viii - nr. 1

28
MBROJTËSI 2012 1 MBROJTËSI KOSOVO P LICE Vëllimi VIII - Nr. 1 ... drejtësi për të gjithë Gjenerata e 43-të e PK-së

Upload: duonghanh

Post on 29-Jan-2017

243 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 1

P

olicia e Kosovës

MBROJTËSIKOSOVO P LICE

Vëllimi VIII - Nr. 1 ... drejtësi për të gjithë

gjeneratë që premton

Gjenerata e 43-të e PK-së

Page 2: VIII - Nr. 1

Arbër Beka

Buletini informativ i policisë nëKosovë është botim i PK-së

Botues:zimP

zyra për informim dhe marrëdhënieme Publikun e PK-së

DPP - Prishtinë

Redaktor:Arbër Beka

Tel.: 038 5080 1237mob.: 044 146 696

E-mail:[email protected]

[email protected]@kosovopolice.com

Lektor:Leonora Fejzullahu

Bashkëpunëtor në këtë numër:Brahim Sadriu

Fotograf:“mBROJTËSi”

Dizajni:Zyra e Web faqes

Çajup Kajtazi

VSAT: 1046/1145ç[email protected]@kosovopolice.com

www.kosovopolice.com

Bashkëpunimi bilateral e multilateral dhe MIK-u

Duke “shëtitur” nëpër Ligjin për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror mbeta tek neni 50 ose thënë më drejt tek bashkëpunimi policor ndërkombëtar. Neni 50 dhe tri nene të tjera që pasojnë në

këtë ligj në vazhdim, e që përshkruajnë çështjen e bashkëpunimit policor ndërkombëtar në mes të shteteve të rajonit dhe më gjerë, më kujtuan disa pamje e që disa prej tyre janë trajtuar në këtë numër të radhës të revistës së policisë. Nuk dua të sjell prapë në fokus pamjen e zyrtarëve të rrëmbyer dhe as paradën e qëllimshme mediale lidhur me këtë rast. Ato pamje mund të përshkruhen shkurt : pamje fyese dhe të tmerrshme.Vallë ky na qenka koncepti i BE-së mbi MIK-un për Ballkanin Perëndimor që synon ngritjen e bashkëpunimit shumëkombësh i përqendruar në krimin ndërkufitar?Incidente të tilla vështirësojnë tej mase bashkëpunim rajonal në kuadër të iniciativave të ndryshme ndërmjet policive dhe është një qasje destruktive karshi zhvillimeve dhe tendencave të shteteve të Ballkanit në rrugëtimin e tyre drejt BE-së.Derisa në Kosovë strukturimi i Policisë Kufitare të PK-së është bërë sipas standardeve evropiane kjo duket se nuk ka ndodhur në shtetin fqinj përderisa kufiri vazhdon të patrullohet nga formacione gjysmë-ushtarake si xhandarmëria.Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve, Policia e Kosovës duhet të vazhdojë në përmbushjen e objektivave që dalin nga strategjia kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK).Një ndër to është edhe bashkëpunimi bilateral që nënkupton takimet mes vendeve fqinje në lidhje me gjendjen e pikëkalimeve kufitare, koordinimin e patrullave kufitare në të dy anët e kufirit, ngritja e patrullimeve të përbashkëta, themelimi reciprok i zyrave ndërlidhëse në mënyrë që të intensifikohet komunikimi dhe shkëmbimi i informacioneve, përgatitja e procedurave për situatat e emergjencës, koordinimi dhe bashkëpunimi në çështjet që ndërlidhen me infrastrukturën si dhe çështjet e përcaktimit të vijës së kufirit dhe demarkacionit etj.E krahas kësaj edhe fuqizimin e bashkëpunimit multilateral që nënkupton bashkëpunim shumëkombësh i përqendruar në krimin ndërkufitar, emigrimin e paligjshëm, trafikimin e qenieve njerëzore, terrorizmin dhe kontrabandën e mallrave.Siç ceket edhe në strategjinë kombëtare për MIK-un, përpjekjet që bëhen në bashkëpunim multilateral janë gjithashtu një investim në përgatitjet afatgjata të vendeve për integrimet në strukturat e ndryshme të BE-së.E neve si institucion por edhe si shtet na nevojiten investime të natyrës së tillë.

MBROJTËSI KOMENTI I REDAKTORIT

Page 3: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 3

PIKË SHTESË:Mendimet, komentet, këndvështrimet e shprehura ose të përfshira në përmbajtje të këtij botimi nuk paraqesin medeomospolitikat ose vështrimet zyrtare të PK-së

ME GJERSISHT

P Ë

R M

B A

J T

J A

AKSP 4-6

FinAlizohet StrAtegjiA 8-11

bAShKËPunim mË i mirË 19

Patrullime të përbashkëta me Shqipërinë

iPK me hetueS ShteSË 20

U mbajt ceremonia e betimit zyrtar të personelit të Inspektoratit Policor të Kosovës

ileCu nË PK 16-18

buXheti i PK-së 22-23

në shërbim të sigurisë të qytetarit

ShbA-ja ndihmon PK-në 7

MPB-ja dhe DM i SHBA-ve, nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit

gjenerAtA e 43-të 12-15

Gjenerata e 43-të e PK-së, gjeneratë që premton

Urë lidhëse me organizatat ndërkombëtare policore

Finalizohet Strategjia dhe Plani i Veprimit për Policinë në Bashkësi

Kërkohet më shumë buxhet për PK-në

Page 4: VIII - Nr. 1

4 MBROJTËSI 2012

Akademia e Kosovës për Siguri Publike është themeluar në shtator të vitit 1999. Fillimisht është quajtur Shkolla e Shërbimit

Policor, më pas nga 2006 është quajtur Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Ndërsa nga fundi i vitit 2011 me miratimin e ligjit, bart emrin Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Me 26 mars të vitit 2008, me hyrjen në fuqi të urdhëresës administrative të UNMIK-ut nr 2008/3, Akademia e Kosovës për Siguri Publike funksionon si agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme. AKSP është përgjegjëse për sigurimin e standardeve profesionale të bazuara në kompetencat që janë dhënë për edukim dhe trajnim të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. AKSP si agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme ofron trajnime themelore dhe të specializuara për Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave si dhe për institucione tjera të sigurisë publike. Edukimi i pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike (Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimi Korrektues i Kosovës) janë ndër komponentët kyçe të zhvillimit dhe të krijimit të një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të sigurisë në Kosovë. Këto institucione janë të përgatitura në mënyrë profesionale dhe sipas standardeve ndërkombëtarisht të pranuara, që t’u bëjnë ballë sfidave dhe kërcënimeve. Akademia është përgjegjëse për trajnimin dhe mbështetjen teknike të të gjitha institucioneve të sigurisë publike, ndaj dhe ngjashmëritë e shënuara në metodologjinë e punës për edukimin e personelit janë bërë pas identifikimit të nevojës për unifikim në zhvillimin profesional të institucioneve të sigurisë publike.Si rezultat i resurseve dhe mjedisit të saj, Akademia është bërë vendqëndrim primar i trajnimit për një fushë të gjerë të sigurisë publike dhe një degë e zbatimit të trajnimit. Brenda vitit në AKSP trajnohen nga 12.000 deri në 13.000 zyrtarë të sigurisë publike në trajnime bazë, të

avancuara dhe të specializuara. AKSP posedon 28 klasë mësimi dhe ka hapësirë banuese për 711 studentë; Konviktet janë të ndara për meshkuj dhe femra. Në objektin kryesor dhe ato përcjellëse gjenden zyrat mbështetëse administrative, qendra mësimore “Steve Bennett”, dy salla për gjimnastikë, një dhomë për ushtrime trupore, armëtorja, tri depo, shërbimi mjekësor, mensa, lavanderia etj. Vizioni i AKSP-së është të përgatisë dhe të zhvillojë më tej punonjës të mbajtjes së rendit dhe të sigurisë, të aftë për të ofruar shërbim profesional e cilësor dhe të fitojë besimin e plotë të publikut.‘Mbrojtësi’: Në edicionet paraprake të ‘Mbrojtësit’ është prekur çështja e projektit të binjakëzimit, deri ku ka mbërritur projekti i binjakëzimit dhe me cilat shtete më saktësisht?Komisioni Evropian ka ndarë një buxhet më shumë se 1.5 milion dhe për themelimin e shkollimit të lartë dhe këtë projekt e ka projektuar Finlanda dhe Estonia, dy shtete këto të cilat kanë implementuar këtë projekt të Komisionit Evropian. Qëllimi i këtij projekti është themelimi i shkollimit të lartë për siguri publike në Kosovë, gjegjësisht akreditimi i programeve me të cilat do të punojmë do të thotë tek shkollimi i lartë, kështu që besojmë se ky vit do të shënojë fillimin e implementimit të këtij projekti, tanimë i kemi përcaktuar partnerët gjegjësisht homologët nga Akademia dhe institucionet e sigurisë publike, nga Policia e Kosovës, nga Dogana e Kosovës, Shërbimi Korrektues dhe të gjitha institucionet tjera që do të jenë partner në implementimin e këtij projekti.A jeni në kontakt edhe me Agjencionin e Akreditimit të Kosovës?Po, në fakt autoriteti do të quhet autoriteti i akreditimit të shkollave profesionale. Vitin e kaluar e ka akredituar këtë akademi për një vit dhe ne tanimë do të lëshojmë certifikata në bazë të këtij akreditimi që e kemi kryer për një vit përndryshe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe programi me të cilin ka startuar gjenerata e re e kadetëve të Policisë së Kosovës është në

AKSP - në shërbim të sigurisë të qytetarit

Janë bërë ndryshime pozitive, tani janë edhe me ligj dhe simbole të veta. ndryshime në të mirë priten edhe në të ardhmen në AKSP.

Për të kuptuar më shumë për këto ndryshime dhe të tjera ‘Mbrojtësi’ intervistoi Ismail Smakiqin -drejtor i përgjithshëm i Akademisë së

Kosovës për Siguri Publike.

Page 5: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 5

bazë të këtij akreditimi.‘Mbrojtësi’: Fundi i vitit të kaluar shënoi miratimin e ligjit për akademinë e cila në të njëjtën kohë e ndryshoi edhe emërtimin, a keni hasur deri më tash në ndonjë vështirësi sa i përket implementimit të këtij ligji?Për ne kjo është një ngjarje e rëndësishme, pas kësaj ne e kemi aprovuar edhe flamurin sipas ligjit me një konkurs publik ku kanë konkurruar 14 konkurrentë. Pra tani është kryer veprimi i parë, po ashtu në përputhje me ligjin brenda 6 muajve ne kemi obligim që t’i përgatisim të gjitha aktet normative që rrjedhin nga ligji dhe të tjera të identifikuara nga grupi punues që e kam themeluar menjëherë pas aprovimit të ligjit. Ne kemi filluar të punojmë me Ligjin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe presim që së pari të rregullohet përmes udhëzimeve edhe rregullimi i stafit akademik pastaj kemi mundësi të nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit me të gjitha agjencionet e sigurisë publike të cilat ofrojnë ekspertë për ligjërime. Fati i mirë është që ligji parasheh për punë shtesë pagë shtesë, ku akademia sigurisht do të pajiset me buxhet adekuat po ashtu kemi mundësi përmes memorandumit të mirëkuptimit me shkollime të larta për huazimin e ekspertëve të cilët po ashtu do të ligjërojnë në akademi për trajnime në nivele të ndryshme. Sa jemi tek ekspertët ndërkombëtarë, si e cilësoni bashkëpunimin ndërkombëtar me organizata ndërkombëtare si motra me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike?Unë jam shumë i kënaqur, është një traditë e mirë sidomos me OSBE-në dhe ICITAP-in të cilët kanë edhe zyre në Akademinë e Kosovës dhe të cilët i kemi partnerë të përhershëm. Aktualisht mund t’ju informoj se është duke u zhvilluar një trajnim me oficerët e lartë të sigurisë publike të regjionit nga Kosova dhe Shqipëria, diku më shumë se 30 oficerë të lartë të cilët ndjekin ligjëratat nga ekspertët e angazhuar nga ICITAP-i. Ky është viti i dytë i një trajnimi të tillë i cili është edhe i kushtueshëm por ka qenë kërkesë e policive, e drejtorive të Policisë të Shqipërisë dhe të Kosovës që do të vazhdojë edhe këtë vit, një trajnim i cili është zhvilluar edhe vitin e kaluar pastaj kemi trajnime të kohëpaskohshme të cilat i zhvillon edhe OSBE-ja, nga vendet tjera mike, siç është Turqia. Tek e fundit është interes i të gjithëve edhe në regjion që ne të përgatisim kuadro në mënyrë që të ballafaqohemi me krimin e organizuar që shpesh nuk njeh kufi. Ne ua kemi bërë me dije të gjitha shteteve mike dhe partnerëve tanë që jemi shumë të hapur dhe i kemi theksuar nevojat tona, për të cilat çdo herë kemi hasur në mirëkuptim dhe besoj që kjo mënyrë do të vazhdojë edhe më tutje. Çka konsideroni si sfidë edhe për vitin 2012 mirëpo edhe për një periudhë më afatgjatë sa i përket akademisë?Tashmë me ligjin e ri na hapen disa mundësi, ndër

Page 6: VIII - Nr. 1

6 MBROJTËSI 20126

tjera për krijimin e një stafi akademik në akademi dhe bashkëpunimet me të gjitha institucionet e sigurisë publike dhe shkollimin e lartë, që është një sfidë e jona e ardhshme. Pastaj, po ashtu në këtë vit ne kemi ndërtuar dhe e kemi përfunduar poligonin e ri të brendshëm i cili i përmbush të gjitha standardet më bashkëkohore dhe unë kam vizituar disa poligone të ngjashme në regjion dhe besoj që është prej më të mirëve. Kështu që edhe poligoni së shpejti do të fillojë të vihet së shpejti në funksion të gjeneratave të cilat kanë gjuajtje me armë zjarri do të thotë me armë të shkurtër. Pastaj, me ligj na mundësohet edhe ofrimi i trajnimeve për personat fizikë dhe juridikë privatë. Ndoshta është edhe një mundësi për të krijuar të hyra vetanake edhe vetë akademia. Kjo është një sfidë e ardhshme. Sfidë tjetër është që ne këtë vit me rishikim të buxhetit, më së largu vitin e ardhshëm shpresoj të jemi përfitues të ngritjes së kapaciteteve të infrastrukturës së akademisë. Shpresojmë që të ndërtojmë një konvikt të ri, i cili do të jetë i një niveli pak më të lartë, meqenëse kemi edhe oficerë të lartë të policisë kështu që kemi nevojë për kushte më të volitshme të akomodimit të oficerëve.

E përmendët disa herë stafin akademik, a pritet të ketë ndryshime sa i përket nivelit të ligjëruesve në Akademinë e Kosovës për siguri publike, a pritet të ketë persona me tituj shkencorë nga fusha të ndryshme, varësisht sipas nevojave të akademisë?Në fakt kjo është çështje e përbashkët e akademisë dhe e agjencive të cilat marrin trajnime. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që është mundësia me ligj që të bëjmë

rekrutimin e njerëzve me një background më të lartë shkencor, e cila do të jetë

në përputhje me kërkesat edhe të agjencive. Nëse agjencitë në

trajnimet e tyre kërkojnë trajnime më të avancuara ne jemi të gatshëm ta bëjmë dhe ta mbështesim me buxhet. Këtë vit me ligj na shtohen edhe dy agjenci: shërbimi sprovues dhe inspektorati i policisë që po ashtu do të ndjekin trajnime në të ardhmen në akademi. Pra kjo do të jetë

një çështje e bisedimeve të mëtutjeshme së bashku me

agjencitë për ngritjen e nivelit të mësimdhënësve në akademi.

Cila do të ishte porosia për lexuesit e revistës ‘Mbrojtësi’?

Unë besoj që akademia do të ofrojë kushte maksimale për njerëz të cilët

kujdesen për sigurinë e qytetarit dhe do të bëjmë çmos që në këtë akademi të kryejnë shkollim dhe trajnime njerëz të cilët do të forcojnë sigurinë e qytetarit në institucione të sigurisë publike. Ky besoj që është misioni më fatlum që e kemi dhe të cilit do t’i rrimë përballë, thjeshtë këtu të kualifikohen njerëz dhe do ta quaja atë që është fundamentale të gjithë të jenë të vetëdijshëm që jemi në shërbim të sigurisë së qytetarit, pra në shërbim të sigurisë të qytetarit dhe të mbjellim besimin e qytetarit në këto institucione.

6 MBROJTËSI 2012

Page 7: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 7

SHBA ndiHmon PK-në

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi nënshkroi Memorandumin

e Bashkëpunimit ndërmjet Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DM) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, për Shkëmbimin e Informatave të Identifikimit Biometrik. Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi morën pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Barjam Rexhepi, zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, Sasha Rasic, Darrel Hart, menaxher i Programit Ndërkombëtar për Trajnime në Ndihmë për Hetime Penale (ICITAP), George Rick Clark nga ICITAP dhe nënkolonelja Emily

Thomas, përfaqësuese e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është pajisja e Qeverisë së Kosovës me mundësinë e identifikimit të kriminelëve të njohur, terroristëve, trafikantëve dhe personave të tjerë me interes, të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale që të gjenden dhe të identifikohen përmes teknologjisë biometrike. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve do të ofrojë pajisje biometrike për Doganat e Kosovës, Policinë Kufitare dhe Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) për të mundësuar marrjen e shenjave të gishtërinjve,

iridës, imazheve të fytyrës të huajve të cilëve u është refuzuar pranimi në Pikat e Kalimit Kufitar, të arrestuar për tentim hyrje ose dalje në mënyrë ilegale në Kosovë, të arrestuar për arsye se qëndrojnë në mënyrë ilegale në Kosovë, që kanë aplikuar për përfitime të ndryshme lidhur me migracionin në Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të MPB-së. Programi Ndërkombëtar për Trajnime në Ndihmë për Hetime Penale (ICITAP), prej datës 29 shkurt deri më 9 mars të këtij viti ka ofruar një trajnim lidhur me atë se si të mirëmbahen pajisjet biometrike. Trajnimi do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Departamenti i Mbrojtës i SHBA-ve, nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit

Page 8: VIII - Nr. 1

8 MBROJTËSI 2012

Në hapjen e kësaj punëtorie ka marrë pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend

Maxhuni i cili ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar në hartimin e kësaj strategjie, duke përfshirë zyrtarët policorë të të gjitha departamenteve dhe niveleve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare, si: OSBE-ja, ICITAP-i dhe shoqërinë civile, për kontributin e tyre.“Aplikimi i modelit tradicional të policimit ka qenë nevojë emergjente e Policisë së Kosovës por tendenca jonë është që përmes kësaj strategjie të avancohet modeli i policimit në bashkësi, duke ngritur bashkëpunimin polici–qytetarë me qëllim parandalimin e të gjitha veprave penale”, theksoi ndër të tjera z.Maxhuni.Kjo punëtori është drejtuar nga kryesuesi i grupit punues për përpilimin e kësaj strategjie, kolonel Reshat Maliqi, i cili në fjalën e hapjes ka potencuar se qëllimi i strategjisë është ndërtimi i partneritetit me publikun, për të qenë sa më afër tyre duke ngritur besimin e tyre në raport me Policinë e Kosovës dhe që problemet të zgjidhen së bashku:“Qëllimi i kësaj strategjie është të ndërtojë

dhe të forcojë besimin ndërmjet qytetarëve dhe policisë gjithmonë në funksion të parandalimit dhe luftimit të çdo dukurie kriminale dhe t’u ofrojë qytetarëve të vendit një jetë të qetë dhe të sigurt në vend”, theksoi ndër të tjera kolonel Maliqi. Edhe zyrtarë të misionit të OSBE-së që përkrahën këtë proces potencuan rëndësinë e strategjisë dhe bashkëpunimit polici–qytetarë:“Zbatimi i kësaj strategjie do të ndihmojë

forcimin e partneritetit ndërmjet qytetarëve dhe policisë dhe faktorizimin e vetë qytetarit për rolin që ai ka në sigurinë personale dhe të përgjithshme. Strategjia e re do të ndihmojë policinë dhe qytetarët të punojnë së bashku dhe të adresojnë çështjet e sigurisë, krimit dhe atyre që ndërlidhen me përmirësimin e kushteve jetësore dhe do të mundësojë implementimin efektiv të konceptit të policisë në komunitet në mbarë Kosovën”, tha Sergey Sidorov, shef i Sektorit të OSBE-

Finalizohet Strategjia dhe Plani i Veprimit për Policinë në Bashkësinë një punëtori treditore të përkrahur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që është mbajtur në Prevallë të Prizrenit është fi-nalizuar Strategjia për Siguri në Bashkësi dhe Plani i Veprimit për periudhën kohore 2012 –2016 për Policinë në Bashkësi

Page 9: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 99

së për Zhvillimin e Sigurisë në Bashkësi. Ai tutje theksoi se misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdojë me përkrahjen e PK-së drejt realizimit të objektivave strategjike: “Ne do të mbështesim Policinë e Kosovës në këtë drejtim përmes ngritjes së kapaciteteve, trajnimeve, ndihmës në përpilimin e procedurave të ndryshme operative dhe programeve të trajnimit e po ashtu përmes ndërtimit të kapaciteteve të forumeve për siguri në bashkësi, të cilat i bashkojnë qytetaret e të gjitha përkatësive etnike në një vend, zyrtarët komunalë dhe policinë”- tha Sidorov.Me implementimin e kësaj strategjie Policia e Kosovës synon t’i rrisë kapacitetet dhe të përmirësojë performancën duke shtrirë filozofinë e policimit në bashkësi dhe operacionalizuar atë brenda tërë organizatës. Kjo strategji dhe plani i veprimit përmes objektivave specifike dhe aktiviteteve të parapara për t’u realizuar

në periudhën kohore 2012 -2016 do t’i mundësojë PK-së ndër të tjera që të: • përcaktojë strukturën organizative më efikase e cila mbështet policimin në bashkësi, duke siguruar që publikut t’i ofrohet shërbim më cilësor;• zhvillojë një plan të qartë për policimin në bashkësi dhe të emërojë një koordinator qendror si zyrtar kryesor përgjegjës që të sigurojë zbatimin e objektivave dhe aktiviteteve të përcaktuara me strategji dhe planin e veprimit;• sigurojë që të gjithë zyrtarët në të gjitha nivelet i kuptojnë rolet dhe përgjegjësitë e tyre në mbështetje të konceptit të policimit në bashkësi dhe të zhvillojë një proces të qartë të llogaridhënies në tërë Policinë e Kosovës;• avancojë komunikimin e brendshëm dhe rrjedhën e informacioneve dhe po ashtu edhe ndërveprimin mes personelit të departamenteve të ndryshme brenda PK-

së• zhvillojë një komunikim të qartë dhe strategji të marrëdhënieve me publikun për të avancuar partneritetet me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe me akterët të ndryshëm në të gjitha nivelet, sidomos me forumet për siguri në bashkësi, në të cilat policia dhe të gjitha komunitetet dhe grupet e tjera janë të përfaqësuara.• dizajnojë sistemin e matjes së performancës duke përfshirë elementet e policimit në bashkësi për të gjithë zyrtarët e PK-së.

• siguroj që strategjia Policia e Udhëhequr nga Inteligjenca dhe strategjitë e tjera janë të integruara në strategjinë e policimit në bashkësi.Në hartimin e strategjisë kanë punuar për dy muaj një grup ekspertësh nga Policia e Kosovës dhe nga organizatat ndërkombëtare në vend, si: OSBE-ja dhe ICITAP–i, duke shfrytëzuar praktikat më të mira ndërkombëtare me qëllim adaptimin e tyre për Policinë e Kosovës dhe mundësitë e zbatimit në vendin tonë. Në grupin e gjerë që është marrë me finalizimin e strategjisë kanë marrë pjesë zyrtarë policorë dhe mbikëqyrës nga të gjitha nivelet e Policisë se Kosovës - njohës të policimit në bashkësi, përfaqësues nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, si: OSBE, ICITAP dhe shoqëria civile si organizatat joqeveritare FIQ (Forumi për Iniciative Qytetare) dhe Saferworld. Gjatë përpilimit të strategjisë dhe planit të veprimit të policisë në bashkësi grupi punues dhe pjesëmarrësit tjerë kanë kombinuar teorinë dhe praktikën të cilat e karakterizojnë punën policore në terren, duke nxjerrë përfundime që kanë sjellë deri tek krijimi i një koncepti të policimit në bashkësi konform realitetit kosovar. Përveç praktikave më të mira ndërkombëtare që janë inkorporuar, kjo strategji është e harmonizuar me ligjet në vend që mbulojnë fushën e policisë e sidomos policimit në bashkësi dhe në të janë integruar edhe strategjitë tjera. Ndërsa plani i veprimit paraqet në formë të detajuar veprimet që duhet të ndërmarrë secili njësit, sektor, me qëllim implementimin e kësaj strategjie.

Përgatiti: Brahim Sadriu

Page 10: VIII - Nr. 1

10 MBROJTËSI 201210 MBROJTËSI 2012

VIZIOnI, MISIOnI DHE PARIMET E STRATEGJISË SË POLICIMIT nË BASHKËSIVizioniPolicia e Kosovës është e përkushtuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës përmes promovimit të sigurisë dhe sigurimit të bashkësisë si dhe ngritjen e mirëqenies dhe kualitetin e jetesës. MisioniPërmes policisë në bashkësi dhe zgjidhjes së problemit, mision yni do të jetë angazhimi në partneritetet me bashkësinë, zyrtarët e rekrutuar nga të gjithë sektorët e shoqërisë do të punojnë në fusha të caktuara duke ndërtuar lidhje profesionale përmes kontaktit të vazhdueshëm personal. Ata do të trajnohen që të komunikojnë në mënyrë efikase, të merren me diversitetin (shumëllojshmërinë) dhe të mbajnë lidhje të rregullta me të gjithë sektorët e bashkësisë. Kontaktet tona me shoqërinë kosovare do të ngrihen përmes aktiviteteve proaktive, me pjesëmarrjen e komunitetit dhe programeve të sigurisë publike të bazuara në bashkësi. Bashkësia do të ndihmojë në identifikimin e problemeve dhe do të marrë pjesë në qasjet kreative të zgjidhjes së problemit për të zhvilluar aktivitetet policore për brengat e tyre.

Parimet Strategjia do t’u përmbahet këtyre parimeve esenciale për zbatimin me sukses të policimit në bashkësi:Ligjshmëria – veprimet që duhet të ndërmerren në zbatimin e kësaj strategjie duhet të jenë në pajtueshmëri të plotë me kushtetutën, ligjet dhe aktet tjera normative vendore dhe ndërkombëtare të aplikueshme nga Republika e Kosovës.Koordinimi dhe bashkëpunimi - Strategji e policimit në bashkësi që mundëson policinë dhe partnerët e saj të punojnë bashkërisht në identifikimin dhe zgjidhjen e problemit dhe përmirësimin e kushteve të komunitetit si dhe rritjen e nivelit të sigurisë.

Partneriteti - Caktimi i zyrtarëve policorë apo i ekipeve dhe partneritetit me bashkësinë për identifikimin e nevojave dhe sfidave të sigurisë.Transparenca – Angazhim efektiv, komunikim dhe informatë kthyese për bashkësinë.Prioritetit – menaxhmenti monitoron dhe vlerëson performancën dhe përkushtimin që policia i ofron dhe u shërben nevojave të bashkësisë.Besueshmëria – procesi i komunikimit dhe bashkëpunimit me bashkësinë me ç’rast do t’u mundësojë qytetarëve që të kenë zyrtarin e kontaktit (zyrtarin policor). Respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut – garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të të gjithë personave (qytetarëve) gjatë gjithë procesit të zbatimit të strategjisë.Fleksibiliteti - zbatimi i strategjisë do t’u përshtatet rrethanave dhe specifikave të punës bazuar në kontestin lokal.Cilësia e shërbimit – ofrimi i shërbimeve më cilësore ndaj bashkësisë.Profesionalizmi – u përgjigjet të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve (bashkësisë).Neutraliteti – Paanshmëria, Policia e Kosovës i trajton të gjithë personat me respekt, pavarësisht rrethanave, dhe iu siguron paanësi me veprimet e veta ndaj qytetarëve, duke iu përmbajtur paanshmërisë etnike, gjinore, religjioze dhe racore.

SYNIMET STRATEGJIKEStrategjia do t’u përmbahet këtyre synimeve strategjike dhe objektivave specifike për zbatimin me sukses të policimit në bashkësi:I. Transformimi organizativPolicimi në bashkësi do të ofrojë shërbime policore nëpërmjet qasjes së fokusuar drejt konsumatorit, me vendosjen e partneritetit, me qëllim të rritjes së burimeve të bashkësisë në zgjidhjen e problemeve për të parandaluar krimin, për të zvogëluar frikën nga krimi, për të kapur personat e përfshirë në aktivitete kriminale dhe duke përmirësuar kualitetin e

jetës së bashkësisë. Kjo kërkon një transformim në organizatën policore. Qasja e transformuar në ndërtimin e bashkësisë është atëherë kur policia dhe anëtarët e bashkësisë arrijnë t’i besojnë njëri-tjetrit, të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të theksojnë njëri-tjetrin në procesin e pjesëmarrjes. Të dhënat nga policia dhe nga bashkësia do të trajtohen me bërjen e ekuilibrit në mes të shërbimeve me mandat legal dhe shërbimeve të policisë që konsiderohen të rëndësishme për palët përfshirëse në përmirësimin e kualitetit të jetës.

Objektivat specifike:1.1. Përkrahja e menaxhmentit ekzekutiv dhe të lartë në mbështetjen dhe zbatimin e filozofisë (konceptit) “policim në bashkësi”.1.2. Harmonizimi i Procedurave Standarde te Operimit dhe përshkrimi i vendit të punës në mbështetje të strategjisë1.3. Fuqizimi i kapaciteteve brenda organizatës së PK-së duke u mbështetur në qasjen transformuese të policimit në bashkësi.1.4 Hartimi dhe zbatimi i planit strategjik të komunikimit në mbështetje të strategjisë së policimit në bashkësi.II. Policia e orientuar kah partneriteti Partneriteti do të zhvillohet me qëllim që në mënyrë rutinore t’i sjellë palët e interesuara në bashkëveprim për problemin e caktuar. Ky partneritet do të zhvillohet dhe do të mirëmbahet në vazhdimësi për efektivitetin dhe efikasitetin maksimal në procesin e zgjidhjes së problemit. Partneriteti do të zhvillojë besueshmëri dhe do të lejojë kontributin e bashkësisë në baza të rregullta rrjetëzimin e partneritetit duke u fokusuar në preventivën e krimit dhe në zgjidhjen e problemit, e cila do të rrisë mirëqenien sociale të disponueshme për të adresuar problemet në bashkësi.

Objektivat specifike:2.1 PK-ja në të gjitha nivelet avancon partneritetin me bashkësinë, individët – grupet me ndikim nga komuniteti,

Page 11: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 11

përfshirë anëtarët e agjencive qeveritare, shoqërisë civile, grupet e komunitetit, bizneset vendore, udhëheqësit fetarë, mediat dhe individët.2.2 Partneriteti në të gjitha nivelet që shërben për të siguruar përkushtim të përbashkët polici-komunitet dhe partneritet të përbashkët për identifikimin e burimeve shtesë që mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit.2.3 Partneritetet me bashkësinë që shërbejnë për të siguruar transparencë, qasje të barabartë ndaj shërbimit policor, ngritje të besimit publik dhe llogaridhënie policore përmes komunikimit proaktiv, koordinimit dhe bashkëpunimit. 2.4 PK-ja bashkëpunon me forumet për siguri në komunitet si mekanizma publikë konsultues, me qëllim të uljes apo parandalimit të krimit, duke ngritur perceptimet për sigurinë, për të adresuar çështjet e përgjithshme të sigurisë në komunitet dhe për të siguruar vullnetin e qytetarëve për të bashkëpunuar me policinë. 2.5. Përdorimi i produkteve të inteligjencës për caktimin e prioriteteve në parandalimin e dukurive negative në komunitet.

III. Zgjidhja e problemitPërpjekjet e unifikuara për zgjidhje të problemit do të theksojnë nevojën për identifikimin e problemeve nëpërmes të dhënave dhe bazës së fortë të partneritetit. Kjo përpjekje e bashkëpunimit do t’i lejojë policisë që të vërë prioritetet edhe nga perspektiva e bashkësisë. Procesi i zgjidhjes së problemit do të shfrytëzohet njëtrajtshëm bazuar në modelin SARA duke identifikuar, analizuar, reaguar dhe vlerësuar. Qëllimi i zgjidhjes së problemit është të identifikojë shkaqet themelore të problemit dhe më pas t’i adresojë ato në vend se të reagojë në problemet e tilla të ngjashme në vazhdimësi. Burime njerëzore gjithashtu më pas do të ridrejtohen për të zgjidhur çështje apo probleme tjera.

Objektivat specifike:3.1. Policia e Kosovës shfrytëzon partneritetin ekzistues në zgjidhjen e problemeve në bashkësi dhe avancimin e metodave dhe teknikave më të mira të aplikuara në policimin demokratik, të njohura si modelet: SARA, PAT (trekëndëshi për analizën e problemit), RAT (teoria e aktivitetit rutinor) etj.3.2 Përdorimi i produkteve të inteligjencës së PK-së në caktimin e prioriteteve për parandalimin dhe zgjidhjen e problemit në bashkësi3.3 Krijimi i lehtësirave për qarkullim të lirë për banorët përgjatë brezit kufitar3.4. Parandalimi i krimit dhe dukurive negative përmes shkëmbimit të informatave & bashkëpunimit me qytetarë

ZBATIMI, MONITORIMI DHE VLERËSIMI I STRATEGJISËZbatimi dhe monitorimi i strategjisë së policimit në bashkësiPër zbatimin dhe monitorimin sa më efikas të këtij dokumenti strategjik nevojitet:1. Ndarja dhe përcaktimi i zonave të përgjegjësisë (sektorëve) në përputhje me planin strategjik zhvillimor.2. Në parim, selektimin dhe caktimin e personelit policor me së paku 2 vjet në të njëjtin sektor.3. Trajnimin adekuat të zyrtarëve policorë bazuar në konceptin e policimit në bashkësi.4. Bashkëpunimi me agjencionet e tjera të zbatimit të ligjit.5. Bashkëpunimi me shoqërinë civile, mediat.6. Krijimi i besimit publik dhe ngritja e imazhit institucional7. Fuqizimi, shtimi dhe avancimi i forumeve për siguri publike8. Krijimi i mundësive alternative për takime dhe shkëmbime, ide dhe pikëpamje siç janë: projekti Dita e Policisë (porta e hapur) vizita në shkolla, vizita e komuniteteve në stacionet policore, fushata senzibilizimi për vetëdijesim (parandalimi i drogave, reduktimi i krimit, delikuenca e të miturve, dhuna në familje dhe siguria

në trafik etj.) 9. Krijimi i grupeve implementuese për zbatim dhe monitorim nëpër shtylla të Policisë së Kosovës10. Emërimi i koordinatorit dhe grupit punues për zbatimin dhe monitorimin e strategjisë11. Themelimi - hartimi i mekanizmit efektiv, i cili siguron se strategjia do të komunikohet brenda organizatës (PK për secilin zyrtar policor) dhe së jashtmi (partnerëve, palëve të përfshira si dhe shoqërisë civile)12. Nevoja për sigurimin e burimeve në zbatimin e strategjisë. Strategjia të mbështetet me të gjitha burimet që i nevojiten për zbatimin e saj në praktikë.13. Rishikimi dhe hartimi i udhëzimeve administrative, parimeve dhe procedurave dhe PSO

Vlerësimi i strategjisë së policimit në bashkësiPolicimi në bashkësi është proces afatgjatë dhe kërkohet që të vlerësohet në periudha kohore që janë në përshtatshmëri me strategjinë policimi në bashkësi. Vlerësimi do të përfshijë këto elemente (fusha të aplikimit):1. Shtimi i efikasitetit dhe efektivitetit të performancës së zyrtarëve policorë (të gjitha nivelet) gjatë kryerjes së aktiviteteve policore dhe përballimit me sfidat, problemet e qytetarëve dhe institucioneve tjera në varësi të problemeve të identifikuara2. Vlerësime individuale të performancës së zyrtarëve policorë3. Caktimit të zyrtarëve policorë në harmoni krahas trendit të indikatorëve të krimit 4. Zhvillimi i anketimit me qytetarë lidhur me perceptimin e qytetarëve për rendin dhe sigurinë publike5. Analizimi i qëndrueshmërisë së forumeve publike të sigurisë6. Analizimi i raportimeve nga mediat (TV, radio të shkruara dhe elektronike)7. Vlerësimi i zbatimit të strategjisë do të bëhet në periudha prej 6 muajsh nga lidershipi i lartë dhe ekzekutiv.

Page 12: VIII - Nr. 1

12 MBROJTËSI 2012

GJENERATA E 43-TË E PK-së, GJENERATË qË PREMTON

1212 MBROJTËSI 2012

Fillimi i vitit shënoi edhe fillimin e vijimit të procesit mësimor për gjeneratën e 43-të të PK-së. Ajo

për çka dallohet nga gjeneratat e tjera është tek kriteret për përzgjedhjen e kadetëve që kësaj radhe kanë qenë më ndryshe. Diton Zabërgja-drejtor mandator në Departamentin e Trajnimeve në një intervistë për ‘Mbrojtësin’ theksoi se kjo gjeneratë ishte shumë e mirëpritur për PK-në:“Këtë gjeneratë e kemi pritur me padurim. Ndryshimet të cilat janë bërë

në kurrikulat si dhe metodologjia e re e punës janë risi në këtë gjeneratë. Një risi e mirë e shëndoshë e trajnimit në mënyrë që organizata jonë të pajiset me studentë të rinj është pranimi i kadetëve prej moshës 18 deri në moshën 30 të cilët pritet t’i shërbejnë organizatës në mënyrë strategjike përmes profesionalizmit të tyre”.Ai tutje shpjegon se trajnimi do të zgjasë 20 javë dhe se kadetët pas orarit janë të obliguar të qëndrojnë në Akademi dhe të merren me

aktivitete të lira fizike. Sipas Zabërgjës çdo i katërti kadet vijon studimet në fakultet ose nivelin e masterit dhe se fusha e studimeve të tyre është nga degë të ndryshme të shkencës duke e cilësuar këtë si një përparësi për organizatën.“E kanë pasur një testim i cili është kurorëzuar me rezultat 92 % dhe përshtypjet të cilat i kam nga kjo gjeneratë janë shumë pozitive që do të thotë se ne do të presim një gjeneratë e cila premton.

Page 13: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 13

GJENERATA E 43-TË E PK-së, GJENERATË qË PREMTON

13

Sa u përket kurrikulave dhe përmbajtjes së trajnimit themelor nënkolonel Zabërgja shprehet se akoma duhen zgjeruar dhe plotësuar njësitet mësimore që japin shpjegime për policimin në komunitet.“Duhet ta zgjerojmë segmentin e policisë në komunitet megjithëse këtu preken disa pika por në të ardhmen shpresoj se do t’i fusim edhe më shumë njësi mësimore që koncepti i policimit në komunitet ta ketë efektin e paraparë dhe të synuar

edhe nga Drejtoria e Përgjithshme edhe nga kadetët e rinj”, theksoi Zabërgja.Edhe kadetët shprehen të kënaqur me kushtet dhe ligjëratat në AKSP. Yllka Kupina është një prej studenteve të gjeneratës së 43–të. Ajo është duke vazhduar studimet master në shkencat e sigurisë dhe e diplomuar në fakultetin e shkencave të kriminalistikës. Kupina theksoi për ‘Mbrojtësin’ se

driton ZaBërgja

Page 14: VIII - Nr. 1

14 MBROJTËSI 2012

kushtet në AKSP dhe programi i trajnimit bazik janë në rregull: “Kushtet janë mjaft të mira,vendosja, akomodimi nëpër objekte, nuk kemi pasur mungesë as për gjërat elementare, ushqimi, koha e trajnimit, çdo gjë është në rregull. Është program i ngjeshur mirëpo është mjaft

domethënës për neve sepse na i mëson ato gjërat elementare, bazike të cilat në

të ardhmen do të na nevojiten shumë në profesionin tonë

si zyrtarë policor. Edhe instruktorët janë të mirë, të kuptueshëm në shpjegimet e tyre

kështu që nuk kemi kurrfarë vërejtjeje”- theksoi ndër të tjera Kupina.Edhe Mustafë Morina është një prej kadetëve që i është befasuar pritjes në akademi dhe kushteve aty: “Prej ditës së parë që kemi ardhur këtu e kemi pasur një pritje jashtëzakonisht të mirë, ka qenë për neve një befasi, kurrë nuk e kam ditur se ka kaq cilësi të mikpritjes nëpër institucione në Kosovë, pasi që kemi menduar se gjithkund është duke u punuar me një sistem më të vjetër, këtu po shihet që po punohet me standarde të larta si në pritje po ashtu edhe në sjellje të tjera. Forma e ligjërimit është në një standard evropian. Këtu nuk kemi vetëm ligjërim por kemi edhe bashkëbisedim për tema

14 MBROJTËSI 2012

Page 15: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 15

dhe debate ku problemet i shohim dhe i zgjedhim prej këndeve dhe prizmave të ndryshëm për problemet e caktuara”. shprehet Morina.

Kadetët në përgjithësi e ndjejnë veten mirë me uniformën ngjyrë kafe dhe synojnë shërbim cilësor për qytetarët: “Është mirë të jesh në uniformë,

është mirë të jesh përgjegjës e mbi të gjitha është mirë të jesh në shërbim të popullit’- theksoi Sabina Salkoviq, kadet i gjeneratës së 43-të.

SaBina SalkoviqmuStafë morina Yllka kuPina

MBROJTËSI 2012 15

Page 16: VIII - Nr. 1

16 MBROJTËSI 201216 MBROJTËSI 2012

Pasi krimi nuk njeh kufij, sidomos krimi i organizuar dhe terrorizmi, të cilat paraqesin një kërcënim për

mbarë qytetërimin, shtrohet nevoja e koordinimit dhe bashkëpunimit si dhe e luftimit të kësaj dukurie ndërkombëtare. Në kontekst të bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të PK-së deri vonë ka funksionuar Zyra për ndërlidhje me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Me kalimin e kohës dhe zhvillimin e proceseve është vërejtur nevoja e zhvillimit të strukturës së brendshme të PK-së, e cila do t’u përshtatet nevojave

të bashkëpunimit policor në të gjitha fushat me karakter ndërkombëtar si dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në kuadër të përpjekjeve për të zgjeruar bashkëpunimin me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, është kruciale që të ketë bashkëpunim dhe koordinim sa më të frytshëm në funksion të zbatimit të ligjit ndërmjet vendeve të ndryshme e në veçanti atyre të rajonit të Ballkanit ku shtetet po hasin në vështirësi të mëdha sa i përket sundimit të ligjit. Krimi i organizuar dhe korrupsioni vazhdojnë të jenë një ndër brengat më të mëdha

të këtyre vendeve duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe si pasojë, për luftimin e këtyre dukurive, domosdo duhet të koordinohen veprimet e agjencive për zbatim të ligjit të të gjitha vendeve në mënyrë që suksesi në këtë drejtim të jetë më i madh.Si rrjedhojë e këtij procesi, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për themelimin e Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar për zbatimin e ligjit (ILECU – International Law Enforcement Coordination Unit) në kuadër të Policisë së Kosovës. Në kuadër të kësaj njësie

ILECU NË PK URË LIDHËSE ME ORGANIZATAT

NDËRKOMBËTARE POLICORE

Page 17: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 17 MBROJTËSI 2012 17

do të inkorporohen: zyra e INTERPOL-it, EUROPOL-it, dhe FRONTEX-it.Kjo njësi, si qëllim të saj primar do të ketë koordinimin e aktiviteteve në mes të agjencive për zbatim të ligjit në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.Për të kuptuar më shumë rreth këtij projekti dhe rëndësinë e ILECU-t në Policinë e Kosovës, ‘Mbrojtësi’ intervistoi kapitenin Veton Elshani, drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit.‘Mbrojtësi’: Z. Elshani kur filloi projekti i ILECU-s në Kosovë?Elshani: Kosova ka filluar me projektin në 2008-ën, në vitin 2009 kemi filluar të angazhohemi në mënyrë më aktive dhe si rezultat i kësaj në vitin 2011 më 22 qershor është hapur zyra e ILECU-t në Kosovë e cila punon me të njëjtën ide si të gjitha shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Me një vendim të Qeverisë është paraparë edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet katër ministrive: MPB-së (Ministrisë së Punëve të Brendshme), MD-së (Ministrisë së Drejtësisë), Prokurorisë së Shtetit dhe Ministrisë së Financave, sepse të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor kur e kanë ndërtuar ILECU-un është dashur ta kenë këtë marrëveshje sepse rrjedhja e informatave brenda shtetit do të jetë shumë më e lehtë në mënyrë që të bëjmë edhe marrëveshje bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare. Përmes kësaj marrëveshjeje ne i kemi vënë pikat e kontaktit që është Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Doganat, e kemi edhe Qendrën për Inteligjencë Financiare e cila i jep përgjegjësi Ministrisë së Financave, pastaj me Ministrinë e Punëve të Brendshme i kemi të gjitha kontaktet e mundshme. Mendoj se në të ardhmen nuk kishte pasur ndonjë gjë të keqe që ILECU të ishte në kuadër të Shtyllës së Krimit sikur edhe në shtetet e tjera, përveç Shqipërisë e cila zyrën e ILECU-ut e ka në kuadër të drejtorit të përgjithshëm, ndërsa Bosnja në kuadër të MPB-së, Serbia e ka pasur këshilltarin e MPB-së udhëheqës të projektit e tash vonë është caktuar udhëheqësi për bashkëpunim ndërkombëtar për Serbinë.‘Mbrojtësi’: Cilat janë disa nga detyrat kryesore të ILECU-t në Kosovë?

Elshani: Për shkak se krimi nuk njeh kufij, sidomos krimi i organizuar dhe terrorizmi të cilat paraqesin një kërcënim për mbarë qytetërimin shtrohet nevoja e koordinimit dhe bashkëpunimit si dhe të luftimit të kësaj dukurie ndërkombëtare. Kjo është ajo që kryen ILECU.E mira e ILECU-ut është që nëpërmjet takimeve që financohen nga Komisioni Evropian duhet parë në praktikë secilën strategji të shtetit tjetër. Ne kemi punuar strategjinë tonë dhe gjithçka është në harmoni me shtetet e tjera, njëra prej detyrave kryesore të zyrës sonë është të japë rekomandime si duhet vepruar, çka duhet bërë në të ardhmen, dhe rekomandimet tona janë të ngjashme me shtetet në rajon. Jemi duke i fuqizuar komandantët e stacionit sepse mendojmë se komandantët e stacioneve duhet pasur fuqi, sepse ata duhet të kenë qasje në këto informacione që zakonisht janë të ndjeshme, verifikimet e personave shkojnë përmes komandantëve të stacioneve e kur verifikimet janë më të ndjeshme ato shkojnë përmes DPP-së.‘Mbrojtësi’: Sa ka ndikuar ILECU në ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të ndryshme ndërkombëtare policore?Elshani: ILECU-u ka ndikuar shumë në ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet agjencioneve, diçka që neve na mungon është mosanëtarësimi ynë në Interpol dhe në Europol, Frontex dhe SELEC dhe organizata të tjera të ngjashme.Ne kemi nevojë ta kemi një marrëveshje

të bashkëpunimit strategjik dhe operacional me këto organizata por akoma nuk e kemi. Shumica e krimeve tani konsiderohen transnacionale-ndërkufitare dhe për këtë gjë bashkëpunimi rajonal është shumë me rëndësi.ILECU-u ka krijuar klimë të besueshmërisë së pari te policia mandej te institucionet e tjera. Tash kanë filluar gjyqtarët të na thërrasin në telefon për të kërkuar informacione të shpejta sepse nuk është në pyetje a vjen informata apo nuk vjen por sa shpejt vjen dhe ne jemi duke e shtyrë këtë proces. Të gjitha linçet që Policia e Kosovës i ka, ne i kemi këtu. ‘Mbrojtësi’: Keni marrë pjesë nëpër shumë konferenca ndërkombëtare në Bruksel, Vjenë, Beograd kur është fjala për institucionet si motra nëpër shtetet e rajonit, dua ta di opinionin tuaj, ku është Policia e Kosovës në këtë mes? Elshani: Fillimisht kemi punë që të bëjmë një sistem për mbrojtjen e të dhënave personale sikurse shtetet e tjera të cilat e kanë rrjetin e Interpoli-it. Ne duhet ta kemi bazën e të dhënave të integruar. Si shtet ne i kemi ligjet e miratuara p.sh. Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, për klasifikim e informatave, për qasje në dokumentet zyrtare, për emra etj., të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me të dhëna personale ne i kemi, por të njëjtat duhet të implementohen. Kosova është një ndër prioritetet e BE-së në aspektin e luftimit të krimit. Mbi 90% të rasteve ne

Page 18: VIII - Nr. 1

18 MBROJTËSI 2012

shkëmbejmë informata me Evropën, ne kemi edhe informata që i shkëmbejmë edhe me Argjentinën p.sh. por komunikim kryesor kemi me Evropën. ILECU për Policinë e Kosovës mund të konsiderohet një lloj revolucioni sepse krijon besueshmëri brendapërbrenda qytetarëve të Kosovës. Është interesant te ILECU se policët kënaqen sepse e

shohin suksesin - frytin e punës së vet. Ne shkëmbejmë informata koordinojmë, ne nuk hetojmë. Informatat tash arrijnë shpejt dhe çdo gjë shkon me besueshmëri.‘Mbrojtësi’: Në fund cili do të ishte mesazhi yt për pjesëtarët e PK-së?Elshani: Mesazhi im për Policinë e Kosovës do të ishte që policët të mos

zhgënjehen asnjëherë për punën që e bëjnë dhe duhet të ndihen krenarë gjithmonë dhe nuk duhet që ata në asnjë moment ta ndiejnë veten të nënçmuar para kolegëve të tyre ndërkombëtarë, sepse jemi të nivelit të njëjtë, po flas për policët e shteteve të rajonit. Puna e policëve tanë është duke u vlerësuar shumë lart në shtetet në rajon si dhe prej Interpol-it, Europoli-t,Selec-ut etj. Çdo herë kur ne kemi takime dhe e prezantojmë një rast të caktuar që policët tanë e kanë punuar, ne dalim mirë, sepse policët e kanë një kulturë të punës. Dikur kemi qenë një organizatë e re, tashmë nuk e konsiderojmë veten si të tillë përderisa një polic ka qenë hetues për 10 vjet ai duhet ta dijë shumë mirë punën e tij. Diçka që ne kemi nevojë është që të lexojmë më shumë, vazhdimisht të zbulojmë gjëra të reja, të merremi me krijimtari, të jemi kreativë. Do t’i inkurajoja kolegët që ata të jenë kreativë në punën e tyre dhe të mos frikësohen asnjëherë që mos po gabojnë diku, sepse duke qenë kreativë ne zbulojmë gjëra të reja.

interviStoi: arBër Beka

18 MBROJTËSI 2012

Page 19: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 19 MBROJTËSI 2012 19

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur në një takim zyrtar, ministrin e

Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bujar Nishani. Të dy ministrat nënshkruan protokollet për patrullimin e përbashkët gjatë kufirit shtetëror ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.Me këtë rast, ministri Rexhepi shprehi kënaqësinë që pati në vizitë, ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bujar Nishani. Ai tha se për këto vite kemi pasur një bashkëpunim të mirë dhe ky bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, në drejtim të një sigurie më të madhe në rajon, ka bërë që të kemi një luftë më efikase kundër krimit të organizuar.“Në vazhdën e formalizmit të bashkëpunimit që kemi pasur deri më tani, sot i nënshkruam edhe dy protokolle të bashkëpunimit për patrullime të përbashkëta kufitare në vijën e gjelbër, ku dy policitë tona kufitare nga nivele të caktuara, qoftë nga niveli qendror, rajonal ose lokal mund të bashkëpunojnë rreth një lufte më efikase të preventimit të trafiqeve të drogave të ndryshme të krimit të organizuar”, theksoi ministri Rexhepi.Ministri Rexhepi vuri në dukje se shumë shpejtë do të fillojë sezoni turistik, ku pritet një fluks shumë i madh dhe edhe si viteve të kaluara do të krijohen lehtësimet për qytetarët me vetëm një ndalesë dhe përgatitjet kanë filluar qysh tash.“Unë kërkova nga ministri Nishani të

na ndihmojë me përvojën që kanë pasur në procesin e liberalizmit të vizave, që për ne është një proces në vazhdë e sipër dhe presim që këtë vit të kemi udhërrëfyesin. Për praktikat e tyre, raportimet, aktet nënligjore që këta i kanë pasur, kampanjën që e kanë shfrytëzuar, si një model i mirë dhe vërehet një gatishmëri e plotë që të jenë në dispozicionin tonë, në mënyrë që t’i shfrytëzojmë këto praktika sa më të mira që ne t’i realizojmë synimet tona drejt liberalizmit të vizave”, tha ministri Rexhepi.Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, tha se pata rastin të falënderoj ministrin Rexhepi dhe Qeverinë e Kosovës në një mbështetje maksimale të vijueshme që i kanë dhënë bashkëpunimit mes dy ministrive të Brendshme dhe midis dy policive.“Natyrisht që shpreha përtej këtij vlerësimi, optimizmin, duke u mbështetur në rezultatet e shkëlqyera të bashkëpunimit që kemi pasur deri më tani. Për të treguar modelim më të mirë të bashkëpunimit në rajon. Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, në luftën ndaj trafiqeve në menaxhimin dhe

kontrollin e kufirit është një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit rajonal”, theksoi ministri Nishani.Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Nishani theksoi se eksperiencat e deritanishme kanë treguar se përveç një vullneti që ekziston midis qeverive, midis ministrive, ekzistojnë kapacitete nga më të larta profesionale të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë dhe strukturave të tyre mbështetëse, në goditjen e fenomeneve të krimit dhe kjo është evidentuar dhe është bërë pjesë e monitorimit dhe prezantimit nga organizmat ndërkombëtare në raportet e tyre.“Fakti që edhe në momentet e flukseve të lëvizjes më të madhe në pikat e kalimit kufitar, mes dy vendeve, gjatë sezonit veror që të gjithë e dimë që ka një fluks shumë të madh, aplikimi i menaxhimit dhe kontrollit të kufirit, përveç një sporteli të përbashkët, ka ofruar lehtësi më të madhe për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe për qytetarët e tjerë, niveli tjetër i përgjegjshmërisë, profesionalitetit ka bërë të mundur që efekti i goditjes së veprimtarisë kriminale të jetë në maksimumin e saj”, tha Nishani.

Patrullime të përbashkëta

me ShqipërinëBashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e luftës

kundër krimit të organizuar, në luftën ndaj trafiqeve, në menaxhimin

dhe kontrollin e kufirit, është një nga shembujt më të mirë të

bashkëpunimit rajonal

Page 20: VIII - Nr. 1

20 MBROJTËSI 2012

IPK me hetues shtesëU mbajt ceremonia e betimit zyrtar të personelit të Inspektoratit Policor të Kosovës

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt ceremonia e betimit zyrtar të personelit

hetues dhe inspektues të Inspektoratit Policor të Kosovës. Betimi bëhet me qëllim që zyrtarët e personelit hetues dhe inspektues, të kuptojnë plotësisht përgjegjësitë ligjore dhe morale në pozitën që e ushtrojnë dhe me qëllim të arritjes së standardeve më të larta të mundshme të etikës dhe sjelljes profesionale. Në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, zyrtarë të ICITAP-it, EULEX-it, OSBE-së etj.Me këtë rast, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se është krijuar një traditë e mirë për ne si shtet i ri dhe jo e rastësishme, për arsye se zyrtarët dhe hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës e kanë një detyrë të shenjtë,

shumë të ndjeshme që kërkon integritet personal, paanshmëri, devotshmëri në mënyrë që kjo natyrë e institucioneve të zbatimit të ligjit të funksionojë sa më mirë. “Keni detyrë që të mbikëqyrni punën e Policisë së Kosovës, prandaj ky është një akt edhe moral, ky lloj betimi, ngjashëm siç e bëjnë edhe gjyqtarët, prokurorët dhe tjerë, tregon që jemi në zbatim të ligjit, me transparencë, me devotshmëri dhe

paanshmëri. Mbikëqyrja e institucioneve të sigurisë ka rëndësi të veçantë në shtetet demokratike, sepse përmes saj sigurisht që përmirësohet edhe puna e tyre në praktikë”, tha ministri Rexhepi.Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, tha se Inspektorati Policor i Kosovës ndodhet në një zhvillim të hovshëm profesional, duke qenë të vetëdijshëm për përmbushjen e misionit.“IPK-ja sot po realizon një ndër objektivat kryesore strategjike në rritën e saj, plotësimin gradual të strukturës organizative për profesionalizimin e vazhdueshëm. Si institucion mbikëqyrës për punën e Policisë së Kosovës, duhet që së pari të jemi vetë profesionalë, transparentë dhe vigjilentë për paraqitjen tonë, duke vënë në praktikë, metodologjinë më të re të hetimeve dhe inspektimeve, që janë dy nga shtyllat kryesore të IPK-së”, theksoi Shishani.

Page 21: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 21

Takimi vjetor i 64-të i Akademisë shkencore u mbajt në Atlanta të SHBA-së, nga data 20 deri 25

shkurt, në të cilën janë paraqitur mbi 800 punime shkencore, seminare dhe punëtori të ndryshme, ligjërata dhe ngjarje të tjera të veçanta shkencore të udhëhequra nga personalitete të larta akademike.Akademia Amerikane e Shkencave Forenzike (AASHF) përbëhet nga njëmbëdhjetë seksione që përfaqësojnë një gamë të gjerë të studimeve të fushës së Forenzikës, takimi vjetor shkencor mbledh edhe profesionistë të ndryshëm nga e tërë bota të cilët paraqesin informacionet më aktuale, studimet dhe zhvillimet më të reja në këtë fushë shkencore. Në Atlanta të Georgia SHBA ku u mbajt mbledhja

vjetore e Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike, për herë të parë u prezantua edhe flamuri shtetëror i Kosovës në mesin e shumë shteteve të tjera të botës, si rezultat i pjesëmarrjes së dy përfaqësuesve të vetëm nga Kosova Dr. Xhemajl ADEMAJ dhe kapitenit policor Baki KELANI, njëherësh shef i Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, nga Policia e Kosovës. Vlen të potencohet se pothuajse nga rajoni i Ballkanit ishte i vendosur vetëm flamuri i shtetit më të ri në botë, Kosovës, ku meritat për këtë i patën pjesëmarrësit e vetëm nga Kosova z. Xhemajl ADEMAJ dhe z. Baki Kelani.Dr. Xhemajl Ademaj është i emëruar si anëtar i rregullt i Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike që nga viti 2010, i cili në këtë konferencë pati edhe një prezantim

për zhvillimet e forenzikës në Kosovë, prezantim i vlefshëm për thirrjen e fundit në akademi si Fellow (apo siç disa shtete e përdorin termin emeritus).Zëdhënësi Baki Kelani merr pjesë dhe është aktiv qe tri vjet radhazi në mbledhjet vjetore të Akademisë amerikane, dhe tani këtë vit Bordi Ekzekutiv i Akademisë amerikane e ka emëruar si anëtar të seksionit të përgjithshëm dhe njëherësh pritet të emërohet edhe anëtar i jashtëm i kësaj akademie amerikane.Pjesëmarrja në këtë akademi ka ndikuar në mënyrë pozitive në marrjen e njohurive dhe zhvillimeve më të avancuara në fushën shkencore të forenzikës si dhe në shkëmbimin e përvojave të ndryshme të shtetit të Kosovës me shtetet e tjera të botës e konkretisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkëmbehen përvojat në shkencat e forenzikësNë Atlanta të SHBA-së u mbajt konferenca e 64-të vjetore e Akademisë Amerikane të Shkencave

Forenzike, ku për herë të parë ishte i vendosur edhe flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës

Kapiteni Baki Kelani pranë flamurit shtetëror të Kosvovës në mbledhjen vjetore të Akademisë amerikane të shkencave forenzike në Atlanta të SHBA-së 20-25 shkurt 2012.

Dr. Xhemajl Ademaj gjatë prezantimit në Atlanta SHBA 20-25 shkurt 2012 lidhur me zhvillimin e forenzikës në Kosovë.

Page 22: VIII - Nr. 1

22 MBROJTËSI 2012

KËrKoHet mË SHumË BuxHet PËr PK-nëU publikua analiza ”Buxheti i Policisë së Kosovës - nevojat për

buxhet shtesë dhe planifikim më të mirë financiar”

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti GAP publikuan analizën e politikave: “Buxheti

i Policisë së Kosovës - nevojat për buxhet shtesë dhe planifikim më të mirë financiar”. Kjo analizë vështron dhe analizon buxhetin vjetor të Policisë së Kosovës, ndarjen e tij në kategori të ndryshme, investime kapitale, shërbime, paga dhe të tjera, duke analizuar buxhetin vjetor në vitet e fundit dhe menaxhimin e tij, nevojat operacionale të policisë për pajisje të

rënda dhe përmirësim të kushteve të përgjithshme të funksionimit, ngritjen e kapaciteteve dhe arritjen e objektivave të parashikuara në Planin Zhvillimor të PK-së.Në tryezë, pas prezantimit të përmbajtjes së kësaj analize, zv/ministri i MPB-së, Izmi Zeka theksoi se ka defekte dhe dobësi, megjithatë Policia e Kosovës ka disa pajisje që janë më të mirat në rajon”. Zeka tha se institucionet gjegjëse, janë në proces të gjetjes së zgjidhjeve për të gjitha problemet e

theksuara në këtë analizë, sidomos për pajisjet e rënda. Hamdi Hyseni, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Policinë e Kosovës, ka folur për kategoritë buxhetore, përpjekjet për racionalitet dhe planifikim buxhetor, nevojat e PK-së për ndërtime të objekteve të reja, nevojat operative dhe segmente tjera. Ai tha se uniformat e reja për policinë ende nuk janë dizajnuar, ndërsa helikopterët dhe autoblindat nuk janë të buxhetuara për sivjet. Ai theksoi se

22 MBROJTËSI 2012

Page 23: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 23

presioni i FMN-së ka qenë që kategoria e shpenzimeve operacionale të jetë fikse, ndërsa të parashihet buxhet më shumë në investime kapitale. Sipas tij, objektiv kryesor i PK-së mbetet pajisja e njësiteve speciale me pajisje të rënda.Burim Ejupi, nga Instituti INDEP, theksoi se “ajo që është brengosëse është se 64% e buxhetit të policisë po shkon në rroga, e në këto rroga nuk përfshihen sigurimet shëndetësore e as të jetës.”Ferdinand Nikolla nga Saferworld tha se në vazhdimësi ka jokoherencë në mes të planifikimit të zhvillimit të policisë dhe planifikimeve buxhetore. Konsolidimi dhe ngritja e kapaciteteve teknike dhe njerëzore të Policisë së Kosovës në masë të madhe varet edhe nga buxheti i përgjithshëm i ndarë për këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë. Në këtë studim, Instituti GAP analizoi buxhetin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, atë aktual dhe buxhetin ndër vite, duke filluar nga viti 2009 e këndej. Analizimi i buxhetit të policisë është një ndër faktorët kryesorë drejt ballafaqimit me sfidat që e presin këtë organizatë të sigurisë, sidomos ballafaqimin me sfidat që dalin nga Raporti i Progresit 2011 i Komisionit Evropian për Kosovën.Në përgjithësi nga të pranishmit u diskutuan dhe u shtruan si shqetësime mungesa e pajisjeve të rënda,

helikopterëve, autoblindave; sigurimi shëndetësor i policëve; sigurimi jetësor; llojllojshmëria e automjeteve që shkakton harxhime të mëdha për mirëmbajtje; vjetërsimi i automjeteve;

lëvizja, transferimi dhe largimi i policëve, për të cilët është investuar dhe shpenzuar shumë nëpër trajnime profesionale, mosha mesatare e policëve, koha e pensionimit të tyre etj.

MBROJTËSI 2012 23

Rekomandimet1. Përballja me sfidat si rritja e kapaciteteve profesionale dhe logjistike në luftimin e llojeve të ndryshme të krimeve të ndërlikuara kërkon rritjen e buxhetit për shpenzimet kapitale gjatë përgatitjeve për rishikimin e buxhetit në mesin e dytë të këtij viti.2. Për përmbushjen e synimeve që dalin nga Plani Zhvillimor 2011-2015 nevojitet rritje e kapaciteteve profesionale dhe logjistike që nënkupton rritje të buxhetit për kategorinë e hetimeve, si dhe për shpenzimet kapitale.3. Vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet departamentit të hetimeve të forenzikës dhe departamentit për hartimin dhe analizimin e politikave ku rritja e buxhetit duhet të zë vend gjithsesi.4. Policia kufitare ka rol kyç në luftimin e krimit të organizuar dhe buxhetit të këtij sektori duhet t’i jepet prioritet. Buxheti i tanishëm nuk i plotëson nevojat e këtij sektori as për së afërmi.5. MPB dhe Qeveria në përgjithësi duhet të ndajnë më shumë mjete buxhetore për PK-në, me qëllim të përmbushjes së objektivave që dalin nga plani zhvillimor 2011-2015 i PK-së, por edhe prioriteteve qeveritare për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ngritja e buxhetit për PK-në do të dëshmonte përkushtimin qeveritar dhe vullnetin politik të deklaruar.

Page 24: VIII - Nr. 1

24 MBROJTËSI 2012

35 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Kosova dhe Shqipëria kanë përfunduar një

program trajnimi të sponsorizuar nga shkolla e Northwestern University, për stafin dhe komandën policore. Të diplomuarit janë anëtarë të Policisë së Kosovës dhe të Inspektoratit të Policisë, si dhe pjesëtarë të Policisë Shtetërore të Shqipërisë dhe zyrtarë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Shqipërisë. Zëvendësshefi i misionit pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë,

Michael Murphy, gjatë fjalimit të tij për të pranishmit në ceremoninë e diplomimit që u mbajt në hotel Emerald theksoi se zhvillimi i institucioneve të zbatimit të ligjit të Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë prioritet i SHBA-ve tash e disa vjet.“Ky trajnim që keni ndjekur është i rëndësishëm pasi që vendet tuaja janë në një periudhë ndryshimesh dhe ju duhet të jeni të pajisur për t’u marrë me ato ndryshime. Këto janë kohëra të sfidave për policinë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Luftimi i krimit

po bëhet më kompleks, dhe qytetarët të cilëve ju u shërbeni presin dhe kërkojnë më shumë nga shërbimi juaj. Këto dinamika kërkojnë që etnitetet e zbatimit të ligjit t’u përshtaten shpejt rrethanave të ndryshimit”- theksoi ndër të tjera z. Murphey.Zyrtarët e zbatimit të ligjit në këtë program dhjetëjavor kanë ndjekur trajnime në fusha të ndryshme që përfshijnë: menaxhimin e projekteve, përgatitjen e buxhetit, menaxhimin e trafikut, alokimin e resurseve, etikën, sjelljen organizative dhe komunikimet.

NORTHwESTERN UNIVERSITy PËRKRAH AGJENCITË E ZBATIMIT TË LIGJIT

Michael Murphy

Page 25: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 25

HdPK ndAn mirËnjoHje PËr PolicinË e KoSovËSHDPK (shoqata e njerëzve me

aftësi të kufizuar dhe hendikep) ndau një mirënjohje në shenjë

përkrahjeje të vazhdueshme që ka dhënë Policia e Kosovës për këtë kategori të qytetarëve.Drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Shpend Maxhuni, i cili e pranoi mirënjohjen në emër të PK-së theksoi se policia do të vazhdojë me një qasje të tillë sa herë që mundësitë dhe rrethanat lejojnë këtë:“Policia e Kosovës çdo herë ka treguar gatishmëri dhe vullnet me vetë faktin që i ka dhënë prioritet qasjes çfarë e kemi edhe sot përmes inkuadrimit në PK të personave me aftësi të kufizuar. Kjo dëshmon diversitetin në organizatën tonë dhe një qasje e tillë

do të vazhdojë sa herë që mundësitë dhe rrethanat lejojnë këtë.” – theksoi ndër të tjera z.Maxhuni.Kryetari i shoqatës së HDPK-së,

z.Agim Vatovci falënderoi policinë për ndihmesën e dhënë, duke potencuar se nga 35 të punësuar nga kjo shoqatë, nëntë prej tyre janë të punësuar në PK.

MBROJTËSI 2012 25

Page 26: VIII - Nr. 1

26 MBROJTËSI 201226 MBROJTËSI 2012 MBROJTËSI 2011 26

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë

së SHBA-ve, përmes Programit Ndërkombëtar për Trajnime në Ndihmë për Hetime Penale (ICITAP), pjesa e programit për Siguri ne Bashkësi, ka mbajtur takimin e 26-të të Këshillit Ekzekutiv të EVSB-ve në nivelin kombëtar, në Komunën e Shtimes.Në këtë takim morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, zëvendësshefi i ICITAP-it, Cameron Fisher, udhëheqja e pjesës së programit për Siguri në Bashkësi,

Drita Perezic, zyrtarë të OSBE-së, UNDP-së, KOSSAC-ut etj. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të shtojë angazhimin për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në Bashkësi, si dhe ecurinë në implementimin e Strategjisë Kombëtare për Siguri në Bashkësi. “Angazhimi i ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi është e rëndësishme në arritjen e objektivave të parapara në këtë strategji”, theksoi Zeka.Ndërsa, udhëheqja e pjesës së programit Siguri në Bashkësi (ICITAP), Drita Perezic, bëri të ditur ecurinë e punës së EVSB-ve në

të gjitha komunat, sfidat dhe sukseset e këtij programi, me theks të veçantë në procesin e tranzicionit të këtyre forumeve nga ICITAP-i, te Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe përgatitjet e programit të ICITAP për themelimin e një Zyre Koordinuese për të gjitha forumet e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Këshilli Ekzekutiv i Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi, përbëhet nga 32 komuna të Kosovës dhe paraqet një forum të rëndësishëm kombëtar, ndër-komunal për komunikim, bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve në fushën e Sigurisë në Bashkësi.

Forumet për siguriU mbajt takimi i 26-të i këshillit ekzekutiv të Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi

26 MBROJTËSI 2011

Page 27: VIII - Nr. 1

MBROJTËSI 2012 27

I “kamufluar” me bari të thatë në një furgon me targa të Kosovës, është

zbuluar traktori që dyshohet se ishte vjedhur ditë më parë në një fshat të Klinës.Rasti ka ndodhur në mars dhe është regjistruar nga zyrtarët e policisë kufitare të vijës së gjelbër në afërsi të pikë kalimit kufitar të Qafës së Prushit – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare -Perëndim.Gjatë zhvillimit të aktivitetit patrullues në zonën e përgjegjësisë kufitare, respektivisht në rrugën magjistrale Ponoshec-Qafë Morinë (afërsisht 1 km nga vendkalimi i autorizuar zyrtar), nga patrulla policore kufitare është ndaluar për kontroll automjeti i tipit furgon Daimler-benz, ngjyrë portokalli.Automjetin në fjalë ishte duke e drejtuar i dyshuari F. Vilaj (1976).

Me rastin e ndalimit për kontroll në automjetin transportues është vërejtur se ka ushqim të thatë për bagëti (balla të sanës), mirëpo pas një kontrolli më të detajuar është zbuluar se në automjetin transportues ishte i ngarkuar një traktor i tipit TAF-42, ngjyrë të kuqe (viti i prodhimit 2010), për të cilin i dyshuari nuk posedonte dokumente.Pas dyshimit të bazuar se personi ka tentuar që traktorin ta kontrabandonte për në Republikën e Shqipërisë, policia ka verifikuar të dhënat për këtë traktor me ç’rast ka rezultuar se traktori është raportuar si i vjedhur më 19.03.2012 në fshatin Berkovë të Klinës.Zyrtarët policorë kanë arrestuar të dyshuarin kurse mjeti transportues së bashku me ngarkesën-traktorin janë konfiskuar nga policia.

Modus operandi - traktori në furgon!!!Policia kufitare e PK-së zbulon traktorin e vjedhur, arrestohet i dyshuari

MBROJTËSI 2012 27

Page 28: VIII - Nr. 1

28 MBROJTËSI 2012

Aka

dem

ia e

Kos

ovës

për

Sig

uri P

ublik

enë

shë

rbim

të s

igur

isë

të q

ytet

arit