bilanci dhe problematika janar - korrik 2020

63
1

Upload: others

Post on 04-Oct-2021

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

1

Page 2: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

2 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Page 3: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

3 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË

Bilanci dhe problematika

RAPORT MONITORUES

JANAR – KORRIK 2020

TIRANË 2020

Page 4: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

4 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Projekti për monitorimin e Kuvendit (shtator 2017-shtator 2020) realizohet nga Instituti i Studimeve Politike www.isp.com.al me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta. Në funksion

të projektit është realizuar aplikacioni online www.deputetim.al ku reflektohen të dhënat e vazhdueshme të monitorimit. Ky është raporti i gjashtë i monitorimit në kuadër të projektit.

Opinionet e shprehura në këtë studim nuk përfaqësojnë opinionet e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta.

BOTUES

Instituti i Studimeve Politike

EKIPI REALIZUES

Drejtues i projektit

Afrim Krasniqi

Ekipi i ekspertëve

Ervin Karamuço

Brunilda Duriçi

Rudina Niklekaj

Juliana Bilbilaj

Bora Elezi

Kristi Bratja

Kopertina

M&P Studio

ISBN 978-9928-4592-6-8

© Instituti i Studimeve Politike, Tiranë 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

Web: www.isp.com.al

E-mail: [email protected]

Facebook: Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies

Adresa: Rr "Luigj Gurakuqi", Shk. A, P.89 K.3, Ap 16, Tiranë

Page 5: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

5 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

PËRMBAJTJA E LËNDËS

1. HYRJE

2. GJETJET KRYESORE

3. REKOMANDIME

4. SESION NË KUSHTET E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

4.1. KUVENDI ONLINE SI PRAKTIKË UNIKE PARLAMENTARE

4.2. NDRYSHIMET NË RREGULLORE, RISI DHE PROBLEMATIKA

4.3. KËSHILLI POLITIK DHE RAPORTI ME PARLAMENTIN

4.4. NDRYSHIMET KUSHTETUESE, AKTI MË I RËNDËSISHËM I SESIONIT

5. TRANSPARENCA: RISITË DHE PROBLEMATIKAT

5.1. PROGRAMI I TRANSPARENCËS DHE INFORMIMI NË KUVEND

5.2. KËRKESAT PËR INFORMACION DHE DHËNIA E INFORMACIONIT

5.3. PUBLIKIMI I PROCESVERBALEVE, NDRYSHIM POZITIV DOMETHËNËS

5.4. BOTIME DHE STUDIME: NJË PREZANTIM DINJITOZ I KUVENDIT

5.5. BASHKËPUNIM I BRISHTË I KUVENDIT ME SHOQËRINË CIVILE

5.6. TRAJNIMI ME GRATË DEPUTETE SI ZHVILLIM POZITIV

5.7. SOLEMNITETI PARLAMENTAR DHE STANDARDET E APLIKIMIT

5.8. SHKELJE TË ETIKËS, RASTE PENALIZUESE DHE STANDARDET E APLIKUARA

5.9. KONFLIKT INTERESI? NDRYSHOHEN TRE RELATORË NË PAK MINUTA

6. ASPEKTI LIGJVËNËS DHE LLOGARIDHËNIA

6.1. REKORD LIGJESH TË MIRATUARA: MESATARE, 16 LIGJE PËR MUAJ

6.2. PRESIDENTI, REKORD ME KTHIME LIGJESH NË PARLAMENT

6.3. AKTE NORMATIVE: URGJENCA DHE SHQETËSIME RRETH PRAKTIKËS

6.4. VIJON TRADITA: 0 SEANCA PYETJESH TË POSAÇME PËR QEVERINË

6.5. NISMA TË DEPUTETËVE: RRITJE NË SASI, PROBLEME NË CILËSINË E TYRE

6.6. RASTI I DISKUTUAR I NDRYSHIMEVE NË KODIN PENAL

6.7. NISMAT E KONTESTUARA: KOMISIONET PËRGJEGJËSE, NISMËTARËT DHE RELATORËT

6.8. GRUPI I RI DHE NDRYSHIMET (PROBLEMATIKE) NË KOMISIONE

6.9. REKORD ME INTERPELANCA, POR JO I PRODUKTIT TË TYRE KUSHTETUES

6.10. KËRKESAT PËR INFORMACION PËR INSTITUCIONET, KUOTA TË NJËJTA ME 2019

6.11. ZGJEDHJE DHE EMËRIME: RISI DHE PROBLEMATIKA

7. BILANCI I VOTËS POLITIKE NË AKTET E KUVENDIT 2020

7.1. VOTA “PRO” QEVERISË, 4 NË 5 GRUPET NË PARLAMENT

7.2. QEVERIA NË PARLAMENT: KRYEMINISTRI VOTOI VETËM 58% TË RASTEVE

Page 6: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

6 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

7.3. DEPUTETË QË NUK VOTOJNË NË KUVEND? 23 EMRAT KRYESORË

7.4. DEPUTETËT PA QËNDRIM NË VOTË: 24 EMRAT KRYESORË

8. BILANCA I ANGAZHIMEVE NË DEBATET PLENARE

8.1. TË DHËNA MBI SEANCAT DHE KOHËN POLITIKE 8.2. FJALIMET NË SEANCA: TIPARET KRYESORE TË TYRE

8.3. DEPUTETËT MË ME SHUMË FJALIME: DOMINON “OPOZITA E RE”

8.4. DEPUTETËT QË NUK FOLËN NË SEANCAT PLENARE

9. KLASIFIKIMI SIPAS NIVELIT TË EFIKASITETIT TË DEPUTETËVE 2020

9.1. DEPUTETËT MË EFEKTIVË NË PARLAMENT PËR 2020

9.2. DEPUTETËT MË PAK EFEKTIVË NË PARLAMENT

9.3. DEPUTETËT MË EFEKTIVË SIPAS QARQEVE

9.4. TË DHËNA KRAHASUESE SIPAS GRUPEVE DHE GJINISË

9.5. PS, DEPUTETËT “MË SHUMË” DHE “MË PAK” EFEKTIVË

9.6. TIPARET E KLASIFIKIMIT TEK GRUPET E TJERA PARLAMENTARE

10. SHTOJCË 1: KLASIFIKIMI I DEPUTETËVE SIPAS KRITEREVE TË EFIKASITETIT

11. SHTOJCË 2: KLASIFIKIMI I PLOTË SIPAS TREGUESVE TË METODOLOGJISË

Page 7: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

7 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

1. HYRJE

Viti 2020 shënon fazën përmbyllëse të projektit të Institutit të Studimeve Politike për monitorimin e Kuvendit të Shqipërisë me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta. Projekti i nisur më 2017 ishte i pari i këtij lloji dhe arriti të bëhet skaneri më profesional i aktivitetit parlamentar, të Kuvendit si institucion, të deputetëve si përfaqësues dhe të strukturave vendimmarrëse në jetën parlamentare. Projekti krijoi një sistem referimi dhe klasifikimi të nivelit të efikasitetit të deputetëve, si dhe shërbeu si pasqyrë e interesit publik në raport me parlamentin. Asnjë raport tjetër monitorues nuk ka pasur më shumë akses publik dhe citime mediatike e politike sesa raportet periodike monitoruese të ISP mbi parlamentin1. Vetë institucioni, në tërësi, i ka mirëpritur ato, duke reflektuar një pjesë të madhe të rekomandimeve dhe sugjerimeve të ofruara nga raportet tona. Projekti krijoi një database publike informative, të krahasueshme me database zyrtare të krijuar nga parlamenti, pavarësisht se buxheti dhe stafi mbështetës ishte minimal në raport me atë që investon buxheti shtetëror për faqen online të Kuvendit. Database www.deputetim.al shërben si burim referimi për median dhe publikun, programi në formën e aplikacionit (https://play.google.com/store/apps/details?id=io.ionic.deputetiim&hl=fil) mund të shkarkohet e përdoret nga çdo person që përdor telefon dhe pajisje android dhe në të përfshihen të dhënat më të rëndësishme mbi aspektet e aktivitetit parlamentar: raportet monitoruese, të dhënat mbi deklarimet financiare të deputetëve, fjalimet, deklaratat, të dhëna më të detajuara mbi CV-të e deputetëve, si dhe elementët e komunikimit me qytetarët. ISP është përpjekur në çdo raport periodik të sjellë risi. Për shembull, më 2018 stafi zhvilloi një pyetësor me deputetët (http://isp.com.al/wp-content/uploads/2019/02/ISP-RAPORT-ANKETIMI-I-DEPUTETEVE-2018.pdf) , më 2019 pati një anketim me gratë deputete (http://isp.com.al/wp-content/uploads/2020/03/ISP-Anketim-me-grate-deputete-2019-2020.pdf), më 2020 raporti i parë krijoi një lidhje midis produktit parlamentar të deputetëve dhe të ardhurave financiare të tyre (http://isp.com.al/wp-content/uploads/2020/01/ISP-RAPORTI-I-MONITORIMI-TE-KUVENDIT-Shtator-Dhjetor-2019.pdf) dhe tani në raportin e radhës vjen me një anketim mbi perceptimin qytetar për deputetët, Kuvendin dhe politikën. ISP vijon të ndjekë metodologjinë e njëjtë për 2017-2020 për monitorimin e Kuvendit, përfshirë aplikimin e sistemit të klasifikimit sipas efektivitetit të deputetëve (shiko kapitulli IX). Ky sistem ka krijuar një garë pozitive midis deputetëve dhe ka qenë një instrument nxitës për të promovuar kompetencat e deputetëve dhe mënyrën sesi ata i ushtrojnë ato. Bazë e vlerësimit janë të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve, përfshirë nismat ligjore, amendamentet ligjore, nismat për interpelancë e seancë pyetjesh, kërkesat adresuar institucioneve, angazhimi me prezencë e debat në mbledhjet e komisioneve dhe në seancat plenare, pjesëmarrje në debatet publike dhe niveli i angazhimit në zonat elektorale. Raporti njëherësh monitoron edhe vetë institucionin (Kuvendin), programin e transparencës së tij dhe elementët e tjerë që kanë interes publik. ISP do të vijojë të monitorojë parlamentin edhe në sesionet pasuese, pavarësisht përfundimit të projektit me mbështetjen holandeze. Ne e vlerësojmë këtë si kontribut profesional dhe një prej përgjegjësive që ka e duhet të ketë shoqëria civile.

1 Të gjitha raportet mund të lexohen këtu: http://deputetim.al/index.php/publikime/

Page 8: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

8 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Page 9: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

9 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

2. GJETJET KRYESORE

Sesioni janar – korrik 2020 u zhvillua në shumicën e periudhës nën gjendjen e fatkeqësisë

natyrore për shkak të tërmetit (2019) dhe sidomos pandemisë COVID-19. Gjatë

pandemisë aktiviteti i Kuvendit u bë kryesisht online, një praktikë unike parlamentare.

Kuvendi meriton vlerësim për përshtatjen e shpejtë me rrethanat e reja gjatë COVID-19.

Nevoja e Kuvendit për funksionim e vendimmarrje u shoqërua me ndryshime të shpejta të

Rregullores, me praktika të përshpejtuara dhe të kufizuara vendimmarrëse, si dhe me

cenim të elementëve të transparencës, konsultimit publik dhe axhendës së rregullt

parlamentare. Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese përmes procedurave të shpejta, pa

konsensus politik dhe me shqyrtim e debat online të tyre. Një numër nismash që u

përfshinë në axhendën e Kuvendit nuk kishin të bënin me gjendjen e epidemisë, por

kryesisht me nisma politike dhe elektorale të iniciuara nga qeveria (nisma për

përgjimet/policia, për amnistinë financiare, për legalizimin e kanabisit mjekësor, për tregjet

financiare, për proceset kalimtare të pronësisë, etj).

Kuvendi krijoi përshtypjen se nuk arriti të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese në

raport me kontrollin parlamentar të pushtetit ekzekutiv. Parlamenti ynë bën pjesë ndër

parlamentet e vetme ku nuk pati komision hetimor / mbikëqyrës për situatën e

epidemisë, nuk pati monitorim të impaktit të akteve normative dhe as interpelancë me

Ministrin e shëndetësisë gjatë periudhës së gjendjes së COVID-19. Kuvendi nuk pati

mocione besimi ose mosbesimi dhe as seancë të posaçme pyetjesh me kryeministrin.

Shumica e akteve u shqyrtuan në komisione dhe u miratuan në seancë në një formë të

tillë sa krijuan përshtypjen e miratimit formal. Vetë votimi i akteve përpara / gjatë

diskutimit të tyre në seancë shkoi në funksion të kësaj teze kritike.

Kuvendi miratoi një numër shumë të lartë ligjesh (115, ose dy herë më shumë se në të

njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe 2019), pati nisma të shumta ligjore nga deputetët (19

ose 46% më shumë se në të njëjtin sesion më 2018 dhe 2019), si dhe inicioi numër rekord

interpelancash (19 ose më shumë se të gjitha sesionet parlamentare 2017-2019 të marra

së bashku). Megjithatë sasia e akteve të miratuara, nismave dhe interpelancave la në hije

standardet e konsultimit publik, cilësinë e akteve dhe në disa raste edhe përputhshmërinë

me Kushtetutën e RSH. Presidenti riktheu në Kuvend afërsisht 1 në 5 ligje. Komisioni i

Venecias përmes opinionit kritikoi disa nisma të rëndësishme të mazhorancës dhe si

reagim, Kuvendi pranoi heqjen dorë nga nisma për shkarkimin e Presidentit, nga heqjes së

kompetencës kushtetuese të tij për betimin e gjyqtarëve kushtetues, si dhe për rishikimin

e paketës ligjore “antishpifje”.

Page 10: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

10 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Krijimi në janar 2020 i Këshillit Politik ndikoi në rivendosjen e dialogut politik dhe në

draftimin konsensual të reformës së re zgjedhore. Fryma e dialogut e bëri sesionin

parlamentar të vetmin në këtë legjislaturë, që nuk u shoqërua me protesta politike të

opozitës jashtë parlamentare kundër tij. Nga ana tjetër, Këshilli Politik la në hije

autoritetin e Kuvendit dhe Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ndryshimet

kushtetuese lanë gjithashtu në hije dakordësinë mbi Kodin Zgjedhor.

Klasifikimi i nivelit të efikasitetit të deputetëve nuk solli ndryshime të mëdha; deputetët

Hajdari, Balla, Murrizi, Hysi u konfirmuan përsëri ndër deputetët më aktivë, kryesisht

edhe prej pozitave funksionale që kanë në Kuvend. Këtij grupi iu shtua edhe deputetin

Artur Roshi. Prurjet e kontestuara, kryesisht nga biznesi, rezultuan me pikë minimale

efektiviteti edhe në këtë sesion. Gratë deputete ishin më cilësore sesa meshkujt në

klasifikimin e efikasitetit (36 vs 32 pikë mesatare për deputet), përfundim që vjen në

kontrast me perceptimin qytetar2 .

Për shkak të rrethanave specifike të prurjeve opozita e re në Kuvend pati vështirësi për

identifikimin dhe ushtrimin e funksionit opozitar. Gjatë sesionit, 4 nga 5 grupet

parlamentare votuan rregullisht aktet politike të qeverisë, përfshirë grupi i dytë më i

madh i opozitës. Rreth 46 deputetë, kryesisht nga opozita e re, shënuan shifra të larta në

raport me deputetët në tërësi për mungesën në votimin e akteve ose në votën

abstenuese. Opozita ishte më aktive në fjalime dhe 27 deputetë, kryesisht biznesmenët

deputetë, nuk regjistruan asnjë fjalim gjatë 23 seancave plenare.

Kuvendi zgjodhi kreun e ILD dhe të KLSH, por nuk arriti të plotësojë disa vende të tjera

vakante nën përgjegjësinë e tij (AMA, KD i TVSH, AD, etj). Procesi i raportimit dhe

vlerësimit vjetor të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj në Kuvend u

bë kryesisht formal, pa një standard të njëjtë vlerësimi dhe pa praninë e grupeve të

interesit e të shoqërisë civile.

Kuvendi vijoi bashkëpunimin e brishtë me shoqërinë civile dhe në tërësi, nuk reflektoi në

debatet parlamentare në komisione dhe në seancë sugjerimet dhe mendimet e saj mbi

aktet e ndryshme ligjore siç ishin, ndryshimet kushtetuese, Kodi Zgjedhor, Kodi Penal,

paketa anti KÇK, nisma për amnistinë financiare, ndryshimet në legjislacionin mbi

Policinë, etj.

Kuvendi shënoi progres në transmetimin online të mbledhjeve të komisioneve

parlamentare, të seancave dhe të Këshillit të Legjislacionit, si dhe në publikimin e rendit

të ditës dhe të procesverbaleve të mbledhjeve të tyre. Gjithashtu Kuvendi zhvilloi disa

seanca konsultimi publik lidhur me strategjinë e tij dhe përfshirjen e aktorëve civilë në

proces.

2 Anketimi i plotë: http://isp.com.al/wp-content/uploads/2020/08/ISP-ANKETIMI-ME-QYTETARET-2020-

FINAL.pdf

Page 11: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

11 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Me gjithë referimin gjithnjë e më të madh në Kodin e Sjelljes edhe në këtë sesion ligjërimi

politik parlamentar vuajti nga gjuha denigruese e disa deputetëve, dy prej të cilëve morën

masa disiplinore. Një numër deputetësh krijuan lajme negative në media në lidhje me

nivelin e formimit të tyre politik dhe mënyrën e artikulimit publik.

Gjatë sesionit nuk pati asnjë deklarim në Regjistrin e Konfliktit të Interesit, në atë të

dhuratave dhe as në pjesëmarrjen në aktivitete të të tretëve. Pavarësisht nga kjo, pati

raste kur u konstatua konflikt interesi në komisione dhe disa raste të ngritura nga ISP

përmes ILDKPKI nuk morën përgjigje nga Kuvendi.

Aleanca e Grave deputete ishte aktive, mbështeti intensivisht disa nisma për trajnime,

përfshirë atë të ofruar nga ISP dhe grupe të tjera civile, si dhe në zhvillimin e disa

seancave të debatit apo seanca dëgjimore lidhur me çështje me sensibilitet publik.

Page 12: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

12 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

3. REKOMANDIMET KRYESORE

Kuvendi mund e duhet të fokusohet në përgjegjësinë kushtetuese për kontrollin e

pushtetit ekzekutiv, për monitorimin e zbatimit të ligjeve dhe për një sistem më

transparent e funksional llogaridhënieje.

Kuvendi duhet të rishikojë Rregulloren për të reflektuar elementë që munguan gjatë fazës

së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, kryesisht për të mundësuar mekanizma të konsultimit

publik, të përcaktimit të afateve të qarta të aktivitetit online, për identifikimin

parlamentar, për përputhshmëri më të madhe të axhendës me gjendjen e epidemisë, si

dhe për informim më të mirë të publikut lidhur me vendimmarrjet e tij.

Kuvendi mund dhe duhet të investohet për forcimin e mekanizmave të parandalimit dhe

distancimit nga rastet e konfliktit të interesit, për një sistem më transparent të lobimit

dhe pjesëmarrjes në aktivitete të të tretëve, si dhe për transparencën financiare të

institucionit dhe trajtimit të deputetëve.

Kuvendi mund e duhet të jetësojë raporte vjetore publike të aktivitetit të secilit komision,

si dhe të vetë institucionit, për të mundësuar standarde më të larta të llogaridhënies

publike dhe të transparencës. Grupet parlamentare duhen nxitur të krijojnë rregulla etike

që sigurojnë më shumë integritet në sjelljen e deputetëve dhe më shumë llogaridhënie në

publik për vendimet, qëndrimet dhe funksionimin e tyre.

Kuvendi mund e duhet të zgjerojë hapësirën dhe besimin publik për konkurrencë reale

dhe cilësore për vendet vakante nën përgjegjësinë e tij, të respektojë afatet ligjore dhe të

reformojë sistemin e raportimit vjetor të institucioneve, duke krijuar akses për sugjerime

e rekomandime edhe nga aktorë të tjerë, përfshirë shoqërinë civile.

Kuvendi mund e duhet të pranojë rolin e pazëvendësueshëm të shoqërisë civile në

monitorime, adresime dhe rekomandime, si dhe mbi këtë bazë, të ndërtojë një sistem

funksional dhe të qëndrueshëm të bashkëpunimit me shoqërinë civile, për transparencë

në raport me sugjerimet dhe adresimet e saj, si dhe për publikimin online të çdo

dokumenti adresuar Kuvendit që ka në fokus përmirësimet ligjore, përfshirë opinionet e

OJF në regjistrin e lobimit, të partnerëve ndërkombëtare dhe të Komisionit të Venecias.

Kuvendi mund e duhet të mbështetëse ose iniciojë trajnime të vazhdueshme të

deputetëve dhe stafit, si dhe të investohet më shumë në studime, në komisione dhe në

strukturat e Kuvendit, për ta bërë procesin ligjvënës më cilësor, më transparent dhe më të

qëndrueshëm.

Page 13: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

13 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Kuvendi mund e duhet ta përfundojë procesin e jetësimit të plotë online të të dhënave që

kërkohen nga programi i transparencës, përfshirë të dhënat e përditësuara mbi deputetët,

mbi komisionet, mbi vendimmarrjet, mbi axhendën e deputetëve dhe të vetë

institucionit, mbi pyetjet e adresuara nga qytetarët, mbi raportet monitoruese të

Kuvendit dhe mbi dokumentacionin e standardizuar që lidhet me nismat ligjore dhe

detyrimet në afate të institucionit.

Page 14: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

14 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

4. SESION NË KUSHTET E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

Në 100 vjetorin e parlamentarizmit në Shqipëri pritej që modeli institucional të ishte burim referimi

dhe reflektimi, në përputhje me nevojat, por edhe me pozitën e privilegjuar kushtetuese që

parlamenti ka në sistemin tonë politik dhe qeverisës. Për shkak të rrethanave specifike, aktiviteti

parlamentar gjatë sesionit janar-korrik 2020 paraqiti në disa elementë thelbësorë, një përvojë unike

në historinë e tranzicionit.

Gjatë periudhës dhjetor 2019-mars 2020 në Shqipëri kishte gjendje të pjesshme të fatkeqësisë

natyrore (përfshirë Tirana), dhe në periudhën mars-qershor 2020 gjendje kombëtare të fatkeqësisë

natyrore. Në rastin e parë, Kuvendi e vijoi punën e tij normalisht pavarësisht problematikave të

krijuara, kurse gjendja e dytë solli ndryshime drastike në aktivitetin parlamentar, duke e kaluar atë

kryesisht online. Pjesa më e madhe e aktivitetit të parlamentit gjatë kësaj periudhe ishte ajo online

dhe në rrethana të jashtëzakonshme, një praktikë e re në historinë tonë të parlamentarizmit.

Gjatë këtij sesioni parlamentar mazhoranca e zgjeroi

ndjeshëm vendimmarrjen e saj, duke pasur mbështetjen

e një pjese të madhe të deputetëve të “opozitës” së re

në parlament, gjë që i lejoi asaj të miratojë nisma dhe

vendime, të pazakonta në legjislaturat e kaluara

parlamentare. Konkretisht, mazhoranca ia arriti

lehtësisht të ndryshojë Kushtetutën e RSH, të miratojë

ndryshime në Kodin Penal dhe Zgjedhor, të ndërhyjë në

ligjet organike të institucioneve të reja të drejtësisë duke

ndryshuar praktikën kushtetuese e ligjore të betimit

përpara Presidentit, të miratojë paktën ligjore “anti

KÇK”, si dhe të miratojë disa ligje ekonomike, të cilat do

të ishin shumë të vështira për t’u kaluar në një

legjislaturë normale parlamentare.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese e “çliroi” Kuvendin nga gjykimi kushtetues i akteve të miratuara

prej tij. Megjithatë, dy opinione të Komisionit të Venecias mbi nismat e mazhorancës rezultuan

kritike për to, duke imponuar korrektimin e qëndrimeve dhe të ligjeve tashmë në fuqi. Për

shembull, mazhorancës iu imponua heqja dorë nga nisma për shkarkimin e Presidentit të

Republikës, ndryshime të reja ligjore përmirësuese në legjislacionin për median (paketa antishpifje),

si dhe heqja dorë nga nisma për kufizimin e kompetencës kushtetuese të Presidentit për betimin e

anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.

Sesioni 2020 mundësoi përfshirjen në procesin politik të opozitës jashtëparlamentare, përmes

Këshillit Politik. Bisedimet dhe negociatat e gjata çuan në arritjen e një pakti politik (5 qershor), i cili

kaloi në parlament në javën e fundit të muajit korrik, përpara se të kalonin edhe ndryshimet

kushtetuese. Sesioni forcoi edhe një pjesë të opozitës parlamentare, e cila ia arriti të sigurojë

Kuvendi i RSH ka meritën se ishte

ndër parlamentet e para që aplikoi

sistemin online të punës së tij dhe se

meriton vlerësime për faktin se në

përdorimin e teknologjisë dhe të

prezantimit publik të punës së tij

ishte dhe mbetet shumë më i

avancuar sesa institucione të tjera të

rëndësishme, siç janë Këshilli i

Ministrave, Bashkitë, Këshillat

Bashkiakë, organet e qeverisjes në

gjyqësor e prokurori, universitetet,

etj.

Page 15: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

15 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

ndryshimin e sistemit elektoral (drejt listave të hapura), si dhe të përdorë tribunën parlamentare

për promovime individuale.

Së fundi, por me rëndësi: Instituti i Kuvendit dallon shumë nga institucionet e tjera kushtetuese e

politike për shkak të përbërjes, funksionit, përgjegjësisë dhe përfaqësimit. Kuvendi aktual përbëhet

nga 122 deputetë, të cilët përfaqësojnë prurje politike dhe kanë axhendë politike. Kuvendi

gjithashtu përbëhet nga struktura administrative e tij, e cila trajtohet me statutin e nëpunësit civil

dhe nuk kanë axhendë politike. Në perceptimin publik pjesa administrative e Kuvendit gabimisht

bashkohet më pjesën politike, duke i adresuar të gjitha ngjarjet, vendimet, vlerësimet, etj, si një

trup i tërë përfaqësues.

Rregullorja e Kuvendit dhe Rregullorja e Brendshme janë dy dokumente orientuese për

kompetencat dhe përgjegjësitë e pjesës administrative të Kuvendit, kurse pjesa politike rregullohet

me Kushtetutën e RSH, Rregulloren e Kuvendit dhe me ligjin nr. 8550 mbi Statusin e deputetit.

4.1. KUVENDI ONLINE SI PRAKTIKË UNIKE PARLAMENTARE

Më 11 mars Kryesia e Kuvendit lajmëroi pezullimin e kalendarit të punës së parlamentit dhe më 25

mars mbledhja online e Konferencës së Kryetarëve riktheu aktivitetin parlamentar, me mbledhje

online në komisione dhe struktura deri në fundin e pandemisë COVID-19. Kuvendi vendosi të

përdorë kanalet online të komunikimit duke publikuar live punimet në komisionet parlamentare në

RTSH, në Youtube, në faqen e Kuvendit dhe në rrjetin social Facebook. Kjo formë e transparencës,

me gjithë problematikat teknike që shfaqi, kompensoi nevojën e medias për informim dhe krijoi

akses virtual më të mirë të qytetarëve dhe grupeve të shoqërisë civile ndaj parlamentit. Gjatë

javëve dhe muajve të parë të situatës së emergjencës, Kuvendi dhe administrata e tij e përmirësuan

standardin e publikimeve dhe institucioni për herë të parë publikoi në kohë një përmbledhje

statistikore që lidhet me bilancin vendimmarrës të tij në periudhën e COVID-19.

Përvoja e reagimit të parlamenteve ndaj COVID-19 ofron modele të ndryshme zgjidhjesh, por në

tërësi shumica e parlamenteve kufizuan qasjen e publikut në ndërtesat/mjediset e parlamentit për

sigurinë e deputetëve dhe të vetë publikut; ulën ndjeshëm praninë e stafeve teknike në komisione

dhe në seancat plenare; lejuan që një pjesë e stafit administrativ të punojë nga banesa; zvogëluan

numrin e deputetëve të pranishëm në seancë plenare e në komisione si dhe ndryshuan rregulloret e

punës së Kuvendit.

Në tërësi, në studimet e IDEA International dhe NDI International, parlamentet i dhanë prioritet

axhendës legjislative dhe mbikëqyrëse në kuadër të COVID-19 duke u përqendruar në krizën

emergjente dhe jo çështje të tjera me ndikim afatgjatë në axhendën politike. Të tilla ishin vende si

Gjermania, Austria, Belgjika, Danimarka, Holanda, Estonia, Italia, Franca, etj. Disa vende si Republika

Çeke, Kanada, Kolumbia, Afrika e Jugut apo Zvicra fillimisht zgjodhën formën e pezullimit të

përkohshëm të seancave plenare, vende të tjera si Spanja vendosën që seanca plenare të mblidhet

vetëm për të marrë në pyetje kryeministrin lidhur me situatën e emergjencës në vend, etj.

Page 16: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

16 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Në Shqipëri praktika e ndjekur nuk është unike, por është e krahasueshme me modele të disa

vendeve të tjera. Në ligjërimin politik dhe institucional është thënë vazhdimisht se parlamenti i

Shqipërisë paraqet një model referues për vendet e rajonit në aspektin e reagimit ndaj situatës së

COVID-19. Nga monitorimi i reagimeve të institucioneve të parlamenteve në Ballkanit Perëndimor

rezulton se Shqipëria pati një reagim të shpejtë dhe hyrje direkt në sistemin online, por krahasimi

dhe vlerësimi i modelit nuk merr në konsideratë veçoritë e secilit vend.

Për shembull, në Maqedoni dhe në Serbi nuk kishte parlament funksional gjatë fillimit të periudhës

së COVID-19 për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të reja parlamentare, në Kosovë parlamenti

funksionoi vetëm në ditë për shkak të debatit mbi mocionin ndaj kryeministrit, duke mos pasur

aktivitet normal parlamentar për shkak të krizës politike dhe duke mos pasur gjendje të

jashtëzakonshme, në Malin e Zi një pjesë e periudhës së fundit të COVID-19 u lidh me zgjedhjet e

muajit gusht 2020, por dominuese ishin incidentet dhe debatet rreth kishës serbe dhe autoriteteve

vendore, në Bosnje parlamenti federativ ishte i vetmi në rajon që vendosi të aplikojë mbledhjet e

seancave plenare online3. Nga ana tjetër, Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale. Gjykata

Kushtetuese në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë, ndërhynë me vendime në mbrojtje të lirive dhe

të drejtave kushtetuese të kufizuara nga qeveritë në kuadër të COVID-19.

4.2. NDRYSHIMET NË RREGULLORE, RISI DHE PROBLEMATIKA

Më 24.03.2020 Këshilli i Ministrave shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për një periudhë 30

ditore. Në prill 2020 Këshilli i Ministrave i kërkoi Kuvendit zgjatjen e situatës së fatkeqësisë natyrore

për 60 ditë, deri më 23.06.2020. Në fillim të muajit prill Kuvendi zhvilloi mbledhjet e para të

komisioneve online, kurse më 10 prill kryetari i Kuvendit propozoi ndryshime në Rregulloren e

Kuvendit, në kushtet e COVID-19. Ndryshimet në Rregullore u miratuan në seancën e parë plenare

më 16 prill, por duke hyrë në fuqi një muaj përpara, pra me fuqi prapavepruese. Me ndryshimet e

reja në Rregullore, Kuvendi mundësoi punimet online në komisione dhe në struktura, prezencën e

kufizuar të deputetëve në mbledhjet e seancave plenare, heqjen e kufizimeve për kalimin e nismave

me procedurë të përshpejtuar, kufizimin e procedurave për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve, etj.

ISP përgatiti dhe ka publikuar një raport të detajuar të ndryshimeve, impaktit dhe pritshmërive që

ato do të kishin në aktivitetin parlamentar. Disa prej parashikimeve kritike u provuan nga periudha

prill-korrik, ku më të rëndësishmet ishin dobësimi i ndjeshëm i mekanizmit të konsultimit publik për

aktet ligjore, përdorimi i gjendjes së emergjencës për të kaluar akte politike pa lidhje direkt me

COVID-19, paqartësi dhe devijime nga standardet etike në votimin e deputetëve sidomos në

komisione, si dhe kufizim të funksionit kushtetues kontrollues të parlamentit në raport me

institucionet ekzekutive dhe ato të krijuara me ligj.

Disa elementë shqetësues që dolën në pah gjatë periudhës së COVID-19, siç ishin kufizimi i aksesit

për informacion për shkak të kufizimit të punës nga administrata, mungesës së rregullave për

pjesëmarrjen online të deputetëve në mbledhjet e komisioneve, votimi nga makina apo plazhi,

3 WFD. Parlamentary response to Covid-19 and States of Emergency in the Western Balkans

(https://www.hugenwb.net/uploads/materials/The%20Parliamentary%20Response%20to%20COVID-

19%20and%20States%20of%20Emergency%20(SoE)%20in%20the%20W estern%20Balkans.pdf)

Page 17: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

17 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

votimi nga jashtë shtetit, trajtimi financiar në kushtet e aktivitetit online, garancia për prezencën

reale të deputetëve në mbledhjet online, mundësia për amendamente dhe opinione online,

konsultimet e kufizuara online me stafet ekzekutive dhe nismëtare të ligjeve, vonesa në zbardhjen e

procesverbaleve dhe të publikimeve të dokumentacionit të plotë në axhendën parlamentare, etj,

meritojnë të jenë pjesë e rishikimit të Rregullores në rastin më të parë.

Në ndryshimet e bëra në Rregullore nuk kanë përcaktuar qartësisht afate të sakta të efekteve të

ndryshimeve dhe praktikave të reja të punës, ndërkohë që p.sh, gjendja e emergjencës në vend në

kuptimin e nenit 170 të Kushtetutës ka vijuar nga dhjetori 2019 deri në 23 qershor 2020, megjithatë

Kuvendi vijon me të drejtë të operojë njësoj si në situatën e COVID-19. Bazuar në të dhënat mbi

aktet zyrtare të Kuvendit rezulton se për aktivitetin e Kuvendit gjatë periudhës 23-26 qershor 2020

nuk ka pasur akt ligjor në fuqi që rregullon zhvillimin e mbledhjeve online. Nga të dhënat e

monitorimit rezulton se gjatë kësaj periudhe ka pasur disa mbledhje të komisioneve, si p.sh.,

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut më 24.06.2020,

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë më 24.06.2020, Komisioni për Edukimin

dhe Mjetet e Informimit Publik 26.06.2020, etj.

Gjatë gjithë periudhës së COVID-19 Kuvendi nuk pati asnjë seancë të dedikuar pyetjesh ndaj

kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë, nuk zhvilloi seancë të posaçme për gjendjen e COVID-19

dhe as nuk ngriti ndonjë strukturë të posaçme për monitorimin e veprimeve dhe vendimeve të

qeverisë në këtë periudhë, praktika të ndjekura në tërësi nga parlamentet e tjera.

4.3. KËSHILLI POLITIK DHE RAPORTI ME PARLAMENTIN

Më 14 janar 2020 palët kryesore politike vendosën të krijojnë një strukturë jashtëparlamentare,

Këshilli Politik, me fokus reformën zgjedhore. Pjesëmarrës në Këshill ishin një përfaqësues nga PS,

një nga PD, një nga LSI dhe një nga opozita e re parlamentare. Ideja e Këshillit është politike dhe

mbetet e mirëpritur si çdo zgjidhje politike që eviton agravimin e krizës dhe nxit dialogun politik.

Megjithatë, një klauzolë e dakordësisë midis partive, sipas të cilës, Këshilli dublon Komisionin e

Reformës Zgjedhore dhe vendos për të gjitha çështjet zgjedhore, si dhe sidomos pika, ku thuhej

“projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti, do të miratohet nga Kuvendi në

përputhje me procedurat parlamentare. Shumica angazhohet që të mos kryejë ndryshime në komisionin

e reformës zgjedhore dhe në seancë plenare në tekstin e miratuar dhe dakordësuar mes palëve sipas

dokumentit” përbën një zhvillim serioz cenues për integritetin dhe legjitimitetin e parlamentit në një

shtet demokratik. Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore e mbylli mandatin pa pasur de facto një

rezultat konkret, drafti i Këshillit Politik kaloi automatikisht edhe si draft në parlament, duke marrë

teknikisht mbështetje si nismë ligjore, firmat e disa deputetëve të PS-së.

Fakti që Këshilli i jep të drejtë vetes të detyrojë parlamentin për të kaluar çdo vendim të tij final për

reformën zgjedhore, pa pasur mundësi për ndryshime, mund të shpjegohet në kontekstin e një vendi

me demokraci të brishtë dhe mbipushtet të partive politike si Shqipëria, por nuk ka sens dhe as modele

ilustruese në asnjë prej demokracive funksionale, ku synon të bashkohet edhe Shqipëria.

Page 18: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

18 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Këshilli Politik funksionoi rregullisht deri në mars 2020, por më pas pati ndërprerje të punës për

shkak të COVID-19 për t’u rimbledhur në muajt pasues. Produkti i tij ishte drafti konsensual i

ndryshimeve në Kodin Zgjedhor paraqitur më 5 qershor 2020. Drafti kaloi në parlament në fundin e

muajit korrik 2020, pasi dy nga palët në Këshill, iniciuan dhe realizuan ndryshime kushtetuese që de

facto e bënin të pavlerë në disa elementë thelbësorë paketën e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Palët politike kanë lajmëruar se Këshilli Politik do të vijojë aktivitetin edhe në shtator-tetor 2020 në

përpjekje për të “përkthyer” ndryshimet kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor në akte konkrete dhe

për të jetësuar me dialog procesin e zgjedhjes së KQZ-së së re dhe të disa vendimmarrjeve të tjera

të rëndësishme që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor, koalicionet parazgjedhore, votën e

diasporës, përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe administrimin zgjedhor.

4.4. NDRYSHIMET KUSHTETUESE, AKTI MË I RËNDËSISHËM I SESIONIT

Në listën e vendimmarrjeve të Kuvendit 2020 ndryshimet kushtetuese të seancës së fundit të muajit

korrik përbëjnë pikën kulmore dhe zhvillimin më të rëndësishëm. Gjatë periudhës janar-maj 2020

Kuvendi nuk kishte asnjë plan, draft apo deklarim se do të investohej në ndryshime kushtetuese.

Pas kalimit të marrëveshjes politike (Këshilli Politik) në qershor, 28 deputetë të opozitës së re

iniciuan nismën për ndryshime kushtetuese. Në mbledhjen e firmave pati mosmarrëveshje,

tërheqje të deputetëve të veçantë, etj, gjë që solli vendimin e tre deputetëve mbështetës të

mazhorancës për t’u “bashkuar” me opozitën në aksionin e saj politik.

Depozitimi i nismës së deputetëve për ndryshimet kushtetuese u bë gjatë periudhës së gjendjes së

fatkeqësisë natyrore, por procedura ligjore e trajtimit të saj nisi zyrtarisht një ditë pas përfundimit

të gjendjes. Kushtetuta ndalon ndryshime të dokumentit themelor në periudhë të gjendjes së

jashtëzakonshme, siç edhe shqyrtimin e kalimin e ligjeve specifike, përfshirë Kodin Zgjedhor. Në

fakt, nisma për Kushtetutën dhe nisma për Kodin Zgjedhor u depozituan në Kuvend gjatë gjendjes

së jashtëzakonshme dhe kjo praktikë, krijon shqetësim në respektimin e parimeve të përcaktuara

nga Kushtetuta.

Në dokumentacionin dhe procedurën e ndjekur për ndryshimet vlejnë të theksohen edhe disa

elementë:

Së pari, varianti final i miratuar ka ndryshime thelbësore nga varianti i propozuar nga 28

deputetë. Deputetët relatorë pritej të komentonin ndryshimet, por jo të bëjnë ndryshime mbi

ndryshimet, duke ndryshuar elementë të thelbit të tyre, gjë që faktikisht edhe ndodhi.

Së dyti, në tekstin e ndryshimeve kushtetuese u përfshinë terma administrativë që nuk gjenden

në legjislacionin tonë, duke paralajmëruar se ndryshimet janë pjesë e një pakete ndryshimesh të

tjera, të panjohura ende për publikun dhe që lidhen me ndarjen territoriale.

Së treti, relacioni dhe nisma për ndryshimet ishin të hartuara me një nivel kritik profesional, me

referenca të gabuara të vendeve të tjera, me argumente të paqarta dhe me përmbajtje formale

me plot elementë të gabuar. Për më tepër, edhe mbi firmat e deputetëve pati kontestime,

tërheqje, firmosje dy herë, etj.

Së katërti, këto janë ndryshimet e vetme kushtetuese nga 1998 për të cilat nuk u kërkua

ekspertizë ndërkombëtare, opinion nga Komisioni i Venecias etj.

Page 19: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

19 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Së fundi, krahas ndryshimeve procedura parlamentare për diskutimin e ndryshimeve kushtetues

u zhvillua brenda një muaji duke krijuar shqetësim për hapësirën e kufizuar në kohë, shpejtësinë

dhe ndonjëherë edhe formalizimin e konsultimeve. Për shembull, në një prej seancave

dëgjimore me stafet akademike, Kuvendi kishte ftuar një numër të madh pedagogësh dhe

ekspertësh ligjorë, por vetëm një person iu përgjigj thirrjes dhe mori pjesë në seancë dëgjimore.

Për parlamentin kjo ishte e mjaftueshme për ta konsideruar seancën dëgjimore të konsumuar

dhe për të konkluduar në relacion se është realizuar konsultimi me stafet akademike të

fakulteteve juridike.

Këshilli për legjislacionin organizoi edhe një seancë dëgjimore me shoqërinë civile, një zhvillim ky

pozitiv dhe produktiv në cilësinë e debatit të zhvilluar dhe shkëmbimin e opinioneve. Më pas, në një

seancë tjetër të Këshillit ekspertë të kontaktuar prej tij përdorën gjuhë fyese dhe denigruese për

përfaqësuesit e shoqërisë civile. ISP dhe KSHH reaguan me një letër drejtuar Kuvendit, i cili nga ana

e tij nuk ndërmori ndonjë hap dhe nuk shprehu ndonjë qëndrim korrektues të sjelljes dhe as të

respektimit të parimeve të Kodit të Sjelljes në aktivitetin parlamentar. Organizatat e shoqërisë civile

besojnë se arsyeja e gjuhës denigruese ndaj tyre lidhet me faktin se ato ishin kritike me procedurën

e shpejtë, jo transparente dhe draftin jo profesional të ndryshimeve kushtetuese propozuar nga

disa deputetë përmes këtyre ekspertëve.

Page 20: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

20 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Page 21: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

21 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

5. TRANSPARENCA: RISITË DHE PROBLEMATIKAT

Kuvendi është institucioni kryesor politik dhe çdo zhvillim rreth tij ka impakt edhe në perceptimin

e publikut mbi politikën dhe vendimmarrjen. Një nga parimet dhe standardet thelbësore që

lidhen me Kuvendin është nevoja për transparencë (programi i transparencës) dhe i organizimit

dhe funksionimit institucional. Kuvendi organizohet në grupe parlamentare, ndjek praktika pune

të përcaktuara në Rregullore dhe përputhshmëria me aktet rregullatore merr vlerë kushtetuese

në paralajmërimin se çdo akt i miratuar në kundërshtim me Rregulloren është i pavlefshëm.

Në këtë kapitull të raportit vlerësohet niveli i transparencës (bazuar në programin e

transparencës si detyrim ligjor), si dhe risi e problematika të sektorëve të veçantë të Kuvendit, të

aktivitetit të tij publik, të organizimit në grupe, të bashkëpunimit me shoqërinë civile, të zbatimit

të Rregullores, etj.

5.1. PROGRAMI I TRANSPARENCËS DHE INFORMIMI NË KUVEND

Gjatë periudhës përpara COVID-19 Kuvendi aplikoi praktika të njëjta në funksion të detyrimit për

publikimet në faqen online të Kuvendit (u pasqyruan aktet ligjore, nismat, dokumentacioni

shoqërues, thirrjet për vende vakante, ligjet e kthyera nga Presidenti, përmbledhje të seancave

plenare, votimi i deputetëve, aktet administrative që lidhen me punësimin dhe strukturën e

Kuvendit, etj).

Disa sugjerime dhe rekomandime të shoqërisë civile, që aktet vendimmarrëse e Kuvendit të

publikohen në kohë dhe me të njëjtin standard (drafti i nismës, relacionet, të dhënat mbi kostot

financiare, sugjerimet e ardhura nga grupet e interesit, procesi konsultues dhe vendimmarrës në

komisione, ndryshimet deri në momentin e votimit, varianti final dhe vota përkatëse e deputetëve)

ende ndodhen në proces. Me përjashtim të të dhënave të sektorit të botimeve dhe disa statistikave

krahasuese mbi legjislaturën mungojnë studime të pjesshme apo thelbësore mbi legjislacionin gjatë

tranzicionit, impaktin e ligjeve të miratuara, problematika të jetësimit të ligjeve, rastet ilustruese

për ligje/vendime të njëjta gjatë tranzicionit, etj. Këto të dhëna përgatiten nga stafi mbështetës i

Kuvendit për kryetarët e komisioneve/seancën, por nuk bëhen asnjëherë publike.

Gjatë periudhës së COVID-19 administrata e Kuvendit kaloi në aktivitet të pjesshëm dhe të kufizuar

edhe në aksesin e akteve të Kuvendit, ndaj, ndonëse pati ndryshime cilësore në raport me

publikimet e procesverbaleve dhe të seancave online, pati vonesa dhe mungesa përgjigjesh në

lidhje me kërkesat për informacion. Thelbi i kërkesave për informacion është marrja e informacionit

të saktë ligjor mbi objektin e kërkesës, përgjigjia formale që nuk e ofron këtë informacion, nuk do të

thotë se kërkesa është trajtuar dhe afati ligjor është respektuar, për sa kohë mungon informacioni

bazë i kërkuar. Gjithashtu disa të dhëna të tjera që lidhen me trajtimin financiar, raportet e vitit

2019, etj, janë ende të paplota.

Gazetarët e kontaktuar nga stafi i ISP dhe që mbulojnë Kuvendin shprehën vlerësime për zyrën e

shtypit dhe lajmërimet/informacionet që marrin prej saj. Gjithashtu sektori i botimeve u vlerësuar

Page 22: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

22 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

gjerësisht për produktet e tyre profesionale, si dhe revista “Kuvendi” vijoi botimet duke bërë thirrje

publike për pranimin e punimeve profesionale nga ekspertë e kërkues shkencorë.

5.2. PUBLIKIMI I PROCESVERBALEVE, NDRYSHIM POZITIV DOMETHËNËS

Në raport me periudhat e mëparshme sesioni aktual parlamentar ka numrin më të vogël të

procesverbaleve të komisioneve të papublikuara. Në sesionin e kaluar ISP evidentoi rreth 40% të

rasteve të munguara, kritikë që më pas u mor nga kryetari Ruçi në mbledhjen e Konferencës së

Kryetarëve, duke kërkuar zgjidhjen e kësaj problematike. Në përfundim të sesionit, gjendja është

shumë më e mirë, më e mira në të gjithë legjislaturën: vetëm 28 procesverbale të papublikuara, nga

të cilat, 5 janë në pritje të mbledhjes së radhës së komisionit për t’u miratuar.

Disa nga komisionet kanë pasur mbledhje të shumta javore, çfarë nënkupton edhe problematikën

dhe volumin e madh të punës në publikimin e tyre. Megjithatë është e rëndësishme që komisionet

të kenë staf teknik të mjaftueshëm për të siguruar standardin e publikimit të procesverbaleve sapo

miratohen në mbledhje, në mënyrë që publiku të marrë informacionin e duhur menjëherë dhe jo në

një fazë kur çështja për të cilën është debatuar dhe vendosur, nuk është më temë e debatit politik e

publik.

Referuar seancave plenare të gjitha procesverbalet u publikuan duke përmbushur detyrimin e

Kuvendit ndaj transparencës në këtë kriter. Pjesa tjetër e strukturave, sidomos sekretariatet,

nënkomisionet dhe komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore vijuan të mos kenë publikime mbi

mbledhjet e tyre, me përjashtim të njoftimeve që lidhen me procedurën e votimit në Kuvend gjatë

periudhës së pandemisë.

7

2

3

5

1

6

3

1

KOM. LIGJEVE

KOM. INTEGRIMIT

KOM. POL. JASHTME

KOM.EKONOMISË

KOM.SIGURISË

KOM.TREGTISË

KOM.SHËNDETËSISË

KOM.EDUKIMIT

PROCESVERBALE TË PAPUBLIKUARA

Page 23: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

23 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

5.3. BOTIME DHE STUDIME: NJË PREZANTIM DINJITOZ I KUVENDIT

Viti 2020 shënoi 100 vjetorin e parlamentarizmit në Shqipëri. Në kuadër të kësaj ngjarjeje Kuvendi

organizoi aktivitete të shumta, sidomos gjatë javës së fundit të muajit janar. Tryeza, konferenca,

ekspozita, ceremoni, konkurse, hapje të mjediseve, etj ishin disa prej elementëve që plotësuan

axhendën përkujtimore. Sektori i botimeve dhe strukturat përkatëse të Kuvendit vunë në

dispozicion të publikut dhe të studiuesve botime profesionale, katalogë, etj, që lidhen me aktivitetin

historik të parlamentit, por edhe me bilancin e 30 viteve të fundit. Ai bëri punë voluminoze dhe

cilësore për të dokumentuar zhvillimet më të rëndësishme historike lidhur me parlamentarizmin,

për të evidentuar arritjet më të rëndësishme dhe për të informuar publikun mbi to.

Një konferencë shkencore shënoi rastin e parë prej shumë vitesh të investimit të Kuvendit në

kërkime të thelluara studimore dhe historike, kërkime që kanë rëndësi për memorien historike të

institucionit, por edhe për krijimin e një database referuese për parlamentarizmin, bilancin,

ndryshimet dhe sfidat e tij. Aktivitetet për 100 vjetorin reflektuan aktualitetin politik (mungesën e

opozitës jashtë parlamentare), por gjithsesi shënon progres cilësor në raport me aktivitete të njëjta

të ndërmarra gjatë viteve të tranzicionit.

5.4. BASHKËPUNIM I BRISHTË I KUVENDIT ME SHOQËRINË CIVILE

Gjatë 2020 ishin paraparë aktivitete të shumta

bashkëpunimi dhe bashkëveprimi midis institucioneve

ndërkombëtare ose organizatave të shoqërisë civile në

Shqipëri, por që për shkak të zhvillimeve në kuadër të

COVID-19, u pamundësuan gjatë sesionit. Për shembull,

një konferencë tjetër me mbështetjen e OSBE për 100

vjetorin e hapjes së punimeve të parlamentit u shty pa

një afat të përcaktuar, një nismë e ISP dhe e partnerëve

holandezë CESS për mbikëqyrjen në fushën e sigurisë

gjithashtu u shty në kohë. Gjatë sesionit të dytë të vitit

2020 pritet të vijojnë këto e nisma të tjera të shoqërisë

civile apo institucioneve ndërkombëtare, gjithnjë në

përputhje me zhvillimet në kuadër të epidemisë dhe

mënyrës sesi do të vijojë aktiviteti parlamentar.

Bashkëpunimi i Kuvendit me shoqërinë civile shënoi

zhvillime paralele: nga njëra anë shoqëria civile u ftua

të marrë pjesë në seanca debati online mbi strategjinë

e Kuvendit dhe në debatin për ndryshimet kushtetuese,

(zhvillim pozitiv), dhe nga ana tjetër, ajo nuk u ftua dhe

opinionet e saj nuk u morën në konsideratë në

miratimin e akteve të tjera të rëndësishme (Kodi Penal,

Kodi Zgjedhor, ndryshimet në legjislacionin mbi

Shoqëria civile iu përgjigj pozitivisht

çdo ftesë të Kuvendit për seanca

dëgjimore ose opinione.

Në bashkëpunimin e Kuvendit me

shoqërinë civile krijohet përshtypja se

më shumë kemi të bëjmë me

(keq)përdorim të saj sesa partneritet

serioz dhe aktiv, duke e ftuar dhe

dëgjuar formalisht vetëm në disa prej

akteve parlamentare, si dhe duke mos

marrë në tërësi në konsideratë

opinionet dhe rekomandimet

profesionale në fushat e saj të

ekspertizës. Në Kuvend pati diskutime

politike me etiketime negative ndaj

shoqërisë civile, kur kjo e fundit ngriti

shqetësime mbi disa nisma ligjore me

impakt jo pozitiv për të drejtat e njeriut

dhe standardet e shtetit të së drejtës .

Page 24: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

24 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

policinë, nismën anti KÇK, etj).

Në rastin e parë merita kryesore i shkon strukturës administrative të Kuvendit, në rastin e dytë kemi

të bëjmë më shumë me qëndrime politike ndaj zërave të mundshëm kritikë në nevojën e

mazhorancës për të kaluar ligje që krijojnë probleme me standardet e shtetit të së drejtës dhe të

demokracisë funksionale.

Kuvendi vijon praktikën, sipas të cilës asnjë prej opinioneve, rekomandimeve dhe vlerësimeve të

shoqërisë civile nuk publikohet në faqen online të tij, si dhe nuk ka pothuajse asnjëherë përgjigje

reagimi zyrtar mbi rekomandimet, shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga shoqëria civile. Alibia

e konsultimit publik në faqen online të qeverisë është akt formal dhe vetë Kuvendi përfaqëson një

institucion kontrollues mbi pushtetin ekzekutiv. Për rrjedhojë, shoqëria civile e ka të pamundur të

vlerësojë sa prej vlerësimeve të saj janë marrë në konsideratë, si dhe vetë Kuvendi, e ka të

pamundur të ketë një mekanizëm efektiv vlerësimi.

Kuvendi konsumoi fillimisht online dhe më pas përmes një debati të programuar në disa takime

online me grupe interesi dhe ekspertë, raportin e saj të radhës mbi pjesëmarrjen e publikut në

procesin e vendimmarrjes.

Organizata me fokus parlamentin ishin kritike ndaj faktit se në numrin e madh të aktorëve civilë e

publikë të renditur nga Kuvendi për të demonstruar volumin e madh të konsultimeve, pjesa

absolute e tyre ishin institucione ekzekutive të urdhëresës, përfshirë komisariatet e policisë apo

forcat speciale, ndërkohë që mungonin si citim formal organizata serioze civile, përfshirë ISP.

Tendenca për të krijuar të dhëna voluminoze që të krijojnë idenë e konsultimeve të gjerë nuk vlejnë

në rastin e parlamentit, pasi konsultimi lidhet me ligje konkrete, nisma konkrete dhe me relacione

konkrete, të cilat, me gjithë tendencën pozitive të viteve të fundit, vijojnë të jenë ende larg

standardeve të një vendi kandidat për në Bashkimin Evropian.

5.5. TRAJNIMI ME GRATË DEPUTETE, SI ZHVILLIM POZITIV

Kuvendi bashkëpunoi me organizata të ndryshme, përfshirë Institutin e Studimeve Politike, për të

organizuar disa seanca trajnimi me deputetë, kryesisht me gratë deputete. ISP, me mbështetjen e

Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta, organizoi në shkurt një trajnim të tillë me dy eksperte

të njohura ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e një numri të madh të grave deputete.

Aleanca e Grave Deputete luajti rol koordinimi dhe pjesëmarrja e grave deputete, debatet që u

zhvilluan, si dhe interesi për trajnimin, ishin tregues i produktit pozitiv të trajnimit si dhe i nevojës

së vazhdueshme për praktika të tilla. Gjatë sesionit janar-korrik pati edhe trajnime të tjera direkt

ose online, kryesisht me mbështetje të ambasadave perëndimore dhe me pjesëmarrje të

ekspertëve ndërkombëtarë.

Në tërësi gjatë këtij sesioni parlamentar Aleanca e Grave Deputete ishte aktive, nxiti debate që

lidhen me çështje të rëndësishme të përfaqësimit dhe të drejtave të grave, mbështeti ndryshime në

Page 25: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

25 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

legjislacion, si dhe loboi në rritjen e sensibilizimit publik. Një numër tryezash, debatesh online,

nismash dhe deklarimesh flasin për rritje të produktit institucional të saj.

5.6. SOLEMNITETI PARLAMENTAR DHE

STANDARDET E APLIKIMIT

Gjatë sesionit pati raste të shumta kur deputetë të

caktuar shfaqën sjellje dhe kryen veprime, të cilat

ndonëse nuk përbëjnë shkelje ligjore, cenojnë

solemnitetin e ushtrimit të funksionit parlamentar. ISP ka

publikuar disa raste të tilla, sidomos me rastet që

lidheshin me deputetë që merrnin pjesë në votime dhe

deklaronin votën e tyre ndërkohë që ishin në udhëtim në

makinë.

Në një rast të tillë në Komisionin e Integrimit, një prej

deputetëve e deklaronte votën pa pasur dijeni për çfarë

votohet, dhe vetëm pas sqarimit nga drejtuesi dhe kolegët

e tij, ai arriti ta shprehë votën kundër. Në një rast të

ngjashëm një prej deputetëve shfaqet me video duke

udhëtuar ndërkohë që flet dhe voton përmes telefonit,

një praktikë që ndalohet nga legjislacioni i Kodit Rrugor.

Në një rast tjetër të debatit të rëndësishëm kushtetues

(ndryshime kushtetuese dhe komisioni për shkarkimin e

Presidentit) një deputet shfaqet në plazh ndërsa

njëkohësisht merr pjesë në debat dhe në votim, ndërkohë

që në një rast tjetër një deputet deklaron se ka udhëtuar

jashtë vendit duke takuar autoritetet më të larta të vendit

fqinj, në kohën kur udhëtimi jashtë ndalohej për qytetarët

e tjerë dhe kthimi brenda, sipas ligjit, kërkonte karantinë

të detyruar 14 ditore.

ISP shprehu edhe shqetësimin për mënyrën sesi

parlamenti e trajtoi raportin e parë vjetor të Prokurorit të

Përgjithshëm, i cili do të duhej të fliste për gjendjen e

kriminalitetit në vend dhe reformat në këtë institucion e sektor. Nga pamjet televizive rezultoi se

vetëm 8 deputetë ndodheshin në sallë për të dëgjuar prokurorin e ri të përgjithshëm.

5.7. SHKELJE TË ETIKËS, RASTE PENALIZUESE DHE STANDARDET E APLIKUARA

Gjatë sesionit parlamentar janar-korrik, zyrtarisht një deputet u penalizua për shkelje të Kodit të

Etikës (Ralf Gjoni) dhe një tjetër deputet u paralajmërua disa herë për shkelje të njëjta (Kujtim

Gjuzi). Në fakt ka pasur disa raste të tjera, të përsëritura nga këta deputetë dhe shumë deputetë të

tjerë, të cilat kanë qenë më problematike dhe që mund e duhej të ishin konsideruar sipas praktikave

disiplinore të Rregullores.

RASTI “KODHELI”, KUVENDI

CENSUROI VIDEON ONLINE

Një prej rasteve të debatuara në

media dhe që vuri në dyshim

transparencën e aktivitetit

parlamentar online ishte mbledhja e

Aleancës së Grave Deputete më 2

qershor gjatë të cilës deputetja

Kodheli dha disa konsiderata kritike

në raport me mësuesit, për të cilat

pati reagime të shumta publike. Disa

orë më pas video online e Kuvendit

mbi mbledhjen u hoq nga sistemi

dhe më vonë u rifut, por duke hequr

pjesën e fjalimit kritik të deputetes.

Grupet e gazetarëve protestuan

ashpër duke e konsideruar skandal,

vetë Kuvendi nuk pati ndonjë sqarim

publik mbi rastin. AGD nuk është

strukturë direkt e Kuvendit dhe

mbledhjet e saj nuk kanë qenë pjesë

e detyrimit për publikim, megjithatë

në rastin konkret Kuvendi vendosi ta

publikojë online mbledhjen dhe më

pas u përfshi në censurimin e saj,

duke krijuar një rast të panevojshëm

negativ në raport me transparencën

publike.

Page 26: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

26 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Në disa raste edhe kryeministri Rama përdori gjuhë fyese e denigruese ndaj deputetëve, përfshirë

një deputeteje grua në parlament. Ndaj tij nuk pati as tërheqje të vëmendjes dhe as reagim kritik

nga Kuvendi, ndërkohë që ndaj çdo deputeti që reagonte në raste të tilla nga salla në formë

proteste, kishte paralajmërime për marrje masash disiplinore.

Në ligjërimin parlamentar ka pasur së paku 10 raste kur deputetët kanë përdorur fjalor denigrues,

diskriminues dhe jashtë çdo norme etike komunikimi. Ka pasur edhe raste të fjalorit skandaloz në

diskutime, që kanë bërë headline në media duke sjellë me të drejtë, reagime kritike masive nga

publiku. Edhe në raste të tilla reagimi i drejtuesve të seancave ka qenë paralajmërues, ndërkohë që

nuk kemi pasur distancim nga grupet parlamentare ose vlerësim tjetër nga sekretariati përgjegjës.

Kodi i Sjelljes pritej të kishte impakt pozitiv në ligjërimin parlamentar, pritej gjithashtu të ndikonte

edhe në reagimin më etik dhe institucional të grupeve parlamentare ndaj rasteve të shkeljeve.

Në seancat plenare të debatit të ashpër politik ka ndodhur, sidomos në të kaluarën, të ketë pasur

tejkalime të normave etike dhe ligjërim denigrues e të personalizuar, por në kushtet e parlamentit

aktual, ku mungon përplasja reale politike, prania e gjuhës denigruese dhe fyese paraqet një nivel

kritik të përfaqësimit dhe të raportit të politikanëve të caktuar me përgjegjësinë publike.

5.8. KONFLIKT INTERESI? NDRYSHOHEN TRE RELATORË NË PAK MINUTA

Në një prej mbledhjeve në komisionet parlamentare (Komisioni i Ligjeve, 24 korrik) pati një debat

mbi konflikt të mundshëm interesi midis relatores së caktuar për një nismë ligjore dhe drejtuesit të

institucionit përgjegjës për nismën. Tre deputetë të opozitës pretenduan se bashkëshorti i relatores

dhe bashkëshorti i drejtueses së institucionit të pavarur kanë biznese legale së bashku, ndaj

referuar Kodit të Etikës relatori duhet të tërhiqet nga promovimi dhe prezantimi i një nisme ligjore

që krijon konflikt interesi. Pas debateve të shumta, relatorja dha dorëheqje, kryetari i komisionit

caktoi një relatore të re, e cila gjithashtu sapo iu citua emri dha dorëheqje duke thënë se nuk

ndjehej e përgatitur dhe pas disa minutash u caktua një relatore e tretë, e cila e pranoi rolin dhe

bëri relatimin e aktit ligjor në axhendë.

Detaje të tilla nxjerrin në pah së paku dy problematika : mungesën e mekanizmave parandalues të

konfliktit të interesit në mbledhjet e komisioneve parlamentare, si dhe faktin që shpeshherë caktimi

i individit si relator nuk niset nga aftësia e tij/saj, njohuritë e tij/saj të thelluara profesionale për

rastin në gjykim, etj, por si një rol formal që duhet luajtur për të qenë konform procedurës dhe

Rregullores. Të dy këto probleme meritojnë trajtim serioz nga komisionet dhe përmirësime

procedurale dhe të organizimit të punës së tyre në të ardhmen.

Page 27: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

27 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

6. ASPEKTI LIGJVËNËS DHE LLOGARIDHËNIA

Aktiviteti më i rëndësishëm i Kuvendit dhe i deputetëve është vendimmarrja që lidhet me nismat

ligjore, vetë nismat ligjvënëse, shqyrtimi dhe trajtimi i tyre. Asnjë organ tjetër në RSH nuk ka të

drejtë të miratojë ligje përveç parlamentit. Kur qeveria ndërhyn me Akte Normative, ato duhet të

kalojnë në parlament që të marrin konfirmim për legjitimitetin e tyre. Vlerësimi i aktivitetit ligjor

është i lidhur edhe me elementë të tjerë që kanë të bëjnë me përmbajtjen e nismave ligjore,

sjellja ndaj tyre, rastet e kthimit të ligjeve nga Presidenti, si dhe parimi i rëndësishëm kushtetues

e ligjor i llogaridhënies publike nga deputetët e Kuvendi.

6.1. REKORD LIGJESH TË MIRATUARA: MESATARE, 16 LIGJE PËR MUAJ

Sesioni aktual parlamentar 2020 ka shënuar numër rekord ligjesh të miratuara në Kuvend, - në total

115 ligje ndaj 55 dhe 57 ligjeve në të njëjtat periudha të vitit 2018 dhe 2019. Numri i madh i ligjeve

të miratuara ligjet me dy zhvillime: e para, me numrin e madh të akteve normative të kaluara nga

Këshilli i Ministrave në kuadër të COVID-19, si dhe e dyta me përpjekjet e mazhorancës për ta

përdorur momentin politik për kalim ligjesh me efekt elektoral. Në synimin e dytë nuk përfshihen

ndryshimet në Kodin Zgjedhor (konsensuale), por vendin kryesor e merr nisma e realizuar për

ndryshimet kushtetuese të miratuara më 30 korrik 2020.

Disa prej nismave, përfshirë ajo për amnistinë fiskale, ndryshimet në legjislacionin mbi Policinë e

Shtetit, etj, u pritën me kritika edhe nga institucionet partnere ndërkombëtare për shkak të

mungesës së konsultimit dhe përmbajtjes shqetësuese të tyre. Nën presionin pozitiv të tyre

parlamenti u detyrua të deklarojë shtyrjen në afat për më shumë konsultime ose tërheqjen jo

zyrtare nga nisma, një praktikë që gjithsesi nisi, vijoi dhe përfundoi pa qëndrime transparente në

raport me publikun dhe vetë institucionin.

24

55 58 57

40

115

Sesioni I (2017)

Sesioni II (2018)

Sesioni III (2018)

Sesioni IV (2019)

Sesioni V (2019)

Sesioni VI (2020)

LIGJE TË MIRATUARA 2017-2020

Page 28: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

28 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Nga ana tjetër, numri i madh i ligjeve krijon shqetësime lidhur me kohën në dispozicion të ligjeve

për konsultim publik dhe kalim të rregullt procedural. Konsultimi i nismave ligjore me grupet e

interesit është standard procedural, kërkesë ligjore, praktikë demokratike dhe nevojë e jetësimit të

shtetit të së drejtës. Siç është theksuar në këtë raport, shoqëria civile në disa raste shprehu kritika

për mënyrën sesi Kuvendi kaloi ligje të rëndësishme pa asnjë konsultim publik, siç ishte edhe rasti i

Kodit Zgjedhor, apo i kalimit të projektligjeve me debate thuajse fiktive konsultimi në komisionet

parlamentare.

Për shembull, Kuvendi miratoi më 25 korrik ligjin “Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”. Në rastin në

fjalë, ideja e ligjit është përqendrimi i shërbimeve dhe investimeve në katër rajone : Rajoni (Tiranë,

Durrës dhe Dibër; Rajoni (Vlora, Fieri, Gjirokastra), Rajoni (Elbasan, Korçë, Berat), si dhe Rajoni

(Shkodër, Kukës, Lezhë). Kushtetuta e Shqipërisë nuk e njeh termin “rajon” për ndarjen

administrative të vendit, por sipas nenit 108 qeverisja vendore përbëhet nga “komunat ose bashkitë

dhe qarqet”. Sipas përcaktimeve ligjore dhe praktikave të mira parlamentare, nismat ligjore

konsultohen, sidomos me aktorët përfitues ose të përfshirë direkt e indirekt në një nismë të tillë.

Kuvendi vazhdimisht deklaron se bën konsultime dhe disa prej tyre i bën realisht, por në rastin

konkret konsultimet u bënë vetëm me qeverinë. Në relacionin shoqërues thuhet se janë pyetur

vetëm dy shoqatat e bashkive (një e qeverisë dhe një e opozitës), si dhe janë konsultuar të gjitha

ministritë e linjës, duke cituar secilën prej tyre. Në relacionin e komisionit parlamentar thuhet se

nuk ka pasur asnjë përfaqësues të shoqërisë civile dhe as të grupeve të interesit në diskutim dhe

miratim.

Stafi monitorues e monitoroi rastin dhe rezulton se nuk ka pasur grupe interesi të ftuara. Në

vlerësimin e qeverisë mbi impaktin thuhet se nga nisma preken drejtpërdrejtë organet e qeverisjes

vendore e qendrore, shoqëria civile, sektori privat dhe institucionet e arsimit të lartë dhe nga këta

katër kategori, rezulton se ligji është konsultuar vetëm me kategorinë e parë, pra me vetë qeverinë

qendrore e lokale që i përket të njëjtës parti politike.

6.2. PRESIDENTI, REKORD ME KTHIME LIGJESH NË PARLAMENT

Një nga tiparet e jetës parlamentare gjatë 2020 vijoi të ishte “konflikti” President – Parlament. Gjatë

sesionit të fundit Kuvendi vijoi punën me komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit,

përfundimi i të cilit rezultoi me këshillim të Presidentit, kurse Presidenti vijoi të përdorë

kompetencën kushtetuese për kthim në parlament të ligjeve, sipas të tij, antikushtetuese.

Në total gjatë këtij sesioni Presidenti ktheu 20 ligje dhe akte të parlamentit, më shumë se në çdo

legjislaturë dhe sesion tjetër parlamentar të tranzicionit. Në një rast parlamenti i dha të drejtë

Presidentit, kryesisht për shkak të përputhshmërisë midis kritikave të tij dhe opinionit të Komisionit

të Venecias, kurse në të gjitha rastet e tjera të deritanishme, mazhoranca përdori shumicën

kontrolluese në Kuvend për të rrëzuar Presidentin.

Page 29: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

29 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Ndryshimet kushtetuese të korrikut janë të vetmet ndryshime kushtetuese në tranzicion që nuk

morën firmën e Presidentit. Ky i fundit nuk ka kompetencë kthimin e tyre dhe as refuzimin, ndaj

ndryshimet hynë në fuqi menjëherë sapo kaloi afati ligjor i trajtimit nga Presidenti dhe botimi në

Fletoren Zyrtare. Po ashtu, ka pasur disa raste kur Presidenti ka adresuar kritika të ashpra ndaj

parlamentit, deri edhe në vënie të plotë në dyshim të legjitimitetit të tij, dhe nga ana tjetër, akuza

se Presidenti po ndjek praktika jokushtetuese dhe në funksion të axhendës politike. Më shumë sesa

përmbajtja e akuzave reciproke, praktika të tilla janë një zhvillim negativ për jetën institucionale

dhe politike në Shqipëri, krijuar edhe nga mungesa e një mekanizmi të tretë gjykues, siç është

Gjykata Kushtetuese.

6.3. AKTE NORMATIVE: URGJENCA DHE SHQETËSIME RRETH PRAKTIKËS

Kuvendi miratoi një numër rekord Aktesh Normative në kuadër të pandemisë dhe nevojës së

masave të jashtëzakonshme. Instrumenti i Akteve Normative emergjente me vlerë ligjore 45 ditore

4% 0% 2% 4%

18%

71%

Sesioni I (2017)

Sesioni II (2018)

Sesioni III (2018)

Sesioni IV (2019)

Sesioni V (2019)

Sesioni VI (2020)

AKTE NORMATIVE 2017-2020

20 akte

15 akte

6 akte

2020 2019 2018

NUMRI I LIGJEVE TË KTHYERA NË KUVEND

Page 30: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

30 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

deri në votim në parlament, është tipik për rastet kur parlamenti nuk është i mbledhur ose vendi

ndodhet në një situatë emergjence.

Në rastin konkret, sidomos gjatë periudhës 16 prill-30 korrik, parlamenti ishte gjithë kohën i

mbledhur dhe nuk pati situata të tilla emergjence sa të injorohej ky fakt. Qeveria mund t’i kalonte

nismat e saj me procedurë të përshpejtuar në parlament dhe lehtësisht mund të miratoheshin në

formën e ligjeve normale, por qeveria zgjodhi përdorimin e instrumentit të akteve normative dhe

parlamenti de facto e humbi rolin e tij kontrollues dhe drejtues në krizën e COVID-19 duke u

shndërruar në organ më shumë noterial për aktet tashmë të ndërmarra nga qeveria. Gjithashtu, një

lexim i detajuar i akteve normative, tregon se jo të gjitha lidheshin me situatën e emergjencës, por

p.sh, nisma e njohur si “anti KÇK”, kaloi si akt normativ pa pasur arsye madhore për ta trajtuar si të

tillë, në rrethanat që parlamenti ishte funksional dhe nuk kishte emergjencë në fushën vepruese të

tij.

Nga ana tjetër, shumica absolute e akteve normative kaluan pa një kontroll parlamentar të nevojës,

emergjencës dhe impaktit të tyre në shtet e shoqëri, sidomos në aspektin e të drejtave të njeriut,

përputhshmërinë me parimet kushtetuese dhe garantimin e mekanizmave të mbrojtjes ligjore.

Proceduarat e debatit të përshpejtuar në komisione dhe më pas e kalimit gati kolektive në seancat

plenare la në hije mundësinë, përgjegjësinë dhe potencialin e parlamentit për forcim të funksionit

kontrollues ndaj pushtetit ekzekutiv, si dhe nuk u shoqërua me asnjë proces konsultimi publik.

Siç shihet nga tabela, 71% e akteve normative të kësaj legjislature janë miratuar në sesionin aktual

parlamentar janar – korrik 2020. Numri i dytë më i madh i akteve normative lidhet me sesionin e

kaluar parlamentar, gjatë të cilit pati dy kriza emergjence të shkaktuara nga tërmetet (shtator dhe

nëntor).

6.4. VIJON TRADITA: 0 SEANCA PYETJESH TË POSAÇME PËR QEVERINË

Prej sesionit shtator-dhjetor 2017 nuk ka pasur më asnjë seancë pyetjesh të posaçme adresuar

kryeministrit apo ministrave, një e drejtë e sanksionuar nga nenet 92-95 të Rregullores së Kuvendit.

Kur deputetët kërkojnë seancë të posaçme pyetjesh, ditën e mërkurë është paracaktuar detyrimi

për të zhvilluar seanca të përjavshme e pyetje - përgjigjeve jo më shumë se 60 minuta. Çdo deputet,

në seancën e përjavshme të pyetje-përgjigjeve, ka të drejtë të paraqesë një pyetje të vetme, të

formuluar qartë dhe në mënyrë të përmbledhur për një çështje urgjente ose me interes të gjerë

publik ose politik. Sipas procedurës, pyetjeve fillimisht u përgjigjet Kryeministri ose

Zëvendëskryeministri dhe më pas vijohet me ministrin, të cilit i janë drejtuar numri më i madh i

pyetjeve.

Ky mekanizëm i Rregullores dhe i kontrollit kushtetues mbi qeverinë nuk është përdorur në tërësi

nga deputetët edhe në legjislaturat e mëparshme, kryesisht me argumentin se sipas traditës tonë,

çdo pyetje e adresuar i jep kohë e mundësi kryeministrit të mbajë fjalime në parlament, dhe përmes

tyre, të sulmojnë opozitën ose deputetët që adresojnë pyetje. Pra, nuk është parë si një mekanizëm

kontrolli, bashkëveprimi dhe llogaridhënës, por si një mekanizëm në funksion të opozitës e

deputetëve jo ministra, por që në praktikën tonë parlamentare të tranzicionit është deformuar

duke u kthyer në instrument i qeverisë ndaj deputetëve të tjerë.

Page 31: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

31 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

6.5. NISMA TË DEPUTETËVE: RRITJE NË SASI, PROBLEME NË CILËSINË E TYRE

Nga të dhënat e sesionit parlamentar 2020, nga 18 nisma ligjore të deputetëve, 11 janë në

procedurë, 6 janë miratuar dhe 1 është rrëzuar. Nisma e rrëzuar ligjet me ndryshimet në moshën e

daljes në pension të pilotëve. Ndër 6 nismat e miratuara janë: ndryshimet në Kodin Penal,

ndryshimet në Kushtetutë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndryshimet në ligjin mbi Autoritetin e

Dosjeve, ndryshimet në ligjin mbi diasporën, si dhe ndryshimet në legjislacionin e taksave vendore.

Të gjitha nismat e tjera mbeten në procedurë, disa prej të cilave (dy nisma për ndryshime në Kodin

Zgjedhor) tashmë janë kapërcyer me miratimin e kompromisit politik për Kodin Zgjedhor në korrik

2020. Në shifra të krahasuara, 61% mbeten në procedurë, 33% janë miratuar dhe 6% janë rrëzuar.

Nga të dhënat zyrtare të Kuvendit, gjatë sesionit parlamentar 2020 ka pasur 8 nisma ligjore

deputetësh, por në database të akteve ligjore të vetë Kuvendit gjenden 18 nisma të tilla.

33%

61%

6%

BILANCI I NISMAVE LIGJORE NGA DEPUTETËT 2020

Miratuar

Procedurë

Rrezuar

2 2

6

11

2

18

Sesioni I (2017)

Sesioni II (2018)

Sesioni III (2018)

Sesioni IV (2019)

Sesioni V (2019)

Sesioni VI (2020)

NISMAT LIGJORE TË DEPUTETËVE 2017-2020

Page 32: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

32 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Në total, shifra 18 është shumë e lartë në krahasim me të gjitha sesionet e tjera parlamentare të

kësaj legjislature. Shumica e nismave (5) kanë të bëjnë me çështje të debatit mbi reformën

zgjedhore dhe kushtetuese, një pjesë tjetër e tyre kanë të bëjnë me akte plotësuese të kërkuara nga

disa institucione në varësi të Kuvendit, si dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre lidhet direkt me nisma

reale ligjore të vetë deputetëve.

Konkretisht,

deputetet Englantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka kanë propozuar ndryshime në

legjislacionin penal (Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale), si dhe në legjislacionin mbi

dhunën në marrëdhëniet familjare,

deputetët Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni kanë propozuar ndryshime në legjislacionin e Kodit

Zgjedhor, të cilat de facto ranë me miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në muajin

korrik 2020,

deputetët Ismet Beqiraj dhe Andrea Marto kanë propozuar ndërhyrje në legjislacionin që

lidhet me urdhrin e inxhinierit hidroteknik në RSH, një nismë me karakter jo politik që lidhet

me njohuritë profesionale të tyre,

kreu i grupit të PS, Taulant Balla, ka propozuar disa shtesa në legjislacionin për mbrojtjen

nga diskriminimi,

deputeti Edmond Stojku inicioi ndryshime në legjislacionin në fushën e shëndetësisë që

lidhet me situatën e COVID-19,

deputeti Erion Piciri propozoi nismë ligjore për përgjysmimin e të ardhurave të deputetëve

në kuadër të ligjit për Statutin e Deputetit,

deputetët Taulant Balla, Evis Kushi dhe Klotilda Bushka kanë iniciuar ndryshime ligjore në

legjislacionin për taksat vendore,

deputetët Artemis Malo dhe Edmond Leka mbështetën me firmën e tyre ndryshimet ligjore

në legjislacionin për Autoritetin e Dosjeve,

deputeti Ardit Konomi inicioi ndryshime ligjore në fushën e legjislacionit për tatimet,

deputeti Halit Jakimi inicioi ndryshime ligjore në trajtimin financiar të punonjësve të

industrisë së naftës,

deputeti Adnor Shameti firmosi nismën ligjore në kuadër të ndryshimeve në legjislacionin

për diasporën,

një nismë ligjore e deputetes Fatjona Dhimitri lidhet me kuotat studentore në votimet në

institucionet e arsimit të lartë.

Dy nisma të tjera kolektive, nisma për ndryshime kushtetuese dhe ajo për ndryshime në Kodin

Zgjedhor morën mbështetjen formale të një numri të madh deputetësh, në total 35 deputetë.

Një lexim i detajuar i nismave dhe përmbajtjes së tyre, rezulton se kanë qenë minimale rastet kur

kemi pasur të bëjmë me nisma reale ligjore të vetë deputetëve dhe të shumta rastet kur deputetët

formalisht kanë nënshkruar nisma të ardhura nga institucionet e tjera. Për shembull, ndryshimet në

Kodin Zgjedhor kërkonin firma formale mbështetëse për ta jetësuar në procedurën parlamentare,

po ashtu nisma për ndryshime në legjislacionin për diasporën, për Autoritetin e Dosjeve, etj, janë

Page 33: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

33 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

raste të mbështetjes formale të nismave të ardhura nga të tjerët. Nisma si ndryshimet në Kodin

Zgjedhor janë nisma gjithashtu mbështetëse për iniciativa jashtë parlamentit, siç është edhe nisma

për ndryshim në legjislacionin e arsimit të lartë në RSH. Po ashtu disa prej nismave e humbën vlerën

e tyre gjatë procesit, pasi kishin vlerë momenti (ndryshimet në Kodin Zgjedhor) ose u bënë në

funksion të akteve deklarative (nisma për uljen e rrogës së deputetëve), etj.

6.6. RASTI I DISKUTUAR I NDRYSHIMEVE NË KODIN PENAL

Në seancën e parë plenare në periudhën e COVID-19 parlamenti bëri ndryshime me procedurë të

përshpejtuar në Kodin Penal. Dy argumentet e përdorura, se nisma është me procedurë normale,

por amendimet janë të ditëve të fundit dhe se ndryshimet ishin të nevojshme për masat kundër

pandemisë, rezultuan se ishin të sforcuara dhe më shumë krijuan sesa zgjidhen probleme.

Propozimet për ndërhyrje në Kodin Penal u bënë vetëm 6 ditë përpara votimit dhe për më tepër,

varianti final i miratimit u propozua vetëm disa orë përpara kalimit në seancë plenare.

Rreth 32 organizata të shoqërisë civile shprehën shqetësimin se i gjithë procesi nuk pati konsultime,

u bë me procedurë të pazakontë dhe cenoi standardet parlamentare. Kritikat e tyre nuk u morën në

konsideratë, ndërkohë që në relacionin e Kuvendit për herë të parë hyri një mekanizëm i ri

konsultimi, ai i konsultimit me studentë të universitetit. Kuvendi raportoi se ndryshimet janë

mbështetur nga 31 studentë, një e dhënë jo serioze dhe deformuese për konceptin e konsultimit

sidomos për një ligj të veçantë dhe me rëndësi në hierarkinë ligjore, siç është Kodi Penal.

Kalimi i ndryshimeve në Kodin Penal shfaqi edhe elementë të tjerë kritikë, siç ishte votimi në seancë

i formulës konsensuale parlament-president-qeveri ndërkohë që deputetët disa minuta më parë

kishin votuar një variant tjetër. Gjithashtu për amendimet e fundit nuk pati mbledhje komisioni dhe

as raport në seancë, siç kërkohej nga Rregullorja e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fjalimin e tij në seancë më 30 prill kërkoi midis të tjerash që

“Komisioni i Ligjeve të monitorojë zbatimin e ndryshimeve në Kodin Penal të miratuar pak ditë më

parë” duke arsyetuar se “masat e mara për shkak të pandemisë kanë kufizuar disa të drejta si

lëvizjen e lirë, grumbullimet, arsimimin etj. Kuvendi ka detyrimin të vlerësojë ndikimin e këtyre

kufizimeve te qytetarët dhe të marrë masa për të kufizuar këtë ndikim”.

Rreth 4 muaj pas miratimeve në Kodin Penal dispozitat penalizuese, të cilat në prill u konsideruan të

nevojshme, nuk janë aplikuar ende pavarësisht se ka pasur raste të shumta të raportuara në media

kur qytetarë të sëmurë me COVID-19 kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, si dhe nuk

kemi ndonjë mekanizëm monitorues apo raportues publik për standardet dhe impaktin e këtyre

ndryshimeve.

6.7. NISMAT E KONTESTUARA: KOMISIONET PËRGJEGJËSE, NISMËTARËT DHE RELATORËT

Një nga tiparet e aktivitetit parlamentar të këtij sesioni ishin opinionet kritike të Komisionit të

Venecias dhe të disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe të shoqërisë civile brenda vendit,

ndaj disa nismave të rëndësishme, të cilat kaluan lehtësisht nga mazhoranca parlamentare.

Komisioni i Ligjeve, komisioni më i rëndësishëm në drejtim të ndjekjes së parimeve kushtetuese dhe

Page 34: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

34 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

ligjore në kalimin e drafteve ligjore, u bë nismëtar

dhe avokati kryesor i nismave ligjore, ndër të cilat,

më të rëndësishmet rezultuan të gabuara ose

minimalisht problematike.

Të tilla ishin nismat për shkarkimin e Presidentit, për

heqjen e kompetencës kushtetuese të Presidentit për

betimin e gjyqtarëve kushtetues, nisma për paketën

për median apo krimin e organizuar, nismat për

ndryshime në Kodin Penal apo në Kushtetutë.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve ishe i pari që lajmëroi

mekanizmin “zhbllokues” për anashkalimin e

Presidentit nga betimi, duke vlerësuar se “nëse dy

anëtaret nuk do të thirren nga Presidenti për të

bërë betimin, do duhet të shkojnë në Gjykatën

Kushtetuese për të marrë detyrën. Çështja e betimit

është njësoj si, t’i vendos të martohesh, do shkosh te

kryetari i bashkisë për celebrimin, por ai nuk ua bën.

Do ndahet çifti tani?”. Arsyetime të tilla për akte

madhore ligjore dhe kushtetuese janë një prej

treguesve të tendencës së shprehur disa herë nga

mazhoranca, për të zgjidhur mosmarrëveshjet

institucionale përmes ndërhyrjeve dhe ndryshimeve

në ligje organike, një praktikë jo tipike për vende

demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

Shumica e akteve kanë ardhur formalisht si akte me

nisma deputetësh, kur de facto kanë qenë nisma

politike të qeverisë. Për shembull nisma për

ndryshimin e “betimit” mban firmën e tre

deputetëve, dy prej të cilëve ndërkohë ishin edhe

anëtarë në komisionin hetimor për shkarkimin e

Presidentit. Nisma për paketën e medias erdhi nga

Këshilli i Ministrave me disa amendime në fund nga

deputeti Balla në emër të grupit parlamentar. Nisma

për ndryshimin e Kushtetutës erdhi nga 28 deputetë,

nisma për paketën “anti KÇK” ishte e Këshillit të

Ministrave në formën e aktit normativ, kurse pjesa

kritike e ndryshimeve në Kodin Penal erdhi përmes

deputetes Edlira Bode.

Në procesin e miratimit të akteve, krahas komisionit

të ligjeve, komisioneve përgjegjëse dhe drejtuesve të

MODELE POZITIVE REFERUESE?

PO. JA DISA PREJ TYRE

Disa deputetë, ndonëse jo me angazhim

statistikor maksimal, ishin shumë më

cilësorë në nismat, debatet dhe sjelljen e

tyre në komisione dhe seanca, duke bërë

diferencën nga pjesa më e madhe e

deputetëve. Të tilla modele pozitive në

parlamentin aktual mund të përmenden:

Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Niko Peleshi,

Besnik Baraj, Englantina Gjermani, Elona

Gjebrea, Evis Kushi, Ditmir Bushati, Fatmir

Xhafaj, Elena Xhina, Klotilda Bushka, etj.

Për shembull Hysi pati angazhime të

gjithanshme në funksionet e deputetes, por

edhe zv/kryetares së Kuvendit, drejtuese

në Këshillin e legjislacionit, pjesëmarrëse

në konsultimet me shoqërinë civile, etj.

Deputeti Fino u rikonfirmua si një nga

njohësit më të mirë të çështjeve të

buxhetit, strukturës dhe llogaridhënies së

institucioneve të pavarura; Baraj mbetet

një nga zërat më aktivë në mbrojtjen e

politikave mjedisore, Peleshi nga kryetarët

më të moderuar të komisioneve në

Kuvend, Bushati një zë kritik dhe kurajoz që

krijoi identitet në parlament, Xhafaj si

njohësi më i mirë në problematikat e

sistemit të drejtësisë, etj. Edhe nga

deputetët e tjera të opozitës pati raste kur

deputetë si Rudina Hajdari, që bënë akte

kurajoze me deklarimet në parlament siç

ishte ai për vettingun apo sistemin

zgjedhor, Myslim Murrizi me disa deklarata

kritike që de facto sjellin në parlament

mendimin e pjesës më të madhe qytetare,

Andi Përmeti, Artur Roshi, Vasil Sterjovski,

Edlira Hyseni, etj, me deklarime që lidhen

me fushat e tyre të ekspertizës, etj.

Page 35: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

35 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Kuvendit, rol specifik kanë edhe relatorët e nismave ligjore, të cilët përmes një analize dhe

raportimi më integral prezantojnë cilësitë e nismës, përputhshmërinë e saj me Kushtetutën dhe

detyrimet ndërkombëtare, si dhe reflektimet nga sugjerimet/konsultimet publike.

Për efekt dokumentimi më poshtë në tabelë janë shënuar deputetët, të cilët kanë qenë relatorë

mbështetës të nismave kryesore parlamentare të periudhës së fundit, shumica e të cilave janë

konsideruar problematika nga Komisioni i Venecias. Vetëm në një rast deputeti relator ka pasur

qëndrim kritik (konfirmuar nga Komisioni i Venecias), ndërkohë që rastet e tjera kanë qenë gjithnjë

në mbështetje të nismës dhe përmbajtjes së aktit, pavarësisht debateve dhe kritikave publike mbi

to. Për shumicën e akteve të shënuara në këtë tabelë nuk u morën në konsideratë opinionet

thelbësore të organizatave të shoqërisë civile, të cilat janë të regjistruara në Regjistrin e Lobimit në

Kuvend, si dhe në disa (tre) raste nuk pati adresim tek shoqëria civile për konsultim publik.

DEPUTETËT INICIUES DHE RELATORË

TË LIGJEVE TË KONTESTUARA / TË KRITIKUARA

LIGJET E KONTESTUARA DEPUTETËT INICUES RELATORË MBROJTËS

PAKETA "ANTI SHPIFJE" KËSHILLI I MINISTRAVE MUSA ULQINI

TAULANT BALLA VASILIKA HYSI

KLOTILDA BUSHKA

ARBEN PËLLUMBI

MILVA IKONOMI

FATJONA DHIMITRI

LIGJI MBI "BETIMIN" E PRESIDENTIT ADNOR SHAMETI KLOTILDA BUSHKA

ALKET HYSENI

EDMOND LEKA

NDRYSHIMI I KUSHTETUTËS 28 DEPUTETË KLOTILDA BUSHKA

ALKET HYSENI

EDIOLA BRAHA

KORAB LITA

KOMISIONI HETIMOR PER PRESIDENTIN 50 DEPUTETË KLOTILDA BUSHKA

HALIT VALTERI

AKTI NORMATIV “ANTI KÇK” KËSHILLI I MINISTRAVE ARTEMIS DRALO

ADNOR SHAMETI

NDRYSHIME, KODI PENAL EDLIRA BODE VASILIKA HYSI

6.8. GRUPI I RI DHE NDRYSHIMET (PROBLEMATIKE) NË KOMISIONE

Gjatë sesionit parlamentar janar-korrik 2020 pati ndryshime edhe në organizimin e deputetëve

sipas grupeve parlamentare. Një grup i ri parlamentar u njoftua në fillim të pranverës, Grupi

"Demokraci dhe drejtësi", i përbërë nga 11 deputetë dhe me kryetar deputetin Edmond Stojku, ish

kandidat në listën shumëemërore të PS në Tiranë më 2017. Krijimi i grupeve të tilla ka qenë trend

parlamentar në shumicën e legjislaturave, por në rrethanat specifike të zhvillimeve të fundit, pati

zëra kritikë të mbështetjes institucionale për krijime grupesh fiktive në parlament.

Page 36: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

36 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Vetë grupi i ri ka qenë votues i rregullt i nismave të mazhorancës, një tipar jo i zakonshëm për grupe

që deklarohen në opozitë. Gjithashtu pati deputetë që pasi u deklaruan në grupin e ri, deklaruan

dalje nga grupi, apo të tjerë, të cilët në nevojën për të mbledhur firma për ndryshime kushtetuese

iu bashkuan opozitës pa qenë qartësisht deputetë të saj. Për më tepër, shumë prej këtyre

zhvillimeve nuk bazohen në identitete politike, pra në bashkim deputetësh që besojnë tek një

alternativë politike, duke e parë mekanizmin e grupeve parlamentare dhe privilegjeve të burojnë

prej tij, si mekanizëm përfitimi politik afatshkurtër.

Kuvendi është korrekt në anën procedurale për sa kohë deputetët, sipas Rregullores, mund të

krijojnë e shkrijnë grupe parlamentare me mbi 7 deputetë, por në aspektin e përfaqësimit, cilësisë

dhe integritetit parlamentar zhvillime të tilla krijojnë shqetësime.

Në seancën e datës 21 maj kryetari i Kuvendit komunikoi ndryshime në drejtimin e një grupi

parlamentar të opozitës dhe në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit

Publik. Sipas njoftimit të tij, më 12 maj grupi “Demokrat” vendosi zëvendësimin e kryetares Rudina

Hajdari me deputetin Myslim Murrizi. Nga grupi tjetër opozitar, “Demokraci dhe Drejtësi”, sipas tij,

u propozua caktimi i deputetit Koçi Tahiri si zv/kryetar i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit deklaroi se një

zv/kryetar i përket opozitës dhe ai vijon të jetë Murrizi. Ai shtoi se Grupi “Demokrat” ka kërkuar

zëvendësimin e kryetares së Komisionit për Edukimin me deputetin Halil Jakimi. Në rastin e dytë

kryetari i Kuvendit citoi parimin e ndarjes së drejtimit të komisioneve sipas përfaqësimit të grupeve

dhe madhësisë së tyre në Kuvend. Mbi këtë bazë, ai mbështeti propozimin e grupit të ri,

“Demokraci dhe Drejtësi”, Ramazan Gjuzi, si kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e

Informimit Publik. Referuar sa më lart kërkesa e Grupit Parlamentar Demokrat nuk konsiderohet.

Praktika e ndryshimeve në raste të tilla, pavarësisht citimit në çdo rast të Rregullores, kërkon

krijimin e ndjekjen e standardeve të njëjta të miratimit. Duke marrë të mirëqenë parimin e

madhësisë së grupeve opozitare në parlament, grupet opozitare ndryshuan disa herë përbërjen

duke pamundësuar specifikimin se cili është grupi më i madh (aktualisht kanë nga 11 anëtarë,

ndërkohë që tek një grup një deputet ka deklaruar se do

të japë dorëheqjen). Kriteri që u ndoq për të mbajtur në

post zv/kryetarin e Kuvendit nuk u ndoq i njëjtë edhe për

zëvendësimin e kryetarit të Komisionit për Edukimin.

Krahas elementëve teknikë dhe nevojës së harmonizimit

të praktikave, ISP vlerëson se shumica e propozimeve

(për zv/kryetar i Kuvendit dhe drejtues të komisioneve)

në rastin konkret dhe në raste të njëjta me to gjatë

sesionit të fundit parlamentar, u nisën nga nevoja për të

mbyllur mosmarrëveshjet brenda grupeve në dëm të

cilësisë së drejtimit dhe menaxhimit parlamentar.

Zgjedhja në drejtimin e Komisionit të Medias dhe

Edukimit të një deputeti pa përvojë në çështjet arsimore,

mediatike, sportive dhe teknologjike, përbën një devijim

nga tradita dhe një zhvillim shqetësues për cilësinë e

punës dhe vendimmarrjes në Kuvendin e RSH. I njëjti

shqetësim vlen edhe për sugjerime të standardeve të

Kuvendi iu përgjigj situatës së

epidemisë CIVID-19 duke vendosur

përgjysmimin e pagave të

deputetëve për periudhën e

gjendjes së emergjencës. Vendimi u

mor nga struktura drejtuese e

Kuvendit, pa miratimin e të gjitha

grupeve parlamentare.

Për pasojë, në gusht u njoftua se së

paku dy deputetë, Murrizi e Roshi,

kanë drejtuar padi penale në

gjykatë kundër vendimit të

njëanshëm të Kuvendit.

Page 37: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

37 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

njëjta për drejtimin e Kuvendit apo për pozita drejtuese në komisione të rëndësishme

parlamentare, përfshirë Komisionin e Integrimit.

6.9. REKORD ME INTERPELANCA, POR JO I PRODUKTIT TË TYRE KUSHTETUES

Gjatë vitit 2020, megjithëse pati kufizime në aktivitetin parlamentar, u shënuan numri më i lartë i

kërkesave për interpelanca, 53% e totalit prej 2017. Janë gjithsej 19 kërkesa nga 36 në total. Numri i

lartë i kërkesave për interpelancë tregon se deputetët, kryesisht ata të opozitës (vetëm një

interpelancë është kërkuar nga mazhoranca), e përdorën hapësirën ligjore e kushtetuese për të

ushtruar ndikim në rritje në axhendën parlamentare. A rezultoi efektive?

Nga përvoja e vitit 2020 rezulton se një problematikë tjetër lidhur me interpelancat është

keqpërdorimi i tyre në funksion të ligjërimit politik të ditës. Për shembull, kur interpelancat janë

pyetje konkrete, citojnë raste konkrete dhe kërkojnë informacione konkrete, nga titullarët e

pushtetit ekzekutiv në tërësinë e tyre nuk kanë pasur përgjigje konkrete. Një rast ilustrues është

8% 11%

3%

16%

8%

53%

Sesioni I (2017) Sesioni II (2018)

Sesioni III (2018)

Sesioni IV (2019)

Sesioni V (2019)

Sesioni VI (2020)

KURBA E INTERPELANCAVE 2017-2020

Page 38: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

38 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

interpelanca me kryeministrin për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku asnjë prej pyetjeve teknike të

adresuara nga deputetët kërkues të saj nuk morën përgjigje.

Thelbi i interpelancave është fuqizimi i kontrollit kushtetues nga parlamenti në raport me pushtetin

ekzekutiv, rritja e transparencës dhe e llogaridhënies. Për sa kohë thelbi i instrumentit demokratik

të interpelancës devijohet duke e shndërruar atë në një mekanizëm të konsumit politik ditor, nuk

humbet vetëm koncepti i saj, por edhe cenohet përgjegjësia kushtetuese e parlamentit në ushtrimin

e kontrollit kushtetues, si dhe dobësohet mekanizmi që detyron qeverinë për të qenë

llogaridhënëse.

Referuar të dhënave krahasuese 79% e interpelancave janë zhvilluar dhe 21% ende nuk janë

mbajtur, pavarësisht se kërkesat janë adresuar që në fillimin e sesionit parlamentar në muajin janar.

Në tërësi ministrat janë përgjigjur për interpelancat, por në rastin e Ministrit të Jashtëm dhe të

Kryeministrit qeveria ka deleguar Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. I tillë ishte

edhe rasti i interpelancës së kërkuar nga deputeti K.Papa dhe zhvilluar në korrik 2020.

Në lidhje me problematikat e interpelancave mund të thuhet se kemi të bëjmë me tre kategori

kërkesash: me kërkesa emergjente për shkak të zhvillimeve ditore në vend (deportimin e një

qytetari, prishja e Teatrit, provimet e maturës, zgjedhjet në universitete, COVID-19), me kërkesa

specifike të zonës e komunitetit elektoral (të drejtat e minoritetit, investime dhe projekte), ose me

kërkesa të përgjithshme pa ndonjë objekt konkret dhe adresim efektiv (politika e jashtme, etj). Më

4

1

1

1

4

5

3

3

1

1

0

4

4

2

Kryeministrin / Ministrin EPJ Edi Rama

Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj

Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu

Ministren e Transportit Belinda Balluku

Ministren e Arsimit Besa Shahini

Ministrin e Brendshëm Sander Lleshaj

Ministrin e Turizmit Blendi Klosi

ADRESIMI I INTERPELANCAVE 2020

Zhvilluar Kërkesa

Page 39: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

39 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

poshtë tabela paraqet të gjitha kërkesat për interpelanca sipas ministrive ndaj të cilave janë

adresuar, ku përjashtim bën kryeministri Rama drejt të cilit janë adresuar dy kërkesa në funksionin e

kryeministrit dhe dy kërkesa në funksionin e Ministrit për Evropën dhe Politikën e Jashtme.

Referuar të dhënave për secilin deputet, rezulton se ndër 97 kërkesat për interpelanca të

ndërmarra nga 37 deputetë të ndryshëm, 8 janë deputetët më me shumë kërkesa. Në krye të listës

është deputeti Artur Roshi (PBK), me 10 kërkesa, nga të cilat 2 individuale dhe 8 kolektive, ndjekur

nga dy deputetët Fatjona Dhimitri dhe Lefter Maliqi secili me nga 6 kërkesa, të gjitha kolektive.

Deputeti Vasil Sterjovski që përfaqëson pakicën maqedonase në Shqipëri ka regjistruar 4 kërkesa, 2

individuale dhe 2 kolektive. Katër deputetë të tjerë (Përmeti, Topi, Gjuzi, Çaçani) kanë regjistruar 4

kërkesa, por të gjitha në kuadrin e nismës kolektive. 29 deputetët e tjerë kanë më pak sesa 4

kërkesa, shumica absolute e të cilëve me nënshkrime e nisma kolektive.

6.10. KËRKESAT PËR INFORMACION PËR INSTITUCIONET, KUOTA TË NJËJTA ME 2019

ISP monitoroi edhe ushtrimin e të drejtës së deputetëve për të adresuar kërkesa për informacion.

Mbi bazën e të dhënave nga Kuvendi, në total pati 69 kërkesa për informacion, 68 nga deputetë dhe

1 kolektive, nga një grup deputetësh. Në shifra krahasuese janë shifra të njëjta me të njëjtën

periudhë të vitit 2019 (68) dhe më pak sesa më 2018 (125). Kërkesa e fundit daton më 28 korrik, dy

ditë përpara mbylljes së sesionit parlamentar. Kërkesës së ISP për të marrë të dhëna të detajuara

për deputetët që kanë adresuar kërkesa për informacion, Kuvendi nuk iu përgjigj pozitivisht gjatë

muajit korrik (kur vijonin ende punimet) dhe as gjatë muajit gusht. Kuvendi njoftoi se midis datës 3-

31 gusht administrata e Kuvendit do të ishte me pushimet vjetore.

2

2

8

6

6

2

4

4

4

4

10

6

6

4

4

4

4

4

Artur Roshi

Fatjona Dhimitri

Lefter Maliqi

Vasil Sterjovski

Andi Permeti

Arlind Çaçani

Ramazan Gjuzi

Suzana Topi

DEPUTETËT MË ME SHUMË INTERPELANCA

Total Në grup Individuale

Page 40: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

40 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Deri më 31 gusht Kuvendi nuk kishte publikuar ende të dhënat emërore të deputetëve që kanë

adresuar kërkesa për informim. Stafi i ISP ka siguruar në rrugë informale të dhënat për pjesën më të

madhe të deputetëve që kanë adresuar kërkesa, ky më kryesorët janë Vasil Sterjovski, Myslim

Murrizi, Fatjona Dhimitri, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Luan Harusha, etj, por duke mos pasur të

dhëna zyrtare për të gjithë emrat dhe deputetët, nuk e përfshiu këtë kategori angazhimi të

deputetëve në raportin final (të shkruar më 30-31 gusht 2020).

6.11. ZGJEDHJE DHE EMËRIME: RISI DHE PROBLEMATIKA

Kuvendi zgjodhi disa zyrtarë të rëndësishëm të hierarkisë shtetërore gjatë 2020. Më të rëndësishmit

prej tyre ishin zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (janar) dhe zgjedhja e kryetarit të

Kontrollit të Lartë të Shtetit (korrik). Për zgjedhjen e parë procedura ishte më formale dhe sipas

renditjes së bërë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) parlamenti praktikisht konfirmoi emrin e

parë të listës. Zgjedhja e dy zyrtarëve të lartë ishte pozitive në raport me përgjegjësitë kushtetuese

të parlamentit dhe në dallim nga vonesa për dy rastet në sesionet e kaluara parlamentare.

Në zgjedhjen e kryetarit të KLSH situata ishte më e komplikuar. Tre kandidatë të mëparshëm të

Presidentit të Republikës ishin refuzuar nga parlamenti me motive të ndryshme (kryesisht me

pretendimin se kandidatët nuk plotësonin kushtet pasi nuk kishin përvojë ekonomike e financiare,

apo në një rast se kandidati ishte anëtar i strukturave partiake).

Gjatë këtij sesioni Presidenti propozoi një emër të ri (i katërti kandidat në rreth 1.5 vjet), me formim

juridik bazë, dhe me studime universitare në ekonomi ende të papërfunduara (vijon studimet

master). Në këtë rast Kuvendi ndryshoi standardet e ndjekura prej tij në të kaluarën dhe e miratoi

kandidatin e Presidentit, duke e parë atë më shumë si pjesë të një procesi të bashkëpunimit politik

sesa mbi cilësitë ligjore të kandidatit. Kuvendi zgjodhi edhe kreun e AMF (maj 2020), i cili më parë

kishte qenë kryetar Bordi. Zgjedhja e tij ndodhi ndërkohë që Kuvendi nuk i ka kthyer përgjigje

ILDKPKI lidhur me shqetësimin dhe kërkesën e këtij të fundit, për verifikim nëse kandidati plotëson

kushtet ligjore të zgjedhjes dhe nëse ka qenë në gjendje të konfliktit të interesit.

Procesi i zgjedhjes së disa zyrtarëve të tjerë në institucione me burim Kuvendin, siç janë AMA,

KD i RTSH, një anëtar në Bordin e Autoritetit të Dosjeve, etj, vijoi të jetë i vonuar, jashtë

procedurës dhe me i shoqëruar me shqetësimin e shoqërisë civile se kandidatët janë

paracaktuar kryesisht mbi kontributet e tyre politike dhe jo aq në profesionale. Parimi i

balancimit politik në përfaqësim, aplikuar për rreth dy dekada, si dhe nevoja për standarde më

të larta zgjedhore dhe konkurrimi, edhe këtë herë nuk u përmbushën. Nga ana tjetër, disa

seanca dëgjimore të kandidatëve në mbledhjet online krijuan përshtypjen e prezantimeve dhe

seancave formale, kurse për disa procese të tjera të nisura (p.sh, AMA), opinioni i Komisionit të

Venecias de facto e riktheu në pikën fillestare.

Page 41: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

41 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

7. BILANCI I VOTËS POLITIKE NË AKTET E KUVENDIT 2020

Pjesëmarrja në seancat plenare është e lidhur me vendimmarrjen e deputetëve. Zgjedhësit nuk

mund të dinë qëndrimet politike të përfaqësuesve të tyre nëse ata nuk flasin (diskutojnë) dhe

sidomos nëse nuk votojnë pro apo kundër akteve në parlament. Në praktikat perëndimore vota

pro e kundër e shoqëron karrierën politike të një deputeti dhe tregon shumë për cilësitë

profesionale e bindjet e tij politike. Vota politike në parlament përcakton se cila prej palëve

politike është opozita dhe cila mazhorancë. Këto të fundit votojnë gjithnjë pro qeverisë, opozita

voton vetëm për ligjet e vendimet konsensuale, në rastet e votave politike mban qëndrimin e saj

dhe kryesisht ai qëndrim është votë kundër qeverisë dhe mazhorancës.

7.1. VOTA “PRO” QEVERISË, 4 NË 5 GRUPET NË PARLAMENT

Një lexim krahasues i votave sipas grupeve gjatë periudhës janar – korrik 2020, tregon se grupi i PS

ka pasur vetëm 1% vota kundër, kryesisht kundër ndonjë nisme ligjore të ardhur nga deputetët e

opozitës. Votat për dekretet e Presidentit (vota kundër dekretit) konsiderohen vota pro përderisa

janë pro një qëndrimi politik të përhershëm të mazhorancës). Nga grupet e tjera edhe grupi më i ri

parlamentar, “Demokraci dhe drejtësi” rezulton se në 90% të rasteve ka votuar pro akteve të

mazhorancës, pavarësisht se nga kjo e fundit, zyrtarisht konsiderohet si grupi më i madh i opozitës,

të cilit për këtë arsye iu dha edhe drejtimi i Komisionit të Medias dhe Edukimit.

Nga grupet e tjera parlamentare, grupi “Demokrat” është i vetmi që ka më shumë vota kundër sesa

pro nismave të mazhorancës, në total 59% kundër dhe 41% pro, ndërkohë që Grupi i Pavarur ka

votuar në 75% të rasteve pro mazhorancës, dhe deputetët pa grup gjithashtu kanë votuar 55% të

rasteve pro mazhorancës dhe qëndrimeve të saj politike.

90%

41%

99%

75%

55%

10%

59%

1%

25%

45%

GRUPI D&D GRUPI DEM GRUPI PS GRUPI PAVARUR PA GRUP

VOTA MESATARE "PRO" DHE "KUNDËR" SIPAS GRUPEVE

VOTË PRO VOTË KUNDËR

Page 42: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

42 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Në tërësi tabela tregon se vota pro mazhorancës ka qenë shumë e madhe dhe me mbështetje të

vazhdueshme nga 3 prej 4 grupeve të tjera që mund të konsiderohen të opozitës së re

parlamentare. Grupi “Demokrat” ka vetëm 11 deputetë, dhe mbeten të vetmit me votë politike

kundër, numër minimal në raport me 122 deputetë në totalin e përbërjes së parlamentit aktual.

7.2. QEVERIA NË PARLAMENT: KRYEMINISTRI VOTOI VETËM 58% TË RASTEVE

Në praktikat e mira parlamentare qeveria është e detyruar të jetë e pranishme në punimet e

parlamentit, me përjashtim të rasteve të pamundura (arsye udhëtimi, mbledhjeje të papritur,

aktiviteti ndërkombëtar, shëndetësore, etj). Sidomos kur vendi është në situatë të emergjencës dhe

parlamenti merr vendime të rëndësishme, ku shumica e tyre janë akte normative ose nisma të vetë

qeverisë, kjo e fundit i bashkohet parlamentit jo vetëm si deputetë – votues, por edhe në respekt të

llogaridhënies dhe të pushtetit primar që ka parlamenti ndaj pushtetit ekzekutiv.

Të dhënat krahasuese të votës qeveritare gjatë sesionit janar – korrik 2020 tregojnë se vetëm një

ministër deputet ishte i pranishëm në të gjitha votimet, dhe se kryeministri e zëvendësi i tij ishin

anëtarët e kabinetit më me pak pjesëmarrje në votimet e Kuvendit, përkatësisht në 58% dhe 60% të

rasteve.

100%

98%

96%

94%

92%

91%

88%

86%

60%

58%

Blendi Klosi

Eduard Shalsi

Elisa Spiropali

Ogerta Manastirliu

Arben Ahmetaj

Olta Xhaçka

Bledar Çuçi

Pandeli Majko

Erion Braçe

Edi Rama

MINISTRAT: PJESËMARRJA NË VOTIM NË AKTET E KUVENDIT

Page 43: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

43 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Për shkak se në periudhën e COVID-19 votimi ishte shumë më i favorshëm për deputetët (mund të

votonin në çdo kohë që nga fillimi i seancës plenare), ministrat dhe dy drejtuesit e lartë të qeverisë

kishin të gjithë mundësinë të ishin pak minuta prezent në parlament për të votuar pa cenuar

axhendën e tyre ekzekutive ditore. Fakti se edhe në dy sesionet e kaluara parlamentare kryeministri

ka pasur përqindjet më të larta të mospjesëmarrjes në votimet e parlamentit është tregues se shifra

e tanishme kritike nuk është rastësi, por pjesë e raportit të tij personal e institucional me

parlamentin, të cilin de facto e kontrollon në çdo vendimmarrje të tij.

7.3. DEPUTETË QË NUK VOTOJNË NË KUVEND? 23 EMRAT KRYESORË

Në rastin shqiptar kemi tashmë një grup solid deputetësh, të cilët në tërësi në të gjitha sesionet

parlamentare nuk marrin pjesë në debate parlamentare ose nuk votojnë aktet e Kuvendit. Nëse u

referohemi 10 deputetëve me përqindjen më të ulët të pjesëmarrjes në votimet në parlament,

rezulton se midis tyre ka një shumicë deputetësh që janë tërësisht jo aktivë edhe në komisione dhe

në aktivitetet e tjera parlamentare, por ka edhe ndonjë deputet që merr pjesë aktive në fjalime në

seanca, duke preferuar në fund të tyre të mos marrë pjesë në votim.

Në 23 deputetët me përqindjen më të vogël të pjesëmarrjes në votimet e akteve në Kuvend gjendet

vetëm një deputet i PS, i cili për një periudhë kohe nuk ishte fizikisht në Tiranë duke pamundësuar

pjesëmarrjen në votim. Në tërësi deputetët e mazhorancës kanë qenë unanim në pjesëmarrje dhe

në votime, ndërkohë që deputetët e opozitës së re parlamentare dhe disa prurje të tjera nga biznesi

në politikë, kanë zgjedhur të jenë joaktivë në debate ose në votimin e akteve parlamentare. Në listë

ka edhe emra mjaft të njohur parlamentarësh nga opozita e re parlamentare, të cilët siç duket kanë

zgjedhur të mos bëhen pjesë e vendimmarrjes, pavarësisht se në listën e deputetëve më me shumë

fjalime figurojnë mjaft aktivë.

DEPUTETËT MË ME PAK PJESËMARRJE NË VOTIMET E AKTEVE NË KUVEND

(JANAR-KORRIK 2020)

Nr Emri / Mbiemri Grupi Në % Nr Emri / Mbiemri Grupi Në %

01 LEFTER KOKA PA GRUP 94% 13 NIKOLIN STAKA PA GRUP 43%

02 ERION PICIRI PA GRUP 92% 14 VASIL STERJOVSKI PA GRUP 39%

03 LIGORAQ KARAMELO DEM 82% 15 KOÇI TAHIRI D&D 30%

04 AMRA BAROVA PAV 75% 16 DAMIAN GJIKNURI PS 28%

05 TOM DOSHI PA GRUP 73% 17 KLAJDI QAMA D&D 27%

06 GJETAN GJETANI PA GRUP 64% 18 RUDINA HAJDARI DEM 27%

07 ADRIATIK ALIMADHI* PA GRUP 62% 19 RALF GJONI PAV 25%

08 ENADA KAPLLANI PAV 52% 20 EDLIRA HYSENI PAV 24%

09 YLLI SHEHU PAV 52% 21 ENVER ROSHI PAV 22%

10 SUZANA TOPI PA GRUP 51% 22 LEFTER MALIQI PA GRUP 21%

11 ALBAN ZENELI DEM 46% 23 MYSLIM MURRIZI DEM 21%

12 FATMIR VELAJ PS 45% *Deputeti Alimadhi nuk ishte i pranishëm 2 muaj

Page 44: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

44 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

7.4. DEPUTETËT PA QËNDRIM NË VOTË: 24 EMRAT KRYESORË

Në praktikat e mira parlamentare, midis opsioneve politike në votimin e akteve, opsioni i abstenimit

është kryesisht tipar i një pakice deputetësh që përfaqësojnë grupe liberale apo individë të pavarur

që mendojnë ndryshe nga shumicat në qeveri dhe opozitë. Në rastin shqiptar ky shpjegim merr

vlerë vetëm në raste specifike, ku votat abstenuese deklarohen. Në tërësi, në rastin tonë, vota

abstenuese shihet si çlirim nga presioni, ikje nga përgjegjësia ose pavendosmëri vendimmarrjeje.

Tabela pasqyron deputetët më me shumë raste të votës abstenuese. Për vetë kompozimin e

parlamentit ishte e pritshme që në këtë listë të mos jetë asnjë deputet nga mazhoranca e majtë

parlamentare (abstenimi në mazhorancë shihet si votë kundër dhe qëndrim politik), ndërkohë që

shumica absolute e tyre janë nga prurjet e reja parlamentare të viti 2019. Në krye të listës është

deputeti Papa me 62% të votave abstenuese në 155 aktet parlamentare të periudhës janar-korrik

2020, ndjekur me diferencë të madhe nga deputetët e tjerë. Në listë bëjnë pjesë edhe deputetë të

njohur të opozitës, por me përqindje abstenuese prej 13%, shifër jo e lartë, gjithsesi, shumë më e

lartë sesa vota e të gjithë grupit të deputetëve të mazhorancës.

DEPUTETËT QË ABSTENUAN MË SHUMË GJATË

JANAR-KORRIK 2020

Nr Emri / Mbiemri Grupi Në % Nr Emri / Mbiemri Grupi Në %

01 KOSTAQ PAPA D&D 62% 13 EDLIRA HYSENI PAV 15%

02 ARTUR ROSHI DEM 42% 14 YLLI SHEHU PAV 15%

03 KUJTIM GJUZI PA GRUP 34% 15 RUDINA HAJDARI DEM 13%

04 LEFTER MALIQI PA GRUP 27% 16 KLAJDI QAMA D&D 13%

05 MAJLINDA HALILAJ D&D 21% 17 MYSLIM MURRIZI DEM 13%

06 ERVIS MEÇO D&D 20% 18 ENADA KAPLLANI PAV 11%

07 RALF GJONI PAV 20% 19 VASIL STERJOVSKI PA GRUP 11%

08 KRENAR RRYÇI D&D 19% 20 NIMET MUSAJ PAV 9%

09 RAMAZAN GJUZI D&D 19% 21 AMRA BAROVA PAV 9%

10 ENVER ROSHI PAV 17% 22 HALIL JAKIMI DEM 8%

11 BESNIK TROPLINI DEM 17% 23 ARBEN ELEZI DEM 6%

12 ARLIND ÇAÇANI DEM 16% 24 ZEF SHTJEFNI PA GRUP 6%

Page 45: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

45 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

8. BILANCI I ANGAZHIMEVE NË DEBATET PLENARE

Seancat plenare përbëjnë aktivitetin më të rëndësishëm publik të deputetëve. Ata diskutojnë,

votojnë, propozojnë dhe mbajnë qëndrime politike, të cilat kanë impakt në perceptimin publik

ndaj tyre, në karrierën politike në parti dhe në raportet me elektoratin që përfaqësojnë. Grupi

monitorues është përpjekur të monitorojë diskutimet numerike të deputetëve, pasi në tërësi

përmbajtja e tyre nuk ofron elementë me vlerë studimore.

8.1. TË DHËNA MBI SEANCAT DHE KOHËN POLITIKE

Statistikat zyrtare të Kuvendit dëshmojnë se kurba e seancave plenare ka përputhshmëri midis

sesioneve të pranverë-verës midis periudhës 2018-2020, konkretisht, me 25 seanca më 2018, 24 më

2019 dhe 23 më 2020. Ruajtja e nivelit në tre sesionet e pranverës dhe verës është shprehje e

trendit të politikës, por në thelb, nuk lidhet me cilësinë dhe as me bilancin final të produktit

parlamentar.

Gjatë sesionit aktual janar-korrik parlamenti arriti të sigurojë numër të lartë të seancave plenare

nisur nga fakti se vetëm në një javë (23-30 korrik 2020) zhvilloi 4 seanca plenare, shifra më e lartë e

seancave plenare në një parlament që në legjislaturën e parë të tranzicionit.

Katër seanca në pak ditë flet më shumë për nxitimin për të marrë vendime (u ndryshuan Kodi

Zgjedhor dhe Kushtetuta), sesa aftësia e parlamentit për të zgjidhur problematika me interes publik

dhe të paralajmëruara më parë në axhendën e sesionit parlamentar.

18

25

17

24

13

23

Sesioni I (2017)

Sesioni II (2018)

Sesioni III (2018)

Sesioni IV (2019)

Sesioni V (2019)

Sesioni VI (2020)

SEANCAT PLENARE GJATË 2017-2020

Page 46: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

46 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Gjithashtu statistikat e Kuvendit theksojnë se më 2018 ka pasur 144 orë debat në seanca, më 2019

ka pasur 126 orë dhe më 2020 ka pasur 111 orë debat në seanca plenare, nga të cilat më 2018.

Referuar ndarjeve të debateve midis mazhorancës dhe opozitës rezulton se gjatë dy sesioneve të

para 2017-2018 opozita ka qenë shumë më aktive dhe dominuese në sasinë kohore të debateve

parlamentare, kurse më pas kurba ka ardhur në rënie.

Në këtë sesion deputetët e mazhorancës diskutuan 43 orë ndaj 34 orë nga deputetët e opozitës. Në

minuta, diskutuesi më me shumë minuta ishte kryeministri Rama. Për shembull kryeministri

diskutoi 41 minuta në seancën e datës 30 korrik, ndaj totalit prej 64 minutave të mazhorancës, pra

rreth dy të tretat e kohës së mazhorancës dhe më shumë minuta se të gjithë deputetët e opozitës

të rreshtuar në grupe parlamentare. Edhe në seancën e datës 27 korrik, kur parlamenti lexoi e

miratoi raportin e komisionit hetimor për Presidentin, kryeministri diskutoi 33 minuta ndaj 68

minutave që konsumoi leximi i vetë raportit të komisionit. Për dallim pakica parlamentare (nga

opozita) patën në dispozicion 19 minuta (opinioni i pakicës në komision), si dhe 8 deputetë të tjerë

u lejuan të diskutojnë vetëm nga 1 minutë për secilin. Në diskutimet e grupeve parlamentare PS

mori edhe 26 minuta të tjerë, ndaj 23 të dy grupeve të opozitës.

Të dhëna të tilla statistikore dhe krahasuese nuk kanë ndonjë vlerë në treguesit për punën e

parlamentit dhe efikasitetin e deputetëve, pasi diskutimet në seancat plenare nuk janë vetëm

“çështje minutash”, të cilat menaxhohen si përherë, në funksion të axhendës politike të

mazhorancës, por janë kryesisht “çështje përmbajtjeje” dhe analizuar në këtë tregues, raportet

mazhorancë – opozitë do të ishin në diferencë shumë më të thellë, në interes të mazhorancës, e cila

pati fokusim më të madh në axhendën ditore parlamentare sesa në “fjalimet për fjalim”.

53 45

38

60

27

43

61

51

5

27

22

34

Sesioni I (2017)

Sesioni II (2018)

Sesioni III (2018)

Sesioni IV (2019)

Sesioni V (2019)

Sesioni VI (2020)

KOHA E DEBATEVE PARLAMENTARE 2017-2020 (NË ORË)

MAZHORANCA OPOZITA

Page 47: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

47 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

8.2. FJALIMET NË SEANCA, TIPARET KRYESORE TY TYRE

Referuar të dhënave statistikore të gjitha grupet parlamentare kanë pasur angazhim në seancat

plenare. Në totalin e diskutimeve, 36% i përkasin deputetëve të mazhorancës dhe e gjithë pjesa

tjetër deputetëve të opozitës ose atyre pa grup parlamentar. Sipas grupeve, grupi “Demokrat” dhe

deputetët pa grup parlamentar kanë konsumuar secili nga 21% të debateve parlamentare.

11%

21%

11% 21%

36%

PËRQINDJET E ANGAZHIMEVE NË SEANCA SIPAS GRUPEVE PARLAMENTARE

GRUPI I "PAVARUR"

GRUPI DEMOKRAT

DEMOKRACI DHE DREJTËSI

PA GRUP PARLAMENTAR

PARTIA SOCIALISTE

5,7

9,1

4,6

6,5

2,7

4,4

GRUPI I "PAVARUR"

GRUPI DEMOKRAT

DEMOKRACI DHE DREJTËSI

PA GRUP PARLAMENTAR

PARTIA SOCIALISTE

TOTAL

FJALIME: MESATARISHT "PËR 1 DEPUTET"

Page 48: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

48 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Referuar të dhënave krahasuese “për deputet” midis grupeve parlamentare, rezulton se grupi më i

madh parlamentar, ai i PS, ka pasur nivelin më minimal të angazhimit në debatet parlamentare,

vetëm 2.7 fjalime për deputet. nivelin më të lartë të angazhimit e kanë pasur deputetët e grupit

“Demokrat”, me 9,1 fjalime për deputet, ndjekur nga deputetët pa grup parlamentar me

mesatarisht 6.5 fjalime për deputet dhe ata të Pavarur me 5,7 fjalime për deputetet.

Lidhur me përkatësinë gjinore, deputetët meshkuj kanë qenë relativisht më aktiv dhe më të shumtë

në numër në debate (4,6 fjalime për deputet) në raport me gratë deputete (me 3,7 fjalime për

deputet). Kjo shpjegohet edhe me faktin se midis 40 deputetëve të opozitës parlamentare, ku janë

shënuar shifra të larta të pjesëmarrjes në diskutimet parlamentare, ka një numër shumë të vogël

grash deputete që janë aktive dhe pjesëmarrëse në debatet parlamentare.

FJALIMET E DEPUTETËVE 2020 - MBI BAZËN E PËRKATËSISË GJINORE

TOTAL NË % MESATARE

DEPUTETËT (M) 356 74% 4,6

DEPUTETËT (F) 123 26% 3,7

Këto të dhëna krahasimore nuk lidhen domosdoshmërisht me cilësinë e debateve dhe me

kontributin real parlamentar, pasi një pjesë e

diskutimeve krijuan përshtypjen se janë më

shumë për të shënuar emrin në listën e

diskutuesve sesa për të sjellë ndonjë dobi

publike në nivel parlamentar, politik dhe

publik. Një numër i vogël deputetësh, kryesisht

deputetë që ishin prurje të reja gjatë vitit

2019, u përpoqën të kërkojnë fjalën dhe të

jenë aktiv në shumicën e seancave plenare dhe

debateve parlamentare, duke tentuar të

krijojnë profil publik dhe të shfrytëzojnë

mundësinë që ofron seanca plenare, por ishin

të pakta rastet kur diskutimet e tyre patën

lidhje me axhendën parlamentare dhe sollën

përmirësim të ligjeve apo vendimeve në të.

Gjatë sesionit pati edhe raste kur deputetë të

caktuar, kryesisht ata me qëndrime kritike

edhe brenda mazhorancës, nuk patën mundësi

të flisnin në parlament për shkak të kohës së

kufizuar dhe për pasojë, publikuan në media

fjalimin që kishin përgatitur për seancën

DEPUTETË TË SPONSORIZUAR NË FJALIME?

Në grupin e mazhorancës vlejnë të theksohen tri

të dhëna: e para, pjesa më e madhe e

diskutuesve janë individë të promovuar

politikisht në emër të grupit, pra që caktohen e

nxiten për të folur publikisht; e dyta, një pjesë e

madhe e grupit, përfshirë edhe individë me

përvojë politike dhe parlamentare më shumë

preferuan të jenë të tërhequr në debatet

formale parlamentare sesa të jenë aktive, dhe

së fundi, replika e kryetarit të grupit me një

deputet kritik brenda mazhorancës (D.Bushati),

tregoi se emrat që kanë të drejtë të flasin nuk e

fitojnë të drejtën sipas Rregullores, duke e

kërkuar atë, por duke marrë miratimin paraprak

të kryetarit të grupit.

Page 49: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

49 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

plenare. Kufizimet në kohë për shkak të COVID-19 dhe për shkak të centralizimit të vendimmarrjes

në grupet parlamentare, në aspektin afatgjatë dhe përfaqësues, mund të jenë problematike dhe me

pasojë kritike për cilësinë e debatit parlamentar dhe për pavarësinë e deputetëve si institucion

përfaqësues e ligjvënës.

8.3. DEPUTETËT MË ME SHUMË FJALIME: DOMINON “OPOZITA E RE”

Jemi mësuar t’i ndjekim seancat parlamentare në TV, në portalet mediatike, në facebook apo rrjete

të tjera komunikimi, dhe në tërësi kemi parë të njëjtit deputetë protagonistë në shumicën e

debateve. Tabela e krahasimit për pjesëmarrjen e deputetëve në fjalime është konfirmuese për

këtë përshtypje të jashtme. Disa deputetë ishin mjaft aktiv në seancat plenare, - një pjesë edhe për

shkak të funksionit si drejtues të grupeve parlamentare, por një pjesë e konsiderueshme për shkak

të zgjedhjes personale për të qenë të tillë.

Në krye të listës së deputetëve më me shumë fjalime është zv/kryetari i Kuvendit Myslim Murrizi. Ai

ka folur në 21 seanca plenare, më tepër se çdo politikan tjetër. Në vend të dytë është një deputet jo

shumë i njohur në publik, Zef Shtjefni, kryetar i partisë “Ora”, cili ka folur në 20 seanca plenare. Në

listë vijojnë dy drejtuesit e grupeve parlamentare, Nimet Musaj i Grupit “Të pavarur” dhe Taulant

Balla (PS). Në listë vijnë më pas emra deputetësh të njohur si Hajdari, Roshi, etj, dhe të panjohur

ose protagonistë të diskutimeve, shpeshherë me headline negative në media, si disa prej emrave

vijues të 10-11 deputetëve më aktivë në seancat plenare.

DEPUTETËT MË ME SHUMË FJALIME NË PARLAMENT

(JANAR – KORRIK 2020)

NR EMRI / MBIEMRI GRUPI TOTAL SI INDIVID SI GRUP

01 MYSLIM MURRIZI DEM 21 21 0 02 ZEF SHTJEFNI PA GRUP 20 20 0

03 NIMET MUSAJ PAV 19 5 14 04 TAULANT BALLA PS 19 7 12

05 KOSTAQ PAPA PA GRUP 18 18 0

06 RUDINA HAJDARI DEM 17 9 8 07 ARTUR ROSHI PA GRUP 16 16 0

08 ERION PICIRI PA GRUP 16 16 0

09 HALIT VALTERI DEM 14 13 1 10 KORAB LITA DEM 13 12 1

11 KUJTIM GJUZI PA GRUP 13 13 0 12 RALF GJONI PAV 13 12 1 13 ANDI PERMETI PA GRUP 11 11 0 14 EDMOND STOJKU PA GRUP 11 5 6

15 VASIL STERJOVSKI PA GRUP 11 11 0 16 FATJONA DHIMITRI DEM 10 8 2 17 HALIL JAKIMI DEM 10 10 0 18 LEFTER MALIQI PA GRUP 10 8 2

Page 50: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

50 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Mjaft aktiv në seanca kanë qenë edhe deputetët e rinj Gjoni, e Përmeti, Stojku dhe Sterjovski, për ta

mbyllur listën e 18 deputetëve më aktiv me deputetin Lefter Maliqi me 10 fjalime, 2 prej të cilave

kanë lidhje me interpelanca kolektive ose debate kolektive në parlament dhe të tjerat me nisma

personale për diskutim. Sic shihet në 18 deputetët më me shumë fjalime në parlament vetëm 1

deputet është nga grupi kryesor politik, ai i PS. Fakti se midis socialistëve nuk ka sasi diskutimesh

lidhet jo vetëm me zgjedhjen personale të deputetëve, por edhe me faktorë të tjerë, sic mund të

jenë stepja për të folur për gjithcka dhe kurdoherë deri edhe skema taktike për të mbyllur sa më

parë diskutimet në një parlament ku vendimmarrja është 100% e garantuar sipas vullnetit të saj

politik.

8.4. DEPUTETËT QË NUK FOLËNNË SEANCAT PLENARE

Në bilancin e debateve parlamentare tërheq vëmendjen edhe lista e deputetëve që nuk kanë

diskutuar asnjëherë gjatë periudhës monitoruese. Disa prej tyre ndodhen pothuajse gjithnjë në këtë

listë dhe janë kryesisht deputetë që politikën e kanë angazhim të dytë, krahas biznesit privat apo

angazhimeve të tjera prioritare, disa janë figura të njohura politike e publike që në kontrast me

angazhimin në seanca, janë mjaft aktiv në mbledhjet në komisionet parlamentare ose në strukturat

e tjera të Kuvendit. Në listën e deputetëve me “0” diskutime bëjnë pjesë kryesisht deputetë të

ardhur më 2019 në parlament, por edhe deputetë të njohur si Ulqini, Peleshi, Kodheli, Zeneli, etj, të

cilët janë aktiv në jetën politike dhe në drejtimin e komisioneve parlamentare. Në listë nuk mund të

mos mungojnë disa prej deputetëve të njohur më shumë si biznesmenë sesa si deputetë, dhe që

janë aty prej shumë mandatesh parlamentare, pavarësisht bilancit negativ në përfaqësimin dhe

pjesëmarrjen në aktivitetin parlamentar.

27 DEPUTETËT QË NUK FOLËN NË ASNJË PREJ SEANCAVE PLENARE JANAR – KORRIK 2020

Nr EMRI / MBIEMRI GRUPI NR Nr EMRI / MBIEMRI GRUPI NR

01 ALBAN ZENELI DEM 0 15 LUAN HARUSHA PS 0

02 AMBRA BAROVA PAV 0 16 MAJLINDA HALILAJ PA GRUP 0

03 BESNIK TROPLINI PA GRUP 0 17 MIMI KODHELI PS 0

04 BUJAR ÇELA PS 0 18 MUSA ULQINI PS 0

05 DRITAN BICI PS 0 19 NIKO PELESHI PS 0

06 EDMOND LEKA PS 0 20 NIKOLIN STAKA PA GRUP 0

07 EDMOND RRUSHI PA GRUP 0 21 PAULIN STERKAJ PS 0

08 ELIO HYSKO PS 0 22 REME LALA PA GRUP 0

09 ENADA KAPLLANI PAV 0 23 RRAHMAN RRAJA PS 0

10 FATMIR VELAJ PS 0 24 SADRI ABAZI PS 0

11 GJETAN GJETANI PA GRUP 0 25 TOM DOSHI PA GRUP 0

12 ILIR NDRAXHI PS 0 26 XHEVIT BUSHAJ PS 0

13 KOÇI TAHIRI PeD 0 27 YLLI SHEHU PAV 0

14 LEFTER KOKA PA GRUP 0

Page 51: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

51 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

9. KLASIFIKIMI SIPAS NIVELIT TË EFIKASITETIT TË DEPUTETËVE

Vlerësimi i nivelit të efikasitetit është një prej produkteve të reja të projektit monitorues të ISP

aplikuar prej vitit 2017. Klasifikimi bazohet në funksionet kryesore të aktivitetit parlamentar.

Konkretisht,

në vlerësimin e nismave ligjore të deputetëve (10 pikë),

në vlerësimin e propozimeve për ndryshime ligjore gjatë debatit në komisione ose në

seancën plenare (10 pikë),

në vlerësimin e interpelancave të iniciuara nga deputetët (10 pikë),

në vlerësimin e angazhimit në seancat plenare (20 pikë),

në vlerësimin e angazhimit në komisionet parlamentare (20 pikë),

në vlerësimin e votimit të akteve në Kuvend (10 pikë),

në vlerësimin e rasteve të kërkesave për informim4 ose seanca pyetjesh (10 pikë),

si dhe në angazhimin publik e në zonë të deputetëve (10 pikë).

Klasifikimi mbetet një prej metodave të shumta, me të cilat mund të matet efektiviteti i aktivitetit

parlamentar. Grupet parlamentare kanë sistem tjetër vlerësimi dhe natyrisht, karriera e çdo

deputeti matet nga kriteret që partitë e tyre aplikojnë. Në perceptimin publik mund të ndodh që

një deputet të jetë shumë aktiv, të mbajë fjalime pa fund, por të konsiderohet i paaftë dhe jo

cilësor, për sa kohë mund të ndodhë që fjalimet mund të mos kenë vlerë dhe individi deputet të

mos arrijë të artikulojë ndonjë ide politike. Nga ana tjetër ka deputetë që janë më të përmbajtur

në daljet publike, por që janë shumë cilësorë në procesin ligjvënës, që flasin pak por thonë gjëra

me kuptim dhe ofrojnë zgjidhje. Po ashtu, midis grupeve parlamentare ka politika që promovojnë

deputetë të caktuar duke iu dhënë atyre privilegjin të jenë relatorë apo të flasin në emër të grupit

edhe për tema protokollare dhe formale.

ISP nuk gjykon asnjë prej treguesve të tjerë të aktivitetit parlamentar, por respekton

metodologjinë e zgjedhur më 2017, mbi të cilën janë bërë klasifikimet e deritanishme. Dy

deputetë janë penalizuar me – 5 ose -10 pikë për shkak të masave disiplinore që iu janë dhënë

nga Kuvendi për shkelje të Kodit të Etikës dhe të Rregullores.

9.1. DEPUTETËT MË AKTIVË & EFEKTIVË NË PARLAMENT PËR 2020

Në renditjen e deputetëve me nivelin më të lartë të efektivitetit ka pak ndryshime nga e njëjta

renditje e sesionit të vjeshtës 2019. Rudina Hajdari, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Myslim Murrizi janë

4 nga 5 deputetët më efektivë, duke pasur midis tyre edhe deputetin Artur Roshi (PBK). Në listën e

24 deputetëve më efektivë shumica (15) i përkasin grupit parlamentar të PS, si dhe deputetët e

Komisionit të Ligjeve në Kuvend përbëjnë shumicën në raport me deputetët nga komisionet e tjera.

Siç shihet nga tabela, në listë bëjnë pjesë vetëm dy kryetarë të grupeve parlamentare (Balla dhe

Murrizi), katër kryetarë të komisioneve parlamentare (Hajdari, Felaj, Manja, Ekonomi) dhe dy

zv/kryetarët e Kuvendit (Hysi e Murrizi), të gjithë me kuota të larta kryesisht për shkak të pozitës së

4 Shih shënimin në faqen 39-40.

Page 52: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

52 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

privilegjuar që kanë në krahasim me deputetët e tjerë. Deputeti Ralf Gjoni ka gjithashtu tregues të

lartë (61 pikë), por sipas standardeve të klasifikimit të bëra publike që në fillim të projektit, ai

penalizohet -10 pikë për shkak të masës disiplinore për shkelje të Kodit të Etikës të ndërmarrë ndaj

tij.

Në listën e deputetëve më aktivë bëjnë pjesë edhe deputetët e rinj Sterjovski dhe Permeti, Piciri

dhe Valteri, krahas deputetëve me shumë përvojë parlamentare si Hysi, Fino, Beqja, Baraj, Gjebrea,

etj. Disa prej deputetëve kanë qenë aktiv në komisione të veçanta, përfshirë në mbledhjet e

Këshillit të Legjislacionit, në Sekretariatin për Etikën dhe Votimin, në komisionet hetimore dhe të

posaçme, etj, por renditja reflekton treguesit në raport me të njëjtat parametra vlerësimi me të

gjithë deputetët e tjerë në parlament. Fakti që, p.sh, zv/kryetarët e Kuvendit kanë edhe angazhime

të tjera paralele me aktivitetin e përditshëm parlamentar, i bën ata konkurrues midis të barabartëve

dhe jo funksionit shtetëror. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kryetarët e komisioneve e të

grupeve dhe ata që nuk janë të tillë.

DEPUTETËT ME NIVELIN MË TË LARTË TË EFEKTIVITETIT

(JANAR – KORRIK 2020)

NR EMRI DHE MBIEMRI GRUPI PIKË NR EMRI DHE MBIEMRI GRUPI PIKË

1 RUDINA HAJDARI DEM 62,5 13 KLOTILDA BUSHKA PS 49,1

2 ARTUR ROSHI DEM 62,1 14 ALKET HYSENI PS 48,8

3 TAULANT BALLA PS 62 15 ERION PICIRI PA GRUP 48,8

4 VASILIKA HYSI PS 61 16 ELONA GJEBREA PS 48,4

5 MYSLIM MURRIZI DEM 54,4 17 EGLANTINA GJERMENI PS 47,7

6 ADNOR SHAMETI PS 53,9 18 BESNIK BARAJ PS 47,5

7 FATJONA DHIMITRI PA GRUP 53,6 19 ANTONETA DHIMA PS 46,8

8 ERMONELA FELAJ PS 53,5 20 EVIS KUSHI PS 46,1

9 VASIL STERJOVSKI PA GRUP 52 21 HALIT VALTERI DEM 45,6

10 ULSI MANJA PS 51,4 22 BASHKIM FINO PS 45,3

11 ANDI PERMETI PA GRUP 50,6 23 ILIR BEQAJ PS 44,7

12 RALF GJONI PAV 50,1 24 MILVA EKONOMI PS 44,5

Page 53: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

53 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

9.2. DEPUTETËT MË PAK EFEKTIVË DHE AKTIVË NË PARLAMENT

Lista e deputetëve më pak efektivë në parlament gjatë vitit 2020 kryesohet nga deputetët me

përvojë parlamentare, Doshi (PSD) dhe Koka (ish LSI), si dhe deputeti me mandat të parë Gjetani

(ish PS). Ata, ashtu si pjesa tjetër e 15 deputetëve të kësaj liste kanë pasur nivelin më të ulët të

angazhimit në debatet parlamentare, në debatet në komisione, në nismat ligjore, dhe në aspektet e

tjera të angazhimit parlamentar.

Midis tyre nuk ka emra të njohur politikanësh, megjithëse ka emra që kanë më shumë se 2-3

mandate në parlament, por që nuk kanë krijuar një profil publik politikanësh. Disa prej tyre janë

prurje të njohura nga biznesi privat, disa të tjerë prurje për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme

të krijuara me dorëzimin e mandateve të opozitës më 2019.

DEPUTETËT MË PAK EFEKTIVË (JANAR-KORRIK 2020)

NR EMRI DHE MBIEMRI GRUPI PIKË

01 TOM DOSHI PA GRUP 3,9

02 LEFTER KOKA PA GRUP 6,3

03 GJETAN GJETANI PA GRUP 6,4

04 BESNIK TROPLINI DEM 10,5

05 RRAHMAN RRAJA PS 10,7

06 AMRA BAROVA PAV 14,9

07 PAULIN STERKAJ PS 15,2

08 YLLI SHEHU PAV 15,2

09 SADRI ABAZI PS 15,7

10 ENADA KAPLLANI PAV 16

11 ELJO HYSKO PS 17,4

12 NIKOLIN STAKA PA GRUP 17,9

13 KLAJDI QAMA D&D 18,8

14 KOÇI TAHIRI D&D 19,6

15 MAJLINDA HALILAJ D&D 20

9.3. DEPUTETËT MË EFEKTIVË SIPAS QARQEVE

Një kalkulim i angazhimit të deputetëve sipas qarqeve, rezulton se ka pak diferenca nga i njëjti

klasifikim i vitit të kaluar. Ndryshimi i vetëm është kalimi i deputetëve të qarkut Berat në krye të

listës me përqindjen më të lartë të efikasitetit (me mesatare 38,7 pikë), ndjekur nga Gjirokastra,

ndërkohë që më parë kanë qenë dominues deputetët e qarkut Fier.

Në listën kritike të deputetëve më pak efektivë vijojnë të jenë deputetët e qarkut Shkodër dhe

Lezhë, me mesatare 25,1 dhe 25,2 pikë, me diferencë të dukshme nga qarku tjetër më i afërt, ai i

Durrësit me mesatare 29,2 pikë për deputet.

Page 54: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

54 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

9.4. TË DHËNA KRAHASUESE TË EFEKTIVITETIT SIPAS GRUPEVE DHE GJINISË

Bazuar në të dhënat e deputetëve dhe përllogaritjen e tyre sipas përkatësisë në grupet

parlamentare, rezulton se grupi “Demokrat”, ka pasur angazhimet më të shumta dhe treguesit më

të lartë të efektivitetit në raport me grupet e tjera parlamentare. Ata arrijnë mesatarisht 39,5% pikë

ndjekur nga grupi socialist me 35,4% pikë për deputet. Grupi më pak efektiv rezulton grupi më i ri

në parlament, “Demokraci dhe drejtësi” me mesatare 28 pikë për deputet. Në tërësi diferencat e

grupeve janë të vogla, dhe mbi mesataren e 122 deputetëve (33.9% pikë).

25,1

25,2

29,2

30,9

31,6

32,2

35,1

36,1

36,2

36,9

38,6

38,7

SHKODËR

LEZHË

DURRËS

KUKËS

VLORË

DIBËR

ELBASAN

KORÇË

FIER

TIRANË

GJIROKASTËR

BERAT

EFEKTIVITETI I DEPUTETËVE SIPAS QARQEVE

29,1

39,5

28,0

30,5

35,4

33,9

GRUPI I "PAVARUR"

GRUPI DEMOKRAT

DEMOKRACI DHE DREJTËSI

PA GRUP PARLAMENTAR

PARTIA SOCIALISTE

MESATARE TOTALE

KLASIFIKIMI ME MESATARE PIKËSH SIPAS GRUPEVE

Page 55: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

55 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

Të dhënat krahasuese sipas gjinisë, tregojnë se deputetet gra e vajza kanë qenë shumë më efektive

sesa deputetët meshkuj. Konkretisht, mesatarja e efektivitetit për gratë deputete është 36,8 pikë

ndaj 32,2 për gjininë mashkullore. Deputetet gra kanë qenë efektive në komisionet ku drejtojnë

(siguria, integrimi, politika e jashtme, ekonomia), si dhe në komisione si ai i ligjeve, ku gratë

deputete kanë qenë ndër deputetet më aktive. Po ashtu ato kanë pasur nivel angazhimi në

interpelanca, në fjalimet në seanca si dhe në debatet në komisionet parlamentare.

9.5. GRUPI I PS, DEPUTETËT “MË SHUMË” DHE “MË PAK” EFEKTIVË & AKTIVË

Për shkak se PS ka grupin më të madh parlamentar dhe zë peshën kryesore edhe në vendimmarrjen

në Kuvend, ka rëndësi ballafaqimi i disa të dhënave që lidhen me cilësinë e angazhimit të

deputetëve të saj në punimet e parlamentit. Nga të dhënat krahasuese midis deputetëve me

vlerësimet më pozitive dhe atyre më negative në klasifikimin e efikasitetit në sesionin e fundit

parlamentar, rezultojnë të dhënat sipas tabelës bashkëngjitur.

Deputetët më efektivë mbeten emra të njohur të PS, si Balla e Hysi, Shameti e Felaj, Manja dhe

Bushka, Hyseni dhe Gjebrea, Gjermeni dhe Baraj, ndërkohë që në 10 deputetët më pak efektivë

“kryeson” Rraja dhe Sterkaj, Abazi dhe Hysko, etj. Disa prej deputetëve me rekorde minimale

vlerësimi kanë qenë jashtë vendit gjatë një pjese të kohës së aktivitetit parlamentar, kanë pasur

probleme shëndeti ose arsye të tjera, gjithsesi, klasifikimi është unik në kritere për të gjithë dhe kjo

është renditja statistikore.

Vetë grupet parlamentare kanë përgjegjësinë për të bërë analizat e tyre të brendshme dhe ato

mund të kenë klasifikim tjetër, në varësi nga informacionet që qarkullojnë brenda grupit dhe

raportet brenda partisë, por për publikun, tabela e mëposhtme mbetet e dhënë referuese.

DEPUTETËT (M); 32,2

DEPUTETËT (F); 36,8

Page 56: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

56 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

10 DEPUTETËT MË SHUMË VS MË PAK EFEKTIVË NË PS

EMRI E MBIEMRI PIKË EMRI E MBIEMRI PIKË

TAULANT BALLA 62 RRAHMAN RRAJA 10,7

VASILIKA HYSI 61 PAULIN STERKAJ 15,2

ADNOR SHAMETI 53,9 SADRI ABAZI 15,7

ERMONELA FELAJ 53,5 ELIO HYSKO 17,4

ULSI MANJA 51,4 JURGIS ÇYRBJA 21,4

KLOTILDA BUSHKA 49,1 ANDUEL XHINDI 21,5

ALKET HYSENI 48,8 SPARTAK BRAHO 21,9

ELONA GJEBREA 48,4 FATMIR VELAJ 22

EGLANTINA GJERMENI 47,7 ILIR NDRAXHI 22,1

BESNIK BARAJ 47,5 XHEVIT BUSHAJ 23,1

9.6. TIPARET E KLASIFIKIMIT TEK GRUPET E TJERA PARLAMENTARE

Në klasifikimin e deputetëve më aktivë gjatë sesionit të fundit parlamentar, tek Grupi “Demokrat”

kryesojnë emrat e njohur politikë, Hajdari, Roshi dhe Murrizi. Të gjithë ata kanë pasur rekord

fjalimesh në parlament dhe në komisione, pjesëmarrje aktive në debatet publike, ushtrim kërkesash

për interpelanca dhe përdorim të mekanizmave të përfaqësimit parlamentar që ofrohen nga

Rregullorja, Statuti i deputetit dhe legjislacioni plotësues.

Në grupin e ri “Demokraci dhe Drejtësi” rezultatin më të lartë e ka kryetari i grupit, Edmond Stojku,

me 42,9 pikë, ndjekur nga Kostaq Papa me 39, Selami Jenishehri me 34 dhe Ervis Meço me 30 pikë.

Në grupin e Pavarur Ralf Gjoni, pavarësisht penalizimit me 10 pikë për shkak të masës disiplinore,

vijon të jetë deputeti më aktiv dhe me nivelin më të lartë të efektivitetit, ndjekur nga kryetari i

komisionit të shëndetësisë, Enver Roshi, deputetja Edlira Hyseni dhe kryetari i grupit Nimet Musai

Tek deputetët pa grup parlamentar emrat më të suksesshëm janë Fatjona Dhimitri (e larguar nga

Grupi Demokrat), Vasil Sterjovski, Andi Përmeti, Erion Piciri dhe Zef Shtjefni, të cilët kanë më shumë

se 40 pikë në renditjen e përgjithshme të efektivitetit.

Page 57: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

57 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

10. SHTOJCË 1: TABELA E PLOTË E VLERËSIMIT TË DEPUTETËVE

Më poshtë paraqitet tabela e plotë e vlerësimit të deputetëve për sesionin parlamentar janar -

korrik 2020, bazuar me metodologjinë e projektit, e cila është ndjekur e njëjtë edhe në monitorimet

e tjera periodike prej vitit 2017. Jashtë renditjes në listë janë lënë deputetët që janë ministra,

përfshirë Kryeministrin, si dhe Kryetari i Kuvendit.

KLASIFIKIMI I DEPUTETËVE SIPAS KRITETEVE TË EFIKASITETIT

(JANAR – KORRIK 2020)

NR EMRI DHE MBIEMRI PARTI PIKË NR EMRI DHE MBIEMRI PARTI PIKË

01 RUDINA HAJDARI DEM 62,5 57 ROBERT BITRI PS 32,6

02 ARTUR ROSHI DEM 62,1 58 ARBEN PELLUMBI PS 32,3

03 TAULANT BALLA PS 62 59 ROLAND XHELILAJ PS 32

05 VASILIKA HYSI PS 61 60 EDMOND LEKA PS 31,7

06 MYSLIM MURRIZI DEM 54,4 61 MUSA ULQINI PS 31,5

07 ADNOR SHAMETI PS 53,9 62 ADELINA RISTA PS 30,8

08 FATJONA DHIMITRI PA GRUP 53,6 63 ILIRIAN PENDAVINJI PS 30,7

09 ERMONELA FELAJ PS 53,5 64 ERVIS MEÇO D&D 30,4

10 VASIL STERJOVSKI PA GRUP 52 65 ELDA HOTI PA GRUP 30

11 ULSI MANJA PS 51,4 66 LINDITA NIKOLLA PS 29,7

12 ANDI PERMETI PA GRUP 50,6 67 EUGEN BOJAXHI D&D 29,4

04 RALF GJONI PAV 50,1 68 ARBEN ELEZI DEM 29

13 KLOTILDA BUSHKA PS 49,1 69 ARBEN KAMAMI PS 28,7

14 ALKET HYSENI PS 48,8 70 FLORENC SPAHO PS 28,5

15 ERION PICIRI PA GRUP 48,8 71 RAMAZAN GJUZI D&D 28,4

16 ELONA GJEBREA PS 48,4 72 ARLIND ÇAÇANI DEM 28,3

17 EGLANTINA GJERMENI PS 47,7 73 SADI VORPSI PS 28

18 BESNIK BARAJ PS 47,5 74 ALBAN ZENELI DEM 27,9

19 ANTONETA DHIMA PS 46,8 75 LUAN DUZHA PS 27,5

20 EVIS KUSHI PS 46,1 76 SUZANA TOPI PA GRUP 27,5

21 HALIT VALTERI DEM 45,6 77 EDIOLA BRAHA PAV 27

22 BASHKIM FINO PS 45,3 78 ADRIATIK ALIMADHI PA GRUP 26,5

23 ILIR BEQAJ PS 44,7 79 TATJANA PIRO PS 26,5

24 MILVA EKONOMI PS 44,5 80 LIGORAQ KARAMELO DEM 26,4

25 KORAB LITA DEM 44,4 81 ALMIRA XHAMBULLA PS 26,3

26 ISMET BEQIRAJ PS 44,2 82 DRITAN BICI PS 26,3

27 HALIL JAKIMI DEM 44,1 83 BUJAR ÇELA PS 26

28 EDLIRA BODE PS 43 84 KUJTIM GJUZI* PA GRUP 25,8

29 EDMOND STOJKU D&D 42,9 85 LUAN HARUSHA PS 24,6

30 BLERINA GJYLAMETI PS 41,8 86 DAMIAN GJIKNURI PS 24

31 ERVIN BUSHATI PS 41,8 87 KRENAR RRYCI D&D 23,8

32 DITMIR BUSHATI PS 41,8 88 REME LALA PA GRUP 23,4

33 ZEF SHTJEFNI PA GRUP 41,5 89 AURORA MARA PAV 23,1

34 NIKO PELESHI PS 41,5 90 XHEVIT BUSHAJ PS 23,1

Page 58: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

58 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

35 ENVER ROSHI PAV 41,1 91 EDMOND RRUSHI D&D 22,4

36 MIRELA KUMBARO PS 40,5 92 ILIR NDRAXHI PS 22,1

37 SENIDA MESI PS 40,3 93 FATMIR VELAJ PS 22

38 VILMA BELLO PS 40,1 94 SPARTAK BRAHO PS 21,9

39 VULLNET SINAJ PS 39,6 95 ANDUEL XHINDI PS 21,5

40 EDLIRA HYSENI PAV 39,5 96 JURGIS ÇYRBJA PS 21,4

41 LEFTER MALIQI PA GRUP 39,3 97 MAJLINDA HALILAJ D&D 20

42 KOSTAQ PAPA D&D 39 98 KOÇI TAHIRI D&D 19,6

43 FADIL NASUFI PS 37,7 99 KLAJDI QAMA D&D 18,8

44 ANDREA MARTO PS 37,6 100 NIKOLIN STAKA PA GRUP 17,9

45 ANASTAS ANGJELI PS 37 101 ELIO HYSKO PS 17,4

46 KLODIANA SPAHIU PS 36,8 102 ENADA KAPLLANI PAV 16

47 NIMET MUSAJ PAV 35,6 103 SADRI ABAZI PS 15,7

48 XHEMAL QEFALIA PS 35,3 104 PAULIN STERKAJ PS 15,2

49 ELENA XHINA PA GRUP 35 105 YLLI SHEHU PAV 15,2

50 FATMIR XHAFAJ PS 35 106 AMBRA BAROVA PAV 14,9

51 ARDIANA JAKU PS 34,8 107 RRAHMAN RRAJA PS 10,7

52 FIDEL YLLI PS 34,5 108 BESNIK TROPLINI DEM 10,5

53 SELAMI JENISHERI D&D 34,2 109 GJETAN GJETANI PA GRUP 6,4

54 MIMI KODHELI PS 34 110 LEFTER KOKA PA GRUP 6,3

55 ARTEMIS DRALO PS 33,5 111 TOM DOSHI PA GRUP 3,9

56 ARDIT KONOMI PS 32,9

Deputetët Gjoni dhe Gjuzi, për shkak të masave disiplinore nga Kuvendi humbin përkatësisht 10 dhe 5 pikë

Page 59: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

59 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

11. SHTOJCË 2: KLASIFIKIMI I PLOTË SIPAS TREGUESVE TË METODOLOGJISË

Tabela paraqet të dhëna të detajuara të deputetëve sipas metodologjisë. I vetmi ndryshim nga

raportet e mëparshme lidhet me të dhënat e cituara në faqen 39-40, që kanë të bëjnë me kërkesat

për informacion të deputetëve adresuar institucioneve, informacion që stafi i ISP nuk arriti ta

sigurojë të plotë dhe në rrugë zyrtare deri në shkrimin e këtij raporti më 30-31 gusht 2020.

EMRI DHE MBIEMRI

GRUPI POLITIK

GJ NISME LIGJORE

AMEN-DIME

PR+DISK KOMISION

PR+DISK SEANCË

INTER-PELANCE

VOTIM I LIGJ. %

ZONË PUBLIK

TOTAL 100 PIKË

1 Adelina Rista PS F 0 0 11,3 4 0 9,5 6 30,8

2 Adnor Shameti PS M 7 8 16,4 4 0 9,5 9 53,9

3 Adriatik Alimadhi PA GRUP M 0 5 4,5 3 3 2 9 26,5

4 Alban Zeneli DEM M 0 6 10,4 0 3 2,5 6 27,9

5 Alket Hyseni PS M 2 8 15,3 6 0 8,5 9 48,8

6 Almira Xhambulla PS F 0 0 11,8 3 0 6,5 5 26,3

7 Ambra Barova PAV F 0 0 9,4 0 2 1,5 2 14,9

8 Anastas Angjeli PS M 0 5 13,5 2 0 9,5 7 37

9 Andi Permeti PA GRUP M 2 3 10,6 18 3 5 9 50,6

10 Andrea Marto PS M 5 2 13,6 2 0 10 5 37,6

11 Anduel Xhindi PS M 0 0 7,5 2 0 7 5 21,5

12 Antoneta Dhima PS F 0 2 17,3 10 0 9,5 8 46,8

13 Arben Elezi DEM M 2 0 10,5 3 2 5,5 6 29

14 Arben Kamami PS M 0 0 12,7 2 0 10 4 28,7

15 Arben Pellumbi PS M 0 2 14,3 4 0 7 5 32,3

16 Ardiana Jaku PS F 0 3 11,8 4 0 10 6 34,8

17 Ardit Konomi PS M 5 0 10,9 3 0 10 4 32,9

18 Arlind Çaçani DEM M 2 0 7,8 8 2 4,5 4 28,3

19 Artemis Dralo PS F 5 2 10,5 3 0 7 6 33,5

20 Artur Roshi DEM M 0 5 15,1 20 10 4 8 62,1

21 Aurora Mara PAV F 2 0 9,6 2 0 5,5 4 23,1

22 Bashkim Fino PS M 2 6 16,3 2 0 10 9 45,3

23 Besnik Baraj PS M 0 5 17 8 0 9,5 8 47,5

24 Besnik Troplini DEM M 0 0 0 0 2 5,5 3 10,5

25 Blerina Gjylameti PS F 2 3 12,8 8 0 10 6 41,8

26 Bujar Çela PS M 0 0 13,5 0 0 9,5 3 26

27 Damian Gjiknuri PS M 5 0 2 4 0 4 9 24

28 Ditmir Bushati PS M 0 5 17,3 5 0 5,5 9 41,8

29 Dritan Bici PS M 0 0 13,3 0 0 10 3 26,3

30 Ediola Braha PAV F 2 0 9 3 2 7 4 27

31 Edlira Bode PS F 5 2 15 6 0 10 5 43

32 Edlira Hyseni PAV F 2 2 16 10 0 3,5 6 39,5

33 Edmond Leka PS M 5 2 10,2 0 0 8,5 6 31,7

34 Edmond Rrushi D&D M 2 0 8,9 0 0 9,5 2 22,4

35 Edmond Stojku D&D M 5 0 10,9 12 2 7 6 42,9

36 Eglantina Gjermeni PS F 10 3 11,2 6 0 9,5 8 47,7

Page 60: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

60 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

37 Elda Hoti PA GRUP F 0 0 10 8 3 5 4 30

38 Elena Xhina PA GRUP F 2 2 15 3 0 8 5 35

39 Elio Hysko PS M 0 0 7,9 0 0 5,5 4 17,4

40 Elona Gjebrea PS F 0 4 16,4 10 0 10 8 48,4

41 Enada Kapllani PAV F 2 0 9 0 0 2 3 16

42 Enver Roshi PAV M 2 0 18,6 10 2 3,5 5 41,1

43 Erion Piciri PA GRUP M 5 0 14,8 20 3 1 5 48,8

44 Ermonela Felaj PS F 5 5 20 8 0 7,5 8 53,5

45 Ervin Bushati PS M 0 3 12,8 8 0 10 8 41,8

46 Ervis Meço D&D M 2 0 10,4 8 2 4 4 30,4

47 Eugen Bojaxhi D&D M 2 0 10,4 8 0 7 2 29,4

48 Evis Kushi PS F 5 5 13,6 6 0 9,5 7 46,1

49 Fadil Nasufi PS M 0 3 14,7 4 0 10 6 37,7

50 Fatjona Dhimitri PA GRUP F 5 4 17,6 12 3 5 7 53,6

51 Fatmir Velaj PS M 0 2 10 0 0 3 7 22

52 Fatmir Xhafaj PS M 0 5 10 3 0 8 8 35

53 Fidel Ylli PS M 0 4 13 2 0 10 6 34,5

54 Florenc Spaho PS M 0 0 10 6 0 9,5 3 28,5

55 Gjetan Gjetani PA GRUP M 0 0 2,4 0 0 2 2 6,4

56 Halil Jakimi DEM M 8 2 9,1 14 3 5 3 44,1

57 Halit Valteri DEM M 2 3 9,1 16 3 5,5 7 45,6

58 Ilir Beqaj PS M 0 3 16,7 10 0 7 8 44,7

59 Ilir Ndraxhi PS M 0 0 9,1 0 0 10 3 22,1

60 Ilirian Pendavinji PS M 0 0 12,7 4 0 10 4 30,7

61 Ismet Beqiraj PS M 5 2 18,2 4 0 10 5 44,2

62 Jurgis Çyrbja PS M 0 0 5,9 2 0 9,5 4 21,4

63 Klajdi Qama D&D M 2 0 5,3 2 2 3,5 4 18,8

64 Klodiana Spahiu PS F 0 2 16,8 6 0 8 4 36,8

65 Klotilda Bushka PS F 10 5 14,1 4 0 8 8 49,1

66 Koçi Tahiri D&D M 2 0 9,1 0 2 3,5 3 19,6

67 Korab Lita DEM M 0 3 13,4 16 2 5 5 44,4

68 Kostaq Papa D&D M 0 0 10 20 3 2 4 39

69 Krenar Rryci D&D M 2 0 13,8 2 0 4 2 23,8

70 Kujtim Gjuzi PA GRUP M 0 0 12,8 10 2 3 3 30,8*

71 Lefter Koka PA GRUP M 2 0 0,3 0 0 1 3 6,3

72 Lefter Maliqi PA GRUP M 0 3 10,3 14 3 3 6 39,3

73 Ligoraq Karamelo DEM M 0 3 10,9 3 3 1,5 5 26,4

74 Lindita Nikolla PS F 0 2 11,7 3 0 8 5 29,7

75 Luan Duzha PS M 0 0 12,5 2 0 10 3 27,5

76 Luan Harusha PS M 0 0 10,6 0 0 10 4 24,6

77 Majlinda Halilaj D&D F 2 0 9,5 0 2 4,5 2 20

78 Milva Ekonomi PS F 0 5 20 3 0 9,5 7 44,5

79 Mimi Kodheli PS F 0 2 20 0 0 7 5 34

80 Mirela Kumbaro PS F 0 2 20 3 0 9,5 6 40,5

81 Musa Ulqini PS M 0 2 13,5 0 0 10 6 31,5

82 Myslim Murrizi DEM M 5 5 6,9 20 2 6,5 9 54,4

83 Niko Peleshi PS M 0 5 20 0 0 9,5 7 41,5

84 Nikolin Staka PA GRUP M 2 0 8,9 0 2 3 2 17,9

Page 61: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

61 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

85 Nimet Musaj PAV M 2 2 8,6 12 2 5 4 35,6

86 Paulin Sterkaj PS M 0 0 2,7 0 0 9,5 3 15,2

87 Ralf Gjoni PAV M 5 5 19,1 18 3 3 7 60,1*

88 Ramazan Gjuzi D&D M 2 2 12,9 2 2 4,5 3 28,4

89 Reme Lala PA GRUP F 2 0 10,9 0 0 8,5 2 23,4

90 Robert Bitri PS M 0 0 16,1 4 0 9,5 3 32,6

91 Roland Xhelilaj PS M 0 2 14 2 0 10 4 32

92 Rudina Hajdari DEM F 0 5 18,5 20 3 7 9 62,5

93 Rrahman Rraja PS M 0 0 2,7 0 0 6 2 10,7

94 Sadi Vorpsi PS M 0 2 12,5 2 0 7,5 4 28

95 Sadri Abazi PS M 0 0 6,7 0 0 7 2 15,7

96 Selami Jenisheri D&D M 2 0 11,2 10 2 7 2 34,2

97 Senida Mesi PS F 0 3 18,3 6 0 8 5 40,3

98 Spartak Braho PS M 0 0 8,9 2 0 7 4 21,9

99 Suzana Topi PA GRUP F 0 0 14 6 2 2,5 3 27,5

100 Tatjana Piro PS F 0 0 10 3 0 9,5 4 26,5

101 Taulant Balla PS M 5 5 10 20 3 10 9 62

102 Tom Doshi PA GRUP M 0 0 0,4 0 0 1,5 2 3,9

103 Ulsi Manja PS M 0 6 19,4 8 0 10 8 51,4

104 Vasil Sterjovski PA GRUP M 2 3 14,5 18 5 2,5 7 52

105 Vasilika Hysi PS F 2 5 19 16 0 10 9 61

106 Vilma Bello PS F 0 5 14,1 3 0 10 8 40,1

107 Vullnet Sinaj PS M 0 3 10,6 10 0 10 6 39,6

108 XHEVIT Bushaj PS M 0 0 12,6 0 0 6,5 4 23,1

109 Xhemal Qefalia PS M 0 3 13,3 4 0 10 5 35,3

110 Ylli Shehu PAV M 2 0 7,2 0 2 2 2 15,2

111 Zef Shtjefni PA GRUP M 0 0 10 20 2 5,5 4 41,5

Deputetët Gjoni dhe Gjuzi, për shkak të masave disiplinore nga Kuvendi humbin përkatësisht 10 dhe 5 pikë

Page 62: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

62 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

MBI INSTITUTIN E STUDIMEVE POLITIKE

Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) është një organizatë e shoqërisë civile që vepron në fushën e demokratizimit dhe shtetit të së drejtës. Drejtor Ekzekutiv aktual është Prof. Afrim Krasniqi. ISP është e fokusuar në monitorimin e institucioneve demokratike, si dhe në hartimin e raporteve / analizave profesionale mbi problematika specifike politike me interes për qytetarët, shoqërinë dhe partnerët ndërkombëtarë. Pjesë e ISP janë ekspertë të njohur të zhvillimeve politike dhe të drejtësisë, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve publike. ISP publikon vazhdimisht raporte monitoruese.

DISA NGA PROJEKTET KRYESORE TË ISP NË VITET E FUNDIT

Database www.deputetim.al mbi monitorimin e Kuvendit të RSH (2017-2020)

Database http://dekriminalizimi.isp.com.al/ monitorimi i ligjit 138/2015 (2019-2022)

Monitorim i aktivitetit të Kuvendi gjatë COVID-19, (2020)

Monitorimi i matricës ligjore dhe impaktit të akteve nënligjore (2019-2020)

Monitorim të standardeve të etikës dhe Konfliktit të Interesit në parlament (2019-2020)

Demokracia, vota dhe përfaqësimi (2020-2022)

Monitorim të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale (2019-2020)

Monitorim të reformës në drejtësi dhe progresit të integrimit (nga 2016 dhe në vijim)

Database online www.muzeuimemories.info Shqipëria në periudhën komuniste

Database www.politike.al mbi partitë politike, zgjedhjet, organizimin e tyre, 2016-2017

Database www.vota.al mbi votën dhe subjektet zgjedhore 1991-2017

Monitorimin e demokracisë së brendshme në partitë politike (20152-2020). Raporte periodike

Monitorimin e reformës zgjedhore dhe komentar (broshurë) mbi ligjin “Mbi partitë politike”

Monitorimi i përfaqësimit të grave në partitë politike (2017) dhe në zgjedhjet lokale 2015

Monitorim i zonave zgjedhore të riskut. Përfshirja e elementëve të inkriminuar 2015-2019.

Monitorim i qeverisë me ministra teknikë dhe botim profesional me gjetjet (2017-2018)

Monitorim të Kuvendeve Kombëtare të partive kryesore. Anketime dhe raporte mbi gjetjet

Monitorimin e ligjit mbi të drejtën e informimit (nga 2014 dhe në vijim)

Monitorim të ligjit mbi qeverisjen vendore dhe efektet me ndarjen e re (nga 2016 dhe në vijim)

Raporti do tu shpërndahet në rrugë elektronike dhe të printuar të gjithë deputetëve në parlament,

partive politike parlamentare, partnerëve të ISP, ekspertëve të angazhuar, si dhe mediave kryesore. Të gjitha publikimet e ISP që lidhen me projekte kombëtare e ndërkombëtare (libra, studime, raporte,

etj) jepen falas, si dhe publikohen në faqen zyrtare të ISP në formë të përmbledhur) Për çdo interes, sugjerim apo informacion, mund të kontaktoni në çdo kohë ISP përmes adresës

zyrtare, e-mail-it, faqes së internetit, adresave të ISP në rrjetet sociale, etj.

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Parlamenti në kohën e pandemisë : bilanci dhe problematika raport monitorues : janar - korrik 2020 / dr. i projektit Afrim Krasniqi. – Tiranë : ISP, 2020, ... f. ; ... cm. ISBN 978-9928-4592-6-8

1. Parlamenti shqiptar 2. Monitorime 3. Raporte

328(496.5) "2020" (047)

Page 63: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020

INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE | raport

63 PARLAMENTI NË KOHËN E PANDEMISË: BILANCI DHE PROBLEMATIKA JANAR - KORRIK 2020