babai i filozofisë....aristoteli !!!!

23

Upload: aurela-elmasllari

Post on 22-Aug-2015

890 views

Category:

Art & Photos


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!
Page 2: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!
Page 3: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Aristoteli (gr. Αριστοτέλης - Aristotelēs, 384 p.e.s. Stragira, Maqedoni – 7 mars, 322 p.e.s. Halkidhiki,

Ev´via) ishte filozof i Greqisë së lashtë. Ai së bashku me Platonin mendohet si një nga personat më mendikim në filozofinë e botës perëndimore. Ai shkroi shumë libra mbi fizikën, letërsinë, retorikë, biologjinë,zoologjinë, dhe qeverisjen e shtetit. Ai ishte student i Platonit dhe mësues i Aleksandrit të Madh.

Aristoteli sipas shumë mendimtarëve është mendimtari më i gjithanshëm dhe filozofi më i madh i botësantike dhe një ndër filozofët më të mëdhnj në tërë historinë e filozofisë, në përgjithësi. Për nga thellësiamendore, për nga gjerësia e interesimit shkencor, për nga mënyra e shpjegimit të çështjeve në shqyrtim dhepër nga numri i veprave që shkroi, Aristoteli është gati i pashoq në historinë e mendimit njerëzor.

Aristoteli

Page 4: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Aristoteli lindi në Stragira, të Trakisë , rrjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht

kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. I ati i Aristotelit ishte mjek në oborrin mbretëror tëmbretit maqedonas Amintesi II, kurse më vonë edhe të Filipit.

Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në Athinë, në akademinë e Platonit, ku qëndroiplot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni.

Sipas Aristotelit, qenia e çdo gjëje apo ndodhie zhvillohet nga shumë mundësi të lëndëve të fshehtame ndihmën e lëvizjeve të fuqisë formuese. Afirmimi dhe përdorimi i sistemit të Aristotelit nëmesjetën evropiane është i njohur si Aristotelizmi.

Në njohjen e Aristotelit dhe veprimtarisë së tij, merita të mëdha kanë dijetarët myslimanë në radhë tëpare Ibën Sina i njohur në perëndim me emrin Avicena dhe Ibën Rushd (Averroès) nga Kordoba, tëcilët me punën e tyre dhe analizat e komentet e shkëlqyera e bënë të kuptueshme dhe akoma mëcilësore filozofinë e Aristotelit.

Aristoteli, një nga filozofët më të mëdhenj të të gjitha kohëve,lindi në Stragirë, qytet në bregdetinthrak në Greqi, në vitin 384 para erës së re.

Jeta e tij

Page 5: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Jetoi shumë kohë në Athinë, ku u edukua dhe mori mësimet e para të filozofisë në shkollën e

filozofit të madh grek Platonit. Në vitin 342 shkoi në oborrin mbretëror të Maqedonisë, i ftuar ngambreti Filip si mësues për djalin e tij Aleksandrin. Aty filozofi qëndoi shtatë vjet. Mësimetthemelore që mori Aleskandri, mështeteshin në arrritjet e deriatëhershme të letërsisë, të filozofisëdhe të kulturës greke, por në mënyrë të veçantë në leximin e poemave të Homerit. Për këtë qëllimAristoteli përgatiti për nxënësit e tij një botim të veçantë të poemave homerike. ë vitin 335 u kthyenë Athinë, ku krijoi shkollën e njohur që u quajt shkolla peripatetike, mbase mësimet bëheshin jashtënë natyrë, në sheshin pranë tempullit të Apollonit.

Me vdekjen e Aleksandrit në vitin 323 para erës së re, Athina, e cila ndodhej nën hegjemoninëmaqedonase, ngriti krye me shpresë se do të fitonte lirinë. Nisi tani një fushatë kundër Aristotelit ngaarmiqtë e tij, që e paditnin për lidhjet që ai vazhdonte të mbante me Maqedoninë. Kështu filozofi udetyua të largohej nga Athina dhe të shkonte në Kalkidë, qytet dhe port i Greqisë në ishullin Eube,ku vdiq më 322 para erës së re,në moshën 62 vjeçare.

Edukimi tij

Page 6: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha kohëve, shkroi mbi shumë probleme

dhe nga më të ndryshmet. Me përjashtim të matematikës, lëroi të gjitha fushat e dijes, duke lënë politikën,shkencat e natyrës, artin etj.

Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku përfshihen njohuri ga të gjitha fushat e diturisë.Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe të vërtetën. Megjithëse e adhurontedhe e nderonte shumë mësuesin e tij, filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk ishtenë një mendje me të.. Në një nga veprat e tij thotë s'është e arsyeshme të kesh respekt për miqtë e tëvërtetën. Por midis miqve dhe së vërtetës ështe gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën. Nga jo idelindi më vonë dhe shprehja e njohur latine: Mik është Platoni, por mike më të madhe është e verteta.

Në mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letërsinë dhe artet si mjet me fuqi të madhe edukuese. Nëveprën Poetika thotë se qytetarët duhet të merren me punë, të ruajnë paqen dhe të kryejnë vepra tëdoishme e të bukura. Në këtë vështrim rëndësi të veçantë i kushton filozofi edukimit të njeriut me muzikëdhe me arte të tjera, të cilat ushqejnë shpirtërisht dhe intelektualisht.

120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie

Page 7: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!
Page 8: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur

në veprën e tij "Poetika", e cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar. Por edhe me kaq mund të krijohetnjë ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe estetit të parë të madh të lashtësisë.

Teoria estetike e Aristotelit mbi poezinë (në kuptimin e gjerë të fjalës) është përfundim i një studimi tëimtë i veprave të letërsise klasike greke dhe i mendimeve që patën dhënë të tjerët para tij mbi të bukurën,por që neve nuk na kanë arritur. "Poetika" mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik nëperiudhën klasike greke, Aty trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i sëbukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet evlerësimit artistik etj.

Poetika e Aristotelit

Page 9: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Aristoteli e ka quajtur veprën "Poetika", mbasi aty trajton probleme që kanë të bëjnë me të gjitha gjinitë

letrare që shkruhen në vargje siç janë eposi, poezia lirike dhe poezia dramatike. Por nuk është thjesht vargu aiqë e ka shtyrë filozofin e madh ta emërtojnë veprën kështu. Në radhë të parë është përmbajtja ajo që e dallonaritn e fjalës, poezinë në kuptimin e gjerë të fjalës, nga llojet e tjera të shkrimit.

Duke zbërthyer kuptimin dhe rëndësinë e artit, Aristoteli thotë se detyra e poetit është të flasë jo vetëm për atëqë ka ndodhur në të vërtetë, por edhe për atë që mund të ndodhë, për atë që është e mundshme dhe edomosdoshme të ndodhë. Duke analizuar këtë mendim shumë të rëndësishëm, që pohon në thelb artin realist,nxjerrim si përfundim idenë e rëndësishmë se poezia, arti në përgjithësi pasqyron vërtet anët më thëlbësore tëjetës, por nuk i jep ato thjesht ashtu sic janë, në formë të ngrirë statike, por në mënyrë krijuese, në lidhjet etyre ë brendshme, në lëvizje dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Në këtë vështrim, Aristoteli e quan poezinëdicka më filozofike dhe universale në krahasim me historinë që i tregon gjërat vetëm ashtu siç kanë ndodhur.Kështu duhet kuptuar mendimi shumë i rëndësishëm i aturoit, se "vepra artistike duhet ta tejkalojë modelin".Me fjalë të tjera, poeti, artisti nuk duhet të riprodhojë në mënyrë dokumentuese realitetin, por në bazë tëanalizës së dukurive të vecanta, të zbulojë dhe të përgjithësojë kuptimin e shkaqeve të tyre.

Vendin kryesor në veprën "Poetika" e zë teoria mbi tragjedinë. Në të flitet për zanafillën dhe zhvilliminhistorik të saj, duke sjellë shembuj nga vepra të tragjikëve të mëdhenj grekë. Interes të veçantë kanëmendimet e Aristotelit lidhur me ndikimin e tragjedisë në ndërgjegjen e njerëzve. Përmes tmerrit dhedhembjes ajo i bën njerëzit më të mirë, duke i pastruar nga pasionet. Në këtë mënyrë spektatorët ose lexusit,përmes kënaqësisë estetike që ndjejnë duke parë e lexuar një tragjedi, lehtësohen dhe çlirohen shpirtërisht,ndjenjat e tyre fisnikërohen.

Vepra "Poetika"

Page 10: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Që tragjedia të ushtrojë ndikim pastrues te spektatori, nuk duhet të ketë në qendër të saj heronj të lartë që

kalojnë nga lumturia në fatkeqësi dhe anasjelltas. Me një fjalë heroi të jetë njeri i zakonshëm, jo i veçantë përnga virtyti dhe drejtësia, dhe që bie në fatkeqësi jo për shkak se është i prishur dhe me vese, por për shkak tëndonjë gabimi, në një kohë kur më parë gëzonte nder të madh dhe lumturi, sic është p.sh. Edipi osepersonazhe të tjerë të këtij lloji.

Në këtë kapitull të veprës Aristoteli flet edhe për poezinë epike, për zanafillën e saj etj. E krahason gjininëepike me atë tragjike dhe vë në dukje çka i bashkon dhe çka i dallon ato nga njëra-tjetra. Sipas mendimit tëAristotelit poezia është një gjini më e hershme dhe më pak e përsosur se tragjedia e cila është më ekoncentruar dhe ka fuqi më të madhe veprimi. Autori pohon se të gjithë elementet që ka epopeja i ka edhetragjedia, kurse të gjithë elementët e tragjedisë nuk i gjejmë në epopenë. Përveç kësaj tragjedia është më engjeshur në veprim. Epopeja ka "një unitet më të pakët dhe kjo provohet nga fakti që prej cdo imitimi epikmund të dalin shumë tragjedira". Nga të gjitha vrojtimet që bën lidhur me këtë cështje, autori arrin nëpërfundimin se tragjedia qëndron më lart se epopeja.

Tragjedite

Page 11: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Me "Poetikën" e tij Aristoteli krijoi një vepër që shquhet për thellësinë e analizës. Ajo hodhi themelet e

mendimit estetik të mëvonshëm për shumë proleme teorike të letërsisë dhe veçanërisht të tragjedisë.Aristoteli hyn në radhën e filozofëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Është mendja sintetike më erëndësishme dhe në përgjithësi gjeniu më i gjithanshëm i antikës. Duke rishqyrtuar në mënyrë kritikefilozofinë e mësuesit të vet Platonit, ai sistematikisht zhvilloi në një sërë veprash kapitale filozofinë e reorigjinale dhe grumbulloi njëkohësisht në mënyrë enciklopedike të gjitha rezultatet e rëndësishme tëfilozofisë së vjetër greke dhe të shkencave të veçanta. Të gjitha fushat deri atëherë të njohura si dhe një sërëfushash të reja të aktivitetit mendor dhe të njohurive njerëzore të disiplinave filozofike (logjika, metafizika,fizika, psikologjia, etika, politika, astronomia, meteorologjia, zoologjia, poetika e tjera) janë objekt ihulumtimeve gjeniale të Aristotelit.

Rendesia e Poetikes

Page 12: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Logjika e Aristotelit me disa teza të veta themelore ka ruajtur vlerën e vet dhe deri sot ajo merret si model për

themelimin e logjikës elemetare, kështu që edhe Kanti mundi të vërtetonte se si logjika e Aristotelit mori njëformë aq të përsosur saqë pas saj nuk ka mundur të bëjë një hap përpara, as nuk ka qenë e detyruar të bëjë njëhap prapa. Logjika e tij, në radhë të parë, shqyrton çështjet lidhur me nocionet, gjykimet (deklaratat, fjalitë),përfundimet dhe argumentet. Nocionet janë esencë ose formë e sendit, njohja e të cilit është qëllim themelor i tëmenduarit. Nocionet më të larta të gjinisë, që përfshijnë në vëte të gjitha nocionet tjera janë kategoritë. Kategoritë tilla, sipas Aristotelit ka dhjetë: substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, pozita, posedimi,veprimi dhe durimi. Në veprat logjike të Aristotelit (të grumbulluara më vonë nga nxënësit e tij me titullOrganon) janë shqyrtuar hollësisht dhe jashtëzakonisht në mënyrë ekzakte edhe disa probleme logjikefundamentale si janë parimet e të menduarit, induksioni dhe deduksioni, përkufizimi, teoria e silogjizmave,argumentimi, gabimet logjike etj.

Logjika e Aristotelit

Page 13: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!
Page 14: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Shkencat e veçanta studiojnë aspektin e caktuar të qënies, por jo edhe qenien në vetvete. Prandaj, sipas

Aristotelit, duhet të ekzistojë shkenca e cila duhet të merret me parimet që janë themel për tërë kuptimin dhenjohjen e të gjitha përcaktimeve të veçanta. Pikërisht këto parime i studion metafizika ose filozofia e parë,kështu që objekt i saj i studimit është materia, forma, shkaku i lëvizjes, qëllimi i ekzistimit e të tjera. Kjodisiplinë është njëkohësisht edhe më e vështira, sepse është më abstraktja, por me vetë këtë fakt ajo është edheshkenca më ekzakte. Shumë teza metafizike të Aristotelit provojnë tendencën realiste-materialiste me të cilën iukundërvu botës së ideve të Platonit, duke konsideruar se idetë janë imanente për vetë sendet dhe jo modeletranscendentale të sendeve. Me një varg argumentesh bindëse dhe spirituoze A. në përgjithësi i hedh poshtëbazat e doktrinës së Platonit mbi idetë. Do të duhej të kishte më shumë ide sesa sënde të veçanta meqë do tëduhej të ekzistonin idetë edhe mbi marrëdhëniet e tyre; do të duhej të ekzistonin idetë e drobitjes, kurse kjoështë në kundërshtim me vetë përkufizimin e idesë; si mund të ekzistojë veçmas substanca dhe ajo nga e cilapërbëhet substanca; në qoftë se në të gjitha idetë qëndron burimi i lëvizjes, atëherë edhe ato lëvizin, ndërsa nësenuk lëvizin, prej nga atëherë lëvizja e të tjera.

Shkenca dhe parimet e saj

Page 15: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Në njëmendësi, sipas Aristotelit, ekzistojnë vetëm sendet e veçanta, vetëm këto përbëjnë substancën e parë. E

përgjithshmja nuk ekziston pranë ose mbi sendet por në to. Nocionet e përgjithshme (gjenerike), që shprehincilësitë e përbashkëta të sendeve të veçanta vetëm janë substanca të rendit të dytë. Mirëpo edhe e veçantaekziston pikërisht aq sa realizohet në të e përgjithshmja. Sepse në qoftë se përveç sendeve të veçanta nuk ekzistonkurrgjë, atëherë nuk ekziston asgjë që do të mund të arrihej vetëm me njohje, por tërë kuptimi do të varej ngaperceptimi ndijor. Dhe ne në mënyrë ndijore njëmend, për shembull,. nuk vërejmë se ekziston ndonjë shtëpi nëpërgjithësi pranë shtëpive të veçanta. Mirëpo sendet e veçanta megjithatë manifestojnë unitetin e tyre, dhekategoritë e mendjes, të cilat tregojnë për këtë, njëkohësisht reflektojnë raportet objektive të vetë sendeve.Substanca bën unitetin e të veçantes dhe të përgjithshmes dhe së këtejmi (në «Metafizikë» 1,3) ajo «përse»reduktohet në nocion, sepse ajo që është vetëm është ngaqë në të realizohet e përgjithshmja. Mirëpo për ta njohurtë veçanten dhe për të folur për të mendueshëm, nevojitet të theksohen katër shkaqe: materia, forma, shkaku ilëvizjes dhe qëllimi. Forma (morfë) me materien e pazhdukur (hyle) përbëjnë tërë ekzistimin. Ndërkaq, materia epa kurrfarë forme nuk ekziston në njëmendësi (por vetëm në mendime). Qëllimisht lëvizja paraqitet në faktin seforma zhvillohet gjithnjë më shumë në llogari të materiales, deri te mbarimi në «formë të formës», në tëmenduarit e kulluar që ka vetëm veten për objekt të vet. Materia e pacaktuar është vetëm mundësi e sendit,potencialitet, ndërsa forma është aktualitet, realizim. Mirëpo kundërshtia ndërmjet formës dhe materies gjithmonëështë relative. është formë e kulluar pa materie, akt i kulluar (actus parus), qenie jomateriale, më e përsosur, hyjni.

Forma (morfë) me materien e pazhdukur (hyle) përbëjnë tërë ekzistimin

Page 16: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Meqë lënda e metafizikës është jomaterialja, qenia e amshueshme, atëherë edhe lënda e fizikës së Aristotelit

është ajo që lëviz, domethënë qenia materiale. Sipas Aristotelit ekzistojnë katër lloje të lëvizjes: lëvizjasubstanciale (domethënë ekzistimi dhe shkatërrimi), kuantitative (rritja dhe rënia), kualitative (shndërrimi i njëmaterie në tjetrën) dhe lëvizja hapësinore (dornethënë ndryshimi i vendit). Hapësira e pakufi ekziston vetëmpotencialisht (për shembull në numërimin) por jo aktualisht, njëmendsisht. Lëvizja në hapësirë është evazhdueshme, e amshueshme, kurse vetëm qeniet e veçanta krijohen dhe zhduken. Në veprën e tij «Mbishpirtin» A. theksoi se njeriu nuk mund ta njohë botën e jashtme sikur të mos kishte shpirtin. Pastaj as ndijatnuk mund të përceptojnë kurrgjë në qoftë se nuk i kanë para vetes objektet e jashtme. Në psikologjinë eAristotelit ose në shkencën mbi shpirtin dominon mendimi se vetë shpirti është i palëvizshëm, mirëponjëkohësisht ai vë në lëvizje trupin si formë dhe qëllim të tij të brendshëm dhe substancial, ai është «entelehia eparë» e tij, parim i jetës dhe i organizimit. Ekzistojnë tri lloje të shpirtit: shpirti vegjetativ (që konsiston nëaftësinë e të ushqyerit dhe të shumimit), pastaj shpirti animal (që ka edhe aftësinë e sensibilitetit ndijor dhe tëvetëlëvizjes në hapësirë) dhe së fundi shpirti njerëzor (që ka aftësinë e të menduarit, arsyen, mendjen). Mendjapasive, që është e lidhur me aspektin material është tabelë e zbrazët (tabula rasa), mbi të cilën ndijat regjistrojnëthjeshtësisht atë që pranojnë. Kjo mendje është kaluese sikurse edhe individët, ndërsa mendja aktive është epavdekshme. Fryma aktive në shpirtin njerëzor, fryma që krijon format, që bën çdo gjë (dhe jo që pranon nëmënyrë pasive) dhe që i vëren drejtpërdrejt të vërtetat më të larta, është me origjinë hyjnore.

4lloje levizjesh

Page 17: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Në parimet etike të tij, A. i kundërvihet rigorizmit idealist të Platonit dhe virtytin e përkufizon si mes

ndërmjet dy ekstremeve (për shembull pavarësia dhe dinjiteti i frymës është mes ndërmjet kryelartësisë dhevetëpëruljes). Pos virtyteve etike (që kanë karakter të vullnetshëm), A. analizoi edhe të ashtuquajturat virtytedianoetike (virtytet intelektuale si është për shembull mençuria). Pikëpamjes së Sokratit dhe të Platonit se nevazhdimisht dëshirojmë medoemos të mirën, A. kundërvë pohimin se shtytësit dhe instinktet njerëzore, për tëarritur të mirën, duhet vazhdimisht të drejtohen nga konkluzionet e arsyes dhe se vetvetiu nuk duhet të jenëmedoemos të mirë. Në shqyrtimin e njohur mbi nocionin e miqësisë, Aristoteli theksoi tri lloje të miqësisë:miqësinë e dobishme, të këndshme dhe të virtytshme. Dhe derisa e para manifestohet më shpesh të njerëzit evjetër, e dyta te të rinjtë, e treta, miqësia e vërtetë në të cilën miku përqafohet për shkak të vetë atij, ështëkarakteristike për moshën e pjekur të mashkullit. Realist dhe racionalist, A. në etikë është edhe përfaqësues iimanentizmit, domethënë i tezës se nga vetë njeriu varet se a do të bëhet i lumtur ose jo, a do të bëhet ivirtytshëm apo shpirtlig.

Parimet etike te Aristotelit

Page 18: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Pikëpamjet politike dhe sociale të Aristotelit themelohen në tezën se njeriu është për nga natyra qenie

shoqërore, politike (zoon politikon). Pas analizës së hollësishme të formacioneve politike (monarkisë,oligarkisë, demokracisë e tjera), Aristoteli nxjerr përfundimin se rregullimi më i mirë është republikademokratike e matur. Në shqyrtimet e veta politike dhe shoqërore ai megjithatë e ruan në dimensionin të plotëinstitucionin e skllavërisë, duke konsideruar se skllevërit janë të domosdoshëm për jetën e «njerëzve tëvërtetë», domethënë për pjesëtarët e qytetarëve të lirë. Ndërkaq, për Aristotelin, përsosuria e shtetit nukbazohet në aspektin teorik, por para së gjithash, në atë empirik. Me fjalë të tjera, ai konsideron se dëshmi evërtetë për atë nëse shteti është rregulluar mirë qëndron, para së gjithash, në faktin se «populli me vullnetin evet mbetet në këtë rregullim shtetëror», domethënë se nuk ka shpërthyer kurrfarë «kryengritjeje që meriton tëpërmendet» as nuk ka pasur tirani dhe keqpërdorim të pushtetit.

Pikpamjet e tij politike

Page 19: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Në Poetikën e njohur të tij, Aristoteli përkundër Platonit, çmon lart krijimtarinë e vërtetë artistike të kohës së tij

sidomos autorët e mëdhenj të tragjedive greke Eskilin, Sofokliun dhe Euripidin) dhe konsideron se vlera e plotë ekrijimtarisë artistike dramatike shprehet në katarsën e cila pastron dhe fisnikon shpirtin e shikuesit. Arti që tregonatë që ka mundur të ndodhë (pra, që ka gjasë se ka ndodhur), është «më i rëndësishëm për të se historia që tregonvetëm për atë që njëmend ka ndodhur. Lidhur me këtë, A. tregon ligjësitë e veçanta të sferës estetike të cilat janëtë pavarura nga njëmendë-sia historike, kështu që shumë interpretues (E. Grasi p.sh.) konsiderojnë se, përkundërPlatonit që pohonte lidhjen e ngushtë të artit me realitetin politik, Aristoteli është themelues i estetikës si shkencëmbi një veprimtari njerëzore të veçantë dhe autonome që ka normat dhe ligjsitë imanente. Nga Aristoteli rrjedhinedhe normat mbi tri unitetet klasike të tragjedisë greke (uniteti i vendit, i kohës dhe i veprimit) mbi të cilat mëvonë u bënë polemika të ashpra ndërmjet teoricienëve francezë dhe gjermanë (Lesingu për shembull konsiderontese Aristoteli theksonte vetëm nevojën për unitetin e veprimit, ndërsa unitetet e kohës dhe të vendit janë tëkushtëzuara vetëm nga mundësitë teknike të skenës së atëhershme greke). Klasik është edhe përkufizimi i tij itragjedisë mbi të cilin u shkruan studime dhe monografi të shumta; «Tragjedia është imitim i veprimit serioz dhetë kryer që ka madhësi të caktuar, me të folur që është elegant dhe i veçantë për secilin lloj në pjesët e veçanta, nëpersonat që veprojnë dhe nuk rrëfejnë, ndërsa duke shkaktuar dhimbsuri dhe frikë kryen pastrimin e afekteve tëtilla».

Filozofia e tij

Page 20: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Shkallën më të lartë të mëshirës e nxitin ato ngjarje në të cilat miku i ka bërë keq mikut, ndërsa më mirë

zhvillohet ai veprim tragjik kur vepra bëhet nga mungesa e diturisë, domethë-në në qoftë se faji në tragjediështë pikërisht faj pa faj. Rruga e analizës së veprave artistike e Aristotelit dhe, para së gjithash, e një sërëveprimeve dramatike të kohës së tij, niset nga këto vepra kah përfundimet e përgjithshme teorike. AndajPoetika e Aristotelit edhe sot mbetet model për ata estetë dhe sidomos për teoricienët dramatikë që kërkojnëburimet e normave estetike në vetë artin. Me gjithë njoskonsekuencat dhe kundërthëniet e veta, konstruksionetteologjike dhe idealiste, vepra filozofike madhështore e Aristotelit është e pashoqe në tërë antikën jo vetëm përnga zgjidhjet e thella, aspekti sistematik dhe gjithanshmëria e paraqitjes së disiplinave të veçanta, por, para sëgjithash, për nga shtruarja e një serë çështjeve fundamentale filozofike, të cilat pikërisht si çështje janë edhe sotaktuale dhe paraqesin vlerë të përhershme të trashëgimit mendor botëror.

Filozofia e tij

Page 21: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Veprat e Aristotelit mund të ndahen në veprat egzoterike, (kushtuar publikut të gjerë) dhe ezoterike

ose akroanetike (të brendshme, përkatësisht vepra për të dëgjuar). Veprat e para egzoterike, që mesiguri u shkruan në formë dialogësh, nuk janë ruajtur. Gjithashtu nuk janë ruajtur as të gjitha vepratezoterike, ndërsa të ruajturat mund të ndahen në këto grupe: i.Veprat logjike të përmbledhura sëbashku me titullin O r g a n o n (domethënë vegël), që përmban këto vepra: Mbi kategoritë, Mbiinterpretimin, Analitika e parë, Analitika e dytë, Topika dhe Mbi përgënjeshtrimet sofistike. 2. Vepratnga fusha e shkencave natyrore: Fizika, 8 libra; Mbi qiellin, 41ibra; Mbi ekzis-tencën dhe mbizhdukjen, 2 libra; Mbi shpirtin si dhe di-sa vepra të tjera që nuk janë relevante ( M eteoro1ogjia ,Shtazë-r i a e tjera) ose veprat autenticiteti i të cilave nuk është vërtetuar. 3. Vepra metafizike ështëMetafizika (ose filozofia e parë e cila sipas renditjes në anuarin e Andronikut u quajt kështu), 14 libra4. Veprat etike: E t i ka e NikomakutlO libra (u quajt sipas Nikomakut, të birit të Aristotelit); Etika eEudemit, 7 libra (u quajt sipas Eudemit nga Rodosi, nxënës i Aristotelit); Etika e m a d h e , 2 libra(ekstrakt nga dy veprat e para, por më shumë nga vepra e dytë); Mbi virtytet dhe m b i v e s e t (për tëcilën nuk dihet a është autentike); 5. Prej veprave politike më e rëndësishmja është P o 1 i t i k a (8libra, e pakryer) dhe Kushtetutat shtetërore (Politike, 158 libra në të cilët paraqiti kushtetutat e 158shteteve 6. Veprat retorike: R e t o r i k a , 3 libra (mirëpo për autencitetin e 3 librave dyshohet). Poetika(e cila me siguri ka 2 libra, mirëpo nuk është ruajtur në tërësi). Të gjitha veprat e rëndësishmefilozofike të Aristotelit (përveç Fizikës) janë përkthyer edhe në kroatishte. Aristoteli ka dhenekontribut te jashtezakonshem ne filozofi dhe shume shkenca te tjera. Thenia e tij me e rendesishme qeka cuar perendimin para dhe bazohen shume shkenca eshte: C'do gje ka nje shkak. Per c'do pasoje kanje ose disa shkaqe. Mendimi ose Baza e Shkences.

Ndarja e veprave te tij

Page 22: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Mystica: ~~~ E pyetën Aristotelin: - Çfarë fiton kur mendohesh? - Që të mos jesh kreditor kur thua të vërtetën.

~~~I dituri Aristotel shpesh thoshte: - O miqtë e mi, nuk ka miq!

~~~Dikush i tha Aristotelit se disa miq të tij flisnin keq për të mbrapa krahëve. Aristoteli i tha mikut: - Që flasin keq për mua në mungesën time nuk ka asnjë rëndësi, se në mungesë pranoj edhe të rrahin.

~~~ Një llafazan foli e foli pa pushuar për më shumë se një orë përpara Aristotelit. Kur mbaroi së foluri, e pyeti Aristotelin: - Nuk të habit gjithë kjo elokuencë? - Për një gjë habitem! Ne që kishim veshë për të dëgjuar dhe këmbë për të ikur, si nuk i vumë ato në punë?

~~~ Një fjalëshumë po fliste me Aristotelin dhe nuk dinte të pushonte. Meqenëse Aristoteli nuk po e ndiqte fare në bisedë, ai i tha: - Ndoshta po të mërzit me këto gjëra që të them dhe që nuk të interesojnë, sepse të pengojnë në mendimet e tua të mëdha. - Oh, jo, - u përgjigj Aristoteli, - mund të vazhdosh sepse sa më shumë që ti flet, aq më pak të dëgjoj unë.

Mystica:

Page 23: Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!

Për Aristotelin ekzistojnë dy mënyra për të përdorur paranë:njëra legale dhe tjetra jo. Ekonomia është qeverisja eshtëpisë, procesi prokurimit të mirave për të bërë tëfunksionoj mirë shtëpija. Natyra e parasë dhe thelbi i sajështë të jetë mjet shkëmbimi.Kalojmë në analizën politike.: ndarja mes formës negativetë qeverisjes dhe formës së mirë qevërisëse është e dhënënga fakti kush qeveris qeverisjen për interesin publik osepersonal. Monarkia është qeverisja e njërit në shërbim tëgjithëve; Tirania , ku njëri , qeveris vetëm për interesin e tij.Një hapërisë të vecantë, Aristoteli, i kushton demokracisë qëe quan qeveria e shumicës: kolektiviteti mund të qeverisë nëinteresin e shumicës ( politeia ) ose të shumicës që qeveris (demokracia). Politeia është kushtetuta për ekselencë ( sipasAristotelit); në realitet duhet të bëhet kujdes në faktin qëArtistoteli ndan sipas dy kritereve politik: a) numerik:qeverisin shumë, pakica…b) sociologjik: demokracia nukështë vetëm qeverisja e shumicës, por edhe qeverisja edemosi-it (popullit).Për Aristotelin forma më e mirë qevërisëse është politeia,demokracia positive, kur shumica qeveris mirë. Politeiashikohet sipas një kriteri sasior, por edhe sipas një kriterisocial. Aristoteli thotë se të gjithë do të pranonim që tëqevëriste vetëm një individ, në rast se ky individ do të kishtemë shumë virtyt se sa ne të gjithë së bashku: kjo do të ishteqeverisja më e mirë, por është me të vertetë abstrakte që tëjetë e mundshme dhe e realizueshme.

#MesueseAurela