fusha magnetike e magneteve të përhershme

Post on 21-Jan-2018

560 Views

Category:

Education

7 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

FUSHA MAGNETIKE E MAGNETEVE TË PËRHERSHME

Ekzistojnë dy lloj fusha magnetike :

• Fusha magnetike e magneteve të përhershmedhe

• Fusha magnetike e krijuar nga rryma elektrikepërreth përcjellësit me rrymë.

Magnetet e përhershme janë trupa që kanë vetitë tërheqin copëza të hekurit, nikelit,kobaltitdhe aliazheve të tyre që njihen si trupaferromagnetikë.

Zakonisht ndërtohen në formë të thuprës, patkoit,gjilpërës magnetike dhe unazës.

Vendi ku tërheqja e magnetit është më e madhequhet pol magnetik.

Polet magnetike dallohen ndërmjet vete , meqëato me emër të njëjtë dëbohen,ndërsa me emërtë kundërt tërhiqen.

Poli i veriut shënohet me shkronjën N,kurse ai I jugut me shkronjën S dhe ngjyrosen me ngjyrëtë kuqe dhe të kaltër.

Pa marrë parasysh sa herë e ndajmë thuprënmagnetike në dy pjesë gjithmonë do të fitojmëdy pole.

Me ndarje mund të vazhdojmë përsëri deri nëpërmasa atomike dhe atëherë do të fitojmëdipolin magnetik.

Ndryshimi ndërmjet materialeve magnetike dhejomagnetike qëndron në aftësinë e tyre tëkrijojnë të ashtuquajturat domene magnetike.

Këto janë hapësira të vogla brenda materialit me madhësi 10-9m,të cilat kanë veti sikur të ishinmagnete të vogla.

Disa lloje të hekurit ruajnë vetitë magnetike edhe pasi tëlargohen nga fusha magnetike,themi se materiali ështëmagnetizuar me influencë.

Intensiteti i fushës magnetike i lëndës së magnetizuarvaret nga numri i domeneve që janë orientuar.

Magnetet e përhershmë kanë numër të madh domeneshtë orientuara,prandaj vetitë magnetike i ruajnë për njëkohë të gjatë.

Forca ndërmjet ngarkesave magnetike shprehetme ligjin e Kulonit :

F =km𝒎𝟏𝒎𝟐

𝒓𝟐

Ku km paraqet konstaten magnetike,kurse r-largësia ndërmjet ngarkesave magnetike m1 dhem2.

E punoi : Fatjona Popaj

top related