universiteti i gjakovës fehmi agani plani strategjik i ... i...2 “edukimi është arma më e...

15
1 Universiteti i Gjakovës Fehmi AganiPLANI STRATEGJIK I UNIVERSITETIT 2021-2025 Gjakovë, nëntor 2020

Upload: others

Post on 25-Jan-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 1

    Universiteti i Gjakovës

    “Fehmi Agani”

    PLANI STRATEGJIK I UNIVERSITETIT

    2021-2025

    Gjakovë, nëntor 2020

  • 2

    “Edukimi është arma më e fuqishme të cilën

    mund ta përdorni për të ndryshuar botën”

    (Nelson Mandela)

    Përmbledhje ekzekutive

    Universiteti Publik i Gjakovës “Fehmi Agani” (UGjFA) tani më edhe pse bënë pjesë në

    mesin e institucioneve relativisht të reja, tani më ka kaluar fazën e konsolidimit fillestar

    dhe mëton ngritje dhe avancim tutje të institucionit dhe punës së tij. Ky Universitet u

    themelua me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/118 të datës 6 mars

    2013, i cili u ratifikua nga Kuvendi i Kosovës me datën 30 maj 2013. Universiteti filloi

    punën me 1 tetor 2013, me tri fakultete dhe gjashtë programe mësimore.

    UGjFA, në të kaluarën, përveç planifikimit afat-shkurtër (vjetor) ka dizajnuar dhe

    miratuar edhe aktin e saj afat-mesëm “Strategjia e UGJFA 2015-2020” e cila ka

    orientuar UGjFA - në në fazën e formësimit të programeve të veta dhe ndërtimit të

    identitetit të saj. Porse, ky dokument, përveç që mëton ruajtjen e vazhdimësisë së

    planifikimit dhe zhvillimit akademik e institucional të UGJFA-së, njëkohësisht siguron

    edhe rrugëtimin e këtij institucioni duke marrë për bazë parametra dhe trende në vend,

    rajon dhe më gjerë me qëllim të ndërtimit të një institucioni, i cili është bindshëm

    konkurrent në Kosovë dhe në rajon. Procesi i planifikimit të Strategjisë filloi me

    themelimin e Grupit Punues për Planifikim Strategjik (GPPS) me vendim të Këshillit

    Drejtues të UGjFA me Nr. 05/1484, të dt. 09/10/2019, me përbërjeje nga Kryesuesi i

    Këshillit Drejtues, Rektori i UGjFA-së, prorektorët e UGjFA-së, partnerët

    ndërkombëtarë, dekanët e fakulteteve të UGjFA-së, sekretarja e përgjithshme,

    përfaqësues të parlamentit studentor, ekspertë të jashtëm, përfaqësues të shoqërisë

    civile, përfaqësues nga shoqata e infermierëve, përfaqësues të shoqatave të biznesit,

    përfaqësues nga Komuna e Gjakovës, përfaqësues nga MASH-i, përfaqësues nga

    NARIC-u, përfaqësues nga Ministria e Financave, dhe përfaqësues nga Asociacioni i

    Komunave të Kosovës.

    Ky dokument është hartuar përmes një qasje konsultative, me një numër të madh të

    palëve të interesuara. I njëjti është menduar për përdorim nga stafi akademik e

    administrativ i UGjFA-së, Bordet Drejtuese dhe Këshilluese të UGjFA-së dhe për

    partnerët aktualë dhe atyre të mundshëm të cilët mbështetësin UGjFA në çfarëdo

    aspekti.

    Dokumenti është një reflektim i vendosmërisë së UGjFA-së, për të ngulitur një kulturë të

    të menduarit strategjik dhe planifikimit të vazhdueshëm afat-mesëm e afat-gjatë të

    universitetit. Si në çdo organizatë ku zhvillimi institucional e programor është dinamik,

    është mëse e nevojshme që dokumente të tilla, siç është ky plan strategjik, të

    modifikohet gjatë zhvillimit institucional të pesë viteve të ardhshme, pra plani duhet të

    jetë objekt ri-shikimi sipas nevojave të kohës.

  • 3

    Pas analizës me metodën PEST të punës së deritanishme dhe të mjedisit ku vepron

    institucioni, si dhe pas vlerësimit të kushteve dhe kritereve të Agjencisë Kosovare për

    Akreditim (AKA), e gjithë përmbajtja e planifikimit u bë me metodën SWOT, me ç ‘rast u

    analiza gjendja në gjashtë fusha me interes për punën e Universitetit.

    Me qëllim të definimit sa më të mirë të rolit dhe kontributit të UGJFA-së dhe të këtij

    dokumenti, universiteti krahas misionit institucional, ka nxjerrë edhe vizionin e këtij

    dokumenti strategjik:

    Misioni

    Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është i përkushtuar të krijojë dije përmes metodave

    bashkëkohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke nxitur entuziazmin studentor

    dhe promovuar integritetin akademik. Universiteti ofron përvoja akademike e hulumtuese

    duke bashkëpunuar me komunitetin dhe i kontribuon zhvillimit shoqëror e ekonomik të

    vendit dhe rajonit, përmes programeve unike dhe cilësore të studimit.

    Vizioni

    Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është institucion publik i arsimit të lartë që përmes

    zhvillimit dhe transformimit të vazhdueshëm ofron studime në shkenca humane dhe

    mjekësore, ku mësimdhënia, të nxënit dhe hulumtimi shkencor u përshtaten nevojave

    zhvillimore socio-ekonomike të shoqërisë.

    Vlerat

    Tradita në arsim, mësimdhënie, traditë kulturore.

    Integriteti akademik dhe etika - garanton lirinë akademike, të shprehurit,

    hulumtimin dhe kërkimin shkencor.

    Transparencë dhe llogaridhënie - ndërtojmë marrëdhënie bazuar në

    transparencë, ndershmëri dhe respekt të ndërsjellët, në raportin mësimdhënie

    dhe mësimnxënie.

    Respekton barazinë mes gjinive, etnive, si dhe trajton pikëpamjet dhe

    kontributin e të gjithëve pa dallim.

    Marrim përgjegjësi për vendime dhe rezultate. Monitorojmë dhe rishikojmë

    performancën për të nxitur përmirësimin në punë.

    Bashkëpunimi dhe promovimi, partneritetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Orientimi drejt tregut të punës.

    Demokracia, princip kryesor dhe universal.

    Infrastrukturë moderne, hapësira të mjaftueshme dhe rekreative.

    UGJFA është institucion fleksibil, inovator dhe i besueshëm duke ofruar

    shërbime të harmonizuara për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe të

    nxënit.

  • 4

    Objektivat Strategjike

    Me qëllim të zbatimit sa më konkret dhe të orientuar të këtij dokumenti strategjik, çdo fushë

    e listuar është shndërruar në objektivë të veçantë. Pra, ky plan përmban pesë objektiva

    strategjike.

    Tabela 1: Objektivat strategjike të Strategjisë 2021-2025 të UGJFA-së

    Fuqizim institucional e organizativ i UGjFA-së, me qëllim të zhvillimit të

    kapaciteteve të nevojshme dhe ofrimit të tyre në zbatim të obligimeve të dala

    gjatë zbatimit të këtij dokumenti strategjik.

    Sigurim të cilësisë dhe integritetit akademik në UGjFA, duke analizuar dhe

    ndërlidhur programet me nevojat e shoqërisë;

    Programe cilësore, mësimdhënie dhe hulumtime shkencore lehtësisht të

    kapshme dhe të dallueshme nga programet tjera prezente.

    Ndërkombëtarizim dhe rrjetëzim i universitetit dhe strukturave studentore me

    universitetet tjera në vend, rajon dhe më gjerë;

    Studentët dhe partneriteti me komunitet shërbime efikase dhe të lehta për

    studentë, në partneritet me komunitetin;

    Infrastrukturë bashkëkohore dhe mjedis të përshtatshëm si nevojë për

    përmbushje të zotimeve të marra nga ky dokument dhe dokumente tjera të

    UGjFA-së;

    Me qëllim të përmbushjes së këtyre objektivave strategjike janë definuar edhe masat që

    duhet ndërmarrë për arritjen e çdo objektivi veç e veç. Poashtu, këtij plani strategjik do

    t’i bashkëngjitet edhe një Plan i Veprimit (PV) 2021-2025. Viti i parë përbën edhe vitin

    vjetor të punës, ndërsa viti i dyte e tutje planifikohet të jetë planifikim indikativ me një

    shkallë të arsyeshme të mirë-planifikimit. Ky plan i veprimit planifikohet të rishikohet çdo

    vit duke përcjellë trendet e zbatimit, përkatësisht mos zbatimit të planit në vitin aktual.

  • 5

    1. Hyrje

    Kosova, tani e disa vite ka rritur shkallën e pjesëmarrjes së qytetarëve në arsimin e

    lartë, mesatare e kënaqshme dhe e krahasueshme edhe me atë në nivel të Bashkimit

    Evropian. Po ashtu, numri i konsiderueshëm i institucioneve të arsimit të lartë në

    Kosovë ofrojnë një diversitet programesh në portfoliot e tyre, të cilat kontribuojnë në

    absorbimin e numrit të gjithmbarshëm të studentëve. Megjithatë, nga statistikat e

    nxjerra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) del se Kosova, tani e disa vite, ka

    shënuar një trend të rënies së numrit të studentëve të regjistruar në vit akademik.

    Tabela 2: Proporcioni në mes të regjistruarve dhe të diplomuarve për vitet akademike 2016-2019 në UGjFA

    Proporcioni në mes të regjistruarve dhe të diplomuarve për vitet akademike 2016-2019 në UGjFA

    Të regjistruar Të diplomuar Proporcioni

    1825 1081 59%

    Duke pasur parasysh, që UGjFA është institucion relativisht i ri, krahasuar me historinë

    e zhvillimit të universiteteve, megjithatë Universiteti i Gjakovës ka arritur të tërheqë

    numër të kënaqshëm të studentëve, për gjithësecilin vit akademik, gjë për të cilën

    dëshmon numri gjithnjë në rritje i të regjistruarve për njësitë akademike në programet e

    akredituara. Gjithsesi, UGjFA për periudhën 2016-2019 ka regjistruar gjithsejtë 1825

    studentë dhe në të njëjtën kohë gjenerata e parë nga themelimi i UGjFA ka arritur vitin e

    diplomimit tek më 2016, gjë që shënon një numër simbolik për t’u përcjellë më pas me

    një numër të konsiderueshëm, gjë që është një tregues i një procesi të suksesshëm.

    Nga statistikat e dala nga Agjencioni i Statistikave të Kosovë (ASK) dhe Ministrisë së

    Arsimit dhe Shkencës (MASH) del se Kosova ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të

    studentëve nëpër vite.

    Tabela 3: Të dhëna vjetore për tri vitet e fundit për numrin e studentëve të regjistruar në Kosovë

    Të dhëna vjetore për tri vitet e fundit për numrin e studentëve të regjistruar në Kosovë

    Viti akademik Nr. Studenteve të regjistruar

    Krahasimi në vite në numra

    Krahasimi në vite në %

    2017/18 110,137 - - 2018/19 104,606 -5531 -5% 2019/20 73,604 -31002 -30%

    Siç shihet, trendi i uljes së numrit të studentëve në vitin 2018/19 në Kosovë ka qenë

    rreth 5,531 studentë apo rreth 5% më pak krahasuar me vitin paraprak akademik

    2017/18. Ndërsa, në vitin pasues akademik 2019/20 ka pasur një ulje të ndjeshme me

    afër 1/3 apo 31,002 respektivisht rreth 30% e numrit të studentëve krahasuar me vitin

    paraprak akademik, 2018/19.

    Megjithatë, ulja e numrit të regjistrimeve në UGjFA në përqindje është më e ulët

    krahasuar me trendin e uljes së përgjithshme në nivel të arsimit të lartë në Kosovë. Kjo

  • 6

    tregon se UGjFA ka krijuar një qëndrueshmëri. Numri i regjistrimeve, për vitin akademik

    2019/20 është me i ulët për shkak të mos akreditimit të programeve nga ekspertët si

    pasojë e shtyrjeve të shkaktuara nga pandemia COVID -19.

    2. Procesi i planifikimit strategjik

    Me qëllim të analizës dhe planifikimit sa më gjithëpërfshirës dhe konsultativ, UGjFA

    ka themeluar Grupin Punues (GP) të akterëve relevant të brendshëm dhe të jashtëm

    me vendim nr. 05/1484, të dt. 09.10.2019, për planifikimin e Strategjisë së re pesë

    vjeçare të UGjFA-së për periudhën 2020–2025.

    Grupi Punues, me qëllim të sigurimit të një procesi sa më të koordinuar, të

    strukturuar dhe me kohezion kohor e kontribuues, ka hartuar një plan pune me një

    kalendar dhe hapa konkret duke përcaktuar edhe rolet dhe kontributin e pritur të

    anëtarëve të GP. Krejt kjo më qëllim që:

    Një dokument konciz që shprehë vizionin zhvillimor, me të cilin identifikohen të gjithë

    akterët e rëndësishëm të UGjFA.

    Pasqyron sfidat me të cilat përballet Universiteti si dhe mundësitë, përfshirë mjedisin

    institucional dhe rrjedhat globale.

    Përkufizon programet akademike, programet kërkimore, veprimet dhe projektet, të

    cilat duhet të realizohen për të arritur vizionin dhe objektivat zhvillimore.

    Përkufizon burimet njerëzore dhe financiare, me të cilat mbështeten veprimet,

    programet dhe projektet.

    Gjatë punës në konceptimin e planit strategjik të punës së GP, janë nxjerrë një mori

    konkluzionesh dhe veprimesh si në vijim:

    Identifikimi dhe listimi i sfidave të UGjFA-së, gjatë kohës së zbatimit të

    Strategjisë së UGjFA 2015-2020;

    Identifikimi dhe diskutimi i mundësive të UGjFA-së sipas trendeve dhe definimi i

    fushave strategjike;

    Për analizimin e fushave të përcaktuara përmes SWOT analizës;

    Analizën e mjedisit duke aplikuar metodën PEST, duke vlerësuar faktorët politikë

    në vend dhe rajon, faktorët ekonomikë, ata socialë e teknologjikë, duke analizuar

    edhe ndikimin e pandemisë COVID-19 në të gjithë faktorët e lartpërmendur, si

    dhe momentumet e reja potenciale;

    Analiza e gjendjes aktuale pas zbatimit të strategjisë si dhe ruajtja e

    vazhdimësisë dhe avancimit të të arriturave të deritanishme;

    Përcaktimi objektivave të strategjisë së re 2021-2025;

    Hartimi i draft – Planit Strategjik, qarkullimi i draftit tek anëtarët e përfshirë në GP

    si dhe tek departamentet dhe njësitë brenda UGjFA-së, dhe pas marrjes së

    komenteve, GP ka hartuar dokumentin përfundimtar duke përfshirë dhe

    kontributet e njësive respektive.

  • 7

    3. Rruga zhvillimore dhe mjedisi

    3.1. Konteksti dhe trendi i zhvillimit të UGjFA

    Që nga themelimi e deri më sot, UGjFA ka kaluar nëpër një dinamikë intenzive të

    konsolidimit dhe të ngritjes së sistemit dhe infrastrukturës së domosdoshme, për të

    vazhduar së funksionuari. Gjatë periudhës së strategjisë së parë të 2015-2020, UGjFA

    u përqëndrua në sigurimin e infrastrukturës teknike e intelektuale sipas kritereve dhe

    standardeve të përcaktuara në legjislacionin përkatës dhe të kërkuara e monitoruara

    nga Agjencia Kosovare e Akreditimit.

    Gjatë kësaj periudhe kohore, universiteti ka themeluar Fakultetin e Edukimit me

    programet Parashkollor dhe Fillor; Fakultetin e Mjekësisë me programet Infermieri

    dhe Mami, dhe Fakultetin e Filologjisë me programet Gjuhë Shqipe në dy nivelet

    (Ma, MA) dhe Gjuhë dhe Letërsi angleze. Një nga sfidat e identifikuara për këtë Plan

    Strategjik 2021-2025 mbetet edhe funksionalizimi i Fakultetit të Shkencave Aplikative

    dhe Fakultetit të Shkencave Sociale me Programet Komunikim e multimedia dhe

    Kujdes e Mirëqenie Sociale. Gjithashtu në kuader të Fakulteti të Mjekësisë në proces

    akreditimi ka edhe programe unike studimi si: Shëndet Publik BSc, Fizioterapi BA dhe

    Menaxhim shendetsor në Master.

    Gjatë periudhës 2021-2025 universiteti ka plan konkret të zgjerimit të programeve

    studimore edhe në profile të tjera dhe avancim në nivele studimi. UGJFA planifikon që

    të vazhdoj studimet master në Edukim, si dhe të zgjerohet në shkencat mjekësore më

    programet: Mjekësi e përgjithshme, Nutricion dhe dietikë, Stomatologji dhe

    Kozmetikologji.

    Njëkohësisht, janë themeluar edhe njësitë e tjera plotësuese si: Qendra Shëndetësore

    Universitare, Instituti për Mjedis dhe Shëndet, Qendra Didaktike për Përsosshmëri

    në Mësimdhënie, Qendra Universitare për Këshillime Psiko-Sociale, Shtëpia

    Botuese etj., por që njëkohësisht po punohet në funksionalizimin sa më të mirë të tyre.

    Trendi i numrit të studentëve të regjistruar në UGjFA, dhe krahasuar me tabelën 3 për

    trendin e numrit të studentëve të regjistruar në nivel të Kosovës, po ashtu UGjFA-ja

    ashtu si gjithë sistemi i arsimit të lartë në Kosovë, është prekur nga ulja e numrit të të

    regjistruarve, porse me një përqindje relativisht më të ulët çka tregon se UGjFA tanimë

    ka krijuar një themel qëndrueshmërie.

    UGJFA për shkak të COVID nuk ju ka nënshtruar procesit të akreditimit të programeve

    ndonëse i ka plotësuar kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi. Gjashtë (6)

    programe studimore janë në pritje për vlerësim nga viti 2019.

  • 8

    3.2. Universiteti i Gjakovës sot

    Qeveria e Kosovës ka themeluar Universitetin e Gjakovcs “Fehmi Agani” si institucion

    publik i arsimit të lartë me vendim nr.02/118 të datës 6 mars 2013, ndërsa Kuvendi i

    Kosovës e ka ratifikuar këtë vendim me datën 30 maj 2013. Universiteti i Gjakovës ka

    filluar punën me 1 tetor 2013 me tri fakultete. Të gjitha programet kanë qenë dhe janë të

    akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës deri më tani.

    Ndërsa tani, Universiteti i Gjakovës ka themeluar gjithë strukturën e nevojshme për t’u

    qeverisur sipas kushteve dhe kritereve të përcakturara për mirëqeverisjen e Universitetit

    dhe mbarëvajtjen e punës. Ka një KD funksional, ka Rektor dhe Prorektorë të zgjedhur

    sipas regullativave në fuqi. UGjFA ka një strukturë funksionale të përcjellë me një

    organigram të aprovuar.

    Më 10.12.2020 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Statutin e Universitetit, me ç ‘rast është

    rregulluar baza ligjore. Me miratimin e Statutit është bërë një hap shumë i rëndësishëm

    për sigurinë juridike dhe financiare të Universitetit.

    Kampusi i Ri i Universiteti është ne fazën e vlerësimit dhe është shpallur kompania

    fituese, e cila sipas planifikimit parashihet që të përfundoj punën në periudhën 3

    vjeçare. Kjo do ta mundëson një nivel tjetër infrastrukturor modern dhe shumë komod

    për studentë, praktika dhe punë kërkimore - shkencore.

    3.3. Mjedisi institucional

    Analiza e mjedisit u realizua me metodën PEST, duke u përqendruar në faktorët

    politikë, ekonomikë, socialë dhe teknologjikë dhe duke i bërë dhe një analizë sipas

    rrethanave aktuale të krijuara nga COVID-19 dhe ndikimit të tij në të ardhmen në

    faktorët e lartpërmendur.

    3.3.1. Faktorët politikë

    Gjatë vlerësimit të aspektit politik përqendrimi është orientuar në fushat në të cilat

    politikat e qeverisë dhe ndryshimet eventuale në legjislacion janë parë të ndikojnë

    potencialisht në Universitet.

    Faktorët kryesor të politikave që mund të ndikojnë në punën e Universiteti të Gjakovës

    përfshijnë ndryshimet në rregullativën ligjore, ndryshimet eventuale në kuotat e

    subvencioneve qeveritare apo të hyrat tjera financiare. Klima e përgjithshme politike në

    vend si dhe marrëdhëniet rajonale e ndërkombëtare, si ndikues potencial të

    drejtpërdrejtë në Universitet.

    3.3.2. Faktorët ekonomikë

    Përveç të hyrave nga subvencionet qeveritare, UGJFA punon vazhdimit për të krijuar

    pavarësinë dhe qëndrueshmërinë financiare të institucionit me qëllim të krijimit të

    kushteve për avancim të punës dhe proceseve në Universitet.

  • 9

    Qëndrueshmëria ekonomike: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka një mundësi

    reale që në plan afatmesëm të krijojë kushte të afarizmit të qëndrueshëm të brendshëm

    dhe të ndikojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit e të Kosovës. Kjo, në

    planin e brendshëm, mund të realizohet duke ndërtuar kapacitetet për hartimin e

    menaxhimin e projekteve arsimore e kërkimore, lidhjen me industrinë, krijimin e fondeve

    për UGjFA-në, ndërtimin e partneriteteve me sektorë të tjerë të shoqërisë e të tjera. Në

    planin e jashtëm ndërkaq, UGjFA-ja mund të ofrojë ekspertizë për operatorët e jashtëm,

    institucionet publike e për ndërmarrjet e ndryshme publike e private të rajonit të

    Gjakovës e të zonës së Shqipërisë së Veriut. Pastaj, rritja ekonomike ndikon në

    planifikimin e ardhshëm zhvillimor të institucionit e të komunës. Krijimi i zonës së lirë

    ekonomike në Gjakovë gjithashtu krijon një mundësi të mirë bashkëpunimi me partnerët

    e biznesit duke ofruar programe për tregun e punës dhe kualifikime e kompetenca për

    popullatën e rajonit të Gjakovës, Veriut të Shqipërisë dhe më gjerë në rrafsh kombëtar.

    Recesioni ekonomik i krijuar si rrjedhojë e COVID-19 dhe ndikimi i tij në të ardhmen

    mund të sjellë rezultate të pa pritura, edhe pse për këtë, Universiteti ka vlerësuar hapat

    e zbutjes së sfidave të dala, në nivel vendi e global. Gjithsesi, pas përfundimit të

    pandemisë, krijohen horizonte dhe mundësi të reja dhe në këto mundësi UGjFA është

    gati me kuadrot e nevojshme për të adresuar drejtë dhe në kohë kërkesat e mirëfillta të

    tregut.

    3.3.3. Faktorët socialë

    Pozita gjeografike e Universitetit të Gjakovës në kufi me disa komuna në Kosovë dhe

    Shqipëri i ofron UGjFA-së një mundësi solide për shtrirje më të gjerë gjeografike të

    tregut, kjo i jep një mundësi Universitetit të Gjakovës që të siguroj një themel solid të

    punës dhe përafrimit me studentë. Gjithsesi, edhe përkundër një terreni të thyer të disa

    zonave të targetuara, por brenda një rreze rreth 35 km afër nga qyteti i Gjakovës, si dhe

    qytetet tjera të cilat janë targetuar, UGjFA ka analizuar mirë të gjithë ndikuesit e

    mundshëm pozitiv apo negativ si dhe trendin socio-ekonomik dhe për këtë ka

    ndërmarrë edhe masat e nevojshme. Vlen të përmendet se zonat që UGjFA ka

    targetuar por edhe popullata në përgjithësi në Kosovë është e re në moshë e nga grup-

    moshat e targetuara, numrin më të madh të studentëve e ka femra, të cilat stilistikisht

    janë më pak në numër për emigracion e që siguron mundësi më të madhe për kontribut

    social e ekonomik të të diplomuarve të UGjFA.

    Gjinia Përqindja (%) Numri i studentëve

    Femra 75.60 % 2168

    Meshkuj 24.40 % 701

    Total 2869

    Po ashtu, Universiteti ka ndërtuar edhe një skemë të bursave për studentë, me qëllim

    stimulimin dhe mbështetjen e numrit sa më të madh të studentëve pranë universitetit.

  • 10

    Trendet tregojnë se disa nga vendet e targetuara, që janë zona më të thella ka

    tendencë që të largohen në vende më lehtë të qasshme për treg të punës, e po ashtu

    edhe trendi i regjistrimeve në arsimin e lartë në Kosovë në lëvizje negative në kurbë në

    nivel vendi, rrit nevojën për planifikim vjetor më të kujdesshëm bazuar në demografinë e

    zonës.

    3.3.4. Faktorët teknologjikë

    Ndryshimet teknologjike ne shoqëri: Sistemi i arsimit të lartë në Kosovë nuk i shfrytëzon

    në mënyrë sistematike e institucionale rezultatet e zhvillimeve teknologjike në botë. Një

    gjë e tillë mund të mos vlejë në rrafsh individual, pasi që varësisht nga resurset në

    dispozicion, njohja e gjuhëve të huaja, prirjet dhe interesimet, studentët i përdorin në

    masë të konsiderueshme mjetet moderne teknologjike si në jetën e përditshme

    (kryesisht për komunikim), ashtu edhe për qëllime akademike (për lexim të literaturës,

    hulumtime dhe për përgatitje për provime). Teknologjitë e reja tashmë aplikohen

    gjerësisht në aspektet më të ndryshme të jetës akademike si video-konferencat, të

    nxënit në distancë dhe të nxënit elektronik, shkëmbimi i informacionit ndërmjet dhe në

    mes të mësimdhënësve e studentëve. Këto në mënyrë thelbësore e kanë ndryshuar

    komunikimin e ndërveprimin në mes të mësimdhënësve e studentëve si në fushën e

    mësimdhënies e të hulumtimit. Këto forma të komunikimit kanë avancuar dhe janë bërë

    aq të rëndësishme për jetën akademike sa që tashmë rangimet e shkallës së përdorimit

    të internetit e të teknologjive të reja në jetën akademike e shkencore janë bërë tregues

    të rëndësishëm të cilësisë së ofertës arsimore e shkencore në institucionet e arsimit të

    lartë në botë e sidomos tash me ndikimin e COVID-19.

    Interneti: Shkalla e përdorimit të internetit dhe të burimeve elektronike në procesin e

    studimeve dhe hulumtimeve është shndërruar në ndërkohë në një nga kriteret e

    vlerësimit dhe të rangimit të institucioneve të arsimit të lartë. Depërtimi I internetit në

    Kosovë është më i lartë krahasuar me disa vende të rajonit, por gjithsesi mbetet nën

    nivelin e vendeve të BE-se.

    4. Analiza e gjendjes

    Gjatë analizës së gjendjes në UGjFA është shfrytëzuar metoda e njohur SWOT duke u

    përqendruar në pesë fushat e përcaktuara: 1) Fuqizim institucional e organizativ; 2)

    Sigurimi i cilësisë dhe integritetit akademik; 3) Programe cilësore, mësimëdhënie dhe

    hulumtime shkencore; 4) Ndërkombëtarizim dhe rrjetëzim; 5) Studentët dhe partneriteti

    me komunitetin, dhe 6) Infrastrukturë bashkëkohore dhe mjedis të përshtatshëm.

    Edhe pse Universiteti i Gjakovës ka një kohë jo shumë të gjatë që kur është themeluar

    krahasuar më historinë e universiteteve, porse, për analizë janë përdorur të dhënat dhe

    rezultatet në dispozicion të marra nga puna shtatë vjeçare e deri tanishme e

    Universitetit. Po ashtu, janë identifikuar sfidat dhe janë analizuar shkaktarët e tyre.

  • 11

    5. Modalitetet e implementimit

    Ky Plan Strategjik 2021-2025 përveç aktiviteteve të listuara ka definuar mire edhe

    monitorimin dhe strukturat përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të Strategjisë. Po

    ashtu, ka paraparë edhe hartimin e një plani të detajuar me aktivitete konkrete

    mbështetur me edhe me komponenten kohore. Bartësit e aktiviteteve planifikohet të

    janë personat përgjegjës për mbikëqyrjen e aktiviteteve përkatëse, ndërsa

    menaxhmenti siguron që ata do t’i kenë të gjitha autorizimet që të angazhojnë edhe

    persona të tjerë për kryerjen e atyre aktiviteteve. Ndërkaq, korniza kohore e përcaktuar

    është e karakterit orientues dhe duhet të rishikohet në baza vjetore.

    5.1. Mënyra e implementimit dhe masat përcjellëse

    5.1.1. Informimi

    Pas miratimit planifikohet të organizohet një proces i informimit me partnerët, autoritetet,

    studentët, klientët dhe përfitues të tjerë. UGjFA dizajnon dhe shtypë materiale të

    ndryshme informuese, përfshirë fletëpalosje e broshura të ndryshme sipas planit të

    komunikimit. Plani Strategjik publikohet edhe në version elektronik (në dy gjuhë) në web

    faqen e UGjFA-së. Pjesët kryesore të planit përkthehen në gjuhën angleze për të

    lehtësuar komunikimin me partnerët akademik (universitete) dhe me ata zhvillimorë

    (donatorët).

    5.1.2. Planifikimi vjetor

    Në bazë të planit strategjik, hartohet dhe një Plan i Veprimit pesë vjeçar, ku viti i parë i

    PV merret për hartimin e një plani vjetor të punës. Plani vjetor mbulon ciklin e vitit

    akademik në vend të atij kalendarik. Cikli i planifikimit fillon në korrik për t’u finalizuar e

    miratuar në shtator të secilit vit. Plani implementues rishikohet çdo vit ku përfshinë

    aktivitetet kryesore, kohën / periudhën e implementimit, resurset e nevojshme

    njerëzore, resurset financiare dhe personat përgjegjës. Secila njësi bënë përllogaritjen e

    shpenzimeve për implementimin e aktiviteteve në plan vjetor. Kjo kosto reflektohet në

    shtyllën e kostos të Planit të Veprimit dhe planit vjetor. Plani implementues shërben si

    dokument kryesor për aktivitetet vjetore të të gjitha njësive të UGjFA-së dhe si

    dokument për monitorimin e realizimit të Planit Strategjik sipas organogramit/strukturës

    për monitorim.

    5.1.3. Monitorimi dhe Rishikimi i Planit Strategjik

    UGjFA organizon monitorimin e rregulltë të implementimit të aktiviteteve të parapara në

    Planin Strategjik dhe në planet implementuese. Monitorimin e koordinon njëri nga pro-

    rektorët, i cili do t’i raportojë për këtë rektoratit dhe Këshillit Drejtues. Njësitë akademike

    hartojnë raporte mujore të realizimit të aktiviteteve të parapara. Për çdo objektiv

    vendosët një person përgjegjës për koordinim të aktiviteteve. Këto raporte shërbejnë

  • 12

    për intervenim në procesin e implementimit të strategjisë. Monitorimi shërben për

    informimin e rektoratit (gjatë marrjes së vendimeve) dhe për sigurimin e informacioneve

    për rishikimet e rregullta.

    Monitorimi i implementimit bazohet në kornizën e treguesve të ndërtuara më në hollësi

    në PV. Treguesit kryesorë do t’i shërbejnë Këshillit Drejtues për përcjelljen e drejtimit të

    përgjithshëm të implementimit të Planit Strategjik, ndërsa treguesit e performancës

    shërbejnë për përcjelljen e zbatimit të planeve vjetore të implementimit dhe

    performancës institucionale. Raportimi bëhet në baza tre mujore.

    Rezultatet e monitorimit shërbejnë për (i) përcjelljen e implementimit të masave të

    planifikuara, (ii) për përcjelljen e performancës së njësive për detyrat e marra përsipër

    dhe (iii) për rishikimin vjetor të Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit.

    5.1.4. Vlerësimi afat-mesëm

    Në muajt prill deri qershor 2023 bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës dhe i më i detajizuar

    i realizimit të Strategjisë dhe i implementimit të aktiviteteve të parapara. Për këtë

    vlerësim do të angazhohen ekspertë të jashtëm për të siguruar pavarësi dhe objektivitet

    të vlerësimit. Ekipi vlerësues harton raportin e vet, i cili duhet të përfshijë edhe

    rekomandimet për periudhën e mbetur (2024 – 2025).

    5.2. Sigurimi i mjeteve për implementim

    Shumica e aktiviteteve të parapara në këtë Plan Strategjik mbulohen nga buxheti i

    shtetit duke i shtuar të hyrat vetanake dhe donacionet.

  • 13

    5.3. Strategjia e komunikimit

    Pas miratimi të Planit Strategjik, UGjFA vazhdon procesin e komunikimit të Strategjisë

    2021-2025.

    Komunikimi i brendshëm – me qëllim të rritjes së pronësisë së tërë personelit e të

    studentëve ndaj Planit. Procesi i komunikimit synon që misioni, vizioni si institucional

    dhe ai strategjik si dhe vlerat e Planit të jenë të përbashkëta për tërë personelin dhe për

    studentët e UGjFA-së si garanci e suksesit në sektorin e arsimit të lartë.

    Kësisoj, rektorati organizon seanca informimi për të gjithë të punësuarit në të gjitha

    fakultetet dhe në degët të organizimit të studentëve nëpër fakultete. Pjesët përkatëse

    kryesore të strategjisë mund të shumëzohen në formë të broshurave për segmente të

    caktuara të UGjFA-së, si për shembull masat që trajtojnë shërbimet për studentë, pjesa

    për zhvillimin e personelit, ndërkombëtarizimi dhe rrjetëzimi etj. UGjFA do ta dizajnojë

    dhe publikojë edhe një fletëpalosje ku prezantohen synimet dhe masat kryesore

    zhvillimore të UGjFA-së për periudhën e ardhshme pesëvjeçare.

    Pos këtyre, organizohet edhe një komunikim i brendshëm për përcjelljen e

    implementimit të planit strategjik. Kjo bëhet në formë të një raporti dhe informatori

    periodik (çdo tre muaj) që do t’u shpërndahet njësive të brendshme, por sipas

    nevojës/me kërkesë edhe autoriteteve, partnerëve e komunitetit.

    Komunikimi i jashtëm – me partnerë dhe palë të tjera të interesuara, përfshirë

    institucionet arsimore në vend e jashtë, autoritetet arsimore në Kosovë e në rajon,

    studentët e tashëm dhe ata potencial, komunitetin, partnerët e tanishëm dhe potencial

    në fushën e ekonomisë e industrisë në vend dhe jashtë, e të tjerë.

    Komunikimi me partnerët e jashtëm zhvillohet përmes mediave, materialeve, e

    ngjarjeve më të ndryshme. Kështu, versioni publik i Planit Strategjik publikohet në web

    faqe në dy gjuhë (shqip dhe anglisht). Pos kësaj, numër ekzemplarësh shtypen në letër

    në gjuhën shqipe e angleze edhe një numër i kufizuar i ekzemplarëve për përdorim të

    brendshëm, por edhe për shpërndarje për partnerë të ndryshëm. Sektori për

    bashkëpunim me jashtë harton, dizajnon dhe shtyp materiale në letër në formë të

    broshurave, fletëpalosjeve e posterëve në tri gjuhë për shpërndarje në raste të

    ndryshme, përfshirë edhe afatet për regjistrimin e studentëve të rinj, konferencat e

    ndryshme, takimet me partnerë e të tjera. Materialet për promovimin e Strategjisë dhe

    PV janë edhe pjesë e pakos së përgjithshme promovuese të UGjFA-së. Tre muaj pas

    miratimit të Planit Strategjik sektori për bashkëpunim me jashtë harton dhe dorëzon për

    miratim Planin për Komunikim.

  • 14

    SWOT ANALIZA

    Përparësitë 1. Programe cilësore dhe unike studimore. 2. Liria e shprehjes dhe Integritet i larte akademik

    e etik. 3. Komunikim i vazhdueshëm mësimdhënës-

    student. 4. Traditë akademike në arsim. 5. Pozita gjeografike e favorshme. 6. Sistem stimulimi dhe shpërblimi për

    komunitetin akademik (studentë, profesor, administratë)

    7. Rrjetëzim dhe projekte ndërkombëtare. 8. Kushte komode dhe tarifa të favorshme

    studimi. 9. Përfshirja e studentëve në vendimmarrje dhe

    vlerësim. 10. Mjedis i përshtatshëm për mësimdhënie dhe

    punë kërkimore-shkencore. 11. Zyrat e specializuara të universitetit

    (Ombuspersoni, Qendra e Karrierës dhe Alumn-it, Qendra për Këshillime Psiko Sociale, Qendra Shëndetësore, QDPM etj.)

    Dobësitë 1. Numri aktual i programeve studimore. 2. Mungesa e programeve në ciklet e

    studimit te doktoratës. 3. Mungesa e programeve studimore në

    gjuhë të huaja. 4. Mungesa e programeve të përbashkëta. 5. Numër i kufizuar i studentëve që

    aplikojnë dhe zhvillojnë mobilitete. 6. Mundësit e kufizuara të komunikimit me

    komunitetin akademik ndërkombëtar. 7. Pamjaftueshmëria për tregun e punës 8. Grumbullimi dhe transferi i kredive.

    Mundësitë 1. Akreditimi i programeve të reja te studimit në

    të tri nivelet dhe i programeve te përbashkëta. 2. Rritja e kapaciteteve infrastrukturore –

    ndërtimi i kampusit të ri; 3. Shtimi nr. te bashkëpunimeve ndëruniversitare

    brenda dhe jashtë vendit; 4. Përfshirja e UGJFA në projektet

    ndërkombëtare, studime dhe fonde të përbashkëta.

    5. Ofrimi i shërbimeve profesionale në komunitet; 6. Shkëmbimi i stafit akademik dhe studenteve ne

    universitetet ndërkombëtare; 7. Gjenerimi i te hyrave shtese; 8. Përmbushja e nevojave te punës ne sektorin

    publik dhe privat; 9. Pjesëmarrja e shtuar në hulumtime dhe

    projekte kërkimore – shkencore; 10. Përkrahja dhe kujdes për studentët me aftësi

    ndryshe. 11. Zhvillimi i aktiviteteve ekstra kurrikulare

    (moduleve, mësimi ne distance etj.)

    Rreziqet

    1. Ndryshimet demografike

    2. Recesioni ekonomik

    3. Konkurrencë jo lojale nga bartësit

    privat të arsimit të lartë.

    4. Kufizime buxhetore dhe vështirësi në

    rekrutimin e personeit specifik.

    5. Mungesa e lirisë së lëvizjes dhe qasja

    në tregun evropian të punës

    6. Vështirësitë për anëtarësim në

    organizatat ndërkombëtare të arsimit

    dhe shkencës

  • 15

    Kontakti:

    Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

    Rr.Ismail Qemali, pn

    Gjakovë

    Tel. + 038 200 20 815

    www.uni-gjk.org

    E-mail:

    [email protected]