viti iii pushtimi i shqiperise - basilicata · ministria e brendshme nxori urdhrin për arres-timin...

8
Viti III - Nr:14 E diel, 7 prill 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI ARRESTIMI I QEMAL STAFES, DHE DESHMITE E GERALDINES PER ARDHJEN E FASHIZMIT E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black Komunizmi e çeli derën më 7 prill 1939 PUSHTIMI I SHQIPERISE D uke qenë personalisht i bindur se pushtimi fashist italian jo vetëm i rrëmbeu sovranitetin shtetit 27 vjeçar shqiptar dhe i këputi në mes, me një goditje të rëndë e kriminale, krejt zhvillimin e tij normal, por u shndërrua edhe në gjenera- torin kryesor të ushqimit, rritjes dhe fuqizimit të lëvizjes komu- niste prosovjetike në vendin tonë. Ishte Roma fashiste ajo që po e ndihte, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme e duke kujtuar se po e luftonte, ardhjen e shpejtë të Moskës në Shqipëri. Përpara asaj shtyse që i dha pushtimi këtij procesi, roli për të njëjtin qëllim i grupeve komuniste në Korçë, Shkodër apo Tiranë, e kudo gjetkë nëpër qytetet tona, përbën një fak- tor fare të pallogaritshëm. Në këtë aksion paradoksal u gjend edhe Ahmet Zogu, politi- kani që antikomunizmin e kishte Dita e tretë e Kongresit mbajtur nga 1 deri në 4 mars 1913. Pjesëmarrësit diskutojnë sërish çështjen e kunjve krahas shqetësi- meve të tjera, por Konica i kundërshton duke thënë se kjo çështje është mbyllur E TRETA DITË. Mledhja e paradites. Fillo- het e treta ditë me këndim t’telegramit t’E.T. kondit Berchtold: “Faik Koni- ka, President i Kogresit Shqypëtaar, Trieshtë – Shum i kenaqun per ndjesiina t’diftuemeu n’telegram qi m’dergove n’emën t’Shqypetarve t’mledhun n’Kongres n’Trieshtë, t’lutem me pelqye bashkë me falen- derjet e mija urimet maa t’mdhajat per perparim t’Shqypëniis e t’popullit shqyptaar. Berchtold”. Me brohoriina t’mdhaja pershndetet ky telegram. At Fan Noli shqypëton nji t’folun qi e myllë çashtjen e kuve. Ai me shum ar- syena historike, etnike, ekonomike, difton se Shuypënija do t’formohet sadopak prejë kater vila- jeteve t’Shkoders, Janinës, t’Kosovës e t’Monastirit. Edhe këso heret uratori asht fort i aklamuem. Mbas kësajë, Kol Ivanaj i avitet presidencës e i lypë Fajk Konicës sh- vilim per mëndirë t’keqe qi dje ja priti fjalen. Faik Konica i përgjegjë se s’e kaa me detyrë me dhanë shvillim kurrfaret, pse at herë gjithcilli Kongresist do t’jepte ndo i zhvillim, atëherë Ivanaj holl mbii tryes t’presidencës biljaten me ëmën t’vet. Kjo ngjar- je nuk shkoj gjatë. Faik Konica i dha, për mjes dy tjerve, nji diftim, ku, pas permendë kerkend, thote se kama e tij si kreitar, qi lypë nji paansii kreit t’keputun, e vën jashta... S ’do mend se largimi i çdo krijuesi nga vend- lindja dhe vendosja e tij në ndonjë vend të huaj, në diasporë, është pa dyshim humbje e madhe për çdo vend. Atje krijuesi shkon, sigurisht, me mallin e vendit, të familjes dhe të shoqërisë në përgjithësi. Dhe, sigurisht, nostalgjia e krijuesit për vendlind- jen, asnjëherë nuk mund t’i largohet nga memoria. Ndaj, medoemos, kjo nos- talgji e tij për vendlind- jen e vet, është gjithnjë prezente në krijimtarinë e gjithmbarshme të secilit krijues. Zaten, kjo dukuri është e njohur edhe nga historia e artit, e cila na tregon den- dur për shumë krijues që Ky piktor, prej kohësh kishte emigruar në Londër dhe atje me punën e vet tejet të zellshme kreative, u bë emër shumë i njohur në artet pamore. Mirëpo, në Shqipëri krijimtaria e tij nuk njihej fare Kaçorri, Perandorit Franz Josef : “Mos lejoni coptimin e Shqipërisë” Kongresi i Triestes, “Shqipëria kuderi në Bullgari” Çatin Saraçi, i famshëm në Angli, i panjohur në Shqipëri MR. BISLIM ALIU kanë emigruar në një vend tjetër. Ata, pra, gjithherë mbetën me origjinën e vet, me mallin për vendlind- jen me shpirtëroren dhe me ndiesinë e bukurinë e vendit të vet. Dhe, mu për këtë, për ndiesinë dhe për shpërfaqjen tejet të rezonuar në krijimtarinë e treguar dhe për nostal- gjinë e rrëmit përmbajtje- sor, mund t’i përmendim tre krijues që vazhdim- isht krijuan në metropolet botërore, e asnjëherë nuk u shkëputën nga atdheu i tyre. Pa mëdyshje, me krijimtarinë e vet Shagalli në të vërtetë, shkëlqeu në Paris, por gjithnjë ruajti shpirtin dhe nostalgjinë ruse; Pikaso krijoi shumë vite në Paris, mirëpo, si gjithnjë ndjehet... Dokumentet dëshmojnë se nuk ka shqiptar më idealist e patriot se Imzot Nikoll Kaçorri, e megjithë këtë u la në harresë për 94 vjet, dhe veç kësaj dhe kur u gjetën eshtrat e u kthyen në atdhe pushtetarët e anashkaluan, e injoruan faqe 20 faqe16-17 shndërruar jo vetëm në ideologji të mbretërimit, por edhe në instru- ment aktiv të pushtetushtrimit. Një aksion i shpejtë arrestimesh i radikalëve të majtë, në gjysmën e dytë të muajit dhjetor 1938 dhe që mori formë publike në 14 janar 1939 me botimin në shtypin e Tiranës e dekretit të porsarmosur nga monarku mbi emërimin e trupit gjykues të Gjyqit të Posaçëm për Faje Poli- tike, bëri bujë dhe po aq jehonë. Çuditërisht kjo pati ngjarë vetëm tetë ditë më vonë nga çasti kur Benito Musolini hodhi mbi letër një rmë tjetër, kobzezë: miratoi planin e ministrit të Jashtëm dhe dhëndrit të tij Gaetano Çiano për pushtimin e Shqipërisë. Gjyqi spektakël kundër komunistëve u përpoq të mbulonte atë që në të vërtetë ziente brenda raporteve të mbretit jo me Bashkimin Sovjetik, i cili në këto raste për Shqipërinë nuk tregonte ndonjë interes të veçantë, por me Italinë. Lexuesi e di fare mirë që... vijon në faqen 14-15 faqe 18-19 YLLI POLOVINA V allja” është një kërcim me motive popullore, ritmike që shoqërohet nga një kor duke kënduar një këngë të vjetër tradicionale arbëreshe, me origjinë ballkanike. Vallja po- vallja ka marrë edhe pak nga motivet e valles kalabreze “Tar- antella”. Vallja luhet në rreth, ku grupe grash të veshura me kostume madhështore ku të gjitha hedhin të njëjta... Ja çfarë simbolizon vallja tipike e popullsisë arbëreshe pullore arbëreshe gjatë viteve është një event popullor që luhet të martën e Pashkëve për vendet me ritin bizantin dhe Karnava- leve për vendet e ritit latin.Me kalimin e shekujve në disa zona, faqe 19 NË FOTO: (Majtas) Martesa e mbretit Zog me Geraldina Apony (Lart) Benito Musolini gjatë vizitës së tij në Shqipëri, maj 1941. Motivi për tu dhënë kurajo ushtarëve italianë gjatë luftës Italo-Greke dhe Autokolona e ushtrisë fashiste drejt kryeqytetit, prill 1939 NGA PJETER LOGORECI allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Upload: others

Post on 24-Sep-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Viti III PUSHTIMI I SHQIPERISE - Basilicata · Ministria e Brendshme nxori urdhrin për arres-timin e Qemal Stafës, per-sonit që pas disa javësh e deri sa në 5 maj 1942 u vra

Viti III - Nr:14 E diel, 7 prill 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

ARRESTIMI I QEMAL STAFES, DHE DESHMITE E GERALDINES PER ARDHJEN E FASHIZMIT E-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

Komunizmi e çeli derën më 7 prill 1939PUSHTIMI I SHQIPERISE

Duke qenë personalisht i bindur se pushtimi fashist italian jo vetëm i rrëmbeu

sovranitetin shtetit 27 vjeçar shqiptar dhe i këputi në mes, me një goditje të rëndë e kriminale, krejt zhvillimin e tij normal, por u shndërrua edhe në gjenera-torin kryesor të ushqimit, rritjes dhe fuqizimit të lëvizjes komu-niste prosovjetike në vendin tonë. Ishte Roma fashiste ajo që po e ndihte, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme e duke kujtuar se po e luftonte, ardhjen e shpejtë të Moskës në Shqipëri. Përpara asaj shtyse që i dha pushtimi këtij procesi, roli për të njëjtin qëllim i grupeve komuniste në Korçë, Shkodër apo Tiranë, e kudo gjetkë nëpër qytetet tona, përbën një fak-tor fare të pallogaritshëm.

Në këtë aksion paradoksal u gjend edhe Ahmet Zogu, politi-kani që antikomunizmin e kishte

Dita e tretë e Kongresit mbajtur nga 1 deri në 4 mars 1913. Pjesëmarrësit diskutojnë sërish çështjen e kufi njve krahas shqetësi-

meve të tjera, por Konica i kundërshton duke thënë se kjo çështje është mbyllur

E TRETA DITË. Mledhja e paradites. Fillo-het e treta ditë me këndim t’telegramit t’E.T. kondit Berchtold: “Faik Koni-ka, President i Kogresit Shqypëtaar, Trieshtë – Shum i kenaqun per ndjesiina t ’diftuemeu n’telegram qi m’dergove n’emën t’Shqypetarve t ’mledhun n ’Kongres n’Trieshtë, t’lutem me pelqye bashkë me falen-derjet e mija urimet maa t’mdhajat per perparim t’Shqypëniis e t’popullit shqyptaar. Berchtold”. Me brohoriina t’mdhaja pershndetet ky telegram. At Fan Noli shqypëton nji t’folun qi e myllë çashtjen e kufi ve. Ai me shum ar-syena historike, etnike, ekonomike, difton se Shuypënija do t’formohet

sadopak prejë kater vila-jeteve t’Shkoders, Janinës, t’Kosovës e t’Monastirit. Edhe këso heret uratori asht fort i aklamuem. Mbas kësajë, Kol Ivanaj i avitet presidencës e i lypë Fajk Konicës sh-vilim per mëndirë t’keqe qi dje ja priti fjalen. Faik Konica i përgjegjë se s’e kaa me detyrë me dhanë shvillim kurrfaret, pse at herë gjithcilli Kongresist do t’jepte ndo i zhvillim, atëherë Ivanaj holl mbii tryes t’presidencës biljaten me ëmën t’vet. Kjo ngjar-je nuk shkoj gjatë. Faik Konica i dha, për mjes dy tjerve, nji diftim, ku, pas permendë kerkend, thote se kama e tij si kreitar, qi lypë nji paansii kreit t’keputun, e vën jashta...

S’do mend se largimi i çdo krijuesi nga vend-

lindja dhe vendosja e tij në ndonjë vend të huaj, në diasporë, është pa dyshim humbje e madhe për çdo vend. Atje krijuesi shkon, sigurisht, me mallin e vendit, të familjes dhe të shoqërisë në përgjithësi.Dhe, sigurisht, nostalgjia e krijuesit për vendlind-jen, asnjëherë nuk mund t’i largohet nga memoria. Ndaj, medoemos, kjo nos-talgji e tij për vendlind-jen e vet, është gjithnjë prezente në krijimtarinë e gjithmbarshme të secilit krijues.Zaten, kjo dukuri është e njohur edhe nga historia e artit, e cila na tregon den-dur për shumë krijues që

Ky piktor, prej kohësh kishte emigruar në Londër dhe atje me punën e vet tejet të zellshme kreative, u bë emër shumë i njohur në artet pamore. Mirëpo, në

Shqipëri krijimtaria e tij nuk njihej fare

Kaçorri, PerandoritFranz Josef : “Mos lejoni coptimin e Shqipërisë”

Kongresi i Triestes, “Shqipëria kufi

deri në Bullgari”

Çatin Saraçi, i famshëm në Angli, i panjohur në Shqipëri

MR. BISLIM ALIU kanë emigruar në një vend tjetër. Ata, pra, gjithherë mbetën me origjinën e vet, me mallin për vendlind-jen me shpirtëroren dhe me ndiesinë e bukurinë e vendit të vet. Dhe, mu për këtë, për ndiesinë dhe për shpërfaqjen tejet të rezonuar në krijimtarinë e treguar dhe për nostal-gjinë e rrëfi mit përmbajtje-sor, mund t’i përmendim tre krijues që vazhdim-isht krijuan në metropolet botërore, e asnjëherë nuk u shkëputën nga atdheu i tyre. Pa mëdyshje, me krijimtarinë e vet Shagalli në të vërtetë, shkëlqeu në Paris, por gjithnjë ruajti shpirtin dhe nostalgjinë ruse; Pikaso krijoi shumë vite në Paris, mirëpo, si gjithnjë ndjehet...

Dokumentet dëshmojnë se nuk ka shqiptar më idealist e patriot se Imzot Nikoll Kaçorri, e megjithë këtë u la në harresë për 94 vjet, dhe

veç kësaj dhe kur u gjetën eshtrat e u kthyen në atdhe pushtetarët e anashkaluan, e injoruan

faqe 20faqe16-17

shndërruar jo vetëm në ideologji të mbretërimit, por edhe në instru-ment aktiv të pushtetushtrimit. Një aksion i shpejtë arrestimesh i radikalëve të majtë, në gjysmën e dytë të muajit dhjetor 1938 dhe që mori formë publike në 14 janar 1939 me botimin në shtypin e Tiranës e dekretit të porsafi rmosur nga monarku mbi emërimin e trupit gjykues të Gjyqit të Posaçëm për Faje Poli-tike, bëri bujë dhe po aq jehonë. Çuditërisht kjo pati ngjarë vetëm tetë ditë më vonë nga çasti kur Benito Musolini hodhi mbi letër një fi rmë tjetër, kobzezë: miratoi planin e ministrit të Jashtëm dhe dhëndrit të tij Gaetano Çiano për pushtimin e Shqipërisë. Gjyqi spektakël kundër komunistëve u përpoq të mbulonte atë që në të vërtetë ziente brenda raporteve të mbretit jo me Bashkimin Sovjetik, i cili në këto raste për Shqipërinë nuk tregonte ndonjë interes të veçantë, por me Italinë. Lexuesi e di fare mirë që... vijon në faqen 14-15

faqe 18-19

YLLI POLOVINA

Vallja” është një kërcim me motive popullore, ritmike

që shoqërohet nga një kor duke kënduar një këngë të vjetër tradicionale arbëreshe, me origjinë ballkanike. Vallja po-

vallja ka marrë edhe pak nga motivet e valles kalabreze “Tar-antella”. Vallja luhet në rreth, ku grupe grash të veshura me kostume madhështore ku të gjitha hedhin të njëjta...

Ja çfarë simbolizon vallja tipike e popullsisë arbëreshepullore arbëreshe gjatë viteve është një event popullor që luhet të martën e Pashkëve për vendet me ritin bizantin dhe Karnava-leve për vendet e ritit latin.Me kalimin e shekujve në disa zona, faqe 19

NË FOTO: (Majtas) Martesa e mbretit Zog me Geraldina Apony (Lart) Benito Musolini gjatë vizitës së tij në Shqipëri, maj 1941. Motivi për tu dhënë kurajo ushtarëve italianë gjatë luftës Italo-Greke dhe Autokolona e ushtrisë fashiste drejt kryeqytetit, prill 1939

NGA PJETER LOGORECI

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: Viti III PUSHTIMI I SHQIPERISE - Basilicata · Ministria e Brendshme nxori urdhrin për arres-timin e Qemal Stafës, per-sonit që pas disa javësh e deri sa në 5 maj 1942 u vra

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 7 prill 2013

14 SH.com

DATA HISTORIKE

ANALIZA

Komunizmi e çeli derën në Fashizmi dhe komunizmi do të hynin dhe rrinin

në viset tona njëri pas tjetrit, madje të dy së bashku, në të njëjtën kohë. Nga 7 prilli 1939 deri në

funddhjetor 1990 ata vetëm do të alternoheshin

YLLI POLOVINA

...këtë kohë, si administratë e qeveri, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mëdyshuar e gjer pasivë ndaj fatit të vendit tonë. Pikërisht në këtë pikë të ulët të interesit të dy fuqive të mëdha, por edhe të dy mëny-rave të kundërta të jetesës dhe të organizimit të shoqërisë dhe të shtetit, totalitarizmit dhe demokracisë, është fashisti Benito Musolini që i fut duart, duke i përzierë e deformuar ngjarjet shqiptare, përmbysur tërësisht kahen e tyre. Ai e kishte vendosur me kohë pushtimin, edhe pse e pëlqen që kjo të jetë sa më e pazhurmshme,“paqësore”, e tipit të përfshirjes, të gëlltitjes, të “peshkut të madh që ha të voglin”. Në arkivat italiane thuhet se “Drejt fundit të vitit 1937 nisi të punohet në Shtatmadhori hipoteza e një pushtimi të Shqipërisë. Në 30 shtator 1937 atasheu ushta-rak në Tiranë, nënkoloneli Mario Bombagli, hartoi një raport mjaft interesant mbi kushtet shumë të këqija të ushtrisë shqiptare dhe të ofi cerëve të saj. Gjithnjë në 1937 u emërua ministër i Italisë në Tiranë Françesko Jakomoni di San Sovino, arkitekt i Anschluss-it (përfshirjes bashkuese. YP) ala ital-ian”.

Ndërsa në 6 janar Musolini firmosi planin zyrtar të pushtimit të Shqipërisë dhe në ditën e katërmbëdhjetë të atij muaji Ahmet Zogu, të cilit rreziku real dhe më ime-diat i vinte nga fashizmi dhe jo nga komunizmi, e nisi publikisht akuzën kundër këtyre të fundit. Në vijim të operacionit policor të nisur në fund të dhjetorit, më 15 janar Ministria e Brendshme nxori urdhrin për arres-timin e Qemal Stafës, per-sonit që pas disa javësh e deri sa në 5 maj 1942 u vra në një përleshje me karabinierët, do të jetë komunisti më i njohur dhe popullor i vendit. Pasi u vu nën përgjim arrestimi i Qemal Stafës u krye natën e 24 janarit, atje ku jetonte, në Tiranë. Fillimisht e çuan në zyrat e Xhandarmërisë, të cilat ndodheshin në rrugën e Dibrës. Këtu e futën në një dhomë të vogël, ndërsa bënte shumë ftohtë. Dimri i atij viti qe shumë i egër. Ngjitur me kthinën, ku e përplasën, gjendej dhoma e torturave. Sipas njërit prej biografëve të tij, shkrimtarit dhe studiuesit Nasho Jorgaqi, këtë prani të qëllimshme Qemali e kuptoi kur nisi të zbardhte dhe fi lluan të dëgjoheshin goditjet e rrahësve si edhe ndonjë rënkim. Pas këtij presioni psikologjik në mëngjes qe radha e tij për të hyrë në atë dhomë, ku një rreshter profesionist dhe tre xhandarë, duke e mbajtur të lidhur me pranga, nisën ta rrahin sapo hyri. E vijuan masakrimin e tij fi zik edhe ku ra përdhe. Pasi njëri nga xhandarët i hodhi një kovë me ujë, i nisën torturat mbi shpullat e këmbëve. Ia shpuan me bajonetë, majat e thonjve të gishtave të tyre po ashtu ia goditën me kondak pushke. Qemal Stafës fytyra iu enjt që atë ditë. U sollën kështu me të për një javë rresht. “Më kujtohet akoma rënkimi i një të sëmuri që mezi merrte frymë”, kujton një dëshmitar. Pastaj vijon “Pyetëm rojen që rrinte pas nesh, dhe ai na u përgjigj: “Nji derr komunist si ju. E rrahën sa e vdiqën dhe

nuk hapi gojë fare. Tre shkopinj janë thye në kokën dhe shpinën e tij, po nuk bzanë, nxihet në fytyrë e shtrëngon dhambët. E quajnë Qe-mal, prandaj në rast se s’doni ta pësoni si ai, të rriheni si kafshë, tregoni menjëherë”. Ne i shtimë një vështrim rojes dhe nuk i folëm. ....Qemalin, pasi e patën rrahur gjithë natën, e kishin ngjitur lart në terracë, në një si birucë, për të mos ardhur në kontakt me të arrestuarit e tjerë. Nga të rrahurit i kishte rënë tri herë të fi kët...Herën e tretë u trembën, se Qemali nuk jepte shenja jete dhe prandaj e lanë të qetë, por pa ndjenja. Të nesërmen Qemali, dikur i kuq e i shëndoshë, ishte zverdhur, nxirë e ajtur. U thirr doktori, i cili, pasi e vizitoi, e ndaloi rrahjen”. Ishte dita e tetë e arrestimit. Që prej këtij çasti e çuan në Burgun e Vjetër dhe e mori një kapiten për të fi lluar procesin e hetimit. Në tri salla këtu qenë grumbulluar, ngjeshur me njëri-tjetrin, të gjithë komunistët e prangosur në zbatim të dekretit mbretëror të 14 janarit. Qenë 73 të akuzuar.

Gjyqi i tyre publik, në fakt një shfaqje politike, do të niste në mëngjesin e 4 shkurtit. Datënisjen po e bëjmë të ditur për të shfaqur të dukshme lojën e Ahmet Zogut në sajimin e një rreziku, i cili ato çaste as ekzistonte dhe as qe për t’u spikatur, ca më shumë propagan-duar aq fort në shtypin zyrtar, ku formulohej fraza bombastike “Shqipëria nuk e pranon propagandën komuniste shkatërrimtare”. Aq

e stisur, e manipuluar dhe e shtrembëruar qe, në favor të një pushtimi fashist, pamja e vërtetë e kanosjeve ndaj jetës personale dhe regjimit të tij, sa shpresojmë të jenë sado pak bindës faktet që do të paraqitim më poshtë.

Ndërsa në 4 shkurt fi llon me bujë gjyqi spe-cial politik kundër 73 komunistëve dhe Qemal Stafa do të nisë të bëhet një emër i famshëm me deklaratën e tij publike “Jam komunist i bindun dhe deklaroj se vetëm komunizmi do ta shpëtojë masën e punëtorisë që sot ndodhet e shtypun; jam i sigurt se çfarëdo që të ndodhë, ne komunistët do ta shpëtojmë Shqipërinë”.

Bashkëshortja e Ahmet Zogut, Geraldina Apponyi, dekada më pas, në kujtimet e saj, do të përshkruante edhe tre orvatje të fashistëve italianë për vrasjen e të shoqit, që të tre të kryera në shkurt 1939. Pra paralelisht me zhvillimin e gjyqit politik kundër komunistëve. Ky u mbyll pasditen e 11 shkurtit, moment kur gjykata dha vendimet e dënimeve. Më i spikaturi qe ai për Qemal Stafën. Studenti në drejtësi dhe që kishte ndjekur universitetin në Firence, i vetmi i cili kishte deklaruar se qe komunist i bindur dhe sipas dokumenteve gjyqësore “e pranon gjith akuzën që i bëhet”, u propozua nga prokurori të dënohej me 15 vite. Gjykata i dha gjashtë, por duke qenë se nuk kishte mbushur as tetëmbëdhjetë vjeç iu zbrit në vetëm 3. Nga 73 të arrestuarit të dënuar qenë 56. Menjëherë pas shpalljes së viteve të burgimit komunistët nisën të këndonin internacionalen në mes të sallës së bashkisë. Ngjarja bëri jehonë që atë ditë. Kështu sh-qiptarët u kujtuan për ideologjinë dhe modelin e organizimit të shoqërisë dhe të shtetit, që vinte nga Moska.Në 11 shkurt kishte ndodhur edhe një ngjarje tjetër: pati ndërruar jetë në Paris stalinisti Ali Kelmendi. Tentativa për ta vrarë Zogun ndodhi të nesërmen dhe sigurisht që në të nuk kishin dorë fare të pasionuarit pas bolshevizmit. Në 12 shkurt, në orën 16.00, gjatë shëtitjes me mbretëreshën në kopshtin e Pallatit, Ahmet Zogu dalloi midis shkur-reve grykën e një arme të drejtuar kundër tyre. Çifti u kthye me të shpejtë në pallat dhe aty ai i pohoi të shoqes “Sapo shpëtuam nga një atentat”. Qe dita, kur me porosi të tij të drejt për drejtë shtypi zyrtar shpërtheu një fushatë antikomuniste, duke e djallëzuar atë sa më fort e ngulur këmbë se ajo ideologji nuk pajtohej me konstitucionin shpirtëror të shqiptarëve si edhe dhe “me shpirtin arbëror”.

Përpjekjen tjetër në kujtimet e saj Geral-dina e vendos në mes të të njëjtit muaj. Më

14 shkurt Jak Koçi, i cili shpallej si besniku i Zogut dhe vetëbesohej si “njeri i shtëpisë”, u thirr posaçërisht prej mbretit për drekë. Ky e dinte që ai kishte hyrë në shërbim të Kontit Çiano dhe kishte marrë përsipër për ta vrarë me shpërblimin e 10 milion liretave. E dinte po ashtu se vepra do të kryhej në bashkëpunim me Xhovani Xhiron. Ky me planin për përm-bysjen nga brenda të Ahmet Zogut, pati hyrë në Shqipëri ende pa dalë muaji janar. Xhiro qe specialist i lëvizjes rinore fashiste. Mbreti shqiptar i kishte të dhëna të mjaftueshme sa për ta pranuar formalisht, por edhe që t’i jepte të kuptonte se nuk do ta mbështeste. Por Xhiros aq i bënte. Ai qe një arrogant dhe nuk ia falte Zogut të gjitha pengesat që krijonte për të mos u strukturuar ndonjëherë në vendin e tij ndonjë lëvizje fashiste. Ai kishte vendosur ta rrëzonte me çdo kusht dhe për këtë nuk kishte vetëm nxitjen dhe mbështetjen e hierarkëve më të lartë partiakë e qeveritarë të Romës, por edhe shuma më mëdha parash. Xhovani Xhiro nuk bëri asnjëherë praptazi në detyrën e tij kryesore. Për këtë qëllim ai jo vetëm mo-bilizoi “grupet e sulmit”, njësi profashistësh që do të merrnin pjesë drejt për së drejti në kryengritjen e armatosur, por takoi vazhdim-isht krerë lokalë, në veri të vendit si edhe në jug. Ethet e përkushtimit të tij për realizimin e grushtit të shtetit kundër Zogut shtoheshin vazhdimisht edhe me një fushatë intensive për organizimin e rinisë shqiptare sipas

vijon nga faqja 13

NË FOTO: Benito Musolini gjatë vizitës së tij në Shqipëri, maj 1941. Motivi për tu dhënë kurajo ushtarëve italianë gjatë luftës Italo-Greke

Ushtarë italianë në Tiranë, prill 1939

Page 3: Viti III PUSHTIMI I SHQIPERISE - Basilicata · Ministria e Brendshme nxori urdhrin për arres-timin e Qemal Stafës, per-sonit që pas disa javësh e deri sa në 5 maj 1942 u vra

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 7 prill 2013

ANALIZA

Shqipëri më 7 prill 1939

modelit të vendit të tij, duke përfshirë edhe llojet e formacioneve më ekstremiste të saj, famëkeqet grupe fashiste “Ujqit e Romës”. Por ditët kalonin dhe fashizmi nuk po i zgjeronte dot radhët në Shqipëri, strukturat e tij nuk po bëheshin masive dhe popullore. Sidomos në Tiranë dhe në Korçë, ku nga specialisti i diversionit u mëshua më shumë, ato nuk funk-sionuan. Shqiptarët treguan se nuk josheshin prej kësaj ideologjie, çfarë deri ato çaste e kishin dëshmuar edhe për antagonisten e saj, komunizmin. Ndërkohë dinakërisht edhe vetë Ahmet Zogu iu kundërvu këtij procesi. Për ta rivalizuar dhe penguar ai ngriti Organizatën e Rinisë “Zogu I”. Konkurrenca mes dy palëve jo rrallë u pasua nga ndeshje fi zike dhe rrahje kolektive. Xhandarmëria zogiste, kur ndë-rhynte për t’i ndarë njerëzit e Xhovani Xhiros dhe simpatizantët e mbretit, nuk kujdesej fare të qe e paanshme, por dilte në mbështetje të të rinjve monarkistë.

Pikërisht midis skuadristit të pafre Xhiro dhe mikut të afërt të familjes së Ahmet Zogut, Jak Koçit, i cili e kishte pranuar misionin e tij vrasës në një takim të fshehtë në Romë me kontin Çiano, në dhjetor të vitit 1938, u ndanë punët. I pari do të nxiste trazirat në vend, kurse i dyti do të kryente vrasjen. Sipas Ger-aldina Apponyi në atë drekë-kurth të Ahmet Zogut u zbulua se Koçi qe përpjekur të kom-prometonte të dy kuzhinierët, njërin shqiptar dhe tjetrin hungarez, “për të helmuar gjellët e

çiftit mbretëror”. Pasi ia tha në sy të vërtetën Zogu “e dëboi mysafi rin, e zuri për veshi dhe e hodhi me një shkelm në fund të shkallëve”.

Të nesërmen, më 15 shkurt, ai u ankua tek shefi i legatës italiane në Tiranë, Jakomoni, për një komplot që po i organizohej kundër dhe se subversioni kishte nxitjen e vetë Romës. Ah-met Zogu e vuri në dijeni se do të urdhëronte arrestimin e disa elementëve diversionistë, shumica e të cilëve katolikë. I bëri të ditur Jakomonit se Xhovani Xhiro dhe Jak Koçi do të dëboheshin nga Shqipëria për në Itali. Pas këtij veprimi ai e informoi Legatën Britanike për çfarë po përgatisnin italianët kundër tij dhe menjëherë një raport i përfaqësisë diplo-matike angleze në Tiranë u nis drejt Foreign Offi ce-it në Londër. Në të njoftohej se Zogu qe mjaft i sigurt se Musolini po bëhej gati të jepte urdhrin për pushtimin e Shqipërisë dhe se para kësaj do të provokohej një trazirë e çfarë-doshme, mbi bazën e të cilës do të justifi kohej mbërritja e ushtrisë dhe gjoja rivendosja e ren-dit publik. Ky turbullim publik parashikonte edhe “një komplot për të rrëzuar qeverinë dhe për të vrarë mbretin”. Në raportin për eprorët Legata Britanike saktësonte se Ahmet Zogu e kishte zbuluar edhe personin që merrej me organizimin e grushtit të shtetit. Londra duhej ta dinte dhe mundësisht t’i ishte në krah për të gjitha veprimet që do të ndërmerrte më pas.

Mbreti shqiptar, i cili ndërkohë kishte organizuar spektaklin gjyqësor dhe politik

kundër komunistëve, duke i shpallur ata si rrezik i parë për vendin, ndërsa këtu gabonte, nuk i ndodhte kjo në rastin e fashistëve. Pla-nin që Ahmet Zogu me mjaft vendosmëri dhe inteligjencë e denoncoi pabujshëm, larg syve të opinionit publik, e pohon në ditarin e tij edhe vetë Çiano kur shkruan se “Veprimi është i qartë, të vritet mbreti, shqiptarët do të bënin thirrje për ndërhyrjen e Italisë, kurora do t’i kalonte Viktor Emanuelit III dhe në një fazë të dytë – aneksim i thjeshtë”. Sidoqoftë në 18 shkurt komploti italian për ta rrëzuar regjimin dhe vrarë Zogun kishte dështuar. Kjo qe edhe dita kur në Romë pranojnë se vazhdimi i heqjes qafe me atentat i mbretit shqiptar do t’u krijonte telashe diplomatike ose zhurmë të panevojshme gazetash, prandaj do të ndryshonin kurs. Do ta pushtonin ushtarakisht Shqipërinë, madje shumë shpejt, por këtë qëllim do ta mbanin sa të mundnin fshehur. Ahmet Zogu po jepte shenja dëshire për t’i lënë pas gjërat e hidhura dhe me këtë rast le t’i shprehnin atij miqësi formale. Kështu një çast u duk se betejën e vogël me Italinë fashiste mbreti shqiptar e kishte fi tuar dhe zhvendosur në një kohë tjetër çastin kur do ta shfronësonin, siç edhe në Romë e patën vendosur që në 27 tetor 1938. Xhovani Xhiro u arrestua dhe menjëherë, në 22 shkurt, me një avion special, u dëbua nga Tirana për në Itali. Një ditë më parë qenë arrestuar për veprimtari diversioniste edhe katër fashistë e italofi lë, por për të cilët më pas Françesko Jakomoni, me porosi të Musolinit, do t’i kërkonte qeverisë së Tiranës të liroheshin. Ndërsa fi lofashistët e burgosur dolën nga qelitë, në 5 mars nga Tirana Jakomoni i nisi Romës njoftimin se në Shqipëri rendi i mëparshëm i gjërave qe rivendosur dhe“se mbreti, pasi kishte provuar frikën më të madhe të jetës së tij, shkon në ekstrem duke demonstruar miqësinë e tij për ne. Ai më dërgoi përshëndetjen e tij “vëllazërore”. Fakti është se asnjë nga aktorët nuk ka folur dhe se loja vetëm po shtyhet”.Tashmë, në fi llim të muajit mars 1939, mund të thuhet se më në fund qe bërë e kuptueshme loja politike, të cilën, që prej gjysmës së dytë të dhjetorit 1938 deri në fund të shkurtit 1939, e pati kryer Ahmet Zogu. Ajo megjithatë nuk do të ndryshonte asgjë në fatin e tij. Qe me rezultat fi asko, pse jo edhe me efekt bumerang. Goditjen e shpejtuar dhe masive kundër komunistëve ai e pati shpikur për të mbuluar atë që i duhej patjetër ta eliminonte si rrezik i vërtetë dhe imediat: skuadristët e Xho-vani Xhiros. I humbi që të dyja sipërmarrjet jo vetëm se përballë kishte një shtet mjaft të madh, të fuqishëm dhe arrogant, i cili ia kishte vënë thonjtë në fyt, por edhe sepse për nevoja politike Zogu u shtirr. Zogut nuk i duhej thelbi, por sipër-faqja. Arrestimeve të komunistëve dhe sidomos gjyqit të madh ai i dha aq shumë pompë sa e gjitha u kthye kundër tij. Gjer në çastin kur këta rrinin në tre sallat e izoluara të Burgut të Vjetër punët shkonin disi mirë për planin mbretëror, por kur të akuzuarit dolën në sallën e madhe të godinës së bashkisë së kryeqytetit dhe sidomos

kur Qemal Stafa shqiptoi të padëgjuarën deri atëherë“Jam komunist i bindun dhe deklaroj se vetëm komunizmi do ta shpëtojë masën e punëtorisë së sot ndodhet e shtypun; jam i sig-urt se çfarëdo që të ndodhë, ne komunistët do ta shpëtojmë Shqipninë...”, idetë e tyre u bënë shumë popullore. Në vetëm pak ditë komunizmi bolshevik kishte fi tuar terren politik sa për dekada të tëra pune ilegale. Kështu Ahmet Zogu, duke bërë të kundërtën e saj që në të vërtetë dëshironte, e ndihmoi mjaft përhapjen e tij. Kjo shtysë e madhe propagandistike për depërtimin e shpejtë, të mëvonshëm, të komunizmit në Shqipëri, do të ndihmohej edhe nga pushtimi fashist italian, i cili u kryer nga 7 deri në 9 prill, kur e vuri kontrollin në të gjithë territorin. Në frontin e rezistencës me armë, tepër i zbehtë dhe qëllimisht i çorganizuar, asnjë komunist nuk do të ndodhej. As në arkivat e Shtetit dhe as në kujtimet e njerëzve nuk ndesh në gjurmë të tyre. Historiografi a e gjysmëshekullit diktato-rial citon vetëm rolin e Hamit Shijakut në një demonstratë në Tiranë, por edhe kjo e zhvilluar në mbrëmjen e 3 prillit në kinemanë “Gloria”. Në 5 prill disa simpatizantë të komunizmit në gjimnazin e Tiranës i kërkuan qeverisë lirimin e të burgosurve të Gjyqit Special. Qemal Stafa, njeriu që edhe për tre vite të tjera do të bëhet një nga fi gurat më karizmatike të stalinistëve shqiptarë, ndërkohë ndodhej në një qeli të Burgut të Vjetër dhe mundi të dalë prej andej vetëm në fund të ditës së 7 prillit, pasi në të shpërtheu revolta. Gjatë ikjes u plagos dhe pushtimin e përjetoi në pamundësi të ngrihej në këmbë.Në mbrojtjen me armë, në portin e Durrësit apo në tre drejtimet e tjera të sulmit pushtues, Shëngjin, Vlorë dhe Sarandë, ishin të tjerë ata që luftuan, popull i thjeshtë shumica, disa reparte ushtrie apo xhandarmërie si edhe një emër i madh patrioti, Mujo Ulqinaku. Por edhe ofi ceri të lartë: Abaz Kupi. Që komunistët shqiptarë nuk e kanë dhënë dëshminë e tyre të vetëmohimit, përveç fajit të tyre para historisë, ka ndodhur edhe sepse shumë nga ata ndod-heshin në gjendje burgimi dhe internimi. Ahmet Zogu, vetëdijshëm apo jo, i kishte paralizuar. Me këtë rast pati dobësuar edhe mbrojtjen e vendit të vet, prej të cilit, po të humbiste fronin, kishte gjykuar me kohë të zgjidhte shpëtimin e vetvetes, ikjen. Në 7 prill 1939 në Shqipëri hyri me dhunë fashizmi, i cili tërthorazi do të ndihmonte që po me forcë të vërshonte edhe komunizmi. Këtij kobi i dha dorë atë pranverë të trishtë edhe vetë Zogu. Pse jo edhe disa nga shtetet e demokracive perëndimore. Vendi ynë i vogël ra nën zgjedhë dhe pavarësia e tij i likuidua mes heshtjes apo vetëm mërmëritjes së Parisit, të Londrës apo Uashingtonit. “Për momentin opinioni publik ndërkombëtar është i qetë”, shkruante në ditarin e tij Konti Çiano. Më pas ai gërvishi mbi letrën e bardhë të radhoit të shënimeve edhe këto fjalé: “E takova Duçen disa herë. Ai është i qetë, frikshëm i qetë dhe më shumë se kurrë i bindur se askush nuk do të dojë të ndërhyjë në punët tona me Shqipërinë”.Në 10 qershor në Legatën Shqip-tare në Uashington erdhi nga Departamenti Amerikan i Shtetit urdhri për mbylljen e saj, ndërsa një ditë më pas drejt Tiranës qe nisur porosia që sa më shpejt t’i vihej kyçi edhe përfaqësisë së tyre diplomatike. Në 14 korrik numri një i Legatës Franceze në kryeqytet, Louis Mercier, bashkë me të shoqen, u lar-guan nga Shqipëria. Shefi i asaj Britanike, Konsulli i Përgjithshëm Andreë Ryan, edhe ai me në krah me bashkëshorten, u larguan nga Shqipëria më 17 korrik. Kështu fashizmi dhe komunizmi do të hynin dhe rrinin në viset tona njëri pas tjetrit, madje të dy së bashku, në të njëjtën kohë. Nga 7 prilli 1939 deri në fund-dhjetor 1990 ata vetëm do të alternoheshin.

Ylli PolovinaTiranë, më 28 mars 2013

Autokolona e ushtrisë fashiste drejt kryeqytetit, prill 1939 Parakalimi i ushtrisë italiane në qendër të Tiranës prill 1939

NË FOTO: Martesa e mbretit Zog me Geraldina Apony

Page 4: Viti III PUSHTIMI I SHQIPERISE - Basilicata · Ministria e Brendshme nxori urdhrin për arres-timin e Qemal Stafës, per-sonit që pas disa javësh e deri sa në 5 maj 1942 u vra

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 7 prill 2013

16 SH.com

PATRIOTI I MADH

PROFIL

DOM NIKOLL KAÇORRILetër Perandorit Franz Josef

“Mos lejoni coptimin e Shqipërisë”Dokumentet dëshmojnë se nuk ka shqiptar më idealist e patriot se Imzot

Nikoll Kaçorri, e megjithë këtë u la në harresë për 94 vjet, dhe veç kësaj dhe kur u gjetën eshtrat e u kthyen në atdhe pushtetarët e anashkaluan, e injoruan

NGA PJETER LOGORECI

NË FOTO: Letër e formuluar dhe e shkruar nga Imzot Kacorri drejtuar Perandorit Franz Josef në Vjenë, në fund të të cilës dallojnë fi rmat e drejtuesve të komitetit të përgjithshëm të Shqipërisë së mesme

Letër perandoritShum të vështira e të rrezikshëme jan këto dit per ne Shqyptarët e per nanën t´on Shqypninë qi të kater shtetet e Ballkanve po rrâin me e perpië a me e coptue. Na me sâ fuqië kena mundohena edhe Përendisë i lutena qi Mbretnia jon të muisi këta anmiq e të na prui prej sish. Por per fat të keq gjasat nuk po na duken fort të mira...

Këto ditë po shihja me andje në një emision televiziv, zhvillimin

e ceremonisë solemne për riatdhesimin e rivarrimin e eshtrave të ushtarakut student, patriotit Shahin Toci, sargu i të cilit u prit në aeroportin e Rinasit me 26 mars 2011, me shumë nder-ime, ashtu sic e meritonte ky djalë trim që i qëndroj besnik deri në fl ijim fl amurit tonë kombëtare.

I pushtuar nga emocionet e pamjeve nga ceromonia, ku shihje dhjetra njerëz që valvitnin ndër duar fl a-murë kombëtarë, dalloje në qëndrim nderimi, ministra e personalitete të shtetit të veshur me uniforma shumëngjyrëshe në homazh të këtij trimi liridashës, po mendoja se pothuajse para një muaji (me 9 shkurt 2011) zbrita nga avioni i linjës Vien-Rinas po me të njëjtin qëllim, për të riatdhesuar pas 94 vjetesh eshtrat e DOM NIKOLL KACORRIT - ARKITEK-TIT TE PAMVARSISE E TE SHTETIT SHQIPTARE që gëzojmë sot, por me një ndryshim të madh, se atë ditë “te zeze për ndjenjën kombëtare”, sargun me es-htrat e titanit nuk e priste asnjë personalitet, minis-ter, gjeneral, zv/minister apo drejtor drejtorie.... bile as edhe një klerik i lartë. Sytë mu mbushen me lot dhe tërë qenien time ma pushtoj një ndjenjë keqard-hje dhe turpi.

Me ditë të tëra isha mun-duar të lajmeroj për ardhjen e eshtrave të Imzot Kacor-rit, personat përgjegjës të shtetit, që nga instiutcionet më të larta, ministritë, kuv-endin, deputetët e Durrësit, hierarkinë e lartë kishtare të dioqezës së Tiranë –Dur-rësit, me telefon e po ashtu me postë elektronike. Asnjë reagim. Situata e krijuar më solli ndër mend që veprimi im nuk i sillte kujt ndonjë përfitim ekonomik (për të cilin do te ishin prezent të gjithë ato persona që për-menda më sipër), por ishte vetëm një veprim moral e patriotik për të cilin më ishin përgjegjur njerëzit e thjeshtë të ardhur në grupe nga Dur-rësi e Lura.

Çfarë paradoksi. Një burrë i madh, etalon i pa-triotizmit, lirisë dhe atdhe-dashurisë, prift katolik i cili kishte deklaruar me gojën e tij...” ...për mua së pari atdheu mandej kisha...”, nuk u vlersua, ose u la në harresë me dashje, ashtu sikurse u la në harresë për 94 vjet në

dhe të huaj. Perse duhej që aktiviteti i tij të shihej vetëm nën petkun e priftit katolik, që të pasojë me një sjellje të tillë? Apo kaq e madhe ishte propaganda komuniste kundër këtij atdhetari sa që njerëzit vazhdonin ta shihnin si “klerik reaksio-nar”....???

Dëshëroj të sjell me poshtë për lexuesit një do-kument origjinal të gjetur në arkivën e ministrisë së jashtme në Vjenë, ku çdo njeri edhe ato me skeptikët mund të shohin e të binden për punën e madhe që Imzot Nikollë Kacorri bëri në dobi të atdheut të robëruar nga hordhitë aziatike osmane.

Dokumenti mban datën 12 nandor 1912 dhe është një letër e shkruar dhe formu-luar nga Imzot Kacorri, e cila i drejtohet Perandorit Franz Josef të parë në Vjenë, për ta vënë në dijeni që; shqiptarët nuk e durojnë më robërinë. Ato duan tashmë pavarsinë, të drejtën e shkollave, kul-turës, traditave e gjuhës së tyre. Ato kërkojnë përmes kësaj letre, mbështetjen e perandorisë më të madhe të kohës për të mos lejuar coptimin e Shqipërisë nga vendet fqinje në Ballkan.

Madhnisë të TiiFranz Josefi t I

Përandorit e Mbretit të Austro – Magjarisë në Vienë

Shum të vështira e të rrezikshëme jan këto dit per ne Shqyptarët e per nanën t´on Shqypninë qi të kater shtetet e Ballkanve po rrâin me e perpië a me e coptue. Na me sâ fuqië kena mundohena edhe Përendisë i lutena qi Mbretnia jon të muisi këta anmiq e të na prui prej sish. Por per fat të keq gjasat nuk po na duken fort të mira, e po shohim se shum vende të kater vilajeteve të Shqypnisë, Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë gjinden nden kambë të hueja.

Per këtë shkak po mar-rim lejen m´u sjelle kah

Madhnia Jote si Përandorit të nji Përandorisë të madhe, qi asht ma e afermia e jon e ka piesë në Ballkan me Bos-nie – Herzegovinë, e me Ju lutun qi në çeshtjet të Ball-kanve të merret para syshë edhe Shqypnia në mënyrë qi kufi t e sajë mos të bërkiten e mos të shtyhen prej kerkui e qi Shqypnia kështu e pâ bërkame e e pâ vogluëme të ketë nji Automië të plotë nden Mbretninë Otomane.

Por në kioftë se per fat të zië qillon, qi kio Mbret-nië nuk ka me muit ma mbas luftesë të sotshme me sundue në kurrfar mënyre Shqypninë, na nga thelbi i zembrës i lutena Madhnisë

Page 5: Viti III PUSHTIMI I SHQIPERISE - Basilicata · Ministria e Brendshme nxori urdhrin për arres-timin e Qemal Stafës, per-sonit që pas disa javësh e deri sa në 5 maj 1942 u vra

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 7 prill 2013

PROFIL

NË FOTO: Letra e konsullit Rudnay për ministrinë e jashtme në Vjenë

s´ate qi Shqypnia prej kater vilajetesh permendun sipri me tre milion e sâ Shqyptarë të bahet nji Mbretnië në ve-hte sikurse të tjerat shtete të Ballkanve, në daç perse Shqyptarët jan nji kambë ma i vjetri ner këta, me nji gjuhe e me zakone fare të veçanta, e gjaku i tyne nuk mundet me paitue kurrsesi me çdo gjak të kombëve qi jan rreth e rrotull; në daç perse nuk do t´ishte e drejtë humbja as voglimi i nji kombi Shqyptarë, i cilli nuk âsht aspak ma i poshtem se kombët e tjera të Ballkanve si per nu-mer, ashtu per mendë, si per vjeften morale, me të cillën, sado qi per nji kohe shekuish shum të gjatë kje rrahun në çdo krah e në çdo mënyrë prej shum e shum tallazeshë politike qindroi në kombësië të vet e në zakone të veta, por si nji shkambë i fort në mjedis detit; e kjarishtë e diftoin edhe theroritë e mëdhaja qi Shqyptarëtë hoçën per rain, gjytetërimin, e perparimin e Kombit të vet në këtë kohe të mrame të Tyrqëvet të Rie: në daç edhe perse na duket se nji Mbretnië Shqyptare mban peshën jo vetem të Ballkanve, por edhe të gjith shteteve t´Europës, e sido-mos në muit m´u bâa, mbas dishirit t´on, nji mbretnië e pa anë (neutre), sikurse Belgji e Svizzera.

Prej gjith këtyne shkaqeve e arsynave na e pështesim të tanë shpresën t´one në ma të madhen mirsine e Madh-nisë Tande per të cillën na e gjith kombi Shqyptarë ka per të Jau ditun per nderë per gjithmonë.

Me shpresë të madhe qi të lutunat t´ona kam me e bërkâ zembrën e Madh-nueshme t ë Madhnisë Tande kemi nderjen ma të madhen me vuë këtu duërt t´ona e m´u permendun.

Shqypnië, 12 Nanduër 1912

Te Detyrushmit Sherbë-torë te Madhnisë s´ate

Firmat Nikoll Kaçorri PriftMustafa Asim KrujaReaçep MitrovicaFuad ToptaniAbdi ToptaniMurad ToptaniSalih Gjuka IpekBedri PejaniLetra është e shkruar

në tri faqe. Ajo është e firmosur nga drejtuesit kryesorë të komitetit të pergjithëshëm kryengritës së Shqipërisë së mesme: N i k o l l K a c o r r i , F u a d Toptani, Murad Toptani,

Abdi Toptani, Mustafa Kruja, Rexhep Mitrovica, Salih Gjuka, Bedri Pejani,

Mustafa Kruja.Letra i është dorëzuar

Konsullit Austriak në Dur-

rës Rudnay, i cili së bashku me letren, dërgon në Min-istrinë e Jashtme në Vjenë, personalisht për ministrin e jashtëm Leopold Grafen Berchtold me shënimin “shumë konfi denciale”, një përshkrim për gjëndjen e vështirë dhe shpërthyese, të krijuar në zonën e Sh-qipërisë së mesme.

Në shënimin e tij Rudnay shkru-an: mbasi unë pashë qëndrimin e palëkundur të popull it , i c i l i p r e t e n d o n t ë bëhet një kongres për shkëputjen e vendit nga peran-doria dhe kërkon përjashtimin e të deleguarve të huaj nga Mute-sarifit në kon-gres, po ashtu dhe pasi dëgjova pretendimet e orthodoseve të cilët kërkojnë një pushtues të huaj që të mos sun-dohen më nga shumica musulmane, vendosa me inisiativen time të marr përsipër, me kerkesat më të pranueshme për ne, këte letër që sollën të deleguarit.

Në një bisedë që pata me famullitarin e Durrësit Don Nikoll Kaçorrin dhe Murad Bey Toptanin i theksova atyre që Monarkia mbron interesat e Shqipërisë pa e pushtuar atë, e dëshëron që shqiptarët në këto kohë të vështira të bashkohen me njeri tjetrin. Gjatë bisedës i tregova atyre edhe motivet kryesore të mbështetjes tonë. Gjatë ditës kam marrë nga Don Kacorri, në mirëbesim, letrën me kërkesa për Madhërinë e tij, ku sipas këshillës sime u hoqën disa pika të pakup-

timta. Murad Topatani, të cilit i detyrohesha ti ktheja një vizitë më konfi doi më vonë që delegatët tremben se kongresi do të dështojë, e kanë vëndosur menjëherë ti dërgojnë madhërisë së tij këtë kërkesë. Sapo i hodha një sy letrës, pashë që të gjithë delegatët kishin pranuar, ato çfarë kishim

diskutuar me Don Kaçorrin. Aty kërko -het autonomi e vendit, por nën sundimin turk, e po qe se kjo është e p a m u n -dur, atëherë t ë k ë r k o h e t Pamvarësi dhe Neutra l i t e t . Unë jam mun-duar që letra të st i l izohej në mëndyrë që të kishte hap-sira për ndry-

shimet e mundëshme (për të përjashtuar ndikimin e fuqive të tjera), pa cënuar angazhimin tonë. Pas dorë-zimit të kësaj letre, kam bërë marveshje, që unë nuk do të përdor ndikimin tim në Kongres dhe nuk do të marr përsipër asnjë ndërhyrje aty. Gjithashtu kam konfi rmuar që për sa kohë të zgjasë Kongresi dhe ndikimi turk në vend, do pranoj të bisedoj apo veproj vetëm në mënyrë konfi-

denciale.Nga delegatët të cilët kanë nënshkruar këtë dokument, vetëm Mithat Frashëri ka nënshkruar menjëherë, por edhe të tjerët nuk kanë vonuar ta nënshkruajnë. Së fundi dëshëroj të ju bëj të ditur shkelqësisë tuaj, që zotërijtë presin të marrin nga ju një pergjigje të pranueshme. Si gjithmonë me lejen tuaj, ar-rita të ndikoj sadopak pozi-tivisht në Kongres. Edhe një herë dëshëroj të Ju bëj të ditur se kam vendosur, nqs Kongresi i Shqiptarve do të pengohet, të kërkoj nga Elita e shqipëtarve një dokument, i cili nuk do na sjellë detyrime anës tonë, që do të mund ta perdorim në situata të vështira që mund të krijohen.

Kuptohet qartë se in-teresat tona kombëtare, ato të Dom Nikollës për-putheshin me ato të Austro-Hungarisë, e cila kerkonte që infl uenca e saj të shtri-hej në tërë Ballkanin. Kjo ishte arsyja që konsulli Rudnay mbante kontakte të ngushta me atdhetarët shqiptare, të cilët morën përsipër misionin që të njoftojnë fuqitë e medha se populli shqiptar do ti merrte armët në dorë për ti dale zot territoreve të veta. Dera e Dom Nikolle Kacorrit ishte kurdoherë e hapur për atdhetarët. Aty bëheshin mbledhjet e komitetit e ndermerrëshin vendime të rëndësishme për lëvizjen popullore.

Dëshëro j të mbyl lë shkrimin tim me fjalët e Mustafa Krujës: Shqipëria për Dom Nikollë Kacorrin, Atdheu, lirija e saj ishte ideali i tij.... Dom Nikolle Kacorri ishte shqiptar me plot gojen...e deri më sot, s´më ka rënë të këndoj gjikund ndonjë rresht që ta përmendi sado për keq em-rin e tij, megjithëse ka qënë përkrah Ismail Qemalit në Vlorë, edhe nënkryetar i denjë i së parës qeveri shqiptare, i zgjedhur prej atij kuvendi kombëtar, që shpalli pamvarsinë e at-dheut, dhe që mundi të krahasohet për rëndësinë e tij historike, vetëm me Kuvendin e Lezhës.... gati pesë shekuj më pare.

Wien, 4 prill 2013

Dom Nikoll Kaçorri nuk u vlersua,

ose u la në harresë me

dashje, ashtu sikurse u la në harresë për 94 vjet në dhe të

huaj

NË FOTO: Familjarë të Imzot Kacorrit dhe

qytetarë durrsake pranë sargut të tij në Rinas

Page 6: Viti III PUSHTIMI I SHQIPERISE - Basilicata · Ministria e Brendshme nxori urdhrin për arres-timin e Qemal Stafës, per-sonit që pas disa javësh e deri sa në 5 maj 1942 u vra

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 7 prill 2013

18 SH.com DOKUMENTE

100 -VJETORI

KONGRESI I TRIESTES“Shqipëria kufi deri në Bullgari

Konica: Çështja e kufi jve, e mbyllur

Një kongres katër di -tor i mbajtur në Trieste

nga 1 deri në 4 mars 1913 i pasqyruar deri në detaje në revistën “DIFTIME E VRIME MI Kongresin Shqyptaar t’ Trieshtës” 1–4 MARCIT 1913, na sjell sot, 100 vjet më vonë një atmosferë mbushur plot me fakte mbreslënëse për muajt e para të shtetit të pavarur shqiptar dhe sfi dat e kërcënimet e mëdha që i kanoseshin. Një grup burrash patriotë shqiptarë, por edhe personazhe ndërkombëtare të kohës, kanë diskutuar në këtë kogres çështjet më emergjente e të rëndësishme për Shqipërinë. Rilindasi ka botuar në dy numrat paraard-hës pjesë nga procesverbali i mbajtur nga ky kongres, për-katësisht ditën e parë dhe të dytë të bisedimeve. Sot vijojmë me ditën e tretë, duke zbuluar çështjet që janë dis-kutuar dhe emrat e patriotëve që kanë marrë pjesë në to. Ky dokument i rëndësishëm është përgatitur për botim nga Sami Metalija dhe En-kelejda Metalija.

E TRETA DITË. Mledhja e paradites. Fillohet e

treta ditë me këndim t’telegramit t’E.T. kondit Berchtold: “Faik Konika, President i Kogresit Shqypëtaar, Trieshtë – Shum i kenaqun per ndjesiina t’diftuemeu n’telegram qi m’dergove n’emën t’Shqypetarve t’mledhun n’Kongres n’Trieshtë, t’lutem me pelqye bashkë me falenderjet e mija urimet maa t’mdhajat per per-parim t’Shqypëniis e t’popullit shqyptaar. Berchtold”. Me bro-horiina t’mdhaja pershndetet ky telegram. At Fan Noli shqypëton nji t’folun qi e myllë çashtjen e kufi ve. Ai me shum arsyena his-torike, etnike, ekonomike, difton se Shuypënija do t’formohet sadopak prejë kater vilajeteve t’Shkoders, Janinës, t’Kosovës e t’Monastirit. Edhe këso heret uratori asht fort i aklamuem. Mbas kësajë, Kol Ivanaj i avitet presidencës e i lypë Fajk Konicës shvilim per mëndirë t’keqe qi dje ja priti fjalen. Faik Konica i përgjegjë se s’e kaa me de-tyrë me dhanë shvillim kurrfaret, pse at herë gjithcilli Kongresist do t’jepte ndo i zhvillim, atëherë Ivanaj holl mbii tryes t’presidencës biljaten me ëmën t’vet. Kjo ngjarje nuk shkoj gjatë. Faik Konica i dha, për mjes dy tjerve, nji diftim, ku, pas permendë kerkend, thote se kama e tij si kreitar, qi lypë nji paansii kreit t’keputun, e vën jashta ç’do kunderaktimit t’posaçem. Nuk kje botue kurrnji verbal, nense shum gazeta folne per ket ngjarje.

Mark Kakariqi don qi Shqypëni-ja t’keet kufi t e vet natyrale. Pse per ndryshe nuk do t’kishte fuqii

me jetue. Edhe aj asht n’mendim t’i dergohet nji memorial Fuqi-ive t’mdhaa, e dishron t’lypet interventi i armatisun i Itales e Austriis, qi t’hiqet qarkimi i bre-gut t’Shqypëniis, qi asht shkak t’gjith psimene popullit. Dishron qi kogresistat t’napin besën shqypë-tare me fjalë “vdekje ndo liri” – e t’gjith mledhja, si t’ishte nji nieri, i pergjegjë me brohorim. Demeter Molle, qi banon n’Filipopull, bjen urimet e shqypëtarve t’Bulgariis. Orazio Irianni, i pritun me bro-horii, fl et n’ëmen t’Shqypëtarëve e t’Italo-shqypëtarve, t’ngulun n’Neë-York. Une- thotë – kjeçë krejt kundra Aljancë Triplike, por sod e shof me detyrë me diftue se jam pajtue me të, mbasi veē me intervent t’sajë energjik na sod mund t’flasim per nji Shtet Shqypëtaar. Por mos ta harro-jmë qi besen maa t’madhe do ta kemi n’veedi, n’ffuqii t’onë, n’njisii e n’bashkin t’gegve e t’toshve, t’kerstënve e t’myslimanve. Kështu njite, mund t’i kalxojmë me dobii anmiqve t’Shqypëniis, se kurr s’kemi me perkulun ndo i kind t’flamorit kombëtaar, se s’kena me hjekë dor kurrë prej tokve qi po na i grabisin, kështu kena per t’i ndjekë gjithkund e gjitmonë amnigët t’onë. Mos ta qesin këto n’harresa fjallën e moçme t’turkut: “Shqypëtari i shkjepët mbriiti deri n’Bagdad!…”. Uratori, qi shum herë do t’ndalet prejë brohorimesh, nuk fl et per kufi Shqypëniis, mbasi argomenti kje shvillue deri n’’osun prej At Fan Nolit.

Vjen mandej Bajram Doklani, i vleerti luftaar i Jakovës veshë me petka kombtare, e qi habitet pak prejë aklamacjonit entuziastik t’Kongresit. Aj asht mësue nder mledhje malit, ku ditet pak e amel e ku aklamacjoni shënion qestii… Por shpejt mësohet domosdo e vëhet mbas i grimet me baa nji diftim të shkurtë, por t’fuqishëm: ”Hrekët, malazezët e sidomos serbët, kan rrënue shpijat e toket t’ona, kan baa kerdii n’pleq, n’graa e n’mii!…- Ju bai bee, o trima, se do t’mundohem me gjith fuqi t’bahet Kosova nji vorr serbësh!”. Nji bro-horii e nji brim’e gjatë i ban jeh fjalve t’Doklanit. Dervish Hima, mbasqi u permend Kosova, Kën-don nji statistikë ku thohet se n’at vilajet janë 300.000 Shqypëtaar e jo 3000 si donë me thanë serbët. Stef Curani thotë se do t’shtihen n’Shtet t’rii edhe ato gjytete ku populli asht i perziem, e gjysa asht shqypetaar. Dishron qi ky mendim t’vehet n’memorjal qi kongresi do t’ja dergojnë Fuqiive mdhaa.

Zef Skiro difton se fl et italisht

mund ta ndjekum maa u dobisht shtypi. Permendë traktatin e S.Stefano, i fi rmuem prejë Turkiis me konop n’fyt, e mandej fl et gjatë per traktat t’Berlinit me t’cillin Europa i hoq shum sllavve preje shka i dha i pari. Por edhe ai i Berlinit nuk këje daa me gjygjë e Shqypëtarët u kundershtuene e Europës ju desht me çue komis-jone n’vend. Lord Fitzmanrice, me dalxime qi i bani Qeveriis inglize, ja vuni Shqypëniis kufi t e vertetë. Mbasi permendi dimostrajonin aniitaare t’Ulçinit, me t’cillin Eu-ropa desht m’i falë Malit t’Zii tok e gjytete qi aj s’pat fi tue, mbasi permendi letren e bukur e sena-torit D’Estournelle, qe per pasqyrë sugariis gazetare t’Itales, qi asht tuej ja mbajtë thesin n’jedhsii regj Nikollës, letren e çmueshme e t’Nd.D’Estournelles, qi us htyp n’gazetë Temp. Paris me 10 Tetuer, 1912. Maron tue thanë se kufit e Shqypëniis janë daa katerdhet vjet para. T’rrahunit qi ban sot diplomacija nuk a veç nji komedii

me marre qi do t’marojnë!…(bro-horiina t’mdhaja).

MLEDJA E MBASDITËS. N’3 orën mbazdite, si u cil Kon-

gresi, këndohen telegramet maa me randsii ardhun prejë Buku-reshit, Borgo-s, Erizzo, Napollit Amburgo,e tj. Asht i pritun me shum simpatii nji shndet urimit i redaktorve t’Liberta t’Goricje. Flet mandej tedeshku ingjenjer Haessler, prejë Vjenët, qi na ban françezisht nji lekcjon gjeografi jet tregtare, tuej dhanë kalxime mbii nji kartë gjeografi ke pshteta m’nji kamalec. I kshillon kongresistat me çue zanin nelt e me lypë Shqypë-niin saa maa t’madhe. Ndërsa fl et ingj.Haessler shum kongresista lanë sallen tuej mormurne: “S’asht nevoja m’nji Kongres Shqypëtaar me ardhë t’hujët me na kalxue shka na diim!…”. Madhënii, posë tridhet e saa vjet t’kalueme prejë se u baa traktati i Berlinit e Komisjoni Europian per t’daam ku-fi ne, t’cillit vetë i kjeçë segretaar,

m’lirojnë prejë kshillit diplomatik. Madhënija e Yte shtergon t’gjit ndjerzit e drejtë me protestue per diftim t’And luftet persii kundra Turkiis. Po lypi dishmiin e shokve t’Komisjonit qi patue me mue me 1879 e me 1880 dergesen e randë me shdeshë Shqypëniin tokësh qi ti s’pate fi tue, po lypi dishmiin e shokut t’ëm ingliz ende gjallë, sir Vincent Cailard. Na kjeme bashkë n’Podgoricë mbii rrënime t’shkreta qi cubat tuu kishin baa. Na t’gjith, kush maa pak kush maa teper, kjeme marrue tuej paa se paqja n’botë kje vuu n’rrezik veē per inteersë t’Ande e per atë qi Ti e thirrshe lumnija e Yte: na e uptueme se lufta qi ti ēove peshë nuk kje trimënii por sendergjimi i Yt. Koha kaloj, Ti po fi llon e po rrxigon me ja vuu prep zjërmin botës per me i goditë punës tua. “Ti nuk kee kundershtaar n’rregginii t’Ande, n’at Mal t’shkretnueme, m’vien keq, se kishe me pas prejë tyne ndeshkimin qi Ti meriton e qi gjikimi i botës gjiytetnueme nuk ta nep. “Vetë n’mos tjeter kam krye nji detyrë t’ëmën tuej t’shkrue shka t’i s’mundesh me ndii e qi asht ndjesija e t’gjith atyne qi njofin t’mjerin vëndin t’And. D.estournelles de Constant. “Senator franēez qi këje Segretaar i Komisjonit Europjan per t’daam kufi ve t’Malit t’Zii”.

Paal Ghierghia, fort i vesh-tuem, permend t’ndollunat eroike maa t’mdhajat e histores t’atyne krahinave qi donë me ja hjekë shqypniis. (Brohoriina t’mdhaja). Gjithnji mbii çashtje t’kufi ve kapet nji kundershtim i foort, n’cillin marrin pjesë sidomos i kënuni

Faik Konica

Mledja e mbasditës N’3 orën mbazdite, si u cil Kongresi, këndo-hen telegramet maa me randsii ardhun prejë Bukureshit, Bor-go-s, Erizzo, Napollit Amburgo,e tj. Asht i pritun me shum sim-patii nji shndet urimit i redaktorve t’Liberta t’Goricje. Flet mandej tedeshku ingjenjer Haessler, prejë Vjenët, qi na ban françezisht nji lekcjon gjeografi jet tregtare, tuej dhanë kalxime mbii nji kartë gjeografi ke pshteta m’nji kamalec

Page 7: Viti III PUSHTIMI I SHQIPERISE - Basilicata · Ministria e Brendshme nxori urdhrin për arres-timin e Qemal Stafës, per-sonit që pas disa javësh e deri sa në 5 maj 1942 u vra

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 7 prill 2013

SPECIALE

TRADITA VLERA

Ja çfarë simbolizon vallja tipike e

popullsisë arbëresheVallja” është një kërcim me

motive popullore, ritmike që shoqërohet nga një kor duke kënduar një këngë të vjetër tradicionale arbëreshe, me origjinë ballkanike. Vallja pop-ullore arbëreshe gjatë viteve është një event popullor që luhet të martën e Pashkëve për ven-det me ritin bizantin dhe Kar-navaleve për vendet e ritit latin.Me kalimin e shekujve në disa zona, vallja ka marrë edhe pak nga motivet e valles kalabreze “Tarantella”. Vallja luhet në rreth, ku grupe grash të veshura me kostume madhështore ku të gjitha hedhin të njëjta hapa, ose në gjysëm rrethi që tërhiqet nga një valltar i parë në radhë me funksion guide. Vallja luhet kryesisht nga grupe prej 6 apo 12 personash duke u lidhur mes tyre me anë të një shamie.Vallja përfundon kur valltari i parë në radhë mbyll rrethin për të kapur një person që nuk i përket komunitetit arbëreshe, të cilit i vendoset një shenjë me blozë në fytyrën e tij, në mënyrë të tillë që është i detyruar të paguajë për të pirë për të gjithë grupin.Në të kaluarën, ky ritual sim-bolizonte konfl iktin historik mes shqiptarëve dhe atyre lokalë. Ndoshta është rit i pasionuar

poetik i Pashkëve ndoshta dëshi-ronte të kujtonte një fitore të rëndësishme të heroit shqiptar kombëtar Skëndërbe mbi turqit më 27 prill 1467. Në Valle e kër-cyer nga gratë këndojnë rapsodi të ndryshme shqiptare, të tilla si “Konstandini dhe Doruntina “, ndërsa në atë të kërcyer nga burrat, këndohet “Skënderbeu një mëngjes.” Vallja për banorët

arbëreshë përfaqëson diçka më shumë se vetëm folklorike apo historike, e cila merr kuptimin e pretendimit kulturor, identitetin etnik, ku gratë veçanërisht janë protagonistët e saj. Sot, në disa vende Vallja arbëreshe është një rast kur gratë, sidomos të rejat veshin rroba të bukura dhe bur-rat veshin pelerinë prej leshi në formë koni.

Dënxa tipike e popullit arbëreshVallja është nj’dënx pop-

ullore, ritmike, çi bëhet tue kënduar gjith bashk nj’këng arbëreshe e vjeter dhe popullore, çi ka origji-në në Ballkanet. “Valle” arbërisht do t’thor dënx. Vallja popullore arbëreshe ësht një manifestim çi bëhet t’marren e Pashkvet në katundet çi kan ritin greko-bizantin e karnuval-lit në katundet me ritin llatin. Pas dica shekulve tek dica katunde Vallja ndënj në kontakt me el-ementet e dënxes popullore kalabreze, tarandelja. Tek Vallja (dënx rrethore) jan grupe grash, me kostume t’bukur dhe madhështore, çi vëhen në një gjimsrreth e n’fund di burra, çi kan funksionin ti guidharrn-jen. Luanjen belu belu dhe dridhen si gjarper, jan grupe me gjasht o dimbd-hjet vet, t’lidhur njeri jetrin me skëmandile. Dënxa

rritet kur i lurtmi mbllin rrethin e merr ndonjë çi nik ë arbëresh, atij i bën-jen faqet me kamné, kshtu kat i paguanj t’pirit gjith grupit. Nj’her, ki shurbes kujtoni konfl iktin mes ar-bëreshvet dhe ata çi rrin tek aì llok. Mund t’jet se Vallja do t’kujtonj një fi tore e Skanderbegut, hero sh-qiptar, mbi Turkevet në 27 Prill 1467. Tek Vallja grat kndonjen rapsodit ar-bëreshe, si “Konstandini e Jurendina “, sikundra burrat kndonjen rapsodin e “ Skanderbegu nj’menat “ Vallja ësht më se nj’dënx folklorike o storike, ajò merr kuptimin e pretend-imit kulturor, identitetit etnik, ku grat jan pro-tagonistet. Sot, në dica katunde arbëreshë Vallet jan nj’mundësi për grat kupile, t’veshnjen liveret e bukura e për burrat t’vën kapjel picutin.

xheneral Fazil Toptani e Dervish Hima. Çashtja qi shteti i rii a do t’kufinojnë vetun me serb e me grek a por edhe me Bullgarii, nuk i daan kundershtarët veç n’do pun t’vocra, mbasi shifet çiltras se gaadi t’gjith kongresistat janë n’nji mendjet qi, tuej kufi nue Shqypëni-ja me Bullgari kjo s’kaa per t’lanë kurr as serb as grek – anmiqët maa t’mdhajt e Shqypëtarve – t’a damnojnë Shqypëniin e ree e per mprojtje t’emnit e t’interessavet t’veta.

Fai Konica, per me këputë t’rrahunit e sajë çashtje, qet n’shesh qi prej lidhies Bullgari qi ja bani maa pak keq Shqypëtarve. N.D.Molle, mbas kësajë difton se Daneff si kthej prejë Londonit, i tha me fjalë simpatijet me zemër qi Shqypëtarët kan per t’pasë nji Atdhec t’madhe e t’liir. Bahet mandej votacjoni tuej çue doren e nji shumicë e madhe e pelqen qi Shqypënija të Kufinoinë me Bulgarii. Prenci Albert Gjika ven oroe prishaqefas se po flitet per kufi…Prishaqe-fas? Po këjo esht çastja maa e para e Kongresit?… – i bje nder fjalë Krejtari. Gjika- tuej mos i vuu vesh ndalimit – thotë se s’duhen tjera fjalë me daa qi Shqypënija s’und t’formohet veç prejë kater vilajteve. S’kaa – thotë uratori tuej xee – por nji Shqypënii prejë Malit t’zii e deri to Arta e Mo-nastiri. Me folë mandej per vetgeverim asht kot, vetë Fuqiit e mëdhaa e kan prokla-mue. Edhe per kufi nuk mastojnë këndimet e shkrimet e Lord-it Fitzmaurice? Inglizi a burrë fjalet, t’i sillena atij. Qe nji mprojtës i dejë per çashtje shqypetare. Faik Konica, I jena sjellë, por kaa qillue i lig. Mandej asht i lidhun partiti liberal qi ndjek nji politikë kundra intereseve t’ona… E këte due me thanë, o vllazen shqypetaar, e po jan perseris tuëi ju diftue se me fialë t’kota kurgjaa zdahet, por lypet “fl amuer, pushk e fushek!” (trokitje duersh).

Luigj Jakova pëvetë se t’tre dele-gat Shqypëtaar qi gjinden n’London a janë pernjimend t’derguem prejë Qeveriis t’Pertashme t’Vlorës, e dishron me diit se shka kan xjerr o, sadopak se shka kan baa deri m’sot. Faik Konica ep t’gjegjun se delegacjoni qi gjindet n’London asht pernjimend me Qeveriin e Pertashme t’Shqypëniis, por nuk mund ta diin a kaa xjerrë gjaa deri m’sod, e se shka. Dom Pjetër Tu-sha, famullitari i Berdicës – i pri-tun me nji trokitje duersh t’gjatë – dishron qi t’shkojnë mirë katolikët, orthodokset e myslimanët qi t’gjith s’bashkut mund t’luftojnë kundra anmiqve t’Atdhees. Ndryshimet e Fenave, – thotë Don Pjetri – sh-

duken kundra rresiqeve qi hjek vendi i t’parve t’onë: s’asht Fee n’ket tokë qi ja vën kuj me detyrë mos me luftue e mos me dekë per dhee t’vet.

Dishron t’i dergohet nji tel-egram konfeerncë ambashator-jale e t’i diftohet se bloku n’breg t’Shhypëniis nuk viin gjaa per Aljat, veç asht shkat mjerimesh t’mëdhaja e deket per saa t’pafaj (brohorime t’gjata). Pushon mled-hja per pak çaste e kuer kapetë puna persrii, nji aklamacjon i math shgrehet n’saall. Merr me folë Kristo Mexi (nji nder tetmdhet senator t’Qeveriis t’Pertashme t’Vlorës e, mbasi kalxon se kaa ike prej Vloret tuei i pshtue ani-jave t’Grekut, i bjen Kongresit t’falunat e uriemt e Ismajl Qemalit e t’shokve tii. Mledhja i pret këto fjalë me nji aklamacjon t’fort. Jak Koqi, shkodrane, ngulun tesh saa vjet n’Trieshtë, shvillon ēashtjen shqypëtare kahë ana e politikës e ekonomiis. Per me kalxue dashtë-

niin qi Shqypë-t a r i k a a p e r ç’do çashtje she-jte, qeet shum vende histori-jet; difton nevo-jen per Itale me pasë nji Shqypë-nii t’foort e t’liir afer veedit; e qet n’dritë t ’mirat ekonomike per ato qi qesin ka-pitale nder pun t’Shqypëniis: këto jo veē ēojnë pasu-niin m’nji vend i vorfen per sgëjed-he t ’mrapësht t ’Turkut , por hiin edhe nder punë t’frytshme

e t’shigurta. Fjala e Koqit kje fort e eklamueme.

Abdullah Struga, mysliman, i njoften per atdhetarizëm e trimnii qi kaa diftue nder saa lufta kundra Turkuqt, asht n’mendim m’u gatitë me protestue me armë per t’daam kufi ve keq per Shqypëtaar. Faik Konica difton t’myllun çashtjen e kufi ve e ja lshon fjalen Dokt.Patta-jo, rumën, ei ardhun prej Amerikës me marrë pjesë n’Kongres. Ky sheh nevojen t’jenë vllanzii ndermjes t’Shqypëtarve e t’Rumenve. Kën-don gjysen e t’folunit n’gjuhë in-glize e gjysen tjeter italisht. Mbas fjalës Pattajo, fort e aklamueme, kalohet n’çastje arumune, mbii t’cillen hiin me folë Dokt.Sciunda prejë Bukureshit, tuej diftue sim-patiin e rumenve per Shqypëtaar e tuej thanë se vllaznit e tii Vllah Kishim me pasë shumë gëzim me këne qi Fuqiit e Mdhaa i bashkojnë me Shqypënii. Dashnimi rumenë, thotë uratori – kaa me kalxue vjeftjen me punë, mbasi Qeveri-ja Rumene, por saa t’marojnë lufta, kaa me çile shkollë shqype n’Shqypënii.

Me t’folun t’Dokt.Sciunda, i pelçyem me shum brohorime, sidomos kuer permendë shkollët qi rumeni kaa per t’çilë n’Shqypënii, myllet e treta ditë e Kongresit.

Page 8: Viti III PUSHTIMI I SHQIPERISE - Basilicata · Ministria e Brendshme nxori urdhrin për arres-timin e Qemal Stafës, per-sonit që pas disa javësh e deri sa në 5 maj 1942 u vra

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 7 prill 2013

20 SH.com PERSONAZHPORTRETI I PIKTORIT

ÇATIN SARAÇII famshëm në Angli, i

panjohur në vendin e tij

MR. BISLIM ALIU

S’do mend se largimi i çdo krijuesi nga vendlindja dhe vendosja e tij në ndonjë vend

të huaj, në diasporë, është pa dys-him humbje e madhe për çdo vend. Atje krijuesi shkon, sigurisht, me mallin e vendit, të familjes dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Dhe, sigurisht, nostalgjia e kri-juesit për vendlindjen, asnjëherë nuk mund t’i largohet nga memo-ria. Ndaj, medoemos, kjo nostalgji e tij për vendlindjen e vet, është gjithnjë prezente në krijimtarinë e gjithmbarshme të secilit krijues.

Zaten, kjo dukuri është e njohur edhe nga historia e artit, e cila na tregon dendur për shumë krijues që kanë emigruar në një vend tjetër. Ata, pra, gjithherë mbetën me origjinën e vet, me mallin për vendlindjen me shpirtëroren dhe me ndiesinë e bukurinë e vendit të vet. Dhe, mu për këtë, për ndiesinë dhe për shpërfaqjen tejet të rezonuar në krijimtarinë e treguar dhe për nostalgjinë e rrëfi mit përmbajtje-sor, mund t’i përmendim tre krijues që vazhdimisht krijuan në metro-polet botërore, e asnjëherë nuk u shkëputën nga atdheu i tyre. Pa mëdyshje, me krijimtarinë e vet Shagalli në të vërtetë, shkëlqeu në Paris, por gjithnjë ruajti shpirtin dhe nostalgjinë ruse; Pikaso krijoi shumë vite në Paris, mirëpo, si gjithnjë ndjehet spanjoll, e Van Gogu jetoi dhe krijoi në Paris, mirëpo asnjëherë dhe askurrë, nuk e harroi identitetin holandez.

Mirëpo, në këtë rrjedhë të emi-grimeve dhe ruajtja e nostalgjisë për vendlindjen e vet, edhe ne, që me kohë patëm krijues të mirëfi lltë që morën rrugën e diasporës. Dhe, le t’i përmendim vetëm disa nga ata që lanë gjurmë të pashlyera në krijimtarinë e vet artistike. E në mesin e tyre ishin: Mark Bazaiti, Viktor Karpaçi, Andrea Aleksi, Mikel Trota, Abedin Dino, Vera Blloshmi, Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjokaj, Daut Berisha, e ndonjë tjetër, që vazhdimisht dhe përherë treguan përkushtimin dhe rezonancën e lartë nostalgjike, në krijimtarinë e gjithmbarshme të tyre artistike. Ata këtë madhështi kreative e treguan me mburrje dhe me krenari.

Megjithatë, rasti më tipik dhe

do të thosha më eklatant është piktori Çatin Saraçi. Dihet mirëfi lli se ky piktor, që me kohë kishte emigruar në Londër dhe atje me punën e vet tejet të zellshme krea-tive, u bë emër shumë i njohur në artet pamore. Mirëpo, në Shqipëri fare nuk njihej krijimtaria e tij. Pra, do të thoshim, shumë i njo-hur në Angli, por i panjohur në vendin e tij. S’do mend se fi llet e para për njohjen e tij, pa mëdyshje, ishin nga albanologu anglez, Liam Medvall, i cili e botoi një kartolinë

nga “The Pride Galery” ku paraqiti për herë të parë tablo të bukura të piktorit Çatin Saraçi. Tevona të dhëna të konsiderueshme për këtë piktor u morën edhe nga bashkë-kohësit e Çatinit, Dërvish Dumës dhe Ihsan Toptani. Këta të dy me vendosmëri treguan për pikturën dhe besa edhe për krijimtarinë e veçantë të piktorit Saraçi.

KRIJIMTARIA E BUJSHME E PIKTORIT

Gjithsesi, krijimtaria e gjithm-

barshme e piktorit Saraçi ishte tejet e lartë, ku shpërfaqej krea-tiviteti tejet i rezonuar i një rrëfi mi idilik, nostalgjik dhe mbase të një rrëfi mi rezonues dhe tejet përm-bajtjesor.

Është e dijshme se piktori Çatin ishte i martuar me një angleze e quajtur Elizabet Milburn. Dhe, pas vdekjes së piktorit, e tërë krijimtaria e tij i mbeti gruas së tij. Milburn gjithnjë ankohej, se si është e mundur që askush nga Shqipëria, fare të mos interesohej për krijimtarinë shumë të bujshme të bashkëshortit të saj.

Mandej ajo dëshironte që ta vizitonte Shqipërinë dhe kishte dëshirë shumë të madhe, ta pris-nin si një bashkëshorte të një piktori të madh shqiptar. Ndaj, këtë dëshirë, ajo e ruajti me një xhelozi të madhe. Shtëpia e saj ishte në krahinën e Njo Portit, e cila është një galeri e vërtetë. Aty ruhet e gjithë krijimtaria fi gura-tive e piktorit Çatin. S’do mend se në dhomat e shtëpisë të saj janë të vendosura punimet me ngjyra vaji, pastel, akuarel, ku ishin të realizuara në kohë të ndryshme. Gjithsesi, opusi i gjithmbarshëm ka një vlerë të lartë të rrëfi mit dhe ai opus numëron afro 300 vepra.

NXËNËS DHE MIK I NGUSHTË I OSKAR KOKOSHKËS

Aty kah viti 1933, piktori Çatin takohet për herë të parë me pik-torin austriak Oskar Kokoshka në Vjenë të Austrisë. Dhe, sigurisht, kontaktet e përhershme me të e detyruan që të bëhet nxënës i tij për një kohë të shkurtër. Dhe shumë shpejt edhe krijuan një miqësi të jashtëzakonshme. In-teresimi i shtuar i piktorit Çatin, për ta perfeksionuar pikturën dhe besa, edhe drejtimin e ekspresion-izmit, tregoi dendur për talentin e

jashtëzakonshëm në pikturë. Në vitin 1945 Saraçi e hapi ekspozitën e parë në Refren Gallery. E, fjalën e rastit e mbajti mësuesi dhe piktori Kokoshka. Gjithsesi prezantimi i piktorit Saraçi me vepra të nduarn-duarta tregoi qartas kreativitetin e lartë për shpërfaqje tejet të rezonu-ar të rrëfi mit përmbajtjesor. Zaten edhe fjala e mbajtur dhe vlerësimi i Kokoshkës për ekspozitën e organi-zuar s’do mend se ishte tejet i lartë. Dhe, në shenj respekti për piktorin, piktori Kokoshka ia bëri një portret që gjithsesi tregon miqësinë e lartë që kishin në mes vete.

PIKTOR I VLERËSUAR

Në përgjithësi, kritika angleze e ka vlerësuar shumë lart kri-jimtarinë e piktorit Çatin Saraçi. Andaj, në mesin e shumë të tjerëve, për një vlerësim tejet të lartë dhe mjaft bindës, mund ta përmendim kritikun e artit, J. P. Hodin, i cili e jep këtë vlerësim për piktorin shqiptar: “Penel pas peneli Saraçi i vendos tonet e qarta të ngjyrave të tij derisa arrin vlera të cilat nuk gjenden në asnjë tubet dhe janë harmonia poetike të një koloriti të rrallë. Ato kanë aromën e lulëzi-mit, ëmbëlsinë e frutave…”.

Pa mëdyshje, në punimet e para të piktorit Çatin vërehet dukshëm një ndikim i përafërt me O. Koko-shkën. Megjithatë, më vonë, në punimet e tij, gjithsesi vërehet një qasje e re, të një arti të formuar dhe me një individualitet të theksuar të rrëfi mit. Megjithatë, fi gura e Çatinit, është e njohur edhe jashtë fushës së artit. Ai përherë ka bërë edhe korrespodencë me Faik Kon-icën, Edith Durham dhe me per-sonalitet të tjera të shquara. Pra, fi gura e piktorit Çastin Saraçit, gjithsesi kërkon mbështetje dhe një qasje shumë më reale, për njohjen e saj. Ndaj, kërkon një analizë të thuktë të krijimtarisë së gjithanshme fi gurative të tij. Duke e njohur krijimtarinë e tij, do ta vlerësonim dhe do ta çmonim, si një arritje të mirëfi lltë të këtij piktori i cili krijimtarinë e vet, shumë të bu-jshme e tregoi me një invencion të ravijëzuar dhe të ndiesuar, jashtë atdheut të tij në mërgim në Londër. Pra, krijimtaria e tij kërkon qasje reale, për ta njohur artin e tij dhe kreativitetin e tij ndiesor dhe fare përmbajtjesor.

Portret i Çatin Saraçit realizur nga Oskar Kokoschka, LondërGjela Deti, tablo e Çatin Saraçit Varka të lidhura, tablo e Çatin Saraçit

Çatin Saraçi