viti iii aleksander moisiu - regione basilicata · shkrimi i një biografie apo studimi të ri për...

8
Viti III - Nr:23 E diel, 9 qershor 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI PERBALLJA E PARE, AKTORI SOLLI NJE MONOLOG TE VESHTIRE EDHE PSE NUK DINTE GJERMANISHT E-mail: [email protected] Na ndiqni edhe online WWW.SHQIPTARJA.COM Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com Cyan magenta yellow black Max Reinhardt: Si e zbulova gjeniun e skenës ALEKSANDER MOISIU M eritat e Max Reinhar- dit në teatrin gjerman janë shumë të njohura: ishte ai që solli në skenë e i ngriti në sukses një grup të madh aktorësh, të cilët u bënë pjesë e historisë së teatrit gjerman që mund të thuhet “u shkrua” nga i madhi Max Reinhardt. Merita e madhe e Reinhar- dit ishte jo vetëm se solli një mënyrë të re në artin skenik, por edhe se ishte zbuluesi i shumë talenteve, më shumë se kushdo tjetër në Teatrin Gjerman. Ai nxorri talente nga masa e madhe e aktorëve të kohës, nga kryeqyteti Berlin, nga periferitë, njerëz që nuk kishin dalë asnjëherë në skenë apo që i kish parë vetëm në prova, e pastaj me durim solli në dritë dhuntinë e talentin që gjindej në secilin prej tyre. Mbi veprën e Virgjil Kules “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqëtari i Fundit”. Autori nuk rrëfen një sagë Skënderbejane për hir të historisë, por nxjerr në pah diplomacinë, lojën për pushtet dhe strategjinë panevropiane të Skënderbeut F igura e Skënderbeut është një subjekt që mund të ketë bibliogramë të madhe në Bibli- otekën Kombëtare. Për të kanë shkruar albanologë, shkrimtarë romantikë, studiusë shqiptarë etj. Si një nga gurat më të mëdha të etnosit dhe kom- bit shqiptar, në mos më e rëndësishmja , ajo është bërë një subjekt i gjithfarë gjinive letrare, i mono- grave serioze, i historive lokale dhe kombëtare dhe i miteve dhe legjendave popullore. Për këtë arsye, shkrimi i një biografie apo studimi të ri për të në formën e një monograe , është një sdë e madhe që kërkon pasion dhe vullnet për të hyrë në labirinthet e historisë, diplomacisë dhe snikërisë Skënder- bejane por mbi të gjitha kërkon seriozitet dhe skru- puluzitet shkencor për të ditur të gjesh llin e Ari- anës nëpër këto labirinthe monopate të mbuluara shpesh herë nga pluhuri i kohës por në shumë raste edhe nga dashakeqësia për ta minimizuar gurën e Gjergj Kastriotit. Për të gjitha veprat monograke që shkruhen për Heroin Kombëtar të shqiptarëve, dashje pa dashje egziston si një etalon matës vepra klasike Barletit, që edhe pse shpesh herë studi- uesit e mëvonshëm kanë zbuluar dhe vërtetuar që ka lapsuse përsa i përket fakteve historikë... G juha, të folurit dh e letërsia e arbëreshëve të Italisë kanë qenë dhe mbeten ende disa nga për- bërësit më esencialë në ruajtjen dhe gjallimin e shpirtit arbëresh përgjatë pesë shekujve të shkuar, duke luajtur kështu një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe pasurimin e kësaj bote kulturore krejt të veçantë. Përgjithësisht trashëgimia letrare ar- bëreshe i është paraqi- tur lexuesit të zakonshëm dhe atij profesional brenda kufijve zyrtarë të shtetit shqiptar, në trajtë të sh- qipëruar me përshtatje në gjuhën standard, zgjidhje kjo jo e qëlluar, e cila i ka nxjerrë këto vepra nga Letërsia romantike arbëreshe në ltrin lologjik të Matteo Mandala-së. E gjithë puna kërkimore e studimore e Mandalà-së mbështetet në radhë të parë në kërkimet arki- vore dhe në zbulimet e burimeve dokumentare Ja, po përaken edhe krahët e zogjve .... Dimensioni universal i gurës së Skënderbeut përmes një monograe Letërsia arbëreshe më shumë e arkivuar se e botuar hullia reale teksteve të veprave letrare të autorëve të tyre. Lexuesi shqiptar u njoh me këto botime, pa mundur pothuajse kurrë t’i shijojë këto tekste si të tilla, pa mundur dot asn- jëherë të kuptojë kumtin gjuhësor dhe atë letrar në vijimësinë e tyre historike, duke patur si shenjë bazike gjuhën e këtyre teksteve. Përtejdeti, përveçse si një përfytyrim territorial i lid- hur me konturet e lidhjeve etnike gjuhësore e letrare, iu përcoll publikut të vendit të origjinës si një materie gjuhësore e letrare për për- dorim masiv, e adoptuar kjo pa një kriter të qartë, por vetëm si një përdorim utilitar përnjohës, shpërfy- tyruar dhe shkuptimësuar vajtueshëm. Kthimi... faqe 18-19 faqe 16 vijon në faqen 14-15 faqe 17 Nga të gjithë këto zbulime, ajo e Aleksandër Moisiut ishte më e përmendura. Jo vetëm se ishte talenti më i madh që kishte gjetur, por sepse për ta mbajtur e për ta zhvilluar atë ju desh shumë guxim dhe energji si për askënd tjetër në karrierën e tij. Njerëzit të cilët e quanin Re- inhardtin gjuetar me instinkt talentesh, ishin të bindur që ai ishte gabuar me Moisiun. Reinhardti e provoi me durim Moisiun në të gjitha mënyrat, në role të mëdha e të vogla, në drama e komedi, muaj pas muaji, vite me rradhë, e në Berlin pat shumë autorë pjesësh teatrore që e ironizuan dhe e tallën Reinhardtin për këtë. Në të vertetë asnjë drejtor tjetër teatri, nuk i trajton bashkëpu- nëtorët si Reinhardti Aleksan- drin tonë. Së pari drejtuesi është i interesuar për timin që mund të sigurojë nga aktori e më pas... KASTRIOT MARKU DORIAN KOÇI faqe 20 S hën Pali Arbëresh. Vendet e kultit të këtij komuniteti arbëresh janë qendra të riteve dhe ikonograsë bizantine. Fjala brezat”, thotë Rosellina Mele, një artiste e re në Shën Pali, e cila ka korrur sukses në këtë art fetar. Diplomuar në Institutin e Artit “Pier De La Francesca” në Arezzo të Toskanës , zbuloi... Arbëreshët/ Ikonat bizantine të Shën Palit “Ikonë” vjen nga greqishtja “ei- kon” që do të thotë imazh, portrete fetare të pikturuara në dru. “Ikona është rezultat i traditës fetare, është një vepër e artit të medi- tuar gjatë, punuar me durim nga ROSANGELA PALMIERI MIRELA GEGPRIFTI NGA PJETER LOGORECI NË FOTO: (Majtas) Moisiu me Tristan Bernard, Minister Becker, Max (lart) Në qendër të fotos Max Reinhardt dhe Aleksandër Moisiu allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Upload: others

Post on 09-Sep-2019

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Viti III ALEKSANDER MOISIU - Regione Basilicata · shkrimi i një biografie apo studimi të ri për të në formën e një monografi e , është një s fi dë e madhe që kërkon

Viti III - Nr:23 E diel, 9 qershor 2013 Kryeredaktore: Admirina PEÇI

PERBALLJA E PARE, AKTORI SOLLI NJE MONOLOG TE VESHTIRE EDHE PSE NUK DINTE GJERMANISHTE-mail: [email protected]

Na ndiqni edhe

onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Cyan magenta yellow black

Max Reinhardt: Si e zbulova gjeniun e skenësALEKSANDER MOISIU

Meritat e Max Reinhar-dit në teatrin gjerman janë shumë të njohura:

ishte ai që solli në skenë e i ngriti në sukses një grup të madh aktorësh, të cilët u bënë pjesë e historisë së teatrit gjerman që mund të thuhet “u shkrua” nga i madhi Max Reinhardt. Merita e madhe e Reinhar-dit ishte jo vetëm se solli një mënyrë të re në artin skenik, por edhe se ishte zbuluesi i shumë talenteve, më shumë se kushdo tjetër në Teatrin Gjerman. Ai nxorri talente nga masa e madhe e aktorëve të kohës, nga kryeqyteti Berlin, nga periferitë, njerëz që nuk kishin dalë asnjëherë në skenë apo që i kish parë vetëm në prova, e pastaj me durim solli në dritë dhuntinë e talentin që gjindej në secilin prej tyre.

Mbi veprën e Virgjil Kules “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqëtari i Fundit”. Autori nuk

rrëfen një sagë Skënderbejane për hir të historisë, por nxjerr në pah diplomacinë, lojën për pushtet dhe strategjinë panevropiane të Skënderbeut

Figura e Skënderbeut është një subjekt që

mund të ketë bibliografi në më të madhe në Bibli-otekën Kombëtare. Për të kanë shkruar albanologë, shkrimtarë romantikë, studiusë shqiptarë etj. Si një nga fi gurat më të mëdha të etnosit dhe kom-bit shqiptar, në mos më e rëndësishmja , ajo është bërë një subjekt i gjithfarë gjinive letrare, i mono-grafi ve serioze, i historive lokale dhe kombëtare dhe i miteve dhe legjendave popullore. Për këtë arsye, shkrimi i një biografie apo studimi të ri për të në formën e një monografi e , është një sfi dë e madhe që kërkon pasion dhe vullnet

për të hyrë në labirinthet e historisë, diplomacisë dhe fi snikërisë Skënder-bejane por mbi të gjitha kërkon seriozitet dhe skru-puluzitet shkencor për të ditur të gjesh fi llin e Ari-anës nëpër këto labirinthe monopate të mbuluara shpesh herë nga pluhuri i kohës por në shumë raste edhe nga dashakeqësia për ta minimizuar fi gurën e Gjergj Kastriotit. Për të gjitha veprat monografi ke që shkruhen për Heroin Kombëtar të shqiptarëve, dashje pa dashje egziston si një etalon matës vepra klasike Barletit, që edhe pse shpesh herë studi-uesit e mëvonshëm kanë zbuluar dhe vërtetuar që ka lapsuse përsa i përket fakteve historikë...

Gjuha, të folurit dh e letërsia e arbëreshëve

të Italisë kanë qenë dhe mbeten ende disa nga për-bërësit më esencialë në ruajtjen dhe gjallimin e shpirtit arbëresh përgjatë pesë shekujve të shkuar, duke luajtur kështu një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe pasurimin e kësaj bote kulturore krejt të veçantë. Përgjithësisht trashëgimia letrare ar-bëreshe i është paraqi-tur lexuesit të zakonshëm dhe atij profesional brenda kufijve zyrtarë të shtetit shqiptar, në trajtë të sh-qipëruar me përshtatje në gjuhën standard, zgjidhje kjo jo e qëlluar, e cila i ka nxjerrë këto vepra nga

Letërsia romantike arbëreshe në fi ltrin fi lologjik të Matteo Mandala-së. E gjithë

puna kërkimore e studimore e Mandalà-së mbështetet në radhë të parë në kërkimet arki-vore dhe në zbulimet e burimeve dokumentare

Ja, po përfl aken edhe krahët e zogjve....

Dimensioni universal i fi gurës së Skënderbeut përmes një monografi e

Letërsia arbëreshe më shumë e

arkivuar se e botuar

hullia reale teksteve të veprave letrare të autorëve të tyre. Lexuesi shqiptar u njoh me këto botime, pa mundur pothuajse kurrë t’i shijojë këto tekste si të tilla, pa mundur dot asn-jëherë të kuptojë kumtin gjuhësor dhe atë letrar në vijimësinë e tyre historike, duke patur si shenjë bazike gjuhën e këtyre teksteve. Përtejdeti, përveçse si një përfytyrim territorial i lid-hur me konturet e lidhjeve etnike gjuhësore e letrare, iu përcoll publikut të vendit të origjinës si një materie gjuhësore e letrare për për-dorim masiv, e adoptuar kjo pa një kriter të qartë, por vetëm si një përdorim utilitar përnjohës, shpërfy-tyruar dhe shkuptimësuar vajtueshëm. Kthimi...

faqe 18-19faqe 16

vijon në faqen 14-15

faqe 17

Nga të gjithë këto zbulime, ajo e Aleksandër Moisiut ishte më e përmendura. Jo vetëm se ishte talenti më i madh që kishte gjetur, por sepse për ta mbajtur e për ta zhvilluar atë ju desh shumë guxim dhe energji si për askënd tjetër në karrierën e tij. Njerëzit të cilët e quanin Re-inhardtin gjuetar me instinkt talentesh, ishin të bindur që ai ishte gabuar me Moisiun. Reinhardti e provoi me durim Moisiun në të gjitha mënyrat, në role të mëdha e të vogla, në drama e komedi, muaj pas muaji, vite me rradhë, e në Berlin pat shumë autorë pjesësh teatrore që e ironizuan dhe e tallën Reinhardtin për këtë. Në të vertetë asnjë drejtor tjetër teatri, nuk i trajton bashkëpu-nëtorët si Reinhardti Aleksan-drin tonë. Së pari drejtuesi është i interesuar për fi timin që mund të sigurojë nga aktori e më pas...

KASTRIOT MARKUDORIAN KOÇI

faqe 20

Shën Pali Arbëresh. Vendet e kultit të këtij komuniteti

arbëresh janë qendra të riteve dhe ikonografi së bizantine. Fjala

brezat”, thotë Rosellina Mele, një artiste e re në Shën Pali, e cila ka korrur sukses në këtë art fetar. Diplomuar në Institutin e Artit “Pier De La Francesca” në Arezzo të Toskanës , zbuloi...

Arbëreshët/ Ikonat bizantine të Shën Palit“Ikonë” vjen nga greqishtja “ei-kon” që do të thotë imazh, portrete fetare të pikturuara në dru. “Ikona është rezultat i traditës fetare, është një vepër e artit të medi-tuar gjatë, punuar me durim nga

ROSANGELA PALMIERI

MIRELA GEGPRIFTI

NGA PJETER LOGORECI

NË FOTO: (Majtas) Moisiu me Tristan Bernard, Minister Becker, Max (lart) Në qendër të fotos Max Reinhardt dhe Aleksandër Moisiu

allegato a Basilicata Mezzogiorno inserto di Basilicatanet.it Reg N° 268/1999 Tribunale di Potenza. Editore: Regione Basilicata - Via V. Verrastro - 85100 Potenza. Direttore: Giovanni Rivelli

Page 2: Viti III ALEKSANDER MOISIU - Regione Basilicata · shkrimi i një biografie apo studimi të ri për të në formën e një monografi e , është një s fi dë e madhe që kërkon

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 9 qershor 2013

14 SH.com

FAKTE TË PANJOHURA

ARKIVA

MAX REINHARDTSi e zbuloi gjeniun e

skenës Aleksandër MoisiuPërballja e parë e mjeshtrit të regjisë me aktorin e talentuar

ishte me një rol super të vështirë një monolog që Moisiu e solli mjeshtërisht edhe pse nuk e njihte gjermanishten

vijon nga faqja 13

NGA PJETER LOGORECI

...kërkon të bindet për talentin e tij skenik. Përpjekja e pashembullt e Max Reinhardtit për të sjellë drejt suksesit Moisiun, është një ndër të paktët kapituj të historisë të teatrit gjerman që të bën përshtypje për moralin pozitiv.

Reinhardt kujton: Sapo ishte kr-ijuar në Berlinin lindor një teatër i vogël (1904 - “Vorstadtbühne”), me deshira shumë të mëdha, por me mundësi ekonomike shumë të vogla. Aty mblidheshin aktorët e rinj të panjohur, me pak talent e të varfër, të cilët mundoheshin të aktivizoheshin e të tregoni talen-tin e tyre. Kisha dëshirë të vija në skenë Genoveva-n e Hebbels-it. El-ementët e talentuar më mungonin e kjo më bëri të humb durimin tim profesional. Vendosa më vehten time të mbaj pak distancë, nga dëshirat e mija për të vënë në skenë këtë pjesë, e pamundësisë për të gjetur elementet (aktorët) që më duheshin.

Isha i lodhur dhe i zhgënjyer, kur ... papritur qëndron në skenë perpara meje një i ri i panjohur i cili fi llon të bëjë rolin e Golos. Duhet të theksoj se Golo është ndoshta fi gura më e vështirë nga të gjitha rolet për tu interpretuar, sepse teksti është pothuaj i tëri një monolog, brenda të cilit krijohen situata të ndryshme, nga ajo e brendshme e personazhit në kohën e tashme, e më pas në të kalu-arën.... Autori Hebbel ka shkruar

Ata që e quanin Reinhardtin gjuetar me instinkt talentesh, ishin të bindur që ai ishte gabuar me Moisiun. Reinhardti e provoi me durim Moisiun në të gjitha mënyrat, në role të mëdha e të vogla, në drama e komedi, muaj pas muaji, vite me rradhë, e në Berlin pat shumë autorë pjesësh teatrore që e ironizuan dhe e tallën Reinhardtin për këtë…

një formë të pazgjidhur e shumë të veshtirë dialogu, duke i veshur personazhit ndjenjën djallëzore të dobët e dyshuese të Luzifer-it, por edhe të dashuruarit njëkohë-sisht....fjalët e tij rrjedhin në disa

raste të vetëdijëshme si rryma uji drejt pellgut të madh plot siguri, e që këtë fi gurë nga 100 aktorë, 50 prej tyre do të krijonin dashnorin klasik, kurse 49 të tjerë dashnorin patetik e të pa jetë. Mendimet e

këtij personazhi nuk munden të jenë si një rreze drite që ndriçon e qetë e normal, ato duhen të dalin verbuese e shpërthyese nga një gjoks njerëzor që digjet e që do të ndezë zjarre të tjerë të rinj... Për

këtë rol, aktori duhet të “ndizet fl akë”, por ai aktor të cilit nuk i mungon shpirti shpërthyes dhe i zjarrtë. Ky aktor duhet që më pas të jetë në gjendje që teknikisht këtë lumë fjalësh të monologut ta vendosë në lëvizje, e si në levizjet fi zike të memecëve, të shprehë çdo mendim e çdo emocion të tij. Unë personalisht nuk njoh një detyrë më të vështirë në të gjithë fushën e literaturës teatrore se interpretimi i Golos. ... E në këtë rast (nga Moi-siu) kjo detyrë ishte e zgjidhur me mjeshtri e talent, nga një aktor i cili nuk e fl iste gjuhen gjermane, e cila i krijonte paqartësi e pasiguri, por nga e cila pa pushim ai arrinte të refl ektonte pasion dhe emocion.

Ai arrinte që me energji të papara fi zike ti jepte çdo mendimi

(Foto 1) Në qendër të

fotos Max Reinhardt dhe

Aleksandër Moisiu

(Foto 2) Moisiu me Tristan

Bernard, Minister Becker, Max

1

2

Page 3: Viti III ALEKSANDER MOISIU - Regione Basilicata · shkrimi i një biografie apo studimi të ri për të në formën e një monografi e , është një s fi dë e madhe që kërkon

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 15www.shqiptarja.comE diel, 9 qershor 2013

ARKIVA

BISSONE / LUGANO PRILL 1935Shumë i nderuar dhe i dashur Zoti Profesor!Nuk e di nëse apo kur mund t´Ju arrijnë këto rreshta. Ju fal-

enderoj shumë për fjalët ngushëlluese mbi vdekjen e burrit tim të dashur, Aleksandër. Ai vdiq ndër krahët e mij e me zemrwn e tij të madhe, ma copëtoi zemrën time. Pas kësaj, pyes veten: çfarë ndodhi, çfarë bëj unë akoma këtu, kur shkëlqimi dhe rrezet e diellit, përkujdesjet dhe shqetësimet shkuan me të. Besoj se Ju mendoni kurdoherë vetëm mirë për të. Nga shumë mendime, të cilat ai na la me shkrim, gjeta edhe rreshtat në të cilat thoshte: Mua më deshti Zoti shumë, pasi më dërgoi te Max Reinhardt-i. Po ju dërgoj me këtë letër edhe foton e fundit të Aleksandrit tim. Ai vdiq ashtu si deri në fund jetoj, plot mirësi. Guximi dhe zemërgjerësia e tij e papërshkrueshme nuk e lëshuan deri në frymën e fundit. Unë dëshiroj t´Ju falenderoj shumë për gjithçka që keni bërë për burrin tim.

E Juaja kJohanna Moissi - Terwin

Moisiu: Mua më deshti Zoti shumë pasi më dërgoi te Max Reinhardt-i

të brendëshëm lëvizjen përkatëse trupore e cila i dilte instinktivisht duke ndihmuar edhe në kuptimin e tekstit të vështirë, por gjithmonë pa humbur fillin e rolit dhe të pasionit që roli përmbante, duke i dhënë jetë nga qenia e tij, duke arritur të na tundojë e trazojë në shpirt ne të gjithëve. Ky aktor ishte

Aleksandër Moisi. Moisiu nuk ishte aktori i “kul-

turës moderne”, ai që donte të binte në sy e të mundohej të krijonte famë botërore, një profi l e personalitet i rëndë, ai nuk ishte një aktor me-diokër, as edhe besnik i “deshirave të vogla” të autorëve. Ai është një nga sera e vjetër e aktorve, kategoria më

e thjeshtë qytetare, i “pagdhenduri”, njeriu pa kufi j, natyra e vagabondit, ishte aktori i ndjenjave njerzore në lojën aktoriale, ishte “egërsira e zbutur”, shpirti, nervat, gjaku, lëkura dhe flokët e të cilit ishin pjesë dinamike e lëvizjeve të mëdha emocionale jetësore, për tu refl ek-tuar në veprat e çdo dramaturgu.

Moisiu krijoi një tip të ri ak-tori në botën e dramës: artistin e shekullit të 20-të që rrezaton vet-vehten me zgjuarsi e personalitet në skenë, që vendos shpirtin në zgjidhje të çdo roli e fi gure skenike. Kritikët e artit janë të mendimit që: “është e tepërt të thuhet që pa Reinhardtin nuk do të kishte Alek-

sandër Moisi, por mund të thuhet që: Max Reinhardt u kujdes që fi gura e magjishme Moisi të rrezatojë në skenë. Me pak “kujdes e distancë”, por mund të thuhet edhe që suksesi vezullues i Reinhardit pa Moisiun nuk do të ishte kështu siç është.” (R.S. Moissi, faqe 80).

Përveç Moisiut, Reinhardt nuk ngurroi kurrë të angazhojë në ske-nën e teatrit gjerman, aktorë me ak-cent të huaj që vinin nga Hungaria, Rusia apo Amerika e kjo kishte edhe arsyet e veta ekonomike mbasi, kur luante Moisiu arka (kasa) ishte plot.

Askush nuk e “ndizte” publikun si Aleksandër Moisiu, por edhe Max Reinhardt nuk mundi që atë që ishte aktori kryesor i shfaqjeve të tija, këtë burrë që transformohej nga roli në rol me magjinë e talentit të tij, ta mbante përgjithmonë. Mbi 20 vjet punuan dy gjigandët së bashku. Ndarja ndodhi në vigjilje të luftës së parë botërore. Aktori Moisi nga skena e Berlinit u kthye në aktor shetitës, jeta e tij artistike vazhdoj nga një turne në tjetrin...

Wien, me 3 qeshor 2013

Fjalët emocionuese në një letër falenderimi të bashkëshortes së

Moisiut për Reinhardt-it

Nga kërkimet mbi jetën e Moisiut që kam bërë në Vjenë, gjeta një letër falenderimit që bashkëshortja

e Aleksandër Moisiut, aktorja Johanna Terwin i dër-goj Max Reinhardt-it mbas vdekjes së Moisiut, në shenjë falenderimi. Këtu po shkruaj rreshtat e kësaj letre në gjuhën shqipe.

3 4

5

(Foto 3) Ansambli teatror i Max Reinhardt-it në turne në New York(Foto 4) Letra që Johanna Moisi – Terwin i dërgoj Max Reinhardt-it, faqja 1(Foto 5) Letra e falenderimit që Johanna Moissi – Terwin i dërgoj Max Reinhardt-it, faqja 2

Page 4: Viti III ALEKSANDER MOISIU - Regione Basilicata · shkrimi i një biografie apo studimi të ri për të në formën e një monografi e , është një s fi dë e madhe që kërkon

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 9 qershor 2013

16 SH.com POEZI

Ja, po përfl aken edhe krahët e zogjve....

Jetoj

FatNetësh Fundi Dikush na mbron

Ti je shkaku

Teatër Kozmik

Gjethet dhe gjyshet

Puthje në vjeshtë

Jetoj ashtu siç mundemAs mirë, as keqAs shumë, as pak.Me shtëllunga mendimeshnë kokë,lëndina të virgjëra ndjenjash,që ndër perëndimepërfl akshëmseksit tim i avitene lëmsh me të bëhen.Jetoj duke priturPërgjigjet e pyetjeve të mia,Që era marroke i merrE nëpër cepat e botës-rrumbullake i hedh...buzë pirgjeve të pse-rave shumeshekulloreqë koha me bezdi vetëm pluhuriniu shton.Me fjalë jetojE pasi më thuhenKurorë me gjembaMbi kokë më bëhenDhe trutë vazhdimisht më çjerrin.Ç’të bëj? Rri pres.Si nënë e mirë,Zemërmadhe rri edhe pres.E jeta, kjo shtrigë plakëPrapë në klasë më ngel.Mua - nxënësen e zellshme të saj!

Luaj edhe unë me fatin timashtu siç luan ai me mua.E ngatërroj nëpër numradhe fl etë biletash llotarieE pres të gjej kombinimin fatprurësqë fatit “Qërohu!” t’i them.Fat i mbryrë me pikadjerse dhe gjakuMe pare të nxjerranga xhepa të shpuar.Bashkarisht,ndajmë mjerimin tonëqë magjikisht të na japë fat.Kombinim fatlumqë mbart me vetecigare xixëlluesenëpër gojëra të mëdhaku vreri i shpirtitrrëzon dhëmbëtsi dyer të krimburae pëshpërit,“Mjerimi yt,dhe mjerimi i tyre,plus mjerimin tim,janë baraz me fatin tim”O burra,të luajmëfat–mjerimin tonë!E xixëllojnëAkoma më shumëCigaret punëtoreNëpër gojërat e shuara...Fjalë gjysheshMë kumbojnë në kokë:Fatin mbi ballTë shkruar e kemi.Por sytë i ngrejmëE dot s’e lexojmë.

Netëve kohën e masMe mendime që më përplasenNga njëra hemisferë e trurit në tjetrënE mes brazdave të trurit timtë butë, gjumi i ze.Si lopa rri përtypJetën e ditëse stërvitemme meditime të liguraqë mëngjesilehtësisht, si kala rërem’i rrëzon.E çuditshme kjohistoria jonë njerëzore...Në mishrat tonandërthuren ditë e netë,Ëndrra me sy hapur e mbyllurqë gjumi natë për natë i ze.Netësh, historia jonëshkruhet pa bujë e zhurmëAshtu është shkruaredhe kur dinosaurëtmbretëruan këtë tokë,shkruhet nga gjumi.Gjumi – paqja e errëtMes qiellit dhe tokësku nënshtrimi ynë i padiskutueshëm është.S’ka rebelim ndaj gjumit!Mer një kokërr valiume fl i, o i gjallë.Në gjumë, historinë tonëe shkruajmë me gërhitje,komoditet jorganëshdhe tradhëti jastëkëshqë qafat na lodhin.Orë barazie njerëzoreku mospëlqimin tonëme përçatje gjumashenetësh e tregojme.

Po iki i dashur,krejtesisht e zhveshur nga kujtimet tona.Aty ku fi lizin e dashurisë mbollëm,Marrëzia na mbiu.Astarët e xhepaveDuke shtrënguar fortE me dy lotë jetimë në syPo të lë vetëmNë marrëzi-dashurinë tënde!

U tretën edhe gjethet e vjeshtës...U tretën i dashurE lisat lakuriq prapë i lanë,Njëlloj si unë e tiMbi barkun e krevatit tonë besnikJa, po përfl aken edhe krahët e zogjveTutje në horizont.Të gjithë po i ikin dimrit!Shtegtimi im i shkurtër është këtë herë.Destinacioni?Tropiku i nxehtë i buzëve të tua.

Më bezdisin gjethet e laguraTek presin përuleshëmtë shpohen nga heshtat e takave të mia pushtuese.Të verdha, por të ngopura e të jetuara si gjyshetShpenguar shtrihen buzë trotuareve gjethet e vjeshtës.Hemorragji mendimesh më shpërthenNga trutë, duart e sytëDuke parë gjethetQë tinëz më bien mbi fl okë, supee tërë qënien m’a pushtojnë.Ende (pa sukses, natyrisht!) rrekemtë çthur komplotin e vjeshtës,Ndërsa gjethet,si gjyshe të ngopura lehtësisht bien nga pemët e jetës.

Aktorë teatri ne jemi,Të Teatrit Popullor të Jetës.Nga njëra anë e skenës hyjmëE nga tjetra dalim.Kur perdet e qivuritPërpara syve na mbyllen,Pasardhësit me luleNa përcjellin.Ose me domate të kalbura,E bujarisht na pështyjnë gjithsesi.

Pamja imeGënjen si arixhofkë fallxhore.Mbas buzëqeshjeveTë embla, natyrshëm fshehMendime të shqetësuara apokalipsi.Pa frikë e ankth,Por plot kureshtje,Këmbëkryq nëMes të hirit ulemDhe botës fall i hedh:Një siklet të madhKe për të hequr,Por Dikush gjithmonë të ndihmon.

Me tyEtja për jetënMë kapDhe zambakë të bardhëNga sytë më dalin.Prej teje, i dashur,Kryevepra të voglaUne bëjPa pushim.

MIRELA GEGPRIFTI

Page 5: Viti III ALEKSANDER MOISIU - Regione Basilicata · shkrimi i një biografie apo studimi të ri për të në formën e një monografi e , është një s fi dë e madhe që kërkon

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 17www.shqiptarja.comE diel, 9 qershor 2013

VEPRA HEROI

BIBLIOTEKE

Mbi veprën e Virgjil Kules “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqëtari i Fundit”. Autori nuk rrëfen një sagë Skënderbejane për hir të historisë, por nxjerr në pah diplomacinë, lojën për pushtet dhe strategjinë panevropiane

të Skënderbeut, cilësi që i japin atributet e një burri shteti dhe strategu ushtarak të përmasave evropiane...

KRYQETARI I FUNDITDimensioni universal i fi gurës së

Skënderbeut përmes një monografi eDORIAN KOÇI

Figura e Skënderbeut është një subjekt që mund të ketë bibli-ografi në më të madhe në Bib-

liotekën Kombëtare. Për të kanë shkruar albanologë, shkrimtarë romantikë, studiusë shqiptarë etj. Si një nga fi gurat më të mëdha të etnosit dhe kombit shqiptar, në mos më e rëndësishmja , ajo është bërë një subjekt i gjithfarë gjinive letrare, i monografive serioze, i historive lokale dhe kombëtare dhe i miteve dhe legjendave pop-ullore. Për këtë arsye, shkrimi i një biografi e apo studimi të ri për të në formën e një monografi e , është një sfi dë e madhe që kërkon pasion dhe vullnet për të hyrë në labirinthet e historisë, diplomacisë dhe fi snikërisë Skënderbejane por mbi të gjitha kërkon seriozitet dhe skrupuluzitet shkencor për të ditur të gjesh fi llin e Arianës nëpër këto labirinthe monopate të mbuluara

shpesh herë nga pluhuri i kohës por në shumë raste edhe nga dashakeqësia për ta minimizuar fi gurën e Gjergj Kastriotit.

Për të gjitha veprat mono-grafi ke që shkruhen për Heroin Kombëtar të shqiptarëve, dashje pa dashje egziston si një etalon matës vepra klasike Barletit, që edhe pse shpesh herë studiuesit e mëvonshëm kanë zbuluar dhe vërtetuar që ka lapsuse përsa i përket fakteve historikë apo dhe mënyrë të shkruari me stil panegjirik njëlloj si “Jetët Pa-ralele” të Plutarkut për ta glo-rifi kuar heroin, sërish publiku i gjerë në mënyrë të pavetdijshme e krahason çdo vepër të re që shkruhet për Skënderbenë me të. Sigurisht që ky fakt do të gëzonte çfarëdolloj autori, përfshi këtu edhe Barletin që që në gjallje pa frutin e punës së vet, por jam i sigurtë që cdo autor serioz që shkruan për Gjergj Kastriotin përveçse ndjen një përkushtim dhe vlerësim të veçantë për biografi n e parë të tij, kërkon të zhbirojë më tutje për të kuptuar diçka që në kohën e Barletit mund të mos perceptohej si vlerë e tillë, ndaj dhe në veprën e tij mund të mos ketë një trajtim të plotë të këtij fenomeni dhe ti mëshohet më tepër betejave ushtarake dhe

nganjëllimit të Skënderbeut ndaj ushtrive otomane që ishin dhe rrezik serioz dhe për vet Evropën. E kam fjalën për universalizmin e figurës së Skënderbeut, për cilësitë që e bëjnë atë jo vetëm një hero lokal të shqiptarëve, por një Komandant ushtarak e Kryediplomat të Evropës, cilësi që ne bashkëpatriotët e tij pak ia njohim dhe në të shumtën e rasteve të nxitur nga një modesti provinciale nuk i përmendim apo në rastin më të keq i keqpër-dorim duke i lexuar ato vetëm siciologjikisht për të përligjur dështimet tona të mëvonshme, por asnjëherë në formën e një analize krahasuse me heronjtë e etnive e kombeve të tjerë.

Vepra e publicistit Virgjil Kule, “Gjergj Kastriot Skënder-beu-Kryqëtari i fundit” nxjerr në pah pikërisht këtë universalizëm

të Skënderbeut, ku formulën e Kuvendit të Lezhës “I pari mes të barabartëve” e zhvendos me fakte dhe analizë historike dhe matanë

Adriatikut, në teatrin e diploma-cisë evropiane ku Skënderbeu është një i “barabartë dhe shpesh herë i parë mes të barabartëve” , princave dhe dukëve italianë. Risia e kësaj monografi e është pikërisht tek një gjurmim dhe selektim me shumë përkujdes i fakteve historikë duke mos rrëfyer një sagë Skënderbejane për hir të historisë si kanë rrëfyer që nga Barleti e deri te akademiku Kristo Frashëri, por te rivlerësimi dhe nxjerrja në pah edhe të diploma-cisë, lojës për pushtet dhe strateg-jisë panevropiane të Skënderbeut, cilësi që që ridimensionojnë fi gurën e Gjergj Kastriotit duke i dhënë me të drejtë atributet e një burri shteti dhe strategu ushtarak të përmasave evropiane. Ky lloj këndvështrimi i veçantë që autori ka zgjedhur duke bërë një analizë të qartë në kohë dhe hapësirë të fi gurës së Skënderbeut, aksionit të tij ushtarak e diplomatik, mar-rëdhenieve të tij me osmanët e veçanrisht me Venedikun, analizë që i përngjet rrathëve të një druri që nga viti 1443 e deri sa vjen

në qendër në vitin 1467, e kthen monografi në nga një tekst histo-rie i përsëritshëm e monoton në një monografi ku lexuesi shkon hap pas hapi me autorin në zbu-limin e dimensionit të vërtetë të Heroit tonë Kombëtar. Ky lloj rrëfi mi i zgjedhur me intuitë dhe mjeshtëri nga publicisti Virgjil Kule, një mjeshtër i hershëm i dokumentareve është “filli i Arianës” që e çon lexuesin në cdo skutë e dhomë të errët të figurës së Skënderbeut për ta parë si në një fi lm dokumentar të gjithë epokën e lavdishme të tij. Skënderbeu ishte një Princ i kohës që analizon fi lozofi italian Makiaveli, i lindur në Arbëri nën sferën e infl uencës perëndimore të asaj kohe, i rritur në Turqi ku gjithë monarkia është e qeverisur nga një drejtues dhe të tjerët janë veçse skllevër të tij sipas Maki-avelit në veprën e tij të famshme “Princi”. Në përpjekjen e tij madhore për tu bërë Udhëheqësi i Kryqëzatës kundër otomanëve shpesh herë si del në libër ai u përpoq ta anashkalonte pavarës-inë e princërve të tjerë shqiptarë dhe ta kthente vendin e vet në një model të organizuar sipas modelit të Frances mesjetare që për-shkruan Makiaveli, si një territor i qeverisur nga një mbret, por i rrethuar nga një numër i madh fi snikësh të njohur e të dashur si të tillë nga nënshtetasit e vet e që kanë priviligjet e tyre nga të cilat mbreti nuk mund ti privonte pa u rrezikuar nga reagimi i tyre. Një përpjekje shumë e madhe për një njeri që fati i tij qe troshitur sa midis Lindjes dhe Perëndimit, një përpjekje që la gjurmë në histori dhe në kohë, një përpjekje që iu njoh si meritë nga Evropa por edhe nga pasardhësit e vet, ndaj ai sot vlerësohet e studiohet në Akademinë Mbretërore të Lon-drës për strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, ndaj bustet dhe monumentet e tij janë në të gjitha sheshet qendrore evropiane , ndaj pas leximit të këtij libri pret të vlerësohet nga bashkëkombasit e vet më shumë dhe në vecanti për diplomacinë e tij, këtë pjesë pan-johur shumë nga publiku shqiptar e që tani përmes faqeve të këtij libri mund të lexohet e kuptohet më mirë.

Këndvështrimi i veçantë që autori ka zgjedhur duke bërë një analizë të qartë në kohë dhe hapësirë të fi gurës së Skënderbeut, aksionit të tij ushtarak e diplomatik, marrëdhenieve të tij me osmanët e veçanrisht me Venedikun

LibriVepra e publicistit Virgjil Kule, “Gjergj Kastriot Skënderbeu-Kryqëtari i fundit” nxjerr në pah pikërisht këtë universalizëm të Skënderbeut, ku formulën e Kuvendit të Lezhës “I pari mes të barabartëve” e zh-vendos me fakte dhe analizë historike dhe matanë Adriatikut

NË FOTO: Virgjil Kule dhe kopetina e librit “Kryqtari i fundit”

Page 6: Viti III ALEKSANDER MOISIU - Regione Basilicata · shkrimi i një biografie apo studimi të ri për të në formën e një monografi e , është një s fi dë e madhe që kërkon

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 9 qershor 2013

18 SH.com

KËRKIMET LETRARE

ANALIZA

KASTRIOT MARKU Letërsia romantike arbëreshe në fi ltrin fi lologjik të Matteo Mandala-së. E gjithë puna kërkimore e

studimore e Mandalà-së mbështetet në radhë të parë në kërkimet arkivore dhe në zbulimet e burimeve

dokumentare, një punë fi lologjike e cila ka sjellë për rrjedhojë përfundime të reja e të besueshme.

Letërsia arbëreshe më shumë Gjuha, të folurit dhe letërsia e ar-

bëreshëve të Italisë kanë qenë dhe mbeten ende disa nga për-

bërësit më esencialë në ruajtjen dhe gjallimin e shpirtit arbëresh përgjatë pesë shekujve të shkuar, duke luajtur kështu një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe pasurimin e kësaj bote kulturore krejt të veçantë. Përgjithë-sisht trashëgimia letrare arbëreshe i është paraqitur lexuesit të zakon-shëm dhe atij profesional brenda kufi jve zyrtarë të shtetit shqiptar, në trajtë të shqipëruar me përshtatje në gjuhën standard, zgjidhje kjo jo e qëlluar, e cila i ka nxjerrë këto vepra nga hullia reale teksteve të veprave letrare të autorëve të tyre. Lexuesi shqiptar u njoh me këto botime, pa mundur pothuajse kurrë t’i shijojë këto tekste si të tilla, pa mundur dot asnjëherë të kuptojë kumtin gjuhësor dhe atë letrar në vijimësinë e tyre historike, duke patur si shenjë bazike gjuhën e këtyre teksteve. Përtejdeti, përveçse si një përfytyrim territorial i lidhur me konturet e lidhjeve etnike gjuhësore e letrare, iu përcoll publikut të vendit të origjinës si një materie gjuhësore e letrare për përdorim masiv, e adoptuar kjo pa një kriter të qartë, por vetëm si një përdorim utilitar përnjohës, shpërfytyruar dhe shkuptimësuar vajtueshëm. Kthimi i teksteve arbëreshe këto vitet e fundit, falë punës tejet profesionale të studi-uesve arbëreshë si Matteo Mandalà dhe Françesko Altimari, pa ua cënuar formën e tyre gjuhësore origjinale, ka ndryshuar kryekëput shijen leximore tonën edukuar së prapthi deri pak vite më parë, duke na vënë përballë njohjes bazike të kësaj letërsie si një shqyrtim kritik që duhej të ishte bërë që herët, por më mirë vonë se kurrë. Matteo Mandalà pasi ka bërë tran-skriptimin dhe shpjegimet e duhura me metodën ekdotike, na sjell në sofrën e leximit pajën gjuhësore gër-shetuar me atë etniko-historike, pra me elementë ngushtësisht gjuhësor dhe jashtëgjuhësorë duke e kapërcyer metodën krahasuese përmes anali-zave të peshuara etnolinguistike. Si e tillë, kjo letërsi vjen dinjitare më në fund përmes autorëve kryesorë të letërsisë së vjetër arbëreshe si: Lekë Matrënga, Gjergj Guxeta, Pal Maria Parrino, Nikollë Filja, Nikollë Keta, Jakin Kjarkjarit, dhe Nikollë Brankatit, studimet për të cilët Man-dalà i ka botuar kryesisht si hyrje të botimeve kritike të autorëve të për-mendur. Synimi me sa shihet ka qenë i dyfi shtë; nga njëra anë botimi kritik i të gjitha veprave të autorëve kryesorë arbëreshë, si dhe në anën tjetër për-punimi kompjuterik i teksteve të tyre me qëllim mbërritjen tek hartimi i një fjalori historik të arbërishtes i njohur si projekti BETA (Biblioteka Eletro-nike e Teksteve Arbëreshe). Ribotimi i disa prej teksteve kryesore të letërsisë arbëreshe ka synuar një botim të ri më të kujdesshëm duke ndrequr të metat dhe defektet që i kanë karakterizuar ato në botimet e tyre të mëparshme,

për ti sjellë kështu në një perspektivë të re inovative dhe solide bazuar në kërkimet e fundit arkivore bibliofi like dhe mbi të gjitha duke i stabilizuar metodologjikisht mbështetur mbi fi lologjinë dhe praktikën tekstore, e cila u garanton një trajtim dinjitoz këtyre teksteve.

Mandalà është marrë prej vitesh me tekstet e vjetra shqipe, përkatë-sisht me historinë e letërsisë së shkruar arbëreshe, duke përgatitur botimet kritike të autorëve më të rëndësishëm të kësaj tradite sipas një metodologjie fi lologjike bashkëkohore bazuar në historikun e dorëshkrimeve dhe botimeve që lidhen me si dhe jetëshkrimin e fi gurave kryesore të historisë së letërsisë arbëreshe.

Mandalà në kërkimet e tij shken-core dëshmon një varg cilësish studi-

more të mëvehtësishme disiplinare në shumë fusha kërkimi si antropologji, arkivistikë, histori e përgjithshme, histori letërsie, filologji etj, cilësi shumëdisiplinare të cilat duke i pra-nëvënë dhe kontekstualizuar në një raport harmonik të admirueshëm ka ditur t’i referojë në një punë origjinale sistemore që rri kryekreje si kërkim fi lologjik i përkryer mbushamendës, korrekt dhe dinjitar në studimet e këtij lloj në historinë e filolog-

jisë shqiptare dhe letërsisë shqipe posaçërisht. Në shekullin e 18-ë ka patur një para-Rilindje në mjediset ar-berëshe në Itali që ka ushqyer me ide dhe frymë Rilindjen e madhe Kombë-tare në trojet shqiptare në shekullin e 19-ë. Kjo është teza kryesore e librit të albanologut italo-arbëresh, prof. Mat-teo Mandalà dhe në një kuptim tjetër kjo përbën edhe thelbin e nismës së punës kërkimore fi lologjike të prof. Matteo Mandalà në librin “Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe”. Me këtë del qartazi se sistemi kulturor arbëresh mori ato tipare kombëtare moderne qysh në shekullin e 18-të, pra, një shekull para se të niste Rilindja e mirëfi lltë kombëtare shqiptare. Në studimin e parë të titulluar: “The crux[...] is the phrase “double lirical narrative” për

një interpretim të po-emave dhe të poetikës së De Radës”. f. 19-59, ndërtitulluar bazuar mbi një citim të Ar-shi Pipës nga punimi i tij monografik Hi-eronymus De Rada, Mandalà, nisur nga verifi kikimi i të dhë-nave të drejtpërdrejta të botimeve të veprave poetike të De Radës, si dhe mbështetur në kontributin e Franc-esco Altimarit, i cili kishte vërtetuar në dy versionet e veprave të De Radës të viteve 1833-1939, mungesën e drejtpeshimit kom-pozicional që ai e kon-sideron një luhatje mes ushtrimesh të pasigurta të autorit, ka arritur të na japë një provë bindëse origjinare të his-torikut diakronik të botimit të këtyre tek-steve. Studimi është

një skicë interpretuese e poetikës deradiane dhe përmes tij ka shterruar këqyrjen e imët të të dhënave në dukje krejt sipërfaqësore, por me rëndësi të dorës së parë në ndërtimin gjenetik të këtyre veprave, elementë të cilët nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së një studiuesi “rojtar” të teksteve si Mandalà. Vetëm kështu ai mbërrin ta vendosë i qetë në shtratin interpretues qasjen kontesktuale si njësi të përvijueshme për një histori të receptimit dhe vlerësimit në poemave

të De Radës. Mandalà mbërrin të provojë mendimin e Elio Miracco-s për dy variantet e botimit të vitit 1943 të Këngëve të Serafi na Thopias, se De Rada ka punuar mbi tekstet e tij edhe kur këta të fundit ishin në tipo-grafi /shtypshkronjë, duke ndriçuar kështu elementë të rëndësishëm të procesit krijues të këtij autori dhe se dy poemat e tij përbëjnë një projekt letrar të mirëmenduar të De Radës, i cili i kishte konceptuar si dy pjesë, si njësi të ndryshme të eposit të eposit të tij romantik të një kohe heroike, kon-sideruar edhe si një roman lirik i dy-fi shtë. “Prejardhja e mitit pellazgjik: Jeronim De Rada dhe Giovanni Ema-nuele Bidera”, (f. 61-91), na shtie në në një rrugëtim interesant të historisë së lindjes, përhapjes dhe shndërrimit të mitit pellazgjik prej dijetarëve ar-bëreshë, një histori kjo që nis që në shekullin XVIII, për të mbërritur tek autorët dominues Jeronim De Rada dhe Giovanni Emanuele Bidera, si pikëmbërritja e promovimit të këtij miti parak të arbërve në një kon-tekst të ri me përmasa kombëtare në prag të Rilindjes Kombëtare, si një promovim i mitit të lavdisë së të parëve, si mit i hershmërisë i cili së bashku me me mitin e gjuhës dhe atë të Skëndërbeut do të përbënin një tresh shënues të rëndësishëm të kalendarit tonë historik dhe kulturor njëherësh. Mandalà, duke lënë përa-nash rrethanat historike, na shtie me këtë punim ndër disa të tjera imtësi ndërkulturore në këtë fi llimrilindje duke dashur të skajojë kështu për-saktësime të reja sa i takon fi llimeve të romantizmit shqiptar. Vlen të theksohet se paraprijësit e gjurmimit dhe argumentimit të mitit pellazgjik i gjejmë për herë të parë tek Jeronim De Rada në vitin 1843 tek Lucifero dhe më tej tek Emaunele Bidera në botimin dyvëllimësh Passeggiate per Napoli e contorni, botuar në vitet 1844 dhe 1845, e jo sikurse shpesh i vishet kjo risi Johann Georg von Hahn-it në vitin 1854.Studimi “Për botimin kritik të Kënkës së sprasëme të Ballës: shën-ime fi lologjike paraprake”, (f. 93-147), duket se është një “hyrje” në veprën e plotë të Gravil Darës. Përdallimi fi logjik tekstual është i pranishëm që në nisje, madje që në titull duke fi lluar që me personazhin e poemës së njo-hur, i cili nuk na shfaqet sikurse tradi-cionalisht e kemi njohur Bala, por Balla. Bazuar në katër dorëshkrimet e gjetura të poemës, botimin e pjesshëm të viteve 1887, 1900-1903, si dhe botimin e plotë të vitit 1906, përmes

një operacioni krahasues të plotë në të natyrës grafi ko-alfabetike, mar-rëdhënieve midis dorëshkrimeve e tekstit të botuar, ndjekjes së gjur-mëve të ndërhyrjeve të shumta të bëra gjatë procesit krijues të autorit, parë si dëshmi e fundit e vullnetit të autorit, Mandalà përgatiti botimin e vitit 2007, Kënga e sprasëme e Ballës (Il Canto ultimo di Bala) di Gabriele Dara junior, Edizione critica. Vol. 1. Albanica 27. Palazzo Adriano: Gra-fi che Geraci. 400 pp. Autori duke parë pamjaftueshmërinë e leximit të kësaj poeme ndërmerr edhe një interpretim leximor krahasues të saj shqip dhe italisht si dhe skajon disa çështje autoriale të lidhura drejpërdrejt edhe me tekste të tjera të De Radës duke përfunduar se kjo poemë e cila i dha Gravil Darës një vend nderi në letërsinë shqipe erdhi si rezultat i zotësisë së tij autoriale, frymëzimit dhe shtysës fi llestare të të atit Andrea Dara, si dhe ndikimit të Alessandro Manzoni-t (autori më i dashur i Darës), prej të cilit ky huazoi njësimin e reales me idealen/të vërtetën duke u përpjekur të ndërtojë një krijim letrar mbi fakte të dokumentuara, një synim ky i fshehtë që ishte një element i njo-hur i romantizmit, që natyrisht Dara e solli në letërsinë shqipe me risitë e tij të përveçme.Studimi “Për botimin

Page 7: Viti III ALEKSANDER MOISIU - Regione Basilicata · shkrimi i një biografie apo studimi të ri për të në formën e një monografi e , është një s fi dë e madhe që kërkon

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASI SH.com 19www.shqiptarja.comE diel, 9 qershor 2013

ANALIZA

e arkivuar se e botuar

e veprës letrare të Françesk Anton Santorit. Disa probleme ekdotike paraprake”, (f. 149-180), ka për objekt të tij problematikën e përgatitjes së një botimi kritik të veprës së këtij au-tori, si rrjedhojë edhe e problematikës lidhur me kalimin e dorëshkrimeve të tij dorë më dorë në biblioteka të ndryshme publike e private (Kozencë, Kopenhagë, Tiranë, si dhe në arkivin privat të Zef Skiroit), çfarë paraqet edhe vështirësi të identifi kimit dhe klasifi kimit të tyre, gjë që ka justifi -kuar në njëfarë mënyre mosmarrjen seriozisht të kësaj pune nga ana e studiueve të krijimtarisë së tij.

Studimi ndërdisiplonor “Çështje paraprake të botimit të veprave të Zef Skiroit”, (f. 181-220), vjen si rezultat

i punës madhore të realizuar nga au-tori në përgatitjen e korpusit të plotë në nëntë volume të veprës së plotë të Skiroit. Mandalà ka lënë mënjanë shkaqet e hollësishme të përjashtimit të padrejtë të këtij autori nga historia e letërsisë shqiptare, duke u kufi zuar në njoftimet e detajuara për botimet e tij të shumta (disa prej të cilave të qarkulluara me vonesë si dhe të tjera vepra në dorëshkrim), duke stabili-zuar kështu problemet e tejshkrimit të këtyre veprave, me ç’rast ndërton një kronologji të këtyre botimeve dhe më në fund përmbyll gjithë punën kërki-more të këtij projekti me fi nalizimin, kujdesjen dhe përgatitjen e botimit vetë, duke kryer kështu një restaurim të plotë fi lologjik të të gjithë veprës së këtij autori.

Punimi tjetër, ai me titull “Aspekte dhe momente të formimit rinor të L. Pirandello-s dhe të Z. Skiroit”, (f. 221-256), na shpërfaq një studim krejt specifi k të kësaj përmbledhjeje, dhe ndoshta më intersanti, jo vetëm si risi e pa trajtuar gjer më tash në studimet tona letrare, por edhe për peshën që merr për shkak të pranëvënies së lid-hjes së faktuar mes dy shkrimtarëve të sipërpërmendur; Zef Skiroit dhe njërit prej shkrimtarëve më të njo-hur italianë të shekullit XX, sikurse qe Luigi Pirandello, në një kontekst kulturor dhe njerëzor të përbashkët. Hulumtimi dhe gjetja e letërkëmbimit mes tyre, i munguar në letërkëmbi-min e botuar të shkrimtarit italian, për shkaqe që nuk janë të njohura dhe vendosja e këtij letërkëmbimi në një kontekst miqësie personale rinore të konsoliduar, sikurse ishtë në të vërtetë, na paraqet një shumësi disku-timesh dhe këshillimesh të ndërsjellta personale; paralele me mjaft prej mendimeve dhe ideve të tyre për kom-bet përkatëse; përkime mes dashurive të mbetura në tentativë apo edhe të trishtuara, gjë që e kthen këtë punim si një pikë reference me rëndësi e që do të paraqiste interes për të tjera punime krahasuese në të ardhmen. “Gjurmime leksikografi ke në mjedisin arbëresh të Sicilisë”, (f. 257-280), është udhëtim i autorit në rrjedhat e lek-sikografi së arbëreshë përgjatë katër shekujve mbështetur në dëshmitë shkrimore, veçanërisht atyre dorëshk-rimore, kryesisht fjalorëve të shqipes dygjuhëshe etimologjikë. Ndarë në dy periudha, e para nga fundi i shek. XVII deri në gjysmën e parë të shek. XX dhe e dyta nga fundi i shek. XX deri në ditët tona, studimi i shqyrton punimet leksikografi ke (fjalorët, dhe sprova leksikografi ke) të mbetura në dorëshkrim e të pabotuara, nga Nilo Catalano, Gjergj Guzeta, Nikollë Keta, Pal Skiroi, Dhimitër e Zef Kamarda, Zef Skiroi, Marko La Piana, duke nxjerrë në pah dallimet tipologjike midis tyre dhe duke bërë edhe një lloj klasifi kimi të parimeve teorike dhe të metotave të hartimit, për të mbërritur tek kërkimet leksikografi ke bazuar në teknologjitë moderne komjuterike, që vetvetiu dëshmojnë për një kontribut dhe arritje të rëndësishme të lek-sikografi së arbëreshe. Përmbledhja mbyllet me punimin “Një self-made

man arbëresh në kohë trazirash. Mbi poezitë e pabotuara të Trifonio Guiderës”, f. 281-352.

Mandalà u ka siguruar suksesin e merituar punimeve të tij, duke u vënë përkrye pyetje të formualuara që në krye të herës, mbi dyshimet qenësore “parake” mbi tekstet letrare, pyetje të cilat shtrohen dhe shpërfaqen për zgjidhje me të gjithë gjatësinë dhe gjërësinë e hamendësimeve, verifi ki-meve, krahasimeve, interpretimeve të mëparshme, parë këto si një shuma-tore leximesh dhe interpretimesh, për të mbërritur në fund, pas një procesi të gjatë argumentimi horizontal dhe vertikal njëherësh, në përfundime bindëse të cilat janë provuar hap pas hapi përgjatë këtij gjithë këtij pro-cesi. Studimet e Matteo Mandalà-së i këshillojnë tërthorazi fi lologjisë së shkuar dhe asaj të sotme shqiptare të reformojë tërësisht sistemin e saj konceptual të fushave të kërkimit, përkatësisht asaj historiko-kulturore dhe asaj ekdotike, që nënkupton të ndryshojë teorikisht, konceptualisht dhe praktikisht sjelljen studimore kundrejt teksteve të letërsisë shqipe duke i risjellë këto tekste si vullnet i fundëm i autorëve bazuar fi llimisht në përshkrimet orgjinale dorëshkrimore dhe duke vijuar më pas me të gjitha botimet dhe ribotimet duke mbërritur në një stabilizim integral të korpusit letrar të secilit autor. Ky proces ka qenë është dhe nuk ka për të qenë fort i lehtë për cilindo studiues që do të marrë për-sipër ta kryejë një punë të tillë, ngaqë problematika është jo pak e vështirë, sido-mos kur është fjala për autorët hershëm të letërsisë shqipe dhe atyre të roman-tizmit, për shkak të punës paraprake dhe shumëfi sh të përqen-druar që kërkon para së gjithash stabili-zimi/normalizimi i natyrës grafemore dhe kontekstuale gjuhësore, por duhet të ngushëllohen lum-turisht studiuesit me faktin se qoftë nga këndvështrimi i metodologjisë së ndjekur, qoftë nga rezultatet e mbër-ritura dhe posaçër-siht nga korpusi au-torëve dhe i veprave të realizuara, Matteo Mandalà mbetet një shembull model për t’u këshilluar e ndjekur, dhe nuk kanë pse të humbin aq shumë kohë, ndërkohë rruga tashmë prej shumë kohësh është e shtruar, për të mos thënë se një pjesë e mirë e së cilës tashmë ëshët kryer.

Mandalà me dy përmbledhjet studimore të tij (Gjurmime fi lologjike. Për letërsinë e vjetër arbëreshe. Çabej, Tiranë, 2006; dhe Studime filologjike për letërsinë arbëreshe.

Të dhënat e libritStudime fi lologjike për letërsinë romantike arbëreshe.Autori: Matteo Mandala Përktheu e redaktoi: Gëzim GurgaBotues: “Naimi”Faqe: 376

Naimi, Tiranë, 2012), na rrëfen për së afërmi me një fakt gati tronditës, se letërsia shqipe arbëreshe rezulton më shumë e arkivuar se sa e botuar, ndaj puna e tij kërkimore shkencore në fushën e albanologjisë është një punë misionare, një punë murgu e kohëve mesjetare bazuar në tekste dorëshkrimore dhe rrallësi librore, gjë që pak është e konceptueshme për

“studiuesit” bashkëkohorë shqiptarë, që “tredhin” tekste pa hyrë në gjene-tikën dhe burimologjinë zanafi lore të tyre. Ekdodika e Mandalà-së ngrihet mbi parime teorike e konceptuale të praktikuara sipas një metodologjie shkencore të niveleve më ta larta të pranuara dhe aplikuara ndërkom-bëtarisht. E gjithë problematika tekstore është trajtuar në mënyrën e duhur përmes një metodike rreptë-sisht shkencore, e cila ka mbërritur

në përfundime bindëse dhe të verifi -kueshme. Hipotezat e shtruara prej tij janë në thelbin e tyre bindëse dhe i nënshtrohen një metode hulumtimi e cila ndërmerr një analizë dhe in-terpretim të hollësishëm nga niveli i përshkrimit deri tek rindëritmi i plotë i këtyre teksteve, duke realizuar përgjatë kësaj udhe sqarime të domo-sdoshme dhe përfundimtare të përim-tuara mbi çështjet e ndërlikuara sa i takon gjenezës së veprave, rindërtimit të fazave të ndryshme të shkrimit të teksteve, studimit të parateksteve dhe të vetë teksteve me të gjithë repertorin referencial bibliografik si marrëd-hënie gjenetike dhe historiko-kritike midis versioneve dorëshkrimore dhe botimeve të ndryshme të së njëjtës vepër të shtypura, duke ruajtur një lloj homogjeniteti ekdotik midis tek-steve të shtypura dhe varianteve në dorëshkrim, parë kjo në shumë raste si përftesë dhe analizë e pozicioneve të ndryshme kritike të disa brezave real-izuar përgjatë historisë së kritikës dhe studimeve rreth veprave të marra në shqyrtim shpesh me mjaft stërhollime jo dobiprurëse për shkak të mungesës së një aparati të duhur kritik si skemë e besueshme e kumunikimit letrar. Në fund nuk kanë munguar të tre elementët parësorë të metodës së tij studimore: përshkrimi, interpretimi dhe rindërtimi si dhe vendosja kronologjike e prodhimit kulturor (gjuhësor dhe letrar) arbëresh të cilin e ka konkretizuar me botimet kritike të mjaft veprave, të cilat kanë rrokur dhe shkoklavitur të gjithë tërësinë e çështjeve fi lologjike që kishin shtruar dorëshkrimet dhe botimet.

“Studime fi lologjike për letërsinë romantike arbëreshe”, së bashku me “Gjurmime fi lologjike”, Tiranë, 2006, përbën një sintezë të kërkimeve shkencore të autorit, e cila është njëkohësisht qasje e re e ndryshme nga interpretimi tradicional i disa dukurive kyçe të historisë kulturore shqiptare, duke nisur qysh nga Rilindja, studimi dhe shpjegimi i së cilës na rezulton mjaft i mangët, sidomos për sa i përket fi llimeve të saj. E gjithë puna kërkimore e stu-dimore e Mandalà-së mbështetet në radhë të parë në kërkimet arkivore dhe në zbulimet e burimeve doku-mentare, një punë fi lologjike e cila ka sjellë për rrjedhojë përfundime të reja e të besueshme. Studimet tona të derisotme kanë vuajtur nga kjo mungesë përballjeje de visu me tekstet arbëreshe, gjë që ka patur pasoja jo të vogla në historiografi në tonë letrare nga që studiuesit nuk bënin gjë tjetër vetëm përsërisin, pohonin e ripohonin njëri-tjetrin pa verifi kuar konkretisht sikurse e do nderi i punës në këto raste në doku-mente origjinale. Zbulimi i dorëshkri-meve, vlerësimi i vëmendshëm kritik i tyre shoqëruar edhe me një lexim të ri kritik e të pavarur faktografi k të të dhënave, kanë sjellë risi në punimet e Mandalà-së, për të mos thënë më tej se ato përmbysin leximet e derisotme të letërsisë arbëreshe.

Mars, 2013

Trashigimia letrare Trashëgimia letrare arbëreshe i është paraqitur lexuesit të zakonshëm dhe atij profesional brenda kufi jve zyrtarë të shtetit shqiptar, në trajtë të shqipëruar me përshtatje në gjuhën standard, zgjidhje kjo jo e qëlluar, e cila i ka nxjerrë këto vepra nga hullia reale teksteve të veprave letrare të autorëve të tyre

Page 8: Viti III ALEKSANDER MOISIU - Regione Basilicata · shkrimi i një biografie apo studimi të ri për të në formën e një monografi e , është një s fi dë e madhe që kërkon

SUPLEMENT JAVOR I

RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 9 qershor 2013

20 SH.com

TRADITA VLERA

SPECIALE

Ikona është vizjuna e jetës e Tënzon te qiellëza e kush e kontemplar hyn tek kjo

jetë e privilexhartur.Shën Palji i Aljbëreshve. Kljishat e kësaj

komunitate lukane janë çendre me ritualitata bixantine e ikonashë. Ikona ka gljuha greke “eikon” vjen me thënë “immag-ine, raffi gurazione” e shëjte e ljyer mbi dërrasë.

“Ikona është fruti i një tra-dhite relixhoze: është një art kljishje shumë e meditartur ndër vitrat çë shkuan, na rrëfi en Rozelina Mele, ikono-grafe e re e Shën Paljit çë u impenjar fort tek kjo art re-lixhoze. Pas çë u diplomar tek istituti“Pier De La Francesca” në Arezzo skuprirti pasjunën e artës bixantine e teknikën e ljasht e bukur për ikona me kulure naturale e, e inkan-tatur ka këto fi gura pljot me mister, u bë ikonografe prej Kurjes Ekumenike e Romës.

“ Ikonografia do shumë preparacjun e një purifi kacjun e madhe e kurmit edhe e shpirtit, thot artista jonë, detaljet e ikonës nëk janë vetëm të bukura, kanë sidomos çdo

herë një vljerë, si tre yljzit e maforion della Theotokos çë vinjën me thënë se Shërmëria është e virgjer; si arka guri ku rri Bumbini Krisht çë prefi gurar sbullkun.

Druri i ikonës duhet i fort, xhentil, pa nënje, si tilji, gjishia e me të tjerë. Për mos

të shtrëmbohen me motin, prapa ikonës i vëhen steka druri. Pas grihet mbrënda “ la culla o scrigno” tue ljëshuar rrorro një kurnixhë çë ndan botën ( il terrestre) ka qiellëza (il divino) ku vëhet rafi gura-cjuna. Tela çë i vëhet siper është e mbuljuar me koljë leparini e xhes i Bologna të përzier për te ljëmohet bukur e e ljyer ari. Disegni bëhet a mano libera e siper i vëhen folje ari(arët bën për Dritën e Tënzon) e gomallakë çë e shkëljqen e e ruan ka moti.

Pitura e ikonës ështe ajo e Iluminacjunës: kuluret ni-sen ka ai më i zi njera ka ai

me i bardhë për një prospetivë e fi gurave çë dukën sikur i daljën perpara ati çë i ruan e efeti tridimencjonal ljehet ka sytë të thellë të çeravet. Paleta e ikonografi t ka vetëm kulure

naturale si okra, çinabri ( kuq i shkëljqier) e ematite (kuq guri) e më te tjerë çë, bërë të hollë si pljëh, përziën me të kuqit e vesë e me uthullë çë i ljidhen, pas shtrohën me pinjelje të umullë ljeri. Shtrohën më parë kuluret më të zezë për fundit e pëstajna ata më të bardhë. Tek çera, ballët, hunda, e ljeshtë shkruën me okrën e të përzier me të bardhit, kurse buza e mollëzit me të kuqit e sytë, vetulla, mjekrën e musteqet me kulurin e kështënjës.

Ikonat i bënë Ynëzot me duart e ikono-grafi t, prandaj s’duanë fi rmartur: kur rritet për të bëhet “ikon” e mos të qëndronj vetem një cop dru do “ bekuar”. Ajo është opera e Shpirtit Shëjt çë më Kljishë ndron atë “cop dru” shërbier aq bukur në “Sacramentale”, domethënë ajo ka vljerë për Graxjen e Krishtit.

Janë shumë tipe ikonashë: ato të Shërmërisë, ato të Birit, ato të Shëjtrave e ato të festavet (Natalet, Pashqit etj.).

Shumë e bukur është ikona e Nativitatës, ku personaxhet janë vënë gjithë rrorro, a raggiera. Te gruta Djalji në fashët, dhja si i vdekur, rri gljat te manxhatura si tavut; në mest shenës, është Shërmëria, e haljmuar për atë çë do të pësonjë i Biri, mbi një panë e kuqe ruan pekuraret, simbol i njerësisë, çë s’mënd të kapirnjen pse krishti erdh ndë jetë.

Pietro Abitante

Ikonat bizantine të Shën PalitIkona është një paraqitje e trasformuar të realitetit, një vision për të treguar Zotin. Një profi l

i Rosellina Mele, një artiste e re në Shën Pali, e cila ka korrur sukses në këtë art fetar...

Ikonat bixantine e Shën Paljit

ROSANGELA PALMIERI

Shën Pali Arbëresh. Vendet e kultit të këtij komuniteti arbëresh janë qendra të

riteve dhe ikonografi së bizantine. Fjala “Ikonë” vjen nga greqishtja “eikon” që do të thotë imazh, por-trete fetare të pikturuara në dru. “Ikona është rezultat i traditës fetare, është një vepër e artit të medituar gjatë, punuar me durim nga brezat”, thotë Rosellina Mele, një artiste e re në Shën Pali, e cila ka korrur sukses në këtë art fetar. Diplomuar në Institutin e Artit “Pier De La Francesca” në Arezzo të Toskanës , zbuloi pasionin e saj për artin e vjetër bizantin dhe veccanërisht teknikën e vec-cantë e përdorur për të realizuar ikona me pigmente dhe produkte natyrore. E frymëzuar nga fi gura simbolike dhe plot mister, ndjek kursin pranë Curia Ecumenica në Romë ku merr dhe titullin e Ikonografes. “Ikonografi a kërkon përgatitje dhe kjethlltësinë e thellë të mendjes dhe trupit, shton artistja e re duke thënse detajet e ikonës nuk janë asnjëherë të tepërta ose thjesht dekorative, ata gjithmonë kanë një kuptim të saktë: psh. tre yjet që zbukurojnë “ maforion” e Theotokos simbolizojnë virgjërinë e përjetshme si dhe arka e gurit në shpellën ku është vendosur Jezusi në ikonën e Lindjes që parashikon vdekjen.

“Në realizimin e një ikonë, zgjedhja e drurit duhet bërë me kujdes: duhet të jetë e fortë pa nyje, si përshembull druri i limës apo i qershisë, etj. Për të forcuar ikonën dhe për të eliminuar de-formimet me kalimin e kohës, për-shtaten në pjesën e saj të prapme ristela prej druri. Më pas vazhdo-het me gërmimet mbi drurin në mënyrë që të krijohet një kornizë e ngritur në skajet, që përveç për të mbrojtur pikturën, shënon ndarjen ndërmjet qiellit dhe tokës në të cilën është vendosur im-azhi. Më pas vizatohet me dorë të lirë, duke aplikuar edhe fl etë të holla ari (që simbolizojnë dritën e krijuar nga Zoti) që janë të lëmuar dhe të veshura me llak. Pikturimi i Ikonës është ndriçimi: është mbivendosja e shumë ngjyrave që ndryshojnë nga më e errëta deri tek më e hapura duke krijuar një prespektivë të larmishme. Paleta e ikonografi t është bërë tërësisht nga pigmente natyrore ku në shu-micën e rasteve janë me prejardhje minerale. Ikonat janë konsideruar si vepra të vetë Zotit që shprehin përsosmërinë e tij përmes duarve të Ikonografi t. Në fund të procesit të pikturimit, vepra është gati për bekimin që do të japë më pas edhe kualifikimin “Ikonë” dhe fuqinë për të kryer mrekullira,

dhe pa “Bekimin” do të kishim vetëm një copë druri të lyer. Është vepër e Frymës së Shenjtë që nëpërmjet Kishës, e bën atë ikonë të pikturuar me shumë kujdes, një “sakrament”, një mjet efektiv

të Hirit Hyjnor. Si pjesë e artit ikonografi k ekziston një numër i konsiderueshëm i “llojeve” të ikon-ave të dedikuara për Virgjëreshën (me Jezusin fëmijë, duke u lutur ose mbi fron), shenjtorëve, festave

(Krishtlindjet, Pashkët dhe kështu me radhë.) Më karakteristike është ikona e Lindjes. Në shpellë, fëmija i mbështjellur, sikur ka vdekur, në qendër të skenës Maria, me shikimin e pikëlluar, tashmë

e vetëdijshme për fatin që i pret fëmija shtrihet mbi një një mantel të kuq, dhe drejtohet nga pas-torët, simbol i njerëzimit që nuk janë në gjendje për të kuptuar ardhjen e Mesias.

NË FOTO: Rosellina Mele