gazeta metropol 10 korrik

24
Nën kërcënimin e armëve udhëtarëve u janë marrë paratë dhe të gjitha sendet e vlefshme që kishin me vete. Shoqërohen shtatë persona për ngjarjen. Policia po heton rreth implikimit të banorëve të zonës TRYEZA PëR DREJTëSINë Edmond Vlashaj: Gjyqësori i pavarur, por të jetë edhe i verifikueshëm BASHKIA E BERATIT Futbollisti Guxim Mukli fut në sherr këshilltarët bashkiak GATI FORMULARI A-2 Maturantët do të garojnë në 300 programe të universitetit SKANDAL NË GALERINË E ARTEVE Korçë, zhduken pikturat e Vangjush Mios, në 10 vjet asnjë inventar REFORMA ZGJEDHORE, VOLFART TAKON RAMËN “Palët të punojnë për të kthyer besimin te institucionet zgjedhore” »4 E MARTË 10 KORRIK 2012 VITI VIII, NR. 2713 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com GJERGJ NDRECA Humbi gjyqin me Rusmalin, kërcënon se do të hidhet nga Skënderbeu »8 »8 RIKTHEHEN MASKAT Në RRUGë Grabiten 5 automjete në aksin Burrel-Milot RREZIQET E VAPëS Këshillat për të shmangur komplikacionet në shëndet Ekspozimi pa kritere në rrezet e dëmshme të diellit ka shtuar fluksin e pacientëve që u janë drejtuar urgjencave mjekësore për ndihmë, pasi janë përballur me... »6 »9 »7 »8 Nga SHKËLZEN MALIQI Salto vitale e Tadiçit? Nga BEHXHET SH. SHALA A duhet të japë dorëheqjen presidentja Jahjaga? Nga AGIM POPOCI Arben Puto, Uran Butka dhe të ngjashmit P se Kryeministri Sali Berisha kërkon rishikimin e histor- isë? Nuk është pyetje... DREJTËSIA BERISHA: GJYQTARËT T’I DORËZOHEN HETIMIT ME 71 VOTA TË KUVENDIT KRYEMINISTRI I KA BËRË THIRRJE DHE NJË HERË KREUT TË PS-SË EDI RAMA QË TË VOTOJË PROJEKTLIGJIN E PROPOZUAR NGA MAZHORANCA PËR HEQJEN E IMUNITETIT TË ZYRTARËVE TË LARTË. SIPAS TIJ, PRETENDIMET PËR HEQJEN E IMUNITETIT TË GJYQTARËVE ME 84 VOTA NUK QËNDROJNË, PASI DHE VETË PRESIDENTI, QË ËSHTË KRYETAR I KLD-së, ZGJIDHET ME SHUMICË TË THJESHTË PAS KATËR RAUNDESH »3 Opinion »9 »11 »10 »10 PRESIDENTI Eurozona, një telash më shumë në kulmin e krizës »14

Upload: gazeta-metropol

Post on 13-Mar-2016

309 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Gazeta Metropol 10 korrik

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Metropol 10 korrik

Nën kërcënimin e armëve udhëtarëve u janë marrë paratë dhe të gjitha sendet e vlefshme që kishin me

vete. Shoqërohen shtatë persona për ngjarjen. Policia po heton rreth implikimit të banorëve të zonës

Tryeza për drejTësinëedmond Vlashaj: Gjyqësori i pavarur, por të jetë edhe i verifikueshëm

Bashkia e BeraTiTFutbollisti Guxim Mukli fut në sherr këshilltarët bashkiak

GaTi ForMulari a-2Maturantët do të garojnë në 300 programe të universitetit

Skandal në Galerinë e arteve

korçë, zhduken pikturat e Vangjush Mios, në 10 vjet asnjë inventar

reforma zGjedhore, volfart takon ramën

“palët të punojnë për të kthyer besimin te institucionet zgjedhore”»4

E martë10 korrik 2012Viti Viii, Nr. 2713Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998ÇMiMi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

GjerGj ndreca

humbi gjyqin me rusmalin, kërcënon se do të hidhet nga skënderbeu

»8

»8

rikThehen MaskaT në rruGë

Grabiten 5 automjete në aksin Burrel-Milot

rreziqeT e Vapës këshillat për të shmangur

komplikacionet në shëndetEkspozimi pa kritere në rrezet e dëmshme të diellit ka shtuar fluksin e pacientëve që u janë drejtuar urgjencave mjekësore për ndihmë, pasi janë përballur me... »6

»9

»7

»8

nga Shkëlzen maliqi

Salto vitale e Tadiçit?

nga Behxhet Sh. Shala

A duhet të japë dorëheqjen presidentja Jahjaga?

nga aGim PoPoci

Arben Puto, Uran Butka dhe të ngjashmit

pse Kryeministri Sali Berisha kërkon rishikimin e histor-

isë? Nuk është pyetje...

DrEjtësia BErisha: Gjyqtarët t’i DorëzohEn hEtimit mE

71 vota të kuvEnDitKryeministri i Ka bërë thirrje dhe një herë Kreut të Ps-së edi

rama që të votojë ProjeKtligjin e ProPozuar nga mazhoranca Për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. siPas tij,

Pretendimet Për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve me 84 vota nuK qëndrojnë, Pasi dhe vetë Presidenti, që është Kryetar i Kld-së, zgjidhet me shumicë të thjeshtë Pas Katër raundesh

»3

opinion

»9

»11

»10

»10

presidenTieurozona,

një telash më shumënë kulmin e krizës

»14

Page 2: Gazeta Metropol 10 korrik

02 E martë 10 korrik 2012 •

« politikË

Page 3: Gazeta Metropol 10 korrik

03• E martë 10 korrik 2012

»politikË

Page 4: Gazeta Metropol 10 korrik

04 E martë 10 korrik 2012 •

« politikË

Page 5: Gazeta Metropol 10 korrik

05• E martë 10 korrik 2012

»ekonomi

Page 6: Gazeta Metropol 10 korrik

06 E martë 10 korrik 2012 •

« aktualitet

Page 7: Gazeta Metropol 10 korrik

07• E martë 10 korrik 2012

»aktualitet

Page 8: Gazeta Metropol 10 korrik

08 E martë 10 korrik 2012 •

« speciale

Page 9: Gazeta Metropol 10 korrik

09• E martë 10 korrik 2012

»dossier

Page 10: Gazeta Metropol 10 korrik

10 E martë 10 korrik 2012 •

« opinion

askush më mirë se Tadiçi nuk e di se çfarë kërkohet nga Serbia në muajt dhe vitet e ardhshme që procesi i anëtarësimit në BE të bëhet funksional. Shtrëngimi i duarve mes Hashim Thaçit dhe Boris Tadiçit sigurisht që ishte një gjest mirësjelljeje, pasi ish-kryetari i Serbisë qëlloi pranë delegacionit kosovar në punimet e konfer-encës “Kroacia”, që u mbajt dje në Dubrovnik. Po a ishte Tadiçi rastësisht aty pranë apo e kërkonte rastin për të

bërë gjestin e kurtuazisë u bë menjëherë çështje, që zgjoi kureshtjen dhe nxiti spekulime e komente nga më të ndryshmet. Shtrëngimi i du-arve në të vërtetë nuk do të kishte ndonjë peshë më tepër se ç’ishte e rëndësishme vetë prezenca e papritur e Tadiçit në atë tubim. Ka kohë që Serbia zyrtare refuzon pjesëmarrjen në të gjitha tubimet rajonale dhe të tjera ku Kosova është e ftuar si shtet i pavarur. Edhe për konferencën në Dubrovnik Beogradi zyrtar kishte paralajmëruar se nuk do të merrte pjesë, sepse në këtë konferencë ishin ftuar kryeministri Thaçi, ministri i jashtëm Enver Hoxhaj dhe ministrja për Integrime Europaine Vlora Çitaku. Papritur në konferencë vjen Boris Tadiçi, i cili nuk ka më poste zyrtare, por është vetëm kryetar i një partie, që me gjasa do të mbetet në opozitë, sepse qeveria e re e Serbisë ende nuk është krijuar. Partia Demokratike e Tadiçit aktualisht nuk është më në kombinime që të përfshihet në qeveri. Si mandatar ai dështoi që të mbledh një shumicë për qeverisje dhe tani mandati i kaloi Ivica Daçiçit të SPS-së, i cili si partner zgjodhi Partinë Për-parimtare të Nikoliçit. Këto kombinime aktuale për krijimin e koalicioneve, që në Serbi zakonisht zgjasin me muaj dhe ku aktualisht në pushtet është ende teknikisht qeveria e saj e vjetër, kanë mundur të krijojnë një si kon-fuzion për përfaqësimin e Serbisë në Dubrovnik. Në të vërtetë nga Beo-

gradi është deklaruar se Tadiçi nuk ka kapacitet për përfaqësim zyrtar ose të flasë në emër të Serbisë në Dubrovnik, por kandidati për kryeministër, Daçiç e ka organizuar konferencën për shtyp në zyrën e tij të ministrit të Brendshëm të Serbisë, pra nga një pozitë që e ka ende fal koalicionit me partinë e Tadiçit. Dhe kjo sikur i jep këtij të dytit, nëse jo legjitimitet të plotë, të paktën të pjesshëm. Për më shumë, edhe pse e ka humbur shansin e parë që të bëjë koalicionin qeveritar me partnerët e mëparshëm dhe liberalët e Çeda Jovanoviçit, Boris Tadiçi ka gjasa që të kthehet në lojë për postin e kryeministrit, nëse Nikoliçi dhe partia e tij në çastet të fundit heqin dorë nga Daçiçi ambicioz, por që nuk po u pëlqen aspak faktorëve kyç ndërkombëtarë, jo vetëm pse ka qenë njeri i afërt me Sllobodan Mil-losheviçin, por dhe për shkak të qëndrimeve rigide ndaj çështjes së Kos-ovës. Edhe në Serbi, madje edhe te disa ideolog të fituesve të zgjedhjeve nga Partia Përparimtare, që tani po i shkrin në vete edhe shumë liderë të Partisë Radikale të dështuar të Vojisllav Sheshelit, po dëgjohen ankesat se me zgjedhjen eventuale të Daçiçit për kryeministër po i jepet pushteti ekzekutiv një partie që ka rreth 10 për qind të votave (në koalicion me disa parti i ka fituar 16 për qind), gjë që në esencë e injoron vullnetin e shumicës dërmuese të votuesve. Andaj propozohet krijimi i koalicionit të madh mes Partisë Përparimtare dhe Partisë Demokratike, që edhe do të mund të provonte ballafaqimin me sfidat e mëdha që e presin Serbinë me më shumë përgjegjësi dhe legjitimitet. Parulla e ditë në Beograd është: “Pse duhet të jemi gjithnjë peng të partive minore?”. Kjo ide e koalicionit të madh mund të jetë ide e vonuar ose më shumë spekulim, por gjithsesi nuk është pa baza. Burimet e informuara mirë pohojnë se emisarët ameri-kanë dhe të BE-së kanë punuar diçka në këtë drejtim. Madje edhe ardhja e Tadiçit në Dubrovnik mendohet se ka ndodh fal ndikimit amerikan. Nëse

kjo është prapavija reale e shtrëngimit të duarve në Dubrovnik, atëherë gjesti i Tadiçit vërtet nuk mund të shpërfillet. Me ose pa Tadiçin në krye të qeverisë së Serbisë, fqinji ynë verior gjithsesi do të duhet të marrë shumë shpejt vendimet strategjike, që do të janë përcaktuese për të ardhmen jo vetëm të Serbisë, por dhe të rajonit. Me ardhjen në Dubrovnik Tadiçi ka thyer një tabu politike të mospjesëmarrjes të Serbisë në tubimet ku ftohet Republika e Kosovës, pasi kjo në esencë ishte i dëmshëm për vetë këtë shtet, sepse kështu vetëm e izolohej dhe anashkalohej në proceset e vendimmarrjeve shumë të rëndësishme për rajonin. Po kështu Tadiçi me gjestin e tij e ka mbrojtur edhe arritjen më të madhe gjatë kohës që ka qenë në pushtet: pranimi i kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në BE. Në Dubrovnik, edhe pa folur publikisht, ai është paraqitur si një lloj dorëzani politik, që garanton vazhdimin e procesit të negocimit me BE-në për anëtarësim. Dhe askush më mirë se Tadiçi nuk e di se çfarë kërkohet nga Serbia në muajt dhe vitet e ardhshme që procesi i anëtarësimit në BE të bëhet funksional. Disa detyra imediate të Beogradit direkt kanë lidhje me ndryshimin e politikave të Serbisë ndaj Kosovës: pranimin e pjesëmar-rjes së barabartë të Republikës së Kosovës në tubimet rajonale (fillimisht me fusnotë), shpërbërja e strukturave paralele në Veri të Kosovës (çka nënkupton heqjen e barrikadave që pengojnë trafikun), realizimi i të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dialogun e mëparshëm dhe vazhdimi i di-alogut. Edhe nëse Tadiçi nuk do të jetë protagonistë aktiv në qeverisjen e re serbe, edhe si njëri nga liderët e opozitës, ai tani e ka bërë hapin e parë drejt njohjes së realitetit të ri në Kosovë. Retorikisht ai mbase do të vazh-dojë edhe një kohë të thirret në formulën kontradiktore e mbase edhe absurde “Edhe BE-ja, edhe Kosova”, por besoj duke e theksuar gjithnjë e më zëshëm në pjesën e parë dhe ul zërin dhe heshtur në pjesën e dytë.

Vërtet, kush po i “ha” presidentët e Kosovës? Kosova për-fundimisht nuk ka fat me presidentët e saj, sidomos pas përfundimit të luftës. Para lufte ka pasur presidentë të fortë dhe autoritarë. Kujtojmë Sinan Hasanin dhe Sejdo Bajramoviçin. President pa letra dhe strukturë paralele institucionale para lufte ishte edhe Himë Gova, pas lufte i quajtur edhe “president historik”. Nga ata që mrizojnë nën hije dhe nuk bëjnë asgjë prej gjëje, duke siguruar

mbijetesën politike dhe materiale. Si dikur presidenti i tyre historik. Ky është i vetmi president që i pata dhënë votën time menjëherë pasi dola nga burgu në vitin 1990. Më qafë na mori baca Adem, që na këshillonte ne të burgosurit politikë që të votonim për Himë Govën, pasi thoshte se “për herë të parë shqiptarët kanë një udhëheqës që e ka zgjedhë populli dhe që ka dalë në krye të popullit”. Dy muaj pas zgjedhjeve Himë Govës i mora votën time, sepse vlerësova se nuk ka gjë prej tij. Sepse këtij i interesonte vetëm dolçe vitae, ndërkohë që ishte shndërruar në një mistik, që komu-nikonte me popullin me ajete të gjumave, të cilat nuk i ndryshonte kurrë, si të ishin ajete kuranore. Ishte bllokuesi më i madh i të gjitha përpjekjeve të shqiptarëve për çlirim dhe krijimin e shtetit të pavarur. I ndau më dysh partitë politike shqiptare në FYROM, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e të mos flasim për Kosovën. Studentëve, që atëherë udhëhiqeshin nga Albin Kurti, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj dhe Driton Lajçi, të cilët organizonin protesta për lirimin e objekteve universitare, ua bëri një organizatë apo strukturë paramilitare studentore, e cila ishte kundër këtyre protestave. Në popull përhapte defetizmin se “nuk bën të luftohet kundër Jugosllav-isë dhe Serbisë, sepse na mbytin të gjithëve”. Kur në skenë doli UÇK-ja e lavdishme, bëri një ushtri tjetër paralele të quajtur FARK, si të ishim popull me 500 milionë banorë dhe të kishim nge të formonin çdo ditë nga një ushtri! Pas luftës heroike dhe sakrificës biblike të komandantit legjendar Adem Jashari si dhe katër brezave të kësaj familje të cilët kon-tribuan për lirinë e Kosovës dhe shtetin e saj më shumë se të gjithë politikanët bashkë, Himë Gova pati rastin të rreshtohej me popullin, duke dalë në krye të tij. Duke udhëheq popullin. Mund ta kem gabim, po nëse Himë Gova do të dilte në ballë të popullit pas shpërthimit të luftës së UÇK-së dhe të merrte përgjegjësinë që i takonte, sot do të kishim një situatë krejt ndryshe. Nuk do të kishte Rambuje (Paris), nuk do të dinim se kush na qenka njëfarë Ahtisari dhe nuk do të kishim bisedime në Vjenë. Rrjedhimisht, nuk do të kishim as enklava me paramilitarë serbë, as problemin e Veriut të Kosovës e as këtë kushtetutë surrogate me një flamur të të mbathurave të një zonje që na ka lemerisur me vet praninë e saj, pale me këtë himn, i cili nuk mund të luajë rolin e një viagre patrio-tike edhe nëse konsumohet me thasë. Himë Gova nuk mori përgjegjësi-në që i takonte, por angazhohej të ndërpriteshin bombardimet e NATO-s dhe nga krimineli Millosheviç, që masakronte popullin e tij, kërkonte një mjet transporti për të dhe familjen e tij. Për të shpëtuar veten dhe familjen e tij krimineli Millosheviç pati mirëkuptim, duke i siguruar një aeroplan për Himë Govën dhe familjen e tij. Pas përfundimit të luftës u kthye nga ekzili në Itali, pasi gjermanët e kishin detyruar të largohet nga Gjermania. Vullneti i Zotit ishte përcaktues. Kjo analizë imja mbështetet në faktet që kam, dhe nëse në ndërkohë dalin fakte të reja, që do të më demantojnë botërisht do të kërkojë falje dhe do të pendohem për këtë mendim kritik, që e kam pasur dhe që e kam për Himë Govën. Duke i siguruar lexuesit se kurrë asgjë nuk kam pasur dhe as që kam personale me Himë Govën. Por për pasuesit e Himës do të jetë shumë më mirë që të mos hapen edhe një kohë dosjet për Himë Govën.

dy vdekje në të njëjtën kohë. Pas vdekjes se Himë Govës ishte një mundësi që Nexhat Daci të bëhej trashëgimtar i fronit presidencial. Duhet pranuar se Daci kishte shumë dëshirë të bëhej president. Digjej nga dëshi-ra. Kërkonte përkrahje nga Hashimi. Nënkuptohej se nuk e kishte. Dha do deklarata të forta për ndërkombëtarët se atyre ua kishte ënda vetëm paraja dhe ai sendi. Aspak nuk e kishte gabim, ama kjo nuk përputhej me politikat “strategjike”. Për këtë arsye edhe vdiq politikisht. Derisa Himë Gova vdiq fizikisht nga vullneti i Zotit, Nexhat Daci vdiq politikisht nga “qytetari” Filip Goldberg. Shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë.

Fatmiri me fat të zi. U bë si u bë dhe president u zgjodh Fatmir Sejdiu, që në të njëjtën kohë ishte edhe lider i LDK-së. Ishte ky një konflikt i pastër interesi, që nuk i pengonte aspak “miqtë” ndërkombëtarë. Sidomos jo zotit Kristofer Dell, që ishte kumbarë i zgjedhjes së Fatmir Sejdiut president. Nuk i pengonte as Hashimit, sepse Fatmiri ishte shumë bashkëpunues. Fatmiri e dinte se nuk mbahen dy shalqinj në një dorë, ama dëshira e madhe e shndërroi në magjistar. Pozita e presidentit ishte realitet, ndërsa pozita e liderit të LDK-së ishte siguri rezervë, nëse mbetej pa postin e presidentit. Dritoni dhe Naimi ia punuan hajmalinë, Enver Baba ia përktheu hajmalinë sipas Kushtetutës. Askush nuk i doli në mbrojtje. As Delli e as Hashimi. Më vonë Fatmiri mbeti edhe pa zogun (të qenit lider i LDK-së ).

presidenti rezervë. President për gjashtë muaj u bë kryetari i Kuv-endit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Hajrin ia panë ata që u dekoruan dhe të burgosurit që u falën. Jakupi kishte dëshirë që ky mandat t’i zgjatej, por mori në thua, pikërisht në hotelin “Fitorja” (Victory). Aty doli jashtë loje, duke marrë kartonin e kuq nga partia e tij për garën e presidentit.

kandidatët e radhës. Përfliteshin shumë emra për president. Esad Stavileci, Enver Hasani, Vjosa Dobruna, Edita Tahriri, Blerim Shala, Veton Surroi dhe Margarita Kadriu. E pata pyetur njërin prej tyre nëse kishte mendjen të bëhet president dhe ai pati thënë se nuk e dinte nëse do ta bënin. Dukej qartë se nuk do ta refuzonte. Tjetrit i patën marrë flakë gishtërinjtë e duarve duke u shkruar SMS ndërkombëtarëve dhe Hashës për të siguruar përkrahjen. Me njërën dorë shkruante SMS, ndërsa me tjetrën pinte paracetamol kundër ngritjes së temperaturës. Femrat u mashtruan, sepse një ndërkombëtar me ndikim, i njohur si donzhuan, pati deklaruar se kishte ardhur koha të zgjidhej në postin e presidentit një femër. Doli se ishte bukur problematike të bëhesh president duke i pësh-përitur në vesh një impotenti të matufosur.

kandidati i vërtetë. As në filmat fantastiko-shkencorë nuk është para-parë që president i Kosovës të bëhet Gjet Macolli, një analfabet në politikë dhe një person që asgjë të hajrit nuk ka bërë për Kosovën dhe shqiptarët. Së paku deri më sot. Në këtë kanë besuar vetëm Kristofer Dell, Esad Pushikari, Nexhmedin Spahiu dhe vajtojcat e AKR-së apo Koalicionit për Kosovë të Re, që në njërën anë kanë shpërndarë para me thasë te prostitutat politike dhe kurvat e shoqërisë civile. Kur Gjet Macolli u zgjodh president, u binda se në Kosovë nuk ka punë që nuk mund të bëhet apo ngjarje që nuk mund të ndodhë. Gjet Macolli u bë krah i djathtë i Hashimit. U bë shumë shpejt president me mashtrim, por iku edhe më shpejt. Ata që e sponsorizuan në garën për president, pasi Enver Baba i ndau kartonin e kuq, shumë shpejt e harruan, duke e bërë pjesë e mekanizmit të një mashtrimi të ri. E siguruan se pas ndryshimeve të Kushtetutës do të bëhet përsëri president, tani si kandidat i përbashkët i koalicionit në pushtet PDK–KKR. Dhe mashtruesi za-konisht u beson mashtruesve. U bë pjesë e trojkës Thaçi–Mustafa–Pacolli, që e kapërcyen krizën institucionale duke përfillur përsëri kumbarën për zgjedhjen e presidentit të radhës, zoti Kristofer Dell, i cili midis tre emrave: Veton Surroit, Margarita Kadriut, Atifete Jahjagës, e hapi zarfin me emrin e

Atifete Jahjagës, një oficere e Policisë së Kosovës, e afërt me amerikanët. Duket se Thaçi nuk e ka kundërshtuar. Pacolli, i gjendur në nokaut politik, as që ka folur, ndërkohë që vetëm Isa Mustafa e ka njohur. Në fund të fundit, kush ka koqe në Kosovë të kundërshtojë mikun tim të madh, ambasadorin Kristofer Dell?! Të gjithë bënin shaka me presidenten e re, sepse mendonin se jetëgjatësia e saj në këtë post do të ishte nja 6 muaj. Dikush e quante “presidente e zarfit”, tjetri “Zarife”, kritikohej se ajo po e bart çantën e saj, se nuk di të lexoj etj., etj. Disa analistë, që si zagarë u kishin shërbyer presi-dentëve dhe kryeministrave të mëparshëm, e fyenin në mënyrë shumë të paskrupullt. Pa dinjitet fare! Doli se investimi i Dellit nuk ishte vetëm ma-terial (një zarf = 30 centë), por afatgjatë. Presidentes Jahjaga i hapën të gjitha portat e vendimmarrjes ndërkombëtare, duke i siguruar një përkrahje politike. Dhe tash po binden se koha e saj si presidente nuk qenka thjesht fluturimi i një fluture.

arsyetimi për dorëheqje të presidentes. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se presidentja ka mandat të plotë, filluan sulmet se ajo duhet të japë dorëheqje. Se vendimi i Gjykatës Kushtetuese qenka vetëm një re-komandim. Se presidentja nuk paska legjitimitet, sepse nuk paska kaluar nëpër procesin zgjedhor. Se nuk qenka e moralshme të tradhtojë mar-rëveshjen, ku garantues qenka zoti Dell. Se është pjellë e marrëveshjes së trojkës, prandaj duhet të largohet. Se duhet të organizohen zgjedhjet presidenciale etj., etj. Tash mund të vlerësojmë nëse qenka e moralshme të sigurohet mandati me vota të vjedhura. Apo me shantazhe. Apo me veprime imorale. Apo të bëhesh president me mashtrim dhe me para. Dhe shumë arsye tjera. Presidentja Jahjaga nuk ka pse të japë dorëheqjen, sepse nuk ka bërë shkelje të Kushtetutës. Marrëveshja e trojkës nuk është mbi Kushtetutën dhe aty nuk parashihet dorëheqja e saj. Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh mandat të presidentes, e cila mbështetet në mar-rëveshje të subjekteve politike.

cili është roli i akte(o)rëve. Ambasadori Dell po e pranon “gabimin” duke deklaruar se asnjë marrëveshje nuk është mbi Kushtetutën. Thaçi e ka përkrahur vendimin e Kushtetutës sepse Jahjaga nuk po i pengon asgjë për aq kohë sa ka përkrahje të fuqishme ndërkombëtare (presidentja). Isa Mustafa ka do reagime të buta, të cilat do t’i zbusë edhe më shumë pas dy-tri seancave me zotin Dell, zëvendësin e tij apo përkthyesin e tij. Në rastin konkret më i laguri apo shumë i laguri ka dalë zotni Gjet Macolli. Ai ka hum-bur materialisht, mirëpo është deklasuar politikisht. Po i shuhet përfundim-isht ëndrra të bëhet president, ndërsa subjekti i tij politik po shkallmohet. Më nuk paraqet asgjë, as për Dellin e as për Thaçin, ndërkaq Pushikari ka humbur fare, në ndërkohë që Nexhit i ka rënë potenca për seanca konspira-tive. Pacolli nuk e njeh gramatikën e gjuhës shqipe, ndryshe do të dinte se ka mashtrues, shumë mashtrues dhe supermashtrues. Edhe këta të koop-erativës private politike të Gjet Macollit, që për vite të tëra kanë ngrënë në grazhdin e tij, në raste të apokalipsit politik do t’ia kthejnë shpinën. Dikush do të bëhet rektor, dikush do të kalojë në PDK, dikush do të ruajë postin e ministrit si edhe herëve të tjera. Atëherë Gjet Macolli mund të pijë kafe me mua, të deklasuarin politik para tij, Behxhet Sh. Shala. Kafetë i paguaj unë.

Në vend që të kërkojnë dorëheqjen e presidentes Jahjaga, le të ven-dosin të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Apo që trojka që ka nën-shkruar marrëveshjen të kërkojë nga ajo të largohet. Hashimi dhe Isa nuk duan të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Këta do të angazhohen më shumë në marrëveshjen për Veriun dhe zbatimin e marrëveshjes. Macolli është i parëndësishëm së bashku me AKR-në. Ai ka të drejtë të përrallisë për Dubain në Mitrovicën e Veriut të kontaminuar me plumb dhe shovin-izëm. Edhe ndonjë ditë!

Nga ShkëlzeN Maliqi

Nga Behxhet Sh.Shala

Salto vitale e Tadiçit?

A duhet të japë dorëheqjen presidentja Jahjaga?

Page 11: Gazeta Metropol 10 korrik

11• E martë 10 korrik 2012

»

pse Kryeministri Sali Berisha kërkon rishikimin e historisë? Nuk është pyetje “njëmiliondol-larëshe”, por thjesht gjykim i një lexuesi, në këtë rast edhe kryeministër, që lexon libra, që për fat të keq lënë shumë për të dëshiruar.

Mëkatarët me mjeshtri hapin debatin, ash-tu si dhe horizontin rreth kësaj teme, ku sa çel e mbyll sytë kemi historianë të majtë dhe

historianë të djathtë, historianë dhe historianë servil e që në tërësinë e tyre na dalin se na e paskan ndritë historinë, ashtu si dhe kombin. Por për fat të mirë, sot dëshmitë nuk janë mo-nopol i tyre dhe fajtori nuk na del jetim. Faktet përgënjesh-trojnë jo çdo vit, por çdo javë të historisë së shkruar, nëpër të cilën ka kaluar populli shqiptar, i cili sot vetëm për fatin e këtyre studiuesve vetëm histori nuk ka. Derisa mjeshtërit e fotografisë retushuan fotot me urdhrat e Enverit, juristët falsifikuan datat e vendimeve kriminale, historianët retush-uan ngjarjet historike siç i mendonte “i madhi Enver”. Kjo do të vazhdoj edhe me ikjen e tij, edhe me ardhjen e demokracisë, sepse ata vetën e vet nuk e përgënjeshtruan, ndërsa gjener-atat që i prodhuan ishin të gjymtuara dhe produkti i tyre, për fat të keq, ishte sipas shijes së këtyre mëkatarëve.

Meqë edhe pas 22 vjetve historia ngeli po ajo që ishte, mbreti Zog ngeli satrap, ndërsa lufta e turpshme e klasave nuk u zbardh fare, rruga e vetme për t’i shpëtuar këtij de-bati dhe turpi në 100-vjetorin e Pavarësisë nuk është ajo që propozon Kryeministri, pra rishikimi, por e mira e së mirës është që historia të shkruhet nga e para. Pse?

Arben PutoHistoriani i njohur komunist Arben Puto u mërzit tej mase

kur Kryeministri Sali Berisha, duke kërkuar rishikimin e histor-isë, mori si shembull ekzagjerimin e figurës së Qemal Stafës dhe propozoi rivlerësimin e figurës së ish-mbretit Zog. Ata pak studiues që kanë shfletuar dëshmi dhe dokumente si në Arkivin tonë të Shtetit, ashtu dhe ata ndërkombëtar gjithash-tu nuk janë dakord me Kryeministrin, por jo për arsyet që jep zoti Puto. Një studim i trashë në Arkivin e Shtetit do ta bënte nul edhe respektin që ka Sali Berisha për Qemal Stafën, të mos flasim për atë të prof. Putos. Për respektin nuk është faj-tor dr. Berisha, ndërsa historia që servir Puto me shokë është kriminale. Puto në reagimin e tij habitet dhe për Qemal Stafën thotë “se ka qenë një djalë i shkëlqyer, një djalë studioz, që u hodh në luftë kundër okupatorit”. Për djalë të shkëlqyer dhe studioz e kanë njohur edhe fashistët, dhe kjo ishte arsyeja pse qeveria fashiste e Tiranës i dha bursë dhe e dërgoi për studime në Itali, por ai s’u bë dot dhe më 1939 u dënua si komunist. Kur dhe si e luftoi okupatorin, këtë e di vetëm Puto, por ai më 5 maj 1942 u vra, kohë kur Milladin Popoviçi po më-sonte Enverin me shokë se si nuk bëhej Shqipëria shtet. Sikur edhe ta qëndisim këtë CV të Qemal Stafës, sërish na del krimi-nel. Për fashistët ai bëri krim, ndërsa komunistët shqiptarë në

bilancin e tyre përfundimtar na dalin si organizatë kriminale, organizatë së cilës i takonte ky i shkëlqyer dhe studioz. Meqë këto lloj gjykimesh dhe historia aktuale që kemi do të ndajnë historianët në të majtë dhe të djathtë, shmangien mund ta bëjë vetëm një histori e shkruar me të mirat dhe të këqijat e Qemal Stafës dhe jo vetëm të atij.

Për të mos ndërhyrë politika, siç e çuan ky studiues sh-qiptar “ndërhyrjen” e Kryeministrit, për të mos pasur mundë-si ndërhyrjeje çdo studiues që i bie në dorë një letër kompro-metuese për LNÇ-n, historia thjesht nuk duhet të gjymtohet, siç është bërë nga Puto me shokë. Çështja do të bëhet edhe më e rëndë kur këta mëkatarë as nuk rrëfehen, as nuk kërko-jnë falje, por mundohen të na imponojnë të vërtetat vetëm sipas tyre.

Në “rebelimin” e tij ndaj deklaratës së Kryeministrit prof. Puto akuzon edhe për përpjekjen e njeriut të parë të qever-isë që ta ndritë edhe më lartë ish-mbretin Zog. Por ai harron se kanë kaluar 20 vjet që PKSH-në nuk e pyet më njeri, dhe ai sa të është jeta nuk do të ngelet satrap.

Puto thotë se ai erdhi me ndihmën e jugosllavëve në vi-tin 1924, por a thua si e mendon Puto, jo librat e historisë, si lindi dhe masakroi popullin shqiptar Partia Komuniste e Shqipërisë? Babai dhe nëna e komunistëve shqiptarë ishin serbët, ose thënë me gjuhën e historianëve shqiptarë, ju-gosllavët.

Zogu paska bërë një marrëveshje të fshehtë me Nikol-la Pashiçin më 1924 dhe paska shitur Shën Naumin! Keq, shumë keq! Natyrisht që kjo duhet thënë dhe dokumentu-ar, ashtu siç duhet thënë se kush e shiti Kosovën pa mar-rëveshje të fshehtë. Kush i bëri nul vendimet e Konferencës së Bujanit, për të cilat ishin dakord edhe jugosllavët e Enver-it. Enver Hoxha dhe askush tjetër. Por ama edhe kjo duhet thënë, e që sot për fat të mirë dokumentet ekzistojnë.

Pas kërkesës në Londër, sipas Putos, Zogu humbi gjithë prestigjin e tij, mohoi edhe meritat e tij, që bëri duke brak-tisur vendin. Edhe kjo duhet thënë, nëse dëshmohet me do-kumente, ashtu siç mund të flasim sot për prestigjin e prof. Putos, dëshmitarit të gjyqit special për Lazër Radin, dr. Vasfi Samim Visokën, Sabdulla Fishtën dhe Vedat Kokonën. Për këtë të fundit Arben Puto ishte i shqetësuar, sepse ai ishte i paarrestuar, ndërsa Sabdulla Fishta, që ishte partizan në Brigadën IV, vërtetohet nga ky dëshmitar i gjyqit special se ishte agjent në kohën e Mehdi beut, kur dhe ka arrestuar sho-qen e Hava Spahiut përpara xhamisë së Zajmit. E kur flasim për këtë ngjarje, që sipas dëshmitarit Puto kishte ndodhur në qershorin e vitit 1944, sa për kujtesë të profesorit duhet të flasim edhe për vullnetarët e Tiranës dhe të Shkodrës, të cilët pikërisht në muaj të ’44-ës vajtën në Prizren për të shpëtuar bashkëkombësit e tyre nga sllavo-komunistët. Dhe e gjithë kjo ngjarje ndodh pas alarmit të ministrit të Brendshëm Xha-ferr Deva se shqiptarët po masakrohen në Kosovë. Ngjarja ndoshta nuk është historike për Puton dhe të ngjashmit, por

pamja se si u pritën këta vullnetarë nga shqiptarët e Prizrenit u përsërit në vitin 1999 me ushtarët e KFOR-it.

Uran ButkaProfesor Arben Puton e etiketojnë si historian komunist,

por nuk kanë të drejtë, ai thjesht është një historian i modelit komunist, që së bashku me të ngjashmit na prodhoi një his-tori të gjymtuar, nga e cila po vuajmë edhe ne sot, ama kra-hun nuk e hap. Për këtë duhet akuzuar Arben Putoja dhe të ngjashmit, të cilët edhe pas përfundimit të ciklit vazhdojnë të jenë prodhuesit dhe riprodhuesit më të mëdhenj të historisë dhe personat më të mediatizuar në botën shqiptare.

I tillë është edhe “i djathti” Uran Butka, që në kohët mod-erne prodhon po të njëjtën lloj historie, vetëm se është pi-kante e djathtë. Këtë e dëshmon edhe libri i tij i fundit për “Masakrën e Tivarit”, i krijuar nga dëshmitë e komisionit hetimor parlamentar për këtë masakër dhe dokumentari i televizionit ALSAT “Çfarë nuk është thënë për masakrën e Tivarit”, me autor Agim Popoçin.

Çuditërisht, ende pa e parë dritën e diellit raporti i komi-sionit hetimor profesor Butka, si anëtar i këtij komisioni, nxjerr librin, që financohet nga Ministria e Kulturës. Cila është e keqja në këtë mes, ose publikimi i “fakteve” nga Butka.

Dokumentari në fjalë jep për herë të parë vendin e ngjarjes së masakrës, ndërsa autori i këtij libri thotë se është filmuar nga Agim Popovski. Ndoshta ka punuar dhe ekziston njeri me këtë emër, me të cilin ka punuar profesori, por renditja e dësh-mive të tjera vërteton se fjala është për Agim Popoçin, autor-in e dokumentarit, që për plotë tri javë gjurmoi nëpër arkivat e Malit të Zi dhe të Shqipërisë dhe me javë të tëra vetëm për 4 deklarata nga historianë serbë, rusë dhe oficerë britanikë, vizionoi 28 dokumentarë, 18 prej të cilëve ishin prodhuar në vitin 1961. Si dhe me lejen e kujt, nuk dihet, por këtë më së më miri e din kryetari i komisionit parlamentar Fatos Beja, por ato deklarata sot janë pjesë e këtij libri.

Edhe më tronditës është fakti i dokumenteve të botuara në këtë libër, për të cilat është thënë e stërthënë se janë marrë në Beograd. Ndoshta për vepra të tjera profesori mund të ketë vizituar kryeqytetin e Serbisë, ose arkivat, që janë edhe pronaret e vërteta të këtyre dokumenteve, por e vërteta është se ato janë marr nga Arkivi i Kosovës dhe janë përk-thyer sërish nga Agim Popoçi.

Këta janë, pra, studiuesit shqiptarë. Kjo, pra, është histo-ria e shkruar shqiptare, e cila duhet të shkruhet nga e para, në mënyrë që të gjithë të kuptojmë cilët janë firmëtarët e Pavarësisë, me të mirat dhe të këqijat e tyre; kush ishte Ah-met Zogu dhe Enveri me shokë, si u vranë dhe internuar qindra mijë shqiptarë nga komunistët, si u vranë rreth 4000 shqiptarë në Tivar dhe po aq gjatë rrugëtimit nëpër tokën shqiptare, në mënyrë që nesër të dimë për çfarë dhe për kë të mburremi ose të kemi turp. E këtë do të na e mundësojë vetëm dhe vetëm një HISTORI SHQIPTARE.

Nga agiM PoPoci

Arben Puto, Uran Butka dhe të ngjashmit

opinion

Page 12: Gazeta Metropol 10 korrik

12 E martë 10 korrik 2012 •

«gossip

Kujdesi për

lëkurën në plazh

moore nuk ka kontakt me vajzat e saj

Vajzat e Demi Moore kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me nënën e tyre pas shkurorëzimit të saj nga Ashton Kutcher. Sipas Daily Mail, 23-vjeçarja Rumer, 20-vjeçarja Scout dhe 18-vjeçarja Tallulah nuk komunikojnë me nënën e tyre pas problemeve që u shkaktoi ndarja e çiftit. “Demi aktualisht ka probleme të mëdha, ndërsa vajzat duan të shmangin gjithç-ka dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Megjithatë, ajo i tërheq me vete dhe ata përfshihen në probleme të ndryshme”. “Rumer, Scout dhe Tallulah aktualisht nuk duan të merren me gjithë atë dramë. Vajzat kanë qenë pranë saj gjatë gjithë kohës, që nga ndarja deri te rehabilitimi, mirëpo tash mendojnë se duhet të largohen nga e gjithë kjo. Demi tash po kërkon shumë dhe ato janë të lodhura nga e gjithë kjo. Ato duan të kenë një nënë e jo një motër të vogël”, ka thënë një burim.

publikon foton nudo të gruas në “twitter”

“Nuk mund të kalosh gjithë jetën duke dhënë shpjegime. Miqtë e tu nuk kanë nevojë për këtë, armiqtë nuk të beso-jnë, ndërsa budallenjtë thjesht nuk kuptojnë”. Kështu iu është përgjigjur Santiago Cañizares, (ish-portieri i kombë-tares spanjolle, sot komentator në televizion), polemikave që shpërthyen në Twitter, për shkak të publikimit prej tij të një fotoje shumë intime të gruas së tij në dush, nudo. Fo-toja solli shumë reagime në rrjetin social dhe brenda disa minutave Cañizaresè u kthye në emrin më të kërkuar dhe komentuar në Twitter. Cañizares pas publikimit e hoqi fo-ton nga profili i tij, ndoshta me kërkesën e vetë gruas së tij. Por ndjekësit nuk kishin humbur kohë e kishin kopjuar foton duke e shpërndarë nëpër rrjete sociale sa hap e mbyll sytë.

Jordani, politikani nxjerr pistoletën në emision tV

Një debat i drejtpërdrejtë televiziv mes dy kundërshtarëve politikë jordanezë ka degjeneruar në një sherr ku nuk mun-goi as pistoleta. Mohammad Shawabka fillimisht e goditi me këpucë rivalin e tij të ftuar në studio, aktivistin politik Mansour Sayf al-Din Murad, e më pas nxorri pistoletën. In-cidenti ndodhi pasi Murad e akuzoi Shaëabka-n se ishte një agjent i shërbimit sekret izraelit. Pasi e godet me këpucë (një veprim shumë ofendues në kulturën arabe), Shaëabka nxjerr edhe një pistoletë të vogël. Murad nuk trembet dhe vazhdon të shajë e t’i drejtohet armëmbajtësit, i cili shihet në video duke e futur sërish në xhepin e xhaketës pisto-letën. Si përfundim, askush nuk u lëndua fatmirësisht. Nuk dihet nëse pistoleta ishte e vërtetë apo jo.

Lërini shampot dhe maskat mënjanë. Një dietë e pasur me proteina dhe fibra do ju ndihmojë për të pasur flokë të bukur dhe të shëndetshëm, dhe për më tepër tani në verë ku floku kërkon më shumë kujdes. Dielli dhe deti janë dy faktorë që e dëmto-jnë atë, prandaj ne po ju vimë në ndihmë me disa ushqime për të pasur flokë më të fortë, të shndritshëm dhe të bukur:

1.Vezët. Ato janë të pasura me biotinë dhe vitaminë B, e cila ndihmon në rritjen e flokut dhe të pasurit të skalpit të shëndetshëm. Një defiçencë e tillë mund të shkaktojë rënie të flokut. Ushqime të tjera me përmbatje të lartë biotine janë salmoni, avokado, bajamet.

2.Bananet. Përmbajnë mineral që mendohet se ndihmon flokun e dobët dhe majrat që çahen shpejt. Ky mineral që quhet silica e bën flokun më të fortë dhe të durushëm.

3.Brokoli. E pasur me vitaminë A dhe C,

e cila ndihmon në prodhimin e yndyrës së skalpit për një zbutje floku natyrale.

4.Midhjet. Të pajisura me minerale dhe zink, rregullojnë nivelin e androgjenit. Hormon i cili në nivel të ulët shkakton rënien e flokut.

5.Patatja e ëmbël. Të pasur me beta karoten, të cilën trupi e konverton në vitaminë A, një agjent kryesor për flokun dhe fytyrën. Vitamina A e mbron flokun nga thatësia dhe zbroku. Gjithashtu mund të përdorni, karrota, asparagë, kunguj.

6. Fasulet dhe thjerrëzat. Luajnë një rol kryesor në mbajtjen dhe ruajtjen e shëndetshme të flokut.

7. Frutat dhe perimet. Të pasura me vitaminë C, e mbrojnë flokun nga thatësia dhe dobësimii rrënjës.

8. Peshku. Omega-3, ndihmon skalpin e kokës nga thatësia dhe nga heqja e shkëlqimit. Ushqime të tjera të pasura me omega-3, janë sardelet, salmoni, arrat etj.

ushqime për flokë të bukur

shëtitja në rërën e butë dhe dëgjimi i shfryrjes së valëve të detit diku në thellësi, është një ndër përjetimet më

të mrekullueshme në plazh. Por, sapo ktheheni nga push-imi, përballeni me një realitet shumë të pakëndshëm...

Po flasim për një rrezitje të tmerrshme të lëkurës dhe për shumë probleme të tjera që mund të shkaktohen nga një ditë që e kaloni në plazh. Pa dyshim që shpenzimi i kohës në plazh mund të jetë i veçantë, mirëpo nëse nuk bëhet një kujdes i duhur për ta mbrojtur lëkurën, mund të gjendeni përballë një befasie të jo shumë të dëshiruar. Dielli i ashpër, rëra dhe era e detit mund të krijojnë kaos në lëkurën dhe flokët tuaj. Kjo është arsyeja pse duhet kush-tuar kujdes adekuat për lëkurë para se të dilni në plazh. Pra, nëse keni dëshirë të jeni të mbrojtur gjatë përjetimeve tuaja të këndshme në plazh, lexoni rekomandimet në vijim.

Grimi (Make-up) dhe kujdesi për lëkurë gjatë shëtitjes në plazh

Rregulla e parë kur kaloni kohë në plazh është që të keni grim sa më të thjeshtë apo sa më të minimalizuar. Po ashtu, aplikoni krem kundër diellit së paku 15 minuta para se të dilni jashtë. Hidratoni buzët tu-aja më një balsam të kualitetit të lartë dhe mbaroni kujdesin me t’i lyer ato me nuanca të pembës. Bëni sytë tuaj të shkëlqejnë duke aplikuar dy shtresa të maskarës që janë të rezistueshme ndaj ujit.

Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 orë për t’iu shmangur njollave apo pigmentimit. Përveç fytyrës, kujdesuni për pjesët tjera të trupit si qafa, kurrizi, krahët, këmbët etj. Shmanguni nga dushet e nxehta, përkundrazi bëni dushe me nxehtësi nor-male ose me ujë krejtësisht të ftohtë. Shmanguni parfumeve me aroma të rënda dhe

Këshillat për bukuri

në plazh1. Pini shumë ujë për ta

mbajtur trupin dhe lëkurën të hidratuar.

2. Hidratimi i lëkurës është një tjetër ritual i bukurisë për t’u praktikuar rregullisht. Aplikoni krem aloe vera apo ndonjë krem hidratues me përmbajtje që freskon dhe rigjeneron lëkurën.

3. Pas të gjitha lojërave dhe shëtitjeve në plazh, është e domosdoshme për ta bërë një dush për ta rigjeneruar lëkurën dhe për ta larguar rërën dhe papastërtitë nga trupi.

4. Gjatë dushit lani flokët me një shampon të mirë hidrat-ues. Pastaj aplikoni balsam për të ushqyer flokët tuaj dhe për të fituar shkëlqimin tuaj natyror.

5. Përveç produkteve të plazhit, blini kapele me stil dhe shall për ta mbrojtur trupin tuaj nga ekspozimi në diell.

mbani me vete losione kundër mushkonjave dhe insekteve të ndryshme.

Sekretet e kujdesit për lëkurën në plazh

Për shkak se lëkura është më e prirë për t’u djegur në mesditë, është gjithmonë më mirë të dilni në plazh në mëngjes apo në mbrëmje. Gjatë kësaj periudhe, koha

është më e këndshme dhe rrezet e diellit janë më pak intensive. Për ta mbrojtur lëkurën tuaj gjatë rrezitjes, aplikoni krem kundër diel-lit rezistues ndaj ujit para ekspozimit në diell si dhe pas larjes në det. Një tjetër sekret i kujdesit në plazh është mbajtja e syzeve të diellit për mbrojtjen e syve nga rrezet e dëmshme ultraviolete.

Page 13: Gazeta Metropol 10 korrik

13• E martë 10 korrik 2012

»gossip

katie Holmes, jeta imiton artinNdërsa ishte e martuar me Tom Cruise, Katie Holmes shkroi bashkë me një tjetër koleg, skenarin e filmit "Molly", që ka si subjekt jetën e një nëne të vetme dhe vajzës së saj. Arti flet për gjërat që ndo-dhin në realitet. Por ndodh edhe e anasjellta. Në këtë rast skenari përputhet me jetën e ardhshme të Katie. Filmit i është dhënë drita jeshile për t'u realizuar dhe do të jetë pikërisht Katie, protagonistja në film. Xhirimet për "Molly-n" do të nisin pas gjashtë javësh, bën ne dije revista "People". Javën e kaluar Katie firmosi letrat e divorcit nga bashkëshorti i saj i pushtetshëm Tom Cruise. Holmes ndërkohë ka nisur betejën për të fituar kujdestarinë e vajzës 6-vjeçare Suri.

Rita Ora poston foto me bikiniRita Ora ka qenë shumë e zënë ditët e fundit me shfaqje në Britaninë e Madhe, por ka gjetur kohë për të bërë disa poza me bikini në një nga parqet e Skocisë. 21-vjeçarja ka postuar disa foto në rrjetet sociale me disa rroba banjoje dhe ia ku janë disa prej tyre. Këngëtarja me origjinë shqip-tare do të nxjerrë albumin e saj të shumëpritur me titull ORA në muajin shtator dhe ka premtuar se ky album do të “shokojë” fansat. “Albumi im i ri do të ketë disa nga zhanret e muzikës me të cilat jam rritur dhe unë kam dëgjuar shumë zhanre. Do të ketë shumëllojshmëri dhe do të shokoheni për mirë”, është shprehur për mediat britanike Rita Ora. “No Doubt, Destiny’s Child dhe B.I.G. kanë qenë disa nga grupet e preferuara”, shtoi këngëtarja 21-vjeçare.

Balotellinë SHOqëRinë

e femRAve dHe SHAmPAnJëS

sofia Vergara feston 40-vjetorin në meksikëSofia së bashku me familjen dhe miqtë ka festuar 40-vjetorin në Meksikë, duke u relaksuar me djalin e saj Manolo dhe të dashurin Nick Loeb në një resort në Riviera Maya. Gjatë qëndrimit Ver-gara dhe Loeb, të cilët patën një ndarje të shkurtër në Maj, janë parë të lumtur me njëri-tjetrin. Gjithashtu festës pritej t`i bashkohej dhe Eva Longoria dhe Jessica Alba.

50 cent, ofendon fëmijët me autizëm50 Cent u kritikua ashpër pasi shkroi në Twitter një koment për fëmijët me au-tizëm dhe tashmë këngëtari ka kërkuar falje për faktin që u tall me këta fëmijë. “E kuptoj që komentet e mia për autizmin ishin të rënda. Gjithsesi, nuk doja të ofendoja askënd dhe kërkoj falje”, shkroi reperi sërish në Twitter. 50 Cent kishte shkruar më parë një koment si përgjigje ndaj një “cicërime” të një fansi: “E pashë foton tënde. Dukeshe si fëmijë autik. Nuk dua që në profilin tim të kem autizëm”. 36-vjeçari ka rreth 8 milionë ndjekës në Tëitter dhe nëna e një djali autik postoi foton e fëmijës së saj me pamje krejt normale dhe e shoqëroi me komentin: “Kjo është pamja e autizmit???”

një festë në Saint Tropez me shampanjë dhe va-jza të bukura. Tabloidi anglez “Mirror” publikon fotot e Mario Balotelli-t, i cili shfaqet gjysmë i zhveshur, ndërsa pi shampanjë, duhan dhe masazhohet në shpatulla nga një bjonde. Një mënyrë e mirë kjo për të harruar humbjen e hidhur në finalen e Euro 2012 kundër Spanjës. Po ashtu edhe “The Sun” ka publikuar foto të

Balotelli-t, bashkë me disa miss-e. Po Fiço, e cila thotë se pret një fëmijë nga Balotelli, si ndihet kur sheh këto foto?

Page 14: Gazeta Metropol 10 korrik

14 E martë 10 korrik 2012 •

«bota

Page 15: Gazeta Metropol 10 korrik

15• E martë 10 korrik 2012

» bota

ndonjëherë mjaftojnë disa pak byte për të bërë dallimin: një email në dukje i pa-fajshëm, një program i vjetëruar, një vep-

rim i tepruar dhe dëmi bëhet. Diçka të tillë e di mirë për shembull Luigi Bisignani, në qendër të hetimit të P4, që u kap nga një virus trojan i Prokurorisë së Napolit që e transformoi komp-juterin e tij në një mikrofon mjedisor; apo kolosi japonez, Sony, të cilit iu grabitën të dhënat e miliona përdoruesve. Brenda pak muajsh, dhun-imet e sistemeve informatikë kanë dalë gjithnjë e më shumë në skenë, dhe kështu, terma që një herë një kohë dilnin nga goja e vetëm disa spe-cialistëve, tashmë fliten nga gjithkush: që nga trojanët, programet e fshehur që janë në gjendje të marrin kontrollin e një kompjuteri, deri tek bot-net, rrjetet e kompjuterëve që përdoren për të dërguar emaile spam apo nisur sulme informa-tikë, e deri tek keylogger, programet që përdoren për të regjistruar fjalët që formohen me tastat e tastierës, të dobishme për të zbuluar fjalëka-limet e të tjerëve. “Në të vërtetë, penetrime të mëdhenj ka pasur edhe dhjetë vite më parë, vetëm se këta mbeteshin mes profesionistëve që merren me këtë punë dhe nuk përfundonin në faqet e para të gazetave”, shpjegon Alessio Pennasilico, një hacker etik, mes më të njohurve në skenën italiane. “Ajo që ka ndryshuar është shpeshtësia e sulmeve, si dhe objektivët e tyre: me rritjen e informacioneve të dixhitalizuar, sul-met janë sot më shumë efikasë”. Kështu që, nuk është habi që të ardhurat e krimit kibernetik janë në rritje. Shoqëria e sigurisë informatike, McAfee ka vlerësuar se është më shumë se një mijë mil-iardë dollarë dëmi tërësor që u është shkaktuar kompanive që duhet të përballen në një vit me sulme si vjedhja e të dhënave, apo gjetja e zgjid-hjeve për të rimëkëmbur sistemet, apo edhe humbja e besueshmërisë para klientëve. Vetëm penetrimi në sistemet e rrjetit PlayStation të Sony, në prillin që kaloi, do i kushtojë kompanisë japoneze një shifër prej 170 milionë dollarë.

Shpërthimi i krimit kibernetik është shoqëru-

ar edhe me një rritje të biznesit të ligjshëm të programeve për sigurinë që po përjetojnë vite rritjeje dyshifrore. Sipas një analize të Gartner, tregu i antiviruseve në vitin 2010 kapi një vlerë 16.5 miliardë dollarë, me një rritje 12 për qind krahasuar me një vit më parë. Me bumin e sektorit, tregu i zi i vjedhjes së informacion-eve është strukturuar në mënyrë më të ngurtë, aq sa punonjësit e degëve janë gjithnjë e më shumë ushtarë të organizatave hierarkike se sa luftëtarë të vetmuar. Sipas Fbi, një shoqëri e specializuar mund të ketë deri dhjetë figura të ndryshme profesioniste në gjendje të menax-hojnë aspekte të ndryshëm të biznesit: që nga identifikimi i pikës së dobët të një sistemi, deri tek shitja e informacioneve në treg.

“Duhet kuptuar që sot janë më shumë subjekte që përfitojnë në nivele të ndryshëm”, shpjegon Luca Marzegalli, përgjegjës për sigurinë e informacionit në Po-liteknikun e Milanos. “ja, mendoni si është përgatitur një botnet: një pro-gramues krijon mjetet për realizimin dhe e shet në forumet e specializuar. Në këtë pikë, dikush blen programin dhe fillon të ngrerë rrjetin e komp-juterëve zombie, për t’ia shitur më pas këtë rrjet apo për t’ia dhënë hua atij që ofron më shumë, ndoshta një shoqërie që do të shpërndajë emaile spam në adresat elektronike”.

Kostoja e aksesit në këta produkte është në rënie të vazhdueshme, aq shumëkush mund ta blejnë për disa qindra euro: mjafton të drejtohesh në faqen e duhur në internet. “Dhe për të paguar dikë për të menaxhuar një botnet në gjysmë dite, mjaftojnë 50 euro”, vazhdon Pennasilico. “Të marrësh një ekspert informatike për të mbrojtur kompaninë tënde kushton shumë më tepër”. Kështu që, të sulmosh është më e volitshme se sa të mbro-hesh. Cilat janë teknikat më të përdorura për të penetruar? “Për t’iu përgjigjur pyetjes, duhet

të bëhet dallimi mes dy tipeve të përdoruesve”, shpejgon Marzegalli. “Navigatori i zakonshëm që nuk është objektiv sulmesh të shënjestruar, dhe subjekti specifik, të cilit i duhen vjedhur informa-cione të rezervuar”. Në bazë të përdoruesit ndry-shojnë kostot, teknikat dhe strategjitë. Kundër përdoruesit normal, instrumentet më të përdorur nga piratët informatikë janë trojanët, që shfrytë-zojnë dobësi të sistemit (apo thjeshtë programet e papërditësuar) dhe, sipas shoqërisë Panda Lab, kanë zënë në vitin 2010, 71 për qind të viruseve të prodhuar. E njëjta kompani, me një kërkim në forumet e sektorit, ka botuar një listë të çmimeve për informacionet e vjedhur, duke zbuluar se numrat e kartave të kreditit mund të shiten duke nisur nga 2 dollarë, ndërkohë që për kredencialet bankare niset nga 80 dollarë dhe mund të arrihet

deri në mbi 700. “Mbrojtja totale nuk është as-njëherë e mundur”, vazhdon Marzegalli, “por për një përdorues të zakonshëm thjeshtë përditësi-mi i antivirusit të sistemit operativ, përdorimi i fjalëkalimeve të ndryshëm dhe vëmendja për të mos hapur e-maile të dyshimtë do të mjaftonte për të shmangur shumë rreziqe”.

Por, situata ndryshon kur objektivi është një person i caktuar (një politikan, një udhëheqës në

ngjitje ejt) apo një kompani. “Për sulmet më kom-pleksë duhet një dije e thelluar teknologjike”, shpjegon Pennasilico, “por edhe në këto situata, pika e dobët që shfrytëzohet janë gjithmonë personat dhe praktikat e tyre të këqija. Veç kësaj, rritja e kompleksitetit të sistemeve bën që të jetë më e lehtë të lësh dicka zbuluar”.

Një shembull të dobësisë e japin “testet e penetrimit”, sulmet e paguar nga shoqëritë për të zbuluar nëse ka të çara në sigurinë e brendshme. Pak muaj më parë, Departamenti amerikan i Sigurisë e pësoi në një mënyrë banale: kompania e ngarkuar për kryerjen e testeve u kufizua duke lënë disa usb me log-ot e kompanisë në zonën e parkimit. Brenda tyre kishte një program virusi që u intalua në mënyrë të pavullnetshme nga 90 për qind e

personave që e kanë gjetur usb-në dhe që, për kuriozitet, donin të veri-fikonin çfarë kishte brenda.

Me përhapjen e Facebook janë hapur edhe të çara të tjera në sis-teme. “Në disa raste, që përfshijnë edhe institucione ushtarakë, sulm-uesi vetëm sa ka hapur një profil në Facebook me fotografinë e një va-jze të bukur dhe ka nisur t’u kërkojë miqësim punonjësve të kompanisë”, shpjegon Pennasilico. “Brenda pak ditësh, falë miqësive të përbashkëta, njerëzit fillojnë t’i besojnë e madhe edhe të klikojnë në linket-kurthe që i hapin dyert atij që sulmon”.

Veç kësaj, informacionet e dis-ponueshëm në rrjetet sociale, si data e lindjes apo shijet personale dhe zakonet mund të për-doren për të ngritur një kurth posaçërisht për atë person. Për të gjithë këta raste, shumë so-ciale dhe pak teknologjikë vlen maksima e Mark Rasch, ish kreu i njësisë kundër krimit informatik në Departamentin Amerikan të Drejtësisë: “Nuk ekziston ende një pajisje që të pengojë njerëzit për të qenë budallenj”.

Informacionet e disponueshëm në rrjetet socilalë, si data e lindjes apo shijet personale dhe zakonet mund të përdoren për të ngritur një kurth posaçërisht për atë person. Për të gjithë këta raste, shumë socialë dhe pak teknologjikë vlen maksima e Mark Rasch, ish kreu i njësisë kundër krimit informatik në Departamentin Amerikan të Drejtësisë: “Nuk ekziston ende një pajisje që të pengojë njerëzit për të qenë budallenj”

kuaJt e troJeS

Kurthet e teknologjisë

Page 16: Gazeta Metropol 10 korrik

16 E martë 10 korrik 2012 •

«speciale

letra që po botojmë sot, nuk është as më shumë dhe as më pak, por historia e një shkrim-tari shqiptar, i cili pas një tentative për vrasje që iu bë është i detyruar ta mbyllë jetën në mërgim, dhe i paralizuar. Në letrën që i dërgon krerëve

më të lartë të shtetit, ai kërkon vetëm drejtësi, atë drejtësi që iu mohua këtu e 14 vjet më parë. Më poshtë po e botojmë letrën e plotë të shkruar prej tij.

Prokurores së Përgjithëshme, Znj. Ina Rama

Për dijeni:Presidentit të Republikës, Z. Bamir TopiKryeministrit, Z. Sali BerishaKreut të Opozitës, Z. Edi Rama

KRIMI I PAZBULUAR RIPRODHON VETVETEN

Ju shkruaj për një ngjarje, mendoj lënë jo rastësisht në harresë - goditjen time për vdekje mes Tiranës, organizuar nga qarqe të caktuara e mbetur në hije. Në zbulimin e saj unë tanimë nuk kam asnjë interes për vete, as nuk kërkoj gjë tek jam në mërgimin e detyruar e në mbyllje të jetës. Ky krim ndaj një qytetari e krijuesi të pafaj është sadopak një pjesë e krimit në rritje që mesa duket ka mbuluar sot Shqipërinë. Ka 10 vjet që jam matur t’ju shkruaj për ta zbuluar, por duke parë morinë e pandërprerë të krimeve në vëndlindjen time, e kam shtyrë si më pak të rëndësishme. Megjithatë, ai është shumëzuar duke marrë dhe guxim të mëtejmë ngaqë nuk zbulohet, aq më keq kur dhe mbrohet. Rastet e krimit po ecin më shpejt se zbulimi i tyre, e ai tani është kthyer në termometër shpirtëror të popullit dhe barometër moral të shtetit. Si njëri prej tyre, goditja mafjoze dhe e pa shpirt mbi mua mendoj se do ndihmonte sadopak për të shkuar nga degët, diku te rrënjët. Për më tepër zbulimi i saj është i lehtë (veç nëse s’duan), pasi treguesit janë si minerali mbi dhé që gjeologut s’i kërkon shumë mundim. Dikush mund ta lerë pas krahësh si të parëndësishëm krimin ndaj një të mërguari 12 vjet! Mirëpo sadoqë sot kam dhe një Atdhe të dytë që më shpëtoi e më mban jetën në pleqëri, në shpirtin gjenetik mbetem pjesë e Atdheut tim, e Rusoi monu-ment buzë liqenit në Gjenevë më pëshpërit t’ia kujtoj dhe Atdheut larg: «Kur i bëhet keq një njeriu i është bërë keq tërë shoqërisë, e kur i bën mirë një njeriu, ia ke bërë tërë shoqërisë».

Nuk prirem të jap mend, ju i dini më mirë detyrat tuaja. Sqaroj, vrasja ime i ka dëshmitë të botuara në shtypin e kohës. Të tjerë kanë bërë më shumë e më mirë, megjithatë mbetem krenar për qëndrimet e mia jashtë çdo partie në mbrojtje të kombit e demokracisë. Rritja e tyre ka ecur paralel me rritjen e kërcënimeve gjer në atentate të hapura. Goditja për vdekje që më largoi detyrimisht nga Atdheu është shëmbulli kulmor.

Në ardhjen e demokracisë unë vija nga një dënim i ashpër 10-vjeçar në Metalurgji me punë kazme internimi dhënë nga diktatura. Natyrshëm demokracinë e prisja si burimin e përrallave liruar nga kuçedra. Por si askund, demokracia shqiptare po vinte duke shkatër-ruar çdo gjë në Shqipërinë e tejmunduar! Duke parë se prapë në fuqi lëviznin pinjollë të shtetit komunist e ish diktatori jepte udhëzime për ‘demokracinë’, populli më i shtypur e më i varfëruar si askund mori arratinë nëpër botë!

agim ShehuHistoria e shkrimtarit

që u paralizua pas tentativës për ta vrarë

Mbi të gjitha me hapjen që bëri, Atdheu po i shitej pjesë pjesë sidomos Greqisë, shtet armik zyrtarisht gjersa mbetet në «Gjendje lufte»!

Këtu që pika qëndrore e shqetësimit tim siç e shpreha që në fillim, se «demokracia pa kom-bin është si lulja në kostumin e të vdekurit». Mbi këtë shtrat më ngriheshin kërcënimet, sho-vene të jashtme e komuniste të brendshme. E ndjeja rrezikun për vete e për familjen, por isha i parimit se kur atdheun e çojnë buzë vdekjes, është pak të vdesësh për të. Ambasadorit ynë në Athinë më tregonte se gazetat në tryezën e tij ma lakonin emrin me mallkime gjer dënim me vdekje! Këtë ma thoshnin dhe krahinarë të mi emigrantë në Greqi.

Përmënd sadopak, të botuara në kohën e vet. Gazeta “Omonia” në Gjirokastër kërcënoi hapur: «Se kush del kundër Greqisë/ Greqisë edhe Serbisë…/ e merr plumbi sisë më sisë»! dhe përmend emrat e publicistëve ku hyn dhe autori. Ish-kolegu im minoritar V. Banka më shkruan nga Korfuzi që të mos flisja kundër ‘helenizmit’ se do kisha pasoja! Një aheng grekësh diku në Tiranë më kërcënon në tel-efon me fyerje (greqisht di sa të kuptoj shar-jet). Lë telefonin hapur; nga fqinji lart njoftoj centralin t’i regjistronte numurin, dhe njoftoj shtetin…Një qytetare e panjohur më njofton në telefon porosinë e motrës së saj në Korfuz që të mos shkruaja asgjë kundër Greqisë se rrezikoja familjen! Pas shtrëngimit, më tha emrin J. Q. Më goditin shtëpinë sa shqetësojnë dhe fqinjët, thyejnë xhamat, përgjojnë natën në rrugicë e të dyve me gruan na sulen duke na goditur, dhe çduken me Bensin që i priste te rrugica. Me mikun Sh. Delvina kthehemi nga një tubim i Shoqatës “Labëria” në Sarandë. Pranë Shkëmbit të Kavajës dy makina Benz, i verdhi pas të ziut, ecnin ngadalë. Vajza ime shpejtoi veturën e vogël t’i kalonte qetësisht. Befas Bensi i zi para të verdhit pret rrugën për dalje si drejt një shtegu mes arave, pa pasur tabelë, pa dhënë shenjë. Vetura jonë u përplas tmerrshëm e u shkatërrua përfundimisht. Unë përpara u godita rëndë në kokë. Shoferi i

Bensit doli e pyeti lehtë shokun të sigurohej: «Agim Shehu është, apo jo» ?! «Ai është” i thirri me inat miku im, Delvina. «Jam vëlla nga Kosova (!)» sqaroi vrasësi për shfajsim. Me gjithë dhimbjen, arrita t’i flisja: «Në je siç thua shko vre Millosheviçin në Serbi, jo vëllain në Sh-qipëri»! Erdhën policët rrugorë e si panë vendin, u thanë se kishin bërë shkelje të dënueshme. Pas pak u tërhoqën me ta, diç biseduan e këmbyen nën dorë…dhe policët kthehen na thonë se ne kishim gabuar!..Në Tiranë ia themi ngjarjen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, një djalë i hijshëm, i edukuar. Ai na mirëpriti e na drejtoi dhe te ministri i Brendshëm. Këtij i kërkuam takim me letra e me bisedë të sekre-tares. Do t’i tregonim dhe targën e veturës së huaj: LU 153924. Por më kot!

Te klubi “Vjeshta” me dy kolegë poetë përgatisnim mjedisin për një tubim libri. Nga Pallati i Kulturës përballë plumbi shpon qelqin e lokalit, më kalon te buza e më bie te këmbët. E marr të ngrohtë në dorë dhe e mbaj kujtim. Te gazeta ‘Balli i Kombit’ jap qetësisht një përg-jigje: «Të vdekur jemi më të fortë se të gjallë”. Një nipi im i patrazuar se nga u godit me plumb, por mbijetoi. Në qershor 1998 te “Gazeta 55” botohet shkrimi se isha i «…dënuar me vdekje, ndërsa Janullatosi hesht»! Ambasadori turk, i përzemërt me mua më ofron ndihmë, gjer Azil Politik! Botoj përgjigjen: «Kërcënime që të japin humor». Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Labëria” Ministrisë së Rendit i bëra kërkesë zyrtare për një armë legale mbrojtjeje. As na u përgjigj! Më tej, ministrit përkatës i shkruaj se nuk kërkoja mbrojtje zyrtare pasi s’e meritoja, por mundësisht të vëzhgonin te vrasësit e mi të mundshëm sipas kërcënimeve që kisha publikuar. Heshtën.

Isha e mbetem i bindur se tërë të zezat e Shqipërisë dhe demokracisë nisnin nga diktatori R. Alia sipas bisedës së publikuar të tij me një Zhoao Amazona ku ai u betua me kërcënim:

«Humbëm një betejë, por jo luftën»! Qe viti 1992. Shkruaj e botoj dhe si përgjigje artikullin (firmosur nga 15 krijues ish të burgosur): «Pa dënimin e shpejtë e të plotë të Ramiz Alisë nuk ka demokraci në Shqipëri». Një krahinar në Sigurim, dashamirës me mua më njofton të ruhesha me gjithë familje! Në kushtet e fjalës së lirë kishim nxjerrë gazetën «LIRA», kryesisht me krijues të persekutuar. Një zyrtar i mirë finance na dha vetëm 50 mijë lekë e me to nxorëm 9 numra. Të ashtuquajturat ‘llogari finance’ i mbante poeti i tre burgjeve, i ndjeri Pano Taçi. Befas, na thërret prokuroria për ‘shpërdorim’ (të 50 mijë lekëve) ! Gërmuan me kërcënime e s’gjetën gjë. Kërkuam spjegim ‘zyr-tar’ se nga i kishin të dhënat, por Prokuroria s’u përgjigj (zbuluam më pas se mes krijuesve ish të persekutuar qe futur një shërbëtor sigurimi).

Erdhi e fundit. Te biseda në “Shijak TV” dhashë publikisht mendimin se R. Alia qe autori i Masakrës së përgjakëshme të Tivarit. Shtysë pata dhe një dëshmi tronditëse të papublikuar: Më 1986 në divizionin e Dur-rësit bëhej një festim. Oficeri për kulturën, B. Duka më thotë se në ekspozitën që po hapnin kishim vënë dhe një letër të panjohur e të çudiçme të Nexhmie Hoxhës (Xhuglini). Ia dërgonte të shoqit ku i kërkonte që Ramiz Alia (19-vjeçar) të caktohej doemos komisar i plot-fuqishëm i Divizionit që do nisej për Kosovë! S. Lazri sa e pa, u tha që ta çduknin atë doku-ment, dhe e hoqën (se nga kush qe udhëzuar z. Nexhmie të bënte atë kërkesë që s’i takonte asaj, e di ajo megjithëse tanimë nënkuptohet se fijet vinin nga Beogradi).

Me këtë shqetësim aq sa kuptoja, në Shijak TV them publikisht mes të tjerash se nëse Hox-ha qe tigër Alia është gjarpër, se ky udhëhoqi Masakrën e Tivarit, siç e kish dëshmuar Islam Kadesha, shifranti i Enver Hoxhës me pub-likimin e radiogramit të vetë Alisë që nga Tivari. Të nesërmen, para Lidhjes së Shkrimtarëve më

Agim Shehu

Page 17: Gazeta Metropol 10 korrik

17• E martë 10 korrik 2012

»speciale

takon rastësisht tok me krijuesin B. Erebara, Islam Kadesha, burrë i moshuar e disi i lodhur. I miratonte ç’kisha thënë në ekran. Më thotë se kish dhe dëshmi të tjera, e se në Tivar janë vrarë rreth 8 mijë djem, ajkë Kosove. Shprehu habi me shumë keqardhje, sesi mediat në demokraci s’qenë interesuar për lajmin rën-qethës që ai e kish botuar në gazetë! Më përgë-zon për guximin, më këshilloi të ruhesha e lamë takim tjetër të më besonte të tjera dëshmi (ika e kam brengë që s’e takova më dot).

Ditë më pas kryeministri Meta para vitit të ri qe thirrur në Athinë. Me firmën edhe të 18 intelektualëve me emër botoj në gazetën RD shkrimin ku jepja mendimin që të mbronte me dinjitet shqetsimet shqiptare sipas ‘barazisë së ndërsjelltë’, sidomos Çamërinë. Nuk lëvizi nga e tij dhe u kthye si shërbëtor qafëunjur i Athinës. Botoj në RD shkrimin e dytë më të prerë: «Z. Kryeministër, s’na kthyet përgjigje»! Përsëri heshtje mospërfillëse. Dy ditë para se të goditesha, te “Gazeta 55” botoj një dokument të veçantë nga Fletorja Zyrtare në Mbretërinë e Zogut ku thuhej: «Duke marrë parasysh vagabonllëqet e Ilia Janullatosit dhe Spiro Manesit, të merren masat e duhura nga autoritetet kompetente për mosqasjen më të tyre në limanet e Shqipërisë! Delvinë, 9. 5. 1925. Dr. Adil Riza; sekretar Qani Kacoruho”. Dhe në fund shënimi im: «…Shqiptarët e djeshëm e dëbuan kontrabandistin e djeshëm Janullatos. Këtë do bëjnë dhe shqiptarët e sotëm me kontrabandistin e sotëm grek, Janullatos». Te dera e shtëpisë më vihet një «gjysëm leku» (simbol i plumbit), një cigare (simbol i ngushëllimit) dhe në mur një njollë e kuqe (shënja e gjakut). Të nesërmen ime shoqe ngulte këmbë e tronditur të mos dilja se do më vrisnin! Unë u nisa me një shkrim për RD-në.

Ora 10, e martë plot diell, te udha mes 15 katëshit dhe Operas një grumbull veturash mbledhur kokë më kokë lëviznin duke ndënjur

çuditërisht në vënd. Një polic i shkurtër bënte sikur u udhëzonte drejtimin duke më ndjekur me bisht syri(!). Tok me njerëzit prisja në tro-tuar të lirohej udha. Pashë një shteg e nxitova të kaloja matanë. Një motor i rëndë me hije zyrtare që priste më lart, m’u turr egërsisht e më përplasi përdhe. Vrasësit ngecur sipër meje arrita t’i thoshja me zërin e të vdekurit: «Pse më vrave, ç’të kam bërë»?! Qe një i ri afër të 30-ve, disi fytyrëbardhë; po të më jepej foto-grafia, e njoh (në s’gaboj nga sa e mbaj mend, sot e shoh truproje të një kryesori). Polici i shkurtër në vënd që ta ndalte e urdhëroi: «Lar-gohu ti, ik» e ai fluturoi. Pa ardhur te viktima, polici u largua dhe veturat morën udhën e tyre pasi e kishin bërë ‘detyrën’. Dy të rinj të pan-johur më afrohen me veturë, të më çonin në spitalë! Nuk pranova. Më ngarkuan e më çuan drejt shtëpisë. Më ra të fikët nga dhimbjet e padurueshme. Më qenë thyer eshtërat.

Ngjarjen e rëndë e dhanë vetëm tri gazeta, A. Baleta, A. Patozi dhe F. Balliu. Po ashtu Shijak TV. Askush tjetër, kur njoftonin dhe vrasjet e qenve në Shallvare! Më erdhën njerëz pa fund e çuditërisht, asnjë nga krerët e Pozitës e Opozitës! Ato ditë një poet u plagos më lehtë nga një veturë, shoferi i së cilës i kërkoi falje. President Mejdani i shkoi gjer në spital, e bëri mirë si fisnik. Pse s’i vajti kolegut tjetër vrarë më rëndë: gëzoi që u godit apo për arëye më keq?!..I ndjeri Pjetër Arbnori më erdhi veças disa herë, njoftoi për ngjarjen dhe Kuvëndin, por më kot! Ministri i Brendshëm S. Poçi dërgoi dy herë hetuesit specialistë që dhanë gjykimin se vrasja qe e qëllimshme, e organizuar. Pas tyre erdhi Prokuroria, por sa trokitën herën e parë, të nesërmen s’u dukën më siç premtuan. Kush i urdhëroi të heshtnin!?

Pas dy javësh zvarritjeje më çuan në spital për operim. Kirurgu më siguroi se pas 5-6 ditësh do ngrihesha më këmbë, ngjashëm me të operuarit prej tij A. Puto e P. Çina! U gëzova

kot. Dashje pa dashje, me operimin e tij më kish vrarë dhe qëndrat nervore që i kisha të qeta. Pas 6 ditësh kthehem në shtëpi me dhimbje të padurueshme sa kërkoja helmin. Nga Zvicra të afërm të mi më njoftuan të veja atje. Dëgjova se Bashkia ndihmoi një futbollist për operim në Itali. E më tej, futbollistëve do t’u jepte mijëra dollarë nëse mundnin Greqinë. Me mendimin e mirë, se unë për të mirën e Shqipërisë kisha mundur sadopak shovenizmin grek, i kërkova Bashkisë vetëm 400 franga për biletë! Kryetari A. Brojka m’u përgjegj prerë, se nuk kishin! Mora hua e u nisa bashkë me gruan. Në aeroport, 10.7.2000, një burrë rreth të 40-ve (e njoh po t’i shoh fotografinë) afrohet e na pyet se ku do të ndalonim! Ia thamë. Në Zyrih binte shi e mezi po zbrisja me paterica nga avioni. Gruaja më mbante përkrahu. Drejt autobusit për dalje burri-hije na mori çantën e madhe “të na ndihmonte”!..Në rrëmujën e aeroportit ku ne mezi ecnim, ai u çduk. Një i ri tjetër, shqiptar, na u afrua pa e njohur e na rrotullonte kinse drejt policisë në dalje! Pastaj u çduk. Njoftuam policinë e aeroportit, por qe vonë. Shkuam të çveshur te miqtë që na prisnin.

Në vizitën e parë, kirurgu zviceran tha i habitur: «Dhëntë Zoti, operime të tilla të mos ketë më në Shqipëri! Do ketë qënë praktika e parë e ndonjë studenti»! I thamë, se qe 70 vjeç. Ai mblodhi supet për më keq… U vendos të bëhej doemos operimi i ri, ndryshe mbaroja keq. Proteza e Tiranës qe vënë krejt e gabuar. «Spitali të ka bërë vrasjen e dytë» tha kirurgu i shquar gjenevas. E hoqi me operacion të ndër-likuar duke e zevëndësuar (të parën ma dha ta kem kujtim paravdekjeje). Më ikën dhimbjet dhe eci qetësisht me bastun. Zvicra gjykoi më dha familjarisht azil politik në natyrën e saj humane e fisnike. Më dha mbrojtjen dhe ndihmën që nuk ma dha Atdheu.

Forcat e errëta që sundojnë në vëndlindje do vazhdonin të tyre siç duket gjersa të mbetesha gjallë. Njëri pas tjetrit, më vinë kinse ‘për tregëti’ dy të njohur. Me mallin për njerzit e vëndlindjes, i pres bujarisht në shtëpi për ditë me radhë, kurse ata bënin punën e shpifësit e të spiunit. Donin të na përlyenin dhe në kontrabandë! Më vodhën dokumente të vyera, të cilat në mirëbesim ua kërkova të m’i sillnin nga Tirana. Një mbrëmje kur im bir i patrazuar s’qe në shtëpi, dera me çelës të sigurt qe hapur mjeshtërisht e më vodhën dokumente të tjera bashkë me vlera shtëpie të çmuara. Shumë i tronditur, njoftova nga larg kolegun dashamirës A. Patozi, ta publikonte

në shtyp. Vëllai i njërit prej atyre që prisja në shtëpi vjen që nga Greqia me aparat filmi. E pres dhe atë bujarisht (vonë mësova se kishin afri pune me Janullatosin). Ai filmon shtëpinë dhe vëndin jashtë duke i sqaruar me gojë, dhe ikën. Dyshoj. Ndëroj pallatin. Fqinja Inzagi na thotë se një mbrëmje një njeri trokiti te ish dera juaj. Dal i them që janë larguar. Me shokun që e priste poshtë shkallës, largohen.

Mendoj se spjegimin për kërcënimet në vazhdimësi gjer tek e fundit e japin shkrimet e mia. Citoj sadopak: “Ç’kërkojnë në Shqipëri emisarët nga Patrikana”!? “Kur do hapen dosjet…Ta bëjmë si Haveli”! “Jugu i Shqipërisë në rrezik. Si heshtet”!? “A mund të heshtet akoma!? (Letër Presidentit Berisha)”. “Falja me tapi e tokës shqiptare pakicës greke, tradhëti e lartë kombëtare”. “A e përfshin shkatërrimin e kombit Kontrolli i Shtetit”? “Ç’po bëhet me Himarën tonë”? “Bukëngrënësit dhe Shqipërin-grënësit deputetë”! “Zotërinj deputetë, sa s’është vonë mos e shitni Shqipërinë”! “Antish-qiptarizmi i një ambasadori shqiptar”. “Shporru, Janullatos i zi”! “Vëndi dridhej ai mbeti, nuk tundet nga kabineti” (për kryeministrin A. Mek-si që te karrikia e vet pranoi djegien e vëndit). “A ua mbron nderin shteti kosovarëve”? “Greqia po na pushton dhe me eshtërat e të vdekurve”. Rubrikën-satirë: “Nga është Ramiz Alia”!? “Zoti President, ky Kryeministër o duhet vizituar o duhet izoluar”! (President Mejdanit për Fatos Nanon pas shitjes së Kosovës te takimi në Kretë me Millosheviçin). “Ushtria greke në Shqipëri - akt tradhëtie kombëtare”. “Tallja zyr-tare e Nolit” (nga përqafimi kundër porosisë së Nolit i zyrtarëve me Peshkopin grek), e shumë të tjera. Siç shihet, në tërësi të gjitha kanë në krye “Kombi mbi të gjitha”, frymëzimi i parë që më ka udhëhequr, e që po ashtu ka tërhequr goditjet në vazhdimësi.

Mendoj më kuptoni drejt, e nderuar Proku-rore e Përgjithshme: për vete në këtë moshë s’dua asgjë e nuk pres asgjë veç gjumin e qetë të fundit. Ju shkruaj se kam bindjen që, sadopak zbulimi i krimit mbi mua e ka rezen më të gjerë se jeta e familjes sime dhe ata që e bënë e rrinë fshehur ndoshta i keni diku autorë krimesh të tjera. Ju shkruaj dhe për dinjitet qytetari e shkrimtari: ndjehem i fyer për mospërfilljen shtetërore ndaj krimit të rëndë që më detyroi ta mbyll jetën jashtë Atdheut të cilin e dua aq shumë.

Me nderime!Agim Shehu, shkrimtar

Gjenevë, 27.6.2

Page 18: Gazeta Metropol 10 korrik

18 E martë 10 korrik 2012 •

« ekonomi

Page 19: Gazeta Metropol 10 korrik

19• E martë 10 korrik 2012

»ekonomi

Page 20: Gazeta Metropol 10 korrik

20 E martë 10 korrik 2012 •

« dossier

Nga alBert kotiNi

(vijon nga numri i kaluar)

Nyjat ndjekëse të nevojshmenyj’ e i-rë: Për të fituar të drejtat janë gjyqet,

si këtë edhe der-udhëxhillëku do të zhduket.nyj’ e ii-të: Për të siguruar udhëtimin

e ushtrisë me një shpejtim të mundur të përgatiten udhët e hekurta.

nyj’ e iii-të: Të mirësohen medresetë me një sistem si e do koha.

nyj’ e iV-të: Për sigurimin e rregullimit, para se të mblidhen ushtarët, duhet të shpallet nga qeveria civile sasia dhe klasi i tyne.

nyja e V-të: Mirësimet themelore që do të bëhen në kryeqytet, të përgjithësohen dhe të zbatohen me një shpejtim të fortë.

nyj’ e Vi-të: Për me i dhënë fund zihjeve që rrjedhin në kufijtë e Malit të Zi, çështja e kufijve në një kohë të volitshme me një mënyrë të pëlqyeshme nga ana e qeverisë të zgjidhet.

nyj’ e Vii-të: Ushtarët që do të dërgohen në viset e nxehta si Jemen e Hixhas, edhe në viset e tjera të largëta, të merren sipas rregul-lores që u përba sivjet dhe sasia e marrjes të vazhdojë me një caktim drejtësie.

nyj’ e Viii-të: Pjesëtimi i të dhjetave që i varet blesëve dhe u lëshohet në dorë, porse ndër disa vilajete të dhjetat u lëshohen disa dhjetarëve me një çmim fort të tepërt nga shkaku se arkës i kanë ngelur borxhet e vjetra e kështu mundet të hum-basë dhe të reja. Pra, të mos lëshohen me çmimet e motit të shkuem, por të formohen komisione prej njerëz të favorshëm...

nyj’ e iX-të: Damet materialisht dhe mor-alisht që ka shkaktuar rezhija ka arrirë në një shkallë që më s’i sillet fuqi e më s’durohet.

nyj’ e X-të: Të krishterët, vllah e shqiptarë ortodoksë pa të përmbajtur ndjenjat e larta otomane dëshirohet që shkollat e tyne të ndahen prej kishave dhe drejt për së drejti t’i varen Ministrisë s’Arësimit. Meqenëse ligji themeltar ligjet e zakonshme të çdo feje i ka lanë të lira, dëshirohet që t’emërohen nëpunës që dinë gjuhën e vet që veprojnë. Sa për kryetarët e fesë të bullgarëve, po ato meqë janë kërkuar që të përfaqësojnë elementin e vet nëpër këshillat e qeverisë, pa dyshim të drejtat e tyne me këtë mënyrë janë siguruar.

nyj’ e Xi: Nëpër çdo vise të formohen komisione prej gjithë elementeve të ndryshme dhe kështu të forcohet vëllazëria e bashkimi i përgjithshëm.

nyj’ e Xii: Ky kongres do të mblidhet në një vend nga gjashtë vilajetet e Rumelisë. Sasia e delegatëve të çdo vilajeti do të jetë 200 veta. Kongresi do të vazhdojë 15 ditë. Programi i kongresit shqiptar bashkim konstitucional t’i paraqitet para se të mblidhen delegatë pesëm-bëdhjetë ditë më parë të gjashtë vilajeteve.

Këto janë nenet e vendimeve të Kongresit të Dibrës. Të thjeshtë dhe patetikë. Mjafton të lëçiten me mend pa paragjykime, tue mendue gjithnji se jemi në mes të vjetit 1909.

Si i priti Dibra delegacionetDibra dhe përcjellja e delegatëve të kon-

gresit që bani qe madhështore prej dibranëve. Një milici e përbame prej 500 djelmoshash dibranë dhe e veshun me kostum kombëtar, i paraqet delegatëve nderimet e rastit. Flamur-tari i kësaj ushtrie kombëtare ishte Riza bej Mezbegu. Rreth flamurit ishin njëzet trima të veshun me fustane (fustanella A.K.) të bardhë si vdora; mbas tyne vijshin tridhjetë të tjerë, të veshun me dolloma të qëndisun kuq e zi; ma andej ishin radhitë dyzet djem me xhamadane ari dhe resti me xhamadene kuq e zi. Nga armët e brezit e të krahut, veshuna pjesërisht me argjend e flori; nga ari e mëndafshi kuq e zi që stoliste petkat, shpërthejshin nën rrezet e diel-

“Durgut Pashakasapi otoman në dibër”

lit, duj ari e ngjyrash shkëlqyese.Shqiptarët e përvëluem për lirinë e çm-

ueshme dhe të përmalluem për limnin e dikur-shme, në kët’ ushtri shifshin të ringjllun Gardën Mbretërore t’Atij, që tue u vërsulë nga Kruja i shqyu sa e sa herë flamujt e anmiqvet.

Shtëpiat ku do ta banojshin delegatët qenë caktue dhe qenë ba përgatitjet e nevojshme për me i nderue ashtu si i kishte hije shqiptarit, veçanërisht Dibrës, e cila krenohej tue besue se e fitoi nderin tue u ba, me këtë mënyrë, zemra e trupit t’Atdheut të shqiptarëve.

N’ato ditë të paharrueshme e tanë Dibra vlonte prej gazit e haresë dhe të dukej sikur je tue jetue ndonjenin nga kremtimet e ngadhën-jimeve në Krujën e lumtun të Skënderbeut.

Shumica e delegatëve shqiptarë, kur u ndanë nga Dibra, morën me vete fotografina të ndryshme dhe nga dy-tri kësula si kujtim. Këto kësula, që ishin prej kadifeje të zezë, rreth e rrotull kishin të qëndisun me mëndafsh të kuq këto fjalë: “Kujtim i Kongresit të Dibrës”, “Rroftë Shqipnija”, “Rroftë Liria”. Shtojmë edhe se Haxhi Vehbi Agolli, asokohe myfti në Dibër, i priti dhe i përcolli të gjitha delegacionet me nga nji fjalim të veçantë tue e interpretue me këtë mënyrë: Kënaqësia e popullit të Dibrës.

Mbas kongresit rëndësia dhe dobitë në fushën kombëtare

Fletorja “Lirija” e z. Lumo Skëndo, nr. 56, dt. 8

gusht 1909, tue marrë rasë nga nji konferencë e Abdyl Ypit, shkruan tekstualisht: “Pa dyshim fare, Kongresi i Dibrës quhet e para mbledhje kombiare në Shqipni, e para mbledhje ku e tërë Shqipëria të jetë bjerur për të zgjidhur nji punë të nevojshme për të tërë vendin. Gjer më sot mbledhjet dhe kuvendet s’kanë qenë të rralla në Shqipëri. Po Kongresi i Dibrës, ku ma tepër se 300 delegatë gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, ortodoksë e katolike, hoxhër, priftër dhe shehja (shehlerë – A.K.) t’ardhur nga çdo çip e nga çdo kënd i Shqipërisë. Ky kongres themi është i pari që ka mbledhur të tërë vendin t’ënë. Pa dyshim fare, u va një fitim i math për vendin t’ënë, se vendimet u bënë me të vërtetë pas nevojave t’ona”. “M’i math i fitimeve është se mbledhja dëften faqëza dëshirën e shqiptarëve për rrojtje të urtë dhe për jetë të qytetëruar se kongresi nuk mejtoi vetëm ditën e sotme, por vërejti edhe kohën që do të vijë.” Dhe ja fjalët me të cilat Abdyl Ypi mbyll konferencën që mbajti para anëtarëve të klubit të qytetit të vet: “Po jam shumë i lumtur dhe duhet të jemi që të gjithë fatbardhë q’arritmë këtë ditë dhe pamë atje në Dibër gjithë ata shqiptarë të mbledhur si një shpirt, si një fëmijë, ku pashë në një tryezë hoxhë dhe priftër, të krishterë dhe myslimanë; ahere vetë u kuptua se vëllazëria nderon kombin shqiptar”.

Mbledhja në fushë të KlenjësKah mbarimi i vitit 1909, pikërisht mbas

espeditat ndëshkuese të durgut pashës kanë qenë një masakër për të nënshtruar dhe poshtëruar

me cdo mjet populin dibran që ishte në pragun e clirimit nga robërimi 5 shekullor. durgut pasha pati si mi-sion të shuante shpirtin e lirisë dhe ndjenjën kombëtare të këtij populli, të cilit nuk iu dhimbsej asgjë, përpara dëshirës për ta patur vendin e vet të pavarur dhe sovran. e vecantë e këtyre ekspeditave ka qeqnë lidhur me poshtërimin që iu bëri banorëve të vendit deri në rradhje publike, internime dhe burgosje të parisë dhe mbi të gjitha turpërimin e krenarisë, dinjitetit tradicional të shqiptarëve përpara fqinjëve. ata zbuluan faktin se: fqinjët, nuk e donin aspak lirin e shqiptarëve, por prisnin tu mer-rnin territoret dhe pasuritë e tyre, kur të dy palët turq e shqiptarë të dobësoheshin deri në mosekzistentë. këtë fakt e provean jo vetëm hes-htja dhe asnëj ndihmë për ta ndalur reprezaliet e durgut pashës duke i lënë dorë të lirë kundër shqiptarëve, bile në mjaft raste fqinjët ndihmuan me qendrimet e tyre antishqiptare . Historia flet me falte në dibër, sesi u “shpërblye” nga fqinjët kontributet e tyre në luftën e përbashkët ndaj oto-manëve, kur ata e kishin fituar lirinë për veten e tyre edhe me ndihmën shqiptare, ndërsa me durgut pashën ne qendrimin e tyre zbuluan fytyrën e vërtetë. Ja, përse bie poshtë dhe akuza fqinje se gjoja shqiptarët ishin palë apop aleatë me turbit, kurse në fakt ndodhi e kundërta.

kthimit të patriotit të shquem Hoxhë Muglicës prej Kongresit të Manastirit, u bë një mbledhje në Fushë të Klenjës. Hoxhë Muglica e mblodhi popullin e krahinës së Gollobordës dhe, mbasi ua shpjegoi gjanë e gjatë vendimet e marruna në Manastir, u foli mbi randësinë e Shkollës Normale t’Elbasanit dhe përfundoi tue kërkue që prej çdo dere të parisë së Gollobordës të dërgohej nga një djalë në këtë shkollë.

Page 21: Gazeta Metropol 10 korrik

21• E martë 10 korrik 2012

»dossier

Durgut pashaNgjarja që lidhet me Durgut pashën në

Shqipëri ka lidhje me tërë shkatërrimin e tërë bashkimit tonë kombëtar. Si një pjesë e së tërës të kësaj lufte për rilindje kombëtare, ku klubet e Bashkimit mbanin ndezur lëvizjen shqiptare dhe ku Dibra kishte rolin e vet Historik.

Dibra dhe Shkodra krahas luftës në Kosovë kundër ushtrive të Shefqet Durgut pashës (50 mijë veta) ishin pjesë e pandarë e luftës me armë në dorë në kryengritjen e vitit 1910.

Faktet Në maj të vitit 1910 erdhën prej Kosove

në Dibër delegatë, të cilët kërkuan ndihmë për Kosovën. Krerët e Dibrës u mblodhën te Gropa e Ukut nën katundin Bllacë, me vendim për të shkuar për ndihmë. Kështu, 2000 luftëtarë u nisën për Lumë me në krye Zenel Hoxhën prej Gjurasi, Mersin Demën nga Homeshi, Sinan Lleshin etj. Duke kaluar nëpër malet e Dibrës së Poshtme, u bashkuan me 3000 kryengritës të tjerë me në krye Selman Aliun, Dine Hoxhën, Jusuf Karahasanit, Selim dhe Halil Kaloshi.

Kryengritësit e dy Dibrave u ndeshën me ushtrinë e Durgut pashës në Qafë të Prushit, në Has, ku u bë një luftë e përgjakshme, por dibranët dhe lumjanët u thyen. Këtu mbetën 150 dibranë të vrarë, sepse luftuan me pushkë kundër topave e mitralozave turq.

Mbas kësaj thyerjeje dibranët u vendosën në Kalis e në Reç (kufiri i Lumës me Dibrën) me synim të mos lejonin ushtrinë e Durgut pashës të hynte në Dibër. Mirëpo Durgut pasha tërë ushtrinë e drejtoi kundër Dibrës, sepse për të ishte pengesa kryesore për të nënshtruar kryengritësit. Më 17 deri më 19 qershor të vitit 1910 ishin ditët kur dibranët u ndeshën me luftë në Reç e Kalis kundër turqve, por sërish dibranët e mundën nga sasia e forcave dhe armët moderne që dispononin turqit.

Në këtë kohë edhe një ushtri tjetër, prej 5 batalionesh, erdhi nga Shkupi në qytetin e Dibrës. Dibranët, për ta ndalur, i prishën urën në Drin dhe gjetën kohën për t’u arratisur maleve mjaft krerë të kryengritjes si: Jusuf bej Kara-hasani, Baftjar Doda, Zejnel Hoxha etj.

Durgut pasha në luftën me dibranët humbi tri kompani ushtarësh dhe për këtë do të kry-ente të njëjtën mizori si në Kosovë.

Meqenëse qyteti i Dibrës nuk mori pjesë aktive me armë kundër Durgutit, ashtu si malësorët, këta të fundit u zemëruan shumë me këtë qëndrim pasiv nga krerët e qytetit. Për këtë nxorën këngën:

Mori Dibër me shtatë minare,si e mbajte këtë marre.Selim Dema e Selim Kurti paskan qenë dy burra muti.

Pak më poshtë: Dibrën ç’e ka gjetë,në Gjakovë krisi topi,n’Shkodër e Dibër lëvizi shkopi.Kështu që historianët nuk mund të akuzojnë

për mospjesëmarrje të dibranëve në këtë luftë, por të asaj që i takon veças.

Po si u soll Durguti në Dibër?Qysh më 16 qershor 1910 në qarkun e

Dibrës u shpall shtetrrethim. Durgut pasha u nis në Peshkopi si kryevend i Dibrës së Poshtme dhe në çdo katund përdori barbarizma për mbledhjen e armëve e deri çnderime në familje. U grabitën shtëpi, u burgosën djemtë e parisë së Peshko-pisë, u vunë trekëmbësha për varje etj.

Në Dibër para gjykatës ushtarake u sollën të burgosurit e Peshkopisë sheh Hasan Tomini, sheh Emrullah Bërzhdani etj.

Më 20 qershor 1910 Durguti hyri në Dibër dhe burgjet u mbushën plot me malësorë. Patrulla nuk lejonte lëvizjen më tepër se dy veta nëpër rrugët e Dibrës dhe as për të hyrë e për të dalë nga njëra shtëpi në tjetrën.

Më 25 qershor 1910 Durguti mblodhi parinë e qytetit duke i shtrënguar për të dorëzuar 10.000 pushkë e armatime të tjera. Kundër-shtimi ishte i hapur, si një çnderim për dibranët, por e kuptuan barbarinë e Durgutit.

Edhe me klubin “Bashkimi” Durguti u takua me kryetarin, Hafiz Sherif Langun, të cilin e detyroi të hapte të gjitha arshivat e klubit. Këtu Hafiz Sherif Langu e mori mbiemrin “Prif”, latin prej një oficeri turk. Më 26 qershor Durguti rra-hu patriotët duke i rënë muzikës si Hasan Bal-lanca, Aziz Menzelxhiu etj. Rrahja e shqiptarëve u bë në xhaminë e Hynqarit në xhaminë e Teqesë dhe në xhaminë e Dervish Mustafës. Në këto vende u rrahën Zeqir Qiflakun, Shahin bej

Mejdini, Haxhi Ibrahim Daci. Vetëm në qytetin e Dibrës Durgut pasha rrahu mbi 100 veta.

Më 27 qershor Durguti filloi mbledhjen e armëve me patrulla kërkuese.

Shtetrrethimi mbajti në Dibër 25 ditë. Gjatë kësaj kohe u internuan familjet e Ali Pustinës, Sefedin Pustinës, Shaqir Jegenit, Elez Jusufit, Myrteza Xhemalçes, Qamil Dacit, Tefik Tër-shanës etj. U burgosën në Manastir krerët malësorë, përveç Jusuf bej Karaosmanit, Mersin Demës, që qëndruan në arrati. U varën në qytet, te sheshi i Vzherit, mbi 14 veta.

Përfundimet nga barbarizmat e Durgutit në Dibër

Lufta kundër Durgutit nuk u fitua, por nga pikëpamja morale e kombëtare shërbeu mjaft, sepse shqiptarët u vëllazëruan dhe e kuptuan se turqit përpiqeshin në dëm të atdheut të tyre. Këtë e para e kuptoi Dibra kur rinia e saj këndonte rrugëve të qytetit këngë kombëtare. Ndërsa ramazanin vendosi ta priste sipas zakonit të vjetër, pra me pushkë. Më 22 gusht 1910 një grup të rinjsh, si Ejup Xhidri, Xhemal Bajati, Rifat Langu, Haki Stërmilli, Zija Tërshana, Tafë Agolli, Reshit Daci etj., qitën pushkë në mes të tregut, pastaj e tërë Dibra e malësia vloi nga pushka. Kjo u tregoi qeveritarëve turq se Durguti nuk kishte mundur t’i mblidhte të tëra armët, as të shkulte rrënjët e ndjesisë kombë-tare. Të drejtat po kërkoheshin më hapur.

Ngjarja e Aziz Xhekës26 prill 1910

Në pranverën e vitit 1905, me iniciativën e Mersin Demës, u bë një mbledhje të Gurra e Mazhicës, ku morën pjesë sheh Sula i Zerqanit dhe të gjithë krerët e Grykës së Vogël e të Madhe.

Në këtë kuvend u vendos të kundërshtohej qeveria turke për çdo masë që do të merrte ajo për të nënshtruar vendin.

Në këtë besë morën pjesë Kurt Hoxha, Halil Kaloshi, Jusuf bej Karahasani nga Dibra e Poshtme. Më 1907 turqit donin ta shtronin Dibrën, prandaj më 26 prill 1910 nisën një forcë nën komandën e major Aliut për të zënë rob Aziz Xhekën.

Mbasi e bombarduan me artileri nga kodrat e Mikoreshit shtëpinë e Azizit, donin ta rrethonin. Mirëpo gjëmimet e topave ishin kushtrim për atë zonë. Në krye u vu Mersin Dema me 100 trima dhe sulmoi turqit te kodra e Çerenecit. Në anën tjetër Kurt Hoxha, Halil Kaloshi dhe Jusuf bej Karahasani duke i shpartalluar turqit.

Kënga u ngrit nga populli për Aziz Xhekën:...Ban gajret Aziz Xheka i zi,se tabor nizami u mbyt në Dri

Mbyllja e klubit “Bashkimi” dhe veprimtaria e anëtarëve pas mbylljes

Durgut pasha e mbylli klubin “Bashkimi” me një vendim gjyqësor ushtarak më 26 qershor

1910, mirëpo këshilli drejtues e dyfishoi aktiv-itetin në mënyrë të fshehtë. Gazeta “Shkupi” në nr. 15 të datës 8 janar 1912 flet për gjuhën shqipe në Dibër. Po kjo gazetë në nr. 22, mars 1912, botin artikullin mbi përparimin e gjuhës shqipe, provimet e degës normale dhe meto-dat për mësimin e kësaj gjuhe. Përmendet në veçanti Shyqyri bej Pasha Çoku. Po kështu më 2 qershor 1912 në gazetën “Shkupi” lexon: “Disa shtëpi në katundin Klene, myslimane e orto-doks, thonë se ne nuk jemi serbë, por qeveria na donte me zor të bëheshim serbë. Tani do ta përzëmë priftin që është paguar nga Serbia e do të kërkojmë një (prift – A.K.) shqiptar...”

Prishja e zyrës së krahinarisë në Gollobordë

Turqit prishën zyrën e krahinarit të Gollob-ordës më 1911 dhe e krijuan atë në Ostrenin e Madh. Patriotët e armatosur sulmojnë zyrën e kra-hinarisë, i morën armët xhandarëve dhe i dërguan të lidhur për në qytetin e Dibrës. Turqit donin të kundërvepronin, por iu shmangën një kryengritje-je të përgjithshme që mund të ndodhte.

Gjendja e Dibrës para ardhjes së Hamit beut

Nga mungesa e profesorëve në gjimnazin e Dibrës jepnin mësim edhe shumë oficerë. Esat pasha nga qyteti i Dibrës së Madhe, major i shtatmadhorisë turke, profesor i frëngjishtes në gjimnaz, u mësoi shqipen përmes frëngjishtes mjaft studentëve dibranë.

Atdhetarët e Dibrës bënë dyqanet e tyre edukimin kombëtar, si Jashar Zeraliu, Shaban Pepa, Aziz Menzelxhiu, Muharrem Tërnava, Daut Varvarica, Hajredin Varvarica, teqeja e sheh Latifit u morën me përhapjen e librit shqip.

Për këto aktivitete lexon informacionin: “Selanik, gazeta “Ynei Assir” më 1 fruer 1910, nr. 2095. Midis të tjerave edhe mashtrimin e Hamit beut më 13 kallnuer 1913 kur erdhi në Dibër për të parë dëshirën e popullit për mësimin e gjuhës shqipe dhe njerëz të shitur nga 30 veta e përfaqësuan keq... Populli u mblodh te Xhamia e Re dhe kërkoi Hamit beun, me cilësinë e përfaqësuesit të Turqisë për këtë çështje, që të çonte në Stamboll përgjigjen e vërtetë të Dibrës: pëlqimin e gjuhës shqipe në gjimnaz dhe në tërë shkollat e tyre. Gjimnazi i Dibrës e kryente më së miri dëshirën e popullit. Mirëpo gjuhën shqipe e donin me germa latine e jo me ato arabe.

Kjo çështje ndeshi në kundërshtime turke e patriotësh dibranë, aq sa u bë shkak edhe për kryengritjen e 21 qershorit 1912.

Gazetat e kohës për Dibrën dhe gjuhën shqipe e pasqyruan tërë aktivitetin e kësaj çështjeje madhore (shtypi i kohës, si “Drita”, nr. 53, 26.1.1912; “Drita”, nr. 68, 30 maj 1912; nr. 56, 14 shkurt 1912; “Shkupi”, nr. 8, 1912; “Dielli”, nr. 15.

Gjuha shqipe në Dibrën e PoshtmeKazaja e Dibrës së Poshtme i bën një

telegram valiut në Manastir që shqipja të mos shkruhej me germa arabe. “Kemi bërë be në 7 teqe që vetëm në gjuhën shqipe do të mësojmë gjuhën tonë, e jo atë që doni ju. Kjo me disa xhahila të paguar prej jush”.

Mbledhja në Grykë të Ujkut, mars 1912Mersin Dema me patriotët shqiptarë në

këtë mbledhje, me afro 5000 veta nga Gryka e Vogël, Luznia, Gryka e Madhe e Bulqiza, për të njohur të drejtat kombëtare të shqiptarëve.

Me luftime të pjesshme pritën derisa u bë kryengritja dhe kuvendi i Ferizoviçit, që përfun-doi me pranimin e kërkesave të shqiptarëve.

Mbledhja e dytë e Grykës së Ujkut pati synim përgatitjen e kryengritjes së përgjithshme.

Ministri i Brendshëm i Turqisë në DibërNë maj të vitit 1912 erdhi në Dibër një komi-

sion nën kryesinë e Haxhi Adil Beut, ministër i Punëve të Brendshme të Turqisë. Qëllimi ishte për t’u zbatuar reformat në favor të Shqipërisë, por zgjedhjet elektorale të ishin në favor të par-tisë “Ittihad ve Terekki”.

Ministrin e pritën shkollat, midis një cilëve një pakicë bullgare e ndodhur në Dibër, të cilët kishin vënë në kraharor një flamur bullgar.

Studentët shqiptarë të gjimnazit i kërkuan ministrit të Punëve të Brendshme të Turqisë që të lejoheshin të mësonin gjuhën shqipe, gjë e cila u mor parasysh. Kjo çështje u pasqyrua në gazetat e kohës “Liria e Shqipnisë” dhe “Drita”, nr. 15, 1 fruer 1911 dhe “Koha”, 17 mars 1911.

(vijon numrin e ardhshëm)

Sulltanët që udhëhoqën pushtimet edhe në Shqipëri (sipas muzeut ushtarak, Stamboll, 1993)

Salname, 1308 - 1892

Page 22: Gazeta Metropol 10 korrik

22 E martë 10 korrik 2012 •

« zbaVitJe

Page 23: Gazeta Metropol 10 korrik

23• E martë 10 korrik 2012

»

s t a f f

kryeredaktorBrahim Shima

zv/kryeredaktor: armanD maho

mariglen mulla

politika: alBana lika, herion meSi, oli xhilaga ekonomia: Brikena DerviShaJ sociale: Pranvera kola rrethet: Blerina SPaho kronika: mariglen mulla kultura: Blerina goce design&layout: Daniel Prifti, gëzim Duzha

marketing: eligerta DyrmiShi

cel: 067 20 62 200

aDreSa: rr. Dull keta, nr. 5. (rr. e DiBrëS), tiranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

zbaVitJe

horizontal1. Fillojnë lojën.3. Një satelit artificial rus.8. Fillojnë javën.10. Janë pa ilaçe ato të kuzhinës.16. Eshtë nofkë.18. Institucione Drejtuese Lokale.21. Eshtë tregim në... konfesional.23. Eshtë ekstreme ai kapital.24. U mposht nga Sabin.27. Fundi i Turandot..28. Stacion televiziv gjerman.29. Eshtë gjenealogjia e... kuajve.30. Ishte këmbëshpejti i Homerit.32. Norma e Martin Ritt.33. Një protestë me... firma.34. Markë cigareje.35. Ente Turistike ndërkombëtare.36. Ngjyhen për... kavaletë.37. Ai i Oskeolës përfshinte seminolët.38. Me ta bëhet tapia.40. Pjesëz parandaluese.

41. Munden me një nen.42. Mbyllin flatrat.44. Krijoi detektivin Auguste Dupin.45. Fantazma e... Christine Daee.46. U kompozua nga Mascagni.48. Inicialet e Eastman.49. U dashurua me një mjelmë.51. Si morale.52. Rupert aktor.56. Në krye të nomenklaturës.57. Një komunitet emigrantësh.59. Dyshonte për Cassio-n.60. Eshtë edhe në... Londër.62. Ishin guvernatorë provincash në Persi.63. Janë felinë të rrezikshëm.66. Ta… përmbysni.67. Polanski i Chinatoën.68. Janë shkrimet për një personazh.69. Turner këngëtare.

vertikal1. Para Zeppelin në muzikë.

2. Mund të bëjnë zoom.3. Një ështe edhe gotik.4. Gjysma e pemëve.5. Kutia kur nuk... ka.6. Fillojnë titullin.7. Një Vilson piktor.9. Këndohet një në... opera.10. Janë marrdhënie që mbahen në... mbledhje.11. Kështu janë ilaçet që japin rezultat.12. Behet duke përdorur thënien e një tjertri.13. Zola i Therese Raquin.14. Në krye të titanëve.15. Kështu janë përpjekjet... kolosale.17. Kështu është një kurë e dendur.19. Eshtë ora me... numra.20. Kovaçi, që qe aktor i yni.22. Një notë prë tre.24. Emri i Sampras.25. Abati shenjtor i Cluny-t.

26. Një listë me sushi.29. Janë pupla.31. Eshtë e qeshur... masive.32. Barazim shahistik.33. Makinë franceze.36. Inicialet e Mennea-s.37. Inicialet e Petrarca-s.38. Ndajna ata që barazojnë.43. Një garë për... sipërmarrje. 45. Fitohen nga çiklistët.47. Eshtë e shenjtë në Vatikan.50. Fillojnë dobët.51. Ente Grumbullimi Autonome.53. Kufizojnë një recital.54. Një lloj... FIAT.55. Paladini tradhtar.57. Gjarpëron në Shqipëri.58. Fillojnë rrezikshëm.59. Ofrohen pjesërisht.61. Ndërmarrje Tregtare Gramsh.62. Bëjnë stafetë me tetë.64. Andej nga kreu. 65. Fillojnë një raport.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15

16 17 18 19 20 21 22

23 24 25 26 27

28 29 30 31

32 33 34

35 36 37 38 39

40 41 42 43 44 45

46 47 48 49 50 51

52 53 54 55 56 57 58

59 60 61 62

53 64 65 66

67 68 69

(metroPolitani) fJAleKRyq

horizontal1 Steiger aktor. -Kufizojnë një princip. -Robbins aktor.2 Janë veprimet diletanteske. -Fillojnë lart.3 Kështu janë zërat e ëmbël.4 Ai futurist u shkrua nga Marinetti.5 Një boçe pishe. -Sigla e Ilir Metës.6 Kështu është makina për auto-stop. -Kufizojnë një hektar.7 Një Lindor në Indonezi. -Një mjeshtër.8 Inicialet e Penn, aktor. -Janë hum-bje në peshë. -Agjenci Ajrore Turke.9 Një Position për Schumacher. -Kështjella burg e Edmond Dan-tés. -Eshtë i shtatë me kinemanë.10 Ishulli i... Parisit. -Eshtë medalja e të parit.11 Ndërmarrje Ekonomike Durrës. -Harry i gurit filozofal.12 Ishin kapo,m kozakësh. -Koço me baketë.

vertikal1 Norma e martit Ritt. -Fillojnë bazat. -Futet në prizë.2 Në mes të dhomës. -Fillojnë mobilizimin. -Janë dy në glob.3 I preu Seneka. -Atomike ajo e Salvador Dalí.4 Ishulli me Santa Cruz.5 Ka marrë disa gra njëherësh. -Ente Prodhuese Autonome.6 Kështu thirret Alain Prost. -Ndezur në aparaturë.7 Një mendim. -Mund të jenë kupa.8 Eshtë rrip. -Artet pare.9 Një i mbijetuar i Sodoma-s. -Fillojnë turnin. -Gjysma e arenës.10 Kështu bëhet ai që... bëhet për një lek. -Jean-Paul i Neveria.11 Mund të shkojnë... nga frika.12 Fillojnë matanë. -Kështu thirrej Marco Pantani. -Satelit i Jupiterit.

fJAlëKRyqi PA SKemë, fJalëkryqi i kamPionëveDUHET Të NXINI 25 KUTI

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Pe

rg

Jig

Je

Pe

rg

JigJe

P E T E R S P A R T A K U T M I T V AA P R E S J E T O R E L M I E K I P

F R A N K L S T I L M A T N R KU R D E R I V A T E M A T E R I A L ER E P O L I D O R I K A G E M U S H AA P I R A M I D A F A R I S E J T E VT R A S E T E A K A R E N I N A T R I

A R T T F I R M A T O Ç D R KK A A S B O D R U M E T U R I M E T

M I R M I D O N E L E P R O V I M IS A N D E R V E T U L L A T H A R E MA N G N A N A E T I E N N E N O T A

R U S Q T A P E T IA N G L E Z P A R I SS J L E D G N IT E L E N O V E L A

P E L O P O N E Z I SE L I M I N A T O R E TM I N O R I T A R E TE T N I O T I TT I P O E R I A A E

A S H P E R S L R TM A R O N I T E T A A RN E R V A R P I N T A

Kjo dite do jete e ngrohte ne sektorin e dashurise. Mund ta teproni edhe me imagjinaten dhe te provoni gjera te reja. Beqaret me shume gjasa do joshen shume nga dikush shume i ndryshem nga ata. Ai do jete i vecante ne fakt dhe do doni te keni nje aventure. ne planin financiar do keni fat me shumice. Edhe pse do beni shpenzime te tepruara buxheti do jete i ekuilibruar. Me ne fund.

Gjate kesaj dite do jeni paksa ne ankth dhe atmosfera nuk do jete shume e qete. Mund te linde edhe ndonje debat i vogel me partnerin, keshtu qe beni kujdes! Nese jeni nje zemer e vetmuar do keni dashuri me shikim te pare. Gjithesi mer-rini gjerat shtruar dhe mos u nxitoni per asgje. Edhe ne planin financiar do kaloni nje dite te veshtire. Tregohuni sa me te matur me shpenzimet.

Momentet e pasionit per te gjithe ata qe jane ne cift do jene te shumta. Shfryt-ezojeni diten sa me shume te mundni dhe dashuroni pa pushim. Beqaret do kene takime me shumice. Pranojini ftesat qe iu behen dhe mos largojeni sa me pare turpin. Disa mund te kene edhe takime vendimtare. Ekuilibri financiar nuk do kete probleme. Do i kontrolloni me kujdes shpenzimet.

Hena do jete e pozicionuar shume mire sot ne jeten tuaj ne cift. Do keni ndryshime pozitive dhe do ndiheni te lumtur. Mund te merrni edhe ndonje vendim te rendesishem, mbase per ndonje zyrtarizim te lidhjes. Beqaret do kene takime te vecanta. Shfrytezojini sepse mund te linde edhe dicka e bukur. Per financat do jete nje dite e qete dhe ato do jene mjaft te stabilizuara.

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja per jeten tuaj ne cift. Do perjetoni emo-cione te papershkrueshme fale surpri-zave qe do iu beje partneri. Beqaret do kene nja takim mjaft te vecante i cili ka mundesi t’ua ndryshoje njehere e mire jeten. Mos i mbyllni dyert e zemres! Do keni deshira te cmendura sot dhe do benio shpenzime pa fund. Kujdes sepse financat nuk do jene te mira.

Do jeni me humor shume te mire gjate kesaj dite dhe do ia kaloni per mrekulli me ate qe keni ne krah. Mund te disku-toni gjate per nje ceshtje delikate por nuk do arrini ne debate. Beqaret duhet te jene optimiste. Mos u dekurajoni nese nuk e beni menjehere per vete ate qe pelqeni. Perpiquni! Do merrni nje ndihme financiare nga dikush sot dhe buxheti do te stabilizohet ndjeshem.

Jeta sentimentale e cifteve do te mbrohet nga Venusi. Sensualiteti dhe bashkepunimin do te arrijne kulmin. E vetmja keshille eshte te mos beni asgje pa qene te sigurte dhe pa ndonje arsye. Nje person interesant do shfaqet para beqareve. nese do iu pelqeje perfitoni per ta njohur me mire. Organizojini me mire financat qe te mos keni probleme me vone. Ju i keni te gjitha aftesite.

Nese jeni ne nje lidhje, asgje nuk do mund ta destabilizoje atmosferen e qendrueshme dhe te ngrohte qe eshte krijuar. Nuk do keni as debate dhe as mos-marreveshje. Nese jeni ende beqare, dita do jete e bukur dhe me shume mundesi per takime. Perfitoni dhe shfrytezojeni ate sa me shume. Me financat do keni fat. Gjithe maturia qe keni treguar kohet e fundit do jape frytet e veta.

Ata qe jane ne nje lidhje nuk do kene me as debate as mosmarreveshje. Periudha e tensionuar do te perfundoje. Me ne fund do afroheni me shume me ate qe keni ne krah. Beqaret do jene sharmante sot dhe do bejne per vete cilindo qe do pelqejne. Shfrytezojeni diten deri ne sekonden e fundit. Mos kryeni transaksione financiare gjate kesaj dite, sepse nuk do keni fat.

Saturni do ua beje ambientin e dashurise edhe me te ngrohte sot. Ata qe kane pasur mosmarreveshje do i zgjidhin sa hap e mbyll syte. Hena do te favorizoje dashurite me shikim te pare per beqaret. me ne fund edhe ju do ndry-shoni status. Menaxhojeni me kujdes buxhetin sot ne menyre qe mos keni probleme. Ju i keni te gjitha mundesite per t’ia dale, pse te mos tentoni.

Venusi dhe Marsi do merren me shume me jeten tuaj ne cift, por ata nuk do arrijne dot te ndalin debatet dhe mosmarreveshjet midis jush. Kujdes! Edhe beqaret nuk do kalojne nje dite te mire. Mundesite per takime thuajse nuk do ekzistojne fare. Behuni te duruar! Ne sektorin financiar gjerat do shkojne mire. Do keni gjithe energjine e duhur per te ekuilibruar buxhetin. Bravo!

Venusi do ta favorizoje mjaft jeten tuaj ne cift sot. Eshte momenti te afroheni me teper me partnerin dhe te flisni pa droje per gjithcka. Beqaret do te joshen nga te tjeter. Dikush do iu pelqeje aq shume saqe mund t’iu beje edhe ndonje surprize qe ju as qe e prisnit. Edhe finan-cat do jene goxha te mira. Perfitoni nga kjo per te bere ndonje shpenzim apo per te investuar per dicka.

dashi

luani

peshorja

shigjetari

ujori

binjakët

demi

Virgjëresha

akrepi

bricjapi

peshqit

gaforrja

Page 24: Gazeta Metropol 10 korrik

24 E martë 10 korrik 2012 •

« reklamË