! jetë - helidonxhixha.com fileshekulli e mërkurë 13 prill 2016 r v .d @ . . rugën e artit e ka...

2
Shekulli E Mërkurë 13 Prill 2016 V.D@.. R rugën e artit e ka nisur në moshë fare të re. Për të mund të thuhet se artin e ka në ADN, të trashëguar dhe të ushqyer nga i ati skulptor, prej të cilit ka mësuar rëndësinë e procesit të krijimit. Edhe pse tanimë një emër i rëndësishëm në botën e artit, Helidon Xhixha rrëfen për “Shekulli”-n se ndihet krenar, që ka lindur në një vend me njerëz bujarë, si Shqipëria, prandaj kultura dhe fëmijëria e tij e sho- qërojnë atë në çdo hap. Përveç talentit, formimi i tij në Akademinë e Breras në Milano dhe Kolegjin Kingston në Londër ka bërë që të përsosë teknikat, duke ska- litur emrin e tij në nivelin e artistëve të mëdhenj, si Fernando Botero apo Igor Mi- toraj. Nuk është e rastësishme esa që i është bërë, së fundmi, për të ekspozuar veprat e tij në qytetin e Pietrasantas në Itali, aty ku vetë Mikelanxhelo kërkonte mermerin, që të realizonte punimet ar- tistike, por që njëkohësisht njihet dhe si shtëpia e artistëve të mëdhenj. Ajo që Helidonit i jep më shumë sadisfaksion është fakti se arti që ai bën flet gjuhën e të gjithëve, duke shkuar përtej kufijve fizikë dhe jomaterial. Kësaj radhe do ta gjejmë në një nga ngjarjet më të mëdha artistike, në Bienalen e Dizajnit në Londër me një temë dedikuar Utopisë. Duke qenë se arti për të ka një vlerë edhe sociale, ai ka prekur një nga temat më të ndjeshme të momentit, atë të emigracionit, duke e quajtur “Bliss”. Qëllimi i tij është që të bëjë të kuptojë se emigracioni është një koncept që përqafon metabolizmin fizik të personave, por edhe atë të ndërgjegjes apo eksperiencës. Zoti Xhixha, merrni pjesë në London Design Biennale 2016 (Bienalen e Dizajnit në Londër) me ekspozitën “Bliss”. Përse ky titull? Arti i Xhixhës “thyen HRȎGQĹ| HĹQĹ EBOĹ KĹ Bienalen e Londrës Artisti përfaqëson Shqipërinë në Bienalen e Dizajnit. Instalacioni “Bliss” përfaqëson ata persona që kërkojnë si refugjatë Eldoradon e re, por dhe në mbështetje të atyre personave që jetojnë në Europë Edicioni i parë i Bienales së Dizajnit në Londër i është dedikuar temës së Utopisë. Duke u frymëzuar nga “Qyteti ideal” i Platonit kam dashur të krijoj një instalacion, që të përqafonte konceptin e bujarisë dhe pranimin e asaj që është ndryshe. Bliss në gjuhën italiane do të thotë (beatitudine), kuptimi i vërtetë i lumturisë që lind nga një ekuilibër i brend- shëm. Bliss përfaqëson qoë ata persona që kërkojnë, si refugjatë Eldoradon e re, por edhe në mbështetje të atyre person- ave që jetojnë në Europë dhe e kuptojnë nevojën për të ndarë një të ardhme më të mirë me atë që, pavarësisht fatkeqësisë, kërkon t’ia dalë mbanë për fëmijët e tij. Tema që keni zgjedhur është emi- gracioni në Europë, një fenomen me rrënjë qysh nga Lua e Dytë Botërore. Çfarë ju lidh me këtë çështje, si individ? Situata aktuale në Evropë, a ka ndikuar në realizi- min e kësaj vepre? Në realitet qëllimi im është të bëj të kup- tohet se emigracioni është një koncept që përqafon qoë mobilizimin fizik të personave, por edhe atë të ndërgjegjes dhe eksperiencës. Të gjithë jemi qoë mësues ashtu edhe nxënës. E pëlqej shumë thënien: Të mësuarit nuk ka fund. Një artist shqiptar, tashmë me nën- shtetësi italiane... Por, sipas kënd- vështrimit tuaj, në qoë se Evropa ofron ndihmë për këta emigrantë, ju e shihni si një gjest humanitar apo si presion ndaj qytetarëve evropian? Do të duhej t’ia bënit një politikani këtë pyetje. Unë nuk merrem me politikë, thjesht për mua arti ka edhe një vlerë sociale. Unë nuk i pëlqej polemikat. Për vite e vite jam përqëndruar mbi fuqinë estetike dhe komunikative të veprave të mia, por gjatë viteve të fundit kam pro- vuar të përqendrohem dhe në aspektin social të artit viziv. Për mua një artist e krijon gjithmonë punën, duke u nisur nga jeta e tij. Kur eci apo udhëtoj përpiqem të dëgjoj eksperiencën time dhe ndjesitë e atyre që më rrethojnë. Arti për mua është si një idiomë, nga forma e deri në shpirtin tim. Shpirtrat tanë, në fund, mar- rin informacion nga bota që ne krijojmë. Kam dashur gjithmonë që t’i qëndroj larg psikologjisë dhe politikës, sepse arti duhet të jetë i pastër, duhet të ruajë këtë es- encë. Në ketë kuptim punoj mbi formën, mbi hapësirën për të arrirë pastërtinë. Cili është mesazhi që ju doni të ndani nëpërmjet punës suaj artritike? Dhe çfarë pret Helidoni nga kjo Bienale? Jam shumë krenar që marr pjesë në këtë bienale edhe, sepse më lejon të përfaqësoj Shqipërinë, vendin në të ci- lin kam lindur dhe për të cilin jam krenar. Veprat tuaja janë të gdhendura në materiale të forta; hekur, çelik, inoks etj., kështu që ju vazhdoni të jeni besnik dhe në vini në praktik mo- ton: "Unë nuk ndërtoj materiale, por materialet i përdor për të ndikuar dritën"... Përse kjo zgjedhje? Çeliku nuk është një zgjedhje e detyruar, është thjesht një mjet për të shprehur vlerat e mia dhe praktikën time artis- tike. Kam pasur nderin të studioj në Akademinë e Breras në Milano dhe në Kolegjin Kingston në Londër ku kam mësuar artin e vizatimit, të pikturës dhe të skulpturës dhe ku kam mundur të mësoj artin e mjeshtrave të mëdhenj të së shkuarës. Përgatitja ime akademike më ka lejuar tanimë t’u afrohem materi- aleve të tjerë, si mermeri. Skulpturat tuaja tashmë janë të pranishme në shumë vende të botës, si Amerika, Dubai, Gjermania, Fran- ca, Spanja, Austria, Anglia, Monaco, Zvicër etj. Por në cilin vend ndiheni më të vlerësuar artistikisht? Është koleksionisti ai që e pëlqen artin Kam dashur gjith- monë që t’i qën- droj larg psikolo- gjisë dhe politikës, sepse arti duhet të jetë i pastër { Jetë } BIOGRAFI Helidon Xhixha (1970) ka lindur në qytetin e Durrësit. Ai rrjedh nga një familje artistësh. Fëmijërinë e kaloi me të atin Sali Xhixha në studion e tij, nga i cili trashëgon një pasion të fortë për artet e bukura, mbi të gjitha për skulpturën. Ndërsa filloi që të frekuen- tojë Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, vendosi që të transferohet në Itali. Në vitin 1998, falë një burse stu- dimi gjeti mundësi që të frekuentojë Universitetin Kingston të Londrës. Në vitin 1999 u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano, Brera. Në ambientin artistik njihet për sti- lin e tij, për përvojat e realizimit të menjëhershëm të skulpturës së çeli- kut inoks, me një teknik të re. Të pa- numërta janë ekspozitat e tij në Itali dhe në shtete të tjera si: në Amerikë, Dubai, Gjermani, Francë, Austri, Rusi, Angli, Zvicër etj. Artisti Helidon Xhixha gjatë punës Fotot: H.XH

Upload: dodung

Post on 05-Aug-2019

215 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ! Jetë - helidonxhixha.com fileShekulli E Mërkurë 13 Prill 2016 R V .D @ . . rugën e artit e ka nisur në

ShekulliE Mërkurë 13 Prill 2016

!"#$%&" '$'"(V"#$%(".D$'"(@)*$+,##&.-./."#

Rrugën e artit e ka nisur në moshë fare të re. Për të mund të thuhet se artin e ka në ADN, të trashëguar dhe të ushqyer nga i ati skulptor, prej të cilit

ka mësuar rëndësinë e procesit të krijimit. Edhe pse tanimë një emër i rëndësishëm në botën e artit, Helidon Xhixha rrëfen për “Shekulli”-n se ndihet krenar, që ka lindur në një vend me njerëz bujarë, si Shqipëria, prandaj kultura dhe fëmijëria e tij e sho-qërojnë atë në çdo hap. Përveç talentit, formimi i tij në Akademinë e Breras në Milano dhe Kolegjin Kingston në Londër ka bërë që të përsosë teknikat, duke ska-litur emrin e tij në nivelin e artistëve të mëdhenj, si Fernando Botero apo Igor Mi-toraj. Nuk është e rastësishme !esa që i është bërë, së fundmi, për të ekspozuar veprat e tij në qytetin e Pietrasantas në Itali, aty ku vetë Mikelanxhelo kërkonte mermerin, që të realizonte punimet ar-tistike, por që njëkohësisht njihet dhe si shtëpia e artistëve të mëdhenj. Ajo që Helidonit i jep më shumë sadisfaksion është fakti se arti që ai bën flet gjuhën e të gjithëve, duke shkuar përtej kufijve fizikë dhe jomaterial. Kësaj radhe do ta gjejmë në një nga ngjarjet më të mëdha artistike, në Bienalen e Dizajnit në Londër me një temë dedikuar Utopisë. Duke qenë se arti për të ka një vlerë edhe sociale, ai ka prekur një nga temat më të ndjeshme të momentit, atë të emigracionit, duke e quajtur “Bliss”. Qëllimi i tij është që të bëjë të kuptojë se emigracioni është një koncept që përqafon metabolizmin fizik të personave, por edhe atë të ndërgjegjes apo eksperiencës. Zoti Xhixha, merrni pjesë në London Design Biennale 2016 (Bienalen e Dizajnit në Londër) me ekspozitën “Bliss”. Përse ky titull?

Arti i Xhixhës “thyen HRȎGQĹ|�HĹQĹ�EBOĹ�KĹ�Bienalen e Londrës

Artisti përfaqëson Shqipërinë në Bienalen e Dizajnit. Instalacioni “Bliss” përfaqëson ata persona që kërkojnë si refugjatë Eldoradon e re,

por dhe në mbështetje të atyre personave që jetojnë në Europë

Edicioni i parë i Bienales së Dizajnit në Londër i është dedikuar temës së Utopisë. Duke u frymëzuar nga “Qyteti ideal” i Platonit kam dashur të krijoj një instalacion, që të përqafonte konceptin e bujarisë dhe pranimin e asaj që është ndryshe. Bliss në gjuhën italiane do të thotë (beatitudine), kuptimi i vërtetë i lumturisë që lind nga një ekuilibër i brend-shëm. Bliss përfaqëson qo!ë ata persona që kërkojnë, si refugjatë Eldoradon e re, por edhe në mbështetje të atyre person-ave që jetojnë në Europë dhe e kuptojnë nevojën për të ndarë një të ardhme më të mirë me atë që, pavarësisht fatkeqësisë, kërkon t’ia dalë mbanë për fëmijët e tij.Tema që keni zgjedhur është emi-gracioni në Europë, një fenomen me rrënjë qysh nga Lu0a e Dytë Botërore. Çfarë ju lidh me këtë çështje, si individ? Situata aktuale në Evropë, a ka ndikuar në realizi-min e kësaj vepre?Në realitet qëllimi im është të bëj të kup-tohet se emigracioni është një koncept që përqafon qo!ë mobilizimin fizik të personave, por edhe atë të ndërgjegjes dhe eksperiencës. Të gjithë jemi qo!ë mësues ashtu edhe nxënës. E pëlqej

shumë thënien: Të mësuarit nuk ka fund.Një artist shqiptar, tashmë me nën-shtetësi italiane... Por, sipas kënd-vështrimit tuaj, në qo0ë se Evropa ofron ndihmë për këta emigrantë, ju e shihni si një gjest humanitar apo si presion ndaj qytetarëve evropian?Do të duhej t’ia bënit një politikani këtë pyetje. Unë nuk merrem me politikë, thjesht për mua arti ka edhe një vlerë sociale. Unë nuk i pëlqej polemikat. Për vite e vite jam përqëndruar mbi fuqinë estetike dhe komunikative të veprave të mia, por gjatë viteve të fundit kam pro-vuar të përqendrohem dhe në aspektin social të artit viziv. Për mua një artist e krijon gjithmonë punën, duke u nisur nga jeta e tij. Kur eci apo udhëtoj përpiqem të dëgjoj eksperiencën time dhe ndjesitë e atyre që më rrethojnë. Arti për mua është si një idiomë, nga forma e deri në shpirtin tim. Shpirtrat tanë, në fund, mar-rin informacion nga bota që ne krijojmë. Kam dashur gjithmonë që t’i qëndroj larg psikologjisë dhe politikës, sepse arti duhet të jetë i pastër, duhet të ruajë këtë es-encë. Në ketë kuptim punoj mbi formën, mbi hapësirën për të arrirë pastërtinë.Cili është mesazhi që ju doni të ndani nëpërmjet punës suaj artritike? Dhe çfarë pret Helidoni nga kjo Bienale?Jam shumë krenar që marr pjesë në këtë bienale edhe, sepse më lejon të përfaqësoj Shqipërinë, vendin në të ci-lin kam lindur dhe për të cilin jam krenar.Veprat tuaja janë të gdhendura në materiale të forta; hekur, çelik, inoks etj., kështu që ju vazhdoni të jeni besnik dhe në vini në praktik mo-ton: "Unë nuk ndërtoj materiale, por materialet i përdor për të ndikuar dritën"... Përse kjo zgjedhje?Çeliku nuk është një zgjedhje e detyruar, është thjesht një mjet për të shprehur vlerat e mia dhe praktikën time artis-tike. Kam pasur nderin të studioj në Akademinë e Breras në Milano dhe në Kolegjin Kingston në Londër ku kam mësuar artin e vizatimit, të pikturës dhe të skulpturës dhe ku kam mundur të mësoj artin e mjeshtrave të mëdhenj të së shkuarës. Përgatitja ime akademike më ka lejuar tanimë t’u afrohem materi-aleve të tjerë, si mermeri.Skulpturat tuaja tashmë janë të pranishme në shumë vende të botës, si Amerika, Dubai, Gjermania, Fran-ca, Spanja, Austria, Anglia, Monaco, Zvicër etj. Por në cilin vend ndiheni më të vlerësuar artistikisht?Është koleksionisti ai që e pëlqen artin

Kam dashur gjith-monë që t’i qën-droj larg psikolo-gjisë dhe politikës, sepse arti duhet të jetë i pastër

!"

{Jetë}!

BIOGRAFIHelidon Xhixha (1970) ka lindur në qytetin e Durrësit. Ai rrjedh nga një familje artistësh. Fëmijërinë e kaloi me të atin Sali Xhixha në studion e tij, nga i cili trashëgon një pasion të fortë për artet e bukura, mbi të gjitha për skulpturën. Ndërsa filloi që të frekuen-tojë Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, vendosi që të transferohet në Itali. Në vitin 1998, falë një burse stu-dimi gjeti mundësi që të frekuentojë

Universitetin Kingston të Londrës. Në vitin 1999 u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano, Brera. Në ambientin artistik njihet për sti-lin e tij, për përvojat e realizimit të menjëhershëm të skulpturës së çeli-kut inoks, me një teknik të re. Të pa-numërta janë ekspozitat e tij në Itali dhe në shtete të tjera si: në Amerikë, Dubai, Gjermani, Francë, Austri, Rusi, Angli, Zvicër etj.

Artisti Helidon Xhixha gjatë punës Fotot: H.XH

Page 2: ! Jetë - helidonxhixha.com fileShekulli E Mërkurë 13 Prill 2016 R V .D @ . . rugën e artit e ka nisur në

ShekulliE Mërkurë 13 Prill 2016

Ekspozita “Arti dhe dizajni i filmit sh-qiptar, vepra të përzgjedhura nga vitet e Kinostudios" do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve më 14 prill ora 19.00. Në të do të prezanto-hen mbi 100 afishe origjinale të for-matit të plotë dhe standardit indus-

trial të filmit artistik, dokumentar dhe vizatimor shqiptar, skica dhe bocete kostumografie, si dhe programe pre-mierash filmi nga ish-Kinostudio “Sh-qipëria e Re” (1952–1992). Ekspozita është kuruar nga kineasti shqiptaro-amerikan Thomas Logoreci.

Ekspozita “Njëqind vjet misione arke-ologjike italo-shqiptare” është çelur mbrëmjen e djeshme në Muzeun His-torik Kombëtar. Aktiviteti ka si qëllim të paraqesë në publik rezultatet krye-sore të një bashkëpunimi midis Italisë dhe Shqipërisë, në fushën e kërkimeve arkeologjike, me një të kaluar tashmë

gati shekullore. Nga kontaktet e pa-ra të studiuesve italianë në fillimet e shekullit të njëzetë deri në hulumtimet e fundit, realizuar në bashkëpunim mes dy vendeve pikërisht në vitin e parë të mijëvjeçarit të tretë. Ekspoz-ita përbëhet nga panele ekspozues dhe është e ndarë në seksione.

Ekspozita për krimet e lu!ës në Ko-sovë “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-‘99” prezantohet sot, ora 18.00 në Muzeun Historik Kom-bëtar. Autorja e ekspozitës është Fit-nete Ramosaj, e cila shoqërohet edhe nga prof. dr. Ismet Salihu, drejtor i In-stitutit për Hulumtimin e Krimeve të Lu!ës. Qëllimi i ekspozitës është të që lu!ohet harresa dhe që proceset të mos ndërtohen mbi të dhëna jo të sakta. Ramosaj ka punuar gati dy vjet vetëm për këtë ekspozitë, e cila fillimisht është ekspozuar në Kosovë, edhe tashmë pas përpunimit të mate-

rialit, në më tepër se 16 vjet ajo është marrë me grumbullimin e materialeve për krime të lu!ës, por njëkohësisht ka shfrytëzuar edhe materiale nga arkivat e ndryshme.

Arti dhe dizajni i filmit shqiptar

Qytete të lashta dhe peizazhe

Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-‘99

{!"#$! !" !

SHKURTtim dhe që më jep forcë dhe jo kombë-sia e tij. Madje ajo që më jep më shumë sodisfaksion është që arti im flet gjuhën e të gjithëve dhe që shkon përtej kufijve fizikë i paprekshëm.Helidon ju vini nga një familje ar-tistësh. Sa jeni ndikuar nga ky fakt?Edukimi familjar që kam marrë sigurisht që ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën time artistike. Kam marrë rrugën e artit që në moshë fare të re. Ba-bai im, skulptor, më ka ndihmuar të kup-toj me të vërtetë rëndësinë e të qenurit artist dhe krijues.Ju ndodh që të kini nostalgji për Dur-rësin, e vizitoni atë?Fëmijëria dhe kultura ime më shoqëro-jnë kudo që shkoj apo në çfarëdolloj gjëje që bëj. Nuk mund të kërkoja më mirë se sa të rritesha në një vend me një zemër kaq krenare.Tashmë ju jeni "i ndarë" mes Italisë, Dubait dhe Shqipërisë, por si ka ndi-kuar në punën tuaj fakti i të qenit me origjinë shqiptare. Dua të kujtoj paragjykimet gjatë prezantimit të kalit të Ferrarit... Ka pasur pengesa të tjera, të cilat ju kanë bërë që ndi-heni keq gjatë karrierës tuaj dhe sa e vështirë ka qenë për juve që të ar-rini këtu ku jeni sot?Paragjykimet nuk më prekin, përkundrazi më bëjnë edhe më të vendosur. Sidoqo!ë kali i Ferrarit është ende atje ku duhet të jetë. Kam mbërritur deri këtu, që sido-qo!ë e quaj vetëm gjysmën e rrugëtimit tim, sepse besoj dhe dua me një pasion të madh në punën time. Dëshira ime e brendshme për të krijuar vepra bashkëko-hore më ka mbajtur në radhë të parë në praktikën time, veçanërisht në përdorimin e metalit të paoksidueshëm (çelikut të pandryshkur). Kam qenë gjithmonë i in-formuar për teknikat dhe prurjet e fun-dit në sektorin e punimeve të metaleve dhe mendoj që ka qenë kjo vendosmëri, e cila më ka ndihmuar të arrij rezultate bindëse. Pengesa ka gjithmonë në jetë dhe në çdo rrugëtim, por i kam kaluar gjithmonë, kam pasur dhe fatin të kem në krahun tim një person të mrekullueshëm, gruan time Marën, e cila më ka motivuar dhe mbështetur për të menaxhuar më së miri shumë sfida.Veprat që i keni dhuruar Presidencës në Tiranë janë dëshmi e punës që ju keni bërë në çdo vend të botës, por dhe një mundësi për audiencën tonë, që të familjarizohen me punën tuaj. A keni menduar që të organizoni një ekspozitë në Shqipëri?Me shumë kënaqësi. Pres !esën!Dhe së fundmi, pas Bienales në Londër, cili është projekti juaj i radhës?Në të vërtetë ka diçka shumë të rëndë-sishme që do të ndodhë përpara Bienales në Londër. Jam !uar në qytetin e Piet-rasantas në Itali për të ekspozuar veprat e mia në cepat karakteristikë të qytetit. Jam shumë i kënaqur për këtë mundësi jo vetëm sepse Pietrasanta është qyteti ku Mikelanx-helo bëri rrugën e tij për të kërkuar mermer-in, dhe vazhdon të jetë shtëpia e artistëve të nivelit, si Fernando Botero dhe Igor Mi-toraj, por edhe pse më ka dhënë kurajën të eksperimentoj me mermerin. Do të jetë pikërisht në qytetin e Pietrasantas, që do të ekspozoj për herë të parë veprat e mia të përbëra nga ky material fisnik.

Vizatim i intalacionit "Bliss"

Intalacioni "Bliss" i cili do të ekspozohet në Bienalen e Londrës

Shoqëria Përmbarimore “Baili! Services Albania” sh.p.k, me adresë Bulevardi “Gjergj Fishta” Pallati E-88, Hyrja nr. 1, Kati 6, Ap 13, Tirane, ne zbatim te dispozitave të Kodit të Procedures Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand të pasurive të paluajtshme si më poshtë:

- Në datë 25.04.2016 ora 16:30. Truall me sip. 3,078.63 m2 me adresë Tiranë, në pronësi të Mentor Jamaku, me çmimin "llestare 1,046,734 Euro.- Në datë 25.04.2016 ora 16:30. Truall me sip. 212,68 m2, me adresë Tiranë, në pronësi të Mentor Jamaku, me çmimin "llestar 72,311 Euro.- Në datë 25.04.2016 ora 16:30. Truall me sip. 1,716.26 m2, me adresë Tiranë, në pronësi të Mentor Jamaku, me çmimin "llestar 583,528 Euro.- Në datë 25.04.2016 ora 16:30. Truall me sip. 156,36 m2, me adresë Tiranë, në pronësi të Mentor Jamaku, me çmimin "llestar 53,162 Euro.- Në datë 25.04.2016 ora 16:30. Truall me sip. 1,101.20 m2, me adresë Tiranë, në pronësi të Mentor Jamaku, me çmimin "llestar 374,408 Euro.- Në datë 25.04.2016 ora 16:30. Truall me sip. 232,71 m2, me adresë Tiranë, në pronësi të Mentor Jamaku, me çmimin "llestar 79,121 Euro.- Në datë 25.04.2016 ora 16:30. Truall me sip. 1420 m2, me adresë Tiranë, në pronësi të Mentor Jamaku, me çmimin "llestar 482,800 Euro.

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel.044 500 278 ose adresën e-mail: [email protected]