bsvat ss d m gz evrp dre...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një...

17
OBSERVATORI I SHOQËRISË CIVILE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NË EVROPËN JUGLINDORE NUMRI 1 | SHTATOR – TETOR 2020 BULETINI I RREZIQEVE 4. Korridori ballkanik dhe COVID-19: Më shumë kufizime, më shumë vuajtje Gjatë vit 2015, dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë kaluan nëpër Evropën juglindore gjatë udhëmit të tyre për në perëndim. Në ditët e sotme, i ashtuquajturi korridori ballkanik është mbyllur thuajse fare: në kufij është rritur niveli i sigurisë, dhe emigrantët e refugjatët e dëshpëruar po detyrohen të zmbrapsen. Të vetmit që përfitojnë nga kjo situatë janë trafikantët e emigrantëve. Kemi vënë re se një numër gjithnjë e më i madh emigrantësh po hyjnë në Ballkanin perëndimor nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë, dhe kemi analizuar metodat e përdorura për kalimin e tyre. Ky material vë në dukje edhe ndikimin negav të kësaj situate në Bosnjë Hercegovinë, ku si rezultat i kontrollit të fortë të kufirit të Kroacisë, dhe frikës nga COVID-19, po përballen me një krizë humanitare. 5. Nën shënjestër: Gazetaria invesgave në Mal të Zi Vladimir Otasheviç (Otaševič), fitues i disa çmimeve të gazetarisë invesgave në Mal të Zi, dhe redaktor i rrjet LUPA, për raporm mbi krimin dhe korrupsionin, i shpjegon studiuesve tanë përse invesgimi i krimit dhe korrupsionit në Mal të Zi është punë me rrezik. Otasheviç përshkruan situatën mediake në Mal të Zi, dhe presionet që vijnë nga qeveria, kriminelët, dhe sektori privat. Ai e përmbyll analizën e situatës me nota pozive, duke argumentuar se qeveria e re malazeze, që erdhi në pushtet pas parsë së Xhukanoviçit (Djukanovic), mund të përmirësojë nivelin e lirisë së medias, të rrisë integriten e shtet, dhe të forcojë luſtën kundër krimit të organizuar. 1. Nuk ka bllokim COVID për bandat e Kotorit Ka më shumë se pesë vjet që vazhdon një konflikt bandash midis dy grupeve kriminale nga Kotori, në bregden malazez. Vrasjet vazhdonin, ndonëse pjesa më e madhe e Malit të Zi ishte nën izolim dhe bllokim lëvizjesh gjatë krizës së COVID-19,. Megjithëse dhuna dhe konflik vazhdon, dy krerët e klaneve rivale Kavaç (Kavač) dhe Shkaljari (Škaljari), që u arrestuan me shumë bujë në vin 2018, tashmë janë liruar me kusht. Qeveria e re malazeze është zotuar që të luſtojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por, a do të jetë në gjendje që të ndalë luſtën e kokainës? 2. Prodhimi i kanabisit shqiptar kalon në ambiente të mbyllura Shqipëria ka marrë një nam disi të dyshimtë si prodhuesja më e madhe e kanabisit në Evropë. Ndërkohë, disa grupe kriminale shqiptare e kanë transferuar procesin e prodhimit në vende të Evropës perëndimore, ku e kulvojnë kanabisin brenda ambienteve të mbyllura. Ndërkohë që Shqipërisë i ka dalë nami i keq, kapja e një sasie të madhe droge në Serbi tregon se mund të ketë edhe pika të tjera të kulvimit të dendur të kanabisit në këtë rajon. 3. Paratë vijnë në shtëpi për pushime Gjatë sezonit të verës, policia në Shqipëri konfiskoi disa qindra mijëra euro në para të thata, në pikat kryesore të kalimit kufitar dhe në aeroporn Nënë Tereza. Por kjo është vetë maja e ajsbergut, pasi çdo vit miliona euro hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, një shembull pik i transferimit të paligjshëm të parave drej vendeve të Ballkanit perëndimor, ku lulëzon ekonomia e paligjshme. PËRMBLEDHJE E PIKAVE KRYESORE

Upload: others

Post on 05-Nov-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

OBSERVATORI I SHOQËRISË CIVILE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NË

EVROPËN JUGLINDORE

NUMRI 1 | SHTATOR – TETOR 2020

BULE

TIN

I I R

REZI

QEV

E

4. Korridori ballkanik dhe COVID-19: Më shumë kufizime, më shumë vuajtje Gjatë vitit 2015, dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë kaluan nëpër Evropën juglindore gjatë udhëtimit të tyre për në perëndim. Në ditët e sotme, i ashtuquajturi korridori ballkanik është mbyllur thuajse fare: në kufij është rritur niveli i sigurisë, dhe emigrantët e refugjatët e dëshpëruar po detyrohen të zmbrapsen. Të vetmit që përfitojnë nga kjo situatë janë trafikantët e emigrantëve. Kemi vënë re se një numër gjithnjë e më i madh emigrantësh po hyjnë në Ballkanin perëndimor nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë, dhe kemi analizuar metodat e përdorura për kalimin e tyre. Ky material vë në dukje edhe ndikimin negativ të kësaj situate në Bosnjë Hercegovinë, ku si rezultat i kontrollit të fortë të kufirit të Kroacisë, dhe frikës nga COVID-19, po përballen me një krizë humanitare.

5. Nën shënjestër: Gazetaria investigative në Mal të ZiVladimir Otasheviç (Otaševič), fitues i disa çmimeve të gazetarisë investigative në Mal të Zi, dhe redaktor i rrjetit LUPA, për raportim mbi krimin dhe korrupsionin, i shpjegon studiuesve tanë përse investigimi i krimit dhe korrupsionit në Mal të Zi është punë me rrezik. Otasheviç përshkruan situatën mediatike në Mal të Zi, dhe presionet që vijnë nga qeveria, kriminelët, dhe sektori privat. Ai e përmbyll analizën e situatës me nota pozitive, duke argumentuar se qeveria e re malazeze, që erdhi në pushtet pas partisë së Xhukanoviçit (Djukanovic), mund të përmirësojë nivelin e lirisë së medias, të rrisë integritetin e shtetit, dhe të forcojë luftën kundër krimit të organizuar.

1. Nuk ka bllokim COVID për bandat e KotoritKa më shumë se pesë vjet që vazhdon një konflikt bandash midis dy grupeve kriminale nga Kotori, në bregdetin malazez. Vrasjet vazhdonin, ndonëse pjesa më e madhe e Malit të Zi ishte nën izolim dhe bllokim lëvizjesh gjatë krizës së COVID-19,. Megjithëse dhuna dhe konflikti vazhdon, dy krerët e klaneve rivale Kavaç (Kavač) dhe Shkaljari (Škaljari), që u arrestuan me shumë bujë në vitin 2018, tashmë janë liruar me kusht. Qeveria e re malazeze është zotuar që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por, a do të jetë në gjendje që të ndalë luftën e kokainës?

2. Prodhimi i kanabisit shqiptar kalon në ambiente të mbylluraShqipëria ka marrë një nam disi të dyshimtë si prodhuesja më e madhe e kanabisit në Evropë. Ndërkohë, disa grupe kriminale shqiptare e kanë transferuar procesin e prodhimit në vende të Evropës perëndimore, ku e kultivojnë kanabisin brenda ambienteve të mbyllura. Ndërkohë që Shqipërisë i ka dalë nami i keq, kapja e një sasie të madhe droge në Serbi tregon se mund të ketë edhe pika të tjera të kultivimit të dendur të kanabisit në këtë rajon.

3. Paratë vijnë në shtëpi për pushimeGjatë sezonit të verës, policia në Shqipëri konfiskoi disa qindra mijëra euro në para të thata, në pikat kryesore të kalimit kufitar dhe në aeroportin Nënë Tereza. Por kjo është vetë maja e ajsbergut, pasi çdo vit miliona euro hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, një shembull tipik i transferimit të paligjshëm të parave drej vendeve të Ballkanit perëndimor, ku lulëzon ekonomia e paligjshme.

PËRMBLEDHJE E PIKAVE KRYESORE

Page 2: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

MBI KËTË BOTIM

Mirëseerdhët në numrin e parë të Buletinit të Rreziqeve të përgatitur nga Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, një organizatë anëtare e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (GI-TOC). Ky publikim i përmuajshëm, i ndërtuar në bazë të buletineve të ngjashëm mbi rreziqet, të publikuara nga observatorët e GI-TOC në rajone të tjera nëpër botë, do të raportojë mbi çështje që lidhen me krimin e organizuar, aktivitete finaciare të paligjshme, dhe korrupsionin ne rajonin e Ballkanit perëndimor.

Buletini i Rreziqeve do të fokusohet mbi zonat problematike të krimit të organizuar në Ballkanin perëndimor, ekonominë politike të krimit të organizuar, tregjet kriminale, dhe ndikimin e korrupsionit në lulëzimin e krimit të organizuar. Buletini do të botojë artikuj mbi probleme aktuale, por objektivi i tij kryesor është vlerësimi dhe analizimi i rreziqeve që vijnë nga ekonomitë e paligjshme në rajon. Do të analizohen probleme në nivele sektoriale, lokale, e kombëtare, dhe nëse është e mundur do të bëhen analiza kontekstuale të çështjes në nivel rajonal. Po kështu, Buletini do të mundohet të identifikojë edhe lidhje më të gjera në rang global me tregje dhe rrjedha kriminale, me aktorët kryesorë dhe faktorët ndihmës të krimit ndërkombëtar. Në nivel afatshkurtër, vëmendja do të përqendrohet mbi analizmin e ndikimt dhe pasojave të COVID-19 mbi krimin e organizuar rajonal, dhe vullnetin politik të autoriteteve në rajon për të luftuar këtë të fundit. Materialet dhe analizat do të hartohen nga rrjeti i studiuesve tanë në rajon dhe nga autorë të tjerë. Aty ku do të shihet me vend, do të kryhen analiza të tërthorta me artikuj nga Buletine të Rreziqeve të publikuara në rajone të

tjera nga GI-TOC, për ata që kanë dëshirë të ndjekin analiza më të thelluara të situatës.

Ky botim i parë fokusohet mbi një gamë të gjerë çështjesh dhe problemesh, duke përfshirë edhe kultivimin e kanabisit në Shqipëri, dhe prirjen nga ana e grupeve shqiptare për të kaluar në rritjen e kanabisit në ambiente të mbyllura në vende të Evropës perëndimore; ndikimin e COVID-19 dhe rritjen e nivelit të sigurisë në kufij në lidhje me kalimin e paligjshëm të emigrantëve nëpër Ballkanin perëndimor; ndikimin e pandemisë mbi konfliktin e bandave të Kotorit, dhe mbi qeverinë e re në Mal të Zi; si dhe mbi fenomenin e trasferimeve të parave të thata në vende të Ballkanit perëndimor. Po kështu, kemi edhe një intervistë me një gazetar investigativ në lidhje me sfidat dhe rreziqet e ekspozimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Mal të Zi.

Një nga shtyllat kryesore të programit të GI-TOC është forcimi i qëndrueshmërisë dhe rezistencës së komunitetit ndaj krimit të organizuar. Fondi i Rezistencës mbështet organizata të shoqërisë civile, duke përfshirë edhe ato në vendet e Ballkanit perëndimor, me projekte dhe programe që kanë për qëllim të forcojnë antikorpet e komuniteteve, grupeve dhe individëve që mund të jenë të ekspozuar ndaj krimit. Buletini i Rreziqeve do të pasqyrojë edhe aktivitetin e organizatave të shoqërisë civile në rajon, që po mundohen të forcojnë rezistencën ndaj krimit të organizuar.

Nëse keni ndonjë koment apo sugjerim në lidhje me Buletinin e Rreziqeve, apo doni që të botoni materialet tuaja në këtë buletin, ju lutem kontaktoni Kristina Amerhauser ([email protected]).

1. Nuk ka bllokim COVID për bandat e KotoritMali i Zi ishte nën izolim përgjatë pjesës më të madhe të pranverës. Ishte vendi i fundit në Evropë pa asnjë rast COVID-19 (deri më 17 Mars),1 dhe 68 ditë më vonë (më 24 maj), ishte vendi i parë në Evropë që deklaroi se nuk kishte më virus në territorin e tij.2 Por, ndërsa qeveria trumbetonte punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar.

Bosët e klaneve rivale Kavaç dhe Shkaljari, që ishin arrestuar në vitin 2018, tashmë janë që të dy të liruar me kusht nën një mbrojtje të fortë policore, por ndërkohë, cikli i vrasjeve për hakmarrje ndërmjet dy bandave vazhdon i pandërprerë.

Vrasjet për hakmarrje midis grupeve kriminale malazeze nisën pas zhdukjes së një sasie kokaine në Spanjë, në vitin 2014 (gjë që solli edhe një çarje mes grupeve kriminale me bazë në Kotor). Vrasjet vazhduan edhe gjatë krizës së COVID-19, pavarësisht masave të marra për izolim.

Një person u vra dhe një tjetër u plagos më 4 mars, kur makina e tyre shpërtheu pranë një supermarketi në kryeqytetin malazez të Podgoricës. U plagos edhe një kalimtar i rastit. Të dy burrat që ishin brenda në makinë ishin personazhe të njohur nga policia; dhe personi i vrarë mendohet se ishte një nga anëtarët e klanit Shkaljari.3

Pak kohë pas kësaj, katër burra u munduan të vrisnin personin që mendohet se është bosi i klanit rival Kavaç, Radoje Zvicer, në Kiev, më 27 maj.4 Më pas, dy pjesëtarë të klanit Shkaljari u vranë në mënyrë brutale me breshëri armësh automatike në ishullin e Korfuzit, më 23 korrik.5 Këto vrasje ndjekin një prirje që është analizuar nga GI-TOC në një raport të publikuar në korrik 2020, ‘Vrasja e rivalëve: Çfarë tregojnë vrasjet mbi luftën malazeze të drogës’.6

Dy pjesëtarë të rangjeve të larta të klaneve rivale u liruan nga burgu këto kohët e fundit. Ai që mendohet se është

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 2

Page 3: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

kreu i klanit Shkaljari, Jovan Vukotiç (Vukotić), i cili ishte arrestuar në Turqi në vitin 2018, u lirua nga burgu në fund të muajit korrik 2020, ngaqë prokuroria nuk arriti dot që të plotësonte dosjen kundër tij brenda afateve ligjore.7 Vukotiç akuzohej për tentativë vrasje, si dhe për mbajtje të paligjshme armësh dhe eksplozivësh. Më parë ai ka vuajtur një dënim me 15 muaj burg për përdorimin e një pasaporte të falsifikuar. Lirimi i tij me kusht, vjen pas daljes nga burgu të Slobodan Kashçelan (Kašćelan ose Kascalan), që mendohet se është kreu i klanit Kavaç, i cili ishte arrestuar në Pragë në dhjetor 2018.8 Kashçelan u lirua në dhjetor 2019 pasi pagoi garancinë e lirimit me kusht me vlerë rreth 500,000 euro. Prokuroria kishte deklaruar se Kashçelan drejtonte një grup kriminal të përfshirë në trafikimin e drogës, pastrimin e parave, dhe zhvatje.9

Pavarësisht nga natyra e përgjakshme dhe kohëzgjatja e këtij konflikti bandash, që po dëmton reputacionin e Malit të Zi, ky problem u injorua thuajse plotësisht nga politikanët gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan më 30 gusht. A do të ketë vullnet qeveria e re e Malit të Zi për të ndalur këtë luftë kokaine midis klaneve rivale? Ka shenja

se koalicioni i ri qeveritar mund të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj krimit të organizuar – të paktën në letër. Në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet tre partive të koalicionit, që u firmos më 8 shtator 2020, tre kryetarët e partive u zotuan se ‘qeveria e re demokratike në Mal të Zi do të depolitizojë tërësisht institucione qeverisëse kyçe, me qëllim që të zhvillohet një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit’.10

Në realitet, nuk do të jetë e lehtë për qeverinë e re malazeze që të shpërbëjë lidhjet dhe rrjetet e krijuara nga klanet e Kotorit, që janë ingranuar dhe ngulitur thellë në jetën e atij vendit dhe më gjerë, falë sasive të mëdha me para nga trafikimi i kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës perëndimore. Nuk duhet harruar fakti se, ndonëse Partia Demokratike e Socialistëve humbi zgjedhjet për herë të parë pas 30 vjetësh, kryetari i partisë, Milo Xhukanoviç, vazhdon të jetë president i vendit. Sidoqoftë, angazhimi serioz për t’u marrë me këtë problem, duke patur edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar, do të tregojë se qeveria e re e Malit të Zi ka vullnetin dhe aftësinë për të lënë pas disa aspekte të errëta të të kaluarës së vendit.

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 3

Ekspertë të policisë kriminale mbledhin prova pas shpërthimit me eksploziv të një makine në Podgoricë, Mal i Zi, në mars 2020, ku u vra një person që mendohej se ishte pjesëtar i klanit Shkaljari. © PetarJovanovic/eStock

Page 4: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

2. Prodhimi i kanabisit shqiptar kalon në ambiente të mbylluraShqipërisë i ka dalë nami për kultivimin e kanabisit. Në vitin 2014, fshati i Lazaratit u quajt nga BBC si ‘kryeqendra e prodhimit të kanabisit në natyrë’ në Evropë.11 Por kohët e fundit, për disa arsye, duket se ka ndryshime në burimin e tregut, pasi grupet shqiptare po merren gjithnjë e më tepër me rritjen e kanabisit në ambiente të mbyllura në vende të Evropës perëndimore.

Në Shqipëri janë prodhuar sasi të konsiderueshme kanabisi që nga fillimi i viteve 1990. Pas rënies së komunizmit, vendi u shndërrua në një nga burimet kryesore të kanabisit për tregun evropian. Kushtet natyrore janë të përshtatshme për rritjen e kanabisit, dhe ky treg u stimulua nga qeverisja e dobët, korrupsioni dhe pozita gjeografike – pranë Greqisë, Italisë, dhe Evropës qendrore. Po kështu, edhe varfëria dhe oportunizmi, pas atij tranzicioni kaotik në demokraci dhe treg të lirë, ndikuan në rritjen e prodhimit të kanabisit.12

Brenda një dekade, me përdorimin e teknikave më efikase të rritjes së bimës, dhe stabilizimin e korridoreve të trafikimit, kultivimi i kanabisit u bë një biznes me vlerë një miliard euro. Kjo ekonomi e paligjshme mbante me të ardhura dhjetëra mijëra fshatarë, kalonte të ardhura nga droga në politikë dhe biznese, si dhe pasuroi trafikantët në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ndonëse kanabisi prodhohej anembanë vendit, që nga fillimi i viteve 2000 epiqendra ishte Lazarati. U kthye në një sekret

që dihej nga të gjithë, një zonë e paprekshme e kultivimit të kanabisit, që pasuronte ekonominë lokale, politikanët dhe trafikantët. Ndryshimi i qeverisë në vitin 2013, si dhe presioni nga komuniteti ndërkombëtar, solli një goditje të fortë kundër kanabisit, duke përfshirë edhe përplasje me armë midis policisë dhe kultivuesve të armatosur të kanabisit në Lazarat, në qershor 2014.13

Sidoqoftë, kjo ndërhyrje nuk e zgjidhi problemin - thjesht e zhvendosi. Kultivimi i kanabisit u përhap nëpër të gjithë vendin në vitin 2016, kur u regjistrua një rritje e ndjeshme e prodhimit dhe fitime të mëdha.14 Në vend që prodhimi të përqendrohej në pak zona të izoluara, si Lazarati apo Malësia e Dukagjinit, bima fitimprurëse po mbillej gati nëpër të gjithë vendin. Kjo i krijoi mundësi trafikantëve shqiptarë që të ngjisnin shkallët e krimit –duke i investuar fitimet nga kanabisi në tregun e kokainës, dhe shumë shpejt u bënë një nga faktorët kryesore në Amerikën Latine dhe Evropën perëndimore.15

Operacione të shumta policore që nga viti 2017 duket se kanë arritur që të ulin nivelin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Mund të ketë një rritje të vogël të prodhimit për vitin 2020, por është akoma herët për të gjykuar mbi këtë pikë, sidomos po të kemi parasysh ndikimin e COVID-19 mbi prodhimin e kanabisit, pasi pandemia filloi rreth kohës kur duheshin mbjellë farat e kanabisit. Nga njëra anë,

0

100 000

200 000

300 000

400 000

500 000

600 000

700 000

800 000

900 000

1 000 000

1 100 000

1 200 000

1 300 000

1 400 000

1 500 000

1 600 000

1 700 000

1 800 000

1 900 000

2 000 000

2 100 000

20192018

20172016

20152014

20132012

20112010

20092008

20072006

20052004

20032002

20012000

19991998

19971996

1995

383 968

91 496

256 857281 730

484 958

168 298

737 57

332 186

74 052

177 074

125 292

37 216 21 267

76 185 98 491

551 414

647 519

1 856 962

167 417

807

62 742

145 175

26 32124 165

55 179

FIGURA 1 �Numri�i�bimëve�të�kanabisit�të�shkulura�në�Shqipëri�gjatë�periudhës�1995–2019�(të�dhënat�për�2015–2019�merren�për�periudhën�Qershor–Dhjetor).

BURIMI: Policia e Shtetit

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 4

Page 5: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

PërmetTepelenë

Memaliaj

Vlorë

Fier

Mallakastër

Tiranë

Elbasan

Librazhd

Dibër

Kukës

Deti Adriatik

Korfuz

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Prespës

Liqeni i Shkodrës

Tiranë

Kurbin

Malësia e Dukagjinit

Fushë-Krujë

Lazarat

Republika e Maqedonisë

së Veriut

Mali i ZiKosovë

Greqi

NKufiri i prefekturësKufiri i nën-prefekturësZona ku kultivohet kanabis

FIGURA 2 Zona�të�kultivimit�të�kanabisit�në�Shqipëri�në�vitin�2019.

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 5

Page 6: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

fshatarët mund të kenë patur probleme për kultivimin e kanabisit si pasojë e kufizimeve të vendosura nga izolimi dhe shtetrrethimi; por nga ana tjetër, edhe policia mund të jetë treguar më pak vigjilente, si pasojë e prioriteve të tjera. Sipas të dhënave më të fundit të ministrisë së brendshme, gjatë muajit qershor 2020 policia shkuli 36,044 rrënjë, me shumë se dyfishin e bimëve (14,595) të shkulura gjatë të njëjtit muaj në vitin 2019.16

Ndryshe nga pesë vite më parë, kur kanabisi mund të blihej për 150 deri në 700 euro për kilogram, në ditët e sotme çmimi me shumicë ka arritur në 1,300 euro, si pasojë e ofertës relativisht të ulët. E ndërsa çmimet janë të larta, po kaq i lartë është edhe niveli i rezikut.

Për shembull, transportimi i kanabisit –me skaf për në Itali – mendohet se kushton rreth 300 euro për kilogram. Po kështu, policia është bërë më vigjilente në Shqipëri dhe vendet fqinje, duke e bërë trafikimin e drogës një biznes gjithnjë e më të rrezikshëm.

Në ditët e sotme, ndonëse Shqipëria mbetet prodhuesi kryesor i kanabisit në Evropë,17 disa grupe kriminale duket se po i transferojnë aktivitetet e tyre në vende të Evropës perëndimore, ku kërkesa është më e lartë, dhe ka më pak

rreziqe. Gjatë katër viteve të fundit, vihet re një prirje e re – që mund të dallohet edhe nga raportet e policive në vende të Evropës perëndimore – investime nga ana e grupeve kriminale shqiptare në kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura në shtete si Spanja, Hollanda, Belgjika, dhe Britania e Madhe. Ky transformim ndjek llogjikën e tregut – kërkesa për marihuanë është e lartë në vende të Evropës perëndimore, dhe për rrjedhojë edhe fitimet janë të mëdha. Një kilogram kanabis i rritur në ambiente të mbyllura në një vend të Evropës perëndimore shitet për rreth 3,000 euro. Kjo shifër është 30 për qind më e lartë se çmimi që paguhet në Evropën perëndimore për kanabisin e rritur në Shqipëri. Po të llogaritësh edhe kostot dhe rrezikun e trafikimit të drogave nga Shqipëria, është e qartë se ka shumë avantazhe në prodhimin e kanabisit pranë tregut të shitjes.

Rritja e kanabisit në ambiente të mbyllura siguron dhe një produkt me cilësi më të lartë. Kanabisi që rritet në natyrë, ashtu si edhe bimë të tjera, ndikohet nga kushtet klimaterike dhe probleme të tjera që mund të vënë në rrezik të gjithë masën e bimëve. Rritja e kanabisit në ambiente të mbyllura kryhet në mjedise ku kontrollohet drita, temperatura, dhe lagështia, madje mund të kontrollohet edhe niveli i THC (substanca psikoaktive e

Kultivim�i�kanabisit�në�ambiente�të�mbyllura. © Uriel Sinai/Getty Images

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 6

Page 7: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

drogës), ndërsa drita konstante dhe ujitja e kontrolluar mund të shpejtojë ciklin e prodhimit, duke bërë të mundur vjeljen e bimëve çdo tre-katër muaj.

Ndonëse kultivimi i kanabisit mund të jetë reduktuar ndjeshëm në vend, grupe kriminale duket se vazhdojnë të jenë aktivë në kultivimin e kanabisit në vende të tjera. Këto ndryshime në sistemin e furnizimit ka të ngjarë të sjellin një transformim të fokusit dhe vëmendjes së forcave të rendit, pasi institucionet ligjzbatuese në Evropën perëndimore duhet të merren me një problem të ri brenda vendeve te tyre.

Nga ana tjetër, reduktimi i kultivimit të kanabisit në Shqipëri, që siguronte të ardhura për shumë fshatarë të zonës, duhet që të shoqërohet me rritjen e kujdesit dhe ndihmës social-ekonomike për të zvogëluar shanset18 e kthimit pas tek varësia ndaj ekonomisë drogë-prodhuese.

Ia vlen të përmendet fakti se ka shenja se kultivimi i kanabisit vazhdon edhe në vende të tjera të Ballkanit perëndimor. Në një rast të bujshëm, policia në Serbi arrestoi pronarin e një kompanie ushqimesh organike, Predrag Koluvija, pasi u gjetën 65,581 bimë kanabis, dhe rreth 650 kilogramë marihuanë e tharë, me një peshë totale prej reth 3,954 kilogramë (4 tonë). Po kështu

konfiskuan armë, pajisje survejimi, si dhe një makinë me shenja policie në terrtorin e kompanisë Jovanjica në Stara Pazova, Vojvodinë.19 Kjo ishte një nga sasitë më të mëdha me drogë të konfiskuara ndonjëherë në Serbi.20 Çështja gjyqësore kundër pronarit të kompanisë së ushqimeve, dhe tetë të akuzuarve të tjerë, nisi në korrik. Ky rast ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe si pasojë e dyshimeve mbi lidhjet e të akuzuarve me politikën, dhe bashkëpunëtorë të tyre në shërbimet informative shtetërore.

Mbetet për t’u parë nëse ky ishte një rast i izoluar apo një prirje e re për shtimin e kultivimit të kanabisit në Serbi, dhe në rajon. Sasi të vogla kanabisi janë raportuar në Kosovë (policia gjeti 1,753 bimë kanabis gjatë periudhës janar-qershor 2020).21 Në Bosnjë Hercegovinë, Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes zbuloi në muajin qershor një pikë për rritjen e kanabisit në ambient të mbyllur në Sarajevë,22 ndërsa janë raportuar edhe raste të kultivimit të sasive të vogla të kanabisit në natyrë. Në Maqedoninë e Veriut, kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore është lejuar me ligj që nga viti 2016, duke vendosur kushte dhe kritere strikte për marrjen e liçensës.

GI-TOC do të hedhë më shumë dritë mbi tregjet e drogave në vendet e Ballkanit perëndimor në një raport që do të publikohet gjatë muajve të parë të vitit 2021.

3. Paratë vijnë në shtëpi për pushimeGjatë periudhës qershor - gusht në sezonin e verës, policia në Shqipëri konfiskoi disa qindra mijëra euro në para të thata, në pikat kryesore të kalimit kufitar, dhe në aeroportin Nënë Tereza. Por kjo është vetë maja e ajsbergut, pasi çdo vit miliona euro hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, një shembull tipik i transferimit të paligjshëm të parave drej vendeve të Ballkanit perëndimor.

Kontrolli i kufirit në rajon përqendrohet kryesisht mbi gjetjen dhe kapjen e ngarkesave me cigare kontrabandë, drogave, dhe mallrave të falsifikuara, por më pak vëmendje i kushtohet kalimit të paligjshëm të parave. Pjesa më e madhe e këtyre parave janë të ardhura kriminale.23

Kalimi i kufirit me para me vete nuk paraqet shumë rrezik. Të ardhura nga krimi nga vende të Bashkimit Evropian dhe

Britania e Madhe shpesh fshihen në ndarje dhe xhepa të fshehta në makina dhe kamionë, dhe transportohen përtej kufijve. Sipas një raporti të publikuar kohët e fundit nga GI-

TOC mbi prurjet e paligjshme financiare, elementë kriminalë i kërkojnë edhe pjesëtarëve të familjes, të afërmve dhe miqve që të marrin me vete kur kthehen në shtëpi shuma parash në këmbim të një shpërblimi të vogël. Edhe persona që punojnë në mënyrë të ndershme në vende të huaja, por që paguhen me para në dorë, shpesh kërkojnë nga individë me pasaporta të BE-së apo Britanisë së Madhe (si dhe nga shtetas amerikanë, kanadezë, apo nga vende të tjera me pasaporta ‘të forta’) që t’i dërgojnë paratë e tyre në vendet e origjinës.24 Një shofer kamioni tregoi se paguhet me 10 për qind të shumës së parave që arrin të transportojë. Elementë kriminalë që jetojnë në Britaninë e Madhe, që njihen edhe si “çunat e Londrës’, thuhet se paguajnë mirë për këto shërbime.25 Kalimi i paligjshëm i parave ka prirje të shtohet gjatë muajve të verës kur emigrantët kthehen në shtëpi për pushime.

Kjo tabelë rendit rastet e konfiskimit të sasive të parave në hyrje dhe dalje nga Shqipëria, gjatë periudhës qershor - gusht 2020, duke përfshirë edhe aeroportin e Rinasit.

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 7

Page 8: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

Pika e kalimit Data Sasia e kapur

Durrës 13 qershor 2020 €498 850Rinas 3 korrik 2020 €18 500Rinas 3 korrik 2020 €12 900Morinë 5 korrik 2020 CHF 77 160Rinas 7 korrik 2020 GBP 15 000Tre Urat 9 korrik 2020 GBP 26 820Durrës 28 korrik 2020 €78 730Rinas 31 korrik 2020 €15 000Rinas 5 gusht 2020 GBP 22 000Rinas 28 gusht 2020 GBP 31 850Rinas 28 gusht 2020 GBP 10 000

FIGURA 3 Sasitë�e�parave�të�konfiskuara�në�Shqipëri,�qershor�–�gusht�2020.

BURIMI: Informacion i dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Këto shifra nuk janë asgjë në krahasim me një rast të bujshëm në qershor 2018, kur doganierët e portit të Durrësit konfiskuan 3.4 milionë euro në rimorkion e një kamioni që vinte nga Belgjika (që është një nga pikat kryesore të hyrjes së kokainës nga Amerika Latine në Evropën perëndimore).26

Hyrja dhe dalja e sasive të mëdha të parave nga vendet e Ballkanit perëndimor është relativisht e lehtë për t’u fshehur, pasi një pjesë e aktivitetit të përditshëm ekonomik kryhet me pagesa me para në dorë. Madje është diçka e

zakonshme që të kryhen blerje me para në dorë edhe për shifra të mëdha, si blerja e pronave luksoze. Ndonëse pjesa më e madhe e këtyre transaksioneve janë thjesht informale, dhe jo të paligjshme, ato krijojnë hapësira dhe mundësi që elementë kriminalë të mbledhin, të lëvizin, dhe të fshehin sasi të mëdha parash pa lënë asnjë gjurmë në sistemin e rregullt financiar.

Përse kryhen pagesa me para në dorë për shuma të mëdha, në vend që të bëhen transaksione bankare apo transferta të shpejta të parave? Ka mungesë besimi në

Kartëmonedha�me�vlerë�16,000�euro�u�gjetën�të�fshehura�në�një�qese�plastike�në�kabinën�e�një�kamioni�që�po�kalonte�për�në�Kosovë�nga�pika�e�kalimit�kufitar�të�Bllacës�në�Maqedoninë�e�Veriut,�qershor�2020.

© Drejtoria e doganave e Maqedonisë së Veriut, http://www.customs.gov.mk/index.php/mk/informacii-mk/vesti-mk/2584-otkrieni-migranti-i-zapleneta-razna-stoka-devizi-domashna-rakija-cigari-i-falsifikati

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 8

Page 9: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

sistemin bankar e financiar, apo kanë ndonjë gjë për të fshehur? Apo kemi të bëjmë me një problem sistemik, që mund të lidhet me fakin se një pjesë e madhe e popullatës (veçanërisht në veri të vendit) nuk kanë llogari bankare apo akses në bankomate?27 Cilado qoftë arsyeja, mungesa e transparencës natyrisht që lë vend për dyshime. Ka raportime se biznesmenë të fuqishëm që punojnë në rajon mbajnë me vete shuma të mëdha parash kur udhëtojnë nga një vend në tjetrin, por konsiderohen si të ‘paprekshëm’ nga punonjësit e doganave. Gjatë një interviste, një punonjës doganash përmendi emrin e një biznesmeni, që dyshohet se transporton para ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe ngaqë ka investime në të dy vendet. Punonjësi i doganave tha, ‘Nuk guxon njeri t’ia kontrollojë bagazhin e makinës, kaq i fuqishëm është. Askush nuk guxon ta ndalojë dhe t’i kontrollojë makinën.’28

Kjo është një çështje që kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje nga forcat e zbatimit të ligjit. Qeveritë duhet

të trajnojnë dhe të inkurajojnë personelin e kufirit, duke përfshirë edhe policinë dhe punonjësit e doganave, që t’i japin prioritet kalimit të paligjshëm të parave në vend që të kufizohen vetëm tek droga dhe mallrat kontrabandë. Në mënyrë që të arrihet ky ndryshim prioritetesh, mund të jetë e nevojshme që të shtohet numri i personelit dhe të pajisen me aparatura dhe bazë teknike për të diktuar kontrabandën e parave (si qen për diktimin e parave, dhe apatura skanimi me rreze X).

Megjithatë, nuk mjafton vetëm zbulimi i kësaj kontrabande. Ky aktivitet duhet dekurajuar duke ndërmarrë hetime mbi origjinën e parave të kapura. Transferimi i paligjshëm i parave është vepër penale që mund të luftohet duke ndryshuar qëndrimet, si të personave që kalojnë para kontrabandë, ashtu dhe të atyre që shpesh bëjnë një sy qorr.

4. Korrifdori ballkanik dhe COVID-19: Më shumë kufizime, më shumë vuajtjePesë vite më parë, dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë kaluan nëpër Evropën juglindore duke u munduar që të arrijnë në perëndim. Në ditët e sotme, korridori ballkanik është mbyllur thuajse fare: në kufij është rritur niveli i sigurisë, dhe emigrantët e refugjatët e dëshpëruar po detyrohen të zmbrapsen. Kriza humanitare po përkeqësohet gjithnjë e më shumë pasi grupe me njerëz të rraskapitur nuk janë në gjendje të lëvizin, dhe kanë akses të kufizuar në kujdes shëndetësor. Të vetmit që përfitojnë nga kjo situatë janë trafikantët e emigrantëve.

Ndonëse numri i emigrantëve dhe azilkërkuesve që lëvizin nëpër Ballkan është shumë herë më i ulët se gjatë periudhës së kulmit, në vitin 2015, ka akoma njerëz që e marrin në sy rezikun. Duke qenë se kufiri midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është bërë më i vështirë për t’u kaluar, duket se fluksi i emigrantëve është spostuar për në perëndim, duke kaluar nga Greqia nëpër kufirin jeshil me Shqipërinë dhe më tej drejt Malit të Zi. Në vitin 2019, reth 12,000 të huaj u ndaluan në Shqipëri, dhe më shumë se gjysma e tyre aplikuan për azil (6,678), një shifër që është gati 11 herë më e madhe në krahasim me vitin 2017.29 Shumica më e madhe e këtyre azilkërkuesve dhe emigrantëve janë nga Siria, të ndjekur nga Iraku, Pakistani, Maroku, Algjeria, Libia, Palestina, dhe Afganistani. Kjo ka krijuar një situatë të favorshme për trafikantët e qenieve njerëzore. Për shembull, në qershor 2019, policia shqiptare shkatërroi një grup kriminal (i drejtuar nga një turk) që mundohej

të kalonte ilegalisht sirianë, turq, dhe irakenë nga Greqia për në Evropën perëndimore.30 Një muaj më pas u godit një rrjet trafikimi ndërsa po mundoheshin të kalonin tetë shtetas pakistanezë nga Greqia për në Shqipëri dhe Mal të Zi. Më 10 shtator 2020, policia shqiptare police goditi një rrjet trafikimi që po mundohej të kalonte 16 emigrantë drejt BE-së.31

Për t’iu kundërvënë këtyre ndryshimeve, Frontex – agjencia e kufirit dhe rojës bregdetare të BE – filloi patrullimin e kufirit të Shqipërisë me Greqinë në vitin 2019. Kjo është hera e parë që Frontex kryen një mision në vende të Ballkanit perëndimor. Në dhjetor 2019, Këshilli për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Malit të Zi vendosi që të angazhonte ushtrinë për të ndihmuar policinë kufitare. Qeveria e kaluar malazeze po mendonte që të bënte një rrethim me gardh, tip kloni, të kufirit me Shqipërinë, duke përdorur tela që ia dha qeveria hungareze. I mbetet qeverisë së re që të vendosë nëse ky gardh do të ndërtohet apo jo.

Në ditët e sotme, numri i personave në lëvizje është relativisht i ulët, si pasojë e rritjes së nivelit të sigurisë në kufij, dhe izolimit nga COVID- 19. Për shembull, në shkurt 2020, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët raportoi se 2,633 emigrantë të rinj kishin hyrë në Serbi. Në mars, kishte 1,669 hyrje të reja, ndërsa në muajin prill, në kulmin e pandemisë, u regjistruan vetëm 270 persona.32

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 9

Page 10: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

FIGURA 4 Korridoret�kryesore�për�trafikimin�e�emigrantëve�në�Ballkanin�perëndimor.

Deti Adr iatik

Republika e Serbëve të

Bosnjës

S H Q I P Ë R I

M A Q E D O N I A E V E R I U T

S E R B I

KO S O V Ë

MALI I ZI

B O S N J Ë H E R C E G O V I N A

I TA L I

G R E Q I

R U M A N I

H U N G A R I

K R O A C I

S L L O V E N I

K R O A C I

RepublikaSrpska

Federata e Bosnjës

LubjanëZagreb

Beograd

Prishtinë

Sarajevë

TuzlaBijeljinaDobojBanja LukaBihaç

Klagushë e Madhe

Ushivak

Trebinje

Tiranë

Podgoricë

Nikshiç

© S Ballard (2020)

D rina

Drava

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 10

Page 11: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

Pandemia shkaktoi kufizime të konsiderueshme të lëvizjeve brenda vendeve, dhe ndërmjet shteteve. Në Serbi, pati një kufizim strikt të lëvizjeve dhe u vendos shtetrrethim në 20 qendra pritjeje dhe qendra për azilkërkues. Refugjatët dhe emigrantët që kapeshin nga policia jashtë kampeve i kthenin pas në këto qendra. Në Bosnjë Hercegovinë, emigrantët që hynin në territorin e Republikës së Serbëve të Bosnjës (Republika Srpska) detyroheshin që të kalonin në Federatën e Bosnjë Hercegovinës.33 Si pasojë e këtyre zhvillimeve po rëndohet situata në verilindje të vendit, në zonën rreth Bihaç, në Federatën e Bosnjë Hercegovinës, pranë kufirit me Kroacinë.34 Si rezultat, hyrja në kantonin Una-Sana, pranë kufirit kroat, është kufizuar për të penguar fluksin e emigrantëve.35

Shumica e emigrantëve dhe azilkërkuesve po mundohen të kalojnë tranzit nëpër rajon. Në Mal të Zi, për shembull, njerëzit që kalojnë nëpër këtë shtet zakonisht janë të rinj nga Maroku, Algjeria, Afganistani, Iraku, dhe Siria. Pjesa dërrmuese e atyre që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare largohen vullnetarisht nga Mali i Zi – madje edhe para se të merret vendimi në lidhje me aplikimin e tyre.

Sidoqoftë, si pasojë e COVID-19 dhe mbyljes së korridorit ballkanik, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për emigrantët dhe azilkërkuesit që të largohen nga ky rajon për në Evropën perëndimore. Kjo po krijon një krizë humanitare, dhe një grup të madh njerëzish të dëshpëruar që mund të shfrytëzohen nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Emigrantë�që�kërkojnë�azil�mundohen�të�ngrohen�në�një�ndërtesë�të�abandonuar�në�kampin�Bira�në�Bihaç. © Iain Burns/SOPA Images/LightRocket nga Getty Images

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 11

Page 12: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

Problemi më i madh ndeshet në veriperëndim të Bosnjë Hercegovinës, pranë kufirit me Kroacinë (pikës së hyrjes në BE). Si pasojë e tejmbushjes së kampeve ekzistuese në kantonin Una-Sana, shumë persona detyroheshin të flinin nëpër rrugë. Ky problem u zgjidh në pranverën e vitit 2020 me hapjen e një kampi të ri në Lipa. Aktualisht, rreth 1,100 emigrantë po jetojnë në një kamp, që është ndërtuar për 1,000 persona.36 Sidoqoftë, disa dëshmitarë okularë i raportuan studiuesve tanë se ka akoma qindra emigrantë që jetojnë në pyllin përreth kampit.

Dëshpërimi dhe acarimi i emigrantëve duket se sa vjen e shtohet: ka patur raportime mbi përplasje dhe zënka midis grupeve të ndryshme etnike në kampin e Sarajevës,37 dhe mendohet se një nga arsyet është zënia e pikave më të mira për të lypur në kryeqytetin e Bosnjës. Edhe banorët vendas në Bihaç dhe në Kladushën e Madhe (Velika Kladuša) janë acaruar dhe po bëhen merak, jo vetëm për numrin gjithnjë në rritje të emigrantëve dhe refugjatëve në komunitetet e tyre, por edhe nga krimet e vogla dhe frika e përhapjes së COVID.38 Disa të tjerë po përfitojnë nga situata duke dhënë me qera apartmente, apo duke u marrë me transportimin e emigrantëve, për shembull, duke punuar si taksi nga kantoni Una-Sana Canton në drejtim të Tuzlës, apo Sarajevës. Thuhet se çmimi i rrugës nga Kladusha e Madhe deri në Sarajevë është rreth 100 euro për person.

Ky bllokim njerëzish në veriperëndim duket se po shtyn disa azilkërkues dhe emigrantë, që hyjnë në Bosnjë nga jugu, ta hedhin vështrimin nga lindja dhe jo nga perëndimi: kohët e fundit ka patur raportime se emigrantët po mundohen të kalojnë nga Bosnja në Mal të Zi, në drejtim të Nikshiç, duke kaluar anash pikës kufitare në Klobuk, në jug të Bosnjës. Sipas burimeve nga policia kufitare e Bosnjës, më shumë se 400 persona në muaj mundohen të kalojnë nëpër këtë korridor, dhe trafikantët e qenieve njerëzore paguhen nga 200 deri në 1,000 euro për kalim (në varësi të vendit ku dërgohen).

Ndonëse pati raportime se çmimet për kalime të paligjshme u rritën pas heqjes së kufizimeve dhe izolimit në fillim të muajit maj – si pasojë e rritjes së kërkesës – ato tashmë janë stabilizuar. Në fakt, raportohet se çmimet për kalimet e lumit Drina, në kufirin midis Serbisë dhe Bosnjës, janë ulur (në rreth 200 euro për person), çka sugjeron se mund të jetë reduktuar lëvizja në këtë korridor.39

Nuk është e qartë se sa të organizuara janë rrjetet lokale të trafikimit. Në disa raste, emigrantët tentojnë të kalojnë kufirin pa ndërmjetës. Në raste të tjera, aktiviteti duket se zhvillohet nga banorë vendas që mundohen të shfrytëzojnë situatën, apo nga kontrabandistë të vegjël që e njohin mirë terrenin. Shumë nga emigrantët në lëvizje janë të varfër. Për pasojë, fitimet nga trafikimi i njerëzve varen nga volumi: si në rastin e grupeve të mëdha që lëvizin njëkohësisht, apo në rastin e një rrjedhe konstante grupesh të vogla të drejtuar drejt të njëjtës pikë. Shumica e personave në këtë rrjedhë njerëzimi lëvizin nga një pikë në tjetrën, në varësi të këshillave që u jepen nga trafikantët, miqtë, apo banorët vendas. Edhe policia paguhet ndonjëherë që të bëjë sikur nuk shikon gjë.

Gjatë udhëtimit në distanca të mëdha, emigrantët detyrohen që t’iu drejtohen për ndihmë trafikantëve – nëse kanë para për t’i paguar. Sa më e gjatë të jetë distanca, aq më i lartë do të jetë çmimi. Fitimet më të mëdha regjistrohen nga ata që mund të organizojnë dhe mundësojnë udhëtimin nëpër Ballkanin perëndimor, për shembull, nga Turqia në Greqi, nëpër Maqedoninë e Veriut ose Shqipëri, drejt Malit të Zi dhe Serbisë për në Hungari, apo nga Bosnjë Hercegovina për në Kroaci dhe Slloveni. Ka të dhëna se disa nga këto rrjete janë përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar.40 Për shembull, në fillim të muajit shtator 2020, pesë persona u arrestuan nga policia e Bosnjës,41 duke përfshirë edhe dy shtetas serbë, që kërkoheshin nga INTERPOL për kontrabandë dhe trafikim të qenieve njerëzore.

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 12

Page 13: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

5. Nën shënjestër: Gazetaria investigative në Mal të Zi

Vladimir Otasheviç,�fitues�i�disa�çmimeve�të�gazetarisë�investigative�në�Mal�të�Zi,�dhe�redaktor�i�rrjetit�LUPA�për�raportim�mbi krimin dhe korrupsionin, i shpjegon studiueve�tanë�përse�investigimi�i�krimit�dhe korrupsionit në Mal të Zi është punë me rrezik.

Si mund ta përshkruash panoramën mediatike në Mal të Zi? Çfarë roli luajnë organet mediatike publike dhe të pavarura, si dhe ato që mbështeten nga donatorë ndërkombëtarë?

Panorama mediatike në Mal të Zi është shumë e polarizuar. Organet mediatike ndahen në dy grupe: në ato që mbështesin qeverinë që humbi zgjedhjet, dhe ato që mundohen të punojnë në mënyrë profesionale. Këto të fundit kanë më shumë audiencë, dhe gëzojnë mbështetje financiare nga komuniteti ndërkombëtar. Sidoqoftë, kompanitë e pavarura mediatike po kalojnë një periudhë të vështirë me rënie të prurjeve financiare.

Në vendin tonë, influenca e qeverisë ka qenë aq e madhe saqë shumë kompani, pjesa më e madhe e tyre të lidhura me shtetin, nuk duan që të bëjnë reklamë në organe mediatike që kritikojnë ata që janë në pushtet. Po kështu, gazetarët paguhen pak, dhe kjo e bën të vështirë që të sigurojnë një jetesë normale. Rroga mesatare e gazetarit është një palo 500 euro në muaj.

Radio televizioni publik në Mal të Zi është kontrolluar për dekada me rradhë nga forcat politike qeverisëse. Në fakt, mund të jetë më me vend që ta quajmë radio televizion partiak. Mungesa e objektivitetit në raportim është vënë re edhe nga OJQ të angazhuara për lirinë e medias, si dhe nga raporte ndërkombëtare. Të gjithë jemi të mendimit se ai është shumë larg nivelit të radio televizionit publik që meritojnë shtetasit e këtij vendi.

Sa të pavarur janë gazetarët në Malin e Zi në raportimet e tyre?

Në përgjithësi, gazetarët në Mal të Zi, sidomos ata që punojnë për media pro-qeveritare, ndikohen shumë nga regjimi politik. Edhe në mediat e pavarura ka ndonjëherë presione nga reklamuesit e mëdhenj. Mungesa e lirisë së medias në këtë vend është problem i madh, gjë që tregohet edhe nga sulmet e shumta kundër gazetarëve, vetëm se thonë të vërtetën. Gjatë 18 viteve të fundit ka patur 70 sulme të raportuara kundër gazetarëve në Mal të Zi, duke përfshirë edhe një vrasje.

Çfarë lloj artikujsh shkruan LUPA?

Ne publikojmë kryesisht artikuj rreth krimit të organizuar dhe përfshirjes së politikës në tregje kriminale. Artikujt tanë përqendrohen gjithashtu edhe mbi korrupsionin dhe abuzimin e pushtetit nga zyrtarë publikë. Po kështu, ne fokusohemi edhe mbi çështje që lidhen me varfërinë dhe padrejtësinë shoqërore në Mal të Zi. Çdo lloj gazetarie investigative është me interes për ne, por pika kryesore është zbulimi i lidhjeve midis krimit të organizuar dhe elitave politike në këtë vend.

Verën e kaluar, publikuam një artikull që tregonte se si një pronë e zotëruar nga kryetari i parlamentit të Malit të Zi – që bën pjesë në partinë që ka qeverisur vendin për dekada me rradhë – ishte shitur në një aferë korruptive. Në artikull zbulohen edhe veprimtari të pastrimit të parave të pista.

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 13

Page 14: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

Si rezultat i këtij artikulli, prokuroria nisi një hetim mbi pronat e kryetarit të parlamentit, si dhe mbi transaksionet në lidhje me shitjen e pronës.

Cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballet LUPA?

Çështja kryesore për ne është siguria, pasi raportojmë mbi disa nga personat më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm në vend. Ne mundohemi që të reduktojmë rreziqet duke instaluar dhe përdorur aplikacione sigurie në telefona celularë dhe pajisje të tjera. Dyshojmë se jemi nën survejimin e shërbimit informativ kombëtar të Malit të Zi. Në vendin tonë nuk është ndonjë gjë e pazakontë që të tërheqësh vëmendjen e tyre – në fund të fundit, mendohet se edhe diplomatë të huaj trajtohen po njëlloj. Një tjetër problem është edhe nevoja për mbështetje financiare të qëndrueshme.

Cilat janë rreziqet kryesore për gazetarët në Mal të Zi, kur investigojnë mbi çështje që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin?

Mjafton të kujtosh se 16 vjet më parë, Dusko Jovanovic, redaktor i gazetës Dan, u vra pasi u qëllua nga një makinë në lëvizje. Ky incident vazhdon të jetë një shembull tronditës edhe sot e këaj dite mbi rreziqet me të cilat përballen gazetarët. Në vitin 2018, Olivera Lakic, një reportere e gazetës Vijesti u qëllua me armë, por për fat të mirë shpëtoi. Këto, dhe shumë incidente të tjera që kanë ndodhur në këtë vend, si kërcënimet me vdekje që kam marrë në vitin 2017, nga vëllai i kryeministrit që po ikën nga detyra, janë kujtesa të përditshme të rreziqeve reale me të cilat përballen gazetarët që investigojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në Mal të Zi.

Kontrabanda e cigareve dhe armëve, si dhe trafikimi i drogës janë disa nga temat më të rrezikshme që mund të mbulosh si gazetar. Njerëz kanë frikë për jetën e tyre. Dhe ti (si gazetar) nuk vë në rrezik vetëm jetën tënde, por edhe të atyre që ke pranë. Të marrim rastin e Olivera Lakic. Përpara se ta qëllonin, e kishin kërcënuar se do t’i përdhunonin vajzën. Këto kërcënime erdhën pasi ajo shkroi një seri artikujsh investigativë mbi kontrabandën e cigareve në Mal të Zi. Në kushte të tilla, është e kuptueshme që shpesh familjet mundohen që t’i bindin gazetarët që të mos rrezikojnë shumë në punën e tyre.

Çfarë mund të bëhet për të ndryshuar situatën?

Mund të ketë ndryshime të mëdha me qeverinë e re malazeze. Mali i Zi është i vetmi vend në Evropë që ka

patur të njëjtën qeveri që nga rënia e murit të Berlinit – të njëjtët njerëz kanë qenë në pushtet për tre dekada. Sa më të forta të jenë lidhjet ndërmjet krimit të organizuar dhe njerëzve në pozita vendimmarrëse në shtet, po aq më të forta do të jenë edhe rrënjët e krimit të organizuar, dhe po aq më e vështirë do të jetë lufta kundër tij. Në vende me demokraci të fortë krimi i organizuar është më i dobët. Por pas 30 vjetësh qeverisjeje njëpartiake, Mali i Zi, për fat të keq, është shumë larg standardeve të një demokracie të fortë.

Shpresojmë se qeveria e re do ta ndryshojë për mirë situatën, dhe të lejojë lirinë e medias, dhe të krijojë një mjedis më të mirë për gazetarët. Po ashtu shpresojmë se qeveria e re do të ndërmarrë hapa konkrete për të luftuar korrupsionin. Presim që të ketë transparencë në lidhje me aferat e qeverisë së kaluar, dhe marrëveshjeve të reja të kësaj qeverije të re. Transparenca është një nga shqetësimet kryesore për gazetarët, pasi ka munguar për një kohë kaq të gjatë. Për shembull, qeveria që humbi zgjedhjet i konsideronte shpenzimet e buxhetit si sekret. Kjo duhet të marrë fund. Po kështu, shpresojmë se qeveria e re do të amendojë ligjin për lirinë e informimit, në mënyrë që të kemi më shumë akses në informacione shtetërore.

Presim gjithashtu që të reformohet sistemi i drejtësisë. Duam që të rihapet çështja e Dusko Jovanovic, së bashku me çështje të tjera të pazgjidhura të dhunës kundër gazetarëve. Në këtë mënyrë, gazetarët do të ndihen më të mbështetur dhe më të sigurtë, dhe kjo mund të shërbejë si masë parandaluese ndaj incidenteve dhe kërcënimeve të mundshme në të ardhmen.

Çfarë hapash duhen hedhur që të krijohet një rezistencë ndaj krimit të organizuar në Mal të Zi, dhe në përgjithësi në Ballkanin perëndimor?

Një hap i parë i rëndësishëm është një qeveri më e mirë dhe transparente. Duhet të përmirësohet edhe situata ekonomike dhe shoqërore, duke ulur nivelin e papunësisë, dhe duke krijuar shanse më të mira për punësim. Është shumë e rëndësishme që të ofrohen mundësi më të mira ekonomike dhe shoqërore për komunitetet e prekura nga krimi dhe korrupsioni, për të evituar situata ku varfëria dhe mungesa e alternativave i detyron njerëzit që t’i drejtohen krimit të organizuar.

Gjithashtu, është me rëndësi jetike që forcat e zbatimit të ligjit në Mal të Zi, si policia dhe prokuroria, të përballen me klanet kriminale nga Kotori, që janë përfshirë në një konflikt të përgjakshëm që nga viti 2014. Mungesa e procedimeve penale ka sjellë akumulimin e pasurive të mëdha nga këto

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 14

Page 15: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

dy grupe kriminale dhe bashkëpunëtorët e tyre. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur: këto grupe kriminale duhet të ishin shkatërruar që në fillimet e tyre, por ishte e qartë se nuk kishte vullnet politik nga ana e autoriteteve. Ndoshta, një qeveri e re mund të përballet më me forcë me këtë problem, me njerëz më të guximshëm, me vullnet politik dhe me burimet e nevojshme.

Si gazetarë, do të djekim nga afër punën e qeverisë së re, dhe do të jemi gjithmonë kritikë kur të bëhen gabime. Është e rëndësishme që qeveria e re të punojë në mbrojtje të interesave të qytetarëve të vendit. Nëse nuk e bëjnë këtë, do t’i vihemi nga pas. Kjo është puna e gazetarit.

Rrjeti i raportimit mbi krimin dhe korrupsionin – LUPA – është një organizatë jo-fitimprurëse që promovon dhe zhvillon gazetari investigative në Mal të Zi. U krijua në vitin 2016 nga një grup gazetarësh të pavarur. Një nga fushat kryesore të veprimtarisë së LUPA-s është puna studimore dhe raportimi mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në Mal të Zi, dhe jashtë tij. Disa nga objektivat specifike të LUPA-s janë ndihma ndaj qytetarëve dhe institucioneve qeveritare në luftën kundër krimit të organizuar; promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut; monitorimi i punës së institucioneve qeveritare; promovimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet mediave dhe grupeve që angazhohen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Që nga viti 2019, LUPA mbështetet nga Fondi i Rezistencës së GI-TOC.

AUTORËSIA DHE FALËNDERIMEKy Buletin i Rreziqeve është një publikim i Observatorit të Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore (SEE-Obs), në kuadër të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

SEE-Obs është një platformë që mbledh së bashku dhe fuqizon organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, dhe në Serbi. Observatori kërkon t’i krijojë mundësi shoqërisë civile që të identifikojë, analizojë dhe të krijojë një tabllo të prir-jeve dhe tendencave kriminale, si dhe ndikimin e tyre mbi trafiqet e paligjshme, qeverisjen, zhvillimin, marrëdhëniet ndëretnike, sigurinë dhe respektimin e ligjit. SEE-Obs mbështet organizatat e shoqërisë civile në punën e tyre për monitorimin e zhvillimeve dhe tendencave të krimit të organizuar në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Observatori u krijua në vitin 2018, pas takimit të Londrës mbi vendet e Ballkanit perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Dëshirojmë të falënderojmë Marko Vesovic dhe Danijel Kovacevic për ndihmesën e tyre të vyer.

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 15

Page 16: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

Shënime1 Mali i Zi është vendi i fundit në Evropë pa koronavirus, RT magazine,

13 mars 2020, https://www. rtmagazine.com/disorders-diseases/infectious-diseases/other- infections/montenegro-coronavirus-free-europe/.

2 Nuk ka më korona në Malin e Zi, profili në Twitter i qeverisë së Malit të Zi, 24 maj 2020, https://twitter.com/ MeGovernment/status/1264598489318776832.

3 Biljana Nikolić, Bomba aktivirana ispod auta: Božović poginuo, Keković teško povrijeđen, Vijesti, 4 mars 2020, https://www. vijesti.me/vijesti/crna-hronika/424181/podgorica-eksplozivna- naprava-aktivirana-ispod-automobila.

4 Zdravko Ljubas, Bosi malazez i krimit qëllohet në Ukrainë, arrestohen disa persona të dyshuar (Montenegrin crime boss shot in Ukraine, suspects arrested), Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCPR), 28 maj 2020, https://www.occrp.org/ en/daily/12424- montenegrin-crime-boss-shot-in-ukraine- suspects-arrested.

5 Jelena Jovanović, Ubijeni Alan Kožar i Damir Hadžić, Vijesti, 23 korrik 2020, https://www.vijesti.me/vijesti/crna- hronika/453745/ubijeni-alan-kozar-i-damir-hadzic.

6 Walter Kemp, Vrasja e rivalëve: Çfarë tregojnë vrasjet mbi luftën malazeze të drogës (Making a killing: What assassinations reveal about the Montegrin drug war), GI-TOC, korrik 2020, https:// globalinitiative.net/wp-content/uploads/2020/07/Making-a- killing-What-assassinations-reveal-about-the- montenegrin- drug-war.pdf.

7 Për detaje mbi arrestimin e Jovica Vukotić, shiko CDM, 11 shtator 2018, https://m.cdm.me/english/details-on-arrest- of-jovica-vukotic/.

8 Kascalan arrestohet në Pragë, Mina, 14 dhjetor 2018, https:// mina.news/english-news/kascalan-arrested-in-prague/.

9 Milica Vojinović, Šef Kavaçkog klana izlazi iz pritvora, Crime and Corruption Reporting Network (KRIK), 11 dhjetor 2019, https://www.krik.rs/sef-kavackog-klana-izlazi-iz-pritvora/.

10 Samir Kajosevic, Politikanët malazezë të koalicionit qeverisës bien dakord për kursin ‘pro-evropian’ (Montenegro coalition leaders agree on ‘pro- European’ course), Balkan Insight, 9 shtator 2020, https:// balkaninsight.com/2020/09/09/ montenegro-coalition-leaders- agree-on-pro-european-course/.

11 Linda Pressly, Kryeqendra evropiane e rritjes së kanabisit në natyrë (Europe’s outdoor kanabisit capital), BBC News Shqipëri, 1 dhjetor 2016, https://www.bbc.com/news/ magazine-38111945.

12 Fatjona Mejdini dhe Kristina Amerhauser, Rritet si bar i keq? Analizim i traditës shqiptare të kultivimit të kanabisit (Growing like weeds? Rethinking Albania’s culture of kanabisit cultivation), Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, dhjetor 2019, https://globalinitiative.net/wp-content/ uploads/2019/12/ShqipwriKanabisit.14.12.web_.pdf.

13 Prodhuesit shqiptarë të kanabisit luftojnë me 800 policë në fshatin e Lazaratit (Albanian kanabisit growers and 800 police battle in lawless village of Lazarat), The Guardian, 17 qershor 2014, https://www. theguardian.com/world/2014/jun/17/shqiptar-kanabisit- growers-800-police-battle-lazarat.

14 Daniela Castro, Shqipëri: Prodhimi i kanabisit ende vazhdon (Albania: Cannabis production far from coming to an end), 5 korrik 2016, https://www.occrp.org/en/daily/5441-Albania-kanabisit-production-far-from-coming-to-an-end.

15 Walter Kemp, Tentakulat e Krimit Ndërkombëtar: Zonat Problematike të Krimit të Organizuar nga Vendet e Ballkanit Perëndimor, GI-TOC, korrik 2020, https:// globalinitiative.net/transnational-tentacles-wb6/.

16 Raport i përmuajshëm statistikor Ministrisë së Brendshme, Shqipëri, qershor 2020, https://mb.gov.al/wp-content/uploads/2020/08/ Raporti-Qershor-2020.pdf.

17 Drejtoria Hetimore Antimafia (Direzione Investigativa Antimafia), Aktiviteti i zhvilluar dhe rezultatet e arritura nga Drejtoria Hetimore Antimafia (Attività volta e risultati conseguiti dalla Direzione Investigativa Antimafia), korrik-dhjetor 2019, https://direzioneinvestigativaantimafia.

18 Nate Tabak, Në ish-kryeqendrën e marihuanës në Evropë, i vetmi bar është ai që hanë delet (In Europe’s former pot capital, now the only grass is for sheep), PRI, 30 tetor 2017, https://www.pri.org/ stories/2017-10-30/europe-s-former-pot-capital-now-only- grass-sheep.

19 Reuters, Serbia kap katër tonë marihuanë në një fermë ushqimesh organike (Serbia seizes four tonnes of marijuana in organic food farm), 26 nëntor 2019, https://www.reuters.com/article/ us-serbia-police/serbia-seizes-four-tonnes-of-marijuana-in- organic-food-farm-idUSKBN1Y01YC.

20 Jelena Zorić dhe Ana Novaković, Specijalna emisija “Jovanjica - kada je cvetala marihuana”, N1, 15 qershor 2020, http:// rs.n1info.com/Video/Info/a610222/Jovanjica-kada-je-cvetala- marihuana.html.

21 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, Mbrojtja e rendit në kohë pandemie: Raport i punës gjashtëmujore të policisë së Kosovës, janar- qershor 2020, https://www.kosovopolice.com/wp-content/ uploads/2020/09/Policimi-n%C3%AB-koh%C3%ABn-e- pandemis%C3%AB-anglisht.pdf.

22 Noviglas, Objavljen snimak policijske akcije – Otkrivena jedna od najskupljih laboratorija za uzgoj droge u BiH, 11 shtator 2019, https://noviglas.info/2019/09/11/objavljen-snimak-policijske- akcije-otkrivena-jedna-od-najskupljih-laboratorija-za-uzgoj- droge-u-bih-video/.

23 Tuesday Reitano dhe Kristina Amerhauser, Prurje financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut: Faktorët kryesorë dhe prirjet aktuale, GI-TOC, gusht 2020, https://globalinitiative. net/iffs-western-balkans/.

24 Po aty.25 Intervistë me një tregtar italian me aktivitet në Gjermani, Itali dhe

Shqipëri, janar 2020, Tirana.26 Reuters, Shqipëria konfiskon 3.4 milionë euro në kesh, që mendohet

se vijnë nga droga në portin e Adriatikut (Albania seizes 3.4 million euros cash in alleged drug profits in Adriatic port), 25 qershor 2018, https://www.reuters. com/article/us-albania-crime-cash/albania-seizes-34- million-euros-cash-in-alleged-drug-profits- in-adriatic-port- idUSKBN1JL2AT.

27 Shiko https://www.bankofalbania.org/rc/doc/STRATEGJIA_ KOMB_TARE_P_R_PAGESAT_ME_VLER_T_VOG_L_N_SHQIP_ RI_2018_12125.pdf?fbclid=IwAR22L5ufqc_vb8I880uZnrc- dEMHnmGS1ynrE3l8Ay3Wy_Zs2uOXrRw5n-pI.

28 Intervistë me një zyrtar doganash në Shqipëri, janar 2020.29 Të huaj në Shqipëri, Instat, 21 gusht 2020, http://www. instat.gov.al/

media/7362/foreigners-in-Shqipwri.pdf.30 B Koleka, Shqipëria shkatërron një bandë për trafikim emigrantësh

për në BE, tetë persona arrestohen (Albania busts gang trafficking emigrantwve into EU, arrests eight), Reuters, 13 qershor 2019, https://www.reuters. com/article/us-albania-emigrants-trafficking/albania-busts-gang- trafficking-emigrants-into-eu-arrests-eight-idUSKCN1TE2RW.

31 Shiko FJALA, 10 shtator 2020, https://fjala.al/2020/09/10/ transportonin-drejt-vendeve-te-be-se-16-emigrante-te- paligjshem-ne-pranga-26-vjecari-dhe-bashkepunetori-i-ti j/?fbclid=IwAR14Tc7x2Jh7QblXpOxX2ucpOPQsxs76_ TB4uRvJxdNWHaWMcAyL_2we_HA.

32 UNHCR informacion i rifreskuar mbi Serbinë, ReliefWeb, mars 2020, https:// reliefweb.int/report/serbia/unhcr-serbia-update-mars-2020.

33 D Maksimovic, Nehumane politicke igre s migrantima u BiH, Deutsche Welle, 21 gusht 2020, https://www.dw.com/hr/ nehumane-političke-igre-s-migrantima-u-bih/a-54650069.

34 B.R., Nove tenzije u Velikoj Kladusi zbog emigrantwveke krize, na ulicama veci broj policajaca, Klix, 17 gusht 2020, https:// www.klix.ba/vijesti/bih/nove-tenzije-u-velikoj-kladusi-zbog- emigrantske-krize-na-ulicama-veci-broj-policajaca/200817142.

35 Donesena odluka: Ovo su sve zabrane koje se ticu migranata, Oslobodjenje, 19 gusht 2020, https://www.oslobodjenje.ba/ vijesti/bih/donesena-odluka-ovo-su-sve-zabrane-koje-se-ticu- migranata-582972.

36 Peter Van der Auweraert Shef i Misionit, Organizata Ndërkombëtare e Migrimit, koordinatori për Ballkanin perëndimor, Twitter, 8 shtator 2020, https://twitter.com/ PeterAuweraert/status/1303344674631974912.

37 N.V., U masovnoj tucnjavi u emigrantwvekom centru Blazuj tesko povrijedena tri migranta, Klix, 13 prill 2020, https://www.klix. ba/vijesti/bih/u-masovnoj-tucnjavi-u-emigrantskom-centru- blazuj-tesko-povrijedjena-tri-migranta/20041312.

38 Eskalacija krize u Velikoj Kladusi, obracun gradana s migrantima, BHRT, 18 gusht 2020, https://bhrt.ba/eskalacija-krize-u- velikoj-kladusi-obracun-gradana-s-migrantima/.

39 A Omerovic, Srbijanska policija pomaze migrantima da predu na teritoriju BiH!, Zurnal, 7 shtator 2020, https://zurnal.info/ novost/23363/srbijanska-policija-pomaze-migrantima-da- predu-na-teritoriju-bih.

40 Infoemigrants, Bosnja dhe Kroacia arrestojnë tetë persona të dyshuar për trafikim emigrantësh (Bosnia and Croatia arrest eight suspected migrant smugglers), 28 maj 2020, https://www.infoemigrants.net/ en/post/25052/bosnia-and-croatia-arrest-eight-suspected- migrant-smugglers.

41 GP BIH, Na području Goražda sprijeceno krijumcarenje migranata, 7 shtator 2020, http://www.granpol.gov.ba/Publication/Re ad/937884?title=Na&fbclid=IwAR0ph2vMnSAoxIIsWJ5xG-Cji Od7kQ4K31Hs7iiu5mZ97o74S7giQajBEmw.

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMORBULETINI I RREZIQEVE • NUMRI 1 • SHTATOR–TETOR 202O 16

Page 17: BSVAT SS D M GZ EVRP DRE...punën e saj mbi administrimin e krizës së pandemisë, po mbante një qëndrim më pak agresiv ndaj krimit të organizuar. Bosët e klaneve rivale Kavaç

MBI INICIATIVËN GLOBALE Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar është një rrjet mbarëbotëror, i përbërë nga më shumë se 500 ekspertë të shpërndarë nëpër të gjithë globin. Iniciativa Globale ka krijuar një platformë për nxitjen e një debati më të gjerë dhe promovimin e përqasjeve inovative, për të krijuar një bazë të fortë për hartimin e një strategjie në nivel global kundër krimit të organizuar.

www. globalinitiative.net

Ky publikim u realizua me mbështetjen financiare të Fondit të Mbretërisë së Bashkuar për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri. Përgjegjësia mbi përmbajtjen e këtij publikimi bie vetëm mbi GI-TOC, dhe përmbajtja nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Buletinet� e� Rreziqeve� janë� publikime� periodike� nga� observatorët�tanë rajonalë, në bashkëpunim me rrjete të shoqërisë civile për të paraqitur të dhëna të reja dhe për të kontekstualizuar prirjet e rrjeteve të� krimit� të� organizuar,� tregtisë� së� paligjshme,� dhe� reagimit� të� shtetit�ndaj� tyre.�Nëse� doni� të� abonoheni� për� të�marrë� numrat� e� ardhshëm� të�Buletinit� të�Rreziqeve,� ju� lutem�regjistrohuni këtu ose dërgoni email tek [email protected].