veprimtari pËr tË folmen - revistaperla.al · dhe në përfundim të trajtesës që i bën këtij...

156

Upload: others

Post on 29-Aug-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

PERLAPERLAPERLAPERLAPERLARevistë shkencore - kulturore tremujore

Viti XXI 2016 Nr. 2(75)

Pasqyra e lëndës

IRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJI

M. Xh. Jahaki

Ahmed Tamimdari

Abdulla Rexhepi

Viktor Bakillari

Kulmi i letërsisë perse dhe rënia e saj .............. 63

Ferdusi dhe Esedi Tusi si përfaqësues të epikës

persiane ............................................................. 79

Antropologjia mistike e Rumiut ......................... 94

Një buqetë me 250 fjalë të urta

perse - iraniane ............................................... 104

AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji

Muzafer Korkuti

Emil Lafe

Mark Tirta

Vasil Kristo

Pal Nikolli

Engjëllushe

Zenelaj

Vështrim mbi disa botime me temë “Problemi

pellazgjik” ............................................................ 5

Për marrëdhëniet e gjuhës letrare (përkatësisht

standarde) shqipe me dialektet .......................... 15

Migrimet shqiptare gjatë Rilindjes e Pavarësisë

dritë qytetërimi e atdhetarie .............................. 24

Edukimi kombëtar gjeografik nëpërmjet teksteve

shkollore (1912–1939) ....................................... 30

Mirdita nëpërmjet hartave. I. Nga fillimet deri në

mesin e shek. XIX ............................................ 39

Lëvizja natyrore e popullsisë në ish-komunat e

Mallakastrës ...................................................... 53

Pasqyra e lëndës (persisht) ............................................................ 153

Kronika KulturoreKronika KulturoreKronika KulturoreKronika KulturoreKronika Kulturore

Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi merr pjesë në panairin e librit

"Prishtina 2016" (Elton Lila) ............................................................ 145

Veprimtari kulturore-shkencore në Qendrën e Kulturës në Ulqin:

(Ismet Kallaba) ............................................................................... 149

Pasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e librave

Botimet e Institutit Albanologjik të Prishtinës në vitin 2015

(Lulzim Lajçi) ................................................................................... 123

Një përmendore për kulturën e gjuhës letrare –

revista “Gjuha shqipe” nr. 1, 2, 3 - 2015 (Doriana Tuxhari) ........... 129

Mr. Elez Ismaili, “Shllime shpirti” (Emil Lafe) ................................ 132

Kontributet shkencore-kulturore të orientalistëve

(Abdulla Rexhepi) ........................................................................... 134

Prof. dr. Rami Memushaj, “Gjuha shqipe në shtratin e Prokrustit”

(Jorgji Gjinari) ................................................................................ 137

Sejdo Harka, “Modernët e kohës” (Viron Kona) ............................. 141

AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

Muzafer Korkuti, studiues, arkeolog, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Muzafer KORKUTI

VËSHTRIM MBI DISA BOTIME ME TEMË

“PROBLEMI PELLAZGJIK”

Në këto 10–15 vitet e fundit në vendin tonë janë botuar 25 libra

me rreth 6000 faqe nga autorë shqiptarë, të cilët kanë si objekt çështjen e

origjinës së tejlashtë të banorëve të trojeve tona, e njohur tradicionalisht

si “çështja pellazgjike”. Ish-Universiteti “Vitrina” shkoi edhe më tej

duke organizuar me studiues të fushave të ndryshme, në vitin 2011, një

konferencë me temë “Qytetërimi pellazg”1.

Kthimi në vëmendje i problemit pellazgjik nga disa prej

intelektualëve e studiuesve të pasionuar pas lashtësisë së popullit tonë

pas viteve ‘90 të shekullit XX erdhi si rezultat i ndryshimeve

demokratike në të gjitha fushat e jetës ekonomike e shoqërore dhe i

mundësive të reja për të shprehur lirisht, si pasojë e mundësive më të

mëdha për të shkruar e botuar në mënyrë të pavarur si individ dhe si

shtëpi botuese. Më poshtë po rendisim listën e librave sipas vitit të

botimit:

1. Ilir Cenollari, Profecitë e Zotit të Tomorrit. Tiranë, 2004, 204 f.

2. Dhimitri Pilika, Pellazgët, origjina jonë e përbashkët. Tiranë,

2005, 448 f.

3. Eva Brinja, Antikiteti. Tiranë, 2005, 405 f.

1 Edhe një shekull më parë, më 1902, në Kajro (Egjipt) u mbajt një kongres me temë

“Lidhjet midis Pellazgëve dhe Egjiptianëve”, i organizuar nga një grup intelektualësh të

diasporës shqiptare, ku Gjergj Adhami paraqiti temën “Pellazgët dhe pasardhësit e tyre”

(shih. K. Frashëri, Etnogjeneza e shqiptarëve, Tiranë 2013, f. 90).

6 Korkuti

4. Arsim Spahiu, Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër. Tiranë,

2006, 399 f.

5. Elena Kocaqi, Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve

europiane. Tiranë, 2007, 255 f.

6. Mathieu Aref, Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli

parahelenik. Tiranë, 2007, f. 561.

7. Mathieu Aref, Mikenët = Pellazgët, Greqia ose zgjidhja e një

enigme. Tiranë, 2008, f. 602.

8. Arsim Spahiu, Orakulli i Dodonës dhe epirotët, v. I. Tiranë, 2008,

f. 224 f.

9. Ali Eltari (Lapi), Pellazgët – krijues të qytetërimit botëror. Tiranë,

2008, 298 f.

10. Naim Laçaj, Pellazgët folën. Etnogjeneza e shqiptarëve. Tiranë,

2008, 155 f.

11. Sulejman Mato, Vështrim mbi lashtësinë e gjuhës shqipe. Tiranë,

2008, f. 170.

12. Luftulla Peza, Liljana Peza. Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e

tyre. Tiranë 2009, 138 f.

13. Arsim Spahiu, Mbi arkeologjinë e Dodonës dhe të Epirit, v. II.

Tiranë 2009, 242 f.

14. Arsim Spahiu, Gjuha e epirotëve të vjetër. Tiranë, 2010, 234 f.

15. Arsim Spahiu, Shteti i Epirit. Tiranë, 2011, f. 247.

16. Muharrem Abazaj, Kodi i gjuhës Pellazgo-shqipe. Tiranë, 2011, f.

157.

17. Konferenca I-rë mbi Qytetërimin Pellazg (Përmbledhje e

kumtimeve). Tiranë, 21–22 tetor 2011, 60 f.

18. Bajram Doka, Ilirët, Trakasit dhe Frigjiasit. Tiranë 2012, 95 f.

19. Eleni Kocaqi, Albanët, shqiptarët me famë botërore. Tiranë, 2012,

225 f.

20. Margaret K. Nilo, E vërteta. Tiranë, 2012, 598 f.

21. Aqif Sali Tafa, Dritësimi i historisë – Pellazgët paraardhësit tanë

të lashtë. Tiranë, 2013, 422 f.

22. Arsim Spahiu, Maqedonasit e vjetër dhe arkeologjia e tyre. Tiranë

2013, 215 f.

23. Muharrem Abazaj, Pellazgët folën dhe shkruan shqip. Tiranë 2013,

425 f.

24. Sulejman Mato, Vështrim mbi lashtësinë e gjuhës shqipe. Tiranë

2015, 199 f.

Në këto kushte të reja, kthimi në vëmendjen e disa intelektualëve

me studime e me botimin e disa veprave, është i natyrshëm dhe i

pranueshëm. Ata i kanë hyrë një pune të vëllimshme e të mundimshme

për të rishqyrtuar tema, sipas tyre të harruara, që janë ngritur shumë kohë

Vështrim mbi disa botime me temë “Problemi pellazgjik” 7

më parë nga studiuesit romantikë të shekullit XIX, si edhe nga gjuhëtarë,

historianë e arkeologë të shekullit të kaluar. Shqetësimi i tyre ka të bëjë

me probleme të rëndësishme të historisë së lashtë të Shqipërisë, të cilat

kërkojnë të ndriçohen e të plotësohen me të dhëna të reja dhe për më

tepër, çka është kryesorja, të bazohen në studime e kërkime

ndërdisiplinore, në përputhje me nivelin e kërkimeve të sotme në

arkeologjinë prehistorike dhe të bashkërenduara me arritjet e studimeve

në gjuhësinë indoeuropiane. Në këtë këndvështrim do të parashtrojmë

disa konstatime e mangësi kryesore të botimeve në gjuhën shqipe, të

bëra në dekadën e fundit.

Por më parë të rikthehemi në disa nga momentet më të

rëndësishme në rrugën që kanë ndjekur intelektualët shqiptarë në

ndriçimin e origjinës së stërgjyshërve tanë. Në rend të parë qëndrojnë

rilindësit tanë të mëdhenj, të cilët krahas ideve themelore të Rilindjes

Kombëtare, nuk mund të linin jashtë vëmendjes edhe çështjen e

lashtësisë e të origjinës së paraardhësve të shqiptarëve. Kështu rilindësit

pikëpamjen e disa studiuesve të huaj të shekullit XIX që prejardhjen e

shqiptarëve e shihnin nga popullsia pellazge (para greke)2, e vunë në

mbështetje të platformës së tyre politike, si një argument shkencor për të

bërë të njohur botërisht shqiptarët si përfaqësues të një populli të lashtë e

më vete, me të drejtë për vetëvendosje.

Abdyl Frashëri, personalitet i shquar politik i Rilindjes Kombëtare

Shqiptare, është i pari që shkroi e botoi në frëngjisht një traktat mbi të

drejtat e kombit shqiptar, në të cilin thekson se “shqiptarët e sotëm janë

vetë pellazgët e lashtësisë me gjuhën e tyre, me doket e tyre dhe me

zakonet e tyre”3. Në mbështetje të këtyre pikëpamjeve, Pashko Vasa

botoi po në frëngjisht, traktatin e tij politiko-historik me titull E vërteta

mbi Shqipërinë dhe shqiptarët4. Sami Frashëri e çoi edhe më tej tezën e

lidhjeve gjenetike të shqiptarëve me pellazgët. Në përpjekjet për

argumentimin e tezës së tij, ai mendonte se emri pelasxh ose pelazg, që

përmendet në burimet antike, vjen nga fjala shqipe plak, në kuptimin i

vjetër5. Edhe shkrimtarët arbëreshë të Italisë si Dh. Kamarda e J. De

Rada, mbështetën tezën e lidhjes gjenetike të shqiptarëve me pellazgët6.

Duke analizuar këtë periudhë të parë të përpjekjeve e të përkushtimit me

studime të rilindësve tanë, rreth gjenezës së shqiptarëve e të parardhësve

2 Shih J. G. Hahn, Albanesische Studien, Jena 1854, v. I, f. 213. 3 Shih K. Frashëri, Etnogjeneza e shqiptarëve, Tiranë, 2013, f. 86. 4 Po aty, f. 89. 5 Po aty, f. 89. 6 K. Frashëri, Po aty, f. 85: M. Mandalà, Studime filologjike për letërsinë romantike

arbëreshe. Përktheu e redaktoi Gëzim Gurga. “Naimi”. Tiranë, 2012, f. 61 v.

8 Korkuti

të tyre, prof. Aleks Buda, e cilëson atë si periudhë me shumë vlerë për

kohën, por të pambështetur shkencërisht, si një fazë parashkencore7.

Në periudhën midis dy luftërave botërore, vlen të përmendim

përpjekjen që bëri gjuhëtari Mustafa Kruja, i cili në veprën e tij Antologji

historike krahas studimeve për gjuhën shqipe, në kreun VI, Pellazgët e

na shqiptarët trajton, siç shkruan vetë, një problem shkencor që lidhet

me të kaluarën tonë, problemin pellazg. Në interpretim të burimeve

antike e të njohurive të tij për teorinë indoeuropianiste në gjuhësi, M.

Kruja shkruan: “Fjala Pelazgji asht një emën ethnik qi na kanë lanë

Helenët e vjetër: e vetmja gja e sigurtë mbi të cilën bashkohen të gjithë

dijetarët!”. Dhe në përfundim të trajtesës që i bën këtij problemi shkruan:

“Me u mbajtun me origjinën pelazgjike, për ne kishte me qenë me u

kapun për hijeje, për nji emën të shprazët prej çdo kuptimi historik të

vërtetuem. Le të na mjaftojnë të vërtetat e gjalla, historike e

shkencëtarisht të provueme; jemi Shqiptarë, të bijt e Arbneshvet, të

nipnit e Arbanvet e t’Ilirvet, stërnipnit e indoevropjanvet, të zott e vendit

tonë qysh nja dyzet shekuj e këndej”8.

Botimi në vitin 1964 i veprës së prof. Spiro Kondës Shqiptarët dhe

problemi pellazgjik, rihapi çështjen e prejardhjes pellazgjike të gjuhës

shqipe. Autori, duke e mbështetur në pikëpamjen e tij në disa toponime

dhe antroponime që ndeshen në shkrimet e mbishkrimet e greqishtes së

vjetër, arrin në përfundimin se gjuha shqipe ka trashëguar shumë fjalë

nga pellazgjishtja, e si rrjedhim gjuha shqipe e ka prejardhjen nga

pellazgjishtja. Vepra e S. Kondës u prit me interes të veçantë sidomos

nga publiku i gjerë, pasi bën përpjekje për të shpjeguar me të dhëna

gjuhësore të shumta origjinën e lashtë të shqipes dhe të shqiptarëve nga

pellazgët. Studiuesit, gjuhëtarët dhe historianët që u njohën me veprën

para botimit, konstatuan se me gjithë punë e madhe e të lodhshme që

kishte ndërmarrë autori, në metodën e tij kërkuese viheshin re dobësi të

ndjeshme me pasoja për saktësinë e vërtetësinë e argumentimit të tezës

së tij. Rrjedhimisht, botimi i veprës u kalua në heshtje në qarqet e

studiuesve, nuk u botua asnjë shkrim a recension në revistat shkencore.

Për publikun e gjerë interes ngjalli edhe botimi, gati dhjetë vjet më

vonë, i librit të studiuesit francez me Zaharia Majani Fundi i “Misterit”

etrusk (Tiranë 1973, 448 f.), në të cilin bëhen përpjekje për të deshifruar

e lexuar mbishkrimet e shumta etruske mbi bazën e gjuhës shqipe. Edhe

ky libër shumë intrigues, për lexuesin shqiptar, ashtu si edhe libri i prof.

S. Kondës, po për të njëjtën arsye, u kalua në heshtje, pa asnjë koment

nga studiuesit.

7 A. Buda, “Ilirët e Jugut si problem i historiografisë” – në: Kuvendi I i Studimeve Ilire,

vëllimi I. Tiranë 1974, f. 51–52. 8 Mustafa Kruja, Antologji historike, Elbasan, 2001, f. 77, 79.

Vështrim mbi disa botime me temë “Problemi pellazgjik” 9

Krejt në heshtje, nga opinioni shkencor, u përcoll edhe botimi i

veprës së Robert d’Angely, Enigma (Tiranë, 1998, 351 f.), që është

përkthimi shqip i botimit frëngjisht të vitit 1991. Vepra ishte përgatitur

për botim nga Solange d’ Angely, e bija e autorit, mbi bazën e

dorëshkrimit të të atit të vitit 1961. Në parathënie ajo shpreh edhe thelbin

e përmbajtjes së veprës kur shkruan: “Gjuha shqipe, ose pellazgo-

etrusko-shqipe, është gjuha më e lashtë e Europës” dhe se “shqipja

është paraardhëse e greqishtes së lashtë”.

Opinioni shkencor i kohës, pavarësisht nga dëshira për të

mbështetur tezën e lashtësisë së gjuhës shqipe si bijë e pellazgjishtes dhe

si çelës i leximit të mbishkrimeve etruske, nisur nga pamjaftueshmëria e

argumenteve, nuk u bind për vërtetësinë e këtyre tezave dhe sidomos për

shkak të metodës joshkencore që përdorin autorët në parashtrimin e të

dhënave e në interpretimin e tyre, ndaj preferoi rrugën e mosmiratimit

me heshtje.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX e në fillim të shekullit të ri,

në shkrimet e botuara në revistat shkencore dhe në tekstet e Historisë së

Shqipërisë9, duke iu përmbajtur njohjes e mundësive që ofrojnë burimet

e autorëve antikë, të dhënat nga arkeologjia dhe gjuhësia, çështja

pellazgjike është shtruar në formën e një hipoteze dhe si e tillë vazhdon

të mbetet, sa kohë që të dhënat historike, gjuhësore e arkeologjike janë të

fragmentuara, të tërthorta, të padatueshme dhe, si rrjedhim të

pamjaftueshme për të zgjidhur përfundimisht në mënyrë shkencore

hipotezën pellazgjike të gjuhës shqipe.

Pas kësaj parashtrese të shkurtër të ecurisë së përpjekjeve të

intelektualëve e studiuesve shqiptarë të epokës së Rilindjes në

mbështetje të njohjes ndërkombëtarisht të tezës së disa albanologëve të

huaj se gjuha shqipe e ka origjinën nga pellazgjishtja, botimi sot i rreth

25 librave që mbështesin pa mëdyshje origjinën pellazgjike të gjuhës

shqipe, duke shkuar edhe më tej, në pohimin se shqipja është çelësi i

leximit dhe interpretimit edhe të disa gjuhëve të tjera të vjetra, shtrohet

për diskutim pyetja: a kemi të bëjmë me një prurje të re, apo është kthim

në kërkesat dhe në nivelin e trajtimit të problemit si një shekull më parë?

Po ndalemi në disa nga çështjet e mangësitë më kryesore, të

karakterit metodik e shkencor, që vihen re pothuajse në të gjitha librat e

shënuar në fillim të kësaj shtojce.

Karakteristikë e përbashkët për të gjithë autorët e këtyre botimeve

është se ata nisen nga të dhënat e burimeve antike, kryesisht nga të

dhënat gjuhësore që ofron onomastika antike, dhe përpiqen t’i zbërthejnë

e t’i shpjegojnë ato, duke i krahasuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me

9 Historia e popullit shqiptar, vëll. I. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë 2002,

f. 39–42.

10 Korkuti

shqipen moderne, me fjalë të tjera, mbeturinat e një gjuhe shumë të

lashtë mesdhetare parake (pellazgjishtes) me gjuhën e sotme shqipe dhe

rrjedhimisht me pasardhësit e tyre shqiptarët, pa marrë parasysh e pa

analizuar etapën e ndërmjetme historike, atë ilire dhe arbërore, të cilat

kanë shërbyer si hallka lidhëse dhe urë kalimi10. Lidhur me këtë është e

nevojshme të kujtojmë se në kronologjinë relative është përcaktuar e

pranuar se pellazgët ose (paragrekët, parailirët, paratrakët) kanë jetuar

para mijëvjeçarit të tretë p.e.r. Për ilirët e pasardhësit e tyre, në trajtimin

e problemeve gjuhësore dhe etnike, duhet të kemi parasysh periudhat

kryesore të zhvillimit historik, të cilat po i citoj:

- Paleoilirët (Ilirët e hershëm) koha e bronzit – mijëvjeçari i

tretë p.e.r. deri në shek. XI p.e.r., fillimi i epokës së hekurit.

- Ilirët, epoka e hekurit, shek. XI p.e.r. deri në shek. IV–VI të

e.r.

- Arbërit, koha e mesjetës së hershme, shek. VII–XIII, XIV të

e.r.

- Shqiptarët, koha e mesjetës së mesme e vijim.

I përmenda këto periudha në kronologjinë relative të zhvillimit të

etnosit iliro-arbëror, sepse në të gjitha botimet e cituara, krahasohet në

mënyrë të drejtpërdrejtë shqipja moderne me mbeturinat e një gjuhe

shumë të lashtë mesdhetare, me pellazgjishten, dhe rrjedhimisht nxirren

përfundime se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të pellazgëve. Ky

përfundim arrihet pa marrë parasysh dhe pa analizuar etapat e

ndërmjetme historike (paleoilirë, ilirë, arbër – kohë historike mbi 3000

vjeçare), të cilat kanë shërbyer si hallkë lidhëse e urë kalimi midis

prehistorisë dhe gjendjes së sotme. Natyrshëm një trajtim i

shkallëshkallshëm i problemit të gjenezës së gjuhës shqipe e të

shqiptarëve e bën më të pranueshëm e më bindës konkluzionin. Në

shumë nga botimet e sotme përfundimi paracaktohet e shprehet qysh në

titullin e librit (Pellazgët, origjina jonë e përbashkët, Pellazgët dhe ilirët

në Greqinë e vjetër, Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve

evropiane, Pellazgët folën. Etnogjeneza e shqiptarëve, Kodi i gjuhës

pellazgo-shqipe, Enigma, Pellazgët folën e shkruan shqip - etj.).

Për arritjen e përfundimeve të qëndrueshme në leximin e

interpretimin e burimeve të shkruara antike, duhen bërë studime

ndërdisiplinore, të cilat kryhen nga specialistë të fushave shumë të

ngushta. Pra, më parë duhet të kesh formim filologjik në nivel

universitar, e më tej përgatitje e thellim në njohjen, fjala vjen të

indoeuropianishtes a të gjuhëve të veçanta të kohës antike. Që të lexosh

e interpretosh mbishkrimet antike greke, që gjenden në ndërtesa, në

10 Shih edhe A. Buda, Po aty, f. 51.

Vështrim mbi disa botime me temë “Problemi pellazgjik” 11

monumente, gurë a objekte të tjera, duhet të jesh epigrafist, d.m.th.,

specialist i greqishtes së vjetër. Madje gjuha, përkatësisht mbishkrimet, e

kohës homerike, ndryshojnë nga ato të kohës klasike dhe akoma më

shumë nga ato të kohës helenistike. Ai që zbërthen e lexon mbishkrimet

e kohës romake, është specialist për mbishkrimet latine; epigrafisti i një

periudhe tjetër është ai që lexon mbishkrimet e greqishtes mesjetare a

greqishtes bizantine etj. Në secilën nga këto fusha ka arritje shkencore të

pranuara nga të gjithë, që duhen marrë si bazë për kërkime të mëtejshme.

Një studiues që nuk njeh greqishten e vjetër, nuk është specialist i

mbishkrimeve antike, nuk mundet që në mënyrë intuitive të lexojë e të

interpretojë toponime e antroponime që gjenden në burimet e shkruara të

kohës antike. Shumica e autorëve të librave të botuar në gjuhën shqipe,

nuk njohin greqishten e vjetër, nuk janë specialistë të mbishkrimeve

antike, madje disa prej tyre nuk kanë as formimin filologjik në gjuhën

shqipe, rrjedhimisht argumentet dhe shembujt, provat që ata sjellin në

librat e tyre, janë të pabazuara, madje janë një dëshmi e njohurive të

mangëta të tyre. Po sjellim disa shembuj:

- Toponimi Epeiros, në greqishten e vjetër do të thotë “tokë”; sipas

A. Spahiut në Orakulli... f. 55, shpjegohet me gjuhën shqipe, Epeir –

(i)epër(m) – i sipërm. Po ky toponim Epir – lexohet – ep – jep dhe ep –

sipërm – (M. Abazaj; Kodi i gjuhës... f. 350.

- Toponimi Konispol – ndahet në k-on-is-pol = “tek ne ishin

lindur”, në të vërtetë shpjegohet me sllavishten nga kon “kalë” dhe pol-je

“fushë”, pra “fushë e kuajve” (M. Abazaj, Kodi i gjuhës... f. 41).

- Emri i rrugës Egnatia, sipas M. Aref, Shqipëria... shpjegohet me

shqipen, i n’gjatë, që do të thotë i madh, i gjatë. Për historianët emërtimi

i rrugës Egnatia, vjen nga emri i projektuesit të parë Knaeus Egnatius.

* * *

Është një arritje e shënuar që sot ka shumë botime e të gjinive të

ndryshme, por mendoj se ato që trajtojnë probleme të gjuhës shqipe e

probleme historike kombëtare, duhet t’u përmbahen disa kritereve, të

përmbushin disa norma të njohura e të pranuara nga të gjithë studiuesit.

Mendoj se kjo vlen edhe për shtëpitë botuese, të cilat për botimin

librave që trajtojnë çështje me rëndësi kombëtare, duhet të mbështeten

në recensione prej studiuesve të specializuar në atë fushë. Madje

vendosja e emrit të recensentit në libër, ashtu siç shënohet emri i

redaktorit, kompjuteristit etj., e rrit vlerën dhe e bën më të besueshme

përmbajtjen e librit.

Për pellazgët e problemin pellazgjik janë botuar shumë libra dhe

janë shprehur pikëpamje nga më të ndryshmet, gjithashtu edhe për

hipotezën se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve e gjuha shqipe është

çelësi për shpjegimin e saj, pa cituar literaturën në të cilën mbështeten,

12 Korkuti

d.m.th. pa iu referuar asnjë autori që ka trajtuar të njëjtin problem, duke i

dhënë vetes përparësinë në zgjidhjen e enigmës pellazgjike, çka nuk

është as etike e aq më pak shkencore. Me keqardhje, duhet të nënvizoj,

se edhe midis autorëve të librave në shqyrtim, nuk ka asnjë citim të

ndërsjellë për të njëjtin problem, po secili i bie “kambanës së vet”. Edhe

në pak raste kur ka referenca, ato nuk janë të sakta e të plota; janë të

shkëputura nga konteksti ose nuk kanë lidhje me përmbajtjen. Gjithashtu

edhe ilustrimet (harta, foto, skica etj.), nuk kanë lidhje me tekstin, e nuk

kanë shpjegime të sakta, rrjedhimisht janë me mangësi që zhvleftësojnë

ndjeshëm cilësinë e botimit.

Si historian e ndiej si detyrim të vë në dukje se në përcaktimin

kohor të proceseve gjuhësore e etnike ka pasaktësi dhe gabime të mëdha,

trashanike. Po japim disa shembuj: “Zbulimet arkeologjike tregojnë se

rajoni ku ndodhen dy Tomorët dhe Dodon është populluar që në kohën e

paleolitit nga e njëjta popullsi” (I. Cenollari, Profecitë... f. 161); “Kanë

kaluar 13500 vjet nga koha kur pellazgët mbijetuan nën rrebeshin e të

ftohtit folën. Ky është hapi i parë i pandalshëm që do të krijonte njerëzit

folës” (A. Eltari, Pellazgët... f. 295); “Nëse antropologët e ndjekin

homosapiensin që në Paleolitin e mesëm deri te Neandertali 200.000–

35.000 vjet më parë, speciet pellazge e ndjekin që nga momenti kur

kapaciteti i tij intelektual çoi në lindjen e arsyes normale... Pellazgët dhe

gjuha e tyre ose shqipja janë shumë më të hershme (rreth 12.000 vjet më

parë)” (N. Laçaj, Pellazgët folën, f. 56); Mbështetur në të dhënat

arkeologjike dimë se pellazgët janë banorë të trojeve tona që në

periudhën e Paleolitit” (M. Abazaj, Kodi... f. 115).

Gjatë epokës së Paleolitit të Lartë (30.000–12.000 vjet më parë)

vazhdon procesi i antropogjenezës, d.m.th. i formimit të njeriut si i tillë,

rrjedhimisht nuk mund të flitet as për gjuhë pellazge dhe as për popull të

cilësuar etnikisht.

Në vazhdim të konstatimeve tona, vlen të kujtojmë se në disa nga

librat e cituar është bërë përpjekje që përfundimet e arritura për

lashtësinë e gjuhës shqipe dhe origjinën pellazgjike të shqiptarëve, t’i

mbështesin edhe me të dhëna nga legjendat, nga mitologjia, nga feja, nga

folklori, nga antropologjia e më larg akoma, mbi paralele e afri nga

jurisprudenca, por kjo duhet bërë duke ruajtur masën e pa e tepruar (Dh.

Pilika, Pellazgët nën dritën... f. 162, 391 e 399; I. Cenollari, Profecitë...

f. 3; M. Aref, Shqipëria...f. 164; A. Spahiu, Pellazgët dhe ilirët...f. 285;

Orakulli...f. 185; A. Eltari, Pellazgët krijues... f. 3, 47; N. Laçej,

Pellazgët folën...f. 58; S. Mato, Vëzhgime... f. 99; A. Spahiu, Shteti i

Epirit...137). Të dhënat që kemi nga këto fusha e dije për epokën

parailire janë shumë të kufizuara, të cunguara e përgjithësisht të

përbashkëta për popujt e Ballkanit, rrjedhimisht nuk ndihmojnë në

mbështetje të tezës së prejardhjes pellazgjike të shqipes.

Vështrim mbi disa botime me temë “Problemi pellazgjik” 13

Siç kemi vënë në dukje, të gjithë autorët e botimeve të cituara, si

lëndë themelore, si bazë për të mbështetur pikëpamjet e tyre kanë

leximin dhe interpretimin e të dhënave onomastike me gjuhën e sotme

shqipe; dhe këtë e bëjnë duke ndarë në rrokje toponimet e antroponimet

që kemi nga burimet antike në funksion të ideve të tyre të paracaktuara

pa asnjë kriter shkencor dhe fjalët e ndara në rrokje e në germa, i

shpjegojnë me shqipen e sotme. Po sjellim shembujt më përfaqësues nga

botimet e cituara.

- Dodonë – dhënë, dhënëse, dhuruese. Nga rrënja dho-në, dha

d.m.th. “jep”. Dhe më tej: Tempulli faltorja jepte, falte (I.

Cenollari, vep. cit. f. 111). Kujtojmë se në tempull çoheshin

dhurata, nuk jepeshin.

- Athina – E thëna, e thana - premtim; Mikena – atërit (etërit

në shqip) - mik (rrënja); Zeusi – za, zani (gegërisht); Helena

– e lena - e lëna Pellazge – njerëz të shpellave etj. (Aref,

Shqipëria... f. 25, 111). Athina = Atina = at-in-a=ati-yn-

a(ashte) = babai, zoti in (yn); Zeus (=Poseidoni) = ze-us = ze-

hysh/shi-hysh/she shikim-hysh (M. K. Nilo, f. 11).

- Aleksandër – kale-si-në-andër; Maqedoni – ma qe dhën (M.

Aref, “Mikenet” f. 495).

- Epir – (i) epër(m) - i sipërm (A. Spahiu, Orakulli...f. 53).

- Mullë – vjen nga mulli (që bluan) (A. Eltari, po aty, f. 235).

- Adam – a dam, a i dam, është i ndarë, është i vetëm; Eva-e-

va-e ve, e vetme; Jezus – Je-zus - je zoti i vetes; Zeus – za,

zanin, zërin; Apoloni - a - po - loni - a po loni, a po luani (N.

Laçej, po aty, f. 15–16);

- Tragjik – ra dhe gjak, ra gjak nga altari (S. Mato, po aty, f.

99).

- Akil – a + kil - a + kal; Odhise – udhës, udhëtar, Troja - truall

- troje; Zeus - za, zë, zeus - zot (L. Peza, Dritë e re... f. 96).

- Mirmidon - mirë më doni; Aspet - shpejtë (A. Spahiu, Shteti i

Epirit... f. 16).

- Lemnos - lë emrin (M. Abazaj, po aty, f. 103)

- Bulqiza - Bull-qi-za + Buall që zëri - ishte zë bualli (B.

Doka, po aty, f. 118).

- Zeus - za, zani (A. Tafa, Po aty, f. 18–19).

- Amantia - am + amë/nëne, an – janë; Skampa - sk - am - pa;

sk-s’, nuk, am-nënë, pa-me pa - s’kam parë nënë; Athina - at-

baba, in-rrin-rrinë etrit. (M. Abazaj, Po aty, f. 38).

Shembujt e mësipërm janë të mjaftueshëm e domethënës për të

treguar se metoda e përdorur në ndarjen e fjalëve e shpjegimin e tyre me

gjuhën shqipe është bërë me hamendje, pa kritere të njësuara e të

14 Korkuti

provuara shkencërisht. Gjuhësia historike i trajton e shtjellon problemet

në rrafshin sinkronik e diakronik dhe çdo gjuhë ka historinë e brendshme

të zhvillimit të saj. Dija gjuhësore është rreptësisht shkencore e nuk

pranon diletantizëm e as hamendësime e shkelje të ligjësive të saj.

Në përfundim të këtij vështrimi mbi disa të meta të karakterit

metodik e shkencor në trajtimin e problemit pellazgjik, lipset që në

formulimin e konkluzioneve, për një problem me shumë pak të dhëna, të

jemi të matur aq sa na lejojnë burimet (të shtrijmë këmbët sa kemi

jorganin). Të mos jemi kategorikë në gjykimet tona dhe, çka është e

papranueshme dhe e dëmshme, të mos biem në pozita nacionaliste, duke

pohuar se: “Nuk ka dhe nuk ka ekzistuar kurrë komb grek. Gjuha e vjetër

greke është një gjuhë e stisur për t’u përdorur nga disa të diturit e kohës”

(E. Kocaqi, Roli pellazgo-ilir, f. 201); “Nga pellazgjishtja, nga kjo gjuhë

shumë e vjetër dhe vitale, kanë rrjedhur të gjitha gjuhët indoeuropiane

(M. Abazaj, Pellazgët... f. 399); “Grekët kanë huazuar në pjesën më të

madhe mitologjinë dhe fenë epirote (A. Spahiu, Orakulli... f. 163);

“...greqishtja e lashtë nuk zbërthehet me greqishten e sotme, kurse

shqipja e zbërthen atë në mënyrë të pastër”; kam vërtetuar saktë

nëpërmjet zbërthimit të çdo fjale se greqishtja e lashtë është ndërtuar prej

shqipes (ilirishtes)” (M. K. Nilo, po aty, f. 590, 595). “Ndër shqiptarët ka

filluar të fryjë flladi i ri ç’do ditë po shtohen dijetarët, që sjellin të reja

mbi pellazgët, mbi mbishkrimet e gjuhës shqipe. Gjatë kohës së bronzit,

vendin e saj të nderit si nënë e gjuhëve indoevropiane”. (Luftulla Peza,

Liljana Peza, Dritë e re... f. 134). “Të nënvleftësosh gjenezën tonë nga

pellazgët do të thotë të vetëshpallemi njerëz pa dinjitet, do të thotë

tradhti ndaj stërgjyshërve tanë”. (A. Tafa, po aty, f. 22).

Në nivelin e sotëm të kërkimeve e studimeve ndërdisiplinore për

problemet historike e gjuhësore të popujve të Europës Juglindore këto

pohime i bëjnë dëm tezës shkencore të prejardhjes ilire të gjuhës shqipe

dhe tezës mbizotëruese, e cila i vështron shqiptarët dhe arbrit si

pasardhës të ilirëve të dëshmuar historikisht që nga koha antike, sepse

nuk mbrohet lashtësia e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar me

diletantizëm e nga pozita nacionaliste.

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

Emil Lafe, studiues, gjuhëtar, kryeredaktori i revistës “Perla”.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Emil LAFE

PËR MARRËDHËNIET E GJUHËS LETRARE

(PËRKATËSISHT STANDARDE) SHQIPE ME

DIALEKTET

Një ditë nga fillimi i viteve ’60 në zyrën tonë (sektori i gramatikës

në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë) ra fjala për pasurinë gjuhësore

të pambledhur të ligjërimeve popullore dhe prof. E. Çabej në bisedë e

sipër përmendi një thënie të shkrimtarit zviceran Gottfried Keller (1819–

1890): “dialektet janë gurra ku freskohet përherë gjuha letrare.”1 Nuk e

kisha dëgjuar më parë emrin e këtij shkrimtari, se në Fakultet nuk kishim

studiuar asgjë për letërsinë zvicerane. U bëra kureshtar dhe, duke e

kërkuar nëpër enciklopeditë, gjeta se cilësohej si një nga shkrimtarët më

të mëdhenj të gjuhës gjermane të shek. XIX, ndërsa në Zvicër vlerësohej

si përfaqësuesi më i shquar i letërsisë së atij vendi dhe ishte shndërruar

në një lloj miti kombëtar.

Në ato vite ishte në zhvillim programi i hulumtimit të të folmeve

në të gjitha krahinat dhe rrethet e vendit. Krahas grupit të dialektologëve,

1 Këtë ide ai do ta rimerrte në kumtesën e mbajtur në Kongresin e Drejtshkrimit (nëntor

1972) me formulimin e mëposhtëm: “Ligjërimi popullor me gjithë shtresat e ndryshme

që e përbëjnë, me karakterin e tij të natyrshëm e të thjeshtë, është i caktuar të jetë një

gurrë e gjallë ku përtërihet vazhdimisht gjuha e literaturës.” (Çabej 1973, 256).

Çështjen e marrëdhënieve të gjuhës së shkrimit me ligjërimin popullor E. Çabej e ka

parë më fort me syrin e historianit të gjuhës që vëzhgon ecurinë e proceseve gjuhësore

dhe udhëhiqet nga prirjet që vëren. Ndryshe prej tij A. Xhuvani nisej nga vështrimi i

normativistit, që përpiqet ta mbajë gjuhën brenda rregullash të caktuara, edhe kur në

përdorim shfaqen prirje të tjera. Kështu, në një diskutim të vitit 1965, duke prekur

format e shumësit si doktorët, profesorët, apo profesorat, doktorat, E. Çabej shprehet:

“...ai dijetar nisej nga ajo se si duhej të ishte një përdorim, e unë nga kjo se si është.”

(Çabej 2011–2012, 26–27).

16 Lafe

që përbëhej nga J. Gjinari, B. Beci, M. Çeliku, M. Totoni, në këtë punë u

përfshinë edhe punonjës të tjerë të Institutit si dhe bashkëpunëtorë të

jashtëm. Diskutimi i punimeve dialektologjike në sektor ishte një nga

format më me përfitim të kualifikimit tonë shkencor. Dialektologjia i

rrok të gjitha fushat e gjuhës dhe të detyron të jesh i informuar dhe i

përgatitur në secilën: fonetikë e fonologji, morfologji, sintaksë,

leksikologji, jo vetëm në gjendjen e sotme, por edhe në vështrim

historik. Korpusi i madh i skicave dhe monografive dialektore përbën një

nga arritjet më të mëdha të gjuhësisë sonë. Puna që bëhej këtu, shërbeu

si nxitje, si shembull e si përvojë edhe për hulumtimin e të folmeve

shqipe në Kosovë, në Maqedoni e në Malin e Zi. Studiuesit e atyre anëve

kanë punuar me zell të veçantë dhe me arritje të rëndësishme në këtë

fushë, që janë tashmë të mirënjohura. Mbledhja e materialeve për të

folme të veçanta krijoi mundësi për vështrime tematike e përgjithësuese.

Gjithë kjo fushatë, siç dihet, u kurorëzua me botimin e “Atlasit

dialektologjik të gjuhës shqipe” në dy vëllime. Në të tërë këtë veprimtari

prof. Jorgji Gjinari ka një meritë të madhe si për studimet e tij të shumta,

ashtu edhe për punët organizative që ka përballuar me sukses.

Dihet se dialektologjia, në kuptimin e hulumtimit të të folmeve

territoriale, është e orientuar t’i shërbejë më fort vështrimit historik të

gjuhës dhe këtë e dëshmojnë citimet e shumta të të dhënave të dialekteve

në studime diakronike. Përmendja e Gottfried Keller-it ndërkaq ka të

bëjë me rolin e dialekteve për pasurimin e gjuhës letrare, veçanërisht të

gjuhës së letërsisë. Atëherë dëgjoja të thuhej se mbi 2/5 e leksikut të

shqipes ishin ende të pambledhura. Prof. M. Domi i jepte rëndësi

zgjerimit të asaj që quhet gjeografi letrare (ishte koha e ardhjes së

vrullshme në penave të reja nga të gjitha krahinat e vendit në letërsinë

tonë), si një rrugë e frytshme për pasurimin e leksikut të gjuhës së

shkrimit, sepse shkrimtarët e rinj vetvetiu do të sillnin në letërsi fjalët

dhe shprehjet e panjohura të ligjërimeve të vendlindjes. Në ditët tona

zgjerimi i mëtejshëm i gjeografisë letrare, ardhja e shumë krijuesve të

rinj në botën e letrave shqipe dhe shtimi i numrit të lexuesve kanë sjellë

vetvetiu një osmozë të frytshme të mjeteve gjuhësore. Pasuritë leksikore

e frazeologjike të të gjitha trevave derdhen në shtratin e përbashkët të

shqipes standarde dhe përpunohen e rivlerësohen në veprimtarinë

krijuese letrare.

Me këto desha të kujtoj se vëmendja ndaj dialekteve, vlerësimi i

visareve gjuhësore të tyre, kanë qenë të përhershme në Institutin tonë.

Dihet se sektori i leksikologjisë organizonte atëherë ekspedita të

përvitshme, të cilat më pas u shndërruan në një aksion kombëtar për

mbledhjen e fjalës nga goja e popullit. Këto pasuri që u mblodhën dhe

arritën të përpunoheshin sipas rregullave të kartotekës, shërbyen mjaft

për pasurimin e fjalësit të FGjSSh (1980). Normalisht në fjalorët e

Për marrëdhëniet e gjuhës letrare (përkatësisht standarde) shqipe me dialektet 17

gjuhëve të zhvilluara përfshihen fjalët që gjenden të dëshmuara në

gjuhën e shkruar (letërsi artistike ose gjini të tjera). Por leksikografët

tanë, që në FGjSh (1954), duke marrë parasysh se tradita e lëvrimit të

shqipes nuk ishte aq e pasur dhe se mungonte një kartotekë e leksikut të

shqipes, përfshinë në atë fjalor edhe fjalë që nuk dëshmoheshin atëherë

në gjuhën e shkruar2. Në parimet sipas të cilave u hartua FGjSSh (1980),

u përcaktua qartë se “vlerësimi i çdo fjale e çdo shprehjeje është bërë jo

duke u nisur nga burimi i saj krahinor a letrar, por sipas vlerës objektive

që ka ajo në strukturën leksikore të gjuhës së sotme letrare kombëtare:

është pasur parasysh nëse fjala i sjell apo jo ndonjë pasurim leksikut të

sotëm letrar, nëse ndihmon për thellimin e pastërtisë së gjuhës letrare

shqipe, nëse e zgjeron larminë e mjeteve të saj stilistikore e shprehëse

etj.”3 (FGjSSh – Parathënie, IX). Kështu që marrëdhëniet e ligjërimeve

popullore me gjuhën e shkrimit a letrare në rastin tonë dalin herë të

ndërmjetuara nëpërmjet shkrimtarëve, herë të drejtpërdrejta, kur p.sh.

leksikografët një fjalë popullore e përfshijnë në fjalor pa e cilësuar si të

tillë, duke e barazuar me fjalët me përdorim letrar.

FGjSSh mbështetet në lëndën e grumbulluar në kartotekë deri nga

viti 1976, kur filloi hartimi i fjalorit dhe puna për pasurimin e kartotekës

u zëvendësua me sistemimin dhe klasifikimin e materialit të mbledhur

deri atëherë, për t’i shërbyer hartimit të fjalorit. Në atë kohë botimet

letrare dhe të fushave të tjera në Kosovë e Maqedoni ende nuk ishin

marrë hovin e viteve të mëvonshme, por dhe veprat tashmë të botuara

nuk ishin vjelë në masë të gjerë për kartotekën tonë. Për këtë arsye

leksiku letrar dhe popullor i atyre anëve mund të mos jetë përfshirë në

përpjesëtimin e duhur në FGjSSh.

Mundësitë e shfrytëzimit të leksikut popullor për pasurimin e

gjuhës letrare i kanë trajtuar në artikuj, kumtesa e punime të veçanta

kolegët e fushës së leksikologjisë. Bashkë me çështje të rendit thjesht

kuptimor, është trajtuar edhe përshtatja drejtshkrimore e gramatikore e

fjalëve, shprehjeve dhe proverbave me normën letrare. Në këtë mënyrë

atyre u hapet rruga për një përdorim më të gjerë letrar4 . Lidhur me

2 Gjatë punës si hartues i fjalëve të shkronjave Nj dhe Sh për FGjSSh (1980) kisha vënë

re se për një numër fjalësh të FGjSh (1954) në Kartotekë ishte vetëm skeda e këtij fjalor

dhe ndonjë shembull prej veprash të përkthyera pas botimit të FGjSh. Nga kjo kuptohet

se përkthyesit e kanë shfrytëzuar mirë lëndën e këtij fjalori për të gjetur fjalët e

nevojshme e të përshtatshme. 3 Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Tiranë,

1980, f. IX (Parathënie). 4 Kështu është vepruar në përgjithësi në përgatitjen e lëndës për rubrikat si “Fjalë e

shprehje popullore” në revistat “Studime filologjike”, “Gjuha jonë” etj., si dhe në

botime të veçanta, por në shembuj janë ruajtur herë-herë edhe forma të ndryshme nga

norma letrare, p.sh. Petrit Zeneli në librin “Fjalor me shprehje dhe fjalë të rralla nga

Tropoja” (1999), i ka kthyer vetë sipas normës letrare fjalët dhe shprehjet në titull, me

18 Lafe

çështjen e përshtatjes dëshiroj të shtoj se nuk pajtohem me mendimin se

fjala dialektore duhet të ruajë formën fonetike-morfologjike të dialektit

përkatës. Kur hyn në gjuhën standarde, fjala i nënshtrohet “trysnisë së

sistemit” (Systemzwang) dhe kështu fjalët e gegërishtes të tipit flakadâ-

ni, katallâ-ni etj., janë bërë me kohë flakadan-i, katallan-i (ashtu si

pirun-i, spiun-i, shejtan-i etj.). Më duket e çuditshme kërkesa që në

shqipen standarde të thuhet e të shkruhet Gegni, gegnisht, gegnishtja e jo

Gegëri, gegërisht, gegërishtja 5 , sepse duhet respektuar ajo formë që

thuhet në trevën e atij dialekti! Këto fjalë janë përdorur gjithnjë në dy

forma dialektore: autorët gegë: Geg(ë)ni, geg(ënisht), Tosk(ë)ni,

toskënisht, ndërsa autorët toskë: Gegëri, gegërisht, Toskëri, toskërisht.

Edhe shembujt e mësipërm hyjnë në grupin e fjalëve me kundërvënien

rotacizëm ose mungesë rotacizmi, si grari, trimëri, vëllazëri – grani,

trimni, vllazni etj. Me këtë vijë arsyetimi do të kërkohej që në shqipen

standarde toskët të shkruanin Shqipëri, kurse gegët Shqipni, sepse kjo

është forma e gegërishtes.6

Në këtë ndërkohë ka dalë në dritë një material i ri shumë i pasur,

që duhet shoshitur me kujdes. Dihet se ligjërimet popullore, sidomos ato

qëllim që ato të hyjnë në atë formë në një përdorim më të përgjithshëm, por në shembuj

ka ruajtur forma dialektore, p.sh.: Kur të bëhen lendet lajthi – asnjëherë, kurrë. Ajo

mund të bahet kur të bahen lendat lajthi (P. Zeneli, 196); ndërsa Avdyl Sula në librin

“Fjalor fjalësh dhe shprehjesh popullore” të Malësisë së Gjakovës (2009) i ka lënë fjalët

në titull pak a shumë siç i ka dëgjuar, por shpjegimin e ka dhënë sipas standardit, p.sh.

Symëllijë “Me sy të vegjël e të zinj si të mëllenjës”. (A. Sula, 384). 5 Kolec Topalli, “Drejtshkrimi i shqipes si sistem.” - në: Shqipja në etapën e sotme:

Politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit” (Aktet e konferencës shkencore -

Durrës, 15–17 dhjetor 2010). Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Gjuhësisë

dhe i Letërsisë. Botimet albanologjike. Tiranë, 2011, f. 253.

Nuk duhet kujtuar sikur fjalët Gegëri e gegërisht janë forma dytësore toske të Gegni e

gegnisht, të krijuara artificialisht në shekullin e kaluar; Gustav Meyer-i te “Fjalori

etimologjik” i tij (1891), duke u mbështetur te fjalori i J. G. von Hahn-it, shënon vetëm

Gegëri e gegërisht; K. Kristoforidhi krahas tyre ka edhe Gegni e gegnisht. Këto duket se

janë forma paralele me burim popullor, si grani, trimni, vllazni dhe grari, trimëri,

vëllazëri etj. Ndërsa për toponimet si Laknas, Lisën, Karpen, Sipten, Shtiqën, nuk i ka

shkuar mendja kurrkujt që të krijojë forma “standarde” të toskëzuara (Lakras, Lisër,

Karpër...). Mund të shtojmë se gjatë viteve ’20–’30, kur zbatohej dekreti kryeministror

për dialektin e Elbasanit si dialekt zyrtar i shtetit, Vlora dhe Gjirokastra emërtoheshin

Vlona, Gjinokastra, d.m.th. me trajta gege (nga këto Vlona pasqyron një fazë të vjetër

pa rotacizëm të këtij emërtimi, që ruhet në gegërishte; emërtimi Gjinokastra është një

rindërtim artificial i njerëzve të administratës – emri i qytetit, siç dihet, nuk lidhet me

ndonjë Gjin, po me Argjiro). 6 Në këtë mes ka pasur edhe teprime “standardizuese” si p.sh. përpjekja për të

zëvendësuar plang-u, plangprishës (të përhapura e të ngulitura si në gjuhën e folur,

ashtu dhe në gjuhën e shkrimit) me plëng, plëngprishës (te Fjalori drejtshkrimor 1976

dhe pas tij te Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, 1980), të cilat nuk kanë hyrë në përdorim,

sepse nuk kanë pasur mbështetje as në gjuhën e folur e as në traditën e shkruar të

autorëve jugorë.

Për marrëdhëniet e gjuhës letrare (përkatësisht standarde) shqipe me dialektet 19

të trevave periferike, kanë një numër më të madh huazimesh nga gjuhët

fqinje (sllavizma e greqizma krahinore), si dhe mjaft turqizma, që jo

rrallë nuk është lehtë të dallohen për shkak të ndryshimeve fonetike.

Këto u vlejnë historianëve të gjuhës, atyre që merren me temën “gjuhët

në kontakt”, por jo pasurimit të leksikut të shqipes letrare e as të shqipes

në përgjithësi. Siç e ka përmendur prof. Xhevat Lloshi në një shkrim të

viteve të fundit, për këtë rrezik kishte tërhequr vëmendjen me kohë

Kostandin Kristoforidhi, kur paralajmëronte më 1860 se një shqiptar, i

cili do të marrë penën për të shkruar “duhet të dijë shumë gjuhë të huaja,

veçanërisht greqishten e vjetër, latinishten, greqishten e re, italishten e

turqishten, përndryshe ai do të bëjë gabime, duke futur fjalë dhe idioma

të huaja, duke kujtuar se ato i përkasin gjuhës së tij.” Xh. Lloshi sjell

rastin e “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Mehmet Elezit (Tiranë, 2006), ku

ka vërejtur një varg sllavizmash e turqizmash krahinore, krejt të

panevojshme7.

Në “Fjalorin e gjuhës shqipe” (2006) me rreth 48 mijë fjalë

vërehet një rishikim i qëndrimit ndaj krahinorizmave në krahasim me

“Fjalorin e gjuhës shqipe” (1980) me rreth 41 mijë fjalë. Në këtë të

fundit shënimi krahin. (fjalë, kuptim a shprehje krahinore) është

përdorur rreth 1200 herë, kurse te FGjSh (2006) rreth 300 herë. Te ky

7 Të shqyrtojmë kalimthi një tjetër libër të kohëve të fundit (F06): Fjalorin e gjuhës

shqipe me rreth 41.000 fjalë, që nuk gjinden në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe 1980.

Po ndalem vetëm te shkronja C. Aty kemi një trajtë “call”, që është për “sall”. Po kështu

“carahosh” dhe “carahoshe” janë shqiptime të meta të fjalës turke “sarahosh”; edhe

“ckrrajë” është që te F08 skrrajë. Nuk e kundërshtoj që ka një grusht njerëzish, ndoshta

me të meta, që e shqiptojnë “call”, por po të ndiqej ky arsyetim i pasqyrimit të fjalëve në

leksikografinë botërore, anglishtja dhe spanjishtja, për shembull, do të duhej të hartonin

fjalorë me nga një miliard fjalë. Sall është turqizëm dhe shpjegimi kinse etimologjik aty

është marrë në mënyrë jo korrekte nga vepra e njohur e T. Dizdarit. Më tej, autori i F06

na çon nga aty te një tjetër fjalë turke, që as T. Dizdari, me gjithë gjurmimin e tij të

palodhshëm, nuk e ka ndeshur dot në gjuhën shqipe: kapipanxhë. Në turqishten ky është

një togfjalësh: kapi pançur. Pastaj prej kësaj kapipanxhe na çon te “sollamadi”. As këtë

nuk e ka qasur T. Dizdari. Është folja turke salmak, domethënë “e lëshoj të lirë”, ndërsa

pjesa e dytë -madan në turqishten do të thotë “për diçka”. Ckulith, cigo janë fjalë greke.

Të gjitha njësitë që vijojnë janë fjalë sllave: capur, capurit, capuritem, capuritje, i

capuritur, të capuriturit, cbih, i cbihur, cedillë, cenit, cenitje, i cenitur, cepnallkë,

cernagora, cërpka, cikaç, cikatar, i cikatarur, civlak, cmiloj, cmilohem, i cmiluar, i

cmilur, coftav, cokatan, copavel, cornogore, crepujë, culahajë, culahit, culahitem, i

culahitur, si dhe variantet e tyre fonetike: zbifem, zbifje, të zbifurit, i zbihur, zmiloj. ….

Po pse me sllavizma, me turqizma e me greqizma paska qenë keq gjuha shqipe për t’u

“pasuruar” kështu në shekullin XXI? Libra të tillë si ky Fjalor i vitit 2006 e përmbytin

shqipen me bëzhdile që nuk i përkasin asaj. Në vend të komenteve e shembujve të tjerë,

dëshiroj të bëj një thirrje: Mos t’u jepen armë të gatshme në duar atyre, që kanë

qëndrime antishqiptare në fushën e gjuhësisë. Duke u nisur nga ky Fjalor, që pretendon

se po na pasuruaka leksikun e shqipes, mund të nxirren me dashakeqësi përfundime të

vajtueshme për shqipen. (Lloshi, 2012).

20 Lafe

fjalor kanë mbetur jashtë një varg fjalësh të shënuara si krahin. në

FGjSSh (1980). Vetëm nga shkronja A po përmendim: abé, abuz, ac,

agë, agërshak, agosh, agullaç, agjëronjë, ajnik, akth, anames, anangas,

angërduf, anjëz, apë, aplladhe, arapli, araqe, arashkë, arbër (“fushë,

rrafsh i hapët”), arçare, arith, arkapi, arnojsë, arqitë, arsej (“dëboj”),

arrakaçe, asobote, astanik, ashef, avermë, avermoj, avrapë, avrom,

azhdë (35 fjalë). Disa fjalë të tjera të cilësuara si krahinore në FGjSSh

janë cilësuar si bisedore në FGjSh, p.sh. adër, adërtar, ose janë dhënë pa

ndonjë shënim stilistik, si angësht, angështoj, angështohem, angështim

etj. Kjo tregon se përfshirja ose jo e krahinorizmave në një fjalor

shpjegues normativ të gjuhës shqipe, me gjithë trajtimet teorike nga

leksikografët, në praktikë mbetet një çështje e ndërlikuar, ku ndikon

mjaft ana subjektive, d.m.th. njohja e fjalës nga hartuesi e redaktori,

përfytyrimi i tyre për vlerën dhe rolin e kësaj fjale, vështruar brenda

kornizës së madhësisë së caktuar të fjalorit.

Në prozën e viteve ’50–’60, por edhe më vonë, janë përdorur jo

rrallë edhe huazimet krahinore si mjete të përshtatshme për tipizimin e

mjediseve e të personazheve, për t’i dhënë ato me vërtetësi, p.sh. cuks,

imonik, kumbisem, millona, miris, molloi, rokan, rokanis, thile

(greqizma); çepkat, esh, gllanik, gollomesh, korminë, okoll, piavicë,

vërsë, vërsnik etj. (sllavizma); ashef, bajagi, isharet, okllai, peshtamall,

shybe, zaval etj. (turqizma). Në epokën e gjuhës letrare kombëtare të

njësuar fjalët e kësaj shtrese nuk mund të vlerësohen më si dëshmi as e

pasurisë, as e origjinalitetit a e ngjyresës vendore të gjuhës së

shkrimtarit. Këtë e kanë ndier edhe vetë shkrimtarët. Është domethënës

për këtë qëndrimi i I. Kadaresë. Në redaktimin që ai vetë i ka bërë

romanit “Kronikë në gur” (botimi i vitit 2000; botimi i parë 1971), ka

zëvendësuar një varg fjalësh tipike të Gjirokastrës si dhe huazime të

ndryshme me fjalë të tjera më të përgjithshme, p.sh.: mbi pullazin e

madh (mbi çatinë e madhe) 8 , lugu (qyngji) prej llamarine, krekosej

(kapardisej), udha automobilistike (xhadeja), dyshemetë (mesoret),

dritaren e këndit (e qoshkut), ndezi bishtukun (llambën), mbipetk

(mushama), zgjata kryet (kokën), lumë marrok (budalla), zemërimi

(inati), gjerbnin (rrufisnin) kafenë, një trazim (alarm) të brendshëm,

hodha rizën (shifonin) në kokë, qelq (xham), tregu (pazari), tymtar

(oxhak), thertore (kasaphanë), mishtar (kasap), ka ndodhur ndonjëherë

(ka bërë vaki ...), ngarendte (vraponte), dëshmonte (depononte), shenjë

(sinjal), një grua me fytyrë të mbuluar (një grua me ferexhe), kërko

magjinë në trenj e kërko në qilare, kthe shtretër e përmbys arka (kërko

magjinë në tavane e kërko në dysheme, kthe dysheqe e përmbys

sundukë), – Mëkat, – tha Xhezoja, – ai farë djali! (Gjynah, – tha

8 Në kllapa fjala e botimit të parë.

Për marrëdhëniet e gjuhës letrare (përkatësisht standarde) shqipe me dialektet 21

Xhezoja, – ai goxha djalë); Në kohën kur u duk sikur ... (Tamam atëherë

kur u duk sikur ...); e kështu dhe të tjera9. Nga kjo punë e tij si redaktor

gjuhësor (ndonjëherë e diskutueshme, ndonjëherë e paqëlluar)10 kuptohet

se shkrimtari ka përqafuar një estetikë gjuhësore të ndryshme nga e

mëparshmja, se ai ka mënjanuar të huajën dhe krahinoren dhe i është

drejtuar më shumë fjalës shqipe dhe fjalës me shtrirje kombëtare.

Dëshiroj ta theksoj këtë, sepse jam ende nën përshtypjen e

pakëndshme të një konference me temë “Letërsia shqipe dhe dialekti” të

zhvilluar më 20 nëntor 2015, ku u la të kuptohej, sipas organizatorëve, se

vendosja e standardit dhe ndalja e botimeve letrare në gegërishte e kanë

varfëruar dhe dobësuar letërsinë shqipe, se standardi artificial i vendosur

nga politika gjuhësore e shtetit krijoi një letërsi të dobët, sepse

shkrimtarët u detyruan të largohen nga dialekti i tyre11. Këtu vetvetiu del

pyetja: a mos letërsia shqipe, ndryshe nga letërsitë e tjera, duhej të

zhvillohej dhe duhet të zhvillohet edhe më tej me dy variante letrare e

brenda tyre me nënvariante? Deri kur? Fakti që metoda e realizmit

socialist prodhoi edhe vepra pa ndonjë vlerë letrare, nuk ka të bëjë me

veshjen gjuhësore të tyre. Sepse dihet mirëfilli që gjuha është formë e jo

përmbajtje e veprës letrare. Kolë Jakova ka botuar një roman “Fshati

midis ujërave” në tri vëllime nga të cilat i pari më 1972 gegërisht, dy të

tjerët sipas normës letrare të sotme. Nuk besoj se ky dallim i shprehjes

gjuhësore ka si pasojë edhe një dallim në nivelin letrar-artistik ndërmjet

vëllimeve të veprës. Zhvillimi konvergjent i gjuhës letrare në periudhën

e pasluftës, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, ishte i tillë, që e

mundësoi pa ndonjë traumë kalimin në një formë gjuhësore të

përbashkët. Këtë çështje e ka trajtuar me shembuj bindës A. Kostallari

në referatin e mbajtur në Kongresin e Drejtshkrimit (Kostallari, 1973,

39–49). Duhet kuptuar qartë se ajo që u arrit me Kongresin e

Drejtshkrimit, nuk ishte veçse një pikë e parealizuar e programit kulturor

të Rilindjes. Prandaj është e kotë të ideologjizohet e të politizohet ajo që

bëri Kongresi i Drejtshkrimit si forum mbarëkombëtar.

9 Puna e I. Kadaresë si redaktor i vetvetes meriton një studim të posaçëm. 10 Nuk duket me vend, për shembull, zëvendësimi i kovë me vedër, së pari, sepse të dyja

janë sllavizma; së dyti, sepse vedra është prej druri, kova prej llamarine, kështu që vedra

nuk mund të vihet në zjarr (në një rast autori për t’iu shmangur turqizmit kazan, ka

zëvendësuar thënien vuri kazanin në zjarr të botimit të parë me kishte vënë vedrën në

zjarr (!) (shih edhe shpjegimet e këtyre dy fjalëve në fjalorë). 11 Siç u pohua në konferencë nga organizatorët, data 20 nëntor ishte zgjedhur për ta

ndërlidhur temën e saj me Kongresin e Drejtshkrimit, i cili u hap pikërisht më 20 nëntor

1972. Është një gjë e ditur se çdo gjuhë letrare a standarde mund të cilësohet si

artificiale, sepse përfaqëson një formë të përpunuar prej shkrimtarëve e prej gjuhëtarëve

të ligjërimit natyror dialektor. Prandaj cilësimi si artificial i standardit të sanksionuar në

Kongresin e Drejtshkrimit nuk tregon ndonjë dobësi të tij. Ky standard si një sistem

organik i ka qëndruar më së miri provës së kohës.

22 Lafe

Me këto nuk dua të them se hulumtimet e tubimet shkencore për

temën “Letërsia dhe dialekti” janë pa vend, të panevojshme. Aspak.

Letërsia dialektore dhe përdorimi i dialekteve në letërsi janë fakte të

njohur edhe për gjuhë letrare me tradita shumë më të hershme. Çështja

është te motivimi i përdorimit të ligjërimeve dialektore, te aftësia e

shkrimtarëve për të freskuar gjuhën letrare në gurrat e ligjërimit popull,

ashtu siç shprehej G. Keller-i në kohën e vet12 . Si letërsi dialektore

mendoj se mund të quhet ajo vepër që shkruhet me synim të caktuar,

zakonisht në të folmen amtare të autorit, p.sh. librat e Musine Kokalarit

“Siç më thotë nënua plakë”, “Rreth vatrës”, “... sa u tunt jeta”, ose

komedia “Prefekti” e Besim Levonëjs, kurse nga letërsia e Kosovës do të

përmendja romanin “Heshtja e armëve” të Ramiz Kelmendit. Nuk

mendoj se veprat e shkruara në variantin letrar të gegërishtes nga

Rilindja e këtej duhen quajtur letërsi dialektore, meqenëse norma e

sotme drejtshkrimore e morfologjike mbështet në toskërishten. Jo pak

mospajtime me normën kanë edhe autorë toskë të Rilindjes, si Naim

Frashëri, Çajupi, Faik Konica, Asdreni. Ata janë përpjekur të shkruajnë

një shqipe letrare sa më të mirë, secili sipas mënyrës së vet, po jo një

shqipe dialektore për një qëllim të caktuar.

Në këtë shkrim rreth marrëdhënieve të shqipes letrare me dialektet

u ndala kryesisht në fushën e leksikut (përfshirë frazeologjinë), pasi

mendoj, bashkë me të tjerë, që pikërisht kjo strukturë gjuhësore është e

hapur për një marrëdhënie të tillë. Në fushat e tjera si fonetika e format

gramatikore është gjuha standarde ajo që ndikon për zbutjen e dhe

tërheqjen e veçorive dialektore. Si dialektolog me përvojë të pasur dhe si

vëzhgues i vëmendshme i ecurisë së shtrirjes së formave letrare në

përdorimin e përgjithshëm, që zhvillohet shkallë-shkallë nga njëri brez te

tjetri, prof. Jorgji Gjinari e ka trajtuar disa herë dinamikën e

marrëdhënieve dialekt – gjuhë letrare, duke dhënë disa përgjithësime e

rekomandime me vlerë, sidomos në kumtesat e tij të mbajtura në

konferenca kushtuar gjendjes dhe zhvillimit të shqipes standarde13.

12 Në konferencën “Letërsia shqipe dhe dialekti” pati disa kumtesa që trajtuan mirëfilli

këtë temë, d.m.th. rrethanat dhe motivet e përdorimit të ligjërimit popullor dialektor në

letërsi. Kjo temë është trajtuar edhe në veprimtari shkencore të mëparshme 13 Shih: Marrëdhëniet e sotme të gjuhës letrare shqipe me dialektet. - Studime filologjike

39(22)/1985, 1, 43–51; Krahasime midis gjuhës letrare dhe dialekteve në sistemin

morfologjik. - Gjuha jonë 7/1987, 2, 41–47; Gjuha letrare shqipe sot përballë dialekteve.

- Konferenca shkencore kushtuar 25-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës

Shqipe. Tiranë, 12 dhjetor 1997. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Shtëpia botuese “Shkenca”. Tiranë, 2000, f. 91–99;

Marrëdhëniet e sotme të dialekteve me gjuhën letrare. - Shqipja në etapën e sotme:

Politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit” (Aktet e konferencës shkencore -

Durrës, 15–17 dhjetor 2010). Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Gjuhësisë

dhe i Letërsisë. Botimet albanologjike. Tiranë, 2011, 455–462.

Për marrëdhëniet e gjuhës letrare (përkatësisht standarde) shqipe me dialektet 23

Bibliografi

- Çabej 1973 = Eqrem Çabej. Mbi disa çështje të traditës së shkrimit

dhe të drejtshkrimit të shqipes. - në: Kongresi i Drejtshkrimit të

Gjuhës Shqipe 20–25 nëntor 1972. I. Akademia e Shkencave e RP

të Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1973, 247-

264.

- Çabej 2011–2012 = Eqrem Çabej. Për disa çështje të morfologjisë

historike të shqipes dhe të metodës shkencore (Diskutim rreth një

punimi të prof. Selman Rizës). - Gjurmime albanologjike Shkencat

filologjike (Prishtinë) 41–42/2011–2012, 21–51.

- FGjSSh = Fjalor i gjuhës së sotme shqipe. Akademia e Shkencave e

RPS të Shqipërisë. Tiranë, 1980.

- Kostallari 1973 = Kostallari, Androkli: Gjuha e sotme letrare

shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj. La

langue littéraire albanaise contemporaine et les problèmes

fondamentaux de son orthographe. Akademia e Shkencave e RP të

Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1973, 186 f.

- Lloshi 2012 = Xhevat Lloshi. Kur fjalorët e turbullojnë shqipe. -

“Telegraf” 07.03.2012 (www.gazetatelegraf.com/speciale/13479-

kur-fjaloret-e-turbullojne-shqipen.html)

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

Mark Tirta, studiues, etnolog.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Mark TIRTA

MIGRIMET SHQIPTARE GJATË RILINDJES

E PAVARËSISË DRITË QYTETËRIMI

E ATDHETARIE

Mërgimet jashtë atdheut, të ndodhura ndër Shqiptarë, në kohë e në

kushte nga më të ndryshmet, kanë shkaqe e pasoja nga më të veçantat,

më të lehta ose tepër të rënda. Ato në kohë e në hapësirë nuk mund të

njëjtësohen në një përmbajtje të caktuar. Këto janë të natyrave nga më të

ndryshmet. Ka largime nga atdheu, si njësha, kryesisht burra, duke lënë

familjen në vendlindje, ka dhe ikje me familje. Mërgimet kanë ngjarë

nga tmerret e luftërave, të pushtuesve të ndryshëm, nga varfëria, nga

pasiguria e jetës në krahinë, po dhe thjesht për të gjetur punë e për të

mbajtur familjen. Largimet nga atdheu kanë ngjarë dhe për t'u arsimuar,

mandej disa kanë qëndruar për jetesë në mërgim.

Ikja në mërgim, doemos, në çdo kohë ka pasur jo pak pasoja

rënduese për atdheun;, sepse pengohej zhvillimi ekonomik e shoqëror i

vendit. Si individë iknin më së tepërmi meshkuj të moshës 16 deri 50

vjeç, pra forca më dinamike e zhvillimit ekonomik të vendit, ata që do të

krijonin e të zhvillonin ndërmarrjet prodhuese, tregtinë, mirëqenie të

shoqërisë. Po ata do të shtynin përpara zhvillimin kulturor e arsimor të

vendit. Pra mërgimi në masë shkakton dhe pasoja të dhimbshme,

prapambetje për atdheun.

Këtu do të trajtojmë përkushtimin tepër dritëdhënës të

mërgimtarëve në shërbim të zhvillimit të atdheut të tyre: në kulturë, në

arsim, në ekonomi, në qytetërim, gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare e të

Pavarësisë (shek. XIX e deri në prag të Luftës së Dytë Botërore). Në

Migrimet shqiptare gjatë Rilindjes e Pavarësisë dritë qytetërimi e atdhetarie 25

këtë periudhë ndër mërgimtarët, të vonë e më të hershëm, është shfaqur

një atdhetarizëm dritëdhënës e i admirueshëm, si shtysë për mbrojtje, për

përparim, për gjallërimin e kombit e të ndërgjegjes së identitetit si komb.

Në shek. XIX e gjatë Pavarësisë kishte me shumicë, me dhjetëra mijëra

mërgimtarë në vende të ndryshme të Ballkanit, në Turqi, në Itali, në

shtete të Europës Perëndimore; që nga fundi i shek. XIX e me shumicë

gjatë kohës së Pavarësisë kishte mërgimtarë në SHBA, po dhe në shtete

të tjera të Amerikës.

Duke jetuar në mërgim, duke qëndruar në qytete, në vende të

ndryshme urbane, ata mësuan shumë nga qytetërimi i vendeve pritëse;

disa prej tyre dhe u arsimuan. Nuk thuhet së koti fjala e urtë si një

përcaktim qytetërimi: "I dituri, i shëtituri", ose "Më thuaj me kë rri e të

të them kush je", a "Më thuaj ku jeton, të të them sa vlerë ke".

Në vende të ndryshme në kolonitë shqiptare u krijuan shoqëri

kulturore e që zhvilluan një veprimtari marramendëse në shërbim të

atdheut të tyre: në angazhim të pavarësisë kombëtare, në përhapjen e

arsimit e të kulturës ndër Shqiptarët në mërgim dhe në trojet shqiptare,

pra në atdheun e prejardhjes.

Në klube të kolonive shqiptare si në Bukuresht, në Sofje, në

Konstancë, në Stamboll e vende të tjera, ishin vënë në tabelat emërtuese

të shoqatave: shqiponja me dy krerë dhe figura e Skënderbeut. Diku

ishin vënë dhe dy duar që shtrëngonin njëra-tjetrën e që simbolizonin

besën shqiptare, pra bashkimin në shërbim të atdheut nga kishin ardhur.

Vëreje diku, në këto qendra të kolonive shqiptare tablo me pamje të

fëmijëve që mësonin shqip.

Në grupimet e Shqiptarëve në mërgim shprehej me forcë mendimi

se është turp i madh të jesh Shqiptar e të mos dish të flasësh shqip, të

lexosh e të shkruash shqipen. Në një këngë të tyre thuhej: "Në më pyet

njeri i huaj//......// Jam shqiptar, po shqip nuk di// Sa turp e sa mëkat//

Për Shqiptar e mëmëdhe!". Mërgimtarët e kohës së Rilindjes e

propagandonin me forcë mësimin e shqipes,se kjo ishte themeli i diturisë

që do të vihej në shërbim të atdheut. Thuhej me forcë se pa dituri nuk ka

as liri edhe pse e kemi trimërinë: "Kishim trimërinë, po ja që s'qenka e

mundur vetëm me trimëri, duheshe edhe dituria, pa fjalë duheshe" (V.

Dodani, “Memorjet e mija”, 1930, f. 1). Kudo në koloni të përmendura

ishin hapur kurse e në ndonjë rast dhe shkollë e rregullt për të mësuar

gjuhën shqipe. Në Bukuresht, me përpjekjet e atdhetarit Nikolla Naço, u

hap një gjimnaz ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe.

Në vende të ndryshme të shoqërive të mërgatës shqiptare, në

kohën e Rilindjes Kombëtare u botuan në Bukuresht, në Sofje, në

Stamboll, te Arbëreshët e Italisë, në Konstancë të Rumanisë e në disa

26 Tirta

vende të tjera, gazeta e revista në gjuhën shqipe. Këto me shumicë u

botuan sidomos nga koha e Lidhjes së Prizrenit (1879) e në vijim. Në

këto botime ngrihej çështja e së ardhmes së Shqiptarëve si etni, si komb,

si shtet i pavarur dhe se si ky do të ecte përpara në ekonomi, në kulturë,

në qytetërim.

Fill pas Lidhjes së Prizrenit, më 1879 u krijua në Stamboll

Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip. U vendos një alfabet me

shkronja latine, po edhe me disa shkronja të tjera plotësuese. Kjo u bë

me synim për t'u shtypur abetare e libra të ndryshëm për shkolla në

gjuhën shqipe e për mërgimtarët shqiptarë, për të përhapur sa më shumë

një drejtshkrim të njësuar ndër kolonitë e ndryshme shqiptare, në të

mësuar më lehtë shkrim e lexim në gjuhën shqipe. Ky u quajt Alfabeti i

Stambollit ose Alfabeti Frashërjot, pra si vepër ku vëllezërit Frashëri në

këtë arritje kishin luajtur një rol themelor. Në këtë kohë e në vazhdim

Shoqëria e Stambollit me këtë alfabet botoi organin e saj "Drita", po dhe

“Dituria”; u botuan këtu abetare dhe libra, tekste mësimore që u

përdorën jo vetëm në mësimdhënie në Stamboll, po dhe në bashkësi të

tjera shqiptare në Turqi e në vise të ndryshme të Ballkanit. Abetare e

libra mësimi të shtypura në Stamboll erdhën dhe në viset shqiptare të

dheut amë.

Kongresi i Manastirit, me organizues kryesor mërgimtarët, qe një

shtysë tjetër e madhe për alfabetin shqip e për përhapjen më gjerësisht të

të shkruarit shqip e të shkollave në këtë gjuhë. Duhet theksuar se edhe

Arbëreshët e Italisë u interesuan shumë për gjuhën shqipe e

drejtshkrimin e saj. Ata në Itali bënë dy kongrese për gjuhën shqipe,

njëri më 1895 e tjetri më 1897; të dy ata kishin në synimet e tyre një

alfabet të njësuar, në Arbëreshë e ndër Shqiptarë të dheut mëmë.

Jo pak Shqiptarë shkuan jashtë me synime arsimimi po pastaj

jetuan në mërgim. Edhe ata që shkuan për t'u arsimuar jashtë, ku

qëndruan në shkollë, në universitete për disa vjet, morën atje dije po dhe

qytetërim e kështu bashkë me mërgimtarët u vunë në shërbim të

problemeve të mëdha të atdheut, siç ishin përpjekjet për pavarësi

kombëtare, për arsimimin e Shqiptarëve. Ndër këta dijetarë, krijues e

atdhetarë të shquar kanë qenë vëllezërit Frashëri. Naimi i shquar në

krijimtari letrare, arsimore ndër mërgimtarë, po dhe në veprimtaritë e

ndryshme në shërbim të gjuhës shqipe, në shërbim të lëvizjes për

pavarësi kombëtare. Vëllai i tij, Samiu, qe një gjigant i madh i dijes, i

krijimtarisë kulturore e shkencore, autor i traktatit për organizimin

shoqëror të ardhshëm të Shqipërisë etnike: "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është

e ç'do të jetë?". Ishte njohës i shumë gjuhëve të Lindjes (turqisht,

osmanisht, persisht e arabisht) dhe të Perëndimit (frëngjisht, italisht,

Migrimet shqiptare gjatë Rilindjes e Pavarësisë dritë qytetërimi e atdhetarie 27

greqisht). S. Frashëri ishte një nga dijetarët filologë më të mëdhenj të

Turqisë për shek. XIX, me shumë vepra gjuhësore e kulturore. Është

autor i shumë librave shqip në shërbim të arsimimit të brezit të ri në

gjuhën shqipe. Ka shkruar dhe shumë libra në turqisht e në gjuhë të tjera.

Është autor i së parës "Enciklopedi turke" (1900) në 6 vëllime me mbi

5000 faqe, ku ka dhe shumë të dhëna për botën shqiptare, për figura të

mëdha të historisë shqiptare, për qytete e qendra administrative, për

fshatra të njohura të dheut mëmë. Pra kjo vepër i shërbeu shumë Turqisë,

por në një masë të dukshme dhe historisë e kulturës shqiptare. Është

marrë shumë me lëvizjen kombëtare shqiptare, me libra të mësimit

shqip, me alfabetin e Stambollit për njësimin e të shkruarit shqip, me

probleme të njësimit kombëtar, në shtrirje, në kulturë, në lëvizjen për

pavarësi të mëmëdheut.

Një dijetar i madh në Turqi qe dhe Hoxhë Hasan Tahsini (1811–

1881), i lindur në Ninat të Filatit në Çamëri. Mësimet e fillores i bëri në

fshatin e tij e pastaj shkoi familjarisht me banim në Stamboll ku dhe

mbaroi shkëlqyeshëm mësimet e shkollës së mesme e të lartë. Ishte

shumë i zgjuar e i dhënë pas librave, pas dijes e nga kjo më 1857 u

dërgua në Paris për të bërë studime dhe më të larta. Atje qëndroi 10 vjet

për t'u specializuar sa më shumë, duke kryer edhe detyrën e imamit në

ambasadën e Perandorisë Osmane. Posa u kthye në Stamboll, u caktua të

hapë universitetin e parë, ku kreu detyrën e rektorit për disa vjet si dhe

detyrën e pedagogut për lëndët fizikë, kimi, astronomi. Pra ka qenë i pari

dijetar që hapi e drejtoi si rektor Universitetin e parë në Stamboll. Ne

krenohemi që nga trojet shqiptare kanë dalë njerëz kaq të ditur. Hoxhë

Hasani ishte autor i shumë librave. Ka qenë një njeri i shquar në

Rilindjen Kombëtare; ka shkruar libra për arsimin shqip. Ka kontribuar

për alfabetin shqip të Stambollit, të bërë me shkronja latine (më 1879).

Rilindësit tanë do të bënin të pabërën për shkrimin e gjuhës shqipe

të njësuar si simbol i bashkimit të Shqiptarëve në një shtet të pavarur.

Këtë e shprehnin me forcë në konferenca, në tubime të ndryshme, në

shkrimet e tyre në organe shtypi, po dhe në librat e tyre, shkruar në

shqip: në prozë a në poezi e këto i bënin Shqiptarët të përkushtuar në

atdhetarizëm. Ndër sa e sa të tjerë, ja si shprehet ndriçuesi i ideve

kombëtare: Naim Frashëri: “Të shkruajmë gjuhën tonë,

Kombin të ndritojmë!

Gjithë ç’është e ç’ka qenë

Ngadalëz ta mësojmë!

Pa shihni ç’gjuhë e mirë,

Sa shije ka e hije!

Ç’e bukur dhe e lirë,

Si gjuhë përëndie!”

Pra këto janë thirrje të zjarrta për mësimin e gjuhës shqipe e për

bashkim kombëtar e me identitet kumbues para botës.

28 Tirta

Janë të shumtë personalitetet e Rilindjes Kombëtare e të

Pavarësisë nga mërgimi që dhanë një kontribut të pallogaritshëm për

luftën për pavarësi, për arsimimin në shqip të Shqiptarëve, për

organizimin shoqëror, për zhvillimin e qytetërimin. Ndër këta po

përmendim: Ahmet Njazi Resnja, Koto Hoxhi, Pashko Vasa, Jani Vreto,

Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Dede Ismail Efendi e

shumë të tjerë. Në fund të kohës së Rilindjes e në kohë të Pavarësisë

kanë hedhur dritë në formimin e përparimin e shtetit shqiptar: Ismail

Qemali, Pashko Vasa, Andon Zako Çajupi. Mithat Frashëri, Asdreni,

Motrat Qirjazi, Kostë Çekrezi, Athanas Gegaj, e sidomos dijetarët e

mëdhenj e shumë të përkushtuar për fatet e përparimin e kombit: Faik

Konica e Fan Noli.

Mërgata shqiptare e Amerikës, që i takon fillimit të shek. XX e në

vijim, luajti një rol shumë të madh në lëvizjen shqiptare për përparim e

kundër synimeve të përvetësimit të trojeve shqiptare nga Serbët e Grekët.

Me gazetat e tyre mbronin Shqiptarët e të drejtat e tyre që u shkeleshin

nga fqinjët. E ngrinin zërin protestues deri në selitë më të larta

ndërkombëtare dhe te qeveritë e shteteve të ndryshme. Jetonin në

mërgim, po me mendje, me zemër, me veprimet e tyre në shërbim të

Shqipërisë, ishin në Dheun Mëmë. Mendja e tyre asnjëherë nuk

shkëputej nga fatet e Shqipërisë, të Shqiptarëve. Më 1918–1924 u kthyen

nga SHBA në Shqipëri, siç dëshmon Faik Konica, 15.000 emigrantë në

ndihmë të mëkëmbjes së shtetit shqiptar. Nga koha në kohë mërgimtarët

ktheheshin, ose vinin për një farë kohe në Shqipëri, për ndihmë e

përkrahje ndaj të afërmve, ndaj krahinës, po dhe ndaj mbarë Shqipërisë.

Kanë ndihmuar vendlindjen e tyre e atdheun në jo pak raste me para, për

aq sa e kishin mundësinë.

Nga burime të ndryshme të kohës bëhet e ditur se emigrantët

dërgonin jo pak para në Shqipëri. Kjo dëshmohet veçanërisht nga

kurbetçinjtë nga Korça, nga Përmeti, Gjirokastra, Himara. Dërgojnë të

holla për hapjen e shkollave, për mbajtjen e mësuesve, për ndërtimin e

rrugëve, për kanalizime, ujësjellës, ndërtime çezmash, për veprimtari

bujqësore. Më 1859 Jorgji Barka që jetonte në Egjipt dërgoi 50.000

grosh për hapje shkollash. Me paratë e mërgimtarëve dëshmohet se u

ngritën shumë shkolla në qytete e fshatra shqiptare, veçanërisht në Jug të

Shqipërisë. Fillimisht mësimi bëhej në gjuhën greke, po pas vitit 1879

hyri në masë dhe mësimi i gjuhës shqipe. Me Kongresin e Manastirit

(1908) e më vonë mësimi në përgjithësi bëhej vetëm në gjuhën shqipe.

Të kthyerit nga mërgimi, qoftë dhe për një kohë të shkurtër, ku kishin

mësuar shumë nga qytetërimi i shteteve ku jetonin, bënin të pabërën për

ta futur përparimin qytetërues dhe në krahinat e tyre e kudo, ku

Migrimet shqiptare gjatë Rilindjes e Pavarësisë dritë qytetërimi e atdhetarie 29

mundeshin në Shqipëri. Një i huaj, shëtitës në Shqipëri, vërejti në Bënçë

të Tepelenës 23 shtëpi shumë të bukura, si shkëndijë qytetërimi dhe pyeti

se si kanë mundur t'i bëjnë kaq bashkëkohore, si në qytetet europiane e i

thanë se i kanë bërë 23 burrat e këtyre shtëpive e që ndodhen në mërgim

në Amerikë. Kjo tregon se mërgimtarët sillnin qytetërim në atdheun e

tyre.

Ndihma të mëdha u dërguan në Shqipëri në kohën e tmerreve të

Luftës I Botërore dhe në momente të agresionit grek e serb në trojet

shqiptare. Fan Noli i madh me këtë rast do të shkruajë poezinë

alarmuese: "Jepni për nënën": "Mbahu nëno, moj kij frikë,// Se ke djemtë

n'Amerikë!". Mërgimtarët dërguan para, me organizim të çdo Shoqërie

Shqiptare në vende të ndryshme të botës. Më 1917 vetëm nga Shoqëria

"Vatra" në SHBA, me 72 degë të saj, u mblodhën e u dërguan 150.000

dollarë në Shqipëri. Më 1920 "Vatra" dërgoi si trupë ushtarake në

mbrojtje të atdheut 300 vullnetarë mërgimtarë. Dërgoi dhe Bandën

"Vatra". Këtë ndihmë vatranët do ta përsërisnin dhe më 1940, kur

Shqipëria pësoi shumë dëmtime gjatë luftës itslo-greke. U dërguan në

Shqipëri 140.000 dollarë (dollari i asaj kohe vlente sa rreth 20 dollarë të

sotshëm). Shoqëria e Bukureshtit mblodhi e çoi shumë para në ndihmë të

kryengritjes së Malësisë së Madhe më 1911. Në raste gjendjesh tragjike,

në ndihmë të popullit tonë, kanë ardhur para me shumicë nga çdo koloni

shqiptare e mërgimit.

Gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare e gjatë Pavarësisë së

Shqipërisë ndihmesa e mërgimtarëve ka qenë tepër e madhe: në luftën

për çlirim kombëtar, në përhapjen e shkrimit shqip, në gjallërimin e

arsimit e të kulturës, në dije e qytetërim ndër Shqiptarë. Shkuan në

mërgim nga fatkeqësitë që u binin mbi krye e nga varfëria e tyre në atdhe,

po atje u qytetëruan; me mendje e zemër ishin në atdhe. Dija, mundimet

e atdhetarizmi i tyre e nxori në dritë Shqipërinë.

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

Vasil Kristo, studiues, gjeograf.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Vasil KRISTO

EDUKIMI KOMBËTAR GJEOGRAFIK NËPËRMJET

TEKSTEVE SHKOLLORE (1912–1939)

Gjatë periudhës 1912–1939 gjeografia e Shqipërisë si lëndë

mësimore zhvillohej kryesisht në klasën e tretë të shkollës fillore dhe në

klasën e dytë të shkollës së mesme, por njohuri gjeografike për

Shqipërinë nxënësit merrnin dhe në klasat e tjera. Deri në vitin 1920 për

gjeografinë e Shqipërisë janë përdorur tekstet “Shcypnija” botuar më

1902 (pa autor) dhe “Dheshkroje për Msojtore Popullore e Gjytetnore”

e Gaspër Mikelit (botuar më 1912 dhe ribotuar më 1916). Në periudhën

1920–1939 u botuan edhe 14 tekste shkollore (shih listën në fund). Nga

të 15 tekstet e botuar gjatë viteve 1912–1939, 10 ishin për shkollat fillore

dhe pesë për shkollat e mesme. Në këto tekste jepen njohuri për

gjeografinë e përgjithshme dhe atë botërore sipas të dhënave shkencore

të kohës.

Gati të gjitha tekstet e botuara janë pajisur me ilustrime (figura,

skica, tabela, grafikë e fotografi për dukuri e objekte gjeografike të

ndryshme). Më të pasur e më të kompletuar janë tekstet e prof. Ahmet

Gashit dhe te Ismail Anamalit. Në disa prej këtyre teksteve, në fund të

çdo mësimi ose teme, jepet dhe një përmbledhje e shkurtër e mësimit si

dhe pyetje të ndryshme rreth mësimit. Dallohen për këtë tekstet e Ismail

Anamalit. Të gjitha tekstet e botuara gjatë kësaj periudhe dallohen për

nivel të lartë shkencor e metodik dhe i përshtaten moshës së nxënësve

për të cilët janë hartuar.

Në 11 prej këtyre teksteve, krahas njohurive për gjeografinë e

përgjithshme e atë botërore, behet fjalë dhe për gjeografinë e Shqipërisë.

Më gjerësisht për gjeografinë e vendit tonë flitet në tekstet: “Gjeografia

Edukimi kombëtar gjeografik nëpërmjet teksteve shkollore (1912–1939) 31

për shkollat fillore” e Dhori Kottit (1920), “Njoftime Gjeografijet II, për

klasët fillore” (pa autor), botuar më 1926; “Atdheu e bota për klasën e

katërt” e autorit Ismail Anamali (1929); “Dheshkroje..” e Gasper

Mikelit dhe “Gjeografija e Shqipnis për shkollat normale e të mesme” e

prof. Ahmet Gashit (botuar më 1933 dhe ribotuar më 1937). Ky është i

vetmi tekst që i kushtohet tërësisht gjeografisë së vendit tonë.

Po paraqesim shkurtimisht njohuritë gjeografike të teksteve të

mësipërme. Teksti “Gjeografia” i Dhori Kotit është i pari botim

gjeografik pas shpalljes së Pavarësisë, ku gjeografia e Shqipërisë

trajtohet gjerësisht. Në fillim të tekstit përmenden kufijtë e Shqipërisë

dhe shprehet keqardhja se konferenca e Ambasadorëve në Londër më

1913 e copëtoi Shqipërinë dhe pjesa më e madhe e territorit të saj mbeti

jashtë kufirit politik. Mandej përshkruhen pjesët përbërëse të Shqipërisë:

Gegëria ose Shqipëria Veriore (krahinat e Hasit, Hotit, Grudës, Shkrelit

etj.), dhe Toskëria ose Shqipëria Jugore (krahina e Dangëllisë,

Dëshnicës, Oparit, Mallakastrës etj.). Si kufi midis tyre shërben lumi

Shkumbin; jepen të dhëna për detet e gjiret (gjiri i Sarandës, i Vlorës, i

Durrësit e i Drinit), malet, lumenjtë e liqenet. Ndër malet përmenden

Alpet, Kërraba, malet e Martaneshit, të Oparit, Tomori, Nemërçka,

Morava etj., dhe ku shtrihen ata; përshkruhen lumenjtë më të mëdhenj të

vendit (Buna, Drini, Mati, Semani e Vjosa), nga burojnë, degët që marrin

e ku derdhen; po ashtu të gjitha liqenet e mëdha dhe lagunat bregdetare,

duke dhënë veçoritë e tyre gjeografike. Për liqenin e Ohrit shkruhet: “ka

ujën të kulluar fare, nxierr një peshk të mirë që i thonë koran, lekna dhe

belushka”; kurse për liqenin e Shkodrës shkruhet: “është një liqen mjaft

i madh që punojnë vaporaqë dhe me anën e Bujanës (lumi Buna)

udhëtojnë e tregëtojnë me detnë Adriatik. Ka shumë lloje peshk shumë te

mirë.” (fq. 24)

Krahas pjesës fizike përshkruhen të gjitha qytetet (numri i

popullsisë dhe veçoritë më karakteristike) dhe një numër fshatrash, jepen

të dhëna për popullsinë dhe ekonominë e vendit. Për qytetin e Shkodrës

shkruhet: “Shkodra, m’ i madhi i qyteteve të Shqipërisë, me ndërtesa të

mira, i bukur dhe fort i motshmë. Ndodhet më anët të kënetës së tij, në

krye te Bujanës ku çiket me Drinë. Del duhan i bukur fort dhe me famë.

Punohet mëndafshi, armët, argjëndi; me 25 mijë ndenjës” (fq. 24–25);

kurse për Beratin shkruhet:“Qytet i motshmë afër Tomorit mbi lumin që

mban emërin e tij. Bën vaj me emër dhe ullinj të mirë; me 14 mijë

ndenjës” (fq. 26).

Më pas jepet numri i popullsisë së Shqipërisë prej 1.100.000

banorë, flitet për gjuhën shqipe që përdoret, duke theksuar se ajo është e

pasur, por e papërpunuar, “është mëma e gjuhëve latine dhe e

32 Kristo

gërqishtes”. Fjalët e saj janë rrënjët e gjithë fjalëve europiane.

Përmenden të dy fetë kryesore (feja myslimane dhe ajo e krishtere) e

numri i tyre, ku më të shumtit janë myslimanët prej 700.000 të ndarë në

synitë dhe bektashinj dhe të krishterët prej 400.000 të ndarë në ortodoksë

dhe katolikë. Po këtu, përmendet klima dhe pasuritë e vendit. Flitet me

admirim për pasuritë natyrore: “Vènt i Shqipërisë është i tëri pjellor.

Tërë drithërat bëhen më gjithë anët e Shqipërisë me shumicë. Malet e

tërë janë veshur me dru e bimë. Që nga Shkodra në Sarandë janë male të

tërë të veshur me ullinj.......Malet e Shqipërisë me drurët e gjelbërinë e

tyre, na japin shumë qereste dhe ushqim për bagëtinë. Nëpër këto male

ndodhen dhe shumë kafshë të egëra për gja”. (fq. 29).

Për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë flitet shkurt. Autori shpreh

keqardhjen se Shqipëria ishte shumë e prapambetur dhe gjendja politike

e pastabilizuar (1920). Duke folur për tregtinë, shprehet: “Shqipëria nuk

bën tregëti të madhe. Ndalohet nga puna e rrugëve që nuk janë të bëra.

As udhë qerreje, as udhë të hekurta nuk ka, po punohet me kuaj”, urse

për mjeshtëritë (industrinë e artizanatin) shkruhet: “Mjeshtëria është

pothuajse e vdekur fare. As një fabrikë nuk ndodhet që të punohet

mjeshtëria, ca të pakëta abrika janë për të blojtur grurë dhe ullinj.

Argjëndi punohet në Shkodër... Më të madhen e mjeshtërisë e punon

Korça, ku punohet sheqeri fort mirë, lëkurët e këpucë të mira fare. (fq.

29–30). Pavarësisht nga gjendja e dobët ekonomike, autori vlerëson

zgjuarsinë dhe talentin e Shqiptarëve.

Në tekstin pa emër autori “Njoftime gjeografijet” II, në fillim

jepen të dhëna për pozitën gjeografike të Shqipërisë në gadishullin e

Ballkanit dhe çfarë përfaqësojnë Shqipëria fizike, etnografike (....asht

ajo trevë, banorët e të cilës flasin gjuhën shqype) dhe politike (... asht

ajo trevë, banorët e të cilës janë nënshtetas të nji shtetit të vetun, d.m.th.

të republikës shqyptare”) (fq. 6). Trajtohen me shumë hollësi kushtet

fiziko-gjeografike të Shqipërisë brigjet detare, gjiret e kepat më kryesorë

të Adriatikut e Jonit, lagunat e Karavastasë dhe Nartës; përshkruhen

vargjet kryesore malore (shtrirja e pjesët përbërëse). Autori dallon katër

vargje malorë. -Bjeshkët e Shqipërisë së Epër; të gjithë në jug të

Prizrenit (Alpet dhe mali i Pashtrikut në jug të qafës së Morinës). -

Malet e Sharrit (Koritniku, Gjalica e Lumës, Korabi, Deshati). - Malet e

Gegëve (nga Drini i bashkuar deri në liqenin e Ohrit; Mali i Shejt,

Oroshi, Valamara, Deja e Macukullit, Allamani, Jabllanica). Tregohet se

prej tij degëzohen drejt detit shumë male. - Vargu i Madh që ndan anën

perëndimore të gadishullit Ballkanik (Gramozi, Nemërçka), ku

degëzohen disa vargje.

Edukimi kombëtar gjeografik nëpërmjet teksteve shkollore (1912–1939) 33

Në këtë kapitull flitet edhe për fushat nga Shkodra deri në Vjosë

dhe më pas përshkruhen lumenjtë (Buna, Drini, Mati, Erzeni, Ishmi,

Shkumbini, Osumi e Devolli dhe Vjosa), nga burojnë, vendet ku kalojnë,

degët që marrin e ku derdhen; liqenet (përmasat), vendndodhja

(sipërfaqja e liqenit të Shkodrës jepet 350 km2 dhe e Ohrit 270 km2) dhe

kënetat e moçalet.

Mbas pjesës fizike jepen të dhëna për numrin dhe dendësinë e

popullsisë (sipas tekstit në vitin 1924 popullsia e Shqipërisë ishte

817.468 banorë dhe dëndësia e saj 29 banorë/km2 ), për gjuhën shqipe,

për besimet fetare (katolike, ortodokse e muhamedane), numrin e

përqendrimin më të madh të tyre (në vitin 1924 kishte 560.348

muhamedanë, 172.610 ortodoksë dhe 84.420 katolikë, nga të cilët 68.000

jetonin në prefekturën e Shkodrës). Në fund bëhet fjalë për ndarjen

administrative. Përmenden me radhë të 10 prefekturat (jepen të dhëna

për shtrirjen hapësinore, pjesët përbërëse (nënprefekturat), numrin e

popullsisë etj.). Autori për aq sa e lejonte teksti e mosha e nxënësve, ka

dhënë informacionet më të rëndësishme dhe më të nevojshme që

nxënësit ta njihnin sa më mirë gjeografinë e Atdheut të tyre.

Në numrin e teksteve për shkollat fillore është dhe “Atdheu e

Bota” i Ismail Anamalit me mjaft të dhëna për gjeografinë e Shqipërisë.

Si edhe në tekstet e mësipërme, në fillim jepet pozita gjeografike, kufijtë,

madhësia dhe vazhdohet me kushtet natyrore (relievin, klimën, lumenjtë,

liqenet etj.). Kushtet natyrore trajtohen me hollësi. Fillohet me relievin

(malet, vargjet malore, rrafshnaltat, kodrat dhe fushat), duke dhënë

vendndodhjen, lartësinë mbidetare etj. Autori dallon katër vargje malore:

Bjeshkët e Shqipërisë së Veriut; Vargun që shtrihet në verilindje të

Shqipërisë; Malet e Gegëve; Vargun që shtrihet në anën lindore të

liqenit te Ohrit. Shtrirja e këtyre vargjeve gati përputhet me tekstin

“Njoftime Gjeografijet” II. Në vijim përshkruhen veçoritë e brigjeve

detare të Jonit dhe Adriatikut (pamja e brigjeve, gjiret, kepet dhe portet

etj.). Në të shkruhet:“Bregdeti Jon asht shkamb e thik edhe i drejtë. Në

këtë breg nuk ka as gji me randsi as limane të sigurtë. Ktu gjindet vetëm

Saranda, qi asht sqela e Gjirokastrës” (fq. 6). Gjithashtu, trajtohen

veçoritë e klimës dhe të hidrografisë (lumenjtë e liqenet). Për klimën

analizohen veçoritë e saj dhe faktorët që e kushtëzojnë. Në të shkruhet:

“Shqipnija përgjithësisht klimën e ka të butë, d.m.th., as nuk ka të nxehtë

të madh, as të ftohtë të tepërtë, pse gjindet në zonën e butë... Shqipnija

asht larg si nga polet qi kanë të ftohtë të math e të gjithmonshëm, ashtu

edhe prej Ekuatorit qi ban të ngrohtë të tepërt. Pastaj Shqipnija në

njenën anë asht e qarkueme me dete” (fq. 6),

34 Kristo

Duke përshkruar veçoritë e lumenjve, jep vendet nga burojnë,

drejtimin, degët, territoret që përshkojnë, ku derdhen, pasojat etj. Për ta

shkruhet : “në Shqipni nuk ka lumenj të gjatë..., shumica burojnë nga

malet, kanë lugina të thella e rrjedhje të shpejtë..., nuk lundrohen, dhe në

stinët e shirave prej ujit të tepërt nganjëherë gufojnë dhe mbulojnë arat e

fushat edhe shkaktojnë dam të madh” (fq. 7). Përmenden liqeni i

Shkodrës (është më i madhi), i Ohrit (është më i bukuri në Ballkan), i

Prespës dhe kënetat e Maliqit, Durrësit dhe Tërbufit.

Më pas përshkruhen krahinat e Shqipërisë: Veriore, Lindore,

Qendrore dhe Jugore. Për secilën krahinë jepen me fjalë të thjeshta

njohuri për karakteristikat e relievit e të klimës, për popullsinë, qytetet

dhe ekonominë. Për të parën shkruhet:“Klima ma e egër e Shqipnis asht

klima e ksaj zone... E shumta e banorëve të saj janë malcorë, të cilët

merren me bujqësi e me blegtori... Shkodra me 25 mijë banorë, qendra e

prefekturës së Shkodrës, asht qyteti ma i madh i Shqipnisë. Në kohna të

vjetra Shkodra ka qenë kryeqyteti i Ilirve”. (fq. 14–15)

Në pjesën e fundit të librit flitet për ekonominë e Shqipërisë

(bujqësinë, prodhimet bujqësore, kafshët e pyjet, metalet, industrinë,

komunikacionin, tregtinë, eksportin, importin etj.). Autori është

përpjekur të japë gjendjen reale të degëve të ekonomisë së vendit në atë

periudhë. Për bujqësinë shkruhet: “Pasunija ma e madhe e Shqipnisë

asht bujqësija... Mandej vazhdohet “Bujqësija ma e parë në Shqipni asht

kollomboqi (misri) e gruni.... Ndër rrethinat e Shkodrës dhe Elbasanit

bahet duhan i mirë, i cili pëlqehet shumë në tregjet e huej” (fq. 19–20).

Duke folur për pasuritë e nëntokës dhe industrinë autori thekson se

Shqipëria është e pasur me minerale, por përfitimi prej tyre është i vogël.

Në pasuritë nëntokësore përmenden dhe ujërat termominerale (llixhat) të

Elbasanit. Gjatë trajtimit të industrisë shkruhet se në disa qytete si në

Shkodër, Tiranë, Durrës etj., ka filluar jeta industriale dhe punojnë

fabrika të pakta (të makaronave, sapunit, miellit, fabrika e çimentos në

Shkodër, e tullave në Tiranë etj.). Theksohet se mungon industria e

madhe. Në të njëjtën mënyrë trajtohen e analizohen dhe komunikacioni,

tregtia e degët e tjera të ekonomisë.

Në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë botohet teksti me

titull “Dheshshkroje për Msojtore Popullore e Gjytetnore” i Gasper

Mikelit. Teksti ishte për shkollat e mesme, ndoshta për Normalen e

Elbasanit. Në fillim trajtohen kushtet natyrore, e më gjerësisht brigjet

detare, malet e fushat (e Myzeqesë, e Shkodrës, e Kosovës e Korçës), të

gjithë lumenjtë (me gjerësisht Drini, Mati, Shkumbini e Vjosa), liqenet

dhe klima. Gjatë trajtimit të klimës dhe relievit bëhet dhe rajonizimi

klimatik i vendit me dy zona (lindore dhe perëndimore). Te relievi janë

Edukimi kombëtar gjeografik nëpërmjet teksteve shkollore (1912–1939) 35

dalluar katër vargje malore: Bjeshkët e Shqipërisë së Sipërme (ose të

Epër), që fillon nga liqeni i Shkodrës deri në fushën e Kosovës; vargu i

Madh i Sharit (Dibra e Poshtme – Kaçanik); malet e Gegëve (në të majtë

të Drinit të Zi – liqeni i Ohrit); vargu Malor në lindje të liqenit të Ohrit

deri në Pind.

Në pjesën administrative trajtohen në të gjitha aspektet njësitë

administrative (numri i popullsisë, qytetet e historia e tyre, shkollat e

objektet e kultit, mjeshtëritë e prodhimet, fiset në to etj.). Jepet çfarë

është më karakteristike për secilën njësi e qytet. Për Shkodrën shkruhet:

“Ky gjytet asht i gjanë, i hapët e bukur, i hijshëm, por mjerisht i kputun e

i vetnuem prejë krejt Shqypniës, pse s’kaa kurrnji udhë a rrugë qi t’a

bashkojnë e t’a perpjekun me tjera gjytete” (fq. 139)

Në pjesën për ekonominë trajtohen të gjitha degët e saj: kulturat

bujqësore, blegtoria, punishtet e fabrikat e pakta e të vogla, prodhimet e

tyre, karakteri i tregtisë, gjendja e transportit etj. Autori jep gjendjen

reale të ekonomisë së vendit dhe shkaqet e prapambetjes.

Në vitin 1933 botohet teksti “Gjeografija e Shqipnis” me autor

prof. A. Gashin. Është i pari tekst që trajton vetëm gjeografinë e

Shqipërisë në mënyrë tërësore, më të plotë, më komplekse dhe më me

hollësi. Fillimisht jep kufijtë, shtrirjen, madhësinë, duke shprehur

brengën dhe keqardhjen për copëtimin e vendit tonë në vitin 1913. Teksti

ndahet në tri pjesë: studimi fizik, politik dhe ekonomik.

Në pjesën e parë “studimi fizik“ autori trajton kushtet natyrore.

Fillon me malet e vargjet malore, të cilët i grupon në pesë njësi: 1) Alpet

e Shqipërisë së Veriut (mbi Drinin e Bashkuar: Jezerca (lartësinë më të

madhe të Alpeve 2700 m), Radohima, Biga e Gimajt, Kollata, Veleçiku

etj). Autori përshkruan dhe fiset (popullsinë) që jetojnë në çdo varg

malor. 2) Vargu Lindor, që përfshin vargjet në lindje të Drinit të Zi

(Koritniku, Gjalica e Lumës, Korabi, Deshati, Mali i Thatë) 3)

Grumbulli Qendror, i cili shtrihet paralel me vargun lindor nga malësia e

Dukagjinit e deri te këneta e Maliqit. Në qendër ka malësinë e

Çermenikës. Përbëhet nga disa vargje: mali Skënderbeut, i Munellës,

Bjeshkët e Kushnen – Tërbunit etj., vargu Shebenik – Jabllanicë –

Belicë, etj; malësia e Mokrës – malet e Kamje – Llëngës etj. Pjesa

perëndimore e tij përfshin trevën Çermenikë – Kolonjë (Çermenikë,

Polis, Shpat, Ostrovicë, Moravë, Gramoz etj.). 4) Vargjet Detare ose

Perëndimorë: Renc – Kakarriq – Krujë – Dajt – kodrat e Kërrabës –

Dumre – Mallakastër dhe kodrat e Pojanit. 5) Vargjet e Shqipërisë së

Naltë Jugore, ku përfshihen: malësia midis Leskovikut e Beratit

(Qarishta, Kokojka, Melesini, Tomori etj.); Trebeshinë – Dhëmbel –

Nemërçkë; Shëndelli – Lunxheri – Bureto; Mali i Gjerë – Stugarë; mali i

36 Kristo

Gribës – Kurvelesh; Malet Detare të Delvinës (Kostar – Saraqin – Mile

etj.); malësia e Labërisë së Sipërme (Çikë – Lungarë – Karaburun etj.).

Përshkruhet dhe pasuria bimore dhe ku përdoret. P.sh. për Vargun

Lindor shkruhet: “Këta male janë të veshun, ma tepër në faqet

perëndimore me pyje dushku, ahu dhe pishe; sidomos në Gjalicën e

Lumës brezi pyjuer shkon deri mbë 2100 m naltësi. Këto përmbajnë edhe

kullota të gjana fort, ku janë ngrefun stanet verore të blegtorëve të

Lumës e të Dibrës”. (fq. 7)

Në vijim trajtohen fushat e luginat kryesore të vendit. Ato i

klasifikon në këto grupe: fushat e Shqipnisë së Ulët ose Detike (rreth

Shkodrës, Lezhës, Tiranës e Durrësit; fushat e Elbasanit dhe ato të

Myzeqesë); fushat e luginat e Shqipnisë së Naltë Jugore (luginat e

Vjosës së Sipërme, Zagorisë, Pogonit, Dropullit e fusha e Delvinës);

fushat dhe luginat e Shqipnisë së Naltë ose të Brendshme (të Korçës,

Devollit të Sipërm, Starovës, Domosdovës, lugina e Drinit të Zi, luginat

e Malësisë së Gjakovës dhe rrjedhjes së Sipërme të Matit). Fushat dhe

pjesët përbërëse të tyre trajtohen me hollësi: origjina, tiparet

morfologjike, hidrografia, moçalet, mushkonjat e malaria, vlerat, kulturat

që mbillen e ku përdoren. Për fushën e Lezhës shkruan se është vepër e

lumenjve Drin, Mat dhe Ishëm (delta, moçale), kurse për atë të Tiranës

shkruan se është fushë e bukur me tokë lymore pjellore, por është e thatë

në verë, i mungon humusi. Për Myzeqenë shkruan se është më e madhja

në vend (nga Semani në veri të Shkumbinit: fusha e Kavajës) dhe me

kënetat më të mëdha (Karavastaja, Tërbufi etj.), që prishin klimën. e saj,

Për fushën e Devollit të Sipërm shkruan se është lymore e pjellore, me

klimë të shëndetshme dhe ka katunde të pasura e të ndërtuara mirë.

Trajtohen dhe lumenjtë, liqenet e kënetat më të mëdha në to. Për

lumenjtë jepen: burimi, vendi ku derdhet, degët, territoret nëpër të cilat

kalon, prurja e lëngët, vërshimet e pasojat e përmbytjes, erozioni etj. Për

liqenet jepen veçoritë më origjinale të tyre. Për liqenin e Pogradecit

shkruan: “Ky liqen merr ujnat e tij të Prespës qi asht 130 m ma i naltë;

këta ujna rrjedhin ndën dhe e dalin pranë Shën Naumit e Tushemishtit

me shumë burime..., asht ndër ma të kthjellëtit e botës, në vende të fella

ma se 20 m mund të shifen lehtë peshqit...., zihen ma me shumicë lekna,

kresnica, korani, pllasica.., por ma i shijëshmi asht peshku i bardhë që

quhet belushkë.” (fq. 29)

Për klimën përshkruan faktorët që ndikojnë: pozitën gjeografike,

detet dhe relievin. Analizon elementet klimatike (temperaturat mujore e

vjetore sipas krahinave, maksimalet e minimalet, llojet e sasinë e

reshjeve, vranësirën e erërat, rolin e pasojat negative). Autori bën

klasifikimin klimatik të Shqipërisë: mesdhetare detare dhe mesdhetare

Edukimi kombëtar gjeografik nëpërmjet teksteve shkollore (1912–1939) 37

kontinentale e jep dhe karakteristikat e tyre. Flet për botën bimore,

dëmtimin e mbrojtjen e saj.

Në pjesën e dytë “Studimi politik i Shqipërisë” flet për racën

shqiptare (ilire), veshjet popullore e doket e popullsisë së Shqipërisë, të

Gegëve e Toskëve; numri dhe shpërndarja e popullsisë në Shqipëri e

jashtë saj; vendbanimet (fshatrat e qytetet: më 1933 kishte 2578 fshatra

dhe 28 qytete); banesa dhe familja e bujkut është e madhe; përshkruan

pazarin e qyteteve, dyqanet e farkëtarëve, këpucarëve, rrobaqepësve etj.

Me hollësi jepet ndarja administrative (10 prefekturat, nënprefekturat e

komunat: historia, objektet e kultit, muzetë, rrugët, punishtet e fabrikat,

ngjarjet historike, njerëzit e shquar, shkollat e hapura etj.).

Në pjesën e tretë “Studimi ekonomik i Shqipërisë” analizohet

gjendja ekonomike e vendit dhe degët e saj në të gjitha aspektet. Kështu

analizohen me radhë kulturat bujqësore që mbillen, sipërfaqet që zënë,

prodhimi vjetor, përhapja gjeografike e tyre, etj. Sipas A. Gashit në

Myzeqe e fushën e Korçës kultivohen gruri e misri. Agrumet mbillen në

Rivierë e Elbasan, ullinjtë në Vlorë, Berat etj. Një pjesë e madhe e

fushës së Tiranës përdoret për kullota e livadhe, se s’ka kanale.

Analizohet blegtoria (llojet, numri, përhapja gjeografike, prodhimi etj.),

peshkimi dhe pyjet, duke shënuar se janë të prapambetura. Më pas

trajtohen pasuritë minerare, industria, transporti, tregtia, kultura etj.,

duke shënuar se janë të vogla e të pakta; rrugët midis qyteteve, urat,

pazaret, eksportet etj.

Për pasuritë minerare përmenden sera në Selenicë, qymyrguri në

Drenovë e Kërrabë, kromi, bakri, hekuri etj. dhe llixhat e Elbasanit.

Gjithashtu jep gjendjen e arsimit në Shqipëri. Në 1932 kishte 540 shkolla

fillore (mbi 40 mijë nxënës) dhe 10 të mesme (4 mijë nxënës).

Në të gjitha tekstet e sipërpërmendura vihet re dëshira e madhe e

autorëve për të dhënë sa më tepër njohuri për gjeografinë e vendit, duke

pasur parasysh ciklin shkollor. Një nga qëllimet kryesore ishte që

nxënësit ta njihnin sa më mirë Atdheun, pasuritë e bukuritë natyrore të

tij, ta donin atë. Koha tregoi se përkushtimi i tyre u vlejti shumë të gjithë

brezave që mësuan me këto tekste. Tradita vazhdoi dhe vazhdon, por

zhvillimet e reja kanë kërkuar që edhe tekstet e gjeografisë të pësojnë

ndryshime, duke iu përshtatur atyre. Të gjithë brezat që kanë mësuar me

ato tekste dhe ne të tjerët, kemi respekt e mirënjohje për përkushtimin e

veprën e madhe të autorëve të tyre në dobi të edukimit kombëtar

nëpërmjet teksteve shkollore të gjeografisë.

38 Kristo

Lista e librave të gjeografisë për shkollat të botuar në periudhën

1912–1939

1. Mikeli, Gaspër: ”Dheshkroje për msojtore popullore e gjytetnore”.

Shkodër, 1912. 191 fq.

2. Koti, Dhori: ”Gjeografi për shkollat fillore”. Korçë, 1920, 64 fq.

3. “Njoftime gjeografijet për klasët fillore” I. Shkodër,1926, 27 fq.

4. “Njoftime gjeografijet për klasët fillore” II. Shkodër,1926, 38 fq.

5. “Njoftime gjeografijet për klasët fillore” III. Shkodër, 1926, 39 fq.

6. Ikonomi, Perikli: ”Atdheshkronja praktike për klasët e ulëta të

shkollave fillore”. Tiranë, 1926, 36 fq.

7. Paluca, Ndue: ”Gjeografi për shkolla të mesme. Pjesa e I”.

Tiranë,1927, fq. 84.

8. Pejani, Sadi: “Gjeografi e punueme për klasë te nalta të fillores”.

Tiranë, 1929, 43 fq.

9. Anamali, Ismail: ”Atdheu e bota. Për klasët e treta të shkollës

fillore”. Tiranë, 1929, 46 fq.

10. Anamali Ismail: ”Atdheu e bota. Për klasët e katërta të shkollës

fillore”. Tiranë, 1929, 36 fq.

11. Paluca Ndue: ”Gjeografi për shkolla të mesme. Pjesa e III”.

Tiranë, 1930, 91 fq.

12: Ikonomi Perikli: ”Atdheshkronja e plotë. Për të III-tën dhe të IV-

tën klasë të shkollave fillore”. Korçë, 1932, 92 fq.

13. Gashi Ahmet: ”Gjeografija e Shqipnis. Për shkollat normale e të

mesme”. Tiranë, 1933, 112 fq.

14. Gashi Ahmet.”Gjeografija e Përgjithshme. Për rendin e parë të

shkollave qytetse edhe të mesme”. Tiranë, 1935, 167 fq.

15. Çomo Emin: ”Gjeografi për klasën e pestë të shkollave fillore”,

Vlorë, 1937, 116 fq.

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

Pal Nikolli, studiues, hartograf.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Pal NIKOLLI

MIRDITA NËPËRMJET HARTAVE. I. NGA FILLIMET

DERI NË MESIN E SHEK. XIX

1. Hyrje

Analiza e materialeve arkeologjike, etnologjike e gjuhësore vërteton

se Mirdita ka qenë e banuar që në kohë të lashta dhe se nuk ka pasur

ndërprerje banimi1. Varret dhe tri sëpatat e gjetura në Kodër-Perlat, Bukël në

juglindje të Shpalit, Kodrën e Pazarit (Perlat-Qendër), në lagjen Kozaç të

Prosekut, në Mërkurth, Gëziq etj., tregojnë se trualli i Mirditës ka qenë i

banuar që në kohën e Neolitit (6000–2000 vjet p.e.s.).

Në dokumentet perëndimore të periudhës para pushtimit osman,

Mirdita e sotme quhet herë Ndërfandina a Ndërfan(d)a e herë Dukagjin.

Kalimi i emrit nga Dukagjin në Mirditë është bërë shkallë-shkallë. Mirdita

filloi të dalë me emrin e vet, për të parën herë, në kadastrën venedikase të

Shkodrës në fillim të shek. XV2. Si emër katundi e krahine, Mirdita gjendet

në regjistrat osmanë të sanxhakut të Dukagjinit të viteve 1533–1536, 1571

dhe 15913.

1 Mark Tirta, “Gjurmë të lashtësisë në Mirditë”, Materiale te Sesionit Arkeologjik,

Tiranë, 2–3.X.1967. Tiranë, 1968, fq. 82-93; flitet për gjetje të ndryshme arkeologjike

në krahinën e Mirditës: objekte të periudhës iliro-romake, rrënoja kështjellash e

fortifikimesh të Antikitetit e të Mesjetës, qendra të kulturës së mesjetës së hershme si në

Bukmirë, Bukël, Prosek, Malaj, Përlat i Epër, Rubik, Simon, Bisakë, Kaçinar etj.; në

fund të botimit një hartë e Mirditës me qendrat e gjetjeve arkeologjike. Po aty, dhe një

foto që paraqet një fragment muri të Kalasë së Meshurdhit (Simon, Mirditë). Paraqitet

kështu harta arkeologjike e Mirditës. 2 Pal Doçi, Mirdita – vatër e qëndresës antiosmane. Shtëpia botuese “Mirdita”. Tiranë, 1999,

f. 10. 3 Pal Doçi, po aty.

40 Nikolli

Në shek. XVI–XVII emërvendi Mirditë shtrihej vetëm në trevën

Orosh e Kodër-Spaç. Ky fakt vihet re edhe në shënimet e M. Bicit, P. Budit,

M. Skurës, F. Bolices, B. Orsinit, P. Bogdanit, Sh. Gasprit, T. Ippen-it,

Prend Doçit, Dom Prend Sulit, Gaspër Jakovës, F. Nopçës etj., ku

përmendet se burimi i emrit Mirditë është në Grykë të Oroshit4. Me vonë ky

emër iu dha gjithë krahinës, ndoshta për arsye të rolit historiko-social e

shpirtëror të Abacisë së Oroshit5.

Shtrirja gjeografike e Mirditës është dhënë nga shumë studiues.

‘‘Sipas të dhënave të popullsisë dhe gjithashtu sipas territorit të saj, Mirdita

ka qenë pjesa më e madhe e Shqipërisë së Veriut. Ajo shtrihej nga Zadrima

në perëndim, deri në malet e Dibrës në lindje; midis Pukës ose Dukagjinit të

vjetër në veri dhe deri në viset e Matit në jug6’’. Në fillim të shek. XIX,

Mirdita shënohet nga Tirana në Lezhë7; midis Prizrenit, Drinit, Shkodrës,

Lezhës, Krujës, Tiranës dhe luginës së Dibrës8; 35 milje nga veriu në jug,

Pukë–Mat dhe 40 milje nga lindja në perëndim,

Dibër–Zadrimë9. Në të vërtetë, Mirdita etnologjike10 në vitet ‘60–‘70

të shek. XIX kishte një sipërfaqe rreth 1715 km2.

Në shek. XIX – fillimi i shek. XX, Mirdita shfaqet si një bashkim i 12

njësive (bajrakëve), ku secila prej tyre kishte emër e kufij të trojeve

përkatëse të përcaktuara mjaft qartë11. Bashkimi i dymbëdhjetë bajrakëve të

Mirditës është i ngjashëm me një shtet autonom, ku, si e thotë Gj. Fishta,

“hapësira në të cilën duhet studiuar qëndrimi i vërtetë i shqiptarëve ndaj

vendit e shoqërisë civile është bajraku, ose më tej, konfederata e disa

bajrakëve sikurse është në Mirditë.”12

Mirdita, me emrin e saj mjaft interesant, me vijimësi banimi që në

kohë të lashta (trojet e sotme të Mirditës kanë qenë treva kryesore e

vendbanimit të Ilirëve Pirustë), me pozitën gjeografike në luginat dhe

4 Pal Doçi, vep. cit., f. 12–13. 5 Mark Tirta, “Mirdita në vështrim etnologjik” në: Mirdita. Njohuri për vendlindjen.

Shtëpia Botuese "Mirdita", Tiranë, 1999, f. 125. 6 Peter Bartl, Die Abtei des HL Alexander in der Mirdita nach den Berichten ihres Abtes

Prenk Doçi an den Jahren 1888–1896. - në: Münchner Zeitschrift für Balkankunde

(10/11) 1996, fq. 7. 7 Thomas S. Hughes, Voyage à Janina en Albanie par la Sicilie et la Grèce. Paris 1821,

vol. I, f. 27. 8 François Pouqueville, Voyage de la Grece, Paris 1820, vol. III, f. 57; Ami Boué, La Turquie

d’Europe. Paris, 1840, vol. II, f. 16. 9 A. F. Tozer, Researches in the Highlands of Turkye. London 1869, vol. II, f. 316. 10 Sipërfaqja 1715km2 është nxjerrë nga matjet në hartën e shkallës 1:200.000 të kryera prej

autorit të punimit. 11 Mark Tirta, Mirdita në vështrim etnologjik…, art i cit., f. 125. 12 Shih te: Pal Doçi. Vetëqeverisja e Mirditës. Tiranë, 1996, f. 55.

Mirdita nëpërmjet hartave. I. Nga fillimet deri në mesin e shek. XIX 41

lartësitë pranë lumenjve Fani i Madh e Fani i Vogël13 e deri në rrjedhën e

mesme të lumit Mat në jug, me organizim shoqëror të veçantë, me dukuri

etnologjike me interes shkencor, me një organizim dokesor e një autonomi

të një lloji të veçantë etj., ka qenë objekt edhe i hartografimeve të kohëve të

ndryshme14. Elemente të veçanta të kësaj krahine janë pasqyruar që në

hartat e venedikasit G. Gastaldi (v. 1560). Më tej Mirdita vijon të

hartografohet kryesisht nga venedikas të tjerë si: G. Cantelli, V. M. Coronelli

etj.

Gjatë shek. XVIII, hartat e disa autorëve mbetën më tepër si ribotime

të hartave të mëparshme. Kështu p.sh., në hartën e Guillaume de l’Isle

(1707), në hartën e A. Zatta-s (1770) etj., më shpesh jepet Oroshi, çka

tregon zhvillimin e tij si bajrak, por dhe interesat e Portës së Lartë. Oroshi,

deri në fund të Luftës II Botërore ka qenë kryeqendra e Mirditës15. Në të

vërtetë, deri në mes të shek. XVIII, përmenden kryesisht si Mirdita e

mirëfilltë, vetëm tre bajrakë: Oroshi, Spaçi e Kushneni16.

Dekada e dytë e shek. XIX shënoi një ripërtëritje të hartografimit të

vendit tonë. Përmendim këtu hartat e D. Lapie (v. 1823, 1840), J. G. von

Hahn-it (v. 1854), Kiepert-it (v. 1870, 1875) etj., në të cilat jepet edhe treva

e Mirditës. Paraqitjet më të sakta hartografike për Mirditën dhe për gjitha

trojet shqiptare i kemi pas viteve 1870, kur filluan të përdoreshin teknikat e

reja të rilevimeve dhe hartografimeve.

Hartat e shek. XIX dhe fillimit të shek. XX që paraqesin më tepër

interes për interpretimin gjeografik, historik, etnologjik, kulturor etj., të

trevës së Mirditës. janë: një hartë e vitit 1829 botuar nga F. V. Weis; “Harta e

Shqipërisë së Epërme - Gegëria” botuar M. H. Hecquard në vitin 1858;

“Etnografia e Turqisë Europiane” botuar nga G. Lejean në vitin 1861;

“Harta e përgjithshme e Epirit Osman në Europë dhe në Azi” e Henri

Kiepert-it, (v. 1867) (shkalla 1:300.000); “Harta e re e përgjithshme e

vendeve të Ballkanit poshtë Danubit me kufijtë e rinj të Serbisë, Bullgarisë,

Rumelisë lindore – pjesa Turke, sipas rilevimeve zyrtare të kryera në vitin

1879”; harta e Baron F. Nopcsa-s, “Udhëtim në Shqipërinë e Veriut” e vitit

1905–1906, në shkallën 1:100.000; “Shqipëria dhe kombet fqinje”, në

shkallën 1:2.000.000; “Shqipëria” e Antonio Vallardi-t (shk 1:600.000), me

13 Në hartat e shek. XX shënohet forma e sotme fonetike Fan (sipas shqiptimit të zonës),

në vend të formës së vjetër Fand. 14 Harta e vjetër, ashtu si libri i vjetër, është dokument historik me vlerë. Ajo i nevojitet

çdokujt që merret me historinë, gjeografinë, toponiminë, gjuhën e kështu me radhë. Harta

shpjegon grafikisht zhvillimin e hartografimit dhe na njeh me konturet e bregdetit e të

brendësisë kontinentale, konstaton kufijtë e viseve në periudha të caktuara historike, kahet e

qarkullimit dhe shpërndarjen e popullsisë etj. 15 Peter Bartl, Po aty. 16 Pal Doçi, Mirdita – vatër e qëndresës antiosmanane, .., f. 14.

42 Nikolli

gjasë rreth vitit 1925; “Harta topografike” e shkallës 1:200.000 botuar nga

Herbert Louis në vitin 1928 dhe harta topografike e shkallës 1:50.000 –

Oroshi e vitit 1932.

Përmbajtja e hartave të përmendura më lart paraqet interes për

studiuesit e fushës së albanologjisë, pasi ato janë të pasura me të dhëna

gjeografike, historike, toponomastike, etnografike, statistikore, demografike

për krahinat e fshatrat e paraqitura.

2. Mirdita në hartën e Ptolemeut

Burimet materiale na japin të dhëna më të plota për kohën e bronzit,

ku zë fill formimi i etnosit Ilir. Në territorin e Mirditës ka banuar fisi ilir i

Pirustëve. Në hartën e Ptolemeut (harta 1), lokalizohet emërtimi Pirustai

Skirtones, krahas emërtimeve Dokleatai, Albanoi, Taujantioni etj."… duke

filluar nga veriu, vinin Pirustët që banonin krahinat verilindore të

Shqipërisë, në Mat dhe Mirditë"17.

Harta 1. Lokalizimi i Pirustëve në hartën e Ptolemeut

17 Historia e Shqipërisë, Instituti i Historisë. Tiranë, 1973, f. 16.

Mirdita nëpërmjet hartave. I. Nga fillimet deri në mesin e shek. XIX 43

Treva e Mirditës ka qenë një zonë strategjike me rëndësi ekonomike

dhe e shquar për lidhjet ndërkrahinore në periudhën ilire. Edhe më vonë kjo

trevë mbetet e tillë. Në periudhën e mesjetës ajo përshkohej nga rrugët

Lezhë–Mirditë (harta 2), që vijonte për në Prizren, Nish etj.18; rruga Rubik–

Kaçinar–Pukë, rruga Rubik–Malaj–Bukël–Lurë etj.

Harta 2. Rruga Lezhë–Orosh në kohën e Mesjetës

3. Mirdita në hartat e kohës së re

3.1. Deri në shek. e XIX

Në mesjetë, Mirdita etnologjike nuk kishte një emër të përbashkët për

të gjithë territorin, pasi, duke filluar nga koha e principatës së Arbrit, ka

qenë pjesë e njësive më të hershme politike të princërve feudalë shqiptarë

Dukagjinë, Blinishtaj e Kastriotë, të cilët kishin ndarje të tjera tokësore dhe

ndoshta edhe gjeo-etnokulturore19. Mbas pushtimit osman të Shqipërisë,

Mirdita qe përfshirë, sa për emër, në një njësi administrative osmane të

quajtur Sanxhaku i Dukagjinit. Kështu, Dukagjin quhej një trevë e gjerë,

pjesë e së cilës ishte edhe Mirdita20.

18 Mark Tirta, Mirdita ... f. 114. 19 Pal Doçi, Mirdita – vatër e qëndresës antiosmane, f. 9. 20 Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në shek. XVII , vëll. I. Tiranë

1963 f. 43, 159 dhe vëll. II, 1964, f. 27, 71, botuar nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë.

44 Nikolli

Rrethanat historike u kanë dhënë shtysë hartografëve për

hartografimin e Mirditës. Elemente të veçanta të krahinës së Mirditës janë

pasqyruar që në hartat venedikase të viteve 1560. Kështu, mali i Velës,

ndonëse në pozicion tepër të gabuar, jepet në hartën e Comotio-s (v. 1571).

Në këtë hartë (harta 3), vërehen për herë të parë qendra të reja banimi dhe

mjaft emërtime malesh, si Mushani, Pistolli, Reçi, mali i Krajës etj.

Harta 3. Elemente të veçanta të Mirditës në hartën e Comotio-s (1571)

Me emrin e vet Mirdita tregohet në mjaft paraqitje hartografike, duke

filluar prej vitit 1684. Që nga kjo kohë Mirdita dhe rrethinat e saj, me

elementët e tyre më të rëndësishëm si vendbanimet, hidrografia, relievi etj.,

janë pasqyruar pa ndërprerje në harta. Koleksioni i hartave që përfshin

territorin e Mirditës ka përmbajtje të pasur, tërheq me larminë e vet dhe

është karakteristik për kohën kur është krijuar.

Në vijimësi, Mirdita hartografohet nga venedikasit. Kështu, në hartën

e G. Cantelli-t21 (v. 1683, shkalla 1:800.000), dalin emërtime të reja, si

Mirditë, Kelmend, Iballë etj, veçse jo gjithnjë të vendosura në vendin e

duhur22. Në hartën tjetër të Cantelli-t (v. 1689), pasqyrohen trojet veriore

shqiptare (harta 4). Aty Mirdita tregohet më në veri nga pozicioni i vet i

vërtetë dhe në raporte jo të drejta gjeografike me hidrografinë (Matin e

Fanin) dhe qendra të tjera të banuara (Dibrri, Iballa etj.).

Me sa duket, autori nuk e ka njohur mirë Shqipërinë veriore, prandaj

edhe përmbajtja e hartës është mjaft e varfër dhe me pasaktësi të mëdha.

Relievi jepet skematik në perspektivë dhe jo përfaqësues për trevën e

21 G. Cantelli, kozmograf i Dukës së Modenës. 22 Agim Shehu, Muharrem Dragovoja, Shqipëria në hartat e paraçlirimit, Tiranë 1984, f. 44.

Mirdita nëpërmjet hartave. I. Nga fillimet deri në mesin e shek. XIX 45

Mirditës. Nuk jepen emërtimet e lumenjve Fani i Madh e Fani i Vogël,

ndonëse sistemi lumor jepet, por i përkulur majtas. Siç duket, për këtë hartë

Cantelli ka marrë edhe nga harta e Coronelli-t, botuar një vit më parë23. Në

përgjithësi, Cantelli ka shfrytëzuar hartat më të mira dhe të fundit të asaj

kohe si dhe relacione me njoftime e të dhëna të shumta.

V. M. Coronelli – hartografi më i suksesshëm venedikas – në vitin

1688 boton një hartë ku jepen mjaft emërtime të qendrave të banuara të

Mirditës, si Blinishti (fshat i lashtë, vendbanim i familjes feudale arbëreshe

Vladi Blinishti që më 1274), Fregna etj., duke përfshirë edhe bajrakë, si

p.sh. Orosi (Oroshi – përmendet si bërthamë e krahinës së Mirditës që në

shek. XV), Fandi (fshat i vjetër ku ruhen rrënojat e një kalaje të lashtë dhe të

dhënat për nxjerrjen e bakrit që në kohën e Romakëve), etj.

Numri i toponimeve rritet në hartën e Coronelli-t24 të vitit 1689. Kjo

hartë paraqitet në formën e itinerarëve, në njërin prej të cilëve jepen

emërtimet Kalmeti, Fregna, Kalori, Bukmira, Kortpula, Skala e Madhe,

Blishti, Mastrakol, Orosi dhe Mali i Seintit. Por pozicioni gjeometrik i

këtyre emërtimeve është i gabuar (harta 5).

Harta 4. Mirdita në hartën e Cantelli-t (1689)

23 Agim Shehu, Muharrem Dragovoja, Vep. cit., f. 45. 24 Kjo është një nga hartat më me vlerë albanologjike dhe studimore e koleksionit të

hartave të Vincenzo Maria Coronelli-t , hartograf i njohur i Republikës së Venedikut, që

ka hartuar një numër të madh hartash. Kjo hartë tregon rrjedhën e lumenjve Bunë dhe

Drin në Dalmaci që sot kanë ndryshuar shtratin. Harta na ofron gjithë toponiminë e këtij

territori, domethënë qytete të ndryshme apo fshatra, le të përmendim këtu qytete si

Shkodra, Ulqini, Tivari, etj. Po ashtu jepen të dhëna statistikore, demografike si p.sh sa

shtëpi janë të besimit mysliman, sa të tjera që i përkasin besimit katolik, apo ortodoks,

apo sa prej tyre janë shqiptarë, gjithashtu jepen edhe të dhëna që lidhen me lundrimin

apo me tërmetet që kanë rënë. Pra i gjithë ky informacion i pasur ka vlera për studimet e

ndryshme gjuhësore dhe etnografike.

46 Nikolli

Harta 5. Mirdita në hartën e Coronelli-t (1689)

Në hartën e Coronelli-t, pranë çdo qendre banimi tregohet numri i

shtëpive si dhe rrugët e urat më të rëndësishme që lidhin këto qendra.

Elementet gjeografike që përmbajnë hartat e Coronelli-t paraqiten me ngjyra

të ndryshme, të cilat përdoren edhe sot. Përmbajtja e këtyre hartave është

Mirdita nëpërmjet hartave. I. Nga fillimet deri në mesin e shek. XIX 47

më e pasur, krahasuar me ato të Cantelli-t, por vetëm për pjesën veriore të

Shqipërisë25.

Në përpilimin e hartave të mësipërme Coronelli ka shfrytëzuar të

dhëna të shumta dhe është mbështetur në burime deri diku të sigurta.

Përmbajtja e hartave të viteve 1688 dhe 1689 paraqet interes për studiuesit e

fushës së albanologjisë, pasi ato janë të pasura me të dhëna gjeografike,

historike, toponomastike, etnografike, statistikore e demografike për

krahinat e fshatrat e paraqitura. Vendbanimet në to paraqiten me skica

kështjellash e kishash; jepet numri i shtëpive të vendbanimeve humane si

dhe përkatësia etnike e fetare e banorëve të tyre. Hartat sjellin të dhëna për

rrugët dhe urat kryesore që lidhin vendbanimet.

Hartografët Cantelli dhe Coronelli në përpilimin e hartave të tyre

kanë shfrytëzuar materialet e ekspeditave gjeografike të përbëra nga

studiues shqiptarë dhe nga ndonjë emisar i dërguar prej tyre26. Veprimtaria e

këtyre ekspeditave ka qenë më e organizuar në Shqipërinë Veriore jo vetëm

se në këto vise katolicizmi kishte përhapje më të gjerë, por edhe se aty

kalonin rrugë tregtare shumë të rëndësishme dhe jetike për shumë shtete të

Europës Qendrore. Prandaj edhe paraqitja e Shqipërisë Veriore është më e

plotë dhe më e saktë se ajo e pjesëve të tjera të trojeve shqiptare, që mbeti e

njëjtë me atë të hartave të G. Gastaldi-t, G. Kremer-it (i njohur edhe si G..

Mercatore, 1512–1594) dhe të mjaft autorëve të tjerë të shek. XVIII.

Karakteristikë e hartave në shekujt XVI–XVIII është përmirësimi i

anës artistike të tyre (hasen skica kalash, kishash, trajtash relievore, anije të

tipave të ndryshme, kafshë etj.; titujt janë punuar me kujdes të veçantë, me

kombinime stilesh, shkronjash e ngjyrash; skica qytetesh të rëndësishme,

figura personash me veshje karakteristike të kohës, stema etj.), duke lënë

dukshëm pas dore mundësinë e shfrytëzimit maksimal të arritjeve

shkencore. Megjithatë ka pasur edhe harta speciale që mund të

konsiderohen si nismëtare të vërteta të hartografisë konkrete.

3.2. Prej shek. XIX

Dhjetëvjetëshi i dytë i shek. XIX shënoi një ripërtëritje të

hartografimit të vendit tonë. Përmendim këtu hartat e G. Palma (1811, 1816)

dhe D. Lapie, të viteve 1822–1827 (harta 6), në të cilat jepet si dhe më parë

krahina e Oroshit, por më pas edhe Blinishti. Të njëjtën pamje e kemi edhe

në hartat e vitit 1854 të J. G. von Hahn-it (harta 7), ku përveç Oroshit jepet

dhe lumi i Fanit, ndërsa në hartat e viteve 1855, 1870 të H. Kiepert-it (harta

8) jepet edhe zona e Selitës dhe Fani i Vogël. Kjo lidhet me atë që në shek.

25 Agim Shehu, Muharrem Dragovoja, Vep. cit., f. 46. 26 Agim Shehu, Muharrem Dragovoja, Vep. cit., f. 44.

48 Nikolli

XIX, sidomos në gjysmën e dytë të tij, me Mirditë kuptoheshin në një

vështrim të ngushtë 5 bajrakë dhe në një vështrim më të gjerë 12 bajrakë27.

Harta 6. Mirdita në hartën e D. Lapie (1822–1827)

27 Pal Doçi, po aty.

Mirdita nëpërmjet hartave. I. Nga fillimet deri në mesin e shek. XIX 49

Harta 7. Mirdita në hartën e J. G. von Hahn-it (1853)

Hartografimi i trevës së Mirditës në periudha të ndryshme historike

është i lidhur edhe me sjelljet dhe zakonet e banorëve të saj. “Po të duam

sjelljet dhe zakonet e shqiptarëve në tërë pastërtinë e tyre, duhet të vizitojmë

fiset e pavarura të Mirditës në fortesat e veta malore ku këmba armiqësore e

osmanlliut s’ka shkelur kurrë. Atje mund të gjejmë të njëjtat institucione

feudale që janë ende si në kohën e Skënderbeut, çka përngjet me gjendjen e

malësorëve të Skocisë në Mesjetë”28

28 Esq. Ed. Spencer. Travels in European Turkey through Bosnia, Servia, Bulgaria,

Macedonia, Thrace, Albania and Epirus with a visit to Greece and the jonian Isles, second

edition in two volumes. London, 1853. Vol. II, f. 108. (Udhëtimet janë bërë në vitet 1847 dhe

1850).

50 Nikolli

Harta 8. Mirdita në hartën e Kiepert-it (1855)

Saktësia gjeometrike dhe shkencore e paraqitjes ka evoluar me kohën

dhe paraqitjet më të sakta i kemi pas viteve 1870, kur filluan të përdoreshin

teknikat e reja të rilevimeve dhe hartografimeve. Që nga kjo kohë kemi një

pasqyrim besnik të realitetit, në përputhje me shkallën e hartave dhe kufirin

e njohjes së mjedisit. Madje, duhet thënë se pasaktësitë e vërejtura në hartat

e përpiluara pas viteve 1870 janë rezultat i pasaktësive të të dhënave të

përftuara në terren, ose të transmetuara nga pasqyrimet hartografike të

mëparshme.

Në fillimet e shek. XX viset e Mirditës paraqiten më të detajuara në

harta. Kjo lidhet, përveç të tjerave, edhe me përhapjen që filloi të marrë

arsimi shqip në këtë trevë. Përmendim këtu hapjen e shkollës së Oroshit

(1899), Vigut (1901), Kashnjetit, Spaçit, Rubikut, Gomsiqes etj.

Hartat e shek. XIX dhe të fillimit të shek. XX, që paraqesin më tepër

interes po i analizojmë më poshtë.

Mirdita nëpërmjet hartave. I. Nga fillimet deri në mesin e shek. XIX 51

3.2.1. Harta e F. V. Weis

Harta 9. Mirdita në hartën e F. V. Weis-it (1829)

Në këtë hartë (harta 9), botuar nga F. V. Weis-i më 1829, me shkallë

1:156.000, Mirdita është një rajon me reliev tepër malor, me emërtimin

“Mirditi”, ndërmjet lumenjve Fan e Mat. Një pasqyrim i tillë hartografik

është me pasaktësi të theksuara gjeometrike dhe shkencore. Në pozicione

tepër të gabuara janë vendosur Oroshi (OROS - OROSCHER) - toponim

52 Nikolli

me rëndësi të madhe (gjë që duket nga lloji i shkrimit) dhe me madhësi e

formë të njëjtë me emërtimet e Krujës (CROJA), Ishmit (ISCHIM), Lezhës

(ALESSIO) etj. Gabimet gjeometrike janë rrjedhim i mosnjohjes së

brendisë gjeografike të të gjithë territorit të hartografuar dhe, në këtë

kuptim, edhe të Mirditës. Ndërsa rëndësia historike, etnografike etj. e kësaj

treve del mirë në pah nëpërmjet emërtimeve e veçanërisht nëpërmjet

toponimit OROS (OROSCHER), që zë një vend të veçantë dhe bie

menjëherë në sy në hartën e dhënë. Relievi jepet në mënyrë skematike me

anën e vijëzimeve. Mirë duket në hartë edhe rruga Lezhë–Orosh, që vijon

në Dibër e më tutje.

Ekzistenca në hartë e dy toponimeve me të njëjtën përmbajtje, por që

ndryshojnë vetëm në formë, tregon se Oroshi përfaqësonte në vetvete jo

vetëm një fshat, por edhe një rajon më të gjerë. Kjo vërtetohet lehtë edhe

nëpërmjet faktit që “Mirëditi” tregon një qendër të banuar të veçantë.

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

Engjëllushe Zenelaj, studiuese gjeografe.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Engjëllushe ZENELAJ

LËVIZJA NATYRORE E POPULLSISË

NË ISH-KOMUNAT E MALLAKASTRËS

Periudha e tranzicionit është shoqëruar me ndryshime të ndjeshme

demografike edhe në krahinën e Mallakastrës. Ndryshimet u shprehën

dhe në lëvizjet natyrore të popullsisë, në koeficientin e lindshmërisë dhe

në shtimin natyror të popullsisë. Në këtë artikull paraqitet gjendja

lëvizjeve dhe ndryshimeve natyrore të popullsisë brenda ish-njësive

administrative të Mallakastrës. Kjo është realizuar falë ndërthurjes së

disa metodave statistikore, krahasuese, hartografik, duke u bazuar në të

dhënat e ofruara nga zyrat statistikore të tilla, si zyrat e Gjendjes Civile

Mallakastër, Fier, dhe të INSTA-it. Pavarësisht prej problemeve të

krijuara sot nga shifrat që nuk kanë përputhjen e duhur, analiza

mundëson arritjen e qëllimit dhe nxjerrjen e disa përfundimeve të

përgjithshme.

Koeficienti i lindshmërisë

Lindshmëria është ndër elementët bazë në përllogaritjen e shtimit

natyror. Ajo ndikon drejtpërdrejt në shtesën natyrore dhe rritjen e numrit

të popullsisë të çdo vendi. Nga sistemi qeverisës i kaluar, në përgjithësi,

vendi ynë trashëgoi një politikë në përkrahje të lindjeve (pronataliste).

Kjo vazhdoi edhe vitet e para të tranzicionit. Më pas, si rezultat i

zhvillimit dhe rritjes së shkallës së emancipimit të shoqërisë, në mënyrë

të veçantë të gruas, numri i lindjeve pëson ulje. Është koha kur nis

planifikimi familjar. Grafiku i mëposhtëm tregon qartë për ecurinë e

këtij elementi demografik të popullsisë.

54 Zenelaj

Koeficienti i lindshmërisë për 1000 banorë në ish-njësitë administrative

të Mallakastrës

Njësia adm./viti 1995 2000 2005 2010

Bashkia Ballsh 17,50 20,20 11,02 11,20

Komuna Qendër 13,50 17,10 13,50 8,70

Komuna Graçan 14,80 11,50 15,40 8,60

Komuna Aranitas 14,70 7,80 14,80 8,19

Komuna Hekal 21,30 19,80 21,70 14,30

Komuna Kutë 27,80 16,00 12,30 13,20

Komuna Selitë 25,40 12,90 10,70 14,50

Komuna Fratar 20,00 18,70 22,30 13,05

Komuna Greshicë 19,60 12,20 12,03 5,40

Nga paraqitja e mësipërme vërehet tendencë uljeje e koeficientit të

lindshmërisë. Dhjetëvjeçari i viteve ’90 e ruan pak traditën e trashëguar

nga sistemi i kaluar me koeficient të lartë lindshmërie. Edhe pse

periudha është e shkurtër, vërehen zhvillime të larmishme. Për qendrën

urbane koeficienti i lindshmërisë ka tendencë uljeje. Më i lartë është në

vitin 2000 me 20,2 lindje /1000 banorë. Pas këtij viti niveli i

lindshmërisë shënon ulje.

Gjatë dhjetëvjeçarit të parë viti 1995 ka një nivel të lartë

lindshmërie, veçanërisht dallojnë komunat Kutë, Hekal, Selitë dhe

Greshicë me mbi 20 lindje/1000 banorë. Koeficienti i më i lartë shënohet

në komunën e Kutës me 27,8 lindje /1000 banorë (viti 1995). Ky vit ka

koeficient më të lartë lindshmërie, sepse: komunat Kutë, Hekal, Greshicë

kishin numër të lartë popullsie, sidomos ajo me moshë të re; në vitet e

para të tranzicionit dhe edhe pse pati largime të popullsisë, ato nuk ishin

Lëvizja natyrore e popullsisë në ish-komunat e Mallakastrës 55

të theksuara, por ende ruhej tradita e familjes me shumë fëmijë. Veçojmë

komunat Kutë, Hekal dhe Fratar, ku kishin ndikimin e vet edhe kushtet e

mira natyrore dhe ekonomike, vendosja më pranë rrugës kombëtare

Fier–Tepelenë. E kundërta ndodhi me komunën e Selitës, e cila dallon

për kushte fiziko-gjeografike më pak të favorshme dhe ndodhet larg

rrugëve kryesore automobilistike. Këtu u ruajt më gjatë tradita për të

pasur shumë fëmijë. Këtu arrijnë më vonë edhe informacionet për

planifikimin familjar dhe atë social.

Koeficienti i lartë i lindshmërisë nuk do të zgjasë shumë. Pas

viteve 1997–1998 vërehet rënie e madhe e këtij treguesi, por në disa

nënnjësi administrative rënia është më graduale, deri në e qëndrueshme.

Nga informacionit që kemi për ecurinë e koeficientit të lindshmërisë,

njësitë administrative të Mallakastrës mund t’i klasifikojmë në dy grupe.

Në grupin e parë do të përfshihen ato që vazhdojnë me rënie të ndjeshme

të koeficientit të lindshmërisë: Bashkia Ballsh, komunat Kutë, Selitë dhe

Greshicë. Koeficientin më të ulët e ka komuna e Greshicës: 5,4

lindje/1000 banorë. Bashkia Ballsh nis ulje të lindshmërisë në vitet

2000–2005 dhe e ruan këtë ritëm deri në 2010. Komuna Qendër në vitet

2000–2010 ka rënie mesatare të këtij treguesi: 4–5 lindje/1000 banorë.

Në grupin e dytë përfshihen nënnjësitë ku ritmi i uljes së

lindshmërisë është më pak i ndjeshëm: Fratar, Hekal, Ngraçan, Aranitas,

por midis tyre komunat Fratar dhe Hekal kanë ritëm më të lartë të

lindshmërisë. Kjo shpjegohet me faktorë biologjikë, ekonomikë, socialë

dhe psikologjikë1: zhvillimi përgjithshëm i shoqërisë; arsimimi gruas;

martesat në moshë më të madhe (veçanërisht e femrave); politika e

planifikimit familjar; emigrimi jashtë vendit, kryesisht mosha e re;

ndjenja e sigurisë në jetë; legjislacioni social, etj. Kjo u shpreh më mirë e

më shumë në bashkinë e Ballshit (zona urbane), ndërsa nëpër komunat

faktor kryesor bëhet lëvizja mekanike hapësinore e popullsisë brenda

dhe jashtë vendit. Dallojnë komunat që kanë largesë më të madhe nga

zona urbane, pavarësisht prej kushteve të mira që mund të ofrojnë si

zonë rurale (Kuta, Hekali dhe Aranitasi). Duke emigruar mosha e re

vitale, bie numri i martesave, e për rrjedhojë ulet dhe koeficienti i

lindshmërisë.

Koeficienti i vdekshmërisë

Vdekshmëria ka rolin e vetë në uljen e numrit të përgjithshëm të

popullsisë. Më poshtë paraqiten koeficienti përgjithshëm i vdekshmërisë

për nënnjësitë administrative.

1 Romano Nazini “DemoGrafia” programma Bologna, 2003.

56 Zenelaj

Koeficienti i vdekshmërisë në njësitë administrative të Rrethit

Mallakastër (për 1000 banorë).

Njësia adm./viti 1992 1995 2000 2005 2010

Bashkia Ballsh 5,20 3,09 4,70 3,40 2,10

Komuna Qendër 2,60 4,20 3,3 3,70 4,50

Komuna Graçan 4,40 4,50 3,60 3,10 1,90

Komuna Aranitas 3,20 3,60 2,30 3,10 4,20

Komuna Hekal 4,70 4,60 3,30 5,40 4,70

Komuna Kutë 4,90 2,80 3,30 3,70 3,50

Komuna Selitë 5,30 5,50 4,40 0,50 4,60

Komuna Fratar 4,30 5,50 3,50 2,80 5,80

Komuna Greshicë 5,30 3,20 3,60 2,40 4,40

Grafik Nr. 2

Grafik Nr. 2

Nga paraqitja grafike vërejmë se koeficienti i vdekshmërisë nuk ka

ndryshime të ndjeshme, por me pak diferenca pozitive apo negative ruan

të njëjtat nivele. Përgjithësisht, është i ulët dhe kjo është shenjë pozitive

që shpjegohet me disa arsye dhe faktorë si më poshtë:

Struktura moshore e re e popullsisë (mbizotëron ajo 15–65 vjeç,

më pas renditet ajo 0–14 vjeç dhe në fund një përqindje të vogël mosha e

tretë, mbi 65 vjeç). Trashëgimia e jetëgjatësisë (mbi 70 vjeç). Niveli

arsimor (të gjitha komunat dhe bashkia Ballsh kanë pasur qendra arsimi,

çka ka mundësuar shkollimin e popullsisë. Një popullsi e arsimuar ka

Lëvizja natyrore e popullsisë në ish-komunat e Mallakastrës 57

informacion dhe kujdeset për veten. Kujdesi shëndetësor (përkujdesja e

individëve për kontrollet e herëpashershme mjekësore, që bën kapjen në

kohë të sëmundjeve dhe shërimin e tyre). Niveli zhvillimit ekonomik:

rritja graduale ekonomike, në mënyrë të veçantë të ardhurat që sigurohen

nga emigracioni për zonat rurale janë shumë të rëndësishme, sepse

sjellin rritjen e mirëqenies dhe cilësisë së jetës.

Duke pasur popullsi me moshë të re, me rritje të nivelit të arsimit

dhe kujdesit shëndetësor, me rritje të sistemit të informacionit, patjetër

që ndikojmë në mbajtjen nën kontroll të nivelit të vdekshmërisë,

sidomos asaj 0–3 vjeç.

Vdekshmëria

Krahas koeficientit të përgjithshëm të vdekshmërisë, ai i

vdekshmërisë foshnjore, është një tregues si rëndësishëm, i cili tregon

dhe nivelin e zhvillimit ekonomik dhe social.

Numri absolut i fëmijëve të vdekur

Pasqyrë Nr.3

Njesia

Administrative

1995 2005 2010

0–1 vjeç 1–4 vjeç 0–1 vjeç 1–4 vjeç 0–1 vjeç 1–4 vjeç

Bashkia Ballsh 1 1 0 0 0 0

Komuna Qendër 4 2 1 1 1 0

Komuna Graçan 0 0 0 0 0 0

Komuna Aranitas 0 1 0 0 0 0

Komuna Hekal 0 2 0 1 1 0

Komuna Kutë 0 0 0 0 0 0

Komuna Selitë 0 0 0 0 0 0

Komuna Fratar 0 0 0 0 0 0

Komuna Greshicë 0 0 1 0 0 0

Burim:Zyra e Gjendjes Civile Mallakastër, 2012.

Ky tregues llogaritet me formulë të caktuar, por meqë në zonën e

marrë në studim ai është shumë i ulët, atëherë po e paraqesim

vdekshmërinë foshnjore në numër absolut. Fatmirësisht,

nga te dhënat e marra në Zyrën e Gjendjes Civile të Mallakastrës

rezulton se vdekshmëria foshnjore është shumë e vogël. Madje, disa

komuna prej vitesh s’kanë shënuar asnjë vdekje foshnjore. Diferencojmë

komunën Qendër, e cila shënon me 1–4 vdekje/vit. Në po të njëjtat

nivele paraqitet edhe vdekshmëria në të mitur ose juvenile (fëmijë me

58 Zenelaj

moshë nga 1–4 vjeç). Kjo lidhet me disa faktorë shumë pozitiv: faktorët

gjenetikë, socialë dhe ekonomikë, por edhe elementët e sjelljes. Të gjithë

këta faktorë bashkëveprojnë dhe kanë një prirje pozitive, ndaj ka nivele

shumë të ulëta të vdekjes në këtë moshë.

Shtimi natyror

Koeficienti i shtimit natyror tregon ecurinë e lëvizjes natyrore të

popullsisë: shtimin nëpërmjet lindjeve. Ai është rezultat i diferencës së

koeficientit të lindshmërisë me atë të vdekshmërisë. Nga analiza e

mësipërme e kemi më të thjeshtë për të kuptuar shtimin natyror në

hapësirën gjeografike të Mallakastrës. Tabela e mëposhtme jep tregon

shifrat konkrete të këtij treguesi demografik.

Shtimi natyror në njësitë administrative të rrethit Mallakastër

Pasqyrë Nr.4

Njësia adm./viti 1992 1995 2000 2005 2010

Bashkia Ballsh 11,70 14,40 15,50 7,60 9,10

Komuna Qendër 7,40 9,30 13,80 9,80 4,20

Komuna Graçan 23,80 10,30 7,90 9,80 6,70

Komuna Aranitas 13,00 11,10 5,50 11,70 3,90

Komuna Hekal 13,00 16,70 16,50 6,90 9,60

Komuna Kutë 12,60 25,00 12,70 8,60 9,70

Komuna Selitë 15,80 19,90 8,50 10,20 9,90

Komuna Fratar 9,80 14,50 15,20 19,50 7,25

Komuna Greshicë 10,70 16,40 8,60 9,60 1,10

Në përgjithësi, të gjitha ish-njësitë administrative kanë tendencë

rënieje të shtimit natyror. Kjo lidhet drejtpërdrejt me koeficientin e

lindshmërisë, i cili po pëson ulje. Deri në vitet 2000 ritmi i shtimit

natyror ishte më i qëndrueshëm, ndërsa më pas ulja është më e theksuar

dhe me diferenca të mëdha. Kjo lidhet me largimet e popullsisë nga

zonat rurale (eksodi rural) dhe ajo urbane. Duhet të kemi parasysh se

emigrimi ka nisur që në fillim të viteve ’90, por ai pas viteve 2000

përfshin largimet nga zonat rurale dhe një pjesë e banorëve të larguar

nuk e bëjnë çregjistrimin menjëherë në vendbanimin që lënë. Megjithatë,

në këtë prirje të përgjithshme ka diferencime në ritmin e uljes së shtimit

natyror.

Veçojmë qendrën urbane (qytetin e Ballshit), ku ritmi i shtimit deri

në vitet 2000 vjen në rritje, sepse lindjet janë të larta. Krahas moshës së

Lëvizja natyrore e popullsisë në ish-komunat e Mallakastrës 59

re të popullsisë në qytet, kanë rol edhe banorët që vijnë me familjet e

tyre nga zonat rurale. Këto të fundit deri në vitin 2000 janë më të mëdha

se sa largimet, ndaj ritmi i shtimit natyror është i lartë. Pak a shumë të

njëjtën prirje ruan edhe shtimi natyror në hapësirën rurale, por ritmi i

rënies është më i shpejtë në kohë se ajo e qytetit.

Grafik Nr.3

Vetëm komuna e Fratarit dallon për ritëm të lartë të shtimit

natyror, i cili, jo vetëm që është ruajtur, por ka shënuar dhe rritje për

periudhën që kemi marrë në studim.

Nga analiza që parashtruam më sipër, arrijmë në disa përfundime

kryesore. Hapësira e Mallakastrës ka qenë e populluar që nga lashtësia

dhe në vartësi të rrethanave historike nga një periudhë popullsia ka

ndryshuar në numër. Periudha e marrë në studim përfshin rreth 20 vjet,

por ngjarjet dhe zhvillimet demografike karakterizohen nga një dinamikë

shumë të madhe. Ato kanë ndryshuar elementet demografike të

Mallakastrës, duke pasqyruar drejtpërdrejt në ecurinë e numrit të

popullsisë. Në përgjithësi të gjitha ish-njësitë administrative kanë pësuar

rënie të koeficientit të lindshmërisë, pra dhe të shtimit natyror të saj.

Disa ish-komuna kanë reliev më kodrinor, ndodhen larg nga qyteti i

Ballshit dhe nga akset rrugor kombëtare, kanë infrastrukturë socio-

ekonomike të dobët. Këto kanë rënie më të madhe të lindshmërisë dhe të

shtimit natyror të popullsisë, ku ndikojnë migrimi popullsisë, rritja e

moshës së martesës dhe e standardeve të jetës, e nivelit arsimor,

veçanërisht të femrave, etj. Koeficienti i vdekshmërisë ruan ecurinë nga

viti në vit pa shumë ndryshime. Kjo ndikon në shtimin natyror dhe në

jetëgjatësinë e popullsisë. Ulja e nivelit të lindshmërisë shprehet në uljen

e shtesës natyrore të popullsisë.

60 Zenelaj

Literatura

Dumani, Bukurie; Stringa, Areti: Elemente të demografisë, popullsia

dhe zhvillimi. “Albin”, Tiranë, 1997, 167 f.

Zyra e Gjendjes Civile - Bashkia Ballsh,”Vjetar statistikor”, 1992–

2010.

Zyra e Gjendjes Civile - Bashkia Fier, “Vjetar statistikor”, 1990–1992.

Zyra e Statistikave - Bashkia Ballsh,”Vjetar statistikor”, Tiranë, 1995–

2010.

Zyra e Tatimeve - Bashkia Ballsh , “Vjetar statistikor”, Ballsh, 1996–

2008.

IranologjiIranologjiIranologjiIranologjiIranologji

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

Muhammad Xhafer Jahaki, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Muhammad Xhafer JAHAKI

KULMI I LETËRSISË PERSE DHE RËNIA E SAJ*

Koha dhe vendi

Rënia e dinastisë Ilkhanan u shoqërua me zhvlerësim dhe dëmtim

të kulturës në përgjithësi, ku shkaqet kryesore ishin udhëheqja e një

dinastie të huaj, siç ishin tartarët dhe gjakderdhjet e shumta të

shkaktuara nga vetë ata. Turbullimi mendor, mosmarrja për bazë e

themeleve filozofike, përhapja dhe zgjerimi i formave të ndryshme të

besëtytnive, papërgjegjshmëria dhe humbja e kuptimit për jetën, forcimi

i frymës së dorëzimit dhe mosrezistencës ishin gjërat që u zhvilluan me

tepër në kohën e shtypjes mongole.

Me përpjekjet frytdhënëse të mendimtarit të shquar nga

Andaluzia, Ebn Arabit 560-638 hixhri kamari, (1165-1240), që i përket

afërsisht kohës së dyndjeve mongole, kemi të bëjmë me një afrim drejt

misticizmit dhe filozofisë dhe krijimit të tarikateve mistike mbi bazën e

mendimeve shkencore në Damask. Ky filozof dhe mendimtar i madh

jepte leksione dhe i propagandonte me të gjitha format këto rryma

mistike. Pas tij kemi të bëjmë me një zbehje të theksuar, deri pothuajse

në heshtje të plotë të tarikateve të ndryshme të formuara deri atëherë

dhe mund të themi se këto mendime filozofike arritën deri në kufirin e

harresës popullore.

* Marrë nga libri “Historia e letërsisë iraniane”, botim i Fondacionit Kulturor “Saadi

Shirazi”, Tiranë, 2012.

64 Jahaki

Dyndjet mongole u shoqëruan me degjenerim në tokat e

qytetëruara, por dhe në fushën e kulturës. Në këtë kontekst dallohet

edhe një dobësim i përditshëm që sa vinte dhe qartësohej më shumë në

lidhje me letërsinë në përgjithësi. Përveç hyrjes së disa fjalëve dhe

shprehjeve mongole në gjuhën perse kemi të bëjmë me një

indiferentizëm, ose vdekje të dëshirave për të shkruar, me fyerjen dhe

diskriminimin e poetëve të kësaj kohe dhe me ngushtimin e të gjitha

hapësirave për krijim.

Turbullimi mendor dhe ftohja e përkohshme krijuese, që ndodhi

në periudhën e Hafizit, nuk ishin gjë tjetër veçse pasqyrime politike dhe

shqetësimi për gjendjen e krijuar dhe për të ardhmen ekonomike dhe

shoqërore të vendit pas shkatërrimeve mongole. Mungesa e besimit tek

Ilkhanianët si dhe pakujdesia te disa të tjerë sollën formimin dhe

aktivizimin e grupeve të shumta fetare në të njëjtën kohë. Pra, në këtë

periudhë grupe të shumta islamike propagandonin të lirë besimin e tyre,

po ashtu në të njëjtën pozitë ishin edhe zarathustrianët dhe të krishterët,

që ndiqnin të lirë ritet fetare të tyre.

Në këtë hapësirë të përshtatshme, të krijuar papritmas, shumë prej

rrymave fetare islamike që ishin pakicë në këtë vend, gjetën mënyrat

për zhvillimin dhe propagandimin e riteve të tyre fetare. Një nga këto

ishte dhe shiizmi, një rrymë e njohur edhe më parë me anë të disa

shiitëve që kishin ndikim të madh në qeveritë e kaluara si, për shembull,

Muidaladin Alkami dhe Hoxha Nasiraladin Tusi, të cilët kishin pozitë të

lartë në aparatin qeveritar Halfa dhe Mongol. Këta persona bënë të

mundur krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin dhe predikimin

e shiizmit, duke shmangur kështu çdo lloj keqkuptimi apo ngatërrese

me sistemin qeveritar.

Shiizmi që këtej e tutje jo vetëm që mori hov të madh, por në

mesin e kësaj periudhe arriti të formojë edhe dy qeveri të përkohshme

periferike si Sarbadaran në Khorasan dhe Marashian në Mazandaran.

Në këtë mënyrë shiizmi arriti të bëhej një problem serioz për qeverinë

qendrore, duke krijuar kështu kushtet dhe mjetet e duhura për ardhjen

në fuqi të shiitëve në periudhën pasardhëse.

Sulmet e Timurit ndodhën pas rënies së Ilkhanëve në tokat perse.

Megjithëse këto sulme u shoqëruan me vrasje dhe shkatërrime të

shumta, që në të vërtetë, po t’i krahasojmë me sulmet e Xhengis Khanit

ndryshojnë në dy pika. E para është së Timur Lëngu ishte mysliman dhe

e dyta Timuri dhe ushtria e tij tashmë i njihte mirë traditat dhe zakonet e

vendit. Në këtë kontekst sulmet e tij, me gjithë dëmet që i sollën

kulturës dhe popullit pers, kurrë nuk mund të krahasohen me sulmet

makabre dhe çnjerëzore të Xhengis Khanit.

Kulmi i letërsisë perse dhe rënia e saj 65

Pas vdekjes së Timurit në vitin 807 hixhri kamari (1405) lindën

grindje dhe zënka të shumta midis fëmijëve dhe nipërve të tij në lidhje

me pasurinë dhe pronat e shumta të tij. Shohrakh Mirza ishte i vetmi që

arriti të shkëpusë një pjesë të madhe të pronave timuriane dhe pikërisht

pjesën lindore të këtyre zotërimeve, duke e shpëtuar nga dëmtimet dhe

shkatërrimet e mundshme. Ai zgjodhi qytetin e Heratit si kryeqendrën e

komandës së tij dhe, duke pasur interes të madh për kulturën islame,

arriti të grumbullonte këshilltarë të shumtë arti dhe kulture, sidomos në

bukurshkrim, pikturë dhe poezi, dhe u bë kështu mbrojtësi i lëvizjes së

madhe kulturore që ndodhi në periudhën e tij. Boisnakor Mirza pas

vdekjes së të atit ishte në postin e qeveritarit të Heratit. Ai zhvilloi

mbledhje shoqërore me përfaqësues nga fusha të ndryshme artistike.

Banorët e Heratit merreshin me bukurshkrim dhe shumicën e shkrimeve

të asaj kohe i paraqisnin me mjeshtëri të rrallë. Duke pasur parasysh

dëshirën e madhe që kishte për bukurshkrimin, ai menjëherë fitoi

mirënjohjen dhe respektin e të gjithë artistëve të asaj kohe dhe arriti të

grumbullonte në një kohë rekord një bibliotekë personale me vlera dhe

pasuri të rralla. Këtu mund të përmendim dorëshkrimet e famshme të

Kuranit dhe Shahnamesë me bukurshkrimin e Boisnakorit. Vlen të

theksohet se edhe në ditët e sotme ekziston në bibliotekën e Kods

Razavi në Mashhad një dorëshkrim i plotë i Shahnamesë dhe disa faqe

të Kuranit që mbajnë emrin e Boisnakorit dhe konsiderohen nga veprat

më me vlerë në artin islamik.

Në periudhën e Hafizit gjuha dhe kultura perse pati një zgjerim

dhe një qëndresë kundrejt faktorëve dobësues që u shfaqën. Po ashtu

Gadishulli Indian dhe Azia e Vogël ishin gjithashtu mikpritëse të gjuhës

dhe kulturës perse. Nga ana tjetër Azerbajxhani, Esfehani dhe pjesa

qendrore e Iranit patën gjithashtu një numër të madh letrarësh dhe

artistësh. Në këtë periudhë ende mbizotëronte grindja dhe konfliktet

midis fiseve perse, si rezultat i ardhjes në fuqi të dinastisë timuriane,

megjithatë rrjedha e gjuhës dhe kulturës perse vazhdoi si më parë dhe

Shirazi mbetej ende kryeqyteti i letërsisë perse. Nga ana tjetër kultura

në qytetet e tjera të mëdha si Nejshaburi, Sabzvari, Tusi, Marvi dhe në

veçanti Herati u fuqizua së tepërmi, gjë që tregon edhe një herë se

Krahina e Khorasanit mbetej përsëri në pozitat e mëparshme për sa i

përket artit dhe kulturës.

Gjendja e përgjithshme e poezisë në kohën e Hafizit

Në këtë periudhë kasidetë ishin në krizë dhe tregu i poezive

lavdëruese pothuajse ishte zbehur fare. Edhe ato pak kaside që

ekzistonin, ishin kryesisht me tema mistike si dhe falënderime për

66 Jahaki

Zotin, lavdërime për profetin dhe për imamët shiitë. Disa prej tyre

kishin tema për probleme shoqërore si dhe pak kaside lavdëruese për

mbretër dhe njerëz të tjerë me pozitë.

Një gjykim i drejtë na kërkon të themi se në lidhje me krijimet

lavdëruese, poezitë mortore dhe krijimet me tema shoqërore në dy fusha

të ndryshme kemi të bëjmë me novatorizëm në këtë periudhë. Fusha e

parë ka të bëjë me krijimin e poezive lavdëruese për nder të imamëve

shiitë. Në këtë mënyrë poetët shiitë shprehnin dashurinë dhe respektin e

tyre në lidhje me dëlirësinë dhe pastërtinë e imamatit.

Në mesin e poetëve të kësaj periudhe kopjimet dhe imitimet u

bënë rutinë. Ato ndahen në dy grupe në poezinë e periudhës së Hafizit.

Kopjimet e para ishin me karakter të njëjtë nga mjeshtrit

paraardhës si dhe poezitë e famshme të mëparshme me po të njëjtat

rimë dhe muzikalitet. Nga poetët e mëparshëm që kopjoheshin më

shumë, janë Enveri, Zahir Fariabiu, Kemaludin Esfehani dhe Khakaniu.

Stili dhe tregimtaria e Nezaniut, poet dhe tregimtar nga Ganxheja

i cili në periudhën e Mevlanas u shqua për tregime të gjata dashurie,

ishte gjithashtu një shembull për t’u kopjuar nga një numër i madh

poetësh të periudhës së Hafizit. Ata u munduan të kopjonin një varg

tregimesh madje dhe epopesh, por asnjëri prej tyre nuk arriti të sillte

diçka të re në letërsinë perse apo të arrinte shkallën e poezisë së

Nezamit.

Diçka tjetër që të bën përshtypje te poetët e periudhës së Hafizit

është se megjithëse kishin tendencë të kopjonin kryeveprat e mëdha të

poetëve të njohur në periudhat e mëparshme, nuk arritën dot t’i

kanalizonin këto kopje në një rrymë të vetme letrare. Kaside të shumta,

me famë nga Khakani, Enveri, Xhemaludini preferoheshin së tepërmi

nga poetët e kësaj periudhë, por gjithashtu edhe gazelet e gjata të

Saadiut, Amir Khosrot dhe Zahirit. Nga të gjitha këto preferenca të

poetëve të ndryshëm këtu mund të përmendet vetëm Abid Zakani që,

siç do ta shikojmë dhe me poshtë, arriti të krijojë diçka të re, diçka të

veten në letërsinë perse. Kurse më mjeshtërori i të gjithë poetëve të

kësaj periudhë është Hafizi, për të cilin meriton të thuhet se jo vetëm që

vijoi rrugën e nisur nga shumë të tjerë, por i tejkaloi në të gjitha nivelet

poetike pararendësit e tij dhe me mjeshtërinë e vetë artistike i

transformoi origjinalet drejt perfeksionit poetik.

Një shembull tjetër, që pëlqehej të kopjohej në këtë periudhë,

ishte Shahnameja e Ferdusit. Shumë poetë mendonin së po të krijonin

epope të tilla me çdo lloj vargu, rime dhe ritmi dhe të çfarëdo kohe,

patjetër, do të renditeshin në një nivel me Ferdusin, por në të vërtetë

nuk ndodhi kështu. Edhe përmbajtja e poezive të kësaj periudhe nuk

Kulmi i letërsisë perse dhe rënia e saj 67

ishte e pandikuar, pasi ajo nuk kishte ndonjë ndryshim me periudhën

paraardhëse. Në të vërtetë duhet theksuar së vlerat e poezisë në këtë

periudhë po binin nga dita në ditë dhe pjekuria e tyre po i largohej

pjekurisë së poezisë në periudhat e Mevlanas dhe Saadiut. Po ashtu

edhe paraqitja e disa stileve, që në pamje të parë dukeshin të reja, si për

shembull, Sakiname (Sakiname është një lloj vargu), Mamo dhe Mode

tarikh dhe ishin shumë të preferuara nga poetët e kësaj periudhe, duke

përfshirë këtu edhe Hafizin, nuk patën ndonjë shtrirje të madhe në

letërsinë perse.

Gjuha poetike e kësaj periudhe përveçse në poezitë e disa poetëve

si, për shembull, Hafizit dhe Hoxhës është e heshtur dhe e dëmtuar. Ky

dëmtim dhe kjo mungesë gjallërie pasqyrohet si në përmbajtjen dhe

kuptimin e poezisë, ashtu edhe në ndërtimin e vargut poetik. Zgjerimi

dhe ndërtimi i poezisë tashmë në popull dhe sidomos nga persona të

rrugës të cilët nuk kishin njohuritë përkatëse, ndikoi fuqishëm në

raportin e pjekurisë së poezisë, duke krijuar kështu pak nga pak kushtet

e favorshme për një ndryshim thelbësor në stilin poetik. Në qoftë se nuk

do të ekzistonin këto mbetje të misticizmit, dëshira e disa prej poetëve

për të trajtuar probleme edukative dhe shoqërore në poezitë e kësaj

periudhe, si dhe në qoftë se Hafizi nuk do të kishte betonuar me poezinë

e vet një shtyllë mbajtëse të letërsisë perse, mund të themi pa frikë së e

ardhmja dhe fati i letërsisë perse do të ishte shumë herë më i errët sesa

mund të përfytyrohej.

Pas kësaj hyrjeje është e nevojshme që të shqyrtohen më

hollësisht disa prej poetëve më të shquar të periudhës së Hafizit:

Fakhrudin Arakiu, dijetari i brezit të djegur

Në vitin 610 hixhri kamari (1213) hordhitë mongole ende nuk i

kishin shndërruar në gërmadha qytetet e zhvilluara perse. Në një fshat të

Farahanit, me emrin Kamxhan (Kamixhan) lindi në një familje

atdhetare dhe artdashëse Ibrahimi. Më pas për arsye të vendlindjes atij i

dhanë llagapin Farahani dhe ndonjëherë Hamedani megjithëse ai banoi

në Irakun arab dhe shpeshherë njihej edhe me emrin Araki. Fëmijërinë

dhe adoleshencën e kaloi në Hamedan dhe Esfehan në kërkim të dijeve.

Arakiu më pas udhëtoi për në Multan dhe më pas vizitoi pjesën romake

në Azinë e Vogël. Këtu ai u njoh me kryeveprat e kohës të Mahi

Aladinit nëpërmjet sheikut Sadraladin Kuniavisë. Veç këtyre ai u njoh

në qytetin Konia edhe me krijimtarinë madhështore të poezive mistike

dhe dashurore të Mevlana Xhelaludinit duke krijuar kështu një respekt

të veçantë për këtë poet të jashtëzakonshëm. Më së fundi ai i mbylli

sytë në vitin 688 hixhri kamari (1289) në Damask.

68 Jahaki

Veprat e Arakiut

Arakiu njihet si një mendimtar i madh për veprat e tija në fushën

e mistikës, prej të cilave, mund të përmendim:

1) Divani i tij në tërësi përmban pesë mijë vargje të stileve të

ndryshme poetike si kaside, gazele, masnavi, tregime të shkurtra

dhe këngë shumëngjyrëshe, të cilat shërbejnë si burim për

shpirtrat e etur. Duhet theksuar se në këtë përmbledhje prania

dhe efekti i gazeleve është disa herë më i fuqishëm sesa në

poezitë e tjera. Të gjitha veprat e Arakiut janë përmbledhur në

një libër të titulluar Divani i Fakhrudin Arakiut dhe me ndihmën

e M. Dariushit kanë parë dritën e botimit në Teheran.

2) Ashekname, ose siç quhet ndryshe Dahname, përmban në

përgjithësi masnavi dhe disa gazele që i ngjajnë më tepër

Hadikes së Sanait. Autori në çdo kapitull ka trajtuar një nga

mësimet mistike, të ilustruar me shembuj dhe e përfundon me të

vërteta nga jeta e përditshme. Shkrimtarët e ardhshëm e kopjuan

disa herë këtë libër dhe tashmë kemi disa Dahname në letërsinë

perse.

3) Përveç poezive Arakiu ka edhe një libër në prozën perse, të

titulluar Alamat, ku tematika kryesisht është mistike. Më vonë u

botuan shumë libra që kishin të bënin me komente dhe analiza

nga ky libër. Më i njohuri prej tyre është Ashae Alamat i shkruar

prej Xhamiut.

Si proza ashtu edhe poezia e Arakiut janë të ngrohta dhe tërheqëse,

me fjalë të thjeshta, por të efektshme. Masnavitë dhe kasidetë e tij janë

më tepër me ngjyra reale dhe kërkuese, ndërsa gazelet janë të mbushura

me ndjenja mistike që ndjekin rrugën e shpirtit njerëzor dhe që t’i

kuptosh ato nuk është diçka e lehtë.

Hoxhavi Kermani, ndërmjetësi i poetëve

Dy poetët e mëdhenj dhe më popullorët, domethënë Saadiu dhe

Hafizi u shfaqën në skenë njëri para dhe tjetri pas poetit Hoxhavi

Kermani, i cili ka rëndësi për sa i përket marrjes dhe transmetimit të

kulturës letrare, pra qëndron në rolin e një ndërmjetësi. Nga ana tjetër,

ai nuk arriti ndonjë nivel të lartë që të shquhej në masat popullore po ta

krahasojmë me dy gjigantët e poezisë perse dhe për këtë arsye ai

përmendet si një poet i dorës së dytë. Ky mendimtar nga Kermani, që

vazhdonte rrugën poetike të Saadiut dhe gazelet e tij të shquara duke i

përcjellë këto drejt Hafizit quhej Kemaludin Abu’l Ata Kemalodin

Mahmud Ben Ali Ben Mahmod Murshedi. Ai ishte nga një familje e

Kulmi i letërsisë perse dhe rënia e saj 69

dëgjuar dhe me rëndësi fetare nga qyteti i Kermanit. Për këtë arsye, më

vonë kur iu fut rrugës së poezisë, e thërrisnin me epitetin Hoxhavi dhe

më pas, për shkak të rolit të tij lidhës që kishte ndërmjet poetëve dhe

poezive e quajtën edhe Nakhlband Shaeran ndërmjetësi i poetëve.

Fëmijërinë e po ashtu dhe adoleshencën e kaloi në vendlindje, ku u njoh

me dijet e kohës dhe me pas u mor me misticizëm dhe me filozofi.

Në po këto vite u njoh dhe krijoi lidhje me Hafizin nga Shirazi.

Duke qenë së ishte më i madh në moshë dhe kishte me shumë përvojë

në poezi, pati një rrezatim të dukshëm te Hafizi. Për këtë arsye në

divanin e Hafizit gjenden shumë vargje që i referohen Hoxhavisë. Ky

poet ndërroi jetë në vitin 752 hixhri kamari (1352) në qytetin e Shirazit

dhe po aty u varros.

Veprat e Hoxhavi Kermanit janë si më poshtë:

1) Divani që përmban kaside, gazele, rubaira, dhe vargje të

shkëputura. Ky divan ndahet në dy pjesë të titulluara Sanai

Al-Kemal dhe Badai Al-Xhemal. Divanin e Hoxhavisë e

përgatiti për botim nga Ahmad Sahili Khonsari dhe u shtyp

në Teheran.

2) Gjashtë masnavitë e krijuara me rimë të ndryshme renditen si

më poshtë:

Samname, Hamai va hamajun, Gol va novruz, Ruze Alnavar,

Kamalname dhe Guharname. Pesë masnavitë e fundit

titullohen ndryshe edhe si Epopeja e Hoxhavisë. Epopenë e

Hoxhavisë e botoi në Kerman kohë më parë Said Niaz

Kermani.

3) Asar mansur është një përmbledhje në prozë, përveç divanit

dhe masnavive, në të cilën tri diskutime janë më kryesoret.

Ato titullohen Resalat albadie, që është në vetvete

bashkëbisedim midis kallamit dhe xunkthit, Sab Almasoni

diskutimi mes shpatës dhe penës dhe Resalat, që paraqet

diskutimin mes diellit dhe resë. Që të tria këto diskutime janë

shkruar në prozë të kombinuar me poezi.

Poezia dhe misticizmi i Hoxhavi Kermanit

Një pjesë e kasideve të Hoxhavisë janë me tematikë adhurimin e

një Zoti të vetëm. Një pjesë tjetër janë me tematikë edukative dhe

morale si dhe shumë kaside kanë të bëjnë me probleme të shumta

shoqërore dhe kriticizma. Thuhet se Hoxhavi Kermani në kaside ka

qenë besnik i Sanait, ndërsa në gazele ka ndjekur Saadiun. Stili i

gazeleve të Hoxhavit, i vazhduar në divanin e Hafizit arrin kulmin e

70 Jahaki

bukurisë dhe të elokuencës dhe me të vërtetë shënohet në histori si

Divani i Hoxhavi Shirazit.

Duhet theksuar se në përgjithësi Hoxhavi Kermani ashtu si dhe

shumë bashkohës të tjerë kopjoi stilin e paraardhësve të tij dhe

gjithmonë u qëndroi besnik themeluesve të letërsisë poetike perse. Në

kaside ndoqi Sanain, në gazele Saadiun, në epope Ferdusin dhe në

tregime kishte si idhull Nezamin. Por edhe pse ndoqi dhe zgjodhi

modelet e tyre, ai nuk mundi të shkëlqejë dot mbi asnjërin prej tyre.

Në këtë kontekst Hoxhavinë duhet ta konsiderojmë një poet me

fat dhe të suksesshëm për kohën e vet.

Ibn Jamini dhe tregimet perse

Ibn Jamini, poet shiit, lindi në fshatin Korie Fariomad të

Khorasanit në periudhën e Sarbadaranëve. Në atë kohë Sarbadaranët

kishin marrë pushtetin në Khorasan dhe Ibn Jamini për arsye të respektit

dhe dashurisë që kishte ndaj kësaj dinastie, u krijoi vargje lavdëruese

shumë mbretërve dhe vezirëve të tyre. Në këtë mënyrë ai pati

mundësinë të jetë pranë tyre dhe në të njëjtën kohë të jetë i pranishëm

në shumë grindje dhe luftëra midis kësaj dinastie dhe Ilkhanave. Ai në

përgjithësi ishte njeri i thellë, dervish meditues dhe tepër origjinal.

Mësimet edukative në fragmentet e tij janë shumë të ngjeshura dhe

herë-herë shndërrohen në fragmente me vlera të larta artistike. Për ketë

arsye fragmentet poetike të tij konsiderohen edhe si fragmente

mësimdhënëse. Vitet e fundit të jetës Ibn Jamini i kaloi me

spiritualizëm, i zhytur në meditim, ku më në fund bënte jetën e një

dervishi. Ai vdiq në vitin 763 hixhri kamari (1362).

Tematika e kasideve të Ibn Jaminit ishte kryesisht lavdëruese si

dhe paraqitja e jetës dhe e veprave të imamëve shiitë, ndërsa tematika e

gazeleve në përgjithësi ishte dashuria e pastër. Në divanin e tij ka

shumë ulje dhe ngritje kuptimore, por vetë gazelet dhe kasidetë nuk

janë të përkryera nga ana artistike. Në këtë kontekst mund të themi së

forca e tij si poet mbetet vetëm te fragmentet e tij të shquara

mësimdhënëse. Meritat e Ibn Jaminit megjithëse bazohen në vlerat

edukative të vargjeve të tij, të shoqëruara me shembuj dhe krahasime

nga përvoja jetësore nuk mund të arrijnë dot në parim vlerat e dijes dhe

të filozofisë si një doktrinë me vete. Po ashtu mund të themi së është

pak larg nga poezia reale e Seif Forgonit dhe nga sarkazma me thumb

dhe plot efekt shoqëror e Hafizit dhe Abid Basit. Në poezinë e Ibn

Jaminit jepet thellësia dhe pasuria shpirtërore dhe në të njëjtën kohë

pavlefshmëria e botës materiale.

Kulmi i letërsisë perse dhe rënia e saj 71

Dua të përmend këtu se divanin e Ibn Jaminit e ka botuar në

Teheran Hyseinali Bastani Rad.

Seif Fargani dhe reflektimi shoqëror

Seifladin Muhamad Fargani lindi aty nga fillimi i shekullit të

shtatë hixhri kamari (shek. XIII) pikërisht në kohën kur qyteti

madhështor i Khorasanit po digjej në flakët e zjarrit mongol. Qyteti i

lindjes së tij ishte Fargani në Movar al-nahar. Më pas, pasi bëhet poet,

megjithëse kishte emigruar në Azinë e vogël për shkak të sulmit tartar

mbi vendlindjen njihet me emrin Seif Fargani. Seifi megjithëse ishte

bashkohës i Xhelaludin Mevlanas dhe jetonte shumë afër tij në Konia

nuk pati ndonjë takim apo letërkëmbim me të. Nga ana tjetër ai

adhuronte me gjithë shpirt Saadi Shirazin dhe kishte letërkëmbim të

rregullt me këtë mjeshtër të gjuhës perse.

Mendimet dhe poezia e Seifit

Stili poetik i Seifit është i ngjashëm në përgjithësi me poezinë

Khorasanase. Kjo afri është e dyfishtë, si për sa i përket bukurisë së

vargut, ashtu edhe në kuptimin e tij, pra kemi të bëjmë me një afri

pikëpamjesh. Kasidetë e tij, ku një pjesë janë përmbledhje e divanit të

tij prej dymbëdhjetë mijë vargjesh, shprehin qartë përputhjen dhe

ngjashmërinë që mbizotëron kundrejt tij dhe poetëve të tjerë të mëdhenj

si Rudakiu, Enveri, Khakoniu, Sanai, Atari dhe Kemal Esfehani. Ai si

dhe shumë poetë të tjerë bashkohës të periudhës së Hafizit u përballën

me vështirësi në shprehjen artistike dhe poetike për shkak të futjes së

vargjeve të ngjeshura dhe të vështira, si dhe për shkak të fjalëve dhe

shprehjeve të huaja.

Gazelet e tij janë më tepër përgjigje për Saadi Shirazin. Seifi si

shumë poetë të tjerë, që krijonin vargje lavdëruese për udhëheqës dhe

prijës të ndryshëm, parapëlqente gazelet për këtë qëllim. Megjithatë, ai

për të shprehur qëllimet shoqërore dhe edukative, pikëpyetjet dhe

ankesat, nganjëherë përdorte edhe kasidetë.

Ai u drejtohet edhe poetëve të tjerë me qëllim që të heqin dorë

nga vargjet lavdëruese dhe ta përdorin talentin e tyre me tepër për

këshillime dhe udhëzime.

Seifi, si çdo mysliman i lirë, kishte një respekt të veçantë për

imamët në përgjithësi dhe për imam Hyseinin në veçanti. Ai thuri

vargje elegjiake në shenjë nderimi për martirët e Qerbelasë.

72 Jahaki

Abid Zakani, humoristi letrar

Abid Zakani është poet dhe shkrimtar humorist i shekullit të tetë

hixhri kamari (shekulli XIV). Ai lindi në Kazvin, por mbiemrin Zakani

e mori për arsye se ishte nga familja e Zakanianëve me origjinë arabe

nga fisi i Bani Khakaxhe. Familja e tij emigroi në Iran dhe u vendos

përfundimisht në rrethinat e Kazvinit. Abidi me prijësit persë të asaj

kohe kishte lidhje të ngushta. Kjo del qartë edhe nga vargjet dhe

fragmentet lavdëruese kushtuar atyre. Më pas, kur Persia bie në dorë të

Almazfarit, Abidi vihet në shërbim të tyre. Ai u nda nga jeta në vitin

772 hixhri kamari (1371).

Merita dhe talenti i Abidit qëndron në trajtimin e problemeve

shumë të mprehta të shoqërisë në atë kohë. Ai më tepër u kushtoi

vëmendje çështjeve të hollësishme deri në detaje të problemeve të

ndryshme që shqetësonin shoqërinë, duke i paraqitur ato me nota

humoristike. Pra, gjithçka ai e shikonte dhe e paraqiste me ndjenjë

humori, me një gjuhë të pasur dhe të pranueshme për lexuesin.

Veprat dhe stili humoristik i Abidit

Ndryshimet shoqërore dhe morale pas sulmit shkatërrues mongol,

domethënë pikërisht në kohën e Abidit, përfshin të gjitha shtresat dhe

klasat shoqërore perse. Pra shembja e qytetërimit të vjetër dhe futja e të

tjera vlerave dhe pikësynimeve preku të gjithë aparatin shtetëror, duke

filluar që nga punëtoret dhe deri në instancat më të larta, pa lënë

mënjanë këtu edhe shtresat popullore. Abidi ishte njeri vigjilent,

qëndronte zgjuar gjatë kësaj situate kaotike dhe në asnjë mënyrë nuk e

pranonte gjendjen e krijuar. Ai kujtonte gjithmonë të kaluarën. Fjalët

plot humor dhe sarkazëm të Abidit të bëjnë shpesh për të qeshur dhe

ngandonjëherë arrijnë gjuhën e thjeshtë popullore. Pas tyre fshihet

gjithmonë mesazhi kuptimplotë që ka të bëjë me gjendjen e krijuar dhe

shpeshherë jep krahasime midis dy sistemeve. Ky mesazh është

plotësisht i dukshëm për largpamësit dhe ata që mendonin si Abidi.

Veprat e Abidit, si në prozë edhe në poezi, janë të disponueshme

edhe sot. Poezitë ndahen në dy grupe të mëdha: serioze dhe

humoristike.

Poezitë serioze të tij, të paraqitura në formën e divanit, janë

kasidetë, gazelet, masnavitë Ashekname, rubairat, fragmente të

ndryshme poetike. Ato të gjitha bashkë numërojnë tri mijë vargje dhe

në krahasim me vepra të ndryshme paraardhëse nuk kanë ndonjë gjë të

re apo të veçantë, kështu që Abidit nuk i njihet ndonjë vlerë letrare për

Kulmi i letërsisë perse dhe rënia e saj 73

këto. Përmbledhja më e re e Abid Zakanit është shtypur dhe shpërndarë

në Teheran nën kujdesin dhe përpjekjet e Parviz Atabakit.

Vlerat e vërteta letrare të Abidit duken qartë në poezitë

humoristike të tij. Në fakt krijimet humoristike të tij janë shkruar si në

prozë, ashtu edhe në poezi. Në mesin e krijimeve të shumta të Abidit

përmbledhja poetike Miu dhe Macja (Mush va Gurbe) ka rëndësi të

veçantë. Kjo përmbledhje është një e vërtetë historike, e asaj kohe, e

mbushur me shembuj nga gjendja shoqërore e krijuar në shtresat

popullore dhe qeveritare, duke filluar që nga prijësit dhe gjykatësit, që

vihen në pikëpyetje nga kritikat e shumta. Qëllimi i vërtetë i kësaj

përmbledhjeje është situata e krijuar midis Abu Ashok Inxhuit dhe

Amirit Mabarez Aladin Muhamad që ishte prijësi i Kermanit. Në këtë

kontekst komenti i Miut dhe Macja duhet konsideruar politik.

Veprat humoristike që shprehin më tepër mjeshtërinë e Abidit në

paraqitjen e gjendjes shoqërore dhe kulturore ndahen si më poshtë:

Akhlok Alsharaf, Sad pand, Resale delgusha dhe Resale tarifat.

Abid Zakani në këto mesazhe të shkurtra pa dyshim që nxori

fuqishëm në dritë të gjitha problemet shoqërore të asaj kohe, duke

forcuar kështu kriticizmin letrar pers. Është e drejtë të thuhet se në

shkrimet e Abidit stili i humorit është i pashoq. Këtu nuk mund t’i

përmendim të gjitha cilësitë humoristike të tyre, por mund të themi se

kripa në shakatë është aq e fortë dhe shumëngjyrëshe saqë pati një

reagim të fuqishëm shoqëror qysh në kohën e poetit. E vërteta qëndron

në këtë që shthurja morale dhe degjenerimi shoqëror në atë kohë kishte

marrë përmasa me të vërtetë të mëdha dhe përveçse kësaj forme nuk

kishte rruge tjetër për ta paraqitur dhe luftuar në popull.

Abidi për ndërtimin e poezive të tij humoristike mori si shembull

Saadiun dhe Suzanin (poet humorist i shekullit të gjashtë hixhri kamari

(shekulli XII) që duket qartë në rimën e përdorur në vargun e tij. Në

këtë kontekst mund të themi se dhe Abidi nuk solli ndonjë rrymë të re

letrare, por vetëm eci në rrugët që paraardhësit e tij tashmë i kishin

hapur, por duhet shtuar se asnjë poet tjetër në poezitë humoristike dhe

kritike në të njëjtën kohë nuk e arrin dot Abidin nga pikëpamja

artistike-letrare. Për këtë arsye emri i tij edhe sot e kësaj dite është në

listën e mjeshtrave të poezisë perse.

Hafizi, dinaku i stërvitur i Shirazit

Nga të gjithë poetët persishtfolës pa dyshim Hafizi është i vetmi

që mundi të shprehte mendimet e veta duke përdorur në mënyrë të

përkryer hapësirat letrare-kulturore perse. Deri tani askush nuk ka

mundur ta shpjegojë sekretin e popullaritetit të Hafizit nga Shirazi.

74 Jahaki

Sidoqoftë sekreti i tij duhet kërkuar në universin e tij poetik, sepse ato

që kanë mbërritur në duart tona nga Hafizi, nuk janë të shumta dhe të

mjaftueshme për të krijuar një ide të qartë për preferencat dhe shijet e

tij.

Khoxhë Shamsaladin Mohamad Shirazi, që ne e njohim me

pseudonimin “Hafiz” ose edhe me mbiemrin Lesan Algaib, lindi në

qytetin e Shirazit në vitin 726 hixhri kamari (1326). Stërgjyshërit ishin

nga malësia e Esfehanit, por thuhet se i ati u vendos përfundimisht në

Shiraz. Hafizi qysh i ri u mor kryesisht me mësimin e dijeve të kohës në

vendlindje. Por edhe gjatë pjesës tjetër të jetës së tij

gjashtëdhjetëvjeçare ai, sikundër poeti tjetër me të njëjtën origjinë,

Saadi Shirazi, nuk pati ndonjë dëshirë të madhe për udhëtime të gjata

dhe e kaloi pjesën më të madhe të kohës në vendlindje. Bëri vetëm një

udhëtim të shkurtër në Jazd dhe një tjetër pa ndonjë qëllim në ishullin e

Khormozit. Hafizi ndërroi jetë në vitin 792 hixhri kamari (1390).

Hafizi ishte i kompletuar më së miri me të gjitha dijet kuranore,

oratorike, filozofike dhe mistike. Madje mund të themi se edhe stilin

poetik ai e përfitoi duke u mbështetur në Kuran dhe duke qenë i

ndërgjegjshëm për forcën, kuptimin dhe bukurinë e fjalëve kuranore, ai

i përdorte ato mjeshtërisht. Pra, në qoftë se në shtëpinë e çdo iraniani

mysliman do të gjeni një libër Kurani, patjetër pranë tij është edhe

Divani i Hafizit. Kjo nuk është aspak e çuditshme, sepse në Kuran

mbështetet besimi i tij, kurse me Divanin e Hafizit ai hedh fall. Në këtë

kontekst mund të përmendim si cilësi të veçanta të botës poetike

hafiziane rolin e Kuranit si dhe njohuritë e thella shoqërore të kohës në

lidhje me persët në përgjithësi dhe islamin në veçanti.

I riu nga Shirazi, kur u bë zot i dijeve dhe i kulturës asnjëherë nuk

i vuri ato në shërbim të mbretërve persë. Madje edhe kur kishte fituar

famë të madhe dhe tërhoqi vëmendjen e udhëheqësve dhe prijësve

persë, derisa gjeti edhe rrugën drejt oborrit të Abu Ashak Inxhusë dhe

mbretit trim Muzafer dhe pati përkrahjen e drejtpërdrejtë të Kavom

Aladinit, ministrit të Policisë së Shirazit, ai përsëri nuk pati asnjë

përfitim prej tyre. Vdekja e fëmijës së tij, ashtu si edhe te Ferdusi dhe

Khakani, u shoqërua me dhimbje dhe hidhërim të thellë, gjë që ndikoi

thellësisht në gjendjen e tij shpirtërore dhe kjo duket qartë në gazelet e

mbushura me hidhërim dhe vajtim.

Ndërmjet mbretërve që njohu gjatë jetës Hafizi duhet të veçojmë

sheikhun Abu Ashok, që e përkrahu dhe gjatë qeverisjes së tij. Rinia e

Hafizit i ngjante më tepër një parajse, por gjatë kohës së qeverisjes së

ashpër të mbretit Mabarez Aladin Mohamad, që e shtypi vendin dhe e

mbyti në gjak dhe dhunë, jeta e Hafizit mori një drejtim shumë të

Kulmi i letërsisë perse dhe rënia e saj 75

hidhur. Poeti i vrarë shpirtërisht shumicën e gazeleve më të bukura të tij

i krijoi me qëllimin e vetëm që të diskretitonte hipokrizinë dhe

mashtrimin. Ai me një gjuhë plot me figura ironike të zgjedhura, pa

dyshim që i drejtohet mbretit hipokrit Muzafari, të cilin midis të tjerash,

me një ironi të theksuar dhe tallëse e quan kryepolic.

Bota poetike dhe mendimet e Hafizit

Tashmë nga Hafizi nuk ka mbetur përveçse një divan, i cili

përbëhet nga rreth pesëqind gazele, disa kaside, pak masnavi dhe

rubaira. Hafizi është thellësisht i lidhur me gazelet dhe për këtë kasidetë

dhe masnavitë janë të papërfillshme.

Hafizi edhe në gazele nuk krijoi ndonjë rrymë të re, por ndoqi

stilin e paraardhësve të vet duke iu referuar me tepër Saadiut, Kamal

Esfehanit, Salman Sauxhit, Hoxhavi Kermanit si dhe një poeti tjetër

shiit, bashkohës së tij, të quajtur Nazari Kuhestani. Po t’i lexosh me

vëmendje gazelet e Hafizit kupton së ato kanë ndërtim të njëjtë dhe janë

shumë të ngjashme për nga rima me gazelet e poetëve të përmendur me

lart.

Por me gjithë ngjashmërinë e lartë që kanë në pamje të parë, kjo

nuk do të thotë që poeti dinak i Shirazit, të qarkohet në një rreth të

mbyllur, të themi së është vetëm një kopjues i të tjerëve dhe nuk ka

merita krijuese. Hafizi arriti ta perfeksionojë dhe ta çojë stilin e

gazeleve në një nivel aq të lartë sa kushdo tjetër që provoi pas tij të futet

në këtë rrymë poetike e ndiente veten të pafuqishëm po të krahasohej

me çfarëdo gazeli nga Hafizi. Pikërisht për këtë arsye shumë kritikë dhe

letrarë të ndryshëm e konsiderojnë Hafizin si përfunduesin e poezisë

perse dhe pas tij kjo letërsi në përgjithësi konsiderohet në rënie.

Gjuha poetike e Hafizit është e hidhur, shqetësuese dhe tallëse,

por nga ana tjetër është tepër paqësore dhe plot mirësi. Thuhet së Hafizi

pas Seif Forgonit, Abidit dhe Ibn Jaminit përdori alegorinë, zgjuarsinë

dhe të gjithë talentin e tij letrar për të luftuar shthurjen shoqërore, dhe

hipokritët, dhe që më pas kjo metodë në historinë e letërsisë perse u

quajt me emrin e tij.

Paraardhësit e tij përdornin dendur gazele, vargjet poetike,

misticizmin, por rruga që zgjodhi Hafizi është diçka midis dashurisë

dhe misticizmit duke i kombinuar bukur dhe në mënyrë mjeshtërore

këto të dyja. Në këtë formë ai arriti të mbetet fanari për të gjithë poetët

pasardhës, megjithëse kjo metodë u ndoq edhe nga të tjerë pas tij deri

në ditët tona, por asnjëherë nuk mund të krahasohet me bukurinë,

pjekurinë dhe frymëmarrjen e poezisë hafiziane.

76 Jahaki

Në gazelet shoqërore Hafizi paraqet të gjithë kulturën e

mëparshme perso-islamike. Thuhet se Hafizi ashtu si dhe mjeshtri tjetër

nga Tusi, Abulkasem Ferdusi, treguan një ndërgjegje të lartë kombëtare

dhe mjeshtëri në lidhje me ndërthurjen e dy kulturave, asaj perse dhe

asaj islamike, në poezinë e tyre. Edhe Hafizi pa dyshim si Ferdusi i

madh në paraqitjen e kulturës dhe traditës së hershme iraniane është i

pashoq. Ai nuk gjeti ndonjë epope më të mirë dhe me të rëndësishme se

epopeja njerëzore e periudhës së vet, të cilën e paraqiti te lexuesit në

mënyrë të përkryer. Në këtë kontekst i këshillojmë lexuesit tanë të

nderuar të lexojnë pjesë nga Divani i Hafizit.

Xhamiu, i urti nga Xhami

Abdurrahman Xhamiu nuk është i vetmi poet mistik dhe i urtë i

kohës së Hafizit sepse edhe përpara tij vetë Hafizi u mor shumë me

misticizëm, si dhe gjithashtu Hoxhaviu dhe Arakiu u kushtuan

vëmendje këtyre temave. Po ashtu këtu mund të përmendim edhe

mbretin Nematullah, i cili qeveriste Kermanin në atë kohë dhe u përpoq

që të krijonte lidhje midis poezisë dhe misticizmit, mirëpo misticizmi i

paraqitur nga Xhamiu është shumëngjyrësh dhe i shkallës sipërore. Për

këtë arsye ai njihet edhe si poeti i cili i krijonte vargjet e veta me një

kulm meditimi dhe argëtimi.

Abdurrahmani, që u njoh më pas me mbiemrin Nuredin dhe me

vonë zgjodhi emërtimin Xhamiu, me të cilin nënshkruan vargjet e tij,

lindi në vitin 817 hixhri kamari (1414) në krahinën e Kharxhard Xham-

it. Në vogëli ai udhëtoi së bashku me të atin në drejtim të Heratit dhe u

regjistrua për pak kohë në shkollën ushtarake të këtij qyteti.

Herati në atë kohë ishte kryeqyteti i arteve, kulturës, traditës dhe i

letërsisë perse në veçanti. Gjithashtu ishte edhe një nga qytetet me

urbanistikën më të rregullt dhe me një qarkullim dhe lëvizje njerëzish

shumë të madhe për kohën. Vetë sulltani, Hysein Boiakra, dhe veziri

dijetar, Alishir Navai1, që qeverisnin këtë qytet në atë kohë, përkrahnin,

mirëprisnin dhe stimulonin materialisht të gjitha talentet në fushat e artit

dhe kulturës. Xhamiu përfitoi nga njohuritë e marra në këtë qytet, të

cilat i përforcoi më vonë.

Xhamiu në moshën gjashtëdhjetëvjeçare udhëtoi për të vizituar

shtëpinë e Zotit dhe një kohë të gjatë qëndroi në Bagdad. Prej aty

1 Mīr 'Ali-Shir Nava'i (1441–1501), i njohur ndryshe edhe Nizām-al-Din ʿAlī-Shīr

Herawī یینوا ريشیشير علعلى نیالدنظام ishte poet, shkrimtar, gjuhëtar, piktor, mistik

dhe politikan në Azinë qendrore. Ai ishte përfaqësuesi më i madh i letërsisë Çagatai

(Chagatai).

Kulmi i letërsisë perse dhe rënia e saj 77

udhëtoi për në Qerbela dhe Naxhaf. Në rrugën e kthimit vizitoi Halabin

dhe Damaskun. Në Halab dhe gjatë kthimit atij iu ofrua nga mbretërit

vendas të bëhej pjesë e oborrit të tyre, mirëpo ai nuk pranoi dhe vazhdoi

rrugën e kthimit drejt Heratit. Gjatë këtyre viteve ai fitoi një përvojë të

jashtëzakonshme poetike, të shoqëruar me bazat e nevojshme të

kulturës dhe të artit të kohës. Për këtë arsye sulltani Hysein dhe veziri i

tij dijetar e kishin për nder të gjendeshin pranë Xhamiut. Duke pasur

parasysh të gjitha këto privilegje të krijuara ndaj tij për arsye të

personalitetit të tij të lartë, ai asnjëherë nuk mori mundimin të krijonte

ndonjë varg të vetëm lavdërues për cilindo. Kjo ishte dhe një veti tjetër,

e cila ia rriste edhe më shumë personalitetin këtij poeti të madh.

Përfundimisht Nuredin Abdurrahman Xhamiu vdiq në Muharam të viti

898 hixhri kamari (nëntor 1492) në Herat.

Veprat e Xhamiut

A. Divani i plotë i tij është i ndarë në tre pjesë sipas tri periudhave

të rëndësishme të jetës së tij. Këtë Divan në mënyrë të plotë e ka

botuar në Teheran Hashem Raziu.

B. Haft range, që në krahasim me Divanin e plotë është më i pastër

dhe i zgjedhur. Kjo vepër përmban masnavitë e mëposhtme:

1) Selsele alzahab, me përmbajtje mistike.

2) Salamon va Absal është një përmbledhje me shembuj edukativë

dhe mistikë.

3) Tahfe alharar është një tjetër përmbledhje me udhëzime dhe

këshilla së bashku me shembuj dhe të vërteta mistike.

4) Sabhe Alabrar, me përmbajtje mistike për zhvillimin shpirtëror.

5) Jusef va Zuliha, tregimi i njohur Isufi dhe Zylyhaja, që

përmendet edhe në Kuran.

6) Leili va Maxhnun, historia e njohur e Leilit dhe Maxhnunit, të

cilën e ka përpunuar artistikisht edhe Nezamiu.

7) Heradname Eskanderi, shtjellime të fjalimeve të filozofëve të

njohur grekë.

Po ashtu edhe veprat e tij në prozë janë po aq të larmishme sa edhe

poezitë. Më poshtë do të përmendim disa prej tyre:

1) Baharestan përmban ngjarje dhe histori të ndryshme dhe është i

ngjashëm me Golestanin e Saadiut.

2) Nafahot alnas shpreh metodat dhe ngjarjet mistike si dhe për

opinionin e vetë autorit në lidhje me misticizmin.

3) Lavajeh është një përmbledhje e vogël e përbërë nga tridhjetë

tregime të shkurtra mistike në prozë.

78 Jahaki

4) Ashat Al-lamaot është komentim i veprës Lamaot të Fakhrudin

Arakit.

Xhamiu për sa i përket masnavive ka ndjekur si shembull Nezamiun

dhe kjo gjë duket qartë te Haft Range. Po ashtu edhe me Bahorestanin ai

kopjoi Saadiun dhe në këtë mënyrë kërkonte të konkurronte artistikisht

paraardhësit e vet, por në të dyja rastet ashtu si dhe shumë poet të tjerë, ai

nuk arriti dot t’i kalojë ata dhe ta perfeksionojë poezinë që ata kishin nisur.

Ai po ashtu nuk krijoi ndonjë rrymë të re letrare.

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

Ahmed Tamimdari, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Ahmed TAMIMDARI

FERDUSI DHE ESEDI TUSI SI PËRFAQËSUES

TË EPIKËS PERSIANE*

1.1. Ferdusi

Ebul Kasem Ferdusi Tusi është mjeshtër i poezisë epike të

Iranit dhe njëri ndër krenaritë e këtij vendi. Madhështia e tij ka bërë

që për jetën e tij të krijohen mite të ndryshme. Vepra më e vjetër që

flet për te është Çahar Makale e Nizamiut; ajo është shkruar në vitin

550 hixhri kamari (1155), pra 150 vite pas vdekjes së Ferdusit.

Nizami në artikullin e dytë kur flet për poezinë, në tregimin e nëntë,

jep informacione rreth jetës së Ferdusit dhe shkruan: “Ebul Kasem

Ferdusi është nga fshatrat e Tusit. Nga fshati të cilin e quajnë Bazh

në rrethinën e Taberanit”1.

Përpos Nizamiut, për biografinë e tij flet edhe El Bondari në

përkthimin e Shahnamesë në gjuhën arabe në vitin 620/1223, pastaj

Zekerija Bin Mahmud Bin Kazvini në librin Asarul Bilad dhe

tregimi i famshëm i takimit të Ferdusit me Unsurin. Po ashtu atë e

përmendin edhe Hamdullah Mustafavi në librin Tarihi Gozide, i cili

u shkrua në vitin 730/1329, Muhammed Ovfi në Lebabul Elbab në

shek. 9/16 dhe Devletshah në veprën Tezkiretush Shuara. Referencat

dhe burimet e mëvonshme që japin informacione rreth Ferdusit

bazohen në këto burime.

* Marrë nga libri “Historia e letërsisë perse”, botim i Fondacionit Kulturor “Saadi

Shirazi”, Tiranë, 2008. 1 Nizami Aruzi, Çahar Makale, fq. 75.

80 Tamimdari

Emri i Ferdusit dhe i babait të tij, zakonisht në veprat klasike

dhe nga el Bendari përmendet si Ebul Kasem Mensur Bin El Hasan

El Ferdusi, ndërsa pseudonimi i tij ka qenë Ebul Kasem. Për emrin e

tij ekzistojnë variante të ndryshme dhe sipas disa të dhënave e ka

emrin Hasan, Ahmed dhe Mensur, ndërsa babai i tij Ali, Is’hak Bin

Sheref Shah dhe Ahmed Bin Fereh2.

Sipas të dhënave të Çahar Makales, ai ka qenë nga fshati Bazh

në rrethinën e Tebranit të qytetit Tus, fshat ky që ndodhet mes Tusit

dhe Nishaburit. Viti i lindjes së tij nuk dihet i saktë, por

hamendësohet se ai ka lindur në vitin 329/940 apo 330/941, sepse ai

në kohën e sundimit të Sulltan Mahmud Gazneviut në vitin 387/997

ishte në moshën 58 vjeçare:

Kur isha në moshën pesëdhjetëetetëvjeçare

Isha ende e ri edhe pse më kishte kaluar rinia

Dhe në një varg tjetër thotë:

Kur i bëra shtatëdhjetë e një vjet

E gjithë gjithësia më erdhi në poezi

Pra, Shahnamenë ai e përfundoi rreth vitit 400/1009, kur ishte

në moshën 71 vjeçare dhe në bazë të kësaj lindja e tij duhet të jetë

rreth viteve 329/940 apo 330/941. Ndërsa orientalisti Noldke, vitin e

lindjes së tij e jep 323/934 apo 324/9353 dhe këtë e mbështet edhe

prof. Furuzanferi4. Sipas Nizami Aruziut ai ka jetuar i lumtur në

fshatin e tij dhe nuk ka pasur nevojë për askënd. Madje edhe vetë

Ferdusi në Shahname flet për këtë çështje, kur thotë:

Më dëgjo o Ti Rrotullues i kësaj rrote

Ç’e do këtë të varfër në pleqëri

Kur isha më i ri më mbajte më mirë

Tani në pleqëri më la në ferra

Po ashtu duhet theksuar se Ferdusi për ta shkruar dhe

përgatitur Shahnamenë humbi 30 vite nga jeta e tij dhe çdo gjë që

pati, e sakrifikoi për këtë vepër madhështore, prandaj dhe ditët e

2 Furuzanfer, Sohan va Sohanvaran, fq. 45. 3 Safa, Tarihe Adabijate dar Iran, vëll. 1, fq. 459. 4 Furuzanfer, Sohan…, fq. 45.

Ferdusi dhe Esedi Tusi si përfaqësues të epikës persiane 81

fundit të jetës i kaloi në një skamje të thellë. Ja si do të shprehet ai

në lidhje me këtë:

Në vend të pasurisë, jeta më dhuroi shkop

M’u shpërnda pasuria dhe m’u kthye gjendja

Drenusha m’i mori veshët e këmbët

M’i mori vjetët dhe më la në varfri

Nga Shahnameja e Ferdusit kuptojmë se ai, përveçqë kishte

njohuri të plota për gjuhën dhe letërsinë persiane, kishte njohuri

edhe për letërsinë arabe, por nuk ekzistojnë të dhëna të sakta për

nivelin e tij arsimor. Ai në fillim iu përkushtua, me një kureshtje

tepër të madhe, mbledhjes së miteve dhe të tregimeve të Iranit të

lashtë. Këtë, me gjithë skamjen që pati, ia mundësoi familja, që të

mos t’i shtrinte dorën oborrit të mbretërve të atëhershëm 5 .

Shahnameja filloi të shkruhej pas vrasjes së Dakikiut në vitin

367/979 apo 369/981 dhe tregimi i parë i saj është “Bizheni dhe

Munizheja” ose lufta e Bizhenit dhe Gerazanit; është një tregim

shumë i lashtë dhe vërehet se Ferdusi këtë tregim nuk e ka marrë nga

Shahnameja e Ebu Mensuriut. Kështu që, Ferdusi disa vjet pas

vdekjes së Dakikiut ka arritur ta shohë këtë Shahname dhe ashtu siç

thotë edhe vetë në hyrje të këtij tregimi, personazhin e gruas, që ka

shfrytëzuar në këtë tregim, e ka huazuar nga një libër i lashtë. Përveç

kësaj, Ferdusi vetë ka krijuar shumë tregime të Shahnamesë, siç janë

Sohrabi, Ekvani Div dhe luftërat e Rustemit6, por të dhënat se kur

janë shkruar këto tregime, nuk dalin në tregimin Sijavush në vitin

387/997, në tregimin Kejhosro, i cili është shkruar menjëherë pas

tregimit të Sijavushit dhe gjuetia e Rustemit në rajonin e gjuetisë së

Efrasjabit, që është shkruar në vitin 389/998.

Si duket, një mik i Ferdusit i ka dhënë atij një kopje të

Shahnamesë së Dakikiut, kështu dhe Ferdusi Shahnamenë e tij e

fillon duke i sjellë vargjet, e – siç e quan ai – Shahnames së Ebu

Mensurit. Hamendësohet se viti i kësaj ngjarje ka qenë 371/981.

Kur Ferdusi filloi të shkruajë Shahnamenë, pati mbështetjen e

Hujji Kutejbes ose të Husejn Kutejbes, guvernator i Tusit7. Përveç

këtij, personat që e ndihmuan Ferdusin ishin Ali Dilem në

përgatitjen e kopjeve dhe Ebu Delef si narrator, kurse sipas të

5 Safa, Tarihi…, vëll. 1, fq. 463. 6 Ibid, fq. 465. 7 Nizami Aruzi, Çahar…, fq. 77.

82 Tamimdari

dhënave të Çahar Makales, guvernatori i Tusit e kishte liruar nga

taksat shtetërore.

Kronikat atë e quajnë bujk, por kjo nuk duhet kuptuar sikur ai

ka qenë me të vërtetë bujk; fjala bujk (dehkan), në këtë rast, duhet

kuptuar në kuptimin e saj të vjetër, si pronar tokash të shumta. Këta

njerëz që kishin toka të shumta në shek. 4/10 jetuan të lirë dhe ishin

të fuqishëm në shoqëri, prandaj treguan interes për historinë dhe për

kulturën e lashtë të Iranit. Po kështu, iranianët në këtë shekull ishin

në përpjekje të ringjalljes së zakoneve dhe të traditave të Iranit të

lashtë paraislamik dhe e kishin kushtëzuar veten që së paku t’i

mblidhnin dhe t’i përgatisnin tregimet kombëtare të Iranit. Njëra nga

këto punë ishte mbledhja e tregimeve kombëtare dhe këta tregime u

mblodhën nën titullin “Hotaj Namek”. Në mesin e këtyre veprave në

shek. 4/10 bëjnë pjesë: Shahnameja e Ebu Muejjid Belhiut,

Shahnameja e Ebu Ali Muhammed Bin Ahmed Belhiut dhe

Shahnameja më e njohur e Ferdusit8.

Referencat e Shahnamesë janë libri i Avestas dhe shkrimet e

tjera në lidhje me këtë vepër janë: Bendheshen dhe Dinkeret.

Diskutimet rreth Zotit (Jezdan), Ahrimenit, transmetimet rreth

Zoroastrës, tregimi për krijimin e kësaj bote, tregimi i Kijumersit

dhe tregimi i Xhem dhe Feridunit janë të huazuara nga Avesta. Disa

nga këto tregime, siç janë tregimi i Xhemit, i Kaves dhe i Kej

Kavusit burojnë nga mitet e përbashkëta të fiseve ariane, madje kanë

tipare të përbashkëta edhe me mitet indoeropiane. Këto tregime janë:

Tregimi i ushqimit të Zalit me qumështin e luanit dhe trupi i

fuqishëm i Isfendjarit. Tregimet si Rustemi dhe Isfendjari në

Shahname janë pas periudhës së Hehameneshitëve dhe janë huazuar

nga burime të tjera të Iranit, ndërsa tregimi për Aleksandrin e Madh

nga mitologjia greke është transferuar në atë surjanite, arabe edhe

më pas ka depërtuar në burimet e mitologjisë iraniane9.

Por burimi kryesor i Shahnamesë së Ferdusit është

Shahnameja e Ebu Mensurit, e cila është mbledhur në fillim të shek.

4/10 me urdhër të Ebu Mensur Muhammed Bin Abdurrezak Tusiut.

Para Ferdusit, Dakikiu ishte poeti i Fundit që kishte shkruar

Shahanme, dhe Ferdusi pjesën e Shahnamesë së tij prej 1000

vargjeve e ka sjellë në fillim të veprës së tij.

Emri i vërtetë i Dakikiut është Ebu Mensur Muhammed Bin

Ahmed dhe quhet si poeti i dytë që ka krijuar Shahname, ndërsa

pseudonimi i tij “Dakiki” i është dhënë për shkak të kujdesit dhe

8 Encyclopedia of Islam, fq. 918. 9 Rizazadei Shafak, Tarihe Adabijate Iran, fq. 181.

Ferdusi dhe Esedi Tusi si përfaqësues të epikës persiane 83

saktësisë që ka treguar në përdorimin e gjuhës në Shanamenë e tij.

Ndërsa disa studiues të tjerë janë të mendimit se pseudonimi Dakiki

ka kuptimin e miellit, dhe si duket babai ose gjyshi i tij janë marrë

me bluarjen e drithërave10. Për të është thënë se ka lindur në vitin

330/941 dhe është mbytur në moshë shumë të re në vitin 365/975–

370/98011. Dakiki i ka takuar fesë zoroastriane dhe kjo vërehet qartë

në vargjet e Shahnamesë së tij. Në fund të jetës së tij filloi të

shkruajë Shahnamenë dhe kjo dëshmon faktin se ka qenë poet i

popullarizuar, madje edhe Ferdusi atë e përkujton si poet të madh që

ka ditur të shfrytëzojë gjuhën në nivel shumë të lartë. Hidajeti në

veprën Mexhmual Fuseha thotë se Dakikiun disa e dinë nga Belhi

dhe disa nga Samarkandi12. Dakiku Shahnamenë e ka shkruar me

urdhër të mbretit Nuh Bin Mensur, i cili kishte dhënë ndihmesë të

madhe për ringjalljen e kulturës dhe të qytetërimit persian. Por

Dakikiu ende pa shkruar as 1000 vargje ishte vrarë nga ana e

shërbëtorit të tij 13 . 1000 vargjet e Dakikiut që janë sjellë në

Shahnamenë e Ferdusit fillojnë me tregimin e Goshtasbit dhe me

hipjen e tij në fron dhe në mënyrë të papritur mbaron me luftërat e

Turanit kundër Goshtasbit. Këto 1000 vargje të këtij poeti njihen

edhe si Goshtasbname; janë krijuar në rimën e Shahnamesë. Përveç

këtyre 1000 vargjeve, nga ai kanë mbetur edhe disa poezi dhe disa

kaside të tjera.

Kështu që, Ferdusi pas vrasjes së Dakikit, filloi të shkruajë

Shahnamenë e tij dhe asaj i kushtoi 30 vjet nga jeta dhe më në fund e

mbaroi në vitin 401/1010 apo 402/1011. Por kjo datë si duket është

kur Ferdusi bëri disa përmirësime në Shahname, ndërsa data e saktë

e përfundimit të shkrimit të Shahnamesë është 384/99414. Pasi kishte

mbaruar Shahnamenë, Ferdusi kishte vendosur që ta paraqiste atë

para oborrit mbretëror. Sipas kronologjive, mbreti i asaj kohe ishte

Sulltan Mahmud Gaznevia. Kur ndodhi kjo ngjarje, Ferdusi ishte

65–66 vjeç dhe jetonte në një varfëri të skajshme. Është thënë se në

oborrin e mbretit kishte depërtuar nëpërmjet ministrit Ebul Abbas

Fazel Bin Ahmed Isferajni dhe arriti ta dorëzojë Shahnamenë në

prani të Sulltan Mahmud Gazneviut. Tregimin e kësaj ngjarje,

Nizamiu në veprën e tij Çahar Makale e paraqet në këtë mënyrë:

“Ferdusi e mori veprën e tij dhe shkoi në oborrin mbretëror të

10 Furuzunfer, Sohan…, fq. 28. 11 Safa, Tarihe Adabijat dar Iran, vëll. 1, fq. 408. 12 Hidajet, Mexhmual Fuseha, vëll. 1, fq. 214. 13 Safa, Tarihi…, vëll. 1, fq. 413. 14 Ibid, fq. 482.

84 Tamimdari

Gaznejnit. Shahnamenë ia dorëzoi personit të quajtur Ahmed Bin

Hasan Mimandi dhe ai u pranua nga ana e oborrit”15. Por ky ministër

edhe pse kishte pozitë të lartë dhe fuqi të madhe në oborrin

mbretëror, gjithashtu kishte edhe armiq të shumtë. Kështu që këta

armiq për ta shkatërruar pozitën e ministrit te mbreti, filluan të

shpifin dhe të flasin gjëra të palakmueshme për Shahnamenë dhe

vetë Ferdusin dhe për atë thanë se është Mutezili që ka dalë nga

udha e Zotit.

Këta armiq arritën t’ia mbushnin mendjen mbretit dhe ai i dha

Ferdusit vetëm 20.000 dërhem. Ferdusi u fye shumë nga kjo shumë e

vogël parash dhe të gjithë këta dërhemë i shpërndau në mesin e të

varfërve. Kur mbreti e dëgjoi këtë veprim të Ferdusit, e kërcënoi atë

dhe ky i fundit u detyrua të largohet e të fshihet në Herat dhe prej

andej menjëherë shkoi në Tus, ku mori Shahnamenë dhe shkoi në

Mazendaran. Këtu u strehua te mbreti Shehrijar Bin Shervin. Sa

kohë qëndroi në oborrin e këtij mbreti, thuri poezi humoristike prej

100 vargjesh për Sulltan Mahmud Gazneviun dhe për këtë poezi

mbreti i dha 100.000 dërhem. Një nga këto vargje të kësaj poezie

është:

Nuk ishte i madh si prejardhja e tij

Nuk diti të dëgjojë emrin e të mëdhenjve

Kur Sulltan Mahmudi Gazneviu e dëgjoi këtë poezie ankuese

të Ferdusit, u pendua dhe vendosi ta shpërbejë punën 30-vjeçare të

tij. Nizamiu në veprën e tij në lidhje me këtë thotë: “Në vitin

514/1120 në Nishabur dëgjova nga Emir Muezziu, i cili më tha:

Kam dëgjuar nga Emir Abdurrezak në Tus, i cili më pati thënë: Në

kohën kur Sulltan Mahmudi kthehej nga India, në rrugë ishte i

lodhur dhe i mërzitur. Ditën tjetër, atij i dërgoi një emisar dhe i tha

që nesër të vish tek unë... të shërbesh në oborrin tim, të veshësh

rroba zyrtare dhe të qëndrosh pranë meje. Të nesërmen Mahmudi

ishte ulur për të pushuar dhe pranë i erdhi Haxhe Bozurgi dhe e

lajmëroi se ishte kthyer emisari që e kishin dërguar dhe e thirri atë

në praninë e tij dhe e pyeti se çfarë përgjigje kishte marrë? Haxhe

Buzurgi i lexoi këto dy vargje të Ferdusit:

Nëse vjen përgjigjja kundër dëshirës sime

Unë, topuzi, sheshi dhe Afrasjabi

15 Nizami Aruzi, Çahar Makale, fq. 78.

Ferdusi dhe Esedi Tusi si përfaqësues të epikës persiane 85

Sulltan Mahmudi ia ktheu: Ky dyvargësh është i shurdhër dhe

nga ai njeriu dëshpërohet. Haxhe Buzurgu pastaj i tha: I mjeri Ebul

Kasemi Ferdusi, 25 vjet u mundua për të shkruar një vepër të këtillë

dhe më në fund nuk e mori shpërblimin e duhur. Sulltan Mahmudi iu

përgjigj: Bëre mirë që ma kujtove këtë, dhe unë jam penduar shumë

për sjelljen që kam bërë ndaj tij. Ai njeri i lirë mbeti i privuar nga

ana ime. Kur të vemi në Gaznejn, ma kujto që t’i dërgojmë atij

diçka”16. Sulltan Mahmud Gazneviut i ra ndërmend ta shpërblejë

Ferdusin, kur ai kishte vdekur, dhe në njërën portë të qytetit Taberan

hynte Sulltan Mahmudi me ushtrinë e tij, ndërsa nga porta tjetër e

qytetit dilte trupi pa jetë i mbretit të poetëve, Ebul Kasem Ferdusit.

Siç duket, kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 411/1020. Pas vdekjes së

Ferdusit, imami i qytetit nuk lejoi që ai të varrosej në varrezat e

myslimanëve, sepse për të kishin shpifur se është i pafe. Kështu që u

detyruan ta varrosin në kopshtin e tij, i cili ende ekziston. Nga

Ferdusi kishte mbetur vetëm një vajzë, e cila kishte refuzuar të

pranonte shpërblimin e punës 30 vjeçare të babait të saj. Dhe si

duket ka pasur edhe një djalë që ka vdekur në moshën 37 vjeçare.

Ferdusi, veprën e tij për mbretërit e Iranit nuk e ka quajtur

Shahname, madje ne kur e lexojmë këtë vepër shohim se në asnjë

varg të saj nuk përmendet emri i kësaj vepre. Këtë vepër kolosale

Shahname e emëruan poetët dhe shkrimtarët iranianë të mëvonshëm,

ndërsa poeti Esedi Tusi 50 vjet pas Ferdusit thotë17:

Ferdusi Tusi mendjendritur

I bëri të zëshme fjalët elegante

Botën e zbukuroi me Shahnamen

Kësaj vepre i dha emër të mirë

Kurse Nizami Aruziu në lidhje me Ferdusin shkruan: “Ebul

Kasem Ferdusi, Librin e Mbretërve (Shahnamenë) e thuri në

poezi”18. Është interesant se në shekullin 4/10 dhe 5/11, të gjitha

veprat e historisë së lashtë emëroheshin Shahname dhe si duket është

një përkthim nga fjala pehlevite “Hotaj namek”. Megjithëse kjo fjalë

nuk shihet askund në Shahnamenë e Ferdusit. Ai ndonjëherë veprën

e tij e ka quajtur si “Shkrime klasike”, “Letrat e njohura klasike” dhe

16 Ibid, fq. 81-82. 17 Esedi Tusi, Gorshasbname, fq. 14. 18 Nizami Aruzi, Çahar Makale, fq. 75.

86 Tamimdari

“Shkrimet e njohura të kreshnikëve”. Pra ajo që sot e quajmë

Shahname nuk është emërtuar nga vetë Ferdusi.

Si duket numri i vargjeve të Shahnamesë është 60.000 dhe

vetë ai në një varg thotë:

Më kujtohet se ky libër i kujtimeve

Është përbërë prej 60.000 vargjeve

Por në kopjet që ekzistojnë tani, vargjet e kësaj vepre sillen

diku mes 48.000 dhe 52.000. Një kopje tjetër ka 55.000 vargje, por

vërehet qartë se në të janë shtuar vargje të tjera. Ritmi i Shahnamesë

është Feulun, Feulun, Feulun, Feul dhe është krijuar në modelin e

Mesnevisë, me anë të së cilës shumë tregime kanë qenë më të lehta

për t’u radhitur. Forma e kësaj vepre kolosale është në atë mënyrë që

Ferdusi, në fillim lavdëron Zotin, Krijuesin e botëve dhe më pas

paraqet qëndrimet e tij filozofike dhe teologjike. Kjo metodologji

vërehet edhe në tregimet si “Rustemi dhe Sohrabi” dhe “Rustemi

dhe Isfendjari”. Kjo traditë e të shkruarit ekzistonte edhe në mesin e

shkrimtarëve grekë të cilët shkruanin tragjedi, si Sofokliu dhe

Orpidesi. Pas hyrjes, Ferdusi thellohet në thelbin e tregimit dhe me

stilin e tij të veçantë gjuhësor arrin në përfundimin e tregimit. Ajo që

është interesante, është se ekzistenca e poetit ndihet në çdo moment

të ngjarjes së tregimit, madje ndonjëherë autori shkrihet me heronjtë

e tregimit; këto zakonisht janë raste të bukura dhe të këndshme. P.sh.

në tregimin “Rustemi dhe Sohrabi”, i cili është dhe një ndër

tragjeditë më të bukura të botës, pasi Rustemi vret Sohrabin dhe

kupton se person që ka vrarë është i biri, Ferdusi me një pikëllim të

jashtëzakonshëm thotë:

Tani ç'shenj ke nga Rustemi?

T’u harroftë ai emër prej despoti

E godita atë filiz me hanxhar

Të marrtë kobi i kësaj bote

Përveç stilit të lartë në Shahname vërehet edhe besnikëria ndaj

tregimeve klasike, përshkrimi i pamjeve natyrore, sheshet e luftës

dhe këshillat e udhëzimet, ndërsa mbi të gjitha qëndron kujdesi i

Ferdusit në respektimin e artit të narracionit në këtë vepër19.

19 Hamidijan, Dar omadi bar andishe va Honare Ferdusi.

Ferdusi dhe Esedi Tusi si përfaqësues të epikës persiane 87

Elemente stilistike më të dukshme në Shahname janë

përdorimi i fjalëve të veçanta të shoqëruara me shkronjat z, zh, k, g

dhe b, kujdesi në përzgjedhjen e fjalëve epike, shfrytëzimi i tepërt i

fjalorit të luftës dhe fjalët shumë të pakta arabe. Në anën tjetër,

boshti qendror i krahasimeve, i përshkrimeve dhe i imagjinatës është

epik, kurse krahasimet natyrore dhe epike janë karakteristikat

kryesore të Shahnamesë 20 . Përpos këtyre në Shahname mund të

gjejmë edhe mitologji, sociologji, psikologji dhe histori.

Shahnameja përveç në Iran, ka pasur rëndësi të madhe edhe në

vendet tjera të botës. Për herë të parë është përkthyer në gjuhën

arabe në vitin 620–4/ hixhri kamari (1223-1227) nga ana e El

Bendari El Isfehanit, ndërsa në vitin 916 hixhri kamari (1510) në

gjuhën turke e ka përkthyer Ali Efendiu. Në Europë e përkthyen

Zhol Mol në gjuhën frënge, Schack dhe Freidrech Ruckert e

përkthyen tregimin “Rustemi dhe Sohrabi” në gjuhën gjermane dhe

Atkinson në gjuhën angleze. Po ashtu Shahnamenë në gjuhën

italiane e përktheu Pizzi dhe Joukovsky në gjuhën ruse21. Vlen të

theksohet se disa tregime të kësaj vepre në gjuhën shqipe i ka

përkthyer, orientalisti i madh shqiptar Vexhi Buharaja (shën. i

perkth.).

Fotoja: Varri i Ferdusit - Tus

Për t’u njohur më mirë me këtë vepër madhështore të Ferdusit,

do të ishte mirë që të analizojmë njërin nga tregimet më të njohura të

kësaj vepre, pra “Rustem dhe Isfendjari” dhe që së fundi do ta

sjellim të përkthyer me 100 vargje. Ky tregim në kopje të ndryshme

të Shahnamesë ka rreth 1665 deri 1675 vargje22. Në këtë tregim janë

tre heronj kryesorë: Rustemi, heroi dhe kreshniku kryesor i

Shahnamesë, që në këtë tregim është në moshën 500 vjeçare.

Isfendjari, kreshnik i pathyeshëm dhe ithtar i fesë zoroastriane, që

qëndron përballë Rustemit. Edhe ky është princ, por edhe kreshnik,

cilësi këto që nuk i ka çdokush. Dëshira e vetme e tij ishte që të

ngjitet në fronin e mbretit, por më së fundi dështoi. Heroi i tretë

është Goshtasbi, djali i Loheresabit dhe babai i Isfendjarit, i cili

dështon në dy aspekte; nuk arrin të bëhet as mbret e as baba, dhe më

në fund, kur mëson se nuk është babai i vërtetë i Isfendjarit, nga

xhelozia dhe inati i madh, Isfendjarin e dërgon në një luftë, ku e

20 Shefi'i Kedkeni, Suveri Khijal dar She're Farsi, fq. 440. 21 Sefa, Hamase Serayi dar Iran, fq. 212-215. 22 Ferdusi, Shahname, Botim i Moskës, vëll. 6.

88 Tamimdari

priste vdekja. Përveç këtyre heronjve, në këtë tregim janë edhe

personazhe të tjera, por që nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë23.

Momenti më tragjik i këtij tregimi është përleshja mes

Rustemit dhe Isfendjarit. Orientalisti gjerman Noldke, duke cituar

Shpigelin, shkruan: Isfendjari ishte kreshniku fetar i klerikëve dhe

nga çdo aspekt ishte më superior se Rustemi24. Isfendjari me urdhër

dhe me provokimin e të atit niset për t’u ballafaquar me Rustemin.

Lufta me Rustemin fillon me pretekstin e Isfendjarit, ku ai Rustemin

e fton që të pranojë fenë Behi dhe nga ai kërkon që të dorëzohet, por

Rustemi nuk e bën një gjë të këtillë. Kjo tregon se ballafaqimi në

mes të këtyre dy trimave ishte i pashmangshëm. Rustemi e dinte që

çdokush që në këtë botë do ta mbyste Isfendjarin, do të vuante në

këtë botë dhe në botën tjetër do të jepte llogari për këtë, kurse në

anën tjetër e brente ndjenja se nëse dorëzohej, do të poshtëronte të

kaluarën e tij prej kreshniku të pathyeshëm. Përleshja mes këtyre të

dyve në realitet është përleshje mes lirisë dhe robërisë, rinisë dhe

pleqërisë, së resë dhe së vjetrës, mendjes dhe ndjenjës, fatit dhe

vullnetit dhe në fund mes jetës dhe vdekjes 25 . Kur Isfendjari e

vendos Rustemin në mes të dy rrugëve, në mes të robërisë e qetësisë

me lirinë dhe vdekjen, këtu arrin edhe pika më e ndjeshme dhe më e

lartë e këtij tregimi, Sohrabi ballafaqohet me Isfendjarin.

Tregimi “Rustemi dhe Isfendjari” në versionin e shkurtuar

Tani duhet pirë verë e shijshme

Se nga lumi vjen aromë vere e hijshme

Nuk gjetën njeri pos meje

Ky popull egoist që nuk fal asnjëherë

E di gjithçka se ç’thotë bilbili

Se ç’ndodh nën degën e lules?

Gjithë ankohet nga vdekja Isfendjari

Në mendje s’ka tjetër pos rënkimit

Nga takimi doli i dehur Isfendjari

Me ngut shkoi në pallatin e mbretit

Iu ankua nënës së tij Isfendjari

I tha: “Mbreti gjithnjë sillet keq me mua

Më tha nëse do të bëhesh mbret

Duhet të luftosh me një trim të madh

23 Islami Nedushen, Dastane Dastanha, fq. 267-299. 24 Noldke, Hamase Melli Iran, fq. 114. 25 Islami Nedushen, vep. e cit., fq. 95.

Ferdusi dhe Esedi Tusi si përfaqësues të epikës persiane 89

Por unë do të bëhem mbret dhe komandant i ushtrisë

Gjithë atë pasuri do ta bëj për timen

Ty do të bëj zonjë të Iranit

Me paqe apo dhunë do t’i luftojë luanët”

Goshtasbi u informua nga ky pretendim i djalit

Se do t’ia marrë mbretërinë

Atëherë Goshtasbi e thirri Xhamasebin

Që t’i mbledh këshilltarët e magjistarët

Me të marrë vesh i mençuri i Iranit

E shikoi fatin dhe astrologjinë

Gjithçka i doli e zezë e kob

Ku-ku për mua çka do t’më gjejë

Urdhëroi që Behmeni të shkojë tek ai

Që ta këshillojë e ta udhëzojë

Shko deri te shtëpia e Rustemit

Por kujdes mos bë diçka që nuk të takon ty

Pasi Behmeni i dëgjoi fjalët e tij

Mori rrugën për në largësi

Me të arritur aty i takoi rojtarët

Pastaj u drejtua për në Zavelistan

Zali nuk e njohu djalin e ri

Dhe e drejtoi te Rustemi

Behmeni e pa Rustemin që mori në duar

Behmeni me vete tha:

“A është ky Rustemi apo dielli që shkëlqen në agim?”

Një gur të madh mori dhe e hodhi larg

Rustemi iu drejtua djalit të ri

Duke i thënë se nëse nuk e thua emrin tënd,

Nuk vij për të të pritur

Behmeni i tha se jam djalë i Isfendjarit

Dhe mua më quajnë Behmen

Me të dëgjuar Rustemi këto fjalë

Pehlivani i vjetër ra në mendime

Tani do të vij te ti pa ushtri

Dhe të dëgjoj çdo porosi të mbretit

Askush s’ka parë pranga në trupin tim

As elefanti nuk arriti të zërë vendin tim

Ushtarët u kthyen te Isfendjari

Të gjithë së bashku dhe kokulur

Në anën tjetër Rustemi e nxori Rahshin

Me kalin Rahsh shkoi te mbreti

90 Tamimdari

Kur Isfendjari dëgjoi përgjigjen e Rustemit

Nga gëzimi kërceu nga kali

Isfendjari i tha: “Jam i detyruar nga mbreti

Që me duar të pranguara të të shohin të gjithë

Ti je një hero dhe pehlivan i madh

Këtë problem mund ta zgjidhësh vetë”

Rustemi ia ktheu: “O princ i madh?

Gjithçka do të bëja përpos dorëzimit

Kisha shumë dëshirë të të takoja

Por tani u përballa me nënçmimin tënd

Të mos më shoh as një i gjallë në pranga

Jam njeri i lirë dhe nuk dorëzohem kurrë”

Zbriti nga Rahshi si ndonjë i dehur

Me trup të madh e fuqiplotë

Isfendjari filloi ta fyejë prejardhjen e tij

Dhe me fjalë të rënda iu sul Rustemit

“Kujdes se ç’po flet more princ

Pse thua fjalë që nuk të kanë hije?”, ia ktheu trimi i trimave

Rustemi u kthye në shtëpinë e tij

Dhe u këshillua me Zalin se çfarë të bënte

Kur zbardhi dita, Rustemi përgatiti kalin

Veshi pancirin dhe rrobat me lëkurë tigri

Dolën në shesh plaku e i riu

Dy luanë krenarë dhe dy pehlivanë

Lidhën besë me njëri-tjetrin

Që të mos luftohet duke bërtitur

Në fillim luftuan me shtiza

Që të dy u mbuluan me gjak

Pasi i thyen shtizat në luftime

U detyruan të kapin shpatat

Pastaj iu vërsulën njëri-tjetrit me kuaj

Por asnjëri nuk doli fitues nga kjo betejë

Përdorën gjithë fuqinë ndaj njëri-tjetrit

Por asnjëri luan nuk ngadhënjeu mbi tjetrin

Rustemi i lodhur zbriti nga Rahshi

Dhe priti pak që të marrë frymë

Edhe Rahshi ishte lodhur shumë

Ishte lënduar shumë nga goditjet e shtizave

Kur Rustemi u ngrit lart

Atë e pa ai zogu zemërdëlirë

Zogu e shikoi lodhjen e tij

Ferdusi dhe Esedi Tusi si përfaqësues të epikës persiane 91

Dhe menjëherë mendoi një rrugëzgjidhje

Nga trupi tij nxori shigjetat e përgjakura

Dhe ia nxori gjakun e lodhjes nga trupi

Plagët ia fshiu dhe ia thau

U mundua t’ia freskojë trupin

Hapi krahët dhe i dha qumësht për të pirë

E solli në një gjendje shumë të mirë

Rustemi u ngrit lart dhe e pa zogun

E lëvizi kokën në shenjë falënderimi

I dha një shkop të fortë në dorë

I tha që ta lagë me qumështin e tij

Rustemi doli para ushtrisë së Isfendjarit

Në kohën kur ai kishte menduar se s’do të kthehej më

E gjuajti shkopin lart në qiell

Dhe e goditi Isfendjarin mu në mes

Bërtiti me zë të lartë: “O Zot mos ma merr

Këtë si mëkat”

Koka e princit u nda përgjysmë

Kurora i ra në tokë

Isfendjari i tha: “O njeri i mençur, çka më bëre?

Ky shkop ma mori jetën time

Dhe as Simorgu e Rustemi nuk më gjetën çare

Kurora e babait qenka kobzezë

Dera e pasurisë u bë çelësi i vdekjes sime

I tha këto dhe i doli shpirti nga trupi

Trupi i lodhur mbeti mbi dhe

Përfundoi çdo gjë e Isfendjarit

Të mbetet e përhershme kurora e tij e mbretit

Shpirtin ta ketë të qetë dhe kurorën lart

Në qafë e pastë mendimin e keq

1-2. Esedi

Hakim Ebu Nasr Ali Bin Ahmed Esedi Tusi është njëri nga

poetët e mëdhenj të epikës iraniane, i cili jetoi në shek. 5/11. Ka

lindur në qytetin Tus të Iranit. Duhet theksuar se ka lindur në fshatin

e Ferdusit, pra në Tus. Nuk kemi të dhëna për fëmijërinë e tij dhe

nuk mund të flasim për këtë periudhë të tij. Devlet Shah Semarkandi

në veprën e tij Tezkiretu Esh Shuara ka transmetuar një ngjarje

92 Tamimdari

mitike për Esedin dhe Ferdusin26. Në këtë tregim thuhet se Ferdusi

ishte nxënësi i Tusiut dhe nga ai kishte kërkuar 4000 vargjet e fundit

për Shahnamenë. Ai pranoi dhe deri në kohën e faljes së namazit

tjetër i kishte sjellë vargjet e kërkuara nga Ferdusi. Ky tregim nuk

është aspak i vërtetë, aq sa shtyu studiuesit si Hermann Ote dhe

Edvard Brown të dyshojnë se ekzistojnë dy poetë me emrin Esedi,

njëri Ebu Nasr Ahmed Bin Mensur Esedi dhe tjetri Ali Esedi27. Por

një e dhënë e tillë nuk është hasur në asnjë burim tjetër të kësaj

periudhe dhe është shumë larg së vërtetës.

Disa kronologji, prejardhjen e Esedit e lidhin me mbretërit e

lashtë të Iranit28 por në lidhje me këtë nuk janë gjetur të dhëna në

asnjë vepër të njohur. Dyshohet se Esedi i përket një fisi arab, në një

kohë kur disa iranianë ishin strehuar nëpër fise arabe dhe ishin bërë

të njohur me anë të mbiemrave të atij fisi29.

Veprat e Esedit përbëhen nga disa kaside dhe nga “Gershasb

nomeja”. Kjo është vepër me poezi epike e krijuar në gjininë e

Mesnevisë. Dorëshkrime të ndryshme të saj kanë 7000–10.000

vargje dhe kanë rimë të njëjtë me rimën e Shahnamesë. Në këtë

vepër përshkruhen heronjtë e mëdhenj të Sistanit, nga të cilët e ka

prejardhjen edhe Rustemi. Tregimi i Gershasbit fillon me të dhënat e

prejardhjeve të heronjve të këtij rajoni dhe më pas fillon përshkrimi i

trimërive të tyre. Luftimi me divat dhe çudirat e botës largët tregojnë

mendimin e iranianëve për botën larg tyre dhe përbëjnë pikat e

rëndësishme të kësaj vepre30. Referenca e Esedit në të shkruarit e

Gershasb names është Gershas nameja e shkruar në prozë nga Ebu

Muejjid Belhiu, poet dhe shkrimtar i shek. 4/1031 dhe vërehet se

është një pjesë e Shahnamesë së Ebu Mensurit32. Edhe pse Gorshasb

namen e Esedit nuk mund ta krahasojmë me Shahnamenë e Ferdusit,

për shkak se është një vepër që i përket epikës klasike të Iranit, ajo

ka karakteristikat e veta dhe është një vepër e rëndësishme për

letërsinë persiane33.

26 Devlet Shah Samarkandi, Tezkiretu Esh Shuara, fq. 16. 27 E. G. Broën, A Litrerary History of Persia, vol. II, pg. 148. 28 Shushteri, Kazi Nurullahi, Mexhalisi Mu’minin, Mexhlisi Devazdehum, Hedajet,

Mexhmea El Fuseha, vëll. 1, fq. 107. 29 Furuzanfer, Sohan va Sohanvaran, fq. 439. 30 Sefa, Tarihi…, vëll. 2, fq. 408. 31 Rezazade Shefak, Tarihi adabijate Iran, fq. 247. 32 Furuzanfer, IBID, fq. 443. 33 Zhol Mol, “Hyrja e Shahnamesë, vëll. 1, fq. 58.

Ferdusi dhe Esedi Tusi si përfaqësues të epikës persiane 93

Përveç poezisë, nga Esedi ka mbetur edhe një fjalor i

persishtes, i quajtur Farhange Fars. Rëndësia e këtij fjalori është se

ai është i pari fjalor i persishtes; me sa duket Esedi duhet të jetë i

pari që ka përgatitur një fjalor në gjuhën e vjetër persiane. Data e

hartimit të këtij fjalori është pas veprës Gorshasb names34.

34 Rezazade Shefak, Ibid, fq. 249.

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

Abdulla Rexhepi, studiues, drejtor i Institutit të Shkencave Humane “Ibn Sina” dhe doktor në

letërsinë perse.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Abdulla REXHEPI

ANTROPOLOGJIA MISTIKE E RUMIUT

Si njëra ndër qeniet më të mistershme, njeriu përgjatë gjithë

historisë ka detyruar studiuesit, filozofët e shkencëtarët të merren me të

dhe secili prej tyre ka mëtuar të nxjerrë në dritë dimensione dhe aspekte

të panjohura të tij. Pyetjet: çfarë është njeriu, çfarë lloj qenieje është ai,

çka e bënë të dallueshëm nga qeniet tjera, e shumë pyetje të ngjashme,

krijuan rrethana dhe mundësi për qasje dhe vrojtime të ndryshme,

veçanërisht hapën rrugë për një antropologji teorike. Pyetjet e

sipërpërmendura u trajtuan nga disiplina dhe metodologji të shumta dhe

varësisht nga perspektiva e këtyre qasjeve dolën në pah edhe drejtimet

antropologjike, si antropologjia filozofike, fetare, mistike, shkencore, etj.

Ndërkaq secila nga këto antropologji prek një dimension të veçantë të

qenies së njeriut, si truri, shpirti, jeta, dëshirat etj.

“Kafshë racionale”, “kafshë politike” dhe “kafshë fetare” janë disa

prej konceptimeve që iu bënë njeriut varësisht nga prizmi i këtyre

qasjeve, dhe kështu, historia e diskutimeve antropologjike përpos

trajtesave epistemologjike rreth mundësisë së kuptimit të realitetit të

njeriut, është përplot me përkufizime e diskurse teorike rreth qenies së

tij. Në këtë mes, antropologjia mistike që përshkon krijimtarinë e poetit

dhe filozofit të mirënjohur pers, Mevlana Rumiut (1207–1273), njeriun e

vrojton nga raporti i tij që ia del të ndërtojë me Absoluten. Një

konceptim i tillë për njeriun nuk e parakupton këtë të fundit si qenie

esenciale dhe të reduktuar vetëm në botën a realitetin që e rrethon. Ajo

që antropologjia mistike thotë për njeriun, është e mbështetur në një lloj

Antropologjia mistike e Rumiut 95

eksperience të veçantë nga qenia e njeriut dhe në një njohje apriori për të

vërtetën dhe prejardhjen e tij, gjithnjë në ndërlidhje me imperativin

transhendental. Bazuar në këtë eksperiencë të veçantë hyjnore të quajtur

‘eksperiencë mistike’, njeriu para se të ketë një natyrë apo esencë

objektive, është një lloj i të qenit apo një lloj i lidhjes me Absoluten, dhe

atë mund ta përkufizojmë vetëm nën dritën e kësaj qasjeje. Sipas një

vrojtimi të tillë ndaj njeriut, në mendimin mistik krijohet mundësia e

shfaqjes së Njeriut të Përkryer (Insan-i Kamil). Reynold Nicholson kur

diskuton për Njeriun e Përkryer në traditën mistike, shkruan:

“Çfarë synojnë mistikët kur diskutojnë për Njeriun e Përkryer, edhe pse

një fshehtësi konceptimi në të është e vjetër sa dhe vetë misticizmi. Siç

duket, për herë të parë këtë koncept e hasim te Ibn Arabiu. Pyetjes mund

t’i përgjigjemi në disa mënyra, por nëse duam një përkufizim më

gjithëpërfshirës, atëherë do të thoshim se Njeriu i Përkryer është ai njeri

i cili njëshmërinë esenciale të vetën e ka tretur në Zotin, sipas fytyrës së të cilit është krijuar”. (Nicholson, 1921:77–78)

Qasje të njëjtë për Njeriun e Përkryer e vërejmë edhe te Rumiu,

dhe pjesa dërmuese e mendimeve të tij rreth njeriut ndikohet nga kjo

pikëpamje. Por, prej ku fillon dhe si arrin Rumiu deri te koncepti i

Njeriut të Përkryer? Që në fillim problematizohet ideja rreth realitetit të

njeriut. Pra, kush është vërtetë njeriu? Është detyrë parësore e secilit

mendimtar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje fondamentale. Prandaj dhe Rumiu

vë theks të veçantë mbi domosdoshmërinë e njohjes së vërtetësisë së

qenies njeri.

“Di njëmijë kapituj të dijes

por s’e di shpirtin e vet, ai zotni

Di karakteristikën e çdo gjëje

po s’i di veçoritë e vetes së tij

.................

Di vlerën e çdo sendi

po s’e di vlerën e vetes sate

Shpirti i të gjitha dijeve ky është ky

që këtu të dish ‘kush jam unë?’

Mund t’i dish mirë rregullat e fesë

por s’di nëse brenda teje ka diçka të mirë

Rregulli më i mirë ndër të gjithë rregullat

është të dish esencën tënde, o njeri” (Mesnevia, vëllimi 3: 2648–2656)

Pra, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje mbështetet në njohjen që duhet

të ketë njeriu për veten e tij. Këtu, njohja e vetes bashkëdyzohet me një

lloj eksperience transhendentale dhe me një hapje apo çelje të shpirtit

96 Rexhepi

drejt Absolutes, prandaj dhe një njohje e tillë tejkalon kornizat teologjike

të ndërtuara apriori dhe nga mendje të tjera. Ky ‘shpirt i të gjitha dijeve’

është po ajo antropologji mistike, nën dritën e së cilës realizohet njohja e

‘esencës’ së njeriut dhe e vërteta e qenies së tij.

O (njeri), ti je libër misteresh hyjnore,

Je pasqyrë e bukurisë mbretërore.

S’është jashtë teje çdo gjë që është në botë,

Kërkoje në vete atë që dëshiron të jesh

(Rubaie Rumiut, numër 1759)

Por, cila apo kush është kjo ‘esencë’ e njeriut? A thua ka kuiditet

të determinuar dhe të qëndrueshëm? Jo. Njeriu ka kapacitete të përjetimit

të botës përmes metodave dhe mënyrave të shumta, të cilat ndryshojnë

nga objektet e dukshme dhe perceptimet subjektive. Ajo që e bën të

mundur një gjë të tillë dhe që përbën të vërtetën e njeriut është shpirti i

tij, përmes ‘transformimit’ të të cilit, njeriut i shpërfaqet bota çdo ditë në

një formë të re. (Mesnevia, v.4:2382). Sipas Rumiut, ky kuditet i shpirtit

njerëzor rezulton në atë se njohja që mund të përfitojë ai nuk mund të

jetë e përkufizuar (e kushtëzuar apo shkaktuar), prandaj dhe, vështruar

nga kjo pikëpamje, njeriu si një botë e vogël, Botën e Madhe e përjeton

sipas gjendjeve shpirtërore që ka dhe si rezultat, kufizueshmëria e

perceptimit të tij tregon dhe kufizueshmërinë e botës së tij dhe, siç

shprehet ai: “bota e njohjes sate shtrihet aq sa është i shtrirë perceptimi

yt”. (Ibid. 4:2374) Ky idealizëm i Rumiut gërshetohet me një lloj

psikologjizmi, për arsye se ajo që përjetohet në shpirt, përbën në fakt

perceptimin tonë për botën dhe këto gjendje të njohjes janë krijuese të

kuptimit tonë për fenomenet dhe botën që na rrethojnë. (Chittick,

1983:38)

Pakufizueshmëria e dijes në njëfarë mënyre rezulton mbizotërimin

e veprimit te njeriu, e cila i krijon atij mundësinë të përjetojë apo

eksplorojë jetën nëpërmjet shumë rrugëve dhe metodave. Por midis

gjithë këtyre rrugëve të jetës dhe të qenies, ekziston një rrugë që ka një

lloj epërsie ndaj të tjerave dhe ajo është marrëdhënia e njeriut me

Absoluten, kulmi i së cilës është eksperienca e tretjes mistike. Ndërsa

realizimi i një eksperience të tillë ka të bëjë me kapacitetin qenësor të

njeriut për një tretje të tillë.

Alegoria e ëndrrës dëfton më së miri këtë dimension ezoterik të

Absolutes. Njeriu në ëndërr përjeton ngjarje dhe dëgjon fjalë që fliten

nga të tjerët, por në fakt, ajo që ai dëgjon është reflektim i asaj që

gjendet në egon a shpirtin e tij, pra nuk është diçka jashtë tij dhe jashtë

funksionit të trurit të tij, prandaj dhe origjina e gjithë këtyre ndodhive

Antropologjia mistike e Rumiut 97

është vetë individi. Edhe në eksperiencën mistike, Absolutja përjetohet si

njëri nga dimensionet e unit transhendental të njeriut dhe në të njëjtën

kohë perceptohet apo përjetohet sikur është diçka prej tij. Prandaj dhe

një eksperiencë e tillë i tejkalon kufijtë e mendimit racional si dhe

strukturat fondamentale gjuhësore, prandaj dhe Rumiu thotë se një e tillë

përvojë është e papërshkrueshme:

“Kur je ëndërr duke parë

Ti nga vetja drejt vetes shkon, o i marrë

Zërin tënd prej vetes e dëgjon

“tjetri po më flet nga fshehtësia” – ti mendon

Ti nuk je i vetëm n’këtë botë, o mik i mirë

je një univers dhe një det i dëlirë

........

Ti mos fol për kufirin mes kllapisë dhe zgjuarsisë

Është Zoti që çdo gjë e ka qëndisë

Me fjalët e të tjerëve për atë ndjenjë ti mos fol

se ajo nuk dëftohet me fjalë e me gojëtari”

(Mesnevia, 3:1297 – 1305)

Derisa njeriu kërkon të përjetojë Absoluten, ai në fakt kupton të

vërtetën e vetvetes. E vërteta e tij është po kjo marrëdhënie me

Absoluten dhe ajo që e mundëson një gjë të tillë është pamundësia e

përkufizueshmërisë të njeriut dhe fluidideti i qenies së tij. Mbështetur në

po këtë papërkufizueshmëri, njeriu, ashtu siç u tha më sipër, mund të

realizohet në mënyra apo forma të ndryshme të qenies, gjë që çon në

botëkuptime të ndryshme për fenomenet dhe botën. Por e vërteta e

njeriut në antropologjinë mistike të Rumiut (i cili jetonte në epokën e

mbisundimit të fesë dhe metafizikës) merr kuptim dhe realizohet vetëm

në njësimin dhe tretjen e tij me Absoluten. Ky lloj realizimi i qenies

është më superior ndaj mënyrave të tjera dhe, bazuar në po këtë lloj të

qenies, njeriu arrin të shkëputet ontologjikisht prej botës materiale dhe të

pavarësohet nga çdo gjë tjetër pos nga të qenët njeri. Dhe në këtë mënyrë

të shndërrohet në një substancë të vetëmjaftueshme dhe hyjnore apo në

një botë në të cilën nuk ka më pak se bota e jashtme:

“Nëse je bir njeriu, atëherë si ai qëndro

çdo grimcë në veten tende vështro

Ç’paska në pus e që s’spaska në lumë

ç’paska në shtëpi e që s’paska në qytet

Kjo botë është pus, e shpirti yt si lumë

kjo botë është odë, e shpirti yt si qytet i çudirave” (Mesnevia, v. 4:809–811)

98 Rexhepi

Njeriu është qenie që mund t’i krijojë mundësi Absolutes të

shpërfaqet në shpirtin e tij. Por, personi që realizon një gjë të tillë është

Njeriu i Përkryer, i cili është diçka më shumë se ‘kafshë racionale’. Në të

ekziston një shpirt që “s’ka si ai në tru dhe jashtë qenies së tij”

(M.1/121), i cili si rezultat i papërcaktueshmërisë së njohjes dhe

fluiditetit të qenies mund të krijojë marrëdhënie me Absoluten, dhe nëse

përdorim konceptin kuiditet në kuptimin e tij të gjerë, mund të pohohet

se kuiditeti i njeriut është i fshehur në po këtë lidhje me Absoluten. Por

kjo gjë nuk i është treguar njeriut dhe njohja e saj është tepër e vështirë.

Realiteti i qenies së njeriut është edhe më i fshehtë se fenomenet më të

fshehta, siç është engjëlli.

Në qoftë i fshehtë ai engjëll prej shikimit tonë

edhe më i fshehtë se ai është vetja jonë

Për arsyen kush është më i fshehtë se engjëlli?

edhe njëmijë herë se ai është njeriu

Tani duhet pyetur se si mundet njeriu të realizojë realitetin e

qenies së vet dhe të krijojë mundësinë e shfaqjes së Absolutes në shpirtin

e vet? Diçka e tillë fillon me mënyrën e qasjes apo të vështrimit ndaj

universit dhe pranimit të një qasjeje të caktuar në marrëdhëniet me

njerëzit tjerë. Qasje kjo e cila zë fill në një jetesë fisnike e në një qenie

sublime dhe përfundon në mohimin dhe shkrirjen e vullnetit dhe

aspiratës materiale njerëzore. Në prizmin mistik të Rumiut, kjo botë

përshkruhet si një fushë me plot shëmtira, e cila është një arenë e

përleshjes midis fuqive të së keqes. Përveç kësaj, bota është dhe një

tërësi e kufizueshme dhe e përfundueshme. Kufizueshmëria dhe

përfundueshmëria e botës mund të kuptohen dhe përjetohen vetëm

atëherë kur të krahasohen me një botë të papërfundueshme dhe të

pakufizueshme:

“Kjo botë dhe ithtarët e saj janë të degëzuar

ajo botë dhe ithtarët e saj janë të bashkuar

Kjo botë dhe të dashuruarit pas saj janë të përçarë

ajo botë dhe të dashuruarit e saj të njësuar”

(Mesnevia, 3:30–32)

‘Kjo botë’ merr kuptim vetëm kur ta përballim me ‘atë botën

tjetër’, ndërsa për ta perceptuar pafundësinë dhe pakufizueshmërinë e

asaj bote nevojitet një lloj intuite mistike. Siç thotë edhe Wittgenstein në

traktatin e tij: “të vështrosh botën nga prizmi i përjetshmërisë”.

(Wittgenstein: 1961:6.45) Por ky perceptim për botën rezulton në

formimin e një antipatie dhe neverie ndaj saj, një lloj ndjenje

largësie/mërgimi apo një tëhuajësim ndaj saj, e cila shoqërohet me një

Antropologjia mistike e Rumiut 99

dëshirë për ikje dhe largim. Rumiu thotë: “Njeriu është qenie

madhështore. Në të është e shkruar çdo gjë. Vellot dhe mizoritë që ai ka

nuk e lejojnë që të lexojë këtë dije. Vellot dhe mizoritë janë po këto

varshmëri dhe mani, si dhe po ato angazhime dhe dëshirat e ndryshme

jetësore. Por edhe pse jeton në këto mani dhe është i verbuar me këto

vello, megjithatë lexon dhe përfiton diçka. Ah, sikur të shohësh çfarë

gjërash dhe çfarë dijesh mëson ai kur t’i eliminohen këto mani dhe kur t’i tërhiqen këto vello!”. (Mevlana, Fih ma fih: fq. 50).

Ndërsa njeriu që është i pajisur me dije, botën e vështron gjithnjë

duke e përballur atë me dijen që ka. Dhe kështu, nga njëra anë, është kjo

botë që e ka rrethuar atë dhe ia ka ngushtuar dhe reduktuar lirinë e

shpirtit, e nga ana tjetër, ajo shkon drejt shkatërrimit dhe

mosqenies/vdekshmërisë. Kurse shpirti është ai që kërkon lirinë dhe

çlirimin nga ky pushtim i botës, dhe në të njëjtën kohë, këmbëngul të

çlirohet nga ajo që është e përbotshme dhe e vdekshme. (Rahimian,

1387:89). Kështu dhe në mendimin e Rumiut bota është e heshtur, e

pashpirt dhe është diçka që bëhet shkak që e vërteta ekzistenciale e

njeriut, që është shpirti i tij, të mos mund ta realizojë – ashtu siç e kërkon

papëcaktueshmëria e tij – lirshëm vullnetin e tij dhe ta mbizotërojë atë,

prandaj dhe kjo botë konsiderohet e kufizuar, dhe ‘burg i shpirtrave’.

Rumiu thotë:

“Kjo botë burg për shpirtrat tuaj

ikni kah ajo anë ku është liria juaj

Kjo botë është e kufizuar, e ajo tjetra pa kufij

tek ajo s’kanë kuptim roli, pamja e pozita”

(Mesnevia, 1:525–526)

Krahasimi i botës me burgun dhe i njeriut me të burgosurin vjen si

rezultat i perceptimit për kufizueshmërinë e botës, e cila shoqërohet me

thirrjen e Rumiut për të gërmuar burgun dhe për të ikur prej tij:

Kjo botë burg e ne të burgosurit e saj

gërmoje burgun e ik shijoje lirinë

Njeriu, përkundër engjëjve dhe qenieve shpirtërore të cilat “që të

gjitha janë mendje dhe dije e qenies” dhe për dallim prej kafshëve që

janë të privuara nga dija e që janë të varura prej pjesëve të tyre organike,

është krijesë që përbëhet nga dy gjysma, njëra shtazore dhe tjetra

shpirtërore. Prandaj dhe përleshja apo ballafaqimi midis tyre bëhen

shkak që ai (njeriu) të jetojë me vuajtjen e këtyre dy fuqive

kontradiktore. Këtu, antropologjia e Rumiut i afrohet antropologjisë së

Max Schelerit (1874–1928), sepse sipas këtij të fundit, ajo që njeriun e

bën njeri, është po ky ballafaqim apo përleshje midis shpirtit, në njërën

100 Rexhepi

anë, dhe pjesës organike, në anën tjetër, dhe njeriu është një qenie e cila

mund t’u thotë ‘jo’ nevojave ose kërkesave të organizmit të tij. (Scheler,

2009:55–56)

Por meqë për Rumiun kjo botë është e kufizuar dhe shkon drejt

zhbërjes, atëherë shpirti i njeriut atë e konsideron të huaj për veten dhe

dijen e tij, dhe kështu fillon të kërkojë lirinë. Kjo dije mistike, këtë

gjendje ekzistenciale të njeriut në qenie e vështron me një ndjenjë, të

cilën Rumiu e quan ‘frikë’, një gjendje që është përtej mallëngjimit dhe

mërzisë. Kjo gjendje shpirtërore është një lloj neverie dhe nihilizmi

mistik në të cilën, fenomenet dhe gjithçka në botë e humbin kuptimin e

tyre thelbësor dhe kështu shpërfaqet absurditeti i botës në përgjithësi.

Kjo gjendje absurde e botës, njeriun e shtyn t’i tejkalojë kufijtë e kësaj

bote dhe të gjurmojë përtej saj, dhe një gjendje e tillë ekzistenciale krijon

funksion të dyanshëm: mohimin e kësaj bote dhe thirrjen apo shtytjen

për të gjurmuar përtej saj. Fakti që kjo botë e humb kuptimin për

mistikun, nënkupton që shpirti i tij kuptimin duhet ta kërkojë diku përtej

saj. Prandaj dhe, ‘frika’ ka kuptim transhendental, ngase e shtyn njeriun

të gjurmojë në një botë të ndryshme nga ajo që na rrethon.

“Po s’qe i burgosuri i botës, ik

po s’pate frikë në shpirt, lirohu nga ajo

Frika vret si Muvekkil mizori

të shtyn të kërkosh udhën e vërtetë, o i humbur”

(Mesnevia, 4:2038–2040)

Njeriu ikën nga kjo botë për t’u bashkuar me Absoluten, një

realitet i pakufizuar dhe i privuar nga shpërbërja dhe hiçi. Por në çfarë

mënyre ai mund të bashkohet me Absoluten? Duke menduar për të, duke

qenë i moralshëm apo duke iu përmbajtur rregullave të një religjioni të

caktuar? Me asnjërën prej tyre, ngase, Absolutja nuk është tek asnjë

qenie, ndërsa njohja racionale mundëson vetëm njohjen e qenieve, kurse

jeta në kuadër të kornizave të moralit apo duke i respektuar rregullat e

një religjioni, edhe pse janë karakteristika njerëzore, nuk çojnë në

njohjen e Absolutes dhe kanë një distancë të madhe me të vërteten e

njeriut, i cili është tretur në Absoluten. Andaj njeriun në Absolute e tret

vetëm njëfarë përvoje mistike, një lloj thyerje e kornizave të dijes së

standardizuar ose një njohje fenomenologjike dhe frymëmarrje në një

mjedis përtej fenomeneve. Absolutja qëndron larg mendimit dhe ideve të

bazuara në koncepte dhe perceptime apriori dhe të standardizuara. Për të

kuptuar më mirë pamundësinë e njohjes së Absolutes, mund t’i

referohemi një mendimi të Immanuel Kantit (1724–1804). Perceptimi i

fenomeneve vjen si rezultat i konkretizimit të tyre dhe nga shpërfaqja e

tyre në dijen e njeriut. Truri ato i kupton brenda kornizës së konstrukteve

Antropologjia mistike e Rumiut 101

njohëse të tij. Analogjia midis fenomeneve dhe kuptimi i aspekteve

dalluese dhe njëjtësuese të tyre janë rrugë për kuptimin e fenomeneve.

Truri, nga njëra anë, zotëron formulime konceptore që ngërthejnë

botëkuptime të përgjithshme dhe apriori, dhe, nga ana tjetër, përballet

me instanca ndijimore dhe të posaçme, të cilat në dijen e tij vendosen

përmes mënyrash të ndryshme. Pa praninë e këtyre botëkuptimeve

universale është e pamundur njohja eksperimentale dhe pa praninë e

këtyre shtrirjeve të posaçme, në fakt nuk mund të realizohet njohja.

Prandaj dhe Kanti, dijen tonë për shtrirjen partikulare të koncepteve

universale e quan ‘intuitë’, ndërsa forcën me të cilën mendojmë për

detajet e intuitës e quan ‘kuptim’. Ai ka një shprehje të njohur, si kjo:

“Mendimet pa koncepte janë boshe, por edhe intuita pa koncepte

gjithashtu është e verbër... kuptimi nuk mund të ndiejë (të kapë me

intuitë) asgjë, por as ndjenjat nuk mund të mendojnë për asgjë. Vetëm nëpërmjet unifikimit të këtyre dyjave mund të realizohet njohja”. (Kant,

1933:93)

Në qoftë se Absolutja nuk ngërthehet as në kornizën e koncepteve

dhe formulimeve universale dhe as në kornizën e shtrirjeve të posaçme,

atëherë pra ajo nuk mund të zërë vend fare në fushën e njohjes

konceptore. Prandaj dhe për Rumiun njohja e Absolutes mund të

realizohet vetëm përmes një orientimi mistik, që shkon kah një botë

përtej fenomeneve. Prandaj dhe, nëse njeriu dorëzohet përballë

Absolutes dhe, nga njëra, anë pastron shpirtin nga varshmëritë dhe

manitë materiale dhe braktis konceptet apriori dhe tradicionale, nga ana

tjetër, në këtë rast mund të bëhet objekt i reflektimit të Absolutes dhe

kështu, ai mund të reflektojë mësimet dhe vlerat më sublime shpirtërore

dhe humane. Në këtë ndërlidhje dhe unifikim midis njeriut dhe

Absolutes, padyshim se influenca ndodhet në anën e Absolutes dhe

njeriu është vetëm i dorëzuari i saj dhe vend i shfaqjes së saj. Ndërlidhja

e shpirtit me Absoluten është një proces që vazhdon deri në pafundësi.

Që ta kemi më të çiltër këtë qasje antropologjike të Rumiut,

shkurtimisht mund të bëhet një analogji me mendimet e Martin

Heidegger-it (1889–1976) në lidhje me marrëdhënien në mes Qenies dhe

Dasein-it (Qenia-atje). Për Heidegger-in Dasein-i mund të shndërrohet

në vend të pranisë së Qenies. Vet fjala ‘Dasein’ dëshmon qartë se e

vërteta e njeriut realizohet në tretjen e saj në Qenie. Ndërsa ajo që e

pengon këtë tretje është preokupimi me qenësorët dhe shpërfillja e

Qenies. Përvoja e Frikës, e cila në fakt është eksperienca e Qenies

sikurse Hiçi (mosqenie) dhe që është e shoqëruar me një ndjenjë largësie

(mallëngjimi) e shtyn Dasein-in – që është i thelluar në këtë botë dhe në

qenësor – të migrojë në origjinën e tij apo në origjinalitetin e tij. Kjo

102 Rexhepi

thirrje dhe ky zë transhendental shpërfaqet në formën e zërit të

ndërgjegjes. Dhe ajo që e shpërfaq këtë zë është dimensioni

transhendental i Dasein-it apo Dasein-i që ka përjetuar Frikën. Duhet

theksuar se midis Rumiut dhe Heidegger-it vërehen dallime

fondamentale në qasjet e tyre, duke u nisur nga aty se ‘Qenia’ e

Heidegger-it nuk është e njëjtë me ‘Absoluten’ apo ‘Qenien’ e Rumiut.

Po ashtu, shpirti në kuptimin e realitetit të njeriut nuk përngjan me

Dasein-in e filozofit gjerman. Gjithashtu duhet vënë në pah se shpirti për

Rumiun është metahistorik dhe pasi është zbritur në tokë, përsëri duhet

të kthehet te Absoluti. Ndërsa për Heidegger-in Dasein-i është ekzistencë

historike dhe tretja apo bashkimi me Qenien gjithashtu përmban

konotacion historik. Por megjithatë midis ndërlidhjes Absolutja – Njeriu

te Rumiu dhe Dasein – Qenie te Heidegger-i shihet një ngjashmëri

strukturore. Pra, njësoj si te Rumiu që shohim se në bashkimin e

Absolutes me njeriun, është Absolutja ajo që e mbizotëron apo e drejton

atë, edhe te Heiddegeri, në ngjizjen e Qenies me Dasein-in, është Qenia

ajo që e mbizotëron Dasein-in. Pra këtu kemi më shumë një ngjashmëri

strukturore sesa ndonjë ngjashmëri ontologjike.

Bazuar në qasjen mistike të Rumiut, për t’u tretur në Absoluten,

njeriu duhet të përshkojë udhëtimin që përbëhet prej procesesh

ontologjike dhe epistemologjike dhe pasi t’i ketë mësuar dijet ekzoterike

dhe ezoterike, në fund t’i braktisë të gjitha dhe të tretet në Absoluten.

Shuarja e dimensionit material/fizik të njeriut gjatë udhëtimit

transhendental rezulton me hapjen e shpirtit të tij drejt Realitetit dhe

kështu ai bëhet objekt ku shfaqet transhendentalja, pra që nënkupton

edhe e bukura, dija, dashuria dhe morali transhendental. Ndërsa ajo që

më së shumti ndihmon në arritjen e një grade të këtillë, për Rumiun është

Dashuria. Pyetjeve, pse nuk jetojmë të moralshëm dhe pse nuk arrijmë të

tretemi në Absoluten, Rumiu u përgjigjet: sepse nuk jemi të dashuruar.

Sipas tij, dashuria është ai eliksiri i vetëm që njeriun mund ta ndryshojë

thelbësisht, deri në atë masë, saqë thotë se dashuria djallin e bën engjëll

dhe ujkun e bën bari të deleve.

“Shkaku i të dashuruarit s’ngjan me shkaqet tjera

dashuria është astrolabi i Perëndisë

I dashuruari vërdallet sa këtu e sa atje

dashuria të gjithëve do t’na udhëzojë për tek Ai

Aq sa mundohem të flas e shpjegoj dashurinë,

por kur arrij te fjala ‘dashuri’, skuqem nga paaftësia ime”

(Mesnevia, 1:112–115)

Si përfundim mund të thuhet se në idetë mistike-filozofike të

Rumiut njeriu vrojtohet prej këndvështrimeve të ndryshme dhe sipas

Antropologjia mistike e Rumiut 103

studiuesve, kryevepra e tij “Mesnevi Manevi’ përshkohet nga trajtesa

tepër të thukëta psiko-filozofike për qenien njeri. Për Rumiun

origjinaliteti i njeriut gjendet në shpirtin e tij. Botëkuptimi mistik,

veçanërisht sistemi intelektual me kahe dashurie i Rumiut, para se të

trajtojë dimensionin material dhe shndërrimet e tij, vë në shënjestër

përsosmërinë shpirtërore të tij. Sipas kësaj qasjeje shumëllojshmëria e

shpirtrave fundoset në Njëshin dhe në fakt njëshmëria e tyre nuk është

realitet subjektiv dhe empirik. Ai, njeriun e vrojton si qenie

dydimensionale, njëri dimension fizik e tjetri metafizik. Në krijimtarinë

e tij nuk mohohet aspak edhe aspekti fizik i njeriut, i cili padyshim për te

nuk është i barabartë me dimensionin metafizik. Sipas tij, personi botën

e vërtetë të Qenies, pra transhendentalen, mund ta përjetojë vetëm kur

çlirohet nga robëria e varshmërive fizike dhe nga bota e dallimeve dhe

elementeve të ndryshme, të cilat nuk ia krijojnë mundësinë të shijojë

kënaqësinë e lirisë absolute.

Literatura:

Chittick, William (1983) The Sufi Path of Love: The Spiritual

Teachings of Rumi (Albany: State University of New York Press).

Kant, Immanuel. 1933) Critique of Pure Reason. Cambridge

University Press.

Nicholson, Reynold. A. (1921). Studies in Islamic Mysticism.

Cambridge: Cambridge University Press.

Rahimian, Said. (1387). Mysticism perspective on creation (versioni

persisht). Kom.

Rumi, Mevlana Xhelaleddin. (1378). Fihi ma Fihi. Redaktoi:

Bediuzzeman Foruzanfar. Tehran.

Rumi, Mevlana Xhelaleddin. (1381). Mesnevi Ma’nevi. Redaktoi:

Nicholson, Reynold. A. Tehran.

Rumi, Mevlana Xhelaleddin. (1376) Rubaiyyat. Tehran.

Scheler, Max. (2009). The Human Place in the Cosmos. translated by

Manfred Frings. Evanston: Northwestern University Press.

Wittgenstein, Ludwig. (2011). Traktat Logjiko-Filozofik. Përktheu:

Gaqo Karakashi, Sh. B. “Fan Noli”, Tiranë.

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

Viktor Bakillari, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Viktor BAKILLARI

NJË BUQETË ME 250 FJALË TË URTA PERSE /

IRANIANE

Çdo proverb është profet në vendin e vet.

(Fjalë e urtë perse)

Vetë titulli tregon se kjo nuk është buqeta e parë. I rikthehemi

kësaj teme pas plot 10 vjetësh. Në vitin 2005 “Perla” (nr. 3, fq. 37-46).

botoi “Buqetë fjalësh të urta iraniane”. Ishte një “tespihe” me 164 rruaza

të qelibarta, ishte një tufë lulesh aromëmirë me 164 fije. Sot, i

rikthehemi kësaj teme me material krejt të ri. Pasi kontrolluam që të mos

kishte përsëritje nga ajo që botuam herën e parë, nga burime të ndryshme

në gjuhët e mëdha frënge dhe gjermane, arritëm që “pas zhytjes”, të

nxirrnim 250 perlat e mëposhtme; arritëm që të bënim edhe një buqetë

më të madhe me lule shumëngjyrëshe aromëkëndshme.

Është shumë vështirë të saktësosh vendorigjinën, zanafillën e

fjalëve të urta. Shumë të tilla gjenden në gjuhë të ndryshme, sepse

urtësia dhe përvoja popullore është e ngjashme në vende të ndryshme

dhe gjen shprehje me fjalë të njëjta ose të afërta. Veç kësaj shumë fjalë

të urta lindin si me flatra dhe gojë më gojë fluturojnë nga vendlindja e

marrin rrugët e botës.

Pak fjalë – shumë mendim. Kjo është mënyra më sintetizuese, më

lakonike për fjalët e urta. Dhe, kjo thënie e thukët është një kalk i Gjuhës

së Romëve (Ciganëve): Xaca dùme – but godi (= Pak fjalë – shumë

mendim). Në gjuhën perse proverbit (fjalës së urtë) i thonë

“zarbolmasal”. Proverbat, zakonisht janë krijime popullore anonime (por

Një buqetë me 250 fjalë të urta perse - iraniane 105

edhe thënie shkrimtarësh dhe njerëzish të dëgjuar), të cilat kanë nga një

histori prapa. Ashtu si fjala ka etimologji, prejardhje, ashtu edhe çdo

proverb ka nga një histori prapa. Madje, këta proverba të mirëfilltë

ngjallin edhe kërshëri. Ja një i tillë pers (iranian) i lashtë:

“âstin-e now bokhor polo” (Fjalë për fjalë: “O mëngë të reja, hani

oriz!”)1.

Ky proverb i vjetër lidhet me Belulin në kohën e mbretërimit të

Harun al-Rashidit (786–809). Një ditë Beluli shkon në një mbledhje. Ai

u ul në krye për të ndjekur kuvendimin. I thonë: “Na, mor ti, bëj pak më

poshtë; ej, shko pak më poshtë!”. Dhe kështu, edhe pak më poshtë, edhe

pak më poshtë dhe Beluli ynë përfundoi pranë derës, në fund, ku

zbatheshin opingat.... Beluli ishte i veshur me rroba të vjetra, gati

zhele......

Historia përsëritet. Vjen edhe një herë tjetër Beluli, po kësaj radhe

me rroba akull të reja. Nga ajo që e gjeti herën e fundit, u ul pranë derës.

I thonë “Ju lutem bëni pak më lart! Pak më lart, ju lutem!” Dhe kështu,

Beluli, na u bë z. Belul, doli në krye madje i dhanë edhe një pjatë me

oriz. Sakaq, Beluli, i drejtohet mëngës: “O mëngë e re, ti duhet ta hash

orizin.” Të tjerët e pyetën: “Ike; rrodhe? U çmende?” Beluli u përgjigj:

“Jo… Orizi që më sollët ishte për rrobat e mia, jo për mua. Unë jam po i

njëjti Belul si herën e fundit që më shtytë pa fund gjer te dera, pa më

dhënë për të ngrënë.“

Sot në Iran, kjo thënie (âstin-e now bokhor polo) përdoret kur

duhet të imponojmë respekt jo nga paraqitja, por nga vetvetja, mendja.

Sa për një analogji, edhe në gjuhën shqipe kemi dëgjuar të thonë: Tjetrin

prite nga veshja dhe përcille nga mendja. Siç vihet re, pamjes, veshjes në

të dy kulturat i kushtohet një rëndësi e veçantë. E njëjta histori tregohet

edhe te ne me personazhin e mirënjohur Nastradin Hoxha, që tha në një

rast të ngjashëm ”Ha binish mish!” (vetëm se herën e dytë u vesh me një

binish të ri, e vunë në krye të vendit dhe i dhanë një pjatë me mish të

pjekur!)

250 proverbat e mëposhtme perse / iraniane, ne i kemi vjelë nga

burime të ndryshme, të besueshme frënge dhe gjermane. Jemi përpjekur

që disave prej tyre t’u gjejmë barasvlerësin në gjuhën shqipe. Atë e kemi

shënuar në kllapa harkore dhe të paraprira nga shenja e barazimit të

përafërt (≈...).

***

1 Historia gazmore e mëposhtme është treguar nga Z. Vakiliân, Drejtor i revistes

Farhang-e Mardom (“Kultura popullore”) në Teheran, dhe është vjelë në adresën:

http://www.teheran.ir/spip.php?article978#gsc.tab=0 (Data e konsultimit 22 shtator

2015).

106 Bakillari

1. Padija është vdekja; dija është jeta. (≈ Dija është dritë, padija

terr)

2. Atë që e ka zënë gjarpri një herë, ka frikë edhe nga një copë

gjalmë. (≈ U dogj nga qulli (nga kungulli), e i fryn edhe kosit.)

3. Karakteri i burrit duket në udhëtim. (≈ Me të keqin mos shko

udhës.)

4. Pak nga pak leshi bëhet qilim. (≈ Gurë, gur bëhet kalaja; Gur,

gur bëhet mur; Avash-avash bëhet shelegu dash; Pika-pika (pikë-

pikë) bëhet lumi (zgavrohet guri); Përroska, përroska bëhet lumi;

Koqe-koqe, mbushen karroqe.)

5. Buka piqet sa kohë që furra është e nxehtë. (≈ Hekuri rrihet sa

është i nxehtë; Hekuri rrafet kur asht i kuq.)

6. Sa më afër pushtetit, aq më shumë ka rrezik të digjesh. (≈ Sa më

lart të ngjitesh, aq më shumë vritesh kur bie

7. Mos u mbështet shumë te anija e jetës, sepse lumi fsheh një

përbindësh deti.

8. Çdo njeri është artizan i fatit të vet. (≈ Njeriu e ka vetë fatin në

dorë)

9. Fryti i çdo fjale kthehet tek ai që e tha. (≈ Bëje të mirën dhe

hidhe në det, se e gjen në kripë.)

10. Një e fshehtë (sekret) është e (i) sigurt nëse ruhet vetëm nga një

roje. (≈ Doli fjala nga dhëmballa, e mësoi gjithë mëhalla; Doli

prej dhëmbësh, u bë katërkëmbësh.) 0692621309

11. Pushteti ka më shumë nevojë për këshillat e të urtëve sesa të

urtët për të mirat që burojnë nga pushteti.

12. Është më e lehtë të duash një të panjohur se një fqinj.

13. Pasuria dhe dija janë si trëndafili me narcizin, që nuk do të mund

të çelnin së bashku.

14. Çdo premtim i pambajtur është re pa shi, pemë ka kokrra.

15. Të mirat janë për shpirtin dhe jo shpirti për të mirat.

16. Njeriu nuk e di çmimin e kënaqësive të jetës para se ta ketë parë

pisk. (≈ Heqësi e di të keqen.)

17. Koprraci pa fëmijë, që lë diçka pas, është budalla.

18. Toka është nëna dhe mëndesha e njerëzve.

Një buqetë me 250 fjalë të urta perse - iraniane 107

19. Fjala është më e mprehtë nga një shpatë e mprehur mirë. (≈

Gjuha asht shpatë me dy tehe; Gjuha e paashtë, thyen rrashtë,

Gjuha kocka s’ka e kocka thyen.)

20. Vdekja s’është tjetër përveçse martesë me përjetësinë.

21. Gënjeshtra është punë të dobëtish. (≈ Gënjeshtra nuk i mbush

dyzet ditë; Gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra.)

22. Njolla e një gënjeshtre s’mund të fshihet as nga 100 fjalë të

vërteta. (≈ Shkoftë kohë e shkoftë mot, e vërteta del në not.)

23. Gruaja është rrezja e dritës hyjnore. (≈ Gruaja – drita e shtëpisë)

24. Toka ka dy burra: Helmin dhe Mjaltin.

25. Miku për mikun është beden.

26. Miku i gjithkujt – miku i askujt. (Edhe në shqipe, themi kështu.)

27. Miku i vjetër është kalë me të gjitha pajimet (Gjithnjë i gatshëm

për të të ndihmuar).

28. Ari (floriri) mbi çelik e zbut këtë të fundit.

29. Kush do që të shohë hënën, duhet të vështrojë qiellin dhe jo

pellgun.

30. Ti ke një gjuhë dhe dy veshë: thuaj një fjalë për të dëgjuar dy. (≈

Dy veshë dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë.)

31. Mirësjellja është monedhë që pasuron jo atë që e merr, por atë që

e shpenzon.

32. Një fytyrë e bukur është çelësi i dyerve të mbyllura.

33. Gruaja është fatkeqësi e madhe. Dhëntë Zoti që mos të ketë asnjë

shtëpi pa këtë fatkeqësi.

34. Zemra në paqe sheh një festë në çdo fshat.

35. Ujë sa të duash në shtambë, megjithatë ne kemi etje.

36. Mos u kap pas bishtit të kalit, nëse ke lëshuar jelen e tij. (≈ Kapu

nga trungu, jo nga degët.)

37. Mizoria është forca e të këqijve, butësia e të maturve, zemërimi i

të marrëve.

38. Një shishe uthull me para në dorë shijon më shumë sesa një tepsi

me hallvë (ëmbëlsirë) veresie.

108 Bakillari

39. Në fund të natës së zezë, lind dita e bardhë.

40. Ndershmëria vjen nga shpirti, jo nga rrobat e bukura.

41. Asgjë nuk është kurrë e mbyllur përveç syve të tu.

42. Budallai hap derën, të urtët e ndjekin. (≈ Hedh një budalla një

gur në lumë, njëqind të zgjuar s’e nxjerrin dot).

43. Mos u gëzo për vdekjen e armikut, sepse edhe jeta jote ka një

fund.

44. Dy fukarenj mund të flenë rehat mbi një qilim, ndërsa dy mbretër

nuk do të mund të jetonin as në çerekun e botës. (≈ Dy kokoshë

në një pleh nuk këndojnë (qëndrojnë); Dy priftërinj nuk psalin

dot në një fshat; Dy zot shtëpie nuk bëhen; Dy qyqe në një vend

nuk këndojnë; Dy Kamberë në një derë, as kanë qenë, as do të

jenë.)

45. Kur një fjalë të djeg gjuhën, lëre të dalë.

46. Fija e barit kujton se deti turfullon kundër saj.

47. Jeta është dehje e vazhdueshme: kënaqësia kalon, dhimbja e

kokës mbetet.

48. Të pranosh padijen është provë dijeje; të deklarosh dobësinë,

shenjë pushteti.

49. Kush nuk ka fëmijë, ka më pak dritë në sy. (≈ Kur s’ka fëmijë

njeriu, s’ka as perëndi.)

50. S’mbahen dy shalqinj në një dorë. (≈ Nuk mbahen dy kunguj /

dy shalqinj) nën sqetull / në një dorë; Një mill s'i nxë dy

jataganë.)

51. Në fushën e Gjithësisë ti do të korrësh ç’ke mbjellë. (≈ Ç'të

mbjellësh do të korrës..)

52. Ndjesa e një budallai është më e keqe sesa gabimi i tij.

53. Durimi është pemë me rrënjë të hidhura, po me fruta shumë të

ëmbla. (≈ I duruari, i fituari / i trashëguari.)

54. I urti mendon pa vepron. (≈ Mat tri (shtatë, dhjetë) herë e pre një

herë!; Bluaje, pa thuaje!)

55. Jepini një kalë atij që ju thotë të vërtetën, ai ka nevojë t’ia

mbathë.

Një buqetë me 250 fjalë të urta perse - iraniane 109

56. Kërkoje të vërtetën në meditim dhe jo vazhdimisht nëpër librat e

mykur.

57. Më mirë të kesh nam të keq sesa të mbetesh në errësirë.

58. Cila është vlera e njerëzve? – Ajo çka kërkojnë ata vetë.

59. Kur bie zjarri në pyll, zjarri djeg drurin e thatë bashkë me të

njomin. (≈ Pas drusë së thatë, digjet edhe e njoma; Pas barit të

thatë, digjet i njomi.)

60. Asnjë mbretëri nuk është e qëndrueshme, nëse nuk e mban maja

e një shpate.

61. Nëse ortaku do të ishte i mirë, atëherë edhe Zoti do të kishte një.

62. Myshku i vërtetë është ai që përhap aromë dhe jo ai që mburr

shitësi.

63. Hajduti shkon në një drejtim, i vjedhuri në njëmijë2.

64. Pendimi më i mirë është të mos bësh më mëkate.

65. Të mos pendohesh për një gabim, do të thotë të bësh një tjetër.

66. Një mëkat është shumë; njëmijë lutje, pak.

67. Njeriu që ngutet, bën dy herë të njëjtën gjë. (≈ Kush nxiton,

dështon)

68. Dijetari që nuk vë në praktikë dijet, është si bleta që s’bën

mjaltë.

69. Një dërhem mburrje prish një kuintal meritë. (≈ Një dru e

shtrembër rrëzon (prish) gjithë stavën.)

70. Gjarpri ndryshon lëkurë, jo natyrë. (≈ Ujku qimen e ndërron, po

zakonin s’e harron (po lëkurën s’e ndërron) ; Delja e zezë s’bëhet

kurrë e bardhë.)

71. Njëqind qytetarë nuk mund ta zgjidhin një nyjë të bërë nga një

fshatar.

72. Tri gjëra nuk mund të fitohen me anë të këtyre tri gjërave të

tjera: Pasuria me anë të dëshirës, rinia me anë të stolive e

zbukurimeve dhe shëndeti me anë të barnave.

2 I vjedhuri lëshohet për të gjetur vjedhësin (por pak me vonesë) dhe pyet shumë vetë në

udhë dhe të gjithë i japin drejtime të ndryshme. (E pe? – Po. Nga iku? – Këtej. (Pak më

tej: ) E pe? – Po. Nga iku? – Andej duke i treguar drejtim tjetër për tjetër.

110 Bakillari

73. Pak verë është ilaç kundër vdekjes; në sasi të madhe, është helm

për jetën. (≈ Zullumi ka taksiratin afër; Gjella me kripë e kripa

me karar.)

74. Kush ka më shumë çati, ka më shumë borë për të pastruar. (≈ I

madhi ka halle dhe punë më të mëdha).

75. I qetë është ai që s’ka gomar: ai nuk do t’ia dijë as për elb e as

për kashtë.

76. Komplimenti i tepruar është më i keq sesa sharja (fyerja).

77. Dembellëku është fillimi i fukarallëkut. (≈ Dera e përtimit, caku i

mjerimit; Lëmashku bren gurin, përtimi fik burrin; Përtacia është

mëma e shumë të këqijave; I përtuari, i mjeruari; Përtacia sjell

varfërinë.)

78. Mjafton një shkëndijë për të ndezur 100 universe. (≈ Një

shkëndijë, ndez një mal)

79. Duhet të jesh si mulliri: të zbutësh gjithçka që ke marrë të fortë.

(≈ Guri që punon shtruar, bën miell të butë.)

80. Fjalët e ëmbla nxjerrin gjarprin nga vrima. (≈ Fjala shëron, është

ilaç, balsam)

81. Lumturia jonë varet prej nesh: nëse nuk kërkojmë belanë, do të

jemi të lumtur.

82. I urtë i vërtetë është ai që mëson nga gjithë bota.

83. Mëso çka të duket e vështirë: gjithçka e vështirë bëhet e lehtë

falë të nxënit.

84. Nëse ruani një të fshehtë, ajo është skllavja juaj, nëse e zbuloni,

ju do të jeni skllavi i saj.

85. Me dy kuzhinierë, supa ja do të jetë shumë e kripur, ja shumë e

ftohtë. (≈ Ku mblidhen shumë mami, fëmija lind ja i verbër, ja i

çalë; Shumë babo (dada) e mbytin fëmijën.; Ku ka shumë të

parë, puna s’ecën mbarë.)

86. Kush ka uri, sheh bukë në ëndërr.

87. Një shpatë e shkurtër bëhet e gjatë në dorën e trimave.

88. Kush e bëri punën? Ai që e mbaroi.

89. Dija është kurorë në krye, pasuria zgjedhë në qafë. (≈ Më mirë të

dish se të kesh.)

Një buqetë me 250 fjalë të urta perse - iraniane 111

90. Atje ku ke ngrënë kripë, mos thyej kriporen. (≈ Mos ha bukën e

të përmbysësh kupën)

91. Llamba nuk ndriçon për fundin e saj.

92. Llamba e varfërisë nuk ka dritë.

93. Shigjeta del nga plaga, po fjala e rëndë mbetet në zemër.

94. Tek falja ka një kënaqësi që nuk e gjen dot tek hakmarrja.

95. Zoti nuk i ka bërë të barabartë të dhjetë gishtërinjtë. (≈ Nuk janë

gishtat të gjithë njësoj; Edhe gishtat në dorë ndërrojnë; Njerëzit

s’i ka prerë të gjithë një gërshërë; Të gjithë zogjtë s’i kanë puplat

njësoj.)

96. Në shtëpinë e milingonës, vesa është kiamet.

97. Bota është fushë beteje. (≈ Jeta është luftë.)

98. Kush ka frikë nga vdekja, nuk është i denjë të jetojë.

99. Frika është motër e vdekjes.

100. Gjumi i rojës është llamba e hajdutit. (≈ Gjumi i qenit, qar i

ujkut)

101. Në Iran udha gjendet me Zotin. (≈ Kush pyet, nuk humbet.)

102. Mos e gris çka është e trashë dhe e qëndrueshme, përveç

padrejtësisë.

103. Kush shkon në vend të huaj, i huaj mbetet.

104. Kur litari i padrejtësisë trashet jashtë mase, këputet. (≈ Litari

këputet duke u holluar, zullumi duke u trashur).

105. Sado të shumta të jenë kthesat, lumi më në fund derdhet në det.

(≈ Gruri, kudo që të vejë, prapë në mulli do të bjerë; Kali dridhet

sa dridhet, po në strumbullar mblidhet.)

106. Është si grua ai që është mashtruar nga një grua.

107. Dija është zog i egër që ushqehet me ëndrrat tona.

108. Mbretëria e përjetshme i përket vetëm Zotit.

109. Një i urtë që hesht, vlen më shumë se një budalla që flet.

110. Kush jep në paqe, merr në luftë.

111. Kur e keqja të troket në derë, përgatite mirë zemrën, sepse ajo

nuk troket vetëm një herë. (≈ Kur të zë e keqja, hapi dyert.)

112 Bakillari

112. S’ka njeri pa të meta, asnjë nuk është i përsosur në këtë botë. (≈

Kali i mirë / i kuq e ka një huq; S’ka insan pa noksan.)

113. Pa durim, s’ka urtësi. (≈ I duruari, i fituari /i trashëguari).

114. Syri i xhelozisë zbulon gjithnjë të metën e fshehur.

115. Nuk e mbron gjembi trëndafilin, por aroma.

116. Heshtja është shpëtimi (mbrojtja) i të paditurit.

117. Koha është nëna e mrekullive.

118. Mos e kurse aspak armikun për shkak të dobësisë së tij, sepse po

të ishte më i fortë, nuk do të të falte. (≈ Zure gjarprin, shtypi

kokën!)

119. Mëshira për të këqijtë është fyerje për të mirët. (≈ Kur falet e

liga, dënohet e mira.)

120. Bëj si kirurgu, i cili, sipas nevojës, herë vë thikën, herë balsamin

mbi plagë.

121. I padituri (injoranti) që hesht, është në udhën e urtësisë.

122. Po u morën vesh macja me miun, bakallin e mori porropia (u

rrënua krejt).

123. Dyshimi është çelësi i njohjes.

124. Grumbullim vitesh, zgjerim diturie. (≈ Duke u rritur, duke

nxënë.)

125. Secili pret kostumin e famës së vet. (≈ Çdo berr varet nga

këmbët e veta.)

126. Njeriut bujar i mungon paraja, paralliut, bujaria.

127. Nevoja është robëri e dytë.

128. Kacidhja e një bujari është dhuratë, ajo e një interesaxhiu

kërkesë.

129. Ushqimi më i shëndetshëm është ai që nxirret me mund.

130. Më mirë dhimbje sesa brejtje ndërgjegjeje.

131. Nata varet nga dita që ke kaluar.

132. Kurdisu të mendosh për mirë, të flasësh mirë dhe të bësh mirë.

133. Kush është bamirës, është vërtet njeri.

Një buqetë me 250 fjalë të urta perse - iraniane 113

134. Njeriu i fyer duhet të shkërbejë (imitojë) pemën e Santalit3, i cili

mbulon me lule atë që e qëllon me gurë. (≈ Ai me gurë e unë me

bukë.)

135. Fillimisht duke u mikluar, pastaj, me radhë, duke u dashuruar,

duke u grindur, duke u ndarë e më në fund duke u mallkuar,

kështu shkojnë burri me gruan.

136. Jeta pa fëmijë i ngjan një llambe pa vaj.

137. Bota është si një urë: nxito për ta kaluar; mat mirë sa të duash

dhe pesho çdo gjë që ke me vete kur do ta kalosh, ke për të parë

se e keqja rrethon të mirën dhe tregohet më e zonja.

138. Zjarri i xhehenemit nuk mund të djegë kurrë një fytyrë të bukur.

139. Një gomar që mban barrë vlen më shumë se një luan që shqyen

njerëzit.

140. Ai që hap në udhën e një tjetri një pus për ta rrëzuar, shpesh, nga

pakujdesia, hap një gropë për t’u varrosur vetë. (≈ Kush i bën

gropën tjetrit, bie vetë brenda).

141. Çdo gjethe e një peme të gjelbër, në sytë e një të urti, është një

fletë qitapi që të mëson njohjen e Krijuesit.

142. Trupi i njeriut duhet parë si një mill, ku shpirti është shpata:

është shpata që pret, dhe jo milli.

143. Ajo çka dallon një të zgjuar nga një budalla, është se budallai

lëvdohet, ndërsa i zgjuari lëvdon të tjerët; por është budallallëk

edhe kjo të lajkatosh të tjerët: ajo që fitojmë nganjëherë në raste

të tilla nuk ia vlen kurrë në raport me atë çka humbasim.

144. Katër gjëra nuk duhet të na miklojnë: familjariteti me princërit,

përkëdheljet e femrave, e qeshura e armiqve dhe moti i ngrohtë

në dimër, sepse, të katra, nuk zgjasin shumë.

145. Nga të gjitha krijesat, njeriu është më i përsosuri, dhe qeni më i

keqi: megjithatë qeni mirënjohës është më i mirë se njeriu

mosmirënjohës.

3 Santal – Dru i rrallë që rritet në Nepal, Australi, Kaledoninë e Re, Indi, etj., i cili

përdorej në ndërtime (tashmë jo më); tempuj të ndërtuar me dru të tillë në Indi ruajnë e

përhapin përreth tyre aromën e veçantë për shekuj me radhë; në kozmetikë për prodhime

esencash e vajrash (çmimi i 1 kg. vaji santali shkon mbi 1500 $), për qëllime mjekësore,

fetare si dhe në industrinë ushqimore.

114 Bakillari

146. Nëse pula do që të këndojë si kaposhi, atëherë asaj i duhet prerë

koka. (Themi edhe në shqipe: Pulës që këndon, i pritet koka.)

147. Nëse ka një njeri pa pasion, ky burrë nuk është i biri i Ademit

(Adamit).

148. Xhevahirit që bie në pleh nuk i ulet vlera, po kështu, edhe

pluhurit që era e ngre gjer në qiell, nuk i rritet vlera. (≈ Nuk lyhet

(nuk fëlliqet) dielli me baltë.)

149. Më i keqi nga të këqijtë është ai që godet një njeri (shtrirë) në

tokë.

150. Tej, në det, ka të mira pafund, por nëse duam të jemi të sigurt, le

të rrimë më mirë në breg.

151. Njeriu aq i brishtë, aq shumë i dobët sa shpeshherë bie në gabim,

ka nevojë për shpirtgjerësi.

152. Prindërit e mirë duhet të dinë të falin por, edhe të ndëshkojnë,

sipas rastit.

153. Frika dhe shpresa janë dy forcat më të fuqishme të një

qeverisjeje.

154. E shkuara nuk mund të kthehet dhe e ardhmja është e pasigurt.

155. Shpirtmadhësia është virtyt, por edhe ajo ka kufij që nuk duhen

kaluar. (≈ Gjella me kripë, e kripa me karar.)

156. Admironi sinqeritetin dhe falni dobësinë!

157. Kush do që të arsimohet, bëhet i ditur; kush mendon vetëm të

flejë, është njeri i errësirave.

158. Zoti i jep tokës shiun që e begaton, ndërsa njeriu e shkatërron. (≈

Unë me bukë e ti me gurë.)

159. Mos premto më shumë nga ajo që është e arsyeshme, çdo njeri

mund të japë vetëm atë që ka.

160. Njerëzit më të lumtur janë ata që mësojnë nga shembulli i të

parëve të tyre.

161. Komplimenti është gjë e vogël, por i bërë natyrshëm, është

balsam për zemrën.

162. Qeni nuk e harron kurrë kotheren që i ke dhënë, mosmirënjohësi

harron gjithçka.

Një buqetë me 250 fjalë të urta perse - iraniane 115

163. Një fjalë e vetme e mirë vlen më shumë se krejt një fjalim gjithë

lajka.

164. Njeriu më i poshtër në tokë është egoisti që jeton e mendon veç

për vete.

165. Një burrë pa guxim është më pak se një grua.

166. Krimi është krim, cilido qoftë autori i tij: i varfri, fisniku a i

pasuri.

167. Injoranti do të ishte më pak i tillë nëse do të kuptonte se heshtja

është ajo që i përshtatet më mirë.

168. Mënyra më e mirë për të gëzuar sa më shumë pasurinë, është që

me të t’u bësh mirë të tjerëve.

169. Për çdo trëndafil ka ja një bletë, ja një grerëz.

170. Çdo proverb është profet në vendin e vet.

171. Cilido që nuk ka mëshirë për të vegjlit, meriton tiraninë e të

mëdhenjve.

172. Era e fatalitetit nuk fryn kurrë në mbretërinë e dijes.

173. Kush nuk ka provuar torturat e dashurisë, nuk merr vesh fare nga

dashuria.

174. Kush nuk ka mësuar asgjë nga veset e botës, nuk ka për të

mësuar asgjë nga asnjë mjeshtër.

175. Sipas kombeve, perënditë. (≈ Sipas kokës edhe festen (ajo kokë

atë feste do; atë kokë ka, atë feste do; sipas kokës, qeleshen.)

176. Të dhënët është puna e të pasurit.

177. E vetmja bukuri që zgjat është bukuria e zemrës.

178. Kullesa shan qepgjirin se ka vrima. (≈ Shan shosha sitën se ka

vrima shumë; shan jamakja kusinë se ka fundin të zi.)

179. Gomarit edhe samar me lëkurë sateni t’i bësh, gomar se gomar

mbetet.

180. Ku ke shtruar qilimin, aty është Atdheu.

181. Të bësh pyetje me mend, është më vështirë sesa të japësh

përgjigje të zgjuara.

116 Bakillari

182. Dy gjëra janë shenja të dobësisë: Të heshtësh, kur duhet të

flasësh dhe të flasësh kur duhet të heshtësh. (≈ Kështu themi

edhe në shqipe!)

183. Kush ngre një gur me zor, tregon se nuk mund ta hedhë tutje.

184. Ai që urren fqinjin, është gati të gjejë gabime edhe te dielli.

185. Nuk ka shenjtorë pa të kaluar, nuk ka mëkatarë pa të ardhme.

186. Te Zoti beso, po devenë lidhe mirë.

187. Dija është kafshë e egër dhe duhet gjuajtur para se të zbutet.

188. Përshëndetja të çon te kuvendimi (te nisja e bisedës, muhabetit;

me një Tungjatjeta! hapet muhabeti). (Origjinal: at-tachya taqud

ila al-chadit.)

189. Kopshtari gjatë kohës së frutave i ka veshët të zënë4.

190. Çfarë shikon një i ri në pasqyrë, një plak e shikon në qerpiç.

(Pra, plaku shikon më mirë prapa sesa një i ri përpara, falë

përvojës).

191. Kush vjedh një ve sot, vjedh një deve nesër. (≈ Ai që vjedh një

vezë, vjedh edhe një buall.)

192. Puna duhet të jetë kali yt, jo kalorësi yt.

193. Hyri dashuria nga dera, iku mendja nga penxherja! (≈ Sevdaja,

shokë, sevdaja, më keq se fukaraja.)

194. Mali me malin nuk takohen (piqen), po jo njerëzit. (= E njëjta

edhe në shqipe.)

195. Larg syve, larg zemrës. (= E njëjta edhe në shqipe; I larguari, i

harruari.)

196. Unë nuk jam i huaj këtu, por kjo kohë nuk është imja dhe unë

nuk i përkas asaj5.

197. Qaja se s’kisha këpucë gjer sa pashë dikë që s’kishte këmbë. (≈

Halli hallit nuk i ngjan.)

198. Ki para e pasuri sa të duash, në fund fare do të të hedhin lakuriq

në varr. (≈ Si ai që ka, si ai që s’ka, kur vdesin, nëntë kut qefin e

dy pëllëmbë dhé kanë të tyren.)

4 Është i përqendruar vetëm te punët e veta dhe nuk merr vesh se ç’bëhet matanë

kopshtit të vetë. 5 Mospajtimi me realitetin.

Një buqetë me 250 fjalë të urta perse - iraniane 117

199. Për aq kohë sa ke para, jam shoku yt, dhe jam i dashuruar pas

qeses sate. (≈ Ta sheh bojën, sa të ka nevojën; Sosi vera dhe

rakia, shkoi e vate miqësia; Mik e shok në këtë jetë, sa të kesh

plot në kuletë; Mirëmëngjes, o interes.)

200. Mos e shit lëkurën e ariut pa e vrarë. (= Jo, thëllëza në fushë e

kusia mbi prush.)

201. Dëgjoni dhe mësoni; rrini urtë dhe do të rroni në paqe.

202. Kërkoje shkencën (dijen, diturinë) nga djepi gjer në varr. (Edhe

në shqipe, kështu themi.)

203. Dielli është më i shtrenjtë në dimër se në verë.

204. Gjuha e memecit vlen më shumë se ajo e rrencit (rrenacakut).

205. Është më lehtë të zbavitësh të keqin me ligësinë (prapësinë) e tij

sesa të trishtuarin me trishtimin që e ka kapluar.

206. Rrëfimi i gabimit është i biri i faljes.

207. Kërko një bashkudhëtar, para se të nisesh për udhë. (≈ Gjej

njëherë bari, pastaj shko e bli dhi!)

208. Shpresa është buka e përditshme e fatkeqëve. (≈ Ku ka gjallesë,

ka edhe shpresë.)

209. Të afërmit bëhen të largët sapo shfaqet mjerimi. (≈ Kur m'u

dogjën mullarët, njoha miqtë e kumbarët.)

210. Kush është tërhequr në qerren e shpresës, ka fukarallëkun për

shok.

211. Durimi është dera e gëzimit, ngutja porta e pendimit. (≈ I

nxituari, i vonuari; I duruari, i fituari (i trashëguari);I paduruari, i

penduari.)

212. Një ditë e një njeriu të ditur vlen më shumë se krejt jeta e një

padituri.

213. Çdo budallai i pëlqen vetja. (≈ Macja lëpin (lëmon) gjithnjë

bishtin e vet ≈ shoshari shoshën e tij lëvdon; Gjithkujt murrizi i

vet i duket i njomë ; Çdo arixheshkë (arixhofkë) sitën e vetë

lëvdon.)

214. Njeriu pa dituri është si trupi pa shpirt.

215. Shkenca është ndarje mes njerëzve të lumtur, mjerimi mes

injorantëve.

118 Bakillari

216. Nderi qëndron tek virtyti, jo tek pasuria.

217. Bëni muhabet me njerëz të mirë dhe do të bëheni përditë e më të

mirë.

218. Nëse Budallai nuk do të ishte hutaq e harraq, nuk kishim për ta

njohur kurrë kujdesin dhe maturinë e të Urtit.

219. Të duash të pyesësh të urtët, do të thotë se ke fituar gjysmën e

urtësisë.

220. Një armik i urtë vlen më shumë se një mik budalla.

221. Kënaquni me atë që ju jep Zoti dhe do të jeni vërtet të pasur.

222. Po nuk qe muaji i parë i martesës muaji i mjaltit, atëherë i dyti do

të jetë muaji i shtarës.

223. Sikur të gjitha dritat e botës të mblidhen bashkë, nuk mund ta

shuajnë dot dritën e një qiriri të vogël.

224. Politika nuk ka as nënë, as baba; ajo u bindet vetëm interesave.

225. Të gëzosh të mirat që të jep Perëndia, kjo është urtësi; të gëzosh

të tjerët, kjo pastaj, e ka emrin virtyt.

226. Vdekja është nënë e mirë që tund në djep dhe i vë në gjumë

fëmijët e saj kur kanë dhimbje.

227. Prit gjer sa të vdesë për të thënë nëse karriera e tij ka qenë

përmbushur siç duhet. (≈ Lum kush e mbyll me nder punën e tij;

Lum kush vdes me nder; Faqe e nder biren vetëm një herë

(Arbëreshët e Italisë).

228. Prit gjer në mbrëmje për të marrë vesh sa e bukur ka qenë dita.

(≈ Dardha e ka bishtin prapa.)

229. Zemra e mosmirënjohësit ngjan me një shkretëtirë që pi shiun e

qiellit, e gëlltit dhe nuk prodhon asgjë.

230. Nuk ka më të pabesë sesa një mik (i rremë). (≈ Më zor të ruhesh

nga miku se nga armiku; Mos ki frikë nga hasmi, por nga miku i

rremë; {Perëndia më ruajttë nga miku i pabesë, se nga armiku

ruhem vetë; O perëndi, më ruaj nga miqtë, se nga armiqtë ruhem

vetë.)

231. Xhelozia është llambë e ndezur mbi dashurinë.

232. Fjalët e të mëdhenjve nuk bien kurrë përtokë.

233. Asnjë nuk është më i duruar sesa ai që nuk pret asgjë.

Një buqetë me 250 fjalë të urta perse - iraniane 119

234. Koha është kryeministër i të gjithë mbretërve.

235. Buzëqeshja e tradhtarit tregon se ai ka dhëmbë luani.

236. Lumturi e vetme është vetëm kur pret lumturi.

237. Shpëtimtarët tuaj janë vetëm veprimet tuaja dhe Zoti juaj.

238. Njeriu ka jetë të shkurtër, por përvojë të gjatë.

239. Të kënaqesh me pak është pasuria më e madhe.

240. Jeta e koprracit është gjithnjë e shkurtër, ajo e xhymertit gjithnjë

e gjatë.

241. Nëse fjala vlen një verdhushkë, heshtja vlen dy. (≈ Fjala është

argjend, heshtja, flori; Të mos ishte goja, njeriu do të ishte i

florinjtë.)

242. Lavdia e tregtarit është në qese, ajo e dijetarit te qitapët.

243. Dy uri (etje) nuk shuhen kurrë, ajo për shkencë dhe ajo për

pasuri.

244. Kush dëshiron të shkëlqejë në urtësi duhet të shmangë femrat që

kanë pushtet në shpirtin e tij.

245. Koha është më e shpejtë se lumi, ajo tërheq me vete të qeshurat

dhe qejfet. (≈ Koha s’lidhet me tërkuzë.)

246. E vërteta është një pasqyrë që i ka shpëtuar Zotit nga dora dhe

është thyer. Secili mbledh nga një copëz dhe thotë se e gjithë e

vërteta gjendet atje.

247. Njeriu fshihet nën gjuhë.

248. Këshilla për injorantin (budallain) është shi në tokë të kripur. (≈

Vath i florinjtë në vesh të derrit; Gjalpë / djathë i mirë në lëkurë

të qenit.)

249. Asnjë mace nuk zë mi për hir të Zotit. (≈ Nuk ka punuar njeri për

shpirtin e babait.)

250. Falënderove për një mirësi, një tjetër do të të vijë.

120 Bakillari

LITERATURË:

(Libra dhe site elektronike ku mund të gjenden proverba perse / iraniane)

Sentences et pensées persanes (1793)

Proverbes et dictons persans (1822)

Proverbes et locutions persanes (1835)

Proverbes et dictons persans (1876)

La Perse en proverbes (1905)

Proverbes de la Perse (1956)

Proverbes et dictons iraniens (1964)

Sprichwoerter von A-Z; von J. H. Kirchberger; Orbis Verlag 1993

Dictionnaire Encyclopédique 2 Larousse 1994

Dictionnaire des Proverbes sentences et maximes, Maurice Maloux,

Larousse 1995.

Das Grosse Illustrierte Lexikon, Orbis Verlag 1996

Fjalë të urta perse : fjalë të urta perse dhe krahasimet shqiptare, Khalegh

Kuraghli; Drita Lazri (përkth. dhe krahasoi); Emil Lafe (red.)

https://de.wikiquote.org/wiki/Iranische_Sprichw%C3%B6rter

http://www.bk-luebeck.eu/sprichwoerter-iranische.html

http://www.bk-luebeck.eu/sprichwoerter-iranische-2.html

http://www.proverbes-francais.fr/proverbes-iraniens/

http://www.unproverbe.com/proverbes-perses.html

http://www.mon-poeme.fr/proverbes-iraniens/

http://www.linternaute.com/proverbe/pays/iran/

http://www.bonheuretamour.com/2015/01/10/proverbes-persans/

http://www.mon-poeme.fr/citations-persanes/

http://www.mon-poeme.fr/proverbes-persans/

Fjalë të urta të popullit shqiptar. Përgatitur nga Jorgo Panajoti, Agron

Xhagolli. Akademia e Shkencave e RPSSH Instituti i Kulturës Popullore.

Tiranë, 1983, 1078 f.

Pasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e Librave

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

BOTIMET E INSTITUTIT ALBANOLOGJIK

TË PRISHTINËS NË VITIN 2015*

Gjatë vitit 2015 Instituti Albanologjik i Prishtinës ka vijuar të botojë numrin

e radhës (45) të tri serive (filologjike, historike dhe folklor e etnologji) të revistës

shkencore kryesore të tij “Gjurmime albanologjike”. Kjo revistë me tri seritë e

saj është bërë tribunë e shpalosjes së rezultateve shkencore jo vetëm për

punonjësit e këtij institucioni shkencor, por edhe për bashkëpunëtorët e tij të

shumtë, të cilët janë nga të gjitha hapësirat etnike, por gjithnjë duke mbetur të

hapura edhe për albanologë të dëshmuar nga radhët e kombeve të tjera. Në tri

vëllimet e numrave 45 të “Gjurmimeve” janë botuar rreth 100 studime

shkencore, recensione, kronika dhe kontribute të tjera me vlerë.

Dy vëllimet e botuara me titullin “Albanologji 5”, që në të vërtetë janë

rezultat i punës intensive triditore në kuadër të veprimtarisë shkencor, tashmë

tradicionale, të konceptuar si ”Java e albanologjisë” 5/2014, ku u përfshiheshin

të gjitha disiplinat kryesore albanologjike me mundësi të njëjta të prezantimit të

rezultateve shkencore nga secila fushë veç e veç. Rreth njëqind kumtesa dhe

dhjetëra diskutime të lexuara në këtë veprimtari shkencore tanimë janë të

botuara në këto dy vëllime. Në vëllimin e parë janë përfshirë 54 punime nga se-

sioni i Letërsisë, Etnologjisë dhe Gjuhësisë. Ndërsa në vëllimin e dytë janë

përfshirë 40 punime shkencore të dy sesioneve shkencore: të Folklorit dhe

Historisë .

Një dritare e re për studiuesit e huaj të albanologjisë, është hapur në vitin që

shkoi, me botimin e numrit të parë të revistës “Albanological researches”

(“Gjurmime albanologjike”) në gjuhën angleze. Kjo revistë, e cila përmban

studime nga sfera të ndryshme të albanologjisë, do të ndikojë për identifikimin

dhe promovimin e kulturës shqiptare në botën e jashtme shkencore të interesuar.

Instituti Albanologjik do të bëjë përpjekje që çdo vit të nxjerrë nga një vëllim të

kësaj reviste, ku do të përfshihen gjurmime të ndryshme albanologjike. Me këtë

* Autori i këtij shkrimi, prof. dr. Lulzim Lajçi, është sekretar shkencor i Institutit Albanolo-

gjik të Prishtinës.

124 Pasqyra e librave

rast duhet falënderuar edhe një herë Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në

Kosovë për mbështetjen mbështetja financiare.

Revista për kulturën e gjuhës “Gjuha shqipe”, sikurse ishte paraparë, ka

dalë me tre numra. Pa dyshim ajo është bërë një tribunë e diskutimit të

pikëpamjeve të gjuhëtarëve tanë rreth problemeve të normës letrare dhe të

zbatimit të saj në praktikë të tanë dhe po jep një ndihmesë e madhe për ngritjen e

kulturës së gjuhës ndër ne.

Ndër veprat e rëndësishme të botuara nga Instituti Albanologjik gjatë vitit

2015 janë edhe ato të gjuhësisë. Studimi monografik me titull: "Shqiptarët dhe

shqipja” (387 fq.) i studiuesit Qemal Murati, në tërësinë e vet, paraqet ndihmesë

të re dhe të thelluara në problematika me mjaft interes për albanologjinë, të cilat

ai i ndjek me vëmendje prej kohësh. Autori shquhet për guximin në trajtimin e

temave të mprehta siç është ajo e standardizimit të toponimisë në Kosovë e

Maqedoni, apo të përballjes me tezat antishqiptare që qarkullojnë sot në

Maqedoni. Ky libër i vëllimshëm dhe i pasur me problematika i gjuhëtarit

Qemal Murati vjen si një ndihmesë e re në vargun e veprave të shumta të këtij

autori kushtuar problemeve të gjuhës shqipe.

Ndër arritjet tona në planin botues që e kanë shënuar vitin 2015 është edhe

vepra e prof. dr. Ragip Mulakut me titull: “Ndihmesa për gjuhën shqipe”. Në

këtë libër autori trajton një varg problemesh nga fusha e gjuhësisë, ndër të cilat

njësimin e gjuhës e konsideron ndër vlerat më të çmueshme kulturore e

kombëtare për arsye se tashmë kemi në përdorim një variant të përbashkët e të

njëllojtë shkrimi e komunikimi në shkollë, në art, në letërsi, në institucionet tona

shtetërore, universitare, shkencore dhe në të gjitha fushat e tjera të jetës. Autori

çmon lart punën e përkushtuar dhe cilësore të dijetarëve tanë më të mëdhenj të

shekullit të kaluar, të cilët punuan pareshtur për njësimin dhe kristalizimin e

gjuhës shqipe dhe kundërshton me ngulm përpjekjet e disave për ta shkapërthyer

standardin e gjuhës sonë. Aty shtjellohen edhe çështje të tjera të rëndësishme në

lidhje me shmangiet që i bëhen drejtshkrimit të shqipes, shqyrton kalket a

ndërtimet e huaja që kanë hyrë në gjuhën tonë dhe jep këshilla e propozime për

t’i luftuar e për t’i shmangur nga përdorimi.

Vëllimi “Shqipja standarde dhe dialektet” i autorit Naser Pajazitit

përfshin një varg studimesh, artikujsh e trajtesash të botuara në revistat

shkencore të Institutit Albanologjik, të Fakultetit Filologjik, të Akademisë së

Shkencave etj., kushtuar kulturës së gjuhës, gjuhës standarde në raport me

dialektet, ndikimit të gjuhëve të huaja në shqipen e sidomos studimit të

dialekteve dhe të folmeve të shqipes. Ato si të tilla plotësojnë jo vetëm

fushën e veprimtarisë së tij studimore, por njëkohësisht janë edhe një

ndihmesë e çmuar për gjuhësinë dhe për kulturën e shqipes. Përmbledhja me

studime dhe artikuj “Shqipja standarde dhe dialektet” e N. Pajazitit sjell

ndihmesa të reja të çmuara në fushën e gjuhësisë.

Në fushën e Letërsisë shënojmë botimin e këtyre veprave: “Qasje

albanologjike” e autorit prof. dr. Hysen Matoshi. Në këtë vepër janë përfshirë

kontribute nga fusha të ndryshme të studimeve shqiptare, të botuara në revista

dhe të paraqitura në veprimtari shkencore gjatë periudhës 2000–2015. Ndër to

Botimet e Institutit Albanologjik të Prishtinës në vitin 2015 125

veçohen studimet për letërsinë, që trajtojnë çështje të përgjithshme historiko-

letrare, dukuri letrare, autorë e studiues të letërsisë shqipe etj. Gjithashtu, autori

është marrë edhe me probleme të kulturës së gjuhës, me çështje të historiografisë

kombëtare si dhe të kulturës sonë tradicionale. Në këtë vëllim është trajtuar një

pjesë e konsiderueshme e veprimtarisë shkencore të Institutit Albanologjik, por

edhe kontributet e veçanta të disa prej personaliteteve të dalluara përgjatë

historisë së tij.

Vëllimet: “Identitete letrare I–II” të autorit prof. dr. Isak Shema për-

fshijnë studime të zgjedhura letrare, të paraqitura në tubime të rëndësishme, në

manifestime kulturore, arsimore dhe shkencore. Lexuesit dhe studiuesit

shkencorë përmes këtyre dy vëllimeve do të njohin më mirë rrjedhat e përgjith-

shme të krijimtarisë, temat dhe problemet e trajtuara shkencore, do të

shfrytëzojnë informacionin e pasur bibliografik të letërsisë e të kritikës letrare

dhe do të japin vlerësimet e tyre. Këto vëllime janë njëherë edhe në funksion të

thellimit, të afirmimit të studimeve të letërsisë dhe të përparimit kulturor, arsimor

dhe shkencor.

Libri me studime “Proza e poetizuar” i Donika Dabishevcit mund të

cilësohet si një punim i konsoliduar teorik dhe kritiko-letrar për një zhanër ende

të diskutueshëm, siç është proza poetike dhe për veprat e autorëve shqiptarë, që

për shkaqe ideologjike nuk kanë qenë të zakonshëm në kuptimin e botimit dhe të

leximit, por që janë zëra të veçantë për fillet e modernitetit në letërsinë shqipe.

Vetë fakti se studiuesja ka marrë për trajtim një temë ende të diskutueshme

shkencërisht dhe ka trajtuar vepra të autorëve dikur të ekskomunikuar, tregon për

sigurinë shkencore dhe pedanterinë e renditjes së fakteve letrare, se si duhet të

trajtohen temat që janë të vështira për t’u trajtuar shkencërisht. Gjithsesi, ky

studimit, sigurisht që do të nxisë edhe studime të reja për këtë zhanër të letërsisë

sonë

Gjatë vitit të kaluar janë botuar edhe vepra me peshë për historiografinë

shqiptare. Monografia me titull “Përballje historiografike” me autore prof. dr.

Emine Bakallin, rrok një gamë të gjerë formash shprehjeje historiografike, siç

janë trajtesat shkencore, vështrime kritike, interpretime burimesh historike. Një

pjesë e këtyre punime të përgatitura për konferenca ndërkombëtare, simpoziume,

sesione, tryeza shkencore etj., tashmë janë botuar në përmbledhje të veçanta dhe

në revista shkencore, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e gjetiu. Veçori të kësaj

vepre janë: përkufizime të reja lidhur me zhvillimet historike te shqiptarët me

theks të veçantë në shekullin XX. Vepra në fjalë e autores E. Bakalli paraqet një

kontribut në këtë fushë dhe do të nxitë mendim kritik e debat, i cili do të ndikojë

gjithsesi në avancimin e mendimit historiografik në botën shqiptare.

Libri “Rreth 100-vjetorit të Pavarësisë” është një kontribut i ri i çmuar i

prof. dr. Xheladin Shalës dhe i vlerësuara pozitivisht nga kritika. Kjo monografi

mbështetjen kryesore e në dokumente të shumta, në shtypin e kohës dhe në

literaturën e pasur. Vepra në fjalë përfshin një varg trajtesash shkencore,

vështrime kritike, interpretime historike të përgatitura e të lexuara në konferenca

shkencore, simpoziume, sesione e tryeza shkencore me rastin e 100-vjetorin e

Pavarësisë së Shqipërisë. Këto kumtesa autori Xh. Shala më vonë i ka zgjeruar

126 Pasqyra e librave

në punime studimore, një pjesë nga të cilat tashmë janë botuar në revistat tona,

por një pjesë e tyre botohen për herë të parë. Si i tillë, ky studim shkencor

paraqet një kontribut të vlefshëm për historiografinë shqiptare të Kohës së Re.

Monografia “Diplomacia Evropiane ndaj Shqipërisë ndërmjet dy

Konferencave të Paqes (1919–1946)” e autores Esilda Luku është fryt i

hulumtimeve disavjeçare, të kryera për një segment të rëndësishëm të historisë

së Shqipërisë në kontekstin e zhvillimeve intensive ndërkombëtare. Vëmendje të

posaçme në vepër i është kushtuar impaktit të diplomacisë evropiane për

ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar dhe pozitën e saj përkrah vendeve

të qytetëruara. Ky këndvështrim i ri i gjeopolitikës së Evropës në raport me

shtetin shqiptar ndërmjet dy Konferencave të Paqes përbën kontributin themelor

të veprës për periudhën e historisë bashkëkohore.

Libri “Kadri Minushi – jeta dhe veprimtaria atdhetare” autori Lush

Culaj është një përpjekje për ta ndriçuar në mënyrë sa më të gjithanshme e më

objektive personalitetin dhe aktivitetin e Kadri Minushit në dobi të çështjes

kombëtare. Për këtë punim autori ka konsultuar shumë dokumente arkivore

historike e në mënyrë të veçantë dosjen e procesit gjyqësor kundër grupit të

Halim Spahisë në Arkivin e Kosovës në Prishtinë. Për rrethanat politiko-

shoqërore që ndërlidhen në një formë apo tjetër me veprimtarinë e Kadri

Minushit autori ka shfrytëzuar dokumente arkivore edhe nga Arkivi i Shtetit në

Tiranë dhe Arkivi i Maqedonisë në Shkup. Gjithashtu, ka shfrytëzuar edhe

shtypin e kohës të viteve që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Kadri Minushit,

studime të ndryshme të kohës që flasin për të dhe për ngjarje që ndërlidhen me

këtë personalitet si dhe shkrime të botuara për të etj.

Libri “Kontribute për historinë e Opojës” është një sintezë e punës së dr.

Sadik Mehmetit për trevën e tij të lindjes dhe gjithsesi për njërën ndër krahinat

shqiptare më pak të studiuara. Ndonëse një trevë karakteristike në planin

historik, kulturor, gjuhësor, etnopsikologjik etj., Opoja gjatë shekullit të fundit,

qoftë për faktin se ishte larg rrugëve të komunikacionit modern, qoftë për faktin

se pushtetet jugosllavo-serbe e lanë pas dore, duke u e drejtuar vëmendjen te kra-

hina fqinje sllavishtfolëse e Gorës, mbeti kështu jashtë çdo lloj interesimi institu-

cional zhvillimor në planin shoqëror, ekonomik e kulturor. Krahas rezultateve të

lakmueshme, mund të përfundohet se nëpërmjet kësaj vepre është përvijuar

modeli i studimit dhe ky fakt përbën një arritje të lakmueshme për autorin, por

njëkohshëm edhe një literaturë me vlerë për trevën.

Në monografinë “Me Seleman Lajçin nëpër Sanxhak” të autorit Xhevat

Hasani përshkruhet, veprimtaria e Selman Lajçit, ashtu edhe e dy kryesive

qendrore të Shoqatës Kosovare-Sanxhakase që nga viti 1992 e deri në prag të

Luftës Çlirimtare të Kosovës të vitit 1998/1999. Rëndësi e veçantë në këtë vepër

i është kushtuar edhe binjakëzimit të Prishtinës me Pazarin e Ri, të Pejës me

Tutinin, të Therandës (ish-Suharekës) me Rozhajën, si dhe organizimit të

mbrëmjeve letrare të përbashkëta të poetëve të Kosovës dhe atyre të Sanxhakut.

Monografia përmbyllet rënien e dëshmor të Selman Lajçit në prillin e vitit 1999

në luftë kundër forcave serbe në Rugovë.

Botimet e Institutit Albanologjik të Prishtinës në vitin 2015 127

Në fushën e Folklorit dhe etnologjisë shënojmë botimin e këtyre veprave:

“Anekdota popullore X “ përgatitur nga Mehmet Rukiqi, njërit ndër

bashkëpunëtorët më të vjetër të Institutit Albanologji. Vepra në fjalë përmban

lëndë të pasur folklorike, të mbledhur kryesisht në krahinën e Drenicës, por edhe

më gjerë, ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Anekdotat e përmbledhura këtu

shprehin në mënyrë të sintetizuar jetën e popullit të thjeshtë, vuajtjet dhe

përpjekjet e tij për të mbijetuar në trojet e veta, karshi pushtuesve të huaj. Vepra

ka rëndësi të veçantë për folkloristikën tonë, sepse përveç trajtimit të

problematikës së përgjithshme të folklorit, sjell edhe të dhëna tjera për

trashëgiminë tonë kulturore që shquhen për vlera të shumta artistike e estetike.

Vëllimi “Fjalë të urta nga Drenica” i përgatitur nga Halil Kajtazi, me më

se 5900 njësi, ngërthen ne vete porosi vlerash të larmishme dhe margaritarë të

urtisë popullore. Autori paraqitet me këtë vëllim pas një pune më tepër se

gjysmë shekulli për mbledhjen dhe sistemimin e folklorit popullor shqiptar me

përqendrim të veçantë në trevën e Drenicës edhe ka arritur të arkivojë pjesë të

vyera krijimtarisë gojore të popullit tonë.

Libri ”Ceremoniali i dasmës në qytetin e Gjakovës“ i autorit Krenar Doli

përmban përshkrime të riteve tradicionale që zhvillohen gjatë ditëve të dasmës

në Gjakovë, duke bërë edhe krahasime me trevat e tjera shqiptare. Autori në këtë

libër ofron një tablo të dasmës gjakovare, duke e trajtuar atë në një rrafsh

gjithëpërfshirës, me mjaft veçori të riteve, zakoneve, këngëve e valleve të

dasmës. Kjo lëndë e përshkruar në këtë libër pasuron njohuritë lidhur me dasmën

gjakovare dhe paraqet një kontribut në fushën e folklorit dhe etnomuzikologjisë.

128 Pasqyra e librave

Pasqyra e botimeve të Institutit Albanologjik të Prishtinës

në vitin 2015

1. Gjurmime albanologjike. Seria e shkencave filologjike, nr. 45,

Prishtinë, 2015.

2. Gjurmime albanologjike. Seria folklor dhe etnologji, nr. 45, Prishtinë,

2015.

3. Gjurmime albanologjike. Seria e shkencave historike, nr. 45, Prishtinë,

2015.

4. Albanologji 5 – I, II. Prishtinë, 2015.

5. Albanological researches 1. Prishtinë, 2015.

6. Gjuha shqipe 1, 2, 3. Prishtinë, 2015.

7. Qemal Murati, Shqiptarët dhe shqipja, Prishtinë 2015.

8. Prof. dr. Ragip Mulaku, Ndihmesa për gjuhën shqipe. Prishtinë,

2015.

9. Prof. asoc. dr. Naser Pajaziti, Shqipja standarde dhe dialektet.

Prishtinë, 2015.

10. Dr. Isak Shema, Identitete letrare I, II. IAP, Prishtinë, 2015.

11. Dr. Donika Dabishevci, Proza e poetizuar. Prishtinë, 2015.

12. Dr. Hysen Matoshi, Qasje albanologjike. IAP, Prishtinë, 2015.

13. Prof. dr. Xheladin Shala, Rreth 100-vjetorit të pavarësisë, Prishtinë,

2015.

14. Dr. Esilda Luku, Diplomacia Evropiane ndaj Shqipërisë ndërmjet

dy Konferencave të Paqes (1919–1946). Prishtinë, 2015.

15. Dr. Sadik Mehmeti, Kontribute për historinë e Opojës. Prishtinë,

2015.

16. Dr. Lush Culaj, Kadri Minushi – jeta dhe veprimtaria atdhetare.

Prishtinë, 2015.

17. Emine Arifi-Bakalli, Përplasje historiografike. Prishtinë, 2015.

18. Xhevat Hasani, Me dëshmorin Selman Lajçi nëpër Sanxhak. Prishtinë,

2015.

19. Krenar Doli, Ceremoniali i dasmës në qytetin e Gjakovës. Prishtinë

2015

20. Halil Kajtazi, Fjalë të urta nga Drenica. IAP, Prishtinë, 2015.

21. Mehmet Rukiqi, Anekdota X. Prishtinë, 2015.

Lulëzim LAJÇI

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

NJË PËRMENDORE PËR KULTURËN E GJUHËS

LETRARE – REVISTA “GJUHA SHQIPE” NR. 1, 2, 3

– 2015

Në vjeshtën e vitit që shkoi studimet në fushë të shqipes së sotme,

veçanërisht për kulturën e gjuhës, u pasuruan me daljen e tre numrave të

revistës “Gjuha shqipe”, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Me

këtë rast, më 21 tetor 2015, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë u

zhvillua një veprimtari për përurimin e tyre nga Shoqata e Gjuhësisë

Shqiptare në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Në 511 faqe të tre numrave të vitit 2015 janë sjellë shkrime nga

studiues të njohur shqiptarë të të gjitha trevave (Kosova, Shqipëria e

Maqedonia) si dhe nga Diaspora, si: Qemal Murati, Ragip Mulaku, Emil

Lafe, Rami Memushaj, Isa Bajçinca, Xhevat Lloshi, Sejdi M. Gashi, Kujtim

Kapllani, Ardian Vehbiu, Idriz Metani, Hajrip Koçinaj, Jolanda Lila etj., por

edhe nga studiues të huaj, si Gerd-Dieter Nehring etj.

Viti 2015 ishte viti i 27-të i botimit të revistës “Gjuha shqipe”, redaksia

e së cilës përbëhet nga gjuhëtarët Qemal Murati (kryeredaktor), Shefkije

Islamaj, Emil Lafe dhe Ragip Mulaku. Kjo redaksi është kujdesur që revista

të pasqyrojë me nivelin e duhur shkencor çështjet dhe problemet më aktuale

dhe më të prekshme, me të cilat përballet shqipja e sotme letrare, detyrat që

shtrohen për zgjidhje nga praktika gjuhësore – dhe të gjithë këto të jenë

gjithëpërfshirëse, sepse gjuha letrare kombëtare është një çështje që u përket

të gjithë shqiptarëve, kudo ku ndodhen.

Revista “Gjuha Shqipe”, e themeluar më 1982*, është një nga organet

kryesore të veprimtarisë botuese të Institutit Albanologjik të Prishtinës, me

gjithsej 69 numra të botuar, mbi 7000 faqe, mbi 300 autorë dhe 978 shkrime

të botuara. Që në numrin e saj të parë, ajo ka shpallur si objekt kryesor

çështjet e kulturës së gjuhës, me vizion të qartë në strukturën e saj. Revista

* Për shkak të masave të dhunshme të Serbisë revista ka pasur ndërprerje në vitet 1991–1996

dhe në vitin 1999.

130 Pasqyra e librave

del me tre numra në vit dhe përmban rubrika të ndryshme, të cilat e bëjnë

tërheqëse jo vetëm për studiuesit, por edhe për një rreth të gjerë lexuesish që

kanë dëshirë të pasurojnë kulturën gjuhësore të tyre. Rubrika të revistës

janë: studime, artikuj e kumtesa (që përbëjnë rreth 46 % të numrit të

shkrimeve), kritika dhe recensione (që zënë rreth 14 % të numrit të

shkrimeve), diskutime (rreth 13%), gjuha në praktikë, kronika shkencore,

glosarë apo fjalorthë nga thesari leksikor i shqipes, këshilla gjuhësore,

intervista me studiues të ndryshëm, pyetje dhe përgjigje, bibliografi,

përvjetorë dhe shkrime in memoriam për figura të shquara të gjuhësisë etj.

Kryeredaktor i parë i revistës (1982–1986) ka qenë akademiku Idriz

Ajeti, i cili hodhi themelet e një organi serioz, me vizion për të ardhmen; më

pas Shaqir Berani (1987–1988), Ragip Mulaku (1997–2004) e së fundmi

Qemal Murati (1989–1990 dhe nga viti 2005 e në vijim). Revista “Gjuha

shqipe” u bë një nga organet më të rëndësishme të kulturës së gjuhës në

Kosovë e tashmë në të gjitha trojet shqiptare. Ajo trashëgon edhe sot vlerat

më të shëndosha shkencore, ruan fizionominë dhe strukturën e konsoliduar,

duke vazhduar të sjellë risitë e studimeve edhe nga disiplina të tjera

gjuhësore.

E veçanta e kësaj reviste për vitin 2015 është se numri i saj i parë çelet

me një urim të përzemërt nga Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare dhe Shoqata e

Gjuhëtarëve të Kosovës për akademikun Idriz Ajeti, kryeredaktorin e parë të

revistës “Gjuha shqipe”, i cili, më 26 qershor 2015, mbushi 98 vjeç (nr. 1, f.

5–7). Të mësosh nga jeta dhe veprimtaria e gjerë e profesorit Idriz Ajeti,

nuk është asnjëherë mjaft –shkruan kryeredaktori Qemal Murati. Duke folur

për rolin e madh të akad. I. Ajeti për zhvillimet mbara të shqipes letrare në

Kosovë, autori thekson se Idriz Ajeti është ngritur kundër konceptit që

synon të ecet në një rrugë të dialekteve letrare, të paktën për sa i përket

çështjes shumë të diskutuar sot për sot se ç’rrugë duhet të ndjekë shqipja

letrare. Me argumente shkencore ai ka provuar se të prekësh sot në themelet

e gjuhës sonë kombëtare, do të thotë se shqiptarët në prag të shekullit të

njëzetenjëtë parapëlqejnë kthimin në rendin fisnor me një shumësi gjuhësh e

bajraktarësh...” (nr. 1, f. 13).

Argumente për mbrojtjen, pastrimin nga fjalët e huaja dhe pasurimin e

gjuhës së sotme letrare, si dhe pasojat e rënda që do të sillte pakujdesia ndaj

saj, përcillen nga një varg shkrimesh në të tre numrat e revistës, si: “Gafat e

Këshillit Ndërakademik në propozimet për sintaksën e shqipes” nga Josif

Mita, “Gjuha e njësuar është Kushtetutë” nga Hamdi Hysuka, në nr. 1;

“Për një kujdes në rritje ndaj shqipes që ajo të mos kthehet në ‘gjuhë

makaronike’” nga Valter Memisha, “Gjuha dhe mediet e reja” nga Shefkije

Islamaj, “Anglicizmat si prirje ndërkombëtarizuese në ligjërimin gazetaresk

shqiptar” nga Jolanda Lila, në nr. 2; “Gjuha standarde midis dy frontesh”

nga Rexhep Qosja, “Gjuha standarde ‘e kontestuar’” nga Shefkije Islamaj,

“Standardi i gjuhës nuk zotërohet duke e përbuzur” nga Ragip Mulaku,

“Shqipja standarde dhe identiteti shqiptar” nga Begzad Baliu, në nr. 3 etj.

Një përmendore për kulturën e gjuhës letrare – revista “Gjuha shqipe” nr. 1,2,3 - 2015 131

Diskutimet që janë ngjallur sot nga një grup i kufizuar personash për të

zhbërë gjuhën letrare kombëtare dhe argumentet shkencore kundër tyre

shpjegohen gjerësisht në numrin 3 të revistës, por kjo çështje nuk mungon

as në numrat 1 e 2. Ajo kulmon me letrën e hapur drejtuar kryeministrit Edi

Rama, “Të ndalohet shkatërrimi i gjuhës shqipe nga ‘Akademikët’” (nr. 1, f.

113–116) nga 20 profesorë e gjuhëtarë dhe me paraprojektin e ligjit “Për

përdorimin publik të gjuhës shqipe” (nr. 3, f. 163–171) nga disa studiues të

shqipes veprimtarë shoqërorë. Në letrën drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë

kërkohet që “shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe

të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë, ashtu siç e kërkon edhe

Kushtetuta” (nr. 1, f. 116), për ta mbrojtur nga sulmet e qarqeve të caktuara,

të cilat kohët e fundit po kërkojnë ta shpërbëjnë atë, duke shpërbërë

njëkohësisht identitetin tonë kombëtar. Ndërsa në paraprojektin e ligjit “Për

përdorimin publik të gjuhës shqipe” parashtrohen në 31 nene masat që do të

rregullonin përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e Kosovës,

duke pasur parasysh edhe dispozitat ndëshkimore në rast shkeljeje të

rregullave etj.

Revista “Gjuha shqipe” e vitit 2015 cek edhe çështje të historisë së

gjuhës dhe të veprimtarisë së gjuhëtarëve të shquar, p.sh. Emil Lafe

përkujton akademikun Mahir Domi me rastin e 100-vjetorit të lindjes, duke

përmendur arritjet e tij si “personalitet dhe organizator i shquar i shkencave

filologjike shqiptare” (nr. 1, f. 17–23); Elez Koperaj shkruan mbi “Pjesoret

më -m tek autorët e vjetër” (nr. 2, f. 39–48); Qemal Murati flet për

akademikun e ndjerë Besim Bokshi dhe mendimet e tij rreth çështjeve të

shqipes standarde (nr. 2, f. 5–11); Sejdi M. Gashi trajton vendin e veçantë

që zë rilindësi Thimi Mitko në historinë e studimit të shqipes si leksikolog e

leksikograf (nr. 2, f. 61–70) etj.

Nga praktika gjuhësore vijnë një varg shkrimesh që janë shumë të

dobishme për të gjithë, si: “Shkarjet gjuhësore në tekstet shkollore” nga

Gjergj Domgjoni, “Vëzhgim mbi problemet e të folurit të përditshëm të

gjuhës shqipe” nga Jorgaq Perika, “Përdorimi i drejtë i numërorëve” nga

Senad Neziri etj. Ndërsa Hajrip Koçinaj na sjell në dy numra material të

bollshëm leksikor me fjalë e shprehje të së folmes së Opojës (krahinë në

Kosovë, pranë Kukësit); në revistë nuk mungon as rubrika e recensioneve,

ku prof. Rami Memushaj nxjerr në pah vlerat e librit të Qemal Muratit

“Gjuha shqipe në komunikimet publike”, botim i vitit 2013.

Intervistat në formën e bisedave me figura të shquara të gjuhësisë

shqiptare, si Rami Memushaj e Kristina Jorgaqi, janë një lloj tjetër nga

larmia e shkrimeve të revistës “Gjuha shqipe”, të cilat përforcojnë nevojën e

ngutshme për një politikë gjuhësore dhe të një ligji mbi gjuhën – një çështje

themelore e ngritur si shqetësim në numrat e revistës “Gjuha shqipe” e vitit

2015.

Doriana TUXHARI

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

MR. ELEZ ISMAILI, “SHLLIME SHPIRTI”

ANTOLOGJI ME POEZI TË PËRSHPIRTSHME DHE

ATDHEDASHURIE. TETOVË, 2014, 779 f.

Në pajtim me titullin kjo antologji e vëllimshme, e para në llojin e vet,

përmban poezi të përshpirtshme me frymëzim nga feja islame dhe vjersha

që shprehin ndjenja të pastra e hove të fuqishme atdhedashurie. Lënda është

ndarë në tri pjesë: I. Poezi të autorëve tanë nga gjysma e dytë e shek.

XIX dhe në kapërcyell të shek. XX (fq. 31-234), ku përfshihen 38 autorë

të përfaqësuar me 109 poezi; II. Poezi të autorëve tanë të shek. XX

(fq.235-675), ku përfshihen 107 autorë të përfaqësuar me 225 poezi); III.

Poezi të autorëve botërorë (fq. 677-774), ku përfshihen 27 autorë të

përfaqësuar me 55 poezi. Ndër këta autorë ka emra të mirënjohur të letrave

shqipe, të kulturës sonë kombëtare e të mendimit islam, si Naim Frashëri,

Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Lasgush Poradeci, Hafëz Ali Korça, Arshi Pipa,

Asdreni, Sejfulla Malëshova, Shaban Demiraj, Vehxhi Buharaja etj. Siç

shihet, autori ka vënë pranë njëri-tjetrit përfaqësues nga të tria besimet

kryesore të shqiptarëve, ashtu siç ka qenë dhe është jeta e popullit tonë e

karakterizuar nga harmonia dhe respekti i ndërsjellë ndërmjet besimtarëve

myslimanë, ortodoksë e katolikë. Po kështu edhe ndër autorët nga bota ka

emra të mirënjohur që nuk i përkasin besimit islam, por kanë shfaqur

nderimin e tyre për këtë besim dhe për misionin e profetit.

Autori i antologjisë ka bërë një punë të kujdesshme për ndërtimin e

librit sipas temës që ka synuar: të mbledhë poezitë më të bukura e më

përfaqësuese me frymëzim atdhetar dhe me përkushtim ndaj të

Gjithëfuqishmit, duke i gërshetuar të dyja këto tema në mënyrë të tillë që

ato nënkuptojnë njëra-tjetrën: dashuria për atdheun dhe gjakimi për ta parë

të lumtur e të bashkuar nënkupton besimin te Zoti Fuqiplotë, ndjekjen e

mësimeve që ai ka dërguar nëpërmjet profetëve e në mënyrë të veçantë

nëpërmjet profetit Muhamet a.s., themeluesit të fesë islame. Tema e atdheut,

e mbrojtjes dhe ruajtjes së trojeve kombëtare, e mbrojtjes së gjuhës dhe

Mr. Elez Ismaili, “Shllime shpirti” 133

traditave tingëllon me nota madhore dhe prekëse jo vetëm në poezitë e

brezave të mëparshëm të krijuesve, por edhe në poezitë e një vargu

krijuesish të rinj të talentuar. Poezitë e përzgjedhura nga autorë të huaj

përcjellin elemente të mirëfillta filozofike, mistike e kuranore, me vlera

njohëse e edukuese në parimet më të shëndosha morale.

Mendoj se me këtë antologji autori ia ka arritur të sendërtojë mjaft mirë

idenë që ka frymëzuar nismën e tij. Libri ka vlera të drejtpërdrejta e larta për

edukimin e brezit të ri. Përveç kësaj ai zbulon se sa frymëzuese ka qenë

tema e përkushtimit ndaj Krijuesit në poezinë shqipe. Kjo ka rëndësi të vihet

në dukje, pasi për arsye të njohura vjershat me këtë temë kanë qenë deri

vonë të lëna mënjanë e të mbuluara nga pluhuri i harresës sidomos në

Shqipëri. Në këtë vështrim autori me të drejtë vëren se në studimin e

letërsisë shqipe ka disa zbrazëti që duhen plotësuar. Dhe kjo përmbledhje e

vëllimshme është një ndihmesë konkrete për studiuesit që do t’i drejtohen

kësaj teme.

Emil LAFE

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

KONTRIBUTET SHKENCORE-KULTURORE

TË ORIENTALISTËVE

“LEKSIKONI I ORIENTALISTËVE”, AUTOR: ABDURRAHMAN

BEDEVI, PËRKTHEU DHE PLOTËSOI: ISA MEMISHI, BOTUES:

LOGOS – A, SHKUP, 2015, 400 fq.

Kontributet shkencore të orientalistëve, objektiviteti, cilësia dhe

qëllimet e studimeve të tyre ka kohë që janë bërë objekt i shumë

diskutimeve dhe polemikave nëpër vende të ndryshme të botës, veçanërisht

në vendet e besimit islam. Diskutime të tilla në botën islame i përshkohen

kryesisht një frymë nënvlerësuese dhe pesimiste kundrejt rezultateve

shkencore dhe kulturore të studiuesve jomyslimanë të Orientit (të cilët nuk

qenë vetëm nga Perëndimi), e që njihen si orientalistë. Tashmë dihet se

ekzistojnë metodologji të ndryshme shkencore nëpërmjet të cilave studiuesit

trajtojnë probleme e dukuri të ndryshme, siç janë metodologjia

fenomenologjike ose ajo historiciste. Prandaj dhe, kur gjykojmë për

rezultatet shkencore-kulturore të orientalistëve, duhet të kemi parasysh

gjithashtu edhe metodologjitë apo shkollat e tyre filozofike, që për

mendimin tim, janë treguesit themelorë të rezultateve në fushat e tyre

studiuese. Ndërsa, shumica e këtyre polemistëve, duke mos i marrë parasysh

fare metodologjitë shkencore e filozofike të këtyre orientalistëve, të gjithë

këta të fundit i vlerësojnë me kritere të njëjta, të cilat më shumë janë

politike, sesa shkencore. Por në mesin e këtyre studiuesve dhe polemistëve,

një njohës kompetent i veprimtarisë shkencore të orientalistëve dhe madje

mik i disave prej tyre, qe filozofi dhe studiuesi i mirënjohur egjiptian,

Abdurrahman Bedevi.

Një oksidentalist i vyeshëm, sidomos i filozofisë ekzistencialiste,

Abdurrahman Bedevi njihet edhe si studiues serioz i filozofisë islame dhe i

tesavufit dhe profesor në universitetet më në zë të disa shteteve të Lindjes së

Mesme. Njëra nga shumë veprat e tij është dhe “Leksikoni i Orientalistëve”,

i cili në gjuhën shqipe erdhi dhe u pasurua me të dhëna dhe informacione

nga prof. Isa Memishi, pedagog i gjuhës arabe në Universitetin e Prishtinës.

Kontributet shkencore-kulturore të orientalistëve 135

“Leksikoni i Orientalistëve” është një vepër prej 400 faqesh, ku zënë

vend emrat e orientalistëve që kanë dhënë ndihmesa të vlefshme në fusha të

ndryshme të studimeve orientale. Me këtë vepër Abdurrahman Bedevi, siç

duket, ka dashur t’u tregojë bashkëkombësve të tij për me arritjet shkencore-

kulturore të studiuesve perëndimorë të Orientit dhe kështu t’ua bëjë me dije

se rezultatet e tyre janë të shumta e të larmishme dhe ato nuk duhen të

vështrohen vetëm si material që kanë shërbyer për shtrirjen e kolonializmit

në Lindje. Gjatë leximit të kësaj vepre vërejmë edhe qëndrime kritike të A.

Bedevit kundrejt disa orientalistëve, të cilat i shpreh pa ngurrimin më të

vogël, dëshmi kjo që spikat seriozitetin dhe përgatitjen shkencore të autorit,

gjë që vetëm e ngre cilësinë e kësaj vepre.

Në fillim të librit lexojmë një hyrje të prof. I. Memishit, ku flet për

rëndësinë e veprës, përmbajtjen e saj, sfidat që ka hasur gjatë përkthimit si

dhe në fund tregon për plotësimet dhe shpjegimet që i ka bërë kësaj vepre.

Më pastaj lexojmë për jetën dhe veprën e Abdurrahman Bedevit, ku

mësojmë se ai përveç se një njohës i kulturës perëndimore dhe asaj islame,

qe edhe filozof në kuptimin e plotë të fjalës. Gjithashtu lexojmë se Bedevi

ka arritur të botojë 150 vepra në gjuhët arabe, angleze, frënge, spanjolle dhe

gjermane. Nuk duhet lënë pa përmendur se këtu është bërë një lëshim

teknik, pra nuk është shkruar emri i Isa Memishit si autor i Hyrjes dhe i

njësisë ku flitet për jetën dhe veprën e A. Bedevit.

Në këtë vepër emrat e orientalistëve janë të radhitur sipas alfabetit të

gjuhës shqipe dhe kështu fillohet me emrin e Arnold Thomas Walker dhe

përfundohet me emrin e William Muir. Por përveç krerëve me emra

orientalistësh, gjithashtu mund të shohim edhe krerë si: Fjalori i parë

arabisht-latinisht, Fjalori i dytë latinisht-arabisht, Kurani – Botimet e

Kuranit në Europë, etj. Në këtë vepër hasim të dhëna enciklopedike për

shumë vepra dhe ndihmesa shkencore-kulturore të orientalistëve në lidhje

me fetë, kulturat, gjuhët, letërsitë, qytetërimet dhe çdo gjë që ka të bëjë me

popujt e Orientit. Pra “Leksikoni i Orientalistëve” na ndihmon që të

informohemi drejt dhe pa shtrembërime për punën e madhe që e kanë kryer

orientalistët në fushën e studimeve orientale. Edhe pse në këtë vepër askund

nuk lexojmë mbi mënyrën dhe metodologjinë e përzgjedhjes së emrave të

orientalistëve, duket se autori ka qenë i përqendruar vetëm në emra

orientalistësh evropianë dhe nuk ka parë të udhës të përfshijë edhe emra si

Toshihiko Izutsu (1914–1993), orientalist i famshëm japonez. Siç

informohemi nga hyrja të librit, Bedevi në Leksikonin e tij ka përfshirë

orientalistë që jetuan dhe vepruan deri në gjysmën e dytë të shek. 20, por ai

nuk përmend fare as emrat e mëdhenj të fushës së orientalistikës të këtij

shekulli siç qenë René Guénon (1886–1951), Leopold Weiss/Muhamed

Asad (1900–1992), Frithjof Schuon (1907–1998), Martin Lings (1909–

2005), Annemarie Schimmel (1922–2003), të cilët kanë lënë pas jo vetëm

studime dhe përkthime tepër të vlefshme, por edhe ndihmesa të çmuara në

fusha të ndryshme të kulturës islame.

136 Pasqyra e librave

Përkthimi i veprës “Leksikoni i Orientalistëve” i Abdurrahman Bedevit

në gjuhën shqipe përmbush një mungesë të madh në fushën e studimeve

orientale dhe më shumë se çdo gjë tjetër, mund të shërbejë edhe si një

pasqyrë për të analizuar dhe kritikuar veprimtarinë tonë shkencore në fushat

e orientalistikës në përgjithësi dhe islamistikës në veçanti. Leximi i kësaj

vepre gjithashtu mund t’i ndihmojë ata që deri sot kanë pasur qëndrime

joobjektive dhe të gjithë orientalistët i kanë trajtuar njësoj dhe me kritere të

njëjta (më tepër politike sesa shkencore).

Abdulla REXHEPI

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

PROF. DR. RAMI MEMUSHAJ, GJUHA SHQIPE NË

SHTRATIN E PROKRUSTIT. TIRANË, 2013, 192 fq.

Titulli i librit është një metaforë e goditur që tregon në mënyrë shumë

të thukët e të përshtatshme përmbajtjen e tij: libri drejtohet kundër

përpjekjeve për ta ndryshuar me dhunë shqipen e shkruar. R. Memushaj

është nga ata gjuhëtarë që ka punuar me kompetencë shkencore e me pasion

pozitiv gjatë diskutimeve për normën e sotme letrare dhe për mbrojtjen e

saj. Për ata që përpiqen ta ndryshojnë gjuhën e njësuar letrare shqipe autori

thotë me të drejtë: “Ata nuk duan t’ia dinë për dhimbjet që i shkaktojnë

gjuhës…duke u sjellë sikur shqipja të ishte gjuhë fisesh gjysmë të egër, që

po shkruhet për herë të parë, dhe jo një gjuhë me një histori shkrimi gati

500-vjeçare.” Libër ndahet në tre krerë: I “Nga Kongresi i Manastirit te

Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe”; II “Projekti ndërakademik i

drejtshkrimit” dhe III “Kundër drejtshkrimit ndërakademik”.

Në kreun e parë jepet një pasqyrë e përmbledhur e përpjekjeve të

lëvruesve të shqipes për një alfabet të përbashkët, që u kurorëzuan me

sukses në Kongresin e Manastirit (1908). Autori thekson disa fakte me

rëndësi: të gjitha alfabetet kanë veçuar përafërsisht 36 njësi tingëllore;

autorët e alfabeteve i janë përmbajtur parimit një fonemë – një grafemë. Me

pranimin e 36 shkronjave për 36 fonema në Manastir u zgjidh problemi i

shqiptimit të njësuar letrar. Komisia Letrare e mbledhur në Shkodër (1916–

1918) përcaktoi rregullat themelore të drejtshkrimit që e afruan mjaft

gegërishten letrare me toskërishten. Më 1947 u themelua Instituti i

Shkencave, i cili vuri si detyra kryesore hartimin e ortografisë, të gramatikës

dhe fjalorit të gjuhës shqipe. Ortografia e vitit 1948 dhe ortografia e vitit

1951 u hartuan për dy variante letrare (toskërisht e gegërisht), kurse

“Gramatika” (1949) dhe “Sintaksa” (1952) të K. Cipos u hartuan në

toskërishten letrare të kohës, që po shtrihej gjithnjë e më shumë në

përdorim, duke thithur edhe shumë fjalë e modele fjalëformimi të

gegërishtes. Gjuhëtarët në Kosovë e Maqedoni u orientuan drejt një

gegërishteje të mesme të përgjithshme dhe hartuan rregulla drejtshkrimore

për këtë variant letrar. Më 1958 prof. Idriz Ajeti shprehu mendimin që të

138 Pasqyra e librave

pranohej ortografia e vitit 1956 e hartuar nga Instituti i Shkencave në

Tiranës përkundër “tendencave diverguese”. Në rrethet intelektuale të

Kosovës e Maqedonisë u forcua bindja se duheshin afruar variantet e gjuhës

së shkruar. Në Konsultën gjuhësore të Prishtinës më 1968, u vendos që të

zbatohej projekti i ri i drejtshkrimit i botuar në Tiranë një vit më parë dhe u

arrit kështu njësimi i gjuhës letrare për gjithë shqiptarët sipas parimit “Një

komb – një gjuhë letrare kombëtare”. Kjo arritje u sanksionua në Kongresin

e Drejtshkrimit (Nëntor 1972), të cilin R. Memushaj e cilëson si ngjarja e

dytë madhore pas Kongresit të Manastirit.

Kundërshtimet ndaj Kongresit të Drejtshkrimit dhe gjuhës letrare të

njësuar filluan me librin e A. Pipës “Politika gjuhësore në Shqipërinë

socialiste” (1989), i cili sanksionimin e një gjuhe letrare të njësuar e cilësoi

si “kolonizim gjuhësor krahinor … me diktat revolucionar”. Pas dështimit të

përpjekjeve për zhbërjen e gjuhës standarde (të gjuhës së njësuar letrare), u

hodh ideja e “zgjerimit” të bazës së saj, duke përfshirë në të elemente të

dialektit tjetër. Qëllimi i “rishikimit”, – thotë autori i librit, – ishte

ndryshimi i bazës së gjuhës së sotme letrare, por me një taktikë më të

stërholluar.

Në tetor të vitit 2004 Akademia e Shqipërisë dhe Akademia e Kosovës

morën vendimin për themelimin e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën

Shqipe. Menjëherë pas kësaj Akademia e Shkencave e Kosovës shpalli

platformën e vet me orientime për ndryshime që i duhen bërë drejtshkrimit

me synime për “thjeshtimin” dhe “begatimin” duke u mbështetur në

drejtimet e sotme zhvillimore të shqipes standarde”. Këto orientime synojnë

një lloj standardi të ri ose dy standarde. Platforma dhe orientimet e

komisioneve të Akademisë së Kosovës u konkretizuan dhe u shtjelluan në

një varg kumtesash në Konferencën e shumëpërfolur të Durrësit “Shqipja në

etapën e sotme, politikat e pasurimit dhe të përmirësimit të standardit”

(dhjetor 2010). Mënyra sektare e organizimit të konferencës nga drejtuesit e

Qendrës së Studimeve Albanologjike synonte të legjitimohej puna e

mëtejshme për ndryshimin e shqipes standarde, por kjo nuk u arrit, me

gjithë përkrahjen e ministrit të Arsimit të asaj kohe, i cili ishte shprehur për

mbajtjen e një kongresi të ri gjuhësor. Me riorganizimet dhe mënyrat e

punës pas vitit 2010 u pa se puna e Këshillit Ndërakademik kishte hyrë në

një rrugë pa krye.

Në kreun e dytë autori jep vërejtjet e veta mbi projektin ndërakademik

të drejtshkrimit duke vlerësuar si të arsyeshme disa nga propozimet dhe

duke i quajtur si të panevojshme dhe të dëmshme për kodin drejtshkrimor

shumicën e tyre. Vihen përballë: në faqen majtas rregullat e

projektit, ndërsa në faqen djathtas vërejtjet e autorit. Rregullat janë ndarë në

disa grupe: IA Të hiqet zanorja ë; IB Të ruhet zanorja ë; IC Të shtohet

zanorja ë në rastet e mëposhtme; IÇ Të ndryshojë pozicioni i zanores ë

brenda fjalës; IIA Për drejtshkrimin e zanoreve; IIB Për drejtshkrimin e

bashkëtingëlloreve; IIC Për përdorimin e shkronjës së madhe; IIÇ Për

drejtshkrimin e antroponimeve të huaja. Autori Memushaj mendon se është

Prof. dr. Rami Memushaj, “Gjuha shqipe në shtratin e Prokrustit” 139

interpretuar keq parimi fonetik i rregullave të drejtshkrimit. Sipas këtij

interpretimi pasojat e moshkrimit të zanores ë të patheksuar në një numër të

madh fjalësh e pozicionesh do të ishin largvajtëse. Për të kundërshtuar

Këshillin në këtë rast autori sjell si shembull të ngjashëm rumanishten, ku

është ruajtur në shkrim zanorja ë e patheksuar në fund dhe në trup të fjalës.

Në kreun e tretë autori bën në fillim vërejtje për mungesën e

përfaqësimit të disa institucioneve dhe gjuhëtarëve të njohur për kontributin

e tyre për drejtshkrimin në veçanti dhe për kulturën e gjuhës në përgjithësi.

“Nuk mund të mos bjerë në sy (në Këshill), thotë autori, një mbizotërim i

kundërshtarëve të hapur të standardit.” Më tej kritikohen propozimet e

projektit ndërakademik, ku vërehet prirja e braktisjes së një praktike

qindvjeçare shkrimi. Si një syth i veçantë ribotohet një artikull i autorit nga

gazeta “Shekulli” (7 korrik 2012), ku vihet në dukje një e metë e Këshillit

që merr vendime për gjëra shumë të rëndësishme pa qenë të pranishëm të

gjithë anëtarët dhe pranohet votimi i shumicës, qoftë edhe 7 me 6.

Një syth tjetër ka për titull: “Përsosje apo ndryshim i normës

drejtshkrimore?” (“Polemikë me prof. Jani Thomain”), botuar më parë si

artikull me titull “2530 fjalë që do të ndryshojnë në standard” (“Gazeta

Shqiptare”, 12 gusht 2012). Shkas për polemikën është bërë “Fjalori

drejtshkrimor”, i A. Dhimos dhe R. Memushajt. Sipas J. Thomait, ky

“Fjalor” nuk duhej botuar pa u diskutuar në ndonjë forum shkencor, sepse

çorienton shkollën dhe ata që përdorin rregullat e drejtshkrimit në fuqi. R.

Memushaj shpjegohet duke thënë se ai me bashkautorin në “Fjalorin” e tyre

vetëm kanë propozuar 572 fjalë për t’u ndryshuar, kurse Këshilli

Ndërakademik në “Projekt” ka 2732 fjalë dhe, veç kësaj, ndryshimet kanë

prekur thellë rregullat e Kongresit të Drejtshkrimit.

Libri mbyllet me një “Përkujtesë” drejtuar Akademisë së Shkencave të

RSH dhe Këshillit Ndërakademik, ku bëhet fjalë për “Përfundimet nga

mbledhja e datës 27.6.2012 e Këshillit Akademik për Gjuhën Shqipe”. Në

pjesën e parë të kësaj mbledhjeje nuk flitet për përmirësime, por për

ndryshime të thella të “Drejtshkrimit”, që prekin bazën e gjuhës standarde,

thotë autori. Kjo nuk është normale, sepse gjuha shqipe është standardizuar,

veç kësaj, a do të pranohet kjo nga folësit e shqipes dhe të kihet parasysh se

ndryshime të këtilla do të kërkonin korrektimin e ribotimin e gjithë

literaturës së botuar gjer më sot. Më tej kritikohet ndërrimi i emrit të

Këshillit nga mbarkombëtar në ndërakademik; vërehet si i qëllimshëm

mospërfaqësimi në Këshill i gjithë trojeve shqiptare dhe disa institucineve

kompetente për drejtshkrimin. Kjo përbërje e Këshillit thotë autori, solli si

pasojë tërheqjen e prof. E. Lafes, i vetmi i mbetur nga hartuesit e

“Rregullave të drejtshkrimit” (1973). Për të mos mbetur vetëm kritik, autori

jep edhe disa sugjerime orientuese dhe konkrete që duhet të synojnë në

përmirësimin e normës drejtshkrimore.

Jorgji GJINARI

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

SEJDO HARKA, “MODERNËT E KOHËS. ANALIZA

LETRARE DHE PORTRETE”. SHTËPIA BOTUESE

“EDLORA”,TIRANË 2015, 300 fq.

Sejdo Harka vjen me një libër me analiza letrare, me ese e portrete, me

mendime estetike dhe social-politike, duke u përpjekur t`i bëjë skaner kohës

që jetojmë dhe asaj që lamë pas, gjithnjë duke analizuar një grup

shkrimtarësh e krijuesish, të cilët si edhe shumë të tjerë, sakrifikojnë kohën,

mundin, energjitë që t`u japin diçka nga vetja bashkëkohësve, t`u falin edhe

kënaqësi estetike, por edhe t`u rrëfejnë me gjuhën e artit përvoja

përgjithësuese, apo edhe personale.

Nis libri me artikullin kushtuar persianit të madh Xhelaledin Rumi, të

përkthyer nga Riza Lahi, ku Sejdo citon se, nga dashuria:

“Edhe dhimbjet mërgojnë,

Edhe vdekja vjen e bukur, si këngë...”

Teksa zbërthen më tej mendimin se “ai di t`i shkrijë mirë ëndrrat e

njeriut me ato të hyjnive …”

Natyrisht të shprehesh për veprën e të madhërishmit Rumi, duhet të

kesh lexuar shumë dhe, më tepër se kaq, të kesh ndier dhe përjetuar

krijimtarinë e tij të mahnitshme, me vlera aktuale për kohën kur u shkrua,

por edhe për kohët që pasuan, duke ruajtur gjithnjë freskinë dhe mesazhin e

drejtpërdrejtë drejtuar njerëzve, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë

jetën, ta jetojnë dhe ta shijojnë bukurinë dhe madhështinë e saj. Këtu

qëndron edhe forca dhe imagjinata e krijuesve botërorë, ndër të cilët,

persianët e mëdhenj Hafizi, Firdusi, Saadi Shirazi, Omar Khajami,

Xhelaledin Rumiu etj. që, janë shquar dhe shquhen, ashtu siç shquhen majat

e maleve prej nga rrjedhin e vërshojnë pandërprerë përrenjtë e lumenjtë

ujëfreskët dhe ushqyes për botën dhe njerëzit. Janë vlerat e tyre të

jashtëzakonshme, të cilat kanë bërë që njerëzimi t`u ngrejë shtatore të

ndritura dhe të larta nderi dhe lavdie.

Sejdo Harka, “Modernët e kohës” 141

Kontributi i veçantë i studiuesit dhe kritikut Sejdo Harka, mendoj se

qëndron në atë se, në artikullin e tij “Rumi, shpirti i dashurisë njerëzore”, e

ndriçon më shumë piedestalin dhe shtatoren e gjeniut Rumi. “Për Rumiun, –

shkruan Sejdo Harka, – dashuria zë fill që me krijimin e gjithësisë. Si

gnostik dhe psikolog i rrallë, ai hyn në labirintet e shpirtit dhe të zemrës së

njeriut, për të zbuluar të mirën dhe të keqen, dashurinë dhe urrejtjen, virtytin

dhe vesin, të cilat i vë jo vetëm para gjyqit të Zotit, por edhe të njeriut të

drejtë e të virtytshëm. Në poezitë e këtij kolosi, për të mirën dhe të

moralshmen “flasin” edhe dielli, edhe yjtë, edhe njeriu, edhe hyjnitë. Është

kjo arsyeja që këto poezi, edhe pse vijnë nga thellësia e shekujve, i flasin

njeriut me gjuhën e kohës...” Nuk mund të mos entuziazmohesh me

mënyrën se si S. Harka i paraqet lexuesit të vëmendshëm mendimet artistike

të shprehura nga Xhelaledin Rumiu me forcën hyjnore të artit, duke

parathënë të vërtetat e mëdha se: “gjuha e tij poetike ngre probleme morale

dhe shoqërore, që tingëllojnë më aktuale se koha, me vlera, që do t`i

shërbejnë shoqërisë për mijëra e mijëra vjet më pas”. Prandaj poezitë e të

madhit Rumi, kanë bukuri simfonie, prandaj dhe dëgjohen dhe recitohen në

sallat moderne iraniane dhe ato botërore, me atë kënaqësi që dëgjohen

operat më të bukura...

Vazhdon libri “Modernët e kohës” me veprën “Flladi i Orientit”,

përkthim i Perikli Jorgonit, poezi moderne të botuara nga Fondacioni

Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”. Në këtë artikull, S. Harka ngulmon në

vlerat universale që vijnë nga thellësitë e Orientit, të cilat “edhe pse

vërshojnë nga kohëra dhe vise të largëta të botës, bëhen shpejt pjesë e trurit

dhe e mendjes, e shpirtit dhe e zemrës së lexuesit shqiptar”. Autori nënvizon

se, dy nga majat kryesore të poezisë moderne perse, janë poeti dhe piktori i

madh Sorhab Sepehri (1928–1980) dhe poetja dhe përkthyesja e rrallë

Tahereh Saffazadeh (1936–2008), të cilët me penën e tyre të rrallë krijuan

dhe përçuan bukurinë dhe ngrohtësinë e papërsëritshme të flladit të Orientit.

Ndërsa analizon nga një këndvështrim i vet “objektin” e poezive më të

bukura të Sepehrit: jeta dhe vdekja, liria dhe skllavëria, urrejtja dhe

dashuria..., S. Harka shpreh edhe entuziazmin për mendimin filozofik dhe

poetik të poetes T. Saffarzadeh, e cila “Zotin dhe lirinë, poezinë dhe

dashurinë, i koncepton si hallkat e përjetshme të ekzistencës së saj. “Për të,

– nënvizon S. Harka, – njeriu duhet të jetë i lirë, jo vetëm nga të tjerët, por

edhe nga vetvetja, sepse, sipas saj: “Skllavi i vetvetes është skllav i të

tjerëve”.

Është natyrshme që, për shkrimtarë të mëdhenj të ketë shkrime nga më

të ndryshmet, për ata është shkruar në dekada dhe shekuj, sepse veprat e

tyre u ngjajnë minierave të pasura, në të cilat sa më shumë gërmon, aq më

tepër dhe më cilësore shfaqen mineralet që zbulohen. Prandaj dhe

projektorët e studiuesve ndriçojnë galeri dhe shtresa të ndryshme, herë

sipërfaqësore dhe herë në thellësi, por gjithnjë tek të mëdhenjtë mbeten

gjëra të pathëna, të pashkruara. Ata janë kambanë për kohët kur kanë jetuar,

142 Pasqyra e librave

për shekujt që kanë kaluar, por edhe për kohët e sotme. Ata flasin dhe

bashkëbisedojnë me kohët...

Sejdo Harka i sjell veprat e tyre në këndvështrimin e tij, gjithnjë me

kulturën dhe fokusin e një studiuesi elegant, të çiltër dhe të sinqertë. Lexuesi

njihet me analizën që ai i bën librit “Ah ky Esenini!”, shkruar nga Vasil

Premçi, i trajtuar me dashuri dhe ndjenja të bukura që vijnë nga kambanat e

dashurisë drithëruese të Eseninit... Tërheqin vëmendjen shkrimet: “Naim

Shqipëria”, ku me të drejtë, autori nënvizon: “Edhe pse Naimi punoi dhe

jetoi larg trojeve shqiptare, ai, me penën e tij bëri aq shumë për Atdheun, sa

populli, në këngët e tij, e ka pagëzuar me emrin e madh “Naim Shqipëria”.

Vijon më tej artikulli: “Lasgush Poradeci”, kolos i poezisë shqipe”, ku

portretizohet me nderim dhe dashuri figura dhe personaliteti krijues i

Lasgushit të madh... Vijon libri me artikullin “Monarku” i letrave shqipe”,

në kujtimet e Helena Kadaresë”, artikull ky, me analizë të plotë dhe pikante,

që i dedikohet shkrimtarit Ismail Kadare, ku Sejdo Harka fokuson dhe

ndriçon më tej figurën dhe personalitetin e shkrimtarit tonë të madh, krenari

për letërsinë shqiptare. S. Harka vazhdon me artikuj për një tjetër kolos të

letrave shqipe, shkrimtarin e mirënjohur dhe të respektuar Dritëro Agolli...

Edhe në artikujt në vazhdim, autori sikur na çel portën e “një kopshti me

lule të freskëta”, na merr për dore dhe na rrëfen me gëzim e pasion vlera të

veçanta dhe origjinale të kompozicionit, të stilit, figuracionit, ngjyrimeve të

llojllojshme; zbërthen ide, mesazhe, vë në dukje portretizimin e tipave dhe

karaktereve, ngazëllen me bukurinë e disa prej arritjeve artistike, eksploron

thellësinë dhe pasurinë gjuhësore dhe figurative të mendimit krijues...

Pandehma se “sot nuk ka letërsi” është e pabazuar, nuk është reale.

Zbrazëti nuk ka, aq më tepër që, më të mëdhenjtë e letërsisë shqipe si Ismail

Kadare dhe Dritëro Agolli vazhdojnë të krijojnë vepra dinjitoze. Të tjerë

vijojnë të shkruajnë përkrah tyre... Libri i Sejdo Harkës e argumenton dhe

vërteton këtë.

Libri i drejtohet lexuesit të gjerë, por ai u nevojitet sidomos studentëve,

pedagogëve dhe mësuesve të letërsisë; është një auditor i gjerë, të cilëve u

nevojitet dhe u shërben ky libër. “Modernët e kohës” është gjithashtu një

ndihmesë për letërsinë shqipe dhe kritikën letrare, një rrugë e nisur dhe e

munguar e letërsisë dhe publicistikës, që me siguri do të pasohet nga libra të

tjerë të këtij zhanri.

Viron KONA

Kronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturore

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

FONDACIONI KULTUROR “SAADI SHIRAZI”

MERR PJESË NË PANAIRIN E LIBRIT

“PRISHTINA 2016”

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë në datat 2–7 qershor 2016, u zhvillua

edicioni i 18-të i Panairit të Librit “Prishtina 2016”, i organizuar nga

Shoqata e Botuesve të Kosovës, në të cilin morën pjesë rreth 100 shtëpi

botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi dhe që i ofruan

lexuesit në stendat e tyre rreth 1.500 tituj të rinj e rreth 4.500 të tjerë, të

viteve të fundit.

Ky edicion i panairit të librit në Prishtinë u çel nga kryeministri i

Kosovës, z. Isa Mustafa, ndërkohë që nga Shqipëria në ceremoninë e

hapjes ishte i pranishëm zëvendësministri i Kulturës, z. Zef Çuni.

Në fjalën e hapjes Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa

tha ndër të tjera: “Panairi i Librit në Prishtinë është një ngjarje me rëndësi

për Kulturën në vend. Panairi është një festë e së ardhmes, pasi librat e

bëjnë jetën më të bukur.

146 Kronika kulturore

Më tej, duke theksuar rëndësinë e këtij panairi të përvitshëm, ai theksoi:

”Panairi i librit është dhe shenjë e identitetit tonë dhe thërret në kujtesën

tonë për rëndësinë që ka dhe për kënaqësinë që sjell libri. Libri mbetet

udhërrëfim për të ardhmen tonë dhe ky panair tashmë është bërë pjesë e

traditës shqiptare”.

Edhe Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës shkrimtari Daut

Demaku dhe zëvendësministri i Kulturës i Shqipërisë, Zef Çuni e kanë

cilësuar të rëndësishëm këtë panair.

“Tash e kemi kaluar periudhën e adoleshencë dhe besoj që jemi pjekur

dhe disa prej gabimeve nuk të do na falen”, – tha Demaku, duke iu referuar

18-vejtorit të panairit.

Në edicionin e 18-të të Panairit të Librit “Prishtina 2016” Shoqata e

Botuesve të Kosovës në bashkëpunim me shtëpitë botuese pjesëmarrëse në

këtë panair organizuan veprimtari përkujtimore me rastin e 450-vjetorit të

lindjes së Pjetër Budit, 400-vjetorit të vdekjes së William Shakespeaer-it,

dhe Miguel Cervantesit, 150-vjetorit të lindjes së Ndre Mjedës, dhe Andon

Zako Çajupit, si dhe 100-vjetorit të lindjes së: Mbretëreshës Geraldinë

(1915–2002), përkthyesit të shquar Jusuf Vrioni (1916–2001) dhe të poetit

Esad Mekulit (1916–1993).

Fondacioni Kulturor "Saadi Shirazi" merr pjesë në panairin e librit "Prishtina 2016" 147

Gjithashtu në këtë edicion të panairit të librit “Prishtina 2016” u

shënuan me veprimtari të ndryshme 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit

Kasëm Trebeshin, 80-vjetorit i lindjes së Ismail Kadaresë dhe Rexhep

Qosjes dhe Adem Demaçit. Ky edicion i panairit të librit, sipas Besian

Zenelit, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, ka qenë shumë i

suksesshëm duke iu referuar edhe numrit të vizitorëve, që e tejkaloi

pritshmërinë e organizatorëve, duke shkuar në rreth 40 mijë vizitorë. Në

panairin e 18-të të librit në Prishtë Veton Surroi u shpall “Autori i vitit”,

ndërkohë që nga librat e autorëve të huaj, më të kërkuarit kanë qenë ata të

semiologut italian Umberto Eco, si dhe të nobelistit turk Orhan Pamuk.

Fondacioni kulturor “Saadi Shirazi”, i cili merr pjesë rregullisht në

panairin ndërkombëtar të librit që zhvillohet në Tiranë, ishte pjesëmarrës

për herë të dytë me mbi 50 tituj librash në gjuhën shqipe në edicionin e 18-

të të panairit të librit “Prishtina 2016”. Qytetarët kulturëdashës të Prishtinës

dhe të Kosovës në përgjithësi shfaqën interes të madh për botimet e

Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”.

148 Kronika kulturore

Fondacioni krahas revistës “Perla”, që gjithnjë është mirëpritur nga

publiku i Kosovës, u paraqit edhe me një varg botimesh si “Gjylistani dhe

Bostani” i poetit Saadi Shirazi, “Shah-Nameja” e Ferdusit, “Persizmat në

gjuhën shqipe dhe studimi i tyre” i Tahir Dizdarit, “Historia e letërsisë

perse” i autorit Ahmed Tamimdari, “Masnavi Ma’navi”” të Mevlana

Xhelaledin Rumi etj... që gjithashtu tërhoqën vëmendjen e vizitorëve të

shumtë. Botimet e Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” janë bërë tashmë të

mirënjohura e të kërkuara në shtresa të gjera të lexuesve të Kosovës.

Elton LILA

Perla, vëllimi 75, numri 2, 2016

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

VEPRIMTARI KULTURORE-SHKENCORE NË

QENDRËN E KULTURËS NË ULQIN

PËRUROHET LIBRI I AKADEMIKUT ALEKSANDAR STIPÇEVIQ

“SHQIPTARËT PËR ARBËNESHËT E ZARËS”

Në mjediset e Qendrës së Kulturës në Ulqin, të martën, më 17 maj, u

bë përurimi i librit të prof. Dr. Aleksandar Stipçeviqit “Shqiptarët për

arbëneshët e Zarës”.

Libri është botuar në dy gjuhë: kroate dhe shqipe. Në gjuhën shqipe e

ka përkthyer prof. Dr. Simë Gjon Dobreci, ndërsa është botuar nga Kisha

Katolike – Braticë (Ulqin).

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në

Mal të Zi, Prim. Dr. Gani Karamanaga, ka thënë se Aleksandar Stipçeviqi

nuk e harroi kurrë prejardhjen e tij shqiptare.

Ai ka theksuar se libri i fundit i Stipçeviqit është pikërisht për

arbëreshët e Zarës, të cilët e mirëpritën librin gjithëpërfshirës mbi kulturën

dhe historinë e tyre.

Sipas drejtorit të Qendrës së Kulturës në Ulqin, dr. Nail Draga, nuk ka

dilemë se personaliteti më madhor i arbëreshëve të Zarës ishte akademiku

Aleksandar Stipçeviq, i cili në sajë të veprimtarisë së vet shkencore me të

drejtë quhet kolos i ilirologjisë.

Draga ka thënë se në këtë studim bibliografik, autori na paraqet një

regjistër të gjerë autorësh shqiptarë të cilët kanë trajtuar tema të ndryshme

në lidhje me arbneshët e Zarës.

“Të dhënat më të mëdha në këtë gamë janë nga botimet në Prishtinë,

Shkup, Tiranë dhe Ulqin. Me këtë rast duhet veçuar revistën ‘Buzuku’, e

cila në disa numra ka botuar materiale që kanë të bëjnë me arbneshët e

Zarës”, është shprehur ai.

Studiuesi Draga ka thënë se botimin e këtij libri bibliografik e vlerëson

“një nismë me vlerë sa kulturore e shkencore dhe si i tillë do të jetë i

150 Kronika kulturore

domosdoshëm për të gjithë ata që do të trajtojnë tema të ndryshme për

arbneshët e Zarës”.

Përkthyesi dhe studiuesi nga Malësia, Nikollë Berishaj, ka bërë një

vështrim të përgjithshëm mbi arbëreshët e Zarës, që nga periudha e

emigrimit të tyre nga Shestani para 290 vjetësh, personalitetet e këtij

komuniteti, studimet mbi arbëreshët e Zarës etj.

Ai ka thënë se “praktikisht, nuk ka albanolog që nuk është marrë me

çështjen e dialektologjisë dhe të folmeve të gjuhës shqipe, e të mos e ketë

prekur së paku veç një herë çështjen e të folmes së arbëreshëve. Falë kësaj

të folmeje, që ka ruajtur format arkaike, gati buzukiane, ne sot me një siguri

të mirë mund të themi se Gjon Buzuku, autori i librit të parë të njohur deri

më tani të shkruar në gjuhën shqipe ishte bir i trevave të njëjta, apo së paku

kishte vepruar në këto treva”.

Berishaj ka thënë se ndër shqiptarët në Mal të Zi, interesimi për

arbneshët e Zarës është jo i vogël.

“Edhe në broshurën në fjalë përmenden posaçërisht dy persona, dy

bashkëvendas të tyre, por që paraardhësit e tyre mbeten në vatrat shekullore

shqiptare. Janë ata dr. Vinçenc Malaj, albanolog, meshtar shumëvjeçar në

Tuz dhe prof. Dr. Simë Dobreci, dermatolog dhe veprimtar i palodhur, që

me revistën ‘Buzuku’ dhe me angazhimet tjera bëri që të kthehet në masë

mjaft të dukshme identiteti i lëkundur kombëtar i tyre”, është shprehur ai.

Përkthyesi i librit në gjuhën shqipe, prof. Dr. Simë Dobreci, ka folur

mbi punën e akademikut Aleksandar Stipçeviq.

Ai ka thënë se “në librat e tij, Stipçeviqi ka grumbulluar fakte të

mjaftueshme për origjinën direkte të shqiptarëve nga ilirët” dhe se ne

shqiptarët duhet të krenohemi me ilirët, të parët tanë.

Dobreci ka thënë se është i bindur që Aleksandar Stipçeviqi “e ka

merituar që ne shqiptarët t’i ngrehim përmendore në Prishtinë e Tiranë, pse

jo edhe në Ulqin, treva ku sot jetojnë shestanas me gjak të afërt me të parët

e Stipçeviqit”.

Në emër të botuesit, Don Gabriel Grabanica, famullitar i Kishës

Katolike në Braticë, ka thënë se është e domosdoshme për ta njohur

Aleksandar Stipçeviqin.

Ai u ka bërë thirrje drejtuesve dhe mësimdhënësve të shkollave në

gjuhën shqipe në Mal të Zi se në vend që t’i çojnë maturantët dhe

gjysmëmaturantët në shëtitje në vende të ndryshme të Evropës, të mendojnë

pak “sepse kemi nevojë të kthehemi edhe në Zarë, edhe në Kalabri”, si dhe

në vende të tjera ku jeton diaspora shqiptare.

Aleksandar Stipçeviq ishte arkeolog, bibliograf, bibliotekist, eseist,

albanolog. Ai lindi në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në një familje

arbëneshe, rrënjët e së cilës janë nga Shestani i Krajës, ndërsa vdiq në

shtator të vitit të kaluar në Zagreb. Stipçeviq konsiderohet njëri ndër

ilirologët më të mëdhenj në botë. Ky kolos i magjepsur për ilirologjinë, kur

është fjala për ilirët dhe pasardhësit e tyre - shqiptarët vazhdimisht ka

Veprimtari kulturore-shkencore në Qendrën e Kulturës në Ulqin 151

përsëritur se pa njohur ilirët, nuk mund të dihet e kaluara e Ballkanit e

sidomos historia e Ballkanit.

Përurimi i librit është organizuar nga Qendra e Kulturës në Ulqin dhe

Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.

PROF. DR. SIMË DOBRECI DEKOROHET ME TITULLIN

“MIRËNJOHJA E ULQINIT”

Në kuadër të përurimit të librit “Shqiptarët për arbëneshët e Zarës”

është ndarë titulli “Mirënjohja e Ulqinit” për prof. Dr. Simë Dobrecin me

motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti për kontributin e

dhënë në fushën e mjekësisë, botimeve shkencore, si dhe në redaktimin e

revistës ‘Buzuku’”.

Dekoratën prof. dr. Simë Dobrecit ia dorëzoi ish-kryetari i Kuvendit të

Komunës së Ulqinit, mr. Fuad Haxhibeti.

Duke lexuar vendimin për dekorimin, Dr. Nail Draga ka thënë se

vendimi është marrë nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit në bazë të

propozimit të Qendrës së Kulturës – Ulqin, Shoqatës së Artistëve dhe

Intelektualëve “Art Club” dhe Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të

Zi.

Ismet KALLABA

کتاب شناسی

١٢٣ لولزیم الیچی _ ٢٠١٥در سال پریشتینا آلبانی شناسی موسسه انتشارات

١٢٩ دوریانا توجاری _ زبان ادبی فرهنگ اساس "آلبانیایی زبان" مجله

١٣٢ امیل الفه _ روح تصاویر

١٣٤ عبدهلل رجبی _ شناسانشرق فرهنگی و علمی های کمک

، کتابی از پروفسور دکتر رامی مموشای"نزد پروکروس آلبانیایی زبان"

١٣٧ یورجی جیناری _

١٤١ ویرون کونا _، کتابی از سیدو حارکا پیشرفتگان زمان

گزارش فرهنگی

٢٠١٦ پریشتینا کتاب نمایشگاه در "شیرازی سعدی" فرهنگی بنیادحضور

١٤٥ التون لی ال _

مونته نگرو اولتیسینیشهر ستانفرهنگ در فرهنگی و علمی های فعالیت ١٤٩ اسمت کاباال _

١٥٣ فهرست فارسی

PERLA “مرواريد”

مو يک بیست فرهنگي، سال –علمي فصلنامه ٧٥ لشماره مسلس – میالدي ٢٠١٦ سال دومشماره

مطالب فهرست

آلباني شناسي

٥ مظفر کرکوتی _ "مسئله پالزگ"نگاهی بر انتشارات با موضوع

١٥ امیل الفه _لهجه ها با ادبی زبان روابط

٢٤ مارک تیرتا _آلبانی استقالل رنسانس و دوره در آلبانیایی ها مهاجرت

( ١٩٣٩-١٩١٢) درسی های کتاب طریق از ملی جغرافیای آموزش

٣٠ وسیل کریستو _

٣٩ پال نیکولی _نوزدهم قرن اواسط تا اوایل از ها، نقشه طریق از منطقه میردیتا

٥٣ انجلوشه زنالی _منطقه ماالکاسترا سابق شهرداری در جمعیت طبیعی حرکت

ايرانشناسي

٦٣ محمد جعفر یاحقی _آن دفرو و فارسی ادبیات اوج

٧٩ احمد تامیمداری _فارسی حماسه نمایندگان عنوان به طوسی فردوسی و اسدی

٩٤ عبداهلل رجبی _ موالنا عرفانی شناسی انسان

٤٠١ ویکتور باکیالری _ ایران – فارسی های المثل ضرب ٥٠٢ با گل دسته