vendim per hedhje poshte te...

8
REPUBLIKA E KOSOVES - PEIlY1iJlHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY.l1. CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 02 maj 2019 Nr. ref.: RK 1355/19 VENDIM PER HEDHJE POSHTE TE KERKESES ne rastin nr. KI190/18 Parashtrues Florina Jerliu Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Themelore, A. nr. 1531/16, te 5 shtatorit 2018 dhe Vendi mit te Keshillit te Pavarur Mbikeqyres per Sherbimin Civil te Kosoves, A. nr. 719/2018, te 4 dhjetorit 2018 GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama- Hajrizi, kcyetare Bajram Ljatifi, zevendeskcyetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga Florina Jerliu, nga Gjilani (ne tekstin e metejme: parashtruesja e kerkeses).

Upload: others

Post on 18-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: VENDIM PER HEDHJE POSHTE TE KERKESESgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/05/ki_190_18_vmp_shq.pdfpermbledhes per intervisten gojore per poziten e Administratorit, sipas se cilit per

REPUBLIKA E KOSOVES - PEIlY1iJlHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESEYCTABHH CY.l1.

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 02 maj 2019Nr. ref.: RK 1355/19

VENDIM PER HEDHJE POSHTE TE KERKESES

ne

rastin nr. KI190/18

Parashtrues

Florina Jerliu

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Themelore, A.nr. 1531/16, te 5 shtatorit 2018 dhe Vendi mit te Keshillit te Pavarur

Mbikeqyres per Sherbimin Civil te Kosoves, A. nr. 719/2018, te 4dhjetorit 2018

GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama- Hajrizi, kcyetareBajram Ljatifi, zevendeskcyetarBekim Sejdiu, gjyqtarSelvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtareGresa Caka-Nimani, gjyqtareSafet Hoxha, gjyqtarRadomir Laban, gjyqtarRemzije Istrefi-Peci, gjyqtare dheNexhmi Rexhepi, gjyqtar

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga Florina Jerliu, nga Gjilani (ne tekstin emetejme: parashtruesja e kerkeses).

Page 2: VENDIM PER HEDHJE POSHTE TE KERKESESgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/05/ki_190_18_vmp_shq.pdfpermbledhes per intervisten gojore per poziten e Administratorit, sipas se cilit per

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesja e kerkeses konteston Aktgjykimin e Gjykates Themelore, A. nr.1531/16, te 5 shatorit 2018 dhe Vendimin e Keshillit te Pavarur Mbikeqyres perSherbimin Civil te Kosoves (ne tekstin e metejme: KPMSHCK), A. nr.719/2018, te 4 dhjetorit 2018.

Objekti i ~eshtjes

3. Objekt i c;eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se vendimeve tekontestuara, me te cilat parashtruesja e kerkeses pretendon shkeljen e tedrejtave te saj te garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta perGjykim te Drejte dhe te Paanshem] dhe 32 [E Drejta per Mjete Juridike] teKushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta).

4. Parashtruesja e kerkeses po ashtu kerkon caktimin e mases se perkohshme,duke kerkuar nga Gjykata qe te "pezulloj vendimin e Keshillit te pavarurMbikeqyres per Sherbimin Civil te Kosaves, A. nr. 719/2018 dhe mas tezbatohet deri ne Vendimin e nxjerre nga Gjykata Kushtetuese".

Baza juridike

5. Kerkesa bazohet ne paragrafet 1 dhe 7, te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet eAutorizuara] te Kushtetutes, ne nenin 22 [Procedimi i kerkeses] dhe 47[Kerkesat Individuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes seKosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregullin 32[Parashtrimi i kerkesave dhe pergjigjeve] te Rregullores se punes se GjykatesKushtetuese (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

6. Me 13 dhjetor 2018, parashtruesja e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuesete Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

7. Me 20 dhjetor 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Radomir Labangjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Acta Rama-Hajrizi (kryesuese), Gresa Caka-Nimani dhe Safet Hoxha.

8. Me 19janar 2019, Gjykata njoftoi parashtruesen e kerkeses, KPMSHCK-ne dheGjykaten Themelore per regjistrimin e kerkeses.

9. Me 17 janar 2019, parashtruesja e kerkeses dorezoi ne Gjykate dokumenteshtese, respektivisht Vendimin e Kryetarit te Gjykates Themelore ne Gjilan,369/2018, te 12 dhjetorit 2018 dhe Vendimin e Komisionit per zgjidhjen eKontesteve dhe Ankesave prane Gjykates Themelore ne Gjilan, nr. KA.2/2018,te 19 dhjetorit 2018.

10. Me 31 janar 2019, parashtruesja e kerkeses dorezoi serish ne Gjykatedokumente shtese, respektivisht nje Vendim te KPMSHCK-se, i cili, sipaspretendimeve te parashtrueses se kerkeses ishte nxjerre ne nJe rast tengjashem si rasti i saj, ndersa KPMSHCK-jakishte vendosur ndryshe.

2

Page 3: VENDIM PER HEDHJE POSHTE TE KERKESESgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/05/ki_190_18_vmp_shq.pdfpermbledhes per intervisten gojore per poziten e Administratorit, sipas se cilit per

11. Me 27 mars 2019, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhenjezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve

12. Me 26 shkurt 2016, Keshilli Gjyqesor i Kosoves, permes konkursit publik,kishte shpallur konkursin nr. 15/2015 per poziten Administrator per GjykatenThemelore ne Gjilan.

13. Me 14 prill 2016, Komisioni perzgjedhes, i cHi ishte pergjegjes per vleresimin ekandidateve, kishte propozuar parashtruesen e kerkeses per kete pozite.

14. Ne nje date te paspecifikuar, njera prej kunderkandidateve V. D., e pakenaqurme rezultatin perfundimtar te procesit te rekrutirnit, kishte paraqitur ankesene Komisionin per Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave ne GjykatenThemelore ne Gjilan, duke pretenduar shkelje esenciale te dispozitave teprocedures administrative dhe konstatim te gabuar dhe jo te plote te gjendjesfaktike.

15. Me 17 maj 2016, Komisioni per Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave neGjykaten Themelore ne Gjilan, permes Vendimit nr. KA. 3/16, kishte refuzuarankesen e kunderkandidates V. D. dhe kishte lene ne fuqi Raportinpermbledhes te Komisionit Perzgjedhes, te 14 prillit 2016.

16. Me 16 qershor 2016, V. D. kishte paraqitur ankese ne KPMSHCK-ne kunderVendimit te Komisionit per Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave ne GjykatenThemelore ne Gjilan, nr. KA.3/16, te 17majit 2016.

17. Me 2 shtator 2016, KPMSHCK, permes Vendimit nr. A/02/245/2016 kishterefuzuar ankesen e kunderkandidates V. D. dhe e kishte lene ne fuqi Vendimine Komisionit per Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave ne Gjykaten Themelorene Gjilan, nr. KA. 3/16, te 17majit 2016.

18. Me 5 tetor 2016, kunderkandidatja V. D. e pakenaqur me Vendimin nr.A/02/245/2016 e KPMSHCK-se, te 2 shtatorit 2016, kishte paraqitur padi perkonflikt administrativ ne Gjykaten Themelore ne Prishtine, Departamenti per<;eshtje Administrative (ne tekstin e metejrne: Gjykata Themelore).

19. Me 5 shtator 2018, Gjykata Themelore, permes Aktgjykimit A. nr. 1531/16,aprovoi padine e kunderkandidates V. D., duke anuluar Vendimin nr.A/02/245/2016 e KPMSHCK-se, te 2 shtatorit 2016 dhe c;eshtjen e ktheu nerishqyrtim. Me tutje, ne kete aktgjykim theksohet se "perm ban te meta te tillaper shkak te te cilave nuk mund te shqyrtohet ligjshmeria e tij. Te metat e tillaqendrojne ne shkeljet thelbesore te dispozitave te Ligjit per ProcedurenAdministrative" .

20. Me 4 dhjetor 2018, KPMSHCK, permes Vendimit A. nr. 719/2018, dukevepruar ne rishqyrtim kishte shfuqizuar Vendimin me numer KA. 3/16, te 17majit 2016 te Komisionit per Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave ne Gjykaten

3

Page 4: VENDIM PER HEDHJE POSHTE TE KERKESESgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/05/ki_190_18_vmp_shq.pdfpermbledhes per intervisten gojore per poziten e Administratorit, sipas se cilit per

Themelore ne Gjilan. Me tutje, ne Vendim theksohet «II. Obligohet Komisioniper Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave ne Gjykaten Themelore ne Gjilan, qene a/at prej 15 (pesembedhjete) ditesh nga dita e pranimit te ketij vendimi, tendermarre te gjitha veprimet procedurale per ta rishqyrtuar ankesen e dates13.05.2016 te parashtruar nga ankuesja (V. D.)III. Obligohet Kryetari i Gjykates Themelore ne Gjilan qe te ndermarre tegjitha veprimet per zbatim te ketij vendimi [...J".

21. Me 12 dhjetor 2018, Kryetari i Gjykates Themelore ne Gjilan, permes Vendimit369/2018, caktoi si ushtrues te detyres se Administratorit ne GjykatenThemelore ne Gjilan F. H. Ne Vendim theksohet se Gjykata Themelore neGjilan, pas shqyrtimit te Vendimit te KPMSHCK-se, A. nr. 719/2018, te 4dhjetorit 2018, permes te cilit eshte shfuqizuar Vendimi me nr. KA. 3/16 i 17majit 2016, i Komisionit per zgjidhjen e ankesave i Gjykates Themelore neGjilan, ka konstatuar se ne kete pozite duhet te emerohet nje ushtrues detyre.

22. Me 19 dhjetor 2018, duke vepruar ne baze te vendimit te kontestuar teKPMSHCK-se,A. nr. 719/2018, te 4 dhjetorit 2018, Komisioni per Zgjidhjen eKontesteve dhe Ankesave ne Gjykaten Themelore ne Gjilan permes Vendimitnr. KA. 2/2018, kishte refuzuar si te pabazuar ankesen e kunderkandidates V.D.

23. Me te njejtin vendim, Komisioni per Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave neGjykaten Themelore ne Gjilan e vleresoi si te ligjshem dhe e la ne fuqi Raportinpermbledhes per intervisten gojore per poziten e Administratorit, sipas se cilitper kete pozite eshte perzgjedhur parashtruesja e kerkeses. Me tutje, nevendim theksohet: "Vendimi i Komisionit eshte ne perputhje me parimin emerites te specifikuar ne nenin 3, paragrafi 9 te Ligjit nr. 03/L-149 perSherbimin Civil te Kosoves. Pra Komisioni eshte percaktuar per kandidatinme te mire per kete pozite [...]".

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

24. Gjykata rikujton se parashtruesja e kerkeses pretendon se permes vendimevete kontestuara i jane shkelur te drejtat e mbrojtura me nenin 24 [Barazia paraLigjit], 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] dhe 32 [e Drejta perMjete Juridike] te Kushtetutes, por te njejtat nuk i arsyeton me tej.

25. Parashtruesja e kerkeses pretendon se nuk ka pasur njohuri per procedurat neKPMSHCK dhe Gjykaten Themelore ne Prishtine, te cilat jane iniciuar ngakunderkandidatja V. D. dhe se ajo nuk ka mundur te paraqese mjete juridikekunder vendimeve te kontestuara, duke arsyetuar: "[sepse] une jam njoftuarpasi ka hyre Aktgjykimi A. nr. 1531 ne ekzekutim dhe Vendimi A. nr. 719/2018nga KPMSHCK ne zbatim derisa kane kaluar te gjitha mundesite e ankimevemua nuk me kane njoftuar".

26. Parashtruesja ne mbeshtetje te pretendimeve te saj ka dorezuar ne Gjykateedhe nje vendim tjeter te KPMSHCK-se,ku sipas parashtrueses se kerkeses nerast pothuajse te njejte me te sajin KPMSHCK-jakishte vendosur ndryshe.

4

Page 5: VENDIM PER HEDHJE POSHTE TE KERKESESgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/05/ki_190_18_vmp_shq.pdfpermbledhes per intervisten gojore per poziten e Administratorit, sipas se cilit per

27. Per me teper, parashtruesja e kerkeses i eshte drejtuar Gjykates me kerkesenvijuese: "... pezullimin e Aktgjykimit A. nr. 1531/16. Te pezullohen veprimet emetutjeshme te KPMSHCK-se, qe e ka obliguar GJ. TH.GJ me marre veprimeme komisionin e ankesave sipas Vendimit A. nr. 719/2018 sepse ka a/at deri25.12.2018 me marre veprime".

Pranueshmeria e kerkeses

28. Gjykata shqyrton nese parashtruesja e kerkeses i ka permbushur kriteret epranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute, te specifikuara me tej me Ligjdhe te parapara me Rregullore te punes.

29. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113[Jurisdiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, qe percaktojne:

"Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates nemenyre ligjore nga pala e autorizuar.

[ ...J

7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publikete te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute,mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuarame ligj.

[...]".

30. Gjithashtu, Gjykata me tej i referohet edhe rregullit 35 (4) [Terheqja, hedhjaposhte dhe refuzimi i kerkeses] te Rregullores se punes, i cili parasheh:

"(4) Gjykata mund te hedhe poshte nje kerkese, kur Gjykata percakton sepretendimi nuk eshte me ne menyre aktive i diskutueshem, nuk paraqetnje c;eshtje te drejte gjyqesore dhe nuk ka c;eshtje te vec;anta te te drejtavete njeriut te pranishme ne rast".

31. Gjykata rikujton se parashtruesja e kerkeses konteston Aktgjykimin e GjykatesThemelore, A. nr. 1531/16, te 5 shtatorit 2018 dhe Vendimin e KPMSHCK-se,A. nr. 719/2018, te 4 dhjetorit 2018.

32. Gjykata se pari veren se vendimet e kontestuara nuk jane perfundimtare dhe seme vendimet e kontestuara nuk eshte vendosur per meritat e kontestit, por seme te njejtat objekti i kontestit eshte kthyer ne rivendosje ne Komisionin perZgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave ne Gjykaten Themelore ne Gjilan.

33. Gjykata me tej veren se pas vendimeve te cilat shprehimisht kontestohen ngaparashtruesja ne Gjykate, dhe me te cilat obligohet Komisioni per Zgjidhjen eKontesteve dhe Ankesave ne Gjykaten Themelore ne Gjilan, qe ne afat prej 15(pesembedhjete) ditesh, te ndermarre te gjitha veprimet procedurale per tarishqyrtuar ankesen e 13 majit 2016 te parashtruar nga kunderkandidatja V.D., parashtruesja e kerkeses me 17 janar 2019 e ka dorezuar ne Gjykate,

5

Page 6: VENDIM PER HEDHJE POSHTE TE KERKESESgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/05/ki_190_18_vmp_shq.pdfpermbledhes per intervisten gojore per poziten e Administratorit, sipas se cilit per

Vendimin nr. 369/2018, te 19 dhjetorit 2018 te Komisionit per Zgjidhjen eKontesteve dhe Ankesave ne Gjykaten Themelore ne Gjilan.

34. Gjykata konstaton se Komisioni per Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave neGjykaten Themelore ne Gjilan, me Vendimin nr. 369/2018, te 19 dhjetorit2018, kishte refuzuar si te pabazuar ankesen e kunderkandidates V. D. dheRaportin permbledhes te intervistes gojore te mbajtur me 14 prill 2016 e c;monsi te ligjshem dhe te njejtin e mbane ne fuqi. Ne baze te ketij raporti,parashtruesja e kerkeses ishte perzgjedhur per poziten Administrator neGjykaten Themelore ne Gjilan.

35. Rrjedhimisht, Gjykata vlereson se pozita e parashtrueses se kerkeses kandryshuar ne menyre te konsiderueshme dhe kerkesa tanime nuk ka arsyetimsepse objekti i kontestit eshte zgjidhur ne dobi te saj me Vendimin e fundit teKomisionit per Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave ne Gjykaten Themelorene Gjilan, nr. 369/2018.

36. Prandaj, Gjykata konstaton se objekti i c;eshtjes nuk perfaqeson nje rast ose njekontest para Gjykates (Shih, A. Y. kunder Sllovakise, Vendimi i GJEDNJ-se,paragrafi 49, nr. 37146, te 24 marsit 2016, shih gjithashtu rastin KI143/15,parashtruesja e kerkeses Donika Kadaj-Bujupi, Gjykata Kushtetuese, Vendimiper hedhje poshte te kerkeses, te 26 shkurtit 2016).

37. Me tej, Gjykata nuk do t'i shqyrtoje pretendimet e parashtrueses seKPMSHCK-ja ne nje rast pothuajse te njejte ka vendosur ndryshe, pasi qekonsideron se kjo kerkese eshte pa objekt shqyrtimi.

38. Vendimi i Gjykates nuk e ndalon palen qe ne rast te paraqitjes se provave tereja lidhur me c;eshtjen,te filloje procedure te re ne Gjykaten Kushtetuese.

39. Prandaj, Gjykata konkludon se kerkesa e parashtrueses eshte e papranueshme.

Kerkesa per mase te perkohshme

40. Gjykata rikujton qe parashtruesja gjithashtu kerkoi nga Gjykata te vendosemase te perkohshme, duke kerkuar qe te "pezulloj vendimin e Keshillit tepavarur Mbikeqyres per Sherbimin Civil te Kosoves, A. nr. 719/2018 dhe aimos te zbatohet deri ne vendimin e nxjerre nga Gjykata Kushtetuese".Megjithate, parashtruesja ne arsyetimin e kerkeses se saj me asnje fjali tevetme nuk shpjegoi pse nje veprim i tille i Gjykates do te ishte i nevojshem.

41. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet nenit 27 [Masat e perkohshme] te Ligjit, icHipercakton:

1."Gjykata Kushtetuese sipas detyres zyrtare ose me kerkese te pales mundte vendose perkohesisht masa te perkohshme ndaj nje c;eshtjeje qe eshteobjekt i procedures, nese keto masa jane te nevojshme per te evituarrreziqe ose deme te pariparueshme, ose nese marrja e ketyre masave teperkohshme eshte ne interes publik".

6

Page 7: VENDIM PER HEDHJE POSHTE TE KERKESESgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/05/ki_190_18_vmp_shq.pdfpermbledhes per intervisten gojore per poziten e Administratorit, sipas se cilit per

42. Gjykata gjithashtu i referohet rregullit 57 (4) te Rregullores se punes, i cilipercakton:

[ ...J Para se Kolegji shqyrtues te mund te rekomandoje pranimin ekerkeses per mase teperkohshme, ai duhet te konstatoje qe:

"(a)pala qe kerkon masen e perkohshme ka treguar rastin prima facieper meritat e kerkeses dhe, nese akoma nuk eshte vendosur perpranueshmerine e saj, rastin prima facie per pranueshmerine ekerkeses.

(b) pala qe kerkon masen e perkohshme ka deshmuar se do te pesojedeme tepariparueshme nese nuk lejohet masa e perkohshme; [...J".

43. Gjykata rikujton se Vendimi i Komisionit per Zgjidhjen e Kontesteve dheAnkesave ne Gjykaten Themelore ne Gjilan, kishte refuzuar si te pabazuarankesen e V. D. dhe kishte lene ne fuqi Raportin permbledhes te intervistesgojore te mbajtur me 14 prill 2016, ne baze te se cilit parashtruesja e kerkesesishte perzgjedhur per poziten Administrator ne Gjykaten Themelore ne Gjilan.

44. Per me teper, Gjykata veren se, si~ arsyetohet me siper, kerkesa eshte hedhurposhte sepse eshte pa objekt shqyrtimi.

45. Prandaj, sipas rregullit 57 (4) te Rregullores se punes, kerkesa e parashtruesesper vendosjen e mases se perkohshme refuzohet si e pabazuar.

7

Page 8: VENDIM PER HEDHJE POSHTE TE KERKESESgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/05/ki_190_18_vmp_shq.pdfpermbledhes per intervisten gojore per poziten e Administratorit, sipas se cilit per

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113.7 te Kushtetutes dhe ne pajtim merregullin 35 (4) dhe 57 (5) te Rregullores se punes, me 27 mars 2019, njezeri

VENDOS

I. TA HEDHE POSHTE kerkesen;

II. TA REFUZOJE kerkesen per mase te perkohshme;

III. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

IV. TE PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin20-4 te Ligjit;

V. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Radomir Laban a Rama-Hajrizi

Gjyqtari raportues

8