gazetË e pËrditshme e mËrkurË, 5 qershor …...2 e mërkurë, 5 qershor 2019 kërkohet ndryshim...

16
PËR INTEGRIMIN DHE KRIZËN Kthimi i planit për prishjen e Teatrit Faqe 9 Kërkohet ndryshim politik Faqe 2-3 GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR 2019 Nr. 4447, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Fitër Bajrami Besimtarët myslimanë festojnë. Kryemadhi: Koha më e volitshme për ti thirrur arsyes Vendimet për rrugët Qeveria nxiton të miratojë koncesionet para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit Regjistri i Ndërmarrjeve Investitorët e mëdhenj braktisin masivisht Shqipërinë, rënie me 141 subjekte Mashtrimi Sajoi atentatin e rremë kundra vetes, arrestohet Romario Aliaj dhe shoku i tij Zëdhënësja e PD Zhupa: Shkëlqim Fusha në Këshillin Bashkiak, vendimmarrës i aferave korruptive të Veliajt Sociale Faqe 13 Ekonomi Faqe 10 Ekonomi Faqe 6 Sociale Faqe 13 Sociale Faqe 12 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN “NEUE ZURCHER ZEITUNG” “Shqipëria e kapur nga mafia e drogës. Rasti “Tahiri” dhe goditja vetëm e korrierëve të vegjël” Faqe 14 << 4 Basha: Mesazhi qe vjen nga Berlini, në këtë situatë nuk ka shanse që të hapen negociatat për Shqipërinë Aleanca e artistëve: S’do e lejojmë grabitjen e truallit publik për t’ua falur klientëve të Ramës dhe Veliajt Shkrimi i “EuroActiv”: Mafia shqiptare e lirë të udhëtojë në gjithë Europën, Holanda ka vendosur të mos votojë çeljen e negociatave me Shqipërinë Ku shkon Shqipëria nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?! Nga Artan Fuga Bashkitë që fiton opozita nëse merr pjesë në zgjedhje, Rama nuk i do në garën elektorale Nga Ylli Manjani “Flasim në Facebook”

Upload: others

Post on 09-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

PËR INTEGRIMIN DHE KRIZËN

Kthimi i planit për prishjen e Teatrit Faqe 9 Kërkohet ndryshim politik Faqe 2-3

GAZETË E PËRDITSHMEE MËRKURË, 5 QERSHOR 2019

Nr. 4447, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Fitër BajramiBesimtarët myslimanë festojnë. Kryemadhi: Koha më e volitshme për ti thirrur arsyes

Vendimet për rrugëtQeveria nxiton të miratojë koncesionet para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit

Regjistri i NdërmarrjeveInvestitorët e mëdhenj braktisin masivisht Shqipërinë, rënie me 141 subjekte

Mashtrimi Sajoi atentatin e rremë kundra vetes, arrestohet Romario Aliaj dhe shoku i tij

Zëdhënësja e PD Zhupa: Shkëlqim Fusha në Këshillin Bashkiak, vendimmarrës i aferave korruptive të Veliajt

Sociale Faqe 13

Ekonomi Faqe 10

Ekonomi Faqe 6

Sociale Faqe 13

Sociale Faqe 12

SHKRUAJNË MEDIAT PRESTIGJOZE NË EVROPË“Die Presse”: BE nuk do të

hapë negociatat me Shqipërinë. “Reuters”: A do arrijë protesta e

opozitës të rrëzojë kryeministrin?!

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

“NEUE ZURCHER ZEITUNG”“Shqipëria e kapur nga mafia e drogës. Rasti “Tahiri” dhe goditja vetëm e korrierëve të vegjël”Faqe 14

<<4

Basha: Mesazhi qe vjen nga Berlini, në këtë situatë nuk ka shanse që të hapen negociatat për Shqipërinë

Aleanca e artistëve: S’do e lejojmë grabitjen e truallit publik për t’ua

falur klientëve të Ramës dhe Veliajt

Shkrimi i “EuroActiv”: Mafia shqiptare e lirë të udhëtojë në gjithë Europën, Holanda ka vendosur të mos votojë çeljen e negociatave me Shqipërinë

Ku shkon Shqipëria nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?!

Nga Artan Fuga

Bashkitë që fiton opozita nëse merr pjesë në zgjedhje, Rama nuk i do në garën elektorale

Nga Ylli Manjani“Fla

sim

Face

bo

ok

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

2 E mërkurë, 5 qershor 2019

Kërkohet ndryshim politik

Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që të hapen negociatat për ShqipërinëKryetari i PD-së Lulzim Ba-

sha, i cili ndodhet në Ber-lin duke marrë pjesë në Kon-gresin Ekonomik të Unionit

Kristiandemokrat/Kristiansocial thek-son se opozita u përmbahet kërkesave të saj dhe se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes marrjes së përgjegjësive poli-tike, largimit të kryeministri Rama dhe krijimit të qeverisë tranzitore për të shkruar drejt zgjedhjeve të reja. Në një intervistë për DW, Basha thotë se nuk do të ketë hapje negociatash pa u te-jkaluar më parë kriza politike.

Intervista e plotë për DW

Zoti Basha, ju jeni këtu në një delegacion dy ditor me një sërë takimesh me persona të rëndësishëm. Dje patët një takim me këshilltarin e kancelares Merkel për çeshtjet e sigurisë. Cili ishte mesazhi që ju dha ai për zgjidhjen e krizës aktuale në Shqipëri?

Dua t’ju them, në rradhë të parë, që takimi këtu është një dialog i nivelit të lartë, që mbahet me përfaqësuesit më të lartë politikë të Gjermanisë, qeverisë gjermane, të industrisë gjermane dhe të biznesit gjerman mbi çeshtjen e integ-rimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ball-kanit Perëndimor në Europë dhe çesht-jet e bashkëpunimit ekonomik. Pra, bëhet fjalë për një dialog të nivelit të lartë që shikon, jo vetëm tek e sotm-ja, por tek e nesërmja e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane, në veçanti e mar-rëdhënieve politike dhe ekonomike, si dhe të integrimit europian të vendit.

Cili qe mesazhi që morët tek Kancelaria, tek zyra e Kancelares Merkel?

E gjithë kjo konferencë po zhvillohet sipas asaj që njihet si rregulli “Chatham House rule”. Pra, unë kam zhvilluar biseda jashtëzakonisht të rëndësishme, nuk jam i lirë të atribuoj përmbajtjen e këtyre bisedave. Por konkluzioni që mund të ndaj me ju dhe, përmes jush, me gjithë ndjekësit e Deutsche Welle në Shqipëri dhe anembanë hapësirës shqiptare, është ky: Gjermania është thellësisht e shqetësuar për gjendjen ku ndodhet vendi aktualisht. Në momen-

tin aktual, në Gjermani, sikundër dhe në shumicën e vendeve vendimmar-rëse të Bashkimit Europian, predomi-non mendimi që nuk do të ketë një ven-dim pozitiv për hapjen e negociatave pa u tejkaluar kriza politike, e cila është e vetmja rrugë për të plotësuar detyrat e paplotësuara, siç është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër kor-rupsionit, dënimi i politikanëve të ka-pur dhe të përgjuar në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur vo-tat dhe për të fallsifikuar rezultatin el-ektoral të vitit 2017-të. Nga ana tjetër, është shqetësimi që, nëqoftëse nuk ka ndryshim, Shqipëria rrezikon të hum-basë një mundësi të madhe, e cila, pastaj, do ta veçonte dhe nga Maqedo-nia e Veriut. Ajo do të shkonte përpara në këtë proces, ndërkohë që Shqipëria do të mbetej në vendnumëro apo akoma më keq, do të izolohej.

Shqetësim kanë gjermanët edhe për shkak të largimit tuaj nga institucionet. Si do t’i zgjidhni ju këto probleme, me përmbysjen e qeverisë?

Është një problem i diskutuar që në viziten time në prill. Padyshim që, hapi i marrë nga opozita, është një hap i fortë, i paprecedent, por, nga ana tjetër,

ka shërbyer për të ilustruar krizën e paprecedentë ku ndodhet vendi – pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me një prokuror të përkohshëm të emëruar në mënyrë antikushtetuese, pa asnjë hetim domethënës në çêsht-jet e mëdha, në luftën ndaj korrupsion-it dhe në luftën ndaj krimit të organi-zuar. Pra stanjacioni total, kriza e thellë politike dhe kushtetuese janë arsyeja që kanë çuar në veprimet e opozitës. Ajo që po diskutojmë sot është rruga e dal-jes nga kjo krizë. Në këtë kuadër, qen-

drimi ynë është i qartë. Kjo krizë mund të zgjidhet vetëm duke aplikuar standar-det dhe precedentët evropianë. Në cilin vend të Evropës nuk do të kishte dhënë dorëheqjen një kryeministër, i cili është kapur bashkë me kupolën e tij duke asg-jësuar procesin zgjedhor, që është kapur në afera të tmerrshme korruptive, ndër-kohë që drejtësia duket se është e paral-izuar dhe nuk është në gjendje t’u japë përgjigje këtyre skandaleve?!

Por ka shumë përfaqësues të CDU/CSU-së, edhe deputetë këtu, që e shohin pak më ndryshe nga ju këtë çështje dhe thonë se nuk është vertetuar akoma që zoti Rama është kapur në këto, qoftë edhe në përgjime e në dosjet në fjalë, që duhen ndjekur nga hetuesia, pastaj të flasim për një faj apo përgjegjës..

Shiko, Gjermania është një vend i madh dhe këtu ka lindur një koncept politik “verstehers”, ka Putin-verste-hers, ka edhe Rama-verstehers, por qen-drimi zyrtar dhe, me siguri, këtë ju ua shpjegoni teleshikuesve tuaj se çdo të thotë verstehers. Do të thotë dikush që mundohet të justifikojë veprime apo sjellje të pajustifikueshme për normat dhe standardet evropiane. Putin-verste-hers janë ata politikanë në Gjermani, të cilët mundohen të justifikojnë sjelljen e Putinit, Rama-verstehers janë ata politi-kanë në Gjermani që mundohen të justi-fikojnë sjelljen e Edi Ramës. Qendrimi zyrtar është i qartë dhe i prerë. Natyr-isht ne e kemi dëgjuar thirrjen e tyre për dialog. Kam patur mundësinë të shpreh angazhimin total në emër të opozitës dhe, natyrisht, të Partisë Demokratike për zgjidhjen e kësaj krize. Kërkesa e vetme, e cila ka gjetur mirëkuptim të plotë është përmbajtja e standardeve ev-ropiane. Standardet evropiane, në këtë rast, e parashtrojnë fare qartë rrugën e zgjidhjes së kësaj krize.

Pra ju jeni të gatshëm të hyni në dialog me Ramën?

Këtë doja t’u thoja. Pra, standardet evropiane dhe precedentët evropianë e parashtrojnë fare qartë rrugën e zg-jidhjes së kësaj krize. Ajo kalon përmes largimit të Edi Ramës, një qeverie tran-zitore dhe garantimit të standardeve zg-jedhore si hap i parë, ndërkohë që Par-tia Demokratike dhe opozita ka një

platformë që është pjesë e një dialogu kombëtar për një reformë të thellë kus-htetuese, që do të garantojë balancimin dhe ndarjen e pushteteve dhe që kurrë më Shqipëria të mos përfundojë në këtë situatë, ku një grup njerëzish, një grup politikanësh, një grup kriminelësh, një grup oligarkësh kanë marrë peng gjithë vendin. Shiko çfarë ka ndodhur, janë kapur me skandalin e Unazës së Re, të cilin e ka pasqyruar Deutsche Welle, siç e ka pasqyruar edhe Zëri i Amerikës. 40 milionë euro për 2 kilometër, 30 mil-ionë euro një kompani fantazëm. Asn-jë nuk shkon para drejtësisë. Pse? Sepse drejtësia është kapur.

Dhe çfarë ndodh? Kalojmë nga ky skandal në një skandal tjetër, 300 mil-ionë euro tek rruga Milot- Balldren. Po të marrim Milot-Balldren dhe Rrugën e Arbrit do të shikojmë se dy kom-panive, që i takojnë nje nipi dhe një daje, po i jepet 5% e PBB-së, mbi 500 milionë euro. Pra mesazhi është i qa-rtë. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Ky është rekordi me i lartë, më i zi i korrupsionit dhe kapjes së shtet-it nga krimi i organizuar. Ky është me-sazhi qe vjen nga Berlini, meqë më py-etët për mesazhin e Berlinit. Në këtë situatë nuk ka shanse që të hapen nego-ciatat për Shqipërinë. Kërkohet ndry-shim politik. Partia Demokratike dhe opozita janë gati të luajnë rolin e tyre për këtë ndryshim politik, nga i cili të përfitojnë të gjithë shqiptarët. Të hapet

Politikë

40 milionë euro për 2 kilometër, 30 milionë euro një kompani fan-tazëm. Asnjë nuk shkon para drejtësisë. Pse? Sepse drejtësia është kapur

Basha për DW

Basha në Berlin

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

3 E mërkurë, 5 qershor 2019

nr e

faqeverruga europiane e Shqipërisë, që është bllokuar dhe shkaktarët e bllokimit janë një dhe vetëm një – është pushteti i ar-dhur në bashkëpunim me krimin e or-ganizuar dhe që po mbahet me ndihmën e krimit të organizuar dhe nje grush-ti oligarkësh në kosto të zhvillimit të Shqipërisë, të punësimit të shqiptarëve, të varfërimit te shqiptarëve, të bllokimit të integrimit europian të Shqipërisë.

Ju mund t’i bëni të gjitha këto biseda edhe me Ramën. Ai ju ka bërë 7 letra deri tani.

Kjo nuk është çështje personale mid-is meje dhe zotit Rama. Këtu bëhet fjalë për një qasje serioze dhe një përkush-tim të dimensionit europian. Prandaj, ndodhem sot unë këtu dhe jo zoti Rama. Prandaj ndodhem unë sot këtu si inter-lokutori i autoriteteve gjermane dhe i kapitalit te industrisë gjermane, sepse zoti Rama ka humbur shansin të tregojë seriozitet me përkushtimin ndaj stand-ardit europian. Si mund të pritet nje zg-jidhje përmes letrave, ndërkohë që nuk trajton problemet kryesore të krizës?

Problemi kryesor i krizës është një Parlament i dalë nga vota e vjedhur me krimin e organizuar. Problemi krye-sor i krizës është rënia e të gjithë in-stitucioneve të drejtësisë, kapja e te gjithë pushteteve në një dorë. Problemi kryesor i krizës është mungesa totale, siç vihet re edhe këtu, e investimeve perendimore apo i investimeve gjer-mane. Është rënia e ekonomisë ne duart

e krimit të organizuar. Sot në Shqipëri aktiviteti kryesor ekonomik, është pas-trimi i parave te pista. Shkaktari i këtyre problemeve nuk mund të jetë zgjidh-ja e këtyre problemeve. Ndaj, parash-trimi i opozitës, zgjidhja politike që ne kemi parashtruar është rruga e vetme për të shmangur konfliktin civil, për të shmangur çmendurinë e shkuarjes dre-jt zgjedhjeve fallco, moniste, prapë të diktuar nga krimi, prapë me kandidatë

kriminelë dhe mbylljes përfundimtare të derës së Europës. Ndaj, mund t’ju them nga Berlini, se jam me shumë shpresë nga këto takime, tashmë në gjysmën e aktivitetit tim, – do të vazhdoj edhe gjatë pjesës tjetër të ditës, në takime të nivelit të lartë, – se me ndihmën e part-nerëve gjermanë, me ndihmën e part-nerëve europianë, ne do të mund ta te-jkalojmë këtë krizë, do ta hapim rrugën e Europës. Por kjo kalon përmes marr-jes së përgjegjësive politike nga shkak-tarët e kësaj krizës, përmes largimit të Edi Ramës, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Këto janë çështje morale, që duhet ta zgjidhë secili me moralin e tij. Një dorëheqje është çështje morali…

Në rastin konkret është çështje stabi-liteti politik. Është çështje e së ardhmes europiane të vendit dhe nuk është vetem çështje morale.

Megjithatë edhe ju jeni përgjegjës për stabilitetin politik të vendit, sepse ju po bëni thirrje për kryengritje. Edhe ish kryeministri Sali Berisha bën thirrje për kryengrije

Të mos dalim nga tema. Secili ka mënyrat e veta për t’i folur publikut dhe unë nuk jam këtu për të komentu-ar deklaratat e askujt. Unë flas ne emrin tim, në emër të PD, në emër të opozites së bashkuar, sepse jam kryetari i PD dhe opozitës së bashkuar. Me përgjeg-jësinë totale po ju them zgjidhja poli-tike që opozita ka parashtruar, zgjidh-

ja politike që kalon përmes standardeve europiane, është rruga e vetme, rruga e sigurtë për të shmangur konfliktin total civil, për të cilin nuk është e interesu-ar as opozita, as Partia Demokratike, as shqiptarët. Kushdo që është i interesuar në krahun tjetër, kushdo që bën llogaritë se duke nxitur konfliktin civil, mund t’u shpëtojë përgjegjësive politike dhe lig-jore për aferat korruptive dhe kriminale, e ka shumë gabim.

Zoti Basha, Ministri i Brendshëm ju ka akuzuar juve që jeni përgjegjës për vrasjet e Janarit 2011…

Nuk merrem me fosile komuniste, të promovuara për shkak të serviliz-mit dhe për shkak të shkeljes flagrante të ligjit e të Kushtetutës. Të gjithë këta njerëz do të përgjigjen para drejtësisë, sepse kanë rikthyer të burgosurit politik në Shqipëri, duke nisur me Ministrin e Brendshëm, duke vazhduar me Kryem-inistrin. Çështja nuk qëndron këtu. Asn-jë diversion, asnjë sulm i tyre nuk mund të heqë vëmendjen nga nevoja akute për të zgjidhur krizën politike në vend dhe për të shmangur konfliktin civil. Zg-jedhje moniste, zgjedhje me krimin, pushtet të marrë me dhunë dhe të mba-jtur me dhunë, nuk do të ketë më. Ndaj, edhe njëherë dua t’ju them se, këtu nga Berlini, bashkë me preokupimin e jashtëzakonshëm për krizën politike në vend, sjell edhe një mesazh shprese për të gjithë shqiptarët që, me zhbllokimin e rrugës që e ka bllokuar sot Edi Rama dhe të krizës politike që ka imponuar ai, Shqipëria ka me të vërtetë mundësi të jashtëzakonshme. Këtu kemi partnerë dhe miq të rëndësishëm politikë dhe ekonomikë, që mund të ndihmojnë në nxjerrjen e vendit nga kriza politike dhe nga kriza ekonomike, duke sjellë inves-time gjermane në Shqipëri, duke hapur vende pune dhe duke bërë transferim-in e përvojës së tyre të suksesshme, te-knologjisë dhe, në veçanti, për rininë, përvojës së tyre, atë që quhet arsimimin dual, për të cilin kemi folur.

Ka shumë zgjidhje, por që të mos e kthejmë në miting të PD…

Jo, më vjen keq. Këto janë përshtyp-jet e mia pozitive nga takimet me bosët e industrisë gjermane, te cilët janë të gatshëm dhe shpresëplotë…

Dakord, por për këtë ju duhet pushteti dhe ju nuk merrni pjesë akoma as në zgjedhje.

Nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Ka një proces fals kriminal, ku, njerezit që du-het të ishin në burg për trafik droge, për trafik vajzash dhe grash apo për trafik votash, nga Pjerin Ndreu tek Valbona Sako, në vend që të shkojnë para drejtë-

sisë, pormovohen. Kjo është faza e fun-dit e kalbëzimit të një regjimi krimi-nal, që ka marrë peng Shqipërinë. Ndaj, zgjidhja është dhënia fund e këtij reg-jimi dhe kthimi i së drejtës për të zg-jedhur qeverinë me votë tek qytetarët shqiptarë. Kjo betejë bëhet për qytetarët shqiptarë, kjo betejë bëhet për vlerat eu-ropiane dhe mënyrat europiane të daljes nga kjo krizë.

Megjithatë pajtoheni dhe ju dhe nuk jam unë e vetmja që mendoj se, tek e fundit, edhe ju, duke qenë pjesëmarrës i një qeverie të mëparshme, keni edhe ju përgjegjësinë tuaj për gjendjen e vendit apo jo? Ndoshta është një zgjidhje që, përveç zotit Rama, ndoshta dhe ju, me të tjerë persona që, nuk po them janë konsumuar, por e kanë dëshmuar aftësinë e tyre qeverisëse, të largohen për t’i lënë vend brezit të ri?

Unë jam brezi i ri. Do apo nuk do zoti Rama apo lakejtë e tij, unë jam brezi i ri. Unë kam ardhur si pjesë e brezit të ri dhe përfaqësoj vlerat europiane të besim-it tek demokracia, tek zgjedhjet e lira e të ndershme. Jam njeri që kurrë nuk kam bërë kompromis me krimin, edhe kur kjo i ka sjellë faturë politike partisë sime. Në këtë kuptim, jam i bindur se përfaqësoj atë qe i duhet Shqipërisë: një politikë të ndarë nga krimi dhe vullnet politik për të mos kompromentuar interesin e shqiptarëve për shkak të karriges. Pra, qartësisht, nuk jemi njësoj dhe të bara-bartë. Kemi një qeveri që qeveris prej 6 vjet e gjysëm, kemi një opozitë dhe një kryetar opozite që ka luftuar kundër krimit të organizuar, kundër kanabizimit, kundër aferave të tmerrshme korruptive, kur askush nuk e hapte gojën. Prandaj ndodhem sot këtu, si përfaqësues i një gjenerate të re të shqiptarëve, si një njeri që ka privilegjin dhe përgjegjësinë të drejtojë një parti politike dhe një opozitë, të bashkuar rreth vlerave, pro-gramit dhe vizionit europian për ta nx-jerrë Shqipërinë nga kriza. Kjo është ar-syeja pse ndodhem këtu, si një partner i besueshëm i Gjermanisë, sot si kryetar i opozitës dhe nesër, me besimin e qytet-arëve shqiptarë, në drejtimin e një qev-erie europiane, me zgjedhje të lira e të ndershme.

Kur do të bëhen ato?Kjo është beteja. Nëse ju e quani

kryengritje, apo revolucion, apo diçka tjetër. Kjo është një betejë popullore, pikërisht, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, ku, në fund, pro-duktin ta diktojnë qytetarët shqiptarë me votë.

Politikë

Kjo nuk është çështje personale midis meje dhe zotit Rama. Këtu bëhet fjalë për një qasje serioze dhe një përkushtim të dimensionit europian

Basha - Bertele

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

4 E mërkurë, 5 qershor 2019

EuroActiv, mediat europi-ane që ka si fokus kryesor aktivitetin e institucion-eve Europiane, shkruante

dje se Holanda nuk do të votojë çel-jen e negociatave për Shqipërinë. Duke cituar burime diplomatike nga Haga, EuroActiv raporton se Holanda nuk është gati për të nde-zur dritën jeshile për Shqipërinë.

Media e BE ndalet dhe në kërk-esën e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët. “Ligjvënësit holandez votuan një mocion, ku thuhet se mafia shqiptare është e lirë të udhëtojë në gjithë Europën për shkak të regjimit të vizave, i cili është hequr për gati një deka-dë më parë”.

Më tej, EuroActiv shkruan se “nëse Komisioni Europian merr parasysh kërkesën e Holandës do t’i propozojë Këshillit të Europës ndryshimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, edhe pse duket e pa-mundur që Komisionit të arrijë në atë përfundim pasi kohët e fundit ka sugjeruar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por nuk është ky i vetmi problem që ka Tirana ditët e fundit. Burime diplo-matike thanë se Haga nuk është gati të ndezë dritën jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë”.

Shkrimi i ReutersAgjencia prestigioze Reu-

ters ka publikuar një artikull lid-hur me protestën e shtatë kombëtare të opozitës, ku mijëra qytetarë shqiptar dolën në rrugë duke pro-testuar dhe kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Reaut-ers shkruan se protesta e radhës do të jetë vendimtare për Shqipërinë. Sipas prestigjozes një protestë aq masive dhe e dhunshme mund të jetë e rrezikshme për negociatat e Shqipërisë por dhe ekonominë e të gjithë Ballkanit pasi trazirat e shumta do të ndikojnë negativisht pranë sezonit turistik.

Turistët britanikë por dhe të hua-jt kanë frikë se trazirat politike në Shqipëri do të kenë influencë në Maqedoninë e Veriut por dhe në Greqi dhe duket që rastet e dhunës do t’i ndalojnë ata për të udhëtu-

ar në Ballkan për pushime, shkru-an Reuters.

Lideri i opozites Lulzim Basha, tha se s’ka më kohë për fjalë dhe pritet që situata në protestën e fun-dit të jetë shumë e “nxehtë”. “A do të arrijë protesta e opozitës të rrëzojë kryeministrin?” pyet Reu-ters në fund dhe këtë përgjigje mbetet për ta marrë, të shtunën e 8 qershorit.

Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar Social-ist Taulant Balla zhvilloi takime në Gjermani me deputetë të Bundesta-gut dhe përfaqësues të qeverisë gjer-mane. Gjatë takimit me kryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, Mark Hauptmann, njëkohësisht dhe anëtar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të NATO-s vlerësoi maksimalisht ecurinë e Re-formës në Drejtësi si një kusht i përm-bushur tashmë për vijimin e rrugës europiane të Shqipërisë në stacionin tjetër. “Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutës nuk du-het të vihet në dyshim nga asnjë palë. Partitë duhet të marrin pjesë në zg-jedhje, por askush nuk është i detyru-ar. Kjo është demokracia” mësohet të ketë thënë ai sipas zyrës për sht-yp të PS, duke shtuar se nuk është e drejtë të kërkohet shtyrja e zgjedh-

jeve nga aktorë të jashtëm në një shtet të pavarur dhe demokratik. Balla zh-villoi nje takim me Josip Juratovic (SPD) Kryetar i Komisionit Parlamen-tar për Evropën Juglindore në Bunde-stag. “Para disa ditësh pata një takim me Komisionerin për Zgjerim Johanes Hahn dhe bashkëndava me të bind-jen se Shqipëria dhe Maqedonia e Ve-riut meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Qasja jonë ndaj këtyre dy vendeve është një test i kredibilitet-it të BE. Për mua, anëtarësimi i Ball-kanit Perëndimor në BE nuk është zg-jerim, por plotësim i hartës së BE. I kam ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe dua ta them shumë qarte se bojkoti i parlamen-tit është kunder parimeve të demokra-cisë. Lufta politike duhet të zhvillohet vetëm në Parlament. Unë jam i kris-hterë dhe për mua respekti ndaj Parla-mentit është po aq i shenjtë sa respekti ndaj Kishës. “- tha ai.

Balla takon Hauptmann dhe Juratoviç: Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, jo bojkotit

Ambasadori italian, Alberto Cutil-lo, nga qyteti i Shkodrës u shpre-hu dje kundër shtyerjes së zgjedh-jeve vendore pa një marrëveshje politike, pasi një gjë e tillë sipas tij mund të cënojë institucionet në vend. “Në këtë pikë të gjitha rreg-ullat janë të brishta, pasi nuk mund të thuhet se cila është më normale, të shkosh në zgjedhje pa opozitën apo të shtysh zgjedhjet. Zgjidhja e dytë duhet të ketë një marrëveshje mes palëve. Unë nuk di të ketë një akord të tillë. Pasi të shtysh zgjedh-jet pa një marrëveshje politike duke prekur Kushtetutën është e gabuar, siç i themi ne në Itali, një varr më keq se gropa. “, tha ai.

Pak ditë para vendimit të Këshil-lit të Ministrave të BE, Abasadori italian tregon pa përdorur gjuhën diplomatike se kush janë shtetet kritike për hapjen e negociatave për Shqipërinë. “Ka shtete që janë

në mëdyshje por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zg-jerimit, jo vetëm me Shqipërinë. Nuk është surprizë të them që Fran-ca dhe vendet e ulëta janë shpre-hur kundër. Holanda po diskuton në parlament heqjen e vizave për Shqipërinë.”, theksoi ai. Në lidh-je me integrimin, Alberto Cutil-lo pranoi se janë të hapura të gjitha mundësitë në lidhje me vendimin e negociatave.

Ambasadori Italian: Të shtysh zgjedhjet pa një marrëveshje politike duke prekur Kushtetutën, e gabuar

“EuroActiv”: Holanda nuk voton çeljen e negociatave me Shqipërinë. Reuters: A do të arrijë protesta e opozitës të rrëzojë kryeministrin?!

Mediat prestigjoze për integrimin dhe krizën

Gazeta kryesore austriake ‘Die Presse’ shkruante dje se është marrë de facto vendimi i Bash-kimit Europian në lidhje me Shqipërinë. Die Presse shkru-an se BE nuk do të hapë nego-ciatat me qeverinë e Edi Ramës. Franca Holanda, Danimarka, por edhe Gjermania janë kundër. Sot këshilli i Ambasadorëve në BE-së do t’ia komunikojë këtë ven-dim komisionerit Johanes Hahn.

Një diplomat europian i ka thënë gazetës austriake ‘Die Presse’ se kishte ka dyshime të mëdha për vullnetin e sinqertë për reforma nga qeveria Rama. Shihni protes-tat në Shqipëri dhe sidomos sesi reagon qeveria. A mund të dal-losh aty një përpjekje? Dhe të mos harrojmë: ishte Komisioni Europian që para dy tre vjetësh paralajmëroi rrezikun e kapjes së shteti nga krimi i organizuar.

Gazeta austriake “Die Presse”: BE nuk do të hapë negociatat me Shqipërinë, 4 vende kundër

Shkrimi në “EuroActiv”

Alberto Cutillo

Protesta e opozitës

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

5 E mërkurë, 5 qershor 2019

Balla takon Hauptmann dhe Juratoviç: Partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje, jo bojkotit

Disa zona në kryeqytet do të mbe-sin nesër pa energji elektrike për disa orë rresht. OSHEE njofton se ndërprerja e energjisë vjen si paso-jë e investimeve që po kryhen në disa kabina elektrike. Siç theksoi OSHEE-ja, në disa zona ndërpre-rja e energjisë elektrike do të zgjasë nga 3-7 orë.

Njoftimi i OSHEE-së:Si pasojë e investimit në kabina,

në datën 5 qershor, do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë. 09:00-16:00/rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Besim Fagu” pranë rrugës “5 Maji”.11:00-14:00/rruga

“Gjon Kastrioti”, rruga “Lord Ba-jron”09:00-15:00/rruga “Thoma Filipeu”, rruga “Idriz Dollaku”, rru-ga “Arkitekt Sinani”, rruga “Mihal Grameno”, rruga “Todi SHkurti”

Policia italiane ka publi-kuar pamjet e operacion-it “Fossalta” që ka zhvil-luar mëngjesin e sotëm në

Modena. Dy banda shqiptare ri-vale me njëra- tjetrën u shkatërru-an: 12 urdhra arresti u lëshuan ndaj shqiptarëve që shfrytëzonin për prostitucion 20 vajza nga Shqipëria dhe Ukraina në rrugën Emilia est. Këto banda po ashtu merres-hin edhe me tregtinë e drogës në zonë. Gjatë hetimeve u zbulua se 20 vajzat detyroheshin me meto-da të dhunshme të punonin në rrugë ose në shtëpi që nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në agim. Ato ish-in të moshës 20-35 vjeçe, disa prej tyre të fejuara me tutorët e tyre, siç është zakon ndërmjet kriminelëve shqiptarë. Vajzat ishin pa doku-mente qëndrimi. Ato vinin në Itali me viza të rregullta turistike 90-di-tore dhe një ditë para mbarim-it të afatit, ktheheshin në Shqipëri. Më pas, riktheheshin me një vizë të re dhe ishin brenda rregullave. Klientët josheshin në rrugën Emil-ia est, por marrëdhëniet seksuale kryheshin në apartamentet e zonës ose në lagjen San Damaso. Tutorët i shoqëronin vajzat dhe i mbanin nën vëzhgim. Edhe klientët mbaheshin nën vëzhgim dhe një prostitutë in-formonte se cila qe natyra e mar-rëdhënies që kërkonin klientët. Het-uesit kanë llogaritur një fitim prej 300-400 eurosh në natë nga seci-la femër, shumë që përfundonte në xhepat e shfrytëzuesve. Xhiro-ja mujore e fitimit të tutorëve ishte 180 mijë euro.

Shkatërrohet organizata kriminale në Itali, në pranga 8 shqiptarë

Tetë shqiptarë u vunë në pranga gjatë një aksioni të antidrogës ital-iane kundër një rrjeti të trafikut të kokainës që hetohej nga viti 2017. Drejtuesi i bandës sipas policisë

ishte një 35-vjeçar që e kontrollonte aktivitetin kriminal nga Shqipëria. Përgjatë dy viteve që ishte në het-im ky rrjet ka trafikuar më shumë se 1500 doza kokainë. Antidroga ital-iane ka arrestuar 17 persona pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa kreu i grupit është shpallur në kërkim. Gjatë operacionit të koduar “Post-almarket” u vunë në pranga 8

shqiptarë, 4 italianë, e 4 persona të tjerë konsiderohen bashkëpunorë të grupimit kriminal. Hetimet e nisura më 2017 kanë zbardhur trafikimin e mbi 1500 dozave drogë të tip-it kokainë, marijuanë e droga sinte-tike. Sipas policisë, kokaina shitej me një çmim mjaft të lartë, 1 gram baraz me 100 euro. Droga porositej përmes internetit në faqe të kriptu-ara për t’i shpëtuar kontrollit të pol-icisë. Gjatë aksionit janë sekuestru-ar 400 gramë kokainë, 400 gramë marijaunë si dhe 50 gramë ha-shash. Në krye të këtij trafiku droge ishte shqiptari me inicialet G.V, 35 vjeç, i shpallur në kërkim nga au-toritetet italiane. Ai drejtonte aktiv-itetin e tij kriminal nga Shqipëria ku ishte kthyer pasi një qëndri-mi prej disa kohësh në Itali. Poli-cia ka bërë me dije se droga mbër-rinte nga Shqipëria në Itali e përmes trafikantëve shpërndahej në terri-toret e Trentos e Breshias.

Kronikë

Një 56-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Patosit pasi në banesën e tij janë gjetur 2 armë zjarri dhe 148 fishekë. Sipas njoftimit të policisë shtetasi me inicialet shteta-si me inicialet T.G., banues në Patos është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municion-it”. “Goditet një tjetër rast i armëmbajt-jes pa leje, falë bashkëpunimit të poli-cisë me qytetarët. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe 148 fishekë. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë si dhe në vijim të punës hetimore nga Specialistët e Krimeve në Komisari-atin e Policisë Fier është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Shër-bimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas disponon-te armë zjarri në banesë, kanë organi-zuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit T.G, 56 vjeç,

banues në Patos. Si rezultat i kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri au-tomatike me 2 krëhëra, 1 pistoletë me 1 krëhër dhe 148 fishekë. Në përfun-dim të veprimeve të kryera, Special-istët për Hetimin e Krimeve në Komis-ariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T.G për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fi-er”-njoftoi policia.

Një gardist ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me armën e shërbimit një person. Në pran-ga ka rënë 22 vjeçari Florjan Hysa me detyrë trupë shoqërimi pranë Gardës së Republikës. Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Çita-ku”, në kryqëzim me rrugën e “Bal-shajve” në Tiranë, Florjan Hysa ka plagosur rëndë me armën e shër-bimit, pistoletë tip “Bereta”, 22 vjeçarin Lorenc Doçi. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Me sa duket

plagosja ka ndodhur nga pakujde-sia. Të paktën kështu ka rrëfyer në polici gardisti 22 vjeçar. Sipas tij, ai dhe i plagosuri kanë qënë miq me njëri-tjetrin, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë qënë bashkë duke lu-ajtur me armë dhe e ka plagosur pa dashje. Pas ngjarjes ai deklaroi se e ka çuar në spital së bashku me të vëllain e të plagosurit. Ndër të tjera mësohet se Hysaj kishte pak kohë që kishte filluar punën ë Gardën e Republikës dhe nuk shoqëronte ndonjë person të caktuar.

Gardisti në Tiranë plagos me armën e shërbimit një 22-vjeçar

Dy shqiptarët Aurel Hasanaj 30 vjeç e Meti Lika 35 vjec janë arrestuar në flagrancë nga policia italiane me rreth 3 kg e gjysëm kokainë. Ata janë nda-

luar gjatë një kontrolli rrugor në ter-ritorin e provincës së Xhenovas. Në automjetin me të cilën po udhëtonin tip Fiat Doblo janë gjetur të fshe-

hura 3 pako me kokainë me peshë rreth 3 kg e gjysëm. Pas kontrollit në banesën e shqiptarëve u gjetën dhe rreth 50 gramë të tjera kokainë si dhe

instrumente për konfeksionimin e saj. Të dy shqiptarët kanë precedent pe-nal e shtetasi Meti Lika kishte marrë më parë urdhërin e dëbimit nga ter-

ritori italian deri më vitin 2022.Dy shqiptarët ndodhen në burgun Mar-assi në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Itali, dy shqiptarë kapen me 3.5 kg kokainë

Punimet në rrjet, OSHEE: Zonat që do të mbesin pa energji sot

Arrestohet 56 vjeçari, i gjenden armë dhe municion në shtëpi

Arrestohen 12 tutorë shqiptarë, torturonin vajzat në prostitucion, 400 euro fitim në natë

Operacionet

Operacioni në Itali

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

6 E mërkurë, 5 qershor 2019

Sajoi atentatin e rremë kundra vetes, arrestohet Romario Aliaj dhe shoku i tij

Mashtrimi

Lirohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda Jasin Abdul, anëtar i bandës së Avdylajve, një nga policët e imp-likuar në grupet kriminale i arrestu-ar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-vo 4”. Mësohet se këtij shtetasi i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për arsye shën-detësore. Gjykata ka urdhëruar po ashtu që ky shtetas pavarësisht se në arrest shtëpie, nuk duhet të kon-

taktojë me asnjë person të jashtëm. Kujtojmë që ky shtetas u arrestua bashkë me 43 persona të tjerë, të akuzuar për veprat penale ”Pro-dhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bash-këpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale, të drejtuar nga grupi i Shijakut. Pjesë e dosjes dhe të akuzuar për korrup-

sion dhe abuzime me pronat ishin edhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko e ish-deputetin tjetër social-ist Arben Ndoka. Dy ish-deputetët socialistë u liruan më pas dhe aktu-alisht janë në arrest shtëpie, ndërsa persona të tjerë ndodhen në kërkim.Gjatë këtij operacioni gjithash-tu u godit një laborator i përpunim-it të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestru-ar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175

pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Procedimi për këtë oper-acion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në këtë proce-dim penal janë me mijëra orë përg-jime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbat-uese brenda e jashtë vendit.

“Për arsye shëndetësore”, “Vol-vo 4”, lirohet ish-polici nga Saranda

Policia e Vlorës ka zbard-hur dje ngjarjen e No-voselës të ndodhur më datë 12 Maj 2019, ku njëri prej

personazheve është 33-vjeçari Ro-marjo Alliaj, Ai tregoi se i kishte shpëtuar fatmirësisht një atenta-ti me breshërisë kallashnikovi, por policia e Vlorës tha se ngjarja është tërësisht e sajuar. Alliaj bashkë me mikun e tij Arben Veliko, 51 vjeç, e kanë sajuar ngjarjen për arsye per-sonale dhe për këtë arsye.

NJOFTIMI I POLICISËNë vijim të veprimeve për

zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 12.05.2019, ku persona të paidentifikuar kanë tentuar të vra-sin 24 vjeçarin R. A, i cili në mo-mentin e sulmit ishte duke drejtu-ar automjetin e tij Volksëagen Golf në autostradën Vlorë-Levan, Poli-cia në bashkëpunim me Prokurorinë ka zbardhur ngjarjen, ku ka rezultu-ar se ngjarja është sajuar nga autori dhe shoku i tij , për interesa person-ale. Në këtë kuadër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: R. A., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Largimi i të burgosurit nga ven-di i vuajtjes së dënimit” dhe “Mba-jtje pa leje të armëve dhe muni-cioneve”. A. V., 51 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kallëzi-mi i rremë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municion-eve”. Nga hetimet e kryera dhe pro-vat e administruara ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me vetë shtetasin R.A, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike. Gjithashtu, për shtetasin R.A, më datë 01.06.2019, Gjykata ka vendosur masën e sig-urisë “Arrest në shtëpi”, për ve-

prën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, por ditën e djeshme (03.06.2019) është kon-statuar nëpër qytet duke mos zbat-uar detyrimet ligjore në lidhje me masën e sigurisë.

RRËFIMI I TË ARRESTUARIT KOHË MË PARË

Alliaj u shpreh se atentati (i sa-juar) erdhi pas një bisede telefo-nike të bërë një ditë me parë me disa persona për një borxh. Ai tha se kishte hyrë ndërmjetës tek një miku i tij për borxhin që nuk ishte kthyer dhe një ditë para at-entatit i kishte marrë në tele-fon dhe iu kishte bërë presion për të kthyer paratë. Por jo që situa-ta të agravonte në të tillë ngjar-je. 33-vjeçari tregoi se makina që e ndoqi dhe qëlloi në autostradë ishte një “BMW” gri e errët. “Isha nisur për në Elbasan. Fillimisht më qëlluan nga ana e shoferit, 2

plumba kapën makinën. Më pas unë kalova nga ana e pasagjerit dhe makina nisi të ngadalësonte. Maki-na e autorëve kaloi paralel me mua dhe më qëlluan në breshëri. Pastaj sa e shkrepi të gjithë në makinë erd-hën plumbat, mbi 20 plumba nga dera e shoferit. Shpëtova se nda-loi një kamion dhe autorët ikën”, tr-egon 33-vjeçari, i cili akuzon po-

licinë se nuk i ka marrë në pyetje dëshmitarët që nga kamionisti.

I ripohoi se ishin tre persona në makinën nga u qëllua, dy për-para dhe një pas, të tre me mas-ka. “Vetëm ai pas ka qëlluar. Maki-na ishte me targa franceze pas, para nuk i kishte targat”, tregon ai.

Fjala e fundit e Marios është se nuk ka besim tek policia dhe tek askush. Ai pohoi se do t’i zgjidh vetë problemet e tij.“S’kam bes-im as tek policia dhe as tek njeri fare. Ky ishte muhabet shoqëror, ishte në rrjet shoqëror. Unë me ta kam ngrënë e kam pirë. Unë i zg-jidh vetë problemet e mia. Policia është deri ku i takon. Nuk kam be-sim fare as tek kjo që kam veshur. Edhe atë e kisha shok të ngushtë, kisha shumë besim por erdhi për të më vrarë. S’kam besim fare as tek policia, as tek askush. Janë çësht-je që i zgjidh vetë. Nuk më hyn fare në punë policia”, tha Mario.

Shpërthen në Vlorë kompresori pranë një rrobaqepësie Policia e Vlorës ka informuar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në mesnatë në qytetin bregdetar. Unifor-mat blu shprehen se shpërthimi ngjau në lagjen “24 maji” , pranë një rrob-aqepësie, kurse është dëmtuar vetëm kompresori.“Më datë 04.06.2019, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji” në kompresorin i cili është i instaluar jashtë ambjenteve të një rrobaqepësie ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse ku si pasojë është dëmtu-ar vetëm kompresori. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme het-imore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorëve”-njoftoi policia .

Humbi jetën në kabinën elektrike 45-vjeçari Një person humbi jetën mesditën e djeshme në Fier pasi u gjend i vdekur në një kabinë elektrike, Sipas informacioneve të Policisë personi që ka humbur jetën në lagjen ‘Kryengrit-ja’ është Vladimir Plaka, 45 vjeç. Deri më tani mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë kontakti me rrymën elektrike. Për shkak të kësaj ngjarje në të gjithë zonën është bërë stakimi i energjisë elektrike. Ndër-kohë që Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. “Në datën 04.06.2019, në lagjen “Kryengritja” Fier, pranë një kabine elektrike, është gjetur i vdekur shtetasi V.P, 45 vjeç, banues në Kuman, Fier. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasin V.P e ka zënë korenti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjar-jes”-njoftoi policia.

Kronikë

Romario Aliaj

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

7 E mërkurë, 5 qershor 2019

I moshuari hidhet nga kati i lartë, në gjendje të rëndë në spitalNjë i moshuar ka tentuar ti japë fund jetës pasditen e në qytetin e Korçës. I moshuari është hed-hur nga kati i dytë i një banese. Si-pas informacioneve më të fundit i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal. Sipas të dhënave të policisë i moshuari është Spiro Ravoniku, i cili jeton-te i vetëm në shtëpi. Nuk ka ende informacion nëse është një tenta-tivë vetëvrasje apo rënie nga pa-kujdesia.

Aksident në Elbasan, u rrezikua jeta e 3 qytetarëveTri automjete u përfshinë në aksi-dent gjatë pasdites së sotme pranë godinës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit në lagjen ” 5 Maji”. Dëshmitarët në vendngjarje thanë Fatmir Popja se dy nga tri au-tomjetet e përfshira në aksident po qarkullonin me shpejtësi dhe gjatë parakalimit janë përplasur mes tyre. Gjithashtu automjetet janë përplas-ur edhe me një makinë të tretë. Fat-mirësisht nuk ka patur të dëmtu-ar, ndërkohë që është rrezikuar jeta e tre kalimtarëve. Nga verifikimet paraprake bëhet me dije se dy nga mjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të shumta materiale. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po puno-jnë për dokumentin e plotë të saj.

Dosja 450 CD me përgjime fundosin trafikantët e klandestinëveProkurori Eugen Beci ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj në gjykatë ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale të tjera. 51 të pande-hur kanë përfunduar në gjykatë pas përfundimit të hetimeve të Proku-rorisë së Krimeve të Rënda për op-eracionin “One if by land”. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptarë drejt shtetëve të Bashkuara, Kana-dase dhe Anglisë kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerikë dhe Kanada deri në 10 mijë paund në Angli. Mbi të gjithë të pandehurit rëndojnë aku-zat e trafikimit të qënieve njerë-zore në kuadër të grupit të struk-turuar kriminal. Gjatë operacionit u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjesë e operacion-it ishin autoritetet amerikane dhe kanadeze.

Është përcjellë diten e djeshme për në banesën e fundit trupi i pajetë i paro-distit të Vlorës, mjeshtrit të

madh Muhamet Liko. Homazhet për nder të mjeshtrit të madh janë zhvil-luar në hollin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Në këtë ceremoni përku-jtimi dhe nderimi për parodistin që na dhuroi kaq shumë buzëqeshje, kanë qenë prezentë miq, dasham-irës, qytetarë të Vlorës, personalitete të jetës politike, kulturore, të qytet-it por jo vetëm. Për të nderuar Mu-hamet Likon kanë ardhur personal-itete nga çdo treve e shqiptarisë, të cilët mes lotëve shprehin dhimbjen e madhe të humbjes së Metit, dhe një-kohësisht shprehin ngushëllimet e tyre, për këtë humbje të madhe. Një kurorë me lule në shenjë mirënjohje për Metin u dërgua në Vlorë edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Për të gjithë Muhamet Liko nuk është vetëm parodisti i Vlorës, është parodisti i të gjithëve. Per-soni që me humorin e tij u rritën breza me rradhë, Liko është humb-je e madhe për gjithë Shqipërinë. Paroditë e tij do të mbahen mend brez pas brezi si dhe humori që ai dhuroi nuk do të shuhet kurrë. I paharruar Muhamet Liko! Mirush Kabashi, ka thënë disa fjalë të nd-jera në ceremoninë e fundit për njërin ndër aktorët më të mirë të “parodistëve të Vlorës”. Sipas Ka-

bashit, amaneti i fundit i Muhamet Likës ishte i thjeshtë.

“ Ata nuk bënë humor për hatër të humorit, kishin një humor të zi që na bënte t’i thërrisnin kokën, dhe

bënin që të skuqeshin ata që na dre-jtojnë. Ata kanë ngritur vlerat intel-ektuale të Vlorës, amaneti i fundit i Metit para se të ikte në Itali ishte transmetimi i vlerave të tyre te ar-tistët e rinj. Dhanë shembullin si artistët mund të jenë dhe njerëz të jashtëzakonshëm ”, u shpreh Ka-bashi. Muhamet Liko lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978 në shfaqet am-atore në Vlorë, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë. Duke mos iu ndarë skenës për 41 vite me radhë dhe duke dhuru-ar humor për shqiptarët. Parodistët

e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre bri-lant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.

Hera e tij e fundit që doli në skenë, ishte pikërisht para dy ditëve. Në fund të premierës së natës së parë të premierës, u ngjit në skenë së bashku me Agron Hamon, Mane Lumanin dhe Afrim Agalliun. Ai i uroi të rinjtë për shfaqjen duke i nxi-tur e këshilluar që të punojnë shumë për të vazhduar traditën e bukur të humorit e parodisë vlonjate, kjo e fundit prej dekadash ka qenë eksluz-ivitet i 4 parodistëve të Vlorës.

Mes shumë dhimbje dhe lot u përcoll në banesën e fundit parodisti Muhamet Liko

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar shtetasin, i cili ka plago-sur babë e bir më datë 2 qershor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Uniformat blu bëjnë me dije se ar-restimi i 43-vjeçarit Z.S është bërë pasi janë parë pamjet filmike të pro-testës. Në lidhje me dhunën e ush-truar nga i dyshuari përkundrejt dy shtetasve të tjerë (babë e bir) reagoi ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit tha se policia ka dhunuar dy protestues, ndërsa ministri i Brend-shëm Sandër Lleshaj përgënjesh-troi, duke sqaruar se protestuesit

janë përleshur me njëri-tjetrin. “Ka-pet dhe ndalohet një prej autorëve të “Plagosjes së rëndë me dashje”, të dy shtetasve mbrëmjen e datës 2 Qershor në bulevardin “Dësh-morët e Kombit” Në vijim të kqyr-jes së pamjeve filmike, si dhe in-formacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndali-mi me inisiativë i shtetasit : Zam-ir Sijani, 43 vjeç, banues në fsha-tin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajt-ja pa leje dhe prodhimi i armëve,

armëve shpërthyese dhe i muni-cionit”). Ndalimi i tij u bë pasi më datë 02.06.2019, rreth orës 20:00,

në Bulevardin “Dëshmorët e Kom-bit“ dhe në rrugën “George W Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Par-tia Demokratike dhe aleatët zhvil-lonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir) banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rën-da në pjesën e kokës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”-njof-toi policia.

Plagosi babë e bir në protestë, kapet në Tiranë një nga autorët

Artisti i madh

Aktualitet

Humbi punën si mësues, 30-vjeçari hidhet nga kati i 7-tëNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë, ku një 30-vjeçar me inicialet A.A i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 i pallatit ku jetonte në Yz-berisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur

në rrugën “3 Dëshmorët”, ndërsa policia shprehet se akti është ndër-marrë në kushte depresioni. Por pas kësaj ngjarjeje, FaxNews u shpre-he se gjithçka ka ndodhur pasi i riu ishte pushuar nga puna si mësues.

Nuk dihen se cilat kanë qenë ar-syet e heqjes nga puna, por si duket kjo ka shkaktuar depresion i cili ka çuar edhe në kryerjen e këtij akti të rëndë. Po ashtu mësohet se i ndjeri 30-vjeçar ishte i fejuar.

Homazhet për Muhamet Likon

Muhamet Liko

Momentet e sherrit

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

E mërkurë, 5 qershor 20198 •

CMYK

Opinion

Nga Artan Fuga

Lista e dëmeve (copë 20) të pal-logaritshme, por të pritshme të zg-jedhjeve vendore pa opozitë. Unë nuk po i hyj këtu

një analize për të gjetur përgjegjësitë politike të ndokujt. Sigurisht nuk është aq e vështirë për t’a bërë atë lloj analize. Por, jo medoemos është analiza e vetme. Problemi është tjetër, edhe më thelbësor.

Ku po shkon Shqipëria nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje? Nëse elektorati opozitar nuk para-qitet në kutitë e votimit? Nëse na dalin 61 bashki ku partitë qeveritare të jenë përfaqësueset e vetme të vull-netit elektoral. Me një fjalë ku po shkojmë nëse bëhen zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e partive politike opozitare?

Pasojat do të ishin:– Këshilla bashkiake pa

këshilltarë opozitarë, çka do ta de-gradonte edhe më tej pushtetin lokal anë e mbanë vendit, madje më keq sa edhe çfarë ai është.

– Veç faktit që vendi është me President pa kompetenca të vërteta pushtetore, honorifik, pa gjykatat e veta si sistem i plotë, me parlament të shkrehur, do të kemi edhe një pushtet lokal, i cili nuk do të ketë parametrat minimale të një demokracie, sepse nuk do të jetë pluralist.

– Kriza e bllokimit të demokra-cisë shqiptare do të institucionalizo-hej në mënyrë të pakthyeshme sepse për disa vite rresht këshillat bash-kiake dhe bashkitë do të qendronin në këtë situatë. Kjo për faktin se zgjedhjet bashkiake nuk do të mund të përsëriteshin më pas disa muajsh, ose edhe një kohe më të gjatë.

– Ndarja midis popullit shqiptar do të kthehej në një vijëndarëse e dukshme dhe jo thjesht politike, por edhe institucionale. Njera pjesë e kombit do t’i njihte institucionet bashkiake kurse pjesa tjetër jo. Përçarja pra do të ishte institucion-ale. Nga kjo pikëpamje nuk do të kishim as parametrat e Konferencës të Pezës në 1942 dhe jo më të një demokracie moderne!

– Do të kishim 62 kryetarë bashkie me legjitimitet pushtetar

Rama nuk ka interes të dialogojë për të lejuar Opozitën të konkurrojë se është HUMBËS!

Nga Ylli Manjani

Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bul-qizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec. Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Ti-ranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën,

Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën.

Kjo është bindja ime e mbështetur edhe në sondazhin e IPR Marketing. Por kushti është që opozita të jetë unike dhe e organi-zuar mirë në terren. Prandaj Rama nuk ka interes të dialogojë për të lejuar Opozitën të konkurrojë se është HUMBËS!

Ndoshta vërtetë opozita duhet të konsiderojë opsionin hyrje në zgjedhje, qoftë dhe me një shtyrje minimale të datës së zgjedhjeve, sa për të lejuar KQZ të bëjë rregjistrimet dhe përgatitjen e infra-strukrurës zgjedhore... Ndoshta, them me kaq informacion sa kam nga lajmet. Por edhe nga ndjesia e përgjithshme që ekziston nga frika e përplasjeve të dhunshme.

Dhuna nuk pranohet nga askush! Deri më sot monopolin e dhunës e ka qeveria, e cila po bën çmos t’ja kalojë opozitës. Nga ana tjetër, opsioni që të ikë Rama që të fitohen zgjedhjet më duket i drejtë, por jo i dëshiruari. Edi Rama duhet mundur në pushtet, aty ku është, tani në zgjedhje lokale dhe pak më vonë në zgjedhjet politike...

Jam i bindur se është plotësisht e mundshme që të mundet meg-jithë potencialin kriminal, financiar e propagandistik që ka! Jam i bindur sepse ka kaluar çdo limit konsumi dhe arroganca e tij është gropa politike që i ka hapur vetes. Por mendim e kam këtë që sapo shkrova. Mbase shërben ndokund...

Ku po shkon Shqipëria nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?!

të kontestuar dhe të dyshuar. Sepse edhe komisionet zgjedhore pa opozitën do të ishin krejtësisht të pabesueshëm.

– Do të thyhej institucionalisht edhe miti i demokracisë si plural-itet alternativash në pushtetin lokal te brezi i ri që ka lindur dhe rritur me ëndrrën se po shkon drejt një Shqipërie demokratike.

– Shtohen rrisqet që administratat bashkiake të bëjnë shërbime të diferen-cuara për elektoratin që ka marrë pjesë në zgjedhje dhe atë që nuk ka marrë pjesë në zgjedhje. Kjo do të nxiste genocidin politik në pushtetin lokal!

– Shqipëria do të pësonte një goditje vdekjeprurëse në imazhin e saj në Europë dhe në botë duke qenë i vetmi vend në planet me pushtet lokal të formësuar qysh në origjinë si pushtet monist.

– Vulosja e një pushteti lokal mon-ist do t’a bënte të pakthyeshme dhe do t’a mbyllte cdo dialog të mëvonshëm midis klasës politike shqiptare për t’u rikthyer në rrugën e normalitetit institucional. Do t’a kthente krizën politike të sotme nga një krizë konjuk-turore në krizë strukturore.

– Do ta mbyllte mundësinë për ballafaqimin midis alternativave të kundërta në administrimin e proceseve urbanizuese, të shërbi-meve sociale, të taksave lokale, të ekologjisë, etj. Pushteti lokal do të kthehej thjesht në një vegël edhe më të thjeshtëzuar të pushtetit qendror seç është deritani.

– Do të krijohej precedenti i zgjedhjeve pa alternativë opozitare që do ta përdorte në vazhdimësi cdo diktator kokëkrisur e çdo aventurie në të ardhmen.

– Do të rrezikonte mbijetesën e partive opozitare, por edhe të partisë në pushtet, të parat me rrezikun e shuarjes, e dyta me rrezikun e kthimit në një bandë të inkriminuar nga shkel-ja e neneve dhe frymës të Kushtetutës!

– Partnerët dhe aleatët tanë do t’a konsideronin këtë gjendje si “normale” për rastin shqiptar, pra do të shpallej se shqiptarët nuk bëjnë dot shtet.

– Nëpunësit lokalë do të ishin si mbi gjemba dhe do të kishin vështirësi për t’iu kushtuarve de-tyrave të tyre. Shkalla e korrupsionit te ata do të arrinte maja të papara.

– Shumica e papërfaqësuar në këshillat bashkiake do të ishte disa herë më e madhe sesa përfaqësi-mi i elektoratit proqeveritar atje. Demokracia edhe në planin e vlerës të brendshme do të kishte marrë goditje vdekjeprurëse.

– Parti pothuajse fantazmë dhe pa elektorat, me kryetarë të dështuar, të rreshtuara në krah të partisë qeveritare do të fryhen e mbufaten duke u hequr si parti politike të vërteta, do të marrin pushtete duke iu imponuar partisë socialiste me presion. Ja a nuk ja shiti partisë social demokrate akademinë e shkencave partia socialiste?

– Një pjesë e elektoratit opozitar që ka vende pune në pushtetin lokal do të mbetet e papunë dhe energjia destruktive antiqeveritare do të rritet duke rrezikuar destabilizimin e pakthyeshëm të vendit. Krimi lokal do të rritet jashtë mase.

– Pushteti qendror do të duhet të merret edhe më në mënyrë hier-arkike dhe të çentralizuar se der-imësot me pushtetin lokal duke mos ditur se ku e ka kokën, cilat janë prioritetet dhe administrimi i vendit do të shkojë në rrëpirë!

Ja lista e dëmeve parë me ftohtësi dhe me neutralitet shkencor! T’i thërrasim mendjes sa nuk është vonë! Lërini o politikanë iftaret dhe urimet për Bajramin. Nuk i presim nga ju! Sepse janë hipokrite, për vota. Pra, bien ndesh me frymëzimet e një feje pa politizëm.

Shihni përrballë dëmet që po shkaktoni! Cfarë janë dëmet e tërmetit në Korçë përballë dëmeve dhe shkatërrimeve të këtij tërmeti politik! Asgjë! Mos thoni se nuk ju thamë! Sepse nuk ka kush ju thotë!

Universitetet si qendra të dijes kombëtare janë nën thundrrën e bor-deve të politizuara. Nuk flasin ato! Akademia e shkencave nuk flet se nuk ka kush flet atje, kurse drejtimi i saj është krejtësisht politik.

Nuk flet sepse fle! Shoqatat nuk flasin sepse duan të marrin fonde! Mos dëgjoni budallenjtë! Shqipëria po bie në humnerë!

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

E mërkurë, 5 qershor 2019 9•

CMYK

Sociale

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas botimit në fletoren zyrtare të Vendimit të Këshillit të Ministrave, për ngritjen e

një komisioni që bën fakt të kryer prishjen përfundimtare të Teatrit Kombëtar dhe nisjen e punimeve për ngritjen e 6 kullave në tokën e tij dhe përreth. Këtë veprim të qeverisë Rama, Aleanca, e konsideron “luftë të hapur” ndaj tyre dhe qytetarëve të shumtë që i janë bashkuar protestës mbi 1 vjeçare dhe paralajmërojnë se do të kundërpërgjigjen me të gjitha mjetet, edhe fizikisht. Në një deklaratë për mediat Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se me botimin e VKM-së për ngritjen e komisionit të negocimit Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë shpallur luftën përfundimtare jo vetëm Teatrit Kombëtar dhe interesit publik, por Kushtetutës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri. Sipas tyre ‘ligji special’ është antikushtetues dhe këtë e vërteton fakti që është refuzuar dy herë nga presidenti dhe ka marrë kritikat e Komisionit Europian. Aleanca thekson se qeveria ka përfshirë paturpësisht të drejtën për të shpronësuar prona të tjera private ngjitur me teatrin në përfitim të një tjetër kompanie private. “ Me botimin dje në fletoren zyrtare të VKM-së për ngritjen e komisionit të negocimit sipas “ligjit special”, Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë shpallur luftën përfundimtare jo vetëm Teatrit Kombëtar dhe interesit publik, por

Kthimi i planit për prishjen e teatrit, Aleanca: Përpjekje e qeverisë për të grabitur pronën publike

Kushtetutës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri. Nuk mjafton fakti që “ligj special”, i miratuar në fund të vitit të shkuar mbas dy refuzimesh nga ana e Presidentit dhe pas kritikave nga ana e Komisionit Evropian, është tërësisht anti-Kus-htetues. Nuk mjafton fakti që në VKM-në e botuar dje qeveria ka përfshirë paturpësisht të drejtën të për të shpronësuar prona të tjera private ngjitur me Teatrin, në përftim të një kompanie tjetër private.”-shkruante Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Aleanca theksoi se projekti për teatrin e ri është një përpjepje për të grabitur në cdo mënyrë për të grabitur truallin publik e për t’ia falur atë klientëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. “Ngritja e këtij komisioni teksa vendi mbetet pa Gjykatë

Kushtetuese dhe krijimi i saj mbetet një nga prioritetet kryesore edhe në komunikimet e të gjithë vëzhguesve të brendshëm e të huaj, tregon edhe njëherë dëshirën patologjike që kanë çifti Rama-Veliaj për të grabitur çdo aset publik në këtë vend, sidomos tani që nuk i kontrollon dot kush! Projekti për Teatrin e ri ka qenë e mbetet një përpjekje për të grabitur në çdo mënyrë truallin publik, dhe privat, e për t’ua falur atë klientëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, duke shkelur çdo parim minimal të një shteti ligjor.”-shkruhet më tej në deklaratën për mediat.

Ndërkohë Aleanca pohoi se nuk do tremben dhe do ta vazhdojnë deri në fund luftën për mbrojtjen e teatrit duke theksuar se nëse është e nevojshme do përballen fizikisht me qeverinë.

Në fund të deklaratës shkruhet se: “Historia do e gjykojë këtë ngjarje si fundin e një tirani grabitqar, i verbër deri në limite në dëshirat e tij për të grabitur çdo gjë të shenjtë në këtë vend. Por historia do gjykojë edhe ata që heshtën, ulën kokë, dhe u bënë palë me veprimet apo mosveprimet e tyre. Nuk është e largët dita kur termi “artist” nuk do mund të përdoret më nga ata të cilët nuk ishin një ditë në mbrojtje të djepit të artit shqiptar.”

Kthimi i planit për prishjen e teatritKa thuasje dy vite që zien kudo çështja

e prishjes së ndërtesës ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Kjo situatë është kthyer dhe njëherë në vëmendjen e publikut pasi dy muaj pas mira-timit në qeveri është publikuar këtë të hënë në Fletoren Zyrtare vendimi që autorizon ngritjen e një komisioni që do të vlerësojë negocimin e kontratës me palën private që do të ketë në objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar. Vendimi i qeverisë i miratuar në datë 4 prill 2019 por që sipas pikës së fundit të tij merr fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe që deri tani nuk ishte bërë publik nënvizon se qëllim i tij është krijimi i komisionit për real-izmin e procedurave të vlerësimit dhe negocimit të kontratës me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës

së re të Teatrit Kombëtar, si dhe hartimin e kontratës me palën private të përzgjedhur. Gjithashtu bën përcaktimin e kritereve kuali-fikuese e vlerësuese dhe dokumentacionin e kërkuar për përzgjedhjen e palës private që do të marrë përsipër realizimin e projektit të zhvillimit të zonës dhe të godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Kjo do të thotë se qeveria nuk është tërhequr nga projekti i Teatrit por vetëm ka reflektuar kërkesën e bërë nga Bashkimi Europian që procedura të ishte me një garë transparente duke qenë se më herët një projektligj i ngjashëm sanksiononte se operatori privat ishte Fusha sh.p.k. Autoritet Kontraktor në gjithë procedurat duket se do të jetë Bashkia e Tiranës. Projekti më i diskutuar ende nuk ka marrë fazën finale ndër-kohë që do të jetë kontrata ajo që do të zbardhë mënyrën sesi është konceptuar gjithçka.

Debatet për ndërtimin e Teatrit me partner privat nisën në fillim të këtij viti 2018 kur ar-tistëve ju prezantua plani i Teatrit të ri Kombëtar por që pas tij do të ishin edhe të paktën katër kulla. Kjo do të sillte përplasje të ashpër madje edhe artistët do të ndaheshin në dy kampe ndërkohë që varianti i kullave përfundoi në shtatë. Asokohe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit theksoi se nëse binte teatri bashkë me të binte dhe Shqipëria. Jemi gati ta mbrojmë deri në fund”, thanë përfaqësues të Aleancës për Mbrojt-jen e Teatrit në protestën e tyre para Kuvendit.

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

10 E mërkurë, 5 qershor 2019

Qeveria nxiton të miratojë koncesionet para zgjedhjeve

Qeveria Rama po nxi-ton të zbatojë të gji-tha projektet e saj ko-rruptive para datës së

zgjedhjeve lokale, duke shpresu-ar të arkëtojë paratë e duhu-ra për blerjen masive të votave, ose të votuesve që mendohet se do të braktisin në masë një pro-ces-farsë. Nisur nga bojko-ti i opozitës, kuptohet që num-ri i votuesve do të ishte shumë i ulët, duke bërë që të dalin zb-uluar rezultatet e falsifikuara e

të blear nga Rama në zgjedh-jet e mëparshme. Por këtë herë paratë do të duhen për të “bindur” shqiptarët që t’u drejtohen kutive të votimit me çdo kusht.

Dy rrugëtKontratat koncesionare për

rrugën Milot-Balldren dhe atë

Orikum-Dukat pritet të kalojnë për votim në Parlament në datën 20 qershor. Të dy kontratat e kon-cesionit me vlerë totale 337 mil-ionë euro duke përfshirë dhe ta-timin mbi vlerën e shtuar do të diskutohen fillimisht në Komi-sionin Parlamentar të Ekonomisë dhe pastaj do të kalojnë në se-ancën plenare të Parlamentit.

Milot-Balldren dhe Ori-kum-Dukat janë pjesë e paketës 1 miliardë euro të koncesioneve, që ndryshe njihet edhe si programi i rindërtimit. Tenderat për dy këto kontrata u zhvilluan vitin e kalu-ar ku Ministria e Energjisë shpal-li fitues respektivisht kompaninë “ANK” dhe atë “Gjikuria”.

E gjithë procedura ishte para-shikuar të zhvillohej nga qever-ia, ashtu si ndodhi me “Rrugën e Arbrit”. Por tre muaj më parë, me propozimin e Ministrisë së Infra-strukturës, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili ia ka-lon Parlamentit fjalën e fundit për miratimin e kontratave të Part-neritet Publik-Privat në ndërtimin e rrugëve. Formula e koncesion-it parashikon se të dy rrugët do të ndërtohen me paratë e kompanive private dhe në këmbim qeveria do i shlyejë ato më këste për 13 vjet duke përfshirë koston e ndërtim-it, dhe interesat që do u paguhen kompanive private.

Por këto dy vepra kanë shkak-tuar debate të forta në publik, veçanërisht mes palëve politike. Sipas qeverisë ndërtimi i këtyre rrugëve së bashku me atë të Arbrit

do të ndihmojë zhvillimin ekono-mik të vendit përmes një for-mule që i lejon buxhetit të pagua-jë me këste. Opozita ka akuzuar

qeverinë për korrupsion me dy projektet. Madje kryetari i Par-tisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi publikisht se koncesio-net do të anulohen dhe se çdo zyr-tar që firmos miratimin e tyre do të përballet me ligjin.

Unaza e MadhePavarësisht ndryshimit të pro-

jektit të lotit 1 të Unazës së Mad-he, asgjë nuk ndryshon në dre-jtim të shpronësimit të banorëve

Qeveria Rama po nxiton të zbatojë të gjitha projektet e saj korruptive para datës së zgjedhjeve lokale, duke shpresuar të arkëtojë paratë e duhura për blerjen masive të votave, ose të votuesve që mendohet se do të braktisin në masë një proces-farsë

Vendimet

Shqipëria nuk po tërheq më ndër-marrjet e huaja për të bërë biznes. Sipas Regjistrit të Ndërmarrjeve, mbyllja e tyre është reflektuar si te bizneset me shumë të punësu-ar, ashtu edhe te bizneset me kap-ital nga vendet e BE-së. Ndërsa të vegjlit vijnë të provojnë fatin në Shqipëri. Sipas të dhënave të IN-STAT në fund të vitit 2018 kishte më pak ndërmarrje të huaja që op-eronin në vend në krahasim me një vit më parë. Në total numri i bizneseve aktive në pronësi të huaj ishte 6,259, prej të cilave 4,056 ishin nga vendet e Bashkimit Eu-

ropian dhe 2,203 ishin nga shte-tet e tjera. Një vit më parë numri i bizneseve të huaja që operonin në Shqipëri ishte 6,295. Ajo çka vi-het re në stokun në fund të 2018-s është se numri i bizneseve me ka-pital nga vendet e Bashkimit Euro-pian ka shënuar rënie me 141 sub-jekte (tkurrje 3%), ndërsa bizneset nga vendet jo BE janë rritur, me 5% (105 më shumë).

Sipas sektorëve, rënia u shënu-ar te prodhuesit e të mirave, ku në fund të 2018-s operonin rreth 170 biznese më pak. Rreth 154 biznese më pak operonin në industri dhe 16

më pak në ndërtim. Ndërsa sektori i bujqësisë dhe peshkimit mbeti në vend numëro.

Për sa i përket prodhuesve të shërbimeve, numri i tyre u rrit në fund të 2018-s, ku numëroheshin rreth 132 biznese më shumë. Sek-tori i tregtisë, pjesë e prodhuesve të shërbimeve, nuk ndryshoi pasi në vitin që lamë pas stoku shë-noi 1721 biznese, pa ndrysh-uar në raport me një vit më parë. Rënie pësuan bizneset që oper-onin në akomodim dhe shërbim shëndetësor, ku u regjistruan 33 biznese më pak. Për fat të keq,

2018-a nuk ishte aspak pozitiv për sa i përket bizneseve të hua-ja, të cilët kishin mbi 50 punon-jës në listëpagesat e tyre. Të dhënat e fundit të INSTAT trego-jnë se në fund të 2018-s, kishte 73 biznese (me mbi 50 të punësu-ar) më pak të cilat kontribuonin në punësimin në vend. Me gati 20% janë pakësuar edhe bizne-set me 10-49 të punësuar, ku rreth 100 prej tyre iu vunë drynin ndërmarrjeve në Shqipëri. Rënie kanë shënuar edhe ndërmarrjet me 5-9 të punësuar, me 39 ndër-marrje më pak në fund të vitit.

Investitorët e mëdhenj braktisin masivisht Shqipërinë

Ekonomi

Tre muaj më parë, me propozimin e Minis-trisë së Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i

cili ia kalon Parlamentit fjalën e fundit për mi-ratimin e kontratave të Partneritet Publik-Privat në ndërtimin e rrugëve

ALUZNI ka bërë me dije se 107 objekte do të skualifikohen nga procesi, çka do të thotë se familjet nuk do të mund të shpronësohen

107Kompania e cila ka fit-uar tenderin është Gjo-ka Construcion, e cila ka marrë nga buxheti i shtetit 360 milionë lekë, por ka investuar vetëm 10 milionë prej tyre

360 Qeveria shqiptare

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

11 E mërkurë, 5 qershor 2019

A e gjeni dot ndryshimin mes Raport-Progresit të prillit 2018 me atë të majit të këtij viti? Mos u mundoni, nuk ka asnjë ndryshim! Shqipëria, në tërësinë e saj, “pik-turohet” po njësoj, me të njëjtat probleme dhe tërësinë e rekoman-dimeve të paplotësuara. Njësoj si-kur të njëjtit dokument t’i kenë ndryshuar vetëm datën dhe vi-tin. Madje, edhe fjalët prezantuese nga përfaqësuesit e BE-së ishin në esencë të njëjta.

Në vitin 2018 na u tha se për hapjen e negociatave nuk do të ketë kushte shtesë. Zonja Mogher-ini iu betua shqiptarëve se e mer-itonin t’i afroheshin edhe më shumë BE-së drejt anëtarësim-it. Kjo zgjoi atëherë buzëqeshjen e fjetur të Kryeministrit shqiptar, e cila u shua shpejt pas takimit me kancelaren Merkel në Berlin. Pas gati një viti, sërish i njëjti raport, e njëjta kortezi; Shqipëria e meri-ton po të presim. Pra thelbi nuk ka ndryshuar. Si një vit më parë, edhe tani, mazhoranca e ka përjashtu-ar veten nga përgjegjësitë dhe çdo pengesë e lidh me refuzimin e kra-hut konservator brenda BE-së, të cilët janë kundër zgjerimit.

Po le ta zëmë se është kështu dhe qeveria ka të drejtë. Por tani që ky krah është forcuar edhe më shumë, nga zgjedhjet e para disa ditëve? Jo-ja, me gjasë, do të jetë edhe më e fortë. Ky moment është në disfavor të Shqipërisë dhe ask-ush nuk e dëshiron. Megjithatë, ne e kishim mundësinë që të pa-ktën për një vit të tregonim forcë dhe vullnet për të punuar fort dhe

për të ndryshuar gjërat. As kjo nuk ndodhi, përkundrazi, gjërat u përkeqësuan. Sot, vendi është në krizë politike, ku kokëfortësia po e çon vendin drejt një krize me shumë dimensione të paprovuar, ndaj ka edhe shumë rreziqe, ca të njohura dhe ca të panjohura.

Nga ana tjetër, edhe mjedisi i jashtëm nuk ka ndryshuar. Re-fuzimi i qeverive të disa ven-deve anëtare është më i qartë dhe më sasior, krahasuar me një vit më parë. Së fundi, qeveria e Holandës, skeptike në atë kohë, por më refuzuese tani, ka avanc-uar më tej me ndëshkimin. Ajo i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian edhe rikthimin e vizave për lëvizjen e shqiptarëve bren-da BE-së!!! Edhe me shqiptarë, në anën tjetër të kufirit në Kosovë, ka nisur të marrë formë të qën-drueshme një mosmarrëvesh-je e madhe politike dhe ekono-mike, duke reflektuar më së miri se Shqipëria nuk po di të ndërtojë

ura, as brenda vetes dhe as jashtë saj, duke sjellë shembuj që trego-jnë se këtë vit, më mirë se vjet, e meritonim hapjen e negociatave.

Atëherë a ka arsye që Raport-Progresi i këtij viti dhe re-komandimi pozitiv për hapjen e negociatave nga Komisioni të jetë më shpresëdhënës se para një viti, kur nuk ndodhi asgjë?

Po si e interpretojnë këtë doku-ment palët politike?

Deputeti i PS Ervin Bushati thotë se gjetjet e raportit janë “më të mirat të evidentuar ndër vite”. Sipas tij, konkluzionet që kanë të bëjnë me rritjen ekonomike, uljen e borxhit dhe deficitet si dhe uljen e kredive të këqija janë dëshmi e reformave të qeverisë.

Por Jorida Tabaku e PD thotë se raporti evidenton shqetësimet që opozita ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme, te cilat kanë të bë-jnë me rrezikun e kontratave kon-cesionare, kufizimin e konkur-rencës në treg, si dhe investimet e ulëta kapitale. “Raporti thotë se kontratat koncesionare janë një rrezik për buxhetin për shkak të presionit që ato kanë mbi borxhin publik. Investime kapitale janë të ulëta, ndërkohë që vihet theksi të tenderat që zhvillohen pa garë dhe në mënyrë jo transparente. Mbi të gjitha janë një sërë ligjesh, nis-ma të qeverisë që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë kufizuar konkurrencën në treg. Pra këto shqetësime opozita i ngriti edhe më herët, dhe duket se kanë zënë vend edhe në këtë raport të KE”- thotë Tabaku.

Turizmi është një nga sek-torët prioritarë ku po mbështetet ekonomia e vendit, por krahasu-ar me rajonin Shqipëria, së bash-ku me Kosovën, po tërheqin më pak turistë se vendet e rajonit. Eu-rostat ka publikuar të dhënat tu-ristët që kanë vizituar vendet që kërkojnë të anëtarësohen në Bash-kimin Europian. Për t’i bërë shifrat e krahasueshme Eurostat ka përl-logaritur numrin e tyre për 1000 banorë rezidentë. Ndonëse kanë pasur përmirësim që prej 2012-s, të dhënat tregojnë se turistët në Shqipëri dhe Kosovë ishin shumë më të pakët në numër se në ven-det e tjera të rajonit. Sipas Eurostat në 2017-n Shqipëria u vizitua nga 100 turistë për 1000 banorë, ndërsa Kosova diçka më shumë.

Në rajon për numrin më të lartë

të turistëve kryeson Mali i Zi, i cili vit pas viti po tërheq më shumë turistë, duke kaluar dhe mesa-taren e BE-së. Për 2017-n num-ri i turistëve për 1000 banorë ishte 1200. Ndonëse nuk kanë det, Maqedonia e Veriut dhe Bos-nje Hercegovina kanë tërhequr më shumë turistë se Shqipëria në 2017-n. Maqedoninë e vizituan mesatarisht 300 vizitorë për 1000 banorë, ndërsa Bosnjen mbi 200 turistë/1000 banorë. Të ndjekur nga Serbia me rreth 200 turistë për 1000 banorë.

Në një prezantim për turiz-min në rajon në Samitin Adria-tiko-Jonian të zhvilluar në Budva pak javë më parë, dr. Sanja Ciz-mar, nga Kroacia, konsulente për hotelerinë dhe destinacionet, tha se sipas të dhënave të Eurostat,

Shqipëria dhe Serbia kanë indeks të ulët të intensitetit të turizmit, i matur si numri i netëve të të huajve për banor. Për Kroacinë, ky tregues është 20.3, për Greqinë 8.5, për Ma-lin e Zi 6, për Italinë është 3.5 dhe në fund janë Shqipëria me 1.1 dhe Serbia me 0.5. Mesatarja e Bash-kimit Europian është 2.8. “Rajoni ka diversitet të madh dhe burime të bollshme”, tha ajo. “Turizmi është një element i rëndësishëm i zh-villimit ekonomik, megjithatë ai ka një sezonalitet të madh dhe një shpërndarje të pabarabartë sipas ra-joneve”.

Sipas Këshillit Botëror të Turiz-mit, më konkurrues në rajon janë Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia dhe në fund janë Shqipëria dhe Bosnja, sipas raportit të fundit, i vitit 2017.

Si ta lexojmë Progres Raportin e këtij viti?

Turizmi, sektori jetik që shteti e lë në mëshirë të fatit

Ekonomi

që preken prej tij, të cilët prej muajsh vazhdojnë protestat e përditshme. Zyrtarisht, Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se num-ri i familjeve që preken nga pro-jekti do të jetë i njëjtë me atë që ishte edhe në rastin e zbatimit të projektit të vjetër. Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës dhe Min-istria e Infrastrukturës dhe En-ergjisë prezantuan projektin e ri për lotin 1, që u përfshi në skan-dalin e falsifikimit të dokument-eve nga kompania “DH Albania”. Në thelb, ndryshimi sillte heqjen e mbikalimit të parashikuar për t’u ndërtuar te sheshi Shqiponja, duke zëvendësua me një nënkali-mi me korsi të dedikuara për au-tobusët, biçikletat, dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.

Por, kjo nuk sjell asnjë risi për banorët e Astirit, që gjithsesi du-het të lirojnë banesat e tyre. Si-pas të dhënave të bëra publike nga vetë Autortieti Rrugor Shqiptar, nga zbatimi i gjithë projektit të unazës janë janë 317 objekte të cilat do të duhet të prishen, por 163 prej tyre nuk do të mund të shpronësohen, pasi nuk dis-ponojnë dokumentet e pronësisë. Gjithashtu, ALUZNI ka bërë me dije se 107 objekte do të skualifi-kohen nga procesi, çka do të thotë se familjet nuk do të mund të

shpronësohen, duke pasur si alter-nativë të vetme bonusin e qirasë ose strehimin social të ofruar nga Bashkisë së Tiranës.

Rruga e ArbritCilësia e rrugëve që po ndër-

tohen është skandaloze. Kjo, pasi një shumë e madhe e parashikuar për ndërtimet, shkon në xhepat e qeveritarëve. Kështu, një nga tunelet e rrugës së Arbrit ende pa u inauguruar është shembur. Gjendja e tij është e mjerueshme, ku duket sikur është ndërtuar 100 vite më parë dhe tani po shkatërro-het. Kompania e cila ka fituar ten-derin është Gjoka Construcion, e cila ka marrë nga buxheti i shtetit 360 milionë lekë, por ka investuar vetëm 10 milionë prej tyre.

Kjo rrugë është bërë më një prokurim të drejtëpërdrejtë më një PPP, por që duket se rezultati është shumë zhgënjyes. Pavarësisht nga ky super-skandal, edhe pse faktet flasin dukshëm për një ndërtim jo cilësor, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se ajo rrugë do të jetë e një cilësi shumë të lartë. Rama ftoi të gjithë që të kalonin në rrugën e Arbrit sapo ajo të për-fundonte dhe sipas tij do të ishte një rrugë e standardeve Evropi-ane. Shqiptarët i urojnë atij të ka-lojë vetë i pari!

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

E mërkurë, 5 qershor 201912 •

Sociale

Turizmi është një sektor me kontribut të rëndësishëm vitet e fundit në rritjen ekonomike dhe vlerësohet

si një stimulues për zhvillim të qën-drueshëm të ekonomisë. Turizmi është një nga sektorët prioritarë ku po mbështetet ekonomia e vendit, por krahasuar me rajonin Shqipëria, së bashku me Kosovën, po tërheqin më pak turistë se vendet e rajonit. Eurostat ka publikuar sot të dhënat turistët që kanë vizituar vendet që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Për t’i bërë shifrat e krahasueshme Eurostat ka përllogaritur numrin e tyre për 1000 banorë rezidentë.

Të dhënat e bëra publike tregojnë se turistët në Shqipëri dhe Kosovë ishin shumë më të pakët në numër se në vendet e tjera të rajonit. Sipas Eurostat në 2017-n Shqipëria u vizitua nga 100 turistë për 1000 banorë, ndërsa Kosova diçka më shumë. Në rajon për numrin më të lartë të turistëve kryeson Mali i Zi, i cili vit pas viti po tërheq më shumë

Sipas të dhënave që ka publi-kuar INSTAT-i më pak se 1% e

shqiptarëve vendosin të angazhohen për të thelluar njohuritë e tyre pas shkollës. Sipas këtyre të dhënave, rreth 0.9% e shqiptarëve të moshës 25-64 vjeç mësojnë përgjatë gjithë jetës së tyre. Kjo është norma më e ulët në të gjithë Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit, ku Shqipëria ka një diferencë të dukshme, sipas të dhënave të tjera të Eurostat. Megjithatë, në lëmin e paditurisë, shqiptarët janë shokë klase me rumunët, ku përqindja e personave

Zëdhënësja e Partisë Demokra-tike Ina Zhupa ka hedhur akuza

të reja ndaj Erion Veliajt, i cili kërkon një mandat të dytë në Bash-kinë e Tiranës. Zhupa shkruante dje në Facebook se Veliaj, përveç se i ka dhënë tenderat Shkëlqim Fushës, tani kërkon të bëjë anëtar të Këshillit Bashkiak, nipin e ‘Fusha Shpk’. Sipas saj Shkëlqim Fusha do të jetë vendimmarrës i aferave korruptive të Veliajt, pasi në listën e këshilltarëve bashki-ak që ka propozuar Veliaj është vendosur edhe Genc Beram Duka, i cili është djali i motrës së Fushës. “Shkëlqim Fusha nuk do të jetë vetëm klient por edhe vendimmar-rës i aferave korruptive të Veliajt! Në listën e këshilltarëve bashki-ak që ka propozuar Veliaj është vendosur edhe Genc Beram Duka. Genci është nipi, djali i motrës

Fusha shpk ka marrë pronën publike të Teatrit

Denoncimi: Fusha në Këshillin Bashkiak, vendimmarrës i aferave korruptive të Veliajt

i Shkëlqim Fushës. Oligarku i preferuar i Veliajt, duket se e ka kaluar lidhjen mes tyre në një tjetër stad.”- theksoi Zhupa.

Më tej zëdhënsja e PD-së nën-

vizoi se Fusha shpk është kompania që ka marr me shume tenderë në Bashkinë e Tiranës dhe qe i është dhënë me ligj special prona publike e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu

Zhupa e lidh Fushajt dhe me dosjen e vdekjes së Ardit Gjoklajt. “Lidhja e fortë e Veliajt me Fushajt, ka një nyje që nuk këputet dot, është dosja e vrasjes se Ardit Gjoklajt që

kryebashkiaku e mbylli me Petrit Fushën duke i hapur qesen e fond-eve të bashkisë dhe pronat e saj për Shkëlqim Fushën.”-mbyll postimin e saj Zhupa.

INSTAT

Shqiptarët “të paditurit e Europës”, vetëm 1% thellojnë njohuritë pas shkollës

që mësojnë gjatë gjithë jetës është po aq. Të mësuarit gjatë jetës është përvetësimi vullnetar dhe i vetëmo-tivuar i dijeve, qoftë për aspektin personal apo profesional. Prandaj, të mësuarit gjatë jetës nuk rrit vetëm përfshirjen në shoqëri apo qytetar-inë aktive, por edhe rrit vetë-qën-drueshmërinë, konkurrencën dhe shanset për punësim. Ndër vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht 11.1% e popullsisë e moshës 25-64 vjeç ishin të angazhuar në të mësu-arit gjatë jetës, sipas statistikave të Eurostat. Përqindjet më të larta

janë shënuar në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Zvicra ka përqindjen më të lartë, me 31.6% të popullsisë 25-64 vjeç, që mësojnë gjatë gjithë jetës, e ndjekur nga Sue-dia me 29.2% të kësaj grupmoshe, aktive për të përvetësuar njohuri shtesë gjatë gjithë jetës së tyre. Fin-landezët janë të tretët më të dhënë pas të mësuarit, ku rreth 28.5% e grupmoshës 25-64 vjeç mësojnë gjatë gjithë jetës, e ndjekur nga Danimarka me 23.5%, Estonia me 19.7%, Holanda me 19.1%, Franca me 18.6% dhe Austria me 15.1%.

Shifrat e EUROSTAT-it

Shqipëria-Kosova të fundit në rajon për turizmin, problematikat nga mungesa e vëmendjes së shtetit

turistë, duke kaluar dhe mesataren e BE-së. Për 2017-n numri i tu-ristëve për 1000 banorë ishte 1200. Ndonëse nuk kanë det, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina kanë tërhequr më shumë turistë se Shqipëria në 2017-n. Maqedoninë e vizituan mesatarisht 300 vizitorë për 1000 banorë, ndërsa Bosnjen mbi

200 turistë/1000 banorë. Të ndjekur nga Serbia me rreth 200 turistë për 1000 banorë.

Sipas Këshillit Botëror të Turiz-mit, më konkurrues në rajon janë Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia dhe në fund janë Shqipëria dhe Bosnja, sipas raportit të fundit, i vitit 2017.

Problematikat e turizmit në Shqipëri

Pavarësisht nga zhvillimi i madh i sektorit të turizmit në Shqipëri, vendi ende pengohet nga problemet e së kaluarës. Problemi kryesor me të cilin përballet turizmi në Shqipëri është mungesa e organizimit në shumë aspekte. Po ashtu infrastruk-

tura rrugore lë ende për të dëshiruar. Pavarësisht ndërtimit të rrugëve të reja dhe rikonstruksionit të atyre ekzistuese ende nëpër Shqipëri hasesh me rrugë të këqija. Prob-lemet me pronësinë dhe ndërtimet pa leje janë dy probleme të tjera që duhen marrë në konsideratë nga pushteti qendror apo ai lokal. Situata më problematike dhe e pazgjidhur ngelet ajo e mbetjeve. Nëse vërtet merret seriozisht kjo situatë, duhet të mendohet për një plan masash që e lufton dhe parandalon problemin që në origjinë. Kësaj nëse i shtohen edhe problemet e ujit apo energjisë në zona të caktuara turistike, atëherë këto shqetësime ngelen të pazgjid-hura dhe rrjedhimisht penguese në cilësinë e turizmit tonë. Ndërkohë problemet me mbeturinat, rrugët e bllokuara dhe mungesa e shërbi-meve duket se do të na shoqërojnë në pushime edhe këtë vit. Operatorët turistikë deklarojnë se sezoni ka nisur jo në mënyrën e duhur dhe me problemet që kanë penalizuar çdo vit turizmin shqiptar.

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

E mërkurë, 5 qershor 2019 13•

Sociale

Mijëra besimtarë mysli-manë falën dje namazin e Fitër Bajramit në “Sheshin Skënderbej”

në Tiranë dhe mijëra të tjerë në sheshet kryesore të çdo qyteti të ven-dit. Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të sabahut. Besimtarët janë falur para Zotit në mbyllje të muajit të madhërueshëm të Ramazanit. I gjithë sheshi Skën-derbej ka qenë i mbushur plot me besimtarë, burra, gra e fëmijë. Cer-emonia vazhdoi me fjalën përshën-detëse të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranish-mit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë. Spahiu, u lut që Zoti në këtë festë ta begatojë dhe ta mbushë me mirësi dhe paqe vendin tonë. “Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidar-izimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkuptimet, mosmarrëve-shjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar. Të nderuar besimtarë, ta gëzojmë këtë festë me familjen, fare-fisin, fqinjët dhe gjithë shoqërinë dhe me shpresën te Zoti që ky muaj të na ketë bërë më të mirë, më afër kri-juesit e njerëzve. Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur. Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kom-bit dhe gjithë njerëzimit”- tha Spahiu gjatë fjalës së tij.

Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshën-

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin. Kryemadhi: Koha e volitshme për ti thirrur arsyes dhe për të reflektuar

detur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Pas ligjëratës së Spahiut fjalën e mori dhe Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Lauren Luli, pasi uroi të pranishmit për Fitër Bajramin u fokusua tek kujdesi dhe vëmendja ndaj familjes dhe rinisë. Kurrsesi nuk mund të tolerojmë asnjë kërcënim që i afrohet qelizës më të vogël por më të rëndësishme të shoqërisë. Familja është e shenjtë dhe me shenjtërinë e saj nuk guxon askush të luajë e ta nëpërkëmbë atë për përfitime të ndrys-hme vetjake. Sepse kjo do të sillte një dëm, rikuperimi i të cilit do të na kushtonte shumë të gjithëve. Prandaj më lejoni që thirrja ime ti drejtohet jo vetëm të pranishmëve por edhe më gjerë, mos e kërcënoni të ardhmen tonë. Ta ruajmë rininë tonë nga veset si alkooli, droga, imoraliteti, mashtri-mi, kumari që janë viruse shkatërruese të mirëqenies së një shoqërie” – tha ai.

Më tej u bë falja e namazit të bajramit nga Kryetari i Komunitetit, H. Bujar Spahiu, për të vazhduar më pas me hytben e Fitër Bajramit e cila u mbajt po nga kryetari i KMSH-së. Gjatë hytbes, Kryetari Spahiu, u lut për më shumë paqe, kënaqësi, gëzim dhe harmoni mes njerëzve të shoqërisë sonë. “Festimi, urimet dhe vizitat e Bajramit janë tradita të vyera të popullit tonë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme. Në vazhdën e kësaj tradite, i uroj besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, ta gëzojnë këtë festë me familjen, farefisin, miqtë dhe fqinjët. I lutem Zotit me dëshirën më të mad-he, që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve paqe, kënaqësi, gëzim dhe harmoni. Le të sjellë kjo festë më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të sho-qërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit” -tha ai ndër të tjera gjatë hytbes.

Urimet e politikanëve për Fitër Bajramin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në urimin e saj për besimtarët myslimanë për Bajramin

thotë se të gjithë jemi mëkatarë, por më të mirët janë ata që pendohen dhe kërkojnë falje. Ajo tha se vetpërm-bajtja, sakrifica, përkushtimi dhe fokusimi tek e mira janë mësimet më të volitshme nga muaji i Ramazanit, mësime të cilat ne duhet ti bëjmë pjesë të jetës tonë të përditshme. “Gëzuar Fitër Bajramin! Nga zemra dua të uroj sot çdo shqiptar e veçanërisht besimtarët mysliman për festën e Bajramit të madh! Dita e sotme fillon ndryshe për të gjithë agjëruesit e muajit të bekuar të Ramazanit dhe unë dua ti bashko-hem urimit për agjërim të pranuar e lutje të plotësuara! Vetpërmbajtja, sakrifica, përkushtimi dhe fokusi-mi tek e mira janë mësimet më të volitshme nga muaji i Ramazanit, mësime të cilat ne duhet ti përthith-im e ti bëjmë pjesë të jetës tonë të përditshme!”-ka shkruar Kryemadhi.

Më tej kryetarje e LSI-së ka pohuar se duhet të reflektojmë e të vlerësojmë më shumë jetën. “Ne të gjithë jemi mëkatarë, e tillë është qenia njerëzore, ama më të mirët ndër ne janë ata që pendohen me sinqeritet dhe kërkojnë falje. Prandaj

është koha më e volitshme për ti thirrur arsyes dhe për të reflektuar, gjithmonë mbetet në fuqi shprehja më mirë vonë se kurrë! Sot kur të gjithë japin diçka nga vetja për më të pamundurit, le të reflektojmë e të vlerësojmë më shumë jetën! Të bashkuar rreth të mirës mund të bëjmë shumë më shumë për veten, familjen e vendin! Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët” tha ajo.

Gjithashtu Kreu i PD-së, Lulzim Basha, uroi të gjithë besimtarët myslimanë, e veçanërisht ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit festën e Fiter Bajramit. Në një postim në rrjetet sociale, Ba-sha shkruan: “Të nderuar besimtarë e veçanërisht ju që keni agjëruar në muajin e shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra Gëzuar Fiter Bajramin. Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja, sjelltë mbarësi për ju e familjet tuaja dhe e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”.-ka shkruar Basha.

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin. Kreu i qeverisë ka postuar në faqen e tij në rrjetet sociale një foto nga Xhamia e Namazgjasë, që po ndërtohet, ndërsa mbi të shkruan “Gëzuar Bajramin”.

Gjithashtu Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ambasada shprehet se kjo është një ditë reflektimi për ndërtimin e komuniteteve të përbashkëta të begata. “Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Fiter Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbash-kët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubar-ak.”-shkruhet në mesazhin e urimit.

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

E mërkurë, 5 qershor 201914 •

Opinion

Shqipëria vend ideal për krimin e organizuar. Vendi është i kapur nga mafia e drogës. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit nxit korrup-

sionin. Është e pamundur që të jesh i pastër. Barinjtë i çuan oficerët e policisë në fushë me kanabis, por zyrtarëve nuk u interesonin. Ishte vetëm një fushë e vogël, thanë dhe ikën. Skena ndodhi kohët e fundit në afërsi të fshatit malor të Pilurit në jug të Shqipërisë – por kjo mund të ndodhte kudo në vend

Shqipëria prodhon 900 ton kana-bis në vit, me një vlerë prej mbi 5 miliardë franga (4,5 miliardë Euro; shën i red.), e vlerësuar nga policia italiane pak vite më parë. Shumica e marihuanës dhe hashashit për tregun evropian vijnë nga Maroku dhe Afganistani. Megjithatë, në vitet e fundit, shumë shtete anëtare të BE-së kanë siguruar kanabis nga Shqipëria, siç thotë Qendra Europi-ane e Monitorimit për Drogën. Është e vështirë të vlerësohet në tërësi rëndësia e kanabisit shqiptare për tregun europian..

Shteti i vogël i Adriatikut është i përkryer për kultivim: dielli shkëlqen në 218 ditë, dhe peizazhi i shtrirë malor ofron shumë mundësi për kultivim të fshehtë. Përveç kësaj: Pagat e popullsisë janë shumë të ulëta, gjë që e bën biznesin ilegal edhe më tërheqës. Pasojat janë shkatërruese: trafikimi i drogës korrupton shoqërinë. Është e vështirë të qëndrosh i pastër.

Pak gjyqtarë të pastërNë vitin 2014, më shumë se një-

qind ton marihuanë u konfiskuan në Shqipëri, duke shkatërruar gjysmë milioni bimë të kanabisit. Dy vjet më vonë kishte 2.5 milionë bimë. Por me veprimet e asgjësimit edhe sipërfaqja e kultivimit u rrit. Qeveria u përpoq të paraqesë veprimet e policisë si një sukses kundër trafikut të drogës: Kryeministri Edi Rama dërgoi policinë në zonat e rritjes së kanabisit në Lazarat 2014 në një operacion shumë të mediatizuar. Por shumë struktura kriminale nuk u prekën. Vetëm korierët e vegjël u goditën. Komisioni Europian, i cili rekomandoi pranimin e Shqipërisë në BE, vlerëson në progress raportin e kësaj jave se operacionet policore janë intensifikuar. “Shqipëria ka luftuar vazhdimisht prodhimin dhe

“Neue Zurcher Zeitung”

“Shqipëria e kapur nga mafia e drogës. Rasti “Tahiri” dhe goditja vetëm e korrierëve të vegjël”

Nga Adelheid Wölfl

400 franga në muaj.

Policët në dilemëKushdo që dëshiron të luftojë

trafikantët e drogës përtej stimujve financiarë jeton nën kërcënim. Rasti i oficerit të policisë Dritan Zagani, i cili hetonte narkotrafikantët dhe që u arratis në Zvicër në vitin 2015, u bë i njohur. Ai kërkohet nga autoritetet shqiptare me dyshimin se ka marrë parave në këmbim të informacionit. Ai vetë thotë se thjesht e bëri punën e tij shumë mirë dhe zbuloi se cilat rrugë dhe aeroplanë janë përdorur nga korrierët e drogës.

Shumë nuk arrijnë të qëndro-jnë të pastër. Besimi, nepotizmi, farefisnia, frika, mbijetesa tërheq shumë në makinacionet e korruptu-ara të kanabisit.

Mafia e drogës ka depërtuar thellë në shoqërinë shqiptare. Në tetor të vitit 2017, pas arrestimit të katër italianëve dhe tre shqiptarëve, janë zbuluar biseda telefonike në të cilat Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri del si personi kryesor kontakti me një bande trafikantësh droge.

Gjithashtu u zbulua dhe mar-rëdhënia e tij me vëllezërit Habilaj, që sipas të dhënave të Guardia di Finanza italiane kontrollonte po-licinë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe tregtinë e drogës atje. Ndër të tjera, Tahiri u siguroi vëllezërve Habilaj makinën e tij të shërbimit, në të cilën ata mund të lëviznin në një mënyrë të pakontrolluar.

Tahiri dha dorëheqjen si ministër disa javësh pas protestave në vitin 2017. Pasardhësi i tij në postin e ministrit të brendshëm Fatmir Xha-faj dha dorëheqjen në tetor 2018, sepse vëllai i tij ishte dënuar për trafik droge në Itali.

Opozita, Partia Demokratike po bën thirrje prej kohësh nisjen e një hetim nëse paratë e drogës janë për-dorur për të blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017. Ajo pretendon se zgjedh-jet ishin “vjedhur” dhe se Shqipëria ishte bërë një parajsë prodhuese e drogës nën qeverinë Rama -, sigurisht,pa përmendur se kultivimi i kanabisit lulëzonte edhe para se të vinte në pushtet. Makinacioni i pas-trimit të parave nga tregtia e drogës, zakonisht përfundon me shitjen fiktive të stacioneve të benzinës, në lojëra të fatit ose në ndërtim. Shumë godina të ndërtuara janë shpesh bosh. Fasadat e tyre të ndritshme duken si simbole të amoralitetit.

Papunësia e lartë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një mjedis ideal për krimin e organizuar. Megjithatë, reforma gjyqësore përmendet pozitivisht – një pro-jekt që nuk ka ekzis-tuar në këtë mënyrë më parë. Për dy vjet, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe në veçanti të ardhurat e tyre po kontrollohen

Tahiri dha dorëheq-jen si ministër disa javësh pas protestave në vitin 2017. Pasard-hësi i tij në postin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen në tetor 2018, sepse vëllai i tij ishte dënuar për trafik droge në Itali.

Gazeta kryesore e Zvicrës “Neue Zurcher Zeitung” në një artikull investigativ për drogën në Shqipëri nenvizon pasojat e rënda sociale të kesaj plage sidomos pas përmasave të frikshme të vitit 2019. Sipas artikullit, pohimet e KE jane te zbukuruara dhe ne kontradikte me ato të SHBA-së.

tregtinë e kanabisit në vitet e fundit,” thuhet në raport. Gjithashtu, thek-sohet se Guardia di Finanza italiane mbikëqyrte sipërfaqen e mundshme të kultivuar: “Gjatë dy sezoneve të korrjes, monitorimi nga ajri ka kon-firmuar se në Shqipëri nuk ka patur asnjë kultivim të kanabisit”.

Megjithatë, ky vlerësim është në kundërshtim me Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve të Departamentit të Shtetit tëpublikuar në mars. Raporti shënon se “Korrupsioni pengon luftën kundër krimit të drogës në të gjitha nivelet e qeverisjes. Trafikantët e drogës veprojnë lehtë-sisht pa u pandëshkuar.

Papunësia e lartë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një mjedis ideal për krimin e organizuar. Meg-jithatë, reforma gjyqësore përmendet pozitivisht – një projekt që nuk ka ekzistuar në këtë mënyrë më parë. Për dy vjet, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe në veçanti të ardhurat

e tyre po kontrollohen.88 nga 140 janë shkarkuar ose

kanë dhënë dorëheqje vullnetarisht sepse nuk kanë mundur të justi-fikojnë pasuritë e tyre. Pastrimi ka krijuar kaos. Gjykatat më të larta janë jofunksionale për muaj pasi numri i madh i gjykatësve të nx-jerrë jashtë sistemit ende nuk është plotësuar. Rastet e rëndësishme mbeten të pashqyrtuara.

Këtë prill, një ton e gjysmë kanabis dhe dy anije me motor u konfiskuan, pesë shqiptarë dhe dy grekë u arrestuan. Korrierët përdor-in barkat e shpejta, por edhe avionë të vegjël (Pipers) për të sjellë drogën në Korfuz ose Itali, shpesh e shtrijnë biznesi edhe mbi Malin e Zi. Pa bashkëpunimin e policisë së korruptuar, kontrabanda nuk do të ishte e mundur. Shumica e tyre janë ato në krye që detyrojnë ata që janë në fund për të marrë pjesë. Një përmirësim i pagës luan një rol të madh. Një oficer policie fiton rreth

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

E mërkurë, 5 qershor 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1-Janë edhe ato botuese. 7-Vrapi... i fundgarës. 13-Hidhet një në ecje. 14-Gunter nobelist i letrave gjermane. 17-Harron me një hon. 20-Një kundërveprim ndaj ngacmimit. 22-Mbetur në fund. 24-Artikull spanjol. 25-Aktori protagonisti Indiana Jones. 8-Parashtesa e muskulit. 29-… Hot Chili Peppers.31-Eshtë rritja në… rritje.33-Pak potenciale.

34-Romanet ku flitet për… veten.36-Eshtë i rëndë me… deuterin.37-Përhapin… ideologji të caktuar. 39-Eshtë Pitt i The Mexican40-Janë provat e... fundit. 41-Ekstremet e nuses. 42-Një verë cilësore. 45-Inicialet e Morricone-s. 47-Një veshje që… hidhet krahëve.48-Një dimër pa ekstreme. 50-Moravia qe shkroi Indiferentët. 52-Janë letrat në…mëngë. 53-Në fund të fundit. 54-Janë gjigantë përrallash.

55-Kryeqyteti i Idaho-s. 56-Teletext… në TV. 58-Qyteti holandez me shishen e famshme. 60-Artikull spanjol. 61-Një drekë mbi… bar. 62-Fillojnë sistematikisht. 63-Ylli i Hollywood-it. 65-Një diletant. 68-Ndërmarrje urbane Autonome. 69-I katërti në shekuj. 70-Eshtë dessert në menu. 71-Një mund të lihet me orar. 72-Parashtesë për gjysmë

HORIZONTALE1. Futuristi i Marinetti-t -Një mund të jetë fotografik -Inicialet e Asimov 2. Një enë e hollë gjaku -Centrale Autonome Polake -Ekstreme në mllef -Janë të fiksuarit3. Kështu është ilaçi që jeop rezultat -U shkrua nga Dante4. Kështu fillom lidhja -Mbyllin krahun

-Janë ata që këndojnë këngë në ver-sion komik -I kanë të ndryshme garat5. Von Trier regjisor -Janë ujëvara -Çelësi i basit6. Qëndrojnë mni piedestal -Ekrani i regjisë.7. Gjysmë tjetër -Një sukses i Beatels -Pishtarë pa pishë -Kërkohet një me ndjesë -Inicialet e Redford

8. Krerë pa çifte -Janë mjete transporti me karroceri -Është studio e avokatit9. Gruaja e Ben Hur -Lumë në Itali -Uruguaji në tabela -Ente Humanitare Industriale -Kështu fillon argumenti10. Janë si emblema -Gjysma e kutisë -Është edhe ai i Gazës -Një nimër femrash11. Lindi Akilin

-Është ruse në pjatancë -Instrunenti i Ravi Shankar12. Ruhet në fund -Janë atomike në centrale -Komentojnë e inmterpretojnë ng-jarjet politike

VERTIKALE1. Brook akrore e modele -Janë pagest e kredisë3. Është Cosa nostra -Janë prova inteligjence3. Hapin pa kufij -Mund të jenë spiunazhi4. Një bimë -Kusturica regjisor5. Parker regjisor -Gjysma e krahut6. Një abisin fisnik -Më e mira është rekord -I nxjerri taksat me një akt7. Në krye të kryesisë -... et circensem -Fillojnë kalimin8. Qe poeti që dashuronte Lesbo-n -Teket e kalit9. Përpara popullit e thënë nga Horaci10. Si vizuale

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

-Një sportist si Michael Phelps11. Janë atë që tregohen shumë striktë edhe në gjërat jo shumë të rëndësishme -Fillojnë tezën12. Janë regjime totalitare13. Një enigmë -Kështu fillon rrethimi14. Mund të skadojnë -... Miller e kompozuar nga Verdi15. Gjysmë hetimi -Fillojnë financimin -Kodi i kartës sim16. Ëinehouse që qe këngëtare -Gjysmë magjie. -Italia në tabela17. Gjysmë rajoni -Një ndihmëse si kam -Pacino aktor18. Oxa këngëtare -Nuk ka injoranti19. Triko pa çifte -Qyteti i Apolonisë20. N jë punëtor i dikurshëm krahu -Gjysmë tatimi21. Casillas portier -I keni në dorë -Një mund të jetë kokosi22. Inicialet e Einstein -Është atentati

VERTIKALE1-Del nga… mbledhja. 2-Mata spiune. 3-Ekstreme në trup. 4-Dikur quhej Padus. 5-Kufizojnë një treg.6-Eshtë era pas Krishtit. 8-Ka dhe një forcë. 9-Emri i Magritte. 10-Institucione Autonome Franceze. 11-Nuk të le të hash më.12-Janë gjëndra endokrine. 15-Eshtë lulja…edelweiss. 16-Ishte kryefeudal japonez.17-Vendlindja e Robespierre. 18-Janë tregime…. Ne konfesional 19-Janë të reja. 21-Medet… është pa binjake. 23-Simbadi... i 1001 netëve. 26-Janë… sulmues. 27-Shikon me një hon. 29-Everett aktor. 30-Kështu u mbiquajt Henri Rous-

seau. 32-Steiger aktor. 34-Ishin paraardhësit e beotëve. 35-Eshtë klasik me tutu. 36-Tregohet me mençuri një e tillë. 37-Një ndarje aritmetike. 38-Një qetësi… shpirtërore. 39-Mbështjell… pështjellat. 40-Bëjnë grepa me re. 43-Predikon në sinagoga. 44-Embëlsira e… dinamitit.46-Eshtë shkak kënge. 49-Hector i… Pa familje. 51-Një pjesë e rektoratit.54-Gjysma e damave. 57-Teste pa çifte. 58-Para Vegas në SHBA. 59-Drama pa… çifte. 62-Përse… mbarojnë. 64-Total në kufij. 66. Në kokë të avokatit.67. Inicialet e Altman. 69-Mbyllin një mendim.

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 5 QERSHOR …...2 E mërkurë, 5 qershor 2019 Kërkohet ndryshim politik Basha: Mesazhi që vjen nga Berlini, në këtë situatë s’ka shanse që

E mërkurë, 5 qershor 201916 •

CMYK

Sport

Ervin Bulku ishte trajneri i parë i Shqipërisë për vetëm një ndeshje, atë transfertë ndaj Andorrës,

ku udhëhoqi kuqezinjtë drejt suk-sesit të parë në eliminatoret e Euro 2020-ës, ndërsa tashmë është rik-thyer në rolin e ndihmësit, por këtë herë të Edi Rejës, teknikut italian, që ka marrë drejtimin e Kom-bëtares Shqiptare. Pas më tepër se 10 ditësh në Durrës, kuqezinjtë janë zhvendosur në Gjermani, ku nën drejtimin e Rejës, po përgati-sin ndeshjet e radhës eliminatore, përballë Islandës në Reikjavik dhe Moldavisë në “Elbasan Arena”.

Në një intervistë për Super-sport, Bulku vlerësoi punën që po bëhet gjatë këtyre ditëve në stërvit-je, por edhe angazhimin maksimal të Edi Rejës, që po përpiqet të përçojë sa më shpejt idetë e tij te futbollistët, për të bërë që kuqezin-jtë të dhurojnë një shfaqje dinjito-ze në ndeshjet e radhës.

Jemi në prag të ndeshjeve eliminatore me Islandën dhe Mol-davinë. Si po shkojnë përgatitjet e Kombëtares Shqiptare?

Është java e dytë e përgatitjeve dhe mendoj se çdo gjë po shkon sipas planit të përgatitur nga trajneri. Siç edhe po e shikoni, jemi duke u stërvitur në kushte mjaft të mira këtu në Gjermani dhe mendoj se do të jemi gati për të bërë më të mirën për ndeshjen me Islandën.

Me ardhjen e trajnerit Edi Reja, pritet të kalohet në rresh-timin 3-5-2. Sa e gatshme është Shqipëria të luajë me këtë skemë, duke qenë se në 3-4 vitet e fundit ka luajtur ndryshe?

Unë mendoj se çdo trajner ka idetë e tij, të cilat i ndërton duke parë edhe grupin e lojtarëve, por edhe cilësinë e tyre. Asgjë nuk është vendosur deri në këto mo-mente, pasi ka kohë për të men-duar për skemën. E vetmja gjë që po mendojmë është të gjejmë një mënyrë për t’u shprehur sa më mirë dhe për t’i bërë keq kundërshtarit.

Mendoni se është e aftë Shqipëria ta përballojë këtë lloj ndryshimi?

Mendoj që trajneri i ka idetë e qarta dhe po ua shpjegon nga dita në ditë lojtarëve, për t’i bindur dhe për t’i ndihmuar të shprehin më të mirën në fushën e lojës, kur të vijë dita e ndeshjes.

Kundërshtari i radhës është Islanda, ndaj të cilës keni qenë në fushë në kohën e De Biasit dhe nuk kemi bërë një ndeshje

Barrela më pranë se kurrë Interit, menaxheri i tij mbërrin në zyrat zikaltër

Gjatë pasdites së djeshme, në një konferencë për shty direkt nga

grumbullimi me kombëtaren itali-ane, mesfushori Nicolo Barrela pra-noi se e ardhmja e tij është në pikë-pyetje dhe se mund të largohet gjatë kësaj vere nga Cagliari. Mbrëmjen e djeshme mesfushori i talentuar sard është afruar edhe më shumë me Interin, pasi menaxheri i tij, Ales-sandro Beltrami mbërriti në zyrat zikaltër, për t’u takuar me drejtuesit e klubit, Ausilio e Marotta. Sipas mediave pranë Interit, marrëveshja me mesfushorin është totale, ndërsa ka mbetur për t’u bindur presidenti i Cagliarit, i cili e vlerëson Barrelën 50 milionë euro, nga të cilat 30 i do kesh dhe të tjerat mund të plotësohet me transferime nga ekipi i të rinjve zikaltër. Nga këta të fundit, Interi ka vënë një listë me emra si Merola, Pompetti, Colidio dhe Dimarco, prej të cilëve Cagliari mund të zgjedhë vetëm dy, për të marrë pjesën tjetër të parave kesh. Megjithatë vlen të theksohet se gjasat më të mëdha janë që edhe në rast marrëveshjeje mes palëve, zyrtarizimi të mos vijë përpara përfundimit të ndeshjeve eliminatore Euro 2020, ku Barrela është angazhuar me Italinë.

Jurgen Klopp merr vendimin e papritur, do të bëjë një vit pushim

As rinovim kontrate me Liv-erpool dhe as transferim te

Bayern Mynih. Në vitin 2022, kur skadon kontrata aktuale e trajnerit gjerman Jurgen Klopp me “reds”, ai do të bëjë një vit pushim abso-lut. Lajmin e konfirmon ESPN, që i referohet burimeve nga klubi i saposhpallur kampion i Europës. Liverpool i ka propozuar trajnerit 51-vjeçar një rinovim të kontratës aktuale nga viti 2022 deri në vitin 2025. Gjithsesi, Klopp ka të tjera plane. Ai dëshiron të qëndrojë një vit pushim pasi të përfundojë kontratë aktuale me Liverpool. Duket se tra-jneri gjerman ka nevojë të karikohet pasi të mbyllë aventurën me “reds”. Jurgen Klopp do të respektojë kon-tratën aktuale me Liverpool. Ai ka refuzuar një transferim të mundshëm në Gjermani, ku e kërkon skuadra kampione e Bayern Mynih.

Kombëtarja Kuq e ZiNga Bulku te Ajeti e Berisha: Edi Reya me eksperiencë të madhe, i ka idetë e qarta

fort të mirë. A është e përgatitur Shqipëria për të përballuar këtë lloj kundërshtari?

Jemi përballur edhe para 5 viteve, kur kemi qenë në grup, por gjatë kësaj kohe ka ndryshuar Islanda, ashtu si edhe Shqipëria. Besoj që nuk është ajo Islanda që kemi përballuar atëherë, por gjërat ndryshojnë edhe nga ndesh-ja në ndeshje. Kemi nevojë edhe për pak fat, të cilin besoj se do ta kemi në anën tonë.

Flet Arlind AjetiNë konferencë për shtyp, në

krah të sulmuesit Cikalleshi, ishte mbrojtësi Arlind Ajeti, i cili gjithashtu e vuri theksin tek atmos-fera pozitive e krijuar me pasuesin e Panuccit. “Jemi duke u stërvitur me intensitet dhe më duket shumë mirë çdo gjë deri tani. Atmosfera mes stafit dhe mes lojtarësh ka qenë shumë e mirë, diçka që na ka munguar për një kohë të gjatë. Ne si lojtarë në çdo ndeshje mundo-

hemi të japim maksimumin dhe pavarësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. Nuk kam një përg-jigje, nuk e di pse ka qenë kështu mbrojtja. Ka pasur ndeshje që nuk kemi luajtur mirë në mbrojtje apo në sulm, por janë të gjithë fajtorë dhe shpresoj që ndeshjet e ard-hshme do të përmirësohemi. Të luajturit me zemër duke mbrojtur mirë është forca jonë, duke dhënë gjithçka kemi. Trajneri na ka dhënë diçka ekstra dhe do mundohemi t’i zbatojmë detyrat që na jep tra-jneri.”, tha ai.

Etrit BerishaPortieri dhe një nga liderët e

kuqezinjve, Etrit Berisha e kupton momentin ku ndodhet përfaqësues-ja dhe pranon se duhet një shkëndi-jë, duhet një fitore për të rikthyer besimin tek realizimi i një tjetër ëndrre. “Ne duhet të fokusohemi në përgatitjen e ndeshjeve dhe të mundohemi të marrim një rezultat pozitiv me Islandën. Ndoshta na duhet një shkëndijë e vogël, që të ëndërrojmë më shumë për një kual-ifikim të mundshëm në Europian. Nuk duhet të jemi euforikë, por as të kemi presion. Thjesht duhet të punojmë mirë për të përgatitur ndeshjen e radhës”, tha Berisha.

Një kapitull i ri ka nisur nën drejtimin e Edy Rejës. Gardiani 30-vjeçar, edhe pse ka vetëm një javë që është nën urdhrat e teknikut italian, dallon qartë që përvoja e madhe është arma më e fortë e teknikut 73-vjeçar, një armë e cila do ta ndihmojë shumë përfaqësuesen tone. “Eksperienca e tij është jashtëzakonisht e madhe dhe kjo na duhet shumë neve, pasi kemi shumë lojtarë të rinj në grup, që kanë nevojë për përvojë. Reja e ka këtë përvojë dhe mundohet ta përcjellë te grupi, duke kërkuar të jemi kompa-ktë dhe të mos pësojmë”, deklaroi gardiani kuqezi.

Herën e fundit që Berisha ka zbritur në fushë në Islandë ka qenë më 10 Shkurt të 2013 në elimina-toret e Botërorit, ku blutë fituan me përmbysje 2-1, portieri shpreson që përfundimi të jetë i ndryshëm dhe fizikisht Shqipëria të jetë gati për t’i bërë ballë forcës së vikingëve. “Kemi filluar mirë ndeshjen dhe kaluam edhe në avantazh, por bëmë shumë gabime më pas. Duhet të jemi shumë kompaktë dhe të sigurt në lojën tonë. Fizikisht Islanda është shumë lart, pro duhet të reagojmë mirë ndaj tyre, për të tentuar nëj re-zultat të mirë”, tha u shpreh Berisha.