universiteti i gjakovËs “fehmi agani”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e...

29
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË DREJTIMI: MAMI PUNIM DIPLOME PRINCIPET ETIKE DHE RREZIQET GJATË ABORTIT Kandidatet: Freskina Hasani Mentori: Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj Besjana Laski Gjakovë, 2020

Upload: others

Post on 22-Jan-2021

12 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

DREJTIMI: MAMI

PUNIM DIPLOME

PRINCIPET ETIKE DHE RREZIQET GJATË ABORTIT

Kandidatet: Freskina Hasani Mentori: Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj

Besjana Laski

Gjakovë, 2020

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

2

Punimi është realizuar në Universitetin Publik të Gjakovës ¨Fehmi Agani¨ në bashkëpunim me Spitalin Rajonal të Gjakovës, Departamenti i Gjinekologjisë .

Mentori: Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj

Punimi përfshinë: 29 faqe, 7 figura

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

3

DEKLARATË

Në mbështetje të rregullores për studime themelore të Fakultetit të Mjekësisë neni 46 dhe të

vendimit të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë të datës 02.10.2017 nr. ref.005/ 368 deklarojmë

se tema e diplomës me titull “Principet etike dhe rreziku gjatë abortit“ ku :

1. Pjesën e parë të temës së diplomës: Etika, parimet e etikës biomjeksore, problemet etike

dhe edukimi shëndetsorë është punuar nga unë Besjana Laski,

2. Pjesa e temës: Aborti, rreziqet gjatë abortit, roli i mamisë, pasojat psikologjike dhe pjesa

e fundit është punuar nga unë Freskina Hasani .

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

4

FALËNDERIME

Për më të shtrenjëtit në jetë- familjen tonë, një ndër trofetë e suksesit tuaj për mundin, sakrificen,

mbështetjen e dashurinë e pakushtë.

Falënderojmë mentoren tonë , të dashurën Prof.Ass.Dr. Antigona Ukëhaxhaj për përkushtimin dhe ndihmën gjatë punimit të temës si dhe gjatë studimeve.

Falënderojmë stafin akademik te fakultetit, dhe kolegët për bashkë-ndarjen e këtyre 3 viteve të bukura e të paharrueshme të studimeve.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

5

PËRMBAJTJA

Abstrakt

1. Hyrje ……………………………………………………………………………………………………….….………….7 1.1 Çfarë është Etika? ………………………………………………………………………………………………..….8 1.2 Etika, morali, vlerat dhe ligjji ……………………………..………………………………..……..………...8 1.3 Parimet e etikës biomjekësore …………………………………………………………..……..……...…..8 1.4 Ndërpreja e shtatëzanisë….…………………………………………………………………….….…………..9 1.5 Problemet etike ………………………………………………………………………………………………..……10 1.6 Parimet e kujdesit te pacientes ………………………………………………..…………………….……..11 1.7 Edukimi shëndetsor …………………………………………………………..………………………….……….12 1.8 Dështimi (abortus) …..………………………………………………………………………….………..……....13 1.8.1 Dështimi spontan ……………………………………………..…………………………………………......13 1.8.2 Dështimi i mundshëm …………………………………………………………………………….…………14 1.8.3 Dështimi fillestar ………………………………………………………………………………………….…….14 1.8.4 Dështimi jo i plotë ………………………………………………………………………………………………15 1.8.5 Dështimi i plotë ………………………………………………………………………………………………….15 1.8.6 Dështimi febril …………………………………………………………………………………………………...16 1.8.7 Dështimi septik …………………………………………………………………………………………..………16 1.8.8 Dështimi habitual …………………………………………………………………………………….…………16 1.8.9 Missed abortion …………………………………………………………………………………….……………16 1.8.10 Dështimi artificial ……………………………………………………………………………………………….16 1.9 Rreziqet gjatë abortit …………………………………………………………………………….…………..17 1.10 Komplikimet e abortit ..……………………………………………………………………………….……..17 1.11 Çështje te tjera në lidhje me abortin …………………….…………………………………….……..18 1.11.1 Parandalimi dhe kontrolli i infeksionit ……………………………………………………………….18 1.12 Roli i mamisë gjatë abortit ………………………………………………………………………….………18 1.13 Faktoret që shtyejnë grate të abortojnë ……………………………………………………………..19 1.14 Pasojat psikologjike të abortit ……………………………………………………………………………..20 2. Qëllimi ……………………………………………………………………………………………………………………….21 3. Metodologjia e punimit ……………………………………………………………………………………………..22 4. Rezultatet……………………………………………………………………………………………………………….....23 5. Rekomandimet …………………………………………………………………………………………………………..24 6. Përfundimi ..……………………………………………………………………………………………………………….25

Rezyme ………………………………………………………………………………………………………………………26 Summary ……………………………………………………………………………………………………………………27

8 Referencat ….……………………………………………………………………………………………………………..28 CV e kandidateve ……………………………………………………………………………………………………....29

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

6

ABSTRAKT

Aborti për çdo grua është një proces sa i dhimbshëm po aq edhe sfidues. Aborti për nga aspekti etik shpesh

dijë të rëndoj shëndetin e gruas, të thyej atë dhe të krijoj stres i cili do të zgjasë për një kohë të gjatë.

Andaj gjatë kësaj teme do te diskutojmë për Principet etike dhe rrezikun gjatë abortit, që në thelb ështe

thyerje e ligjeve dhe parimeve mjekësore të cilat mund të sjellin probleme të ndryshme shëndetësore dhe

familjare.

Gjatë kësaj teme do të shqyrtohen po ashtu përgjegjësitë e mamisë gjatë abortit, parimet e kujdesit të

pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe

pasojat psikologjike që ndodhin tek femrat pas abortit. Aborti ështe proces i heqjes së fetusit nga mitra që

rezulton në ndërprerjen e shtatzanisë. Aktualisht, aborti ështe bërë një qështje thelbësore etike në fushën

e politikes, ligjit dhe gjithashtu të fesë pasi secili sektorë ka interpretimin dhe mendimin e tij ndaj kësaj

teme. Aborti është një çështje etike kryesisht sepse përfshin përfundimin e jetës së një fetusi. Një seri

shpalljesh nga Papa Gjon Pali II e përforcuan këtë qëndrim: ‘Jeta duhet të mbrohet me kujdesin më të

madh që nga moment i konceptimit’. Aborti dhe vrasja e foshnjave janë ‘krime të patregueshme’ sepse ato

janë akte që ‘shkelin [integritetin] e personit njerëzor “dhe janë’ armiqësore ndaj vetë jetës ‘.

Qëllimi i punimit ka qenë të njihemi me principet etike gjatë abortit, apo thjeshtë thyerja e tyre gjatë këtij

procesi dhe në zgjerimin e njohurive të mamive të ardhshme në fushën e Gjinekologjisë , respektivisht

kujdesit të mamive tek gratë që abortojnë.

Materiali dhe metodologjia: për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda Rishikim literature e

kombinuar me Case study.

Rezultatet: kemi anketuar një të re pas abortit në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.

Fjalët kyqe : etika, aborti , shtatëzania e padëshiruar, mamia, edukimi

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

7

1. HYRJE

Etika dhe morali iu referohen zakoneve sociale dhe rregullave të mirësjelljes, lidhur me atë se çfarë është

drejtë dhe e gabuar, në teori dhe në praktikën e jetës. Etika është e fokusuar në nocione si: e drejtë, e

gabuar, e mire, e keqe, detyrë, duhet. Ajo ka të bëjë me bazën mbi të cilën njerëzit, individualisht ose

kolektivisht, vendosin që veprime të caktuara janë të drejta ose të gabuara dhe nëse dikush duhet të bëjë

diçka ose ka të drejtë për diçka. Aborti është përfundimi i një shtatzënie me heqjen ose dëbimin e një

embrioni ose fetusi.Që nga kohërat antike abortet janë bërë duke përdorur një numër metodash, duke

përfshirë ilaçe bimore, mjete të mprehta,me forcë, ose përmes metodave të tjera tradicionale.

Disa studiues të mjekësisë dhe kundërshtarë të abortit kanë sugjeruar që Betimi i Hipokratit ndaloi mjekët

e lashtë Grekë të kryejnë aborte.Aristoteli, në traktatin e tij mbi Politikat qeveritare dënon vrasjen e

fëmijëve si një mjet të kontrollit të popullsisë. Ai preferoi abortin në raste të tilla, me kufizimin që duhet të

praktikohet mbi të para se të ketë krijuar ndjesi dhe jetë; sepse vija midis abortit të ligjshëm dhe të

paligjshëm do të shënohet nga fakti i të qenit i ndjeshëm dhe I të qenit gjallë “.

Në mbarë botën, rreth 46 milionë femra kanë abortuar çdo vit dhe rreth gjysma e këtyre procedurave janë

të paligjshme dhe konsiderohen “të pasigurta” nga përcaktimi i bërë nga Organizata Botërore e

Shëndetësisë:procedurat e kryera ose nga një person i pakualifikuar ose në kushte të pasigurta ose të

dyjat. Shoqëria nuk mund të parandalojnë abortin, por ato mund të përcaktojnë nëse ai do te jetë i

jashtëligjshëm dhe i rrezikshëm apo i ligjshëm dhe i sigurt.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

8

1.1 Çfarë është ‘Etika’?

Fjala etikë rrjedhë nga greqishtja e vjetër ethos – shprehi, adet dhe ethicos – i moralshëm. Definicioni më i

shkurtë është: Etika është shkenca mbi moralin (mos, moris – fjalë latine që do të thotë shprehi, adet). Me

moral nënkuptojmë sistemin e normave dhe rregullave të mirësjelljes njerëzore.

1.2 Etika, Morali, Vlerat dhe Ligji

Etika drejton çështje sjelljesh ndërmjet anëtareve të çfarëdo lloj grupi në shoqëri. Morali ,lidhet më tepër

me nocionin e shoqërisë se çfarë është e “drejtë” dhe e “gabuar” në nivelin e gjerë shoqëror të

bashkëveprimit. Etika dhe morali përqendrohen te sjelljet normative përkatësisht, për grupin dhe

shoqërinë. Standardet e komunitetit për moralin ose vlerat morale të shoqërise, janë kryesore për shumë

ligje, nëse këto ligje janë vendosur nga statuti (i miratur në trupin legjislativ) ose vendimeve të gjykatave.

Në përgjithësi ne i shikojmë ligjet si një mënyrë për të ruajtur vlerat e shoqërisë.

1.3 Parimet e etikës biomjekësore

Pjesa më e madhe e etikës mjekësore është themeluar mbi katër parime: respekti për autonominë, të mos bërit

keq, dashamirësia dhe drejtësia.

1. Respekti për autonominë –lidhet me të drejtën e individit për vetëvendosjen dhe respekt për dinjitetin dhe lirinë

njerëzore. Kjo përfshin nevojën për të thënë të vërtetën (vërtetësia) dhe për ti qëndruar besnik bindjeve të dikuj

(besnikëria).

2. Parimi i të mos bërit keq – lidhet me ndërmarrjen e veprimeve që nuk do të rezultojnë në keqbërje, e marrë nga

parimi i lashtë mjekësor, primum non nocer (së pari mos bëj keq).

3. Parimi i dashamirësisë – lidhet me nevojën për të bërë mirë, nëpërmjete veprimeve të dikujt. Specialistët e

profesioneve të shëndeti publik pëlqejnë të mendojnë që ky është funksioni kryesore i shëndetit publik; megjithatë,

ndonjëherë ne shihemi nga të tjerët si “mirëbërës”, duke futur hundët atje ku ndërhyrjet patriarkale janë të pa

dëshiruara dhe ndonjëherë, të padurueshme.

4. Parimi i drejtësisë – i referohet drejtësisë shoqërore që shtrihet , duke kërkuar drejtësi në përhapjen e rreziqeve

dhe përfitimeve dhe nevojën për barazi e paanshmëri tek gjithë anëtarët e komunitetit të madh.

Këto katër parime mbështeten shumë fort, në të gjitha aspektet e vendimarrjes, në kujdesin shëndetsorë dhe në

shëndetin publik.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

9

1.4 Ndërpreja e shtatëzanisë (Abortit)

Ndërprereja e shtatëzanisë, ose aborti, konsiderohet nxerrja ( ekspulsioni ) e fetusit të pazhvilluar ende

në mënyrë të mjaftueshme, që të mund të jetojë jashtë organit të nënës.

Ndërprerja e shtatëzanisë mund të jetë e provokuar dhe terapeutike. Zakonisht, në gjuhën e përditshme,

me ndërprerje të shtatëzanisë nënkuptohet abort i provokuar, i cili kryhet më anën e përdorimit të

mjeteve mekanike, fizike ose kimike.

Stadi i jetueshmërisë së një fetusi, është përcaktuar në mënyrë arbitrare nga organizma të ndryshëm

kombëtar dhe ndërkombëtare, në varësi të peshës së fetusit p.sh e barabartë ose më e madhe se 500gr,

ose sipas moshës fetale, p.sh 22, 24 ose 28 javësh. Në fakt, këto përcaktime janë modifikuar, në varësi të

perfeksionimit të mjekësisë neonatale dhe të përmirësimit të rritjes së mbijetesës së foshnjave të

porsalindura me pesha shumë të vogla. Aborti i provokuar është një fenomen i përgjithshëm, i konstatuar

në të gjitha shoqëritë njerëzore, që nga primitivet deri në më modernet, i cili ka pësuar fluktuacione, në

varësi të kushteve të ndryshme kulturore, shoqërore dhe politike. Kështu p.sh ne Greqinë e vjetër, aborti

ka qenë në përgjithësi i lejuar. Vet Hipokrati, i cili në Betimin e tij e ndalonte përdorimin e lëndëve

abortive, ka përshkruar teknika aborti.

Në fakt, problemi i ndërprerjes së shtatëzanisë lidhej me pikëpamjen, sipas të cilës, fetusi do të

konsiderohej si një qënie e gjallë, vetëm kur ai do të kishte shpirtë. Sipas Hipokratit, fetusi bëhej me shpirt

në muajin e tretë te barrës, ndërsa sipas Platonit dhe Aristotelit, vetëm pas lindjes. Pra, fetusi përpara

periudhës që konsiderohej me shpirt, mund të abortohej. Feja katolike e ka konsideruar gjithmonë abortin,

një mëkat të pafalshëm, për të cilin, gruaja shtatëzënë që e kryente vetë, dënohej shumë rëndë. Edhe në

vitin 1968, Papa i Romës e ka ripohuar dënimin absolut të abortit, me përjashtim të rasteve të grave

shtatëzëna që kanë kancer të mitrës ose barrë jashtë mitre.

Sot, në të gjithë botën kryhen mesatarisht 50 milionë aborte në vit, sipas raportit : 300 aborte për qdo

1000 lindje. Një numër i madh i këtyre aborteve, kryhet në mënyrë ilegale, sidomos në vendet e

pazhvilluara, duke mos u respektuar rregullat më elementare të higjienës dhe të teknikës kirugjikale.

Ndërpreje te tilla te shtatëzanisë jashtë kontrollit mjeksorë, shoqërohet më një numër të madhë

ndërlikimesh akute ose pasojash të tjera të përhershme. Qdo vit, në të gjithë botën regjistrohen

mesatarisht 200000 raste vdekjesh nga pasojat e ndërlikimeve të aborteve.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

10

1.5 Problemet etike - të ndërprerjes së shtatëzanisë janë të shumta dhe të lidhura kryesisht me

çështjet e pozitës së fetusit (embrionit), e të drejtave të gruas etj. Në Shqipëri, ndërprerja e shtatëzanisë

deri në vitin 1990 ka qenë pothuajse e ndaluar.

Në Kodin Penal kishte dy nene për abortin, sipas të cilave ndërprerja ilegale e shtatëzansisë, me ose pa

dashjen e gruas, dënohej me heqje lirie deri në dy vjet dhe në raste të përsëritura ose të pasuara me një

ndërlikim të rrezikshëm për jetën, ose me vdekjen e gruas, dënimi ishte me i rëndë. Ndërsa,sipas Kodit të

Deonatologjisë Mjekësore (1994), po kështu Kodit të Etikës dhe Deonatologjisë Mjekësore 2002, mjekut i

ndalohet të bëjë ndërprerjen e shtatëzanisë, përveq në rastet dhe në kushtet e parashikuara me ligj.

Megjithatë, te ne ka qenë e praktikuar ndërprerja terapeutike e shtatëzanisë, sipas një liste sëmundjesh, të

paraqitura nga Ministria e Shëndetesisë. Gratë që vuanin nga këto sëmundje, mund të kërkonin kryerjen e

abortit terapeutik, i cili realizohet sipas një procedure të caktuar.

Deri ne vitin 1990 ka pasur mjaft raste abortesh ilegale me pasoja vdekjeprurëse. Ne vitin 1991, në bazë të

një Urdhëri të Ministrisë së Shëndetësisë, lejohet ndërprerja e shtatëzanisë deri në javën 12 të barrës, në

bazë të kërkesës së gruas, ose dhe të bashkëshortit të saj, kur ajo ishte e martuar, veprim ky që do të

kryhej në institucionin shëndetsorë përkatës, kundrejtë një pagese të caktuar. Që nga ky vit, nuk është

konstatuar asnjë rastë mjekoligjor vdekjeprurëse nga aborti. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, të dhënat

statistikore tregojnë për një rritje të madhe të numrit të aborteve.

Kështu, p.sh vetëm në Tiranë, ka pasur çdo vit, në periudhën 1994-1996 e në vazhdim, rreth 10000 aborte,

kundrejt 7000-8000 lindjeve dhe mjaft raste, kur këto ndërprerje shtatzënësie, janë kryer përtej afatit të

lejuar të barrës 12-javëshe.

Fig.1

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

11

Për këto arsye, në muajin Dhjetor të vitit 1995, Parlamenti shqiptar miratoi ligjin për ndërprerjen e

shtatëzanisë. Ky ligj është i përbërë nga 20 nene, të ndara në tre krerë.

Në kreun e parë theksohet se shërbimi shëndetsorë i të gjitha niveleve duhet të përdorë shërbimet e

planifikimit familjar si mjet për të shmanguar shtatzënësitë e padëshiruara dhe se aborti nuk do të

konsiderohet në asnjë rast si metodë e planifikimit familjarë ( neni 2) .

Në kreun e dytë përcaktohen institucionet shëndetsore, në të cilat do të kryhen ndërprerjet e shtatëzanisë

deri në javën e 12 të barrës ( neni 3 ), tregohet procedura që do të ndiqet në këto raste: kërkesa e gruas,

informimi i saj nga ana e mjekut për rreziqet e abortit, parashikimi i një afati 7-ditor për rikonfirmimin edhe

me shkrim të kësaj kërkese etj. (nenet 4-8). Gjithashtu, përcaktohet se aborti mund të kryhet edhe deri në

javën e 22 të barrës, për arsye mjekësore (neni 9), ku si te tilla konsiderohen keqformimet e papajtueshme

me jetën e fetusit; arsyet sociale, kur shtatëzania është rezultat i përdhunimit (neni 11).

Në kreun e tretë theksohet se janë të ndaluara propagandimi dhe reklamimi i institucioneve, metodave,

lëndëve kimike që shkaktojnë ndërprerjen e shtatëzanisë (neni 15). Edhe në Kodin Penal të vitit 1995, ka

disa nene për dënimin e abortit ilegal, sidomos kur është shoqëruar me rrezikun e jetës ose vdekjen e

gruas (nene 93,94 ) si dhe dënimin e dhënjes së mjeteve për ndërprejen e shtatëzanisë (neni 95).

1.6 Parimet e kujdesit të pacientes

E drejta për privatësi e ndalon një mjek të tregojë informacionin në lidhje me pacienten, nëse kjo e fundit

nuk ja jep këtë privilegj. Miratimi i informuar është një proces në të cilin mjeku edukon pacienten rreth

gjendjes mjekësore, eksploron vlerat e saj dhe e informon atë rreth risqeve dhe përfitimeve të trajtimit dhe

alternativave mjekësore të arsyeshme. Koncepti i autonomisë nuk duhet t’i lejojë dëshirat e pacientes të

fitojnë përparsi mbi gjykimin e mirë mjekësor.

Kërkimet shkencore mbi rezultate e kujdesit të ofruar nga gjinekologët ose të ndikuar në mënyrë të

pafavorshme nga sistemi aktual për financimin e kujdesit shëndetsorë (aspektet financiare, matjet e

cilësisë së jetës, mbijetesa, sëmundshmëria dhe vdekshmëria), do ta lejojë këtë disiplinë të ketë një vend

në përcaktimin e vendimeve lidhur me kujdesin shëndetesorë të grave.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

12

Praktika e gjinekologjisë, ashtu si të gjitha degët e tjera të mjekësisë, bazohet në parimet etike që drejtojnë

kujdesin e pacientës. Këto parime dhe koncepte krijojnë një strukturë për vendimarrjen etike, që përfshin

të gjitha aspektet e kësaj praktike:

Autonomia : e drejta e një personi për të vetëqeverisur, për të vendosur normat personale të sjelljes dhe

për të zgjedhur ecurinë e veprimeve duke u bazuar në një grup vlerash dhe parimesh personale të nxjerra

nga ato.

Dashamirësia: detyrimi për të promovuar mirëqenien e të tjerëve.

Konfidencialiteti: e drejta e një personi për të vendosur se në ç’mënyre dhe kujt do t’i komunikohet

informacioni mjekësor personal.

Marrëveshja: një marrëveshje e lidhur midis dy ose më shumë palëve për kryerjen e një veprimi.

Raporti i lënë në mirëbesim: një raport i themeluar mbi besimin e besnikërinë.

Miratimi i informuar : pranimi nga ana e pacientës e një ndërhyrje mjekësore pas zbulimit të përshtatshëm

të natyrës së procedurës, risqet dhe përfitimet e saj dhe alternativat.

Drejtësia: e drejta e individëve për të pretenduar atë që është e përshtashme, duke u bazuar në vetitë ose

në karakteristikat personale të caktuara.

Dashakeqësia: akti i kryerjes së veprave të këqija ( jodashakeqësia e detyron dikë të shmangë kryerjen e

veprave të kqija.)

1.7 Edukimi Shëndetësor Punonjësitë e shëndetit publik e shohin me entuziazëm çështjen e edukimit shëndetësor çfarë mund të ishte më mirë sesa informimi për rreziqet shëndetësore dhe veprimet që duhen ndërmarrë, për të ulur këto rreziqe. Veprime të tilla i inkurajojnë të gjithë për të marrë përgjegjësi më të madhe për shëndetin e tyre.

Fig.2

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

13

1.8 Dështimi (Abortus)

Dështimi paraqet ndërprerjen e shtatëzanisë deri në javën e 22-të të jetës intrauterine të frytit. Ky mund

të jetë spontan ose i provokuar.

1.8.1 Dështimi Spontan

Dështimi spontan është ndërprerja e shtatëzanisë të shkaktuar prej ndikimeve që nuk mund të vërehen

aspak nga jashtë. Ky mund të paraqitet në çfardo kohe të barrës.

Shkaqet për dështim mund të jenë: trashëguese ose çrregullime të shkaktuara gjatë zhvillimit të

spermatozoideve, ose të vezës qelizore.

Dështimi klinik sipas stadiumit në të cilin ndodhet e ndajmë në :

-Dështimi i mundshëm (abortus imminens)

-Dështimi fillestar (abortus incipiens)

-Dështimi jo i plotë (abortus incompletus)

-Dështimi i plotë (abortus completus)

-Dështimi febril

-Dështimi septik

-Dështimi habitual

-Missed abortion

-Dështimi (abortus) artificial

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

14

1.8.2 Dështimi i mundshëm (abortus imminens)

Dështimi i mundshëm karakterizohet me gjakderdhje të lehtë nga mitra. Kanali i qafës së mitrës është i

mbyllur, dhembje gjegjësisht kontraktime të mitrës shtatëzëna nuk ka. Nëse ovullumi është në jetë atëherë

aborti mund të ndalohet në ketë mënyrë, shtatëzëna duhet të qëndroi e shtrirë të përdorë medikamente

siç janë: sedative, spazmolitik dhe hormonal.

Fig.3

1.8.3 Dështimi fillestar (abortus incipiens)

Aborti fillestar ndodhë nëse nuk ndalet aborti imminens shtatëzëna ka gjakderdhje të lehta ose të

bollshme, kohë pas kohe i paraqiten kontrakcionet e mitrës ndërsa kanali cervikal është i hapur pjesërisht.

Këtu shancat për shpëtimin e shtatëzanisë janë shumë të vogla ngase në të shumtën e rasteve fryti ka

vdekur.

Fig.4

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

15

1.8.4 Dështimi jo I plotë (abortus incompletus)

Paraqet fazën e mëtutjeshme të abortit, në të cilin disa pjesë të ovulumit janë nxjerrë nga mitra. Në atë

rastë, femra ndien dhembje në pjesën e poshtme të barkut si dhe ka gjakderdhje të shumta ndërsa kanali

cervikal është i hapur plotësisht. Në rastin e dështimit jo të plotë është e domosdoshme që sa më parë të

bëhet kiretazha më anë të cilës mënjanohen pjesët e mbetura të ovulumit.

Fig.5

1.8.5 Dështimi i plotë (abortus completus)

Ky është dështimi, me rastin e të cilit mitra e ka hedhur ovulumin në tërësi. Në këtë rast pacientja nuk ka

gjakderdhje të madhe ngase mitra kontrahohet pasi embrioni del në tërësi.

Fig.6

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

16

1.8.6 Dështimi febril

Dështimi febril është i përcjellur me temperaturë të lartë. Temperatura e lartë dhe gjendja e çrregulluar e

përgjitshme e të semurës më shumë është pasojë e veprimit të toksinave sesa të vetë infektimit.

1.8.7 Dështimi septik

Si komplikim haset tek dështimet me forcë (me dhunë), zakonisht tek tentimet e dështimeve kriminale dhe

kjo aç me shpesh kur ndërprerja e shtatëzanisë bëhet në kushte të vështira. Infeksion i përhapur në

adnekse, parametra dhe peritoneum. Karakterizohet me: gjakderdhje të bollshme, temperaturë të lartë,

tahikardi, ethe, dhembje në palpacion, pulsi i shpejtuar.

1.8.8 Dështimi habitual

Dështim habitual quajmë ndërprerjen e përsëritur spontane të shtatëzanisë njëren pas tjetres, së paku tri

barrë të një pas njëshme tek e njejta femër. Zakonisht secila ndërprerje e barrës që pason, ndodhë gati në

të njëjten moshë të shtatëzanisë. Në këtë drejtim duhet analizuar statusin e hormoneve në shtatëzani,

pastaj bëhet hulumtimi i shkaqeve të jashtme të cilat shkaktojnë ndërprerjen spontane të barrës . Shkaqet

mund të jenë të shumta si funksionale ashtu edhe organike.

1.8.9 Missed abortion

Gjendje kur fryti vdes në muajin e parë të shtatëzanisë gjegjësisht deri javën e 22-të dhe nuk ekspulzohet

quhet abort i mbetur ose missed abort. Nëse shtatëzana i ka ndjerë lëvizjet e frytit me vdekjen e frytit këto

lëvizje nuk ndihen më, madhësia e barkut nuk i përgjigjet moshës së shtatëzanisë, diagnoza më e sigurt

bëhet më anë të ultrazërit.

1.8.10 Dështimi (abortus) artificial

Bën pjesë në intervenimet e vogla akusherike. Aborti duhet të lejohet nga ana e komisionit të përbërë prej

dy mjekëve e një puntori social, tek në është e lejuar deri në muajin e tretë të shtatëzanisë. Dështimi

artificial aplikohet vetëm në bazë të lejes së komisionit kompetent.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

17

1.9 Rreziqet gjatë abortit

Aborti në tremujorin e parë konsiderohet një operacion i vogël. Rreziku i ndërlikimeve për gruan rritet me

përparimin e moshës së shtatzënisë.Rreziqeve që janë shoqëruar me abortin janë :

• Infeksioni i pelvikut

• Aborti jo i plotë

• Mpiksja e gjakut në mitër

• Gjakderdhje e rëndë

• Shpimi i murit të mitrës

• Komplikime të lidhura me anestezinë

1.10 Komplikimet e abortit

• Hemorragji

• Sepsis

• Peritoniti (inflamacion i peritoneumit )

• Tromboza e venave të thella

• Vdekja

Fig. 7

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

18

1.11 Çështje të tjera në lidhje me abortin

1.11.1 Parandalimi dhe kontrolli i infeksionit

Meqenëse procedurat e abortit dhe kujdesi përfshijnë kontakt me gjak dhe lëngje të tjera të trupit, i gjithë

personeli klinik dhe ndihmës në të gjitha objektet që ofrojnë këto shërbime duhet të kuptojnë dhe

zbatojnë masat paraprake standarde për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, si për mbrojtjen e tyre

ashtu edhe të pacientëve të tyre.

Masat paraprake standarde janë praktika të thjeshta të kontrollit të infeksionit që do të përdoren në

kujdesin e të gjithë pacientëve, në çdo kohë, për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të infeksioneve që

vijnë nga gjaku. Ato përfshijnë: larjen e duarve me ujë dhe sapun para dhe pas të gjitha procedurave;

përdorimi i barrierave mbrojtëse të tilla si doreza, përparëse, maska dhe syze për të shmangur kontaktin e

drejtpërdrejtë me gjakun dhe lëngjet e tjera të trupit; depozitimi i sigurt i mbetjeve të kontaminuara me

gjak ose lëngje të tjera trupore;trajtimi dhe hedhja e kujdesshme e "mprehtave"; dhe dezinfektimin e

duhur të instrumenteve dhe pajisjeve të tjera të ndotura .

1.12 Roli i Mamisë gjatë abortit

Definicioni i Mamisë:Mamia përfshin kujdesin ndaj grave gjatë shtatëzanisë, lindjes dhe periudhës pas

lindjes, si dhe kujdesin për të porsalindurin. Ai/Ajo përfshin masa që synojnë parandalimin e problemeve

shëndetësore në shtatëzani, zbulimin e kushteve anormale, prokurimin e ndihmës mjekësore kur është e

nevojshme dhe ekzekutimin e masave emergjente në mungesë të ndihmës mjekësore.

Infermieret-mamitë e çertifikuara (CNM) sigurojnë kujdes për individët gjatë gjithë jetës,duke përfshirë

kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues. Shumë mami aktualisht ofrojnë shërbime të sigurta dhe

efektive të abortit, duke përfshirë opsionin e këshillimit, ultrazërin, kujdesin gjithëpërfshirës të abortit dhe

kujdesin pas abortit.

Detyrat etike të mamisë përfshijnë ofrimin e shërbimeve të mëposhtme bazuar në informacion të

paanshëm :

➢ edukimi mbi shërbimet riprodhuese,

➢ avokimi (perkrahje ose mbrojtje) për vendimet e informuara të individit në lidhje me pjellorinë,dhe

➢ ofrimi i shërbimeve të abortit ose referimi për ato shërbime.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

19

Mamitë që ofrojnë kujdes gjate abortit mbështesin autonominë e individit përmes vendimmarrjes së

përbashkët te synimet e shtatëzanisë. Sigurimi i kujdesit gjate abortit kontribuan në uljen e pabarazive të

kujdesit shëndetësor dhe promovon aksesin, veçanërisht për individët në zonat rurale ose ne zonat jo mir

të zhvilluara.Mamitë kanë të drejtë si individë të jetojnë dhe praktikojnë me integritet moral në përputhje

me besimet etike, morale ose fetare.

Sidoqoftë, në situata emergjente në të cilat referimi nuk është një opsion, mamitë kanë një detyrim etik,

morale dhe ligjor për të siguruar një kujdes të duhur, cilësor, pavarësisht nga paragjykimi personal dhe

bindjet. Refuzimi për të ofruar shërbime te aborti ose për të siguruar një referim te shpejt dhe në mënyre

të përshtatshme për këto shërbime mund të krijojnë vonesë në kujdesin ose shqetësimet morale nga ana e

pacientit. Kujdesi për abortin është një element thelbësor i kujdesit shëndetësor riprodhues në përputhje

me pikëpamjen e "Klinikës te Praktikës së Avancuar si Ofrues të Abortit" (ACNM) se "të gjithë kanë të

drejtë të bëjnë zgjedhje të shëndetit riprodhues që plotësojnë nevojat e tyre individuale".

Mamia duhet ta mbajë pacientin të informuar për të gjitha aspektet e procedurës, të sigurojë një prani

mbështetëse, të kryejë një monitorim fizik standard gjatë operacionit dhe më pas, të sigurojë këshillim

kontraceptiv dhe të veprojë si një bord dëgjues ose diskutim i marrëdhënieve ndërpersonale dhe planeve

të ardhshme.

Mamia me cilësi të lartë kërkon të kuptuarit e aspekteve fizike dhe psikosociale të abortit që reflekton

njohjen e mamis të faktorëve kulturorë, fetarë dhe socio-ekonomikë të përfshirë. Mamitë që zgjedhin ta

bëjnë këtë janë ofruesit idealë të abortit dhe shërbimet e tyre do të ndihmojnë për të përmirësuar aksesin

në abort.

1.13 Faktorët që shtyejnë gratë të abortojnë

Sigurisht, shumë gra nuk do të pranojnë vuajtjet që do ju shkaktojë atyre vazhdimi i shtatëzanisë, dhe të

ndërmarrin hapa në përputhje me rrethanat. Në vendet ku aborti i sigurt është i paligjshëm ose i

padisponueshëm, kjo rezulton në aborte të vetë-imponuara ose "në rrugë të prapme" dhe të gjitha

sëmundjet që rrjedhin nga kjo si: dëmtimi, infeksioni, infertiliteti, dhe madje edhe vdekja. Është e vështirë

të shohësh se si një humbje e tillë e jetës femërore mund të vlerësohet në aspektin etik.

Siç ka thënë Ann Furedi: “Problemi nuk qëndron se a e meriton embrioni respektin tonë por sa shumë

respekt dhe vlera i japim ne një gjallese të tillë (që nuk është e vetëdijshme as vetë që jeton) relative me

respektin dhe vlerat qe i kushtojmë grave shtatëzena te cilat e mbajnë atë. ”

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

20

Hulumtimet kanë treguar se arsyjet më të zakonshme që i shtyejnë gratë për të kryer abort janë :

➢ prishja e arsimit ose punësimit;

➢ mungesa e mbështetjes nga babai;

➢ dëshira për të siguruar fëmijës ekzistencën;

➢ varfëria, papunësia ose paaftësia për të përballuar fëmijët e zonës

➢ probleme në marrëdhënie me burrin ose partnerin,

➢ perceptimi i një gruaje se është shumë e re për të pasur një fëmijë.

➢ shtatëzania si rezultat i dhunimit , dhe

➢ detyrimi nga antarët e familjes ose partneri .

Për të detyruar gratë e tilla të lindin fëmijë të padëshiruar është për mendimin tim një formë e despotizmit

etik: sipas fjalëve të Mill: "detyrimi i secilit të jetojë ashtu siç duket i mirë për pjesën tjetër" . Nëse njerëzit

do të jenë të lirë, ajo liri duhet të përfshijë lirinë për të bërë këto zgjedhje të vështira dhe jashtëzakonisht

personale.

1.14 Pasojat psikologjike të abortit

Aborti njihet si një shkak kryesor i vdekshmërisë amtare, ndërlikime kërcënuese për jetën si hemorragji,

ethe dhe infeksionnë njërën anë dhe çrregullime psikologjike si keqardhja, faji, pirja e duhanit, alkoolizmi,

sjellje vetë shkatërruese dhe madje edhe vetëvrasje nga ana tjetër.

Ka shumë faktorë që i atribohen abortit që mbulojnë aspektet socio-ekonomike,emocionale dhe

psikologjike të jetës së qenieve njerëzore, pasojat psikologjike të abortit u ndikuan gjithashtu nga cilësia e

jetës familjare, numri i fëmijëve,shtatëzania e planifikuar ose e paplanifikuar, besimet dhe gjenetika.

Disa nga pasojat psikologjike janë : pirja e duhanit, abuzimi i drogës, çrregullimi i të ngrënit, depresioni,

vetëvrasja në tentativë, faji, keqardhja, ankthi, ulja e vetëvlerësimit dhe shqetësimi .Të paktën një e treta e

të anketuarve kanë përjetuar një nga efektet anësore psikologjike të përmendura më lart (përveç

vetëvrasjes, abuzimit të drogës dhe pirjes së duhanit). "Depresioni" dhe "shqetësimi për të mos qenë në

gjendje të konceptojne " dhe "çrregullimi i të ngrënit" u raportuan si pasoja dominuese psikologjike të

abortit.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

21

2. Qëllimi

Qëllimi i këtij punimi është në vetdijësimin e vajzave/nënave të reja dhe në informimin më shumë rreth rrezikut dhe pasojave të abortit që mund të shkaktojnë si nga ana psikologjike ashtu edhe nga ana mjekësore e familjare. Një ndër qëllimet kryesore të kësaj teme është të tregohet roli i mamis gjatë abortit si dhe rëndësia e këshillimit dhe edukimit të nënave.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

22

3. Metodologjia e punimit

Materiali dhe metodologjia e punës është mbështetur në rishikim literature si dhe në studim rasti i cili

është marrë nga Spitali Regjional "ISA GREZDA" në Gjakovë.

Për paraqitjen e të dhënave dhe e gjithë këtij materiali ne jemi shërbyer me burime të ndryshme nga

interneti si dhe nga shfletimi i literaturave te ndryshme të cilat kemi hasur në Bibloteken e Fakultetit të

Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani".

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

23

4. Rezultatet

Në këtë temë është paraqitur një studim rasti i cili është marrë në Repatin Gjinekologjik në Spitalin Rajonal

të Gjakovës "Isa Grezda"

STUDIM RASTI

Vlerësimi fillestar i një gruaje që kishte kryer abort.

Të dhënat subjektive: Pacientja me inicialet G.B me banim në Gjakovë, mosha 22 vjeqare, me peshë

trupore 55 kg dhe me gjatësi 1.68 cm , profesioni amvise. Pacientja tregon që ishte shtatëzania e parë dhe

aborti i parë.

Të dhënat objektive: Në Spitalin rajonal të Gjakovës "Isa Grezda" në repatin e Gjinekologjis është kryer

aborti i pacientes, abort ky që është kryer për shkaqe mjekësore. Pacientja është pranuar me simptoma si:

gjakderdhje, dhembje në pjesën e poshtme të barkut dhe lodhje.

Të dhënat aktuale: Pacientja ka kryer abort me metoden medikamentale, dhe gjendja momentale e

pacientës është në përmirsim e tutje dhe ka gjakderdhje të pakta nga mitra dhe nga ana psikiologjike

është më e qetë.

Diagnoza e Mamisë

• Pacientja është pranuar me gjakderdhje

• Pacientja ka kryer abortin në javën e 8-të që ishte kryer për shkaqe mjekësore . Lloji i abortit është

Missed abort.

• Pacientja është përcjellur me analizën Beta-HCG dhe me kontroll ultrasonografike,aborti është

kryer me medikamente Misoprostol (Citoteka).

• Pacientja nuk ka pasur komplikacione gjatë abortit, TA-tensioni arterial momentale është 110/70

dhe është përcjellur me terapi Oxytocin i.m 2x1 10 IU (njësi) dhe Citotek 3x1

• Gjendja e pacientes pas abortit është stabile.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

24

5. Rekomandimet

➢ Mamitë duhet të kenë më shumë njohuri në lidhje me etikën në përgjithësi, etikën infermierore

dhe qëndrimin etik ndaj pacienteve.

➢ Të përgatiten programe edukimi dhe trajnimi intenziv dhe të vazhdueshëm të stafit infermieror, që

kanë për bazë edukimin dhe trajnimin si dhe përgjegjësitë profesionale të mamive.

➢ Kujdesi më i shtuar ndaj pacienteve dhe komunikimi i ndersjelltë, sjellë deri te ndalimi i hapit të

gabuar.

➢ Është e rëndësishme që si pjesë e stafit të ardhshëm të marrim sa më shumë informacione rreth

abortit dhe ndikimin e tyre në shoqëri në mënyrë që sado pak të ju vijmë në ndihmë dhe të ju

japim këshilla femrave që marrin vendime në ndërprerjen e shtatëzanisë së vullnetshme dhe të ju

sigurojmë një kujdes të veçantë për to.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

25

6. Përfundim

Aborti është një çështje serioze dhe dilemë etike , ka një debat në vazhdim e sipër nëse aborti duhet të

legalizohet apo jo. Gratë e çdo klase ose besimi shoqëror kërkojnë ndërprerjen e shtatëzanisë për arsye të

ndryshme si paqëndrueshmëria financiare, shtatëzania si rezultat i përdhunimit,kur fetusi ka anomali

kongjenitale si defekte kongjenitale të zemrës, defekte të tubit nervor kur vazhdimi i shtatëzanisë ka efekte

të dëmshme për nënën.

Konsideratat e abortit kërkojnë reflektim të thellë mbi ligjin, konventën, zakonet shoqërore,normat fetare,

kontekstet familjare, emocionet dhe marrëdhëniet.Shumica e njerëzve në shoqërinë tonë përdorin abortin

si metodën e tyre të planifikimit familjar. Si profesionist të kujdesit shëndetësor, ne duhet të respektojmë

vlerat e pacientit. Infermierja (Mamia) ka detyrime profesionale që duhet të mirëmbahen, ndërsa ofrojnë

kujdes për gruan që zgjedh të abortojë. Përveç kësaj, aborti nuk bazohet në vendimin e një partneri të

vetëm, kështu që ne duhet të theksojmë këshillimin për çiftet. Fetusi është në thelb përbërja gjenetike e

burrit dhe gruas, kështu që të dy duhet të marrin vendimin së bashku për të mirën e fetusit.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

26

Rezyme

Punimi i diplomës me temën "Principet etike dhe rreziku gjatë abortit" e realizuar në Universitetin e Gjakovës, Fakultetin e Mjekësisë e që për qëllim ka pasur të tregojë për etikën,komplikacionet e abortit dhe rendësinë e mamis gjatë abortit si dhe pasojat në shëndetin psikologjik të pacientës. Punimi është i përmbledhur në 4 kapituj dhe 29 faqe si dhe i ilustruar me figura në lidhje me llojet dhe komplikimet e abortit. Në kapitullin e parë të këtij punimi sçarojmë se ç'është etika,parimet e etikës biomjeksore, ndërprerja e shtatëzanisë, problemet etike, parimi i kujdesit të pacientës dhe edukimi shëndëtsor. Në kapitullin e dytë të këtij punimi sçarojmë Dështimin (abortin) dhe llojet e tij. Në kapitullin e tretë të ketij punimi sçarojmë rreziqet gjatë abortit, komplikimet e abortit, parandalimin dhe kontrollin e infeksionit. Në kapitullin e katërt të këtij punimi sçarojmë për rolin e mamisë gjatë abortit, faktorët që shtyejnë gratë të abortojnë dhe pasojat psikologjike të abortit. Ndërsa në kapitujtë e fundit të këtij punimi sçarojmë qëllimin e punimit,metodologjinë e punimit,rezultatet ku sçarohet edhe studimi i rastit, rekomandimet dhe përfundimin. Aborti vret dy herë. Vret trupin e foshnjës dhe vret ndërgjegjen e nënës. Aborti është thellësisht anti-femra. Tre të katërtat e viktimave të saj janë gra: Gjysma e foshnjave dhe të gjitha nënat. -Nënë Tereza

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

27

Summary

Thesis on "Ethical principles and risk during abortion" conducted at the University of Gjakova, Faculty of

Medicine, which aimed to show the ethics, complications of abortion and the role of midwife during

abortion and the consequences on the psychological health of patient.The paper is summarized in 4

chapters and 29 pages and illustrated with figures about the types and complications of abortion.

In the first chapter of this paper we explain what ethics is, the principles of biomedical ethics, termination

of pregnancy, ethical problems, the principle of patient care and health education.

In the second chapter of this paper we explain Failure (abortion) and its types.

In the third chapter of this paper we explain the risks during abortion, abortion complications, prevention

and control of infection.

In the fourth chapter of this paper we explain the role of midwifery during abortion, the factors that push

women to abortion and the psychological consequences of abortion.

While in the last chapters of this paper we explain the purpose of the paper, the methodology of the

paper, the results where the case study is explained , the recommendationsand completion.

Abortion kills twice. It kills the body of the baby and it kills the conscience of the mother. Abortion is

profoundly anti-women. Three quarters of its victims are women: Half the babies and all the mothers.

-Mother Teresa

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

28

8.Referencat:

1. Naser Ramadani, " Shëndetësia Publike & Etika", Prishtinë, 2005

2.Robert B. Wallace "Shendet Publik & Mjekesi Parandaluese "

3.Jonathan S.Berek " Gjinekologjia e Berek dhe Novak" Tabernakul 2014

4. Dr Dragomir Mladenoviq "Obstetrika "Enti I teksteve dhe i mjeteve mesimore I krahines socialiste

autonome te kosoves Prishtine,1983.

5. Prof.Dr Bardhyl Qipi "Etika Mjeksore " Tirane 2013

6.https://ldh.la.gov/index.cfm/page/915

7.Upadhyay UD, Desai S, Zlidar V, Weitz TA, Grossman D, Anderson P, Taylor D. Incidence of emergency

department visits and complications after abortion. Obstet Gynecol. 2015 Jan;125(1):175-83

8.https://www.who.int/topics/midwifery/en/

9.http://www.midwife.org/ACNM/files/ACNMLibraryData/UPLOADFILENAME/000000000314/PS-

Midwives-as-Abortion-Providers-FINAL-19-Mar-18.pdf

10.Ethics: Nursing and Abortion. (2017, May 29)

11. DeVeber LL, Gentles I. Psychological aftermath of abortion. CMAJ. 2005;173:466–467. author reply 467

12. Sweet JA. Demography and the family. Annu Rev Sociol. 1977;3:363–405

13. Furedi A. Women versus babies: comment & analysis. The Guardian 2000 Feb 22

14. Mill JS. On liberty. Three Essays London: Oxford University Press, 1975 :18

15.World Health Organization. Standard precautions in health care. WHO Infection Control, October 2007,

Epidemic and Pandemic Alert and Response (http:// www.who.int/csr/resources/publications/EPR_AM2_

E7.pdf, accessed 1 September 2011).

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...pacientes, edukimi shëndetësor, abortet dhe llojet e tij, komplikacionet e abortit,rreziqet gjatë abortit dhe pasojat psikologjike që

29

Biografitë e shkurtëra të kandidateve – CV (curriculum vitae)

Të dhëna personale

Mbiemri Laski

Emri Besjana

Ditëlindja 18.06.1998

Gjinia Femër

Nr.personal 1242064425

Të dhënat kontaktuese

Telefoni: 049/ 419 981

Adresa: Gjakovë

Emaili: [email protected]

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e Mesme e Lartë Shkolla e mesme e Mjekësisë Hysni Zajmi Gjakovë Dega: Asistente e infermierisë – Pediatri

Universiteti Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Mami

Statusi E rregullt

Nr. ID-së 170305031

Të dhëna personale

Mbiemri Hasani

Emri Freskina

Ditëlindja 12.11.1998

Gjinia Femër

Nr. personal 1241471485

Të dhënat kontaktuese

Telefoni: 043/ 539 750

Adresa: Gjakovë

Emaili: [email protected]

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e Mesme e Lartë Shkolla e mesme e Mjekësisë Hysni Zajmi Gjakovë Dega: Asistente e infermierisë

Universiteti Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"

Fakultetit Fakulteti i Mjekësisë

Programi Mami

Statusi E rregullt

Nr. ID-së 170305009