sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

19
PROJEKT LENDA: BIOLOGJI

Upload: anja-anja

Post on 15-Aug-2015

82 views

Category:

Health & Medicine


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

PROJEKTLENDA: BIOLOGJI

Page 2: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

SYNIMI I PROJEKTIT: TË PËRSHKRUAJ DISA SËMUNDJE QË KANË PROBABILITET TË LARTË NË SISTEMET DHE APARATËT E ORGANIZMIT.

Pjestaret E Grupit:

▪ Anja Cami

▪ Denisa Rustemi

▪ Elda Hida

▪ Armela Gjinaj

▪ Anton Markaj

▪ Denisa Kolli

▪ Anila Hida

Page 3: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

TEMA: SËMUNDJET QË VIJNË NGA MOSQENDRIMI KORREKT.

Objektivat:

▪ Në fund të projektit nxënësi duhet të jetë I aftë:

▪ Të përshkruaj disa nga crregullimet më të shpeshta të sistemeve dhe aparateve të organizmit tonë.

▪ Të shpjegoje disa nga shkaqet dhe pasojat e crregullimeve që prekin sistemet/ aparatet.

▪ Të ndërgjegjësohen për mënyrat e kurimit dhe parandalimit të këtyre sëmundjeve.

▪ Të ndërgjegjësohen për parandalimin dhe kurimin e tyre përmes diagnostikimit dhe mjekimit.

Page 4: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

5 RREZIQET QE SJELL QENDRIMI ULUR PER KOHE TE GJATE▪ Të ulurit për kohë të gjatë mund të shkaktojë

dëme tek shumë organe – sëmundjet e zemrës, aktiviteti i tepërt i pankreasit, dhe madje edhe kancer të zorrës së trashë. Të ulurit shpesh ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe muskujt konsumojnë me pak energji e cila shkakton akumulimin e yndyres në muret e eneve te gjakut.

▪ Kur nuk jeni aktiv, ju ngadalësohen funksionet e trurit që ua bën të veshtirë të mendoni, të përqendroheni dhe të mos harroni. Gjithashtu rritet mundësia e të pasurit dhimbje në qafë, shpinen e ngurtë dhe qëndrim të gabuar.

▪ Te ulurit shpeshe çonë në degjenerim të muskujve që prek kryesisht muskujt e barkut, kukat dhe të pasmet. Pershkak të mungesës së levizjës së muskujve abdominal, të ulurit shpesh mund të ndihmojë në shfaqjen e sedimenteve në këto fusha.

▪ Të ulurit shpesh dhe gjatë do të dobesojë kockat tuaja dhe do të shkaktojë probleme të shumta në këmbë, të shkaktuara nga qarkullimi i dobët i gjakut.

▪ Hulumimet kanë treguar se njerëzit që ulen shumë shpesh kanë një normë më të lartë të vdekshmerisë se sa ata që levizin rregullisht dhe mjaftueshem. Një studim ka treguar se ata që shumicën e kohës shikojnë televizion kanë 61% më shumë shansa për vdekje të parakohshme në krahasim me ata që shikojnë televizion me pak se një orë në dite.

Page 5: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

QËNDRIMI I VAZHDUESHËM ULUR, KËRCËNIMI MË I MADH PËR SHËNDETIN

Sipas anketës në të cilën morën pjesë rreth 6.300 njerëz, në javë i kalojnë deri në 56 orë në pozitë të ulur para kompjuterit ose televizorit. Gjithashtu është vërtetuar se femrat, në krahasim me meshkujt, kalojnë më shumë kohë në pozitën ulur.

▪ Mungesa e lëvizjes nuk është e mirë për shpinën, sikurse dhe për qëndrimin. Kur ju uleni gjatë gjithë ditës, muskujt e shpinës bëhen më të dobët, ndërkohë që tensionohen muskujt e qafës dhe të shpatullave, gjë që shkakton tension të pakëndshëm dhe dhimbje të shpinës

Page 6: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

DHEMBJET E SHPINËS MUND TË KENË SHKAKTARË QË U PËRKASIN DY KATEGORIVE: SËMUNDJET E

SISTEMIT MUSKULO-SKELETOR DHE SËMUNDJET E BOSHTIT KURRIZOR.

▪ Në kategorinë e parë bëjnë pjesë dhembjet e shkaktuar nga lëndimet e muskujve, ligamenteve apo nyjeve te shpinës. Dhembjet nga kjo kategori i shton edhe pozita jo e mirë e qëndrimit, muskulatura dobët e zhvilluar, mosfurnizimi i mirë i kësaj pjese me oksigjen si pasojë e pirjes së duhanit, e stresit.

▪ Sëmundjet e boshtit kurrizor - kemi disa çrregullime spinale që mund të shkaktojnë dhembje të shpinës dhe këmbëve si psh: hernia diskale, spondilolisteza, stenoza spinale, kemi edhe gjendje më të rralla, siç janë, infeksionet, tumoret, spina bifida apo frakturat. Këto sëmundje janë më të rralla se ato muskulo-skeletore.

▪ Spondilolisteza (spondylolisthesis) ndodh kur një unazë rrëshqet përpara nga vendi i vet. Kjo ndodh si pasojë e dëmtimeve të vogla të shumta nga lëndimet. Kjo gjendje diagnostikohet me një rëntgen të thjeshtë.

Page 7: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

KUSH PREKET NGA DHIMBJA E SHPINËS?

Të qenit i mbipeshë Plakja

Angazhimi i paktë fizik Trashëgimia

Pirja e duhanit

Puna që bëni

Raca

▪ Çdokush mund të preket nga dhimbja e shpinës, por ka disa gjëra të cilat shkojnë rrezikun që ju prekeni nga ky problem. Në grupin e faktorëve të rrezikut bëjnë pjesë:

Page 8: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

▪ Plakja – Dhimbja e shpinës është më e shpeshtë me kalimin e moshës. Ju mund të keni dhimbje shpine për të parën herë kur të jeni 30 ose 40-vjeçar.

▪ Angazhimi i paktë fizik – Dhimbja e shpinës zakonisht është më e shpejtë te njerëzit të cilët nuk janë aktiv.

▪ Të qenit i mbipeshë – Ushqimi i pasur në kalori dhe yndyra mund t’ju bëjnë juve të shtoni peshë. Pesha e tepërt mund të bëjë presion në shtpinë dhe shkaktojë dhimbje

▪ Trashëgimia – Disa raste të dhimbjes së shpinës, si spondiliti ankilotik, një formë e artitit që prek shpinën, mund të keni edhe natyrë gjenetike.

▪ Sëmundje të tjera – Disa lloje të artritit dhe kancerit mund të shkaktojnë dhimbje shpine.

▪ Puna që bëni – Nëse ju duhet të ngrini pesha të mëdha, të shtyni, ose tërhiqni duke shfrytëzuar shpinën tuaj, ju mund të prekeni nga dhimbja e shpinës. Nëse punoni në tavolinë gjithë kohën dhe nuk ngriheni të qëndroni ca kohë në këmbë, ju po ashtu mund të keni dhimbje shpine.

▪ Pirja e duhanit – Trupi juaj mund të mos jetë në gjendje të sigurojë mjaft përbërës ushqimore në disqet e shpinës tuaj nëse ju pini duhan. Kolla e duhanxhinjve po ashtu mund të shkaktojë dhimbje shpine. Njerëzit të cilët pinë duhan kanë vështirësi të shërohen, andaj dhimbja e shinës mund të zgjatë më shumë.

▪ Raca – Raca është një faktor tjetër që mund ët ndikojë në paraqitjen e dhimbjeve të shpinës. Për shembull, femrat e zeza janë tre herë më të prira të kenë probleme me shpinën se femrat e bardha.

Page 9: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

CILËT JANË SHKAKTARËT E DHIMBJES SË SHPINËS?

▪ Ka shumë shkaktar të dhimbjes së shpinës. Problemet mekanike me shpinën mund të shkaktojnë dhimbje. Për shembull:

▪ Problemi i diskut

▪ Spazmat

▪ Muskujt e tendosur

▪ Thyerjet e disqeve

▪ Lëndimet nga ndrydhjet, frakturat, aksidentet dhe rëniet mund çojnë në dhimbje shpine.

▪ Dhimbja në shpinë po ashtu mund të paraqitet së bashku me disa sëmundje tjera, si:

▪ Spondilolistezi

▪ Artrit

▪ Shtatzëni

▪ Gurrë në veshka

▪ Infeksione

▪ Entometriozë

▪ Fibromialgji.

▪ Shkaktarët tjerë të mundshëm të dhimbjes së shpinës janë infeksionet, tumore ose stresi.

Page 10: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

KUR DUHET TA VIZITONI MJEKUN PËR DHIMBJE?

▪ Ju duhet ta vizitoni mjekun nëse keni ndonjërën prej simptomave të mëposhtme:

▪ - Mpirje ose therje në shpinë

▪ Dhimbje të ashpra të cilat nuk lehtësohen as nëse pushoni

▪ Dhimbje pas rënies ose ndonjë lëndimi

▪ Dhimbje dhe ndonjërin prej këtyre problemeve:

▪ Probleme me urinimin

▪ Ligështi

▪ Mpirje të këmbëve

▪ Temperaturë

▪ Humbje peshe kur nuk jeni në dietë.

Page 11: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

DIAGNOZA ▪ Shesh herë është vështirë për të gjetur

shkakun e vërtetë të këtyre dhembjeve. Meqenëse shumë dhembje kalojnë vetvetiu, nuk kërkohet mjekim nga ana mjekut. Kur këto dhembje janë të stërzgjatura dhe nuk kalojnë as me përdorimin e barnave, atëherë rekomandohet evaluimi i mëtutjeshëm.

▪ Dhembja e tejzgjatur mund të jetë edhe pasojë e tretmanit joadekuat, depresioni, somatizimit- kalimi i vuajtjeve shpirtërore në shenja fizike. Shpesh pacientët ankohen edhe për të përfituar materialisht apo për pushime mjekësore apo sigurim invalidor.

▪ Kur ndrydhja e rrënjës nervore shkakton rënie të forcës muskulore dhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës, atëherë kërkohet evaluim më i kujdesshëm.

▪ Kur disku prekë strukturat e palcës kurrizore, mund të dëmtojë inervimin simpatik duke shkaktuar çrregullim të urinimit dhe defekimit. Poashtu, mund të paraqiten çrregullime të ereksionit dhe ejakulimit. Kjo gjendje njihet si sindromë e bishtit të kalit - sindroma kauda equina dhe kërkon intervenim urgjent kirurgjik.

Page 12: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

DHIMBJA E QAFËSSI SHFAQET?

▪ Dhimbja e qafës shfaqet në forma të ndryshme. Në qoftë se dëshiron të zgjedhësh terapinë më të dobishme, duhet të studiosh me kujdes simptomat. Dhimbja akute, e dhunshme është e pranishme vetëm në një anë dhe shfaqet sidomos kur përpiqemi që të ndryshojmë pozicion. Jemi të detyruar që ta mbajmë kokën të përkulur nga një anë.

▪ Të krijohet përshtypja se jemi tërësisht të bllokuar dhe të ngrirë. Dhimbja është e shurdhët, qafa është e ngrirë, muskujt janë të tendosur dhe të krijohet përshtypja se keni një peshë mbi shpatulla. Kjo dhimbje përgjithësisht shkaktohet nga qëndrimi në një pozicion të keq për një kohë të gjatë ose nga stresi dhe tensionet emocionale. Dhimbja është konstante dhe përgjithësisht është në të dyja anët e qafës.

Page 13: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

DISA KËSHILLA PËR TË SHMANGUR DHIMBJET NË QAFË:

• Tregoni kujdes me pozicionet e qafës• Mbani një qëndrim të përshtatshëm•Shpatullat prapa dhe gjoksin jashtë•Zgjidhni karrigen e përshtatshme• Këmbët duhet të qëndrojnë të mbështetura në dysheme• Kurrizi duhet mbështetur në karrige• Kujdesuni për pozicionin e kolonës vertebrale•Bëni ushtrime të vogla të përditshme

Page 14: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

QËNDRIMI ULUR PËR ORË TË TËRA UL JETËGJATËSINË E NJERIUT

▪ Një kërkim shkencor nga studiuesit e Universitetit të Leisesterit (Angli) ka dalë në përfundimin se të qëndruarit ulur në zyrë apo në kolltukun e shtëpisë ul jetëgjatësinë e njeriut. Jeta e ditëve të sotme bën që të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë të jetë po aq i rrezikshëm sa duhani, alkooli dhe droga.

▪ . Sipas kërkimit shkencor të publikuar në ‘Daily Mail’, karriget janë një e re në jetën e njeriut, pasi deri në Mesjetë, të vetmit persona që uleshin ishin vetëm mbretërit dhe peshkopët. Vetëm në shekullin XVI karriget u bënë diçka e zakonshme, ndërsa të qëndruarit ulur në punë u bë normal në shekullin XX. Duke përllogaritur të qëndruarit ulur në punë, rrugës për në punë, në kafe dhe në shtëpi, një njeri shpenzon 10 orë në ditë ulur dhe kjo gjë është shumë e rrezikshme sipas kërkuesve shkencorë anglezë

Page 15: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

KIROPRAKTIKA▪ është e bazuar në mënyrë shkencore se sistemi nervorë

udhëheq dhe koordinon të gjitha funksionet në trupin tonë. Qëndrimi i gabueshëm, muskujt e dobëta për shkak të mungesës së ushtrimeve, ushqimi jo i duhur, lëndimet fizike, shtrati tepër i butë apo stresi, madje edhe njëra prej këmbëve më të shkurta që mund ta kemi, mund të jenë ndonjëra nga arsyet e qëndrimit të keq apo të gabuar.

Page 16: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

▪ Kiropraktika nuk fokusohet vetëm në pjesën e trupit i cili na dhemb për momentin, por shqyrton tërë organizmin se në çfarë gjendje gjendet. Të themi më thjesht, të paramendojmë se si nga kurrizi degëzohen nervat të cilat shkojnë nga çdo organ vital në trup në dy drejtime. Dhe nëse një nerv i tillë thjesht “zihet pick” do të vjen gjer te përflakja në atë vend, do të lajmërohen dhimbjet dhe do të durojë organi nga i cili shkon ai nerv, sepse thjesht nuk ka mjaft furnizim.

Page 17: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

KIROPRAKTIKA

Page 18: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

SI NDIHMON KIROPRAKTIKA? 

▪ Kiropraktika më së shpeshti përdoret që të mënjanohen dhimbjet në:

* qafë dhe krahë * tendosja dhe dhimbjet në muskuj * lëvizja e zvogluar * kokëdhimbjet për shkak të pjesës qafore të kurrizit * dhimbjet neurologjike në duar dhe këmbë * diskopatia * ishijasi dhe lumbago * kokëdhimbja e përcjellur me marramendje dhe turbullime * skolioza dhe kifoza (zakonisht ndodh për shkak këmbës më të shkurtë, e cila edhe nuk vërehet në shumicën e rasteve) * dhimbjet kur jemi në pozitë të ulur * dhimbjet në pjesën e poshtme të kurrizit.

Page 19: Sëmundjet që vijnë nga mosqendrimi korrekt

JU FALEMINDERIT PER VEMENDJEN!