teknologjia e pËrpunimit me prerje (heqje ashkle-gËdhendje), nocioni, pËrdorimi, klasifikimi, ...

Post on 22-Jun-2015

2.630 Views

Category:

Documents

15 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

TEKNOLOGJIA E PËRPUNIMIT ME PRERJE (HEQJE ASHKLE-GËDHENDJE), NOCIONI,

PËRDORIMI, KLASIFIKIMI, KARAKTERISTIKAT

Përpunimi me prerje ose përpunimi me heqje ashkle siç tregon edhe emërtimi konsiston (bazohet) në heqjen graduale të shtresave të metalit nga lënda e parë që i nënshtrohet përpunimit, deri në përftmin e detalit të gatshëm me formë, përmasa dhe vrazhdësi (ashpërsi) të kërkuar (specifikuar).

Vegla që përdoret për të realizuar përpunimin me prerje quhet vegël prerëse (instrument prerës), ndërsa makina ku realizohet përpunimi, quhet makinë metalprerëse.

PËRPUNIMI ME PRERJE

Teknologjia e përpunimit me prerje ose siç quhet edhe ndryshe teknologjia e përpunimit me heqje ashkle përbën bazën kryesore të zhvillimit të industrisë mekanike nga se mundëson prodhimin e detaleve makinerike dhe pjesëve tjera të ndërrimit me cilësi të lartë.

Frederik W. Taylori (1856-1915) -pioner në vendosjen e themelit të studimit shkencor të ligjshmërive të procesit të prerjes.

Frederik W. Taylori (1856-1915)

PërdorimiPërpunimi me prerje falë përparësive (avantazheve) që posedon, ka përdorim të gjërë në të gjitha fushat industriale. Emërtesa (nomenklatura) e produkteve të prodhuara me përpunim me prerje është tejet e gjërë dhe e llojllojshme nga pikëpamja e formës, përmasave dhe saktësisë (precizitetit) të tyre. Vlen të theksohet se gati të gjitha pjesët që përpunohen me teknologjitë tjera prodhuese duhet ti nënshtrohen përpunimit me prerje me qëllim të sjelljes së përmasave nominale në kuadër të tolerancave (shmangieve) të lejuara.

Disa pjesë të automobilit që përpunohen me heqje ashkle

Procesi i përpunimit me prerje realizohet çdoherë duke depërtuar maja e veglës (instrumentit) prerëse në materialin që përpunohet, siç shihet në figurën e mësipërme dhe gjatë kësaj zhvillohen fenomene të ndryshme, kimike, fizike, mekanike dhe tribologjike që kanë rëndësi të veçantë në realizimin e procesit të përpunimit dhe në cilësinë e produktit të gatshëm. Njohja e këtyre fenomeneve sot paraqet një kusht të domosdoshëm jo vetëm për arritjen e cilësisë së lartë të produktit të gatshëm, por edhe për plotësimin e kushtit optimal në tregun konkurrues.

Produktet e gatshme që përfitohen me përpunim me heqje ashkle (prerje) kryesisht duhet të kenë:

-formë të rregullt gjeometrike,

-përmasa brenda fushave të tolerancave (shmangieve),

-ashpërsi (vrazhdësi) të caktuar të sipërfaqeve,

-pozicion të ndërsjellë të sipërfaqeve,

-kosto optimale.

Aftësia e materialit për të iu nënshtruar përpunimit me prerje dhe për të prodhuar pjesë (detale) me formë, përmasa dhe ashpërsi (vrazhdësi) sipërfaqësore të caktuar njihet me termin përpunueshmëri (punueshmëri) me prerje (Mashineability) dhe varet nga shumë faktorë, ndër të cilët më me rëndësi janë:

-lloji i materialit,

-fortësia,

-mikrostruktura,

-metoda përpunuese etj.etj.

Re(MPa)

Zgjatimi –A (%)

Deformimi elastik

Deformimi plastik

0.2%

Qëndrueshmëria maksimale

Kufiri i rrjedhshmërisë

Rm(MPa)Shkatërrimi

Gjatë procesit të prerjes ndodh shkëputja e pjesëzave të metalit nga pjesa që punohet (copa-detali), e cila ndodhet nën veprimin e veglës prerëse (thikës). Thika shtyhet përpara nga forca F (fig. në vazhdim) dhe ushtron trysni në shtresën që gjendet para saj. Kur forca F e mposht forcën e lidhjes së brendshme të grimcave (kokrrizave kristalore) të metalit shkakton deformimin e saj, d.m.th. ndodh shkëputja e ashklës nga tërsia e pjesës që punohet. Me zhvendosjen përpara të thikës ndodhë shkëputja e vazhduar e ashklës dhe rrëshqitja e saj në faqen e përparme të veglës prerëse (thikës).

Rrëshqitja e pjesëve të shkëputura të metalit ndodh sipas rrafshit AB, i cili me rrafshin horizontal formon këndin (ß=30-40O).

Shkëputja e ashklës realizohet në mënyrë të vazhduar duke filluar nga elementi 1, 2, 3 e kështu me radhë.

Klasifikimi (ndarja) i metodave të përpunimit me prerje:Në varësi të historikut të zhvillimit, përpunimi me prerje klasifikohet në:-Metoda konvencionale (tradicionale-klasike) të përpunimit dhe -Metoda jokonvencionale (bashkëkohore-jotradicionale) të përpunimitNë varësi të shkallës së vrazhdësisë së sipërfaqes punuese, përpunimi me prerje klasifikohet në:-Përpunim paraprak (i vrazhdë i ashpër-zgrosimi),-Përpunim final (përmbarues –finicioni).

Metodat e përpunimit paraprak (vrazhdë-ashpër) me prerje:

-tornimi

-shpimi

-frezimi

-zdrukthimi (zdrugimi)

-sharrimi, etj.

Metodat e përpunimit final:

-

retifikimi (rektifikimi)

-lapimi

Polirimi mekanik Polirimi elektrokimik

Honingimi

Vegla për honingim

Në varësi të shkallës së precizitetit (saktësisë) metodat e përpunimit me prerje klasifikohen edhe sipas tabelës në vazhdim:

Klasifikimi sipas standardid DIN 8580:

Makina metalprerëse

Makina për tornim Makina për zdrugthim(zdrugim)

Makina për frezim Makina për retifikim(rektifikim)

Makina për shpim Makina për përshkim (tërheqje)

Makina për sharrim

Vegla prerëse

Vegla për tornim (thika)

Vegla për frezim (freza)

Vegla për shpim, kalizvarim, alezim dhe filetim

Vegla për zdrugthim (zdrugim)

Vegla për përshkim (tërheqje)

Vegla për retifikim (rektifikim)

Vegla për sharrim

Në varësi të formës së detalit që prodhohet, përpunimi me prerje mund te klasifikiohet në:

-përpunimi i pjesëve me sipërfaqe cilindrike (boshtet, pernat etj.),

-përpunimi i pjesëve me sipërfaqe prizmatike (shtëpiza, blloqe motoresh, etj.),

-përpunimi i sipërfaqeve të filetuara (të jashtme dhe të brendshme),

-përpunimi i sipërfaqeve të dhëmbëzuara ( dhëmbëzorët), etj. etj.

Rëndësia e përpunimit me prerje:

-afro 60%(60-80%) e prodhimtarisë në industrinë mekanike realizohet me përpunim me prerje,

-në shtetet me industri të zhvilluar afro 20% e prodhimtarisë së tërsishme realizohet me përpunim me prerje,

-15-20% e vendeve të punës janë në sektorin e përpunimit me prerje,

-në çdo vend pune që është i lidhur drejtpërdrejt me prodhimin përfshihen edhe 2-2,5 vende pune në shërbimet tjera përcjellëse

Përparësitë (avantazhet):-precizitet (saktësi) i lartë përmasor, toleranca (shmangie) të ngushta dhe cilësi e lartë e sipërfaqes përpunuese,-zbatimi i përpunimit për të gjithë materialet me karakter industrial,-mundësia e vetme për përpunimin e teheve të mprehtë të sipërfaqeve,-mundësia e vetme për përpunimin e materialeve me fortësi relativisht të lartë dhe të materialeve të brishtë,-mundësia e përpunimit të sipërfaqeve të ndërlikuara fazonale

-mundësia e përpunimit të pjesëve me përmasa të ndryshme makro dhe mikrometrike,

-shtresa tejet e hollë që pëson ndryshime fiziko/mekanike gjatë përpunimit,

-mundësia e lehtë për automatizim të procesit,

-produktivitet i lartë dhe kosto relativisht e ulët e produkteve të prodhuara.

Mangësitë (të metat) e përpunimit me prerje:

-krijimi i ashklës,

-zbatimi i disa kalesave deri në arritjen e përmasave nominale,

-nevoja e domosdoshme e CNC makinave dhe programimi për disa konfiguracione të sipërfaqes punuese,

-vendosja e makinave metalprerëse kërkon sipërfaqe dhe hapsirë të madhe,

-ndikimi i konsiderueshëm në mikroklimë,

-koha relativisht e gjatë e fazave përgatitore të procesit të përpunimit,etj.

Metodat jokonvencionale (jotradicionale-bashkëkohore) të përpunimit me prerje, për dhënien e formës përfundimtare të sipërfaqes dhe për përmasimin e saj, konsistojnë (bazohen) në shfrytezimin e energjisë:

-mekanike,

-kimike,

-termike dhe

-elektrike.

Prerja me shtypje uji

Prerja me tufë elektronike

Preja me erozion elektrik

Preja me plazmë

top related