vnms shqipëri seksioni 3 – kuadri ligjor

32
VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Upload: others

Post on 07-Nov-2021

17 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

VNMS ShqipëriSEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Page 2: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 2 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

PËRMBAJTJA

3.1  Hyrja 3 3.2  Kërkesat ndërkombëtare 3 3.2.1  Shqyrtimi i politikës mjedisore dhe sociale të BERZH 4 3.3  Legjislacioni i Bashkimit Evropian 6 3.3.1  Legjislacioni i BE mbi vlerësimin e ndikimit mjedisor 6 3.4  Legjislacioni i brendshëm shqiptar 8 3.4.1  Kuadri ligjor mjedisor dhe kulturor 9 3.4.2  Kuadri ligjor mbi pyjet dhe bujqësinë 13 3.4.3  Kuadri ligjor i trashëgimisë kulturore 13 3.4.4  Kuadri ligjor socio-ekonomik 14 3.4.5  Instrumentet e planifikimit urban dhe rajonal 15 3.4.6  Legjislacioni shqiptar i punës, shëndetit dhe sigurisë 16 3.4.7  Legjislacioni kryesor mbi sektorin e gazit 21 3.4.8  Kuadri ligjor për pjesën detare 22 3.4.9  Efikasiteti i energjisë 22 3.5  Legjislacioni tjetër i rëndësishëm 23 3.6  Procesi i miratimit të VNMS – kuadri aktual ligjor 23 3.6.1  Hapi i Parë – marrja e opinionit të ARM 25 3.6.2  Hapi i dytë – konsultimet publike dhe marrja e miratimit nga qeverisja vendore 25 3.6.3  Hapi i Tretë – aplikimi në qendrën kombëtare të licencimit (QKL) 26 3.6.4  Procesi i miratimit të VNMS – kuadri i ri ligjor 28 3.7  Konventat ndërkombëtare 29 3.7.1  Njoftimet dhe konsultimet ndërkufitare (Konventa Espoo) 30 

LISTA E TABELAVE

Tabela 3.2-1 Performanca kundrejt kërkesave të performancës të BERZH 4 Tabela 3.7-1 Konventat dhe marrëveshjet kyçe ndërkombëtare të nënshkruara / ratifikuara nga Shqipëria 29

LISTA E FIGURAVE

Figura.3.3-1 Procesi i BE për vlerësimin e ndikimit mjedisor 8 Figura 3.6-1 Procesi i miratimit të VNMS për Shqipërinë – ligji aktual (Ligji Nr. 8990) 24

Page 3: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 3 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

3 KUADRI LIGJOR

3.1 Hyrja

Ky seksion flet për kuadrin ligjor sipas të cilit Projekti do të vihet në zbatim si dhe kërkesat e rregullimeve mjedisore që do të aplikohen gjatë aktiviteteve të Projektit. Kërkesat ndërkombëtare të zbatueshme dhe kuadri ligjor shqiptar janë trajtuar më poshtë, ashtu si dhe marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë.

Në mënyrë që të përmirësohet dhe unifikohet koherenca dhe uniformiteti përgjatë zbatimit të

Projektit TAP AG, të gjitha ndikimet e mundshme përgjatë rrugës së tubacioneve (që do të

shtrihet nga Greqia në jug të Italisë) do të vlerësohen sipas legjislacionit vendas ose kuadrit të

Bashkimit Evropian (BE), cilado prej tyre të jetë më rigoroze. Si praktikë më të mirë, TAP do të

përdorë kuadrin e BE si një standard në Shqipëri, megjithëse Shqipëria nuk është pjesë e BE.

VNMS është përgatitur në mënyrë të tillë që të përputhet me legjislacionin e brendshëm shqiptar

si dhe kërkesat ndërkombëtare mjedisore dhe sociale, sidomos me kuadrin legjislativ të

Bashkimit Evropian dhe në përputhje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Për më tepër, rëndësi e veçantë i është dhënë kontekstit ndërkufitar të Projektit TAP (Konventës

ESPOO).

Seksioni 3.4 është një përshkrim i Procesit të Miratimit të VNMS në Shqipëri, dhe Seksioni 3.3

paraqet një përmbledhje të rregullimeve kyçe dhe standardeve të zbatueshme të Projektit TAP

në Shqipëri.

3.2 Kërkesat ndërkombëtare

Për sa i përket angazhimit mjedisor dhe atij ndaj komunitetit, TAP AG ka adoptuar Kërkesat e

Performancës (KP) dhe standardet e BERZH si standarde kryesore ndërkombëtare për

përmbushje gjatë ekzekutimit të aktiviteteve të Projektit. KP të BERZH u referohen udhëzuesve

të tjerë ndërkombëtarë mbi praktikat më të mira siç janë ato të Korporatës Ndërkombëtare

Financiare (KNF) dhe Bankës Botërore (BB). Në përmbledhje, Projekti do të trajtojë, atëherë kur

të jetë e përshtatshme, politikat e mëposhtme:

Politika Mjedisore dhe Sociale e BERZH e 2008 (përfshi Kërkesat e Performancës) [KP] 1-

10);

Politika e BERZH mbi Informimin Publik të 2008;

Standardi 1 për Performancë i KNF dhe Sistemet e Vlerësimit Mjedisor dhe Menaxherial,

prill 2006, dhe

Udhëzuesit e Përgjithshëm mbi Mjedisin, Shëndetin dhe Sigurinë të KNF të vitit 2007.

Në bazë të marrëveshjeve të themelimit, BERZH është i detyruar që të respektojë parimet

konstruktive bankare dhe “të promovojë në të gjithë veprimtaritë e tij një zhvillim të qëndrueshëm

Page 4: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 4 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

dhe të përgjegjshëm nga ana mjedisore.” Mënyrat e ndryshme që përdor BERZH për të

promovuar një zhvillim të tillë janë përshkruar në dokumentin e Politikave Mjedisore të BERZH

(Politika). Një hap specifik i ndërmarë nga BERZH për të trajtuar këtë mandat dhe Parimet e

Përgjithshme dhe Objektivat e dhëna në dokumentin e Politikës, është që të sigurojë se të gjitha

investimet dhe projektet teknike të bashkëpunimit duhet t’i nënshtrohen vlerësimit mjedisor dhe

social njëlloj si vlerësimet e ndërmarra për aspektet financiare, ekonomike, ligjore dhe ato të

kujdesit të posaçëm, si dhe të sigurojë që monitorimi i duhur të ndërmerret në vijim të miratimit të

projekteve prej Bordit të Drejtorëve.

Projektet klasifikohen si të Kategorisë A kur përdorimi i paracaktuar i parave të BERZH

parashikon edhe ndërtimin e hapësirave të gjelbra ose zgjerim të madh ose transformim-

shndërrim, që do të sjellin pasoja të rënda negative sociale dhe mjedisore të cilat nuk mund të

identifikohen menjëherë apo vlerësohen në momentin e bërjes së verifikimeve. Prandaj, VNMS

pritet të identifikojë dhe të vlerësojë ndikimet e ardhshme sociale dhe mjedisore që lidhen me

Projektin TAP, të identifikojë mundësitë për përmirësime të mundshme mjedisor dhe sociale, dhe

të rekomandojë çdo masë të nevojshme për të parandaluar, minimizuar dhe lehtësuar ndikimet

negative.

3.2.1 Shqyrtimi i politikës mjedisore dhe sociale të BERZH

BERZH e miratoi Politikën e tij të parë Mjedisore në 1991 dhe që nga ajo kohë kjo politikë është

përmirësuar. Në maj 2008 ajo është rishikuar për t’u ndërruar në një Politikë Mjedisore dhe

Sociale duke ri-afirmuar angazhimin e BERZH për të siguruar që projektet e financuara prej tij

janë të qëndrueshme nga këndvështrimi social dhe mjedisor.

Politika specifikon një grup prej 10 Kërkesash Performance (KP) të cilat duhet të respektohen

nga projekti në mënyrë që të përfitojë mbështetje financiare nga BERZH. Tabela më poshtë

përmbledh kërkesat e vëna nga BERZH mbi TAP AG dhe masat specifike të miratuara nga

Projekti për të siguruar përputhshmëri.

Tabela 3.2-1 Performanca kundrejt kërkesave të performancës të BERZH

Kërkesë Masat e miratuara nga TAP AG për të siguruar përputhshmëri

KP 1: Vlerësimi Social dhe Mjedisor dhe Menaxhimi

TAP AG ka krijuar një mirëqeverisje/drejtim në nivel korporate që do të udhëheqë përgatitjet e VNMS në mënyrë konsistente dhe transparente si dhe zhvillimin dhe vënien në zbatim të Planeve Menaxheriale Mjedisore dhe Sociale në secilin prej tre vendeve në përputhje me kërkesat e legjislacionit të vendit pritës, legjislacionit të BE, dhe KP të BERZH.

KO 2: Puna dhe Kushtet e Punësimit

TAP AG ka krijuar një qeverisje/drejtim të qartë përmes një serie dokumentesh orientuese gjithëpërfshirëse. Duhet bërë e ditur se plane të detajuara duhen të konkretizohen, disa prej të cilave janë përfshirë në ESMP (Seksioni 9 i këtij Raporti të VNMS ) ose të cilat janë rekomanduar për t’u zhvilluar si dokumente për të siguruar qëndrueshmëri me kërkesat e këtij KP 2. Këto plane janë të rëndësishme për parashikimin e detajeve të produktit dhe

Page 5: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 5 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Kërkesë Masat e miratuara nga TAP AG për të siguruar përputhshmëri

për të siguruar besnikëri ndaj udhëzimeve të TAP AG dhe kërkesave të BERZH.

Dokumentacioni apo masat shtesë theksohet se janë mjaft të këshillueshme për çështje që lidhen me menaxhimin e marrëdhënieve me të punësuarit dhe paketat e pagave dhe përfitimeve. Ndërkohë janë hartuar dispozitat për pjesën më të madhe të këtyre masave (në veçanti si pjesë e Monitorimit Social të Përputhshmërisë).

KP3: Parandalimi dhe Zbutja e Ndotjes

TAP AG ka marrë përsipër të mënjanojë, kurdoherë që është e mundur, ndikimin e padëshirueshëm mbi shëndetin e popullatës, komuniteteve dhe mjedisit. VNMS është zhvilluar në përputhje më këtë filozofi. Lista e masave të përmirësimit dhe zhvillimit (ESMP) do të parashikojë mekanizmin sipas të cilit ky angazhim mund të përmbushet plotësisht. Masat do të rekomandohen për t’u marrë në konsideratë në fazat e duhura për të garantuar përputhshmërinë me kërkesat e PR3.

KP 4: Shëndeti, Mbrojtja dhe Siguria e Komunitetit

TAP AG ka marrë përsipër të mënjanojë, kurdoherë që është e mundur, apo të minimizojë dhe pakësojë ndikimin e padëshirueshëm mbi shëndetin e popullatës. VNMS dhe ESMP vënë në dukje masa të posaçme përmirësimi dhe zhvillimi për të siguruar vazhdueshmëri në lëvrim sipas angazhimeve të ndërmarra. Marrja e masave shtesë vihet në dukje për të parashikuar një qëndrim të vazhdueshëm të një drejtimi të qartë në lidhje më kërkesat e KP 4, por vihet në dukje se masa të tilla mund të parashikohen ndërkohë edhe më vonë gjatë zbatimit të Projektit, në veçanti, përmes ESMP.

KP 5: Përftimi i Tokës, Zhvendosjet e Detyruara të Njerëzve dhe të Aktivitetet Ekonomike

TAP AG ka marrë përsipër të sigurojë mënjanimin ose minimizimin apo pakësimin e zhvendosjeve ekonomike apo fizike që vijnë si rezultat i ndërtimit dhe zbatimit të Projektit. Gjatë procesit të modifikimit të drejtimit/gjurmës, synohet të arrihet objektivi i mënjanimit të lëvizjeve të pavullnetshme dhe kjo gjë është arritur me sukses. Aktualisht nuk janë parashikuar lëvizje të pavullnetshme dhe ekziston një drejtim i detajuar për të udhëzuar përftimin e tokës në bazë të pëlqimit të lirë dhe informues.

KP 6: Konservimi i Biodiversitetit dhe Menaxhimi i Qëndrueshëm i Burimeve Natyrore të Jetesës

TAP AG ka siguruar qeverisje/drejtim që do t’u përshtatet kërkesave të KP 6. Është e rëndësishme të theksohet se ka një përcaktim të përgjithshëm të pasojave mbi biodiversitetin për sa i përket vendeve përkatëse dhe habitateve vendore që në momentin që hartohet përmirësimi që siguron “mos humbje neto” të biodiversitetit me secilin vend si dhe përgjatë tubacioneve në përputhje me angazhimet e TAP AG. Kjo gjë është ndërmarrë në fazën e vlerësimit ekologjik të VNMS. Plani i Veprimit të Biodiversitetit dhe ESMP parashikon një mekanizëm për të siguruar që kjo gjë ndodh. Udhëzuesit e Prokurimeve qartësisht vënë në dukje se të gjitha palët kontraktuese duhet të respektojnë TAP AG për mirëqeverisjen mjedisore, megjithatë, pritshmëria është që çdo masë e përfshirë në BAP apo SMP duhet të përqafohet nga çdo kontraktor siç e dikton rasti.

KP 7: Popullata Vendase

KP10 detajon një qëndrim të fortë përsa i përket drejtimit të angazhimit të palëve. Ndonëse ka një proces sistematik për përfshirjen e palëve të interesuara të ndryshme , nuk janë identifikuar mekanizma apo masa specifike të Projektit si të domosdoshme për të përmbushur KP 7. Gjatë identifikimit të zgjeruar të palëve dhe përcaktimit të hartës së projektit në fazën paraprake, është përcaktuar se nuk ekziston ndonjë popullsi indigjene që mund të ketë ndikim gjatë ndërtimit dhe vënies në zbatim të Projektit.

Duhet të theksohet se komunitetet rome prezente në zonë nuk konsiderohen si “vendase” pasi sipas KP së Bankës ata nuk plotësojnë kriterin e dytë dhe të tretë të pesë kritereve që përkufizojnë Popullsinë vendase1. Megjithatë, këto komunitete janë konsideruar si grupe vulnerabël në kuptimin se ato mund të ndikojnë mbi projektin. Për këtë arsye, janë marrë në konsideratë lehtësira specifike dhe masa konsultimesh kur del e nevojshme.

KP 8: Trashëgimia Kulturore

Orientime të qarta dhe të forta ekzistojnë për menaxhimin e aseteve të trashëgimisë kulturore përgjatë gjithë periudhës kohore të kalimit të tubacioneve në përputhje me kërkesat e KP 8. Qëndrimi prej 5-fazash i përcaktuar nga TAP AG duhet të sigurojë që ndikimet e parashikueshme të mënjanohen, të minimizohen apo të pakësohen dhe dispozita është hartuar qartësisht për rastet e zbulimeve rastësore ose të mëvonshme për të siguruar një menaxhim të duhur dhe efikas të këtyre aseteve të gjetura. Detaje të mëtejshme mund të përpunohen sapo të hartohet Plani i Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore (PMTK). Parashikohet se kjo gjë do të bëjë të mundur një sistem menaxhimi të

1 Popullsitë vendase janë përkufizuar nga BERZH në përputhje me një grup prej pesë kriteresh. (http://www.ebrd.com/downloads/research/guides/indp.pdf)

Page 6: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 6 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Kërkesë Masat e miratuara nga TAP AG për të siguruar përputhshmëri

fortë dhe masa të detajuara për të siguruar përputhshmëri me kërkesat e KP 8 për jetëgjatësinë e tubacioneve/gazsjellësit.

KP 9: Ndërmjetësimet financiare

KP 9 nuk konsiderohet e aplikueshme në kuadrin e TAP pasi asnjë ndërmjetësues financiar nuk do të emërohet apo do të jetë operacional gjatë këtij Projekti.

KP 10: Nxjerrja e Informacionit dhe Përfshirja e Palëve të Interesuara

TAP AG vendos një theks të qartë dhe të fortë përsa i përket përfshirjes së hapur dhe gjithëpërfshirëse të Palëve të Interesuara gjatë kohëzgjatjes së Projektit, zhvillimit të tij, ndërtimit dhe vënies së tij në zbatim. Ekzistojnë mekanizma të fortë drejtimi për të orientuar një angazhim të tillë dhe TAP ka ndërmarrë përsipër të angazhohet në mënyrë të lirë, paraprake dhe informative në përputhje me KP 10 dhe në përputhje me qëndrimin e të gjitha KP. Raportet Fillestare të VNMS dhe Raportet e Përfshirjes së Palëve detajojnë procesin e përfshirjes të ndërmarrë deri më tani si dhe programin për përfshirjen në të ardhmen gjatë gjithë kohës së VNMS dhe Projektit.

Burimi: ERM (2011)

3.3 Legjislacioni i Bashkimit Evropian

Ndonëse Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, ajo ka aplikuar për anëtarësim në

2009, dhe për rrjedhojë kuadri i saj ligjor në një masë të madhe dhe në mënyrë progresive është

harmonizuar më legjislacionin e BE. Megjithatë, TAP AG duhet të respektojë udhëzimet kryesore

të dhëna nga Direktivat Evropiane përsa kohë secila Direktivë duhet të vihet në zbatim nga secili

Vend Anëtar.

3.3.1 Legjislacioni i BE mbi vlerësimin e ndikimit mjedisor (EIA)

Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor (VNM) është prezantuar për herë të parë në Evropë në 1985 nga

Direktiva e VNM (85/337/EEC) dhe përfaqëson një instrument kyç për politikën mjedisore të

Bashkimit Evropian. Direktiva e VNM e 1985 është ndryshuar tre herë:

Direktiva 97/11/EC e solli Direktivën e VNM në të njëjtën linjë me Konventën e OKB mbi

VNM në një Kuadër Ndërkufitar. Direktiva e 1997 e zgjeron objektin e Direktivës së VNM

duke i shtuar llojet e projekteve që mbulon dhe numrin e projekteve që kërkojnë vlerësim të

detyrueshëm mbi ndikimin e mjedisit (Shtojca I). Kjo parashikohet gjithashtu edhe për

rastet e marrëveshjeve të reja të verifikimit përfshi kriteret e reja për verifikimet (të përfshira

në Shtojcën III) të dhëna në Shtojcën II të projekteve, si dhe vendosjen e kërkesave

minimale për informim;

Direktiva 2003/35/EC synon që dispozitat e Direktivës VNM të jenë në të njëjtën linjë me

Konventën Aarhus mbi pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje dhe qasjen tek drejtësia

për çështjet mjedisore; dhe

Direktiva 2009/31/EC ndryshon Shtojcat I dhe II të Direktivës së VNM duke shtuar projekte

që lidhen me transportimin, zënien dhe depozitimin e dioksidit të karbonit (CO2).

Më 28 janar 2012, u publikua në Gazetën Zyrtare Direktiva 2011/92/EU mbi ndikimin e projekteve

publike dhe private mbi mjedisin. Direktiva 2011/92/EU kodifikon Direktivën e Këshillit

Page 7: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 7 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

85/337/EEC mbi vlerësimin e ndikimit të projekteve të caktuara publike dhe private mbi mjedisin

(Direktiva VNM) dhe ndryshimet që e shoqërojnë atë. Direktiva 2011/92/EU ruan plotësisht

përmbajtjen e dispozitave të kodifikuara dhe nuk bën gjë tjetër veçse i sjell ato më pranë me këto

ndryshime formale ashtu siç kërkohet nga vetë procesi i kodifikimit.

Objekti i kësaj Direktive është të sigurojë se planet, programet dhe projektet që mund të kenë

ndikim të dukshëm mbi mjedisin duhet t’i nënshtrohen Vlerësimit Mjedisor përpara miratimit të

tyre apo marrjes së autorizimit. Ndërsa Shtojca I përmban një listë të projekteve për të cilat VNM

është e detyrueshme, Shtojca II përkufizon ato kategori projektesh për të cilat VNMS është

opsionale dhe në diskrecion të komuniteteve të vendeve anëtare.

Projekti TAP përfshihet në Shtojcën I, paragrafi 16 (Tubacionet për transportimin e gazit, naftës

dhe kemikateve me një diametër më të madh se 800 mm dhe gjatësi më të madhe se 40 km) i

Direktivës VNM dhe për rrjedhojë atij i duhet të paraqesë një VNM të Detyrueshme (të detajuar).

Për rrjedhojë, gjithashtu sipas Legjislacionit të BE, Projekti duhet të vlerësohet nga një studim i

VNM përpara marrjes së autorizimit.

Ndonëse procedurat specifike mund të jenë të rëndësishme për vende të ndryshme anëtare,

fazat kryesore të procesit VNM janë të zakonshme për Komunitetin Evropian. Figura 3.3-1 më

poshtë paraqet një skemë të fazave të procesit të VNM, duke dalluar fazat e detyrueshme (të

nënvizuara me të verdhë) nga ato opsionale të procedurës së VNM (që nuk janë të nënvizuara).

Ndonëse nuk kërkohet nga Procesi i Miratimit të VNM për Shqipërinë, TAP AG ka marrë

parasysh Procesin e Miratimit të VNM të BE dhe ka përgatitur një Raport Fillestar për Autoritetet.

Objektivi i këtij Raporti është t’u prezantojë Projektin Autoriteteve Shqiptare dhe t’u jap atyre një

prezantim fillestar të ndikimit kryesor që pritet nga Projekti TAP.

Page 8: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 8 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Figura.3.3-1 Procesi i BE për vlerësimin e ndikimit mjedisor

Burimi: ERM bazuar në Kuadrin Ligjor aktual të BE (2011)

3.4 Legjislacioni i brendshëm shqiptar

Kuadri legjislativ shqiptar në lidhje me çështjet mjedisore dhe sociale bazohet në Kushtetutën e

Republikës së Shqipërisë dhe konsiston në ligje dhe akte nënligjore siç janë Vendimet e Këshillit

të Ministrave (VKM), vendimet ministrore, rregulloret, udhëzimet dhe standardet.

Legjislacioni më i rëndësishëm që gjen zbatim tek Projekti është i listuar më poshtë:

Page 9: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 9 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Ligji Nr. 8990, datë 23.01.2003 “Mbi vlerësimin e ndikimit mjedisor”, ndryshuar me Ligjin

Nr. 10050, datë 24.12.2008;

Ligji Nr. 9424, datë 06.10.2005 “Mbi ratifikimin e protokollit të vlerësimit mjedisor strategjik”,

Ligji Nr. 9478, datë 16.02.2006 “Mbi pranimin e Republikës së Shqipërisë në Vendimet

II/14 dhe III/7, ndryshimet e ESPOO për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor në kuadrin

ndërkufitar”, dhe

Ligji Nr. 9700, datë 26.03.2007 “Mbi mbrojtjen mjedisore nga ndikimi ndërkufitar.”

Ligji Nr. 8990 do të ndryshohet nga Ligji Nr. 10440, datë 07.07.2011 “Mbi Vlerësimin e Ndikimit

Mjedisor” (sapo ky të hyjë në fuqi në janar 2013, 18 muaj pas publikimit zyrtar më 01.08.2011 në

Fletoren Zyrtare). Sipas programit aktual, pritet që Projekti TAP do të ndjekë Procesin aktual të

Miratimit të VNMS dhe nuk do të ndikohet nga asnjë kuadër ligjor i ri rreth vlerësimit të ndikimit

mjedisor.

Nën-seksionet e mëposhtme paraqesin informacion shtesë mbi kuadrin ligjor mjedisor, social dhe

kulturor të Shqipërisë, si dhe mbi procesin aktual dhe në të ardhmen të miratimit të VNMS.

3.4.1 Kuadri ligjor mjedisor dhe kulturor

Në terma të përgjithshëm, Kushtetuta që është miratuar nga Parlamenti në vitin 1998 u kërkon

institucioneve të sigurojnë një mjedis të shëndetshëm, ekologjikisht të qëndrueshëm për brezat e

sotëm dhe të ardhshëm. Në dekadën e fundit dhe në veçanti që nga viti 2001, janë hartuar dhe

miratuar një numër ligjesh dhe aktesh të tjera nënligjore rreth mjedisit.

Më poshtë paraqitet një vështrim i shpejtë mbi ligjet aktuale në fuqi:

Ligji Nr. 8934, datë 05.09.2002 “Mbi mbrojtjen mjedisore”; ky ligj do të zëvendësohet në

momentin që Ligji 10431 datë 09.06.2011 hyn në fuqi në nëntor 2013;

Ligji Nr. 8990, datë 23.01.2003 “Mbi vlerësimin e ndikimit mjedisor”, i ndryshuar nga Ligji

Nr. 10050, datë 24.12.2008 (dhe Ligji Nr.10440/11 që hyn në fuqi në janar 2013). Ky ligj

përshkruhet më në detaje në Seksionin 3.5;

Ligji Nr. 9700, datë 26.03.2007 “Mbi mbrojtjen mjedisore nga ndikimi ndërkufitar”;

Ligji Nr. 9478, datë 16.02.2006 “Mbi pranimin e Republikës së Shqipërisë në Vendimet

II/14 dhe III/7, ndryshimet e ESPOO për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor në kuadrin

ndërkufitar”;

Ligji Nr. 8897, datë 16.05.2002 “Mbi mbrojtjen e ajrit” ndryshuar nga Ligji Nr. 10266, datë

15.04.2010;

Ligji Nr. 9424, datë 06.10.2005 “Mbi ratifikimin e protokollit të vlerësimit mjedisor strategjik”;

Page 10: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 10 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Ligji Nr. 9010, datë 13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta” ndryshuar

nga Ligji Nr. 10137, datë 11.05.2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për

licencimet, lejet dhe autorizimet në Republikën e Shqipërisë”;

Ligji Nr. 9115, datë 24.07.2003 “Mbi administrimin e ujërave të ndotura” (ndryshuar nga

Ligji Nr. 0448/11 “Mbi lejet mjedisore” që do të hyjë në fuqi në janar 2013);

Ligji Nr. 8906, datë 06.06.2002 “Mbi zonat e mbrojtura” ndryshuar nga Ligji Nr. 9868, datë

04.02.2008;

Ligji Nr. 9048, datë 07.04.2003 “Mbi trashëgiminë kulturore” të ndryshuar nga Ligji Nr.

9592, datë 27.07.2006; Ligji Nr. 9882, datë 28.02.2008; dhe Ligji Nr. 10137, datë

11.05.2009 “Mbi disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencimet, lejet dhe

autorizimet në Republikën e Shqipërisë”;

VKM Nr. 676, datë 20.12.2002 “Mbi deklarimin e Monumenteve Natyrore të Shqipërisë si

Zona të Mbrojtura”;

Ligji Nr. 8756, datë 26.03.2001 “Mbi emergjencat civile” ndryshuar nga Ligji Nr. 10137, datë

11.05.2009 “Mbi disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencimet, lejet dhe

autorizimet në Republikën e Shqipërisë”;

Ligji Nr. 8093, datë 21.03.1996 “Mbi rezervat ujore” ndryshuar nga Ligji Nr. 8375 datë

15.07.1998; Ligji Nr. 8605, datë 20.04.2000; Ligji Nr. 8736, datë 01.02.2001; Ligji Nr. 9837,

datë 03.12.2007; Ligji Nr. 10137, datë 11.05.2009 “Mbi disa ndryshime në legjislacionin në

fuqi për licencimet, lejet dhe autorizimet në Republikën e Shqipërisë”; (dhe Ligji Nr.

10448/11 që do të hyjë në fuqi në Janar 2013);

Ligji Nr. 8905, datë 06.06.2002 “Mbi mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi”

ndryshuar nga Ligji Nr. 10137, datë 11.05.2009 “Mbi disa ndryshime në legjislacionin në

fuqi për licencimet, lejet dhe autorizimet në Republikën e Shqipërisë”;

Ligji Nr. 9115, datë 24.07.2003 “Mbi trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura” ndryshuar nga

Ligji Nr. 10448, datë 14.07.2011 “Mbi lejet mjedisore” (që do hyjë në fuqi në janar 2013),

Ligji Nr. 9251, datë 08.07.2004 “Mbi Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë”;

Ligji Nr. 9055, datë 24.04.2003 "Mbi aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e

OKB mbi të Drejtën Detare (UNCLOS)”;

Ligji Nr. 9537, datë 18.5.2006 “Mbi menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme” ndryshuar nga

Ligji Nr. 10137, datë 11.05.2009; dhe Ligji Nr. 9890, datë 20.03.2008;

Page 11: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 11 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Ligji Nr. 9385, datë 04.05.2005 "Mbi pyjet dhe shërbimin pyjor" ndryshuar nga Ligji Nr.

9533, datë 15.05.2006; Ligji Nr. 9791, datë 23.07.2007; Ligji Nr. 9989, datë 15.09.2008 dhe

Ligji Nr. 10137, datë 11.05.2009 “Mbi disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për

licencimet, lejet dhe autorizimet në Republikën e Shqipërisë”. Ky kuadër ligjor pritet të

ndryshohet nga një ligj që është aktualisht në formën e projekt-ligjit;

Ligji Nr. 9548, datë 01.06.2006 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin

'Mbi mbajtjen e të dhënave të lëshimit dhe transferimit të ndotësve’

Ligji Nr. 8672, date 26.10.2000 “Mbi ratifikimin e Konventës së Aarhusit”. “Mbi të drejtat e

publikut për t’u informuar mbi çështjet mjedisore, pjesëmarrjen e tij në vendim-marrje dhe

qasje në drejtësi mbi çështjet mjedisore;”

Ligji Nr. 9774, datë 12.07.2007 “Mbi vlerësimin dhe menaxhimin e zhurmave në mjedis”;

Ligji nr. 9587, datë 20.07. 2006 “Mbi mbrojtjen e biodiversitetit”;

Ligji nr. 9379, datë 28.04.2005 “Mbi efikasitetin e energjisë”;

Ligji Nr. 9244, datë 17.06.2004 “Mbi mbrojtjen e tokës bujqësore”; dhe

Ligji Nr.10062, datë 29.01.2009 “Mbi aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin

mbi kontrollin e çlirimeve të oksidit të nitrogjenit ose shpërndarjen e tyre ndërkufitare, të

Konventës së 1979 mbi ndotjen ajrore në distanca të gjata.”

Një listë e plotë e Kuadrit Ligjor Shqiptar paraqitet në Shtojcën 2. Një përshkrim i plotë i

Procedurës për pranimin e VNMS paraqitet në Seksionin 3.5.

3.4.1.1 Kuadri i ri ligjor mbi mjedisin

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU), me asistencë teknike nga BE

dhe nën projektin e CARDS të vitit 2006, ka hartuar rishtazi katër ligje për mjedisin.

Ligji Nr. 10448, datë 14.07.2011 “Mbi lejet mjedisore” (do të hyjë në fuqi në janar 2013, 18

muaj pas botimit më 05.08.2011 në Fletoren Zyrtare). Ky ligj vë në zbatim dispozitat

rregulluese të Direktivës 2008/1/EC, “Mbi parandalimin dhe kontrollin e ndotjes së

integruar” dhe dispozitat e Direktivës Nr. 80/2001 “Mbi disa kufizime mbi çlirimet në ajër të

disa ndotësve nga impiantet e mëdha me djegie.” Në momentin që do të hyjë në fuqi, ky ligj

do të ketë një ndikim të madh mbi pjesën më të madhe të ligjeve aktuale vendore mbi

mjedisin në një spektër të gjerë.

Ligji Nr. 10431, datë 09.06.2011 “Mbi mbrojtjen mjedisore” (do të hyjë në fuqi në nëntor

2013, 18 muaj pas botimit më 30.06.2011 në Fletoren Zyrtare). Në momentin që ky ligj hyn

në fuqi, Ligji Nr. 8934, datë 05.09.2002 do të shfuqizohet. Ky projekt-ligj parashikon

parimet, kërkesat, përgjegjësitë, rregullat dhe procedurat për të siguruar një mbrojtje

mjedisore të një niveli të lartë si dhe përfshin dispozita për vlerësimin e ndikimit mjedisor si

Page 12: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 12 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

një mjet për mbrojtjen mjedisore, i cili synon identifikimin dhe përkufizimin e efekteve të

mundshme të drejtpërdrejta apo të tërthorta mbi mjedisin kryesisht për të parandaluar këto

efekte dhe për të bërë ndryshime në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (ish Agjencia për

Mjedisin dhe Pyjet);

Ligji Nr. 10440, datë 07.07.2011 “Mbi vlerësimin e ndikimit mjedisor” (do të hyjë në fuqi në

janar 2013, 18 muaj pasi të botohet më 01.08.2011 në Fletoren Zyrtare). Ky ligj synon të

mbrojë mjedisin përmes parandalimit, minimizimit dhe kompensimit të dëmeve nga

projektet e propozuara, të cilat mund të shkaktojnë dëme serioze të drejtpërdrejta apo të

tërthorta dhe të pakthyeshme mbi mjedisin për shkak të përmasave, natyrës apo

vendndodhjes përpara se sa projektet të miratohen. Më tej, projekt-ligji përcakton udhëzime

për vlerësimin e ndikimit mjedisor, palët të cilat duhet të përfshihen dhe detyrimet e

autoriteteve mjedisore për të vënë në dispozicion të atyre që hartojnë projekte informacion

ekzistues për përpilimin e raporteve VNM. Një dispozitë e posaçme i ka paraprirë Zonave

nën Mbrojtje të Veçantë në të cilat nuk do të lejohet të zhvillohen projekte, me përjashtim

të disa rasteve të veçanta. Dispozitat për ndikimin ndërkufitar janë gjithashtu pjesë e këtij

ligji të ri; dhe

Ligji Nr. 10463, datë 22.09.2011 “Mbi menaxhimin e mbetjeve të integruara”. Ky ligj

parashikon klasifikimin e mbetjeve, procedurat e menaxhimit të mbetjeve përfshirë

monitorimin dhe masat e kontrollit. Ai gjithashtu përshkruan kriteret që duhet të përfshihen

në lejet mjedisore.

Tre ligjet e para përbëjnë kuadrin ligjor për mjedisin që do të hyjë në fuqi 18 muaj pas botimit të

tyre në Fletoren Zyrtare. Në momentin që hyjnë në fuqi dhe sipas Nenit 7, pika 5 të Ligjit

Nr.10440/2011, përgjegjësitë dhe afatet për miratimin e VNMS do të përcaktohen me anë të një

VKM. Rregullat, kriteret dhe procedurat për informimin e publikut dhe përfshirjen e tij në VNMS

do të përcaktohen gjithashtu në atë moment.

Përgjithësisht, MMPAU, QKL dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të jenë aktorët kryesorë për

miratimin e VNMS, përveç të gjitha ministrive të tjera, autoriteteve vendore, REA dhe komunave.

Ligji Nr. 10440 parashikon një periudhë tranzitore për ristrukturimin dhe konsolidimin e Agjencisë

Kombëtare të Mjedisit.

Sipas programit aktual, pritet që Projekti TAP të ndjekë procedurat aktuale të miratimit të VNMS

dhe kështu nuk do të ndikohet nga legjislacioni i ri për vlerësimin e ndikimit mjedisor. Megjithatë,

duhet theksuar se asnjë dispozitë kalimtare nuk është përfshirë në këtë fazë për të rregulluar

tranzicionin nga “ligji aktual” tek “ligji i ri” në rast se procesi i VNMS do të ketë filluar.

Në qoftë se ligji i ri hyn në fuqi gjatë kohës në të cilën procesi i VNMS i Projektit TAP ka filluar,

atëherë TAP AG do të negociojë me MMPAU për të rënë dakord për hapat e mëtejshëm të

nevojshëm.

Page 13: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 13 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Seksioni 3.5 parashikon një përmbledhje të procesit të miratimit të VNMS sipas kuadrit ligjor

aktual, që duhet të gjejë zbatim për Projektin TAP.

3.4.2 Kuadri ligjor mbi pyjet dhe bujqësinë

Legjislacioni shqiptar i mbron pyjet përmes një legjislacioni të dedikuar, dhe në realitet, mbrojtja e

pyjeve është një nga përgjegjësitë kryesore të MMPAU. Kjo Ministri është duke zbatuar një

politikë për mbrojtjen e pyjeve dhe çdo zonë pyjore që ndikohet nga Projekti duhet të specifikohet

në mënyrë të qartë në raportin e VNMS. Toka bujqësore është një nga përgjegjësitë kryesore të

Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Sipas Ligjit Nr. 10257, 25.3.2010 "Mbi disa ndryshime në Ligjin Nr. 8752, datë 26.3.2001 'Mbi

krijimin dhe funksionimin e strukturës për administrimin dhe mbrojtjen e tokës,'" parashikohet se

ndryshimi i destinacionit të përdorimit të tokës nga bujqësore (kategoritë I, II, III dhe IV) në

urbane bëhet vetëm me VKM për rastet e specifikuara nga neni 11/1 i këtij ligji. Ndryshimi i

përdorimit të tokës nga tokë bujqësore e dorës së dytë (kategoritë V dhe X) në tokë urbane bëhet

me VKM për zona më të vogla se 30 ha dhe me ligj për zona më të mëdha se 30 ha.

Sipas Ligjit Nr. 10119/09 "Mbi planifikimin territorial" këto çështje janë gjithashtu ende duke u

vlerësuar nga raporti VNMS. Gjatë vlerësimit të VNMS në lidhje me Projektin TAP, ndikimi i

Projektit mbi fondin për pyjet do të konsiderohet me shumë kujdes; Ministri gëzon të drejtën të

mos pranojë asnjë prej aplikimeve që mund të ketë ndikim të konsiderueshëm mbi ndonjë prej

zonave pyjore. Sipas legjislacionit aktual në fuqi, lejet për prerjen e pyjeve dhe/ose për

transportimin e drurëve jepen më vonë (pas miratimit të VNM) gjatë aplikimit për lejen e ndërtimit.

Gjithashtu, është e rëndësishme për t’u nënvizuar se MMPAU është duke planifikuar hartimin e

një projekt-ligji të ri “Mbi pyjet”.

Megjithatë, ndikimi i Projektit mbi pyjet do të vlerësohet nga raporti i VNMS. Në fakt, ndonëse nuk

ka ndonjë kriter specifik për ta përfshirë këtë vlerësim brenda raportit të VNMS, MMPAU, bazuar

në përvojat e mëparshme, mund ta rrëzojë aplikimin në qoftë se kjo çështje nuk është analizuar

sa duhet nga raporti. Për këtë arsye, ai duhet të bëjë një vlerësim për zonën e pyllit që mund të

ndikohet potencialisht (si përkohësisht ashtu dhe në mënyrë të përhershme).

3.4.3 Kuadri ligjor i trashëgimisë kulturore

3.4.3.1 Përmbledhja e legjislacionit vendas

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Shqipëri trajtohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë

dhe Sporteve si dhe nga disa institucione të specializuara brenda Ministrisë së Arsimit dhe

Shkencës. Brenda Ministrisë së parë, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore mbikëqyr Institutin

e Monumenteve dhe nëntë Muzeumet Kombëtare dhe Qendrën e Regjistrimit të Pasurisë

Kulturore.

Page 14: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 14 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Ligji 9048 (“Mbi Trashëgiminë Kulturore”) i miratuar më 07.04.2003 (ndryshuar nga Ligji Nr. 9592,

datë 27.07.2006 “Mbi Trashëgiminë Kulturore dhe Ligji Nr. 9882, datë 28.02.2008) është kuadri

kryesor ligjor që rregullon menaxhimin e trashëgimisë materiale dhe jomateriale në Shqipëri.

Ligji Nr. 9048 përfaqëson përpjekjet e para për të shtrirë mbrojtjen ligjore për të materializuar

trashëgiminë kulturore jomateriale. Ai përfshin: kategoritë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë

që duhet të vihen nën mbrojtje (p.sh. materiale, jomateriale, të luajtshme, apo të paluajtshme);

Përkufizimet dhe shembujt e trashëgimisë materiale dhe jomateriale; përgjegjësitë e

institucioneve përkatëse dhe strukturave qeveritare; dënimet për ata që dëmtojnë trashëgiminë

kulturore; dhe procedurat për përmirësimin e saj.

Neni 4 liston vlerat materiale dhe të paluajtshme që janë në mbrojtje, të cilat përfshijnë, por që

nuk janë të kufizuara në: zonat arkeologjike; strukturat historike (përfshi vendndodhjet e

ndryshme dhe vendet e shenjta); vendet historike dhe rrethinat; varrezat dhe varret; dhe

peizazhet natyrore historike.

Ligji Nr. 9048 është ndryshuar nga Ligji Nr. 9592, datë 27.07.2006. Ndryshimet përfshijnë: 1)

parashikimin e Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore si një strukturë këshillimore dhe 2)

dhe krijimin e Komitetit Kombëtar për Trashëgiminë Jomateriale (KKTJ)

Ligji Nr. 9048 është ndryshuar përsëri nga Ligji Nr. 9882, datë 28.02.2008. Ndryshimet e vitit

2008 përfshijnë dispozita rreth rindërtimit të rrjetit të institucioneve të specializuara të

trashëgimisë kulturore dhe dispozita që parashikojnë krijimin e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë

dhe të institucioneve të specializuara siç është Shërbimi Arkeologjik Shqiptar. Ky ligj duhet parë

në dritën e vënies në zbatim të Ligjit për Planifikimin Territorial (Ligji Nr. 10119/09).

3.4.4 Kuadri ligjor socio-ekonomik

Në fazën aktuale, nuk ka ndonjë legjislacion të posaçëm që i referohet vlerësimit të ndikimit

social dhe nuk ekziston ndonjë referencë përsa i përket nevojës për të bërë një vlerësim mbi

ndikimin mbi shoqërinë brenda kuadrit ligjor mjedisor. Megjithatë, pranohet gjerësisht se MMPAU

merr gjithashtu në konsideratë ndikimin mbi shoqërinë kur vlerëson ndikimet mbi mjedisin; ky

vlerësim bëhet në bazë të ligjeve të mëposhtme:

Ligji Nr. 8934, datë 05.09.2002 “Mbi mbrojtjen e mjedisit.” Në versionin e tij të ndryshuar, ai

përkufizon “aktivitetet që ndikojnë mbi mjedisin” mund të jetë çdo aktivitet ekonomik apo

social që përdor mjedisin apo pjesë të tij apo që shkarkon materiale dhe energji duke i

ndryshuar karakteristikat e tij.

Ligji Nr. 8990, datë 23.01.2003 “Mbi vlerësimin e ndikimit mjedisor” specifikon nevojën që

VNMS të marrë në konsideratë “ndikimin e mundshëm të ndryshimeve në mjedis dhe

shëndet, riskun e aksidenteve që mund të kenë ndikim të madh në mjedis dhe shëndet si

dhe masat adekuate për t’i parandaluar ato”;

Page 15: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 15 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Instruksioni Nr. 6, datë 27.12.2006 “Mbi miratimin e metodologjisë të vlerësimit paraprak të

ndikimit mjedisor” kërkon nga mbështetësi i një projekti që të specifikojë nëse ka ose jo

ndikime sociale nga ana e një projekti (p.sh. mbi demografinë, mënyrën tradicionale të të

jetuarit apo punësimit) si dhe nëse ekziston rreziku i aksidenteve që mund të kenë ndikim

mbi shëndetin e popullatës apo mjedisin; dhe

Instruksioni Nr. 3, datë 19.11.2009 "Mbi metodologjinë për vlerësimin e raporteve VNM."

Ky qëndrim konfirmohet nga Ligji 8990/03 “Mbi vlerësimin e ndikimit mjedisor” (ndryshuar nga

Ligji Nr. 10050/08) i cili specifikon në mënyrë të qartë përmbajtjen e raportit VNMS në tërësinë e

tij duke vënë theksin tek vlerësimi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë nga ana e projektit të propozuar

të popullatës, florës dhe faunës, tokës, ujit, ajrit, klimës, dhe aseteve materiale natyrore dhe

trashëgimisë kulturore si dhe të ndërveprimit ndërmjet këtyre faktorëve.

3.4.5 Instrumentet e planifikimit urban dhe rajonal

Të gjitha godinat brenda territorit të Republikës së Shqipërisë rregullohen nga studimet mjedisore

urbane rajonale, master planet dhe planet e përgjithshme rregulluese, studimet urbanistike të

pjesshme, projektet teknike dhe projektet ekzekutive. Projektet për të gjitha llojet e ndërtimeve

mbi dhe nën nivelin e tokës dhe projektet e infrastrukturës inxhinierike në të gjithë vendin

bazohen në standardet dhe kriteret teknike të ligjeve në fuqi.

Ligji Nr. 10119/09 "Mbi planifikimin e territorit," ndryshuar nga Ligji Nr. 10258, datë 21.04.2010

dhe Ligji Nr. 10315 datë 16.09.2010, është mjeti kryesor ligjor në Shqipëri përsa i përket

planifikimit urban dhe ka për qëllim të integrojë kuadrin ligjor mbi planifikimin urban në një ligj të

vetëm.

Ligji Nr. 10119/09 ka hyrë në fuqi më 30 shtator 2011. Qëllimi kryesor i këtij ligji është parashikimi

i një zhvillimi të qëndrueshëm të territorit përmes përdorimit racional të tokës dhe të burimeve

natyrore. Ky ligj përfshin konceptet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe atë të

shëndetit të komunitetit dhe mbrojtjes së sigurt.

Autoritetet e planifikimit të territorit janë Këshilli Kombëtar i Terrorit i kryesuar nga Kryeministri,

Agjencia Kombëtare për Planifikimin të Territorit si dhe çdo strukturë qendrore publike që ka

kompetenca për kontrollin mjedisor apo kompetenca planifikuese. Autoritetet planifikuese

vendore janë bashkitë, komunat, qarqet, dhe strukturat mbështetëse kur kompetencat e

planifikimit territorial delegohen.

Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) përkufizohet nga ky ligj si një instrument planifikues në

nivel kombëtar që përcakton drejtimet kryesore për planifikimin dhe që parashikon infrastrukturën

publike kombëtare. Instrumentet tjera planifikues përcaktohen nga nivelet vendore dhe rajonale.

Më tej, ligji parashikon edhe instrumentet planifikuese të integruara për t’u përdorur për zonat

bregdetare, për trashëgiminë kulturore, natyrore dhe mjedisore, si dhe për zonat e tjera të

rëndësisë apo interesit të përbashkët. Bërja e një vlerësimi të përshtatshëm të planifikimit urban,

Page 16: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 16 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

do të kërkonte një rishikim të planeve të zonave të ndryshme nëpër të cilat kalon TAP nga

momenti që konfirmohet miratimi i të gjitha këtyre zonave.

Më poshtë prezantohet një përmbledhje e shkurtër e kuadrit përkatës ligjor mbi planifikimin urban

që nuk është përmendur më sipër:

VKM Nr. 1190, datë 13.11.2009 "Mbi mënyrat e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë

Kombëtare të Planifikimit të Territorit” ;

VKM Nr. 459, datë 16.6.2010 "Mbi adoptimin e standardeve të përgjithshme të vlerësimit

dhe GIS";

VKM Nr. 460, datë 16.6.2010 "Mbi organizimin dhe funksionimin e Regjistrit të Planifikimit

Territorial" ;

VKM Nr.480, datë 22.06.2011 "Mbi adoptimin e Rregullores Model të Planifikimit”;

VKM Nr. 481, datë 22.06.2011 “Mbi adoptimin e Rregullave Uniforme për Instrumentet

Planifikuese"; dhe

VKM Nr. 502, datë 13.07.2011 "Për miratimin e Rregullores për Zhvillimin e Kontrolluar të

Territorit."

3.4.6 Legjislacioni shqiptar i punës, shëndetit dhe sigurisë

Bazuar në hierarkinë e normave në Shqipëri, të drejtat dhe detyrimet e të punësuarve janë

fillimisht të parashikuara si parime bazë në Kushtetutën e Republikës, Neni 49 shprehet "secili ka

të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë.

Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës si dhe sistemin e kualifikimit të vet

profesional. Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes sociale të punës.

3.4.6.1 Konventat ndërkombëtare të punës

Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë janë një tjetër instrument

ligjor për mbrojtjen e fuqisë punëtore. Shqipëria ka ratifikuar 51 konventa, 44 prej të cilave janë

aktualisht në fuqi. Më të rëndësishmet përsa i përket projektit TAP kanë të bëjnë me sigurinë

dhe shëndetin e të punësuarve dhe janë:

Ligji Nr. 8921, datë 11.7.2002 për ratifikimin e Konventës 174 të Organizatës Botërore të

Punës “Mbi parandalimin e aksidenteve serioze në industri, viti 1993.” Qëllimi i kësaj

konvente është të parandalojë aksidentet serioze nga substancat e rrezikshme dhe të

minimizojë pasojat e aksidenteve të tilla. Kjo Konventë gjen zbatim mbi instalimet kryesore

të rrezikshme dhe specifikon se të gjithë punonjësit duhet të njoftohen rreth rreziqeve të

Page 17: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 17 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

larta që mund të identifikohen në çdo moment tek këto instalime si dhe përpara se ata të

fillojnë të punojnë për këto impiante të reja;

Ligji nr. 9148, datë 30.10.2003 për ratifikimin e protokollit të vitit 2002 të Konventës Nr. 155

të Organizatës Botërore të Punës “Mbi sigurinë, shëndetin dhe mjedisin e punës, e vitit

1981”. Ky ligj ka për qëllim të theksojë përgjegjësinë e punëdhënësve përsa i përket:

o Regjistrimit të aksidenteve në vendin e punës, sëmundjeve në vendin e punës, dhe, kur

është e mundur, regjistrimin e rreziqeve të mundshme, aksidenteve në vendin e punës

dhe rasteve të dyshimta të sëmundjeve të mundshme.

o Dhënien e informacionit të duhur në lidhje me sistemin e regjistrimit të punonjësve dhe

përfaqësuesve të tyre;

o Sigurimin e një mirëmbajtjeje të përshtatshme të të dhënave dhe të përdorimit të

masave parandaluese;

o Mospranimin e masave ekstreme apo disiplinore kundër një të punësuari i cili raporton

një aksident në punë, apo raporton sëmundje në vendin e punës, apo incidente të

rrezikshme, aksidente përgjatë rrugës punë-shtëpi dhe anasjelltas, apo raste të

dyshimta të sëmundjeve profesionale.

o Regjistrimin dhe mbajtjen e informacionit gjatë periudhës së investimit.

o Vënien në zbatim të masave që bëjnë të mundur konfidencialitetin e personit dhe të

dhënat mjekësore në posedim të punëdhënësit; dhe

Ligji Nr. 8185, datë 23.01.1997 “Mbi aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e

Organizatës Ndërkombëtare të Punës Nr. 81 'Mbi inspektimin e punës në industri dhe

tregti’; Nr. 135 'Mbi përfaqësimin e punonjësve” dhe Nr. 142 'Mbi të punësuarit ruralë'".

3.4.6.2 Kodi i punës së Republikës së Shqipërisë

Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995, ndryshuar nga Ligji Nr. 8085, datë 13.03.1996, Ligji Nr. 9125,

datë 29.07.2003 dhe Ligji Nr. 10053, datë 29.12.2008 “Kodi i Punës së Republikës së

Shqipërisë” rregullojnë marrëdhëniet midis punëdhënësve dhe të punësuarve. Ligji reflekton si

parimet kushtetuese, ashtu dhe parimet bazë të konventave ndërkombëtare rreth punës,

sindikatave, parandalimit apo diskriminimit etj. Kodi konsiderohet nga të gjithë se është një ligj I

drejtë dhe efikas.

Kodi i Punës parashikon të drejtat bazë lidhur me ndalimin e punës së detyruar, ndalimin e

diskriminimit, lirinë për t’u organizuar në sindikata dhe marrëveshjet kolektive. Kodi i Punës

parashikon rregulla të përgjithshme për detyrimet dhe përgjegjësitë e të punësuarit, si dhe

ndalimin e kompensimit/pagave pas ndërprerjes së marrëdhënjes së punës.

Page 18: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 18 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Gjithashtu, detyrimet e përgjithshme të punëdhënësit janë specifikuar në përputhje me Nenet 32-

38 të këtij ligji. Siguria dhe mbrojtja e shëndetit janë përgjegjësi e punëdhënësit. Këtu përfshihet:

Në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe sëmundjet në vendin e punës, punëdhënësi

duhet të adoptojë rregulla të sigurimit teknik, duhet të paguajë diferencën midis dëmit dhe

përfitimit që punëdhënësi përfiton nga sigurimet shoqërore kur aksidenti apo sëmundja

profesionale nuk vjen si rezultat i ndonjë sjellje apo aktiviteti të gabuar nga ana e

punëdhënësit;

Punëdhënësi merr përsipër të jetë përgjegjës për higjienën në vendin e punës dhe të

sigurojë që të ketë një kënd të ndihmës së shpejtë;

Punëdhënësi duhet të marrë një leje nga inspektori i punës përpara se të krijojë biznesin

apo të verë pjesë të tij në lëvizje, përpara se të krijojë vende të reja pune, si dhe për çdo

ndryshim në praktikat e punës, përdorimin e materialeve të reja të papërpunuara,

makinerive dhe pajisjeve, pa pasur lejet e kërkuara në bazë të ligjeve të tjera;

Punëdhënësi duhet të informojë punëmarrësit lidhur me rreziqet në vendin e punës dhe t’i

trajnojë ata përsa i përket kërkesave që lidhen me shëndetin, sigurinë dhe higjienën;

Mjedisi i punës duhet të ketë ajrim të mjaftueshëm dhe një sistem ventilimi për të

mënjanuar temperaturat e dëmshme për shëndetin e punonjësve;

Intensiteti i zhurmës dhe vibrimeve që punonjësi mund të durojnë duhet të mbahet në një

nivel të përshtatshëm për shëndetin e saj/tij përmes reduktimit të burimit dhe izolimit të

mjedisit përmes marrjes së masave të duhura;

Punëdhënësi duhet të sigurojë mirëmbajtjen e duhur të gjitha makinerive dhe pajisjeve;

Punëdhënësi duhet të ketë të gjithë manualët e nevojshëm apo mjetet mekanike të cilat

duhet t’ia vërë në dispozicion punëmarrësit në mënyrë që ai të lehtësohet nga peshat që i

duhet të mbajë; dhe

Kur punëmarrësit punojnë në vende të hapura, ndërtime, punë publike, bujqësi apo

industri, ata duhet të jenë të pajisur me një vend strehimi.

Kodi i Punës gjithashtu parashikon orët e punës dhe pushimet, përfshirë punën e ditës dhe atë të

natës dhe pagesat ekstra; kohën javore të punës dhe pushimet, maksimumin e zgjatjes së orëve

ekstra dhe kompensimin. Kodi i Punës parashikon mbrojtje të veçantë për gratë dhe fëmijët,

dispozita të posaçme për pagesat dhe pagën minimale. Një kapitull i posaçëm (XIV) parashikon

rregullat për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës. Gjithashtu, një konsideratë e veçantë i është

dhënë mbrojtjes së të drejtave të punës dhe të drejtës për të organizuar greva.

Page 19: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 19 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

3.4.6.3 Legjislacion tjetër rreth punës, shëndetit dhe sigurisë

Më poshtë jepet një listë e legjislacionit më të rëndësishëm shqiptar përsa i përket punës dhe

SHSM:

Ligji Nr. 7995, datë 20.9.1995 “Mbi promovimin e punonjësve,” ndryshuar nga Ligji Nr.

8444/1999, Ligji Nr. 8862/2002, Ligji Nr. 9570/2006. Ky grup ligjesh parashikon një sërë

detyrimesh motivimesh, dhe marrjen e hapave të duhur me synim promovimin e punësimit

të personave me aftësi të kufizuara. Detyrimet janë përcaktuar gjithashtu edhe për

punëdhënësin që të përgatisë raporte periodike rreth performacës së tyre; si dhe

inspektimet e rregullta nga Inspektorati Shtetëror i Punës janë , poashtu të përcaktuar mirë;

Ligji Nr. 9959, datë 17.07.2008 “Mbi të huajt.” Ky ligj rregullon hyrjen, rezidencën,

punësimin, trajtimin dhe daljen e të huajve nga Republika e Shqipërisë. Ligji përkufizon

funksionet dhe kompetencat e autoriteteve shtetërore dhe entiteteve të tjera publike dhe

private, shqiptare apo të huaja, të cilat kanë të bëjnë me të huajt;

Ligji Nr. 9136, datë 11.09.2003 “Mbi mbledhjen e kontributit të detyrueshëm shoqëror dhe

shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” ndryshuar nga Ligji Nr. 9457, datë 21.12.2005.

Ky ligj rregullon mbledhjen e kontributeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore;

Ligji Nr. 7703, datë 11.5.1993 “Mbi sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë,”

ndryshuar nga Ligji Nr. 9600, datë 27.07.2006; Ligji Nr. 9708, datë 05.04.2007; Ligji Nr.

9768, datë 09.07.2007; Ligji Nr. 10070, datë 05.02.2009; dhe Ligji Nr. 10447, datë

14.07.2011 “Mbi lejet mjedisore” (nuk ka hyrë ende në fuqi);

Ligji Nr. 10383, datë 24.02.2011 “Mbi sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Republikën

e Shqipërisë.” Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor bazohet në kontributet e punëmarrësve

dhe punëdhënësve të një shteti dhe nga burime të tjera të personave, ashtu siç

parashikohet nga ky ligj bazuar në parimin e solidaritetit; kujdesi shëndetësor profesional

përfshin masat parandaluese dhe sigurinë, i këshillon punëdhënësit, punëmarrësit dhe

përfaqësuesit e tyre të kërkojnë krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të

shëndetshëm, adaptimin e aftësive të punëmarrësve sipas punës, duke marrë parasysh

gjendjen e tyre shëndetësore fizike dhe mendore. Kjo gjithashtu përfshin identifikimin dhe

vlerësimin e rreziqeve në vendin e punës, monitorimin e faktorëve mjedisorë të punës dhe

praktikat e punës që mund të ndikojnë në shëndetin e punëmarrësit;

Ligji Nr. 10237, datë 18.02.2010 “Mbi sigurinë dhe shëndetin në punë.” Ky ligj parashikon

sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit përmes parandalimit të rreziqeve profesionale,

eliminimin e faktorëve që mund të përbëjnë rrezik apo aksident, informimin, këshillimin, dhe

pjesëmarrjen e balancuar në përputhje me këtë ligj. Ligji aktualisht gjen zbatim në:

o Direktivën e Këshillit Evropian 89/391/EEC, datë 12.07.1989 “Mbi instruksionet e

masave për të inkurajuar përmirësime në sigurinë dhe shëndetin e punonjësve në

Page 20: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 20 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

punë” publikuar në Gazetën Zyrtare të Komunitetit Evropian Nr. L 183/1989, Neni 16,

paragrafi 1;

o Direktivën e Këshillit Evropian 94/33 EEC, datë 22.07.1994 “Mbi mbrojtjen e të rinjve

në punë,” Neni 6; dhe

o Direktivën e Këshillit Evropian 92/85 EEC “Mbi marrjen e masave për të inkurajuar

përmirësimet në sigurinë dhe shëndetin e punonjëseve shtatzënë dhe punonjëseve që

kanë lindur fëmijë apo që ushqejnë fëmijët me gji."

Ligji Nr. 7643, datë 2.12.1992 "Mbi Inspektoratin Shtetëror Sanitar," ndryshuar nga Ligji Nr.

9635, datë 06.11.2006, dhe Ligji Nr. 9863, datë 28.01.2008. Ky Ligj përsa i përket

Inspektoratit Shtetëror Sanitar ka për qëllim të mbrojë punonjësit nga ndikimi i kushteve të

papërshtatshme të punës, siç mund të jenë ekspozimi ndaj substancave toksike,

radiacionit, zhurmave të padurueshme, vibrimeve, mikroklimës së papërshtatshme dhe

kontrollit të nivelit të sëmundjeve profesionale dhe aksidenteve që vijnë si rezultat i

kushteve të tilla të papërshtatshme të përmendura;

Ligji Nr. 9198, datë 26.02.2004 “Mbi barazinë gjinore,” ndryshuar nga Ligji Nr. 9534, datë

15.05.2006 dhe Ligji Nr. 9970, datë 24.07.2008. qëllimi i këtij ligji është:

o Të sigurojë të drejta të barabarta për gratë dhe burrat siç parashikohet në Nenin 18 të

Kushtetutës së Republikë së Shqipërisë;

o Të përcaktojë masa për të nxitur mundësi të barabarta për gratë dhe burrat me qëllim

që të eliminojë diskriminimin e drejtpërdrejtë apo të tërthortë mbi bazë gjinie në jetën

publike; dhe

o Të përcaktojë përgjegjësitë për administratën vendore dhe qendrore për hartimin e

politikave që kanë si qëllim promovimin e një shoqërie me barazi gjinore.

Ligji Nr. 9779, datë 16.07.2007 “Mbi sigurinë e përgjithshme, kërkesat bazë dhe vlerësimin

e përputhshmërisë së produkteve joushqimore;”

Ligji Nr. 8734, datë 1.02.2001 “Për garantimin e sigurisë së pajisjeve dhe instalimeve

elektrike” ndryshuar me Ligjin Nr. 8962, datë 24.10.2002 dhe Ligjin Nr. 9595, datë

27.07.2006;

Ligji Nr. 8739, datë 12.02.2001 “Për garantimin e sigurisë së pajisjeve nën presion”

ndryshuar me Ligjin Nr 8970, datë 14.11.2002 dhe Ligjin Nr. 9595, datë 27.07.2006;

Ligji Nr. 9595, datë 27.7.2006 “Mbi krijimin e inspektoratit qendror teknik;” dhe

Ligji Nr. 9875, datë 14.02.2008 “Mbi Metrologjinë,” ndryshuar me Ligjin Nr. 10127, datë

21.01.2010.

Page 21: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 21 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

3.4.7 Legjislacioni kryesor mbi sektorin e gazit

Mjeti kryesor legjislativ në Shqipëri është Ligji Nr. 9946, datë 30.06.2008, "Për sektorin e gazit

natyror". I njohur si Ligji i Gazit, ai rregullon aktivitetet që lidhen me sektorin e gazit në terma të

përgjithshme së bashku me Ligjin Nr. 8450, datë 24.021999 "Për Zhvillimin, Transportin dhe

Tregtinë e Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve të tyre", ndryshuar me Ligjin Nr. 9218, datë

08.04.2004, Ligjin Nr. 9574, datë 03.07.2006, Ligjin Nr. 9595, datë 27.07.2006, Ligjin Nr. 10137,

datë 11.05.2009, i cili përcakton kuadrin rregullator në lidhje me tubacionet/linjat e transportit dhe

infrastrukturën shoqëruese.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) përcakton politikat në sektorin e gazit

në bashkëpunim me Entin Rregullator të Energjisë (ERE), i cili është një ent juridik publik i

pavarur me të drejtën për të përcaktuar tarifat e gazit.

Edhe pse ende nuk është përfunduar plotësisht për shkak të mungesës aktuale të infrastrukturës

së tubacioneve të gazit në Shqipëri, kuadri aktual ligjor i zbatueshëm për ndërtimin dhe

funksionimin e objekteve/faciliteteve të tubacionit të gazit natyror përbëhet nga Ligji mbi Gazin

dhe VKM Nr. 713, datë 25.08.2010 "Për përcaktimin e rregullave për kushtet dhe procedurat për

dhënien e lejeve për ndërtimin dhe përdorimin e tubacioneve të infrastrukturës së sistemit të gazit

natyror”.

Ky VKM përcakton rregullat, procedurat dhe kriteret për aplikimin, vlerësimin dhe dhënien e

lejeve për ndërtimin dhe përdorimin e tubacioneve dhe të infrastrukturës përkatëse për

transmetimin dhe shpërndarjen e gazit natyror. Ndërtimi dhe funksionimi i infrastrukturës së

tubacionit të gazit natyror për transmetimin dhe shpërndarjen e gazit natyror, facilitetet natyrore

të magazinimit të gazit, linjat e drejtpërdrejta dhe linjat e interkoneksionit me sistemet fqinje janë

subjekt i një leje të posaçme të miratuar me VKM. Leja e posaçme lëshohet për një periudhë prej

tridhjetë vjetësh dhe është e rinovueshme me marrëveshjen e palëve.

Licenca e përkohshme e gazit (lëshuar nga METE) është e nevojshme në mënyrë që të merret

miratimi i VNMS nga MMPAU. Pasi kushtet mjedisore të jenë miratuar nga MMPAU, propozuesi

ka deri në 2 vjet kohë për të marrë lejen e ndërtimit.

Mjete të tjera përkatëse legjislative janë si më poshtë:

Kodi i Rrjetit të Transmetimit, i miratuar nga ERE me Vendimin Nr. 123, datë 24.10.2008, dhe

Vendimin e ERE (Enti Rregullator i Energjisë) Nr. 9, datë 11.02.2011 "Rregullat dhe Procedurat e

Sektorit të Gazit Natyror në Licencimin, Modifikimin, Transferimin e Pjesshëm/të Plotë,

Revokimin dhe Ripërtëritjen e Licencave".1

1 Regulloret janë lëshuar në përputhje me Nenin 11, pika 9, dhe Nenin 14, pika 7 të Ligjit Nr. 9946, datë 30.06.2008 “Mbi sektorin e gazit natyror”, i ndryshuar.

Page 22: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 22 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

3.4.8 Kuadri ligjor për pjesën detare

Kuadri legjislativ shqiptar nuk kërkon një leje të posaçme për ndërtimin dhe funksionimin e

seksionit të tubacionit në det të hapur. Në fakt, leja mjedisore do të jepet si për aktivitetin në

pjesën detare ashtu dhe për aktivitetin në pjesën tokësore.

Megjithatë, gjatë vlerësimit të ndikimit të ndërmarrë për qëllime të raportit VNMS, konventat e

ratifikuara (Konventa e Barcelonës për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare në Mesdhe

[Ligji Nr. 10234, datë 18.02.2010], dhe UNCLOS [Ligji Nr. 9055, datë 24.04.2003]) duhet të

merren në konsideratë, ashtu si dhe ligje të tjera për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe

dëmtimet, mbrojtjen e peshkimit, biodiversitetit, etj, siç specifikohet në seksionin e Kuadrit Ligjor

Mjedisor në këtë Raport.

Shqipëria miratoi një Plan Menaxhimi të Zonave Bregdetare në vitin 2004. Banka Botërore po

punon për përditësimin e Planit të Menaxhimit të Zonave Bregdetare në një Plan të Menaxhimit

të Integruar të Zonave Bregdetare (MIZB) dhe Programit të Pastrimit, i cili synon të krijojë një

MIZB institucional dhe korniza politike, për të forcuar procedurat rregullatore, si dhe për

përdorimin e kapaciteteve njerëzore për të mbrojtur burimet bregdetare dhe detare natyrore.

Duke qenë se nuk ekzistojnë aktualisht rregulla në fuqi në lidhje me VNMS dhe lejet e ndërtimit

në territorin shqiptar në det të hapur, si dhe as precedentë të projekteve të tilla në Shqipëri, TAP

AG do të zbatojë teknologjinë e praktikave dhe standardeve më të mira të BE për sigurinë dhe

parandalimin e ndotjes së mjedisit në zonën detare.

3.4.9 Efikasiteti i energjisë

Efikasiteti i energjisë së projektit dhe masat e lidhura me të, të miratuara, duhet të përshkruhen

në raportin e VNMS. Efikasiteti i energjisë rregullohet aktualisht me anë të Ligjit Nr. 9379, datë

28.04.2005 "Për Efikasitetin e Energjisë", i cili përcakton planet për të përmirësuar efikasitetin e

energjisë duke reduktuar ndjeshëm humbjet në transmetim dhe sistem, zbatuar gjerësisht

dispozitat energjetike të Kodit të Ndërtimit, përdorur në masë të madhe ujin e ngrohur me energji

diellore, duke rritur efikasitetin e ngrohësve të ujit dhe përdorimin e ngrohësve të rinj, përdorimin

e ndriçimit inkandeshent dhe promovimin e transportit publik dhe përdorimin e hekurudhave për

transportin e mallrave. Te gjitha këto janë përparësi për veprim.

METE është në procesin e përgatitjes së një projekt-ligj të ri mbi efikasitetin e energjisë për

krijimin e kuadrit legjislativ për promovimin e efiçiencës së energjisë në mënyrë që ajo të jetë në

përputhje me legjislacionin përkatës të BE. Ligji i ri pritet të prezantojë standardet minimale të

efikasitetit të energjisë dhe të rregullojë fusha të tilla si etiketimi i produkteve, shërbimet dhe

infrastruktura, dhe auditimet e energjisë.

Projektligji zbaton veçanërisht parimet e politikave të BE si dhe kuadrin ligjor për efikasitetin e

energjisë siç rregullohet ky i fundit nga Direktivat e KE 2006/32, 2009/125, 2010/30 dhe 2010/31.

Page 23: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 23 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

TAP AG do të zbatojë teknologjinë e praktikave më të mira në lidhje me efikasitetin e energjisë

për të përmbushur të gjitha kërkesat e mundshme në të ardhmen.

3.5 Legjislacioni tjetër i rëndësishëm

Rregulloret tjera të rëndësishme do të aplikohen në fushën e VNMS së Shqipërisë, përfshirë

edhe Rregulloren Teknike Greke 4303 mbi zonat e sigurisë. Ligji Shqiptar i Gazit 9946 është i

vjetruar, ndërsa Vendimi i Përkohshëm Ministror, 666 kërkon që sistemi i gazit të zhvillohet në

përputhje me dizajnin grek dhe standardet e tyre të sigurisë .

3.6 Procesi i miratimit të VNMS – kuadri aktual ligjor

Sipas Ligjit Nr. 8990, dhjetor 2008 "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis", ndryshuar me Ligjin Nr.

10050, datë 24.12.2008, procedura e dhënies së miratimit për VNMS në Shqipëri fillon kur

zhvilluesi i projektit njofton me shkrim Agjencinë Rajonale të Mjedisit (ARM) në rrethin ku projekti

do të zbatohet mbi aktivitetet për të cilat ai synon të aplikojë.

Siç tregohet në Udhëzimin Nr. 6, datë 27.12.2006 "Për miratimin e metodologjisë për vlerësimin

paraprak të ndikimit në mjedis të një veprimtarie," brenda dy ditëve pune (me përjashtim të rastit

kur përcaktohet ndryshe, me "ditë" do t'u referohemi ditëve të punës) të dhënies njoftimit, ARM i

paraqet shtojcat udhëzuese zhvilluesit dhe i ofron udhëzime se si të plo-tësojë kërkesën.

Pasi kjo të jetë kryer, procedura mund të ndahet në tre hapat e mëposhtme, të cilat janë

përshkruar në detaje në nën-seksionet në vijim:

Marrja e opinionit të ARM;

Konsultimet publike dhe marrja e miratimit nga qeverisja vendore; dhe

Aplikimi në Qendrën Kombëtare të Licencimit (QKL).

Figura 3.6-1 përmbledh Procedurën e Dhënies së Miratimit mbi VNMS që do të ndjekë TAP e cila

do të jetë në përputhje me ligjet shqiptare.

Page 24: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Page 25 of 32

Area Code

Comp. Code

System Code

Disc. Code

Doc.- Type

Ser. No.

Project Title: Trans Adriatic Pipeline – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005 Rev.: 02 Document Title: ESIA Albania Section 3 - Legal Framework

Figure 3.6-1 Albanian ESIA Approval Process - Current Law (Law No. 8990)

Preliminary

information

T A P

Public Consultations

(by proponent)

Examination of ARM for

completness

A R M (REA)

Regional Environmental

Agency

No

LGU Counsil

Opinion / Decision of LGU

Counsil

Comments

(1)

T A P

NCL

National Center of

Licensing

Examination of NCL

for file completeness

MEFWA

Ministry of Environment,

Forest and Water

Administration

Evaluation and approval of

ESIA

Ok

Negative Positive

Application

submitted

Ok No

No Yes

Notification

for

Approval

ES I A

Approved

Comments

(4)

Comments

(4)

Comments

(3)

T A P

ESIA completed and

technical study as proposed

to METE

Content:

Completion of the

information required as

per the Instruction no.6,

dated 27.12.2006 of

Minister (Anex II

attached to Albanian

Report)

Content of Dossier

ESIA completed

Technical Project

proposal as submitted to

METE (Ministry of

Economy, Trade and

Energy for Principal

Licence

Content of Application

As provided in

Instruction no.2, dated

29.06.2010 of Minister

(represented in Annex II

of Albanian Report)

T A P to decide if negative

opinion/decision will be

taken into consideration

Public Disclosure

(by Authorities)

Source: ERM based on current Albanian Legal Framework (2011)

Page 25: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 25 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

3.6.1 Hapi i Parë – marrja e opinionit të ARM

Pas përmbushjes së kërkesave të Udhëzimeve, zhvilluesi dorëzon seksionet /anekset e

plotësuara si dhe informacionet e kërkuara në ARM. Brenda tre ditëve nga paraqitja e

dokumenteve të kërkuara, ARM shqyrton dhe komunikon me zhvilluesin në lidhje me ndonjë

paqartësi të mundshme.

Pas shqyrtimit të dokumenteve brenda pesë ditëve, ARM vendos nëse:

Veprimtaria nuk ka nevojë t'i nënshtrohet procesit të VNM;

Veprimtaria është listuar në Shtojcat I dhe II të Ligjit Nr. 8990, datë 23.1.2003 "Për

vlerësimin e ndikimit në mjedis" dhe duhet t’i nënshtrohet procesit të VNM;

Veprimtaria do t'i nënshtrohet hartimit të një raporti të detajuar të VNM;

Veprimtaria do t'i nënshtrohet hartimit të raportit të përmbledhur (paraprak) të VNM; ose

Veprimtaria do t'i nënshtrohet vlerësimit strategjik mjedisor, sipas Nenit 28 të Ligjit Nr.

8934, datë 05.9.2002 "Për mbrojtjen e mjedisit" dhe Protokollit mbi vlerësimin strategjik

mjedisor.

ARM ia komunikon vendimin zhvilluesit dhe pastaj e publikon atë. Ankesat ndaj këtij vendimi

mund të paraqiten brenda 10 ditëve nga njoftimi nga Drejtoria e VNM dhe Lejeve në MMPAU.

Ministri është i detyruar t’i përgjigjet kësaj kërkesë brenda dhjetë ditëve.

Në rastin e projektit TAP, zyrat përkatëse të ARM janë ato të Fierit, Beratit dhe Korçës.

3.6.2 Hapi i dytë – konsultimet publike dhe marrja e miratimit nga qeverisja vendore

Pas marrjes së miratimit nga ARM për llojin e raportit mjedisor, aplikanti duhet të fillojë të hartojë

raportin e VNM.

Korniza e zbatueshme ligjore nuk specifikon nëse konsultimi publik duhet të kryhet

domosdoshmërisht gjatë procesit të VNMS (VNM). Megjithatë, sipas ligjeve, përpara se të

aplikohet në QKL për lejen mjedisore, duhen të mbahen konsultimet me qeveritë lokale si dhe

duhen të sigurohen letrat që përmbajnë opinione/vendime të KQL (Këshillave të qeverisjes

lokale) mbi ndërtimin dhe funksionimit të TAP, se bashku me infrastrukturën e tij që gjenden në

territorin nën administrim të KQL, i cili përbën një pjesë të dokumentacionit për t'u përfshirë në

dosjen e aplikimit.

Për këtë arsye, aplikanti e paraqet studimin e VNM dhe një përmbledhje teknike të projektit teknik

në zyrat e qeverisjes vendor përpara se të aplikojë në QKL në mënyrë që të marrë mendimin e

tyre dhe për të organizuar takime publike konsultimi. Vendimi Nr. 994, datë 02.07.2008, "Për

përfshirjen e opinionit publik në vendimmarrje për çështjet mjedisore", detyron MMPAU të njoftojë

publikun e ndikuar brenda pesë ditëve nga data e marrjes së dokumenteve. Njoftimi hartohet me

Page 26: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 26 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

shkrim dhe duhet të publikohet në media dhe në faqen e internetit të projektit për njëzet ditë

rresht.

Njoftimi i qeverisjes vendore përcakton gjithashtu vendin ku është depozituar dokumentacioni;

afati për dhënien e mendimeve, i cili duhet të jetë më pak se një muaj nga data e fundit e

shpalljes së njoftimit; vendndodhjen, datën dhe kohën e diskutimeve të organizuara me publikun

e prekur.

Aplikanti, së bashku me ekspertët e certifikuar të cilët kanë përgatitur raportin e VNM dhe

ekspertët nga ministritë që kanë të bëjnë me veprimtarinë, marrin pjesë në diskutimet me

publikun. Ekspertët nga MMPAU do të përgatisin procesverbalin e takimit, ku të gjitha sugjerimet,

vërejtjet dhe propozimet e bëra nga ana e publikut janë vërejtur.

3.6.3 Hapi i Tretë – aplikimi në qendrën kombëtare të licencimit (QKL)

Në mënyrë që të marrin leje mjedisore për veprimtaritë me ndikim në mjedis, personat fizikë dhe

juridikë, vendas ose të huaj, duhet të përgatisin dokumentet që kërkohen nga Ligji Nr. 8990, datë

23.01.2003 "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis", sipas VKM Nr. 249, datë 24.4.2003 "Për

miratimin e dokumentacionit për leje mjedisore dhe elementet e lejeve mjedisore," dhe sipas

Udhëzimit Nr. 2, datë 29.06.2010 "Për dokumentacionin e nevojshëm për të kërkuar një leje

mjedisore."

Dokumentet që përbëjnë "dosjen" e nevojshme për të marrë lejen mjedisore janë si më poshtë

vijon:

Kërkesa për Lejen Mjedisore (VNM). Kërkesa bëhet nga aplikanti në QKL dhe mbulon

projektin ose veprimtarinë që do të kryhet. Kërkesa përfshin informacionin e kërkuar në

formularin përkatës të QKL dhe plotësohet në kohën e aplikimit për dokumentacionin e

lejes mjedisore ligjore. Kjo përbëhet nga një fotokopje e regjistruar në regjistrimit të biznesit

të aplikantit në QKL;

Dokumentet Teknike. Këto përfshijnë të mëposhtmet:

o Karakteristikat e projektit, duke përfshirë përshkrimin e teknologjisë, proceseve

kryesore, kapacitetit, konsumet dhe emetimet kryesore; programin e punës për

ndërtimin dhe funksionimin; aktivitetet e tjera që mund të kërkohen gjatë projektit (p.sh.

rrugë të reja, sigurimi i ujit të pijshëm, etj), dhe

o Vendndodhja e projektit, duke përfshirë harta që tregon vendndodhjen e projekteve dhe

kufijtë hapësinorë të projektit; planet ekzistuese të përdorimit të tokës për territorin ku

do të zhvillohet projekti.

Raporti i VNM. Raporti i vlerësimit të ndikimit mjedisor i përgatitur nga ekspertët e

certifikuar të përzgjedhur nga aplikanti për lejen mjedisore. Raportet e VNM duhet të

nënshkruhen dhe vulosen nga hartuesit, si dhe duhet të paraqiten të dhënat në lidhje me

Page 27: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 27 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

licencën e ekspertëve të mjedisit të certifikuar nga MMPAU. Përmbajtja e VNMS është të

përfshirë në Udhëzimin Nr. 3, datë 19.11.2009 "Për metodologjinë e vlerësimit të VNMS."

Ju lutemi referojuni Shtojcës II (Udhëzimi Nr. 3, datë 19.11.2009 "Për metodologjinë e

vlerësimit të VNMS") për përmbajtjen e VNMS së detajuar;

Dokumentet e konsultimit. Të dhëna të sakta nga konsultimet me publikun dhe palët e

interesuara të përgatitura nga aplikanti. Shënime mbi takimet, materialet e paraqitura, listat

e pjesëmarrësve dhe imazhe të cilat mbështesin komunikimin ndërmjet aplikantit dhe

publikut nga zona duhet t'i bashkëngjiten informacionit të paraqitur;

Deklarata e përgatitur nga aplikanti, përfshirë kërkesat ose pretendimet e ngritura nga

publiku, organizatat jo-fitimprurëse vendore (që veprojnë në nivel kombëtar për projektet

kombëtare) dhe përfaqësuesit e qeverisjes vendore ose palët e tjera të interesuara, gjatë

prezantimit të aktivitetit;

Plani i rehabilitimit. Ky plan kërkohet për aktivitete që shfrytëzojnë burime minerare (rërë

lumi dhe gurore). Plani duhet të hartohet në përputhje me kërkesat e Vendimit të Këshillit

Kombëtar të Ujit Nr. 3, datë 21.6.2006 "Për rehabilitimin e shtretërve të lumenjve dhe

brigjeve të dëmtuara nga përdorimi i materialeve inerte" dhe Udhëzimit Nr. 3, datë 17.5.

2006 "Për plane rehabilituese për sipërfaqet e dëmtuara nga guroret e gurit";

Plani i emergjencës. Plani emergjent kërkohet për aktivitetet që përdorin, prodhojnë dhe

ruajnë (depozitojnë) substanca të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut (p.sh.

karburantet) apo substancat e përshkruara në Nenin 5 të Ligjit Nr. 9108, datë 17.7.2003

"Për substancat dhe preparatet kimike". Plani emergjent duhet të përgatitet në përputhje

me dispozitat e ligjit "Për emergjencat civile". Ky mund të jetë ose një studim më vete ose

pjesë e VNMS;

Përmbledhja jo-teknike (është në gjuhë dhe terminologji të thjeshtë për t’u kuptuar) e

raportit të VNMS, e cila përfshin informacion të përmbledhur për çdo çështje që diskutohet

në raportin e VNMS;

Vendimi / mendimi i Këshillit Bashkiak ose Këshillit të Komunës për zbatimin e veprimtarisë

në territorin e tij; dhe

Pranimi i pagesës së tarifës së shërbimit për lejen mjedisore, sipas përcaktimeve të

udhëzimit përkatës.

Afati ligjor për shqyrtimin e aplikimit dhe dokumentacionit shoqërues, siç është përcaktuar në

Udhëzimin Nr. 429, datë 17.11.2009 "Për rregullat dhe procedurat për dhënien e lejeve mjedisore

në kuadër të Qendrës Kombëtare të Licencimit" është katër deri në pesë javë kalendarike nga

paraqitja në QKL.

Page 28: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 28 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

3.6.4 Procesi i miratimit të VNMS – kuadri i ri ligjor

Një numër ligjesh të reja që lidhen me Procesin e Miratimi të VNMS për Shqipërinë janë miratuar

tashmë nga Parlamenti shqiptar dhe do të hyjnë në fuqi 18 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sipas ligjit të ri, Procesi i Miratimit të VNMS pritet të përfshijë hapat e mëposhtëm:

Opinioni paraprak: zhvilluesi mund të kërkojë një opinion paraprak nga Ministria mbi

përmbajtjen që përcakton nëse projekti përfshihet në Shtojcën I ose Shtojcën II të këtij ligji;

Dorëzimi i Raportit të Detajuar të VNMS: siç përcaktohet në Nenin 21, zhvilluesi dorëzon

një kopje elektronike dhe 15 kopje të printuara të Raportit të detajuar të VNMS në Ministri,

së bashku me një kopje elektronike të përmbledhjes jo-teknike të Raportit të VNMS si dhe

një kopje të printuar të kërkesës për Miratim Zhvillimi;

Opinioni i Institucioneve të Tjera mbi Raportin e Detajuar të VNMS: pasi është konfirmuar

plotësimi i dosjes, brenda pesë ditëve pune, Ministria i dërgon një kopje të raportit të

detajuar të VNMS të gjitha autoriteteve përkatëse (p.sh. Agjencisë Kombëtare të Mjedisit,

Njësive të Qeverisjes Vendore, Zyrave të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, autoriteteve të

menaxhimit të pellgut të lumenjve dhe institucioneve të tjera), dhe komentet e tyre merren

brenda tridhjetë ditëve pune;

Verifikimi i Informacionit nga ana e ARM: kur ngarkohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit,

ARM përkatëse, do të verifikojë saktësinë e informacionit të dhënë në Raportin e Detajuar

të VNM dhe informon Ministrinë; dhe

Mendimi i Ministrit të Shëndetësisë për Raportin e Detajuar të VNM: Ministri do të paraqesë

një opinion mbi projektin e propozuar, duke marrë parasysh komentet nga të gjitha palët e

interesuara. Informacione të mëtejshme mund të kërkohen brenda tridhjetë ditëve nga data

e marrjes së Raportit të detajuar të VNM. Zhvilluesi do të paraqesë informacionin e kërkuar

në Ministri brenda njëzet e pesë ditëve nga marrja e kërkesës. Pas marrjes së

informacioneve të tilla të mëtejshme, Ministria menjëherë do t'i dërgojë ato tek institucionet

e përmendura më lart. Në bazë të dispozitave të konfidencialitetit, Ministria do të paraqesë

kopjen elektronike të Raportit të detajuar të VNM, përmbledhjen jo-teknike të këtij raporti

dhe informacionet shtesë të ofruara nga zhvilluesi në faqen e saj të internetit.

Procedurat për njoftimin publik dhe seancat publike nuk janë të përcaktuara me ligj. Një VKM i ri

pritet të hartohet për këtë arsye.

Sipas planit të deritanishëm, nuk pritet që projekti TAP të ndikohet nga procesi i ri i Miratimit të

VNMS dhe kuadri i lejeve.

Page 29: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 29 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

3.7 Konventat ndërkombëtare

Konventat dhe marrëveshjet kryesore që Shqipëria ka nënshkruar dhe / ose ratifikuar duke iu

referuar qëllimit të këtij VNMS janë përmbledhur në Tabelën 3.7-1.

Tabela 3.7-1 Konventat dhe marrëveshjet kyçe ndërkombëtare të nënshkruara /

ratifikuara nga Shqipëria

Emri I Konventës Ratifikuar nga Shqipëria

Konventa 29 e ONP Për Punën e Detyruar (1930) dhe Konventa 105 e ONP Mbi Heqjen e Punë së Detyruar (1957)

25/06/1957

27/02/1997

Konventa 87 e ONP Për Lirinë e Asociimit dhe Mbrojtjen e të Drejtës për Organizim (1948)

03/06/1957

Konventa 98 e ONP Zbatimi i Parimeve të së Drejtës së Organizimit dhe Marrëveshjeve Kolektive (1949)

03/06/1957

Konventa e ONP 100 Për Barazinë e Pagesës [Shpërblimit] (1951) 03/06/1957

Konventa e UNESCO Për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore (2003)

10/07/1989

Konventa e Nju Jorkut Për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore 04/09/1991

Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) 01/12/1994

Konventa e Bernës (1976): Ruajtja e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Evropë

13/01/1999

Konventa mbi Biodiversitetin (Biodiversiteti Biologjik) (1992) Anëtare e konventës që në 1994; Anëtare e protokollit që në 2005

Konventa Ramsar Për Tokat e Lagështa (1971) 29/02/1996

Konventa 105 e ONP Ndalimi i Punës së Detyruar

Konventa 111 e ONP Për Ndalimin e Diskrimiminit në Punësim dhe Profesion (1958)

27/02/1997

Konventa 138 e ONP Për Moshën Minimale për Pranimin në Punë (1973) 16/02/1998

Konventa e Aarhusit (Konventa për Qasje në Informacion (1998), Pjesëmarrja Publike në Vendim-marrje dhe Qasje në Drejtësi në Lidhje me Çështjet Mjedisore)

27/06/2001

Konventa e ONP 182 Për Ndalimin dhe Veprimet e Menjëhershme për Eliminimin e Formave më të Këqija të Punës së Fëmijëve (1999)

02/08/2001

Konventa e Bonit ose CMS (1979); Konventa Mbi Ruajtjen e Specieve Migruese dhe Kafshët e Egra

01/09/2001

CITES (1975): Konventa për Tregtinë e Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së Egër – Shqipëria

25/09/2003

Konventa 155 e ONP Mbrojtja e Shëndetit dhe e Sigurisë në Punë 09/02/2004

Konventa 131 e ONP Për përcaktimin e pagës minimale, veçanërisht në vendet në zhvillim

18/04/2004

Konventa e Barcelonës (1976); Konventa për Mbrojtjen e Detit Mesdhe nga Ndotja

09/07/2004

Protokolli I Kiotos 01/042005

Konventa UNESCO Për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (2003) 04/04/2006

Konventa Espoo (1991): Konventa për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor në Kontekstin Ndërkufitar së bashku me ndryshimet dhe Protokollet

12/05/2006

Page 30: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 30 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Emri I Konventës Ratifikuar nga Shqipëria

Konventa 122 e ONP Për Politikat e Punësimit 07/01/2009

Konventa për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore (2001) 19/03/2009

I përmbledhur nga ERM (2011)

Duhet theksuar se qeveria shqiptare ka ratifikuar shumicën e konventave evropiane që kanë të

bëjnë me trashëgiminë kulturore. Udhëzimet ndërkombëtare mbi trashëgiminë që janë

potencialisht të zbatueshme për Projektin përfshijnë Standardin 8 të Perfromancës së IFC [KNF]

8 (SP 8) të shpallur në vitin 2006, i cili njeh rëndësinë e trashëgimisë kulturore për brezat e

sotëm dhe të ardhshëm, dhe mbështetet mbi parimet e përgjithshme të përcaktuara nga

Konventa e UNESCO për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike dhe Natyrore dhe Konventa e

saj për Ruajtjen e Trashëgimisë Jomateriale të vitit 2003.

Trashëgimia kulturore, siç përcaktohet me udhëzimin e mësipërm, përfshin: vendet arkeologjike,

ndërtesat historike (të izoluara dhe në rrethe), varrezat dhe vendet në kuptimin tradicional të

natyrës historike, kulturore ose fetare. Besimi tradicional dhe praktikat, qoftë të lidhura me

trashëgiminë kulturore fizike apo jo, gjithashtu mbrohen.

Kërkesat më të spikatura të SP 8 të IFC/KNF janë:

Për të shmangur dhe për të minimizuar ndikimet e trashëgimisë kulturore nëpërmjet

procesit VNMS, në koordinim me autoritetet vendore dhe me kontributin e aktorëve

vendorë dhe ndërkombëtarë duke përfshirë shkencëtarë, historianë dhe studiues të tjerë, si

dhe banorët e zonës së projektit;

Për të përdorur metodën më të mirë "në dispozicion", kur shpëtimi apo heqja [lëvizja] e

trashëgimisë është e nevojshme për të shmangur ndikimet; dhe

Të hartojë një Protokoll për Gjetjet e Rastësishme për projektet që mund të presin të

ndeshen me burime arkeologjike gjatë ndërtimit.

Siç u përmend më lart, kërkesat e SP 8 të IFC theksojnë se ndikimet e trashëgimisë kulturore

duhet të identifikohen dhe të menaxhohen përmes një procesi të VNMS që përfshin një konsultim

solid dhe të gjerë me publikun. Kjo nënkupton një theks mbi përdorimet tradicionale dhe jo-

teknike vendore të kërkesave për trashëgiminë kulturore, përveç atyre në fushat akademike dhe

ligjore. Ky, më shumë se çdo aspekt tjetër i kërkesave ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore,

është i veçantë dhe i ndryshëm nga pjesa më e madhe e ligjeve kombëtare mbi trashëgiminë

kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin shqiptar mbi trashëgiminë.

3.7.1 Njoftimet dhe konsultimet ndërkufitare (Konventa Espoo)

Konventa e OKB mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar (Konventa Espoo

nxjerrë në vitin 1991) parashikon detyrimin e vendeve që kanë ratifikuar Konventën për të

vlerësuar ndikimet ndërkufitare mjedisore të një projekti në një fazë të hershme të planifikimit.

Page 31: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Faqe 31 nga 31

Kodi

Zonal

Kodi i Kompjut

erit

Kodi i Sistemit

Kodi i Disc.

Lloji i Doku mentit

Numri i Serisë

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

Titulli i Dokumentit:

VNMS Shqipëri, Seksioni 3 – Kuadri Ligjor

AAL00-ERM-641-Y-TAE-1005Rish.: 02

Procesi i njoftimit dhe konsultimit me palët e prekura nxitet nga autoriteti kompetent. Megjithatë,

autoritetet mund të kërkojnë nga zhvilluesi i projektit të përgatisë njoftimin dhe të ndërmarrë

konsultime publike përtej kërkesave të zakonshme të VNM. Zhvilluesit gjithashtu mund t’i

kërkohet të ndërmarrë konsultime publike me palët e prekura.

Procesi i njoftimit dhe konsultimit sipas Konventës Espoo përfshin elementet e mëposhtme

kryesore:

Shqyrtimi (nga ana e Palës së Origjinës) për të vlerësuar nëse një VNM ndërkufitare është

e detyrueshme në bazë të konventës; dokumenti i studimit i përgatitur nga TAP AG pritet të

sigurojë të gjithë informacionin e nevojshëm për procesin e shqyrtimit;

Njoftimi i Palëve të Prekura nga Pala e Origjinës mbi fillimin e procesit Espoo;

Shkëmbimi i informacionit midis të gjitha palëve;

Përgatitja e dokumentacionit të VNM;

Shpërndarja e dokumentacionit të VNM; dhe

Konsultimet mes Palëve.

Konventa Espoo u ratifikua nga Shqipëria me Ligjin Nr. 9478/2006. Kështu, detyrimet e

Konventës Espoo janë drejtpërdrejt të detyrueshme për Shqipërinë. Aktualisht, është duke u

përgatitur një Ligj i ri për Mjedisin, i cili zbaton kërkesat e Konventës Espoo në legjislacionin

shqiptar.

Skema e planifikuar e tubacionit të gazit është paraqitur në Shtojcën I të Konventës dhe në

përputhje me rrethanat kërkon që Shqipëria (si Pala e Origjinës) të sigurojë që palët e prekura

janë njoftuar mbi aktivitetin e propozuar, nëse ai ka gjasa të sjellë ndikime të rëndësishme

negative ndërkufitare.

Page 32: VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 – Kuadri Ligjor

Trans Adriatic Pipeline AG – Albania (Branch Office)Torre Drin, Rruga Abdi Toptani

Tirana, AlbaniaTel.: + 355 44 306 937Fax: + 355 42 265 685

[email protected]

Data 01/2013

Copyright Rezervuara: Ky dokument nuk mund të kopjohen, treguar ose të vendosura në dispozicion të palëve të treta pa pëlqimin paraprak të TAP AG. Versioni i fundit i dokumentit është regjistruar në bazën e të dhënave Projekti TAP-së.

Copyright Reserved: This document may not be copied, shown to or placed at the disposal of third parties without prior consent of TAP AG.The latest version of the document is registered in the TAP Project's Database.