viti iii kleriket shqiptare te mesjetes - regione basilicata · te mesjetes zbulime befasuese nga...

8
Zbulime befasuese nga arkivat e Dubrovnikut Viti III - Nr:10 E diel, 10 mars 2013 KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES Kryeredaktore: Admirina PEÇI Q ë në llim të shekullit XIV, në qytetet bregdetare dal- mate, siç janë Kotorri, Du- brovniku, Spliti, Shibeniku, Senji, Zara, Pula, etj, në bazë të burimeve dokumentare të pabotuara ose të botuara të arkivave të këtyre qyteteve, por edhe atyre të kuv- endeve, manastireve dhe kishave përkatëse, gjejmë një numër të kon- siderueshëm priftërinjsh shqiptarë që ishin arratisur apo kishin emigruar, kryesisht për shkaqe të dhunës, presionit, rrezikshmërisë së lartë për jetën e tyre, e në disa raste edhe për kushte më të mira ekonomike apo edhe për ngritje në hierarkinë kishtare. Në qytetet e lartcekuara por edhe të tjera të bregdetin dalmat, kishte mungesë të klerikëve vendas qofshin ata priftërinj të thjeshtë apo nga sh- tresë e lartë klerikësh. E kundërta është me qytetet shqiptare, ku ka një numër jashtëzakonsht të madh Me rastin e përvjetorit të 48 të vdekjes së peshkopit, shkrimtarit, poetit, studiuesit… Pas botimit të letërkëmbimit të tij, nga prof. Nasho Jorgaqi, sjellim një copëz nga mozaiku shumëngjyrësh i epistolarit Nolian… N ë jetën e tij, Fan Noli ka shkruar me mijëra letra, kartpostale, tele- grame etj. Sipas sekretares Meri Xhons, “Peshkop Noli ishte një letërshkrues i ndërgjegjshëm. Ai harx- honte kohë dhe energji për letra...” Këtë e dëshmon qartazi fondi i trashëguar i epistolarit të tij, i cili ndo- nëse nuk na ka arritur nga gjithë ç’ka shkroi, prapë është i konsiderueshëm dhe me vlera të gjithan- shme. Noli, padyshim, është nga personalitetet e kulturës dhe historisë sonë, që për nga pasuria dhe cilësia e letrave që ka, zë një vend parësor në fushën e epistolarit shqiptar. Burimet për të gjurmuar dhe sigu- ruar letërkëmbimin e Nolit kanë qenë të ndryshme dhe të shpërndara në kohë dhe në hapësira të mëdha. Tregues i gamës tepër të gjerë të korespondencës së Nolit janë jo vetëm letrat që kemi në dorë, por dhe blloqet me adresa të shum- ta që ai ka lënë. Vetëm nga një bllok adresash, mbajtur në vitet ’20-’30, ku ato janë shënuar alfabetik- isht, gjejmë me dhjetëra emra njerëzish, shqiptarë e të huaj, miq dhe të njo- hur, veteranë dhe vep- rimtarë, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë me banim në SHBA dhe Evropë, në Amerikën e Jugut dhe Af- rikë, pa përmendur vende të tjera. Janë aty adresat e bashkatdhetarëve shqipta- ro-amerikanë, por... K odra e qytetit të for- tikuar të Beratit ka formën e një trekëndori të çrregullt të rrethuara me mure që formojnë anët e gjata të lakuara, prej të cilave ajo lindorja ar- rin deri në 600m gjatësi, ndërsa ana veriperëndi- more dhe jugperëndimore nga 400m, seicila. Kështu muret rrethuese të peri- udhës qytetare ilire duke iu përshtatur terrenit të kodrës arrijnë një gjatësi prej 1400m seicila. (Apol- lon Baçe, Qyteti i forti- fikuar i Beratit, “Monu- mentet” 2, 1971, Mihal Duri, Tiranë, 1971, f.43) Edhe në Berat duket se lin- ja e murit mesjetar ndjek linjën e fortikimit antik, siç konstatohet në vendet Inventarit të periudhës qytetare ilire i shtohet edhe një kionisk (kolonë që vihej mbi varr, me emrin e të vdekurit), i cili është e vetmja dëshmi deri tani në aspektin e gurëve funerarë si një dëshmi e trashëgimisë ilire në kalanë e Beratit “Shqipëria ime” zbulohet himni i Henri Dickson Epistolari Nolian Një thesar me mijëra letra Dëshmi të reja të trashëgimisë ilire në Berat NASHO JORGAQI DRITAN ÇOKU ARRATISJET NGA SHQIPERIA DHE KARRIERA NE QYTETET E BREGDETIT DALMAT E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com e tjera. (Kamilo Prash- niker, Arnold Shober, Kërkime arkeologjike në Shqipëri dhe Mal të zi, Tiranë, 2003, f.62). Inven- tarit të periudhës qytetare ilire, përveç fazës së parë të mureve të kalasë, qera- mikës, objekteve metalike dhe kocke, monedhave etj, i shtohet edhe një kionisk (kolonë që vihej mbi varr, me emrin e të vdekurit në Greqinë e lashtë), i cili është e vetmja dëshmi deri tani në aspektin e gurëve funerarë si një dëshmi e trashëgimisë ilire në kalanë e Beratit. Brenda kishës së shën Jan Theologut (Gojartit) K-031 në kalanë e Beratit, në vendin pranë altarit, bën pjesë një kionisk (g.1) që mesa duket nuk... Ja partitura surprizë.... Nuk dihet ende nëse është regjistruar ky hymn dhe,nëse po, a mund të ketë shpëtuar ndonjë disk i tij, por dihet se H.Dickson është vetmi deri më sot që i ka kushtuar një himn vendit tonë... faqe 20 faqe 18-19 klerikësh të cilët përgatiteshin dhe formoheshin në ambientet vendore, përkatësisht në shkollat ekzistuese pranë qyteteve-komu- na apo pranë katedraleve të tyre. Përgatitja e lartë profesionale në shkollat vendore dëshmohet edhe sipas dokumenteve arkivore. Shkolla te tilla p.sh. ka pasur disa në Shkodër në vitin 1416: “la scuola overo frataglia de Santa Barbara; la scuola overo frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce.” Nuk janë të rralla rastet, kur nga familjet fisnike shqiptare kishte disa anëtarë klerikë të lartë që arrinin deri në pozita ipeshkvësh apo kryeipeshkvësh të cilët për shkaqe të ndryshme u detyruarn të arratisen-emigrojnë në qytetet e tjera të bregdetit dalmatinas dhe atje dërgojnë ndonjë anëtar të familjes së tyre si mësues, p.sh. siç është rasti i një prifti nga famullia e Shën Palit nga Pulti, e Ndreut, i cili në vitin 1367, dërgon... vijon në faqen 14-15 faqe 16-17 DR. ETLEVA LALA K ostumi tipik i Shën Kostan- dinit është i bërë me copa prej liri dhe leshi punuar me dorë. Gjithashtu veshja bëhej qepur thasë, torba dhe copa të ndryshme. Veshja femërore ishte një tregues i statusit ekonomik për këdo që e vishte. Fundi kishte ngjyrë të kuqe prej leshi, copë e punuar... Arbëreshët/ Shën Kostandini veçoritë e kostumit tipik edhe me copë prej gjineshtre, nga ku nxirrej ja në të njëjtën mënyrë siç përpunohet ja prej liri, por përdorimi i saj ishte i kuzuar në bërjen e copave ashpra, e cila përdorej për të MARIAPAOLA VERGALLITO faqe 19 NË FOTO: (1) Dokument origjinal nga Arkivi i Dubrovnikut nga viti 1445 ku et per shpernguljen e shqiptareve (2) Doreshkrim autograf i pritit shqiptar, Gjon Gazulit nga Arkivi i Dubrovnikut (3) Dokument origjinal ne pergamen nga viti 1382 nxjerre ne Ark. e Dubrovnikut ku itet per prifterinjet shqiptar N ( n n s e ( i G D ( n 1 D p p allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

11 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Viti III KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES - Regione Basilicata · TE MESJETES Zbulime befasuese nga arkivat e Dubrovnikut Ja arritjet e tyre në qytetet e bregdetit dalmat. Sipas burimeve

Zbulime befasuese nga arkivat e Dubrovnikut

Viti III - Nr:10 E diel, 10 mars 2013

KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETESKryeredaktore: Admirina PEÇI

Që në fi llim të shekullit XIV, në qytetet bregdetare dal-mate, siç janë Kotorri, Du-

brovniku, Spliti, Shibeniku, Senji, Zara, Pula, etj, në bazë të burimeve dokumentare të pabotuara ose të botuara të arkivave të këtyre qyteteve, por edhe atyre të kuv-endeve, manastireve dhe kishave përkatëse, gjejmë një numër të kon-siderueshëm priftërinjsh shqiptarë që ishin arratisur apo kishin emigruar, kryesisht për shkaqe të dhunës, presionit, rrezikshmërisë së lartë për jetën e tyre, e në disa raste edhe për kushte më të mira ekonomike apo edhe për ngritje në hierarkinë kishtare. Në qytetet e lartcekuara por edhe të tjera të bregdetin dalmat, kishte mungesë të klerikëve vendas qofshin ata priftërinj të thjeshtë apo nga sh-tresë e lartë klerikësh. E kundërta është me qytetet shqiptare, ku ka një numër jashtëzakonsht të madh

Me rastin e përvjetorit të 48 të vdekjes së peshkopit, shkrimtarit, poetit, studiuesit… Pas botimit të letërkëmbimit të tij, nga prof.Nasho Jorgaqi, sjellim një copëz nga mozaiku

shumëngjyrësh i epistolarit Nolian…

Në jetën e tij, Fan Noli ka shkruar me mijëra

letra, kartpostale, tele-grame etj. Sipas sekretares Meri Xhons, “Peshkop Noli ishte një letërshkrues i ndërgjegjshëm. Ai harx-honte kohë dhe energji për letra...” Këtë e dëshmon qartazi fondi i trashëguar i epistolarit të tij, i cili ndo-nëse nuk na ka arritur nga gjithë ç’ka shkroi, prapë është i konsiderueshëm dhe me vlera të gjithan-shme. Noli, padyshim, është nga personalitetet e kulturës dhe historisë sonë, që për nga pasuria dhe cilësia e letrave që ka, zë një vend parësor në fushën e epistolarit shqiptar. Burimet për të gjurmuar dhe sigu-

ruar letërkëmbimin e Nolit kanë qenë të ndryshme dhe të shpërndara në kohë dhe në hapësira të mëdha. Tregues i gamës tepër të gjerë të korespondencës së Nolit janë jo vetëm letrat që kemi në dorë, por dhe blloqet me adresa të shum-ta që ai ka lënë. Vetëm nga një bllok adresash, mbajtur në vitet ’20-’30, ku ato janë shënuar alfabetik-isht, gjejmë me dhjetëra emra njerëzish, shqiptarë e të huaj, miq dhe të njo-hur, veteranë dhe vep-rimtarë, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë me banim në SHBA dhe Evropë, në Amerikën e Jugut dhe Af-rikë, pa përmendur vende të tjera. Janë aty adresat e bashkatdhetarëve shqipta-ro-amerikanë, por...

Kodra e qytetit të for-tifi kuar të Beratit ka

formën e një trekëndori të çrregullt të rrethuara me mure që formojnë anët e gjata të lakuara, prej të cilave ajo lindorja ar-rin deri në 600m gjatësi, ndërsa ana veriperëndi-more dhe jugperëndimore nga 400m, seicila. Kështu muret rrethuese të peri-udhës qytetare ilire duke iu përshtatur terrenit të kodrës arrijnë një gjatësi prej 1400m seicila. (Apol-lon Baçe, Qyteti i forti-fikuar i Beratit, “Monu-mentet” 2, 1971, Mihal Duri, Tiranë, 1971, f.43) Edhe në Berat duket se lin-ja e murit mesjetar ndjek linjën e fortifi kimit antik, siç konstatohet në vendet

Inventarit të periudhës qytetare ilire i shtohet edhe një kionisk (kolonë që vihej mbi varr, me

emrin e të vdekurit), i cili është e vetmja dëshmi deri tani në aspektin e gurëve funerarë si një

dëshmi e trashëgimisë ilire në kalanë e Beratit

“Shqipëria ime” zbulohet himni i Henri Dickson

Epistolari Nolian Një thesar me mijëra letra

Dëshmi të reja të trashëgimisë ilire në Berat

NASHO JORGAQI DRITAN ÇOKU

ARRATISJET NGA SHQIPERIA DHE KARRIERA NE QYTETET E BREGDETIT DALMATE-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

e tjera. (Kamilo Prash-niker, Arnold Shober, Kërkime arkeologjike në Shqipëri dhe Mal të zi, Tiranë, 2003, f.62). Inven-tarit të periudhës qytetare ilire, përveç fazës së parë të mureve të kalasë, qera-mikës, objekteve metalike dhe kocke, monedhave etj, i shtohet edhe një kionisk (kolonë që vihej mbi varr, me emrin e të vdekurit në Greqinë e lashtë), i cili është e vetmja dëshmi deri tani në aspektin e gurëve funerarë si një dëshmi e trashëgimisë ilire në kalanë e Beratit.

Brenda kishës së shën Jan Theologut (Gojartit) K-031 në kalanë e Beratit, në vendin pranë altarit, bën pjesë një kionisk (fi g.1) që mesa duket nuk...

Ja partitura surprizë....Nuk dihet ende nëse është regjistruar ky hymn dhe,nëse po, a

mund të ketë shpëtuar ndonjë disk i tij, por dihet se H.Dickson është vetmi deri më sot

që i ka kushtuar një himn vendit tonë...

faqe 20faqe 18-19

klerikësh të cilët përgatiteshin dhe formoheshin në ambientet vendore, përkatësisht në shkollat ekzistuese pranë qyteteve-komu-na apo pranë katedraleve të tyre. Përgatitja e lartë profesionale në shkollat vendore dëshmohet edhe sipas dokumenteve arkivore. Shkolla te tilla p.sh. ka pasur disa në Shkodër në vitin 1416: “la scuola overo frataglia de Santa Barbara; la scuola overo frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce.”

Nuk janë të rralla rastet, kur nga familjet fisnike shqiptare kishte disa anëtarë klerikë të lartë që arrinin deri në pozita ipeshkvësh apo kryeipeshkvësh të cilët për shkaqe të ndryshme u detyruarn të arratisen-emigrojnë në qytetet e tjera të bregdetit dalmatinas dhe atje dërgojnë ndonjë anëtar të familjes së tyre si mësues, p.sh. siç është rasti i një prifti nga famullia e Shën Palit nga Pulti, e Ndreut, i cili në vitin 1367, dërgon... vijon në faqen 14-15

faqe 16-17

DR. ETLEVA LALA

Kostumi tipik i Shën Kostan-dinit është i bërë me copa

prej liri dhe leshi punuar me dorë. Gjithashtu veshja bëhej

qepur thasë, torba dhe copa të ndryshme. Veshja femërore ishte një tregues i statusit ekonomik për këdo që e vishte. Fundi kishte ngjyrë të kuqe prej leshi, copë e punuar...

Arbëreshët/ Shën Kostandini veçoritë e kostumit tipikedhe me copë prej gjineshtre, nga ku nxirrej fi ja në të njëjtën mënyrë siç përpunohet fi ja prej liri, por përdorimi i saj ishte i kufi zuar në bërjen e copave të ashpra, e cila përdorej për të

MARIAPAOLA VERGALLITO

faqe 19

NË FOTO: (1) Dokument origjinal nga Arkivi i Dubrovnikut nga viti 1445 ku fl et per shpernguljen e shqiptareve(2) Doreshkrim autograf i pritit shqiptar, Gjon Gazulit nga Arkivi i Dubrovnikut(3) Dokument origjinal ne pergamen nga viti 1382 nxjerre ne Ark. e Dubrovnikut ku fl itet per prifterinjet shqiptar

N(nnse(iGD(n1Dpp

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: Viti III KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES - Regione Basilicata · TE MESJETES Zbulime befasuese nga arkivat e Dubrovnikut Ja arritjet e tyre në qytetet e bregdetit dalmat. Sipas burimeve

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 10 mars 2013

14 SH.com

DOKUMENTE TË REJA

ARKIVA

KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES

Zbulime befasuese nga arkivat e DubrovnikutJa arritjet e tyre në qytetet e bregdetit dalmat. Sipas burimeve arkivore të Zarës,

Trogirit, Kotorrit dhe Dubrovnikut, nga Shqipëria ishin arratisur në këto qytete françeskanë me emër, që më vonë do të shpalleshin edhe martirë, dhe që nderohen e respektohen edhe sot e kësaj dite...

DR. ETLEVA LALA

vijon nga faqja 13

...nipin e tij në Dubrovnik: “docere Dona-tum et Catonem ut sciat interpretari.” Rasti tjetër eshte ai i një kleriku të lartë (kanonik, presbyter) nga Drishti, i familjes Ungari. Ky ishte Nikolla, i cili hapi një shkollë fi llore në Stagno afër Raguzës në vitin 1388, “domini Nicole de Drivasto pro affi ctu domus, in qua debet tenere scolares in Stagno pro docendo (!) eos legere et scribere.” Nuk mund të mos përmendim rastet nga qytet-komuna e vogël e Drishtit, ku kemi një numër jashtëzakonisht të madh priftërinjsh të arratisur në Raguzë dhe në qytete tjera bregdetare dalmate. Është i veçantë rasti, kur Senati Dubrovnikas, në gusht të vitit 1388 debaton për priftërinjtë e arratisur nga viset shqiptare, gjë që tregon rëndësinë dhe seriozitetin e këtij problemi.

Klerikët, rastet e të cilëve do të analizo-jmë në vijim, ishin me origjinë nga qytetet e mëdha shqiptare, në të cilat kishte një traditë të krishterimit që nga zanafi lla e tij. Këto qyteet ishin mjaft të zhvilluara në të gjitha aspektet e jetës, ngjashëm me të gjitha qytetet e tjera qoftë të bregdetit Adriatik apo të Europës. Natyrisht, një numër kaq i madh klerikësh shqiptarë, i cili përveçse shërbente në trojet etnike shqiptare, ishte i shpërndarë gjithandej, le të kuptohet se në këto qytete shqiptare, prej nga vinin ata si: Durrësi, Drishti, Danja, Lezha, Sapa, Shkodra, Vregu etj, kishte shkolla në të cilat këta priftërinj përgatiteshin për t’i shërbyer me devotshmëri dhe përkushtim kishës dhe krishterimit.

Nëse Urdhërin e Domenikanëve në shek-ullin XIV dhe XV Raguzën (Dubrovnikun e sotëm) e udhëhiqnin shqiptarët, duke trashëguar njëri pas tjetrit postin e nderuar të “Priorit”, nuk mbeten pas as anëtarët shqiptarë të Urdhërit të Shën Françeskut. Kështu p.sh. më 30 prill të vitit 1300, vikar i kuvendit françeskan “Male Braće” në Du-brovnik ishte át Shtjefni nga Shkodra. Po kështu në Zarë, në vitin 1385, provincial i Provincën së Dalmacisë ishte át Minori nga Durrësi, që ishte arratisur më 21 dhjetor të vitit 1381 për shkak të mosmarrëveshjeve me familjen fi snike shqiptare të Topiasve. Po në Zarë, në vitin 1396, guardian i kuvendit të françeskanëve është shqiptari, át Gjoni nga Drishti, i cili ishte larguar nga Shqipëria për shkak të frikës nga turqit, të cilët herë pas here sulmonin Veriun e Shqipërisë. Një tjetër provincial shqiptar, át Nikollën, të ikur nga Durrësi e gjejmë në Zarë, më 14 tetor të vitit 1440. Ai ishte larguar nga Durrësi më 29 janar të vitit 1439, pas një konfl ikti me proveditorin venedikas të qytetit.

Sipas burimeve arkivore të Zarës, Trogirit, Kotorrit dhe Dubrovnikut, nga Shqipëria ishin arratisur në këto qytete françeskanë me emër, që më vonë do të shpalleshin edhe martirë, dhe që nderohen e respektohen edhe sot e kësaj dite. Për fat të keq, të dhëna për këta martir ka shumë pak të ruajtura. Ata janë: në qytetin e Birbirit át Ndreu nga Durrësi që ishte ar-ratisur në vitin 1331 dhe kishte vdekur në atë qytet në vitin 1355; në Cres át Mëhilli, kishte ikur nga Shkodra në vitin 1329 dhe kishte vdekur në vitin 1350; në Trogir ishte arratisur nga Drishti át Gjon Bukëmiri në vitin 1340 dhe kishte vdekur në vitin 1345, në të njëjtin vit, në këtë qytet kishte vdekur disa muaj pasi ishte arratisur nga Durrësi edhe át Gjon Buka, pastaj në Kotorr ishte arratisur át Adami nga Durrësi në moshë të shtyrë më 17 prill të vitit 1329 dhe kishte vdekur një vit më vonë.

Sipas burimeve akrivore që ruhen në Arkivin Shtetëror të Dubrovnikut dhe në

Kuvendin Françeskan “Male Braće” po në Dubrovnik, gjemë të dhëna fragmentare, të pakta ose vetëm përmendje emri, edhe për këta priftërinj të arratisur nga Shqipëria të cilët jetuan e vepruan në Dubrovnik, kryesisht në Kuvendin Françeskan: át Qipriani nga Ti-vari në vitin 1288; át Lluka nga Tivari në vitin 1340; át Ndreu nga Shkodra në vitin 1347 që ishte edhe guardian i Kuvendin Françeskan “Male Braće” dhe kishte ikur në gusht të vitit 1345, kurse si guardian emërohet në vitin 1346. Vdes në Dubrovnik më 23 maj të vitit 1354; át Ndreu nga Durrësi ikën për në Du-bronik në vitin 1345, në vitin 1347 e gjejmë në dokumente si prift të thjeshtë, ndërsa në vitet 1371 dhe 1381 si guardian në “Male Braće;” át Dhimitri nga Shkodra në vitin 1348 e gjejmë si kustos, ku për të shënohet se kishte ikur nga vendlindja në vitin 1339 për shkak të frikës nga hakmarrja, sepse njëri nga vëllëzërit e tij, Mëhilli, kishte vrarë një kushëri të ipeshkvit të Shkodrës. Në vitin 1354 këtë françeskan e gjejmë si ipeshkëv të Stefanikës në vitin 1354 dhe si kryeipeshkëv të Durrësit në vitin 1369, ku sipas të gjitha gjasave ai kishte zgjidhur problemet me gjakmarrjen që kishte pasur në vitin 1339. Lista e rasteve ne dokumente arkivore eshte e gjatë, por secili rast është in-teresant, sepse sjell pjesëza nga jeta dhe men-taliteti i arratisjes dhe i lëvizjes në atë kohë. Në burime arkivore gjejmë të dhëna edhe për át Nikollë Markun nga Ulqini në vitet 1349 dhe 1354, ku thuhet se ishte arratisur nga Ulqini, pa shënuar arsyetimin e largimit. Në vitin 1349 ka të dhëna për át Gjin Shqiptarin nga Durrësi, ndërsa në vitin 1354 për át Fran-gun e Zi nga Sapa. Për át Minorin nga Sirgji i Durrësit gjejmë informacione në vitin 1355, kur kishte arritur në Dubrovnik dhe ishte

NË FOTO: (Lart) Ana verso e dokumnetit nga viti 1252 ku fl itet per prifetrinjet shqiptar ne Raguze (Djathtas) Dokument origjinal ne pergamen nga viti 1409 nxjerre ne Ark. e Dubrovnikut ku fl itet per prifterinjet shqiptar

NË FOTO: (Lart)Dokument origjinal ne pergamen nga viti 1451 nxjerre ne Ark. e Dubrovnikut ku fl itet per priftin shqiptar Gjon Gazuli (majtas) Ana verso e dokumnetit nga viti 1254 ku fl itet per prifetrinjet shqiptar ne Raguze

Page 3: Viti III KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES - Regione Basilicata · TE MESJETES Zbulime befasuese nga arkivat e Dubrovnikut Ja arritjet e tyre në qytetet e bregdetit dalmat. Sipas burimeve

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 10 mars 2013

ARKIVA

vendosur në Kuvendin françeskan i dërmuar nga udhëtimi i gjatë gati 3-javor me këmbë nëpër viset e bregdetit, ku kishte kaluar një kalvar të vërtetë derisa kishte mbërritur në kuvend. Ky françeskan në dokumente përmen-det edhe një herë në vitin 1385. Kurse në vitin 1350 përmendet át Dhimitri nga Shkodra që kishte ikur në Dubrovnik në vitin 1347. Pastaj përmendet edhe Nderu nga Shkodra në vitin 1362 dhe át Minori tjetër nga Durrësi në vitin 1356 që nuk kishte asgjë të përbashkët me át Minorin që cekëm më lart, i cili kishte arritur të emërohej provincial në vitet 1377-1395 dhe në këtë kohë ishte edhe mësues i teologjisë në Gjimnazin e Dubrovnikut. Në vijim gjejmë të dhëna për át Gjergjin nga Tivari i cili para se të arratisej në Dubrovnik në vitin 1382, kishte qenë për pelegrinazh në Tokën e Shenjtë. Informacione fragmentare gjejmë edhe për françeskanin át Pali nga Durrësi në vitin 1372, i cili këtë vit ishte emëruar si bashkëprior në Kuvendin Françeskan. Në vitin 1385 gjejmë informacione për át Mhillin nga Durrësi i cili ishte vendosur në Dubrovnik në vitin 1383. Në vitin 1385, burimet fl asin edhe për át Shtejfnin nga Shkodra që ishte arratisur në vitin 1382 dhe në vitin 1385 e gjejmë si mësues teologjie dhe fi lozofi e po në Gjimnazin e Dubrovnikut. Në vitin 1387 në burime arkivore gjejmë fare pak të dhëna për át Sergjin nga Durrësi. Një prior tjetër i Kuvendit Françeskan në Dubrovnik është edhe át Leka nga Durrësi në vitin 1382, i cili ishte arratisur nga kuvendi i tij në Shqipëri në vitin 1378. At Margariti nga Drishti që ishte larguar nga kuvendi i tij në vitin 1401, ndeshet në Dubrovnik në vitin 1406. Me mjaft interes është edhe jeta e françeskanit tjetër durrësak, át Nikollës, i cili e zëvendëson në pozitën e priorit atë Lekën, bashkëkombasin e tij. Në Dubrovnik atë Nikolla kishte mbërritur në vitin 1396 pas konfl ikitit me familjen fi snike shqiptare të Topiajve dhe në vitet 1432, 1437 dhe 1445 e gjejmë si provincial në Kuvendin Françes-kan “Male Braće.” Këtij françeskani, Senati Dubrovnikas në vitin 1432 i kërkon të kthejë disa dorëshkrime me vlerë që i kishte hua-zuar për studim me rastin e ikjes së tij për në Padova të Italisë, ku po mbronte doktoratën. Jo më pak interesant është edhe françeskani át Ndreu nga Durrësi, i cili kishte ikur nga qyteti i tij në vitin 1429. Në vitin 1438 e gje-jmë si provincial në Kuvendin Françeskan “Male Braće” dhe inkuizitor të Urdhërit, pasiqë më parë kishte mbrojtur gradën shkencore doktor nga Shkrimi i Shenjtë. Më vonë, ky françeskan shqiptar emërohet edhe ipeshkëv i Senjit (1443-1456).

Numri më i madh i klerikëve të urdhërave dhe niveleve (rangjeve) të ndryshme që streho-hej në Dubrovnik, pa dyshim ishte nga qytetet bregdetare dhe hinterlandi shqiptar. Si rast i veçantë në dokumenta arkivore përmendet Durrësi i cili për shkak të specifi kave të tij fe-tare ishte një nga qendrat më të rëndësishme të ndeshjeve të kulturave dhe religjioneve zhvillimeve politike, ekonomike, ushtarake, sociale, tregtare, etj, për faktin se pjesa dër-rmuese e popullsisë u takonte dy kishave: asaj të Perëndimit ose Lindjes ku edhe shërbimet fetare ishin bilinguale. Durrësi ishte vatër e përherhsme konfl iktesh fetare qofshin ato nga mbështetësit e Perëndimit apo të Lindjes. Edhe pse vatër konfl iktesh, Durrësi dhe hinterlandi i tij si p.sh. Drishti, Danja, Sapa, Lezha dhe Shkodra, asnjëherë nuk kemi ndeshur në burime dokumentare një fanatizëm të skajshëm fetar që të shkak-tonte konfl ikte të hapura të armatosura, por gjithçka mbetej në tentativë ose kërcënim për jetën, që ishte e mjaftueshme për klerikët për t’u arratisur, pa dallim hierarkie kishtare që nga kryeipeshkvi deri te famullitari, në vende më të sigurta për jeten e tyre. Me këtë dëshirojmë të vëmë në pah, faktorin tjetër që theksuam në fi llim, atë të kërcënimeve të ndërsjella të klerikëve të kishës Përendimore

apo Lindore. Në rastin tonë, kjo ndodhte më shumë me klerikët e kishës Perendimore, të cilët përveçse në Dubrovnik, gjenin strehim edhe në

qytete të tjera të bregdetit Adriatik si në Split, Senj, Shibenik apo Zarë, por edhe në hinterland që nga Zagreni e deri në Budë ose Pest të Hungarisë, duke mos përjashtuar edhe qytetet italiane dhe disa të tjera të Europës, ku e vetmja rrugë e shpëtimit të jetës së tyre mbetej arratisja.

Burimet arkivore për shumicën dërrmuese të klerikëve shqiptarë të arratisur nga Durrësi, ruajnë të dhëna dhe informacione me vlera të veçanta, pasi në to pasqyrohen momente shumë interesante jo vetëm për jetën e tyre, por edhe për kushtet e përgjithshme jetësore, përditshmërinë dhe rrethanat ekzistuese të kësaj treve në përgjithësi dhe Durrësit në veçanti. Nuk është befasi, që numri më i madh i priftërinjve shqiptarë të arratisur nga Durrësi gjejnë strehim në Kuvendin Domenikan të Dubrovnikut, siç do vëre-het në vijim. Në Durrës, kuvendi i njohur i Shën Dominikut ekzistonte që në vitin 1278, ndërsa urdhëri ishte vendosur disa vite më herët. Një personalitet shumë i nderuar kishtar nga qyteti i Durrësit dhe që u arratis nga ky qytet është prifti nga dera e njohur fi snike e Topiajve, Domeniku, i cili kishte arritur deri në shkallën e lartë të hierarkisë kishtare, në atë kryeipeshkvit. Megjithatë për të do të flasim në një shkrim tjetër, duke qenë se intrigat dhe arritjet e tij janë të jashtëzakonshme.Ar-ratisje të priftërinjve shqiptarë nga qyteti i Durrësit në Dubronvik (Raguzë) mund të dëshmohen në mënyrë të dokumentuar që nga mesi i shekullit XIII, përkatësisht në dokumente që ruhen në Arkivin e Du-brovnikut ndeshim priftërinj shqiptarë të cilët ushtrojnë funksione dhe detyra të ndryshme me përgjegjësi në lartë në hierakinë kishtare sipas përgatitjes së tyre profesionale por edhe respektit që

ata gëzonin nga vendi që ishin ar-ratisur, në këtë rast Shqipëria. Ne do ndjekim hap pas hapi kësaj radhe dhe në mënyrë të hollësishme, arratisjet e klerikëve shqiptarë nga qyteti i Durrësit, me një fokus të veçantë në Urdhërin e Domenikanëve, të cilët ishin shumë të nderuar në këtë qytet, por edhe më gjërë.Pas vendosjes në “atdheun e dytë” në Raguzë, klerikët shqiptarë arrijnë funksione të larta në hierarkinë kishtare të urdhërit të domenikanëve. Në radhën e priorve të Kuvendit Domenikan të Dubrovnikut ndeshim një klerik të lartë shqiptar nga Durrësi, át Palin i cili tregoi përkushtim dhe nderim të veçantë për urdhërin e predikatorëve, ndërsa në anën tjetër ishte shumë i respektuar dhe nderuar te dubrovnikasit si tek ata të shtresës së lartë fi snike qytetare, por edhe te qytetarët e thjeshtë. I arratisur nga qyteti i lindjes për shkak të një konfl ikti për çështje pronash me një familje sllave, Mrkoviq, që jetonin në Durrës, ai “arra-tiset” natën e 13 prillit të vitit 1372 me një galerë, përmes detit Adriatik për në Dubrovnik. Meqenëse gjatë shërbimit në

kuvendin e domeniknëve në Durrës, kishte mbajtur lidhje të ngushta me kuvendin e domeni-kanëve të Dubrovnikut, për shkak të cilësive të veçanta dhe përgatitjes profesionale, me 16 tetor 1373 emërohet prior i Kuvendit domenikan të Du-brovnikut.Historia e Ndreu nga Durrësi duket e ngjashme me atë të Palit. Ai jeton në Dubrovnik që nga viti 1369 dhe ishte prior i Kuvendit të Domenikanëve për një kohë të shkurtër, rreth një vit (nga 8 janari i vitit 1376 deri më 10 janar 1377). Edhe ky ishte arratisur nga Durrësi për shkak të presioneve nga “papasit” ortodoksë që në vitin 1369, duke lënë atje gjithë çfarë kishte, për të “shpëtuar kokën”. Veprimtarinë e këtij

prifti shqiptar të arratisur mund ta përcjellim në Dubrovnik deri më 15 tetor të vitit 1400, vit ky kur ai vdes.

Át Teodorin nga Durrësi, një tjetër klerik të Urdhërit të Domenikanëve e gjejmë të arrati-set në Dubrovnik më 9 maj 1371, për shkak të kërcënimit të një familje ortodokse durrësake që ishte në lidhje farefi nsore me “papasin” or-todoks grek të këtij qyteti. Kleriku shqiptar, át Teodori, shpejt ambientohet me rrethin e ri, me kushtet e punës e të jetës klerikale në kuvendin e ri domenikan ku e ndeshim më 11 shkurt të vitit 1376. Një vit më vonë, më 12 janar 1377 e gjejmë në funksion e priorit të këtij urdhëri, në kishën e Shën Jakovit, jashtë mureve të qytetit të Dubrovnikut. Në shtator të vitit 1387, prifti át Nikolla nga Durrësi strehohet në Dubrovnik pas një konfl iki që kishte pasur atje me njërin nga fi snikët e njohur shqiptarë të familjes Topia që sundonin Durrësin në at kohë. I veshur si lypsar siç dëshmon ai vetë, mbërrin në kuvendin e Domenikanëve në Dubrovnik. Pas disa vitesh shërbimi, më 23 qershor të vitit 1390 e gjejmë prior të këtij Kuvendi. Këtë funksion e ushtron deri në fund të janarit 1400 dhe pas kësaj date, mesa duket i pakënaqur nga zhvillimet brenda Kuvendit të Domenikanëve në Dubrovnik, e gjejmë të ketë kaluar në një urdhër tjetër, për-katësisht në urdhërin e françeskanëve. Datën e saktë të kalimit te Françeskanët nuk e kemi gjetur, por, për herë të parë pranë këtij urdhëri e gjejmë në dokumente më 22 tetor të vitit 1427 dhe atë “venerabilis frater Nicolaus de Durachio, minister Provincie Dalmatie ordinis minorum”, pra në një pozitë drejtuese gjë që është një tregues i mirë për reputacionin që ai gëzonte në radhët e klerit që jetonte e vepronte në Dubrovnik.Një tjetër prift shqiptar i arratisur në Dubrovnik është át Gjoni nga Durrësi. Informacionet për arratisjen e tij dhe marrjen me vete të një sërë dorëshkrimesh origjinale në pergamenë i gjejmë në AHD, që nga viti 1396. Meqenëse ishte njëri ndër drejtuesit e kuven-dit të domenikanëve në Durrës, ku shquhej per përkthime dhe shkrime ne fushën e të drejtës kanonike. Ky prift zëvendëson paraardhësin e tij shqiptar, át Nikollën, më 31 janar të vitit 1400, në pozitën e prior-it të domenikavë të Dubrovnikut. Këtë funksion e mban deri më 12 janar të vitit 1404. Por në dokumentat arki-vore e gjejmë aktiv si “frater monasterii sancti Dominici fratrum predicatorum Ragusii” deri më 19 qershor të vitit 1435, ku përmendet për herë të fundit zyrtarisht, që mesa duket pas kësaj date duhet të ketë vdekur.Nuk kemi shumë të dhëna për priftin e njohur domeni-kan shqiptar, át Dhimitër Spanin për shkaqet që e detyruarn të arratiset në Dubrovnik në vitin 1403, por, nga burime të tjera të tërthorta dhe studime të botuara, mësojmë se ai ishte në konfl ikt me kryeipeshkvin e Durrësit dhe si duket kjo është arsyeja e largimit të tij nga kuvendi i Domenikanëve të Durrësit. Për shkak të origjinës së tij fi nsike, por edhe reputacionit si prift i ditur, ai emrohet prior në Dubrovnik, në Kuvendin e Domenikanëve në shkurt të vitit 1404, duke zëvendësuar parardhësin e tij shqiptar, át Gjonin.

Edhepse emër i njohur te Urdhëri i Do-menikanëve, në pozitën e prior-it, át Dhimitër Spani nuk qëndroi për një kohë të gjatë. Më 26 nëntor të vitit 1406, atë e zëvëndësoi presby-ter át Gjergji, që poashtu ishte arratisur nga Durrësi, por ky për shkak të problemeve që fi si i tij, kishte me një fi s tjetër dhe i frikëso-hej hakmarrjes, edhepse sipas “Kanunit të Shqiptarëve-Kanunit të Lekë Dukagjinit” dhe të Drejtës Kanonike prifti ishte i mbro-jtur nga ky fenomen – gjakmarrja.

Edhe pse arratisjet mund të konsiderohen si tragjedi personale për shkak të rrethanave në të cilat ndodhin, duket se në fund nuk janë aq tragjike sa ç’duken. Klerikët shqiptarë të arratisur në qytetet bregdetare dalmate në mesjetë jo vetëm që arritën të integrohen në jetën fetare dhe publike atje, por të gëzonin reputacion dhe të bënin karrierë që ndoshta as që do ta kishin ëndërruar në vendin e tyre të origjinës.

NË FOTO: (1) Dokument origjinal nga Arkivi i Dubrovnikut nga viti 1445 ku fl et per shpernguljen e shqiptareve(2) Doreshkrim autograf i pritit shqiptar, Gjon Gazulit nga Arkivi i Dubrovnikut(3) Dokument origjinal ne pergamen nga viti 1382 nxjerre ne Ark. e Dubrovnikut ku fl itet per prifterinjet shqiptar

Page 4: Viti III KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES - Regione Basilicata · TE MESJETES Zbulime befasuese nga arkivat e Dubrovnikut Ja arritjet e tyre në qytetet e bregdetit dalmat. Sipas burimeve

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 10 mars 2013

16 SH.com

PËRVJETORI I VDEKJES

LETERKEMBIM

EPISTOLARI NOLIANNjë thesar me mijëra letraMe rastin e përvjetorit të 48 të vdekjes së peshkopit, shkrimtarit, poetit, studiuesit… Pas botimit të letërkëmbimit të tij, nga prof.Nasho Jorgaqi,

sjellim një copëz nga mozaiku shumëngjyrësh i epistolarit Nolian…

Në jetën e tij, Fan Noli ka shkruar me mijëra letra, kartpostale, telegrame etj.

Sipas sekretares Meri Xhons, “Peshkop Noli ishte një letër-shkrues i ndërgjegjshëm. Ai harx-honte kohë dhe energji për letra...” Këtë e dëshmon qartazi fondi i trashëguar i epistolarit të tij, i cili ndonëse nuk na ka arritur nga gjithë ç’ka shkroi, prapë është i konsiderueshëm dhe me vlera të gjithanshme. Noli, padyshim, është nga personalitetet e kulturës dhe historisë sonë, që për nga pas-uria dhe cilësia e letrave që ka, zë një vend parësor në fushën e epistolarit shqiptar.

Burimet për të gjurmuar dhe siguruar letërkëmbimin e Nolit kanë qenë të ndryshme dhe të shpërndara në kohë dhe në hapë-sira të mëdha. Tregues i gamës tepër të gjerë të korespondencës së Nolit janë jo vetëm letrat që kemi në dorë, por dhe blloqet me adresa të shumta që ai ka lënë. Vetëm nga një bllok adresash, mbajtur në vitet ’20-’30, ku ato janë shënuar alfabetikisht, gjejmë me dhjetëra emra njerëzish, shqiptarë e të huaj, miq dhe të njohur, veteranë dhe veprimtarë, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë me banim në SHBA dhe Evropë, në Amerikën e Jugut dhe Afrikë, pa përmendur vende të tjera. Janë aty adresat e bashkatdhetarëve shqiptaro-amerikanë, por dhe të shokëve të KONARE-s, të personaliteteve të huaja politike, të albanologëve, madje emra grash prapa të cilave fshiheshin lidhjet ilegale politike. Në mes adresave janë dhe ato të familjarëve, të vëllait e motrave. Për të kuptuar se sa shumë letra ka shkruar Noli mjafton të sjellim dëshminë që gjejmë në Ditarin e tij politik, mbajtur në vitet 1917-1918, nga i cili del se vetëm brenda 9 ditëve (8 –17 gusht 1917) ai ka shkruar 108 letra personale dhe zyrtare në cilësinë e kryetarit të “Vatrës”!Por pasqyra më e plotë e letërkëmbimit të pasur e të gjërë të Nolit janë të dhënat që na ofron Biblioteka Fan Noli, e krijuar më 1970 pranë shkollës së Kryekat-edrales Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit n Boston, ku gjendet dhe fondi i korrespondencës, me 3 000 letra dërguar Nolit në vitet 1930-1965 dhe rreth 100 kopje let-rash të shkruara prej tij. Sipas një dëshmie tjetër rezulton se fondi i letrave të ardhura arrin në 12 000 letra. Nga sqarimet e at A. Liolinit, kjo pasuri epistolare përbëhet nga korrespondenca kishtare, poli-tike, diplomatike dhe personale. Përafërsisht letrat janë të shkru-ara 55 % në gjuhën shqipe, 20 % greqisht, 20 % anglisht dhe 5 % në gjuhë të tjera. Për fat të keq, këtë fond, me gjithë përpjekjet e bëra, nuk e kemi njohur dhe shfrytëzuar për arsye të ndryshme që nuk var-eshin prej nesh.Në fakt, ne kemi shfrytëzuar të gjitha burimet e

NASHO JORGAQI

Boston, 29 dhetor 1947Patriarku im i dashur,Së pari, më lejo të shpjegoj titullin që po të jap. Ti je patriark në paraqitje me mjekrën e nderuar

dhe je më tepër i tillë në shpirt, në kulturë dhe arritje. Deri vonë e kam konsideruar “Shën Joanin”, veprën tënde më të mirë. Tani kam ndruar mendje meqë mendoj se kryevepra jote më e madhe është letra që më shkruaje. A nuk mendon se i detyrohesh njerzimit që të më lejosh ta botoj? E pranoj se motivet e mia janë egoiste sepse letra jote do të më ndihmojë të shes disa kopje të librit tim. Pa dyshim ti e di se amerikanët tanë janë nga ana kulturore aq poshtë sa edhe anglezët dhe përsa i përket muzikës akoma më poshtë. Kështu meqënëse praktikisht nuk ka treg për këtë lloj lënde, mua më duhet të paguaj për botimin e tij. Në shpërblim të këtij favori, unë do të lutem për ty ditë e natë-në fakt kam fi lluar të lutem. Te djelën e parë pasi mora letrën tënde bëra nje predikim për ty. Teksti ishte: George Bernard Shoë - kryqtari i madh kristian. Përsëri edhe kjo ishte egoiste. Djemtë dhe vajzat në kishën time të Bostonit duhet ta mësojnë kush je ti dhe të blenë librin tim që e keni bekuar ju. Predikimi do të përsëritet në kishën time të Nju Jorkut dhe në një formë përfundimtare edhe në Filadelfi a ose Detroit. Kjo është mënyra se si veproj me predikimet e suksesshme. Mund të të dërgoj një kopje në se e gjykoj të vlefshme për ty.

Çfarë ha ti që je aq i mprehtë? Sepse unë për vete jam vegjetarian, po s’të arrij dot. Në se ke ndonjë recetë sekrete, të lutem ma dërgo. Të premtoj se nuk do të tregohem egoist dhe do t’ja jap recetën edhe besimtarëve të mi.

Me shumë falenderime për letrën tënde të mirë dhe urimet më të mira për Vitin e ri e të tjerë më pas.

MbetemYti me Krishtin

Letra 1- B. Shout

Bostoni etj. Në shkresat kishtare nënshkruan Peshkopi Theofan dhe Kryepeshkopi Theofan. Letrat janë dhënë me drejtshkrimin e kohës kur u shkruan, me disa ndryshime të vogla, sipas kritereve të përcak-tuara. E njëjta gjë është bërë dhe më alfabetin. Siç dihet, Noli për-dori alfabetin latin, por në letrat e hershme ai ndryshon nga alfabeti i sotëm në rastet kur përdor gërmat ts për ç, ch dhe gh për gj, gn për nj, dzh për xh ose q e zëvendëson me c. Për tingullin ë përdori e-në greke. Këto lëkundje të alfabetit në letrat e Nolit do të vijojnë deri në 1909. Më pas, ai do t’i përmbahet plotësisht alfabetit të Manastirit. Në “Letërkëmbimi i Fan S.Nolit”, për herë të parë në mënyrë të zgje-ruar, janë përfshirë dhe një pjesë jo e vogël nga moria e letrave dërguar Fan Nolit. Them kështu sepse, Noli, për vendin e rëndësishëm që zë në historinë dhe kulturën shqiptare, ka pasur njohje dhe lidhje të shumta me njerëz nga më të ndryshmit, brenda dhe jashtë vendit, që u takonin shtresave sho-qërore dhe rangjeve zyrtare. Janë këto njohje dhe lidhje që hedhin dritë në jetën dhe fi gurën e tij, po të mbajmë parasysh mendimin e Engelsit se “Njeriu është kompleks marrëdhëniesh shoqërore”. Ato datojnë nga viti 1908 dhe vijnë deri në fi llim të viteve ’60, duke rrokur kështu afro një gjysmë shekulli mbushur e ngarkuar me ngjarje që përcaktuan fatin e Shqipërisë dhe më gjërë. Gama tematike dhe e problemeve të letrave dërguar Nolit është shumë e gjërë dhe e pasur. Ato përbëjnë anën tjetër të medaljes, raportet e të tjerëve me të, ku spikat pesha e personalitetit të tij në jetën dhe historinë shqip-tare, vlerat e liderit dhe politikanit, të klerikut dhe dijetarit, të artistit e të njeriut. Ndihet në to autoriteti i tij i padiskutueshëm, besimi që ai gëzonte te shqiptarët, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të ndryshme, po dhe respekti që kish ndër të huajt. Letrat drejtuar Nolit përbëjnë një pasuri të pazëvendësueshme për njohjen e fi gurës së tij nga këndvështrime autentike të kohës. Ato duhen çmuar si për informacionin e begatë ashtu dhe për mendimet e opinionet mbi të. Kuptohet se trashëgimia epis-tolare e Nolit mbetet e hapur në të dy krahët. Ajo pret risi të tjera që do ta begatojnë këtë pasuri të kulturës sonë.

Shënim: teksti i mësipërm sho-qëron botimin e ri “Letërkëm-bimi i Fan S.Noli”, botimet ERIK

mundshme, në radhë të parë ato të brendshmet, kryesisht fondet e Arkivit Qendror të Shtetit, Këto

i kemi pasuruar dhe nga burime të tjera si nga ish-arkivi i PPSH, arkvi i Institutit ttë Historisë, ai i

Institutit të Gjuhësisë dhe Letër-sisë, nga muzeumet e ndryshme të vendit. Një pjesë e letrave janë nxjerrë nga shtypi i kohës (“Drita”, “Dielli”, “Republika”, “Liria Kom-bëtare”, “Immigranti”, “Federata Ballkanike” etj.) Nga ana tjetër, persona të ndryshëm me banim në SHBA, po, sidomos, trashëgimtarë të miqve dhe bashkëpuntorëve të Nolit kanë pasur mirësinë të na japin letra të tij. Po kështu, letrat familjare i kemi siguruar nga mbesat dhe nipërit e Nolit që jetojnë sot në Greqi. Letrat e Nolit në shumicën e tyre u kopjuan nga tekstet origjinale, ndërsa pjesa tjetër u mor nga tekste të botu-ara. Të tjerat, në gjuhë të huaja, (anglisht, greqisht, frëngjisht) u përkthyen dhe po i jepen lexuesit në gjuhën shqipe. Autori i ka nënshkruar letrat zakonisht me emrin Fan Noli, Fan Stilian Noli ose Fan S. Noli. Ndërsa në fi llimet e korrespondencës i nënshkruante Theofan Mavromati, emër me të cilin fi guron në dokumentet e her-shme shkollore dhe kishtare. Por shpesh, sidomos në vitet 1906-1913 përdori pseudonime ose nofka të ndryshme si Ali baba Qyteza, Ali papa Qyteza, Ali Asllan Qyetza, Ali Dervishi, Ali Dyrmish Qyteza etj. Në letrat familjare gjejmë dhe nofkat Theofan Durrsaku, Theofan

NË FOTO: Studiuesi Nasho Jorgaqi dhe kopertina a librit “Letërkëmbimi i Fan Nolit”

Page 5: Viti III KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES - Regione Basilicata · TE MESJETES Zbulime befasuese nga arkivat e Dubrovnikut Ja arritjet e tyre në qytetet e bregdetit dalmat. Sipas burimeve

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 10 mars 2013

LETERKEMBIM

E para është një letër e rrallë, drejtuar Bernard Shout, letra e dytë i dërgohet Thanas Tashkos, dhe e treta

është një kryevepër e epistolarit, një letër që Noli ia dërgon Milto Sotir Gurrës…

Boston, Mass., 5 janar, 1919I dashur mik, I lodhur nga shpirti dhe nga trupi, i plakur përpara kohës,

i thyer nga shëndeti, me luftë dje dhe me luftë nesër, me një rrezik të ri përpara posa lashë tjatrin pas, me detyrën e tmer-ruar të sulem e të udhëheq kur këmbët e rënduara dëshirojnë shtrihje, ndodhem në shituatën e njeriut të torturuar, që përpiqet ta fshehë mjerimin e tij moral dhe fi zik dhe shtrëngon dhëmbët me një cfort të fundme nga frika se mos i shpëtonjë ulurimë e përmbytur e dëshpërimit.

Pas kësaj parafjale, tragjike, në e besofshi, melodramatike, në dyshofshi me nënqeshje, merrni vesh përse më rëndohet pena dhe përse kam heshtur. S’kam qënë mirë dhe s’ma ka kënda për asgjë. Me gjithë që më kini kujtuar me katër le-tra, dhe megjithë që s’gjenja në asnjë çip të zemrës as hien e ndjesës për heshtjen time, prap- e rrëfej me kanu- do të mos ju kisha shkruar, sikur të mos më zbriste papritur një frymësim, në formën dykupësh rakie prej rrushi, të cilat më dhane forcën të mbaronj këtë detyrë të harruar përpara një miku të vjetër. Shishen e çmuar e kam përpara. E vogël për fat të zi, por ka edhe disa kupa brenda, kupë që shtrojnë nervat, që kullojnë gjakun, që shërojnë të sëmurin, që ngjallin të vdekurin. Ma fali sot një besnik zenërdhembshur, pasi mbaroi mesha. Besniku e di që unë s’pi, por ma dha për ilaç. Se i vetëmi ilaç në të cilin besojnë shqiptarët, është rakia. Dhe qënka ilaç me të vërtetë. Vetëm dy kupa dhe m’u ndreq shëndeti: dëshpërimi i lëshon vend një lumturie endërore; buzëvarja ikën e ndjekur prej buzëqeshjes dhe pastaj e bombarduar prej argalisjes; e sotmja s’më duket aq e keqe, dhe për nesër ka Perëndia. Dhe më e mira është që me një kupë të tretë mund të ndreqen të gjitha punët.

O burrani! Nën fl amurin e Shahinit trimëria më shtohet, bëhem zjarr e shpuzë! Të kam gjetur, or Milto! Më duket sikur të shoh përpara përmes mjegullës diafane, me të cilën më rrethoi fuqia magjike e ilaçit të vilajetit. Që të kthjellohet koka dhe të më çelen sytë, rrëmbenj kupën e kaltërt, se ashtu këshillojnë theriaklinjt tanë, të shtruar këmbëkryq, që pinë me njërën dorë dhe ia kërcasin me tjatrën! Dhe tani të humba fare! Po kudo që të jesh mos pandeh se të harrova. Të kam kujtuar këtu e ca ditë në Manchester, ku u poqëm herën e parë. Njëditëzaj shkova ca çaste të lumura dyke kënduar legjendën “Plaku i motshëm”. Po këtu duhet të mbaronj se m’u errë sytë dhe nisi të më dhëmbë koka. U muar vesh që ilaçi i mjekëve tanë me kallca dhe me silah s’bëka për mua. Me gjithë këtë prapë mbaroj një punë, se ja ku të shkrova këtë letër me gjallërinë më fl uturake që më dha. Nesër do ta çprovonj edhe një herë kush e di, munt të bëj prapë nonjë çudi. Gjer aherë natën e mirë! Ju falemnderit me gjithë zemër për fjalët e mira që më shkruani dhe përkrahjen besnike që më keni dhënë. Qofshi shëndoshë!

Ju përshëndosh vëllazërisht dhe mbetem Juaji me besë+ F.S. NoliPeshkop F.S. Noli

Tri letra të rralla të Fan Nolit

Letra3- Milto Sotir Gurrës

Prop. Petruzzelli ClorindoVia Duomo, 340Napoli, 15 të Majit 1906

I dashuri mëmëdhetar z. Th. Tashko,Me sa gaz m’u mbush shpirti, kur hipa majë anijes dhe që nga urëza lart shpura sytë për të

mramen herë nër dherat e mveshura të Misirit. Tri vërshëllime që të shurdhonin veshët, më dhanë zë, që me të vërtetë hikënj nga Misiri përgjithmonë. Kur u nis anija dhe hapej në detra atëherë m’u kujtua një ngjarjez e vogëlz që më ngjau në Douanët të Skënderisë. Kur na shkonin nga Karantina pashë një Dibran të gjorë, një trim të bukur me fl etë që s’na ditke asnjë gjuhë përveç shqipes, pak turqisht vetëm fl iste, po edhe ato me spatë. Çdo që e pyesnin, përgjigjej i ngrati “Selanik”. Më zu gazi dhe i vajta pranë dhe e pyeta: “Mos je shqiptar, ore vëlla?” – “Po, - më tha, - nga Dibra”. – Eja, i thashë. Si ta thonë emrin? – Gani Elmas. – Mirë. Ku e ke bileton? Rrëfeja ati që shkruan aty. Tani eja te heqimi të na shëkonjë. – “Po ç’të më shëkonjë, tha, mua , unë s’kam gjë prej gjëje”. – S’ke i thashë, po ashtu namuzi. Po heqimi s’na qënke atje, dhe prisim. - Pyet, më tha, ku është heqimi. – Pyeta unë dhe më thanë: “Ka punë brenda”. Eja të hyjmë brenda, thotë, ç’punë tjetër na paska? Duro, i thashë, se dhe unë Shqiptar, dhe unë të kulluar e kam gjaknë si ty, po ja tek po pres këtuth. – Mirë, më tha, po nga të kemi z.rinë tënde? – Nga Kolonja, i thashë. - Gëzohem shumë, më tha, dhe vuri njërën dorë në mest, dhe me tjatrën drodhi mustaqezën e rustë, një mustaqe të bukurëz, ngriti ballët përpjetë dhe më shëkonte me një madhëri prej ushtari të vjetër të Romës, dhe me një dashuri e ngashërim të vërtetë, aq sa nisnë dhe i dridheshin buzët dhe lëvezhgat e syvet, si një foshnjëje, që është gati të qanjë. -Po ku vete, më tha? – N’Amerikë. – Dhe menjë copërësh hardhi Arapi, dhe na ftoi të vemë të na shëkonjë heqimi. Unë e nisçë... por ajy me mbajti nga dora e më tha. – “Rri, ku vete? Neve jemi më të shëndoshët e dynjasë”. – “Namuzi, bre vëlla, i thashë! Dhe pampori shkon pas gjysmë saati”. Mirë më tha, të shkojmë, po unë ja qijë tëmën pamporit, një herë u poqmë dhe u gjetmë vëllezër”. – Na pa heqimi, dhe shkova unë se s’më mbetej kohë. Tek hikënj dëgjonj: “Shko me shëndet. Të qoftë udha e mbarë. Te na kujtosh”.

Në tri ditë arrimë në Napoli, të shtunën. Sapo hymë në limant dhe na qerthuan barkaz plot me Napolitanka që këndonin dhe losnin dhe hapnin umbrellat për së prapi, dhe udhëtarët u shpinin grosh dhe gjysmë franga të Misirit. Duallmë në Douanë dhe shkuam në hotelt. Perëndi e lartë. Çfarë qytet, çfarë bukuri, çfarë udhëra dhe sheshe me shadërvane dhe gra dhe çupa, mos më keq o Perëndi. Po mua këto bukurira s’më bëjnë asnjë impresionë, se dhe s’e dimë ku do më dalë puna. Biletën e nxora që këtejza. Anija do të shkonjë më 18 të Majit ora 5 p.d. po unë lipsem të jem atje saati 2, se do na shëkonjë prapë heqimi, dhe le të jemi më të shëndoshët e dynjasë si tha Dibrani. – Perëndia na ruajti nga e keqja. Këtë frikë fi tova nga 73 shkallët e Doctor Adamidit. Njëditëz shkuam me tramvaj në Pozillipo, një venth nga më të bukurit e botës. Anës detit, lart Napolit, një udhë që hipën maj bregut. Nga ana e detit poshtë shtëpiza dhe villaz të stolisura, të donatisura me lule çdo farë ngjyre dhe me pjergulla që thua se po janë të ndërtuara majë detit dhe lart prapë ashtu maj bregut me Napolitanka që kullosin dhi dhe kecër dhe gjithnjë po u qesh buza. Hipmë lart majë bregut dhe që andejza dukej posi panoramë tërë Napoli dhe kundrejt volkan-Vezuvi që tymos gjithmonë. Dhe kur u mejtuashë atje që munt të mos më lenë të hikënj duke gjetur nonjë cen ndër sytë tim, më ra zali dhe pak mbet të rrogullizëshe tatëpjetë. Zbritmë dhe hymë brënda në Napoli. Dije, shkuam dhe pamë Vezuvinë dhe ja tek po ju dërgonj pak pluhër nga llav’ e tija dhe fl etë prej luleve mollësh atje pranë. -Po na e kemi shpresën të madhe - dhe fati i Shqipërisë s’fl e.

Të përshëndosh me mallFan NoliP.S. Pas letrës në març një kart-postal, domethënë që më lanë dhe shkova.

Letra 2- Thanas Tashkos

Fan Noli

Page 6: Viti III KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES - Regione Basilicata · TE MESJETES Zbulime befasuese nga arkivat e Dubrovnikut Ja arritjet e tyre në qytetet e bregdetit dalmat. Sipas burimeve

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 10 mars 2013

18 SH.com ARKIV

BOTIMI I VYER

“SHQIPERIA IME”Zbulohet himni i

kompozuar nga Henri DicksonJa partitura surprizë....Nuk dihet ende nëse është regjistruar ky hymn dhe,

nëse po, a mund të ketë shpëtuar ndonjë disk i tij, por dihet se H.Dickson është vetmi deri më sot që i ka kushtuar një himn vendit tonë...

VLADIMIR MOLLA

Kohët e fundit, koleksionit tim të botimeve muzikore, krye-sisht shqiptare të periudhës

para viteve 1990 iu shtuan edhe disa botime të vjetra me shumë vlerë, si “Hymni i Vatrës” apo edhe botime të Shoqërisë muzikore “Band’ e Lirisë” e Korçës, si marshi “Kongres’ i Elbasanit” dhe marshi i vet kësaj Shoqërie. Ky botim mban edhe vulën e saj në formë dy rrethore, ku në rrethin e brend-shëm me dimensin 23 mm është vizatuar shenja e muzikës e rre-thuar me lule. Ndërsa, në rrethin e jashtëm me dimension 38 mm janë shënuar në gërma kapitale fjalët: SHOQËRI E MUZIKËS BAND’ E LIRISË KORÇË 1908. Në qendër të botimit është publikuar një foto e trupës së Bandës e fotografi t P. Sulidhi, e vitit 1929, që tregon 25 muzikantë me uniformë, të cilët mbajnë në duar vegla fryme dhe, vetëm dy prej tyre, instrumente perkusioni. Duke u nisur nga viti i fotografi së, forma dhe ngjashmëria gati-gati e njëjtë e të dyja botimeve, mendojme se këto marshet do të jenë botuar në vitin 1929 prej drej-tuesit të kësaj Bande, Prof. Paskal Anibale (Pascal Anibale).

Por, të papriturën më të madhe dhe njëkohësisht më të këndëshme na e solli gjetja e një botimi të huaj, pikërisht të “Lutecia” (Lu-tetia) 4, rruga Rolën (Rolin) Paris (Francë), e specializuar në botimet muzikore. Është fjala për hymnin “Mon Albanie” (“Shqipëria Ime”), të kompozuar nga Henri Dickson, një këngëtar gjithë hijeshi, lindur në Elias Cohen, Telmcen (Algjeri), më 1872. Karierën e tij ai e fi l-loi si njëri prej pararendësve të fundit të asaj që në muzikë, në artet pamore, në prodhimet e ndryshme, sidomos ato të drurit, veshjeve dhe jetës të shkujdesur e të gëzuar në përgjithësi, njihet si periudha e Epokës të lumtur (La

belle epoque). Pikërisht në këtë kohë dolën një sërë kompozitorësh dhe këngëtarësh, që interpretonin këngë të muzikës së lehtë të tipit variete, kryesisht në kafene, foli berzherë (folie bergere), Mulën ruzhë (Moulin rouge), music-holl, valle të ndryshme, si kan-kanet e famshme (valle femërore me tep-

tij përpara publikut parizien, prej paraqitsit Bartolo, i cili duke shfrytëzuar simpatinë e publikut ndaj tij, gjatë shfaqjes e paraqiti për të korrur duartokritjet e ras-tit rishtarin, si shokun e tij më të ngushtë. Dhe, mbas këtij përcak-timi, me zë të ulët i pëshpëriti: Si e ke emrin? Duke mos dëgjuar mirë përgjigjen, sakaq bërtiti me sa fuqi kishte: Henri Diksooon. Ky emër-thonë jetëshkruesit- nuk iu shqit gjithë jetën deri sa vdiq në Paris më 1938, pasi kishte kënduar deri më 1936.

Në kohën e lavdisë Dickson u lajkatua mjaft prej publikut. Nga gjithë repertori i tij si këngëtar pëlqehej veçanërisht krijimi i valsit të kënduar “Kam qarë kaq shumë për ty”, (J’ai tant pleurer pour toi), kompozuar prej Jozef Riko (Joseph Rico), me poezi të Zhorzh Milandi (Georges Milandy). Suksesi i tij u zbeh, kur ky vals u bë i pavdek-shëm dhe u këndua më pas me një stil mjeshtëror të Berard-it (Adolphe Berard). Interpretimin e kësaj kënge ky e paraqiti në një mënyrë krejt të re dhe të paparë deri atëherë.

Kureshtjen tonë e shtoi edhe fak-ti, se lidhur me botimet muzikore me temë nga Shqipëria, ose për heronj të saj, kompozitorët e huaj

rime, valse etj). Ndër këta krijues bënte pjesë

dhe Henri Dickson, që u shfaq pa-pritur në Paris në çerekun e fundit të shek. XIX. Ai njihej me një emër të latinizuar Diksi, i ndryshuar brenda natës së parë të daljes së

Figura e ballinës me autor Dykersi (Dukercy) është bërë në formën e një pllakati publicitar, apo të një afi sheje tradicionale fi lmi e përmasave 36 x 27 cm, që për kohën mund të quhet e një cilësie shumë të mirë

NË FOTO: Kopertina e botimit të himnit kushtuar

Shqipërisë

NË FOTO: Henri Dickson

Page 7: Viti III KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES - Regione Basilicata · TE MESJETES Zbulime befasuese nga arkivat e Dubrovnikut Ja arritjet e tyre në qytetet e bregdetit dalmat. Sipas burimeve

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 10 mars 2013

SPECIALE

TRADITA VLERA

nuk kanë bërë as sa gishtat e njërës dorë. Ndërsa, për një hymn kush-tuar deri më sot vendit tonë - me sa dimë - është vetëm H. Dickson. Veç kësaj të dhëne, mund të shtohet që profi li i tij si këngëtar dhe kom-pozitor ishte prirur sidomos drejt valseve të kënduara, të ngadalta, gjithë ëmbëlsi dhe ngrohtësi. Kri-jimi prej tij i një hymni në gjininë e marsheve e nxjerr kompozitorin si të thuash nga shtrati i tij. Nuk dihen motivet prej nga u nis dhe si e ndërmorri ai nismën në këtë rast për të dalë nga profi li i konsoliduar i tij. Nga vepra të karakterit lirik, Dickson kaloi në një marsh, që duhet të ketë pasur përbrenda nota dhe thirrje për qëndresë, për mbijetesë, për luftën dhe fuqinë e një kombi në mbrojtje të vetvetes, apo të tjera motive të këtij lloji. Me një fjalë, një muzikë të fuqishme që frymëzon. Veç këtij kompozi-mi është gjetur edhe „Marshi i avionëve”. Por, më hollësisht për analizën muz ikore t ë këti j kompo-zimi mund të fl asë në të ardh-men muzikologu korçar i njohur në qytetin e tij, Pandi Bel lo , të cilit i është dorëzuar mate-riali përkatës. Interesin e rrit gjithashtu dhe prodhimi i pakët diskografi k i H. Dicksonit. Nuk dimë nëse është regjistruar ky hymn dhe, nëse po, a mund të ketë shpëtuar ndonjë disk i tij.

Figura e ballinës me autor Dyker-si (Dukercy) është bërë në formën e një pllakati publicitar, apo të një afisheje tradicionale filmi e për-masave 36 x 27 cm, që për kohën mund të quhet e një cilësie shumë të mirë. Duke u nisur edhe nga çmimi i asaj periudhe (tre franga) i bie të ketë afërsisht vlerën e pothu-ajse çerek napoloni, çka sot mund të llogaritet afërsisht në rreth 5000 l.r. Siç shihet, pllakati ka në qendër të tijj një vajzë të re me gërsheta, që simbolizon Shqipërinë.Fusha e pllakatit është kryesisht në ngjyrën e verdhë dhe pjesërisht të kuqe. Vendin qendror në ballinë e zë vajza, veshur me një fustan me vija në ngjyrë të verdhë e të kuqe, me mëngë 3/4, i hapur në gjoks, pa jakë, sipër të cilit mban të ve-shur një jelek në ngjyrë të zezë pa kopsa, që është mbështjellë rreth belit me anë të një brezi. Vajza është ngritur në majë të gishtave të dy këmbëve dhe mban me dorën e djathtë një fl amur, shtiza e të cilit është mbështetur fort në tokë. Duket sikur fi gura e vajzës dhe ajo

e fl amurit shqiptar mbajnë njëra tjetrin. Në qendër të fl amurit të kuq është vendosur shkaba dy krenore, në ngjyrë të zezë me sqepa natyrorë. Ngjyra e saj e zezë është bërë një me gërshetat e vajzës, e cila e epur nga pas, me gojë të hapur, këndon me sa fuqi ka hymnin në fjalë.

Në të dyja faqet e brendëshme të botimit publikohet e gjithë lënda muzikore, së bashku me poezinë e krijuar prej Buasivon & Dorsenë (Boisyvon & Dorsenne), pozi që përbën tekstin e hymnit dhe fi llon me fjalët: “Mes maleve që ndër-presin rrafshinat e gjelbëra, ka lindur një popull, që i lumtur jeton në Liri”. Duke vazhduar më poshtë: “Ku Dielli ka lindur një racë të bekuar, që unë e përshëndes e zem-rën ia dhuroj”. Në faqen e fundit është shënuar repertori me 39

vepra të Dick-sonit, e fundit e të cilave “Mon Albanie”. Çdo njëra prej tyre ka pasur bot-im të veçantë, e ndarë njëra nga tjetra. Për shqyrtimin e kësaj vepre, si për shumë të tjera është e nevojshme të zgjidhen të pak-tën dy probleme. Së pari, duhen zbuluar lidhjet e autorit me Shqipërinë dhe çështjen shqip-tare; së dyti, data e saktë e krijimit të veprës. E para është e vështirë, ndërsa për kri-jimin e veprës të paktën do t’i afrohemi, duke u

nisur nga data e botimit të saj.Duke u nisur nga e drejta e

kopirajt-it (copyright) që ka marrë shtëpia botuese “Lutecia” në vitin 1919 me rastin e veprës, pavarësisht se hymni “Mon Albanie” është në fund të listës që përbën repertorin, kjo nuk do të thotë që ky hymn është krijuar po atë vit. Është e vërtetë se, çështja shqiptare u shtrua për bisedim gjatë Konferencës të Paqes në Paris, e cila fi lloi punimet mbas përfundimit të Luftës I Botërore, më 1918. Dimë se në këtë kohë shumë patriotë shqiptarë të shquar, kryesisht ata që jetonin jashtë vendit shfrytëzuan çdo lidhje të krijuar prej tyre me personalitete të rëndësishme, duke ndikuar së tepërmi në ruajtjen e moscoptimit të mëtejshëm të teritorit të vendit tonë. Mendojmë që kjo vepër, së bashku me marshin tjetër, mund të jenë krijuar mbas fi llimit të Luftës I, kur avionët janë përdorur për herë të parë si armë lufte.Sidoqoftë, për ne ka më shumë rëndësi që kjo vepër ekziston dhe duhet përhaqur qoftë edhe si shenjë mirënjohjeje për këta artistë të huaj.

Kostumi tipik i Shën Kostandinit ësht i bër me rrobt e vendit si

liri e lesht. Bëjn dhe nj’rrob me sparten, ka sparta bëjn penjit çi biznjarni pir t’qepin cakulet, mapi-nat dhe duaqit e çi shurbehi si liri. Liveret e gravet na buthtonjen dhe në nj’grua ësht e bgat o ësht e nëmur. Kamzolla ish e kuqe, e bër me lesh dhe e qepur tek argalia, pirpara ish dreq dreq pra ish gjith qika qika. Kam-zolla mund ish: me kater o me gjasht fash t’verdha çi bëjn tek argalia, dhe numri i fash-vet na thot në gru-aja ish e bgat o ish e nëmur; o me tri fash t’gjera t’bëra me mundafsh , një e bardh e tri t’verdha; ktë kam-zoll e kishin sullu nj’par vet n’katund, ata çi ishin më t’bget.

Tek kostumi ish dhe nj’kmish liri e bardh, e glat njera ndën glurit e çi vëjn dhe si sutavest; pirpara ish e rigamartur e rro rro girrlacit kish tri gire riçe, pesmbëdhjet riçe nga gir e e mbajn tek pozmit më par te vëjn kalosh; mënget ishin shum t’gjera e t’rigamartura tek

mushqet, dhe si t’frita tek ana ndën, dhe tek puxet kish riçet e kish dhe nj’lac çi biznjarni pir te lidhnje tek xhipuni. Xhipuni ish shum i vogel pse s’kish t’mbuloni kmishen, aì ish i bër me mundafsh o me vulltin, kish kullure t’bukur dhe ish i rigamartur me lule. Grat nik i lajn lesht e nik i prisin, po i krihin e i ndajn tek di fllupe

t’glet, pra i lidhin shum t’ngusht me hjetulla t’bardha. Grat e martu-ara i bëjn ndrishe lesht se si i bëjn grat çi ishin t’virgjra. Pra, kshet i bëjn njeter her vet kur hjetullat shkarziejshin. Grat e virgjra mbajn kriet t’zbuluar e i thojn kshet t’virgjer, ato çi ishin t’martuara vëjn kezen, çi ish e rigamar-tur e çi tek xerku kish

një si fndal e qepur me nj’rrob e mir. Pra, ishin di spingulla argjëndi t’mbdha çi e mbajn n’krie kezen e nj’napez e rigamartur, çi shkoni ndën xhipunit e veni njera tek fundi i kamzolles. Napza ish sinjalli se gruaja ish e drejt, ajò vëni napzen diten çi martohi e nik e nxir më.

Përktheu në gjuhën ar-bëreshe: Maddalena Scutari

Shën Kostandini veçoritë e

kostumit tipikMARIAPAOLA VERGALLITO

Kostumi tipik i Shën Ko-standinit është i bërë me copa prej liri dhe leshi

punuar me dorë. Gjithashtu veshja bëhej edhe me copë prej gjineshtre, nga ku nxirrej fi ja në të njëjtën mënyrë siç përpunohet fi ja prej liri, por përdorimi i saj ishte i kufi zuar në bërjen e copave të ashpra, e cila përdorej për të qepur thasë, torba dhe copa të ndry-shme. Veshja femërore ishte një tregues i statusit ekonomik për këdo që e vishte. Fundi kishte ngjyrë të kuqe prej leshi, copë e punuar në tezgjah e derdhur përpara dhe pjesa tjetër e palosur e gjitha.

Fundi dekorohej në mënyra të ndryshme: aplikoheshin bandana të verdha dhe të zbukuruara në tezgjah: numri i bandanave nga 4 në 6, tregonin gjendjen ekonomike të gruas dhe familjes së saj, ose me tre shirita të gjerë prej mëndafshi, një të bardhë dhe dy të verdhë: ky lloj fundit vishej vetëm nga disa gra shumë të pasura.Kostumi përbëhej edhe nga një këmishë prej liri e bardhë e gjatë deri poshtë gjurit e cila mund të vishej edhe poshtë kostumit. Mëngët ishin të gjera dhe në fund të tyre kishte lidhëse të tjera prej dantelle që shërbenin për të lidhur Boleron. Boleroja ishte me përmasa të vogla në mënyrë që të mos mbulonte qëndisjet e këmishës, dhe për-bëhej prej kadife, mëndafsh dhe damask. Ngjyra e Boleros ishte gjithmonë e ndezur dhe mbi të kishte pothuajse gjith-monë qëndisma lulesh. Flokët e grave nuk laheshin apo priteshin. Ato vetëm kriheshin dhe ndaheshin në mënyrë që të formonin dy gërsheta. Mënyra e gërshetave mbi kokë bënte ndryshimin mes beqareve dhe të martuarave.Vajzat be-qare mbanin kokën e zbuluar ndërsa gratë e martuara me këtë model fl okësh mbartinin një vello të qëndisur në ar e cila u varej deri tek mjekra.Velloja vendosej tek modeli i flokëve me anën e dy karficave prej argjendi si dhe nga një model gërsheti i qëndisur për të kaluar nën bolero duke vazhduar deri në fund të fundit. E gjithë kjo ishte simbol i besnikërisë dhe vendosej në ditën e dasmës për tu mos u hequr kurrë më.

Shën Kostandini: Veçoria e kostumit tipik

Page 8: Viti III KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES - Regione Basilicata · TE MESJETES Zbulime befasuese nga arkivat e Dubrovnikut Ja arritjet e tyre në qytetet e bregdetit dalmat. Sipas burimeve

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 10 mars 2013

20 SH.com TRASHEGIMI STUDIMI SIMBOLET

Dëshmi të reja të trashëgimisë ilire në Berat

DRITAN ÇOKU

Kodra e qytetit të fortifi kuar të Beratit ka formën e një trekëndori të çrregullt të rrethuara me mure që formojnë

anët e gjata të lakuara, prej të cilave ajo lindorja arrin deri në 600m gjatësi, ndërsa ana veriperëndimore dhe jugperëndimore nga 400m, seicila. Kështu muret rrethuese të periudhës qytetare ilire duke iu përshta-tur terrenit të kodrës arrijnë një gjatësi prej 1400m seicila. (Apollon Baçe, Qyteti i fortifi kuar i Beratit, “Monumentet” 2, 1971, Mihal Duri, Tiranë, 1971, f.43) Edhe në Berat duket se linja e murit mesjetar ndjek linjën e fortifi kimit antik, siç konstatohet në vendet e tjera. (Kamilo Prashniker, Arnold Shober, Kërkime arkeologjike në Shqipëri dhe Mal të zi, Tiranë, 2003, f.62)

Inventarit të periudhës qytetare ilire, përveç fazës së parë të mureve të kalasë, qeramikës, objekteve metalike dhe kocke, monedhave etj, i shtohet edhe një kionisk (kolonë që vihej mbi varr, me emrin e të vdekurit në Greqinë e lashtë), i cili është e vetmja dëshmi deri tani në aspektin e gurëve funerarë si një dëshmi e trashëgimisë ilire në kalanë e Beratit.

Brenda kishës së shën Jan Theologut (Gojartit) K-031 në kalanë e Beratit, në vendin pranë altarit, bën pjesë një kionisk (fi g.1) që mesa duket nuk është vrojtuar me kujdes dhe nuk i është dhënë rëndësia e duhur. Jo vetëm ky element funerar që kemi evidentuar për t’a nxierrë në pah dhe për t’u bërë objekt studimi në të ardhmen, por mjaft objekte të tjera me rëndësi si “vlerë arkeologjike” (shih, Ligj Nr.9048, datë 07.04.2003, Për trashëgiminë kulturore (i ndryshuar, Neni 3, pika. 29), “objekte me vlera unikale”(po aty, Neni 3, pika 18) që gjenden në Berat, fatëkeqësisht nuk janë të ekspozuar dhe një pjesë e konsiderueshme nuk janë të inventarizuar. Koncepti i sotëm i trashëgimisë kulturore është rezultat i procesit të lidhur me zhvillimin e shoqërisë moderne, vlerat dhe kërkesat e saj. Ten-denca e sotme është që trashëgimia kultu-rore të kuptohet sa më shumë në tërësinë e saj, si diçka që përmban të gjitha shenjat që dokumentojnë aktivitetet dhe arritjet e qënieve njerëzore në rrjedhën e kohës.(Ber-nard M.Feilden, Jukka Jokilehto, Udhëzues për menaxhimin e trashëgimisë kulturore botërore, Kapitulli 3, Vlerësimi për kon-servim, “Gent Grafi k”, Tiranë, 2010, f.13)

Objekti: Kionisk - Përmasat e të cilit janë: gjerësia 39 cm, gjatësia 48 cm dhe lartësia 80 cm (lartësia e pjesës kuboide është 51 cm, ndërsa lartësia e shtyllës cilindrike është 29 cm). Këto pjesë skulpturore funerare, i trashëgojmë nga periudha e antikitetit, më saktë në pe-riudhën qytetare ilire (520 p.e.s.-168 p.e.s.). Për të tre-guar vendin e urnës (arkëz guri katërkëndore ose cilin-drike, me kapak, e thellë, e përdorur për mbajtjen e hirit të një të vdekuri) u përdorën gjerë-sisht kionisket, që ishin shtyllëza cilindrike guri me lartësi 30-50 cm, me emrin e të vdekurit dhe formulën haire (lamtumirë). (Neritan Ceka, Muzafer Korkuti, Arkeologjia, Libri Universitar, Tiranë, 1998, f.353) Mirëpo kioniksu që kemi evidentuar ne, nuk ka as-një mbishkrim. Pak e pazakontë është edhe vrima që ka sipër, të tjerët nuk e kanë. Pasi u konsultova me arkeologen e njohur Prof.

As. Dr. Iris Pojani (gjej rastin e veçantë edhe ta falenderojë), ajo mendon se ka qenë i tillë (kionisk) fazën e parë, por duket se në fazën e dytë është ripërdorur dhe është prerë! Edhe thellimi është bërë në një fazë të dytë!

Gurët e varreve përbëjnë kategorinë më të përhapur të mbishkrimeve.

Forma e gurit ku realizohej mbishkrimi është një stele katërkëndëshe, e kurorëzuar sipër me një frontal ku vendo-set zakonisht një kokë meduze. Në fushën katërkëndëshe të

stelës gdhendej në reliev, që paraqiste zakonisht skenën e ndarjes së të vdekurit nga familja ose darkën e fundit. Një formë tjetër, tipike për shtresat e varfra, ishte kioni-sku, një shtyllëz cilindrike

ku gdhendej mbishkrimi. Kjo formë hyn nga fundi i shek.

III p.e.r. lidhur me kalimin nga varrimi në trup në varrimin me

urna.(Po aty, f.361) Gjatë shek.II-I p.e.s. ilirët dëshmohen drejtpërdrejtë

në jetën e ngulimeve helene nga emrat e mirëfi lltë që ndeshen në një numër të madh në mbishkrimet e varreve të Dyrrahut dhe të Apolonisë. Ato i gjejmë veçanërisht në kionisket.(Po aty, f.354) Ashtu si dhe në

shembuj të tjerë edhe në një kionisk që është zbuluar në Kozare të Beratit me mbishkrim TΕΜΙΤΕΥΤΑ CΕΙΛΙΑ XΑΙΡΕ (shih. fi g.30, Vangjel Toçi, Të dhëna mbi elementin ilir në Dyrrah në dritën e zbulimeve të reja arkeologjike, “Studime Historike” 2-1972, Mihal Duri, Tiranë, 1972, f.107), emri Teuta kon-siderohet si një nga emrat më përfaqësues ilirë.

Një tjetër stelë varri prej guri gëlqeror (fi g.2) ndodhet në Kozare, nën dritaren e ab-sidës, e murosur nga jashtë në kishën e Ungjillizimit. Për kishën është shkruar në literaturë, por stela e var-rit nuk është e përmendur. Zgjidhja kompozicionale është interesante, megjithëse me vlera të pakta artistike. Brenda kornizës, anash saj dy shtylla me kapitele korintike është paraqitur në relief një skenë e lamtumirës së fundit. Në të majtë shihet një grua (e vdekura) është paraqitur e ulur mbi një fron në çastin e dhimbshëm të ndarjes nga të afërmit. Ajo është veshur me kiton e hi-mation, pjesa e kokës e dëmtuar. Përpara gjunjëve të saj qendron në këmbë një fi gurë gruaje edhe kjo me të njëjtën veshje, por

edhe kësaj pjesa e portretit nuk i duket, e cila takon të vdekurën për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pranë saj një fi gurë tjetër e veshur me himation, por i mungon koka. Në të djathtë është paraqitur një burrë në këmbë, portreti jo i qartë, i punuar sipërfaqsor, pa i shquar tiparet. Poshtë fronit bust i një fëmije pak i paqartë, mund të jetë skllavi. Pjesa e poshtme e kornizës ku mbyllet skena është e dëmtuar, gjë që po të ishte e plotë mund të kishim vënë re ndonjë mbishkrim. Stela e varrit e përdorur në murin e absidës gjen paralele me një stelë varri të një familjeje ilire nga Apolonia e ndarë në tri plane, ku paraqiten nga lart-poshtë tre breza në lamtumirën e fundit. (Shih fi g.241, Neritan Ceka, Muzafer Korkuti, Arkeologjia, Libri Universitar, Tiranë, 1998, f.349) Mbi ko-rnizën e kësaj skulpture funerare punuar në relief një shqiponjë me krahë të ulura, në sqepin e saj një gjarpër.

Një dukuri tjetër e sëndertizuar në monu-mente arkeologjike të një kohe të lashtë e dokumentuar në mbarë truallin ilir e më gjerë, është lufta e shqiponjës me gjarpërin. Shqiponja këtu, sipas mitologëve, përfaqë-son fuqinë e dritës, që lufton kundra fuqive të errësirës nëntokësore, e simbolizuar me gjarpërin. Gjarpëri përfaqëson botën nëntokësore, errësirën përtej varrit, hadin. (Jaho Brahaj, Flamuri i kombit shqiptar, origjina, lashtësia, Gjergj Fishta, Tiranë, 2007, f.12,13) Kult tjetër më i përhapur në Iliri ishte ai i dragoit (dracoi, draccena) – gjarpërit me të cilin mitologjia lidh emrin e ilirëve. Dëshmitë e këtij kulti përveç se e gjejmë në monedhat e Amantias dhe Bylisit e hasim edhe në arkitekturë, fi llimisht në kishat paleokristiane, në Paleokastër, ku simboli kryesor është gjarpëri, dhe në An-tigone ku simbole kryesore janë dragoi dhe gjarpëri. Paraqitja e këtij simboli vazhdoi pa ndërprerje deri në ditët tona. (Apollon Baçe, Vështrim mbi besimin dhe arkitek-turën e kultit tek ilirët “Monumentet” 2/1984, Mihal Duri, Tiranë, 1984, f.6,7) Hasja e këtij simboli në trajtën e gjarpërit të shtëpisë ose vitores, thuajse në tërë kra-hinat e vendit tonë dëshmon nga ana tjetër për një qëndresë ideologjike dhe për vazh-dimësinë etnike. (Apollon Baçe, Arkitektura e dy kishave paleokristiane dhe varreve në kështjellën në Paleokastër, “Monumentet” 15-16, 1978, Mihal Duri, Tiranë, 1978, f.82) Gjarpëri ishte mbrojtësi i vatrës familjare, kafsha ktonike më e rëndësishme e lidhur

me kultin e stërgjyshërve dhe me kom-pleksin magjik-fetar të pjellorisë

së tokës e të gruas. Kulti i kësaj kafshe mistike dokumentohet në radhë të parë nga burimet historike. (Aleksandar Stip-çeviç, Simbolizëm ilir e sim-bolizëm shqiptar, “Studime Historike” 2-1973, Mihal Duri, Tiranë, 1973, f.132) Natyrisht, që gjatë studimit dhe zbërthimit të simboleve ilire shohim kuptime të cak-tuara, magjike, kultike.

Ilirët qëndrojnë në krye të historisë jo vetëm të Sh-

qipërisë, po edhe të popullit shqiptar. Shqiptarët jetuan e

punuan gjatë shekujve mbi një bazë antike, si trashëgimtarë e vazhdues

të saj në plan të ri e më të lartë. Ilirët e kultura e tyre janë një nga faktorët që kanë përcaktuar trashëgiminë historike e kulturale të shqiptarëve të sotëm. (Aleks Buda, Ilirët e jugut si problem i historiografi së, “Studime Historike” 3-1972, Mihal Duri, Tiranë, 1972, f. 7).

Stelë varri ilire