amendimi i miratuar nga qeveria në kodin penal që kriminalizon shpifjen

6
R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, propozohet të bëhet një shtesë në kreun VIII, “Krime kundër autoritetit të shtetit”, seksioni I, “Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit”. Në seksionin në fjalë parashikohet shtimi, si vepër penale, e “Shpifjes ndaj një funksionari të lartë shtetëror ose të zgjedhur”, konkretisht, neni 238/a i Kodit Penal. I. QËLLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN Qëllimi i këtij projektligji është shtimi në Kodin Penal i një dispozite sikurse ajo e “Shpifjes ndaj një funksionari të lartë shtetëror ose të zgjedhur”, të parashikuar nga neni 238/a i Kodit Penal. Ky projektligj vjen si propozim i Kryeministrit. Arsyeja e propozimit të kësaj dispozite është ajo e penalizimit të cilitdo që, duke abuzuar me lirinë e shprehjes, përhap qëllimisht, me çfarëdolloj mjeti dhe mënyre, shpifje ndaj një zyrtari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, të natyrës të tillë që i ngarkon këta të fundit me fakte që ligji penal i parashikon si vepra penale. Liria e shprehjes përfaqëson një princip të paprekshëm. Ajo është e sanksionuar në nenet 22 dhe 23, të kreut II, të Kushtetutës, sikurse edhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ndërkohë që për herë të parë kjo liri gjeti shprehje në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit të vitit 1879. Neni 22/1 i Kushtetutës 1. Liria e shprehjes është e garantuar. Neni 10 i Konventës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut Liria e shprehjes 1

Upload: anonymous-ppe9isqycs

Post on 02-Feb-2016

523 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Amendimi i miratuar nga qeveria në kodin penal që kriminalizon shpifjen

TRANSCRIPT

Page 1: Amendimi i miratuar nga qeveria në kodin penal që kriminalizon shpifjen

R E L A C I O N

PËR

PROJEKTLIGJIN “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR” Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, propozohet të bëhet një shtesë në kreun VIII, “Krime kundër autoritetit të shtetit”, seksioni I, “Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit”. Në seksionin në fjalë parashikohet shtimi, si vepër penale, e “Shpifjes ndaj një funksionari të lartë shtetëror ose të zgjedhur”, konkretisht, neni 238/a i Kodit Penal. I. QËLLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË

ARRIHEN Qëllimi i këtij projektligji është shtimi në Kodin Penal i një dispozite sikurse ajo e “Shpifjes ndaj një funksionari të lartë shtetëror ose të zgjedhur”, të parashikuar nga neni 238/a i Kodit Penal. Ky projektligj vjen si propozim i Kryeministrit. Arsyeja e propozimit të kësaj dispozite është ajo e penalizimit të cilitdo që, duke abuzuar me lirinë e shprehjes, përhap qëllimisht, me çfarëdolloj mjeti dhe mënyre, shpifje ndaj një zyrtari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, të natyrës të tillë që i ngarkon këta të fundit me fakte që ligji penal i parashikon si vepra penale. Liria e shprehjes përfaqëson një princip të paprekshëm. Ajo është e sanksionuar në nenet 22 dhe 23, të kreut II, të Kushtetutës, sikurse edhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ndërkohë që për herë të parë kjo liri gjeti shprehje në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit të vitit 1879. Neni 22/1 i Kushtetutës 1. Liria e shprehjes është e garantuar. Neni 10 i Konventës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut Liria e shprehjes

1

Page 2: Amendimi i miratuar nga qeveria në kodin penal që kriminalizon shpifjen

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon shtetet që t’u kërkojnë ndërmarrjeve të transmetimit audioviziv, televiziv ose kinematografik të pajisen me licencë.

2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi mund t’u

nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.

Kushdo është i lirë të shprehë një opinion pozitiv ose negativ për një çështje të caktuar, sikundër dhe për një person. Megjithatë, si për çdo liri apo të drejtë, rastet e abuzimit në emër të tyre nevojitet të sanksionohen, duke riafirmuar se çdo liri apo e drejtë ka dhe kufijtë e saj të ushtrimit.

II. VLERËSIMI I PROJEKTAKTIT NË RAPORT ME PROGRAMIN

POLITIK TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ME PROGRAMIN ANALITIK TË AKTEVE DHE DOKUMENTE TË TJERA POLITIKE

Projekakti në fjalë nuk është pjesë e angazhimit sipas programit qeverisës, por pa dyshim është një qëndrim unitar i qeverisë sa i takon nevojës për të penalizuar sjellje që manifestohen përkundrejt funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhur, në rastin kur ndaj këtyre të fundit shpifet me qëllim dhe publikisht lidhur me fakte të cilat ligji i parashikon si vepra penale. Pështjellimi, që “denoncime” të tilla shpifëse shkaktojnë në opinionin shoqëror, është i tillë që cenon maksimalisht dhe mbi të gjitha ndjenjën e sigurisë dhe të besimit që shteti nëpërmjet përfaqësueve të tij më të lartë shtetërorë përçon dhe ka për detyrë të përçojë te qytetarët. Pikërisht sjellje të tilla, njësoj si në legjislacionet e vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, si Francë, Itali, nuk mund të shpërfillen, përkundrazi nevojitet të sanksionohen qartë dhe përfundimisht në Kodin Penal.

2

Page 3: Amendimi i miratuar nga qeveria në kodin penal që kriminalizon shpifjen

III. ARGUMENTIMI I PROJEKTAKTIT LIDHUR ME PËRPARËSITË, PROBLEMATIKAT, EFEKTET E PRITSHME

Sikundër u trajtua dhe më lart, sqarojmë se ka një iniciativë të Kryeministrit të shprehur publikisht, të Këshillit të Ministrave po ashtu, për të riparë kuadrin ligjor në rastin e veprave penale të opinionit apo moralit, ku përfshihen veprat penale të fyerjes dhe të shpifjes, të parashikuara përkatësisht nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal. Përmbajtja e dispozitave, në të cilat parashikohen këto dy vepra penale, posaçërisht dhe ajo e disa figurave të veçanta të këtyre veprave, i është nënshtruar rishikimit nga ana e ligjvënësit në vitin 2012, kur me ligjin nr.23/2012 u vendos që veprat penale të “fyerjes” dhe të “shpifjes” të dekriminalizohen dhe vepra penale e “Shpifjes për shkak të detyrës”, që parashikohej nga neni 240 i Kodit Penal, të shfuqizohej, ndërkohë që vepra penale e “Fyerjes së gjyqtarit” nuk u shfuqizua, por ndryshoi vetëm maksimumi i dënimit të saj, nga 2 vjet burg në tre muaj burg. Në diskutimet e asaj kohe, opozita, mazhoranca sot, nëpërmjet relatorit të saj në Komisionin përkatës Parlamentar të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Çështjeve të Administratës Publike shprehu një qëndrim të kundërt sa i takonte depenalizimit të veprës penale të “Shpifjes për shkak të detyrës”, duke argumentuar qartësisht nevojën për ta pasur një dispozitë të tillë në Kodin tonë Penal. Shfuqizimi i kësaj vepre penale, kur kanë kaluar pothuaj trej vjet, parë i lidhur ngushtë me praktikën, rastet e rënda të ndodhjes së kësaj vepre dhe mungesës së ndëshkimit të plotë të saj, edhe në të vetmen rrugë ligjore atë civile, konfirmon qartë dhe pa asnjë dyshim se ky ishte një veprim jo thjesht i parakohshëm, por me një impakt tërësisht negativ, pasi ka nxitur në mënyrën më ekstreme shpifjen në emër të lirisë së shprehjes, shpifjen duke i atribuar dikujt tjetër pa asnjë hezitim kryerjen e veprave nga më të rëndat penale, ndërkohë që dihet me siguri se faktet e prezumuara si të tilla janë tërësisht të pavërteta. Çdo qytetar që preket nga fyerja dhe shpifja në përgjithësi ka mundësi të mbrohet duke zgjedhur rrugën penale ose atë civile ose të dyja bashkë, ndërkohë që është e paarsyshme që përfaqësuesit më të lartë të shtetit, të zgjedhurit e tij, të mos kenë mundësinë të përfitojnë nga mbrojtja në rrugë penale, që është një rrugë absolutisht më e shpejtë dhe më garante në pikëpamje të ndarjes të së vërtetës nga e pavërteta ose e vërteta përgjysmë, për sa kohë barrën e të provuarit do ta ketë një organ i specializuar, i pavarur dhe i paanshëm, si organi i prokurorisë, në dallim nga çdo person fizik.

3

Page 4: Amendimi i miratuar nga qeveria në kodin penal që kriminalizon shpifjen

Për analogji, ligjvënësi ka siguruar mbrojtjen në nivel penal të aktorëve të sistemit të drejtësisë nga vepra të ngjashme sikundër “fyerja” dhe këtë e ka bërë për shkak të detyrës së veçantë që këta kryejnë përkundrejt publikut. Kjo mbrojtje e veçantë u duhet njohur pa asnjë dyshim dhe përfaqësuesve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve, të cilët, edhe pse me të drejtë janë ose bëhen objekt i “kritikës” më shumë se kushdo tjetër, nuk mund të bëhen objekt i shpifjeve që të atribuojnë kryerjen e një vepre penale dhe këto lloj shpifjesh të vijojnë të trajtohen si shpifje të thjeshta, ku rolin aktiv të të proceduarit të “fajtorit” nuk e luan më prokuroria, por ai që ka pësuar shpifjen, i dëmtuari akuzues, në referencë të termit që përdor për këtë rast legjislacioni procedural penal. Nga ana tjetër, efektet e një dënimi penal, duke qenë më të rënda se ato të një vendimi gjyqësor civil, e realizojnë plotësisht jo vetëm parandalimin e posaçëm, por atë që ka më shumë rëndësi në lidhje me moralin shoqëror, parandalimin e përgjithshëm. Janë këto arsyet që përtej diskutimeve për depenalizim a dekriminalizim të veprave penale të moralit apo opinionit që kurrsesi nuk mund të zhvillohen pa marrë parasysh rrethanat, traditën, zakonin dhe moralin, shkallën e emancipimit shoqëror në një vend dhe në një kohë të caktuar, imponojnë këtë rishikim të Kodit Penal duke rikthyer një figurë të re të veprës penale të “Shpifjes” dhe, konkretisht, “Shpifjen ndaj një funksionari të lartë shtetëror ose të zgjedhur”. Objekt i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet juridike penale që garantojnë moscenimin prej shpifjeve të tipit “denoncues” të figurës dhe autoritetit të një përfaqësuesi të lartë shtetëror ose të një të zgjedhuri. Nga ana objektive, vepra penale e mësipërme konsumohet nëpërmjet veprimeve aktive shpifëse që i atribuojnë një funksionari të lartë shtetëror ose një të zgjedhuri kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve, që ligji nga ana e tij i parashikon si vepra penale. Mjetet e kryerjes së kësaj vepre penale janë nga më të ndryshmet, por të tilla që bëjnë të mundur përhapjen në publik të thënieve shpifëse. Subjekti aktiv i kësaj vepre penale është i përgjithshëm, pra cilido që, i shtyrë nga motive të ndryshme, qëllimisht, i atribuon kryerjen e një vepre penale një funksionari të lartë shtetëror, ndërkohë që diçka e tillë është e pavërtetë, është e gënjeshtërt. Nga sa më lart, kuptohet se subjekt pasiv i veprës janë funksionarët e lartë shtetërorë, të zgjedhurit, të cilët, për shkak të detyrës dhe funksionit

4

Page 5: Amendimi i miratuar nga qeveria në kodin penal që kriminalizon shpifjen

“shënjestrohen” duke iu atribuar fakte të pavërteta e që për më tepër nga ligji parashikohen si vepra penale. Pikërisht, nga këtu buron dhe arsyeja pse duhet të sanksionohen sjellje të tilla abuzive, të cilat qartësisht rrezikojnë marrëdhënien e besimit mes qytetarit dhe shtetit, ndjenjën e sigurisë që shteti duhet t’u garantojë shtetasve të tij. IV. VLERËSIMI I LIGJSHMËRISË, KUSHTETUTSHMËRISË DHE

HARMONIZIMI ME LEGJISLACIONIN NË FUQI VENDAS E NDËRKOMBËTAR

Projektvendimi i propozuar është në përputhje me rendin juridik të brendshëm. V. VLERËSIMI I SHKALLËS SË PËRAFRIMIT ME ACQUIS

COMMUNAUTAIRE (PËR PROJEKTAKET NORMATIVE)

Projektvendimi nuk synon përafrimin me legjislacionin komunitar. VI. PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË

PROJEKTAKTIT Në nenin 1, të projektligjit, propozohet që, pas nenit 238, “Kanosja për shkak të detyrës”, të seksionit I, “Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit”, të kreut VIII, “Krime kundër autoritetit të shtetit”, të ligjit nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të shtohet neni 238/a, me këtë përmbajtje:

“Shpifja ndaj një funksionari të lartë shtetëror ose të zgjedhur

Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti, që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”.

Në nenin 2 të projektligjit parashikohet hyrja në fuqi e tij në afatin e përgjithshëm, 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

VII. INSTITUCIONET DHE ORGANET QË NGARKOHEN PËR

ZBATIMIN E AKTIT Zbatimi i këtij ligji është i detyrueshëm për të gjithë shtetasit, shqiptarë, të huaj ose pa shtetësi, sipas kritereve që vetë ligji penal ka vendosur në pjesën e përgjithshme të tij.

5

Page 6: Amendimi i miratuar nga qeveria në kodin penal që kriminalizon shpifjen

VIII. MINISTRITË, INSTITUCIONET DHE SUBJEKTET E TJERA QË KANË KONTRIBUAR NË HARTIMIN E PROJEKTAKTIT

Ky projektligj është përgatituar nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në bazë të propozimit të Kryeministrit.

XI. RAPORTI I VLERËSIMIT TË TË ARDHURAVE DHE

SHPENZIMEVE BUXHETORE Ky projektigj nuk ka ndikim në buxhet.

KËSHILLI I MINISTRAVE

6