permbajtja · web viewrekursi i paraqitur nga pala paditëse sose demaj, xhemile dautaj (demaj),...

1319
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 87 (00-2017-1161)06.07.2017 Sose Demaj,përfaqësuar nga Av. Anila Veliaj kundër Byroja Shqiptare e Sigurimeve, përfaqësuar nga juristi Agustin Çoku.................................................................... 88 (00-2017-1162) 06.07.2017......... Kërkues: Agim Elezi 1

Upload: others

Post on 14-Feb-2020

64 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

PERMBAJTJA

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

87 (00-2017-1161)06.07.2017Sose Demaj,përfaqësuar nga Av. Anila Veliaj kundër

Byroja Shqiptare e Sigurimeve, përfaqësuar nga

juristi Agustin Çoku.

88 (00-2017-1162)06.07.2017 Kërkues: Agim Elezi

Çështje Penale

101 (00-2017-570)05.07.2017I pandehur: Fatmir Merkaj

102 (00-2017-571)05.07.2017I pandehur: Elton Pupuleku

103 (00-2017-).07.2017Të pandehur:

104 (00-2017-572)05.07.2017I pandehur: Çoban Tozaj

105 (00-2017-573)05.07.2017I pandehur: Fabrizio Polidori

106 (00-2017-574)05.07.2017Kërkues: Prokuroria për Krime të Rënda

Të Gjykuar: Qazim Gjoçaj, Gjyle Hajdaraj

107 (00-2017-575)05.07.2017I pandehur: Mondi Gjoka

108 (00-2017-576)05.07.2017I pandehur: Eugen Mucaj

109 (00-2017-).07.2017Të pandehur:

110 (00-2017-579)12.07.2017Të pandehur: Elis Kovaci, Bardhyl Kovaci

111 (00-2017-581)12.07.2017I Gjykuar: Gjika Stramarko

112 (00-2017-582)12.07.2017I Gjykuar: Elton Murati

113 (00-2017-583)12.07.2017Të pandehur: Ilvi Treska, Fatmir Xhaxhaj, Erind

Shahinllari, Letion Renxa, Laureta Sadikaj

114 (00-2017-584)13.07.2017I Gjykuar: Arbri Selanj

115 (00-2017-655)19.07.2017I pandehur: Benci Toska

116 (00-2017-659)19.07.2017Të Gjykuar: Hasan Meta, Amat Meta

117 (00-2017-654)19.07.2017Të pandehur: Elton Tafili

118 (00-2017-).07.2017Të pandehur:

119 (00-2017-657)19.07.2017Kërkues: Prokuroria E Rrethit Gjyqësor Kurbin

I Gjykuar: Françesk Ndoci

120 (00-2017-656)19.07.2017Të pandehur: Fatos Skeja, , Gojart Loci

121 (00-2017-658)20.07.2017Të Gjykuar: Laurent Bega, Klodian Çullaj, Laert Kasaj

Dashnor Kaba, Selman Doçi, Ylli Troplini

122 (00-2017-666)20.07.2017I pandehur: Afrim Zeneli (Tarrelli)

Çështje Administrative

749 (00-2017-1810)04.07.2017Ramazan Hylviu, Bashkim Hylviu, Fiqiret Hylviu,

Bukurije Deliu, Suzana Hylviu, Xhevat Hylviu kundër

Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Tiranë

750 (00-2017-1446)04.07.2017Bledar Birçaj kundër Ministria e Financave, Dega e

Thesarit Vlorë

751 (00-2017-1844)04.07.2017Edmond Mersini kundër Agjensia e Prokurimit Publik

sh.a, Shpërndarja e Librit Shkollor, Ministria e

Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Avokatura e

Shtetit pranë M.E.T.E

752 (00-2017-1401)04.07.2017Mexhide Deda kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqerore

Tiranë

753 (00-2017-1444)04.07.2017Shoqëria “Mak Albania” sh.p.k, kundër Bashkia Sarandë

Shoqëria “Five Stars Konstruksion”

754 (00-2017-1445)04.07.2017Shoqëria “ARMO” sh.a, kundër Autoriteti i Konkurrencës

Tiranë, Avokatura e Shtetit,

755 (00-2017-1792)05.07.2017Hajri Hyseni kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Dibër

756 (00-2017-1176)05.07.2017Shpëtim Sinanaj kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë

757 (00-2017-1371)05.07.2017“E.P.S.A” sh.p.k kundër Inspektorati Ndërtimor

Urbanistik (INU) Bashkia Tiranë

758 (00-2017-1888)11.07.2017Shoqëria “Eurocostruzioni”, spa kundër Ministria e

Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

759 (00-2017-2372)11.07.2017Robert Përmeti kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë

760 (00-2017-1970)11.07.2017Luftar Zebi kundër Instituti i Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor (ISKSH)

761 (00-2017-1969)11.07.2017Valbona Shegani kundër Departamenti i Administratës

Publike

762 (00-2017-1456)12.07.2017Gjovalin Marticanaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë Së Shtetit

763 (00-2017-1455)12.07.2017Reshniko Feci kundër Ministria E Financave

764 (00-2017-1429)12.07.2017Luliana Ikonomi kundër Shtëpia Qendrore e Ushtrisë

765 (00-2017-1416)12.07.2017Shaban Kapllani, Tefta Kapllani kundër Zyra Qendrore

e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra

Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Tiranë, Avokatura e Shtetit

766 (00-2017-1417)12.07.2017Media Vizion Sh.A kundër Autoriteti i Mediave

Audiovizive

767 (00-2017-1195)12.07.2017Qibra Baruni kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Durrës, Pranvera Gazheli, Hanze

Gjoshi, Ikbale Fico, Hidajete Bushati, Kudrete Hallvaxhiu,

Zenel Zeneli, Irma Zeneli, Enkeleda Zeneli, Teuta

Ferra, Arjana Lumaj (Zeneli), Zeliha Qoshja, Qemal

Myshku, Mereme Shima, Nuri Myshonoviq

768 (00-2017-1866)12.07.2017Adrian Fullani kundër Kuvendi i Shqipërisë, Banka

Qendrore e Shqipërisë, Avokatura E Shtetit

769 (00-2017-1562)12.07.2017Pema Konstruksion sh.p.k kundër Drejtoria Rajonale

Tatimore Lezhë; Drejtoria e Apelimit Tatimor

770 (00-2017-1410)12.07.2017Shoqëria “Transoilgroup”sh.a kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave, Dega e Doganës, Fier

771 (00-2017-1563)12.07.2017Renci sh.p.k kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Dega

Berat; Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së

Përgjithshme të Tatimeve

772 (00-2017-2736)18.07.2017Shoqëria Tregtare “Qendra Tregtare dhe e Zhvillimit

Kulturor” sh.p.k; kundër ZVRPP Tiranë; ZQRPP

Tiranë

773 (00-2017-2051)18.07.2017Bekimi sh.p.k kundër Drejtoria Rajonale Tatimeve

Shkodër, Drejtoria E Apelimit Tatimor Tiranë

774 (00-2017-1829)18.07.2017Fahri Sovalli kundër Zyra Rajonale e Aluizni-t

Shkodër, Kujtim Hamdi Çinari

775 (00-2017-2232)18.07.2017Subi Mata kundër Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik

Kombëtar, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik

Kombëtar, dega Sarandë, Inspektoriati Ndërtimor

Urbanistik Vendor Komuna Ksamil

776 (00-2017-1809)19.07.2017Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë kundër

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë

777 (00-2017-1960)19.07.2017Kadime Mani kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë

778 (00-2017-1981)19.07.2017Xhavit Ushina kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Durrës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë, Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Durrës

779 (00-2017-1830)20.07.2017Alban Karabashi kundër Drejtoria Arsimore Rajonale e

Qytetit Tiranë, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

780 (00-2017-1534)19.07.2017Vojsava Kote kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve

(00-2017-).07.2017 kundër

Kompetenca Civile

00-2017-105014.07.2017Myrteza Murthi, Majlinda Gega, Bashkim Pinari, Klea

Pinari, Fatbardha Murthi, Fatmir Murthi, Lejla

Ogramaja kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave,

Tiranë, Ikbal Mëniku, Lulzim Hysen Vorpsi, Rigers

Xhevahir Kalemi, Armand Xhevahir Kalemi, Elda

Xhevahir Cuko, Blendi Eqerem Shehi, Trashgimtarët

ligjorë të Suzana Spahiu, Fahri Spahiu dhe Elira

Kalemi; Lindita Dushmani Gani Sina, Ilma Bulku,

Tomorr Sina, Sulejman Sula Shaban Sulaj, Mediha

Bardhi, Mereme Sulaj (Domi), Lirije Tugu, Bledar

Mëniku, Arjan Mëniku, Bebeka Mëniku, Linda

Mëniku, Afërdita Mëniku, Ilira Sado, Trashgimtarët

ligjorë të Ruzhdi Sina: Alida Sina, Nevila Dhojniku,

Trashgimtarët ligjorë të Fahrie Meniku, Diana Mëniku,

Kedi Meniku, Besjon Meniku, Suada Meniku, Zhuljeta

Harasani, Arben Sina, Gëzim Dersha, Kujtim Mëniku,

Sadik Mëniku, Reshat Sina

00-2017-119005.07.2017Brahim Bakaj kundër Zyra e Gjendjes Civile të Rrethit

pranë Prefekturës Vlorë, Zyra e Gjendjes Civile Rajoni

1, Bashkia Vlorë

00-2017-131012.07.2017Kërkues: Shoqëria Tregtare “Banka e Tiranës” Sh.A

00-2017-131119.07.2017Këshilli i Ministrave, Avokatura e Shtetit kundër

Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë, Thalia Statha

Muzina, Spiro Muzina, Naxhi Çoçoli, Pellumb Çoçoli

Leonora Çoçoli Rezargjenda Çoçoli, Diana Çoçoli,

Nilda Hamzari, Malva Hamzari, Sadete Çoçoli,

Artur Çoçoli, Genc Çoçoli, Agim Çoçoli,

Skender Çoçoli, Florida Kovaci, Ilirjana Nazmi

Demiraj Çoçoli, (Selo) Lela Sino, Nezaqet Shehu,

Jonuz Shehu, Aferdita Shehu, Armand Shehu,

Dorian Shehu, Vladimir Shehu,Ervehe Bektash Toro

Celibashi, Agim Bektash Toro, Lindita Bektash Toro

(Kapaj), Diana Hysenj Toro, Afrim Hysenj Toro,

Adelina Hysenj Toro Bakiri, Adriatik Hysenj Toro,

Hanushe Toro Shemaho, Teuta Hasim Toro (Mamani),

Perparim Toro, Ilirjan Sino, Julian Sino, Daniel Sino,

Mimoza Hasim Toro (Kaçi), Lumturi Toro (Qemo),

Nedret Myrteza Toro (Hysaj), Besnik Myrteza Toro,

Suzana Aqif Toro, Fatbardha Xhafer Toro (Hakani)

Rozeta Xhafer Toro (Angjeli), Genci Xhafer Toro,

Makbule Topulli, Namik Topulli, Gazment Topulli,

Agim Topulli, Mirela Sino,Gjergj Topulli, Irfan Lamaj,

Dashnor Lamaj, Albert Lamaj, Ilir Lamaj,

Etleva Gjerasi (Lamaj), Feruze Topulli, Anila Topulli,

Joni Topulli, Vilson Topulli, Hasime Çela,

Kujtim Topulli, Minerva Topulli, Hektor Topulli ,

Suzana Gjebero, Entela Topulli , Engjell Zejnati,

Kujtim Zejnati, Elmaz Zejnati, Kadri Zejnati,

Omer Piro, Mezan Piro, Hanife Resul Taipi,

Alime Bebri Mahmuti Piro, Sanije Mamko,

Fatbardha Feim Xhaferri (Memko), Vladimir Memko,

Agim Memko, Pëllumb Memko, Qazim Memko,

Shkelqim Memko, Nakije Qilimi, Astrit Ismaili,

Tefik Ismaili, Rexhep Ismaili, Nadire Ismaili (Natasha

Havieri), Hajredin Ismaili, Shahin Ismaili,

Mukajete Ismaili (Piro), Pranvera Ismaili (Osmani),

Xheladin Ismaili, Michail, Angelos Papas,

Evrydiki Prapopoulo

00-2017-131212.07.2017Kërkues: Shoqëria “Micro Credit Albania” Sh.A.

(MCA)

00-2017-131312.07.2017Shoqëria “Gjo Spa Power” Sh.P.K. kundër

Shoqëria “Fatjon” Sh.P.K.

00-2017-131414.07.2017Petrit Koshaj kundër Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e

Përgjithshme e Burgjeve

00-2017-132112.07.2017Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia Durrës

kundër Agjencia e Trajtimit të Pronës Tiranë,

Gentian Spiru, Teodor Spiru, Filloreti Spiru,

Ilona Spiru, Nirvana Dovana, Matilda Dovana,

Alfons Dovana, Nikolla Dovana, Drejtoria e Drejtimit

dhe Administrimit të Pronës Shtetërore, Zyra Vendore

e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës

00-2017-132212.07.2017Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe

Sipërmarrjes kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave

Tiranë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Durrës, Arben Tabaku, Xhaferr Tabaku, Salih Tabaku,

Sheqere Tabaku, Vath Tabaku, Gentjan Tabaku,

Mimoza Tabaku (Damsi), Dritan Tabaku,

Servete Spahiu, Drita Kokthi

00-2017-136512.07.2017Kastriot Gurra kundër Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit

dhe Pyjeve Qendror Tiranë, Inspektoriati Shtetëror i

Mjedisit dhe Pyjeve Dega Rajonale Elbasan

00-2017-136614.07.2017Dhimitër Dinaku kundër Agjensia e Trajtimit të

Pronave Tiranë

00-2017-136712.07.2017Agron Motro kundër Zyra e Përmbarimit gjyqësor

Erion Bejko dhe Valter Lapa

00-2017-136812.07.2017Hysen Varoshi kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave

Tiranë

00-2017-136912.07.2017Syrija Kruja kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme, Drejtoria e Administrimit dhe

Mbrojtjes së Tokës, Shkodër

00-2017-137020.07.2017Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Gjirokastër kundër

Agjensia e Trajtimit të Pronave Tiranë, Hasan Gaba,

Muime Gaba (Bejko), Hasime Mahmuti (Gaba),

Manushaqe Gaba, Xhevahir Gaba, Beqir Gaba, Same

Gjyli (Gaba),Hamza Gaba

00-2017-141105.07.2017Hiqmet Veleshnja kundër Raiffeisen Bank sh.a, Alban

Tepshi, Shoqëria Përmbarimore Private “Petani

Bailiff’s Office", Liri Kacani, Syrih Basha, Ramazan

Basha, Zyhra Shëngjergji, Ferjal Sevdaraj, Dhurata

Huqi, Ferdinand Cërriku, Majlinda Jaho, Agjencia e

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2017-141205.07.2017Shoqëria “Micro Credit Albania” sh.a kundër Shërbimi

Përmbarimor “Flash” Shpk

00-2017-141305.07.2017Kërkues: Shoqëria Tregtare “Banka e Tiranës” sh.a

00-2017-141519.07.2017Kërkues: Drejtoria e Policisë së Shtetit

00-2017-141805.07.2017Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë

kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave, Diana Esat

Reso, Merita Esat Rodriguez Reso, Shqipe Hoxha,

Kujtim Lami, Fatmir Lami, Bahri Lami, Liljana

Telha, Fatbardha Reso, Blend Reso, Artan Reso,

Pranvera Reso, Elton Reso, Latife Budin Baraj, Lida

Veis Evangjeli Musta, Everest Veis Musta, Brixhida

Veis Musta, Elira Vesel Alite, Besiana Alite, Denisa

Shiko, Eqrem Azmi Harxhi, Valit Kadri Kavo, Ilir

Eqrem Harxhi, Flutura Eqrem Dushku, Valit Kadri

Kavo, Qerime Kadri Fejzo, Sezar Kadri Kavo, Vjosa

Xhangolli, Dhurata Fejzo Kamberi, Zana Çoçoli,

Venera Sulejman Çoçoli, Edlira Sulejman Barbullushi,

Skënder Murataj, Flutura Murataj, Hidajet Neshat

Çoçoli, Bukurije Neshat Pumo, Hektor Neshat Çoçoli,

Arben Bashkim Çoçoli, Bledar Bashkim Çoçoli,

Lumturi Neki Petrela, Tritan Kalo, Rajmonda Kalo,

Agron Kalo, Nevina Gami, Loran Gami, Eanda Gami,

Fatbardha Sadedin Bratko, Aurora Sadedin Prifti,

Vitori Eqerem Gami, Borel Kasem Gami, Entela

Kasem Gami, Latif Isa Çoçoli, Vedat Isa Çoçoli,

Lavdërim Isa Çoçoli, Kujtim Isa Çoçoli, Vaske Emine

Omari, Shefikat Emine Omari, Mimoza Musaraj,

Elvira Gjashta, Majlinda Marku, Fatjon Dibra, Sadik

Çoçoli, Edmond Hilmi Çoçoli, Orion Zavalani,

Vediha Hamit Domi, Flobens Xhafer Çini, Shpresa

Hasan Çini, Florian Beqir Çini, Dorida Beqir Ismaili

(Çini), Fatos Shaban Strazimiri, Shqipe Shaban Bimi,

Rilindje Çipi, Senije Safet Memko, Fatbardhe Feim

Xhaferri (Memko), Vladimir Feim Memko, Agim Feim

Memko, Pëllumb Feim Memko, Qazim Feim Memko,

Shkëlqim Feim Memko, Hysen Ali Hysi, Hava

Kasmaku, Luan Kasmaku, Astrit Kasmaku, Ilia

Kasmaku, Feruze Kasmaku, Parise Kasëmi, Etleva

Kasëmi, Ferdi Kasëmi

00-2017-142205.07.2017Këshilli i Qarkut Vlorë kundër Anesti Dhimojani,

Renato Xhindole

00-2017-142405.07.2017Tafil Tafili kundër Albert Pjetri, etj

00-2017-142505.07.2017Shoqëria “Arpiko Trade” sh.p.k kundër Drejtoria

Rajonale Tatimore Tiranë, Drejtoria e Apelimit

Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

00-2017-142712.07.2017Kujtim Pelivani kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Aluizni-t Tiranë, Drejtoria Rajonale e Aluizni-t Berat

00-2017-143112.07.2017Anila Trifoni kundër Autoriteti Shëndetësor Rajonal

Tiranë

00-2017-143305.07.2017Fadil Parlesha kundër Zyra e Gjendjes Civile Burrel

00-2017-143505.07.2017Gëzim Vasjari kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave

Tiranë, Merushe Katiraj (Halili), Musa Katiraj, Ersuin

Katiraj, Avokatura Shtetit

00-2017-144705.07.2017Shoqëria Mikro Credit Albania sh.p.k. kundër

Shërbimi Përmbarimor “Flash” sh.p.k

00-2017-148705.07.2017Agron Metaj kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave

Tiranë, Lili Çibuku, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Kuçovë

00-2017-149621.07.2017Bashkia Sarandë kundër Agjencia e Trajtimit të Pronës

Tiranë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Sarandë, Belul Ibrahimi

00-2017-149905.07.2017Vera Çaçi kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave

Tiranë

00-2017-151714.07.2017Avni Lika kundër Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit

dhe Integrimit të Ndërtimeve Informale, Tirana-Veri,

Florjan Sula, Albana Sula

00-2017-153019.07.2017Benula Lame kundër Shkolla e Magjistraturës e

Republikës së Shqipërisë

00-2017-153113.07.2017Shoqëria "A&A Oil 10"sh.a kundër Drejtorisë së

Doganës Dega Fier

00-2017-153327.07.2017Kërkues: Përmbarues Gjyqësor Privat Dorian Skëndi;

00-2017-158812.07.2017Donika Goleci kundër Bujar Goleci, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme Dibër

00-2017-175619.07.2017Ditar Berberi kundër “Tirana Parking”

00-2017-176305.07.2017Muhamet Dedja kundër Agjencia e Trajtimit të

Pronave, Zyra Vendore e Rregjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme, Tiranë

00-2017-180519.07.2017Orsid Pirani kundër Vitrina sh.p.k, Ministria e Arsimit

dhe e Sportit.

00-2017-181619.07.2017Mehmet Merlika kundër Agjencia e Trajtimit të

Pronave Tiranë, Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore

Tiranë

00-2017-184605.07.2017Bashkia Sarandë kundër Kryegjyshata Botërore

Bektashiane, Gjyshata Gjirokastër, Agjencia e

Trajtimit Të Pronave

00-2017-184705.07.2017Diana Dako (Hoxha), Robert Dako, Viktoria Dako

(Ruli) kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë

00-2017-184905.07.2017“Micro Credit Albania” sh.a, (MCA) kundër Shërbimi

Përmbarimor “FLASH” shpk

00-2017-185005.07.2017Dhori Gjeçi kundër Myrtian Ramaj, Ilirjana Ramaj,

Anisa Ramaj, Bashkia Fier

00-2017-185105.07.2017Këshilli i Ministrave i Republikës Së Shqipërisë

kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave, Ervehe Dauti

(Sinani), Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Vlorë

00-2017-185205.07.2017“Micro Credit Albania” sh.a, (MCA) kundër Shërbimi

Përmbarimor “Flash” shpk

00-2017-185405.07.2017Murat Ziri kundër ZVRPP Krujë

00-2017-185505.07.2017Myrvete Lika, Trashgimtarët ligjorë të Qanije Sefa,

Fatmir Gruda, Ali Sefa dhe Besnik Sefa kundër

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Tiranë, Trashgimtarët ligjorë të Egon Gjadri, Ikbale

Gjadri, Ervin Gjadri, Trashgimtarët ligjorë të Vera

Dervishi, Lejla Muça (Dervishi)

00-2017-185620.07.2017Shoqëria “Auto Francë Lubricants” sh.a Tiranë kundër

Shoqëria “Aren 2003” sh.p.k Vlorë

00-2017-185720.07.2017Makbule Huta, Ornela Huta, Mimoza Beqiri, Irma

Kulheku, Qanie Huta, Lulzim Huta, Mustafa Huta,

Lindita Peza, Gëzim Huta, Sadik Bejleri, Sajmir Huta,

Bedrije Huta, Gazmend Huta, Ylli Huta, Bujar Huta,

Adrijan Boletini, Melisa Huqi (Boletini), Nafije Seseri

(Spahiu), Dëshira Komti (Spahiu), Myzejen Koçi

(Spahiu) kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave

00-2017-185820.07.2017Kate Devija, Piro Devija, Aristir Devija, Miranda Prifti

(Devija), Themi Devija, Naunke Dimo (Devija), Sofije

Kola (Devija), Rapi Devija, Ana Semea (Devija),

Arqile Devija, Thoma Devija, Pandeli Devija, Fredi

Plaku kundër Agjencia E Trajtimit Të Pronës

00-2017-203228.07.2017Arta Begolli kundër Bashkia Elbasan

00-2017-203319.07.2017Zane Llazi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë, Avokatura e Shtetit

00-2017-209119.07.2017Mehdi Berberi kundër Agjensia e Trajtimit të Pronës

Tiranë, Dashamir Qesja, Kastriot Qesja

00-2017-224319.07.2017Shoqëria “Bankers Petroleum Albania LTD” kundër

Dega e Doganës Durrës

ÇËSHTJE CIVILE

Nr. 11118-03157-00-2013 Regj. Themeltar

Nr. 00-2017 – 1161 i Vendimit (87)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët:

Artan Broci

Kryesues

Aleksandër MuskajAnëtar

Medi Bici

Anëtar

sot me datë 06.07.2017, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen civile që u përket palëve të mëposhtme:

PADITËS:

SOSE DEMAJ

XHEMILE DAUTAJ (DEMAJ)

VIOLETA ISLAMAJ (DEMAJ)

EDMONDA DEMAJ

ADRIATIK DEMAJ,

të përfaqësuar në gjyq nga av. Anila Veliaj.

I PADITUR:BYROJA SHQIPTARE E SIGURIMEVE,

e përfaqësuar në gjyq nga juristi Agustin Çoku.

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur tu shpërblejë paditësve, dëmin pasuror dhe jopasuror,

për vdekjen e të ndjerëve Sali Demaj, Fadil Demaj dhe Ermira Demaj,

si pasojë e aksidentit automobilistik të datës 31.07.2009, në vlerën 34,656,709 lekë,

si dhe interesat ligjore mbi këtë vlerë,

të llogaritura nga data 08.06.2010 deri në ekzekutimin e vendimit.

Baza Ligjore:Nenet 419 e vijues, 476 e vijues, 608 e vijues, 625 e vijues të K.Civil.

Ligji nr. 10076, datë 12.02.2009

“Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 5674, datë 04.06.2012 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë të ngritur nga paditësit Sose Demaj, Xhemile Dautaj (Demaj), Violeta Islamaj (Demaj), Edmonda Demaj dhe Adriatik Demaj.

Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit, të shpërblejë paditësit Sose Demaj, Xhemile Dautaj (Demaj), Violeta Islamaj (Demaj), Edmonda Demaj dhe Adriatik Demaj, për dëmin pasuror dhe jopasuror të shkaktuar, si pasojë e aksidentit automobilistik të datës 31.07.2009, në vlerën 18,836,329 (tetëmbëdhjetë milion e tetëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e treqind e njëzetë e nëntë) lekë, si dhe interesat ligjore mbi këtë shumë, deri në ekzekutimin e këtij vendimi.

Rrëzimin për pjesën tjetër të kërkimit në padi.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 721, datë 26.03.2013 ka vendosur:

Prishjen e vendimit civil nr. 5674, datë 04.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po këtë gjykatë, por me trup gjykues tjetër.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë kanë paraqitur rekurs paditësat Sose Demaj, Xhemile Dautaj (Demaj), Violeta Islamaj (Demaj), Edmonda Demaj dhe Adriatik Demaj, të cilët kërkojnë:

Prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr. 721, datë 26.03.2013 dhe kthimin e çështjes në po këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Shkaqet që paraqesin në rekurs paditësat Sose Demaj, Xhemile Dautaj (Demaj), Violeta Islamaj (Demaj), Edmonda Demaj dhe Adriatik Demaj, janë:

Arsyetimi i përdorur nga gjykata e apelit nuk qëndron, pasi kjo gjykatë ka marrë rol aktiv gjatë procesit gjyqësor. Ajo ka dalë jashtë shkaqeve të ankimit, pasi një shkak i tillë nuk ishte ngritur në ankimin e palës së paditur (neni 459 i K.Pr.Civile).

Qëndrimi se gjykata e shkallës së parë ka kryer shkelje të rënda procedurale përsa kohë nuk e ka nënshtruar ekspertin për të ribërë betimin në momentin e dhënies së detyrave shtesë, nuk është i bazuar në asnjë nen të K.Pr.Civile, por edhe në praktikën gjyqësore.

Bazuar në nenin 467 të K.Pr.Civile gjykata e apelit nuk ka patur shkak për kthimin e çështjes për rigjykim. Ky nen e detyron gjykatën e apelit të kthejë çështjen për rigjykim jo për çdo lloj shkelje që ajo konstaton, por vetëm për ato shkelje të nominuara specifikisht në këtë nen dhe që në vendimin që rekursojmë nuk është asnjëra nga këto shkelje.

Në vendimin e gjykatës së apelit nuk janë lënë detyra për gjykatën e shkallës së parë në rigjykimin e çështjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; përfaqësuesen e palës paditëse Av. Anila Veliaj, e cila kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues; përfaqësuesin e palës së paditur juristin Agustin Çoku, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 31.10.2013 është regjistruar çështja civile nr. 11118-03157-00-2013 regj. them, që u përket palëve: paditëse Sose Demaj, etj. dhe e paditur Byroja Shqiptare e Sigurimeve, me objekt: Detyrimin e palës së paditur tu shpërblejë paditësve, dëmin pasuror dhe jopasuror, për vdekjen e të ndjerëve Sali Demaj, Fadil Demaj dhe Ermira Demaj si pasojë e aksidentit automobilistik të datës 31.07.2009, etj….

2. Vendimi nr. 721, datë 26.03.2013i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedurial, që detyrimisht të çon në prishjen e tij dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

I. RRETHANAT:

3. Në datën 31.07.2009 rreth orës 09.00 në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, mjeti i markës Ford, tip D 3530, kamion, me targë TR 8470 P, i drejtuar nga shtetasi Baftjar Vladi, me drejtim lëvizje për në Shkodër, është përplasur me mjetin e markës Benz-Mercedez, tip 190, me targë BC 0318 B, me ngjyrë të bardhë, i drejtuar nga shtetasi Ermal Demaj, me drejtim lëvizje për në Lezhë.

4. Mjeti me targë TR 8470 P, kamion me drejtues shtetasin Baftjar Vladi, ka qenë duke lëvizur në korsinë e tij, me drejtim për në Shkodër. Sapo ka kaluar vendin e quajtur “Caraj”, në korsinë e tij të lëvizjes, i ka dalë mjeti me targë BC 0318 B, cili po lëvizte në drejtim të Lezhës dhe ka qenë duke parakaluar mjetet e tjera. Në momentin që drejtuesi i mjetit, me targë BC 0318 B, shtetasi Ermal Demaj, ka parë se përballë po i vinte mjeti tip kamion, duke mos pasur mundësi të futej përsëri në korsinë e tij të lëvizjes, është munduar që të shmangej, duke u përpjekur që të futej në një lavazh, në krahun e majtë të lëvizjes së tij, por meqenëse distanca mes mjetit kamion, me targë TR 8470 P dhe mjetit Benz, me targë BC 0318 B, ka qenë shumë e vogël, ato janë përplasur me njëri-tjetrin.

5. Mjeti kamion, ka goditur mjetin tip Benz, me parakolpin e tij në krahun e djathtë, duke e goditur atë fillimisht në pjesën ballore, në krahun e djathtë dhe më pas e ka marrë përpara, duke e goditur në pjesën anësore të krahut të djathtë, duke e spostuar disa metra dhe zhvendosur në anë të rrugës, në krahun e djathtë të lëvizjes, me drejtim për në Shkodër, mbi një grumbull gurësh që ndodheshin jashtë rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen shtetasit Sali Demaj, Fadil Demaj dhe Ermira Demaj, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me mjetin me targë BC 0318 B. Po kështu, nga ky aksident, janë dëmtuar lehtë, drejtuesit e mjeteve shtetasit Ermal Demaj dhe Baftjar Vladi.

6. Për këtë ngjarje, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka akuzuar drejtuesin e automjetit me targë BC 0318 B, shtetasin Ermal Demaj, për veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të automjetit pa dëshmi, të parashikuara nga nenet 290/2 dhe 291 të Kodit Penal dhe për këto akuza, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 17, datë 05.02.2010, e ka deklaruar fajtor të pandehurin, duke e dënuar atë përfundimisht me 5 vjet burgim, vendim i cili ka marrë formë të prerë me datë 15.02.2010.

7. Nga shkresa 2140/1 prot, datë 14.12.2010, të lëshuar nga AMF, rezulton se mjeti, i tipit Benz-Mercedez, me targa BC 0318 B, nuk figuron të ketë qenë i siguruar në ditën e ndodhjes së aksidentit. Paditësat, duke u bazuar në faktin e mosspasjes së siguracionit të detyrueshëm të mjetit shkaktar të dëmit, bazuar në nenin 29, pika 1 të ligjit nr. 10076/2009 “Për sigurimin e detyrueshëm, në sektorin e transportit”, i janë drejtuar me kërkesëpadi palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit, duke kërkuar shpërblimin e dëmit.

II. PROCEDURA:

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 5674, datë 04.06.2012 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë të ngritur nga paditësit Sose Demaj, Xhemile Dautaj (Demaj), Violeta Islamaj (Demaj), Edmonda Demaj dhe Adriatik Demaj.

Detyrimin e palës së paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit, të shpërblejë paditësit Sose Demaj, Xhemile Dautaj (Demaj), Violeta Islamaj (Demaj), Edmonda Demaj dhe Adriatik Demaj, për dëmin pasuror dhe jopasuror të shkaktuar, si pasojë e aksidentit automobilistik të datës 31.07.2009, në vlerën 18,836,329 (tetëmbëdhjetë milion e tetëqind e tridhjetë e gjashtëmijë e treqind e njëzetë e nëntë) lekë, si dhe interesat ligjore mbi këtë shumë, deri në ekzekutimin e këtij vendimi.

Rrëzimin për pjesën tjetër të kërkimit në padi.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndër të tjera arsyeton se:

...... Duke pasur parasysh kriteret e ligjit nr. 10076, datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm, në sektorin e transportit”, përcaktimet e bëra në Rregulloren nr. 53, datë 25.06.2009, të AMF-së, të dalë në zbatim të ligjit të mësipërm, nenet 608 e vijues të Kodit Civil, gjykata arrin në konkluzionin se paditësit janë cënuar në të drejtat e tyre themelore të bashkëekzistencës në një familje me të ndjerët Sali Demaj, Fadil Demaj dhe Ermira Demaj. Këto cënime passjellin shkelje të së drejtës, lidhur me personalitetin, pasurinë, duke u shkaktuar paditësve, një dëm pasuror dhe jo pasuror. Të padrejtë e konsideron gjykata, pretendimin e bërë gjatë gjykimit nga pala e paditur, se eksperti Anesti Vako nuk ka pasur tagër, për të realizuar aktin e ekspertimit, pasi atij i është hequr licenca në datën 13.12.2011. Nga provat e marra në gjykim, rezulton se eksperti Anesti Vako është caktuar ekspert nga gjykata për këtë çështje në seancën gjyqësore të datës 15.11.2011, datë në të cilën ai ka pasur licencë. Pala e paditur nuk provoi gjatë gjykimit ekzistencën e fakteve të mësipërme. Në lidhje me dëmin pasuror, gjykata ka parasysh dispozitën ligjore të nenit 640 të Kodit Civil. Ndërsa në lidhje me dëmin jopasuror, gjykata ka parasysh përcaktimin e bërë në dispozitën ligjore të nenit 625 të Kodit Civil, si dhe ka parasysh, përcaktimet e bëra në ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, si dhe në përcaktimet e bëra në Rregulloren nr. 53, datë 25.06.2009 të AMF-së, rregullore e cila ka dalë në zbatim të ligjit të mësipërm…….

10. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 721, datë 26.03.2013 ka vendosur:

Prishjen e vendimit civil nr. 5674, datë 04.06.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po këtë gjykatë, por me trup gjykues tjetër.

11. Gjykata e Apelit Tiranë ndër të tjera arsyeton se:

...... Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural dhe si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rigjykim. Me vendim e ndërmjetëm të seancës së datës 15.11.2011 eksperti Anesti Vako është caktuar për të ribërë aktin e ekspertimit. Rezulton se në momentin e kryerjes se aktit të parë të ekspertimit, eksperti Anesti Vako ka qenë i pajisur me licencë për ushtrimin e profesionit të ekspertit. Në momentin e urdhërimit me vendimin të ndërmjetëm për bërjen e shtesës së aktit të ekspertimit pikërisht në seancën e datës 20.12.2011, ekspertit tashmë i ishte hequr licenca, akt në të cilin i është kërkuar për të bërë shtesë të aktit të ekspertimit sipas Rregullores nr. 53, datë 25.06.2009, si dhe vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë nr. 12, datë 14.09.2007. Kjo shtesë e aktit të ekspertimit i është kërkuar nga përfaqësuesja ligjore e paditësave, kërkesë e cila është pranuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë në seancën e datës 20.12.2011 me vendim të ndërmjetëm edhe pse ekspertit në këtë moment i ishte hequr licenca. Konstatohet se ekspertit Anesti Vako i është hequr licenca me vendimin nr. 162, datë 13.12.2011 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Këtë pretendim e ka ngritur edhe pala e paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit në seancën e datës 02.02.2012, duke paraqitur si provë shkresore aktet zyrtare me fuqi të plotë provuese për heqjen e licencës së ekspertit Anesti Vako, por gjykata e faktit nuk e ka marrë në konsideratë atë, duke rezervuar të drejtën për t’u shprehur dhe ka vazhduar gjykimin. Me vendimin e datës 24.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur pezullimi i zbatimit të aktit administrativ, vendimit nr. 162, datë 13.12.2011 të AMF-së, dosje e cila ndodhet për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë. Ky pezullim i zbatimit të aktit administrativ, vendimit nr. 162, datë 13.12.2011 është vendosur me arsyetimin se mospezullimi i zbatimit të këtij akti do të bënte të pamundur efektivitetin e ankimit të paraqitur nga ana e këtij të fundit kundër aktit administrativ të sipërcituar, kërkesë thelbësore kjo që buron nga neni 13 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Pezullimi i zbatimit të aktit administrativ, duhet konsideruar si një mundësi proceduriale për të mënjanuar krijimin e pasojave negative që mund të vijnë nga zbatimi i aktit administrativ të kundërshtuar nga ana e ekspertit Anesti Vako me pretendimin se nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare akti administrativ rezulton të jetë nxjerrë në kundërshtim me përcaktimet e ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”. Gjithashtu eksperti edhe në caktimin për ribërje të aktit të ekspertimit duhet të kishte bërë betimin.......

III. LIGJI I ZBATUESHËM:

12. Në nenin 32 të K.Pr.Civile parashikohet se:

Padia mund të ngrihet:

a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur;

b) për vërtetimin e qenies ose mosqënies së një marrëdhënieje juridike ose një të drejte;

c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.

13. Në nenin 466 germa “ç” të Kodit të Procedurës Civile është parashikuar se:

Gjykata e apelit, pasi shqyrton çështjen vendos: Prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në rastet e parashikuara nga neni 467 të këtij Kodi.

14. Në nenin 467 paragrafi i parë i K.Pr.Civile parashikohet se:

Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur:

Gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën;

Përbërja e trupit gjykues nuk ka qenë e rregullt apo vendimi nuk është nënshkruar nga anëtarët e tij;

Çështja është gjykuar në mungesë të pjesëmarrësve në proces, pa patur dijeni për ditën e gjykimit;

Nuk është formuar drejtë ndërgjyqësia;

Kur mungojnë ose janë të pavlefshme padia, procesverbali gjyqësor, ankimi, si dhe çdo dokument tjetër që ka ndikuar në dhënien e vendimit;

ë) Kur lind nevoja e për marrjen e një prove vendimtare, marrja e së cilës është e vështirë në shkallë të dytë.....

15. Në nenin 608 të K.Civil parashikohet se:

Personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar. Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose i cenimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira.

16. Në nenin 625 të K.Civil parashikohet se:

Personi që pëson një dëm, të ndryshëm nga ai pasuror, ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet kur:

a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose është cenuar në nderin e personalitetit të tij;

b) është fyer kujtimi i një të vdekuri dhe kërkohet nga bashkëshorti me të cilin ka bashkëjetuar deri në ditën e vdekjes ose nga të afërmit e tij deri në shkallën e dytë, përveç kur fyerja është kryer kur i vdekuri ka qenë gjallë dhe i është njohur e drejta e shpërblimit të dëmit për fyerjen e bërë.

E drejta e parashikuar në paragrafin e mësipërm është e patrashëgueshme.

17. Neni 45 i ligjit nr. 10076, datë 12.02.2009 parashikon se:

1) - Fondi i kompensimit administrohet nga byroja dhe ka për qëllim pagesën e dëmeve pasurore dhe jopasurore, të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas parashikimeve të neneve 21, 29, 30 e 31 të këtij ligji.

2) - Shoqëritë e sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë në sigurimin e detyrueshëm motorik, janë të detyruara të kontribuojnë çdo vit financiarisht në fondin e kompensimit, në përpjesëtim të drejtë me primet bruto, të shkruara në këto lloj sigurimesh, në vitin paraardhës.

3) - Burime të tjera të fondit të kompensimit rrjedhin nga:

a) arkëtime nga rimbursimi i shumave nga personat përgjegjës për dëmet te byroja;

b) kontribute shtesë të shoqërive të sigurimit, kur fondi i parashikuar rezulton të jetë i pamjaftueshëm për të kryer pagesat, sipas pikës 1 të këtij neni;

c) gjobat e vëna pronarit të mjetit të transportit, kur nuk kanë lidhur kontratat e sigurimit të detyrueshëm, të parashikuara sipas këtij ligji;

ç) të ardhurat nga investimi i gjendjes së fondit të kompensimit;

d) burime të tjera, të cilat nuk ndalohen nga ligji.

4) - Autoriteti, me propozimin e byrosë, vendos çdo vit shumën e kontributeve, sipas pikave 2 e 3 shkronja “b” të këtij neni dhe afatin, brenda të cilit duhet të bëhet derdhja.

5) - Pagesa e dëmshpërblimit nga fondi i kompensimit bëhet vetëm për shuma, për të cilat i dëmtuari nuk ka mundësi të përfitojë nga sigurimet shoqërore ose nga ndonjë sigurues tjetër, me të cilin mund të ketë lidhur një kontratë sigurimi për të përfituar dëmshpërblim dhe brenda kufijve të përcaktuar në këtë ligj…

18. Në nenin 22 të Dekretit nr. 295, datë 15.09.1992 parashikohet se:

Byroja Shqiptare e Sigurimit themelohet nga siguruesit që ushtrojnë sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë.

19. Në nenin 22/2 të Dekretit nr. 295, datë 15.09.1992 parashikohet se:

Anëtarë të Byrosë Shqiptare të Sigurimit janë detyrimisht shoqëritë e sigurimeve, të autorizuara nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve, për të ushtruar veprimtarinë e sigurimeve motorike, për përgjegjësitë civile ndaj palëve të treta, që rrjedhin nga mbajtësit e mjeteve motorike. Anëtarët e Byrosë Shqiptare të Sigurimit mbulojnë përgjegjësitë civile të të siguruarve të tyre kur këta shkaktojnë aksidente. Byroja Shqiptare e Sigurimit pajis anëtarët me Çertifikata Ndërkombëtare të Sigurimit (kartona jeshilë), sipas formës së miratuar nga Këshilli i Byrove. Subjektet e autorizuara nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve, sipas nenit 65 të ligjit nr. 8081, datë 7.3.1996 “Për veprimtaritë e sigurimit dhe të risigurimit”, marrin pjesë detyrimisht në Byronë Shqiptare të Sigurimeve, duke qenë subjekt i klauzolave të nenit 3 të këtij ligji. Anëtarët e përmendur më sipër nuk

kanë të drejtë të shesin kartona të tjerë jeshilë, përveç atyre të emetuar dhe të lëshuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.

20. Në nenin 23 të Dekretit nr. 295, datë 15.09.1992 parashikohet se:

Byroja Shqiptare e Sigurimit kryen funksionet e përcaktuara nga marrëveshjet ndërkombëtare mbi sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë. Byroja Shqiptare e Sigurimit përfaqëson siguruesit shqiptarë në marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare të sigurimit.

21. Vendimi unifikues nr. 12, datë 14.09.2007 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

IV. VLERËSIMI I KOLEGJIT CIVIL:

22. Rekursi i paraqitur nga pala paditëse Sose Demaj, Xhemile Dautaj (Demaj), Violeta Islamaj (Demaj), Edmonda Demaj dhe Adriatik Demaj, përmban shkaqe të parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile, prandaj ekzistojnë shkaqe ligjore që vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

23. Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin e saj ndërmjet të tjerave arsyeton se: .....Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural dhe si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rigjykim. Me vendimin e ndërmjetëm të seancës së datës 15.11.2011 eksperti Anesti Vako është caktuar për të ribërë aktin e ekspertimit. Ka rezultuar se në momentin e kryerjes së aktit të parë të ekspertimit, eksperti Anesti Vako ka qenë i pajisur me licencë për ushtrimin e profesionit të ekspertit. Në momentin e urdhërimit me vendimin e ndërmjetëm për bërjen e shtesës së aktit të ekspertimit, pikërisht në seancën e datës 20.12.2011, ekspertit i ishte hequr licenca. Kjo shtesë e aktit të ekspertimit është kërkuar nga përfaqësuesja ligjore e paditësave, kërkesë, e cila është pranuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë në seancën e datës 20.12.2011 edhe pse ekspertit në këtë moment i ishte hequr licenca......Gjithashtu eksperti edhe në caktimin për ribërjen e të ekspertimit duhet të kishte bërë betimin.

24. Në nenin 467 paragrafi i parë të K.Pr.Civile është parashikuar se: Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur: Gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën; Përbërja e trupit gjykues nuk ka qenë e rregullt apo vendimi nuk është nënshkruar nga anëtarët e tij; Çështja është gjykuar në mungesë të pjesëmarrësve në proces, pa patur dijeni për ditën e gjykimit; Nuk është formuar drejtë ndërgjyqësia; Kur mungojnë ose janë të pavlefshme padia, procesverbali gjyqësor, ankimi, si dhe çdo dokument tjetër që ka ndikuar në dhënien e vendimit; Kur lind nevoja për marrjen e një prove vendimtare, marrja e së cilës është e vështirë në shkallë të dytë..... Gjykata e Apelit Tiranë e ka bazuar vendimin e saj në nenin 466 germa “ç” të Kodit Procedurës Civile, i cili thotë: Gjykata e apelit, pasi shqyrton çështjen vendos prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në rastet e parashikuara nga neni 467 të këtij Kodi.

25. Kolegji Civil vlerëson se, në rastin në shqyrtim nuk ndodhemi përpara kërkesave të nenit 466 germa “ç” në lidhje me nenin 467 të K.Pr.Civile, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka pretenduar se, në momentin që eksperti Anesti Vako është ngarkuar për të ribërë aktin e ekspertimit, atij i ishte hequr licenca nga AMF-ja dhe kur e ka marrë këtë detyrë nuk ka bërë betimin përpara gjykatës. Kolegji Civil vlerëson se, përfundimet që ka arritur Gjykata e Apelit Tiranë janë të pabazuara në ligj, sepse eksperti e bën betimin në përputhje me nenin 226 të K.Pr.Civile vetëm përpara se të fillojë kryerjen e detyrës dhe jo sa herë që ai ngarkohet për të ribërë aktin ose shtesa të tij, të cilat janë pjesë e aktit të ekspertimit, për të cilin eksperti është betuar një herë. Ndërsa përsa i përket pajisjes me licencë është e domosdoshme që ky lloj ekspertimi duhet të kryhet nga një ekspert i licencuar nga organi kompetent, që në këtë rast është AMF-ja.

26. Duhet theksuar se ekspertimi është mjet për kërkimin e provës, ndërsa mendimi me shkrim i ekspertit hyn tek kategoria e provave shkencore, të marra me shkrim. Nëse gjykata e apelit do të konstatonte që kjo provë nuk është marrë në përputhje me ligjin procedurial nga gjykata e shkallës së parë, duke u bazuar në nenin 465/2 të K.Pr.Civile, ajo pasi të përsëriste pjesërisht shqyrtimin gjyqësor të çështjes mund ta eliminonte vetë këtë të “metë” të lejuar nga gjykata e shkallës së parë, me përjashtim të rastit të parashikuar nga neni 467/1 germa “ë” i K.Pr.Civile kur lind nevoja për marrjen e një prove vendimtare, marrja e së cilës është e vështirë në shkallë të dytë.

27. Kolegji Civil vlerëson se, në rastin në shqyrtim nuk ndodhemi përpara kërkesave të nenit 467/1 germa “ë” të K.Pr.Civile, pasi ribërja (shtesa) e aktit të ekspertimit dhe vetë kryerja e një ekspertimi të ri nuk paraqesin ndonjë vështirësi për tu rimarrë nga gjykata e apelit, e cila duke qenë edhe gjykatë fakti, në zbatim të nenit 465 të K.Pr.Civile, i ka patur të gjitha mundësitë që ta kryente vetë këtë veprim hetimor, prandaj në rishqyrtimin e çështjes, kjo gjykatë është e detyruar që ta kryej vetë riekspertimin, dhe të marrë edhe prova të tjera nëse do ti çmonte të domosdoshme.

28. Në dispozitivin e vendimit të gjykatës së apelit konstatohet një pasaktësi e dukshme në numrin dhe datën e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, pasi në të gjithë pjesën arsyetuese të vendimit të gjykatës së apelit bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili i përket çështjes civile me palë paditëse Sose Demaj, etj, ndërsa në dispozitivin e tij numri i vendimit, data e shpalljes dhe viti nuk përputhen me të dhënat e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, i cili është objekt ankimi, prandaj gjykata e apelit duhet të bëjë më kujdes në pasqyrimin e saktë të të dhënave në vendimin përfundimtar.

29. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Sose Demaj, Xhemile Dautaj (Demaj), Violeta Islamaj (Demaj), Edmonda Demaj dhe Adriatik Demaj është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për tu rishqyrtuar nga një tjetër trup gjykues i po kësaj gjykate.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr. 721, datë 26.03.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 06.07.2017

Nr. 31003-04487-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2017-1162 i Vendimit (88)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Artan Broci Kryesues

Ardian DvoraniAnëtar

Aleksandër MuskajAnëtar

Medi Bici

Anëtar

Admir Thanza

Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 06.07.2017, mori në shqyrtim çështjen që u përket palëve:

KËRKUES:

AGIM ELEZI

OBJEKTI:

Rishikimi i vendimit të formës së prerë nr.1025, datë 30.05.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendosur mospranimi i rekursit për shqyrtim me vendimin nr.00-2012-153, datë 20.01.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (në Dhomën e Këshillimit).

Baza Ligjore: Neni 494/a, i K.Pr.Civile.

Përsa i përket çështjes civile me palë:

PADITËS:

AGIM ELEZI.

TË PADITUR:.

LULJETA HYSOLLI.

PERSONA TË TRETË:

MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS.

ENTI RREGULLATOR I SEKTORIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE TIRANË.

OBJEKTI:

Pavlefshmëri absolute e kontratave të shitblerjes nr.2056 Rep, nr.218 Kol, datë 27.05.2004, nr.3041 Rep, nr.684 Kol, datë 27.07.2006, nr.524 Rep, nr.242 Kol, datë 03.01.2007 dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme. Lirimin dhe dorëzimin e Hidrocentralit Xhyrë palës paditëse në këtë gjykim.

Baza Ligjore: Neni 92 e vijues, 296 i Kodit Civil, Ligji nr.7973, datë 26.07.1995 “Për Koncesionet” ndryshuar me Ligjin nr.9663, datë 18.12.2000, VKM nr.486, datë 10.07.2003,“Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës ROT”, Ligji nr.9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, VKM. nr.89, datë 13.12.2006, neni 153 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e saj nr.539, datë 01.02.2011, ka vendosur:

“Pranimin pjesërisht të kërkesë-padisë.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratave të shitblerjes nr.2056 Rep, nr.218 Kol, datë 27.05.2004, nr.3041 Rep, nr.684 Kol, datë 27.07.2006, nr.524 Rep, nr.242 Kol, datë 03.01.2007, duke i kthyer palët ndërgjyqëse në gjendjen e mëparshme lidhur me shitjen e kuotave të shoqërisë “Amal“ sh.p.k.

Rrëzimin e kërkesë-padisë për pjesën tjetër të saj.”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1205, datë 30.05.2011, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.539, datë 01.02.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Rrëzimin e kërkesë padisë së paraqitur nga paditësi Agim Elezi si të pabazuar në prova dhe në ligj””.

Kundër vendimit nr.1205, datë 30.05.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë rekurs.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.153, datë 20.01.2012, ka vendosur:

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga pala paditëse Agim Elezi, kundër vendimit nr.1205, datë 30.05.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë”.

Kundër vendimit të formës së prerë ka paraqitur kërkesë për rishikim kërkuesi Agim Elezi, duke parashtruar këto shkaqe:

Të gjitha veprimet që janë kryer për vjedhjen e pasurive dhe aktivitetit të shoqërisë “AMAL", sh.p.k. ortakut të vetëm dhe administratorit Agim Elezi nga Luljeta Hysolli dhe grupi që e mbështet nuk kanë pëlqimin e bashkëshortes.

Veprimet e falsifikuara, të manipuluar nga persona që kanë njohuri në fushën e drejtësisë dhe të organizimit të shoqërive tregtare kanë shfrytëzuar nëpërmjet mashtrimit, nënshkrimet e mija në letër të bardhe dhe i kanë përdorur për veprimet me shoqërinë tregtare “AMAL”, sh.p.k, si kërkesa në emër të shoqërisë “AMAL”, sh.p.k, vendime të ortakut dhe ortakeve, kontrata transferim kuotash etj.

Këto pasuri të luajtshme e të paluajtshme nëpërmjet shoqërisë “AMAL”, sh.p.k., janë përfituar gjatë regjimit martesor dhe bazuar në nenin 76 të Kodit të Familjes, bashkëshortja Manushaqe Elezi është bashkëpronarë mbi këto pasuri me 50%.

Notere Dhimitra Qarri, nuk duhej të kryente veprime për transferimin e kuotave të kësaj shoqërie e cila kishte objektin dhe aktivitetin e përcaktuar për prodhim dhe shitje energjie elektrike. Për këtë duhej pëlqimi i koncesionarit Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë (METE) dhe Entit Rregullator të Energjisë.

Për këtë është dhënë përgjigje me shkresën nr.465/1 prot, datë 04/11/2014, nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe se ka konfirmuar se nuk ka miratuar asnjë nga transaksionet e transferimit të kuotave.

Gjithashtu është dhënë përgjigje me shkresën nr.188/8 prot, datë 12/11/2014, nga Enti rregullator i Energjisë se nuk është depozituar asnjë kërkesë për miratimin e transferimit të kuotave të shoqërisë “AMAL”, shpk.

Në asnjë pikë të vendimit nr.1, datë 27/02/2004, nuk është parashikuar miratimi nga koncesionari Ministria e Ekonomisë dhe ERE, i transferimit të kuotave të kapitalit të shoqërisë koncesionare “AMAL” sh.p.k. Kjo ishte detyrim ligjore sepse kërkohet që ai që do ti transferohen kuotat e kapitalit duhet të provoje me bizneset e tij para koncesionarit METE dhe ERE se ishte i garantuar transferimi i koncesionit.

Në vendim është parashikuar dhe miratimi i statutit të ri të shoqërisë koncesionare “AMAL” sh.p.k. Ky statut nuk ishte pjesë integrale e kontratës së shitjes së kuotave. Vendimi nr.1, datë 27/02/2004, i ortakut të vetëm shoqërohet nga kërkesa e shoqërisë koncesionare “AMAL” sh.p.k., për të kryer veprimet në regjistrin tregtarë që administrohej nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kjo kërkesë nuk mban vulën e shoqërisë koncesionare “AMAL” sh.p.k., dhe nuk duhej të noterizohej pa vulën e shoqërisë koncesionare “AMAL” sh.p.k., duke qenë se shoqërisë koncesionare “AMAL” sh.p.k., kishte fituar personalitet juridik sipas kërkesave të nenit 6 të ligjit nr.7638, datë 19/11/1992, “Për Shoqëritë Tregtare”, ku është parashikuar: “Personaliteti juridik, akte për shoqëritë në formim e Sipër Shoqëritë tregtare fitojnë personalitet juridik që nga data e regjistrimit të tyre në regjistrin tregtar. Ndryshimet e një shoqërie në përputhje me këtë ligj, duke përfshirë edhe zgjatjen e afatit, nuk sjellin si pasojë krijimin e një personi juridik të ri.”,

Kjo kërkesë nuk gjendet e regjistruar në regjistrin ditor të Noteres Dhimitra Qarri, anëtare e Dhomës së Noterisë Tiranë.

Mos regjistrimi i kësaj kërkesë në regjistrin ditor të noteres tregon se kërkesë nuk është ushtruar dhe të gjitha veprimet që ka kryer Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë, janë absolutisht të pavlefshme sepse duhet patjetër të jetë me kërkesë të palëve dhe nuk pranohet të kryhen veprime nga kjo gjykatë kryesisht.

Deklarata noteriale nr.2057 rep., nr.220 kol, datë 28/05/2004, Noterizuar nga notere Dhimitra Qarri, një ditë mbas përpilimit të kontratës të kalimit të kuotave prej 50% që është data 27/05/2004. Kur ishte realizuar kjo kontratë nuk duhej kjo deklaratë. Në këtë datë janë përpiluar dhe akte të tjera si vendim ortaku etj.

Në deklaratë është cilësuar: “Ne Agim Elezi dhe Luljeta Hysolli, me dëshirë dhe vullnetin nëpërmjet kësaj deklarate japim njoftimin e faktit juridik atë të pasjes së një detyrimi ligjor ku unë Agim Elezi (shënimi ynë: shkruar gabim emri nga Notere), i kam marrë dhe i detyrohem znj.Luljeta Hysolli shumën prej 11.000 USA dhe 1.000.000 lekë dhe kjo shumë është për tu shlyer për dy muaj nga data e sotme. Në rast të mos shlyerjes së kësaj shume brenda 2 muajve të lëshimit të kësaj deklarate unë pranoj një pjesë të barabartë si bashkëpronarë hidrocentralin Xhyrë si aktivitet...

Kjo deklaratë mbahet me datë 28/05/2005, një ditë mbas noterizimit të akteve për ndryshimet në shoqëri dhe mbas përpilimit dhe redaktimit të kontratës së shitjes së kuotave.

Kur ishin kaluar kuotat perse duhej kjo deklaratë më kusht dhe afat. Kuotat prej 50%, ishin kaluar sipas kontratës së datës 27/05/2004. Edhe për këto nuk kisha asnjë dijeni.

Në deklaratë është parashikuar ku në qoftë se nuk shlyhen shumat e mësipërme për dy muaj Luljeta Hysolli do të behet bashkëpronarë. Kur sipas kontratës së transferimit të kuotave ishte bere transferimi i kuotave. Gjithmonë pa dijeninë time pavarësisht se dokumentet mbajnë nënshkrimet e mija të cilat duhet ti nënshtrohen ekspertizave.

Kjo kontratë është nxjerrë nga arkivi i noteres Dhimitra Qarri me datë 16/06/2015. Kontrata e shitblerjeve të kuotave nr.3041 Rep, nr.684 Kol, datë 27 korrik 2006. Kjo kontratë ka shumë të meta që e bëjnë vullnetin e palëve të vesuar dhe kontratën si veprim juridik absolutisht të pavlefshëm.

Kërkesa e shoqërisë koncesionare “AMAL” sh.p.k., noterizuar nga Marenglen Rrapi, ka pasaktësi, mospërputhje deri në falsifikim sepse një kërkesë që disponoi unë nuk ka asnjë korrigjim, ndërsa kërkesa që vjen nga QKR ka ndërhyrje nga noteri sepse provohet se ai ka vendosur vulën e noterit mbi ndërhyrjet me korrigjime.

Në kërkesë ka vetëm vendim të ortakeve me nr.2 dhe jo me numër 2 dhe 3. Kërkesa nuk mban vulën e shoqërisë koncesionare “AMAL” sh.p.k.

Kërkesa thuhet Durrës, më 27/07/2006, kur në fakt selia e shoqërisë koncesionare “AMAL” sh.p.k, ishte në qytetin e Librazhdit.

Sot qarkullojnë dy kërkesa origjinale me të njëjtët ekstremitete të noterizimit por në përmbajtje ato kanë ndryshuar. Ajo e pa korrigjuar mban emrin Agim Hyseni, ndërsa e korrigjuara mban emrin Agim Elezi. Njëra kërkesë duhet të hiqet nga qarkullimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Nga shqyrtimi gjyqësor sipas pretendimeve të palës paditëse rezultoi se, shoqëria “Amal” sh.p.k. është krijuar si person juridik i së drejtës shqiptare me vendimin nr.28587, datë 25.11.2002 të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Objekt i veprimtarisë së kësaj shoqërie është “prodhimi i energjisë elektrike, ndërtimi i veprave elektro-energjetike, shfrytëzimi i centraleve dhe rrjetit elektrik etj”. Kjo shoqëri konform ligjit “Për koncesionet” ka lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, një marrëveshje koncesioni të formës ROT, për shfrytëzimin e hidrocentralit Xhyrë, Librazhd. Kjo marrëveshje, sipas pretendimeve të palës paditëse, është lidhur në bazë të VKM nr.90, datë 13.02.2003 dhe është miratuar me VKM. nr.486, datë 10.07.2003.

Në datë 02.10.2004, është lidhur kontrata e blerjes së energjisë elektrike nëpërmjet shoqërisë së sipërcituar dhe KESH sh.a si përfaqësuese e shtetit shqiptar, duke iu dhënë edhe licenca nr.09 për shfrytëzimin e centraleve elektrike dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Pala paditëse deklaroi në gjykim se në momentin e krijimit të saj, shoqëria ka patur si kapital themeltar 5.669.969 lekë, kapital i cili është rritur në vite si rezultat i rritjes së aktivitetit financiar në fushën e energjisë elektrike.

Paditësi Agim Elezi deklaroi në gjykim se me anë të kontratave të shitblerjes nr.2056 Rep, nr.218 Kol, datë 27.05.2004, nr.3041 Rep, nr.684 Kol, datë 27.07.2006, nr.524 Rep, nr.242 Kol, datë 03.01.2007, i ka kaluar të gjitha kuotat e kapitalit të shoqërisë “Amal” sh.p.k., të paditurës Luljeta Hysolli për shumën 100.000 lekë. Në këto kushte, shoqëria me anë të këtyre veprimeve juridike, ka kaluar në pronësi të kësaj pale që zotëron në momentin e këtij gjykimi, 100 % të këtyre kuotave.

Paditësi kërkoi pavlefshmërinë e veprimeve juridike të sipërcituara, si veprime juridike në kundërshtim të hapur me ligjin për sa më poshtë vijon: Këto kontrata vijnë në kundërshtim me Ligjin nr.9072, datë 22.05.2003 “Për sektorin e Energjisë Elektrike” e pikërisht me nenin 20 të tij. Paditësi Agim Elezi në bazë të kësaj dispozite, e ka patur të ndaluar të transferojë kuotat e shoqërisë që ka patur në pronësi. Ky ndalim është i parashikuar edhe në licencën e dhënë nr.09, datë 17.10.2003 në nenin 1.3 sipas të cilit kjo licencë nuk mund të transferohet tek asnjë person tjetër pa një vendim të veçantë të ERE.

Në bazë të vendimit nr.89, datë 13.12.2006 neni 4 dhe 7 i tij, parashikohet detyrimi i subjektit që do të transferojë kapitale ekonomike, që të marrë më parë miratimin e ERE për të kryer këtë transferim, miratim i cili në rastin konkret, mungon tërësisht.

Referuar dispozitave të sipërcituara, pala paditëse deklaroi në gjykim se kontratat e shitjes për shkak të qënies në kundërshtim me ligjin, janë absolutisht të pavlefshme. Gjithashtu, paditësi deklaroi se shuma e shitjes së këtyre kontratave dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet realitetit, sepse një shitje e tillë ka qenë fiktive dhe e kryer për t’i dhënë mundësi palëve të fillonin një marrëdhënie tjetër së bashku.

Për sa më sipër, paditësi kërkoi pranimin e padisë, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratave objekt gjykimi, kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme dhe lirimin e dorëzimin e sendit nga pala e paditur tek pala paditëse në këtë gjykim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e saj nr.539, datë 01.02.2011, ka vendosur: “Pranimin pjesërisht të kërkesë-padisë.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratave të shitblerjes nr.2056 Rep, nr.218 Kol, datë 27.05.2004, nr.3041 Rep, nr.684 Kol, datë 27.07.2006, nr.524 Rep, nr.242 Kol, datë 03.01.2007, duke i kthyer palët ndërgjyqëse në gjendjen e mëparshme lidhur me shitjen e kuotave të shoqërisë “Amal” sh.p.k. Rrëzimin e kërkesë-padisë për pjesën tjetër të saj.”

Gjykata ndër të tjera ka arsyetuar se: “...Gjykata çmon se ky pretendim i palës paditëse lidhur me pavlefshmërinë e veprimeve juridike objekt konflikti gjyqësor, është i mbështetur në ligj e në prova e duhet të pranohet për sa më poshtë vijon:

Shoqëria “Amal” sh.p.k është një subjekt juridik i cili referuar Vendimit nr.486 datë 10.07.2003 të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohet kritereve përcaktuese të Ligjit nr.7973 datë 26.07.1995“Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike...”. Referuar ligjit të sipërcituar, kjo shoqëri e cila në momentin e lidhjes së kësaj marrëveshje koncesioni, përbëhej nga një ortak i vetëm e pikërisht nga paditësi Agim Elezi, kishte detyrimin ligjor të respektonte të gjitha parashikimet e ligjit të sipërcituar, akteve të tjera ligjore e nënligjore të nxjerra në bazë e për zbatim të tij si dhe kushtet përkatëse të licencës së përfituar në bazë të kësaj marrëveshjeje koncesioni.

Sipas nenit 13 të Ligjit nr.9072, datë 22.5.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” që parashikon se:“1. ERE-ja lëshon licencë për veprimtaritë e mëposhtme: a)ndërtimin, instalimin dhe shfrytëzimin e centraleve elektrike, si dhe prodhimin e energjisë elektrike nga ana e tyre; b) transmetimin e energjisë elektrike; c) shpërndarjen e energjisë elektrike; ç) furnizimin ose tregtimin e energjisë elektrike në çfarëdo forme; d) eksportin e energjisë elektrike jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; dh) importin e energjisë elektrike brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Forma, mënyra dhe pagesa e aplikimit përcaktohen nga ERE-ja.

2. ERE-ja i jep licencë për transmetimin e energjisë elektrike vetëm një personi juridik shtetëror.

3. ERE-ja i jep licencë për shpërndarjen e energjisë elektrike vetëm një personi për një zonë të caktuar shërbimi.

4. Personi që kryen veprimtari të ndryshme, të cilat janë objekt licencimi, merr licenca të veçanta për to. ERE-ja është e detyruar të shmangë çdo mospërputhje në kushtet e licencave të lëshuara, për të njëjtin person, për veprimtari të ndryshme.

5. Bashkitë dhe komunat mund të ushtrojnë veprimtaritë e përmendura në pikën 1 të këtij neni, kur ato kanë marrë licencë nga ERE-ja.

6. Për një linjë të drejtpërdrejtë nuk kërkohet licencë transmetimi ose shpërndarjeje. 7. Vetë prodhuesi, që nuk është lidhur me sistemin elektro - energjetik, nuk mund të kërkojë licencë prodhimi.”, pala e paditur shoqëria “Amal” sh.p.k. është pajisur me licencën nr.09, datë 17.10.2003. Në dispozitat e përgjithshme të kësaj licencë, në pikën 1.3 të saj është parashikuar se: “Licenca nuk mund të transferohet tek asnjë person tjetër, pjesërisht ose tërësisht, pa një vendim të veçantë me shkrim të ERE. Kur aprovon një transferim, ERE mund të ndryshojë kushtet e licencës në përputhje me situatën dhe ligjin.”

Neni 14 i Ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” parashikon se:

“1. Licencat jepen nga ERE-ja, sipas procedurave që sigurojnë trajtim të barabartë, jo diskriminues dhe me transparencë gjatë procesit të licencimit. Këto procedura ndiqen sipas kërkesës për çdo tip aplikimi për licencë.

2. ERE-ja miraton rregulloren për procedurat e licencimit në përputhje me këtë ligj, ku përcaktohen kriteret dhe kushtet për dhënien, ndryshimin ose heqjen e licencës, si dhe pagesa qe duhet kryer për çdo tip aplikimi për licence. ERE-ja autorizohet të miratojë rregulloren për të vendosur procedura të thjeshta dhe re përshpejtuara për ndërtimin dhe shfrytëzimin e centraleve elektrike me një kapacitet të përgjithshëm jo më të madh se 5 MË.”

Neni 15 i Ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” parashikon se: “1. ERE-ja përcakton kushtet e çdo licencë, duke marre parasysh:a) afatet e kërkuara për vlefshmërinë e licencës;b) vendndodhjet dhe territoret në të cilat do të kryhen veprimtaritë e licencuara të energjisë elektrike;c) funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të impianteve, të pajisjeve ose të rrjetit;ç) kërkesat për llojin e burimeve parësore të energjisë;d) kërkesat lidhur me sigurinë kombëtare, jetën e qytetareve, pasurinë, shëndetin dhe rendin publik;dh) kërkesat financiare;e) mbrojtjen e mjedisit;ë) nxitjen e eficences se energjisë ne sektorin e energjisë elektrike;f) detyrimet e shërbimit publik, siç parashikohet në këtë ligj;g) nxitjen e një tregu kompetitiv të energjisë elektrike dhe parimet e kostos më të ulët në furnizimin me energji elektrike;gj) efektin ndaj sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

2.ERE-ja mund të kërkojë prova, të dhëna dhe dokumente, që i nevojiten për të verifikuar kualifikimet dhe kompetencat e aplikuesit për licencë.

3.ERE-ja mund t'ia refuzojë dhënien e licencës një aplikuesit kur ky nuk përmbush njërin nga kushtet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni. Kur ERE-ja arrin në përfundimin se ndonjë nga kushtet e paplotësuara nuk është thelbësore dhe mund të plotësohet, ajo mund t'ia japë licencën, me kusht që i licencuari të përmbushë kushtet e paplotësuara brenda një afati kohor të përcaktuar nga ERE-ja.”

Në nenin 3.2.3 të licencës, është përcaktuar edhe detyrimi thelbësor i të licensuarit, që të njoftojë ERE në lidhje me çdo ndryshim që do të kishte shoqëria palë e paditur në këtë gjykim. Sipas këtij neni: “i licensuari do të njoftojë ERE brenda 10 ditëve për çdo ndryshim të: adresës; statutit të të licensuarit; çertifikatës së regjistrimit; kodit fiskal; menaxherit kryesor; strukturës së aseteve me mbi 10 %.”

Gjithashtu, në nenin 3.2.4 të kësaj licence, ishte përcaktuar se të gjitha njoftimet zyrtare, aplikimet, peticionet, deklaratat apo korrespondenca tjetër me ERE, lidhur me detyrimet sipas kësaj licence duhet të jetë me shkrim nga administratori i të licensuarit që njihet nga ERE. …”

Në bazë të kontratave objekt gjykimi, rezultoi e provuar se pala paditëse nga ortak i vetëm i shoqërisë “Amal” sh.p.k. dhe njëkohësisht administrator i saj, ka shitur kuotat e tij në shoqëri, deri sa është larguar përfundimisht edhe si ortak edhe si administrator.

Këto veprime juridike të kryera prej tij, lidhur me transferimin e kuotave të shoqërisë tek Luljeta Hysolli, përbëjnë shkelje të kushteve të licencës së dhënë nr.09, administruar në gjykim me cilësinë e provës.

Në gjykim rezultoi e provuar se pala paditëse me anë të këtyre veprimeve juridike, ka ndryshuar të gjithë menaxhimin e shoqërisë që kishte përfituar të drejtën e shfrytëzimit të hidrocentralit Xhyrë dhe të prodhimit të energjisë elektrike nga ky hidrocentral. Nga paditësi Agim Elezi që në momentin e dhënies së kësaj licence ishte ortak dhe administrator i vetëm i shoqërisë, ortake e vetme dhe administratore e subjektit juridik me anë të këtyre veprimeve, u bë shtetasja Luljeta Hysolli përfaqësuese e të paditurit në këtë gjykim. Në këto kushte, referuar nenit 3.2.3 të licencës së dhënë shoqërisë, njoftimi i kryer ndaj personit të tretë ERE lidhur me këtë ndryshim të menaxhimit kryesor të shoqërie, nuk është kryer duke shkelur në këtë mënyrë edhe një nga detyrimet thelbësore të këtij akti.

Neni 20 i Ligjit nr.9072, datë 22.5.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” parashikon se:

“1.Asnjë i licencuar nuk mund të transferojë biznesin e tij ose pjesë të tij nëpërmjet shitjes, pengut, qirasë, shkëmbimit ose formave të tjera, pa miratimin me shkrim të ERE-se. 2.Brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ERE-ja miraton një rregullore për shqyrtimin dhe miratimin e shitjes, dhënies me qira, transferimit ose ndryshimeve të tjera të çdo aseti të të licencuarit ose të pronësive të përcaktuara për prodhimin, transmetimin ose shpërndarjen, sipas nenit 3 të këtij ligji, përfshirë përjashtimet nga miratimi për asetet me vlere minimale.”

Referuar nenit të sipërcituar, pala paditëse kishte detyrimin që në bazë të një dispozite urdhëruese të ligjit, të njoftonte me shkrim personin e tretë në këtë gjykim, lidhur me transferimin e biznesit të tij tek Luljeta Hysolli. Transferimi i këtij biznesi apo edhe qoftë i një pjese të tij, ishte i detyruar që të priste miratimin e personit të tretë, sepse në të kundërt, përbënte një veprim juridik të kryer në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit në kuptim të nenit 92 të Kodit Civil.

Neni 6.2 i licencës së përfituar nga shoqëria “Amal” sh.p.k. parashikon se:”ERE mund të pezullojë ose të heqë licencën në përputhje me rregulloret dhe rregullat e ERE kur: i licensuari kërkon revokimin e licencës; i licensuari shkel kushtet e kontratës; i licensuari shkel legjislacionin në fuqi; i licensuari deklarohet i falimentuar dhe është i paaftë të përmbushë detyrimet e kushteve të licencës; i licensuari ka marrë licencë duke mashtruar.

Neni 6.3 i kësaj licence, parashikon se “nëse i licensuari ndryshon statusin e tij ligjor, ose nëse aksioneri/ortaku që kontrollon interesat ndryshohet pa autorizimin e ERE licenca bëhet e pavlefshme dhe anullohet dhe pasuesi i të licensuarit do të aplikojë për një licencë të re në përputhje me procedurat e ERE për dhënie licence.

Sipas këtij neni, mos aprovimi nga ERE me shkrim, i ndryshimit të ortakut kontrollues të shoqërisë që ka përfituar licencën, përbën shkelje të njërit prej kushteve të kontratës dhe licencës së përfituar nga marrëveshja e koncesionit, shkelje që në rastin konkret, passjell edhe pavlefshmërinë e kësaj licence. Një përfundim i tillë i parashikuar në vetë kushtet e përgjithshme të licencës së dhënë ndaj shoqërisë “Amal” sh.p.k. mbështet pretendimin e paditësit Agim Elezi, se shitja e kuotave e kryer prej tij me anë të veprimeve juridike objekt gjykimi, është kryer në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit.

Në rastin konkret, paditësi Agim Elezi duke qenë në momentin e dhënies së licencës ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “Amal” sh.p.k. kishte detyrimin që përpara shitjes së kuotave të shoqërisë që kishte në zotërim, të merrte një aprovim me shkrim nga ana e personit të tretë në këtë gjykim. Ky aprovim, referur të gjitha provave shkresore të administruara në gjykim, jo vetëm që nuk është dhënë, por në rastin konkret, personi i tretë nuk rezulton as të jetë njoftuar për secilën prej tre kontratave objekt i këtij gjykimi.

Pra, kontratat objekt gjykimi, janë në kundërshtim me nenin 92 të Kodit Civil, pasi në rastin konkret, këto veprime juridike janë kryer në kundërshtim me dispozita me karakter urdhërues ligjor. Neni 34 i Ligjit nr.9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” parashikon se:

“1. Prodhimi i energjisë elektrike mund te kryhet nga një person fizik ose juridik, që ka licencën për prodhimin e energjisë elektrike, sipas dispozitave të Pjesës së Tretë të këtij ligji.

2. Veprimtaria e prodhimit përfshin edhe transformimin e energjisë elektrike të prodhuar nga impiantet dhe lidhjen me rrjetin e transmetimit ose të shpërndarjes.

3. Dhënia e licencës së prodhimit nuk e përjashton mbajtësin e saj nga detyrimi për të marrë autorizime ose miratime të tjera, që parashikohen nga legjislacioni në fuqi.

4. Në rastin e prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet, prodhuesi duhet të marrë më parë lejen administrative, për përdorimin e ujit për qëllime publike nga institucionet përgjegjëse, siç parashikohet nga legjislacioni ne fuqi.”

Neni 35 i Ligjit Nr .9072, datë 22.5.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” parashikon se: “1. Prodhuesi ka të drejte: a) të përdorë në impiantin e vet ato burime parësore energjie që përcaktohen në licence, duke ruajtur kapacitetin prodhues, karakteristikat teknike dhe kushtet e mbrojtjes së mjedisit; b) të kontraktojë për shitjen e energjisë elektrike, sipas kushteve të vendosura në këtë ligj, në rregulloret e ERE-se dhe në rregullat e tregut të miratuara nga ERE-ja; c) të dispeçerojë energjinë elektrike, nëpërmjet operatorit të sistemit të transmetimit; ç) të kenë akses në rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes, nëpërmjet një pagese të bazuar në tarifat e transmetimit të vendosura nga ERE-ja; d) të marrë pagesat që i përkasin sipas kontratës.

2. Prodhuesi është i detyruar: a) të zbatoje kushtet e vendosura në licencat e prodhimit;

b) të përmbushë kodet e zbatueshme të funksionimit të rrjetit, rregullat e tregut dhe rregulloret e tjera; c) të pajiset me aparate matëse, për matjen e energjisë elektrike që kalon në rrjetin përkatës; ç) të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore, që lidhen me shfrytëzimin e centraleve të prodhimit të energjisë elektrike.”

Ligji nr.9913, datë 05.05.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.9072, datë 22.05.2003 "Për sektorin e energjisë elektrike", të ndryshuar, në nenin 1 të tij parashikon se: Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme: 1.Pika 15 ndryshohet si më poshtë:"15. "Prodhues i pavarur i energjisë elektrike" është prodhuesi jopublik, i lidhur drejtpërdrejt në sistemin e transmetimit.". 2.Pika 25 ndryshohet si më poshtë:"25. "Shpërndarja" është transporti i energjisë elektrike në sistemin e shpërndarjes me tension të lartë (nënstacionet 110 kV), të mesëm dhe të ulët, deri te klienti i fundit, por që nuk përfshin furnizimin.". 3.Pika 26 ndryshohet si më poshtë: 26."Operator i Sistemit të Shpërndarjes" është personi përgjegjës për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes.". 4.Pika 29 ndryshohet si më poshtë: "29. "Hyrja e palëve të treta" është e drejta e të gjithë prodhuesve, tregtuesve, furnizuesve dhe përdoruesve të energjisë elektrike, për të përdorur rrjetet e transmetimit e të shpërndarjes së energjisë elektrike, sipas rregullave dhe tarifave të përcaktuara në aktet e tjera ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e sektorit të energjisë elektrike.". 5.Pika 30 ndryshohet si më poshtë: "30. "Furnizim" është shitja dhe blerja për rishitje te klientët e energjisë elektrike.". 6.Në pikën 30/1 fjalët "Furnizuesi publik" zëvendësohen me fjalët "Furnizuesi publik me pakicë". 7.Pas pikës 30/1 shtohet pika 30/2 me këtë përmbajtje: "30/2. "Furnizuesi publik me shumicë" është personi i licencuar për blerjen e energjisë elektrike nga gjenerimi publik, nga PPE-të, PVE-të apo tregtuesit për shitjen te furnizuesi publik me pakicë.". 8.Pika 38 ndryshohet si më poshtë:"38. "Prodhues i vogël i energjisë elektrike" është një prodhues me kapacitet të instaluar, që është i lidhur drejtpërdrejt në sistemin e shpërndarjes." Neni 4 i ligjit të sipërcituar parashikon se:”Në nenin 14, pika 2 ndryshohet si më poshtë:" 2.ERE-ja miraton rregulloren për procedurat e licencimit, në përputhje me këtë ligj, ku përcaktohen kriteret dhe kushtet për dhënien, ndryshimin, transferimin ose heqjen e licencës, si dhe pagesa, që duhet kryer për çdo tip aplikimi për licencë. ERE-ja miraton rregulloren për vendosjen e procedurave të thjeshta dhe të përshpejtuara për licencimin e centraleve elektrike, të lidhura drejtpërdrejt në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.". Neni 7 i Ligjit nr.9913, datë 5.5.2008 parashikon se:”Në nenin 19 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:" 1.Çdo i licencuar mund të kërkojë ndryshim të licencës. ERE-ja mund të bëjë ndryshime të afateve dhe të kushteve të licencës, me kërkesë të të licencuarit, pasi të ketë vlerësuar efektet e ndryshimit të propozuar, ndaj detyrimeve të të licencuarit, sipas këtij ligji dhe licencës së tij, si dhe me kusht që ndryshimet jo vetëm të jenë kërkuar me shkrim, por edhe të jenë pranuar nga i licencuari.". 2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:"2. ERE-ja kërkon ndryshimin e kushteve të një licence, kur ndryshon kuadri ligjor dhe nënligjor, që rregullon veprimtarinë në sektorin e energjisë elektrike.".

Sipas akteve të administruara në gjykim, nuk rezultoi që deri në momentin e kryerjes së veprimeve juridike objekt gjykimi, pala e paditur të ketë ndryshuar ndonjë prej kushteve të licencës që kanë të bëjnë me të drejtën ekskluzive të personit të tretë që të lejojë ose jo transferimin apo edhe ndryshimin sado të vogël të ndonjërit prej menaxherëve të shoqërisë së pajisur me licencë apo edhe të ortakut kontrollues të saj. Për sa kohë që këto kushte të licencës janë të pandryshuara,veprimet e shitjes së kryer, që kanë transferuar pronësinë e kuotave të shoqërisë tek përfaqësuesja Luljeta Hysolli, janë kryer në kundërshtim me ligjin e janë absolutisht të pavlefshme.

Neni 8 i Ligjit nr.9913, datë 05.05.2008 parashikon se:”Në nenin 20, pika 1 ndryshohet si më poshtë:"1. Asnjë i licencuar nuk mund ta transferojë licencën ose ndonjë aset të tij, që përdoret në veprimtarinë, për të cilën është licencuar, nëpërmjet shitjes, pengut, qirasë, shkëmbimit ose formave te tjera, pa miratimin me shkrim të ERE-së.".

Pala e paditur pretendoi në gjykim se nuk ndodhemi përpara transferimit të aseteve të shoqërisë por vetëm shitjes së kuotave të saj. Një pretendim i tillë është i pambështetur në ligj e në prova për sa më poshtë vijon:

Në nenin 4 të Rregullores që i bashkëngjitet vendimit nr.486, datë 10.07.2003 “Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit “në favor të të paditurit, është përcaktuar shprehimisht se “për të licencuarit në aktivitetin e prodhimit do të kërkohet miratimi i ERE për transferim asetesh për kapacitet me të madh se 500 Kë të instaluar. Për të gjithë të licencuarit e tjerë, do të kërkohet miratimi i ERE për transferim të aseteve, kur vlera e asetit që kërkohet të transferohet është më e madhe se 5. 000.000 lekë.”

Pika 4 e kësaj rregulloreje, përcakton se kërkesa për transferim biznesi nga të licensuarit do të rregullohet sipas procedurave të përcaktuara në rregulloren për procedurat e licencimit.”

Neni 5 i kësaj rregulloreje, përcakton edhe përkufizimet përkatëse të frazave të përdorura në këtë akt. Sipas pikës 7 të këtij neni, aset do të thotë aktivi afatgjatë material që trajtohet nga i licencuari dhe që i shërben realizimit të një prej aktiviteteve të prodhimit, shpërndarjes dhe transmetimit. Njëkohësisht, sipas pikës 8 të këtij neni, transferim asetesh do të thotë çdo veprim, me anë të të cilit krijohet një marrëdhënie qiraje, shitjeje, dhënie, pengu, apo ndryshimi tjetër i aseteve që i shërbejnë veprimtarisë së licencuar”.

I padituri pretendoi në gjykim se kuotat nuk janë asete të shoqërisë “Amal” sh.p.k. dhe nuk duhet t’i nënshtrohen parashikimeve të këtij neni. Një pretendim i tillë është i pambështetur në ligj e në prova sepse kuota referuar Ligjit “Për shoqëritë tregtare” dhe “Për kontabilitetin” është pjesa që i takon pronarit të saj, në të drejtat dhe detyrimet me karakter pasuror në një shoqëri. Kuota përmban në vetvete, pjesë si nga aktivi ashtu edhe nga pasivi i të drejtave dhe detyrimeve të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, e vlera e saj, konvertohet me njësi pasurore në të ardhurat dhe përfitimet që realizohen nga shoqëria.

Sipas aktit të vlerësimit datë 04.09.2006, hartuar nga ing. Petrit Shkurti në rolin e vlerësuesit, rezultoi e provuar se vlera e pronës hidrocentral e përfituar me anë të licencës 09 nga pala e paditur në këtë gjykim, është 23 953 125 lekë. Sipas kësaj prove, në gjykim rezultoi se vlera e aseteve të shoqërisë, pjesë përbërëse e kapitalit të saj të trupëzuar, është jo 100.000 lekë, siç është kapitali i regjistruar i shoqërisë, por me një vlerë shumë herë më të lartë se ky kapital minimal i nënshkruar në momentin e krijimit të saj.

Në nenin 4 të rregullores që i bashkëngjitet vendimit nr.486 datë 10.07.2003 “Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit “ në favor të të paditurit, është përcaktuar shprehimisht se “për të licencuarit në aktivitetin e prodhimit do të kërkohet miratimi i ERE për transferim asetesh për kapacitet me të madh se 500 Kë të instaluar. Për të gjithë të licensuarit e tjerë, do të kërkohet miratimi i ERE për trsansferim të aseteve, kur vlera e asetit që kërkohet të transferohet është më e madhe se 5 000.000 lekë.”

Duke qenë se me anë të kontratave të shitjes objekt gjykimi, nuk janë transferuar vetëm kuotat por edhe vlera e aseteve që përfshijnë këto kuota si të drejta financiare mbi kapitalet e veta të shoqërisë, vlerë e cila është mbi 5.000.000 lekë, si dhe mbështetur në faktin se nga personi i tretë nuk është dhënë asnjë miratim paraprak me shkrim për këtë transferim, gjykata çmon se këto kontrata shitje janë absolutisht të pavlefshme në kuptim të nenit 92 të Kodit Civil.

Pala paditëse pretendoi në gjykim se ndodhemi përpara veprimeve juridike të simuluara e fiktive, të cilat në rastin konkret, nuk kanë patur për qëllim kalimin e pronësisë.

Referuar bilanceve të depozituara nga shoqëria pranë organeve tatimore, si dhe mbështetur në vlerësimin e kapitaleve që ajo zotëronte në momentin e shitjes së kuotave, rezultoi e provuar se vlera e këtyre kuotave nuk mund të ishte 1000 lekë ashtu siç edhe është përcaktuar në secilin prej akteve të shitjes. Në këtë gjykim, u provua se vlera totale e të treja kontratave të shitjes, ishte 100 000 lekë, por kjo vlerë nuk i përgjigjet vlerës reale të tyre, pasqyruar kjo me vlerësimin e bërë nga vlerësuesi dhe të ardhurave financiare të realizuara nga pala e paditur në këtë gjykim. Kodi Civil parashikon se: “Në një kontratë, shkaku ligjor është i paligjshëm kur vjen në kundërshtim me ligjin, rendin publik, ose kur kontrata bëhet mjet për të shmangur zbatimin e një norme”.

Sipas deklaratës noteriale nr.506 Rep, nr.144 Kol, datë 23.01.2007, rezultoi e provuar se paditësi Agim Elezi për këtë shitje të kryer ka marrë në dorëzim 20.000.000 lekë, në një kohë që vlera totale e të treja kontratave është vetëm 100.000 lekë. Pra, veprimet juridike objekt i këtij gjykimi, janë veprime juridike të simuluara në kuptim të nenit 92 të Kodit Civil.

Në rastin konkret, Kontratat e shitblerjes janë në kundërshtim me nenin 663 dhe 208 të Kodit Civil, pasi pala shitëse (Paditësi) nuk ka shprehur pëlqimin për të realizuar veprimin juridik të shitjes së kuotave që kishte në pronësi me atë vlerë të përcaktuar në kontratë, por me një vlerë tërësisht të ndryshme e cila nuk është pasqyruar si pjesë e kushteve kontraktore. Kontratat e shitjes nuk janë lidhur mbi bazën e një shkaku të ligjshëm të kërkuar në nenin 659 dhe 705 të Kodit Civil, pasi paditësi nuk ka patur asnjëherë qëllimin të krijojë një situatë juridike të tillë që të bënte të mundur kalimin e pronësisë së kuotave të zotëruara prej tij tek pala e paditur në këtë gjykim.

Një përfundim i tillë mbështetet në nenin 92/a të Kodit Civil që parashikon se:“Veprimet juridike të pavlefshme nuk krijojnë asnjë pasojë juridike. Të tilla janë: ato veprime që vijnë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit;

Pala paditëse asnjëherë nuk e ka shprehur vullnetin e saj për të tjetërsuar pasurinë e përbërë nga kuotat e shoqërisë “Amal” sh.pk. në favor të të paditurit, sepse këto veprime juridike të kryera, përmbajnë në vetvete, jo vetëm shkeljen e kritereve detyruese ligjore që lidhen me miratimin paraprak nga një organ i specializuar, por edhe nuk i përgjigjen vullnetit të brendshëm të të dyja palëve lidhur me vlerën reale të këtyre kuotave që është tërësisht e ndryshme nga ajo e pasqyruar në kontratat objekt gjykimi.

Këto veprime juridike për efekt të ligjit, konsiderohet se nuk kanë ekzistuar asnjëherë pasi ato për shkak të pavlefshmërisë absolute nuk mund të marrin fuqi juridike me asnjë veprim juridik tjetër të mëvonshëm. Në rastin konkret, kontratat objekt gjykimi lidhur mes palëve ndërgjyqëse, jo vetëm kanë shkelur dispozitat urdhëruese të ligjit, por janë edhe të simuluara sepse nuk përkojnë me realitetin e vlerës që është shitur (blerë) nga palët në këtë gjykim. Në këtë rast, pavlefshmëria nuk është e pjesshme pasi pëlqimi i personit të tretë me shkrim përpara lidhjes së këtyre kontratave, për tjetërsimin e secilës prej pjesëve zotëruese në kapitalin e shoqërisë “Amal” sh.p.k., është një kusht i domosdoshëm, mungesa e të cilit passjell pavlefshmërinë absolute të veprimit juridik në kuptim të nenit 92 të Kodit Civil.

Në bazë të përfundimeve të arritura sa më sipër, gjykata çmon se pretendimi i palës paditëse në kërkesë-padi, lidhur me pavlefshmërinë e kontratave objekt gjykimi, është i drejte e i bazuar, e si i tille duhet te pranohet nga ana e gjykatës duke u konstatuar pavlefshmëria absolute e kontratave të shitjes së kuotave, dhe duke u kthyer palët në gjendjen e mëparshme.

Për sa më sipër, pjesa e p