bilanci kontabЁl- analiza e aktiviteteve tЁ financimit

41
1 Universiteti i Prizrenit Administrim Biznesi BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE ANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE 3 Presentimet Poëerpoint Veli Lecaj

Upload: menaxherat

Post on 24-May-2015

4.774 views

Category:

Education


2 download

DESCRIPTION

BILANCI KONTAB Ё L- ANALIZA E AKTIVITETEVE T Ё FINANCIMIT

TRANSCRIPT

Page 1: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

11

Universiteti i Prizrenit Administrim Biznesi

BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

ANALIZA PASQYRAVE FINANCIAREANALIZA PASQYRAVE FINANCIARE

3

Presentimet Poëerpoint

Vel

i

L

ecaj

Page 2: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

22

Pas kësaj ligjërate ju do jeni në gjendje të dini:

Detyrimet afatshkurtra,afatgjata dhe kapitali aksionar Detyrimet afatshkurtra • Llogarite e pagueshme,deftesat e pagueshme • Kesti vjetor i borxhit afatgjate • Dividentet per tu paguar • Detyrimet per tatimin e shtyre mbi te ardhuarat • Qerate • Përfitimet pas daljes ne pension Detyrimet afatgjata

• Borxhi afatxhat• Detyrimet financiare dhe tjera• Konitgjencat provizionet dhe angazhimet• Financimet jashte bilancit

Kapitali aksionar- Aksionet e preferuara,te zakonshme dhe thesari- Rregullimet paraprake te periudhes- Vlera kontabel per aksion

Page 3: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

3

Detyrimet.. dhe kapitali aksionar

• Detyrimet perfaqesojne– obligimet ligjore aktuale, kontraktuale, qe ka njesia ndaj te treteve,– te lindura nga ngjarje te kaluara,– per pagesa te ardheshme me mjete monetare, me aktive te tjera ose me kryerje sherbimesh.

• Ato jane pretendime ndaj aktiveve dhe të burimeve të tashme dhe të ardhëshme të kompanisë.

Page 4: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

4

Detyrimet …. Burimet e fondeve - detyrimet grupohen sipas

shkalles se homogjenitetit te tyre dhe vendosen ne pasiv te bilancit sipas kohezgjatjes se qendrimit-afatit te shlyerjes se tyre nga ana e njesise ekonomike

Pra ne njerine grup jane burimet e veta Ne grupin tjeter jane detyrimet ASh/Agj Llojet e ndryshme të detyrimeve të njesisë

ekonomike grupohen në rradhë të parë në– detyrime monetare dhe– detyrime jo monetare.

Page 5: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

5

Detyrimet përfshijnë:

• detyrime afatshkurtëra,• detyrime afatgjata,• qeramarrje,• kredi te shtyra.• Sipas parimit të kompetencës, në kontabilitet detyrimet do te regjistrohen kur ato ndodhin apo krijohen.

Page 6: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

6

Detyrimet monetare

Detyrimet monetare janë të gjitha detyrimet të cilat duhet të shlyhen në një datë të ardhëshme dhe me një shumë të caktuar monetare.

Detyrimet monetare grupohen në:• I - detyrime afatgjata që rrjedhin,

1) nga emetimi i obligacioneve afatgjata për blerjen e aktiveve të trupëzuara,

2) për organet tatimore dhe institucionet e sigurimeve (të pensioneve), dhe

3) Të gjitha llojet e tjera të detyrimeve që kanë të bëjnë jo me një, por me disa periudha ushtrimore të veprimtarisë së njesisë ekonomike.• II - detyrime afatshkurtëra - Në kohën e shlyerjes së detyrimeve afatgjata dhe të interesave të tyre, ato duhet të kalojnë në grupin tjetër të detyrimeve, d.m.th., në grupin e detyrimeve afatshkurtra.

Page 7: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

7

Detyrimet jo monetare • Detyrimet jo monetare- detyrime ekonomike

të ardhshme që shlyhen me ofrimin në të ardhmen të mallrave dhe shërbimeve reale që do të prodhojë njesia ekonomike.• Edhe këto detyrime ndahen në:

1. detyrime jo monetare afatgjata dhe 2. afatshkurtra.

• Detyrimet jo monetare lindin më tepër nga paradhëniet dhe garancitë që na kanë derdhur klientët e ndryshëm për mallrat dhe shërbimet që do të marrin në të ardhmen.

Page 8: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

8

Detyrimet afatshkurtra

Ne kete grup përfshihen të gjitha detyrimet që krijon një biznes:– nga veprimtaria e saj e furnizimit dhe e punësimit të punonjësve,– nga mardhëniet tatimore ose– me aksionerët si dhe– të gjitha llojet e tjera të detyrimeve që duhet të shlyhen brenda vitit nga aktivet afatshkurtra të paraqitura në aktivin e bilancit.

Page 9: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

9

Detyrimet afatshkurtra-vazhdim

Klasifikimi i detyrimeve sipas shkalles se kerkueshmerise se tyre behet ne perputhje me shkallen e likuiditetit te aktiveve, per shkak te respektimit te nje ekuilibri minimal financiar

• DASH duhet te perballohen me AASH.• Detyrimet afatshkurtëra regjistrohen me vlerën e tyre të maturimit për shkak të periudhës së shkurtër deri në likuidimin e tyre.• Aftësia e aktiveve afatshkurtra për të mbuluar detyrimet afatshkurtra nuk justifikon kompensimet me njëri tjetrin për qëllime raportimi.

Page 10: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

10

Detyrimet afatshkurtra-vazhdim Detyrimet afatshkurtra mund te klasifikohen edhe ne

operative dhe financiare: • Lloji i parë lind nga aktivitetet operative. Aty përfshihen:

• tatimet e pagueshme,• të ardhurat e marra në avancë,• llogaritë e pagueshme dhe• shpenzime të tjera rritëse operative.

• Lloji i dytë i detyrimeve afatshkurtra lind nga aktivitetet e financimit, dhe përfshin:• huatë afatshkurtra, dhe• pjesën afatshkurtër të borxhit afatgjatë.

Shtrohet pyetja:Pse ky lloj klasifikimi? Klasofikimi i till behet nga analistët për të rritur cilësinë e

analizave që kryejnë.

Page 11: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

11

Detyrime te tjera afatshkurtra

Detyrimet e konstatuara,te njohura (detyrimet rrjedhese):• rezultojnë nga njohja e një shpenzimi në kontabilitet para pagimit në para.• Te ardhura te ushtrimeve te ardhshme• Detyrimi per tatimin e shtyre mbi te ardhurat.

Tatimi i shtyre eshte rezultat i diferencave te perkohshme ne njohjen e te ardhurave dhe shpenzimeve per qellime tatimi ndaj te ardhurave te raportuara.

Page 12: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

12

Detyrimi per tatimin e shtyre mbi te ardhurat

• Shembulli i metodave te amortizimit dhe krijimi i diferencave .

• Objektivi eshte te perfitohet nga shtyrja ne kohe e pageses se tatimeve, te ulet pagesa aktuale e tatimit duke raportuar për publikun shumen me te larte te mundshme te fitimit neto.

Page 13: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

13

Detyrime te tjera afatshkurtra

Dividente per t’u paguar -• Jane detyrimet qe ka korporata, sh a., ndaj aksionereve te saj per shperndarjen e fitimit te realizuar aksionereve.• Ky detyrim i lind biznesit ne daten e deklarimit te dividenteve nga ana e keshillit drejtues te saj.• Detyrimi shlyhet kur biznesit i paguan dividentet.

Detyrimet per grantet:• Grante te marra per mjete – aktive (subvencion per investime)• Grante marre si te ardhura, per aktivitetin operativ (subvencione te shfrytezimit).

Page 14: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

14

Qerate Qeramarrja është një formë popullore e financimit, vecanërisht

në disa degë të industrisë.

• Qeraja është një marrëveshje kontraktuale midis qeramarrësit dhe qeradhënësit.• Ajo i jep të drejtën qeramarrësit të përdorë një aktiv, që posedohet nga qeradhënësi, për afatet e qerasë.

• Në këmbim, qeramarrësi bën pagesa qeraje (rentën), të cilat quhen pagesa minimale të qerasë.• Qerate qe i transferojne te gjitha rreziqet dhe perfitimet e pronarit, qeramarresit— – llogaritur si per blerjen e nje aktivi edhe si nje detyrim i lindur ndaj qeradhenesit,– dhe si transaksion shitje dhe financimi nga qeradhenesi,– do të konsiderohen qera kapitale.

Page 15: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

15

Qerate-vazhdimQeramarresi klasifikon dhe llogarit qerane si qera kapitalenese, qe ne fillim, qeraja ploteson nje nga 4 kriteret:

1. qeramarrja transferon pronesine e prones tek qeramarresi ne fund te afatit te qerase.

2. qeramarrja permban opsionin e blerjes së pronës me cmimin e rënë dakord sipas marrëveshjes,

3. afati qerasë është 75% ose më shumë të jetës ekonomike të vlerësuar të pasurisë,

4. vlera e tashme e qerase ne fillim te afatit te qerase eshte 90% ose me shume e vleres kembimit te prones me qera.

Page 16: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

16

Efektet e qerave alernative ne pasqyren e te ardhurave

Shembull- Njesia ekonomike merr me qera nje aktiv ne 1

janar, 2005 – nuk ka aktive apo detyrime te tjera. Jeta ekonomike e vleresuar e aktivit me qera eshte 5 vjet pa vlere te rikuperueshme – aktivi do zhvleresohet sipas metodes lineare. Qeraja ka nje afat fiks te pashueshem per 5 vjet me nje kuote vjetore minimale prej 2,505 $ qe paguhet ne fund te vitit. Përqindja e interesit te qerase eshte 8% ne vit.

Page 17: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

17

vazhdim; Hapi i pare eshte percaktimi i vlerës se tashme te

qerase se aktivit (dhe i detyrimit te qerase) ne Janar 2005. Duke perdorur tabelën e interesave te nje te pervitshmeje te zakonshme, vlera e tashme per 5 vjet, interes 8% eshte 10.000 $ (llogaritur si 3,992 x 2.505).

Llogarisim interesin e amortizimin per cdo vit. Interesi-detyrimi i vitit I me % interesit (10.000 x 8%).

• Shuma e principalit eshte totali i pageses minimale minus interesin e vitit (2.505 – 800 = 1.705)

Figura 1/18 ne vazhdim

Page 18: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

18

Pasqyra e amortizimit te qerase(fig.1/18)Qeraja operative e logaritur

Page 19: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

19

Efektet e qerave alternative ne pasqyren e te ardhurave

2005

2006

2007

2008

2009

Page 20: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

20

Analiza e qerasë

• Qeraja operative është e afte te ndikoje pozitivisht tek raportet e perdorura per analizen e kredise dhe te perfitueshmerise, duke motivuar qeramarresin te perdore kete burim financimi jashte bilancit.• Per qeramarrësit, klasifikimi i qerave si operative është pozitiv sepse:– ndihmon te arrijne angazhimet, marreveshjet e tyre– permireson perspektivat e tyre per financime te reja.• Shume analiste konvertojne te gjitha qerate operative ne financiare.• Per te konvertuar qerate operative ne qera financiare, nevojitet te vleresohet Vlera e tashme e detyrimeve per qera operative.

Page 21: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

21

Përfitimet pas daljes ne pension

• Punedhenesit shpesh i sigurojne perfitime punonjesve pas daljes se tyre ne pension.• Keto perfitime pas daljes ne pension paraqiten ne dy forma:– 1) perfitimet e pensionit, punedhenesi i premton perfitime monetare punonjesve te tij pas daljes ne pension;– 2) perfitime te tjera pas daljes ne pension – kryesisht kujdes shendetesor dhe sigurim te jetes.

Page 22: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

22

Përfitimet pas daljes ne pensionAngazhimet per pensionet nga ana e kompanise formalizohen ne planet e pensionit.• Planet e pensioneve janë marreveshje punedhenes –

punemarres, ku punedhenesi duhet t’i siguroje perfitime punonjesit.

Ky plan perfshin tre pale:

Page 23: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

23

Ç’parashikon ligji yne(AL)?(Kosova ende nuk e ka kete ligj)

• Sipas Ligjit “Per sigurimet shoqerore”, skema e sigurimit te detyrueshem me ligj duhet te perfshije detyrimisht te gjitha forcat aktive te punesuara si ne sektorin publik dhe ne ate privat.

• Kjo skeme garantohet nga shteti, pra nese skema nuk arrin te mbuloje me te ardhurat kontributive shumen e perfitimeve per pensione, deficiti qe rezulton mbulohet me subvencione nga buxheti i shtetit.

• Sistemi aktual i pensioneve permban dy kolona: ate te sigurimeve te detyrueshme dhe te pensioneve suplementare.

Page 24: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

24

Ligji “Per sigurimet shoqerore”,

• Te ardhurat nga investimet e ISSH.• Me ligj, prane ketij institucioni krijohet fondi rezerve i sigurimeve shoqerore per te mbuluar pagesen e pensioneve te pakten per tre muaj.

• Ky fond bashke me mjete te tjera monetare qe rezultojne perkohesisht te lira, investohen sipas planit financiar te ISSH.

• Fondi aktualisht investohet vetem ne bono thesari.

Page 25: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

25

Standartet nderkombetare per pensionet

• IAS 19 Perfitimet e pensionit.• Të gjitha llojet e përfitimeve të punonjësve rregullohen nga Standardi Ndërkombëtar Kontabël IAS 19.

• Në pasqyrat financiare të kompanive, përfitimet e punonjësve përbëjnë një nga zërat më të diskutueshëm të tyre dhe më të ndryshueshëm,

• Kjo për vetë faktin se shumat e parashikuara për këto përfitime nga ana e kompanive varen në një shkallë të lartë nga parashikimet e tregut për të ardhmen dhe nga vlerësimet e vetë kompanise për ecurinë e saj.

Page 26: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

26

IAS 19 Perfitimet e pensionit.

• Të gjitha përfitimet e punonjësve, klasifikohen në pasqyrat financiare– si shpenzime në Pasqyrën e të Ardhurave për të gjithë pjesën e paguar dhe– si detyrime në Bilancin Kontabël për të gjithë pjesën e papaguar ende.

Page 27: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

27

Konceptet kryesore që duhen njohur janë: përfitimet dhe kontributet.

• Përfitimi, paraqet shumën monetare qe i premtohet te marre punonjesi nga punedhenesi në një të ardhme të përcaktuar.

• Kontributi, paraqet shumën monetare e cila investohet nga ana e punedhenesit sipas planit te pensioneve.

Page 28: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

28

Detyrimet afatgjata • Borxhi afatgjate –

• Detyrimet me maturim mbi nje vit paraqiten ne bilanc si detyrime afatgjata.

• Kjo kategori perfshin:• obligacionet,• deftesat e pagueshme afatgjata,• detyrimet hipotekare,• garancite afatgjata, etj.

Detyrime te tjera - Ne pjesen e detyrimeve ne bilanc mund te paraqiten llogari te tjera detyrimesh si detyrimet per qerate, për pensionet

Page 29: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

29

Detyrimet afatgjata • Rezervat per humbje ne te ardhmen - një kategori tjetër e

detyrimeve që kërkojnë kujdes nga analiza.Mos parimi i konservatorizmit kërkon nga njesitë ekonomike të njohin dhe t’i parashikojnë humbjet, ato tentojnë, veçanërisht në vite me humbje të  aktivitetit, të mbi sigurohen për humbje që ende nuk kanë ndodhur, nuk janë vërtetuar, p.sh. shpenzime transferimi te fabrikes, shpenzime te mbylljes fabrikes etj.

• Angazhimet – i referohen marrëveshjeve kontraktuale që kanë ndikim të konsiderueshëm financiar ne aktivitetin e njesisë ekonomike në të ardhmen.P.sh. pagesat e mundshme për shkak të padive gjyqësore të humbura, shumat e të cilave zakonisht nuk mund të parashikohen.

Page 30: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

30

Analiza e detyrimeve

Gjatë analizës duhet të jemi të sigurtë se shoq. llogarisin sakte kushtet dhe kufizimet që i imponojnë detyrimet shoqërisë.• Njesitë ekonomike kërkojnë rrugë për të pakësuar shumën e detyrimeve të raportuara në PF te tyre.• Njesitë ekonomike mund të klasifikojnë keq ose në mënyrë të papërshtatshme detyrimet.• Audituesit janë një burim sigurie për analizën, lidhur me saktësinë ose jo të identifikimit të detyrimeve nga njesia ekonomike• Kur detyrimet rezultojne se janë minimizuar, duhet të jemi të kujdesshëm për ndikimin që do të sjellë kjo në paraqitjen jo të saktë të shpenzimeve (të interesave) dhe rritjen në të ardhurën neto.

Page 31: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

31

Kapitali Aksioner Kapitali Aksioner • Klasifikimi i kapitalit aksioner :

• Aksionet e preferuara• Aksionet e zakonshme –• Duhet të përcaktohet numri i saktë i aksioneve në qarkullim dhe pjesa e rezultateve që i takojnë këtij numri.• Përsa u përket rezultateve, zakonisht merret për bazë rezultati që i takon AZ duke zbritur nga fitimi neto madhësinë e interesave dhe të dividendëve që u shpërndahen aksioneve të preferuara.• Aksione thesari – përfaqësojnë Aksione të njesisë ekonomike të riblera pasi janë emetuar më parë dhe paguar tërësisht.

Page 32: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

32

Kapitali Aksioner:  Fitimi i pashpërndarë

• Fitimi i pashpërndarë është:• kapitali i fituar i njesisë ekonomike,• burimi i parë i shpërndarjes së dividendëve aksionerëve.• Shumat e shpërndara prej llogarive të tjera nuk janë saktësisht dividentë.• Shpërndarja e dividendëve aksionerëve nga llogaria Prim i kapitalit, përfaqëson shpërndarje të kapitalit.• Fitimi i pashperndare nuk perfaqeson nje shume parash te paperdorura.• Fitimi i pashperndare perbehet nga fitimet qe ka rezervuar shoqeria per te riinvestuar ne operacionet e biznesit dhe jo per t’ua paguar aksionereve ne formën e dividendëve.

Page 33: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

33

Vazhdim… Dividentët në para dhe në Aksione –

• Dividentët në para - forma më e zakonshme e dividentit.

• Dividentet ne Aksione - Aksionerët e njesisë ekonomike mund të marrin Aksione shtesë në vend të dividendëve.• Kjo përfaqëson një kapitalizim të përhershëm të fitimeve

Page 34: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

34

Fitimi i pashpërndarë

• Rregullimet paraprake të periudhës -janë korrigjimet paraprake të pasqyrave financiare për gabime në periudhat e mëparshme.

• Njesitë ekonomike i përjashtojnë ato nga pasqyra e të ardhurave dhe i raportojnë si rregullim (neto nga tatime e taksa) të gjendjes në fillim të llogarisë Fitim i pashpërndarë.

Page 35: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

35

Kapitali Aksioner- vazhdim • Llogari te tjera te kapitalit –

• efektet e kembimit te valutave te huaja,• aksionet e thesarit dhe akumulimi i fitimeve apo humbjeve te parealizuara ne investime, ne borxh dhe letra me vlere pronesie qe klasifikohen te mundshme per t’u shitur.

  • Vlera kontabël për aksion - Eshtë vlera për një aksion

që rezulton nga likuidimi i njesisë ekonomike sipas vlerës së raportuar në bilanc.

• Vlera kontabël është terminologji konvencionale që i referohet vlerës neto të aktiveve – totali i aktiveve i pakësuar me shumën e pretendimeve ndaj tyre.

Page 36: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

36

Vlera kontabel per aksion

Page 37: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

37

Vlera kontabel per aksion

Page 38: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

38

Llogaritja e vl. kontab/aksion Z e P

vl.kontab/aksion.preferuar=385,500.777/3,602.811=107

vl.kont/aksion.zakonshme=3.239.361.850/54.138.137=58.84

Page 39: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

39

Page 40: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

40

Page 41: BILANCI KONTABЁL- ANALIZA E AKTIVITETEVE TЁ FINANCIMIT

4141

Ndonjë pyetje?