1 | p a g e · 2020. 2. 10. · 4 | p a g e në total u pyetën 215 studentë, nga këta 125 femra...

9
1 | Page

Upload: others

Post on 29-Apr-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 1 | P a g e · 2020. 2. 10. · 4 | P a g e Në total u pyetën 215 studentë, nga këta 125 femra dhe 90 meshkuj, të ndarë sipas programeve të studimit, përkatësisht 33 studentë

1 | P a g e

Page 2: 1 | P a g e · 2020. 2. 10. · 4 | P a g e Në total u pyetën 215 studentë, nga këta 125 femra dhe 90 meshkuj, të ndarë sipas programeve të studimit, përkatësisht 33 studentë

2 | P a g e

PËRMBAJTJA

Hyrje .................................................................................. 1

Metodologjia ..................................................................... 2

Gjetjet kryesore ................................................................ 3

Rekomandimet kryesore ................................................... 4

Analiza e të dhënave ........................................................ 5

Informacion mbi dokumentat bazë të universitetit ........ 6

Organet drejtuese universitare ...................................... 7

Sistem i adresimit të ankesave brenda universitetit ...... 8

Page 3: 1 | P a g e · 2020. 2. 10. · 4 | P a g e Në total u pyetën 215 studentë, nga këta 125 femra dhe 90 meshkuj, të ndarë sipas programeve të studimit, përkatësisht 33 studentë

3 | P a g e

Hyrje

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit është një institucion i arsimit të lartë publik, i cili

ofron programe studimi në të treja ciklet e studimit në gjuhën shqipe dhe përbëhet nga pesë

fakultete. Duke qenë se Qëndresa Qytetare ka realizuar disa matje dhe monitorime në këtë

universitet përsa i takon raportit korruptiv pedagog – student dhe transparencës financiare të

menaxhimit të këtij universiteti pas reformës në arsimin e lartë, në këtë analizë u ndalëm vetëm

tek sistemi i ankesave dhe përfaqësimit të studentëve brenda universitetit.

Qëndresa Qytetare në bashkëpunim me National Democratic Institute (NDI Albania) realizoi një

pyetësor me studentët e këtij Universitetit në lidhje me nivelin e informimit të studentëve në

raport me të drejtat dhe detyrimet e tyre brenda auditorëve dhe nivelin e përfaqësimit të tyre në

strukturat e universitetit.

Qëllimi kryesor i këtij pyetësori është evidentimi i pengesave dhe vështirësive që hasin studentët

për të adresuar shqetësimet e tyre në lidhje me vleresimet e pedagogëve, shërbimet që ofron

universiteti për ta, si dhe evidentimi i nivelit të përfaqësimit të tyre brenda organeve të

universitetit.

Gjithashtu ky hulumtim shërben për të analizuar përmbajtjen dhe funksionimin e

dokumentacionit bazë për organizimin dhe funksionimin e universitetit, si dhe hapësirat që

Statuti, Rregullorja e Universitetit dhe Kodi i Etikës i mundësojnë studentëve për të reaguar.

Metodologjia

Të dhënat për realizimin e këtij hulumtimi u mblodhën nëpërmjet metodës sasiore duke përdorur

pyetësorin si instrument për mbledhjen e të dhënave dhe duke e shpërndarë atë në mënyrë

rastësore sipas rregullave të metodave kërkimore.

Në shqyrtim janë marrë edhe organet përfaqësuese dhe ekzekutive të universitetit si hallka kyçe

për zbatimin e ligjit për arsimin e lartë dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Përveç anketimit të

drejtpërdrejtë të studentëve, është monitoruar dhe marrë në shqyrtim përmbajtja e faqes zyrtare të

internetit të universitetit dhe përmbajtja e raportit të vlerësimit të jashtëm të akreditimit, i

realizuar në vitin 2016.

Page 4: 1 | P a g e · 2020. 2. 10. · 4 | P a g e Në total u pyetën 215 studentë, nga këta 125 femra dhe 90 meshkuj, të ndarë sipas programeve të studimit, përkatësisht 33 studentë

4 | P a g e

Në total u pyetën 215 studentë, nga këta 125 femra dhe 90 meshkuj, të ndarë sipas programeve të

studimit, përkatësisht 33 studentë të programit Master dhe 182 studentë të programit Bachelor.

Anketat u realizuan sipas fakulteteve duke iu referuar ndarjes të mëposhtme:

Fakulteti i ShkencaveTeknike = 40 anketa

Fakulteti i Shkencave Humane = 50 anketa

Fakulteti i Ekonomisë = 50 anketa

Fakulteti i Shkencave të Natyrës = 35 anketa

Fakulteti i Edukimit = 40 anketa

Refuzime = 21 anketa

Gjithashtu gjatë kësaj analize u morën në shqyrtim edhe dokumentat bazë të universitetit, si

rregullorja dhe Kodi i Etikës, duke parë në këtë mënyrë zbatimin dhe efektivitetin e tyre në

raport me nevojat që studentët kanë dhe shërbimet që i ofrohen atyre.

Gjetjet kryesore

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” operon me statutin i cili bazohet në ligjin e vjetër të

Arsimit të Lartë, ndërkohë që ligj i ri, nr. 80/2015 shprehet në nenin 33 se statuti hartohet

dhe ndryshohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, si dhe aktet nënligjore në fuqi. E

njëjta gjë konstatohet edhe për rregulloren e Universitetit.

Rreth 88% e studentëve kanë dëgjuar dhe e dinë që rregullorja dhe Kodi i Etikës

ekzistojnë, por vetëm 40% e tyre e njohin përmbajtjen e këtyre dokumentave.

Nga përgjigjet e pyetësorit konstatohet se rreth 63% e studentëve nuk i njohin

përfaqësuesit e tyre në Senatin Akademik dhe vetëm 16 nga 215 studentë kanë arritur të

adresojnë shqetësimet që ata kanë, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Senatin Akademik

apo organet e tjera të universitetit.

Nga rezultatet e përfituara nga pyetësori i realizuar, del në pah mungesa totale e

informacionit që kanë studentët për rrugën dhe format e adresimit të ankesave brenda

universitetit në lidhje me procedurat e zhvillimit dhe vlerësimit të provimeve, ku nga 215

studentë të pyetur, të gjithë ata që kanë konstatuar parregullsi, kanë ndjekur rrugën e

gabuar dhe jo atë të bazuar në rregullore për të adresuar ankesën e tyre.

Sipas komenteve të studentëve mbi kutinë e ankesave të vendosur në korridorin e

universitetit, ata thonë se aty ndodhen dy kamera, fakt i cili mund të jetë intimidues për

studentët.

Page 5: 1 | P a g e · 2020. 2. 10. · 4 | P a g e Në total u pyetën 215 studentë, nga këta 125 femra dhe 90 meshkuj, të ndarë sipas programeve të studimit, përkatësisht 33 studentë

5 | P a g e

Gjetje nga shqyrtimi i raportit të vlerësimit të jashtëm të akreditimit

Sipas raportit të vlerësimit të jashtëm të akreditimit, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

nuk ka një Këshill Studentor efikas dhe as një Qendër Alumni si pikë reference për

tregun e punës.

Rekomandimet kryesore

Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit të universitetit duhet të rishikojnë statutin

dhe aktet që rrjedhin prej tij, për ta përshtatur me dispozitat e reja që rrjedhin nga ligji nr.

80/2015 i arsimit të lartë. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duhet të vihet në lëvizje

për përshpejtimin e këtij procesi.

Duhet të ngrihen zyra të posaçme në universitete me qëllim informimin e studentëve mbi

të drejtat dhe detyrimet e tyre. Këtyre zyrave mund të bashkohet edhe një qendër e re

Alumni për universitetin.

Kur bëhet pjesë e universitetit, çdo student duhet të pajiset me rregulloren fizike dhe

Kodin e Etikës, që ditën e parë të fillimit të procesit mësimor.

Rektori dhe Senati Akademik duhet të hartojnë një rregullore me pjesëmarrjen e

studentëve për zgjedhjen e një Këshilli Studentor i cili duhet të jetë përfaqësues,

demokratik dhe efektiv.

Rekomandime nga studentët

Vlerësimi i tezave të provimeve të jetë një proces më transparent dhe ankesat e

studentëve të merren parasysh nga pedagogët.

Të përfshihet media dhe gazetarët në adresimin e problematikave studentore.

Page 6: 1 | P a g e · 2020. 2. 10. · 4 | P a g e Në total u pyetën 215 studentë, nga këta 125 femra dhe 90 meshkuj, të ndarë sipas programeve të studimit, përkatësisht 33 studentë

6 | P a g e

Analiza e të dhënave Informacioni mbi dokumentat bazë të universitetit

Sipas ligjit për arsimin e lartë, në statut përcaktohen hollësisht: organizimi, strukturat përbërëse

të universitetit, veprimtaritë e autoriteteve dhe organeve drejtuese, zgjedhja apo emërimi i tyre,

nivelet e delegimit të kompetencave nga autoritetet drejtuese dhe administrative, periudhat e

kryerjes së vlerësimit të brendshëm të strukturave ose programeve të studimit, detyrat dhe të

drejtat e personelit akademik, ndihmësakademik, administrativ dhe të studentëve, si dhe çështje

të tjera që rregullojnë veprimtarinë e institucionit. Statuti i universitetit miratohet nga Senati

Akademik i institucionit të

arsimit të lartë dhe Bordi i

Administrimit, si dhe ministri

përkatës i arsimit. Aktualisht nga

vëzhgimi ynë paraprak,

konstatuam se Universiteti

“Aleksandër Xhuvani” operon

me statutin i cili bazohet në ligjin

e vjetër të Arsimit të Lartë,

ndërkohë që ligji i ri, nr. 80/2015

shprehet në nenin 33 se statuti

hartohet dhe ndryshohet në përputhje me dispozitat e këtij ligji, si dhe aktet nënligjore në fuqi. E

njëjta gjë edhe për rregulloren dhe Kodin e Etikës, dokumenta të cilat i referohen statutit të

vjetër, rrjedhimisht edhe ligjit të vjetër të arsimit të lartë. Kjo situatë sjell paqartësi dhe mangësi

në ushtrimin e detyrave të organeve të brendshme të universitetit, por shpesh herë mundet edhe

të prodhojë konflikt për shkak të mbivendosjes së kompetencave.

Pavarësisht këtij ngërçi institucional,

studentët u pyetën nëse i njohin këto

dokumenta, apo nëse kanë dëgjuar për

to apo për përmbajtjen e tyre. Rreth

88% e studentët deklarojnë se kanë

dëgjuar dhe e dinë që rregullorja dhe

Kodi i Etikës ekzistojnë, por vetëm

40% e tyre e njohin përmbajtjen e

këtyre dokumentave. Ky fakt tregon

mungesën e një sistemi informimi të

studentëve mbi këto dokumenta, të

cilat përmbajnë edhe bazën e të

drejtave dhe detyrimeve të tyre.

Page 7: 1 | P a g e · 2020. 2. 10. · 4 | P a g e Në total u pyetën 215 studentë, nga këta 125 femra dhe 90 meshkuj, të ndarë sipas programeve të studimit, përkatësisht 33 studentë

7 | P a g e

Kjo problematikë del në pah edhe nga mënyra se si ata janë informuar për këto dokumenta, ku

vetëm 55 studentë e kanë marrë informacionin nga stafi pedagogjik ndërsa pjesa tjetër me anë të

rrugëve të ndryshme të informacionit. Ajo që gjithashtu bie në sy është ai i mos-interesimit të

vetë studentëve mbi këto dokumenta, ku vetëm dy studentë kanë pohuar se kanë kërkuar vetë të

informohen mbi përmbajtjen e këtyre dokumentave.

Organet drejtuese universitare

Organi më i lartë drejtues akademik është Senati Akademik, ndërsa organi më i lartë drejtues

administrativ është Bordi i Administrimit. Në institucionet publike të arsimit të lartë anëtarët e

Senatit Akademik dhe autoritetet drejtuese akademike zgjidhen nëpërmjet një procesi të

përgjithshëm zgjedhor, i cili zhvillohet çdo katër vite. Anëtarët e Bordit të Administrimit

zgjidhen sipas përcaktimeve të ligjit nr. 80/2015 për arsimin e lartë. Në Senatin Akademik

përfaqësohen edhe studentët në institucionet publike, në masën 10 %.

Duke qenë se ky organ është,

autoriteti më i lartë në aspektin

akademik, studentët u pyetën nëse i

njohin përfaqësuesit e tyre në Senatin

Akademik dhe nëse i kanë

shfrytëzuar ndonjëherë këta

përfaqësues si një urë lidhëse për t’i

dhënë zë shqetësimeve të tyre. Nga

përgjigjet e pyetësorit konstatojmë se

rreth 63% e studentëve nuk i njohin

përfaqësuesit e tyre në Senatin

Akademik dhe vetëm 16 nga 215 studentë kanë arritur të ngrenë shqetësimet e tyre nëpërmjet

përfaqësuesve të tyre në Senatin Akademik apo organet e tjera të universitetit.

Page 8: 1 | P a g e · 2020. 2. 10. · 4 | P a g e Në total u pyetën 215 studentë, nga këta 125 femra dhe 90 meshkuj, të ndarë sipas programeve të studimit, përkatësisht 33 studentë

8 | P a g e

Ky rezultat tregon një shkëputje të marrëdhënieve dhe komunikimit mes studentëve dhe

organeve përfaqësuese që zgjidhen nga vota e tyre dhe e pedagogëve, pasi vetëm një përqindje e

vogël e studentëve e shohin organin më të lartë akademik si rrugëzgjidhje për problemet e tyre.

Sistemi i adresimit të ankesave brenda universitetit

Rregullorja e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit përcakton qartë dhe shprehimisht

në nenin 53 të saj, pikat 1 dhe 3, format dhe procedurat e ankesave ndaj vlerësimit të studentëve.

Gjithashtu kjo rregullore përcakton qartë se cilat janë organet të cilëve studentët duhet t’i

drejtohen për të ankimuar vlerësimin që iu është bërë. Sipas rregullores, ankesa për procedurat e

zhvillimit të provimeve bëhet me shkrim brenda ditës së zhvillimit të provimit, duke iu drejtuar

dekanit të fakultetit. Dekani vlerëson ankesën dhe merr vendimin përkatës. Ky vendim është i

formës së prerë.

Ndërsa ankesat për vlerësimet e provimeve të konsideruara si të pamerituara, bëhen me shkrim

brenda ditës së shpalljes së rezultateve, duke iu drejtuar drejtorit të departamentit. Ai përcakton

nëse ankesa e studentit është e drejtë apo jo, dhe merr vendimin përkatës duke detyruar

komisionin të rivlerësojë edhe njëherë testin dhe të bëjë ballafaqim me studentin. Ky vendim

është i formës së prerë.

Nga rezultatet e përfituara nga pyetësori i realizuar del në pah mungesa totale e informacionit që

kanë studentët për rrugët dhe format e adresimit të ankesave brenda universitetit në lidhje me

procedurat e zhvillimit dhe vlerësimit të provimeve, ku në 215 studentë të pyetur, të gjithë ata që

kanë konstatuar parregullsi, kanë ndjekur rrugën e gabuar për të adresuar ankesën e tyre. Ky fakt

nxjerr sërish në pah mungesën e informacionit të studentëve mbi dokumentat e universitetit dhe

të drejtat dhe detyrimet e tyre. Në tabelën e mëposhtme gjenden format dhe rrugët që kanë

përdorur studentët për të adresuar ankesat e tyre në lidhje me provimet.

Page 9: 1 | P a g e · 2020. 2. 10. · 4 | P a g e Në total u pyetën 215 studentë, nga këta 125 femra dhe 90 meshkuj, të ndarë sipas programeve të studimit, përkatësisht 33 studentë

9 | P a g e

Ne rastet kur ka parregullsi apo gabime gjatë vlerësimit në provime, çfarë hapash keni ndjekur

për ta adresuar ankesën?

A (60 studentë) = Nuk ka patur parregullsi

B (45studentë) = Ankesa pranë pedagogëve

C (18studentë) = Ankesë në sekretari

D (24studentë) = Nuk jam ankuar

E (65 studentë) = Pa përgjigje

F (3studentë) =Ankesa në Senatin Akademik

Pavarësisht rrugës së

ndjekur, nga të gjithë

studentët që kanë

vendosur të ankimojnë

parregullsitë që kanë

hasur në lidhje me

provimet e tyre, vetëm

10 % e tyre kanë arritur

të gjejnë zgjidhje, ndërsa

pjesa tjetër e studentëve,

ose nuk e ka zgjidhur

problemin ose nuk ka

proceduar më tej me

ankesën.