devolli mars15

8
DEV DEV DEV DEV DEV OLLI OLLI OLLI OLLI OLLI Dhe ky plis ngaherë ish i fortë Shkoi në Evropë, brodhi në Azi, Por kudo, nga flokët gjer në thonjtë Mbeti devolli... D. Agolli D. Agolli D. Agolli D. Agolli D. Agolli ORGAN I SHOQATËS A. K. “DEVOLLI” Viti XVIII i botimit Nr. 3 (102) Mars 2015 Çmimi 30 lekë, 1 Euro, 1 $ USA E dhe 7 Marsi, Dita e Mësuesit, i shpalos krenarë devollinjtë në faqet e arta të historisë së arsimit kombëtar. Ndër vite pasioni dhe dëshira për dituri dhe kulturë ka qenë motivi kryesor i njerëzve të kësaj treve. Natyrisht që kanë kaluar shumë vite, por në këtë atmosferë të gëzuar festive, i pari emër që të vjen në mendje është Et’hem Shkaba nga Piluri, mësuesi i Mësonjëtores së parë shqipe që u çel në Korçë në vitin 1887. Nëse do i qëndronim besnik vijueshmërisë së viteve, në elitën e kulturës shqiptare, në vigjilje të Pavarësisë së Shqipërisë, oshëtin fjala e Hasan Bitinckës në disa gazeta, ku ai ishte vetë drejtues. Por, nuk vonon as sihariqi i çeljes së shkollave të para shqipe në Devoll. Para Mësonjëtores historike, më 1881 çelet e para shkollë në Qytezë. Më 18 dhjetor 1908, i njëti gëzim ndjehet në Progër ku i pari mësues ishte Llazo Progri. Ndërsa në vitin 1917, e ka radhën Bilishti dhe Dardha për të ulur në banga fëmijët devollinj... Etje për të mësuar, por edhe trupë pedagogjike për tu krenuar. Madje, personalitete që edhe sot nuk kanë fat t’i kenë në gjirin e tyre as shkollat më të mira në Shqipëri. Mjafton të kujtojmë se mësuesit e parë të shkollës në Hoçisht e çelur në vitin 1921, kanë qenë Kristo Llalla, Josif Plaku dhe Loni Kristo të diplomuar në Harvardin e famshëm të SHBA-së. Dhe nëse emrat e këtyre atdhetarëve të nderuar u bënë të njohur vetëm në vendlindjet e tyre, ai i Sotir Pecit, Ministër i Arsimit u bë i njohur për të gjithë shqiptarët. E meritonin devollinjtë këtë kryevend në sofrën e madhe të arsimit dhe përparimit kombëtar. Sepse, nuk mund të ecë përpara një popull i pa shkolluar, sikurse nuk mund të jetosh dot në mes të Europës i pa kulturuar. Në shumë fusha të jetës të tjerët i kemi parë nga poshtë lart, por në atë të arsimit Shqipëria për përhapjen dhe nivelin e shkollës, ka patur poshtë vetes, shumë vende europiane dhe botërore. Të vetmen pasuri që na la ai sistem i varfër ekonomikisht dhe shpirtërisht ka qenë arsimimi. Pasuri që fatkeqësisht Shqipërisë ia “gllabëruan” në vitet e demokracisë, si për ironi të ideologjisë komuniste, pikërisht vendet kapitaliste... Në këtë ditë të shënuar për shqiptarët edhe devollinjtë kanë me se të krenohen edhe për të sotmen e shkollës së tyre: 5 gjimnaze, 16 shkolla nëntëvjeçare, 40 shkolla të ciklit të ulët janë vatra dije dhe diturie për trevën tonë, ku japin mësim mbi 350 mësues. Tashmë, jemi gati t’i bëjmë “karshillëk” gjithkujt në këtë fushë. Pse jo edhe Korçës që është maja dhe lavdia e shkollës kombëtare. Devollit i mungon Universiteti, por jo armata e pedagogëve. Kujtojmë për lexuesit se vetëm në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, sot shërbejnë 50 pedagogë devollinj. Madje, edhe rektori i këtij institucioni, Gjergj Mero, është i joni. Sikurse edhe Ali Jashari, dekani i Fakultetit të Edukimit dhe atij Filologjik... Natyrisht, që ky sistem shfaq në përditshmërinë e vet edhe dobësi dhe boshllëqe por, sot është dita për ta gëzuar dhe festuar 7 Marsin. Jo vetëm kaq, por dhe një shans i artë për t’i shprehur mirënjohje dhe falenderim të veçantë, armatës së mësuesisë për gjithë ata breza intelektualësh që ka nxjerrë shkolla devollite. Disa prej tyre me vlera dhe kontribute të vyera në përparimin dhe zhvillimin e kombit.Shoqata Atdhetaro-Kulturore “Devolli” dhe redaksia e gazetës, urojnë nxënësit dhe mësuesit e trevës tonë: GËZUAR FESTËN! Nga ERVEHE BARUTI Kryeredaktore e gazetës Edhe në fushën e arsimit kemi pse të ndjehemi krenarë ARRITJET DHE SUKSESET E VITIT TË KALUAR TË NA MOTIVOJNË PËR T’I ÇUAR SUKSESET EDHE MË TEJ Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Shoqatës A.K. “Devolli” ZIQIRI MERO njeriu që sfidon vitet e moshës Nga ANESTOR LUMI Në Selanik për të festuar 8 Marsin me BASHKËKOMBASIT tanë (vijon në faqen 2) Më datën 26 mars 2015, u mblodh Këshilli Drejtues i Shoqatës A.K. “Devolli”, me pjesëmarrjen edhe të Kryesive të degëve të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Sukthit. Mbledhjen e hapi Vasil Fundo, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës, i cili bëri të ditur edhe rendin e ditës së kësaj mbledhjeje. Më pas iu dha fjala Kryetarit të Shoqatës, Guri Seferi, për të informuar rreth aktivitetit të Shoqatës për vitin 2014, i cili ndër të tjera theksoi,se: Puna ka qenë e mirë, por mundësitë kanë qenë për më shumë mbasi krahas punës së mirë të degëve Korçë, Devoll e veçanërisht në Tiranë dhe Elbasan ka patur mangësi lidhur me organizimin e punës në degët Pogradec, Durrës dhe në disa nëndegë në Tiranë. Procesi i i evidentimit dhe antarësimit të devollinjve vazhdon, krahas organizimit të aktiviteteve të shumta që ka bërë Shoqata për vitin 2014. Për analizën financiare të Shoqatës gjatë vitit 2014, referoi Anestor Lumi, i cili trajtoi problemet e të ardhurave nga donacionet, kuotat dhe abonimet në gazetën “Devolli” si dhe problemin e mandatimin e shpenzimeve duke menaxhuar me korektësi, sipas udhëzimit të Bordit të Financave, shoqëruar me dokumentacionin përkatës për çdo shpenzim duke synuar kështu përmirësimin e bilancit financiar nëpërmjet nxitjes të mbledhjes të donacioneve nga bizneset apo i individëve që duan të kontribuojnë për Shoqatën. • Mbledhja e kuotave dhe mbyllja e llogarisë për vitin 2014 nga degët Tiranë, Durrës, Pogradec dhe Sukth brenda datës 15.04. 2015. Të nxiten abonimet në gazetën “Devolli” dhe të hapen Devolli i dritëmirësisë PËRKUSHTIMI NDAJ PUNËS, KULTURA, LIBRI DHE KËNGA ËSHTË KODI MORAL I TË GJITHË DEVOLLINJVE OPINION nga BAJRAM CANAMETI gazetar, poet SHKËLQIMI I HUMANIZMIT DHE PËRKUSHTIMIT “POLOSKA E VISAREVE” një enciklopedi në miniaturë Libër me vlera të ndjeshme njohëse, edukative dhe përshkruese Me rastin e 8 marsit, Ditës së Nënave dhe Motrave Të shtunat e Suzanës... Mirënjohje Suzana Papulit, koreografe e talentuar dhe mësuese e valleve popullore prej shumë vitesh në Bilisht Konservimi i mollës, qepës dhe patates Por, edhe një kujtesë për ata prodhues që nuk dinë të "lexojnë" tregun...

Upload: gazetadevolli

Post on 06-Feb-2016

157 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

.

TRANSCRIPT

Page 1: Devolli mars15

D E VD E VD E VD E VD E V O L L IO L L IO L L IO L L IO L L IDhe ky plis ngaherë ish i fortë

Shkoi në Evropë, brodhi në Azi,

Por kudo, nga flokët gjer në thonjtë

Mbeti devolli...

D. AgolliD. AgolliD. AgolliD. AgolliD. Agolli

ORGAN I SHOQATËS A. K. “DEVOLLI” Viti XVIII i botimit Nr. 3 (102) Mars 2015 Çmimi 30 lekë, 1 Euro, 1 $ USA

Edhe 7 Marsi, Dita e Mësuesit, i shpalos krenarëdevollinjtë në faqet e arta të historisë së arsimitkombëtar. Ndër vite pasioni dhe dëshira për dituri

dhe kulturë ka qenë motivi kryesor i njerëzve të kësaj treve.Natyrisht që kanë kaluar shumë vite, por në këtë atmosferëtë gëzuar festive, i pari emër që të vjen në mendje është Et’hemShkaba nga Piluri, mësuesi i Mësonjëtores së parë shqipe qëu çel në Korçë në vitin 1887. Nëse do i qëndronim besnikvijueshmërisë së viteve, në elitën e kulturës shqiptare, nëvigjilje të Pavarësisë së Shqipërisë, oshëtin fjala e HasanBitinckës në disa gazeta, ku ai ishte vetë drejtues. Por, nukvonon as sihariqi i çeljes së shkollave të para shqipe në Devoll.Para Mësonjëtores historike, më 1881 çelet e para shkollë nëQytezë. Më 18 dhjetor 1908, i njëti gëzim ndjehet në Progërku i pari mësues ishte Llazo Progri. Ndërsa në vitin 1917, eka radhën Bilishti dhe Dardha për të ulur në banga fëmijëtdevollinj... Etje për të mësuar, por edhe trupë pedagogjike përtu krenuar. Madje, personalitete që edhe sot nuk kanë fat t’ikenë në gjirin e tyre as shkollat më të mira në Shqipëri. Mjaftontë kujtojmë se mësuesit e parë të shkollës në Hoçisht e çelurnë vitin 1921, kanë qenë Kristo Llalla, Josif Plaku dhe LoniKristo të diplomuar në Harvardin e famshëm të SHBA-së. Dhenëse emrat e këtyre atdhetarëve të nderuar u bënë të njohurvetëm në vendlindjet e tyre, ai i Sotir Pecit, Ministër i Arsimitu bë i njohur për të gjithë shqiptarët.

E meritonin devollinjtë këtë kryevend në sofrën e madhetë arsimit dhe përparimit kombëtar. Sepse, nuk mund të ecëpërpara një popull i pa shkolluar, sikurse nuk mund të jetoshdot në mes të Europës i pa kulturuar. Në shumë fusha tëjetës të tjerët i kemi parë nga poshtë lart, por në atë të arsimitShqipëria për përhapjen dhe nivelin e shkollës, ka paturposhtë vetes, shumë vende europiane dhe botërore. Të vetmenpasuri që na la ai sistem i varfër ekonomikisht dheshpirtërisht ka qenë arsimimi. Pasuri që fatkeqësishtShqipërisë ia “gllabëruan” në vitet e demokracisë, si për ironitë ideologjisë komuniste, pikërisht vendet kapitaliste... Nëkëtë ditë të shënuar për shqiptarët edhe devollinjtë kanë mese të krenohen edhe për të sotmen e shkollës së tyre: 5gjimnaze, 16 shkolla nëntëvjeçare, 40 shkolla të ciklit tëulët janë vatra dije dhe diturie për trevën tonë, ku japin mësimmbi 350 mësues. Tashmë, jemi gati t’i bëjmë “karshillëk”gjithkujt në këtë fushë. Pse jo edhe Korçës që është majadhe lavdia e shkollës kombëtare. Devollit i mungonUniversiteti, por jo armata e pedagogëve. Kujtojmë përlexuesit se vetëm në Universitetin “Fan Noli” të Korçës, sotshërbejnë 50 pedagogë devollinj. Madje, edhe rektori i këtijinstitucioni, Gjergj Mero, është i joni. Sikurse edhe AliJashari, dekani i Fakultetit të Edukimit dhe atij Filologjik...

Natyrisht, që ky sistem shfaq në përditshmërinë e vet edhedobësi dhe boshllëqe por, sot është dita për ta gëzuar dhefestuar 7 Marsin. Jo vetëm kaq, por dhe një shans i artë përt’i shprehur mirënjohje dhe falenderim të veçantë, armatëssë mësuesisë për gjithë ata breza intelektualësh që ka nxjerrëshkolla devollite. Disa prej tyre me vlera dhe kontribute tëvyera në përparimin dhe zhvillimin e kombit.ShoqataAtdhetaro-Kulturore “Devolli” dhe redaksia e gazetës, urojnënxënësit dhe mësuesit e trevës tonë: GËZUAR FESTËN!

Nga ERVEHE BARUTIKryeredaktore e gazetës

Edhe në fushën earsimit kemi pse tëndjehemi krenarë

ARRITJET DHE SUKSESET E VITITTË KALUAR TË NA MOTIVOJNË PËRT’I ÇUAR SUKSESET EDHE MË TEJ

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Shoqatës A.K. “Devolli”

ZIQIRI MEROnjeriu që sfidonvitet e moshës

Nga ANESTOR LUMI

Në Selanik për të festuar 8 Marsinme BASHKËKOMBASIT tanë

(vijon në faqen 2)

Më datën 26 mars 2015, umblodh Këshilli Drejtues iShoqatës A.K. “Devolli”, mepjesëmarrjen edhe të Kryesive tëdegëve të Tiranës, Durrësit,Elbasanit dhe Sukthit. Mbledhjene hapi Vasil Fundo, sekretari iPërgjithshëm i Shoqatës, i cili bëritë ditur edhe rendin e ditës së kësajmbledhjeje. Më pas iu dha fjalaKryetarit të Shoqatës, Guri Seferi,për të informuar rreth aktivitetittë Shoqatës për vitin 2014, i cilindër të tjera theksoi,se: Puna kaqenë e mirë, por mundësitë kanëqenë për më shumë mbasi krahaspunës së mirë të degëve Korçë,

Devoll e veçanërisht në Tiranë dheElbasan ka patur mangësi lidhur meorganizimin e punës në degëtPogradec, Durrës dhe në disanëndegë në Tiranë. Procesi i ievidentimit dhe antarësimit tëdevollinjve vazhdon, krahasorganizimit të aktiviteteve të shumtaqë ka bërë Shoqata për vitin 2014.

Për analizën financiare tëShoqatës gjatë vitit 2014, referoiAnestor Lumi, i cili trajtoi problemete të ardhurave nga donacionet,kuotat dhe abonimet në gazetën“Devolli” si dhe problemin e

mandatimin e shpenzimeve dukemenaxhuar me korektësi, sipasudhëzimit të Bordit të Financave,shoqëruar me dokumentacioninpërkatës për çdo shpenzim dukesynuar kështu përmirësimin ebilancit financiar nëpërmjet nxitjestë mbledhjes të donacioneve ngabizneset apo i individëve që duantë kontribuojnë për Shoqatën.

• Mbledhja e kuotave dhembyllja e llogarisë për vitin 2014nga degët Tiranë, Durrës,Pogradec dhe Sukth brenda datës15.04. 2015. Të nxiten abonimetnë gazetën “Devolli” dhe të hapen

Devolli i dritëmirësisëPËRKUSHTIMI NDAJ PUNËS, KULTURA, LIBRI DHE KËNGA

ËSHTË KODI MORAL I TË GJITHË DEVOLLINJVE OPINION nga BAJRAM CANAMETI gazetar, poet

SHKËLQIMI I HUMANIZMITDHE PËRKUSHTIMIT

“POLOSKA EVISAREVE”

një enciklopedinë miniaturë

Libër me vlera tëndjeshme njohëse,

edukative dhepërshkruese

Me rastin e 8 marsit, Ditës së Nënave dhe Motrave

Të shtunat e Suzanës...Mirënjohje Suzana Papulit, koreografe e talentuar dhemësuese e valleve popullore prej shumë vitesh në Bilisht

Konservimi i mollës, qepës dhe patatesPor, edhe një kujtesë për ata prodhues që nuk dinë të "lexojnë" tregun...

Page 2: Devolli mars15

MARS 2015 2DEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLI

pika të reja për shitjen e saj, në të gjitha degëte Shoqatës.

• Problemet se si ka ecur gazeta“Devolli” gjatë vitit 2014 dhe në vazhdim utrajtua nga Viktor Demirasi. Më pas u bënëpyetje dhe diskutime për të gjitha problemete trajtuara gjatë analizës së punës njëvjeçaretë strukturave drejtuese të Shoqatës për çdodegë, duke evidentuar shëmbullin pozitiv tëdegëve Korçë, Bilisht, Tiranë, por dhe dukekërkuar më shumë angazhim e përgjegjësinga drejtuesit e degëve Durrës, Elbasan,Pogradec dhe Sukth të cilat për vitin 2014nuk kanë mundur të mbyllin evidentimin eabonimin e devollinjve, si dhe as mbledhjene kuotave, probleme këto që sipas KëshillitDrejtues duhet të realizohen deri në datën15.04.2015.

Gjatë diskutimeve fjalën e mori ZiqiriMançka, kryetari i Degës së Tiranës, i cili ndërtë tjera veçoi punën e mirë si dhe organizimine aktiviteteve të shumta që janë në Tiranë.Ndër të tjera theksoi se duhet më tepër punëpër evdiedentimin dhe antarësimin edevollinjve në çdo nëndegë si dhe mbledhjae kuotizacioneve dhe abonimet të derdhennë llogarinë e Shoqatës deri më datën 15mars 2015, duke bërë njëkohësisht edheriorganizimin e nëndegëve në Tiranë.

Lidhur me gazetën ai theksoi që t’i jepetrëndësi problemeve dhe shqetësimeve nëzonën e Devollit.

Kryetari i degës së Elbasanit, Ladi Gjoza

njëkohësisht edhe nënkryetar i Shoqatës A.K.“Devolli” gjatë diskutimit të tij vuri theksin nëmarrëdhëniet e reja që duhet të vendosimmes devollinjve. Larg “zyrtarizimit” e frymësimponuese, duke i hapur rrugë mirëkuptimit,kështu do të ngjallim tek njëri-tjetri dëshirënpër të punuar dhe për tu afruar më tepër meShoqatën. Ndërsa kryetari i degës sëDurrësit, Edmond Agolli gjatë diskutimitkërkoi që në organizimin e drejtimin eShoqatës duhet më shumë përkushtim etolerancë duke rritur përfaqësimin e vleravee kontributeve, si dhe duke gjetur metodapune për të afruar devollinjtë me programindhe me aktivitetet që organizon Shoqata.Gjatë diskutimeve të shumta edhe një herë u

theksua nxitja dhe ndjekja e detyrave që kanëmarë përsipër Shoqata “Devolli” për tëndjekur me këmbëngulje ngritjen e Muzeutdhe Shtatores së Dritëro Agollit, si dheriorganizimin e degëve të Shoqatës A.K.“Devolli”.

Në fund Këshilli i Përgjithshëm miratoiprogramin e aktiviteteve të Shoqatës A.K.“Devolli” për vitin 2015:

1-Vazhdim i evidentimit dheantaresimit te devollinjeve ne çdo Dege.(ne vazhdimesi gjate vitit).

2-Mbyllja e Kuotizacionit per vitin2014 dhe vazhdimi per vitin 2015. (derine 30 Qershor).

3-Shperndarja e Gazetes Devolli te

behet me ABONIM per çdo Dege sipasinisiatives se Deges Korçe. (deri ne 15 Prill).

4-Ngritja e Degeve te reja te Shoqatesne rrethet Lushnje, Berat, Vlore dheAthine. (gjate vitit 2015).

5-Vazhdimi i kerkeses nga ana jone neInstitucionet Qendrore dhe Lokale perngritjen e dy veprave: Shtatores se DriteroAgolli dhe Obeliskut te Punes ne Qytetine Bilishtit. (gjate vitit 2015).

6-Gjate vitit 2015 te vazhdojneaktivitetet Kulturore-Artistike si dhevleresimi i Figurave te Devollit dhe perDevollin. (gjate vitit 2015).

7-Te rritet ne nje shkalle me te larteniveli prezantues i Gazetes Devolli, si or-gan i vetem i Shoqates Devolli. (gjate vitit2015).

8-Te promovohen dhe te pasqyrohenne vazhdimesi veprat e autoreve devollinj.(gjate vitit 2015).

9-Te vazhdoje niveli i bashkepunimitme Shoqatat e tjera simotra, dhe kjo teshtrihet dhe ne Deget tona ne Rrethe.(gjate vitit 2015).

10-Si vit elektoral i zgjedhjeve tePushtetit Vendor, me voten e devollinjevene te gjitha Deget, t’ju imponojmePartive Politike nepermjet kandidateveper te realizuar shume nga qellimet tonasi Shoqate ne favor te Komunitetitdevolli. (gjate fushates te zgjedhjeve te 21Qershorit).

ANESTOR LUMI

Në Selanik për të festuar 8 Marsin me BASHKËKOMBASIT tanë

Me ftesë të organizatorëve, mysafirënë këtë veprimtari të suksesshme ishin edheperfaqësues të Shoqatës A.K. “Devolli” dheGrupi i Valleve të Ansamblit të kësajShoqate. Festa u çel me përshëndetjen eKryetarit të Shoqatës, Guri Seferi, i cilindër të tjera tha: “Mall për njëri-tjetrin, mallpër Shqipërinë, mall për vendlindjen, mallpër gjuhën, mall për këngët dhe vallet ebukura popullore. Të gjitha këto do tëshkrihen në një të vetme sot në qytetin eSelanikut, në ftesën e nënave dhe motraveshqiptare, me rastin e 8 Marsit. Sukseseorganizatorëve dhe gjithmonë të organizojnë

takime të tilla për të mos harruar gjuhëndhe traditat shqiptare. Mbas kësajpërshëndetje jehuan tingujt e njërës nga mëtë bukurat valle shqiptare. Është pikërishtvallja jonë e dashur devolliçe që tashmë kafituar pasaportë ndërkombëtare. Skenapushtohet nga artistët e vegjël të Ansamblitartistik të Shoqatës A.K. “Devolli”.Interpretim brilant, duartrokitje dhebrohoritje nga të gjithë të pranishmit në këtëfestë. Shikonim në sytë e nënave, vajzavedhe devollinjjve buzëqeshje dhe lotë. Ishinlot gëzimi sespe në këtë festë u kishinshtruar sofrën e këngës dhe valles së trevëstonë, Devollit. Në mbarim të valles devollite,mes artistëve të vegjël hyjnë edhe dykëngëtarë popullorë Eriola Çuka nga Tiranadhe Ergi Agolli nga Bilishti të cilët me zërine tyre përcollën disa këngë popullore, dukekrijuar një atmosferë festive që e shndruanskenën në një pistë kërcimi për të gjithë të

pranishmit. Po ashtu grupi i valltarëveinterpretoi disa valle, si: Devolliçe, Beratçe,Pipza, OsmanTaka, Katjushka, Gajdja sidhe valle nga Librazhdi, Kukësi dheTropoja. Të gjitha vallet u luajtën mekostumet kombëtare të krahinës qëpërfaqësonin, çka shtoi edhe më shumëanën emocionale të kësaj feste tëgëzueshme. Emocionet e mëdha e detyruantë zbresë nga skena muzikantin me emërnë kulturën korçare, Edi Pojani që jeton dhepunon në Selanik. Ai pasi u ul në tavolinëntonë ku ndodhej kryetari i Shoqatës, GuriSeferi, sekretari i Shoqatës për degën eSelanikut, Petro Pasho me një grupantarësh dhe familjarë na uruanmirëseardhjen në këtë festë. Para se ai tëhypte përsëri në skenë mu drejtua muaduke më thënë: Shumë bukur këtakërcimtarët e tu të vegjël devollinj. Janëvërtetë artistë të shkëlqyer. Kjo gjithmonë

me punë, nën drejtimin tënd si koreografdhe mësues i mirë. Suksese edhe më tëmëdha për të ardhmen! Orkestra plotësohejdhe nga Roni Zama në klarinetë dhe MondiKërmezi në organo. Kjo treshemuzikantësh: Edi - Roni - Mondi ishin dhegëzimi i të gjithëve sepse me tingujt einstrumentave i dhuruan të pranishmëve nëkëtë festë një repertor të gjerë nga të gjithatrevat e Shqipërisë gjatë disa orëve.

Por ne devollinjtë kur mblidhemi kemiedhe një fjalë që e përdorim shpesh:Ëmbëlsira për në fund... Fjalën e kemi përorganizatorët. S’ka se si në këtë shkrim tëmos përmend dhe punën drejtuese të dyartistëve “Xhoni dhe Roni”, sikurse njihennë qytetin e Selanikut për aktivitetet eshumta dhe të lartmishme që ataorganizojnë. Emrat e tyre të saktë janëMagelan Beqiraj dhe Roni Zama, të cilët nëpërshëndetjen e tyre premtuan përvazhdimësi të aktiviteteve dhe takimeveartistike me qëllim që të mbajnë sa më afërtë gjithë brezat e shqiptarëve kudo ku atajetojnë dhe punojnë. Pjesëmarrja ekënaqshme dhe organizimi shumë i mirë ikësaj feste bënë të mundur përjetimin eemocioneve dhe mbresave të pashlyeshmenëpërmjet këngëve dhe valleve. Largoheminga ai takim artistik, nga ajo festë nëqytetin Selanik më 8 mars 2015 mekujtimet dhe mbresat më të bukura....

AGRON KORDALLI

ARRITJET DHE SUKSESET E VITIT TË KALUAR TË NAMOTIVOJNË PËR T’I ÇUAR SUKSESET EDHE MË TEJ

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Shoqatës A.K. “Devolli”

(vijon nga faqja 1)

Kryetari iShoqatësA.K. “Devolli”,Guri Seferi, dukepërshëndeturtë pranishmit.Selanik,8 mars 2015

Page 3: Devolli mars15

3 DEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIMARS 2015

Devolli është një nga prodhuesitmë të mëdhenj, në rajonin juglindortë vendit, jo vetëm të perimeve tëdimrit si patatja, fasulja, qepa,preshi, lakra, karrota, panxhari ikuq, por sidomos të mollës, e cilanë total në qarkun e Korçës arrinnë 60 për qind të prodhimit. Madjekomuna Progër është e speciali-zuar në këtë kulturë e sipërfaqjavjen duke u shtuar ç'do vit. Përposkushteve klimatike të përshta-tëshme, natyrisht është interesiekonomik, ai që shtyn fermerët tështojnë sipërfaqet e mbjella, sepsetë ardhurat nga molla janë dhjetëherë më të mëdha nga gruri. Veçdrejtimit të prodhimit fermat especializuara të frutikulturës kanëfituar edhe një përvojë të çmuar tëcilën e pasurojnë ç'do vit, dukefilluar nga zgjedhja e kultivarëve përmbjellje, teknikat e ujitjes, krasitjes,plehrimit e trajtimeve kimike e, derinë ruajtjen e koservimin eprodhimit.

KONSERVIMI I MOLLËSPjesa më e madhe e mollës, në

Devoll tregtohet direkt ngapemishtet, sasi të konsiderueshmetërheqin edhe frigoriferët që nukjanë të paktë. Mbi njëzet të tillë janëvetëm në Bilisht e Korçë. Por sasitë konsiderueshme janë në ruajtjenga fermerët e presin tregun. Gjatëkësaj periudhe jo pak prej tyre,përballen me një problem, i ciliedhe për shkak të kushteveklimatike të disfavorshme tëdimrit, siç janë edhe ato të këtij viti,mund të pësojnë dëme të mëdhanga dëmtimi i mollës. Pikërishtnisur nga shqetësimi i fermerëveredaksia e gazetës, tërhoqimendimin e Prof. Dr. EqeremMeçollari, për t'u ardhur në ndihmëatyre me disa rekomandime ekëshilla praktike, për këtë periudhë.

Dihet që kujdesi për njëkonservim sa më të mirë të frutavefillon qysh nga vjelja e tyre, duketreguar vëmendjen për eliminiminnë maksimum të dëmtimit tëlëvores së tyre. Gjatë transportitduhet të tregohet kujdes që frutattë pësojnë një numur sa më tëvogël manipulimesh gjë që vlen dhepër prodhimet e tjera si qepa,patatja etj.

Konservimi i frutave në kushteshtëpiake është mirë të bëhet nërafte prej druri, me 8-10-shtretër.Gjatë vendosjes së frutave duhettë tregohet kujdes që ato tëqëndrojnë sa më lirë pa u ngjeshurme njëra-tjetrën sepse sëmundjetkërpudhore të kalbëzimit përhapen

shumë shpejt me anë të kontaktit.Për këtë qëllim ato vendosen nështresa sa më të holla. Kur frutatvendosen në arka ose kuti ështëmirë që ato të mbështillen me letërtë hollë, ose të zakonshme për t'ukonservuar për një kohë sa më tëgjatë. Para vendosjes përkonservim largohen të gjithë frutate dëmtuara. Për të mbajtur frutatnë konservim për një kohë sa mëtë gjatë, lokalet e konservimit duhettë jenë të ajrosur, të freskët dhe tëndriçuar me një regjim nxehtësieprej rreth 4º C.

Molla mund të ruhet për disamuaj në dhomat me atmosferë tëkontrolluar, duke vonuar veprimine etilenit që nxjerrin frutat, i cilidetyron pjekjen e tyre. Mollët ruhenzakonisht në dhoma mepërqëndrime të larta të dioksidit tëkarbonit dhe filtrimit të lartë të ajrit.Kjo parandalon përqëndrimet eetilenit nga rritja e tij në sasi të lartadhe parandalimin e pjekjes sëshpejtë të frutave. Pjekja e frutavevazhdon dhe kur ata janë hequr ngakonservimi. Për konservim nëkushtet e shtëpisë, shumica evarieteteve të mollës mund tëmbahen për rreth dy javë kurmbahen në pjesën e ftohtë tëfrigoriferit (dmth nën 5 ° C). Disalloje, duke përfshirë Granny Smithdhe Fuji, mund të ruhen deri në njëvit pa degradim të ndjeshëm.

KONSERVIMI I QEPËSPër konservim përdoren qepët

e vonëshme që piqen në vjeshtë,mbasi qepët e prodhuara nëpranverë dhe në verë nuk janë nëgjëndje për t'u ruajtur. Ato duhet tëkonsumohen, ose tregtohenbrenda disa javësh pas vjeljes.Edhe qepa e Mirasit për shkak tëpërmbajtjes së lartë të ujit, ështëmjaft delikate për t'u ruajtur gjatë.Dhe fermerët e Devollit të sipërm,ku dhe kultivohet ky varietet qepe,jo rrallë kanë pësuar dëmtime tëmëdha të prodhimit të saj, i cili arrinmbi 30.000 ton në vit. Vjelja e qepësnë vjeshtë duhet të bëhet në pjekjene tyre teknike kur maja e tyrefishket, përkulet dhe thahet.Thurrja e tyre kurorë siç tregon dhepërvoja shumëvjeçare, ka efekte mëtë mëdha positive, se ruajtja nëqese. Qepët e papjekura mirekonsrvohen me shumë vështirësi.

Qepët djegëse ruhen më mirëdhe më gjatë se qepët e ëmblasepse të parat përmbajnëkomponime sulfuruese (të cilatjanë shkaku i lotimit kur presim njëqepë) që ndihmojnë në ruajtjen eqepës gjatë dimrit. Qepët e buta,siç është edhe ajo e Mirasit, nuk ekanë këtë sistem vetë-mbrojtës,

kështu që ato duhet tëkonsumohen disa javë pasi ato janëvjelë. Nga varietetet e qepës qëruhen gjatë janë qepët e kuqe.

Para vendosjes së qepës përkonservim duhet që lëvorja e tyretë thahet mirë. Për këtë qëllim pasvjeljes ato shpërndahen, në njëhapësirë të ajrosur në mënyrë qëtë forcohet lëvorja. Gjatë këtijprocesi nuk duhet të hiqen gjethetdhe bulbat lihen të qëndrojnëkështu për t'u kuruar për dy derinë katër javë. Në këto vënde qepambahet larg nga rrezet e diellit dhelagështia. Rrezet e diellit mund tëprishin shijen e qepëve dhe t'i bëjnëato të hidhura. Në tokë mund tështrohet një plastmas ose shtresëtjetër. Ambienti duhet të jetë i thatë,i ngrohtë dhe i freskët. Qepët kanëpërfunduar shërimin e tyre kurmajat e bulbit nuk janë më tëgjelbra. Lëvorja e bulbit rrethkërcellit duhet të jetë tharë dhe embështjellë fort rreth bulbit Parakonservimit qepët duhet tërregullohen ose të zbukurohen. Përkëtë qëllim pasi kërcejtë janëplotësisht të thatë, përdorengërshërë të mprehta apo një thikëpër të shkurtuar rrënjët nga bulbat.Gjatë këtij procesi largohen bulbatqë janë ende të gjelbra në majë, qëkanë plagë ose fletët e coptuara.Gjethet priten të paktën 2.5 cm mbiqafën e bulbit, ose lihen ato tëpaprekur dhe bishtalecat e gjethevelidhen së bashku në kurorë.

Për konservimin e bulbavezgjidhet një vend i errët dhe i ftohtë.Lokali duhet të ketë njëtemperaturë 4-10 gradë Celsius.Gjithashtu hapësira e magazinimitduhet të jetë e thatë, sepse qepët ethithin lehtë lagështinë dhelagështia e ajrit kalb prodhimin.Niveli i lagështisë duhet të mbahetnë 65-70 për qind. Kjo mund tërealizohet në hangare osebodrume. Kur hapësira ështëshumë e ngrohtë, qepët do tëfillojnë të mbijnë, ndërsa kur

hapësira është shumë e ftohtë,qepët do të fillojnë të kalben.

Për ventilim më të mirë, bulbatvendosen në qeska rrjetë, kuti tëvogla, arka ose vargje bulbash tëmbështjellë me beze të holla. Përkëtë qëllim fillimisht përdorenbulbat me qafë të trashë, mbasi atojanë më të vjetra dhe qëndrojnë mepak se të rejat që janë bulbat evogla. Bulbat vendosen pranënjëra-tjetrës në radhë dhe pastajvaren në lokalin e konservimit.

Në kushtet e vëndit tonë ka qënëtraditë ndërtimi i vargjeve (kurorë)të bulbave dhe konservimi i tyre nëlokalet e konservimit me parametratë kontrolluar. Por heqja dorë ngakultivimi i thekrës, ka pakësuarvitet e fundit edhe ruajtjen nëkurorë të qepës si dikur, për shkaktë mungesës së thekrishtës, e cilaështë edhe mjeti për thurrje.

Në kushte shtëpiake qepëtmund të ruhen në frigorifer. Përkëtë qëllim ato pastrohen dhe vihennë ngrirje dhe pastaj ato vendosennë qese Ziploc ose kontejnerët efrigoriferit. Në të njëjtën mënyrëmund të konservohen dhe qepët egrira për gatim por që kanë tepruarnga gatimi i një vakti.

KONSERVIMI I PATATESPËR KONSUM

Qëllimi i konservimit të patatespër konsum është për të shmangurmbirjen e sythave të tuberit,zhvillimin e sëmundjeve tëndryshme të tuberave dhe për tëruajtur cilësitë kimike dheteknologjike të tuberave. Për këtëqëllim tuberat duhet të ruhen nëlokale që sigurojnë një regjimtemperature prej 6-8º C dhelagështi ajrore 80-90 %. Ruajtja nëtemperaturat e konservimit tëpatates për farë në kufijtë 2-4º Cshkakton denatyrimin e shijes dheëmbëlsimin e tuberave si rezultat itransformimit të amidonit nësheqer në temperatura të ulta i ciliështë një proces reversibël.

Ashtu si dhe për qepën dhe

frutat, tuberat e patates paravendosjes së tyre për konservimduhet të seleksionohen dukelarguar të gjithë tuberat e dëmtuarmekanikisht dhe me shënja tësëmundjeve të ndryshme.

Tuberat vendosen nëamballazhe të tilla si thasë rrjete,arka druri ose plastike, kontenierë(paleta) dhe në grumbull. Arkat kuvendosen tuberat vihen në 8-10shtresa arkash njëra mbi tjetrën.Tuberat mund të vendosengjithashtu dhe në rafte druri medisa kate, ku tuberat vendosen nështresa sa më të holla të jetë emundur gjë që varet dhe nga sasiae prodhimit dhe disponimi ihapësirës së konservimit. Tuberatkonservohen në lokale të izoluaramirë dhe në errësirë, mbasi praniae dritës ndikon në gjelbërimin elëvores së tuberave gjë që keqësoncilësitë e shijes dhe teknologjike tëtuberave.

Për këtë shërbejnë magazinat ezakonshme, magazinat me ventilimaktiv dhe magazinat frigoriferike,ku parametrat e konservimit janëtë kontrolluara automatikisht.Arkat, thasët dhe kontenierët nëlokalet e konservimit vendosen nënjë numur rreshtash që të lejojnëajrimin sa më të mirë të tuberave.

Për frenimin e mbirjes sësythave të tuberit të patatespërdoren dhe preperate frenuesetë mbirjes (inhibitorë) si CIP, me anëtë të cilave pluhurosen tuberat qëgjatë muajit nëntor dhe mbulohenmirë që preparati të ketë më shumëefekt, mbasi ai vepron në trajtë tymi(si fumigant). Në këtë mënyrëtuberat qëndrojnë të pa mbirë derinë muajt maj-qershor të vitit tëardhshëm.

Konservimi i frutave dheperimeve në kushte të mira bën qëata të tregtohen në një periudhë,kur ndjehet mungesa e tyre në tregdhe, kjo do të ndikojë në tregtimine tyre me çmime më të larta dhe tëleverdisëshme për prodhuesin.

Konservimi i mollës, qepës dhe patatesPor, edhe një kujtesë për ata prodhues që nuk dinë të "lexojnë" tregun...

Nga SKËNDER DEMOLLI

MË TEPËR SHKATHTËSI NË TREGNatyrisht kur nuk tregohet një kujdes për ruajtjen e koservimin e prodhimit,

dëmet nuk janë të vogla dhe, shpesh në vend që arsyet t'i kërkojmë te vetja,fajësojmë qeverisjen lokale e më lart, "pse nuk bllokohet dogana" që të shitetprodhimi ynë, "pse qeveria nuk na zhdëmton", (kur të rrallë janë fermerët që kanësiguruar prodhimin nëpër kompani sigurimesh), "pse nafta është e shtrenjtë" etj.Një gjë është e qartë dhe fermerët tashmë e kanë të qartë: rregullator i tregutështë binomi kërkesë - ofertë. Të gjithë dëshirojnë të fitojnë, madje tregtarët, që evërtitin prodhimin dy deri në katër javë nëpër duar, më shumë edhe nga fermeri qëmerret me të gjysmën e vitit. Po edhe prodhuesi që nuk di ta "lexojë" tregun dhe,kur i vjen qejfi, qepën e ka marrë lumi. Nga një vëzhgim që bëri gazeta "Devolli"gjatë janarit e shkurtit, qepa e Mirasit tregtohej në Bilisht jo më pak se 40 lek/kg. Kur jo vetëm në Korçë e Pogradec, por dhe në Tiranë qepa e thatë është më lirë.

Page 4: Devolli mars15

MARS 2015 4DEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLI

Nga viti 1980, kur doli nëpension i thërasin Kundëradmiral.Gjashtëdhjetë vitet e tjera kaqënë «gjeneral», edhe me gradapor mbi të gjitha me përkushtim,me energji, me trimëri, krenar ei papërkulur, në betejat epërgjakshme të luftës e mbas saj.

Në orët e para të mëngjesit,me trupin e një njëzet e pesëvjeçari, mbasi përshëndet me njëbuzëqeshje të gjithë, futet nëklubin e veteranëve. Plot energji,ngjit e zbret plot tetëdhjetë ekatër shkallë, derisa shkon efutet mes shokëve, që e presinpërditë. Është data 26 Mars, dhesot, mbush plot plot nëntëdhjetëe pesë vjet. Kjo është e vërtetë,por po kaq e vërtetë është edheajo, që nuk e beson kush për kaqvite. Nuk e beson kush, jo vetëmtek e sheh duke ecur plot energji,por edhe të hysh e të bisedoshpër c‘do gjë. I tregon ato që kanëndodhur para tetëdhjetë e caviteve, sikur të kenë ndodhur dje,me kujtesë që të mahnit, me njëëmbëlsi fjale që të bën përvehte.. Të gjitha këto cilësi i kasi të një njëzet e pesë vjecari...Nuk ka njeri, që të mos e njohiZiqiri Meron, nga fisi i «Mero-ve»të fshatit Baban të Devollit.

Nga fisi i Mero-ve, deri nëmbarim të luftës, numuroheshinnjëzet e pesë veta që kishinmbaruar shkollat e mesme e tëlarta brënda e jashtë vendit.Gjashtë prej tyre, mbaruan nëItali e Francë. Ziqiriu, është nipi iAli Meros, i cili ka qënë nëKryesinë e Organizatës përhapjen e shkollës shqipe më1887. Është nipi i Maliqit e Saliut,që mbaruan për drejtësi nëStamboll e ishin deputetë tëAsamblenë e Fan Nolit më 1924.

Është djali i Sefedinit, i cilimbaroi gjimnazin e Manastirit dheish pjesmarës në Kongresin eManastirit për Alfabetin shqip.Tëgjitha shtëpitë e xhaxhallarëve tëtij, të gjyshit e vëllezërve tëgjyshit, të babait etj, u kthyen tëgjitha në baza të rëndësishme tëluftës për cështjen kombëtare, tëdijes e të luftës antifashistenacional-çlirimtare. E kështu, pot’i numurosh të gjithë nga fisi itij, nuk do të mjaftonin disanumra të gazetës «Devolli»!. Birie luftëtari trim i orëve të paratë luftës, Zv/komisari i BrigadësI-rë Sulmuese, luftëtari që nuk upërkul nga asnjë dallgë eDiktaturës, trimi që i rezistoi«orteqeve» të shumta të luftëse të punës, njeriu human qëgjithçka kishte u a dha të tjerëve.

Njeriu që sfidon vitet e moshës... Nga PANDELI BARDHI

Edhe shtëpinë e tij e bëri bazëtë luftës, sic kishin bërë edhe tëparët e tij, edhe atë pasuri qëkishin babai dhe vëllezërit e tij,u a falën fshatarëve e me vehtemori urratat e të gjithëve,respektin e dashurinë e tëgjithëve, që i japin forca e jetë,edhe tani që po mbush njëshekull. Tek e shkruaj këtë tëvërtetë, në moment ngre sytë lartdhe lexoj në titrat e një kanaliteleviziv...: “Sot, në orët e paratë mengjesit, x qytetar vret meautomatik kushëririn e tij, mbasilopa, kaloi gardhin dhe hyri nëjonxhën e tij”.

I kisha thënë disa ditëpërpara, që t‘i merrja disamendime për Mitat Poloskën,dëshmorin e luftës nacional-clirimtare, për një libër kujtimeshqë po shkruaj. «Dakord më tha,por do të takohemi ditën epremte». «Mbas një jave,mendova unë, do të harrojë, porsidoqoftë, unë do të vij atë ditë».Në ditën e caktuar, miku im, GjikKurtiqi, më thotë se Ziqiriu, pomë priste poshtë.

E takojmë ulur në kafene, indërpresim muhabetin bashkëme dy tre shokë të tjerë qëerdhën rastësisht dhe kaluanafërsisht dhjetë minuta. E merrfjalën Ziqiriu duke m’u drejtuarmua. «Më falni, por dua ta mbarojnjë muhabet që kisha nisur dhepastaj vazhdojmë bashkë për atëqë kërkon ti»!. E filloi muhabetin,atje ku e kishte lënë. Unë nëmëndjen time fillova të mendoj.Ne, jemi shumë më të rinj, dheku e fillojmë një muhabet, nuk embarojmë, sikur edhe një minutëta shkëputim nuk e gjejmë mëfillin e bisedës!. Përvec kësajedhe muhabetin që bëmë paranjë jave, nuk e ka harruar.. «Tani,më thotë, shkojmë në njëtavolinë tjetër të të them disagjëra për Mitatin.Më tregonshumë gjëra, fakte e ngjarjeashtu si kanë ndodhur duke qënëedhe vetë pjesmarrës. «Mitatin(Poloska), e kam njohur në Korçë,më thotë. Unë isha në shkollënindustriale dhe ai në Lice... Mbasimë dha gjithcka më duhej për

Mitatin, biseda vetvetiu shkon nëngjarjet e luftës, aktivitetin e tij.Kisha marrë detyrë që tëshkruaja dicka, me rastin enëntëdhjetë e pesë vjetorit tëditëlindjes. Kur unë ja shtrovakëtë problem, ai ma preu shkurt:«Për këtë, mos më pyet, e kemitë mbyllur muhabetin..».Nukdoja ta shqetësoja dhe nuk jandërpres muhabetin për tëpërfituar indirekt dicka mëshumë nga ato që dija, megjithsee njihja mirë karierën e tij politikedhe ushtarake. ....

Pushtimi fashist më 7 Prill1939, e gjen në vitin e parafunditsi nxënës në Normalen eElbasanit. Djaloshi nëntëmbë-dhjetë vjecar, do të bëhej ndërantifashistët më të vendosur, qëmezi priste të mbarontestudimet e të rradhitej në vijëne parë të frontit.

E gjen në ballë tëdemostratave, për të kërkuararmë në Krastë të Elbasanit, pormë kot Nuk mund të shkëputejdjaloshi nga tradita e të parëvetë tij, gjyshi, vëllezërit e gjyshit,xhaxhallarët e babai, që aqshumë kanë bërë për cështjenkombëtare e për shkollënshqipe. E mbaroi shkollën merezultate të shkëlqyera dheemërohet mësues në fshatin ethellë të Panaritit në Zonën eKorçës. Bashkë me patriotinShyqyri Haruni, dhe shtatëshokë të tjerë, formojnë njëcelulë antifashiste, Mblodhëndisa armë e fishekë, të mbeturnga lufta italo-greke. Kur pobëhej gati të fillonte vitinshkollor 1942-43, vjen oficerRiza Kodheli, bashkë me disamilicë.

«Me urdhër të kapitenit tëKarabinierisë së Vithkuqit, kamurdhër të të arrestoj»i thotë.«Unë jam mësues e nuk merremme gjë tjetër», i thotë. «Ünë,nuk mund të arrestoj djemtë emij, i thotë Riza Kodheli, por t íikë e fshihu mbrapa pyllit, e unëdo t’i them nuk e gjeta»!.Kështu bëri. Qysh atë natë dotë largohej nga Panariti, e do tëshkonte në Devollin e tij.

Emërohet mësues në Hocisht.!. Më 7 Mars, u vranë shokët etij të ngushtë, Fuat Babani,Demir e Abdulla Progri. Por nukishte e thënë që të vazhdontepunën me laps, pa patur në krahedhe pushkën, pa qënë edheantar i celulës komuniste, kurAtdheu lëngonte!.. Nuk kishinkaluar as tre katër muaj mësuesdhe përsëri në derë të shtëpisë,Kryeplaku, Ahmet Mixha.

«Na mblodhën në Bilisht tëgjithë kryepleqtë dhe na kanëdhënë urdhër që ti dhe disashokë të tjerë, kudo që tëgjendeni, të pushkatoheni»i thaKryeplaku. «He, ç‘na pollibelaja»!. U nis për të lajmëruarshokët, në Poloskë, MidatPoloskën, në Vishocicë, RaqiGrabockën, në Bilisht, të tjerë..Rrugës, gjen Xhevdetin e i jepnjë letër për të lajmëruar RaqiGrabockën, sekretar i celulëskomuniste në Vishocicë.Xhevdeti, nuk mundi të arrijë nëfshat, mbasi rrugës, i thanë qëRaqin, tani, para një ore, epushkatuan.

Shokët po i iknin një e nganjë e djaloshit, i «ndizej» gjaku,për të marë hak rreshtoht nëformacionin e cetës «Morava»,bashkë me shokët Lef terLakrori, Myzafer Spaho,Mihallaq Zicishti... Por, edhekëtu, nuk e kishte vëndin..Atdheu, deshi më shumë..nëfund të korrilut 1943, bashkëme pesëdhjetë partzanë,kapërxen Moravën, për tëshkuar në Vithkuq, ku do tëformohej Brigada e I-rëSulmuese. U caktua Komisari iKompanisë së I-rë të batalionittë III-të. Ishte «testimi» i parëqë tregonte se meritonte mëshumë. Kalon Komisari ibatalionit të I-rë të BrI-rë SKomisar i pararojës së Brigatës.Për pak kohë, Zvkomisar i BrIS.Dimër, behar, ditë e natë nëpërleshje me armikun e nëndjekje të tij. Shëmbuj heroizmitregoi. Kudo ishte në ballë, nëmes të plumbave. I ështëngulitur në mëndje, urdhri qëmori në Sevaster të Vlorës, për

të siguruar artilerinë eBrigadës. Duhej carrë rrethimi.Mori një kompani me vehte..«Qëndroni këtu! I tha, dhe vetëshkoi në ballë për të kontrolluar.

Një mitraloz, filloi zjarr papushim, me breshëri, deri nëmbarim të shirritit. Zjarripushoi, e kompania u nis për tëgjetur trupin e komisarit të«vrarë»! Por si gjithmonë, zërrii komisarit, përsëri gjëmoi,Përpara! Gjermani, nuk e plagosidot me njëqind plumba, komisarie vravi atë vetëm me njëplumb. Ka pjesën e vet, nëfitoren e madhe, clirimin evëndit. Amaneti i të rënëve, ibënte thirje që luftën e nisur, tëmos e linin në mes. Luftën përndërtimin e jetës së re. Në vitete para të clirimit e gjenKomandant divizioni në Korcë eTiranë. Në vitin 1950 deri nëvitin 1955 kryen studimet e lartanë Akademinë «Lenin» nëMoskë, nga ku merr diplomënme motivacionin: «Konsiderohetoficer me formim të lartëushtarak dhe politik».

As edhe një natë, nuk munditë qëndrojë në shtëpi mbaskthimit, kur merr urdhrin për tëmarë detyrën e Komandantit tëKorpusit Elbasan. Ku nuk e gjenZiqiriun. E gjen Komisar tëFlotës Detare, të ArtilerisëBregdetare, të Akademive, ederi Zv/Drejtor i DrejtorisëPolitike të Ushtrisë. Roli i tij,është i padiskutueshëm, në mosdorëzimin e mjeteve të BazësUshtarake të Pashalimanit, teksovjetikët. E kështu, e gjithë jetaluftë, deri në daljen në pensionnë vitin 1980.

Ka tridhjetë e pesë vjet që egëzon pensionin, bashkë mefëmijët e me dhjetra nipa embesa. Ta gëzojë edhe përshumë vite të tjera, është urrimiqë i japin edhe tek del nga Klubii Veteranëve në orët e drekës,ashtu, i qeshur. Kurrë të mos imbarojë buzëqeshja këtij simbolitë luf tës e të punës, këtijshëmbulli frymëzimi, për brezate ardhshëm....

KURRË TË MOSI MBAROJË

BUZËQESHJAKËTIJ SIMBOLITË LUFTËS E TËPUNËS, KËTIJSHËMBULLIFRYMËZIMI,PËR BREZATZiqiri Mero Përherë krah dhe mik i nderuar i familjes Agolli

Page 5: Devolli mars15

5 DEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIMARS 2015

Sot është nje ditë e shtunëpër gjithë të tjerët, por jo përSuzanën. E gjeta duke punuarnë sallën bosh të Q.K.F, aty kudjepi i skenës devollite përkundartistët e së ardhmes.Artistë qëna bëjnë krenarë të ndihemidevollinj ne cdo cep të globit.Ashtu si historia e një popullishkruhet si testament përbrezat , edhe traditat e bukuratë tij duhet të përjetësohen nënjë libër të vecantë për të mosu harruar kurrë, sepse cdo gjëqë harrohet ështe e destinuartë lindë nga e para. Këtë emendoj tani që shoh duart earta të Suzanës që me pe dhegjilpërë qëndisin kostumetpopullore të artit toneshumëshekullor. Kështu ajongjason me shkruesit ehistorisë. Për nje momentkujtoj Marigonë duke qëndisurflamurin e Shqipërisë dhemendoj se edhe kostumet evalltarëve që ajo mirëmban prejshumë vitesh janë si një flamurkulturor për zonën tonë e mëgjërë. Tradita kulturore ezonës sonë përbën nje ngathesaret më më vlerë të kombittonë sepse këtu para syve tanërrjedhin burimet e një folkloritë lashtë, nga më të lashtit dhemë të bukurit në Ballkan.Ështëe lehtë të rindërtosh një rrugëose të restaurosh një ndërtesëtë vjetër, por nëse humbasimnjë pjesë të traditës kulturoredo të jetë e pamundur për tarigjetur më vonë. Ndryshe ngapolitika ku udhëheq më i zoti,në kulturë ndodh e kundërta.Rralle gjejmë një njeri tëapasionuar që të drejtojë njëqendër kulturore.Të gjitha këto

I mendoj kur shoh Suzanen tëpërkushtuar ndaj punës së sajgjerr në atë cak sa nuk e ndjense dikush tjetër qëndron dheadmiron punën e saj të bukur.Salla është bosh. Artistët evegjël mungojnë se është eshtunë, por kustumet janë atyduke pritur që të vishen.Suzana i kalon me dashuri dhendreq dhe i bën gati përkoncertin e ardhshëm. Dikujti qëndis motivin e prishur,ndërsa kostumet më tëdëmtuara i krijon nga e paraduke investuar jo vetëm kohëne pushimit, por në shumicën erasteve edhe shpenzimet. Kjoështë Suzana Papuli,koreografe e talentuar dhemësuese e valleve populloreprej shumë vitesh në Q.K.F.Bilisht.Ajo për vitin 2014 u

nderua me Çmimin "TeftaTashko "për veprimtari cilësorekoreografike në Qarkun eKorcës nga Shoqata eShkrimtarëve dhe Artistëv"Letra Art". Pas përshëndetjes Ibëj disa pyetje , por ajo ngurontë përgjigjet, si pë te më thënëse njeriu nuk identifikohet ngaato që thotë por nga ajo që bën.Pas këmbënguljes , ajo fut nekompjuter një D.V.D mexhirimet e koncerteve festiveorganizuar prej saj, dhe tingujte muzikës poullore mbushinsallën. Vetem në këto casteSuzana fillon te flasë dhe unëe kuptoj arsyen. Ashtu si solihap dyert e të gjithapentagrameve ,dhe fjalet eshpirtit të saj hapen vetëm mecelsin e muzikës. E kjo nukështë nje muzikë e

cfaredoshme, si ato që bucasindiskove e të japin mundësinë qëtë kërcesh si të duash, pormuzikë që nuk e kompozon dotnjë njeri I vetëm, sepse rrënjëte saj janë shtrirë në shpirtine popullit dhe tabanin eshekujve. Duhet zotësi, pasiondhe përgjegjësi maksimale, përtë transmentuar tek të tjerëtkëto vlera, se nuk ështe thjeshtpër argëtim, por edhe njëtrashëgimi kulturore. Besoj seSuzana i ka këto cilësi, por dotë shpërfill mendimet e mija përt'i lënë vend fjalëve të saj.

-A nuk është e shtuna njëditë pushimi edhe për juSuzana?!

-Të bësh atë qe dëshiron mëshumë, është pushimi më i bukurqë i mundëson vetvetes. Pastajështë e rëndësishmë që dikush tësakrifikojë pushimin e një dite përt'i lënë vend suksesit të një jave.Fëmijët duan përkushtimmaksimal, ndryshe pasioni i tyreshuhet. Duhet përsosmëri edetajuar që nga zbukurimi skenikdhe përshtatja e kostumeve përcdo valle.

-Si do t'a përkufizonitpunën tuaj?

- Si një pemë së cilës të gjithëduan t'i shijojnë frutin, por që tëarrihet, kjo dikush duhet të kujdesetme përkushtim për pemën.Pjesamë e rëndësishme e kësaj pemejanë rrënjët.

-Çfarë nënkuptoni merrënjë?

-Traditen e folklorit dhembështetjen e tij në tabaninpopullor, sepse ky lloj arti i karrenjët në popull. Vlerat e artitpopullor janë të padiskutueshme

dhe të patjetërsueshme. Sa mëbesnikë t'i qëndrojmë origjinës, aqmë të mëdha janë këto vlera.

-Në cilën valle shprehet mësë shumti origjinaliteti dhekrenaria e të qënit Devolli?

-Padyshim vallja devolliçe. Atyndjehemi kokë e këmbë devollinj.Është një valle me vlera tëjashtëzakonshme që rruhet edhenë thesarin kulturor të folklorit.Nuk ekziston një përkufizim i sakëse kur, si dhe ku ka lindur, por dimëse është një valle tepër e lashtë.Fillimisht lindi si valle e kënduarprej tre valltarësh dhe pastajevoluoi me kohën. U bë një ngavallet më popullore të zonës sonë,sepse transmenton drejtpërdrejtndjenjat dhe traditat tona. Ka njëkarakter burreror Gjejmë atynatyrën vëllazërorë të devollinjvedhe mbështetja që i japin njëri-tjetrit. Gjejmë forcën e brendshmetë devolliut që shpalos virtutet ebukura të bujarisë, fisnikërisë dhetrimërisë, por mbi të gjitha njëshpirt të butë e paqësor. E gjithëkjo tregon se devolliu është Zot indjenjave të bukura, adhurues ipunës dhe kulturës, njeri me zemërtë madhe dhe mendje të artë.Ngjyra e bardhë e fustanellëspërfaqëson shpirtin e tij, por edheborën e maleve tona, maja e tëcilëve ka bardhësi në cdo stinë.

- Po vallet e tjera që juinterpretoni në skenë ?

- Edhe vallet e tjera që përbëjnëthesarin tonë janë të bukura, porunë vecoj vallen dardhare. Kjo vallee ka zanafillën tek këngët e gravedhe vajzave devollesha. Është njëvalle ku mbizotëron eleganca dhemagjia e finesës femërore.Shpaloset shpirti i saj hyjnor dhe

Të shtunat e Suzanës...Të shtunat e Suzanës...Mirënjohje Suzana Papulit, koreografe e talentuar dhe mësuese e valleve popullore prej shumë vitesh në Bilisht

Me rastin e 8 marsit,Ditës së Nënave dhe Motrave

DEVOLLESHADEVOLLESHADasmen e saj ajo e beri ne Athine. Nje dasem qe kishte

dhe tradicionalen dhe bashkekohoren, nje dasem ku ajofluturonte se vertet eshte nje flutur. Dasmen e beri ne Athine,ku ajo kishte erdhur nje femije e vogel, me vellain e saj, dheprinderit. Fillimisht u vendosen ne lagjen Galaci, ku kishteshume korcare dhe devollinj dhe me pas ne Marusi.

Nderimi, nga Fetot e Devollit, ishte mjeshter ne shtrimine pllakave, por edhe ne suva, shpesh edhe shofer transporti.Ku te dilte puna. Edhe Lulja e papertuar. Punonte ndihmesshtepiake. Duarflori i thoshin grate greke, ne te cilatsherbente. Ajo nuk merrte fryme nga punet. Lulja kishte njeender per ne Amerike. Babai i saj, Rexhepi, ishte arratisurpara 35 vitesh, nga Shqiperia. Ai e kishte lene Lulen fare tevogel, gjithashtu dhe Salien akoma me te vogel, foshnje fare.Komunikimi gjate periudhes poskomuniste ishte i ceket,thuajse dhe i pamundur.

"Kurbeti eshte dhe me te ecur"-thone. Shpesh nje grindjee çastit, nje aksident, apo nje gjendje e papershtatshmeshendetesore, mund te ndikoje per keq. Rexhepi si rrjedhojee gjendjes se keqe shendetesore, nuk ishte aq mire dhe

ekonomikisht. Por babai eshte baba, kudo dhe sido qe tendodhet.Dhe Lulja e morri rrugen e pertej deteve, siç thotekenga popullore, duke e paguar me nje sakrifice te madheekonomike, jo per nje jete me te mire, por, per nje jete mebaba, qe i kishte munguar per 35 vite, te cilin vetem foto ekishte pare. Amerika eshte Amerike, sido qe te jete. Dhepunetori devolli e ngre ekonomine kudo qe te jete. Aty neAmerike, familja devollite, e rimori shpejt veten, por moridhe nje goditje. Rexhepi, babai i Lules, mbas asaj semundje,ndrroi jete. Te pakten at e bije u pane nga afer, te pakten ushperblye sakrifica e Lules.Jeta rridhte me veshtiresite, pordhe me anet e mira te saj. Nderimi punonte ne ndertim,krijoi nje bisnez te tij, me mjete, makineri, e vegla pune.Gjithashtu dhe Lulja, si gjithnje e papertuar. Femijet ne shkolle.Tashme ata u rriten. Matilda, fale fizikut te saj trupor,shkathtesise dhe zgjuarsise, qe e karakterizonte, terhoqivemendjen e drejtuesve te shkolles, por dhe strukturave tetjera jashteshkollore, qe perzgjidhen, vajzat e talentuara. Dhevete ajo, kishte deshire qe aftesite e saj, ti shkrinte ne teardhmen ne strukturat policore e ushtarake te Amerikes.

Ajo ishte mjaft e pregatitur.... Talentet i perkrah Amerika,dhe jo vetem Amerika, çdo shtet. Matilda e Devollit, mepregatitjen e sa fizike dhe mendore, ishte e afte te perballontekeqberes,vjedhes, trafikante dhe pse jo, te ishte edhe pjesee forcave speciale jashte Amerikes. Ne zyrat e emigracionit,nuk u pranua qendrimi ne USA i familjes Feto, per arsye tehyrjes se paligjshme. Çdo gje morri te tatepjeten. Njeri pastjetrit, te gjithe u kthyen ne Shqiperi, ku me dhune, ku medeshire. Ata lane pas shtepi, makina, gjith ato vegla bisnesimijera dollareshe, lane pas nje varr, lane pas nje ender, njeAmerike. Per Matilden ishte ndoshta me keq. Ajo kishte beretashme xhiron e botes, per rreth 20 vite. Iku fare femije ngafshati, u rrit ne Greqi dhe arriti pjekurine e moshes ne USA...Ajo duhet te fillonte gjithshka nga e para. Edhe moshatarete saj i kishte haruar, shumica ishin larguar jashte... Ato qendodheshin ne fshat, kishin nje botkuptim tjeter. Per njekohe dhe u mbyll disi ne vetvete. Pa pune nuk mund te rrinte.

Fillimisht rregulloi oborin e shtepise. Gjysmen me copamermeri, dhe gjysmen tjeter lulishte, disi model amerikan.E shihja shpesh kur çante dru per zjarrin, kur shtronte mebeton kapaket e avllise, duke perdorur copa xhami, duketrasportuar me motor materiale ndertimi,etj. Keto ishin tepazakonta per bashkemoshataret e saj,ne Shqiperi.Megjithate ajo nuk rrinte dot pa punuar, merrej me dicka.

Mesazhi im per nxënesit është që të mësojnëvallet e Devollit jo vetëm për t'u ndier artistë,por në radhë të parë devollinj. Aty janë rrënjëttona, identiteti kombëtar dhe origjina e të parëve.Aty eshtë historia e shkuar dhe ardhmja e brezave.

(vijon në faqen 6)

(vijon në faqen 8)

ç

Page 6: Devolli mars15

MARS 2015 6DEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLI

Të shtunat e Suzanës...Të shtunat e Suzanës...

Si sot, 24 vjet më parë:AH, KY 6 MARSI, SA KUJTIME

E DHIMBJE NA SJELL!...Nga Murat GECAJ

Durrës, 6 mars 1991…Kam shkruar dhe më parë, për atë datë të paharruar,që zemrat e shumë shqiptarëve fort i pat’ copëtuar!Sa shpejt ikën vitet, ato u mbushën plot njëzet…Po, a e dini, vallë, se gati janë një jetë?Atë ditë Tirana, gjëmoi si një tërmet,dhe dukej se këmbë njeriu këtu nuk mbet’.Vraponin e vraponin,vargua, të rinj e të reja,sa dukej që njerëzve në mes iu këput jeta.Nëna e baballarë u lebetitën e lotuan,të gjithe të shtangur drejt Durresit shkuan.Anija “Tirana” priti plot miq të paftuar,dhe nuk e dinte se ku kish’ për t’i dërguar;mbi ujë e tallaze ajo me shpejtësi notoi,deri sa ne brigjet italiane udhën e ndaloi.Po, ankthin tone, a e merrni me mend,Sa as toka aspak nuk na zinte vend?Nuk dinim për djem as për vajza,se ku, vallë, ata i kish nxjerrë vala?!Kjo histori është njëzetëvjeçare,më besoni se dhimbja s’është hequr fare;mendja e sytë na kanë mbetur përtej detie përsëri i ndijejmë lëkundjet e atij tërmeti.Lexuesi im, më beso që nuk jam poet,por kur njeriu kujtesës i thërret,dhimbjen sadopak do ta pakësojë,atëherë nis dhe të vjershërojë…U kërkoj të falur për vargjet që shkrova,por kështu mendje e zemër i lehtësovaTani, më falni, se në Internet kam sinjaldhe në anën tjetër është njëri djalë;pra, me figurë e zë do të të bisedojmëe atë datë të dhimbshme do ta kujtojmë...

Para Devollit,dielli ndalet dhe ulet çdo ditë tëpërshëndesë ëmbëlsisht dhe ngrohtësisht banorët etij. Devolli hyjnor, përcjell paqe e dashuri njerëzore.Duart e arta të devollinjve e mbajnë fushën mbipëllëmbë të dorës. Arat i kanë stolisur sikurse qëndisinqylymat dhe sixhadetë artizanet e Lumës. Mollët,

vreshtat, qershitë dhe kumbullat si në një vizatimpranveror mbesin të pashlyeshme në imazhin e çdoudhëtari.

Pyjet nusërojnë mbi fushat dhe kodrat e tua ndërsalumi rrëshqet ngadalë duke freskuar luginën e florinjtë.Prespa e bukur, si flutur e kaltër të rri si dekoratë nëkrah të zemrës. Fshtrat e bukura dhe qyteti shndritnga pastërtia. Në oborret e shtëpive lulet e bukura eerrëmira harlisen plot fllad e jetë. Djemtë e tu Devoll,me diellin mbi krah ngjajnë si shqiponja. Dashurinëpër punën e tregon djersa që u rrjedh mbi ballë simargaritar.

Përkushtimi ndaj punës, kultura, libri dhe këngaështë kodi moral i të gjithve. Pleqtë si hënë e plotëpranvere të imponojnë dashuri, simpati dhe respekt.Vajzat e tua engjëllore, qerpikndritura, luleprilli sikurnga qielli kanë zbritur. Buzëqeshja e tyre diellore tëmahnit. Fëmijët, qendisur me trendafila çiltërsinëmbajnë në zemër e bashkë me të rriten e burrërohen.Bujaria e devollinjve gurgullon në shpirta plot dritëshënjtërie duke dhuruar mirësi...

Zemra e Devollit, si zemër nëne pas shembjes tërregjimit totalitar ka pritur dhe përcjellë refugjatëte lënduar... Një prej tyre në fillim të viteve ‘90 kamqenë edhe unë autori i këtyre radhëve, që lashëpërkohësisht vendlindjen time Burrelin përSelanikun.... Bashkë me mua ishin edhe shumë tëtjerë që e gjetëm të hapur zemrën dhe portën ebujarisë devollite. Ndjesi këto për ne vëllazërore dheprindërore.

Ti Devoll i ndritur u bëre sofra e të urriturit dheshtrati i të lënduarit. Në acarin e çmendur e breshërine tërbuar ti Devoll mirësie u bëre streha e ngrohtësisë.Ti mbete një copë pranvere në rrugën e refugjatit,një zjarr i ndezur, një urim zemre për një rruge tëmbarrë... Ti Devoll, je djepi që përkundi të madhinDritëro Agolli, që si rrallëkush e mban vendlindjennë shpirt dhe frymëzim. I yllti Dritëro, i përjetshmi irrallë me vargun fllad, aromën e Devollit përcjell memall, dhimbje e dashuri. Ti je vendi i njerzve të urtëqë dritëmirësi shpërndajnë!

Buzëqeshja juaj Devoll, çel si luledielli...

Devolli i dritëmirësisë

Nga BAJRAM CANAMETIgazetar, poet

OPINION

virtuti që karakterizon devolleshen.Bukuria shpirtërore ndërrthuretme atë fizike duke provokuar njëjoshje magjike. Kostumi ivalltarevepërbëhet nga fustani ngjyrëvishnjë, xibuni i zi dhe i lehtëqëndisur me fije ari. Aksesorëtqëndisur me ngjyrat kuq e zi i japinveshjes një hije krenarie dhemadhështie që robëron sytë dhezemrat e cdokujt që e sheh dhedëgjon përherë të parë këtë valle.Është një valle dymijë vjecare porgjatë rrugëtimit të saj përmeskohës ka marrë emrin e pashaitturk "Isuf Arapi". Vallja ka edhe njëhistori të bukur që përcillet brezpas brezi. Dardha është shquargjithmonë për dituri e patriotizemtë lartë, dhe për këtë arsyepushtuesit turq kishin vendosurdjegien e plotë të tij. Ekzekutuesi ikëtij urdhëri ishte vetë Isuf Arapi.Fshatarët i kërkuan Isuf Arapit qëpara se të digjte fshatin të shihteVallen Dardhare të interpretuar prejvajzave e grave të tyre. Isuf Arapipranoi dhe valltaret u shfaqën paratij me një madhështi të paparë.Kërcenin dhe këndonin me një zëtë ëmbel që Isuf Arapi se kishtedëgjuar kurre.Thonë se pashai umahnit aq shumë nga kjo valle, sandaloi djegien e fshatit dhe e morinën mbrojtjen e tij. Që atëhere kjovalle u quajt "Vallja e Isuf Arapit".Kjo histori na sjell mesazhin sekultura e një populli vlen mëshumë se pasuria e tij. Kemi dhevalle të tjera të Devollit që janëshumë të bukura si: Djalka shkontenë dyqan, Vallja 25 gërshetat,Trëndelinë moj, etj.

-Cilat janë sukseset epunës suaj shumëvjecare?

-Të gjitha sukseset e artistëvetë vegjël janë edhe suksesi im. Jam

e sigurt se kam lënë pas artistë tëvërtetë të cilët do të kujdesen njëllojsi unë për këto valle të bukura. Saherë që ata do të interpretojnë nëmënyre të saktë vallet e traditës, unëdo të krenohem se është suksesi,im. Kudo që të interpretojnë ata, nëskena apo dasma do të ndjej se edheunë kam pjesë në suksesin e tyre.Nuk jam thjesht mësuesja eartistëve devollinj, por edhe shoqee skenës së tyre. I kam marrëpërdore dhe drejtuar nëpër festivaltë ndryshme brenda dhe jashtëShqiperisë. Jam e lumtur që kamrritur breza të tërë artistesh të cilëtkanë fituar edhe cmime. Disa kanëndjekur udhën e artit, të tjetët kanëmarrë drejtime të tjera në jetë, porkudo që janë mbeten gjithmonëartiste. Ashtu si unë i mësova , edheata do t'i mësojnë të miqtë, nxënësitdhe fëmijët e tyre. Përvec artit, jamkrenare të them se kam edukuarfëmijë të denjë për të qënë njerëz tëmirë. I kam mbajtur larg veseve eprodukteve negative të kohës. I kammësuar vajzat e djemtë që jodomosdoshmërisht duhet të jenëartistë, por njerëz të vërtetë.

-Vec valleve, cfarë tjetërmësojnë fëmijet në Q.K.F?

-Përpiqem që t'i mësoj edhevallzimin. Jo vetëm rregullat evallzimit, por të nxjerr nga thellësitëe shpirtit të tyre të bukurën dhe tëpanjohurën. I mësoj që të flasin jome gjuhën e fjalëvë por të zemrës.Inerpretimi i tangos që ata bënë nëveprimtarinë kushtuar 7-8 Marsitishte vërtet cilësor. Dua të theksojse këtu rriten artistët e së ardhmesdhe djepin e tyre e përkundim sëbashku me kolegët e mi që janëmuzikantë dhe këngëtarë tëdëgjuar. Aktualisht bashkëpunojme drejtuesin e Q.K.F-së EndriFifon, një interpretues i mirë i

këngës dhe valles popullore Ështëvërtet një bilbil i këngës populloretë Devollit. Talenti dhe pasioni i tijështë pasuri dhe vlerë kombëtaresepse përcjell traditat kulturorenë të katër anët e vendit dhe botës.Mendoj se krenarinë e të qënitDevolli, ai e pasqyron meinterpretimin e tij të vecantë, po aqdenjësisht sa edhe Dritëro Agollime fjalë. Nuk mund të lë papërmendur as këngëtaren AnaGoce që i ka dhënë një kontribut tëmadh jo vetëm Q.K.F-së por gjithëkulturës së zonës sonë. Rol tëmadh në rruajtjen dhe percjelljene vlerave kulturore brez pas breziluajnë koreografët Agron Kordallidhe Sokol Çeka. Nuk mund te le papërmendur muzikantët AfrimNastimi, Arta Dedgjonaj , por edhetë gjithë ata që me pasionin e artistiti japin frymemarrje artit Devolli.

-Mesazhi juaj per nxënësitdhe artistët?

-Mesazhi im per nxënesit ështëqë ata të mësojnë vallet e Devollitjo vetëm për t'u ndier artistë, pornë radhë të parë devollinj. Aty janërrënjët tona, identiteti kombëtardhe origjina e të parëve. Aty eshtëhistoria e shkuar dhe ardhmja ebrezave.

Mesazhi im për artistët emëdhenj është që t'a ndajnë metë gjithë brezat dhuntinë e tyre tëbukur. Ashtu si të parët tanë nabesuan ne thesarin e kulturës sëtë tyre, edhe ne t'ia lemë fëmijëvetanë, nxënsve dhe të gjithë atyreqë duan të mësojnë. Arti ështëdhunti, dëshirë dhe pasion, pormbi të gjitha liri sepse qëndronmbi të gjitha pushtetet. Ato vijnëdhe ikin sikur nuk kanë qënëndonjëherë, por arti vetëm lind.

VALENTINA DIKO

(vijon nga faqja 5)

Page 7: Devolli mars15

7 DEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIMARS 2015

Vitet e fundit kanë dalë vazhdimishtvepra që u kushtohen krahinave tëveçanta të Shqipërisë, duke i vënë nëqëndër të vëmëndjes për të zbuluarkarakteristikat e tyre psikologjike,folklorike, etnografike, gjuhësore.

Këto vepra nuk i përkasin, asshkencës së mirëfilltë (më tepër mundtë quhen divulgative shkencore), asgazetarisë, as biografisë. Mund tëpërkufizohen si vepra ndërdisiplinore kugjenden copëza historike, copëzafolklorike, copëza etnografike.

Një vepër e tillë është “Poloska evisareve” e autorit Kosta Nake, njëmësues dhe gazetar i aftë që diti tëpërfitonte nga këto dy profesionet dheqë i ushtroi me përkushtim. Vepra e tij“Poloska e visareve” me nëntitullin“Kërkime dhe vëzhgime” i kushtohet njëfshati të Shqipërisë që zbulohet paralexuesve me veçoritë e vetakarakteristike të papërsëritshme qëshkruhen në veçoritë më të mira tëkarakterit shqiptar në historikun e vetnë figurat e shquara të cilave u dha jetë,

Libër me vlera të ndjeshme njohëse, edukative dhe përshkruese

“POLOSKA E VISAREVE”një enciklopedi në miniaturë

në traditat dhe zakonet e vetainteresante, me folklorin e vet, pasqyrëtë shpirtit të tij të pasur me larminë elodrave, me begatinë e shprehjevefrazeologjike. Vepra dëshmon për njëpunë të jashtëzakonshme të autorit tësaj për të grumbulluar dokumente, letra,kujtime dhe legjenda për t’i bashkuar nënjë mozaik të shumëngjyrshëm ku çdopjesë harmonizohet në gjirin e së tërës.Vepra është strukturuar në mënyrësimetrike në dy pjesë: “Vështrimhistorik” dhe “Vështrim kulturor” secilame gjashte kapituj.

Pjesa e parë nis me origjinën e fshatitdhe rrok disa periudha historike; periudhamidis dy luftrave që ndahet në dynënkapituj: Poloska në vitet 1912-1920dhe Poloska e viteve ’30; periudhën eLuftës Antifashiste Nacional-çlirimtare;periudhën e socializmit dhe periudhën etranzicionit që emërohet “Vitet etranzicionit”. Në këtë pjesë pasqyrohetedhe historiku i arsimit në fshat. Këtugjejmë ndonjë intermezxo lirikekujtimesh. Dita e parë e vajtjes në

foshnjore (kështu e quanin kopshtin efëmijëve atëherë). Intermexo të tjera nëkëtë pjesë janë këngët popullore qëshoqërojnë episode dramatike. Kjo pjesëshoqërohet me tabela të shumta.

Pjesa e dytë jep tablo folklorike dheetnografike ku pasqyrohen moment mëtë rëndësishme të jetës njerëzore si lindje,fejesa, dasma dhe vdekja në optikën ezakoneve karakteristike të fshatit. Autorido t’i vizatojë ato me gjallëripërshkruese. Me hollësi përshkruhen dhefestat e fshatit fetare ose jo, paragjykimetdhe frazeologjia e pasur e betimeve,urimeve, sharjeve dhe mallkimeve.

Një kapitull i veçantë i kushtohetkëngëve popullore lirike dhe humoristike.Autori ka pasur kujdes të përmendërapsodët popullor që i thurën këto këngë,frymëzimin individual i të cilëve shkrihetnë lumin e madh të folklorit. Kosta Nakendalet edhe në lojërat karakteristike tëvendlindjes.

Stili i autorit është i gjallë dhe plot forcëkomunikuese, i thjeshtë por jo i thatë dhei thjeshtëzuar. Vepra ka saktësi shkencore

në të dhënat që jepen, ndoshta në vetvetes’është punim shkencor, ka edhe qartësidhe kujdes në përzgjedhjen e figurave tëbashkë-vendeve dhe në nxjerrjen në dritëtë mendimeve të tyre si dhe në vizatimine tablove historike, në riprodhimin ekëngëve karakteristike popullore, nëpërshkrimin e zakoneve, me objektivitet,pa idealizim dhe pa reduktim të vlerave.E kanë quajtur një enciklopedi nëminiaturë. Në fakt ka vlera të ndjeshmenjohëse, edukative dhe përshkruese. Dukevizatuar një tablo të vendlindjes në një farëmënyre autori bën portretin e vet sishkrimtar dhe si njeri.

ERVEHE BARUTI

SHKËLQIMI I HUMANIZMIT DHE PËRKUSHTIMIT Sektori i mjekësisë sot, më tepër se kurrë, është

më i përfoluri dhe njerëzit gjithandej flasin për raste eqëndrime të padenja ndaj pacientëve. Me këtë rast nukdua t’i dal në mbrojtje veprimit të keq, kur shërbimimjekësor jepet kundrejt shumave të konsiderueshme.Nuk marr dot përsipër as të bëj analizën e këtij sektorikaq të domosdoshëm për jetën e njerëzve, veç dua tëtheksoj faktin se edhe në mjekësi ka raste ku shkëlqenveprimi human e gatishmëria e personelit mjekësor përtë qenë pranë të sëmurëve. Një tregues i përkushtimitdhe qëndrimit korrekt ndaj njerëzve janë mjekët dhepersoneli tjetër mjekësor që kanë shërbyer në Devollqë në fillimet e para të këtij shërbimi në këtë zonë.

Këtë më mirë se kushdo na e shpjegon dr.SinanAgolli në librin e vet “Shërbimi shëndetësor në Devoll.”Me fakte e shembuj konkretë ky autor i kujdesshëmtregon se shërbimi shëndetësor, edhe pse nuk kambushur ende një shekull në Devoll, ka përvojë të pasurdhe shembuj të shumtë të përkushtimit të mjekëve ndajprofesionit human duke filluar nga Aleksandër Kristoduli,Avni Turçeli, Dhimitër Grapshi, Reshat Kapshtica, AliBabali, Vexhi Subashi, Miço Llapushi, Marta e SllavkoKallfa, Njovit Bedulla, Trajko Kamburi, Engëls Barbuta,Pranvera dhe Ilir Hoxha, Astrit Agastra, Alqi Dhimitri,Minella Mano, Festim Kaso, Berti Lilo, Anida Medolli,Xhevdet Hysolli, Naida Kapo, Agim Qyrku, Albert Hoxha,Agim Voci, Gëzim Hysolli, Ervin Xheka, etj.

Për shërbimin stomatologjik vazhdon puna e mirëe filluar nga Kostandin Saro, Ilia Fundo, Dhimitër Nuniqë u pasua në vite nga Bariq Xhaho, Spiro Bimbli, BardhiBitincka, Eriketa Prifti, Rajmonda Lako, Bardhi Orhani,Agron Dhëmbi, Zarif Babi, Valier Gorka, Genti Demçollidhe më i riu Klevis Mulla.

Shërbimi farmaceutik ka ecur në një linjë me dyshërbimet e para filluar nga Sokrat Çapi, Koço Skalidhe vazhdohet me përkushtim nga Vasilika Barbuta,Vjollca Çeka, Eleni Zarkadhe, Fitore Agolli, ErjolaHajdërlli dhe Gerta Zuruku.

I përmenda të gjithë këta specialist¸ sepse janë

pikërisht ata që i kanë dhënë emër shërbimitshëndetësor në Devoll që mund të merret si shembulledhe në shkallë vendi, sidomos në ditët e sotme kur nëdrejtim janë Valent Nallbati dhe Petrika Lame.

Vlerat që ka shërbimi shëndetësor do t’i përcjell telexuesi i gazetës duke treguar pak raste, nga shumë tëtilla, në punën e mjekut kardiolog Festim Bode.

Ashtu si askush tjetër, ai e çmon shëndetin si pasuritë madhe dhe roje besnik i tij. Ky qëndrim e ka bërë atëtë njohur në gjithë Devollin dhe më tej. Tani, pas kaqvitesh pune, mjeku Festim Bode respektohet përsaktësinë profesionale, për ndjekjen e reabilitimit të tësëmurëve pa dashur të dijë se ç’ka në xhepat e tyre.

Që ky mjek është i tillë dhe qëndron në këto pozita,nuk është aspak rastësi. Ai u lind dhe u rrit në Rakickë,një fshat me tradita në fushën e arsimit dhe të kulturës.Familja etij ishte në një emërues me fshatin për çështjene edukimit dhe arsimimit të fëmijëve. Me mbarimin eshkollës 8-vjeçare në vendlindje, Festimi vazhdoi

studimet në teknikumin mjekësor të Vlorës dhe prejandej në Fakultetin e Mjekësisë në UT. Në vitin 1989 udiplomua mjek dhe filloi punë në fshatin e vet, dukepatur kënaqësinë që shërbimin e parë t’ua ofrontenjerëzve të njohur e më të dashur. U bë i njohur tek tëgjithë sepse edukoi mendimin se dëshira për t’u mjekuarështë një hap drejt shërimit. Në punë e vet Festimi bërirealitet një nga parimet e betimit të Hipokratit:shëndeti i pacientit do të jetë brenga ime më emadhe.

Edhe pse i vlerësuar, Festimi nuk ndjehej i plotësuar,prandaj kërkoi të specializohet për kardiologji, kërkesëqë iu plotësua, u pasua edhe më një specializim tëshkurtër në Itali dhe u kurorëzua me rezultate shumëtë mira. Pas kësaj u emërua mjek kardiolog në spitalin“Engëls Barbuta” të qytetit të Bilishtit. Zemrat meproblem të devollinjve ranë në dorë të sigurt dhe besimii tyre e bën të lumtur doktor Festimin. Është jo vetëmhuman, por edhe psikoterapist me vlera, indërgjegjshëm, dinjitoz dhe serioz në atë që bën.

E respektojnë të gjithë sepse është njeri me zemërtë madhe dhe ofron ndihmën e vet jo vetëm brendaorarit të punës por edhe jashtë tij. E respektojnë edhekolegët sepse komunikon me ta duke ua vlerësuaraftësitë e përvojën dhe përftimi është i ndërsjelltë.

Festim Bode është një vlerë për Devollin në fushëne mjekësisë, por e patëm të vështirë ta bënim të flistepër veten. Këto të dhëna i morëm nga kolegia e tijEleni Hyska e cila ka mbi dhjetë vjet që punon me të.“Si Festimi s’ka të dytë!” – thotë ajo dhe na tregon përthjeshtësinë e tij në marrëdhëniet me kolegët dhe tësëmurët. Historiani anglez Tomas Fuller ka thënë:“Shëndeti nuk vlerësohet pa ardhur sëmundja.” Festimiështë një nga ata mjekë që, kur njerëzit gëzojnë shëndettë plotë, gëzon edhe ai dhe, kur sëmundja vjen, ai ështëi pari që nis luftën me të për ta fituar. Rifitmi i shëndetitsjell lumturi dhe këtu ka pjesën e vet të bukur edheshërbimi i mjekut Festim Bode.

PËLLUMB AGOLLI

Shërbimi shëndetësor, edhe pse nuk kambushur ende një shekull në Devoll, kapërvojë të pasur dhe shembuj të shumtëtë përkushtimit të mjekëve ndajprofesionit human duke filluar ngaAleksandër Kristoduli, Avni Turçeli,Dhimitër Grapshi, Reshat Kapshtica, AliBabali, Vexhi Subashi, Miço Llapushi,Marta e Sllavko Kallfa, Njovit Bedulla,Trajko Kamburi, Engëls Barbuta,Pranvera dhe Ilir Hoxha, Astrit Agastra,Alqi Dhimitri, Minella Mano, Festim Kaso,Berti Lilo, Anida Medolli, Xhevdet Hysolli,Naida Kapo, Agim Qyrku, Albert Hoxha,Agim Voci, Gëzim Hysolli, Ervin Xheka...

Page 8: Devolli mars15

MARS 2015 8DEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLIDEVOLLI

DEVOLLESHA

Drejtor i gazetës:Qemal ZYFI

Numri i llogarisë së Shoqatës A.K. “Devolli”:0101026356, Raiffeisen BANK, Tiranë

Email:gazeta_devolli @yahoo.com

Kryeredaktore:Ervehe BARUTI

Shef i Marrëdhënieve me Publikun:Skënder DEMOLLI

Zv/ Kryeredaktor:Viktor DEMIRAS

MUHARREM MULLA, NJERIU QËGJITHË JETËN E VET REFLEKTOIDASHURI, KULTURË DHE MIRËSI Në agimin e 24 shkurtit

pushoi së rrahuri një zemër, umbyllën dy sy, u ndërpre njëëndërr për jetën, u nda nga nebashkëshorti dhe prindishembullor, shoku dhe miku i tëgjithëve, Muharrem Mulla, njeriuqë gjithë jetën e vet reflektoidashuri, kulturë dhe mirësi.

Një sëmundje e rëndë e goditibefas si një shkarkim rrufeje, dhepërpjekjet e familjarëve dhe tëmjekëve nuk mundën ta ndalin.Ishte një ikje e shpejtë që hapi njëplagë për bashkëshorten Liri,ishin ditë dhimbjesh për zemrat efëmijëve të tij, që e dinin sesëmundja po përparonte meshpejtësi. Atë ditë u përlotënshumë sy të të afërmëve dheshokëve të ndjerit.

Muharremi u lind në Bilishtmë 2 shkurt 1941 në qytetin eBilishtit në një familje me traditaatdhetare dhe qytetare. Ai uformua si njeri fisnik, dhe nëvitin 1967 krijoi familje memësuesen Liri Braho nga Babaniduke sjellë në jetë dy fëmijë,Artanin dhe Laurën. Pati fatin emadh të bëhej gjysh, të mblidhtedhe të rrezatonte dashurinë mëtë pastër njerëzore që lidhet meta. I etur për dituri dhe kulturëtë gjithanshme, u diplomua simësues i gjuhës shqipe dheletërsisë, shpalosi vlerat e njëedukatori model kudo kushërbeu: në Braçanj, Poloskë eBitinckë, u dha nxënësvenektarin e njohurive që kishgrumbulluar në auditorët eshkollës së lartë dhe në përvojëne përditshme me problemet dheshqetësimet e njerëzve që errethonin. Muharremi u afirmuanjë aktivist i shquar shoqëror që

kur ishte mësues, për tëvazhduar edhe kur doli nëpension dhe deri në fund të jetëssë vet, ndihmoi për gjallërimin ejetës kulturore dhe artistike tëqytetit të lindjes veçanërisht merastin e 100-vjetorit të shpalljessë Pavarësisë, bashkëpunoi megazetat lokale për të ndriçuarvlerat e Devollit dhe për tëtrajtuar problemet e ditës, nuk endau asnjëherë nga dora librinshkencor, krijoi marrëdhëniekorrekte me komunitetin, idonte njerëzit dhe fitoi dashurinëe tyre, i respektonte të tjerët dhefitoi respektin e tyre.Muharremi ishte intelektuali qëditi të gjente pikat e takimitmidis shkencës dhe fesë, në prill1999 ai shkoi për haxhillëk nëMekë dhe u bë një besimtar ipërkushtuar që predikoi të mirënme fjalë dhe me vepra.U shprehimfamiljes dhe të afërmëvengushëllimet tona të sinqerta.

I përjetshëm qoftë kujtimi iMuharrem Mullës!

PËLLUMB AGOLLI,KOSTA NAKE,

LUAN MUZIKANTI,AGRON KORDALLI,

ENDRI FIFO, AGIM MIZA,ROBERT HAXHIA

E para meshë shqip në Chicago

Shoqata A.K. “Devolli” dhe redaksia e gazetës, ngushëllojnëfamiljarët dhe të afërmit në Tiranë dhe Progër për ndarjennga jeta të njeriut të tyre të dashur, Janko Grazhdani.

13 mars 1965-2015. 50 vjetori i vdekjes së Fan S. Nolit

Fiziku i saj burreror, te jeptepershtypjen e nje krenarie tebrendshme, te cilin e shoqerontegjithnje me buzagazin e saj. Ne ikemi shtepite afer, fare afer.Nje diteishim kthyer nga Greqia, perpushimet e gushtit. Ate vit erdhi perhere te pare, bashke me ne, dhenusja e djalit te madh. E kemi ngaLuksemburgu. Shume njeriinteligjent, shume e thjeshte, edhepse rrjedh nga nje familjeintelektualesh, edhe pse asokohepunonte ne Ambasaden Francezene Athine. Ate nate erdhen shumemiq e te aferm. Nusja nuk e

kuptonte shqipen dhe e shikoja qeveshtiresohej per te kuptuar ekomunikuar... Zgjidhja u gjend, kurne dere hyri Matilda.

-Matilden e quajme si mbesentone, - i thashe. Ato bisedoninanglisht te dyja,dhe ndenjen bashkesa dit qendruam ne Korçe. Nusja umahnit me pjekurine dhe zgjuarsinee Matildes.

-Nuk e mendoja kurre se do teekzistonte, nje vajze shqiptare e tille-na tha.

-E po jemi nga Devolli ne, keshtui kemi ne vajzat -ja ktheva negreqisht

-Devol, Devol- ma ktheu me te

qeshur nusja. Edhe Matilda mbeti ekenaqur nga bashkemoshatarja esaj, megjithese deshte qe te ishin same shume bashke, per te haruarsadopak, ate vorbull mendimesh, qee permbytnin, qekur ajo kishte lenepas ate shtet pertej oqeaneve, qequhet Amerike Dhe erdhi nje ditekur menduam se do ti kthehejbuzeqeshja e vertete. E pashe ashtute gezuar, dhe e pyeta se dicka permire ka ndodhur. Po, ajo duhet teikte te nesermen ne Tirane, per tedhene test per te hyre ne rradhet epolicise. U gezuam te gjithe si lagje.Ajo u nis per ne kryeqytet.

Mirëpo... diçka nuk kishteshkuar mire, por nuk na i spijegontedot. Une isha i sigurt se vajza, kurishte pranuar ne USA, patjeter qedo kalonte dhe ketu, por... ketu lotparaja. As si e perndjekur politike,nuk e kishte pyetur njeri. Pasi uqetesua me tha se çfare i kishtendodhur. Ishte pergjigjur, praktikishtdhe teorikisht, shkelqyeshem, memire se te tjerat. Por...Dikush e kishtethirrur. I kishte thene se shume miremoj vajze, por, per te marre OK, atate komisionit duan kafenë...

-Dhe e di sa ishte kafeja? 3000euro! Per Matilden ishin tepabesueshme ato qe kishte degjuar.

Tek shikoja ate vajzedevolleshe, te vrare ne shpirtin esaj, mu kujtua nena e saj. Ishin vitet80-te.

Atehere dhe ajo kishte te njejtenmoshe. Nena e saj kishte dhe kanje ze te mrekullueshem, aq sa ukerkua te kendonte ne Festivalin eGjirokastres. Por per Partine nukvlente as zëri, as aftesia. Ajo ishtebija e nje te arratisuri... Ajo ishtenje armike e popullit,dhe per njearsye tjeter, dhe pse... sepse kishtezërin e ëmbël. Ja keto mu kujtuankur pashe Matilden qe vuante perpadrejtesine qe i ben vete shtetimëmë...

METI FIDANI

DEVOLLESHADEVOLLESHA(vijon nga faqja 5)

Me rastin që përprif t kombëtar AtF.S. Nol dolli nëpërkollonit e West-it përtë mbajtur meshënnë gjuhën amtareshqiptarët dukedëshiruar që tëdëgjojnë lutjet e Zotitnë gjuhën e tyre, nukdeshnë që tëhumbnin këtë rastdhe të mbetshinprapa shokëve dhe

kështu formuan një Komision nën kënaqësinë eKristo Bodecit për të bërë përgatitjet e duhurapër meshë. Me përkujdesjet e atdhetarit tonë

Anastas Pandeli Gega, u zu kisha e rumunëve tëcilët me kënaqësinë të madhe për hatrin eshqiptarëve na e falë. Kështu që të dielën më 2 tëkëtij muaji, më ora 9 në mëngjes filloi mesha prejtë Për. At Noli dhe kisha ishte mbushur plot mebesnikë si shqiptarë ashtu dhe me rumunë dhe veçkëtyre shumë grekë prej qytetit tonë kishin marëpjesë se u vinte çudi që të dëgjonin meshë nëgjuhën shqipe me që ishte e mallkuar prej Patrikut.

Zëri i kthjellët i At Nolit mallëngjen gjendjen dhefytyrat e të gjithëve dukeshin se ishin shumë tëgëzuara më anën tjetër melodi e psallëvekombëtarë Thoma V. Stambollxhi, Spiro S. Koka,tingëllonte bukur në veshët e besnikëve sa të gjithëu mallëngjyen pamasë.

Kur i Për. At Noli predikoj mbi ungjllin e ditës,gjendja degjonin me vërejtje fjalët e tij dhe u solli

për shembull se të gjithë duhet të punojmëparreshtur për të nderuar fenë dhe kombësinë.Pas meshës atdhetari i palodhur dhe energjik A.Pandel Gega falenderoj pleqësinë e kishës dhetë gjithë rumunët në gjuhën e tyre, të cilën e fletaq bukur sa dhe shqipen dhe jam fort i sigurtëqë po të dinte At Noli nuk do ta quantePandeloviç po pandelesku. Më në fund ushpërndanë tepër të gëzuar, dhe një tryezë emadhe ishte përgatitur për nder të uratës dhe tëgjithëve besnikëve që u ndodhën në meshë. Nëmeshë kishte marë pjesë dhe e vetmja zonjëshqiptare, Stojani. Lus Zotin që të tilla festimedhe meshëra t’i mbajmë e t’i dëgjojmë në gjuhëntonë të ëmbël në të gjithë anët e Shqipërisë.

KRISTO BODECI(Gazeta Dielli, 1917, 15 dhjetor)