zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

12
TEMA: ZBATIME TË EXEL-IT NË FUSHA TË NDRYSHME PUNOI : Exhitah Vasija XI-A

Upload: exhitah-vasija

Post on 23-Jun-2015

1.465 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

TEMA: ZBATIME TË EXEL-IT NË FUSHA TË NDRYSHME

PUNOI: Exhitah Vasija

XI-A

Page 2: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

• Excel është një program me fletë llogaritëse që mund të përdoret për ruajtjen, organizimin dhe manipulimin e të dhënave.

• Llojet e të dhënave që një qelizë mund të mbajë përfshijnë tekst, numra apo formula. Një qelizë është njësia themelore për magazinimin e të dhënave në fletë.

• Operacione të tjera të përbashkëta ku Excel-i mund të përdoret përfshijnë:

• grafikët ose vizatimin e të dhënave për të ndihmuar përdoruesit në identifikimin e trendeve të dhënave.

• klasifikimi dhe filtrimi i të dhënave për të gjetur informacione specifike.

Page 3: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

• Një gjë e mirë për MS Excel është se ai është aq i adaptueshëm dhe për

shkak se zakonisht vjen i instaluar në PC-në që keni blerë për biznesin tuaj,

është më e lirë se blerja e një software tjetër të kontabilitetit.

• Excel gjithashtu ka aftësi shumë të fuqishme,

një gamë të tërë të funksioneve financiare dhe

statistikore, ka aftësi që të hartojë të dhënat

tuaja dhe ti analizojë ata në të gjitha llojet e

mënyrave. Për këtë arsye, kontabilistët (në

varësi të sektorit të tyre dhe funksionit të punës)

e përdorin shumë gjerësisht excel-in.

Page 4: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

• Në vazhdim, paraqitet se si Exel-i fare thjeshtë ndihmon në nxjerren e mesatares së ponderuar në gjimnaze në ditët e sotme, kur vleresimi i nxënësve konvertohet në pikë.

Page 5: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

• Le të marrim lëndën e matematikës. Kjo lëndë ka 3 kredite. Duhet të dimë se mesatarja e ponderuar llogaritet:

Mes = mesatarja e notave me gojë×0.4 + mesatarja e notave të testeve×0.5 + mesatarja e notave të projekteve×0.1

Nota jepet me rrumbullakimin e pikëve, p.sh: 9.6=10

Pikët llogariten : pikët = mes × kreditet e lëndës

Page 6: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

• Ndërtojmë një tabelë në Exel dhe emërtojmë kolonat: Nr. i nxënësve, emri&mbiemri, nota me gojë, teste, projekte, nota, mesatarja, pikë.

• E ndërtojmë tabelën me aq nxënës sa ka klasa.

• Shkruajmë emrat dhe notat e nxënësve, të shpërndara në kategoritë e sapopërmendura.

Page 7: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

• Në qelizën ku duhet të shfaqet mesatarja nevojitet formula për gjetjen e saj, prandaj shkruajmë përkatësisht në qelizën P7 të shembullit:

=AVERAGE(D7:J7)*0.4+AVERAGE(K7:M7)*0.5+AVERAGE(N7:O7)*0.1Shtypim Enter dhe del rezultati, pra mesatarja. Duhet që mesataja të paraqitet sa më saktë që të jetë e mundur, prandaj në zonën Number të tabit Home zgjedhim Number, e cila e paraqet rezultatin si numër dhjetor.

Page 8: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

• Në qelizën Nota duhet të shfaqet nota e rrumbullakosur, pra rrumbullakosja e mesatares. Shkruajmë formulën përkatësisht në qelizën Q7 të shembullit:=ROUND(P7,0)

• Pikët llogariten duke shumezuar mesataren me numrin e krediteve, prandaj në qelizën R7 të shembullit shkruajmë :

=P7*3

Page 9: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

• Rezultatet paraqiten në qelizat përkatëse. Këtu kryen puna për një nxënës. Për te vazhduar me nxënësin tjetër nuk ka nevojë të shkruhen formulat përsëri, mjafton ti kopjojme nga nxënësi i parë.

• Vendosim kursorin në fund të qelizës djathtas ku na u shfaq mesatarja e nxënësit të parë. Kursori kthehet në një plus të vogël. Duke mbajtur të shtypur butonin e majtë të mausit zhvendosemi poshtë deri ne fund të listës së nxënësve dhe e lëshojmë. Mesataret e të gjithë nxënësve shfaqen.

• Veprojmë njëlloj edhe për Notat & Pikët.

Page 10: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

• Pas këtyre veprimeve të thjeshta, tabela jonë plotësohet dhe puna jonë kryen me kaq.

Page 11: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

• Ky ishte një shembull fare i thjeshtë që na tregon se si Exel-i na ndihmon me llogaritjet tona. Përvec lehtësimit të punës, që në rastin e mësipërm do të kishte qenë shumë e lodhshme nxjerrja në mënyrë mekanike e mesatares dhe pikëve të të gjithë nxënësve të shkollës, jemi të sigurtë që nuk ka gabime në llogaritje, ndryshe nga llogaritja mekanike, ku mundësitë për bërjen e gabimeve do të ekzistonin medoemos.

Page 12: Zbatime te exel-it ne fusha te ndryshme

PUNOI: Exhitah Vasija

XI-A