kartave të kreditit nuk do ta paguajë borxhin e kartës në datën e caktuar,

por duke e kaluar datën do ta paguaj më vonë bashkë me normën e interesit të

vonesës. Për bankën dhe kompaninë që ka nxjerrë kartat e kreditit ky veprim do të jetë

më fitimprurësi në këtë sistem. Sipas parashikimeve të eksperteve në Amerikë në vitet

1970-te rreth 70% e poseduesve të kartave të kreditit do të kalonin datën e pagesës së

borxhit duke e paguar atë bashkë me normën e interesit të vonesës dhe vetëm 30% e

tyre do të ishin të kujdesshëm dhe do të bënin pagesën e borxhit në kohë duke e

paguar vetëm pjesën e borxhit të marrë57. Kjo ndarje në përqindje që tregon kalimin

apo jo të datës së pagesës së borxhit të kartës së kreditit përbën të ardhurën thelbësore

për bankat apo kompanitë që nxjerrin karta kredit. Banka dhe kompanitë që nxjerrin

karta krediti nuk kanë vetëm këtë rrugë fitimprurëse. Në çdo blerje që bën poseduesi i

kartës së kreditit duke përdorur kartën e kreditit përfitohet një normë skontoje nga

njësitë ekonomike që më herët ka marrëveshje dhe që kryhet blerja. Shuma që

përfitohet është shumë e vogël në krahasim me kostot që duhen për ti ofruar

poseduesit të kartës së kreditit shërbimin.

Pa kaluar shumë kohë në krahasim me parashikimet që bënë specialistet dolën

zhvillime krejt të ndryshme. Pothuajse 70% e poseduesve të kartave të kreditit

                                                            57Lewis Mandell, The Credit Card Industry a History, Twayne Publisher, Boston, 1990, fq.71. 

Page 75: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

66

paguanin në kohë borxhin e krijuar si pasojë e shpenzimeve me kartë krediti dhe

vetëm 30% e tyre e kalonin këtë datë duke paguar bashkë me borxhin edhe normën e

interesit të vonesës në pagesë58. Për bankat dhe kompanitë që nxjerrin karta krediti,

poseduesit e kartave të kreditit që paguajnë në kohë përbëjnë një problem të madh.

Këta posedues kartash krediti i sigurojnë bankës apo kompanive që nxjerrin karta

krediti, fitesa vetëm nga pagesa e tarifës fikse të mirëmbajtjes dhe nga norma e

skontos së marrë nga shitësit për blerjet e bëra nga këta të fundit. Fitesa që u sigurojnë

bankës apo kompanisë që nxjerr karta krediti këta lloj poseduesish kartash krediti

është më e vogël në krahasim me koston për kartë krediti që ka banka apo kompania

që nxjerr karta krediti për të siguruar funksionimin e sistemit të kartës së kreditit dhe

si rrjedhojë banka apo kompania që nxjerr karta krediti del me humbje me këta lloj

poseduesish të kartave të kreditit. Në vitet 1970-të në Amerikë liderët e tregut të

kartave të kreditit u ndeshën me këtë problematikë. Për këtë arsye “Master Charge”

dhe “Bank Americard” (të njohura sot me emrat respektivisht MasterCard dhe Visa

dhe që në atë kohë ishin lider të tregut të kartave të kreditit59) hynë në garën për të

gjetur mënyrat që të ulnin kostot e funksionimit të sistemit dhe të rritnin përfitimet.

2.2.1. Rritja e normave të interesit

Edhe pse rritja e normës së interesit të kartës së kreditit është një nga rrugët më

tërheqëse të bankës apo kompanisë që nxjerr karta krediti, kjo rrugë nuk është

gjithmonë aq e lehtë për t’u përdorur. Kjo rrugë përveç se çon në humbjen e klientëve,

në disa vende është edhe e ndalur nga ligji, gjë që bën edhe më të vështirë përdorimin

e saj. Në disa vende ngritja e normës së interesit caktohet nga një komision dhe ngritja

e saj ndalohet me ligj. Në disa vende të tjera ndryshimi normës së interesit është lënë

nën mbikëqyrjen dhe veprimin e Bankës Qendrore. Si për shembull në vitet 1970-të

në Amerikë kur tregu po ngopej nga kartat e kreditit në të gjithë shtetet e Amerikës

(në 37 shtete) rritja e normës së interesit ishte e ndaluar me ligj. Pothuajse në të gjithë

Amerikën nuk gjeje normë interesi më shumë se 8%. Vetëm në tre shtete situata ishte

                                                            58 Lewis Mandell, The Credit Card Industry a History, Twayne Publisher, Boston, 1990, fq.71. 59 Thomas A. Durkin, “Credit Cards: Use and Consumer Attitudes, 1970-2000”, Federal Reserve Bulletin, September 2000, fq.624. www.federalreserve.gov/pubs/bulletin/2000/0900lead.pdf, (10/05/2008). 

Page 76: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

67

ndryshe. Nga këta, në dy prej tyre kishte një normë interesi tavan prej 18% ndërsa te

shteti tjetër nuk kishte tavan fare për normën e interesit60.

Sado e drejte dhe e përshtatshme ti duket bankës veprimi i rritjes së normave të

interesit, në disa vende të botës ky veprim është kundra ligjeve në fuqi. Nëse

ndërmerret një veprim i tille banka apo kompania që nxjerr karta krediti do të

përfundonte në gjyq dhe do të humbiste kredibilitetin e saj ne treg.

Në Amerikë në 1970-tat norma e interesit më e ulët aplikohej në shtetin Minnesota me

një norme rreth 8%. Banka Montgomey Ward që kishte filialet e saj ne ketë zonë për

të përballuar kostot e mëdha të kartave të kredit ndërmori veprimin e rritjes së normës

së interesit. Në një kohë shumë të shkurtër avokatët e bankës ishin të detyruar të

mbronin në gjyq këtë veprim të bankës. Në përfundim gjykata vendosi të quajë të pa

drejtë dhe të papërshtatshëm rritjen e normës së interesit61.

Me gjithë këto presione, pengesa dhe barriera ligjore prapë nuk ishte e mundur te

ndalej hovi i industrie së kartës së kreditit. U gjendën rrugë të tjera që kthyen

industrinë e kartave të kreditit në një sistem fitimprurës. Në të njëjtën mënyre u

aplikuan edhe teknologji të tjera që mundësonin uljen e kostove të operimit. Të gjitha

këto e sollën sistemin e kartave të krediti në vendin që mban sot në sistemin bankar.

2.2.2. Mënyrat e ndryshme të llogaritjeve

Të ardhurat e sistemit të kartave të kreditit ishin gati duke u bërë krejt të padukshme

nga kostot e mëdha që i tejkalonin disa herë ato. Për këtë arsye po kërkoheshin të

gjitha mënyrat e mundshme për të kaluar këtë sistem në fitimprurës. Një nga mënyrat

ishte metodat e ndryshme llogaritjes, duke detyruar poseduesin e kartës se kreditit të

paguante më shumë. Në fillimet e saj kur doli karta e kreditit, poseduesit e saj paguan

një normë interesi për pjesën e borxhit te papaguar që kishte kaluar afatin e caktuar.

Është e qartë që ky sistem nuk mund të sillte fitime të mjaftueshme. Arsyeja është

shpjeguar me një shembull të thjeshtë më poshtë.

Është marrë në studim një posedues karte krediti i një banke apo një kompanie. Është

supozuar se borxhi i krijuar nga shpenzimet e bëra me kartën e kreditit të personit janë

                                                            60 Diane Ellis, “Bank Trends, Analysis of Emerging Risk in Banking”, FDCI, Division of Insurance, Number 98–05, March 1998. http://www.fdic.gov/bank/analytical/bank/bt_9805.html, (3/06/2008). 61 Lewis Mandell, The Credit Card Industry a History, Twayne Publisher, Boston, 1990, fq.72. 

Page 77: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

68

500 dollarë dhe në momentin e pagesës së borxhit të krijuar personi paguan vetëm

495 dollarë. Sipas mënyrës së përllogaritjes të bilancit të rregulluar (Adjustet Balance)

ky person do të paguajë normë interesi vetëm për pjesën e papaguar të borxhit (5

dollarë). Duket qartazi se një veprim i tillë në llogaritje do të sjellë shumë pak të

ardhura. Nisur nga fakti që njerëzit do të kërkonin të paguanin një orë e me parë

borxhet që kanë, si rrjedhojë pjesa më e madhe e huasë do të paguhej gjithmonë dhe

vetëm një pjesë e vogël do të ngelej për tu paguar më vonë, pjese kjo të cilës do ti

aplikohej dhe norma e interesit. Sistemi i kartës së kreditit në këtë mënyrë ishte duke

shkuar drejt një falimentimi të sigurt dhe që të vazhdonte jetës e tij patjetër duhej të

kthehej në fitimprurës. Është fakt që njerëzit janë të prirur të mos paguajnë para. Në të

gjithë librat ekonomike të shkruar në lidhje me procesin e blerjes dhe studimeve mbi

psikologjinë njerëzore ka vetëm një përfundim te sigurt: “blerësi do të blejë sa më

shumë mallra dhe shërbime me pak para dhe shitësi do të fitojë shumë para duke

shitur më pak mallra dhe shërbime”. Kjo e vërtetë tregon hapur sjelljet e poseduesve

të kartave të kreditit si dhe që bankat apo kompanitë që nxjerrin karta krediti duhet

menjëherë të ndryshonin metodën (bilancit te rregulluar) e përllogaritjes.

Kështu bankat vendosen të ndryshojnë këtë mënyrë llogaritjeje, dhe zgjodhën një

mënyrë tjetër. Emri i mënyrës tjetër të përllogaritjes ishte “Average Daily Balance”

pra bilanci mesatar i përditshëm. Sipas mënyrës së bilancit mesatar të përditshëm nëse

nuk paguhen në fund të muajit apo në datën që është caktuar për pagesë të gjitha

harxhimet e bëra me kartë krediti, do të aplikohet normë interesi mbi të gjitha

harxhimet që janë bërë atë muaj. Në mënyrën e vjetër aplikohej normë interesi vetëm

për pjesën e papaguar të borxhit ndërsa tani nëse nga borxhi që duhet paguar nuk

paguhet një pjesë e tij, poseduesi i kartës së krediti është i detyruar të paguaj normë

interesi për të gjithë harxhimet që ka bërë këtë muaj me kartën e kreditit.

Me zgjedhjen e kësaj mënyre përllogaritjeje mendohej që në Amerikë në vitet 1970-të

të rriteshin të ardhurat e kartës së krediti deri në 15%-20%. Sigurisht që sa e drejte

është kjo lloj përllogaritjeje nga ana e klientëve apo poseduesve të kartave të kreditit

kjo është një teme për tu diskutuar.

Page 78: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

69

Sot në Amerikë për llogaritjen e sasisë totale që duhet të paguajnë poseduesit e

kartave të kreditit përdoren tre nga metodat me të përhapura të përllogaritjes duke u

vendosur normën e interesit borxheve të vonuara të kartave të kreditit si më poshtë:

Bilanci i rregulluar (adjustet balance)

Bilanci mesatar i përditshëm (the average daily balance)

Bilanci i mëparshëm (previous balance)62

Nga sa tregohet më lart bashkë me mënyrat e ndryshme të llogaritjeve mund të

përdoren edhe elemente të tjerë. Marrja apo jo në konsideratë e këtyre elementeve çon

në mënyra të ndryshme llogaritjeje. Për shembull shpenzimet e bëra me kartë krediti

do ti llogaritet norma e interesit për një muaj apo për dy muaj? Shpenzimet që bëhen

nga data e llogaritjeve deri në datën që është caktuar të bëhen pagesat do të merren në

llogaritjet e këtij muaji apo do te kalohen në llogaritjet e muajit tjetër?

Në vende të ndryshme përdoren metoda të ndryshme përllogaritje si dhe këto të fundit

alternohen edhe me elemente të tjerë të cilat i bëjnë më komplekse mënyrat e

përllogaritjeve. Këto përllogaritje ndryshojnë nga një vend në tjetrin për arsye të

gjendjeve dhe përbërjeve të ndryshme ekonomike që kanë vendet. Për shembull vende

të cilat nuk kanë problem enflasionin, caktojnë në mënyrë vjetore normën e interesit,

si për shembull Amerika (ku disa e lançojnë nëpërmjet Bankave Qendrore dhe disa

nëpërmjet qeverisë, kjo në varësi të legjislacionit që kanë) disa të tjera si për shembull

Turqia e lançojnë njëherë në çdo tre muaj kjo pasi ky vend është i prekur nga

enflasioni63.

2.2.3. Sanksionet dhe sistemi penalizues

Kartat e kredit janë përhapur në një mënyrë marramendëse në përdorimin e tyre kudo

në jetën e përditshme. Është e mundur që të gjesh ne portofolin e çdokujt një të tillë,

madje edhe më shumë se një kartë krediti. Tashmë karta e kreditit është bërë një

                                                            62 “The Basic of Credit Management”, Resourse Guide, Personal Finance Choices, Setting A New Course, Chapter 7, http://www.pueblo.gsa.gov/cic_text/money/personalfin/lesson5.htm, (03/05/2008). 63 28 Aralık 2007 tarih ve 26740 sayılı Resmi Gazete’de yayımlanan Kredi Kartı İşlemlerinde Uygulanacak Azami Faiz Oranları Hakkında Tebliğde Değişiklik Yapılmasına Dair 2007/3 sayılı Merkez Bankası Tebliği 

Page 79: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

70

element ekonomik shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye shtetet janë përpjekur për të

krijuar një ambient ligjor të përshtatshëm për këtë mjet blerjeje kaq të përhapur.

Nëse për t’ju referuar kartës së kreditit është përdorur togfjalëshi “mjet blerës” ky nuk

është një shprehje e përshtatshme që tregon me të vërtet kartën e kreditit. Pasi karta e

kreditit nuk mund të krahasohet me paranë si mjet që ndihmon në shkëmbimin e

mallrave, karta e krediti nuk është vetëm mjet ndihmues për shkëmbimin. Karta e

krediti është edhe një mjet me të cilin mund të merret kredi, mund të bëhen transferta,

mund të bëhen tërheqje në para dhe mund të hyhet në llogarinë bankare personale

duke kryer veprime të ndryshme. Të gjitha këto veprime që kryhen me kartën e

kreditit janë veprime për të cilat banka apo kompania që nxjerr karta krediti marrin

tarifat e tyre, të cilat duhet të kontrollohen për të mos krijuar fitime të pamerituara.

Këtë detyre të rojtarit për mos marrjen e fitimeve të pamerituara e merr përsipër

shteti. Për të kryer detyrën e vet shteti në fillim krijon ambientin ligjor sipas të cilit do

të veprohet (vendos rregullat e lojës) me pas cakton institucionet që do të merren me

kontrollin e zbatimit të bazave ligjore që ka nxjerrë me herët me qellim rregullimin e

funksionimit të sistemit të kartave të kreditit. Duke qenë se në ekonominë e një vendi

sistemi i kartave te kreditit është shumë i rëndësishëm nga ana ekonomike dhe nga

ana sociale, shteti jo vetëm që ka detyrën të ndjekë zbatimin e ligjit por cakton edhe

disa prej elementëve të prekur me lart.

Në Amerikë kur dolën kartat e kreditit për here të parë, norma e interesit që aplikohej

mbi borxhin e papaguar caktohej nga FED (Federal Reserve). FED-i vendoste normën

e interesit më të lartë të mundshme më pas të gjithë bankat apo kompanitë që nxirrnin

karta krediti ishin të lira të vendosnin norma interesi poshtë kësaj norme apo sa ajo

normë por jo më të lartë se norma e interesit e caktuar nga FED. Në Amerikë ky lloj

caktimi i normës së interesit quhet APR (Annual Percentage Rate) pra norma e

përqindjes vjetore dhe kjo nuk është norma e vetme që caktohet. Në të njëjtën kohë

caktohen edhe norma për komisionet e blerjeve, në tërheqjet plus të parave, në

transfertat e parave po ashtu kemi normat e ndryshme për nivele të ndryshme të

borxheve të papaguara si dhe norma e interesave që do të aplikohet për penaltitë.

Norma e interesit që do paguhet në rastin e penalltive në Amerikë caktohet nga FED-i

si një normë tavan, por mënyrën e pagesës, kur dhe si do të aplikohet kjo i është lënë

Page 80: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

71

në dëshirën e bankave apo kompanive që nxjerrin karta krediti. Në Amerikë një

posedues karte krediti nëse do të paguante me 30 ditë vonese borxhin e kartës së

kreditit është i detyruar të paguaj midis 30 dhe 35 dollarë shtesë (shuma e penalltisë)

dhe nëse në vit nuk ka paguar në kohë dy herë shumën e borxhit do të aplikohet

norma vonesë e interesit64. Penalltitë dhe normat e interesit penalizuese janë shumë

herë më të larta se normat normale dhe përbejnë një nga elementet me kryesorë

fitimprurës të bankave apo kompanive që nxjerrin karta krediti. Në këtë mënyrë në

Amerikë në vitin 2006 shuma e mbledhur nga penalltitë dhe normat vonesë të interesit

të borxheve të paguara me vonesë përbënte 35% të gjithë fitimit të sistemit të kartave

të kreditit65.

2.2.4. Shitja e artikujve të tjerë

Me këtë mënyrë bankat që kanë karta krediti në fund të muajit i çojnë dekontet e

harxhimeve poseduesve të kartave te kreditit dhe bashke me këto i çojnë edhe

broshura të cilat reklamojnë artikuj të tjerë. Në këtë mënyrë banka krijon një lidhje

edhe me të fortë me poseduesin e kartës së kreditit duke e shtyrë atë në blerje të

caktuara. Në thelb të kësaj metode qëndron kthimi i poseduesit të kartës së kreditit në

një klient të përhershëm të bankës. Emri i kësaj metode është “Cros Selling”, shitje

përmes, ku banka synon ti shesë poseduesit të kartës së kreditit edhe artikuj të tjerë të

saj apo jo të saj por që ajo përfiton prej tyre. Well Fargo në 1970-tat filloi të

reklamonte programin e artë nëpërmjet dekonteve të harxhimeve që u çonte

poseduesve të kartave të kreditit çdo muaj. Klientët që bëheshin pjesë e programit të

artë kishin mundësi të kontrollonin llogaritë e tyre pa limit, të kishin kasa personale,

të bënin tërheqje në para, çeqe udhëtimi pa para dhe shumë shërbime të tjera pa u

tarifuar nga banka. Kostoja e programit ishte vetëm 36 dollarë (kjo ishte nje kosto

vjetore) dhe që në javën e parë të reklamimit të tij pati 12 000 aplikues. Well Fargo në

vitin 1973, me programin “Gold Account Card” arriti të rriste sasinë e klientëve te tij

nga 50 000 në 84 27766. Rreth 18% e këtyre klientëve vinin nga banka të tjera.

                                                            64 Sumit Agarwal, John C. Driscoll, Xavier Gabaix, and David Laibson, “Learning in the Credit Card Market”, Discussion Paper at AEA, February 8, 2008, fq.5. 65 Norman I. Silber, “Late Charges, Regular Billing and Reasonable Consumers: A Rationale for a Late Payment Act”, Legal Studies Research Paper Series, 83 Chi-Kent. L. Rew. 855, 2008, fq.8. 66 Lewis Mandell, The Credit Card Industry a History, Twayne Publisher, Boston, 1990, fq.73. 

Page 81: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

72

Metoda “Cross-Selling” përveç reklamimit të artikujve bankare mund të përdoret edhe

në reklamimin e artikujve të tjerë të cilët nuk kanë të bëjnë me bankën. Bashkë me

dekontin e harxhimeve, poseduesit të kartës së kreditit i dërgohej edhe një broshure ku

serviren artikuj të cilët nuk mund të merren normalisht pa ndihmën e kartës së

kreditit. Në këtë mënyrë poseduesit e kartës së kredit amplifikoheshin të blinin artikuj

të cilët nuk mund ti merrnin në kushte normale por që nëpërmjet kartës së krediti

tashmë e kishin të mundur ti merrnin, kjo bënte që këta të blinin deri sa mbushin

komplet limitin e kartës së kreditit. Ndër të parët që përdorën këtë metode ishin

“Walker Bank” dhe Trust Company”67. Këto kompani bashkë me dekontin e

harxhimeve që kishte bërë poseduesi i kartës së kreditit i çonin edhe reklamën e kartës

“Golden Key Auto” (karta e makinës me çelësin e artë). Poseduesit e kartave të

kreditit që zgjidhnin këtë mënyrë pagese kishin mundësinë të fitonin një makine. Në

blerjen e makinave banka u ofronte variantin e blerjes me këste dhe në të njëjtën kohë

merrte edhe normën e skontos nga shitjet.

2.2.5. Përdorimi i hapësirës së zarfit

Karta e kreditit u be një mjet i jetik për njerëzit dhe si rrjedhoje përdorimin e saj e

aplikonin miliona njerëz. Kjo do të thotë që bankat apo kompanitë që nxjerrin karta

krediti të kenë një lidhje çdo muaj nëpërmjet postës me miliona njerëz. Për disa firma

kjo lloj lidhjeje është një gjendje e dëshiruar dhe një shans shumë i madh. Këto firma

këtë lloj lidhjeje kërkojnë ta përdorin për të shfaqur reklamat e tyre. Kjo dëshire e

këtyre firmave për bankat apo kompanitë që nxjerrin karta krediti është një mënyrë

plus për të rritur përfitimetpërfitimet e sistemit te kartave te kreditit.

Këto zarfe që u mbërrinin me poste në kaq shume njerëz fitonin të njëjtin status si

radioja, televizioni dhe gazeta që mbërrin në shumë njerëz. Sigurisht dhe padyshim

arsyeja pse firmat u shtynin që të merrnin me qira hapësirën e zarfeve pikërisht ishte

veçoria që ata mbërrinin në çdo njeri dhe çdo familje. Në këtë mënyrë bankat dhe

kompanitë që nxjerrin karta krediti kishin gjetur një element tjetër për të rritur

fituesen e sistemit të kartave të kreditit.

                                                            67 Lewis Mandell, The Credit Card Industry a History, Twayne Publisher, Boston, 1990, fq.74. 

Page 82: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

73

KAPITULLI I TRETË

VLERËSIMI I KËRKESAVE DHE METODA E PROCESIT HIERARKIK ANALITIK TË

PËRZGJEDHJES

1. MODELET TRADICIONALE TË VLERËSIMIT

Numri i personave që aplikojnë për karta krediti në banka është me mijëra.

Departamenti i bankës që merret me kartat e kreditit e ka të pamundur t’i vlerësojë të

gjithë aplikimet e shumta. Për këtë arsye përdoren procedura automatike të

mbështetura në kompjuter dhe modele statistikore për të vlerësuar kërkesat për kartë

krediti. Deri vonë vendimmarrja për kreditimin e aplikanteve sa i përket rrezikut që

mund të mbartte kthimi mbrapa i kësaj huaje nga konsumatori ishte bazuar në

gjykimin njerëzor68. Pikërisht rritja e kërkesës për kredi solli përdorimin e metodave

më formale dhe objektive (të quajtura përgjithësisht si pikëzim i kredive) për të

ndihmuar dhënësit e kredive në vendimet e tyre kundrejt aplikueseve69.

Në fakt këto modele të quajtura modele të pikëzimit të kredive janë sisteme për të

ndarë në nëngrupe personat (aplikuesit për kartë krediti) sipas veçorive të përbashkëta

që kanë70. Kjo teknikë statistikore e zhvilluar për herë të parë nga Fisher me emrin

analizë diskriminante (discriminant analysis) do të ishte pioniere e kërkimeve

operacionale dhe statistikore të zhvilluara më pas71. Duket qartë se ndikimi i tregut të

industrisë financiare, konkurrenca në të, rritja e sasisë së të dhënave të disponueshme

për aplikantët dhe sidomos zhvillimet e mëdha që kanë ndodhur në botën teknologjike

zënë një rol të veçantë në avancimin në këtë nivel që ndodhen sot sistemet e pikëzimit

                                                            68 Thomas, L.C, “A survey of credit and behavioral scoring-forecasting financial risk of lending to consumers”, International Journal of Forecasting, 2000, 16(2), 163-167. 69 Akhavein, J., W.S. Frame and L.J. White, “The difufusion of financial innovation; An excamination of adoption of small bussines credit scoring by large Banking organization”, The journal of bussines, 78(2), 2005, 577-596. 70 Vladimir Bugera, Hiroshi Konno ve Stanislav Uryasev, “Credit Cards Scoring With Quadratic Utility Function”, Risk Management and Financial Engineering Lab Center For Applied Optimization, University of Florida, January 15, 2002. fq.2. 71 Javier Marquez, “An Introduction to Credit Scoring For Small and Medium Size Enterprises”, http://siteresources.worldbank.org/EXTLACOFFICEOFCE/Resources/870892-1206537144004/MarquezIntroductionCreditScoring.pdf, 2008, fq.10. (10/07/2008). 

Page 83: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

74

të kredive. Këto sisteme nuk janë gjë tjetër veçse një lloj metode për të vlerësuar

riskun kreditor e përftuar nga analiza e faktorëve të cilët më herët janë përcaktuar si

faktorë që ndikojnë apo shkaktojnë nivelin e riskut.

Teknikat e përdorura për pikëzimin e kredisë mblidhen nën dy grupime.

1. Teknikat statistikore

2. Teknikat operacionale

Në teknikat statistikore përfshihen analiza diskriminante lineare dhe analiza logjistike,

ndërsa në teknikat operacionale përfshihet modeli i pemës së vendimeve dhe model i

rrjeteve neurale artificiale, ky i fundit është një nga modelet me të përdorura në

kombinimet programore (software).

1.1. Analiza Diskriminante Lineare

Analiza diskriminante lineare u zhvillua nga Fisher (1936) i cili sugjeronte se mënyra

më e mirë për të ndarë dy grupe është të gjehej kombinimi linear i variablave

shpjeguese të cilat jepnin distancën maksimale midis elementeve të dy grupeve72.

Ideja thelbësore qëndron në mendimin që ekziston një lidhje midis një ndryshoreje

interesi “y” dhe një set ndryshoresh “x”, që ne mendojmë se mund të mbartin këto të

fundit, me ndryshoren e interesit “y”. Analiza diskriminante lineare ka si qëllim të

klasifikojë në nëngrupe elementet homogjene në një grup heterogjen dhe të vazhdojë

procesin e marrjes së vendimit.73 Në analizën diskriminante, e cila është një teknikë

klasifikimi, qëllimi është të bëjë të mundur maksimalizimin e raportit midis variantit

të brendshëm të grupit me variantin mes grupeve. Funksioni diskriminant është në

këtë mënyrë?

D përfaqëson vlerën e diskriminantit, W0 vlerën fikse, ndërsa Wi (i = 1, 2... n)

variantet e pavarura, kurse Xi (i = 1, 2… n) tregon vlerën e koefiçentit. Pasi vendoset

modeli, llogariten vlerat diskriminante për setin e të dhënave dhe për çdo grup gjendet

                                                            72 Fisher, R. A, “The Use of Multiple Measurements in Taxonomic Problems”. Annals of Eugenic, Vol. 7, 1936, 179-188. 73 Martin Vojtek ve Evzen Kocenda, “Credit Scoring Methods”, Czech Journal of Economics and Finance, Vol 56, Issue 3-4 March, 2006, fq.152-167. 

D wi

wi x

i

Page 84: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

75

një vlerë mesatare. Vlera diskriminante që do të përfitojmë krahasohet me vlerën

kritike dhe vendoset se cilit grup i përket vëzhgimi.

Modeli i analizës diskriminante lineare është një nga mjetet e vetme më të përdorura

në ekonometri, gjithashtu është një nga mjetet fillestare të analizave si dhe mbetet një

lente nëpërmjet të cilës vërehen lidhjet midis ndryshoreve74. Si rrjedhoje, një mjet i

tillë, edhe pse modelet statistikore mund të zhvillohen dhe të bëhen shumë më

komplekse me qëllimin e vetëm për të rritur sa më shumë mundësinë e parashikimit,

prapë do të jetë dhe do të mbetet një nga mjetet e domosdoshme të analizave mbi

lidhjet e mundshme midis ndryshoreve.

1.2. Modeli i regresionit logjistik

Analiza diskriminante lineare përdoret me sukses në të gjithë modelet ku të dhënat

dalëse që interesohemi janë ndryshore të vazhdueshme. Në fakt në jetën reale ka raste

që të dhënat dalëse që interesohemi janë të karakterit dikotonom, ose shprehur

ndryshe janë ndryshore binome. Pikërisht në këto raste modeli i analizës

diskriminante lineare nuk është i mjaftueshëm për të parashikuar ndryshoret që priten

të dalin në një kohë t+1. Në analiza të tilla, ku ndryshoret dalëse që priten janë të një

natyre dikotonome apo binome modeli më i përshtatshëm është modeli regresionit

logjistik.

Modeli i regresionit logjistik është një variant më i zhvilluar i analizës diskriminante

lineare. Në analizën diskriminante lineare nuk mund të bëhet një vlerësim nëse ka të

dhëna jo të normalizuara. Këto të dhëna mund të analizohen vetëm me përmirësimin e

analizës diskriminante lineare (duke përdorur modelin e regresionit logjistik). Modeli

i regresionit logjistik paraqitet si më poshtë:

Ndryshe nga analiza diskriminante modeli i regresionit logjistik nuk ka nevojë për

supozim. Megjithatë modeli i regresionit logjistik është më i lehtë për t’u interpretuar

pasi jep një vlerë probabiliteti. Pasi të vendoset modeli, shihet variabiliteti për çdo

                                                            74 William H. Greene, Econometric Analyses, Seventh Edition, Pearson Education Limited, 2012, fq. 52. 

logp

1 p

w0

wi log x

i

Page 85: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

76

aplikues, vlerësohet probabiliteti, dhe bëhet një klasifikim nëse gjendja është më e

madhe ose më e vogël se 0.5.

Në analizën që bëhet ndaj aplikanteve për kartë krediti, merren në shqyrtim të gjitha

ndryshoret që përfaqësojne tipin, preferencat, të ardhurat, në një farë mënyre mënyrën

e jetesës të aplikantit. Të gjitha këto të dhëna analizohen me qellim për të nxjerrë

përfundimin, nëse aplikanti do të paguajë ose nuk do të paguajë borxhin e krijuar nga

përdorimi i kartës së kreditit. Përfundimi që pritet në këtë rast nga analiza është

dikotonom apo binom, pra me dy përfundime të mundshme, (do të paguajë borxhin e

krijuar ose nuk do të paguajë borxhin e krijuar) që bën përdorimin e regresionit

logjistik shumë të përshtatshëm në këtë rast. Pikërisht si rrjedhoje e këtij përfundimi

të pritshëm dikotonom, regresioni logjistik është shumë i përdorur në modelet

analizuese të vlerësimit të aplikimeve për karta krediti.

1.3. Pemët e vendimmarrjes

Metoda e pemëve të vendimit, e zhvilluar nga Bierman, Friedman, Olshen dhe

Stone,75 pasi plotëson një lloj procesi zbërthimi arrin në një vlerësim sipas normave

të vëzhgimit që gjenden në brendësi të grupit. Përgjigjja e personit që aplikon në

pemën e vendimeve synohet të ndahet në dy grupe. Më pas do të ndajë përgjigjen e

dhënë për pyetjen e bërë në dy grupe dhe pasi të fiksojë një përgjigje do t’i ndajë

përgjigjet në mënyrë që të maksimizojë rreziqet mes dy grupeve. Pra pemët e

vendimmarrjes përshkruajnë grafikisht vendimin që duhet marrë, ngjarjet që mund të

ndodhin dhe rezultatet te shoqëruara me kombinimin e vendimeve dhe ngjarjeve.

Në këtë kontekst pemët e vendimmarrjeve përbëhen nga nyja dhe degë. Në pemët e

vendimmarrjes kemi tre lloje nyjash dhe dy lloj degësh. Kështu kemi nyja

vendimmarrjeje të cilat janë pika ku duhet bërë një zgjedhje dhe që në diagramë

shënohen me një katror. Degët që dalin nga një nyjë vendimmarrjeje janë degë

vendimmarrëse, ku çdo degë përfaqëson një nga alternativat e mundshme ose drejtime

të akteve të mundshme në atë pikë. Më pas vijnë nyjat e ngjarjeve, nyja ku paqartësia

zgjidhet (një nyje ku vendim marrësi mëson mbi zhvillimin e ngjarjes), këto nyja

shënohen me rreth në diagram dhe shpesh quhen dhe nyja të mundësive. Mbas nyjave

të ngjarjeve zgjaten ose dalin degët e ngjarjeve te cilat përfaqësojnë një ngjarje të

mundshme që mund të ndodhi. Në fund kemi nyjat terminale të cilat përfaqësojnë

                                                            75 Martin Vojtek ve Evzen Kocenda, “Credit Scoring Methods”, Czech Journal of Economics and Finance, Vol 56, Issue 3-4 March, 2006, fq.152-167 

Page 86: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

77

rezultatin final të kombinimit të vendimeve dhe ngjarjeve. Nyjat terminale janë pikat

fundore të pemëve të vendimmarrjeve dhe shënohen me një trekëndësh në diagrame.

Për të gjetur ndarjen më të mirë kjo procedurë kryhet për çdo pyetje. Kjo procedurë

do të vazhdojë deri sa në përgjigje të gjendet një ndryshim i logjikshëm statistikor,

nëse nuk gjendet një ndryshim i logjikshëm statistikor kjo procedurë ndalohet.

1.4. Rrjetet Neurale Artificiale

Rrjetet neurale janë një metode vlerësimi që imiton logjiken e funksionimit të trurit të

njeriut sa i përket zgjidhjeve vendimmarrëse. Kjo metode i ka fillesat e saj që në vitin

1943 kur Waren Mc Culloch dhe Walter Pitts publikuan punimin e tyre i cili tregonte

sesi truri mund të prodhojë modele me kompleksitet të lartë duke përdorur qeliza të

shumta elementare të lidhura me njëra-tjetrën. Këto qeliza elementare të trurit janë

quajtur neurone ku Waren Mc Culloch dhe Walter Pitts dhanë një model të thjeshtuar

të tyre në letër. Sipas këtij modeli rrjeti neural artificial përbëhet nga njësi elementare

të llogaritshme që njihen si elemente përpunuese76. Modeli i thjeshtuar i Waren Mc

Culloch dhe Walter Pitts i dha një shtysë shumë të madhe zhvillimit të modeleve të

mëvonshme të rrjeteve neurale artificiale.

Një tjetër drejtim shumë i rëndësishëm që solli në modelet vendimmarrëse të rrjeteve

neurale artificiale ishte dhe studimi i Frank Rosenblatt në 1985, ku ai i shtoi modelit

të thjeshtuar të publikuar nga Waren Mc Culloch dhe Walter Pitts dhe disa veçori që

bënë modelin të fitonte vetinë e të vetëmësuarit.

Skema 2.1: Neural networks structure

Burimi: Expert System with Applications, Mehdi Khashei, Mehdi Bijari 2009 fq.481.

                                                            76 W. McCulloch and W. Pitts, “A Logical Calculus of Ideas Immanent in Nervous Activity”, Bulletin of Mathematical Biophysics, Vol 5, No. 1-2, 1943, fq 99-115. 

Page 87: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

78

Modeli i rrjeteve neurale artificiale idealisht përbëhet nga tre shtresa si dhe tregohet

më lart në figurë. Shtresa e të dhënave hyrëse (input layer), shtresa e fshehur (hidden

layer) dhe shtresa e përfundimit (output layer). Shtresa e të dhënave hyrëse përbëhet

nga nyja të të dhënave hyrëse që prezantojnë ndryshoret e sistemit, shtresa e fshehur

përbëhet nga nyja që thjeshtojnë rrjedhjen e informacionit nga shtresa të dhënave

hyrëse në shtresën e përfundimit. Rrjedhja kontrollohet nga faktorët e peshës të

shoqëruar me secilin lidhës. Shtresa e përfundimit (output layer) përbëhet nga nyje që

prezantojnë klasifikimet e vendimeve të sistemit. Vlerat e nyjeve përfundimtare

krahasohen me limitet e vendosura për të përcaktuar përfundimin dhe klasifikuar çdo

rast.

Vendosja dhe rregullimi i peshave në çdo lidhës është një moment tjetër shumë i

rëndësishme. Rregullimi i peshave në secilën lidhës quhet ndryshe dhe procesi i

kalibrimit. Procesi i kalibrimit qëndron në testimin e vlerave hyrëse në rrjete me nyja

përfundimtare të paracaktuara. Ky proces vazhdon deri sa vlerat e peshave

zvogëlohen në një funksion gabimi. Shembuj testues me vlera dalëse të paracaktuara

përdoren për të verifikuar performancën e rrjetit të kalibruar.

2. PAMJAFTUESHMËRIA E MODELEVE TRADICIONALE

Për të përcaktuar nëse aplikuesit për kartë krediti do t’i kryejnë apo jo pagesat për

debinë që do të kenë në kartën e kreditit përdoren shumë metoda dhe modele.

Shumica e modeleve tradicionale bazohet në teknika statistikore dhe operacionale. Për

të funksionuar këto modele duhet që aplikuesi të ketë “minierën e të dhënave”.

Domethënë për çdo aplikues për kartë krediti duhet të kemi të dhënat për sjelljen e

tyre ekonomike për një vit.

Duke qenë se gjetja e këtij tip informacioni është i vështirë për një bankë, numri i

specialistëve që do t’i përpunojnë informacionet në këto modele me aplikuesit e

kartave të kreditit është në proporcion të zhdrejtë. Për këtë arsye shfaqen dukuritë e

vonesave ose dhëniet e kartave të kreditit pa analizë. Për shkak të vështirësisë së

kuptimit të ecurisë së modeleve, vlerësimi i aplikuesve për kartë krediti bëhet vetëm

nga specialistë.

Page 88: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

79

Metoda e regresionit linear është një nga modelet e para që janë vënë në përdorim dhe

mund të përdoren vetëm nga specialistë me një nivel të caktuar arsimimi. Për shkak të

vështirësisë së përdorimit, dhe në rastet kur ka shumë variabile, në metodën lineare

përfundimet e arritura nuk janë të shëndetshme. Sipas supozimit të metodës së

regresionit linear, variabilet duhet të jenë në shpërndarje normale. Ky supozim tregon

se në përdorimin e metodës së regresionit linear ekzistojnë mangësi serioze77. Mos

pasja e një shpërndarje normale në variabilet që do të vlerësohen me metodën e

regresionit linear shkakton humbjen e besueshmërisë si model. Këtij problemi të

padëshiruar i jep një zgjidhje metoda e regresionit logjistik. Edhe pse metoda e

regresionit logjistik sjell një zgjidhje për rastet kur nuk kemi shpërndarje normale të

variableve ajo mbart mangësi në vetvete duke qenë se ka lindur nga modeli i

regresionit linear. Metoda e regresionit logjistik është njëlloj e vështirë në përdorim si

modeli i regresionit linear dhe kërkon persona me një nivel të caktuar arsimimi për ta

përdorur. Përjashtimi i variableve nga sistemi apo futja në metodë e variableve të reja

nuk zhvillon metodën por shkakton krijimin e një metode të re vlerësimi. Një mangësi

tjetër është mos pasja mundësi e vlerësimit të variableve sasiore dhe cilësore në

metodat e regresionit logjistik dhe linear, në këtë mënyrë analiza diskriminante duke u

bazuar në një supozim statistike strikt, bën që përfundimet shumë rrallë të jenë të

kënaqshme në jetën reale78.

Metoda e pemës së vendimit bazohet në një lloj mënyre të klasifikimit dhe zbërthimit.

Metoda e pemës së vendimit është e thjeshtë për t’u kuptuar dhe interpretuar, formimi

i kësaj metode është i lirë dhe kjo është një arsye tjetër pse gjen një përdorim të gjerë.

Një nga mangësitë më të mëdha të metodës së pemës së vendimit është mos dhënia e

një përfundimi shifror. Metoda e pemës së vendimit pas procedurës së klasifikimit

dhe zbërthimit arrin në një përfundim pozitiv ose negativ. Duke qenë se përfundimi

mund të pranohet ose mos pranohet vetëm në bazë të një kriteri, në lidhje me variablet

që kanë të bëjnë me kërkimin, është i pamjaftueshëm për ta krahasuar me variablet e

tjera. Metoda e pemës së vendimit duhet patjetër të përdoret nën shoqërimin e

                                                            77 William H. Greene, “A Statistical Model for Credit Scoring”, Department of Economics Stern School of Business, New York University, April 8, 1992. fq.4. 78 Hian Chye Koh, Wei Chin Tan, Chwee Peng Goh, “A two step method to construct credit Scoring models with data mining techniques” International Journal of Bussines and Information, Volume 1, No.1, 2006, fq 102. 

Page 89: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

80

metodave të tjera të vlerësimit dhe është e pamjaftueshme kur përdoret e vetme në

procesin e vlerësimit.

Metoda e rrjetave neurale artificiale është një prezantim matematikor i inspiruar nga

nervat dhe qelizat e trurit të njeriut dhe komunikimi midis tyre. Kjo analizë është e

ngjashme me analizën diskriminante jolineare dhe bazohet në supozimin, se

ndryshoret që marrin pjesë në analizë janë linearisht të pavarura. Këto modele

shqyrtojnë lidhjet (korrelacionet) potencialisht të fshehura midis ndryshoreve

parashikues, të cilat përfshihen në modele si ndryshore shpjeguese shtesë, në

funksionin parashikues jolinear të qëllimit për të cilin po kryhet analiza.

Pamjaftueshmëria e tyre rëndon në mënyrën sesi identifikohen lidhjet e fshehta midis

ndryshoreve shpjeguese. Gjithashtu ky model shfaq performancë të dobët kur

ekzistojnë atribute irrelevante ose një set të dhënash i vogël duke mos lënë pa

përmendur këtu handikapin kohor sa i përket periudhës së gjatë që duhet për

kalibrimin e modelit me qellim gjetjen e rrjetave neurale artificiale optimale për

qëllimin për te cilin po bëhet analiza79.

Në këtë kuadër mund të themi se vlerësimet e aplikimeve për karta krediti për shkak

të mos përdorimit të variableve sasiore dhe cilësore bashkërisht në analizë janë të

pamjaftueshme, të vështira për t’u kuptuar, disa prej tyre me kosto të lartë, pra mund

të themi se vlerësimet e aplikimeve për karta krediti me anë të metodave tradicionale

janë të pamjaftueshme. Në vend të përdorimit të metodave tradicionale, që janë

shkaktare për vlerësime të pamjaftueshme dhe të vështira për t’u përdorur, mund të

përdoren metoda për marrjen e vendimit me shumë kritere, të cilat mundësojnë

vlerësime më efikase dhe janë më të lehta për t’u përdorur. Një nga mënyrat që bën të

mundur analizën e elementeve cilësorë dhe sasiorë që përdoren në vlerësimin e

aplikimeve për kartë krediti, të cilat mbetën të pamjaftueshme në modelet e vjetra,

është metoda e Procesit të Hierarkisë Analitike. Kjo metodë e cila do të shqyrtohet

më në detaje në vazhdimësi është një nga metodat e marrjes së vendimit me shumë

kritere.

                                                            79 Chung, H. M., and Gray.P, “Special Section: Data Mining”, Journal of Mnagement Informatoion System, 16 (1), 1999, fq. 11-16.  

Page 90: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

81

3. PROBLEMET E MARRJES SË VENDIMIT

Një nga problemet e njerëzve është të marrin një vendim apo qëndrim në lidhje me

problemet që hasin gjatë jetës së përditshme. Këto lloj vendimesh, ashtu si mund të

jenë vendime të thjeshta që merren për nevoja të detyrueshme që përballemi përditë,

ashtu mund të jenë edhe vendime që nuk i hasim shpesh dhe mund të jenë vendime të

vështira për t’u marrë menjëherë.

Kur problemet me të cilat përballemi janë komplekse dhe me ndikim tek njëra tjetra

atëherë edhe procesi i marrjes së vendimit është më i vështirë. Në shumicën e rasteve

vëmë në zbatim politika apo zgjedhje të vendosura pa e ditur se cila është zgjedhja më

e mirë. Një pjesë e vendimeve që kanë marrë liderë të famshëm në botë për problemet

që kanë hasur (Churchill, Roosevelt, HiEuroer, Stalin etj.) kanë pasur përfundime

pozitive ndërsa disa të tjera negative80. Për të marrë vendimet e duhura që mund të

zgjidhin problemet e hasura duhet të analizohen shumë mirë arsyet që krijojnë

problemet dhe ndikimi i tyre i ndësjelltë.

3.1. Problemi i vendimit dhe procesi i hierarkisë analitike

Inteligjenca e njeriut, gjatë procesit të vendimmarrjes ndaj ndonjë problemi, e merr

vendimin duke bërë një analizë hierarkike, duke e ndarë problemin në pjesë më të

vogla (nga më e rëndësishmja tek më pak e rëndësishmja). Në themelin e mënyrës së

procesit hierarkik analitik (AHP) përdoret teknika e zgjidhjes së problemit sipas

inteligjencës njerëzore. Njerëzit ndonjëherë përballë problemeve komplekse kanë

vështirësi në marrjen e vendimeve, dhe për të marrë vendime në mënyrë koshiente

përdorin dy mënyra. E para është induksioni, domethënë logjika sistematike, tjetra

është deduksioni, domethënë logjika praktike.

Përgjithësisht njerëzit kur janë gati për të marrë vendim përdorin metodën e

deduksionit. Për shembull, mund të marrin një vendim shumë të shpejtë në lidhje me

problemin nëse duhet të shkojnë me autobus apo me taksi në një vend. Arsyeja është

se elementët që bëjnë pjesë në ngjarje dhe janë në bashkëveprim, janë aq pak sa i

japin mundësi trurit të njeriut t’i analizojë lehtësisht.

                                                            80 Hugh Sidey, “Light, Camera, Decisive Action”, Time Magazine, Augus 17, 1981, fq.29.  

Page 91: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

82

Megjithatë, për marrjen e disa vendimeve, duhet patjetër të merren parasysh të gjithë

elementet që sjellin problemin, dhe struktura (framework) që formohet nga

bashkëveprimi i këtyre elementeve. Kjo përqasje quhet metoda e induksionit.

Gjatë procesit të marrjes një vendim kompleks për të kuptuar sistemin aktual

përdorim mënyrat edhe induktive dhe deduktive. Sistemi që jep mundësinë të

bashkojë në një strukturë këto dy mënyra në mënyrë të integruar dhe logjike është

Procesi i Hierarkisë Analitike (AHP-Analytical Hierarchy Process)81. Procesin

analitik për të marrë një vendim nuk e ndjekin vetëm njerëzit e thjeshtë por edhe

liderë që janë kompetentë në fushat e ekonomisë dhe politikës. Sipas sociologëve

mekanizma e përdorur për të marrë vendime ndahet në dy lloje:

1- Përdorimi i logjikës dhe përvojës

2- Përdorimi i instiktive

Në marrjen e vendimeve të përditshme mekanizmi që përdoret më shumë është

logjika dhe përvoja. Si në marrjen e vendimit si individ edhe në marrjen e vendimit si

grup, përvoja e folësit dhe mbështetja e fjalimit të tij në një logjikë, mund të jetë

ndikuese në vendimin që do të marrin pjesëtarët e grupit. Përfundimi i një mekanizmi

të tillë në marrjen e një vendimi, duke qenë se nuk është e mbështetur mbi një punim

konkret mund të ndryshojë në varësi të aftësive bindëse të folësit në grup.

Ndërsa në marrjen e disa vendimeve për problemet, del në plan të parë instinkti si

udhërrëfyes. Sipas sociologëve, mendimi racional apo procesi i marrjes së vendimit

është thjesht një mbulesë e hollë mbi sjelljet instiktive82. Sipas studimeve të bëra,

njeriu kur luan shah mund të analizojë në mënyrë të njëkohshme deri në shtatë lëvizje

të mundshme (plus, minus dy)83. Kur elementët që duhet të analizojë janë më shumë,

njerëzit lëvizin në mënyrë të ngatërruar dhe vendosin pa qenë shumë të sigurt. Në

shumicën e rasteve të marrjes së vendimeve njerëzit drejtohen nga instinktet e tyre të

thjeshta. Madje edhe kur logjika dhe/ose llogaritjet tregojnë të kundërtën, ata zgjedhin

të ndjekin rrugën që u tregon instinkti për marrjen e vendimit. Instinktet lindin nga

                                                            81 Thomas L. Saaty, Decision Making for Leaders The Analytic Hierarchy Process for Decisions in a Complex World, RWS Publications, Edition 2000, fq.6. 82 Thomas L. Saaty, Decision Making for Leaders The Analytic Hierarchy Process for Decisions in a Complex World, RWS Publications, Edition 2000 fq.7.  83 Miller, G.A., “The Magical Number Seven Plus or Minus Two: Some Limits on Our Capacity for Procecssing İnformation”, The psychological Review, Vol 63, 1956, fq.81-97.  

Page 92: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

83

besimi dhe ideja e mendimit se mund të parashikojmë të ardhmen. Për këtë arsye

vendimet e marra duke u bazuar mbi instinkte ndonjëherë mund të jenë shumë

absurde.

Duke u nisur nga fjalët e Charles de Gaulle “njerëzit vetëm nëse marrin vendime

mund të bëhen të mëdhenj”, njerëzit ashtu siç janë të detyruar të marrin vendime të

thjeshta çdo ditë të jetës, mund të jenë të detyruar të marrin vendime edhe për

probleme komplekse dhe të vështira84. Mënyrat që përdoren për të marrë vendime të

përditshme përdoren shumë rrallë kur marrim vendime në lidhje me projekte të

rëndësishme, apo që janë pika kthese në jetën e njerëzve. Në këto raste mund të

shohim se më shumë përdoren teknika matematikore të njohura.

Deduksioni dhe metodat e tjera që përfshijnë marrëdhëniet shkak-përfundim, mund të

sjellin zgjidhje në procesin e marrjes së vendimit për probleme të thjeshta. Ndërsa për

sa i përket problemeve më të ndërlikuara (të përbërë nga elementet cilësorë dhe

sasiorë) mbetet i pamjaftueshëm. Në rastet kur kemi probleme të formuara nga

elementë sasiorë dhe cilësorë mund të përdorim AHP si një teknikë e efektshme për të

marrë vendime. AHP mund të ndihmojë marrësin e vendimit, duke pasur në kujdes

bashkëveprimin e ndërsjellët dhe të njëkohshëm të shumë elementeve që nuk janë

pjesë e strukturës të njëjtë dhe të ndërlikuar (framework)85.

AHP ndihmon në marrjen e vendimit personat që do të vendosin për problemin, duke

marrë në vlerësim sipas një strukture hierarkike, mendimet, eksperiencat dhe të gjithë

informacionet në lidhje me këtë problem. Kjo strukturë analitike jep mundësinë që

ndjenjat dhe instiktet të organizohen dhe rreshtohen sipas një forme që i ngjan

logjikës njerëzore. Kështu kjo strukturë analitike, duke dhënë mundësinë për t’i

rregulluar mbi letër në vend të mendjes, u jep mundësinë njerëzve për të ndërhyrë në

probleme më të vështira dhe të ndërlikuara.

Kur përpiqemi t’i zgjidhim problemet që na dalin përpara duke përdorur AHP na dalin

përpara tre faza:

                                                            84 Coşkun Çoroğlu, İş Dünyasında Geleceğin Yönetimi, Birinci baskı, Alfa yayınlar, İstanbul, 2003, fq.49.  85 Thomas L. Saaty, Decision Making for Leaders The Analytic Hierarchy Process for Decisions in a Complex World, RWS Publications, Edition 2000, fq.13.  

Page 93: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

84

1- Prezantimi i mekanizmës së marrjes së vendimit të ndërlikuar sipas një

strukture hierarkike,

2- Përcaktimi i prioriteteve,

3- Përllogaritja dhe vlerësimi i përfundimeve86.

Në fazën e parë është më e thjeshtë për të marrë vendim, pasi vendosen në një

strukturë hierarkike të gjithë elementët që janë pjesë përbërëse të një problemi të

çfarëdoshëm, për të cilët duhet të merret vendimi. Duke formuar një strukturë

hierarkike analitike, mund të vlerësohen të gjithë elementët që janë pjesë e problemit

dhe mund të bëhen krahasime dyshe. Përdorimi i metodës AHP, vlerësimi analitik i

problemeve të hasura është i nevojshëm sepse mendja e njeriut mund të kryejë vetëm

krahasime dyshe87. Mendja e njeriut merr më shpejt vendime që bazohen në

krahasime dyshe dhe nganjëherë mund të krahasojë edhe elementë të konsideruar si të

pakrahasueshëm. Për shembull, kur pyesni një njeri të uritur “në mes mollës dhe

dardhës, kë do të zgjidhnit?” ai do të bëjë një zgjedhje pasi të bëjë një krahasim.

Domethënë, njeriu mund të bëjë krahasime edhe për të gjithë objektet që shërbejnë

për të njëjtin qëllim. Pikërisht kjo lloj inteligjence e përdorur nga truri i njeriut për të

bërë këtë krahasim, përdoret nga metoda AHP.

Mund ta shpjegojmë me një shembull të thjeshtë se truri i njeriut mund të punojë më

shpejt me metodën e krahasimit: në një klasë disa studentë do të qëndrojnë në këmbë

dhe disa të ulur. Në klasën tjetër të gjithë studentët do të jenë të ulur. Nëse pyesim një

njeri çfarëdo “ka më shumë karrige apo nxënës?”, përgjigjen më të shpejtë do ta japë

për klasën ku të gjithë nxënësit janë të ulur. Për klasën tjetër ku disa nxënës janë të

ulur dhe disa të ngritur do ta ketë më të vështirë për të numëruar dhe mbajtur në

mendje. Kështu që do t’i duhet një kohë më e gjatë për t’u përgjigjur88. Njeriu, si një

nevojë e strukturës së inteligjencës së tij, kur përballet me një problem, para se të

vendosë analizon problemin. Kur analizon problemin, e ndan në pjesë homogjene dhe

e vlerëson në mënyrë hierarkike. Kështu që mbledh informacione më të sakta në

                                                            86 Partovi, F.Y, “Determining What to Benchmark: An Analytic Hierarchy Process Approach”, International Journal of Operation and Project Management, 14-June, 1994, fq.25–39.  87 Thomas L. Saaty, Multicriteria Decision Making The Analytic Hierarchy Process, RWS Publications, Pittsburg 1996, fq.x.  88 Tobias Dantzig, Number the Language of Science, Fourth Edition Revised and Augmented, The Macmillan Company, New York, 1953, fq.7.  

Page 94: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

85

lidhje me problemin, në të njëjtën kohë duke pasur parasysh detajet shumë të

rëndësishme lidhur me strukturën e problemit mund të japë zgjidhje për probleme më

të ndërlikuara.

Në fazën e dytë kemi përcaktimin e prioriteteve. Në këtë fazë marrësi i vendimit

përcakton prioritetet e elementeve të problemit në krahasim me elementët e tjerë.

Njeriu ka aftësinë për të klasifikuar apo njohur përparësi mes sendeve që janë në të

njëjtin grupim. Kështu që do të klasifikojë elementet me qëllim të njëjtë në një

problem. Për shembull, një person që dëshiron të futet në librin Guinness planifikon të

kalojë shkretëtirën e Saharasë. Kur planifikon këtë udhëtim të vështirë për të arritur

qëllimin e tij në mënyrë të shëndetshme i klasifikon sipas prioriteteve gjërat që do të

marrë me vete. Në krye të këtyre prioriteteve është uji, pastaj ushqimi, pastaj pajisjet

që shërbejnë për të bërë lidhjen me pjesën e jashtme dhe vazhdon me pajisjet e tjera

që mund të mbajë. Në këtë shembull qëllimi i personit është të bëhet i famshëm dhe

këtë gjë beson se mund ta arrijë duke kaluar shkretëtirën e Saharasë me sukses. Por

sipas vlerësimit analitik që bëhet kur ai planifikon të kalojë shkretëtirën e Saharasë

qëllimi i tij kryesor është të mbijetojë. Personi vendos radhën e prioriteteve të

elementeve të tjerë duke pasur parasysh këtë qëllim.

Ndërsa në fazën e tretë kemi të bëjmë me llogaritjen dhe vlerësimin e përfundimeve.

Në këtë fazë në plan të parë del vlerësimi i vendimeve të marra për sa i përket logjikës

dhe përputhjes me prioritetet për elementet e përcaktuar. Një nga pikat që duhet të

kihet kujdes gjatë vlerësimit është përputhshmëria. Nëse elementi A është dy herë më

i rëndësishëm se sa elementi B dhe elementi B është katër herë më i rëndësishëm se sa

elementi C, atëherë pa diskutim që duhet të thuhet se elementi A është tetë herë më i

rëndësishëm se sa elementi C. Kur shohim përputhshmërinë e logjikës dy pika janë të

rëndësishme:

Në fillim, elementët në çdo nivel duhet të jenë homogjenë. Fjala homogjenë, sipas një

matësi më të lartë, shpreh se të gjithë elementët në të njëjtin nivel dhe zonë për sa i

përket rëndësisë janë në nivele të njëjtë. Për shembull, ashtu siç do ta shohim në

skemën 2.2 për personin që planifikon të kalojë shkretëtirën e Saharasë, në nivelin më

të lartë qëndron qëllimi për të mbetur gjallë në fund të udhëtimit. Ndërsa në nivelin e

dytë janë ushqimet dhe pijet që do të përdorë në udhëtim. Rëndësia e këtyre

Page 95: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

86

elementeve është se ato mund të tregojnë ndryshime në varësi të strategjisë së

projektuar nga çdo njeri që do t’i përdorë. Në nivelin e tretë janë vendosur elementë të

ndryshëm të lidhur me materialet që do të përdoren gjatë udhëtimit pas pijeve dhe

ushqimeve.

Skema 2.2: Struktura hierarkike

Ashtu siç shihet në skemën 2.2, është e pakuptueshme të krahasosh elementët e nivelit

III me elementët e nivelit II pasi këto elemente nuk janë homogjenë me njëri tjetrin.

Duke qenë se mund krahasohen vetëm elementët homogjen mes tyre ne mund të

krahasojmë vetëm elementët e nivelit III.

Homogjenizmi i elementeve mund të ndryshojë në varësi të kritereve të gjendura në

nivelin më të lartë të hierarkisë së krijuar apo të qëllimit kryesor89. Për shembull nëse

në nivelin më të lartë të hierarkisë është kriteri i bukurisë, atëherë ne mund të bëjë një

krahasim mes bukurisë së mermerit dhe të trëndafilave. Por nëse në nivelin më të lartë

të hierarkisë kemi kriterin e qëndrueshmërinë atëherë është e pakuptimtë të bëjmë një

krahasim mes këtyre elementeve.

3.1.1. Përdorimi i elementeve cilësorë dhe sasiorë

Zgjidhja e shumë problemeve në jetesën e përditshme është e bazuara mbi

marrëdhënien përfitim shpenzim. Nëse përfitimi është më i madh se shpenzimet ose

                                                            89 Thomas L. Saaty, Decision Making for Leaders The Analytic Hierarchy Process for Decisions in a Complex World, RWS Publications, Edition 2000, fq.18. 

Të kalojë shkretëtirën i gjallë

I

II

III

Pijet dhe ushqimet Materialet e udhëtimit

Ujë Bukë Pije energjike

Busull Hartë Telefon

Page 96: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

87

do të jetë më i madh në të ardhmen, atëherë vendoset që të bëhet kjo punë.

Fatkeqësisht jo gjithmone kjo mardhënie është e lehtë të përcaktohet. Në këto raste

është e detyrueshme të përdoren ekuacione matematikore.

Për të përdorur ekuacionet matematikore duhet që elementet të cilat do të analizohen

në lidhje me problemin duhet të jenë numërorë. Por në themel të strukturës së shumë

problemeve së bashku me elementet sasiorë ka është elementë cilësorë që janë të

vështirë për t’u shprehur me ekuacione matematikore. Madje ndonjëherë mund të jemi

përballë me një strukturë e cila përmban vetëm elementë cilësorë. Në probleme të tilla

në vend të ekuacioneve matematikore përdoret zgjuarsia praktike për të marr

vendimet duke u nisur nga ndjenjat dhe përvojat e fituara në procesin e

vendimmarrjes. Megjithatë, në disa probleme është e pamundur të arrihet në një

përfundim pa ndihmën e matematikës. Në këto lloj problemesh, përdoret sistemi i

vendimmarrjes së shumëfishtë (MCDM-Multi Criteria Decision Making). Një nga

metodat e MCDM për të ndihmuar në procesin e vendimmarrjes në këto lloj

problemesh është edhe metoda AHP.

Skema 2.3: Skema e mënyrave MCDM

Burimi: Evangelos Triantaphyllou, 2000, fq.4.

Nuk ka informacion Epërsia maxi-maxi

maxi-mini

Mekanizma e marrjes së vendimit

Informacion në lidhje me veçoritë

Faza Standarte

Mënyra e bashkimit Mënyra e ndarjes

Ordinal

Eleminimi sipas rastit Gjysëm Leksikografi Leksikografi

Kardinal

Mbledhja e ponderuar Shumëzimi i

ponderuar AHP ELECTRE TOPSİS

Page 97: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

88

Nga ana tjetër në metodën AHP duhet të gjendet një kriter për të lidhur vlerat cilësore

me vlerat sasiore dhe gjykimet e bëra. Kjo masë vlerësuese që lidh matematikën me

gjykimet cilësore është si një lloj gjuhe e përbashkët që përdoret për t’u kuptuar dy

njerëz që flasin gjuhë të ndryshme. Domethënë jep mundësinë që të shprehen me

numra ndjenjat në lidhje me një problem. Në fillim duhet të krijohet sistemi analitik,

pastaj duhet të krijohet procedura për të lidhur gjykimin cilësor me numrat. Numrat që

do të përdoren për një matje të tillë kanë një kuptim vetëm për vlerësimin e një rasti të

veçantë dhe nuk mund të përdoren në të njëjtën mënyrë në raste të tjera.

E vërteta është se problemet në jetën e përditshme kanë një strukturë të ndërlikuar dhe

për këtë arsye kanë në brendësi të tyre elementë si sasiorë ashtu edhe cilësorë. Për

këtë arsye gjëja e parë që duhet të bëjë personi që do të marrë vendimin është të

kthejë në shprehje numërore gjykimet cilësore në mënyrë që t’i përdorë në modelin

matematikor. Kur të gjithë elementet të përfaqësohen me numra matematikorë, mbi

këtë strukturë të formuar mund të bëjmë manipulime matematikore për ta bërë më të

kuptueshme. Pasi struktura e problemit, e cila shprehet me shifra matematikore të

bëhet më e kuptueshme, duke përdorur të njëjtën gjuhë, mund ta kthejmë në vlerësime

cilësore ose ta vlerësojmë ashtu siç është me vlerat sasiore. Përdorimi i të gjithë

këtyre vlerave sasiore dhe cilësore është i mundshëm me metodën AHP. Për këtë

arsye metoda AHP është në krye të shumë strategjive apo mekanizmave për

vendimmarrje.

3.1.2. Procesi i hierarkisë analitike (AHP)

Një nga veçoritë e metodës AHP është ndihma në marrjen e vendimeve sipas

mendimeve specifike të njerëzve apo grupeve të njerëzve përballë problemeve

ekzistente. AHP i jep rëndësi qasjes dhe mendimeve të inteligjencës praktike të njeriut

rreth problemit. AHP bën të mundur lëvizjen sipas mendimeve por pa i drejtuar ato.

AHP është e ndërtuar mbi gjykimet e vlerave personale dhe logjikës së njeriut. Në

krijimin e hierarkisë AHP bazohet në imagjinatë, përvojë dhe informacion. Ndërsa për

të bërë një gjykim përdoret logjika, instikti dhe përvoja90.

                                                            90 Thomas L. Saaty, Decision Making for Leaders The Analytic Hierarchy Process for Decisions in a Complex World, RWS Publications, Edition 2000, fq.23.  

Page 98: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

89

AHP është një proces që mund të përsëritet. Vendimmarrësi pasi krijon strukturën

hierarkike AHP për një problem ekzistent dhe pasi e zgjidh problemin, bën gabim kur

mendon se ka një zgjidhje në dorën e tij nëse do ta has përsëri të njëjtin problem.

Duke qenë se në çdo problem elementët përbërës janë gjithmonë në ndryshim, kur

përballen përsëri me të njëjtin problem duhet që rrugët e zgjidhjeve të krijohen përsëri

me shumë kujdes. Nga ana tjetër edhe tek personi që krijon strukturën e hierarkisë

ndodhin ndryshime të gjykimit dhe në këtë rast është normale që do të ketë ndryshime

në përfundime.

Një veçori tjetër e metodës AHP është se ka një strukturë të përshtatshme për

pjesëmarrjet në grup. Kështu që mund të arrihet në një vendimmarrje jo me mendimet

e një personi por me pjesëmarrjen e mendimeve të gjithë personave të grupit.

Pjesëmarrësit e grupit nuk e kuptojnë që kanë kontribuar në procesin e

vendimmarrjes. Por duke qenë se marrin pjesë në vlerësimin e bërë kontribuojnë në

mënyrë indirekte në procesin e vendimmarrjes. Kur përdoret analiza në grup në

metodën AHP, vendimet e marra pranohen ose me votë ose duke gjetur një mesatare

gjeometrike të vendimeve të marra nga personat përbërës të grupit91.

Metodat e vjetra të vendimmarrjes formoheshin nga specialistë dhe duke qenë se

kërkonte një nivel arsimor të caktuar nuk kishte elasticitet për t’u përdorur nga të

gjithë. Ndërsa gjatë procesit AHP:

Struktura është e thjeshtë dhe e kuptueshme.

Është e përshtatshme për vlerësime si individuale ashtu edhe në grup.

Është natyrisht e përshtatshme me logjikën dhe mendimet praktike.

Krijon një ambient bashkëpunues dhe pajtues.

Personi që përdor AHP nuk ka nevojë të jetë një ekspert i një niveli të

caktuar92.

Metoda AHP është e thjeshtë për t’u përdorur dhe për t’u aplikuar në problemet që

hasim. Duke qenë se metoda është e ndjeshme ndaj mendimeve dhe duke pasur

                                                            91 R. C. Van Den Honert and F. A. Lootmsa, “Group Preference Aggregation in the Multiplicative AHP the Model of the Group Decision Process and Pareto Optimiality”, European Journal of Operation Researche, Vol 96, Issue 2, 24 January 1997, fq. 363–370.  92 Thomas L. Saaty, Fundamentals of Decision Making and Priority Theory with The Analytic Hierarchy Process, RWS Publications, Vol VI, Pittsburgh, 1994, fq.4. 

Page 99: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

90

parasysh qëndrimin e vendimmarrësit ndaj problemit, ajo bën të mundur që

vendimmarrja të dalë e gjitha nga mendimet, dhe jo të merren vendime sipas

formulave të ngurtësuara në lidhje me problemet e hasura93. Metoda AHP ka një

strukturë që i thjeshtëzon problemet e ndërlikuara. I jep mundësi vendimmarrësit të

përcaktojë në një mënyrë të drejtë preferencat në lidhje me qëllimet e tij. Duke qenë

se është e ndjeshme ndaj analizave, ndihmon që vendimmarrësi të marrë një vendim

më elastik94.

Epërsia që u mundëson vendimmarrësve dhe dobia e metodës AHP në krahasim me

mekanizmat e tjera të vendimmarrjes tregohet tek Skema 2.4. Ashtu siç e kemi

përmendur edhe më sipër AHP nuk ka një strukturë të drejtpërdrejtë, por ka një

strukturë që i përshtatet vlerësimit të njëkohshëm të elementëve cilësorë dhe sasiorë.

                                                            93 Thomas L. Sasty, “How to Make a Decision: The Analytic Hierarchy Process”, European Journal of Operationl Researches, Vol 48, North-Holland, 1990, fq.9–26.  94 Ayşe Kuruüzüm ve Nuray Atsan, “Analitik Hiyerarşi Yöntemi ve İşletmecilik Alanındaki Uygulamaları” Akdeniz İ.İ.B.F Dergisi, (1) 2001, fq.83–105.  

Page 100: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

91

Skema 2.4: Avantazhet e procesit të hierarkisë analitike

Burimi: Thomas L. Saaty, 1999, fq.25.

AHP, kërkon bashkimin absolut të vlerësimeve dyshe dhe gjykimeve95. AHP, arrin në

një përfundim me sintezën e gjykimeve të ndryshme.

3.1.3. Lehtësia e metodës AHP

Megjithëse në strukturën e metodës AHP një pjesë është matematikore, ajo është një

metodë që mund të përdoret për vendimmarrjet si në jetën e përditshme ashtu edhe në

jetën akademike. Duke qenë një metodë e lehtë për t’u aplikuar gjen mundësi të

përdoret në shumë fusha. Arsyet pse metoda AHP, e cila përdoret në shumë fusha, që

                                                            95 Nir Keren, “Models for Multi-Strata Safety Performance Measurements in the Process Industry”, (Basılmamış Doktora Tezi), Texas A&M University, Aralık 2003, fq.12.  

 

AHP 

Integriteti:Metoda AHP është një metodë elastike dhe e thjeshtë për t’u kuptuar si dhe është e vetmja metodë për shumë problem jostrukturore  E ndërlikuar:

Metoda AHP, përdor metodat e deduksionit dhe induksionit për të zgjidhur probleme të ndërlikuara 

Varësia e Ndërsjellët:AHP, merr parasysh 

varësinë e ndërsjellët të elementeve të sistemit. 

Struktura Hierarkike:AHP duke përdorur logjikën natyrale i 

shpërndan elementët e ndryshëm të strukturës 

së problemit ndërsa elementët e njëjtë i 

grumbullon në një grup 

  Matja:                                       . AHP sjell një metodë të re për të përcaktuar marrëdhëniet priori‐tare dhe një tabelë treguese për 

të matur elementet cilësorë. 

Konsistenca:Metoda AHP kontrollon konsistencën e gjykimeve të përdorura për të përcaktuar marrëdhëniet e përparësisë.  

Sinteza: Metoda AHP parashikon nivelin e çdo alternative të kërkuar.  

Struktura zëvendësuese: Metoda AHP i jep njerëzve mundësinë për të zgjedhur alternativën më të mirë duke pasur parasysh përparësitë e elementeve proporcionale.  

Gjykimi dhe Pajtimi: Metoda AHP nuk ngul këmbë për pajtim por arrin në një përfundim me sintezat e gjykimeve të ndryshme  

Përsëritja: AHP i jep mundësi individëve, të   mënyrën e kuptimit dhe gjykimit sipas përkufizimit.  

Page 101: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

92

nga kompanitë e mëdha e deri tek shtetet për vendimmarrje, janë të paraqitura më

poshtë:

Njerëzit tregojnë një prirje drejt përdorimit të saj për shkak se u duket e

natyrshme.

Përdoret nga shumë vendimmarrës për shkak se nuk kërkon informacione

teknike të përparuara.

Njerëzit mund të kenë parasysh gjykimet që formohen mbi ndjenjat dhe

mendimet.

Elementët cilësorë dhe sasiorë mund të përdoren bashkërisht.

Punohet mbi një tabelë treguese e formuar nga vlerësimet reciproke, dhe nuk

ka një kontakt të drejtpërdrejtë me vlerësimet numerike.

Bën të mundur interpretimin e problemit në bazë të elementëve që formojnë

problemin dhe jo në bazë të shifrave që dalin nga tabela treguese.

Është një proces që tregon se si është marrë vendimi dhe jo si duhet marrë

vendimi.

Bën të mundur marrjen e një përgjigje të lehtë në lidhje me problemin me anë

të një procesi të thjeshtë dhe efektiv96.

Nga ana tjetër duke bashkuar elementët cilësorë dhe sasiorë në të njëjtën strukturë

hierarkike dhe duke i nënshtruar krahasimit dysh, bën të mundur krijimin e

përparësive më të rëndësishme. Në të njëjtën mënyrë duke i kthyer elementët cilësorë

në shprehje shifrore dhe duke bërë manipulime matematikore me to, bën të mundur

kthimin e problemit në një formë më të kuptueshme. Si përfundim metoda AHP duke

qenë një mekanizëm për vendimmarrjen ka një fushë të gjerë përdorimi.

3.2. Mjetet matematikore e përdorura në metodën AHP

Në modelet ekonomike shkenca e matematikës është një nga elementet më kryesore.

Çdo model ekonomik kërkon patjetër nevojën e aplikimit matematikor. Edhe në

metodën AHP është e padiskutueshme nevoja e matematikës. Matrica dhe shkalla e

                                                            96 Thomas L. Saaty, Fundamentals of Decision Making and Priority Theory with The Analytic Hierarchy Process, RWS Publications, Vol VI, Pittsburgh, 1994, fq.32. 

Page 102: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

93

klasifikimit janë dy mjete të rëndësishme të shkencës së matematikës në metodën

AHP.

3.2.1. Shkalla numerike

Kur bëjmë krahasimin dysh të elementëve që bëjnë pjesë në matricë, bëjmë edhe

vlerësimin se cili nga elementet është më i mirë dhe më i përshtatshëm se tjetri duke u

bazuar në kriteret e përcaktuara në një nivel më lartë. Kur marrim vendimin,

vlerësojmë edhe nivelin e të mirës apo të keqes si dhe përshtatshmërinë e një elementi

në krahasim me një element tjetër. Për ta bërë këtë gjë nevojitet një tabelë treguese

Tabela 2.1: Shkalla e vlerësimit

Niveli i rëndësisë

Përkufizimi Shpjegimi

1 Vlerë e njëjtë Të dy faktorët kontribuojnë në mënyrë të barabartë në qëllim.

2 Dobët 3 Vlerë mesatare Preferohet një faktor më shumë se një faktor tjetër në

përfundim të përvojës dhe gjykimit. 4 Mesatare plus 5 Vlerë e rëndësishme Preferohet një faktor pak më shumë se një faktor tjetër në

përfundim të përvojës dhe gjykimit. 6 E rëndësishme plus 7 Rëndësi shumë e fortë ose

pompoze Një faktor preferohet shumë më tepër ose epërsia e tij është vërtetuar në praktikë.

8 Shumë shumë e fortë 9 Rëndësi e nivelit më të

lartë Mundësi shumë e lartë për të vërtetuar të faktin se një faktor preferohet më shumë se faktori tjetër. .

2, 4, 6, 8 Vlera të ndërmjetme mes dy shkallëve të përafërta.

Përdoret kur nevojitet për të arritur një kompromis.

Burimi: Thomas L. Saaty, (1980:54)

Shifrore, ose në vlerësimet sasiore cilësore të bëra duhet një gjuhë që përshtatet me

numrat matematikorë. Në vlerësimet cilësore (mirë, shumë mirë, shumë mirë, i

përkryer) gjuha që përshtatet me numrat matematikorë është zhvilluar nga Thomas L.

Saaty dhe siç shihet në Tabelën 2.1 në këtë gjuhë në varësi të rëndësisë së elementit,

vlerat numerike nga 1 tek 9 shprehen me një cilësi për çdo vlerë numerike.

Përdorimi i një shkalle me nëntë shifra tregon se ofron një rrugë më të mirë vlerësimi

në aplikim97. Sipas kësaj shkalle elementët e të njëjtit nivel kanë të njëjtën vlerë të

                                                            97 Thomas L. Saaty, Decision Making for Leaders The Analytic Hierarchy Process for Decisions in a Complex World, RWS Publications, Edition 2000, fq.73. 

Page 103: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

94

rëndësisë të përcaktuara sipas shkallës së një niveli më sipër. Shkalla përdoret në

vlerësime cilësore si sociale, psikologjike, politike etj.

3.2.2. Përdorimi i Matricës

Për të bërë krahasime dyshe në fillim duhet që të bëjmë të mundur pozicionimin e

elementeve të problemit sipas një strukture hierarkike. Në formimin e strukturës

hierarkike elementët shumë të rëndësishëm vendosen në majë ndërsa më pak të

rëndësishmit vendosen më poshtë. Kur bëjmë krahasim dysh të elementëve të një

niveli më të ulët ato krahasohen duke marrë si masë krahasimin që bëhet për

elementët e një niveli më të lartë.

Struktura hierarkike duhet të ketë një strukturë që lejon krahasimin e elementëve.

Kështu do të vlerësohen të gjitha informacionet e dhëna nga elementët. Struktura

hierarkike në të njëjtën kohë duhet të bëjë të mundur koherencën mes informacionit

dhe gjykimit të elementëve. Domethënë nëse një element, që do të përdoret si një mjet

për krahasimin dysh në një nivel çfarëdo vendoset në një nivel më poshtë, vendimi që

do të merret nuk do të jetë një vendim i shëndetshëm. Në këtë rast jo vetëm që bëhet

një gabim teknik por nuk bëhet e mundur konsistenca e hierarkisë. Ajo që lejon

zhvillimin e këtij procesi është matrica. Matrica ka një strukturë që bën të mundur

krahasimin dysh. Nga ana tjetër koherenca në matricë llogaritet me anë të

manipulimeve matematikore. Në matricë ekziston mundësia e tregimit të gjithë

mundësive të kombinimeve mes elementeve. Kështu shtohet mundësia për të marrë

informacion shtesë.

Në metodën AHP, gjërat që duhet të kemi kujdes gjatë përdorimit të matricës janë sa

më poshtë:

Në një matricë që do të përdoret në AHP bëjnë pjesë vetëm elementet e të

njëjtit nivel ose të të njëjtës klasë.

Krahasimi dysh që do të bëhet në një matricë, duhet të bëhet patjetër sipas një

kriteri që ndodhet më lartë, dhe ky kriter duhet përcaktuar në një qoshe të

matricës.

Matrica duhet të jetë patjetër në llojin matricë në katrorë NxN.

Page 104: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

95

Duhet të japë gjithë kombinimet e mundshme për elementët që do të

vlerësohen në matricë. Kështu nij dhe nji bëhen dy vlerësime për elementet (j)

ve (i) që janë në matricë. Në vlerësimin e parë shihet sa i rëndësishëm është

elementi (i) në krahasim me elementin (j) dhe në krahasimin e dytë shihet sa i

rëndësishëm është elementi (j) në krahasim me elementin (i). Përfundimet e dy

vlerësimeve janë totalisht të kundërta. Nëse i shprehim me shifra

matematikore nij = 1/nji.

Për elementët që marrin pjesë në matricë si (i, j, k, g…) kur krahasohen me

vetveten përfundimi matematikor do të jetë 1. Domethënë nii=1, njj=1, nkk=1

etj. Kur elementë të njëjtë përballen me njëri - tjetrin në matricë duke qenë se

janë diagonale të matricës përgjithësisht shifra është 1.

Pasi formohet matrica dhe pozicionohen të gjithë elementët, fillon vlerësimi

dysh. Kur bëjmë vlerësimet dyshe si rregull fillojmë nga elementi që ndodhet

në kolonën në të majtë dhe bëjmë vlerësimin e krahasimit me elementët e të

njëjtit rresht. Në këtë vlerësim në bazë të një kriteri tregohet se sa herë më i

fuqishëm është elementi në këtë kolonë në krahasim me elementet e rreshtit.

Për ta shpjeguar më mirë këtë gjë më poshtë kemi sjellë shembullin e një matrice të

formuar. Në matricë sipas kriterit C, janë vendosur për të bërë llogarinë e prioriteteve

me krahasimin dysh të elementeve A {A1, A2…An}. Kështu pasi vendosim sipas

radhës gjithë elementët në kolonën e parë, procesi mbarohet duke e përsëritur të

njëjtin proces pa e prishur radhën duke filluar nga rreshti i parë.

A1

A2

A1 A2 ..… An

 

      

1

1

2

.

.

an1

2

1

.

.

an2

.

.

1

.

.

.

.

.

1

.

a1 n

a2 n

.

.

1

Page 105: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

96

Në matricën e mësipërme A1A1=1 dhe në të njëjtën mënyrë A2A2 =1, A3A3=1,…,

duke qenë se AnAn=1 në diagonalen e matricës mund të shihet numri 1. Në këtë

diagonale shifrat që përballen me njëra tjetrën janë aij ve aji, domethënë vlerësimet që

janë simetrike, aij=1/aji janë subjekt i ekuacionit. Në matricën e mësipërme sipas

kriterit C në krahasimet dyshe elementi A1 është dy herë më i rëndësishëm se elementi

A2. Nga ana tjetër elementi A2 është ½ më i rëndësishëm se elementi A1. Një matricë

të tillë e quajmë një matricë konsistente. Është e pamundur të kesh një matricë

plotësisht konsistente. Por mund të preferohet një matricë e përafërt me të madje ashtu

siç do ta shpjegojmë edhe më poshtë sipas një shkalle të konsistencës të marrë më

parë si e dhënë (Consistency Ratio) mund të vendosim nëse matrica është apo jo

konsistente.

4. LINDJA E PROCESIT TË HIERARKISË ANALITIKE

Procesi i hierarkisë analitike (AHP-Analytic Hierarchy Process) u hodh për herë të

parë si ide në vitin 1968 nga Mazers dhe Alpert, ndërsa në vitin 1977 nga ana e Saaty

u përpunua dhe u kthye në një model që mund të përdorej për vendimmarrje në

zgjidhjen e problemeve98. AHP mund të përkufizohet si një metodë që bën të mundur

parashikimin dhe vendimmarrjen duke krijuar një strukturë hierarkike në lidhje me

problemin që do të merret vendimi, ndarjen në klasorë dhe nivele sipas elementeve

homogjenë të zbuluar gjatë formimit të problemit, gjetjen e shpërndarjes së përqindjes

së pikave të vendimmarrjes të formuara nga elementët që ndikojnë në vendim. AHP,

bazohet tek krahasimet dyshe nga ana e rëndësisë së vlerave të këtyre elementëve apo

edhe të elementëve që ndikojnë në vendimmarrje duke përdorur një tabelë krahasuese

të përcaktuar më parë mbi strukturën hierarkike të formuar në lidhje me një problem.

Ne e shohim metodën AHP të përdoret në shumë situata. Duke qenë e kuptueshme

dhe e lehtë për t’u përdorur vlerësohet si një metodë për vendimmarrje në shumë

vende. Përdorimi i mekanizmave të vendimmarrjes të metodës AHP janë shtuar me

shpejtësi në kohët e fundit. Vetëm në të dhënat e faqeve web “Scince Direct”, “Pro

Quest”, “Anbar” që përdoren për kërkime vetëm në internet gjenden mbi 1600

                                                            98 Kaan Yaralıoğlu, “Performans Değerlendirmede Analitik Hiyerarşi Proses”, Dokuz Eylül Üniversitesi, İİBF Dergisi, Cilt: 16, numër .I., fq.131.  

Page 106: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

97

punime në lidhje me metodën AHP99. Duke qenë se metoda AHP bazohet në logjikën

njerëzore, me kalimin e kohës mund të pësojë ndryshime të reja të ngjashme me

ndryshimet e pësuara deri më sot. Ndryshe nga sistemet e tjera, duke qenë e

përshtatshme ndaj ndryshimeve si formë strukturore me kalimin e kohës ajo mund të

ndryshojë (rigjenerohet).

4.1. Krijimi i hierarkive

Hierarkitë e krijuara mund të jenë dy lloje strukturore dhe funksionale. Hierarkitë

strukturore formohen si përfundim i procesit të vendosjes sipas klasorëve të

elementeve, duke i vendosur nga niveli më i lartë tek më i ulëti, duke pasur parasysh

veçoritë si mosha, ngjyra, madhësia e këtyre elementeve që ndodhen në brendësi të

kësaj strukture të sistemeve të ndërlikuara. Strukturat hierarkike imitojnë qasjen e

trurit të njeriut për zgjidhjen sistematike të problemeve të ndërlikuara me të cilat

përballet. Njeriu kur përballet me një problem të ndërlikuar (kur ka shumë elementë

në strukturën e problemit) si pasojë e strukturës së tij natyrale në fillim gjen elementët

më të thjeshtë që janë pjesë e problemit dhe duke i ndarë në klasorë apo nivele të

ndryshme fillon të kuptojë problemin me procesin e thjeshtëzimit dhe pjesëtimit dhe

në fund përpiqet ta zgjidhë.

Ndërsa hierarkitë funksionale, krijohen duke e ndarë sistemin e ndërlikuar në pjesë

më të vogla dhe të thjeshta, duke pasur parasysh lidhjet bazë me njëri - tjetrin. Këto

elemente më të thjeshtë që kanë lidhje me problemin në përgjithësi ndahen sipas

klasorëve sipas kritereve të përcaktuara, ata ndahen sipas niveleve nga më i

ndërlikuari tek më i thjeshti. Në nivelin më të lartë qëndrojnë vendimet që do të

merren në lidhje me problemin.

Përgjithësisht elementi që qëndron në nivelin më të lartë quhet “pika e

përqendrimit”100. Gjithë këto procese në lidhje me strukturën hierarkike të formuar

bëhen për të dhënë një vendim të drejtë dhe për të kuptuar këtë pikë të përqendrimit

që ndodhet në majë të piramidës.

                                                            99 Henny Van de Water, Jan de Vries, “Choosing a Quality Impruvement Project Using the Analytic Hierarchy Process”, International Journal of Quality & Reliability Management, Vol. 23, Number. 4, 2006, fq.414.  100 Thomas L. Saaty, Decision Making for Leaders The Analytic Hierarchy Process for Decisions in a Complex World, RWS Publications, Edition 2000, fq.31. 

Page 107: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

98

4.2. Afërsia me të vërtetën e zgjidhjeve

Që zgjidhjet e ofruara nga metoda AHP në problemin ku përdoren të jenë sa më pranë

të vërtetës duhen plotësuar katër kushte. Këto kushte janë reciprociteti,

homogjenizmi, logjikshmëria dhe vazhdimësia e unionit101.

4.2.1. Reciprociteti (Reciprocity)

Si nevojë e strukturës së matricës së krahasimit dysh, bëhet dy herë krahasimi i

elementëve wi dhe wj. Në fillim bëhet vlerësimi se sa herë më i rëndësishëm është

elementi wi nga elementi wj pastaj bëhet vlerësimi sa herë më i rëndësishëm është

elementi wj nga elementi wi. Duke qenë se krahasimi i dy elementeve bëhet në një

njëjtën periudhë kohore, në mënyrë natyrale del se nëse elementi a është dy herë më i

rëndësishëm se elementi b atëherë është e padiskutueshme që elementi b është ½ herë

më i rëndësishëm sesa elementi a. Domethënë kur ndryshojmë drejtimin e vlerësimit

të bërë ndaj dy elementeve atëherë shifra e vlerësuar do të dalë e kundërta e vlerësimit

të parë. Kushti i reciprocitetit apo kjo hollësi që shprehet me kritere tregohet në

mënyrë matematikore sa më poshtë.

4.2.2. Kushti i homogjenitit (Homogeneity)

Duhet të kemi kujdes që elementët homogjenë të të njëjtit nivel dhe klasorë të bëjnë

pjesë në nivelet dhe klasorët e strukturës hierarkike AHP ku vendosen elementët që

kanë lidhje me problemin. Kështu që mund të bëjmë krahasime ndërmjet elementëve

homogjenë dhe më e rëndësishmja mund të përdoren në tabelën treguese numerike të

vlerësimit të përcaktuar nga 1 në 9. Për shembull, është e palogjikshme të krahasosh

madhësinë mes topit të basketbollit dhe diellit kështu që është e pamundur të

përdorësh tabelën treguese numerike që përdoret nga 1 në 9. Duke qenë se të gjithë

elementët futen në krahasimin dysh, kufiri më i lartë dhe më i ulët i limitit (K)

shprehet kështu:

                                                            101 Thomas L. Saaty, Fundamentals of Decision Making and Priority Theory with The Analytic Hierarchy Process, RWS Publications, Vol VI, Pittsburgh, 1994, fq.58. 

aij

1

aji

aji 1

Page 108: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

99

Në matricën e krahasimit dysh duke qenë se do të kemi gjithmonë vlerësimin shifror

më të madh dhe më të vogël, për çdo matricë kemi një konstant (K). Kur kemi një

vlerësim dysh, kur marrim vlerësimin më të madh dhe e kthejmë mbrapsht arrijnë në

krahasimin më të vogël. Për këtë arsye kufiri i më të madhes dhe më të voglës është e

njëjta shifër, por nga njëra anë është vetë shifra më e madhe nga ana tjetër është e

kundërta e asaj shifre ose vlera me fuqinë -1.

4.2.3. Konsistenca e përafërt (Near Consistency)

Ashtu siç u tregua më sipër, homogjeniteti i elementeve që do të përfshihen në

krahasimin dysh ndikon në konsistencën e matricës. Nga ana tjetër duke qenë se

matrica është rezultat i një vlerësimi të caktuar, ajo shpreh edhe mendimin e

implementuar ose konsistencën e qëndrimit të paraqitur. Llogaritet konsistenca e

vlerësimit të elementeve që bëjnë pjesë në strukturën hierarkike të krijuar dhe tregojnë

se sa afër të vërtetës është vlerësimi. Ashtu siç e shprehëm më sipër që një matricë të

jetë konsekuente duhet të plotësohen kushtet si tregohen më poshtë:

(Wi = 2Wj) dhe (Wj = 3Wk) atëherë (Wi = 6Wk)

Mundësia që të gjitha këto të jenë në një matricë është shumë e vogël. Por kur bëjmë

një vlerësim duke i marrë parasysh të gjitha këto mund të arrijmë të kemi një matricë

shumë afër matricës që është plotësisht konsistente. Mospërputhja e matricës nuk

duhet të kalojë 10%102 (në përgjithësi pranohet për n=3 %5 dhe për n=4 %8, për n5

                                                            102 Thomas L. Saaty, Fundamentals of Decision Making and Priority Theory with The Analytic Hierarchy Process, RWS Publications, Vol VI, Pittsburgh, 1994, fq.85. 

1

Ka

ij K

K 0 i j 1...n( )

aik

aij

ajk

aij

1

aji

Page 109: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

100

%10). Në vazhdim do të shpjegojmë rrugën e ndjekur dhe formulat matematikore për

të përcaktuar përqindjen e konsistencës së matricës.

4.2.4. Vazhdimësia uniforme (Uniform Continuity)

Matrica e krahasimit dysh Wi (i = 1, 2…n), si një funksion i aij, duhet të jetë e

ndjeshme ndaj ndryshimeve të vogla të aij që vlera proporcionale Wi/Wj, të prodhojë

parashikime të mira përballë aij. Domethënë nëse në hierarkinë e formuar, në një nga

matricat e përfituara nuk ka konsistencë dhe kjo gjendje shkaktohet për shkak të

vlerësimit të gabuar, për të bërë të mundur konsistencën e matricës duhet të gjendet

gabimi në vlerësim dhe të riparohet. Këto riparime janë efikase kur Wi është e

ndjeshme ndaj ndryshimeve të vogla në aij. Kjo gjendje emërohet vazhdimësia

uniforme.

4.3. Etapat e përdorimit të AHP

Etapat që do të ndiqen për të zgjidhur një problem të caktuar me metodën AHP

janë sa më poshtë:

1. Përzgjidhet rruga e zgjidhjes së problemit të gjetur.

2. Kur formojnë strukturën hierarkike vazhdohet të zbritet në nivelet e mëposhtme

deri sa të zgjidhet problemi.

3. Pasi i ndajmë dhe i vendosim sipas klasorëve gjithë elementet e matricës së

krahasimit dysh, bëhet vlerësimi duke bërë krahasime sipas kritereve të niveleve

më të larta.

4. Para se t’i vendosim vlerësimet dyshe në matricë, bëhet një vlerësim gjeometrik

duke marrë parasysh vendimin e fundit të grupit apo votimin e tyre nëse mendimet

janë arritur nga një grup njerëzish dhe jo nga një specialist.

5. Pasi bëhen gjithë krahasimet dyshe dhe vlerësimet vendosen në matricë gjenden

vektorët e përparësisë dhe testohet konsistenca e matricës.

6. Etapat 3, 4 dhe 5 përsëriten për çdo nivel të gjendur në strukturën hierarkike.

7. Për të gjetur rëndësinë e vektorëve të përparësisë merren kriteret e rëndësisë duke

përdorur strukturën e hierarkisë.

Page 110: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

101

8. Duhet të gjendet përqindja e konsistencës e gjithë strukturës hierarkike. Në fillim

mblidhen të gjithë përfundimet e dala nga shumëzimi i rëndesës së kritereve që

gjenden më sipër me indeksin e konsistencës. Përfundimi i nxjerrë shumëzohet me

rëndesën e kriterit që gjendet më sipër me konsistencën e rastësishme që lidhet me

dimensionin e matricës prioritare103.

Këto etapa, janë të vlefshme për çdo lloj mekanizëm vendimi ku përdoret metoda

AHP. Duhet të ndiqen me radhë këto etapa për të mos pasur probleme gjatë marrjes së

vendimit. Nëse rastiset ndonjë problem gjatë zgjidhjes së problemit duhet të kthehemi

pas dhe të kontrollojmë nëse kemi bërë ndonjë gabim gjatë etapave të mëparshme.

4.4. Funksionimi i Procesit të Hierarkisë Analitike

Procesi i hierarkisë analitike është një proces vendimmarrës. Ky proces përbëhet nga

tri etapa, formimi i hierarkisë gjatë procesit, llogaritja e konsistencës përfundimtare

dhe vlerësimi i përfundimeve. Këto etapa do t’i shpjegojmë më poshtë me radhë.

4.4.1. Formimi i hierarkisë

Procesi i hierarkisë analitike ashtu siç e kemi përmendur edhe më sipër është imitimi i

mënyrës së mendimit analitik të njeriut. Duke qenë se problemet e hasura herë janë të

thjeshta herë të ndërlikuara, për të marrë një vendim të shëndetshëm ato vlerësohen

duke e ndarë problemin në pjesë më të vogla. Ky proces copëzimi vazhdon deri sa

qartësohen shkaktarët e problemit. Nga këtu e kuptojmë që ndërlikimi i problemit dhe

niveli i detajeve ndikojnë në klasifikimin dhe ndarjen e niveleve të hierarkisë për

vendimin që do të merret104.

Metoda AHP fillon me përzgjedhjen e alternativave dhe kritereve që do të përbëjnë

hierarkinë e vendimmarrjes në lidhje me problemin që kemi në fokus105. Pasi

identifikohet problemi, përcaktohen vendimet që dëshirohen të merren në lidhje me

këtë problem dhe pranohen si objektiva. Ky objektiv vendoset në majën më të lartë të

                                                            103 Thomas L. Saaty, Decision Making for Leaders The Analytic Hierarchy Process for Decisions in a Complex World, RWS Publications, Edition 2000, fq.95.  104 Zahedi F. “The Analytical Hierarchy Process: A Survey of the Method and its Applications”, Interfaces. 1986, 16 (4), 96–108.  105 J. E. De Steiguer, Jennifer Duberstein, Vincent Lopes, “The Analytic Hierarchy Process, as a Means of Integrated Watershed Mnagement” Proceedings of the First Interagency Conference on Research in the Watersheds, USA, 2003, 736–740, fq.738.  

Page 111: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

102

hierarkisë dhe më pas të gjithë elementet që i përkasin problemit ndahen sipas nivelit

të rëndësisë dhe homogjenizimit duke i kushtëzuar sipas kritereve të përcaktuara një

nivel më sipër106.

Kemi disa avantazhe kur i tregojmë në një strukturë hierarkike problemet që kanë një

strukturë të ndërlikuar. Këto avantazhe janë:

1. Ndryshimi i kritereve në majë të strukturës ndikon në kriteret e poshtme.

2. Në sajë të strukturës hierarkike nga detajet në nivelet e poshtme të një

problemi mund të marrim informacione paraprake në lidhje me detajet e elementeve

në nivelet më të larta. Kështu që kufizimi i një niveli bën të mundur të dallohet më

qartë një nivel më lart.

3. Në problemet me strukturë të ndërlikuar është më efikas të shohim

bashkëveprimin e gjithë pjesëve të sistemit në strukturën hierarkike se sa ta trajtojmë

gjithë sistemin si një të tërë.

4. Një problem që analizohet nga hierarkia analitike përfiton nga kjo metodë që

është edhe statike edhe elastike. Është statike sepse ndryshimet e vogla në elementet e

saj ndikojnë pak në hierarki dhe është elastike sepse një hierarki e formuar mirë

asnjëherë nuk dëmton strukturën107.

Këto avantazhe në metodën e procesit të hierarkisë analitike kanë lidhje vetëm me

formimin e logjikës hierarkike (modeli piramidë). Pas krijimit të hierarkisë duhet të

përpiqemi të vendosim elementet nga lart poshtë në mënyrë që elementet më të

rëndësishëm të jenë më lart dhe elementët më pak të rëndësishëm të jenë më poshtë.

Kështu që rëndësia e elementeve pakësohet sa më poshtë që zbresim. Ky proces i

pozicionimit hierarkik ndihmon në zgjidhjen e problemit. Një pikë që duhet të kemi

kujdes është se metoda AHP është një metodë specifike për njerëzit. Rëndësia e

elementeve në metodën AHP ndryshojnë nga personat që e përdorin.

                                                            106 J. E. De Steiguer, Jennifer Duberstein, Vincent Lopes, “The Analytic Hierarchy Process, as a Means of Integrated Watershed Mnagement” Proceedings of the First Interagency Conference on Research in the Watersheds, USA, 2003, 736–740, fq.738. 107 Thomas L. Saaty, Fundamentals of Decision Making and Priority Theory with The Analytic Hierarchy Process, RWS Publications, Vol VI, Pittsburgh, 1994, fq.99. 

Page 112: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

103

4.4.2. Formimi i matricave

Në përdorimin e metodës AHP mbi problemet, për të përcaktuar rëndësinë e përafërt

sipas kritereve dhe nënkritereve pas formimit të modelit hierarkik, duhet të krijojmë

matricat e krahasimit dysh108. Kështu që mund të përcaktohen në formën e vlerave

numerike, duke bërë krahasimet dyshe mes marrëdhënieve të elementeve

vendimmarrëse që bëjnë pjesë në hierarki. Vlera e rëndësisë së elementëve gjatë

krahasimit dysh përcaktohet sipas kritereve të një niveli më lart.

Matrica e krahasimit mes elementëve është një matricë katrore me dimension n x n.

Vlerat në diagonalen e kësaj matrice marrin vlerën 1 sipas komponentëve të matricës

që ka. Matrica e krahasimit është treguar më poshtë.

Komponentët mbi diagonalen e matricës krahasuese, duke qenë se i=j, marrin vlerën

1. Në këtë rast elementi në fjalë krahasohet me vetveten. Krahasimi i elementëve

bëhet një nga një duke pasur parasysh nivelin e rëndësisë që ka secili nga to. Në

krahasimin një me një të elementëve përdoret tabela e rëndësisë Tabela 2.1.

Për shembull, nëse elementi i parë në krahasim me elementin e tretë vlerësohet si i

rëndësisë mesatare nga personi që bën krahasimet, atëherë në matricën krahasuese

komponenti i rreshtit të parë kolona e tretë do të jetë në vlerën 3 (i=1, j=3). Në rastin e

kundërt domethënë kur elementi i parë gjatë krahasimit me elementin e tretë, dhe

preferenca e rëndësisë mesatare përdoret në favor të elementit të tretë atëherë në këtë

rast komponenti i rreshtit të parë kolona e tretë do të ishte në 1/3 e vlerës. Në të njëjtin

krahasim, gjatë krahasimit mes elementit të parë dhe të tretë nëse përdoret preferenca

për t’i konsideruar në të njëjtën rëndësi atëherë vlera e komponentit do të jetë 1.

                                                            108 Sipahi S. ve Berber A, “Dönüşümsel liderlik Perspektifinin Analitik Hiyerarşi prosesi tekniği ile Analizi”, İ.Ü. İşletme Fakültesi Dergisi, C:31, numri 1, Prill 2002.  

nnnn

n

n

aaa

aaa

aaa

A

...

..

..

..

...

...

21

22221

11211

Page 113: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

104

Krahasimet bëhen për të gjithë vlerat që mbeten mbi diagonalen që i ka vlerat 1 në

matricën krahasuese. Për komponentët që mbeten poshtë diagonales normalisht do të

jetë e mjaftueshme të përdoret formula numër 1.

(1)

Po të marrim parasysh shembullin e mësipërm, nëse në matricën krahasuese

komponenti i rreshtit të parë kolona tretë merr vlerën 3 (i=1, j=3), komponenti i

rreshtit të tretë kolona e parë e matricës krahasuese (i=3, j=1) do të ketë vlerën 1/3

duke u nisur nga formula nr. 1.

4.4.3. Përcaktimi i vlerave të përparësisë

Krahasimi dysh përgjithësisht është një proces natyral i krahasimit të elementëve

sipas disa kritereve të cilat vendosen sipas preferencave të njerëzve dhe mund të

shpjegohen sipas ndjeshmërisë, radhës së rëndësisë apo pëlqimit të tyre109. Matrica

krahasuese i tregon elementët brenda një logjike të caktuar sipas niveleve të rëndësisë.

Kështu që vlerat e krahasimeve dyshe në matricë, tregojnë vlerën e rëndesës prioritare

për çdo element, duke përdorur manipulimet matematikore. Por për të gjithë rëndesat

brenda elementëve, domethënë për të përcaktuar shpërndarjen e rëndësisë në

përqindje, përdorim kolonat e vektorëve të krijuara në matricën krahasuese. Kështu që

për të përcaktuar të gjithë rëndesat në kritere formohet vektori i kolonës b me numër n

dhe komponentin n110. Ky vektor është treguar më poshtë:

                                                            109 Thomas Saaty, “Deriving the AHP 1-9 Scale from First Principles”, ISAHP Berne, Switzerland 2-4, August 2001, fq.1. 110 Kaan Yaralıoğlu, “Performans Değerlendirmede Analitik Hiyerarşi Proses”, Dokuz Eylül Üniversitesi İ.İ.B.F. Dergisi, Cilt:16, Sayı:1, İzmir, 2001, fq.137–145.  

ijji a

a1

1

21

11

.

.

.

n

i

b

b

b

B

Page 114: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

105

Në llogaritjen e vektorit të kolonës B përdorim formulën numër 2. Domethënë në

matricën e krahasimit dysh, vlerësimi i çdo elementi në të njëjtën kolonë pjesëtohet

me totalin e vlerave që janë në çdo kolonë.

(2)

Për shembull, nëse matrica krahasuese A, që tregon krahasimin me njëri- tjetrin të

elementëve të vlerësimit, është përkufizuar si më poshtë dhe kërkohet të llogaritet

vektori B1

Në këtë rast elementi i vektorit B1 do të llogaritet .

Në të njëjtën mënyrë kur llogarisim elementët e tjerë të vektorit B1, vektori përfitohet

si më poshtë. Kur mblidhen komponentët e vektorit të kolonës shohim që totali del 1

(një).

Kur t’i përsërisim hapat e shpjeguar më sipër në vlerat e elementëve të tjerë, do të

kemi aq vektorë të kolonës B sa numri i elementëve. Kur i mbledhim në formatin e

matricës gjithë numrat n të vektorit të kolonës B të përfituar, do të formohet matrica C

e treguar më poshtë e cila është një matricë e normalizuar.

n

iij

ijij

a

ab

1

14/15/1

413

53/11

A

11b2,031

111 b

048,0

714,0

238,0

1B

nnnn

n

n

ccc

ccc

ccc

C

...

..

..

..

...

...

21

22221

11211

Page 115: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

106

Nëse do të kemi parasysh shembullin e mësipërm matrica C do të jetë si më poshtë.

Duke përdorur matricën C të normalizuar mund të përfitojmë vlerën e rëndësisë nga

përqindjet e llojeve sipas elementeve. Për këtë gjë, ashtu siç tregohet në formulën

numër 3, merret mesatarja aritmetike e komponentëve të rreshtave të formuara në

matricën C të normalizuar dhe nga kjo përfitojmë vektorin e kolonës W që quhet

vektori i përparësisë.

(3)

Vektori W tregohet më poshtë.

Kur zgjidhet shembulli i mësipërm elementët e vektorit të përparësisë mund të

llogariten si më poshtë. Në këtë rast kur i vlerësojmë bashkë të tre faktorët ato do të

kenë përafërsisht këto vlera. Faktori parë 32%, faktori dytë 58% dhe faktori tretë

10%.

100,0158,0048,0

400,0632,0714,0

500,0210,0238,0

C

n

c

w

n

jij

i

1

nw

w

w

W

.

.

.2

1

10,0

58,0

32,0

3

100,01580,0048,03

400,0632,0714,03

500,0210,0238,0

W

Page 116: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

107

4.4.4. Llogaritja e shkallës së konsistencës

Sado që metoda AHP është një sistem konsekuent në vetvete, vërtetësia e

përfundimeve do të jetë e varur nga përputhja me krahasimet mes elementëve që bën

vendimmarrësi. Nëse vendimmarrësi tregohet kontradiktor në vlerësime, ai mund të

mos e gjejë dot ku ndodhet mospërputhja më e madhe kur të kthehet pas. Ndërsa

metoda AHP, duke përdorur avantazhin e rreshtimit të vlerësimeve dyshe jo vetëm që

e gjen mospërputhjen por tregon edhe se cila mund të jetë vlera e përshtatshme111.

Metoda AHP propozon një proces për të matur përputhjen e këtyre krahasimeve. Në

përfundim ajo na jep mundësinë të testojmë konsistencën e vektorit të përparësisë që

gjendet nga shkalla e konsistencës (CR-Consistency Rate) pra e krahasimit të bërë një

për një midis elementëve. Thelbi i llogaritjes së CR në metodën AHP bazohet në

krahasimin e numrit të elementëve me një koeficient () të quajtur vlera themelore.

Për të llogaritur koeficientin () e vlerës themelore në fillim përfitohet kolona e

vektorit D nëpërmjet shumëzimit të matricës W të vektorit të përparësisë me matricën

A të krahasimit.

Ashtu si përkufizohet në formulën numër 4, përfitohet vlera themelore (E) për çdo

element vlerësues në pjesën e elementëve reciprokë mes kolonës së vektorit W dhe

kolonës së vektorit D. Ndërsa formula numër 5, ku bëjnë pjesë mesataret aritmetike të

këtyre vlerave, jep vlerën themelore () në lidhje me krahasimin.

( ) (4)

                                                            111 Thomas L. Saaty, “How to Make Decision: The Analytic Hierarchy Process”, European Journal of Operational Research, 48, North-Holland, 1990, fq.9–26.  

i

ii w

dE ni ,...,2,1

11 12 1 1

21 22 2 2

1 2

...

...

. . .

. . .

. . .

...

n

n

n n nn n

a a a w

a a a w

D x

a a a w

Page 117: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

108

(5)

Pasi llogaritet vlera themelore () me ndihmën e formulës numër 6 mund të gjejmë

Indeksin e Konsistencës (CI-Consistency Index).

(6)

Ndërsa në shkallën e fundit CI përfitohet CR duke ndarë vlerën e rregullimit standard

të treguar në tabelën 2.2 të quajtur treguesi (Random) i rastësishëm (RI-Random

Index). Në tabelën 2.2 zgjidhet vlera që korrespondon me numrin e elementëve.

Për shembull, vlera e RI që do të përdoret në një krahasim me 3 elementë sipas

tabelës 2.2 do të jetë 0.58.

Tabela 2.2: Vlerat e Indeksit të rastësishëm (RI)

n 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

Treguesi i

rastësishëm 0 0 0,58 0,9 1,12 1,24 1,32 1,41 1,45 1,49 1,51 1,48 1,56

Burimi: Oğuzlar, 2007, fq.127.

(7)

Në rastet kur vlera e llogaritur e CR është më e vogël se 0.10 atëherë kuptohet se

krahasimet e bëra nga vendimmarrësi janë konsistente. Nëse vlera e CR është më e

madhe se 0.10 atëherë kemi një gabim në përllogaritje në metodën AHP ose një

paqëndrueshmëri në krahasimet e bëra nga vendimmarrësi.

4.4.5. Gjetja e shpërndarjes së rëndësisë

Në këtë fazë përcaktohet shpërndarja e rëndësisë nga shkalla e përqindjes për çdo

element. Thënë ndryshe krahasimet një për një dhe procedurat e matricës përsëriten

sa numri i elementëve (n herë). Vetëm se këtë herë dimensioni i matricës krahasuese

G që do të përdoret në pikat e vendimit për çdo element do të jetë mxm. Pas çdo

procedure krahasimi përfitohet kolona e vektorit S që tregon shpërndarjen e rëndësisë

n

En

ii

1

1

n

nCI

RI

CICR

Page 118: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

109

sipas shkallës së përqindjes dhe sipas pikave të vendimit për elementin e vlerësuar

sipas dimensionit mxl. Kjo kolonë e vektorit tregohet më poshtë:

4.4.6. Shpërndarja e përfundimit në pikat e vendimit.

Në këtë fazë formohet matrica e vendimit K me dimension mxn që formohet nga

kolona e vektorit S me n copë me dimension mxl të shpjeguar më sipër. Matrica e

vendimit shpjegohet sa më poshtë:

Në përfundim, kur matrica e vendimit W shumëzohet si më poshtë me kolonën e

vektorit (vektorin e përparësisë) S përfitojmë një kolonë vektori L me element m.

Kolona e vektorit L jep përqindjen e shpërndarjes të pikave të vendimit. E thënë

ndryshe totali i elementëve të vektorit është 1. Kjo shpërndarje na jep njëkohësisht

edhe radhën e rëndësisë së pikave të vendimit.

Metoda e procesit të Hierarkisë Analitike zhvillohet duke kaluar nëpër të gjitha fazat e

shpjeguara më sipër.

1

21

11

.

.

.

m

i

s

s

s

S

mnmm

n

n

sss

sss

sss

K

...

..

..

..

...

...

21

22221

11211

1

21

11

2

1

21

22221

11211

.

.

.

.

.

.

...

..

..

..

...

...

mnmnmm

n

n

l

l

l

w

w

w

x

sss

sss

sss

L

Page 119: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

110

Page 120: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

111

KAPITULLI KATËRT

ZHVILLIMI I KARTAVE TË KREDIT NË

SHQIPËRI DHE KRIJIMI I MODELIT

1. SISTEMI BANKAR NË SHQIPËRI

Shqipëria ka qenë një vend me regjim komunist të bazuar në një treg të mbyllur me

jashtë dhe krejtësisht të komanduar nga sistemi qendror shtetëror drejtues. Në këto

kushte, ku ekzistonte vetëm një bankë, ishte shumë e vështirë të flitej për zhvillim të

tregut bankar bashkë me produktet e tij. Nisur nga kjo gjendje, sistemi bankar

Shqiptar deri në vitet ‘90 ka qenë i mbyllur kundrejt inovacioneve bankare botërore.

Në këtë aspekt është shumë e vështirë të kërkohet një ecuri normale në produkte

bankare apo një ecuri koherente me vendet fqinje mbas viteve 90, kur dhe Shqipëria

filloi të hynte në një treg të lirë. Madje, Shqipërisë do ti duhej të kalonte gjysmën e

viteve ‘90 për të patur për herë të parë një treg të lirë bankar me pjesëmarrje të

bankave me kapital jo shtetëror.

Kështu në hyrjen e viteve ‘90, sistemi bankar në Shqipëri përbëhej nga Banka

Bujqësore, Banka e Kursimeve dhe Banka Shqiptare e Tregtisë112 (me dekretin nr.

7493, datë 1.12.1990 u krijua Banka Shqiptare e Tregtisë, si person juridik me objekt,

veprimtarinë bankare në Tiranë dhe në rrjetin e saj në vend), të gjitha e kishin

prejardhjen nga Banka Qendrore e Shtetit, ose Banka e Shtetit Shqiptar (BSHSH).

Ndryshime të rëndësishme në tregun bankar Shqiptar shënohen me vitin 1992, kur u

krye edhe anëtarësimi i Bankës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar

(FMN). Po në këtë kohë, Banka Kombëtare e Tregtisë filloi operacionet për të

nënshkruar një kontratë me Bankën e Romës në mënyrë që të fillonte nga aktiviteti                                                             112 Me ligjin 7560, datë 28.4.1992 “Për sistemin bankar në Republikën e Shqipërisë”, Bankës

Shqiptare të Tregtisë iu dha liçensa paraprake për të vepruar si bankë. Më 30 dhjetor 1992, doli

vendimi nr. 1 i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe i Bankës së Shtetit Shqiptar (BSHSH) për

bashkimin e Bankës Shqiptare të Tregtisë me Bankën Kombëtare të Shqipërisë (BKSH) dhe për krijimin

e Bankës Kombëtare Tregtare të Shqipërisë, bankë e cila e filloi veprimtarinë bankare më 1 janar

1993.  

Page 121: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

112

një bankë e re Italo-Shqiptare. Kështu më 1993 filloi punë banka e parë me kapital të

huaj, menjëherë filluan punë dhe banka të tjera si, Banka Dardania dhe pothuajse çdo

vit janë liçensuar dhe hapur plot banka të tjera si p.sh në shtator 1996 u hap në Tiranë

një bankë, kapitali i të cilës vinte drejtpërsëdrejti nga Pireu i Athinës në Greqi. Filiali i

kësaj banke në kryeqytetin e Shqipërisë u quajt “Tirana Bank”.

Ky vrull në përmirësimin e sistemit bankar Shqiptar u ndërpre nga kolapsi i firmave

piramidale, që ndodhi në vitin 1996, e cila solli një stopim të sistemit bankar por edhe

të produkteve të tyre.

Menjëherë pas vitit 1996 sistemi bankar Shqiptar e mori veten shumë shpejt.

Fillimisht në sistemin bankar shqiptar u përfshi Banka Italo-Shqiptare (BiA). Një vit

më vonë, në Gusht 1997, filloi të funksionojë Banka Amerikanë e Shqipërisë -

American Bank of Albania (ABA). Më 28.9.2007 u bë bashkimi i të dyja bankave

(BiA me ABA) nën emrin ABA. ABA më vonë u ble nga Intesa San Paolo Bank.

ABA filloi të operojë plotësisht në Gusht të vitit 1998, pastaj funksionoi, siç u tha më

lart, me emrin Intesa San Paolo Bank.

Pas këtij bashkimi bankar që solli dhe një ndjenje sigurie të sistemit bankar në

Shqipëri dolën dhe banka të tjera me kapital të huaj. Zhvillim i rëndësishëm ishte

blerja e Bankës Popullore nga Société Générale, që solli në Shqipëri një tjetër gjigant

bankar, siç është Crédit Agricole, i cili zotëron edhe 100% të kapitalit të aksioneve të

Emporiki Bank, e cila është një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. Kjo ecuri kulmoi

në vitin 2004 ku Banka Raiffeisen International bleu Bankën e Kursimeve, e cila ishte

një bankë shtetërore. Kjo ishte blerja më e madhe në historinë e bankingut Shqiptar.

Raiffeisen internacional bleu 100% të aksioneve të Bankës së Kursimeve.

Të gjitha këto ndryshime në sistemin bankar kanë ardhur si pasojë e një procesi të

gjatë ndryshimi dhe përafrimi të legjislacionit bankar Shqiptar me atë të sistemeve

bankare të tregjeve të lira. Kështu produktet bankare që në i kemi parë rëndom në

vendet fqinje apo në ekonomitë e tregjeve të lira, ka qenë e vështirë të shikoheshin në

Shqipëri.

1.1. Evoluimi i infrastrukturës së pagesave elektronike

Si dhe është përmendur më lart, Shqipëria është një vend, i cili ka qenë për vite me

radhë i udhëhequr nga një sistem ekonomik i përqendruar ku liria ekonomike ishte

Page 122: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

113

pothuajse inekzistente. Në një sistem të tillë sigurisht që dhe sistemi bankar

karakterizohet nga mungesa të thella të produkteve bankare që lidhen me transfertat

elektronike. Në vitet 90-të sistemi bankar në kuadrin e përshtatshmërisë me tregjet e

huaja bankare ndërmori një sërë masash. Këto masa u intensifikuan dhe konkretizuan

vetëm në fillimin e vitit 2000, kjo si pasojë dhe e tranzicionit piramidal dhe krizës së

refugjateve Kosovarë që karakterizuan vitet 90. Viti 2000 ka qenë si fillesë për

hartimin e bazës rregullatorë për instrumentet e reja dhe përmirësimin e bazës

rregullatore ekzistuese të pagesave elektronike113.

Në këtë kuadër u hartua rregullorja “Për pagesat elektronike” në të cilën përcaktohen

kriteret që duhet të plotësohen, me qellim që mjetet e reja elektronike të pagesave të

sjellin: dobi dhe siguri për klientët, produktivitet dhe siguri më të madhe për emetuesit

e tyre114. Në këtë vit instrumentet e pagesave më të përdorura ishin çeqet dhe urdhër

pagesat.

Shumë i rëndësishëm është edhe realizimi po këtë vit i një studimi për automatizimin

e sistemit të klerimit si një element i rëndësishëm i sistemit të pagesave, që lidhet

direkt me klientët e bankave, me individët dhe me bizneset Shqiptare. Kjo është dhe

një nga hapat e parë për instalimin e një infrastrukture themelore për funksionimin e

një sistemi pagesash elektronik.

Në vazhdimësi të këtij inicimi, më vitin 2001 banka botërore përfshiu në kredinë e

dhënë qeverisë Shqiptare për Rindërtimin e Institucioneve Financiare (projekti

FSiBTA) edhe implementimin e një Sistemi Pagesash Ndërbankare të tipit RTGS

(Real Time Gross Sattlement). Në vazhdimësi të këtij projekti banka e Shqipërisë ka

vazhduar me përpjekjet për të ndërtuar një sistem efiçent dhe të sigurt pagesash në

përputhje me 10 parimet themelore për sistemet e rëndësishme të pagesave të

përcaktuar në BiS/CPSS115. Në vitin 2002 projekti ATM (Accounting and Treausury

Management), projekti RTGS (Real Time Gross Sattlement) dhe projekti ACH

(Automated Clearing House) janë disa nga projektet shumë të rëndësishme në

përgatitjen e infrastrukturës për përshtatjen e sistemit bankar në fushën e pagesave

elektronike. Pas implementimit të sistemit të ri të pagesave ATM me qëllim

                                                            113 Banka e Shqipërisë, (2000) Raporti Vjetor 2000, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 114 Banka e Shqipërisë, (2000) Raporti Vjetor 2000, Tiranë, Banka e Shqipërisë.  115 Banka e Shqipërisë, (2002) Raporti Vjetor 2002, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 

Page 123: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

114

automatizimin e operacioneve në bankën e Shqipërisë, u mundësua kalimi në fazën

përfundimtare të realizimit të projektit AiPS (Albanian interbank Payment System),

projekt ky i cili u shtri edhe në bankat e nivelit të dytë si përfituese të drejtpërdrejta

nga ky sistem, dhe u financua nga banka botërore. Sigurisht Banka e Shqipërisë mban

rolin e pronarit të këtij sistemi por njëkohësisht është edhe përdoruese e tij.

Pjesëmarrës në sistemin AiPS janë gjithashtu edhe 12 banka të nivelit të dytë, nga 15

të tilla të liçensuara në vitin 2003.

Pas këtyre evoluimeve të rëndësishme si dhe investimeve nga sistemi bankar për të

përmirësuar infrastrukturën e pagesave, shikojmë për herë të parë daljen në treg të

sistemit elektronik të pagesave. Po në 2003 bëhet instalimi për herë të parë i 12

pajisjeve ATM (Automated Teller Machine), të cilat u vendosën kryesisht në Tiranë si

dhe në vende të tjera të Shqipërisë. Në fund të vitit 2003 në Shqipëri numëroheshin

rreth 4300 karta debiti e krediti të përdorshme në lekë. Gjithsesi numri i pagesave të

bëra me to ishte mjaft i ulët, deri në 3% të vëllimit të përgjithshëm të pagesave të bëra

nga individët116.

Muaji Janar i vitit 2004 shënon fillimin e operacioneve të sistemit Shqiptar të

pagesave ndërbankare (AiPS- Albanian interbank Payment System). Ky ishte një

projekt i rëndësishëm, dhe mban peshën e infrastrukturës kryesore lidhëse pothuajse

të gjithë sistemit bankar. Sigurisht baza për rregullimin e veprimeve në sistemin AiPS

u vendos nga rregullorja për “Rregulla dhe procedura të sistemit Shqiptar të pagesave

ndërbankare- AiPS miratuar me vendimin nr. 103, datë 10.12.2003 të këshillit

mbikëqyrës117.

Viti 2004 për bankën e Shqipërisë ka qenë dhe një vit i nismës për zbatimin e projektit

AECH (Albanian Electronic Clearing House). Ky sistem do mbështetej dhe integrohej

në sistemin AiPS që do të mundësojë automatizimin e shërbimit të kleringut që

afrohet aktualisht nga banka e Shqipërisë për përpunimin e pagesave me vlerë të

vogël. Sistemi u financua nga banka botërore dhe synonte të sillte përfitime të

ndjeshme në sistemin e pagesave në drejtim të automatizimit të proceseve e

njëkohësisht rritjes së saktësisë, shpejtësisë dhe uljen e kostove të përpunimit. Sistemi

AECH mundëson shlyerjen me bazë neto të të gjitha pagesave me vlerë të vogël, të

                                                            116 Banka e Shqiperisë, (2003), Raporti Vjetor 2003, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 117 Banka e Shqiperisë, (2004), Raporti Vjetor 2004, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 

Page 124: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

115

kanalizuara në mënyrë elektronike në sistem nga bankat (pjesëmarrja është e

ngjashme me AiPS) në orare të përcaktuara.

Po në vitin 2004 banka e Shqipërisë me qëllim vijimin e objektivave të saj për rritjen

e qarkullimit të parasë nëpërmjet sistemit bankar si dhe rolin e saj si promovuese e

prezantimit të instrumenteve të reja e zhvillimit te infrastrukturave të nevojshme për

modernizimin e sistemit të pagesave, futi në projektet e saj krijimin e një sistemi për

klerimin e kartave elektronike. Synimi kryesor i kësaj është lehtësimi i përdorimit të

kartave elektronike nga klientët si dhe klerimi i veprimeve të kryera në monedhën

vendase.

Nisur nga futja e sistemit të pagesave elektronike me karta, banka e Shqipërisë

ndërmori një sërë masash të rëndësishme për krijimin e infrastrukturës të

përshtatshme për sistemin e pagesave elektronike. Në këtë kuadër gjatë vitit 2005

shikohen përpjekje për realizimin e një marrëveshje me ViSA international, për të

shlyer veprimet nga kartat në lekë të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, anëtare të

ViSA international.

Konkludimi i këtyre përpjekjeve ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje e cila do fillonte

zbatimin e saj në fillim të vitit 2006118. Në vitin 2005 gjithashtu kemi dhe një

përmirësim të vazhdueshëm dhe shtim të përpjekjeve për modernizimin dhe

përmirësim të sistemit bankar të infrastrukturës së pagesave, duke investuar edhe më

shumë në drejtim të përdorimit të mjeteve elektronike të pagesave. Kjo pasqyrohet

edhe në shtimin e numrit të terminaleve pranuese, ku në fund të vitit 2005 numri i

ATM-ve ishte 205 kurse numri i POS dhe EFTPOS-eve kishte një numër prej 779 dhe

624 apo rreth 5 herë më shumë se ato të një viti më parë. Gjithashtu sipas raportimeve

të bankave në bankën e Shqipërisë vëmë re se pajisjet pranuese të kartave (ATM dhe

POS) operojnë kryesisht në lekë por pikërisht në këtë vit shikohet vënia në

funksionim edhe e POS/EFTPOS-eve në valutë dhe më saktë në USD. Po në këtë vit

kemi një rritje të numrit të kartave (Cash, Debit dhe Kredit) me rreth 7 herë në

krahasim me atë të një viti më parë, ku numri i tyre shkon në 225,913 karta në fund të

vitit 2005119.

                                                            118 Banka e Shqiperisë, (2005), Raporti Vjetor 2005, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 119 Banka e Shqiperisë, (2005), Raporti Vjetor 2005, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 

Page 125: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

116

Shlyerja e pagesave elektronike me kartat ViSA, filloi në muajin Mars 2006

nëpërmjet sistemit AiPS120. Në këtë sistem në atë kohë operonin rreth 6 banka anëtare

të kësaj skeme të cilat në total realizuan një vëllim pagesash prej 0.3 miliardë lekë si

dhe është treguar në grafikun më poshtë.

Po në këtë vit kemi një rritje të përdorimit dhe shumëllojshmërisë së pagesave

elektronike. Numri kartave krahasuar me vitet më parë është rritur me 127,552 copë

që është rreth 56% më shumë se e viti 2005. Vihet re se në këtë rritje mbizotërojnë

kartat Cash, pasuar nga kartat e debiti me një shtim prej 38.75 % dhe më pas nga

kartat e kreditit me rreth 2.71 %. Si rrjedhojë një pasojë që pritej të ndodhte dhe që

ndodhi është dhe rritja e numrit të transaksioneve gjate vitit 2006 në krahasim me ato

të një viti më parë ku vlera e transaksioneve në fund të vitit 2006 arriti 187.66

miliardë lekë.

Në lidhje me anën rregullative të sistemit të pagesave elektronike u ndërmorën masa

për përqasjen e bazës rregullative me ato të vendeve të BE-së ku u nxorën rregulla

dhe manuale të reja të përfunduara gjatë vitit 2006 si; manuali “Mbi procedurat e

Sektorit të Pagesave për Shlyerjen e Veprimeve me ViSA në Sistemin AiPS” apo

rregullorja “Për pagesat elektronike”.

Banka e Shqipërisë, në vijim të marrëveshjes me kompaninë ViSA për shlyerjen e

transaksionëve të kryera në lekë me kartat ViSA, mundësoi shlyerjen në sistemin

AiPS të këtij aktiviteti. Gjatë vitit 2007 numri i bankave pjesëmarrëse në shlyerje

arriti në 8, nga 5 banka që ka qenë një vit më parë. Kështu kompania ViSA në rolin e

shtëpisë së klerimit përgatit pozicionet neto për secilën bankë dhe i dërgon ato pranë

Bankës së Shqipërisë e cila luan rolin e agjentit shlyerës për shlyerje neto në sistemin

AiPS. Kjo lëvizje duket qartë në mënyrë numerike edhe në tabelën më poshtë:

Tabela 3.1: Shlyerjet ViSA 2006 2007

Numri i transaksioneve të shlyerjes nëto 1,487 2,481

Vlera e transaksioneve (milionë lekë) 299 518

                                                            120 Banka e Shqiperisë, (2006), Raporti Vjetor 2006, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 

Page 126: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

117

Gjatë këtij viti në një mënyrë dendësisht të konsiderueshme vërehet rritje pozitive e

një instrumenti tjetër të pagesave elektronike, “home banking”. Në vitin 2007 në

Shqipëri ishin tri banka që e ofronin këtë të fundit, kështu që transaksionet me këtë

instrument në krahasim me një vit më parë u rritën me 122 % dhe 188% në vlerë.

Vlera e këtyre transaksioneve si dhe do shprehet në vijim nuk ka peshë të madhe në

tërësinë e transaksioneve elektronike, por kjo rritje në vitin 2007 vjen pikërisht nga

shtimi i dy bankave në ofrimin e këtij shërbimi.

Në funksion të metodologjisë së raportimit për sa i përket instrumenteve të pagesave

në vitin 2008 u rishikua metodologjia “Për raportimin e instrumenteve të pagesave”

bazuar në të dhënat që raportojnë bankat, mbi këto të fundit ndaj Bankës së

Shqipërisë. Metodologjia synon të grumbullojë dhe përpunojë të dhëna periodike për

të ndërtuar një bazë të dhënash mbi përdorimin e instrumenteve të pagesave në

Shqipëri. Qëllimi është analizimi i tendencave në ndihmë të publikut në njohjen e

zhvillimin e sistemit të pagesave në Shqipëri. Gjithashtu monitorimin e zhvillimeve

në fushën e sistemit të pagesave në mënyrë që të vlerësohet shkalla e rreziqeve që

përmbajnë këto dhe sigurohet transparenca në marrëveshjet që kanë të bëjnë me

instrumentet dhe shërbimet e pagesave. Një tjetër qëllim është dhe përputhshmëria e

këtyre statistikave me ato të bankës qendrore Europiane dhe BiS Basel me synimin

publikim e këtyre të fundit në Red Book dhe Blue Book, publikime këto të Bankës

Qendrore Europiane mbi pagesat.

Gjatë vitit 2008 vihet re se është punuar për harmonizimin e kuadrit rregullativ të

sistemit ekzistues të pagesave me Acquis Communautaire, duke rishikuar disa

rregullore dhe miratuar disa të tjera me qëllim përshtatjen e tyre me direktivat e BE-

se.

Gjatë vitit 2010 u finalizua drafti i projektligjit “Për sistemet e pagesave” si dhe

komentimet shpjeguese të tij. Ky dokument ka një rëndësi të veçantë pasi shpjegon

disa koncepte ende të reja për sistemin kombëtar të pagesave si dhe detajon në

menynë të saktë rolin dhe detyrat e bankës së Shqipërisë në lidhje me zhvillimin dhe

mbikëqyrjen e sistemit të pagesave në vend. Ky projektligj përbën një hap të

mëtejshëm dhe tepër të rëndësishëm për procesin e përafrimit të vazhdueshëm të

legjislacionit Shqiptar me atë të BE-së në fushën bankare dhe financiare, parashikuar

Page 127: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

118

gjithashtu edhe në nenet 70 dhe 89 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA)

midis Shqipërisë dhe komunitetit Evropian.

Po gjatë vitit 2010 vihet re një fokusim i punës për përmirësimin dhe zgjerimin e

infrastrukturës të nevojshme për shlyerjen e instrumenteve elektronike të pagesave

(kartat bankare). Në Korrik të këtij viti u finalizua projekti për shlyerjen e pagesave

në lekë me kartat MasterCard dhe Maestro, nëpërmjet sistemit të pagesave AiPS, një

shërbim ky që i ofrohet kompanisë MastrCard me eksperiencën disavjeçare në ofrimin

e këtij shërbimi ndaj kompanisë ViSA.

Ndërkohë që gjatë vitit 2011 nën mbështetjen e ekspertëve të huaj u punua për

përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë te BE-se, ku u morën masa për kalimin e

disa direktiva te rëndësishme në fushën e pagesave, ku përmendet direktiva

2007/64/EC “Mbi shërbimet e pagesave në tregun e brendshëm” dhe direktiva

2009/110/EC “Mbi ngritjen, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e kujdesshme të veprimtarisë

së institucioneve të parasë elektronike dhe/ose me praktikat më të mira

ndërkombëtare”. Këto masa u ndërmorën me qëllim fuqizimin e transparencës në

lidhje me shërbimet e pagesave dhe paranë elektronike, vendosjen e një grupi të plotë

rregullash në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve dhe ofertuesve të këtyre

shërbimeve, duke rritur kështu eficiencën dhe sigurinë si dhe duke fuqizuar autoritetin

mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në korrik te vitit 2012 Banka e Shqipërisë përfundoi me sukses projekt binjakëzimin

IPA 2008 me bankën e Italisë dhe bankën e Francës. Në këtë projekt sistemi i

pagesave pati një rëndësi të veçantë dhe më konkretisht u rishikuan dhe u hartuan një

sërë rregullash dhe manualesh ndër të cilat mund të veçohen:

Rishikimi i dokumentit “Politika e mbikëqyrjes së sistemeve të pagesave dhe

shlyerjes” sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, ku është zgjeruar fusha

e zbatimit me qëllim aplikimin e zhvillimeve të viteve të fundit në fushën e

pagesave.

Hartimi i manualit “Për mbikëqyrjen e sistemeve të pagesave”, i cili është

kryer duke përdorur standardet bashkëkohore në përdorim nga bankat

qendrore të Bashkimit Evropian.

Page 128: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

119

Rishikimi i metodologjisë “Për raportimin e instrumenteve të pagesave”

nëpërmjet konsultimit me bankat për statistikat që këto të fundit dërgojnë

pranë Bankës së Shqipërisë.

Hartimi i projekt-rregullores “Për operatorët dhe sistemet e pagesave” me

qëllim liçencimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve dhe sistemeve private të

pagesave dhe shlyerjes.

Viti 2013 është një vit shumë i rëndësishëm për sa i përket formimit te infrastrukturës

ligjore të pagesave elektronike. Në këtë vit u miratua ligji 133/2013 datë 29.04.2013

“Për sistemin e pagesave”. Miratimi i këtij ligji krijoi hapësirën e nevojshme për

rregullime të sistemeve kombëtare të pagesave, nëpërmjet akteve nënligjore,

vendimeve dhe udhëzimeve të caktuara. Në këtë mënyrë Këshilli Mbikëqyrës i

Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 42 date 26.06.2013 miratoi rregulloren, “Për

rregullimin, liçencimin dhe mbikëqyrjen e operatoreve të skemave kombëtare të

pagesave”, me qëllim krijimin e hapësirave të përshtatshme për nxitjen e iniciativës

private për krijim e infrastrukturave të nevojshme në tregun vendas të pagesave me

kartë. Kështu dispozitat e rregullore për liçencimin e operatoreve të skemave të

pagesave me kartë u jep të drejtën personave juridike të krijojnë skema kombëtare të

pagesave me kartë duke përfshire dhe rolin e procesit kombëtar. Ky veprim hap

rrugën për një treg të lirë dhe jo monopol të tregut vendas të sistemeve të pagesave me

kartë. Pasqyrimi i punës së ndërmarrë, me qellim uljen e fuqisë së monopolit në

tregun e skemave kombëtare të pagesave vihet re menjëherë në muajin Tetor të vitit

2013, ku në tregun Shqiptar vërehet licencimi i operatorit të parë të skemës kombëtare

të pagesave me kartë. Vlen të theksohet se, krijimi i kuadrit rregullativ dhe licencimi i

operatorit të skemës kombëtare të pagesave me kartë përbën hapin e parë të Bankës së

Shqipërisë drejt rregullimit, licencimit dhe mbikëqyrjes së të gjithë elementeve të

rëndësishëm të sistemeve të pagesave.

Së fundi, në kuadër të nxitjes së përdorimit të instrumenteve të pagesave elektronike

dhe reduktimit të përdorimit të parasë fizike në ekonomi si dhe bazuar në direktivën

2009/110/EC të Bashkimit Evropian, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa konkrete

për implementimin e parasë elektronike dhe të institucioneve të saj edhe në tregun

Shqiptar. Zbatimi i kësaj direktive jo vetëm zgjeron gamën e instrumenteve të

Page 129: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

120

pagesave, por njëkohësisht nxit konkurrencën në këtë pjesë të tregut. Gjithashtu,

krijimi i një mënyre alternative pagese, e cila nga eksperienca ndërkombëtare mund të

gjejë aplikim në një spektër të gjerë nevojash për pagesa, është një ndihmë dhe në

nxitjen e përfshirjes financiare të popullsisë.

1.2. Sistemet e pagesave elektronike në Shqipëri

Deri në fillimet e vitit 2003 sistemet e pagesave në Shqipëri dominoheshin nga

urdhërpagesat dhe çeqet. Urdhërpagesat dominojnë ndër të tjera, si instrumenti më i

përdorur me 77% të vëllimit të përgjithshëm të pagesave dhe 53% të vlerës totale të

pagesave për klientë. Përdorimi i çekut si instrument pagese mbetet i kufizuar, duke

treguar se përdorimi i tij në Shqipëri ende është në nivele të ulëta. Tipi më i përdorur

është çeku i garantuar nga banka (çeku bankar)121.

Gjatë vitit 2003 vihen re përpjekje të sistemit bankar për të përmirësuar

infrastrukturën e pagesave, duke investuar kryesisht në drejtim të përdorimit të

mjeteve elektronike të pagesës. Vetëm gjatë vitit 2003 janë instaluar dhe u vendosën

në përdorim 12 pajisje të reja ATM, të cilat janë vendosur kryesisht në Tiranë, por

edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Në fund të vitit 2003, në Shqipëri numëroheshin

rreth 4300 karta debiti e krediti të përdorshme në lekë, por megjithatë numri i

pagesave elektronike përbën vetëm 3 % të vëllimit të përgjithshëm të pagesave për

klientë.

Një përpjekje për modernizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së sistemit

elektronik të pagesave vihet re në vitin 2004, duke investuar në drejtim të përdorimit

të pagesave me mjete elektronike. Këto përpjekje kanë sjellë që në gjysmën e dytë të

2004 të përformohet një trend rritës i terminaleve pranuese. Në fund të 2004 numri i

ATM-ve ishte 93 dhe i POS dhe EFTPOS-eve 155 në krahasim me 22 dhe 53 që ishin

në vitin 2003, të cilat sipas raportimit të bankave të nivelit të dytë pranë bankës së

Shqipërisë operojnë kryesisht në lekë.

Sa i përket kartave elektronike (cash, debit, kredit) që janë në përdorim vihet re një

rritje prej 3.7 herë më shumë se në vitin 2003, kur dolën për herë të parë në qarkullim.

Kartat janë kryesisht në lekë dhe përsa i përket përdorimit të tyre, më e përdorura

është karta që ka funksionin cash. Me rritjen e numrit të terminaleve pranuese vihet re                                                             121 Banka e Shqipërisë, (2003), Raporti Vjetor 2003, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 

Page 130: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

121

një trend i ri i përshtatjes së kartave me funksion cash në ato me funksion debitimi

nga ana e bankave. Kështu karta mund të përdoret si në ATM po ashtu edhe në POS

apo EFTPOS ku ajo pranohet. Këto karta kryesisht operojnë në një monedhë, por një

numër i limituar i tyre operon dhe në monedha të tjera.

Bankat, edhe në vitet në vijim kanë shtuar përpjekjet e tyre për përmirësimin dhe

modernizimin e infrastrukturës së pagesave, duke shtuar investimet në drejtim të

pagesave elektronike. Kështu në vitin 2005 shikohet një rritje e numrit të terminaleve

pranuese në krahasim me ato një vit më parë. Kështu në fund të vitit 2005 numri i

ATM-ve ishte 205, kurse i POS/EFTPOS-eve 779, kundrejt 93 dhe 155 respektivisht

për fundvitin 2004. Funksionimi i ATM-ve dhe POS-eve kryesisht është në lekë, por

në 2005 shikohet vënia në funksionim edhe POS/EFTPOS-eve në valutë kryesisht në

USD. Po këtë vit shikohet një rritje e numrit të kartave në përdorim me rreth 7 herë,

ku në Dhjetor të 2005 numëroheshin 225,913 karta. Kartat në përdorim funksionojnë

kryesisht në lekë dhe e veçanta është se në vitin 2005 shikohet një ndryshim trendi

nga kartat cash në karta debiti, ku gjatë vitit 2004 mbizotëronte karta cash, tashmë në

2005 shikohet një rritje më e madhe e kartave të debitit (nga 6 552 karta në dhjetor

2004 në 182 113 karta në dhjetor 2005). Po në 2005 shikohet jo vetëm një shtim i

kartave në qarkullim por një shtim edhe i llojshmërisë se tyre.

Gjate vitit 2006 shikohet një rritje dhe shumëllojshmëri në përdorimin e

instrumenteve elektronike të pagesave. Numri i kartave në qarkullim është rritur me 9

herë gjatë këtij viti krahasuar me vitin 2004. Shtesa e numrit të kartave krahasuar me

vitin 2005 është 127,552 copë, me gati 56 %122.

Po njëlloj ende mbizotërojnë në numër kartat cash. por si dhe në vitin 2005 trendi i

kartave të debitit ka një rritje, duke sjellë kartat e debitit në një sasi prej 38.75% të

sasisë totale të kartave në qarkullim123. Gjithashtu viti 2006 karakterizohet edhe nga

një rritje e numrit të kartave të kredit me 5,816 duke zënë rreth 2.71% të totalit të

kartave në qarkullim. Kështu duke parë një rritje te këtyre mjeteve te pagesave

elektronike vihet re një ulje e parasë cash në qarkullim nga viti në vit dhe një rritje e

linjave te kreditimit personal.

                                                            122 Banka e Shqipërisë, (2006), Raporti Vjetor 2006, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 123 Banka e Shqipërisë, (2006), Raporti Vjetor 2006, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 

Page 131: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

122

Rritja e numrit të kartave shoqërohet edhe me një rritje të vëllimit te transaksioneve

ku në muajin Janar te vitit 2006 kemi 644,987 dhe në muajin Dhjetor te po këtij viti

1,697,301 të tilla me një vlerë totale të transaksioneve gjate viti 2006 prej 187.66

miliardë leke124. Po këtë vit vihet re një shtim i ATM-ve dhe POS-ve, dhe jo vetëm në

numër, por edhe në shpërndarje gjeografike në gjithë territorin e Shqipërisë, ku

numërohet një shtim prej 130 ATM-sh dhe 404 POS, një shenjë kjo e shtimit të

përdorimit të mjeteve elektronike të pagesave.

Trendi rritës në përdorimin e kartave vazhdon me rritje edhe në vitin 2007 kryesisht

në kartat me funksionin cash dhe debit, të cilat kanë rreth 74 % rritje në krahasim me

vitin 2006. Po ashtu edhe terminalet e pranimit të kartave kanë një rritje ku kemi një

rritje me 47 % në krahasim me vitin 2006 ku dominojnë më shumë rritjet e pajisjeve

POS. Në lidhje me shpërndarjen gjeografike të kartave mund të thuhet se në vitin

2007 shikohet tendenca për të lëvizur jashtë Tiranës por që ende në një masë të

konsiderueshme Tirana mbetet qendra më e populluar me ATM dhe POS me

përkatësisht 78% dhe 59% të totalit të tyre. Vazhdon të shikohet një rritje e

transaksioneve në numër dhe vlerë, përkatësisht 17% dhe 26%, por kjo nuk është në

proporcion me rritjen e numrit të kartave. Kjo mospërputhje vjen nga fakti se

Shqipëria është futur së fundmi në këtë sistem pagesash, dhe ende nuk është fituar

besimi i duhur në lidhje me përdorimin dhe përfitimet e tyre. Thënë ndryshe, në

përpjesëtim me numrin e popullsisë, mesatarisht, një në pesë persona është mbajtës i

një karte dhe çdo kartëmbajtës kryen jo më shumë se 16 transaksione në vit125. Kjo

tregon, se sistemi bankar është ende në fillimet e tij përsa i përket pagesave

elektronike në krahasim me vendet e tjera.

Gjatë vitit 2008 vërehet një trend rritës i numrit te ATM-ve dhe POS-ve përkatësisht

45% dhe 61% më shumë se viti 2007, gjithashtu këtë vit kemi edhe modernizimin e

makinave ATM.

Tabela 3.2: Numri total i ATM dhe POS në 31 Dhjetor 2008

Përshkrimi Totali

Makina ATM (Automated Teller Machinës) 642Prej të cilave:

                                                            124 Banka e Shqipërisë, (2006), Raporti Vjetor 2006, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 125 Banka e Shqipërisë, (2006), Raporti Vjetor 2006, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 

Page 132: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

123

1- ATM me funksion tërheqje cash 6422- ATM me funksion urdhër transferta 593- ATM me funksion depozitim cash 73

Terminale POS (Point Of Sail) 2,953Prej te cilave:

1- Terminale POS me funksion tërheqje cash 9072- Terminale pagesash EFTPOS 2,915

Terminale për përdorimin e parasë elektronike -Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Sa i përket numrit të kartave në qarkullim krahasuar me vitin 2007 shikohet një rritje

me 17% e numrit te tyre. E veçantë për vitin 2008, është se vërehet një trend rritës i

lartë i kartave të kreditit, gjë qe s’ka qenë në vitet e para. Numri i kartave të kreditit

është rritur me rreth 53 %.

Tabela 3.3: Numri total i kartave bankare në qarkullim në 31 dhjetor 2008

Numri i kartave sipas funksionëve 31 Dhjetor 2008

Karta me funksion cash-i 512,232Karta me funksion pagese 498,003Prej te cilave:

1- Karta debiti 482,0722- Kata krediti 15,931

Karta me funksion para elektronike Numri total i kartave në qarkullim 512,232Prej te cilave:

- Karta me me shume se nje funksion 498,003Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Rreth 8,205,143 transaksione me karta, të cilat janë në rritje dhe një qarkullim total

vjetor prej 93.7 miliard lekësh, tregon që sistemi i pagesave elektronike në Shqipëri

është futur në një trend rritës.

Nëse hedhim një sy në brendësi të këtyre transaksioneve, kuptojmë se 96 % e tyre

janë tërheqje cash nga ATM-të. Krahasuar me numrin e popullsisë mesatarisht 1 në 6

persona është mbajtës i një kartë, dhe çdo kartëmbajtës kryen jo më shumë se 16

transaksione në vit, nga të cilat 15 janë tërheqje cash nga banka. Kjo statistikë tregon

se Shqipëria ende ngelet në hapat e parë të saj, sa i përket përdorimit të sistemit

elektronik të pagesave, krahasuar kjo me vëndet e rajonit.

Page 133: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

124

Tabela 3.4: Transaksione të realizuara me karta bankare gjatë vitit 2008

Transaksionet me karta sipas llojit te transaksionit Vëllimi Vlere

(mln lekë) 1- ATM tërheqje cash 7,910,609 89,067.432- ATM depozitime 133 2.103- Urdhër-transfertat nëpërmjet ATM-ve 271 9.374- Tërheqje cash në terminale POS 2,999 451.515- Pagesa me karta në terminale POS 291,131 4,196.19

Prej te cilave: - Pagesa me karta debiti 187,720 2,013.81- Pagesa me karta krediti 103,411 2,182.38

Totali i transaksioneve me karta 8,205,143 93,726.60Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Numri i pajisjeve ATM dhe POS vazhdon të rritet edhe në vitin 2009, me një

trend jo të fortë si ishte në vitet më parë, përkatësisht vërehet një rritje me 15 % dhe

48 %.

Tabela 3.5: Numri i ATM dhe POS në 2009, krahasuar me fundin e vitit 2008

Përshkrimi 2008 2009

Makina ATM (Automated Teller Machinës) 642 741Prej të cilave:

1- ATM me funksion tërheqje cash 642 7412- ATM me funksion urdhër transferta 59 663- ATM me funksion depozitim cash 73 74

Terminale POS (Point Of Sail) 2,953 4,370Prej te cilave:

1- Terminale POS me funksion tërheqje cash 907 1,2902- Terminale pagesash EFTPOS 2,915 4,320

Terminale për përdorimin e parasë elektronike - -Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Diferenca e madhe në përqindje të trendit të rritjes së pajisjeve ATM me ato POS vjen

si pasojë e një strategjie që kanë ndjekur bankat, duke u nisur nga sjelljet e

konsumatorëve, përdorues të kartave elektronike në tregun aktual në Shqipëri.

Nisur nga fakti se ATM-të në të shumtën e rasteve përdoren si shpërndarës parash

(cash machinë), një funksion ky që nuk është pjesë e elitës së funksioneve që sjell

fitime, bankat kanë pozicionuar vëmendjen e tyre në tregun POS ku fitimet e tyre janë

Page 134: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

125

të konsiderueshme dhe manaxhimi i kërkesës për para (duke qenë se këtu bëhet fjalë

për para elektronike) është shumë herë më i kollajshëm.

Numri i kartave në qarkullim gjithashtu në vitin 2009 ka një trend rritës në ulje në

krahasim me vite më parë duke patur një rritje nga viti 2008 me 11 %. Brenda kësaj

rritje vërehet një trend rritës i kartave të kreditit me 50 % më shumë se një vit më

parë.

Tabela 3.6: Numri i kartave bankare në qarkullim në 31 dhjetor 2009, dhe 2008

Numri i kartave sipas funksioneve 31 Dhjetor 2008 31 Dhjetor 2009

Karta me funksion cash-i 512,232 566,985Karta me funksion pagese 498,003 566,985Prej te cilave:

1- Karta debiti 482,072 543,1412- Karta krediti 15,931 23,844

Karta me funksion para elektronike -Numri total i kartave në qarkullim 512,232 566,985Prej te cilave:

- Karta me më shume se një funksion 498,003 599,985Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Gjate këtij viti vihet re se kemi një rritje te transaksioneve me karta bankare

(debiti/krediti) me rreth mbi 9 milion transaksione me një qarkullim total vjetor prej

102 miliardë lekesh.

Sigurisht në tabelën e mëposhtme vërehet lehte që ende në këto transaksione 96 % e

tyre përbëhen nga tërheqje cash nga ATM që do të thotë që sistemi bankar në Shqipëri

është ende larg normës mesatare te rajonit sa i përket pagesave elektronike.

Page 135: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

126

Tabela 3.7: Transaksioneve me karta bankare gjate vitit 2009dhe 2008

Transaksionet me karta sipas llojit te transaksionit

Volum Vlere (mln lekë)

2008 2009 2008 2009

1- ATM tërheqje cash 7,910,609 8,717,982 89,067.43 96,117.27

2- ATM depozitime 133 91 2.10 2.97

3- Urdhër-transfertat nëpërmjet ATM-ve 271 366 9.37 10.02

4- Tërheqje cash në terminale POS 2,999 2,647 451.51 453.86

5- Pagesa me karta në terminale POS 291,131 403,214 4,196.19 5,321.72

Prej te cilave:

- Pagesa me karta debiti 187,720 252,780 2,013.81 2,565.67

- Pagesa me karta krediti 103,411 150,434 2,182.38 2,756.05

Totali i transaksioneve me karta 8,205,143 9,124,300 93,726.60 101,905.3

Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Gjatë vitit 2010 numri i pajisjeve ATM është rritur me 4 % ndërsa i pajisjeve POS

është rritur me 12 % krahasuar me vitin 2009. Ndërkohe që në shpërndarjen

gjeografike të tyre pjesën me të populluar e zë Tirana me 53 % te ATM-ve dhe rreth

78 % te pajisjeve POS dhe më pas vjen Lushnja dhe Shkodra për pajisjet ATM dhe

Lushnja dhe Gjirokastara për pajisjet POS126.

Grafiku 3.1: Shpërndarja e bankomateve (ATM) deri në fund te vitit 2010

Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

                                                            126 Banka e Shqiperisë, (2010), Raporti Vjetor 2010, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 

Page 136: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

127

Grafiku 3.2: Shpërndarja e pajisjeve POS deri në fund te vitit 2010

Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Gjatë këtij viti numri i kartave në qarkullim është rritur me 23 % në krahasim me një

vit më parë dhe ku nga këto rreth 96 % e këtyre kartave përbëhet nga karta debiti. Sa i

përket llojit të operatoreve që procedojnë këto karta peshën më të madhe e kap karta

ViSA me 83 % te totalit e ndjekur nga Master Card ndërkohë që në peshë më të vogël

zënë Maestro dhe American Express, sa i përket kartave lokale vetëm dy banka

emetojnë te tilla qe zënë 2 % te totalit127.

Grafiku 3.3: Pesha e kartave te pagesave sipas llojit, deri në fund të viti 2010

Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

                                                            127 Banka e Shqiperisë, (2010), Raporti Vjetor 2010, Tiranë, Banka e Shqipërisë. 

Page 137: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

128

Në lidhje me transaksionet e kryera me karta mund të thuhet se ka një rritje të tyre ku

mund të përmendim se u proçesuan rreth 10.5 milion transaksione me karta

(nëpërmjet pajisjeve ATM dhe POS) me një qarkullim prej 108 miliard lekësh. Pra në

krahasim me një viti me parë vërehet një shtesë në volum me 1 milion transaksione

dhe në vlerë me 7 miliard lekë.

Vlen për tu përmendur fakti se gati 95 % e këtyre transaksioneve janë tërheqje cash

nga ATM-të dhe vetëm 5 % janë pagesa klientësh me karta në pajisje POS. Kjo e

dhënë na lë të mendojmë se ende ky sistem i cili është modernizuar dhe përshtatur

mjaftueshëm nga ana e sistemit bankar është në nivelet fillestare të perceptimit të tij

nga ana e përdoruesve dhe se përdoruesit e tij (si kartëmbajtësit dhe mbajtësit e

pajisjeve POS) nuk kanë krijuar një besim të mjaftueshëm apo nuk kanë të dhëna të

mjaftueshme në përfitimet e këtij sistemi. Edhe pse ndoshta përdoruesit e kartave janë

në dijeni për transaksionet që mund të kryejnë nëpërmjet ATM apo POS-ve, ata

parapëlqejnë që këto të fundit ti kryejnë në cash dhe kjo duket qartë nga transaksioni

më thelbësor që është ai i tërheqjes cash nga ATM-te.

Tabela 3.8: Transaksioneve me karta bankare gjate vitit 2010dhe 2009

Transaksionet me karta sipas llojit te transaksionit

Volum Vlere (mln lekë)

2009 2010 2009 2010

6- ATM tërheqje cash 8,717,982 9,877,583 96,117.27 100,057.917- ATM depozitime 91 47 2.97 0.238- Urdhër-transfertat nëpërmjet

ATM-ve 366 260 10.02 6.31

9- Tërheqje cash në terminale POS 2,647 1,654 453.86 358.2210- Pagesa me karta në terminale

POS Prej te cilave:

403,214 527,411 5,321.72 7,438.30

- Pagesa me karta debiti 252,780 322,230 2,565.67 3,151.13- Pagesa me karta krediti 150,434 205,181 2,756.05 4,287.17

Totali i transaksionëve me karta 9,124,300 10,406,955 101,905.3 107,860.96 Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Gjate vitit 2011 vërehet se infrastruktura bankare e sistemit te pagesave elektronike ka

pësuar një rritje në numrin e pajisjeve por sa i përket trendit rritës nuk mund të themi

të njëjtën gjë. Kështu numri i terminaleve ATM dhe POS është rritur me 4.4 % dhe

4.5 % krahasuar me vitin 2010 por sa i përket trendit ndër vite kemi një zvogëlim që

Page 138: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

129

do të thotë se tregu bankar ka arritur në afërsi të ngopjes së tij si dhe vërehet në

grafikun e mposhtëm.

Grafik 3.4: Numri i ATM dhe POS-ve ndër vite

Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Ndërkohë sa i përket trendit që ka ndjekur ndër vite rritja e numrit te pajisjeve ATM

dhe POS si dhe vërehet në grafikun e mëposhtëm kemi një rënie në vazhdimësi.

Grafik 3.5: Përqindja e numrit të pajisjeve ATM dhe POS ndër vite

Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Page 139: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

130

Në lidhje me shpërndarjen gjeografike të pajisjeve ATM dhe POS edhe në vitin 2011

vihet re se vazhdon të jetë ende e njëjta përqindje shpërndarjeje pa pasur ndryshim në

vitet e mëparshme, me qytetin e Tiranës në krye të listës dhe me një përqindje

relativisht shumë të lartë në krahasim me qytetet e tjera me rreth 55 % te totalit te

ATM-ve dhe me 78 % te pajisjeve POS.

Sa i përket peshës së pagesave të kryera nga klientët në sistemin bankar, mbizotërojnë

pagesat apo transfertat në kreditim të klientëve të ndjekura nga debitimi direk dhe me

pas nga pagesat me karta në POS. Pagesat në leke të mara në numër kanë një

shpërndarje prej 80 % në kreditim të klientëve, 12 % në debitim direkt dhe 8 % në

pagesa me karta në POS. Pagesat në valute të huaj të mara në numër ndërkohë kanë

një shpërndarje prej 76 % në kreditim të klientëve, 4 % në debitim direkt dhe 17 % në

pagesa me karta në POS. E marë në total, në vlerë pagesa me kartë në POS është rreth

0.28 %, një shifër ende shume e vogël në krahasim me rajonin, dhe një shifër që

tregon një mungesë besueshmërie në pagesat elektronike.

Tabela 3.9: Pesha e pagesave të klientëve në sistemin bankar

Shërbime pagesash për

klientë

Pagesa në leke Pagesa në valute Totali pagesave

Numër Vlere

(miliarda leke)

Numër Vlere

(miliarda leke)

Numër Vlere

(miliarda leke)

Transferta te klientëve Nga te cilat:

79.69% 94.88% 76.36% 96.59% 79.15% 95.23%

1. Transferte krediti në forme leter

97.54% 97.77% 94.45% 96.72% 97.05% 97.25%

2. Transferte krediti “e-banking”

2.49% 2.23% 5.55% 3.28% 2.95% 2.75%

II. Pagesat me karta në POS

7.79% 0.20% 17.31% 0.36% 9.33% 0.28%

1. Pagesat me karta debiti

64.55% 49.73 53.02 39.45 61.09 43.23

2. Pagesat me karta krediti

35.57 50.27 46.98 60.55 38.91 56.77

III. Debitimi direkt 12.00 2.13 4.28 2.45 10.75 2.29

IV. Çeqet 0.52 0.82 2.05 1.59 0.77 2.20

Totali i pagesave (I+II+III+IV)

6,739,920 1,984,008 1,298,661 1,915,432 8,038,656 3,899,439

Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Page 140: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

131

Sa i përket kartave në qarkullim në fund te vitit 2011 vihet re një rritje me 5.3 % në

numrin e tyre krahasuar kjo me atë të një viti më parë. Në brendësi të kartave vëmë re

se ka një rritje më të madhe të kartave të kreditit me 39 % në krahasim me një vit më

parë ndërkohe që kemi një rritje prej 4% të kartave të debitit. Kjo tregon që gjithnjë e

më shumë sistemi bankar po fokusohet drejt kartave të kreditit si një mjet me më

shumë përfitim për të. Ndërkohë që kartat e debitit në vitin 2011 zënë rreth 95 % te

totalit të kartave në qarkullim një përqindje në rënie kjo krahasuar me 96 % të një viti

më parë. Si dhe shikohet në grafikun me poshtë edhe nder vite tendenca e kartave të

krediti ka qenë në një trend që ka ardhur në rritje në krahasim me kartat e debitit.

Grafik 3.6: Numri i kartave sipas funksionit dhe ritmet rritese vjetore të tyre

Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Përveç të tjerash shikohet që trendët rritëse në fillim kanë filluar të bien me kalimin e

kohës dhe duket se mbas vitit 2009 trendët rritëse te të dy llojet e kartave kanë një

ulje.

Rritja e numrit të kartave dhe pajisjeve ATM dhe POS është shoqëruar dhe me një

rritje të transaksioneve në vitin 2011 ku për fat të keq ende mbizotërojnë me 93.5 %

tërheqje cash nga bankomatët dhe vetëm 6.5 % janë pagesa klientësh me karta në

POS-e, pra ende janë në nivel të ulet transaksionet elektronike.

Si dhe shikohet me poshtë në tabele për vitin 2011 janë kryer 11.5 milion transaksione

me karta në ATM dhe POS me një qarkullim prej 118 miliard lekesh. Në numër

shikohet një mbizotërim i pagesave të kartave të debitit ndërsa në vlerë kemi një

mbizotërim të transaksioneve me karta krediti.

2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011

karta me funksion debiti 806 2686 9754 10439 15246 22793 27300 31391

karta me funksion krediti 33288 217799 229021 427430 482072 543141 667548 687597

233%

263% 7%

46%

50%

20%

15%

554.29% 5.15%

86.63%87%

13%

23% 3%

0

100000

200000

300000

400000

500000

600000

700000

800000

0

5000

10000

15000

20000

25000

30000

35000

karta me funksion debiti karta me funksion krediti

Page 141: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

132

Tabela 3.10: Transaksione me karta bankare gjate vitit 2011, krahasuar me vitin 2010

Transaksionet me karta sipas llojit te transaksionit

Volum Vlerë (mln lekë)

2010 2011 2010 2011

1- ATM tërheqje cash 9,877,583 10,778,879 100,057.91 106,660

2- ATM depozitime 47 11 0.23 0.11

3- Urdhër-transfertat nëpërmjet ATM-ve

260 277 6.31 5.72

4- Tërheqje cash në terminale POS 1,654 2,088 358.22 404

5- Pagesa me karta në terminale POS Prej te cilave:

527,411 750,397 7,438.30 10,914

- Pagesa me karta debiti 322,230 458,067 3,151.13 4,719

- Pagesa me karta krediti 205,181 292,330 4,287.17 6,195

Totali i transaksioneve me karta 10,406,955 11,531,652 107,860.96 117,980

Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Gjatë vitit 2012 megjithëse kemi një rritje të vogël të transfertave elektronike në 3.5%

në transfertat e-banking dhe me 12.7% me karta në pajisje POS, prapë këto rritje janë

shumë larg tregut të zhvilluar të sistemeve bankare.

Tabela 3.11: Pesha e pagesave të klientëve sipas instrumentit të pagesës

Shërbime pagesash për klientë

Viti 2010 Viti 2011 Viti 2012

Numër Vlere

(miliardë leke)

Numër Vlere

(miliardë leke)

Numër Vlere

(miliardë leke)

Transferta te klientëve. Nga te cilat:

81% 94% 79.15% 95.23% 75.5% 95%

1. Transferte krediti në forme letër

97% 97% 97.05% 97.25% 96.4% 96.69%

2. Transferte krediti “e-banking”

3% 3% 2.95% 2.75% 3.5% 3.32%

II. Pagesat me karta në POS

7% 0% 9.33% 0.28% 12.7% 0.36%

I. Pagesat me karta debiti

61% 42% 61.09% 43.23% 59.2% 35.3%

II. Pagesat me karta krediti

39% 58% 38.91% 56.77% 40.7% 64.6%

III. Debitimi direkt 11% 4% 10.75% 2.29% 11.14% 2.41%

IV. Çeqet 1% 2% 0.77% 2.20% 0.72% 2.2%

Totali i pagesave (I+II+III+IV)

7,377,033 3,398,102 8,038,656 3,899,439 8,758,818 3,719,562

Rritja e numrit të pajisjeve POS dhe ATM ka qenë pozitiv dhe gjate viti 2012 por

vërehet një ngadalësim drastik i kësaj rritjeje. Konkretisht në krahasim me një vit me

parë kemi një rritje me 2.5% në pajisjet ATM dhe 4 % në pajisjet POS që tregon një

mungesë të kërkesës për këto të fundit. Po e njëjta situate vërehet edhe në numrin e

Page 142: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

133

kartave në qarkullim ku në krahasim me një vit më parë kemi një rritje prej 5.1% te

numrit. Ndërsa sa i përket ndarjes së kartave në vetvete kemi një rritje të përshpejtuar

të numrit të kartave kredit në krahasim me ato debit, me rreth 30 % rritje të kartave

kredit ndërsa kartat debit kanë pësuar një rritje me vetëm 4%. Duket qartë që vitet e

fundit kuptimi i vërtetë i kartave elektronike dhe funksioneve të tyre ka filluar të këtë

një perceptim me sensitive nga ana e konsumatoreve. Konsumatoret Shqiptarë (apo

ata rezidente në Shqipëri) po tregohen me aktive në përdorimin e kartave të kredit të

cilat janë dhe ato karta që kanë komplet funksionet e kartave elektronike dhe që

ndodhen në majën e renditjes sa i përket avantazheve dhe funksioneve. Megjithatë

prapë kartat e debiti kanë një superioritet në numrin e tyre me 93.6 % të totalit të

kartave, kjo si rrjedhoje e pajisjes me një kartë debiti nga banka në të cilën

punëdhënësi i krediton rrogën e çdo punonjës i cili ka një rrogë mujore.

Nëse do të shikonim statistikat sa i përket përdorimit të kartave elektronike do të

kuptohej lehtë që transaksionet kryesore janë ato në tërheqje cash. Për vitin 2012 kemi

12.4 milion transaksione me karta dhe rreth 123.5 miliardë lekë të qarkulluara, ku

91% e tyre kanë qenë tërheqje cash dhe vetëm 9% kanë qenë transaksione me karta në

pajisje POS.

Tabela 3.12: Transaksione me karta bankare gjatë vitit 2011, 2010

Transaksionet me karta sipas llojit te transaksionit

Volum Vlerë (mln lekë)

2011 2012 2011 2012

1- ATM tërheqje cash 10,778,879 11,300,261 106,660 109,6092- ATM depozitime 11 5 0.11 0.033- Urdhër-transfertat nëpërmjet

ATM-ve 277 80 5.72 0.68

4- Tërheqje cash në terminale POS 2,088 3,450 404 4755- Pagesa me karta në terminale

POS Prej te cilave:

750,397 1,107,524 10,914 13,396

- Pagesa me karta debiti 458,067 656,000 4,719 4,739- Pagesa me karta krediti 292,330 451,425 6,195 8,657

Totali i transaksioneve me karta 11,531,652 12,411,221 117,980 123,481Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Vlera e transaksioneve në vëllim e kartave të debitit është me e madhe se e kartave të

kreditit por për sa i përket vlerës monetare kartat e kredit janë me lart se kartat e

Page 143: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

134

debitit, që do të thotë se konsumatorët e kanë kuptuar drejt mënyrën e funksionimit të

tyre tashme. Sa i përket vlerës së vogël të tyre në krahasim me transaksionet në

tërheqje cash kjo rrjedh si pasojë e një kulture mosbesimi ndaj bankave ku çdo

punonjës me rrogë mujore ka prirje të tërheqë pagën e tij që në momentin që ajo është

kredituar dhe preferon të mbajë atë në gjendje cash sa ta ketë në llogarinë e tij

bankare.

Gjate vitit 2014 në sistemin bankar elektronik shikojmë një rënie të rritjes së numrit të

pajisjeve ATM me 2% dhe një rritje të lehtë të pajisjeve POS me 8% krahasuar me një

vit më parë. Kjo statistike tregon se bankat nisur nga sjellja konsumator sa i përket

sistemeve elektronike bankare, kryesisht atyre me karta elektronike, kanë marrë masat

që të kthejnë në fitimprurës sistemin e kartave elektronike duke pakësuar numrin e

ATM-ve dhe rritur atë të POS-eve. Sa i përket rënies së numrit të ATM-ve mund të

përmendim edhe një faktor tjetër që ka të bëjë me tregun bankar në përgjithësi ku

vërehet mbyllja e një pjese të filialeve të bankave gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në

pakësimin e numrit te ATM-ve.

Është e qartë që në një treg bankar të kartave elektronike ku transaksionet në cash

zënë një pjesë shumë të madhe, fitimet e bankave jo vetëm që janë në vlerë të ulet (si

e kemi përmendur në kapitujt më parë) por ekziston edhe problem fizik i likuiditetit.

Një rrezik i tillë mund të mënjanohet duke pajisur të gjithë shitësit me POS ku çdo

posedues karte nuk do te kishte me nevoje për cash pasi do të përdorte kartën e tij për

çdo blerje. Ky veprim i shoqëruar dhe me një ulje të numrit të ATM-ve do të ishte

shumë i frytshëm për të drejtuar poseduesit e kartave elektronike që të ndryshojnë

sjelljen e tyre, nga tërheqja e menjëhershme nga ATM-të e parave cash në një sjellje

me përdorimin e kartës elektronike për pagesa kudo dhe zero tërheqje cash nga ATM-të.

Nëse do të analizonim grafikun numrit te pajisjeve ATM-e dhe POS do të vinim re se

deri në vitin 2009 kemi një rritje paralele të tyre në numër.

Pas viti 2009 e deri në 2014 shikohet një trend i ndryshëm për pajisjet ATM dhe POS.

pajisjet ATM tregojnë një rritje me trend negative ndërsa pajisjet POS tregojnë një

rritje me trend pozitiv që do të thotë se pajisjet ATM do të vijnë duke u zvogëluar

ndërsa numri i pajisjeve POS do të vijë duke u shtuar.

Page 144: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

135

Grafik 3.7: Numri i ATM dhe POS-ve ndër vite

Burim: Banka e Shqipërisë (Raportimet e bankave sipas “Metodologjisë për raportimin e instrumenteve të pagesave”)

Numri i kartave vazhdon të jetë në rritje kështu në fund të vitit 2014 kemi një rritje

me 7% krahasuar me vitin 2013. Nga ndarja e kartave sipas funksionit prapë kemi një

rritje të përshpejtuar të kartave të krediti me rreth 32% përballë 5% të kartave të

debitit, në krahasim gjithmonë me numrin e një viti më parë. Ndërsa sa i përket

peshës që zënë në totalin e kartave, kartat e debiti vazhdojnë të jenë në një shifër të

lartë por që në krahasim me një vit më para vërehet një ulje e lehtë në rreth 90% të

totalit të kartave krahasuar me 92% e totalit që ka qenë në vitin 2013.

Transaksionet e kryera me karta elektronike kanë ardhur në rritje ku prapë midis tyre

mbizotëron tërheqja cash nga ATM. E rëndësishme është që shikohet një trend rritës i

përdorimit të kartave në terminale POS si dhe në transferta. Këto të fundit kanë pësuar

rritje si pasojë e zhvillimit të tregtisë elektronike e cila po merr gjithnjë e më shumë

përmasa të konsiderueshme në Shqipëri. Kështu transaksionet me tërheqje cash janë

tkurrur në numër me 85% dhe 87% në vlerë kjo si pasojë e rritjes së përdorimit të

kartës në pajisjet POS por edhe në dyqanet virtuale online. Përdorimi i kartës për

blerje ka një shpërndarje midis pajisjeve POS fizike dhe dyqaneve virtuale online me

rreth 70% në të parat dhe 30 % në dyqanet virtuale. Kjo tregon edhe njëherë që

konsumatorët rezident në Shqipëri gjithnjë e më shumë po mësohen me përdorimin e

kartës bankare.

Page 145: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

136

2. VLERËSIMI I TË DHËNAVE DHE NGRITJA E MODELIT AHP

Gjatë analizës së sistemit të parasë elektronike në Shqipëri u morën në studim të

dhënat e aplikantëve të cilëve u ishte aprovuar dhënia e kartës së kreditit dhe kishin

filluar përdorimin e saj në Janar të 2015. Këto të dhëna u morën nga një bankë e

nivelit të dytë e cila operon në tregun bankar Shqiptar. Të dhënat u analizuan

nëpërmjet programit SPSS duke u munduar të gjendej një lidhje kuptimplote midis

karakteristikave që mbartnin aplikantët dhe vonesave të tyre në pagesën e borxhit të

krijuar nga përdorimi i kartës së kreditit. Gjatë analizës u vu re se vetëm midis kriterit

“arsimimi” dhe vonesave në pagesa kishte një lidhje kuptimplote ku p-value=0.04 <

0.05, të gjitha kriteret e tjera apo karakteristikat që mbartnin aplikuesit nuk treguan të

kishin ndonjë lidhje kuptimplotë midis vonesave në pagesa (shiko shtojcën 2).

Ky përfundim jo vetëm që nuk lejon përdorimin e tyre në modele regresive por

gjithashtu tregon mospasjen e një modeli bazë për përzgjedhjen e aplikantëve për

kartë krediti në këtë bankë. Gjithashtu edhe pas interesimit në banka të tjera po në të

njëjtën mënyrë nuk ekziston asnjë model i mirëfilltë për vlerësimin e aplikimeve dhe

ky i fundit bëhet vetëm bazuar në disa kritere bazë që aplikantët duhet të kenë. Nga

ana tjetër këto të dhëna tregojnë në njëfarë mënyre nëse vendimi i bankës ka qenë i

drejtë apo jo. Kjo gjë mund të arrihet duke kombinuar midis tyre, karakteristikat e

mbartura (ato që kanë të pandryshueshme si arsimimi, mosha etj…) dhe variablat apo

karakteristika të cilat kanë lindur pasi aplikuesit kanë marrë kartën e kreditit (si p.sh,

limiti i kartës së kreditit, harxhimet me të etj…).

2.1. Të dhënat empirike

Si dhe është përmendur më lart në sistemin bankar Shqiptar pagesat elektronike janë

bërë pjesë e tregut bankar vetëm mbas vitit 2003. Ndër llojet e pagesave elektronike,

pagesat me karta krediti ose përdorimi i kartave të kreditit ka treguar një trend rritës.

Pavarësisht trendit rritës të përdorimit të kartave të kreditit, tregu bankar Shqiptar në

përdorimin e kartave të kreditit është larg tregjeve të rajonit. Si pasojë hyrjes vonë në

përdorim dhe si pasojë e perceptimit të përdoruesve, përdorimi i kartave të kreditit

është ende në nivele të ulta. Pikërisht kjo është një nga arsyet kryesore pse në tregun

bankar Shqiptar nuk kemi sisteme të sofistikuara për aprovimin e aplikimeve për karta

krediti.

Page 146: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

137

Pjesa me e madhe e bankave të nivelit të dytë, aprovimin e aplikimit i kanë lënë në

dorë oficerëve të kredisë duke i kushtëzuar me plotësimin e disa kritereve bazikë, ku

ndër kryesorët janë të ardhurat. Duke parë trendet rritës të përdorimit të kartave të

kreditit në Shqipëri është krejtësisht e parashikueshme që në vitet në vazhdim ky

përdorim në masë i kartave të kreditit do të jetë një problem shoqëror dhe ekonomik

jo vetëm i përdoruesve por edhe i vetë bankave. Nga vëzhgimet mbi të dhënat e mara

nga banka e nivelit të dytë por dhe nga raportet vjetore të bankave të tjera duket

qartazi se vonesat në pagesa apo mos pagesat e kartave të kreditit nuk janë bërë ende

një problem për bankat.

Në analizën statistikore janë marrë në shqyrtim 240 aplikues për kartë krediti të

aprovuar dhe që kanë përdorur këtë të fundit që prej Janarit të vitit 2015. Çdo kriter

shkak i cili mund të ndikojë në sjelljen ekonomike të aplikantit pasi ai të ketë marrë

kartën e kreditit, është vlerësuar duke parë mesataren e kritereve pasojë ku në këtë

rast janë shuma akumulative, limiti i kartës së kreditit dhe shpenzimet totale me kartë

krediti.

Kështu kritere bazë janë ndarë në nënkritere ku janë grupuar dhe të dhënat që bëjnë

pjesë në këto ndarje dhe nënndarje. Si kritere kryesore marrë nga të dhënat e

mbledhura janë, statusi shoqëror, shkollimi, grupmosha, profesioni, sasia e depozitave

si dhe vonesat në pagesa. Nënkriteret janë përkatësisht për statusin shoqëror, beqar

dhe i martuar për shkollimin është i diplomuar, student, postuniversitar, të tjerë dhe të

pashkolluar për grupmosha është nga 20-30 vjeç, nga 31-40 vjeç, nga 41-50 vjeç dhe

nga 51-65 vjeç për profesionin është bankier, doktor, ekonomist, farmacist, i

vetëpunësuar, infermier, inxhinier, jurist, manaxher, mësues, mjeshtër teknik, nëpunës

shteti, nëpunës shëndetësie, nëpunës privat, oficer ushtarak, punëtor, sipërmarrës,

student, të tjerë dhe të papunë, për sasinë e depozitave është numri nga 0 deri në 2

(sasia) dhe për vonesat e pagesave është nga 31-60 ditë, 61-90 ditë, 91-120 ditë, 121-

150 ditë, 151-180 ditë, 181-210 ditë, 211-240 ditë dhe më shumë se 241 ditë.

2.1.1. Analiza statistikore

Në shqyrtim janë marrë 240 aplikantë me moshë mesatare 30 vjeç me një mesatare

prej – 8,672 lekë për shumën akumulative, 52,081 lekë për limitin e kartës së kreditit

dhe me një mesatare shpenzimesh prej 92,288 lekësh. Në grupin e aplikuesve të

Page 147: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

138

marrë, sa i përket madhësisë së grupimeve në kriteret përkatëse, bien në sy; për

kriterin statusi shoqëror grupimi beqar me rreth 86 %, për kriterin shkollimi grupimi

të tjerë me 66.7 %, për kriterin grupmosha grupimi 20-30 vjeç me 60.8 %, për kriterin

profesioni grupimi nëpunës privat me 21.3 %, për grupimin sasia e depozitave

grupimi numri 0 me 96.7 % dhe për kriterin vonësat e pagesave grupimi nga 31-60

ditë me 28.8 %.

Vihet re se në grupimet e kriterit statusi shoqëror shpenzimet më të mëdha mesatare i

ka grupimi “martuar”, mesatarisht me 201,957 lekë. Mesataren e limitit të kartës së

kreditit më të lartë e ka po grupimi “martuar”, mesatarisht me 83,581 lekë dhe

shumën akumulative mesatare më të madhe me vlerë - 2,684. Nisur nga statistikat e

mësipërme duket qartë që banka ka besueshmëri më të madhe te grupimi “martuar”

sesa te grupimi “beqar” kjo nisur nga limiti i kartës dhe reagimi ekonomik i grupimit

“martuar” tregon që shpenzon më shumë dhe ka një balancë të shumës akumulative

më të mirë se grupimi “beqar”.

Grafiku 3.8: Mesatarja e limitit të kartave të kreditit sipas profesioneve

Grupimet e kriterit “grupmosha” shpenzimet më të mëdha i ka grupmosha 41-50 vjeç

mesatarisht me 224,163 lekë pikërisht kjo është dhe grupmosha që ka limitin më të

madh të kartës së kreditit mesatarisht me 83,818 e ndjekur nga grupmosha 31-40 vjeç

me mesatarisht 74,821 lekë. Bie në sy grupmoshat 20-30 dhe 51-65 vjeç me shumën

akumulative negative përkatësisht -11,904 dhe -25,782 lekë duke lënë të kuptohet se

Page 148: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

139

këto janë grupmoshat me nivelin të lartë rreziku sa i përket borxhit të krijuar në bankë

nga përdorimi i kartës së kreditit.

Në grupimet e kriterit “profesioni” shpenzimet më të mëdha i kanë grupimi i

doktorëve me mesatarisht 417,448 lekë të ndjekur nga bankieret dhe menaxheret me

respektivisht 247,680 dhe 213,741 lekë. Ndërkohë është për tu theksuar se numri më

të madh te ky grupim e kanë “nëpunësit privat” të ndjekur nga “punëtore” dhe “të

tjere”, e shoqëruar kjo me një kartë limiti i të cilës është relativisht i ulët, gjë kjo që

tregon se banka i ka lënë dorë të lirë punonjësve të saj që merren me aprovimin e

kartave të kredit për të përdorur edhe intuitën e tyre në aprovimin apo jo të aplikimit

të këtyre të fundit. Kjo është një shenjë e hapur e mungesës së një sistemi objektiv të

bazuar në studime statistikore aprovues të aplikimeve për kartë krediti në këtë banke.

Nënndarjet që kanë marrë sasinë më të madhe të kartave të kreditit janë pesë;

“nëpunës shteti”, “nëpunës privat”, “punëtor”, ”të tjerë” dhe “të papunë” ku banka

është treguar e kujdesshme duke u ofruar një kartë me limit të ulët që varion nga

38,977 lekë deri në 55,014 lekë. Ndërkohë përveç nënndarjes “të tjerë” të gjithë

nënndarjet e tjera kanë një shumë akumulative negative. Sa i përket shpenzimeve

totale mesatare këto nënndarje janë relativisht në shpenzime në mesataren e grupit

përveç nënndarjes “të papunë”.

Grafiku 3.9: Mesatarja e shpenzimeve sipas profesioneve

Sa i përket analizës së aprovimit të aplikimit për kartë krediti nga ana e bankës

shikojmë se nga grupimi i kriterit “profesioni” më të besuarit e bankës, ose më mirë

Page 149: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

140

do qëndronte shprehja aplikantët të cilët kanë një shans të madh për të marrë

aprovimin nga banka janë “nëpunësit privat” të ndjekur nga “nëpunësit e shtetit”,

“punëtorë”, “të tjerë” dhe një kategori e paspecifikuar. Ndërkohë që profesionet që

banka mendon se do të harxhojnë më shumë dhe si rrjedhim do ti sjellin bankës më

shumë përfitime janë profesionet e bankierit, doktor, vetëpunësuar, manaxher,

nëpunës shëndetësie dhe sipërmarrës. Pikërisht aplikantëve që kanë karakteristikën e

të pasurit të profesioneve të lartpërmendura, banka u ka dhënë karta krediti me limit

më të larta. Duhet të theksohet se ky parashikim i bankës nuk mund të quhet korrekt

pasi shpenzimet e bëra nga këta të fundit tregojnë se vetëm aplikantet që kanë pasur

kriterin e profesionit bankier, doktor dhe menaxher kanë pasur harxhimet më të larta,

dhe si rrjedhim dhe i kanë gjeneruar më shumë fitime bankës. Kështu mund të thuhet

se banka në 6 profesione të cilat i ka ofruar limit të lartë të kartës së kreditit 3 prej tyre

e kanë përmbushur qëllimin e dhënies se një karte krediti me limit të lartë.

Grafiku 3.10: Sasia e aprovimeve për profesion

Sa i përket harxhimeve më të mëdha, nëse do të shikonim të dhënat do të dallonim

lehtë që grupimi që ka rënë në zonën e riskut RG4, RG5, RG6 dhe RG2 ka shpenzuar

më shumë se të gjithë grupimet e tjera një fakt ky që tregon se banka ka dhënë

aprovimin për të marë karta krediti në mënyrë të kujdesshme. Ndërkohë që nëse do të

shikonin se si ka shpërndarë limitin e kartave të krediti në këto grupime do të shohim

që limitin më të madh e kanë pasur grupimet e RG5, RG6 dhe RG7 që tregon se deri

diku banka nuk është treguar e kujdesshme në dhënien e kartave të kreditit. Të dy të

dhënat e mësipërme janë kontradiktore dhe ka vetëm një mënyrë që këto të fundit të

Page 150: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

141

jenë të kuptimshme. Mënyra e vetme është që oficerët e kartave të kreditit (personeli

që ka dhënë kartat e kreditit aplikanteve), përveç vendimmarrjes objektive të ketë

pasur edhe ndikime subjektive të cilat me pas i ka përdorur për të bërë aplikantet, që

ata vetë kanë aprovuar për pajisjen me kartë krediti, të paguajnë shpenzimet e tyre për

një kohë, por që kjo më pas nuk ka zgjatur pasi vetë në fillim dhënia e kartës së kredit

për ta ka qenë një vendim i gabuar. Pikërisht kjo bën që shpenzimet e këtyre të fundit

të jenë relativisht të larta nga grupi tjetër edhe pse ata kanë renë në bashkësinë me risk

të lartë.

2.1.2. Krijimi i Modelit dhe Përdorimi i të Dhënave

Me qëllim për të parë sjelljen e bankave ndaj aplikuesve për kartë kredi u morën nën

shqyrtim të dhënat e aplikuesve që u është aprovuar karta e krediti në një bankë të

nivelit të dytë në Shqipëri. Këto të dhëna janë të përditësuara në një sjellje prej 12

muajsh që në datën e dhënies së kartës së krediti nga ana e bankës. Analizimi i këtyre

të dhënave u bë duke marrë parasysh se banka këta aplikantë i ka përzgjedhur si

aplikantë të suksesshëm.

Të dhënat e aplikanteve janë të koduara me qëllim rruajtjen e konfidencialitetit dhe

përmbajnë specifika për çdo aplikant. Këto specifika janë përdorur si kritere në

analizë. Specifikat që kanë të dhënat për çdo aplikant janë: Mosha, Edukimi, Gjendja

Civile, Seksi dhe Profesioni. Këto specifika janë kriteret e pandryshueshme që

aplikuesit i kanë përfituar ndër vite nga mënyra e jetesës që ata kanë bërë. Gjithashtu

kemi edhe karakteristika të cilat do ti quajmë ndihmëse që do të përdoren për të

ndihmuar në krijimin e modelit. Ndër këto është limiti i kartës së krediti që është

dhënë nga banka dhe tregon në njëfarë mënyre opinion e bankës për këta aplikante.

Harxhimet totale me kartë krediti që janë bërë nga këta aplikantë është një

karakteristike tjetër e cila tregon performancën e aplikantevë pas marrjes së kartës së

krediti. Kjo mund të quhet edhe një feed back që tregon se sa e suksesshme ka qenë

banka në përzgjedhjen e aplikantevë.

Analizimi i të dhënave me metoda regresive u bë duke quajtur vendim e bankës të

gabuar nëse vonesa në pagesa ishte më shumë se 241 ditë, pra sipas metodës së

bankës aplikanti ka rënë në nivelin RG9 të riskut. Gjatë analizës regresive u morën në

studim variablat apo karakteristikat që aplikantet kanë përftuar ndër vite si: Mosha,

Page 151: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

142

Edukimi, Gjendja Civile, Seksi dhe Profesioni të cilat u vendosen në rolin e variablave

të pavarura. Variabël e ndikuar apo e varur nga këto të fundit u mor kapërcimi i afatit

të pagesës me mbi 241 ditë. Gjatë analizës u vu re se asnjë nga variablat nuk tregonte

të kishte një lidhje kuptimplote me vonësën në pagesa përveç variables “edukimi” e

cila kishte një lidhje kuptimplotë.

Duke u nisur nga sa më lart është e thjeshtë të kuptohet pse nuk është krijuar një

model statistikor nga ana e bankave dhe apo që të mund të krijohet një i tillë. Kjo pasi

variablat te cilat mbartin karakteristika personale te individëve nuk tregojnë një lidhje

kuptimplotë me vonësën në pagesa (që është dhe pagesa apo jo e borxhit të kartës së

kreditit).

Për të dalë nga kjo gjendje mund të propozohet ndërtimi i modelit AHP i cili mund të

krijohet fare lehtë nga vendimi i mëparshëm i bankës (në rastin tonë konkret, i të

dhënave që ne kemi nga banka e nivelit të dytë). Vendimi për aprovimin e aplikimit

nga ana e bankës është dhënë më herët dhe ky vendim mund të analizohet duke gjetur

statistika të vlefshme në brendësi të të dhënave. Para se të bëhet kjo në fillim do

ndajmë kriteret mbi të cilat do të punohet. Këto kritere i kemi përmendur edhe me lart

dhe janë pesë (mund të këtë edhe më shumë por këto kritere ne i kemi pasur në

dispozicion në të dhënat e mara) Mosha, Edukimi, Gjendja Civile, Seksi dhe

Profesioni. Logjika që do përdorim është duke u nisur nga vlerësimi që vetë banka i

ka dhënë këtyre aplikantëve. Në radhë të parë banka i ka përzgjedhur si fitues të gjithë

këta aplikues por në kontekstin e saj ajo ka dhënë limite të ndryshëm karte krediti. Ku

kjo është një kriter vlerësues i bankës ndaj aplikantëve dhe kjo specifike do të

shfrytëzohet për të diferencuar përqindjen e rëndësisë midis nënkritereve por edhe

midis kritereve.

3. PËRKUFIZIMI I METODËS QË DO TË PËRDORET

Karta e kreditit cilësohet si një mjet pagese nga shumë njerëz në marrëdhëniet e

blerjeve dhe shitjeve të epokës së re. Karta e kreditit për këta njerëz është thjesht një

lloj tjetër monedhe që zëvendëson monedhën ekzistuese. Edhe pse ky lloj përkufizimi

është i saktë nuk është i mjaftueshëm pasi funksionet e kartës së kreditit janë më të

shumta. Ashtu siç e kemi përmendur edhe më sipër karta e kreditit ka edhe vetitë që

Page 152: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

143

të mundëson kredi personale të përsëritshme çdo muaj, mundësinë e kësteve, lehtësinë

e pagesës dhe besueshmëri. Në këto kushte karta e kreditit ka veçorinë që pronari i

saj të përfitojë kredi personale të përsëritshme çdo muaj vetëm duke aplikuar një herë

dhe nuk të detyron të paraqitesh çdo muaj në bankë.

Nëse e shohim kartën e kreditit nga këndvështrimi i bankës ajo zë një vend të

rëndësishëm si një mjet financiar me një strukturë me të vërtetë komplekse.

Marrëdhënia e bankës me pronarin e kartës së kreditit del në pah kur poseduesi i

kartës së kreditit e përdor atë për të blerë mallra ose shërbime të ndryshme.

Përndryshe është thjeshtë një marrëdhënie kredie jo kesh (jo me para në dorë).

Ndërsa kur përdoret karta e kreditit, kjo kredi jo kesh kthehet në kredi kesh dhe në

këtë mënyrë lind një marrëdhënie e kredisë personale me pronarin e kartës së kreditit.

Pas kësaj pike kuptohet në një mënyrë të hapur se karta e kreditit është një mjet

financiar për të cilën banka duhet të tregojë kujdes. Për të penguar ndonjë rrezik që

mund të shfaqet në të ardhmen, banka, përpara se të japë aprovimin për kartën e

kreditit, është e detyruar të hetojë shumë mirë klientin që aplikon për kartë krediti.

Një nga arsyet përse banka duhet të hetojë mirë mbi aplikuesin për kartë krediti është

numri i kartave të kreditit. Pothuajse çdo bankë i jep klientëve kartën e saj të kreditit.

Domethënë banka ka aq karta krediti pothuajse sa edhe klientë. Në këtë mënyrë

konsiderohet se banka i jep kredi personale të përmuajshme të gjithë klientëve. Nga

pikëpamja e bankës për shkak të shtimit të kartave të kreditit, shtohet edhe vështirësia

e përzgjedhjes së aplikantëve që sjell rritje të mundësisë për mos pagimi të borxheve

të kartave të kreditit apo kredive personale.

Një person që aplikon për kartë krediti në një bankë nga këndvështrimi i bankës mund

të jetë një mundësi për të fituar ashtu siç mund të jetë edhe një mundësi për të

humbur. Vendimi për t’i dhënë apo jo një kartë krediti përgjithësisht vendoset nga

specialistët e vlerësimit të kredisë. Specialistët e vlerësimit të kredisë kanë një

pozicion të rëndësishëm dhe janë të pakët në numër në krahasim me punëtorët e tjerë

në bankë. Për këtë arsye nga ana specialistëve të vlerësimit të kredisë është e

pamundur që çdo aplikim për kartë krediti të vlerësohet nga pikëpamja e riskut

(rrezikut), gjithashtu ka edhe një kosto shumë të lartë. Zgjidhja është, të mundësohet

marrja e një vendimi pa pasur nevojë për shqyrtimin e ekspertëve të kredisë duke u

Page 153: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

144

bazuar mbi një sistem vlerësimi të krijuar më parë. Këto lloj sistemesh që bëjnë

vlerësimin e kredisë në përgjithësi janë një lloj sistemi pikëzimi i cili vlerëson së

bashku elementët cilësorë dhe sasiorë të aplikuesit. Në këtë pjesë të punimit është

krijuar një sistem pikëzimi duke përdorur procesin e hierarkisë analitike (AHP), e cila

merr parasysh elementet cilësorë dhe sasiorë të të dhënave të përpunuara në

vlerësimin për marrjen e vendimit nëse duhet dhënë apo jo karta e kreditit.

Disa nga arsyet e përdorimit të metodës AHP janë: lehtësia për t’u kuptuar dhe

përdorur, mundësia për të vlerësuar së bashku elementët sasiorë dhe cilësorë, si dhe të

jep mundësi të bësh ndryshime në sistemin e krijuar dhe lejon përdorimin e

mendimeve individuale në vlerësim. Megjithatë AHP përveçse i jep më shumë peshë

elementëve të niveleve më të larta në nivelin e rëndësisë gjatë vendimit nëse duhet

dhënë apo jo karta e kreditit, ajo tregon edhe se në ç’nivel ndikojnë në vendim këto

elementë të rëndësishëm në krahasim me nivelet e tjera.

Në këtë model janë analizuar të dhënat e mara nga një bankë e nivelit të dytë. Të

gjithë individët e studiuar këtu janë përzgjedhur si të suksesshëm në pajisjen me kartë

krediti. Sjellja e tyre pasi janë pajisur me kartë krediti do të studiohet statistikisht në

mënyrë që të kuptohet rëndësia e kritereve apo veçorive të tyre me qëllim implikimin e

këtyre të fundit në mënyrë sa më të drejtë në modelin AHP. Informacionet personale të

personave të kërkuar nga bankat janë dhënë duke pasur si kriter kërkesat e bankave në

formularët e aplikimit për kartë krediti.

3.1. Formimi i Modelit

Rezultatet e ponderuara për çdo nënkriter të sistemit të pikësimit, shumëzohen me

veten dhe pikët e rëndesës së kriterit bazë ku bën pjesë dhe më pas duke i mbledhur të

gjitha pikët arrihet në pikët përfundimtare. Pikët e kritereve bazë dhe nënkritereve

përfitohen duke përdorur AHP. Ndërsa rezultatet e ponderuara përdoren për të

treguar ndikimin e vërtetë në model apo për përafërsinë me të vërtetën e disa

kritereve. Rezultatet e ponderuara të të gjithë elementëve marrin një vlerë mes 0 dhe

1. Duke përdorur rezultatet e ponderuara pengohet mundësia për të pasqyruar

ndikimin e gabuar në model të shifrave të mëdha të disa elementëve sasiorë. Për

shembull, kur përdorim rrogat e personave kemi një vlerë të paraqitur me shifra 3 ose

4 shifrore. Por ndryshe nga kjo kur përdorim arsimimin, gjendjen civile etj do të

Page 154: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

145

përdoren vlera nga 0 në 1. Në këtë rast, veçoritë sasiore (rroga) duke qenë se tregohet

me vlera me tre ose katër shifra, veçoritë cilësore (arsimimi, gjendja civile) shprehen

me vlera nga 0 në 1 dhe kështu nuk do të ndihet ndikimi. Pra ndikimi i elementëve

cilësorë edhe po të jetë shumë i rëndësishëm nuk do të kuptohet dhe meqë elementët e

rëndësishëm që ndikojnë do të lihen jashtë nuk do të krijohet një model i saktë. Për

këtë arsye pikët e marra si përfundim i AHP nga nënkriteret dhe kriteret bazë,

shumëzohen me rezultatet e ponderuara.

Prandaj rruga që do të ndiqet gjatë punimit do të jetë si më poshtë:

1. Klasifikimi sipas homogjenitetit të kritereve dhe përparësisë në model,

2. Tregimi në strukturën e hierarkisë analitike të grupeve të krijuara,

3. Elementët në të njëjtin grup (nënkriteret) do të krahasohen dyshe dhe do të

formohet vektori i përparësisë,

4. Llogaritet konsistenca e vektorit të formuar,

5. Llogariten rezultatet e ponderuara të nënkritereve,

6. Formimi i modelit AHP

3.1.1. Klasifikimi sipas homogjenitetit dhe përparësisë

Në vlerësimet e bëra nga banka për personin që aplikon për kartë krediti duhet të kemi

parasysh kritere të caktuara. Këto kritere janë marrë duke shqyrtuar të dhënat e mara

nga një bankë e nivelit të dytë. (të dhënat janë në Shtojcën 3).

Në krye të strukturës së hierarkisë analitike që do të formohet do të vendoset vendimi

për dhënien apo jo të kartës së kreditit, më pas në radhë kriteret dhe nënkriteret e tyre.

Mes kritereve janë:

Të dhëna Personale

Te Ardhurat

Profesioni

Garancia,

Këto kritere vijnë pas qëllimit për nga përparësia, ndërsa për sa i përket

homogjenitetit bëjnë pjesë në të njëjtën klasë. Arsyeja pse bëjnë pjesë në të njëjtën

Page 155: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

146

klasë është që të bëhet i mundur krahasimi dysh duke u bazuar tek qëllimi kryesor i

përdorur në metodën AHP.

Në strukturën e çdo kriteri gjenden nënkritere të tjera. Të gjithë nënkriteret janë

homogjenë në lidhje me kriterin që ndodhet një gradë më sipër ndërsa me të tjerët

futen në të njëjtën klasë sipas përparësisë në lidhje me qëllimin. Kështu që në

strukturën e kritereve të informacioneve personale përfshihen nënkritere si gjendja

civile, arsimimi, gjinia dhe mosha. Në strukturën e të ardhurave bëjnë pjesë të ardhura

mujore, të ardhurat nga pasuritë e patundshme dhe të ardhurat nga depozita dhe të

tjera. Në strukturën e kritereve të punës bëjnë pjesë kritere si punonjës i administratës,

i vetëpunësuar, punëtor dhe pa punë. Në strukturën e kriterit të garancisë futen

garancitë, pasuritë e patundshme, makinë dhe depozitat. Pra kemi një qëllim kryesor

dhe katër kritere në lidhje me këtë qëllim.

3.1.2. Formimi i strukturës së hierarkisë analitike

Kur formojmë strukturën e hierarkisë analitike qëllimi kryesor vendoset në krye. Pas

qëllimit kryesor menjëherë vendosen kriteret e përparësisë të nivelit të parë dhe më

pas kriteret e përparësisë së nivelit të dytë. Kështu përfitojmë një skemë që i përngjan

piramidës siç është treguar më poshtë.

Skema 3.1: Struktura e metodës së procesit të hierarkisë analitike

Pranimi ose jo i aplikimit për kartë krediti

Informacione personale

Të ardhura Profesioni Garancia

Gjendja civile

Arsimimi

Gjinia

Mosha

Administrate

Vetëpunësuar

Punëtorë

Pa punë

Garantor

Pasuri te patundshme

Depozita

Të ardhurat mujore Të ardhurat nga

pasuritë e patundshme Depozitat dhe të

ardhura të tjera

Page 156: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

147

Në pjesën më të lartë të piramidës shohim të qëndrojë qëllimi kryesor që është

zgjidhja e problemit. Menjëherë pas majës vijnë kriteret të cilat duhet të jenë më

shumë se një dhe që luajnë një rol të rëndësishëm për të bërë të mundur arritjen e

qëllimit. Në këtë studim ato janë katër. Më pas shohim që këto katër kritere kanë në

strukturën e tyre nënkritere të tjera. Kështu kemi krijuar një nivel të ri ku kemi

përcaktuar gjëra të thjeshta dhe të lehta për t’u kuptuar, një pjesë e të cilave nuk kemi

mundësi t’i ndajmë në copa më të vogla (p.sh. mosha, gjinia). Procesi i copëzimit dhe

ndarjes vazhdon derisa arrijmë në kritere të thjeshta (të pacoptueshme, të pandashme).

3.1.3. Vektori i përparësisë dhe konsistenca

Në formimin e modelit AHP, gjetja e vektorit të përparësisë dhe llogaritja e

konsistencës është një fazë e rëndësishme. Për të përfunduar këtë fazë kemi shpjeguar

më poshtë hapat që duhet të ndjekim.

3.1.4. Krahasimi dysh i kritereve kryesore

Në këtë pjesë gjendet vektori i përparësisë ku kriteret kryesore dhe të gjithë

nënkriteret e lidhura me to, së bashku me elementët që gjenden brenda klasifikimeve

të tyre homogjenë vendosen në matricën e krahasimit dysh. Pasi gjendet vektori i

përparësisë për çdo kategori si nëvojë e metodës AHP llogaritet konsistenca e vektorit

të formuar. Ashtu siç e kemi shprehur edhe më parë përqindja e konsistencës në fjalë

nuk duhet të kalojë vlerën 0.08 (kjo sepse numri i elementeve (n) është n=4).

Kur bëjmë krahasimin dysh të kritereve e fillojmë nga kriteret që ndodhen më lart ose

nga kriteret që janë në nivelin e parë të rëndësisë. Pra bëjmë një vlerësim duke

formuar matricën dyshe të kritereve për informacionet personale, të ardhurat, puna

dhe garancia.

Vlerësimet e tabelave 3.13, 3.14, 3.15, 3.16 dhe 3.17 janë të bazuara në pyetësorin e

bërë në një bankë të nivelit të dytë, ku janë pyetur 30 oficerë kredie në lidhje me

rëndësinë e kritereve dhe se kush nga këto kritere ishte më i rëndësishëm krahasimisht

me njëritjetrin (shiko Shtojcën 1). Vlerësimet në tabela janë vendosur si mesatare e

vendimeve të këtyre të fundit në lidhje me kriteret.

Matrica e krahasimit dysh e kritereve kryesore tregohet në tabelën 3.13.

Page 157: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

148

Tabela 3.13: Matrica e krahasimit dysh të kritereve kryesore

Informacionet

personale Të

ardhurat Puna Garancia

Informacionet personale 1 3 5 9 Të ardhurat 0.3 1 2 5

Puna 0.2 0.5 1 5 Garancia 0.11 0.2 0.2 1 Shuma 1.61 4.7 8.2 20

Vlerësimet në tabelën 3.13 janë bërë sipas nivelit të ndikimit që kanë në përgjigjen që

duhet dhënë për të aprovuar apo jo aplikimin për kartë krediti të personit. Siç duket

informacionet personale janë shumë më superiore sesa garancia (9) po ashtu edhe për

kundrejt punës (5) edhe ardhurave (3) në të dy rastet, por me një shkallë zbritëse.

Ndërkohë që të ardhurat janë shumë të rëndësishme kundrejt garancisë (5) dhe po ashtu

të rëndësishme kundrejt punës (2).

Përfundimet e krahasimeve dyshe të bëra me kriteret e tjera kryesore për kriterin. Të

ardhurat: janë të rëndësishme në krahasim me punësimin (2), në krahasim me

garancinë kanë një përparësi më të madhe (5) ndërsa me të dhënat personale është në

një rëndësi të dobët (1/3). Ndërsa kriteri i punës sipas qëllimit kryesor, me

informacionet personale ka një dobësi mesatare plus (1/5), me të ardhurat ka një

dobësi të lartë (1/2) dhe me garancinë ka rëndësi mesatare plus (5). Garancia, me

informacionet personale është e një vlere shumë të dobët (1/9), në krahasim me të

ardhurat ka një dobësi mesatare plus (1/5) dhe me punën ka dobësi mesatare plus

(1/5). Pra në këtë mënyrë kemi plotësuar fazën e parë dhe për të gjetur vektorin e

përparësisë kalohet tek faza tjetër.

Faza e dytë fillon me gjetjen e shumës së elementëve në çdo kolonë që gjendet në

matricën [A]. Pasi gjendet shuma, elementi i çdo rreshti pjesëtohet me shumën e

gjetur duke formuar kështu vektorin e ri [B] nx1. Pra përfitojmë aq vektorë [B] sa ka

numër kriteresh. Për të përfituar vektorët [B] përdorim formulën numër 2.

Page 158: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

149

Pasi përfitojmë vektorët [B] i pozicionojmë në një matricë. Matrica është një matricë

4x4 dhe quhet matricë e normalizuar [C].

Ci=

0.62 0.63 0.6 0.450.18 0.21 0.24 0.250.12 0.10 0.12 0.250.06 0.04 0.02 0.25

Pasi gjejmë matricën e normalizuar, duke përdorur formulën 3 gjejmë vektorin e

përparësisë [W]. Vektori i përparësisë përfitohet nga mesatarja e elementëve në

rreshtat e matricës së normalizuar. Pra pasi pjesëtohet me katër shuma e katër

elementëve të çdo rreshti përfitojmë elementët e vektorit të përparësisë dhe vetë

vektorin e përparësisë.

Wi=

0.5790.2230.1500.046

Po ta shohim nga rëndësia e kritereve kryesorë në rreshtat e parë të vektorit të

përparësisë vijnë të dhënat personale me 57.9%, të ardhurat me 22.3%, punësimi me

15% dhe në fund garancia me 4.6%. Në këtë tabelë shohim hapur se të dhënat

personale kanë një rol të rëndësishëm ndërsa puna nuk ka ndonjë ndikim të madh.

Pasi gjejmë vektorin e përparësisë (eigenvector), vjen radha të analizojmë nëse ky

vlerësim është apo jo i saktë. Ashtu siç e kemi sqaruar edhe më parë, kur përqindja e

llogarisë së konsistencës si detyrim i metodës AHP është më e vogël se 0.08 atëherë

konsistenca e krahasimeve dyshe dhe për këtë arsye vlerësimi konsiderohet i

pranueshëm128. Për të analizuar konsistencën e vlerësimit të bërë duhet të gjejmë

vlerën bazë (). Për këtë arsye në fillim llogarisim matricën [D] me ndihmën e

formulës së mëposhtme:

                                                            128 Thomas L. Saaty, “How To Make A Dicision: The Analytic Hierarchy Process”, European Journal of Operation Research, Vol. 48, Issue. 1, 1990, fq. 9-26.  

1 2 3 4

0,62 0,63 0,6 0,450.18 0.21 0.24 0.25 0,12 0,10 0,12 0,250,06 0,04 0,02 0,25

B B B B

Page 159: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

150

Duke qenë se matrica [D] me matricën [A] janë 4x4 dhe matrica [W] është 4x1

sipas rregullave të shumëzimit të matricave ashtu siç tregohet më poshtë del një

matricë 4x1:

Wi*Ai=

1 ∗ 0.579 3 ∗ 0.223 5 ∗ 0.150 9 ∗ 0.0460.3 ∗ 0.579 1 ∗ 0.223 2 ∗ 0.150 5 ∗ 0.0460.2 ∗ 0.579 0.5 ∗ 0.223 1 ∗ 0.150 5 ∗ 0.046

0.11 ∗ 0.579 0.2 ∗ 0.223 0.2 ∗ 0.150 1 ∗ 0.046

Pasi të bëhen llogaritjet do të përfitojmë matricën [D] që tregohet më poshtë:

1 3 5 90.3 1 2 50.2 0.5 1 50.11 0.2 0.2 1

*

0.5790.2230.1500.046

=

2.4190.9300.6090.184

Di = Wi * Ai =

2.4190.9300.6090.184

Pasi përfitojmë vektorin e kolonës ose matricën [D] nx1 duke e pjesëtuar me vektorin

[W] përfitojmë vektorin [E]. Pasi mbledhim elementët e vektorit [E] dhe i pjesëtojmë

me numrin e kritereve n arrijmë të gjejmë vlerën bazë ().

Në këtë rast ne vazhdojmë ende t’i themi matricës [D] nx1 kolona e vektorit. Sepse

rregulli i pjesëtimit të dy matricave është i ndryshëm dhe nuk është i përshtatshëm për

metodën AHP.

E1 = 4.173 λ

E2 = 4.165 λ. . . .

E3 = 4.048 λ 4.094

E4 = 3.991

Duke përdorur vlerat E të mësipërme dhe duke përfituar nga formula numër 5 gjejmë

vlerën bazë (). Tashmë duke përdorur vlerën bazë () në formulën numër 6 llogaritet

Di

Ai

Wi

Page 160: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

151

CI (indeksi i konsistencës). Ndërsa indeksi i vlerës së rastësishme (Random)

përfitohet nga tabela 2.2.

CI = 0.0315

Pasi llogaritet indeksi i konsistencës, për n = 4 nga tabela 2.2, shihet indeksi i vlerës

së rastësishme dhe pjesëtohet me vlerën e gjetur në tabelën e indeksit të konsistencës.

Llogaritjet janë dhënë më poshtë:

RI = 0.9; CI = 0.0315

CR .

.

CR = 0.035 < 0.08

Përqindja e konsistencës është llogaritur 0,035. Duke qenë se 0.035 < 0.08 kuptohet

që ka edhe një pjesë pasaktësie që mund të pranohet në krahasimet dyshe të bëra.

Prandaj mënyra e vlerësimit e formuar mund të pranohet si konsistente.

3.1.5. Matrica e nën kritereve të informacioneve personale.

Brenda kriterit bazë të informacioneve personale gjenden katër elementë që bëjnë

pjesë në nënkriteret e saj. Këto katër nënkritere janë gjendja civile, arsimimi, gjinia

dhe mosha të cilat janë bërë pjesë e krahasimit dysh dhe kemi arritur në përfundimet

që tregohen në tabelën 3.14. Duke qenë se më parë i kemi shpjeguar fazat e aplikimit

të metodës së procesit të hierarkisë analitike në krahasimet dyshe të kritereve

kryesorë, do të mjaftohemi të japim vetëm matricat e krahasimit dysh të nënkritereve,

vektorin e përparësisë dhe përqindjen e konsistencës.

Tabela 3.14: Matrica e krahasimit dysh e nënkritereve të informacioneve personale

Informacionet personale

Gjendja civile

Arsimimi Gjinia Mosha Vektori i

përparësisë Gjendja civile 1 0,14 3 0,14 0,0877

Arsimimi 4 1 9 0.33 0,3036 Gjinia 0,3 0,11 1 0,14 0,0474 Mosha 7 3 7 1 0,5611

CR = 0,042

1

n

nCI

Page 161: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

152

Ashtu siç e shohim më sipër arsimimi kur krahasohet me nënkriteret e tjera është më i

fuqishëm se gjendja civile (4), me rëndësi maksimale në krahasim me gjininë (9), në

nivel të dobët në krahasim me nënkriterin e moshës (1/3). Në shumë kërkime është

vënë re se kriteri i arsimimit është më i rëndësishëm se sa të gjithë kriteret e tjera, por

duhet pasur parasysh se kriteri që është i lidhur direkt me të ardhurat është mosha dhe

kjo sjell një epërsi të saj ndaj arsimit. Në një studim të bërë mbi kontrollin e rreziqeve

në kartat e kreditit është arritur në përfundimin se tek njerëzit me nivel të lartë

arsimimi mundësia për të mos paguar borxhet e kartës së kreditit dhe ndjekja e tyre

nga ana ligjore është më e vogël129. Në praktikën e këtij studimi mosha është me e

rëndësishme sesa arsimi e konfirmuar kjo edhe nga pyetësori drejtuar operatorëve

bankarë që aprovojnë aplikimet në një bankë të nivelit të dytë.

Kur i shqyrtojmë nënkriteret e tjera në tabelën 3.14, kriteri i moshës është i rëndësisë

në nivel të lartë (7) në krahasim me kriteret e gjendjes civile dhe po të lartë me

kriterin e gjinisë (7), ndërkohë që me arsimin është i rëndësishëm (3). Ndërsa kriteri i

gjinisë ka një dobësi të vogël në krahasim me gjendjen civile (1/3). Krahasimin e

kritereve të tjera (të njëjtat kritere por me vende të ndryshuara këtë herë) ashtu siç

është thënë më parë, duke qenë se do të jetë e kundërta e vlerës së mëparshme (në

metodën AHP aij=1/aji) nuk e kemi shpjeguar për të mos bërë përsëritje.

Pasi bëjmë llogaritjet gjejmë vektorin e përparësisë. Konsistenca e vektorit të

përparësisë është në nivel të pranueshëm. Duke qenë se përqindja e konsistencës është

(CI) 0.042 pra më e vogël se vlera 0.08 krahasimet dyshe të bëra janë brenda kufirit

konsistent. Sipas vektorit të përparësisë përparësia e nënkritereve është mosha 56.1%,

kriteri i arsimit 30.3%, gjendja civile 8.7% dhe kriteri i gjinisë 4.7%.

3.1.6. Matrica e nën kritereve të të ardhurave

Brenda kriterit të të ardhurave kemi nënkriteret: të ardhurat mujore, të ardhurat nga

pasuritë e patundshme dhe të ardhura nga depozitat dhe të tjera. Matrica e krahasimit

dysh të nënkritereve të kriterit të të ardhurave paraqiten në Tabelën 3.15:

                                                            129 Për informacion më të gjërë shihni: Eriş Durali, “Bireysel Bankacılıkta Kredi Kartı Risk Yönëtimi ve Bir Uygulama”, Teza e masterit e pabotuar , Dokuz Eylül Üniversitesi, Sosyal Bilimler Enstitüsü, İzmir, 2008. 

Page 162: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

153

Tabela 3.15: Matrica e krahasimit dysh të nën kritereve të të ardhurave

Të ardhurat Të ardhura

mujore

Të ardhura nga pasuri të

paluajtshme

Të ardhura nga depozitat dhe letrat me vlerë

Vektori i përparësisë

Të ardhura mujore 1 1 0.2 0,142 Të ardhura nga pasuri të

patundshme 1 1 0.2 0,142

Të ardhura nga depozitat dhe te tjera

5 5 1 0,714

CR = 0,0000

Siç shihet edhe në tabelë sipas vlerësimeve të ardhurat nga depozitat dhe të tjera janë

më të rëndësishme sesa dy nënkriteret e tjerë. Është shumë më e rëndësishme se sa të

ardhurat mujore (5) dhe se të ardhurat nga pasuritë e paluajtshme (5). Ndërsa pasuritë

e paluajtshme janë të një niveli ndaj të ardhurave mujore (1). Kjo rrjedh nga veprimi

protektiv i bankës e cila i jep një rendësi dhe titullin e sigurt një aplikanti i cili ka një

depozitë në të. Sipas vektorit të përparësisë të ardhurat nga depozitat dhe të tjera kanë

një rëndësi prej 71.4%, të ardhurat nga pasuritë e patundshme 14.2% dhe të ardhurat

mujore po 14.2%. Përqindja e konsistencës për këto përfundime të arritura nga

krahasimet dyshe është 0.0000 (një shifër më e vogël se 0.05) pra mund të themi se

vlerësimet janë të pranueshme.

3.1.7. Matrica e nën kritereve të punës

Në kriterin e punës kemi katër nënkritere që janë punonjës administrate, i

vetëpunësuar, profesionistë dhe të papunë. Në matricën e krahasimit dysh nënkriterit

punonjës administrate i është dhënë më shumë pikë duke e kthyer në elementin më të

rëndësishëm. Kjo niset nga logjika se punonjësit e administratës për një periudhe 8

vjeçare janë më të sigurt në vazhdimësinë e punës si rrjedhojë mendohet se mbledhja

e pagesave të kartës së kreditit është e sigurt. Kuptohet periudha 8 vjeçare është e

mjaftueshme për një bankë për të dhënë kartë krediti. Prandaj në tabelën e

mëposhtme elementi administratë ka një epërsi më të lehtë ndaj vetëpunësuar (2), ndaj

profesionist është e një rëndësie të mesme plus (4) dhe ndaj papunë ka një rëndësi

shumë të fortë (7).

Page 163: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

154

Tabela 3.16: Matrica e krahasimit dysh e nën kritereve të punës

Puna Administrate Vetëpunësuar Profesionist Papunë Vektori

përparësisë Administrate 1 2 4 7 0,53

Vetëpunësuar 1/2 1 2 3 0,255

Profesionist 1/4 1/2 1 2 0,137

Papunë 1/7 1/3 1/2 1 0,0757

CR = 0,00222

Ndërsa elementi i vetëpunësuar duke qenë se ka mundësi të fitojë më shumë të

ardhura ka një epërsi të lehtë ndaj profesionist (2) dhe një rëndësi mesatare ndaj

papunë. Duke qenë se papunë ka një të ardhur të caktuar dhe s’mund të ketë më

shumë sipas kriterit të punës elementi profesionist ka një epërsi të vogël (2) ndaj

elementit papunë.

Të gjitha vlerësimet e mësipërme janë të bazuara në pyetësorin e bërë në një bankë të

nivelit të dytë. Gjithashtu duke përdorur të dhënat e marra nga aplikantët e aprovuar

për kartë krediti në Janar 2015 dhe duke analizuar dhe quajtur si shenjë besimi të

bankës ndaj aplikantit limitin e dhënë nga banka këtyre të fundit, është bërë një

rendim sipas nënkritereve të mësipërme dhe ndarja në përqindje së limitit të dhënë ka

konfirmuar edhe njëherë opinionin e të pyeturve.

Duke qenë se përqindja e konsistencës (CI) është 0.00222 krahasimi dysh është në

nivel të pranueshëm. Si përfundim kur shohim vektorin e përparësisë dallojmë se

elementi administratë është 53%, vetëpunësuar 25.5%, elementi profesionist 13.7%

dhe elementi papunë 7.57%.

3.1.8. Matrica e nën kritereve të garancisë

Kriterin kryesor të garancisë e formojnë ose ndikojnë tri elementë: garantuesi,

pasuritë e paluajtshme dhe depozitat. Kriterit të depozitave i është dhënë më shumë

pikë në krahasim me të tjerët kjo për shkak të politikave të bankave të cilat besojnë

më shumë aplikuesve të cilit i kanë vlerat monetare në këto banka. Pra mundësia që

banka të marrë borxhin në moment mospagimi është më e lartë. Matrica e krahasimit

dysh për nënkriteret e garancisë tregohet në Tabelën 3.17.

Page 164: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

155

Tabela 3.17: Matrica e krahasimit dysh të nën kritereve të garancisë

Garancia Garantor Pasuritë e paluajtshme Depozita Vektori i përparësisë

Garantor 1 0.3 0.14 0,081 Pasuritë e

paluajtshme 3 1 0.2 0,193

Depozita 7 5 1 0,725

CR = 0,0262

Në krahasimin dysh mes kritereve pasuri e paluajtshme - depozitë, shikojmë që

depozita është e një rëndësie të lartë ajo është në nivelin mesatar plus (5) më e

rëndësishme pasuria e paluajtshme. Ndërkohë që depozita është shumë më e lartë në

rëndësi se garantori (7) dhe pasuria e paluajtshme është e rëndësishme kundrejt

garantuesit (3).

Duke qenë se përqindja e konsistencës është 0.0262 këto krahasime të bëra

konsiderohen si të pranueshme. Kur shohim vektorin e përparësisë dallojmë se

rëndësia e elementëve është depozitat me 72.5%, pasuritë e paluajtshme me 19.3%

dhe në fund garanti me 8.1%.

3.2. Llogaritja e pikëve të rëndesës së nën kritereve

Me ndihmën e hierarkisë analitike të formuar gjenden peshat relative të nënkritereve

dhe kritereve kryesore. Pasi gjejmë peshat relative mund të përfitojmë pikët e

vlerësimit për çdo person. Ndërsa pikët e përfituara janë një lloj note vlerësimi për të

ndihmuar në vendimin pozitiv apo negativ për aplikimin për kartë krediti. Nëse pikët

janë përfituar duke përdorur vetëm metodën AHP, sistemi i formuar kështu mbart

vetëm format të përgjithshme dhe do të jetë një sistem që i ka të pashmangshme

ngjashmëritë e pikëve mes personave të ndryshëm.

Edhe pse rrogat e dy personave që punojnë në të njëjtin sektor mund të jenë shumë të

ndryshme, duke qenë se kriteri i të ardhurave mujore (rroga) është i njëjtë, ata do të

kenë të njëjtën peshë relative dhe si përfundim do të kenë të njëjtat pikë. Për

shembull, është e pamohueshme që pikët e dy personave që kanë të njëjtat kritere që

merren parasysh nga metoda AHP do të jenë të njëjta. Për të riparuar këtë anomali që

bëhet shkak për të nxjerrë sistemin e krijuar larg të vërtetës përdorim rezultatet e

ponderuara. Pesha relative e një nënkriteri të tillë në fillim shumëzohet me rezultatet

Page 165: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

156

e ponderuara dhe më pas me peshën relative të kriterit të një niveli më lartë, pasi

mbledhim shifrat e përfituara gjenden pikët e personit.

Pikët e rëndesës përdoren më së shumti nga studiuesit për të treguar nivelin e afërsisë

me elementin e konsideruar të suksesshëm duke i qëndruar besnik një kriteri të

caktuar për elementin që shqyrtohet. Për shembull, kur marrin në shqyrtim nën

kriterin e gjinisë, pesha relative e gjinisë është e përcaktuar dhe është gjetur më parë

duke përdorur metodën AHP. Por është e pamundur që të dyja gjinitë të tregojnë të

njëjtat sjellje në jetën e vërtetë. Për shembull, kur krahasojmë meshkujt me femrat,

femrat tregojnë një prirje më të madhe drejt shpenzimeve pa u menduar, veprim që

rrit shanset për pamundësinë e pagesës së borxhit të krijuar në kartën e kreditit.

Në këtë rast, duke qenë se u japim të njëjtën peshë relative si meshkujve ashtu edhe

femrave përfundimet e marra janë larg të vërtetës. Për këtë arsye për të dalluar

ndryshimet në pikë, tek problemi në fjalë në përdorim rezultatin e ponderuar. Në këtë

punim rezultatet e ponderuara janë marrë në kujdes që të jenë në vlerat 0 dhe 1 ose -1.

Arsyeja e marrjes së një vendimi të tillë bëhet që rezultatet e ponderuara të mos bëjnë

presion në peshat relative të dala nga metoda AHP dhe të mos humbasi informacioni.

Si përmbledhje për të arritur në përfundime sa më reale përdorim rezultatin e

ponderuar për të treguar afërsinë në përqindje me gjendjen e dëshiruar apo të synuar

duke krahasuar një nënkriter me më të mirin e klasës së tij. Më poshtë kemi sqaruar

me radhë mënyrën se si do të përdoret rezultati i ponderuar për çdo nënkriter.

3.2.1. Nën kriteret e informacioneve personale

Nënkriteret e informacioneve personale janë gjendja civile, arsimimi, gjinia dhe

mosha. Sipas nënkritereve të gjendjes civile dihet se një person i martuar merr

përsipër më shumë përgjegjësi se sa ata që janë beqarë. Duke parë të dhënat e

aplikantëve marë nga banka dhe duke cilësuar si një mjet besimi të bankës ndaj

aplikantit limitin e kartës së kreditit shikojmë që limiti i kartës së të martuarve është

gati sa dyfishi i beqarëve. Pra sipas mendimit të bankës nisur nga përvojat e

mëparshme mund të themi se pikët e rëndesës për një person të martuar janë 1 ndërsa

për një person beqar janë 0.5. Kjo logjikë mund të përdoret edhe akoma më thellë

duke marrë edhe raste të tjerë të mundshëm si psh: personat e martuar por që më pas

kanë mbetur të ve nëse i rrisin vetë fëmijët, nëse nuk kanë fëmijë dhe kështu me

Page 166: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

157

radhë, por të dhënat e mara nga banka nuk kishin informacione të këtij lloji, për këtë

arsye jemi kufizuar në këto nënkritere.

Tabela 3.18: Pikët e rëndesës të informacioneve personale

Gjendja Pika e rëndesës 1. I martuar 1 2. Beqar 0,5

Arsimimi mund të ndahet në pesë grupe si: parashkollor-fillore, 9 vjeçare-gjimnaz,

universitet, i diplomuar dhe pasuniversitar. Faktikisht të dhënat e marra kanë

informacion vetëm për katër kategori që janë: student, pasuniversitar, i diplomuar dhe

joshkolluar. Pas rendimit sipas besueshmërisë së bankës duke referuar kriterit limiti i

kartës më të besueshmit janë të diplomuarit që ndiqen nga studentët (universitet) dhe

më pak janë joshkolluar dhe postuniversitar. Ata që kanë arsimin më të lartë kanë 1

pikë, ndërsa ulim me 0.2 (përafërsisht) pikë për çdo arsimim më të ulët. Për arsimin

kemi Tabelën 3.19 që tregon për pikët e rëndesës së përfituar.

Tabela 3.19: Pikët e rëndesës për nën kriterin e arsimimit

Arsimimi Pikët e rëndesës 1. i/e diplomuar 1 2. universitet 0.73 3. pasuniversitar 0.37 4. joshkolluar 0,37

Ndërsa nën kriteri i gjinisë është një çështje për diskutim të hapur. Në shumë studime

meshkujve u jepet 0.7 ndërsa femrave 1 pikë e rëndësisë. Ndërsa në disa studime u

jepet e njëjta pikë rëndese si meshkujve ashtu edhe femrave. Duke pasur parasysh të

gjitha këto studime është rënë dakord që për sa i përket poseduesve të kartave të

kreditit, meshkujt kanë më pak mundësi të përfundojnë në mospagesa sesa femrat.

Gjithashtu vlen të përmendet se në shumë vende ky lloj diferencimi është i ndaluar

pasi përbë një shkelje flagrante të barazisë gjinore. Në këtë studim referuar të dhënave

të marra nga banka dhe duke përdorur si sistem referimi limitin e kartës për sa i përket

nënkriterit të gjinisë për meshkujt është dhënë 1 dhe për femrat 0.78 pikë rëndese.

Për të përcaktuar pikët e rëndesës për nënkriterin e moshës i cili është nënkriteri i

fundit i kriterit bazë të informacioneve personale kemi formuar katër nivele. Ndarja e

moshës ka filluar nga 20 vjeç deri në moshën 65 e sipër. Kur formojmë këto katër

Page 167: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

158

nivele fillojmë rreshtimin duke u bazuar intervale moshe 10 vjeçare. Kështu referuar

limitit të kartës dhënë nga banka nga analiza e bërë të dhënave rezulton se grup mosha

41 deri 50 ka besueshmërinë më të lartë dhe pikërisht kësaj grupmoshe i kanë dhënë

edhe limitin më të lartë të kartës. Kjo grupmoshë pasohet më pas nga 31 deri 40, 51

deri 65 e lart dhe e fundit qendron grupmosha 20-30. Në tabelën 3.20 kemi dhënë

pikët e rëndesës sipas grupeve të moshës.

Tabela 3.20: Pikët e rëndesës për nën kriterin e moshës

Grupmosha Pikët e rëndesës 1. Mosha 20 - 30 vjeç 0,43 2. Mosha 31 - 40 vjeç 0,89 3. Mosha 41 - 50 vjeç 1 4. Mosha 51 - 65 vjeç e sipër 0,69

3.2.2. Nën kriteret e të ardhurave

Si pikët e rëndesës për nënkriteret të kriterit bazë të të ardhurave kemi përcaktuar të

ardhurat mujore, të ardhurat nga pasuritë e patundshme dhe të ardhurat nga depozitat

dhe të tjera. Pikët e rëndesës për nënkriterin e të ardhurave mujore (rroga, të ardhura

të tjera) vendosen duke marrë mesataren e të ardhurave mujore më të mira të sektorit

ku është i punësuar apo zhvillon aktivitetin e tij. Arsyeja e marrjes së mesatares

proporcionale të të ardhurave mujore më të mira në sektor bëhet vetëm për të treguar

ndikimin e ndryshimeve në të ardhurat mujore. Ndryshimi me sektorët e tjerë tregohet

në peshat relative në nënkriteret e tjerë të kriterit të punësimit. Ndonëse tek disa

persona të cilët punojnë në të njëjtin sektor kemi të ardhura mujore shumë të

ndryshme nga pikëpamja e metodës AHP në lidhje me punën dhe të ardhurat peshat

relative janë pothuajse të njëjta dhe këta persona kanë përsëri të njëjtat pikë. Për këtë

arsye kjo anomali që nuk rregullohet dot me metodën AHP riparohet duke përdorur

pikët e rëndesës.

Si të ardhura nga pasuritë e patundshme pikët e rëndësisë përdoren për qiratë e

pasurive të paluajtshme si p.sh: shtëpi, toka etj. Qiraja e pasurisë së paluajtshme

pjesëtohet duke llogaritur qiranë më të mirë që merret nga pasuritë e paluajtshme me

veçori të njëjta. Ndërsa për depozitat dhe të tjera është e vështirë të gjendet pika e

rëndesës. Nëse do të shohim qëllimin kryesor, banka i bën këto hetime për të

Page 168: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

159

përcaktuar nëse të ardhurat e personave i mbulojnë pagesat për borxhet e kartave të

kreditit apo jo. Nga ana tjetër nuk mund të dimë nëse një person që ka të ardhura të

patundshme mund të fitojë apo jo në të ardhmen nga këto të ardhura. Depozitat nuk

janë të ardhura që tregojnë vazhdueshmëri por është një garanci e bankës të cilën ajo e

ka. Për këtë arsye të ardhurat nga depozitat dhe të tjera duken si diçka që është e

gatshme për të paguar borxhin e kartës së kreditit. Duke u nisur nga këtu likuiditeti i

të ardhurave nga depozitat dhe të ardhurat e patundshme bëhet i rëndësishëm. Po ta

shohim nga këndvështrimi i likuiditetit të kritereve që bëjnë të mundur të ardhura

vendoset që depozitat dhe të ardhurat të tjera kanë një vlerë 1 të pikëve të rëndesës.

Ashtu siç e kemi shpjeguar edhe më sipër një nga arsyet e përdorimit të pikëve të

rëndesës është për të shpëtuar nga ngjashmëritë që mund të na dalin. Pikët e kartës së

kreditit mund të dalin të njëjta për njerëz që kanë pasuri të ndryshme nga njëri-tjetri.

Kjo gjë duket hapur që është larg të vërtetës. Për këtë arsye për të treguar ndryshimet

mes qirave të shtëpive, qirave të tokave apo rrogave të marra përdorim pikët e

rëndesës.

3.2.3. Nën kriteret e punës

Personi që do të analizohet mund të jetë bartës i vetëm njërit prej nënkritereve:

administratë, vetëpunësuar, profesionist apo papunë, në kriterin kryesor të punës. Për

këtë arsye i jepet 1 pikë të rëndesës nënkriterit ku bën pjesë personi dhe nënkriteret e

tjera përcaktohen me zero.

3.2.4. Nën kriteret e garancisë

Poshtë kriterit kryesor të garancisë kemi nënkriteret e garantorit, pasuritë e

patundshme dhe depozitat të cilat përcaktohen nga 0 në 1 pikë rëndese. Çdo bankë ka

kritere të ndryshme në lidhje me garancitë dhe i vlerëson ato sipas politikave të saj

por duke qenë se në këtë studim ato u vlerësuan sipas AHP-së është e mjaftueshme që

aplikanti të ketë sipas kritereve të bankës garancitë dhe ato do të shënohen me vlerën

1, nëse nuk ka me 0. Personi i analizuar, nëse ka nënkriterin e garantit dhe nëse është

nga ata persona të cilët do të pranohen nga banka ka pikën e rëndesës 1, po ashtu nëse

ka depozitë dhe është e pranueshme nga banka edhe te nënndarja depozita do të

shënohet vlera 1, e njëjta logjikë edhe për pasuritë e patundshme. Në të kundërt nëse

nuk e ka, atëherë vlera e pikës së tij të rëndesës në këto nënndarje është 0.

Page 169: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

160

3.2.5. Llogaritja e pikëve të kartës së kreditit

Pas shpjegimeve të bëra në lidhje me pikëzimin e rëndësisë vjen radha e formimit të

tabelës së modelit AHP. Ashtu siç e kemi shpjeguar më sipër janë përcaktuar pikët e

kartës së kreditit duke përdorur pikët e rëndesës së nën kritereve.

Në fillim pikët e rëndesës të nënkritereve dhe peshën relative e shumëzojmë me

peshën relative të kriterit kryesor që është një kat më sipër. Më pas kur llogarisim

shumën e mbledhur gjejmë pikët e kartës së kreditit për personin.

Në kriterin II “Të Ardhurat” duhet të theksojmë se nënkriteret të ardhura mujore, të

ardhura nga pasuri te patundshme dhe të ardhura nga depozita dhe të tjera gjatë

marrjes së këtyre të dhënave duhet patjetër të pjesëtohen me vlerën më të mire në atë

sektor nga ato e kanë burimin.

Kriteri i III “Punësimi” duhet pasur parasysh që këtu shënohet me vlerën 1 vetëm

nënkriteri ku aplikanti bën pjesë dhe me vlerën 0 të gjithë nënkriteret e tjera.

Kriteri i IV “Garancia” po ashtu vlerësohem me 1 ato nënkritere për të cilat aplikanti

tregon informacion të pranueshëm për bankën, dhe nëse jo ato vlerësohem me 0.

Më poshtë është treguar tabela e pikëzimit të vendimit për aplikimin për kartë krediti

e cila mund të plotësohet nga cilido punonjës banke i çfarëdo niveli pa pasur nevojë të

ketë trajnimin apo një nivel të caktuar arsimimi.

Page 170: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

161

Tabela 3.21: Tabela e modelit të vlerësimit të aplikimit për kartë krediti AHP

A B C D E F Nr. Metoda AHP për

Vlerësimin e Aplikimeve për Kartë Krediti

Pikët e rëndesës

Plotësohet nga banka me

vlera 1 dhe 0

Pesha relative e nënkritereve

Pesha relative e kritereve kryesore

Shuma C*D*E*F

I. Informacionet personale 0,5797

1. Gjendja civile 0,0877 0,5797

1/1 Martuar 1 0,0877 0,5797

1/2 Beqar 0.5 0,0877 0,5797

2. Arsimimi 0,3036 0, 5797

2/1 i/e diplomuar 1 0,3036 0,5797

2/2 universitet 0.73 0,3036 0,5797

2/3 pasuniversitar 0.37 0,3036 0,5797

2/4 joshkolluar 0,37 0,3036 0,5797

3. Gjinia 0,0474 0, 5797

3/1 Mashkull 1 0,0474 0,5797

3/2 Femër 0.78 0,0474 0,5797

4. Mosha 0,5611 0, 5797

4/1 Mosha 20 - 30 vjeç 0,43 0,5611 0,5797

4/2 Mosha 31 - 40 vjeç 0,89 0,5611 0,5797

4/3 Mosha 41 - 50 vjeç 1 0,5611 0,5797

4/4 Mosha 51 - 65 vjeç e sipër 0,69 0,5611 0,5797

II Të Ardhurat 0,2232

1. Të ardhurat mujore 0,1428 0,2232

2. Të ardhurat nga pasuritë e patundshme

0,1428 0,2232

3. Të ardhurat nga depozitat dhe të tjera

0,7142 0,2232

III Punësimi 0,1506

1. Administratë 0,5305 0,1506

2. Vetëpunësuar 0,2556 0,1506

3. Profesionistë 0,1374 0,1506

4. Papunë 0,0763 0,1506

IV Garancia 0,0463

1. Garantor 0,0810 0,0463

2. Pasuri të patundshme 0,1935 0,0463

3. Depozita 0,7254 0,0463

PIKËT E KARTËS SË KREDITIT

Page 171: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

162

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

1. PËRFUNDIME KRYESORE

1.1. Sistemit bankar Shqiptar i kartave të kreditit

Sistemi bankar Shqiptar i kartave të kreditit është një sistem shumë i ri në moshë me

rreth 12 vjet jetë. Në pamje të parë, një moshë kaq e re të krijon idenë se kjo pjesë e

sistemit bankar do jetë shumë larg sistemeve homologe të vendeve të tjera të botës.

Në të vërtetë, Banka e Shqipërisë ka hedhur hapa të rëndësishëm sa i përket anës

legjislative dhe rregullatore të rregullimit të funksionimit të kartave të kreditit

(përfshirë kjo në legjislacionin dhe rregullat për pagesat elektronike). Hapat e

ndërmarra kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe zgjidhje kyçe për bërjen të mundur të

funksionimit të sistemit të kartave të kreditit. Megjithatë vërehet se, edhe pse faza ku

sistemi i pagesave elektronike është pothuajse e plotësuar me paketën legjislative dhe

rregullative, është shumë e nevojshme një fazë tjetër që ka të bëjë me prezantimin të

këtyre ndryshimeve ndaj përdorueseve. Përdoruesit e kartave të kreditit apo edhe e

kartave të debitit janë shumë pak të informuar në lidhje me funksionet e tyre. Karta e

kreditit, e cila është dhe mjeti i pagesave më i komplikuar, pothuajse njihet shumë pak

nga përdoruesit e saj. Përdoruesit e kësaj të fundit duhet të njihen me avantazhet por

dhe me veprimet që duhet të kenë kujdes gjatë përdorimit të kartës së kreditit.

Gjithashtu, bankat e nivelit të dytë (të cilat edhe nxjerrin në treg kartat e kreditit), nuk

kanë një program të mirëfilltë shpjegues mbi përdorimin efikas të kartës së krediti.

Bankat mjaftohen vetëm me lidhjen e kontratës midis mbajtësit të kartës së kreditit

dhe bankës, ku shkruhen të gjitha detyrimet që kanë palët, por pothuajse të gjithë

poseduesit e kartave të kreditit nuk kanë asnjë informacion mbi veprimet që i

penalizojnë këta të fundit. Pavarësisht se në kontratë është shkruar çdo detaj, asnjë

nga përdoruesit e kartave të kreditit nuk e di me saktësi se sa penalizohet gjatë

përdorimit të tyre në një makinë POS, që nuk i përket të njëjtës bankë apo gjatë

përdorimit të kartës jashtë vendit, apo gjatë tërheqjeve në ATM.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në ngritjen shpejt të sistemit është dhe fakti se në

tregun bankar Shqiptar ka banka që janë pjesë e gjigandëve botërorë dhe, si rrjedhim,

sistemi nuk ka ndier shumë futjen me vonesë të këtyre artikujve bankarë. Kësisoj

sistemi ka qenë koherent dhe i familjarizuar me artikujt bankarë të pagesave

Page 172: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

163

elektronike, duke pasur përvojën e bankave mëma. Pra këta artikuj dhe sistemi nuk

kanë qenë të panjohur për aktorët e sistemit bankar në Shqipëri.

Vlen për tu përmendur se sistemi bankar në Shqipëri ka një reagim shumë të

menjëhershëm kundrejt çdo rregulloreje apo ligji që ka nxjerrë Banka Qendrore në

lidhje me pagesat elektronike. Mjafton të sjellim ndër mend vitet ku Banka Qendrore

ka ndërmarrë rregullime në këtë treg dhe të shikojmë reagimin në shpërndarjen e

kartave apo të makinave POS dhe ATM-ve. Pikërisht kjo është një shenjë e

gatishmërisë por edhe e njohurisë shumë të mirë të këtij sistemi nga ana e bankave të

nivelit të dytë.

Gjendja e tregut bankar të kartave të kreditit ka qenë një evoluim i shkallëzuar,

drejtuar nga ndryshimet dhe rregullimet e Bankës së Shqipërisë. Si rrjedhim, kemi një

zhvillim të sistemit në fillim e më pas do të vijë dhe përhapja në masë e përdoruesve

të kartave të kreditit. Duke qenë se sistemi i kartave të kreditit nuk ka pasur një

përhapje të gjerë, vetë bankat nuk janë fokusuar shumë në përzgjedhjen aplikuesëve

për kartë krediti, kjo pasi në këtë fazë (në fillesat e përdorimit të kartës së kreditit),

përdoruesit e parë të tyre janë njerëz të zgjedhur, janë pjesa e konsumatorëve që i

përkasin një shtrese e cila ka mundësitë financiare dhe kapacitetet intelektuale të

mjaftueshme, me pak fjalë janë njerëzit e zgjedhur të shoqërisë. Për këtë arsye, bankat

nuk kanë përdorur modele vlerësimi gjatë procesit të dhënies së kartave të kreditit.

Mënyra e përzgjedhjes ka qenë thjesht duke u bazuar në të ardhurat dhe statusin në

regjistrit të kredive. Sigurisht tani jemi para faktit se kartat e krediti kanë një përhapje

masive. Tashmë jo vetëm “elita” e shoqërisë por pothuajse kushdo që ka një të ardhur

mujore posedon një apo më shumë karta krediti. Pikërisht ky është dhe fillimi i

problematikave që më herët janë përmendur në këtë punim. Ky fakt duhet të pasohet

me një përfshirje të një modeli studimor për vlerësimin e aplikimeve për karta krediti.

Fakti që në tregun bankar Shqiptar nuk ka modele të vlerësimit, e tregon edhe

përpunimi i të dhënave të marra nga një bankë e nivelit të dytë. Këto të dhëna nuk

treguan asnjë lidhje kuptimplote midis tyre, gjë që rithekson edhe njëherë që dhënia e

kartave të kreditit nuk është bërë referuar një modeli. Një mangësi kjo që duhet të

riparohet sa më parë, pasi të dhënat tregojnë një rritjen të shpejtë të përdoruesve. Kjo

rritjetre gon një fazë tjetër të tregut bankar të kartave të kreditit, fazë e ngjashme me

ato që kanë kaluar më parë dhe tregjet e huaja bankare.

Page 173: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

164

1.2. Nevoja e një modeli vlerësimi

Një nga mjetet më të përdorura në sistemin bankar është edhe sistemi i kartave të

kreditit. Kartat e kreditit janë një mjet i ri kreditimi dhe pagese për bartësit e tyre,

ndërsa për bankat apo institucionet që japin karta krediti, ato janë thjeshtë si një kredi

personale e rinovuar çdo muaj.

Sistemi i kartave të kreditit, duke pasur një përdorim të gjerë, ka treguar se sjell me

vete edhe probleme socio-ekonomike. Këto probleme social-ekonomik lindën me

përhapjen në masë të përdorimit të tij. Në fillimet e veta ishte e paimagjinueshme që

në këtë sistem të ekzistonin posedues kartash kreditti që nuk paguanin harxhimet e

bëra me këto të fundit. Me zgjerimin dhe hapjen e këtij sistemi edhe për jo “elitat” e

shoqërisë filluan edhe problemet e mospagesës apo mosshlyerjes së borxhit. Këto

probleme u hapën në masë të madhe aq sa kaluan në probleme sociale. Ky sistem që

krijon probleme sociale në shoqëri nga pikëpamja e bankave më tepër qëndron si një

problem ekonomik. Për këtë arsye, bankat, me qëllim për të minimizuar këtë problem

ekonomik i duhet të shpërndajnë në mënyrë të kontrolluar kartat e kreditit. Bankat me

qëllim përzgjedhjen e aplikuesve për kartë krediti lidhen me kompani klasifikimi

(rating) ose krijojnë modele analizimi brenda vetë institucionit. Bankat, këto

informacione të marra nga modelet që kanë formuar vetë apo nga kompanitë e

klasifikimit, i vlerësojnë sipas kritereve që i vendosin po vetë dhe si përfundim

pranojnë ose jo ti japin aplikantit kartën e kreditit. Ky vendim bëhet nën ndriçimin e

qëllimit kryesor të tyre, që është përzgjedhja e aplikantëve që do paguajnë harxhimet

e tyre me kartë krediti.

Modelet e formuara dhe kriteret e përcaktuara ndryshojnë nga banka në bankë. Për të

vlerësuar aplikimet për kartë krediti bankat përdorin modele të ndryshme, duke filluar

nga modelet e vendimmarrjes në shumicë deri tek metoda jo matematikore. Të gjitha

këto modele janë pjesë e një studimi të bërë nga vetë banka me asetet që ajo zotëron

brenda saj apo edhe nga jashtë saj, nga firma që ngrenë sisteme të tilla vendim

marrjeje.

Fakti që Shqipëria është vend i vogël, e si rrjedhim ka një numër të vogël

përdoruesish të kartave të kreditit, e bën të vështirë përfshirjen e modeleve

bashkëkohore dhe komplekse në vlerësimin e aplikimeve për kartë krediti. Mbi të

Page 174: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

165

gjitha, a do t’ia vlente një kosto e tillë për një numër të tillë përdoruesish?! Sigurisht

që jo. Të gjitha këto modele dhe sisteme janë ngritur si një nevojë e një tregu të madh,

i cili bënte të mundur apo mund të suportonte ngritjen e tyre dhe jo e një tregu të

vogël përdoruesish. Gjithashtu, edhe sikur këto modele të përfshiheshin në tregun

bankar Shqiptar (të sjella nga bankat me emër botëror që kanë aktivitet në Shqipëri),

duhet patjetër të përshtateshin për Shqipërinë, gjë e cila mund të rrezikonte

funksionimin e vetë modelit.

Megjithatë, qënia e një tregu të vogël nuk e bën këtë të fundit të pacënueshëm nga

problematika e përmendur më lart. Të qënurit i vogël bën të pamundur nga ana

ekonomike (pasi nuk është efecient), përfshirjen e modeleve të përdorura në tregjet

botërore apo futjen në këtë treg të firmave vlerësuese (rating). Gjithsesi, ky treg është

në fazën e përhapjes masive të kartave të krediti, në fazën e pajisjes me kartë kreditit

jo vetëm të “elitës” së shoqërisë por të aplikuesve për këtë të fundit në mënyrë

masive, gjë që do të pasohet me problematikën e përmendur. Për këtë arsye, tregut

bankar të kartave të kreditit në Shqipëri i nevojitet krijimi i një modeli vlerësues për

aplikimet për kartë krediti. Këtij tregu i nevojitet një model i thjeshtë dhe jo i

kushtueshëm, një model fleksibël dhe i thjeshtë në përdorim, në mënyrë që stafi të

mos ketë nevojën e trajnimeve të shumta dhe të gjata për të kuptuar përdorimin. Në

këtë fazë që ndodhet tregu i kartave të kreditit në Shqipëri, përdorimi i modeleve të

tilla do të ishte tepër frytdhënës dhe do të disiplinonte së tepërmi dhënin e kartave të

kreditit aplikantëve.

2. REKOMANDIMET PËR BANKAT DHE MODELI AHP

Në këtë punim kemi bërë një sintezë të sistemit të kartave të kreditit në sistemit

bankar Shqiptar. Gjatë punimit kemi theksuar pikat kyçe të cilat do të luanin një rol të

rëndësishëm në zgjidhjen e problematikave të cilat parashikohet të ndodhin dhe si

rrjedhim mund të themi se:

Bankat të cilat nxjerrin kartat e krediti duhet të kenë modele vlerësimi për

aplikantët e kartave të krediti. Bankat duhet të heqin dorë nga vlerësimet

bazuar vetëm në të ardhurat dhe gjendja e regjistrit të kredive.

Bankat nuk duhet të përdorin modele të vjetra të vlerësimit të aplikantëve

(modele që mund të gjenden lehtë dhe me një kosto të ulët) pasi: Metodat e

Page 175: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

166

vjetra të përdorura në vlerësimin e aplikimeve për kartë krediti vlerësojnë

vetëm informacionet financiare të aplikantit pra vetëm informacionet sasiore.

Kjo pasi edhe pse informacionet në lidhje me gjendjen financiare janë një

burim i rëndësishëm ato nuk janë të mjaftueshme. Të dhënat financiare të cilat

kanë veçori sasiore, duhet të vlerësohen patjetër së bashku me informacionet

specifike cilësore të personit. Pra, në këtë mënyrë, do të jenë vlerësuar të

gjitha elementet që mund të përbëjnë rrezik në mos pagesën e borxheve të

grumbulluara nga përdorimi i kartës së kreditit.

Në fazën në të cilën ndodhet tregu bankar Shqiptar i kartave të kreditit,

bankave i nevojitet një model i thjeshtë që vlerëson së bashku kriteret cilësore

dhe sasiore. Modelet e komplikuara moderne të vlerësimit të kritereve cilësore

dhe sasiore të marra së bashku kërkojnë punonjës të nivelit të lartë. Por numri

i personelit të nivelit të lartë mes punonjësve të bankës që mund të vlerësojë

aplikimet e shumta për kartë krediti është i pamjaftueshëm. Prandaj duhet që

bankat të formojnë një model të thjeshtë në përdorim, që bën të mundur

vlerësimin së bashku të kritereve cilësorë dhe sasiorë, i cili bën të thjeshtë

përdorimin sa i përket raportit të aplikimeve me personelin që do i shqyrtojë

këto të fundit.

Nisur nga fakti se një fluks i përdorimit të kartave të kreditit po ndodh këto

vite, dhe ku bankat janë skeptike sa i përket përdorimit të modeleve të

vlerësimit me kosto të lartë (për arsye se ende nuk është shfaqur bindshëm

problematika), këto të fundit duhet të përdorin modele të thjeshta dhe me

kosto të ulët vendim marrjeje siç është modeli AHP në këtë punim. Modeli i

vlerësimit është krijuar duke u bazuar në metodën e procesit hierarkik analitik.

Me ndihmën e metodës AHP janë vlerësuar së bashku elementet sasiorë dhe

cilësorë për çdo kriter që ka aplikanti. Në përfundim është krijuar një model

pikëzimi, i cili është përmbledhur në një tabelë e cila mund të përdoret nga

çdo nivel i punonjësve të bankës. Modeli i formuar me ndihmën e metodës

AHP duke qenë më i thjeshtë sesa modelet e vjetra në përdorim, një model

rinovues me kalimin e kohës dhe i hapur ndaj ndryshimeve ka mundësi të

përdoret në një mënyrë të gjerë në të ardhmen. Të gjithë elementet që gjenden

në strukturën hierarkike të modelit të formuar me ndihmën e metodës AHP,

Page 176: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

167

pasi kalojnë në procesin e krahasimit dysh, përcaktojnë përparësitë e çdo

kriteri. Duke qenë se në modelin e përdorur kriteret tregojnë ndryshime nga

personi në person për çdo person kemi përfituar pikë të ndryshme.

Banka e Shqipërisë duhet të hartojë rregullore apo udhëzime, ku të kërkojë

nga bankat që nxjerrin karta krediti, që të jenë të pajisura me një model

vlerësimi sa i përket aplikantëve për kartë krediti. Në këtë mënyrë, Banka

Qendrore do të jetë e përgatitur ndaj problematikave që do mund të shfaqen si

pasojë e dhënies “pa kriter” të kartave të krediti nga bankat.

Banka Qendrore duhet të kërkojë informacion të detajuar mbi mos pagesën e

kartave të kreditit ndaj bankave, në mënyrë që të mbajë nën kontroll situatën

duke qenë gati të marrë hapat e duhur për të parandaluar kthimin në një

problem social borxhin e kartave të kreditit.

Banka Qendrore duhet të ndërmarrë fushata sensibilizuese reklamimi, për të

treguar mënyrat e sigurta të përdorimit të kartave të kreditit, ku të tregojë

qartazi transaksionet që janë të penalizuara nga bankat. Kjo me qëllim që tu

bëjë me dije përdoruesit e kartave të krediti për funksionet që ka karta e

kreditit, duke i bërë më të ndjeshëm dhe të kujdesshëm në përdorim e saj.

Banka e Shqipërisë duhet të përgatitë bazën ligjore dhe rregullative për bërjen

të mundur të futjes në tregun Shqiptar të firmave të vlerësimit (rating), të cilat

bëjnë punën vlerësuese që bëhet nga bankat për aplikuesit për kartë krediti.

Kjo do të ulte edhe kostot e sistemit por edhe do të sillte modele vlerësuese

moderne.

Mendoj që rekomandimet e përmendura më lart, do të bënin që tregu bankar Shqiptar

i kartave të kreditit të ishte i përgatitur ndaj problematikave që do të dalin si pasojë e

masivizimit të përdorimit të kartave të kreditit. Modeli i procesit të analizës hierarkike

AHP, i paraqitur në punim, është një model efikas i cili mund të zgjidhi problemet që

lindin si pasojë e përzgjedhjes së gabuar të aplikuesve për kartë krediti, duke

përjashtuar aplikantët problematike të mundshëm. Falë një modeli të tillë arrijmë të

ndalojmë në një nivel të rëndësishëm rastet e dhënies së kartës së kreditit tek persona

që tregojnë probleme për pagesën e borxheve apo të rasteve të padëshirueshme, dhe

kjo me një kosto shumë të ulët dhe pa ndihmën e modeleve të komplikuara.

Page 177: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

168

BIBLOGRAFIA

AGARWAL, Sumit; DRISCOLL, John C; GABAIX, Xavier and LAISBON, David;

“Learning in the Credit Card Market”, Discussion Paper at AEA, February 2008.

AKERS, Douglas; GOLTER, Jay; LAMM, Brian and SOLT, Martha; “Overview of

Recent Developments in the Credit Card Industry” FDIC Banking Review, Volume

17, No.3.

AKHAVEIN, J., W.S. Frame and L.J. White, “The difufusion of financial innovation;

An excamination of adoption of small bussinës credit scoring by large Banking

organization”, The journal of bussines, Volume 78, No.2, 577-596, 2005.

ANKARA BAROSU, Yargıtay kararları, HGK, 11.04.2001, 19-346/344, Ankara

Barosu Dergisi, 2001/4,sh. 290.

BAKHSHI, Adil Manzoor; “Developing a Financial Model for Islamic Credit Card for

UK”, (Dissertation submitted in partial fulfillment for the degree of MSc in

International Banking & Finance), University of Salford, 2006.

BANKALAR DÜZENLEME VE DENETLEME KURUMU, Bankaların Kuruluş ve

Faaliyetleri Hakkında Yönëtmenlilik, 34 madde, Kasım 2005.

BERGMAN, Mats; GUIBOURG, Gabriella and SEGENDORF, Björn; “The Cost of

Paying Private and Social Cost of Cash and Card”, Svering Riks Bank, Working Paper

Series 212, September 2007.

BLACK, Hillel; Buy now, pay later, William Morrow and Company, New York

1961.

BRITT, Phil; “A Historical Overview of Bankcard Industry”, Transaction World

Magazine, (www.transactionworld.nët/articles/2002/january/coverstory.asp)

(12/05/2008).

BUGERA, Vladimir; KONNO, Hiroshi and URYASEV, Stanislav; “Credit Cards

Scoring With Quadratic Utility Function”, Risk Management and Financial

Page 178: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

169

Enginiering Lab Center For Applied Optimization, University of Florida, January

15, 2002.

CHAKRAVORTI, Sujit; “Theory of Credit Card Networks: A Survey of the

Literature”, Review of Network Economics, Federal Reserve Bank of Chicago,

Vol.2, Issue 2, Chicago 2003.

CHAKRAVORTI, Sujit and SHAH, Alphe; “A Study of the Interrelated Bilateral

Transactions in Credit Card Networks”, Emerging Payments Occasional Paper

Series, (Eps-2001-2), July 2001.

CHARGE CARDS, Investopedia, A Forbes Digital Company,

http://investopedia.com/terms/c/chargecard.asp

CHRISTIAN, Sven Berger and GENSLER, Sonja; “Onlinë Banking Customers:

Insights from Germany”, JIBC, Vol. 12, No. 1, April 2007.

CHUNG, H. M., and Gray.P, Special Section: Data Mining, Journal of Mnagement

Informatoion System, 16 (1), 1999, p. 11-16.

ÇOROĞLU, Coşkun; İş Dünyasında Geleceğin Yönëtimi, Birinci baskı Alfa

yayınlar, İstanbul 2003.

DANTZIG, Tobias; Number the Language of Science, The Macmillan Company,

Fourth Edition Revised and Augmented, New York 1953.

DRURY, Tony and FERRIER, Charles W.; Credit Cards, Butterworths, London

1984.

DURANLAR, Selçuk; “Türkiye’de Kredi Kartları Üzerinde Bir İnceleme”, Ekonomik

Yorumlar, (482), 2004.

DURKIN, Thomas A.; “Credit Cards: Use and Consumer Attitudes, 1970–2000”, Federal

Reserve Bulletin, September 2000, 623–634.

www.federalreserve.gov/pubs/bulletin/2000/0900lead.pdf.

ELLIS, Diane; “Bank Trends, Analysis of Emerging Risk in Banking”, FDCI, Division of

Insurance, Number 98-05, March 1998.

http://www.fdic.gov/bank/analytical/bank/bt_9805.html.

Page 179: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

170

EVANS S., David and SCHMALENSEE, Richard; Paying with Plastic The Digital

Revolution in Buying and Borrowing, Second Edition, The Mit Pres, Cambridge,

Massachusetts, London 2005.

EVANS, Davit S.; “The Antitrust Economics of Two-Sided Markets”, AEI-Brookings

Joint Center for Regulatory Studies, Related Publication 02-13, September 2002.

F.Y., Partovi; “Determining What to Benchmark: An Analytic Hierarchy Process

Approach”, International Journal of Operation and Project Management, 14-Junë

1994.

FISHER, R. A. (1936). The Use of Multiple Measurements in Taxonomic Problems.

Annals of Eugenic, Vol. 7,179-188.

G.A., Miller; “The Magical Number Seven Plus or Minus Two: Some Limits on

Our Capacity for Procecssing Information”, The psychological Review, Vol 63,

1956.

GANS S., Joshua and KING, Stephen P; “A Theoritical Analysis of Credit Card

Regulation” Melbourne Business School, University of Melbourne, September 2002.

GERSON, Emily Starbuck and WOOLSEY, Ben; “A History of Credit Cards”, Credit

Cards News, (http://www.creditcards.com/history-of-credit-cards.php), December 18,

2007. (22/03/2008).

GREENE, William H.; “A Statistical Model for Credit Scoring”, Department of

Economics Stern School of Business, New York University, 8 April 1992.

GREENE, William H.; Econometric Analyses, Seventh Edition, Pearson Education

Limited, London 2012.

HAYASHI, Fumiko; “Nëtwork Competion and Merchant Discount Fees”, Payment

System Research Department, Federal Reserve Bank of Kansas City, Working Paper (05-04),

24 March 2006.

http://www.kansascityfed.org/publicat/psr/rwp/Hayashi_WP05_NëtworkCompetition&MDF.pdf,

(10/03/2008).

HAYASHI, Fumiko; SULLIVAN, Richard and WEINER, Stuart E.; “A Guide to the

ATM and Debit Card Industry”, Payment System Research Department, Federal

Page 180: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

171

Reserve Bank of Kansas City, Working Paper, Kansas City, Missouri, USA 7 Aprill

2003. http://www.ffiec.gov/ffiecinfobase/resources/retail/frb-

guide%20to%20the_atm_debit_card_ind.pdf.

HENDRICKSON A., Robert; The cashless Society, Dodd Mead and Conpany, New

York 1972.

HIAN CHYE KOH, Wei Chin Tan, Chwee Peng Goh, “A two step method to

construct credit Scoring models with data mining techniques” International Journal

of Bussines and Information, Volume 1, No.1, 2006, pp 96-118.

HONERT, R.C. Van Den and LOOTSMA, F.A.; “Group Preference Aggregation in

the Multiplicative AHP the Model of the Group Decision Process and Pareto

Optimiality”, European Journal of Operation Researche, Vol 96, Issue 2, 24 January

1997.

HOWELLS, John; “Management and the Hybridisation of Expertise in Network

Design-EFTPOS in Retrospect”, Journal of Information Technology, 12, 1, 83–95.

KALAYCI, F. Özden; “Bankacılık Açısından Kredi Kartları Sistemin İşleyişi ve Bir

Örnëk uygulama”, (Yayınlanmamış Yüksek Lisans Tezi), Selçuk Üniversitesi, Konya,

2003.

KALSTROM, Jonathan; “Banks Expand ATM Functions”, Mineapolis St. Paul,

Business Journal, www.bizjournals.com/twincities/stories/2000/06/19/focus4. html,

(10/04/2008).

KEREN, Nir; “Models for Multi-Strata Safety Performance Measurements in the

Process Industtry”, Texas A&M University, (Basılmamış Doktora Tezi), Aralık 2003.

KIRÇOVA, İbrahim; Kredi Kartı Kullanımının Tüketici Alışkanlıklarına ve

Alışverişi Yer, Zaman ve Marka Tercihlerine Etkisi, İstanbul Ticaret Odası

Yayınları, Yayın No: 2007-9, İstanbul 2007.

KJOS, Ann; “The Merchant-Acquiring Side of the Payment Card Industry: Structure,

Operations, and Challenges”. Federal Reserve Bank of Philadelphia, Payment

Cards Center Discussion Paper, October 2007.

Page 181: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

172

http://www.philadelphiafed.org/pcc/papers/2007/D2007OctoberMerchantAcquiring.pdf,

(11/03/2008).

KURUÜZÜM, Ayşe ve ATASAN, Nuray; “Analitik Hiyerarşi Yöntemi ve İşletmecilik

Alanındaki Uygulamaları” Akdeniz İ.İ.B.F Dergisi, (1) 2001.

LEVITIN, Adam J.; “Priceless? The Cost of Credit Cards”, Business, Economics and

Regulatory Policy Working Paper Series, Georgetown University Law Center,

Research paper No. 973974, September 2007, http://ssrn.com/abstract=1011106.

MANDELL, Lewis; The Credit Card Industry A History, Twayne Publishers,

Boston 1990.

MARQUEZ Javier; “An Introduction to Credit Scoring For Small and Medium Size

Enterprises”,

http://siteresources.worldbank.org/EXTLACOFFICEOFCE/Resources/870892-

1206537144004/MarquezIntroductionCreditScoring.pdf, (10/07/2008).

McCULLOCH, W. and W. Pitts, “A Logical Calculus of Ideas Immanent in

Nervous Activity”, Bulletin of Mathematical Biophysics, Vol 5, No. 1-2, 1943, pp

99-115.

NADER, Ralph; “Plastic Money’s Predatory Lenders” In the Public Interest, July

2003.

OĞUZLAR, Ayşe; “Analitik Hiyerarşi Süreci ile Müşteri Şikâyetlerinin Analizi”,

Akdeniz İ.İ.B.F Dergisi, (14), 2007, 122–134.

ROCHET, Jean-Charles and TIROLE, Jean; “An Economic Analysis of the

Determination of Interchange Fees in Payment Card System”, Riview of Networks

Economics, Vol.2, Issue 2, June 2003

RITZER George, The Credit Card: Private Troubles and Public Issues, The University

of Maryland, reprinted from Expressing America: A Critique of the. Global

Credit Card Society, 1995.

S.M., Markose and Y.J., Loke; “Network effects on Cash-Card Substitution in

Transictions and Low Interest Rate Regimes” The Economic Journal 113, April 2003.

Page 182: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

173

SAATY, Thomas L.; “How to Make Decision: The Analytic Hierarchy Process”,

European Journal of Operational Research, 48, North-Holland 1990.

SAATY, Thomas L.; “Decision Making for Leaders The Analytic Hierarchy

Process for Decisions in a Complex World”, RWS Publications, Edition 2000.

SAATY, Thomas L.; “Fundamentals of Decision Making and Priority Theory with

The Analytic Hierarchy Process” RWS Publications, Vol VI, Pittsburgh 1994.

SAATY, Thomas L.; “Multicriteria Decision Making The Analytic Hierarchy

Process”, RWS Publications, Pittsburg 1996.

SAATY, Thomas L.; “Deriving the AHP 1-9 Scale from First Principles”, ISAHP

Berne, Switzerland 2-4, August 2001.

SCHOLNICK, Bary; MASSOUD, Nadia; SAUNDERS, Anthony; CARBO

VALVERDE SANTIAGO and RODRIGUES-FERNANDES, Francisco; “The

Economics of Credit Cards, Debit Cards and ATM’s: A Survey and Some New

Evidence”, 30’th Annual Journal of Banking and Finance Conference, Beijing,

China, June, 2–8, 2006.

SEDAT, Yetim; Kredi Kartları ve Tüketici Kredileri, Sermaye Piyasası Kurulu

Yayınları, Ankara 1997.

SEMERARO, Steve; “Credit Card Interchange Fee: Three Decades of Antitrust

Uncertainty”, Legal Studies Research Paper Series, 6 March 2007.

SHIFFRIN, Seana; “Are Credit Card Late Fees Unconstitutional”, Public Law and

Legal Theory Researche, Paper Series, Researchs Paper No: 0704.

SIDEY, Hugh; “Light, Camera, Decisive Action”, Time Magazine, 17 August 1981.

SIENKIEWICZ, Stan; “Credit Cards and Payment Efficiency”, Federal Reserve Bank

of Philadelphia, Payment Card Center, Discussion Paper, August 2001.

SIENKIEWICZ, Stan; “The Evolution Of EFT Networks From ATM’s To Nëw On-

Line Debit Payment Products”, The Payment Card Center of the Federal Reserve

Bank of Philadelphia Workshop, Discusion Paper, April 2002.

Page 183: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

174

SILBER I., Norman; “Late Charges, Regular Billing and Reasonable Consumers: A

Rationale for a Late Payment Act”, Legal Studies Research Paper Series, 83 Chi-

Kent. L. Rew. 855, 2008.

SİPAHİ S. ve BERBER, A.; “Dönüşümsel liderlik Perspektifinin Analitik Hiyerarşi

prosesi tekniği ile Analizi”, İ.Ü. İşletme Fakültesi Dergisi, C:31, Sayı 1, Nisan 2002.

SNELLMAN, Heli; “Automated Teller Machinë Network Market Structure and Cash

Usage”, Scientific Monograph, JEL Classification, C33, E41, G2, C11, 2006.

STEIGUER, J. E. De; DUBERSTEIN, Jennifer and LOPES, Vincent; “The Analytic

Hierarchy Process, as a Means of Integrated Watershed Management” Proceedings of

the First Interagency Conference on Research in the Watersheds, USA 2003.

TAKALA, Kari and VIREN, Matti; “Ffficiency and cost of Payments: Some New

Evidence From Finland”, Bank of Finland Research Discussion Papers, II. 2008,

ISSN 0785–3572 print, ISSN 1456–6184 online.

THOMAS, L.C, “A survey of credit and behavioral scoring-forecasting financial risk of

lending to consumers”, International Journal of Forecasting, 16(2), 163-167, 2000.

TRIANTAPHYLLOU, Evangelos; Multi Criteria Decision Making Methods: A

Comperative Study, Kluwer Acadmic Publishers, Boston 2000.

VALJANOVSKI, Cento; “Networks effects and Multi-Sided Markets”, Kings College,

University of London, Module 2-Unit 7, 2007. ( http://ssrnc.com/abstract=100447 )

VAN DE WATER, Henny and DE VRIES, Jan; “Choosing a Quality Impruvement

Project Using the Analytic Hierarchy Process”, International Journal of Quality &

Reliability Management, Vol. 23, Number. 4, 2006.

VOJTEK, Martin ve KOCENDA, Evzen; “Credit Scoring Methods”, Czech Journal

of Economics and Finance, Vol 56, Issue 3-4, March 2006.

WHITE J., Lawrence; “Market Difinition and Market Power in Payment Card

Networks: Some Coments and Considerations”, Stern School of Business, New York

University, JEL Classification Nombers: L14, L41, L43.

(http://ssrn.com/abstract=id887506).

Page 184: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

175

YARALIOĞLU, K.; “Performans Değerlendirmede Analitik Hiyerarşi Proses”, Dokuz

Eylül Üniversitesi, İİBF Dergisi, Cilt: 16, Sayı I.

Yasa Hukuk Der., Yargıtay kararları, 19.HD., 27.11.2000, 5291/8085, Ağustos 2001.

ZAHEDI F.; “The Analytical Hierarchy Process: A Survey of the Method and its

Applications”, Interfaces. 1986.

“Credit and Debit Cards, PurchaseVolume”, The Nilson Report, Issue 797, October

2003.

“The Basic of Credit Management”, Resourse Guide, Personal Finance Choices,

Setting A New Course, Chapter 7,

http://www.pueblo.gsa.gov/cic text/monwy/personalfin/lesson5.htm.

Raporti i Bankës Qendrore të Shqipërisë,

https://www.bankofalbania.org/web/instrumente_59_1.php (10.12.2015)

Page 185: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

176

Shtojca 1

PYETËSOR

Plotësoni qelizat bosh të matrices duke krahasuar kriteret nga kollona e parë me ato të reshtit të parë. Krahasimi do të bëhet bazuar në rëndësinë (peshën) që kanë këto kritere në vlerësimin e aplikimit për kartë krediti. Cili dhe sa herë më i rëndësishëm është kundrejt kriterit tjetër që ka përballë? (në krahasim duhet patur parasysh tabela krahasuese bashkëlidhur dhe regulli i trasmetimit, që do të thotë se nëse A është 2 herë me e madhe se B dhe B është 2 herë më e madhe se C atehere automatikisht A është 4 here më e madhe se C.)

   Matrica e krahasimit dysh të kritereve kryesore

Kriteret Baze Informacionet

personale Të ardhurat Puna Garancia

İnformacionet personale 1

Të ardhurat 1 Puna 1

Garancia 1

Matrica e krahasimit dysh të nënkritereve të garancisë Garancia Garantor Pasuritë e paluajtshme Depozita

Garantor 1

Pasuritë e paluajtshme 1

Depozita 1

Matrica e krahasimit dysh e nënkritereve të informacioneve personale

Informacionet personale

Gjinia Gjendja civile Arsimi Mosha

Gjinia 1 Gjendja civile 1

Arsimi 1 Mosha 1

Page 186: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

177

Matrica e krahasimit dysh të nënkritereve të të ardhurave

Të ardhurat Të ardhura

mujore

Të ardhura nga pasuri të

paluajtshme

Të ardhura nga depozitat dhe letrat me vlerë

Të ardhura mujore 1 Të ardhura nga pasuri

të patundshme 1

Të ardhura nga depozitat dhe te tjera 1

Matrica e krahasimit dysh e nënkritereve të punës

Puna Administrate Vetepunesuar Profesionist Papune

Administrate 1 Vetepunesuar 1 Profesionist 1

Papune 1

Tabela e nivelit të rëndesisë në krahasim dysh

Niveli i rëndësisë

Përkufizimi Shpjegimi

1 Vlerë e njëjtë Të dy faktorët kontribuojnë në mënyrë të barabartë në qëllim.

2 Dobët

3 Vlerë mesatare Preferohet një faktor më shumë se një faktor tjetër në përfundim të përvojës dhe gjykimit.

4 Mesatare plus

5 Vlerë e rëndësishme Preferohet një faktor pak më shumë se një faktor tjetër në përfundim të përvojës dhe gjykimit.

6 E rëndësishme plus

7 Rëndësi shumë e fortë ose pompoze

Një faktor preferohet shumë më tepër ose epërsia e tij është vërtetuar në praktikë.

8 Shumë shumë e fortë

9 Rëndësi e nivelit më të lartë

Mundësi shumë e lartë për të vërtetuar të faktin se një faktor preferohet më shumë se faktori tjetër.

2, 4, 6, 8 Vlera të ndërmjetme mes dy shkallave të përafërta.

Përdoret kur nevojitet për të arritur një kopmromis.

 

Page 187: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

178

Shtojca 2

Tabela 1

gender

risk desk M F more than 241 days 17 10 less than 241 days 140 73

p-value = 0.9 > 0.05 të pavarura

Tabela 2

card limit

risk desk <=30000 30000<.<=65000 65000<.<=100000 100000<more than 241 days 17 7 3 2 less than 241 days 106 59 25 21

p-value = 0.69 > 0.05 të pavarura

Tabela 3

total spending

risk desk <=50000 50000<..<=100000 100000<..

more than 241 days 18 5 4 less than 241 days 116 40 48

p-value = 0.54 > 0.05 të pavarura

Tabela 4

total spending

risk desk <=50000 50000<..<=100000 100000<..

more than 241 days 18 5 4 less than 241 days 116 40 48

p-value = 0.54 > 0.05 të pavarura

Tabela 5

education other

risk desk graduate-undergraduate-post graduate non study

more than 241 days 0 27 less than 241 days 36 177

p-value = 0.04 < 0.05 të varura

Page 188: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

179

Shtojca 3

Birthdate Marital

Stat Education Age Gender Occupation

Deposit No

Risk Code

Risk Desc Total Acc Card Limit

Total Spending

27/11/1985 Single Non-Study 30 M TE TJERE 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

-30786.41 20000 24856.8

27/05/1987 Single Other 29 F JURIST 0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) 0 90000 326660.16

24/12/1992 Single Other 23 M EKONOMIST 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 129.52 30000 63822.5

07/10/1972 Single Other 43 M PUNETOR 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 4.26 100000 6173.97

15/03/1976 Single Other 40 M TE TJERE 0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) -

347299.18 200000 267590.48

02/01/1989 Single Other 27 M PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -38080.44 40000 62012.9

04/03/1986 Single Other 30 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

3.19 49000 48030.77

08/07/1971 Single Other 45 M MESUES 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 69330.96 150000 266564.88

26/04/1992 Single Other 24 F

0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 22000 36949.65

24/02/1967 Single Other 49 M I VETEPUNESUAR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 8546.91 22000 45961.02

22/03/1963 Single Other 53 M MENAXHER 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 2.8 100000 66087.61

10/09/1988 Single Other 28 F TE TJERE 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 19500 24825.02

15/05/1993 Single Other 23 F TE TJERE 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 1.4 25000 38749.52

10/04/1990 Single Other 26 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -38148.59 90000 47819.5

21/06/1985 Single Under-

Graduate 31 F JURIST 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -33840.53 50000 18627.15

12/01/1986 Single Other 30 M

0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) 5.48 50000 40221.76

12/07/1982 Single Other 34 F PUNETOR 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 5.01 45000 84202.22

24/01/1989 Single Other 27 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -69728.76 60000 29903.32

20/03/1972 Single Other 44 M PUNETOR 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -78732.33 20000 18804.95

11/01/1972 Single Other 44 M NEPUNES (SHTETI)

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 59803.52 60000 90569.08

18/04/1973 Married Under-

Graduate 43 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 110131.67 128000 1120000

30/11/1989 Single Other 26 M PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -24477.77 25000

16/07/1992 Single Other 24 M MJESHTER,

TEKNIK 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -19323.99 20000 79152.91

25/03/1984 Single Other 32 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 93.24 40000 12352

07/08/1989 Single Other 27 F PUNETOR 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 0.71 20000 11240.22

19/05/1990 Single Other 26 F STUDENT 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 100000 129866.72

18/02/1995 Single Other 21 F STUDENT 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 1.9 50000 23669.19

28/02/1979 Single Other 37 M TE TJERE 0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) 8.47 200000 197675.49

28/12/1992 Single Other 23 M

0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 99.54 150000 125034.89

27/02/1990 Single Other 26 F

0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) 0.43 10000 2363.73

16/09/1982 Single Other 34 M SIPERMARRES 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 50000 7535.7

09/11/1988 Single Other 27 M NEPUNES (SHTETI)

0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) -95396.71 40000 143750.6

19/02/1979 Single Other 37 M TE TJERE 0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) -74564.87 15000 6006.47

02/02/1972 Married Under-

Graduate 44 F MESUES 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days)

-151348.43

24000 3161.7

10/11/1995 Single Other 20 M

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0.2 20000 36237.53

14/08/1991 Married Under-

Graduate 25 F STUDENT 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 9312.86 140000 884147.26

14/09/1993 Married Non-Study 23 M PUNETOR 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 80000 271803.03

26/09/1993 Single Other 23 M PUNETOR 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 1.91 50000 46631

22/07/1992 Single Other 24 M TE TJERE 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 1.04 30000 3215

17/11/1986 Married Under-

Graduate 29 F

NEPUNES SHENDETESIE

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0.02 75000 39160.94

13/01/1994 Single Other 22 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) -22770.3 20000 29844.28

24/07/1989 Single Other 27 M PUNETOR 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0 50000 257701.43

14/02/1995 Single Non-Study 21 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 1.02 20000 14493.03

12/12/1992 Single Other 23 M PUNETOR 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) -51272.17 39000 44041.95

25/07/1976 Married Under-

Graduate 40 F

NEPUNES (SHTETI)

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0.21 80000 63172.69

23/10/1989 Single Other 26 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) -22574.98 20000 25732.64

10/11/1993 Single Non-Study 22 M STUDENT 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) -19741.24 20000 3915.01

Page 189: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

180

10/07/1985 Single Other 31 F TE TJERE 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 58000 52157.14

26/10/1992 Single Other 23 M PUNETOR 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0 29000 10644.17

08/12/1977 Single Other 38 F NEPUNES (SHTETI)

0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 0.03 50000 49661.77

23/06/1976 Spouse Expired

Non-Study 40 F

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0.03 29000 20665.76

03/07/1988 Single Other 28 F NEPUNES (SHTETI)

0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0 50000 48166.06

18/04/1984 Single Other 32 M STUDENT 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0 35000 2124.16

03/09/1986 Single Other 30 F MESUES 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0 40000 5036.66

21/03/1971 Single Other 45 M SIPERMARRES 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 200000 97609.68

26/12/1986 Single Other 29 F

1 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0 50000 7214.78

13/11/1987 Single Non-Study 28 F BANKIER 2 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 3.66 50000

09/09/1987 Single Other 29 F NEPUNES (SHTETI)

0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 0 40000 4344.92

30/12/1985 Single Non-Study 30 M PUNETOR 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0 20000 54244.69

28/04/1990 Single Under-

Graduate 26 M STUDENT 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) -31316.52 30000 26966.85

15/06/1991 Single Other 25 M EKONOMIST 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 1.51 70000 89333.91

05/09/1974 Married Non-Study 42 M DOKTOR 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 342.66 96000 417448

06/08/1988 Single Other 28 F STUDENT 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 11.95 20000 53093.04

29/07/1984 Single Other 32 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0.54 50000 116455.12

05/04/1988 Single Non-Study 28 M TE TJERE 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 30000 28380

10/08/1981 Single Other 35 M

0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -60663.78 25000 102088.58

08/12/1988 Married Under-

Graduate 27 M INFERMIER 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0 95000 48179.1

27/05/1994 Single Other 22 M TE TJERE 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 0 20000 2880.66

06/02/1965 Married Non-Study 51 M TE TJERE 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 0 120000 241080

02/06/1981 Married Non-Study 35 M INFERMIER 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0 50000 207616.95

07/01/1991 Single Other 25 M

0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) -41687.84 20000 25118.81

06/07/1985 Single Other 31 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 3.46 27000 5390.04

23/07/1989 Single Other 27 M I VETEPUNESUAR 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 20000 7298.45

06/12/1988 Single Non-Study 27 F PUNETOR 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 36.65 20000 15280

08/02/1985 Single Other 31 F TE TJERE 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 10.97 66000 78558.81

24/12/1989 Single Graduate 26 M PUNETOR 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -44950.09 20000 37691.96

14/05/1972 Single Other 44 M MESUES 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 0 50000 6740.04

16/12/1995 Single Non-Study 20 M NEPUNES (SHTETI)

0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) -41045.78 30000 156485.99

19/07/1992 Single Other 24 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -55890.51 30000 57500

12/02/1986 Single Under-

Graduate 30 M

NEPUNES (SHTETI)

0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) -25627 25000 28194.88

12/12/1983 Single Other 32 F PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 80000 46996.02

26/03/1983 Single Other 33 M

0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 0 180000 34433.28

27/07/1991 Single Non-Study 25 M NENEPUNES 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 40000 11449.69

07/05/1982 Married Under-

Graduate 34 M TE TJERE 1 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 4.12 170000 25533

05/08/1990 Single Other 26 M PUNETOR 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0 20000 3527.5

11/08/1980 Married Non-Study 36 M NEPUNES (SHTETI)

0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) -38823.36 40000 26387.23

31/03/1989 Single Other 27 F NEPUNES (SHTETI)

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 2.44 140000 484598.84

20/01/1989 Single Under-

Graduate 27 F STUDENT 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -20251.44 20000 12316.33

23/08/1988 Single Other 28 M I VETEPUNESUAR 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0 100000 34610.47

04/06/1991 Single Other 25 M TE TJERE 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0.43 20000 45452.81

07/12/1988 Single Under-

Graduate 27 M PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 489.48 50000 109900.81

18/01/1977 Single Other 39 M NEPUNES (SHTETI)

0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0.54 50000 252585.71

27/02/1982 Married Non-Study 34 M PUNETOR 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) -62337.7 30000 5728.51

31/12/1995 Single Other 20 M PUNETOR 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

-26337.82 25000 23133.55

12/11/1988 Single Non-Study 27 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 313.9 20000

12/08/1989 Married Non-Study 27 M PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 1.07 28000 64104.76

11/06/1987 Single Other 29 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 431.72 30000 4659.06

20/10/1991 Single Other 24 M STUDENT 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0.33 20000 27201.25

24/08/1988 Single Other 28 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 1.75 75000 69999.8

Page 190: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

181

05/11/1995 Single Other 20 M NEPUNES (SHTETI)

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -

119833.67 42000 95310.88

11/07/1992 Married Non-Study 24 F TE TJERE 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -55597.31 20000 38260.29

10/04/1990 Single Non-Study 26 M TE TJERE 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 0 70000 50253.5

11/05/1980 Single Other 36 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0.04 160000 700000

27/01/1979 Married Under-

Graduate 37 M I VETEPUNESUAR 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 3.4 400000 93326.8

30/07/1980 Single Other 36 M NEPUNES (SHTETI)

0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 50000 66442.3

11/12/1994 Single Other 21 M STUDENT 1 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0.42 50000 6666.52

30/11/1978 Single Other 37 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 373.71 30000

28/05/1986 Single Under-

Graduate 30 F

NEPUNES (SHTETI)

0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 0 40000 50611.74

15/01/1983 Married Under-

Graduate 33 M TE TJERE 1 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 50000 28159

24/07/1992 Other Other 24 M PUNETOR 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 1.78 20000 54525.28

22/05/1981 Single Other 35 F INXHINIER 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 1.56 100000 138197.33

08/06/1987 Single Other 29 F PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 400.67 50000 95519.68

19/12/1992 Single Under-

Graduate 23 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -39313.02 30000 7319

22/12/1977 Single Other 38 M NEPUNES (SHTETI)

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -38472.09 60000 137625.87

22/05/1990 Single Other 26 M STUDENT 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0 20000 231794.46

13/07/1992 Single Other 24 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) -20777.7 20000 10922.16

30/05/1984 Single Other 32 M PUNETOR 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 1161.02 50000 296909.22

15/05/1978 Single Other 38 M MENAXHER 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 8.23 200000 361394.28

30/03/1986 Single Other 30 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) -10388.58 20000 26569.45

28/07/1982 Married Under-

Graduate 34 M TE TJERE 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 273124.05 200000 5143.44

27/09/1985 Single Other 31 M PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 379.33 30000 68061.21

16/09/1991 Single Other 25 M

0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 20000 8836.79

10/04/1987 Single Other 29 M OFICER

USHTARAK 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -74068.34 35000 98798.68

20/02/1984 Single Post-

Graduate 32 F NEPUNES(PRIVAT) 2 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 2715.85 50000 14.99

02/01/1980 Single Other 36 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 155.57 250000 499669.96

22/07/1991 Single Other 25 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -29715.02 20000

17/08/1990 Single Other 26 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0 20000 11161.49

24/03/1992 Single Other 24 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0.4 20000 8854.56

04/01/1993 Single Other 23 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) -25968.15 10000 34179.14

02/09/1982 Single Other 34 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) -50633.97 10000 48511.69

30/10/1989 Single Other 26 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -80534.92 45000 52714.41

11/06/1982 Single Other 34 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 65000 132934.81

12/02/1983 Married Non-Study 33 M NEPUNES (SHTETI)

0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) 8.68 100000 126199.55

16/04/1994 Single Other 22 M

0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0 40000 102342.76

02/03/1952 Single Other 64 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -59114.89 20000 60098.63

02/11/1995 Married Under-

Graduate 20 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 0 30000 35810.3

05/05/1979 Single Other 37 M TE TJERE 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 1.57 30000 1077.92

22/09/1988 Single Other 28 M NEPUNES (SHTETI)

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -49404.77 20000 14995.45

19/09/1983 Single Other 33 M NEPUNES (SHTETI)

0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 0 45000 216087.48

15/01/1984 Married Non-Study 32 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -39280.53 20000 20000

04/07/1982 Single Other 34 F

0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0.05 20000 8324.27

13/04/1983 Single Other 33 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -60388.6 25000 16300

14/03/1980 Single Other 36 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 9.2 40000 79302.22

19/05/1989 Single Other 27 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 1.55 20000 19650.86

15/09/1966 Single Other 50 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) 3.82 80000 37441.05

15/10/1994 Single Non-Study 21 F PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -30316.75 30000 90066.29

25/06/1989 Married Non-Study 27 F PUNETOR 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -9318.01 20000 47546.95

16/06/1995 Single Other 21 F PUNETOR 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0.7 30000 30888.5

16/09/1988 Single Other 28 M PUNETOR 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) -20700.73 30000 12085.89

02/10/1990 Single Under-

Graduate 26 F PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 86000 85900

08/06/1985 Single Other 31 M PUNETOR 0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) -

133283.82 20000 52886.8

Page 191: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

182

20/10/1971 Married Under-

Graduate 44 M I VETEPUNESUAR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 878.5 50000 50000

06/06/1992 Single Under-

Graduate 24 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0.45 20000 10648.74

05/11/1990 Single Under-

Graduate 25 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0 25000 9954.36

14/05/1990 Single Under-

Graduate 26 F TE TJERE 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 1.28 20000 32856.7

17/05/1987 Single Other 29 M

0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 0 25000 6791.44

11/02/1982 Single Other 34 M I VETEPUNESUAR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 4395.96 100000 71220.13

12/07/1989 Single Under-

Graduate 27 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 830.7 66000 50724

24/05/1992 Single Non-Study 24 M TE TJERE 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

1.78 20000 53653.28

10/01/1988 Single Other 28 M MJESHTER,

TEKNIK 0 R9

Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

-31183.14 30000 13292.49

22/07/1986 Single Non-Study 30 M OFICER

USHTARAK 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0.37 30000 26917.5

10/09/1992 Single Other 24 M STUDENT 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 33 20000 750.17

31/05/1992 Single Under-

Graduate 24 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -49987.7 30000 37134.91

24/11/1989 Single Other 26 F

0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0.02 40000 50792.17

26/01/1992 Single Non-Study 24 M TE TJERE 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0 20000 2799.3

23/04/1995 Single Non-Study 21 M TE TJERE 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 20000 8748.47

08/06/1982 Single Other 34 M TE TJERE 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 581065.38 150000 313465.6

16/01/1990 Single Other 26 M

0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 20000 3637.88

26/09/1984 Single Non-Study 32 M TE TJERE 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0 20000 8142.8

14/01/1990 Single Non-Study 26 M TE TJERE 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 20000 8527.59

01/04/1983 Single Other 33 M PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -30368.9 20000 10641.75

04/03/1983 Single Other 33 F MESUES 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 50000 22829.19

05/06/1991 Single Other 25 F PUNETOR 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 0 20000 38514.06

06/02/1990 Single Under-

Graduate 26 F

NEPUNES (SHTETI)

0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0 20000 35715.49

23/02/1988 Single Other 28 M NEPUNES (SHTETI)

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 773.03 50000 35810.63

06/09/1991 Single Non-Study 25 M TE TJERE 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 20000 10637.22

05/06/1990 Single Non-Study 26 M TE TJERE 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 0 20000 2085.51

12/08/1991 Single Non-Study 25 M TE TJERE 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0 20000 10592.53

15/06/1987 Single Non-Study 29 F TE TJERE 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 20000 8474.54

06/01/1986 Single Other 30 M NEPUNES (SHTETI)

0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 236.59 20000 40000

21/09/1980 Single Other 36 M PUNETOR 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0.98 20000 49049.23

18/10/1992 Single Other 23 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) -2007.62 25000 150917.19

06/05/1963 Single Other 53 M

0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -69797.27 30000 41405.56

22/09/1993 Single Other 23 M

0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) -67642.6 30000 40452.2

18/04/1987 Married Non-Study 29 M TE TJERE 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -28157.7 30000 144156.18

24/01/1985 Single Other 31 M INXHINIER 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -27340.34 20000 53937.06

07/07/1971 Single Other 45 M BANKIER 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0 200000 247679.96

12/02/1973 Single Other 43 M NEPUNES

SHENDETESIE 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 62000

06/04/1989 Single Other 27 M NEPUNES (SHTETI)

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 898.91 45000 10980

01/12/1992 Single Other 23 M PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -33959.59 20000 32740.06

21/03/1985 Single Other 31 M NEPUNES (SHTETI)

0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

5.29 100000 130903.9

29/10/1981 Single Other 34 M NEPUNES (SHTETI)

0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0 100000 65359.39

03/09/1983 Single Other 33 M MJESHTER,

TEKNIK 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 0 30000 20648.45

02/03/1990 Single Non-Study 26 M PUNETOR 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

-80295.17 30000 6288.85

13/01/1990 Single Other 26 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 0.94 78000 355261.44

28/02/1983 Single Other 33 F MESUES 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0 50000 6650.96

28/07/1988 Single Other 28 M

0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0 50000 54238.1

27/03/1964 Single Other 52 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0 21000 6565.51

15/12/1985 Married Non-Study 30 M PUNETOR 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 404.98 45000 146295.28

22/03/1989 Single Under-

Graduate 27 F PUNETOR 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 336.11 38000 37100

03/12/1967 Single Other 48 M TE TJERE 0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) 1.04 30000 10198.26

15/01/1993 Single Other 23 M STUDENT 1 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 691.91 45000 365964.28

26/10/1974 Single Other 41 M TE TJERE 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0.12 50000

Page 192: DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ... - Doktoratura ne UT · universiteti i tiranËs fakulteti i ekonomisË departamenti i financËs disertacion kartat e kreditit dhe analizimi i

183

12/02/1995 Single Other 21 M

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 846.98 20000 106905.41

23/08/1988 Single Graduate 28 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 42935.79 60000 18644.96

18/12/1988 Single Other 27 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 12.89 50000 191709.47

07/12/1974 Single Other 41 M PUNETOR 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) -32323.91 20000 73907.75

28/08/1992 Single Other 24 F

0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 2.57 10000 27231.33

28/08/1987 Single Other 29 F PUNETOR 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) -72062.51 40000 114950.79

30/05/1996 Single Other 20 M PUNETOR 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

0.23 20000 34354.35

25/03/1981 Single Other 35 F FARMACISTE 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 6.25 50000 70458.25

17/03/1989 Single Under-

Graduate 27 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -9982.61 20000 11756

08/11/1967 Single Other 48 M TE TJERE 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 102000 477986

03/08/1984 Single Other 32 M NEPUNES (SHTETI)

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 50000 25627.92

09/06/1987 Single Non-Study 29 M TE TJERE 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0 40000 80393.2

17/05/1985 Single Other 31 M NEPUNES

SHENDETESIE 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 2.28 200000 229547.2

14/06/1989 Single Non-Study 27 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 50000

25/02/1989 Single Other 27 M PUNETOR 0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0.18 25000 11959.34

28/09/1989 Single Other 27 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R6 Delinquency bucket 1 (151-180 days) 0 30000 101600.44

29/05/1991 Single Other 25 F

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -35503.25 30000 43621.28

30/06/1989 Married Non-Study 27 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 30000 113993.1

14/09/1983 Single Non-Study 33 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0 30000 79759.54

23/03/1970 Single Other 46 M TE TJERE 0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) 36.28 50000 120621.38

17/07/1991 Single Non-Study 25 F NEPUNES(PRIVAT) 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 0 40000 11159.55

23/10/1995 Single Other 20 M

0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 1.92 20000 39458

01/08/1977 Single Other 39 F I VETEPUNESUAR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 22153.6 20000

06/11/1987 Single Other 28 F PUNETOR 0 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

-45706.15 20000 32983.33

20/06/1994 Single Other 22 M

0 R8 Delinquency bucket 1 (211-240 days) 0 25000 10115.91

27/11/1991 Single Other 24 M TE TJERE 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 0 20000 24614.25

21/10/1985 Married Under-

Graduate 30 M

NEPUNES (SHTETI)

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) -19957.27 20000 85759.39

22/09/1982 Single Non-Study 34 M PUNETOR 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) 0 80000 384275.64

08/01/1979 Single Other 37 F MESUES 0 R7 Delinquency bucket 1 (181-210 days) 0 38000 34998.73

25/02/1984 Married Non-Study 32 F NEPUNES (SHTETI)

0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) -40510.51 80000 555745.38

16/09/1986 Married Post-

Graduate 30 F

NEPUNES (SHTETI)

0 R4 Delinquency bucket 1 (91-120 days) -35470.33 20000 16973.03

22/11/1974 Single Other 41 M

0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 14432.61 30000 56600

16/07/1990 Single Other 26 F

1 R9 Delinquency bucket 1 (More than 241 days)

4.12 100000 11230.62

11/12/1984 Single Other 31 F

0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) -66843.56 20000 50486.67

31/07/1971 Married Graduate 45 M I VETEPUNESUAR 0 R5 Delinquency bucket 1 (121-150 days) -130.22 160000 662746.5

27/08/1974 Married Graduate 42 M PUNETOR 0 R2 Delinquency bucket 1 (31-60 days) 3511.11 160000 673038.09

09/06/1984 Single Under-

Graduate 32 M NEPUNES(PRIVAT) 0 R3 Delinquency bucket 1 (61-90 days) 0.84 160000 688842.69