ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje

174
KARAKTERISTIKAT THEMELORE TEKNOLOGJIKE TË PËRPUNIMIT ME GËDHENDJE (HEQJE ASHKLE- PRERJE) TORNIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE FREZIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE SHPIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE ZDRUGIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE TËRHEQJA (PËRSHKIMI), KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE

Upload: rrahim-maksuti

Post on 08-Jul-2015

2.843 views

Category:

Documents


25 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

KARAKTERISTIKAT THEMELORE TEKNOLOGJIKE

TË PËRPUNIMIT ME GËDHENDJE (HEQJE ASHKLE-

PRERJE) TORNIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE FREZIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE SHPIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE ZDRUGIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE TËRHEQJA (PËRSHKIMI), KARAKTERISTIKAT

TEKNOLOGJIKE

Page 2: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 3: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Gjysmëproduktet e përftuara me deformim plastik, derdhje dhe me disa metoda tjera të përpunimit, zakonisht i nënshtrohen përpunimit me prerje në makinat metalprerëse për tu shndërruar në detale të gatshme për përdorim (eksploatim).

Makinat metalprerëse përbëhen nga një kompleks mekanizmash, që shërbejnë për të kryer lëvizjet bazë dhe lëvizjet ndihmëse të domosdoshme për punimin e detaleve.

Makinat metalprerëse janë të tipeve dhe dimensioneve të ndryshme, prandaj klasifikimi i tyre është i nduarnduarshëm.

Page 4: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në varësi të llojit të lëvizjes kryesore, makinat metalprerëse ndahen në:

makina me lëvizje kryesore rrotulluese,makina me lëvizje kryesore drejtvizore.

Në varësi të madhësisë, makinat metalprerëse ndahen në:

të lehta, me peshë deri në 10 tonelata,të mesme, me peshë prej 10-30 tonelata,të rënda,me peshë prej 30-100 tonelata.

Page 5: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në varësi të mënyrës së drejtimit (dirigjimit), makinat metalprerëse ndahen në:manuale,gjysmautomatike,automatike.

Në varësi të shkallës së precizitetit (saktësisë), makinat metalprerëse ndahen në:normale,precize,me precizitet të lartë.

Page 6: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në varësi të karakterit (llojit) të punimeve që kryhen, respektivisht në varësi të mundësisë teknologjike, dallohen:

makina tornuese,makina frezuese,zdruguese,makina shpuese,makina rektifikuese(retifikuese),makina sharruese,makina për përpunime të veçanta etj.

Page 7: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në varësi të përdorimit:universale dhespeciale.

Vlen të theksohet se në literaturë mund të gjenden edhe klasifikime tjera, por klasifikimi me i përgjithshëm bazohet në karakterin e punimeve që kryhen dhe në procesin themelor teknologjik. Vende të ndryshme që prodhojnë makina metalprerëse i kanë edhe kriteret e tyre për klasifikimin e makinave metalprerëse. Natyrisht se për secilin kriter të klasifikimit ekzistojnë edhe mënyrat e shenjimit dhe markimit.

Page 8: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

TORNIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE

Page 9: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Tornimi është një nga proceset kryesore të përpunimit me heqje ashkle, që kryhet në makinat tornuese (tornot).

Me tornim mund të përgatiten detale (pjesë) që kanë:

-sipërfaqe cilindrike dhe konike,

-sipërfaqe të profiluara,

-kanale të formave të ndryshme,

-fileta, etj.

Page 10: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Operacione të tornimit

Page 11: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Tornot, llojet e tornove dhe përdorimi i tyre

Tornot janë makinat më të përhapura për përpunimin e metaleve me prerje, me që shumica e elementeve të makinave paraqesin trupa rrotullues.

Në fondin e përgjithshëm të makinave metalprerëse, tornot përfaqësohen me afro 50% të numrit të përgjithshëm.

Page 12: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në literaturë gjenden klasifikime të ndryshme të tornove, në varësi të perdorimit, konstruksionit dhe mundësive teknologjike.

Në varësi të këtyre kritereve dallohen:-torno universal,-torno revolver,-torno ballore,-torno vertikal(karosel),

-torno gjysmautomatik,

- torno automatik,

-torno special,

-torno me dirigjim numerik.

Page 13: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Vlen të theksohet se pavarsisht nga lloji i tornos, të gjithë përdoren për përftimin e pjeseve rrotulluese. Lëvizjen kryesore e kryen pjesa ndërsa ate të hapit, vegla prerëse (thika), figura në vazhdim.

Page 14: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Karakteristikat dhe mundsitë teknologjike të tornove universale

Çdo makinë metalprerëse karakterizohet me mundësitë specifike përkatëse. Për vlerësimin e mundësive të makinës përkatëse duhet të njihen karakteristikat themelore teknike të cilat kryesisht përcaktojnë hapsirën punuese (përmasat maksimale të pjesës që mund të përpunohet në makinë), dijapazonin e lëvizjes punuese të hapit (ushqimit), fuqinë e instaluar, përmasat dhe peshën e makinës e kështu me radhë.

Page 15: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Vlen të theksohet se prodhuesit e makinave metalprerëse, këto karakteristika i japin për të gjitha llojet e makinave të prodhuara.

Te tornot universale parametër themelor që e përcakton hapsirën punuese është diametri maksimal i pjesës që mund të përpunohet, mbi shtratin e makinës. Në figurën në vazhdim ky diametër është shënuar (shenjuar) me D.

Parametër tjetër i rëndësishëm është edhe diametri D1-diametri maksimal mbi suportin e tornos.

Në grupin e karakteristikave tjera të tornos mund mund të përfshihen edhe:

Page 16: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Fuqia e instaluar, numri i rrotullimeve të motorit, lartësia, gjerësia dhe gjatësia e kundërmajave (L) e cila përcakton gjatësinë maksimale që mund të përpunohet në torno.

Page 17: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 18: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Edhe pse tornot në përgjithësi dallohen për nga karakteristikat konstruktive dhe funksionale, megjithate ekzistojnë disa pajisje dhe mekanizma që janë të përbashkët për të gjithë llojet e tornove dhe këto jane:

-bazamenti-burimi i energjisë (elektromotori-pjesa

që i vë në lëvizje tornot,-transmetuesi i lëvizjes kryesore,-transmetuesi i hapit,-mekanizmat për manipulim me dorë,-pajisjet për ftohje të pjesës dhe vajosje,-pajisjet për shtrëngim të pjesës dhe

veglës.

Page 19: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 20: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në varësi të lëvizjes së veglës prerëse(thikës), dallohet:-tornimi gjatësor,-tornimi tërthor.

Page 21: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Tornimi gjatësor realizohet me lëvizjen e suportit gjatësor dhe dallohet: -tornim nga ana e jashtme (tornim i jashtëm),-tornim nga ana e brendshme (tornim i brendshëm)

Page 22: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Tornimi tërthor realizohet me lëvizjen e suportit tërthor që është i vendosur në suportin gjatësor në ate mënyrë që të mund të bëhet lëvizja translatore e veglës prerëse (thikës) që qëndron pingul me aksin e rrotullimit të pjesës, figura në vazhdim:

Page 23: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Me lëvizjen tërthore të veglës prerëse(thikës) mund të realizohen lloje të ndryshme të perpunimit me tornim, si p.sh. përpunimi i skajeve, prerja, përpunimi kanaleve të ndryshme të profiluar, ndarja në pjesë më të vogla etj.

Page 24: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Përveç tornimit gjatësor dhe tërthor, te tornot universale mund të përpunohen edhe sipërfaqe konike.

Page 25: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Sipërfaqe konike, të jashtme apo të brendshme mund të përftohen edhe duke kombinuar lëvizjet e pajisjeve tjera në kuadër te tornos universale.

Page 26: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në tornot universale gjithashtu mund të bëhet edhe shpimi i vrimave dhe përpunimi i mëtejme i tyre.

Page 27: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Përpunim tjetër karakteristik që mund të realizohet me ndihmën e tornove universale është edhe përgatitja (hapja) e filetës e cila formohen me sinkronizimin e lëvizjes rrethore dhe drejtëvizore. Në varësi të profilit (formës) filetat mund të jenë me formë: trekëndëshe, katrore, trapezoidale etj.

Page 28: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në tornot universale mund të përgatiten të gjitha llojet e filetave standarde sipas skemës së dhënë në figurën në vazhdim:

Page 29: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Sipërfaqe të profiluara mund të përgatiten duke kombinuar lëvizjen dhe formën e veglës prerëse me pajisjet tjera shtesë të tornos universale siç shihet në figurën në vazhdim.

Page 30: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të tornove revolver

Këto torno përdoren për prodhimin e një numri të madh detalesh (prodhim) në seri, që mund të përpunohen njëkohesisht me disa vegla prerëse. Vendosja në kokën e rrotullueshme(revolver) të këtyre veglave është edhe veçoria dalluese e këetyre tornove. Koka e rrotullueshme ka formën e barabanit ose shumëkëndëshit në të cilën vendosen veglat prerëse sipas rendit të nevojshëm të përpunimit. Me rrotullimin e kokës veglat prerëse në mënyrë të njëpasnjëshme sjellen në pozicionin e nevojshëm për përpunim.

Page 31: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Për dallim prej tornove universale, te këto torno karakteristikat themelore dhe mundësitë teknologjike të përpunimit varen nga koka e rrotullueshme (revolver): pozicioni i saj, numri i foleve, lëvizjet maksimale e kështu me radhë.

Tornot revolver, sipas aksit të rrotullimit të kokës revolver mund të jenë:

-torno me aks (kokë) horizontale, -torno me aks (kokë) vertikale.

Page 32: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në tornot me aks (kokë) horizontale, koka revolver rrotullohet rreth një aksi horizontal dhe është e drejtuar kundrejt shpindelit të makinës metalprerëse me ballin e saj ku janë të vendosur veglat prerëse.

Saktesia (preciziteti) e përpunimit të detaleve varet nga saktësia e rregullimit të distancatorëve, zgjedhja e drejtë e elementeve të regjimit të prerjes dhe gjeometria e veglave prerëse.

Tornot me aks (kokë) horizontale parimisht janë me përmasa më të mëdha dhe shërbejnë për përpunimin e sipërfaqeve me konfiguracion të ndërlikuar, të përpunuar paraprakisht me derdhje.

Page 33: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Skema e tornos revolver me aks (kokë) horizontal

Page 34: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Tornot me aks(kokë) vertikal karakterizohen me ate se të gjitha llojet e përpunimit realizohen me vegla prerëse të cilat vendosen në kokën revolver dhe ndërrohen duke u rrotulluar ne aksin vertikal të kokës.

Skema e tornos revolver me aks (kokë) vertikal

Page 35: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Karakteristikat dhe mundesitë teknologjike të tornove ballor dhe karusel

Për përpunimin e detaleve makinerike me diametër relativisht të madh dhe me gjatësi të vogël përdoren tornot ballor(tërthor) dhe ato karusel(vertikal).

Page 36: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të tornove speciale

Tornot speciale përdoren për përpunimin e detaleve të veçanta, si p.sh.: kollodokë, boshte ekscentrike etj. Këto torno mund të jenë:

-gjysmautomatik dhe-automatik.Te tornot gjysmautomatike gjithë cikli i

lëvizjes së veglave prerëse kryhet pa pjesëmarrjen e punëtorit. Punëtori bën vendosjen e copës, ndjek punën e makinës dhe në fund heq detalin e gatshëm nga makina.

Page 37: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Vendosja e pjesëve në torno dhe pajisjet për vendosje

Vendosja dhe shtrëngimi i pjesëve në torno është një prej veprimeve kyçe të procesit të tornimit.

Vlen të theksohet se mënyra e vendosjes dhe shtrëngimit të pjesëve në torno varet nga:

-forma e pjesës, respektivisht detalit që i nënshtrohet përpunimit,

-shtangësia e pajisjes,

-preciziteti i vrazhdësisë së sipërfaqes.

Page 38: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 39: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 40: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Veglat për përpunim me tornim(thikat tornuese)Llojet e ndryshme të tornove që u

përmendën më parë krijojnë mundësinë e përpunimit të një diapazoni të gjerë të pjesëve nga aspekti i formës dhe vetive të ndryshme.

Për realizimin e këtijë qëllimi, përveç makinës metalprerëse duhet të përdoret edhe vegla prerëse adekuate-thika për tornim. Sot përdoren lloje të ndryshme të thikave nga aspekti i vetive konstruktive dhe materialit që prodhohen.

Në varësi të formës thikat mund të jenë: të drejta, të lakuara (këthyera), në formë kuke, të zgjatura etj.

Page 41: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në varësi të cilësisë (kualitetit) të sipërfaqes së përpunuar dallohen:

-thika për tornim të ashpër (vrazhdë-zgrosimi),

-thika për tornim të pastër (final-finicioni-finitura).

Në varësi të formës së seksionit tërthor te trupit te thikes dallohen:

-thika me prerje tërthore këndrejtë,-thika me prerje tërthore katrore,-thika me prerje tërthore rrethore.Në varësi të llojit të përpunimit dallohen:

-thika për përpunim të jashtëm,-thika për përpunim të brendshëm.

Page 42: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

FREZIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOJIKE

Page 43: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Frezimi, në krahasim me tornimin i ka disa veçori dalluese:

-në punim marrin pjesë njëkohësisht disa tehe prerëse, prandaj frezimi është më produktiv se tornimi,

-tehet prerëse të frezave punojnë periodikisht, duke pushuar, kurse trupi i tyre i madh ndihmon në largimin e nxehtësisë nga tehet prerëse,

-seksioni tërthor i ashklës lëviz në kufij të gjerë dhe si rrjedhim i kësaj forcat prerëse kanë vlera të ndryshme etj.

Page 44: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Përdorimi

Frezimi përdoret për (përpunimin) e:

-sipërfaqeve të rrafshta (horizontale, vertikale, të pjerrëta),

-sipërfaqeve të profiluara (fasonale),

-për hapjen e kanaleve (të shlicave),

-për prodhimin e rrotave të dhëmbëzuara,

-për prodhimin e sipërfaqeve të filetuara etj.

Frezimi kryhet në makina metalprerëse që quhen makinat frezuese dhe me vegla prerëse, që quhen freza. Vlen te theksohet se në të njejtat pajisje mund të realizohet edhe shpimi, tërheqja, barenimi etj.

Page 45: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 46: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Frezimi, si metodë e përpunimit me prerje, është përdorur më vonë se proceset tjera të përpunimit. Megjithate, frezimi aktualisht ka marrë përhapje të gjerë për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshta, për hapjen e kanaleve, për përpunimin e sipërfaqeve të profiluara (fasonale), për përpunimin e rrotave te dhëmbëzuara etj.Për të kryer procesin e frezimit, janë të domosdoshme dy lëvizje:

-lëvizja kryesore ose e punës dhe -lëvizja e hapit (ushqimit).

Page 47: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Gjatë frezimit lëvizja kryesore është lëvizja rrotulluese e frezës, kurse lëvizja e hapit (ushqimit) është drejtvizore dhe e bën pjesa së bashku me tavolinën e makinës.

1-lëvizja kryesore2-lëvizja e hapit (ushqimit)

Page 48: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Llojet kryesore të përpunimit me frezimMe frezim mund të realizohen këto lloje

të përpunimit:-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me freza

cilindrike,-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me freza

ballore,-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta dhe të

pjerrëta me freza këndore,-frezimi i kanaleve me freza skajore,-frezimi i kanaleve anësore (të

shkallëzuar) me freza diskore,

Page 49: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me komplete frezash diskore,-prerja e copave me freza sharrë,-frezimi me freza të profiluara,-frezimi i sipërfaqeve të kurbëzuara me freza skajore,-frezimi i kanaleve (shlicave) në boshte,-frezimi i rrotave me dhëmbë (dhëmbëzorëve),-frezimi i kanaleve helikoidale,-frezimi i sipërfaqeve të filetuara, etj.

Page 50: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 51: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 52: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 53: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 54: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 55: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Frezimi i sipërfaqeve të profiluara

Page 56: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 57: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makinat frezuese dhe llojet e tyreForma dhe përmasat e detaleve që

përpunohen me frezim kërkojnë makina të ndryshme frezuese.

Makinat frezuese janë të shumëllojshme, por sipas përdorimit ato ndahen në:-makina frezuese për përdorim të përgjithshëm,-makina frezuese speciale (për rrota të dhëmbëzuara, fileta, kiaveta, sipërfaqe të profiluara etj.)

Page 58: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave frezuese për përdorim të përgjithshëm

Makinat frezuese për përdorim të përgjithshëm, në varësi të pozicionit të shpindelit, ndahen në:

-makina frezuese horizontale-makina frezuese vertikaleKëtu, në këtë grup mund të përfshihen

edhe makinat frezuese universale, të cilat mund të punojnë edhe si makina frezuese horizontale edhe si makina frezuese vertikale.

Page 59: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makina frezuese horizontale

Page 60: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Shumica e makinave të sotme frezuese e kanë bankën e rrotullueshme kundrejt aksit vertikal dhe quhen universale.

Pamja e përgjithshme e makinës frezuese horizontale

Page 61: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 62: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makinat frezuese vertikale dallohen nga ato horizontale, sepse shpindeli i tyre shtrihet në rrafshin vertikal, duke kryer punime që në makinat frezuese horizontale nuk mund të bëhen. Me këto makina sigurohet një prodhueshmëri e lartë si dhe precizitet dhe dhe vrazhdësi e kënaqshme e sipërfaqes.

Page 63: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Nëse makinat frezuese pajisen me koka vertikale dhe horizontale atëhere këto makina frezuese quhen portale, figura në vazhdim:

Page 64: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Karakteristikat kryesore tekniko-teknologjike të makinave për frezim janë:

-hapësira punuese e cila definohet me dimensionet e bankës punuese dhe me mundësitë e lëvizjes maksimale të saj,

-numri i rrotullimeve të shpindelit, -hapja konike e shpindelit, -fuqia e instaluar e burimit të lëvizjes,-përmasat e makinës dhe -pesha e saj.Çdo prodhues i këtyre makinave i

prezanton të dhënat themelore teknike.

Page 65: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makina frezuese

Page 66: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Veglat prerëse te makinat frezuese horizontale, respektivisht frezat vendosen në një bosht i cili kalon nëpër shpindel ndërsa nga ana e kundërt përforcohen me mbajtës përkatës. Në figurën në vazhdim jepet skema e vendosjes së frezave në makinën frezuese horizontale.

Skema e vendosjes së frezave në makinën frezuese horizontale

Page 67: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Klasifikimi i metodave të frezimitNë varësi të pozicionit të boshtit të rrotullimit të veglës për frezim, që varet nga pozicioni i shpindelit, dallohet:

-frezim periferik,-frezim ballor.

Perriferik

Ballor

Page 68: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në literaturën bashkëkohore gjendet edhe ky klasifikim:

- frezim periferik,

-frezim ballor,

-skajor (fundor).

periferik ballor skajor (fundor)

Page 69: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në varësi të lëvizjes së bankës punuese në raport me lëvizjen rrotulluese të frezës dallohen:

– frezim me kahje të njejtë të lëvizjes,– frezim me kahje te kundërt të lëvizjes.

Page 70: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Veglat për përpunim me frezimPërpunimi me frezim bëhet me ndihmën

e veglave prerëse, që quhen freza. Freza është një trup rrotullimi, në përftuesen ose ballin e së cilës janë vendosur dhëmbët prerës. Gjatë rrotullimit të frezës dhe lëvizjes së pjesës që përpunohet, dhëmbët heqin gradualisht nga sipërfaqja e papërpunuar shtresa të holla materiali. Çdo dhëmb i frezës shërben si një thikë e veçantë dhe freza në tërësi është një bashkësi thikash, prandaj përpunimi i materialeve me freza ka një prodhimtari shumë të lartë.

Page 71: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Faqet dhe tehet prerëse të dhëmbëve të frezës janë si më poshtë:

Page 72: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Klasifikimi i frezavePër realizimin e përpunimit me frezim

përdoren tipa të ndryshme frezash, prandaj dhe klasifikimi ë tyre bëhet sipas:

-llojit të materialit nga i cili prodhohen,-formës së trupit,-formës së dhëmbëve,-konstruksionit etj.Sipas llojit të materialit nga i cili

prodhohen, dallohen:-freza nga çeliku për vegla,-freza nga çeliku shpejtprerës,-freza nga materialet e forta.

Page 73: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 74: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Sipas formës së trupit, frezat ndahen në :-freza cilindrike,-freza konike,-freza diskore,-freza të profiluara etj.Sipas formës së dhëmbëve, frezat

ndahen në:-freza me dhëmbë të drejtë,-freza me dhëmbë helikoidal,-freza me dhëmbë të kryqëzuar etj.

Page 75: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Sipas konstruksionit, frezat ndahen ne:-freza njëpjesëshe,-freza të mbërthyesheme.Klasifikimi i frezave, për arsye të

shumëllojshmërisë së madhe të konstruksioneve të tyre, bëhet në mënyra të ndryshme.

Sipas nevojës teknologjike, ndarja e tyre është e standardizuar dhe jepet nëpër tabela të ndryshme.

Page 76: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Pajisjet ndihmëse të makinave frezuesePërveç pajisjeve tjera ndihmëse që

përdoren për realizimin e llojllojshëm të përpunimit me frezim, koka ndarëse (divizori) është një prej pajisjeve më të rëndësishme e cila e rrit dukshëm mundësinë teknologjike të përpunimit me frezim. Koka ndarëse mundëson të bëhen këto përpunime:

-frezime të shpërndara njëtrajtësisht në sipërfaqen e pjesës që përpunohet (prizma poligonale, dhëmbëzorë, shkallëzime etj.,

-frezime të shpërndara në rrafshe që formojne midis tyre kënde të caktuara.

Page 77: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 78: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 79: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 80: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

SHPIMI, KARAKTERISTKAT TEKNOLOGJIKE

Page 81: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Pjesa dërmuese e detaleve kanë vrima, të cilat shërbejnë për qëllime të ndryshme. Vrimat mund të përftohen me mënyra të ndryshme të përpunimeve. Vlen të theksohet se vrimat me diametër të madh mund të përftohen me derdhje ose me përpunim plastik (me deformim). Vrimat në materialet me trashësi të vogël (në formë fletësh) shpohen zakonisht në presa në gjendje të ftohtë. Megjithate, shumica e vrimave bëhen në makinat metalprerëse si: makinat shpuese, tornuese, barenuese, retifikuese të brendshme etj.

Page 82: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 83: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Shpimi është një nga mënyrat më të përhapura për përpunimin e vrimave.

Format dhe konstruksionet e veglave për përpunimin e vrimave janë të shumëllojshme.

Me këto makina mund të përpunohen vrima:

- me precizitet të lartë përmasor,

-me kualitet të lartë të sipërfaqes së shpuar,

-me madhësi të ndryshme të diametrit,

-me gjatësi të ndryshme,

-të materialeve të ndryshme.

Page 84: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 85: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Përpunimi i vrimave në makinat shpuese kryhet si rezultat i lëvizjeve të veglës prerëse (shpuese) e cila kryen njëkohësisht lëvizjen kryesore rrotulluese dhe lëvizjen drejtvizore të hapit, ndërsa pjesa që shpohet në të shumtën e rasteve është e palëvizshme (fikse).

Vegla shpuese fikse

Page 86: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Vlen të theksohet se tehet prerëse të puntos presin shtresa të holla të materialit-pjesës së përforcuar, duke formuar ashklën, e cila, duke rrëshqitur nëpër kanalet spirale të puntos del nga vrima që përpunohet.

Puntoja në krahasim me veglat tjera prerëse, punon në kushte tejet të vështira, sepse gjatë shpimit vështërsohet largimi i ashklës dhe dërgimi i mjetit ftohës-vajosës.

Për dallim nga thika puntoja është vegël prerëse dytehëshe dhe në procesin e prerjes përveç dy teheve prerëse kryesore marrin pjesë edhe tehet ndihmëse.

Page 87: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Vrimat janë të llojeve të ndryshme:

-të tejpërtejme,

-jo të tejpërtejme (qorre),

-të shkallëzuara,

-cilindrike,

-konike etj.

Page 88: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Sipas shkallës së saktësisë, vrimat ndahen në:

-vrima jo të sakta,

-vrima të sakta.

Për vrimat jo të sakta nuk ka kërkesa të veçanta për formën e rregullt gjeometrike dhe për ashpërsinë-vrazhdësinë e sipërfaqes.

Punimi i këtyre vrimave kryhet vetëm me një kalim të veglës prerëse.

Për vrimat e sakta, përmasat dhe shmangia nga forma e rregullt gjeometrike duhet të jenë brenda kufijve të specifikuar.

Page 89: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 90: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 91: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makinat shpueseMakinat shpuese përdoren për

hapjen e vrimave të ndryshme.Makinat shpuese (trapanot)

përdoren kryesisht për hapjen e vrimave, diametri i të cilave është pak a shumë me i vogël se përmasat gabarite të pjesës(copës) që punohet.

Në uzinat e ndryshme industriale gjenden makina shpuese me karakteristika teknike nga më të ndryshmet.

Page 92: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Pjesa dërmuese e makinave shpuese fiksohen në mënyrë të palëvizshme mbi bazament, kurse disa prej tyre mund të zhvendosen mbi shina ose të çohen me vinç në vendin e punimit.

Klasifikimi i makinave shpuese është i llojllojshëm, ndërsa klasifikimi themelorë bëhet në varësi të aplikimit (përdorimit):

-makina shpuese për aplikim(përdorim) të përgjithshem-universale,

-makina shpuese speciale.

Page 93: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Sipas drejtimit të boshtit të punës (shpindelit), makinat shpuese klasifikohen në:

-makina shpuese horizontale,

-makina shpuese vertikale.

Sipas numrit të boshteve të punës (shpindelit), makinat shpuese klasifikohen në:

-makina shpuese njëboshtore ( me një bosht-shpindel),

-makina shpuese shumëboshtore ( me disa boshte-shpindele).

Page 94: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Karaketristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave të shpimit për përdorim të përgjithshëm

Karakteristikat teknologjike të këtyre makinave të shpimit janë:

-hapësira punuese e makinës (përmasat gabarite të pjesës që i nënshtrohet shpimit),

-diametri maksimal i vrimës,-pjesa konike e boshtit

kryesor(shpindelit),-mundësia e transmisionit të lëvizjes

kryesore,-mundësia e transmisionit të lëvizjes

së hapit,

Page 95: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

-fuqia e burimit të lëvizjes,

-përmasat gabarite të makinës.

Makinat shpuese manuale (të dorës) përdoren për hapjen e vrimave me diametër të vogël. Lëvizja kryesore e boshtit bëhet nëpërmjet elektromotorit, ndërsa hapi diktohet në mënyrë manuale (me dorë) dhe falë përmasave të vogla gabarite manipulimi me këto makina është tejet ë lehtë.

Page 96: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makinat shpuese të bankës (tavolinës) prodhohen me dimensione relativisht të vogla dhe vendosen në një bankë (tavolinë) dhe prej këtu e kanë marrë edhe emrin.

Page 97: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makinat shpuese radiale përdoren për shpimin e vrimave në detalet e rënda dhe me përmasa gabarite të mëdha (korpuse, blloqe) të cilët nuk mund të shpohen në makinat shpuese vertikale të tavolinës dhe në ato shtyllore.

Page 98: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 99: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makinat shpuese radiale me kokë shpuese e cila mund të sillet edhe rreth aksit të vet e rrit kapacitetin punues të këtyre makinave dhe me këtë i mundësohet universalitet i punimit.

Page 100: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Karaketristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave shpuese speciale

Nevoja e hapjes së vrimave me precizitet dhe me konfiguracion të veçantë solli zhvillimin e makinave speciale të shpimit. Këto makina shërbejnë për kryerjen e një ose të disa operacioneve të përpunimit të vrimave. Në këtë grup bëjnë pjesë makinat për shpime të thella, për vrima qendërzuese etj.

Në industri gjenden lloje të ndryshme të makinave speciale të shpimit:

Page 101: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

-makina speciale shpuese me shumë boshte ( shumë shpindele) të vendosur në radhë njeni pas tjetrit.

Page 102: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 103: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makinat shpuese shumëboshtore (shumëshpindelëshe) kryesisht përdoren për prodhimin në seri dhe në masë të detaleve, vrimat e të cilëve nuk janë me diametër të barabartë dhe kur kërkohet cilësi dhe saktësi e lartë.

Këto makina mund të kombinohen në pikëpamje të pozicionimit të kokave shpuese dhe kështu rritet dukshëm produktiviteti i këtyre makinave në krahasim me makinat shpuese me një bosht.

Page 104: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Agregate shpuese shumëshpindelëshe me konstruksion special dhe për përdorim special në prodhimtarinë në sëri të mëdha dhe në masë.

Page 105: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makinat shpuese koordinative bëjnë pjesë në grupin e makinave speciale dhe përdoren për shpimin e vrimave me distanca reciproke të sakta, pa matje dhe shënim paraprak të pjesës së punës.

Page 106: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në industri gjenden edhe makina speciale shpuese horizontale që përdoren për shpime të thella dhe për shpimin e vrimave qendërzuese.

Page 107: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 108: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 109: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Veglat për hapjen e vrimaveVeglat prerëse për hapjen e vrimave janë

të ndryshme dhe në literaturë gjenden klasifikime të llojllojshme, në varësi të përdorimit, në varësi të materialit nga i cili janë prodhuar, në varësi të formës së pjesës mbajtëse (bishtit) etj.

Ne varësi të përdorimit veglat prerëse për shpim ndahen ne:-punto, -kalizvarë,-alezatorë,-vegla speciale.

Page 110: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në varësi të materialit nga i cili prodhohen, veglat prerëse për shpim ndahen në:-vegla prerëse për shpim nga çeliku për vegla,-vegla prerëse për shpim nga çeliku shpejtprerës,-vegla prerëse për shpim nga materialet e forta metalo, përkatsisht mineraloqeramike.

Page 111: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 112: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Tipi më i përhapur i veglës prerëse për shpim është puntoja spirale me bisht cilindrik dhe konik.

Page 113: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në varësi të përdorimit puntot janë me forma të ndryshme, punto spirale(a,b), punto me kanale të drejta (c), punto shigjetë (d), punto për shpime të thella (e,f), punto për shpime unazore (g,h), punto per vrima qenderzuese (l), figura ne vazhdim.

Page 114: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në makinat shpuese, përveç shpimit dhe rishpimit të vrimave me punto, kryhen edhe lloje tjera punimesh si p.sh.:kalizvarime, alezime, filetime etj.

Kalizvarim quhet procesi i përpunimit të vrimave me vegël prerëse që quhet kalizvarë. Shpeshherë kalizvarimi mund të jetë proces i ndërmjetem midis shpimit dhe alezimit. Me kalizvarim kryhet edhe përpunimi i vrimave cilindrike dhe konike dhe hapja e foleve për kokat e bulonave, vidhave, etj.

Kalizvarimi e ulë vrazhdësinë e sipërfaqes, rrit saktësinë e punimit si dhe i përgatit vrimat për procesin e alezimit.

Page 115: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Kalizvarimi

Page 116: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Kalizvarët për dallim prej puntove spirale, kanë tre ose katër tehe prerëse.

Page 117: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Klasifikimi i kalizvatorëve bëhet në mënyra të ndryshme.

Sipas formës së vrimës që përpunohet, kalizvatorët ndahen në:

-cilindrik,-konik,-ballor,-të kombinuar.

Sipas mënyrës së përforcimit në boshtin e punës, kalizvatorët ndahen në:

-me pjesë mbajtëse cilindrike,-me pjesë mbajtëse konike.

Page 118: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Sipas konstruksionit dhe përpunimit, kalizvatorët ndahen në:

-njëpjesësh (monolit),-të mbërthyeshëm-montueshëm.

Sipas materialit nga i cili prodhohen tehet prerëse, kalizvatorëet ndahen në:

-me tehe prerëse prej çeliku për vegla,-me tehe prerëse prej çeliku

shpejtprerës,-me tehe prerëse prej materialeve të

forta.

Page 119: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 120: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Alezimi përdoret si punim përfundimtar i vrimave për të përftuar saktësi të lartë dhe sipërfaqe cilësore - kualitative. Vrima që i nënshtrohet alezimit duhet që më përpara të shpohet, të tornohet ose të kalizvarohet.

Alezimi kryhet me ndihmën e veglave prerëse që qehen alezatorë.

Alezatorët janë vegla prerëse për alezimin e vrimave, më parë të hapura me shpim, zgjerim dhe kalizvarim.

Alezatoret klasifikohen në mënyra të ndryshme.

Page 121: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Sipas formës së trupit, alezatorët ndahen në:

-alezatorë cilindrikë,-alezatorë konikë.

Sipas formës së vijave të kanaleve, alezatorët ndahen në:

-alazatorë me kanale te drejta,-alezatorë me kanale spirale.

Sipas konstruksionit të trupit, alezatorët ndahen në:

-alezatorë njëpjesësh (monolit),-alezatorë të mbërthyeshëm

(montueshëm).

Page 122: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Sipas mënyrës së përdorimit, alezatorët ndahen në:

-alezatorë të dorës (manual),-alezatorë të makinës.

Sipas materialit të teheve prerëse, alezatorët ndahen në:

-alezatorë prej çeliku për vegla,-alezatorë prej çeliku shpejtprerës,-alezatorë prej materialeve të forta.

Page 123: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Dallimi kryesor i alezatorit nga kalizvari qëndron në faktin se alezatori ka më tepër dhëmbë (tehe prerëse) se kalizvari (5-18 dhëmbë-tehe prerëse).

Pjesa punuese e alezatorit përbehet nga:-koni drejtues,-koni prerës(marrës),-pjesa kalibruese.

Page 124: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Filetimi kryhet me vegla që shërbejnë për punimin(prerjen) e filetave të vrimave (meshkuj), të cilat duhet të jenë punuar më përpara me maja shpuese ose me kalizvarë.

Mashkulli, që në literaturë mund të emërtohet edhe si “kalizvari për hapjen e filetave-kalizvar filetash”, është një vidhë me diametër, hap dhe kënd të profilit të filetës të njejtë me ate qe do te punohet(pritet) prej tij, i përgatitur prej çeliku për vegla dhe i pajisur me kanale gjatësore.

Page 125: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Vlen të theksohet se vrimat ku punohen (priten) fileta duhet te përpunohen paraprakisht në makina metalprerëse duke u dhënë përmasat përkatëse. Meqenëse gjatë punimit (prerjes) së filetave ndodh edhe “ngjeshja” e materialit, atëhere duhet marrë parasysh që diametri i vrimës duhet të përgatitet gjithmonë me tolerancë pozitive.

Përcaktimi, respektivisht dimensionimi i përmasave të diametrit të vrimës para filetimit varet dukshëm edhe nga materiali që do të përpunohet dhe nga hapi i filetës. Vrimat që do të filetohen duhet të përpunohen më parë me punto ose kalizvarë.

Page 126: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 127: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 128: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Sipas konstruksionit dhe përdorimit, “kalizvarët”-meshkuj mund të jenë:-për hapjen (punimin) e filetave me dorë,-për hapjen (punimin) e filetave me makinë.

Meshkujt për hapjen (punimin) e filetave zakonisht përdoren në komplete nga dy ose tre copë, ndërmjet të cilëve shpërndahet shtresa që do të prehet.

Page 129: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

ZDRUGIMI, KARAKTERISTIKAT THEMELORE

Page 130: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Zdrugthimi(zdrugimi) është proces i përgatitjes së detaleve në makinat zdrugthuese (zdruguese). Procesi i zdrugthimit përdoret për punimin e sipërfaqeve horizontale, vertikale, të pjerrëta, të sipërfaqeve të profiluara dhe të kanaleve me profile të ndryshme si edhe dhëmbëzorëve në kushtet e prodhimit individual dhe në seri të vogla.

Page 131: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Kryerja e këtyre punimeve bëhet në makinat zdrugthuese(zdruguese), duke përdorur si vegla prerëse thikat zdrugthuese.

Në këto makina lëvizjen kryesore mund ta bëjë vegla prerëse ose pjesa(detali) që përpunohet. Vlen të theksohet se lëviza kryesore dhe lëvizja e hapit janë lëvizje drejtëvizore pingul njera ndaj tjetrës.

Kur lëvizjen kryesore e kryen vegla prerëse (vajtje-ardhje në planin horizontal), ndërsa pjesa që punohet bën lëvizjen e hapit(ushqimit) periodik, makina zdrugthuese(zdruguese) quhet tërthore (limatriçe) ose vertikale (stokatriçe). Ndryshe këto makina zdrugthuese (zdruguese) quhen edhe makina zdrugthuese (zdruguese) hapshkurtëra.

Page 132: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Kur lëvizjen kryesore e kryen pjesa (detali), makina quhet makinë zdrugthuese(zdruguese) horizontale ose pjala. Ne këtë rast detali lëviz së bashku me bankën e makinës, kurse vegla prerëse kryen lëvizjen periodike të hapit (ushqimit) në drejtim, tërthor, vertikal ose të pjerrët.

Ndryshe keto makina zdugthuese (zdruguese) quhen edhe makina zdrugthuese (zdruguese) hapgjata.

Page 133: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 134: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

G

Makina zdruguese hapshkurtër

Page 135: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makina zdruguese hapgjatë

G

Page 136: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Te makinat zdrugthuese dallohet lëvizja e punës, gjatë së cilës kryhet procesi i prerjes dhe levizja boshe, gjatë së cilës copa (pjesa) ose thika zhvendosen në drejtim të kundërt. Gjatë lëvizjes boshe nuk kryhet prerje.

Vlen të theksohet se lëvizja vajtje-ardhje shkakton punë me goditje të thikës, gjë që ndikon negativisht në qëndrueshmërinë e saj, prandaj thikat që përdoren në procesin e zdrugthimit(zdrugimit) duhet të përgatiten nga materiali që është i qëndrueshëm ndaj ngarkesave goditëse.

Page 137: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Për dallim nga makinat frezuese, makinat zdrugthuese (zdruguese) karakterizohen me produktivitet të ulët për shkak të lëvizjeve boshe në realizimin e procesit të përpunimit.

Përkundër produktivitetit të ulët, makinat zdrugthuese (zdruguese) posedojnë disa avantazhe në raport me makinat frezuese:

-punimi dhe mprehja e thjeshtë e veglës prerëse,

-mundësia e përgatitjes së sipërfaqeve të profiluara dhe të nderlikuara me thika të thjeshta dhe standarde, që nuk është e mundur gjatë frezimit, ku shfrytëzohen freza speciale dhe me kosto të lartë,

Page 138: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

-çmimi me i ulët i veglës prerëse, që sipas formës nuk dallon nga thika tornuese,-koha e shkurtër përgatitore e makinës.

Makinat e zdrugthimit(zdrugimit)Makinat e zdrugthimit (zdrugthat) janë makina metalprerëse që përdoren për përpunimin e sipërfaqeve:-të rrafshëta(plane), -të profiluara, -hapjen e kanaleve, -përpunimin e dhëmbëzorëve etj.

Page 139: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Klasifikimi i makinave zdrugthueseNë literaturë gjenden klasifikime të

ndryshme të këtyre makinave metalprerëse.Makinat zdrugthuese(zdruguese) sipas

shërbimit teknologjik ndahen në dy grupe:-makina zdrugthuese(zdruguese) universale,-makina zdrugthuese (zdruguese) speciale.

Në varësi të peshës dhe të madhësisë së pjesëve që përpunohen, dallohen:

-zdrugtha hapshkurtër, -zdrugtha hapgjatë.

Page 140: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Karakteristikat teknologjike te zdrugthave hapshkurtër

Zdrugthat hapshkurtër shërbejnë për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta (plane) me gjatësi të vogla, hapjen e kanaleve horizontale dhe të pjerrët etj. Karakteristika themelore e këtyre makinave është hapi i shkurtër i lëvizjes nga ku e kanë marrë edhe emrin makina hapshkurtëra. Hapi punues lëviz në intervalin prej 600-1000mm. Te këto makina si edhe te ato me lëvizje vërtikale, thika bën lëvizjen kryesore drejtëvizore, ndërsa pjesa e punës bën levizjen periodike të hapit.

Page 141: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Vlen të theksohet se ngjashëm si edhe makinat tjera metalprerëse edhe këto makina karakterizohen me disa parametra të veçantë tekniko-teknologjikë. Parametri (karakteristika) themelore edhe këtu është hapësira punuese e makinës, që definohet me lëvizjen maksimale të mbajtësit të veglës. Dimensionet e tavolinës punuese poashtu janë karakteristikë themelore e këtyre makinave. Përveç këtyre karakteristikave edhe fuqia e instaluar është një ndër karakteristikat e rëndësishme të këtyre makinave metalprerëse.

Page 142: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Zdrugthi hapshkurtër

Page 143: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Zdrugthi hapshkurtër

Page 144: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makina zdrugthuese vertikale

G

P

Page 145: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 146: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 147: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Operacionet themelore të përpunimit me zdrugthat hapshkurtërZdrugthat hapshkurtër kryesisht përdoren për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta që krijohen gjatë lëvizjes drejtvizore osciluese të veglës prerëse dhe lëvizjes drejtvizore periodike të pjesës që përpunohet. Përveç sipçrfaqeve tç rrafshçta, me zdrugthat hapshkurtçr mund tç pçrftohen edhe sipërfaqe më të nderlikuara, ndërsa për këtë qëllim përdoren vegla me konfiguracion të caktuar në kombinim me mundësitë teknologjike të zdrugthit.

Page 148: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Karakteristikat teknologjike të zdrukthave hapgjatë

Për dallim nga zdrugthat hapshkurtër, te zdrugthat hapgjatë lëvizjen kryesore e bën pjesa e punës me tavolinën, ndërsa lëvizjen e hapit e bën vegla prerëse.

Zdrugthat hapgjatë shërbejnë për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta(plane) të gjata.

Page 149: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Zdrugthat hapgjatë (eng.planer mashine) përdoren për përpunimin me prerje të sipërfaqeve të rrafshëta me gjerësi deri në 6m dhe me gjatësi deri ne 12m.

Zdrugthat hapgjatë janë me përmasa gabarite më të mëdha se zdrugthat hapshkurtër dhe vlen të theksohet se këto zdrugtha mund të punojne njëkohësisht me shume thika prerëse.

Preciziteti i sipërfaqes së punuar është më i lartë.

Punojnë me shpejtësi konstante.

Page 150: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Zdrugthat hapgjatë zakonisht kanë konstruksion shtyllor me dy ose më shumë suporte gjatësore e tërthore me elektromotorë të veçantë dhe me këte krijohet mundësia e përpunimit të më shumë sipërfaqeve njëkohësisht.

Si edhe te zdrugthat hapshkurtër edhe këtu, karakteristikat themelore definohen nëpërmjet hapsirës punuese, pastaj me numrin dhe dijapazonin e hapave të dyfishtë të tavolinës së punës, me numrin dhe dijapazonin e hapit të suportit, me fuqinë e instalur të elektromotorit etj.

Page 151: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në figurën në vazhdim është prezantuar zdrugthi hapgjatë portal.

Page 152: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Operacionet themelore të përpunimit me zdrugthat hapgjatë

Me ndihmën e zdrugthave hapgjatë mund të përpunohen të gjitha llojet e sipërfaqeve që përpunohen edhe me zdrugthat hapshkurtër. E veçantë e këtyre zdrugthave është se mund të përftohen sipërfaqe me gabarite më të mëdha. Gjatë përpunimit të sipërfaqeve me konfiguracion më të ndërlikuar është e munder që përpunimi të bëhet me disa vegla të vendosura në suporte të veçantë të zdrugthit hapgjatë.

Page 153: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 154: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Veglat për përpunim me zdrugthim(zdrugim)Veglat që përdoren për zdrugthim janë të

ngjashme me veglat për tornim. Përkufizimet e dhëna për gjeometrinë e thikave për tornim janë të njejta, ndryshime mund të ketë në vlerat e këndeve dhe në formën e thikës, për veçoritë që i ka zdrugthimi. Sa i takon klasifikimit të këtyre veglave, vlen të theksohet se në literaturë gjenden varianta të ndryshme të këtyre veglave.

Page 155: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Vlen poashtu të theksohet se karakteristikë e veçantë e veglave të zdrugthimit është edhe ajo se përmasat e këtyre veglave janë më të mëdha se të veglave të tornimit. Kjo imponohet nga vetë procesi i përpunimit nga se gjatë zdrugthimit, vegla u nenshtrohet goditjeve dhe si rrjedhim trupi i veglës duhet të posedojë përmasa më të mëdha.Materialet për prodhimin e veglave

(thikave) për zdrugthim(zdrugim) janë të ngjashëm me materialet për prodhimin e veglave për tornim (thikave tornuese).

Page 156: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

TËRHEQJA (PËRSHKIMI), KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE

Page 157: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Përpunimi me tërheqje (përshkim) është një nga proceset e prerjes së metaleve me prodhueshmëri të lartë, që kryesisht përdoret për përpunimin e sipërfaqeve të profiluara, të vrimave me shliza etj.

Tërheqja (përshkimi) kryhet me ndihmën e një vegle prerëse me shume tehe që quhet tërheqës(përshkues).

Procesi i përpunimit me tërheqje (përshkim) realizohet me kalimin e veglës prerëse në sipërfaqen e pjesës që duhet të përpunohet, duke zbatuar të ai një forcë të caktuar në drejtim të lëvizjes së tij.

Page 158: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Për të realizuar heqjen e shtresës së metalit në sipërfaqen që do të përpunohet, tërheqësit i zbatohet një forcë (F), e cila i detyron dhëmbët të takojnë muraturën e pjesës dhe të largojnë prej saj një pjesë të metalit në formë të ashklës.

F

Page 159: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Vegla prerëse (1) fiksohet në kokën mbajtëse (shpindelin-2) të makinës për tërheqje (përshkim) dhe zhvendoset së bashku me të më një lëvizje drejtvizore, kurse pjesa që përpunohet (3) vendoset në rrafshin mbështetës, që është pingul me aksin.

Page 160: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Përpunimi me tërheqje (përshkim) realizohet kryesisht me lëvizjen drejtvizore të veglës prerëse (përshkuese).

Page 161: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Vlen të theksohet se me anë të përpunimit me tërheqje(përshkim) sigurohet një saktësi e lartë e përmasave dhe ashpërsi e ulët e sipërfaqes së përpunuar.

Tërheqja në fillim përdorej vetëm si një proces për kalibrimin e vrimave të ndryshme, ndërsa më vonë me zhvillimin e teknikes filloi të zgjerohet përdorimi i këtij procesi të perpunimit. Me anë të këtij procesi sot përpunohen me sukses në punetoritë mekanike: detale të shlicuara, detale të tipit bokolë, kanalet e kiavetave, rrafshet e bronzinave si dhe rrotat me dhëmbë nga jashtë dhe nga brenda.

Page 162: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Sipërfaqe që përpunohen me tërheqje

Page 163: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Avantazhet (anët e mira) të përpunimit me tërheqje (përshkim) janë:

-makinat dhe pajisjet që përdoren janë të thjeshta,

-detalet prodhohen me cilësi të lartë dhe plotësojnë kushtin e shkëmbimit të plotë reciprok,

-vegla prerëse punon për një kohë të gjatë dhe ka (rendimet) prodhueshmëri të lartë,

-kërkon punëtorë me kualifikim të ulët.

Page 164: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Të metat (anët negative) të përpunimit me terheqje (përshkim) janë:

-dizajnimi (projektimi) dhe prodhimi i tërheqësit është i vështirë,

-tërheqësi mund të dëmtohet lehtë prandaj kërkon kujdes në transportim, ruajtje dhe në përdorim,

-shpejtësia e prerjes është e vogël,

-trashësia e vogël e ashklës,etj.

Page 165: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Veglat prerëse për tërheqje(përshkim)

Ndryshe nga veglat tjera për përpunim me prerje, vegla prerëse për tërheqje (përshkim) ka formë dhe konstruksion tjetër. Në figurën në vazhdim jepet forma konstruktive e veglës prerëse për tërheqje (përshkim).

Page 166: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Pjesa prerëse, respektivisht dhëmbët prerës (tehet prerëse) shërbejnë për të hequr shtresat e metalit dhe kryesisht mund të jenë:

a-për përpunim më të vrazhdë (ashpër),b-për përpunim final (te pastër),c-për kalibrim.

Page 167: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në varësi të forcës së zbatuar për tërheqje (përshkim), veglat prerëse (tërheqësit-përshkuesit) ndahen në:

-vegla prerëse për tërheqje (përshkim) me veprim shtytës të forcës,

-vegla prerëse për tërheqje (përshkim) me veprim tërheqës të forcës.

Në varësi të sipërfaqes që punohet, tërheqësit mund të ndahen në:

-tërheqës për përpunimin e sipërfaqeve të brendshme,

-tërheqës për përpunimin e sipërfaqeve të jashtme.

Page 168: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Në varësi të vendosjes së dhëmbëve prerës (teheve prerës) në veglën tërheqëse, dallohen:

-vegla prerëse për tërheqje të profiluar,-vegla prerëse për tërheqje gjenerative,-vegla prerëse për tërheqje progresive.Metoda e tërheqjes së profiluar

karakterizohet me ate se të gjithë dhëmbët prerës të veglës prerëse janë të njejtë (identik) me profilin përfundimtar të pjesës që përpunohet.

Page 169: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Metoda gjenerative e tërheqjes karakterizohet me ate se dhëmbët prerës të veglës prerëse, përveç atyre të fundit nuk janë të njejtë (identik) me profilin përfundimtar të pjesës që përpunohet.

Te metoda progresive, profili përfundimtar formohet pjesë-pjesë, me grupe të caktuar të dhëmbëve prerës të vendosur në veglën prerëse.

Page 170: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Materiali për prodhimin e veglave prerëse për tërheqje(përshkim)

Veglat prerëse për tërheqje(përshkim) përgatiten nga:- çeliku për vegla, - çeliku shpejtprerës dhe - materialet e forta metaloqeramike,-materialet e forta mineraloqeramike.

Page 171: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makinat për përpunimin me tërheqje-përshkimMakinat për përpunim me tërheqje

klasifikohen në mënyra të ndryshme.Sipas drejtimit të lëvizjes së veglës

prerëse(tërheqesit-përshkuesit), ndahen ne:-makina horizontale,-makina vertikale.

Sipas pozitës së sipërfaqes që përpunohet, ndahen ne:

-makina për përpunim të brendshëm,

-makina për perpunim të jashtëm.

Page 172: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 173: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Page 174: Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje

Makina tërheqëse (përshkuese) horizontale