aktvendim per p apranueshmeri - mirësevini!

12
REPUBLlKA E KOSOVES - PEIlYI:WMKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.ll: CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 19 mars 2020 Nr. ref.:RK 1531/20 AKTVENDIM PER P APRANUESHMERI ne rastin nr. KI118/19 Parashtrues Pashk Mirashi Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Republikes se Kosoves, Rev. nr. 71/2019, te 20 marsit 2019 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar Parashtruesi i kerkeses 1. Kerkesa eshte dorezuar nga Pashk Mirashi, me banim ne Gjakove ene tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses). 1

Upload: others

Post on 21-Nov-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

REPUBLlKA E KOSOVES - PEIlYI:WMKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHM CY.ll:

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 19 mars 2020 Nr. ref.:RK 1531/20

AKTVENDIM PER P APRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI118/19

Parashtrues

Pashk Mirashi

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Republikes se Kosoves, Rev. nr. 71/2019, te 20 marsit 2019

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Parashtruesi i kerkeses

1. Kerkesa eshte dorezuar nga Pashk Mirashi, me banim ne Gjakove ene tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses).

1

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses konteston Aktgjykimin [Rev. nr. 71/2019] e 20 marsit 2019, te Gjykates Supreme te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata Supreme).

Objekti i t;eshtjes

3. Objekt i <;eshtjes se kerkeses eshte vleresimi i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te kontestuar, me te cilin parashtruesi i kerkeses pretendon shkeljen e te drejtave te tij te garantuara me nenet 3 [Barazia para ligjit], 16 [Epersia e Kushtetutes], 21 [Parimet e Pergjithshme], 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem], 32 [E Drejta per mjete Juridike] dhe 49 [E Drejta e Punes dhe ushtrimit te profesionit] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta) dhe nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) te Konventes Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ) dhe nenin 6 dhe 7 te Paktit Nderkombetar per te Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore (E Drejta per Pune).

Baza juridike

4. Kerkesa bazohet ne paragrafet 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, ne nenin 22 [Procedimi i kerkeses], nenin 47 [Kerkesa individuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe rregullin 32 [Parashtrimi i kerkesave dhe pergjigjeve] te Rregullores se punes te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 01/2018 (ne tekstin e metejme: RregullOlja e punes).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

5. Me 17 korrik 2019, parashtruesi i kerkeses e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

6. Me 18 korrik 2019, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Radomir Laban gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Bekim Sejdiu (kryesues), Remzije Istrefi-Peci dhe Nexhmi Rexhepi.

7. Me 23 shtator 2019, Gjykata njoftoi parashtruesin e kerkeses per regjistrimin e kerkeses.

8. Me 23 shtator 2019, Gjykata gjithashtu njoftoi Gjykaten Supreme per regjistrimin e kerkeses.

9. Me 5 shkurt 2020, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

2

Permbledhja e fakteve

10. Parashtruesi i kerkeses i drejtohet Gjykates Kushtetuese per heren e trete ne procedura te ndryshme gjyqesore. Prandaj, Gjykata do te paraqese permbledhjet e fakteve ndarazi per secilen procedure, me konkretisht ne rastin KI07/17, KI105/17 dhe KI1l8/18.

Permbledhja e fakteve ne rastin KI07/17

11. Parashtruesi i kerkeses ishte pale ne Gjykate ne rastin KI07/17 - Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Kosoves, [Pml. nr. 228/2016] te 20 tetorit 2016 dhe Aktgjykimit te Gjykates se Apelit [PAKR. nr. 231/2015], te 6 gushtit 2015. Gjykata rikujton qe parashtruesi ne kerkesen e tij pretendonte se gjykatat e rregullta gjate procedures penale dhe rishikimit te procedures penale kishin shkelur te drejtat e tij te garantuara me Kushtetute dhe KEDNJ. Parashtruesi i kerkeses ne menyre specifike kerkonte nga Gjykata qe te deklaroje se te gjitha procedurat penale, duke perfshire proceduren e aktakuzes, procedura penale ne te cilen ai ishte shpallur fajtor dhe ishte denuar me burgim, si dhe rishikimi i procedures penale te shpallen te pavlefshem e qe ishin ne shkelje te te drejtes kushtetuese te tij per nje gjykim te drejte ne perputhje me nenin 31 te Kushtetutes dhe nenin 6 te KEDNJ-se. Ne perfundim, Gjykata vendosi se: (i) per sa i perket pretendimit te parashtruesit te kerkeses ne lidhje me proceduren penale duhet te deklarohet e papranueshme per shkak se eshte e paafatshme; dhe (ii) sa i perket pretendimit te parashtruesit te kerkeses lidhur me rishikimin e procedures penale duhet te deklarohet e papranueshme, sepse nuk eshte ratione materiae ne pajtim me nenin 31 te Kushtetutes, ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se.

Permbledhja e fakteve ne rastin KIl0S/17

12. Parashtruesi i kerkeses, gjithashtu ishte pale ne Gjykate ne rastin KI105/17 -Vleresimi i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates se Apelit [Ac. nr. 3238/2016], te 24 prillit 2017, Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Kosoves [Pml. nr. 228/2016], te 20 tetorit 2016 dhe Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, PAKR. nr. 231/2015, te 6 gushtit 2015. Parashtruesi i kerkeses parashtroi kerkesen ne Gjykate duke kerkuar vleresimin e kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates se Apelit [Ac. nr.3238/2016], te nxjerre ne procedure permbarimore, dhe 2 (dy) aktgjykimeve tjera te nxjerra ne procedure penale, perkatesisht, te Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Kosoves, [Pml. nr. 228/2016] dhe Aktgjykimit te Gjykates se Apelit [PAKR. nr. 231/2015], te cilat kane qene objekt shqyrtimi i Gjykates ne rastin KI07/17. Gjykata, duke ju referuar pretendimeve te parashtruesit te kerkeses refuzoi ne procedure te shkurter pretendimet lidhur me Aktgjykimin [Pml. nr. 228/2016] te 20 tetorit 2016 te Gjykates Supreme dhe Aktgjykimin [PAKR. nr. 231/2015] te 6 gushtit 2015 te Gjykates se Apelit, te nxjerra ne procedure penale, si perseritje e kerkeses se parashtruesit ne rastin KI07/17. Ne fund, sa i perket procedures permbarimore, ne lidhje me Aktvendimin [Ac. nr. 3238/2016] te 24 prillit 2017 te Gjykates se Apelit, Gjykata konstatoi qe eshte e papranueshme sepse parashtruesi i kerkeses nuk i ka mbeshtetur pretendimet se procedurat perkatese te ndjekura nga gjykatat e rregullta ne kuader te procedures permbarimore ne ndonje menyre ishin te padrejta apo arbitrare, dhe se me

3

vendimin e kontestuar jane shkelur te drejtat dhe lirite e garantuara me Kushtetute dhe me KEDNJ.

Permbledhja e fakteve ne rastin KI118/19

13. Me 3 shtator 2009, Bordi Drejtues i Bankes Qendrore te Kosoves (ne tekstin e metejme: BQK), permes Vendimit [nr. 209/504] e emeroi parashtruesin e kerkeses per Likuidator te Bankes Kreditore te Prishtines (ne tekstin e metejme: BKP-se) ne likuidim.

14. Me 29 prill 2010, Bordi Drejtues i BQK-se permes Vendimit [nr. 210/216] e shkarkoi parashtruesin e kerkeses nga detyra e Likuidatorit te BKP-se, me arsyetimin se BQK eshte vene ne lajthim me nenshkrimin e kontrates mbi likuidimin e detyrimeve-kredive ne mes te BKP-se dhe debitorit "Hysi Group". Per me teper, BQK kishte vleresuar se me kontraten e lidhur parashtruesi i kerkeses i ka tejkaluar kompetencat e percaktuara te likuidatorit.

15. Me 3 maj 2010, parashtruesi i kerkeses paraqet ankese ne BQK drejtuar Guvernatorit dhe Kryetarit te Bordit Drejtues kunder vendimit te Bordit Drejtues te BQK-se [nr. 210/216], te 29 prillit 2010, per shkak te: (i) vertetimit jo te plote dhe te gabuar te gjendjes faktike; (ii) aplikimit te gabuar te se drejtes materiale, dhe (iii) vendimit mbi shkarkim.

16. Me 1 korrik 2010, pasi qe zyrtaret e BQK-se nuk iu pergjigjen ne ankese, parashtruesi i kerkeses parashtron padi ne proceduren kontestimore para Gjykates Komunale ne Prishtine kunder te paditures (BQK-se): (i) per shkak te vendimit te paligjshem per shkarkim; (ii) anulimin e vendi mit, me kerkese qe te vertetohet se e paditura ne menyre te kunderligjshme e ka nxjerre vendimin per shkarkim te tij; (iii) te obligohet e paditura qe te anuloje vendimin e tille, si dhe te kthej ate perseri ne vendin e njejte te punes; (iv) te detyrohet e paditura qe paditesit t'ia kompensoje te ardhurat personale qe nga dita e largimit nga vendi i punes e deri ne momentin e kthimit te tij ne vendin e punes; si dhe (v) te kompensoje shpenzimet e procedures kontestimore.

17. Me 5 korrik 2010, parashtruesi i kerkeses parashtron padine [A-628/201O] me te cilen e filloi konfliktin administrativ, per shkak te vendimit te kunderligjshem mbi shkarkimin ne Gjykaten Supreme te Kosoves-ne kolegjin per konteste administrative.

18. Me 13 gusht 2010, BQK, ne cilesine e te paditures, ka parashtruar pergjigje ne padi ne Gjykaten Supreme te Kosoves, me pretendimin se kerkesepadia e parashtruesit te kerkeses eshte e pabazuar.

19. Me 28 maj 2013, [pas riorganizimit te Gjykatave ne pajtim me Ligjin per Gjykatat] Gjykata Supreme i percjell kete lende per gjykim Gjykates Themelore ne Prishtine, Departamentit te Pergjithshem i cili permes Aktvendimit [C. nr. 1473/10] vendosi qe te:

(i) nderpritet procedura lidhur me kete c;eshtje juridike (procedura kontestimore) deri ne perfundimin e procedures, te iniciuar me padine me te

4

cilen eshte iniciuar konflikti administrativ, gjykata konstatoi se kjo eshte nje <;eshtje paraprake; (ii) Procedura do te vazhdoje pas vendosjes perfundimtare ne lidhje me konfliktin administrativ [A-628/2010].

20. Me 17 korrik 2013, Gjykata Themelore ne Prishtine - Departamenti per <;eshtje Administrative, permes Aktgjykimit [A. nr. 628/2010] e refuzoi si te pabazuar kerkesepadine ne proceduren administrative me te cilen parashtruesi i kerkeses kerkoi vertetimin e kunderligjshmerise se vendimit te Bordit Drejtues te BQK­se [nr. 210/216] te 29 prillit 2010.

21. Ne nje date te pacaktuar, parashtruesi i kerkeses parashtron ankese ne Gjykaten e Apelit per shkak te: (i) shkeljes thelbesore te dispozitave te procedures; (ii) konstatimit te gabuar dhe jo te plote te gjendjes faktike; dhe (iii) zbatimit te gabuar te se drejtes materiale.

22. Me 18 dhjetor 2013, Gjykata e Apelit permes Aktvendimit [AA. nr. 285/2013] vendosi si ne vijim: (i) anuloi Aktgjykimin [A. nr. 628/2010] e 17 korrikut 2013, te Gjykates Themelore ne Prishtine-Departamenti per <;eshtje Administrative, per shkak te jokompetences lendore; (ii) hodhi poshte padine e parashtruesit te kerkeses; (iii) udhezoi parashtruesin e kerkeses per procedure kontestimore ne Gjykaten Themelore - Departamenti i Pergjithshem, Divizioni per <;eshtje Civile.

23. Me 28 janar 2014, BQK, ne cilesine e te paditures, parashtron kerkese per rishqyrtim te jashtezakonshem te Aktvendimit [AA. nr. 285/2013] te Gjykates se Apelit, per shkak te: (i) shkeljes se te drejtes materiale; dhe (ii) shkeljeve te dispozitave te procedures; dhe (iii) mospermbajtjes se udhezimit per ushtrimin e mjeteve juridike.

24. Me 30 maj 2014, Gjykata Supreme permesAktgjykimit [ARJ. nr. 2/2014] refuzoi si te pabazuar kerkesen e BQK-se per rishqyrtim te jashtezakonshem te paraqitur kunder Aktvendimit te Gjykates se Apelit [AA. nr. 285/2013], te 18 dhjetorit 2013.

25. Me 30 qershor 2014, Gjykata Themelore ne Prishtine, permes Aktgjykimit [C. nr. 1473/2010] e pranoi ne teresi kerkesepadine e parashtruesit te kerkeses permes te cilit: (i) anuloi Vendimin e Bordit Drejtues te BQK-se [nr. 210/216] te 29 prillit 2010, me te cilin parashtruesi i kerkeses ishte shkarkuar nga pozita e likuidatorit te BKT -se ne likuidim; (ii) detyroi BQK-ne per kthimin ne poziten e meparshme te likuidatorit te BKT-se ne likuidim dhe t'ia kompensoje te ardhurat personale ne lartesi prej 3000 C ne muaj, duke filluar nga 1 qershori 2010, e deri ne kthimin definitiv ne vendin e meparshem te punes, me kamate perkatese si ne mjetet e afatizuara mbi nje vit pa qellim destinimi, te gjitha keto ne afatin kohor prej 7 (shtate) ditesh nga pranimi i ketij aktgjykimi; (iii) detyroi BQK-ne qe parashtruesit te kerkeses t'ia kompensoje shpenzimet e procedures ne shumen e parave prej 27040 C.

26. Me 22 gusht 2014, BQK paraqiti ankese ne Gjykaten e Apelit kunder Aktgjykimit [C. nr. 1473/2010] te 30 qershorit 2014 te Gjykates Themelore, per shkak te: (i) shkeljeve esenciale te dispozitave te Procedures Kontestimore, (ii) vertetimit jo te plote dhe te gabuar te gjendjes faktike dhe (iii) zbatimit te gabuar te se drejtes

5

materiale, me propozimin qe kjo Gjykate te aprovoj ankesen e te paditures dhe ta ndryshoj aktgjykimin e ankimuar duke e refuzuar kerkesepadine e paditesit, ose qe aktgjykimin e ankimuar ta prishe dhe lenden t'ia kthej gjykates se shkalles se pare ne rigjykim.

27. Me 5 shtator 2014, parashtruesi i kerkeses paraqiti pergjigje ne ankese, me propozimin qe: (i) ankesa e te paditures te refuzohet si e pabazuar dhe (ii) aktgjykimi i shkalles se pare te vertetohet.

28. Me 22 nentor 2018, Gjykata e Apelit permes Aktgjykimit [Ac. nr. 3485/2014] vendosi per: (i) aprovimin e ankeses te se paditures BQK; (ii) ndryshimin e Aktgjykimit te Gjykates Themelore [C. nr. 1473/10] te 30 qershorit 2014, ashtu qe refuzoi kerkesepadine e parashtruesit te kerkeses, me te cilen kishte kerkuar qe te anulohet Vendimi [nr. 210/216] i 29 prillit 2010 i Bordit te BQK-se; dhe te detyrohet e paditura BQK qe ate ta kthej ne poziten e meparshme te likuidatorit te BKT -se ne likuidim dhe t'ia kompensoje te ardhurat personale ne lartesi prej 3000 € ne muaj, duke filluar nga 1 qershori 2010 e deri ne kthimin ne vendin e meparshem te punes, me kamate perkatese si ne mjetet e afatizuara mbi nje vit pa qellim destinimi, te gjitha keto ne afatin kohor prej 7 (shtate) ditesh nga dita e pranimit te ketij Aktgjykimi; dhe ta detyroj BQK-ne qe t'ia kompensoje shpenzimet e procedures ne shumen e parave prej 270.40 €, si te pabazuar dhe (iii) urdheroi qe secila pale t'i barte shpenzimet e veta.

29. Me 3 janar 2015, parashtruesi i kerkeses parashtroi revizion kunder Aktgjykimit [Ac. nr. 3485/2014] te 22 nentorit 2018, per shkak te: (i) shkeljes thelbesore te dispozitave te procedures kontestimore; dhe (ii) zbatimit te gabuar te se drejtes materiale.

30. Me 20 mars 2019, Gjykata Supreme e Kosoves, permes Aktgjykimit [Rev. nr. 71/2019] vendosi per refuzimin si te pabazuar te revizionit paraqitur kunder Aktgjykimit [Ac. nr. 3485/2014] te 22 nentorit 2018, te Gjykates se Apelit.

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

31. Parashtruesi i kerkeses ne thelb pretendon dy lloje te shkeljes se te drejtave te cilat ai konsideron se i jane shkelur.

32. Se pari, parashtruesi i kerkeses pretendon se "Me vendimin e BQK-se per shkarkimin e Pashk Mirashit, nga detyra e likuidatorit te Bankes Kreditore te Prishtines ne likuidim te dates 29.04.2010, nen nr. prot. 210/216, te aprovuar me Aktgjykimin e Gjykates se Apelit, Ac. nr. 3485/14, te dates 22 nentor 2018

dhe te konfirmuar me Aktgjykimin e Gjykates Supreme te Republikiis se Kosoves, Rev. nr. 71/2019, te dates 20.03.2019, jane shkelur dispozitat e Kushtetutes se Republikes se Kosoves edhe ate: dhe me tej pa sqaruar se ne <;fare menyre i jane shkelur te drejtat, i permend te drejtat e mbrojtura nga nenet 3 [Barazia para ligjit] , 16 [Epersia e Kushtetutes], 21 [Parimet e Pergjithshme], 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem], 49 [E Drejta e Punes dhe ushtrimit te profesionit] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta) dhe nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) te Konventes Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ) dhe nenin 6 dhe 7 te Paktit

6

Nderkombetar per te Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore (E Drejta per Pune)

33. Se dyti, lidhur me pretendimin e tij per shkelje te nenit 32 te Kushtetutes, parashtruesi i kerkeses thekson se BQK ka bere shkelje procedurale te nenit 78 dhe 85 te Ligjit nr. 03/L-212 te Punes, pasi qe eshte dashur qe fillimisht te zhvillohet nje (i) Procedure disiplinore ne Komisionin disiplinor brenda BQK­se, e me pas (ii) Procedura e ankesave ne Komisionin e ankesave si shkalle e dyte. Rrjedhimisht, atij me vendimin per shkarkim nuk i eshte dhene e drejta elementare per ankese. Parashtruesi i kerkeses me tej thekson se vendimi i BQK­se nuk i permban elementet e aktit administrativ dhe parashtruesit ia pamundeson te drejten per ankese dhe rrjedhimisht i shkelet e drejta e percaktuar me nenin 32 te Kushtetutes.

34. Perfundimisht, parashtruesi i kerkeses kerkon qe te aprovohet kerkesa e tij ne perputhje me (i) Aktgjykimin [C. nr. 1473/10] e 30 qershorit 2014, te Gjykates Themelore; si dhe (ii) te anulohen: Vendimi [nr. 210/216] i Bordit Drejtues te BQK-se i 29 prillit 2010; Aktgjykimi [Ac. nr. 3485/14] i 22 nentorit 2018 i Gjykates se Apelit ne Prishtine; si dhe Aktgjykimi [Rev. nr. 71/2019] i 20 marsit 2019 i Gjykates Supreme dhe qe parashtruesin ta kthej ne poziten e meparshme te likuidatorit te BKP-se ne likuidim dhe t'ia kompensoje te ardhurat personale ne lartesi prej 3000 € ne muaj, duke filluar nga 1 qershori 2010 e deri ne kthimin definitiv ne vendin e meparshem te punes, (apo vend tjeter qe i pergjigjet kualifikimit dhe pervojes se punes), me kamate perkatese si ne mjetet e afatizuara per nje vit dhe t' i behet kompensimi i shpenzimeve procedurale.

Pranueshmeria e kerkeses

35. Gjykata se pari shqyrton nese kerkesa i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligj dhe te percaktuara me Rregullore te punes.

36. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, te cilet percaktojne:

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

[. . .]

7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me Zigj".

37. Gjykata gjithashtu vlereson nese parashtruesi i kerkeses ka permbushur kriteret e pranueshmerise, siC; specifikohet me tej ne Ligj. Ne lidhje me kete, Gjykata se pari i referohet neneve 47 [Kerkesa individuale], 48 [Saktesimi i kerkeses] dhe 49 [Afatet] te Ligjit, te cilet percaktojne:

7

Neni 47 i Ligjit [Kerkesa individuale]

"1. (:do individ ka te drejte te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike ne rast se pretendon se te drejtat dhe lirite e tij individuale te garantuara me Kushtetute jane shkelur nga ndonje autoritet publik.

2. Individi mund te ngre kerkesen nejjale vetem pasi qe te kete shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuara me ligj".

Neni 48 i Ligjit [Saktesimi i kerkeses]

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoj saktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se i jane cenuar dhe cili eshte akti konkret i autoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoj".

Neni 49 i Ligjit [Afatet]

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajve. Afatifillon te ece qe nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor ... ".

38. Sa i perket permbushjes se ketyre kerkesave, Gjykata konstaton se parashtruesi i kerkeses eshte pale e autorizuar, e cila e konteston nje akt te organit publik, perkatesisht Aktgjykimin e Gjykates Supreme [Rev. nr. 71/2019] te 20 marsit 2019, pasi qe i ka shterur te gjitha mjetetjuridike te parapara me ligj.

39. Para se gjithash, Gjykata veren se ne kerkesen e tij te parashtruar para Gjykates Kushtetuese parashtruesi i kerkeses, nuk i konteston vendimet te cilat tanime kane qene objekt i vleresimit te kushtetutshmerise ne Gjykaten Kushtetuese. Prandaj, Gjykata nuk do t'i shqyrtoj ato per shkak se ne pajtim me nenin 116 te Kushtetutes " ... jane te detyrueshme per gjyqesorin dhe te gjithe personat dhe institucionet e Republikes se Kosoves".

40. Me tej, Gjykata veren qe ne kerkesen e tij te parashtruar, parashtruesi i kerkeses ne thelb ka ngritur dy pretendime. Pretendimi i pare ka te beje me (i) shkeljen e neneve 3 [Barazia para ligjit] , 16 [Epersia e Kushtetutes], 21 [Parimet e Pergjithshme], 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem], 49 [E Drejta e Punes dhe ushtrimit te profesionit] te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se dhe nenet 6 dhe 7 te Paktit Nderkombetar per te Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore. Pretendimi i dyte ka te beje (ii) me shkeljen e te drejtes kushtetuese te parapare ne nenin 32 [E Drejta per Mjete Juridike].

41. Me vete kete, ne vijim Gjykata do te shqyrtoj kriteret e tjera per pranueshmerine e qe kane te bejne vetem me pretendimin e pare, ne lidhje me (i) shkeljen e neneve 3 [Barazia para ligjit] , 16 [Epersia e Kushtetutes], 21 [Parimet e Pergjithshme], 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem], 49 [E Drejta e Punes dhe ushtrimit te profesionit] te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te

8

KEDNJ-se dhe nenet 6 dhe 7 te Paktit Nderkombetar per te Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore. Gjykata gjithashtu do te shqyrtoj se a i ka permbushur parashtruesi i kerkeses kriteret e tjera te pranueshmerise te cilat jane para pare ne rregullin 39 (1) (d) te Rregullores se punes, qe percakton:

(d) kerkesa qarteson saktesisht dhe ne menyre adekuate paraqet faktet dhe pretendimet per shkelje te te drejtave apo dispozitave kushtetuese.

42. Per sa i perket pretendimit te parashtruesit te kerkeses per shkelje te te drejtave te tij (i) shkeljes se nje numri te madh te te drejtave te Kushtetutes ne nderlidhje me nenin 6 te KEDNJ -se dhe nenin 6 dhe 7 te Paktit N derkombetar per te Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore, perkatesisht shkeljes se nenit 31 te Kushtetutes ne nderlidhje me nenin 6 te KEDNJ-se dhe shkeljes se nenit 49 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 dhe 7 te Paktit Nderkombetar per te Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore, Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses nuk ka paraqitur argumente se si keto dispozita kushtetuese ne lidhje me ate te KEDNJ-se dhe Paktit Nderkombetar per te Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore jane shkelur nga gjykatat e rregullta qe kane vendosur per kerkesepadine e tij. Parashtruesi i kerkeses thjesht i ka cekur keto nene dhe ka kerkuar nga Gjykata qe te gjeje shkelje te tyre, duke mos dhene asnje arsyetim perkates per bazueshmerine e pretendimeve te tij.

43. Ne kete drejtim, Gjykata rikujton qe vetem citimi neneve te Kushtetutes apo te KEDNJ-se nuk mund te konsiderohet si permbushje e detyrimit qe rrjedh nga neni 48 i Ligjit ne lidhje me piken (d) te paragrafit (1) te rregullit 39 te Rregullores se punes ku kerkohet nga parashtruesit e kerkeses te qartesojne "saktesisht dhe ne menyre adekuate [. . .] pretendimet per shkelje te te drejtave apo dispozitave kushtetuese". Andaj, dhe rrjedhimisht, ne linje me praktiken gjyqesore te kesaj Gjykate, kjo e fundit, pretendimin e parashtruesit te kerkeses per shkelje te nenit 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se, pastaj nenit 49 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 dhe 7 te Paktit Nderkombetar per te Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore, nuk do e trajtoje me tutje duke qene se parashtruesi i kerkeses nuk ka qartesuar saktesisht pretendimin e tij per shkeljen e ketyre dispozitave (shih, ne kete aspekt, Aktvendimet per papranueshmeri te Gjykates Kushtetuese - ku jane refuzuar pretendime te ngjashme: KI95/19, me parashtrues Ruzhdi Bejta, Aktvendim per papranueshmeri, i 21 tetorit 2019, paragrafet 31-33, KI02/18, me parashtrues Qeveria e Republikes se Kosoves (Min is tria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinorj, paragrafet 40-41; dhe KI91/18, parashtrues Njazi Gashi, Lirije Sadikaj, NaziJe Hajdini-Ahmetaj dhe Adriana Rexhepi, paragrafet 52-54).

44. Prandaj, Gjykata konstaton se kerkesa e parashtruesit nuk shpjegon qarte dhe nuk perfaqeson ne menyre te duhur pretendimet per shkelje te se drejtes se tij ne lidhje me (i) shkeljen e nje numri te madh te neneve te Kushtetutes dhe ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se, dhe nenet 6 dhe 7 te Paktit Nderkombetar per te Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore, dhe si te tilla keto pretendime te parashtruesit duhet te refuzohen per shkak te mospermbushjes se kritereve te pranueshmerise te percaktuara ne nenin 48 te Ligjit ne lidhje me rregullin 39 (1) (d) te Rregullores se punes.

9

45. Me tutje, Gjykata do te shqyrtoje kriteret e tjera te pranueshmerise vetem per sa i takon pretendimit te dyte, per shkeljen e se drejtes per mjete juridike te percaktuar ne nenin 32 te Kushtetutes. Lidhur me kete pretendim, Gjykata do te shqyrtoje gjithashtu nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret e tjera te pranueshmerise te percaktuara me rregullin 39 (2) te Rregullores, qe percakton:

"(2) Gjykata mund ta konsideroje kerkesen te papranueshme, nese kerkesa eshte qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk deshmon dhe mbeshtete ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij".

46. Sa i perket pretendimit te parashtruesit te kerkeses per shkeljen e dyshkallshmerise ne BQK, perkatesisht lidhur me (i) moszhvillimin e procedures disipZinore ne Komisionin disiplinor brenda BQK-se; dhe (ii) moszhvillimin e procedures se ankesave ne Komisionin e ankesave si shkalle e dyte brenda BQK-se, Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses ne thelb pretendon se Gjykata Supreme, nuk i kishte marre parasysh pretendimet e ngritura nga parashtruesi i kerkeses.

47. Gjykata veren se esenca e pretendimeve te parashtruesit ka te beje me vertetimin e gabuar te gjendjes faktike nga ana e Gjykates Supreme dhe se ai te njejtat pretendime i ka paraqitur edhe ne ankesat e tij ne gjykatat e rregullta.

48. Ne kete drejtim, Gjykata veren seAktgjykimi [Rev. nr. 71/2019] i 20 marsit 2019, i Gjykates Supreme, adresoi dhe vendosi per pretendimet e lartpermendura, te cilat tashme ishin ngritur nga parashtruesi i kerkeses.

49. Lidhur me kete, Gjykata i referohet Aktgjykimit [Rev. nr. 71/2019], te Gjykates Supreme e cila arsyetoi "Per me teper, nese shikohet edhe analizohet me kujdes teksti Zigjor dhe permbajtja e nenit 41.1 te Rregullores se lartpermendur {Rregullore e UNMIK-ut nr. 1999/21, date 15 nentor 1999 - theksim i shtuar], rezuZton se veprimi i paditesit qe ka te bej me lidhjen e kesaj marreveshjeje eshte ne kundershtim me kompetencen e tij te percaktuar ne kete dispozite juridike-Zigjore. Nga permbajtja e kesaj dispozite ligjore, nuk del se paditesi ka pasur te drejte me lidhe keso marreveshje, andaj kjo ka qene arsye kryesore per BQK-ne qe nuk e ka pranuar vaZiditetin e sa}. Paditesi edhe sipas pikes 4 te vendimit te paditures per emerimin e tij, e ka pasur per detyre t'i raportoje BQK-se per zbatimin e procesit te likuidimit te Bankes Kreditore ne likuidim, mirepo, paditesi per lidhjen e kesaj marreveshje BQK-ne e ka njoftuar 13 dite pas lidhjes dhe nenshkrimit te saj, andaj sipas vleresimit te Gjykates Supreme, ky veprim si dhe vet veprimi i lidhjes se kesaj marreveshjeje, perbejne veprime qe jane ne kundershtim me vendimin e te paditures per emerimin e tij si likuidator dhe me vellimin e kompetencave te tij ligjore te percaktuara me nenin 41.1 vec;anerisht dhe ne pergjithesi me nenin 41-45 te Rregullores se lartpermendur, te cilat per konsekuence kane shkaktuar shkarkimin e tij nga kjo pozite. Ne keto rrethana, nuk ka pasur vend per zhvillimin e asnje lloj procedure disiplinore kunder paditesit, kur te gjitha faktet dhe ne .fund edhe fakti i anulimit te kesaj marreveshjeje me aktgjykim te plotfuqishem te gjykates, qe gjendet ne shkresat e len des, c;ojne ne per.fundim se veprimi i paditesit ka qene i kunderligjshem, keshtu qe vendimi i te paditures per shkarkimin e paditesit nga pozita e likuidatorit te bankes eshte marre ne pajtim

10

te plote me nenin 38 te Rregullores se UNMIK-ut nr. 1999/21 date 15 nentor 1999, ku parashihen kompetencat e BQK-se per pezullim dhe shkarkim te personave te nje banke".

50. Gjykata konsideron se, ne baze te fakteve te ketij rasti te cilat rrjedhin nga dokumentet e prezantuara dhe nga pretendimet ankimore te parashtruesit te kerkeses, Gjykata Supreme ka arsyetuar mjaftueshem vendimin e vet, duke perfshire edhe arsyet mbi te cilat e refuzoi kerkesen per revizion te parashtruesit te kerkeses. Rrjedhimisht, Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses nuk pajtohet me rezultatin e procedurave ne gjykatat e rregullta, duke kontestuar vleresimin e provave dhe vertetimin e fakteve nga ana e ketyre gjykatave.

51. Gjykata rikujton se fakti i thjeshte se parashtruesi i kerkeses nuk eshte i kenaqur me rezultatin e vendimeve te Gjykates Supreme apo permendja e neneve te Kushtetutes, nuk eshte e mjaftueshme per te ndertuar nje pretendim per shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje te tilla te Kushtetutes, parashtruesit e kerkeses duhet te sigurojne pretendime te arsyetuara dhe argumente bindese (shih, mutatis mutandis, rastet e Gjykates Kushtetuese: KI78/19, me parashtrues Miodrag Pavic, Aktvendim per papranueshmeri, i 1 nentorit 2019, paragrafi 56; KII36/14, me parashtrues Abdullah Bajqinca, Aktvendim per papranueshmeri, i 10 shkurtit 2015, paragrafi 33).

52. Lidhur me kete, Gjykata thekson se nuk eshte detyre e Gjykates Kushtetuese qe te merret me gabimet e faktit ose te ligjit qe pretendohet te jene bere nga gjykatat e rregullta gjate vleresimit te provave apo zbatimit te ligjit (ligjshmeria), pervec; dhe per aq sa ate te mund te kene shkelur te drejtat dhe lirite e mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmeria). Eshte detyre e gjykatave te rregullta qe te interpretojne dhe te zbatojne rregullat perkatese te se drejtes procedurale dhe materiale (shih, mutatis mutandis, rasti i GJEDNJ-se, Garcia Ruiz kunder Spanjes, kerkesa nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28;Shih gjithashtu rastin e Gjykates: KI97/19, me parashtrues Gezim Sadrijaj, Gazmend Sadrijaj dhe Hidajete Sadrijaj, Aktvendim per papranueshmeri, i 21 tetorit 2019, paragrafi 52).

53. Ne kete drejtim, Gjykata konsideron se nuk jane permbushur kushtet e pranueshmerise dhe se parashtruesi i kerkeses nuk ka arritur t'i mbeshtese pretendimet e tij se me Aktgjykimin e kontestuar i jane shkelur te drejtat dhe lirite kushtetuese.

54. Rrjedhimisht, kerkesa eshte qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese dhe deklarohet e papranueshme ne pajtim me rregullin 39 (2) te Rregullores se punes.

Perfundim

55. Sa i perket pretendimit te pare te parashtruesit te kerkeses Gjykata konstaton se kerkesa e parashtruesit te kerkeses nuk shpjegon qarte dhe nuk perfaqeson ne menyre te duhur pretendimet e shkeljes se te drejtave te tij ne lidhje me (i) shkeljen e nje morie te neneve te Kushtetutes dhe ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se dhe nenet 6 dhe 7 te Paktit Nderkombetar per te Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore, dhe si e tille, ky pretendim i parashtruesit te kerkeses

11

duhet ~e refuzohet per shkak te mospermbushjes se kritereve te pranueshmerise te perqaktuara ne nenin 48 te Ligjit ne lidhje me rregullin 39 (1) (d) te Rregullores se punes.

56. Sa i perket pretendimit te dyte te parashtruesit te kerkeses ne lidhje me shkeljen e te drejtes se tij kushtetuese te percaktuar ne nenin 32 [E Drejta per Mjete Juridike], Gjykata konstaton se kerkesa eshte qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese dhe e deklaron ate te papranueshme ne perputhje me rregullin 39 (2) te Rregullores se punes.

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne mbeshtetje te nenit 113.1 dhe 113.7 te Kushtetutes, nenin 20 te Ligjit dhe rregullave 39 (1) (d), 39 (2) dhe 59 (2) te Rregullores se punes, me 5 shkurt 2020, njezeri:

VENDOS

I. TE DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. T' UA KUMTOJE kete aktvendim paleve;

III. TE PUBLIKOJE kete aktvendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 2004 te Ligjit;

IV. Ky aktvendim hyn ne fuqi menjehere.

Radomir Laban

12