universiteti i tiranws reshati

30
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE MIKROTEZË “SHPJEGIMI i SONETEVE 1, 18, 60, 73, 94, 99, 116, 129,130, 146 SHEKSPIRIT PËRMES KRAHASIMIT TË PËRKTHIMIT” Punoi: Reshat REXHEPI Udhëheqës Shkencor: Prof. Asoc. Dr. Ukë Zenel BUÇPAPAJ

Upload: sokolbeja

Post on 08-Apr-2015

185 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Universiteti i Tiranws Reshati

UNIVERSITETI I TIRANËSFAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJADEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

MIKROTEZË“SHPJEGIMI

i

SONETEVE

1, 18, 60, 73, 94, 99, 116, 129,130, 146

SHEKSPIRIT

PËRMES KRAHASIMIT TË PËRKTHIMIT”

Punoi: Reshat REXHEPI

Udhëheqës Shkencor: Prof. Asoc. Dr. Ukë Zenel BUÇPAPAJ

Page 2: Universiteti i Tiranws Reshati

PËRMBAJTJA E MIKROTEZËS

Hyrja

Mbi disa probleme gjatë procesit të përkthimit poetik

Konteksti

Përfundime

Page 3: Universiteti i Tiranws Reshati

HYRJA

Vështirësia e përkthimit poetik:1. Përdorimi i figurave letrare 2. Shmangiet nga kodi gjuhësor

Kundërshtitë ndaj përkthimit poetik1. Shndërrimi në krijime të dobëta 2. Poezi të reja në gjuhë të reja3. Papërkthyeshmëria e poezisë

Page 4: Universiteti i Tiranws Reshati

Hyrje

Shqyrtimi i rrugëve, mënyrave dhe mjeteve nga përkthimi i Napolon Tasit.

Burimet e zgjidhjeve nga përkthyesi:1. Vëmendje të veçantë leximeve shteruese2. Burime shkakësore librore3. Përjetime të përvojave vetjake të autorit

Page 5: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli II: Mbi disa probleme lidhur me përkthimin poetik

Përkthimit poetik i nevojitet “diçka më tepër” sesa atij të gjinive të tjera letrare.

Parashtrimi1. Problemet gjuhësorea) togfjalëshat: nënkuptohen fjalë ose grupe

fjalësh, psh; “make a speech” dhe jo “say a speech”, ose “hold a meeting” dhe jo “make a meeting”, etj

b) Kombinimi pragmatik ose vertikal

Page 6: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli II: Mbi disa probleme lidhur me përkthimin poetik

b) Kombinimi pragmatik ose vertikal:gjymtyrët përbërëse të togfjalëshave, kombinimi i fjalëve në këtë kategori mund të jetë i njëllojtë, psh; “land of beauty”, “sea of love”, nuk ndryshojnë nga gjegjësit vijues “vend me bukuri”, “det me dashuri”, në shqip.

“I find you in every woods and gardens.”= “Të gjej në çdo zabel e kopsht”= “Të gjej në të gjitha zabelet dhe kopshtet”.

Page 7: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli II: Mbi disa probleme lidhur me përkthimin poetik

2. Strukturat e çrregullta sintaksoreZbulimi i strukturës themelore.

sipas Newmark- ut, procedura e dobishme është gjetja fillimisht e kryefjalës logjike, pastaj e kallëzuesit përkatës.

Page 8: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli II: Mbi disa probleme lidhur me përkthimin poetik

Probleme letrare ose estetike1) Vlerat estetike ose të vërtetat poetike të

poezisë përcillen përmes:a) rendit të fjalëve b) tingëllimave c) kuptimit njohës d) logjikës

Vlerat estetike, thekson Newmark-u, varen nga struktura poetike, metafora dhe tingëllima.

Page 9: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli II: Mbi disa probleme lidhur me përkthimin poetik

Struktura poetikeMe strukturë nënkuptojmë planin e poezisë si tërësi organike, formën dhe baraspeshimin e çdo fjalie ose të çdo vargu.

Psh; Kësaj here askush s’është duke kërkuar dashuri

Midis hangarëve, shtëpive plaka, as afër bishtit

This time there’s no one looking for loveAmong the sheds, old houses, near the tale

Page 10: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli II: Mbi disa probleme lidhur me përkthimin poetik

Shprehjet metaforike1. Nënkuptojnë çdo ndërtim që shkakton

imazhe vizuale, dëgjimore, prekësore dhe shijore, metaforat tradicionale, krahasimet e drejtpërdrejta pa ndihmën e fjalëve “si” dhe “sikur”, si dhe të gjitha fjalët figurative.

2. Për të kapur kuptimin e metaforës, siç sugjeron Newmark-u, këshillohet të njihen këta terma: objekt, imazh, sens, metaforë dhe metonim

Page 11: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli II: Mbi disa probleme lidhur me përkthimin poetik

Tingëllima Newmark-u thekson se në çdo tekst

domethënës, e vërteta kuptimore mbetet tejet themelore.

A mund t’i shmangë përkthyesi rimën dhe asonancën?  Psh; Këngë pleqërishte

O këngë pleqërishte! Ti vjershë e vendit tem!Ti fjalë që më dhimbsesh e që më bën ujem!O old men’s song! You poem of my Land!You word paining and holding me on remand!

Page 12: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli II: Mbi disa probleme lidhur me përkthimin poetik

Problemet social-kulturoreProblemet social-kulturore shfaqen në fraza, fjali të thjeshta, ose fjali që përmbajnë fjalë që lidhen me katër kategoritë kryesore kulturore, me idetë, sjelljen, produktin dhe ekologjinë.

Page 13: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli II: Mbi disa probleme lidhur me përkthimin poetik

Procedurat e përkthimit1. Përkthimi fjalë për fjalë2. Transferimi3. Natyralizimi4. Barasvlerësi kulturor5. Barasvlerësi funksional6. Barasvlerësi përshkrues7. Klasifikuesi 8. Analiza e komponentëve9. Heqjet 10. Kupletet11. Shënimet 12. Shtimet13. Sqarimet 14. Reduktimet 15. Sinoniminë

Page 14: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli II: Mbi disa probleme lidhur me përkthimin poetik

Psh; Shall I compare thee with a summer’s

day? Thou are more lovely and more

temperate.

A ke të krahasuar me ndonjë ditë vere?Je ku e ku më e bukur, ku e ku më e

butë.

Page 15: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

William Shakespeare: Jeta dhe vepra Lindi në vitin 1564 në qytetin e vogël të

Stratford-upon-Avon-it në Warwickshire të Anglisë

1558 deri në vitin 1603 37 vepra dramaturgjike dhe 154 sonete

1. 126 sonetet e para duket se i kushtohen një fisniku të ri, kurse pjesa tjetër e poezive duket se i drejtohen një gruaje të mistershme

Page 16: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

Misteret historike1. Zoti W. H. “shkaktari” i soneteve

Forma e sonetit1. Soneti është poezi lirike me

katërmbëdhjetë vargje2. Pentametër jambik3. Theksi bie në çdo rrokje të dytëPsh: “Shall I compare thee to a summer’s

day?”

Page 17: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

Autorë të tjerë të Rilindjes Romantike Angleze:1. Dryden2. Pope3. Wordsworth4. Shelley5. John Keats

Page 18: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

oktava dhe sesteti Oktava është tetë

vargje Skema rimuese

ABBAABBA ose ABBACDDC

Sesteti lidhet me gjashtë vargjet

Skema rimuese CDCDCD, ose CDECDE

Soneti i Shakespeare-it ndahet në katër pjesë

Tre pjesët e para janë katër vargje të gjatë, të cilat quhen strofa katërvargëshe dhe ndërtohen sipas skemës rimuese ABAB

Pjesa e katërt quhet kuplet dhe ndërtohet sipas skemës rimuese CC

Soneti i Petrarch-ës Soneti i Shakespeare-it

Page 19: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

Soneti i Shakespeare-it shpesh përdoret për të ndërtuar një vijimësi me metafora ose ide, nga një në secilën strofë katërvargëshe, kurse kupleti shërben ose si përmbledhje, ose si rimarrje e imazheve ose e ideve të mëparshme

Page 20: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

Temat1. Shakespeare-i ia kushtoi shumicën e

soneteve të tij një djali të ri, pa ia treguar emrin.

2. Vajza zeshkane.3. Rreziqet e epshit dhe të dashurisë4. Dashuria e vërtetë kundrejt dashurisë së

rreme5. Përgjegjësitë e të qenit i bukur

Page 21: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

Motivet1. Arti kundrejt kohës2. Ndalimi i marshimit drejt vdekjes3. Rëndësia e pamjes

Simbolet1. Lulet dhe pemët2. Yjet3. Moti dhe stinët

Page 22: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

Shpjegim përmes krahasimit të përkthimit1. Përmbledhja dhe analiza përkthimore e

Sonetit 1 “From fairest creatures we desire increase, / That thereby

beauty’s rose might never die,”“Qenieve më të pashme u urojmë trashëgimin, / Që lulja e

bukurisë kurrë të mos vdesë,”

2. Përmbledhja dhe analiza përkthimore e Sonetit 18

“Shall I compare thee to a summer’s day? / Thou art more lovely and more temperate:”

“Të bëj një krahasim mes teje e Verës? / Ti je më i butë, më i dashur, dhe më i urtë:”

Page 23: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

Përmbledhja dhe analiza përkthimore e Sonetit 60

“Like as the waves make towards the pebbled shore / So do our minutes hasten to their end;”

“Si valët që i vërsulen bregut gjithë zall’ / Kështu çastet tona drejt fundit të tyre ngasin;”

Përmbledhja dhe analiza përkthimore e Sonetit 73

“That time of year thou mayst in me behold / When yellow leaves, or none, or few, do hang”

“Tek unë mund të shohësh atë stinë ku veç pak fletë / Vajtojnë, të verdha, kohën kur bleronin,”

Page 24: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

Përmbledhja dhe analiza përkthimore e Sonetit 94

“They that have power to hurt and will do none / That do not do the thing they most do show,”

“Ata që mund të të bëjnë keq pa bërë keq kurrë; / Që s’bëjnë atë që në sy tregojnë se mundin;”

Përmbledhja dhe analiza përkthimore e Sonetit 99

“The roses fearfully on thorns did stand, / One blushing shame, another white despair;”

“Ca trëndafila rrinin mbi gjemba strukur, / Një i kuq gjithë turp, një tjetër i bardhë nga frika;”

Page 25: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

Përmbledhja dhe analiza përkthimore e Sonetit 116

“Love’s not Time’s fool, though rosy lips and cheeks / Within his bending sickle’s compass come:”

“Faqeve e buzëve, koha, mund t’ua shuaj / Të kuqtë rinorë, por zjarrin, jo, Dashurisë!

Përmbledhja dhe analiza përkthimore e Sonetit 129

“All this the world well knows; yet none knows well / To shun the heaven that leads men to this hell.”

“Bota këtë e di mirë; por s’di si njëherë / T’i shmanget qiellit, që e përcjell në atë ferr.”

Page 26: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli III: Konteksti

Përmbledhja dhe analiza përkthimore e Sonetit 130

“My mistress’ eyes are nothing like the sun; / Coral is far more red than her lips’ red;”

“Në sy e dashura imë s’ka kurrgjë diellore; / Korali është shumë më i kuq se buzët e saj:”

Përmbledhja dhe analiza përkthimore e Sonetit 146

“So shalt thou feed on Death, that feeds on men / And Death once dead, there’s no more dying then.”

“Kështu do kullotësh mbi vdekjen, që kullot / Mbi njerëz, dhe, kur ta vdesësh, më s’do vdesësh dot.”

Page 27: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli IV: Përfundime

Lidhja e ngushtë ndërmjet teorisë dhe praktikës së përkthimit na bën të mendojmë se përkthimi nuk është krijim monistik, por interpretim dhe përzierje e dy strukturave.

Katër pozicione themelore adresimi:1. Ku lexuesi përqendrohet te përmbajtja si lëndë,

domethënë, zgjedh argumentimin e prozës ose perifrazimin poetik

2. Ku lexuesi kap kompleksitetin e strukturës së një vepre dhe mënyrën e ndërveprimit të rrafsheve të ndryshme

3. Ku lexuesi, qëllimisht, ekstrapolon një rrafsh të veprës për një qëllim të caktuar

4. Ku lexuesi zbulon elementë që nuk kanë rëndësi jetike për gjenezën e tekstit dhe e shfrytëzon tekstin për qëllimet e veta

Page 28: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli IV: Përfundime

Dallimi ndërmjet përkthimeve, varianteve, përshtatjeve buron nga koncepti i lexuesit si marrës pasiv i tekstit ku ruhet e vërteta.

Shtatë strategji 1. Përkthimi fonematik

2. Përkthimi fjalë-për-fjalë

3. Përkthimi metrik

4. Përkthimi i poezisë në prozë

5. Përkthimi i rimuar

6. Përkthimi në varg të bardhë

7. Interpretimi

Page 29: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli IV: Përfundime

Përkthimi është mishërim i përpjekjes për të rikrijuar struktura gjuhësore dhe formale të origjinalit.

Teksti është i ngurtësuar në kohë dhe në hapësirë

Metateksti është i ndryshueshëm Të gjitha përkthimet pasqyrojnë leximet,

interpretimet dhe kriteret e përzgjedhjes vetjake të përkthyesve, të përcaktuara nga koncepti i funksionit të përkthimit dhe tekstit origjinal.

Page 30: Universiteti i Tiranws Reshati

Kapitulli IV: Përfundime

Modernizimi i gjuhës dhe tonit vs arkaikëzimi i qëllimshëm

Përkthimi poetik është çndërtues dhe ndërtues njëherazi, prish kushtet e nevojshme referuese të krijimit burimor, për të rikrijuar kushtet e nevojshme për interpretim e përkthim në gjuhën marrëse.