universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · formojë nxënësit nga pikëpamja muzikore, duke i...
Post on 01-Sep-2019
5 Views
Preview:
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
STUDIME BACHELOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: Fëmija dhe muzika
Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:
Prof. ass. Msc Mimoza Kurshumlia Suzana Kelmendi-Teplani
Gjakovë, 2018
2
Përmbajtja
DEKLARATË......................................................................................................................................... 3
FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE .................................................................................................. 4
ABSTRAKTI .......................................................................................................................................... 5
HYRJE .................................................................................................................................................... 6
KAPITULLI l.......................................................................................................................................... 8
1.Muzika dhe roli i saj ........................................................................................................................ 8
1.1 Muzika si komponent: ................................................................................................................. 10
1.2 Ndikimi i artit të muzikës tek fëmijët e moshës së mesme ......................................................... 12
KAPITULLI ll ...................................................................................................................................... 13
2. Këngët për fëmijë .......................................................................................................................... 13
2.1 Roli i prindërve në edukimin muzikor ....................................................................................... 14
2.2 Përmes muzikës tek edukimi....................................................................................................... 16
2.3 Përshtatja e muzikës në film ....................................................................................................... 18
KAPITULLI lll ..................................................................................................................................... 19
3. Roli i instrumenteve muzikore në aktivitetin fizik të fëmijës ....................................................... 19
3.1 Vallëzimi dhe muzika ................................................................................................................. 22
3.2 Fëmijët dhe preferencat e tyre muzikore .................................................................................... 23
3.3 Subjekti i këngëve për fëmijë...................................................................................................... 25
PËRFUNDIMI ...................................................................................................................................... 26
JETËSHKRIMI ..................................................................................................................................... 28
LITERATURA ..................................................................................................................................... 29
3
DEKLARATË
Me tendencën parësore timen, që ta realizoj një punim shkencor që ka përmbajtje gati 70%
autoriale, jam përpjekur që në përgjegjësi të plotë materialin në këtë punim ta paraqes në
përputhje me rregullat akademike.
Gjithashtu, deklaroj se, i gjithë materiali që është marrë nga ndonjë burim i caktuar, poshtë
tij ka fusnotën, referencën si dëshmi që autorësia e rrejshme të mos jetë mbi mua.
Po ashtu deklaroj se, punimi i paraqitur këtu është origjinal dhe është kryer vetë, nuk është
marrë nga studentë tjerë apo punime tjera, nuk është kopje e ndonjë punimi në internet.
Punimi im respekton të gjitha kërkesat për të drejtat e autorit, duke saktësuar dhe cituar të
gjitha kontributet nga burimet tjera.
4
FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE
Gjatë këtij punimi jam përkushtuar shumë për të arritur rezultatin e dëshiruar dhe një punim
shkencor të duhur për nivelin Bachelor. Krah këtij qëllimi kryesor, është akumuluar edhe
lodhja fizike e psikike, sepse tema do përkushtim maksimal, në mënyrë që të arrish atë që
synon. Por, gjithçka kalon më lehtë kur ndihma e udhëheqëses shkencore dhe e familjes është
e pakushtëzuar. Udhëheqësja shkencore Prof. ass. Msc Mimoza Kushumlia, gjatë kësaj
kohe, më ka dhënë këshilla profesionale, duke nënvizuar gabimet eventuale dhe duke më
orientuar për ta përfunduar temën në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjitha sugjerimet
prej saj jam munduar t’i praktikoj, me qëllimin që, rezultati pastaj të jetë i pëlqyer nga të dyja
palët.
E ndërsa, familjen time dua ta falënderoj për durimin e tyre gjatë këtij rrugëtimi, me cak
diplomimin, duke pohuar faktin se, pa përkrahjen e tyre nuk do të isha këtu ku jam sot.I
falënderoj për mirëkuptimin, kurajon dhe mbështetjen që më kanë ofruar në rrugën e gjatë të
arsimimit. Shpresoj që të gjithë të jenë të kënaqur me punën time deri tash, dhe iu premtoj se
nuk do të ndalem me kaq, synimet e mia janë akoma më të mëdha, dhe dua që t’i festoni e të
jeni të pranishëm në sukseset e mia çdo herë .
Autorja: Suzana Kelmendi-
Teplani
5
ABSTRAKTI
Në këtë punim diplome, me titullin “Fëmija dhe muzika”, do mundohem ta kem një qasje të
saktë, e cila do na dërgojë në thelbin e asaj të cilës i adresohet titulli, duke i përmendur
efektet negative dhe pozitive që shkaktohen tek logjika e fëmijës nga muzika. Por, me theks
të veçantë do merrem me rolin apo efektin pozitiv që ka ajo tek fëmijët.
Muzika si lloj arti, luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe edukimin e
fëmijëve, duke krijuar kështu përparësi të shumta në avancimin e tyre edukativo-arsimor dhe
në sferën e muzikës, si art që hap rrugë të shumta, ku fëmijët mund të zgjedhin profesione të
ndryshme, si këngëtarë, kompozitorë, instrumentistë, dirigjentë, tekstshkrues etj.
Njohja me muzikën është një vlerë e madhe po ashtu për të mundësuar zhvillimin e
personalitetit të fëmijëve, zhvillimin e aftësive të tyre për të punuar në mënyrë të pavarur e
sistematike si dhe për të menduar dhe gjykuar në mënyrë krijuese dhe kritike.
Integrimi i muzikës me të gjitha lëndët e tjera brenda fushës së arteve dhe me fushat e tjera
ka qëllim që të zotërohen sa më mirë kompetencat kyçe. Muzika është e pranishme në
aktivitetet tona të përditshme, prandaj zë vend të veçantë në jetën e çdo njeriu. Specifikimi
dhe konkretizimi i efekteve negative apo pozitive që vijnë nga muzika, është objektivi
kryesor që o e përcjellë këtë punim.
Po ashtu, një nga elementet primare që do trajtohet në këtë punim do jetë rëndësia
edukative dhe arsimore e muzikës, sepse kap një dimension të gjerë, duke përfshirë kështu
muzikën si komponent i pranishëm në çdo sferë të jetës, që shtrin ndikimin e saj në jetën e
çdo njeriu.
Fjalët kyçe: muzika, arti, fëmija, faktorët pozitiv, faktorët negativ etj.
6
HYRJE
Në qendër të këtij punimi është vënë tema “Fëmija dhe muzika”, të cilën do e trajtoj bazuar
në këtë binom të këtij relacioni të ngushtë mes subjektit dhe objektit, që në këtë rast subjekti
del të jetë fëmija, ndërsa, objekti muzika, ku kjo e fundit ka një rol të rëndësishëm si
komponent kritik, duke ndikuar në zonat motorike dhe të sjelljes tek fëmija. Pra, ndikimi i
muzikës kap një dimension të gjerë, që shkon e përhapet në çdo zonë të fëmijës, deri tek zona
më kryesore dhe delikate, që është truri.
Në kuadër të këtij punimi, po ashtu do nxjerr disa kërkesa përmes titujve të ndryshëm, si lloj
faktografie për topikën kryesore. Disa nga to janë:
1. Roli i muzikës
2. Instrumentet muzikore
3. Përshtatja e muzikës në film
4. Roli i prindërve si faktor subjektiv në edukatën muzikore të fëmijëve
5. Subjekti i këngëve për fëmijë etj.
Kryesisht, këto janë disa nga temat kryesore, që do i trajtoj në këtë punim. Pa dyshim se
roli i muzikës bashkë me instrumentet muzikore, e përbëjnë boshtin kryesor të këtij arti. E në
anën tjetër edhe faktorët subjektiv marrin rolin e tyre si ndihmës në orientim të fëmijëve. Për
realizmin e këtij punimi, do vijnë në ndihmë edhe metodat letrare, ku metoda analitike do të
jetë ajo që do iu prijë të gjithave, e alternuar me raste edhe me metoda tjera, varësisht nga ajo
se çka do kërkojë teksti. Me raste do të ketë edhe krahasime mes objekteve, fenomeneve,
përparësive do të aplikohet, për shembull: tek efektet negative dhe pozitive të muzikës, apo të
një subjekti të mirë dhe të keq. Kongruencat dhe diferencat mes tyre, si dhe rezultatet që japin
pastaj tek fëmija, do jenë pikëorientimi im.
Përderisa jemi tek metodat, e aplikuar më pak, por që jep material të bollshëm për këtë
relacion (mes fëmijës dhe muzikës), është edhe metoda psikanalitike, ku përmes psikologut
Zigmund Frojd dhe psikanalizës së tij si studim psikologjik, ne mund të marrim material për
ta studiuar psikikën dhe sjelljet e fëmijëve, pra, shikuar në zhvillimin kognitiv dhe fizik të
fëmijëve.
E gjithë përpjekja ime do të fokusohet në këto pika kyçe, por, duke mos e anashkaluar edhe
mundësinë e tezave autoriale, për fëmijët dhe muzikën, si relacion që më kujton shumë gjëra
nga përvoja personale dhe nga përvoja e të tjerëve, fëmijëve që i përkasin rrethit tim, vendit
7
ku jetoj. Madje, përvoja e re, të cilën pretendoj ta përjetoj me këtë drejtim që e kam
studiuar, është pikërisht eksperienca me fëmijë në aspektin edukativ- arsimor, dhe muzika do
të jetë një nga fushat prej së cilës ata do mësojnë dhe do të argëtohen shumë.
Muzika mbetet një lëndë e nevojshme për shkollë, dhe një art i domosdoshëm për jetë, si një
komponent i pranishëm në jetën e çdo njeriu, qysh në fëmijëri.
Të gjitha këto përmendje të mësipërme, do të realizohen në kapitujt e mëposhtëm, duke
synuar në një epilog me rezultat të kënaqshëm, që mëton t’i posedojë të gjitha këto
reminishenca të hyrjes, si pjesa e parë drejt realizimit të këtij punimi shkencor.
8
KAPITULLI l
1.Muzika dhe roli i saj
Muzika qëndron mes të gjitha formave të tjera inteligjente të njeriut (artit në përgjithësi,
shkencave shoqërore e historike dhe shkencave artistike), si një përbërës i barabartë me to i
progresit intelektual dhe i humanitetit. Kjo tregon që muzika krijon edhe historinë e vet
përmes kultivimit e sofistikimit të “këngës” primitive dhe kultivimin e përpunuar të zërit
njerëzor e të instrumenteve të muzikës. Të gjitha këto të bashkërendituara e të nënrendituara
në procesin e edukimit, do të kërkojnë të trajtohen në mënyrë të përveçuar e sistematike në
këtë punim shkencor sipas shkallëve. Muzika është një disiplinë artistike e artit dhe gjuhë
universale që ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe lidhin fenomenet dhe dukuritë muzikore,
proceset dhe çështjet që i përkasin muzikës, duke vërtetuar ligjshmërinë e tyre, si dhe duke
shpjeguar mënyrat e interpretimit dhe ndërtimit të tyre, gjë e cila çon drejt realizimit të një
procesi të suksesshëm të mësimit të muzikës.
Njohja me muzikën është një vlerë e madhe për të mundësuar zhvillimin e personalitetit të
fëmijëve, zhvillimin e aftësive të tyre për të punuar në mënyrë të pavarur e sistematike si dhe
për të menduar dhe gjykuar në mënyrë krijuese dhe kritike.
Muzika është e pranishme në aktivitetet tona të përditshme ( p.sh.klasë, shtëpi, tv, film,
koncert, teatër, kolonë zanore, ngjarje të shënuara familjare, veprimtari brenda dhe jashtë
shkollës, ngjarje të komunitetit etj). Muzika nuk mund të kuptohet pa marrjen e disa
njohurive themelore bazë si njohja me gjuhën muzikore dhe komunikimin përmes saj,
zbatimin përmes teknikave dhe proceseve muzikore, njohja me zhvillimin historik të saj dhe
lidhjen e ngushtë me njeriun, njohuri që bëjnë të vetëdijshëm nxënësit për rolin e muzikës
në jetën e përditshme.
Me anë të muzikës, fëmijët mësojnë dhe interpretojnë këngë dhe lojëra muzikore përmes
teknikave të këndimit, zbatojnë modele ritmike përmes njohjes me ritmet, luajnë me
instrumentet, përmes zbatimit të teknikave të luajtjes me to, kuptojnë krijimin e muzikës,
përmes njohjes së fenomeneve dhe dukurive muzikore në natyrë etj. Tingujt zbulohen në
mjedisin përreth dhe përcaktohen karakteristikat e tyre me fjalë të thjeshta. Këngët dhe
lojërat didaktike për fëmijë, këngët dhe lojërat popullore, të përshtatshme për nga karakteri,
përmbajtja e shtrirja, me dhe pa shoqërim instrumental, mësohen duke formuar kështu një
kulturë vokale, përmes teknikave të kënduarit dhe kërkesave të këndimit: pozicioni,
9
frymëmarrja, artikulimi i fjalëve etj. Luajtja me instrumente me goditje, shoqërimi i
këngëve dhe lojërave muzikore, krijimi i modeleve ritmike përmes ligjërimit të vargjeve,
shoqërimit me lëvizje trupore, me shuplaka, janë veprimtari që zhvillohen në këtë nivel.
Si faktor ndihmës në këtë aspekt është edhe lënda e muzikës, e cila synon të edukojë dhe
formojë nxënësit nga pikëpamja muzikore, duke i orientuar ata me kreativitet drejt kuptimit të
veçorive të ligjërimit muzikor nga më e thjeshta te më e ndërlikuara përmes gjuhës dhe
komunikimit muzikor, drejt marrjes pjesë dhe interpretimit në veprimtaritë muzikore
individuale dhe në grup përmes teknikave dhe procesit muzikor, drejt formimit dhe krijimit të
një vlerësimi dhe qëndrimi artistik në njohjen me veprat muzikore.
Të gjitha këto prioritete që i jepen muzikës janë reale, sepse roli i saj është aq i
rëndësishëm në jetën e fëmijës, duke shtrirë kështu funksionin e saj në çdo sferë. Fëmija e do
muzikën për efektin e kënaqësisë dhe aktivitetit që ajo shkakton te ai, por, me kalimin e
kohës do ta dojë atë edhe për disa efekte tjera pozitive që dalin prej muzikës. Roli i saj në
jetë, ndihmon në aktivitetin e fëmijës dhe lirimin e energjisë negative, duke shkaktuar relaks
dhe energji pozitive, që ndihmon pastaj në suksese të fushave tjera.
Ekziston edhe ndarja apo klasifikimi i mjeteve përmes së cilës realizohet muzika, të cilat
veçohen kështu:
Mjetet pamore natyrore si: objektet natyrore që shërbejnë për të demonstruar tingujt,
zhurmat, etj.
Mjetet audiovizive si: Tv, magnetofon, video, video-projektor, kompjuter, internet,
CD, DVD.
Mjetet dëgjimore: radio, magnetofon, kasetofon etj.
“ Muzika ndryshe njihet si arti që shpreh mendimet dhe emocionet e njerëzve, nëpërmjet
gjuhës së saj të përbërë nga tingujt muzikorë. Muzika, gjithashtu ka gramatikën e saj që
përbëhet nga rregulla dhe shenja të caktuara. Nëpërmjet këtyre shenjave muzikore ne
mësojmë të këndojmë, të krijojmë melodi e të luajmë instrumente”.1
“Muzika është zbulim më i madh se e tërë urtësia e filozofit”
L.V. Bethoven
1 Majlinda Hala dhe Violeta Shmaku, Edukimi muzikor, Pegi, Tiranë, 2005, f.3.
10
“Muzika ka ndikim edhe në formimin e personalitetin e njeriut, sidomos tek fëmijët dhe rinia,
moshat që janë në formim e sipër të personalitetit. Prandaj, në këtë drejtim gjithnjë duhet
pasur kujdes se çfarë muzike po dëgjojnë, çfarë muzikë po u ofronjnë, sidomos fëmijëve.
Gjithnjë duhet zgjedhur muzikë të verifikuar tradicionalisht si muzikë e mirë, qoftë ajo
kombëtare ose muzikë e huaj”.2
1.1 Muzika si komponent:
<<< Muzika, komponent i formimit moral – shoqëror
“ Edukimi dhe arsimimi muzikor ka ndikim të dukshëm në formimin e ndjenjës morale të
nxënësit, si dhe në formimin e përgjithshëm pozitiv dhe kulturor të tij”.3
Nxënësi duke kënduar, dëgjuar muzikë ose duke luajtur në instrument, bashkë me nxënësit e
tjerë, e përjeton veten si pjesëtar të grupit, duke koordinuar dhe duke përshtatur aktivitetin e
vet me kërkesat e përbashkëta. Ai në këtë mënyrë mëson të krijojë raporte shoqërore, mëson
të ketë konsideratë ndaj shokëve. Kështu fillon të gërshetohet puna dhe përgjegjësia vetjake
dhe e përbashkët e nxënësit.
Në radhën e elementeve që e bëjnë muzikën të ketë ndikim në formimin moral dhe shoqëror
apo social, janë po ashtu edhe këngët me përmbajtje letrare- muzikore që kanë karakter
atdhetar, heroik, liridashës, që fuqimisht ndikojnë në kultivimin e ndjenjës patriotike që është
atribut i formimit shoqëror. Nxënësit nga puna në grupe, ose nga ndonjë aktivitet në shkollë,
arrijnë të jenë sa më social, duke e pranuar tjetrin sa më lehtë.
<<< Muzika, komponent i aktivizimit të proceseve psikike
“Në procesin edukativ – muzikor nxiten dhe zhvillohen proceset psikike në mënyrë
specifike, pikë së pari nëpërmjet dhe njohjes së vetëdijshme. Duke dëgjuar ose kënduar
përmbajtje të caktuara muzikore, nxënësi vëren tërësitë dhe elementet shprehëse të tyre, vëren
dukuri, vëren dukuri të ndryshme dhe si rrjedhim i kësaj vijnë duke u shtuar përfytyrimet
muzikore dhe duke u përvetësuar koncepte të reja... Po ashtu, duke e nxitur dhe trimëruar të
shprehurit e lirë muzikor, sidomos spontanitetin në improvizime muzikore, ndikohet në
zhvillimin e imagjinatës krijuese të nxënësit “.4
2 Ëngjëll Berisha, Arti muzikor, Libri shkollor, Prishtinë, 2006, f.5.
3 Prof. mr. Seniha Spahiu, Metodika e mësimit të muzikës, Libri shkollor, Prishtinë, 2008, f.23.
4 Po aty, f.23.
11
Përsosja e të folurit, zhvillimi i emocioneve apo ndjeshmëria, mësimi i gjuhëve të huaja,
përmirësimi i pengesave në të folur, janë disa prej përparësive që i jep muzika kundrejt
fëmijëve të cilët dëgjojnë, këndojnë dhe luajnë në instrumente muzikore.
Me edukim dhe arsimim të drejtë muzikor, duke fituar shkathtësi, shprehi dhe dituri
muzikore, nxënësi zgjeron horizontin e tij muzikor. Edhe formimi i interesave të nxënësit,
vullneti dhe qëndrueshmëria e tij gjejnë vend në edukimin dhe arsimimin muzikor.
Muzika si pjesë e jetës sonë të përditshme dhe si formë joverbale e komunikimit dhe e
transmetimit të ideve përmes tingujve dhe simboleve muzikore mundëson kombinimin e
njohurive muzikore dhe teknikave, duke i përdorur ato për t’u frymëzuar, për të imagjinuar,
për të gjetur dhe për të shprehur ndjenjat.
Kryesisht përmes të të mësuarit të muzikës nga fëmija, synohet :
Këndimi i këngëve didaktike për fëmijë, me tematikë të larmishme për atdheun,
natyrën, familjen, shoqërinë, vendet e huaja etj;
Këndimi në intonacion dhe me emocion;
Njohja dhe krijimi i modeleve të thjeshta ritmike;
Shoqërimi i këngëve me instrumente të thjeshta ritmike ose melodike, si: trianglo,
tambur, zilka, ORF etj;
Dëgjimi i pjesëve muzikore të thjeshta, vokale dhe instrumentale;
Edukimi i aftësive dëgjimore, duke rinjohur dhe komentuar me fjalë të thjeshta pjesë
të ndryshme muzikore;
Përjetimi i muzikës, duke shprehur dhe përdorur një terminologji muzikore për këtë
nivel.5
5 Violeta Shmaku dhe Majlinda Hala, Libër mësuesi, mediaprint, Tiranë, 2011, f. 5.
12
1.2 Ndikimi i artit të muzikës tek fëmijët e moshës së mesme
Edukimi muzikor fillon që në fëmijëri në familje, në entet shkollore dhe në kopshte të
fmëijëve . 6
Meqenëse roli i muzikës nis të jetë aktiv dhe gati primar tek fëmijët e moshës 0 deri 5 vjeç,
kjo influencë vazhdon të jetë edhe më tej dhe sa vjen e shtohet, me rritjen e fëmijës, duke
gjetur ndikim edhe tek fëmijët e moshës së mesme. Fëmijëria e mesme përfshin periudhën
prej 6 deri 11 vjeç. Këto vite janë të rëndësishme sepse lidhen, nga njëra anë me fillimin e
shkollës dhe nga ana tjetër me futjen në periudhën e pubertetit. Shkuarja në shkollë përputhet
me ndryshimet e rëndësishme në të menduarit e fëmijës. Fëmija atëherë hyn në fazën e
ashtuquajtur “ të menduarit operativ-konkret”. Në këtë periudhë fëmija zhvillon aftësitë e tij
për të menduarit simbolik dhe abstrakt, pastaj pasurohet edhe fjalori i tij, fillon të posedojë
një mënyrë të të shprehurit. Kjo moshë, e njeh faktorin e muzikës si një prej elementeve
kryesore të fëmijërisë, duke i bërë ata të dhënë pas tingujve muzikorë. Zakonisht, ajo çka e
vërejmë tek fëmijët e kësaj moshe, është se fokusi i tyre synon të jetë jo vetëm në tinguj, por
edhe në tekst. Ne vazhdimisht dëgjojmë fëmijët teksa përsërisin tekstet e një kënge, që ata e
kanë mësuar përmendsh, në mënyrë mekanike. Nga kjo, efekti i saj veçse rritet, duke e pasur
edhe shembullin tjetër, ku fëmijët arrijnë të mësojnë më mirë përmes përsëritjes.
Po ashtu fëmijët në këtë moshë arrijnë të kuptojnë akoma më shumë, duke e pasur mundësinë
të kenë si lëndë në shkollë muzikën. Kjo, ju jep atyre më tepër informata për muzikën dhe në
bashkëpunim me nxënësit tjerë arrijnë edhe në fazën e diskutimit, ku secili mund të jap
përshtypjet e tij për këtë lëndë. Fëmija i moshës së mesme mund të kuptojë edhe domethënien
e një teksti të këngës, kjo ndihmon në vetëdijësimin e tyre për tekstin që e këndojnë. Gjatë
shkollimit të tyre fillor, fëmijët mësojnë këngë të reja, që përcillen me instrumente të
ndryshme dhe me vallëzim, ky gërshëtim elementesh i orienton ata tek ajo që ju pëlqen,
dikush nga ta mund ta pëlqejë lojën me instrumente, dikush këndimin dhe dikush vallëzimin.
Ky orientim në shkollë, ndihmon në shfaqjen e aftësive të fëmijëve, të cilët pastaj mund të
zgjedhin atë që e dinë më së miri, duke vazhduar me përsosjen e talentit të tij, që është
zbuluar në shkollë, e që mund të afirmohet e promovohet edhe më tej, në qendra akoma më të
mëdha. Ky është funksioni më i rëndësishëm që ka shkolla si institucion arsimor për fëmijët,
bazuar në lëndën e edukatës muzikore, e cila ndihmon në zbulimin e talentit të fëmijës si dhe
në orientimin e atij në institucionet përkatëse.
6 Ëngjëll Berisha, Arti muzikor, Libri shkollor, Prishtinë, 2006, f.6.
13
KAPITULLI ll
2. Këngët për fëmijë
Për fëmijën, nganjëherë nuk ka aq rëndësi kuptimi i fjalëve se sa kumbimi i tyre, që është
pra, si një farë përkëdhelje për veshin e tyre. Pikërisht ky nonsens7 që hetohet në mjaft këngë
të fëmijëve, bën që të krijohen vetëm tinguj të bukur, e jo tekst i mirë, që ka mesazh dhe
kuptim. Teksti ka rëndësi tejet të madhe sepse shumë më lehtë kuptohet një tekst duke e
kënduar, apo duke e dëgjuar si këngë, se sa kur fëmija e sheh si të shkruar.
Për sa u përket këngëve të fëmijëve, gjithmonë mund të ketë mospërshtatje mes melodisë
dhe tekstit, ka raste kur teksti është i mirë, por melodia mund të mos mos jetë e mirë, prandaj,
kujdesi më i madh duhet të jetë në faktin se çka përçohet përmes një kënge, sa mund ta
kuptojë fëmija pas pëlqimit të një kënge. Edhe ky fakt, është një nga problemet, me të cilat
prindërit duhet të përballen, duke krijuar për fëmijët e tyre një muzikë të mirëfilltë, e cila do
ndikojë pozitivisht tek ta.
Vend të veçantë në këtë mes, zënë edhe këngët e para të adresuara për fëmijët nga prindërit
e tyre, që janë ninullat, ose si quhen ndryshe këngët e djepit. Ninullat shquhen muzikalisht
për melodinë e tyre të thjeshtë, të ëmbël dhe me një ritëm të ngadalshëm. Ato këndohen duke
e tundur djepin dhe zhurma e djepit shoqëron këngën si një instrument që mban ritmin, që
bëhet më i ndjeshëm në momentet e pauzave. Ninullat, të krijuara të gjitha nga gratë,
shprehin qartë psikologjinë e tyre si nëna, por edhe filozofinë e tyre si gra.8
Gjatë këndimit të ninullave shpesh arrihet të individualizohet ana më e rëndësishme e
mendimeve të gruas për jetën, për idealet e saj. Në to bie në sy, domosdo, në radhë të parë
dashuria e tyre për fëmijën. Në ninullat që i njohim deri sot, vëmë re se ato përbëhen nga dy
elemente: e para, nga një kërkesë, këshillë që u bëhet fëmijëve për të fjetur, dhe e dyta, nga
një lutje që i drejtohet gjumit apo Zotit, që të ketë kujdes për fëmijën e ta rritë të shëndetshëm
dhe të bukur. Në elementin e parë fëmija përkdhelet me fjalë apo me tinguj
onomatopeikë(nina nana, nin nino), ose me krahasime të ndryshme. Ndërsa, në elementin e
dytë që hyn në përbërjen e ninullave, lutja, na flet për një botëkuptim mjaft të lashtë, kur
personifikoheshin dukuritë e natyrës.
7 nonsens- jokuptimësi, pa kuptim
8 Gjergj Zheji, Folklori shqiptar, Botimet Libri Universitar, Tiranë, 1998, f.65
14
Në poetikën e ninullës spikatet edhe një veçori e rëndësishme siç është ndjenja e etjes për
këngë, tituj karakteristik dalë nga goja e nënës. Dhe, njeriu pa qenë studiues i artit e poezisë
mund t’iu besojë fjalëve të kësaj nëne, e cila përmes këngës pohon se fëmija e ndjen nevojën
shpirtërore për këngë, aq sa pa këngë nuk e zë gjumi. Dhe kjo përvojë jetësore e ka mësuar
se ç’rol e ç’funksion luan kënga në jetë, prandaj ajo do të këndojë me tone e ngjyra optimiste
jetën e ëndërruar në vision të saj poetik “gati të realizuar nga brezat e ardhshme më të
fuqishme, ndaj të cilave nëna është drejtuar, nga se dëshirat e saj i tejkalojnë gjithnjë suazat
e ngushta të rrethit”.9
Arsyeja pse ninullat i kam vënë në listë të parat, për nga ndikimi i tyre, është se: ninullat
janë melodia e parë që çdo fëmijë e dëgjon, madje ninullat janë enkas për fëmijët prej moshës
0 deri në 5 vjeç, që këndohen fillimisht për foshnjet, pastaj për fëmijët pak më të rritur. Këto
lloje këngësh janë aktuale për kulturën shqiptare, e cila ka marrë material nga letërsia
popullore, dhe mbetet një domen që është akoma i pranishëm. Secili prej nesh, ka përjetuar
rritje të tillë, dhe secila nënë është munduar së paku një herë në jetë të krijojë melodi për
fëmijën.
Prej raportit të parë që e kemi si topikë kryesore, fëmijës dhe muzikës, pra, ka rrjedhur edhe
raporti tjetër, i pari për nga kultura jonë, një trinitet elementesh mes fëmijës, nënës dhe
muzikës, që pastaj zgjerohet edhe më tej duke e krijuar një reaksion mes elementeve e
raportesh të shumta mes fëmijës dhe muzikës.
2.1 Roli i prindërve në edukimin muzikor
Si mjedis i parë social dhe edukativ është familja, e cila paraqet segmentin e rëndësishëm
në procesin e njohjes dhe zbulimit të botës së jashtme. Prindërit si edukator do të kenë
mundësi të njihen me mënyrat e sjelljeve të fëmijës pse pikërisht fëmija sillet në këtë mënyrë,
sa shpesh reagon në çfarë situate reagon, cili është qëllimi i tij, sa është i përshtatshëm në
raport me të tjerët, çfarë lloj metodash do të aplikojë në krahas zhvillimit të ndryshimeve
psiko – fizikeetj. Për të qenë të lumtur, fëmijët duhet të arrijnë një përshtatje të mirë
personale sikurse edhe sociale në një kulturë ku jeta shoqërore po bëhet gjithnjë e më
komplekse.
9 Dr. Nuhi Vinca, Antologji e lirikës popullore shqiptare, Tiranë, 2001, f. 33
15
Si karakteristika pozitive që mund të ndikojnë në të ardhmen e fëmijës janë: aftësia për të
krijuar marrëdhënie me njerëzit, aftësia për të mësuar, për t’u përshtatur, aftësia për t’u
përqendruar, aftësia për të qenë krijues, i vendosur, tolerant, ambicioz, të gjitha këto do ta
ndihmojnë fëmijën për një të ardhme me vlera. Lidhur me zhvillimin e fëmijës, sjelljet e tyre,
edukimin rol të rëndësishëm kanë llojet e prindërimit. Mund të themi shembull tek prindi
agresiv mundësia për bashkëpunim me fëmijët është i vështirë, niveli i socializimit tek
fëmijët është i ulët, pjesa emocionale fëmija është i ndjeshëm, reagues, i mbyllur në vetvete.
Prindërit agresiv siç thuhet nga nxjerrin ose fëmijë të trembur e frikacakë, ose fëmijë rebel e
të pa shtruar ose të dyja bashkë.
Prindërit pasiv, të cilët nga angazhimi i tepërt në punë dhe nga detyra tjera që ata i
konsiderojnë më primare se sa raporti me fëmijët e tyre, ju mungon bashkpunimi me fëmijët,
kreativiteti, angazhimi, komunikimi, duke u dorëzuar para fëmijës së tij, prandaj, fëmija nuk
sillet konform rregullave. Kur fëmija bashkëpunon me prindin, dihet se kjo ndikon
pozitivisht tek fëmija në sferën e tij emocionale, sociale si dhe duke ndikuar pozitivisht në
performancën mësimore.
“Angazhimi, puna dhe përkushtimi i prindërve në këto mënyra pozitive ndikojnë në të
ardhmen e fëmijës, i cili duhet të inkuadrohet në një shoqëri më të gjerë ku fëmijët pastaj
do t’i shërbejnë me besim të thellë, të sigurt, të fuqishëm në aftësitë e veta si dhe duke
ndikuar në formimin e një personaliteti të shëndoshë” 10
.
Nga ky edukim i përgjithshëm nga ana e prindërve, mund të identifikohet edhe edukimi
muzikor, që përbën një segment mjaft të rëndësishëm po ashtu. Përderisa prindi edukon
fëmijët për arte të tjera, edhe muzikën e inkuadron në këtë mes, duke transmetuar gjithë dijen
dhe këshillat e tyre për muzikën dhe edukatën mbi të.
Prindërit janë ata që e informojnë fëmijën për efektet negative dhe pozitive të një fenomeni,
prandaj roli tyre i takon karakterit primar ndihmës në edukimin e fëmijëve, të cilët vetëm nga
këshillat e të rriturve mund të kuptojnë më tepër për atë se çka e konsumojnë dhe praktikojnë
në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.
10
http://gazetaliria.info/roli-i-prinderve-ne-zhvillimin-dhe-edukimin-e-femijeve/
16
2.2 Përmes muzikës tek edukimi
Edukata e fëmijëve fitohet nga raportet e para të faktorëve subjektiv (familja dhe shoqëria),
e pastaj vazhdon me elementet tjera objektive, që në rastin e studimit tim është muzika.
Muzika, e cila shpërfaqet përmes tingujve nga instrumentet e ndryshme dhe tekstit, mund të
jap mesazhe të shumta direkte dhe indirekte. Kryesisht, ato mesazhe didaktike apo jo, është
mirë të deshifrohen nga prindërit, të cilët mund ta informojnë fëmijën e tyre për cilësinë që e
transmeton kënga/muzika. Prindërit, janë ata që vendosin se me çka mund të shërbehet fëmija
i tyre gjatë kohës së argëtimit dhe njëkohësisht edukimit të tyre. Përderisa fëmijët e moshës
së mesme kanë zhvillim kongnitiv më të gjerë, ata mësojnë edhe për natyrën e gjërave që
mund të jenë të mira apo të këqija.
Efekti i muzikës është pozitiv, atëherë kur jep një mesazh për dëgjuesin apo shikuesin,
ndërsa, e kundërta ndodh në rastin kur ajo jep mesazh të dobët që nuk përkon me moshën e
fëmijëve, duke rezultuar pastaj me një edukim jo të mirë, me efekte negative, që ka ardhë si
pasojë e muzikës jo të mirëfilltë, asaj me elemente negative, që fëmija me apo pa dashje, i
udhëzuar shpesh nga faktori i ID-it ( ose ai i pavetëdijes që ka funksionet e lidhura me
instiktet, dëshirat e pafrenuara), i ka absorbuar ato tinguj apo tekste.
Pra, duke e udhëzuar fëmijën se çka duhet e çka jo të dëgjojnë e shikojnë, nga kjo sjellje e
kushtëzuar, ata fitojnë edukim bazik të mirëfilltë, që përcillet pastaj edhe në mosha tjera, të
adoleshencës e pjekurisë. Jo rastësisht themi se, edukata fitohet qysh në fëmijëri, sepse gjatë
kësaj periudhe të jetës tek fëmija nis zhvillimi fizik, mendor dhe socio-emocional, të cilët
pastaj janë të aftë të veprojnë dhe të mendojnë. I gjithë roli i muzikës në edukimin e fëmijëve,
bazohet në llojin e muzikës që servohet për fëmijët. Zakonisht, këto vendime i marrin të
rriturit, por, në rastet kur sot për sot mbizotëron përdorimi i teknologjisë, fëmijët janë ata që
klikojnë nëpër rrjete sociale, të cilat ofrojnë jodidaktizëm, kulturë denigruese.
Kontributi më i madh jepet nga familja, pastaj vazhdon në rrjete tjera akoma më të mëdha,
të cilat shpërndajnë sasi të mjaftueshme të zhanreve muzikore, me, apo pa kritere edukimi.
Ndonëse, të rriturit mendojnë për shijen e tyre, harrojnë se ajo se çka është për ta, mbase nuk
është për më të vegjëlit, andaj kjo dërgon në mospërshtatje mes llojit të muzikës dhe moshës
së audiencës. Në rastet kur të rriturit janë të vetëdijësuar për ta edukuar fëmijën, ata servojnë
të duhurën, të përshtatur me moshën, dhe plus kësaj, mundohen që të mos dalin jashtë
kornizave edukativo-arsimore që kërkohen për faktorin e dytë, fëmijën, apo në këtë rast
marrësin/receptuesin.
17
Zakonisht, kur shpalosim këtë raport, me kriteret se si është dhe si duhet të jetë, vlen të
përmendet edhe një studim i psikologut amerikan Burrhus Frederic Spinner, i cili
eksperimentin e tij me fëmijën e quan “kushtëzim operant”, që është proces i të nxënit apo
të mësuarit që përfshin ndryshimin e sjelljes nëpërmjet shoqërimit të saj me një përforcim
duke e shërbyer, ose frenimin e saj duke e ndëshkuar. Kjo teori, na lejon të kuptojmë, se, kur
fëmijës i ndalohet diçka, atij paraprakisht i shqiptohet një dënim, si pasojë e sjelljes së tij në
rast se e përsëritë të njëjtën gjë të ndaluar. Ndërsa, në rastin e dytë, në favor të fëmijës, fëmija
shpërblehet nëse vepron sipas dëshirës së prindërve, duke ia kushtëzuar atij një sjellje më të
mirë, me të drejtë përfitimi. Kjo bëhet, për shkak të zgjimit të dëshirës së fëmijës, për të
marrë atë që duan, sepse truri i tyre është i fokusuar më tepër në gjëra materiale e ushqimore.
Në vazhdim do e marr një shembull me kushtëzimin operant të Spinner-it, bazuar nga përvoja
ime personale:
“Zanës i thashë se po të dëgjosh muzikë për moshën tënde, do të jap ëmbëlsira. Tash
ajo, sa herë që kyçet në internet, klikon tek këngët e fëmijëve”.
Sqarim:
Zanës i pëlqejnë ëmbëlsirat, dhe “arma” ime ishte t’i propozoja diçka që është në favor të
saj, që i pëlqen më së shumti. Prandaj, ajo e pranoi këshillën time, duke e zgjedhur
shpërblimin tim. Mendja e saj nuk arrin akoma ta përceptojë se çka është e mirë e çka jo për
të, por kushtëzimi operant na jep mjete për ta aplikuar si metodë të të mësuarit, duke na lënë
neve si mundësi për të orientuar fëmijën tonë drejt një edukatë të mirëfilltë. E kundërta do të
ndodhte, në rast se Zanës do i propozoja diçka për të cilën nuk ka interes të madh, e pastaj do
pasonte ndëshikimi për të( duke mos përdorur dhunë psikike dhe verbale), por duke reduktuar
kohën e lirë të saj. Dënimi, do të ishte i përkohshëm, duke i dhënë asaj më shumë angazhim
drejt detyrave, gjë që e lodhë fizikisht, e pastaj veprimi i saj kundrejt këshillës do të ketë
gjasë për të mos u përsëritur prapë.
18
2.3 Përshtatja e muzikës në film
Efektet më të mëdha i ka muzika, atëherë kur është e mundur që edhe pjesa okulare
(pamore) të shërbehet me të dyjat, edhe me muzikë, por edhe me pjesën vizuele të muzikës.
Gjithmonë, konsiderohet se më shumë e kujtojmë një këngë, atëherë kur veçse e kemi parë
videoklipin e saj. Prandaj, në ditët e sotme, teknologjia me kontributin e saj, jep mundësi për
transumtime apo përshtatje.
Sipas studiuesit italian Umberto Eco, ka shumë raste të përshtatjes ose transmutimit, kur,
p.sh., një roman bëhet film, nganjëherë vepër teatrale, shfaqje baleti, kënga në poezi dhe
anasjelltas, ose kur një këngë mund të realizohet në teatër etj. Mundësi të shumta ekzistojnë
për të transferuar tekstin në muzikë, muzikën në tekst, tekstin në pamje, dhe më e
rëndësishmja është se muzika kur pas vetes ka një video, ajo na thotë akoma më shumë dhe
mbahet më lehtë mend. Përmes tekstit si parabazë apo model, realizohet një skenë
veprimesh bazuar në atë se çka e thotë teksti fillimisht. Citoj:
Variacionet janë të shumta, por duhet folur gjithmonë për përshtatje ose transmutim të
mirëfilltë, pikërisht për të dalluar këto interpretime nga përkthimi i mirëfilltë.11
Nga kjo, kuptojmë se çdo art apo çkado qoftë, na jep mundësi për bashkëdyzim të tij me një
apo më shumë artë tjera, duke i gërshetuar me qëllim përfitimi të diçkaje akoma më të mirë.
Në rastin tonë, kur muzika ka një video, kjo i jep fëmijës mundësi për ta kujtuar së paku
njërën nga to, tekstin , melodinë ose pamjet e dhëna në video. Madje, nga ky fakt mund ta
kuptojmë edhe atë që fëmija e pëlqen më shumë nga të tre komponentët me të cilat është
shërbyer në kohën e tij.
Gjithsesi, nuk mund të mohohet, që, përshtatja e tre komponentëve është në favor të
psikikës së fëmijës, duke konstatuar nga kjo për preferencat e tij. Tutje, interpretimi që është
bërë në kuadër të tekstit apo melodisë së një kënge, ka rëndësi edhe për aktivitetin fizik të
fëmijës, që do jetë një titull tjetër, të cilin do e trajtoj në kuadër të kësaj teme.
11
Umberto Eco, Të thuash gati të njejtën gjë, botimet Dituria, Tiranë, f.348
19
KAPITULLI lll
3. Roli i instrumenteve muzikore në aktivitetin fizik të fëmijës
Instrumentet muzikore luajnë po ashtu rol të rëndësishëm në personalitetin e fëmijës, duke
iu ndihmuar atyre të aktivizojnë edhe zonat e tjera pos trurit. Përmes intrumenteve siç janë:
piano, violina, flauti, kitarja, fyelli, klarineti etj., ata bëhen më aktiv në fizikun e tyre dhe kjo
pastaj iu mundëson atyre fleksibilitet në gjymtyrët dhe trurin e tyre. Përpos aktivitetit fizik që
arrihet nëpërmjet instrumenteve muzikore, fëmijët nga to përfitojnë edhe përmirësim të
kreativitetit, duke bërë përpjekje për të arritur tinguj e nota muzikore, gjatë realizimit të
intrumentaleve apo çkado tjetër që lidhet me melodinë, tingujt. Zhvillimi i lojërave të
fëmijëve mund të bëhet edhe përmes këtyre instrumenteve, sepse në disa ata i shfrytëzojnë
ato për argëtim dhe lojë. E kur
jemi te lojërat, studiuesja dhe shkrimtarja Qibrije Demiri-Frangu, në veprën e saj “Letërsia
për fëmijë”, ka edhe një kapitull të veçantë për lojërat, e që sipas saj loja është manifestim i
gëzueshëm i lirisë fizike dhe shpirtërore, një simbiozë e së jashtmes dhe e të brendshmës së
fëmijës. Ajo është quajtur si zë i trupit dhe i mendjes:
Në lojë fëmija shpreh mundësitë fizike e shpirtërore të tij, ndaj çfarë është loja për fëmijët,
është puna e të rriturit. Të mohosh lojën do të thotë, të mohosh fëmijërinë e njeriut.12
Pra, studiuesja Demiri-Frangu, shpalos edhe një aspekt tjetër me rëndësi, lojën, e cila i
mundëson artikulimin e ideve për ndërtimin e saj, duke ndihmuar kështu në kreativitet dhe
domene tjera qoftë fizike, qoftë shpirtërore. Aktiviteti fizik mbetet një nga përparësitë bazike
që i jep përdorimi i instrumenteve muzikore, duke u gërshtuar edhe me elemente tjera, për
shembull: aktiviteti fizik + qetësimi shpirtëror, aktiviteti fizik + muzika, aktviteti fizik + loja
etj.
Nga këto relacione të lidhura ngushtë mes vete, në mesin e aktiviteteve fizike, hyn edhe një
art tjetër, ai i vallëzimit, që përbën po ashtu një sferë interesante për fëmijët, të cilët në çdo
moshë kanë lëvizje të trupit, gjymtyrëve, ku nga këto lëvizje trupi i tyre lirohet nga energjia
negative, pra nga edukimi fizik.
12
Qibrije Demiri-Frangu, Letërsia për fëmijë, Rozafa, Prishtinë, 2011, fq.15
20
21
22
3.1 Vallëzimi dhe muzika
Vallëzimi është formë arti që në përgjithësi i referohet lëvizjes së trupit, zakonisht ritmike
dhe në muzikë përdoret si një formë e të shprehurit, bashkëveprimi social ose të paraqitura në
një gjendje shpirtërore apo të përcaktimit të performancës.
Vallja mund të konsiderohet si një formë e komunikimit joverbal midis njerëzve, që ka
shumë përkufizime, të cilat janë të varura nga kufizimet morale, sociale, kulturore, estetike,
artistike, letrare. Vallja mund të materializojë ose të shprehë ide, emocione, ose të tregojë një
histori. Çdo valle përfshin jo vetëm fleksibilitetin dhe lëvizjen e trupit, por edukimin fizik të
trupit në përgjithësi. E kur i kthehemi topikës së parë muzikës, i shtojmë akoma më tepër
rolin primar, duke e parë si element kryesor të vallëzimit, pa muzikë nuk mund të realizohet
as vallëzimi, i cili prej shumicës së artistëve konsiderohet si art apo aktivitet fizik për çlirimin
e shpirtit nëpërmjet trupit. E njejta ndodh edhe me fëmijët, ata gjatë këtij aktiviteti largojnë
gjithë energjinë negative, dhe pas vallëzimit trupi është më i lehtë në veprime.
Studiuesit kanë konstatuar së fundmi se vallëzimi i vazhdueshëm i ndihmon fëmijët që të
forcojnë kujtesën, duke propozuar ashtu vallëzimin si zgjidhje të duhur kur mërziten, sepse
vetëm kështu rritet vetëbesimi dhe pastaj ndjehen më pak të stresuar e të mërzitur. Në
vazhdim i kam seleksionuar disa nga thëniet që lidhen me muzikë, fëmijën dhe artin në
pëgjithësi...
“Çdo fëmijë është artist. Çështja është që ai të mbesë artist edhe kur të rritet”
-Pablo Picasso
“Dëshirat e fëmijëve i japin urdhëra të ardhmes”
-Erri De Luca
“Fëmijët gjejnë gjithçka në asgjë, kurse të rriturit, asgjë në gjithçka”
-Giacomo Leopardi
“Nuk është kurrë vonë për të patur një fëmijëri të lumtur”
-Tom Robbins
23
3.2 Fëmijët dhe preferencat e tyre muzikore
Fëmijët e vegjël janë të tërhequr nga struktura dhe lloji i muzikës. Ato e shfaqin këtë në disa
mënyra, si për shembull, duke përplasur duart në fund të këngës, ose duke bërë lëvizje të
duarve në pjesë të veçanta të këngës. Gjithashtu, muzika i njeh fëmijët me tingujt dhe
kuptimin e fjalëve dhe ndihmon në forcimin e kujtesës. Këngët me alfabet dhe numra e
ndihmojnë fëmijën të mbajnë mend radhën e shkronjave dhe numrave. Këngë të tjera tregojnë
se si mund të funksionojnë gjërat. Muzika u jep fëmijëve një mundësi të bashkëveprojnë me
fëmijët e tjerë në mënyrë të gëzueshme dhe me dashuri. Duke qenë se muzika është një
eksperiencë e pasur për të mësuarit, sa më shumë fëmijë të jenë, aq më shumë mësojnë.
Shkëmbimi muzikor midis foshnjave dhe prindërve të tyre është një nxitje për krijimtarinë
dhe imagjinatën. Fëmijët e moshës 1-2 vjeç pëlqejnë të krijojnë fjalë pa kuptim dhe tinguj të
rinj për t’iu përshtatur melodive të njohura dhe shpesh ato këndojnë gjatë kohës që kryejnë
aktivitetet e tyre. E gjithë kjo i ndihmon të zhvillohet mendja e vogëlushit, së bashku me
gjuhën. Krijimi i këngëve të reja për foshnjet është një mënyrë perfekte për të nxitur
kreativitetin.
“Si përfundim, mund të themi se muzika luan një rol të mrekullueshëm në jetën e fëmijëve
të vegjël dhe të prindërve. Nëpërmjet muzikës, fëmijët lidhin ndjenjat e tyre dhe kuptojnë
botën që i rrethon. Ata veprojnë kështu që nga komunikimi më i hershëm me prindërit e tyre,
deri tek loja muzikore dhe shokët. Kënga dhe muzika në përgjithësi është mënyrë për fëmijët
dhe familjen, pavarësisht nga mosha, të luajnë dhe të zbaviten, të jenë të ëmbël dhe të butë, të
lumtur dhe plot dashuri”. 13
Disa nga karakteristikat e fëmijëve, lidhur me muzikën dhe preferencat e tyre:
Fëmijët kanë dëshirë të këndojnë, të vallëzojnë vetë dhe së bashku me të tjerët.
Fëmijët shpesh i këndojnë vetes për t’u ndier më rehat.
Fëmijët kërkojnë këngët e tyre të preferuara, apo vetëm meloditë.
Muzika ndërton aftësitë e kujtesës, kur fëmija mëson të përsërisë fjalët e këngës.
Fëmijët vallëzojnë edhe me lodrat e tyre, duke imituar lëvizjen dhe shoqërimin.
Fëmijët shpesh shoqërojnë aktivitetet e tyre me këngë.
Ata janë të shpejtë për të lidhur këngën me pamje apo aktivitete të caktuara. Kjo
tregon se janë duke bërë hapa drejt të të nxënit.
13
ttp://www.ikub.al/Femra/902140015/Article-FeMIJeT-DHE-MUZIKA.aspx?cookiesEnabled=false
24
Fëmijët luajnë më njëri-tjetrin duke përdorur instrumentet muzikore, apo edhe duke
formuar një kompleks muzikor. Këto janë sinjale të rëndësishme të zhvillimit dhe
aftësimit social të fëmijës.
Fëmijët eksperimentojnë, duke krijuar këngët e tyre dhe duke i lidhur me ato këngë që
i kanë mësuar më parë.
25
3.3 Subjekti i këngëve për fëmijë
Një çështje me rëndësi sa i përket këngëve për fëmijë, është edhe përmbajtja e tyre, mesazhi
që ato përcjellin tek receptuesi. Zakonisht jemi mësuar që këngët e fëmijëve, të përmbajnë
personazhe kafshë, fëmijë, lodra etj., dhe kjo ndikon pozitivisht në fëmijët e vegjël të cilët i
shkojnë dhe dëgjojnë këto këngë, përpos në rastet kur përmbajtja e këngëve nuk i përshtatet
moshës së audiencës, e cila mund të jetë e frikshme, jo e përshtatshme për fëmijët,
degjeneruese apo çkado tjetër që nuk përkon me cilësi, mesazhe didaktike dhe çdo efekt
tjetër negativ të iniciuar nga të rriturit.
Jemi mësuar zakonisht që të shërbehemi me titujt për fëmijë, tituj si: “O bubrrec”, “Qingji
vogël”, “Macja”, “Autobusi” ose me tematikë atdheun, familjen, vendlindjen, shoqërinë,
lojërat etj., që janë kryesisht tituj dhe përmbajtje argëtuese, që përcillen me video,
improvizime, apo aktrim për të hyrë sa më thellë kujtesës së fëmijëve dhe për të ndikuar në
mbamendjen e tyre, sa herë që e dëgjojnë tekstin, melodinë apo që e shohin videon e këngës.
Pos efektit pozitiv, të hasur më shpesh, ka edhe raste të tjera të këngëve që japin mesazhe
negative, dhe faji shkon për aata që e kanë ndihmuar këtë realizim, duke filluar nga
tekstshkruesi, kompozitori dhe studio ku ajo këngë inqizohet. Pra, faji i të vegjëlve i
adresohet të rriturve, sepse, ata mund ta parandalojnë një këngë me motive të ulëta,
jokualitative. Prandaj, duhet të ekzistojë edhe censura për këngët që dalin në treg para se ato
të lansohen, e jo të dalin në treg pamje, tekste dhe mesazhe të ulëta, që ndikojnë në kulturën e
brezave të rinj, duke iu mësuar atyre sjellje dhe fjalor të keq. Njohja e muzikës dhe
pritshmërive të receptuesve, ndikon në krijimin e tematikave të mira, të cilat pëmbajnë vlera
të larta kushtuar gjeneratave të reja, e që pritshmëritë e tyre akoma nuk janë dëfinuar, por që
një përqindje e marrin nga periudha e fëmijërisë, dhe nga ajo që transmetohet enkas për ta,
duke ndikuar kështu në absorbimin e vlerave, kulturës, të cilat formojnë personalitetin e tyre
të formësuar dhe me edukatë.
Një subjekt i mirë, një fëmijë i mirë, ky do të ishte përkufizimi më i saktë në lidhje me
subjektin që e posedojnë këngët për fëmijë.
26
PËRFUNDIMI
Në kuadër të këtij punimi jam munduar t’i arrij të gjitha pikësynimet e mia të përmendura qysh në
hyrje. Relacioni kryesor i vënë në këtë punim, ishte mes fëmijës dhe muzikës, duke bashkëvepruar
edhe me faktorë tjerë subjektiv dhe objektiv. Bazuar në kërkesat që i kam parashtruar vetes për ta
realizuar temën, jam munduar t’i përfshijë të gjitha pikat kryesore që kanë të bëjnë më fëmijën si
individ, fëmijët si kolektiv dhe muzikën si art, si dhe llojet në të cilat shpërfaqet ajo.
Ashtu siç e kam lartcekur, përdorimi apo aplikimi i metodave letrare, më ka ndihmuar që t’i vë në
rend pikat kryesore të kësaj teme, duke filluar nga muzika dhe roli i saj, pastaj roli i prindërve në
edukimin e fëmijëve, subjekti i këngëve, përshtatja e muzikës në film, etj., të gjitha këto të ndërtuara
në një kronologji të sistemuar . E metodat që kanë gjetur aplikim më tepër ishin ajo krahasimtare,
psikanalitike dhe analitike, të cilat janë të shoqëruara herë pas here me ndonjë metodë tjetër, kjo
varësisht nga kërkesat e tekstit.
Pas leximit, hulumtimit dhe kërkimeve të mia të shumta lidhur me temën, konkluzioni im
për muzikën lidhet me faktin se ajo mbetet një faktor që ushtron rëndësi të madhe tek fëmijët
prej çfarëdo moshe dhe jep kontribut të madh në edukimin e tyre, natyrisht kur edhe
komponentet e saj, teksti dhe melodia janë të duhura, duke u bërë kështu një zgjedhje e drejtë
e këngës së kompletuar.
Muzika është art i domosdoshëm për jetën, dhe ndikimi i saj vazhdon e rritet çdo ditë e më
shumë, duke mundësuar kështu që të krijohen lloje të reja muzikore, të pastërta ose të
gërshetuara më njëra-tjetrën dhe kështu, secili nga ne do e gjejë veten në një nga zhanret
muzikore. Funksioni ndihmës i muzikës, qëndron në mundësinë që jep ajo tek fëmijët, duke
filluar nga potenciali i saj që të na orientojë në llojet e saj. Për shembull: muzika ndihmon
fëmijën në largimin e energjisë negative, në qetësim apo relaks, ku gjatë këndimit, vallëzimit
apo lojës më instrumente muzikore, ata arrijnë të kuptojnë se çfarë iu pëlqen më shumë, ku e
gjëjnë veten dhe se çka do të vazhdojnë ta praktikojnë në të ardhmen.
Po ashtu, përpos këtyre përparësive që na i jep muzika për fëmijën, kam marrë edhe
shembuj nga përvoja personale lidhur me muzikën, për ta forcuar më tepër bindjen e
receptuesit apo lexuesit të kësaj teme, duke ndihmuar kështu që pragmatika ime tekstore të
jetë në nivelin e duhur.
27
Kryesisht, qëllimi im lidhur me këtë punim shkencor ka qenë i lidhur me specifikimin dhe
konkretizimin e dukurive apo fenomeneve që ndodhin te fëmija, përgjatë kohës që ai
“shërbehet” me artin e muzikës.
Në përgjithësi, mund të them se ky punim përmban të gjitha elementet e nevojshme, me të
cilat përballet çdo fëmijë në kohën kur merret me artin e muzikë. E po ashtu konluzioni im
për këtë lloj arti të domosdoshëm në jetën e çdo fëmije, është: roli i muzikës është gati primar
për të krijuar një ambient të përshtatshëm për jetën e fëmijës. Këtë e kam paraqitur edhe
përmes shembujve, kur tregohet për edukatën dhe cilësinë e muzikës që atyre duhet t’u
servohet.
Vlen të përmendet edhe nënkapitulli i fundit, “Subjekti i këngëve për fëmijë”, i cili përçon
një mesazh didaktik, që mund të merret si këshillë apo sugjerim për krijuesit e rinj në këtë art.
E përmes këtij nënkapitulli me natyrë vetëdijësuese, është dhënë edhe epologu i punimit tim
shkencor, që tendenca kryesore ishte të shpërfaqen të gjitha karakteristikat e relacionit
“Fëmijë-muzikë”, duke përfshirë kështu edhe efektet negative apo pozitive që barten.
28
JETËSHKRIMI
Suzana Kelmendi- Teplani, e lindur më 13.09.1979 në Pejë.
Shkollën e mesme të ulët e kam përfunduar në shkollën “Sami Frashëri”, në Ozdrin-Pejë.
Shkollën e mesme të lartë e kam përfundur në Gjimnazin “Bedri Pejani” – Pejë.
Absolvente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i Edukimit- Programi
Fillor.Studimet i kam filluar në vitin akademik 2014-2015.
Sot para jush po e mbroj Temën e Diplomës, ku me këtë përfundoj Studimet Bachelor pranë
këtij drejtimi, përkatësisht Fakulteti.
29
LITERATURA
1. Karaj, Theodhori. “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”. Botimet “Progres”, Tiranë,
2005.
2. Spahiu, Seniha. “Metodika e mësimit të muzikës”. Botimet “Libri shkollor”,
Prishtinë, 2008.
3. Shmaku ,Violeta dhe Hala, Majlinda. “Libër mësuesi”. Botimet “Mediaprint”, Tiranë,
2011.
4. Shmaku ,Violeta dhe Hala, Majlinda. “Edukimi muzikor”. Botimet “Pegi”, Tiranë,
2005.
5. Berisha, Ëngjëll. “Arti muzikor”. Botimet “Libri shkollor”, Prishtinë, 2006.
6. Eco, Umberto, “Si bëhet një punim diplome”, Tiranë, 1997
7. Demiri- Frangu, Qibrije, “Letërsia për fëmijë”, Prishtinë, 2011
8. Zheji, Gjergj, “Folklori shqiptar”, Tiranë, 1998
9. Dr. Nuhi Vinca, “Antologji e lirikës popullore shqiptare”. Tiranë, 2001.
10. Eco, Umberto, “Të thuash gati të njëjtën gjë”. Botimet Dituria, Tiranë, 2013.
30
Burime nga interneti:
-http://gazetaliria.info/roli-i-prinderve-ne-zhvillimin-dhe-e1 ---- --
ttp://www.ikub.al/Femra/902140015/Article-FeMIJeT-DHE-
MUZIKA.aspx?cookiesEnabled=falsedukimin-e-femijeve/
top related