sëmundjet iskemike të zemrës

Post on 18-Jul-2015

464 Views

Category:

Health & Medicine

3 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

Profesoresha e lëndës:

Prof.Ass.Dr.Lumturije Gashi-Luci

Anatomi Patologjike

Zemra është një organ me të vërtetë i veçantë, duke rrahurmë shumë se 40 milionë herë në vit dhe duke pompuar mbi7500 litra gjaku në ditë ; në një jetëgjatësi tipike , vëllimikumulativë do të mbushë tre anije ‘’cisternë’’.

Sistemi kardiovaskularë është sistemi i parë që bëhetplotësisht funksional në uterus ( rreth javës së tetë tështatzënisë ) ; pa rrahjet e zemrës dhe furnizimin me enë tëgjakut , zhvillimi i mëtejshëm

nuk do të mund të ndodhte , dhe dështimin i fetusit do tëishte i pashmangshëm. Kur puna e zemrës dështon pas lindjes, rezultatet janë po aq katastrofike.

Në të vërtetë , sëmundjet kardiovaskulare mbetenkontribuesit kryesorë

tëvdekshmërisë në mbarë botën . Rreth 40 % e të gjithavdekjeve të SHBA ndodhin nga dështimi i sistemitkardiovaskular - përafërsisht 1 vdekje çdo 30 sekonda , ose750.000 vdekje çdo vit (50% vdekshmëria më e madhe se sa format e kancerit të kombinuara së bashku ) .

Rezultojnë nga iskemia miokardiale [ mungesë

ekuilibri në mes të furnizimit me gjak (perfuzionit)

dhe kërkesave të zemrës për gjak të oksigjenuar]

Në 90% të rasteve, shkaktar është reduktimi në

rrjedhjen koronare të gjakut për shkak të një

obstrukcioni aterosklerotikë në arteriet koronare.

Kështu, IHD quhen shpesh Sëmundje të arterieve

koronare [coronary artery disease (CAD)] ose

Sëmundje koronare të zemrës [coronary heart

disease (CHD)].

Angina pectoris: (stabile, prinzmetale, jostabile): iskemia është më pak e rëndë dhe nuk shkakton vdekjen e muskulit të zemrës.

Infarkti i miokardit (MI): Kohëzgjatja dhe ashpërsia e iskemisë është e mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen e muskulit të zemrës.

IHD kronike me dështim të punës së zemrës.(Chronic IHD with heart failure)

Vdekje e papritur kardiake. ( Sudden cardiac death)

Infarkti akut i miokardit, angina e paqëndrueshme, dhevdekja e papritur kardiake janë të referuara si Sindromaakute koronare.

(1) Angina (tipike) stabile

Forma më e shpeshtë.

Shkaktohet nga stenoza kronike që vjen nga

arterioskleroza koronare.

Paraqitet atëhere kur rritet puna e zemrës(

p.sh gjatë aktivitetit fizik, eksitimit emocional

etj)

Lehtësohet duke pushuar, ose duke përdorur

Nitroglicerinë (vazodilator i fuqishëm)

(2) Angina (variant) prinzmetale

Ndodh në gjendje qetësie dhe paraqitet për

shkak të spazmës së arteries koronare

Vërejmë të ngritur segmentin ST në

elektrokardiogramë (EKG), që është indikator i

iskemisë transmurale.

Sulmet anginale nuk janë te lidhura me

aktivitetet fizike, por i përgjigjen

vasodilatorëve të tillë si nitroglicerina.

(3) Angina (krescendo) jostabile

Shpesh ndodh në gjendje qetësie, dhe ka tendencë të jetë me kohëzgjatje më tëmadhe.

Shkaktohet nga ndërprerja e një pllakëaterosklerotike me trombozë pjesërisht tëmbivendosur apo ndonjë embolus osevazospazmë (ose të dyja).

Shpesh emërtohet si një MI akut imëvonshëm.

Kështu nganjëherë i referohemi si angina pre-infarktike.

Paraqet vdekjen e muskulit kardiak që rezulton

nga iskemia.

Dallojmë MI transmural dhe subendokardial.

(1) Infarkti Transmural:

Shumica e MI janë transmural.

Nekroza iskemike përfshin të plotë ose gati të

plotë trashësinë e murit ventrikular në atë pjesë

ku furnizon me gjak arteria përkatëse koronare.

Është i lidhur zakonisht me arteriosklerozën

koronare, ndryshimin akut në pllakë dhe nga

tromboza e mbivendosur aty.

(2) Infarkti (jo-transmural) subendokardial

Është i limituar në 1/3 apo gjysmën e brendshme të murit ventrikular.

Ndodh si rezultat i çrregullimit të pllakut, indjekur nga tromboza koronare qëshpërbëhet para se nekroza e miokardit teshtrihet në tërë trashësinë e tij.

Gjithashtu mund të rezultojë nga shpeshtësiadhe kohëzgjatja e madhe e presionit tëreduktuar të gjakut.

Përndryshe është jokritike.

Infarkti i miokardit mund të ndodhë në çdomoshë.

Frekuenca rritet me rritjen e moshës.

Predispozitat për të pasur aterosklerozë janë: Hipertensioni, pirja e duhanit, obeziteti, diabetimellitus, dhe hiperkolesterolemia.

Raca e zezë dhe e bardhë janë të prekur nëmënyrë të barabartë.

Meshkujt janë të rrezikuar më shumë nga MI se safemrat.

Ulja e nivelit të estrogjenit pas menopauzës rritëmundësitë e paraqitjes së Sëmundjeve tëarterieve koronare.

Mbyllja e arteries koronare: renditja e proceseve:

Përçarja në pllakë ateromatoze, manifestohet si

hemoragji, erozion apo ulcerë intra-pllakore.

Trombocitet, të cila janë të ekspozuara ndaj

kolagjenit subendotelial dhe përbërësve të

pllakut nekrotik, i nënshtrohen forcave adhesive,

grumbullohen, aktivizohen, dhe lirojnë substanca

të forta koaguluese (tromboksan A2, serotoninë,

dhe faktorët trombocitar 3 dhe 4).

Vazospazma stimulohet nga grumbullimi i

trombociteve. Shpejtë, trombi transformohet në

atë masë, sa të mbylle lumenin e enës se gjakut.

Në 10% të rasteve, infarkti i miokardit akut nukështë i lidhur me trombozën e shkaktuar ngapllaka aterosklerotike, këtu mund të përfshihenmekanizma tjerë si:

Vazospazma: e izoluar, intensive, ndoshta vjen nga grumbullimi trombociteve (abuzimi me kokainë).

Embolia: Që vie nga atriumi i majtë apo nga endokarditi vegjetativ; emboli paradoksale nga ana e djathtë e zemrës ose venave periferike.

Të panjohura: Të shkaktuara nga vaskuliti koronarë, hemoglobinopatitë, depozitim të amiloideve në muret e enëve të gjakut.

Përshkruajnë konstatimet kardiake nëpacientë, shpesh të moshuarit, në të cilëtzhvillohen në mënyrë progresive dëmtime tëzemrës, si pasojë e sëmundjeve iskemike.

Morfologjia: Zemrat janë zakonisht të zgjeruara dhe të rënda (Hipertrofi e ventrikulit të majtë).

Vërehen pak apo disa stenoza aterosklerotike në arteriet koronare.

Gjetjet mikroskopike: Hipertrofi miokardiale, vakuolizim i përhapur subendokardial dhe plagët nga infarkti i mëparshëm.

Vdekje e papritur nga shkaktarë të ndryshëm.

Komplikim dhe shpesh shenja e parë klinike qe vie nga sëmundjet iskemike të zemrës.

Në viktimat e moshës se re, shkaqet kryesore jo-aterosklerotike tëvdekjes së papritur kardiake mund të jenë:

• Të trashëguar apo anomalitë e fituara

të sistemit konduktiv të zemrës.

• Anomalitë e lindura të arterieve koronare.

• Mosfunksionim i valvules mitrale.

• Miokarditi ose sarkoidoza.

• Kardomiopati hipertrofike apo të dilatuar.

• Hipertensionit pulmonar

• Hypertrofia e miokardit. Rritja e masës së zemrës është një

faktor rreziku për paraqitjen e SCD.; në këtë mënyrë, vdekjapapritmas e disa te rinjëve, duke përfshirë atletët, sportistët nëpatologji mund të spjegohet si vdekje e shkaktuar nga rritja e masës së zemrës.

top related