project: green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/manuali-si...

43
Manual Si ta bëjmë një shkollë të gjelbër Project: "Green schools; cleaner environment; healthieer life" Krijimi i strukturës së gjelbër Kryerja e aktiviteteve të gjelbëra Monitorimi i arritjeve të gjelbëra Bërja publike e suksesit Vizioni i gjelbër i përqafuar nga nxënësit Vlerësimi periodik i performancës së gjelbër

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

ManualSi ta bëjmë një shkollë të gjelbër

Project: "Green schools; cleaner environment; healthieer life"

Krijimi i strukturës së gjelbër

Kryerja e aktiviteteve të gjelbëra

Monitorimi i arritjeve të gjelbëra

Bërja publike e suksesitVizioni i gjelbër i përqafuar

nga nxënësit

Vlerësimi periodik i performancës së gjelbër

Page 2: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

PËRMBAJTJA:

• Rrethprojektit ................................................................................................................................. 5• HyrjenëIniciativëneShkollëssëGjelbër............................................................................ 6• “Gjelbëroni”shkollëntuaj ......................................................................................................... 8

• KapitulliITre çështje mjedisore ....................................................................................................... 11• KapitulliIIMetodologjia me gjashtë hapa – Si ta bëjmë një shkollë të gjelbër ........................ 25• KapitulliIIIInformimi dhe përfshirja ................................................................................................ 39

• Aneksi1Planifikimi Strategjik dhe formati i tij ................................................................................................... 44

• Aneksi2Si organizohet një fushatë e mirë dhe formati i saj ........................................................................... 50

• Aneksi3Monitorimi dhe vlerësimi ...................................................................................................................... 54

• Aneksi4Udhëzime për përgatitjen e një Projekt Propozimi të mirë dhe formati i tij ..................................... 60

• Shtojca1eKapitullitI:Pyetsori i ujit ........................................................................................................................................... 66

• Shtojca2eKapitullitI:Pyetsori i energjisë ................................................................................................................................ 68

• Shtojca3eKapitullitI:Pyetsori i mbetjeve ................................................................................................................................ 70

• Shtojca4eKapitullitII:Formati për informacionin rreth Shkollës së Gjelbër ......................................................................... 76

• Shtojca5eKapitullitII:Formati për përgatitjen e planit të aktiviteteve të gjelbëra................................................................ 78

• Shtojca6eKapitullitII:Formati për përgatitjen e Propozimit të Projektit të gjelbër ............................................................... 79

• Shtojca7eKapitullitII:Formati për përgatitjen e Raportit të Projektit të gjelbër.................................................................... 80

Page 3: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Projektit “Shkolla të gjelbëra, mjedis më i pastër, jetë më e shëndetshme” ka filluar të zbatohet qysh nga Shtatori i vitit 2013 (për 18 muaj) në 16 shkolla 9-vjeçare të Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë (tetë shkolla 9-vjeçare në Maqe-doni dhe tetë shkolla 9-vjeçare në Shqipëri); ai është pjesë e bashkëpunimit ndër-kufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Projekti fokusohet në tre problematika mjedisore: uji, mbetjet dhe kursimi i energjisë, me qëllimin për të përmirësuar situatën e edukimit mjedisor në shkollat 9-vjeçare të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Projekti e realizion këtë nëpërmjet përgatitjes së këtij Manuali si një mjet orjentues në punën e edukimit të këtyre shkollave për tu bërë “shkolla të gjelbëra” së bashku me trainimit të mësuesve sipas metodologjisë së paraqitur në këtë Manual.

Gjithashtu, në kuadrin praktik, projekti asiston shkollat e përzgjedhura në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të vogla mjedisore, duke synuar kështu rritjen e njohurive dhe aftësive të tyre praktike për t’u marrë me problemet me karakter mjedisor.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe konkretisht nga zyrat e tij në Republikën e Maqedonisë dhe në Republikën e Shqipërisë. Zbatuesi i Projektit në Republikën e Maqedonisë është Shoqata për edukim, komunikim dhe konsultim OXO ndërkohë që zbatuesi në Republikën e Shqipërisë është Shoqa-ta e Biologëve të Shqipërisë.

Zbatimi i suksesshëm i këtij projekti shoqërohet me rezulta-te konkrete dhe të matshme si për shkollat 9-vjeçare, ashtu edhe për rajonin lokal dhe atë ndër-kufitar.

Rreth projektit

4 5

Page 4: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Gjithnjë e më shumë njerëz e kanë kuptuar së e ardhmja jonë va-ret nga shëndeti dhe mirëqenia e fëmijeve dhe planetit tonë. Për ta arritur këtë ne duhet t’i edukojmë brezat e rinj të qytetarëve me aftësinë për t’u dhënë zgjidhje problemeve mjedisore glo-bale më të cilat po ëemi. Si mundet që të ndërtojmë një të ardhme të gjelbër apo një ekonomi të gjelbër pa patur shkolla të gjelbëra?

Mjediset më të gjelbëra të shkollave përmirësojnë shëndetin e fëmijeve si dhe të mësuarit e tyre. Aktualisht shkollat tona meritojnë nota të këqija lidhur me praktikat mjedisore. Ja disa nga problematikat që mund të përmendim:

Shkollat përdorin pesticide me toksina neurologjike dhe ri-prodhuese, të cilat janë të rrezikshme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Ajri i keq dhe ushqimi në mjediset e brendshme të shkollave janë të lidhura me rritjet e nivelit të astmës dhe obezi-tetit tek të vegjlit.

Shkollat konsumojnë sasira tepër të mëdha letre dhe energjie, prodhojnë tonelata mbetjesh dhe emetime karboni dhe rrallë blejnë produkte miqësore me mjedisin. Kursimi i bu-rimeve natyrore siç janë uji dhe energjia sjellin kursime fondesh dhe kjo do të pasqyrohet në faturat që shkollat paguajnë për ujin dhe energjinë.

Mjediset më të gjelbëra të shkollave përmirësojnë rezultatet e mësimdhënies: Studimet tregojnë që rritja e sasisë të dritës së diellit në ndërtesën e shkollës, një cilësi më e mirë e cilësisë së ajrit të brendshëm, si dhe kurrikula e mësimit dhe eksperiencës mjedisore, sjellin si rezultat një mësimdhënie dhe rezultate me cilësi më të lartë. Nxënësit e shkollave 9-vjeçare që kanë një eksperiencë të drejtpërdrejtë në një kopësht të shkollës apo që kanë një kurrikul me edukimi mjedisor, kanë rezultate më të larta në matematike, shkenca dhe në testet e gjuhës së arteve, sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim më të mirë ndaj shkollës krahasuar me grupet e kontrollit që nuk i kanë këto kushte apo mundësira.

Mjediset më të gjelbëra të shkollave ndihmojnë në fuqi-zimi i nxënësve: Në fund të fundit, qendrueshmëria ka të bëjë me përgatitjen e qytetarëve të mirë të botës: ose garantimi i burimeve të përshtatshme për të gjithë në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Imagjinoni sikur shkollat të ishin lider në përputhjeeshmërinë mjedisore, duke u vënë në dispozicion nxënësve mjete për t’u bërë inovatore si dhe duke u ofruar një mjedis të përshtatshëm në të cilin të mësojnë dhe të luajnë.

Në kuadrin e këtij projekti ekspertët kanë bërë një përpjekje që të përcaktojnë një përkufizim të Shkollës së Gjelbër në reali-tetin Shqiptar dhe Maqedonas si më poshtë. “Iniciativa e Shkol-lave të gjelbëra përpiqet të integrojë efektet për të zvogëluar gjurmën mjedisore të shkollave, për t’i bërë mjediset shkollore më të shëndetshme si dhe komunitetin më të ndërgjegjëshëm për zgjidhjen e problemeve mjedisore më të cilat ndeshemi. Këto përpjekje mbulojnë gjithçka qysh nga mirëmbajtja dhe kopshtet e shkollave, deri tek qëndrimet miqësore me mjedisin apo kurrikulat mësimore. Një shkollë e gjelbër bën të mundur që një nxënës të bëjë diferencën dhe u mësojnë atyre vlerat mjedi-sore dhe shëndetsorë të cilat do t’i shoqërojnë ata gjatë gjithë jetës.”

Cilat janë parimet kryesore të iniciativës së shkollës së gjelbër?

1. Mjedisi i shëndetshëm shkollor (pa toksina, pa pesticide, pa plumb, pa myqe, me ujë të pastër)

2. Një vend i gjelbër dhe i shëndetshëm (shkollë e pastër, me kopësht të gjelbër, bimë)

3. Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore (ujit dhe energjisë); pakeso, ripërdor dhe riciklo (mbetjet)

4. Mësimdhenia, të mësuarit dhe angazhimi (edukimi mje-disor në shkollë, pjesëmarrja e nxënësve në veprimtari gjelbëruese, informimi mjedisor komunitetit)

Tani që i dini arsyet, kaloni tek hapi tjetër

“Sitagjelbëronishkollëntuaj”

Prezantimi i iniciativës së Shkollës së Gjelbër:

Pse po e ndërmarrim iniciativën e Shkollës së Gjelbër?

6

Page 5: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Çfarë do të thotë të jesh një shkollë e gjelbër?Një shkollë e cila ka adaptuar temën e ekologjisë apo mbrojtjes së mjedisit si një nga vlerat themelore më të cilën shkolla ma-naxhohet dhe edukon studentët dhe punonjësit e saj, mund të quhet një shkollë e gjelbër.

Pse duhet të bëhet një “Shkollë e Gjelbër’?Kur flasim për një Shkollë të gjelbër nuk e kemi fjalën vetëm tek projekti i radhës që do ta bente një shkollë të plotësonte kushtet vetëm për një periudhë të shkurtër kohë .

Jo, Shkolla e Gjelbër është më shumë një strategji rreth mënyrës se si duhet manaxhuar një shkollë në një mënyrë eko-logjike, ekonomike dhe kursimtare ç’ka do të sillte përfitime në vitet në vazhdim për të gjithë ata që do të jenë pjesë e komuni-tetit të asaj shkolle.

Metodologjia e prezantuar në këtë manual do t’ju ndihmojë në proçesin e krijimit të brezave të ndërgjegjësuar ndaj mjedi-sit si dhe të arritjes të rezultateve specifike dhe të matshme në planin afatgjatë të cilat do të kontribojnë në një mjedis më të mirë dhe të shëndetshëm për çdo pjesëtar të shkollës tuaj.

“Iniciativa e Shkollave të gjelbëra përpiqet të integrojë efek-tet për të zvogëluar gjurmën mjedisore të shkollave, për t’i bërë mjediset shkollore më të shëndetshme si dhe komunite-tin më të ndërgjegjëshëm për zgjidhjen e problemeve mjediso-re më të cilat ndeshemi. Këto përpjekje mbulojnë gjithçka qysh nga mirëmbajtja dhe kopshtet e shkollave, deri tek qëndrimet miqësore me mjedisin apo kurrikulat mësimore. Një shkollë e gjelbër bën të mundur që një nxënës të bëjë diferencën dhe u mësojnë atyre vlerat mjedisore dhe shëndetsorë të cilat do t’i shoqërojnë ata gjatë gjithë jetës.”

Si t’i gjelbërojmë shkollat?Më poshtë janë treguar elementët për t’u bërë shkollë e gjelbër:

– Vullneti për t’ia arritur qëllimit; – Përfshirja e sa më shumë pjesëmarrsve në të gjithë

proçesin;

– Përfshirja e të tre tematikave të propozuara të këtij manuali në proçesin e mësimdhënies : ujit, mbetjeve dhe energjisë;

– Implementimi i gjashtë hapave të propozuar për eko-manaxhimin në këtë manual;

– Promovimi i rezultateve tuaja dhe përfshirja e komunite-tit të gjërë ‘për ta bërë botën një vend më të mirë për të jetuar”

Cilat janë hapat për ta bërë të gjelbër Shkollën tuaj?

1. Krijimi i strukturës së gjelbër të manaxhimit

2. Vlerësimi periodik i performancës së gjelbër

3. Përgatitja dhe përqafimi i vizionit të gjelbër nga nxënësit e shkollës

4. Zhvillimi dhe implementimi i planit të aktiviteteve të gjelbëra

5. Monitorimi dhe vlerësimi i arritjeve të gjelbëra

6. Rezultatet dhe arritjet e gjelbëra u komunikohën stafit të shkollës dhe komunitetit të gjërë

Cilat janë përfitimet nga implementimi i kesaj iniciative?

– Shkolla juaj do të shëndrrohet në një atmosferë të këndshme për të gjithë;

– Nxënësit do të jenë në rolin e krijuesve aktive të komuni-tetit të shkollës por edhe në komunitetin e gjërë jashte saj;

– Mësuësit dhe studentët do të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e tyre të përbashkëta;

– Nxënësit dhe mësuësit do të fitojnë experienca të reja; – Shkolla do të jetë në gjëndje të caktojë objektiva specifi-

ke për t’u realizuar, të ndjekë proçesin e implementimit dhe në këtë mënyrë të identifikojë pikat e saj të forta dhe ato të dobëta dhe të arrijë të bëjë diçka rreth tyre;

– Shkolla do të arrijë rezultate konkrete siç janë reduktimi i faturave të energjisë dhe të ujit, por edhe pasja e një ndërtese dhe kopshti/oborri të shkollës pa plehra e mbeturina;

– Me rezultatet aktuale të shkollës dhe promovimin e

Gjelbëroni shkollën tuaj

duhur të tyre, shkolla do të mund të tërheqë donaci-one dhe mbështëtje nga institucione të tjera që do ta ndihmonin të implementonte aktivitete të rëndësishme mjedisore dhe jo vetëm;

– Nëpërmjet implementimit të këtij programi, shkolla juaj do mund të bëhet pjesë e programeve ndërkombëtare me një natyrë të ngjashme mjedisore dhe në këtë mënyrë ju mund të bëheni pjesë e projekteve dhe kon-kurseve ndërkombëtare.

Dëshirojmë të theksojmë faktin së ju mund ta zbatoni metodologjinë e propozuar si një mënyrë e përgjithshme e ma-naxhimit të shkollës, por gjithashtu, mund ta përdorni edhe në projekte të tjera ku është angazhuar shkolla juaj.

Fillimi i zbatimit të këtij programiZbatimi i programit për bërjen së shkollës së gjelbër do të kalojë në tre faza.

Në fazën e parë mësuësit e Biologjisë dhe Kimisë të cilët po e udhëheqin iniciativën e shkollës së gjelbër, do të përcaktojnë se sa orë gjatë vitit shkollor do t’i dedikohën tematika-ve si Ujit, sa orë do t’i kushtohen energjisë dhe sa të tilla do të kenë si tëme Mbetjet. Po kështu edhe lidhur me punën me EKO-Klubet ashtu si edhe më vonë me orët e tjera (brënda dhe jashte kurrikulave mësimore).

Informacion i vlefshëm mund të grumbul-lohet nga burime të tjera shtesë përveç atyre që sugjerohen në këtë Manual; kjo do të kont-ribonte në implementimin e këtyre problema-tikave. Projekti gjithashtu e ndihmon proçesin me leksionet dhe debatet e organizuara në temat e manaxhimit të burimeve natyrore (ujërat, energjija dhe mbetjet). Ekipi i projek-tit ju sugjeron mësuesve të përdorin materialet e mëposhtme për organizimin e orëve mjedi-sore: “Paketa e gjelbër” përgatitur nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) http://documents.rec.org/publications/Green_Pack_AL.pdf dhe “Nëntë çështje Mjedisore” përgatitur nga organizata partnere e Republikës Maqe-donase (OXO) http://nrp.org.mk/selecte-darticle.aspx?cid=1563&l=5&scID=305#.U1ZFK_mSxpE

Në fazën e dytë do të fillohet me implemen-timin gradual të 6 hapave të eko-manaxhimit, ashtu siç është spjeguar në këtë Manual dhe si-kurse e shpjegon edhe kurikula e trajnimit të mësuesve të paraqitur në trajnimin e organizu-ar për 8 shkollat e Korçës dhe Pogradecit.

Në fazën e tretë do të përgatitet një fushatë nga struktura e gjelbër e shkollës dhe rezultatet e arritura do të promovohen tek një publik i gjërë nëpërmjet përdorimit të kanaleve të ndryshme të medias, duke e kurorëzuar “ngritjen e shkollës së gjelbër”. Megjithatë duam të theksojmë se ky proçes shpjegon vetëm fillimin e kësaj iniciative “për ngritjen e një shkollë të gjelbër”, më pas kjo iniciativë duhet kthehet në një mënyrë manaxhimi, që kërkon një monitorim të vazhdueshëm të treguesve mjedi-sore dhe një punë të pandërprerë për përhapjen e mesazhit të mbrojtjes së mjedisit në mbarë shkollën dhe në komunitetin që e rrethon.

8 9

Page 6: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Në kuadrin e Projektit “Shkolla të gjelbëra, mjedis më i pastër, jetë më e shëndetshme”, ekipi i projektit së bashku me ekspertët e tre tematikave kryesore mjedisore siç janë uji, energjia dhe mbetjet ia dedikoi këtë kapitull informacio-nit mjedisor rreth këtyre çështjeve. Theksojmë se, tematikat mjedisore të cilat mund të bëhen pjesë e fokusit të Shkollave të gjelbëra, mund të përfshijnë një numër të gjare çështjesh mjedisore dhe për këtë arsye manuali u sugjeron shkollave të përdorin paketën e Gjelbër: http://www.rec.org/publication.php?id=126 (Për Shqipërinë) dhe http://nrp.org.mk/selecte-darticle.aspx?cid=1563&l=5&scID=305#.U1ZFK_mSxpE (Për Maqedoninë)

Me qëllimin për t’i ofruar shkollave informacion lidhur me tematikat e përzgjedhura mjedisore, si më poshtë, ne po përmendim disa të dhëna dhe aktivitete bazë të cilat mund t’i ndihmojnë mësuësit në praktikat e tyre të përditshme të mësimdhënies.

KAPITULLI I

11

Tre çështje mjedisore

Page 7: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Informacione të dobishme rreth ujit:Uji është një komponent unik i planetit tonë. Toka njihet gjit-hashtu edhe me emrin Planeti Blu për shkak të sipërfaqeve të saj të gjëra me ujë, pavarësisht së vetëm 0.6% e këtij uji mund të përdoret për t’u pirë. Po kështu, vetëm 3% e sasisë së ujit që në përdorim shërben si nevojë thelbësore e njeriut. Pran-daj përdorimi i sasisë së tepërt të ujit duhet kontrolluar dhe zvogëluar.

Uji është në të njëjtën kohë i thjeshtë dhe kompleks. Një molekulë e ujit përbëhet nga tre atome – dy hidrogjen dhe një oksigjen. Megjithatë, konfigurimi i këtij blloku prodhon një molekulë me veçori pothuajse magjike.

Ta ruajmë dhe ta mbrojmëShkencëtarët thonë që atëherë kur aplikohen teknologjitë mo-derne, konsumi shtëpiak i ujit zvogëlohet me një të tretën, kon-sumi i ujit për qëllim bujqësor përgjysmohet ndërkohë që kon-sumi i ujit për qëllim industrial do të zvogëlohej me 90%!

– Riparoni tubacionet e ujit për të minimizuar humbjet e ujit gjatë shpërndarjes!

– Zbatoni metodën e ujitjes me pika për ujitje në bujqësi për të përmirësuar efiçencën e përdorimit të ujit dhe për të minimizuar humbjet nga avullimi i tij!

– Ndërtoni sisteme për pastrimin e ujit të përdorur! – Ricikloni ujin në industri! – Paguani taksën mjedisore për ujin që të mbulojë kostot e

nevojshme të transportit, manaxhimit dhe pastrimit të tij.

Uji dhe jetaPothuajse të gjitha substancat bëhen më të rënda dhe më të trasha kur shëndrrohen nga gjendja e lëngët në gjëndjen e ngurtë. Megjithatë, uji kur shëndrrohet në akull e rrit volumin e tij dhe bëhet më i lehtë. Kjo veçori ka një rëndësi jetësore për ruajtjen e jetës nëpër lumenj, liqene, dete e oqeane gjatë periudhës së dimrit.

Një pikë nga uji i shiut që bie nëpër atmosferë tret gazra që ndodhen në të. Kur shiu arrin të bie në kontakt me Tokën, kjo ndikon në cilësinë e tokës, liqeneve dhe lumenjve.

Uji mund të ruajë sasi të mëdha të energjisë, ç’ka do ti shndërronte oqeanet, liqenet dhe lumenjtë në rezervuare gji-gante energjie. Kjo veti e veçantë e influencon klimën në zonat që ndodhen pranë këtyre baseneve të mëdha ujore. Po kështu, nga kjo veçori e ruajtjes së energjisë, uji përdoret gjërësisht për ftohje dhe transferim energjie nëpër proçeset termike dhe kimike.

Cikli hidrologjikUji është në një lëvizje të përhershme ndërmjet Tokës dhe Atmosferës së saj. Dielli dhe era shkaktojnë avullimin e ujit nga sipërfaqa e tokës, gjethet e pemëve dhe kafshët, si dhe nga sipërfaqet e liqeneve, lumenjve dhe oqeaneve.

Ky proçes i shndërron ujërat në një gjëndje të gaztë të qu-ajtur avuj uji. Në kushte të caktuara këto avuj uji kondensohen dhe kthehen përsëri në tokë në formë shiu apo dëbore. Këto reshje në fundin e tyre arrijnë nëpër lumenj, shpesh duke trans-portuar materiale të tjera që gjejnë gjatë rrugës.

Shiu mbush lumenjtë dhe liqenet. Këto lumenj derdhen nëpër oqeane. Një pjesë e reshjeve penetron nëpër terren duke formuar kështu ujrat nëntokësore. Në këtë mënyrë, uji qarkul-lon në mënyrë konstante nga Toka në atmosferë dhe përsëri mbrapsht, duke krijuar atë që quhet cikli hidrologjik apo qarkul-limi natyror.

Ujërat sipërfaqësore dhe ato nëntokësore janë elementë të rëndësishëm të ciklit hidrologjik të Tokës. Ujërat sipërfaqësore përfshijnë lumenjtë, liqenet dhe akullnajat. Ndërkohë, ujërat nëntokësore mbeten nga elementët më pak të studjuar si dhe burimet më të vështira ujore për t’u përcaktuar.

Efekti tek bimët dhe kafshëtMungesa e sasisë së nevojshme të oksigjenit (për shkak të ndo-tjes nga mbetjet organike apo nga prezenca e nitrateve dhe fos-fateve në ujë), mund të shkaktojë vdekjen e peshqve apo dhe të formave të tjera të jetës ujore.

Kimikatet si psh komponimet organike dhe jo-organike, vajrat, nafta dhe pesticidet, i dëmtojnë peshqit si dhe zvogëlojnë rendimentët e produkteve bujqësore. Sedimentët (pjesët e

TEMATIKA

UJI

pa-tretura të terrenit të mbetura në ujë), e turbullojnë ujin, pengojnë proçesin e fotosintezës si dhe shkatërrojnë zinxhirin ujor ushqimor.

Ndikimi njerëzor tek ujiEkzistojnë disa kategori të ndotësave të zakonshëm të ujit.

Elementët që shkaktojnë semundje (patogjenet)Këtu përshihen bakteret, viruset, protozoa, si dhe krimbat pa-rasite të cilat hyjne në ujë nëpërmjet ujërave të zeza shtëpiake apo dhe mbetjet e patrajtuara njerëzore dhe ato të kafshëve. Në botë çdo dite, rreth 14,000 njerëz vdesin (ku rreth gjysma e tyre janë fëmije), për shka të këtij lloji të ndotjes ujore. Numërohen shumë semundje të rrezikshme të cilat mund të shkaktohen nga bakteret, viruset, protozoa dhe krimbat parazitare.

Mbetjet që kanë nevojë për oksigjenKëtu është fjala për lëndët e mbetjeve organike të cilat kanë nevojë për dekompozim aerobik prej baktereve. Popullata të mëdha bakteresh, të mbështëtura nga prezenca e këtyre mbet-jeve e ulin cilësinë e ujit duke e varfëruar atë nga oksigjeni i tre-tur. Ky proçes mund të shkaktojë vdekjen e peshqve si dhe të formave të tjera të atyre formave ujore të jetës që konsumojnë oksigjen.

Kimikatet inorganike që tretën në ujë Këtu bëhet fjalë për acide, kripera dhe perzierje të metaleve toksike siç janë merkuri dhe plumbi. Nivele të larta të këtyre ki-mikateve e bëjnë ujin të papershtashëm për t’u pirë, dëmtojnë peshqit dhe format e tjera të jetëses ujore, zvogëlojnë rendi-mentin e produkteve bujqësore, dhe pershpejtojnë korrozionin e makinerive të cilat përdorin këtë lloj uji.

Burimi me i madh i kimikateve inorganike që tretën në ujë është industria.

Ushqyësit inorganikë të bimëveKëtu e kemi fjalën për nitratet dhe fosfatet e tretshme në ujë të cilat mund të shkaktojnë një rritje të shpejte të algave dhe bimësisë ujore në përgjithësi. Duke qenë së kjo bimësi më pas do të kalbet, ajo e varfëron ujin nga oksigjeni i tretur, që i nevoji-tet peshqve për të mbijetuar.

Nese njerëzit konsumojnë ujëra me nivele të larta nitratesh, do të vuanin nga ulja e kapacitetit mbartes të oksigjenit në gjak.

Burimi kryesor i kësaj lloj ndotjeje mbetet bujqësia.

Kimikatet organikeKimikatet organike përfshijnë vajrat, naftën, plastikën, pestici-det, detergjentët, tretësat për pastrim dhe shumë të tjera. Ato e kercenojnë shëndetin e njeriut, dëmtojnë si peshqit ashtu edhe

format e tjera jetësore të ujit.Burimet kryesore të kësaj ndotjeje ujore janë transporti, in-

dustria, aktivitetet urbane dhe pastrimi shtëpiak.

Sedimentët (materia e veçuar)Pjesëzat e patretura të terrenit apo ngurtesira të tjera, krijojnë suspension në ujëra, kryesisht aty ku terrenet janë të gerryera nga toka. Për nga përhapja, kjo përbën ndotësin më të madh ujor. Këto sedimente e turbullojnë ujin, pengojnë proçesin e fo-tosintezes duke shkatërruar edhe zinxhirin ujor ushqimor.

Uji mund të jetë objekt edhe i ndotjes radioaktive (shkaktuar nga izotopet radioaktive që tretën në ujë), ndotjes termike (pas përdorimit të ujit për qëllime ftohjeje në makineritë industriale dhe të energjisë), apo ndotjes gjenetike (shkaktuar nga prezen-ca e specieve jo-autoktone siç janë midhjet apo fitoplanktoni).

12 13

Page 8: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Aktiviteti 1Përgatitje paraprake: printoni shumë kopje të pyetsorit që figu-ron si Shtojca e kapitullit 1. Shpërndajini ato tek nxënësit.

Në fillim të këtij aktiviteti, mund të organizoni një shëtitje me nxënësit nëpër ndërtesën e shkollës dhe oborrin e saj. Shpjego-jini atyre që qëllimi i kësaj shëtitjeje është analizimi i situatës ak-tuale lidhur me ujin në shkollën tuaj. Përdorni Shtojcën Nr. 1 e cila përmban pyetjet lidhur me çëshjte që kanë të bëjnë me ujin. Pyetini ata nëse kanë pyetje rreth ujit dhe mbajini shënim ato.

Ndajini nxënësit në grupe të ndryshme. Grupi i parë mund t’u përgjigjet dhe të plotësojë 5 pyetjet e para, grupi i dytë trajton dhe u jep përgjigje pyetjeve nga 5-10 dhe kështu me radhë.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti, kthehuni në klasë dhe dis-kutoni me nxënësit. Diskutimi mund të përmbajë çështje të tilla si:

– Si kryhet proçesi i furnizimit me ujë të shkollës? – Si dhe për çfarë përdoret ky ujë në shkollë? – Si ujitet kopshti i shkollës?

Kur të keni marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve, diskutoni të dhënat nga analiza. Trajtojeni secilen çështje me vetë.

Më pas, diskutoni me nxënësit rreth mënyrave dhe mundësive për ta përmirësuar situatën në lidhje me ujin në shkollë, që ka të bëjë me përdorimin e tij në mënyrë sa me racionale. Inkurajoni nxënësit që të formulojnë idetë dhe sugjerimet e tyre. Kërkoni prej tyre që t’i hedhin në letër këto ide dhe sugjerime, sepse në të ardhmen këto ide mund t’ju ndihmojnë për të realizuar pro-jektin rreth kursimit të ujit. Kërkoni prej nxënësve të tregojnë nëse e kursejne ujin nëpër shtëpitë e tyre. Kërkoni t’ju tregojnë rreth veprimeve që kanë ndërmarre për ta kursyer ujin.

Pas kësaj, shpjegojuni atyre që uji përbën bazën e jetës dhe që asnje qënie e gjallë do të mund të mbijetonte pa ujë. Për këtë arsye, në duhet të mësohemi që ta kursejme dhe ta përdorim ujin në mënyrë sa me racionale.

14

Aktiviteti 2Kujtojini studentët rreth rëndësisë që ka uji dhe përdorimit me racionalitet të tij. Pastaj, nxënësit ndahen në disa grupe. Shpje-gojini çdo grupi (të përbërë nga 5 nxënës secili, për shembull), që kanë për detyrë të krijojnë një poster. Tema e posterit duhet të jetë rreth veprimeve apo mesazheve lidhur me kursimin e ujit.

Secili grup ndan në dy pjesë një fletë të madhe letre. Nga njëra anë e saj, nxënësit shënojnë apo vizatojnë veprime që lidhen me kursimin e ujit nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa nga krahu tjetër duhet të shënojnë veprime rreth kursimit të ujit në shkollë.

Jepini ca kohë që ta përfundojnë këtë aktivitet. Kur grupi ta këtë përfunduar këtë detyrë, kërkoni që një përfaqesues i seci-lit grup, të prezantojë punën e çdo grupi.

Objektivi kryesor i aktivitetit 2: Zvogëlimi i fatures së ujit në shkollë. Objektivat që duhen arritur lidhur me këtë çështje:

– Nxënësit kuptojnë arsyet së pse uji është kaq i rëndësishëm për jetën në planetin tokë.

– Nxënësit kuptojnë lidhjen ndërmjet ujit të pastër dhe shëndeti tonë.

– Nxënësit kuptojnë së nga kush dhe në ç’mënyrë ndotet uji.

– Nxënësit kuptojnë që uji i rubinetave përdoret për t’u pirë ndërkohë që uji teknik përdoret për të pastruar oborrin dhe për qëllime ujitjeje.

– Rritja e ndërgjegjësimit për një përdorim sa me racional të ujit.

– Sugjerimi nga nxënësit i ideve dhe veprimeve që mund të kryhen për të kursyer ujin.

– Nxënësit organizojnë fushata për kursimin e ujit nëpër shkolla, nëpër shtëpitë e tyre dhe me gjërë në komunite-tet ku bëjnë pjesë.

Rezultatet nga mësimet që mbulojnë këto tematika të veçanta:

– Nxënësit mësojnë se si të grumbullojnë dhe interpretojnë të dhëna

– Nxënësit mësojnë se si të bëjnë llogaritje – Nxënësit mund t’i prezantojnë përfundimet e arritura

prej tyre nga puna dhe eksplorimi i tematikes së ujit – Nxënësit punojnë në grup dhe bashkëpunojnë ndërmjet

tyre – Nxënësit marrin pjesë nëpër fushata dhe veprime për

të kursyer ujin nëpër shkolla, në shtëpi dhe me gjërë në komunitetin ku jetojnë

Ide se si të ulet konsumi i ujit:Ne propozojmë ide të ndryshme për t’u diskutuar me nxënësit, të cilat kanë të bëjnë me reduktimin e konsumit të ujit:

– Shpjegojini nxënësve që nëse në shtëpi kemi dhe përdorim dushet, konsumojmë më pak ujë krahasuar me konsumin që kemi nëse përdorim vaska. Përdorimi i dushit në vend të vaskës do të sillte një kursim prej rreth 300 litrash në javë.

– Tregojuni nxënësve që rubinetat duhen mbajtur të mbyl-lur gjatë larjes së fytyrës apo dhembeve. Nëse e lëmë ujin të derdhet për tre minuta që na nevojiten për të larë dhëmbet, konsumojmë 36 litra ujë, ose 26,280 litra ujë për një vit.

– Po kështu, kërkoni nga nxënësit që t’i kujtojnë prindërit apo të rriturit e tjerë më të cilët ata jetojnë, që makinat e tyre t’i lajnë nëpër ‘lavazhe” të posaçme. Kjo sepse aty përdoret uji me presion të lartë çka bën që konsumi i ujit të jetë më i vogël.

– Po kështu shpjegojini nxënësve që pajisjet që përdorim për të larë rrobat apo pjatat, duhet t’i ndezim vetëm atëherë kur ato të jenë të mbushura plot. Në këtë mënyrë do të kursenim së energji, ashtu edhe ujë.

– Inkurajojini nxënësit që të ofrojnë idetë dhe sugjerimet e tyre rreth mënyrave për të kursyer ujin.

Shënim: gjatë punës lidhur me këtë çështje, në rekoman-dojmë përdorimin e “Paketës së Gjelbër” si dhe “Nëntë çështjeve të mjedisit”. Ato përmbajnë infor-macione, ide, sugjer- ime dhe aktivitete të cilat mund të kry- hen me nxënësit lidhur me tem- atikën e Ujit.

Sugjerime për mësimdhënien e tematikës së UJIT:Si një hyrje lidhur me këtë çështje, flituni nxënësve rreth rëndësisë së ujit në jetën e përditshme (informacione të rëndësishme rreth kësaj teme mund të gjendet tek Paketa e Gjelbër dhe Nëntë çështjet mjedisore). Më pas mund të dis-kutohen çështjet e mëposhtme:

– Përse na nevojitet uji? – A mundet njeriu apo çdo lloj qënie e gjallë të

mbijetojë pa ujë? – Si dhe për çfarë qëllimi e përdorim ujin nëpër shkolla

dhe shtëpitë tona? – Si kryhet proçesi i furnizimit me ujë nëpër shkolla?

Pasi të keni marrë përgjigjet, arrini në përfundimin e përbashkët së uji është i rëndësishëm për të gjitha qëniet e gjalla, duke filluar nga qeliza më e vogël, deri tek kafsha apo bima më e madhe. Shpjegojuni nxënësve që uji ka rëndësi thelbësore për ekzistencën e jetës në planetin tokë dhe mbulon rreth 70% të sipërfaqes së saj, por vetëm një pjesë e vogël e tij rreth 3% është ujë i pastër apo i pijshëm.

Më pas, shpjegojuni nxënësve që me rritjen e numrit të banorëve që popullojnë Tokën, po rritet edhe konsumi i ujit, dhe po kështu edhe ndotja e tij. Pyetini nxënësit nëse ata kanë njohuri se kush dhe pse ndotet uji. Inkurajojini ata që të përmendin shembuj nga ndotës të ndryshëm ujërash.

Pasi t’i keni marrë këto përgjigje, sqaroni nxënësit se ndotja shkaktohet kryesisht prej mbetjeve kimike që derd-hen në lumenj dhe liqene. Pyesni nxënësit rreth rolit të nje-riut në proçesin e ndotjes së ujit. Pastaj shpjegoni kuptimin e termit “ngrohje globale” dhe diskutoni lidhjen që ka ky kon-cept me mungesën e ujit.

Kërkoni që nxënësit të shpjegojnë rëndësinë e konsumi-mit të ujit të pastër nga njeriu. Si do të ndikohë j shëndeti nëse do të konsumonim ujë të ndotur? Ndihmoni që nxënësit të kapin siç duhet lidhjen ndërmjet shëndetit dhe ujit të pastër.

FLETË PUNE

14 15

Page 9: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

TEMATIKA

ENERGJIA

Informacione të dobishme rreth energjisë:Energjia ndërhyn në pothuajse çdo aktivitet njerëzor: më të ngrohim shtëpitë tona, veme në lëvizje motoret e makinave që përdorim, na ndihmon që të punojmë tokën dhe ve në lëvizje makinerite. Ky shfrytëzim i furnizimit me energji i ka çuar stan-dardet e jetëses në nivele të paimagjinueshme më parë. Në jemi kaq të mësuar me përdorimin e energjisë, sa na duket e pai-magjinueshme jetësa në epoka përpara së ajo të ekzistonte.

Burimet e energjisë:Energjia përfitohet nga burime të ndryshme. Në BE ajo përfitohet kryesisht nga djegia e karburanteve fosile (qymyri, gazi natyror dhe nafta), e cila llogaritet të prodhojë deri në 56% të prodhi-mit të përgjithshëm të energjisë. Energjia berthamore (me rreth 35%) është gjithashtu në përdorim ashtu siç janë edhe burimet e rinovueshme të energjisë (9%).

Në Europën Qëndrore dhe Lindore djegia e karburanteve fosile kontribuon në prodhimin e 80% të energjisë së prodhu-ar, energjia berthamore kontribuon me 12% dhe energjia e rino-vueshme me 8%.

Burimet primare dhe të derivuara të energjisëBurimet primare të energjisë vijnë nga burime jo e rinovueshme të energjisë (fosilet, nafta bruto, gazi natyror), burimet e rino-vueshme të energjisë (energjia e ujit, gjeotermika, biomasa, energjia e eres dhe diellit) dhe energjia berthamore. Përdorimi i këtyre burimeve në Europë ndryshon nga vendi në vend duke sjellë edhe nivele të ndryshme prodhimi nga vendi në vend. Të gjitha ato i sherbëjnë prodhimit primar të energjisë.

Burimet primare mund të ndahen gjithashtu edhe në përputhje me impaktin që kanë ndaj ngrohjes globale; kështu ato ndahen në burime karbon-intensive (lëndë djegese solide, nafta, gazi) dhe me emetim të ulët-ose zero të karbonit (era, dielli, biomasa, energjia hidrike, gjeotermike dhe berthamore).

Burimet e derivuara të energjisë prodhohen nga burimet pri-mare të energjisë nëpërmjet konvertimit të tyre në forma të tjera të energjisë lidhur me destinacionin final të konsumit. Shem-bujt nga kjo kategori janë: elektriciteti, produktet e naftës dhe nxehtësia.

16 17

Page 10: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Aktiviteti 1Përgatitje paraprake: printoni mjaft kopje të pyetsorit të përfshirë në Shtojcen 2.Shpërndajini ato tek nxënësit.

Në fillim të këtij aktiviteti, mund të organizoni një shëtitje me nxënësit nëpër ndërtesën e shkollës dhe oborrin e saj. Shpjego-jini atyre që qëllimi i kësaj shëtitjeje është analizimi i situatës ak-tuale lidhur me energjinë në shkollën tuaj. Përdorni Shtojcen No. 2 e cila përmban pyetjet lidhur me çështje që kanë të bëjnë me energjinë. Pyetini ata nëse kanë pyetje rreth energjisë dhe mba-jini shënim ato.

Ndajini nxënësit në grupe të ndryshme. Grupi i parë mund t’u përgjigjet dhe të plotësojë 5 pyetjet e para, grupi i dytë trajton dhe u jep përgjigje pyetjeve nga 5-10 dhe kështu me radhë.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti, kthehuni në klasë dhe dis-kutoni me nxënësit. Diskutimi mund të përmbajë çështje të tilla si:

– Cili është proçesi i furnizimit me energji në shkollën tonë?

– Si dhe për çfarë përdoret energjia në shkollë? – Sa elektricitet konsumohet në shkollë në nivel mujor dhe

vjetor? – A janë nxënësit të familiarizuar me llojet e energjive

alternative? nëse po, listojini disa prej tyre.Kur të keni përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve, diskutojini të

dhënat e përfituara nga analiza. Secilen çështje diskutojeni në mënyrë të veçantë. Në fund, përfundoni me faktin ajo çka na duhet të mësojmë, është se si ta kursejme energjinë dhe si ta përdorim atë në mënyrë racionale.

Më pas, diskutoni me nxënësit tuaj dhe gjeni mënyra se si ta përmirësoni situatën e energjisë në shkollën tuaj, që do të thotë se si ta përdorim këtë energji në mënyrë sa me racionale. Inku-rajojini nxënësit tuaj që të gjejnë idetë dhe sugjerimet e tyre. Kërkoni prej tyre që t’i hedhin në letër këto ide dhe sugjerime, spese në të ardhmen këto ide mund t’ju ndihmojnë për të reali-zuar projektin rreth kursimit të energjisë.

Kërkoni prej nxënësve të tregojnë nëse e kursejne energjinë nëpër shtëpitë e tyre. Kërkoni të tregojnë rreth veprimeve që kanë ndërmarre për ta kursyer energjinë.

Aktiviteti 2Kujtojini studentët rreth rëndësisë që ka energjia dhe përdorimit me racionalitet të saj. Pastaj, nxënësit ndahen në disa grupe. Shpjegojini çdo grupi (të përbërë nga 5 nxënës secili, për shem-bull), që kanë për detyrë të krijojnë një poster. Tema e posterit duhet të jetë rreth veprimeve apo mesazheve lidhur me kursi-min e energjisë.

Secili grup ndan në dy pjesë një fletë të madhe letre. Nga njëra anë e saj, nxënësit shënojnë apo vizatojnë veprime që lidhen me kursimin e energjisë nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa nga krahu tjetër duhet të shënojnë veprime rreth kursimit të energjisë në shkollë.

Jepini ca kohë që ta përfundojnë këtë aktivitet. Kur grupi ta këtë përfunduar këtë detyrë, kërkoni që një përfaqesues i seci-lit grup, të prezantojë punën e çdo grupi.

Objektivi kryesor:Zvogëlimi i fatures së energjisë në shkollë.

Objektivat që duhen arritur lidhur me këtë çështje: – Nxënësit duhet të kuptojnë rëndësinë e energjisë si dhe

të ndërgjegjësohen për rëndësinë që ka monitorimi i fatures së elektricitetit.

– Nxënësit dhe stafi i shkollës duhet të ndërgjegjësohen për lidhjen që ekziston ndërmjet konsumit të energjisë dhe kostove financiare.

– Rritja e ndërgjegjësimit rreth marrdhënies ndërmjet furnizimit me energji elektrike, përdorimit të elektricitetit dhe influencave të demshme ndaj mjedisit.

– Të tregohet se si edhe hapat më të vegjël që mund të ndërmerren për të kursyer energjinë, mund të jenë efek-tive dhe të prodhojnë rezultate të dukshme.

– Të diskutohet rreth burimeve alternative të prodhimit të energjisë.

– Nxënësit organizojnë fushata për kursimin e energjisë nëpër shkolla, nëpër shtëpitë e tyre dhe me gjërë në komunitetet e tyre.

Rezultatet nga mësimet që mbulojnë këto tematika të veçanta:

– Nxënësit mësojnë se si të grumbullojnë dhe interpretojnë të dhëna.

– Nxënësit kuptojnë diferencën ndërmjet burimeve të rinovueshme dhe jo të rinovueshme të energjisë.

– Nxënësit mund të prezantojnë përfundimet që kanë arri-tur ata nga puna dhe eksplorimi i tematikes së energjisë.

Çfarë mund të bëjmë?Ekzistojnë shumë mënyra për ta përmirësuar efiçencën energjitike.

– Të zgjedhim pajisje me nivele të ulëta konsumi energjitik.

– Të përmirësojmë termo-izolimin. – Ngrohja nga dyshemete mund ta zvogëlojë nivelin e

konsumit të energjisë.Flisni me nxënësit rreth elektricitetit për të hyrë në temë.

Në këtë kuadër mund të diskutohen çështjet e mëposhtme: – Pse e përdorim energjinë? – Cilat janë llojet e energjisë që njohim? – Si gjenerohet/prodhohet elektriciteti? – Cilat janë llojet e burimeve të energjisë që njohim?

Së bashku arrini në përfundimin që energjia është aftësia për të punuar. Ekzistojnë lloje të ndryshme energjish: termi-ke, elektrike, diellore, energji e gjeneruar nga era, energjia hi-drike, energjia e gjeneruar nga biomasa, nafta, qymyri, gazi si dhe lloje të tjera energjish. në e përdorim energjinë çdo dite, për të ngrohur apo freskuar shtëpitë tona, shkollat apo ndërtesa të tjera, për të përdorur makinerite industriale, për të përdorur pajisjet në shkollë dhe shtëpi, si dhe për shumë e shumë nevoja të tjera.

Shpjegojini nxënësve që energjia elektrike gjenerohet në centralet elektrike. Por për t’i vënë në punë këto central, centralet e energjisë kanë nevojë për lëndë djegese fosile siç janë nafta, qymyri, xeheroret apo lëndë të tjera të para. Por nevoja në rritje e konsumit të energjisë ka sjellë si rezultat në uljen e numrit të minierave të qymyrit apo të tjerave, dhe po kështu rezervat naftëmabjtese po shterojnë. Po kështu duke përdorur burime të kufizuara natyrore, është rritur emetimi i gazrave CO2, gaz ky i cili është përgjegjës për ndryshimet kli-materike që po ndodhin në planetin tokë.

Në të njëjtën mënyrë, shpjegojini nxënësve që buri-met e energjisë mund të jenë të rinovueshme dhe jo të ri-novueshme. Burimet e erinovueshme të energjisë janë: uji, era dhe dielli. Burimet jo të rinovueshme të energjisë janë: qymyri, nafta, druri, etj.

Shpjegoni arsyet së pse këto burime quhen të rino-vueshme apo jo të rinovueshme.

FLETË PUNE – Nxënësit punojnë në grup dhe bashkëpunojnë me njeri

- tjetrin. – Nxënësit organizojnë fushata për kursimin e energjisë

nëpër shkolla, nëpër shtëpitë e tyre dhe me gjërë në komunitetet e tyre.

Ide se si ta zvogëlojmë konsumin e energjisë:Propozoni ide të ndryshme për t’u diskutuar me nxënësit lidhur me zvogëlimin e konsumit të energjisë:

Nxënësve u duhet spjeguar së pajisjet shtëpiake siç janë: telëvizoret, radiot, mikrovalet, karikuësit e telefonave, etj, që përdorim çdo dite, duhen hequr nga priza kur nuk janë në punë.

Nxënësve u duhet kërkuar të fikin driten sa herë që largohen nga një dhome apo mjedis i caktuar. Nëse është e mundur, ata duhet t’i zevëndesojnë llampat e zakonshme që akoma përdoren në shumë mjedise, me llampa me konsum më të ulët energjie.

Nxënësve u duhet treguar së në lidhje me dyert dhe drita-ret, ato duhen izoluar me shirit izolues. Në këtë mënyrë do të sh-mangej një humbje e panevojshme e nxehtësisë.

Inkurajojini nxënësit që të ofrojnë idetë dhe sugjerimet e tyre rreth mënyrave për të kursyer energjinë.

Shënim: gjatë punës lidhur me këtë çështje, në rekoman-dojmë përdorimin e “Paketes së Gjelbër”. Ato përmbajnë informacione, ide, sugjerime dhe aktivitete të cilat mund të kryhen me nxënësit lidhur me tematikën e energjisë.

18 19

Page 11: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

TEMATIKA

MBETJET

InformacionetëdobishmerrethMbetjeveNdotësit dhe mbetjet nuk duhen hedhur në mjedis, përpara së mjedisi të ndikohet prej tyre, apo përpara riciklimit ose largimit të rrezikut që ato mbartin.

Në natyrë, materiali që mbetet nga një organizem, zako-nisht përdoret si ushqim apo burim për një organizem tjetër. Për shembull, zogjte përdorin dege apo gjethe të thara për të ndërtuar folete e tyre; në tokë mikroorganizmat dhe krimbat i shnderrojnë gjethet dhe kafshët e ngordhura në humus, e cila më pas shërben si ushqim për bimët; po kështu lëndët orga-nike në ujë siç janë mbetjet e kafshëve apo gjethet e kalbura, sherbejnë si ushqim për mikroorganizmat ujore.

Pavarësisht nga fakti që këto cikle natyrore kanë evoluar për mijera vite, njeriu po e prish këtë ekuiliber nëpërmjet prodhimit të një sasie gjithnjë e më të madhe mbetjesh.

Zgjidhjet për problemin e mbetjeveEkzistojnë disa parime për një manaxhim më të mirë të mbetje-ve si dhe mënyra të ndryshme për ti dhënë zgjidhje problemit të mbetjeve:

– zvogëlimit konsumit pra reduktim i sasisë së mbetjeve; – riciklimi i materialit të mbetjeve; – ri-përdorimi i produkteve sa më shumë herë të jetë e

mundur; – djegia e mbetjeve me qëllimin për të përfituar dhe

përdorur të gjithë energjinë potenciale të tyre si dhe për të zvogëluar sasinë e tyre (incenerimi);

– groposja e mbetjeve nëpër landfill-e (vënde të caktuara për grumbullim);

– kompostimi i lëndëve organike.

Ciklet e jetësÇështjet e mbetjeve mund të kuptohen më mirë nëpërmjet ekzaminimit të ciklit të jetës së materialeve që i përbëjnë ato, qysh nga prodhimi i produktit deri tek trajtimi final i tyre si mbetje.

Materialet shëndrrohen në mbetje si rrjedhoje e proçeseve të ndryshme të prodhimit dhe konsumit. Nën-produktet mbetese nga këto proçese transformimesh, të cilat shkarkohën drejperse-drejti në ajer dhe në ujë, quhen emetime. Mbetjet trajtohen më tej, përpara së të hidhen. Ato mund të ri-përdoren, riciklohen, transferohen për trajtime të metejshëm (për t’i zvogëluar nivelin e toksicitetit), incenerohen (për t’i zvogëluar volumin) apo gro-posen nëpër landfill-e.

Si një hyrje për këtë tematike, flisni me nxënësit rreth mbet-jeve. Pjesë e këtij diskutimi mund të jenë çështjet e mëposhtme:

– Çfarë janë mbetjet? – Sa lloje mbetjesh ekzistojne? – Nga gjenerohen këto mbetje?

Përfundimi i përbashkët që duhet të arrihet është që mbetjet janë materiale të cilat nuk përdoren më, mbeturina pas proçeseve të perpunimit të produkteve si dhe mbetje të krijua-ra nga aktivitetet njerëzore. Shpjegojini nxënësve që ekzistojnë lloje të ndryshme mbetjesh në pronë të origjines së nga gjene-rohen ato, p.sh. Nëse ato gjenerohen nga proçese industriale, në mjekesi apo nga njeriu.

Konkluzioni është si më poshtë: ekzistojnë mbetje indus-triale, mjekesore, kimike, të biodegradueshme, lëndësh të ndryshme, përfshirë edhe mbetjet shtëpiake, mbetje të rre-zikshme me efekte dëmtuese ndaj njeriut dhe mjedisit, mbetjet organike, përfshirë edhe mbetjet me origjine organike si janë: bari, gjethet, pemët, mbeturinat ushqimore, si edhe lloje të tjera mbeturinash.

Shpjegojini nxënësve së nëse mbetjet nuk hidhen në kaza-net përkatës të tyre, por lihen në tokë, këto mbetje ndosin ter-renin dhe ajrin, duke krijuar një ndikim negative në shëndetin tonë dhe duhet një kohë shumë e gjatë për tu dekompozuar. Çdo mbetje që hedhim në tokë përfundon në sipërfaqet ujore duke shkaktuar edhe ndotjen e ujit.

Më pas, pyetini nxënësit së çfarë mendojnë ata që duhet të bëjnë me mbetjet. Pasi t’i keni mbledhur përgjigjet e tyre, arrini në përfundimin e përbashkët që zgjidhja më e mirë është që mbetjet të hidhen në kazanet e posaçëm të ndare të mbeturina-ve, dhe pastaj ndërmarrjet e caktuara që merren me transpor-tin e tyre, t’i dërgojnë ato në landfill-et më të aferta. Shpjegojini nxënësve që landfill-et janë vënde të posaçme ku depozitohen të gjitha mbeturinat, të cilat i nënshtrohen proçesit të dekom-pozimit të mbuluar.

Përveç këtyre, përmendni faktin që ekzistojnë mënyra të ndryshme për ta zvogëluar sasinë e mbetjeve të gjeneruar. Ri-

përdorimi, ri-ciklimi dhe ndarja e tyre, janë vetëm disa nga mënyrat e njohura.

Shpjegoni edhe kuptimin e termave të mësipërm si ricilkim, ripërdorim dhe ndarje të mbetjeve.

Nga riciklimi i sendeve të vjetra, mund të përgatiten sende të reja që pastaj mund të ri-përdoren. Për shembull, nga rici-klimi i gazetave të vjetra dhe bllok shënimeve të përdorura, përgatitet letra e ricikluar.

Ri-përdorimi nënkupton përdorimin më shumë së një herë të njëjtit objekt. Për shembull, rrobat të cilat nuk i përdorim më, mund t’i dhurojmë për bamirësi.

Ndarja e mbetjeve është gjithashtu mjaft e rëndësishme. Shpjegoni që ekzistojnë konteinere të ndryshëm për lëndë të ndryshme; për këtë qëllim lëndët plastike duhen hedhur në kazanin e parashikuar për plastikën, mbetjet e qelqit në kaza-nit përkatës si dhe gazetat e vjetra duhen hedhur në kazanin e posaçëm për mbetjet e produkteve të letres.

20 21

Page 12: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Aktiviteti 1Përgatitje paraprake: printoni mjaft kopje të pyetsorit të përfshirë në Shtojcen 3. Shpërndajini ato tek nxënësit.

Në fillim të këtij aktiviteti, mund të organizoni një shëtitje me nxënësit nëpër ndërtesën e shkollës dhe oborrin e saj. Shpjego-jini atyre që qëllimi i kësaj shëtitjeje është analizimi i situatës ak-tuale lidhur me mbetjet në shkollën tuaj. Përdorni Shtojcen No. 3 e cila përmban pyetjet lidhur me çështje që kanë të bëjnë me mbetjet. Pyetini ata nëse kanë pyetje rreth mbetjeve dhe mba-jini shënim ato.

Ndajini nxënësit në grupe të ndryshme. Grupi i parë mund t’u përgjigjet dhe të plotësojë 5 pyetjet e para, grupi i dytë trajton dhe u jep përgjigje pyetjeve nga 5-10 dhe kështu me radhë.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti, kthehuni në klasë dhe dis-kutoni me nxënësit. Diskutimi mund të përmbajë çështje të tilla si:

– Nga krijohen mbetjet në shkollë dhe kush i gjeneron ato? – Si mund të zvogëlohet sasia e mbetjeve të gjeneruara në

shkollë? – A kanë dijeni nxënësit për mënyrën se si perpunohen

mbetjet?Kur të keni përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve, diskutojini të

dhënat e përfituara nga analiza. Secilen çështje diskutojeni në mënyrë të ndare. Në fund, përfundoni me faktin ajo çka na duhet të mësojmë, është se si ta zvogëlojmë sasinë e mbetje-ve që krijojmë.

Më pas, diskutoni me nxënësit tuaj dhe gjeni mënyra se si ta përmirësoni situatën e mbetjeve në shkollën tuaj dhe oborrin e saj. Inkurajojini nxënësit tuaj që të gjejnë idetë dhe sugjerimet e tyre. Kërkoni prej tyre që t’i hedhin në letër këto ide dhe sugje-rime, spese në të ardhmen këto ide mund t’ju ndihmojnë për të realizuar projektin rreth kursimit të energjisë.

Kërkoni t’ju tregojnë nëse kanë ndërmarre veprime për ta zvogëluar sasinë e mbetjeve në shtëpitë e tyre. A i dhurojnë ata lodrat apo rrobat e vjetra që nuk i përdorin më? Kërkoni t’ju tregojnë rreth veprimeve kanë ndërmarre për ta zvogëluar sasinë e mbetjeve në përgjithësi.

Aktiviteti 2Kujtojini nxënësit rreth rëndësisë që ka zvogëlimi i sasisë së mbetjeve. Pastaj, nxënësit ndahen në disa grupe. Shpjegoji-ni çdo grupi (të përbërë nga 5 nxënës secili, për shembull), që kanë për detyrë të krijojnë një poster. Tema e posterit duhet të jetë rreth veprimeve apo mesazheve lidhur me uljen e sasisë së mbetjeve nëpër shtëpitë e tyre.

Secili grup ndan në dy pjesë një fletë të madhe letre. Nga njëra anë e saj, nxënësit shënojnë apo vizatojnë veprime që lidhen me zvogëlimin e sasisë së mbetjeve nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa nga krahu tjetër duhet të shënojnë veprime rreth zvogëlimit të sasisë së mbetjeve në shkollë.

Jepini ca kohë që ta përfundojnë këtë aktivitet. Kur grupi ta këtë përfunduar këtë detyrë, kërkoni që një përfaqesues i seci-lit grup, të prezantojë punën e çdo grupi.

Aktiviteti 3Përgatitja paraprake: Kërkoni nga studentët që për një muaj të grumbullojnë gazeta të vjetra dhe letra të përdorura. Shpjegoji-ni atyre që kjo do të ishte ide për riciklim.

Materialet e nevojshme për këtë aktivitet: letra të vjetra, gazeta të grumbulluara; një kullester plastike; ujë i vaket; një enë e thellë dhe një sfungjer.

Zhvillimi i aktivitetit:Hapi 1. Grisni në copa të vogla gazetat e grumbulluara dhe fu-tini në enen me ujë të vaket. Pas pak oresh letra dhe uji do të krijojnë një perzierje. Nëse doni të fitoni kohë mund të përdorni edhe një mikser.Hapi 2. Kur perzierja të trashet, hidheni në enen e thelle dhe merreni pjesën e trashe me një kullester plastike.Hapi 3. Shpërndajeni në mënyrë të njetrajtshme këtë perzierje në një konteiner të hapur. Vendosni një copë letre apo kalendar të vjeter në perzierje. Hapi 4. Kthejeni atë së prapthi në mënyrë që kullestra të dalë mbi perzierjen. Pastaj shtypeni atë me sfungjer dhe nxirreni ujin jashte saj. Hapi 5. Largojeni kullestrën. Kur letra të thahet, ajo mund të hiqet lehtësisht nga sipërfaqa dhe në këtë mënyrë letra juaj e ricikluar është gati. Nxënësit mund të shkruajnë dhe të vizatojnë në letër.

Objektivi kryesor:Zvogëlimi i sasisë së mbetjeve që gjenerohet në shkollë.

Objektivat për t’u arritur lidhur me këtë çështje:Të rritet ndërgjegjësimi i shkollave rreth asaj që ata mund të bëjnë për të parandaluar krijimin e grumbujve (informale) të mbetjeve dhe trajtimin e pa-përshtatshëm të tyre.

Të ripërdoret, riciklohet dhe seleksionohen/ ndahen mbetjet.Studentët dhe stafi i shkollës duhet që të punojnë me komuni-tetin në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi lidhur me reduktimin e sasisë së mbetjeve, përfshirë edhe riciklimin dhe ri-përdorimin.

Rezultatet nga mësimet lidhur me këtë tematikë:Nxënësit mësojnë si të grumbullojnë dhe të interpretojnë të dhënat.

Nxënësit mund të prezantojnë konkluzionet e arritura prej tyre gjatë punës dhe eksplorimit të çështjes së mbetjeve.

Nxënësit punojnë në grup dhe bashkëpunojnë ndërmjet tyre.

Nxënësit angazhohen në fushata dhe veprimtari për redukti-min e sasisë së mbetjeve në shkolla, nëpër shtëpi dhe më gjërë në komunitet.

Nxënësit mësojnë se si të seleksionojnë, ri-përdorin dhe riciklojnë mbetjet.

Ide se si të reduktohen mbetjet:Propozohen ide të ndryshme për t’u diskutuar me nxënësit, lid-hur me çështjen e reduktimit të sasisë së mbetjeve:

Nxënësve u shpjegohet që shishet plastike të ujit duhen përdorur shumë herë. Në këtë mënyrë zvogëlohet sasia e mbet-jeve.

Po kështu studenteve u shpjegohet që mbeturinat ushqimo-re (lekurat e bananeve, lekurat e molleve dhe perimeve) mund të përdoren për kompostim, çka do të mund të përdorej më pas si pleherues i terreneve.

Përmendni faktin që secili duhet të përdorë qeska prej copë në vend të atyre prej plasmasi. Plastikës i duhet shumë më tepër kohë për t’u dekompozuar.

Inkurajojini nxënësit që të ofrojnë idetë dhe sugjerimet e tyre rreth mënyrave për të zvogëluar mbetjet.

Shënim: gjatë punës lidhur me këtë çështje, në rekoman-dojmë përdorimin e “Paketes së Gjelbër” si dhe “Nëntë çështjeve të mjedisit”. Ato përmbajnë informacione, ide, sugjerime dhe aktivitete të cilat mund të kryhen me nx-ënësit lidhur me tematikën e Mbetjeve.

Çfarë mund të bëjmë?Njeriu kontribuon së tepërmi në problemin e mbetjeve. Zhvillimi i zakoneve të duhura lidhur me blerjen e produkte-ve si dhe përmirësimi i metodave të trajtimit të mbetjeve, do ta përmirësonin situatën në mënyrë thelbësore.

Një antar i ndërgjegjshëm i shoqerisë duhet që: – t’i ndaje mbetjet e tij në kategori dhe të bëhet pjesë e

programeve të riciklimit dhe ri-përdorimit; – të zgjedhë produkte që zgjasin shumë në kohë – t’u jape përparesi produkteve të ricikluara dhe të

riciklueshme – të kufizojë përdorimin e ambalazheve dhe t’i

ripërdorë ato sa me shpesh të jetë e mundur – të mundësojë kompostimin e materialeve të bio-de-

gradueshmeMë poshtë janë dhënë disa produkte të cilat përmbajnë

substanca të rrezikshme. – Disa tekstile përmbajnë metale të rënda – Shumë bojera përmbajnë metale të rënda, pigmente,

tretësa dhe mbeturina organike – Lekuret mund të përmbajnë metale të rënda – Disa ilaçe përmbajnë tretësa organike apo mbetje,

ashtu si edhe gjurmë të metaleve të rënda – Disa lloje plastikash përmbajnë kompozime organo-

klorine dhe tretësa organike – Bateritë përmbajnë metale të rënda – Benzina dhe produktet e tjera të naftës përmbajnë

vajra, fenole dhe përbërës të tjerë organike, metale të rënda, amoniak dhe acide

– Shumica e pesticideve përmbajnë organiklotine dhe përbërës organoposfati

– Shumë produkte metalike përmbajnë metale të rënda, pigmente, vajra dhe fenole.

FLETË PUNE

22 23

Page 13: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Me qëllimin për të shnderruar dhe aplikuar njohuritë teorike në praktike, këtu po përshkruajmë një metodologji me 6 etapa me informacione shtesë lidhur me planifikimin stra-

tegjik si dhe përgatitjen e një Projekt-propozimi të mirë; kjo do të kontribonte në angazhimin e të gjithë komunitetit të shkollës si dhe në përmirësimin e situatës mjedisore nëpërmjet veprimtarive dhe argëtimit.

Krijimi i strukturës së gjelbër të manaxhimit

Vlerësimi periodik i performancës së gjelbër

Përgatitja dhe përqafimi i vizionit të gjelbër nga nxënësit e shkollës

Zhvillimi dhe implementimi i planit të aktiviteteve të gjelbëra

Monitorimi dhe vlerësimi i arritjeve të aktiviteteve të gjelbëra

Rezultatet dhe arritjet e gjelbëra u komunikohen stafit të shkollës dhe komunitetit të gjërë

Metodologjia prej gjashtë hapash për t’u bërë Shkollë e Gjelbër

KAPITULLI I

Page 14: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

1.HAPI I PARË

KRIJIMI I STRUKTURËS SË GJELBËR TË MANAxHIMIT

Me qëllimin për të implementuar në praktike iniciativën e shkollës së gjelbër, këto të fundit duhet që së pari të krijojnë një strukturë manaxhimi të mirë dhe operative e cila ta udhëheqe të gjithë proçesin. Në këtë drejtim, në sugjerojmë krijimin e dy organizmave të mëposhtem të cilat do të kontribojnë në realizi-min me sukses të Projektit.

Organizmi i parë është EKO-Klubi i cili përbën forcën shtytese të këtij projekti dhe do të perbëhet nga nxënës nga klasa të ni-veleve të ndryshme si dhe nga mësuesi-koordinator i këtij grupi. EKO-Klubi mund të sigurojë sa më poshtë:

– që e gjithë shkolla të njihet me iniciativën e EKO-Klubit dhe që informacioni rreth saj të jetë i vazhdueshëm

– të zhvillojë, zbatojë dhe monitorojë politikën mjedisore të shkollës e cila të trajtojë shqetesimet mjedisore të komunitetit të shkollës

– të luaje rolin udhëheqes në realizimin fillestar dhe të metejshëm të vlerësimit të gjelbër

– të sigurojë që të gjithë anëtarët e komunitetit të shkollës (veçanërisht nxënësit), të jenë të përfaqesuar në proçesin e vendim-marrjes

– të ofrojë një lidhje ndërmjet nxënësve, mësuesve, manaxhereve të lartë të shkollës si dhe gjithë komunitetit të saj dhe, në rastin ideal, edhe me Komunitetin Lokal, nëpërmjet integrimit të programit me Planin e Zhvillimit të Shkollës dhe inciativat lokale të Axhendes 21.

Nuk ekziston një mënyrë e veçantë për krijimin e EKO-Klubit. Ai mund të linde si zhvillim i metejshëm i një grupimi që është ndërkohë aktiv në shkollë, ose të krijohet nga e para nëpërmjet emerimeve nga drejtoria e shkollës apo nga vetë nxënësit. Ka një rëndësi të madhe që nxënësit të jenë sa më të përfaqesuar në këtë klub dhe do të ishte ideale nëse at atë zgjidheshin nga vetë bashkënxënësit e tjerë. Kjo mund të bëhej pasi kandidatet e sugjeruar t’u shpjegonin të tjerëve (në një asamble shkolle) që përse ata dëshirojnë që vullnetarisht të bëhen pjesë e këtij komi-teti. Keta nxënës pra duhet të caktohen, (ose në rastin më të mirë të zgjidhen) në mënyrë që të përfaqesojnë të gjithë shkollën.

Organizmi i dytë është EKO-Bordi, ose organizmi vendim-marrës. Edhe EKO-Bordi ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në të gjithë proçesin. Prioritetet dhe nevojat mjediso-re të shkollës do të shpalosen në këto takime dhe do të merret vendimi rreth përparesive si dhe asistencës së nevojshme nga të gjithë përfaqesuesit/palët. Përfshirja e përfaqesuesve të sipërpërmendur, do të kontribonte që çështja e mjedisit të bëhej një objektiv i përbashkët dhe një shqetesim gjithëpërfshirës. Vetë shkolla duhet të punojë në koordinim me nevojat aktuale të bashkive/komunave si dhe të komunitetit të gjërë. Krijimi i një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm duhet të jetë detyra e çdo qytetari dhe banori dhe për këtë secili nga në duhet të ofrojë kontributin e tij. Për këtë arsye, në sugjerojmë përfaqesimin e mëposhtem të palëve në EKO-Bord:

– Drejtori i shkollës; – Mësuesi koordinator; – Nxënësit anëtarë të EKO-Klubit; – Përfaqesues të stafit teknik; – Përfaqesues të komunitetit lokal; – Përfaqesues të shoqates së prindërve; – Përfaqesues të medias; dhe – Përfaqesues nga shoqeria civile

EKO-Bordi duhet të angazhohet në aktivitetet e mëposhtme të shkollës:

– Të marrë pjesë aktive në takimet e EKO-Bordit duke kontribuar me idetë, sugjerimet, zgjidhjet, etj;

– Të mbështëse proçesin e implementimit me 6 etapa, aty ku kjo është e mundur;

– Të promovojë aktivitetet e shkollës së gjelbër në zonen e saj të influencës;

– Të mbështëse shkollën me financim-aty ku kjo është e mundur, mbështëtje pune, me letra mbështëtese-kur është e nevojshme, etj;

– Të mbështëse kur kjo është e mundur, informimin e sektorit të biznesit rreth aktiviteteve të gjelbëra të shkollës.

Shënim: Përgatitja e proçess-verbaleve të takimeve në një mënyrë të duhur dhe transparente, është një element kyç për suksesin dhe vizibilitetin e këtij hapi, sepse kjo ndikon në implementimin e të gjithë projektit. Për këtë qëllim, në Shtojcen 4 bashkëngjitur këtij Manuali, do të gjeni shem-buj se si të mbahen shënimet nga takimet)

26 27

Page 15: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Ky është një hap i nevojshëm nëse shkolla juaj dëshiron të realizojë ndryshime brënda saj. Përpara së përgatisni plainin tuaj të aktiviteteve, ju duhet të kryeni vlerësimin e situatës aktuale.

Rezultatet e Vlerësimit tuaj të gjelbër do të ndikojnë Planin e Aktiviteteve të gjelbëra; ato do të kontribuojnë që shkolla të vendose nëse nevojitet ndonjë ndryshim, nëse ky ndryshim është urgjent apo mbase i mevoneshëm. Ai do t’ju ndihmojë gjithashtu që të përcaktoni objektiva realistë si dhe të matni ni-velin e suksësit të arritur.

Vlerësimi i Gjelbër ka rëndësi të veçantë për të kuptuar situatën aktuale mjedisore në një shkollë dhe si i tillë do të per-beje bazën për aktivitetet e gjelbëra të shkollës.

Shkollat mundet që fillimisht të vlerësojnë nga ana sasiore impaktin për tëmatikat më të cilat ato po angazhohen (p.sh sasia e mbetjeve që shkolla prodhon dhe dërgon në landfill, sasia e letres që konsumon, sasia e elektricitetit që përdoret, fakti nëse shkolla riciklon ndonjë gjë apo jo, ndonjë vendhedhje ilegale mbeturinash, etj), apo t’i mbulojnë të gjitha fushat tek të cilat shkolla mund të këtë ndonjë impakt mjedisor, më konkretisht:

– Grumbullimin e plehrave – Minimizimin e mbetjeve – Terrenet shkollore – Biodiversiteti – Energjia – Uji – Transporti – Shëndeti & Mirëqenia – Mbështëtje ndaj botës

2.HAPI I DYTË

VLERËSIMI PERIoDIK I PERFoRMANcËS SË GJELBËR

Shkolla është e lirë të zgjedhe fusha të tjera me problematika mjedisore të cilat të kenë lidhje të drejpërdrejtë me nevojat e saj dhe t’i përgatisë check-listat sipas tyre.

Në përgjithësi, shkollat do ta pasurojnë më vonë këtë infor-macion duke kuptuar për shembull së çfarë lloje mbetjesh po prodhojnë dhe së ku në shkollë gjenerohet sasia më e madhe e mbetjeve (p.sh. letra nga fotokopjet, mbeturinat nga amba-lazhet e mengjeseve të fëmijeve, etj). Megjithatë shkolla mund të ndërmarre një studim që përfshin edhe komunitetin rreth e perqark saj (p.sh. Të shqyrtojë nivelin e riciklimit nëpër shtëpira, të shqyrtojë qëndrimin e komunitetit ndaj ndryshimeve klima-tike, etj). Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij studimi është që të garantojë që rezultatet janë të mirë-dokumentuara, pasqyruara dhe shpërndara. Tabela e njoftimeve të shkollës është vendi më i përshtatshëm për publikimin dhe përhapjen e rezultateve.

Përfundimi i Vlerësimit të gjelbër do të garantonte që nuk janë lënë pa shqyrtuar fusha të rëndësishme si dhe do t’i ndih-monte nxënësit dhe komunitetin e gjërë të shkollës që të kup-tonin situatën aktuale mjedisore të shkollës. Rekomandohet që Vlerësimi i Gjelbër të realizohet me bazë vjetore me qëllimin që të matet dhe vlerësohet progresi i vazhdueshëm i performancës mjedisore të shkollës. Kjo do të ishte një mënyrë mjaft efektive për të vlerësuar objektivat tuaj si dhe për të krahasuar përgjigjet e reja të marra me ato të grumbulluara fillimisht; kjo do t’ju ndihmonte për të kuptuar më mirë objektivat e përgjithshëm të shkollës dhe do t’ju ndihmonte për të planifikuar eko-aktivite-tet e ardhshme.

Në kuadrin e këtij projekti, ekipi i tij sugjeron një analizë më të detajuar të situatës së tre fushave (uji, energjia dhe mbetjet) nëpër shkolla, si një hap kyç për të ndërmarre hapat e tjera për përmirësimin e gjelbër të shkollës. Analizat duhet të kontribojnë për të përftuar të dhëna rreth konsumit të ujit dhe energjisë nga shkolla, apo dhe në lidhje me sasinë e mbetjeve që prod-hon shkolla. Të dhënat e grumbulluara do të pasqyrojnë impak-tin e shkollës në mjedis dhe do të ofrojnë një pasqyre të qartë të situatës së gjëndjes ku ndodhet aktualisht shkolla; po kështu kjo do të ndihmojë edhe për të identifikuar veprimin e parë që duhet kryer për ta përmirësuar këtë situate në shkollë.

Analiza e nevojavë në të tre fushat duhet kryer nga EKO-Klu-bi nën udhëheqjen dhe mbikqyrjen e mësuesit-koordinator. Nëse shihet e nevojshme, në këtë analizë mund të përshihen edhe EKO-Bordi apo përfaqesues të tij.

Pyetje të lidhura me këto tre fusha janë treguar në Shtojcat 1-3 të këtij manuali. Nëpërmjet përdorimit të pyetsorëve, ekipi që do kryejë analizën do të mblidhte të dhëna rreth situatës aktuale si dhe të caktonte prioritetet për veprime të metejshme. Secila pyetje e listuar mund të marrë përgjigjet ‘po” ose “jo”. Lista përfshin gjit-hashtu edhe një seksion për komentët dhe vërejtjet tuaja.

Pyetsorët do t’ju ndihmojnë ju të identifikoni çdo problematikë që ka nevojë për përmirësime. Plotësimi i tyre do t’ju ndihmojë të keni një pasqyre të qartë të konsumit të ujit dhe energjisë si dhe të manaxhimit të mbetjeve në shkollën tuaj, si dhe të fushave që kërkojnë vëmendjen tuaj.

Nga të dhënat e përfituara, ju mund të identifikoni problem të ndryshme që ekzitojnë në shkollën tuaj, si p.sh. fatura të larta të energjisë elektrike apo ujit, mungesat e furnizimeve me to, grumbullimi i mbetjeve të panevojshme, etj. Në këtë mënyrë, zbatimi i këtij hapi do t’ju ndihmonte për të identifikuar proble-met ekologjike më të cilat ndeshet shkolla juaj.

Çdo shkollë duhet të përdorë pyetsorët e dhene, por ju mund të shtoni edhe pyetje të tjera nëse e konsideroni të nevojshme.

Shënim: Lutemi përdorni shtojcat 1, 2 dhe 3 ku ju mund të gjeni shembuj se si ti përdorni pyetsorët e vlerësimit.

Ruajini pyetsorët e plotësuar; do t’ju nevojiten për të përgatitur planin e aktiviteteve!

28 29

Page 16: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Kodi ynë Eko

Sillu mirë me krijesat e gjalla

Kurse elektricitetin

Rritja e gjallesave ka nevojë për kujdes

Riciklo dhe përdor sërish

Ushqehu në mënyrë të shëndetshme

Secili duhet të bëjë pjesën e vet

Kurrë mos hidh plerat në vendet që nuk janë parashikuar

Shkolla e Gjelbër angazhon shumë kohë dhe energji për të dis-kutuar me EKO-Klubin dhe madje edhe me EKO-Bordin, lidhur me planifikimin e gjelbër strategjik shkollës. Strategjia është me-toda e krijimit të prioriteteve me qëllim plotësimin e misionit të një grupi njerëzish të cilat kanë një vision të qartë. Si të bëjmë një planifikim strategjik është shtjelluar në Aneksin 1.

Vizioni shpreh atë çka organizata dëshiron të bëhet, apo si e dëshiron ajo të jetë bota në të cilën ajo operon (nje shikim i “ide-alizuar” i botës)

Misioni shpreh qëllimin themelor të një organizate duke përmbledhur arsyen e ekzistencës së saj dhe çfarë bën ajo për ta arritur vizionin e saj.

Vlerat janë bindje të ndara nga të gjithë palët e interesuara të një organizate

Strategjia e thënë përmbledhtazi, nënkupton “artin e të drejtuarit”.

Shpesh organizatat i përmbledhin qëllimet dhe objektivat në një deklaratë misioni apo deklaratë vizioni. Ka të tjera që e fillojnë me vizionin dhe misionin dhe i përdorin ato për të for-muluar qëllimet dhe objektivat. Një trajtim i ri i kohëve të fundit është përdorimi i planit strategjik visual që përdoret në trajti-met e planifikimit bazuar në teorinë e rezultateve. Kur përdoret ky lloj trajtimi, hapi i parë është përdorimi i mode-lit të kërkimit të arritjes së re-zultateve vizuale të nivelit të lartë si dhe të të gjithë hapave që nevojiten për t’i arritur ato. Vizioni dhe misioni janë veçse elementët e sipërm të modelit visual.

– Misioni: Çka është e gabuar dhe si do ta përmirësosh atë. – Vizioni: Si do të duket ajo që do të rregullosh pas ndrys-

himit që i ke bërë. – Aktivitetet: Mënyra se si do e arrish ndryshimin

3.HAPI I TRETË

PËRGATITJA E VIzIoNIT TË GJELBËR TË SHKoLLAVE DHE PËRqAFIMI I SAJ NGA NxËNËSIT

Shembull vizioni: Shkolla jonë të jetë një shkollë e gjelbër më të gjitha karakteristikat e definuara nga ky term.

Shembull misioni: Shkolla jonë dëshiron të promovojë përgjegjësimin mjedisor në komunitetin e shkollës. Shkolla jonë është e angazhuar që të implementojë praktika në përputhje me jetësën e qëndrueshme. Ruajtja e burimeve, reduktimi i mbetje-ve, riciklimi dhe mbështëtja gjithnjë e më e madhe tek energjia e rinovueshme, do të mbeten fokusi i shkollës dhe nxënësve tanë.

Çdo shkollë formulon deklaratën e saj të vizionit, e misio-nit që pasohet nga lista e aktiviteteve duke përcaktuar kështu atë çka nxënësit apo/edhe komuniteti i shkollës po përpiqen të arrijnë.

Deklarata e Vizionit Mjedisor, që ka misionin dhe vizio-nin e shkollës, afishohet në vënde të ndryshme në shkollë dhe njihet nga nxënësit apo anëtarët e tjerë të komunitetit si një deklaratë bindjes dhe qëllimesh. Deklarata perbëhet shpesh nga shprehjet e vetë nxënësve dhe mund të dalë nga një orë mësimi e frymëzuar, arti apo nga një Projekt i asamblesë mbarë-shkollore. Këto deklarata mund të shoqërohen gjithashtu edhe nga një dokument i përgatitur nga Bordi i Shkollës, nga Shoqa-ta Mësues Nxënës, nga Skuadra e Gjelbër, apo nga organizma

të tjerë të shkollës (vëreni mo-delin e dokumentit të bordit të shkollës dhe modeleve të po-litikave në faqen Vepro Tani). Përdorni Grafikun tonë me katër Shtyllat për t’ju ndihmu-ar që të kuptoni parimet krye-

sore të Shkollës së Gjelbër, si dhe të përpiloni e kuptoni vizionin e shkollës së gjelbër.

Një hap tjetër i këtij proçesi është përgatitja e Kodit të gjelbër, si një hap shumë i rëndësishëm në këtë metodologji. Kodi i Gjelbër, në një mënyrë të qartë dhe ilustruese, reflekton angazhimin e shkollës suaj për të përmirësuar kushtet e punës

Një vizion pa aktivitete quhet ndryshe një ëndërr në diell, ndërsa aktivitetet pa vizion

janë si një tynel i errët pa dritë në fund.

dhe të mësimit. Kodi i gjelbër është listë rregullash dhe duhet të përfaqesojë qëndrimin e përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve në projekt dhe është e përpiluar me fjalë të thjeshta e paraqi-tur në një mënyrë kreative dhe artistike, në mënyrë që të jetë sa më tërheqës.

Përfshirja e fëmijeve në të gjithë proçesin, do të çojë në një pikë të tillë ku do të mësohen shumë gjëra të reja si dhe do të ar-rihen mjaft përfundime, në lidhje me tre problematikat e trajtu-ara. Ky do të ishte një moment ideal ku fëmijët nga EKO-Klubi së bashku me mësuesin-koordinator, duhet të krijojnë “EKO-Ko-din” apo sikurse e kemi cilësuar “Kodi i gjelbër”, i cili duhet të përcaktojë një vision të qartë të shkollës në lidhje me mjedisin për çdo antar të komunitetit të shkollës.Kodi i Gjelbër është një deklaratë misioni e thënë me fjalë më të thjeshta dhe të kup-tueshme nga të gjithë. Ai duhet të demonstrojë në mënyrë të qartë dhe imagjinative, angazhimin e shkollës suaj për të përmirësuar performancën e saj mjedisore. Ajo duhet të ngulet mirë në memorien e çdo antari të komunitetit të shkollës. Kodi i Gjelbër mund të jetë një listë me fjali të thjeshta, një poezi apo një këngë, apo edhe një tekst i cili përmban një tekst apo rre-gulla specifike të sjelljes në shkollë. Kodi i gjelbër duhet të res-pektohet nga të gjithë ata që punojnë apo mësojnë në shkollë. Inkurajojini nxënësit që ta krijojnë dhe formulojnë kodin vetë. Përmbatja e Kodit të gjelbër duhet rishikuar herë pas herë për t’u siguruar që ajo vazhdon të reflektojë qëllimet dhe objektivat mjedisore të shkollës. Formati i Kodit të gjelbër është krejtësisht në dorën e vetë shkollës. Mund të perbëhet nga një listë me de-klarata, një thënie, këngë/rap apo poezi. Natyrisht që ky format duhet të jetë i përshtatshëm për moshën/aftësitë e nxënësve të angazhuar.

Kodi i Gjelbër duhet të afishohet në mënyrë të dukshme kudo nëpër shkollë; në çdo klasë, tek mjediset e përbashkëta, në Eko-tabelat apo dhe në zyrat e stafit. Kodi i Gjelbër duhet bërë gjithashtu i njohur për publikun nëpërmjet shtypit lokal.

EKO-Klubet kanë përgjegjësinë e grumbullimit të të gjitha ideve që të gjithë nxënësit e shkollës mund të shprehin lidhur me kodin mjedisor. Ato kanë gjithashu përgjegjësinë për të patur një diskutim konsensual dhe një variant përfundimtar që të shërbejë si mjet motivimi për të gjithë. Kodi i Gjelbër duhet të jetë një dokument publik për të gjithë. Për të tërhequr idetë e sa më shumë nxënësve, EKO-Bordi mund të hape një adrese në facebook ku të hapet një debat dhe diskutim nga të gjithë nxënësit e shkollës.

Me qëllimin e përshirjes së të gjithë shkollës në formulimin e Kodit të gjelbër, në sugjerojmë organizimin e një konkursi shkol-lor ose publikimin e një thirrjeje. Ai do të ishte i hapur për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të marrin pjesë. Pastaj, përzgjidhni Kodin e Gjelbër më të mirë dhe afishojeni atë në tabelën e njofti-

meve apo kudo që të jetë e dukshme për nxënësit. Kodi i Gjelbër mund të publikohet gjithashtu edhe në website-in e shkollës. Ky kod rishikohet çdo vit, për të verifikuar nëse aty mungon diçka apo nëse nevojitet ndonjë amendim i tij, etj.

Kodi i Gjelbër duhet të jetë gjithëmonë i afishuar në tabelën e njoftimeve apo kudo ku është i dukshëm për të tërë. Rekoman-dohet gjithashtu që një kopje e Kodit të gjelbër të jetë prezente në çdo klasë të shkollës.

Një shembull i një kodi mjedisor është treguar më poshtë:Kodi i gjelbër i shkollës sonë

– Të ruajmë dhe të mirëmbajmë mjedisin që na rrethon – Të kursejmë energjinë – Të kursejmë ujin – Mbill një pemë shpëto një jetë – Ripërdor –Riciklo – Të hedhim mbeturinat në vendin e caktuar – Të hamë shëndetshëm – Mjedis i pastër jetë më e shëndetshme – Ajri është jetë, mos e ndot atë – Të ruajmë shumllojshmërinë e gjallësave në zhdukje

Shënim: Përgatitja e deklaratës së vizionit dhe misionit janë hapa të rëndësishëm për ngritjen e shkollës së gjelbër. Për këtë qëllim, në Shtojcen 5 bashkëngjitur këtij Manuali, do të gjeni formularin e këtij informacioni që duhet plotë-suar nga çdo shkollë që është pjesë e këtij proçesi për tu bërë një shkollë e gjelbër

30 31

Page 17: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Përgatitja e planit të aktiviteteve është një nga hapat më themo-lore të metodologjise. Ajo nënkupton faktin që shkolla duhet të përgatisë një plan aktivitetesh me qëllimin për të arritur rezulta-te specifike dhe të matshme në tre fushat e sipërpërmendura që janë ‘uji”, “energjia’ dhe “mbetjet”. Ky plan do të përgatitet duke përdorur të dhënat e përftuara nga realizimi i hapit të dytë- ana-liza e situatës së ujit, energjisë dhe mbetjeve.

Shkolla mund të zgjedhe vetëm një nga të treja fushat për të përgatirur një plan aktivitetesh, ose një Projekt. Plani i akti-viteteve do të konsistojë në qëllime të përcaktuar me afate, të cilat duhet të çojnë në përmirësimin e situatës, dhe duhet të përmbajë një listë me objektiva, afate dhe përgjegjësi të delegu-ara qartë dhe të caktuara për të gjithë palët e përshira në proçes. Objektivat e përcaktuara në planin e aktiviteteve duhet të jenë të arritshme dhe realistë. Mos caktoni objektiva jo-realistë! Është më mirë që të ecet përpara me hapa të vegjël!

Plani i veprimeve përbën thelbin e punës së shkollës së gjelbër dhe duhet përgatitur bazuar në rezultatet e Vlerësimit tuaj të gjelbër.

Ky informacion përdoret për të identifikuar fushat prioritare dhe për të përgatitur planin e veprimit, duke identifikuar objek-tiva dhe afate kohore të realizueshme dhe realistë; kjo bëhet për të përmirësuar performancën mjedisore të shkollës në fusha specifike, duke listuar një numër objektivash mjedisore të rëna dakord, së bashku me afatet dhe përgjegjësite e qarta të secilit në çdo hap. Aty ku është e mundur, analiza e vlerësimit të gjelbër duhet lidhur gjithashtu edhe me kurrikulën e mësimit. Eshtë mirë që analiza të tregojë edhe implikimet financiare përkatëse si dhe të përmbajë elementë të monitorimit dhe vlerësimit.

4.HAPI I KATËRT

zHVILLIMI DHE IMPLEMENTIMI I PLANIT TË AKTIVITETEVE TË GJELBËRA

Ashtu si edhe në çdo aspekt tjetër të proçesit të shkollave të gjelbra, nxënësit duhet të përshihen sa më shumë të jetë e mundur në përgatitjen e Planit të Veprimit të aktiviteteve.

Sigurohuni që objektivat e përcaktuara të jenë të reali-zueshme dhe realistë. Mos u tregoni tepër ambicioze sepse dështimi mund të rezultojë në de-motivimin e nxënësve. Nëse rishikimi juaj mjedisor ka treguar që shkolla juaj të përcaktojë objektiva të shumtë, mos mendoni që duhet të merreni më të gjitha menjëherë ato duhet prioritizuar me kriterin e arritjeve afat shkurtëra, afatmesme dhe afatgjata.

Më poshtë janë treguar disa hapa që ju mund të ndiqni për të përgatitur një plan veprimi të suksesshëm:

1. Grumbulloni rezultatet e Vlerësimit të gjelbër. Zgjidhni çështjet që dëshironi të adresoni. P.sh: hedhja e mbeturi-nave në mjediset shkollore. Vendosni që çfarë lloj veprimi mund të ndërmerrni për ta përmirësuar këtë situate.

2. Vendosni se si do ta matni suksesin në arritjen e objek-tivave tuaja. Sigurohuni që kjo të jetë diçka që mund të matet, p.sh: nëse merreni me energjinë, matja mund të jetë reduktimi i faturës së energjisë së shkollës.

3. Negocioni afate kohore për çdo aksion. Ndani ato që do arrihen në afate të shkurtëra, mesme apo të gjata.

4. Vendosni se cili do të jetë përgjegjës për realizimin e çdo aksioni. Aty ku është e mundur, këtu duhen angazhuar edhe nxënësit.

5. Parashikoni një seksion për të monitoruar çdo kosto financiare më të cilat mund të ndesheni gjatë aktivitete-ve tuaja.

Në kuadrin e këtij projekti, plani i aktiviteteve do të përgatitet

bazuar në arritjet e hapit të dytë, që është analiza e situatës së tre tematikave. siç është përmenduar më parë, analizat e kryera do të identifikojnë problematikat më të cilat përballet shkolla. Bazuar në këto problematika, përcaktohen prioritetet dhe akti-vitetet përkatëse. Më pas identifikohet një prioritet ku më pas do të fokusohet shkolla.

EKO-Klubi do të zhvillojë planin e aktiviteteve dhe EKO-Bor-di do ta aprovojë atë.

Për përgatitjen e planit të aktiviteteve, lutemi përdorni for-matin e para-përgatitur i cili i është bashkëngjitur këtij Manua-li si Shtojca 5.

Po kështu, në dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për faktin që nëse shkolla juaj do që të zhvillojë një strategji afatgjatë për ta zhvilluar shkollën në çdo aspekt, materiali i përshtatshëm për këtë është treguar në Aneksin 1 të këtij Manuali me titullin “Si të bëjmë planifikim strategjik ?”.

Ky material mund t’ju ndihmojë për vendimet tuaja afat-gjata duke përfshirë pikat e forta dhe ato të dobëta si edhe të parashikojë të gjitha pengesat në rrugën tuaj drejt suksesit.

Në Aneksin 4 të këtij manuali, ju do të gjeni instruksione me titullin: “Udhëzues për përgatitjen e një Projekt propozimi të mirë” e cila do t’ju ndihmojë që të përcaktoni mirë objektivat kryesore që dalin nga analizat e shkollave, të de-tajuara dhe në formë të tillë të gatshme për të përfituar nga mbështëtja e donatorëve dhe institucioneve/organizatave të tjera të cilat janë gati të financojnë dhe mbështësin pro-jekte të mira.

Po kështu, në këtë udhëzues ju do të gjeni shumë këshilla që do t’ju duhet t’i keni para-

sysh kur të përpiqeni të kontaktoni donatoret e ndryshëm.

Shënim: Përgatitja e aktiviteteve të gjelbra janë të rëndësishëm për ngritjen e shkollës së gjelbër. Për këtë qëllim, në Shtojcen 5 bashkëngjitur këtij Manuali, do të gjeni formularin e këtij informacioni që duhet plotësuar nga çdo shkollë që është pjesë e këtij proçesi për tu bërë një shkollë e gjelbër.

EKO-Klubi duhet ta monitorojë në mënyrë të vazhdueshme progresin e shkollës dhe të aktiviteteve që implemento-hen sipas planit të përcaktuar

32 33

Page 18: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Me qëllimin për të kuptuar nëse objektivat dhe aktivitetet e e gjelbra të përcaktuara në Plan po zbatohen apo jo me sukses, progresi dhe suksesi i arritur duhen monitoruar dhe vlerësuar.

Një proçes i vazhdueshëm i monitorimit të aktiviteteve ju lejon që të vlerësoni suksesin e aktiviteteve të realizuara. Meto-dat e monitorimit të tyre varen nga fusha ku po punoni, si edhe nga mosha e nxënësve. Në disa raste ekzistojnë mënyra të lehta dhe të saktë për të matur suksesin e arritur si p.sh: leximi i sahatit të ujit, llogaritja e kursimit nga ulja e vlerës së faturave, etj. Por do të këtë gjithashtu edhe raste kur monitorimi dhe vlerësimi i progresit duhet matur me pyetsorë, intervista, fotografi, etj.

Gjatë realizimit të këtij hapi, është i rëndësishëm grumbullimi i të dhënave përkatëse. Tregoni kujdes të posaçëm tek tregueset dhe burimet e verifikimit!

Ky hap implementohet nga vetë EKO-Klubi. Angazhoni nxënësit në këtë Aksion!

Për implementimin e këtij hapi, propozimi ynë që shumë detyra t’i delegohen anëtarëve të EKO-Klubit. Ata duhet ta marrin në dorë zbatimin e këtij hapi. Në këtë mënyrë do të përfitojnë një sens më të madh autorësie të Projektit.

Realizimi i këtij hapi do të rezultojë në grumbullimin e të dhënave nëse ka patur ose jo progres në zbatimin e objektivave të caktuara. Në disa raste, kjo mund të rezultojë edhe me futjen e ndryshimeve në planin e aktiviteteve.

Në Aneksin 3 të këtij Manuali janë dhënë disa informacione dhe këshilla lidhur me procedurat e Monitorimit dhe Vlerësimit.

5.HAPI I PESTË

MoNIToRIMI DHE VLERËSIMI I ARRITJEVE TË GJELBËRA

34 35

Page 19: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Me qëllim që të promovoni punën tuaj në komunitetin e shkollës, si dhe për të përfshirë sa më shumë nxënës dhe mësues për të arritur të njëjtin objektiv, ju do të keni nevojë që rezultatet e punës suaj t’ia komunikoni një numri sa më të madh njerëzish.

Një nga synimet kryesore të programit të Shkollave të gjelbëra është rritja e përgjithshme e ndërgjegjësimit lidhur me aktivitetet tuaja mjedisore- nëpër vetë shkollën por edhe me gjërë në komunitet – si dhe të siguroni që gjithnjë e më shumë njerëz të kenë mundësi të angazhohen në to.

Komunikimi i brendshëm i rezultateve të iniciativës së gjelbër Ky hap realizohet kryesisht nga EKO-Klubi i shkollës, por ju mund të përdorni gjithashtu përfaqesues të EKO-Bordit për ta përhapur këtë informacion nëpër zonat e tyre të influencës.

Për këtë qëllim, duhet që ju t’i informoni anëtarët e EKO-Bordit lidhur me progresin, t’i publikoni rezultatet e arritura në këndin e njoftimeve, të përgatisni buletinin tuaj ku të shpjego-het ky informacion, të krijoni faqen tuaj në internet, të organi-zoni orë mësimi për të informuar nxënësit dhe mësuësit e tjerë rreth punës së kryer, si dhe t’i kërkoni bashkisë apo komunës që ta përfshijnë punën e shkollës suaj në botimet apo adresat e tyre në internet.

Po kështu, një nga mënyrat më të mira për të përfshirë në projekt një numër sa më të madh nxënësish apo stafi, është edhe organizimi i ‘Ditës së Veprimit” nëpër shkolla. “Dita e Vepri-mit” i jep mundësinë të gjithë shkollës që të angazhohet në zba-timin e disa nga objektivave të përcaktuara nga plani i aktivite-teve.

Sigurohuni që e gjithë shkolla të informohet në kohë lidhur me këtë aksion.

Mos harroni që ky hap do t’ju ndihmojë që të përfitoni mbështëtjen e sektorit të biznesit lokal si dhe të kontributit të shumë qytetarëve të komunitetit ku bën pjesë shkolla juaj.

6.HAPI I GJASHTË

REzULTATET DHE ARRITJET E GJELBËRA U KoMUNIKoHËN STAFIT TË SHKoLLËS DHE KoMUNITETIT MË GJËRË

Komunikimi i iniciativës së gjelbër tek komuniteti dhe më gjërëProgramet e gjelbëra arrijnë që shpesh ta unifikojnë shkollën dhe t’i forcojnë marrdhëniet brënda komunitetit. Shkolla juaj mund ta marrë në konsideratë edhe partneritetin me organi-zata të tjera nga komuniteti me qëllimin për të përfituar nga eksperienca dhe ekspertiza e tyre. Në disa shkolla, konsulente mjedisore kanë dalë vullnetarë që të bëhen pjesë e proçesit të vlerësimit mjedisor. Shumë agjensi lokale apo qeveritare ofrojnë këshillime falas rreth energjisë, riciklimit dhe manaxhi-mit të mbetjeve të rrezikshme. Edhe gjatë përgatitjes së planit të veprimit, shkollat mund ta kenë parasysh rolin e komunitetit rrethues- p.sh. shkollat mund të ofrojnë të bëhen një pikë loka-le riciklimi për komunitetin lokal. Disa shkolla përshihen në ak-sione për pastrimin apo rivendosjen e habitateve nëpër parqet lokale apo e ndajnë eksperiencën e tyre në mënyra të tjera. Një program komunikimi dhe reklamimi do ta mbante shkollën dhe komunitetin të informuar rreth progresit të arritur, nëpërmjet: shfaqjeve në klasa, asambletë shkollore, buletinet informuese, apo mënyra të tjera komunikimi me mediat. Komunikimi është një element kyç për përhapjen e suksësit dhe frymëzimit për aksione të reja. Aktivitet për Ditën e Tokës që organizohen rr-eth datës 20 Prill të çdo viti, mund të ofrojnë një mundësi për të treguar arritjet e shkollës si dhe për ta afruar atë më shumë me komunitetin që rrethon.

Në këtë kuadër, nevojitet shumë informimi dhe përfshirja e EKO-Klubit, si pjesë e rëndësishme e punës së tyre; për këtë arsye në i kemi dedikuar një kapitull të veçantë këtij informaci-oni dhe mjeteve që duhet të këtë në dispozicion çdo EKO-Klub për ta bërë punën e tij më të dukshme dhe impaktin e saj më të njohur.

Përfshirja e komunitetit të gjërë sjell një sërë përfitimesh. Prindërit, fqinjët, bisneset dhe autoritetet lokale, mund të jenë një burim i mirë këshillimi, informacioni, ndihme praktike dhe

asistencë financiare. Kjo përbën gjithashtu një mundësi ideale për ta rritur profilin e shkollës në syrin e komunitetit; kjo mund të arrihej nëpërmjet përgatitjes së informacioneve, njoftimeve për shtyp tek shtypi lokal, Ditëve të Hapura, etj.

Komiteti i Shkollave të gjelbëra mund të caktojnë një grup që të merret me marrdhënien me publikun nga anëtarët e tyre, për ta rritur vizibilitetin në shkollë dhe në komunitet.

Një nga mënyrat më të mira për të patur përshirjen e të gjithë shkollës është edhe organizimi në mënyrë të rregullt i Ditëve të Veprimit mbarë-shkollore. Kjo do të ishte një mundësi për çdo antar të shkollës-nxënës, mësues apo staf për të punuar së bashku për arritjen e objektivave të caktuara në planin e ve-primit. “Ditët e Veprimit” kërkojnë planifikim; si për të caktuar përgjegjësi të qarta për secilin, por edhe për të siguruar që çdo person të kuptojë dhe të dijë së çfarë duhet të bëjë.

Megjithatë, angazhimi i përditshëm i secilit në shkollë, është themelor. Aktivitete të tilla si riciklimi, kursimi i energjisë dhe ujit apo ndërgjegjësimi ndaj flakjes së mbeturinave, mund të bëhen të suksesshme vetëm nëse në to përfshinë të gjithë.

Më poshtë janë treguar disa ide se si EKO-Klubi mund ta planifikojë marrdhënien me publikun:

– të organizohet një fushatë mbarë-shkollore për përfaqesimin e nxënësve në Komitetin e Shkollës së Gjelbër.

– të organizohen mbledhje shkollë ku kandidatet për përfaqesues të nxënësve u shpjegojnë të gjithëve së përse po marrin pjesë në këto zgjedhje

– të publikohet informacioni i grumbulluar gjatë vlerësimit mjedisor në këndin e njoftimeve të Shkollës së Gjelbër. E gjithë shkolla duhet të mbahet e informuar rregullisht lidhur me progresin e arritur drejt objektivave të vena.

– të organizojnë anketime në të gjithë shkollën për të grumbulluar informacion lidhur me situatën mjedisore në shkollë

– të përdorin rregullisht mbledhjet për të lançuar aktivitete të Shkollës së Gjelbër dhe për të komunikuar progresin e arritur. Nxënësit janë të inkurajuar të përdorin metoda të ndryshme prezantimi (p.sh. dramat, muzikën, software prezantimesh) për ta bërë komunikimin e tyre sa më efektiv.

– të publikojnë informacione lidhur me aktivitet e Shkollës së Gjelbër tek website i shkollës (në mungesë të saj të përgatitet një website mjedisor për Shkollën e Gjelbër)

– të organizojnë një konkurs mbarë-shkollor për të formu-luar dhe ideuar Eko-Kodin e shkollës

– të organizojnë evente vjetore për Shkollën e Gjelbër ku shkolla të festojë për arritjet gjatë atij viti duke përfshirë edhe komunitetin.

– të përgatisë informacione për t’i mbajtur gjithmone

prindërit të informuar rreth proçesit të Shkollës së Gjelbër. Kopje të këtyre informacioneve mund t’u dërgohen edhe anëtarëve të tjerë të komunitetit (p.sh. këshillave bashkiake apo të komunave, institucioneve fetare, bizneseve lokale)

– të komunikohet me bizneset lokale në kërkim të mbështëtjes për iniciativat

– t’u kërkojnë personave të ndryshëm nga komuniteti që të vijnë e të mbajnë leksione/mësime të ndryshme në shkollë, apo të kontribojnë në detyra të veçanta.

– të përgatisin njoftime për shtyp që të reklamojnë aktivi-tetet e Eko-shkollës, rezultateve të kërkimeve apo arritjet.

– të organizojnë anketime nëpër komunitetin lokal rreth problematikave mjedisore më të rëndësishme.

– të përhapin nëpër komunitet Eko-Kodin e shkollës – të ftojnë vazhdimisht anëtarët e komunitetit lokal që të

marrin pjesë në aktivitetet e Shkollës së Gjelbër.

Shënim: Për më shumë informacion për hapin e gjashtë të proçesit të ngritjes së Shkollës së Gjelbër ju sugjerojmë të lexoni kapitullin e III të këtij Manuali që flet për informimin dhe përshirjen.

36 37

Page 20: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Praktika e mirë e Shkollës së Gjelbër përfshin gjit-hashtu edhe komunikimin rreth arritjeve të saj! Pro-gramet mjedisore arrijnë shpesh që ta unifikojnë

shkollën dhe t’i forcojnë marrdhëniet komunitare. Në këtë kapitull janë trajtuar disa mjete që mund të përdoren nga shkollat e gjelbëra për t’i bërë aktivitetet e tyre më të dukshme për vetë shkollën por edhe për komunitetin lo-kal ku ato bëjnë pjesë.

KAPITULLI III

Informimi dhe përfshirja

Page 21: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

INFORMIMI dhE PëRFShIRjA BRENdA ShKOllëSNë vijim të punës për e ngritjen e shkollës së gjelbër, lidhja sa më e ngushtë e aktiviteteve të shkollës dhe vizionit të gjelbër me kurrikulat mësimore, do të siguronte që parimet e gjelbëra të bëheshin vërtet pjesë integrale e komunitetit të shkollës.

Strategjia e përgjithshme e sugjeruar është ajo e shkrirjes së 4 koncepteve të edukimit mjedisor me lëndët ekzistuese dhe jo krijimi i lëndëve të reja. Përveç rritjes së njohurive për mjedisin, plotësimi i një lënde të veçantë me një dimension të edukimit mjedisor, do ta pasuronte lëndën në fjalë duke e bërë atë me komplete dhe interesante.

Kjo shkrirje nuk duhet të jetë një proçes i komplikuar. Shkal-la e kësaj shkrirjeje varet nga mënyra se si është strukturuar kur-rikula si dhe nga vullneti i mësueseve për t’u angazhuar në këtë iniciativë. Mësuësit mund të prezantojnë parimet e edukimit mjedisor ose nëpërmjet një ore të veçantë ose nëpërmjet një mësimdhënieje të planifikuar e sistematike me synimin për të mbuluar një aspekt të veçantë të kurrikulës.

Integrimi në kurrikulën mësimore nuk ka pse të jetë i so-fistikuar. Ai mund të variojë nga një referencë e shkurtër kur lidhet me një çështje të kurrikulës, e deri tek një lidhje e plotë në mënyrë që aktivitetet e Shkollës së Gjelbër t’i mbulojnë plotësisht kërkesat e veçanta kurrikulare.

Atëherë kur programi i Shkollës së Gjelbër lidhet me kurrikulën formale, shkollat do të identifikojnë ato fusha të kurrikulës që do t’i mundësonin nxënësit që:

– Të arrinin objektivat e kërkuara nga mësimi – Të përmirësonin eksperiencën e tyre mësimore – Të zhvillonin trajtime informuese – Të zhvillonin aftësitë bazë – T’i transferonin aftësitë nëpër fusha të ndryshme të

kurrikulës

– Të zhvillonin lidhje dhe kontakte ndërkombëtare – Në rastet kur mjedisi dhe edukimi i qendrueshëm nuk

janë pjesë e kurrikulave kombëtare/rajonale, bëhen reko-mandime se si mund të bëhet inkorporimi i tyre.

Përpjekje duhen bërë nga shkolla për të përfshirë edukimin mjedisor nëpër kurrikula, përveç përshirjes së tij në disa fusha të kuptueshme të studimit siç janë shkencat natyrore si Biologjia dhe Gjeografia. Shkollat shpesh dalin me mënyrat e tyre edu-kative inovative të cilat e pasurojnë eksperiencën e të mësuarit.

Më poshtë do të gjeni disa shembuj se si programet e aktivi-teteve të Shkollave të gjelbëra, mund të lidhen me kurrikulat e shkollave:

Gjuha – Diskutim rreth aspekteve të ndryshme të çështjeve të

veçanta mjedisore – Shkrimi i raporteve dhe mbajtja e proçes-verbaleve gjatë

takimeve – Përgatitja e informacioneve për: politikanët, autoritetet

e edukimit, anëtarët e këshillave, liderët e komunitetit, botuësit e gazetave, biznesmene, industrialistë, etj.

– Puna për përgatitjen e projekteve/ puna kërkimore me kontakte ndërkombëtare

Matematika – Projektimi dhe kryerja e anketimeve – Perpunimi i të dhënave dhe paraqitja grafike e tyre – Kryerja e llogaritjeve matematike – Menaxhimi i financave – Puna për përgatitjen e projekteve/ puna kërkimore me

kontakte ndërkombëtare

PËRFSHIRJA E AKTIVITETEVE TË PRoGRAMIT NË KURRIKULËN SHKoLLoRE

Feja – Të mësuarit për ta konsideruar mjedisin si një dhuratë

nga zoti për njerëzimin – Shqyrtimi i mënyrave të ndryshme se si nxënësit mund

të bëhen shoqerues të ndryshimit – Të kuptuarit së veprimet e papërgjegjshme të një indivi-

di, mund të kenë impakt negativ tek të tjerët – Puna për përgatitjen e projekteve/ puna kërkimore me

kontakte ndërkombëtare ShkencatSociale

– Leximi/prodhimi i hartave të shkollës dhe zonës përreth dhe nxjerrja në pah e pikave të rëndësishme të tyre

– Të kuptuarit se si ndërveprojnë njerëzit me mjedisin rreth tyre

– Përdorimi i fotografive, dokumenteve, tregimeve me zë si dhe burimeve të tjera të informacionit, për të kuptuar se si disa vënde dhe mënyra jetëse kanë ndryshuar gjatë viteve

– Puna për përgatitjen e projekteve/ puna kërkimore me kontakte ndërkombëtare

ShkencatNatyrore – Kryerja e vëzhgimeve dhe grumbullimi i të dhënave

lidhur me një çështje mjedisore – Eksplorimi i habitateve të ndryshme dhe adaptimi i

bimëve dhe kafshëve që jetojnë në to – Investigimi i materialeve të ndryshme dhe i përdorimit

të tyre – Çështja e përdorimit, humbjeve dhe ruajtjes së energjisë – Puna për përgatitjen e projekteve/ puna kërkimore me

kontakte ndërkombëtare

ShkencatKompjuterike – Përdorimi i fletëve në Excel-it për të mbajtur dhe paraqi-

tur rezultatet e kërkimeve – Përdorimi i software-ve të posaçëm për publikimin e

raporteve – Përdorimi i softeve për prezantime për të prezantuar

projekte specifike – Puna për përgatitjen e projekteve/ puna kërkimore me

kontakte ndërkombëtare

Teknologjia – Projektimi dhe ndërtimi i një pikë për seleksionim

mbetjesh bazuar në llojet dhe vetitë e ndryshme të tyre – Projektimi dhe realizimi i një kompaktuesi mbetjesh – Puna për përgatitjen e projekteve/ puna kërkimore me

kontakte ndërkombëtare

Arti&Pikture – Përgatitja e muraleve dhe skulpturave për ta zbukuruar

shkollën – Prodhimi i posterave, fletëpalosjeve, ngjitësave dhe

baxheve në mbështëtje të fushatave – Organizimi i festivaleve artistike dhe ekspozitave për

të promovuar progresin e shkollës drejt një Shkollë të gjelbër

– Puna për përgatitjen e projekteve/ puna kërkimore me kontakte ndërkombëtare

Më poshtë po japim disa mjete apo mënyra për të komuni-kuar suksesin tuaj dhe përshirjen e sa më shumë njerëzve në iniciativën e gjelbër:

INFORMIMI dhE PëRFShIRjA jAShTë ShKOllëSPërveç punës brenda shkollës për përfshirjen e nxënësve në bërjen dhe menaxhimin e shkollës së gjelbër, duhet bërë një punë e mirë edhe me komunitetin nëpërmjet mediave dhe fus-hatave ndërgjegjësuese. Më poshtë po shpjegojmë si duhet pu-nuar në këto drejtime.

Si të punojmë me median?Duke qenë së media përbën një mjet të rëndësishëm për përcjelljen e mesazheve, është e nevojshme të informohemi së ta trajtojmë median dhe si ta përcjellim këtë mesazh në mënyrën e duhur; kjo për të patur një impakt sa më të madh tek komuniteti i gjërë si dhe për të tërheqëur vëmendjen rreth nevojës për mbështëtje të aktiviteteve të shkollës suaj.

Nëse dëshironi të vendosni marrdhënie të suksesshme dhe afatgjata me median, ju duhet të zhvilloni një strategji të shkurtër të punës me mediat lidhur me këtë projekt. Kjo strategji duhet të përgatitet nga EKO-Klubi dhe nëse është e nevojshme, mund të përshihen edhe përfaqesues të EKO-Bordit.

Strategjia e punës me medias duhet të përmbajë: – Qëllimin e shkollës suaj për të bashkëpunuar me mediat

dhe arsyen së përse shkolla duhet të bashkëpunojë me median.

– Qëllimin që dëshironi të arrini nëpërmjet marrdhënieve me mediat.

– Përzgjidhni një person nga EKO-Klubi i cili të jetë përgjegjës për implementimin dhe përditësimin e kësaj strategjie për mediat.

– Burimet e nevojshme për zbatimin e kësaj strategjie (p.sh. personi i ngarkuar për të folur dhe për komunikuar direkt me mediat).

Një skuadër e mirë e punës me median përmbledh dy role: 1. koordinatorin e medias dhe 2. autorin. Të dy kanë rëndësinë e vet në proçesin e një menaxhimi efektiv të medias. Shpesh këto

40 41

Page 22: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

role ndërthuren njëra me tjetrën dhe mund të realizohen edhe nga një person i vetëm, por duhet edhe siguruar që çdo pjesë e sigurisë duhet mbuluar.

Koordinatori i medias duket të jetë komunikues dhe i aftë që t’i shprehe qartë objektivat e projektit. Ai/ajo është përgjegjës për shfaqjen në kohë të njoftimeve, përditësimit të listës së per-sonave të medias dhe kontaktit me reporterët. Sa herë që orga-nizohet një event promovues i projektit, koordinatori i medias siguron që çdo reporter t’i marrë në kohë materialet dhe njofti-met për shtyp.

Autori është ai që krijon/ shkruan historinë për çdo njoftim për shtyp. Njoftimet me median duhet të jenë të kuptueshme,

Si ta realizojmë një fushatë të mirë ndërgjegjësimi?Për realizimin me sukses të vizionit dhe misionit si dhe aktivi-teteve të shkollës së gjelbër, shpesh është e nevojshme të re-alizohet një fushatë e mirë ndërgjegjësimi dhe e fokusuar e gjithëpërfshirëse. Në këtë fushatë në propozojmë që të an-gazhohen anëtarët e EKO-Klubit dhe nëse është e nevojshme, edhe ndonjë antar i EKO-Bordit.

– Shpjegojini kuptimin e fjalës “fushatë ndërgjegjësimi” anëtarëve të EKO-Klubit. Sugurohuni që ta kuptojnë atë dhe shpjegoni së përse është e rëndësishme fushata e projektit dhe pse është e rëndësishme që publiku i gjërë të mësojë dhe të informohet rreth aktiviteteve tuaja.

– Së pari, përcaktoni së çfarë doni të arrini nëpërmjet fushatës. A bëhet fjalë për një fushatë ndërgjegjësuese

rreth një çështjeje të caktuar, apo është një fushatë e organizuar për promovuar rezultatet e arritura?

– Pastaj përcaktoni target-grupet. A janë vetëm nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën, a është i gjithë stafi i shkollës apo është publiku i gjërë?

– Pas përcaktimit të target-grupeve, diskutohet rreth akti-viteteve të fushatës. Kërkoni që një antar i EKO-Klubit t’i mbajë shënim të gjitha sugjerimet.

– Përzgjidhni sugjerimet kryesore për të arritur objektivat e fushatës. Përgatisni një listë me personat dhe detyrat e tyre përkatëse.

– Zgjidhni një slogan për fushatën. Motivojini nxënësit që të tregohen kreative. Ky slogan duhet të jetë i shkurtër dhe konçiz.

– Pastaj përcaktoni afatet kohore për realizimin e fushatës.

Objektivi: të shfrytëzohet media për të promovuar përdorimin e materialeve të ricikluara në shkollën tonë

Detyra 1: të rritet informacioni në media rreth përdorimit të materialeve të ricikluara dhe përfitimeve nga riciklimi.

Detyra 2: të informohet rreth veprimeve të kryera për promovimin e produkteve të ricikluara në shkollë

Numri i lajmërimeve në media lidhur me çështjen e riciklimit dhe raporti ndërmjet historive pozitive dhe atyre negative.

Numri i njoftimeve në media lidhur me aksionet e ndërmarra nga shkolla rreth çështjes së riciklimit dhe raporti ndërmjet historive pozitive dhe atyre negative.

Objektivat dhe detyrat Treguësit e suksesit

– Diskutoni rreth materialeve promovuese që duhet të përgatiten për fushatën. Ato mund të jenë një fletëpalosje, poster apo diçka tjetër.

– Llogarisni financat dhe kostot e printimit dhe diskutoni rreth burimeve financiare.

Ne propozojmë që të përshihen edhe anëtarë të EKO-Bor-dit në këtë aktivitet. Ata mund të jenë përfaqesues të sektorit të biznesit në bashkine/komunen tuatj. Mbase ndonjë prej tyre mundet që të mbulojë kostot e nevojshme për përgatitjen e ma-terialeve promovuese. Mos harroni!

– Lajmërojeni median rreth 2 dite përpara fillimit të fushatës.

– Dërgojuni atyre njoftimin përkatës dhe ftojini ata të marrin pjesë dhe të raportojnë rreth fushatës.

– Ftoni gjithashtu edhe përfaqesues të bashkisë/komunës që të marrin pjesë gjithashtu.

Në përfundim të fushatës ndajeni suksesin e saj më të gjitha palët e përshira në proces. Bëni vlerësimin e punës dhe diskuto-ni rreth pikave të dobëta dhe të forta të fushatës, rezultateve të arritura, gjërave që mund të përmirësohen, etj.

Ndajeni ndërmjet disa personave përgjegjësinë për realizi-min e fushatës. Mos ia caktoni përgjegjësinë vetëm një nxënësi! Zgjidhni disa prej tyre, delegojini detyrat dhe monitoroni pro-gresin e realizimit të saj.

Lajmëroni rreth aktiviteteve të fushatës tek website i shkollës/ apo i EKO Klubit dhe kërkoni prej përfaqesuesve të pushtetit lokal që të bëjnë të njëjtën gjë të faqen e tyre në internet.

Si të përgatisim një poster të mirë fushate?Për realizimin e aktivitetit në fjalë, në rekomandojmë thirrjen e një takimi ku të jenë prezent të gjithë anëtarët e EKO-Klubit.

1. Së pari, diskutoni me nxënësit rreth posterit. Pyetini ata se si e imagjinojnë posterin dhe përmbajtjen e tij.

2. Pastaj përzgjidhni çështjen për të cilën do përgatitet posteri. A do të jetë ai rreth riciklimit, apo aksion specifik për të kursyer energjinë apo ujin? Kjo do të lidhet edhe me tematikën që do të trajtojë projekti.

3. Përgatisni një listë me sugjerime. Inkurajoni nxënësit që të flasin rreth ideve dhe sugjerimeve të tyre dhe këto të mbahen shënim.

4. Pas kësaj zgjidhni idetë dhe propozimet më të mira për posterin.

5. Shpjegojini nxënësve rëndësinë e paraqitjes vizuale të posterit. Teksti i shkruar në të nuk duhet të jetë shumë i gjatë. Nëse duhet patjetër të këtë tekst në poster, fjalite përkatëse duhet të jenë të shkurtëra dhe konçize.

6. Posteri duhet të përmbajë imazhe apo fotografi. Nëse vendosni të përdorni imazhe, kërkoni nga studentët

që të gjejnë imazhe me rezolucion të lartë në internet Ata mund t’ju ofrojnë sugjerime të ndryshme dhe së bashku me ta zgjidhni imazhet e duhura. Nëse përdorni fotografi, caktoni një nga studentët që të jetë përgjegjës për këtë gjë. Ai/ajo mund t’i gjejnë këto foto dhe përsëri përzgjedhjen e tyre bëjëni së bashku.

7. Pas seleksionimit të imazheve, fotove dhe tekstit të duhur për posterin, kërkoni nga mësuesi i Shkencave Kompjuterike (IT) që t’ju ndihmojë me krijimin e posterit.

8. Më pas llogarisni se sa postera do t’ju duhet të printoni dhe sa do të kushtonte kjo. Diskutoni rreth burimeve të financimit për printimin e posterit. A mundet që ndonjë prind, apo përfaqesues i sektorit të biznesit osë bashkise/komunës, t’ju ndihmonte me printimin?

Është e rëndësishme që posterat të shpendahen në kohën e duhur tek grupet e zgjedhura si target. Për shembull, nëse target grupi i tyre janë të gjithë stafi dhe nxënësit e shkollës, atëherë posterat duhen ngjitur nëpër korridore, tek këndi i njoftimeve, nëpër klasa dhe përpara shkollës në kohën e duhur. Identifikoni edhe nxënësit që do të jenë përgjegjës për këtë aktivitet.

Për më shumë informacion në lidhje me Fushatën e ndërgjegjësimit mund ti referoheni Anneksit 2 të këtij Manuali.

dhe me objektiva të përcaktuara qartë. Ne rekomandojmë që këto përgjegjësi t’i delegohen

nxënësve të klasave të shtata apo të teta. Ndërkohë që roli i ko-ordinatorit të Projektit është që t’i motivojë dhe inkurajojë ata si edhe t’i ndihmojë në punën e tyre. Të shpjegojë që marrdhëniet me mediat janë themelore për një promovim të suksesshëm të Projektit; prandaj ky komunikim duhet të jetë i mirë dhe i vazhdueshëm.

Kur organizoni një aktivitet promovues për projektin, ftoni sa më shumë media të keni mundësi. Në këtë mënyrë do të arrini të informoni një publik më të gjërë rreth veprimeve të kryera dhe rezultateve të arritura.

42 43

Page 23: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

hyrjePlanifikimi strategjik duket si tërm i pakapshëm. Janë vetë do-kumentat që na ndihmojnë për t’i orientuar siç duhet vendimet tona.

Sigurisht në mund të kemi një strategji të qartë edhe pa patur një plan strategjik. Një plan strategjik është një dokument i cili hedh në letër një drejtim të caktuar të zgjedhur prej shumë kohësh. Edhe nëse ky drejtim i qartë mund të ekzistojë edhe më parë, hedhja e tij në letër ndihmon në kuptimin e tij nga partnerët, donatorët por edhe nga vetë stafi dhe personat e an-gazhuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse kemi rastin kur disa persona po largohen dhe disa të tjerë po fillojnë t’i bas-hkohen proçesit.

Aneksi 1Sitëbëjmëplanifikimstartegjik

Një planifikim strategjik ofron mundësinë për: – të reflektuar lidhur me ato veprime të cilat kanë patur impakt në të shkuarën – mësimet nga eksperienca e akumu-

luar; – shqyrtimin e çështjeve të përditshme dhe mundësia për të parë me qartë situatën e përgjithshme; – për të dëgjuar dhe krijuar marrëdhënie më të mira me një numër më të gjërë personash të interesuar; – të forcuar punën në grup dhe ekspertizën ndërmjet stafit; – të sjellë kohërencë ndërmjet projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme, duke siguruar që ato koordinohen njëra me

tjetrën; dhe – të ndërtuar prioritete së ku të fokusoni energji dhe burime në të ardhmen për të maksimizuar mundësite për

arritjen e suksesit; – por planifikimi strategjik është shpesh i vështirë për arsye se: – shfaqen problematika dhe nevoja pa fund. Kjo krijon një presion të konsiderueshëm për të reaguar. – zhvillimi është proçes kompleks ku çështjet janë të ndërthurura në mënyrë të pazgjidhshme. – planifikimi strategjik kërkon planifikimin e së ardhmes – gjë që është e pamundur të realizohet në perfeksion,

veçanërisht në mjedise të pasigurta globale. Njerëzit mund të kenë ide të ndryshme rreth asaj çka mund të ndodhë dhe së çfarë mund ta bëjë diferencën.

– nerëzit ndihen shpesh shumë të zënë për t’u ndalur dhe reflektuar. Nga ana tjetër mund të ekzsitojnë gjithashtu mjaft interesa të fshehura dhe nivele interesash për të ruajtur status quo-në.

Çfarë është strategjia?Është e vështirë të gjendet një përcaktim i vetëm ku të gjithë të bien dakord së çfarë është planifikimi strategjik. Disa nga fjalët më të përdorura që njerëzit i lidhin me strategjinë janë:

– Analiza Sistematike e Prioriteteve – Reflektimi Kuadër – Plani – Matja e Objektivave – Manaxhimi i Riskut

Në mungesë të një përgjigjeje të vetme, shumica e njerëzve bien dakord që “Strategjia është metoda e krijimit të prioritete-ve me qëllim plotësimin e misionit të një grupi njerëzish të cilat kanë një vision të qartë”.

Kjo deklaratë i jep një koherencë dhe orientim afatgjatë ak-sioneve dhe vendimeve të grupit. Është balanca në zhytje që mundëson lundrimin në një drejtim të caktuar dhe jo lëvizjen anësore sipas drejtimit të erës, apo mjedisit të jashtëm.

Një përkufizim i përdorur shpesh për strategjinë është Vizio-ni dhe misioni , ose që strategjia është ai shteg që na çon nga aty ku jemi, drejt asaj ku duam të shkojmë.

Ekzistojnë tre grupe pyetjesh për t’u shtruar, të cilat na ndihmojnë për të përcaktuar fokusin e strategjisë:

– Cila është ajo gjë që na bën të apasionuar me tepër së çdo gjë tjetër? Cili është vizioni?

– Cila është fuqia unike e grupit tonë? Çfarë është ajo çka bëjmë më mirë krahasuar më të tjerët? Cili është roli jonë?

– Cila është forca shtytese e burimeve tona (njerëzore dhe financiare)?

Vizioni duhet të jetë rreth njerëzve të cilët grupi ynë u shërben. Ai nuk mund të kufizohet vetëm me trajtimin e man-gesive, por edhe të zhvillojë një potencial pozitiv. Përveç kësaj çështja e burimeve nuk duhet të jetë vetëm financiare. Ajo ka të bëjë edhe me atë për të cilën njerëzit kanë energji për t’i kus-

htuar. Është e rëndësishme që të kri-

johet një fokus më i ngushtë ndërkohë që ngrihen këto pyetje, në mënyrë që të zbri-

tet nga një vizion i gjërë tek ajo çka në mund

të arrijmë më mirë si dhe të gjenden bu-rimet përkatëse. Do të ishte shumë e thjeshtë sikur të

përfundonim duke bërë gjëra të do-

bishme, por jo ato që në fakt duhet të bëjmë. Ne mund t’i komplikojmë së tepërmi gjërat apo të mendojmë

që strategjia është diçka e re. Në fund të fundit strategjia ka të bëjë me bërjen e zgjedhjeve të duhura për të ardhmen.

Çfarë është planifikimi strategjik?Planifikimi strategjik është proçesi i bërjes së këtyre zgjedhjeve dhe dokumentimi i tyre. Një proçes i mirë i planifikimit strate-gjik bën lidhjen e identitetit dhe misionit të grupit (aty ku bëni pjesë). Në këtë mënyrë kontribon që të sqarohen pyetje si për shembull:

– Për ç’qëllim jeni krijuar? – Cili është kontributi unik që ju sillni? – Çfarë do të mungonte nëse iniciativa juaj nuk do të

ekzistonte? – Kush jeni ju?

Përgjigjet mund të kenë qenë të qarta në fillim, por me kali-min e kohës bëhen të turbullta ose të errëta. Programet mund të mos kenë shkuar sipas parashikimeve. Iniciativës mund t’ë jenë bashkuar njerëz të tjerë. Një proçes i mirë strategjik nënkupton shpesh një “proces pastrimi”, që na ndihmon që të kuptojmë qartë identitetin së kush jemi.

Një proçes i mirë strategjik bazohet në njohjen e elementëve që sjellin ndryshim tek përfituësit apo tek mjedisi. Sistemi i pro-jektit më të cilin në operojmë, na inkurajon që të fokusohemi tek aktivitetet dhe plotësimi afateve, në vend që të merremi me atë çka sjell vërtet ndryshim. Për shumë njerëz është bërë e do-bishme që të eksplorojnë “teorinë e ndryshimit”. Në çdo proçes strategjik është e dobishme që të angazhohemi me supozimet ekzistuese rreth faktorëve që sjellin ndryshim dhe pse. Kjo mund të na ndihmojë që të fokusohemi tek strategjite dhe vërtet mund të bëjë diferencën.

Një element esencial i planifikimit strategjik është edhe pa-rashikimi i së ardhmes dhe reflektimi se si kjo e ndikon punën që bëjmë. Kjo ka të bëjë me marrjen në konsideratë të kerceni-meve dhe rreziqeve si dhe me identifikimin e mundësive të reja potenciale.

Për të patur një planifikim të mirë, ju duhet të njihni mirë pikën nga ku po niseni. Një element tjetër i rëndësishëm i strategjisë është edhe diskutimi i hapur dhe i ndershëm rreth pikave të forta dhe atyre të dobëta.

Planifikimi strategjik ka të bëjë me marrjen e vendimeve me rëndësi. Sigurisht që ju nuk mund të ecni apo vraponi në dy drejtime njëherësh. Po kështu shumë përpjekje dështojnë në krijimin e prioriteteve dhe pushojnë së ekzistuari. Rezultati shpesh është një “listë blerjesh”. Por ky nuk është një plan stra-tegjik efektiv. Një plan strategjik nuk mund të jetë një ‘listë bler-jesh” për gjërat që në dëshirojmë të kemi, por një dokumentim i

Vizioni Nevojat Pasioni

Burimetnjerëzore dhe

financiare

Programeunike

44 45

Page 24: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

zgjedhjeve që organizatave dëshiron të realizojë. Plani strategjik është “histori e madhe”, një dokument orientues i cili duhet të zgjasë 3-5 vjet. Ai duhet të plotësohet nga një plan operativ i cili të fokusohet në objektivat me afat-shkurtër, zakonisht për një periudhë 12 mujore duke përcaktuar së kush duhet të bëjë çfarë, ku dhe çfarë kosto. Strategjia është emergjente dhe plani do të këtë nevojë për rishikim. Pra, nëse duam që plani strategjik të jetë i dobishëm, duhet ta bëjmë atë fleksibël. Ai është diçka që ju duhet ta merrni seriozisht në të tashmen, por ta mbani “lehtas” dhe me mundësi ndryshimesh në të ardhmen.

Si ta realizojmë planifikimin strategjik?Do të ishte jo-realistë të thonim: “ja’ si bëhet planifikimi strategjik në çdo situate. Për këtë nuk ekziston një proçes apo format i cak-tuar. Por pavarësisht nga ndryshimet nga rasti në rast, ekzistojnë disa parime të rëndësishme të cilat duhen ndjekur dhe adaptuar sipas kontekstit specifik.

Në çdo proçes të planifikimit strategjik ekzistojnë: – Elementë të rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë në

proçes; – Persona apo grupe të rëndësishme të interesuar që ia

vlen t’i dëgjosh; – Dilema të përbashkëta për t’i dhënë zgjidhje – Mjete të dobishme për të marrë vendime

Elementet kryesore në proçesin e zhvillimit të një strategjia janë: Misioni dhe identifikimi i grupit; Analiza e situatës aktuale; Problematikat e grupit (pikëpamjet dhe nevojat); Analiza e infor-macionit; Ndryshimet dhe tendencat e jashtme; Prioritetet stra-tegjike; Objektivat strategjike.

Misioni, identiteti, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësite dhe rreziqet, ndërthuren së bashku drejt identifikimit të çështjeve kryesore strategjike më të cilat grupi do të përballet në pak grupet e ardhshme. Nga kjo analizë mund të nxirren pri-oritetet dhe objektivat strategjike. Sigurisht që faktore kritike në një proçes të tillë janë edhe ato që kanë të bëjnë me atë se cilat zëra do të degjohen, kush do të kryejë analizën dhe kush do të marrë vendimet.

Një qëndrim pjesëmarrës ndaj zhvillimit të strategjisë mund të krijonte mundësi të tilla siç janë puna në grup, komunikimi i përmirësuar ashtu si edhe elementë që deshmojnë angazhimin për të ndryshuar kulturen e grupit. Pjesëmarrja krijon sensin e pronësisë mbi proçesin e zhvillimit të strategjisë, dhe pronësia mbi këtë proçes inkurajon një angazhim më të fortë. Angazhimi ndaj strategjisë e bën arritjen e tij më të mundshme.

Çdo proçes i zhvillimit të strategjisë duhet t’i përshijë në një mënyrë apo një tjetër të gjithë partnerët apo përfituesit. Këtu ekziston edhe çështja rreth rolit të bordit në zhvillimin e strategjisë- kundrejt pjesës manaxhuese, dhe- kundrejt stafit.

Është e rëndësishme që për pronësinë dhe manaxhimin e proçesit, që bordi të jetë i përfshirë qysh nga fillimi tij, por shkal-la e kësaj përshirjeje të jetë në pronë të situatave. Në fund bordi do të këtë për detyrë ta aprovojë këtë strategji, por kjo nuk do të thotë që ata duhet ta përgatisin vetë atë.

Mjete të dobishme për planifikimin strategjikEkzistojnë shumë jetë të cilat mund të jenë të dobishme për t’u përdorur në planifikimin strategjik. Më poshtë po përmendim vetëm disa prej tyre.

Grumbullimi dhe analizimi i informacionitPër këtë mund t’ia vlejë përdorimi i mjeteve si:

– Analiza a palëve të interesuara/ aktireve lokale – Analiza SWOT

Analiza a palëve të interesuara/ aktorëve lokalEkzistojnë shumë variante lidhur me një analizë të thjeshtë të palëve të interesuara (stakeholders). Në formën e saj më të thjeshtë, ajo përfshin identifikimin e të gjithë atyre grupeve të cilat kanë një rol apo interes në punën tuaj. Kjo analizë do të is-hte e dobishme në proçesin e marrjes së vendimit së kush duhet të përshihet në proçesin e zhvillimit të strategjisë.

Pjesë e Planit Strategjik është edhe analiza e palëve të inte-resuara/aktorëve lokal, të cilën na ndihmon ta kuptojmë tabela e mëposhtme:

Këto grupe interesi mund të grupohen bazuar në nive-lin e fuqisë që mund të ushtrojnë (si mund ta influencojnë ata çështjen tuaj nga pozicionet që kanë) dhe interesi (cili është niveli i tyre i interësit për çështjen tuaj). Nga grafiku mund të

vëreni që ka njerëz me nivele të ulëta ose të larta Fuqie apo In-teresi. Ndërmjet tyre janë njerëzit që janë aktorët kyç, të cilët kanë edhe fuqi edhe interes të lartë. Njerëzit që janë në ku-adradin e gjelbër janë më pak të rëndësishmit për t’u dhënë zgjidhje interesave që ju keni; për njerëzit në kuadratin e verdhe ju duhet të plotësoni nevojat ndërkohë për të gjithë ata në ku-adratin roze duhet të tregoni vëmendje. Pjesa e kuqe është ajo më rëndësishmja me aktoret kryesore. Ju duhet të punoni për ta dhe me ta.

Analiza SWOT (FdMR)Mjeti i vetëm më i përdorur për zhvillimin e një strategjie është analiza SWOT (FDMR). Inicialet përfaqësojnë Strengths (Pikat e forta), Weaknesses (Pikat e dobëta), Opportunities (Mundësitë), dhe Threats (Rreziqet). Qëllimi i analizës FDMR është që të realizojë vlerësimin e organizatës dhe mjedisin e jashtëm që e rrethon atë, si dhe të identifikojë ato forca të cilat ka mundësi të ndihmojnë apo të pengojnë aftësinë e saj për ta rritur qëllimin e misionit. Kur kryen një analizë FDMR, OJF-ja duhet të marrë në konsiderate të gjitha aspektet e funksionimit të saj të brendshëm –“programin: e organizatës (atë që ajo bën) si dhe “proçesin” (si ia arrin ta bëjë këtë).

Për të ndihmuar në krijimin e prioriteteve dhe për të vendo-sur rreth orientimit strategjik, disa mjete të tjera mund të jenë të dobishme si p.sh:

– Dy pyetje të thjeshta – Analiza e “Portfolios” (tërësisë së interesave të saj) – Ushtrimet për caktimin e prioriteteve

Grafiku i mëposhtem ilustrues mund ta ndihmojë grupin si një element i planifikimit strategjik në mbështëtje nëpërmjet FDMR: Plotëso

nevojat e tyre

Më pak të rëndësishme

Aktorët kryesorë

Trego vëmendje

Interesat e palëve të interesuara

Influ

enca

/ndi

kim

i pal

ëve

të in

tres

uara

NDIHMON(objektivin që keni vendosur)

DËMTON(objektivin që keni vendosur)

E BR

END

SHM

E(b

rend

a or

gani

zatë

s) Pikat e forta• __• __• __• __

Pikat e dobta• __• __• __• __

E JA

SHTM

E(b

rend

a or

gani

zatë

s) Mundësitë• __• __• __• __

Rreziqet• __• __• __• __

FM R

D

46 47

Page 25: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

dy pyetje të thjeshta:Pjesa kryesore e planifikimit strategjik, mund të përmblidhet në dy pyetje të thjeshta:

– Kujt i shërben puna juaj? – Po ta dinin së çfarë mund t’u ofronit, çfarë do t’ju kishin

kërkuar të bënit (dhe kështu jetët e tyre të mund të ndryshonin në planin afat-gjatë)? “Na ndihmoni…!”

Gjetja e përgjigjeve ndaj këtyre pyetjeve nëpërmjet degji-mit të personave të interesuar, si dhe krijimi i prioriteteve për vetvetën, kjo përbën esencën e një strategjie efektive.

Analiza e “Portfolios” (tërësisë së interesave të saj)Analiza e portfolio-s mund të përdoret për të analizuar dhe kla-sifikuar programet e ndryshme, në katër kategori më të gjëra:

1. Yjet/Projekte apo aktivitete të fuqishme me potenciale reale për rritje: dinamike, popullore dhe kreative. Yjet” mund të shëndrrohen në ‘gure themeli” ose të bëhen “meteore” më jetë shkurtër.

2. Pikëpyetjet/Projekte të reja ose inovative por akoma të pa-provuara. Ato mund të shëndrrohen në Yje. Por, mund të përfundojnë edhe tek kat. No. 4; nevojitet një monito-rim i vazhdueshm nga afër.

3. Gurët e themelit/ Projekte apo aktivitete të besueshme dhe të sigurta, të cilat i ofrojnë grupit një shkalle sigurie financiare dhe/ose besueshmërie; ato ofrojnë një bazë solide. Ato mund të bëhen popullore me themeluesit, por të fillojnë të bëhen pak tërheqëse sepse nuk do shihen më si inovative.

4. Pa vlerë/Marrin persipër manaxhimin dhe burimet finan-ciare, por ofrojnë pak ose aspak vlerë të shtuar krahasuar me përpjekjet e duhura.

Ushtrimet për caktimin e prioriteteveGjatë planifikimit strategjik, ushtrimet e mëposhtme mund të jenë të dobishme për të qartësuar prioritetet kryesore:

– Shënoni emrat e të gjithë programeve tuaja në një tabelë apo flipchart

– Ndërtoni tre kosha (apo tre kuti ose tre grupe) në tabelë. Emertojini ato me A, B dhe C.

– Shtroni pyetjen, “Nëse fondet do të binin me 50% cilat programe do të ndalonim fillimisht?” Kërkoni që secili të shënojë emrat e këtyre programeve në një copë letër (apo fletë të verdha), dhe vendosini ato në kovën/kutinë C.

– Më pas shtroni pyetjen, ‘Nëse fondet do të binin me 75%, dhe do ta duhej të kalonim në etapën tjetër, cilin do të ndalonim së bëri/”. Kërkoni që secili të shënojë emrat e këtyre programeve në një copë letër (apo fletë të verd-

ha), dhe vendosini ato në kovën/kutinë B. – Në fund pyesni, ‘Cilin nga programet nuk do ta ndalo-

nim kurrë?”. Kërkoni që secili të shënojë emrat e këtyre programeve në një copë letër (apo fletë të verdha), dhe vendosini ato në kovën/kutinë A.

– Kur të gjithë të kenë përfunduar, merrni copat e letrës nga çdo kuti dhe diskutoni rezultatet:

– Çfarë është e qartë që ju do të mund të pushonit së bëri? – Çfarë është e qartë që ju kurrë nuk do të pushonit së

bëri?

Principet kryesore për një planifikim efektiv strategjikÇfarëdolloj metode të përdorni për planifikimin strategjik, apo çfarëdolloj proçesi të ndiqni, eksperienca sugjeron një numër parimesh kryesore të nevojshme për të patur një proçess efektiv. Planifikimi strategjik mund të jetë i vështirë, por aspak i pamun-dur. Pavarësisht së ekzistojnë shumë problematika që mund të shfaqen gjatë proçesit të planifikimit strategjik, ekzistojnë gjit-hashtu edhe përfitime të rëndësishme që ky proçes sjell.

Planifikimi strategjik mbase nuk është përgjigja ndaj të gjitha problemeve, por është sigurisht një çështje kritike më të cilën duhet të merremi. Edhe pse çdo situate e veçantë është unike, ekzistojnë parime kyçe të praktikes së mirë, të cilat nuk varen shumë nga konteksti:

– Siguroni forcën shtytëse të lidership-it – Garantoni pronësinë e stafit ndaj

proçesit – Dëgjoni dhe mësoni – Merrni vendime të vështira – Bëjini gjërat thjesht

Formati i bërjes së një Planit Strategjik – fletë puneFormati i planit strategjik konsiston në karak-teristikat e mëposhtme të cilat duhen plotësuar nga grupi i përfshirë në proçesin e përgatitjes së planit strategjik:Historiku

– Arritjet e deri atëhershme në këtë fushe të punësIdentiteti i grupit:

– Vizioni – Misioni – Vlerat

Proçesi Strategjik – Shkurtimisht si po bëhet dhe kush është i përfshirë – Analizat e mjedisit të jashtëm – Analizat e pikave të forta dhe atyre të dobëta

Prioritetet Strategjike – Zgjedhjet e bëra – Rolet/idetë/qëndrimet kryesore të

prioritizuara – Qëllimet strategjike – secila me fushat kryesore

Implikimet e strategjisë – Implikimet për programet aktuale – Implikimet për grupin (struktura, stafi, rritja e kapacite-

teve) – Implikimet për financimet dhe burimet

Ju urojmë punë të mbarë!

48 49

Page 26: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

A keni vërtet nevojë për këtë fushatë?Përpara së të vazhdoni më tej, ndaloni dhe pyesni vetën: a kemi vërtet nevojë për këtë fushatë? Apo synimin që kemi mund ta arrijmë edhe me mjete të tjera?

Fushatat mund të jenë argëtuese, por nganjëherë janë edhe të vështira, të zymta, frustuese dhe të pa-suksesshme.

Fushatat zakonisht organizohen atëherë kur çdo mënyrë tjetër ka dështuar. Ato nënkuptojnë një bisede me shoqerine, bindjen e njerëzve për të ndërmarre një interes të pazakonte në mbështëtje të një lëvizjeje e cila normalisht nuk do të ndodhte.

Kjo do të thotë që nevojitet krijimi dhe mbështëtja e proçeseve të cilat nuk janë normale ose “praktika të zakonshme”. Në së politika është “arti i së mundshmes”, fushatat janë shkenca dhe arti i ndryshimit të asaj që është e mundur.

Po të bëhet siç duhet, fushata ia arrin ti frymëzojë pasuësit e saj, për të kaluar tek objektivi tjetër. Por fushatat e pa-struk-turuara apo me një fokus të varfër, janë si ato tullumbacet që qëndrojnë lart nga idealizmi dhe vullneti i mirë, deri sa ‘plasin”.

Fushatat i ulin barrierat ndaj aksionit në fjalë si dhe rrisin in-centivat për ta ndërmarre këtë aksion. Edukimi, si i kundërt i saj, është një aktivitet zgjerues. Ai përdor shembujt, për të zbuluar natyrën komplekse të tij, duke çuar kështu në një siguri më të ulët, por në një mirëkuptim më të madh. Fushatat e maksimizojnë motivimin e audiencës, por jo njohuritë e saj. Po të përdorni edukimin si fushatë, do të përfundoni duke u sjellë rrotull duke eksploruar tematikën në fjalë, por pa e ndryshuar atë.

Aneksi 2Sitëorganizojmënjëfushatëtëmirëndegjegjësimi?

Fushatat kanë një efekt disi ‘edukativ”, por ky është një edukim nëpërmjet veprimit, nëpërmjet eksperiencës, dhe jo nëpërmjet dhënies së informacionit. Informacioni nuk është fuqi derisa nuk ka shkaktuar akoma mobilizim.

Analiza e forcaveJu e dini së çfarë duhet ndryshuar. Shtroni këtë pyetje: “Përse nuk ka ndodhur deri tani?”

Përpiquni që të identifikoni forcat pro dhe kundër asaj që ju dëshironi që të ndodhë. Përgatisni një skemë të proble-mit- personat e përfshirë, organizatat, institucionet- përpiquni të kuptoni se cilat janë mekanizmat drejt vendimeve që do të krijojnë ndryshimin që prisni. Pastaj identifikoni aleatet dhe kundërshtaret si dhe target audiencë për çdo hap.

Shikojeni problemin nga një këndvështrim tjetër. Kupto-ni se si do t’i ndryshoni balancat e forcave ‘pro” dhe “kundër” me qëllim që të kapercehen pengesat? nëse nuk i keni këto përgjigje, si mundeni që ta specifikoni objektivin që dëshironi të arrini?

Më poshtë po listojmë disa sugjerime për bërjen sa më të mirë të një fushatë:

Bëjini gjërat sa më thjeshtFushatat janë të nevojshme sepse ekziston një problem urgjent i cili duhet bërë publik me qëllim që të zgjidhet. Motivimi efektiv ka nevojë për thjeshtësi në mesazh dhe qëllim.

Komunikojini gjërat me rradhë dhe jo të gjitha bashkë.

Përdorni një “thirrje për veprim” të qartë e cila nuk ka nevojë për sqarime të tjera. Komponentët e duhur – në radhën e duhur duke ndjekur këtë sekuencë:

– ndergjegjësim – koordinim – angazhim – veprim

Fushata përmbledh një seri të tërë mesazhesh apo ushtrimesh komunikimi për ta çuar audiencën nga një gjëndje ‘paditurie”, nëpërmjet interësit dhe pastaj të përshirjes (komponentët e ndërgjegjësimit),- në reagim dhe angazhim (motivimi), dhe së fundmi në një gjëndje kënaqësie apo sensi të arritjes.

Nëse kjo arrihet, pjesëmarrësit apo ndjekësit e fushatës, do të jenë gati të bëjnë më shumë. Po t’ia komunikoni atyre të gjithë mesazhin menjëherë, nuk do ta keni me përshirjen e tyre në “historinë” e fushatës. Një fushatë e mirë duhet t’i ngjajë një libri apo një dramë – rezultati duhet të jetë i rëndësishëm po i panjo-hur. Demonstrimi i një problem, mund të krijojë reagime, por në vetvete kjo nuk mjafton për të patur veprim. Tregojuni njerëzve që tani është mundësia për të krijuar një ndryshim, për të imple-mentuar një zgjidhje dhe jepuni atyre një mundësi për të vepru-ar- dhe kështu do të keni krijuar kushtet për angazhimin e tyre.

Fillojeni nga pika ku ndodhet audienca juajNje tregtar e kupton atë që ju nevojitet, atë çfarë ju bëni dhe mënyrën se si mendoni, dhe në këtë mënyrë e krijon apo e gjen produktin e duhur që bën për ju. Juve ju duhet të bëni një kërkim të tregut, kur vjen puna tek komunikimi. Ta zemë se ju duhet të bindni një grup këshilltarësh bashkiake/komunale lid-hur me një vendim specifik që ka të bëjë me një pyll. Ju mund të mendoni që ky është i rëndësishëm për bretkosat apo për pell-gun e tij ujëmbledhës. Po ata vetë çfarë shohin aty valle? Po nëse ata e mendojnë pyllin thjesht për vrapime apo 50% të votuesve të tyre merren me prerjen e drureve? Aty ku ju mund të shikoni një pyll, ata mund të shohin vetëm lëndë drusore apo një shesh vrapimi.

Shtrojeni çështjen në termat e tyreKrijoni një skemë kritike. Të gjitha çështjet janë komplekse por fushata juaj nuk duhet të jetë e tillë. Komleksiteti demotivon, i bën njerëzit të ndihen konfuze- dhe nëse ata ndihen konfu-ze, ata do të mendojnë që ju vetë jeni konfuze, dhe që nuk ia vlen që t’ju degjojnë. Fushata juaj nuk mund të jetë “për gjithë historinë”. Jo, ajo duhet të jetë një rrugë, një shteg, një kalim kritik. Mos u përpiqni t’u komunikoni njerëzve “çështjen”, sado tunduese mund të jetë kjo gjë për ju.

Komunikoni fushatën tuaj – çfarë mendoni për problemin ashtu siç e shihni ju, zgjidhjen siç e shikoni ju dhe mundësinë ashtu siç e shikoni ju – dhe vetëm kaq. Qëndrojini besnik çdo

etape deri sa ajo ta rrijë qëllimin. Çdo etape ka target dhe objek-tivat e saj. Rezistojini tundimit për të folur më herët për ‘gjithë historinë”. Fushata duhet planifikuar si një seri hapash ku njeri hap çon tek tjetri- si efekti domino.

Fushata kundër të pa-pranueshmesFushata juaj mund të jetë “rreth një çështjeje”. Por për t’i an-gazhuar njerëzit ju duhet të keni një “front betejë’ më specifi-ke dhe konkrete. Zgjedhja e këtij fronti beteje është një detyrë esenciale. Një fushatë e mbështëtur fuqimisht nga një pjesë e vogël e popullsisë mund të ekzistojë edhe me mbështëtjen e një organizate të dedikuar. Ajo mund të mbijetojë për deka-da- për aq sa mbështëtësit e saj të kenë energjinë e duhur. Por për të patur sukses, shumica e fushatave duhet të tërheqin një mbështëtje akoma më të gjërë- dhe për ta arritur këtë, shpesh nevojitet që fokusi të ngushtohet. Zakonisht detyra është që të identifikohën pjesët e një çështjeje apo shqetesimi të cilat janë të papranueshme për një grup mjaftueshëm të madh njerëzish, dhe kjo do të sillte efektin e kërkuar nga ju.

Bëni gjëra realistëMos debatoni, por veproni. Idetë apo konceptet nuk përbëjnë lajm, këtë e bën vetëm ajo çka ndodh. Duhet ta pyesni vetën çdo dite, çfarë po bën kjo fushatë? Cila është arritja e saj? A po fillon diçka, apo publikon, bllokon, shpeton, pushton, shënon, lobon, pikturon…Po ju çfarë po bëni?

Shumë shpesh fushatat absorbohen tek grumbullimi i infor-macionit apo qarkullimi i tij tek njerëzit të cilat janë dakord me këtë çështje. Disa nga eventët më të fuqishme janë aksionet-di-rekte, veçanërisht kur këto janë jo të dhunshme dhe që mund të justifikohën nga baza “shkencore” apo “ekonomike”. Në këtë mënyrë sigurohet mbështëtje më e gjërë. Por ekzistojnë edhe mënyra të tjera më të fuqishme për të bërë fushata.

Flisni në mënyrë të drejpërdrejtëDirekt ose indirekt, një fushatë konsiston në bindjen e të tjerëve jo vetëm që ju keni të drejte, por që ju keni aq të drejte sa ata mund të marrin pjesë në veprime konkrete. Çdo ditë ne jemi të ekspozuar ndaj mijëra mesazheve. Pothuajse shumicën e tyre e injorojmë apo nuk e vlerësojmë fare. Vetëm pak prej tyre “ngji-sin” dhe në parim çdo gjë që e bën një mesazh të vështirë për t’u kuptuar, e bën atë më pak të mundur për “të ngjitur”. Gjëja më e thjeshtë që mund të bëni, është mesazhi juaj të jetë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë duke mos u përpjekur për tu bërë “të zgjuar”.

Zbuloni konfliktet tek ngjarjet – Behuni lajm!Kjo pjesë shpesh keqkuptohet. Konflikti është pjesë përbërëse e fushatave. Pa një konflikt interesash nuk do të kishte nevojë për fushata. Fushatat përbëjnë lajm kur ato krijojnë një ndrys-

50 51

Page 27: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

him, bëjnë një diferencë, apo kercenojnë së do ta bëjnë këtë gje. Një konflikt i krijuar vetëm nga idetë, do t’i interesonte vetëm akademikeve apo teoricieneve politike. Ajo që ka rëndësi për pjesën tjetër të njerëzve, është ajo çka shohim të dalë sipër, çfarë ndyshohet, dhe se si kjo më ndikon mua, familjen time, jetën time dhe mënyrën se si e jetoj atë. Me fjalë të tjera, “rezultate”.

Këto evente janë gjithashtu ato gjëra që na bëjnë të ndryshojmë pikëpamje. Fushata ka të bëjë me detyrimin për të ndryshuar status quo-në. Për këtë arsye, konflikti është pjesë e saj, në fakt ai pothuajse e përkufizon fushatën.

Komunikoni me foto e materiale viziveNë çdo nivel, imagjinojeni fushatën tuaj të ndare në hapa, duke filluar që nga objektivi të cilin doni të arrini. Krijoni një skenar kronologjik – shtegun tuaj kritik- dhe përcaktoni se si do t’ia dilni që kjo të ndodhë. Nëse nuk mundeni, atëherë ndryshoni objek-tivin. Por mos u përpiqni të bëni edhe punën e shtypit. Mos u përpiqni të krijoni “kartona”. Gjërat që nuk janë reale për shem-bull e ‘adresojnë çështjen”, “punojnë rreth …subjektit”, ‘zhvillojnë ndërgjegjësimin” dhe “arrijnë publikun”. Gjërat që janë reale mund të përfshijnë: zenia e një pemë, leshimi i një pellumbi të bardhe, organizimi i një anketimi në një qender tregtare, shkrimi i një letre, dergimi i një e-mail, të folurit para një grupi njerëzish. Krijoni evente që t’i gjenerojnë vetë këto foto – ose udhëhiqni proçesin që këto të ndodhin. Pastaj sigurohuni që të komuniko-ni me këto foto, jo vetëm me fjalë. Nëse kjo ju duket e vështirë fillmisht, përpiquni të angazhoni një fotograf lokal. Shpjegojini atij vetë planin e fushatës dhe kërkoni prej tij t’ju thotë nëse mund ta tregojë të njëjtën histori nëpërmjet fotove. Si rregull i përgjithshem, nëse nuk ka asgje për t’u fotografuar, nuk ka as aktivitet, as objektiva për t’u arritur, dhe asnjë fushatë për t’iu bashkuar, raportuar apo mbështëtur. Fotot janë shumë më të fuqishme sesa fjalët. Fotot e mira e tregojnë lehte historinë dhe mesazhin, dhe më të mirat fare nuk kanë nevojë për asgje tjetër. Dhe fotove nuk mund t’i bësh pyetje apo të debatosh me to. Bëni që fushata juaj të flase me karaktere dhe simbole të ci-lat janë më të mëdha së vetë jeta…E vetmja gjë më e fortë së imazhi, janë kontaktet balle për balle dhe angazhimi direkt në realizimin e fushatës.

Ju urojmë punë të mbarë!

Template for a good campaign

Formati i bërjes së një fushatë të mirë - fletë pune

TA NJIHNI MIRË ÇËSHTJEN Siguroni që të bëni kërkime të plota dhe komplete për çështjen tuaj. Çdo argument duhet të mbështëtet nga prova të forta nëse duam që ajo të tingellojë e besueshme.

KRIJONI NJË SKUADËRNjë organizator i mirë fushatash është ai që i bën njerëzit t’i bashkohen atij në një udhëtim… Krijoni një grup njerëzish të cilët të kenë një kombinim të duhur të aftësive që ju nevojiten për t’ia arritur qëllimit.

PËRGATISNI NJË PLANNjë organizator fushatash duhet të dijë gjithmone dhe të jetë në gjëndje që ta artikulojë në mënyrë të saktë se cilat do të jenë rezultatet.

FLISNI TË VËRTETEN ME PUSHTETINJu keni nevojë për një target të fushatës. Kush është ai që e ka pushtetin direkt për ta bërë atë ndryshim për të cilin ju po bëni fushatën?

BËNI NJË SKICE ME ÇËSHTJEN TUAJDo të ishte e dobishme që të listoni forcat që do ta influenconin objektin tuaj të fushatës p.sh. kush dhe çfarë do të ishin mbështëtes apo kundërshtues ndaj objektivave tuaj?

NDERTONI ALEANCAKontrolloni nëse organizata të tjera po ndjekin të njëjtat objektiva me tuajat. Krijimi i aleancave mund të ishte një mënyrë efektive për ta forcuar mesazhin tuaj dhe për të zgjeruar targetin e synuar.

PËRDORNI TAKTIKAT E DUHURA

Mendoni me kujdes nëse taktikat e propozuara nga ju do t’ju ndihmonin në arritjen e objektivave. Taktikat e përdorura në një fushatë të caktuar mund të mos jenë ato të duhurat në rastin konkret- nuk ekziston një recete për suksesin.

KOORDINIMI ËSHTË GJITHÇKA

Koordinimi i taktikave tuaja për t’i koinciduar ato me aktivitete të organizuara nga forca mbështëtese apo kundërshtuese, mund t’jua rrisin si impaktin ashtu edhe nivelin e ekspozimit. Duhet të jeni gjithmone të ndërgjegjshëm për mjedisin në të cilin po operoni.

ANALIZA SWOTAnalizoni pika tuaja të Forta, ato të Dobëta, Mundësite dhe Kercenimet, për t’ju ndihmuar të forconi objektivat dhe për të zbutur problemet e mundshme.

VLERËSIMIPërcaktimi i synimeve të qarta në fillim të fushatës tuaj, do t’ju lejonte që ta monitoronit progresin si dhe të vlerësoni që po arrini të keni jo vetëm një impakt, por që po ia arrini të krijoni impaktin e duhur.

52 53

Page 28: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Një proçes i vazhdueshëm monitorimi do t’ju lejonte të gjykonit rreth suksësit të aktiviteteve tuaja dhe të planifikonit ndryshimet e nevojshme, por edhe të siguroheshit që interesat e programit po zbatohen në të gjithë mjedisin e shkollës.

Monitorimi dhe vlerësimi i progresit të punës së Shkollës së Gjelbër, përbëjnë një mundësi të shkelqyer për të integruar li-dhjet kurrikulare (Hapi 4 i Programit të Metodologjisë të Eko-shkollës), veçanërisht në fushat e Matematikes, Shkencave kompjuterike, dhe Anglisht, si dhe për të zhvilluar aftësi të tjera siç janë zgjidhja e problemeve, të menduarit kritik dhe punën në grup.

Metodat e monitorimit që do të përdorni do të varen nga targeti dhe kriteret e manaxhimit të caktuara në Planin tuaj të Punës për çështjet që dëshironi të verifikoni, si dhe nga mosha e nxënësve apo personave të tjerë që do ta zbatojnë atë.

Në disa raste, ekzsitojnë mënyra të lehta dhe sakta për ta matur këtë progres. Këto metoda mund të përfshijnë:

Matjen e gjurmës globale të shkollës – një mënyrë e mrekul-lueshme për të grumbulluar të dhëna reale dhe për të treguar që sa efektive kanë qenë aksionet e kryera nga ju. Kjo mund të bëhet për një apo disa tematika të Eko-shkollës, konkretisht: uji, energjia, mbetjet dhe udhëtimet.

Leximin e konsumit dhe llogaritja e kursimit të faturave të energjisë për të treguar efektin e aksionit për ruajtjen e energjisë.

Peshimin/numërimin e sendeve të hedhura apo mbeturina-ve të grumbulluara për riciklim- për të treguar efektet e iniciati-vave të hedhjes/riciklimit.

Fotografi përpara, gjatë dhe pas realizimit- për të demonstru-ar progesin e një iniciativë specifike.

Listën e specieve para dhe pas – për të treguar efektin e zhvil-limeve tek biodiversiteti apo oborret e shkollave

Përdorimin e pyetsorëve dhe anketimeve për t’i regjistruar të dhënat.

Si gjithmone, nxënësve u duhet dhënë përgjegjësia për kryerjen e aktiviteteve monitoruese sa herë që kjo gjë të jetë e mundur. Kjo do të ndihmonte për të perforcuar ndjenjen e

Aneksi 3Monitorimidhevlerësimi

pronësisë të proçeseve të gjelbëra të shkollës. Komiteti i Shkollës së Gjelbër duhet gjithashtu që të siguroje:

Rezultatet e aktiviteteve monitoruese janë të shfaqura për kedo në shkollë për t’u parë (p.sh. Në grafike, skema, etj)

E gjithë shkolla të mbahet e informuar lidhur me progresin drejt arritjes së objektivave të gjelbëra për të cilat është rene dakord, mbase me rezultatet e momentit apo të dhëna rreth tyre të postuara në këndin e informacionit të Eko-shkollës, apo duke shenuar arritjen e target-it në asamble.

Të dhënat ruhen në baza të rregullta- kështu ju aplikoni për Çmimin e Shkollës së Gjelbër, mund t’i përdorni si elementë mbështës prove.

Vlerësimi pason monitorimin. Vlerësimi i suksësit të aktivite-teve tuaja do t’ju lejojë të ndryshoni Planin e Aksioneve nëse kjo nevojitet.

Të dhënat tuaja të monitorimit do t’ju ndihmojnë të identi-fikoni nëse puna juaj e gjelbër është brenda objektivave apo jo dhe nëse ka qenë afektive apo jo-efektive. Ju më pas mund të vendosni nëse nevojitet që t’i ndryshoni objektivat apo aktivite-tet fillestare, dhe së çfarë do të nënkuptonte kjo.

Një mënyrë shumë efektive e vlerësimit të targetit është, për shembull, realizimi i një rishikimi të plotë Mjedisor; kjo në thelb është një përsëritje e Rishikimi Origjinal dhe për këtë mund të përdoret i njëjti dokument. Krahasimi i përgjigjeve të reja me ato që keni marrë fillimisht, do t’ju jape një ide më të qartë për pro-gresin e shkollës në drejtim të eko-objektivave dhe do t’ju ndih-monte për të planifikuar objektivat e ardhshem.

Po kështu, sigurohuni që kur objektivat e vena të realizohen, suksesi duhet promovuar! Njohja e suksësit është një element i rëndësishëm motivues. Arritjet e shkollës tuaj duhet të promo-vohen sa më gjërësisht të jetë e mundur nëpërmjet artikujve apo broshurave gjatë funksionimit të shkollës si dhe kuadrin e komunitetit më të gjërë lokal. Përveç faktit që kjo gjeneron një ndjenje të përgjithshme pozitive që e ruan situatën pozitive të Projektit, ky promovim ofron një mundësi të mirë edhe për pro-movimin e vetë Shkollave të gjelbër.

PërtëkuptuarnësepoiarriniapojomesuksesobjektivatecaktuarangaPlaniiVeprimit,dotëkeninevojëqëkëtëprogrestamatinidhemonitoroni.

54 55

Page 29: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Formati i Monitorimit & Vlerësimit (M&E)

Objektivi Rezultatiafat-mesëm Rezultatidirekt

TREGUESET

PËRCAKTIMETSi llogaritet?

PIKËNJISJACila është vlerë aktuale?

SYNIMICila është vlera e synuar?

BURIMIITËDHËNAVESi do të matet?

FREKUENCASa shpesh do të matet?

PËRGJEGJËSIAKush do ta kryejë matjen?

RAPORTIMIKu do të raportohet?

Si ta përgatisim një kuadër monitorimi dhe vlerësimi (M&E) Shënim: një kuadër M&E mund të quhet gjithashtu edhe matrice vlerësimi.

Një nga materialet më popullore për ‘download” në tools-4dev është edhe formati ynë i M&E. Shumë njerëz kanë ngri-tur pyetje se si t’i përdorin pjesët specifike të formatit, dhe për këtë arsye kemi vendosur që të përgatisim këtë udhëzues të shkurtër.

Nje kuadër M&E është një pjesë e një plani M&E , e cila përshkruan se si punon i gjithë sistemi M&E për programin apo organizaten. Nëse dëshironi të shkruani një plan të plotë M&E për një apo më shumë projekte, konsultoni formatin tonë të planit M&E. Zgjidhni tregueset tuaj

Hapi i parë në shkrimin e një kuadri M&E është të vendosni se cilët treguese do të përdorni për të matur suksesin e programit tuaj. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, dhe për këtë arsye, ju duhet të përpiqeni të përfshini sa më shumë njerëz tejete e mundur për të patur kënd vështrime të ndryshme.

Ju duhet t’i zgjidhni tregueset për secilin nivel të programit tuaj – arritjet direkte, arritjet afat-mesme dhe objektivat (për më shumë informacion rreth këtyre niveleve konsultoni artikujt tanë rreth ideimit të një program dhe kuadrin logjik). Për secilin

nivel mund të ekzistojnë më shumë së një tregues, pavarësisht së ju duhet të përpiqeni ta mbani numrin e tregueseve brënda kufijve të manaxheshëm.

Çdo tregues duhet të jetë: – I lidhur në mënyrë direkte me rezultatin e

menjehershëm, atë afat-gjatë apo objektivin ashtu siç lis-tohen në pemën e problemeve apo në logframe (kuadrin logjik)

– Diçka të cilën ju mund ta masni me saktësi, duke përdorur metoda ose cilësore ose sasiore dhe burimet në dispozicionin tuaj.

– Nëse është e mundur, të jetë një tregues standard i përdorur zakonisht për këtë lloj programi. Për shembull, varfëria mund të matet duke përdorur Indeksin e Progre-sit nga Varfëria. Përdorimi i tregueseve standard mund të jetë më i mirë, sepse ata janë të gjithë të mirë-përcaktuar, për matjen e tyre ekzistojnë mjete në dispozicion dhe nga ana tjetër mund të jeni në gjëndje që t’i krahasoni rezultatet tuaja me programe apo statistika kombëtare.

Më poshtë është dhënë një shembull i disa tregueseve për një objektiv, rezultateve direkte apo rezultateve afat-gjata të një program edukimi:

Përcaktoni çdo treguesPasi t’i keni zgjidhur treguësit tuaj, ju duhet të shkruani një përkufizim për secilin prej tyre. Përkufizimi do të përshkruajë ekzaktesisht mënyrën se si llogaritet tregiuesi. Nëse nuk i keni këto përkufizime, ekziston një rrezik i madh që treguësit të lloga-riten në mënyrë të ndryshme në moment të ndryshme, që do të thotë që rezultatet nuk do të mund të krahasoheshin.

Më poshtë është dhënë një shembull se si është përcaktuar një tregues në një program edukimi:

Pas shkrimit të përcaktimit të secilit tregues, juve ju duhet të identifikoni origjinen së nga vijnë të dhënat (‘burimi i të dhënave”). Burimet e zakonshme janë anketimet fillestare dhe

përfundimtare, raportet e monitorimit dhe sistemet ekzis-tuese të informacionit. Juve ju duhet të vendosni së me çfarë frekuencë do të matet (me bazë mujore, tre-mujore apo vjeto-re, etj).

Matja e situatës fillestare dhe caktimi i objektivave Përpara së ta filloni programin tuaj, duhet të matni vlerat fil-lestare të çdo treguesi- kjo është ajo që quhet “pikënisja apo gjendja fillestare”. Në shembullin e mësipërm të edukimit, kjo do të nënkuptonte nevojën për të matur përqindjen aktuale të nxënësve të Klasës së 6 duke vazhduar në Klasën e 7 (përpara të filloni programin tuaj)

Në shumë raste do t’ju duhet të bëni një anketim për ta matur këtë gjëndje fillestare. Në raste të tjera mund të shfrytëzohen edhe të dhënat ekzistuese. Në këtë rastin e fundit ju duhet të si-guroheni që të dhënat ekzistuese përdorin të njëjtat përcaktime si tuajat për efekt të llogaritjes së treguesit.

Pasi të jeni njohur me situatën fillestare, duhet të caktoni objektivat për t’u përmirësuar. Përpara së ta caktoni këtë, duhet të studioni për të kuptuar së çfarë do të ishin objektivat realistë të rastit në fjalë. Disa njerëz caktojnë objektiva që janë të pa-realizueshëm, pa e kuptuar këtë gje. Për ilustrim nga një Projekt i mëparshëm, objektivi i caktuar ishte ulja me 25% e nivelit të vdekshmërisë foshnjore në periudhën prej 12 muajsh. Ndërkohë që me një kërkim të shkurtër nëpër programet e shëndetit të fëmijeve, mësohet që edhe programet më të mira arrijnë të manaxhojnë një ulje prej vetëm 10-20% brënda 5 vitesh.

Identifikimi i personit përgjegjës dhe mënyrës së ku do raportohen rezultatetHapi final është përcaktimi i personit përgjegjës për matjen e çdo treguesi. Tregueset e rezultateve direkte maten shpesh nga stafi i përfshirë në terren apo manaxherët e programeve, ndërkohë që indikatorët e rezultateve afat-mesme apo të objek-tivave mund të maten nga konsulentë vlerësues apo edhe nga agjensi kombëtare.

Ju duhet të vendosni gjithashtu edhe së ku do të raporto-hen rezultatet për çdo tregues. Kjo mund të bëhet nëpërmjet raporteve mujore të programeve, ose në website-in tuaj. Rezul-tatet e treguesve përdoren për të vlerësuar nëse program po funksionon ose jo; për këtë arsye është shumë e rëndësishme që vendim-marrësit dhe palët e interesuara (stakeholders) (jo vetëm donatori), të kenë akses tek to sa më shpejt të jetë e mundur.

Vendosni gjithçka në formatPasi t’i keni plotësuar të gjitha këto hapa, tani jeni gati për të hedhur gjithçka në formatin përkatës të M&E.

Objektivi

Rritje me 10% i numrit të nxënësve së klasës së 6 që vazhdojnë shkollën e mesme brenda 3 vjetëve

Rezultatet

Përmirësimi me 20% i aftësisë për të lexuar tek fëmijët e klasave 5 dhe 6 brenda 3 vjetëve

Përfundim

1500 studentë të klasave 5 dhe 6 me aftësi të kufizuar të leximit përfundojnë kampin veror për lexim

Treguesit

Përqindja e studentëve të klasave 5 dhe 6 që vazhdojnë shkollën e mesme

Aftësi leximi mesatare tek nxënësit e klasave 5 dhe 6

Numri i studentëve që përfundojnë kampin veror

Treguesi

Përqindja e studentëve të klasës së 6 së vazhdojnë shkollën e mesme

Përkufizimi

Numri i studentëve që fillojnë ditën e parë të klasës së 7 pjesëtuar për totalin e studentëve të klasës së gjashtë të vitit të kaluar, shumëzuar me 100

Shembull përllogaritjeje

80 studentë në ditën e parë të klasës së 7 në 2013

175 studentët të klasës së 6 në 2012100 46%X =

56 57

Page 30: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Monitorimi & Vlerësimi (shembull)

Objektivi Rezultatiafat-mesëm Rezultatidirekt

TREGUESET

Përqindja e nxënësve të Klasës së 6 që do të kalojnë në shkollë të mesme

Aftësia në lexim e nx-ënësve në klasën e 6

Numri i nxënësve që kanë ndjekur një kamp veror leximi

Numri i prindërve të nxënësve të Klasës së 6 të cilët e kanë ndihmuar fëmijët e tyre në shtëpi për të lexuar më mirë.

PËRCAKTIMETSi llogaritet?

Numri i studentëve të cilët fillojnë ditën e parë në Klasën 7, pjesëtuar me numrin total të nxënësve në Klasën e 6 në vitin e kaluar, shumëzuar me 100

Shuma e të gjitha rezultateve të testeve të zotesisë në lexim për të gjithë nxënësit e Klasës së 6, pjesëtuar me num-rin total të nxënësve të Klasës së 6

Numri i përgjithshëm i nxënësve që ishin present në ditën e parë dhe të fundit të kampit veror të leximit

Numri i përgjithshëm i prindërve të cilët iu përgjigjen me “po’ pyetjes: “A e keni ndihmuar fëmijen tuaj me leximin në shtëpi gjatë javës së fundit?”

PIKËNISJACila është vlerë aktuale?

50% Rezultati mesatar: 47 0 0

SYNIMICila është vlera e synuar?

60% Rezultati mesatar: 57 500 500

BURIMIITËDHËNAVESi do të matet?

Shënimet e regjistrimeve në shkollat fillore dhe të mesme

Testet e zotesisë në lexim duke përdorur mjetet e vlerësimit kombëtar

Shënimet e frekuentimit të kampit vjetor

Anketimi i prindërve

FREKUENCASa shpesh do të matet?

Me bazë vjetore Çdo 6 muaj Fundi i çdo kampi Fundi i çdo kampi

PERSONIPËRGJEGJËSKush do ta kryejë matjen?

Manaxheri i programit Mësuesit MësuesitKoordinatori i pro-gramit

RAPORTIMIKu do të raportohet?

Raporti vjetor i regjistri-meve

Raportet 6 mujore të mësuesve

Raporti i aktivitetit të kampit të verës

Raporti ianketimit

Ç’është një tregues?Në thelb, një tregues ofron një shenjë apo një sinjal që ca gjëra ekzistojnë ose janë të vërteta. Ai përdoret për të treguar prezencën apo statusin e një situate apo kushti. Në kontekstin e monitorimit dhe vlerësimit, treguesi është një tregues sasior i cili na ofron informacion për të monitoruar performance nga ana sasiore dhe cilësore, matur arritjet dhe përcaktuar përgjegjësinë. Është e rëndësishme të përmendet që treguësit mund të përdoret për të ofruar të dhëna rreth sasisë por edhe cilësisë së një aktiviteti, projekti apo programi.

– Performanca – Zbatimi efektiv dhe me eficencë i një fushatë antivirale.

– Arritja – Realizimi me sukses i fushatës antivirale – Treguesi sasior: – të dhënat mund të maten në një shkal-

le numerike. P.sh. Numri i objekteve shëndetësore të cilat ofrojnë një terapi antivirale.

– Treguesi cilësor: - Përqindja e ofruesve të shërbimeve të këshillimit dhe testimit të akredituar për të ofruar këto shërbime, që sigurojnë cilësinë e shërbimit.

– Caktimi i përgjegjësive – Përgjegjësia rreth performancës dhe/ose arritjeve të fushatës mendihmën e treguesve.

Një indikator i mirë duhet të jetë i qartë dhe konçiz. Ai duhet të fokusohet në një çështje të vetme e cila e ofron informacio-nin përkatës në një situate të caktuar; veçanërisht informacione që ofrojnë të dhënat strategjike të nevojshme për një planifikim efektiv dhe një vendim-marrje të shëndoshë.

Tregueset e mirë janë të përcaktuar gjithashtu nga mundësia e grumbullimit të të dhënave domethënëse dhe të besueshme rreth tyre. Përveç kësaj, tregueset e mirë duhet që të masin kon-kretisht dhe me saktësi atë çka po pretendojnë që po masin. Nëse nuk është diçka e realizueshme që të grumbulloheshin të dhëna për një tregues, apo që të dhënat e grumbulluara nuk do të kishin kuptim, vetë treguesi do të kishte pak apo aspak përdorim.

Ndërmjet dhjetëra faktorëve që luajnë rol në grumbullimin e të dhënave për treguesit, ekzistojnë të paktën tre të cilat duhen trajtuar për shkak të impaktit në besueshmërinë e të dhënave; (1) validiteti, (2) besueshmëria, dhe (3) influencë:

– Validiteti: Shkalla në të cilën një matje apo test realizon matje të saktë të asaj çka kërkohet të matet.

– Besueshmëria: Konsistenca e të dhënave kur ato grumbullohen në mënyrë të përsëritur duke përdorur të njëjtat proçedura dhe në të njëjtat kushte.

– Influenca: Çdo efekt gjatë grumbullimit dhe interpretimit të informacionit i cili çon në një gabim sistematik në një drejtim të caktuar.

Seria e pyetjeve të mëposhtme përdoret në Mjetet & Stan-dardet e Treguesve, për të konfirmuar që komponentët esencia-le janë të përfshirë në një tregues.

– A ka treguesi një titull dhe përcaktim të shkruar qartë? – A ka treguesi një qëllim dhe logjike të deklaruar qartë? – A është metoda e matjes për treguesin e përcaktuar

qartë, përfshirë këtu edhe përshkrimin e numëratorit, de-nominatorit dhe llogaritjes, aty ku është e aplikueshme?

– A janë të shprehura qartë metodologjia dhe instrumen-tat për grumbullimin e të dhënave të treguesit?

– A është shprehur qartë frekuenca e grumbullimit të të dhënave?

– A është përcaktuar mirë ndonjë shpërndarje kryesore e të dhënave?

– A ekzistojnë udhëzime për ta interpretuar dhe përdorur të dhënat për çdo tregues?

– Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të treguësit dhe sfidave në përdorimin e tij?

– A citohen burimet kryesore të informacionit shtesë rreth treguesit?

58 59

Page 31: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Komponentët e një Projekt Propozimi janë:

TitulliTitulli i projektit është një element shumë domethënës. Ai përbën thelbin e dokumentit të publikuar që paraqitet si një i tërë. Titulli mund të jetë i thjeshtë dhe të lidhet direkt me kërkesen e propozimit, ose mund të tregojë më shumë rr-eth planit tuaj lidhur me plotësimin e objektivave të propozi-mit. Titulli është një nga manyrat që njohin njerëzit lidhur me përmbajtjen dhe qëllimin e projektit. Titulli duhet të jetë i qartë, i përshtatshëm për tëmatikën dhe me më pak së 45 karaktere, përfshirë këtu edhe hapësirat dhe shenjat e pikësimit.

hyrja - për ÇFARë bëhet fjalë?Hyrja në projekt ofron një prezantim të përgjithshëm të feno-menit apo të çështjes së interest, dhe zakonisht përmblidhet në 2 faqe. Këtu përshkruhet çështja apo problemi që investigo-het si dhe historiku dhe/ose konteksti për të kuptuar natyrën e çështjes. gjatë përgatijes së kësaj pjesë, nxënësit duhet t’u japin përgjigje dy çështjeve kryesore:

– Për çfarë bëhet fjalë në këtë projekt? – Pse është ky projekt i rëndësishëm dhe që ia vlen ta

bësh?

Pyetja e Studimit - ÇFARë po përpiqem të gjej? PSE?Çdo projekt duhet të deklarojë pyetjen e studimit apo një deklaratë rreth qëllimit që ka projekti. Ky nuk është një “hipotezë-deklaratë pa kuptim”, por mënyra se si ju shprehni një pyetje madhore, themelore që në fakt e udhëheq studimin tuaj. Te kjo pyetje e madhe mund të bashkohen edhe shumë pyetje të tjera më të vogla.

Pyetja e studimit dhe titulli janë dy elementë të domosdoshëm

Aneksi 4UdhëzuespërpërgatitjenenjëProjektPropozimitëmirë

të çdo propozimi. Lidhja ndërmjet të dyjavë duhet të jetë e kup-tueshme. (Ndoshta ajo tingëllon e kuptueshme për autorin, por mund të mos jetë për lexuesin e propozimit).

Ajo çka shkruhet si pyetja e studimit, i takon autorit të vendosë; ai mund të ndjekë prezantimin apo historikun ose përmbledhjen e literaturës, ose mund të shfaqet tek cilado prej seksioneve të mësipërme. Vetëm mos e lini deri tek seksioni i re-ferencave!

Metoda - SI? KUSh? KU?(Ky seksion duhet të këtë kuptim me kontekstin e dokumentit dhe të jetë i lidhur me seksionet paraardhëse)

Në këtë seksion bëni një përshkrim të qartë, të drejpërdrejtë dhe të plotë rreth mënyrës se si do ta zbatoni projektin tuaj si dhe afatet kohore për realizimin e çdo hapi. Për shembull:

– Cilat database do të përdorni gjatë shqyrtimit të litera-tures?

– Cilat terma kërkimi dhe kritere perjashtimi do të përdorni?

– Kur do ta filloni rishikimin e literaturës dhe kur do ta mbaroni atë?

Është përgjegjësia e autorit që të garantojë që propozimi të jetë i qartë lidhur me atë që po propozohet, me kë, ku dhe kur. (Arsyeja PSE duhet të jetë shpjeguar tashmë). Për këtë seksion janë të përshtatshme rreth 1-2 paragrafe.

Projekti - Çfarë dëshirojmë që të realizojmë?Përshkruani se si do të duket produkti final. Për shembull, nëse bëhet fjalë për një manual, jepni detaje rreth gjatësisë së ma-nualit, stilit të formatimit të tij, numrit të leksioneve, etj. Nëse produkti do të jetë diçka më kreative dhe diçka e ndryshme nga një tekst, jepni shembuj për të kuptuar se si do të duket pro-

60 61

Page 32: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

dukti final. Nëse propozimi përfshin shkrimin e një serie tregi-mesh autobiografike, propozimi në këtë rast duhet të përmbajë edhe një kampion. Nëse propozimi përfshin një website, bëni përshkrimin e tij.

Afatet kohorePërfshini gjithashtu edhe një draft të afateve kohore nga fillimi deri në fund.

Filloni me datën e mbledhjes së parë të Projektit dhe ecni mbrapsht deri tek rishikimi i draftit final të Projektit (përgatituni për dy deri tre ri-shkrime).

Disponueshmëria e supervizorit është gjithashtu shumë e rëndësishme për t’u marrë në konsiderate dhe faktor në afatat tuaja kohore.

Hapat për të shkruar një propozim projekti janë:

Krijoni një përmbledhje të Projektit si faqe të pare. Faqja e parë e Projektit u mundëson të gjithë personave të inte-resuar që të kuptojnë së kush jeni dhe se cili është qëllimi i pro-pozimit tuaj. Përfshini edhe informacione rreth kontaktit: emrin tuaj, emrin dhe logon e shkollës, titullin e propozimit, drejtuesin e projektit, kohë zgjatjen e projektit dhe përmbledhjen e pro-jektit.

Bëni një prezantim të propozimit tuaj formal. Prezantimi duhet të përshije informacionin bazë rreth grupit dhe kualifikimeve të tij, së bashku me një përmbledhje të kupti-mit të çështjeve (çështjet e interesit).

Historia organizative, misioni, vizioni dhe struktura – shkru-ani disa paragrafe të shkurtër duke spjeguar se si është krijuar organizata juaj, misionin, vizionin dhe strukturën e saj, ashtu si edhe një historik të punës në fushën e çështjes që po trajtohet.

Përmendni misionin dhe objektivat e grupit, historinë dhe background-in por edhe rolin e tij në zhvillimin aktual të proçesit të edukimit (duhen nxjerrë në pah kualifikimet bazë dhe ekspe-riencat).

Përshkruani edhe Fjalinë e MotivimitKrijoni një përmbledhje që ju lejon të kuptoni plotësisht misi-onin e projektit si dhe çdo çështje tjetër që mund të dalë si re-zultat i saj (përmblidheni problemin). Kjo përmbledhje duhet të jetë e shkurtër dhe e lidhur direkt me çështjen.

Përshkrimi i formatit të pjesës tjetër të propozimit: – Fjalia Motivuese – Përmbledhja e problemit (1 ose 2 fjali) – Përmbledhja e zgjidhjes (1 ose 2 fjali) – Përshkruani formatin e pjesës tjetër të propozimit (seksi-

onet, etj.)

Flisni për qëllimin e propozimit.Historiku dhe analiza e problemit që po trajtohet – bëni një analizë të fushës, së ku janë boshlleqet ekzistuese dhe cili është ekzaktesisht problem që po adresohet? Cilët njerëz do të ndikohën nga ky problem dhe si mundet projekti/program ta trajtojë këtë çështje?

Diskutoni parametrat e projektit ashtu siç ato përshkruhen në seksionin që fokusohet tek qëllimi i propozimit. Përmendni shkurtimisht metodën që do të përdorni për të plotësuar nevo-jat e projektit.

– Cili është historiku i problemit? – Përse është interesant ky problem? – Kur dhe pse shfaqet ky problem? – A është tashme i zgjidhur ky problem? Çfarë është bërë

deri tani? – A ekzistojnë sisteme apo zgjidhje të ngjashme me atë që

propozoni ju? nëse po, tregojini kush janë dhe shpjegoji-ni ato shkurtimisht.

– A ekzistojnë përmirësime të mundshme ndaj zgjidhjeve aktuale?

Përshkruani zgjidhjen tuaj. Synimi i propozuar (çfarë do të arrijë ky projekt në përgjithësi? Mos u fusni shumë në detaje apo afate kohore), objektivat (çfarë do të arrijë ky projekt në mënyrë më specifike. Këtu jepni detaje dhe afate kohore), target grupi dhe plani i implementimit – Cili është objektivi i përgjithshëm i projektit/programit, dhe cilat janë objektivat e tjera? Si do të implementohet projekti?

Përshkruani në detaje metoden që propozoni për trajtimin e projektit dhe implementimin e planeve tuaja. Shkruani një përshkrim të detajuar rreth të gjitha fazave dhe de-tyrave që duhet të ndodhin me qëllim që të zbatohet zgjidhja juaj. Përshkruani se si dhe pse zgjidhja që propozoni ju është ajo saktë duke përdorur skenaret e perspektivës dhe projeksionet statistikore.

Tregojini personave të interesuar rreth çdo individi apo institucioni tjetër që ju keni listuar për t’ju ofruar shërbimet e tyre lidhur me implementimin e projektit. Përfshini edhe kualifikimet e tyre kryesore.

– Çështjet dhe Sfidat e implementimit të Projektit (2-3 paragrafe)

– Cilat do të jenë Problematikat dhe sfidat më të vështira gjatë implementimit?

– Si po i përdorni apo zgjeroni mjetet/sistemet aktuale për problemin tuaj?

– Çfarë e bën unik projektin tuaj? – Produktet e projektit (3-5 paragrafe – mund të përdoret

mënyra me pika për përshkrim) Çfarë do të prodhojë projekti? (Program, raport, etj)

– Përshkruani në detaje relative karakteristikat e secilit prej produkteve të Projektit.

Ju mund t’i ndani produktet me fazat përkatëse dhe tregoni komponentët e tyre opsionale.

Nxirrni në pah kontributin apo arritjet e projektit tuaj!Krijoni një tabelë afatesh kohore për implementimin e projektit nga fillimi deri në fundit e tij. Tregojëni këtë në format teksti apo me paraqitje grafike.

Afatet kohore (1 paragraf – treguar me pika)Tregoni një afat kohor të parashikuar nga ju për produktet e pro-jektit dhe datat më të rëndësishme të tij.

Konkluzioni (1 paragraf)Përmblidheni projektin duke përfshirë këtu problemin, motiva-cionin, dhe zgjidhjen e propozuar dhe ri-deklaroni kontributet e rëndësishme (të planifikuara).

Të tjera: – Krijoni një buxhet dhe detajim të kostove të Projektit.

Donatorët dëshirojnë të kuptojnë se si po i harxhoni fondet e tyre.

– Tregoni një listë të kualifikimeve dhe eksperiencave tuaja.

– Përfshini një rezyme’ apo përshkrime të tjera që kanë të bëjnë me detyrave të veçanta të Projektit. Listoni projekte apo aktivitete të tjera ku keni punuar apo kon-tribuar të cilat kanë objektiva dhe fushe veprimtarie të ngjashme me projektin e propozuar.

– Përfshini shtojca. – Përfshini dokumenta të tjera shtesë si Aneksë, nëse është

e nevojshme, për të provuar kualifikimet apo perfor-cuar propozimin. Për shembull, grafikët janë shumë të dobishëm për të demonstruar statistikat dhe faktet. Shpesh nëpër propozime përdoren profile të Projekteve të tjera të ngjashme.

– Përgatisni një tabelë përmbajtjeje. – Pas përfundimit të propozimit, shënoni faqet e numra-

ve për seksionet korresponduese të propozimit, duke përfshirë këtu hyrjen, theksin e propozimit, planet e pro-jektit si dhe të pjesëve të tjera që përshkruajnë aspekte të ndryshme të propozimit.

Komunikimi dhe Koordinimi me donatorin – Specifikoni ndërveprimin tuaj me donatorin/sponsorin: – Përgatisni një plan për këtë komunikim si dhe

përgjegjësitë e secilit pjesëmarrës. Kontrollojeni planin li-dhur me datat e sakta të raport-progreseve, prezantime-ve –tremujore, prezantimeve finale, demonstrimeve, etj.

– Krijoni dhe përshkruani mënyrën e komunikimit (vizitat, përditësime javore, komunikime me SKYPE, tele-konfe-renca).

– Specifikoni së kush do ta marrë këtë informacion dhe mënyrën se si do të transmetohet ai.

– Sqaroni qartë se çfarë veprimesh kërkohën në kuadrin e çdo komunikimi: vetëm informacion, përgjigje, kërkesa, etj.

Shënim: Në kuadrin e këtij manuali, Propozimi i Gjelbër dhe formatet e raportimit janë zhvilluar si Shtojcat 6 & 7.

62 63

Page 33: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

SHToJcAT E KAPITULLIT I

Shtojca 1:Pyetsori i UJIT

Shtojca 2:Pyetsori i ENERGJISË

Shtojca 3:Pyetsori I MBETJEVE

Page 34: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Shtojca1:PyetsoriiUJIT

Pyetja Përgjigja Shënime

A keni caktuar dike në shkollë si përgjegjës për monito-rimin e konsumit të ujit?

A keni të dhëna statistikore për të krahasuar konsumin e ujit gjatë dy viteve të fundit (Psh. krahasoni Marsin 2013 me Marsin 2014).

A e lexon shkolla rregullisht leximin e sahatit të ujit?

A ka shkolla ujë të pijshëm të pastër gjatë gjithë ditës?

A është presioni i ujit i rregulluar (zvogëluar presioni i tepërt/pranë optimales)?

A janë rubinetat e shkollës të pajisur me grykët e përsh-tatshme?

A kanë këto rubineta edhe mates atë montuar (mbyllje automatike)?

Nëse po, sa rubineta të tillë automatike keni?

A rregullohen në kohë rubinetat që rrjedhin?

A janë rubinetat për ujin e nxehtë të mbyllur mirë?

A janë tubat e ujit të nxehtë dhe boilerët (nëse i keni në shkollë) të mirë-izoluar?

A janë të pajisura banjot me lavamane me prurje të vogël?

Analiza e Situatës Mjedisore për Shkollat Një “check list” rreth analizës së konsumit të ujit në shkollëQëllimi i këtij pyetsori është analiza e situatës lidhur me njërën nga këto tre aspekte: uji, energjia dhe mbetjet në shkollën tuaj. Ky anketim duhet t’ju ndihmojë për të identifikuar ato gjëra që duhen përmirësuar. Nëpërmjet plotësimit të anketimit, do të krijohet një ide e qartë se cila është situata me konsumin e ujit dhe energjisë si dhe manaxhimit të mbetjeve në shkollën tuaj, por edhe çështjeve apo fushave tek të cilat duhet kushtuar vëmendje, duhen kontrolluar dhe përmirësuar. Secila shkollë duhet ta përdorë këtë pyetsor, por edhe të ndihet e lirë që të shtojë aty edhe pyetje të tjera që mund t’i duken të përshtatshme.

Çështja - Uji

Pyetsori për ujin u plotësua nga:

PËRFUNDIMETRRETHÇËSHTJES-UJI

Përfundim 1.

Përfundim 2.

Përfundim 3.

Përfundim 4.

A riparohen në kohë këta lavamanë të banjove?

A e grumbullon shkolla ujin e shiut për ta përdorur atë për ujitjen e pemëve dhe bimëve në oborr?

A bën shkolla plane për ujitjen e barit dhe pemëve në oborrin e shkollës?

Nëse shkolla ka një plan të tillë, kush është përgjegjës për realizimin e tij?

A ka organizuar shkolla juaj ndonjë fushatë për kursimin e ujit më parë?

A organizohen mësime/seminare për kursimin e ujit në shkollën tuaj?

A keni vendosur kujtesa (ngjitesa, postera) afër lavaman-eve për mbylljen e tyre pas përdorimit?

*Shtoni pyetjet tuaja.Me qëllimin për të krijuar një ide sa më të mirë rreth situatës së konsumit të ujit në shkollën tuaj, shënoni përfundimet nga pyetjet e përgjigjura. Bazuar në to, ju mund të përcaktoni prioritetet dhe përmirësimit që duhen bërë. Pika e prioritetit mund të përdoren më vonë për përgatitjen e planit tuaj të veprimit.

66 67

Page 35: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Shtojca2:PyetsoriiENERGJISË

Analiza e Situatës Mjedisore për Shkollat Një “check list” rreth analizës së konsumit të energjisë në shkollëQëllimi i këtij pyetsori është analiza e situatës lidhur me njërën nga këto tre aspekte: uji, energjia dhe mbetjet në shkollën tuaj. Ky anketim duhet t’ju ndihmojë për të identifikuar ato gjëra që duhen përmirësuar. Nëpërmjet plotësimit të anketimit, do të krijohet një ide e qartë se cila është situata me konsumin e ujit dhe energjisë si dhe manaxhimit të mbetjeve në shkollën tuaj, por edhe çështjeve apo fushave tek të cilat duhet kushtuar vëmendje, duhen kontrolluar dhe përmirësuar. Secila shkollë duhet ta përdorë këtë pyetsor, por edhe të ndihet e lirë që të shtojë aty edhe pyetje të tjera që mund t’i duken të përshtatshme.

Çështja - Energjia

Pyetja Përgjigja Shënime

A keni në shkollën tuaj një person-përgjegjës për monito-rimin e energjisë elektrike?

A keni të dhëna statistike për të krahasuar nivelin e konsumit të energjisë gjatë dy viteve të fundit? (Psh. Krahasim i Marsit 2013 me Marsin e 2014).

A përdorni llampat efiçente të energjisë në shkollën tuaj?

Nëse po, sa llampa të tilla po përdorni?

A keni dritare plastike PVC në shkollën tuaj?

A përdorni dyer dhe dritare të reja në shkollën tuaj?

Nëse jo, a ju hyn era nga dritaret e vjetra?

A pastrohen dritaret rregullisht për një përfitim maksimal nga dita e diellit?

A i ka rinovuar dyert shkolla juaj?

Nese jo, a ju hyn era nga dyert e vjetra të klasës tuaj?

A përdorni shirit izolues nëpër dritare nëse vërehet një rryme ajri?

A i mbani të gjitha pajisjet elektronike (psh. komputerat, printerat, etj.) të fikura atëherë kur nuk janë në përdorim?

A i fikni ditat kur ato nuk nevojiten?

PËRFUNDIMETRRETHÇËSHTJES-ENERGJIA

Përfundim 1.

Përfundim 2.

Përfundim 3.

Përfundim 4.

A keni vendosur termomentra nëpër klasa dhe zyra?

A mbyllen automatikisht dyert kryesore e shkollës?

A janë në gjëndje të mirë rubinetat e ujit të ngrohte?

A janë të mirë-izoluar tubacionet e ujit të ngrohte dhe boilerat (nese i keni në shkollë)?

A janë të izoluara muret e shkollës?

A jeni përfshirë me parë në ndonjë fushatë për efiçencën energjitike në shkollë?

A zhvillohen ore/seminare në shkollë për çështjen e kursimit të energjisë?

A keni vendosur kujtesa (ngjitesa, postera) për fikjen e dritave dhe të pajisjeve elektrike dhe elektronike?

A përdor shkolla juaj burime të energjive të rinovueshme?

*Shtoni pyetjet tuaja.Me qëllimin për të krijuar një ide sa më të mirë rreth situatës energjitike në shkollën tuaj, shënoni përfundimet nga pyetjet e përgjigjura. Bazuar në to, ju mund të përcaktoni prioritetet dhe përmirësimit që duhen bërë. Pika e prioritetit mund të përdoren më vonë për përgatitjen e planit tuaj të veprimit.

Pyetsori për energjinë u plotësua nga:

68 69

Page 36: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Shtojca3:PyetsoriIMBETJEVE

Analiza e Situatës Mjedisore për Shkollat Një “check list” rreth analizës së mbetjeve në shkollëQëllimi i këtij pyetsori është analiza e situatës lidhur me njërën nga këto tre aspekte: uji, energjia dhe mbetjet në shkollën tuaj. Ky anketim duhet t’ju ndihmojë për të identifikuar ato gjëra që duhen përmirësuar. Nëpërmjet plotësimit të anketimit, do të krijohet një ide e qartë se cila është situata me konsumin e ujit dhe energjisë si dhe manaxhimit të mbetjeve në shkollën tuaj, por edhe çështjeve apo fushave tek të cilat duhet kushtuar vëmendje, duhen kontrolluar dhe përmirësuar. Secila shkollë duhet ta përdorë këtë pyetsor, por edhe të ndihet e lirë që të shtojë aty edhe pyetje të tjera që mund t’i duken të përshtatshme.

Çështja - Mbetjet

Pyetja Përgjigja Shënime

A ka shkolla juaj një numër konteineresh të caktuar për lloje të ndryshme mbetjesh ) plastike, letra, qelqi)?

A i kontrolloni rregullisht konteinerët e mbetjeve nëse janë të mbushura plot?

Kush është përgjegjës për këtë?

A bashkëpunon shkolla me partnere/firma për grumbullimin dhe perpunimin e letrës?

A ka organizuar shkolla juaj aktivitete për grumbullimin e letrës më parë?

A e shet shkolla sasinë e letrës së grumbulluar?

Nese po, kush është përgjegjës për këtë?

A bashkëpunon shkolla me firma që merren me grumbullimin dhe përpunimin e plastikës?

A ka organizuar shkolla juaj ndonjë aksion për grumbullimin e plastikës më parë?

A e shet shkolla juaj sasinë e plastikës së grumbulluar?

Nëse po, kush është përgjegjës për këtë?

A keni bërë ndonjë krahasim të situatës së mbetjeve – letër dhe plastike? (për shembull, krahasoni sasinë e plastikës së shitur në Mars 2013 dhe Mars 2014)

A e riciklon letrën shkolla juaj?

A përdoret përsëri letra e ricikluar?

A ka çdo klasë koshin e saj të mbetjeve?

A i kontrolloni ato rregullisht nëse janë të mbushura plot?

A ka kosha mbeturinash nëpër korridore?

A i kontrolloni ato rregullisht nëse janë të mbushura plot?

A ka kosha mbeturinash në oborrin e shkollës?

A i kontrolloni ato rregullisht nëse janë të mbushura plot?

A keni objekte të vjetra, të papërdorshme në shkollë (tavolina apo karrike të vjetra , vazo të thyera, etj. )?

A ri-përdoren objektet e vjetra dhe të papër-dorshme?

Nese po, jepni një shembull të këtij përdorimi?

A e ri-përdorin nxënësit letrën e vjetër (gazetat e vjetra, blloqet e mbuluara, etj.) gjatë punës së tyre?

A keni organizuar ndonjë ekspozite me produkte të bëra vetë nga nxënësit nga letra e vjetër dhe e papërdorshme?

A ka organizuar ndonjëhere shkolla fushata për të trajtuar mbetjet?

A ka organizuar shkolla seminare/mësime rreth trajtimit të mbetjeve?

A keni vendosur kujtesa (ngjitësa, postera) pranë koshave të mbeturinave apo konteinerëve?

*Shtoni pyetjet tuaja.Me qëllimin për të krijuar një ide sa më të mirë rreth situatës energjitike në shkollën tuaj, shënoni përfundimet nga pyetjet e përgjigjura. Bazuar në to, ju mund të përcaktoni prioritetet dhe përmirësimit që duhen bërë. Pika e prioritetit mund të përdoren më vonë për përgatitjen e planit tuaj të veprimit.

70 71

Page 37: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

male female Total

Nxënësit e përfshirë

Mësuesit e përfshirë

Stafi shkollor i përfshirë

Prindërit e përfshirë

Pyetsori për mbetjet u plotësua nga:

Analiza e të tre fushave u drejtua nga:

PËRFUNDIMETRRETHÇËSHTJES-UJI

Përfundim 1.

Përfundim 2.

Përfundim 3.

Përfundim 4.

Çështja - Mbetjet

72 73

Page 38: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

SHToJcAT E KAPITULLIT II

Shtojca 4:Formati iinformacionit rreth Shkollës së Gjelbër

Shtojca 5:Formati i planit të aktiviteteve të Shkollës së Gjelbër

Shtojca 6:Formati i propozimit të Projektit të gjelbër

Shtojca 7:Formati i Raportit të Projektit të gjelbër

74 75

Page 39: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Shtojca4:FormatiiinformacionitrrethShkollëssëGjelbër

Emriishkollës

Rajoni

Anëtarët e EKO-Klubit:

Emri dhe Mbiemri Klasa Roli në EKO-Klub E-mail (nëse ka)

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

Anëtarët e EKO-Bordit:

Emri dhe Mbiemri Klasa Roli në EKO-Klub E-mail (nëse ka)

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

Table of the ECO Club Meetings

Data e takimit Çështjet e diskutuara Anëtarët prezente Përfundimet

Formati i proçess-verbalit të takimeve të EKO-Klubit: Lista e pjesëmarrësve:Axhenda e takimit, data dhe vendi:Qëllimi i takimit. Çështjet mjedisore të diskutuara:Vendimet e marra:Hapat e tjerë:

Analizat statistikore:

Anëtarët e grupit Meshkuj Femra Totali

Nxënës

Mësues

Staf i shkollës

Prindër

* shtoni rreshta të tjerë nëse nevojitet

Firmosur nga: ____________________ Drejtori i shkollës

76 77

Page 40: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Shtojca5:FormatiiplanittëaktivitetevetëShkollëssëGjelbër

Emriishkollës

Rajoni

DeklerataeVizionitMjedisor

ListaeproblemevetëidentifikuarangaEKO-Klubi

Listaeaktivitetevetëzhvilluarapërtëzgjidhur

problemet

Afatetecaktuarapërtrajtimineproblemeve

1.1.11.2

2.2.12.2

3.3.13.2

Shtojca6:FormatiipropozimittëProjektittëgjelbër

Emriishkollës

Rajoni

Titulli i Projektit të gjelbër:Afatet kohore të Projektit të gjelbër:

Përmbledhje e projektit

Objektivat e Projektit të gjelbër: 1

2

3

Problemi i trajtuar dhe pse?

Aktivitetet dhe rezultatet e pritshme

Aktiviteti 1 Aktiviteti 2

Pjesëmarrësit

Koha e zbatimit

Mbështëtja financiare e kërkuar

Rezultatet e pritshme (arritjet)

Buxheti i përgjithshem:

Impakti

Shpjegoni së çfarë efekti do të këtë ky projekt për shkollën dhe komunitetin lokal rreth saj

Si do t’i matni rezultatet e këtij projekti?

Si do t’i bëni publike këto rezultate?

78 79

Page 41: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

Shtojca7:FormatiiRaportittëProjektittëgjelbër

Titulli i Projektit të gjelbër:Afatet kohore për zbatimin e Projektit të gjelbër: Përmbledhja e implementimit të Projektit të gjelbër:

Objektivat e Projektit të gjelbër: 1

2

3

Rezultatet e Projektit të gjelbër: 1

2

3

Aktivitetet e zbatuara

Aktivitetet e Gjelbëra Aktiviteti 1. Aktiviteti 2.

Pjesëmarrësit

Përfituesit

Impakti

Shpjegoni së çfarë të reje sjell ky projekt për shkollën dhe komunitetin lokal rreth saj

Si do ta siguroni përpuethshmërinë dhe vazhdimësinë e tij?

Si e keni përfshirë shkollën në implementimin e projektit?

Si i keni bërë publike rezultatet e projektit?

Raporti financiar

Buxheti i përgjithshëm i shpenzuar List of the invoices and explanations:

1

2

3

80 81

Page 42: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim

IMPRESSUM:Ky manual është realizuar në kuadër të projektit ndërkufitar: “Shkolla të gjelbëra, ambient më i pastër, jetë më e shëndetshme”, vënë në zbatim nga shoqatat civile “OXO” – Maqedonia dhe ”Biologët e Shqipërisë” - Shqipëri

BOTUARNGA:Shoqata civile “Biologët e Shqipërisë” për ShqipërinëShoqata civile “OXO” për Maqedoninë

LITERATURA: – BASIC GUIDELINES FOR CAMPAIGN STRATEGY Summarised from Chris Rose’s www.campaignstrategy.com – McNamara, C. (2007) Strategic Planning. Authenticity Consulting, LLC. & A Guide to Strategic Planning for Rural Com-

munities. – Cabot College (1998). Total Quality Orientation. St. John’s, NL: Cabot College. – Frank, F., & Smith, A. (1999). The community development handbook. A tool to build community capacity. – Ottawa, ON: Human Resources Development Canada. – Frank, F. & Smith, A. (1997). The partnership handbook. Ottawa, ON: Human Resources Development Canada. – McNamara, C. (2007) Strategic Planning. Authenticity Consulting, LLC. Free Management Library. Retrieved from www.

managementhelp.org – Muller, Gerard. Open Space. Retrieved from: www.openspace.dk/english.html – Parker, B.J. (2001). Tea you could trot a mouse on. Volumes 1 and 2. Hubbards, NS: The Wee Society. – Scott, C., Jaffee, D., Tobe, T., & Glen, A. (1993). Organizational Vision, Values and Missions. Menlo Park, CA: Crisp Publi-

cations. – Ministry for Foreign Affairs of Finland, 2000, A Development Co-operation Manual for Non-Governmental – Organisations, Finland. (Available free-of-charge from the Ministry of Foreign Affairs, Department for Development Co-

operation, PB 176, 00161 Helsinki, Finland. Email: [email protected], www.global.finland.fi. – ABILIS Manual 1. Project Proposal Writing ISBN 952-5526-00-3 Print: Uusimaa Oy, Porvoo, Finland 2003. – STEPS TO WRITING A SUCCESSFUL PROJECT PROPOSAL Master of Counselling (MC) Program University of Lethbridge

Adapted from Cynthia Chambers – Rick James INTRAC How to do Strategic Planning A Guide for Small and Diaspora NGOs – Paparisto A. Trebicka A. Shkembi E. 2013 Aftësimi praktik në biologji ISBN 978-9928-137-47- – Manual „How to become an eco-school “ –OXO ISBN 97899892768-9-7 – Manual „How to communicate with media“ – Macedonian Institute for Media – Manual „Nine environmental issues for primary schools “ – OXO ISBN 97860865283-4-8

82 83

Page 43: Project: Green schools; cleaner environment; healthieer ...green-schools.org/uploads/pdf/MANUALI-SI TA BEJME NJE SHKOLLE TE... · sillen më mirë nëpër klasa; ata kanë një qëndrim