celulari im

3
Ese : Telefoni im celular Celulari im – një lidhje e fortë me qënien time Sapo ka zbardhur dita… Zgjohem me vështirësi , celulari bie me këngën time të preferuar. Shikoj ora 06:30, uff.. U cova , pasi bëj përgatitjen për shkollë hedh një sy në celular, asgjë e re, asnjë mesazh. Nxitoj ora 07:30 , dal me vrap dhe shikoj mos kap autobusin. Jo, nuk duket , vë kufjet e dëgjoj muzikën që më pëlqen .

Upload: darla-evangjeli

Post on 17-Jun-2015

119 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

ese: telefoni im celular

TRANSCRIPT

Page 1: celulari im

Ese : Telefoni im celular

Celulari im – një lidhje e fortë me qënien time

Sapo ka zbardhur dita… Zgjohem me vështirësi , celulari bie me këngën time të preferuar.

Shikoj ora 06:30, uff.. U cova , pasi bëj përgatitjen për shkollë hedh një sy në celular, asgjë e re, asnjë mesazh. Nxitoj ora 07:30 , dal me vrap dhe shikoj mos kap autobusin. Jo, nuk duket , vë kufjet e dëgjoj muzikën që më pëlqen .

Pip-Pip erdhi mesazhi : - “ Darla të pres tek London” Uaa harrova , e kisha lënë me Xhesin te kafja në orën 8 pa 20 . Vrapoj e arrij me një frymë . Ska kohë për kafe! Të dyja vrapojmë tek hyrja. Futem në klasë e shikoj se të gjithë të përgjumur ose dëgjojnë muzikë ose dicka shkruajnë në celularet e tyre.

Page 2: celulari im

Fillon mësimi e unë nuk pata kohë të shikoj FB time. Në pushim e hap menjëherë. Ana shoqja ime e ngushtë nga Selaniku më shkruan :

“Καλημέρα μωρό μου..“ Nxitoj ti përgjigjem ..Por mësuesja hyn në klasë e nuk vazhdoj dot. Kemi ese letrare me temë: ---------------------

Nxitoj të shoh në Google por nuk gjej gjë. Përqëndrohem e shkruaj ..

Pas mësimit e kemi lënë tek “Kafja”. Aty sundon trendy i celulareve të fundit.

Ata që kanë Iphone 5s,5c apo Samsung Galaxy S4 janë të fiksuar ti tregojnë, madje dhe i tundin “rastësisht” para fytyrës tënde, se mos nuk i sheh sesa kanë shpenzuar. E unë me celularin tim të rëndomtë përpiqem ta fsheh , ta bëj të padukshëm. Aty në cep të kolltukut pi kafen time e shkruaj në FB. Ora kalon e më duhet të kthehem në shtëpi.

Vë kufjet e eci shpejt se jam vonuar , e kush e dëgjon mamin .. Në rrugë hedh sytë rreth e rrotull e shikoj njerëz që flasin me vete , qeshin ose bëjnë gjeste. Madje shoh edhe një tip që këndon me ze , pa e vrarë mëndjen sesa stonon.

Pip-Pip Mesazh :

Mami : - Darla, ku je? U vonove!

Une : - Arrita, jam tek Kompleksi.

Ulem te ha shpejt e shpejt se me grin uria. Pastaj shkoj në dhomën time shtrijem e hyj në internet. Aty ndihmohem për detyrat e shtëpise dhë pasi ti këm mbaruar ato shikoj filmat më të rinjë të kinemasë.

Një moment më zë gjumi dhe pasi cohem nuk e shikoj celularin. Kërkoj dhe nervozohem sepse nuk e gjej. Atëherë i bie nga celulari i mamit dhe shoh që telefoni kishte rënë poshtë krevatit. Akoma dhe në gjumë si smundëm te rri pa celular?!..

Punoi : Darla Evangjeli XII 1

Page 3: celulari im