menaxhmenti dje dhe sot

Post on 02-Jul-2015

3.994 Views

Category:

Education

6 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I PRIZRENIT Administrim Biznesi

Lënda

BAZAT E MENAXHIMIT

Izet Çelaj, MSc - MBA

Prizren, 11 Nëntor 2010

MENAXHIMI DJE DHE SOT

SFONDI HISTORIK I MENAXHMENTIT

• Pse studimi i historisë së menaxhimit është i rëndësishëm.

• Mbi evidencën e hershme të praktikës menaxheriale.

MENAXHMENTI SHKENCOR

• Kontributi i rëndësishëm i bërë nga Fredrick W. Taylor dhe Frank dhe Lillian Gilbreth.

• Si e përdorin menaxherët e sotëm menaxhmentin shkencor.

Përmbajtja

Teoricientët e Teorisë së Përgjithshme Administrative

• 14 parimet e menaxhimit të Fayol-it.

• Kontributi I Max Weber-it në teorinë e përgjithshme administrative të menaxhimit.

• Si e përdorin menaxherët e sotëm teorinë e përgjithshme administrative.

Qasja kuantitative ndaj Menaxhimit

• Kontributi i qasjes kuatitative në fushën e menaxhimit.

• Si e përdorin menaxherët e sotëm qasjen kuantitative në menaxzhim.

Përmbajtja

Kuptimi i drejtë i Sjelljes Organizative

• Kontributi I hershëm I përfaqësuesve të Sjelljes organizative (organizational behavior).

• Kontributi I studimeve të Hawthorn-it në Lëminë e Menaxhimit.

• Menaxherët e sotëm si e përdorin qasjen e sjelljes(organizative).

Qasja Sistemore

• Organizata që përdor qasjen sistemore.

• Sa është qasja sistemore e përshtatshme për të

kuptuarit e menaxhimit.

Përmbajtja

Qasja Kontigjente

• Si ndryshon qasja kontigjente nga teoritë e mëhershme

të menaxhimit.

• SA e përshtatshme është qasja kontigjente për studimin e

menaxhimit.

Çështjet dhe trendet aktuale

• Trendet aktuale dhe problemet me të cilat ballafaqohen dhe ndeshen menaxherët sot.

Sfondi Historik i Menaxhimit

Menaxhimi i lashtë

Egjipti (piramidat) dhe Kina (Muri Kinez)

Venedikasit (luftanija lundruese me linjë montazhi)

Adam Smith

Publikimi “Pasuria e Popujve” më 1776

Mbështeti ndarjen e punës (specializimin e punës) për të rritur produktivitetin e punëtorëve

Revolucioni Industrial

Substituimi i punës njerëzore me punën e makinave

Krijimi i organizatave të mëdha që iu nevojitet menaxhimi

Zhvillimi i Teorive të Menaxhimit

Teoritë e Menaxhimit

Menaxhimi Shkencor

Teoria e Përgjithshme Administrative

Menaxhimi Kuantitativ

Sjellja Organizative

Qasja Sistemore

Qasja Kontigjente

Menaxhimi Shkencor

Fredrick Winslow Taylor

“Babai” i menaxhimit shkencor.

Publikimi:Parimet e Menaxhimit Shkencor Management (1911)

Teoria e menaxhimit shkencor

Duke përdorur metoda shkencore për të përcaktuar

" mënyrën më të mirë" për të bërë një punë:

Vënia e personit të duhur në punë dhe me mjetet e duhura dhe pajisjet.

Metodë e standardizuar për të bërë punë.

Duke siguruar një nxitje ekonomike për punëtorin.

Pesë Principet e Taylor-it në Menaxhment

1. Zhvillimi i një shkencë për secilin element të punës individuale, e cilado të zëvendësojë sundimin e rregullave të vjetra.

2. Përzgjedhja e punëtorit në baza shkencore, mësimi, trajnimi dhe zhvillimi i tij.

3. Fuqimishtë të bashkëpunojnë me punëtorët në mënyrë që të sigurojë se që të gjithë punët të kryhen sipas parimeve shkencore që janë zhvilluar.

4. Ndarja e punës dhe përgjegjësisë pothuajse në mënyrë të barabartë në mes të menaxhmentit dhe punëtorëve.

5. Menaxhmenti merr përsipër të gjithë punën për të cilën është më mirë i pajisur se sa punëtorët.

Menaxhimi Shkencor

Frank dhe Lillian Gilbreth

Fokusimi në rritjen e produktivitetit të punëtorit

përmes reduktimit të lëvizjeve apo kohës së humbur.

Të zhvillon “matjen e kohës së punëtorit” dhe të

optimizon performancën.

Si e përdorin Menaxherët e sotëm Menaxhimin Shkencor?

Përdorimi i kohës dhe studimit të lëvizjeve për të rritur produktivitetin.

Punësimi i punëtorëve me kualifikimin më të mirë.

Dizajnimi i sistemeve nxitëse bazuar në rezultatin.

Teoria e Përgjithshme Administrative

Henri Fayol

Besimi se praktika e menaxhimit ishte dalluar nga funksionet tjera organizative.

Zhvillimi i 14 principeve të menaxhimit që aplikohen në të

gjitha situatat organizative

Max Weber

Zhvillimi i teorisë së autoritetit bazuar në një tip ideal të

organizimit (byrokraci)

Theksimi i racionalitetit, parashikueshmërisë, papërcaktimit, kompetencës teknike dhe autoritarizmit.

14 Principet e Fayol-it në Menaxhim

1. Ndarja e punës.

2. Autoriteti.

3. Diciplina.

4. Uniteti i komandës.

5. Uniteti i drejtimit.

6. Varësia (subordinimi) i interesit individual ndaj interesit të organizatës.

7. Shpërblimi.

8. Centralizimi.

9. Zinxhiri scalar.

10. Rregulli.

11. Kapitali.

12. Stabiliteti i mandatit të kuadrove.

13. Iniciativa.

14. Fryma luftarake.

Burokracia Ideale e Weber-it

Qasja Kuantitative në Menaxhim

Qasja Kuantitative

Poashtu quhet kërkimi operacional ose shkenca e menaxhimit.

Ka evoluar nga metodat matematikore dhe statistikore të zhvilluara problemet ushtarako-logjistike të L II B dhe kontrolli kualitativ i problemeve

Përqëndrohet në përmirësimin e vendim marrjes menaxheriale duke aplikuar:

Statistikën, modelet optimale, modelet informative dhe simulimet kompjuterrike.

Kuptimi i Sjelljes Organizative (SO)

Sjellja Organizative (SO) /Organizational Behavior (OB)/

Studimi i veprimeve të njerëzve në punë, njerëzit janë pasuria më e rëndësishme e një organizate.

Përfaqësuesit e hershëm të SO:

Robert Owen

Hugo Munsterberg

Mary Parker Follett

Chester Barnard

Studimet e Hawthorn-it

Një seri e eksperimenteve të produktivitetit të kryera në Western Electric nga 1927 gjer më 1932.

Gjetjet eksperimentale

Produktiviteti papritur është rritur nën kushtet e imponuara të papërshtatshme të punës.

Efekti i planeve të nxitura ishte më pak se sa pritej.

Konkludimi i kërkimit Normat sociale, standardet dhe qëndrimet e grupit

inluencojnë më fort prodhimin dhe punën individualese sa stimujt monetar.

Përfaqësuesit e hershëm të SO

Qasja Sistemore

Sistemi i Definuar (i përcaktuar) Një grup i pjesëve të ndërlidhura dhe ndërvarura të aranzhuara

në atë mënyrë që të prodhojnë një tërësi të unifikuar.

Llojet bazike të sistemeve

Sistemet e mbyllura

Nuk janë të ndikuar nga ambienti dhe nuk ndërveprojnë me ambientin e tyre (të gjitha inputet dhe outputet janë të brendshme).

Sistemet e hapura

Bashkëveprojnë në mënyrë dinamike me mjediset e tyre duke marr inputet dhe duke I transformuar ato në outpute (rezultate) që janë shpërndarë në mjediset e tyre.

Organizata si një Sistem i Hapur

Implikimet e Qasjes Sistemore

Koordinimi i pjesëve të organizatës është thelbësor për funksionimin e duhur të gjithë organizatës.

Vendimet dhe veprimet e ndërmarra në një fushë të organizatës do të ketë një efekt në zona apo fusha të tjera të organizatës.

Organizatat nuk janë të vetmjaftueshme dhe si rrjedhojë duhet ti përshtaten me ndryshimet në mjedisin e tyre të jashtëm.

Qasja Kontigjente

Definimi i Qasjes kontigjente

Shpesh e quajtur edhe qasja ndaj situatës (situational approach).

Nuk ka një grup universal të principeve menaxheriale (rregullave) me të cilat menaxhohet organizata.

Organizatat janë individualishtë të ndryshme, përballen me situata të ndryshme dhe kërkojnë mënyra të ndryshme të menaxhimit.

Variablat më të njohura Kontigjente

• Madhësia e organizatës

• Detyrat rutinore dhe teknologjia

• Paqartësia mjedisore

• Diferencat individuale

Çështjet dhe Trendet Aktuale …

Globalizimi Etika Diversiteti i Fuqisë punëtore Ndërmarrësia (Entrepreneurship)

E-business-i Menaxhimi përmes dijes

(Knowledge Management)

Organizata që mëson (Learning Organizations)

Menaxhimi përmes kualitetit (Quality Management)

Çështjet dhe Trendet Aktuale...

Globalizimi

Menaxhimi në organizata internacionale

Sfidat politike dhe kulturore të operimit në tregun global

Etika

Vënia e theksit në etikën e kurrikulave të arsimimit/edukimit në kolegje

Krijimi dhe rritja e përdorimit të kodeve të etikës nga bizneset

Proçesi për Adresimin e Dilemës Etike

Hapi 1: Çka është dilema etike?

Hapi 2: Kush janë palët e afektuara?

Hapi 3: Cilët faktorë personal, organizativ, dhe të

jashtëm janë të rëndësishëm për vendimin tim?

Hapi 4: Cilat janë alternativat e mundshme?

Hapi 5: Marrja e vendimit dhe veprimi në bazë të tij.

Çështjet dhe Trendet Aktuale...

Diversiteti i Fuqisë punëtore

Rritja e heterogjenitetit në fuqinë punëtore

Më shumë forma gjinore.minoritare, etnike dhe forma tjera të diversitetit të të punësuarve

Plakja e Fuqisë punëtore

Punonjësit e vjetër të cilët punojnë më gjatë dhe nuk dalin në pension

Kostoja në rritje e përfitimeve publike dhe private për punëtorët më të vjetër

Kërkesë në rritje për produkte dhe shërbime të lidhura me plakjen

Çështjet dhe Trendet Aktuale...

Përcaktimi i Ndërmarrësisë (Entrepreneurship)

Procesi ku një individ ose grup individësh përdorin përpjekje të organizuara për të krijuar vlera dhe rritje në përmbushjen e dëshirave dhe nevojave përmes inovacionit dhe unicitetit (uniqueness).

Procesi i Ndërmarrësisë

Vrapimi pas mundësisë (oportunitetit)

Inovacioni në produkte, shërbime ose metoda biznesi (shembulli i Apple-s,Nokia-s,etj.)

Dëshira për rritje të vazhdueshme të organizatës

Çështjet dhe Trendet Aktuale...

E-Biznesi (Electronic Business)

Puna e performuar nga një organizatë duke përdorur lidhjet elektronike në zonat kryesore.

E-commerce: Komponenti i shitjes dhe marketingut të një “e-business-i”.

Kategoritë e E-Biznesit

E-business-i që përmirëson organizatën

Organizata që implementon “E-business”-in.

Organizata që kanë kaluar tërësishtë në “e-business”.

Kategoritë e Involvimit të E-Business-it

Çështjet dhe Trendet Aktuale...

Menaxhimi i Diturisë (Knowledge Management).

Kultivimi i një kulture të të mësuarit ku anëtarët e organizatës në mënyrë sistematike mblidhen dhe ndajnë njohuritë mes veti në mënyrë që të arrihet performancë më e mirë.

Organizata që Mëson

Një organizatë që ka zhvilluar kapacitetin për të mësuar,përshtatur dhe ndryshuar vazhdimishtë.

Organizata që mëson kundrejt Organizatës Tradicionale

Çështjet dhe Trendet Aktuale...

Menaxhimi Kualitativ

Një filozofi menaxhimi e drejtuar nga përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë sëproceseve të punës dhe duke iu përgjigjur nevojave dhe pritjeve të klientit.

Frymëzimi nga Menaxhimi Total Kualitativ (TQM) ide kjo e Deming dhe Juran

Kualiteti nuk është i lidhur direkt me koston.

Çka është Menaxhimi “Kualitativ”?

Fokusi intesiv në klientien.

Shqetësimi mbi përmirësimin e vazhdueshëm

Fokusimi në proces

Përmirësimi i kualitetit të çdo gjëje (gjithçkafit)

Matje të sakta

Fuqizimi i të punësuarve

Pyetje ?

top related